298

frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Nëse politikani bashkohor dëshiron të luaj rrol aktiv dhe të rëndësishëm, i nevoiten njohuri dhe aftësi specifike edhe përnga përmbajtja edhe për nga forma. Ky botim është një doracak praktik për përmirësimin e aftësisë për tu marrë me politik. Qëllimi i autorëve është se si t’u përgjigjen këtyre pyetjeve:

▪ Si të organizohet më mirë koha në politik?▪ Si të organozohet puna ekipore në politik?▪ Si në mënyrë efektive pa stres të mbahen këshillimet dhe mbledhjet?▪ Si të udhëheqim bashkëpunëtorët ashtu që puna të jetë efektive dhe të

japë rezultate.▪ Si të zgjidhen konflikete e krijuara?▪ Si të arrihet zgjidhja më e mirë gjatë bisedimeve?▪ Çfarë informate politike është e nevojshme dhe si ta gjejmë , ta

vlerësojmë dhe ta shfrytëzojmë atë?▪ Si arrihet të krijojmë pozicion politik solid?▪ Si ky pozicion mbrohet dhe prezentohet në mënyrë solide para

politikanëve të jterë dhe para publikut të gjerë?▪ Si të shfrytëzohen me sukses mjetet e komunikimit verbal dhe joverbal

në politik?▪ Si mund të përforcohet ndikimi i fjalimit politik?▪ Cilat janë rregullat e punës së sukseshsme me mediumet?▪ Si të organizohen fushata të suksesshme paraelektorale?

Ekipi i autorëve:

Antonij Todorov, Dobrin Kanev,Ilija Angelova, Ivan Radev, Ivelin Nikolov,

Liljana Kaneva, Magdalena Dikova,Tatjana Buruxhieva, Julian Georgiev

Page 2: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki
Page 3: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

1

MENAXHMENTI POLITIK

Page 4: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

2

Page 5: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

3

Antonij Todorov, Dobrin Kanev, Ilija Angelova, Ivan Radev, Ivelin Nikolov, Liljana Kaneva, Magdalena Dikova,

Tatjana Buruxhieva, Julian Georgiev

MENAXHMENTI POLITIK

Mbledhi dhe redaktoi: Dobrin Kanev

Fondacioni “Friedrih Ebert”, Zyra në Shkup Shkup, 2009

Page 6: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

5

PËRMBAJTJA Parathënie 9 Parathënie e botimit maqedonisht 12

Kapitulli 1. MENAXHIMI ORGANIZATIV 17 Menaxhimi i kohës në politike 18

Për aftësinë e politikanëve për të menaxhuar kohën 18 Çka pengon për të organizuar më mirë kohën tonë? 23 Si ta organizojmë kohën tonë? 26

Puna ekipore Nevoja e punës ekipore në politik 43 Marrim pjesë në ekip me anët tona të dobëta dhe të forta 45 Indikatori Majers-Brigs 47 Rregullat themelore për punë më të mirë ekipore 61

Takime dhe këshillime punuese Shkathtësi për udheqje dhe fasilimin e procesit grupor 72 Probleme dhe zgjidhje 78 Marrëdhënie reciproke “Udhëheqësia-personeli” 82 Organizimi i takimeve punuese dhe këshillimeve 85

Menaxhimi në situata konfliktesh 92 Marrëdhënie ndërnjerëzore 92 Konflikte 96 Lloje të konflikteve 101 Mënyra të zgjidhjes së konflikteve 105

Zhvillimi i bisedimeve Lloje të bisedimeve 108

4

Botues: Fondacioni Friedrih Ebert – Zyra Shkup www.fes.org.mk Përktheu: M-r Nazmi Maliqi Lektor i botimit të dytë: Ismet Bitik

Dizajnimi i kopertinës: Todor Trajkovski Shtypi: Propoint - Skopje Tirazhi i botimit të dytë: 500 Copyright: Friedrich Ebert Stiftung CIP – Каталогизација во публикација, Народна и универзитетска библиотека “Св. Климент Охридски” - Скопје 32.076 (035) Menaxhimi politik/Antonij Todorov, ...(и др); mbledhë dhe redaktor Dobrin Kanev; përktheu Nazmi Maliqi,- Shkup Fondacioni Fridrih-Ebert, Zura Shkup, 2009- 293 стр. илустр. ; 24 cm. Parathënie / Dobrin Kanev: стр. 9-11 – Библиографија: стр. 290-293 ISBN 978-9989-109-49-2 1. Todor, Antonij (автор) a) Политички менаџмент - Прирачници COBISS.МК-ID 78497546

Page 7: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

5

PËRMBAJTJA Parathënie 9 Parathënie e botimit maqedonisht 12

Kapitulli 1. MENAXHIMI ORGANIZATIV 17 Menaxhimi i kohës në politike 18

Për aftësinë e politikanëve për të menaxhuar kohën 18 Çka pengon për të organizuar më mirë kohën tonë? 23 Si ta organizojmë kohën tonë? 26

Puna ekipore Nevoja e punës ekipore në politik 43 Marrim pjesë në ekip me anët tona të dobëta dhe të forta 45 Indikatori Majers-Brigs 47 Rregullat themelore për punë më të mirë ekipore 61

Takime dhe këshillime punuese Shkathtësi për udheqje dhe fasilimin e procesit grupor 72 Probleme dhe zgjidhje 78 Marrëdhënie reciproke “Udhëheqësia-personeli” 82 Organizimi i takimeve punuese dhe këshillimeve 85

Menaxhimi në situata konfliktesh 92 Marrëdhënie ndërnjerëzore 92 Konflikte 96 Lloje të konflikteve 101 Mënyra të zgjidhjes së konflikteve 105

Zhvillimi i bisedimeve Lloje të bisedimeve 108

Page 8: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

6

Kushte për mbajtjen e suksesshem të bisedimeve 110 Etapa të bisedimeve 111 Pengesa gjatë gjetjes së zgjidhjeve 114

Kapitulli 2 . ANALIZA POLITIKE Informata politike 119

Mbledhja e informatave politike 121 Burime të informatave politike 125 Organizimi i informatave 127 Puna me informata politike 130

Dokumente analitike në politikë 135 Dokumenti për qëndrimin politik 135 Raporti për paralajmërime me kohë 145

Argumenti Politik 150 Ndikimi i argumenteve 151 Krijimi i argumenteve 152 “Pro” dhe “kundër” 155

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK Strategjia e Komunikimit 167 Propaganda, manipulimi, konflikti 172

Teknika themelore propaganduese të ndikimit 174 Komunikimi ose konflikti? 175 Strategji diskurzive të komunikimit 178

Komunikimi verbal dhe joverbal 182 Gjuha politike 182 Komunikimi joverbal 187

Puna me mediume 198 Specifikat e mediumeve të caktuara 198 Mediatrajnimi 207 Dhënie e intervistave 208

Fjalimi politik 214 Struktura dhe specifika e fjalimit politik 214 Fjalimi paraelektoral 222 Mbajtja e fjalimit 224

7

Kapitulli 4. FUSHATA PARAELEKTORALE Përgatitjet për fushatë paraelektorale 232 Strategjia e fushatës paraelektorale 235

Elemente themolore 235 Plani i fushatës paraelektorale 242 Grafiku 246

Organizimi i fushatës 248 Shtabi paraelektoral 248 Puna me zgjedhësit 255 Puna me grupet e dedikuara 263

Platforma dhe porosia paraelektorale 266 Vendi dhe rëndësia e platforrmës paraelektorale 267 Procesi i përgatitjes së platformës 269 Porositë paraelektorale 275

Bashkëpunimi me mediume gjatë fushatës paraelektorale 279

Plani për mediumet 279 Materiali i shtypur në reklamat paraelektorale 283 Probleme gjatë shfrytëzimit të mediumeve audiovizuele 286

LITERATURA E SHFRYTËZUAR 290

Page 9: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

7

Kapitulli 4. FUSHATA PARAELEKTORALE Përgatitjet për fushatë paraelektorale 232 Strategjia e fushatës paraelektorale 235

Elemente themolore 235 Plani i fushatës paraelektorale 242 Grafiku 246

Organizimi i fushatës 248 Shtabi paraelektoral 248 Puna me zgjedhësit 255 Puna me grupet e dedikuara 263

Platforma dhe porosia paraelektorale 266 Vendi dhe rëndësia e platforrmës paraelektorale 267 Procesi i përgatitjes së platformës 269 Porositë paraelektorale 275

Bashkëpunimi me mediume gjatë fushatës paraelektorale 279

Plani për mediumet 279 Materiali i shtypur në reklamat paraelektorale 283 Probleme gjatë shfrytëzimit të mediumeve audiovizuele 286

LITERATURA E SHFRYTËZUAR 290

Page 10: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

8

Page 11: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

9

PARATHËNIE

Qëllimi i këtij botimi është t’u propozojë politikanëve bullgar dhe ekspertëve bullgar mundësi për të përfituar aftësi analitike, organizative, të komunikimit dhe të udhëheqjes si dhe nëpërmjet ushtrimeve dhe trajnimeve, të afërta me praktikën dhe me përvojën personale të pjesëmarrësve të rrisë kompetencën e tyre në të vepruarit politik.

Në kushte të sistemit demokratik politik nuk mund të paramendo-het puna e suksesshme politike, pa aftësi dhe pa kompetencë për aktivi-tete politike dhe pa mjete profesionale të menaxhimit. Kjo posaçërisht vlenë për demokracitë e reja si ajo në Bullgari, ku shumicës së politika-nëve u mungon kualifikimi i mjaftueshëm profesional dhe përvoja në lë-min e menaxhimit të politikës dhe të organizimit.

Politikanët bashkëkohor çdo ditë ballafaqohen me sprova për t’i konkuruar kundërshtarëve të tyre politik, të zhvillojnë debat të hapur politik dhe të jenë këmbëngulës në mendimin e vet, t’i prezantojnë qartë dhe në mënyrë të kuptueshme bindjet dhe qëllimet e tyre politike, të jenë efektiv në administratë, të udhëheqin veten dhe të tjerët. Ata janë iniciatorë të aktiviteteve të reja politike ose janë me tendencë që t’i ndryshojnë ato ekzistuese.

Që të kenë sukses në të gjithë këtë, atyre u nevojiten njohuri dhe aftësi të posaçme, bazë për marrjen e vendimeve më të mira, dhe me këtë edhe ushtrimin e një politike efektive, që të lehtësojnë dialogun politik, të sigurojnë legjitimitetin e veprimeve politike, të shkojnë drejt niveleve më të larta të përkrahjes për strategjitë politike, që ndiqen dhe në këtë mënyrë të bëjnë të mundshme përkrahjen e vet politikanëve.

Këto njohuri dhe aftësi së paku kanë dy anë. Njëra është kom-petenca profesionale, njohuritë për esencën dhe përmbajtjen e politikës. Tjetra është aftësia për të shkaktuar mirëbesim në personalitetin vetiak dhe në qëndrimet vetiake politike.

Nëse një politikan dëshiron të ushtrojë rol aktiv dhe të rëndësi-shëm, ai ka nevojë për këto njohuri dhe aftësi, specifike për nga për-mbajtja dhe forma e tyre. Ky edicion është një udhëzues praktik se si të

Page 12: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

10

fitohen ose të përmirësohen aftësitë në këtë aspekt të dytë. Kjo ka vënë para vehtes si detyrë që t’u përgjigjet këtyre pyetjeve:

* Si të drejtohet me sukses koha e politikanëve? * Si të organizohet puna ekipore në politikë? * Si në mënyrë efektive dhe pa tronditje të drejtohen këshillimet dhe

takimet punuese? * Si të drejtohet puna me bashkëpunëtorët ashtu që ajo të jetë

efektive dhe të krijojë kënaqësi? * Si të zgjidhen konfliktet e krijuara? * Si të arrihet zgjidhja më e mirë gjatë negociatave? * Si më saktë të caktohet lloji i informatës politike që është e

nevojshme; si të mirret ajo, si të vlerësohet dhe të shfrytëzohet? * Si arrihet në një qëndrim solid të arsyeshëm politik? * Si të prezantohet dhe të qëndrojë në mënyrë të argumentuar ky

qëndrim para politikanëve dhe para opinionit më të gjërë? * Si në veprimtarinë politike të shfrytëzohen me sukses mjetet e

komunikimit verbal dhe joverbal? * Si mund të rritet ndikimi i fjalimit politik? * Si janë rregullat e punës së suksesshme me mediumet? * Si të organizohen fushata të suksesshme paraelektorale? Kuptohet, ky libër kursesi nuk përmbanë reçeta të patentuara për

sukses në veprimtarinë politike. Ky nuk pretendon që të paraqesë në mënyrë të vetme instancën e fundit, sepse politika është fushë e cila kërkon përgatitje të shumëfishtë, fantazi, inventivitet, bindje dhe durim. Ky përpiqet që tu japë politikanëve, ekspertëve dhe organizatave politike impulse për të mësuar nga mundësitë e tyre dhe për të nxitur fantazinë e tyre politike.

Njëkohësisht, ky edicion përputhet edhe me praktikën. Ai jep këshilla praktike për punët e përditshme politike në situata konkrete. Pjesët e librit shumë herë janë provuar nëpër seminare të Shkollës të menaxhimit politik të formuar në vitin 2000, Byronë rajonale në Sofje dhe në Fondacionin “Friedrih Ebert”. Gjatë përpunimit të temave ekipi i autorëve përdorte metoda të ndryshme të caktuara botërore, posaçërisht metodën e Akademisë politike të Fondacionit “Friedrih Ebert”, në Bon.

Mjeti ndihmës mësimor “Menaxhimi politik” është përshtatur jo aq sa “për të lexuar”, se sa “për punë”. Përdorimi i tij ndoshta nuk do të jetë aq i dobishëm pa ushtrime praktike. Në fakt, ky pjesërisht është përshtatur për përgatitje individuale, por mund të shërbejë edhe si “doracak” për punë politike. Por qëllimi i tij kryesor është që të jetë bazë e ushtrimeve

11

praktike dhe t’i nxisë politikanët dhe ekspertët e interesuar për një ushtrim të këtillë. Sofje, dhjetor 2000 Mihael Vajhert doc.dr. Dobrin Kanev Drejtor Udheqës shkencor Byroja rajonale Sofje Shkolla për menaxhim politik Fondacioni “Friedrich Ebert”

Page 13: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

11

praktike dhe t’i nxisë politikanët dhe ekspertët e interesuar për një ushtrim të këtillë. Sofje, dhjetor 2000 Mihael Vajhert doc.dr. Dobrin Kanev Drejtor Udheqës shkencor Byroja rajonale Sofje Shkolla për menaxhim politik Fondacioni “Friedrich Ebert”

Page 14: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

12

PARATHËNIE E BOTIMIT MAQEDONAS

Me kohë Bizmarku ka theksuar se “politika është aftësi e së mund-shmes”. Peter Slloterdajk duke e komentuar këtë thënie, në stilin e vet do të nënvizojë se interpretimi i këtillë në vehte fsheh paralajmërimin për fëmijët e mëdhenjë të cilët në mënyrë të paautorizuar e përvehtësojnë shtetin. Në fakt, në sytë e çdo burrështetasi serioz, fëmijë janë ata të rritur të cilët asnjëherë nuk kanë pasur mundësi të sigurtë të mësojnë, të dallojnë të mundshmen nga e pamundshmja. Pikërisht për këtë arsye “aftësia e së mundshmes” është njëjtë si aftësia në lëmin e politikës për t’u mbrojtur nga brutaliteti i të pamundshmes.

Aftësia politike gjendet në piedestalin e piramidës së racionalitetit që vendos marrëdhënie hierarkike ndërmjet asaj shtetërores dhe privates, ndërmjet urtësisë së atyre që sundojnë dhe interesit të grupit, ndërmjet të rriturve politik dhe fëmijëve politik. Nëse shprehja “aftësia e së mundshmes” shihet në mënyrë serioze, na jepet hapësirë për konotacione, të cilat prekin vet fillimin e lindjes së politikës. Prekin edhe kërkimin e Platonit për gjithë atë që duhet të posedojë një burrështetas dhe synimin e Aristotelit për zbulimin e mundësisë themelore për jetë të njerëzve në bashkësi.

Politika, si teori por edhe si praktikë, lindi në shekullin e gjashtë para erës së re në qytetet e vogla të Greqisë antike, sepse atëherë u paraqit edhe demokracia si formë e jetës politike. Ekzistojnë shumë teori se përse pikërisht aty dhe pikërisht atëherë lindi politika dhe jo në Egjipt, në Mesopotami ose Sumeri. Gjithashtu ekzistojnë edhe përgjigje të ndryshme, por njëra nga to na thotë se helenët e vjetër nuk donin të jetonin në shtete të mëdha dhe se kishin ndërthurur ndjenjën se janë të lirë dhe të barabartë. Poliset antike, përveç Athinës, Sirakuzës dhe Akragantës, kishin ndërmjet pesë dhe dhjetë mijë qytetarë. Idealin që Platoni e saktësoi në “Ligjet” është fakti se Polisi duhet të jetë aq sa të mund të shihet i tërë nga maja më e lartë dhe se të gjithë qytetarët e tij duhet të vijnë në Kuvend. Grekët nuk mund as të mendonin se do të zgjedhin ndonjë që nuk e njihnin, ose do të mund të sillnin vendim pa diskutim demokratik. Edhe pse ishin të detyruar

13

të durojnë tiraninë, e njihnin vetëm pushtetin e njerëzve të denjë, që do të thotë pushtetin në bazë të ligjeve dhe të kushtetutës.

Helenët konsideronin se lumturia është e mira më e madhe për numrin më të madh të njerëzve dhe se politika është veprimtari, e cila duhet të mundësojë vënien e rregullave tek pjesa më e madhe e njerëzve në ndonjë bashkësi për t’i bërë të lumtuar dhe të gëzueshëm. Detyra e shtetit ka qenë të krijojë dhe të edukojë qytetar të mirë demokrat, të cilët do të krijonin ligje të mira dhe shtet të mirë. Politika ka qenë e lidhur ngushtë me etikën. Kështu për shembull kur Pitagora dëshiron që dëgjuesve në Athinë t’ju shpjegojë lindjen e bashkësisë, të ligjeve dhe të rendit juridik, ai rrëfen për mitin e Prometheut dhe Epimeteut. Në fakt, kur Zeusi vendosi të krijojë krijesa të gjalla, dy vëllezërve, Prometheut dhe Epimeteut u dha një thesë me karakteristika të ndryshme, me detyrë që t’ua ndajnë drejt të gjithëve. Pasi Epimeteu nuk iu përmbajt parimeve, për krijesën e fundit dhe më të pambrojtur - njeriun, nuk mbeti asgjë. Prandaj, Prometheu e vodhi zjarrin nga perënditë dhe ua dhuroi njerëzve, por ata nisën të bëjnë armë, të luftojnë dhe të vrasin njëri tjetrin. Zeusi me habi e shihte këtë sjellje dhe vendosi t’u ndihmojë, duke u dhuruar turpin moral (aidos) dhe drejtësinë (dike). Atëherë njerëzit nisën t’i rregullojnë bashkësitë politike sipas drejtësisë, ligjeve dhe moralit. Domethënë, duhet të krijohej bashkësi politike e cila fuqimisht do t’i mbante njerëzit së bashku. Kjo nuk do të ishte e mundshme të arrihej vetëm me drejtësinë dhe ligjet, por duhej të kihej ndjenjë e fortë për obligimet morale dhe vlerat e caktuara, të cilave do t’u përmbahej bashkësia që të mund të ekzistojë.

Më vonë politika është kuptuar krejtësisht ndryshe, u paraqitën teori të cilat e ndanin politikën nga morali. Makjaveli pohonte se politika është aftësi e të sunduarit me njerëzit. Hobsi gjatë revolucionit anglez, duke i shkruajtur Levjatanit, konkludoi se njerëzit janë egoist, agresiv dhe krijesa amorale, të cilët synojnë sundimin dhe dominimin ndaj të tjerëve. Këtë e kuptoi si gjendje e natyrshme në të cilën gjenden njerëzit, por edhe se duhet të dalin nga një gjendje e këtillë e luftës së të gjithëve kundër të gjithëve. Pasi njeriu është krijesë e arsyeshme, ai synon drejt marrëveshjes dhe harmonizimit. Qytetarët heqin dorë nga e drejta që çdo njëri vetë të posedojë sovranitetin duke ia lënë një gjë të tillë Sovranit - mbretit, ose ndonjë trupi të zgjedhur. Kështu ligjet i rregullojnë marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe e kufizojnë lirinë që i cënon të tjerët.

Duke u nisur nga qëndrimet e teorisë së marrëveshjes shoqërore, teoria politike gjatë 300 vjetëve të fundit është duke kërkuar institucione për kontrollin e pushtetit, për të penguar keqpërdorimin e tij. Kështu në jetën politike vendoset Parlamenti; pushteti dhe opozita; ndarja e pushtetit në atë

Page 15: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

13

të durojnë tiraninë, e njihnin vetëm pushtetin e njerëzve të denjë, që do të thotë pushtetin në bazë të ligjeve dhe të kushtetutës.

Helenët konsideronin se lumturia është e mira më e madhe për numrin më të madh të njerëzve dhe se politika është veprimtari, e cila duhet të mundësojë vënien e rregullave tek pjesa më e madhe e njerëzve në ndonjë bashkësi për t’i bërë të lumtuar dhe të gëzueshëm. Detyra e shtetit ka qenë të krijojë dhe të edukojë qytetar të mirë demokrat, të cilët do të krijonin ligje të mira dhe shtet të mirë. Politika ka qenë e lidhur ngushtë me etikën. Kështu për shembull kur Pitagora dëshiron që dëgjuesve në Athinë t’ju shpjegojë lindjen e bashkësisë, të ligjeve dhe të rendit juridik, ai rrëfen për mitin e Prometheut dhe Epimeteut. Në fakt, kur Zeusi vendosi të krijojë krijesa të gjalla, dy vëllezërve, Prometheut dhe Epimeteut u dha një thesë me karakteristika të ndryshme, me detyrë që t’ua ndajnë drejt të gjithëve. Pasi Epimeteu nuk iu përmbajt parimeve, për krijesën e fundit dhe më të pambrojtur - njeriun, nuk mbeti asgjë. Prandaj, Prometheu e vodhi zjarrin nga perënditë dhe ua dhuroi njerëzve, por ata nisën të bëjnë armë, të luftojnë dhe të vrasin njëri tjetrin. Zeusi me habi e shihte këtë sjellje dhe vendosi t’u ndihmojë, duke u dhuruar turpin moral (aidos) dhe drejtësinë (dike). Atëherë njerëzit nisën t’i rregullojnë bashkësitë politike sipas drejtësisë, ligjeve dhe moralit. Domethënë, duhet të krijohej bashkësi politike e cila fuqimisht do t’i mbante njerëzit së bashku. Kjo nuk do të ishte e mundshme të arrihej vetëm me drejtësinë dhe ligjet, por duhej të kihej ndjenjë e fortë për obligimet morale dhe vlerat e caktuara, të cilave do t’u përmbahej bashkësia që të mund të ekzistojë.

Më vonë politika është kuptuar krejtësisht ndryshe, u paraqitën teori të cilat e ndanin politikën nga morali. Makjaveli pohonte se politika është aftësi e të sunduarit me njerëzit. Hobsi gjatë revolucionit anglez, duke i shkruajtur Levjatanit, konkludoi se njerëzit janë egoist, agresiv dhe krijesa amorale, të cilët synojnë sundimin dhe dominimin ndaj të tjerëve. Këtë e kuptoi si gjendje e natyrshme në të cilën gjenden njerëzit, por edhe se duhet të dalin nga një gjendje e këtillë e luftës së të gjithëve kundër të gjithëve. Pasi njeriu është krijesë e arsyeshme, ai synon drejt marrëveshjes dhe harmonizimit. Qytetarët heqin dorë nga e drejta që çdo njëri vetë të posedojë sovranitetin duke ia lënë një gjë të tillë Sovranit - mbretit, ose ndonjë trupi të zgjedhur. Kështu ligjet i rregullojnë marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe e kufizojnë lirinë që i cënon të tjerët.

Duke u nisur nga qëndrimet e teorisë së marrëveshjes shoqërore, teoria politike gjatë 300 vjetëve të fundit është duke kërkuar institucione për kontrollin e pushtetit, për të penguar keqpërdorimin e tij. Kështu në jetën politike vendoset Parlamenti; pushteti dhe opozita; ndarja e pushtetit në atë

Page 16: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

14

ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor; paraqitet mendimi publik që i mbron qytetarët nga të gjitha këto institucione. Politika sërish bashkohet (dhe jo vetëm deklarativisht me moralin, duke kërkuar me këtë rast koncezus nga qytetarët rreth disa çështjeve.

Sot, në fakt nuk ekziston bashkësi politike e cila mund të qëndrojë në bazë të parimit se politika është përmbledhje e çfarëdo gjëje, se në të nuk ka kurrfarë morali, se kurrfarë marrëveshjesh nuk vlejnë dhe se mbështetet në sundim dhe dominim. Nuk mund të ekzistojë bashkësi e këtillë sepse ajo në kushte të këtilla do të shkaktonte humbjen e tërësishme të besimit në komunikimin reciprok. Morali, përkatësisht respektimi i parimeve të caktuara, paraqet supozimin themelor që të mund të komunikojnë njëri me tjetrin por edhe me botën.

Në kushte të demokracisë së tërthortë, kur ju i zgjidhni përfaqësuesit tuaj dhe ata vendosin në vend tuaj, janë të mundshme manipulime të ndryshme, nëpërmjet të cilëve manipulohen njerëzit. Prandaj, janë të nevojshme instrumente të kontrollit: ndarja e pushtetit; mendimi publik; shtypi i lirë i cili syçelë ndjek Parlamentin, Qeverinë, opozitën për të mos u tjetërsuar pushteti aq shumë nga populli që e ka zgjedhur.

Gjatë kalimit në demokraci shumë “nxënës”, individë të kalitur teoriti-kisht në Maqedoni konsiderojnë se më esenciale është që njerëzit të çohen në një gjendje për të kuptuar se ç’është interesi i tyre, dhe kur ta mësojnë këtë, atëherë të nisin realizimin e atyre interesave. Për fat të keq dekadën e fundit në kushte të “lirisë dhe demokracisë” u tregua se njerëzit shpeshherë punojnë në llogari të dëmit të vet dhe se lehtë mund të manipulohen. Dikur mjaftonte vetëm t’u ofrohet diçka iracionale, çka do qoftë të ishte ajo dhe emocionalisht do t’i prekte. Ky është një sinjal i keq për njerëzit dhe paralajmëron se nuk nevojiten mekanizma të mëdha dhe përgjegjëse për t’u mbrojtur nga iracionaliteti, manipulimi i njerëzve, gënjeshtrat. Nuk është aspak e padëmshme kur ndonjë do të fillojë të tregojë përalla të shkurtëra. Duhet kapur faktin se njerëzit lehtë manipulohen dhe se ndonjëherë në pluralizëm zhvillohet një lojë e çuditshme ndërmjet demagogut dhe masës: demagogu dëshiron të përfitojë masën dhe nisë të flasë për atë që njerëzit dëshirojnë ta dëgjojnë; por, pas një kohe të caktuar, demagogu nuk mund të flasë asgjë tjetër; në fillim ai e mashtron masën, ndërsa më vonë masa manipulon me të. Në këtë mënyrë aktivizohet tek ne etno-nacionalizmi si ideologji kolektive, kur kompromitohet një ideologji tjetër kolektive që e quanim socializëm. Por, kjo na ndodhi vetëm se nuk ka ekzistuar individualizmi, nuk ka pasur liberalizëm, parti politike të pavarura të themeluara në mënyrë autentike dhe sociale, sindikata reale të pavarura, shoqata dhe iniciativa që do ta zhvillonin frymën private - individuale.

Page 17: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

15

Në kushte të varfërisë së përgjithshme, materiale dhe shpirtërore, ne nuk kemi pika të vërteta pluraliste, të cilat mund t’i kundërvehen pushtetit dhe të mbrojnë pavarësinë e tyre. Gjithashtu, nuk kemi mundësi të ndërtojmë parti politike të cilat do të ishin të forta në aspektin kadrovik, të etabluara demokratikisht dhe të forta moralisht, për t’i kundërvënë atyre që i përdorin të gjitha mjetet ekzistuese, të trashëguara nga socializmi dhe disponojnë gjithë pasurinë e vendit tonë, për të sunduar me “lehtësi të padurueshme”. Nuk mundëm të ndërtojmë as shoqëri të zhvilluara demokratike civile. Po të kishim këtë, njerëzit do të ishin të pavarur, ekonomikisht stabil dhe imun ndaj kërcënimeve partiake ose “të reketarëve” dhe gjendja do të ishte krejt ndryshe.

Në mungesë të kësaj që e përmendëm në skenën politike, me pak përjashtime kemi politikanë - karikatura. Na paraqiten liderë politik, njerëz që duhet ta drejtojnë shtetin, të krijojnë opinion, të cilin e mbajnë me vull-garizma, intriga, nënçmime dhe primitivizëm. E gjithë kjo nuk është pa rëndësi, ajo i edukon masat, krijon kulturë politike më primitive, në të cilën nuk është me rëndësi përmbajtja, por sharjet që ia bëjnë njëri tjetrit, fyerjet dhe përplasjet. Kultura politike erodohet deri në atë shkallë sa që me politikë kuptohet çdo gjë, dhe konsiderohet se çdo gjë është e lejueshme.

Nuk është mirë të përfitoni popullin me diçka konkrete në zgjedhje, ndërsa pastaj të bëni diçka krejtësisht tjetër duke pohuar se ky është makiavelizmi ynë. Në kushte të këtilla kërkesa për ripërtërirje morale nuk është kurrfarë liturgjie, por vetëm kërkesë reale serioze. Mbështetja në vlerat reale, respektimi i parimeve, zhvillimi i procedurave demokratike dhe ndërtimi i shoqërisë reale civile paraqet bazën e përparimit tonë.

Ky libër, i përbërë nga disa autor bullgarë, ndërsa i botuar me ndihmën e fondacionit “Friedrich Ebert” paraqet mudësi të jashtëzakonshme edhe për politikanët tanë, por edhe për politikologët, që të fitojnë njohuri dhe të mësojnë aftësi të shumta, të domosdoshme për cilin do aktor të skenës politike.

Edhepse shumë politikanë në Maqedoni nuk pëlqejnë të lexojnë literaturë të këtillë, sepse janë të bindur se “kanë lindur” për politikë, libri me thjeshtësinë, me praktikën dhe me seriozitetin e vet me siguri do të nxisë interes edhe tek ata, nëse jo tani atëherë me siguri në atë moment kur do të ballafaqohen me mundësinë e mënjanimit të tyre nga skena politike.

Dr. Gjorgje Ivanov Shkup, 2002

Page 18: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

16

Page 19: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

17

Kapitulli 1

MENAXHIMI ORGANIZATIV

Page 20: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

18

MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

Për aftësinë e politikanëve për të menaxhuar kohën

Të gjithë e dijmë se në punën e politikanëve koha është një nga faktorët më esencial. Të gjithë kemi përjetuar periudha, kur koha nuk na ka mjaftuar, për të përfunduar atë që e kemi planifikuar. Posaçërisht në periudhën e fushatave paraelektorale, kur janë të nevojshme shumë punë të bëhen paralelisht.

Pothuajse nuk ka struktura organizuese në të cilën kohë pas kohe të mos paraqitet problemi i nevojës së organizimit më të mirë të kohës. Duhet të pranojmë faktin se edhe përkundër njohurive për këtë nevojë, në praktikë punët ndryshojnë fare pak. Kur ndodh një gjë e këtillë procesi është aq i mundimshëm sa thjeshtë na bën që të heqim dorë.

A keni vërejtur se si mendojmë për organizimin e kohës sonë? Kjo pyetje aspak nuk na intereson kur punët zhvillohen mirë. Një gjë e tillë do të na dalë përpara atëherë kur do të paraqiten shenja të lodhjes, të ngarkimit, të ngacmimit dhe të stresit. Ndjehemi të pakënaqur nga vetvehtja, nga të tjerët, sikur fajtor të jetë e tërë bota. Bëhemi të mërzitshëm dhe të padurueshëm në familje, në rrethin e miqëve. Zhytemi gjithnjë e më shumë në problemet tona. Dhe vetëm atëherë do të konkludojmë se për të dalë nga ky rreth magjik është e domosdoshme të mësojmë të punojmë më mirë me faktorin kohë.

Megjithatë, pak njerëz, pranojnë se menaxhimi i faktorit kohë është diç shumë i vështirë. Kjo prek përcaktimet tona jetësore, filozofinë dhe mënyrën tonë të jetesës. Menaxhimi i kohës në praktikë do të thotë të bëhet ndryshim, me qëllim që të zbulohen mundësitë e reja në punë dhe në jetën e personalitetit. Ndryshime, nga ana e vet do të thotë gatishmëri që në mënyrë të vetëdijshme t’u vehet pikëpyetje stilit të ndërtuar të punës dhe të jetës, veprimtarive të përditshme rutinore, shprehive të caktuara, si dhe vet rregullimit të vendit të punës. Ndryshim do të thotë edhe vullnet për të hequr dorë nga ajo që mendojmë, se na pengon dhe se i pranojmë dallimet e së resë me të gjitha luhatjet, frikën dhe pasigurinë që del nga to.

MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

19

A e kemi parashtruar ndonjëherë pyetjen se ç’tip jemi nga aspekti i qëndrimit tonë ndaj faktorit kohë.

* A jemi ai tip i cili i është rrekur punës që ta kryejë në momentin e fundit; të aktivizohet dhe të veprojë efektivisht vetëm atëherë, kur puna nuk duron kurrfarë shtyerje dhe në fund të arsyetohet, se edhe pse bëra ç’mos edhe kësaj radhe gjërat u rregulluan?

* Ose, a jemi nga ai tip i njerëzve, të cilët e pranojnë mbi vete punën e tërësishme; rregullisht mbajnë ndjenjën se janë përgjegjës për çdo gjë, punojnë shumë, lodhen, dhe mendojnë se nuk është e mundur të kryhen të gjitha. Së fundi edhe ata shpesh janë të pakënaqur me vetvehten, kur vetë puna nuk është kryer tërësisht dhe ashtu si duhet;

* Apo jemi nga ata tipa që nuk mund të refuzojnë kur do t’ju drejtohen për një lutje për diçka; eprorëve gjithsesi nuk mund t’u refuzohen gjërat, ndërsa edhe ndaj kolegëve duhet pasur mirëkuptim; a mundet veprimtaria politike pa këtë; në fund vuajmë jo vetëm ne por edhe e tërë puna;

* A jemi nga ata tipa të njerëzve të cilët dëshirojnë të punojnë shumë, por në punën politike shpesh u mungojnë mundësitë; edhe përkundër përpjekjeve të tyre, ajo që e propozojnë nuk mund të hyjë në punë; ata u humbin kohë të tjerëve, për të shqyrtuar idetë dhe pro-pozimet joadekuate.

Këto janë vetëm disa nga tiparet karakteristike që i posedojnë njerëzit. Ato kanë lidhje të drejtpërdrejtë me punën tonë në përgjithësi dhe pjesërisht, gjithsesi edhe me menaxhimin e kohës në politikë. Puna e politikanëve është shumë e lodhshme dhe nëse ai nuk e njeh mirë vetveten, aftësitë dhe prirjet e tija vetiake, me siguri nuk do të mund t’i përshtatet kohës, nuk do të mund t’i mbajë të gjitha ngarkesat.

A e dimë se ç’është në fakt koha? Shpesh e shfrytëzojmë frazën “nuk kam kohë”, pa u përqëndruar se

a është kjo e logjikshme ose jo. Rëndom nuk kemi ndonjë send, ndonjë sasi të sendeve. Kur do ta dëgjojmë këtë shprehje duhet të mendojmë se a mund të karakterizohet koha me fakte sasiore? Dhe në fakt, si janë specifikat e faktorit kohë?

Koha mund të matet me sasi. Por ajo rregullisht rrjedh dhe nuk mund të vazhdohet më tepër se ç’është, me atë që disponojmë nga lindja deri në vdekje. Kjo është e pazëvendësueshme, e pandashme dhe nuk i nënshtrohet mbrojtjes (përveç në pikëpamjet tona subjektive). Nuk mundet si Fausti të brohorisim “O çast i këndshëm, ndalu t’i je aq i bukur!” dhe të ndalim kohën. Se a do ta shfrytëzojmë edhe si do ta

Page 21: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

19

A e kemi parashtruar ndonjëherë pyetjen se ç’tip jemi nga aspekti i qëndrimit tonë ndaj faktorit kohë.

* A jemi ai tip i cili i është rrekur punës që ta kryejë në momentin e fundit; të aktivizohet dhe të veprojë efektivisht vetëm atëherë, kur puna nuk duron kurrfarë shtyerje dhe në fund të arsyetohet, se edhe pse bëra ç’mos edhe kësaj radhe gjërat u rregulluan?

* Ose, a jemi nga ai tip i njerëzve, të cilët e pranojnë mbi vete punën e tërësishme; rregullisht mbajnë ndjenjën se janë përgjegjës për çdo gjë, punojnë shumë, lodhen, dhe mendojnë se nuk është e mundur të kryhen të gjitha. Së fundi edhe ata shpesh janë të pakënaqur me vetvehten, kur vetë puna nuk është kryer tërësisht dhe ashtu si duhet;

* Apo jemi nga ata tipa që nuk mund të refuzojnë kur do t’ju drejtohen për një lutje për diçka; eprorëve gjithsesi nuk mund t’u refuzohen gjërat, ndërsa edhe ndaj kolegëve duhet pasur mirëkuptim; a mundet veprimtaria politike pa këtë; në fund vuajmë jo vetëm ne por edhe e tërë puna;

* A jemi nga ata tipa të njerëzve të cilët dëshirojnë të punojnë shumë, por në punën politike shpesh u mungojnë mundësitë; edhe përkundër përpjekjeve të tyre, ajo që e propozojnë nuk mund të hyjë në punë; ata u humbin kohë të tjerëve, për të shqyrtuar idetë dhe pro-pozimet joadekuate.

Këto janë vetëm disa nga tiparet karakteristike që i posedojnë njerëzit. Ato kanë lidhje të drejtpërdrejtë me punën tonë në përgjithësi dhe pjesërisht, gjithsesi edhe me menaxhimin e kohës në politikë. Puna e politikanëve është shumë e lodhshme dhe nëse ai nuk e njeh mirë vetveten, aftësitë dhe prirjet e tija vetiake, me siguri nuk do të mund t’i përshtatet kohës, nuk do të mund t’i mbajë të gjitha ngarkesat.

A e dimë se ç’është në fakt koha? Shpesh e shfrytëzojmë frazën “nuk kam kohë”, pa u përqëndruar se

a është kjo e logjikshme ose jo. Rëndom nuk kemi ndonjë send, ndonjë sasi të sendeve. Kur do ta dëgjojmë këtë shprehje duhet të mendojmë se a mund të karakterizohet koha me fakte sasiore? Dhe në fakt, si janë specifikat e faktorit kohë?

Koha mund të matet me sasi. Por ajo rregullisht rrjedh dhe nuk mund të vazhdohet më tepër se ç’është, me atë që disponojmë nga lindja deri në vdekje. Kjo është e pazëvendësueshme, e pandashme dhe nuk i nënshtrohet mbrojtjes (përveç në pikëpamjet tona subjektive). Nuk mundet si Fausti të brohorisim “O çast i këndshëm, ndalu t’i je aq i bukur!” dhe të ndalim kohën. Se a do ta shfrytëzojmë edhe si do ta

Page 22: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

20

shfrytëzojmë ajo varet në radhë të parë nga vullneti dhe dëshira jonë. Rëndomë njerëzit janë të pakujdesshëm, kur kalkulojnë me kohën e tyre. Njeriu është i prirur gjithnjë të mendojë se në jetën e tij ka shumë kohë, se do të ndajë kohë për diçka, nëse ajo është e qenësishme; se disa gjëra mund t’i shtyjë për më vonë, kur do të ketë më tepër kohë.

Këto specifika të përgjithshme të kohës mund të na ndihmojë që të njohim raportin tonë me të. Por që të mund ta menaxhojmë më mirë neve duhet të kemi një pasqyrë më të lartë se sa kohë kemi mesatarisht, në lidhje me ligjet e natyrës.

E dijmë se * Një natë e një ditë ka 24 orë; * Një javë ka 168 orë; * Një muaj ka 720 orë; * Një vit ka 8.640 orë. Nëse pranojmë se gjatësia mesatare e jetës është 70 vjet, atëherë

njeriu disponon gjithsej 600.000 orë. Prej atyre gjatë 18 vjetëve të para, në fakt, rreth 150.000 orë i dedikohen zhvillimit dhe arsimimit të tij. 450.000 orë të tjera barabarsisht ndahen për gjumë, për punë dhe për kohë të lirë. 1 ditë = 24 orë 1 javë = 168 orë muaji, gusht = 720 orë viti 1997 = 8.640 orë 70 vjet = 600.000 orë prej 1 deri 18 vjet = 150.000 orë prej 18 deri 70 vjet = 450.000 orë

gjumë kohë e lirë punë 150.000 h 150.000 h 150.000 h

Konkluzat janë të qarta, por megjithatë, është e domosdoshme të ndahen disa prej tyre: * Koha është kapitali ynë më i çmueshëm; * Koha nuk mund të blehet me para; * Koha jonë gjithnjë shkurtohet; * Koha rrjedh rregullisht dhe e pandryshuar; * Koha është jeta jonë.

Page 23: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

21

Këtu nuk ekziston vend për dëshpërim. Përkundrazi. Një nga vle-rësimet më optimiste për kohën pa dyshim është ai i Anshtajnit - “Më intereson në radhë të parë e ardhmja, sepse ajo është kohë në të cilën jetoj.” Çdo njeri disponon kohë, që i është caktuar me jetën, por asnjë nuk ka kohë të mjaftueshme për të bërë çka dëshiron. Të përkujtojmë mendimin “nuk është pak koha që e kemi, shumë është koha që nuk e shfrytëzojmë” (Seneka). Dhe të përpiqemi në këtë aspekt ta sqarojmë shprehjen “nuk kam kohë” dhe t’i japim domethënie pragmatike. Kjo do të mund të formulohej në këtë mënyrë: * Nuk do të ndajë kohë për të; * Tani s’është me aq rëndësi për mua; * Kam përparësi të tjera; * E vlerësoj shumë kohën prandaj nuk mund të ndajë kohë për një punë të tillë.

Detyra: prezentoni në formë të tabelës ndarjen e një dite punuese tuaj normale si politikan sipas llojeve të veprimtarive dhe kohën e nevojshme për kryerjen e tyre. Përshkruani se çfarë veprimtarishë keni kryer dhe sa zgjatë dita juaj punuese normale..

Llojet e veprimtarisë Koha

Si janë rezultatet? A kemi paraparë çdo gjë, që rëndomë e bëjmë gjatë ditës së punës? A kemi përfshirë kohën për biseda telefonike dhe sa është ajo? Sa kohë ndajmë për të pirë kafe? A ndërpritet puna jonë nga vizita të papritura dhe sa kohë na marrin ato? A paraqiten shpesh momente të paparashikuara dhe cilat janë ato? Sa kohë na nevojitet për përgatitjen dhe nënshkrimin e dokumentave? Sa kohë na merr informimi për të kryer punën tonë? Por kur nuk do të ketë rrymë? Nëse nuk ka material zyre? Nëse është ftohtë në vendin e punës? Nëse nuk ekziston teknika e domosdoshme dhe duhet të dalë përjashta për të kryer punën tonë? Nëse nuk kemi në disponim automjet, për të arritur në vendin e caktuar për një aktivitet të veçantë? Këtij numërimi të gjërave mund t’u shtohen edhe shumë të tjera. Por qëllimi nuk është ky.

Qëllimi ynë është:

Page 24: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

22

1. Të konstatojmë cilat veprimtari nuk i kemi paraparë dhe sa kohë na marrin ato?

2. Sa është gjatësia mesatare e ditës sonë punuese? 3. A mund t’i përballojmë kësaj? 4. A mund të racionalizohet koha jonë punuese?

Njeriu në parim anon që të mos e shënojë punën e rëndomtë. Si

punë konsiderohen vetëm detyrat e mëdha, ndërsa aktivitetet që e ndjekin atë nuk janë të shumta. Këto aktivitete “të parëndësishme” në fakt marrin shumë kohë, por ne nuk jemi mësuar drejt t’i vlerësojmë. Për shembull, është llogaritur që të shkruhet, formohet dhe adresohet një letër e rëndomtë zyrtare e llojit “e morëm informatën, u falenderohemi, mbetemi edhe mëtutje në kontakt me ju” nevojiten të paktën 20 minuta. Ne i quajmë aktivitetet e këtij lloji të kohës teknologjike, por rëndomtë nuk parashohim se sa pjesë të madhe të ditës së punës e kalojmë me to. Habitemi, kur eprorët pak më vonë, pasi e kanë caktuar detyrën, dëshirojnë t’u japin raport.

Si është konkluza, e cila drejtpërsëdrejti ka lidhje me organizimin më të mirë të kohës?

Koha është tërësi objektive që matet. Por pikëpamja e jonë për të është subjektive.

Ta ilustrojmë këtë me dy shembuj nga përditshmëria.

Paraqisni situatën që vijon: Shkoni me gruan tuaj në treg. Koha juaj është e kufizuar, sepse keni me mijëra obligime të tjera, por në të njejtën kohë ka edhe futboll. Ajo, në fakt kërkon të blejë këpucë - që njëkohësisht të jenë të lira por të jenë edhe elegante, kuptohet edhe t’i rrinë mirë. Shkoni nga një dyqan në tjetrin. Ajo i provon, ndërsa ju rrini e prisni. E shihni me inat orën tuaj dhe nervozoheni. Në fund ajo definitivisht i blenë këpucët dhe u thotë: “E sheh se sa shpejt e kryem?” Ndërkohë ndeshja e juaj e futbollit përfundoi.

Dhe e kundërta. Niseni me gruan tuaj në treg. Në këtë moment ndodh që vetura të mos ndizet. Ju e hapni kapakun dhe i thoni gruas suaj: “prit një minut”. Pastaj vërtetohet se defekti është më serioz. E thirrni edhe fqiun që t’u ndihmojë dhe në fund vetura ndreqet. Ju duket sikur e gjithë kjo punë u krye për disa minuta. Por gruaja juaj tani më ka bërë pazarin dhe me inat u bërtet se keni humbur tërë ditën me këtë veturë.

Page 25: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

23

Këto shembuj të rëndomtë na bëjnë të konkludojmë.

Pranimi subjektiv dhe vlerësimi i ngjarjeve ndikojnë ndaj ndjenjës sonë për kohën.

Çka na pengon për të organizuar më mirë kohën tonë?

Tani më konstatuam se pikëpamjet tona subjektive për kohën

ndonjëherë ndryshojnë shumë nga realiteti. Prandaj te menaxhimi i kohës duhet të nisemi nga realiteti dhe jo nga pikëpamjet tona. Të jemi sa më konkret që është e mundshme që të përcaktojmë se si në fakt qëndrojnë punët me organizimin e kohës sonë. Gjëja e parë dhe më esenciale që duhet të bëjmë është të përpiqemi ta analizojmë dhe të vlerësojmë përvojën tonë personale. Këtu pikënisje është pikëpamja se në radhë të parë kjo është bazë për ndryshime në të ardhmen.

Nëse seriozisht sillemi në vet vlerësimin e punës sonë është e domosdoshme të shtrojmë disa pyetje dhe në vazhdim gjatë një periudhe të caktuar kohore t’i ndjekim përgjegjet e sakta dhe të plota. Këto janë pyetjet e tipit të:

* A shfrytëzoj në punën time ndonjë mënyrë të planifikimit ditor, javor, mujor dhe vjetor?

* Në çfarë mënyre e planifikoj punën - a kam shprehi të bëj edhe plane të shkruara? * Nëse bëj plane të shkruara a i zbatoj duke i kryer realisht? * Si janë rezultatet - a ekziston shmangie ose jo? * Si rrjedh dita ime punuese, çka bëj rëndomë? * Cila punë më shkakton kënaqësi dhe cila jo? * Cilave detyra përpiqem t’u shmangem? * Çfarë detyrash dëshiroj të kryej? * Çka më nervozon në vendin e punës? * Ç’është për mua sukses dhe mossukses?

Çdokush duhet ta dijë se pyetjet personale mund t’u ndihmojnë

(nëse u përgjigjet shpesh) ta analizoni realitetin ashtu si është dhe jo ashtu siç e pranon ai. Nëse keni guxim të mjaftueshëm, mund t’i krahasoni përgjegjet tuaja me vlerësimet e punës së disa kolegëve dhe miqëve tuaj, mendimet e të cilëve i respektoni.

Page 26: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

24

Çdo njeri ka anet e veta të dobëta. Nuk duhet për këtë të shqe-tësoheni. Duhet të pranojmë qetë faktin se në punë gjithnjë ekzistojnë aktivitete, të cilat na mërzisin dhe të cilat nuk janë në pajtim me ne, të cilat na alarmojnë dhe për të cilat konsiderojmë se kot na e marrin kohën. Në mënyrë të sinqertë të përpiqemi saktë t’i përcaktojmë cilat janë ato. Specialistët kanë përpunuar një listë nga shkaktarë të ndryshëm të cilët na pengojnë për organizimin më të mirë të kohës sonë. Ja disa prej tyre:

Telefoni - Rregullisht cingëron; - E ndërpret kryerjen e detyrave të rëndësishme; - Bisedat janë shumë të gjata; - Ndonjëherë nuk e kam të qartë për çka u paraqit dhe më

nevojitet informim plotësues; - Nëpërmjet telefonit më parashtrohen disa detyra vijuese.

Vizituesit

- Kolegë, të cilët dëshirojnë të flasim ose të analizojmë disa gjëra;

- Vizita të padëshirueshme të anëtarëve dhe simpatizuesve; - Njerëz jo aq të përgatitur për diskutim.

Diskutimet

- Shumë të gjata; - Me rezultat të padëshirueshëm; - Kërkojnë përgatitje të mëdha; - Është kryer përgatitja për problemet, të cilat pastaj prolongojnë

ose bien poshtë; - Jo aq të përgatitura; - Pritja e gjatë.

Përparësitë

- Shpesh mungojnë përparësitë e qarta; - Përpiqem të bëj disa punë në të njejtën kohë; - Nuk jam koncentruar në më të rëndësishmen; - Dëshiroj maksimalisht mirë të njihem me faktet; - Mungon koordinimi; - Punë e dobët ekipore.

Page 27: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

25

Afatet - I përmbahem asaj që jam marrë vesh vetëm nën presionin e

afateve të caktuara; - Shpesh paraqiten situata të paparashikuara; - Kam ambicie të kryejë shumë punë; - Planifikim i keq i kohës së punës; - Shpejtoj; - Nuk kam durim të përfundoj punën.

Dokumentimi

- Byroja është plot materiale; - Korrespondenca më merr shumë kohë; - Leximi më merr shumë kohë; - Vendi i punës i parregulluar; - Rregullisht kërkoj numra telefonik, shënime, adresa etj. - Burimet informative të rregulluara keq.

Komunikimet - Komunikimi i keq; - Shkëmbim i vonuar i informatave; - Moskuptim dhe zënka me kolegët; - Mosaftësia për t’i dëgjuar të tjerët; - Vërejtje jashtëzakonisht të tepërta.

Udhëheqja - Nuk mund ta kryejë; - Shpesh duhej t’i kryejë aktivitetet që duhet t’i bëjnë të tjerët; - Mungesa e kontrollit gjatë udhëheqjes.

Heqja dorë

- Nuk mund të heq dorë kur të tjerët do të më lusin.

Qëllimet e parashtruara - Nuk kam qëllime të qarta; - Nuk kam koncept të qartë në jetë; - Pavendosmëria; - Nuk mund të gjindem në punën time të përditshme.

Vetë diciplina - Ndonjëherë nuk mund ta kryejë atë qe kam paraparë; - Mosekzistimi i motivimit;

Page 28: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

26

- Shpesh nuk mund ta kryejë punën.

Ambienti jetësor - Zhurma; - Dërdëllitja; - Shkuarje e vështirë deri në vendin e punës; - Marrja e vështirë e dokumenteve për shkaqe të ndryshme; - Disponimi i im në vendin e punës.

Gjatë analizës së këtyre shkaktarëve kërkojmë përgjegje edhe në këto pyetje:

* Çfarë vëllimi të punës së paplanifikuar na imponohet që ta kryejmë?

* Çka sakt na dekoncentron nga puna e planifikuar? * Sa detyra të reja duhet të zgjidhen në mënyrë urgjente? * Kujt i telefonojmë më shpesh? * Kur pranojmë më shumë palë dhe për cilat çështje? * Cilat çështje i diskutojmë më shpesh në vendin e punës? * A bëjmë pushim të rregullt? * A kemi shkaktarë të rregullt dhe të çfarë natyre janë ato (teknike, nga ana e njerëzve, qenësore)?

Kur do t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve dhe pyetjeve të tjera të

ngjashme do t’i kemi plotësisht të qarta shkaqet, të cilat na pengojnë të organizojmë më mirë kohën tonë. Problemi, në fakt qëndron në atë se konstatimi për vetvete nuk e jep zgjidhjen. Çdonjëri duhet të nxjerrë konkluzë dhe të parashohë saktë se ç’duhet të ndërmarrë që të ndryshojnë punët.

Si ta organizojmë kohën tonë?

Çdonjërit nga ne i ka ndodhur të vërej se si punon mjeshtri dhe si i qaset punës një laik. Mjeshtri së pari shqyrton, vlerëson, paramendon, i mat qasjet dhe zgjidhjet e mundshme dhe atëherë i hynë punës. Laiku menjëherë hidhet në veprim të rrufeshëm, pa menduar aspak cili është qëllimi dhe si mund të arrihet ai më lehtë. Që të organizojmë më mirë kohën tonë, duhet të mësohemi t’u qasemi problemeve si mjeshtri. Është e nevojshme t’i përballojmë kushtet dhe drejtimet kryesore te menaxhimi i kohës. Duhet ditur se

Page 29: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

27

procesi i menaxhimit të kohës mund të modelohet dhe të paraqitet në mënyre grafike në këtë formë.

E shohim se ai paraqet një rreth pafund, i cili i përfshin periudhat

dhe fazat e ndryshme dhe mbështetet në bazat e informatave dhe të ko-munikimeve.

Të ndalemi më hollësisht në çdonjërën periudhë:

A Parashtrimi i qëllimit

Të parashtrohen qëllimet e sakta kjo duket e lehtë me fjalë por në vepër vështirë. Si mund të mësojmë që t’i formulojmë mirë qëllimet tona? Dhe a është një gjë e tillë e mundshme? Ekspertët pohojnë se është e mundshme, por është e nevojshme një parasupozim esencial, në radhë të parë vullneti dhe dëshira jonë që të kemi qëllim të qartë. Çdo kush konsideron se dëshiron të ketë një qëllim. Por në praktikë kjo

Të informuarit dhe komunikimi

15

Vënja e qëllimit Kontrolli

2

3

4

6

Planifikimi

Marrja e vendimit

Realizimi

Page 30: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

28

nuk ndodh kështu. Prandaj kur njeriu ka një qëllim, ai bëhet më lehtë i dukshëm dhe i jep shkak për vlerësime. Atëherë atij mund t’i parashtro-hen pyetje të llojit të këtillë: * A e ka arritur qëllimin e vet - po ose jo? * Çka ke bërë që ta arrish këtë qëllim? * Kush dhe çka të pengonte që ta arrish qëllimin tënd? * Cilët janë përparësitë e tua në procesin e realizimit të qëllimit? * A je i gatshëm të pranosh përgjegjësinë në emër të atij qëllimi? * A je i gatshëm ta mbrojsh qëllimin tënd?

Kur formulimi i qëllimit shqyrtohet në këtë kontekst, e shohim se nuk është aq lehtë për të vendosur parashtrimin e qëllimeve të qarta. Posaçërisht kur jemi politikanë dhe gjendemi në dritën e prozhektorëve. Shpesh ballafaqohemi me gjykimin e mendimit publik dhe e dimë se rejtingu ynë varet edhe nga formulimi i qëllimeve, si i realizojmë ato dhe në fakt a jemi të aftë që t’i arrijmë qëllimet e parashtruara. Për politikanin me siguri është esenciale ajo që e ka theksuar Moljeri: “Ne jemi përgjegjës jo vetëm pse e kryejmë një punë por edhe për atë pse nuk e kryejmë”.

Të përpiqemi t’u përgjigjemi disa pyetjeve:

Ç’është qëllimi? Përgjithësisht qëllimi mund të definohet në këtë mënyrë - ai është

gjendje konkrete e përshkruar në mënyrë cilësore dhe sasiore, të cilën synojmë ta arrijmë.

Çfarë cilësish duhet të përmbajë qëllimi? Qëllimet duhet të jenë Qëllimet kërkojnë:

* Domosdoshmëri; * Qëndrim vetiak. Qëllimet shënojnë:

• Interesa.

* Të arritshme; * Bindëse; * Të kuptueshme; * Atraktive; * Të mund të identifikohen;

* Konkrete; * Të mund të realizohen; * Të dukshme; * Të mund të financohen; * Të mund të vlerësohen.

