View
2
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
Vlerësimi i nevojave për trajnim mbi LPPA - Hulumtim sasior
Raporti i studimit online
Komponenti 4. Aktiviteti 4.3
Datë: 19/06/2018
Mbështetja e Procesit të Reformës së Administratës Publike
INDEKSI
1 Objektivat 1
2 Metodologjia 1
2.1 Parametrat e mostrës 2
3 Konkluzionet e përgjithshme 5
4 Analiza e rezultateve 6
4.1 Zbatimi i LPPA-së 6
4.2 Njohuria për LPPA-në 10
4.3 Nevojat për trajnim 12
5 Shtojca 1 – Pyetësori 16
1
1 Objektivat
Ky studim është pjesë e projektit të BE-së: “Mbështetja e Procesit të Reformës së
Administratës Publike”. Qëllimi kryesor i këtij komponenti të Projektit është që të mbështes
zbatimin e vlerësimit të nevojave për trajnim për kompetencat e PA-së së Kosovës në
përmirësimin e mëtejshëm të një administrate publike të besueshme, të hapur, transparente
dhe të orientuar drejt klientit si pjesë përbërëse e një ambienti efikas të punës që i kontribuon
sigurimit të një standardit më të mirë për të gjithë qytetarët.
Qëllimi specifik i Projektit është që të sigurojë kapacitete të qëndrueshme dhe profesionale për
zbatimin efikas të Ligji të ri për Procedurën e Përgjithshme Administrative (LPPA) në të gjitha
nivelet e administratës publike.
Në veçanti, hulumtimi sasior i ilustruar në këtë raport i referohet Aktivitetit 4.3 të Komponentit 4.
Zhvillimi dhe zbatimi i programeve të trajnimit për LPPA, i cili mëton të jetë studim preliminar për
Vlerësimin e Nevojave për Trajnim (VNT)
Pas hulumtimit cilësor preliminar rreth perceptimit dhe zbatimit të LPPA-së në AP-në e Kosovës, ky studim paraqet analizën sasiore për VNT.
Hulumtimi i ka përcaktuar këto objektiva:
të hetojë zbatimin dhe perceptimin për LPPA-në
të identifikojë kushtet për zbatimin e LPPA-së
t’i qaset të kuptuarit të parimeve të LPPA-së së ri
t’i qaset nevojave specifike të trajnimit
të identifikojë temat specifike të trajnimit.
2 Metodologjia
Studimi u zhvillua përmes intervistave online, duke përdorur një platformë të dedikuar të internetit.
Grupet e synuara u ftuan me ftesa përmes emailit. Çdo dy javë u dërguan dy emaila përkujtues.
Mbledhja e të dhënave të studimit u bë ndërmjet 20 prillit dhe 30 majit 2018.
Vegëzat e studimit në versionin në gjuhën shqipe dhe serbe iu dërguan të gjithë nëpunësve civilë
në strukturën e administratës publike. Është bërë një regjistrimi i përgjithshëm për shkak të
mundësisë për të arritur te tërë popullata. Fatkeqësisht nuk ishte e mundur të kishim parametrat e
popullsisë për ta përdorur për vlerësimin e të dhënave.
Mostra përfaqëson 3.85% të popullsisë së përgjithshme (rreth 19.500 punonjës) të përfshirë në hulumtim.
