Shkrimi reflektiv

Preview:

DESCRIPTION

Shkrimi reflektiv

Citation preview

Shkrimi reflektiv

Formë e përgjigjes apo e reagimit tuaj ndaj njohurive të reja, përvojës, situatave etj.

Evidenca e të dhënave nga të menduarit reflektiv

Është më personal se llojet tjera të shkrimit akademik

Ne të gjithë mendojmë në mënyrë reflektive në jetën e përditshme por jo në thellësitë që kërkon shkrimi reflektiv i nivelit universitar.

• Në kontekst akademik, mendimi reflektiv përfshin:

• Analizën e ideve, të menduarit në thellësi dhe në perspektiva të ndryshme, përpjekje për t`u sqaruar problemi i një teme të caktuar të kursit

• Të menduarit me kujdes lidhur me rëndësinë e temës dhe ndikimit të saj në zhvillimin tuaj profesional

Shkrim reflektiv është:

• Reagimi i juaj ndaj përvojave, opinioneve, ngjarjeve, informacioneve të reja

• Reagimi i juaj ndaj mendimeve dhe ndjenjave• Një metodë e të menduarit për të eksploruar të

nxënit tuaj• Një rast i mirë për të hulumtuar dhe fituar vetë

njohuri• Një mënyrë për të pasur një pasqyrë më të qartë

të asaj çka mëson dhe për t`i dhën kuptim asaj çka mëson

Shkrim reflektiv nuk është:

• Vetëm përcjellje e informatave ose argumenteve• Përshkrim i pastër (edhepse ka elemente

përshkruese)• Nuk është mendim apo vendim i prerë (për diçka

që është e drejtë apo e gabuar, e mirë ose e keqe)

• Zgjidhje e thjeshtë e problemit• Përmbledhje e shënimeve gjatë kursit• Ese e standardeve universitare

Pse studentët vlerësohen përmes shkrimit reflektiv

• Për të qartësuar lidhjen midis asaj çka din dhe çka mëson, lidhjet mes teorisë dhe praktikës, lidhjen mes asaj çka je duke bërë dhe pse je duke bërë

• Për të kontrolluar proceset e juaja të të nxënit (inkurajon përvojën tuaj të të nxënit jo vetëm çka mëson por edhe si mëson)

• Për të reflektuar ndaj gabimit dhe suksesit

3 pjesët e shkrimit reflektiv

1. Hyrje – përshkrim i shkurtë mbi arsyet e shqyrtimit dhe analizës së temës

2. Interpretimi – idetë më të rëndësishme, interesante, relevante rreth temës. Si sqarohet nga autorët apo teoritë e ndryshme? Sa është e ngjajshme dhe sa dallon nga të tjerët mendimi juaj?

3. Përfundimi – Çka mësova prej kësaj? Çka do të thotë kjo për mua në të ardhmen?

Titulli, nëntema, citate, literatura

• Citati – “………………………”(Koliqi, 2004, fq. 45) • ………………………………………(shih, Fullan, 2006)Literatura 1.Koliqi, H.(2004), Sistemi i arsimit në Kosovë,

Libri shkollor, Prishtinë2.Fullan, M. (2006), Forcat e ndryshimit, Pegi:

Tiranë, fq. 22-25

Përmbledhje e ligjeratave

• Cka do të thotë të komunikosh?• Gjuha gjendet kudo në komunikimin njerëzor.

Dmth. bashkëbisedim, ndërveprim, marrëdhënie. Mirëpo ne do të kufizohemi vetëm në komunikim ndërmjet qenieve njerëzore.

• “Shkrimi është një formë komunikimi dhe përfshin një dhënës, një marrës dhe një hapësirë boshe në mes, e cila duhet mbushur.”

• Disa këshilla..• mos u shqetësoni për cilësinë e shkrimit tuaj sepse nuk është

qëllimi kryesor.• filloni aty ku ndjeheni më të sigurtë. Nëse ju duket e vështirë

të shkruani paragrafin e pare filloni me një paragraph tjetër. Nëse ngeceni provoni të kopjoni atë që keni shkruar deri tani (printojeni). merrni mendim të një shoku a të afërmi (që e njeh temën).

• përpara se të filloni të shkruani, lexoni (familjarizimi me problemi).

• përpiqun të ndiqni skemat ose grafikët. Bëni edhe ndryshime.

