View
241
Download
5
Category
Preview:
Citation preview
Udhëzues për trajner Zhvillimi i Kapaciteteve në Udhëheqjen Arsimore
2
Përmbajtja
Hyrje
Qëllimi i udhëzuesit
Performanca e pritur
Konceptet kryesore
Moduli I - E Drejta për Edukim - Edukimi cilësor
Moduli II- Shkolla e Mirë
Moduli III - Plani Zhvillimor i Shkollës
Moduli IV- Menaxhimi i Projektit
Moduli V - Komunikimi dhe Bashkëpunimi
Moduli VI – Udhëheqja dhe Menaxhimi i Personelit
Moduli VII - Administrimi Efektiv i Shkollës dhe Udhëheqja e takimeve.
117
I. Hyrje
Trajnimi në programe të udhëheqjes arsimore, ashtu sikur edhe në programe të tjera trajnuese, është një
formë e edukimit për pjesëmarrësit e trajnimit dhe për trajnerët që ofrojnë trajnimin, ndihmon në
ngritjen e kapaciteteve për udhëheqje cilësore dhe menaxhim të plotë të cilësisë në institucione arsimore.
Gjithashtu trajnimi i udhëheqësve arsimor në programe të udhëheqjes arsimore është një proces gjatë të
cilit ndihmohen drejtorët e shkollave në Kosovë për arritjen e Standardeve të Praktikës Profesionale për
drejtorë të shkollave në Kosovë.
Të jesh trajner/e i/e programit të trajnimit të GIZ-it për ngritjen e kapaciteteve në udhëheqje arsimore,
është një privilegj i veçantë dhe njëkohësisht është një përgjegjësi e lartë. Ky proces kërkon zotërimin e
kompetencave të trajnerëve për të arritur objektivat e trajnimit, kërkon përkushtim, energji dhe pasion.
Për të lehtësuar procesin e ngritjes së kapaciteteve të drejtorëve të shkollave në Kosovë, trajnerët që ofrojnë
programin e trajnimit të GIZ-it për Udhëheqje Arsimore, duhet të përvetësojnë në shkallë të lartë
materialin e të gjitha moduleve të programit të trajnimit dhe ta përgatisin atë për ta prezantuar para
pjesëmarrësve. Gjatë trajnimit, trajnerët duhet të punojnë me pjesëmarrës në mënyrë interaktive, të
punojnë grupe të ndryshme të njerëzve, që kanë përvoja të ndryshme, shkallë të ndryshme të arsimimit,
mosha dhe personalitete të ndryshme. Andaj, ky proces kërkon që trajnuesi/ja të ketë në konsideratë të
gjitha këto aspekte dhe të ketë aftësi të veçanta, shprehi dhe shkathtësi të drejtimit të aktiviteteve në
seanca të trajnimit.
Udhëzuesi për trajner ofron udhëzimet kryesore për organizimin dhe zhvillimin e trajnimit në të gjitha
modulet e GIZ-it: E Drejta për Edukim - Edukimi cilësor; Shkolla e mirë; Plani zhvillimor i shkollës;
Menaxhimi i projektit; Komunikimi dhe Bashkëpunimi; Udhëheqja dhe Menaxhimi i Personelit;
Administrimi efektiv i shkollës dhe Udhëheqja e takimeve. Realizimi me sukses i këtyre moduleve
siguron trajnim efektiv, përmes të cilit synojmë të përmirësojmë njohuritë, shprehitë, shkathtësitë,
qëndrimet dhe sjelljet e pjesëmarrësve në trajnim.
Udhëzuesi për trajner do të ofrojë agjendën e secilit modul, udhëzimet për materialet e nevojshme për
seancat e moduleve, udhëzimet për procedurat e realizimit të seancave të moduleve, si dhe udhëzimet për
aktivitetet me pjesëmarrës në seancat e moduleve të këtij programi të trajnimit.
4
Qëllimi i udhëzuesit
Udhëzuesi për trajner, ka për qëllim që trajnerëve të programit trajnues për udhëheqje arsimore, tu ofrojë disa orientime të punës me pjesëmarrës në trajnim dhe mundësi reflektimi lidhur me aspektet kryesore të organizimit dhe zhvillimit të trajnimit në të gjitha modulet e GIZ-it.
Performanca e pritur
Në kontekst të përmbajtjes së udhëzimeve që ofrohen në këtë udhëzues për trajner, si dhe duke u bazuar në kontekstin e standardeve të lehtësimit të ngritjes profesionale, trajnerët e programit për udhëheqje arsimore pritet të arrijnë këto rezultate themelore:
- Ndërmarrin rol aktiv të udhëheqjes dhe menaxhimit efikas në organizimin dhe zhvillimin e trajnimit,
- Përdorin materiale dhe resurse të përshtatshme për të arritur rezultatet themelore të përcaktuara në
modulet e trajnimit,
- Praktikojnë metoda të trajnimit që sigurojnë përfshirjen aktive të të gjithë pjesëmarrësve në trajnim dhe
arritjen e rezultateve themelore të moduleve të trajnimit,
- Ofrojnë udhëzime të qarta në procedura dhe aktivitete të seancave trajnuese,
- Praktikojnë aktivitete që nxisin bashkëpunimin në mes të pjesëmarrësve në trajnim,
- Përdorin aktivitete individuale dhe grupore që nxisin të menduarit kritik
- Përdorin shembuj dhe digresione që ndihmojnë në lehtësimin e arritjes së rezultateve kryesore të
moduleve,
- Përdorin TIK-un për të lehtësuar të nxënit dhe për të vizuelizuar përmbajtjen e moduleve,
- Demonstrojnë aftësi për të udhëhequr diskutimet, për të përshtatur situatat e mësimit me rezultate të
suksesshme dhe për të ruajtur klimën pozitive,
- Praktikojnë vlerësimin e pjesëmarrësve dhe vlerësimin e trajnimit, për të matur të nxënit e
pjesëmarrësve dhe efikasitetin dhe efektivitetin e trajnimit.
Disa parime për trajnimin e pjesëmarrësve: • Mbështetja e punës në arritjen e rezultateve themelore të secilit modul. • Çdo ditë e trajnimit fillon me një kohë për reflektim të ditës së mëparshme dhe përfundon me një
kohë për reflektimin e gjithë asaj që është punuar gjatë ditës. • Trajnerët e përgatisin formën e shkurtër të agjendës për të tre ditët e modulit dhe ua shpërndajnë
pjesëmarrësve në fillim të ditës së parë. • Në fund të çdo dite, trajneri ndan një kohë për vetreflektim dhe përgatitjen e trajnimit për ditën
vijuese. • Të gjitha metodat dhe përmbajtja e këtij trajnimi duhet të reflektohen në një “meta nivel”. • Të gjitha letrat në tabelë, prezantimet e pjesëmarrësve duhet të jenë të dukshme gjatë gjithë kohës së
trajnimit - modulit (duke qenë të varura në sallen trajnimit).
117
Moduli I - E Drejta për Edukim
Edukimi cilësor Përmbajtja
1. HYRJE
2. E drejta për edukim
3. Korniza ndërkombëtare për edukim cilësor
4. Nga edukimi sasior në edukimin cilësor
5. Edukimi cilësor dhe zhvillimi ekonomik
6. Masat e sistemit cilësor
7. Korniza e treguesve të arsimit
8. Të kuptuarit e edukimit cilësor
Qëllimi. Moduli E drejta për Edukim – Edukimi Cilësor, ka për qëllim që pjesëmarrësve të programit trajnues për udhëheqje arsimore, t’u sigurojë njohuri të përgjithshme të aspekteve kryesore arsimore me ndikim të drejtpërdrejtë për një shkollë më të mirë, një shkollë e cila do të siguronte edukimin cilësor për të gjithë nxënësit pavarësisht nga gjinia e tyre, gjendja fizike, përkatësia etnike ose statusi social.
Agjenda. Në bazë të qëllimit të modulit, rezultateve themelore dhe përmbajtjeve të modulit është paraparë që trajnimi për këtë modul të realizohet për tre ditë. Aktivitetet e përzgjedhuar për punë me pjesëmarrës, metodat dhe teknikat e punës duhet të sigurojnë përfshirjen aktive të të gjithë pjesëmarrësve në trajnim. Në fund të ditës së parë dhe ditës së dytë, inkurajohen pjesëmarrësit që të plotësojnë skedat e daljes me qëllim që të veçojnë gjerët që kanë mësuar më shumë, apo pyejte për sqarime dhe kërkesa enentuale për ditën vijuese të trajnimit.
Fleksibiliteti dhe kreativiteti i trajnerëve. Kur trajneri e sheh ose e kupton se ekziston një koncept i cili duket të mos jetë i njohur apo i qartë nga pjesëmarrësit, ai mund ta vë theksin më shumë në atë përmbajtje. Trajnerët kanë liri të riformulimit dhe ridizajnimit të materialit për prezantim, plotësimit të përmbajtjeve të temave të modulit me shembuj nga përvoja dhe aktualiteti. Gjithashtu trajnerët duhet të jenë fleksibil në përzgjedhjen dhe zbatimin e metodave dhe teknikave të punës.
Materialet e nevojshme: Projektori, sllajdet për Power Point, flipqar, markera, lapsa, letër për pjesëmarrësit dhe materiale tjera ndihmëse. Trajnerët gjatë trajnimit, vijuesve të trajnimit u sigurojnë materiale shtesë mësimore, si prezantimet dhe pjesë shtesë të përmbajtjeve të leximit që nuk janë në doracakun e pjesëmarrësve.
6
Pyetjet e shtruara në seanca të trajnimit: Trajnerët/ligjëruesit kanë liri të përcaktimit të pyetjeve kryesore në seanca të trajnimit. Paraprakisht pritet që trajnerët/ligjëruesit të përgatisin një koncept të përgjigjeve për pyetjet e shtruara.
Moduli I - E drejta për edukim - Edukimi cilësor Agjenda - Dita e parë e trajnimit
Koha e fillimit
Tema/ Nën tema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Metodat dhe teknikat e
punës
9:00 - Mirëseardhje në trajnim
- Hyrje në trajnim
- Njoftimi i pjesëmarrësve
- Mirëseardhje pjesëmarrësve në trajnim dhe njoftimi me programin e trajnimit. - Njoftimi i pjesëmarrësve me metodën e moderimit (drejtimit të një sesioni), si:
Emri i pjesëmarrësi
t
Përvoja apo theksi i punës së vetë si
udhëheqës i shkollës
Pyetja kryesore
për ndonje çështje
të trajnimit
Dëshira drejtua
r trajner
it
E veçanta për vetë
personin
- Kjo metodë e njoftimit ofron disa informata rreth pjesëmarrësve dhe nevojave të tyre, ndihmon për të mësuar rreth njëri tjetrit, është si një akull thyes dhe është shumë informuese për trajnerët
Shkëmbim informacioni,
Diskutim, Prezantim,
10:00 Rregullat e trajnimit
- Trajneri shënon në letër disa nga rregullat themelore për punë në grup, si dhe kërkon nga pjesëmarrësit plotësimin e tyre dhe miratimin nga gjithë grupi.
- Rregullat e trajnimit ekspozohen në një vend të dukshëm nga të gjithë
Prezantim, Shkëmbim
informacioni,
Diskutim,
10:15 Hyrje në modul
E Drejta për Edukim
- Edukimi Cilësor
Trajneri shpjegon shkurtimisht: qëllimin e programit të trajnimit, qëllimin e modulit, rezultatet themelore, metodat e punës, vështrimin e përgjithshëm mbi temat e modulit, detajet organizative.
Trajneri shtron pyetje mbi pritjet e pjesëmarrësve në trajnim
Ligjërim, Shkëmbim informacioni, Diskutim
10:30 Pushim për kafe 10:50 E drejta
për edukim
- Trajneri fillon seancën me një diskutim të hapur lidhur me pyetjen: Çka nënkupton “e drejta në edukim/arsim”? Trajneri permbledh pikat kryesore nga diskutimi dhe i shkruan ato në një flipqart.
- Trajneri bën prezantimin e pikave kryesore të të drejtes për edukim, duke iu referuar Konventës së të Drejtave të Fëmijëve (KDF) në nenet 28 dhe 29. Gjithashtu trajneri prezanton katër shtyllat kryesore të të drejtës për edukim dhe fushat e cilësisë së shkollës në kontekstin e të drejtës në edukim.
- Trajneri, në vazhdim të seancës, kërkon nga pjesëmarrësit të ndahen në tri grupe me 4-5 pjesëmarrës dhe secili grup diskuton njërën prej pyetjeve vijuese, evidenton pikat kryesore të pyetjes dhe i prezanton para tërë grupit:
1. Grupi I: Pse është e drejta në edukim aq e rëndësishme, posaçërisht në shekullin 21?
2. Grupi II: Çka nënkupton “E drejta në edukim”? Cilat janë aspektet që duhet kushtuar kujdes të veçantë në Kosovë?
3. Grupi III: Cili është roli juaj si drejtor i shkollës? Dhe pse është pozita e juaj aq e rëndësishme?
Grupet me përfundimin e detyrës, atë e prezantojnë para gjithë grupit. Seanca përfundon
Rrahje mendimesh, Ligjërim,
Shkëmbim informacioni,
Diskutim, Punë në
grupe
117
me komentet e trajnerit për pika të veçanta të së drejtës për edukim të të gjithëve, sllajdi 10.
12:00 Dreka 13:00
Vizioni i edukimit cilësor
Korniza ndërkombëtare për edukim cilësor
Nga edukimi sasior në edukimin cilësor
- Pjesëmarrësit të ndarë në grupe diskutojnë pyetjet: Ku do të jetë Kosova pas 10 viteve? Cili është vizioni për cilësinë e arsimit në Kosovë? Dhe Çfarë duhet të bëjë shkolla për të arritur këtë vizion? Çdo grup e bën përmbledhjen e diskutimit dhe e paraqet atë në forum.
- Trajneri vazhdon seancen me diskutim në forum për dokumentet ndërkombëtare të
edukimit cilësor që i njohin dhe iu referohen gjatë punës së tyre. Përgjigjet shkruhen ne flipqart dhe vendosen në një vend ku shihen mirë gjatë gjithë kohës së trajnimit.
- Trajneri prezanton sllajdin me të dhënat kryesore të Kornizës ndërkombëtare për edukim cilësor.
- Trajneri kërkon nga pjesëmarrësit të reflektojnë në mënyrë individuale konceptin: Nga edukimi sasior në edukimin cilësor. - Pas reflektimit individual (për rreth 5 minuta) zhvillohet diskutimi në grupe, ashtu si janë grupet e formuara. Çdo grup bën përmbledhjen e diskutimit dhe prezanton në forum.
- Në përmbledhje të diskutimit, trajneri prezanton sllajdin përmes të cilit elaboron Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë/PSAK 2011-2016, Sistemin e Informatave të Menaxhimit të Arsimit (SIMA). Pjëmarrësit mandej ftohen të shkojnë në pauzë të kafes duke menduar për ndërlidhjen e edukimit sasior me edukimin cilësor ne kontekstin e Kosovës.
Diskutim në grupe
Diskutim, Ligjërim,
shkëmbim informacioni, diskutim në grup
14:30 Pushim për kafe 14:50 Edukimi
cilësor dhe zhvillimi ekonomik
- Trajneri fillon seancen me pyetjen drejtuar pjesëmarrësve: Në c’masë është i ndërlidhur zhvillimi ekonomik i Kosovës me edukimin cilësor? Përgjigjet shkruhen ne flipqart dhe vendosen në një vend ku shihen mirë gjatë gjithë kohës së trajnimit.
- Trajneri prezanton sllajdin me pikat e përgjithshme ku duhet forcuar struktura e shkollave me qëllim të edukimit cilësor dhe ndikimit në zhvillimin ekonomik. Gjithashtu, trajneri përmes sllajdit vijues, elaboron konceptin: Edukimi mund të funksionojë si një "barazues"!
- Trajneri, në vazhdim të seancës, kërkon nga pjesëmarrësit të ndahen në tri grupe me 4-5 pjesëmarrës dhe secili grup diskuton njërën prej pyetjeve vijuese, pas diskutimit evidenton pikat kryesore të pyetjes dhe prezanton para tërë grupit (30 minuta):
Grupi I: Pse është edukimi cilësor aq i rëndësishëm për një shtet? Grupi II: Cilat janë intervenimet/masat kryesore për ta arritur edukimin cilësor?
Grupi III: Nëse një shtet si Kosova dëshiron ta arrijë edukimin cilësor, çka duhet të ndryshohet? Trajneri shënon në në flipqar ose tabelë pikat kryesore te prezantimeve, nxit diskutimet
përfundimtare të seancës përmes shtrimit të nënpyetjeve për ndonje qështje të ngritur gjatë diskutimit dhe përgjigjeve eventuale të kërkuara nga pjesëmarrësit.
Ligjërim, shkëmbim informacioni, punë në grupe, diskutim
15:50 Përmbyllja e ditës së parë të trajnimit
Trajneri shpërndan skedat e daljes. Në skedat e daljes pjesëmarrësit ftohet të shkrujnë: një gjë që kanë pëlqyer më shumë, një pyejte për sqarim, një kërkesë për ditën e dytë.
Shkëmbim informacioni, reflektim
Sllajdet: 1 - 21 Moduli I - E drjeta për edukim-Edukimi cilësor
Agjenda - Dita e dytë e trajnimit
8
Koha e fillimit
Tema/ Nën tema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Metodat dhe
teknikat e punës
9:00 Fillimi i ditës
së dytë të
modulit
Trajneri ju dëshiron mirëseardhje pjesëmarrësve. Para prezantimit të rendit të ditës trajneri kalon nëpër disa skeda të daljes të shkruara nga pjesëmarrësit. Lexohen vetëm disa prej tyre, te cilat i zgjidhe sipas rastit. Trajneri prezanton temat kryesore të ditës që do të përpunohen së bashku me pjesëmarrësit e trajnimit.
Refelektim,
9:15 Edukimi cilësor: përkufizimi dhe
faktorët
përcaktues
Masat e sistemi
t cilësor
- Trajneri kerkon nga të gjithë pjesëmarrësit që për 5 minuta, në mënyrë individuale të bëjnë përkufizimin e edukimit cilësor. Nga secila tavolinë e punës bëhet leximi i njërit prej përkufizimeve.