2
2.1 Parametrat e mostrës
Mostra prej 251 nëpunësish civilë ka këto karakteristika:
Institucioni:
Ministri 44,13%
Komunë/ Pushtet lokal 35,22%
Agjenci e pavarur 6,88%
Agjenci ekzekutive 6,48%
Ofrues i shërbimit publik 1,62%
Të tjera 5,67%
N/A 1,72%
Fusha administrative:
Administratë e përgjithshme 16,87%
Financa 10,04%
Shërbime ligjore 9,24%
Burimet njerëzore 7,63%
Ndërtimtari 6,83%
Arsim 4,82%
Komunikim 4,42%
Çështje ekonomike 4,42%
Shëndetësi 3,21%
Punë të brendshme 3,21%
Teknologji e informacionit 2,81%
Ofrues i shërbimit publik 2,81%
Shërbime komunale/shërbime publike 2,01%
Mirëqenie sociale 2,01%
Mbrojtja e mjedisit: 1,61%
Qendër kontakti me klientë/Zyre e regjistrimit 1,20%
Të tjera 16,47%
N/A 6,37%
3
Përvoja e punës:
më pak se 5 vjet 18,55%
prej 5 deri 10 vjet 31,45%
prej 11 deri 20 vjet 41,94%
prej 21 deri 30 vjet 5,24%
më shumë se 30 vjet 2,82%
N/A 1,19%
Gjinia:
Mashkull 69,48%
Femër 30,52%
N/A 0,8%
Grup mosha:
18 - 24 vjeç 1,98
25 - 34 vjeç 26,59
35 - 44 vjeç 33,33
45 - 54 vjeç 22,22
55 - 64 vjeç 15,87
N/A 0%
Niveli i shkollimit:
Shkolla e mesme 2,41%
Kolegji dyvjeçar/ Diplomë e shkollës së lartë 2,41%
Diplomë universitare (Universitet/ Akademi) 51,81%
Shkalla e Tretë 41,37%
Doktoratura (Ph.D./D.Sc) 2,01%
N/A 0,8%
4
Zona gjeografike:
Prishtinë 65,18%
Mitrovicë 8,91%
Pejë 8,10%
Gjilan 5,67%
Prizren 5,26%
Gjakovë 3,64%
Ferizaj 3,24%
N/A 1,59%
5
3 Konkluzionet e përgjithshme
Rezultatet e studimit përshkruajnë ndikimin që ka aplikimi i LPPA-së në zbatimin e procedurës
administrative në AP në Kosovë. Nga përgjigjet mund të shohim kontekstin në të cilin LPPA
zbatohet si ligj primar në 52% të rasteve, dhe si ligj subsidiar në 31%. 81% e mostrës e konsideron
të mundshëm zbatimin e LPPA-së pa e ndryshuar ligjin e veçantë të cilin janë duke e zbatuar,
gjysma e tyre (39%) mendojnë se zbatimi mund të arrihet që tani, dhe vetëm 11% të nëpunësve
civile të intervistuar mendojnë se është e nevojshme të ndryshohen ligjet e veçanta në mënyrë që
të zbatohet si duhet LPPA-ja. Kundërshtimi i zbatimit të ligjit është shumë i ulët, vetëm 7% e
mostrës mendojnë se ai duhet të ndryshohet.
Niveli i njohurive për LPPA: vetëm një pakicë e të intervistuarve (19%) e njohin mirë ligjin. Ata e
kuptojnë se ky ligj është ligj i përgjithshëm dhe se ligjet e veçanta duhet të jenë në përputhje me
parimet e përgjithshme të këtij ligji, dhe nuk mund të ulin nivelin e mbrojtjes së të drejtave dhe
interesave ligjore të palëve. Dy të tretat e mostrës theksojnë se kanë nevojë për këshilla nga
kolegët ose organi i shkallës së dytë për të vendosur a të zbatojnë LPPA-në apo jo, përderisa 11%
vazhdojnë të zbatojnë ligjin e veçantë. Këto të dhëna tregojnë se ka një paqartësi të përgjithshme
rreth kontekstit në të cilin duhet të zbatohet LPPA.
Për më tepër, të intervistuarit nuk janë në gjendje të specifikojnë mospërputhjet ndërmjet ligjit të
veçantë dhe që ata janë duke e zbatuar dhe LPPA-së. 51% nuk e dinë se si t’i përgjigjen kësaj
pyetjeje dhe 21% theksojnë se nuk kanë pasur ndonjë problem i cili është i pamundshëm për tu
zgjidhur.
Nevoja për mbështetje në zbatimin e ligjit është e qartë. Për të zbatuar LPPA-në, pothuaj gjysma
(46%) e të intervistuarve do të donin të kishin udhëzime dhe dokumente të tjera metodologjike për
LPPA, përfshirë edhe shembuj dhe praktikat më të mira. 38% e të intervistuarve shprehën nevojën
për një komentar të mirë të ligjit dhe një e treta e mostrës do të donin të kishin në dispozicion një
trup këshillues për tu dhënë atyre këshilla për zbatimin e ligjit. Ka nevojë për vegla/instrumente që
ndihmojnë në zbatimin e ligjit.
