View
11
Download
1
Category
Preview:
Citation preview
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K.
Raporti i Auditorit të Pavarur dhe
Pasqyrat Financiare për fund vitin
31 Dhjetor 2017
Prill, 2018
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 2
Përmbajtja:
Faqe
Raporti i auditorit tё pavarur .................................................................................................................... 3
Pasqyrën e pozicionit financiar........................................................................................................ 5
Pasqyrën e të ardhurave gjithëpërfshirëse......................................................................................... 6
Pasqyrën e ndryshimeve në ekuitet .................................................................................................. 7
Pasqyra e rrjedhës së parasë......................................................................................................... 8
Shënimet mbi pasqyrat financiare ........................................................................................... 9-23
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 3
“Eco&Conto” sh.p.k
Kompani Ligjore e Auditimit
Rr. Vllezërit Gërvalla Ferizaj
Mob. +377 (0) 219 208
Email: eco_conto@hotmail.com
RAPORT I AUDITORIT TË PAVARUR
Për menaxhmentin e "BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K.
Raport mbi Auditimin e Pasqyrave Financiare
Opinioni
Ne kemi audituar pasqyrat financiare të Shoqërisë tregtare "BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. që përfshinë
Pasqyrën e pozicionit financiar më 31 Dhjetor 2017, Pasqyrën e të ardhurave gjithëpërfshirëse, Pasqyrën e
ndryshimeve në ekuitet dhe Pasqyrën e rrjedhës së parasë për vitin që ka përfunduar, si dhe një përmbledhje të
politikave të kontabilitetit dhe shënimeve tjera shpjeguese.
Sipas mendimit tonë, pasqyrat financiare të Kompanisë paraqesin drejtë, në të gjitha çështjet materiale
pozicionin financiar të Kompanisë më 31 Dhjetor 2017, dhe performancën e saj financiare dhe rrjedhën e
parasë për vitin që ka përfunduar në përputhshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar
(SNRF).
Baza për Opinion
Ne kemi kryer auditimin në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA). Përgjegjësitë tona
sipas këtyre standardeve janë përshkruar më tej në seksionin e raportit Përgjegjësitë e Auditorit për Auditimin
e Pasqyrave Financiare. Ne jemi të pavarur nga Kompania në përputhje me Kodin e Etikës për Kontabilistët
Profesionistë (Kodit IESBA), dhe kemi përmbushur përgjegjësitë tjera etike në përputhje me Kodin IESBA.
Ne besojmë se evidenca e auditimit që kemi siguruar është e mjaftueshme dhe e përshtatshme për të ofruar
bazat për opinionin tonë.
Përgjegjësitë e Menaxhmentit për Pasqyrat Financiare
Menaxhmenti është përgjegjës për përgatitjen dhe prezantimin e drejtë të këtyre pasqyrave financiare në
pajtueshmëri me SNRF, dhe për kontrollet e brendshëme të cilat menaxhmenti i vlerëson të nevojshme për të
mundësuar përgatitjen e pasqyrave financiare pa gabime materiale, për shkak të mashtrimit apo gabimit. Në
përgatitjen e pasqyrave financiare, menaxhmenti është përgjegjës për vlerësimin e aftësisë së kompanisë për
vazhdueshmërinë në të ardhmen, duke shpalosur, sipas nevojës, çështjet lidhur me vijimësinë në të ardhmen
dhe përdorimit të parimit të vazhdueshmërisë së kontabilitetit përveç nëse menaxhmenti synon të likuidojë
Kompaninë apo të ndërpres operimin, apo nuk ka ndonjë alternativ tjetër të mundshme përveç se të bëjë atë.
Ata të cilët janë ngarkuar me qeverisje janë përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit të raportimit financiar të
Kompanisë.
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 4
Përgjegjësitë e Auditorit për Auditimin e Pasqyrave Financiare
Objektivat tona janë për të marrë siguri të arsyeshme nëse pasqyrat financiare si tërësi janë të lira nga gabimet
materiale, për shkak të mashtrimit apo gabimit, dhe të nxjerrë një raport të auditorit që përfshin opinionin tonë.
Siguria e arsyeshme është nivel i lartë i sigurisë, por nuk ka garanci që një auditim i kryer në përputhje me
SNA-të gjithmonë do të zbulojë gabime materiale kur ato ekzistojnë. Gabimet mund të rrjedhin nga
mashtrimet apo gabimet dhe konsiderohen materiale nëse, individualisht ose në total, ato në mënyrë të
arsyeshme mund të pritet të ndikojnë në vendimet ekonomike të përdoruesve të marra mbi bazën e këtyre
pasqyrave financiare.
Si pjesë e një auditimi në përputhje me SNA-të, ne ushtrojmë gjykimin profesional dhe mbajmë skepticizmin
profesional gjatë auditimit. Ne gjithashtu:
Identifikojmë dhe vlerësojmë rrezikun e gabimeve materiale në pasqyrat financiare, për shkak të
mashtrimit apo gabimit, dizajnojmë dhe kryejmë procedurat e auditimit të përshtatshme për këto
rreziqe, dhe marrim dëshmi të auditimit të mjaftueshme dhe të përshtatshme për të ofruar bazat për
opinionin tonë. Rreziku i mos zbulimit të gabimeve materiale që rezulton nga mashtrimi është më i
lartë se atij që rrjedh nga gabimi, pasi mashtrimi mund të përfshijë marrëveshje të fshehta, falsifikim,
lëshime të qëllimshme, keqinterpretime, apo shkelje të kontrolleve të brendshme.
I kuptojmë kontrollet e brendshme relevante për auditim me qëllim të hartimit të procedurave të
auditimit që janë të përshtatshme në rrethanat, por jo për qëllim të shprehjes së një opinioni mbi
efektivitetin e kontrollit të brendshëm të Kompanisë.
I vlerësojmë përshtatshmërinë e politikave kontabël të përdorura dhe arsyeshmërin e vlerësimeve
kontabël dhe shpalosjet relevante të bëra nga menaxhmenti.
Konkludojm mbi përshtatshmërinë e përdorimit të parimit te vazhdueshmërisë së kontabilitetit nga
menaxhmentit, duke u bazuar në dëshmitë e siguruara të auditimit, nëse një pasiguri materiale ekziston
në lidhje me ngjarjet apo kushteve që mund të hedhë dyshime të konsiderueshme mbi aftësinë e
kompanisë për të vazhduar në vijimësi. Nëse arrijmë në përfundimin se një pasiguri materiale ekziston,
ne jemi të detyruar të tërheqim vëmendjen në raportin tonë të auditimit për shpalosjet relevante në
pasqyrat financiare apo, nëse shpalosjet e tilla janë të papërshtatshme, të modifikojmë opinionin tonë.
Konkluzionet tona bazohen në evidencat e auditimit të marra deri në datën e raportit të auditimit.