- Trajneri elaboron faktorët kryesor të edukimit cilësor, faktorët të cilët i dedikohen secilit vend. - Trajneri përmes sllajdeve të përgatitura, bën ndërlidhjen e faktorëve përcaktues në edukimin
cilësor dhe masat e sistemit cilësor. Në vijim të seancës, organizohet aktivitet i punës në grupe (30 minuta) për të menduar rreth mësimdhënies dhe të nxënit në shkollë, përmes pyetjeve:
Grupi I: Si duhet të jetë arsimi në shkollë që nxënësit të kenë mundësi të zhvillojnë karakterin dhe personalitetin e tyre individual?
Grupi II: Çfarë lloj mësimdhënie na duhet? Çfarë lloj masa na duhen për edukim cilësor? Grupi III: Çfarë lloj trajnimi të mësimdhënësve brenda shërbimit dhe arsimimi i mësuesve na
duhet për edukim cilësor? Prezantohet puna në grupe dhe pastaj trajneri bën një përmbledhje te seancës, permes
prezantimit të sllajdit: profili i shkollës, me anën e të cilit ndërlidh edukimin cilësor me shkollën cilësore. Gjatë zberthimit të sllajdit, theks të veçantë u kushton rezultateve dhe sukseseve, gjithëpërfshirjes, profesionalizimit dhe kulturës së të mësuarit, pasi që këto aspekte më së shumti dëshmojnë cilësinë e arsimit.
Rrahje mendimesh, Ligjërim,
Shkëmbim informacioni,
Diskutim, Punë në
grupe
10:30 Pushim për kafe 10:50
Të kuptuarit e edukimit cilësor
- Trajneri e fillon seancen me pyetjen drejtuar pjesëmarrësve: Sa është në qendër edukimi i nxënësve dhe zhvillimi gjithëpërfshirës i tyre në kontekstin e shkollave në Kosovë?
- Trajneri shpjegon përmes sllajdeve zhvillimin e politikave arsimore për edukimin cilësor dhe faktorët që ndikojnë në edukimin cilësor.
- Pjesëmarrësit ftohen që të diskutojnë 30 minuta në grupe lidhur me tw kuptuarit e edukimit cilësor në kontekstin e shkollave në Kosovë. Diskutimi fokusohet në pyetjet vijuese: Cilat janë karakteristikat më të rëndësishme të nxënësve në Kosovë? Cilët janë faktorët kryesor për krijimin e ambientit të favorshëm për ngritjen e cilësisë? Cilët janë tre faktorët më të rëndësishëm të kontekstit të arsimit në Kosovë? Pjesëmarrësit shfrytëzojnë ckicën e doracakut për të kuptuarit e edukimit cilësor. Rezultatet e punës prezantohen në forum.
- Trajneri bënë një përmbledhje seancës përmes prezantimit të sllajdit për edukimin cilësor që
reflekton faktorët e identifikuar kryesorë që ndikojnë në rritjen e performancës nxënësve dhe rezultatet e cilësisë së arsimit.
Rrahje mendimesh, Ligjërim,
Shkëmbim informacioni,
Diskutim, Punë në
grupe
12:00 Dreka 13:00 Roli i
udhëheqjes së shkollë
s në edukim
in cilësor
Standardet
- Trajneri fillimisht pyet pjesëmarrësit për rolin që ka udhëheqja e shkollës për të siguruar dhe menaxhuar praktikat që sigurojnë edukim cilësor në shkollën e tyre. Përgjigjet shkruhen ne flipqart dhe vendosen në një vend ku shihen mirë gjatë gjithë kohës së trajnimit.
- Trajneri prezanton sllajdin që ndërlidhë udhëheqjen cilësore me edukimin cilësor. - Seanca vazhdon me kontributin e trajnerit për standardet e udhëheqjes së efektshme dhe
cilësore në Kosovë. Përshkruan shkurt të gjitha standardet dhe fton për komente të përgjithshme. Pastaj i fton pjesëmarrësit të reflektojnë në grupet e tyre për pyetjet: Cilat prej standardeve janë më sfiduese për drejtorët e shkollave në Kosovë? Si do t’i vlerësonit kapacitetet e juaja për t’i plotësuar standardet? Në cilën sferë nevojitet më shumë mbështetje ?Pjesëmarrësit punojnë në grupe (20 min.) dhe shkruajnë përgjigjet e tyre në një flipqart të cilat i prezantojnë para gjithë grupit.
- Trajneri bën një përmbledhje të prezantimeve dhe gjithë seancës dhe u shpërndan formularin për Profilin e Drejtorit të Shkollës. Kërkon nga pjesëmarrësit ta analizojnë, ta plotësojnë për vetën e tyre dhe i nxit që në të ardhmen ta marrin një kolegë që i njehë mirë dhe që është i
Ligjërim, shkëmbim informacioni, punë në grupe, diskutim
117
për menaxhim dhe udhëheqje
në shkol
la
gatshëm ta plotësojë vlerësimin për të - drejtorin.
14:30 Pushim për kafe 14:45 Fushat e
cilësisë së
zhvillimit
shkollor
- Trajneri fillon seancen me ngritjen e konstatimit: që të përforcohet cilësia e arsimit në një shkollë të caktuar është e rëndësishme të analizohet situata ekzistuese e shkollës. Dhe, për të krahasuar gjendjen se ku jemi, shtron dy pyetje për diskutim në grupe: Cili është roli i drejtorëve të shkollave në mënyrë që të arrihet edukimi cilësor në shkollë? Cilat janë rezultatet e semi-maturës në shkollën tuaj në matematikë dhe shkencë? A ka dallime në mes të të arriturave të djemve dhe vajzave, të fëmijëve të grupeve të ndryshme etnike? Nwse Po, Pse? Pjesëmarrësit punojnë në grupe (30 min.) dhe shkruajnë përgjigjet e tyre në një flipqart të cilat i prezantojnë para gjithë grupit.
- Trajneri bën një përmbledhje të prezantimeve dhe i prezanton fushat kryesore të cilësisë me të cilat ndërlidhën faktorët e cilësisë së arsimit.
- Trajneri e përfundon seancen me ritheksimin e fushave kryesore të cilësisë që ndikojnë në edukimin cilësor.
Ligjërim, shkëmbim informacioni, punë në grupe, diskutim
15:45 Detyra praktik
e
Detyrë për të gjithë pjesëmarrësit: Trajneri në bashkëpunim me pjesëmarrës, përcakton për secilin pjesëmarrës një fushë të cilësisë së shkollës, për të cilën pjesëmarrësit duhet të diskutojnë në shkollat e tyre aspektet më të rëndësishme të fushave të cilësisë, i përshkruani ato në fletën e punës – sipas modelit të dhënë dhe përgatitini për prezantim në ditën e tretë të trajnimit. Fusha e cilësisë Si kuptohet në
kontekstin e shkollës tuaj?
Çfarë janë rezultatet në këtë fushë të cilësisë?
Si do ta avancojmë këtë fushë të cilësisë?
Rezultatet dhe sukseset e shkollës
4-5 pjesëmarrës punojnë detyrën praktike për fushat përkatëse të cilësisë së shkollës në kontekstin e të drejtës në edukim.
Shkëmbim informacioni
15:55 Përmbyllja e ditës
së dytë të
trajnimit
Trajneri bën një përmbledhje të shkurtër të ditës së dytë të trajnimit, pritjeve me rrjedhën dhe një vështrim për ditën e tretë të modulit.
Trajneri shperndan skedat e daljes. Në skedat e daljes pjesëmarrësit ftohet të shkrujnë: një gjë që kanë pëlqyer më shumë, një pyejte për sqarim që dëshitojnë ta diskutojnë në ditën e tretë të trajnimit.
Shkëmbim informacioni, reflektim
Sllajdet: 22 - 48
10
Moduli I E drjeta për edukim-Edukimi cilësor Agjenda - Dita e tretë e trajnimit
Koha e fillimit
Tema/ Nën tema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Metodat dhe teknikat e punës
9:00 Fillimi i ditës së tretë të modulit
Mirëseardhje ne ditën e tretë të trajnimit. Trajneri bën një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë ditës së parë të
trajnimit në këtë modul, ose e angazhon një-dy pjesëmarrës të bëjnë një reflektim të shkurtër. Pastaj trajneri bënë një përmbledhje të pyetjeve dhe çështjeve të ngritura në skedat e daljes.
Reflektim
9:30 Prezantimi i detyrave praktike
Prezanton grupi i parë detyrën praktike. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, ligjërim dhe diskutim i moderuar
10:30 Pushim për kafe
11:00 Prezantimi i detyrave praktike
Prezanton grupi i dytë detyrën praktike. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, ligjërim dhe diskutim i moderuar
12:00 Dreka
13:00 Prezantimi i detyrave praktike
Prezanton grupi i tretë detyrën praktike. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, ligjërim dhe diskutim i moderuar
14:30 Pushim për kafe
15:00 Prezantimi i detyrave praktike
Prezanton grupi i katërt detyrën praktike. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, ligjërim dhe diskutim i moderuar
15:50 Përmbyllja e ditës së tretë të trajnimit
Trajneri bën një përmbledhje të shkurtër të përfundimit të modulit, pritjeve me rrjedhën dhe një vështrim për modulin e ardhshëm.
Jepen udhëzimet për aktivitetet deri ne modulin e radhës: Identifikoni treguesit më të rëndësishëm të fushave të cilësisë për shkollën tuaj. Përmbilidhni në një formular, sipas fushave të cilësisë, vëni theksin në aspektet kryesore që dëshironi ti diskutojmë gjatë modulit të dytë: Shkolla e Mirë.
Pjesmëmarrësit falënderohen për bashkëpunim dhe pjesëmarrje dhe inkurajohen të bëjnë ndërlidhjen e këtyre temave të këtij moduli me modulet tjera.
Reflektim
117
Moduli: E Drejta për Edukim – Edukimi Cilësor / Dita 1/
12
117
14
117
Moduli: E Drejta për Edukim –Edukimi
Cilësor / Dita 2 /
16
117
18
117
20
117
Moduli II - Shkolla e mirë
Përmbajtja
1. Hyrje 2. Ç’kuptojmë me shkollën e mirë? 2.1. Çfarë e bënë shkollën një shkollë të mirë? 2.2. Kultura e mësimdhënies dhe nxënies 2.3. Kultura e shkollës 2.4. Gjithëpërfshirja 2.5. Fokusi në strategji për zhvillim të cilësisë 3. Monitorimi dhe vlerësimi i efektivitetit të punës së shkollës 3.1. Si të njihet nevoja për përmirësim 3.2. Monitorimi dhe vlerësimi i efektivitetit të punës së shkollës 3.3. Llojet e hulumtimit dhe modelet e vlerësimit të efektivitetit të punës së shkollës 3.4. Fazat e vlerësimit dhe monitorimit të bazuara në rezultate
Përmbledhje hyrëse në modul Qëllimi. Moduli Shkolla e Mirë ka për qëllim që vijuesve të trajnimit t’u ofrojë njohuri bazë mbi parimet e një
shkolle të mirë të lidhura me standardet e cilësisë, mbi hapat e vlerësimit të cilësisë së tanishme të arsimit dhe zhvillimin e vizionit afatgjatë së bashku me mësimdhënësit, prindërit, Këshillin Drejtues të Shkollës me qëllim të përmirësimit të performancës së shkollës. Objektiv i modulit është të rrisë kënaqësinë e nxënësve, mësimdhënësve, personelit të shkollës dhe prindërve me cilësinë e arsimit dhe shërbimet tjera të shkollës si rezultat i angazhimit të drejtorëve.
Agjenda. Në bazë të qëllimit të modulit, rezultateve themelore dhe përmbajtjeve të modulit është paraparë që trajnimi për këtë modul të realizohet për tre ditë. Në ditën e parë dhe të dytë të trajnimit trajneri/ligjëruesi se bashku pjesëmarrësit e trajnimit shtjellon temat e caktuara sipas seancave të trajnimit. Ndërsa në ditën e tretë të trajnimit për këtë modul, pjesëmarrësit kanë rastin, që materialin e Modulit të shtjelluar në dy ditët e para të trajnimit, si dhe në bazë të vetreflektimit dhe gjatë detyrës praktike të thellojnë edhe më tutje njohuritë e përgjithshme në këtë modul.
Fleksibiliteti dhe kreativiteti i trajnerëve. Kur trajneri e sheh ose e kupton se ekziston ndonjë koncept i fushave të cilësisë së shkollës që nuk është i njohur apo i qartë nga pjesëmarrësit, ai mund ta vë theksin më shumë në atë përmbajtje. Trajnerët kanë liri të riformulimit dhe ridizajnimit të materialit për prezantim, plotësimit të përmbajtjeve të temave të modulit me shembuj nga përvoja dhe aktualiteti. Gjithashtu trajnerët duhet të jenë fleksibil në përzgjedhjen dhe zbatimin e metodave dhe teknikave të punës.
Materialet e nevojshme: Projektori, sllajdet për Power Point, flipqar, markera, lapsa, letër për pjesëmarrësit dhe materiale tjera ndihmëse. Trajnerët gjatë trajnimit, vijuesve të trajnimit u sigurojnë materiale shtesë mësimore, si prezantimet dhe pjesë shtesë të përmbajtjeve të leximit që nuk janë në doracakun e pjesëmarrësve.
Pyetjet e shtruara në seanca të trajnimit: Trajnerët/ligjëruesit kanë liri të përcaktimit të pyetjeve kryesore në seanca të trajnimit. Paraprakisht pritet që trajnerët/ligjëruesit të përgatisin një koncept të përgjigjeve për pyetjet e shtruara.
22
Moduli II - Shkolla e mirë Agjenda - Dita e parë e trajnimit
Koha e fillimit
Tema/ Nën tema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Metodat dhe teknikat e punës
9:00 Hyrje në modul
- Trajneri pas përshëndetjes së pjesëmarrësve, bën një reflektim të shkurtër të modulit paraprak, si dhe angazhon 1-2 pjesëmarrës të reflektojnë për diskutimet që kanë zhvilluar në shkollë lidhur me treguesit më të rëndësishëm të fushave të cilësisë.
- Kontributi nga trajneri: paraqitja e qëllimit të modulit, rezultateve themelore; metodave të punës; rregullat e trajnimit; vështrimin e përgjithshëm mbi temat e modulit dhe detajet organizative.
- Trajneri shtron pyetje mbi pritjet e pjesëmarrësve në trajnim. Pyetjet i shënon në tabelë ose flipqar
Reflektim, Shkëmbim informacioni,
Sllajdet: 1 - 3 9:30 Ç’kuptojmë me
shkollën e mirë?
Çfarë e bënë shkollën një shkollë të mirë?
- Seanca fillon me një diskutim të hapur lidhur me pyetjet kryesore: Si e kuptojmë konceptin shkollë e mirë? Çfarë e bënë shkollën një shkollë të mirë? Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabelë. Në vazhdim të seancës, trajneri prezanton sllajdin për shpjegimin e konceptit të shkollës së mirë.
- Seanca vazhdon me kontributin e trajnerit dhe diskutimin me pjesëmarrës mbi fushat e cilësisë së shkollës dhe mbi disa tregues të cilësisë.
- Pjesëmarrësit i analizojnë fushat e cilësisë së shkollës dhe reflektojnë për tregues që duhet shtuar, që duhet dhënë shpjegime dhe për tregues që janë të rëndësishëm për shkollën e tyre.
- Trajneri jep shpjegime per tregues të cilet kërkojnë pjesëmarrësit.
Prezantim, Shkëmbim
informacioni, Diskutim i moderuar
Sllajdet: 4 - 13 10:30 Pauza 10:50 Shkolla
cilësore
Aktiviteti i punës në grup është paraparë të jetë rreth 45 minuta. Është një aktivitet, ku pjesëmarrësit ilustrojnë vizionin për shkollën e tyre. Pjesëmarrësit janë të ndare në katër grupe të vogla. Faza kreative është gjatë të vizatuarit pa folur.
Rezultatet e punës në grupe prezantohen para gjithë grupit dhe zhvillohet diskutim i përbashkët.
Reflektimi i trajnerit bëhet për procesin e përgatitjes së ilustrimit, ngjashmëritë dhe ndryshimet e tyre.
Puna në grupe
Sllajdet: 14-15 12:00 Dreka
13:00 Kultura e mësimdhënie
s dhe nxënies
nput në diskutime Rezultatet aktuale në shkenca për procesin e të mësuarit: Kriteri për mësimdhënie dhe nxënie te mire (Helmke, Mayer 2009)
- Kriteret e shkollës së suksesshme i: filmi Max-Brauer-Schule Hamburg
- Moderohen diskutimet dhe reflektohet
Prezantimi "Shkolla e mirë (cf. Hermann),
Diskutimi Filmi, Diskutimi
Sllajdet: 16-21 14:30 Pauza 14:50 Kultura e
shkollës
- Seanca fillon me një diskutim të hapur lidhur me pyetjet: Çfarë nënkuptojmë me kulturën e shkollës? Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen
Diskutim i
117
në flipqar ose në tabelë - Jepet një kontribut i trajnerit më i gjatë për kulturën e shkollës - aktivitet
jashtëkurrikulare, pjesëmarrjen e komunitetit dhe rregullat e sjelljes në shkollë.
- Pjesëmarrësit ftohen që të diskutojnë në grupe (40 min.) lidhur me tri temat kryesore të kulturës së shkollës.
Grupi I: Aktivitetet jashtëkurrikulare, Grupi II: Pjesëmarrja e komunitetit në shkollë; Grupi III: Rregullat e sjelljes në shkollë. Grupi IV: praktikoni lojen me role në dy situate 1. Dy nxënës diskutojnë me njeri
tjetrin për kontekstin e shkollës së tyre që ka rregulla por që nuk zbatohen dhe për pasojë ka konflikte ndërmjet nxënsve dhe mësimdhënësve. 2. Dy mësimdhënës diskutojnë me njeri tjetrin për kontekstin e shkollës së tyre që nuk ka rregulla të sjelljës edhe pse ka raste të shpeshta të konflikteve në shkollë. - Rezultatet e punës në grupe prezantohen para grupit të madh dhe
diskutohen aspektet problemore të ngritura. - Trajneri përmbyll seancën duke vënë theksin në rrugën që duhet ndjekur
për të përmirësuar kulturën e shkollës.
moderuar, Prezantim Puna në grupe
Sllajdet: 22 - 30 15:50 Përmbyllja e
ditës së parë të trajnimit
Trajneri shperndan skedat e daljes. Në skedat e daljes pjesëmarrësit ftohet të shkrujnë: një gjë që kanë pëlqyer më shumë, një pyejte për sqarim, një kërkesë për ditën e dytë.
Reflektim
Moduli II - Shkolla e mirë Agjenda - Dita e dytë e trajnimit
Koha e fillimit
Tema/ Nën tema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Metodat dhe teknikat e
punës
9:00 Fillimi i ditës së dytë të modulit
- Mirëseardhje ne ditën e dytë të trajnimit.
