View
282
Download
15
Category
Preview:
Citation preview
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE
Doktorata “Gjeoshkencat, Burimet Natyrore dhe Mjedisi” Rruga e Elbasanit, Tiranë – Albania
Tel/Fax: +355 4 2 375 246, Email: info@fgjm.edu.al
DISERTACION
EFEKTIVITETI I STUDIMEVE ELEKTROMETRIKE
NË KËRKIMIN E MINERALEVE POLIMETALORE
NË PJESËN LINDORE TË KOSOVËS
(për marrjen e gradës shkencore “Doktor”)
Doktoranti: Udhëheqësi shkencor:
M.Sc. Selim Frangu Prof.Dr. Përparim Alikaj
Tiranë, 2014
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE
Doktorata “Gjeoshkencat, Burimet Natyrore dhe Mjedisi” Rruga e Elbasanit, Tiranë – Albania
Tel/Fax: +355 4 2 375 246, Email: info@fgjm.edu.al
Disertacion i përgatitur nga: Msc. Selim Frangu
Për marrjen e Gradës Shkencore: DOKTOR
TEMA DISERTACIONIT
EFEKTIVITETI I STUDIMEVE ELEKTROMETRIKE
NË KËRKIMIN E MINERALEVE POLIMETALORE
NË PJESËN LINDORE TË KOSOVËS
Mbrojtur më datë 5 Dhjetor 2014 para Jurisë:
1. Prof.Dr. Alfred FRASHERI, Kryetar (Oponent)
2. Prof.Dr. Ilir ALLIU, Anëtar (Oponent)
3. Prof.Dr.Vahdet PRUTHI, Anëtar
4. Prof.Dr. Arjan BEQIRAJ, Anëtar
5. Prof.Asoc.Dr.Bardhyl MUCEKU, Anëtar
Tiranë, 2014
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 3
PERMBAJTJA
HYRJE………………………………………………………………………………………………….5
KAPITULLI I…………………………………………………………………..…………...…….....…8
1.0. KARAKTERISTIKAT FIZIKO-GJEOGRAFIKE…………………..……………………........….8
1.1. Vend-ndodhja gjeografike………………………………………………………........…....8
1.2. Karakteristikat morfologjike të rajonit ……………………………………….........….…10
1.3. Karakteristikat klimatike………………………………………………….…..…….........12
1.4. Hidrografia……………………………………………………………………......…........13
1.5. Komunikacioni………………………………………………………….…………….......14
KAPITULLI II
2.0. NDËRTIMI GJEOLOGO-TEKTONIK I RAJONIT………………………………...…...………15
2.1. Hulumtimet gjeologjike të deritanishme………….….…………………...…..….….......15
2.2. Karakteristikat litostratigrafike të rajonit ……………………………….………............17
2.2.1. Shkëmbinjët e Protorozoikut………………………………………………….…..…......17
2.2.2. Paleozoiku (Pz)………………………………………………………………….…….....18
2.2.2.1. Metamorfitet e Kaçanikut…………………………………………………..….….…......21
2.2.2.2. Metamorfitet e Artanës dhe Zhegocit ……………………………………..……….........22
2.2.3. Jurasiku……….…………………………………………………………….…..…..........24
2.2.3.1. Brezi metamorfik i ultrabazikëve të Koznicës………………………….....……..….......26
2.2.3.2. Melanzhi i nënzonës së jashtme të Vardarit ……………………….…..…..…….….......28
2.2.4. Shkembinjte e Kretakut…………………………………………………...……..….......28
2.2.4.1. Kretaku i zonës së jashtme të Vardarit……………………………….….........……........28
2.2.4.2. Kretaku i nënzonës qendrore të Vardarit …………………………………......…….......29
2.2.5. Terciari……….………………………………………………………………...................30
2.2.5.1. Paleogeni…………………………………………………………………….....…..….....31
2.2.5.2. Mioceni……………………………………………………………………...……...…....33
2.2.5.3. Plioceni…………………………………………………………………...…….…..…....34
2.2.6. Kuaternari….…………………………………………………………………...…..........35
2.2.6.1. Pleistoceni ………………………………………….…………………………......…......35
2.2.6.2. Holoceni…………………………………………………………………...…..…............36
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 4
2.3. Karakteristikat tektonike…………………………………………………...….............…36
2.3.1. Zona e Vardarit…………………………………………………………..…...…….........36
2.3.1.1. Nënzona e jashtme e Vardarit……………...……………………………...…..….............37
2.3.1.2. Nënzona qendrore e Vardarit……………………………………………..…………........38
2.4. Mineralet e dobishme të pjesës Lindore të Kosovës…..…………………..…...….......…48
2.4.1. Mineralizimet e plumbit dhe zinkut………………………….………………......…........49
2.4.2. Shfaqjet e manganit dhe hekurit………………………..………………….....….….........50
2.4.3. Shfaqjet e arit……………………………………………...…………….…....…............51
2.5. Karakteristikat fizike te mineraleve dhe shkembinjve........................................................51
KAPITULLI III
3.0. METODAT DHE METODIKA E STUDIMEVE ELEKTROMETRIKE
3.1. Metoda e Rezistences Elektrike te Dukëshme …………………………….…............…..54
3.2. Metoda e Polarizimit të Provokuar……………………………………………….......…...57
3.3. Metodika dhe teknika e studimeve elektrometrike…………..…….………….…..….......60
3.3.1. Skemat simetrike katër elektrodeshe........................…………………………….….........60
3.3.2. Skema e Gradientit të mesëm …………………………….……………….………........61
3.3.3. Skema Dipol-Dipol…………………………………………………………..…….…......62
3.3.4 Vrojtimet me tekniken e “Prerjes Reale”………….…………………..………….............63
3.4. Aparaturat elektrometrike………….…………….……………………...…….….….........68
3.5. Modelimet fizike me “Prerje Reale’’..…………...………………………………….........69
KAPITULLI IV
4.0. ANALIZA E REZULTATEVE TE STUDIMEVE ELEKTROMETRIKE
EKSPERIMENTALE……………………….……………………………….…………….…......75
4.1. Rajoni Binçë ………………………………………………..…………..…………..…..75
4.1.1. Metodika e vrojtimit.........................................................................................................76
4.1.2 Analiza e rezultateve te vrojtimit......................................................................................78
4.2. Rajoni Gllamë………………………………………………………………….…..…....84
4.2.1. Analiza e rezultateve të vrojtimimeve elektrometrike të mëparshme…...…….….….....84
4.3. Rajoni Artanë………………………………………………….……….….……..……...89
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 5
4.3.1. Artana Veriore………………………………………………..…………...…..…..….....89
4.3.1.1 Veçorite e metodikes se vrojtimit……………………………………………...........…..91
4.3.1.2. Analizae rezultateve te studimeve elektrometrike……….…………………..............…91
4.3.1.3. Analiza e rezultateve të vrojtimeve elektromagnetike ajrore.....………….…..…..........95
4.3.2. Artana Jugore……….……………………………………………….………….……..109
4.3.2.1. Metodika e vrojtimit te studimeve elektrometrike……………………….……………109
4.3.2.2. Analiza e rezultateve te studimeve elektrometrike…………………………...…….....113
KAPITULLI V
5.0. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME …………………………………………………........121
REFERENCA…………………………………….………….…………………………….………....124
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 6
HYRJE
Rajoni i pjesës Lindore të Kosovës karakterizohet nga një zonë metalogjenike shumë
komplekse, e cila meriton një përkushtim serioz në studimet gjeologjike, gjeofizike,
gjeokimike, gjeostratigrafike, etj, që po kryhen dhe do të kryhen në të ardhmen.
Në vendburimet ekzistuese mineralmbajtëse polimetalore të Pb-Zn në Artanë, në pjesën
Lindore të Kosovës (Përroi i Ngjyrosur, Përroi Thartë, Kaltërina, Miniera e Vjetër), si dhe
zona e Artanës me një sipërfaqe prej 140 km2, e studiuar në mënyrë të detajuar, mendohet se
ka akoma shumë paqartësi, sqarimi i të cilave do të ndihmoje në kërkim – zbulimin e
vendburimeve të rinj metalorë, apo shtimin e rezervave në ata ekzistues. Rajoni i pjesës
Lindore të Kosovës karakterizohet nga një shumëllojshmëri e theksuar litologjike dhe shfaqje
të shumta të mineralizimeve xeherorë të Cu, Pb, Zn, si dhe mineralizimeve të Fe, Ag, Au.
Nga studimet e mëparshme gjeologjike e gjeofizike janë evidentuar shfaqje të mineralizuara
polimetalore në kapelat e Fe dhe Mn. Ka të dhëna të mjaftueshme për prezencën e
mundeshme të trupave xeherorë në thellësi edhe në shtrirje të strukturave tektonike, apo
thyerjeve tërthore në këtë rajon, prandaj, përdorimi i metodave gjeofizike e në radhë të parë
atyre elektrometrike të Polarizimit të Provokuar (PP) dhe Rezistencës së Duksheme (ρd) do të
sillte kontribute të rëndësishme në këtë drejtim. Ky studim vjen në vijim të atij të kryer në
vitin 2004 në lloje të tilla mineralizimesh të Kosovës me metodën e PP/Rezistencës me
teknikën e “Prerjes Reale”.
Gjatë punimit të temës “Aplikimi i metodave elektrometrike në mineralizimet polimetalore
në pjesën Lindore të Republikës se Kosovës”, gjithashtu, është bërë ndërlidhja e aspektit
teorik me atë praktik të metodave vrojtuese elektrometrike të PP/Rezistencës, sipas teknikës
së “Prerjes Reale” në kërkimin e mineraleve polimetalore në rajonin e Artanës.
Në fazën e parë është bërë rikonjicioni gjeologjik i rajonit të Artanës, dhe studimi i shfaqjeve
të mineralizuara dhe trupave xeherorë polimetalorë që dalin në sipërfaqe. Kryerja e
rikonjicionit gjeologjik të detajuar është mbështetur në të dhënat e studimeve ajrore
Elektromagnetike, Radiometrike dhe Magnetike për gjetjen e trupave të rinj xeherore, si dhe
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 7
përvijimin e thyerjes kryesore Mahalla e Bullajve, Përroi Ngjyrosur, Kaltërinë, Përroi i
Thartë.
Pas zgjedhjes të pozicionit hapësinor të disa zonave të mineralizuara me sulfure të bakrit,
plumbit dhe zinkut, të cilat janë hasur në rajonin e Binçës dhe Artanës nga punimet e vjetra
minerare, në bashkëpunim me pedagogët e Grupit të Gjeofizikës, Departamenti i Shkencave
të Tokës, në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, Universiteti Politeknik i Tiranës, të
drejtuar nga Prof.Dr. Përparim Alikaj, është kryer një cikël vrojtimesh elektrometrike sipas
teknikës së “Prerjes Reale” të PP/Rezistencës. Qëllimi i këtyre vrojtimeve ka qenë në radhë të
parë transferimi i teknologjive gjeofizike bashkëkohore në kërkimin e mineralizimit
polimetalor në Kosovë, nga të cilat “Prerja Reale” e PP/Rezistencës ka spikatur me
efektivitetin e saj jo vetëm në vendin e origjinës, Shqipëri, por edhe në vende të tjera të
zhvilluara të botës si Kanada, Shtetet e Bashkuara, Amerikën Latine, Afrike, Australi,
Mongoli, Rusi, etj. Ku ka qenë e mundur është bërë gjithashtu një bashkërendim midis
vrojtimeve gjeofizike sheshore me të dhënat e vrojtimeve gjeofizike ajrore, kryesisht ato
Elektromagnetike, të cilat janë kryer në të gjithë territorin e Kosove në vitin 2007. Krahas
zbatimit të teknologjive të reja, një detyre me rendësi e këtij disertacioni ka qene edhe krijimi
i një grupi gjeofizik të përhershëm në Kosove, i cili do të marre përsipër detyra të
rëndësishme në fushën e kërkim – zbulimit të mineraleve të vendit.
Për projektimin e skemave dhe parametrave të punës së vrojtimeve elektrometrike janë
shfrytëzuar të dhënat nga rikonjicioni i bërë në terren si dhe nga përcaktimet e vetive fizike të
kampioneve shkëmbore e mineraleve të rajonit që janë kryer në laboratorin e Grupit të
Gjeofizikës së Fakultetit të Gjeologjisë dhe të Minierave në Tiranë.
Në këtë studim përfshihen rezultatet e vrojtimeve eksperimentale në disa profile në rajonin e
Binçës, komuna Viti, si dhe dy profile të kryer në veri dhe jug të minierës së Artanës, Kosovë.
Vrojtimet në rajonin e Binçës treguan një përputhje të mirë hapsinore midis prezencës së
mineralizimit polimetalor dhe anomalive të “Prerjeve Reale” të PP/ρd. Ato treguan gjithashtu
për perspektivën e hapur në kërkimin të këtij mineralizimi në shtrirje. Në rajonin e Artanës
vrojtimet u kryen rreth 1.5 km në veri dhe 800 m në jug të qendrës se minierës ekzistuese dhe
nxorën në pah prezencën e anomalive të PP/ρd në shtrirje të trupave të njohur xeherorë.
Bazuar në rezultatet e fituara, rekomandohet që teknika e “Prerjes Reale” të përdoret
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 8
gjerësisht në kërkim – zbulimin e mineraleve polimetalorë jo vetëm në rajonin e Kosovës
Lindore, por në të gjithë vendin. Për më tepër, në të dy rajonet e vrojtimeve, Binçë dhe
Artanë, rekomandojmë vijimin e vrojtimeve me këtë teknikë bashkëkohore dhe verifikimin
me shpime të anomalive të fituara në to.
Studimi i paraqitur në ketë disertacion është kryer me një mbështetje të fuqishme nga
pedagogët e Grupit të Gjeofizikes, në Departamentin e Shkencave të Tokës, Fakulteti i
Gjeologjisë dhe Minierave, Universiteti Politeknik i Tiranës, të drejtuar nga Prof.Dr.Perparim
Alikaj, të cilin, së bashku me M.Sc. Altin Karriqi gjej rastin t’i falënderoj. Po kështu,
falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët nga Kosova, duke filluar nga Prof.Dr. Vahdet Pruthi,
M.Sc. Musa Shabani, M.Sc.Halim Halili, Prof.Asoc. Dr. Ferat Shala dhe Mr.Sc.Bislim
Fetahaj. Një falënderim të veçantë ia kushtoj Prof.Dr.Alfred Frasherit, për vërejtjet dhe
sugjerimet e rëndësishme që ai ka bërë në përmirësimin e këtij studimi.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 9
KAPITULLI I
1.0. KARAKTERISTIKAT FIZIKO-GJEOGRAFIKE
1.1. Vend-ndodhja gjeografike
Pjesa Lindore e Kosovës, e përcaktuar dhe e trajtuar në këtë punim përfshin territoret e gjera
të rajonit të Artanës e Gllamës, në veri, dhe të Binçës në jug të saj (Fig.1). Ky territor shtrihet
në pjesën lindore të Republikës së Kosovës në perëndim prej koordinatës Y-7516198 deri
Y- 7565702 në lindje, dhe nga veriu, koordinata X-4725128 deri X-4676560, në jug
Kosovës. Pjesa lindore e Republikës së Kosovës, ku kemi prezencën e mineralizimeve
polimetalore, shtrihet ndërmjet grykës së Kaçanikut, luginës së Moravës së Binçës, luginës së
Zhegrës, luginës së lumit Graçanka, lumit të Marecit dhe luginës së Dardanës, etj.
Fusha mineralizuese e Artanës, Gllamës dhe Binçës prej pjesës lindore të Graçanicës deri në
Leshtar, disa km në lindje të Artanës, vazhdon me drejtim shtrirje JJL-VVP deri në
Tanushë, në perëndim, dhe Katunishtë në lindje, ( Fig.1). Administrativisht i takon komunave
të Prishtinës, Gjilanit, Artanës, Dardanes dhe Vitisë.
Rajonet e mineralizimeve dhe xeheroreve sulfurore të Artanës, Gllames dhe Binçës, të
përkufizuara dhe të trajtuara në këtë punim i takojnë pjesës lindore të Kosovës, e cila përfshin
hapësirat e kufizuara nga koordinatat Y=7516198-7565702 dhe X=4725128-4676560
(Fig.1).
Në territorin e Artanës, përkatësisht në pjesën qendrore të fushës xeherore të Artanës,
shtrihen vendburimet e minierës së Pb-Zn “Artana”, vendburimet e Pb-Zn në studim e sipër
“Kaltërina”, dhe “Përroi i Thartë”, miniera e Manganit, e njohur si Miniera e Vjetër e
Artanës, e cila është mbyllur. Në këtë pjesë janë bërë studimet gjeofizike eksperimentale me
metodat elektrometrike të PP/Rezistencës me teknikën e “Prerjes Reale” mbi zona me
mineralizim të njohur, apo edhe në shtrirje të tyre.
Miniera e Pb-Zn “Artana” shtrihet në luginën e Përroit të Ngjyrosur, nën Majën e Madhe dhe
Majën e Vogël, rreth 1 km në veri-perëndim të minierës së Vjetër të Artanës dhe rreth 1.5 km
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 10
në veri-lindje të kalasë. Vendburimet në hulumtim “Kaltërina” dhe “Përroi i Thartë” janë të
lokalizuara në jug të minierës “Artana”, rreth 1,200 m larg nga pusi kryesor i kësaj miniere.
Fig. 1. Harta fiziko-gjeografike e rajonit të pjesës lindore të Kosovës
Gllama shtrihet 2.5 km në pjesën veriore të Gjilanit, ndërmjet fshatrave Kufcë në pjesën
lindore dhe fshatit Bresalc në perëndim. Pjesa ku janë kryer studimet gjeofizike në të kaluarën
është në majën e Gllamës, në perëndim të fshatit Strazhë.
Studimet në Binçë janë realizuar në vendin e quajtur Çarshia, afër majës së Pozheranit, 5 km
në jug të qytetit të Vitisë, ndërmjet fshatrave Kabash, Debullde dhe Tanushë.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 11
1.2. Karakteristikat morfologjike të rajonit
Rajoni i Artanës shtrihet në zonën malore të Artanës, në lindje të Kosovës, e cila njihet edhe
si zona malore e Gallapit. Kjo zonë zë skajin lindor të Rrafshit të Kosovës, ndërmjet zonës
malore të Zhegocit, midis lumit Llap në veri, lumit Morava e Binçës në jug dhe lumit Kriva
Reka në Dardanë (Fig.2).
Foto 1. Maja e Madhe –Artanë, Zona e Gallapit
Kjo zonë karakterizohet me reliev tektonik e vullkanik dhe forma të reja të alterimit,
erozionit dhe denudacionit, me një lartësi mbidetare që varion prej 800 m deri ne 1,246 m.
Në drejtim të lumit Kriva Reka relievi bie gradualisht, ndërsa në drejtim të lumit të Llapit
relievi ngrihet menjëherë. Pjesët e larta të këtij relievi janë të copëtuara nga rrjedhjet ujore të
tipit të rrëkeve dhe të përroskave, të cilat karakterizohen me rrjedhje të shpejtë në pjesët e
sipërme dhe me erozion të theksuar. Në pjesët e ulëta, relievi është i ndërprerë me rrafshina
të vogla, të cilat shtrihen në formë të grabeneve dhe të ultësirave, të cilat në kombinim me
kodrinat dhe malet e larta i japin relievit dhe kësaj treve në përgjithësi një peizazh
karakteristik dhe shumë tërheqës. Relievi malor më i theksuar shtrihet në pjesën qendrore të
kësaj fushe, nga Kalaja e Artanës, përkatësisht pjesa e vjetër e qytetit (1,101m), vazhdon në
veri me majën e Gerbeshit (1,221 m), Kodra (1,181 m); në veri-lindje mali Vuçak (1,060 m);
në lindje Modraglava (960 m), Maja e Madhe (1,246 m) dhe Maja e Vogël (1,145 m). Majat e
larta janë të ç’veshura dhe të vështira për kalim, kurse ultësirat janë të pyllëzuara ose janë
livadhe dhe toka të përshtatshme për kultivim të pemëve.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 12
Foto 2. Zona malore e Karadakut
Zona malore e Shkupit dhe Karadakut të rajonit të Binçës dallohet për një reliev me lartësi që
variojne 540-1,200 m mbi nivelin e detit. Në drejtim të lumit Morava e Binçës relievi bie
gradualisht, ndërsa në drejtim të lumit të Lepencit relievi ngrihet. Relievi malor më i theksuar
shtrihet në pjesën jugperëndimore dhe juglindore të rajonit të Binçës, përkatësisht pjesa e
Kopilaqit (1,200m), vazhdon në lindje në Çelik, me lartësi mbi 1,000 m mbi nivelin e detit,
që i takojnë zonës malore të Karadakut. Rrafshi i Moravës së Binçës (Anamorava) paraqet një
ultësirë tektonike, me shtrirje gati meridionale dhe lartësi mbidetare mesatare prej 540 m, e
cila është e kufizuar me tërësitë e sipërpërmendura malore.
Foto 3. Zona malore e Zhegovcit ( Plitkoviqi)
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 13
Fig. 2. Harta morfologjike e pjesës lindore të Kosovës (KPMM 2006)
1.3. Karakteristikat klimatike
Klima e kësaj treve është kontinentale dhe karakterizohet me luhatje të mëdha të temperaturës
së ajrit dhe me sasi të vogla të reshjeve atmosferike, të cilat më të shpeshta dhe më të mëdha
janë në pranverë dhe vjeshtë. Reshjet maksimale prej 160 mm janë shënuar në muajin maj
dhe nëntor, kurse minimale rreth 40 mm, gjatë stinës së verës, përkatësisht në muajt qershor,
korrik, gusht dhe shtator. Në bazë të karakteristikave klimatike të sotme mund të konkludojmë
se klima ka pësuar ndryshime të mëdha brenda periudhës pesëdhjetë vjeçare. Dimrat më parë
janë karakterizuar me reshje të mëdha të bores, dhe me erëra të forta. Kurse tani gjatë dimrit,
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 14
reshjet e borës janë dukshëm më të pakta dhe temperaturat shumë më të ulëta. Ndryshimet e
temperaturave brenda vitit janë shumë të mëdha, temperatura maksimale është 340C dhe ajo
minimale është -220C. Temperatura mesatare vjetore e ajrit është 100C.
Tabela 1.
Tabela 1. Paraqitja tabelore dhe grafiku i reshjeve të shiut dhe borës gjatë viteve
1.4. Hidrografia
Klima, orografia dhe ndërtimi gjeologjik të rajonit të pjesës lindore të Kosovës përcaktojnë
rrjetin hidrografik dhe karakteristikat hidrogjeologjike të terrenit. I gjithë relievi është i
ndërprerë nga rrjedhjet ujore të tipit të rrëkeve dhe të përroskave, të cilat karakterizohen me
rrjedhje të shpejte në pjesët e sipërme
dhe me erozion të theksuar. Lumi i
Moravës së Binçës, që buron në
shpatet veriore të Karadakut, në
afërsi të fshatit Binçë, është lumi
kryesor, i cili drenon lumenj të tjerë
më të vegjël si ai i Letnicës, Livoçit,
Marecit, etj.
Foto 4. Lumi Morava Binçës
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 15
Këta lumenj ushqehen nga rrjedhjet ujore të përkohshme dhe të përhershme më të vogla, siç
janë ato të Debelldes, Shushares, Prekocit, etj. Lumi i Moravës së Binçës është ujëmbledhësi
kryesor për pjesën jug-lindore (Fig.3).
Fig.3. Harta hidrografike e pjesës lindore të Kosovës
1.5. Komunikacioni
Rajoni si tërësi përshkohet nga rruga magjistrale Prishtinë-Gjilan, e cila e lidh këtë rajon me
Prishtinën, Gjilanin e Bujanocin. Artana, me anën e një rruge të asfaltuar lokale, lidhet me
rrugën regjionale Gjilan – Prishtinë. Edhe regjioni i Binçës, përmes Vitisë, me rruge të
asfaltuar, lidhet me rrugën regjionale të sipërpërmendur, por njëkohësisht edhe me rrugën
regjionale Viti - Komoglavë, e cila kyçet në magjistralen Ferizaj - Shkup. Lokalitetet Marec
dhe Strazhë, me rruge të pa shtruar, lidhen me rrugën magjistrale Prishtinë - Gjilan, ndërsa
Binça me Vitinë.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 16
KAPITULLI II
2.0. NDËRTIMI GJEOLOGO - TEKTONIK I RAJONIT Pjesa lindore e Kosovës, e përfshirë dhe e trajtuar në këtë studim, e cila karakterizohet me një
ndërtim gjeologjik dhe strukturor mjaft të ndërlikuar, i takon Zonës së Vardarit (kryesisht nën
zonës qendrore dhe të brendshme) dhe pjesërisht Zonës Dardane (Masivi Serbo-Kosovaro-
Maqedon).