Ne komunikojmë me personelin e ngarkuar lidhur me çështjet tjera, qasjen e planifikuar dhe kohën e auditimit
dhe gjetjet e rëndësishme të auditimit, përfshirë çdo mangësi të rëndësishme në kontrollet e brendshme që
kemi identifikuar gjatë auditimit.
“Eco&Conto” sh.p.k
__________________
Naser Qerimi
27 Prill, 2018
Rr. Vllezërit Gërvalla
Ferizaj, Kosovë.
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 5
Pasyqra e Pozicionit Financiar
Shenimi
Për fund vitin 31
Dhjetor 2017
Për fund vitin 31
Dhjetor 2016
Pasurite
Prona, fabrika dhe paisjet 4 4,200,031
3,904,209
Gjithsejt pasurite afatgjata
4,200,031
3,904,209
Parapagimet 7 -
300
Llogarite e arketueshme dhe te tjera 8 97,352
12,765
Paraja ne dore dhe ne banke 9 13,479
46,833
Huazimet tek të tjerët 9.1 3,732,000
3,558,986
Gjithsejt pasurite afatshkurtera
3,842,831
3,618,884
Gjithsejt Pasurite
8,042,862
7,523,093
Kapitali I Pronarit dhe Detyrimet
Kapitali I deklaruar 10 3,601,000
3,601,000
Fitimet e mbajtura
1,055,876
549,633
Fitimi I vitit
424,987
686,773
Gjithsejt Kapitali I Pronarit
5,081,863
4,837,405
Detyrimet
Huazimet bankare afatgjata 11 1,495,230
1,418,817
Gjithsejt Detyrimet Afatgjata
1,495,230
1,418,817
Huate afatshkurtra 11 334,676
401,902
Llogarite e pagueshme 12 1,112,582
831,059
Detyrimet tjera 12 18,510
33,910
Gjithsejt Detyrimet Afatshkurtera
1,465,768
1,266,871
Gjithsejt Kapitali dhe Detyrimet
8,042,862
7,523,093
Të aprovuara të lëshuara nga menaxhmenti dhe të nënshkruara në emër të tij me 29 Mars 2018.
__________________ ______________________
Drejtori Shefi I kontabilitetit
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 6
Pasqyra e fitimit ose humbjes dhe e të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse
Shenimi
Për fund vitin 31
Dhjetor 2017
Për fund vitin 31
Dhjetor 2016
Shitjet 13 2,331,252
2,548,449
Kosto e mallit te shitur 14 -
-
Fitimi Bruto
2,331,252
2,548,449
Shpenzimet e presonelit 15 (615,726)
(534,508)
Shpenzimet operative 16 (858,931)
(776,960)
Shpenzimet e amortizimit 17 (218,844)
(271,047)
Shpenzimet administrative 18 (41,929)
(39,039)
Gjithsejt Shpenzimet
(1,735,430)
(1,621,553)
Te hyrat tjera 19 -
-
Fitimi Operativ
595,822
926,896
Shpenzimet e tjera financiare 20 (123,614)
(163,815)
Fitimi para Tatimit
472,208
763,081
Tatimi ne fitim 21 (47,221)
(76,308)
Fitimi Neto I Vitit 21 424,987
686,773
Të aprovuara të lëshuara nga menaxhmenti dhe të nënshkruara në emër të tij me 29 Mars 2018.
__________________ ______________________
Drejtori Shefi I kontabilitetit
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 7
Pasqyra e Ndryshimeve në Ekuitet
Kapitali I
deklaruar
Rezervat e
tjera
Fitimet e
mbajtura Gjithsej
Gjandja me 01 Janar 2016 3,601,000
549,633
4,150,633
Fitmi për vitin -
686,773
686,773
Shtesat `
-
-
Dividenta-tërheqjet -
-
-
Të ardhurat e tjera
gjithëpërfshirëse -
-
-
-
Gjendja me 31 Dhjetor 2016 3,601,000
-
1,236,405
4,837,405
Gjendja me 01 Janar 2017 3,601,000
-
1,055,876
4,656,876
Fitmi për vitin
-
424,987
424,987
Shtesat -
-
-
-
Dividenta -
-
-
-
Të ardhurat e tjera
gjithëpërfshirëse -
-
-
-
Balanca 31 Dhjetor 2017 3,601,000
-
1,480,863
5,081,863
Të aprovuara të lëshuara nga menaxhmenti dhe të nënshkruara në emër të tij me 29 Mars 2018.
__________________ ______________________
Drejtori Shefi I kontabilitetit
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 8
Pasqyra e Rrjedhjes se Parase
Shenimi
Për fund vitin 31
Dhjetor 2017
Për fund vitin 31
Dhjetor 2016
Aktivitet Operative
Fitimi neto para taksave
472,208
763,081
Rregullimet per:
Zhvleresimi dhe amortizimi 17 218,844
271,047
Shpenzimet e interesit 20 123,614
163,815
814,666
1,197,942
Rritje/Zvogelim llogari te arketueshme dhe
parapagime 7,8 (84,287)
(661,047)
Rritje/Zvogelim llogari te pagueshme dhe te tjera 12,13 266,123
214
996,502
537,109
Interesi I paguar
(123,614)
(163,815)
Tatimi ne fitim I paguar
(47,221)
(76,308)
Rrjedha neto e parase nga aktivitet operative
825,667
296,986
Aktivitetet Investuese
Blerja e prones, fabrika dhe paisjeve 4,5 (628,465)
(209,805)
Investimet ne kompani tjera
-
Shitja e pasurive
113,798
88,562
Shitja e pasurive tjera
-
Rrjedha e parase nga aktivitetet investuese
(514,667)
(121,243)
Aktivitetet Financuese
Huate bankare 11 (163,826)
(162,812)
Tërheqjet
(180,529)
-
Rrjedha e parase nga aktivitetet financuese
(344,355)
(162,812)
Rritja/Zvogelimi I parase gjate vitit
(33,355)
12,931
Paraja dhe ekuivalentet e parase ne fillim te vitit
46,833
33,902
Paraja dhe ekuivalentet e parase ne fund te vitit 9 13,479
46,833
Të aprovuara të lëshuara nga menaxhmenti dhe të nënshkruara në emër të tij me 29 Mars 2018.
__________________ ______________________
Drejtori Shefi I kontabilitetit
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 9
1. TË DHËNAT E PËRGJITHSHME
Në mbështetje të nenit 34 të Ligjt nr. 02/L-123 për shoqëritë tregëtare, biznesi është regjistruar me emrin
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. pranë MTI në departamentin për regjistrimin e bizneseve me date të
aplikimit 19.02.2010, dhe datë të konstituimit 23.04.2014 biznesi operon me numër të regjistrimit të biznesit
70644207, është pajisur me numër fiskal 600480769, dhe të TVSH-ës 330070821 Pranë Administratës
Tatimore të Kosovës.