- Trajneri bën një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë ditës së parë të trajnimit në këtë modul, ose e angazhon një pjesëmarrës të bëj një reflektim të shkurtër. Pastaj trajneri bënë një përmbledhje të pyetjeve dhe çështjeve të ngritura në skedat e daljes.
Reflektim, Shkëmbim informacioni
9:15
Gjithëpërfshirja
Walt-Disney-Metoda (3 role) me temën "Gjithëpërfshirja në Kosovë":
1. Pasqyra reale për situatën aktuale (Dagobert Duck) 2. Visioni (Daniel Düsentrieb) 3. Mundësitë e realizimit (Muppet-Shoë: njerëzit ne moshe)
Prezantohet filmi që reflekton gjithpërfshirjen. Zhvillohet diskutim i hapur për gjithëpërfshirjen në arsim në kontekstin e Kosovës.
Trajneri kontribuon me sugjerime konkrete rreth asaj sesi të adresohet gjithëpërfshirja në shkollë
Shkëmbim informacioni,
Puna në grupe
Sllajdet: 31-36 10:30 Pauza
24
10:50 Fazat e vlerësimit
dhe monitorimit të bazuara në rezultate
Faza I: Përcaktimi i fushës së vlerësimit për përmirësim
- Kontributi i trajnerit për: elementet kryesore që e bëjnë një shkollë të njohë nivelin e saj, llojet e modeleve të hulumtimit dhe vlerësimit shkollor dhe shembujt e modeleve; zbatimin në praktikë të modeleve të hulumtimit dhe vlerësimit shkollor dhe në hapat që do të ndiqen gjatë seancave tjera të trajnimit.
- Kontributi i trajnerit për prezantimin e fazave të vlerësimit dhe monitorimit të bazuara në rezultate. Theksi vihet në fazën e parë - Përcaktimi i fushës së vlerësimit për përmirësim.
- Aktivitet i punës në grupe. Detyra e secilit grup: të përcaktojnë dy fusha për përmirësim dhe të përshkruajnë gjendjen aktuale të dy fushave.
- Grupet prezantojnë punën e bërë, trajneri moderon prezantimet përmes pyetjes: Si është bërë vlerësimi i gjendjes aktuale në fushat e përzgjedhura nga grupet punuese?
- Trajneri përmbyll seancën duke dhënë një pasqyrim të mendimeve për rëndësinë e përcaktimit të fushave për vlerësim dhe ndërlidhjen me fazat tjera.
Rrahje mendimesh,
Ligjërim, Shkëmbim informacioni, Diskutim i
moderuar, Puna në grupe
Sllajdet: 37-45 12:00 Dreka 13:00 Faza e dytë –
Përcaktimi i rezultateve të synuara
- Kontributi i trajnerit me prezantimin e fazës së dytë - Përcaktimi i rezultateve të synuara. Prezantimi shoqërohet me ofrimin e shembujve praktik për këtë fazë.
- Aktivitet i punës në grupe sipas ndarjes në fazën e parë. Detyrë e secilit grup është të analizojë edhe njëherë fushat e cilësisë të identifikuara se kanë nevojë për përmirësime dhe të përcaktojnë rezultatet e dëshiruara/synuara për ti arritur (p.sh. brenda një viti).
- Grupet prezantojnë punën e bërë, trajneri moderon prezantimet dhe diskutimet në forum.
- Trajneri përmbyll seancën duke prezantuar ndërlidhjen e kësaj faze me fazat tjera të hulumtimit dhe vlerësimit.
Rrahje mendimesh,
Ligjërim, Shkëmbim informacioni, Puna në grupe
Sllajdet: 46 - 50 14:30 Pauza 14:50 Faza e tretë –
përcaktimi i metodave të
vlerësimit dhe instrumenteve monitoruese
Faza e katërt - Zbatimi i masave
- Kontributi i trajnerit fillon me prezantimin e fazës së tretë - përcaktimi i metodave të vlerësimit dhe instrumenteve monitoruese. Prezantimi shoqërohet me ofrimin e shembujve praktik për këtë fazë.
- Pastaj, grupet punuese bëjnë një ushtrim praktik për detyrën vijuese: Në bazë të udhëzimeve në shtojcën e doracakut, përpilojnë një listë kontrolluese për intervistë të strukturuar me mësimdhënësit e një fushe mësimore, p.sh. mësimdhënësit e shkencave natyrore.
- Grupet prezantojnë listën kontrolluese dhe nën moderimin e trajnerit përpilojnë listën e përbashkët që mund të zbatohet në praktikë.
- Vazhdon kontributin trajneri - bën prezantimin e fazës së katërt – zbatimi i masave. Trajneri nxit diskutimet me pjesëmarrës për përgatitjen e një plani të zbatimit të listës kontrolluese për intervistë të strukturuar me mësimdhënësit e një fushe mësimore.
- Pas kësaj, trajneri bën një përmbledhje të seancës duke shtuar ndonjë nga idetë që mund të mos jenë paraqitur.
Rrahje mendimesh,
Ligjërim, Shkëmbim informacioni, Diskutim i
moderuar, Puna në grupe
Sllajdet: 51 - 57 15:45 Detyra praktike Detyrë për të gjithë pjesëmarrësit.
Duke u mbështetur në udhëzimet e doracakut të Modulit Shkolla e Mirë dhe shembujt e përpunuar gjatë dy ditëve të trajnimit, përcaktohuni për së paku dy fusha/nënfusha të cilësisë së shkollës, të mundshme për përmirësim:
- Përshkruani situatën e tanishme,
Shkëmbim informacioni
117
- Përcaktoni rezultatin e synuar - Përcaktoni listen e instrumenteve të nevojshme - Përgatitni një instrument të monitorimit për të përcjellur efektet e
veprimeve të ndërmarra, dhe - Hartoni planin e veprimit për zbatimin masave.
Shfrytëzoni modelin e tabelës në vijim Fushat për përmirësim /
fusha e cilësisë
Situata e tanishme
Rezultatet e synuara
Instrumentet monitoruese
15:55 Përmbyllja e ditës së dytë të trajnimit
Trajneri bën një përmbledhje të shkurtër të ditës së dytë të trajnimit, pritjeve me rrjedhën dhe një vështrim për ditën e tretë të modulit.
Trajneri shperndan skedat e daljes. Në skedat e daljes pjesëmarrësit ftohet të shkrujnë: një gjë që kanë pëlqyer më shumë, një pyejte për sqarim, një kërkesë për ditën e dytë.
Shkëmbim informacioni,
reflektim
Sllajdet: 58-60
Moduli II - Shkolla e mirë Dita e tretë e trajnimit
Koha e fillimit
Tema/
nëntema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Metodat e punës
9:00 Fillimi i ditës së tretë të modulit
Mirëseardhje ne ditën e tretë të trajnimit. Trajneri bën një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë ditës së parë dhe të
dytë të trajnimit në këtë modul, ose e angazhon 2-3 pjesëmarrës të bënëj një reflektim të shkurtër. Pastaj trajneri bënë një përmbledhje të pyetjeve dhe çështjeve të ngritura në skedat e daljes.
Reflektim, Shkëmbim
informacioni
9:30 Prezantimi i detyrave praktike
Prezanton grupi i parë detyrën praktike. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, ligjërim dhe diskutim i moderuar
10:30 Pushim për kafe
11:00 Prezantimi i detyrave praktike
Prezanton grupi i dytë detyrën praktike. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, ligjërim dhe diskutim i moderuar
12:00 Dreka
13:00 Prezantimi i detyrave praktike
Prezanton grupi i tretë detyrën praktike. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, ligjërim dhe diskutim i moderuar
14:30 Pushim për kafe
15:00 Testi vlerësues i pjesëmarrë
sve
Vlerësimi i pjesëmarrësve me teste me shkrim është kriter i programit të trajnimit. Është detyrë e përgjegjësit të testimit që të menaxhojë mirë procesin e testimit të pjesëmarrësve .
Angazhim individual dhe i
pavarur, Vëzhgim,
26
15:45 Vlerësimi i trajnimit
Vlerësimi i trajnimit ka për qëllim të masë cilësinë e procesit të trajnimit dhe të përcaktojë efektivitetin e tij. Prandaj, preferohet që trajneri të mos asistojë në sallë në kohen e vlerësimit të trajnimit nga pjesëmarrësit.
Angazhim individual dhe i
pavarur
15:55 Përmbyllja e ditës së tretë të trajnimit
Trajneri bën një përmbledhje të shkurtër të përfundimit të modulit, pritjeve me rrjedhën dhe një vështrim për modulin e ardhshëm.
Jepen udhëzimet për angazhimet deri ne modulin e radhës: Plotësimi i databazës së të dhënave për shkollën, në bazë të modelit të SMIA-s. (Trajneri siguron nga një kopje të formularit statistikor për secilin pjesëmarrës?
Pjesmëmarrësit falënderohen për bashkëpunim dhe pjesëmarrje dhe inkurajohen të bëjnë ndërlidhjen e këtyre temave të këtij moduli me modulet tjera.
Reflektim, Shkëmbim
informacioni
117
Moduli 2: Shkolla e mirë – sllajdet për prezantim me Power Point
28
117
30
117
32
117
34
117
36
117
Moduli III: Plani zhvillimor i shkollës Përmbajtja
1. Hyrje
1.1. Qëllimi i modulit
1.2. Performanca e pritur
1.3. Përkufizimi i planit zhvillimor të shkollës
2. Zhvillimi i shkollës
2.1. Komponentët e zhvillimit të shkollës
2.1. Zhvillimi i mësimdhënies dhe të nxënit
2.1.2. Zhvillimi i personelit
2.1.3. Zhvillimi organizativ
3. Plani zhvillimor i shkollës
3.1. Parimet e planifikimit dhe zbatimit të përbashkët
3.2. Hapat drejt planit zhvillimor të shkollës
3.2.1. Faza e parë – inicimi i projektit për hartimin e pzhsh-së
3.2.2. Faza e dytë – planifikimi/hartimi i pzhsh-së
3.2.3. Faza e tretë – zbatimi i pzhsh-së – plani vjetor i shkollës
3.2.4. Faza e katërt – monitorimi dhe vlerësimi i pzhsh-së
4. Ekipi drejtues i planit të zhvillimit të shkollës
Përmbledhje hyrëse në modul
Qëllimi. Qëllimi specifik i këtij moduli është që të mbështesë drejtorët e shkollave dhe ekipet e tyre në
hartimin e Planeve Zhvillimore të Shkollës. Moduli ofron një qasje për planifikim strategjik dhe një formë
të lehtë për analizën e strukturës, zbatimin e planifikimit dhe monitorimin. Në këtë mënyrë, aktivitetet e
shkollës dhe hapat për zhvillim profesional të personelit mund të zhvillohen në mënyrë më efikase, sipas
synimeve të përcaktuara.
Agjenda. Në bazë të qëllimit të modulit, rezultateve themelore dhe përmbajtjeve të modulit është paraparë që
trajnimi për këtë modul të realizohet për tre ditë. Në ditën e parë dhe të dytë të trajnimit trajneri/ligjëruesi
se bashku pjesëmarrësit e trajnimit shtjellon temat e caktuara për PZHSH, sipas seancave të trajnimit.
Ndërsa në ditën e tretë të trajnimit për këtë modul, pjesëmarrësit kanë rastin, që materialin e Modulit të
shtjelluar në dy ditët e para të trajnimit, si dhe në bazë të vetreflektimit dhe gjatë detyrës praktike të
thellojnë edhe më tutje njohuritë e përgjithshme për PZHSH.
Fleksibiliteti dhe kreativiteti i trajnerëve. Doracaku Plani Zhvillimor i Shkollës i ka të përshkruara të gjitha
fazat e procesit të hartimit të PZHSH, nëse trajneri arrin në përfundim se në ndonjeren nga fazat ka nevojë
për më shumë kohë për sqarime, diskutime, etj., këtë mund dh duhet ta bëj. Trajnerët kanë liri të
riformulimit dhe ridizajnimit të materialit për prezantim, plotësimit të përmbajtjeve të temave të modulit
38
me shembuj nga përvoja dhe aktualiteti. Gjithashtu trajnerët duhet të jenë fleksibil në përzgjedhjen dhe
zbatimin e metodave dhe teknikave të punës.
Materialet e nevojshme: Projektori, sllajdet për Power Point, flipqar, markera, lapsa, letër për pjesëmarrësit
dhe materiale tjera ndihmëse. Trajnerët gjatë trajnimit, vijuesve të trajnimit u sigurojnë materiale shtesë
mësimore, modele të PZHSH, prezantimet dhe pjesë shtesë të përmbajtjeve të leximit që nuk janë në
doracakun e pjesëmarrësve.
Pyetjet e shtruara në seanca të trajnimit: Trajnerët/ligjëruesit kanë liri të përcaktimit të pyetjeve kryesore në
seanca të trajnimit. Paraprakisht pritet që trajnerët/ligjëruesit të përgatisin një koncept të përgjigjeve për
pyetjet e shtruara. Gjithashtu trajneret/ligjeruesit nxisin pjesëmarrësit të shtrojnë pyetje për temat e
shtjelluara gjatë trajnimit, si dhe për mundësitë e përparimit të tyre në zbatimin e PZHSH.
Moduli III - Plani zhvillimor i shkollës Agjenda - Dita e parë e trajnimit
Koha e fillimi
t
Tema/ Nën tema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Metodat dhe teknikat e punës
9:00 Hyrje në modul - Mirëseardhje ne ditën e parë të trajnimit – Moduli II. - Trajneri/ligjeruesi bën një reflektim të shkurtër të modulit paraprak. Pastaj, shpjegon shkurtimisht: qëllimin e modulit PZHSH; ndërlidhjen e modulit me modulin paraprak (shkolla e mirë); rezultatet themelore; metodat e punës; rregullat e trajnimit; vështrimin e përgjithshëm mbi temat e modulit dhe detajet organizative.
- Trajneri shtron pyetje mbi pritjet e pjesëmarrësve në trajnim. Pyetjet i shënon në tabelë ose flipqar dhe gjatë trajnimit i jep dhe diskuton përgjigjet e dala në raport me pyetjet e shtruara.
Reflektim, Ligjërim,
Shkëmbim informacioni, Diskutim
9:30 Definimi/ përkufizimi i planifikimit të punës së
shkollës
- Seanca fillon me një diskutim të hapur lidhur me pyetjen kryesore të temës: Si e definojmë planifikimin e punës së shkollës? Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabelë
- Seanca vazhdon me kontributin e trajnerit për definimin e planifikimit të punës së shkollës, shpjegimin e tri niveleve të planifikimit: afat-gjatë,afat-mesë dhe afat-shkurtër/vjetor. Një kontribut me i gjatë në pyetjen: Pse është i rëndësishëm PZHSH për shkollat, autonominë e shkollës, cilësinë e shkollës dhe cilësinë e arsimit.
- Pas kontributit të trajnerit, zhvillohet diskutim i hapur me pjesëmarrës për përvojat në hartimin dhe zbatimin e PZHSH. Trajneri bën një përmbledhje të seancës duke vënë theksin në planet zhvillimore dhe temat që do të përpunohen në vijim.
Prezantim, Ligjërim, Shkëmbim informacioni, Diskutim i moderuar
Sllajdet: 1 – 8 10:30 Pushim për kafe
117
10:50 Zhvillimi i shkollës
- Seanca fillon me një diskutim të hapur lidhur me pyetjet: Çfarë nënkuptojmë me zhvillimin e shkollës? Në ç’masë janë përpunuar në shkolla fushat e cilësisë së shkollës? Cilat karakteristika të fushave të cilësisë janë përpunuar në mënyrë të veçantë? Ku e shihni rolin tuaj në përmirësimin e fushave të cilësisë? Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabelë
- Njw kontribut nga trajneri pwr procesin e zhvillimit të shkollës, komponentet e zhvillimit të shkollës dhe ndërlidhjet në mes të zhvillimit të të mësuarit, zhvillimit të personelit dhe zhvillimit organizativ.Trajneri përmbyll seancën duke vënë theksin në qëllimin e planit zhvillimor të shkollës, që në fakt është zhvillimi i shkollës.
Rrahje mendimesh, Ligjërim,
Shkëmbim informacioni,
Sllajdet: 9 – 17 12:00 Dreka 13:00 Plani
zhvillimor i shkollës
Hapat e planifikimit zhvillimor të shkollës
SMART
- Seanca fillon me një diskutim të hapur lidhur me strukturën aktuale të planeve të zhvillimit të shkollave dhe pastaj me prezantimin e strukturës së planit të zhvillimit të shkollës të dhënë në doracakun e trajnimit.
- Trajneri prezanton ciklin e hapave të planifijkimit zhvillimor të shkollës, duke ilustruar një shembull fazave të zhvillimit të një plani zhvillimor të shkollës .
Trajneri vazhdon me kontributin për planifikimin e bazuar në SMART: Për zhvillimn e shkollës dhe Planet e Zhvillimit te Shkollës duhet te
caktojmë objektiva. Si mund të formulojnë objektivat? SMART (specifike, të matshme, tërheqëse, e realizueshme, koha).
Çdo pjesëmarrës formulon Smart-objektiven: - E saj / tij për trajnimin e ardhshëm - E tij / saj për zhvillimin e shkollës së vet Reflektimet e objektivave në grupe të vogla (2 - 3 persona). Çdo pjesëmarrës formulon një objektiv dhe shkruan atë në një post kartë së bashku me adresën e tij / saj.
Post-karta do të dërgohet për të gjithë dy javë pas seminarit trajnues -
Prezantim, Punë individuale
dhe ë grupe Diskutim i
moderuar
Sllajdet: 18 – 22 14:20 Pushim për kafe
40
14:40 Faza e parë
– Inicimi i projektit
për hartimin e PZhSh-së
- Seanca vazhdon me kontributin e trajnerit mbi parimet e planifikimit të përbashkët. Pastaj me pjesëmarrës diskutohet pyetja: Ku qëndrojnë shkollat në kontekstin e përfshirjes së faktorëve kryesor në procesin e planifikimit zhvillimor të shkollës? Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabelë.
- Pastaj diskutohen pyetjet: - Ku qëndrojnë shkollat në kontekstin e të dhënave bazë të SMIA-s? Si mund sigurohen dhe të ruhen të dhënat e sakta për shkollën? Cili është roli i drejtorit të shkollës në këtë kontekst? Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabelë.