2.1. Hulumtimet gjeologjike të deritanishme
Zona metalogjenike e Trepçës, si pjesë e brezit metalogjenik të Dardanës, ka shfaqur interes
gjatë gjithë periudhave të qytetërimit të rajonit dhe më gjerë. Andaj, në territorin e pjesës
Lindore të Kosovës, të përfshirë në ketë tezë, janë bërë studime historike shumë të detajuara
në zonat e caktuara mineralmbajtëse, si dhe janë zhvilluar aktivitete minerare.
Aktivitetet minerare në zonën e Artanës dhe Janjevës janë të njohura që nga koha e mesjetës,
gjë e cila dokumentohet me gjetjen e shkrimeve historike, një numër i madh i punimeve të
vjetra, mbetjet nga furrat e shkrirjes etj. Aktiviteti minerar dhe puna kërkimore kanë vazhduar
deri ditët e sotme. Ndërmjet dy luftërave botërore, Anglezët dhe Francezët kanë kryer punë
kërkimore të konsiderueshme në zonat e Artanës dhe Janjevës.
Në periudhën e pas luftës II botërore deri në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, kërkimet kanë qenë
më të zgjeruara dhe më komplekse. Përveç hartave gjeologjike 1:25,000 janë ndërtuar edhe
hartat e detajuara 1:10,000 duke u mbështetur në kërkimet gjeologjike me punime minerare të
detajuara, me të cilat janë shtuar rezervat ekzistuese të xeheroreve të Pb - Zn, por edhe janë
zbuluar vendburime të reja të këtyre mineraleve dhe xeherorëve të tjerë.
Kosmat (1924) ka bërë studime në njësinë tektonike të zonës së Vardarit, në rreshpet
kristalore të Paleozoikut dhe brezin flishor të sedimenteve të Kretakut të sipërm. Petrović
(1935) ka ndërtuar hartën gjeologjike 1:100,000 për planshetin e Prishtinës.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 17
Lidhur me shfaqjet xeherore të mineraleve të Pb, Zn, Mn, Fe, Ni, etj, janë kryer një numër i
madh kërkimesh dhe hartografimesh gjeologjike, si në zonat e vendburimeve ashtu edhe në
përmasa rajonale.
Marić (1948) ka përshkruar ndryshimet hidrotermale të andeziteve në lokalitetin e quajtur
Maja e Mprehtë, tek të cilat gjenden damar të piritit, magnetitit, opalit dhe limonitit.
Rezultatet e kërkimeve të xeheroreve të hekurit në hapësirën e Kosovës i kanë sjellë në
dorëshkrimet dhe raportet e tyre edhe Donath (1953), Mladenović (1953), Kandić (1955) dhe
Janćić e Smejkal (1958).
Galeritë në minierën e Janjevës (Kishnicë dhe Prline), në formë planesh ne shkallen 1:500, i
ka hartogrfuar Simić (1951). Hartën themelore gjeologjike dhe tekstin sqarues i kanë punuar,
për planshetin e Ferizajt 51, 52 dhe 54 Terzin (1959) ndërsa për Ferizaj 53 – Drakulić (1959).
Masivin e serpentiniteve ndërmjet Hajvalisë dhe Janjevës e ka studiuar Davidović, Karamata
dhe Majer (1956). Analizat e xeherorit të Pb, Zn, ndërmjet Hajvalisë dhe Janjevës i ka kryer
Smejkal (1957), e më vonë Hajvalinë, Prlinën dhe Kishnicën, Smejkal dhe Rakić (1957). Në
vitin 1962 Smejkal ka përpunuar të dhënat e vendburimeve të zonës së Kopaonikut, duke
përfshirë edhe vendburimet e Artanës, Hajvalisë, dhe Kishnicës. Për vendburimin e Pb, Zn të
Kishnicës ka raportuar edhe Rakić (1959).
Magmatizmi i Terciarit, fazat e tij dhe karakteristikat petrokimike në rajonin e Kosovës dhe
rajonin e trajtuar në këtë temë, kanë qenë objekt i studimit të Karamatës (1962). Për
vullkanizmin e Moravës së Binçës ka paraqitur shenime Simić (1952) ndërsa Ristic (1963) ka
kryer një studim gjithëpërfshirës dhe të thelluar petrologjik për vullkanizmin e kësaj zone.
Hulumtimet e mëparshme gjeofizike janë bërë rajonale dhe lokale për zona të caktuara. Për
nevoja të hulumtimeve të naftës janë kryer studime gravimetrike për pjesën qendrore të Kosovës
në vitet 1963/64 sipas një rrjeti 0.5 pika për km2. Sipërfaqet e tjera janë të mbuluara me studime
rajonale gravimetrike sipas një rrjeti 0.1 pikë për km2. Në vitin 1964, në pjesën qendrore të
Republikës së Kosovës gjithashtu janë bërë studime rajonale gjeomagnetike sipas një rrjeti 1
pikë për çdo 5 km2. Studimet gjeofizike gjeomagnetike gjatë vitit 1970 janë bërë edhe në pjesë
të tjera të Republikës së Kosovës. Në vitin 1977 ka filluar faza e dytë e studimeve regjionale
gravimetrike-magnetometrike sipas rrjetit 1 pikë për 1km2, e cila nuk është përfunduar. Në vitin
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 18
1978 është kryer nje studim aeromagnetik regjional në tërë territorin e Kosovës, në shkallen
1:200,000.
Në vitet 2006 – 2007 Komisioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve të Kosovës kreu një
hulumtim ajror gjeofizik të detajuar të territorit të Republikës së Kosovës. Vrojtimi u krye nga
shoqëria Joint Airborne Geoscience Capability, e cila ishte një “joint venture” midis
Shërbimit Gjeologjik të Finlandës dhe Shërbimit Gjeologjik të Britanisë së Madhe. Studimet
përfshinë metodat magnetike, elektromagnetike dhe radiometrike.
Studimet e mëparshme elektrometrike me metodat e Polarizimit të Provokuar (PP) dhe
Rezistencës Elektrike të Dukshme në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të
Republikës së Kosovës janë kryer në:
• Gllamë, metoda e PP/Rezistencës me skema dipolare, (Geozavod Beograd, 1986)
• Artanë, Jasenovik, Boljevc, Mahalla e Bullajve, Lugina Kaprojve, metoda e
PP/Rezistencës me skema dipolare (Geozavod Beograd, 1986)
• Kishnice, metoda e PP/Rezistencës me skema dipolare (Geozavod Beograd, 1981)
• Zhegovc, metoda e PP/Rezistencës me skema dipolare (Geozavod Beograd, 1986)
2.2. Karakteristikat litostratigrafike të rajonit
Rajoni i gjerë i pjesës Lindore të Kosovës është i ndërtuar nga shkëmbinjtë e Protorozoikut,
seria e rreshpeve të ndryshme Paleozoike (Pzs), metamorfitet e Artanës, Zhegocit dhe
Kaçanikut, melanzhi ofiolitik i Jurasikut, formacionet e Kretakut, seria sedimentare –
vullkanogjene e Oligocenit (Ol), sedimentet e Neogjenit dhe Kuaternarit.(Fig.4).
2.2.1. Shkëmbinjtë e Protorozoikut
Janë shkëmbinjtë më të vjetër të pjesës Lindore të Kosovës, që ndërtojnë kryesisht zonën
gjeotektonike të Dardanës. Kanë shtrirje të gjerë disa kilometra, duke filluar nga pjesa lindore
e sedimenteve të basenit të Strezovcit dhe vazhdojnë në lindje, në Veljo Gllavë e më tej. Në
pjesën JJL, prej Kmetocit deri në Karaçevë, transgresivisht janë të mbuluar nga sedimentet e
Miocenit, dhe përsëri vazhdojnë përgjatë kufirit juglindor me Maqedoninë. Janë të përbërë
prej pegmatiteve, granitoideve, migmatiteve heterogjene, gnajseve biotite kokerrimët,
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 19
leptinoliteve, mika-shisteve me thjerrëza të rreshpeve amfibolite dhe amfiboliteve, kuarciteve,
leukognajseve, gnajseve amfibolite, shkëmbinjve kokërrimët të gnajs biotitit dhe të gnajs
biotit-muskovitit.
2.2.2. Paleozoiku (Pz)
Rajoni i gjerë i zonës së Vardarit është i ndërtuar nga metamorfitët e Artanës, Zhegocit dhe të
Kaçanikut, të cilët përfaqësohen nga rreshpet biotit-muskovit (Sbm), rreshpet kuarc-sericitike
dhe klorit-sericitike (Sse), me ndërshtresa dhe thjerrëza të gnajseve kokërrimët dhe
leptinoliteve (Gm), filite, pelite të metamorfizuara (Gb), amfibolite (A), mermere (M),
kuarcite (Q), kuarcite mikore (Sqse), leukogranite me granitoide (ᴦ), dhe granite leukokrate
me granitoporfire (γ) .
Fig. 4. Harta gjeologjike e pjesës lindore të Kosovës (Planshetet e Kosovës 1:100,000 )
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 20
Fig.5 Profilet regjionale gjeologjike B-B’ dhe D-D’ (Plansheti K34-55)
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 21
Fig.6. Legjenda e hartës gjeologjike 1:100,000 (Pjesa Lindore e Kosovës)
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 22
2.2.2.1. Metamorfitet e Kaçanikut
Metamorfitet e Kaçanikut shtrihen në formë të një brezi të gjerë dhe të dy anët e tij janë në
kontakt tektonik me sedimentet e Kretakut në lindje e perendim. Vendosën në rajonin e
Binçës dhe kanë një shtrirje brezore të gjerë në pjesën jugore të rajonit. Në pjesën veriore
janë të mbuluar nga sedimentet e Oligocenit dhe Miocenit. Pjesa perëndimore është e
mbihypur mbi sedimentet e Kretakut. Shkëmbinjtë kryesore të këtij formacioni janë rreshpet
biotit - muskovit.
Rreshpet biotit-muskovite (Sbm) janë shkëmbinjtë kryesore që ndërtojnë rajonin e gjerë të
pjesës jugore të trevës së Binçës (Fig.4). Paraqiten në formën e një brezi të gjerë mbi 10 km,
të zgjatur në drejtimin VVP-JJL e që shtrihen nga fshati Binçë, në drejtim të Letnicës dhe më
tutje në juglindje. Rreshpet e Paleozoikut në lindje të fshatit Binçë e deri në jug të fshatit
Shashare janë në kontakt me sedimentet e Kretakut. Në pjesën më të madhe janë të mbuluara
nga sedimentet e Oligocenit dhe Pliocenit. Rreshpet e Paleozoikut janë të përfaqësuara
kryesisht nga rreshpet biotit-muskovite, në të cilat vërehen ndërshtresa dhe thjerrëza të albit
gneisëve, leptinoliteve, rreshpeve sericit-kuarcore, rreshpeve filitike, kuarciteve dhe rreshpeve
kuarcore, rreshpeve kloritike, rreshpeve epidot-aktinolite e më rrallë vërehen edhe diabaze të
metamorfizuara, amfibolite e rreshpe amfibolite. Ngjyra e rreshpeve është gri e çelur, gri-
jeshile deri në të verdhë, më rrallë e zezë, dhe me shkëlqim sedefor. Kanë strukturë
lepidogranoblastike. Rreshpet përbëhen nga muskoviti e biotiti me kuarc, si minerale të dorës
së parë. Rrallë përmbajnë granat dhe turmalin kokërrimët, nganjëherë edhe albit, kur i janë
nënshtruar procesit të albitizimit. Rreshpet nganjëherë përmbajnë sasira të konsiderueshme të
kuarcit dhe shëndërrohen në rreshpe kuarc-muskovite. Rreshpet Paleozoike shpesh herë janë
tepër të ndryshuar nga tektonika, njëkohësisht të kataklazuara dhe të millonitizuara dhe me
prezence të damarëve ose thjerrëzave të zgjatura (3-4 m) të kuarcit hidrotermal. Në rreshpe
është i shprehur mirë foliacioni (rreshpëzimi) me drejtim shtrirje VVP-JJL dhe rënie 20-70o
në drejtim verilindor dhe jugperëndimor.
Mermerët (M) vërehen në kuadër të serisë rreshpore në formë të damarëve dhe thjerrëzave të
zgjatura, me shtrirje VVP-JJL, shpesh herë së bashku me kuarcitet. Kanë strukturë
granoblastike. Janë kokërrimët deri në kokërrmesëm. Kanë ngjyrë të bardhë deri në të bardhë-
gri. Përbëhen gati tërësisht nga kokrriza me madhësi të ndryshme të kalcitit. Kokrrizat e
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 23
kalcitit janë dobët të zgjatura në një drejtim të caktuar, gjë që jep përshtypjen e një
rreshpezimi të shprehur dobët.
Kuarcitet dhe rreshpet kuarcore (Q) paraqiten në formë të ndërshtresave, masave të
parregullta dhe thjerrëzave, së bashku me mermerët në rreshpet e Serisë së Velesit. Kanë
përbërje të lartë të SiO2 (deri në mbi 97 %).
Përbëhen nga kokrriza alotriomorfe të kuarcit. Përveç kuarcit vërehen edhe fletëza të sericitit,
ndërsa si minerale aksesore vërehen mineralet metalore, turmalina, epidoti e pjesërisht edhe
materie limonitike.
2.2.2.2. Metamorfitet e Artanës dhe Zhegocit Rajoni i gjerë i zonës së Vardarit është i ndërtuar nga dy formacione të metamorfiteve, njëri
në lokalitetin e Artanës, kurse i dyti në zonën e Zhegocit. Metamorfitet e këtyre dy brezave i
ndajnë formacionet e Jurasikut dhe Kretakut, me të cilat kufizohen përmes thyerjeve
tektonike. Kufiri i metamorfiteve të Zhegocit me shtresat e Triasikut në jug-perëndim nuk
është i qartë. Dyshemeja nuk është e njohur, kurse mbi ta në mënyrë transgresive shtrihen
sedimentet e Kretakut dhe të Paleogenit.
Shkëmbinjtë kryesor të kompleksit metamorfik janë kuarc-sericitet dhe rreshpet e gjelbërta
epidot-aktinolite. Në ndërtimin e terrenit (kryesisht të Artanës) marrin pjesë edhe mermerët
dhe kalk-shistet. Vërehen më pak, si thjerrëza ndërmjet rreshpeve kuarcitet dhe amfibolitet;
gnajs-granitet paraqiten si thjerrëza më të mëdha dhe trupa të futur ndërmjet rreshpeve (nuk
ka të tillë në metamorfitet e Zhegocit). Trashësia e kompleksit metamorfik është mbi 1,800m.
Mermeret dhe rreshpet në zonën e Artanës dhe Hajvalisë janë të xeherorizuara me
mineralizime të Pb-Zn.
Rreshpet sericitike, kuarc-sericite, sericit-klorite dhe rreshpet porfiroblastike albit-
mikore (Sse) përbëjnë bazën e rajonit të Artanës dhe Zhegocit. Këta shkëmbinj shkallë,
shkallë kalojnë nga njëri në tjetrin, dhe shpesh midis tyre ndërrohen. Në disa zona kalojnë në
rreshpe kuarcore. Rreshpet sericite janë shumë të mikrorudhosura, të përbëre nga kokrrizat e
imta të kuarcit e sericitit dhe apatitit, turmalinës dhe mineralet metalore si përbërës dytësorë.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 24
Gnajse dhe leptinolitet (Gm) - Në raport me rreshpet kuarc-sericitike, sericit-kloritet janë me
pak të përfaqësuar. Më së shumti paraqiten në pjesën jugore të fshatit Llashticë, në formen e
thjerrëzave dhe ndërshtresave, me dimensione të ndryshme, në rreshpet albit – sericitike dhe
sericit - biotite. Kanë ngjyrë të murrme dhe përbëhen nga mineralet e kuarcit, plagjioklazit,
muskovitit, biotitit, apatitit dhe mineraleve metalore. Kanë strukture lepidoblastike.
Rreshpet e gjelbërta (epidot-aktinolite) (Sep) janë më së shumti të përfaqësuara me
rreshpet kuarc-sericite. Shpesh bashkëshoqërohen me amfibolitet dhe rreshpet amfibolite.
Përbërësit kryesor të tyre janë albiti, pastaj epidoti, coisiti, aktinoliti dhe kloriti. Përbërësit
sekondarë janë, sfeni, apatiti dhe mineralet metalore.
Kuarcitet (Q) po ashtu paraqiten si ndërfutje dhe thjerrëza të zgjatura ndërmjet rreshpeve,
ose shumë rrallë edhe në mermerë, me të cilët shpesh bashkë ndryshohen.
Mermerët, kalkshistet, dhe gëlqerorët e mermerizuar (M) zënë vend me rëndësi në
ndërtimin e kompleksit metamorfik, posaçërisht në zonën e Artanës, ku arrijnë përmasa të
mëdha, duke ndërtuar kreshtat malore siç është rasti i Kodrës së Madhe dhe Kodrës së Vogël.
Mermerët dhe kalkshistet paraqiten si ndërfutje dhe thjerrëza të zgjatura në tërë serinë.
Shkëmbinjtë amfibolit (A) gjenden si thjerrëza të rralla të zgjatura ndërmjet rreshpeve dhe
mermerëve të kompleksit të Artanës. Përbërësit kryesor janë amfiboli dhe plagjioklazi. I pari
paraqitet në formën e kokrrizave të trasha dhe të zgjatura, kurse kokrrizat e plagjioklazit janë
të thyera (copëzuar) dhe të kaolinizuara.
Gnajset biotike kokërrimët (Gb) gjenden ndërmjet rreshpeve kuarc-sericitike në formën e
thjerrëzave të rralla, me gjatësi disa qindra metra.
Gnajs-granitet e kataklazuara (+G), paraqiten në formën e trupave të mëdhenj e të zgjatur
dhe të intruzioneve në kompleksin e Artanës, në zonë qendrore, e cila në fakt, është më së
shumti e mineralizuar dhe me ndryshime hidrotermale. Shkëmbinjtë shpesh janë të
kataklazuar, me kuarc me errësim (shuarje) ondular, shpesh here të përthekuar nga
plagjioklazi, albiti i sericitizuar dhe i thyer, dhe biotit plotësisht i kloritizuar. Kanë strukturë
ksenoblastike dhe millonite.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 25
Kuarc-porfiret e metamorfizuara (πq), paraqiten si shfaqje të vogla në disa vende në
rreshpet e Artanës (në lindje të Koznicës). Shkëmbinjtë janë të metamorfizuar. Kokrrizat e
kuarcit janë të orientuara paralel me rreshpëzimin, kurse kuarci sekondar mbush çarjet.
Gëlqerorët e mermerizuar, kuarcitet dhe rreshpet sericitike (T2), në nën zonën e jashtme
të Vardarit të fshatit Gadime, nën sedimentet Pliocenike të basenit të Kosovës, janë zbuluar,
në formën e një brezi të ngushtë, me gëlqerorët e mermerizuar ngjyrë gështenje, kuarcitet,
brekçiet kuarcore dhe konglomeratet kuarcore me ndërfutje të rreshpeve sericitike. Gëlqerorë
të mermerizuar dhe kuarcite, në aspektin litologjik të ngjashëm me ata të Gadimes, janë
gjetur edhe në një zone të vogël në anën e majtë të lumit Sazli, në rrafshin e Kosovës, ku
ndodhen të mbi hipur mbi flishin e Kretakut të sipërm. Pozicioni i kuarciteve dhe gëlqerorëve
të Gadimës ndaj metamorfiteve fqinje të Zhegocit nuk është i qartë. Shtresat e të dyja
formacioneve tregojnë rënie tejet të pjerrët, pothuajse vertikale, prandaj nuk është e njohur
nëse kemi të bëjmë me një thyerje tektonike (dislokacion) apo pozite inverse të njësive.
Gëlqerorët e mermerizuar ngjyrë gështenje të Gadimës përmbajnë konodonte të Triasikut të
mesëm: Lonchodina venusta, L sp., Gondonella axelsa, G.navicula, G.sp. Njësia mendohet të
ketë trashësi rreth 600 m.
2.2.3. Jurasiku
Është i përfaqësuar me melanzhin ofiolitik, një pjesë e së cilit (përgjatë skajit të masivit
ultramafik të Koznicës) është e metamorfizuar, prandaj është ndarë si njësi e veçantë.
Melanzhi ofiolitik më së shumti paraqitet në nënzonën qendrore të Vardarit, e më pak në atë
të jashtme.
Melanzhi ofiolit me olistolite (J) - Melanzhi ofiolitik i nën zonës qendrore të Vardarit
shfaqet në formën e një brezi të gjerë nga rrjedha e sipërme e lumit Klisura afër Gjilanit, në të
cilin matriksi, blloqet dhe olistolitet kanë prejardhje nga shkëmbinj të ndryshëm- ranorët,
konglomeratet, alevrolitet, gëlqerorët me fosile të Jurasikut, gëlqerorëve me gunga silicore,
strallet e kuqërremta dhe të gjelbërta, diabazet, gabrot, serpentinitet, keratofiret, me trashësi të
përgjithshme deri 1500m. Këto formime, përgjatë pjesës së tyre jugperëndimore, kufizohen
me sedimentet fqinje të Kretakut ndërsa përgjatë anës veriperëndimore, mbi këto formime
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 26
janë mbi hipur metamorfitet e Artanës dhe të skajit të Koznicës. Numër i madh i
dislokacioneve, në të shumtën e rasteve të bashkuara, gjenden edhe brenda vetë melanzhit.
Masën kryesore të melanzhit e përbëjnë alevrolitet dhe arenitet, më rrallë argjilat. Matriksit,
klastiteve dhe blloqeve të vogla i takon një hapësirë më e vogël e brezit, kurse pjesën më të
madhe e zënë blloqet e mëdha dhe olistolitet. Olistolitet e gëlqerorëve, të shkëmbinjve bazike
e ultrabazike, në perëndim dhe veriperëndim të Gjilanit kanë përmasa të mëdha (gjatësi 10-15
km) me prani të sasive të vogla të matriksit.
Gëlqerorët (J) - Këta gëlqerorë shfaqen në masën themelore ranore-alevrolite, si blloqe dhe
thjerrëzave me madhësi të ndryshme, ndër ta, më e madhe është kodra e Gllamës, në veri të
Gjilanit (me dimensione disa kilometra gjatësi, deri 200 m trashësi). Gëlqerorët kanë ngjyrë
gri-hiri, janë masiv ose banakor dhe të kristalizuar.
Diabazet (ββ) - Nga blloqet e shkëmbinjve magmatikë, diabazet janë më të shpeshtit.
Përveç melanzhit ofiolitik të Jurasikut ku arrijnë përmasa të mëdha, blloqet e tyre paraqiten
edhe në serinë gëlqerore - alevrolite të Kretakut të poshtëm (në të djathtë të lumit të
Bresalcit), në të cilën kanë arritur në mënyrë tektonike. Diabazet në përgjithësi janë të
kataklazuar dhe brekçizuar me plagjioklazin e epidotizuar dhe albitizuar, piroksenin monoklin
(të kloritizuar dhe transformuar në amfibol sekondar dhe karbonate), epidotin, prenitin, sfenin
dhe mineralet metalore të limonitizuara.
Gabrot (ν) - Blloqet e tyre shpesh janë me dimensione të mëdha (në veriperëndim të
Gjilanit), por shfaqen edhe si damar dhe intruzione (ndërfutje) në blloqet e serpentiniteve dhe
diabazeve. Gabrot janë mesatarisht deri shumë të metamorfizuara. Janë të ndërtuara nga
plagjioklazi, pirokseni monoklin, e më rrallë nga enstatiti. Përbërësit sekondar janë amfiboli,
epidoti, coisiti, granati, kloriti, preniti, sfeni dhe mineralet metalore.
Serpentinitet (Se) - Më së shpeshti paraqiten si trupa thjerrëzor jo të rregullta, me dimensione
disa metra deri në disa kilometer, përgjatë dislokacioneve ose në brendësi të vetë melanzhit.
Serpentinitet në të shumtën e rasteve janë të rreshpëzuar . Janë te përberë nga serpentina
rrjetore, bastiti dhe kromiti i magnetizuar. Çarjet e tyre janë të mbushura me kalcedon, opal
dhe karbonate. Në serpentinitet që ndodhen në veriperëndim dhe jug të Koznicës depërtojnë
damarët e granitit leukokrat. Në pjesën bazale të njësisë ranore-konglomerate të Alb-
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 27
Senomanianit në veri dhe jug të Artanës gjenden trupa të vegjël serpentinitesh dhe spilitesh të
nderfutura në mënyrë tektonike me depërtime të damarëve të granit-porfireve, të renditura
përgjatë dislokacioneve anësore. Gjithashtu në mes të konglomerateve të Kretakut është
ndërfutur në mënyrë tektonike një bllok tektonik i vogël i serpentiniteve në jug të Koznicës.