Lloji I Biznesit:
Shoqëri Aksionare me Përgjegjësi të Kufizuar (Sh.p.k) me 1 (një) aksionar ku është "Euro Abi " Sh.p.k..
Kapitali fillestar I regjistruar I Kompanisë është 3,601,000 EUR
Aktivitetet biznesore të kompanisë
8621
8292
Aktivitetet e mjekësisë së praktikës së përgjithshme
Aktivitetet e paketimit (ambalazhimit)
9604 Aktivitetet e mirëmbajtjes trupore
4646 Tregtia me shumicë e artikujve farmaceutikë
5510 Hotelet dhe akomodimi i ngjashëm
8610 Aktivitetet e spitaleve
9329 Aktivitetet e tjera të argëtimit dhe rekreacionit
9004 Funksionimi i objekteve të artit
9609 Aktivitetet e tjera p.k.t.
4779 Tregtia me pakicë e mallrave të përdorura në dyqane
9319 Aktivitetet e tjera sportive
4690 Tregtia me shumicë jo e specializuar
9321 Aktivitetet e parqeve të argëtimit dhe atyre me orientim të caktuar
Këto të dhëna janë përshkuar nga Agjensioni për regjistrim të bizneseve (ARBK)
Adresa e zyrës kryesore të kompanisë është:
Kllokot p.n. Viti.
Numri i të punësurve më 31 Dhjetor 2017 është 172 (31 Dhjetor 2016: 162).
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 10
2. ADOPTIMI I STANDARDEVE TË REJA DHE TE RISHIKUARA
2.1 Standardet e reja, interpretimet dhe ndryshimet në fuqi nga 1 Janari 2017
Një numër i standardeve të reja që janë lëshuar nga Bordi për Standarde Ndërkombëtare të Kontabilitetit,
interpretime dhe amendamente të lëshuara nga Komiteti i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar
(SNRF) kanë hyrë në fuqi për periudhën që fillon nga (ose pas) 1 Janar 2017.
Shënim: jo të gjitha standardet dhe interpretimet e reja që kanë hyrë në fuqi për herë të parë për periudhën nga
(ose pas) 1 Janar 2017 kanë efekt në pasqyrat financiare të kompanisë.
SNK 8:28 – Efekti i zbatimit fillestar të SNRF-së në politikat kontabël të kompanisë.
Standardet e reja, interpretimet dhe ndryshimet që hyjnë në fuqi për herë të parë për periudhat që fillojnë nga
(ose pas) 1 Janar 2017 :
- Vlerësimi vjetor i ciklit të SNRF 2014-2016 (Ndryshimet në SNRF 12 Shpalosja e Interesit në njësitë e
tjera);
- SNK 12 Tatimet mbi të Ardhurat (Amendamentet - Njohja e Pasurive Tatimore të Shtyra në Humbjet e
Parealizuara)
- SNK 7 Pasqyra e Rrjedhës së Parasë (Amendamentet në Iniciativat e Shpalosjeve).
Qëllimi i SNRF 12 është sqaruar për të bërë të qartë se kërkesat për dhënien e informacioneve shpjeguese në
këtë standard, përveç atyre në paragrafët B10 - B16, zbatohen për interesa pavarësisht nëse ato klasifikohen si
të mbajtura për shitje, siç mbahet për t'u shpërndarë pronarëve ose si operacionet e ndërprera në përputhje me
SNRF 5.
Ndryshimi në SNK 12 Tatimet mbi të Ardhurat qartëson kontabilizimin për pasuritë tatimit të shtyrë në lidhje
me instrumentet e borxhit të matura me vlerën e drejtë, por që nuk konsiderohen të zhvlerësuara (për
shembull, një investim në një normë fikse obligacioni ku vlera e drejtë ka rënë për shkak të ndryshimeve në
normat e interesit, por aseti nuk konsiderohet të jetë zhvlerësuar në vlerë). Në mënyrë të veçantë sqaron se
tatimet e shtyra duhet të njihen sipas diferencave të përkohshme të zbritshëm që rrjedhin nga humbjet e
parealizuara në instrumentet e borxhit të matura me vlerën e drejtë nëse janë përmbushur të gjitha kriteret e
njohjes për tatimet e shtyra, dhe pavarësisht nëse është planifikuar të rikuperojë instrumentin nëpërmjet shitjes
ose mbajtjes së tij deri në maturim.
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 11
2 ADOPTIMI I STANDARDEVE TË REJA DHE TE RISHIKUARA (VAZHDIM)
2.1 Standardet e reja, interpretimet dhe ndryshimet në fuqi nga 1 Janari 2017 (vazhdim)
Amendamenti i SNK 7 synon të përmirësojë informacionin në lidhje me ndryshimet në detyrimet që rrjedhin
nga aktivitetet e financimit. Një mënyrë për të siguruar këtë shpalosje do të ishte të sigurojë një koordinim të
vlerave kontabël të hapjes dhe mbylljes për çdo zë për të cilin flukset e mjeteve monetare kanë qenë ose do të
klasifikoheshin si aktivitete financiare. Koordinimi do të përfshinte:
- Ndryshimet nga financimi i rrjedhës së parasë;
- Ndryshimet që rrjedhin nga marrja ose humbja e kontrollit të filialeve ose bizneseve të tjera;
- Shkëmbimet tjera jo-monetare (p.sh. ndryshimet në kurset e këmbimit valutor, qiraja e re financiare dhe
ndryshimet në vlerën e drejtë);
Nuk ka pasur standarde dhe interpretime të reja efektive për herë të parë për periudhat që fillojnë nga (ose pas)
1 Janarit 2017 dhe që kanë një efekt të rëndësishëm në pasqyrat financiare.
2.2 Standardet e reja, interpretimet dhe amendamentet që janë efektive në periudhën pas vitit që
mbaron më 31 Dhjetor 2017
Ekzistojnë një numër standardesh dhe interpretimesh të cilat janë nxjerrë nga Bordi i Standardeve
Ndërkombëtare të Kontabilitetit që janë efektive në periudhat e ardhshme të kontabilitetit që kompania ka
vendosur të mos i miratojë në fillim. Më të rëndësishmet nga këto janë:
- SNRF 9 Instrumentet Financiare (efektive për periudhat duke filluar nga (ose pas) 1 Janarit 2018); dhe
- SNRF 16 Qiratë (efektive për periudhat duke filluar nga (ose pas) 1 Janarit 2019).