- Seanca vazhdon me prezantimin e praktikave se si duhet bërë analizën e fushave të cilësisë së shkollës me qëllim të identifikimit të atyre fushave apo karakteristikave të tyre që kanë ngecje për ti adresuar në planin e zhvillimit të shkolls. Për këtë aktivitet shfrytëzohet procedura: bilanci i pikave të të forta, të dobëta, mundësive dhe rreziqeve/kërcënimeve për .
- Aktivitet i punës në grupe (40 min): Fillimisht të gjitha grupet plotësojnë tabelën e fushave të cilësisë me aspektet e cilësisë që janë me relevante për shkollat e tyre. Pastaj, fillojnë me SWOT analizën. Grupet me përfundimin e detyrës, atë e prezantojnë para gjithë grupit.
Rrahje mendimesh, Ligjërim,
Shkëmbim informacioni, Puna në grupe, Diskutim i moderuar
Sllajdet: 23 – 34 15:50 Përmbyllja e
ditës Trajneri shpërndan skedat e daljes. Në skedat e daljes pjesëmarrësit ftohet
të shkrujnë: një gjë që kanë pëlqyer më shumë, një pyejte për sqarim, një kërkesë për ditën e dytë.
Shkëmbim informacioni, Reflektim
Moduli III - Plani zhvillimor i shkollës Agjenda - Dita e dytë e trajnimit
Koha
e
fillim
it
Tema/ Nën tema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Metodat dhe teknikat e punës
9:00 Fillimi i ditës së dytë të modulit
- Mirëseardhje ne ditën e dytë të trajnimit. - Trajneri bën një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë ditës së parë të trajnimit në këtë modul, ose e angazhon një-dy pjesëmarrës të bëjnë një reflektim të shkurtër. Pastaj trajneri bënë një përmbledhje të pyetjeve dhe çështjeve të ngritura në skedat e daljes.
Reflektim, Shkëmbim informacioni
9:15 Faza e dytë
- Planifikimi/Hartimi i PZHSH-së
- Seanca fillon me prezantimin e fazës së dytë – planifikimit. Vëmendja përqendrohet tek planifikimi i rrjedhës logjike të definimit të synimeve, masave dhe veprimeve për të ardhmen. Për këtë ilustrohet ndërlidhja në mes të mangësive, shkaqeve, pasojave, synimeve dhe vizionit. Ilustrohen shembuj praktik për këtë fazë.
- Seanca vazhdon me punën në grupe sipas ndarjes në ditën e parë. Detyrë e secilit grup është të analizojnë kontekstin e një shkolle nga anëtaret e grupit dhe në bazë të dhënave të shkollës, analizës së gjendjes – diagnozës dhe synimeve të përcaktuara, formulojnë vizionin e shkollës. Një përfaqësues i grupit prezanton punën e grupit.
- Trajneri moderon diskutimet në forum. Seanca përfundon me komentet e trajnerit dhe me ndërlidhjen e seancave të tjera të trajnimit me këtë fazë.
Rrahje mendimesh, Ligjërim,
Shkëmbim informacioni, Puna në grupe, Diskutim i moderuar
Sllajdet: 36 – 43
117
Moduli III - Plani zhvillimor i shkollës Dita e tretë e trajnimit
10:30 Pushim për kafe
10:50 Si të përpunohen
fushat kryesore
zhvillimore?
- Seanca fillon me ligjërimin e trajnerit për mënyrat e përpunimit të fushave kryesore zhvillimore. Ligjërimi ilustrohet me shembuj praktik.
- Seanca vazhdon me punë ne grupe. Pjesëmarrësit shfrytëzojnë tekstin e doracakut për planin e zhvillimor të shkollës dhe ndjekin hapat në vijim:
1. Lexojnë tekstin. 2. Analizojnë shembujt e përpunimit të fushave kryesore zhvillimore 3. Përpunojnë planin drejtues tre vjeçar sipas prioriteteve të fushave kryesore
zhvillimore . 4. Prezantojnë detyrën para gjithë grupit - Pas kësaj, trajneri bën një përmbledhje të seancës duke shtuar ndonjë nga
idetë që mund të mos jenë paraqitur.
Ligjërim, Shkëmbim informacioni, Punë në grupe, Diskutim i
moderuar
Sllajdet: 44 – 49 12:00 Dreka
13:00 Faza e tretë – Zbatimi i PZhSh-së – Plani Vjetor i Shkollës
- Seanca fillon me ligjërimin e trajnerit për implementimin e PZHSH përmes planit vjetor të shkollës. Ligjërimi ilustrohet me shembuj praktik.
- Seanca vazhdon me punë ne grupe. Pjesëmarrësit shfrytëzojnë tekstin e doracakut për pyetjet orientuese që ndihmojnë në hartimin e planit vjetor ë punës së shkollës dhe ndjekin hapat në vijim:
1. Lexojnë tekstin. 2. Analizojnë pyetjet orientuese që ndihmojnë në hartimin e planit vjetor të
punës së shkollës. 3. Përgatisin një plan vjetor të shkollës 4. Prezantojnë detyrën para gjithë grupit - Pas kësaj, trajneri bën një përmbledhje të seancës duke shtuar ndonjë nga
idetë që mund të mos jenë paraqitur.
Ligjërim, Shkëmbim informacioni, Punë në grupe, Diskutim i
moderuar
Sllajdet: 50 – 55 14:30 Pushim për kafe
15:00 Faza e katërt – Monitorimi dhe Vlerësimi i PZhSh-së
- Seanca fillon me ligjërimin e trajnerit për monitorimin dhe vlerësimin e PZHSH, theksi vihet në shpjegimin e pyetjes: Çfarë monitorohet në PZHSH?
- Trajneri i jep një kontribut për të tre komponentët e progresit të PZHSH. Sqaron se çdo segment i monitorimit të progresit shënohet me një ngjyrë.
- Seanca vazhdon me punë ne grupe. Pjesëmarrësit shfrytëzojnë tekstin e doracakut dhe shembujt për monitorimin dhe vlerësimin e PZHSH dhe ndjekin hapat në vijim:
1. Përgatisin një plan të monitorimit të PZHSH 2. Prezantojnë detyrën para gjithë grupit Mbledhja e ideve të përbashkëta për procesin e monitorimit të PZHSH.
Shkëmbim informacioni, Punë në grupe, Diskutim i
moderuar
15:45 Detyra praktike
Pjesëmarrësit udhëzohen që të hartojnë planin zhvillimor të shkollës duke ndjekur udhëzimet e doracakut dhe shembujt praktik të përpunuar gjatë dy ditëve të trajnimit. Drafti i PZHSH prezantohet në ditën e tretë të trajnimit.
Shkëmbim informacioni
Sllajdet: 56 –62 15:55 Përmbyllja e
ditës së dytë të trajnimit
Trajneri bën një përmbledhje të shkurtër të ditës së dytë të trajnimit, pritjeve me rrjedhën dhe një vështrim për ditën e tretë të modulit.
Trajneri shpërndan skedat e daljes. Në skedat e daljes pjesëmarrësit ftohet të shkrujnë: një gjë që kanë pëlqyer më shumë, një pyejte për sqarim, një kërkesë për ditën e ditën vijuese të trajnimit.
Reflektim, Shkëmbim informacioni
42
Koha e fillimit
Tema/nëntema Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Metodat e punës
9:00 Fillimi i ditës së tretë të modulit
Mirëseardhje ne ditën e tretë të trajnimit. Trajneri bën një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë ditës
së parë të trajnimit në këtë modul, ose e angazhon një pjesëmarrës të bëj një reflektim të shkurtër. Pastaj trajneri bënë një përmbledhje të pyetjeve dhe çështjeve të ngritura në skedat e daljes.
Reflektim, Shkëmbim
informacioni
9:30 Prezantimi i detyrave praktike
Grupi i parë i prezanton detyrën praktike. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, shkëmbim i informacionit
10:30 Pushim për kafe 11:00 Prezantimi i
detyrave praktike
Grupi i dytë i prezanton detyrën praktike. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, shkëmbim i informacionit
12:00 Dreka 13:00 Prezantimi i
detyrave praktike
Grupi i tretë prezanton detyrën praktike. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, shkëmbim i informacionit
14:30 Pushim për kafe 15:00 Prezantimi i
detyrave praktike
Grupi i katërt prezanton detyrën praktike. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, shkëmbim i informacionit
15:50 Përmbyllja e ditës së tretë të trajnimit
Trajneri bën një përmbledhje të shkurtër të përfundimit të modulit, pritjeve me rrjedhën dhe një vështrim për modulin e ardhshëm.
Jepen udhëzimet për angazhimet deri ne modulin e radhës: Ftohen pjesëmarrësit që deri në modulin e radhës të diskutojnë me kolegë për projektet prioritare të shkollës dhe të vendosin për projektin të cilin do ta përpunojnë gjatë trajnimit në modulin e radhës- Menaxhimi i projektit.
117
Moduli 3: Plani Zhvillimor i Shkollës – sllajdet për prezantim me Power Point
44
117
46
117
48
117
50
117
52
117
Moduli IV – Menaxhimi i projektit Përmbajtja
I. Hyrje II. Menaxhimi i projektit – shpjegimi i nocioneve
Ç’është projekti? Ç’ është menaxhimi? Ç’është menaxhimi i projektit shkollor? Cilat janë karakteristikat e menaxhimit të projektit? Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e menaxhimit të projektit? Cilët janë faktorët që e rrezikojnë suksesin e projektit shkollor?
III. Fazat e menaxhimit të projektit
3.1. Inicimi i projektit shkollor 3.2. Planifikimi i projektit 3.3. Zbatimi i projektit 3.4. Monitorimi dhe vlerësimi i projektit
Përmbledhje hyrëse në modul
Qëllimi. Moduli Menaxhimi i projektit, ka për qëllim që pjesëmarrësve të trajnimit për udhëheqje arsimore, edukatorëve dhe drejtuesve të shkollave dhe arsimit në Kosovë tu ofrojë informata mbi menaxhimin e projektit me bazë shkolle, shembuj dhe mundësi reflektimi lidhur me menaxhimin e projekteve me bazë shkolle.
Agjenda. Në bazë të qëllimit të modulit, rezultateve themelore dhe përmbajtjeve të modulit është paraparë që trajnimi për këtë modul të realizohet për tre ditë. Në ditën e parë dhe të dytë të trajnimit trajneri/ligjëruesi se bashku pjesëmarrësit e trajnimit shtjellon temat e caktuara sipas seancave të trajnimit. Ndërsa në ditën e tretë të trajnimit për këtë modul, pjesëmarrësit kanë rastin, që materialin e Modulit të shtjelluar në dy ditët e para të trajnimit, si dhe në bazë të vetreflektimit dhe gjatë detyrës praktike të thellojnë edhe më tutje njohuritë e përgjithshme në këtë modul.
Fleksibiliteti dhe kreativiteti i trajnerëve. Trajneri duhet të ketë parasysh projektet që mund të planifikohen dhe zbatohen në shkollë, mbi këtë bazë duhet të tregojë fleksibilitet në kërkesat e pjesëmarrësve për të përzgjedhur projektet shkollore dhe duhet të jetë kreativ në krijimin e atmosferës për nxitjen e pjesëmarrësve për përfshirje në të gjitha seancat e modulit. Trajnerët kanë liri të riformulimit dhe ridizajnimit të materialit për prezantim, plotësimit të përmbajtjeve të temave të modulit me shembuj nga përvoja dhe aktualiteti. Gjithashtu trajnerët duhet të jenë fleksibil në përzgjedhjen dhe zbatimin e metodave dhe teknikave të punës.
Materialet e nevojshme: Projektori, sllajdet për Power Point, flipqar, markera, lapsa, letër për pjesëmarrësit dhe materiale tjera ndihmëse. Trajnerët gjatë trajnimit, vijuesve të trajnimit u sigurojnë materiale shtesë mësimore, si prezantimet dhe pjesë shtesë të përmbajtjeve të leximit që nuk janë në doracakun e pjesëmarrësve.
Pyetjet e shtruara në seanca të trajnimit: Trajnerët/ligjëruesit kanë liri të përcaktimit të pyetjeve kryesore në seanca të trajnimit. Paraprakisht pritet që trajnerët/ligjëruesit të përgatisin një koncept të përgjigjeve për pyetjet e shtruara.
54
Moduli IV - Menaxhimi i projektit Agjenda - Dita e parë e trajnimit
Koha e fillimit
Tema/
Nën tema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Teknikat dhe metodat e punës
9:00 Hyrje në modul - Trajneri pas përshëndetjes së pjesëmarrësve, bën një reflektim të shkurtër të modulit paraprak, theksin e ven te ndërlidhja me projektet e planit zhvillimor shkollor
- Pastaj, shpjegon shkurtimisht: qëllimin e modulit menaxhimi i projektit; rezultatet themelore; metodat e punës; vështrimin e përgjithshëm mbi temat e modulit dhe detajet organizative
- Trajneri shtron pyetje mbi pritjet e pjesëmarrësve në trajnim. Pyetjet i shënon në tabelë ose flipqar.
Reflektim, Ligjërim, Shkëmbim
informacioni, Diskutim
9:30 Menaxhimi i
projektit – shpjegimi i nocioneve
- Përgatitja e atmosferës me pjesëmarrësit: trajneri bën dy grupe. Të dy grupet marrin nga një shkop të gjatë, i cili shtrihet vetëm në gishtat e tyre. Ata nuk lejohen që ta mbajnë atë. Detyra është për të sjellë këtë shkopin në dysheme pa rënë poshtë dhe pa e mbajtur.
- Reflektimi: Pse nuk është e lehtë për të sjellë shkopin në dysheme? Çka ndihmon për të arritur synimin? Çfarë ka të bëjë përgatitja e atmosferës me menaxhimin e projektit?
- Seanca vazhdon me diskutim të hapur lidhur me pyetjet kryesore të temës: Ç’është projekti? Ç’është menaxhimi? Ç’është menaxhimi i projektit shkollor? Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabel.
- Kontributi i trajnerit për karakteristikat e menaxhimit të projektit, përparësitë, mangësitë dhe faktorët që e rrezikojnë projektin.
- Seanca përfundon duke vënë theksin në se si duhet pasur kujdes në tejkalimin e pengesave në fazën e fillimit të projekteve shkollore
Rrahje mendimesh, Diskutim, Shkëmbim informacioni, Ligjërim,
Sllajdet: 1- 13 10:40 Pushim për kafe 11:00 Fazat e
menaxhimit të projektit
nicimi i projektit
Detyra e
projektit Objektivat e
projektit
- Seanca fillon me diskutim të hapur lidhur me pyetjet : Si iniciohen aktualisht projektet në shkolla? Cili është roli i udhëheqjes së shkollës në këtë kontekst? Pastaj, pjesëmarrësit në mënyrë individuale plotësojnë tabelën me katër fazat e projektit.
- Seanca vazhdon me shpjegimin e ciklit të fazave të projektit. Theksi kryesor vihet në hapat që duhet ndjekur për inicimin e projektit, formulimin e synimeve për projekte shkollore.
- Seanca vazhdon me punë ne grupe. Pjesëmarrësit ndjekin hapat në vijim: 1. Zgjedhin fushën e cilësisë së cilësisë së shkollës në të cilën do ta vendosin
menaxhimin e projektit? 2. Specifikojnë pjesë tjera të zhvillimit të shkollës që do të mund apo do të duhej të përfitonin nga projekti i shkollës?
3. Lexojnë tekstin 4. Zgjidhni një projekt nga njëri prej planeve për zhvillimin e shkollave 5. Formulojnë detyrën e projektit 6. Objektivat e projektit - SMART
Rrahje mendimesh Ligjërim,
Shkëmbim informacioni,
Punë në grupe, Diskutim i moderuar
Sllajdet: 14- 26 12:00 Dreka 13:00 Detyra e
projektit – vazhdim
- Duke pasur parasysh rëndësinë e përpunimit të detyrës së projektit, vazhdon puna ne grupe me pjesëmarrësit e trajnimit, por tani pjesëmarrësit janë të riorganizuar në grupe
Në këtë fazë, pjesëmarrësit ndjekin hapat në vijim: 1. Shkëmbejnë detyrën në grupin e ri dhe e krahasojnë me detyrat e njëri-
tjetrit. 2. Shënojnë në flip qart formulimin e detyrës së projektit, për të cilën janë
pajtuar brenda grupit. 3. Formulimin e detyrës e shfrytëzojnë si përgatitje për përgatitjen e lojës me role.
Rrahje mendimesh Shkëmbim
informacioni, Punë në grupe. Loja me role,
117
Loja me role- Pjesa 1: Kryerja e një bisedë mbi projektin me mësimdhënësit të cilët janë anëtarë të grupit të projektit, rreth detyrës e afatit dhe objektivat e projektit. Grupi përbëhet me 1 drejtor shkolle dhe 4 mësimdhënës Pasqyrimi i lojërave me role në grupe (vështirësi në komunikim dhe motivim)
Sllajdet: 27- 29 14:30 Pushim për kafe 15:00 Organizimi i
projektit
Loja me role - Pjesa 2: Fokusi në bisedimet me mësimdhënësin i cili duhet të jetë menaxher i projektit. Në
lojën me role përfshihen: drejtori i shkollës, një mësimdhënës dhe tre vëzhgues. Pasqyrimi i lojës me role të grupeve – vështirësitë në komunikim dhe motivim.
Diskutim plenar mbi pikat me te rëndësishme te menaxhimit të projektit: kompetencat e komunikimit te drejtorëve te shkollave, vizioni konkret dhe motivimi i mësimdhënësve.
Seanca përfundon me komentet dhe sugjerimet e trajnerit për pika të veçanta të
organizimit të projektit që ndihmojnë pjesëmarrësit të përvetësojnë mirë informacionet për organizimin e projektit, duke u ndalur në çështjet më të rëndësishme, si: Aftësitë e menaxherit të projektit; Aftësitë e anëtarëve të grupit të projektit; Si të gjendet një menaxher i projektit? Si të përcaktohen anëtarët e grupit të projektit?
Si është komunikimi në mes të menaxherit të projektit dhe drejtorit të shkollës? Roli i drejtorit të shkollës - Roli i udhëheqësit të projektit.
Punë në grupe. Loja me role,
Diskutim i moderuar
15:50 Përmbyllja e ditës
Trajneri shpërndan skedat e daljes. Në skedat e daljes pjesëmarrësit ftohet të shkruajnë: një gjë që kanë pëlqyer më shumë, një pyetje për sqarim, një kërkesë për ditën e ditën vijuese të trajnimit.