Granitet leukokrate dhe granit-porfiret (γ) - Shfaqen në formën e silleve dhe damarëve të
numërt të futur në masën e serpentiniteve dhe gabrove në jugperëndim dhe veriperëndim të
Gjilanit si dhe në perëndim dhe jug të Koznicës. Në ndërtimin e tyre merr pjesë feldspati i
kaliumit, albiti, kuarci, muskoviti, biotiti dhe mineralet dytësore si, apatiti, zirkoni, sfeni dhe
mineralet metalore. Në dallim nga granitet gnejsore, këta kanë strukturë kokrrizore porfire.
Kuarc-keratofiret (ηq) - Nga përfaqësuesit acid shfaqen edhe kuarc - keratofiret në formën e
damarëve, të cilët depërtojnë në gabro dhe diabaze. Në të shumtën e rasteve janë të alteruar,
me fenokristale të kaolinizuara dhe serizitizuara të albitit, dhe me përbërësit me ngjyrë,
plotësisht të ndryshuar në klorit dhe limonit. Masa themelore është e ndërtuar nga mikrolititet
e albitit me shumë klorit. Struktura e shkëmbit është porfire.
2.2.3.1. Brezi metamorfik i ultramafiteve të Koznicës
Melanzhi ofiolitik i nënzonës qendrore të Vardarit është i metamorfizuar në zonën e
Koznicës. Një shfaqje e vogël e metamorfiteve gjendet edhe brenda melanzhit në perëndim të
Gjilanit. Shkëmbinjtë themelor në kompleksin metamorfik të Koznicës janë filitet, filito-
argjilo-shistet, sericitet, kuarc-sericitet, dhe rreshpet sericit-kloritike. Në to janë të ndërfutura
edhe një numër i thjerrzave të mermerëve, me gjatësi 500 m dhe kuarciteve mikore me
dimensione më të vogla, pastaj thjerrëza të zgjatura të gnejseve, dhe në fund, përgjatë vete
skajit të masivit ultramafik, amfibolitet dhe rreshpet amfibolitike.
Pozita e kompleksit metamorfik të Koznicës ndryshon nga drejtimi i shtrirjes se zakonshme
të formacioneve të nën zonës qendrore të Vardarit dhe ky kompleks ka drejtim shtrirjeje veri-
jug (V - J) me kthim deri në verilindje. Kompleksi i Koznicës është i ndarë përmes thyerjes
gravitative nga metamorfitet e Artanës, në lindje, kurse në perëndim me mbihipje, vendoset
mbi melanzhin ofiolitik të nën-zonës qendrore të Vardarit.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 28
Rreshpet sericitike, kuarc-sericitike dhe epidot-kloritike me olistolite të mermerëve (J).
Ndër metamorfitet e Koznicës, më të përfaqësuarit janë rreshpet sericitike, kuarc-sericitike
dhe epidot-kloritike. Ato me radhë ndërrohen dhe shpesh gradualisht kalojnë në njëra tjetrën.
Në to paraqiten thjerrëza të zgjatura të vogla dhe ndërthuerjeve të filiteve, filito-argjilo-
shisteve, kuarciteve mikore, gnajseve, serpentiniteve, diabaz-porfireve dhe më së shpeshti të
mermerëve.
Mermerët dhe kalkshistet (M), shfaqen si thjerrëza të numërta, me gjatësi deri 1km, brenda
rreshpeve.
Amfibolitet dhe rreshpet amfibolitike (A), shfaqen si zona të ngushta dhe thjerrëza të
zgjatura pothuajse në tërë pjesën perëndimore të masivit ultramafik. Janë të ndërtuara nga
amfiboli, plagjioklazi dhe kuarci si përbërës kryesor. Në disa raste përmbajnë sasi më të
mëdha të epidotit dhe coisitit duke kaluar në rreshpe amfibol-epidote.
Gnaiset (G), paraqiten në rreshpet si thjerrëza të zgjatura me trashësi 20 m dhe gjatësi deri
në një kilometër. Ato janë të kataklazuara dhe sericitizuara. Janë të ndërtuara nga kuarci,
albiti, biotiti, si minerale të alteruara në agregate të sericititit dhe kloritit, mandej nga granati,
apatiti, zirkoni, sfeni dhe mineralet metalore.
Harcburgitet (δ). Masivi ultaramafik i Koznices, me gjerësi 1-2 km dhe gjatësi mbi 10 km,
paraqet trupin kryesor dhe më të madh ultramafik. Ai kryesisht përfaqësohet nga tipi
harcburgit. Në përbërjen e tij merr pjesë olivina, enstatiti. Procesi i serpentinizimit të
harcburgiteve është shumë dobët i shprehur, ndërsa kataklazimi është i shpeshtë (nga thyerja
dhe bluarja e kokrrizave deri në brekëçëzimin e tërë shkëmbit). Vende – vende shkëmbinjtë
janë të ndërprerë nga shumë çarje të mbushura me karbonate dhe silic, të cilat janë depozituar
në rruge hidrotermale. Në brezin rreshpor për rreth masivit ultramafik të Koznicës shpesh
gjenden rreshpet e gjelbra, rreshpet epidot-aktinolite, pastaj gabrot e alteruara, gabro-
amfibolitet, dhe shkëmbinj të ngjashëm. Është e qartë se kemi të bëjmë me formacionin
diabaz-strallor të metamorfizuar nga ana e masivit ultramafik.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 29
2.2.3.2. Melanzhi i nënzonës së jashtme të Vardarit Melanzhi ofiolitik i nënzonës së jashtme të Vardarit, ndërmjet Kishnicës dhe Zhegocit, është i
mbihipur përgjatë anës jugperëndimore mbi metamorfitet e Zhegocit, kurse nga ana
verilindore mbi te shtrihen, në mënyrë transgresive, sedimentët e Senonianit. Ky melanzh në
krahasim me atë të nënzonës qendrore, përmban masë më të madhe të matriksit, ndërsa
olistolitet janë me permasa më të vogla. Perhapje më të mëdha ato kanë në pjesën e Kishnicës,
ku blloqet e serpentiniteve janë të ndërprera në shumë vende nga damarët e gabro-rodingiteve.
Paraqiten edhe dy shfaqje të vogla të gnejseve, të cilat në mënyrë tektonike shtrihen mbi
serpentinite. Blloqet e diabazeve, të përmasave më të vogla, të vendosura në rrugë tektonike,
gjenden në pjesën bazale të serisë së Senonianit, në të majtë të lumit të Zhitisë.
2.2.4. Shkëmbinjtë e Kretakut
Shkëmbinjtë të moshës Kretake janë mjaft të përhapur në zonën tektonike të Vardarit. Në
nënzonën e jashtme paraqiten vetëm sedimentet e Kretakut të sipërm ndërsa në atë qendrore
sedimentet e Kretakut të poshtëm dhe atij të sipërm.
2.2.4.1. Kretaku i zonës së jashtme të Vardarit
Në këtë nënzonë në sedimentet e Kretakut janë veçuar këto njësi: 1. Ranorët, mergelet,
alevrolitet, gëlqerorët mergelor, konglomeratet dhe brekçet heterogjene 2. Melanzhi ofiolitik
i ricikluar.
Ranorët, mergelet, alevrolitet, gëlqerorët mergelor, konglomeratet dhe brekçet
heterogjene (Cr23) - Sedimentet Kretake të nën zonës së jashtme të Vardarit ndërtojnë një
brez, me drejtim shtrirjeje VP - JL, në linjën Prishtinë - Kishnicë – Janjevë - Zhegoc.
Përfaqësohen nga ranorët shtresë trashë (banakor), mergelet dhe alevrolitet me ndërfutje të
rralla të konglomerateve dhe brekçeve, me trashësi mbi 300 m. Gëlqerorët dhe gëlqerorët
mergelor shfaqen si shtresa të holla dhe thjerrëza në pjesën ranore dhe mergelore të njësisë.
Në gëlqerorët mergelor gjenden mikrofosile të farominifereve të Senonianit, më së shpeshti
globotrunkana.
Melanzhi i recikluar ofiolitik (Cr23) - Shfaqja e tij në lindje të Prishtinës është e kufizuar
me dislokacionet (thyerjet) nga sedimentet e Senonianit fqinjë. Në drejtimin e juglindjes
kontakton me melanzhin ofiolitik të Jurasikut, gjë që le të mendohet për mundësinë e
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 30
shkatërrimit të melanzhit të Jurasikut të krijuar më herët dhe ridepozitimin e tij në melanzhin
ofiolitik të Kretakut. Në melanzhin e ricikluar ekzistojnë blloqe të mëdha të gëlqerorëve të
mermerizuar më gjatësi kilometrike. Trashësia e përgjithshme e melanzhit arrin deri në 300
m.
2.2.4.2 Kretaku i nënzonës qendrore të Vardarit
Në Kretakun e nënzonës qendrore të Vardarit janë ndarë këto njësi: konglomerate - arenite
(Cr11), karbonatike-alevrolite (Cr1
1,2), arenite-alevrolite (Cr13,4), ranorët, alevrolitet, mergelet
dhe konglomerati bazale (Cr1,2), melanzhi ofiolit i ricikluar me olistolite, mermerë dhe
diabaze (Cr13), Seria Flishore e Kretakut (Cr2).
Njësia konglomeratike-arenite (Cr11) - Në brezin e Kretakut të brezit qendror të nënzonës së
Vardarit, ndahet njësia konglomeratike-arenite si më e vjetra. Ajo është e përfaqësuar nga
konglomeratet me trashësi mbi 100 m, të cilët shpesh ndërrohen më ranorët. Konglomeratet
në fillim janë në kokrriza më të ashpra, deri sa në horizontet më të sipërme gradualisht kalojnë
së pari në kokërr trasha, e më pastaj në ranor dhe alevrolitë kokërr imta, mbi të cilët
vendosen. Kryesisht shtrihen në anën verilindore ndahen nga melanzhi i Jurasikut dhe nga
sedimentet e Baremian - Aptianit, përmes një shkarje të ashpër. Copërat (fragmentet) e
mëdha në konglomerate kryesisht janë nga kuarcitet dhe gëlqerorët e murrmë. Në ndërtimin e
konglomerateve marrin pjesë fragmentet e spiliteve, diabazeve, keratofireve, stralleve, të
shkëmbinjtë karbonatike si dhe copëra të rralla të serpentiniteve.
Njësia karbonatike-alevrolite (Cr11,2) - Sekuenca ranorike, në të cilën konglomeratet me
sipër kalojnë gradualisht, përfaqësohet së pari me ranorë kokërr trashë e mandej me ranorët
kokërrimët dhe alevrolitet me ndërfutje të gëlqeroreve, me trashësi prej disa qindra metra.
Ata gradualisht kalojnë në njëri tjetrin dhe në anën e tyre jugperëndimore në formë të mbi
hipur shtrihen mbi melanzhin e ricikluar dhe ranoret dhe alevrolitet e Alb - Senomanianit
Njësia arenite-alevrolite (Cr13,4) - Në veriperëndim të Koznices është veçuar edhe një
sekuence me pak karbonatike e ranorëve dhe alevroliteve, me trashësi mbi 200 m.
Konglomeratet bazale, ranorët, alevrolitet dhe mergelet (Cr1,2) - me një trashësi prej deri
në 500 m marrin pjesë në përbërjen litologjike të nënzonës qendrore të Vardarit. Paraqiten
rreth Artanes dhe në një brez të gjatë ndërmjet lumit të Koshtanës dhe të Androvcit. Këto
formime në zonën e Artanës shtrihen në mënyrë transgresive dhe fillojnë në konglomeratet
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 31
bazale mbi metamorfite. Ndërmjet lumit të Koshtanes dhe të Androcit nuk ka konglomerate,
ndërsa kufijtë ndaj sedimenteve fqinje janë tektonik: mbi këto formime, në verilindje janë
mbihipur sedimentet e Valendin-Otrivianit, ndërsa në jugperëndim këto formime janë mbi
hipur mbi formacionet e Senonianit. Në kontakt tektonik janë gjithashtu edhe ndaj melanzhit
të ricikluar.
Sedimentet e serisë flishore të Kretakut të sipërm (Cr2) - ndërtojnë terrenet në
jugperëndim (fshati Samakovë) dhe verilindje (fshati Letnicë) të brezit të rreshpeve të
Paleozoikut. Shkëmbinjtë e serisë së flishit shtrohen me diskordancë mbi shkëmbinjtë më të
vjetër Në kontaktin verilindor dhe jugperëndimor të rreshpeve Paleozoike me flishin e
Kretaku të sipërm, paraqiten edhe disa thjerrëza tejet të vogla të serpentiniteve,
gabrodiabazeve dhe diabazave të moshës Jurasike. Seria flishore e Kretakut të sipërm
përfaqësohet nga sekuencat e ranorëve, alevroliteve, argjilave dhe mergelëve, me ndërshtresa
të konglomerateve, brekçeve dhe gëlqerorëve mergelor me foraminifera pelagjike.
Melanzhi ofiolit i ricikluar (Cr23) - Melanzhi ofiolit i ricikluar, me trashësi disa qindra
metra, gjendet tektonikisht i nderfutur në njësinë ranoro-alevrolito-mergelore të Albian-
Senomanianit, ndërmjet lumit të Androvcit dhe Koshtanit si dhe në lindje të Prishtinës.
Përmbi melanzh dhe mbi njësinë ranoro-alevrolite, nga verilindja janë mbihipur sedimentet e
Valenxhian-Otrivianit
Shpërndarja kaotike e blloqeve në melanzh është e shprehur mirë veçanërisht në lindje të
Prishtinës. Në këtë vend, në masën themelore ranoro-alevrolite me stralle, takohen fragmente
(pjesë) dhe blloqe të llojeve të ndryshme të shkëmbinjve - të rreshpeve seriricit - kloritike
dhe filitike, thjerrëza dhe blloqe gëlqerorësh të mermerizuar me dimensione kilometrike dhe
brekçieve, pastaj blloqe të shpeshta të diabazeve dhe serpentiniteve, në të cilat ka futje dhe
thjerrëza gabrosh.
2.2.5. Terciari
Në fundin e Kretakut ka përfunduar sedimentimi detar. Vetëm në hapësirën e Moravës së
Binçës janë depozituar, në Oligocenin e mesëm, sedimente të deteve të cekëta.
Gjatë Terciarit ka ardhur deri te shkarëzimi, copëtimi dhe ulja (fundosja) e terreneve të
ndërtuara nga formacionet e vjetra dhe formimi i baseneve (depresioneve) tektonike. Në këtë
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 32
mënyrë, në rajonin e pjesës lindore të Kosovës, u formuan basenet liqenore të Moravës
Binçës, Gjilanit dhe Strezovc - Krivarekes, me depozitime të ujrave të ëmbla dhe në vende –
vende me burime minerale të rendesishme.
Në bazë të materialit faunistik të zbuluar, depozitimet Terciare të ketij rajoni janë percaktuar
të moshes Oligocenike, Miocenike dhe Pliocenike.
Proceset vullkanike kanë përfshirë pjesën lindore të zonës së Vardarit dhe terrenin në lindje të
rrafshit të Kosovës. Mund të dallohen dy zona vullkanike: vullkanitet e brezit Kishnicë -
Janjevë me Moravën e Binçës dhe ai i Strezoc-Artanës. Zona e parë është vazhdim i zonës së
madhe vullkanike të Kopaonikut, e cila shtrihet në drejtimin e juglindjes, kurse zona e dytë i
takon kompleksit të madh vullkanik të Leces, i cili shtrihet në veri të Artanës.
2.2.5.1. Paleogeni
Oligoceni detar (Ol2) - Depozitimet detare të Oligocenit të mesëm, të bashkëshoqëruara me
produktet e vullkanizmit Terciar, janë të përhapura në zonën e Moravës së Binçës dhe fshatin
Zhegoc. Në kompleksin sedimentaro-vullkanogjen paraqiten gëlqerorët koralor, argjilitet,
mergelet, konglomeratet dhe brekçiet, pastaj trahitet, latitet, leucitet, tufet dhe brekçet
trahitike.
Depozitimet Paleogene pa vullkanite, me trashësi mbi 100 m, pak a shumë janë horizontale,
shtrihen në mënyrë transgresive mbi formacionet e rrudhosura më të vjetra, dhe më së
shpeshti fillojnë me konglomerate jo të çimentuara.
Gëlqerorët koralor të pasur me mbetje fosilesh, përmbajnë numër të madh koralesh, iriqësh,
lamelibrankiate, kërmij, numulite etj, të cilat janë karakteristike për Oligocenin e mesëm.
Meqenese gëlqerorët koralor, argjilat karbonatore dhe mergelet ranore në drejtimin lateral dhe
vertikal ndërrohen (zëvendësohen) me tufe dhe brekçe vullkanike, është e qartë që aktiviteti
vullkanik në zonën e Moravës së Binçës ka qenë sinkron (i njëkohshëm) me sedimentimin e
sedimenteve detare të Oligocenit të mesëm.
Në kuadër të shkëmbinjve vullkanikë janë veçuar trahitet, latitet, leucitet, brekçet, trahito-
leucitet dhe tufet trahito-leucitet.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 33
Trahitet (τ), shfaqen në gjithë zonën vullkanike të Moravës së Binçës dhe Zhegovcit në
formë të derdhjeve dhe rrjedhjeve në piroklastite. Trahitet janë të fortë, të freskët, me ndërtim
holokristalin-porfirik dhe me masën themelore trahitike. Janë të ndërtuar nga feldspati i
kaliumit, pirokseni monoklin, biotiti, sfeni, leukokseni, apatiti, rrallë zirkoni, granati dhe
mineralet metalore. Masa kryesore është rrallë e kristalizuar dhe e zeolitizuar.
Latitet (τα), shfaqen në kodrën e Poneshit dhe në jug të Kllokotit. Në Ponesh paraqitet në
formë derdhjeje, në kufirin tektonik të sedimenteve të Jurasikut të sipërm dhe Kretes së
sipërme, strukture thyerëse, e cila si duket ka mundësuar rrjedhjet (derdhjet) e latiteve.
Tufet trahito-leucite (θ’), janë të përhapur në veri të Banjës së Kllokotit. Janë kokërrimët,
me ngjyrë karakteristike të kuqe. Rrethojnë copëra të trahiteve dhe leucit-trahiteve, kurse nga
mineralet përmbajnë fragmente të sanidinit, leucitit, egirin-augitit, fleta të biotitit të koroduar,
kokrriza të apatitit dhe të mineraleve metalore. Çimento është kryesisht material xham-tufë.
Brekçiet trahito-leucite (ω’), zënë hapësirën më të madhe nga të gjithë shkëmbinjtë tjerë
vullkanik. Janë të përbërë nga fragmente të ndryshme të shkëmbinjve vullkanik - trahiteve,
leucit - trahiteve, latiteve, të cilët janë të çimentuara me çimento leucit-trahite.
Leucitet (τ), paraqiten si dajka ose derdhje mbi piroklastite. Përfaqsojne fazën më të re të
kristalizimit të shkëmbinjve vullkanikë.
Oligoceni liqenor (Ol3), përfaqësohet me depozitime të ujerave të ëmbël, në të cilat janë
veçuar konglomeratet, si facie skajore, mandej ranoret, argjiloret, mergelet dhe në fund
gëlqeroret mergelor dhe dolomitet.
Konglomeratet (1Ol3), përbejnë facien skajore të basenit, ndërsa jashtë dislokacioneve
anësore të basenit, vërehet se vendosen në mënyre transgresive mbi metamorfitet e Artanës
(Novobërdes). Kanë trashësi deri në 200 m. Janë heterogjenë, me kokrriza të trasha, dobët të
lidhur, me fragmente dhe blloqe dobët të rrumbullakosur të mermerëve, rreshpeve
Paleozoike, kuarciteve dhe shkëmbinjve të gjelbër. Çimentimi është argjilloro-ranor. Në disa
raste shtresohen së bashku me rërat dhe argjilat.
Ranorët, argjilitet dhe mergelet (2Ol3), me trashësi rreth 100 m, shtrihen mbi konglomerate.
Ndërrohen në menyrë të njëpasnjëshme me gëlqerorët mergelorë. Në mergelet dhe argjilitet e
kësaj njësie, në rajonet e afërta me të, janë gjetur mbetje bimësh fosile të Oligocenit të
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 34
sipërm, kështu që e tërë sekuenca e ujrave të ëmbla të basenit të Strezocit konsiderohet e
moshës së Oligocenit të sipërm.
Gëlqerorët mergelor dhe dolomitet (3Ol3), janë më të rinjtë në këtë sekuencë dhe me këta
ajo përfundon. Kanë një trashësi rreth 80 m. Shtrihen, në bërthamën e një sinklinali të vogël e
të cekët, mbi ranorë, argjilite dhe mergele. Gëlqerorët janë të ujërave të ëmbla, të
dolomitizuar dhe mergelizuar me faune të gastropodeve (Planorbis etj).
2.2.5.2. Mioceni
Gjatë kohës së Miocenit janë formuar shkëmbinjtë vullkanike (andezitet, tufet dhe brekçet
vullkanike) dhe sedimentet e ujërave të ëmbla. Shkëmbinjtë vullkanike gjendën në zonën e
Kishnicës, Janjevës dhe Strezocit, kurse depozitimet Miocenike në zonën e Gjilanit dhe
Moravës së Binçës.
Tufet andezite (θ), me trashësi rreth 60 m, janë konstatuar në basenin e Sterzocit. Janë të
perbere kryesisht nga hiri pelitik, në të cilën vërehet silici kriptokristalor, iliti, kloriti, feldspati
dhe kuarci. Përmbajtja e mineraleve metalore është e parëndësishme.
Brekçiet andezite (ω), Përveç tufave në basenin e Sterzocit janë veçuar edhe brekçiet
vullkanike me trashësi rreth 60 m, të cilët, sikurse edhe tufat, shtrihen mbi sedimentet e
ujërave të ëmbla të Oligocenit të sipërm dhe metamorfiteve të Artanës. Janë të ndërtuara nga
fragmentet e andeziteve me madhësi të ndryshme, dhe janë të çimentuara me material tufor.
Andezitet (α), janë të veçuara në zonën e Kishnicës, Janjevës dhe Sterzocit, dhe paraqiten në
formën e masave dhe derdhjeve vullkanike. Këta shkëmbinj i takojnë andeziteve amfibol-
piroksenite; në përbërjen e tyre hyn plagjioklazi (rreth 45%), amfiboli dhe augiti, kurse nga
mineralet aksesore, sfeni, apatiti, zirkoni, etj. Masa themelore është mikrokristalore, kurse
struktura e shkëmbit është holokristalore-porfirike. Nga proceset pasuese rregullisht janë
shumë të ndryshuar, silicifikuar dhe karbonatizuar, kurse pjesërisht edhe të xeherorizuar me
(Pb, Zn).
Produktet e vullkanizmit miocenik gjenden në rrethinën e Janjevës, Kishnicës dhe Sterzocit.
Meqenëse i takojnë zonës së njëjtë të formimeve vullkanike të Trepçës, mendohet se edhe
këta shkëmbinj vullkanik mund të jenë të moshës Miocenike.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 35
Shkëmbinjtë e ndryshuar nga hidrotermat - janë të përhapur në rajonin e Artanës,
Hajvalisë, Kishnicës dhe Janjevës. Në kuadrin e ciklit vullkanik të Neogenit, nga proceset
aktive hidrotermale dhe metasomatike janë të përfshirë të gjithë shkëmbinjtë rrethues-
mermerët, rreshpet shkëmbinjtë bazike dhe ultrabazike, pastaj shkëmbinjtë sedimentare dhe
vullkanike.
Argjilat dhe rërat e mergelizuara dhe ranorizuara (M2) - me trashësi rreth 160 m, janë
zhvilluar në rrethinën e Gjilanit, si dhe në zonën e Moravës së Binçës, ku janë të vendosura
mbi shkëmbinjtë e Oligocenit detar, vullkanikeve dhe formimeve tjera gjeologjike më të
vjetra. Përfaqësohen nga argjilat ranore dhe mergelore ngjyrë gri dhe jeshile, mandej me rëra
dhe me rrallë zhavorre. Vende-vende në to gjenden ndërfutje të tufave. Përbërja litologjike
dhe mbetjet fosilore tregojne se këto janë depozitime të baseneve të cekëta liqenore. Mosha e
sedimenteve është vendosur mbi bazën e korrelimit me sedimentet liqenore Miocenike të
basenit të Dukagjinit, si dhe në bazë të mbetjeve fosile të ostrakodeve (Typhlocypris sp.1).
