Duart nuk janë për të goditur

Preview:

DESCRIPTION

Material sensibilizues kundër dhunës.

Citation preview

Duart nuk janë për të goditur!

Duart janë të të gjitha formave, madhësive dhe ngjyrave.

Ka shumë gjëra që mund të bëjnë duart e tua.

Duart nuk janë për të goditur…

Duart janë për të përshëndetur dhe komunikuar!

Ka shumë mënyra miqësore që ti mund të përdorësh duart e tua për të komunikuar!

Ti mund të takosh dikë. Provoje tani!

Shtrëngojini duart me personin që ke në krah!

Ti mund ta përshëndesësh me dorë një mik. Ti mund të vizatosh ose të shkruash me to. Unë mund të tregoj një histori me duart e mia.

Ka diçka që duart nuk duhet të bëjnë. Duart nuk janë për të goditur. Të godasësh nuk është miqësore. Goditja dhemb. Si ndjehesh kur dikush godet? Ai të lëndon trupin. Ai të lëndon ndjenjat.

Pse godasin njerëzit? Ndonjëherë ti ndjehesh i trishtuar, xheloz, i frikësuar, i

zemëruar ... Ndonjëherë ti dëshiron të sundosh mbi dikë. I keni provuar këto mënyra? Mbase ti ke tentuar të

godasëh dikë. Por duart nuk janë për të goditur.

I keni provuar këto mënyra? Mbase ti ke tentuar të godasëh dikë.

Por duart nuk janë për të goditur. Ka mënyra të tjera për të shprehur ndjenjat e tua:

duke luajtur me shokët, duke lexuar një libër, duke dëgjuar muzikë, duke kërcyer, apo vetëm duke folur.

A mund të shtosh ndonjë mënyrë tjetër për të shprehur ndjenjat e tua?

Pas një kohë ju do të ndjeheni më mire dhe atëherë ti dhe duart e tua mund të luajnë përsëri.

Duart janë për të luajtur.

Si mund t’i përdorni duart për të luajtur?

Duart janë për të mësuar - për të numëruar, pikturuar dhe për të bërë pyetje. Duart janë për të bërë muzikë – për të mbajtur rritmin, për të duartrokitur apo nxjerrë një tingull .

A mund të duartrokasësh edhe ti? Jepi, provoje!

Duart janë për të punuar së bashku. Duart janë për të luajtur, për të mësuar, për të ndërtuar.

Duart nuk janë për të goditur. Goditja nuk është kurrë e mirë.

Pra, çfarë bëni kur ti dhe shoku juaj nuk po ja arrini diçka?

Ju provoni të zgjidhni problemin së bashku. Flisni për këtë. Dëgjoni njëri-tjetrin.

Ti mund të provosh për të kuptuar se si ndjehet shoku yt. Shoku yt mund të përpiqet të kuptojë se si ndjeheni.

Ju të dy mund të mendoni mënyra të ndryshme për të bërë gjëra të drejta.

Çfarë do të bësh nëse shoku ju bërtet, ju gjuan me shkelma, ju shtyn ose ju godet?

Ti nuk duhet të vazhdosh luftën përsëri. Ti mund të ecësh përpara. Ti mund të gjesh diçka tjetër për të bërë, ose dikë tjetër për të luajtur.

Ti mund t’u tregosh shokëve të tu që "Duart nuk janë për të goditur". Duart janë për të mbrojtur. Duart janë për të ndihmuar. Ka shumë mënyra që mund të përdorësh duart e tua. Si mund të bëhesh i dobishëm?

Ne mund ta ndërtojmë atë në rregull përsëri.Duart janë për tu kujdesur për ju. Ato janë për tu veshur, për të larë fytyrën tënde, për të krehur flokët, për të larë

dhëmbët tuaj edhe për të rregulluar dhomën tuaj të gjumit.

Çfarë do të bëni ju për tu kujdesur?

Duart janë për të ndihmuar. Duart janë për kujdesin. Duart janë për mbajtjen e shëndetshme dhe të sigurt. Duart nuk janë për të goditur. Duart janë për të qenë i sjellshëm dhe

për të treguar dashuri. Ec-përpara!

Duart janë për të thënë: MIRUPAFSHIM!

Recommended