Pjesa e fundit e studimit heton nevojat e të intervistuarve për trajnim. Duket se LPPA është kuptuar
shumë pak; nevoja për trajnim del si prioritet për nëpunësit civilë të intervistuar. Vështirësia e tyre
që të përshkruajnë trajnimin ideal dhe për të treguar temat për të cilat do të donin të mësonin më
shumë pasqyron nevojën për të organizuar një program të trajnimit të përgjithshëm ku do
pasqyrohej qëllimi dhe fushëveprimi i LPPA-së, përfshirë edhe një qasje praktike me shembuj dhe
përshkrim hap pas hapi të procedurave administrative, analiza të pikave ku LPPA dhe ligjet e
veçanta përkojnë me njëri tjetrin, dhe shqyrtimi i praktikave më të mira.
Vetëm 17% e mostrës kanë marrë pjesë në informimin ose takimin për LPPA-në. 94% e të
intervistuarve janë të gatshëm të marrin pjesë në trajnimet e ardhshme për LPPA-në. Kjo përqindje
është shumë e lartë dhe tregon nevojën për të mbushur mangësitë e nëpunësve civil me informata
dhe njohuri në këtë fushë.
Pothuaj gjysma e të intervistuarve (45%) nuk e dinë saktësisht se cilat janë nevojat e tyre për
trajnim dhe nuk janë në gjendje të përshkruajnë një trajnim ideal. Të gjitha opsionet e cekura në
6
pyetje janë të rëndësishme për ta. Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për
analizën e pikave të përputhjes në mes të LPPA-së dhe ligjeve të veçanta. Tre nga dhjetë të
intervistuar kërkuan shqyrtimin e praktikave më të mira, përderisa 2 nga 10 do të donin të kishin
një sqarim të përgjithshëm për LPPA-në dhe një përshkrim të hapave të procedurës administrative.
Përgjigjet lidhur me temat për të thelluar programin janë shumë të shpërndara dhe mbulojnë një
gamë të gjerë argumentesh. Kjo nënkupton se ata nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për nevojat e
tyre për trajnim. Temat më të cituara janë harmonizimi i procedurave të veçanta administrative me
LPPA-në, mjetet juridike, aktet administrative dhe procesi ankimor. Në përgjithësi përgjigjet në këtë
pyetje tregojnë nevojën për të pasur një trajnim shumë gjithëpërfshirës, i cili do të mbulonte
pothuaj të gjitha risitë që ka sjell LPPA.
4 Analiza e rezultateve
4.1 Zbatimi i LPPA-së
Pjesa më e madhe e mostrës (52%) e zbaton LPPA-në si ligj primar, përderisa 17% e përdorin atë si ligj sekondar. Në segmentin e parë të të intervistuarve nga komunat (63%), dhe nëpunësit më të vjetër (45-64 vjeç, 60%) janë në numër më të madh se mesatarja. Pothuaj një e treta e të intervistuarve janë përgjigjur se nuk e zbatojnë LPPA-në. Në këtë segment kategoritë më të përfaqësuara janë të intervistuarit e rinj (25-34 vjeç) dhe nëpunësit civilë të punësuar në ministri (47%).
52.19%
16.73%
31.08%
A e aplikoni Ligjin për Procedurën Administrative (LPPA), Ligji Nr. 05/L-031 të hyrë në fuqi me 22 qershor 2017, në
punën tuaj?
Yes, I apply LGAP as a primary law
Yes, I apply LGAP as a subsidiary law
No, I don’t apply LGAP
7
Janë përgjigjur: 251
Të intervistuarit e mostrës sonë janë të shpërndarë mirë duke marrë parasysh fushën e punës.
Janë cituar 48 ligje të veçanta dhe kjo tregon se kemi një grup përfaqësues të nëpunësve civilë.
Cilin ligj specifik e zbatoni në punën tuaj?