Page 31: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

29

Ç’duhet ditur më parë që të mund të përcaktojmë qëllimin? Duhet të pastrojmë faktin se kushti paraprak i transaksioneve të këtij

procesi është prania e vullnetit për veprim. Supozimi tjetër esencial është dëshira për ndryshim dhe prezantim të qartë të situatës, të cilën e synojmë. Nevojitet gjithashtu të kemi aftësi planifikimi të punës sonë - të mund të përcaktojmë saktë cilat aktivitete duhet t’i kryejmë dhe në çfarë radhitje.

Si të arrijmë te formulimi i qëllimit? Praktika tregon se formulimi edhe i qëllimit më të rëndomtë përf-

shinë disa faza vijuese: * I formulojmë dëshirat, nevojat dhe detyrat tona; * I përshkruajmë aq saktë, që të mundemi qartë të parashohim atë

që duam ta arrijmë; * Përcaktojmë se një qëllim i këtillë i parashtruar është i lartë, ai

është sprovë për ne por është i arritshëm; * Ai është formuluar pozitivisht; * Nga ai rrjedhin aktivitete, të cilat shërbejnë për realizimin e tij; * Qëllimi është formuluar aq qartë dhe thjeshtë sa që mundet në

çdo kohë të jetë i kuptueshëm për secilin auditorium.

Qëllimi mund të planifikohet duke u sjellur në këtë radhitje: * Analiza e gjendjes së deritanishme; * Analiza e gjendjes, e cila duhet të arrihet; * Mënjanimet; * Potenciali im; * Analiza e burimeve; * Qëllimi - minimal dhe qëllimi - maksimal; * Afatet; * Struktura e qëllimeve dhe nënqëllimeve themelore; * Hapat e realizimit; * Kontrolli.

Page 32: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

30

Ja si duket procesi i paraqitur me shemë:

Qëllimi

Analiza e qëllimeve Analiza e situatës

Qëllimi- mjetet (analiza)

Formulimi i qëllimit

Qëllimi i aktivitetit

Instrumentat e kontrrollit

Konkludimi i arritjes së qëllimit

Kremtimi

Page 33: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

31

Qëllimi i formuluar mirë duhet t’u japë përgjegje disa pyetjeve: * Ç’dëshirojmë të arrijmë? * Si do të arrijmë, me çfarë mjete? * Në ç’farë afati? * Kush për çka do të përgjigjet? * Si vlerësohet rezultati?

Është esenciale që saktësisht të formulohet qëllimi. Sepse një gjë e këtillë do të na ndihmoj t’i mobilizojmë të gjitha burimet tona për arritjen e tij, të gjejmë mjete dhe të përcaktojmë afate. Nëse jemi të bindur në qëllimin, ne do të punojmë jo vetëm me kënaqësi, por edhe duke u përpjekur për arritjen e tij.

Ja dy shembuj, të cilët na bëjnë të mundshëm të konstatojmë se a është i formuluar mirë një qëllim në pajtim me kërkesat:

Dëshiroj që sa më shpejtë të përmirësojë teknologjinë e punës sime.

E pa drejtë!

I drejtë është formulimi që vijon: Nga 1 qershori dëshiroj të punoj në ditë një orë më pak, që do të thotë se do të arrijë të njejtin rezultat me teknologji më të mirë të punës.

Nëpërmjet organizimit më të mirë të punës deri më 15 maj t’i zvogëlojë bisedat ditore telefonike nga 3 në 2 orë. Rezultati - kursehen 1000 denarë nga bisedat telefonike.

Qëllimi është formuluar drejtë!

Në veprimtarinë politike formulimi i qëllimit është më i vështirë. T’i

shohim shembujt që vijojnë:

Deri te zgjedhjet e planifikuara duhet të rrisim vëmendjen ndaj të rinjëve.

Nuk është e drejtë! Formulimi i drejtë i qëllimit mund të jetë: Deri te zgjedhjet e planifikuara të rrisim vëmendjen tonë 5 për qind

tek studentët nëpërmjet komunikimit më të mirë politik. Së shpejti duhet t’i nisim diskutimet dhe arsyetimet e aktiviteteve

për përgatitjen e fushatës paraelektorale.

Page 34: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

32

Çka është jo e drejtë në këtë formulim? Nuk ekziston afati, nuk ka ekzekutues, nuk ka adresë, nuk është e

qartë se çfarë kërkese të saktë ka. Si duhet të riformulohet?

Prej 1.10.2000 në udhëheqjen politike të partisë ose të subjektit tjetër të nisë diskutimi dhe arsyetimi i fushatës paraelektorale. Propozues i konceptit ... ; afati i dorëzimit në arkiv ... ; afati i pranimit ... .

B PLANIFIKIMI

Kjo është periudha e dytë në modelin e menaxhimit të kohës. Gjatë kësaj peirudhe kryen përgatitjet për realizimin e qëllimit të caktuar. Kjo do të thotë që të fitohet më tepër kohë, të përqëndrohen përpjekjet dhe të harmonizohen nënqëllimet dhe detyrat individuale me ato të organi-zatës. Është e domosdoshme që qëllimi kryesor të ndahet në nënqëllime - të përcaktohen masat konkrete për realizimin e tij, mjetet e nevojshme për të, si dhe afatet e arsyeshme. Këtu duhet t’u përgjigjemi disa pyetjeve:

* A është e mundur t’i mobilizojmë forcat dhe mjetet e nevojshme për ta arritur qëllimin? * Nëse nuk është e mundshme a ekzistojnë alternativa të tjera dhe cilat janë ato?

* Me cilin konkretisht? * Në çfarë afati?

Ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë që të lehtësojmë procesin e planifikimit. Para çdo pune duhet të parashtrojmë vetëm katër pyetje.

Page 35: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

33

4 PYETJE PARA ÇDO PUNE

A duhet me të vërtetë të kryet kjo punë?

Po Jo eliminimi

A duhet unë ta kryej këtë punë?

Po Jo delegohet

A duhet tani ta kryej këtë punë?

Po Jo përcaktimi i afateve

A duhet të kryhet kjo punë në këtë mënyrë?

Po jo racionalizimi

Eliminimi Nëse konstatojmë se një aktivitet i caktuar kontribuon me diçka për

arritjen e qëllimit, atëherë është e nevojshme të vazhdojmë të merremi me të. Nëse përgjegjja është jo, atëherë është e nevojshme që edhe një herë të vendosim se kjo punë a ka diç të përbashkët me kryerjen e qëllimeve të tjera të organizatës. Nëse përgjigjja është po, atëherë duhet lënë personave kompetent. Nëse është jo, eliminohet tërësisht. Askush, as edhe ekzekutuesi më i thjeshtë nuk duhet të harrojë se prej tij varet se a do të merret me këto gjëra organizatat, të cilat e largojnë nga qëllimet e saja kryesore. Ndonëjherë është e nevojshme të kryhen edhe punë jo të volitshme që do të donim t’i eliminonim ose t’ua ngarkonim të tjerëve. Por një gjë e këtillë duhet bërë vetëm në rast kur kemi pasur qasje korrekte ndaj përgjegjjes së pyetjes së parë.

Delegimi (përcjellja) Aftësia e përcjelljes është një nga cilësitë më të rëndësishme të

politikanit. Kjo garanton punë ekipore dhe cilësi më të mirë të kryerjes së detyrave. Politikani nuk është i detyruar të bëjë çdo gjë. Për suksesin e iniciativës është e rëndësishme, kur ai nuk do të mund të kryente një punë të caktuar me kohë t’ua përcjellë të tjerëve, të cilët do të mund të ballafaqohen në një nivel të caktuar. Ilaçi magjik për sukses shpesh fshihet në shkathtësinë e përcjelljes. Henri Ford thotë se cilësia më

Page 36: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

34

esenciale, që e disponon është shkathtësia e tij të inkuadrojë njerëz, të cilët janë më të aftë se sa ai.

Politikani i mirë nuk duhet të shqetësohet kur ia përcjell një tjetri punën e caktuar. Ai nuk duhet të lodhet me argumenta të ndryshme si të llojit:

* Pse është e nevojshme t’i a përcjellë, kur mundem edhe vetë ... * Gjersa ia spjegoj, mundem edhe vetë ta kryejë punën * Ai nuk do ta kryejë punën ashtu siç dua unë * A do të mendojnë se unë nuk mund ta kryejë vetë këtë punë * Të tjerët nuk duhet të dijnë më tepër * Do të ballafaqohem vetë. Eshtë shumë e rëndësishme mënyra e përcjelljes. Shpesh sikur

edhe nuk dallohet nga urdhëri. Atëherë kryrësi ndjehet i nënshtruar dhe i kryen detyrat formalisht. Vetë puna nuk i paraqet kënaqësi. Ndryshe duken punët kur gjatë përcjelljes së punës ndahet kohë për arsyetime - pse është e nevojshme të kryhet kjo punë, cili është qëllimi, çfarë rezultatesh priten nga ajo. Në këtë rast kryerësi fiton ndjenjën e bashkë-pjesëmarrësit. Ai e merr përgjegjësinë dhe bën më tepër përpjekje. Nuk ka ndjenjën, se e humb kohën kot. Nëse ekziston që vetë të referojë për rezultatet, ai do të ndjejë kënaqësinë e punës së vet. Shpesh në jetën politike bullgare këto gjëra në radhë të parë elementare harrohen. Puna partiake kuptohet si veprimtari rutinore, ku njeriu trajtohet si një allkë e makinës së madhe. Nga afatet e përcaktuara jemi nën presion, nuk kemi kohë për sqarime të gjata, e të mos flasim për falenderime. Një qasje e këtillë vështirë se mund të quhet përcjellje.

Në veprimin e politikanëve nuk duhet lejuar përcjellje e thjeshtë e ndonjë lloji të punës. Përcjellja e vërtetë është përcjellja e përgjegjësisë. Cili është dallimi ndërmjet këtyre te dyjave? Gjatë përcjelljes së punës: - Jepet informatë jo e plotë; - Nuk sqarohet qëllimi; - Nuk jepet mundësia për pjesëmarrje në sukses. Gjatë përcjelljes së përgjegjësisë: - Bëhet e mundshme qasja e informatave komplete; - Qëllimi është i qartë; - Është i pranishëm identifikimi me qëllimin; - Ndjenja e përgjegjësisë vetiake; - Ndjenja për pjesëmarrje në sukses; - Ndjenja për pjesëmarrje në mossukses;

Page 37: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

35

- Ndjenja për pjesëmarrje në konkluzione dhe nxjerrjen e mësimeve.

Përcaktimi i afateve Kur do të parashtrojmë një detyrë të caktuar ne së pari pyesim se

cilët janë afatet. Nëse puna është urgjente, ajo duhet të kryhet menjëherë. Nëse nuk është urgjente dhe ekziston afat i caktuar, duhet paramenduar se çfarë hapash të ndërmerren dhe në çfarë afatesh të arsyeshme të përfshihen. Problem serioz në veprimtarinë politike në Bullgari është se detyrat shumë shpesh bëhen të paparalajmëruara dhe politikanët shndërrohen në një trup të reagimit të shpejtë, i cili ua ç’rregullon punën e tyre të planifikuar.

Është e domosdoshme çdo njëri të gjejë mënyrë që të ballafaqohet me detyrat vijuese. Ashtu që nuk do të pengonte veprimtarinë kryesore. Nuk është e dëshirueshme të punohet në bazë të parimit të shprazjes së frenave - niset nga poshtë dhe shkohet përpjetë. Në krye gjithnjë gjen-den detyra të reja, por ato nuk janë gjithmonë më esenciale. Politikani i mirë duhet të gjejë masën ndërmjet asaj esenciales dhe joesenciales, themelores dhe plotësueses, ekzistenciales dhe joekzistenciales dhe të dijë të planifikojë afatet, ashtu që drejtimi kryesor i veprimtarisë të mbe-tet gjithnjë në krye.

Racionalizimi Njeriu është i prirur që t’i përmbahet asaj që e di. Shpeshëherë

themi: “Nuk kam probleme. Shpeshëherë e kemi bërë këtë. Edhe tani do ta kryejë”. Kjo na jep ndjenjën e sigurisë, por nuk është gjithmonë mënyra më e mirë e punës. Ndonjëherë është e radhës që të pyesim - a nuk mund të kursejmë diskutimet, të cilat i bëjmë rëndomë në raste të këtilla. A është e domosdoshme të përfshijmë aq njerëz dhe të diskutojmë me orë të tëra, kur mund t’u paraqitemi me telefon disa njerëzve dhe të këshillohemi me ta. A është e nevojshme të përgatisim material të shkruar për çdo pjesëmarrës në diskutim ose do të kursejmë kohë, nëse në fillim shkurtimisht e theksojmë esencën e problemit?

Te menaxhimi i kohës imponohet shema e pesë hapave të planifikimit: 1. Radhitja e aktiviteteve 2. Vlerësimi i gjatësisë të çdo njërit prej tyre 3. Parashikimi i kohës për detyra të paparamenduara 4. Përcaktimi i përparësive 5. Kontrolli. Rregulla kryesore gjatë planifikimit të kohës është ndarja e saj nga përpara në raport 60 % me 40 % - aktivitete të parapara dhe jo të

Page 38: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

36

parapara. Kjo në praktikë do të thotë se ne mund të planifikojmë vetëm 60 % të kohës sonë, ndërsa sipas specifikave të punës edhe më pak. 40 % të tjera të kohës shkojnë për aktivitete, të cilat nuk i nënshtrohen planifikimit - pauzë për kafe, vizita të paparalajmëruara, biseda me kolegë, por gjithashtu edhe për aktivitete të tilla esenciale, si për shembull, formulimi i detyrave, marrja e informacioneve plotësuese e të tjera, të cilat, rëndomë konsiderohen si të parëndësishme dhe për to nuk është paraparë kohë.

Politikanët duhet të përcaktojnë përparësitë. Pa këtë shkathtësi ata do të zhyten në punët e përditshme, do të mbesin prapa punës qenësore dhe do të lodhen.

Shpesh nënçmohet roli i kontrollit. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se ai na jep mundësi t’i vlerësojmë rezultatet e punës sonë. Nëpërmjet tij mund të marrin përgjegje për pyetje të këtilla: A e kemi planifikuar mirë punë; A i kemi drejtuar me përgjegjësi; A kemi bashkëpunim të mirë me kolegët etj. Kontrolli i vetëdijshëm është garancion për zhvillimin dhe kualifikimin tonë profesional.

C Marrja e vendimeve

Marrja e vendimeve është periudhë e tretë në modelin e menaxhimit të kohës. Në këtë periudhë vendoset çështja e aktiviteteve me përparësitë dhe pa to.

Sociologu italian Vilfredo Pareto ka konstatuar një raport të caktuar ndërmjet përpjekjeve të bëra dhe rezultatit përfundimtar. Ai ka arritur në përfundim se 20 % e kohës së shfrytëzuar krijon 80 % të rezultateve. Fitohet përshtypja se sa me më pak kohë mund të arrijmë më shumë dhe anasjelltas.

Me fjalë të tjera edhe në politikë duhet të kërkojmë përgjegje të pyetjes: Si të arrijmë me më pak pune rezultate më të mëdha?

Çka do të thotë kjo, në fakt në praktikë? Së pari duhet t’i konstatojmë këto aktivitete, të cilat do të na shpiejnë në rezultate më të larta. Rëndomë në jetën e përditshme nuk veprohet kështu. Kur shkojmë në punë na presin një grumbull detyrash - disa të jashtme, disa të reja. Ndryshon edhe natyra e tyre - shkruarja e materialeve, raporteve, planeve, korrespondencave, bisedave telefonike, takimeve, mbledhjeve e të tjera. Njeriu është i prirur në radhë të parë t’i rreket më të lehtës, duke thënë, sa të nisë punën do të fillojë të merret me detyrën kryesore. Kështu fitohet qarku magjik - gjatë gjithë ditës kolovajz e pandërprerë, dhe duket se nuk e kemi kryer atë çka duhet.

Politikani i mirë duhet ta përshtasë punën në atë mënyrë me ç’rast do t’u përmbahet disa parimeve:

Page 39: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

37

Një e pesta e përpjekjeve mund të sjellë katër të pestat e suksesit!

80% e kohës

20% e kohës

80% e rezultatit

Veçimi i përparësive do të thotë të përcaktosh aktivitete,

kryerja e të cilave ka pjesë esenciale në rezultatin përfundimtar. Kjo do të thotë se duhet nisur me detyrat, të cilat kanë kontribut më

të madh për arritjen e qëllimeve. Në vend të dytë të vehen detyrat, të cilat kërkojnë mund dhe kohë, paralelisht me madhësinë e suksesit. Ndërsa në vendin e fundit vijnë detyrat, të cilat kërkojnë më shumë kohë dhe mund, ndërsa japin më pak rezultate. 65% 20% 15%

Detyra

A Detyra

B Detyra

C

15% 20% 65%

Si të bëhet në praktikë planifikimi i kohës sonë nga aspekti i këtij

parimi? 1. Para se t’i rekemi kësaj pune sërish duhet të vlerësojmë se çfarë është nevoja e saj? 2. Nëse është e mundshme punën t’i a transferojmë tjetrit. 3. Saktë të përcaktojmë rëndësinë e kryerjes së detyrës së caktuar dhe në pajtim me këtë t’ia përshtasim prioriteteve tona. 4. Të racionalizojmë punën tonë.

Page 40: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

38

Në menaxhimin politik është e popullarizuar shumë shema e D. Ajzenhauer, e cila i prezenton varësitë reciproke ndërmjet detyrave qenësore dhe urgjente, Qenësore

B A C

Urgjente

Në veprimtarinë politike detyrat qenësore shpesh konfrontohen me ato urgjente. Sa më shumë të jetë urgjente një punë e caktuar, aq më shumë del ajo në plan të parë. Ndodhë që detyrat urgjente i ç’vendosin ato qenësore dhe esenciale. Në politikë ekzistojnë shumë detyra të karakterit operativ. Më e rëndësishme është diç tjetër, në radhë të parë, se me forcën e praktikës rutinore ajo mund të jetë me përparësi. Tek partitë shpesh ndodhë që aparati fillon t’i diktojë përparësitë dhe arrihet te ndryshimi i qëllimeve dhe detyrave kryesore politike. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që funksionarët drejtues politik të mësojnë t’i dallojnë qartë punët qenësore nga ato urgjente. Ata duhet t’i shmangen pjesëmarrjes në aktivitete të cilat konsiderohen si urgjente dhe t’u japin përparësi punëve të tyre qenësore. Nëse nuk e bëjnë këtë ata pa dyshim do të gjenden në rrjetin e grupeve dhe strukturave të njejta të përhershme, të cilat gjithnjë pretendojnë se puna e tyre është më urgjente.

D Realizimi

Në këtë periudhë mund t’i rekemi planifikimit të vërtetë të kohës. Qëllimet janë të qarta. E njohim ekipin dhe organizatën ku punojmë. I dijmë afatet. Mund t’i përcaktojmë përparësitë. Në bazë të kësaj mund ta planifikojmë ditën punuese, javën punuese, muajin, tremujorin, vitin. Ja disa këshilla të dobishme, të cilat do të na ndihmonin në këto aktivitete.

Të supozojmë se po bëjmë një plan për ditën punuese.

prioritete

Page 41: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

39

1. I shënojmë detyrat e ditës, i rregullojmë sipas prioritetit. Nuk duhet harruar se realisht mund të planifikojmë vetëm 60 % të kohës sonë punuese, sepse 40 % të mbetura janë për punë të paparashikuara.

2. I shënojmë takimet e caktuara dhe vendet e mbajtjes së tyre. 3. E parashohim kohën e nevojshme për kryerjen e detyrave të

posaçme, duke mos harruar të përfshijmë edhe kohën e marrjes dhe përpunimit të informatave, pengesat e të tjera. Plani ynë duhet të jetë real.

4. Parashohim kohë për biseda telefonike. Është e rekomanduesh-me t’i përfshijmë në blloqe, që të mos ndërpresim punën tonë. Nëse nuk na paraqiten, nuk duhet kërkuar rregullisht sepse humbim kohë.

5. Parashohim kohë për nevojat personale. 6. E përcaktojmë qëllimin personal të ditës dhe bëjmë përpjekje ta

realizojmë. 7. E përcaktojmë motivin tonë personal për kryerjen e detyrave. 8. Kur e nisim dhe e përfundojmë punën na duhet pak kohë për

koncentrim. Në fillim të ditës punuese duhet të mendojmë se çka duhet të bëjmë saktë sot, cilat detyra janë parësore dhe çka duhet të kryejmë saktësisht. Në fund të ditës punuese duhet të bëjmë pasqyrë se çka kemi kryer dhe çka na mbet pa u kryer. Nga ajo që na mbet, cila është e rëndësishme, cila është urgjente, dhe a ka kuptim që ende të kryhet, a mund ta kryejë vetë ose duhet t’i a përcjellë dikujt, cilat janë afatet.

9. Është e nevojshme të planifikojmë edhe pauzën. Duhet ditur se njeriu është me aftësi punuese më të mëdha në mëngjes, prej orës 8 deri në 11 dhe pasdite prej orës 15 deri në 16. Gjatë kësaj kohe duhet të planifikojmë pjesën më esenciale të punës sonë gjatë ditës.

Page 42: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

40

Dinamika e aftësisë punuese

Atfësia punuese

100% Shkarkimi

Shkarkimi

Orët e ditës 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20

Kalendari politik

Organizatat politike shfrytëzojnë planifikimin mujor, tremujor dhe

vjetor të aktiviteteve kryesore. Ekzistojnë mënyra të ndryshme për përgatitjen e këtyre planeve. Më i përhapur është i ashtuquajturi kalendari politik, në të cilin theksohet i tërë informacioni esencial që disponojmë.

Shema e ardhshme tregon pasqyrën e përmbajtjes dhe elementeve të saj.

Shembulli i shemës për planifikimin e aktiviteteve të partisë politike.

Page 43: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

MENAXHIMI I KOHËS NË POLITIKË

41

Tremujori I II III IV

Aktivitete partiake * Kongrese * Konferenca * Ngjarje tjera të ditës

Aktivitete në parlament dhe qeveri * Projekte ligjore * Debate * Kontrolli parlamentar * Të tjera

Aktivitete të konkurentëve politik * Kongrese * Forume *Ngjarje të tjera

Ngjarje të rëndësishme kombëtare Të organizatave të shoqërisë qytetare

Ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare

Ngjarje të rëndësishme Politike

Vënja e temave Politika kryesore diskutime

Page 44: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

42

E Kontrolli Kontrolli është periudha përfundimtare. Shpesh kjo nënçmohet. Kur

bëhet fjalë për vetkontrollin shpesh edhe lehet anash. Por ajo gjithashtu është periudhë e rëndësishme sepse në këtë periudhë arsyetohet përvoja, ajo personale dhe kolektive. Bëhen konkluzione dhe nxirren mësime. Shihen mundësitë për të lehtësuar punën. Nuk duhet harruar se kjo është periudhë kur formohet edhe dokumentacioni.

Detyra: Jeni ndarë në dy ekipe, që kanë për detyrë të përpunojmë

dhe të realizojmë konceptin e koalicionit politik në pragë të zgjedhjeve të ardhshme. Si do ta planifikoni punën tuaj nga aspekti i menaxhimit të kohës. Dispononi kohë të caktuar saktë për diskutim, raport të drejtuesve të ekipave, diskutim të përbashkët.

PUNA EKIPORE

43

PUNA EKIPORE

Nevoja e punës ekipore në politikë Viteve të fundit gjithnjë e më shumë rritet interesi rreth problemit të

zbatimit të parimit të punës ekipore në veprimtari të ndryshme. Nuk ekziston organizatë shoqërore, ku nuk është kuptuar se zbatimi me sukses i këtij parimi e rritë dukshëm efikasitetin dhe e përmirëson cilësinë e punës.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me veprimtarinë politike. Politikë është veprimtaria politike. Ajo mund të ketë efekt vetëm atëherë, kur në të angazhohet një numër i madh i pjesëmarrësve. Puna politike në parim është e gjykuar për mossukses, nëse nuk organizohet në baza të profesionalizmit dhe të shfrytëzimit sa më të mirë të aftësive të çdo pjesëmarrësi.

Aftësia për punë ekipore është element absolut i domosdoshëm për përgatitjen e çdonjërit që dëshiron të merret me veprimtari politike. Trajnimi në kuadër të kësaj problematike mund t’i ndihmoj çdo kujt që t’i kuptojë më mirë karakteristikat dhe veçoritë e punës së vet personale që të mund të bashkëpunojë më mirë me të tjerët dhe bashkërisht të punojë me efekte maksimale për kryerjen e detyrave në organizatë.

Të gjithë jemi të bindur se puna ekipore është pjesë e kulturës demokratike politike. Të gjithë jemi të bindur se zbatimi i parimit të punës ekipore në organizimin e punës shpie drejt rezultateve më të mira. Por njëkohësisht çdonjëri nga ne, veç e veç e di se në praktikë në punën tonë të përditshme dëshirat dhe realitetet shpesh tejkalohen. Puna ekipore shpesh zëvendësohet me kierarki, me shprehje të mundimshme të mendimeve edhe me zgjidhje të imponuara nga eprorët, me iniciativë të disa anëtarëve të udhëheqësisë. Pranimi i mendimit të të tjerëve dhe respektimi i ndërsjellë zëvendësohen me marrëdhënie mospërfillëse dhe me cënimin e personalitetit të të tjerëve. E gjithë kjo ka shumë rreziqe

Page 45: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA EKIPORE

43

PUNA EKIPORE

Nevoja e punës ekipore në politikë Viteve të fundit gjithnjë e më shumë rritet interesi rreth problemit të

zbatimit të parimit të punës ekipore në veprimtari të ndryshme. Nuk ekziston organizatë shoqërore, ku nuk është kuptuar se zbatimi me sukses i këtij parimi e rritë dukshëm efikasitetin dhe e përmirëson cilësinë e punës.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me veprimtarinë politike. Politikë është veprimtaria politike. Ajo mund të ketë efekt vetëm atëherë, kur në të angazhohet një numër i madh i pjesëmarrësve. Puna politike në parim është e gjykuar për mossukses, nëse nuk organizohet në baza të profesionalizmit dhe të shfrytëzimit sa më të mirë të aftësive të çdo pjesëmarrësi.

Aftësia për punë ekipore është element absolut i domosdoshëm për përgatitjen e çdonjërit që dëshiron të merret me veprimtari politike. Trajnimi në kuadër të kësaj problematike mund t’i ndihmoj çdo kujt që t’i kuptojë më mirë karakteristikat dhe veçoritë e punës së vet personale që të mund të bashkëpunojë më mirë me të tjerët dhe bashkërisht të punojë me efekte maksimale për kryerjen e detyrave në organizatë.

Të gjithë jemi të bindur se puna ekipore është pjesë e kulturës demokratike politike. Të gjithë jemi të bindur se zbatimi i parimit të punës ekipore në organizimin e punës shpie drejt rezultateve më të mira. Por njëkohësisht çdonjëri nga ne, veç e veç e di se në praktikë në punën tonë të përditshme dëshirat dhe realitetet shpesh tejkalohen. Puna ekipore shpesh zëvendësohet me kierarki, me shprehje të mundimshme të mendimeve edhe me zgjidhje të imponuara nga eprorët, me iniciativë të disa anëtarëve të udhëheqësisë. Pranimi i mendimit të të tjerëve dhe respektimi i ndërsjellë zëvendësohen me marrëdhënie mospërfillëse dhe me cënimin e personalitetit të të tjerëve. E gjithë kjo ka shumë rreziqe

Page 46: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

44

për veprimtarinë politike. Jo vetëm që ulë cilësinë e punës në strukturën përkatëse, por edhe shpie në brengosje serioze si dhe largim nga politika si e tillë.

Pasojat e luhatjes së parimit të punës ekipore në veprimtari politike kanë qenë objekt i hulumtimeve disa vjeçare në fusha të ndryshme të shkencës: të psikologjisë, sociologjisë, politikologjisë. Detyra jonë është të merremi më konkretisht me njërin nga këto shkaqe – njeriun, veçoritë e tij, individualitetin e tij. Në bazë të tyre, ai formon mendim dhe zgjidhje reale. Çdo njeri ka pikëpamjet e veta individuale për botën dhe realitetin. Çdo njeri ka anë të forta dhe të dobëta, që i bëjnë të mundshme ose e pengojnë t’i vërejë dhe t’i vlerësojë njerëzit dhe ngjarjet, të merr vendime dhe të përfshihet në mjedisin e tij, që e rrethon. Këto cilësi dhe karakteristika të personalitetit, në fakt shpesh janë shkak për lindjen e tendosjeve në punën e përditshme, në vështirësimin e procesit të marrjes së vendimeve kolektive dhe mund të shkaktojnë bllokimin e punës së një strukture përkatëse organizuese.

Por të kuptuarit e saj nuk mund të jetë shkak kryesor për nënçmimin e nevojës së punës ekipore në kushte bashkëkohore. Përkundrazi. Në radhë të parë kjo karakteristikë e individëve i jep gjasa organizatës t’i vlerësojë realitetet ashtu si janë në të vërtetë – me kompleksitetin, kundërthëniet dhe lloj-llojshmërinë e tyre. Vetëm në këtë bazë sot mund të sillen vendime serioze në politikë dhe të kërkohen përgjegje jo standarte të sprovave të reja.

Veprimtaria politike është aktivitet në situata reale dhe në ato të paramenduara. Në punën tonë të përditshme ne nuk kemi mundësi të punojmë në ekipe ideale. Ekipet, që formohen për kryerjen e këtij apo atij aktiviteti konkret, si dhe ekipet, që drejtojnë aktivitetet në tërësi në organizatë gjatë periudhës së menaxhimit adekuat, të shumtën e rasteve nuk varen nga vullneti dhe dëshira e pjesëmarrësve. Por ato janë shprehje e vullnetit dhe dëshirës së tyre të përbashkët të punohet në emër të një qëllimi të caktuar. Në radhë të parë interesi i përbashkët është ajo karakteristikë e përbashkët që duhet t’i bashkojë dhe t’i orjentojë aftësitë individuale të çdo pjesëmarrësi në ekip.

Ne do të punojmë si ekip, nëse do të mund të veprojmë në një drejtim, t’i orjentojmë të gjitha aftësitë tona në përpjekjet e përbashkëta në organizatë dhe njëkohësisht të ruajmë individualitetin tonë.

Në përpunimin e mëtejshëm të temës do të përpiqemi t’i zbulojmë anët tona të forta dhe të dobëta, të përkufizojmë disa rregulla themelore të punës ekipore dhe t’i spjegojmë modelet e zgjidhjes së problemeve në bazë të parimit ekipor.

Page 47: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA EKIPORE

45

Marrim pjesë në ekip me anët tona të dobëta

dhe të forta Detyrë: Shkruani dhjetë cilësi, që i posedoni dhe që sipas jush u

lejojnë të punoni me ekip. Çfarë kualitetesh nevojiten për punën ekipore? Cilat nga to i

posedoni ju? Nëse i krahasojmë cilësitë e radhitura të personalitetit të grupit, më i afërt është konkludimi se shumë prej tyre do të përsëriten në çdo tekst. Këto janë cilësi si pragmatizmi, qëndrueshmëria, aftësia analitike, aftësia për zgjidhje të konflikteve, durimi, toleranca, respektimi i mendimeve të të tjerëve, e të tjera. Është e ditur se për punë ekipore nevojiten cilësi të caktuara. Dhe secili nga ne në esencë posedon shkallë të ndryshme. Nëse përpiqemi që t’i kategorizojmë, do të shohim se shkalla për secilin është e ndryshme.

Çdo individ është i ndryshëm. Çdo njëri ka anët e veta të forta dhe të dobëta. Në ekip ai merr pjesë si me aftësitë e veta ashtu edhe me mangësitë e tij. Supozim për punë të mirë ekipore është se sa është gatishmëria e çdo pjesëmarrësi që në mënyrë të vetëdijshme dhe me qëllim të caktuar t’i shfrytëzojë përparësitë e veta gjithashtu edhe aftësitë e veta për t’u vetpërsosur, të mësojë nga të tjerët dhe të zhvillojë personalitetin e tij. Kushti i domosdoshëm është gjithashtu që të njihet dhe respektohet dinjiteti i anëtarëve të tjerë, të shprehet durim dhe mirëkuptim ndaj dobësive dhe mangësive të tyre.

Të gjithë kemi njëfarë përvoje të punës ekipore. Kjo na tregon se me disa anëtarë të ekipit mund të punojmë shumë lehtë. Kuptohet me një gjysëm fjale ose vetëm me të parë nuk humbim kohë për diskutime dhe spjegime të gjata. Ndërsa të tjerë, thënë thjeshtë, mezi që durohen. Nuk mund të durojmë mënyrën e tyre të punës, edhe pse e dimë se pa to nuk bën.

Page 48: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

46

A e keni të njohur këtë? Merrni pjesë në mbledhje dhe gjithnjë nervozoheni sepse

ç’rregullohet rendi i ditës se nuk diskutohen çështjet në hollësi dhe në mënyrë të natyrshme, se mbledhja vazhdon mjaft gjatë dhe kohë pas kohe shndërrohet në foltore. Nuk arrihet në zgjidhje konkrete. Në fund nuk përmbaheni, shpërtheni dhe thoni se nuk ka kurrfarë lloj kuptimi që të punohet në këtë mënyrë. Të tjerët ju thonë se jeni pedant dhe i thjeshtë. Pas të gjitha diskutimeve ju nuk keni kurrfarë dëshire të merrni pjesë më në asnjë punë organizuese, sepse jeni të bindur se me këto njerëz nuk mund të punohet seriozisht. Përse të humbni kohë dhe t’i prishni nervat, kur e keni të qartë, se në tubimet e këtilla thuhen vetëm fjalë boshe dhe kurrsesi të merren vendime.

Ose kjo? Duhet të shkoni në mbledhje, ku nga përpara e dini se nuk do të

mund të duroni. Ka një rend dite të mërzitshëm dhe të gjatë. Gjithnjë zhytet në numra, data, shpenzime dhe të ardhura. Njerëzit mendojnë se sa më shumë u bombardojnë me hollësi aq më shumë kryejnë punë. Me të vërtetë nuk mund t’i duroni. Si nuk ju kuptojnë se nëse vazhdojnë kështu asgjë nuk mund të ndryshojë? A nuk i shohin mundësitë dhe perspektivat e reja? Përse nuk kërkojmë ide të reja?

Me situata të këtilla ballafaqohemi shpesh në aktivitetet e përdit-

shme politike. Vuajmë nga moskuptimet dhe qëndrimet nënçmuese të të tjerëve ndaj nesh. Nuk mund të hyjmë në pikëpamjet e tyre. Nervozo-hemi njëri me tjetrin. Thjeshtë fillojmë t’u largohemi njerëzve, të cilët nuk mendojnë si ne. Çfarë është rezultati? Kuptohet se në këtë mënyrë pë-son puna e të gjithë ekipit.

Prandaj është e domosdoshme, në radhë të parë të përfshihemi në çfarëdo lloj aktiviteti që kërkon punë ekipore, të bindemi se duhet t’i kemi parasysh rregullat e respektimit të personalitetit të të tjerëve dhe të bëjmë përpjekje për veprim dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Bashkë me këtë është e domosdoshme t’i dijmë mirë anët tona të dobëta dhe të forta, që të mund të japim maksimumin e vetvehtes për cilësi më të mirë të punës ekipore.

PUNA EKIPORE

47

Detyrë: Shkruani me dorë, me të cilën shërbeheni normalisht, emrin dhe adresën tuaj. Pastaj përpiquni ta shkruani të njejtën me dorën tjetër.

Rezultati është se me dorën që shërbeheni rregullisht harxhojmë

më pak kohë dhe mund. Kjo është një punë rutinore. Me dorën tjetër duhet të kemi shumë kujdes. Cilësia ndryshon – shkronjat shtrembërohen, drejtshkrimi është i ndryshëm. Na duhet më shumë kohë dhe më shumë mund për të shkruar këtë tekst të thjeshtë dhe të rëndomtë.

Kështu ndodhë me punën ekipore. Kur marrim pjesë me anët tona të forta ne pranojmë tërësisht atë që është e natyrshme. Nuk është e nevojshme të detyrojmë vehten, ose të ndryshojmë nga ajo që jemi. Por, në fakt kur duhet t’i kryejmë aktivitetet, të cilat nuk janë të zakonshme dhe të natyrshme por krejtësisht të huaja, atëherë ky është një mundim i vërtetë. Por edhe puna nuk shkon mirë, edhe pse angazhohemi me qëllime të mira që ta kryejmë punën. Sepse në fakt ç’nevojiten të gjitha ato përpjekje kur në ekip mund të përfshihet një njeri, që sipas forcës së talentit të tij, mund ta kryejë këtë punë më mirë dhe më shpejtë?

Kështu një nga parkushtet më esenciale të punës ekipore është që çdo pjesëmarrës ta njoh vetvehten dhe t’i njohë përparësitë dhe mangësitë e të tjerëve. Ekzistojnë shumë mënyra që të arrihet kjo. Në punën tonë do të përqëndrohemi vetëm në njërin prej tyre, që gjatë viteve të fundit në forma të ngjashme shpesh zbatohet në punë në Amerikë dhe në Evropë.

Indikatori Majers-Brigs

Indikatori Majers-Brigs i shfrytëzon tekstet për përcaktimin e cilësisë së individit, të llojit të tij. Ai është përpunuar në vitet e 30-ta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Izabel Majers dhe Katerin Majers–Brigs dhe kuptohet në bazë të teorisë së Karl Gustav Jungut. Në Evropë zbatohet në verzionin e tij specifik nga fillimi i viteve të 90-ta. Ai paraqet një instrument të pasur, të ndërlikuar dhe dinamik për të karakterizuar potencialin personal dhe pikërisht për këtë arsye cilësia e tij shfrytëzohet në fushat e ndryshme të shkencës aplikative. Nëpërmjet këtij indikatori mund të caktohen përparësitë dhe dëshirat e çdo njeriu, i cili gradualisht i drejton aktivitetet e veta. Pikënisëse është pikëpamja për dallimet ndërmjet njerëzve dhe për nevojën e të mësuarit për t’i njohur dhe

Page 49: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA EKIPORE

47

Detyrë: Shkruani me dorë, me të cilën shërbeheni normalisht, emrin dhe adresën tuaj. Pastaj përpiquni ta shkruani të njejtën me dorën tjetër.

Rezultati është se me dorën që shërbeheni rregullisht harxhojmë

më pak kohë dhe mund. Kjo është një punë rutinore. Me dorën tjetër duhet të kemi shumë kujdes. Cilësia ndryshon – shkronjat shtrembërohen, drejtshkrimi është i ndryshëm. Na duhet më shumë kohë dhe më shumë mund për të shkruar këtë tekst të thjeshtë dhe të rëndomtë.

Kështu ndodhë me punën ekipore. Kur marrim pjesë me anët tona të forta ne pranojmë tërësisht atë që është e natyrshme. Nuk është e nevojshme të detyrojmë vehten, ose të ndryshojmë nga ajo që jemi. Por, në fakt kur duhet t’i kryejmë aktivitetet, të cilat nuk janë të zakonshme dhe të natyrshme por krejtësisht të huaja, atëherë ky është një mundim i vërtetë. Por edhe puna nuk shkon mirë, edhe pse angazhohemi me qëllime të mira që ta kryejmë punën. Sepse në fakt ç’nevojiten të gjitha ato përpjekje kur në ekip mund të përfshihet një njeri, që sipas forcës së talentit të tij, mund ta kryejë këtë punë më mirë dhe më shpejtë?

Kështu një nga parkushtet më esenciale të punës ekipore është që çdo pjesëmarrës ta njoh vetvehten dhe t’i njohë përparësitë dhe mangësitë e të tjerëve. Ekzistojnë shumë mënyra që të arrihet kjo. Në punën tonë do të përqëndrohemi vetëm në njërin prej tyre, që gjatë viteve të fundit në forma të ngjashme shpesh zbatohet në punë në Amerikë dhe në Evropë.

Indikatori Majers-Brigs

Indikatori Majers-Brigs i shfrytëzon tekstet për përcaktimin e cilësisë së individit, të llojit të tij. Ai është përpunuar në vitet e 30-ta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Izabel Majers dhe Katerin Majers–Brigs dhe kuptohet në bazë të teorisë së Karl Gustav Jungut. Në Evropë zbatohet në verzionin e tij specifik nga fillimi i viteve të 90-ta. Ai paraqet një instrument të pasur, të ndërlikuar dhe dinamik për të karakterizuar potencialin personal dhe pikërisht për këtë arsye cilësia e tij shfrytëzohet në fushat e ndryshme të shkencës aplikative. Nëpërmjet këtij indikatori mund të caktohen përparësitë dhe dëshirat e çdo njeriu, i cili gradualisht i drejton aktivitetet e veta. Pikënisëse është pikëpamja për dallimet ndërmjet njerëzve dhe për nevojën e të mësuarit për t’i njohur dhe

Page 50: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

48

respektuar më mirë të tjerët. Për qëllimet e caktuara të ushtrimeve të këtij lloji ai zbatohet në një variantë të shkurtër dhe të modifikuar.

Pse për punën ekipore është e domosdoshme të punohet me këtë

indikator? Sepse nëpërmjet tij mund të vendosen animet e natyrshme të çdo anëtari, që të mundet në mënyrë efektive të shfrytëzohen për të arritur qëllimet e përbashkëta. Mund të zbulohen anët e dobëta të pjesëmarrësve dhe të bëhen përpjekje që të kompenzohet që të mos pësojë vetë puna. E gjithë kjo lejon të bëhet më optimale ndarja e funksioneve në ekip, të njihen dhe tërësisht të shfrytëzohen anët e tij negative dhe pozitive. Janë të nevojshme edhe disa fjalë të tjera para se t’i qasemi përdorimit të kësaj teknike. Indikatori Majers-Brigs i përcakton përparësitë e veta ndaj një aktiviteti të caktuar. Kjo në fakt nuk do të thotë se njeriu nuk mund të kryejë punë të tjera. Përkundrazi, ai mund t’i bëjë edhe gjërat e tjera. Mund të punojë çfarëdo lloj pune, por cilësia e saj nuk do të jetë në nivel të njejtë, ashtu sikur do të merret me veprimtarinë e dëshirueshme.

Si t’i japim përgjegje pyetjes. Çfarë tipi jam. Për këtë qëllim me ndihmën e nënpyetjeve do t’i formulojmë animet tona në situata të ndryshme. Kështu që do të caktojmë katër kategori themelore, me të cilat merret indikatori Majers-Brigs dhe do të veçojmë çdonjërin nga të pranishmit. Për këtë qëllim do t’i shfrytëzojmë shenjat e pranuara ndërkombëtare: E-I; S-N; T-F; J-R (ekstravert-introvert; praktik-kreativ; analitik-emocional; struktural-pragmatik).

Detyra: Të paraqesim situatën që vijon. Shkojmë në mbledhje. Përveç njerëzve të njohur aty ka edhe të panjohur. Çka të bëjmë? Hymë në kontakt me ta ose presim që t’i prezantojnë? Nisim të flasim për temat e rendit të ditës me anëtarë të tjerë ose presim në heshtje të nisë mbledhja dhe atëherë të përfshihemi në diskutim, duke sqaruar atë që e kemi shënuar më parë? E marrim fjalën ndër të parët? Si ndjehemi pas mbledhjes – plot me energji ose të lodhur?

Përgjigjuni pyetjeve. Është e qartë se njerëzit reagojnë në mënyrë të ndryshme në

situata të caktuara. Ndërsa tani çdo njëri për vetvete le t’u përgjigjet këtyre pyetjeve:

Çfarë tipi jam? Prej ku mbushem me energji? - E-I (ekstravert-introvert)

Page 51: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA EKIPORE

49

I shoh njerëzit tjerë si burim të energjisë? A hy në kontakt lehtë me të panjohurit? A jam i vetmuar kur nuk jam me njerëz? Ose A është për ju vetmia burim energjie? Njoftoheni vështirë? A jeni më tepër për botën e brendshme? Nëse në përgjegje të grupit të parë të pyetjeve dominon “po”

shkruani si përgjegje të pyetjes “prej ku mbushem me energji” – tipi E. Nëse në përgjegjet e grupit të dytë të pyetjeve dominon “po” – shkruani tipin I adekuat.

Ja si mund të duket kjo në mënyrë vizuale

Merr energji nga të tjerët Mbushet me energji të brendëshme

Page 52: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

50

Ka nevojë për kontakt Llogarit në botën e vet të brendëshme

Kërkon, ka nevojë dhe ofron gjerësi Kërkon, ka nevojë dhe ofron thellësi

Si ta pranojmë botën? – tipi S-N (praktik-kreativ)

Page 53: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA EKIPORE

51

Detyra: T’i kthehemi sërish mbledhjes. Paramendoni sikur

diskutoni çështje konkrete, sipas së cilës është prezentuar projekti përkatës i konceptit. A interesoheni për hollësi (si do ta realizoni saktë, cilët janë njerëzit që do të marrin pjesë, sa do të kushtojë realizimi, cilat janë afatet etj.)? Ose tipike për ju janë që të ofroni pikëpamje, ide të reja të cilat do të tërheqin simpatizues të rinjë dhe do të zgjërojnë vëllimin e konceptit, pa u interesuar se kush do ta organizojë realizimin e gjithë kësaj, sa do të kushtojë etj.? Kur e diskutoni projektin, a keni parasysh përvojat e fituara në të kaluarën ose kjo nuk u intereson? A nervozoheni, nëse në fund të mbledhjes nuk është asgjë e qartë, se çka do të realizohet nga idetë e diskutuara e çka jo?

Përgjigjuni pyetjeve. Dihet se në këtë rast reagimet do të jenë të ndryshme. Do të

nënvizohen dallimet dhe nëse përpiqemi të përgjigjemi me po ose jo ndaj këtyre pyetjeve:

A e shihni botën me aspektin e saj pragmatik? A mund t’i mbani mend mirë të dhënat; a keni besim në fakte? A mbështeteni në përvojën personale? A jeni realist; a jetoni me realitet? A i merrni parasysh hollësitë dhe përgjithësimet?

Ose

A e shihni botën më shumë në mënyrë idealiste? A i kini parasysh kontaktet reciproke dhe varëshmëritë e

ndërsjella ndërmjet gjërave dhe dukurive? A ju jepeni shumë ndjenjave tuaja? A ju pëlqejnë metaforat dhe përshkrimet figurative? A i shihni gjërat në perspektivë?

Nëse përgjigjja në grupin e parë të pyetjeve është “po” ju jeni tip S.

Nëse përgjegjja në grupin e dytë të pyetjeve është “jo”, ju jeni tip N.

Page 54: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

52

Ta shohim edhe njëherë paraqitjen vizuele

Jeton me të tashmen Jeton me mendimin për të ardhmen

Merrë parasush vërejtjet E ndjek intuitën e vet I vëren hollësitë

Page 55: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA EKIPORE

53

Ecë sipas rradhës Ja nis ku të mundet nga fillimi deri në fund i këcen periudhat

Si e bëj zgjidhjen? – Tipi T-F (analitik-emocional)

Detyra: T’i kthehemi sërish mbledhjes së mëparshme. Nëse

konsideroni se ideja e diskutuar është e keqe dhe nuk vlen për asgjë si do të reagoni? Do të bëni kritikë të hapët dhe afariste? Do të bëni analizë dhe do t’i theksoni dobësitë esenciale? Ose do t’i qaseni në mënyrë të kujdesshme? Do të bëni komplote dhe do të synoni t’i përqeshni pjesëmarrësit e tjerë?

Përgjigjuni pyetjeve! Përgjegjet ndaj këtyre pyetjeve do të na ndihmojnë të bëjmë

vlerësimin e mënyrës së marrjes të vendimeve – a bëhet kjo në mënyrë analitike ose sipas vlerësimeve emocionale.

Ja dhe pyetjet. Cilën situatë e keni më të afërt?

Në çka mbështeten vendimet, që i mirrni – për objektivitet, vlerësim logjik dhe afarist të situatës?

A merrni vendim kokë në vete? A e kërkoni të vërtetën? A është forca juaj në analizë? A e shprehni ndjenjën tuaj haptazi?

Ose

Page 56: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

54

A i merrni vendimet në bazë të paragjykimeve tuaja personale, orjentimeve dhe pikëpamjeve të vlerave?

A merrni vendime sipas intuitës? A jeni për harrmoni në marrëdhëniet e ndërsjella? A i kuptoni mirë njerëzit? A keni interes të madh për të tjerët?

Nëse në përgjegjet e grupit të parë të pyetjeve dominon ana

pozitive, ju jeni tip T. Dhe anasjelltas. Nëse në përgjegjet e grupit të dytë të pyetjeve sundojnë ato pozitive, ju jeni tip F.

Ta shohim edhe paraqitjen vizuele.

E kërkon drejtësinë dhe të vërtetën Kërkon harmoni në marrëdhënie

Ka aftësi për analizë Ka aftësi t’i kuptoj njërëzit

Page 57: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA EKIPORE

55

Delë nga logjika Niset nga bindja e vet Dhe në fund të shqyrtojmë tipin e fundit antagonist të dysheve – J

dhe R. Pyetje kryesore që do të na ndihmojë për identifikim është: Si është stili im i preferuar i jetës? Tipi J dhe R (struktural-pragmatik)

Detyra: Sërish t’i kthehemi shembullit të mbledhjes. Nëse diskutohet për dy koncepte dhe ju duhet të merrni vendime, që do të përkrahen, si do të veproni? A orjentoheni shpejt ndaj situatës dhe e përkrahni njërin koncept, ndërsa pastaj bëni ç’mos për realizimin e tij? Ose u nevojiten shumë informacione, që të mund të vendosni të përkrahni njërin nga dy konceptet? Vendimet e shpejta ju nervozojnë dhe nuk i keni qejf? Përgjigjuni pyetjeve.

Ja dhe pyetjet kontrolluese për vetëvlerësim.

A ndjeni nevojë për finalizimin e gjërave? A punoni me kënaqësi në afate të caktuara? A ndjeni kënaqësi kur do ta kryeni detyrën e dhënë? A bëni pauza, vetëm atëherë kur do ta kryeni detyrën? A ju intereson rezultati i punës?

Logjike ёshtё Mё shumё kisha dashur

Page 58: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

56

Ose A ndjeni nevojë të jeni të hapur gjatë punës? A u jepeni më së shumti situatave, ku ekzistojnë më shumë

mundësi për zgjidhje? A merrni vendime vetëm atëherë, kur konsideroni se keni në

disponim informacione të plota? Kur kryeni një veprimtari a interesoheni më tepër për procesin e

punës, ndërsa jo aq shumë për rezultatin e saj përfundimtar?

Nëse përgjegjet pozitive në grupin e parë të pyetjeve dominojnë, ju jeni tipi J. Dhe analogjikisht, nëse përgjegjet pozitive dominojnë në grupin e dytë të pyetjeve ju jeni tip P. Ja dhe paraqitja vizuale.

Dëshiron t’i kryej aktivitetet I bënë kënaqësi procesi i punës

Page 59: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA EKIPORE

57

E do rendin dhe përvojën Kërkon llojllojshmëri dhe ndryshime

U përmbahet vendimeve të marra Dëshiron befasi

Detyrë: Shihni përgjegjet e çdo pyetjeje dhe përcaktoni tipin tuaj nga aspekti i testit Majers-Brigs.

Duhet t’i kushtoni vëmendje asaj se gjatë vënies së afinitetit tonë

dhe gjatë ndarjes së katër tipave antagonist ne manipulojmë me shumë pak pyetje. Në praktikë, kur kjo kryhet në mënyrë profesionale, punohet me rreth 90 pyetje në çdo grup të veçantë të tipeve dyshe antagoniste. Në shkollat e menaxhmit politik testi Marjers-Brigs mësohet më saktësisht edhe përkundër ndërlikueshmërisë së plotë gjatë formulimit të pyetjeve dhe gjatë interpretimit të tyre. Në mënyrë plotësuese duhet të nënvizohet se gjatë vënies së tipave në kushte reale bëhet nga psikologë-profesional me përgatitje të posaçme. Shumë shpesh karakte-

Page 60: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

58

ISTJ

ISFJ

INFJ

INTJ

ISTP

ISFP

INFP

INTP

ESTP

ESFP

ENFP

ENTP

ESTJ

ESFJ

ENFJ

ENTJ

ristikat e tipit janë pak të shprehura dhe përcaktimi i tyre kërkon punë të vështirë dhe të saktë. Për qëllimet e ushtrimeve një gjë e këtillë nuk është e nevojshme. Por është e nevojshme të dijmë se ekzistojnë mundësi që në mënyrë precize të përcaktohen afinitetet e çdonjërit prej neve, veç e veç, dhe në bazë të kësaj të radhitemi në njërin apo tjetrin tip të katër grupeve.

Dhe kështu sa do të jemi të dobishëm me këto cilësi që i kemi, për të cilat kemi konstatuar se i posedojmë për punë ekipore?

Shembulli i testit Majers-Brigs tregon se te çdo grup njerëzish ekzistojnë përfaqësues të tipave të ndryshëm. Janë të pranishëm edhe kombinime të tjera nga aspekti i katër grupeve antagoniste, për të cilat u bë fjalë më lartë në tekst. Nga 16 kombinimet e mundshme në grup janë të pranishme pothuajse të gjitha variantet. Ta shohim shemën e kombinimeve të mundshme.

Llojllojshmëria e madhe e kombinimeve të varianteve të ndryshme në ekip është shumë e dobishme për punë. Ajo jep mundësi për analiza të shumë aspekteve gjatë diskutimit të problemeve dhe është garancion për gjërësi më të madhe të pikëpamjeve dhe rrekjeve, për elasticitet më

Page 61: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA EKIPORE

59

të madh në procesin e marrjes së vendimeve. Njëkohësisht ndryshimet e tipeve përcillen edhe me negativitete të ndryshme. Shpesh kjo mund të jetë burim konflikti në ekip. Prandaj me rëndësi të posaçme është të dihen mirë karakteristikat e tipeve të ndryshme në një ekip të caktuar, si dhe kombinimet e tyre. Me një shkallë më të madhe nga kjo do të varej se sa do të kemi sukses të ballafaqohemi me situatat e konflikteve, t’i tejkalojmë ato dhe të bëjmë menaxhimin e tyre.

Tani të përpiqemi të ilustrojmë konfliktin e tipave të ndryshëm antagonist në situata ekstreme. Nëse në një ekip janë paraqitur tipat E dhe I atëherë çdo herë duhet të kemi parasysh edhe mundësinë e paraqitjes së mosdurimit ndërmjet tyre. Tipat E nuk mund të durojnë seriozitetin dhe thellimin e antagonizmit të vet, nuk janë të durueshëm ndaj mënyrës së tyre të mendimit, u pengojnë flegmatikët gjatë vlerësimit dhe analizës. Dhe anasjelltas.

Tipat I kanë shumë ide, mund të propozojnë variante dhe koncepte të ndryshme por nuk mund të organizojnë realizimin e tyre. Këtë gjë kanë mundësi ta bëjnë tipat S. Ekziston një shembull i studjuar mirë në këtë kontekst i vëllezërve Dizni. Uollt Dizni ishte tip I, por idetë e tij realizoheshin nga i vëllai Roji i cili ishte tip S.

Tipike për rrekjet e tipave F është se gjatë të shprehurit të mendimeve dhe gjatë formimit të vendimeve nisen nga ajo, e cila në moment është esenciale për ta. Ata i vlerësojnë jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet harmonike në ekip.

Ndërsa tipat T nuk i përmbahen asaj se a do ta prekin ndonjë dhe drejtpërsëdrejt e shprehin mendimin e vet. Por këta janë posaçërisht të vyeshëm gjatë analizave, sepse japin argumente dhe vlerësime më të thella.

Tipat J janë më shumë kontraverz. Ata u përmbahen traditave të vëna, ritualeve, nga përpara e planifikojnë punën, u përmbahen afateve dhe bashkëpunojnë vështirë me tipat P të cilët me stilin e tyre të lirë të punës u duken pa shpresë dhe jo serioz.

Prandaj kur përfshihemi në një ekip të caktuar, gjithnjë duhet të kemi parasysh, se a do të jetë e nevojshme të punojmë me njerëz, të cilët ndryshojnë nga ne, dhe nga përpara duhet të kemi përcaktimin që të jemi tolerantë ndaj tyre, t’i vlerësojmë cilësitë, të cilat ata i posedojnë ndërsa ne nuk i kemi. Është posaçërisht e rëndësishme drejtuesi i ekipit t’i njohë mirë karakteristikat e tipeve dhe të ketë aftësi të organizojë punën në atë mënyrë që sa më maksimalisht të shfrytëzohen anët e forta të të gjithëve dhe të mos lejohet të bëhen fyerje personale dhe të bllokohet puna ekipore.

Page 62: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

60

Detyra: Jemi përfshirë në grupin punues, që përbëhet nga pesë anëtarë, i cili do të propozojë konceptin e politikës sonë të koalicionit në një vendbanim të caktuar. Sipas karakteristikave të tipeve ne jemi shumë afër me tipat I, N, T. Si do të jetë rezultati i punës sonë në këtë rast? Mund të pritet se ky ekip do të jetë në gjendje të propozojë një koncept të mirë, i orjentuar nga ardhmëria. Ekipi nuk do të mund të propozojë hapat konkret praktik për realizimin e tij (sepse dominant është tipi N), nuk do të jetë në gjendje të realizojë komunikimin politik (sepse dominon tipi I) dhe të ruajë klimën e mirë kolegiale ndërmjet anëtarëve (sepse sundon tipi T).