2.2.5.3. Plioceni
Në fundin e Miocenit dhe fillimin e Pliocenit është krijuar depresioni tektonik në hapësirën e
sotme të rrafshit të Kosovës, në të cilën janë depozituar sedimente Pliocenike të ujërave të
ëmbla me shtresa të lignitit me vlerë të madhe ekonomike. Shtresat Pliocenike janë të
vendosura në mënyrë diskordante mbi shtresat më të vjetra të dyshemesë dhe anëve të basenit.
Edhe në disa pjese të fushëgropës së Moravës së Binçës (Zlatare) etj. janë krijuar po ashtu
sedimente të Pliocenit.
Në bazë të analizave të përbërjes të sedimenteve dhe facieve, janë veçuar dy grupe të
depozitimeve Pliocenike: rërat dhe argjilat me lignit dhe zhavorret, rërat dhe argjilat me rëre.
Rërat dhe argjilat me lignite (Pl1) - Përfaqësohen nga alevrolite tejet kokërrimëta dhe nga
argjila ranore, rëra kokërrimëta dhe alevrolite, pastaj argjila karbonate, mergelore dhe
hekurore, me trashësi rreth 380 m. Në pjesët periferike, sedimentet argjilore kalojnë në
sedimente të rërave dhe zhavorreve.
Zhavorret, rërat dhe rërat argjilore (Pl1), kryesisht janë të përhapura afër anës të basenit,
kurse në disa vende paraqiten edhe si mbetje erozive, kryesisht mbi formacionet e vjetra.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 36
2.2.6. Kuaternari
Formimet Kuaternare kanë një përhapje më të gjerë në basenin e Kosovës dhe basenin e
Moravës së Binçës. Janë veçuar lloje të ndryshme gjenetike të facieve liqenore - tokësore me
moshe të Pleistocenit dhe Holeocenit.
Pleistocenit i takojnë sedimentet liqenore, sedimentet e tarracave lumore dhe proluvioni i
vjetër, kurse Holocenit i takojnë deluvionet, proluvionet dhe aluvionet.
2.2.6.1. Pleistoceni
Sedimentet liqenore (jQ?), paraqesin formimet më të vjetra të Kuaternarit dhe janë të
përhapura në basenin e Kosovës ndërmjet Ferizajt, Bibajve dhe Sazlisë, kurse në zonën e
Moravës së Binçës janë të shtrira rreth fshatrave Dardani, Tërstenik dhe Sllatinë. Sedimentet
liqenore zënë pjesët më të ulëta të rrafshinës liqenore, në basenin e Kosovës, ndërmjet
lartësive mbidetare 580 dhe 600 m, kurse në Moravën e Binçës, deri në kotën 540 m mbi
nivelin e detit. Për këtë arsye mund të nxirret përfundimi se në këto zona janë zhvilluar dy
faza liqenore, për të cilat tregojnë edhe analiza e morfologjisë të terrenit të sotëm.
Tarracat lumore. Janë dalluar dy lloje: tarracat e larta dhe të ulëta lumore. Tarracat e larta
lumore (tz) janë konstatuar në të majtë të lumit të Prishtinës, në rreth 20 m të lartësisë relative
në zonën e Prishtinës, si dhe në anën e djathtë të lumit të Matiqanit (5-10 m të lartësisë
relative).
Këtu është përcaktuar edhe tarraca lumore në anën e majtë të lumit Krivareka dhe përroit të
Kukavicës, ku lartësia relative e tyre 50-80 m mbi rrjedhjet e tanishme të lumenjve mund të
shpjegoje intensitetin e gërryerjes së Krivarekës.
Tarraca lumore e ulët (tj), në shumë vende përcjell rrjedhjen e tanishme të lumenjve. Të tilla
janë evidentuar rreth lumejve: Gracanicës, Zhegocit, Klisurë Livocit etj, në lartësi relative 2-5
m.
Në përbërjen e këtyre tarracave marrin pjesë zhavorret dhe rërat. Tarracat e ulëta lumore janë
sinkrone me depozitimet proluviale te vjetra .
Proluviumi i vjetër (prQ1,2) - Kone të derdhjes me përhapje të madhe gjendet në pjesët
qendrore të basenit Neogenik të Kosovës dhe atij të Moravës së Binçës dhe përgjatë
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 37
rrjedhjeve më të mëdha lumore. Në formimin e këtyre llojeve të sedimenteve dhe format e
akumulimeve sigurisht kanë ndikuar karakteristikat klimatike gjatë fundit të Pleistocenit dhe
fillimit të Holeocenit.
2.2.6.2. Holoceni
Deluvioni (d) - ose materiali i shpateve paraqitet në shpate të buta në forma të ndryshme dhe
me trashësi të ndryshme. Janë konstatuar në Stanishor, Koretishtë, Livoq dhe Partesh. Paraqet
çakell shkëmbor, jo të klasifikuar dhe të përzier me dhe.
Proluvionet (pr) - Për dallim nga proluvionet e vjetra, këto proluvione të reja paraqiten në
formën e koneve të vogla, përgjatë anëve të luginave. Në përbërjen e tyre marrin pjesë
materiale të pa asortuara, zhavorre dhe ranore.
Aluvionet (al). Përgjatë të gjitha rrjedhjeve lumore, kryesisht në pjesët e rrafshëta janë
zhvilluar depozitimet aluviale – depozitime të sotme lumore, të përfaqësuar nga sedimentet
ranore - lymore dhe ranore – zhavorrike. Sipërfaqet më të mëdha të mbuluara nga aluvionet
janë konstatuat rreth lumenjve të Nerodimes, Moravës së Binçës, etj.
2.3. Karakteristikat tektonike
Në aspektin gjeotektonik rajoni i gjerë i pjesës Lindore të Kosovës i takon Masivit Dardan
dhe Zonës së Vardarit. Për rajonizimin e përgjithshëm gjeotektonik këtu është pranuar
mendimi i Dimitrijevicit (1974). Zona e Vardarit në aspektin gjeotektonik dhe formacional
ndahet në nën-zonën e brendshme, qendrore dhe të jashtme.
2.3.1. Zona e Vardarit
Formacionet Mezozoike dhe metamorfitet e Artanës dhe Zhegocit të zonës së Vardarit kanë
përjetuar të gjitha fazat e orogjenezës Alpine, kështu që janë shumë të rrudhosura. Nga ana
tjetër depozitimet Terciare nuk janë rrudhosur, por janë përfshirë nga tektonika e re radiale
Alpine dhe me këtë rast janë krijuar depresionet tektonike (Kosovës, Strezocit dhe i Moravës
së Binçës). Gjatë orogjenezës Alpine formacionet e zonës së Vardarit horizontalisht janë tejet
të ndrydhura, të ndërprera nga dislokacionet meridionale dhe të mbihipura në drejtim të
jugperëndimit, me shtresa me rënie shumë të pjerrët në drejtim të verilindjes. Në zonën e
Koznicës pozita e masivit ultramafit me rreshpet zhvendoset nga drejtimi i zakonshëm i
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 38
shtrirjes së formacioneve. Paraqitjet e melanzhit ofiolitik dhe të ridepozituar flasin për
pranine e hullive të thella gjatë Kretakut dhe mbi jo stabilitetin tektonik të hapësirave të
zonës së Vardarit. Koha e metamorfizimit të shkëmbinjve të Artanës dhe Zhegovcit nuk është
e njohur, por megjithatë para Jurasikut. Në anën tjetër, metamorfizimi i shkëmbinjve të
melanzhit ofiolitik përgjatë anës (skajit) të masivit ultramafik të Koznices është bëre nga
fundi i Jurasikut.
Sedimentet Terciare të baseneve të Kosovës, Strezovcit dhe Moraves së Binçës shtrihen në
mënyrë trangresive mbi terrene të rrudhosura më të vjetra. Sedimentet Triasike në
jugperëndim të zonës së Vardarit janë të mbihipura mbi shtresat Kretake të brezit Shtime -
Ferizaj të zonës së Drenicës dhe kjo mund të vërehet në shtratin e lumit Sazli (thyerja reverse
Mirasal-Glavice, 3).
2.3.1.1. Nënzona e jashtme e Vardarit
Kjo pjesë e zonës së Vardarit ka ndërtim kompleks: përmban metamorfitet e Zhegocit
(ekuivalente me ato te Artanës), pastaj formimet Triasike, melanzhin ofiolitik të Jurasikut,
melanzhin e ridepozituar të Kretakut si dhe formimet tjera të Kretakut. Shumë pjesë të
rrudhosura të terrenit mbulohen nga sedimentet e Neogjenit, dhe më pak nga ato të
Oligocenit. Nënzona e jashtme e Vardarit është e kufizuar nga thyerje tektonike,
kundërhedhje, nga verilindja sedimentet e vjetra Kretake, kurse nga nënzona fqinje qendrore
mbihipin mbi sedimentet e Senonianit përgjatë thyerjeve, kunderhedhjes Janjev-Rrafshi
(shih Fig.7, dhe Fig.8, legjenda (5)), ndërsa në jugperëndim formimet Triasike shtrihen mbi
flishin e Kretakut të rrafshit të Kosovës, përgjatë thyerjes Mirasale-Glavic (3). Në brendësinë
e nënzonës melanzhi i Jurasikut me ofiolitet për gjatë anës së tyre jugperendimore janë të mbi
hipur mbi metamorfitet e Zhegocit për gjatë thyerjes tektonike Badoc-Zhiti (6). Nuk është
plotësisht e qartë nëse metamorfitet e Zhegocit ndaj gëlqerorëve të Triasikut kanë kufi
tektonik, ose këtu pozicioni i njësive është invers; sipas të gjitha gjasave duket se kjo e dyta
është më e mundshme. Sedimentet Kretake në juglindje të Prishtinës formojnë antiklinalen e
Smerdanës, të shtrirë (përmbysur) në drejtim të jugperëndimit (7).
Melanzhi i ridepozituar i Kretakut, në lindje të Prishtinës, në pjesët anësore është i
përkufizuar me sedimentet Kretake etj, me thyerje tektonike. Në drejtim të shtrirjes, kontakton
direkt me melanzhin e Jurasikut.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 39
Në ndërtimin gjeologjik të Zonës së Karadakut marrin pjesë rreshpet e Paleozoikut,
sedimentet e Kretakut dhe depozitimet e Oligocenit me shkëmbinj vullkanik trahitik.
Rreshpet Paleozoike, në anën perëndimore janë në kontakt tektonik ose të mbihipura në
mënyrë luspore mbi sedimentet e Kretakut. Në lindje, mbi rreshpet Paleozoike në mënyrë
trangresive, shtrihen sedimentet e Kretakut.
Në aspektin tektonik, zona e Karadakut është relativisht e qetë. Drejtimet e rënieve te
foliacionit të metamorfiteve, të cilët janë intensivisht të rrudhosur, gati të gjitha janë të
orientuara nga veri-verilindja, ndërsa rëniet e shtresave të flishit të Kretakut janë të orientura
në drejtim të verilindjës.
Brezi i metamorfiteve në këtë zonë karakterizohet me paraqitjen e një numri relativisht të
madh të prishjeve (thyrjeve) tektonike, me shtrirje VVP - JJL dhe më pak VVL - JJP. Këto
dy sisteme të prishjeve tektonike, duke u nderprere midis tyre, i japin brezit te metamorfiteve
pamje të një ndërtimi bllokor. Prishjet tektonike më karakteristike, me drejtim
veripërëndimor, janë mbihipja e Tanushes (3) dhe prishjet (thyrjet) tektonike të Buzovikut
(6), Debelldes (13) dhe e Lubishtes, ndërsa nga ato me shtrirje verilindore mund te
permendet ajo e Letnicës (16).
2.3.1.2. Nënzona qendrore e Vardarit
Kjo njësi tektonike, me ndërtimit shumë kompleks, përfshin metamorfitet e Artanës me
Kretakun transgresiv dhe Terciarin, melanzhin ofiolit të Jurasikut, pjesërisht të
metamorfizuar, me trupa të zgjatur të peridotiteve, gabrove, diabazeve, pastaj sedimente të
shumellojeshme të Kretakut, me melanzhin e ridepozituar, si dhe sedimentet Terciare dhe
vullkaniket. Nënzona qendrore e Vardarit në verilindje kufizohet me basenin e Strezocit,
kurse ne jugperëndim me nën zonën e jashtme të Vardarit. Kufiri i saj me basenin e Sterzocit
është përcaktuar përmes dislokimit të Bolecit (8), e përcjellur me shkarje (thyerje) tektonike
më të vogla tërthore, ndërsa me nënzonën e jashtme të Vardarit kufizohet përmes thyerjes
Janjevë-Rrafshi (5), për gjatë së cilës sedimentet e Senomanian - Turonianit shtrihen mbi ato
të Senonianit. Në brendësinë e nën-zonës vërehen dy mbihipje tektonike të mëdha dhe disa
zona të dislokacioneve tektonike. Përgjatë mbihipjes Gllame - Gjilan (9) metamorfitet e
Artanës janë zhvendosur mbi melanzhin ofiolitik të Jurasikut, në drejtimin e jugperëndimit,
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 40
kurse përgjatë mbihipjes tjetër tektonike Hanroc - Cernicë (10), sedimentet e Kretakut janë
mbihipur mbi melanzhin e ridepozituar dhe sedimentet tjera të Kretakut të sipërm. Zona e
(thyerjeve) tektonike gjatësore (meridionale) dhe atyre tërthore shtrihet përgjatë
metamorfiteve të Artanës, duke përshkuar edhe vetë zonën e minierës (11). Zonat e thyerjeve
gjatësore, të shoqeuara me disa thyerje tërthore, ndodhen në lindje dhe perëndim të kodrës së
Gllamës, si dhe në lindje të Janjevës. Melanzhi ofiolit i Jurasikut dhe ai i ridepozituar i
Kretakut janë të rrethuar nga dislokacionet.
Blloku tektonik i Koznicës (12), nga ambienti rrethues, dallohet për shkak të metamorfizmit
të shkëmbinjve dhe nga pozita e ultrabazikeve dhe rreshpeve të gjelbërta ndaj depozitimeve
rrethuese. Ky bllok, nga ana lindore kufizohet me një shkarje normale, kurse nga perëndimi
me shkarje kundërhedhëse, përgjatë së cilës metamorfitet e Koznicës janë shtrirë mbi
melanzhin ofiolitik. Brendësia e bllokut është e ndërprerë nga një numër i shumtë i shkarjeve
me drejtime të ndryshme.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 41
Fig. 7. Harta gjeologo-tektonike e pjesës Lindore të Kosovës
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 42
Fig.8. Harta tektonike e rajonit
A- Zona e Drenices
B- Zona e Vardarit, B1- nënzona jashtëme, B2- nënzona qendrore, B3- nënzona brendshëme
C- Masivi Dardan
Format strukturore: - 1. Zona Tirinc-Doberqan 2.Thyerja e Krivarekes 3Thyerje Mirasal-Gllavic, 4- Thyerja e Ferizajt, 5- Thyerje reverse Janjevë-Rrafshi, 6- Thyerja reverse Badoc-Zhiti, 7- Antiklinalja e Smerdanës (Smrdana), 8- Zhvendosja e Bolecit, 9- Mbihipja Gllamë - Gjilan, 10- Mbihipja Hanroc-Cernicë, 11- Zona e thyerjes së Artanës, 12- Blloku tektonik i Koznicës, 14- Thyerja e Buzovikut, 15- thyerja e Debulldeut, 16.Thyerja e Letnices, 17. Thyerja e Ogoshtit ( Teksti sqarues Ferizaj,Vrajë, Kaçanik 1980).
Zona tektonike Tirinc-Miresh-Karadak (1) - Paraqet një zonë tektonike të gjerë, e cila
ndan midis tyre rreshpet kristalore të serisë së Veleshit në perëndim dhe rreshpet me
kristalizim të lartë të masivit Serbo-Kosovar-Maqedonas, në lindje.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 43
Dislokacioni i Bolevcit (10) - Kufizon basenin e Strevocit me formacionet tjera te zonës
qendrore të Vardarit.
Disllokacioni i Gllamës (9) - Përgjatë mbihipjes së Gllamës, metamorfitet e Artanës janë
zhvendosur në drejtim të jug-perëndimit mbi melanzhin ofiolitik të Jurasikut.
Disllokacioni-Androvc-Cërnicë (8) - Përgjatë mbihipjes Androvc-Cërnice sedimentet e
Kretakut të poshtëm janë mbihipur mbi mellanzhin e ridepozituar të sedimenteve të Kretakut
të sipërm.
Zona e prishjeve tektonike të Artanës. Kjo zonë përbëhet nga prishjet tektonike gjatësore
dhe tërthore. Këto prishje tektonike kanë bërë që mellanzhi ofiolitik i Jurasikut dhe Kretakut
të kenë kontakte tektonike.
Rajoni gjerë i mineralizimeve xeherore të Binçës, në aspektin gjeotektonik, gjithashtu i
takon Zonës së Vardarit. Kjo pjesë e kësaj zone karakterizohet me një ndërtim të ndërlikuar
dhe ndërrim të shpeshtë midis tyre të formacioneve me rënie të pjerrtë dhe me mbihipje
tektonike. Në këtë zonë janë manifestuar gati të gjitha fazat e orogjenezës Alpine dhe për këtë
formacionet prezentë janë rrudhosur, zhvendosur dhe në formë luspore janë të mbi hipura.
Rajoni i gjerë i Binçës i takon dy njësive më të vogla të Zonës së Vardarit: Zonës (bllokut) të
Karadakut dhe Zonës (bllokut) të Kaçanikut (Fig 8).
Zona e Karadakut - Shtrihet përmes pjesës qendrore të Zonës së Vardarit dhe nga Zona e
Kaçanikut veçohet nëpërmjet mbihipjes luspore të Tanushës (3).
Zona e Kaçanikut - Shtrihet në përëndim të mbihipjës së Tanushës (3) dhe përbëhët nga
sedimentet e flishit të Kretakut. Sedimentet e flishit të Kretakut të sipërm janë shumë dobët të
rrudhosur. Vetëm në zonën e kontaktit me rreshpet e Paleozoikut (mbihipja e Tanushës),
sedimentet e flishit jane rrudhosur fuqishëm dhe janë të përmbysura. Duke u larguar nga ky
kontakt tektonik, në drejtim të përëndimit, shtresat e sedimenteve të flishit kanë rënie
monoklinale në drejtimin veri-verilindje.
Në brezin e flishit të Kretës së siprme të kësaj zone paraqitën prishje tektonike relativisht të
shumta, me dominim të atyre me shtrirje VVP - JJL dhe më pak me drejtim VVL - JJP. Këto
dy sisteme të prishjeve tektonike, edhe sedimenteve të flishit i japin pamje të ndërtimit
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 44
bllokor. Me gjithë veshtiresinë e lokalizimit të prishjeve tektonike në flish, si prishje më
karakteristike në rajonin e gjërë të Binçës, mund të përmenden ato të fshatit Samakovë (18).
Baseni i Strezocit - Hapësira e këtij baseni është i mbushur nga depozitimet e ujërave të
ëmbla të Oligocenit dhe nga vullkaniket e Miocenit. Nga metamorfitet e Artanës dhe
sedimentet e Kretakut e ndan zhvendosja tektonik e Bolecit (8), e shoqeruar me pak thyerje.
Depozitimet e Oligocenit ndërtojnë një sinklinal të drejtë me bosht, i cili zhytet në drejtimin te
veri-veriperëndimit.
2.4. Mineralet e dobishme të pjesës Lindore të Kosovës
Hapësira e pjesës Lindore të Kosovës, e trajtuar në këtë studim, paraqet një zonë shumë të
rëndësishme përsa i përket mineraleve të dobishme (Fig.9). Nga aspekti ekonomik, më të
rëndësishme janë brezat xeherormbajtese të Pb-Zn, të lidhura me Terciarin, në epokën
metalogjenike Alpine.
Lëndet minerale që janë formuar gjatë veprimit të magmatizmit të Miocenit të mesëm shfaqen
në kete treve në dy fusha xeherore polimetalore si me poshtë vijon.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 45
Fig. 9. Harta e mineralizimeve të pjesës Lindore të Kosovës
2.4.1. Mineralizimet e Plumbit dhe Zinkut
Vendburimet e plumbit dhe zinkut janë shfrytëzuar qysh në kohën e Ilirisë. Mineralizimet
janë të lidhura me intruzionet granodiorike (Smejkal 1960, 1962). Në mënyrë hapsinore
dallohen dy fusha xeherore të mineralizimit polimetalor:
Fusha xeherore Hajvali-Kishnicë, zë një hapësirë prej rreth 50 km2. Është e lidhur me
strukturën thyerëse në vijën Prishtinë-Zhegoc, dhe në kuadrin e saj dallohen tri zhvendosje
tektonike me orientim të njëjtë (VP - JL), me të cilat në mënyrë direkte është i lidhur
xeherorizimi.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 46
Thyerjet e Hajvali - Badovcit, Kishnicës dhe Okosnicës lidhen me tre vendburime respektive
të xeheroreve së Pb-Zn. Formimi i vendburimeve të përmendur është kryer nga depozitimi i
mineraleve xeherore në tri faza: hipotermal, mezotermal dhe epitermal.
Në ndërtimin e vendburimit marrin pjesë gnajset, serpentinitet, gabro-diabazet, sedimenetet e
Kretakut dhe andezitet. Mineralet xeherore jane depozituar në të gjithë shkëmbinjtë e
vendburimit, kurse koncentrimet me vlera ekonomike gjenden vetëm në serpentinite, në
sedimentet Kretake dhe pjesërisht edhe në gnajse. Sasi të mëdha të pirotinës dhe sfaleritit i
takojnë fazës së formimit në temperatura të larta, kurse koncentrimet kryesore të galenitit i
takojnë formimeve epitermale.
Mineralizimet në vendburimin e Badocit janë të tipit metasomatik, të vendosura në gëlqerorët
e Triasikut, dhe si damar të impregnuar në zonën e ndryshimeve hidrotermale. Vendosja e
materialit mineralizues është kryer në gëlqerorët e Triasikut në kontakt me serpentinitet, në
serpentinitet në kontakt me vullkanitet si dhe në sedimentet Kretake. Vendburimi është
formuar në zonën thyerëse të Badocit, ku dyshemeja perfaqesohet nga sedimentet Kretake
kurse tavani nga serpentinitet dhe andezitet.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 47
Fig.10. Harta skematike e strukturave mineralmbajtëse (Sherbimi Gjeologjik, Kishnicë)
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 48
Përveç vendburimeve të përmendura, në fushën xeherore të Hajvali-Kishnicës ndodhen edhe
shumë shfaqje të tjera xeherore të Pb-Zn. Ato takohen në Janjevë, Shashkoc, kodrën e
Shushicës, Majën e Mprehtë, Veternik, Biren e Arushës, Okosnicë, Përroin e Djaloshit, lumin
e Koznicës, Stezhec, etj.
Fusha xeherore e Artanës, përfshin një hapësirë prej rreth 200 km2, dhe gjendet në pjesën
verilindore të rajonit të studiuar. Në ndërtimin gjeologjik të fushës xeherore marrin pjesë me
përqindje më të madhe metamorfitet e Artanës, masivët ultrabazike, formimet Kretake,
kompleksi i sedimenteve vullkanogjene të Terciarit dhe damarë të përbërjes granodiorite.
Përroi i Ngjyrosur është vendburim sulfuror i vendosur në rreshpe, i lokalizuar ne zonën e
çvendosjes tektonike Guri i Keq - Përroi i Ngjyrosur - Guri i Ngulur, me shtrirje VVP - JJL
(Fig.13). Xeherori është në formën e trupave minerale metasomatik, damarëve shtokverkore,
në përbërjen e të cilit marrin pjesë sulfuret e hekurit (piriti dhe pirotina) me pjesëmarrje të
lartë të sfaleritit dhe galenitit, si dhe nga elementet shoqërues si argjendi, kadmiumi, bismuti
dhe ari. Tekstura e mineralizimit eshte pergjithesisht masive-damarore.