SNRF 9 Instrumentet Financiare
Kompania ka identifikuar se miratim i SNRF 9, i cili zëvendëson SNK 39 Instrumentet Financiare:
Kompania do të duhet të aplikojë nga 1 Janari 2018 një model të pritshëm të humbjes së kredisë gjatë
llogaritjes së humbjeve nga zhvlerësimi në të arkëtueshmet tregtare dhe të arkëtueshmet e tjera (të tanishme
dhe jo-aktuale). Kjo do të rezultojë në rritje të provizioneve të dëmtuara dhe në një gjykim më të madh për
shkak të nevojës për të analizuar informacionin e kërkuar kur vlerësohet shuma e duhur e provizioneve. Gjatë
zbatimit të SNRF 9, kompania duhet të marrë në konsideratë probabilitetin e një mospagimi që ndodh gjatë
jetës kontraktuale të llogarive të arkëtueshme dhe kontratat e bilancit të aseteve sipas njohjes fillestare të
këtyre aseteve.
SNRF 16 Qiratë.
Aprovimi i SNRF 16 do të rezultojë në kompani në njohjen e drejtë të aseteve dhe detyrimeve të qirasë për të
gjitha kontratat që janë, ose përfshijnë, një kontratë qiraje. Për qiratë aktualisht të klasifikuara si qira
operacionale, sipas kërkesave të tanishme të kontabilitetit kompania nuk i njeh asetet ose detyrimet përkatëse,
dhe në vend të kësaj i ndan pagesat e qirasë në mënyrë të drejtë mënyrë sipas afatit të qirasë, duke shpalosur
në pasqyrat financiare vjetore detyrimin total financiar.
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 12
2 ADOPTIMI I STANDARDEVE TË REJA DHE TE RISHIKUARA (VAZHDIM)
2.2 Standardet e reja, interpretimet dhe amendamentet që janë efektive në periudhën pas vitit që
mbaron më 31 Dhjetor 2017 (vazhdim)
Të tjera
Kompania nuk pret ndonjë standard tjetër të nxjerrë nga BSNK, dhe jo efektiv, që të ketë ndonjë ndikim
material në kompani.
Më poshtë gjeni një listë e standardeve të reja dhe të ndryshuara të cilat, në kohën e shkrimit, ishin lëshuar nga
BSNK, por që janë efektive në periudhat e ardhshme. Vlera e detajeve të matura dhe cilësore që do të jepen
për secilën prej standardeve, ashtu si shuma e detajeve që duhet dhënë për SNRF 9, 15 dhe 16, varen nga
rrethanat e secilës kompani.
- KIRFN Interpretimi 22 Transaksionet në Valutë të Huaj dhe Trajtimi Paraprak (data e hyrjes në fuqi
më 1 Janar 2018)
- Ndryshime në SNRF 2 Klasifikimi dhe Matja e Transaksioneve për Pagesat e Bazuara në Aksione
(data e hyrjes në fuqi më 1 Janar 2018)
- Ndryshime në SNRF 4: Aplikimi i SNRF 9 Instrumentet Financiare dhe SNRF 4 Kontratat e
Sigurimeve (data e hyrjes në fuqi më 1 Janar 2018)
- Ndryshime në SNK 40: Transferimet e Investimeve të Pronës (data e hyrjes në fuqi më 1 Janar 2018)
- Vlerësimi vjetor i cikleve të Standardeve të SNRF-ve 2014-2016 që kanë të bëjnë me çështjet në
SNRF 1 Adaptimet e para në SNK 28 Investimet në Shoqëritë dhe Kompanitë e Përbashkëta (data e
hyrjes në fuqi më 1 Janar 2018)
- KIRFN 23 Pasiguria mbi Trajtimin e Tatimit mbi të Ardhurat (data e hyrjes në fuqi më 1 Janar 2019);
- Tiparet e parapagimit me kompensim negativ (Ndryshime në SNRF 9), (data e hyrjes në fuqi më 1
Janar 2019)
- Interesat Afatgjatë në Shoqëritë dhe Kompanitë e Përbashkëta (Ndryshimet në SNK 28) (data e
hyrjes në fuqi më 1 Janar 2019)
- SNRF 17 Kontratat e Sigurimeve (data e hyrjes në fuqi më 1 Janar 2021);
Kompania ka zgjedhur të mos miratojë këto standarde, rishikime dhe interpretime përpara datave efektive
të tyre. Kompania parashikon që adoptimi i këtyre standardeve, rishikimeve dhe interpretimeve nuk do të
ketë ndikim material në pasqyrat financiare të kompanisë në periudhën e zbatimit fillestar.
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 13
3. POLITIKAT E RËNDËSISHME TË KONTABILITETIT
3.1 Deklarata e pajtueshmërisë
Pasqyrat financiare janë përgaditur në pajtueshmëri SNRF dhe me ligjet dhe rregulloret në fuqi të Kosovës si
dhe standardet e kontabilitetit të aplikueshme në Kosovë.
3.2 Bazat e përgatitjes së pasqyrave financiare
Pasqyra financiare është raport financiar për qëllime të përgjithshme i cili përgatitet në pajtueshmëri me ligjet dhe
rregulloret në fuqi në Kosovë, me Standardet e Kontabilitetit dhe në harmoni me kërkesat e Bordit për Raportime
Financiare të Kosovës, si dhe për nevoja të Menaxhmentit dhe shfrytëzuesve tjerë.
Pasqyrat financiare janë përgatitur në pajtim me kostot historike të pasurive dhe detyrimeve për çka ka dëshmi të
mjaftueshme.
3.3 Prona, impiantet dhe paisjet
Zërat e pronës, impianteve dhe paisjeve që ekzistojnë me 1 janar 2017 janë bartur sipas kostos së tyre
historike, minus zhvlerësimi I akumuluar pasues. E gjith prona, impinatet dhe paisjet tjera janë paraqitur sipas
kostos minus zhvlerësimi I akumuluar. Kosto paraqet shpenzimin që I artribuohet drejtpërdrejt përvetësimit
(blerjes) të zërave. Kostot pasuese janë përfshirë në vlerë bartëse të mjeteve apo është njohur si mjet I vaçant,
në mënyr të duhur, vetëm atëher kur përfitimet ekonomike të mundshme lidhur me këtë mund të rrjedhin në
Kompani dhe kostoja e mjetit mund të matet besueshëm. Të gjitha riparimet tjera dhe mirëmbajtja ngarkohen
në pasqyrën e të ardhurave gjatë periudhës financiare në të cilën kanë ndodhur. Zhvlerësimi në pasurinë është
bërë me metodën drejtvizore për të alokuar kostot e tyre ose shumat e rivlerësuara të vlerave të mbetura mbi
jetën e përdorimit të parshikuar, siç vijon:
Ndërtesat 5%
Kompjuterët 20%
Paisjet e zyrës, veturat 20%
Vlerat e mbetura të pasurive dhe jeta e përdorimit janë rishikuar, dhe rregulluar nëse është e nevojshme, në
secilën datë të bilancit të gjendjes. Vlera bartëse e një pasurie është e shënuar menjëher në vlerën e saj të
rikuperueshme nëse vlera bartëse e pasurisë është më e madhe se sa është parashikuar vlera e rikuperueshme.