• Cfarë e bën të veçantë një lexues?...leximi nga fillimi deri në fund bëhet më tërheqës kur ju përjetoni emocione dhe kërshëri për të zbuluar se çfarë do të ndodh më pas (tekste letrare artistike). Ndërsa kur lexoni tekste universitare, artikuj, raporte studimore, ose ndonjë punim seminarik të kolegëve tuaj – procesi është më i komplikuar dhe sfidues….kërkohet lexim i vëmendshëm dhe mendim të thelluar, një proces për të lexuar në mënyrë kritike.

• Identifikoni pikëpamjen e folësit edhe kur nuk shprehet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Kjo do të thotë “të lexoni në mendjen e tij”. Folësi mund të mos tregojë drejtpërdrejt se ç’pikëpamje ka, por gjestet dhe shenjat për pikëpamje tjera për temën, janë tregues që mund të përcaktoni pozicionin e folësit. Kërkoni prova për të verifikuar përfundimet rreth anës që mban folësi.

• Esetë për nga mënyra e përmbajtjes klasifikohen në: tregues, përshkrues,shpjegues dhe bindës. Eseja tradicionale “ përbëhet nga pesë paragrafë, hyrje, tre paragrafë të trungut (zhvillimit) dhe përfundimi, të gjithë në mbështetje të një ideje ose disa idesh që kanë lidhje me njëra-tjetrën. Por eseja mund të përmbëhet gjithashtu nga më pak apo më shumë paragrafë, aq sa është e nevojshme për të shprehur idetë në lidhje me ato që dëshirohet të thuhet.”…

Llojet e esejës

Esetë për nga mënyra e përmbajtjes klasifikohen në katër lloje:• Eseja treguese• Eseja përshkruese• Eseja shpjeguese, dhe• Eseja bindëse

• Për nga mënyra e të shkruarit te eseja shpjeguese dallojmë disa modele zhvillimi ,si: procesi, shembulli, krahasimi-kontrasti, klasifikimi, përkufizimi dhe shkak-pasoja.

• Jo gjithnjë është e mundur që mendimet a gjykimit t’i shprehim me një fjalë ose thënie të vetme. Si në ligjerimin e folur edhe në ligjerimin e shkruar ne prodhojmë thënie ( ajo që thuhet për dicka; mendim, pohim, shprehje, fjalë – togje prej dy a tri fjalësh,etj) të lidhura midis tyre. Pra ligjirimi ynë është i lidhur. Në ligjirimin e shkruar, disa thënie të lidhura më ngushtë midis tyre formojnë një paragraf (njësi tekstore).

• Llojet e shkrimit• Janë disa mënyra të përcaktimit: llojet e të shkruarit,

mënyra e të shkruarit, tipat e të shkruarit etj.• Kur kemi të bëjmë me qëllimin për të cilin shkruhen mund t’i

ndajmë në disa kategori kryesore.si:• të shkruarit përshkrues• te shkruarit tregues• të shkruarit parashtrues/ shpjegues• të shkruarit argumentues/ bindës• të shkruarit krijues ose artistik

• Si lexues kritik, ju merrni në kosideratë logjikën e ideve. Poashtu, si informacion a përputhet apo ndryshon me njohuritë kryesore tuaja dhe me besimin personal.

• Ka shumë këndëveshtrime nga të cilat mund të diskutohet një temë apo ngjarje e vecantë.

• Nëse dëgjoni vetëm një anë të një debate apo lexoni për një ngjarje të trajtuar vetëm nga një pikëpamje, jeni i kufizuar në të kuptuarin dhe aftësitë tuaja për të analizuar në mënyrë kritike.

• Lexuesi kritik është lexues që gjurmon, heton....

– Listat bibliografike ka kuptim kur të përfshihen edhe veprat tjera që nuk janë cituar në tekst por që autori është mbështetur.

– Në fund të librit përdorët edhe Treguesi i nocioneve, fjalëve, emrave dhe përafër edhe numri i faqes së librit ku është përdorur. Kemi edhe tregues i shembujve të përdorur (tekste të gjuhës, gjuhës standarde, rregullave drejtshkrimore etj.) Treguesi alfabetik, sipas alfabetit shënohen autorët dhe tekstet e tyre që autori është mbështur, i ka sistemuar, seleksionuar.

• Sa herë që mbështetemi në ide ose mendime të një tjetërkujt, duhet treguar se kjo nuk është jona, përndryshe biem në plagjiatur (formë e vjedhjes letrare që dënohet edhe me ligj).

Njihen gjashtë modele organizative të përgjithshme:• 1. renditje e thjeshtë• 2. përkufizim dhe shpjegim• 3. krahasim dhe kundërvënie• 4. teza dhe prova ose opinione dhe arsye• 5. shkak dhe pasojë• 6. problem dhe zgjidhje

• www.Biznesi.net

Recommended