14
Fakulteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” Fakulteti i Shkencave Matematiko - Natyrore Drejtimi: Gjeografi Arsimore Lënda: Gjeografi Sociale Tema: Hapësira sociogjeografike. Kuptimi dhe veçoritë e sajë. Prof.Dr.Tefik Basha Std: Argjent Vuniqi

Gjeografi sociale

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gjeografi Sociale

Citation preview

Page 1: Gjeografi sociale

Fakulteti i Prishtinës

“Hasan Prishtina”

Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore

Drejtimi: Gjeografi Arsimore

Lënda: Gjeografi Sociale

Tema:Hapësira sociogjeografike. Kuptimi dhe

veçoritë e sajë.

Prof.Dr.Tefik Basha

Std: Argjent Vuniqi

Page 2: Gjeografi sociale

•Hapësira sociogjeografike përfshin bashkimin hapësirës

gjeografike nga njëra anë dhe hapësirësës sociale nga ana

tjetër.

•Hapësira socigjeografike, në kuadër të gjeografisë

sociale paraqitet në një këndvështrim të ndryshëm nga

autorë të ndryshëm. Siç janë: Ruhl, Scholler, Isard,

Schaffer, etj.

•Pra gjithçka që ndodh në një hapësirë sociale e lidhur

ngushtë me “bazamentin’’, me truallin e saj gjeografik, në

hapësirën gjeografike, përbën hapësirën sociogjeografike.

Hapësira sociogjeografike. Kuptimi

dhe veçoritë e saj.

Page 3: Gjeografi sociale

•Autori Ruhl-ky studiues konceptin mbi

hapësirën sociogjeografike, e krahason me

një pikturë, e cila nuk është në gjendje

statike, të palëvizshshme, të qëndrueshme,

por sipas tij është në lëvizje të përhershme.

•Autori Scholler-ky studiues hapësirën

sociogjeografike, e vlerson si një hapësirë e

tërë, e cila është e ndërtuar nën bashkëvepri-

min harmonik të shumë faktorëve. Siç janë:

natyrorë, kulturorë, ekonomikë, politikë etj.

Page 4: Gjeografi sociale

•Autori Isard-ky autor hapësirën sociogjeog-

rafike e vlerëson me konceptin se “hapësira

dhe shoqëria krijojnë një bashkim të padu-

kshëm në një sistem bashkëveprues, në të

cilin shoqëria vetë formohet ndërkohë që

formon edhe hapësirën”.

•Kështu krahas vlersimit të rolit të dy hapës-

irave, asaj gjeografike nga njëra anë dhe

asaj sociale nga ana tjetër, Isard vlrëson

edhe rolin dhe kontributin e aktivitetit

human të shoqërisë.

Page 5: Gjeografi sociale

•Autori Schaffer-ky autorë ndryshimin e një

vendi social siç ishte një hapësirë minerare, të

cilën e lidhte me veprimtarinë e një grupi të

caktuar social, siç ishin minatorët dhe

punonjësit e tjerë të personelit teknik të

kësaj miniere, me përfundimin e aktivitetit

minerar analizon dhe jep efekte të tilla sociale

si largim apo migrim të popullsisë, duke

evidentuar njëkohësisht edhe ndryshimin e

hapësirës sociogjeografike të mëparshme nga

kufijtë e përcaktuar më parë.

Page 6: Gjeografi sociale

•Në lidhje me kriteret edhe trajtesat e këtyre

autorëve të ndryshëm që i përmendëm më lartë,

këta autorë marrin në konsiderat të tyre eleme-

nte të tilla për të identifikuar hapësirën e tyre

sociogjeografike, që përbën objektin e studimit.

•Një faktorë i rëndësishëm në këtë drejtim janë

shkollat gjeografike që përdorin kriteret e tyre,

duke bërë të mundur që një nocion i tillë, të jetë

një tezë gjithnjë në kërkim të gjeografisë

sociale.

Page 7: Gjeografi sociale

•Gjeografia sociale dallon nga disiplinat

e tjera shkencore, për faktin se ajo merret

me studimin e kësaj hapësire, si rezultat

i pasojave që ndodhin në të ndikuar nga

veprimtaria e njeriut dhe e shoqërisë

njerëzore në përgjithësi.

•Pra evolucioni i shoqërisë në përgjithësi

dhe veprimtaria e njeriut në veçanti kanë

bërë të mundur ndryshimin dhe transfor-

mimin e hapësirës sociogjeografike.