Në vendburim janë formuar edhe sasi të konsiderueshme të sideritit dhe halojzitit. Xeherori
është depozituar në gëlqerorë, prapa të cilëve vijnë rreshpet si ekran. Vendburimi është i
dimensioneve të mëdha, me përmbajtje mesatare të Pb-Zn mbi 9%. Artana dhe Përroi i Thartë
janë vendburime hidrotermale të Pb-Zn-Ag, të lidhur me zonën e zhvendosjes tektonike, me
shtrirje VVP - JJL, përgjatë, së cilës së pari kanë intruduar andezitet dhe më vonë kanë
qarkulluar tretjet hidrotermale. Përveç vendburimeve të përmendura të Artanës, xeherore të
Pb-Zn janë konstatuar edhe në sipërfaqe, ose gjatë shpimeve në lokalitetet: Mahalla e
Kllokotve, Kriva Reka (si vazhdim i vendburimit të Përroit të Ngjyrosur), Grozniqeci,
Kapatina, Kalaja, Kisha Sase, Kllobukar, Përroi i Thiut, Boleci, Modra Gllava etj. Shfaqje
mineralizimesh të Pb, Zn paraqiten edhe përgjatë zonave të tjera metalogjenike si në Zhegoc,
mandej në rajonin e Binçës, në rreshpet biotit muskovite të filitizuara, millonitizuara dhe të
katakllazuara. Paraqitja e kapelave të hekurit në zonën e ashtuquajtur “Qarshia” eshtë me
përmbajtje te Cu 1.67 %. Në të gjitha llojet e rreshpeve të sipërpërmendura takohen
ndërshtresa dhe thjerrëza të vogla të mermereve dhe kuarciteve. Damaret e kuarcit
hidrotermal, zakonisht me trashësi 5-10 cm, verehen gati në të gjitha llojet e rreshpeve dhe
janë në perputhje me foliacionin. Në damarët kuarcore kavernoze boshllëqet janë të
mbushura me limonit.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 49
Fig.11. Harta skematike e strukturave mineralmbajtëse në minierën e Artanës
(Sherbimi Gjeologjik, Artanë)
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 50
Fig.12 Profili gjeologjik 0-0’ në vendburimin “Përroi Ngjyrosur” në Artanë
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 51
Fig.13. Vendburimi “Përroi Ngjyrosur“ në Artanë
Në rajonin e Gjilanit, në formacionin e gëlqerorëve të Jurasikut, në kontakt me diabazet
gjithashtu kemi shfaqje të mineralizimeve të Cu, Pb, Zn dhe Ag . Në jug të Gjilanit, në anën
veriperendimore të Çelikut, takohen shfaqje mineralizimesh të Cu në diabaze nga intrudimi
kuarc-latiteve porfirike. Mineralizimet paraqiten me tekstur pikezimesh.
2.4.2. Shfaqjet e Manganit dhe Hekurit
Në bashkëshoqërimet minerale, të cilat janë karakteristike për xeheroret e plumbit dhe zinkut
të kësaj fushe xeherore, është e rëndësishme edhe pjesëmarrja e mangan-sederitit, mangan-
kalcitit dhe rodokrozitit, që ka pasur si pasojë formimin e kapelave të mangan-hekurit në
zonën e oksidimit të vendburimeve dhe shfaqjet e përmendura. Në Bolec zona e oksidimit të
mineraleve të Pb-Zn është në kontaktin e mermerëve me brekçet Terciare, në gjatësi deri në
230 m, dhe me trashësi maksimale deri në 10 m. Sulfuret primare të Pb-Zn në këtë zonë nuk
janë gjetur. Në preparatet xeherore nga zonat e oksidimit janë konstatuar: psilomelani,
limoniti dhe kalkopiriti, të cilët tregojnë për oksidimin e zonës se sulfureve. Përmbajtja e Mn
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 52
në analizat kimike arrin deri në 40%, Pb deri 4% dhe Zn më pak se 0,5%. Në lokalitetin e
Artanës transformimi i sulfureve primare në okside mangani ka sjell deri ne formimin e
vendburimeve okside të Mn. Në zonat në sipërfaqe, oksidet e manganit janë xeherorë të forte,
me strukturë kolomorfe. Këto zona janë konstatuar në lokalitetet Përroi i Ngjyrosur, Kapatinë
dhe Kalaja. Në aluvionet e Kriva Rekës, është konstatuar edhe prezenca e Au. Rezultatet më
të mira kanë dhënë dy prova, të marra në zonën e burimeve të Kriva Rekës, jo larg nga
Prekoci. Xeherorët e hekurit dalin përrreth kreshtes së Debelldes në kuarcitet hekurore. Këto
kauarcite paraqiten në formë të ndërshtresave në rreshpet sericitike dhe kuarc-sericitike, me
trashësi 0.5-5,0 m dhe me përmbajtje të hekurit ne diapazonin 7-16 %, në formë të magnetitit
ose të hematitit. Magnetiti paraqitet në formë të impregnimeve dhe konsiderohet se ka
prejardhje sedimentare. Një shfaqje e xeherorve të hekurit, në kuarcitet hekurore afër
Debeldes përmban mbi 65% Fe në formë të magnetitit. Në lokalitetin Qarshia, në afërsi të
mermereve cfaqen blloqe të izoluara të hematitit me përbërjë Fe-56.95 %, SiO2-17.83%, Mn-
0,05% dhe S-0.10%.
Vendburime të hekurit gjithashtu kemi edhe në pjesën lindore të Kosovës në masivin Dardan,
në formacionet e leukograniteve dhe granitoideve ( Fig.4).
2.4.3. Shfaqjet e Arit
Në aluvionet e Kriva Rekës është konstatuar prezenca e arit. Rezultate më të mira kanë dhënë
dy prova të marra në zonën e burimeve të Kriva Rekës, jo larg nga Prekoci. Provat kane
perfaqesuar material aluvial 1-1,5 m3, dhe në to janë gjetur 544 kokrriza ari, nga të cilat 45 më
të mëdha. Sipas të dhënave të V. Simiçit (1945), në materialet e Kriva Rekës dhe lumit të
Bostanit, te Përroit te Ngjyrosur dhe atij te Ciganëve janë konstatuar po ashtu sasi të
konsiderueshme të arit në shkrifërime.
2.5. Karakteristikat fizike të mineraleve e shkembinjve
Në ketë nënkapitull jepen karakteristikat fizike të disa mineralizimeve dhe shkëmbinjve
rrethues të hasur kryesisht në zonat ku janë kryer studimet tona eksperimentale në pjesën
Lindore të Kosovës. Tabela 2. paraqet vetitë fizike të rezistencës elektrike specifike,
polarizueshmerise, densitetit dhe predispozitetit magnetik të një serë kampionesh të këtyre
zonave, të matur në Laboratorin e Gjeofizikes, së Grupit Mesimor-Shkencor të Gjeofizikes,
Departamenti i Shkencave të Tokës, Fakulteti i Gjeologjise dhe Minierave në Tiranë.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 53
Tabela.2. Karakteristikat fizike të mineraleve e shkembinjve të rajoneve të studjuar
Nr
Emërtimi i kampionit
Rez.elektrike
(Ωm)
Ngarkueshm.
M2 [mV/V]
Predispozitet
i Magnetik
[X10-5 –SI]
Densiteti
Kg/m3
1 Skorie afër Lumit
Morava e Binçës
415 2.6 18,800 3,860
2 Skorie afër Lumit Kola 0.03 162.3 6,800 3,770
3 Filit 377 11.3 <100 2,533
4 Shkëmb silicor 13,500 2.5 <100 2,650
5 Filit 513 4.4 <100 2,540
6 Shkëmb vullkanik me
damar kuarci
800 7.2 <100 2,620
7 Shkëmb vullkanik 312 4.4 <100 2,820
8 Filit kompakt 6,900 9.5 <100 2,750
9 Magnetit 340 40.0 6,900 3,500
10 Shkëmb vullkanik 290 4.8 <100 2,760
11 Klorit-kuarc me pikez.
te rralla sulfuresh
1,100 18.1 <100 2,590
12 Xeheror polimetalik
mjaft i oksiduar
224 47.1 3,300 2,520
13 Gëlqeror 10,100 2.6 <100 2,720
14 Xeheror galeniti masiv
(Artane)
0.15 195.2 <100 6,700
15 Shist kloritik me
pikezime deri mesatare
sulfuresh
195
46.7
<100
2,680
16 Xeheror polimetalik
damaror
1.2 107.8 <100 3,900
17 Mineral mangani
(piroluzit gati masiv)
88.7 167.6 <100 3,700
18 Ultrabazik 295 45.3 18,700 2,880
19 Ultrabazik 176 54.7 11,200 2,750
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 54
Matjet e PP dhe Rezistencës janë kryer me marresin IPR-10A dhe dhënësin laboratorik CTU-
2 System, me kohet T = t = 2 sec. Matjet e paraqitura i takojnë dritares së mesit në një lakore
shuarje me tre pika (M2). Matjet e predispozitetit magnetik janë kryer me pajisjen
laboratorike CTU-2 System, ndërsa matjet e densitetit janë kryer me mënyrën e peshimit të
kampionit në ajër dhe të futur në një enë me ujë, me anën e një peshoreje elektronike të
saktësisë 0.1 g. Sikurse shihet nga kjo tabelë, mineralizimet e pasura polimetalore, me
teksturë masive/damarore karakterizohen nga vlera të ulëta të rezistencës elektrike specifike,
vlera mjaft të larta të polarizueshmerise elektrike (PP) si dhe vlera të larta të densitetit,
\krahasuar me shkëmbinjtë rrethues. Përsa i përket predispozitetit magnetik, mineralizimet
polimetalore karakterizohen përgjithësisht me vlera të ulëta, krahasuar me shkëmbinjtë
ultrabazike apo mineralizimet e magnetitit. Megjithatë, në rastet e pranisë së magnetitit apo
pirotinës në mineralizimet polimetalore, vërehen edhe vlera mesatare deri të ngritura të
predispozitetit magnetik. Gëlqeroret kompakte, shkëmbinjtë silicore apo edhe shistet
kompakte karakterizohen nga vlera të larta të rezistencës elektrike specifike. Për sa mësipërm,
është e qartë se metodat elektrometrike të PP/Rezistencës kanë përparësi në kërkim-zbulimin
e mineralizimit polimetalor të rajonit të Kosovës Lindore. Krahas, mund të përdoret me
sukses edhe metoda e gravimetrisë, sidomos në terrenet e buta dhe thellësi relativisht të vogla
të trupave polimetalore me rënie të fortë. Duhet theksuar se edhe shkëmbinjtë ultrabazike,
sikurse vërehet nga tabela 2, karakterizohen nga vlera të ngritura të ngarkueshmerise (PP), të
cilat jane analoge me vlerat e mineralizimeve polimetalore. Për të zgjidhur ketë problem
mund të shfrytezohen me sukses parametrat e rezistences elektrike specifike dhe të
predispozitetit magnetik, të cilët qendrojne në skaje të ndryshme per ultrabaziket dhe
mineralizimet polimetalore masive dhe bejne te mundur perdorimin me sukses te metodes se
rezistences se dukeshme dhe magnetometrise.
Me interes është të shenohen edhe vlerat e ngarkueshmerisë dhe rezistencës elektrike
specifike të një kampioni me mangan (piroluzit masiv). Ai karakterizohet nga vlera të larta te
ngarkueshmerise, te krahasueshme me ato te mineralizimeve polimetalore sulfure. Persa i
perket parametrit te rezistences elektrike specifike, ai karakterizohet nga nje vlere relativisht e
ulet, por megjithate, afro 2 dekada me e madhe se rezistenca elektrike specifike e
mineralizimeve polimetalore masive.
Bazuar në përcueshmerine e lartë elektrike të trupave xeherore polimetalore, edhe metodat
Elektromagnetike (EM) mund të përdoren me sukses në kërkimin e sulfureve polimetalore.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 55
Në ketë kuadër, në Artanën Veriore janë shfrytëzuar vrojtimet EM ajrore të kryera në vitin
2007 në territorin e Kosovës, si orientuese të vrojtimeve elektrometrike sheshore me metodat
e PP/Rezistencës.
KAPITULLI III
3.0. METODAT DHE METODIKA E STUDIMEVE ELEKTROMETRIKE
Vrojtimet elektrometrike eksperimentale për kërkimin e mineralizimit sulfur metalor në
rajonin e Pjeses Lindore të Kosoves u kryen me metodat e Polarizimit të Provokuar (PP) dhe
Rezistencës Elektrike të Dukshme. Këto metoda janë kryer historikisht në këtë trevë edhe me
parë nga Shërbimi Gjeologjik i ish-Jugosllavise, por veçoria e kryerjes së tyre në ditet e sotme
është se ato u kryen me aparatura me moderne e me të fuqishme dhe me tekniken e ”Prerjes
Reale” të PP/Rezistences, e cila ka provuar efektivitetin e saj në shumë vende të botës.
3.1. Metoda e Rezistencës elektrike të dukshme Rezistenca elektrike specifike është vetia e një materiali për të kundërshtuar kalimin e rrymës
elektrike në te. Numerikisht ajo përfaqeson aftësine për të kundërshtuar kalimin e rrymës në
një kub të përberë nga ky material, i cili e ka brinjën 1 m kur rryma rrjedh perpendikular me
dy nga faqet e kubit. Duke marre parasysh ligjin e Ohmit (R = ΔU/I), rezistenca elektrike
specifike përcaktohet nga formula :
ρ= (ΔV/I) x (S/l) Ku I-është rryma elektrike që kalon në kub, në Amper.
ΔV- është diferenca e potencialeve në te dy faqet e kubit, në Volt
S- sipërfaqja e një faqeje të kubit, në m2
l- gjatësia e një faqeje të kubit, në m.
Në sistemin SI rezistenca elektrike specifike matet në Ohm.m. Inversi i rezistencës elektrike
specifike njihet si përçueshmëria elektrike specifike, e cila karakterizon aftësine e materialeve
të ndryshme (përfshirë shkëmbinjtë dhe mineralet) për të lejuar kalimin e rrymës elektrike në
to. Ajo matet në Siemens/metër (S/m).
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 56
Faktorët kryesore, të cilët ndikojnë në rezistencën elektrike specifike (ρ) të shkëmbinjve dhe mineraleve janë (Frasheri etj, 1986):
-Lloji i mineralit,
-Poroziteti,
-Kripshmëria e solucionit, që ngop poret e mineralit
-Tekstura e mineralizimeve metalore
-Temperatura,
-Presioni, etj.
Nga fizika dihet se rezistenca elektrike shpreh vetinë e një objekti për të kundërshtuar
rrjedhjen e rrymës elektrike në të dhe matet në Ohm, ndërsa rezistenca elektrike specifike ρ
shpreh vetine e një vëllimi të caktuar njësi të saj dhe matet në Ohm.m.
Rezistenca elektrike specifike e shkëmbinjve përcaktohet me anën e një skeme
katerelektrodeshe AMNB që vendoset në sipërfaqen e Tokës (Fig.14). Nëpërmjet elektrodave
ushqyese A dhe B, në Tokë, dërgohet rryme elektrike e vazhduar apo alternative (I), me një
intensitet të caktuar, e cila nxit fushën elektrike. Midis elektrodave marrëse MN matet
diferenca e potencialeve ΔU që lind si rezultat i rrymës I. Kjo diference potencialesh është e
përpjesshme me intensitetin e rrymës I dhe me rezistencën elektrike specifike ρ të
shkëmbinjve, mbi të cilën është vendosur skema. Rezistenca Elektrike Specifike ρ përcaktohet
me formulën:
ρ = k UI
∆
ku: k – është koeficienti i skemës elektrometrike, i cili përcaktohet nga lloji dhe përmasat e saj Meqenëse “k” ka përmasat në metro, diferenca e potencialeve në milivolt dhe rryma në miliamper, atëherë njësia e ρ jepet në Ohm.m.
Në zbatimet aplikative të metodës se Rezistencës Elektrike përdoret koncepti i Rezistencës
Elektrike Specifike të Dukshme (shkurt Rezistenca e Dukshme), i cili shënohet me simbolin
ρd. Ne kushtet e shtrirjes së tyre natyrore, rezistenca elektrike specifike e shkëmbinjve luhatet
zakonisht në kufij të gjere, vertikalisht apo horizontalisht, si rezultat i faktorëve te përmendur
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 57
me sipër. Rezistenca e Dukshme është numerikisht e barabarte me rezistencën elektrike
specifike të vërtete të një mjedisi homogjen izotrop, në të cilin, midis elektrodave marrëse
MN, për të njëjtin intensitet rryme I, që rrjedh nëpër elektrodat AB të vendosura në skemë në
mënyre dhe përmasa të njejta, krijohet një diference potencialesh ΔU e barabarte me atë të
mjedisit heterogjen.
Mënyrat e vendosjes së elektrodave të një skeme katerelektrodeshe ABMN në terren varen
nga detyrat gjeologjike që duhet të zgjidhin punimet kërkimore me metodën elektrometrike të
rezistencës së dukshme.
Fig 14. Skema katërelektrodëshe e metodës se rezistencës elektrike
Në bazë të skemës në fig.14. diferenca e potencialeve në elektrodat MN në mjedis homogjen izotrop do të jetë:
ΔUMN=
dρ =k UI
∆ (Ohm.m)
ku k jepet me formulën:
k=
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 58
Në mjedisin heterogjen kjo njihet si rezistenca elektrike specifike e dukshme, e cila ka të
njëjtën njësi me rezistencën elektrike specifike, Ωm.
Rezistencën e dukshme nuk duhet ta kuptojmë si mesatare të rezistencave elektrike specifike
të vërteta të shkëmbinjve që përbëjnë prerjen gjeoelektrike. Rezistenca e dukshme për disa
raste të caktuara mund të ketë vlera të tilla që nuk përputhen me luhatjet e rezistencës
specifike të shkëmbinjve që ndërtojnë prerjen gjeoelektrike. Përdorimi i metodës së
rezistencës së dukshme në kërkimet gjeoelektrike, bazohet pikërisht në varësinë e rezistencës
së dukshme nga ndërtimi i prerjes gjeoelektrike, kur shkëmbinjtë që ndertojnë ketë prerje
kanë kontrast të mjaftueshëm për t’u diferencuar. Nëpërmjet teknikes se inversionit te matjeve
fushore te Rezistencës se Dukshme (Li and Oldenburg 1992) mund të bëhet edhe llogaritja e
rezistencës elektrike specifike të vërtetë në prerje, ku shprehen me qartë kontrastet e vërteta
midis mjediseve elektrike të krijuara nga lloje të ndryshme shkëmbore. Në ketë mënyre,
identifikimi i mjedisit gjeologjik nëntokësor bëhet me i sakte, në rast se modeli fillestar i
zgjedhur për ketë qellim është më afër realitetit (Li and Oldenburg, 2000).
3.2. Metoda e Polarizimit të Provokuar
Fusha elektrike dytësore e paqëndrueshme e Polarizimit të Provokuar (PP), ka prejardhje
elektrokimike dhe është rezultat i veprimit të rrymës elektrike parësore që dërgohet në Tokë
(Frasheri, etj, 1985).
Kur në Tokë dërgohet rryme elektrike dhe më pas ajo ç’kyçet, edhe për një kohe pas çkyçjes
së rrymës mund të vrojtohet një diferencë potencialesh dytësore ΔUpp ndërmjet elektrodave
marrëse. Me kohë, madhësia e kësaj diference potencialesh gradualisht shkon në shuarje.
Dukuria e PP që vrojtohet, është një gradient tensioni i shkaktuar nga një rrjedhje jonesh. Ajo
krijohet pas çkyçjes së rrymës elektrike, si rezultat i çlirimit të një pjese të energjisë së
grumbulluar në material gjatë rrjedhjes së kësaj rryme nën veprimin e ngarkesës elektrike që
ruhet në shkëmb mbas çkyçjes së rrymës.
Shkembinjtë dhe mineralet në natyre karakterizohen nga një ekujliber statik i ngarkesave
elektrike në kontaktin midis pjesezave të ngurta të tyre dhe elektroliteve që mbushin poret.
Kalimi i rrymes elektrike në matriksin shkëmbor, bëhet kryesisht nëpermjet rrymes
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 59
elektrolitike në kapilaret e mbushur me elektrolit. Kjo rryme prish ekujlibrin statik
milionavjeçar të këtyre ngarkesave, i cili në shumicen e rasteve paraqitet në formen e një cipe
të dyfishte elektrike, me ngarkese neto negative në masen e ngurtë të shkembit dhe jone
pozitive në kontaktin me solucionin (Fig. 15.a). Perqendrimi i joneve pozitive shtrihet deri në
një distance rreth 100 μm në solucionin e kapilarit (Kearey at al. 2002) dhe në rast se kjo
distance është në të njejtin rend me diametrin e ngushtimit të kapilarit, atehere levizja e
joneve në solucion, si rezultat i zbatimit të një tensioni të jashtem do të nderpritet. Në këtë
menyrë, gjatë procesit të dergimit të rrymes në Tokë jonet pozitive dhe negative do të
grumbullohet respektivisht në të dy anet e ngushtimit të kapilarit. Ndërprerja e impulsit të
rrymes do të bëje rivendosjen e ngarkesave elektrike, për njëfare kohe dhe në menyrë
eksponenciale zbritëse, në ekujlibrin e tyre fillestar. Ky efekt njihet si polarizim membranor,
ose polarizim elektrolitik dhe është me i theksuar në presence të mineraleve argjilore, të cilat
kanë kapilare me diameter të vogel. Ky efekt zvogëlohet me rritjen e kripshmerise së
solucionit të poreve.
Kur mineralet me veti metalore janë prezent në shkemb (sulfuret metalore, grafiti, metalet e
pastër), krijohet një rruge elektronike alternative për rrymen elektrike. Në Fig. 15 (b) paraqitet
skematikisht një kapilar në shkemb, i cili është bllokuar nga një kokrrize metalore (Kearey at
al. 2002). Gjatë mungeses së rrymes elektrike në Tokë, e njejta cipe e dyfishte elektrike si me
siper, ekziston nga dy anet e kokrizes metalore. Kur aplikohet një diference potencialesh, në
të dy anet e kësaj kokrrize do të prishet ekujlibri natyror i ngarkesave dhe në sejcilen faqe të
kontaktit të saj me solucionin do të formohen grumbullime ngarkesash me polaritet respektiv.
Shkembimi i ngarkesave në të dy anet e kokrrizes metalore behet nëpërmjet pranimit dhe
dhurimit të elektroneve që kalojne nepërmjet saj. Meqenese shpejtesia e levizjes së
elektroneve brenda kokrrizes metalore është më e madhe se shpejtesia e shkembimit të tyre në
kufirin metal elektrolit, atëhere do të krijohet akumulim jonesh me polaritet të kundert në te
dy faqet e kokrrizes. Pas nderprerjes se rrymës në shkemb, jonet do të shperndahen ngadale në
pozicionet e tyre fillestare, duke rikrijuar ekujlibrin elektrik natyror. Ky efekt njihet si
polarizim i elektrodes apo mbitension. Të gjithe mineralet me përçueshmeri elektronike apo
gjysëmpërçuesit, si sulfuret metalore, disa okside (magnetiti), grafiti dhe metalet e pastra,
karakterizohen nga nje polarizueshmeri të tillë.
Amplituda e efektit të polarizimit të elektrodes varet nga intensiteti i fushes elektrike paresore
dhe perqendrimi i mineralit të polarizueshem. Ajo është më e theksuar në rastin kur minerali
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 60
ka teksturë me pikëzime, për të njejtën masë, se sa kur është masiv, mbasi rritet mjaft
sipërfaqja e kontaktit. Ky efekt i PP zvogëlohet me rritjen e porozitetit të shkembit mbartës të
mineralizimit, meqenëse shtohen shumë rrugët alternative të kalimit të rrymes në kapilare pa
kontaktuar me grimcat minerale.
Në kërkimin e mineraleve metalore, polarizimi i elektrodes ka rëndësi kryesore, por ai nuk
mund të ndahet nga polarizimi membranor. Duhet patur parasysh se polarizimi membranor ka
amplitude të vogel, në krahasim me ate të elektrodes dhe kjo, në shumicen e rasteve, nuk
krijon problem. Në keto raste, bashkëshoqërimi i metodave të PP dhe Rezistences se
Dukshme është mjaft i dobishem për ndarjen e tyre në kushte gjeologjike konkrete.
Fig.15. Mekanizmi i formimit te PP: a) Polarizimi membranor b) polarizimi i elektrodes
Vetitë kapacitive të Tokës shkaktojne si lakoren e shuarjes së tensionit mbetës të PP ashtu dhe
variacionin e rezistences së dukeshme në funksion të frekuencës. Të dy efektet janë
përfaqësues të të njejtit fenomen në fushë kohë dhe frekuence dhe lidhen me njeri tjetrin me
anë të Transformimeve Fourier (Kearey at al. 2000). Keto dy manifestime të vetive kapacitive
të Tokës krijojnë mundesinë e dy mënyrave të ndryshme të vrojtimit të efektit të PP. Matjet
që bazohen në shuarjen e tensionit me kohen njihen si vrojtime të PP në fushë kohë, ndërsa
matjet e rezistences së dukëshme me rryme alternative, për dy apo më shumë frekuenca të
ulëta, njihen si PP në fushë frekuence.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 61
Më poshtë jepen të gjitha formulat kryesore të percaktimit të PP në fushë kohë dhe fushë
frekuence. Këta parametra përcaktohen në mënyra të ndryshme nga njeri tjetri, por janë
ekujvalente. Në mënyrë që vrojtimet e PP në një rajon të caktuar të jenë të krahasueshme me
njëri tjetrin duhet të bëhen jo vetëm me të njejtin parametër të PP, por edhe me të njejtat
impulse ngarkimi (T), shkarkimi (t), apo frekuenca.