Reflektim
Sllajdet: 30-33
Moduli IV - Menaxhimi i projektit Agjenda - Dita e dytë e trajnimit
Koha
e
fillim
it Tema/ Nën tema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Teknikat dhe metodat e punës
9:00 Fillimi i ditës së dytë
Struktura e
Punes
- Mirëseardhje ne ditën e dytë të trajnimit. - Trajneri bën një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë ditës së
parë të trajnimit në këtë modul, ose e angazhon 1-2 pjesëmarrës të bëjnë një reflektim të shkurtër. Pastaj trajneri bënë një përmbledhje të pyetjeve dhe çështjeve të ngritura në skedat e daljes.
- Pastaj, trajneri paraqet planin e projektit si një shembull, rolin e pikave referuese dhe hapat si të bëhet strukturimi i punës (shpërndarja e veprimeve).
Reflektim, shkëmbim informacioni
9:30 Faza II
Planifikimi i
Trajneri i mbledh idetë e projekteve shkollore te cilat mund të jenë pjesë e planit zhvillimor të shkollës. Prezanton inputet më të rëndësishme për planifikimin e projektit shkollor. Se bashku me pjesëmarrës vendos për 3 ose e 4 projekte që duan
Punë në grupe – sipas projekteve
56
projektit
ti realizojnë në seminar. Grupet e projektit janë ndërtuar ne baze interesi.
Çdo grup projektin e fillon me fazën e planifikimit: • Tema e projektit? - Pjesa e Planit të Zhvillimit të Shkollës • Objektivat? • Resurset? - • Korniza kohore?
Sllajdet: 34 – 48
10:30 Pushim për kafe
10:50 Faza II
Planifikimi i projektit
- vazhdim
Seanca vazhdon me punë ne grupe nga seanca paraprake. Me të përfunduar draftin e projektit, grupet punuese:
- shkruajnë idetë e tyre në planin e projektit - diskutojnë se si dhe kur do të iu tregojnë projektin
mësimdhënësve të tjerë, prindërve dhe nxënësve - mbledhin idetë se si dhe kur do ta zbatojnë projektin. - diskutojnë llojet e tjera të metodave, të cilat mund të jenë
gjithashtu te dobishme për arritjen e objektivave( te avantazheve / disavantazheve)
- shkruajnë rezultatet e tyre për të tjerët.
Punë në grupe – sipas projekteve,
Përgatitjet për prezantim
Sllajdet: 49 – 50
12:00 Dreka 13:00 Faza III.
Prezantimi Pjesa 1
Grupet bëjnë prezantimet e projekteve te tyre, duke u fokusuar në: lidhjet me fazën e planifikimit, zbatimit dhe vështirësitë etj; lidhjen me proceset në mes grupeve të projekteve metodat tjera janë gjithashtu të mundshme me të gjitha avantazhet dhe disavantazhet Diskutime dhe shkëmbim i rezultateve
Prezantim i projekteve
Sllajdet: 51-54
14:30 Pushim për kafe 15:00 Prezantimi
Pjesa 2 Grupet bëjnë prezantimet e projekteve te tyre, duke u fokusuar në:
• lidhjet me fazën e planifikimit, zbatimit dhe vështirësitë etj
• lidhjen me proceset në mes grupeve të projekteve
• metodat tjera janë gjithashtu të mundshme me të gjitha avantazhet dhe disavantazhet Diskutime dhe shkëmbim i rezultateve
Prezantim i punës në grupe
15:30 Monitorimi dhe vlerësimi i projektit
Përfundimi i
Seanca vazhdon me punë ne grupe. Pjesëmarrësit shfrytëzojnë tekstin e doracakut për monitorimin dhe
vlerësimin e projektit dhe ndjekin hapat në vijim: 1. Lexojnë tekstin; 2. Përgatisin një plan të monitorimit të projektit të tyre; 3. Prezantojnë detyrën para gjithë grupit Pas kësaj, trajneri bën një përmbledhje të seancës duke shtuar
ndonjë nga idetë që mund të mos jenë paraqitur. Veçanërisht ven
Ligjërim, Shkëmbim
informacioni, Rrahje mendimesh,
Punë në grupe, Diskutim i
117
projektit theksin në përfundimin e projektit dhe dokumentimin e tij. moderuar
15:45 Detyra praktike
Pjesëmarrësit hartojnë një projekt për shkollën e tyre (në rast se definimi i projektit gjendet në planin zhvillimor shkollor, merret nga ky plan, nëse jo pjesëmarrësit hartojnë një projekt nga një fushë e cilësisë së shkollës që ka nevojë përmirësimi. Hartimi i projektit mbështetet në hapat e ndjekur në dy ditët e trajnimit.
Shkëmbim informacioni
15:55 Përmbyllja e ditës së dytë të trajnimit
Trajneri bën një përmbledhje të shkurtër të ditës së dytë të trajnimit, pritjeve me rrjedhën dhe një vështrim për ditën e tretë të modulit. Trajneri shpërndan skedat e daljes.
Reflektim, Shkëmbim i informacionit
Sllajdet: 55-60
Moduli IV - Menaxhimi i projektit Dita e tretë e trajnimit
Koha e fillimit
Tema/ nëntema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Teknikat dhe metodat e punës
9:00 Fillimi i ditës së tretë të modulit
Mirëseardhje ne ditën e tretë të trajnimit. Trajneri bën një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë
ditës së parë të trajnimit në këtë modul, ose e angazhon një-dy pjesëmarrës të bëjnë një reflektim të shkurtër. Pastaj trajneri bënë një përmbledhje të pyetjeve dhe çështjeve të ngritura në skedat e daljes.
Reflektim
9:30 Prezantimi i detyrave praktike
Grupi i parë i pjesëmarrësve prezantojnë detyrën praktike. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, shkëmbim i informacionit dhe diskutim i moderuar
10:30 Pushim për kafe 11:00 Prezantimi i detyrave
praktike Grupi i dytë i pjesëmarrësve prezantojnë detyrën praktike. Pas
tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, shkëmbim i informacionit dhe diskutim i moderuar
12:00 Dreka 13:00 Prezantimi i detyrave
praktike Grupi i tretë i pjesëmarrësve prezantojnë detyrën praktike.
Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Pas kësaj, trajneri bën një përmbledhje të prezantimeve të detyrës praktike duke shtuar ndonjë nga idetë që mund të mos jenë paraqitur nga pjesëmarrësit.
Prezantim, shkëmbim i informacionit dhe diskutim i moderuar
14:30 Pushim për kafe 15:00 Testi vlerësues
pjesëmarrësve Vlerësimi i pjesëmarrësve me teste me shkrim është kriter i
programit të trajnimit. Është detyrë e përgjegjësit të testimit që të menaxhojë mirë procesin e testimit të pjesëmarrësve .
Angazhim individual dhe i pavarur, Vëzhgim,
15:50 Përmbyllja e ditës së tretë të trajnimit
Trajneri bën një përmbledhje të shkurtër të përfundimit të modulit, pritjeve me rrjedhën dhe një vështrim për modulin e ardhshëm.
Jepen udhëzimet për angazhimet deri ne modulin e radhës: Pjesëmarrësit ftohen që projektin e hartuar në trajnim ta prezantojnë në këshillin drejtues të Shkollës dhe në modulin e ardhshëm të tregojnë për mënyrën e prezantimit të projektit dhe diskutimet që janë bërë në Këshillin Drejtues të Shkollës.
Reflektim
58
Moduli 4 Menaxhimi i projektit – sllajdet për prezantim me Power Point
117
60
117
62
117
64
117
66
117
68
Moduli V – Komunikimi dhe Bashkëpunimi Përmbajtja 1. Hyrje 2. Komunikimi dhe bashkëpunimi – parakushte për një shkollë të mirë 2.1. Komunikimi 2.2. Bashkëpunimi 3. Komunikimi dhe bashkëpunimi me akterë kryesor të shkollës 3.1. Komunikimi me akterë kryesor të shkollës 3.2. Bashkëpunimi me akterë kryesor të shkollës dhe jashtë saj
Përmbledhje hyrëse në modul
Qëllimi. Nxitja e komunikimit dhe bashkëpunimit efektiv dhe të suksesshëm në mes të udhëheqjes së shkollës, personelit mësimor, nxënësve, prindërve, komunës dhe komunitetit më gjerë, por edhe shkollave të tjera, universiteteve, firmave dhe kompanive; përmirësimi dhe avancimi i gjithë mjedisit të mësimdhënies dhe potencialit të çdo mësimdhënësi, nxënësi dhe komunitetit, për t’i bërë gjëra së bashku në të mirë të përmirësimit të fushave të cilësisë në shkollë; për të nisur një rrjet të institucioneve dhe ekonomisë për të përkrahur nxënësit në aftësitë e tyre personale dhe profesionale.
Agjenda. Në bazë të qëllimit të modulit, rezultateve themelore dhe përmbajtjeve të modulit është paraparë që trajnimi për këtë modul të realizohet për tre ditë. Në ditën e parë dhe të dytë të trajnimit trajneri/ligjëruesi se bashku pjesëmarrësit e trajnimit shtjellon temat e caktuara sipas seancave të trajnimit. Ndërsa në ditën e tretë të trajnimit për këtë modul, pjesëmarrësit në bazë të vetreflektimit dhe gjatë detyrës praktike të thellojnë edhe më tutje njohuritë e përgjithshme në këtë modul.
Fleksibiliteti dhe kreativiteti i trajnerëve. Ekzistojnë praktika dhe përvoja të ndryshme të komunikimit dhe
bashkëpunimit, prandaj duhet dhënë hapsirë dhe mundësi të gjithë pjesëmarrësve në reflektimin e përvojave të tyre. Trajnerët duhet të tregohen të kujdesshëm që të vënë theksin në aspekte të ndryshme të komunikimit dhe bashkëpunimit që janë me interes për pjesëmarrës dhe që ndihmojnë në arritjen e rezultateve kryesore të modulit. Trajnerët kanë liri të riformulimit dhe ridizajnimit të materialit për prezantim, plotësimit të përmbajtjeve të temave të modulit me shembuj nga përvoja dhe aktualiteti. Gjithashtu trajnerët duhet të jenë fleksibil në përzgjedhjen dhe zbatimin e metodave dhe teknikave të punës. Theks të veçantë duhet t’i kushtojnë lojës me role.
Materialet e nevojshme: Projektori, sllajdet për Poëer Point, flipqar, markera, lapsa, letër për pjesëmarrësit dhe materiale tjera ndihmëse. Trajnerët gjatë trajnimit, vijuesve të trajnimit u sigurojnë materiale shtesë mësimore, si prezantimet dhe pjesë shtesë të përmbajtjeve të leximit që nuk janë në doracakun e pjesëmarrësve.
Pyetjet e shtruara në seanca të trajnimit: Trajnerët/ligjëruesit kanë liri të përcaktimit të pyetjeve kryesore në seanca të trajnimit. Paraprakisht pritet që trajnerët/ligjëruesit të përgatisin një koncept të përgjigjeve për pyetjet e shtruara.
Moduli V - Komunikimi dhe Bashkëpunimi Agjenda - Dita e parë e trajnimit
Koha e fillimit
Tema/ Nën tema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Metodat dhe teknikat e
punës 9:00 Hyrje në modul - Mirëseardhje ne ditën e parë të trajnimit.
- Trajneri pas përshëndetjes së pjesëmarrësve, bën një reflektim të shkurtër të modulit paraprak, theksin e ven te ndërlidhja me bashkëpunimin. Pastaj, shpjegon shkurtimisht: qëllimin e modulit të bashkëpunimit; rezultatet themelore; metodat e punës; vështrimin e përgjithshëm mbi temat e modulit dhe detajet organizative.
Reflektim, Shkëmbim
informacioni,
117
- Trajneri shtron pyetje mbi pritjet e pjesëmarrësve nga ky modul. Pyetjet i shënon në tabelë ose fliqar.
9:30 Komunikimi dhe Bashkëpunimi –
parakusht për një shkollë të mirë
- Seanca fillon me diskutim të hapur lidhur me pyetjet kryesore të temës: Ç’do të thotë për ju komunikimi dhe bashkëpunimi? Cili është roli i udhëheqjes së shkollës në këtë kontekst? Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabelë. Pastaj, trajneri jep kontributin për synimet e komunikimit dhe bashkëpunimit në shkollë, rolin e komunikimit në procesin e bashkëpunimit.
- Seanca Vazhdon vazhdon me një ushtrim me pjesëmarrës. Pjesëmarrësit ndjekin hapat si në vijim:
1. Gjejnë një person me të cilin do të komunikojnë 2. Flasin me te për rreth 5 minuta, për një ngjarje të këndshme që i
ka ndodhur këto ditë. 3. Kërkon nga bashkëbiseduesi të bëjë një përmbledhje të shkurtër
të asaj që ka dëgjuar 4. Bëhet ndërrimi i roleve në komunikim dhe ndiqen udhëzimet e
njëjta. Pjesmarresit reflektojne pervojat e tyre per te degjuarit aktiv dhe
nivelet e ndryshme te komunikimit
Diskutim, Shkëmbim informacion, Ligjërim,
Loja me role Reflektimi
Sllajdet: 1-12 10:40 Pushim për kafe 11:00 Komunikimi me
faktorët/ akterët kryesor të shkollës
Komunikimi me mësimdhënësit dhe
ndërmjet mësimdhënësve
- Seanca fillon me diskutim të hapur lidhur me pyetjet : Cilët janë akterët kryesor të komunikimit në shkollë? Cili është roli i drejtorit të shkollës në këtë kontekst? Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabelë.
- Seanca vazhdon me diskutim të hapur lidhur me pyetjen: Në ç`masë është i ndërlidhur komunikimi me mësimdhënësit dhe ndërmjet mësimdhënësve në fushat e cilësisë së shkollës? Pas diskutimeve, trajneri jep kontributin për aspektet që lidhen me komunikimin me mësimdhënës. Pastaj, jepet detyrë individuale për pjesëmarrësit (5 minuta) të lexojnë në doracak listen e aspekteve të komnukimit të mësimdhënësve në shkollë dhe të shënojnëme √ aspektet ku gjejnë përfshirjen në komunikim të mësimdhënësve në shkollën e tyre.
- Loja me role ne grupe te vogla: Keni vendosur të bisedoni me një mësimdhënës i cili shumë shpesh
vonohet në mësim. Tregoni: Si do ta planifikoni takimin me mësimdhënësin? Si do të
bisedoni me mësimdhënësin në mënyrë që ta motivoni atë që në të ardhmen të vijë me kohë në mësim? Demonstroni këtë aktivitet përmes lojes me role – tre persona: Drejtori, mësimdhënësi dhe vëzhguesi.
Rregulli 2: Ndryshoje rolet ne grupin tuaj.
Rrahje mendimesh, Ligjërim,
Shkëmbim informacioni,
Diskutim i moderuar
Loja me role
Sllajdet: 13 - 19 12:00 Dreka 13:00 Komunikimi me
mësimdhënësit dhe ndërmjet
mësimdhënësve
Komunikimi me nxënës
- Loja me role – Prezantimi në forum. Diskutimi i shkurtër lidhur me atë se çfarë lloj mbështetje kontrete iu nevojitet mësimdhënësve dhe si mund të plotësohen ato duke shfytëzuar parimet e komunikimit.
- Seanca vazhdon me diskutim të hapur lidhur me opinionin e një nxënësi: Nuk jemi të kënaqur me përfshirjen tonë në aktivitete kur diskutohen çështje me interes për nxënës dhe për shkollën! Pas diskutimit hyrës në temë, shtrohen dhe diskutohen pyetjet : Në ç`masë është i ndërlidhur komunikimi me nxënës në fushat e cilësisë së shkollës? Cili është roli i udhëheqjes së shkollës në këtë kontekst? Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabelë.
- Seanca vazhdon me shpjegimin e objektivave të bashkëpunimit me
Loja me role Diskutim i moderuar
Ligjërim, Shkëmbim
informacioni, Punë në grupe,
Diskutim i moderuar
70
nxënës dhe udhëzimeve të ligjit për arsimin parauniversitar për themelimin e këshillave të nxënësve në shkolla.
- Pastaj organizohet punë në grupe të vogla. Pjesëmarrësit hartojnë një rregullore të këshillit të nxënësve për shkollat e tyre dhe mbledhin ide për lloje te mbështetjes për nxënësit dhe këshilli e tyre. Idetë e tyre i prezantojnë në forum për diskutim
Hapi tjetër: Shkembim i ideve te ndryshme për aspektet e komunikimit dhe hapat si ti bëjmë nxënësit pjesëmarrës real në aktivitete me interes për ta dhe shkollën.
Sllajdet: 20 -27 14:30 Pushim për kafe 14:50 Komunikimi dhe
partneriteti me prindërit
- Seanca fillon me diskutim të hapur lidhur me opinionin e një prindi: Asnjëherë nuk jam informuar me shkrim nga shkolla për rezultatet e fëmiut tim. Pas diskutimit hyrës në temë, shtrohen dhe diskutohen pyetjet : Në ç`masë është i ndërlidhur komunikimi me prindër në fushat e cilësisë së shkollës? Cili është roli i udhëheqjes së shkollës në këtë kontekst? Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabelë.
- Seanca vazhdon me shpjegimin e qëllimeve të komunikimit dhe bashkëpunimit me prindër, pyetjeve që duhet tu përgjigjen me kohë drjetorët e shkollave në mënyrë që të këtë komunikim dhe partneritet të duhur me prindër. Pastaj diskutohen pyetjet në vijim: Pse akoma në disa shkolla bashkëpunimi me prindër nuk është produktiv, apo ekziston vetëm në letër -plane? Çfarë duhet bërë që bashkëpunimi me prindër të të jetë funksional në punën edukative? Si të komunikojmë me prindër përmes kanaleve më të sigurta, sidomos me prindërit që më rrallë janë në shkollë? Diskutimi plotësohet me shpjegimin e formave të bashkëpunimit me prindër.
- Seanca përfundon me diskutimin e një opinioni të një prindi: Nxënësit thonë se mësimdhënësit e tyre nuk kanë informata për gjendjen e tyre sociale në familje. Ne nuk kemi mundësi ti sigurojmë pagesën për rrugë. Pas diskutimit, pjesëmarrësit analizojnë një listë nga doracaku me detyra dhe përgjegjësi të prindërve dhe mësimdhënësve, japin një vlerësim për to dhe e plotësojnë listën me detyra të tjera.
Loja me role: 5 pjesmarrës janë sikur një grup mendues ne mes te dhomes.Te tjeret jane vëzhgues të ulur për rreth 5 lojtarëve. Një nga lojtarët është drejtori ë shkolles, dy janë mësues dhe dy janë prindër.Ata diskutojnë se bashku dhe mbledhin ide për situatat sociale konkrete në familje dhe çka ju nevojitet prinderve të besojnë në shkollë dhe ti shohin mesuesit si prinderit e fëmijëve të tyre.