Page 8: Gjeografi sociale

•Për hapësirën sociogjeografike mundë të themi

se është “arena” e madhe ose e vogël në të cilën

në mënyra të ndryshme ushtrohet aktiviteti i

pandërprerë në të gjitha mënyrat dhe drejtimet.

•Në këtë hapësirë shtrihen dhe janë të vendosura

vendet dhe territoret e ndryshme nga njëra anë,

në të cilën janë të përqendruara vendet ku kryhen

mjaft aktivitete kryesore sociale të kësaj shoqërie,

nga ana tjetër evidentohen edhe marrdhënie e

raporte nga më të ndryshmet që njerzit realizojnë

me njëri-tjetrin.

Page 9: Gjeografi sociale

•Në mënyrë praktike në këtë hapësirë sociogjeo-

grafike janë të vendosura vendet sociale, siç janë

ato të punës apo siç quhen në gjeogarafinë

sociale vendet e prodhimit, vendet e banimit në

të cilat shoqëria njerëzore ka ndërtuar vendet

që ajo vetë banon siç janë: shtëpit e ndryshme,

apartamentet, fabrikat apo ndërmarrjet e ndry-

shme të prodhimit, shkollat e universitetet, teat-

rot e kinematë, panairet e supermarketet etj; që

të gjitha këto vende nuk përfaqësojnë asgjë

tjetër veçse vende të ndryshme sociale të

vendosura në një hapësirë të caktuar

sociogjeografike.

Page 10: Gjeografi sociale

•Mirëpo krahas vendosjes së tyre në një territor të

caktuar, pejsazh të caktuar gjeografik, apo në një

hapësirë të caktuar gjeografike, në këtë hapësirë

njerëzit si pjesë përbërse e pejsazhit të saj, realizojnë

edhe aktivitetet e tyre, nëpërmjet funksioneve sociale,

siç quhen në gjeografinë sociale.

•Nëpërmjet këtyre funksioneve sociale, njerëzit,

grupet e ndryshme sociale të pranishme në hapësirën

sociogjeografike, ndërtojnë raporte sociale me

njëri-tjetrin, duke e bërë mjaft të ngushtë dhe të

rëndësishme këtë hapësirë sociogjeografike që ata

krijojnë.

Page 11: Gjeografi sociale

•Është me rëndësi për faktin se hapësira të

ndryshme sociogjeografike ndryshojnë apo

dallojnë nga njëra-tjetra dhe nga ndikimi

që ka aktiviteti i funksioneve sociole.

•Në këtë drejtim studiues të ndryshëm paraq-

esin edhe fakte në lidhje me ndryshimet dhe

evolucionin që një hapësirë sociogjeografike

ka në raport me një tjetër edhe në drejtim të

raporteve ndërmjet vendeve sociale nga njëra

anë dhe grupeve të ndryshme sociale që i

frekuenton ata nga të tjerët.

Page 12: Gjeografi sociale

•Kështu një studiues në këtë drejtim

është JAXHKE-ky arriti të studionte

raportet që ekzistonin ndërmjet vendeve

të banimit, si vende sociale, dhe grupeve

sociale që i posedonte ato, duke arritur

në përfundim që këtyre vendeve sociale

t’i bashkangjiste edhe grupin social i cili

i preferonte këto vende, të cilat për nga

stili, arkitektura, mënyra e ndërtimit ishin

të ndryshme.

Page 13: Gjeografi sociale

•Po ashtu për hapësirën sociogjeogrfike

mund të thuhet se “mirëpret” edhe akt-

ivitetin e grupeve të ndryshme sociale,

të cilat janë të vendosur në të, e që ndik-

ojnë në mënyra të ndryshme mbi të.

•Roli i këtyre aktiviteteve është mjaft i

rëndësishëm për faktin se në varësi të

rolit të tyre evidentohet edhe ndryshimi,

zhvillimi dhe transformimi i kësaj hapë-

sire në të gjitha drejtimet.

Page 14: Gjeografi sociale

•Prandaj si më tipike në këtë drejtim janë

hapësirat ekonomike të llojeve të ndrysh-

me, turizmi, miniera, fabrika, vreshtari,

frutikultura, etj, të cilat i hasim në vende

të ndryshme të botës, apo në hapësira të

ndryshme e të veçanta sociogjeografike.

•Kështu kjo hapësirë sociogjeografike,

është gjithnjë në lëvizje, ndryshim e

transformim, gjë që ndikohet nga

faktorët e ndryshëm që veprojnë në të.