3.3. Metodika dhe teknika e studimeve elektrometrike
Vrojtimet elektrometrike të PP/Rezistences kryhen të bashkeshoqeruara me anë të skemave të
ndryshme. Skema elektrometrike është një vendosje e çfarëdoshme e katër elektrodave në
terren, përmes së cilës studiohet rënia e potencialeve të shkaktuar nga një rrymë artificiale në
Tokë, ku si rezultat përcaktohen rezistenca elektrike e apo polarizueshmeria e dukshme.
Skemat elektrometrike karakterizohen nga dy parametra.
1- Lloji i skemes, i cili kushtëzohet nga veçoritë e problemit gjeologjik që paraqitet për
zgjidhje si dhe renditja, ku skema të caktuara kanë preferencë përdorimi.
2- Përmasat e skemës, që kushtëzojne jo vetëm zgjidhshmerine e objekteve për zbulim,
por edhe thellësitë e vendosjes së tyre.
Disa nga skemat më të përdoreshme elektrometrike jepen më poshtë: 3.3.1. Skemat simetrike katërelektrodëshe Ketu dallohen dy skema:
a) Skema simetrike katerelektrodeshe Schlumberger. Në këtë skemë elektrodat marrëse
MN vendosen në vijën që bashkon elektrodat dhënëse simetrikisht në lidhje me
qendrën e segmentit AB. Në këtë skemë distancat AM=BN dhe AN=BM.
Koeficienti gjeometrik i skemës (k) jepet:
k = π / [(AM*AN)/MN)]
Historikisht kjo njihet si skema e pare elektrometrike, e perdorur nga vellezerit Schlumberger
ne France.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 62
Fig.16. Skema simetrike katërelektrodëshe Schlumberger
b) Skema simetrike katerelektrodeshe Wenner. Në rastin e veçante, kur
AM=MN=NB=“a’’, atëherë kjo njihet si skema Wenner dhe k=2πa. Skema Wenner dallohet për sinjalin (ΔV) e fuqishem, krahasuar me të gjithe skemat e tjera.
Fig. 17. Skema Wenner
3.3.2. Skema e Gradientit të mesëm Në këtë skemë elektrodat dhënëse AB vendosen në distancë të caktuar dhe qëndrojne fikse
gjate vrojtimeve, kurse brenda tyre sipas një hapi të caktuar lëvizet me elektrodat marrëse
MN, duke regjistruar të dhënat e ndryshimit të potencialit nëpër pika të ndryshme matjeje.
Kjo skemë ka avantazhin e kryerjes së një numri të madh vrojtimesh pa lëvizur elektrodat AB,
jo vetëm në profilin që bashkon A dhe B, por edhe në profilet paralel me te, në një interval
qendror Y=AB/2 (Fig.14). Përtej kësaj distance jo vetëm zvogëlohet ndjeshëm diferenca e
potencialeve në elektrodat potenciale MN, por krijohen deformime të anomalive të PP dhe
reduktohet thellësia e studimit si rezultat i deformimit të fushës parësore krahasuar me profilin
qendror të matjeve. Duhet patur parasysh gjithashtu, se thellësia e studimit me skemën e
gradientit të mesëm qendron deri diku konstantë në një sektor qendror midis elektrodave
ushqyese AB që përfshin intervalin X=2/3AB. Përtej këtij intervali, jo vetëm që zvogëlohet
ndjeshëm thellësia e studimit, por krijohen deformime të ndjeshme të anomalive të fituara, per
shkak të ndryshimit të ndjeshem të vektorit të polarizimit, nga horizontal, prane mesit të
skemes, në vertikal, pranë elektrodave ushqyese (Frasheri etj, 1988). Praktikisht, skema e
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 63
gradientit të mesëm mund të konsiderohet me afërsi si nje skeme Pol-Dipol, kur elektrodat
MN janë në distanca të afërta me elektrodat ushqyese AB (me pak se 1/6AB).
Një avantazh tjeter i kesaj skeme është thellësia e madhe e studimit, duke ruajtur
zgjidhshmerine e lartë horizontale, falë distancave të vogla të dipolit potencial MN (Lubonja
etj, 1985). Po kështu, avantazh me rëndësi është edhe thjeshtësia në interpretim (Frasheri dhe
Avxhiu, 1973), por ka si disavantazh mungesën e zgjidhshmerise vertikale. Për këtë skemë,
koeficienti i saj përcaktohet për çdo pikete me formulën e përgjithshme të koeficientit të
skemës, pra:
21 1 1 1K
AM AN BM BN
π=
− − +
Fig.18. Skema e gradientit të mesëm
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 64
3.3.3. Skema Dipol-Dipol
Në ndryshim nga skemat Schlumberger, Wenner dhe Gradient i mesëm, të cilat punojnë me të
ashtuquajturen fushë të brendshme (fusha elektrike midis elektrodave ushqyese AB), skema
Dipol-Dipol punon me fushë elektrike të jashtme. Kjo skeme ka perdorim të gjere tradicional
në vendet e perendimit.
Fig.19. Skema klasike Dipol-Dipol
Në këtë skemë (Fig.19.) elektrodat ushqyese AB (ose C1,C2) vendosen në vijë të drejtë
simetrikisht me pikën imagjinare 0, por në krah të kundërt me elektrodat potenciale MN
(P1P2). Kjo skemë lejon vrojtim të njëkohshëm të disa dipoleve potenciale të vendosur në
distancën n*a nga dipoli dhënës AB (n-numur integer, zakonisht 1 deri 12), duke lejuar në
këtë mënyrë një studim të njëkohshëm horizontal dhe vertikal të parametrave gjeoelektrikë.
Koeficienti i skemës për skemën dipolare është:
( 1)( 2)K an n nπ= + +
Avantazhi i skemës dipolare është ndikimi i paket i çiftimit elektromagnetik të përcjellësve të
rrymës në percjellesat potencial, ndërsa në disavantazhet kryesore hyjne sinjali i dobët parësor
i dipoleve të largët, sidomos në mjedise me mbulese të trashë me rezistencë elektrike të ulët,
gjë e cila ul ndjeshëm thellësinë e studimit dhe resolucionin e vrojtimit, si dhe kompleksiteti i
anomalive të fituara, krahasuar me skemën e Gradientit.
3.3.4. Vrojtimet me “Prerja Reale”
“Prerja Reale” është një mënyre origjinale vrojtimi, përpunimi dhe paraqitje e parametrave të
rezistencës elektrike dhe polarizimit të provokuar, e cila lejon një bashkëlidhje të saktë midis
parametrave të vrojtuar dhe mjedisit gjeologjik në prerje. E propozuar nga Prof.Dr.Perparim
Alikaj ne vitin 1978 ne Shqipëri, ajo u bë shpejt pas vitit 1991 një teknikë elektrometrike e
suksesëshme në vrojtimet e PP/Rezistencës në kërkimet e mineralizimeve sulfure të bakrit,
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 65
polimetaleve, arit etj, në të gjithe kontinentet (Alikaj P and Gordon R, 1999, Langore, Alikaj
and Gjovreku, 1989). Në vitin 1997, pas zbulimit të rëndësishëm të vendburimit gjigand
polimetalor të San Nicolas ne Meksike (Fig.20), “Prerja Reale” u bë “Trade Mark” nga
kompania gjeofizike Kanadeze Quantec Geoscience Ltd. Avantazhet e “Prerjes Reale”
qëndrojnë në:
1- Përcaktimin e saktë të pozicionit hapësinor të trupave xeherore.
2- Studimin e objekteve gjeologjike lineare në prerje të detajuara me thellësi të
madhe studimi.
3- Resolucionin e lartë të trupave xeherore paralele pranë njeri tjetrit, pa humbur
thellësinë e kërkimit.
4- Rendimentin e lartë të punimeve të detajuara.
5- Thjeshtësinë e interpretimit të anomalive të fituara, pa nevojën e inversionit
matematik.
Vrojtimet me “Prerje Reale” kryhen me skema elektrometrike me përhapje fushe të
brendshme siç janë: skema e gradientit të mesëm, skema 4 elektrodëshe simetrike
Schlumberger dhe skema Wenner.
Metodikisht, në vrojtimet me skemën e gradientit, pasi bëhet marrja e informacionit me
skemën rilevuese (AB maksimale), përcaktohen sektorët më të rendesishem anomale ku do të
kryhet vrojtime me “Prerje Reale”. Vrojtimi me skemën maksimale të AB është dhe niveli me
i thellë i studimit. Për ketë qellim, vlerat e parametrave elektrometrike të vrojtuar (rezistencë
dhe polarizueshmëri) vendosen vertikalisht në prerje sipas piketave në mesin e elektrodave
potenciale MN, në thellësinë H = (0.125 – 0.2) AB. Për rajone të caktuar thellësia H ka vlera
të qëndrueshme, të cilat përcaktohen në rruge eksperimentale. Më tej, kryhen vrojtime të
përsëritura në profil me skema gradienti me të shkurtuara, duke studiuar në të njëjtat piketa,
por në thellësi gjithmonë e me të vogël. Zakonisht kryhen 4 deri 6 nivele të tilla, e me tej
bëhet interpolimi sipas izolinjave të parametrit përkatës në prerje. Forma e këtyre izolinjave,
në rast se është përcaktuar relativisht sakte koeficienti i thellësisë së studimit Hs, përputhet
përgjithësisht mire me formën e trupit xeheror në prerjen gjeologjike.
Për të krahasuar rezultatet e fituara me “Prerjen Reale” të PP me ato të skemës tradicionale
Dipol – Dipol, është përzgjedhur një studim i kryer me të dy këto teknika në një objekt
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 66
sulfuror ar-mbajtës në rajonin Greenwood, British Columbia në Kanada. Studimi është kryer
Prof.Dr.Perparim Alikaj dhe Dennis Morrison në fillim të viteve ’90. Sikurse shihet (Fig.21),
pozicioni hapësinor i mineralizimeve sulfure të intersektuara nga shpimet korrelohet me
izolinjat e anomalive të ngarkueshmerise së “Prerjes Reale” në mënyre superiore, krahasuar
me ato të fituara në pseudoprerjen e skemës Dipol – Dipol. Duhet theksuar se në ketë “Prerje
Reale” është bërë për herë të parë një korrigjim manual i reliefit dhe i përhapjes së vijave të
rrymës elektrike në prerje, të cilët kanë lejuar një përcaktim të sakte të pozicionit hapësinor të
objekteve të polarizueshem. Një program kompjuterik për ketë qëllim u realizua në vitin
2010 nga Dr.Neat Likaj dhe Prof.Dr.Perparim Alikaj, gjë që lejoi ngritjen e teknikës së
“Prerjes Reale” në një nivel të ri, të ashtuquajtur “Inversion Fizik”. Në studimet e këtij
disertacioni ky program është përdorur në “Prerjet Reale” të objekteve e Artanës. Lidhur me
kryerjen e inversionit matematik të “Prerjes Reale” të PP/Rezistencës nga Li dhe Oldenburg
1999 dhe Prof.Dr.Alfred Frasheri dhe Prof.Dr.Neki Frasheri ne vitet 1999 – 2000 (komunikim
personal), Prof.Dr.Perparim Alikaj 2011 (komunikim personal), del qartë në pah se ai nuk
realizon asnjë informacion shtesë, përkundrazi, tenton të humbasë resolucionin dhe
informacionin në thellësi. Për ketë arsye, inversioni matematik i “Prerjes Reale” nuk përdoret
ne interpretimet tona.
Së fundi, teknika e “Prerjës Reale” mund të përdoret edhe në paraqitjen në prerje të
parametrave Spektrale të shuarjes së PP (τ dhe C), të cilët hedhin drite mbi teksturën e
mineralizimeve me veti metalore. (Alikaj 1989, Frasheri, Lubonja and Alikaj 1994, Frasheri,
Beqiraj & Frasheri 2008).
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 67
Fig.20. Rezultatet e “Prerjes Reale” të PP në vendburimin San Nicolas, Meksike (Alikaj dhe Gordon 2000)
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 68
Fig.21. Krahasimi i “Prerjes Reale” të PP me pseudoprerjen, në një objekt ar-mbajtës në Greenwood, BC, Kanada (P.Alikaj dhe
D.Morrison)
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 69
3.4. Aparaturat elektrometrike të përdorura Gjatë punimeve elektrometrike në Binçë vrojtimet e PP dhe Rezistencës së Dukshme u
realizuan me aparatin dhënës portativ tip IPC-8/250W (Fig.22), i cili jep impulse kend-drejt
të rrymës në Tokë me polarizim pozitiv e negativ, si dhe pushim ndërmjetës me gjatësi
T=2sek. Vrojtimet e vlerave të potencialeve elektrike jane bërë me aparatin, marrës IPR-10A
(Fig.22), per kohen e shuarjes t=2 sek, të ndarë në tri dritare dhe ku janë konsideruar si vlera
referuese ato të dritarës së mesit (M2).
Fig.22.Dhënësi portativ Fig.23. Marrësi IPR-10A
IPC-8/250W
Fig.24.Dhënësi TSQ-3kW Fig.25. Marrësi IPR-11
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 70
Fig.26. Dhënësi VIP-10kW Fig.27. Marrësi ELREC-PRO
Duke patur nje fuqi të vogel të dhënësit, i cili sigururon një rrymë maksimale prej 1,5 amper,
kjo aparature nuk mund të studjoje në thellësi më të madhe se 100 – 150 m. Në rajonin e
Artanes Veriore u perdor dhënësi TSQ-3 kW (Fig.24), i cili siguron nje rryme më të fuqishme,
deri 10 amper. Si marrës u perdor aparati IPR – 11 (Fig.25), i cili siguron një kurbe shuarje
me 10 dritare integrimi dhe bën kompensimin automatik të Potencialit Spontan. Ky marrës
ben vrojtim të njekohëshëm të 6 kanaleve potenciale. Fale veçorive të marrësit e dhënësit, ky
komplet bëri praktikisht rritjen e thellësisë së studimit deri ne 300 m. Së fundi, në rajonin e
Artanes Jugore u perdor aparatura elektrometrike me e sofistikuar qe gjendet sot ne treg, e
përbërë nga dhenesi i fuqishem dhe i kompjuterizuar VIP – 10 kW (Fig.26), qe siguron nje
rryme deri 20 amper dhe marresi i sofistikuar 10 kanalesh, me 20 dritare integrimi te lakores
se shuarjes, tip ELREC PRO (Fig.27), prodhuar nga Iris Instruments ne vitin 2013 ne France.
Ky komplet elektrometrik realizoi ne Artanen Jugore nje thellesi studimi mbi 350 m, por
kapaciteti i tij eshte provuar për thellësi deri 900 m me tekniken e “Prerjes Reale” në Kanada
dhe vende të tjera të botës.
3.5. Modelimet fizike me “Prerje Reale”
Modelimet fizike 2D të Rezistencës së Dukshme janë kryer në letër elektropërcjellëse. Trupat
me rezistencë elektrike të ulët janë simuluar me zhivë të rrethuar nga plastelinë, ndërsa ato me
rezistencë të lartë, me prerjen e letrës elektropërcjellëse sipas formës së trupit.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 71
Vrojtimet e modelimeve 2D të PP janë kryer mbi një xham të vendosur horizontalisht mbi një
tavolinë e të rrethuar nga anët me silikon (Alikaj, 1989). Xhami mbushet me një trashësi prej
5 mm me ujë çezme dhe në të vendosen modele bakri me të njejtën trashësi, por me
dimensione, forma e pozicionet të ndryshme. Elektrodat ushqyese janë të realizuara me
përçues bakri, ndërsa ato potenciale me pipeta qelqi të mbushura me solucion CuSO4 dhe
agar-agar, në formën e një xhelatine, në mes të së cilës vendosët një tel bakri i ç’veshur.
Matjet e PP janë kryer me aparatin DDC-2A (marrës) dhe një pult të posaçëm laboratorik
(dhënës). Në vrojtimet e modelimeve fizike pas vitit 1985 të Rezistencës së Dukshme janë
përdorur marrësi shifror IPR-10 dhe dhënësin CTU-2.
Qëllimi i këtyre modelimeve ka qenë zgjidhja e detyrës së drejtë, pra studimi i anomalive të
“Prerjes Reale” PP dhe ρd për forma e vendosje të ndryshme të modeleve. Kjo shërben për
interpretimin më të bazuar të të dhënave të ndryshme të fituara në terren, të cilat krahasohen
me modelet fizike.
Modelimet janë kryer në Laboratorin e Gjeofizikes së Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave,
Universiteti Politeknik i Tiranës nga Prof.Dr. Perparim Alikaj. Është përdorur skema e
Gradientit të Shumëfishtë me dimensione AB = 100 cm, 60 cm, 40 cm dhe 20 cm.
Në figurat 28, 29, 30, 31, 32, 33, paraqitën disa nga modelet me kryesore të albumit të
modelimeve të “Prerjeve Reale” të PP dhe ρd. Sikurse shihet, forma e izolinjave të parametrit
të ρd përputhet mjaft mire me formën dhe vendosjen e modeleve të ndryshëm në prerjen
gjeoelektrike.
Anomalia e polarizimit të provokuar mbi një trup prizmatik vertikal me dimensione 300 mm x
10 mm, i vendosur në thellësinë 10 mm nga sipërfaqja jepet në Fig 28. Anomalia qarkon mirë
formën e prizmit vertikal duke mbetur simetrike në të dy anët e tij. Vazhdimi i prizmit në
thellësi reflektohet me mbetjen e anomalisë të hapur në nivelin më të thelle.
Anomalia e Polarizimit të Provokuar të trupit prizmatik me dimensione 300 x 10 mm, thellësi
10 mm dhe kënd rënieje 750 jepet në Fig.29. Sikurse shihet, anomalia e PP përqendrohet në
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 72
afërsi të prizmit dhe ka asimetri të dukshme në drejtim të rënies. Meqenëse prizmi vazhdon në
thellësi, anomalia mbetet e hapur.
Në Fig.30 jepen rezultatet e “Prerjes Reale” të rezistencës së dukshme mbi një cilindër
horizontal me rezistencë të lartë, me diametër 44 mm dhe thellësi 40 mm. Anomalia e “Prerjes
Reale” të dρ konturon mjaft qartë pozicionin e cilindrit në prerje. Në drejtim të thellësisë
anomalia mbyllet, mbasi thellësia e studimit bëhet më e madhe se niveli i vendosjes së
cilindrit.
Në Fig.31 paraqiten rezultatet e “Prerjes Reale” të dρ mbi një prizëm vertikal me rezistence
elektrike më të lartë se mjedisi rrethues. Sikurse pritet, anomalia e dρ mbetet e hapur drejt
thellësisë, mbasi niveli i thellësisë së studimit nuk e konturon atë.
Fig.32 paraqet rezultatet e “Prerjes Reale” të dρ mbi një prizëm vertikal me rezistencë të ulët
krahasuar me mjedisin. Skaji i sipërm i prizmit është në thellësinë 20 mm, trashësia e prizmit
20 mm dhe vazhdimi i tij në thellësi është 300 mm. Edhe në këtë rast anomalia e “Prerjes
Reale” të dρ shpreh qartë pozicionin e prizmit vertikal. Në drejtim të thellësisë anomalia
mbetet e hapur mbasi thellësia e studimit nuk e konturon thellësinë e fundit te prizmit.
Paraqitja e vrojtimeve të kryera, si me metodën e Rezistencës së Dukshme, ashtu edhe me atë
të PP është bërë sipas teknikës së “Prerjes Reale” me anë të programit profesional GEOSOFT.
Përveç modelimeve fizike, në interpretimet e studimeve gjeoelektrike me teknikën e “Prerjes
Reale“ pas viteve 90, janë shfrytëzuar me sukses edhe modelimet matematikore me ketë
teknikë (Frashëri A dhe Frashëri N, 2000).
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 73
Fig.28.
Fig.29.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 74
Fig.30
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 75
Fig.31.
Fig.32
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 76
KAPITULLI IV 4.0. ANALIZA E REZULTATEVE TË STUDIMEVE ELEKTROMETRIKE EKSPERIMENTALE
Studimet elektrometrike eksperimentale me metodikën e “Prerjes Reale” në pjesën Lindore të
Kosovës janë kryer në rajonin e Binçës në vitin 2004 si dhe në rajonin e Artanës, në pjesën
veriore gjatë vitit 2010 dhe në pjesën jugore në vitin 2013.
Ndërtimi kompleks gjeologjik i zonës metalogjenike të Albanikut (Kopaonikut), zonës së
Artanës, Binçës dhe nevoja për zbulimin e potencialeve të reja minerale për tërë zonën e
pjesës Lindore të Kosovës shtron detyrën e kryerjes së punimeve gjeofizike në gjetjen e
vendburimeve në thellësi e shtrirje të vendburimeve ekzistuese.
Studimet e mëparshëshme gjeofizike në këtë trevë kanë dhëne disa rezultate në përcaktimin e
anomalive interesante mineralmbajtëse. Studime të tilla ka pasur sidomos në afërsi të
vendburimeve ekzistuese si në Kishnicë dhe Artanë, Zhegoc, Gllamë, Binçë etj.
Studimet elektrometrike eksperimentale me metodat e PP/Rezistencës për thellësi të vogla,
deri 120 m sipas teknikës së “Prerjes Reale’’, të drejtuara nga Prof.Dr. Perparim Alikaj filluan
të kryhen për here të parë në Kosovë në vitin 2004. Këto vrojtime u kryen në rajonin e
Binçës, Viti në zonën e vullkaniteve të Oligocenit, dhe rreshpeve Paleozoike të katakllazuara,
kloritizuara e deri të millonitizuara, të shoqëruara me një tektonikë pas vullkanike shumë
intensive.
Në zonën e Artanës mjedisi gjeologjik karakterizohet nga rreshpet Paleozoike të
metamorfizimit të dobët të strukturës tektonike Mahalla e Bullaj, të ndikuara nga vullkanizmi
i andeziteve të Miocenit. Studimet elektrometrike të PP/Rezistencës me tekniken e “Prerjes
Reale” në rajonin e Artanës u kryen me aparatura elektrometrike më të fuqishme, të cilat
lejuan fillimisht thellësi studimi deri 250 m e me vone mbi 400 m.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 77
4.1. Rajoni Binçë
Për eksperimentimin e teknikës së “Prerjes Reale” të PP/Rezistencës në Rajonin e Binçës u
zgjodh një zonë e njohur minerale, e verifikuar me disa punime të vjetra nëntokësore. Kjo
njihet si zona “Çarshia” dhe përbëhet nga mineralizimet polimetalore të Cu-Zn-Pb me teksturë
deri masive. Terreni është kodrinor, zona minerale ka një kapele hekuri në sipërfaqe dhe është
kapur me punime minerare në thellësi deri dhjetëra metra.
4.1.1. Metodika e vrojtimit
Në ketë rajon u kryen tre profila gjeoelektrike eksperimentale, të cilët u vendosen kryq
shtrirjes së mineralizimit, me azimut shtrirjes 1100, dhe gjatësi 600m (Fig 33).
Për relivimin sipërfaqësor të tri profileve gjeoelektrike u përdor skema elektrometrike e
gradientit të mesëm, me elektrodat ushqyese AB = 600 m, ato potenciale MN = 25 m dhe hap
25 m.
Për shkak të terrenit mjaft të aksidentuar dhe pyllëzimit të dendur, profilet e vrojtuar nuk u
trasuan rigorozisht në vijë të drejtë.
Në këtë vrojtim eksperimental matjet u kryen me dhënësin portativ IPC-8/250 W dhe marrësin
IPR-10A. U përdorën impulse pune me kohët T = t = 2 sek. Me ane te rrymës ushqyese rreth
1.0 amper, u siguruan matje te sakta te PP dhe rezistencës. Proporcional me gjatësinë e
skemës se gradientit, në funksion të fuqisë së dhënësit, u sigurua një thellësi maksimale
studimi prej 120 m.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 78
Fig.33 Planimetria e vendosjes së profileve dhe gjeologjia e rajonit Viti, Kosovë
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 79
4.1.2. Analiza e rezultateve të vrojtimit
Rezultatet e punimeve eksperimentale jepen në hartën e Fig. 34, ku paraqiten së bashku në
plan në formën e izolinjave parametrat e ngarkueshmërise dhe rezistencës së dukshme.
Parametri i ngarkueshmërisë përvijon dy zona anomale kryesore në këtë harte. Gjatë këtij
studimi kemi përshkruar punimet e vjetra minerare, ndërtimin gjeologo-tektonik, shtrirjen,
rënien e shkëmbinjve, mineralizimet si dhe nga përcaktimet e vetive fizike të kampioneve
shkëmbore e minerale të rajonit të Binçës të kryera ne laboratorin e Grupit të Gjeofizikes së
Fakultetit të Gjeologjisë e Minierave në Tiranë (Frangu S, 2004).