Rrahje mendimesh Ligjërim,
Shkëmbim informacion,
Diskutim i moderuar
Sllajdet: 28 -35 15:50 Përmbyllja e ditës Trajneri shpërndan skedat e daljes. Në skedat e daljes pjesëmarrësit
ftohet të shkrujnë: një gjë që kanë pëlqyer më shumë, një pyejte për sqarim, një kërkesë për ditën e ditën vijuese të trajnimit.
Refelktim
Moduli V - Komunikimi dhe Bashkëpunimi Agjenda - Dita e dytë e trajnimit
Koha
e
fillim
it Tema/ Nën tema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Metodat dhe teknikat e
punës
9:00 Fillimi i ditës së dytë - Mirëseardhje ne ditën e dytë të trajnimit. - Trajneri bën një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë ditës
së parë të trajnimit në këtë modul, ose e angazhon 1-2 pjesëmarrës të bëjnë një reflektim të shkurtër. Pastaj trajneri bënë një përmbledhje të pyetjeve dhe çështjeve të ngritura në skedat e
Reflektim
117
daljes.
9:15 Komunikimi me Këshillin Drejtues të Shkollës
- Seanca fillon me diskutim të hapur lidhur me pyetjet : Pse akoma në disa shkolla Këshilli drejtues i shkollës ekziston vetëm në letër? Çfarë duhet bërë që Këshilli drejtues i shkollës të jetë funksional? Trajneri bën një përmbledhje të diskutimeve duke shtuar ndonjë nga idetë që mund të mos jenë paraqitur për hapat që duhet ndërmarrë në funksionalizimin e këshillave drejtuese në shkolla.
- Aktivitet i punës në grupe: Grupi 1: Përgatitni një listë të përparësive për shkollën kur Këshilli
Drejtues është duke funksionuar në mënyrën më të mirë. Grupi 2: Përgatitni një listë të mangësive për funksionimin e shkollës
kur Këshilli Drejtues ekziston vetëm në letër. Grupi 3: Mblidhni idetë dhe hapat për krijimin funksional të këshillit
Drejtues të shkollës.
Rrahje mendimesh,
Ligjërim, Shkëmbim
informacioni, Diskutim i
moderuar
10:15 Bashkëpunimi Shkollë - Drejtori Komunale e Arsimit
- Seanca vazhdon me diskutim të hapur lidhur me pyetjet : Në ç`masë është i ndërlidhur bashkëpunimi me DKA në fushat e cilësisë së shkollës? Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabelë.
Trajneri bën një përmbledhje të diskutimeve duke shtuar aspektet që janë më rëndësi të veçantë për bashëkpunimin shkollë- DKA, si dhe shembuj të përvojave të mira.
Rrahje mendimesh Shkëmbim informacioni,
Diskutim i moderuar
Sllajdet: 36 - 46 10:40 Pushim për kafe
11:00 Bashkëpunimi me ekipin për parandalimin e braktisjes në shkollë
- Seanca fillon me diskutim të hapur lidhur me pyetjet : Në ç`masë është e shprehur braktisja e shkollës nga nxënësit në shkollat tona? Cili është roli i udhëheqjes së shkollës në parandalimin e braktisjes?
Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabelë. - Seanca vazhdon me shpjegimin e udhëzimit administrativ për
formimin e ekipeve në shkolla për parandalimin e braktisjes, pastaj shpjegimin për detyrat e ekipeve, si dhe ofron shembuj nga praktikat e mira.
- Seanca vazhdon me punë në grupe të vogla ( 5 anëtar). Pjesëmarrësit shfrytëzojnë pjesën e tekstit të doracakut për bashkëpunimin me ekipin shkollor për parandalimin e braktisjes dhe udhëzimin administrativ EPRBM dhe:
Gjysma e pjesëmarrësve hartojnë një plan të veprimit për aktivitetet që duhet ndërmarrë për kthimin në shkollë të nxënësve që në vitin e fundit kanë braktisur shkollën, dhe
Gjysma tjetër e pjesëmarrësve bëjnë një plan të aktiviteteve për parandalimin e braktisjes.
Hapat e punës: Se pari të gjitha grupet shkruajnë qellimet e veta, para se te fillojnë
punën. Përcaktojnë, cilat prej tyre mund të realizohen në afatin më të shpejtë të mundshëm. Pastajë përcaktojnë personelin dhe institucionet që nevojiten për realizimin e aktiviteteve të planifikuara. Përfundimisht, grupet punuese bëjnë planin e punës sikur në planin e menaxhimit të projektit, përzgjedhein aktivitetet që me lehtë realizohen nga shkolla dhe ato vendosen në krye të aktiviteteve.
Rezultatet prezantohen në forum dhe zhvillohen diskutime të përbashkëta.
Rrahje mendimesh Ligjërim,
Shkëmbim informacioni,
Punë në grupe,
Diskutim i
moderuar
Sllajdet: 47 - 54 12:00 Dreka
72
13:00 Bashkëpunimi me komunitetin
jashtë shkollës
- Seanca fillon me diskutim të hapur lidhur me pyetjet : Në ç`masë është i shprehur bashkëpunimi me komunitetin në shkollat tona? Pse për shkollën është më rëndësi bashkëpunimi me akterët e jashtëm? Cili është roli i udhëheqjes së shkollës në këtë kontekst? Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabelë.
- Kontributi i trajnerit fokusohet në shpjegimin e rëndësisë së bashkëpunimit me komunitetin, formave dhe mënyrave të bashkëpunimit me komunitetin, etj.
- Seanca vazhdon me punë në grupe të vogla, sipas këtyre hapave: 1. plotësojnë një listë të partnerëve të komunitetit që mund të bashkëpunojnë me shkollën; 2. plotësojnë një listë të fushave të cilësisë së shkollës në të cilat do ta zhvillojnë bashkëpunimin me komunitetin; 3. bashkëpunimin me komunitetin në një fushë të cilësisë e zbërthjenë në aktivitete konkrete; dhe 4. detyrën e prezantojnë në forum
Pas kësaj, trajneri hap diskutimet dhe bën një përmbledhje të seancës duke shtuar ndonjë nga idetë që mund të mos jenë paraqitur.
Rrahje mendimesh Ligjërim,
Shkëmbim informacioni,
Punë në grupe, Diskutim i moderuar
Sllajdet: 55 - 60 14:30 Pushim për kafe
15:00 Përvetësimi i
kompetences komunikative
- Përmes kësaj seance synohet të bëhët një përmbledhje e aspekteve të kompetences komunikative. Për këtë qëllim angazhohen pjesëmarrësit në dyshe dhe ndiqen hapat në vijim: Personi A pyet Personin B, se çka ka qenë më interesante për të nga dy ditët e trajnimit në modulin: Komunikimi dhe bashkëpunimi? dhe Si do ti zbatojë në praktikë këto përvoja? Personi B përgjigjet. Personi A i përsërit përgjigjet dhe arsyetimet që jep bashkëbiseduesi. Pastaj Personi A tregon çka ka qenë më interesante për veten e tij/saj dhe tregon arsyet për mendimin e tij/saj, dhe Personi B përsërit.
Pasqyrimi i mendimeve nga trajneri: Si ka qenë ushtrimi për pjesëmarrësit? Çka ka të bëjë ushtrimi me komunikimin? Pse është përmbledhja (versioni i shkurtër) i rëndësishëm? Çka duhet të ndryshohet në komunikimin e përditshëm në shkollë me
mësimdhënës, nxënës, prindër, etj?
Rrahje mendimesh
Shkëmbim informacioni,
Punë në grupe, Diskutim i moderuar
15:45 Detyra praktike Pjesëmarrësit zgjedhin njërën nga detyrat në vijim: 1. Hartojnë një strukturë dhe plan të komunikimit për një takim me grupe të ndryshme të mësimdhënësve. 2. Përpunojnë një plan veprues për shkollën e tyre, lidhur me rizgjedhjen e këshillit të shkollës. 3. Hartojnë një plan të veprimit për aktivitetet që duhet ndërmarrë për parandalimin e braktisjes në shkollën e tyre. 4. Përpunojnë për shkollën e tyre një statut për këshillin e nxënësve 5. Zhvilloni një koncept për përfshirjen e prindërve në një nga aktivitetet e përmirësimit të ndonjërës nga fushat e cilësisë së shkollës. 6. Hartojnë një plan të veprimit për bashkëpunim me komunitetin në një fushë të cilësisë së shkollës
Trajneri kujdeset që të gjitha detyrat të ndahen në mes të pjesëmarresve.
Shkëmbim
informacioni
Sllajdet: 61 -65 15:55 Përmbyllja e ditës Trajneri shpërndan skedat e daljes. Në skedat e daljes pjesëmarrësit
ftohet të shkrujnë: një gjë që kanë pëlqyer më shumë, një pyejte për sqarim apo një kërkesë për ditën vijuese të trajnimit
Reflektim, shkëmbim informacioni
Moduli V - Komunikimi dhe Bashkëpunimi Dita e tretë e trajnimit
Koha e fillimit
Tema/ nëntema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Metodat e punës
117
9:00 Fillimi i ditës së tretë të modulit
Mirëseardhje ne ditën e tretë të trajnimit. Trajneri bën një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë ditës së
parë të trajnimit në këtë modul, ose e angazhon 1-2 pjesëmarrës të bëjnë një reflektim të shkurtër. Pastaj trajneri bënë një përmbledhje të pyetjeve dhe çështjeve të ngritura në skedat e daljes.
Reflektim,
shkëmbim informacioni
9:30 Prezantimi i detyrave praktike
Grupi i parë i pjesëmarrësve prezantojnë detyrën praktike për bashkëpunimin me këshillin e shkollës, prindër dhe komunitetin. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, shkëmbim i informacionit dhe diskutim i moderuar
10:30 Pushim për kafe 11:00 Prezantimi i detyrave
praktike Grupi i dytë i pjesëmarrësve prezantojnë detyrën praktike
bashkëpunimin me nxënës dhe për parandalimin e braktisjes. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, shkëmbim i informacionit dhe diskutim i moderuar
12:00 Dreka 13:00 Prezantimi i detyrave
praktike Grupi i tretë i pjesëmarrësve prezantojnë detyrën praktike për
bashkëpunim me komunitetin. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor.
Prezantim, shkëmbim i informacionit dhe diskutim i moderuar
14:30 Pushim për kafe 15:00 Prezantimi i detyrave
praktike Grupi i katërt i pjesëmarrësve prezantojnë detyrën praktike për
bashkëpunim me komunitetin. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor.
Pas kësaj, trajneri bën një përmbledhje të prezantimeve të detyrës praktike duke shtuar ndonjë nga idetë që mund të mos jenë paraqitur nga pjesëmarrësit.
Prezantim, shkëmbim i informacionit dhe diskutim i moderuar
15:45 Vlerësimi i trajnimit Raundet e informatave kthyese:
1. Topin e ka trajneri. Ai ia gjuan atë një personi i cili po jep informata kthyese gojore (një fjali) për tërë seminarin (përmbajtja/atmosfera). Pastaj ky person ia gjuan topin një personi tjetër, e kështu me radhë.
2. Trajneri bënë raundin e dytë. Tani personi i cili e kap topin, jep informata kthyese për atë se çka dëshiron të arrijë deri në trajnimin e tij të radhës.
Reflektim individual
15:55 Përmbyllja e ditës së tretë të trajnimit
Trajneri bën një përmbledhje të shkurtër të përfundimit të modulit, pritjeve me rrjedhën dhe një vështrim për modulin e ardhshëm.
Jepen udhëzimet për angazhimet deri ne modulin e radhës: Pjesëmarrësit ftohen që të fillojnë ti praktikojnë përvojat e fituara gjatë trajnimit në këtë modul dhe në pjesën hyrëse të modulit të ardhshëm ti ndajnë ato me të tjerët.
Reflektim
74
Moduli 5 Komunikimi dhe Bashkëpunimi – sllajdet për prezantim me Power Point
117
76
117
78
117
80
117
82
117
84
Moduli VI – Udhëheqja dhe Menaxhimi i Personelit
Përmbajtja 1. Hyrje: Qëllimi, Performanca e pritur 2. Udhëheqja: Bazat e udhëheqjes, Delegimi, Komunikimi, moderimi dhe menaxhimi i konflikteve 3. Menaxhimi i personelit 3.1. Dispozitat ligjore 3.2. Roli i menaxhimentit të shkollës në punësimin e personelit 3.3. Shqyrtimi i përgjithshëm mbi angazhimin personal dhe plotësimi i kërkesave me personel 3.4. Planifikimi për nevojat e ardhshme për personelin shkollor 3.5. Zhvillimi profesional i personelit të shkollës 3.6. Zhvillimi profesional i mësimdhënësve 3.7. Licencimi i mësimdhënësve dhe vlerësimi i performancës së mësimdhënësve
Përmbledhje hyrëse në modul
Qëllimi. Moduli Udhëhqja dhe menaxhimi i personelit, ka për qëllim që të sigurojë bazat e udhëheqjes dhe të sjell shpjegime në lidhje me konceptin e menaxhimit të personelit si dhe në lidhje me masat dhe hapat e planifikimit, monitorimit dhe menaxhimit.
Agjenda. Në bazë të qëllimit të modulit, rezultateve themelore dhe përmbajtjeve të modulit është paraparë që trajnimi për këtë modul të realizohet për tre ditë. Në ditën e parë dhe të dytë të trajnimit trajneri/ligjëruesi se bashku pjesëmarrësit e trajnimit shtjellon temat e caktuara sipas seancave të trajnimit. Ndërsa në ditën e tretë të trajnimit për këtë modul, pjesëmarrësit kanë rastin, që materialin e Modulit të shtjelluar në dy ditët e para të trajnimit, si dhe në bazë të vetreflektimit dhe gjatë detyrës praktike të thellojnë edhe më tutje njohuritë e përgjithshme në këtë modul.
Fleksibiliteti dhe kreativiteti i trajnerëve. Kur kemi parasysh ndërlidhjen e udhëheqjes së shkollës në përgjithësi me menaxhimin e personelit, trajneret duhet të jenë kreativ në prezantimin e ndërlidhjes së aspekteve të veçanta në mes të tyre, në mënyrë që të ndihmojnë drejtorët që të kenë sukses në praktikën shkollore. Trajnerët kanë liri të riformulimit dhe ridizajnimit të materialit për prezantim, plotësimit të përmbajtjeve të temave të modulit me shembuj nga përvoja dhe aktualiteti. Gjithashtu trajnerët duhet të jenë fleksibil në përzgjedhjen dhe zbatimin e metodave dhe teknikave të punës.
Materialet e nevojshme: Projektori, Sllajdet për Poëer Point, flipqar, markera, lapsa, letër për pjesëmarrësit dhe materiale tjera ndihmëse. Trajnerët gjatë trajnimit, vijuesve të trajnimit u sigurojnë materiale shtesë mësimore, si prezantimet dhe pjesë shtesë të përmbajtjeve të leximit që nuk janë në doracakun e pjesëmarrësve.
Pyetjet e shtruara në seanca të trajnimit: Trajnerët/ligjëruesit kanë liri të përcaktimit të pyetjeve kryesore në seanca të trajnimit. Paraprakisht pritet që trajnerët/ligjëruesit të përgatisin një koncept të përgjigjeve për pyetjet e shtruara.
117
Moduli VI - Udhëheqja dhe menaxhimi i personelit Agjenda - Dita e parë e trajnimit
Koha e fillimit
Tema/ Nën tema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Teknikat dhe metodat e
punës 9:00 Hyrje në
modul - Mirëseardhje ne ditën e parë të trajnimit. - Trajneri pas përshëndetjes së pjesëmarrësve, bën një reflektim të shkurtër të
modulit paraprak, theksin e ven në aspektet e komunikimit dhe bashkëpunimit që ndihmojnë në ndërlidhjen e temave të modulit Udhëheqja dhe menaxhimi i personelit.
- Pastaj, shpjegon shkurtimisht: qëllimin e modulit të personelit; rezultatet themelore; metodat e punës; vështrimin e përgjithshëm mbi temat e modulit dhe detajet organizative.
- Trajneri kërkon pyetje mbi pritjet e pjesëmarrësve nga ky modul. Pyetjet i shënon në tabelë ose flipqar.
Reflektim, Ligjërim,
Shkëmbim informacioni,
9:30 Udhëheqja, bazat e udhëheqje
s
- Seanca fillon me përgatitjen e atmosferës me pjesëmarrës: Një person e udhëheq personin tjetër i cili është i verbër (së pari e udhëheqë pa prekje, e pastaj me prekje). Të gjithë pjesëmarrësit e bëjnë ushtrimin. Pastaj trajneri nxit reflektimin e ushtrimit përmes pyetjeve: Si është përjetuar udhëheqja? Çka kërkohet për taudhëhequr një person?
- Seanca vazhdon me diskutim të hapur të pyetjës: Cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e veçanta të udhëheqësit? Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabelë.
- Kontributi i trajnerit për udhëheqjen, detyrat dhe përgjegjësitë e udhëheqësit, rrezikun që detyrat e drejtorëve të shkollave të shihen si menaxhim i dobët
- Pastaj pjesëmarrësit angazhohen individualisht të shkruajnë të gjitha detyrat e një dite të punës. Disa shembuj diskutohen në forum.
Diskutim, Shkëmbim informacioni Ligjërim, Rrahje mendimesh
Sllajdet: 1-10 10:40 Pushim për kafe
11:00 Bazat e udhëheqjes
Aktivitet individual: - Te njihen stilet/llojet e udhëheqjes (fletë pune)
- Vlerat dhe karakteristikat për llojin/stilin tim të udhëheqjes
Punë individuale
11:30 Delegimi,
Përkufizimi i
konceptit të
delegimit në shkollë,
Përmasa e
delegimit të
detyrave
Seanca fillon me diskutim të hapur lidhur me pyetjen: A mund dhe si ta ruaj drejtori vështrimin e përgjithshëm të punës në shkollë?
Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabelë. - Seanca vazhdon me ligjërim dhe diskutim për aspekte të veçanta të delegimit, si:
Definimi i delegimit dhe implikimet që ka për shkollën; Pse është i rëndësishëm delegimi efikas? Ç’do të thotë koncepti “Kodra e strategut”? Përmasa e delegimit të detyrave dhe parimi i delegimit; Përparësitë dhe mangësitë e delegimit. Para se të përfundojë seanca, trajneri kërkon nga pjesëmarrësit që të plotësojnë me
ndonjë element, ide që mund të mos jenë paraqitur.