Çfarë këshilla praktika mund të japim që t’i shmangemi situatës së këtillë?

Nga përvoja mund të nxjerrim si mësim së paku këto supozime: 1. Çdo ekip duhet t’i kushtojë vëmendje të posaçme anëve të

veta të dobëta. Në rastin e lartpërmendur grupi punues do të duhej të mendonte se

si në mënyrë plotësuese të tërhjek njerëz që janë të tipit S, që të përmirësohet puna rreth realizimit të konceptit, njerëz të tipit E, që të sigurohet përfshirje më e mirë mediale e projektit dhe komunikim më i mirë politik dhe njerëz të tipit F, që të sigurohet bashkëpunim brenda në vet grupin punues dhe ndërmjet grupit punues dhe anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë.

2. Ekipit duhet t’i bashkangjiten ekspertë të cilët me aftësinë e tyre profesionale do të përforconin punën.

Në këtë shembull mund të mendojmë rreth asaj se grupit punues mund t’i bashkangjiten ekspertë, të cilët janë specialistë rreth situatës sociale-ekonomike dhe politike në vendbanim, njerëz të cilët e njohin mirë aktivitetin e partive të tjera politike, të organizatave dhe iniciativave qytetare, që kanë kontakte të gjëra me ta dhe janë organizatorë të mirë.

3. Të mendohet nga aspekti i punës së ardhshme, se a është e mundshme përkrahja e disa anëtarëve të ekipit ose plotësimi i ekipit me anëtarë të rinjë, të cilët janë bartës të tipave specifik, të ndryshëm nga ata anëtarë të tashëm të ekipit.

Page 63: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA EKIPORE

61

Rregullat themelore për punë të mirë të

ekipore

a) Zgjidhja ekipore e problemit – modeli Z. Kur do të na parashtrohet një detyrë e caktuar, ne gjithmonë

parashtrojmë pyetje se prej ku duhet të nisim, si ta përfundojmë atë më mirë. Këto pyetje paraqiten për shkak të vështirësisë së rritur gjatë punës në ekip.

Menaxhimi politik propozon disa këshilla praktike për organizimin e mirë të punës ekipore. Është mjaft me rëndësi t’i përmbahemi rendit të caktuar të periudhave. Për këtë arsye do të përqëndrohemi në disa faza të domosdoshme në organizimin e punës.

Modeli i zgjidhjes ekipore të problemit quhet Z, sepse radhitja e

fazave të paraqitura mund të prezentohet në formë të shkronjës Z.

S * Fakte * Rregullimi * Përkufizimi i informatës

N * Mundësitë * Alternativat * vlerësimi në raport me: - të ardhmen - përgjithshmen

T * analiza * marrja e vendimit objektiv

F * Vlerësimi personal * Përputhshmëria me vlerat * Kërkimi i animit

Page 64: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

62

Faza e parë

Grumbulloni të gjitha faktet dhe të dhënat e mundshme në lidhje me detyrën e caktuar dhe mendoni se cilat janë pasojat e lindjes së problemit. Pse është krijuar kjo situatë e caktuar? Çfarë është saktë problemi? Si ka qenë politika e jonë e mëparshme rreth kësaj çështje, si kanë reaguar simpatizuesit tanë, kundërshtarët tanë, opinioni, mediu-met? Çfarë është përvoja jonë e deritashme? Çfarë njerëz nevojiten në ekipin tonë, që t’i japin përgjegje pyetjeve të këtilla dhe të bëjnë anali-zën dhe vlerësimin e kësaj faze? Më së miri do të ballafaqoheshin anë-tarët e ekipit, i cili i përmbanë karakteristikat e tipit S.

Faza e dytë

Në bazë të informatave të marra tani duhet t’i qasemi kërkesës së zgjidhjeve. Është mirë nëse për çdo shkak kërkojmë të paktën dy zgjidhje të mundshme, të cilat do të mënjanonin problemin. Duhet të zhvillohen pikëpamje dhe ide të reja. Këtu veprohet gjithashtu si me idetë e bujshme. Propozohen ide të ndryshme, duke iu përmbajtur rregullit se çdo gjë është e mundshme. Nuk lejohen kritika, komente dhe vlerësime. Sasia e ideve në këtë rast është më e rëndësishme se cilësia. Lejohen edhe ide të pranueshme. Është e preferueshme të hidhet ideja dhe të zhvillohet. Të gjitha idetë duhet të shkruhen, sepse në periudhat e ardhshme të punës ato do të jenë të domosdoshme. Më të përshtatshme për këtë lloj të aktiviteteve në ekip janë ata njerëz që kanë karakteristikat e tipit N.

Faza e tretë

Kjo është faza e vlerësimit dhe e analizës. Tani duhet t’i shohim të gjitha idetë e ofruara dhe t’i zbatojmë në realitet. Nëpërmjet cilave ide mund të arrijë efekt më të madh politik? Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e çdo zgjidhje të propozuar? Cilat ide mund të realizohen dhe cilat jo? Sa do tu kushtojë një gjë e këtillë? Çfarë probleme dhe vështirësi mund të krijohen gjatë realizimit? Çfarë aktivitetesh plotësuese janë të domosdoshme dhe si do të ndihmohen ato gjatë realizimit? Në këtë periudhë të punës në mënyrë më adekuate duhet të përfshihen anëtarët e ekipit me karakteristikat e tipit T.

Page 65: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA EKIPORE

63

Faza e katërt

Në këtë periudhë vlerësohet se si të organizohet më mirë kryerja e ideve të zgjedhura. Cilët njerëz dhe organizata duhet të përfshihen në kryerjen e detyrës? Cilët janë partnerët dhe aleatët tanë? Në çfarë qëndrese mund të hasim dhe nga cili? Si mund ta tejkalojmë atë? Si t’i qasemi çdo njeriu dhe çdo qytetari? Këtu janë të nevojshme cilësi të anëtarëve të ekipit me karakteristikat e tipit F.

Është me rëndësi t’i kushtohet vëmendje edhe një të dhëne të hollësishme. Fakti se në të gjitha katër fazat më të pranueshëm janë njerëz me cilësi të caktuara, nuk do të thotë se anëtarët tjerë duhet të mos angazhohen. Të kujtojmë ushtrimin me duart. Pavarësisht nga ajo se aktiviteti nuk na shkon për shtati, ne mundet dhe duhet të marrim pjesë në të gjitha fazat e punës. Së paku për shkak se me pjesëmarrjen tonë i nxisim ata, të cilët në pajtim me afinitetet e tyre të natyrshme janë më adekuat për këtë lloj aktiviteti. Por edhe nëpërmjet njohurive dhe pjesëmarrjes aktive ne mund të mësojmë nga të tjerët shumë punë të reja, të ushtrojmë dhe t’i përmirësojmë dhe harmonizojmë aftësitë tona.

b) Gjashtë formula për sukses në punën ekipore.

Në çdo ekip është e nevojshme të krijohen parasupozime dhe kushte për punë të përbashkët të mirë. Propozojmë pesë rregulla të reja për punë efektive në ekip.

1. Sqaroni qëllimin tuaj. 2. Caktoni rregullat e punes. 3. Ndani punën tuaj 4. Shfrytëzoni anët tuaja më të forta. 5. Formoni ekipin

Disa fjalë për çdo njërën nga këto rregulla.

2. Sqaroni qëllimin tuaj Para se t’i qaseni disa aktiviteteve të caktuara duhet ditur cili është

qëllimi ynë prandaj në ekip është e domosdoshme të përcaktohet qëllimi i saktë dhe i qartë, i cili do të pranohet nga të gjithë. Ekzistojnë disa rregulla të përgjithshme, të cilat duhet t’i kemi parasysh gjatë përcaktimit të qëllimit tonë:

• Qëllimi duhet të formulohet pozitivisht;

Page 66: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

64

• Ai duhet të jetë real dhe i realizueshëm; • Duhet të jetë i pranueshëm nga të gjithë; • Pjesëmarrësit në ekip duhet të kenë mundësi të ndikojnë në

procesin e realizimit të tij; • Duhet të përcaktohet se cili është kriteri për matjen e arritjes

së qëllimit dhe të garantohet transparencë gjatë dhënies së raportit;

• Qëllimi duhet të formulohet në kohën e tashme; • Qëllimi duhet të ndahet në nënqëllime, të cilat rregullohen

sipas kierarkisë përkatëse. 3. Caktoni rregullat e punës ekipore

Çdo ekip vet i cakton rregullat e punës së vet. Kuptohet, këtu nuk bëhet fjalë të shpiken disa rregulla të reja të përkryera por në radhë të parë, për përcaktimin e kushteve të caktuara kornizë, në të cilat do të punohet. Për këtë qëllim çdonjëri nga pjesëmarrësit duhet që përpara t’i pastrojë motivet e veta personale, kërkesat e veta ndaj të tjerëve dhe jo në vend të fundit t’i lë obligimet të cilat është i gatshëm t’i pranojë. Kur përfshihemi në një ekip të caktuar ne shpesh duhet tu përgjigjemi pyetjeve, Sa dhe a jemi të gatshëm të punojmë haptaz me anëtarë të tjerë; A respektojmë mendimin e tyre; A mund të punojmë në mënyrë konstruktive dhe me shiqim kah e ardhmja; A kemi mundësi të pranojmë rreziqet e të tjerëve. Pjesëmarrja jonë në ekipë është e dobishme, nëse në mënyrë të vetëdijshme dhe aktive punojmë në emër të qëllimit të përbashkët.

Rregullat mund të jenë të shkruara ose të pashkruara. Por të gjithë anëtarët e ekipit duhet t’i kenë plotësisht të qarta. Ja disa shembuj të rregullave, të cilat mund të kontribuojnë për punë më të mirë ekipore:

• Çdo mendim është i rëndësishëm; • Çdo njëri merr obligim të caktuar; • Çdo njëri ka përkrahje nga ana e ekipit: • Gabimet nuk janë të pakalueshme; • Por ne mësojmë nga to; • Të dëgjojmë njëri-tjetrin; • Të flasim shkurt dhe qartë.

Me rëndësi është që jo vetëm t’i arsyetojmë rregullat e punës sonë

por në praktikë tu përmbahemi atyre. Është mirë kur ekipi do të caktojë një anëtar, i cili do ta drejtojë ose udhëheq, i cili do ta marrë përgjegjësinë e organizimit të punës dhe të ndjek respektimin e rregullave. Mund të merremi vesh nga përpara si për rregullat dhe obligimet e atij udhëheqësi ashtu edhe për kohëzgjatjen e mandatit të tij.

Page 67: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA EKIPORE

65

Plotësisht të qetë mund të heqim dorë nga një drejtues i përhershëm i ekipit, por atëherë çdo njëri nga anëtarët sipas parimit të rrotacionit duhet të kryejë edhe këtë funksion.

Për punën e udhëheqësit të ekipit janë të rëndësishme disa rregulla: • Ai duhet të jetë dëgjuesi më i mirë; • Ai duhet t’i nxisë aktivisht të dëgjojnë dhe ta orjentojë

diskutimin rreth më esenciales; • Duhet t’i ndriçojë problemet dhe t’i ndërpres konfliktet; • Duhet të caktojë klimën e punës dhe t’i motivojë

pjesëmarrësit; • Duhet të dijë t’i ndajë detyrat dhe të kërkojë përgjegjësi për

kryerjen e tyre; • Duhet të mbajë kontakte me çdonjërin nga anëtarët e ekipit

dhe të ndihmojë bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve; • Duhet të krijojë ndjenjën tek anëtarët se puna e çdonjërit

është e rëndësishme dhe mendimi i tij është me rëndësi për formimin e qëndrimeve dhe vendimeve.

3. Ndani punën tuaj Kjo është mjaft me rëndësi gjatë planifikimit. Nëse ekipi është

formuar për zgjidhjen e detyrave të natyrës së lartpërmendur, atëherë anëtarët duhet t’i ndajnë funksionet. Çdonjëri duhet të merr një resor, duhet të formojë strukturën ndihmëse, të tërheq ekspertë dhe të organizojë punën e tij, si veprimtari të përhershme dhe rutinore.

Në një parim tjetër përcaktohet puna në ekipe, të formuar për kryerjen e detyrave konkrete. Në to është mjaft me rëndësi harmonizimi i aktiviteteve të anëtarëve, ndërsa gjithashtu edhe roli i udhëheqësit, i cili nga ana e vet duhet të bëjë të mundshme kushte për shfrytëzimin maksimal të mundësive dhe aftësive të çdonjërit.

Ndarja e punës ekipore ka edhe një aspekt. Bëhet fjalë për planifikim konkret të mbledhjeve dhe diskutimeve me ekip. Këtu rëndësi të posaçme ka aftësia e përpunimit dhe e propozimit të rendit të ditës, të caktohen referentët për pikat e veçanta, të mendohet për të shprehurit dhe të përcaktohet koha e arsyetimit për çdo pikë. Ndarja e mirë e punës në këtë rast përfshinë edhe mbulimin e asaj që dëshirohet dhe reales, ndërmjet planifikimit në letër dhe arritjeve reale.

4. Shfrytëzoni anët tuaja të forta Puna e suksesshme ekipore është e pamundshme pa i ditur

tendencat e çdonjërit që t’i shfrytëzojë anët e veta të forta në mënyrë maksimale. Prandaj është e domosdoshme që gjatë formimit të ekipit që

Page 68: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

66

përpara të arsyetohen anët e forta dhe të dobëta të çdo pjesëmarrësi dhe në këtë bazë të bëhet ndarja e punës. Posaçërisht është e rëndësishme të konstatohet se çfarë aftësish dhe shkathtësish mungojnë në ekip, që të kërkohet zgjidhje jashtë saj. Duhet të krijohet klimë e respektimit dhe mirëkuptimit reciprok, që të mund çdonjëri t’i shpreh anët e veta më të mira. Praktika tregon se kur formohet një ekip me tipa homogjen punohet më lehtë, por prandaj pëson cilësia e punës. Me një ekip të këtillë anëtarët me karakteristika të ndryshme të tipeve dominuese rëndomë i nënshtrohen presionit grupor nga ana e të tjerëve. Ata ose nuk guxojnë të marrin pjesë në diskutim ose janë me tendencë tu përshtaten mendimeve të pjesës më të madhe. Detyra e udhëheqësit por edhe ekipit në tërësi është që në mënyrë korekte t’i nxisë këta anëtarë dhe t’i shfrytëzojë si korrigjues të punës ekipore.

5. Formoni ekipe Siç shihet nga tabela në tekstin e mëtejshëm, ekziston dallimi

ndërmjet grupit dhe ekipit. Kur në aktivitetet politike formohet ekip, shpesh pjesëmarrësit nuk

kanë qëndrim të drejtpërdrejtë ndaj atij procesi. Por pas formimit të ekipit çdonjëri nga anëtarët është i obliguar të bëjë çmos për punën e tij më të mirë. Ekipi nuk duhet të shihet si diçka që nuk mund tu nënshtrohet ndryshimeve. Pa bërë ndryshime personale në të, me vullnet të mirë çdo herë duhet të angazhohemi në atë mënyrë që të zhvillohet dhe të punojë më mirë. Prandaj njëkohësisht me kryerjen e detyrës kryesore ekipi duhet t’i pranojë si parim në punën e vet vetanalizën dhe vetvlerësimin. Duhet t’i kushtohet kohë dhe vëmendje e veçantë diskutimit të këtyre çështjeve siç janë: Cilët aktivitete të anëtarëve të ekipit i pranoni si autoritative, të cilat i nxisin iniciativën dhe punën e përbashkët; Çka konsiderohet si tabu në punën ekipore dhe a e pranoni këtë si gjë normale dhe të arsyeshme; Çfarë kundërthenie paraqiten gjatë punës dhe si të tejkalohen ata; Si e pranoni ekipin si tërësi - të suksesshëm ose jo; Nëse jo - ç’duhet të bëhet, që të përmirësohet puna, e të tjera. Sjellja serioze ndaj përgjegjeve të këtyre pyetjeve është shenjë se ekipi funksionon si organizëm i pavarur, mund ta përsos punën e vet dhe ka të ardhmën e vet.

PUNA EKIPORE

67

Dallimet ndërmjet grupit dhe ekipit Grupi Ekipi

1. Anëtarët konsiderojnë se janë bashkuar në grupe vetëm për shkaqe administrative. Anëtarët punojnë në mënyrë individuale. Ndonjëherë arrihen qëllime të kundërta.

1. Anëtarët e kuptojnë varshmërinë reciproke dhe e kuptojnë se qëllimet përsonale dhe të përbashkëta arrihen më së miri me përpjekje të përbashkëta. Nuk humbet kohë në luftë për ndikim dhe interes personal në llogari të të tjerëve.

2. Anëtarët e orjentojnë vëmendjen e tyre kryesisht ndaj vetvetes. I qasen punës së tyre si punëtor rrogëtar.

2. Anëtarët e hulumtojnë ndjenjën e përkatësisë ndaj punës dhe ekipit të tyre, sepse janë obliguar me qëllime, në përcaktimin e të cilave morrën pjesë edhe ata vet.

3. Anëtarëve u jepet urdhër, pa kërkuar mendimin e tyre. Nuk nxitet dhënie e propozimeve.

3. Anëtarët kontribuojnë për suksesin e organizatës, duke e imponuar talentin dhe diturin e tyre personale për arritjen e qëllimeve të përbashkëta

4. Anëtarët ndjejnë mosbesim ndaj motiveve të kolegëve të tyre. Konsiderohet se të shprehurit e mendimit ose pakënaqësisë shkakton mospajtime. Dominon apati.

4. Anëtarët punojnë në atmosferë mirëkuptimi. I parashtrojnë hapur mendimet, idetë, pakënaqësitë,dhe ndjenjat e tyre. Përshëndetet parashtrimi i çdo pyetjeje.

5. Anëtarët janë aq të kujdesshëm në fjalët e tyre, sa që kuptimi real është i pamundshëm. Në komunikim janë të mundshme intriga.

5. Anëtarët kanë sjellje të hapta dhe të ndershme. Ata bëjnë përpjekje, për t’i kuptuar qëndrimet e të tjerëve.

6. Anëtarët mund të fitojnë kualifikim të mirë, por gjatë zbatimit të tij në praktikë u bëhen kufizime nga eprorët e vet.

6. Anëtarët nxiten t’i zhvillojnë aftësitë e tyre dhe t’i zbatojnë në punë ato që do t’i mësojnë. Ata kanë përkrahje nga ekipi.

Page 69: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA EKIPORE

67

Dallimet ndërmjet grupit dhe ekipit Grupi Ekipi

1. Anëtarët konsiderojnë se janë bashkuar në grupe vetëm për shkaqe administrative. Anëtarët punojnë në mënyrë individuale. Ndonjëherë arrihen qëllime të kundërta.

1. Anëtarët e kuptojnë varshmërinë reciproke dhe e kuptojnë se qëllimet përsonale dhe të përbashkëta arrihen më së miri me përpjekje të përbashkëta. Nuk humbet kohë në luftë për ndikim dhe interes personal në llogari të të tjerëve.

2. Anëtarët e orjentojnë vëmendjen e tyre kryesisht ndaj vetvetes. I qasen punës së tyre si punëtor rrogëtar.

2. Anëtarët e hulumtojnë ndjenjën e përkatësisë ndaj punës dhe ekipit të tyre, sepse janë obliguar me qëllime, në përcaktimin e të cilave morrën pjesë edhe ata vet.

3. Anëtarëve u jepet urdhër, pa kërkuar mendimin e tyre. Nuk nxitet dhënie e propozimeve.

3. Anëtarët kontribuojnë për suksesin e organizatës, duke e imponuar talentin dhe diturin e tyre personale për arritjen e qëllimeve të përbashkëta

4. Anëtarët ndjejnë mosbesim ndaj motiveve të kolegëve të tyre. Konsiderohet se të shprehurit e mendimit ose pakënaqësisë shkakton mospajtime. Dominon apati.

4. Anëtarët punojnë në atmosferë mirëkuptimi. I parashtrojnë hapur mendimet, idetë, pakënaqësitë,dhe ndjenjat e tyre. Përshëndetet parashtrimi i çdo pyetjeje.

5. Anëtarët janë aq të kujdesshëm në fjalët e tyre, sa që kuptimi real është i pamundshëm. Në komunikim janë të mundshme intriga.

5. Anëtarët kanë sjellje të hapta dhe të ndershme. Ata bëjnë përpjekje, për t’i kuptuar qëndrimet e të tjerëve.

6. Anëtarët mund të fitojnë kualifikim të mirë, por gjatë zbatimit të tij në praktikë u bëhen kufizime nga eprorët e vet.

6. Anëtarët nxiten t’i zhvillojnë aftësitë e tyre dhe t’i zbatojnë në punë ato që do t’i mësojnë. Ata kanë përkrahje nga ekipi.

Page 70: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

68

7. Anëtarët bien në situata konfliktuoze, të cilat nuk dinë si t’i zgjidhin

7. Konfliktet pranohen si pjesë normale e komunikimit njerëzor. Situatat e ngjajshme shihen si mundësi për zbatimin e ideve të reja krijuese.

8. Është e mundshme pjesmarrja dhe mospjesmarrja e anëtarëve gjatë marrjes së vendimeve, që kanë të bëjnë me të gjithë grupin. Konfrontimi shpesh shprehet më shumë se rezultatet e arritura.

8. Anëtarët marrin pjesë në sjelljen e vendimeve, të cilat kanë të bëjnë me tërë ekipin. Drejtuesi i ekipit e mban të drejtën e fjalës së fundit, atëherë, kur ekipi nuk ka mundësi të merr qëndrim të përbashkët ose ekziston gjendje e jashtëzakonshme.

Dallimet ndërmjet udhëheqësve të grupit dhe ekipit

Udhëheqës të grupit Udhëheqës të ekipit

1. Kujdesi për detyrat vijuese e ngultojnë mendimin për atë që do të mund të arrihet nëpërmjet riorganizimit, i cili ka një qëllim të caktuar për rritjen e kontributit personal të anëtarëve.

1. Detyrat vijuese pranohen shumë lehtë. Mbani llogari për atë se ç’mund të arrihet si ekip. Mund të shprehni endimin dhe të veproni sipas tij.

2. Reagoni ndaj kontrrollit të funksionarëve të lartë dhe bashkëpunëtorëve tuaj. Më lehtë është ta bëni atë që e bëjnë të tjerët.

2. Bashkëpunoni me më shumë njerëz. Mund të nxisni interes dhe aktivitete. E orjentoni parimin kolektiv.

3. Keni dëshirë t’i përfshini njerëzit tuaj në planifikimin dhe zgjidhjen e problemeve, por vetëm deri në njëfarë mase dhe në kufinjë të caktuar.

3. Mund ta rrisni numrin e njerëzve dhe t’i angazhoni. Ua lehtësoni punën të tjerëve gjatë kërkimit të mundësive për punë të përbashkët. U jepni mundësi njerëzve tuaj të sqarohen.

PUNA EKIPORE

69

4. Nuk keni besim ose ju nervozojnë njerëzit, të cilët e njohin punën më mirë se Ju..

4. Kërkoni njerëz të cilët duan të sqarohen dhe kanë mundësi të punojnë në mënyrë konstruktive me të tjerët. Mendoni se roli i Juaj është që të lehtësoni dhe nxisni sjellje të ngjajshme.

5. Mendoni se zgjidhja kolektive e problemeve është humbje kohë dhe largim nga përgjegjësia. E kontrolloni informacionin dhe e përcillni vetëm atë që anëtarët e grupit dëshirojnë ose duhet ta dijnë.

5. Mendoni se gjatë zgjidhjes së problemeve përgjegjësi mbajnë të gjithë anëtarët e grupit.E përcillni haptas tërë informacionin. Përshëndesni çdo pyetje. E leni ekipin të bëjë vet pastrimin.

6. Nuk i kushtoni vemendje konflikteve ndërmjet bashkëpunëtorëve Tuaj ose grupeve të tjera.

6. Ndërmjetësoni gjatë konflikteve para se të ashpërsohen deri në destruktivitet.

7. Ndonjëherë shumë vonë i shpërbleni arritjet personale ose grupore.

7. Bëni përpjekje që arritjet personale dhe shoqërore të shpërblehen me kohë dhe në mënyrë adekuate.

8. Ndonjëherë i ndryshoni marrëveshjet e përbashkëta varësisht nga komoditeti juaj personal.

8. U përmbaheni angazhimeve të marra dhe si zëvendësim kërkoni të njëjtën gjë.

Trajning: Ndani një grup në dy ekipe, të cilët gjatë punës së mëtej-

shme do të kryejnë detyra të ndryshme. Qëllimi është që të konstatohen anët e forta dhe të dobëta, si të anëtarëve të caktuar ashtu edhe të eki-pit, si vijon; të caktohet udhëheqësi i ekipit; të vehen rregullat e punës; të ndahen funksionet kushtimisht; të zbulohet ajo se çka i mungon ekipit; të ndërmerren masa për përmirësimin e punës si ekip. Keni gjysëm ore për diskutim në grupe, pastaj raportet e udhëheqësve për rezultatet e punës, krahasime dhe arsyetime.

Page 71: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA EKIPORE

69

4. Nuk keni besim ose ju nervozojnë njerëzit, të cilët e njohin punën më mirë se Ju..

4. Kërkoni njerëz të cilët duan të sqarohen dhe kanë mundësi të punojnë në mënyrë konstruktive me të tjerët. Mendoni se roli i Juaj është që të lehtësoni dhe nxisni sjellje të ngjajshme.

5. Mendoni se zgjidhja kolektive e problemeve është humbje kohë dhe largim nga përgjegjësia. E kontrolloni informacionin dhe e përcillni vetëm atë që anëtarët e grupit dëshirojnë ose duhet ta dijnë.

5. Mendoni se gjatë zgjidhjes së problemeve përgjegjësi mbajnë të gjithë anëtarët e grupit.E përcillni haptas tërë informacionin. Përshëndesni çdo pyetje. E leni ekipin të bëjë vet pastrimin.

6. Nuk i kushtoni vemendje konflikteve ndërmjet bashkëpunëtorëve Tuaj ose grupeve të tjera.

6. Ndërmjetësoni gjatë konflikteve para se të ashpërsohen deri në destruktivitet.

7. Ndonjëherë shumë vonë i shpërbleni arritjet personale ose grupore.

7. Bëni përpjekje që arritjet personale dhe shoqërore të shpërblehen me kohë dhe në mënyrë adekuate.

8. Ndonjëherë i ndryshoni marrëveshjet e përbashkëta varësisht nga komoditeti juaj personal.

8. U përmbaheni angazhimeve të marra dhe si zëvendësim kërkoni të njëjtën gjë.

Trajning: Ndani një grup në dy ekipe, të cilët gjatë punës së mëtej-

shme do të kryejnë detyra të ndryshme. Qëllimi është që të konstatohen anët e forta dhe të dobëta, si të anëtarëve të caktuar ashtu edhe të eki-pit, si vijon; të caktohet udhëheqësi i ekipit; të vehen rregullat e punës; të ndahen funksionet kushtimisht; të zbulohet ajo se çka i mungon ekipit; të ndërmerren masa për përmirësimin e punës si ekip. Keni gjysëm ore për diskutim në grupe, pastaj raportet e udhëheqësve për rezultatet e punës, krahasime dhe arsyetime.

Page 72: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

70

TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

Për çka takimet dhe këshillimet punuese dallohen nga mbledhjet? Praktika e deritashme dhe traditat e krijuara të punës në partitë

politike maqedonase (bullgare) tregojnë se është pranuar një metodë kryesore e veprimit grupor reciprok ose e punës së përbashkët në grup, që politikanët shpesh e quajnë mbledhje. Kjo është një pamje tani më e njohur, kur një grup i madh njerëzisht tubohen në një vend – njëri nga ta lexon referatin ose informatën për problemin që diskutohet; Vijojnë pastaj ekspoze të gjata, mendime, diskutime, propozime; Pastaj propozohet një projekt për zgjidhje (më shpesh nga një njeri ose një grup, që i kanë dëgjuar të tërat diskutime) dhe në fund me votim miratohet zgjidhja. Rëndomë ky tip i punës shpie drejt humbjes së madhe të kohës, në prani pasive të pjesës më të madhe të pjesëmarrës-ve, në mos shfrytëzimin e plotë të potencialit mendor të ekipit, në para-qitjen e problemit sipas qëndrimit të vetëm një pjese të grupit punues, në përvojën për reagim kolektiv ndaj tekstit (prej 50-100 njerëzish), në dyshimet e rregullta për manipulime, për degradimin e fakteve, për kurdisje, etj.

Takimet dhe mbledhjet punuese (shkurtimisht deri në fund do t’i emërojmë si takime punuese, të cilat këtu merren parasysh), janë forma të ndërtuara dhe planifikuara më herët në punë të përbashkët, te të cilat bëhet harmonizimi i mundësive dhe pritjet e pjesëmarrësve, arrihet përfshirje maksimale e të gjithëve në procesin e punës dhe shfrytëzohen teknika dhe shkathtësi, të cilat e lehtësojnë punën, e kursejnë kohën, e aktivizojnë mendimin dhe marrëdhëniet reciproke dhe sjellin rezultate të papritura të lehta dhe të begatshme.

Objektivat

Është e logjikshme që në fillim të takimit punues edhe drejtuesit edhe pjesëmarrësve të tjerë tu bëhet e qartë rezultati që pritet nga puna e përbashkët. Dhe jo vetëm ai që e pret kryesuesi, por si janë edhe pritjet e çdo pjesëmarrësi. Teknika përkatëse për “qetësimin” e pritjeve është metoda e “ideve të bujshme” (brajin stroning). Brenda 5-7 minutave kryesuesi zhvillon një vërshim ideshë rreth pyetjeve: “Çka prisni nga puna jonë e përbashkët?”

Page 73: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

71

Pritjet regjistrohen dhe protokolohen në një fletë të madhe para të

gjithë pjesëmarrësve, ashtu që ata i kumtojnë pa u lënë anash asnjë deklarim.

Pastaj bëhet pasqyrë e përgjithshme dhe sqarim i kuptimit të çdo pritje. Çdo pjesëmarrës spjegon çka ka parasysh (nëse për një gjë të tillë është e nevojshme). Është mirë që fleta e madhe me pritjet e shkruara të jetë në lokalin e punës deri në fund të takimit dhe para përfundimit të punës të bëhet një pasqyrë e re, sërish të lexohet dhe të arsyetohet kryerja e pritjeve.

Në saje të objektivave të regjistruara, kryesuesi mund të aktualizojë ose të ndryshojë strukturën ose programin e takimeve punuese. Mund të fusë momente të reja ose t’i vlerësojë thekset e auditoriumit. Mund të bëhet realisht edhe prognozimi i fatit të ideve eventuale të propozuara për zgjidhje.

Koncentrimi

Në fillim të çdo takimi punues është e preferueshme të aktivizohen pjesëmarrësit për një qëllim të caktuar me një aktivitet të shënuar më herët për koncentrim. Aktiviteti për koncentrim mund të jetë një kontroll i zakonshëm i kuorumit, nëpërmjet zgjidhjes tradicionale të problemeve të paramenduara (“cili është kryeqyteti i Hondurasit:”) deri te disa ushtrime të caktuara për koncentrim.

OBJEKTIVAT 1. 2. 3.

Page 74: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

72

Shkathtësi për udhëheqje dhe fasilimin

e procesit grupor Dinamika grupore Përse janë të nevojshme rregullat për punë grupore? Çdo grup njerëzish të cilët punojnë sëbashku ka rregulla të caktuara

të marrëdhënieve të ndërsjella. Ato mund të formulohen në ligje, rregullore (për shembull rregullorja e Kuvendit Popullor, rregullorja e administratës të këshillit të përhershëm), statutin, etj. Për grupet e krijuara përkohësisht për punë të përbashkët, gjithashtu janë të nevojshme rregullat e punës së përbashkët. Më së miri do të ishte nëse ato sillen me konsenzus nga të gjithë. Në të gjitha rastet është e domosdoshme në fillim të punës të gjithë të jenë të informuar. Gjatë kësaj situate vërejtje më e mirë gjatë paraqitjes së vështirësive organizuese në grup është: “Mos iu përmbaheni rregullave …”, dhe jo fyerje e skandale.

Grupi i njerëzve të angazhuar (vetëm për një orë) ka jetën e vet. Komunikimi, diskutimi, mendimi kolektiv dhe krijimtaria lindin marrëdhënie të posaçme të ndërsjella, role grupore dhe ndonjëherë edhe kierarki.

Zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe të atmosferës në

grup si dhe të dominimit të tyre me qëllimin e caktuar, do ta quajmë dinamikë grupore

Aftësia e të drejtuarit të dinamikës grupore kërkon:

• Të zëvendësohen ngarkesat psiqike me aktivitete relaksuese, • Të planifikohen periudha të koncentrimit të plotë, • Të ballansohet raporti ndërmjet mendimeve teorike dhe

punës praktike.

Hulumtimet tregojnë se:

• Periudhat e mundshme të produktivitetit nuk mund të jenë më të gjata se 90 deri 100 minuta,

• Një orator nuk mund të koncentrojë vëmendjen ndaj vehtes së tij më tepër se 10 deri 15 minuta,

• Vlerësimi ndërmjet personaliteteve dhe paaftësisë për të shtruar pyetje rëndomë bllokon punën,

Page 75: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

73

• Ekzistojnë dallime në produktivitet, si gjatë orëve të ndry-shme të ditës ashtu edhe gjatë numrit të ndryshueshëm të pjesëmarrësve,

• Në ditën e dytë të punës së përbashkët rëndomë paraqitet plogështi tek njerëzit, që lidhet me lodhjen,

• Lidhshmëria emocionale dhe ndjenja e përkatësisë ndaj grupit vërtetohen pas tri ditësh të punës së përbashkët.

• Produktiviteti e arrinë pikën e vet kulmore, kur ekipet punojnë në grupe të vogla (prej 4 deri 8 veta). Atëherë janë të mund-shme diskutime rreth një numri më të madh të problemeve për një kohë më të shkurtër.

Punë në grupe të vogla Praktika e jetës politike bullgare tregon se përvoja e punës në grupe

të vogla nuk praktikohet. Të gjithë kemi parë se si një ekip prej 50, deri 150 ose edhe prej 750 vetash përpiqet t’i arsyetojë, zgjedhë dhe reduk-tojë të gjitha problemet në vend që të ndahet në grupe (prej 4 deri më 8 por mundet edhe me 20 veta) dhe me këtë rast çdo grup t’i prezanton në sesione të planifikuara rezultatet e aktiviteteve të veta.

E gjithë kjo kërkon sqarim dhe rend që krijohet nga rregulla. Rregullat rëndomë shkruhen në një fletë të madhe dhe vendosen në

vend të dukshëm gjatë kohës së punës së përbashkët në grup.

Sjellja e mundshme në grup

Rëndomë gjatë punës së përbashkët strukturore, përveç qëndri-meve dhe mundësive emocionale të ndërsjella paraqiten edhe role tipike

RREGULLA 1. Flasim me “ti” 2. Dëgjohemi 3. Kursejmë kohën 4. Këtu dhe tani 5. Nuk e vlerësojmë personalitetin por idetë 6. Flasim në emrin tonë dhe jo në emër të

popullit 7. I vlerësojmë dallimet dhe llojllojshmërinë e

ideve 8. … 9. …

Page 76: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

74

të sjelljes në diskutime dhe në të shprehurit e mendimeve të ndryshme. Kryesuesi është i detyruar të dijë sjelljen e mundshme të grupit, ta presë atë dhe të jetë i gatshëm të reagojë, ashtu që reagimi i tij të mos pen-gojë punën e përbashkët.

Rolet e grupeve:

• Iniciatori – pjesëmarrësi, i cili më shpesh se të tjerët propo-zon zgjidhje dhe ide të reja,

• Vazhduesi – i pranon iniciativat e reja, i zhvillon, ndihmon që të nisë menjëherë aktiviteti i filluar.

• Gjurmuesi rreth informacioneve – shpesh shtron pyetje, kërkon informata se ç’duhet bërë,

• Dhënësi i informacioneve – u përgjigjet pyetjeve të atyre që kërkojnë informacione,

• Koordinatori – i koordinon aktivitetet e anëtarëve të ndryshëm të grupit,

• Vlerësuesi – i vlerëson aktivitetet e anëtarëve tjerë në grup, dhe gjithashtu edhe pozitën në grup,

• Stimuluesi – i nxit dhe i aktivizon të tjerët të punojnë, u jep përkrahje pjesëmarrësve, të cilët nuk ndjehen mirë,

• Harmonizuesi – angazhohet që të gjithë të marrin pjesë të barabartë në jetën grupore, përpiqet t’i rregullojë konfliktet dhe kundërthëniet që lindin gjatë punës,

• Mbrojtësi i parimeve – i kushton kujdes asaj kur një grup nuk u përmbahet parimeve të pranuara dhe rregullave të punës,

• Bllokuesi – i kundërvehet inciativave grupore, e vë në dyshim atë që kërkon grupi,

• Kërkuesi i mirënjohjeve – pavarësisht nga ajo se çka ndodh në grup, kërkon të tërheq ndaj vehtes vëmendjen, interesin e njerëzve ndaj personalitetit të tij,

• Dominuesi – nuk u jep të tjerëve të marrin fjalën, gjithnjë kërkon të jetë në krye të grupit,

• Shmangësi – nuk përkrah iniciativa grupore, i largohet përfshirjes në detyra grupore, gjithnjë angazhohet të jetë anash.

Këto role nuk janë caktuar ose formuluar nga e para, por lindin

vetvetiu në çdo proces të punës grupore. Më shpesh një pjesëmarrës pranon dy ose më shumë role, jo vetëm një, por njëra gjithmonë dominon me një moment të caktuar të punës grupore.

TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

75

Reagime ndaj të shprehurit të partnerit: • Fortifikimi – lidhet me angazhimin për të mbrojtur pikëpamjet e

veta. Përmbajtja e të shprehurit të partnerit nuk merret parasysh, anashkalohet ose me qëllim tjetërsohet. Nuk merret parasysh gjendja e tij emocionale. Sikur të jenë të mundshme reagimet e arsyeshme, për shembull: “unë i kuptoj vështirësit e tua, por …” (shpesh me fraza dhe klishe trivijale).

• Nënpyetje – nëpërmjet një vargu nënpyetjesh ç’orjentohet dhe manipulohet drejtimi i shprehjeve të partnerit, me ç’rast synimet dhe qëllimet vetiake mbeten të fshehta.

• Reagimi agresiv – nëpërmjet demonstrimit të shqetësimit, fyer-jeve, nervozës, nuk i jepet mundësi partnerit të përfundojë ekspozenë e vet. Nuk përqëndrohen - diskutojnë rreth argu-menteve të tij, ndërsa sulmohet personaliteti i tërësishëm ose një pjesë e anëve të tij.

• Të dëgjuarit dhe nënvizuarit të shprehjes me fjalë të tua (parafrazimi) – me të theksuar, pyetje ose shënime të shkurtëra të riplotësuara paraqitet se është e pranishme gatishmëria për të dëgjuar partnerin. Përsëriten elementet es-enciale të ekspozesë, me ç’rast nënvizohen edhe qëndrimet personale të partnerit për shembull: “ti tha, se …”, “ti je i mendimit se …”.

• Vënia në dukje e gjendjes emocionale të partnerit – shpre-het qartë gjendja momentale e partnerit dhe shkaqet e mund-shme për të.

• Thellimi dhe plotësimi i ekspozesë – zhvillimi i mëtejshëm i mendimeve të partnerit, duke përfshirë aspekte të reja për të ardhur tek “aha – e përjetuam edhe këtë”.

Në tre rastet e para jemi dëshmitarë të aksioneve që e

vështirësojnë punën e përbashkët grupore, ndërsa anasjelltas, në tre rastet vijuese – të reagimeve të cilat e lehtësojnë punën e për-bashkët.

Të menduarit për përjetimet personale:

• Të menduarit e fshehtë – gjendja personale emocionale fshihet. Përmbajtja e shprehjes me fjalë dhe shprehjes me trup (mimika, gjestet e të tjera) janë të kundërta.

• Të menduarit duke sulmuar (sanksionimi) – nëpërmjet duelit me fjalë dhe me reagime emocionale bëjnë përpjekje për të

Page 77: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

75

Reagime ndaj të shprehurit të partnerit: • Fortifikimi – lidhet me angazhimin për të mbrojtur pikëpamjet e

veta. Përmbajtja e të shprehurit të partnerit nuk merret parasysh, anashkalohet ose me qëllim tjetërsohet. Nuk merret parasysh gjendja e tij emocionale. Sikur të jenë të mundshme reagimet e arsyeshme, për shembull: “unë i kuptoj vështirësit e tua, por …” (shpesh me fraza dhe klishe trivijale).

• Nënpyetje – nëpërmjet një vargu nënpyetjesh ç’orjentohet dhe manipulohet drejtimi i shprehjeve të partnerit, me ç’rast synimet dhe qëllimet vetiake mbeten të fshehta.

• Reagimi agresiv – nëpërmjet demonstrimit të shqetësimit, fyer-jeve, nervozës, nuk i jepet mundësi partnerit të përfundojë ekspozenë e vet. Nuk përqëndrohen - diskutojnë rreth argu-menteve të tij, ndërsa sulmohet personaliteti i tërësishëm ose një pjesë e anëve të tij.

• Të dëgjuarit dhe nënvizuarit të shprehjes me fjalë të tua (parafrazimi) – me të theksuar, pyetje ose shënime të shkurtëra të riplotësuara paraqitet se është e pranishme gatishmëria për të dëgjuar partnerin. Përsëriten elementet es-enciale të ekspozesë, me ç’rast nënvizohen edhe qëndrimet personale të partnerit për shembull: “ti tha, se …”, “ti je i mendimit se …”.

• Vënia në dukje e gjendjes emocionale të partnerit – shpre-het qartë gjendja momentale e partnerit dhe shkaqet e mund-shme për të.

• Thellimi dhe plotësimi i ekspozesë – zhvillimi i mëtejshëm i mendimeve të partnerit, duke përfshirë aspekte të reja për të ardhur tek “aha – e përjetuam edhe këtë”.

Në tre rastet e para jemi dëshmitarë të aksioneve që e

vështirësojnë punën e përbashkët grupore, ndërsa anasjelltas, në tre rastet vijuese – të reagimeve të cilat e lehtësojnë punën e për-bashkët.

Të menduarit për përjetimet personale:

• Të menduarit e fshehtë – gjendja personale emocionale fshihet. Përmbajtja e shprehjes me fjalë dhe shprehjes me trup (mimika, gjestet e të tjera) janë të kundërta.

• Të menduarit duke sulmuar (sanksionimi) – nëpërmjet duelit me fjalë dhe me reagime emocionale bëjnë përpjekje për të

Page 78: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

76

nënçmuar partnerin. Ndaj tij radhiten dhe shprehen paaftësia, e cila vë në dukje presionin.

• Të shprehurit informativ – jepet informatë konkrete për gjendjen personale emocionale. Të shprehur verbal dhe të shprehurit joverbal nuk janë në kundërshtim.

• Të shprehurit që kërkon – me qëllim të caktuar kërkohen kundërthënie, që shpiejnë në ndryshimin e disponimit të vetbesimit deri te rritja e përpjekjeve. Jo vetëm që kumtohet gjendja personale emocionale, por kërkohen edhe shkaqet për të, për shembull: “Ndjehem pa ndihmë dhe nuk do ta kryejmë punën, sepse më duket, se qëllimet i kemi të ndryshme dhe vështirë bashkohen”.

Edhe gjatë llojeve të nënvizuara të të shprehurit, dy

shembujt e parë e vështirësojnë punën, ndërsa dy të fundit – e lehtësojnë.

Vërshimi i ideve (Brain Storming)

Ç’është vërshimi i ideve?

Vërshimi i ideve (VI) është proces grupor krijues, gjatë të cilit for-

mohet lista e një numri të madh idesh të llojllojshme, përkatësisht, e një problemi ose detyrë të caktuar. Ana specifike te VI-ja është ajo se zhvil-lohet në tri faza: faza e ideve, faza e vlerësimeve dhe faza e zgjidhjes. Në fazën e parë radhiten, sipas mundësisë, numri më i madh i ideve, pa i vlerësuar dhe i reduktuar. Në fazën e dytë këto ide spjego-hen, radhiten, grupohen dhe vlerësohen sipas kriterit të caktuar, që grupi i ka zgjedhur. Faza e tretë shpie në prodhimin final të VI-së.

Prodhimi final i këtij procesi mund të jetë një zgjidhje e miratuar me konsenzus ose disa variante të pranueshme – një plan punues i aktiviteteve, i miratuar njëzëri, sepse të gjithë pjesëmarrësit janë angazhuar në mënyrë të barabartë në përgatitjen e tij. Nëpërmjet kësaj pune grupore mund të arrihet të gjallërohen të gjitha llojet e ndryshme të zgjidhjes – edhe te eksperti edhe te politikani. Rregullat e vërshimit të ideve:

1. Mos thekso vlerësimet negative të ideve të paraqitura.

? ?

Page 79: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

77

2. Puno për sasi dhe jo për cilësi – sa më e gjatë të jetë lista e ideve, aq më mirë.

3. Zhvilloi idetë e të tjerëve – nëse ndonjëra ide shkakton ide tjetër tek ty – ndaje atë me të tjerët.

4. Jepu kurajo ideve jotradicionale, bëhu krijues. 5. Shënoe çdo ide – të paktën fjalët dhe frazat kryesore. 6. Konstatoje limitin kohor për vërshimin e ideve dhe përmbaju

në mënyrë strikte atij.

Bazat e rregullave:

1. Moslejimi i vlerësimeve negative i nxit pjesëmarrësit të flasin lirisht pa u shqetësuar, se idetë e tyre janë mjaft të mira për tu shprehur. Kjo rregull thotë: “Të gjitha idetë janë të vlefshme dhe të mirëseardhura këtu dhe tani”.

2. Kjo rregull ndihmon rrjedhën e fjalëve. Cilësia është e shkallës së dytë në krahasim me sasinë. Sa më e gjatë të jetë lista aq më shumë është mundësia që të përmbajë ide punuese. Kjo rregull e nxit secilin pjesëmarrës pa u frikësuar nga “rënia”.

3. Kjo rregull supozon, se pjesëmarrësit mund t’i ndihmojnë njëri tjetrit. Kur ndonjëri do të zhvillojë ndonjë ide, ky është njëfarë kompli-menti për atë që e propozoi, ndërsa miratimi, vlerësim i kontributit të tij dhe shprehet se është bashkëpunëtor dhe partner i vlefshëm.

4. Në idetë e këtilla të shumta, mund të ekzistojë një kokë e fshehur që nuk duket as edhe tek ai që e propozon idenë, por që mund të zbulo-het nga grupi më vonë. Ideja jotradicionale mund të nxisë propozim të vlefshëm në mendjen e ndonjërit. Shpesh problemet shihen në mënyrë të re si rezultat i kësaj praktike.

5. Kjo rregull shton pranimin e çdo ideje dhe siguron mekanizmin për shtyerjen e vlerësimit. Lista e ideve mund të jetë e kuptueshme si investim i vlefshëm, e cila më vonë mund të marrë kuptim dhe të shfrytëzohet që të pres përdorimin e caktuar. Por nuk duhet humbur idetë.

Futrolla me të gjitha “protokolet”, e cila quhet “memoria grupore”, pa dyshim është një nga prodhimet e jashtëzakonshme të trurit, që është e dobishme për të gjithë analizuesit, praktikët, punëtorët shkencor, si dhe hulumtuesit teknologjik.

6. Kjo rregull e eliminon qëndresën për përsosje. Koha kuptohet si burim i vlefshëm, i dobishëm për çdo fillim. Në fakt, kur koha është e kufizuar, objektivat personale janë të larta, sepse individi është liruar nga presioni që krijohet nga puna e gjatë për kryerjen e detyrave të caktuara.

Page 80: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

78

Edhe pas dhjetë minutash, idetë rëndomë nisin të përsëriten, por të thëna me fjalë të tjera. VLERAT E VËRSHIMIT TË IDEVE:

• Puna me grupe • Shumë ide • Ide jo standarde • Të gjithë ndjehen të

barabartë

• Zgjidhje krijuese • Harmonizimi grupor për zgjidhjet

e arritura • Procedurë e shpejtë (fitimi i

kohës).

Praktikimi i vërshimit të ideve Vërshimi i ideve është aftësi, e cila mund të përmirësohet me

praktikë. Rregullat spjegohen nga përpara. Sipas nevojës shfrytëzohen dy ose tre procesverbalist, që të ndjekin më shpejtë idetë.

Probleme dhe zgjidhje Zgjidhjet që i bëj Mënyra të kryerjes së zgjidhjeve Njihen tre mënyra themelore për kryerjen e zgjidhjeve:

1. Prej eprorit (autoriteti) 2. Me votime 3. Me pajtim të përbashkët (konsenzus)

Çdonjëra nga këto ka kohë dhe vend përkatës. Nuk janë të sakta po-himet se njëra nga mënyrat është më e drejtë se tjetra. Në fakt, ato dallo-hen sipas kohës, që disponojmë për pranimin e tyre, me vazhdimin e tyre dhe sipas përgjegjësisë personale, që mbahet për pasojat.

Koha

0

Vazhdimësia (Efektiviteti)

Përgjegjësia

Pajtimi

Votimi

Përgjegjës

TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

79

Ç’është pajtimi i përgjithshëm (konsenzusi)? Një grup arrinë konsenzus atëherë kur:

• Zgjedh përfundimisht një nga variantat e përgjithshme të zgjidhjes, dhe

• Çdo anëtar i saj mund të deklarojë qartë: “Pikëpamjet e mira janë të kuptueshme. Besoj se i kam kuptuar edhe pikëpamjet tuaja. Pavarësisht se do të zgjedh zgjidhjen e shprehur apo jo, unë e përkrah atë, për shkak se:

- Arritëm te ajo me dialog të hapët dhe të qartë, dhe - Kjo është një gjë më e mirë për grupin momentalisht”.

RREGULLA PËR ARRITJE TË KONSENZUSIT

1. Dëgjoi dhe kushtoi vëmendje të tjerëve. 2. Merr pjesë. 3. Diskutoe informatën. 4. Mos u pajto shumë shpejt, parashtro pyetje. 5. Mos ia vë veshin çdo gjëje dhe mos bë pazar me përkrahje. 6. Mos voto (edhe në atë mënyrë, që nuk është me votim të

sinqertë). 7. Shihi dallimet si përparësi. 8. Propozo zgjidhje, të cilat mund të pranohen. 9. Shmangu argumentimit qoraz në dobi tëndin. 10. Kërkoi zgjidhje sipas motos “fitoj-fiton”.

Probleme

Modele për zgjidhjen e problemeve Janë bërë shumë përpjekje të formulohet përkufizimi për konceptin e

problemit, por më përkatës për të hyrë në punë të përbashkët është definicioni: “Kur mund të gjendet përgjegje adekuate për pyetjen e parashtruar, kështu mund të zgjidhet problemi”.

Formulimi i problemit si pyetje gjithnjë e ndihmon zgjidhjen e tij. Më shpesh ajo bëhet me përemrin “si?”, por në raste të veçanta mund të shfrytëzohen edhe “çfarë?”, “kur?”, “ku?”, “sa?”, e kështu me radhë. Për shembull: Kur e formulojmë problemin “bie besimi ndaj partisë sonë”, ky është vetëm një konstatim i njëfarë shqetësimi. Por, gjatë riformulimit të tij si pyetje, mund të kërkojmë në mënyrë pragmatike zgjidhjen e dy problemeve themelore: “Si të pengojmë rënien e besimit ndaj partisë sonë?” dhe “Si të risim besimin ndaj partisë sonë?”.

Page 81: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

79

Ç’është pajtimi i përgjithshëm (konsenzusi)? Një grup arrinë konsenzus atëherë kur:

• Zgjedh përfundimisht një nga variantat e përgjithshme të zgjidhjes, dhe

• Çdo anëtar i saj mund të deklarojë qartë: “Pikëpamjet e mira janë të kuptueshme. Besoj se i kam kuptuar edhe pikëpamjet tuaja. Pavarësisht se do të zgjedh zgjidhjen e shprehur apo jo, unë e përkrah atë, për shkak se:

- Arritëm te ajo me dialog të hapët dhe të qartë, dhe - Kjo është një gjë më e mirë për grupin momentalisht”.

RREGULLA PËR ARRITJE TË KONSENZUSIT

1. Dëgjoi dhe kushtoi vëmendje të tjerëve. 2. Merr pjesë. 3. Diskutoe informatën. 4. Mos u pajto shumë shpejt, parashtro pyetje. 5. Mos ia vë veshin çdo gjëje dhe mos bë pazar me përkrahje. 6. Mos voto (edhe në atë mënyrë, që nuk është me votim të

sinqertë). 7. Shihi dallimet si përparësi. 8. Propozo zgjidhje, të cilat mund të pranohen. 9. Shmangu argumentimit qoraz në dobi tëndin. 10. Kërkoi zgjidhje sipas motos “fitoj-fiton”.

Probleme

Modele për zgjidhjen e problemeve Janë bërë shumë përpjekje të formulohet përkufizimi për konceptin e

problemit, por më përkatës për të hyrë në punë të përbashkët është definicioni: “Kur mund të gjendet përgjegje adekuate për pyetjen e parashtruar, kështu mund të zgjidhet problemi”.

Formulimi i problemit si pyetje gjithnjë e ndihmon zgjidhjen e tij. Më shpesh ajo bëhet me përemrin “si?”, por në raste të veçanta mund të shfrytëzohen edhe “çfarë?”, “kur?”, “ku?”, “sa?”, e kështu me radhë. Për shembull: Kur e formulojmë problemin “bie besimi ndaj partisë sonë”, ky është vetëm një konstatim i njëfarë shqetësimi. Por, gjatë riformulimit të tij si pyetje, mund të kërkojmë në mënyrë pragmatike zgjidhjen e dy problemeve themelore: “Si të pengojmë rënien e besimit ndaj partisë sonë?” dhe “Si të risim besimin ndaj partisë sonë?”.

Page 82: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

80

Skema e zgjidhjes individuale të problemeve

Momenti më i rëndësishëm gjatë zgjidhjes të secilit problem është hapja sa më e gjërë e spektrit të mundësive. Gjatë përpunimit të analizave politike është e qartë se momenti kryesor i analizës është kërkimi i variantave të ndryshme. Udhëheqësi i mirë gjithnjë synon të gjejë një numër sa më të madh variantesh dhe mundësish për zgjidhje, t’i kërkojë burimet e tyre dhe pasojat nga to, dhe vetëm atëherë të shkojë në marrjen e vendimit drejtues.

Vlerësimi i burimeve, pasojat

Varianti numër 1

Informacioni i domosdoshëm

Problemi

Zgjedhja i me

Varianti numër 2 Varianti numër 2

TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

81

Modeli për zgjidhjen e përbashkët të problemit

Gjerësia e problemit Fusha e pranimit Fusha e formulimit Fisha e analizës Hapja Ngushtimi Mbyllja

Cila është detyra e grupit? *Harmonizimi për punë të përbashkët grupore. *Pajtimi se ekziston problemi. *Spjegimi i të pranuarit.

*Arritja e pajtimit për formulimin e punës së përkrahur përgjithësisht në lidhje me problemin.

*Spjegimi i pasojave të problemit. *Pajtimi për kriteret e analizës të situatës pro-blematike.

Cilat instrumente t’i përdorim? Hapja Ngushtimi Mbyllja *Si ndjehesh? *Si është problemi i vërtetë? *Zhvillimi më i mirë, më i keq, më i arsy-eshëm *i kujt është problemi?

*Parashtroje si pyetje *Është, s’është *Pengesë *Dijagram

*Pyetjet themelore? (me shkronjën K) *Ndaj në pjesë *Jep shembuj *Përgjithësime *T’i pyesim ekspertët

Pjesët e zgjidhjes Fusha e ideve Fusha e vlerësimit Fusha e marrëveshjes Hapja Ngushtimi Mbyllja

Cila është detyra e grupit? *Harmonizimi sipas listës së të gjitha ideve të propozuara për zgjidhjen e problemit të definuar.

*Vlerësimi i propozime-ve ( të kritereve të akor-duara) dhe marrë-veshje të vlerave të akorduara për çdonjë-rin.

*Dakordim i vazhdu-eshëm i përgjithshëm gjatë zgjdhjes së njërit ose disa varianteve për zgjidhjen e problemit, që grupi i përkrah dhe do t’i realizojë.

Cilat instrumenta t’i përdorim? Hapja Ngushtimi Mbyllja *Vërshim idesh *Çka u bë me të tjerët? *Pusho dhe shihe ve-ten

*Amëz e kritereve *Rradhitja *Sipas kategorive *përparësitë/ mangësitë *Ajo që më pëlqen

*Fitoj/ Fiton *Të dy dhe ose *Të kthehemi në harmonizim më të afërt *harmonizim negativ *Eliminimi

Page 83: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

81

Modeli për zgjidhjen e përbashkët të problemit

Gjerësia e problemit Fusha e pranimit Fusha e formulimit Fisha e analizës Hapja Ngushtimi Mbyllja

Cila është detyra e grupit? *Harmonizimi për punë të përbashkët grupore. *Pajtimi se ekziston problemi. *Spjegimi i të pranuarit.