Ligjin për Nëpunësit Civilë 15
Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale 12
Ligjin për Shërbimin Civil 7
Ligjin e Punës 5
Ligjin për Prokurimin Publik 5
Ligjin për Kadastrën 4
Ligjin për Auditimin e Brendshëm 4
Ligjin për Qasjen në Dokumentet Publike 3
Ligjin për Ndërtim 3
Ligjin për Shëndetësi 3
Ligjin për Ekzekutimin e Ndëshkimeve Penale 3
Ligjin për Pyjet 3
Ligjin për Planifikimin Hapësinor 3
Ligjin për Tatimin në Pronë 3
Ligjin për Produkte Medicinale dhe Pajisje Mjekësore 2
Ligjin për Procedurën Kontestimore 2
Ligjin për Skemat Pensionale 2
Ligjin për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ligji Nr. 03/L-045 2
Ligjin për Arsimin Parauniversitar 2
Ligjin për Mjedisin, Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave 2
Ligjin për Shërbime Sociale dhe të Familjes 1
Ligjin për Shkencën 1
Ligjin për Inspektimin Sanitar 1
Ligjin për Transportin Rrugor 1
Ligjin për Arkivin Shtetëror 1
LVL, Ligjin për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve, Ligjin për përdorimin e gjuhëve zyrtare, Ligjin kundër diskriminimit, Ligjin për barazi gjinore, Rregulloren e GRK 13/2017 për Rintegrimin e PR dhe menaxhimin e programit të riintegrimit, të kthyerve dhe personave të zhvendosur, etj. 1
Rregulloren (GRK) Nr. 13/2017 për Reintegrimin e personave të riatdhesuar 1
8
Rregulloret për bashkëpunimin ndërkomunal 1
Ligjin për familjen 1
Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural dhe ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji 1
Ligjin për Etikën 1
Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës komunale 1
Ligjin për statistikat zyrtare në Republikën e Kosovës, Ligjin për shërbimin civil, Ligjin për menaxhimin e financave publike, etj. 1
Ligjin për pjesëmarrjen dhe fuqizimin e të rinjve 1
Ligjin për shërbimet postare 1
Ligjin për mbrojtjen kundër diskriminimit 1
Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë 1
Ligjin për regjistrimin e të drejtave për pronën e paluajtshme në regjistrin e pronave të paluajtshme 1
Ligjin për të drejtat e punëtorëve 1
Ligjin për markat tregtare, patentat 1
Ligjin për sigurinë në trafik 1
Legjislacioni për reintegrim 1
Ligjin për përdorimin e gjuhëve 1
Ligjin për gjendjen civile 1
Ligjin nr. 04/L-027 për mbrojtjen kundër fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera. 1
Ligjin nr. 04/l-031. Për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështje penale 1
Ligjin për ekzekutimin e ndëshkimeve penale 1
Janë përgjigjur: 169
N/A 33,13%
Pyetjet me shumë përgjigje
81% e mostrës e konsideron të mundshëm zbatimin e LPPA-së pa e ndryshuar ligjin e veçantë të cilin janë duke e zbatuar, gjysma e tyre (39%) mendojnë se zbatimi mund të arrihet që tani, dhe gjysma tjetër (42%) mendojnë se nevojiten udhëzime të mëtejshme për zbatimin e duhur. Vetëm 11% e nëpunësve civile të intervistuar mendojnë se nevojitet të ndryshohen ligjet e veçanta për të zbatuar si duhet LPPA-në. Pjesa tjetër prej 7% shprehin kundërshtimin e tyre ndaj LPPA-së dhe mendojnë se ai duhet të ndryshohet.
9
Janë përgjigjur: 175
Gjatë zbatimit të procedurave administrative mund të keni identifikuar ndonjë mospërputhje
ndërmjet ligjit të veçantë që jeni duke e zbatuar në fushën tuaj dhe LPPA-së. Ju lutem a mund të
shënoni tri mospërputhjet me të zakonshme:
nuk kam pasur problem 50,74
nuk e di 20,59
afatet 9,56
ligji nuk zbatohet, zbatohen ligjet kryesore 2,21
vendimi përfundimtar 2,21
tjetër 14,71
Janë përgjigjur: 161
N/A 19,87%
Pyetjet me shumë përgjigje
Katër nga dhjetë të intervistuar e zbatojnë LPPA-në gjatë zbatimit të procedurës së tyre të
zakonshme administrative (40%), përderisa 2 nga 10 e bëjnë këtë në të gjitha procedurat që nuk
janë të rregulluara me ligj të veçantë. Një pakicë tjetër e mostrës e përdorin LPPA-në në rastet e
shqyrtimit të ankesave (9,6%) ose në marrjen e vendimeve ose dhënien e përgjigjeve (8,1%).
