Fjala për ta Jetuar

Preview:

DESCRIPTION

Fjala për ta Jetuar. Mars 2011. “Ja, unë jam shërbëtorja e Zotit: u bëftë mbi mua vullneti yt!” ( Lk 1,38). Ashtu si Marisë, Hyji dëshiron të na zbulojë vullnetin e vet secilit prej nesh, dëshiron të na ndihmojë ta njohim identitetin tonë të vërtetë. - PowerPoint PPT Presentation

Citation preview

Fjala për ta Jetuar

Mars 2011

“Ja, unë jam shërbëtorja e Zotit: u bëftë

mbi mua vullneti yt!”

(Lk 1,38)

Ashtu si Marisë, Hyji dëshiron të na zbulojë vullnetin e vet secilit prej nesh, dëshiron të na ndihmojë ta njohim

identitetin tonë të vërtetë.

"Do që me ty dhe jetën tënde të bëj një kryevepër? – kështu duket sikur na thotë - Ndiq rrugën që të them dhe do të bëhesh çka gjithmonë ke qenë në zemrën

time.”

“Unë, ç’është e vërteta, të kam menduar e dashur që në krye të herës, kam përmendur emrin tënd. Duke të shfaqur vullnetin tim,

zbuloj qënien tënde të vërtetë ".

Jap pra, pse vullneti i tij nuk është detyrim shtrëngues, por zbulimi i dashurisë së tij për ne, i projektit të tij për ne; dhe

është kaq sublime, aq sa vetë Hyji, aq tërheqës dhe përdëllyes, sa vetë pamja e tij: është Ai vetë që ofrohet.

Vullneti i Hyut është një fill i artë, një model hyjnor sipas të cilit endet e gjithë jeta jonë tokësore dhe e përtejme; shkon nga përjetësia në përjetësi: më së pari në mendjen e Hyut, më pas në këtë tokë, e së

fundi në Parajsë.

Por, që vullneti i Hyjit të përmbushet plotësisht, ai kërkon pëlqimin tim, pëlqimin tënd, siç bëri dhe me Marinë. Vetëm

kështu përmbushet fjala e thënë në mua dhe në ty. Dhe bash si Maria, edhe ne jemi thirrur të themi:

"Ja, unë jam shërbëtorja e Zotit: u bëftë

mbi mua vullneti yt “

(Lk 1,38)

Natyrisht vullneti i tij nuk na është gjithmonë i qartë. Ashtu si Maria edhe ne duhet të kërkojmë

dritë për të kuptuar çka Hyji do.

Duhet ta dëgjojmë mirë zërin e tij brenda nesh, me sinqeritet të plotë, duke u këshilluar po qe nevoja me

këdo që mund të na ndihmojë. Por ama, me t’a kuptuar vullnetin i tij menjëherë i duhet thënë po.

Po ta kuptonim që vullneti i tij është gjëja më e madhe dhe më e bukur që mund të na ndodhë në jetë, nuk do të

ligështoheshim pse ¨duhet¨ bërë vullneti i Hyjit,

por do galdonim se ¨mund¨ ta kryejmë atë, se mund ta ndjekim projektin e tij që të përmbushet gjithë çka

menduar Ai për ne. Është më e mira që mund të bëjmë, është gjëja më e mençur.

Ndodh nganjëherë, që ndonjë kërkesë e tij mund të na tingëllojë absurde. Prandaj do të donim t’i bishtnonim,

ta merrnim vetë në dorë drejtimin e jetës sonë.

Madje do të tundoheshim deri aty sa ne, vetë ta këshillonim Hyjin, t´i themi si të bëjë e si të

mos bëjë.

Por nëse unë pranoj se Hyji është dashuri dhe i besoj Atij, e di që ajo që zotëroj në jetën time dhe në jetën e atyre që kam pranë është për të mirën time, për të

mirën e tyre.

Atëherë i dorëzohem Atij, braktisem me besim të plotë në

vullnetin e tij dhe e dua me gjithë qenien time, derisa të jem

një me të, duke ditur se të pranosh

vullnetin e tij do me thënë të pranosh Atë, të përqafosh Atë, të ushqehesh

me Të.

Duhet të besojmë se asgjë nuk ndodh rastësisht. Asnjë ngjarje, e gëzueshme qoftë, e rëndomtë apo e dhimbshme, asnjë takim, asnjë situatë në familje, punë, shkollë, asnjë

gjendje shëndetësore apo morale, asnjë s´është e pakuptim.

Por çdo gjë - ngjarje, situata, persona, - janë mbartës të një mesazhi nga ana e Hyjit, çdo gjë shërben për

përmbushjen e shestimit të tij, që vjen e zbulohet pak e nga pak, ditë pas dite, duke kryer si Maria, vullnetin e

Zotit.

Fjalët e Marisë - "Ja, unë jam shërbëtorja e Zotit" - janë përgjigjia e dashurisë sonë ndaj dashurisë së

Hyjit. Ato na orientojnë gjithnjë drejt tij, në dëgjesë, në bindje, me të vetmen dëshirë që të

kryejmë vullnetin e tij, për të qenë ashtu siç Ai na do.

"Ja, unë jam shërbëtorja e Zotit: u bëftë

mbi mua vullneti yt! “

(Lk 1,38)

Atëherë, si ta jetojmë këtë Fjalë? Po-ja jonë ndaj Fjalës së Hyjit do të thotë konkretisht të bësh mirë, plotësisht, për çdo çast, atë çka

vullneti i Hyut na kërkon.

Të jemi të gjithë aty, në atë vepër, duke shmangur çdo gjë tjetër: mendime, dëshira, kujtime, veprime që s’kanë

lidhje me të.

Le ta themi përpara çdo

veprimi tonë: ¨le të ndodhë¨ ¨u bëftë¨.

Dhe do të përmbushim çast pas çasti, hap pas

hapi, të mrekullueshmin, të

vetmin dhe të papërsëritshmin mozaik të jetës

sonë, që Hyji e ka menduar që në

krye të herës për gjithësecilin prej

nesh.

Përballë çdo vullneti të Hyjit, i dhimbshëm në qoftë, i gëzueshëm apo i rëndomtë, të mund të përsërisim: ¨le të ndodhë me mua ajo që ke thënë¨, apo, ashtu siç na

ka mësuar Jezusi në ¨Ati ynë¨: ¨u bëftë vullneti yt¨

" Ja, unë jam shërbëtorja e Zotit: u bëftë mbi mua vullneti yt!

“ (Lk 1,38)

““Fjala për ta jetuar”,Fjala për ta jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve.Shkrim i Kjara Lubik Dhjetor 2002.

Grafika Anna Lollo në bashkim me don Placido D’Omina (Siçili, Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma,

dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit. Për informacion www.focolare.org

PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet në www.santuariosancalogero.org

““Fjala për ta jetuar”,Fjala për ta jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve.Shkrim i Kjara Lubik Dhjetor 2002.

Grafika Anna Lollo në bashkim me don Placido D’Omina (Siçili, Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma,

dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit. Për informacion www.focolare.org

PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet në www.santuariosancalogero.org

Recommended