Humbjet ose fitimi janë përcaktuar nga rrjedha e krahasimit me vlerën bartës. Këto janë të përfshira në
pasqyrën e të ardhurave. Pasqyrat financiare janë të paraqitura në EUR. Pasqyrat financiare janë të përgatitura
në pajtueshmëri me konventën e kostos historike, por nikohësisht e modifikuar për paraqitjen e pronës,
impianteve dhe paisjeve në shumat e rivlersuara. Politikat e kontabilitetit janë aplikuar në mënyrë konsistente,
dhe poqese nuk ceket ndryshe, janë konsistente me ato që janë miratuar në vitin e kaluar financiar. Pëgaditja e
pasqyrave financiare konform të SNRF kërkon përdorimin e parashikimeve të shpeshta kritike të kontabilitetit.
Githashtu këkojnë menaxhmentit të ushtrojnë gjykimin e tyre në proceset e aplikimit të politikave të
kontabilitetit.
Periudha raportuese e Shoqërisë përfshinë një periudhë dymbëdhjetë mujore pra 01.Janar deri më 31 Dhjetor
të çdo viti.
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 14
POLITIKAT E RËNDËSISHME TË KONTABILITETIT (VAZHDIM)
3.4 Valuta e këmbimit
Monedha raportuese e "BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. është njësia monetare e Unionit Europian (Euro).
Transaksionet e valutës së huaj konvertohen duke përdorur normën valide të këmbimit në datën e
transaksionit. Çfarëdo lloj përfitimesh apo humbjesh, që kanë të bëjnë me harmonizimin e shumave, të
pagueshme ose të arkëtueshme, njihen në pasqyrën e të ardhurave.
3.5 Zhvlerësimet e aseteve
Prona, impiantet dhe pajisjet rishikohen për dëmtim kurdo që ndonjë ngjarje ose ndryshimet në bazë të
rrethanave tregojnë se shuma bartëse e një aseti nuk mund të rikuperohet. Kurdo që vlera bartëse e një aseti e
tejkalon vlerën e tij të rikuperueshme, një humbje nga rënia në vlerë njihen në të ardhura. Vlera e
rikuperueshme e një aseti është çmimi më i lart shitës neto i një aseti dhe vlera në përdorim. Çmimi neto i
shitjes është shuma e arritshme nga shitja e një aseti në një transaksion të vullnetit të lirë, përderisa vlera në
përdorim është vlera aktuale e paraparë në të ardhmen e flukseve të parasë që pritet të arrijnë nga përdorimi i
vazhdueshëm të një aseti dhe nga heqja e tij në fund të jetëgjatësisë së përdorimit të tij. Vlerat e
rikuperueshme llogariten për asetet individuale ose, nëse nuk është e mundur, për njësitë që gjenerojë të holla..
Shkalla e zhvlerësimit të aseteve sipas pëcaktimit të vlerësuesve mbi jetën e përdorimit dallon nga shkalla e
zhvlersimit sipas Rregulloreve në fuqi:
Ndëtesat 20 vite
Paisje-makineria 5 vite
Automjetet 5 vite
3.6 Asetet e paprekshme
Asetet e paprekshme përbëhen nga softuerët e licencuar për kompjuter. Këto fillimisht deklarohen sipas kostos
së tyre dhe më pas sipas kostos minus amortizimi i akumuluar dhe humbjet e akumuluara të dëmtimeve, nëse
ka pasur. Amortizimi regjistrohet kur këto asete janë në dispozicion për përdorim duke përdorur metoden
lineare përderisa kostoja e një aseti të paprekshëm shlyhet përgjat kohzgjatjes së vlerësuar të përdorimit.
3.7 Instrumentet financiare
Asetet financiare dhe detyrimet financiare njihen kur kompania bëhet pjesë e dispozitave kontraktuese të
instrumentit financiar. Asetet financiare nuk njihen kur të drejtat e kontraktuara mbi rrjedhën e parasë nga
aseti financiar skadon, ose kur aseti financiar dhe të gjitha rreziqet e konsiderueshme dhe shpërblimet janë
transferuar. Detyrim financiar nuk njihet kur ai është shuar, shlyer, anuluar apo skaduar.
Asetet financiare dhe detyrimet financiare janë matur fillimisht me vlerën e drejtë, plus kostot e
transaksioneve, me përjashtim të aseteve dhe detyrimeve financiare të bartura në vlerën e drejtë përmes fitimit
apo humbjes, të cilat fillimisht janë matur me vlerën e drejtë. Asetet financiare dhe detyrimet financiare janë
matur më pas ashtu si përshkruhet më poshtë.
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 15
POLITIKAT E RËNDËSISHME TË KONTABILITETIT (VAZHDIM)
3.8 Asetet financiare
Kompania klasifikon asetet e saj financiare në këto kategori si në vijim: pasuritë financiare në vlerën e drejtë
nëpërmjet fitimit ose humbjes, kredive dhe të arkëtueshmeve dhe aseteve financiare në dispozicion për shitje.
Menaxhmenti klasifikon investimet e tij në momentin e njohjes së tyre fillestare.
3.9 Mjetet financiare në vlerën e drejtë nëpërmjet fitimit ose humbjes
Asetet financiare në vlerën e drejtë nëpërmjet fitimit ose humbjes janë asete financiare të mbajtura për tregti.
Aseti financiar klasifikohet në këtë kategori nëse kryesisht është përvetësuar për qëllim shitje në afat të
shkurtër. Asetet në këtë kategori janë klasifikuar si asete qarkulluese. Kompania nuk ka asete të klasifikuara
në këtë kategori deri në datë të raportimit.
3.10 Kreditë dhe të arkëtueshmet
Huat dhe të arkëtueshmet janë asete financiare jo-derivative me pagesa fikse ose të përcaktuara që nuk janë të
kuotuara në një treg aktiv. Këto janë të përfshira në asetet qarkulluese, me përjashtim të kredive dhe të
arkëtueshmet që kanë maturitet në më shumë se 12 muaj që nga data e bilancit të gjendjes. Kreditë dhe të
arkëtueshmet e kompanisë në datën e bilancit të gjendjes përbëhen nga të arkëtueshmet tjera dhe tregtare,
paraja dhe ekuivalentët e parasë.
3.11 Stoqet
Biznesi "BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. nuk ka stoqe pasi që veprimtaria e biznesit është rehabilitimi I
pacientëve, shërbimet mjekësore.
3.12 Llogaritё e arkёtueshme
Llogaritё e arkёtueshme janё bartur nё shumat e faturuara siç janё reduktuar nga provizioni i bёrё pёr dёmin e
tyre. Provizioni pёr borgjet e kёqija mund tё vendoset me vendime te vlefshme, kur ka evidencё objektive se
Kompania nuk do tё jetё nё gjendje ti mbledhё tё gjitha shumat e pritura.
