VËSHTRIM NGA BEOGRADI Braktisja e çerdhes së gjarpritdiskutimit që intervenimi i forcave të...

Preview:

Citation preview

e shtunë • 23 shtator 2017kulturë

CyanMagentaYellowBlack

24 • KOHA Ditore

CyanMagentaYellowBlack

Sasha Qiriq

Të dy librat publicistikë të VetonSurroit janë përkthyer shpejt ngagjuha shqipe në atë serbe, marrëparasysh rrethanat tona botuese.“Këmbët e Gjarprit”, dorëshkrimi ipërfunduar në maj të vitit 2014, ibotuar po atë vit, dhe “Ambasadoridhe shënime të tjera heretike”, ikryer në maj të vitit 2015, i botuarnë shqip të njëjtin vit, po ashtu,janë botuar në Serbi një vit mëvonë (botuesi: Samizdat B92). Nëtë dy librat, në mënyrë dominuesenë fokus janë rrethanat politikedhe shoqërore në Kosovë. Nëshkrimet e veta, Surroi përfshinëmë pak periudhën gjatë apo ngafundi i viteve ‘90 të shekullit tëkaluar, e shumë më shumë peri-udhën pas largimit nga Kosova tëpërfaqësuesve të institucioneveshtetërore civile dhe ushtarake tëSerbisë. Edhe pse Parlamenti iKosovës në vitin 2008 e shpallipavarësinë e Republikës sëKosovës, Surroi Kosovën e sheh sinjë protektorat të UNMIK-ut. Nëlibrin “Këmbët e Gjarprit”,Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iamohon të tri elementet e emër-timit të saj, duke iu kthyer nëmënyrë kritike liderit joformal tëUÇK-së dhe kryeministrit të më-parshëm kosovar, Hashim Thaçit.Këta dy shembuj flasin tiparinqenësor të të dy librave të VetonSurroit, për polemicitetin dhe sub-versivitetin e tyre, nëse sub-verzivitetin e kuptojmë si mohimradikal të mendimeve të ngulituraapo kanonizuara. Autori preferontermin heretike) nëntitulli i librit“Këmbët e Gjarprit” është “shën-ime heretike” dhe ajo sintagmë dotë gjendet në titullin e librit tëdytë). Se autori ka pasur të drejtëkur e ka përzgjedhur këtë term,tregojnë reagimet drastike pasdaljes së librit “Këmbët eGjarprit”, të cilën pjesëtarë tëUÇK-së nga Ferizaj e dogjën nëqendër të këtij qyteti, sepse “nëdritën më të keqe flet për luftën eUÇK-së dhe pjesëtarët e saj”.

Privatizimi i shtetit të ri

Për Veton Surroin shtetibashkëkohor kosovar është ipakryer, demokratikisht jofunk-sional, i privatizuar, partiakisht“patrimonial”, ndërsa jetesa nëshoqërinë kosovare është pa per-spektivë, ashtu që motivon valët emigrimeve masive në BE, dhe sipasnumrit të emigrantëve (ilegalë)Kosova bën pjesë në grupin eshteteve ku ka luftë (Siri, Irak, Af-ganistan). Surroi shfrytëzon shpre-hjen e Fukujamës të patrimonisëpër të shënjuar “shtetin etrashëgimisë” apo shtetin tradi-cional, në të cilin njerëzit që puno-jnë në administratën shtetërore,përgjithësisht, në sektorin publik,përkrahin liderin e vet politikpërmes “rrjetit të miqve dhe famil-jeve që përfitojnë dobi materiale nëshkëmbim për luajalitetin politik”(Ambasadori, 94). Në shtetet patri-moniale, në të cilat bën pjesë edheSerbia, në kushtet e shkallës sëlartë të papunësisë (posaçërisht tëtë rinjve) dhe shkallës së ulët të ak-tiviteteve të reja ekonomike, ështëkrijuar një zinxhir i mbyllur i shër-bimeve të ndërsjella jolegjitimedhe të pamoralshme. Vetë përftimii punës është kushtëzuar nga lua-jaliteti i dëshmuar partiak apoforma të tjera të nepotizmit, dhe jome arsim, ekspertizë apo përvojëtë punës. Një shtet i tillëjodemokratik dhe partiak, nëradhë të parë për shkak të intere-save të elitave politike në pushtet,me kohë bëhet i hapur për modeletë organizimit politik që është al-ternativë e demokracisë liberale,përkatësisht për joshjen nga ek-stremizmi fetar. Ndër këto rreziqenë Kosovë, sipas Surroit, janë: pu-tinizmi (në veri të Kosovës), qëkëtu shënjon jo vetëm modelin au-toritar të pushtetit, por edhe qël-limin gjeostrategjik të Rusisë medestabilizimin e rrethanave lokaletë vështirësohet apo të pengohetafrimi i vendeve të caktuara teBashkimi Evropian dhe paktiNATO; neoosmanizmi, si lidhje