*Arritja e pajtimit për formulimin e punës së përkrahur përgjithësisht në lidhje me problemin.

*Spjegimi i pasojave të problemit. *Pajtimi për kriteret e analizës të situatës pro-blematike.

Cilat instrumente t’i përdorim? Hapja Ngushtimi Mbyllja *Si ndjehesh? *Si është problemi i vërtetë? *Zhvillimi më i mirë, më i keq, më i arsy-eshëm *i kujt është problemi?

*Parashtroje si pyetje *Është, s’është *Pengesë *Dijagram

*Pyetjet themelore? (me shkronjën K) *Ndaj në pjesë *Jep shembuj *Përgjithësime *T’i pyesim ekspertët

Pjesët e zgjidhjes Fusha e ideve Fusha e vlerësimit Fusha e marrëveshjes Hapja Ngushtimi Mbyllja

Cila është detyra e grupit? *Harmonizimi sipas listës së të gjitha ideve të propozuara për zgjidhjen e problemit të definuar.

*Vlerësimi i propozime-ve ( të kritereve të akor-duara) dhe marrë-veshje të vlerave të akorduara për çdonjë-rin.

*Dakordim i vazhdu-eshëm i përgjithshëm gjatë zgjdhjes së njërit ose disa varianteve për zgjidhjen e problemit, që grupi i përkrah dhe do t’i realizojë.

Cilat instrumenta t’i përdorim? Hapja Ngushtimi Mbyllja *Vërshim idesh *Çka u bë me të tjerët? *Pusho dhe shihe ve-ten

*Amëz e kritereve *Rradhitja *Sipas kategorive *përparësitë/ mangësitë *Ajo që më pëlqen

*Fitoj/ Fiton *Të dy dhe ose *Të kthehemi në harmonizim më të afërt *harmonizim negativ *Eliminimi

Page 84: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

82

Marrëdhëniet reciproke “Udhëheqësia –

personeli”

Problemet ndërmjet udhëheqjes dhe ekspertëve. Detyra: Çfarë problemesh mund të krijohen ndërmjet udhëheqjes

dhe persnelit (ndërmjet politikanëve dhe ekspertëve)? Çka do të ndodhte nëse … ? Situata një: Anëtari i personelit është i brengosur për mënyrën se si

shefi i seksionit udhëheq disa çështje financiare. Edhe dy nëpunës të tjerë gjithashtu ndajnë brengosjen e tij. Ai vendos që t’i drejtohet ndonjë anëtari të udhëheqësisë së partisë, me të cilin ka punuar një kohë të gjatë bashkë për t’i paraqitur dyshimet e veta. Anëtari i udhëheqësisë habitet se çka të bëjë.

Situata dy: Në njërën nga mbledhjet e udhëheqësisë politike njëri nga anëtarët fillon të dyshojë për disa vendime të udhëheqësit të sektorit të bashkëpunëtorëve (sekretari i përgjithshëm), i cili nuk është anëtar i udhëheqësisë. Politikani thotë se bëhet fjalë për politikë publike të organizatës, ndërsa udhëheqësia nuk ka informatë të saktë. Edhe përkundër kësaj që pjesa më e madhe e udhëheqësisë e miraton punën e sekretarit të përgjithshëm, ekzistojnë edhe njerëz të cilët mendojnë se ai duhet ta harmonizojë sjelljen e tij me atë të udhëheqësisë politike. Por ata nuk i shprehin pikëpamjet e veta në mbledhje.

Situata tre: Udhëheqësi i organizatës kërkon prezantimin e raporteve javore të shkruara për të gjitha aktivitetet e bashkëpunëtorëve të të gjitha seksioneve, kalon nga një ditë në javë në kabinetin e sekretarit të përgjithshëm, duke biseduar me të dhe me anëtarët e tjerë të personelit. Sekretari i përgjithshëm nuk është i kënaqur me angazhimin e tepërt të kryetarit me punë administrative të organizatës. Ai nuk di si të veproj.

• Përcaktoni problemet. • Rekomandoni personelit çka të bëjë. • Rekomandoni udhëheqësit çka të bëjë. • Si të jenë obligimet e anëtarëve tjerë të udhëheqësisë?

Pjesa më e madhe e problemeve që kanë lindur ndërmjet

udhëheqësisë dhe personelit mund të zgjidhen, si vijon:

• Me krijimin e mundësive paraprakisht për një bashkëpunim me ekipin,

Page 85: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

83

• Me njohjen e mundësive për shfrytëzimin e strategjisë në “fitoj-fiton”,

• Me aftësinë për sjellje asertive.

Sjellja asertive Çdo të thotë kjo? – Asertive është ajo sjellje e cila i mbron interesat e

personaliteteve, pa i cënuar interesat e të tjerëve. Këtu përfshihet aftësia që të themi “jo” pa e cënuar dhe e dëmtuar tjetrin, të mund të heqim dorë pa u shqetësuar për një gjë të këtillë, të mbetemi në interesin personal pa i cënuar interesat e të tjerëve.

Dhjetë rregulla të sjelljes asertive:

1. Ke të drejtë të vlerësojsh sjelljen tënde personale, mendimet, emocionet dhe të jesh i hapur për to.

2. Ke të drejtë të mos kërkojsh kurrfarë falje për sjelljen tënde. 3. Ke të drejtë të vlerësojsh se sa dhe si je përgjegjës për

zgjidhjen e problemeve të të tjerëve. 4. Ke të drejtë të ndryshojsh pikëpamjet e tua. 5. Ke të drejtë të bëjsh gabime, por të përgjigjesh për ta. 6. Ke të drejtë të thuash: “nuk e di”, “nuk dua”, “nuk mundem”,

ose “nuk kam mundësi”. 7. Ke të drejtë të jesh i pavarur nga vullneti i mirë i të tjerëve. 8. Ke të drejtë të bëjsh punë jologjike. 9. Ke të drejtë të thuash “nuk të kuptoj”. 10. Ke të drejtë të thuash: “krejt një për mua”.

Përpiquni t’i mbani mend këto rregulla dhe t’i kujtoni ato kur do të keni probleme gjatë komunikimit me të tjerët.

Stresi

Situatat e stresit janë përditshmëri e jonë dhe ndodhin shumë shpesh. Ato janë një nga faktorët themelor që e vështirësojnë punën tonë të dobishme dhe ballafaqimi me stresin është baza e aftësimit tonë efek-tiv të punës.

Tre faktorë, që ndikojnë në ballafaqimin me stresin:

1.Ndjenja për kontrollin e situatave.

- Shprehet me njohurinë se mund të bëj diçka - Besim në aftësinë për të ndikuar te ngjarjet.

Page 86: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

84

2.Informacion i mjaftueshëm - Natyra, sasia dhe koha e marrjes së informacioneve, në fakt

sa më shumë informacione të kemi për natyrën e situatës së stresit, aq më shumë janë gjasat të gjejmë mjete për zvogëlimin ose pengimin e pasojave.

3.Përkrahja sociale - Kontakte të shpeshta personale - Të mësuarit dhe shprehit për t’i përmirësuar problemet.

Tre rregulla të luftës me strese: 1. Mos u nervozoni për gjëra të imta! 2. Çdo gjë është punë e imët! 3. Nëse nuk mund të fluturoni dhe nuk mund të largoheni,

atëherë dorëzohuni kohës!

Këshilla të Dejl Karnerit

Që nga gjysma e parë e shekullit, themeluesi i njohur botëror i shkollave të para të menaxhimit Dejl Karner i përhap këshillat e veta për komunikim efektiv gjatë punës së përbashkët, të cilat janë edhe sot aktuale.

Gjashtë mënyra për të përfituar dashurinë e të tjerëve:

1. Tregoni interes të sinqertë ndaj njerëzve të tjerë. 2. Buzëqeshni. 3. Mbani mend, se emri i njeriut është komponenta më e

rëndësishme dhe më e ëmbël akustike në gjuhën e tij amtare. 4. Dëgjoni me vëmendje, nxisni të tjerët të flasin për vetvehten. 5. Gjatë bisedës kërkoni atë që i intereson palës tjetër. 6. Silluni në atë mënyrë që tjetri të ndjehet i rëndësishëm dhe

bëni këtë në mënyrë të sinqertë.

Tetë rregulla se si t’i detyroni njerëzit të mendojnë si ju: 1. Nuk mund të fitoni ndonjë kontest vetëm nëse grindeni. 2. Tregoni respekt ndaj mendimit të palës tjetër. Asnjëherë mos i

thoni ndokujt se nuk ke të drejtë. 3. Nëse nuk keni të drejtë, pranoni atë shpejt dhe me zemër të

hapur. 4. Filloni gjërat në mënyrë shoqërore. 5. Silluni në atë mënyrë ashtu që personi tjetër të nis tu

përgjigjet menjëherë me “po, po”. 6. Lejoni tjetrin të flasë më tepër.

Page 87: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

85

7. Përpiquni t’i shihni gjërat nga aspekti i personit tjetër. 8. Përjetoni edhe idetë dhe dëshirat e të tjerëve.

Tetë mënyra që t’i ndryshoni njerëzit pa i prekur dhe pa i

shqetësuar: 1. Filloni me lëvdata dhe me vlerësim të ndershëm të anëve të tij

të mira. 2. Tërhiqja vëmendjen ndaj gabimeve të tij në mënyrë indirekte –

me rrugë të tërthorta. 3. Pranoni së pari gabimet tuaja para se t’i kritikoni të tjerët. 4. Mos e vendosni në situatë të pavolitshme tjetrin. 5. Lavdëroni edhe dukurinë më të vogël të aftësisë, si dhe të

gjitha aftësitë. 6. Thoni ndonjërit se është njeri shembullor dhe ai do të përpiqet

që ta arsyetojë këtë emër të mirë. 7. Shërbehuni me nxitje, silluni në atë mënyrë që gabimi që

dëshironi ta përmirësoni të duket i lehtë për tu përmirësuar. Silluni në atë mënyrë që atë që dëshiron ta kryejë tjetri të duket e lehtë.

8. Silluni në atë mënyrë, ashtu që tjetri të ndjehet i lumtur kur e bën atë që e dëshironi ju.

Organizimi i takimeve punuese dhe

këshillimeve

Problemet gjatë takimeve punuese dhe marrëveshjeve:

Problemet lindin me njërën nga fazat vijuese të takimit punues: 1. Gjatë organizimit, 2. Gjatë zgjedhjes së kohës dhe vendit të takimit, 3. Gjatë sigurimit të informatave, 4. Gjatë përgatitjes së projektit të zgjidhjes, 5. Gjatë sigurimit të konsultantëve, ekspertëve, autoriteteve.

Është mirë që çdo udhëheqës të përpiqet paraprakisht t’i parashehë

këto.

Probleme gjatë kohës së mbajtjes të takimit punues: 1. Saktësi

Page 88: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

86

2. Pasivitet 3. Mosdëgjuarje, 4. Mosinteresim 5. Largim nga tema

Probleme më të shpeshta të takimeve punuese:

1. Në proces: • Përzierja e procesit (procedurës) dhe përmbajtjes • Pjesëmarrja shumë e vogël, shumë e madhe ose e

dëmshme 2. Në role:

• Role dhe përgjegjësi të paqarta • Manipulim • Rend i ditës i fshehur

3. Gjatë shfrytëzimit të informatave: • Ngarkesë me të dhëna • Përsëritje dhe të sjellurit në rreth • Përzierje dhe moskuptime (komentime të ndryshme)

4. Gjatë sjelljes së vendimeve: • Mbledhje për sjellje formale të zgjidhjeve paraprakisht të

panjohura • Mungesë e përkrahjes për ndonjërën nga variantet e

vendimeve 5. Për situatën:

• Radhitja e keqe e vendeve për ulje • Shumë nxehtë, shumë ftohtë, shumë zhurmë, shumë

formalitete në atmosferë 6. Gjatë aplikimit të vendimeve:

• Qëllimi ose rruga e paqartë për radhitjen e tyre • Objektiva të përziera • Pa ndikim

Aktivitetet lehtësuese të sjelljes për tejkalimin e problemeve gjatë

takimeve të punës mund të jenë dy llojshe:

a) preventive (veprime mbrojtëse) – ato që kryen para ose gjatë takimit, që të pengohet largimi i përmbajtjes ose i procesit:

Preventivat e mundshme: spjegimi paraprak i rendit të ditës, formulimi i mirë i temës, sqarimi i kushteve të kohës, vendit, kohëzg-jatjes, atmosferës komfore, përcaktimit të roleve, fasilitator kompe-tent me ndjenjë për humor, grumbullimi i informatave paraprake, rregulla për punë ekipore, pauza fikse.

Page 89: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

87

b) intervenimet (ndërhyrjet) – ata të cilat kryen gjatë takimit për ta kthyer ekipin sërish te përmbajtja.

Intervenimet e mundshme: të shkurtëra, replika taktike, me vëre-jtje ndaj çështjes që diskutohet ose ndaj rregullave të punës, për-caktimi i kohës për tu shprehur, shtyerja e diskutimit pas krijimit të çështjeve të dorës së dytë në një kohë të caktuar, pauza e ç’rregullt, përcaktimi i detyrave konkrete, përcjellja e çështjes së re, grupe të posaçme më të vogla, kthimi te rolet, nxitja e “shmangësit”, përgjig-juni me pyetje, pengoni sulmet personale, sqaroni se çka po ndodh.

Udhëheqësi i mirë është bartës i aftësisë së mirë nëse zbaton në radhë të parë preventivën dhe paraprakisht t’i parasheh problemet.

Komunikimi reflektues

Komunikimi efektiv është i pamundshëm për një reflektim aktiv.

Komunikimi reflektues është i pranueshëm atëherë kur: 1) oratori ka mundësi të kontrollojë se si e kanë kuptuar dhe, atëherë 2) kur dëgjuesi ka mundësi të bëj pyetje konkrete për të ditur se a e ka kuptuar drejt atë që e ka dëgjuar. Në rast të kundërt fitohet informacion i shtrembëruar sepse dëgjuesi e pranon në bazë të përvojës së vet jetësore, të stereotipeve, të sistemit të vlerave, të pranimit, bindjes dhe stilit të komunikimit.

Për shembull: Ç’është e drejtë, çfarë mendoni, kur do të dëgjoni fjalën “shalqi”?

Përvoja, stili, vlerat, stereo-tipet

Reflektimi i komunikimit me ?

Informata e ndryshuar

Page 90: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

88

Ndarja e roleve në takimin e punës

Llojet e roleve: Takimin punues mund ta drejtojnë prej dy (kryesues dhe

anëtarë/pjesëmarrës) deri në disa veta. Variantet e roleve janë: Udhëheqësi Udheqësi (jo gjithnjë kryesuesi është njëkohësisht edhe udhëheqës

i takimit) Fasilitatori (lehtësuesi) – ekspert për punë në grupe, i cili me

aftësinë e vet e lehtëson procesin Procesverbalisti – njeriu, nga i cili varet që të mos humbin idetë e

vlefshme ose variantet e vendimeve Oratorët – ato që japin informata ose vlerësime profesionale apo

propozimeve dhe variante Komisione apo grupe punuese – gjatë shfrytëzimit të metodave të

grupeve të vogla Anëtarë të këshillit (pjesëmarrës në takimin e punës)

Zgjedhja e mundshme e roleve: Drejtuesit (Kryesuesit) Anëtarë

Drejtuesi (Kryesuesi) Anëtarë

Procesverbalisti

Drejtuesi Anëtarë

Kryesuesi Procesverbalisti

Kryesuesi Procesverbalisti Anëtarë

Kryesuesi Fasilitatori Komisionet (grupi i m.)

Nga të trija shemat edhe më mirë na bëhet e qartë rëndësia e madhe

e procesverbalit dhe regjistrit si dhe ajo çka ndodh gjatë takimit punues. Kryesuesi dhe udhëheqësi nëse nuk është i njejti person, gjithashtu edhe fasilitatori i çdo takimi punues duhet të kenë çdo të pastër, se kur, kush, çka dhe si shkruan! Më së miri është që shënimet të bëhen para të gjithëve në një fletë (tabllo) të madhe ose në tabel nga e cila pastaj shkruhen në fletë të vogla. Esenciale është që pasuset kryesore dhe me

Page 91: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

89

radhitje të ndryshme të procesverbalit të shkruhen me ngjyra të ndryshme për tu dalluar. Gjatë këtyre shënimeve, rëndomë shfrytëzohen lapsa të zinjë, të gjelbër dhe të kaltër, me ç’rast me të kuqe dhe të verdhë nënvizohen shënimet kryesore. Kjo ndihmon grupimin dhe integrimin e propozimeve, ideve dhe varianteve të temave të ndryshme, radhën dhe kriteret.

Tani më folëm se përmbajtja e procesverbalit është memorie grupore, e cila është mjaft e dobishme për çdo kolektiv.

Trajtimi praktik i takimit punues (marrëveshja) Rendi i ditës

Shembulli i rendit të ditës së takimit punues: Çfarë Si Sa Rezultate të pritura

Rendi i ditës

Role, rregulla, dispozita

Pasqyra Pyetje, përgjegje, mar-rëveshje

5 minuta

Formulimi i problemit Si është problemi i vërtetë. Diskutim, Marrëveshje 30 minuta

Si shkojnë punët? Ku nuk shkojnë.

Lista Spjegime

10 minuta

Shkaqe Lista Sqarime Kritere dhe Prioritete

10 minuta 5 minuta 10 minuta

Vendime Grupe të vogla Vërshim idesh Sqarime Marrja e vendimeve

7 minuta 10 minuta 5 minuta 10 minuta

Vini re! Domosdo në fund të takimit punues të bëni tri gjëra: 1. Caktoni afatet në të cilat do t’i kryeni zgjidhjet dhe kush do të

mbajë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për to. 2. Bëni listën e hapave vijuese që do t’i ndërmerrni. 3. Këroni informatë reflektuese nga pjesëmarrësit për pluset

dhe minuset (kush dhe si do të mund ta bëjë më mirë) gjatë takimit punues.

Lista e përgatitjes së takimit punues.

Page 92: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1. MENAXHIMI ORGANIZITIV

90

Kur e përpunoni rendin e hollësishëm të ditës e përgatisni takimin

punues përgjigjuni këtyre pyetjeve: 1. Çfarë pyetje do të diskutohet në këtë takim punues: ________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

2. 2. Çfarë rezultatesh prisni të arrini dhe çka do të konsideroni si

sukses? Në fund të këtij takimi ne do të kemi në disponim. Çfarë sheme të ndarjes së roleve do të shfrytëzojmë?

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

3. 3. Kush do të luajë rolin gjatë takimit? ______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

4. 4. Kush do t’i luaj rrolet gjatë takimit? Role Emri

5. 5. Cila variantë e marrjes së vendimeve do të shfrytëzohet në 6. takim? ______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Page 93: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

TAKIME DHE KËSHILLIME PUNUESE

91

Lista e rendit të ditës të takimit punues Pyetje për diskutim: ______________________________________ Rezultate të dëshirueshme (që priten): _______________________

Çfarë

(përmbajtja)

Si

(teknika, metoda)

Kush Si

(në minuta)

Informata reflektuese Si kaloi takimi ynë me temë “takime punuese dhe këshilla

punuese”? – Komunikimi reflektues Është mirë të sigurojmë komunikim reflektues nëpërmjet vërshimit të

ideve nëpërmjet dy pikave: “Ç’bëm të mirë dhe ç’mund të bënim ende më të mirë gjatë takimit punues?” – pluse dhe minuse për punën e kryer.

Të ndajmë minuta për të theksuar përshtypjet e punës së përbash-kët.

Të japim mundësi dhe kohë për të parashtruar pyetje konkrete nga pjesëmarrësit dhe për përgjegje të të gjithëve.

Page 94: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1 MENAXHIMI ORGANIZITIV

92

MENAXHIMI NË SITUATA

KONFLIKTESH Dihet se shumica e njerëzve kanë paradispozita për të hyrë në

situata konflikti. Para studimeve të konflikteve dhe të negociatave është mirë që çdo njëri që të shqyrtojë paradispozitat e veta.

Marrëdhënie ndërnjerëzore Vetëvlerësimi Njëra nga metodat më përkatëse për vetvlerësimin e cilësive, tipike

për komunikim të mirë dhe sjellje ndërnjerëzore, është shkalla e Meli-brudit.

Detyra: Lexoni me kujdes karakteristikat e radhitura në listën e komunikimit

efektiv dhe të marrëdhënieve të mira ndërnjerëzore. Vlerësoni sa ato janë karakteristike për sjelljen tuaj, me ç’rast do të shfrytëzoni këtë shkallë:

0 m. Aspak nuk është tipike për mua

1 m. Është shprehur tek unë në shkallë shumë të ulët

2 m. Është shprehur tek unë në shkallë të ulët

3 m. Është shprehur tek unë në shkallë mesatare

4 m. Është shprehur tek unë në shkallë të lartë

5 m. Është shprehur tek unë në shkallë shumë të lartë

6 m. Kjo është karakteristika ime tipike

Page 95: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ZHVILLIMI I BISEDIMEVE

93

LISTA (sipas E. Melibruda)

Emri Përmbajtja Pika

1 Empatija

Aftësi për të parë dhe kuptuar botën nëpër-mjet pikëpamjeve të të tjerëve, të pranohen sjelljet e të tjerëve sipas qëndrimeve të tyre dhe njëkohësisht aftësia e tyre që pikëpamjet e veta t’ua përcjellin partnerëve dhe t’u japë mundësi për të menduar.

0 1 2 3 4 5 6

2 Qëllimi i mirë

Aftaësi jo vetëm për të marrë pjesë, por t’u tregohet njerëzve sjellja e mirë, respektimi dhe simpatia: aftësia për t’i pranuar të tjerët, edhe atëherë kur nuk përgjigjen sjelljet e tyre: gadishmëri për përkrahje.

0 1 2 3 4 5 6

3 Autentic-iteti

Aftësi për të qënë të natyrshëm në sjelljen tuaj, Të mos fshiheni pas maskave dhe roleve; Prezentimin e hapur të sjelljes suaj ndaj të tjerëve; aftësi për të shprehur unin tuaj në komunikim me ata që u rrethojnë.

0 1 2 3 4 5 6

4 Konk-retësia

Shmangje nga mendimet e përgjithshme, shënime me kuptim të shumfishtë dhe të pakuptuara; aftësi për të folur për përjetimet, mendimet, veprimet e tua konkrete; gadi-shmëri për t’iu përgjegjur pyetjeve të nje-rëzve.

0 1 2 3 4 5 6

5 Iniciativi-tat

Prirje për qëndrim aktiv ndaj të tjerëve, dhe jo vetëm për reagim ndaj asaj që ata bëjnë; aftësi për të vënë kontakte, dhe jo vetëm duke pritur iniciativa nga pala tjetër.

0 1 2 3 4 5 6

Page 96: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1 MENAXHIMI ORGANIZITIV

94

6 Veprim direkt

Aftësi për të folur dhe vepruar haptas, pa kur-rëfarë marrëveshjesh; pasqyrë të kjartë për sjalljet me njerëzit e terë dhe prezentim i sin-qertë i sjelljes suaj ndaj të tjerëve.

0 1 2 3 4 5 6

7 Çiltëri

Adishmëri që të preyentohet bota juaj e brend-hsme; Sinqeritet që nuk ësht ëekuivalent me gaishmërinë për t’i shprehur në mënyrë apso-lute të gjitha intimitetet e personalitetit; bindje se çiltërtëria ndihmon për vënjen e mardhënje-ve të përhershme dhe të qëndrueshme me ata që na rrethojnë.

0 1 2 3 4 5 6

8

Pranimi i ndjen-jave

Mungesa e frikës gjatë takimit të drejtpërdrejtë me ndjenjat e tua ose me ndjenjat e të tjerëve; shkathtësi jo vetëm për të provuar ndjenjat në komunikim me njerëzit, por edhe të shprehen; gadishmëri për të pranuar gjendjen emocionale të të tjerëve, por edhe mospasje dëshirë për t’iu imonuar ndjenjat e veta.

0 1 2 3 4 5 6

9

Konfron-timi

Shkathtësia që të komunikohet me të tjerët sy më sy me vetëdije të plotë të përgjegjësisë dhe interesimit të vetë; gjatë opinioneve të kundërta – gatishmëri që të shkohet deri në konfrontim, por jo me qëllim që të frikësohet ose dënohet tjetri, por me shpresë për vendos-jen e marrëdhënieve të vërteta të sinqerta.

0 1 2 3 4 5 6

10

Vetën-johje

Qëndrime hulumtuese ndaj jetës dhe sjelljes personale, synim që të shfrytëzojmë për këtë ndihmën e atyre që na rrethojnë; gadishmëri që të mirret nga ta informacioni se si ata na pranojnë , por edhe aftësi të jemi vet autorë të vetëvlerësimit tonë përsonal.

0 1 2 3 4 5 6

Kur nisemi të merremi me problemet e komunikimit dhe të marrëd-

hënieve ndërnjerëzore me rëndësi është ta njohim veten tonë me to. Të

Page 97: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ZHVILLIMI I BISEDIMEVE

95

dijmë se sa mund të mbështetemi në vetvete dhe çka duhet të përsosim. Prandaj është me rëndësi që të ndiqet kjo anketë.

2 Anketa

“Si komunikoj?”

Ju lutem, përfundoni atë që thatë!

1. E kam vështirë të flasë kur …

2. E kam lehtë të flasë kur …

3. Gjatë moskuptimit të madh qëllimi im është …

4. Anët e mija të forta në komunikim janë …

5. Anët e mija të dobëta në komunikim janë …

6. Në diskutim grupor unë rëndomë …

7. Gjatë marrjes së vendimeve në grup unë më shpesh i përkrah …

8. Aftësitë, të cilat dua t’i përmirësojë janë …

Page 98: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1 MENAXHIMI ORGANIZITIV

96

Konflikte

Konflikti dhe vendi im në to Asociacione, emocione dhe reagime Hulumtimi dhe vlerësimi i asociacioneve, emocioneve dhe

reagimeve që i shkakton tek ne fjala konflikt mund të bëhet nëpërmjet shkëmbimit grupor të mendimeve, si fazë e vërshimit të ideve me pyetjet: Cila fjalë u vjen në mend, kur do të dëgjoni fjalën “konflikt”? 1. 2. 3.

Çfarë ndjenje paraqitet tek ju me fjalën “konflikt”? 1. 2. 3.

Detyra: Para hyrjes suaj u takon kolegu, i cili me muaj të tërë ju nxjerr nga

takti, bën intriga kundër jush, ju akuzon pa kurrfarë baze për mëkate të ndryshme para njerëzve joadekuat. Me të nuk flisni tani më disa javë. Sot ai në mënyrë provokative përpiqet t’ju afrohet. Si do të reagoni/, (përgjigjuni vetëm me folje) 1. 2. 3.

Page 99: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ZHVILLIMI I BISEDIMEVE

97

Është gjë normale të diskutohet rreth rezultateve të të tri listave. A është diç pozitive ose negative konflikti? Sa nga asociacionet dhe emocionet janë pozitive dhe sa negative? Megjithatë, pa konflikte nuk mundemi, prandaj si motor shtytës në

jetë i bën ato pozitive dhe të dosmodoshme. Ne do të merremi në radhë të parë me reagimet në konflikt, por së pari të parashtrojmë pyetjen: “Ç’është konflikti”? Përkufizimi

Ekzistojnë dhjetra përkufizime të shkruara për konceptin e konfliktit. Nga më të përhapurit janë ai i Kenet Bolldingut:

* “Ballafaqim situatash, në të cilin palët i shohin mospajtimet e qëndrimeve të ardhshme potenciale dhe në të cilat çdo palë dëshiron të mbajë qëndrim, të papërshtatshëm me dëshirën e tjetrit”.

Definicioni i shkurtër i Morton Dojçit: * “Kur rreth një çështje ekzistojnë dy mendime të kundërta, kjo

më është konflikt”. Tek e fundit të gjithë kemi të drejtë të zgjedhim përkufizimin e tij.

Cikli i konfliktit Te çdo konflikt i veçojmë tri faza themelore:

• Lindjen e konfliktit; • Reagimin (atë që e bëjmë pas lindjes së tij) – sillemi sikur se

çdo gjë është në rregull, bëjmë lëshime, heshtim, qajmë, shkojmë tek eprorët, godasim ose e shprehim me zë ner-vozën, ankohemi, qeshim sikur asgjë të mos kishte ndodhur, tallemi, pajtohemi të flasim e kështu me radhë;

• Pasojat – stresi, lehtësimi, shkallëzimi, ulja e tensionit, zgjid-hja (e mirë apo e keqe), prekja e ndjenjave etj.

Konflikt është ai që ne e përkrahim

Page 100: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1 MENAXHIMI ORGANIZITIV

98

Kur do t’i “plotësojmë” duke e bindur dhe me disponimin ndaj qën-drimit në konflikt, mund të kemi dy variante të zhvillimit:

1. Regjistrimin, shkallëzimin dhe thellimin e konfliktit ose 2. Zgjidhjen e konfliktit.

Qëllimi gjatë menaxhimit në situata konfliktuoze është që të ndiko-

jmë në: * Reagimet tona në situata të konfliktit, * Bindjet dhe disponimet në lidhje me konfliktet dhe në praktikë për

të ndikuar në mënyrë të tërthortë me * pasojat, që të mos shkallëzohet dhe mos shpeshtohen konfliktet.

Komunikimi gjatë konfliktit

Tani e kemi të qartë se në bazë të disponimit tonë në raport me konfliktin është mjaft me rëndësi gjatë reagimit tonë aftësia e komunikimit në situata konflikti. Komunikimi efektiv është temë tjetër e materialit por ne këtu do ti përkujtojmë: a) Specifikat e komunikimit efektiv nga vlerësimi (më lartë) ; b) Elementet e komunikimit efektiv:

* Komunikimi i domosdoshëm reflektues reciprok (u bë fjalë për këtë në temën e takimeve punuese);

* Shërbimi efektiv me teknikat e tij – të folurit me trup (qëndrimi, shprehja, shiqimi, mimika, gjeste, distanca), pjesëmarrje minimale verbale, parashtrimi i pyetjeve të hapta, parafrazimi, ballafaqimi me ndjenja, përgjithësime.

Pasoja

Reagime

Lindja

Bindje dhe disponime

Page 101: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ZHVILLIMI I BISEDIMEVE

99

Fjalimi efektiv – të shprehurit e porosisë unë - porosia, ti lëjsh vend dhe të identifikojsh drejtësi, vlera dhe autoritete.

Vlera në konflikt Të shohim se si janë vlerat, të cilat mund të jenë të dobishme gjatë

menaxhimit të situatave të konfliktit. Listës së propozuar me 14 vlera, çdo njëri mund t’i shtojë edhe të tjera – vlera të menduara prej tij.

Lista me 14 (+n) vlera

Vendosmëri Taktik Fitore Kompetencë, Urtësi Ortaksi Përpjekje Humanizëm Mirëkuptim

Paqe Heqje dorë Fisnikëri Mirësi Prova _______________ Komunikim ________________ ________________

Vendi im në konflikt

Detyra: Shihni me kujdes “drurin e njohur të jetës” të psikologut danez Pip Villkins. Çdonjëri le tu përgjigjet pyetjeve: Cili nga këta njerëz jam unë gjatë konfliktit? Dhe cili nga këta njerëz dëshiroj të jem?

Page 102: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1 MENAXHIMI ORGANIZITIV

100

Vendi im në konfliktin

Page 103: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH

101

Lloje të konflikteve

Konflikte joreale Konflikti i informatave Nga shtrembërimi i informatave apo nga mungesa e informatave

fitohen kundërthënie. Praktika tregon se më se 50% e konflikteve janë për shkak të shtrembërimit ose informimit jo të plotë.

Konflikti i informatave bie në të ashtuquajturat “konflikte joreale”. Procedura e vetme për zgjidhjen e tij është korigjimi dhe plotësimi i informatës.

Cilat janë llojet tjera të konfliktit? Konflikti në rreth Konfliktet e gjysmës së sipërme të qarkut quhen konflikte joreale (jo

ekzistuese), sepse për to nuk ka procedura të posaçme për zgjidhje. Në to korigjohet vetëm qasja e gabuar. Konfliktet e gjysmës së poshtme të rrethit – ato të procedurës, të strukturës dhe të interesave janë konflikte reale, për të cilët do të mësojmë se si zgjidhen.

të vlerave të informatave

të strukturës

të marrëdhënieve

të interesit të procedurave

Page 104: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1 MENAXHIMI ORGANIZITIV

102

Konflikt marrëd-hëniesh

Shkaqet e konflikteve: • komunikimi i dobët • stereotipe të ndryshme • sjellje negative

• mosekzistimi i informatës • dezinformimi • kritere të ndryshme

• pronësore • procedurale • psikologjike

• Burime të ndryshme • litime gjeografik • limite kohore

• prishja e rregullave • qëllime jo të qarta • kërcimi i fazave

• religjioni, ideologjia • dallime në kriteret e moralit • vlera kundërthënëse

Konflikti i vlerave. Konflikti i marrëdhënieve.

Është e natyrshme se për konfliktet e vlerave asnjëherë nuk

ekziston përgjegje e saktë. Ai është konflikt joreal. Çdonjëri ka të drejtë të mbrojë sistemin e vet të vlerave ose

religjionin, ndërsa zgjidhja e vetme e konfliktit është që të pranojmë, se tjetri ka pikëpamje të veta, por do të na lë që edhe ne ta kemi tonën. Në këtë kontekst, nëse ndonjëherë ju thonë se zhvillohet luftë për shkak të fesë - mos besoni. Me siguri ekzistojnë disa interesa, për të cilat edhe ato që luftojnë ndoshta nuk e dinë.

E njejtë është qasja edhe gjatë zgjidhjes së konflikteve të marrëdhënieve, ku mjafton vetëm të dish se rregullat e komunikimit dhe

Konflikt intere-sash

Konflikt i infor-mimit

Konflikt struktu-rash

Konflikt procedu-rash

Konflikt vlerash

Page 105: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH

103

të veprimit reciprok në këtë rreth (grup) janë të tilla sa që nuk duhet mbajtur mend, sepse nuk përputhen me pikëpamjet dhe stereotipet tona. Kështu do të zgjidheshin edhe rastet, që shumë shkrimtarë të FSH (fantazi shkencore) e parashtrojnë për takimin ndërmjet përfaqësuesve të civilizimeve të ndryshme. Kështu duhet të zgjidhet edhe mos harrmonizimi zyrtar ndërmjet njerëzve me stereotipe të ndryshme ose thjeshtë me mospajtime personale.

Stile të sjelljeve në konflikt

Stilet e ndryshme të sjelljes në situata konflikti caktohen nga shkalla e përpjekjeve për interesat personale dhe nga gatishmëria për zgjidhjen e problemit. Unë

0 Tjetri

Këtu duhet ta përmendim strategjinë “fitojë-fiton”, që tani më e kemi të njohur nga tema e takimeve punuese. Në fakt, në këtë strategji punohet për integrimin e interesave.

Kompromisi nuk është varianti më i mirë i sjelljes gjatë menaxhimit të situatave konfliktuoze. Për fat të keq, në politikë një gjë e tillë imponohet shpesh.

Dominimi Komunikimi

Kompromisi

Shmangja Qetësia

Page 106: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1 MENAXHIMI ORGANIZITIV

104

Konfliktet reale

Konfliktet e procedurave

Detyrë: Test për tre minuta Përpiquni ta zgjidhni këtë test në mënyrë individuale në kuadër të

tre minutave. Përmbahuni saktë rregullave dhe kushteve që janë shkruar! 1. Lexoni me kujdes të gjitha pikat para se të nisni punën! 2. Shkruani emrin tuaj në këndin e sipërm të djathtë të fletës! 3. Rrethoni fjalën “emri” të fjalisë numër 2! 4. Vizatoni pesë katror të vegjël në këndin e sipërm të majtë të

fletës! 5. Vëndoni nga një kryq në çdonjërin nga katrorët në fjalinë

numër 4! 6. Rreth çdo katrori vizatoni rreth! 7. Shkruani emrin tuaj para titullit të fletës” 8. Nën titullin shkruani: “po, po, po,! 9. Rrethoni me stilograf fjalitë me numër 7 dhe 8! 10. Vëndoni nga një kryq në këndin e poshtëm të majtë të fletës! 11. Rreth atij kryqi vizatoni trekëndëshin! 12. Në anën e prapme të fletës mblidhni se sa bëjnë 70x30! 13. Rrethoni me stilograf fjalën “fletë” të fjalisë numër 4! 14. Nëse keni mundur të arrini deri këtu – thoni emrin tuaj me zë! 15. Nëse jeni të bindur se i ndiqni saktë udhëzimet, shqiptoni me

zë fjalinë: “unë i ndjek saktë udhëzimet”! 16. Llogarisni në anën e mbrapme të fletës sa bëjnë 107x278! 17. Rrethoni me stilograf rezultatet e detyrës në fjalinë numër 16! 18. Numëroni me zë prej 1 deri 10! 19. Shponi tre bira të vogla me stilograf, ja këtu – 0 – 0 – 0! 20. Nëse jeni gati nga të parët, shqiptoni me zë: “Unë jam i pari

në këtë test”! 21. Pasi keni lexuar çdo gjë me kujdes, bëni vetëm atë që

kërkohet në fjalinë numër 1 dhe 2!

Pasi i kemi parë të gjitha rezultatet e “testit”, e kemi plotësisht të qartë se problemi i procedurës zgjidhet nëpërmjet përmirësimit të shtrembërimeve të procedurave formale dhe duke iu përmbajtur rregullave, udhëzimeve, statuteve, etj.

Page 107: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH

105

Konflikti i strukturës Paramendoni sikur me një grup njerëz keni mbetur në një ishull të

shkretë në mes të Oqeanit pas fundosjes së anijës. Nuk ekzistojnë probleme me ushqim dhe ujë, por pas pak nuk përjashtohet mundësia që të bëni shtëpi tuaja. Asnjëri nga ju nuk ka obligim, ndërsa do të duhet të formoni edhe rregulla për jetë të përbashkët, strukturën e shoqërisë suaj të vogël. Të gjithë jeni barabarësisht të mirë (të pasur). Si do t’i ndani bimët me të cilat ushqeheni dhe me të cilat ndërtoni familje. Si do t’i ndani fushat e gjuetisë. Si të formoni kierarki. Kështu lindin konfliktet e strukturës.

Konflikti i interesave

Rasti “biznes veza”

Me aeroplan për në një shtet afrikan udhëtojnë njëri pranë tjetrit dy

tregtar – përfaqësues i koncernit automobilistik japonez dhe një firme kimike austriake. Gjatë bisedës së drejtpërdrejtë, ata pa pritmas konstatojnë se udhëtojnë për të njejtin vend, me të njejtën detyrë dhe se janë konkurentë. Që të dy me çdo çmim duhet ta blejnë vezën e zogut të rallë, sasia e të cilit është mjaft e vogël, ndërsa dërgesa tjetër pritet vitin e ardhshëm.

Menjëherë biseda ndërpritet. Ata nuk dijnë si të sillen. Edhe pse të dy e dinë mirë se sa shumë u duhet veza dhe se po u kthyen pa të do ta paguajnë me karierën e tyre.

Ky është vetëm një shembull të përputhjes së konflikteve të interesave.

Mënyra të zgjidhjes së konflikteve

Zgjidhja pa bashkëpunim.

Arbitrazhi ushtarak – Gjyqi

A u pëlqejnë ose jo ka tre mënyra të zgjidhjes së konflikteve dhe ato duhet të dihen.

Page 108: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1 MENAXHIMI ORGANIZITIV

106

A B

Lufta është rrugë e dhunshme e zgjidhjes së konflikteve – nga

rrahjet në lagje, me gjuajtje raketash deri në luftëra botërore. B A C

Gjatë arbitrazhit të dy palët anojnë kah ana B, e cila me autoritetin e vet apo me forcën e vet e zgjidh problemin sipas pikëpamjeve të veta. Në rastin tonë ai është arbitri. C A1 B1 A B

Gjyqi dallohet nga arbitrazhi nga ajo se në të palët e konflikteve prezantohen nëpërmjet avokatit. Por edhe atje zgjidhjen nuk e sjellin palët e përfshira në të por gjykatësi. Prandaj, vazhdon të jetë i saktë pohimi se

Edhe gjykimi më i mirë është më i keq se marrëveshja më e keqe.

Zgjidhja nëpërmjet bashkëpunimit

Bashkëpunimi Prezantoni lojën “kalo kufirin”. Dy pjesëmarrës janë nga të dyja anët

e një vije të paramenduar të dyshemesë, të quajtur “kufi”. Fiton ai, i cili do ta detyrojë tjetrin të kalojë në anën e tij të kufirit. Gati asnjërit nuk i shkon ndërmend, nëse të dy i ndërrojnë vendet, do të fitonin që të dy …

Bisedime, ndërmjetësime, konsultime A B

Gjatë bisedimeve jemi dëshmitarë të diskutimit të drejtpërdrejtë të pjesëmarrësve për konfliktin dhe ata sjellin zgjidhje të përbashkët, e jo dikush tjetër në vend të tyre.

Page 109: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

MENAXHIMI NË SITUATA KONFLIKTESH

107

A B

P

Edhe gjatë ndërmjetësimit, palët e konfliktit sjellin zgjidhje, por ndërmjetësuesi më parë bisedon me çdonjërën nga palët. Ai i saktëson rregullat. Siguron pajtimin e takimit të përbashkët. E lehtëson procesin e komunikimit. Bashkë me ta e hulumton spektrin e mundësive. Ai e kryen punën e vet para periudhës së sjelljes së zgjidhjes. Ndërmjetësimi (mediatoria) është shkencë serioze, përvojë serioze, temë e gjatë që kërkon stërvitje. A B K K K A B

Konsultimi është i llojllojshëm gjatë ndërmjetësimit, me ç’rast konsultanti i konsulton veç e veç problemet e të dy palëve që janë në konflikt dhe pastaj merret vesh për takim të përbashkët. Tetë rregulla gjatë konsultimit:

1. Përmbaju asaj “këtu dhe tani” 2. Qëndro neutral 3. Mos jep vlerësim 4. Mos jep këshill personale 5. Mos merr përgjegjësi për problemet e tjetrit 6. Mos shtro pyetje të cilat fillojnë me “pse” 7. Mos komento, kur parafrazon 8. Së pari ballafaqohu me ndjenjat

Page 110: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1 MENAXHIMI ORGANIZITIV

108

ZHVILLIMI I BISEDIMEVE

Lloje të bisedimeve

Ekzistojnë dy lloje bisedimesh: 1) Bisedime të mbështetura në qëndrim, dhe 2) Bisedime të mbështetura në interes.

Bisedime të mbështetura në qëndrim (bisedime pozicionale)

Qëndrimi: Zgjidhja e problemit që e propozon njëra palë.

Qëllimi: Strategjia e orjentuar kah plotësimi i interesave personale në llogari të interesave të kundërshtarit dhe këmbëngulja për zgjidhje personale.

Cilësitë karakteristike:

• Të dyja palët nisen nga qëndrimet e caktuara • Marrëdhëniet ndërmjet palëve nuk kanë kurrfarë rëndësie • Heqja dorë shqyrtohet si shenjë dobësie • Lufta zhvillohet deri në fund (“zgjidhja ime është më e mirë

dhe më e drejtë”) • Pala tjetër shihet si kundërshtare, dhe jo si partner

Qëllimi është që të përfitohet sa më shumë, pa marrë parasysh mjetet e arritjes së saj.

Rregullat e bisedimeve pozicionale:

• Përcakto ç’dëshiron të arrish (zgjedhe variantin minimal dhe

maksimal) • Mendo për variantin rezervë (vargun e qëndrimeve në të cilat

ekziston logjika) • Nisu nga çështja me e lehtë rreth së cilës mund të arrihet

pajtim • Jepi mundësi edhe palës tjetër t’i sqarojë qëndrimet për

zgjidhje • Përpiqu të arrish kompromis kur përfitimet dhe humbjet janë

përkatëse për ty.

Page 111: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ZHVILLIMI I BISEDIMEVE

109

Karakateristikat negative të bisedimeve pozicionale:

1. Shkalla e ulët e hapjes së pjesëmarrësve 2. Blefi dhe dezinformimi (strategji joetike) 3. Dukuria e destruktivitetit dhe polarizimit 4. Shkalla e ulët e mirëbesimit 5. Mbrojtja gjatë lëshimeve 6. Përqëndrimi jo ndaj interesave të propozuesve tjerë, por në

zgjidhjet e ofruara Bisedime, të mbështetura në interesa (“fitoj-fiton”)

Interesi:Qëndrimi i pjesëmarrësve ndaj çështjes kontestuese. Qëllimi: Strategjia e orjentuar drejt plotësimit të sa më shumë

interesave të të gjithë atyre që bisedojnë.

Parimet kryesore: 1. Mënjanimi i personalitetit nga problemi • Vëmendja përqëndrohet në çështjet kontestuese e jo te

personaliteti i pjesëmarrësve • Problemi – objekt i bisedimeve

2. Koncentrimi ndaj interesave të pjesëmarrësve e jo në

qëndrimet e tyre * Qëndrimi – zgjidhja konkrete, që njëra palë e propozon për

problemin kontestues • Interesi – qëndrim i çdo njërës palë ndaj problemit

3. Kërkimi i varianteve të ndryshme para se të sillet zgjidhja • Diskutim dhe të kërkuarit e spektrit të gjërë të zgjidhjeve për

realizimin e interesave të përbashkëta dhe harmonizimin e interesave të cilat dallohen.

• Përcaktimi i mundësive të marrëveshjes reciproke dhe të bashkëpunimit të ardhshëm.

4. Shfrytëzimi i kritereve (standardeve) objektive për vlerësimin

e varianteve • Gjetja e interesave të përbashkëta • Plotësimi i interesave

Page 112: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1 MENAXHIMI ORGANIZITIV

110

• Mundësitë e zgjidhjes reciproke • Standardi – karakteristikë që mundëson të vlerësohen

mundësitë. 5. Sjellja e zgjidhjes me koncenzus

Kushtet për mbajtjen e suksesshëm

të bisedimeve • Identifikimi i palëve, të cilat janë përfshirë në problemin që

shqyrtohet • Varshmëria reciproke • Gatishmëria për bisedime • Mjeti për ndikim ose mënyra e arritjes së qëllimit • Pajtimi në lidhje me çështjet kontestuese dhe me disa

interesa • Dëshirë për të arritur zgjidhje • Mos tregimi i rezultatit • Ekzistimi i afatit të fundit për arritjen e zgjidhjes • Mosekzistimi i pengesave psiqike të rëndësishme për arritjen

e zgjidhjes • Çështjet kontestuese të jenë të mundshme për bisedime • Pjesëmarrësit në bisedime të kenë të drejtë për të sjellë

zgjidhje • Dëshirë për kompromis • Marrëveshje e cila do të jetë e arsyeshme dhe e

realizueshme • Faktorët e jashtëm, që ndihmojnë për marrjen e vendimeve • Ekzistimi i burimeve për zhvillimin e bisedimeve (ushtrime

ndërmjet personaliteteve, koha, mjetet)

Kritere dhe lloje të sjelljes Kriteret e vlerësimit të procesit të zhvillimit të bisedimeve:

1. Të shpiejë në arritjen e marrëveshjes së urtë 2. Të kontribuojë për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet

palëve ose të paktën të mos i keqësojë 3. Të jetë efektiv.

Page 113: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ZHVILLIMI I BISEDIMEVE

111

Lloje të sjelljes në procesin e bisedimeve:

I Sjellje tolerante në bisedime • Qëllimi është të arrihet marrëveshje • Pjesëmarrësit pranohen si miq • Të rëndomta janë tolerancat reciproke • Pjesëmarrësit nuk i fshehin qëllimet e tyre • Shpesh ndryshojnë qëndrimet, edhe me çmim të humbjes së

njëanshme

II Sjellje jotolerante në bisedime • Qëllimi është fitorja me çdo kusht • Pjesëmarrësit e kuptojnë procesin si luftë • Mungesa e besimit ndaj njëri-tjetrit • Shfrytëzohen kërcënimet • Pjesëmarrësit bëjnë blef në lidhje me qëllimet e tyre

personale • Palët i bëjnë presion njëra-tjetrës • Pjesëmarrësit i përmbahen vetëm zgjidhjes së tyre

III Bisedime parimore • Qëllimi është që çështjet të zgjidhen sipas natyrës së tyre • Kërkohen përparësitë reciproke • Këmbëngulës në lidhje me esencën – tolerant në lidhje me

njerëz

Etapa të bisedimeve

Etapa e zhvillimit të bisedimeve Etapa I- Përgatitore:

1. Zgjedhja e qasjes së bisedimeve 2. Analiza e nevojave dhe interesave – - në lidhje me objektin - në lidhje me mënyrat - në lidhje me marrëdhëniet ndërnjerëzore

3. Sigurimi i informatave 4. Formimi i ekipit personal (të kërkohet ballancim ndërmjet

pjesëmarrësve stabil dhe jostabil) 5. Precizimi se për çka do të bisedohet

Page 114: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1 MENAXHIMI ORGANIZITIV

112

Etapa II- Zhvillimi i bisedimeve: 1. Vënia e rregullave të qarta 2. Identifikimi i problemit – paraqitja e interesave, kritereve, dhe

llojet e zgjidhjes 3. Taktika për bisedime • “gjiu-cicu” biseduese (arritja e përparësisë në llogari të

shfrytëzimit të forcës së kundërshtarit nëpërmjet mosvërtetimit të qëndrimit të pritur stereotip)

• ballafaqim me poteza të papastërta të palës tjetër • ndarja e njerëzve nga problemet

Etapa III- Sjellja e vendimit: 1. Formulimi i qartë 2. Precizimi i afateve 3. Njerëzit

Faza e sjelljes gjatë zhvillimit të bisedimeve:

1. ZBULIMI Qetësoni situatën, krijoni kontakte (këmbim ritualesh) caktoni rregullat dhe procedurat

2. PËRCAKTONI INTERESAT DHE NEVOJAT

Ajde ta përfundojmë punën. Shkëmbeni informacione, ndani njerëzit prej problemeve, mirrni inofrmata- fjalë efektive- ndani interesat nga qëndrimet

3. ARSYETONI DHE I ZHVILLONI

Mund të kuptohem. Përsërisni formulimin e përgjithshëm për problemin, theksoni interesat themelore të çdonjërit nga palët

4. KRIJONI MUNDËSI PËR FITIM RECIPROK

Të sjell vendim. Zbuloni mundësitë për zgjidhje nëpërmjet Vërshimit të ideve, veproni në mënyrë inventive, bëni vlerësimin e zgjedhjeve të propozuara

5. ARRINI MARRËVESHJE KONKRETE

Zgjidhni solucionet e pranueshme reciprokisht, arrini marrëveshje konkrete: Kush? Kur? Ku? Si?

Page 115: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ZHVILLIMI I BISEDIMEVE

113

Metoda joetike gjatë bisedimeve

Metodat joetike në bisedime

Si të ballafaqohemi

1. Iluzione me paramendim

a) fakte jo të sakta

Kërkojmë konfirmimin e disa fakteve

b) kompetencë e dyshimtë

Konfirmoni se deri ku zgjerohen saktë kopetencat e palës tjetër

c) qëllime të paqarta

Parashihni paraprakisht klauzola ose përshtatje të vetë marrëveshjes

2. Lufta psikologjike

a) situata stresi

Nëse vlerësoni se kushtet fizike (zhurmë, nxehtë, ftohtë, mungesë mudësishë për t’u konsultuar me njeriun e ekipit tuaj, teren i huaj) i dëmtojnë bisedimet, menjëherë haptasi e shpallni atë

b) loja e të mirit dhe të keqit

Sqaroni pse dhe “i miri” edhe “i keqi” e konsiderojnë pozitën e vet si të pranueshme dhe të drejtë

c) kërcënime * nënvizoni rreziqet dhe kërcënimet * mos ua vini veshin

d) sulme personale

Haptasi e parashtroni çështjen

3. Presioni nga pozita

a) heqje dorë nga bisedimet

* Përcaktimi i parakushteve për pjesmarrje në bisedime * Diskutim i drejtpërdrejtë me palën tjetër * Prozoni bisedime nëpërmjet palëve të treta, letrave, takimeve etj.

b) kërkesa të fundit

* Haptas pyetni: Çka duan të arrijnë? * Vazhdoni të pyetni gjersa edhe atyre t’u duket se kjo nuk është e mirë

c) kërkesa shkallëzuese

* Përpiquni për zbatimin e parimeve * Kërkoni pushim që t’i shmangeni reagimit shpërthyes dhe të mendoni

Page 116: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapittulli 1 MENAXHIMI ORGANIZITIV

114

d) taktika e bllokimit

* Komentoni kuptimin e propozimit, edhepse qëlimi i tij është që t’u bllokoj, përpiquni t’i jepni kuptim tjetër, që do ta dobësonte dhe do ta zvogëlonte * talluni dhe mos i kapni seriozisht këto përpjekje

e) partner i ngurtë * bindeni që të dakordohen me ju * flisni drejtpërdrejt me partnerin

Pengesa gjatë gjetjes së zgjidhjeve

Pengesat e mundshme për krijimin e një numri të madh

variantesh të zgjidhjes në procesin e bisedimeve: 1. Vlerësime të papjekura – dominon ndjenja kritike, përcillet tek

çdo ide dhe pengon formësimin. 2. Mbyllja parakohe e zgjidhjeve të reja – idetë se mënyra e

zgjidhjes është vetëm një. 3. Shqyrtimi i situatës nga qëndrimi “ose – ose”, ide se mund të

fitojë vetëm njëri apo vetëm tjetri. 4. Çdonjëra nga palët është e brengosur kryesisht për interesat

e veta të drejtpërdrejta personale – emocionet i pengojnë objektivitetit; mospasje dëshirë për të pranuar arsyetimin e pikëpamjes tjetër.

Si të mënjanohen pengesat?

1. Ndani dy procese • Gjetja e zgjidhjes • Vlerësimi i zgjidhjes 2. Zgjeroni diapazonin e zgjidhjeve të ofruara • Shtoni numrin e zgjidhjeve të mundshme – sipas situatës –

sipas qasjes – sipas aktiviteteve • I shihni me sytë e ekspertëve të ndryshëm • Ofroni marrëveshje me veprim të ndryshëm – sipas

procedurës dhe sipas esencës. • Ndryshoni vëllimin e marrëveshjes së ofruar – ndarja në

pjesë më të vogla, zgjerimi. 3. Kërkoni të dobishmen për të gjitha palët • Regjistroni intereset e shprehura dhe i paraqitni si qëllim të

përbashkët

Page 117: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ZHVILLIMI I BISEDIMEVE

115

• Shfrytëzoni edhe dallimet për arritjen e marrëveshjes • Shprehni interes ndaj afiniteteve të palës tjetër 4. Gjeni mënyrën e lehtësimit të vendimeve të palës tjetër • Krijoni mundësi, të cilat do të ndryshonin zgjidhjen që

ekziston para të tjerëve në atë mënyrë që vendimin që do ta marrë të jetë i volitshëm për ju.

Page 118: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

116

Page 119: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

117

Kapitulli 2

ANALIZA POLITIKE

Page 120: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

118

Çdo politikan ka nevojë jo vetëm per informacione (ndonjëherë ato i ka me bollëk) por edhe për informacione përkatëse dhe të sakta, të marra me kohë dhe të përshtatura në formë përkatëse.

Kjo nevojë mund të paraqitet si dy inka, të lidhura me grykat e tyre të ngushta, ashtu që hapjet e gjëra të inkave të jenë me pamje nga të dy drejtimet e kundërta. Pjesa e majtë e inkës përfshinë spektrin e gjërë të informatave, të cilat do të shfrytëzohen në politikë. Ana e djathtë simbolizon hapësirën e saj të gjërë ndërmjet publikut të ngushtë dhe të gjërë, që e formon “personi” i politikanit. Segmenti i ngushtë ndërmjet tyre është lidhja kritike – shndërrimi i informatës në prodhim analizues, që ekziston në bazën e sjelljes të çdo lloj vendimi politik.

Rrjedha informative dhe analiza në politikë ANALIZA

Pa këtë qendër të rëndësishme jetësore sistemi thjeshtë do të

mbytej në fakte dhe në informacione, me ç’rast nuk do të fitonim njohuri të domosdoshme, dhe në këtë mënyrë edhe efektivitet.

Nëse një politikan dëshiron të kryejë rol aktiv dhe të rëndësishëm, ai ka nevojë për njohuri dhe informacione specifike sipas përmbajtjes dhe formës.

• Për çfarë njohurish dhe informacionesh të sakta kanë nevojë politikanët për të kryer funksionin e vet?

• Ku gjenden këto njohuri dhe informacione? • Si ofrohen ato? • Si vlerësohet ky informacion nga aspekti i objektivitetit të saj

dhe së ardhmes së saj? • Si përcillen njohuritë nga “lëmi i shkencës” në “lëmin e

politikës”, në fakt, në “lëmin e aktiviteteve”?

HYRJE Të dhëna debati Zgjidhjet

DALJE qëndrime Informacione

Page 121: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

INFORMATA POLITIKE

119

• Si arrihet në qëndrimin politik solid më të qartë? • Si ky qëndrim prezantohet dhe mund të qëndrojë i

argumentuar para politikanëve të tjerë dhe para opinionit të gjërë?

