7
Deçani me rrethinë Qyteti i Deçanit është qendra e pjesës më perëndimore të Republikës së Kosovës dhe gjendet buzë Bjeshkëve të Nemuna, që ngritën mbi lumin e Lumëbardhit të Deçanit. Deçani ka një sipërfaqe prej 190 km², me numër të popullsisë mbi 50,500 banorë, ku dendësia e popullsisë është rreth 280.5 banorë në 1km², si dhe ka rreth 42 fshatra. Komuna e Deçanit shtrihet në pjesën veriore të Dukagjinit, ku në pjesën veri - perëndimore të Kosovës kufizohet me Pejën, në veri, veri - lindje dhe lindje, me Gjakovën, në jug dhe jug - lindje, me Shqipërinë dhe me Malin e Zi në përendim dhe veri-perëndim. Deçani ka klimë kontinentale me ndikim të klimës mediterane. Lumenjet më të mëdhenj që burojnë në territorin e Komunës së Deçanit janë: Lumëbardhi i Deçanit, Lumëbardhi i Lloçanit. Lumëbardhi i Deçanit: Ka gjatësinë prej 40,5 km. Buron në Bjeshkën e Roshkodolit Lumëbardhi i Lloqanit: Ka gjatësinë prej 23,7km. Buron nga shpatijet e Kurvallës, Dervishkomit dhe të Stanishtës së Zogut. V i t i / E t n i a S h q i p t a r % S e r b % T ë t j e r ë % B o s h n j a k % T o t a l 1 9 9 1 r e g j . 5 7 , 0 0 0 8 0 0 6 5 0 1 5 0 5 8 , 6 0 0 J a n a r 1 9 9 9 l l o g . 3 9 , 0 0 0 9 8 . 8 2 9 1 0 . 5 4 1 5 2 1 . 0 6 0 0 . 1 5 3 9 , 5 0 0 2 0 0 6 l l o g . 5 0 , 0 0 0 9 8 . 6 2 2 2 . 2 4 2 3 3 0 . 8 5 1 0 . 1 5 0 , 5 0 0 1.Serb dhe Malazezë 2. Romë dhe Ashkali 3. Egjiptian, Romë dhe Ashkali.

Deçani me rrethinë

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Mundesia e zhvillimit te turizmit ne Deqan

Citation preview

Page 1: Deçani me rrethinë

Deçani me rrethinë

• Qyteti i Deçanit është qendra e pjesës më perëndimore të Republikës së Kosovës dhe  gjendet buzë Bjeshkëve të Nemuna, që ngritën mbi lumin e Lumëbardhit të Deçanit. Deçani ka një sipërfaqe prej 190 km², me numër të popullsisë mbi 50,500 banorë, ku dendësia e popullsisë është rreth 280.5 banorë në 1km², si dhe ka rreth 42 fshatra.

• Komuna e Deçanit shtrihet në pjesën veriore të Dukagjinit, ku në pjesën veri - perëndimore të Kosovës kufizohet  me Pejën, në veri, veri - lindje dhe lindje, me Gjakovën, në jug dhe jug - lindje, me  Shqipërinë dhe me Malin e Zi në përendim dhe veri-perëndim. 

• Deçani ka klimë kontinentale me ndikim të klimës mediterane. 

• Lumenjet më të mëdhenj që burojnë në territorin e Komunës së Deçanit janë: Lumëbardhi i Deçanit, Lumëbardhi i Lloçanit.

Lumëbardhi i Deçanit: Ka gjatësinë prej 40,5 km. Buron në Bjeshkën e Roshkodolit

Lumëbardhi i Lloqanit: Ka gjatësinë prej 23,7km. Buron nga shpatijet e

Kurvallës, Dervishkomit dhe të Stanishtës së Zogut.

Viti/Etnia

Shqiptar

 %

Serb

 %

Të tjerë

 %

Boshnjak

 %

Total

1991 regj.

57,000

800

650

150

58,600

Janar 1999 llog.

39,000

98.8

291

0.5

4152

1.0

60

0.15

39,500

2006 llog.

50,000

98.6

22

2.2

4233

0.8

51

0.1

50,500

1.Serb dhe Malazezë 2. Romë dhe Ashkali 3.

Egjiptian, Romë dhe Ashkali.

Page 2: Deçani me rrethinë

Bjeshket e Deçanit

TURIZMI

Shikuar në aspektin e zhvillimit turistik Komuna e Deçanit ndahet në katër zona turistike: zona turistike e qytetit të Deçanit me rrethinë, Zona turistike e Grykës së Deçanit (Bjeshka Belegut), Zona turistike e Grykës së Lloqanit, Zona turistike e Bjeshkëve të Strellcit).

TURIZMI - është ndër veprimtaritë më komplekse të shoqërisë së sotme moderne.

• Majet me lartësi mbidetare mbi 2000 nmd në Komunen e Deçanit• Maja e Marjashit 2530 nmd• Maja e Strellcit 2340 nmd• Gjeravica 2656 nmd• Bjeshka e Dobroshit; 2270 nmd• Bjeshka e Belegut 2365 nmd• Bjeshka e Kurvallës 2305 nmd• Bjeshka e Prelepit 2150 nmd• Bjeshka e Milishevcit 2200 nmd• Bjeshka e Roshkodolit 2245 nmd• Rrasa e Zogut 2300 nmd• Bjeshka e Batushës• Jedova 2160 nmd• Kunora 2150 nmd• Pllaqica e Vokshit 2340 nmd• Bjeshka e Madhe 2300 nmd• Bjeshka e Budoshit 1850 nmd• Bjeshka e Lumëbardhit 2350 nmd• Bjeshka e Irzniqit 2130 nmd• Bjeshka e Zllanopojës 2150 nmd

Ne Decan mund te zhvillohen keto lloje te turizmit: Turizmi dimëror, turizmi malor, turizmi I gjuetisë, turizmi kulturor, turizmi shendetsor-kurativ, turizmi rural, speleoturizmi (Turizmi shpellor), Hipizmi, kajakingu, (sporte Ujore) dhe paraguiting.