politike, arsimore, mediale,ekonomike, etj., i Kosovës me in-stitucionet e Turqisë së Erdoganitdhe islamizmin radikal në formëne lëvizjes talebane dhe projektit tështetit të ISIS-it, që viteve të kalu-ara ka inspiruar disa qindra të rinjnga Kosova që t’i bashkohen.

Veton Surroi nuk ka dyshim qëfajtori kryesor për gjendjenekzistuese është Hashim Thaçi dhepartitë politike, që janë formuarnga ish-liderët e UÇK-së, përkatë-sisht ai model i sundimit vullnetar-korruptues që është krijuar pasvitit 1999. Kritika e Surroit përThaçin dhe elitën e re politikekosovare ka disa nivele. Në niveline parë, Surroi kritikon jo aq rolinqë UÇK-ja kishte gjatë luftës nëKosovë më 1998/99, sa faktin qëUÇK-ja pas luftës e ka mistifikuardhe mitologjizuar rolin e vet.

Me këtë është legjitimuar shfaqjae një elite të re politike, e cila nëulëset e deputetëve dhe kolltuqet eministrave ka hyrë nga uniformatmaskuese. Për Surroin është përtejdiskutimit që intervenimi i forcavetë NATO-s e ka çliruar Kosovëndhe jo, sipas mendimit të tij,veprimi modest dhe jo fort i suk-sesshëm i UÇK-së. Por Surroi esheh krijimin e UÇK-së si fenomenpozitiv, që ka shënuar kalimin prejfazës së rezistencës paqësore ndajSerbisë së Milosheviqit në fazën erezistencës së armatosur dhevetëmbrojtjes së qytetarëve tëKosovës. Për Surroin, UÇK-ja kapasur rolin e katalizatorit të inter-venimit të jashtëm, që do të thotëse UÇK-ja “e ka përshpejtuar çlir-imin, por nuk ka marrë pjesë në të”(Këmbët e Gjarprit, 60). Nga anatjetër, Surroi e përshkruan pro-cesin e luftës për pushtet e cila nëskenën politike kosovare është ini-ciuar me shfaqjen e UÇK-së, liderëte së cilës kanë treguar pretendimetpër pushtet para dhe posaçërishtpas intervenimit të NATO-s. UÇK-ja bëhet konkurrente e suk-sesshme e nismëtarit të rezistencëssë pafrytshme paqësore, liderit tëLidhjes Demokratike të Kosovës,Ibrahim Rugovës, i cili në vitet ’90

gëzonte besimin e pakushtëzuar tëshqiptarëve në Kosovë si udhëhe-qës nacional. Në planin simbolik,UÇK-ja Rugovës ia nxjerrë sikundërpeshë Adem Jasharin, tëcilin forcat speciale serbe e vranënë mars të vitit 1998, në shtëpinë etij, bashkë me 56 anëtarë të famil-jes së tij. Me këtë, Jashari ushndërrua në simbol të rezistencësdhe sakrificës heroike për Kosovëne pavarur.