3.13 Paraja dhe ekuivalentët e parasë
Paraja dhe ekuivalentët e parasë mbahen në bilancin e gjendjes sipas kostos. Për qëllime të pasqyrës së
rrjedhës së parasë së gatshme, paraja përfshinë paranë në dorë dhe depozitat e mbajtura në bankë të pa
afatizuara.
2.14. Kapitali aksionarë
Kapitali aksionarë përbëhet nga vlera monetare e kontribuar, e regjistruar nё librat e Kompanisë nё shumёn
prej 3.601,000 Eur.
3.15 Rezervat
Rezervat fillimisht janë njohur në gjendjen fillestare të bilancit të gjendjes në mes të vlerës reale të pasurive
neto dhe vlerës së kapitalit fillestar të kontribuar nga aksionarët e Kompanisë.
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 16
POLITIKAT E RËNDËSISHME TË KONTABILITETIT (VAZHDIM)
3.16 Përfitimet e punëtorëve "BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. pёr periudhën 01.01.2017 - 31.12.2017, ka bërë pagesat në emër të
punëtorëve të vetë për kontributet pensionale dhe tatimet në të ardhurat personale të cilat janë të kalkuluara në
bazë të pagave bruto sipas legjislacionit në fuqi. Këto shpenzime i ngarkohen pasqyrave të të ardhurave për
periudhën e caktuar kohore.
3.17 Tatimi
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. është kërkuar që të paguajë tatim në fitimin e realizuar për çdo periudhë
financiare kontabël të kalkuluar në përputhshmëri me rregulloret në fuqi bazuar në Ligjin nr.05/L-029, për
periudhën e caktuar, si dhe tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimin dhe kontributet në të ardhura personale.
Sipas legjislacionit aktual tatimor, humbjet e tatimit mund tё barten pёr tu vendosur nё pesё vitet pas vitit kur
ka ndodhur humbja.
3.18 Njohja e të ardhurave operatuese
Tё ardhurat e kompanisë janё kryesisht tё hyra tё cilat realizohen nga tregëtia e produkteve të ndryshme, dhe
njihen nё momentin e faturimit, gjegjësisht arkëtimit.
Të ardhurat njihen kur është e mundur që fitimet ekonomike lidhur me rrjedhen e transakcioneve të kompanisë
dhe kur shuma e të hyrave mundë të matet besueshëm dhe kur kriteret për secilin nga aktivitetet e ndryshme të
kompanisë janë përmbushur. Këto kritere të njohjes së aktiviteteve-specifike janë të bazuara në mallrat ose
zgjidhjet e siguruar ndaj klientit dhe kushteve të kontratës në secilin rast, dhe janë përshkruar më poshtë
3.19 Shpenzimet operative
Shpenzimet operative njihen në pasqyrën e të ardhurave në momentin e kryerjes së shërbimit ose në datën e
faturimit.
3.20 Shpenzimet e huazimit
Shpenzimet e huazimit kryesisht përbëhen nga interesi mbi huazimet e kompanisë. Të gjitha kostot e
huamarrjes, duke përfshirë koston e huamarrjes drejtpërdrejte i atribuohet përvetësimit, ndërtimit apo
prodhimit të një aseti te caktuar, janë shpenzuar në periudhën në të cilën ato janë shkaktuar dhe raportuar në
kostot financiare.
3.21 Provizionet, detyrimet kontingjente dhe asetet kontingjente
Provizionet njihen kur detyrimet e tanishme si rezultat i një ngjarje në të kaluar mund të çojë në një fluks dalës
të burimeve ekonomike nga grupi ku shumat mund të vlerësohen në mënyrë të besueshme. Koha apo shuma e
daljeve mund të jetë ende e pasigurt. Një detyrim i tanishëm lind nga prania e një zotimi konstruktiv ose
detyrimi ligjor që ka rezultuar nga ngjarjet e kaluara.
Provizionet maten me shpenzimet e parashikuara të nevojshme për të shlyer obligimin e tanishëm, duke u
bazuar në dëshmi të besueshme në dispozicion në datën e raportimit, duke përfshirë rreziqet dhe pasiguritë
lidhur me detyrimin e tanishëm. Aty ku ka një numër të detyrimeve të ngjashme, gjasat që një fluks dalës do të
kërkohet në shlyerje të obligimit përcaktohet duke marrë në konsideratë klasën e detyrimeve si tërësi.
Provizionet zbriten në vlerën e drejtë të tyre, kur vlera kohore e parasë është materiale.
Të gjitha provizionet rishikohen në çdo datë të raportimit dhe rregullohen për të reflektuar vlerësimin më të
mirë aktual.
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 17
POLITIKAT E RËNDËSISHME TË KONTABILITETIT (VAZHDIM)
3.22 Pasuritë kontigjente
Një pasuri kontingjente nuk njihet në pasqyrat financiare, por shpaloset kur një fluks hyrës i përfitimeve
ekonomike është i mundshëm.
Shuma e një humbje kontingjente njihet si provizion nëse ka gjasa që ngjarjet e ardhshme do ta konfirmojnë
që, një detyrim ka ndodhur deri në datën e bilancit të gjendjes dhe një vlerësim i arsyeshëm i humbjes së
shkaktuar mund të bëhet.
3.23 Menaxhimi i riskut financiar dhe kapital
Menaxhimi financiar i riskut të kompanisë bartet nga bordi i drejtorëve.
Objektivat e kompanisë kur menaxhojnë me kapital janë të ruajnë mundësinë që kompania të vazhdoj me punë
në të ardhmen.
3.24 Risku kreditor
Mjetet financiare tё cilat e vёnё kompaninё nё risk kreditor pёrbёhen prej parasё nё dorё dhe parasё nё
llogaritё bankare.
Paraja dhe ekuivalentёt e parasё tё kompanisё pёrbёhen kryesisht nga salldot bankare.
3.25 Analiza e riskut të kredisë
Ekspozimi maksimal i kompanisë ndaj rrezikut të kredisë është i kufizuar në vlerën bartëse të aseteve
financiare të njohura në datën e raportimit.
3.26 Risku i likuiditetit
Kompania menaxhon nevojat e saj të likuiditetit duke monitoruar kujdesshëm pagesat e borxheve për
detyrimet financiare afatgjate, si dhe hyrjet e parave të parashikuara dhe daljet e parasë nga aktivitetet e
përditshme të biznesit. Nevojat për likuiditetin monitorohen në kohë të ndryshme, në bazë ditore dhe javore, si
edhe në bazë të një projektimi përsëritës 30 ditësh. Nevojat e likuiditetit afatgjatë për një periudhë në vrojtim
prej 180 ditësh dhe 360 ditësh identifikohet çdo muaj. Kërkesa neto e parave krahasohet me mundësitë në
dispozicion të huamarrjes në mënyrë që të përcaktoj ndonjë tepricë apo ndonjë mungesë. Kjo analizë tregon se
mundësitë e huamarrjes në dispozicion pritet të jenë të mjaftueshme gjatë periudhës në vrojtim.