Në çfarë procedurash administrative e zbatoni LPPA-në në punën tuaj?
39.43%
11.43%
41.71%
7.43%
A mund të zbatohet LPPA në fushën tuaj administrative pa ndryshimin e ligjit të veçantë që rregullon procedurën administrative që jeni duke e
zbatuar?
Yes
No
In general yes, but furtherinstructions are needed
It is better to change the LGAP
10
në procedurat e rregullta 39,71
në të gjitha procedurat që nuk janë rregulluar me ligjin e veçantë 19,85
në rastet e shqyrtimit të ankesave 9,56
në vendime/ përgjigje 8,09
gjatë procedurës së komunikimit me palët/publikun 3,68
në afatet për kërkesa/ ankesa 2,94
në rast të lëshimeve teknike 2,21
për kërkesa 2,21
për zgjidhjen e kontesteve 1,47
tjetër 10,29
Janë përgjigjur: 164 N/A 9,93%
4.2 Njohuria për LPPA-në
Një pakicë e të intervistuarve (19%) theksojnë se e njohin mirë LPPA-në. Ata e kuptojnë se ky ligj
është ligj i përgjithshëm dhe se ligjet e veçanta duhet të jenë në përputhje me parimet e
përgjithshme të këtij ligji, dhe nuk mund të ulin nivelin e mbrojtjes së të drejtave dhe interesave
ligjore të palëve.
Dy të tretat e mostrës theksojnë se kanë nevojë për këshilla nga kolegët ose organi i shkallës së
dytë për të vendosur a të zbatojnë LPPA-në apo jo, përderisa 11% vazhdojnë të zbatojnë ligjin e
veçantë. Këto të dhëna tregojnë se ka një paqartësi të përgjithshme rreth kontekstit në të cilin
duhet të zbatohet LPPA.
11
Janë përgjigjur: 167
Për të zbatuar LPPA-në, pothuaj gjysma (46%) e të intervistuarve do të donin të kishin udhëzime
dhe dokumente të tjera metodologjike për LPPA, përfshirë edhe shembuj dhe praktikat më të mira.
38% e të intervistuarve shprehën nevojën për një komentar të mirë të ligjit dhe një e treta e
mostrës do të donin të kishin në dispozicion një trup këshillues për tu dhënë atyre këshilla për
zbatimin e ligjit. Në përgjithësi ka nevojë për vegla/instrumente për të ndihmuar në zbatimin e ligjit.
Janë përgjigjur: 170
Pyetjet me shumë përgjigje
65.87%
19.16%
10.78%4.19%
Paramendoni një procedurë administrative me të cilën jeni duke u marrë dhe nuk jnei të sigurt
nëse duhet të zbatoni LPPA-në apo ligjin e veçantë. Çka do të bëni:
Ask for advice (colleagues,second instance body,..)
Implement LGAP
Implement the specific law
Other
7.06%
34.12%
38.24%
45.88%
Other
An advisory body you could ask for advice
A good commentary of the new LGAP
Guidelines and other methodologicaldocuments on LGAP, including examples andbest practices
Çka do të donit të keni në mënyrë që të zbatoni LPPA-në më me sukses?
12
4.3 Nevojat e trajnimit
Vetëm 17% e mostrës kanë marrë pjesë në takimin informues për LPPA-në. Në këtë segment, të
intervistuarit nga komunat (21%), dhe nëpunësit civilë nga rajoni i Prishtinës (24%) janë në numër
më të madh se sa mesatarja.
Janë përgjigjur: 168
94% e të intervistuarve janë të gatshëm të marrin pjesë në trajnimet e ardhshme për LPPA-në. Kjo
përqindje është shumë e lartë dhe tregon nevojën për të mbushur mangësitë e nëpunësve civil me
informata dhe njohuri në këtë fushë. Një pakicë e mostrës (6,5%) nuk janë të gatshëm të marrin
pjesë në trajnime për shkak të problemeve logjistike ose kohës.