Këtyre pyetjeve do tu jepen përgjegje në këtë kapitull. Qëllimi është

të formohet mjeshtri për të kërkuar dhe vlerësuar informacione, për përpunimin e analizave politike, për ndërtimin e argumenteve politike.

INFORMATA POLITIKE

Përkufizimi: Informata politike është përmbledhje faktesh, pohimesh, mendimesh, vlerësimesh, të dhënash, që kanë të bëjnë me funksionet dhe me elementet e sistemit politik, me veprimtarinë e institucioneve politike dhe me punën e politikanëve.

Derdhja e madhe e lloj-lloj informatave kërkon kritere të qarta të

selektimit të informatave politike. Është e ditur se jo çdo informatë shoqërore ka të bëj me politikën. Nga ana tjetër, shumë çështje, në shiqim të parë të palidhura me politikën, në instancë të fundit paraqiten si politike.

Për çdo politikan mjeshtëria për t’i hetuar çështjet politike, t’i shohë anët politike në punët shoqërore është një nga cilësitë esenciale. Në instancë të fundit një nga funksionet e politikanëve është që t’i formulojnë si interesat dhe synimet politike-sociale ashtu edhe konfliktet sociale. Në disa raste shpesh është e nevojshme të shihen qëndrimet politike të problemeve në shiqim të parë privat ose jetësor.

Shumë çështje shoqërore, ato, të cilat e shqetësojnë pjesën më të madhe të mendimit publik, të cilat i prekin interesat e gjëra publike dhe u interesojnë grupeve të mëdha shoqërore kanë si qëllim të fundit dimensionet politike, edhe pse jo çdoherë kanë të bëjnë me politikën në kuptimin e ngushtë të fjalës. Politikë është çdo çështje sipas së cilës mund të përkufizohet politika publike, d.m.th. të angazhohet pushteti publik dhe të mobilizohen burimet publike.

Page 122: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

120

Shembull: Dimensionet politike të problemeve shoqërore

Çështja jopolitike

Dimensioni politik

Pastërtia në qytet

• Sa dhe si shpenzohen mjetet e buxhetit shtetëror ose komunal për pastërtinë?

• Si zgjidhen firmat që bëjnë këtë punë? A ka korrupsion?

• Kujt më së tepërmi i shërben ky servis publik? A ka lagje të privilegjuara?

Çmimi i transportit publik

• Si është angazhimi i autoriteteve publike në transportin shoqëror?

• Për cilët transporti shoqëror është i pakapshëm Lëshimi nga puna i punëtorëve

• Sa familje do të preken nga papunësia? • Çfarë është e ardhmja e të larguarëve? Si

pushteti publik nxitë hapjen e vendeve të reja të punës?

• A janë respektuar të gjitha procedurat ligjore në lidhje me lëshimet nga puna?

Shumë shpesh në debatin publik bëhet fjalë për probleme, zgjidhja

e të cilave në një ekonomi tregu varet nga loja e forcave të tregut. Arsyetimi se higjiena në qytet varet nga mjetet që disponojmë, të cilat janë të pakta, dhe se çmimi i transportit varet nga rentabiliteti i firmave transportuese, ose lëshimi nga puna i punëtorëve prek këndelljen financiare të ndërmarrjes, nuk kursehen nga dimensionet politike në debat. Bëhet fjalë për atë, jo për t’i u shmangur diskutimit, por që të shtrohen në të dimensionet politike të problemeve.

Politikani nuk është “specialist për çdo gjë” dhe nuk mund të shprehet në mënyrë kompetente në lëmi thjesht profesionale: Si të rehabilitohet ndërmarrja, si të organizohet kjo ose ajo veprimtari profesionale, si të mjekohen të sëmurit nga turbekulozi, si të organizohet galeria artistike e komunës, çka duhet të mësohet në klasën e katërt etj. Kompetenca e tij si politikan është në dimensionet politike të problemeve politike.

Detyra: Caktoni dimensionet politike të çdonjërit nga problemet publike në vijim.

Page 123: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

INFORMATA POLITIKE

121

Problemi Dimensionet politike 1. Zhvillimi negativ

demografik .......................................................................... .................................................................... .......................................................................

2. Ndotja e ajrit me gazra të dëmshme

.......................................................................

......................................................................

...................................................................... 3. Shtimi i numrit të

të sëmurëve nga SIDA

........................................................................

....................................................................... ,.....................................................................

4. Korrupsioni në dogana

.............................................................................

.............................................................................

............................................................................

Mbledhja e informatave politike

Mbledhja e informatave politike mund të jetë sporadike, e rastit, por që t’i shërbejë rregullisht një procesi për formulimin e qëndrimeve dhe vendimeve politike ka nevojë për një organizim të caktuar. Për këtë qëllim është e domosdoshme të dallohen llojet e ndryshme të informacioneve politike varësisht nga:

• Ekzistenca dhe arritja në to; • Burimet e tyre; • Bartësit e tyre (ndërmjetësit që i përhapin)

Varësisht nga ekzistenca informacionet politike janë: 1. Gjithnjë mund të merren informacione publike, të pranishme

rëndomë në vendet informative të gjëra dhe burime publike (përfshirë këtu edhe internetin, botimet informative që mund t’i marrin bibliotekat ose materialet informative të shpërndara masovikisht në mjetet e informimit, sektorët dokumentar të botuesve publik).

2. Në parim të pranueshme, por me formë jo përkatëse (me ç’rast është e nevojshme që ato të gjenden dhe të dedikohen në pajtim me nevojat e caktuara).

3. Informacionin që nuk është i pranishëm dhe që duhet të prodhohet duhet ta gjejmë me përpjekje të caktuara

Te përkufizimi i çfarëdo lloj problemi, një nga detyrat esenciale dhe të domosdoshme është vlerësimi i informatës të nevojshme për analizën

Page 124: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

122

dhe zgjidhjen e problemit. Kjo është përgjegjja ndaj pyetjes: çka na nevojitet të dijmë më parë, që të kuptojmë ose të zgjidhim problemin? Përgjegjia mund të jetë rezultat i intuitës së thjeshtë. Në fakt, zbërthimi analitik i një situate problematike kërkon më tepër mirëkuptim për shkaqet themelore të saj. Duke i mësuar shkaqet “faktorët” të një problemi duhet pasur informacione të nevojshme për zgjidhjen e atij problemi. Ekzistojnë metoda më të lehta analizuese, që lejojnë ose bëjnë të mundshme analizën e çdo problemi, që i tejkalon dhe mbrohet nga gabimet e rastit, nga aspekti i shkaqeve më themelore (ose fakteve), të cilat e kanë krijuar. Një nga shemat e shfrytëzuara më shpesh është e ashtuquajtura shema kauzale.

Shembull: Formimi i shemës kauzale. Detyrë e përbashkët është që të bëhet një listë e mjaftueshme me

hollësi për shkaqet themelore (faktorët) e lindjes së një problemi. Në radhë të parë është i nevojshëm përkufizimi i problemit – për shembull: Sa ekziston rrezik që partia në pushtet t’i humb zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

Përgatitja e shemës kauzale kalon nëpër këto procedura: 1. Ndahen anët më esenciale të problemit (tre-katër). Ai zbërthehet

në pjesë të tij përbërëse, që i përgjigjet pyetjes: me çka kemi të bëjmë kur flasim për rrezikun e humbjes së zgjedhjeve? Me këtë rast mund të kemi:

• Mobilizimin e dobët të simpatizuesve të partisë në pushtet; • Mobilizim kulmor të zgjedhësve opozitarë; • Riorjentim të rëndësishëm ndaj partive të tjera të një pjese të

zgjedhësve besnik deri atëherë. 2. Të përgatitet lista e fakteve, të cilat mund të ndikojnë

esencialisht gjatë përkufizimit të tri anëve të problemit: • Skandale të korrupsionit në Qeveri; • Mossuksesi i dukshëm në politikën ekonomike të Qeverisë, i

cili shprehet me krizë ekonomike dhe rritjen e papunësisë; • “Lodhje” te zgjedhësit nga qëndrimi i gjatë i partisë në

pushtet; • Paraqitja e figurave të reja dhe thirrje të reja të opozitës; • Përçarje e një pjese të elitës partiake të partisë në pushtet; • Paraqitja e konkurencës së fortë politike në hapësirën e vet

elektorale; • Shenja të dukshme të mosbesimit ndaj Qeverisë në planin

ndërkombëtar.

Page 125: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

INFORMATA POLITIKE

123

3. Caktohet ndikimi i çdo faktori të definuar në këtë mënyrë për të gjitha anët e problemit, me ç’rast përkufizohet edhe shenja e ndikimit (rëndomë – domethënë se faktori e rrit/thellon problemin; - domethënë, anasjelltas, fakti e zvogëlon problemin).

4. Te disa faktorë mund të bëhet edhe një hap prapa për përcaktimin e shkaqeve të tij më kryesore. Për shembull, te faktori “mossukses i dukshëm në politikën ekonomike të Qeverisë”:

• Rritje e lartë e papritur e papunësisë; • Rrënie e madhe e të ardhurave; • Rrënie e madhe ose kollaps i prodhimtarisë; • Shpërndarje e kapitalit.

5. Sipas listës të krijuar në këtë mënyrë nga faktorët esencial të problemit formohet edhe lista e informacioneve të domosdoshme për zgjidhjen e problemit. Vlerësohen edhe burimet e mundshme të informacionit të saktë për to.

Metoda e shemës kauzale është mënyrë e lehtë për tu ballafaquar

me probleme. Kjo parimisht mund të shfrytëzohet edhe gjatë analizës dhe përkufizimit të alternativave të mundshme për zgjidhje të mundshme (me ç’rast kjo rrugë – lëvizja nuk është “hap prapa”, por “hap përpara”).

Page 126: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

124

Shema kauzale

Skandal për korrupsion në qeveri

Sukses i dukshëm i politikës ekonomike të

Shenja të dukshme të mos-besimit ndaj qeverisë në pushtet

“lodhje” tek zgjedhësit nga qëndrimi i gjatë i partisë në pyshtet

Paraqitje e figurave të reja porosi të reja te opozita

Shkëputje e një pjese të elitës partiake të partisë në pushtet

Paraqitje e konkurentit të fortë politik në hapsirën elektorale

Mobilizim kulmor i zgjedhësve opozitar

Riorientime në parti të tjera të zgjed-hësve besnik para kësaj

Mobilizim i dobët i simpatizuesve të partisë në pushtet

Page 127: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

INFORMATA POLITIKE

125

Burime të informatave politike

Informatë politike është dokument për ngjarjet politike, që është dokumentuar në njëfarë mënyre dhe shpërndahet nga ndërmjetës të ndryshëm.

Sipas llojit të dokumentit informata politike është: * E drejtpërdrejtë (fillestare); * E tërthortë (e dorës së dytë).

Informata fillestare jepet drejtpërdrejtë nga dëshmitari i ngjarjes. Kjo

nuk do të thotë se ajo është objektive. Në çdo rast, në fakt bëhet fjalë për informatë e cila nuk është transmentuar. Informata fillestare përf-shinë:

• Intervista me pjesëmarrësit në ngjarje; • Reportazhe nga lajmet e agjencive informative dhe të reporte-

rëve të dërguar (korrespodentë) • Rrëfime të pjesëmarrësve, politikanëve; • Të gjitha llojet e dokumentave të shkruara, të përgatitura nga

pjesëmarrësit në ngjarje; • Referate për hulumtimin e mendimit publik, të përgatitura nga

agjenci sociologjike; • Informatë fillestare statistikore.

Informata e dorës së dytë është e transmentuar, e cituar në mënyrë

përkatëse, e rezymuar, e rirrëfyer nga ndonjë ndërmjetës. Informata e tërthortë rëndomë haset në: Komente dhe mendime për ngjarjet;

• Vlerësime të qëndrimeve të shprehura nga pjesëmarrësit; • Analiza të situatës nga ana e ekspertëve dhe gazetarëve; • Kërkime, të cilat bazohen në rezultate të anketave sociologjike; • Hulumtime të politikës dhe shoqërisë me karakter më të gjërë.

Varësisht nga ndërmjetësuesi informata politike mund të ndahet

në: • Informatë e agjencive informative; • Informatë e mediumeve publike (shpesh shfrytëzohet informata

e agjencive informative); • Informatë e mediumeve elektronike (shpesh shfrytëzohet infor-

mata e agjencive informative); • Informata të hulumtimeve; • Informatë nga kontaktet e drejtpërdrejta me qytetarët;

Page 128: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

126

• Informatë nga materialet e ekspertëve; • Informatë nga buletinat zyrtar të organeve shtetërore.

Lista nuk është mbyllur, por çdo ndërmjetës ka specifikat e veta si

bartës i informatës politike. Specifika është me rëndësi për formimin e dokumentacionit. Një pjesë e gazetave tani më hynë në internet dhe mund t’i shfrytëzojnë që andej. E njejta gjë ka të bëjë edhe me disa mediume elektronike. Qasja deri te agjencitë e mëdha informative është e mundshme nëpërmjet internetit. Por shërbimet e agjencive informative paguhen.

Varësisht nga burimi fillestar informata politike mund të ndahet në:

• Informatë e institucioneve zyrtare dhe e zëdhënësve të tyre; • Informatë e politikanëve dhe anëtarëve partiak; • Informatë e mediumeve (mediume publike, radio, televizioni); • Informatë e qendrave kërkimore (ekspertë); • Informatë e opinionit (mendimi publik, qytetarët).

Varësisht nga statusi i saj informata politike është zyrtare dhe

jozyrtare. Këtu ndarja është e kushtëzuar. Informata jozyrtare shpesh është e besueshme, por ajo nuk i imponohet opinionit. Kjo nuk do të thotë se informata e besueshme në vetvehte është bartëse e së vërtetës. Shpesh bëhet fjalë për “të vërteta të palakmueshme”, te të cilat nuk është me aq rëndësi përmbajtja e saj, por se kush e thotë atë. Në shumë raste informata e besueshme përmbanë njohuri, që përhapen edhe nga qarqet më të mëdha të ekspertëve dhe të vëzhguesve të jetës politike. Informata publike nuk është më pak e rëndësishme se sa ajo e besueshmja. Shumë hulumtime, për shembull, marrin nga informatat publike njohuri esenciale, që janë më të rëndësishme se sa informata e besueshme.

Informata politike asnjëherë nuk është pa vlerë, përhapja e saj gjithnjë ka një qëllim, për të cilën shpesh flitet si informatë e manipuluar. Me këtë rëndomë nënkuptohet:

• Informatë sygjestive me konkluza të caktuara (informata me intencë);

• Informatë jo e saktë ose gjysëm e vërtetë (mashtruese, iluzione);

• Informatë e pjesërishme, e njëanshme, e pasaktë.

Shumë rallë informata në politikë është e çliruar nga manipulimi. Kjo nuk do të thotë se duhet hequr dorë që ta shfryrtëzojmë pjesën më

Page 129: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

INFORMATA POLITIKE

127

të madhe të informatës ekzistuese vetëm se dyshojmë se është manipuluese.

Detyrë: Klasifikoni në pajtim me shemën e sipërme këtë informatë. “Moratorium ndaj veprimeve privatizuese të komunës do të urdhëroj prefekti i kryeqytetit Stefan Sofijanski. I ka bllokuar bisedimet për shitje dhe zëvendësimet për një muaj, deklaroi dje ai. Prefekti vendosi në këtë mënyrë pas bisedimeve me prokurorin publik Nikolla Filçev të hënën. Sofijanski e harmonizoi ndalesën me shefin e këshilltarëve të qytetit Antoan Nikollov. Vendimi përfundimtar do të merret në mbledhjen e komunës”. (Aneta Petkova, gazeta “Trud”, 10 maj 2000).

Kritere

1. Tipi i informatës

2. Ndërmjetësuesi

3. Burimi fillestar

4. Statusi

Organizimi i informatave

Rëndomë informata politike është e madhe nga vëllimi prandaj ajo

vështirë shfrytëzohet. Detyra është që ajo të pastrohet dhe të rregullohet në formë përkatëse duke marrë parasysh problemin e shtruar dhe zgjidhjen e tij. Është me rëndësi që informata e fituar të jetë e llojllojshme: e drejtpërdrejtë dhe e tërthortë nga ndërmjetës dhe burime të ndryshme, zyrtare dhe jozyrtare.

Formimi i Dosjes informative (kovertës informative) për çdo problem të shqyrtuar është kusht i rëndësishëm për të kuptuar dhe zgjidhur atë me sukses. Kjo dosje informative është pjesë e qasjes profesionale ndaj zgjidhjes së problemeve.

Page 130: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

128

Shembull: Dosja informative

Dosja informative i përmbanë këto elemente:

1. Kronologjinë e problemit (radhitjen e ngjarjeve kryesore, që e formojnë problemin).

2. Qëndrimet më esenciale të palëve të interesuara. 3. Vlerësimet dhe qëndrimet zyrtare politike për esencën e

problemit dhe perspektivat e zgjidhjes së tij. 4. Qëndrimi i mendimit publik ndaj problemit, përfshirë këtu edhe

anketat sociologjike dhe mendimet e gazetarëve kryesor. 5. Materialet analitike të ekspertëve dhe specialistëve të problemit,

përfshirë këtu edhe vlerësimin krahasues të përvojës së huaj.

Grumbullimi sistematik i informatave është me rëndësi të posaçme, më shumë për problemet që zgjasin edhe ato të përhershme. Këtë nuk mund ta bëjë vetëm një njeri ose një grup i vogël. Të shumtën e rasteve punë të përhershme për grumbullimin dhe organizimin e informatave politike u besohet shërbimeve të specializuara informative të partisë, grupit parlamentar, gazetës partiake ose qendrës analitike apo kërki-more speciale.

Çfarë informata? Grumbullimi i përhershëm i informatave është i domosdoshëm që të ndiqen proceset e rëndësishme politike, për të cilat gjithmonë interes i posaçëm janë:

• Përkrahja publike e sistemit politik, e institucioneve dhe

rregullave të tij; • Popullariteti i partisë dhe i liderëve të saj; • Potenciali protestues në shoqëri dhe gatishmëria e mënyrave

të ndryshme për të marrë pjesë në protesta; • Dinamika e simpative politike, përkrahja e status-kuosë ose

ndryshime.

Grumbullimi i përhershëm i informatave bëhet për shkak të informimit të bazës së të dhënave të indikatorëve të proceseve dhe problemeve, që janë në interesin tuaj. Indikatorët janë të dhëna që mund të merren nga fusha e vëzhgimit të ngjarjeve dhe proceseve në lëmin e vëzhgimit. Nëse interesohemi, ashtu siç ndodh edhe rëndomë kur merremi me politikë, për problemet e shqyrtuara apstrakte, të pamundshme për t’i shqyrtuar drejtpërsëdrejt (potenciali protestues,

Page 131: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

INFORMATA POLITIKE

129

legjitimiteti i sistemit politik, motive për ndryshime etj.) është e domos-doshme t’i zbulojmë ato indikatorë (tregues), të cilët mund t’i vëzhgojmë në jetën shoqërore dhe politike, dhe që sjellin informata për problemet në interesin tonë.

Shembull: Indikatorët e potencialit protestues.

Ato mund të jenë për shembull ngjarjet e vëzhguara më poshtë:

• Përqindja e të anketuarve, e përgatitur për të marrë pjesë në mitingjet protestuese;

• Numri i grevave dhe i grevistëve në periudhën e caktuar kohore;

• Numri i demostratave dhe i demostruesve në një periudhë të caktuar kohore;

• Numri i ankesave individuale të bëra në institucione dhe në administratë për kohën e caktuar;

• Numri i peticioneve të shkruara në një periudhë kohore të caktuar.

Detyrë: Përpiloni listën e indikatorëve për popullaritetin e partisë dhe të udhëheqësve të saj.

Bëhet fjalë për seleksionimin e shumë indikatorëve të popullaritetit,

njohja dhe pranimi i partisë, i liderëve të saj, i mesazheve dhe projekte-ve të saj.

1. 2. 3. 4. 5.

Page 132: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

130

Puna me informata politike

Gjatë punës me informatën politike është e domosdoshme të bëhet raport për disa specifika, në lidhje me vlerësimin e saj, me prodhimin dhe zgjerimin e saj. Çdo informatë i nënshtrohet vlerësimit nga pikëpamja e dy kritereve esenciale:

• Së vërtetës dhe • Dobisë.

Vlerësimi i burimeve të informatës

Informata politike i nënshtrohet vlerësimit nga pikëpamja e së

vërtetës së saj. Kjo është detyrë e vështirë, sepse çdo informatë politike në njëfarë mase është manipuluese (në fakt, me intencë, e cila e përzien të vërtetën me të pavërtetën). Vlerësimi i së vërtetës është, gjithashtu edhe vlerësim i objektivitetit të informatës. Duhet të dijmë se informatë objektive absolute politike nuk ekziston. Çështja nuk është se një informatë e këtillë a mund të prodhohet në përgjithësi. Çështja është se si të shfrytëzohet informata ekzistuese, duke marrë parasysh të vërtetën e saj (që është sinonim i shpresës). Këtu mund të zbatohen disa rregulla, të cilat, në fakt janë të pafund dhe nuk duhet të absolutizohen. Ato kanë për qëllim vetëm të orjentojnë mendimin në kriteret e mundshme të vlerësimit të shpresës së informatës. Thënë përgjithësisht parimi është më shpresëdhënës nga informata e marrë nga një njeri i ndershëm, se sa nga informata e njeriut që tani më e dinë se gënjen.

Shembull: Kritere për vlerësimin e shpresës dhe objektivitetit të informatës.

• Informata e dëshmitarit të drejtpërdrejtë është më shpresëdhë-

nëse se informata e burimit që nuk ka marrë pjesë. • Informata e të painteresuarit është më objektive nga informata

e të interesuarit për zgjidhjen e problemit. • Informata e burimit të paangazhuar politik është më objektive

se informata e burimit të angazhuar politik. • Informata e ekspertëve është më shpresëdhënëse nga infor-

mata që vjen nga joprofesionist. • Informata e burimit të madh dhe me prestigj është më shpres-

ëdhënëse se informata prej ndonjë burimi të rastësishëm ose me pak burime.

Page 133: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

INFORMATA POLITIKE

131

Informata e mediave është me vëllim më të madh në informatat politike publike, prandaj ajo përmbanë pjesën më të madhe të “mosdobisë” (domethënë anë joesenciale, përsëritje, qasje sipërfaqësore, jo me kohë).

• Informata e shkruar është më shpresëdhënëse se sa e dëgjuar. • Informata e shumë burimeve është më shpresëdhënëse se

informata e një burimi të vetëm.

Detyrë: Vlerësoni sipas kritereve të mëparshme këto informata:

“Rënia e çmimeve të blerjes së prodhimeve bujqësore është pasojë e spekulimeve të stërshitësve, deklaruan në dhomën bujqësore në Rusen. Çmimi i qumështit ra deri 8-10 levë për litër, deri 1,30 levë për kilogram të kafshëve të gjalla tani më blehet mishi i derrit transmenton Agjencia Telegrafike bullgare” (redaktuar në gazetën (Novinar) 8 maj 2000.

Informata politike pastaj vlerësohet në pajtim me dobinë e saj në

raport me: • Problemin e zgjidhur; • Politikën e përgjithshme të partisë; • Situatën e përgjithshme politike.

Nuk ka informatë “të dëmshme”, në parim nuk duhet të hidhet

informata, vetëm se është në kundërshtim me pikëpamjet dhe kuptimet tani më të formuara (shpesh paralajmëruese) ose sepse e ngadalëson vendimin e marr ose që është potencial.

Informata duhet të klasifikohet nga aspekti i rëndësisë së saj si: • Me rëndësi prioritare; • E shkallës së dytë; • E padobishme në rastin e dhënë.

Ajo ndihmon edhe organizimin e grumbullimit të informatave,

rentabilitetin e tyre sipas shemës Cost-Effect. Gjatë zgjedhjes së informatës është e nevojshme të nisim prej informatës parësore, të vërtetë dhe fillestare.

Puna me llojet specifike të informatës

Page 134: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

132

Gjatë punës me informatat e mediave është mirë të kihen parasysh disa parime, të cilat ndihmojnë për shfrytëzimin e saj efikas:

* Linja e përbashkët e mediumeve (më tepër nga aspekti a është më shumë proopozitës ose proqeverisë).

* Autori i tekstit, përfshirë këtu a është kolektiv, ose a është nënshkruar me pseudonim.

* Burimet fillestare të theksuara dhe mundësia që ato të provohen. * Ekzistimi i korespondentëve tanë dhe i rrjetit mobil të reporterëve. * Përparësitë e informatës me vizion (ku është kryer, në çfarë

konteksti).

Në këtë rast gjithashtu është me rëndësi edhe mjeshtria që të ndahen pohimet për faktet e ndryshme nga mendimet ose interpretimet. Nuk duhet të hidhen poshtë faktet vetëm se janë interpretuar në mënyrë të papranueshme për lexuesin. Përkundrazi.

Është me rëndësi të nxirren informatë e dobishme dhe tekste dukshëm me intencë, të cilat shprehin mendime të papranueshme.

Në radhë të parë informata statistikore, edhe kur grumbullohet dhe paraqitet pa ndonjë qëllim manipulimi (shpesh qeveritë e bëjnë këtë), mund të jetë e pasaktë, për shkak të vështirësive specifike të grumbullimit të informatës së këtillë (shpesh nga karakteri metodologjik dhe organizativo-financiar).

Shembull tipik është informata për nivelin e papunësisë. Në të shumtën e rasteve shfrytëzohen të dhëna të shërbimit të punësimit, i cili vetëm njofton për të papunësuarit e regjistruar. Kjo i lë anësh të gjithë ata, që nuk janë regjistruar si të papunë (më shpesh të këtillë janë ata që sa kanë dalur nga shkollat dhe universitetet, ata që sa po kanë kryer shërbimin ushtarak, ata që punojnë përkohësisht shpesh me status të parregulluar). Kështu statistika zyrtare për papunësi lë anësh, sipas shumë vlerësimeve, rreth një të katërtën e të papunëve real, por kjo është si pasojë e metodologjisë së papërsosur. Prandaj të dhënat e këtilla duhet të krahasohen me konkluzat e hulumtimeve sociologjike.

Informata nga statistika, si dhe nga kërkime sociologjike, merr gjithnjë e më shumë vend në informatën politike. Mjeshtria e shfrytëzimit të informatës së këtillë është posaçërisht e rëndësishme për një politikan të suksesshëm. Gabimi më i shpeshtë qëndron në atë se çdo informatë e këtillë, të cilën nuk e kuptojnë politikanët ose është në kundërshtim me pritjet e tyre hidhet poshtë si e pa vërtetë absolute ose manipulim.

Page 135: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

INFORMATA POLITIKE

133

Të dhënat e anketave sociologjike po bëhen burim gjithnjë e më e rëndësishëm i informatës politike. Është përhapur mendimi se me këto të dhëna bëhen manipulime.

Në realitet ekzistojnë shumë shembuj të manipulimeve të këtilla, por në të shumtën e rasteve bëhet fjalë më tepër për probleme metodologjike ose për interpretimin e të dhënave. Një anketë sociologjike në Bullgari, rëndomë bëhet, nëpërmjet ekzemplarit të rastësishëm, nga popullsia e moshuar, që përfshinë mijëra njerëz, të shpërndarë anembanë vendit. Hulumtimi është mjaft i shtrenjtë, prandaj nuk ekzistojnë agjenci, të cilat do ta organizonin, vetëm që pastaj t’i shpallin të dhënat e supozuara. Problemi qëndron në aftësinë që konkretisht të shfrytëzohen të dhënat e anketave sociologjike.

Nëse të dhënat e këtilla shfrytëzohen në mënyrë korekte, ato janë burim esencial i informatës për gjendjen e mendimit publik për tendencat ekzistuese. Në pritjet politike të mendimit publik dhe të vlerësimit të tij janë më esenciale si motiv për sjellje politike, se sa të dhënat faktike për njëfarë gjendje objektive të gjërave. Kështu për shembull, nëse shumica e popullsisë është e bindur se gjatë dy viteve të fundit gjendja është dobësuar, kurrfarë informate statistikore objektive nuk mund ta bind në të kundërtën, nëse njerëzit në jetën e tyre të përditshme nuk gjejnë dëshmi për këtë.

Rezultatet e anketave sociologjike janë më interesante nga aspekti i procesit politik, që nuk mund të hulumtohet në mënyrë tjetër: përbërja sociale profesionale dhe e moshës e elektoratit politik, lidhja ndërmjet vlerave të caktuara dhe bindjeve politike në vetëdijën masive, ideologjia dominuese në vetëdijën shoqërore. Një informatë e këtillë të paktën deri tani nuk mund të sigurohet me metoda të tjera.

Shembull: Komentimi i rezultateve të hulumtimeve ndërkombëtare.

Detyrë: Nxjerrni konkluza nga tabela për dallimet ndërmjet elektoratit të partive politike.

Tabela e pyetjeve “për cilën parti do të votoni, nëse së shpejti

mbahen zgjedhjet parlamentare?” dhe “a jeni të kënaqur nga gjendja e demokracisë në Bullgari?”

Page 136: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

134

A jeni të kënaqur nga demokracia në Bullgari?

Për cilën parti do të votoni?

Shumë Deri diku Pak Aspak Nuk e di

Pa përgjegje

LSD

23 8.3%

143 51.6%

75 27.1%

22 7.9%

6 2.2%

8 2.9%

277 100.0%

PCB

2 1.3%

13 8.5%

26 17.0%

105 68.6%

5 3.3%

2 1.3%

153 100.0%

DPS

2 4.3% 6 13.0%

16 34.8%

8 17.4%

10 21.7%

4 8.7%

46 100.0%

Të tjera 12

16.7% 29 40.3%

28 38.9%

1 1.4%

2 2.8%

72 100.0%

Nuk do të votoj

1 5%

37 16.9%

56 25.6%

92 42.0%

15 6.8%

18 8.2%

219 100.0%

Nuk e di 20

13.2% 53 35.1%

55 36.4%

18 11.9%

5 3.3%

151 100.0%

Pa për-gjegje

1 6%

12 7,4%

56 34,6%

58 35.8%

9 5.6%

26 16%

162 100.0%

Gjithsej 29 251 320 379 64 65 1.108

Ky lloj i dokumentimit mund të jetë shumë i dobishëm, por vetëm

nëse dokumentohet në mënyrë sistematike. Në këtë rast është me rëndësi të nënvizohen në vija të përgjithshme burimet dhe konteksti (çfarë qytetari, në cilën komunë). Është bërë modë që në shkencat sociale të shfrytëzohen të ashtuquajturat “intervista jostandarde”. Bëhet fjalë për bisedë të lirë në temë të shpallur më parë nga sociologu, e cila incizohet (dokumentohet) dhe pastaj analizohet. Mënyra se si njerëzit e rëndomtë i trajtojnë çështjet politike, terminet, me të cilat i ndërtojnë

Informata e drejtpërdrejtë. Në veprimtarinë politike rëndësi të posaçme ka informata, e marr drejtpërdrejtë nga qytetarët gjatë takimeve të posaçme ose të rastit. Informata e këtillë nuk duhet të shihet si joesenciale. Ashtu siç nuk duhet të demostrohet interes artificial ndaj saj.

Page 137: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

DOKUMENTE ANALITIKE NË POLITIKË

135

pikëpamjet e veta për politikën janë mjaft të rëndësishme për politikën. Njohuritë për këtë e lehtësojnë komunikimin politik me zgjedhësit, ndihmojnë të kuptohen më mirë problemet politike, të formulohet rendi i ditës.

Me interes të posaçëm është informata e marr gjatë takimeve me përfaqësuesit e grupeve të caktuara profesionale (takime me biznes-menë, ato sindikale, me mjekë, me arsimtarë). Specifika e informatës së fituar është rëndomtë e pazëvendësueshme, por me rëndësi është që ajo të përpunohet për qëllime të caktuara. Qëllimi është identifikimi i mendimit publik si tërësi “oratorësh” të bashkësive të ndryshme. Pas çdo mendimi të shprehur, në fakt fshihet grupi më i madh, i cili i ka të njejtat pikëpamje, ja pra, përse është qenësore grumbullimi i informa-tave edhe nëpërmjet këtyre rrugëve.

DOKUMENTE ANALITIKE NË POLITIKË

Në kuadër të analizës politike ekzistojnë lloje të shumta të doku-mentave pak a shumë të standartizuara analitike, me ndihmën e të cilave mund të bëjmë strukturën e një problemi të caktuar politik, të veçojmë zgjidhjen e tij më të mirë, të ndjekim lindjen dhe zhvillimin e tij, të përgatisim analiza të situatës, paraelektorale dhe analiza të tjera.

Këtu do të shqyrtohen dy dokumenta të këtillë - dokumenti për qëndrimin politik dhe dokumenti për vërejtje para kohe.

Dokumenti për qëndrimin politik

Qëllimi i dokumentit për qëndrimin politik (DQP) është të përpunojë analiza dhe propozime se si mund të përmirësohet politika ekzistuese. Me të formulohet mesazhi i zgjidhjes, që jep mundësi për aktivitete në pajtim me parimet dhe rregullat e caktuara në mjedisin e caktuar gjatë situatës. Ky është dokument, që dedikohet për tu ndihmuar atyre, që sjellin vendime, të zgjedhin politikën më të mirë për zgjidhjen e problemit të caktuar.

Page 138: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

136

Një analizë e këtillë mund të bëhet në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Karakteri DQP paraqet njërën nga format më elementare të analizës politike

dhe të tekstit të ndërtuar politik. Rëndomë ai ka të bëj me një problem politik dhe i adresohet ose

organit shtetëror ose organit partiak. Është e mundshme gjithashtu, që ai t’i prezentohet edhe i publikuar për të dokumentuar qëndrimin e një politikani ose një organizate politike për problemet e caktuara.

DQP preokupohet me problemin aktual të politikës. Ai nuk ka objekt ngjarjet historike ose parashikimet për të ardhmen.

Objekti i tij duhet të caktohet saktë si problem “i ngushtë” politik. Forma dhe përmbajtja Forma e DQP-së përcaktohet nga specifika e saj. Ajo ka qëllim

thjesht të limituar të vë në dukje personat përgjegjës politik (ose të informojë publikun) rreth asaj që ata duhet të dijnë për të marr vendim përkatës, në radhë të parë:

* Natyra dhe përfshirja e problemit * Karakteristikat relevante rreth obcioneve ekzistuese (variante)

për zgjidhjen e problemit * Zgjidhja më e mirë e problemit

Çdo DQP duhet të përmbajë pesë elemente themelore:

* Faqen kryesore; * Rezymenë, që e arsyeton përmbajtjen e dokumentit; * Tekstin themelor; * Shënimet rreth burimeve të informatës; * Kontributet.

Rezymeja Vjen menjëherë pas faqes kryesore. Ajo përbëhet nga jo më shumë

se një faqe. I dedikohet lexuesit, i cili duhet ta merr shpejt informatën. I përmbanë idetë kryesore, të cilat janë përpunuar tërësisht në tekstin kryesor. Rëndom ato janë fjali sqaruese të çdo pjese të tekstit.

Qëllimi i rezymesë është të bëjë të mundshme të kuptohen idetë kryesore në dokument për një kohë më të shkurtë.

Me një shikim duhet të përfshihet i tërë problemi, alternativat e mundshme për zgjidhjen e tij si dhe porosia e juaj. Përmbajtja e rezymesë ndjek përmbajtjen e tekstit kryesor. Prandaj, ajo duhet të

Page 139: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

DOKUMENTE ANALITIKE NË POLITIKË

137

shkruhet pasi të përfundojë teksti. Fjalia fillestare e rezymesë rëndomë është: “Problemi qëndron në atë se ... “

Aplikimi Qëllimi i aplikimit është të japë informatën e domosdoshme, e cila i

plotëson faktet në tekst. Këto mund të jenë harta, diagrame, statistika, artikuj, referate qeveritare dhe vendime.

Të gjitha burimet e informatave në DQP duhet të citohen saktë dhe në mënyrë korekte.

Çka duhet të përmbajë teksti?

1. Përkufizim të qartë dhe përmbajtësor të problemit A) Sqarimi i historisë së problemit B) Përshkrimi i tërësisë së problemit 2. Zgjidhjet e mundshme për problemin

A) Zgjidhja e parë e mundshme çdo herë është që të mos ndërmerret asgjë 1. Vlerësimi i përparësive (dobive) të kësaj alternative 2. Vlerësimi i mungesave (dëmeve) të kësaj alternative B) Alternativa e parë e mosmarrjes së aktiviteteve 1. Vlerësimi i përparësive (dobive) të kësaj alternative 2. Vlerësimi i mangësive (dëmeve) të kësaj alternative C) Alternativa e dytë e mosmarrjes së aktiviteteve 1. Vlerësimi i përparësive (dobive) të kësaj alternative 2. Vlerësimi i mangësive (dëmeve) të kësaj alternative 3. Porosia e saktë për ndërmarrjen e aktiviteteve, e përbërë nga dy pjesë: A) Porosia për vetë politikën B) Porosia për zbatimin e saj

Ekzistojnë dy rregulla kryesore për përcaktimin e vëllimit të informatës, që do të përfshihet në DQP:

Page 140: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

138

E para Informata duhet të mjaftojë për marrjen e vendimit të drejtë.

Duhet të ekspozohen të gjitha faktet e nevojshme. Nëse është lënë anash ndonjë fakt kryesor, me siguri se do të merret vendim i gabuar. Asnjëherë mos i lini anash faktet e rëndësishme vetëm se ato nuk përmbajnë porosinë tuaj. Shkruani DQP-në nga pozita e anëtarit të shtabit për personin të cilit ia drejtoni. Si i këtillë roli i juaj është që ta informoni eprorin. Marrja e vendimit është përgjegjësia e tij. Më mirë është ai të zgjedh alternativë, të ndryshme nga porosia e juaj, por e mbështetur në të gjitha faktet e rëndësishme, se sa të merret vendim i gabuar për shkak të informatës joadekuate.

E dyta: Duhet shmangur distancës tepër të madhe të DQP-së. Përfshini

vetëm atë informatë, e cila është e dobishme për të marr vendimin e caktuar. Nëse për shembull, problemi është në masat kundër krimit në një komunë specifike, është pikëpyetje a thua statistika kombëtare për gjendjen e krimit do të jetë e nevojshme. E njejta gjë ka të bëjë edhe me qëndrimin e përgjithshëm teorik për shkaqet e krimit e kështu me radhë.

Përkufizimi i problemit

Përkufizimi i problemit shpesh është detyra më e rëndë gjatë

përpunimit të DQP-së. Problemi esencial mund të jetë ndonjë tjetër, dhe jo ai që na duket në shikim të parë. Një gjë e këtillë mund të na shpie në zgjidhje të gabueshme.

Gabim më i shpeshtë është përzierja e (nevojave) me “problemet”. Për shembull mund ta përcaktojmë problemin kështu: “Problemi qëndron në atë se komuna X ka nevojë për spital të ri”.

Nëse në fakt, parashtrojmë pyetje - përse ajo ka nevojë për spital të ri, përgjegjja mund të jetë për shembull: “sepse ndihma e parë në këtë komuna është joefikase”. Me fjalë të tjera problemi i vërtetë (gjendja e vështirë e ndihmës së shpejtë në komunë) mund të mos kërkojë spital të ri.

Problemet kryesisht përbëhen nga: * Mungesa e diçka të nevojshme për siguri, shëndet, mirëqenie etj. * Pengesa për të njëjtën punë

Page 141: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

DOKUMENTE ANALITIKE NË POLITIKË

139

Shembull: Përkufizimi i problemit

Bisedë tipike për përcaktimin e problemit real ndërmjet analistit (A)

dhe kolonelit të policisë në qytetin X (B) do të zhvillohej për shembull kështu:

A: Zotëri kolonel cili është problemi më i rëndësishëm, me të cilin ballafaqohet shërbimi i juaj policor në këtë moment?

P: Kemi nevojë për shumë nëpunës policor.

Nëse përcaktimi i problemit përfundon në këtë moment, rezimeja e DQP-së do të ishte kështu:

Problemi qëndron në numrin e pamjaftueshëm të nëpunësve policor në qytetin X.

A) Nga viti 1993 e këndej në shërbimin policor të qytetit X nuk janë emëruar nëpunës të ri policor.

B) Në të njejtën periudhë shkalla e kriminalitetit është rritur 22 për qind.

1. Kryeshefi i policisë në qytetin X sheh katër mundësi: A) Mundësia e parë është të mos ndërmerret asgjë. Në këtë pozitë

shkalla e kriminalitetit do të rritet ndërsa qytetarët do të jenë më pak të sigurtë.

B) Zgjidhja e parë alternative është që t’i hidhen 200 mijë leva fushave të ndryshme të buxhetit të komunës dhe të emërohen shtatë nëpunës të ri policor. Buxheti i shërbimeve të tjera të komunave tani më zvogëlohet.

C) Zgjidhja e dytë alternative është që të rriten taksat lokale për 200 mijë leva dhe të emërohen nëpunës të ri. Në këtë mënyrë do të plotësohej një pjesë e nevojave.

D) Zgjidhja e tretë alternative është të rriten taksat lokale për 500 mijë leva dhe të emërohen 10-14 nëpunës të ri policor. Në këtë pozitë mund të pritet që të zvogëlohet edhe shkalla e kriminalitetit. Janë paraparë edhe disa rezultate negative ndaj ekonomisë lokale.

2) Rekomandohet që të ndiqet alternativa D. Problemet e kriminalitetit në qytet janë aq serioze, sa që zgjidhja e tyre ka përparësi para vështirësive të mundshme në ekonominë lokale.

Në fakt përpjekjet për definimin e problemit nuk ndalen këtu por vazhdojnë.

A: Përse u nevojiten më shumë nëpunës?

Page 142: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

140

P: Gjatë pesë viteve të fundit vjedhjet e automjeteve janë shtuar 50% dhe personeli ynë i tashëm nuk mjafton që të ballafaqohet me këtë problem.

A: A është atëherë problemi esencial rritja më e madhe e vjedhjeve të automjeteve?

P: Po, ashtu është. A: A janë propozuar rrugë të tjera për zvogëlimin e vjedhjeve të

automjeteve? P: Nëse shumica e vjedhjeve janë bërë nga të rinjë, disa propozojnë

dënime më të rënda ose vënien e orës policore pas orës 22. Të tjerët pohojnë se është shumë lehtë të vidhen automjete dhe propozojnë që komuna të miratojë (ose Parlamenti) një ligj, që kërkon vënien e alarmeve në të gjitha automjetet e reja, të cilat regjistrohen këtu.

Pas përfundimit të kësaj bisede DQP do të duket krejt ndryshe: 1. Problemi qëndron në rritjen e vjedhjeve të automjeteve në qytetin

X nga 10 mijë të vitit 1993 deri më 15 mijë në vitin 1998. A) Janë cënuar të drejtat e pronarëve, nëse 50% e vjedhjeve nuk

janë zbuluar, a 60% e automobilave të kthyer janë dëmtuar. B) Kontributet për sigurimin e automjeteve në qytetin X janë rritur

220 % në këtë periudhë. 2. Evidente janë katër alternativa për zgjidhjen e problemit: A) Mundësia e parë është të mos ndërmerret asgjë. Vjedhjet e

automjeteve do të vazhdojnë të rriten. B) Zgjidhja e parë alternative është të emërohen 14 nëpunës të ri

policor që do të kërkojnë mjete në lartësi prej 500 mijë leva në vjet. C) Zgjidhja e dytë alternative është të shpallet orë policore për të

rinjtë deri 18 vjet pas orës 22, sepse 45 % të vjedhjeve janë bërë nga të rinjtë e kësaj moshe në kohën prej orës 22 deri 07. Gjatë kësaj pozite do të preken të drejtat e qytetarëve të cilët u përmbahen ligjeve.

D) Alternativa e tretë është që t’i bëhet propozim këshillit të komunës të kërkojë vënien e alarmeve në automobilat e rinjë. Rritja e çmimit të automobilave të rinjë do të jetë rreth 100 leva.

3. Rekomandohet që të ndiqet obcioni D.

Krahasimi ndërmjet dy DQP tregon qartë se zgjidhja e problemeve reale varet nga përcaktimi i tyre i drejtë. Përkufizimi i gabuar rëndomë shpie në zgjidhje të gabuar.

Page 143: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

DOKUMENTE ANALITIKE NË POLITIKË

141

Prejardhja dhe mjedisi (konteksti i problemit)

Pasi problemi është përkufizuar saktë dhe qartë hapi i ardhshëm është që të dihet * Si lindi * Sa është serioz

Nëse problemi është përcaktuar si rritje e vjedhjeve të automobilave në qytetin X, në DQP duhet të përfshihet lëvizja e këtyre vjedhjeve në qytet. Përshkrimi duhet t’i theksojë periudhat e fundit, posaçërisht ato, kur ajo paraqitet në mënyrë më intensive.

Edhe pse shpesh është shumë vështirë të caktohet shkaku për një problem të veçantë, duhet bërë përpjekje të zbulohet zgjidhja e mundshme, vetëm nëse njihet shkaku. Rëndomë kërkohet shkaku i drejtpërdrejtë. Për shembull të rinjtë nën 18 vjet bëjnë më shumë vjedhje të automobilave në qytetin X, dhe kjo mund të jetë si pasojë e politikës në arsim, e përdorimit të mjeteve narkotike, ose të faktorëve të tjerë. Në këtë gjendje mënjanimi i shkaqeve duhet të përfshihet në alternativat e gjetjes së zgjidhjeve.

Pasi do të përshkruani lindjen e problemit sqaroni edhe vëllimin e tij (seriozitetin, rëndësinë). Në lidhje me shembullin tonë kjo mund të realizohet kur do të prezantohen të dhëna të statistikës kriminale, të numrit të qytetarëve që janë prekur nga krimi, pasojat ekonomike.

Formulimi i alternativave për zgjidhjen e problemit

Si politikan pasi i keni dhënë përgjegje pyetjeve, “cili është problemi i saktë? Si lindi? Çfarë rëndësie ka?”, pyetja e ardhshme që do ta parashtroni është: “Cilat janë alternativat e mia për zgjidhjen e këtij problemi?”

Që t’i caktoni këto alternativa është e nevojshme t’i përshkruani qasjet e ndryshme për zgjidhjen e problemit, dhe jo vetëm të numëroni masat e ndryshme, që duhet të ndërmerren dhe që duhet të jenë në kuadër të një qasjeje.

Page 144: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

142

Alternativat në DQP janë të ndryshme, në mënyrë reciproke përjashtojnë qasjet për zgjidhjen e problemit. Nëse një alternativë është pranuar, të tjerat duhet lënë anash.

Në rastin tonë PA për shembull mund t’i caktojë këto alternativa:

A. Të mos ndërmerret asgjë; B. Të merret vendim që i bën të pamundshme vjedhjet; C. Të vërtetohet këshilltari për sjelljen e projekt-zgjidhjeve të këtilla; D. Të përgatitet mendimi publik për zgjidhjen e tillë.

Në fakt, këto “alternativa” nuk janë asgjë më shumë veç se hapa të veçantë për realizimin vetëm të një alternative - zbatimi i ligjeve adekua-te. Alternativat të cilat përjashtohen reciprokisht (në planin politik dhe praktik) janë në rrugë për zgjidhjen e problemit. Nëse alternativat janë formuluar drejt, çdo njëra prej tyre duhet të jetë e mjaftueshme për zgjidhjen e problemit. Nëse për shembull vendosni të realizoni një ose më shumë alternativa në të njejtën kohë, ju do të ballafaqoheni me men-dimin publik, nëse çdo njëra prej tyre i prek qytetarët. Më lehtë do të mund t’i bindni për nevojën e realizimit të njërës se sa të më tepër alter-nativave.

Krahasimi i alternativave për zgjidhjen e problemit

Për çdo alternativë ekzistuese duhet të përcaktohen, së pari përpa-rësitë e saj (dobitë, përfitimet) dhe së dyti çmimi i saj, (shpenzimet).

Përparësitë (përfitimet) janë rezultatet e pritura pozitive. Çmimi (shpenzimet) përfshinë kohën, paratë, burimet e

nevojshme si dhe rezultatet e mundshme negative.

Ashtu si përfitimet edhe shpenzimet mund të përfshijnë faktorë eko-nomik, social, politik e të tjerë

Shembull: Alternativa

Përfitimet nga përmirësimi i parkut të qytetit mund të përfshijë: 1. Përmirësimin e cilësisë së jetës për ata që jetojnë rreth parkut; 2. Rritja e vlerës së tokës rreth parkut; 3. Përkrahje më e madhe politike nga ato që jetojnë rreth parkut; 4. Përmirësimi i situatës ekologjike në qytet;

Page 145: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

DOKUMENTE ANALITIKE NË POLITIKË

143

Shpenzimet mund të përfshijnë: 1. 500.000 levë; 2. Më pak burime për projekte të tjera të komunës; 3. Opozitë politike të rajoneve të tjera të qytetit.

Në DQP duhet të përfshihen të gjitha përfitimet dhe humbjet e mundshme. Asgjë nga to nuk duhet të përjashtohet për çfarëdo lloj shkaqesh, sepse rezultati mund të shkaktojë zgjedhjen e alternativës më të keqe.

Analiza e humbjeve dhe përfitimeve

Që të analizohen përfitimet dhe humbjet e çdo alternative është e nevojshme, në radhë të parë, që ato të radhiten.

Shembulli i përmendur më sipër: Alternativa e parë: Të mos ndërmerret asgjë. Përfitimi 1: Shkurtohet shpenzimi i mjeteve (500.000 levë) Përfitimi 2: Personeli mund të orjentohet në projekte të tjera (mund të llogaritet si numër i personelit X rroga e punës).

Humbja 1: Keqësimi i situatës në park dhe e paisjeve të tij (për shkak të inflacionit gjatë kohëzgjatjes, shpenzimet e meremetimit ose të ndryshimeve do të rriten për 200.000 levë. Në një situatë të këtillë shpenzimet e ardhshme vlerësohen në 700.000 levë).

Humbja 2: Zvogëlimi i vlerës së pronësisë tokësore (gjithashtu edhe kjo mund të llogaritet).

Humbja 3: Pakënaqësia e popullsisë në rajon - vështirë do të matet. Prandaj në këtë lloj të analizës elementare rëndomë shkohet kah shkallëzimi - shkallë më e lartë, mesatare, dhe e ulët, e pakënaqësisë.

Rezymeja e analizës përfitim – humbje

Alternativa Përfitime Humbje

Nuk ndërmerret asgjë

Kursehen mjete dhe personeli… Keqësim…

Të përmirësohet tërësisht menjëherë

Parku do të shfrytëzohet menjëherë: mënjanohet inflacioni

Shpenzime për ndërtim (500.000 levë)

Page 146: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

144

Të përtrihet gradualisht

Shfrytëzim i pjesshëm i parkut edhe tani

Shpenzime ndërtimi (200.00 levë) momentalisht, 300.000 levë gjatë tre viteve të ardhshme

Përgatitja e rekomandimeve për zgjidhjen e problemit

Qëllimi i përgatitjes së DQP-së është që t’i ndërtoni qëndrimet tuaja për politikën e nevojshme ose të veprimit politik. Ky qëndrim duhet të jetë i qartë dhe joantagonist. Dokumenti do të jetë më efektiv nëse alternativat i përshtatni në atë mënyrë që alternativa që ju e propozoni të jetë e fundit. Supozimi nuk duhet të jetë në raport të obcionit, i cili nuk ekziston në listën e alternativave. Ai duhet të sqarojë përse alternativa që e keni zgjedhur ju është më e mirë nga ato që janë lënë anash. Kjo sjellë përfitime më të mëdha dhe humbje më të vogla.

Pjesa aplikative e porosisë suaj duhet të synojë jo vetëm se ç’duhet bërë, por edhe të sqarojë se si të bëhet ajo.

Me fjalë të tjera analisti duhet t’i detajizoj, në disa hapa të qartë dhe

të ndarë, se çfarë aktivitetesh duhet të kryhen që porosia të realizohet në praktikë.

Ti kthehemi shembullit me vjedhjen e automobilave në qytetin X. Pasi është bërë porosia në bazë të analizës përfitim-humbje dhe të krahasimit me alternativa tjera, pjesa përfundimtare e porosisë mund të duket kështu:

Që të kryhet kjo porosi, u rekomandojë autoriteteve vendor që t’i ndërmarrin këto aktivitete:

1. Pasi të konsultohen me organet kompetente të formulojnë projekt-zgjidhje, që në mënyrë minimale do t’i përfshijë këto kushte: A) Lejohen vetëm disa lloje të auto-alarmeve. B) Llojet e zgjedhura të auto-alarmeve janë të detyrueshme për të gjitha automobilat e rinjë të regjistruar pas 1 janari të vitit 1999. C) Nuk do të regjistrohet automobili i cili nuk i plotëson këto kushte.

Page 147: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

DOKUMENTE ANALITIKE NË POLITIKË

145

2. Të vehet kontakt me këshilltarët komunal dhe të përgatitet plani si vijon: A) Të përcaktohen propozues të projekt-zgjidhjes. B) Të sigurohet përkrahje e këshilltarëve për miratimin e tij. C) Përkrahje e mendimit publik dhe mbështetje për projekt-zgjidhjen.

Detyrë: Përgatitja e DQP-së Partia politike X ka humbur numër të konsiderueshëm të

zgjedhësve. Pas këtyre humbjeve si joproporcionale theksohet humbja e votuesve-të rinjëve.

Shprehen mendime se shkaqet rreth kësaj janë mospëlqimi i programit partiak për këtë grup zgjedhësish, sundimi më i gjatë i udhëheqësisë partiake, mosekzistenca e formës adekuate për punë me të rinjë e të tjera.

Ndërmerren masa përkatëse për kthimin e besimit të këtyre zgjedhësve, me vënien e kuotave për të rinjë deri 25 vjet në organet udhëheqëse partiake të të gjitha niveleve, rritjen e organizatës partiake të të rinjëve, vënien e formave të reja të veprimit politik e të tjera.

Përpunoni DQP, përcaktoni problemin, lindjen e tij dhe rëndësinë, me ç’rast do t’i paraqisni zgjidhjet e tij të mundshme dhe do ta rekomandoni më të mirën nga to.

Raporti për paralajmërime me kohë

Në shumë raste politikanët dhe ekspertët e tyre mbështeten në intuitën. Edhe kur i përdorin teknikat e parashikimeve, ata gati asnjëherë nuk dalin jashtë ekstrapolarizimeve të zakonshme të përshkrimit të tendencave në jetën politike apo në zhvillimin ekonomik.

Për shembull, nëse ekzistojnë tendenca për shtimin e papunësisë, më lehtë është që kjo të ekstrapolarizohet në të ardhmen (gjatë një apo dy viteve të ardhshme) dhe të bëhen konkluzione në bazë të pritjeve për shtimin e papunësisë. Në të njejtën mënyrë mund të bëhen ekstrapolari-zime për zhvillimin e tendencave politike, siç është rënia e besimit ndaj

A mund të parashihen gjërat në politikë? Në politikë rëndomë konsiderohet se menaxhimi, në fakt është parashikim. Shkathtësia që të parashihen situatat në jetën politike është një nga cilësitë më të rëndësishme të politikës.

Page 148: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

146

një qeverie ose ndaj partisë në pushtet, shtimi i potencialit protestues e tjerë. Ekstrapolarizimet, në fakt janë mjete jo të sigurta për parashikimin e proceseve politike.

Vëzhgimi sistematik i proceseve shoqërore, ashtu edhe i shfrytëzi-mit të parashikimit të konkluzave teorike lejon ndërtimin e sistemit të “pa-ralajmërimit të parakohshëm”. Bëhet fjalë për konstruimin e rrjetit të indikatorëve, i cili bën kombinimin e njohurive të lidhjeve të rëndësishme shkak-pasojë dhe për supozimet për të ardhmen e mundshme.

Shema teorike e indikatorëve e paralajmërimit

të hershëm duket kështu Fusha e Shkaku i përgjithshëm Ngjarja e ardhshme e vëzhgimit Fusha e vëzhgimit Indikatori

Efekti në rastin konkret është njëkohësisht edhe rrezik dhe mundësi fatlume nga aspekti i vëzhguesit.

Rreziqet mund të jenë të ndryshme: * Të krizës politike; * Të konflikteve etnike; * Të luftës; * Të revolucionit; * Të grushtshtetit. Mundësitë fatlume mund të jenë: * Ndryshime të klimës më të mirë investuese; * Fitore e partisë përkatëse në zgjedhjet parlamentare; * Rritje e prestigjit të përkrahësve të partisë ose qeverisë.

Formimi i sistemit të indikatorëve për paralajmërim të hershëm në parim kërkon kontinuitet të punës në ekip nga ekspertë dhe bashkëpunëtorë të agjencisë për marrje të informaacioneve. Rëndomë sistemet e këtilla përkrahjen nga shërbimet qeveritare me ndihmën e organizatave ndërkombëtare. Në një varg rastesh sistemet e paralajmë-rimeve të hershme organizohen nga organizata joqeveritare ndërsa pro-dhimi i tyre kërkohet nga kompanitë e mëdha të cilat interesohen për

Page 149: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

DOKUMENTE ANALITIKE NË POLITIKË

147

vlerësimin e rrezikut të investimeve dhe të situatës së përgjithshme politike.