Në themelin e mitit që UÇK-jabashkë me NATO-n e ka çliruarKosovën dhe me mbështetje tëfortë simbolike në personalitetin e“komandantit legjendar” AdemJasharit, posteri i të cilit sot qën-dron në Pallatin e Rinisë dheSporteve në qendër të Prishtinës(dikur Salla “Boro e Ramizi”), dhesipas të cilit është emërtuar edheaeroporti i Prishtinës, trashëgim-tarët politikë të UÇK-së kanëmarrë rolin qendror në skenënpolitike kosovare. Vetë HashimThaçi ishte së pari kryeministër iQeverisë së Kosovës, më 1999-2000, e nga fillimi i vitit 2008 derinë fund të vitit 2014 kryeministër iKosovës së pavarur, që është peri-udha kur Surroi nisi shkrimin e li-brave të tij publicistikë.

Ndërrimin e elitave shoqërore nëKosovë e ka karakterizuar revolu-cioni, jo evolucioni, ndërsasundimin e elitave të reja dominimii interesit privat dhe partiak dhe josundimi i ligjit, si dhe sundimijashtë institucioneve politike, mar-rëveshjet e dëmshme ekonomike,dhuna dhe likuidimet politike, pre-sionet ndaj sistemit të drejtësisë.Surroi posaçërisht shkruan përrrëmbimin e pronës serbe dhe asajshoqërore, dhe likuidimin e ser-bëve që kanë mbetur të jetojnë nëKosovë pas tërheqjes së ushtrisë,policisë dhe autoriteteve civileserbe, si dhe të shqiptarëve qëishin pjesëtarë të shërbimeve tëdikurshme të sigurimit dhekundërshtarëve politikë. Autori epërmend si më treguesin shënimine Fondit beogradas për të DrejtënHumanitare, që thotë se pas vitit1999 në Kosovë janë vrarë 1.149qytetarë (“Ambasadori…”, 46). Nëatmosferë të tillë ndodhi edhe mar-rja e sistemeve të mëdha publikedhe ndërmarrjeve të suksesshmesiç ishin “Kosovapetroli”, tele-vizioni publik, Elektroekonomia eKosovës, Aeroporti…, përkatësishtndodhi realizimi i projekteve tëtilla strategjike sikur që ishte au-tostrada Prishtinë-Tiranë, ndërtimii pjesës kosovare të së cilës ishtekosto joracionale prej rreth një mil-iard dollarësh. Po ashtu, siçshkruan Surroi, në atmosferë tëtillë ishte e mundur që BajrushXhemajli, kryetar i Komunës sëFerizajt, që shkaktoi një aksidenttrafiku në të cilin u vra një i ri, tëpengojë drejtësinë për pesë vjetapo që biznesmeni i larmishëm Be-hgjet Pacolli të bëhet president iKosovës, zgjedhja e të cilit u anu-lua nga Gjykata Kushtetuese eKosovës. Sami Lushtaku, kryetar iKomunës së Skenderajt, do tëmundë të ngrejë për kravate njëgjykatës që gjykoi se ish-lokali indërmarrjes “Beko”, të cilin Lush-taku e kishte uzurpuar me dhunë,t’u kthehet pronarëve të më-parshëm serbë, derisa XhabirZharku, kryetar i Komunës sëKaçanikut, do të mundë të finan-cojë nga buxheti komunal mbjell-jen e palmave rrëzë maleve tëSharrit, të cilat shumë shpejt uthanë. Madje edhe GjykataKushtetuese u tregua se nuk ndjekgjithmonë parimet e paanshmërisëdhe ligjshmërisë në punën e vet.Pas zgjedhjeve parlamentare tëqershorit 2014, Gjykata

Kushtetuese e zgjodhi krizën poli-tike, ashtu që, me interpretimin esaj e relativizoi dispozitënkushtetuese, sipas së cilës Qever-inë mund ta formojnë partitë qëmbledhin shumicën e deputetëvenë Kuvend, dhe që në mesin e tyrepatjetër duhet të jetë edhe partia qëfitoi më së shumti vota. Një vendimi tillë ishte në dobi të partisë sëThaçit.