Sikurse vihet re nga kjo harte, fitohen dy zona anomale te PP. Zona e parë anomale kufizohet
nga izolinja me vlerë 15 m V/ V dhe lokalizohet afërsisht midis piketave 250 dhe 350, në të tri
profilet. Epiqendra e anomalisë me vlerë mbi 18 m V/V vendoset në afërsi të Pk 300 ne Pr 2
dhe 3, ndërsa në Pr 1 anomalia zbehet pranë Pk 275, por një tjetër kulm me vlerë mbi 17
mV/V vrojtohet pranë Pk 312.5. Anomalia ka një shtrirje te përgjithshme VVL-JJP. Kjo zonë
anomale e PP ka një bashkëshoqërim me ulje të vlerave të parametrit të rezistencës elektrike
të dukshme (ρd) në sektorin midis Pk 300-350. Në sfondin prej rreth 250 Ohm.m vlerat e ulëta
të ρd arrijnë deri 97 Ohm.m. Zona e dytë anomale kufizohet përsëri nga izolinjat me vlera 15
mV/V dhe lokalizohet në afërsi të Pk 350-450 të profileve 1 dhe 2. Vlera maksimale prej 21.3
mV/V fitohet në Pk 412.5. Anomalia ka edhe një kulm tjetër më të dobët në Pk 412.5 te Pr 2,
me vlerë prej 16.6 mV/V. Parametri i ρd nuk tregon ndonjë korrelim të qartë me PP. Në këtë
zonë rezistencat e dukshme kanë vlera 178-280 Ohm.m.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 80
Fig.34. Harta gjeologjike dhe izolinjat e PP dhe ρd, Rajoni Binçë,Viti, Kosovë
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 81
Fig.35. “Prerje Reale” e PP, Pr 2 Binçë,Viti, Kosovë
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 82
Nga pikëpamja gjeologjike, të dy zonat anomale shtrihen brenda territorit të përhapjes së
shkëmbinjve rreshpore të përbërë nga filite, rreshpe klorit-sericitike dhe kuarc-sericitike. Si të
tilla, ato reflektohen me vlera të ulëta (klorit-sericitike) apo të rritura (kuarc-sericitike ) të
parametrit të (ρd). Mineralizimi sulfur polimetalor dhe zonat e dobësuara tektonike ndikojnë
gjithashtu në uljen e ρd. Në pjesën lindore të profileve, në lindje të Pk 150, parametri i
rezistencës (ρd) rritet mjaft (mbi 400 Ohm.m) për shkak të pranisë së kuarciteve dhe
mermerëve, të cilat karakterizohen nga rezistenca të larta. Detalizimi i zonës së parë anomale,
e cila është edhe zona kryesore e rajonit të studiuar, u krye me tekniken e “Prerjes Reale".
Figurat 35 dhe 36 paraqesin respektivisht tablonë e përhapjes së parametrave të PP dhe ρd në
“Prerjen Reale" të kryer në profilin 2, i cili është edhe profili qendror. Këto prerje nuk kanë
korrigjim për formën e reliefit, megjithatë deformimi për shkak të tij në rastin konkret nuk
tjetërson përvijimin e fituar. Në “Prerjen Reale” të PP fitohet një anomali mjaft e qartë midis
piketave 250 dhe 375, e me intensitet maksimal në thellësinë maksimale të vrojtimit, pra rreth
120 m nga sipërfaqja. Vlera maksimale e PP arrin këtu nderi 18.1 mV/V, ndërsa në thellësinë
minimale të studimit (30 m) ajo zbret ne 11.2 mV/V, ç’ka tregon se nxitësi i kësaj anomalie
fillon nga thellësia 50 m dhe mbetet i pakonturuar edhe 120 m thellë. Nga “Prerja Reale" e ρd
vërehet një sektor me rezistence të ulët në Pk 375.5, i cili mund të reflektoje një zonë
shkëmbinjsh të dobësuar (klorit-sericitike), që ka shërbyer si rruge për kalimin e mineralizimit
polimetalor. Në Pk 237.5 vërehet një ngritje e ρd deri 376 Ohmm, që mund të interpretohet me
prezencën e shkëmbinjve kuarc-sericitike në këtë sektor. Nga ballafaqimi i studimeve
elektrometrike eksperimentale me punimet e vjetra, rezulton se Pr 2 përkon saktë me
pozicionin e galerisë së vjetër (vitet `30 ) të kryer në këtë rajon në kuotën 680 m. Duke pasur
parasysh se kuota maksimale e Pr 2 në qendër të tij është 718 m, rezulton se galeria ka
verifikuar një nivel të “Prerjes Reale" të vendosur rreth 50 m nga sipërfaqja. Nga të dhënat që
disponojmë, në këtë galeri janë takuar dy trupa xeherorë polimetalore me trashësi të kufizuar.
Trupi i parë takohet pranë metrit të 40-të nga hyrja e galerisë, ndërsa trupi i dytë në afërsi të
metrit 135-të. Projeksioni i këtyre trupave në hartën gjeologjike paraqitet me ngjyrë të zezë,
respektivisht pranë piketave 237.5 dhe 337.5 në Pr 2. Nga ballafaqimi i këtyre të dhënave me
pozicionin hapësinor të parametrave të PP dhe ρd në plan dhe “Prerje Reale”, rezulton se
anomalia e PP është plotësisht e paverifikuar nga punimet minerare. Edhe në nivelet më të
thella të galerive të hapura rreth metrit te 35-te nga hyrja e galerisë kryesore dhe që shkojnë në
drejtim te VP nuk është takuar mineralizim, pasi ato pozicionohen jashtë anomalisë së PP.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 83
Mineralizimet polimetalore të takuara në galeri nuk justifikojnë plotësisht prezencën e një
anomalie të tille në këtë sektor. Po kështu, edhe shpimet e kryera janë jashtë epiqendrës së
anomalisë në plan. Të gjitha këto fakte të shpien në përfundimin se anomalia e PP e fituar nga
këto vrojtime eksperimentale përfaqëson një objekt me shumë interes verifikimi për
mineralizimin polimetalor pranë piketës 300, që nuk është provuar nga asnjë punim i vjetër
minerar. Anomalia bëhet edhe më intensive në Pr 3, rreth piketës 312.5 dhe mbetet e hapur
drejt JP. Shpimi 2, i vendosur rreth 20 m në jug të Pr 3 në afërsi të pk 350, duke qene paksa
jashtë vlerave intensive të anomalisë së PP ka ndërprerje vetëm sulfure të shpërndara, pa
rëndësi ekonomike. Nga ballafaqimi me punime të vjetra gjeofizike të kryera me metodën e
PP dhe Fushës Elektrike Natyrore në të njëjtin sektor, megjithëse mungojnë detajet teknike të
tyre, rezulton se brezi anomal i fituar me këto metoda përkon afërsisht me anomalinë e dytë të
PP (pranë Pk 400 te Pr 2). Anomalia jonë e parë, e fituar përreth Pk 300 në plan dhe “Prerja
Reale” e PP nuk reflektohet në vrojtimet e vjetra.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 84
Fig.36 ‘’Prerje Reale’’ e ρd, Pr 2 Binçë, Viti, Kosovë
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 85
4.2. Rajoni i Gllamës
Në rajonin e Gllames janë kryer vrojtime elektrometrike me metodat e PP/Rezistencës në një
sipërfaqe prej 1.1 km2 nga Shërbimi Gjeologjik i ish-Jugosllavisë (Geozavod, Beograd) në
vitin 1983. Qëllimi i këtyre studimeve ka qenë kërkimi i mineralizimit sulfur polimetalor, i
cili vërehet në disa çfaqje të mineralizuara e të oksiduara në ketë sipërfaqe. Si skemë rilevuese
është përdorur ajo e Gradientit të mesëm me dimensione AB = 1,400 m dhe MN =20 m, me
hap 20 m. Mund të jene kryer edhe punime detalizuese me skemën Dipolare, por nuk i
disponojmë këto të dhëna.
Fig.37. Harta skematike e vrojtimeve elektrometrike historike në Gllamë, Gjilan
4.2.1. Analiza e rezultateve të vrojtimeve elektrometrike të mëparshme
Qëllimi i analizimit të këtyre vrojtimeve është jo vetëm shfrytëzimi i tyre për vijimin e
mëtejshëm të vrojtimeve elektrometrike të detajuara në ditët e sotme në ketë zone, por edhe
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 86
nxjerrja e ngjashmërive të intensitetit të anomalive e sfondit të tyre me matjet e kryera në
rajonet analoge të Binçes dhe Artanës.
Në Fig.37 paraqitet harta skematike e planshetit të Gjilanit me pozicionin e 12 profileve të
hershme gjeoelektrike në rajonin e Gllamës. Në Fig. 38 paraqitet harta e profileve të PP dhe
ρd të vrojtuar me shemën e gradientit të mesëm në këtë rajon.
Grafikët janë rindërtuar me Geosoft. Në Fig. 39 e 40 paraqiten respektivisht hartat e izolinjave
të ngarkueshmërisë (PP) dhe rezistencës së dukshme elektrike, gjithashtu me programin
Geosoft. Ngarkueshmëria shprehet në milisekonda (matur me IPR-7).
Fig.38. Harta gjeologjike e zonës së vrojtimit në Gllamë
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 87
Fig. 38a. Profilet e PP dhe ρd në rajonin e Gllamës (vrojtimet e Geozavod, Beograd)
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 88
Fig. 39. Harta e PP e rajonit të Gllamës e ripërpunuar në Geosoft
Në hartën e PP vërehet një brez me sfond të ngritur të parametrit të ngarkueshmërisë në pjesën
VL- të saj, i cili rrethohet nga vlera Mt = 10 mS. Brenda këtij brezi dallohen disa anomali
lokale në pjesën VP dhe JL të tij të cilat marrin vlerat maksimale prej 30 mS dhe 36 mS
respektivisht në Pr 1/270, Pr 3/230 dhe Pr 10/230 dhe Pk12/230 Në të dy rastet, anomalia e
PP mbetet e hapur në shtrirje. Pjesa jugperendimore e brezit anomal të PP shoqërohet me
vlera të larta të rezistencës së dukshme, gjë që shpjegohet me prezencën e shjkëmbinjëve
karbonatikë.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 89
Fig. 40. Harta e ρd e ripërpunuar në Geosoft
Në pjesën VL vërehen edhe ulje të ndjeshme të rezistencës, që veç faktorit litologjik (rreshpet
e ndryshme) duhet të lidhen edhe me prezencën e mineralizimit polimetalor e thyerjeve
tektonike.
Ripërpunimi i rezultateve të vjetra në plan i PP/Rezistencës ka nxjerr në pah një sërë
anomalish interesante (përreth profilave I, VIII dhe X), të cilat duhet të bëhen objekt i
detalizimeve në të ardhmen me teknikën e “Prerjes Reale” e më tej verifikimit me shpime.Për
caktimin e trashësisë së gëlqeroreve të Jurasikut është mirë të përdorën sondimet elektrike
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 90
vertikale të Rezistencës së Dukshme me shemën 4 elektrodëshe simetrike Schlumberger. Këto
sugjerime do të realizohen me projekt të veçante kërkimi.
4.3. Rajoni Artane
Rajoni i Artanës është i njohur për vendburimet polimetalore, të cilët janë në shfrytëzim e
sipër dhe si të tillë, përbëjnë një objekt mjaft interesant për vrojtime eksperimentale me
teknikën e “Prerjes Reale” të Polarizimit të Provokuar dhe Rezistencës së Dukshme. Në ketë
rajon u zgjodhën dy objekte, njeri në veri të minierës (1.5 km) dhe tjetri brenda vendburimit,
në pjesën jugore të tij.
4.3.1. Artana Veriore
Ky objekt u zgjodh pas një rikonjicioni të pozicionit hapësinor të zonës së planifikuar për
vrojtime eksperimentale, bazuar ne zonat e mineralizuara me sulfure polimetalore të plumbit
dhe zinkut, të cilat janë hasur këtu në vendin e quajtur “Munishaj”, Marevc (Fig.41).
Fillimisht u krye një rilevim gjeologjik i sektorit me interes, në të cilin u evidentua ndërtimi
gjeologo-tektonik, shtrirja, rënia e shkëmbinjve, shfaqjet e mineralizuara dhe pastaj u
përcaktua pozicioni i profilit gjeoelektrik për studim (Pr I-I). Një nga arsyet kryesore qe iu
larguam trupave xeherore të minierës për eksperimente ishte influenca e zhurmave elektrike të
shkaktuara nga pajisjet elektrike nëntokësore të minierës dhe hekurishtet e ndryshme në
sipërfaqe të saj. Arsye tjetër ishte gjithashtu prezenca e disa anomalive EM ajrore në sektorin
e Marevcit, të cilat kishim rast t’i detalizonim me metodat elektrometrike sheshore.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 91
Fig.41. Harta gjeologjike me profilin elektrometrik në pjesën veriore të Artanës
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 92
4.3.1.1 Metodika e vrojtimit të studimeve elektrometrike
Profili I-I u vendos kryq shtrirjes së formacioneve gjeologjike, me azimut të shtrirjes 660, dhe
gjatësi 1,500 m (Fig. 41). Si skemë rikonjicionale u përdor ajo e gradientit të mesëm me
gjatësi AB = 1,500 m, MN = 50 m dhe hap 50 m. Më tej, për detalizimin e anomalive të
PP/Rezistencës të fituar në këtë profil u përdor teknika e “Prerjes Reale” me skemat e
gradientit të shumëfishtë, duke siguruar thellësi studimi nga 300 m në 60 m.
Vrojtimet u kryen me marresin IPR-11 dhe Dhënësin TSQ-3 kW, të cilët siguronin sinjal të
mjaftueshëm për thellësinë e studimit 300 m. Zhurmat elektrike parazitare të minierës ishin në
kufijte minimale. Rryma e aplikuar në tokë ishte në diapazonin 400 mA – 1,200 mA, e cila
siguronte një amplitudë të mire të sinjalit parësor dhe atij dytësor. Nga vrojtimet përsëritëse
rezultoi se cilësia e matjeve të PP dhe ρd ishte brenda gabimit mesatar kuadratik të lejuar (me
pak se 10 %).
4.3.1.2. Analiza e rezultateve te studimeve elektrometrike
Në Fig.41 jepet harta gjeologjike e zonës së Marecit, në Artanën veriore, së bashku me
profilin ku u kryen vrojtimet eksperimentale të PP/Rezistencës. Nga ana gjeologjike ky profil
vendoset rreth 1.5 km në VP në shtrirje të trupave polimetalore të minierës së Artanës, në të
njejtin brez të mineralizuar.
Sikurse shihet në “Prerjen Reale” të PP dhe ate të Rezistencës (Fig.42 dhe 43), janë fituar dy
anomali me interes të parametrave të ngarkueshmërisë dhe rezistencës elektrike. Nga
pikëpamja gjeologjike zona e pare anomale shtrihet në territorin e zonës tektonike të
rreshpeve Paleozoike, rreshpeve sericitike, kuarc sericitike dhe thjerrëzës së gëlqeroreve të
mermerizuar, amfiboleve, ndërsa anomalia e dytë shtrihet në rreshpe Paleozoike me ndërfutje
të amfiboleve dhe gëlqeroreve të mermerizuar në pjesën lindore. Në afërsi të anomalisë
shtrihen gnajs biotitet (Fig. 41). Si të tilla, ato reflektohen me vlera të ulëta (rreshpet
sericitike) apo të rritura (gëlqerorët) të parametrit të ρd. Mineralizimi sulfur polimetalor i
mundshëm dhe zonat e dobësuara tektonike ndikojnë gjithashtu në uljen e ρd. Figura 42 dhe
Figura 43 paraqesin respektivisht tablonë e përhapjes së parametrave të PP dhe ρd në “Prerjen
Reale" të kryer në profilin I-I’. Anomalia e parë e PP vendoset midis piketave -550 dhe -375
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 93
(Fig 42) dhe e ka intensitetin maksimal në thellësinë 120 m nga sipërfaqja. Vlera maksimale e
ngarkueshmerise arrin këtu nderi 164.6 mV/V, ndërsa në thellësinë minimale të studimit (40
m) ajo zbret ne 123.6 mV/V.
Anomalia mbetet e hapur edhe poshtë thellësisë 200 m. Në “Prerjen Reale” të ρd vërehet një
sektor me rezistence të ulët në Pk -550, i cili mund të reflektoje një trup xeheror polimetalik
masiv ose edhe një zonë shkëmbinjësh të dobësuar të zonës tektonike (filitike) që që ka
shërbyer si rruge për kalimin e mineralizimit polimetalor.
Në Pk -300 vërehet një ngritje e ρd deri 261.5 Ohmm, që mund të interpretohet me prezencen
e shkëmbinjve gëlqerore në këtë sektor. Të gjitha këto fakte të shpien në përfundimin se
anomalia e PP e fituar nga këto vrojtime eksperimentale përfaqëson një objekt me shumë
interes verifikimi për mineralizimin polimetalor pranë piketës -450, që nuk është provuar nga
asnjë punim i vjetër kerkimi.
Anomalia e dytë e PP fitohet në qendër të profilit, midis Pk -25 dhe Pk -100, në thellësinë
maksimale 300 m, me intensitet maksimal te ngarkueshmerise 184.4 mV/V. Anomalia ka një
zhvillim më të vogël edhe në thellësin 120 m, në Pk 0. Nga “Prerja Reale”e ρd (Fig.43) vihet
re një anomali me vlera të ulëta të këtij parametri në të njejtin pozicion me atë të PP. Në
thellësitë maksimale prej 300 m fitohen vlera të ulëta prej 40-53 Ohm.m në sfondin prej 100 -
150 Ohm.m.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 94
Fig.42. “Prerje Reale” e PP ne Profilin I – I’, Marec, Artane
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 95
Fig.43. “Prerja Reale” e Rezistences së Dukshme në Profilin I – I’, Marec, Artane
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 96
4. 3.1.3. Analiza e rezultateve të studimeve EM ajrore
Profilet EM ajrore në Fushë Frekuence, të kryer në vitin 2007 në ketë sektor, në kuadrin e
vrojtimit të gjeofizikes Ajrore të Kosovës jepen në Fig.43, në të cilen është paraqitur
gjithashtu ndërtimi gjeologjik i zonës dhe pozicioni i profili elektrometrik sheshor I-I’. Në
Fig. 44 – 51 paraqiten hartat EM ajrore të frekuencave 09 kHz, 3 kHz, 12 kHz, 25 kHz të
këtyre vrojtimeve EM ajrore. Ndërsa në Fig. 52 – 56, në profilet 1305 - 1309, paraqitën
prerjet gjeoelektrike të Rezistences së Dukeshme të derivuara nga vrojtimet EM ajrore.
Vrojtimi me frekuenca të ndryshme i parametrave EM ajrore krijon mundësinë e pllotimit të
këtyre parametrave sipas thellësive të ndryshme të studimit, deri në 150 m.
Në Fig. 44 paraqiten rezultatet e studimit EM ajror të frekuencës 25 kHz në formën e hartës së
izolinjave të ρd. Anomalia e rezistencës së dukshme nga piketa -450 deri te -750 ka vlera të
ulëta, që variojne prej 46 deri 65 Ohm.m. Ajo vazhdon në pjesën perëndimore edhe jashtë
objektit tonë të studiuar me tekniken e “Prerjes Reale” me një rezistencë të dukshme 32
Ohm.m. Gjeologjia e sektorit të kësaj anomalie karakterizohet nga rreshpet Paleozoike, filite
dhe kuarc-sericitike, në kontakt me gëlqerorët e mermerizuar në kufirin tektonik të tyre.
Anomalia me vlera të ulëta të ρd e fituar me “Prerje Reale” të rezistencës (Fig.45) në Pk -200
deri Pk 200 në thellësin 300 m nuk vërehet në këtë vrojtim, për shkak të thellësisë së vogël që
ka frekuenca 25 kHz (30 m).
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 97
Fig. 44 Harta gjeologjike me profilimet EM ajrore, rajoni Artana Veriore
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 98
Fig.45. Harta e izolinjave të ρd për frekuencën 25 kHz, rajoni Artana Veriore
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 99
F
i
g
.
4
5
.
H
a
r
t
a
e
i
Fig.46. Harta e zolinjave të ρd për frekuencën 25 kHz me gjeologjine, rajoni Artana Veriore
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 100
Fig.47. Harta e izolinjave të ρd per f=12 kHz, rajoni Artana Veriore
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 101
Fig.48. Harta e izolinjave të ρd për f = 12 kHz me gjeologjine, rajoni Artana Veriore
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 102
Fig.49. Harta e izolinjave të ρd per f=3 kHz, rajoni Artana Veriore
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 103
Fig.50. Harta e izolinjave të ρd për f = 3 kHz me gjeologjine, rajoni Artana Veriore
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 104
Fig.51. Harta e izolinjave të ρd për frekuenca 0.9 kHz, rajoni Artana Veriore
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 105
Fig.52. Harta e izolinjave të ρd për frekuenca 0.9 kHz me gjeologjine, rajoni Artana Veriore
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 106
Sikurse shihet, nga këto harta të rezistencës së dukshme të vrojtimeve EM ajrore për
frekuenca të ndryshme, vërehen ndryshime të këtij parametri për këto frekuenca, të cilat
lidhen me thellësi të ndryshme studimi. Frekuencat më të larta reflektojnë thellësitë e vogla,
ndërsa frekuencat e ulëta reflektojnë thellësitë e mëdha.
Studimet EM ajrore të frekuencës 0.9 kHz reflektojnë afërsisht thellësinë 150 m. Anomalia e
parë e rezistencës së dukshme e fituar në “Prerjen Reale”, përreth piketave -400 dhe -600
vazhdon të jetë e pranishme në këtë frekuencë të vrojtimeve EM ajrore dhe ka intensitet edhe
më të lartë se frekuenca pransipërfaqësore 25 kHz.Bazuar në dimensionin e saj në plan, ka më
shumë të ngjarë që ajo të lidhet me rreshpet me rezistencë të ulët, që shtrihen përgjatë thyerjes
tektonike që kontrollon mineralizimin e Përroit të Ngjyrosur më në juglindje.
Përsa i përket anomalisë së dytë të rezistencës së dukshme në “Prerjen Reale” në qendër të
profilit I-I’, ajo nuk reflektohet në informacionin e hartës së ρd EM ajrore të frekuencës 0.9
kHz, mbasi thellësia e vendosjes së saj është mbi 150 m. Kujdes duhet treguar në pjesën JL të
kësaj anomalie të “Prerjes Reale”, mbasi në profilin gjeofizik ajror 1306, rreth Pk 0 fitohet
anomali (Fig.53) me vlera të ulëta të ρd në thellësitë mbi 100 m. Këtu rekomandohet të
kryhet në të ardhmen një “Prerje Reale” e PP/Rezistencës.
Në profilin 1305, anomalia me rezistencë të ulët, e cila vendoset ndërmjet Pk -550 dhe Pk -
900, për frekuencat 3 Khz deri në 0.9 Khz, jashtë profilit eksperimental I-I’, mbetet e hapur
në thellësi.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 107
Fig.53. Rezistenca e dukshme (ρd), Pr 1305, Artana Veriore
Fig.54. Rezistenca e dukshme (ρd), Pr 1306, Artana Veriore
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 108
Fig.55. Rezistenca e dukeshme (ρd) Pr 1307, Artana Veriore
Fig.56. Rezistenca e dukeshme (ρd) Pr 1308, Artana Veriore
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 109
Fig .57. Rezistenca e dukeshme (ρd) Pr 1309, Artana Veriore
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 110
Në profilin Pr 1309, anomalia ndërmjet piketave Pk -600 dhe Pk -850 mbetet e hapur në
thellësi. Po kështu, edhe në këtë profil vërehet një anomali tjetër në Pk 0, me një gjerësi 80 m,
e cila mbetet e hapur në thellësi.
Në Fig.58 jepet një paraqitje tredimensionale e profilave EM ajrore të Rezistences së
Dukeshme të vrojtuar në afërsi të Pr sheshor I-I’. Anomalitë EM ajrore të evidentuara në keto
profila duhet të sherbejnë si bazë për vendosjen e vrojtimeve elektrometrike sheshore me
teknikën e “Prerjes Reale” të PP /Rezistencës në të ardhmen.