Kompania mban të holla për të përmbushur kërkesat e likuiditetit minimum për periudhën 30-ditore.
Financimi i nevojave për likuiditet afatgjatë është një siguri shtesë për kompani.
3.27 Politikat dhe procedurat e menaxhimit të kapitalit
Objektivat e Kompanisë për menaxhimin e kapitalit janë për të ruajtur aftësinë e kompanisë që të vazhdoj
aktivitetin mbi parimin e vazhdimësisë në mënyrë që të sigurojë kthime për aksionarët dhe përfitime për palët e
tjera dhe për të mbajtur një strukturë optimale të kapitalit për të zvogëluar koston e kapitalit.Në mënyrë që të
ruajë ose të përshtat strukturën e kapitalit, kompania mund të rregullojë shumën e dividendëve të paguar për
aksionarët, kthimi i kapitalit tek aksionarët, të emetoj aksione të reja ose të shesë asete për të reduktuar borxhin.
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 18
POLITIKAT E RËNDËSISHME TË KONTABILITETIT (VAZHDIM)
3.28 Vlerësimi i vlerës së drejtë
Vlera e drejtë e aseteve financiare, të tilla si letra me vlerë në dispozicion për shitje që tregtohen në tregjet aktive
është e bazuar në çmimet e kuotuara të tregut, të cilat janë çmimet e tanishme të ofertës. Vlera e drejtë të aseteve
financiare që nuk tregtohen në një treg aktiv përcaktohet duke përdorur supozimet në bazë të kushteve të tregut
ekzistues në çdo datë të bilancit të gjendjes. Vlera nominale minus përshtatjet e vlerësuara të kreditit e të
arkëtueshmeve tregtare dhe detyrimeve janë supozuar te vlera e drejtë përafërt e tyre.
3.29 Instrumentet financiare sipas kategorive
Vlerat bartëse të aseteve dhe detyrimeve financiare të kompanisë të njohura në datën e bilancit të gjendjes të
periudhës së raportuese nën vështrim.
3.30 VLERËSIMET DHE GJYKIMET KRITIKE TË KONTABILITETIT
Në zbatimin e politikave të kontabilitetit të kompanisë, të cilat janë përshkruar në Shënimin 2, menaxhmenti
kërkohet të bëj gjykime, vlerësime dhe supozime lidhur me shumat bartëse të aseteve dhe detyrimeve të cilat nuk
janë paraqitur nga burime të tjera. Vlerësimet dhe supozimet e lidhura bazohen në eksperiencën historike dhe
faktorë të tjerë që konsiderohen të jenë të rëndësishme. Rezultatet aktuale mund të ndryshojnë nga këto
vlerësime.
Vlerësimet dhe supozimet janë shqyrtuar në një bazë të vazhdueshme. Rishikimi i vlerësimeve të kontabilitetit
njihet në periudhën në të cilën vlerësim është rishikuar nëse rishikimi ndikon vetëm atë periudhë ose në
periudhën e rishikimit dhe periudhat e ardhshme nëse rishikimi ndikon si në periudhën e tanishme dhe në të
ardhshmen.
3.31 Vlerësimi i pasigurisë
Zhvlerësimi
Kur do që shuma bartëse e një aseti ose një njësi gjeneruese të hollash e tejkalon shumën e rikuperueshme të tij,
një humbje nga rënia e vlerë duhet njohur. Kur përcaktohet shuma e rikuperueshme, Menaxhmenti vlerëson
pritjet e flukseve të parasë nga secila njësi gjeneruese-të hollash dhe përcakton normën e interesit për llogaritjen
e vlerës aktuale të rrjedhjes së parasë.
Jeta e dobishme e aseteve të zhvlerësueshme
Menaxhmenti rishikon jetën e dobishme të aseteve të zhvlerësueshme në çdo datë të raportimit. Më 31 Dhjetor
2017, menaxhmenti vlerëson se jeta e dobishme përfaqëson pritjet e përfitimeve nga asetet për kompaninë.
Shumat bartëse janë analizuar, megjithatë, mund të ndryshojnë për shkak të vjetrimit teknik.
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 19
4. Prona, impiantet dhe
paisjet
Toka Ndërtesat Pajimet dhe
makinerit-
Automjetet
Mjetet
Transportuese
dhe tjera
Investime në
patundëshmëri
Totali
KOSTO
Më 1 janar 2017
992,416
2,603,967
532,904
2,000
113,798
4,245,085
4.1 Shtesat gjatë vitit
-
21,640
98,633
-
508,191
628,465
Shlyerjet-riklasifikim
-
-
-
-
113,798
113,798
Më 31 Dhjetor 2017
992,416
2,625,607
631,537
2,000
508,191
4,759,751
ZHVLERËSIMI
Më 01 janar 2017
-
16,784
324,092
-
-
340,876
Zhvlerësimi për vitin
-
179,683
39,161
-
-
218,844
Eliminimet në shlyerje
-
-
-
-
-
-
Më 31 Dhjetor 2017
-
196,467
363,253
-
-
559,720
VLERA E BARTUR
NETO
Më 31 Dhjetor 2017
992,416
2,429,140
268,284
2,000
508,191
4,200,031
Më 1 Janar 2017
992,416
2,587,183
208,812
2,000
113,798
3,904,209
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 20
7. Parapagimet
Më 31 12 2017
Më 31 12 2016
Parapagimi ndaj furnitorëve-avanset
-
300
Gjithsej
-
300
8. Llogaritë e arkëtueshme tregtare dhe të tjera
Më 31 12 2017
Më 31 12 2016
Blerësit vendor
97,352
12,765
Gjithsej
97,352
12,765
9. Paraja në dorë dhe në bankë
Më 31 12 2017
Më 31 12 2016
Paraja në dorë
12,947
37,035
Paraja në bankë
532
9,798
Gjithsej
13,479
46,833
9.1 Huazimet tek të tjerët
Më 31 12 2017
Më 31 12 2016
Huazimet ndaj paleve të lidhura
3,732,000
3,558,986
Gjithsej
3,732,000
3,558,986
Më 31 12 2017
Më 31 12 2016
10. Kapitali aksionar-kontribuar
3,601,000
3,601,000
11. Detyrimet afatgjata
Përshkrimi Banka Nr.Kred. Më 31 12 2017
Më 31 12 2016
Kredi bankare TEB 36859 1,495,230
1,418,817
Gjithsej 1,495,230
1,418,817
Detyrime afatshkurtëra
Obligimet ndaj Bankave, kredi
afatshkurtra B.Eko
134,676
285,204
Obligimet ndaj Bankave, kredi dhe