Pengesat dhe perspektivat

Veton Surroi përmend tri data nëgjysmën e dytë të shekullit 20 si kyçpër mëvetësinë e Kosovës: 1945,fundin e Luftës së Dytë Botëroredhe rregullimin e ri të brendshëm tëJugosllavisë socialiste; 1990, shpër-bërjen e RSFJ-së dhe perspektivënkosovare në Evropë pas rënies sëMurit të Berlinit, dhe 1999, si vit nëtë cilin de facto përfundon admin-istrimi serb i Kosovës, i vendosurmë 1912, në Luftën e Parë Ballka-nike. Pranimin nga komunistëtshqiptarë të Kosovës i autonomisëkosovare në kuadër të Republikëssë Serbisë, Surroi e sheh si zgjedhjee së keqes më të vogël (më e madhedo të ishte ndarja e Kosovës mesSerbisë dhe Malit të Zi, si në kohëne Mbretërisë së Jugosllavisë). Nësituatën e atëhershme ishte i pare-alizueshëm përcaktimi i shumicëssë komunistëve shqiptarë tëKosovës për bashkimin e Kosovësme Shqipërinë, i shprehur në rezo-lutën e Konferencës së Bujanit ngadimri i vitit 1943/44 (“Këmbët eGjarprit”, 116). Më 1990, sipas Sur-roit, kyç ishte angazhimi për “statustë mëvetësisë, me idenë përmundësinë e krijimit të shtetit nëEvropën post-socialiste” (“Këmbëte Gjarprit”, 140). Ky angazhimparaqet kontinuitet me kërkesat emëparshme politike për atë qëKosova të bëhet njësi federative apoRepublikë e re në RSFJ. Kjo do tëmbetet platforma kryesore politikee shqiptarëve të Kosovës gjatëviteve ‘90 pasi Milosheviqi e hoqiauonominë e Kushtetutës së vitit1974, dhe pas përjashtimit masiv tëshqiptarëve kosovarë nga puna. Sireagim ndaj ngufatjes së au-tonomisë kosovare nga Milosheviqiu krijua shoqëria shqiptare e insti-tucioneve paralele, që nuk i njihteinstitucionet e shtetit të Serbisë,ndërsa forcat e saja të sigurisë i për-jetonte si okupatore. Për këto viteSurroi shkruan në romanin e tij“Miliarderi” (botimi në shqip 2014,në serbisht 2015). Datën e tretë Sur-roi e sheh si fillim i ri dhe si njëshans i lëshuar, e që nuk do të thotëse është e humbur përgjithmonë.Kjo është mundësia për për-mirësimin e shoqërisë në demkracifunksionale dhe hyrjen e Kosovësnë BE dhe në NATO, por vetëm mekushtin që Kosova “një herë epërgjithmonë të bëjë shkëputjennga modelet orientaliste politike, tëcilave u përket edhe kultura eGjarprit” (“Këmbët e Gjarprit”,140).

Janë dy momente të përbashkëtapër të tri datat historike: brenga përmbijetesën e Kosovës si një entitet iplotë territorial, dhe aspirata përbashkim politik në bashkësinë epopujve evropianë. Po ashtu, aspi-rata e vazhdueshme kosovare përmëvetësi apo shtet të pavarur tre-gon se pozita e Kosovës në Serbipërjetohet si e imponuar dhe,shikuar historikisht, si epërkohshme. Edhe pavarësia koso-vare, shikuar nga këndi i ndjenjësdominuese nacionale të koso-varëve, paraqet një paradoks tëpadëshiruar. Në mungesë të vazh-dueshme të rrethanave historikepër bashkimin e Kosovës meShqipërinë, krijimi i Kosovës dhe