Sistemi i paralajmërimit të hershëm i përfshinë rëndomë këto periudha:

1. Studimet e hulumtimeve akademike, të cilat janë burim i diturive teorike në lidhje me shkaqet dhe pasojat dhe indikatorët e mundshëm për këtë.

Studijohen artikuj dhe tekste relevante të tjerë. Nga çdo tekst nxjerren modele sqaruese për ngjarjet që janë me interes për ne. Qëllimi është të marrim përgjegje teorike për pyetjen:”Prej çka varet rreziku për ...?”. Autorët e ndryshëm japin përgjegje të ndryshme, detyra e ekipit të ekspertëve është të bëj zgjedhjen e modeleve sqaruese. Qëllimi është që të zgjidhet lista relevante e atyre shkaqeve të dukurive që janë me interes për ne, vëzhgimi i të cilave mund të na ndihmojë t’i parashohim paraqitjet e këtyre dukurive.

Pastaj ekipi i ekspertëve bën listën e indikatorëve që sjellin infor-macione në lidhje me shkaqet. Rëndomë lista e indikatorëve është bazë e testit së shpresës, me ç’rast shfrytëzohen të dhënat historike tani më të mbledhura.

2. Në mënyrë sistematike dhe rregullisht mblidhen të dhënat për të gjithë indikatorët. Këto veprimtari paraqiten gjithashtu edhe si monitoring. Mundësia e paraqitjes së ngjarjes që na intereson varet nga dinamika e ndryshimeve në vlerat e indikatorëve të vëzhguar. Pasi rëndomë nuk e dimë paraprakisht, se si janë vlerat kritike të indikatorëve (për shembull, si është vlera kritike e nivelit të papunësisë, që të supozojmë se ajo do të shkaktojë protesta masive sociale), është e nevojshme të mblidhen informacione në një periudhë më të gjatë kohore si dhe të krahasohen këto informacione me ngjarjet reale që të vlerësohen kufijtë kritik të indikatorëve. Zgjedhja e intervalit kohor varet nga natyra e indikatorëve (viti, tremujori, muaji). Rëndomë kjo lidhet edhe me punën e statistikës kombëtare, që është burim themelor i informimit te sistemi i pa-ralajmërimit të hershëm, edhe pse jo i vetëm.

3. Kuptohet se në bazë të informatës së këtillë të fituar për indi-katorët mund të përgatiten indeksa më të gjithanshëm.

Më shpesh, sistemet e sinjalizimit të parakohshëm formohen për

vëzhgimin e proceseve të ndërlikuara, të cilat zhvillohen shumë ngadal, por që përmbajnë potencial për ndryshimin rrënjësor dhe të shpejtë. Për shembull: rreziku nga kryengritja, nga konflikti social, nga konflikti etnik, nga destabilizimi politik. Indikatorët e sinjalizimit të parakohshëm nuk

Page 150: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

148

aplikohen për procese, që zhvillohen shpejtë dhe zgjasin shkurt, si për shembull, për përcaktimin e nivelit kritik të tensioneve gjatë krizave.

Detyrë: Ofroni një sistem të indikatorëve për sinjalizim të

parakohshëm në komunë ...

Indikatori Çfarë vëzhgon?

Sistemi i sinjalizimit të parakohshëm në Bullgari

Në Bullgari tani më ekziston një sistem i këtillë, i formuar në kuadër

të projektit të përkrahur nga programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim (UNDP). Projekti ka nisur pas vitit 1997 dhe qëllimi i tij është që të “sinjalizojë parakohe” për mundësitë e krizave të ashpëra politike, siç ishte kriza në fund të vitit 1996 dhe në fillim të vitit 1997.

Sistemi i sinjalizimit të hershëm bazohet në ndjekjen e rregullt të 45 indikatorëve kryesor, të futur në grupe në shtatë fusha themelore: 1. Niveli i të ardhurave; 2. Sistemi financiar i vendit; 3. Sistemi i sigurimit social; 4. Siguria e vendit të punës; 5. Stabiliteti politik; 6. Tensione etnike; 7. Siguria personale;

Modeli teorik supozon se këta indikatorë bashkarisht e përcaktojnë nivelin e përgjithshëm të stabilitetit social, ndërsa luhatjet e ashpërsuara (në drejtim negativ) të indikatorëve e sjell informacioni i grumbullimit të supozimeve për shpërthim të pakënaqësisë sociale dhe të konfliktit politik.

Çdo dy muaj ekipi përgatit Raport për sinjalizim të hershëm, i cili përmbanë informata të indikatorëve dhe konkluzione të ekspertëve. Raporti u shpërndahet institucioneve, sindikatave, partive politike, disa organizatave joqeveritare. Kuptimi i raportit përjashton botimin e tij në mjetet e informimit publik, edhe pse ai parimisht është publik. Kuptimi i tij

Page 151: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

DOKUMENTE ANALITIKE NË POLITIKË

149

është se në marrëdhëniet sociale shpesh qëndrimi i formuluar publikisht për konfliktin që afrohet mund të veprojë si katalizator (asnjëherë si shkak) për konflikt të tillë. Ja pra pse sistemi i sinjalizimit të hershëm nuk është objekt për mediumet. Ai ka për qëllim t’i nxisë masat me kohë, të cilat do të pengonin procesin e krijimit të konflikteve të ashpëra, prej çka është vështirë të dilet, sepse kërkon kohë dhe shpie në shpërndarjen e burimeve shoqërore.

Përveç kësaj, konkluzat e një sinjalizimi të këtillë të hershëm mund të shfrytëzohen në luftën ndërpartiake dhe kështu të humbin kuptimin e vet të paralajmërimit. Nga kjo nuk mund të ruhet asnjë sistem i këtillë. Detyra është që të vëzhgohen proceset shoqërore me qëllim – parashikimi i rreziqeve të destabilizimit social - politik dhe për “dalje të situatës nga kontrolli”.

Sinjalizimi i hershëm mund të kryhet edhe mbi parimin rajonal, me ç’rast do të merret parasysh konjuktura e përgjithshme. Në ekipe më të vogla mund të shfrytëzohen numër i madh indikatorësh themelor, të cilët do të ndiqen dhe për të cilët do të grumbullohen informata në mënyrë sistematike. Këtu rreziku mund të lidhet me disa specifika: * Të mos grumbullohen informacione për indikatorët e rëndësishëm të pranuar, sepse është vështirë ose mbasi informatat nuk janë mbledh nga të tjerët; * Të mos mblidhen informacione për indikatorë të cilët konsiderohen si të papranueshëm nga aspekti i atij të mbledh informacione (i ashtuquajtur “indikator i papërshtatshëm); * Të mos mblidhen informata sistematike te të cilat do të lehet anash dinamika e indikatorëve.

Në shumë raste mund të marrim vetëm 1-2 indikator të grupit, për të cilët mund të grumbullohen informata sistematike. Ky monitoring është si njëfarë “matje të pulsit” të shoqërisë. Ndonjëherë sistemi i sinjalizimit të hershëm mund të jap edhe informacione të papritura për situatën (fatlume ose jo), për kufijtë kritik të proceseve që zhvillohen në të njejtën kohë.

Page 152: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

150

ARGUMENTI POLITIK

Si duket procesi i realizimit të një qëndrimi politik në zgjidhje dhe veprim nuk përfundon me shfrytëzimin e metodave të ndryshme për prodhimin e informatave dhe transformimit të tyre në argumente analitike. Më shpesh hapi vijues është ekzistenca e këtij qëndrimi dhe angazhimi i tij - me fjalë të tjera, argumentimi dhe debati me qëllim të vlerësimit kritik dhe komunikimit të qëndrimit tonë personal.

Çdo kush nga ne rregullisht ballafaqohet - gjatë bisedave, diskutimeve, kontesteve - me nocionin “argument”; “Argumentet e mia janë ...” “Si kundër argument e paraqesë ... “ “Mund t’i bashkangjitem argumenteve të ...”

Me siguri edhe ju shpeshherë e përdorni nocinonin “argument”. Nga cili aspekt e bëni këtë?

Detyrë: Përcaktoni se ç’kuptoni me “argument”. Përvoja tregon se me “argument” lidhen shumë kuptime:

Pikëpamje Mendim i sqaruar Mendim logjik

Mendim themelor Dëshmia Fakti i dëshmuar

Ideja përfundimtare Bindja E vërteta

Rregullshmëria Pohimi gjithëvlefshëm Konkluzioni

Ç’është atëherë në fakt argumenti?

Në këtë moment nuk do të synojmë të japim përkufizim shkencor. Duhet të shqyrtojmë disa karakteristika të argumenteve.

Page 153: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ARGUMENTI POLITIK

151

Ndikimi i argumenteve

Padyshim se në politik argumenti duhet të ndikojë ndaj të tjerëve -

dhe atë, sa më bindës, shpejtë dhe me sukses. Argumenti pa rezultat mund të ketë domethënie për hulumtuesin, por për politikanin ai është kurgjë.

Si ndikojnë te ju shembujt me argumentet e shënuara më poshtë? Shembulli 1 Shembulli 2

Politikani “A” Politikani “B”

Bullgaria është vend orthodoks, pasi patitë demokristiane janë të fuqishme në vendet katolike dhe orthodokse nuk duhet synojmë të formojmë demokraci krishtere te ne

Demokristianët posaçërisht janë të fuqishëm në Evropë, sepse në raportin financiar dhe politik i përkrahin partitë e ngjajshme, në Bullgari duhet të formohet partia demo-kristiane.

Detyrë: Përcaktoni se ç‘ju pëlqen në argumentet e theksuar dhe çka jo?

Shembulli 1 Shembulli 2

Ndikimi i argumenteve te ju është vendimtar për bindshmërinë e

tyre, sepse me argumente përcaktohemi për “pro” ose “kundër” një veprimi të caktuar, i cili do të ndodh në të ardhmen - siç është rasti për të vendosur rreth formimit ose jo të partisë demokristiane në Bullgari.

Edhe pse e dimë, se çfarë do të ndodh nesër, vendimet për të ardhmen duhet të merren sot.

Praktika tregon se më bindës janë ato argumente, të cilët përveç “dëshmive të fuqishme”, përmbajnë edhe “pikëpamje përkatëse”. Ato duhet tu përgjigjen si mendimit tuaj të deri atëhershëm ashtu edhe personalitetit që i mbron.

Page 154: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

152

Ose: Për mua argumente më bindëse janë ato, të cilët së pari, e

përkrahin mendimin tim, dhe së dyti, prezantimi i tyre do të më shtojë besimin

Nga kjo rrjedh se a do të ketë qëndrim negativ tek njerëzit të cilët janë të interesuar për temën.

Krijimi i argumenteve T’i kthehemi shembullit të paraqitur dhe t’i shqyrtojmë edhe njëherë

argumentet nën pikat 1 dhe 2 duke zbuluar edhe elemente të veçanta tek to.

Detyrë: Ndiqni, se si ata të dy, duke u nisur nga qëndrimi i tyre

personal bëjnë konkluzionin e vet. 1. 2. Qëndrimi fillestar Qëndrimi fillestar --------------------- ---------------------- Konkluzioni Konkluzioni

Detyrë: Përshkruani se si janë antagonizmat në përmbajtjen gjatë sjelljes së njëri tjetrit?

1 ndaj 2: ------------------------------ 2 ndaj 1: ------------------------------ Në këtë mënyrë tani më jeni gatshëm për pyetjen se si ta ndërtoni argumentin tuaj personal dhe si mund të reagoni me kundër argumente. Fakte, shkaqe, kërkesa

Pyetje: Cilat nga pohimet e mëposhtme sipas jush janë argumente?

Page 155: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ARGUMENTI POLITIK

153

“Millosheviqi bën pastrim etnik në Kosovë, prandaj NATO-ja duhet ta bombardojë Jugosllavinë”.

Qeveria duhet të investojë për përfundimin e CA “Belenje” sepse prodhimtaria e energjisë bërthamore është rruga e vetme për sigurimin e zhvillimit ekonomik të Bullgarisë.

“Në Bullgari ekzistojnë shumë të varfër. Qeveria duhet të krijojë programe sociale për t’i ndihmuar ata, sepse Bullgaria sipas kushtetutës është shtet social”.

Pyetje: Ku e dini se janë argumente?

Tani më shqyrtuam njërën nga mundësitë. Kërkesat mund të

vlerësohen nga aspekti i bindjes së tyre - sa më të dukshme të jenë për mua, aq më të shpejta bëhen argumente. Në këtë rast cilësia e argumentit vlerësohet sipas forcës bindëse, ashtu që ai të pranohet nga dëgjuesit. Por kjo, në fakt nuk mjafton. Ekzistojnë kritere, me ndihmën e të cilëve mund të provohet se a është argument një deklaratë e dhënë ose jo.

Për argument nevojiten tre pjesë përbërëse: 1. Kërkesa - “pro” ose “kundër”, asaj që argumentohet.

Ky është konkluzioni i argumentit politik dhe rëndom është objekt mospajtimi apo konflikti. Kjo është pasojë logjike e informatës së caktuar dhe mund të theksohet me fjalët “nga kjo del se” “prandaj”. (“Millosheviqi bën pastrim etnik në Kosovë, prandaj NATO-ja duhet ta bombardojë Jugosllavinë”).

2. Informata - fakte, të cilët përshkruajnë një gjendje të caktuar (si është në moment).

Kjo është pikë themelore për çdo varg të argumenteve. Ajo mund të shprehet në forma të ndryshme. Për shembull:

Përshkrimi statistikor “Rezultatet e shfrytëzimit të energjisë elektrike tregojnë se ajo është më e lirë në krahasim me burimet tjera të energjisë”.

Konkluzioni i ekspertëve (“mendimi i shumicës së ekspertëve është se energjia bërthamore është më praktike dhe më efektive)”.

Vlerë ose nevojë (“kemi nevojë për më shumë centrale bërthamore që të sigurojmë zhvillim ekonomik”).

Arsyetimi - Parimi i pranuar përgjithësisht nga i cili nisemi (që duhet të vlejë).

Page 156: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

154

- Elementi në argumentin politik, i cili lejon të aplikohet nga informata në kërkesë politike.

Roli themelor është që ta shpiejë informatën relevante politike në kërkesë politike, që është objekt mospajtimi dhe konflikti, dhe në lidhje me këtë t’i paraqesë shkaqet për përkrahjen e kërkesës.

Shembull: “Millosheviqi bën pastrim etnik në Kosovë, prandaj NATO-ja duhet ta bombardojë Jugosllavinë”.

Nuk ekziston bazë për zgjidhje, ndërsa në fakt (të paktën për NATO-n), politika e jashtme duhet të bazohet në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vendet tjera.

Që të jenë më bindës argumentet tuaja nuk është e rëndësishme që vetëm t’i përmbajnë këto tre elemente. Duhet të emëroni fakte dhe shkaqe të tilla që janë adekuate, ndërsa gjithashtu, faktet dhe shkaqet të shpiejnë te kërkesa. Vetëm atëherë kur janë të pranishme shkaqet përkatëse, faktet përkatëse dhe kërkesa e tyre përkatëse është i pranishëm edhe argumenti i plotë dhe përfundimtarë.

Nga ky aspekt dy shembujt e parë nuk janë argumente, sepse mungojnë elementet e nevojshme.

Argumenti që përmbanë shkakun, faktet dhe kërkesën mund të duket si në këtë shembull të tretë. Shkaku Bullgaria sipas Kushtetutës është shtet social Fakti Në Bullgari ka shumë të varfër Kërkesë Qeveria duhet të krijojë program social për të

ndihmuar të varfërit

Përveç kësaj rjedha e mendimit të ky shembull është e kuptueshme për të gjithë.

DUHET Pse jëni

“kundër”?

Fakti E Shkaku

në çka bazohet TË JETË

Vlerësimi juaj? “pro” ose

KërkesëPse jeni “pro” ose

“kundër”?

Page 157: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ARGUMENTI POLITIK

155

Një argument duhet t’u përgjigjet këtyre dy kërkesave - të

jetë si i kuptueshëm, ashtu edhe plotësisht i ndërtuar në raport struktural.

* Duhet të shprehet qartë një mendim, në fakt, duhet të formulohet ashtu që ta kuptojnë të tjerët; * Duhet të përfshihen të tri pjesët - kërkesa, faktet, shkaku.

Fakti se argumenti i juaj është i plotë dhe i kuptueshëm, ende nuk

do të thotë se të gjithë pajtohen me mendimin tuaj. Por, në këtë mënyrë ju keni bërë hapin e parë për t’i bindur.

“Pro” dhe “kundër”

Deri tani e shqyrtuam argumentin e caktuar, të izoluar. Në fakt, tani duhet të gjejmë kundër argumente të argumenteve. Në praktikën politike kjo qasje shfrytëzohet rregullisht me qëllim që të reagoni me kërkesë me të cilën nuk pajtoheni.

Në shembullin e ardhshëm argumentohet në dobi të votimit për besimin ndaj Qeverisë. Përpiquni t’i kundërveheni kësaj me kundër argument përkatës.

Deputeti X: “Hulumtimet e mendimit publik tregojnë se besimi ndaj Qeverisë

ka rënë nën pikën kritike. Hulumtuesit çdoherë janë të saktë në vlerësimin e vet, prandaj Qeveria duhet të kërkojë votbesim në Parlament”.

Për këtë qëllim më mirë është të studijohen argumentet e shembullit

të dhënë.

Detyrë: Shqyrtoni në radhë të parë argumentet nga aspekti i pyetjes - çfarë kërkesa, fakte dhe shkaqesh propozojnë ata. Pastaj, kundërvihuni këtyre fakteve dhe shkaqeve: formuloni kundër argumentin tuaj personal me ndihmën e këtyre kundër fakteve dhe shkaqeve.

Ashtu si ju edhe Y ka përpunuar kundër argumente:

Page 158: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

156

“Në sistemin demokratik politik mendimi publik vërtetohet në

zgjedhje. Pasi në zgjedhjet e fundit partia në pushtet mori besimin e pjesës më të madhe të qytetarëve bullgar, nuk ka kurrfarë lloj arsye të kërkohet votbesim për Qeverinë”.

Por, megjithatë, mbase keni me çka t’i kundërveheni kësaj

deklarate.

Detyrë: Kërkoni ashtu si më parë elementet e argumentit dhe sërish kundër faktet dhe kundër arsyet e mundshme.

Me këto elemente tani më mund të formuloni kundër argument ndaj

X. Ju me vëmendje i hulumtoni argumentet e të dyve. Nëse ato

dallohen, ku ekziston mundësia e harmonizimit ndërmjet të dyve? Ku dallimet janë të pakalueshme?

Që t’ju përgjigjeni këtyre pyetjeve, në radhë të parë duhet t’i krahasoni kërkesat, faktet dhe arsyet përkatëse.

Detyrë: Krahasoni kërkesat, faktet dhe arsyet përkatëse dhe tregoni se me cila fakte dhe arsye ato mund të harmonizohen e me cila jo.

Fakte Shkaqe Të kuptuarit është i pamundshëm

Të kuptuarit është i mundshëm

Me ndarjen e këtillë të fakteve dhe arsyeve të të dy palëve ju keni

bërë hap të rëndësishëm që t’i qaseni argumenteve në mënyrë të ndryshme. Në këtë mënyrë keni krijuar bazë se jeni në gjendje me vetëdije të orjentoni atmosferën e diskutimit.

Ankesa Çka do të thotë, në fakt të keni mendim tjetër? Kjo do të thotë se ju

e hidhni poshtë kërkesën. Çka nënkupton kjo nga ana e saj? Si një argument i plotë kërkesa përkrahet nga fakte dhe arsye

përkatëse. Kjo do të thotë se gjithnjë kur hidhni një argument të dhënë, ju në fakt, i hidhni faktet ose argumentet.

Page 159: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ARGUMENTI POLITIK

157

Nëse nuk pajtohemi me faktet ose arsyet, kjo mund të ketë dy

shkaqe: * Ju mund t’i hidhni poshtë faktet ose arsyet, sepse dispononi

fakte ose arsye të tjera; * Ose kur dispononi fakte ose arsye më të mira ose të tepërta, të

cilat mund t’i zgjerojnë faktet dhe arsyet e kundërshtarit.

Nga ajo se a do t’i hidhni poshtë ose do t’i zgjeroni argumentet e partnerit që diskuton, varet shumë atmosfera e diskutimit.

Nëse keni fakte dhe arsye të kundërta, ju e atakoni argumentin e kundërshtarit tuaj. Në të kundërtën, nëse e zgjëroni argumentin e tij me fakte dhe arsye më të mira ose plotësuese, ju e bëni zgjerimin e argumentit të kundërt. Në rastin e parë rezultati është konfrontim, në të dytin - bashkëpunim në të ardhmen e afërt. Argumenti i kundërshtarit

Hidhet poshtë Përpunohet

c Kundërfakte, kundërshkaqe

Më të mira/fakte ose shkaqe plotësuese

lë përshtypjen për Sulm Lidhje dhe shpie më shpejt te Konfrontimi Bashkëpunimi e bënë kundërshtarin Agresiv qëllimmirë

Nëse dëshironi ta kontrolloni dhe orjentoni atmosferën e diskutimit

kuptohet se duhet të dispononi shumë mundësi për reagim ndaj kundërshtarit tuaj. Në këtë aspekt ekzistojnë katër mundësi parimore:

* t’i hidhni poshtë faktet; t’i hidhni poshtë arsyet; t’i zgjeroni faktet; t’i zgjeroni arsyet. Fakte Shkaqe Hedh poshtë Zgjerohet

Zbatimi i këtyre mundësive do të ilustrohet për shembull, me

kontestin e ndërtimit të elektro-centralit bërthamor “Belenje”. Të ndjekim një debat të ngjashëm ku shkëmbehen argumente të tërësishëme: A: Disa qeveri bullgare kanë marrë vendime për përfundimin e ndërtimit të ECB “Belenje” dhe nëse një gjë e tillë nuk realizohet do të pësojë shumë autoriteti i institucioneve shtetërore.

Page 160: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

158

B: Për përfundimin e ECB-së nevoiten disa miliardë dollarë, të cilat nuk i kemi. Që të çojmë politikë të stabilitetit financiar duhet të heqim dorë nga ky qëllim. A: Pavarësisht se sa do të na kushtojë tani, këto mjete do të ripërtrihen shpejtë dhe do të nisin të sjellin përfitim dhe prandaj, nëse politika jonë është afatgjate, duhet të vazhdojmë me ndërtimin e ECB “Belenje”. B: Energjia bërthamore është e rrezikshme dhe mund të ndikojë keq te shëndeti i qytetarëve bullgarë, prandaj duhet të hidhet poshtë ideja për përfundimin e centralit atomik në Belenje.

Duke marrë parasysh këto katër mundësi, do të mund të reagonim në këto mënyra që vijojnë:

1. Fakte Shkaqe A. pohon Përfundimi është bërë Autoriteti i

institucioneve B. mohon Ka edhe zgjidhje tjera Me rëndësi janë vetëm

aspektet ekonomike C. zgjeron Bashkësia ndërkombtare

gjithashtu është kundër Me rëndësi janë vetëm aspektet ekonomike

2. Fakte Shkaqe B. pohon Shpenzime të mëdha kurse

mjete s’kemi Politika e stabilitetit financiar

A. mohon Shpenzimet do të jenë dukshëm të vogla

Shfrytëzimi i të dhënave të objektive

A. zgjeron Investicionet shpejtë do të paguhen

Afat të gjatë në politikë

3. Fakte Shkaqe A. pohon Kryerja pagohet Aspektet ekonomike B. mohon Shpenzimet asnjëherë nuk do

të paguhen Shteti duhet të kursejë

C. zgjeron E pranueshme është për vendin

Përvojë në energjinë bërthamore

Page 161: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ARGUMENTI POLITIK

159

4. Fakte Shkaqe B. pohon Energjia bërthamore është e

rrezikshme Shëndeti i popullsisë

A. mohon Kjo nuk është vërtetuar, ndërsa efekti është i pakontestueshëm

Me rëndësi është efektiviteti

A. zgjeron Eksistojnë burime tjera të mjaftueshme energjie

Lidhja e efektivitetit me sigurinë

Të gjitha këto lloje na tregojnë qartë se si mund të orjentohet

diskutimi. Për shembull, çdo hedhje poshtë nuk i jep mundësi kundërshtarit që të shprehet ndryshëm përveçse të mbrohet rreptë. Zgjerimi ka efekt tjetër - ai i zbulon mundësitë për të vazhduar diskutimi dhe për të gjetur zgjidhje të pranueshme reciproke.

Të dëgjuarit aktiv Kur nuk flisni, por vetëm dëgjoni nuk do të thotë se jeni pasiv.

Përkundrazi që t’i kuptoni fjalët e kundërshtarit tuaj, ju jo vetëm që duhet t’i dëgjoni, por t’i ndiqni ato dhe t’i kuptoni.

Kur i përgjigjeni argumentit nuk duhet të fillon drejtpërdrejtë (siç ndodh kjo shpesh), por më mirë është të nisni duke përsëritur atë që ai e ka thënë.

Mendimin tuaj duhet ta theksoni pasi do të përsërisni me sukses qëndrimin e tjetrit.

Nëse e bëni këtë, do të vëreni si vijon: * Çdonjëri është i detyruar të shfrytëzojë fjali të shkurtëra “që

përsëriten” * Koha e fjalimit duhet të jetë e shkurtë * Duhet të prezantohet informatë shumë e shkurtë * Ajo që thuhet duhet të kuptohet nga të tjerët * Gjatë përsëritjes zbulohen sulmet dhe akuzat e pabaza * Oratori dhe dëgjuesi të koncentrohen te përmbajtja * Atmosfera të jetë e përshtatshme * Asnjëri të mos e ndërpres tjetrin * Nëpërmjet përsëritjes fitohet kohë për përgjigje vetiake * Çdonjëri mund të bëj kontrollin se a kuptohet ajo që është thënë * Përsëritja bën të mundshme eliminimin e agresivitetit * Derisa tjetri përsërit, edhe njëherë mund t’i paramendoj gjërat * Një tjetër i palës kundërshtare i formulon mendimet e mia më

mirë, më me elegancë, dhe më qartë

Page 162: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

160

* Çdonjëri e përsërit atë qe e ka thënë tjetri dhe në këtë mënyrë njihet më mirë me të

* I dëgjoj mendimet e mia nga një tjetër njeri dhe kjo më bën të ndjehem më mirë.

NJËZET E NJË MËNYRA PËR T’U “BALLAFAQUAR” ME ARGUMENTET E KUNDËRSHTARIT

1. Kundërshtimi i fakteve Gjatë një diskutimi faktet nuk mund të dëshmohen tërësisht dhe as

të kundërshohen tërësisht. Prandaj, ky mjet është njëkohësisht edhe i fuqishëm edhe i dobët!

2. Kundërshtimi i shkaqeve Shkaqet dhe pasojat shpeshherë nuk mund të dallohen lehtë. Mund,

për shembull, të kundërshtoni se një proces në fakt është shkaktuar nga një tjetër ose do të shkaktojë pasoja të tjera.

3. Ndarja dhe veçimi Një ide e caktuar mund të veçohet në shumë pjesë dhe të

plotësohet duke folur. 4. Krahasimi Nënvizohen disa raste paralele të cilët e përkrahin idenë tonë, si

dhe rastet e ngjashme që dëshmojnë kundër mendimit të kundërshtarit. 5. Vënie në dukje të sjelljes së kundërshtarit Ngjashëm si krahasimi si dhe mënyrën e më poshtme. 6. Demant ad absurdo Vehet në dukje se kundërshtari nuk u përmbahet rregullave të veta

personale, ndërsa përpiqet që ato t’na i imponojë; ndonjëherë theksohen edhe argumente që kuptohen vetvetiu. (shembull: “njeriu duhet të ruhet nga korenti, ashtu që do ta ndërpres tërësisht qarkullimin e ajrit”).

7. Argumentet të cilat shpiejnë te më e madhja ose më e vogla Vehen në dukje shembujt më të mëdhenjë (më të vegjël) dhe

“dëshmohet se me këtë qëllim mund të arrihet edhe më pak (ose më shumë)”.

8. Ajo që vlen për të gjithë “Nëse të gjithë sillen ashtu!” ose në të kundërtën: “Kjo që e dua nuk

ka pasoja të përbashkëta, por është përjashtim”.

Page 163: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ARGUMENTI POLITIK

161

9. Ndikime në vazhdime (rezymeja) Ngjajshëm si me menyrën e tetë “nëse kjo vazhdon kështu!” - “deri

tani kemi bërë disa herë lëshime, prandaj ka ardhur fundi”. 10. Shtrembërimi i argumenteve të kundërshtarit Krijohet figurë artificiale, e cila atëherë me sukses do të “mposhtet”. 11. Dy anë Nënvizohet se çdo gjë ka mangësi, por edhe përparësi të vlefshme,

të cilat janë në numër më të madh. 12. Si njërën, ashtu edhe tjetrën Ngjashëm me mënyrën e 11. Qëllimet dhe harmonizimet e

kundërthënieve. 13. Kontest rreth anës së sigurtë Sillen elemente të reja të sigurisë dhe të mundësive. Mund të jetë

mjet për sqarimin e problemit, por edhe për mbulimin e tij. 14. Ikja te e përbashkëta Shembull: Nxënësi ia tregon babës së tij librezën shkollore, plot me

nota të dobëta, me fjalët: “baba ke të drejtë kur gjithnjë thotë se kryesorja është shëndeti”.

15. Ikja te specifikat (Nga rastet plotësisht private bëhen konkluza të përgjithshme dhe si

hap i ardhshëm i kthehesh rastit me dëshmi, i cili paraqitet si i rrezikshëm: konkluzat e përgjithsuara shpesh herë janë aq të dukshme, sa edhe të gabuara. Për shembull: i gjeni disa politikanë të korruptuar dhe konkludon: politika e dëmton karakterin. Ana e sigurtë se karakteret e këqija mund ta prishin politikën, nuk merren parasysh. Njëri nga mjetet më të këqija dhe më të rrezikshme).

16. Dënimi me përalla të përgjithshme Rasti i posaçëm i përgjithësimeve: argumentet e kundërshtarit

tregojnë se sa e ka mendimin të vjetëruar, se çfarë politike të ndytë ndjek etj.

17. Citimi i autoriteteve (Gjithnjë do të gjendet njëfarë autoriteti botëror, i cili tani më ka

thënë diçka të ngjashme me temën dhe kështu na çliron nga kërkimi i dëshmive).

Page 164: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 2. ANALIZA POLITIKE

162

18. Kundërshtimi i çështjes (Shprehim dyshim, se a është shtruar çështja në përgjithësi drejt, a

është legjitime, a lidhet me problemin, a është konstruktive). 19. Taktika e zbulimit të origjinës së argumentit të kundër-

shtarit (Dëshmojmë se me këtë kundërshtari nuk thotë asgjë të re, por se

disa urtësi i ka marrë nga ndonjë ose diku. Me këtë vetëm i mbulon interesat e veta personale ose interesat e atij nga i cili i ka marrë).

20. Taktika kur i jepet e drejta kundërshtarit (Lënia e kundërshtarit me “duar bosh”, me ç’rast i japim të drejtë që

ai edhe mëtutje ta shpreh me pasion problemin e vet. Shpesh sjell mangësi taktike - duhet të jeni të përgatitur për kundërsulm të papritur).

21. Taktika e habisë (Ta habisish kundërshtarin me ndërrimin e shpeshtë të temave dhe

dëshmive dhe ta shpiesh të heqi dorë nga qëllimi i tij. Nuk rekomandohet).

Sikurse u bindët, shumë prej këtyre “shkathtësive” nuk janë të rekomandueshme. Gjithnjë në fakt, me përparësi është që t’i dini, se mund të ndodh që kundërshtari i juaj t’ju sulmojë nëpërmjet ndonjërës prej këtyre mënyrave. Kjo do të thotë se do tu ndihmojë t’i dalloni përgjithësimet legjitime nga ato jolegjitime. Të kërkoni qëndrueshmërinë e vendimit tuaj personal, por edhe t’i dalloni argumentet nga pseudo-argumentet.

Page 165: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

163

Kapitulli 3

KOMUNIKIMI POLITIK

Page 166: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

164

Komunikimi politik është i vjetër sa edhe vetë politika. Në fillim me

këtë term kuptohej të mësuarit e komunikimit ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve. Më vonë shkëmbimi i diskutimeve ndërmjet politikanëve në pushtet dhe atyre të opozitës, më së shumti gjatë fushatës paraelektora-le. Fusha hulumtuese zgjerohet dhe përfshihet roli i mediumeve për for-mimin e mendimit politik, pastaj – ndikimi i sondazheve sociologjike në jetën politike dhe sjelljen politike të njerëzve. Sot komunikimi politik përfshinë të mësuarit e rolit të komunikimit në jetën politike në kuptim më të gjërë, që i përfshinë si mediumet dhe sondazhat e mendimit publik, ashtu edhe marketingun dhe reklamën politike. Ky përcaktim i përbashkët është përqëndruar në faktin e numrit gjithnjë e më të madh të aktorëve politik. Komunikimi politik është çdo lloj komunikimi që ka si objekt politikën. Ky përcaktim i shkurtër ka përparësi sepse i përfshinë dy karakteristikat më esenciale të politikës bashkëkohore: zgjerimi i sferës politike me rritjen e numrit të problemeve dhe të aktorëve, të ngërthyer në fushën politike, dhe rritjen e rolit të komunikimit. Komunikimi politik jo vetëm që i shkatërron antagonizmat në politikë nëpërmjet debatit dhe nëpërmjet arritjes së konsenzusit, por në fakt i jep saktësi antagonizmit politik të demokracisë bashkohore, e cila shprehet NË dhe NËPËRMJET komunikimit (dhe jo nëpërmjet, për shembull, revolucioneve). Sepse problemi më serioz sot është jo vetëm që të përkrahet modeli demokratik, por ai të adaptohet ndaj një shoqërie, rrënjësisht i ndryshueshëm nga shoqëria ku është formuar modeli. Komunikimi politik është fushë përleshjesh të diskutimeve, të cilat kanë si objekt politikën dhe qëllimi i të cilave është pushteti i interpretimit politik të realitetit. Ideja themelore është se sot politika po e merr karakterin e vet publik nëpërmjet mediumeve, domethënë politika “bëhet reale” jo nëpërmjet përvojës personale të njerëzve, por nëpërmjet pamjes së saj mediale.

Page 167: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ARGUMENTI POLITIK

165

Çka duhet të mbajmë mend? 1. Komunikimi objektiv në mediume është joobjektiv.

M E

E1 M2

S

S1

Ngjarja (E) pranohet nga njeriu (M). Ngjarja tani më e kapur (E1) është prodhim i aktivitetit të pranueshëm dhe njëkohësisht me këtë – prodhim i mediumeve i transformuar në faktorë specifik selektiv dhe kontekstual. Ato formojnë dallime ndërmjet E dhe E1.

Boshti vertikal tregon rrëfimin e ngjarjes. Pas kësaj duket se ajo është prodhim i pjesshëm i vetëdijës (teksti i shkruar, fjalimi, fotografia, filmi i krijuar nga autorë) dhe pjesërisht është prodhim i konventave specifike për përdorimin e këtyre sistemeve, domethënë, varet, për shembull, nga zhvillimi historik i mediumeve. Këto elemente formale (S) kombinohen me elementet reale të ngjarjes (E).

Horizontalja tjetër tregon se si tani më SE e formuar kapet nga njeriu i dytë (M2-anëtar i auditoriumit të një mediumi të caktuar) dome-thënë tregon se si ngjarja SE lexohet, shihet, dëgjohet nga M2. Edhe këtu gjithashtu ekziston transformim kështu arrihet dallimi ndërmjet SE dhe SE1.

Kjo shemë e Xhorxh Gërgnarit tregon se sa është e pamundur arritja e neutralitetit dhe objektivitetit në mediume dhe në mesazhe, të prezentuara nga to.

2. Komunikimi masiv shtron një varg problemesh gjatë shfrytëzimit të tij për qëllime politike, të cilat rjedhin nga specifikat e tij vetanake.

Komunikimi reflektues rëndomë konsiderohet si mjaft i rëndësishëm. Në fakt, pasi nga ai nuk mund të merret informatë e vërtetë për cilësinë e kapjes së asaj që kumtohet, ai bëhet i rëndësishëm për politikanët vetëm duke marrë parasysh krijimin e bindjes politike te auditoriumi për të mundur që të ndikojë në vendimet dhe sjelljet politike.

Page 168: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

166

Gjatë komunikimit publik kapen tone të ndryshme nga karakteri i vet: teknike, semantike, nga mjedisi. Ato mund të ndikojnë ndaj asaj që kapet edhe gjatë interpretimit të kumtimit.

3. Efektet kryesore të funksionimit të mediumeve, të cilat ndikojnë ndaj konstruimit të vet komunikimit politik janë:

• mediumet formojnë rendin e ditës (manipulimi mund të zhvillohet në dy drejtime: duke i zgjedhur ngjarjet dhe nëpërmjet kierarkisë së tyre sipas rëndësisë);

• mediumet e rrisin mendimin tani më të formuar: - memoria selektive (mozaike, e lidhur me problemet e

selektimit në nivel të kapjes, kuptimit dhe mbajtjes mend të kumtesave)

- kuadri (klima) e komunikimit – këtu bëhet fjalë për kushtet e përgjithshme në të cilat kapet komunikimi dhe të cilat drejtpërdrejtë shprehen në mënyrën e kapjes dhe mbajtjes mend të komunikatave. Rol themelor luajnë grupet referente, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sjelljen dhe formimin e mendimit të personalitetit të caktuar.

• Mediumet formojnë mendime, kur bëhet fjalë për ndonjë risi dhe kur bëhet fjalë për t’i u përmbajtur trendeve dhe mendimeve ekzistuese.

• Mediumet sigurojnë personifikimin e çdo veprimtarie, domethënë nëpërmjet tyre ndërtohen imazhe... personale, kooperuese ose të ideve.

Page 169: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT

167

STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT

Një strategji në mënyrë jo të domosdoshme shprehet nëpërmjet

fushatës së suksesshme, por ajo gjithnjë ndihmon. Strategjia është e nevojshme, por jo kusht i mjaftueshëm për cilësinë e krijimit. Strategjia e mirë e komunikimit nuk u garanton, por u mundëson kushte më të volitshme.

Përse shërben strategjia e komunikimit? 1. Ajo është mjet, që ndihmon për koherencën, konsenzusin dhe

kontinuitetin: * Strategjia në komunikim i lidh qëndrimet e komunikuesit me

strategjinë e marketingut. Reklama është në shërbim të marketingut dhe gjithnjë duhet të jetë në vendin e vet, domethënë të ndjek strategjinë e marketingut. * Strategjia e komunikimit është rezultat i mendimit të përbashkët, kolektiv. Ajo duhet të arrijë konsenzus, që të mund të niset nëpër një rrugë të caktuar dhe nuk mund të ndryshojë çdo ditë në pajtim me disponimin e disa njerëzve. * Strategjia e komunikimit është instrument për homogjenizimin ndërmjet të gjithë atyre që janë brenda dhe jashtë një organizate – ndikon për zgjidhjen e detyrave të ndryshme nga të cilat lind një fushatë. Çdonjëri, pavarësisht se për çka është ekspert ka ide ç’duhet të bëjë, dhe në këtë mënyrë e orjenton punën e të gjithëve në një drejtim.

* Ajo është instrument për kontroll, sepse rezultatet nuk mund të vlerësohen, nëse më parë nuk janë formuluar në tërësi.

2. Ajo është mjet për krijimin e kulturës politike. Formulimi i mirë i

situatës së problemeve të komunikimit të boshteve themelore të ndjekjes – ajo ndihmonë idetë, ndonjëherë të formuluara në mënyrë intuinitive, të mos sillen ad-hok. Përgatitja e strategjisë së komunikimit është punë e tërë ekipit dhe kjo është shenjë e pjekurisë së organizatës politike.

Të pajtoheni me një strategji të komunikimit do të thotë të impononi dialogun për çështje fundamentale.

3. Strategjia e komunikimit është edhe ana formale e jashtme e paraqitjes së problemeve dhe të mënyrës se si do t’i zgjidhin. Prezantimi i natyrshëm sistematik i qëllimeve dhe i mjeteve si tërësi është më

Page 170: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

168

bindës se sa paraqitja jo e organizuar e bindjeve dhe e intuitave. Nga kjo del se një strategji mund ta “rrëxojë” një fushatë.

Kush duhet të vendos se si të jetë strategjia e komunikimit? Në vend të parë qëndron përgjegjësia e komunikuesit, por

organizata nuk mund të përjashtohet. Ato jo vetëm që janë koautor, por njëkohësisht janë përgjegjës për të.

Elementet Strategjia e komunikimit është përmbledhje e zgjidhjeve themelore

dhe reciprokisht të varura në lidhje me qëllimet që duhet të arrihen dhe e mjeteve themelore, që duhet të realizohen. Kjo do të thotë tu përgjigjesh dy pyetjeve themelore:

1. Ç’duam të arrijmë? • Cilat janë qëllimet? • Cilat janë grupet e dedikimit?

2. Si duam që t’i arrijmë? • Me çfarë mjete?

- Si është strategjia e krijimit? - Si është strategjia e mediumeve? - Sa është buxheti?

• Si është planifikimi i kohës? Problem kryesor është radhitja e këtyre përgjegjeve që e përbëjnë

strategjinë. Mund të formulojmë pesë faza themelore: 1. Nisemi nga strategjia e marketingut, që do të thotë: - Qëllimet e marketingut; - Grupet e dedikimit; - Qëndrimet; - Plani i aktiviteteve: a) Zgjedhja e elementit “shtytës”; b) Formulimi i mix-marketingut.

2.Bëjmë analizë – diagnozë të situatës të komunikuesit dhe të tregut ku veprojmë.

3.Përpunojmë strategjinë e komunikimit. 4.E aktivizojmë fushatën sipas planit. 5.I kontrollojmë rezultatet dhe i modifikojmë zgjidhjet në rast

nevoje.

Page 171: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT

169

Analiza diagnostike e situatës së komunikuesit.

Rrjeti i analizës: 1. Shoqëria • Formulimi: Kur? Në ç’formë? Në ç’farë situate? Në ç’shkallë

lidhshmërie? • Historia e saj: ngjarjet kryesore, zhvillimi nëpër vite (vëllimi i

përbashkët, marrëveshja, aktiviteti, konkurenca) • Qëllimi i shoqërisë: përcaktimet, interesat, motivet për

formimin e qëndrimit. • Organizimi dhe funksionimi: institucionalizimi, strukturat, si

përzihen në zgjedhje. • Senzibiliteti i shoqërisë ndaj ndryshimeve në: ekonomi, në

gjendjen politike, në problemet sociale, në mendimin publik, në problemet ndërkombëtare etj.

• Qëllimet e përbashkëta: a ekzistojnë, a janë të shprehura, si janë interesat afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata (në lidhje me vëllimin, marrëveshjet, aktivitetet, konkurencat).

2. Organizimi politik • Përshkrimi i hollësishëm • Forcat e veprimit politik: efektiviteti i veprimeve, sporadike

ose jo, nga kush janë organizuar apo drejtohen, si zhvillohen, cilat janë metodat

• Reklama: kush e drejton, sa është efikasiteti i saj, cilat janë detyrat e saj, cila është ideja prej çka mvaret

• A punon me këshilltarë të jashtëm. 3. Kandidatë (ose platforma)

4. Konkurenca • Konkurentët themelor politik: struktura, admirimi,

karakteristikat themelore (prania elektorale, idetë, idetë e suksesshme, prania rajonale, mundësitë financiare, mendimi i elektoratit për to)

• Idetë themelore: nomenklatura dhe kierarkia sipas rëndësisë, “markave” nacionale – rajonale, mbajtja e llogarisë.

• Me çka idetë tona dallohen nga ato të tjerë: cilësia, aspekti, reputacioni e të tjera, cila është përparësia reale specifike, çka mund t’i tërqek zgjedhësit.

• Nëse nuk ekziston dallimi i tillë, si t’i ndryshoni gjërat, që të ndodhë ashtu që: kur, si, në bashkëpunim me cilin

Page 172: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

170

• Reklama e konkurentëve: buxheti, temat dhe argumentat dhe vlera e tyre, të shpërndara në mediume, kush e realizon.

• Kush është konkurenti i ardhshëm: dhe më së tepërmi në çfarë baze mund të na pengojë

• A ekziston dhe cila është konkurenca indirekte.

5. “Tregu” • Vëllimi, perspektivat e zhvillimit • Struktura • Me çfarë instrumentash e analizojmë 6. Përhapja • Gjeografike: A është vetëm nacionale, nëse është rajonale,

atëherë në cilat rajone, a duhet t’i përfshijë rajonet tjerë, cilët dhe kur.

• Si arrihet në terren: data, përhapësi 7. Kanalet • Cilat janë kanalet komunikuese, si është proporcioni që do ta

realizojë çdo kanal, si do të zhvillohet ky realizim i proporcionit, në bazë të çfarë parimeve i zgjedhim kanalet dhe sistemin e ndarjes, a munden edhe kanalet e tjera, a jeni përpjekur nëpërmjet tyre, me çfarë rezultatesh, politika e konkurentëve themelorë në këtë fushë.

• Gjatësia mesatare e ciklit të përhapjes • Sjellja e elektoratit ndaj prodhimit: cilësia, kapja, paraqitja,

nevoja, çmimi

Page 173: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PROPAGANDA, MANIPULIMI, KONFLIKTI

171

Si t’i shesim idetë tona? Gjashtë rregulla për bindje efektive 1. Përcaktoni saktë qëllimet tuaja dhe grumbulloni informata

plotësuese. Vendosni çka dhe përse dëshironi ta arrini qëllimin. Grumbulloni të gjitha faktet që i shkojnë për shtati tezës suaj. Përj-ashtoni argumentet emocionale, që ta vlerësoni drejt bazën faktike për marrjen e vendimeve.

2. Kuptoni se ç’dëshiron “pala kundërshtare”. Asnjëherë mos e nënçmoni rezistencën e natyrshme të njerëzve ndaj ideve dhe ndryshimeve të reja. Rezistenca është më e madhe, kur e prek kon-kretisht një personalitet të caktuar. Prandaj, duhet nga përpara tu për-gjigjeni pyetjeve që njerëzit i parashtrojnë kundër jush: “Çfarë rëndë-sie ka kjo për mua?”, “Çfarë mund të humb?”, “Çfarë mund të fitojë?”. Çelsi i suksesit është në aftësinë që ta shihni propozimin tuaj nga qëndrimi i të tjerëve. Kështu mund t’i parashihni kundërshtimet e tyre dhe t’i prezantoni idetë tuaja në atë mënyrë që të jenë tërheqëse për ta. Prandaj, dëgjoni me vëmendje dhe përpiquni ta kuptoni pikëpam-jen e tyre. Paraqitni tezat ashtu që t’i theksoni përparësitë e persona-liteteve të veçantë dhe t’i zvogëloni kundërthëniet dhe frikën nga ndryshimet.

3. Përgatisni propozim të thjeshtë dhe tërheqës. Ekspozeja duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe të mos i shmanget idesë themelo-re. Nënvizoni përparësitë. Mos i leni anash anët e dobëta. Ekspozeja duhet të jetë me gradacion, që të shkaktojë befasi. Jeni të gatshëm për kundërvënie eventuale.

4. Tërhiqni “të tjerët” në anën tuaj. Ftoni të marrin pjesë në diskutim dhe të japin kontributin e tyre në veprën e përbashkët. Gjeni të paktën një bazë minimale të përgjithshme, rreth së cilës do të arrini marrëveshje. Mos kundërshtoni shpejt. Mos i vini argumentet e të tjerëve në kritikë shkatërruese. Ndihmoni që ata ta ruajnë identitetin e vet. Gjithmonë u lejoni shtegdalje.

5. Nënvizoni përparësitë. Shprehni konfirmim dhe bindje. Nuk mund të fitoni ithtarë për kauzën, të cilës ju vet nuk i besoni ose nuk prezantoni me bindje. Bindja efektive paraqet demonstrimin e bindjes personale. Vendosni theksin ndaj përparësive. Nuk është me aq rëndësie përmbajtja e propozimit, se sa pasojat e tij për bashkëbise-duesit tuaj.

6. Gjeni momentin përkatës dhe veproni. Mos e lëshoni momen-tin kur do të nisni t’i bindni, dhe as kur do ta ndërprisni atë. Mos bëni presion ndaj bashkëbiseduesve tuaj. Kur do ta arrini qëllimin tuaj mos i teproni përsëritjet, sepse mund të humbni çdo gjë. Veproni men-jëherë para se të tjerët të gjykojnë.

Page 174: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

172

PROPAGANDA, MANIPULIMI

KONFLIKTI

Në sistemin shoqëroro-politik ka qëllime plotësisht të qarta, prej të cilave themelor është ai që e përkrah dhe modifikon përparimin social. Realizimi i këtij qëllimi e detyron politikën të kërkojë njëfarë ballansimi – jo në kuptimin e konservatizmit apo mohimit të ndryshimit, por në kuptim të “balansimit të sistemit”: balansim ndërmjet ndikimeve të brendshme dhe të jashtme, balansim ndërmjet nënsistemeve.

Në esencë, ekziston një balansim qendror në çdo sistem politik: mirëkuptim ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve. Nëpërmjet arritjes së tij sistemi politik bëhet njëkohësisht garantues për pranimin e regjimit nga ana e të sunduarve dhe i të gjithë asaj që përfshinë ai, si dhe i mundësisë që sunduesit t’i imponojnë vendimet e tyre që i kanë marrë. Në fakt, këto janë dy aspektet e komunikimit politik.

Pajtimi ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve sqaron pse masat e pranuara nga sistemi politik paraqiten dhe zbatohen në shoqëri. Kështu sistemi politik luan rolin e rregullatorit të atij rendi – harmonizimin e tij, si dhe rënia e tij është rezultat i veprimit të tij, që në njëfarë mënyrë varet nga shkalla e lartë e funksionimit efektiv të komunikimit. Çdo qytetar i pakënaqur nga sistemi duhet të ndikojë në sistemin politik, që të mund të arrijë ndryshimin e rendit. Kjo kërkesë e përcaktimit të ri të rendit kolektiv ka si rezultat prishjen e balansimit në shoqëri, periudhën tranzitore, kur vlerat e vjetra janë “harxhuar”, ndërsa ato të rejat janë përcaktuar keq. Komunikimi duhet të lejojë sigurimin e legjitimitetit të vlerave, të cilat janë të reja, ose nëpërmjet përfshirjes së drejtpërdrejtë te këto, ose nëpërmjet imponimit të simboleve të reja. Me fjalë të tjera, vlerat të cilat shoqëria i thekson nëpërmjet sistemit politik, duhet të jenë ato, që shoqëria i kërkon, pranon, i njeh, ky pajtim në esencën e vet është rezultat i komunikimit ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve.

Që nga paraqitja e politikës janë ndërtuar dhe janë bërë angazhime për teknika dhe metoda të ndryshme të realizimit efektiv të komunikimit ndërmjet politikanëve dhe popullit. Forma e parë historike e komunikimit në fushën e politikës është propaganda.

Si veprimtari e institucionalizuar propaganda paraqitet në shekullin e 17-të me konstruimin e “konventës për përhapjen e besimit” ndaj

Page 175: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PROPAGANDA, MANIPULIMI, KONFLIKTI

173

Vatikanit. Shekuj të tërë para kësaj që nga formimi i organizatave të para shtetërore, sunduesit shfrytëzonin teknika të ndryshme të ndikimit në vetëdijën e elitës të arsimuar dhe masave me qëllim të mbajtjes dhe të vazhdimit të sundimit të tyre. Që nga kohët e vjetra deri në format bashkohore të propagandës bazë është kujdesi për efikasitet. Siç thotë njëri nga propaganduesit më efikas – Gebells, ne nuk flasim, që të themi diçka, por që të arrijmë njëfarë efekti.

Shfrytëzimi i propagandës lidhet në radhë të parë me të shkaktuarit e veprimeve konkrete. Në radhë të dytë, propaganda ka për qëllim ta armatos politikën me metoda efikase dhe së fundi t’i japë vendimeve politike kontinuitet të qëndrueshëm. Hulumtues të ndryshëm e definojnë propagandën në mënyra të ndryshme. Por në të gjitha përkufizimet veprimtaria “propagandistike” lidhet me shkallën e caktuar të mashtrimit dhe manipulimit. Karakteri manipulues i propagandës rrjedh nga esenca e mundit të komunikimit. Propaganda synon të formojë konstrukte të qëndrueshme, të cilët do t’i motivonin sjelljet konkrete politike. Arritja e këtyre konstrukteve të qëndrueshme lidhet me formimin e vlerave dhe socializimin e personalitetit, domethënë me adaptimin e individit ndaj shoqërisë, nëpërmjet konformizmit të tij.

Kuptimi i shfrytëzimit të propagandës si formë e komunikimit ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve është në maksimizimin e pushtetit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër – në kursimin e mundit më serioz.

Ekziston lidhje tradicionale ndërmjet propagandës dhe ideologjisë që nga shekulli 19-të. Propaganda është mjet, spontan ose i organizuar, për përhapje jashtë grupit ose për përforcimin e ideologjisë brenda në grup. Është e natyrshme, ngjashëm si ajo edhe vet ideologjia të shpreh ndikim si ndaj përmbajtjes, ashtu edhe ndaj formave të propagandës.

Kjo shemë klasike e lidhshmërisë është e saktë edhe për shekullin e 20-të por situata ndryshon thellë. Në plan të parë del veprimi. I pari Lenini ka nënvizuar se qëllimet ideologjike janë të dorës së dytë në lidhje me mjetet e arritjes së tyre. Kështu që propaganda gradualisht bëhet faktor kryesor në raport me ideologjitë që bëhen epifenomene. Rast më tipik është nacionalizmi, i cili ka ndryshuar disa herë sipas nevojave të propagandës.

Detyrat themelore të propagandës janë: izolimi i kundërshtarit politik, përfshirja totale dhe ngarkimi panoramik i auditoriumit me ndikimin propagandues, sigurimi i prestigjit të propagandës dhe krijuesve të saj, tërheqja dhe mbajtja e vëmendjes (nëpërmjet përsosjes së mjeteve teknologjike dhe shndërrimet e tyre në mjete zbavitëse), strategjia dhe taktika e sigurimit të variantit optimal për pranimin e saj,

Page 176: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

174

(të kërkohet koha më e përshtatshme për auditoriumin, të shfrytëzohen teknikat e ndryshme të manipulimit, përfshirë këtu edhe panikun).

Qëllimi themelor i çdo propagande që ajo të jetë efikase, është mitoligjizimi i vetëdijës njerëzore. Vetëdija e mitoligjizuar e bllokon çdo përpjekje për ndikim të jashtëm dhe sulm kundër besimit sarkal. Ajo mbanë anën më të fuqishme, sepse pasi ta ketë pranuar njëherë idolin e vet, e pranon atë si të vërtetë përkundër çdo ndikimi dhe manipulimi psikologjik.

Teknika themelore propaganduese të ndikimit

GJUHËSORE: Paralelisht me të mësuarit e gjuhës dhe me njohu-

ritë e shfrytëzimit të saj nga grupet e ndryshme sociale, në propagandë duhet përvetësuar dhe të merren parasysh, gjithashtu edhe të gjitha mundësitë për shfrytëzimin më të volitshëm përkatës dhe ndryshimin e fjalëve dhe krijimin e atyre të rejave. Tërësia e këtyre kushteve rëndomë shqyrtohet si “metodë për ndryshimin e realitetit”. Si përparësi e posaç-me e kësaj metode theksohet se me ndihmën e saj një shoqëri e caktuar mund të kontrollohet më mirë se sa me mjete të dukshme të dhunës. Në kategorinë e gjithanshme “shfrytëzimi i fjalëve” përfshihet një arsenal i tërë i metodave dhe teknikave specifike, të cilat rëndomë janë aq mirë të kurdisura që vështirë dallohen dhe formulohen – shfrytëzimi specifik i foljeve dhe i kohëve të tyre; shfrytëzimi i epiteteve, metaforave, elemen-teve të baladës e të tjera.

OFRIMI KOMPLET I INFORMATËS SË DORËS SË DYTË: Kjo teknikë shërben për rritjen e besimit të shiquesve dhe dëgjuesve dhe mënjanimin e vëmendjes nga proceset dhe ngjarjet shoqërore esenciale dhe qenësore.

MANIPULIMI ME NUMRA: Shërben për sygjerime të së vërtetës, saktësisë dhe konkretes të mesazhit tonë. Manipulimi qëndron në atë se kur i citojmë numrat, ato duken joesenciale, edhe pse të gjitha të dhënat të nxjerra nga kontesti i tyre ose të komentuara, janë formë e vërtetë e manipulimit.

SHMANGIE ME QËLLIME TË SHFRYTËZIMIT TË KONCEPTEVE TË CAKTUARA: Bëhet përpjekje për zvogëlim gradual të rëndësisë së auditoriumit. Nëpërmjet kësaj teknike koncepti përkatës jo vetëm që

Page 177: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PROPAGANDA, MANIPULIMI, KONFLIKTI

175

përjashtohet nga përdorimi, por synohet në radhë të parë të harrohen përmbajtjet që asocojnë me këtë koncept.