Page 3: Deçani me rrethinë

PUSHIMORJA E FËMIJËVE DHE RINISË NË DEÇAN

• Është e ndërtuar rrëzë “Bjeshkëve të Nemuna”, ka një ambient shumë të bukur malor, me lartësi mbidetare prej 670 m dhe ka një klimë të përshtatshme.

Kjo është pushimorja më e vjetër e Kosovës. Ka filluar të punojë qysh me 1932. Në atë kohë ka punuar për mëkëmbjen e fëmijëve të sëmurë, kapaciteti i kesaj pushimore ishte 550 deri në 600 shtretër me kuzhinë moderne, me të gjitha objektet përcjellëse për sport dhe rekreacion, me amfiteatër të hapur për aktivitete kulturo-arsimore dhe edukative, me pishat e larta për rreth dhe me ujin e kristaltë mineral, tani nuk funksionon sepse perdoret nga “KFORI “ mirepo pritet te funksionoj se shpejti.

• KOMPLEKSI I HOTELEVE TE VJETRA DHE TE REJA

Përmbi Pushimoren e fëmijëve janë të ngritura Kompleksi I hoteleve të vjetra me villat përcjellëse që dikur ishte mjaft atraktive dhe tërheqëse për mysafirë nga gjithë Kosova dhe më gjerë. Ky hotel kishte 43 shtretër dhe 490 ulëse. Kishte kuzhinën moderne, me specialitetet e veta tradicionale. Por karshi kompleksit të vjetër te hotelit ndodhen edhe kapacitetet e reja të ngritura para lufte, të një niveli të lartë, me salla moderne, kuzhinë moderne, pishina të mbyllura dhe ne përgjithsi me shërbime të një niveli të lartë. Ky hotel është shkatërru gjate luftës se fundit në Kosovë dhe ka mbete ashtu i shkaterruar.

Page 4: Deçani me rrethinë

Manastiri i Deçanit

Ky Manastir i takon shek. XIV mirëpo edhe më herët afër kësaj kishe ka ekzistu një kishë ilire, gërmadhat e se cilës ekzistojnë edhe sot e kësaj dite disa metra në anën jugore të Manastirit.

Ndodhet pranë lumit Bistrica e Deçanit që tash quhet Lumbardhi i Deçanit.

Një gojdhënë thotë se dy familje të Isniqit ishin të ngarkuara që të grumbullonin të ardhurat e kësaj kishe. Toka përreth manastirit si dhe lokacioni ku është manastiri kanë qene të familjes Bojku, që kan qenë shqiptar.

Sipas një gojdhëne, mjeshtrit që punuan Manastirin e Deçanit kur e perfunduan pullazin e tij, peshkopi ua hoqi shkallët, në mënyre që ata të mos zbresin të gjallë dhe kisha të jetë një dhe unikate.

Në pamundësi që të zbresin mjeshtrit fluturuan nga dritarja dhe njëri nga ta ra tek uji i tharbt që buron pranë manastirit pra ne afersi te tij, dhe që konsiderohet si ujë kurues, kurse tre të tjerët fluturuan secili me largë se tjetri.

Për ta dëshmuar këtë një albanolog i huaj rrëfeu se në njërin nga gurët e manastirit gjendet i gdhendur simboli 4B, pra 4 Bojkt.

Page 5: Deçani me rrethinë

Kulla e Mazrekajve - Drenoc

• Kulla e Mazrekajve u restaurua në vitin 2004 me ndihmën e qeverisë suedeze.

Kjo kullë është ndër kullat më atraktive për vizitorët, ngase kjo kullë mund të shfrytëzohet edhe për fjetje, gjithashtu ketu mund të ofrohet ushqim tradicional, muzike tradicionale, pastaj përveq këtyre ka edhe sallën per konferenca te ndryshme.

Page 6: Deçani me rrethinë

Kulla e Kuklecve dhe e Osdautaj

Kullat janë karakteristikë e Deçnit, ngase ne kete ane ekziston një numër i madh i kullave, edhe pse shumica janë shkatërru gjatë luftes se fundit, mirepo një pjesë e tyre jane restauru dhe jane të hapura për vizitor.

Kulla e Kuklecve – është ndër kullat më të vjetra që i kakon shek.XVIII.

Kulla e Osdautaj – ështe kullë katër katëshe. Muret I ka të gurit prej një trashësie që e kalon njëmetërshin.

Tani kati përdhesë i kësaj kulle është si muze etnologjik, dhe është i hapur për Turistë apo vizitorë

Page 7: Deçani me rrethinë

Mullinjtë

Mulliri i Shabanajve – Ky mulli në këtë foto shifet kur është shkatërru gjatë luftës mirëpo pas lufte është bërë restaurimi i këtij mulliri dhe sot ky mulli shërben për shitjën e artizanateve, punëdoreve të cilat i punon shoqata e grave JETA.

Mulliri i Dervishajve – Isniq – Ky mulli është ende në funksion edhe sot e kësaj dite.