VËSHTRIM NGA BEOGRADI

Braktisja e çerdhes së gjarpritMe rastin e librave eseistikë të Veton Surroit, “Këmbët e Gjarprit” dhe “Ambasadori dhe shënime të tjera heretike“

Falë përkthimeve të librave të tij publicistikë,“Këmbët e Gjarprit” dhe “Ambasadori dhe shënime të tjeraheretike”, Veton Surroi, para lexuesve në Serbi, sikur edhe në mjediset e tjera ku gjuha serbe është më ekuptueshme për lexuesit sesa ajo shqipe, u është paraqitur si një intelektual kritik, i cili publikisht dhe qartë fletpër të ashtuquajturat tema traumatike të së kaluarës së afërt, për të cilat pothuajse ekziston ose pajtim i heshturvlerësues, ose hiç më pak pajtim i heshtur, se nuk është e dëshiruar që ai pakti dominues i kujtimeve të vihet nëpyetje, e aq më pak të kontestohet dhe rivlerësohet

KOHA Ditore • 25kulturë

CyanMagentaYellowBlack

CyanMagentaYellowBlack

e shtunë • 23 shtator 2017

Foto: Alban Bujari

zhvillimi i identitetit shtetëror koso-var u imponua si realitet i ri.

Surroi si shembullore e theksontolerancën e realizuarshumëshekullore ndërfetare teshqiptarët, ku përcaktimi kombëtarka primat ndaj përkatësisë fetare.Bëhet fjalë për shembulloren, sipaskutit matës evropian në kuptimin elaicizmit të shtetit modern shqiptar,që është ndërtuar jo nga pika espastrimit etnik apo fetar të territoritshtetëror përmes imponimit të njëfeje si shtetërore (“Ambasadori…,”132), por nga gjendja ku shteti dhefeja janë të ndara, ashtu që njëra-tjetrës nuk i përzihen në punë. Nëkëtë kontekst, Surroi përmend edhedilemën e intelektualëve shqiptarënëse do të ishin më lehtë të pranuarnë Evropë nëse në mesin e popul-latës shqiptare islami nuk do të ishtereligjioni dominues, dhe përmendshembullin e pritjes së presidenteskosovare Atifete Jahjaga në SHBA,ku ajo u përjetua si “presidente mys-limane” dhe aleate amerikane (“Am-basadori…”, 126).

Këtë pritje Surroi e interpreton sinevojë të administratës amerikanepër të treguar se ka partner edhe nëvendet me shumicë myslimane,dhe kundërshton mendime për“prekodimin” e identitetit fetarshqiptar, duke ia nxjerrë sikundërargument qëndrimin se nëkuptimin shoqëror dhe nacional,më i dobishëm është respektimi iligjit. Surroi përmend qëndrimin etij në një mbrëmje letrare nëTetovë, në Maqedoni, ku ka parë qëshqiptarët e Maqedonisë nuk e re-spektojnë ndalesën e pirjes sëduhanit në themelata publike,ndërsa e përmend edhe shembulline Lazaratit në Shqipëri, ku kultivo-het dhe shitet kanabisi. Në lidhjeme këto, Surroi kritikon vijën evendosur historike të karakterit so-cial të shqiptarëve – rezistencënndaj shtetit, sepse ajo rrallëherë

ishte shtet i pushtetit vendor,përkatësisht shtet demokratik dhei përgjegjshëm social. Vija tjetër ementalitetit shqiptar që e theksonky autor, është e ndërlidhur me ori-entalizmin e përmendur, tipar i tëcilit është fatalizmi. Në kuptiminpolitik fatalizmin e tillë Surroi e kahetuar në bindjen shqiptare, tëpranishme gjatë shekullit 20, sebashkimi i Kosovës me Shqipërinëështë i pashmangshëm si procesnatyror, që do të realizohet pavarë-sisht prej rrethanave historike dhepa ndonjë angazhim të ithtarëve tëbashkimit. Në kuptimin social-ekonomik, fatalizmin e njëjtë Sur-roi e vëren si shkaktar të emigrimittë të ashtuquajturës valë e tretë eemigrantëve nga Kosova nëEvropë, pra të atyre që ishin adap-tuar në sistemin në të cilin jetoninvarfër, duke humbur në një mo-ment shpresën se do të mundë tëjetojnë më mirë në vendin e vet.