Fig.58 Paraqitja tredimensionale e parametrit të ρd të profilimeve EM ajrore
4.3.2. Artana Jugore
4.3.2.1. Metodika e vrojtimit të studimeve elektrometrike
Një nga detyrat kryesore të këtij studimi ka qenë vrojtimi eksperimental me metodat e
PP/Rezistencës mbi një vendburim polimetalor të njohur në pjesën lindore të Kosovës. Për
ketë qellim, u përzgjodh një profil (D-D’), kryq me shtrirjen e përgjithshme të strukturave
gjeologjike dhe mineralizimit, me azimuth 86°, në një sektor të përshtatshëm në minierën e
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 111
Artanës Jugore (Fig.59). Në përzgjedhje u synua jo vetëm prezenca e mineralizimit
polimetalor, por edhe shmangia e objekteve metalike sipërfaqësore, që mund të krijonin
zhurma artificiale në vrojtimet e parametrave të ngarkueshmerise dhe rezistencës elektrike . U
konstatua se zhurmat elektrike të minierës ishin periodike dhe mund të gjendeshin intervale
relativisht të gjata kohe për matje të pastra.
Gjatësia e profilit ishte 2,000 m dhe në te u kryen matje në një interval prej 1,000 m në qendër të tij.
U përdor teknika e “Prerjes Reale” të PP/Rezistencës me skemën e gradientit të shumëfishte.
Si skemë maksimale u përdor A1B1 = 2,000 m, ndërsa ato me pranë sipërfaqes kishin
respektivisht dimensionet A2B2 = 1,500 m, A3B3 = 1,000 m dhe A4B4 = 500 m, ndërsa
distanca midis elektrodave potenciale (MN) dhe hapi i vrojtimit u mbajtën kudo 50 m.
Këto vrojtime u kryen me aparaturën e re elektrometrike të kompanisë gjeofizike “RAF
Geophysics Shpk” ne Kosove (Fig.32), të përberë nga dhënësi VIP-10 kW dhe marrësi
ELREC-PRO, prodhuar nga IRIS Instruments, France. Aparatura funksionon në Fushë Kohë
dhe në rastin tone u përdoren impulse kohe T = t = 2 sek. Avantazhet e vrojtimit me ketë
aparature elektrometrike qëndrojnë në:
- Fuqia e madhe e dhënësit (10 kW), e cila rrit thellësinë e studimit dhe cilësinë
e matjeve
- Vrojtimi i njëkohshëm i 10 dipoleve marrës, që duke e vendosur aparatin
marrës në qendër të profilit, me ane të 2 grupeve prej 10 dipolesh secili,
krijohet mundësia e vrojtimit të 20 matjeve pa lëvizur nga vendi, për një
periudhe kohe prej 5 - 10 minuta. Duhet thënë gjithashtu, se vetëm skema e
gradientit të mesëm lejon një avantazh metodik të tille me ketë aparat marrës.
- Nëpërmjet filtrave të zhurmave 50 Hz dhe atyre të rastit, matjet me ketë
aparature janë mjaft të pastra kundrejt zhurmave dhe në ketë mënyrë shtojnë
aftësitë zgjidhese të aparaturës si në thellësi të mëdha ashtu dhe në resolucionin
e trupave paralel, pranë njeri tjetrit.
- Nëpërmjet saktësisë së lartë të matjeve të lakores së shuarjes (20 pika vrojtimi)
sipas mënyrës Cole-Cole, krijohet mundësia e përcaktimit të parametrave
Spektrale te PP, të cilët hedhin dritë mbi teksturën e mineralizimit (Alikaj P,
1989, Likaj N, 1990).
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 112
Fig.59. Harta gjeologjike me profilin eksperimental elektrometrik D-D’
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 113
Fig. 60. Prerja gjeologjike sipas profilit D-D’, Artana Jugore
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 114
Rryma e aplikuar në tokë ishte në diapazonin 400 mA – 7,000 mA, e cila siguroi një
amplitude te mire te tensionit parësor dhe atij dytësor. Bazuar në matjet përsëritëse, gabimi
mesatar kuadratik i ngarkueshmerisë rezultoi σM < 5%, ndërsa ai i rezistencës σρ < 3 %.
4.3.2.2. Analiza e rezultateve te studimeve elektrometrike
Nga pikëpamja gjeologjike profili i vrojtuar D-D’ shtrihet brenda territorit të përhapjes së
shkëmbinjve rreshpore të përbërë nga filite, rreshpe amfibolite, kuarc-sericitike, gëlqerorëve
të mermerizuar, andeziteve, brekçeve vullkanike e tektonike. Si të tilla, ato reflektohen me
vlera të ulëta (brekçet vullkanike e tektonike) apo të ngritura (kuarc-sericitet, gëlqeroret e
mermerizuar) të parametrit te ρd. Natyrisht, mineralizimi sulfuror polimetalor masiv ndikon
gjithashtu në uljen e ndjeshme të parametrit të rezistencës elektrike, por në ndryshim nga
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 115
Fig.61. “Prerje Reale” e PP, Artana Jugore
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 116
brekçet vullkanike e tektonike, karakterizohet nga vlera të larta të parametrit të
ngarkueshmerise (PP). Mineralizimet sulfure të shpërndara nuk ndikojnë në uljen e
rezistencës elektrike të shkëmbinjve mbartës, por përsa i përket parametrit të ngarkueshmerise
ai ngrihet mjaft në këto mjedise. Për të arritur në këto konkluzione janë shfrytëzuar edhe
shumë matje laboratorike të kryera për mineralizimet sulfure në shkëmbinj analoge nga
studime të ndryshme (Alikaj P. 1990, Frangu S. 2005).
Ne Fig.61 paraqitet “Prerja Reale” e PP, e vrojtuar mbi profilin eksperimental D-D’. Në
qendër të profilit, pranë Pk 0 vërehet një anomali intensive e ngarkueshmërisë me maksimum
prej M5 = 66.7 mV/V në thellësinë 120 m. Anomalia zvogëlohet në M5 = 56.9 mV/V në
thellësinë 350 m. Sikurse shihet nga materiali gjeologjik i vendburimit, i verifikuar me
shpime, anomalia ka lidhje të qartë hapësinore me prezencën e mineralizimit polimetalor
sulfuror me teksture pikezimore e masive. Të dy trupat xeherore masive janë pranë sipërfaqes
dhe bien me kënd mesatar drejt perëndimit. Ata shoqërohen gjithashtu nga zona të fuqishme
minerale me pikëzime sulfuresh, të cilat kanë forme të çrregullt dhe në prerje janë vendosur
sipas dokumentimit të shpimeve. Trupi i sipërm xeheror dhe zonat minerale pranë sipërfaqes
janë të alteruara fuqimisht.
Ne Fig.62 paraqitet “Prerja Reale” e Rezistencës së profilit D-D’. Sikurse shihet, në sektorin
e anomalisë qendrore të PP, vlerat e rezistencës së dukshme janë relativisht të ulëta, 65 – 90
Ohm.m, në një sfond të përgjithshëm prej mbi 100 Ohm.m. Vlen të përmendet një brez me
vlera edhe me të ulëta të ρd (27 – 45 Ohm.m), i cili ne pjesën e sipërme reflekton prezencën e
mineralizimit sulfur masiv dhe shkëmbinjve të alteruar pranë Pk 0, ndërsa pak më në lindje
(Pk 50 – 150), lidhet me prezencën e brekçeve tektonike me rënie të fortë perëndimore.
Gjatë matjeve eksperimentale mbi trupat e njohur, në pjesën perëndimore të profilit D-D’
është fituar një anomali mjaft intensive e PP, midis piketave -450 dhe -250, me intensitet
maksimal prej M5 = 92.4 mV/V, në Pk -375, në thellësinë rreth 280 m. Anomalia mbetet e
hapur drejt thellësisë, ndërsa në drejtim të sipërfaqes ajo ka një shuarje të shpejtë vertikale,
duke filluar nga thellësia 140 m. Në afërsi të Pk -250 anomalia ka një shuarje më të ngadaltë
vertikale, por meqenëse nuk kemi kryer matje më të cekta nuk mund të përcaktojmë se sa i
afrohet sipërfaqes ky degëzim i saj. Anomalia e PP bashkëshoqërohet mjaft qartë me një
anomali intensive me vlera të ulura ne “Prerjen Reale” të Rezistencës së Dukshme, duke fituar
vlerën minimale prej 6 Ohm.m atje ku është fituar vlera maksimale e ngarkueshmerise. Në
ngritjen e vlerave të rezistencës në krahun lindor të kësaj anomalie (Pk -200 deri Pk -150)
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 117
Fig.62 “Prerje Reale” e ρd, Artana Jugore
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 118
ka kontribut edhe forma negative e reliefit (lugina), i cili është me i madh për skema më të
shkurtra vrojtimi, ose e thënë ndryshe, për thellësi më të vogla studimi.
Për detalizimin e kësaj anomalie PP/Rezistence në shtrirje, u kryen vrojtimet edhe në dy
profila të shkurtër (disa qindra metra), të vendosur 100 m në veri e jug të Pr D-D’. Ne Fig.63
dhe Fig.64 paraqiten hartat e PP dhe Rezistencës se Dukshme të këtij sektori anomal. Në të dy
këto harta, vërehet se anomalia ka forme elipsoidale, me intensitet maksimal në profilin
qendror, por me vazhdueshmëri të saj në shtrirje në të dy drejtimet. Përputhja e parametrave
gjeoelektrike të M5 dhe ρd në ketë anomali, si dhe afërsia me trupat e njohur të vendburimit
polimetalor të Artanës, i jep asaj një rendësi të veçante për detalizim në shtrirje si dhe
verifikim me shpime në të ardhmen. Shpimi Sh-28 i paraqitur ne “Prerjet Reale” është ne kufi
të kësaj anomalie dhe i ç’vendosur rreth 35 m me në jug të profilit eksperimental D-D’. Në te
nuk është venë re mineralizim, por në metrat e fundit të thellësisë maksimale (302.9 m) është
intersektuar argjilizim, i cili është një tipar karakteristik i afërsisë me trupat xeherore masive.
Prania e vlerave të larta të polarizueshmërise si dhe vlerave mjaft të ulëta të rezistencës së
dukshme në ketë anomali i jep asaj një interes të veçante verifikimi me shpime, për zbulimin
e mineralizimit sulfur polimetalor. Bazuar në modelimet fizike të PP/Rezistencës (shih figurat.
61, 62) dhe hartat e të njëjtëve parametra për thellësitë maksimale (Fig. 63 dhe 64),
interpretimi i përafërt i formës se eksitusit të kësaj anomalie mund të përafrohet me një
kollone thuajse vertikale, me vijueshmëri të konsiderueshme në thellësi (ndoshta qindra
metra). Për ketë qellim, rekomandohet kryerja e matjeve për nivele më të thellë të “Prerjes
Reale” të PP/Rezistencës përpara kryerjes së shpimeve. Gjithashtu, rekomandohet kryerja e
profileve të vrojtimeve elektrometrike rilevuese me skemën e gradientit të mesëm në shtrirje
të kësaj anomalie interesante, mbasi ajo mund të përfaqësoje një nivel mineralizimi të
panjohur në perëndim të vendburimit polimetalor të Artanës.
Në “Prerjen Reale” të PP (Fig. 61) vërehet edhe një anomali tjetër e parametrit të
ngarkushmërisë (M5) midis piketave 100 dhe 250, me intensitet deri 56.5 mV/V, në sfondin e
ngritur prej 40 mV/V, me zhvillim me pranë sipërfaqes. Nga pikëpamja e parametrit të
rezistencës elektrike (Fig.62) ajo ka karakteristika të përafërta me anomalinë në qendër të
profilit, por me vlera pak më të larta në thellësi. As në ketë zonë nuk ka shpime kërkimi dhe
gjasat janë që të kemi një mineralizim analog me atë që ndodhet në qendër të profilit D-D’
pranë sipërfaqes. Një variant interpretimi mund të supozoje që ky sektor i mineralizuar të jetë
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 119
Fig. 63. Harta e PP, Artana Jugore
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 120
Fig.64. Harta e ρd, Artana Jugore
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 121
vazhdimi në ngritje i mineralizimit pranë sipërfaqësor përreth Pk 0, por i shkëputur me ulje
nga tektonika bllokore dhe i vendosur paralelisht me në lindje. Mendojmë se edhe ky sektor
anomal meriton vëmendje në të ardhmen, me vijim të vrojtimeve elektrometrike në shtrirje të
tij e me tej me shpime.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 122
KAPITULLI V
5.0. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
Kërkim/zbulimi i mineralizimeve polimetalore në rajonin e Artanës, Binçës, e me gjerë në
Kosovë duhet t’i përgjigjet nivelit të sotëm të studimeve me metoda komplekse gjeologjike –
gjeofizike – gjeokimike. Në ketë kuadër, vrojtimet elektrometrike me metodat e Polarizimit të
Provokuar dhe Rezistencës Elektrike marrin një përparësi, falë vetive gjeoelektrike të këtyre
mineralizimeve.
Kryerja e disa cikleve eksperimentale afatshkurtera ne vitin 2004 ne Bince, komuna Viti dhe
vitet 2010 e 2013 ne minierën e Artanës, me vrojtime elektrometrike të metodave të PP dhe
Rezistencës Elektrike, sipas teknikës së “Prerjes Reale”, nxorri në pah disa përfundime dhe
rekomandime te rëndësishme:
a) Metodat e PP dhe Rezistencës Elektrike sipas teknikes se “Prerjes Reale” janë efektive
në përvijimin e pozicionit hapësinor të mineralizimit sulfur polimetalor të pjesës
Lindore të Kosovës. Vrojtimet e kryera në një sektor të vogël në Binçë evidentuan dy
anomali të PP mbi zona të njohura minerale e jashtë tyre, deri në një thellësi prej 120
m nga sipërfaqja e tokës.
b) Në Binçë rreth Pk. 300 në te tre profilet fitohet një anomali interesante e PP, e
shoqëruar pjesërisht edhe me vlera të ulura të parametrit të rezistencës elektrike. Nga
“Prerja Reale” e PP rezulton se anomalia fillon në nivelin rreth 50 m nga sipërfaqja
dhe mbetët e hapur edhe në thellësinë 120 m. Punimet e vjetra minerare kanë
verifikuar vetëm disa pjesë periferike të kësaj anomalie dhe tregojnë se ajo ka natyrë
xeherore polimetalore.
c) Rekomandohet vazhdimi i punimeve të mëtejshme elektrometrike të PP e Rezistencës
Elektrike me “Prerje Reale” me të njëjtin rrjet vrojtimi (50 x 25 m), si në drejtim të
veriut ashtu dhe në atë të jugut (Binçë).
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 123
d) Rekomandohet kryerja e një “Prerje Reale” të PP/Rezistencës mbi anomalinë e dytë të
PP (pranë Pk 400 te Pr 1), për të përvijezuar pozicionin hapësinor të nxitësit të saj.
e) Rekomandohet kryerja e një shpimi vertikal në Pr 2, Pk 300, i cili ka për detyrë
verifikimin e anomalisë së PP deri në thellësinë 150 m nga sipërfaqja.
f) Në Profilin I-I’ , në Marec janë fituar dy anomali interesante të PP rreth Pk -300 dhe
Pk 0 te shoqëruara me vlera të ulta të parametrit të rezistencës elektrike. Nga “Prerja
Reale” e PP rezulton se anomalia e pare fillon në nivelin rreth 50 m nga sipërfaqja dhe
mbetët e hapur edhe në thellësinë 250 m. Shpimet kërkimore të vjetra kanë verifikuar
vetëm pjesët periferike të kësaj anomalie dhe tregojnë se ajo ka natyrë xeherore
polimetalore.
g) Anomalia e dytë në profilin e I-I’ në Pk 0 në thellësinë 250 m fillon me vlera mjaft te
larta te PP dhe bashkeshoqerohet gjithashtu me vlera te ulta të parametrit të rezistencës
elektrike te dukeshme. Ajo mbetët e hapur në thellësinë 250 m.
h) Rekomandohet vazhdimi i punimeve të mëtejshme elektrometrike të PP e Rezistencës
Elektrike me “Prerje Reale” me të njëjtin rrjet vrojtimi (100 x 50 m), në drejtim të
veriut (Marec).
i) Rekomandohet kryerja e një shpimi vertikal në Pr I-I’, Pk -300, i cili ka për detyrë
verifikimin e anomalisë së PP deri në thellësinë 250 m nga sipërfaqja nje shpimi
vertikal mbi anomaline e dytë, në Pk 0, me thellësi mbi 300 m.
j) Në Profilin D-D’ , në Artanë vërehet një përputhje e mirë e mineralizimit të njohur
polimetalor me anomalitë e PP të fituara në “Prerje Reale”. Për më tepër, rreth Pk -375
është fituar një anomali intensive interesante e PP, e bashkëshoqëruar me vlera të ulëta
të parametrit të rezistencës elektrike te dukeshme.
k) Rekomandohet vazhdimi i punimeve të mëtejshme elektrometrike të PP e Rezistencës
Elektrike me “Prerje Reale” me të njëjtin rrjet vrojtimi (100 x 50 m), në drejtimin
verior dhe jugor te pozicionit të profilit D-D’ në Artanë.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 124
l) Rekomandohet kryerja e një shpimi në Pr D-D’, pranë Pk -375, i cili ka për detyrë
verifikimin e anomalisë së PP deri në thellësinë 400 m nga sipërfaqja.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 125
R E F E E N C A
• Alikaj P. 1981 - Modelimet fizike te “Prerjeve Reale” me skemën e gradientit te
shumëfishte. Fondi i Ndërmarrjes Gjeofizike Tirane.
• Alikaj P. 1989 - Studimi i Karakteristikave Spektrale te Polarizimit te Provokuar ne
kërkimin e xeheroreve sulfure te pasur. Disertacion për kërkimin e gradës shkencore
“Doktor i Shkencave”. Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, Universiteti i Tiranes.
• Alikaj P. and Gordon R. 1999 - A Geophysical Tool for Mexican Geological Environments.
Paper presented at the Zacatecas Siglo XXI, Zacatecas, Mexico.
• Durmishaj B., 2007 - Potenciali dhe perspektiva e vendburimeve të fushës xeherore
“Hajvali-Badovc-Kishnicë" bazuar në studimet gjeologo – gjeokimike. Disertacion i
dotorates, Fakulteti Gjeologji-miniera , Universiteti politeknik i Tiranes.
• Fetahaj B. 2006 - Gjendja dhe përspektiva e vendburimit të Artanës, Tezë e
magjistratures, Fakulteti i Xehetarise-Metalurgjise, Universiteti i Prishtines.
• Frasheri A, Avxhiu R., 1973 - Material plotesues per problemet e elektrometrise (PP).
Tekst i pershtatur. Botim i Universitetit te Tiranes.
• Frashëri A., Avxhiu R., Malaveci M., Alikaj P., Leci V – ELEKTROMETRIA. Tekst mësimor i
Shtëpisë Botuese te Librit Universitar, Tirane, 1986.
• Frashëri A,1987 - Studimi përhapjes së fushes elektrike në mjedise gjeologjike heterogjenë dhe
efektiviteti i elektrometrisë detare në studimin e strukturës Durrës-Kepi i Pallës. Disertacioni për
gradën shkencore “Doktor i shkencave”.
• Frasheri A., Lubonja L. Alikaj P. 1995 - On the application of geophysics in the
exploration for copper and chrome ores in Albania. Geophysical Prospecting, 1995, 43,
743-757.
• Frasheri A., Avxhiu R., Frasheri N., 1988 - Ndikimi i pozicionit te skemes vrojtuese
elektrometrike ndaj trupit xeheror ne pervijimin e anomalive te polarizimit te provokuar
gjate kerkimit te bakrit dhe te kromit". Bul. Shkencave Gjeologjike Nr. 3, f. 143-154.
• Frashëri A. and Frashëri N, 2000 - Finite element modelling of IP anomaly effect from bodies of
any shape located in ragged relief area. Journal of Balkan Geophysical Society,Vol 3, No.1,
February 2000 p.3 – 6 .
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 126
• Frashëri A., Alikaj P., Frashëri N., Çanga B., 2002 - Dipole - dipole array configuration
in the framework of the reciprocity principle. 3rd Congress of Balkan Geophyiscal
Society. Sofia 24-28 May, 2002. Bulgaria.
• Frashëri A., Beqiraj G., Frashëri N. 2008 - A review on application of geophysical methods
for exploration of copper and chrome ores in Albania. (In English), A Monogrph, Publ.
Academy of Sciences, Tiranë.
• Frangu S., Fetahaj B, 2000 - Elaborati gjeologjik i vendburimit të Artanës, Fondi i
dokomenteve profesionale, Shërbimi Gjeologjik i Kishnice-Hajvali-Artanës
• Frangu S., Alikaj P., Shala F., Shabani M. - Application of electrical prospecting
methods in search for polymetallic mineralization in Bince region, Kosovo, ISSN 1314-
2704 DOI: 10.5593/sgem2011.
• Hyseni S., 2000 - Veçorite metalogjenike të mineralizimeve polimetalore të fushës
xeherore Hajvali-Badovc-Kishnicë. Disertacion i doktorates, Fakulteti i Gjeolgjise dhe
Minierave, Universiteti Politeknik i Tiranes.
• Ilia M, 1980: Kontaktne pneumatolitske i hidrotermalne promene u vulkanskim stenama
kopaonicke oblasti., Rudarsko-metalurski-hemijski kombinat "Trepća", Zvećan.
• Kandić M., Simić O., Micić L., 1970 - Metalogenske karakteristike rudnog pola
"Trepća". Rudarsko-metalurski-hemijski kombinat "Trepća", Zvećan.
• Kearey P., Brooks M. and Hill I. 2002 – An Introduction to Geophysical Exploration. Third
Edition. Blackwell Science Ltd, Oxford, GB.
• Kurtanović, R, 1984 - Ocena potencialnosti Pb-Zn u lezistu "Trepća" Stari Trg.
Magistarska teza, Rudarsko-geoloski fakultet, Beograd.
• Langore L., Alikaj P. and Gjovreku D. 1989 - Achievements in the copper sulphide
exploration in Albania with IP and EM methods. Geophysical Prospecting , Vol. 37, Nr. 8.
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 127
• Li, Y., and D. W. Oldenburg, 1992 - Approximate inverse mappings in DC resistivity
problems: Geophysical Journal International, 109, 343-362.
• Li Y., and D. W. Oldenburg, 2000 - Incorporating geologic dip information into
geophysical inversions: Geophysics, 65, no. 1, 148-157.
• Lubonja L., Frashëri A., Avxhiu R., Duka B., Alikaj P., 1985 - Disa vrojtime per rritjen e
thellesise se studimeve dhe kerkimeve gjeofizike per mineralet e dobishme". Bul.
Shkencave Gjeologjike Nr. 3, F. 33-52.
• Ostrosi B., 1990 - Metalogjenia dhe strukturat e fushave xeherore. Shtepia Botuese e
Librit Universitar, Tiranë.
• Osmani S., Korini Th. 2001 - Gjeostatistika dhe trajtimi i të dhënave (Pjesa I). Shtepia
Botuese e Librit Universitar, Tirane.
• Phillips, N., D. W. Oldenburg, J. Chen, Y. Li, and P. S. Routh, 2001 - Cost effectiveness
of geophysical inversions in mineral exploration: Applications at San Nicolas: The
Leading Edge, 20, no. 12, 1351-1360.
• Pruthi V., 1986 - Savremena metodologija proucavanja regionalne geoloske gradje podrucja
SAP Kosovo sa posebnim osvrtom na metodolgiju i prognozu mineralnih sirovina. Dokt.
disertacija, Rud.-Metalurski Fakultet, Universitet u Prishtini.
• Tashko A., Jorgo V., 1988 - Bazat e gjeokimisë (I dhe II). Shtepia Botuese e Librit
Universitar, Tiranë.
• Digital Geological Map of Kosovo Ferizaj K-34-55; 1:100 000; Beak Consultants GmbH
Am St. Niclas Schacht 13 09599 Freiberg, Germany Managing director: A. Barth
www.beak.de; KPMM-Prishtinë.
• Digital Geological Map of Kosovo Vranjë K-34-56 1:100 000; Beak Consultants GmbH
Am St. Niclas Schacht 13 09599 Freiberg, Germany Managing director: A. Barth
www.beak.de; KPMM-Prishtinë
Teza: Efektiviteti i studimeve elektrometrike në kërkimin e mineraleve polimetalore në pjesën lindore të Kosovës”
Faqe 128
• Geological Map of Kosovo 1:200 000. Beak Consultants GmbH Am St. Niclas Schacht
13 09599 Freiberg, Germany. Managing director: A. Barth www.beak.de; KPMM-
Prishtinë
• Metallogenic - Minerogenic Map of Kosovo 1:200 000. Beak Consultants GmbH Am St.
Niclas Schacht 13 09599 Freiberg, Germany Managing director: A. Barth www.beak.de;
KPMM-Prishtinë.
• Osnovna geoloska karta SFRJ 1:100 000 Uroševac K34-55; G.Z.Beograd 1981
• Tumać za list Uroševac K-34-55; G.Z. Beograd 1983
Recommended