Drita fluoreshente

Preview:

Citation preview

Rreziqet e Poçeve Fluoreshente

Ku gjenden ato

Ato gjenden në çdo dyqan dhe duket se ato së shpejti do të

zëvendësojnë poçet e vjetra të rrumbullakëta.

Efikasiteti i tyre në aspektin energjetik mund të jetë i rëndësishëm sesa poçet

tradicionale, por ekziston një rrezik i vulosur brenda çdo

poçi të vogël që kërkon trajtim dhe asgjësim të veçantë.

Rrezikshme/Parrezikshme

Poçet fluoreshente tregtohen si të "sigurta" dhe nuk paraqesin ndonjë rrezik shëndetësor për aq kohë sa qelqi qëndron i pathyer. Rreziku shfaqet kur poçi kriset, thyhet apo nuk hidhet siç duhet. Edhe pse tingëllon se një sasi prej 4-5 miligramëve është shumë e vogël – një poç fluoreshent

ka mjaftueshëm merkur sa për të kontaminuar më shumë se 22,000 litra uji

(22,712).

Merkuri

Merkuri/zhiva është neurotoksin i fuqishëm zhvillimor që mund ta dëmtojë trurin, mëlçinë, veshkat dhe sistemin nervor qendror. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj efekteve toksike të Merkurit. Madje edhe në masë të vogël, merkuri mund të shkaktojë sërë problemesh shëndetësore, përfshirë dëmtimin e funksionimit motorik1, aftësinë njohëse2 dhe problemet emocionale. Ekspozimi i lartë mund të rezultojë me shumë probleme serioze shëndetësore.1 Aftësia motorike është një lëvizje e qëllimshme e cila përfshin një motor apo komponent muskulor, i cili duhet të mësohet dhe të prodhohet vullnetarisht që në mënyrë kompetente të kryhet një detyrë që është e orientuar në një qëllim të caktuar(sipas Knapp, Newell, dhe Sparrow.) 2 Aftësitë njohëse janë aftësi me bazë në tru të cilat na nevojitën për të kryer ndonjë detyrë, nga ato më të thjeshtat e deri tek ato më komplekset. Ato më tepër kanë të bëjnë me mekanizmat se si ne mësojmë, mbajmë mend, zgjidhim problemet dhe kushtojmë vëmendje, sesa me ndonjë njohuri aktuale.

Çfarë të bëjmë nëse një poç fluoreshent kriset apo thyhet brenda shtëpive tona?

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (USA) sugjeron që:1.Njerëzit dhe kafshët duhet të largohen menjëherë nga dhoma; 2.Të hapen dritaret ose dera dhe dhoma të ajroset për 5-10 minuta;3.Të ndalohet nxehja qendrore/klima;4.Tërësisht të mblidhen xhamat e thyer dhe pluhuri i dukshëm, duke përdorur lecka të lagëta.(KURRË fshesa rryme apo fshesa dore);5.Vendosni të gjitha mbeturinat dhe materialin me të cilin është pastruar në një kontejner të mbyllur dhe vendoseni atë jashtë në kontejnerin e mbeturinave (JO NË ATO PUBLIKE), apo në ndonjë zonë të mbrojtur, derisa materialet të mund të hidhen siç duhet.

Recommended