17.26%
82.74%
A keni marrë pjesë në informime/ngjarje për ngritjen e vetëdijes/takime/trajnime për
LPPA-në?
Yes
No
13
Janë përgjigjur: 170
Pothuaj gjysma e të intervistuarve (45%) nuk e dinë saktësisht se cilat janë nevojat e tyre për
trajnim dhe nuk janë në gjendje të përshkruajnë një trajnim ideal. Të gjitha opsionet e cekura në
pyetje janë të mira për ta dhe ata do të donin të kishin një vështrim të përgjithshëm të analizës së
pikave të përputhjes ndërmjet LPPA-së dhe ligjeve të veçanta, një shqyrtim të praktikave më të
mira, një sqarim të përgjithshëm të LPPA-së dhe një përshkrim të hapave të procedurës
administrative.
Një e treta e mostrës dëshiron të ketë një program trajnimi për analizën e pikave të përputhjes në
mes të LPPA-së dhe ligjeve të veçanta. Tre nga dhjetë të intervistuar kërkuan shqyrtimin e
praktikave më të mira, përderisa 2 nga 10 do të donin të kishin një sqarim të përgjithshëm për
LPPA-në dhe një përshkrim të hapave të procedurës administrative.
93.53%
6.47%
A jeni të gatshëm të merrni pjesë në trajnimet e ardhshme për LPPA?
Yes
No
14
Janë përgjigjur: 169
Pyetjet me shumë përgjigje
Përgjigjet lidhur me temat për të thelluar programin janë shumë të shpërndara dhe mbulojnë një
gamë të gjerë argumentesh. Temat më të cituara janë harmonizimi i procedurave të veçanta
administrative me LPPA-në, mjetet juridike, aktet administrative dhe procesi ankimor. Në
përgjithësi përgjigjet në këtë pyetje tregojnë nevojën për të pasur një trajnim shumë
gjithëpërfshirës, i cili do të mbulonte pothuaj të gjitha risitë që ka sjell LPPA.
4.57%
18.29%
19.43%
29.71%
33.14%
45.14%
Other
Description of the stepsof the administrative…
Deeper explanation ofthe LGAP concept,…
Review of best practices
Analysis of the crosspoints between LGAP…
All of the above
CIli do të ishte programi ideal i trajnimit për LPPA-në e ri:
15
Janë përgjigjur: 169
Pyetjet me shumë përgjigje
5.33%
25.44%
30.18%
30.77%
31.95%
31.95%
31.95%
34.91%
34.91%
35.50%
37.28%
39.64%
43.20%
45.56%
49.70%
56.21%
Other
Principle of information and active assistance
Initiation of administrative procedure
Deadlines for requests
Notification to the party
Deadlines for complains
Real administrative acts
Administative silence
New principles of administrative proceedings
Reopening of the proceeding
Administative complaint
Administrative contract
Appeal process
Administative acts
Legal remedies
Harmonization of special administrative procedureswith LGAP
Në çfarë temash do të donit të thellonit njohuritë?
16
5 Shtojca 1 – Pyetësori
1. A e zbatoni në punën tuaj Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative (LPPA), Ligjin Nr. 05/L-031 që ka hyrë në fuqi me 22 qershor 2017?
Po, e zbatoj LPPA-në si ligj parësor
Po, e zbatoj LPPA-në si ligj dytësor
Jo, nuk e zbatoj LPPA-në (shko në pyetjen 12)
2. Cilin ligj specifik e zbatoni në punën tuaj?
3. Në çfarë procedurash administrative e zbatoni LPPA-në në punën tuaj?
4. A mund të zbatohet LPPA në fushën tuaj administrative pa ndryshuar ligjin e veçantë që rregullon procedurën administrative që jeni duke e zbatuar ju?
Po
Jo
Në përgjithësi po, por duhen udhëzime shtesë
Është më mirë të ndryshohet LPPA
5. Gjatë zbatimit të procedurave administrative mund të keni identifikuar ndonjë mospërputhje ndërmjet ligjit të veçantë që jeni duke e zbatuar në fushën tuaj dhe LPPA-së. Ju lutem a mund të shënoni tri mospërputhjet me të shpeshta:
______________________________________
______________________________________
______________________________________
6. Paramendoni një procedurë administrative me të cilën jeni duke u marrë dhe nuk jeni të sigurt se si ta zbatoni LPPA-në ose ligjin specifik. Çka do të bëni:
Do të kërkoni këshillë (nga kolegët, organi i shkallës së dytë,..)