Diskutim, Shkëmbim informacioni, Ligjërim,
Sllajdet: 11 - 24 12:00 Dreka
86
13:00 Detyrat që mund të delegohen në shkollë
Seanca fillon me diskutimin e pyetjes: Çka mund të delegojmë? Dhe Çka nuk mund të delegojmë? Përgjigjet shënohen në flipqar.
Pastaj pjesëmarrësve u prezantohen detyrat që zakonisht i delegohen zëvendësdrejtorit të shkollës, detyrat të cilat mund t’u delegohen anëtarëve të kualifikuar të stafit, si dhe një model i organigramit të delegimit dhe disa shembuj te detyrave të të deleguarve.
Seanca vazhdon me punë në grupe, sipas detyrës në vijim: Bëni listën e detyrave të cilat dëshironi t’i delegoni në të ardhmen.
Detyra Prioriteti i detyrës për vetën tuaj
Kufiri kohor dhe pikat e veçanta të
detyrës
Llogaritja në persona (një
person, ekip, grup,...)
Emrat e personave të cilët do të mund ta bënin këtë
Grupi tjetër:
1. Ju luani rolin e drejtorit të shkollës që delegon detyrën
Ushtroni delegimin përmes lojës me role. Përgatitni një situatë të delegimit të detyrës:
2. Një mësimdhënës që e pranon detyrën e deleguar. 3. Një vëzhgues që e përcjellë rolin tuaj gjatë delegimit 4. Vëzhguesi tjetër që e përcjellë mësimdhënësin gjatë pranimit të detyrës 5. Diskutoni aktivitetin së bashku me vëzhguesit, identifikoni pikat e forta dhe
pikat e dobëta gjatë ushtrimit të delegimit të detyrës dhe pranimit të saj.
1. Pas lojës së shkurtër, personazhi i drejtorit të shkollës u tregon të tjerëve se çka ishte e lehtë, çka ishte e vështirë gjatë delegimit?
Pasqyrimi i mendimeve në tre hapa:
2. Pastaj personazhi i zëvendësit/mësimdhënësit tregon se si është emocionalisht për të marrë një detyrë nga drejtori i shkollës? A mund ta kuptonte detyrën dhe kuptimin e saj? Çka ishte mirë, çka duhet të ndryshohet?
3. Vëzhguesit e plotësojnë këtë reflektim nga vëzhgimet e tyre.
Rrahje mendimesh, Ligjërim,
Shkëmbim informacioni,
Punë në grupe, Diskutim i moderuar
Sllajdet: 25-32 14:20 Pushim për kafe
14:45 Komunikimi, moderimi dhe menaxhimi i konflikteve
- Seanca fillon me diskutimin e pyetjes: Cilat janë fushat kryesore të komunikimit për udhëheqje? Përgjigjet shënohen në flipqar.
- Pastaj pjesëmarrësve u prezantohen rregullat themelore për një komunikim efikas, procesi i moderimit të formave të ndryshme të komunikimit, si dhe bazat e ndërtimit të ekipeve dhe menaxhimit të konflikteve.
-Pastaj, kontributi i trajnerit fokusohet në shpjegimin e katër fazave të orës ekipore. Ushtrimi i vogël: Pjesëmarrësit krijojnë 4 grupe me 5 veta në secilin grup. Çdo grup
merr për të trajtuar një detyrë, problem, apo aktivitet që lidhet me menaxhimin e konflikteve. Grupi në mënyrë kreative (përmes lojës me personazhe, fotografi, teatër,…) u tregon të tjerëve fazën tyre, të tjerët mundohen të gjejnë fazën e duhur.
Pas shkëmbimit, diskutohet për mundësitë/llojet e ndihmës për të shkuar nga faza e ndërhyrjes në fazën e formimit.
Rrahje mendimesh Ligjërim,
Shkëmbiminformacioni
Punë në grupe, Diskutim i moderuar
Sllajdet: 33 - 45 15:50 Përmbyllja e
ditës Trajneri shpërndan skedat e daljes. Në skedat e daljes pjesëmarrësit ftohet të
shkrujnë: një gjë që kanë pëlqyer më shumë, një pyejte për sqarim, një kërkesë për ditën e ditën vijuese të trajnimit.
Trajneri bën një përmbledhje të shkurtër të ditës së parë të trajnimit, pritjeve me rrjedhën dhe një vështrim për ditën e dytë të modulit.
Reflektim, shkëmbim informacioni
117
Moduli VI - Udhëheqja dhe menaxhimi i personelit Agjenda - Dita e dytë e trajnimit
Koha e fillimit
Tema/ Nën tema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Teknikat dhe metodat e
punës 9:00 Fillimi i
ditës së dytë
- Mirëseardhje ne ditën e dytë të trajnimit. - Trajneri bën një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë ditës së parë
të trajnimit në këtë modul, ose e angazhon 1-2 pjesëmarrës të bëjnë një reflektim të shkurtër. Pastaj trajneri bënë një përmbledhje të pyetjeve dhe çështjeve të ngritura në skedat e daljes.
Reflektim, shkëmbim informacioni
9:30 Menaxhimi i
personelit
- Seanca fillon me diskutim të hapur lidhur me pyetjet kryesore të temës: Pse është i rëndësishëm për drejtorët e shkollave menaxhimi i personelit? Çfarë përfshin menaxhimi i personelit? Cili është roli i udhëheqjes së shkollës në pranimin e personelit? Çfarë duhet bërë që udhëheqja e shkollës të jetë më aktive në procesin e pranimit të personelit në shkollë? Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabelë.
- Seanca vazhdon me ligjërim për shqyrtimin e përgjithshëm mbi angazhimin personelit dhe plotësimin e kërkesave me personel, planifikimin për nevojat e ardhshme për personelin shkollor.
- Seanca përfundon me përmbledhjen e trajnerit për arsyet se pse është e rëndësishme për drejtorët e shkollave që me kohë të vendosin në prioritet procesin e menaxhimit të personelit.
Diskutim, Shkëmbim informacioni, Ligjërim,
Sllajdet: 46 -53 10:40 Pushim për kafe
11:00 Të njohim
procesin
ekipor I
“Te gjithë në një anije” Reflektim i kesaj loje dhe proceseve përgjatë lojës (komunikimi,
procesi ekipor etj.)Secili grup e demonstron ushtrimin.
Ushtrime dhe reflektim
11:30 Të njohim
procesin
ekipor II
Transferi i lojës në katër faza të kohës ekipore.Shtrohen pyetje për pjesëmarrës: A ishin të gjitha fazat në ushtrimin e demonstruar?
Cila fazë ishte më e fortë? Cilat fjalë apo aktivitete ose gjërat tjera janë arritur të largohen gjatë fazës së nderhyrjes?Si do mund ta transferoni konceptin “Të gjithë në një anije” në shkollë, në menaxhimin e shkollës?
Inputi dhe transferi
Sllajdet: 54 - 56 12:00 Dreka
88
13:00 Zhvillimi profesional i mësimdhënësve
Seanca fillon me diskutim të hapur lidhur me pyetjet : Cilat janë aktivitetet kryesore që i ndërmerr shkolla për zhvillimin profesional të mësimdhënësvet? Cili është roli i udhëheqjes së shkollës në këtë kontekst? Përgjiget e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabelë.
- Seanca vazhdon me shpjegimin e aktiviteteve kryesore për zhvillimin profesional të mësimdhënësve. Pastaj pjesëmarrësit ndahen në katër grupe, secili grup merr detyrë të veçantë:
Grupi i parë: Përpilon një katalog të udhëzimeve se si do të përkrahet një mësimdhënës i ri në shkollë;
Grupi i dytë: Përpilon një katalog informacionesh për një mësimdhënës që do të transferohet në një shkollë tjetër:
Grupi i tretë: Përpilon një katalog të udhëzimeve se si do të përkrahen mësimdhënësit gjatë punës
Grupi i katërt: Përpilon një kocept se si do të vendosin në shkollë „Shkëmbimin Kolegial me qëllim të zhvillimit profesional“. Prezantohen në forum rezultatet e punës në grupe. Pas kësaj, trajneri bën një përmbledhje të seancës duke shtuar ndonjë nga idetë që mund të mos jenë paraqitur.
Rrahje mendimesh Ligjërim,
Shkëmbiminformacioni
Punë në grupe, Diskutim i moderuar
Sllajdet: 57 - 71 14:30 Pushim për kafe
15:00 Licencimi i mësimdhënë
sve dhe vlerësimi i
performancës së
mësimdhënësve
- Seanca fillon me diskutim të hapur lidhur me pyetjet: Cilat janë informatat për licencimin e mësimdhënësve? Cilat janë praktikat aktuale në monitorimin dhe vlerësimin e performancës së mësimdhënësve? Cili është roli i udhëheqjes së shkollës në këtë kontekst? Përgjigjet e pjesëmarrësve shënohen në flipqar ose në tabelë.
- Seanca vazhdon me shpjegimin koncepteve kryesore për licencimin e mësimdhënësve, shpjegimin e dispozitave ligjore për licencimin e mësimdhënësve dhe vlerësimin e performancës së mësimdhënësve, qëllimet e monitorimit dhe kornizën për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve, instrumentet që përdoren për vlerësimin e përformancës së mësimdhënësve, rolin dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira në vlerësimin e performancës së mësimdhënësve
- Pjesa e dytë e seancës vazhdon me punë në grupe për analizën e dy dokumenteve të dhëna në shtojcë të doracakut:
1. Grupi i parë dhe grupi i dytë analizon dokumentin: Profili i kompetencave të mësimdhënësve në Kosovë, dhe
2. Grupi i tretë dhe i katërt analizojnë: Instrumentet për monitorim dhe vlerësim të performancës së mësimdhënësve.
Grupet fokusohen të japin përgjigje se si mund të zbatohen në shkollë këto instrumente në procesin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve.
Prezantohen në forum rezultatet e punës në grupe. Pas kësaj, trajneri bën një përmbledhje të seancës duke shtuar ndonjë nga idetë që mund të mos jenë paraqitur.
Rrahje mendimesh Ligjërim,
Shkëmbim informacioni
Punë në grupe, Diskutim i moderuar
117
15:45 Detyra praktike
Pjesëmarrësit zgjedhin njërën nga detyrat në vijim: - Përpunojnë një përshkrim të detyrave që planifikojnë ti delegojnë në
shkollën tuaj; - Përpunojnë një plan për nevojat për personel ne dy vitet e ardhshme; - Përpunojnë një plan për zhvillimin e personelit në shkollën e tyre për tre
vitet e ardhshme; - Diskutojnë në shkollën e tyre dokumentin: Profili i kompetencave të
mësimdhënësve në Kosovë dhe raportojnë për komentet dhe pyetjet e ngritura; dhe
- Inkurajojnë disa mësimdhënës që të plotësojnë instrumentin për vetëvlerësim të performancës së mësimdhënësve, i analizojnë dhe iprezantojnë rezultatet;
Trajneri kujdeset që të gjitha detyrat të ndahen në mes të pjesëmarrësve
Shkëmbim informacioni
Sllajdet: 72 - 81 15:55 Përmbyllja e
ditës Trajneri shpërndan skedat e daljes. Në skedat e daljes pjesëmarrësit ftohet
të shkrujnë: një gjë që kanë pëlqyer më shumë, një pyejte për sqarim, një kërkesë për ditën e ditën vijuese të trajnimit.
Trajneri bën një përmbledhje të shkurtër të ditës së dytë të trajnimit, pritjeve me rrjedhën dhe një vështrim për ditën e tretë të modulit.
Reflektim
Moduli VI - Udhëheqja dhe menaxhimi i personelit Dita e tretë e trajnimit
Koha e fillimit
Tema/ nëntema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Teknikat dhe metodat e punës
9:00 Fillimi i ditës së tretë të modulit
Mirëseardhje ne ditën e tretë të trajnimit. Trajneri bën një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë ditës
së parë të trajnimit në këtë modul, ose e angazhon 1-2 pjesëmarrës që të bëjnë një reflektim të shkurtër.
Pastaj trajneri bënë një përmbledhje të pyetjeve dhe çështjeve të ngritura në skedat e daljes..
Reflektim
9:30 Prezantimi i detyrave praktike
Grupi i parë i pjesëmarrësve prezantojnë detyrën e parë nga lista e detyrave praktike. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor.
Prezantim, shkëmbim i informacionit dhe diskutim i moderuar
10:30 Pushim për kafe 11:00 Prezantimi i
detyrave praktike
Grupi i dytë i pjesëmarrësve prezantojnë detyrën e dytë nga lista e detyrave praktike. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, shkëmbim i informacionit dhe diskutim i moderuar
12:00 Dreka 13:00 Prezantimi i
detyrave praktike
Grupi i tretë i pjesëmarrësve prezantojnë detyrën e tretë dhe detyrën e katërt nga lista e detyrave praktike. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, shkëmbim i informacionit dhe diskutim i moderuar
90
Pas kësaj, trajneri bën një përmbledhje të prezantimeve të detyrës praktike duke shtuar ndonjë nga idetë që mund të mos jenë paraqitur nga pjesëmarrësit.
14:30 Pushim për kafe 15:00 Testi
vlerësues i pjesëmarrësve
Vlerësimi i pjesëmarrësve me teste me shkrim është kriter i programit të trajnimit. Është detyrë e përgjegjësit të testimit që të menaxhojë mirë procesin e testimit të pjesëmarrësve .
Angazhim individual dhe i pavarur
15:50 Përmbyllja e ditës së tretë të trajnimit
Trajneri bën një përmbledhje të shkurtër të përfundimit të modulit, pritjeve me rrjedhën dhe një vështrim për modulin e ardhshëm
Jepen udhëzimet për angazhimet deri ne modulin e radhës: Pjesëmarrësit ftohen që ti shkruajnë të gjitha detyrat e një dite normale të punës në mënyrë që në seanca të veçanta të modulit të radhës ti diskutojë me kolegë gjatë punës në grupe.
Reflektim
117
Moduli 6 Udhëheqja dhe menaxhimi I personelit – sllajdet për prezantim me
Power Point
92
117
94
117
96
117
98
117
100
117
102
117
104
Moduli VII – Administrimi efektiv i shkollës dhe udhëheqja e takimeve
Përmbajtja
1. Hyrje
2. Menaxhimi i kohës dhe kalendarit të takimeve
2.1. Mbështetja me ndihmën e kalendarëve
3. Menaxhimi i dokumentacionit administrativ dhe pedagogjik
3.1. Dokumentacioni në letë
3.2. Dokumente në formë elektronike
4. Planifikimi dhe udhëheqja e takimeve
Përmbledhje hyrëse në modul
Qëllimi. Moduli Administrimi efektiv i shkollës dhe udhëheqja e takimeve, ka për qëllim që pjesëmarrësve të trajnimit për udhëheqje arsimore, edukatorëve dhe drejtuesve të shkollave dhe arsimit në Kosovë, tu ofrojë njohje bazë për disa mjete administrative që ndihmojnë në plotësimin e konceptit të drejtë për udhëheqjen dhe menaxhimin e shkollës, si dhe mundësi të zbatimit në praktikë të mjeteve administrative për të qenë më të suksesshëm në menaxhimin e kohës, dokumentacionit dhe në udhëheqjen e takimeve.
Agjenda. Në bazë të qëllimit të modulit, rezultateve themelore dhe përmbajtjeve të modulit është paraparë që trajnimi për këtë modul të realizohet për tre ditë. Në ditën e parë dhe të dytë të trajnimit trajneri/ligjëruesi se bashku pjesëmarrësit e trajnimit shtjellon temat e caktuara sipas seancave të trajnimit. Ndërsa në ditën e tretë të trajnimit për këtë modul, pjesëmarrësit kanë rastin që materialin e Modulit të shtjelluar në dy ditët e para të trajnimit, si dhe në bazë të vetreflektimit dhe gjatë detyrës praktike të thellojnë edhe më tutje njohuritë e përgjithshme në këtë modul.
Fleksibiliteti dhe kreativiteti i trajnerëve. Ekzistojnë praktika dhe forma të ndryshme të menaxhimit të kohës, kalendarit të takimeve, dokumentacionit, planifikimit dhe udhëheqjes së takimeve, prandaj përzgjedhja e prezantimeve dhe diskutimit të tyre duhet të jetë fleksibile, në raport me nivelin e përvetësimit nga pjesëmarrësit dhe kërkesat e modulit. Trajnerët kanë liri të riformulimit dhe ridizajnimit të materialit për prezantim, plotësimit të përmbajtjeve të temave të modulit me shembuj nga përvoja dhe aktualiteti. Gjithashtu trajnerët duhet të jenë fleksibil në përzgjedhjen dhe zbatimin e metodave dhe teknikave të punës.
Materialet e nevojshme: Projektori, Sllajdet për Power Point, flipqar, markera, lapsa, letër për pjesëmarrësit dhe materiale tjera ndihmëse. Trajnerët gjatë trajnimit, vijuesve të trajnimit u sigurojnë materiale shtesë mësimore, si prezantimet dhe pjesë shtesë të përmbajtjeve të leximit që nuk janë në doracakun e pjesëmarrësve.
Pyetjet e shtruara në seanca të trajnimit: Trajnerët/ligjëruesit kanë liri të përcaktimit të pyetjeve kryesore në seanca të trajnimit. Paraprakisht pritet që trajnerët/ligjëruesit të përgatisin një koncept të përgjigjeve për pyetjet e shtruara.
117
Moduli VII - Administrimi efektiv i shkollës dhe udhëheqja e takimeve Agjenda - Dita e parë e trajnimit
Koha e fillimit
Tema/ Nën tema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Teknikat dhe metodat e punës
9:00 Hyrje në modul
- Mirëseardhje ne ditën e parë të trajnimit. - Trajneri pas përshëndetjes së pjesëmarrësve, shpjegon shkurtimisht: qëllimin e
modulit; rezultatet themelore; metodat e punës; rregullat e trajnimit; vështrimin e përgjithshëm mbi temat e modulit dhe detajet organizative.
- Trajneri shtron pyetje mbi pritjet e pjesëmarrësve nga ky modul. Pyetjet i shënon në tabelë ose flipqar.
Reflektim, Shkëmbim
informacioni
9:30 “Metoda e Dwight
D. Eisenhower ”
Menaxhimi i
kohës dhe kalendarit
të takimeve
- Seanca fillon me diskutim të hapur lidhur me pyetjet: Pse është i rëndësishëm për drejtorët e shkollave Administrimi efektiv i shkollës?
Prezantohet pyetja për diskutim në grupe: Çfarë përfshin Administrimi efektiv i shkollës? Së pari, pjesëmarrësit shkëmbejnë mendimet e tyre në grupe të vogla ( 2 deri 3 veta në grupe;5 minuta ) para se t’i shkëmbëjnë idet e tyre në të tërë grupin.