NERVOZA E SHKAKTUAR NGA SHQETËSIMET PËR SHKAK TË FRIKËS: Shfrytëzohen teknika të ndryshme më shpesh me sygjerime për paragjykime, shokime dhe paralajmërime. Kuptimi i teknikës është që njeriu të nxirret jashtë pozitës së tij sociale konkrete, të shkaktohet tek ai ndjenja e situatës së destabilizimit, që ai t’i nënshtrohet zbatimit të teknikës së ardhshme.

ZGJIMI I INSTIKTEVE GRUPORE: ESENCA PËRMBLIDHET NË KËTË: Të gjithë bëjnë kështu. Sepse propaganda dëshiron të na detyrojë tërësisht të ndjekim turmën, ndizet beteja e vërtetë për ashpërsimin e frikës, antipatisë, mbajtjes së anës, idealeve të përba-shkët të grupit. Në këtë mënyrë ndjenjat shfrytëzohen që ta detyrojnë grupin të veprojë si tufë kafshësh. Parimi i veprimit si tufë ka karakteris-tikat e veta pozitive dhe jo vetëm negative. Pozitive janë nevoja dhe dë-shira për komunikim me realitetin dhe pasi nevojitet guxim që të dallo-hesh nga turma unifikimi këtu zhvillohet deri në absolutizëm. Që të vep-rojmë në mënyrë efektive sygjerimi më i rëndësishëm është se në sho-qëri duhet të jetë e pranishme një lloj i caktuar i sjelljes psikologjike. Ekzistojnë bashkësi të cilat janë shumë të prirura ndaj veprimi individual dhe të tjera të cilat janë të prirura ndaj veprimit grupor.

GRADACIONI I EFEKTEVE: Në rastin e kundërt me një varg tekni-kash propaganduese, ndikimi mbështetet në hipoteza për shfrytëzuesin racional, i cili reagon si pasojë e zgjidhjes logjike dhe progresive. Ideja është që të çohet njeriu nga padija drejt dijës për të vepruar, me ç’rast i japim forcë t’i tejkalojë periudhat e ndryshme: informatë, dituri, mirëkup-tim, bindje. Për këtë qëllim duhet ta tërheqim vëmendjen e njerëzve, ta ngjallim interesin e tyre, ta shkaktojmë dëshirën dhe më në fund të pro-vokojmë veprimin.

Komunikimi ose konflikti?

Kur flasim për komunikimin rëndomë kuptojmë shkëmbimin e infor-matave, njohurive, mendimeve, vlerësimeve dhe interpretimeve. Vetë termi “komunikim” na shpie në një realitet social, te i cili shkëmbehen informata që merren, kapen dhe transmentohen nga të gjithë pjesëma-rrësit në aktin e komunikimit.

Njëkohësisht me këtë, konflikti, lufta, rivaliteti janë përditshmëri që e krijon shoqëria. Mbetet të supozojmë se edhe në lëmin e linguistikës,

Page 178: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

176

përkatësisht të gjuhës, nuk është çdo gjë harmonike. Kjo tezë na shpie në pyetjet, si lind dhe funksionon komunikimi konfliktuoz, çfarë forma gjuhësore pranon, me çka dallohet nga komunikimi jokonfliktuoz. Ç’bën një person, i cili është në konflikt me një person tjetër, kur komunikon me të? Çka bën bashkëbiseduesi kur e akuzon, dënon, njollos kundër-shtari i tij? Si përgjigjet i akuzuari i përfshirë në konfliktin gjuhësor?

Në komunikimin konfliktuoz qëllimi ndërpritet që të jetë informimi dhe mirëkuptimi, sa që mund të parashtrojmë edhe pyetjen se a bëhet fjalë me të vërtetë për komunikim ose për luftë me fjalë. Qëllimi themelor bëhet dominimi, cilësimi (në llogari të tjetrit), përjashtimi. Gjuha shërben për betejë, fitore, sulm, kryengritje. Por ajo gjithashtu ka funksione të gjuhës që ekzistojnë bashkë me ato të përgjithshme, të cilat i përmbanë në vetvehte dhe të cilat dalin nga përmbajtja e komunikimit – shkëmbimi, informimi dhe kodi i përbashkët, domethënë mirëkuptimi.

Termi “polemikë” na shpie te ideja e konflikteve verbale ndërmjet politikanëve. Por konflikti nuk është karakteristik vetëm për elitën politike: ai funksionon në të gjitha nivelet e shoqërisë. Harmonia sociale dhe konflikti social paraqesin dy situata sociale, të cilat janë realisht të njejta. Vetëm se ato i nënshtrohen dy logjikave të ndryshme kundër sociale. Domethënë duhet dalluar konfliktin social dhe konfliktin gjuhësor. Gjatë konfliktit gjuhësor bëhet fjalë për një realitet specifik gjuhësor dhe diskurziv, i cili mund të ndërpritet (por nuk është i domosdoshëm, nga konflikti social).

Kuptimi i komunikimit konfliktuoz është një përpjekje që ta vendo-sish kundërshtarin në vendin saktësisht të caktuar (social dhe politik). Kur e cilësojmë, për shembull, bashkëbiseduesin tonë “si socialdemo-krat” përpiqemi ta vëmë në vendin (në këtë rast) politik, i cili me siguri nuk është pozicioni i tij. Në fakt, me diskursin konfliktuoz përpiqemi të realizojmë “ç’vendosjen” e personalitetit të kundërshtarit tonë, ashtu që të fitojmë betejën kundër diskursit të tij. Më shpesh bëhet fjalë për ç’vendosje të mundshme. Kjo dhunë shkakton dhunën: Personi i atakuar përpiqet t’i mbrojë qëndrimet e veta personale dhe esencën e tyre, me ç’rast ai hynë në konflikt.

Me diskursin didaktik përpiqemi t’i japim recipientit informatë, të cilën ai nuk e di ndërsa me diskursin konfliktuoz synojmë të hedhim poshtë informatën që e ka marr recipienti ose që mund ta merr. Në fakt diskursi konfliktuoz gjithnjë është kontradiskurs. Autori i tij gjithnjë ka parasysh dy kushte: kundërshtarin dhe publikun – dëshmitarin. Qëllimi i tij është: 1. Lufta kundër ideve, tezave dhe qëndrimeve të kundërshtarit;

2.Triumfi apo fitorja e tezave dhe qëndrimeve të veta; 3.Ndarja e fitores me publikun, i cili është dëshmitarë i konfliktit.

Page 179: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PROPAGANDA, MANIPULIMI, KONFLIKTI

177

Recipienti, domethënë nuk është vetëm kundërshtar konkret por edhe shumicë e madhe. Në fakt, qëllimi i diskursit konfliktuoz (posaçë-risht në politikë) është që një numër sa më i madh i recipientëve të tërhi-qen dhe të fascinohen me fitoren, në fakt të shndërrohen në pjesëma-rrës në betejë dhe të ndajnë triumfin e fitores. Domethënë diskursi konfliktuoz paraqet shndërrimin e konfliktit në spektakël, i cili duhet të vlerësohet nga publiku, në të kundërtën kuptimi i konfliktit humb.

Diskursi konfliktuoz është “kontradiskurs” edhe në kuptimin se auto-ri i tij e pranon diskursin e kundërshtarit në të njëjtën kohë, që ta hedh poshtë dhe ta imponojë të vetin. Rregulla në këtë rast është që asnjëherë të mos merret diskursi i kundërshtarit ashtu siç është, ai duhet të ndryshojë, të manipulohet, madje edhe të falsifikohet duke marrë pa-rasysh qëllimet dhe synimet tona.

Manipulimet e ngjashme janë dhunë e vërtetë jo vetëm e fjalës së tjetrit, por edhe e identitetit të tij. Te diskursi konfliktuoz qëllimi nuk është të kundërvejmë një diskurs me tjetrin dhe ta lëmë publikun që të vendos të zgjedhë njërin nga këto të dy. Qëllimi i vërtetë është sulmi ndaj identitetit të kundërshtarit. Nëpërmjet diskursit konfliktuoz përpiqemi të ndërtojmë identitet të ri – si të personalitetit, ashtu edhe të gjuhës së tij. Ky konstruim bëhet në debat publik, me ç’rast besimi apo identiteti lehen si peng para publikut. Rrugëdalja është në dy zgjidhje absolute antago-niste: fitore ose humbje, nuk ekziston kurrfarë gjysëm zgjidhje. Ky peng – ose do të fitosh ose do të humbish, nuk e sqaron vetëm praninë e dhunës në diskursin konfliktuoz, por edhe dimensionet, që ai i përfshinë.

Komunikimi konfliktuoz ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe gjatë “të thirrurit në realitet”. Gjuha, fjalët nuk janë vetëm shprehje e realitetit, por ato shpesh “e krijojnë” dhe e modifikojnë realitetin. Posaçërisht është mjaft me rëndësi fakti në rastet kur ekziston mungesë serioze e përvojës dhe njohurive personale – më shpesh në lëmin e menaxhimit dhe pushtetit politik.

Raporti kryesor në komunikimin konfliktuoz është mosbarazimi. Komunikimi konfliktuoz caktohet nëpërmjet raportit të vënies jo të barabartë dhe të kierarkisë, por në fakt, ai ka për qëllim vënien e po këtyre raporteve. Domethënë, dominimi është element i tij kryesor.

Karakteristike për diskursin konfliktuoz është se çdo autor ofron interpretimin e realitetit. Ai dëshiron t’i japë njëfarë kuptimi këtij realiteti dhe në mënyrë efikase ai të zë “çerdhe” në vetëdijën e njerëzve nëpërmjet procedurës, argumentimit, retorikës, teknikave propagandu-ese e kështu me radhë, si dhe nëpërmjet strategjive të ndryshme të dis-kursave. Nëse ekziston mos harmonizim në raport me këtë interpretim dhe të kuptimit të caktuar – që është gjithnjë kështu në fushën e politikës

Page 180: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

178

– hynë në fushën e kundërshtimit të kuptimit dhe interpretimit, domethënë në ciklin e diskursit konfliktuoz.

Strategji diskurzive të komunikimit

Etiketa diskrete. Këto janë elemente linguistike, të cilat sinjalizojnë

se me një tekst autori i kundërvihet (në ose nëpërmjet diskursit të tij personal) diskursit tjetër, atij të kundërshtarit. Këto etiketa janë të llojit të ndryshëm: - Leksikore:

a) Për shembull bëhet fjalë për sulm, zhvleftësim, diskurs negativ. Këto janë fjalë që shprehin mospajtim, kundërshtim, hedhje poshtë dhe këto janë sinjale se autori përpiqet të manipulojë (këto janë fjalë, që i thoni me rastin e diçkaje, që nuk u pëlqen);

b) Folje deklarative të cilat kumtojnë për diskursin e tjetrit (pretendim, deklarim, thënie të tjera) dhe hedhja poshtë në të ardhmen e tyre;

c) Foljet vlerësuese (vështirë të pohohet, absurde është të deklarohet se, e të tjera);

d) Forma të ndryshme të mohimit – këto janë shenja të dukshme për hedhje poshtë (nuk është e saktë se; asnjëherë nuk kam thënë se, e të tjera);

e) Përmbledhje e etiketave formale (nga mbiemra foljor; folje dhe kohë e tyre), të cilat tregojnë se autori i diskursit nuk merr përgjegjësi për disa pjesë të diskursit të tij personal, në fakt izolohet formalisht nga paralajmërimi në diskurs (për shembull: e ashtuquajtura; atë që pretendon; dukshëm; në kundërshtim me; e prezentuar e të tjera): “thonë se do ta zvogëlojnë papunësinë”; “demokracia do të ekzistojë në këtë vend”;

f) Konstrukte gjuhësore – me të vërtetë; por; si duket e të tjerë. g) Intonacioni (edhe kur fjala imitohet), stilet e ndryshme e tjerë.

Etiketa grafike: thojza, vizë, kllapa, pikëpyetje, pikëçuditëse, disa

pika, presje, përdorimi i shkronjave të mëdha e të tjera. Në vetvehte ato nuk janë indikator gjuhësor për diskursin konfliktuoz. Por përdorimi i tyre i shpeshtë dhe paraqitja e tyre paralele bashkë me etiketa gjuhësore janë shenja për praninë e mundësisë së diskursit konfliktuoz.

Page 181: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PROPAGANDA, MANIPULIMI, KONFLIKTI

179

Prezentimi i drejtpërdrejtë i diskursit. (citimi autetentik i thojza-ve): me këtë mënyrë të citimit dëshmohet autenticiteti dhe tregohet se mund të kemi besim në atë që është thënë. Kuptimi i kësaj strategjie është se jo gjithmonë sulmi frontal është më efikas – duam të tregojmë se formalisht nuk e ngrejmë diskursin e kundërshtarit.

Rëndomë të cituarit është jashtë diskursit të manipulimit (këtë e mendon vetëdija e përditshme), por në fakt, nëse e citojmë ndonjë per-son, këtë e bëjmë sepse mendimi i tij ka njëfarë kuptimi, prej nga edhe vjen shprehja “të cituarit e autorit”, ose sepse duam të prezantohemi si njerëz që kanë “pikëpamje të gjëra”. Ekzistojnë dy lloj citime:

- Citimi i autoritetit, që e rrit legjitimitetin e të shprehurit të subjektit – manipulator dhe kështu e delegjitimon kundërshtarin.

- Citimi i autoritetit, i cili nuk pranohet as nga autori, as nga kundërshtari, por me të cilin ne përpiqemi t’i a hedhim kundërshtarit tonë (për shembull, japim një citat të Hitlerit, me të cilin bëjmë asociacion me gjuhën e kundërshtarit tonë).

Paraqitja e tërthortë e diskursit (duke e cituar pa thojza dhe duke i bërë ndryshime): integrojmë diskurs tjetër në tone, por pa e cituar atë saktë. Qëllimi i kësaj strategjia është të prezantojmë atë që duket se e ka thënë kundërshtari, dhe jo ashtu si e ka thënë. Kjo paraqitje është manipulim që merret nga vet diskursi i kundërshtarit. Në kundërshtim me tipin e mëparshëm të citimit, kjo procedurë shfrytëzohet gati tërësisht për të hedhur poshtë dhe për të manipuluar diskursin e kundërshtarit. Shenjë themelore e kësaj strategjie është tipi i foljeve: neutral (thotë, deklaron, mendon): konflikte (pretendon, e ashtuquajtura, e të tjera) ose nëpërmjet formave leksikore të mohimit.

Format e ndryshme të mohimit dhe të hedhjes poshtë. Kjo si duket, është transakcion më i rëndomtë i diskursit konfliktuoz, por pasiqë duken si më të zakonshme, nuk do të thotë se nuk janë efikase. Nëpërmjet këtyre mënyrave të mohimit dhe të refuzimit më efektive janë format e ndryshme të “tërheqjes” (këto vështirë kualifikohen nga dëgjuesit si konflikt). Tërheqja do të thotë të pëlqejë, të shkaktojë simpati nëpërmjet mashtrimit. Mohimi shpesh mjafton që ta neutralizon ose ta diskrediton kundërshtarin. Është e domosdoshme të përfshijmë edhe strategji të tjera, në fakt, kjo strategji shfrytëzohet në kombinim.

Demaskimi: Kjo strategji dëshiron të tregojë “atë që nuk është thënë” nga kundërshtari. Tendenca është që publiku të bindet se kundërshtari dëshiron të fshehë diçka nga ai, se ekziston konteksti ose kuptimi i fshehur në fjalët e tij.

Page 182: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

180

Ironia dhe shtirje Paraqitja e formësuar: tërësisht shfrytëzohet që të ndërtohet

imazhi i kërkuar i kundërshtarit, theksohen karakteristikat specifike te personaliteti i kundërshtarit (për shembull: në këtë rast “fryni dhallti”).

Strategjia e luftës së padukshme: janë organizuar shumë teknika kuptimi i të cilave për shfrytëzim është që të radhisë një varg betejash konfliktuoze në kohë dhe hapësirë dhe në kuadër të lëvizjeve të ndryshme taktike. Kjo do të thotë se kjo strategji është orjentuar tërësisht në mos shfrytëzimin e konflikteve të veçanta diskursive, por në zhvillimin e vet diskursit të konfliktit. Strategjia e ngjashme shpesh paraqitet në strategji propaganduese të partive politike nëpër mediume të veçanta e të tjera, në fakt kjo mund të përcillet gjatë analizës së strategjisë së përbashkët të komunikimit. Teknika të mundshme për manipulim të mendimeve dhe ndjenjave

Mendime dhe ndjenja të fshehura

Me të shprehur të gabuar të mendimeve dhe ndjenjave

Me prishjen e konventës

Mashtrim, manipulim, tradhëti

Me respektimin e konventës

Gënjeshtra për mbrojtje, gjusëm të vërteta

Pa shprehur mendime dhe ndjenja të rreme

Me prishjen e konventës

Heshtje

Me respektimin e konventës

Heshjte nga edukata, kujdes, mosbesim

Mendime dhe ndejnja të shprehura

Me deformitete Me shkelje të konventës

Stërmadhim, iluzione, ironi

Me deformime Me prishjen e konventës

Lartësim, iluzione, ironi

Me respektimin e konventës

Parabolla, hiperbolla, iluzione që kuptohen

Pa deformime Me prishjen e konventës

Demaskim, gafe, jodiskrecion

Me respektimin e konventës

Vetëhapje, të zbuluarit e tjetrit, mirënjohje, predikim

Page 183: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PROPAGANDA, MANIPULIMI, KONFLIKTI

181

Detyrë: Analizoni teknikat e manipulimit në përmbajtje dhe paraqitjen e tekstit të shfrytëzuar në fjalimin prezentues.

Çudomir Naskata Kur u shpallën zgjedhjet, Naskata tërë natën nuk fjeti. Shkonte

vërdallë, ofshante, mendonte, ulej e ngrihej ndërsa kur gdhiu, pa iu lajmëruar askujt, u nis për në qytet. Pyeste njerëz, pyeste që të mësojë cilët janë kandidatët për deputet të popullit, bëri një kërkesë dhe pas një jave u kthye edhe ai si kandidat.

Pasi e konfirmuan kandidaturën e tij rrëmbeu çantën, i mbathi këpucët më të shkurtëra dhe pa rrojtur, pa mbërthyer dhe ko-këzbuluar u nis të agjitojë nëpër fshatra.

Që në fshatin e parë, pasi e mblodhi popullin filloi tu bërtasë: “vëllezër të dashur varfënjak! Më shihni se çfarë figure jam dhe më përshkruani! Ky jam unë i tëri, i mjerë, i këputur si ju, por pas kësaj veshje të grisur rreh zemra heroike bullgare, e cila shumë herë ka ndjerë dhimbje për popullin dhe për masat e gjëra. Babai im ishte lavrues, gjyshi im vdiq duke kullotur dhi të huaja në pyll, ndërsa stërgjyshin tim nuk e mbaj mend, por duhet që edhe ai të jetë strukur nëpër kaçubet e pyellit ... kështu jemi ne! Jemi të thjeshtë, por vite të tëra na kanë sunduar në mënyrë intelegjente dhe profesionale, deri sa na bën që të marrim shkopin e lypësit.

Vëllezër të dashur! U ngopëm me ta! Na kanë ardhur deri te hunda! Ma jipni përkrahjen dhe votën tuaj, që të shihni çka mund të bëjmë ne, të thjeshtët dhe të pa diturit! Më ndihmoni që t’ua ndreq një punë shtetërore për të mirën e bujkut nikoqir dhe të inventarit të tij! Më jipni mundësi që t’i shtrentojë dyfishë dhe trefishë çmimet e grurit, elbin, thekrit, lulediellit, kamomiljes, qiqrave, kikirikëve dhe prodhimeve të tjera të vajit! Votoni për mua, që t’i eliminojë taksat, lejet e pyellit, tatimet e tokës dhe akcizat!

Vëllezët bullgar! Kur hyra në fshatin tuaj - e pashë - lumin. I shtrembët, jo i kanalizuar, me brigje të derdhura dhe të pa pastërta. E pyeta njërin prej jush:

- Po a ka të paktën peshqë në të; - Çfarë peshqesh, më tha ai, prej se e shkulëm pyellin e

bretkocat në të janë pakicë; - E pra mirë! Do të ketë peshqë! Duhet të ketë peshqë! Do të

urdhëroj që të sjellin ikra nga Burgasi në llogari të shtetit që t’i hedhim nga ura. Krapet dhe troftat duhet të luajnë lirisht nëpër të!

Page 184: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

182

Vëllezër fshatar, duhet tu tregoni të mëdhenjëve që janë lartë se ne tani më nuk jemi tufë kafshësh për të na qethur dhe për të na mjelur, por përkundrazi se çdo gjë e shohim dhe e dimë, dhe dëshirojmë vetë ta ndreqim shtetin, vetë të sundojmë! Poshtë intelegjenca! Rrofshin dembelët, të diturit dhe profesorët! Rrofshin, duart, këmbët e plasura dhe të ngjashme si këto! Rroftë populli dhe masat e tij të gjëra.

KOMUNIKIMI VERBAL DHE JOVERBAL

Gjuha politike

Në nivelin elementar gjuha paraqitet si përmbledhje tingujsh. Në nivelin sekundar këto tinguj kombinohen me idenë të shkaktuar prej tyre që të fitohet gjuha e shoqërisë.

Gjuha është njëkohësisht krijim i individëve të caktuar, por, gjithashtu edhe fenomen social, rezultat i përpjekjeve të shoqërisë. Por ajo gjithnjë është rezultat dhe institucioni i së kaluarës. Në të tashmen ne veprojmë nëpërmjet gjuhës, të krijuar në të kaluarën. Prandaj në gjuhë rëndësi të posaçme kanë konstruktet dhe normat, nëpërmjet të cilave “është arritur” kuptimi i logjikës.

Logjika fshihet jo vetëm në fjalë, por edhe në të ashtuquajturën komunikim jo verbal - gjeste, mimikë, të folurit e trupit, që jo vetëm se mund ta plotësojë gjuhën, por shpesh edhe vet janë bartës të logjikës.

Në politikë roli i gjuhës është i madh, sepse ajo e shpreh dhe e garanton demokracinë. Ashtu siç Tukididi ia tërhoqi vërejtjen Perikliut: “Njeriu, që di të mendojë dhe nuk di t’i shpreh mendimet e veta është në nivel të atij, i cili nuk di të mendoj”. Problemi në politikë shprehet jo vetëm me zotësinë e të shprehurit të mendimeve. Ai qëndron edhe në mundësinë që të ngrihet kodi i përbashkët (të kuptuarit e përgjithshëm të logjikës) ndërmjet sunduesve dhe të sunduarve. Sëkëndejmi rëndësia e komunikimit është në aftësinë e politikanëve t’ua sqarojnë qëllimet dhe solucionet e tyre qytetarëve, ndërsa zotësia e qytetarëve është që t’i shprehin interesat dhe dëshirat e tyre ashtu që politikanët të mund t’i kuptojnë ato.

Page 185: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL

183

Ku qëndron forca e fjalëve? Në politikë forca e fjalëve është zotësi, e cila i është deleguar

oratorit që të shpreh, në fakt, autoriteti i gjuhës vjen nga jasht. Forca e fjalëve qëndron në faktin se ato nuk theksohen në emër personal. Grupi social ose organizata (partia) i delegon të drejtat e oratorit të caktuar që të shpreh fjalë në emër të organizatës ose grupit. Specifika e fjalës së deleguar, siç është rëndomë fjalimi politik, përbëhet nga fakti se nuk mjafton që ai vetëm të kuptohet dhe interpretohet drejt. Duhet gjithashtu që ai të jetë i kapshëm si fjalim i deleguar. Kjo kapje do të thotë: * Fjalët të theksohen nga personaliteti legjitim - rrëfimi dhe të kapurit gjithashtu. Për shembull: ekziston dallimi i madh ndërmjet paraqitjes së strukturës së buxhetit të ministrit të financave dhe e ndonjë violinisti të njohur. Fjalimi i parë është legjitim dhe politikë, ndërsa i dyti mendim i një njeriu të njohur dhe të popullarizuar. * Fjalët të thuhen në kushte legjitime, në fakt para auditoriumit legjitim. Nëse e vazhdojmë shembullin e mëparshëm, fjalët e ministrit do të kapen në mënyra të ndryshme, nëse thuhen gjatë një diskutimi për buxhetin në parlament dhe nëse thuhen në qarkun e miqëve. * Fjalët duhet të jenë në formë legjitime. Këtu ideja është se ekziston specifika e një fjalimi politik. Në shembullin tonë kuptimi i fjalëve të ministrit është i një aspekti, nëse thuhen në emër të Qeverisë, ndërsa i një aspekti krejt tjetër nëse janë në formë të mendimit të vet ministrit.

Fjalimi i oratorit quhet fjalim publik sepse paraqet me fjalë një veprim të orjentuar gojor në një situatë konkrete. Bëhet fjalë për zotësi që në mënyrë efektive të shprehim dituri dhe përvojë, të ndërtojmë qëndrime dhe mendime, të sygjerojmë ide me mjete të fjalës së gjallë, në kushte të situatës së përditshme publike. Përvoja e oratorit publik domethënë përvoja oratorike është zotësi për të folur mirë para një auditoriumi kompakt. “Të flasish mirë” do të thotë “të bindish, të emocionojsh dhe të fascinojsh” (cicëroni). E gjithë kjo mund të arrihet vetëm në kushte kur e zotëron gjuhën, me të cilën komunikon. “Çdo menaxhim, thotë Margaret Theçer, nisë me zotërimin e gjuhës së rëndomtë angleze” me zotërimin e mjeteve të nevojshme gjuhësore, për t’i shprehur problemet saktë dhe në mënyrë të kuptueshme dhe të shkaktosh reagimin e nevojshëm te auditoriumi me qëllim të zgjidhjes së një problemi të caktuar, dhe të nxitish aktivitete të domosdoshme shoqërore dhe zgjidhjen e tyre.

Me rëndësi të posaçme është parashtrim i saktë i detyrës. Kuptohet, saktësia nuk është vetëm domethënie e paramendimit të fjalëve dhe e organizimit të tyre në tekst. Ajo është në mënyrën, me të cilën

Page 186: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

184

theksohen fjalët e sakta, pikërisht te ai njeri ose grup, tani dhe këtu, pikërisht në këtë situatë. Kjo është zotësi, kur i drejtohesh hapësirës publike të jesh në gjendje t’i tejkalosh kufijtë e hapësirës kulturore, të kesh sukses në procesin e pranisë tëndë të drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet saj të sintetizojsh porosinë dhe t’i sygjerojsh pasojat e saj në mënyrë diskrete në nivel shqisësh. Me fjalë të tjera, të keshë aftësi në shkallë të mjaftueshme “të humanizojsh” porosinë. Sepse oratoria është edukatë sistematike e disa përpjekjeve, kërkon përqëndrim të përhershëm të vëmendjes në mundësitë dhe fshehtësitë e vetë lojës së sjelljes.

Funksionet e fjalës publike mund të përmblidhen në dy qëllime të lidhura reciprokisht dhe të kushtëzuara reciprokisht: të njoftojmë “informojmë” dhe të bindim.

Paraqitja e mendimeve, ndjenjave, përvojave, njohurive, ideve mund të quhet informim. Ndikimi i një informate të caktuar në vetëdijën, mendimet, ndjenjat, disponimin mental dhe sjellje mund të quhet bindje. Këto të dy aktivitete lidhen me një proces të komunikimit. Njeriu nuk kryen kurrfarë veprimi nëse nuk beson se ekziston ndonjë kuptim për ta kryer; nëse nuk është i bindur se do të arrijë diçka. Bëjmë këmbimin e informatave, sepse në të kundërtën nuk do të mund të jetonim dhe të zhvilloheshim në shoqëri. Shprehemi, sepse besojme se atij që i flasim do të na besojë, do të mund ta bindim në vlerën e shkëmbimit të mendimeve. Nga ana tjetër, që ta detyrojmë ndonjë të na besojë, duhet ta bindim me të drejtën tonë, duhet ta ndajmë me të informatën, me të cilën ndërtohet bindja jonë. Kështu që informata përmbanë elemente të bindjes, ndërsa bindja është e pamundshme pa informata. Në praktikën e komunikimit, duke pasur parasysh situatën konkrete, njëri nga dy aktivitetet rëndomë dominon. Kjo na jep të drejtë të flasim për dy lloje të fjalimit publik - informativ dhe bindës.

Gjatë tërë jetës tonë ne jemi objekt dhe subjekt të bindjeve. E drejta që të bindish dhe të bindesh i karakterizon shoqëritë demokratike, sepse është poetike nga imponimi me dhunë i vullnetit të shumicës.

Esenca e fjalimit bindës është në arritjen e ndryshimeve në vetëdije dhe në sjelljen e dëgjuesit. Ai kërkon angazhim më aktiv të auditoriumit se sa që fjalimi informativ imponon pranimin e rreziqeve. Kjo është kështu, sepse ai jo vetëm që i zbulon mundësitë, por edhe e detyron auditoriumin të bëj zgjedhjen e tij, e orjenton këtë zgjedhje në një drejtim të caktuar me ç’rast sipas një radhitje të caktuar i përjashton të gjitha mundësitë, përveç njërës - mendimin e oratorit, i cili e merr funksionin e udhëheqësit.

Përjashtimi i të gjitha mundësive, përveç njërës, arrihet në radhë të parë sipas rrugës logjike, nëpërmjet sistemit të shkaqeve, dëshmive, argumenteve. Por pranimi i rreziqeve dhe i përgjegjësive nuk mund të

Page 187: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL

185

realizohet pa pjesëmarrje intensive të emocioneve, pa u provokuar “e pranishmja”.

Efektiviteti i veprimit foljor në shkallë të madhe ka të bëjë me aftësinë e oratorit të ngjallë mirëbesim, të garantoj për rreziqet e pranueshme me personalitetin e vet. Në këtë rast flasim për talent që të sygjerojsh dhe të bindish. Kjo, në fakt paraqet një rrezatim të shtuar energjetik, që nuk mund të arrihet pa ushtrime. Kjo varet nga aftësitë individuale dhe specifikat e sistemit nervor dhe prandaj është talent. Por, nëpërmjet ushtrimeve mund të zbulohet talenti me ç’rast mënjanohen përpjekjet e dëmshme që e ndrydhin atë. Sepse në të kundërtën presioni emocional i oratorit, presioni i fuqishëm emocional do ta shndërronin veprimin foljor në dhunë - pavarësisht a bëhet kjo me dije ose jo “për shembull, fjalimet e Hitlerit”.

Pak a shumë çdonjëri ka shqisën për forcën e fjalëve, nga e cila çlirohet dhe orjentohet energjia e fjetur, sipas mënyrës së përdorimit të saj. Çdo njeri të paktën një herë në jetën e vet e ka përjetuar forcën e vërtetë të fjalëve, e cila mund të ndryshojë historinë. * Fjalët i zëvendësojnë pikëpamjet * Fjalët e formojnë disponimin * Fjalët e dominojnë hapësirën dhe kohën * I dominojnë orekset dhe i provokojnë emocionet * E provokojnë veprimin * Bëhen instrument i mendjes * Krijojnë ndjenjën e përkatësisë sociale, të aftësojnë.

Përdorimi i fjalëve praktikisht do të thotë shfrytëzim i njërës ose i disave nga këto mundësi.

Fjalët e artikuluara krijojnë një fonostil të caktuar. I cili, kuptohet, përbëhet nga teksti. Por qëndrimi i oratorit, theksimin e drejtpërdrejtë të fjalëve mund ta adaptoj, por edhe mund ta ndryshoj kuptimin dhe sygjerimin (për shembull, kur u drejtohemi me “zonja dhe zotërinjë”.

Nga e gjithë ajo që e thamë deri tani mund të konkludojmë se nga gjuha e oratorit varet cilësia e ndikimit të tij ndaj auditoriumit ose siç ka thënë Konfuqi: “nëse gjuha është e pasaktë, ajo që thuhet nuk e shënon atë që thuhet, si he ajo, që duhet të bëhet nuk mund të bëhet”!

Page 188: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

186

Aspektet jolinguistike të fjalimit

Disa fjalë të njejta mund të thuhen në mënyra të ndryshme - me emocione të ndryshme, domethënie të ndryshme dhe me kuptim të fshehur. Pauza, theksi, gradacionet e zërit gjithashtu sjellin porosi. Këtu posaçërisht me rëndësi është pauza, sepse ashtu si në muzikë mungesa e tingullit jep mundësi të kuptohet vetë tingulli. Sa kohë flasim, sa shpejtë, sa shpejtë nisim të flasim, pasi tjetri të jetë ndalur - kjo shprehet në të kuptuarit dhe të interpretuarit të porosisë sonë.

Njerëzit kanë mënyra specifike të reagimit të ndërprerjes dhe heshtjes nga ana e tjetrit dhe kjo duhet të kuptohet si reagim, posaçërisht në raport me situatën “dhënie intervistash”.

Këtu përfshihen edhe probleme me praninë e fjalëve dhe tingujve të dëmshëm, si dhe ndryshime në ndërtimin e fjalisë e të tjera.

Intonimi dhe ngjyra e zërit

Ai që ka aftësi të dëgjojë, dhe ai që lexon midis reshtash kupton më shumë se sa nga domethënia e fjalëve që ai i thotë. Ai dëgjon dhe e vlerëson forcën dhe tonin e zërit, shpejtësinë e të folurit. Ai e vëren zhvendosjen në ndërtimin e frazave, si për shembull, sipërfaqësimin e fjalive i shënon pauzat e shpeshta.

Toni i zërit është çelës mjaft i vlerësuar për të kuptuar ndjenjat e bashkëbiseduesit. Ndjenjat vijnë në shprehje pavarësisht nga domethënia e fjalëve. Ndjenjat mund të theksohen edhe gjatë leximit të alfabetit. Është lehtë të kuptohet mllefi dhe mallëngjimi. Nervoza dhe gjelozia kanë të bëjnë me ndjenjat që kuptohen vështirë.

Forca dhe lartësia e zërit janë gjithashtu sinjale të dobishme për deshifrimin e kumtimit të oratorit. Disa ndjenja, si entuziazmi, gëzimi dhe mosbesimi, rëndomë shprehen me ton të lartë. Mllefi dhe frika gjithashtu shprehen me ton të lartë, por me diapazon më të gjërë të tonalitetit, të forcës dhe të lartësisë së zërit. Ndjenjat si mallëngjimi, dhimbja dhe lodhja rëndomë shprehen me zë të qetë dhe të mbyllur, duke zvogëluar intonacionin në fund të çdo fraze.

Edhe shpejtësia e të folurit i shpreh ndjenjat e oratorit. Njerëzit flasin shpesh kur janë të emocionuar ose të shqetësuar nga diçka, kur flasin për vështirësitë e tyre personale. E folura e ngadalshme shpeshherë dëshmon për situatë të tendosur, mallëngjim, prepotencë ose lodhje.

Pasiguria gjatë shqiptimit të fjalëve shprehet atëherë kur oratori nuk ka bindje në vetvehte ose përgatitet që të mos “mbytet”.

Page 189: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL

187

Rëndomtë mungesa e fjalëve është e shprehur në situata të shqetësimeve ose atëherë kur bashkëbiseduesi përpiqet të na mashtrojë.

Teknika e të folurit Mjetet themelore të teknikës së të folurit kanë të bëjnë me periudha

të caktuara dhe ligje të procesit të të folurit, trajtuar njëkohësisht si dukuri e artikuluar e zëshme: frymëmarrja, formimi i zërit, shqiptimi i drejtë. Kushtet themelore për fjalim të drejtë janë:

* Të çliruarit e psikës nga tendosja e dëmshme, që përqëndrohet në aparatin e të folurit;

* Shqiptimi i qartë dhe aktiv i çdo tingulli; * Frymëmarrje e drejtë, që siguron zë stabil; * Të përmbajturit ndaj normave gjuhësore.

Komunikimi joverbal

Komunikimi joverbal, i njohur gjërësisht si “gjuhë e gjesteve”, përfshinë forma të tilla të të shprehurit, që nuk bazohen te fjalët dhe simbolet e tjera të të folurit.

Që të mesohemi të kuptojmë gjuhën e komunikimit joverbal është e rëndësishme për disa arsye. Së pari, me fjalë mund të transmentohen vetëm njohuritë faktike, por që të shprehen ndjenjat, nuk mjaftojnë vetëm fjalët. Së dyti, njohja e kësaj gjuhe tregon se sa ne jemi të zotë të sundojmë vetveten.

Nëse oratori e ka të vështirë të ballafaqohet me mllefin, ai e rrit zërin, sillet përreth, ndërsa ndonjëherë sillet si grindavec. Gjuha joverbale do ta shprehte edhe atë, se çka mendojnë realisht për ne dhe për ata që na rrethojnë. Pavarësisht, se njerëzit i masin fjalët e veta dhe ndonjëherë i kontrollojnë gjestet e tyre shpeshherë mund të “shpërthejë” ndonjë ndjenjë e fshehur nëpërmjet mimikës, gjesteve dhe intonacionit të zërit. Të gjitha këto elemente joverbale të komunikimit mund të na ndihmojnë të bindemi në rregullshmërinë e asaj, që është thënë me fjalë ose, siç ndodh përherë, ta vëmë atë që është thënë në dyshim.

Komunikimi joverbal është me rëndësi të veçantë për politikanët. Për ta është e domosdoshme të zotërojnë mirë “gjuhën e gjesteve”.

Pamja fizike veçanërisht karakteristikat e fytyrës kontrollohen vështirë. Rol të rëndësishëm për kapjen e pamjes së jashtme luajnë

Page 190: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

188

parasupozimi dhe disponimi i pavetëdijshëm – qëndrimi pozitiv ose negativ ndaj politikanëve.

Gjestet e shfrytëzuara, duke mos pasur dijeni për to mund të rrisin ose të bëjnë asociacion në kundërshtim me atë që e folim. Gjestet më lehtë mund të përvetësohen dhe të bëjnë ndryshime. Simbolika e gjesteve është shumë e shprehur dhe me ndikim, posaçërisht tek shikuesit e luhatshëm.

Pozita e trupit karakterizohet me tre momente themelore: reaksionet biologjike të organizmit, qëndrimi i caktuar dhe situata dhe traditat kulturore në një shoqëri të caktuar.

Kur flasim për komunikimin joverbal, duhet t’i kushtojmë kujdes specifikave të personalitetit, të kontaktit të drejtpërdrejtë dhe atij audio-vizuel. Për dallim nga fascinimi i komunikimit të drejtpërdrejtë, “harizma” audio-vizuele e politikanëve është në radhë të parë sjellje joverbale.

Ekzistojnë tri mundësi të ndikimit të komunikimit joverbal ndaj prezantimit të politikanit nëpërmjet mediumeve audio-vizuele: a) Pamja fizike: aspekti fizik i politikanit është vështirë për tu kontrolluar, sepse ai ndryshon vështirë. Kjo ka të bëjë posaçërisht me karakteristikat e fytyrës, që lidhen në mënyrë negative dhe pozitive me përmbajtjen e asaj që e kumtojmë. Rol të veçantë në këtë aspekt luajnë paramendimet dhe disponimi i pavetëdijshëm, që shkakton kapje pozitive dhe negative të politikës, pavarësisht nga përkrahja që i jepet diskursit të tij; b) Zëri: këtu mund të ndryshohet kuptimi ose interpretimi i komunikimit nëpërmjet talentit, ngjyrës, ritmit, elasticitetit e të tjera. Në fakt, edhe sikur të donte, politikani nuk mund ta ndryshoj zërin e tij, i cili është më karakteristik për një personalitet se sa të prekurit me gishtërinjë. Por, ajo që është me rëndësi është përzierja e teknikës, e cila pjesërisht mund t’i përmirësoj karakteristikat e zërit ose t’i keqësoj; c) Gjestet: ato mund ta rrisin, por mund të jenë edhe në kundërshtim me fjalimin, të cilin e paraqet politikani. Analitikisht më së miri vazhdohet me miratimet dhe ndryshimet.

Shumë vështirë është që të mësohet politikani t’i kontrolloj sjelljet e tij joverbale, sepse në shkallë të madhe ato janë të pavetëdijshme. Kjo vështirësi lidhet edhe me karakterin e debatit – nxitet nervoza e kundërshtarit në radhë të parë që t’i nxjerrë në shesh sjelljet e tij të pavetëdijshme dhe që të bëjë gabime.

Vështirësi tjetër është në lidhje me interpretimin e tërësishëm subjektiv të sjelljes joverbale, edhe pse i kemi në disponim modelet e përgjithshme kulturore dhe sociale të interpretimit të saj. Gjatë komuniki-mit verbal shërbehemi me elemente relativisht të sakta – gjuhën, prandaj

Page 191: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL

189

kemi edhe mundësi të kufizuara të interpretimit. Gjatë dekodimit të ko-munikimit joverbal ekziston një numër më i madh variantesh.

Shprehja e fytyrës Shprehja e fytyrës është shenjë kryesore e ndjenjave. Ajo përbëhet

nga lëvizja e syve, vetullave, gojës e të tjera. Tek njerëzit të shprehurit me fytyrë është një nga fushat e kontrolluara të gjesteve. Përveç kësaj, këtu problemi me interpretimin është sepse shumë shprehje të afërta mund të kenë kuptim tërësisht të kundërt.

Nëpërmjet shprehjes së fytyrës më së miri zbulohet shkalla e emocionit. Së dyti është se mendimi i gjesteve të fytyrës duhet të interpretohet së bashku me shenja të tjera. Shpesh shprehja e fytyrës shfrytëzohet për “tu mbështetur” te komunikimi reflektues me auditori-umin, sepse pjesa rreth syve dhe gojës është komentues i përhershëm. Kështu, sytë e mbyllur tërësisht shprehin mosbesim; gjysëm të hapura -–befasi; shikimi normal – pa koment; më të hapura – moskuptim; shumë të hapura – nervozë.

Më lehtë kuptohen emocionet pozitive - lumturia, dashuria dhe kënaqësia. Vështirë kapen si rregulla emocionet negative - mallëngjimi, inati, mohimi. Rëndomë emocionet bëhen me asociacione të mimikës në këtë mënyrë:

- Kënaqësia – vetullat e ngritura, sy të hapura gjërësisht, të ulura poshtë pjesët e skajshme të buzëve, gojë gjysëm e hapur;

Dashuri, lumturi

befasi Kënaqësi

Refuzim vuajtje

Nervozë, vendos-mëri

Page 192: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

190

- Frika – vetulla të ngritura dhe të rrudhura kah mjedisi, sy të hapur gjërë, skajet e buzëve të lëshuara poshtë pak të tërhequr prapa, goja mund të jetë e hapur;

- Mllefi – vetullat janë të lëshuara poshtë, rrudhat e ballit janë të shtrënguara, sytë janë të mbyllura, buzët të mbledhura, dhëmbët të shtrënguara;

- Mallëngjimi – vetullat lëshohen poshtë, sytë janë më të errëta, shpesh skajet e buzëve lëshohen pak poshtë;

- Lumturia – sytë shprehin dinjitet, skajet e buzëve janë të ngritura përpjetë dhe rëndomë të shtrënguara.

Të gjithë e dijmë se: - Buzët e shtrënguara tepër shprehin gjendje të thellë të të

menduarit; - Buzët e shtrembëruara, të shtrënguara – shprehin dyshim

ose sarkazëm. Buzëqeshja rregullisht shpreh miqësi, nevojë për miratim. Duhet

ditur se buzëqeshja si element i gjesteve dhe i sjelljes varet nga dallimet rajonale dhe kulturore: të jugut anojnë që të buzëqeshin më shpesh se sa banorët e pjesëve veriore.

Kontakti vizuel Kontakti vizuel paraqitet si element jashtëzakonisht i rëndësishëm

gjatë komunikimit. Shikimi i oratorit do të thotë jo vetëm interesim por edhe na ndihmon ta koncentrojmë vëmendjen tonë rreth asaj që flitet. Gjatë fjalimit, oratori dhe dëgjuesi kohë pas kohe shohin njëri-tjetrin, kohë pas kohe i largojnë shikimet e tyre, duke ndje se shikimi i përhershëm mund t’i pengojë bashkëbiseduesit që të përqëndrohen. Si oratori, ashtu edhe dëgjuesi e shohin njëri-tjetrin drejt në sy jo më shumë se dhjetë sekonda. Kohë pas kohe sytë e oratorëve takohen, por një gjë e tillë zgjatë shumë pak, se sa qëndron shikimi i njërit ndaj bashkëbiseduesit tjetër. Mbajmë kontakt vizuel jashtëzakonisht të lehtë me oratorin gjatë sqarimit të ndonjë teme të këndshme dhe e largojmë shikimin, duke diskutuar për tema të pakëndshme ose të përziera.

Pamja këmbëngulëse dhe e përqëndruar rëndomë pranohet si shenjë e armiqësisë.

Duhet ditur se aspektet e veçanta të marrëdhënieve reciproke shprehen me atë se si njerëzit e shohin njëri-tjetrin. Për shembull, ne jemi të prirur t’i shohim më shumë ata të cilët na impresionojnë ose kemi marrëdhënie të afërta. Përveç kësaj, femrat janë të prirura më tepër ndaj kontaktit vizual se sa meshkujt.

Përqëndrimi i syve të bashkëbiseduesit do të thotë vëmendje ndaj tij. Por, nëse vazhdon më gjatë dalin edhe interpretime të reja, të cilat

Page 193: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL

191

varen nga shprehja e tërësishme e fytyrës dhe nga situata: është e mundshme që B të jetë dashuruar në A, mund të ketë disponim miqësor, agresiv ose tërësisht kurreshtar.

Pamja e syve, luan rol të rëndësishëm gjatë mbajtjes së marrëdhënieve reciproke në aktin e komunikimit.

Pozita dhe gjestet Këto janë lëvizjet e duarve, të këmbëve dhe të pjesëve të tjera të

trupit. Disa prej tyre kanë për qëllim të transmentojnë kumtimin përfundimtar, të tjerat karakteristikat e padëshirueshme sociale, të cilat mund të interpretohen drejtë dhe jo të drejtë.

Gjestet mund ta transmentojnë gjendjen emocionale. Rëndomë gjatë emocioneve të fuqishme njerëzit bëjnë gjeste në mënyrë instiktive – mrrolen (agresivitet), e prekin fytyrën (jodinjitet), kruhen (vetnënçmim), fërkohen (lodhje) e të tjera.

Nëpërmjet gjesteve mund të plotësohet kuptimi i asaj që e kumtojmë. Rëndomë, këto janë gjeste të koordinuara me përmbajtjen e komunikimit verbal: të numëruarit me gjeste me gishtërinjë, tregon objektet dhe njerëzit, përkrahje me gjeste pyetjet, impresionet e të tjera; ndryshimi i amplitudës së gjesteve gjatë ilustrimit të madhërishëm (peshk i madh) e tjera.

Gjestet mund ta ndryshojnë tërësisht fjalimin. Gjestet e kokës janë gjeste specifike dhe kanë dy role të ndryshme:

ata mund të “nxisin”, domethënë, të japin kurajo ose ta kontrollojnë sinkronizimin e komunikimit.

Gjendja dhe ndjenja e njeriut mund të caktohen sipas asaj se si ri mëkëmbë dhe ulur, sipas gjesteve dhe lëvizjeve të tij.

Kur oratori përkulet nga ne gjatë bisedës ne e pranojmë këtë si dashamirësi, si duket nga shkaku se pozita e këtillë flet për vëmendje. Ne do të ndihemi më pak komod me ata, të cilët gjatë bisedës me ne tërhiqen prapa ose tërësisht shtrihen në kolltukë (karige). Rëndomë është lehtë të diskutohet me ata, të cilët marrin pozitë të natyrshme.

Pozitë të këtillë mund të marrin njerëzit e rangut të lartë, me siguri për shkak se ata janë më të vendosur në momentin e komunikimit dhe rëndomë nuk qëndrojnë mëkëmbë, por ulur – ndonjëherë shtrembëro-hen mbrapa, ndonjëherë luhaten anash.

Prirja, me të cilën bashkëbiseduesit që rrinë mëkëmbë ose bashkëbiseduesit që janë ulur të ndjehen më komod, varet nga karakteri i situatës ose i dallimeve të pozitës së tyre shoqërore dhe të nivelit kulturor. Njerëzit, që e njohin mirë njëri-tjetrin ose bashkëpunojnë në punë, rëndomë rrinë mëkëmbë ose ulur anash njeri-tjetrit. Femrat shpesh kanë dëshirë të bisedojnë të mbështetura majtas kah

Page 194: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

192

bashkëbiseduesi ose të qëndrojnë paralelisht me të, veçanërisht nëse njihen mirë. Meshkujt në diskutim e preferojnë pozitën ballë për ballë, përveç gjatë situatave të rivalitetit.

Domethënia e gjesteve të shumta me dorë ose lëvizje të këmbëve është e dukshme. Për shembull, duar ose këmbë të kryqëzuara flasin për skepticizëm, për pozitë mbrojtëse. Dhe anasjelltas – këmbët e pakryqëzuara shprehin pozitë më të hapur, qëndrim mirëbesimi. Kur njerëzit mendojnë, rëndomë qëndrojnë duke e mbështetur me pëllëmbë mjekrën. Duar të vëna pas kokës shprehin lartësim.

Gjatë bisedës kokat e bashkëbiseduesve janë në lëvizje të përhershme. Edhe pse luhatja me kokë jo gjithnjë do të thotë pajtim, kjo ndihmon në bisedë. Me këtë dëgjuesi sikur i jep të drejtë bashkëbise-duesit të vazhdojë. Luhatja me kokë vepron te oratori me miratim dhe gjatë diskutimit grupor, sepse oratori e përqëndron fjalimin e tij drejtpërsëdrejti te ai, i cili rregullisht ia bën me kokë. Luhatja e shpejtë dhe kthimi i kokës anash shpreshherë janë shenja se dëgjuesi dëshiron të shpreh diçka.

Rëndomë edhe oratorët por edhe dëgjuesit e kanë më lehtë të diskutojnë me atë që pamjen e fytyrës e ka të gjallë dhe lëvizjet ekspresive. Gjestet aktive shpeshherë shprehin emocione pozitive dhe pranohen si shenjë e interesimit dhe përqafimit. Gjestet e tepërta, në fakt, mund të jenë edhe shprehje e shqetësimit apo pasigurisë.

Hapësira ndërmjet personaliteteve Faktor tjetër i rëndësishëm në komunikim është hapësira ndërmjet

personaliteteve – sa afër ose largë janë bashkëbiseduesit njëri nga tjetri. Distanca fizike është me rëndësi në radhë të parë me raportin e intimitetit dhe të dominimit. Shkalla normale e distancës fizike ndryshon në kulturat e ndryshme, por çdolloj i krijesave të gjalla (përfshirë këtu edhe njeriun) i ka veçoritë e veta për hapësirën sociale.

Ndonjëherë ne e paraqesim qëndrimin tonë me kategoritë hapësi-nore, si për shembull: “qëndroj anash” nga ai, i cili nuk më pëlqen ose nga i cili frikohem; “qëndroj këmbëngulës” ndaj tij për të cilin jam i intere-suar. Sa më shumë që bashkëbiseduesit të interesohen njëri për tjetrin, aq më shumë ata qëndrojnë ose rrinë pranë njëri-tjetrit. Ekziston një pjesë e caktuar e distancës së lejueshme ndërmjet bashkëbiseduesve e cila varet nga lloji i marrëdhënieve reciproke dhe përcaktohet në këto mënyra:

- Distancë intime (deri 0,5m), - u përgjigjet marrëdhënieve intime;

- Distancë ndërmjet personaliteteve (0,5-1,2 m) – kjo është distancë për bisedë ndërmjet miqëve duke i prekur ose jo;

Page 195: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL

193

- Distanca sociale (1,2-3,7 m) – kjo është distancë për marrëdhënie joformale shoqërore dhe afariste, ku kufiri më i lartë më shumë u përgjigjet marrëdhënieve formale;

- Distancë publike (3,7m dhe më shumë) – gjatë kësaj distance nuk konsiderohet si ashpërsi shkëmbimi vetëm i disa fjalëve ose të përmbahemi nga komunikimi.

Rëndomë njerëzit ndjehen komodë dhe lën përshtypje të mirë kur qëndrojnë dhe rrinë ulur në distancë, që u përgjigjet marrëdhënieve reciproke të përmendura më lartë. Pozita tepër e afërt si dhe ajo tepër e largët mund të ketë ndikim negativ ndaj komunikimit.

Sa më afër të jenë njerëzit pranë njëri tjetrit aq më pak ata e shohin njëri tjetrin. Dhe anasjelltas, duke qëndruar në distancë, ata më shumë e shohin njëri-tjetrin dhe i shfrytëzojnë gjestet për të mbajtur vëmendjen e bashkëbiseduesit.

Rëndësia e afërsisë fizike ndryshon varësisht nga rrethimi fizik – ajo nuk ka rëndësi në autobusin e mbushur plotë, por gjatë kontakteve me sy ose në bisedë ajo bëhet karakteristikë e rëndësishme. Nëse A qëndron ulur pranë B rëndësia duhet të shpjegohet në raport me atë se a ka edhe vende të tjera ku mund të ulet A, a qëndron i ulur në kënd ose ballë për ballë; a ekziston barierë fizike ndërmjet tyre e tjerë.

Lokale “të mbyllura” janë karakteristike për biseda intime. Te këto në interpretim përfshihen edhe shqisat – prekja, aroma e të tjera. Është dëshmuar se njerëzit ulen ose qëndrojnë pranë njerëzve të cilët u pëlqejnë. Por, ekzistojnë dallime të fuqishme ndërkulturore – arabët dhe latino-amerikanët qëndrojnë shumë afër, ndërsa suedezët dhe skotlandezët në distancë më të theksuar. Rritja dhe shkurtimi i distancës janë shenja përkatëse për ndërprerjen ose intensifikimin e komunikimit.

Këto rregulla ndryshojnë mjaft varësisht nga mosha, gjinia dhe niveli kulturor. Për shembull, fëmijët dhe njerëzit e moshuar qëndrojnë më afër bashkëbiseduesit, ndërsa të rinjtë dhe njerëzit e moshës mesatare preferojnë pozitë më të largët. Rëndomë femrat qëndrojnë ose rrinë ulur më afër bashkëbiseduesit se sa meshkujt. Cilësia e personalitetit, gjithashtu e përcakton distancën ndërmjet bashkëbisedu-esve – njeriu i ballansuar, me ndjenjë të dinjitetit të vet, i afrohet bashkëbiseduesit më tepër, ndërsa ndaj njerëzve nervoz qëndron në distancë më të largët. Gjendja shoqërore e njerëzve që bisedojnë, gjithashtu ka rëndësi.

Kontakti me trup Kjo është mënyra më primitive e veprimit social. Ajo është simbolik

– për shembull rrahje pas shpinës, shtrëngimi i dorës. Kontakti me trup nëse e përjashtojmë agresionin e drejtpërdrejtë (konfliktin) dhe prekjen

Page 196: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

194

seksuale, politikanët shpesh e shfrytëzojnë për t’i shprehur ndjenjat dhe qëndrimet. Jashtë komunikimit familjar rëndomë ky kontakt kufizohet me të prekurit me dorë. Janë bërë hulumtime të ndryshme, që të përcaktohen zonat e prekjes së trupit, si dhe subjektet e veprimit reciprok. Është me rëndësi të mbahet mend se për shkak të dallimeve të mëdha kulturore në kontaktin me trup nuk mund të shfrytëzohen rezultatet e hulumtimeve në vendet tjera.

Pozita e trupit Ky gjithashtu është një sinjal i fortë instiktiv, që transmenton sinjale

të rëndësishme sociale. Ekzistojnë pozita instiktivisht “të larta” (dominante) dhe “të ulta” (nënshtrime). Dëshira apo qëllimi për të dominuar shprehen me qëndrim të drejtë dhe të sigurtë të trupit, me kokë të ngritur lartë e kështu me radhë. Ekzistojnë gjithashtu pozita miqësore dhe armiqësore.

Nëpërmjet pozitës së përgjithshme të trupit personaliteti rëndomë e shpreh gjendjen e tij emocionale, për shembull tendosjen ose relaksin. Mund të shprehet gjithashtu edhe qëndrimi ndaj të tjerëve.

Njerëzit kanë stil të përbashkët të shprehjes së sjelljes, që tregohet nëpërmjet ecjes, pozitës së trupit, mënyrës së uljes e kështu me radhë. Në këtë stil ndikojnë:

- Rolet e tashme sociale (aktive) dhe ato të kaluara, - për shembull, nëse një njeri ka qenë ose momentalisht është person ushtarak;

- Pikëpamja për veten si personalitet; - Besimi që e kemi në vetveten; - Gjendja emocionale; - Dallimet kulturore -

Pamja, figura dhe ecja Karakteristikat e pamjes, figura dhe ecja e një njeriu mund t’i flasin

shumë vëzhguesit të vëmendshëm dhe të interesuar. Pamja e mirë, jo e imponuar flet për kapje dhe çiltëri ndaj atyre që

na rrethojnë, për aftësinë që menjëherë t’i shfrytëzojmë forcat e brendshme dhe të çliruar nga çfarëdo lloj dhune.

Ngathtësia ose moslëvizja e trupit zbulojnë reagimin e vetmbrojtjes, shmangje të kontakteve, mbyllja, ndjeshmëria e shpeshtë, ndërsa gjithashtu edhe synim joadekuat ndaj korrektësisë.

Pamja e keqe, e lëshuar, shpina e gërmusur, shprehin përulje, pajtim dhe përshtatje.