Do të zbatoni LPPA-në
Do të zbatoni ligjin specifik
Tjetër (JU LUTEM SPECIFIKONI _________)
7. Çka do të donit të kishit në mënyrë që të zbatoni LPPA-në e ri më me sukses?
Një organ këshillues të cilit mund t’i kërkoni këshillë
Udhëzime dhe dokumente të tjera metodologjike për LPPA, përfshirë shembuj dhe praktikat më të mira
17
Një komentar të mirë për LPPA-në e ri
Tjetër (Ju lutem specifikoni ____________________________
8. A keni marrë pjesë në ndonjë ngjarje/takim/trajnim informues/vetëdijesues për LPPA-në?
Po
Jo
9. A jeni të gatshëm të merrni pjesë në trajnimin e ardhshëm për LPPA-në?
Po
Jo
9.a (Nëse Jo) Pse?
10. Cili do të ishte programi ideal i trajnimit për LPPA-në e ri
Shqyrtimi i praktikave më të mira
Analiza e pikave të përbashkëta ndërmjet LPPA-së dhe ligjeve të veçanta (për fushën administrative)
Sqarimi më i thellë i konceptit, qëllimit, parimeve dhe instituteve të tjera ligjore të LPPA-së,
Përshkrimi i hapave të procedurës administrative
Të gjitha më lartë
Tjetër (JU LUTEM SPECIFIKONI _________)
11. Në çfarë temash do të dëshironit të thellonit njohuritë?
Procesi ankimor
Mjetet juridike
Njoftimi i palës
Kontrata administrative
Parimi i informimit dhe ndihmës aktive
Rihapja e procedurës
Kundërshtimi (ankesa) administrativ
Heshtja administrative
Afatet për parashtrimin e kërkesave
Afatet për parashtrimin e ankesave
Aktet administrative
Parimet e reja të procedurës administrative
aktet administrative reale
Inicimi i procedurës administrative
Harmonizimi i procedurave të veçanta administrative me LPPA-në
Tjetër (Ju lutem specifikoni ____________________________
12. Ju punoni për:
18
Ministri
Komunë/Pushtet lokal
Agjenci ekzekutive
Agjenci të pavarur
Ofrues të shërbimit publik
Tjetër (JU LUTEM SPECIFIKONI _________)
13. Sa vjet keni gjithsej që punoni në shërbimin publik?
më pak se 5 vjet
prej 5 deri 10 vjet
prej 11 deri 20 vjet
prej 21 deri 30 vjet
mbi 30 vjet
14. Në cilën fushë punoni?
Ndërtimtari
Financa
Burime njerëzore
Shërbime ligjore
Çështje ekonomike
Komunikim
Administratë të përgjithshme
Teknologji të informacionit
Shërbime komunale/shërbime publike
Shëndetësi
Arsim
Qendër të kontaktit me klientë/Zyrë të regjistrimit
Ofrues të shërbimit publik
Punë të brendshme
Mbrojtje të mjedisit:
Mirëqenie sociale
Tjetër (Specifikoni _________________)
15. Në cilën rajon gjeografik punoni?
Prishtinë
Pejë
Gjakovë
Mitrovicë
Prizren
Ferizaj
Gjilan
16. Cilës grupmoshë i takoni?
19
18 - 24 vjeç
25 - 34 vjeç
35 - 44 vjeç
45 - 54 vjeç
55 - 64 vjeç
55 - 64 vjeç
17. Cila është gjinia juaj?
Mashkull
Femër
18. Cili është niveli më i lartë i shkollimit që e keni përfunduar?
Shkolla fillore
Shkolla e mesme
Kolegji dyvjeçar/ Diplomë e shkollës së lartë
Studimet (Universitetin/Akademinë)
Shkalla e Tretë
Doktoratura (Ph.D./D.Sc)
Faleminderit për pjesëmarrje!
Recommended