Pas kësaj trajneri pwrmes diskutimit tw moderuar me pjesëmarrës mbledh detyrat ditore tw drejtorit të shkollës, tw cilat i shkruan nw flipqar ose në tabelë.
Trajneri prezenton metodën e Eisenhower-it (katër fusha të ndryshme për detyrat ditore; A,B,C,D), metodë e cila administron detyrat ditore në mënyrë efektive. Trajneri merrë shembuj për secilën fushë.
• Secili pjesëmarrës duhet ta bëjë “orën e ditës së punës” (në letër). Në këtë orë të gjithë të shkruajnë detyrat dhe përgjegjësitë e veta të një dite pune (apo një jave pune).
• Pas kësaj, të gjithë t’i nënvizojnë detyrat/përgjegjësitë: • Të cilat janë të rëndësishme dhe urgjente, me ngjyrë të kuqe (Detyrat A)
dhe që nuk mund të delegohen të dikush tjetër. • Të cilat nuk janë të rëndësishme por urgjente, me ngjyrë të kaltër
(Detyrat C) dhe mund të delegohen te dikush tjetër. • Të cilat nuk janë urgjente por të rëndësishme, me ngjyrë të verdhë
(Detyrat B) dhe që kërkojnë më shumë kohë. • Detyrat dhe përgjegjësitë të cilat nuk janë as urgjente dhe as të
rëndësishme mund të shënohen me x. Pastaj, shkëmbëjnë rezultatet dhe pyetjet e tyre në grupe të vogla (2 - 3 veta).
Disa shembuj të puneve individuale, prezentohen dhe diskutohen në tribunë (forum)
Pasqyrimi i përbashkët i mendimeve - Pse është e rëndësishme për drejtorët e shkollave që ta reflektojnë ditën
e tyre të punës? - Si mund t’u ndihmojë modeli i tillë drejtorëve të shkollave në menaxhimin
e detyrave të tyre? - Cilat detyra dhe përgjegjësi të drejtorit të shkollës do të mund të ishin
shembuj të detyrave B, detyrave A apo detyrave C? - Cilat metoda të tjera të menaxhimit të kohës do të mund të ishin të
dobishme dhe t’u ndihmojnë drejtorëve të shkollave? (Shënimi në tabelë me letra të bardha)
Diskutim, Shkëmbim informacioni, Ligjërim,
Punë individuale
Sllajdet: 1- 10 10:40 Pushim për kafe 11:00 Delegimi i
detyrave
- Delegimi i detyrave është është një strategji e mirë për drejtorë të shkollave. Por shumë udhëheqës vërtetë nuk dijnë si të delegojnë detyrat.
- Trajneri mbledhet se bashku me pjesëmarrësit, mbledh ide se si të delegohet në një mënyrë korrekte, për t’i motivuar njerëzit e tjerë.
- Pastaj, pjesëmarrësit të ndarë në grupe të vogla bëjënë lojen me role. Në grup përfshihen: 1 drejtor shkolle; 1 mësimdhënës; 1ose2 vëzhgues.
Ligjërim, Loja në
role me reflektim;
Diskutim i
106
- Ecuria e punës: Drejtori duhet të delgojë një detyrë në mënyrë të qartë, të sjellshme dhe motivuese. Pas çdo loje, anëtaret e grupit reflektojën në mes vete, pastaj ndërrojnë rolet. Një lojë me role e demonstrojnë në forum.
- Pas të gjithave lojrave në role, atëherë shkëmbehen idetë me të tjerët, duke u bazuar në pyetjet vijuese: Çfarë ishte lehtë dhe çfarë ishte e vështirë? Pse është e rëndësishme që të delegohet detyra në mënyrë të qartë dhe në mënyrë motivuese?
moderuar
Sllajdet: 11 - 13 12:00 Dreka 13:00 Menaxhimi i
dokumentacionit administrativ dhe pedagogjik
Dokumentac
ioni në letër
- Seanca e trajnimit fillon me pyetjen: Cilat janë praktikat aktuale të shkollave në menaxhimin e dokumentacionit shkollor? Cili është roli i udhëheqjes së shkollës në këtë kontekst? Përgjigjet shënohen në flipqar ose në tabelë.
- Pastaj pjesëmarrësve u prezantohen përparësitë e përpunimit me kohë të dokumentacionit shkollor, llojet e dokumentacionit në letër. Përvojat aktuale të shkollave diskutohen në forum.
- Seanca përfundon me plotësimin e shtojcës 4: Fletë pune - Menaxhimi i dokumentacionit në letër.
Aktivitet i përbashkët: Listojmë dokumantacionin që shkollat e kanë përgatitur dhe që e kanë pjesë të
punës së tyre, Listojmë dokumentacionin e jashtëm që shkollat e kanë siguruar dhe që
mbështetet në punën e tyre.
Rrahje mendimesh, Ligjërim,
Shkëmbim informacion,
Diskutim i moderuar
Sllajdet: 14-24 14:30 Pushim për kafe 15:00 Dokumente
në formë elektronike
- Seanca e trajnimit fillon me diskutimin e pyetjeve: Cilat janë praktikat e mira të shkollës në punën me dokumentacionin në formë elektronike? Kush është përgjegjës në shkollë për punën me dokumentacion në formë elektronike? Cili është roli i udhëheqësit të shkollës për të promovuar dhe ndihmuar në organizimin strukturor të dokumentacionit në formë elektronike dhe shfrytëzimit e tij? Përgjigjet shënohen në flipqar ose në tabelë.
- Pastaj pjesëmarrësve u prezantohen aspektet kryesore të dokumentacionit në formë elektronike.
- Seanca përfundon me plotësimin e shtojcës 5: Fletë pune - Menaxhimi i dokumentacionit në formë elektronike
Rrahje mendimesh Ligjërim,
Shkëmbim informacioni,
Diskutim i moderuar
Sllajdet: 25-29 15:50 Përmbyllja
e ditës Trajneri shpërndan skedat e daljes. Në skedat e daljes pjesëmarrësit ftohet të
shkrujnë: një gjë që kanë pëlqyer më shumë, një pyejte për sqarim, një kërkesë për ditën e ditën vijuese të trajnimit.
Trajneri bën një përmbledhje të shkurtër të ditës së parë të trajnimit, pritjeve me rrjedhën dhe një vështrim për ditën e dytë të modulit.
Reflektim, Shkëmbim informacioni
Moduli VII Administrimi efektiv i shkollës dhe udhëheqja e takimeve
Agjenda - Dita e dytë e trajnimit
Koha
e
fillim
it Tema/ Nën tema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Teknikat dhe metodat e punës
9:00 Fillimi i ditës së dytë
- Mirëseardhje ne ditën e dytë të trajnimit. - Trajneri bën një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë ditës së parë të
trajnimit në këtë modul, ose e angazhon një pjesëmarrës të bëj një reflektim të shkurtër. Pastaj trajneri bënë një përmbledhje të pyetjeve dhe çështjeve të ngritura në skedat e daljes.
Reflektim
9:30 Shkëmbimi i
përvojave në
planifiki
- Në këtë fazë të seancës, drejtorët e shkollave ndahen në grupe të vogla dhe diskutojnë për metodat e udhëheqjës së një mbledhje. Ata diskutojnë për llojet e ftesave, përmbajtjet e temave të trajtuara në takime dhe rezultatet e arritura.
- Drejtorët, në grupet e tyre tregojnë përvojat e tyre me të gjitha të mirat dhe vështirësitë.
Rrahje mendimes
h Shkëmbim i
117
min dhe udhëheqjen e
takimeve
- Secili grup prezanton në forum një përvojë të takimeve - duke përfshirë anët pozitive dhe vështirësitë.
përvojave, Diskutim i
moderuar
Sllajdet: 30-35 10:30 Pushim për kafe 10:50 Si duhet
të caktohen takimet?
Seanca fillon me diskutimin e pyetjes kryesore të seancës: Si duhet të caktohen takimet? Pas diskutimeve në këtë pyetje, trajneri prezanton strukturën tre dimensionale të takimeve: rrjedha, përmbajtja, personat. Pastaj trajneri prezanton “10 ligjet” për përgatitjen e takimeve. Në mënyrë të veçantë specifikohet lista kontrolluese.
Seanca vazhdon me punë në grupe, sipas detyrave në vijim: Grupi i parë, harton listën kontrolluese për përgatitjen orientuese të rrjedhës së një
takimi në shkollën e tyre; Grupi i dytë, harton listën kontrolluese për përgatitjen e përmbajtjes së një takimi
në shkollën e tyre; Grupi i tretë, harton listën kontrolluese për përgatitjen orientuese të personelit për
një takim në shkollën e tyre; Në forum prezantohen rezultatet e punës në grupe. Pas kësaj, trajneri bën një
përmbledhje të seancës duke shtuar ndonjë koment lidhur me aspektet e trajtuara.
Rrahje mendimesh Ligjërim,
Shkëmbim informacioni,
Punë në grupe, Diskutim i moderuar
Sllajdet: 36 - 44 12:00 Dreka
13:00 Orgizimi i takimeve
Kryesimi i takimeve
Me qëllim të organizimit të takimeve në mënyrë efektive, bëhet një ushtrim me pjesëmarrës, 20 min. Pjesëmarrësit ndahen në tri grupe. Udhëzimet për punë në grupe u shpërndahen me shkrim.
Rendi i ditës për të dyja grupet është: 1. Miratimi i planit për shfrytëzimin e kabinetit të TIK-ut, 2. Ndryshimi i ekipeve të kujdestarisë së ditës;
Grupi i parë, përgatit një takim efektiv duke përfillur udhëzimet e doracakut për të tri dimensionet e takimeve,
Grupi i dytë, përgatit një takim rutinor, të pa përgatitur mirë dhe duke mos përfillur udhëzimet e doracakut për të tri dimensionet e takimeve,
Grupi i tretë, analizon udhëzimet e doracakut dhe përgatit një formular të vëzhgimit të takimeve që do të simulohen dhe jep vlerësimin për anët pozitive dhe negative të simulimeve të takimeve. (Grupi i tretë nuk i din sugjerimet që i janë dhënë grupit të parë dhe grupit të dytë).
Pas simulimeve të takimeve në plenare, trajneri/ligjëruesi prezanton skemen univerzale të organizimit të takimeve dhe praktikat e kryesimit të takimeve.
Rrahje mendimesh Ligjërim,
Shkëmbim informacioni,
Punë në grupe, Diskutim i moderuar
Sllajdet: 45 - 52 14:30 Pushim për kafe
108
15:00 Mënyrat e udhëheqjes së takimeve
Seanca fillon me diskutimin e pyetjes: Cilat mënyra shfrytëzohen për udhëheqjen e takimeve? Pas diskutimeve në këtë pyetje, trajneri prezanton dy mënyrat kryesore të pozitës udhëheqëse të takimeve, llojet e takimeve.
Seanca vazhdon me prezantim dhe diskutim të pyetjeve për përmbylljen dhe vlerësimin e takimeve, procesverbalet dhe raportimin.
Në pjesën e tretë të seancës, organizohet aktivitet i punës në grupe me këtë rrjedhë: Pjesëmarrësit ndahen në 3 grupe dhe duhet të zhvillojnë një takim në lidhje me një
veprim që do të ndërmerret për masat kundër dhunës psikologjike në klasë (rendi i ditës iu është dhënë me kohë pjesëmarrësve):
– Një pjesëmarrës do të veprojë si kryesues – Një grup do të jenë mësimdhënësit – Një grup do të jenë policia, zyrtarë të ministrisë, përfaqësues të
prindërve etj. – Një grup do të jenë monitoruesit – Një pjesëmarrës do të mbajë procesverbalin
Pasi te përfundojë takimi, trajnuesi do te diskutoje me pjesëmarrësit ecurinë e takimit.
Rrahje mendimesh Ligjërim,
Shkëmbim informacioni,
Punë në grupe, Diskutim i moderuar
15:45 Detyra praktike
Pjesëmarrësit zgjedhin njërën nga detyrat në vijim dhe e plotësojnë atë sipas udhëzimeve:
• Merrni kalendarin e javës së ardhshme (me hapësira të mjaftueshme për të shkruar) dhe plotësojeni me takimet, mbledhjet tuaja dhe kohën që do të kalohet në zyrë. Rezultati në punë: i ngritur për 20% (8 orë)
• Bëni një skicë të strukturës së arkivimit elektronik të dokumentacionit dhe prezantoni përvojën e shkollës tuaj në këtë fushë.
• Përgatisni një prezantim përmbledhës, identifikoni: hyrjen, porosinë kryesore, përfundimin.
• Dizajnoni një plan të rrjedhës së punës për një punë të caktuar që përsëritet, p.sh. bisedimet për çështje profesionale me mësimdhënës. Si do ta përmirësojë ajo kualitetin apo rezultatin? A do të kursejë kohë apo resurse tjera?
• Përpiloni një listë të modeleve të letrave (shabllonëve), memorandumeve dhe formularëve tjerë për të lehtësuar raportimin, monitorimin, komunikimin dhe rrjedhën e punës.
Trajneri kujdeset që të gjitha detyrat të ndahen në mes të pjesëmarresve
Shkëmbim informacioni
Sllajdet: 53 -64 15:55 Përmbyllj
a e ditës Trajneri shpërndan skedat e daljes. Në skedat e daljes pjesëmarrësit ftohet të
shkrujnë: një gjë që kanë pëlqyer më shumë, një pyejte për sqarim, një kërkesë për ditën e ditën vijuese të trajnimit.
Trajneri bën një përmbledhje të shkurtër të ditës së dytë të trajnimit, pritjeve me rrjedhën dhe një vështrim për ditën e tretë të modulit.
Refelektim, Shkëmbim informacioni
Moduli VII - Administrimi efektiv i shkollës dhe udhëheqja e takimeve
Dita e tretë e trajnimit
Koha e fillimit
Tema/ nëntema
Pikat kryesore të përmbajtjes dhe aktiviteteve me pjesëmarrës Teknikat dhe metodat e
punës
9:00 Fillimi i ditës së tretë të modulit
Mirëseardhje ne ditën e tretë të trajnimit. Trajneri bën një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë ditës së parë të trajnimit në
këtë modul, ose e angazhon 1-2 pjesëmarrës të bëjnë një reflektim të shkurtër. Pastaj trajneri bënë një përmbledhje të pyetjeve dhe çështjeve të ngritura në skedat e daljes.
Reflektim
9:15 Prezantimi i detyrave
Grupi i parë i pjesëmarrësve prezantojnë detyrën e parë nga lista e detyrave praktike. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor.
Prezantim, shkëmbim i informacionit dhe
117
praktike
diskutim i moderuar
10:30 Pushim për kafe 11:00 Prezanti
mi i detyrave praktike
Grupi i dytë i pjesëmarrësve prezantojnë detyrën e dytë nga lista e detyrave praktike. Pas tyre zhvillohet diskutim i moderuar për rastet e detyrave praktike, shkëmbim i përvojës në mes pjesëmarrësve - diskutimi i thelluar për materialin mësimor
Prezantim, shkëmbim i informacionit dhe diskutim i moderuar
11:45 Përgatitje e një loje në role
Trajneri jep informata grupit për lojën në role, e cila është e planifikuar të realizohet për kohën e pas drekës.
Grupi vendos, kush do të jetë drejtori shkollës, zv. Drejtori, disa mësimdhënës dhe mbikqyrësit.
Grupi cakton dy tema aktuale për mbledhje. Njëra temë ka nevojë për një vendim të qartë, tema tjetër ka nevojë për një ekip të një projekti.
Informata
12:00 Dreka 13:00 Udhëheq
ja e mbledhjes
Udhëheqja e mbledhjes - Loja në role: një drejtor shkolle, një zv.drejtor, disa mësimdhënës (5-7) dhe vëzhguesit. Temat janë përzgjedhur paradreke.
Detyra e drejtorit: Ai dëshiron të marrë një vendim për një temë “X”. Për temën tjetër, kërkon 3 mësimdhënës që dëshirojnë të punojnë në një ekipë për të hartuar një projekt shkollor. Drejtori i shkollës fton mësimdhënësit të piratojnë rendin e takimit dhe udhëheq mledhjen.
Roli i mësimdhënësit 1: pozitivisht, ai/ajo dëshiron të përkrahë drejtorin e shkollës, është dobiprurës ose konstruktiv dhe provon t’i ndihmoj.
Roli i mësimdhënësit 2: kritikon, por nuk shkakton telashe. Ai/ajo ka njohuri për problemet dhe vështirësitë; nuk është lehtë t’i motivoj për punën e projektit grupor.
Roli i mësimdhënësit 3: më i pa dukshmi dhe i pa përfshirë, por jo kundërshtues. Ai/ajo është pasiv, por mund të jetë i motivuar për disa detyra.
2 – 4 mësimdhënës tjerë, që mund të aktrojnë si mësimdhënësit 1, 2 or 3. Roli i zëvendësit: Ai/ajo përkrahë ose mbështet drejtorin e shkollës, por gjithashtu
dëshiron të jetë pjesë e mësimdhënësve (t’i përkrahë mësimdhënësit). Pas lojës në grupe: Reflektim. Cilat situata ishin të vështira? Idetë e zgjidhjeve?- nëse ke kohë, provo që të zbatosh disa
ide, për të vërtetuar nëse ato janë funksionale.
Loja me role dhe diskutim i moderuar.
14:30 Pushim për kafe 15:00 Testi
vlerësues i
pjesëmarrësve
Vlerësimi i pjesëmarrësve me teste me shkrim është kriter i programit të trajnimit. Është detyrë e përgjegjësit të testimit që të menaxhojë mirë procesin e testimit të pjesëmarrësve .
Angazhim individual dhe i pavarur, Vëzhgim,
15:45 Përmbyllja e ditës së tretë të trajnimit
Trajneri bën një përmbledhje të shkurtër të përfundimit të modulit, pritjeve me rrjedhën dhe një vështrim për të përgjithshëm për shfrytëzimin e përvojave të fituara gjatë trajnimit në praktiken e udhëheqjes së shkollës.
Vlerësimi i përgjithshëm i trajnimit – nga të gjithë.
Refelektim
110
Moduli 7 Administrimi efektiv i shkollës dhe udhëheqja e takimeve – sllajdet për
prezantim me Power Point
117
112
117
114
117
116
117
118
117
120
Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH Zyre Prishtinë rr. Anton Çeta No. 1 10000 Prishtinë Republika e Kosovës T +381 38 233 002 206 F +381 39 233 002 173 E giz-kosovo-buero@giz.de I www.giz.de
Recommended