Zoti im! Më mjafton si mburrje fakti që ti je Zoti im

Preview:

DESCRIPTION

Zoti im! Më mjafton si mburrje fakti që ti je Zoti im. Ali ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të!. Çdo gjë fillon e vogël pastaj rritet, përveç fatkeqësisë, e cila fillon e madhe pastaj zvogëlohet. Nasir ibn Jesari, Allahu e mëshiroftë!. - PowerPoint PPT Presentation

Citation preview

Zoti im!Më mjafton si mburrje fakti që ti je Zoti im.

Ali ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të!

Çdo gjë fillon e vogël pastaj rritet, përveç fatkeqësisë, e

cila fillon e madhe pastaj zvogëlohet.

Nasir ibn Jesari, Allahu e mëshiroftë!

Çuditem nga ata që me të hollat e tyre blejnë rroba, por nuk i blejnë të lirët me sjelljet e tyre .

Ibn Semaku, Allahu e mëshiroftë!

Të mbartësh të vërtetën është si të mbartësh kodrat e palëkundshme. Këtë mund ta bëjnë vetëm burrat e

vendosur.

Ibn Kajim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë!

Të përfitoj nga kjo botë duke i rënë fyellit është më e dashur për mua sesa ta përfitoj atë me fe.

Bishr Elhafi, Allahu e mëshiroftë!

Frikësoju Allahut për aq sa ka mundësi Ai të bëjë kundër teje dhe turpërohu prej Tij për aq sa është Ai afër teje.

Vehb ibn Elverdi, Allahu e mëshiroftë!

Nuk posedon njeriu shtëpi tjetër pas vdekjes së tijpërveç asaj që ka ndërtuar para se të vdesë.

Nëse e ka ndërtuar me të mira, do të jetë i kënaqur në të. E, nëse e ka ndërtuar me të këqija, ajo që ka

ndërtuar do të shkatërrohet.

Ali ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të!

Nëse ke mundësi që askush mos të ta kalojë me vepra të mira të afrimit tek Allahu, atëherë bëje atë.

Abdullah ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të!

Frikësoju Allahut dhe të mos jetë Allahu më i dobëti në sytë e tu.

Vehb ibn Elverdi, Allahu e mëshiroftë!

Nëse mëson për shokun tënd diçka që e urren,atëherë arsyetoje atë.

E, nëse nuk mund t’i gjesh arsye, atëherë thuaj në veten tënde “ndoshta vëllai im ka ndonjë arsye që unë

nuk e di”.

Abdullah ibn Zejdi, Allahu qoftë i kënaqur me të!

Nëse dikush kafshon ndonjë gacë prushi derisa të fiket, do të ishte më mirë për të sesa të thoshte për një

çështje që e ka caktuar Allahu “sikur të mos ishte kjo.”

Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!

Nervozizmi është si egërsira .Nëse pronari e lë të lirë, ajo fillon të hajë atë të parin.

Ibn Kajim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë!

Kush pajtohet me përcaktimin e Allahut, ai përcaktim do të ndodhë dhe ai person do të ketë shpërblim .

Kush nuk pajtohet me të, ai përcaktim do të ndodhë, por atij do t’i përmbysen veprat.

Ibn Kajim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë!

Shpërndaje këtëShpërndaje këtë

Treguesi i së mirës është sikurse vepruesi i sajTreguesi i së mirës është sikurse vepruesi i saj

Recommended