overdrafte BKT
200,000
116,698
Gjithsej
334,676
401,902
12. Llogaritë e pagueshme tregtare dhe të tjera
Më 31 12 2017
Më 31 12 2016
Llogaritë e pagueshme tregtare ndaj furnitorëve vendorë 1,112,582
831,059
Gjithsej
1,112,582
831,059
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 21
12. Të pagueshmet tjera:
Tatimi në fitim I pagueshëm
11,791
25,730
Kontributet pensionale, tatime dhe paga
6,718
6,041
Të pagueshme tregtare të tjera
-
2,139
Gjithsej
18,510
33,910
13. Shitjet
Më 31 12 2017
Më 31 12 2016
Shitja nga depo
2,321,511
2,531,090
Shitja nga shërbimet
971
5,402
Të hyrat nga qeraja
8,771
11,957
Gjithsej
2,331,252
2,548,449
15. Shpenzimet e personelit
Më 31 12 2017
Më 31 12 2016
Pagat bruto
586,406
509,055
Kontributet pensionale
29,320
25,453
Gjithsej
615,726
534,508
16. Shpenzimet operative
Më 31 12 2017
Më 31 12 2016
Shpenzimet e derivateve
172,268
181,032
Shpenzimet e energjis elektrike
89,285
88,437
Shpenzimet e marketingut-reklam
13,100
25,346
Shpenzimet e kuzhinës
316,162
255,181
Shpenzimet e tatimit ne prone
13,158
13,158
Shpenzimet e mirëmbajtjes
31,860
52,272
Shpnezime e pastrimit
30,144
31,708
Shpenzimet e ngritjes profesionale
13,767
9,531
Shpenzime tjera
179,187
120,294
Gjithsej
858,931
776,960
17. Shpenzimet operative
Më 31 12 2017
Më 31 12 2016
Shpenzimet e amortizimit
218,844
271,047
Gjithsej
218,844
271,047
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 22
18. Shpenzimet e përgjithshme administrative
Më 31 12 2017
Më 31 12 2016
Shpenzimet e rexh automjeteve
5,366
-
Shpenzimet për barna
15,209
18,951
Shpenz e reprezentacionit akomodimit,
udhëtimit
7,125
5,995
Shpenzimet e provizionit bankar
1,381
986
Shpenzimet e zyres
857
1,291
Shpenzimet e telefonit, internet uje etj,
5,550
5,634
Shpenzime komunale
3,200
4,182
Shpenzimet tjera
3,240
2,000
Gjithsej
41,929
39,039
20. Shpenzimet financiare, neto
Më 31 12 2017
Më 31 12 2016
Shpenzimet e interesit
123,614
163,815
Gjithsej
123,614
163,815
21. Shpenzimet e tatimit në fitim
Më 31 12 2017
Më 31 12 2016
Fitimi I vitit para tatimit
472,208
763,081
Fitimi për vitin pas shpenzimeve të pa-zbritshme
472,208
763,081
Tatimi në fitim
47,221
76,308
Fitimi Neto
424,987
686,773
Kompania gjatë vitit 2017 ka afaruar me rezultat pozitiv me fitim Neto në vlerë prej 424,987 Euro.
22 Detyrimet kontigjente dhe zotimet
Më 31 dhjetor 2017 nuk ka detyrime kontingjente të cilat kërkojnë shpalosje në pasqyrat financiare të
Kompanisë.
Procedimet gjyqësore
Deri me 31 dhjetor 2017 kompania nuk ka inciuar procedura gjygjsore ndaj kompanive të tjera.
23 Ngjarjet pas datës së raportimit
Pas 31 Dhjetorit 2017 dhe data raportuese deri në miratimin e këtyre raporteve financiare, nuk ka ngjarje të
përshtatjes të reflektuar në pasqyrat financiare apo ngjarje që janë materialisht të rëndësishme për shpalosje në
këto pasqyra financiare.
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. me 31 Dhjetor 2017
Page 23
24 FUSHËVEPRIMI- OBJEKTIVI DHE SHTRIRJA E AUDITIMIT
Auditimi është përformuar në harmoni me SNA. Standardet e përmendura kërkojnë që ne të planifikojmë dhe
ekzekutojmë auditimin në mënyrë që të nxjerret një siguri e arsyeshme se gjendjet e prezentuara në Pasqyrat
Financiare nuk kanë pasur keqpohime materiale apo ndryshime. Auditimi jonë përmbanë hulumtimin e
informatave të mbledhura të rëndomta për të vërtetuar shumat dhe informatat e prezentuara në raportin
financiar. Po ashtu përmbanë hulumtimin dhe mendimin mbi politikat e kontabilitetit të cilat janë aplikuar,
duke i dhënë rëndësi të veçant, se si janë bërë ato nga menaxhmenti, dhe hulumtimi mbi prezentimin gjeneral
të kontove të shoqerisë.
25 Sigurimi i dëshmive dhe testeve gjatë procesit të Auditimit
"BANJA E KLLOKOTIT" SH.P.K. kemi kryer një sërë testesh përmes mostrave të dëshmive autentike. Punën e
testimit dhe sigurimit të dëshmive kryesisht e kemi zhvilluar me ndihmën e stafit tё entitetit ku do tё
prezentojmë disa prej dëshmive dhe mostrave të zgjedhura nga arkivi i librave të kontabilitetit dhe
dokumentacionit tjetër që janë shfrytëzuar gjatë auditimit.
Rregulloret
Manualet
Marrëveshja në mes të entitetit dhe të punësuarëve të rregullt dhe kontraktorëve
Dokumentet e kontabilitetit të cilat janë subjekt i auditimit
Pasqyrat financiare dhe të aktiviteteve lidhur me entitetin
Shpalosjet e pasqyrave financiare
Çdo dokument tjetër i cili ka të bëjë me entitetin
26 Njohja dhe vlerësimi i kontrollit të brendshëm dhe sistemit të kontabilitetit
Kemi zgjedhur strategjinë e mos besimit apo (testeve të pavarura) në kontrollin e brendshëm. Kemi
bërë biseda me nivelin e duhur të menaxhmentit, mbikëqyrësve dhe personelit tjetër, inspektimi i
dokumentacionit, raporteve dhe dosjeve elektronike. Kemi vëzhguar aplikimin e kontrolleve të
veçanta të brendshme
Gjatë procedurave audituese, në bazë të asaj që kemi arritur të shohim, mund të konstatojmë se këtu
kontrollohen raportet financiare nga disa nivele duke filluar nga kontabilisti, mbikqyrësit, e
menaxherёt si dhe bordi i drejtorёve.
Recommended