Surroi ia nënshtron kritikës edhedisa marrëveshje politike që janëpërjetuar si hap produktiv përpara,jashtë krizës disa-dekadëshe,sikur që është Marrëveshja eBrukselit, e arritur mes Qeverisësë Serbisë dhe Kosovës me ndër-mjetësimin e përfaqësueses sëlartë të BE-së. Përgjithësisht, Sur-roi e konsideron të dëmshme përKosovën që rruga drejt BE-sëkalon nga negociatat me Serbinë,sepse kjo e bën shpejtësinë e euro-integrimeve kosovare të varur ngaBeogradi. Kjo është vërejtja që ebëjnë edhe autoritetet në Serbi, sekapitujt e negociatave me BE-nëqë kanë të bëjnë me Kosovën, BE-ja i konsideron më të rëndësishmesesa të tjerat, dhe ushtron pre-sionin më të madh te këto. Surroi endan mendimin e opozitës koso-vare që e kritikonte nënshkrimin eMarrëveshjes së Brukselit, sepseajo del superiore ndaj Kushtetutëskosovare, ndërsa, nga ana tjetër,

është e papërputhshme me rendinjuridiko-kushtetues kosovar, sepsee vendos kategorinë të cilënKushtetuta nuk e ka paraparë. Kuështë Asociacioni i komunaveserbe, si një entitet i veçantë poli-tiko-juridik, përmes të cilit au-toritetet në Serbi mund tëndikojnë dëmshëm në procesetpolitike në Kosovë. Edhe pse Sur-roi angazhohet për integrimin emëtutjeshëm të pakicës serbe nëshoqërinë kosovare, Marrëveshjene Brukselit e konsideron në këtëkuptim jofunksionale, sepse ajo dotë sjellë deri te forcimi i ndarjeveekzistuese serbo-shqiptare. In-jorimin që katër komunat veriorekosovare me popullatë shumicëserbe e shfaqin ndaj autoritetevenë Prishtinë, Surroi e vështron nëkontekstin e Kosovës si shtet i pa-përfunduar në kuptimin e in-tegritetit territorial dhe sovranitetittë plotë të autoriteteve kosovare.Në rastin e Surroit, kjo ështëlogjikë fituese, e cila i anashkalonapo i minimizon frikët dhe synimetetnike të pakicës serbe në veri,duke miratuar në mënyrë implicitelogjikën se tërësia shtetërore ështëpo aq e rëndësishme sa edhetransformimi demokratik i vendit.

E ngjashme është baza e kritikëssë Surroit për krijimin e GjykatësSpeciale në Kosovë, mandati i sëcilës është të gjykojë krimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në vitet epara pas luftës. Krijimin e saj ai einterpreton si dëshmi jo vetëm tëpaaftësisë dhe mungesës së vull-netit tek sistemi vendor i drejtësisëpër t’u marrë me këto raste, poredhe si suspendim i tij. Me këtësuspendohet sovraniteti i pushtetitgjyqësor në Kosovë, sepse Statutine Gjykatës Speciale e kanë shkruartë huajt, të cilët edhe do ta kenëfjalën kryesore në funksionimin esaj, gjë që për Surroin është edhenjë konfirmim i varësisë së

Kosovës. Në nëntekstin e këtyrekritikave është bindja se Kosovaduhet të marrë përgjegjësinë eplotë për funksionimin e shtetit tëvet, përkatësisht të bëhet sovrane.Nga ana tjetër, kritikat e Surroitpër kulturën primitive politike që ekanë vendosur ish-pjesëtarët eUÇK-së dhe kritika e shembujve tëtjerë të deficitit demokratik nëskenën politike të Kosovës, e vënënë pikëpyetje aftësinë e elitave ak-tuale vendore që të realizojnë atësovranitet. Mbi të gjitha, aty ështëedhe praktika e kushtëzimit e BE-së, e cila vazhdimisht e shtynëmarrjen e vendimit për liberaliz-imin e vizave për Kosovën, gjë që,sipas Surroit, nuk kontribuon poz-itivisht në proceset demokratike nëKosovë, e as në ekonominë e saj.

Intelektuali kritik në mbrojtje të shtetit

Falë përkthimeve të librave të tijpublicistikë “Këmbët e Gjarprit”dhe “Ambasadori dhe shënime tëtjera heretike”, Veton Surroi, paralexuesve në Serbi, sikur edhe nëmjediset e tjera ku gjuha serbeështë më e kuptueshme për lexue-sit sesa ajo shqipe, u është paraqi-tur si një intelektual kritik, i cilipublikisht dhe qartë flet për të ash-tuquajturat tema traumatike të sëkaluarës së afërt, për të cilatpothuajse ekziston ose pajtim iheshtur vlerësues, ose hiç më pakpajtim i heshtur, se nuk është edëshiruar që ai pakti dominues ikujtimeve të vihet në pyetje, e aqmë pak të kontestohet dhe rivlerë-sohet. Analiza e Surroit mund tëparaqesë kontribut në kuptimin efenomenit të jetesës në vendet edemokracisë sipërfaqësore, kon-fliktit të pasluftës, traditës au-toritare dhe vendeve që i janëeksponuar tundjeve globale dhe

planeve gjeostrategjike të fuqive tëmëdha. Autori, sipas profilit të tijideologjik, është liberal politik i cilidemokracinë parlamentare,sundimin e ligjit, garën në tregun elirë dhe ekonominë e lirë,shoqërinë multietnike, orientiminpolitik evropian dhe kulturënperëndimore i vendos në rendin eparë, por për të cilin është po ashtume rëndësi edhe çështja e sovran-itetit shtetëror të Kosovës, me çkasi analist ai e shpërfaq vijën e tijshtetformuese. Surroin mund tashohim edhe si analist të kulturësurbane, apo të sensibilitetit urban icili në mënyrë satirike shkruan përtiparet dialektore dhe rurale tëpolitikanëve ardhacakë të gjener-atës së UÇK-së, kultura politike etë cilëve karakterizohet nga gra-bitçarllëku, dhuna, dëgjueshmëriapartiake dhe mosrespektimi i insti-tucioneve dhe ligjeve.

Sasha Qiriq është kritik letrar,redaktor në programin e dytë të

Radio Beogradit, si dhe themeluesdhe redaktor shumëvjeçar i shto-jcës kulturore “Beton”, që del me

gazetën ditore “Danas”. Ka botuarlibrat e kritikave “Kënaqësitë

hermeneutike” (Zrenjanin, 2009),“Kafshimi i historisë” (Ulqin, 2009),

“Mos më merr në gojë - kritikëmendjes prekëse” (Zagreb, 2016) si

dhe “Tri radio-drama” (Beograd,2015) dhe “Largpërçuesi” (KPZ

Beton: Beograd, 2017). Ky shkrimështë shkruar në kuadër të projek-

tit “Tejkalimi i Armiqësisë: ndër-rimi i perceptimeve

serbo-shqiptare”, i realizuar ngaQendra Multimedia nga Prishtinanë bashkëpunim me Institutin për

filozofi dhe teori shoqërore ngaBeogradi, me përkrahjen e Am-

basadës së Zvicrës në Kosovë, dhenga Iniciativa PERFORM për

përkrahje të shkencave shoqërorenë Ballkanin Perëndimor.

Recommended