Pozita e pamjes tradicionale (njëra ose të dy duar në xhepa, duar të lidhura pas shpine ose të kryqëzuara në gjoks e të tjera) janë shenjë e

Page 197: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL

195

pavarësisë së pamjaftueshme dhe nevojë e përshtatjes së padukshme me rrethin.

Për vëzhguesin e vëmendshëm shumë informata merren nga lëvizja e shpatullave dhe pjesa e sipërme e trupit të njeriut. Këto pjesë të trupit në mënyrë karakteristike dëshmojnë si për karakterin e njeriut ashtu edhe për gjendjen e tij emocionale në moment.

Pozita e këmbëve dhe e shputave gjithashtu mund të japë informatë për gjendjen dhe karakteristikat psikologjike të individit:

- Të qëndruarit në dy këmbë (këmbët qëndrojnë të ndara jo më shumë se dy pëllëmbë) me vendosje të ballansuar të peshës së trupit, është veçori e njeriut të fortë dhe të ballansuar, të qetë dhe të fuqishëm, që di të përshtatet çdo kund.

- Pozita e palëvizshme, e ftohtë me tendosje të fuqishme tregon aftësi të keqe, inate, joelasticitet në sjellje dhe vet të shprehurit;

- Pozita e ndryshueshme gjatë tendosjes jo aq të mjaftueshme, ndryshimi i shpejtë i mbështetjes themelore të këmbëve dhe qëndrimi në këmbë tregojnë qëndrueshmëri dhe diciplinë jo të mjaftueshme, mosshpresë dhe frikë;

- “Të luhaturit”, ngritja e gishtit flet ose për gatishmëri për veprim aktiv ose për grindje;

- Pozita “këmbë të hapura në mënyrë të parregullt” tregon nevojën e vet dëshmimit, pretendimeve të gjëra, vetvlerësimeve të mëdha dhe shpesh edhe ndjenjën për nënçmim;

- Nëse ecja ose pozita janë karakteristike me ndarje të dukshme të këmbëve përpara, bëhet fjalë për “për ecje të demonstruar”, prepotencë dhe vetbesim (ec si paunë);

- Nëse majet e shputave janë kthyer prapa, atëherë kjo tregon ndonjë dobësi të brendshme, ndonjë mungesë relative të iniciativës, bindje jo të mjaftueshme në forcat e veta.

Dallohen disa lloje të ecjes:

- Ritmike - formë e çliruar për së larti, por me sjellje të ballansuar; kjo është tipike për ata që dëshirojnë të shetisin;

- E ballansuar – e llojit të marshit ushtarak kjo është tipike për njerëz me vullnet dhe me synim për një qëllim të caktuar;

- Hapa të gjerë – tregon synim kah një qëllimi, aksion, thjeshtësi, mendim apstrakt;

- Hapa të shpeshtë të shkurtër – shenjë për kujdes, qëllim, mendim të shpejtë dhe reagim, moderim, mënyrë konkrete të të menduarit;

Page 198: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

196

- Ecje e fuqishme ritmike (me lëvizje të forcuara të kryqave) – sjellje të këtillë kanë vetëm ata naiv – instiktiv dhe personalitete egoiste;

- Ecje e plogshtë - kjo është shenjë e mos pasjes së vullnetit dhe të dëshirës për diçka, relaks, mërzi;

- Ecja e fortë, e shtrënguar, e ngurtë – kjo tregon mbyllje, mungesë të kontaktit, paaftësi për paraqitje të lirë;

- Ngritje e përhershme e gishtave të këmbëve – kjo demonstron synimin për të ecur përpara, ndjenjë e superioritetit posaçërisht atë intelektual.

- Karakteri i raporteve të njerëzve me njerëz të tjerë dhe me botën në përgjithësi ndërsa gjithashtu disa specifika personale gjenden dhe kultivohen edhe në pozita të tjera tipike.

Lëvizja e duarve Lëvizjet e duarve kur flasim janë të ndryshme dhe varen nga

temperamenti i individit. Duhet ditur se nga distanca të mëdha ky gjest, i quajtur të folurit me duar është posaçërisht instrument i rëndësishëm për përforcimin e fjalës.

Qëndrimi fillestar gjatë kësaj lëvizje është pozita neutrale kur duart gjenden mbi gjysmën e sipërme të trupit. Problemi qëndron në atë se si të arrihet përshtypja se jemi të relaksuar. Një këshillë – shfrytëzoni shënimet e shkurtëra me tezat kryesore të fjalimit tuaj. Mbani në njërën dorë. Kështu që ajo gjithnjë do të jetë e zënë dhe do të marr pozitë të natyrshme, ndërsa me dorën tjetër mund të bëni gjeste. Asnjëherë nuk duhet bërë gjeste me dorën ku i keni shënimet, sepse ajo e dekoncentron publikun.

Duhet shmangur këto gjeste: Duar të kryqëzuara para gjoksit – këto kapen si shenja të arogancës

dhe të mbajtjes së distancës. Oratori krijon bariera ndërmjet vetes dhe publikut dhe është antipatik;

Duar të kryqëzuara në gjysmën e poshtme të trupit – ato janë pengesë për hapjen e oratorit ndaj publikut dhe lë përshtypje të mentalitetit si të rrëfimit para priftit;

Vënia e duarve në kryqa, gjithashtu vepron sikur refuzon publikun. Dëgjuesit mendojnë se kërkoni të ngriheni mbi ta, ndërsa me një sjellje të këtillë nuk fitohen ithtarë;

Të bërit me gisht ndaj publikut është gjest i pahijshëm, që lë përshtypjen se oratori gjoja di çdo gjë;

Lëvizja e syzave, stilografit ose e sendeve të tjera, të cilat i mbani në duar, e mënjanojnë vëmendjen e dëgjuesve nga përmbajtja e fjalimit tuaj.

Page 199: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

KOMUNIKIMI VERBAL DHE JO VERBAL

197

Rekomandohen gjeste të këtij lloji: Dora e hapur ndaj dëgjuesve, demonstron dëshirë për kontakt; Gjithashtu vlen edhe kur të dy duar janë të hapura ndaj

publikut. Kjo lë përshtypjen e sinqeritetit.

Detyrë: të njoftuarit – trajningu për vëmendje dhe për të mbajtur mend. Qëllimi është që të ushtrohet aftësia e të vëzhguarit dhe e të paraqiturit të mënyrave të ndryshme të njohjes dhe prezantimit në situata të ndryshme: në rrugë, gjatë takimeve joformale, gjatë aktiviteteve formale (takime, pritje, mitingje, punë me aktivin, debate me kundërshtarin etj.).

Në fillim pjesëmarrësit ndahen nga dy dhe për një kohë të shkurtë bëjnë njoftimin njëri me tjetrin. Pastaj, pa u paralajmëruar më parë, çdo njëri e përshkruan hollësisht partnerin e vet – për shembull, ngjyrën e këpucëve, gjestet karakteristike etj.

Detyrë: Trajning për tu ballafaquar me situata. Merrni qëndrim në situata të ndryshme kur duhet të flisni para

publikut: Hyni dhe nuk keni ku të rrini, Hyni dhe asnjëri s’ua vë veshin, Përplaseni në derë me një njeri tjetër, Hyni dhe ndokush u afrohet dhe fillon tu flasë, Hyni dhe fillojnë tu bërtasin. Ndiqni dhe realizoni reagimet.

Page 200: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

198

PUNA ME MEDIUME

Specifikat e mediumeve të caktuara Shtypi Nga shekulli i 18 deri sot njëra nga mënyrat më të përhapura të

komunikimit publik është shtypi. Me konceptin ,,shtyp” nënkuptohen dy grupe të mëdha të botimit- gazetat dhe revistat. Gazetat janë kryesisht të përditshme dhe javore.

Kriteret themelore për zgjedhjen e mediumeve si mjet komunikimi janë: Ana periodike (të përditshme - të mëngjesit dhe të pasditës, javore); përfshirja teritoriale (nacionale, rajonale, lokale dhe interne të ndërmarrjeve); tirazhi; veçoritë e auditoriumit, madhësia dhe formati (standarde dhe tablloide).

Karakteristikë e shtyput të Evropës është edhe ekzistimi i edicioneve partiake. Viteve të fundit ekziston tendenca e botimit të gazetave, të cilat nuk janë organe të partive politike, por paraqesin qëndrime të caktuara idelogjike dhe përkrahin qëndrimin e partive të caktuara. Në fakt, ende në Evropën Juglindore dhe Qendrore (ish vendet socialiste) hasen gazeta dhe revista të cilat janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të partive.

Rëndomë pas proklamimit të zhurshëm të disa botimeve ,,të pavarura” fshihen grupe të fuqishme ekonomike, të cilat shfrytëzohen për të krijuar mendimin e mirë publik sipas interesave të tyre personale dhe fianciare.

Sipas ekspertëve, me rëndësi të madhe për forcën ndikuese të komunikatave në shtyp është vendi i publikimit - ,,pozicioni”. Me ,,pozicion” nëkuptojmë ,,...vendin që e zë një komunikatë në krahasim me matërialet tjera në një faqe, të majtën ose të djathtën të folios, në krye, në mes ose në fund të botimit...”. Ekzistojnë disa ligjshmëri për ndikimin e pozicionit për pranim, por ende nuk mund të sqarohet esenca e mekanizmit. Pranohet se është adekuate që komunikatat të vendosen në pjesën e sipërme të fletës. Me rëndësi është edhe komponimi i dy fletave të afërme, të cilat vërehen në të njëjtën kohë. Konsiderohet se

Page 201: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA ME MEDIUME

199

ana e djathë është me efektivitet më të lartë. Të përshtatshme në pajtim me shkallën e rëndësisë janë: faqja e parë, e katërt, e tretë dhe e dyta. Në praktikë shfrytëzohen edhe disa shtylla të posaçme ,,vesh”, “kembël sup”, pozicioni i Kilit” etj.

Pllakati politik

Për dallim nga bartësit e tjerë reklamues, pllakati politik nuk ka ndonjë auditorium të caktuar. Efekti reklamues i tij arrihet nëprmjet kopjeve të shumta, të cilat e mbushin hapsirën që na rrethon. Pllakatat janë më të lira dhe shpërndahen lehtë. Që të arrihet efekt i shumfishtë i reklamimit me pllakate, është e domosdoshme mbajtja e një varg fushatave. Ndryshe nga pllakatet tregëtare, të cilat ngjiten në vende të posaçme për të cilat paguhet në mënyrë të veçantë dhe që lidhen me një mall ose shërbim të caktuar, te pllakatat politike përsëritja e shpeshtë e një ideje apo porosie nuk është e kufizuar me kohën, dhe shpesh as edhe më hapsirën.

Praktika e fushatave zgjedhore ka përmirësuar në mënyrë të ndjeshme metodat e bërjes së pllakatave. Në Evropë pllakatat vazhdojnë gjithnjë të mbeten mjet politik për reklamim, të cilat nuk i kanë nxjerr jashtë loje radioja dhe televizioni. Kohëve të fundit imponohet praktika e shfrytëzimit maksimal të 4-5 pllakatave, për të mos dekoncentruar efektin e ndikimit. Shpesh shpërndahet një pllakat nacional në madhësi të ndryshme, i ndjekur nga pllakatat lokale.

Sot në fushatat paraelektorale shfrytëzohen dy lloje të pllakatave: tregëtare dhe “luftarake”. Në parim pllakatat tregëtare janë me dimenzione të mëdha (12, 16 m2 etj), ngjiten nëpër pano të cilat merren nga firmat për reklamime të jashtme. Vendet zgjidhen varësisht nga efekti i tyre, ndërsa ndonjëherë edhe nga auditoriumi specifik i frekuentimit të rrugës. Shpesh ato vehen pranë arterieve automobilistike, në hyrje të venbanimeve, në qendër të qytetit dhe pranë semaforëve. Sipa hulumtimeve të bëra ekspertët e reklamave kanë konstatuar se gjysma e njërëzve që janë në lëvizje i vërejnë ato. Për t’u arritur efekti i nëvojshëm ato duhet të vehen në atë mënyrë që të mund të shihen dhe të pranohen vetëm për dy sekonda. Me rëndësi është që të jenë emocionuese dhe të lexueshme.

Pllakatat konvencionale, të njohura edhe si “luftarake” ose “të egërta” ngjiten nga ekipe vullnetare ose të paguara në të gjitha viset e mundshme dhe me dimenzione të ndryshme. Pllakatat luftarake bëhen me qëllim të krijimit të mjedisit vizuel mahnitës.

Page 202: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

200

Formave të shtypura mund t’u shtohen edhe shirita të shumfishtë, tiketa dhe pllakate flurocente, të cilat shihen edhe natën. Shpesh përdoret edhe “pllakati i lëvizshëm” – “njerëz senduiç“, ose u ngjiten automjeteve ose mjeteve tjera transportuese.

Nga aspekti psikologjik është shumë me rëndësi se si do të shfrytëzohet hapsira e pllakatit për të pasur një efekt më të madh sugjestioni. Në të kaluarën janë përdorur shumë pllakata të mbushura me tekste. Në pllakatat bashkëkohore dominojnë liderët partiak me shenjën e partisë dhe deviza e tyre kryesore - motoja e fushatës. Zakonisht, portretet e liderëve vendosen në të majtë ose në të djasht varësisht nga ideologjija e tyre, me çrast kërkohet mundësia që të shohin në një drejtim të caktuar. Shpesh shfrytëzohet profili B ¾, i cili shpreh synimin dhe lëvizjen. Kujdes i posaçëm i kushtohet fytyrës e cila paraqitet si komunikim joverbal. Kur njëriu i sheh fotografitë, syri i tij më së shumti ndalet te sytë, goja, hunda dhe duart. Shiqimi duhet të jetë pak lartë, por të mos shikon drejt në objektiv, të mos jetë me pamje të shtangur, që mos ta ngushtojë vullnetin e vet për zgjedhje të lirë. Në praktikë është imponuar mendimi se më të shprehura janë figurat e politikanëve deri te shpatulla. Shpesh shfrytëzohen lëvizjet e duarve me çrast kërkohet simbolika e reciprocitetit dhe orjentimit të drejtimit të hapërimit të shoqërisë.

Efekt më të madh ka shfrytëzimi i pllakatave në qytetet e mëdha. Në këto qytete njerëzit kanë shumë obligime dhe më pak shohin dhe dëgjojnë radio dhe televizion. Ndonjëherë shfrytëzohen edhe pllakatat në të cilat janë prezantuar edhe listat partiake të rajoneve të caktuara. Efekti nuk është aq i mirë, por nëse ka të tilla, atëherë udheqësit kryesor të vehen në pjesën e sipërme.

Analiza e politikës praktike në lëmin e reklamës me pllakat tregon se shpesh shfrytëzohen si simbole figurat e fëmijëve, të rinjëve, nënëve me foshnje, duar, lule të çelura, kuaj dhe zogjë. Partitë e opozitës shpesh kanë qejf të shfrytëzojnë pllakata me fëmijë, të cilët simbolizojnë të ardhmen dhe vendin e tyre në të. Partitë në pushtet më shumë anojnë nga pllakatat me të rinjë dhe njerëz të pjekur, me të cilët kërkojnë simbolikën e ditës së tashme dhe të ardhshme. Figura e gruas dhe nënës me foshnje e simbolizon atdheun dhe vazhdimësinë e fisit. Rrallë në pllakatat politike shfrytëzohen njërëz të moshuar.

Problemi kryesor me shfrytëzimin e pllakatave është se të painteresuarit, të brengosurit nga problemet e përditshme, nuk i vërejnë dhe u kushtojnë pak kohë. Prandaj, pllakati gjithnjë e më shumë po shndërrohet në mjet i cili fuqimisht duhet të tërheq vemendjen e auditoriumit dhe t’i përcjellë porositë për disa sekonda. Konsiderohet se këmbësorët kanë në disponim tre deri pesë sekonda, për t’i parë

Page 203: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA ME MEDIUME

201

pllakatat (ndërsa vozitësit vetëm dy). Sëkëndejmi del edhe kërkesa për theksimin maksimal dhe të drejtpërdrejtë, posaçërisht të pjesës tekstuale. Mbishkrimet, shkronjat e shtypit dhe ngjyrat duhet të harmonizohen me karakteristikat psikologjike të pranimit dhe distancës nga ato.

Për derisa teksti i pllakatave merret kryesisht në nivel logjik dhe racional, figura reflekton, në radhë të parë, nivelin e transmetimit dhe sugjestioneve të emocioneve të panjohura të porosisë së reklamës. Me rëndësi të posaçme është që pllakati të krijoj përjetim dhe lidhje emocionale me auditoriumin.

Lidhshmëria ndërmjet devizës dhe prezantimit të pllakatit varet nga zgjedhja e boshtit psikologjik të fushatave dhe mund të jetë asocuese, ilustruese dhe kontradiktore.

Gjatë fushatave paraelektorale pllakati është mjet i pazëvendësu-eshëm për prezantimin e “portretit” të organizatës politike. Nëpërmjet përsëritjes së pandalshme dhe shumëfishimit të “portretit” kryesor politik kërkohet përcaktimi ose përforcimi i sugjestionit. Prandaj edhe sot pllakati politik është mjaft efektiv, veçanërisht si mjet plotësues.

Lloje tjera të mjeteve të shtypur Në politikë, posaçërisht gjatë fushatës paraelektorale shpesh për-

doren afishe, prospekte të shumta të lehta, prospekte dhe kalendarë. Sipas Klod Hollkins, afishet paraqesin reklamë. Afishja është edicion reklamues i drejtpërdrejtë dhe më operativ, ndërsa krahasuar me të tjerat është më e lirë. Zakonisht ajo realizohet me tirazhe masive dhe qëllimi i saj është të tërheq vemendjen e masave dhe auditoriumit të ndryshëm. Që nga shekulli i 16 e këndej, përveç afisheve, shpesh për-doren edhe prospekte për fushata reklamuese hyrëse dhe nxitëse. Pros-pekti është një fletë (rëndom në format A4 ose A%), që përmban infor-macione reklamuese të gjerësishme. Për dallim nga afishet, prospektet e ofrojnë informacionin e nevojshëm të llojllojshëm dhe të hollësishëm. Shpesh ato përmbajnë edhe ilustrime.

Me prospekte shumëfletëshe nënkuptojmë katimin disa herë të prospektit (flaerët). Nëpërmjet kësaj kërkohet atraktivitet më i madh dhe aftësim vizuel për nëntemat e porosisë. Zakonisht ato pasurohen me materiale ilustruese.

Kalendarët shfrytëzohen, në radhë të parë si dhurta reklamuese dhe qëllimi i tyre është, në radhë të parë, të nxisë simpatitë dhe dhënjen e votave.

Page 204: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

202

Mediume audio-vizuele Elementi themelor i komunikimit politik bashkohor janë mjetet

klasike audio-vizuele - radioja, kinemaja dhe televizioni. Pas zbulimit të shtypshkronjës, si mjet i parë për komunikim masiv, zbulimi i mediumeve elektronike bëri revolucion të vërtetë në komunikimin masiv. Me paraqitjen e radios, kinemasë dhe televizionit jo vetëm se u zbuluan mjetet e reja të komunikimit masiv, por ndryshoi edhe tërë procesi i pranimit të komunikimit. Pranimet audio dhe vizuele i rrisin mundësitë e ndikimit të kombinuar ndaj auditoriumit.

Mediumet elektronike japin mundësi të kontrollohet rradhitja e receptimit. Komunikatat e radios dhe spotet televizive dallohen me shkallë të lartë të mbajtjes mend të porosive, se sa reklamat e shtypura. Auditoriumi i mediumeve elektronike është më i madh dhe nëpërmjet kohës së ndryshme të emetimit, jep mundësi të saktësohet qëndrimi i dëgjuesit dhe shiquesit dhe i porosive që u drejtohen atyre.

Radio është fon i shumë veprimeve sociale dhe mund të arrijë

çdokund - në shtëpi, në vendin e punës, në automobil, gjatë pushimeve etj. Hulumtimet e auditoriumit të radios tregojnë se ekzistojnë termine të ndryshme kohore, kur ka interes të ndryshueshëm te dëgjuesit. Më shumë dëgjohet radio në mëngjes, para se të shkojmë në punë, pasdite kur interesi është më i madh dhe gjatë orëve të mbrëmjes rreth fillimit të emisioneve të rregullta informative. Hulumtimet më të thelluara nga ekspertët kanë vënë në dukje disa parime themelore të radiokomunikimit bashkohor:

- niveli i kuptueshmërisë së kumtesës duhet të jetë rreth dhjetë pikë më i ulët nga koeficienti mesatar i intelegjencës së auditoriumit me qëllim të caktuar për të cilët janë dedikuar;

- programet duhet të përgatiten ashtu që çdo dëgjues i radios në çdo kohë të mund të përfshihet në to me një afat më të shkurtë se sa memorja momentale (6-8 sekonda);

- porositë nuk duhet ta mundojnë ose ta lodhin memorjen kur dëgjuesit i dëgjojnë;

- vëmendja e dëgjuesve duhet të tërhiqet në dhjetë sekondat e para që të përqëndrohet më tutje; ndërsa në pajtim me këtë vijon, shpejtësia maksimale nuk duhet të kalojë më shumë se dy fjalë e gjysëm në sekondë, ndërsa frazat të mos jenë më të gjata se shtatë fjalë. ;

- mesazhi i identifikuar duhet të përsëritet katër herë gjatë transmetimit prej një kohëzgjatjeje prej 60 sekondash;

Page 205: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA ME MEDIUME

203

- muzika dhe efektet fonike nuk duhet të porosisin, por duhet të ndihmojnë dhe ta përqëndrojnë porosinë dhe jo ta largojnë.

Radioja dhe mediumet e tjerë elektronike kanë një karakteristikë specifike - dinamikën. Dinamika i shton kërkesat për të mbajtur mend. Duhet të ndiqet një ndërtim i caktuar logjik, saktësia e përmbajtjes dhe konkluzat e qarta. Mungesa e pikturimit në radio kompenzohet me nxitjen e fantazisë vizuele.

Në krahasim me llojet e tjera të komunikimit radioja është me e lirë dhe teknikisht më lehtë formohen porosia.

Praktikë e shpeshtë viteve të fundit në SHBA dhe në Evropën Perëndimore është që partitë politike hapin radiostacione të veta. Moda e gazetave politike zëvendësohet me radiostacione partiake.

Kinemaja në periudhën ndërmjet dy luftrave botërore luan një rol të rëndësishëm. Sot, pas paraqitjes së televizionit, mundësitë e kinemasë janë kufizuar dukshëm. Karakteristikë për kinëmanë është niveli i ulët i informimit verbal dhe i personifikimit. Kinemaja ka auditoriumin e vet specifik, prandaj sot shfrytëzohet si mjet plotësues për lansimin e porosive politike.

Televizioni përmban mundësi informuese, artistike dhe teknike, që

e shndërrojnë në transmetues më efektiv të ideve, vlerave dhe sugjerimeve. Forca e televizionit është në bashkimin e dinamikës së ndikimit nëpërmjet zërit, fotografisë dhe lëvizjeve. Te televizioni zhurma informative në fushën komunikuese është shumë e vogël. Arma më e fortë e televizionit është dialogu, prandaj janë për tu respektuar deklaratat e drejtpërdrejta dhe jo incizimet. Ana statike e përjashton porosinë nga ndikimi me vlerë dhe e afron transmetimin televiziv me komunikatat e radios. Ekspozetë e drejtpërdrejta, përveç kësaj, e rrisin besimin te shikuesit dhe objektivitetin e informatës që ofrohet.

Forca e televizionit nga aspekti i ndikimit psikologjik mund të analizohet nëprmjet këtyre kritereve:

- ekzistimi apo mungesa e acarimit; - forma e përjetimit psikik (frikë-impresion); - përmbajtja e përjetimit psikik (efekte ngarkuese dhe

relaksuese); - qëndrimi ndaj perspektivës jetësore (pesimizëm-optimizëm); - nxitjen e pjesmarjes intelektuale (të menduarit- kritikën); - orjentim të përgjithshëm të pjesmarrjes (kurreshtje-

indiferencë). Përparësia e televizionit është e madhe për një auditorium të

llojllojshëm. Sot televizioni realisht është i pranishëm në çdo shtëpi dhe ndikon ndaj familjes dhe në mënyrën bashkohore të jetesës. Emisionet e

Page 206: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

204

caktuara kanë auditoriume të ndryshëm, të cilët na japin mundësi që të analizojmë dhe përmirësojmë porosinë tonë.

Forca e ndikimit të televizionit i ka detyruar një vargë dijetarësh të flasin për politikën e “erës së televizionit” dhe “të teledemokracisë”. Kjo përcaktohet nga fakti se sot televizioni luan rol kryesor gjatë formimit të mendimit politik dhe të pikpamjeve të auditoriumit. Sipas ekspertëve shikuesit :

- nuk interesohen për detaje të luftës politike dhe të mekanizmit dretjues;

- sillen ndaj politikës, sikur ndaj automjetit - si ndaj mjetit për transportim, redaktimi nuk i intereson;

- e rrit vemendjen e saj ndaj politikës, kur disa probleme i prekin ata personalisht;

- interesohen, në radhë të parë, për zgjedhjen e kryetarit, vizitat e tij jashtë shtetit, skandalet dhe zbulimet nëpër koridoret e pushtetit të lartë;

- janë të padurueshëm dhe kanë qëndrim armiqësor ndaj prezeatimeve të gjata dhe të ngadalshme dhe prezantimit të ngjarjeve politike.

Në vitin 1948 në SHBA bëhen përpjekjet e para në përfshirjen e televizionit në fushatat paraelektorale. Nga viti 1960 në televizion rregullisht paraqiten ngjarjet më të rëndësishme të luftës paraelektorale. Në fakt, kërkohen dhe paraqiten momentet më interesante masive - debatet publike ndërmjet kandidatëve për kryetar dhe “garën” midis partive. Shikueshemëria varet nga interesi vizuel dhe karakteri komercial i televizionit amerikan.

Ana specifike e televizionit shtron kritere të ndryshme për porosinë nga ato të radjos. Kinemaja dhe radioja janë “kanale të nxehta”, ndërsa televizioni “i ftohtë”. Konsiderohet se kanali i nxehtë përmban një sasi mjaftë të madhe të informacionit audio-vizual, ndërsa ka mundësi më të vogla për pjesmarrje dhe ballafaqim me auditoriumin. Për dallim nga kanali i nxehtë, te kanali i ftohtë ka shkallë më të lartë të të pathënave, që e bënë të mundshme pjesmarrjen më të madhe të auditoriumit në procesin e pranimit të komunikatave. Nuk është i vogël numri i politikanëve që e kanë shfrytëzuar në mënyrë të padrejtë qasjen e nxehtë në deklarata televizive ( Xh. Makarti, R. Niksoni etj.). Ata mbanin fjalime me retorikë të nxehtë, u drejtoheshin me akuza të rrepta kundërshtarëve të tyre dhe flisnin me zë të lartë. Qasja e ftohtë ndaj televizionit e zëvendëson “oratorinë” me fjalim të besueshëm me qëllim që të shkaktojë pjesëmarrje të shikuesve.

Specifika e komunikimit televiziv e imponon praktikën bashkëkohore në vendet perëndimore që të mbahen ligjërata me linja të hapura ose

Page 207: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA ME MEDIUME

205

nga sallat me pjesmarrje të publikut. Kështu, dëgjuesit kanë mundësi të përfshihen drejtpërdrejtë në zhvilimin e diskutimit. Kjo kërkon edhe ndryshime në formën e reklamës politike në televizion. Për herë të parë në vitin 1952 në SHBA në fushatat paraelektorale të gjeneralit Ajzenhauer nisën të shfrytëzohen format e shkurtëra të reklamave politike televizive, ndërsa më vonë edhe klipe. Prej atëherë emisionet e shfrytëzuara prej gjysëm ore me pjesmarje të poitikanëve kalojnë në plan të fundit ndërsa nga viti 1956 ndërpriten në tërësi.

Në fushatën presidenciale në SHBA të vitit 1952 këshilltari i reklamave të gjeneralit Ajzenhauer, Roser Rivs, shfrutëzoi 49 spote (“spots”), nga një për çdo rajon. Pas anketave të mendimit publik spotet u grupuan rreth tri temave kryesore: lufta e Koresë, korrupsioni dhe rritja e çmimeve. Suksesi i madh i gjeneralit në masë të madhe është rezultat i formave të reja të reklamave që i zbatoi në fushatën e vet. Sipas Roser Rivs, spotet e shkurtëra janë mënyrë e tejkalimit të mangësive, tipike për një reklamë të rëndomtë politike.

Modeli amerikan i ndikimit të televizionit është ndërtuar në bazë të specifikave të mediumeve, në bazë të hulumtimit të mendimit publik dhe nga prirja për të nxitur pjesmarrje të drejtpërdrejtë të votuesve në procesin politik. Kjo kërkon që diskursi efektiv politik të përqëndrohet në citate të shkurtëra në kohën më të shikueshme të televizionit.

Për dallim nga radioja, televizioni është bashkim jo vetëm i komunikimit verbal por edhe i atij joverbal. Nëse në komunikimin personal politikanët duhet të kenë kulturë joverbale, një gjë e tillë gjatë deklaratave televizive është kusht i domosdoshëm. Gjatë komunikimit publik nëpërmjet televizionit mungesa e aftësisë verbale dhe joverbale mund t’i shndërrojë të gjitha anët pozitive të komunikimit audiovizuel në negative dhe të sjellë dëme të papërmirësueshme në imazhin e politikanëve.

Komunikimi verbal nëpërmjet televizionit, përveç kulturës së

domosdoshme të të folurit, kërkon nga politikanët t’i kenë parasysh edhe specifikat tjera. Që të arrijnë ndikim maksimal është e domosdoshme të përqëndrohen në një temë, të cilën do ta zhvillojnë dhe përforcojnë duke e përsëritur. Përmendja sipërfaqësore e disa temave është jashtëzakonisht pa efekt. Me rëndësi është që politikanët të përvetësojnë ritmin e të folurit, të shfrytëzojnë fjali të shkurtëra me ndërtim të thjeshtë, me kushtëzime sa më të pakta dhe me fjalë të cilat shqiptohen dhe pranohen lehtë gjatë të dëgjuarit.

Te komunikimi televiziv me rëndësi jashtëzakonisht të madhe është mjeshtëria e komunikimit joverbal. Komunikimi joverbal ndikon kryesisht në nëvetëdijen dhe ka efekt të madh pozitiv se sa ai

Page 208: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

206

verbal. Vështirësitë gjatë sjelljes joverbale rrjedhin nga esenca e saj dhe nga interpretimi i tërësishëm, pavarsisht nga disa modele të përgjithshme kulturore dhe sociale. Problem serioz gjatë të kuptuarit dhe të interpretuarit të komunikimit joverbal janë dallimet ndërkulturore.

Komunikimi joverbal jep mundësi që të ndikohet nëpërmjet pamjes së jashtme fizike, gjesteve dhe pozitës së trupit.

Për t’i tejkaluar problemet me mungesën e informimit reflektues gjatë komunikimit audio-vizuel, përveç formave që i përmendëm të transmetimeve të drejtpërdrejta, shfrutëzohet edhe metoda e telemetriksit për matjen e interesit vizuel për emisionet e veçanta.

Viteve të fundit me zhvillimin e sistemeve komunikuese krijohen kushte plotësuese për zhvillimin e komunikimit politik. “Mediumet e reja” si video, televizioni kablovik dhe satelitor, telematika dhe shpërndarja e sistemeve globale të mediumeve e ndryshojnë tërësisht karakterin e komunikimit bashkëkohor.

Në Evropë, veçanërisht në Francë zhvillim të hovshëm po merrë telematika. Të gjithë qytetarët, të cilët janë përfshirë në sistem mund ta kërkojnë dhe ta shfrytëzojnë informatën që u intereson. Sistemi jep mundësi për komunikim të dyanshëm me kandidatët, e kufizon fushën e përhapjes dhe kërkon aktivitet nga ana e recepientëve. Në vitin 1986 dhe 1988 politikanët francez (Zhan Mari Li Pen, Zhan Lang Pier Zhuken etj.) formuan byro të posaçme për shërbime politike. Nëpërmjet tyre mund të shfrytëzohej gratis informacioni për programet dhe idetë e partive dhe të politikanëve. Sistemi i bënë të mundshëm dhënien e përgjegjeve konkrete dhe “komunikimin e drejtpërdrejtë” me kandidatët. Shfrytëzimi i këtij lloji të komunikimit kërkon njohuri të veçanta dhe kushton shtrenjtë për t’u prfshirë në rrjet. Ekzistojnë shtresa të tëra sociale dhe kulturore që i shmangen këtij lloji të komunikimit.

Page 209: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA ME MEDIUME

207

Mediatrajnimi

Ky ushtrim është apsolutisht i detyrueshëm. Kështu, për shembull,

De Gol nuk mban suza, nuk i lexon fjalimet e veta, nuk shikon në kamerë (mënjanohen përshtypjet se ai është i vjetër). Xhon Kenedi në vitin 1960 është kandidat i parë për president i cili merrte mësime të posaçme. Niksoni, pas disfatës së vet nga Kenedi media-trajnimit i kushtoi çdo ditë nga dy orë.

Këto ushtrime më shpesh i mbajnë drejtuesit më të popullarizuar televiziv, të cilët në mënyrë të pamëshirshme i vënë politikanët në “skarë”, si në aspektin e prezantimit të tyre, ashtu edhe në aspektin e përmbajtjes së diskursit të tyre.

Ekzistojnë dy lloj ushtrimesh: - ushtrime formale: në lidhje të drejtpërdrejtë me komunikimin

joverbal; - ushtrime themelore.

Ushtrimi formal

I pari ka të bëjë me prezantimin Pamja e jashtme: ka për qëllim të pengojë rrezikun që politikani të

prezantohet krejt ndryshe nga tipi mesatar i personaliteteve, ashtu si edhe nga politikanët tjerë.

Në disa raste kjo luftë e vërtetë e “Look-it” u lejon disa politikanëve të theksojnë disa aspekte të pamjes së tyre fizike, të cilat bëhen pjesë e figurës së tyre audivizuele. Teni i përhershëm i bronztë i Reganit, mustaqet e gjata të Valensës, njolla në ballin e Gorbaçovit.

I dyti, me veshjen Zakonisht këshilltarët preferojnë njëfarë “neutraliteti” me veshjen, e

kaltër, e përhimtë, kravata dhe këmisha të të njëjtës ngjyrë. Ngjyrat janë imponuar që nga koha e fotografisë jocilësore, por edhe sot i shmangen thjeshtë të bardhës e cila jepë reflekse ndaj lëkurës së fytyrës dhe lë përshtupje të përgjithshme të lodhjes dhe pamjes së keqe.

Ndonjëherë rekomandohet veshje e cila do ta fuste politikanin në kategorinë “moderne”.

Page 210: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

208

I treti me të mësuarit e teknikave klasike të të shprehurit Kërkesë themelore këtu është thjeshtësimi i fjalimit, si dhe i fjalorit

kryesor për debat, puna në parafrazime etj. Përpunohet edhe stili i tërësishëm i politikanit.

I katërti, me të mësuarit e gjesteve me vetëdije Këtu përvehtësohen gjestet kryesore, të cilat do ta theksojnë

esencën e fjalimit. Nuk rekomandohet, për shembull, bërja me gisht drejt kamerës, sepse paraqet agrsivitet. Ose e kundërta, rekomandohet të numërosh me gishtra, sepse të ndihmon të mbash mend e kështu me radhë.

Ekzistojnë dy boshte kryesore të kontrollit të gjesteve: - në raport me shikuesin – si të ndiqen kameratë, me qëllim që

gjithnjë të jemi në lidhje me shikuesin, dhe si t’i shmangemi paraqitjes me shpinë;

- në raport me diskursin - theksi klasik i fjalimit të përcillet me gjeste adekuate. Përveç kësaj duhet që gjestet klasike të harmonizohen me prezantimin televiziv - këtu gjestet janë krejtë të ndryshme nga ato të mitingjeve, për shembull, për shkak të këndeve të mëdha të incizimit.

- Ushtrimi themelor Ushtrime me çdo gjë për të cilat u bë fjalë në diskurs. Veçohen

problemet, përgatiten përgjegjet. Këshu e arrijmë spontanitetin e diskursit të politikanit, rekomandohet kompetencë dhe sinqeritet.

Dhënie e intervistave Para intervistës Relaksoni veten. Disa herë merrni frymë thellë dhe thoni, se do të

prezantoheni shkëlqyeshëm. Zvogëloni presionin. Shënoni disa pika kryesore, në të cilat dëshironi të përqëndroheni

dhe t’i spjegoni. Përsëritni në vetvete, që të ndjeheni të sigurtë. Shprehjet tuaja duhet të jenë të shkurtëra, të qarta dhe esenciale.

Përpiquni të gjeni se çfarë pyetjesh mund t’u parashtrojnë dhe paraprakisht përgatitni përgjegjet. Nëse keni mundësi, angazhoni dikend që ka njohuri rreth pyetjes që t’Ju bëjë intervistë para se ju të jepni intervistë për mediumet. Angazhoni dikend që t’ua parashtroj “pyetjen e vështirë”.

Page 211: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA ME MEDIUME

209

Mos u përpiqni që t’i mbani mend përgjegjet, sepse kjo është vetëm një lloj prove e cila do t’u jap mundësi të vendosni se si do t’u përgjigjeni pyetjeve të vështira dhe t’i ktheni në dobi personale, dhe njëkohësisht se si do të zvogëloni rrezikun që t’Ju gjenë të papërgatitur. Kjo gjithashtu mund t’Ju ndihmon të vendosni se si do të përgatiteni për intervistë.

Intervista- strategji themelore Silluni në mënyrë të natyrshme. Keni besim në vetvete dhe përgtituni mirë. Ju e njihni fushën tuaj

më mirë se çdonjëri, gjithashtu edhe nga gazetari. Kjo u bënë të ndjeheni me autoritet prandaj mos u frikësoni.

Përgjigjuni pozitivisht. Shmanguni përgjigjeve “pa koment”. Nëse nuk mund t’i përgjigjeni pyetjes së parashtruar spjegoni pse. Thoni: “Më vjen keq, por kjo çështje është në një procedurë në gjyq dhe unë nuk kam të drejtë për mendime në lidhje me këtë çështje në këtë moment”, ose diçka të ngjajshme. “Pa koment” për shumë njerëz do të thotë se fshihni diçka, gjë që e vë në dyshim besimin te ju.

Nuk jeni të dëtyruar t’i përgjigjeni çdo pyetjeje. Nëse nuk e keni përgjegjen, bëhuni të sinqertë dhe thoni “Nuk jam i sigurtë. Do ta provoj dhe do t’u përgjigjem”.

Kur jepni intervistë si përfaqësues i organizatës Ju asnjëherë mos flisni vetëm në emrin tuaj. Çkado që të thoni do t’i përshkruhet organizatës, pavarsishtë se do të shpjegoni se “Ky është vetëm mendimi im personal”. Përmbahuni fakteve dhe asaj që dëshiron ta shpreh organizata Juaj.

Mos bëni sikur mbroheni ose të silleni armiqësisht. Rrini me disponim pozitiv dhe shpirt të qetë kur i shqyrtoni temat e rënda. Mbani mend, kur flisni në televizion ose në radio ju i flisni çdo njeriu veç e veç, hyni në shtëpinë e tyre ose në automobilin e tyre. Silleni sikur jeni diçka siç ata duan t’Ju dëgjojnë.

Përpiquni atë që do ta thoni ta shprehni thjeshtë dhe në mënyrë të kuptueshme, ashtu që t’Ju kuptojnë edhe ata që nuk e kanë ditë atë që ju e shqyrtoni. Shmanguni përdorimit të zhargonit profesional, akronimeve dhe të ngjajshme që mund t’i habisë dëgjuesit dhe shikuesit tuaj.

Përgjigjuni në fillim shkurt, pastaj spjegoni dhe zhvilloni përgjegjen tuaj. Kjo do të përqëndronte interesimin e auditoriumit tuaj.

Gjithnjë theksoni esencën e asaj që doni ta thoni, pavarësisht nga përgjigjja.

Page 212: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

210

Përgjigjet tuaja duhet të jenë të shkurtëra. Një intervistë prej tre deri pesë minuta zakonisht shkurtohet në mënyrë drastike - në shumë raste ajo që përcillet është rreth 15 deri 30 sekonda (në lajme).

Nëse gazetari nuk ju ka shtruar pyetje të cilat ju mendoni se janë të rëndësishme ngrini atë në përgjegjen tuaj si pyetje e veçantë apo, kur e shihni se intervistës i ka ardhur fundi thoni: “Ekziston edhe një çështje tjetër e rëndësishme të cilën nuk e kemi arsyetuar...”.

Nëse niseni në drejtim të kundërt dhe nuk ju pëlqen përgjegja juaj përpiquni të nisni nga fillimi.

Shmanguni që të flisni “jozyrtarisht”. Gjatë intervistave televizive ose në radio, derisa kamera dhe pajisjet tjera për incizim punojnë asgjë nuk thuhet jozyrtare. Mos u besoni gazetarëve se nuk do t’i botojnë komentet tuaja jozyrtare. Nëse doni t’u jepni ndonjë informatë plotësuese, që nuk doni të publikohet ose transmetohet, e thoni atë para se të nisni intervistën, por megjithatë përpiquni që një gjëje të këtillë t’i shmangeni. Kur do t’i njihni disa gazetarë më mirë do të dini se kujt më vonë t’i besoni. Rregulla kryesore është, gazetarëve u thoni vetëm atë për të cilën nuk keni asgjë kundër që doni të shihet ose dëgjohet se po e thoni.

Drejtpërdrejtë Kur jepni intervista në radio ose në televizion silleni sikur jeni

drejtpërdrejtë nga momenti i fillimi i emisionit ose i paraqitjes së gazetarit deri në momentin kur do t’u thonë se emisioni përfundoi.

Kur do të përfundoni fjalën rrini pak pa lëvizur dhe ndiqni gazetarin derisa t’Ju thotë se intervista ka përfunduar.

Mbani qëndrim dinjitoz, kur do t’Ju parashtrojnë pyetje tronditëse ose kur gazetari do të sillet me agresivitet. Mos mbani qëndrim armiqësor në përgjigjen tuaj. Shprehni optimizëm dhe bindje, bëhuni të natyrshëm.

Shmanguni sqarimeve të gjera, të cilat e dekoncentrojnë vëmendjen apo të gjesteve të cilat përsëriten. Në studjo të radios përpiquni që mos të lëvizni me duar, që të mos shkaktoni zhurmë në mikrofon.

Si të visheni për intervistë televizive Vemendja duhet të përqëndrohet te ju dhe jo te veshja juaj:

- veshje njëngjyrëshe, e çelur për femra, e mbyllur për meshkuj;

- make-up i përditshëm për femra; - këmishë dhe bluzë me ngjyrë të përshtatshme.

Page 213: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA ME MEDIUME

211

Mos vishni gjatë intervistave televizive:

- veshje me material me vula ose lara të mëdha; - materiale të bardha dhe të zeza ose që shkelqejnë; - faculeta ose kravata ekstravagante; - stoli të zëshme (kjo ka të bëjë edhe për radio); - monedha nëpër xhepa (ka të bëjë edhe për radio); - stoli që shëndërrit, që e reflekton dritën; - cilindra me rrethe të gjerë; - syza të errta.

Kur intervista bëhet nga vendi i grevës, i demostratave ose mitingje-

ve të drejtuara nga organizata juaj, bluzat, kapuçet e organizatës suaj jo vetëm që duhet të jenë të përshtatshme, por paraqesin edhe një plotësim të ekspozesë suaj.

MBANI MEND, DO T’IA DILNI SHKËLQUESHËM! Ballë për ballë me kamerën televizive Edhepse kanali televiziv e organizon intervistën, ju jeni ai që e

diktoni atë. Parimet themelore të sqaruara në vazhdim do t’Ju ndihmojnë jo vetëm që të përgatiteni për intervistë, por edhe ta kontrrolloni.

1. Njihuni me natyrën e pyetjeve Mbase nuk do të keni mundësi të merrni listën me pyetje, të cilat do

t’ua bëjë reporteri para intervistës. Por, gazetarët e përgjegjshëm duhet t’Ju japin pasqurë të përgjithshme për temën të cilën do ta diskutoni. Mos hamendeni t’i pyesni.

2. Siguroni informata plotësuese Shumë drejtues televiziv kanë njohuri të përgjithshme. Ajo që ata e

dijnë për organizatën tuaj, të kaluarën e saj dhe qëllimet e saj me siguri është e kufizuar. Nuk është me rëndësi se a do t’i dërgoni informata plotësuese stacionit televiziv ose do t’i sqaroni shkurtimisht para intervistës, por sa më shumë informacione do t’i jepni gazetarit, aq më të mëdha janë gjasat për reportazh të mirë.

Page 214: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

212

3. Përgatitni planin tuaj Para se të nisë intervista shënoni dy pikat kryesore, në të cilat

dëshironi të përqëndroheni. Flisni për esencialen dhe përmbahuni temës.

4. Shqyrtoni pyetjet si tema Kur gazetari do t’Ju parashtroj pyetje të pakëndëshme, negative,

qasuni asaj si temë e përgjithshme dhe përqëndrohuni në aspektet pozitive. Për shembull, nëse pyetja është për përdorimin e mjeteve narkotike, mund t’i përgjigjeni duke e përqëndruar vemendjen tuaj ndaj të hollave të cilat sigurohen për t’i përkrahur përpjekjet për pengimin e narkomanisë.

5. Si të dukeni A, do tu pëlqejë ose jo, prezantimi Juaj në masë më të madhe varet

nga mënyra si dukeni dhe si flisni. * Mos u shtrini prapa, por rrini në mënyrë komote në karrigë. * Buzëqeshni. Kamerat televizive e bëjnë fytyrën tuaj më serioze. * Shikoni drejtuesin. Shikimi i papërqëndruar në parim ngacmon,

ndërsa para kamerës do të dukeni sikur nuk ndjeheni mirë ose sikur vetëm mbroheni.

* Qëndroni sikur të jeni të palëvizshëm. Merrni pozitë të përshtatshme para se kamera të nisë të punojë dhe përpiquni ta ruani atë pozitë. Mos u luhatni para–prapa dhe mos u rrotulloni.

* Rrini të qetë. Asnjëherë mos e shfaqni nervozën tuaj. * Para intervistës merrni disa herë frymë thellë dhe numëroni

ngadal në vetvete. 6. Shprehuni shkurt Shprehni qëndrimin tuaj shkurtë dhe përmbahuni atij. Koha

mesatare e zgjatjes së një citati në televizion apo radio është rreth 15 sekonda. Nëse nuk shpreheni shkurt, rrezikohet që shprehja juaj të shkurtohet ose redaktohet. Vërejtjet e tilla redaktuese të vëna jashtë kontekstit të ekspozesë suaj mund ta tjetërsojnë përgjegjen tuaj.

7. Bëni fjalimin tuaj interesant Përgjegjia thjeshtë teknike dhe e komplikuar nuk është përgjegje e

mirë. Gazetarët kërkojnë përgjigje jo të rëndomta, më interesante dhe jostandarde. Ofroni histori të shkurtër ose ndonjë hollësi interesante nga projekti që e përkrahni.

Page 215: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PUNA ME MEDIUME

213

8. Zgjidhni vendin Televizioni është medium vizuel: shfrytëzoni atë. Në vend që t’i bëni

intervistat ulur në byro, shkoni në atë vend që lidhet me bisedën, sepse duke folur mund të plotësoni mendimin tuaj – për shembull, kur flisni për vendin e ndotur të mjedisit.

9. Komente jashtë intervistës Komentet për të cilat ju konsideroni se do të mbeten vetëm midis

jush dhe drejtuesit, kanë shkatërruar aq fillestarë, se sa që u kanë ndihmuar. Asnjëherë mos thoni diçka për të cilën nuk do të ndiheshit komod po ta dëgjoni në lajmet e mbrëmjes.

10. Thoni atë që keni vendosur Nëse intervista është nga fundi, ndërsa ju ende nuk e keni ngritur

çështjen kryesore, bëhuni guximtar dhe i thoni gazetarit, se doni të thoni edhe diçka.

Page 216: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

214

FJALIMI POLITIK

Çdonjëri që mendon se është i aftë të mbaj fjalime dhe delë në

tribunë pa u përgatitur gabon. Mungesa e përgatitjeve paraprake shpesh shpie në dërdëllitje dhe deklarata pa përmbajtje.

Politikanët, të cilët sillen në mënyrë serioze ndaj politikës dhe seriozitetit të profesionit të tyre, gjithnjë i përgatisin fjalimet e tyre me vemendje të veçantë, edhe pse shpesh kanë folur lirisht. Xhozef Çemberlen njëri nga oratorët më të mirë të fjalimeve politike në Britani rreth kësaj shkruan:

“Masa analfabete mendon se ne i lëshojmë mendimet tona spontanisht - pa u përgatitur dhe pa u munduar. Në fakt e saktë është e kundërta dhe unë nuk di punë tjetër, e cila nga intenziteti dhe thellësia do të mund të krahasohej me përgatitjen e një fjalimi”.

Disa shembuj: Theodor Ruzvellt e mblidhte tërë materialin që kishte të bëj me

temën, e lexonte disa herë, këshillohej deri në momentin kur do të ndjehej i sigurtë në vlerësimin e tij. Pastaj i rrethuar me vërejtjet e veta, diktonte shpejt në stilin e tij, e korigjonte dorëshkrimin, diktonte edhe njëherë dhe e lexonte para miqëve duke kërkuar mendime jo për përmbajtjen, por për formën e fjalimit. Pas të gjitha këtyre ai i mbante fjalimet e veta lirisht. “Asgjë nuk e kam arritur pa u përgatitur mirë, pa punë të vështirë, pa ushtrime të pandërprera të vlerësimeve të mija dhe pa një planifikim serioz”.

Abraham Linkoln gjithashtu gjatë i përgatiste fjalimet e veta, me çrast i shënonte të gjitha mendimet dhe idetë që do t’i kujtoheshin dhe pastaj i vendoste në një korrnizë. Fjalimin e tij të njohur të Getinzburgut - dhjetë fjali, të cilat hynë në historinë amerikane dhe botërore - e ka përgatitur dy javë dhe deri në momentin e fundit shumë herë e ka ndryshuar.

Struktura dhe specifika e fjalimit politik

Mbase nuk tingëllon në mënyrë jo aq autoritative, por atë që të

gjithë e dijnë nga shkolla për tri pjesët themelore të një tërësie, vlenë

Page 217: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

FJALIMI POLITIK

215

edhe për fjalimin politik. Praktika tregon se më së mirë është që ai të ndërtohet mbi këto tri pjesë tradicionale me gjatësi përkatëse të kohës:

Pjesa përgatitore (hyrëse) (A) 15% Pjesa themelore (përmbajtja) (B) 70% Konkluzioni (C) 15%

Ky orjentim i përgjithshëm duhet të zbatohet në aspektin e qëllimit

tonë dhe të dëgjuesve. Mund të parasypozojmë fjalim të panshëm (referat), në të cilin i radhisim dhe i rregullojmë faktet dhe i lëmë konkluzionet e diskutimit dhe të mendimeve të disa dëgjuesëve. Nëse qëllimi i fjalimit tonë është që t’i bindim të tjerët dhe t’i drejtojmë ata, ta bëjmë të dridhet dëgjuesi, atëherë fjalimi duhet të jetë me tendencë, të përfundojë me thirrje, e cila do të jetë e qartë dhe mobilizuese. Në këto fjalime shpesh qëndrojmë në parimet e reklamave thjeshtë tregëtare. Në këtë kuptim është, për shembull edhe formula AIDA:

Attention (Kujdes) pjesa A Interesing (nxitje e interesit) pjesa B Desire (dëshira) Action (veprim) pjesa C

Sipas natyrës së fjalimit politik mund ta përdorim këtë strukturë

A Motivimi, prezantimi B Përshkrimi i situatës Qëllimi Shembuj për veprime: alternativa C Vendimi

Amerikanët shpesh shfrytëzojnë orjentim të drejtpërdrejtë ndaj

dëgjuesit A Ney (i drejtohet dëgjuesve) B You (për ty bëhet fjalë) Why (përse duhet të ndodhë (ose të bëhet diçka )

C What (çka saktë duhet bërë) Te fjalimi bindës me sukses mund të shfrytëzohet struktura

dialektike:

Page 218: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

216

A: Teza B: Antiteza (pikëpamjet vetiake) (pikëpamjet e hedhura

poshtë të kundërshtarit C: Sinteza

(Konkluzë e domosdoshme e cila mund të përfshihet edhe në kompromis)

Ekziston mundësia që gjatë fjalimeve më afariste dhe analitike

(referate) të shfrytëzohet edhe shema vijuese: A: Pikëpamja: ndriçimi i problemit B: Arsyeja: informatë e kthjelltë Ndjenja: njohtimi me brengosjen e dëgjuesit për problemin C: Dituria: Të përgjithësuarit dhe të përcaktuarit

e informatës Në fund t’i arsyetojmë ngjajshmëritë dhe dallimet ndërmjet dy

fjalimeve varësisht se a është qëllimi ynë t’i bindim dëgjuesit ose paraqitja e shpejtë e pikëpamjeve tona:

A Përse flas? Cila është detyra ime? A Si i qasem zgjidhjes së saj? B Si është situata? Si është situata? B Si duhej të ishte? Kend e brengos ajo? Si mund të sillemi? Ç‘pikëpamje ekzistojnë? C Ç‘duhet të bëj? Si është konkluzioni im? C Kuptohet, asnjë nga këta shembuj nuk u përgjigjet të gjitha rasteve

të mundshme. Nuk duhet thjeshtë t’i ndiqni, pa e patur të qartë qëllimin tuaj dhe tipin e dëgjuesve .

Ndërtimi i pjesëve të veçanta

Hyrja Mos e nënçmoni hyrjen! Ambicjet e dëgjuesve më të mëdha janë në

fillim. Mos i dëshproni ata! Së pari, që ta tërheqim interesimin e dëgjuesve për temën, duhet

shkurtimisht ta sqarojmë dhe ta prezentojmë qëllimin tonë. Kështu i jepni në fillim publikut tuaj nja dy tre minuta t’i përshtatet zërit tuaj, into-nacionit, pamjes suaj të jashtme. Njëkohesisht edhe ju keni nevojë për kohë: t’i adaptoheni sallës, t’i tejkaloni emocionet e para dhe frikën nga skena.

Page 219: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

FJALIMI POLITIK

217

Fillimi është urë ndërmjet jush dhe publikut. Duhet me sukses të zgjoni kurreshtjen e tyre.

Ja disa mënyra të mundshme se si ta filloni fjalimin tuaj: • Hyni drejtpërdrejtë në situatë: vendin, kohën, ngjarjen e mëpar-

shme, që lidhet me publikun ose me një pjesë të tij. • Filloni me shaka ose me barcoletë, por kini kujdes mos e

tepëroni! • Mund të shfrytëzoni ndonjë citat, por atë ta zgjidhni me kujdes

nga aspekti i publukut dhe i temës. • Mund të hyni drejtpërdrejtë në mënyrë të rryfeshme në temë,

duke shfrytëzuar numra dhe fakte në numër të konsiderueshëm. • Mund të shfrytëzoni edhe ndonjë përjetim tuajin që lidhet me

temën dhe me publikun. • Mund t’i drejtoheni drejtpërdrejtë publikut me (pyetje provokuese)

Pjesa themelore Kjo është pjesa esenciale e fjalimit. Në të i theksojmë idetë tona

themelore dhe i çojmë në vetëdijen e dëgjuesve. Gjatë përgatitjes së fjalimit tuaj duhet t’i kushtoni kujdes të veçantë

këtyre pyetjeve: 1. Cilat janë argumentet e mia? 2. Cili nga to është më bindës? 3. Në ç‘radhë t’i paraqes? 4. Në çfarë forme t’i prezantoj (të dhëna, shembuj)?

Me këtë rast për asnjë moment mos harroni të keni parasysh edhe

këtë: 1. Si është publiku? 2. Ç‘di ai për temën? 3. Ç‘vlerësime dominojnë te publiku për këtë temë?

Më mirë është që t’i zhvilloni idetë tuaja në atë mënyrë që publiku ta

ndjekë dhe ta ndjejë logjikën e fjalimit tuaj, ta çoni atë kah zbulimi i problemit, nëpër konflikte, duke kaluar te përpjekjet për zgjidhjen e tij deri te zgjidhja më e mirë.

Me rëndësi të posaçme është që të caktoni momentin kulmor në fjalimin tuaj, i cili duhet të mbetet në vetëdijen e publikut dhe t’i jap atij kuptimin themelor. Ai mund të jetë:

• argumenti juaj më i fuqishëm

Page 220: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

218

• zbulimi i fakteve të panjohura deri tani • qëndrimi i qartë dhe këmbëngulës gjatë krizës • mund të jetë edhe pauzë ose ndonjë gjest i caktuar.

Konkludimi Me të e spjegojmë dhe e veçojmë më esencialen. Një fjalim

konkludimi është mjaft me rëndësi. Atë që dëgjuesit do ta dëgjojnë në fund mbahet mendë më mirë. Zakonisht pyetjet dhe diskutimet lidhen me fjalitë e fundit. Në fund duhet lënë më të rëndësishmen dhe ajo të jetë e formuluar mirë. Shumë oratorë kanë vështirësi serioze me këtë pjesë të fjalimit, përfshirë edhe ata që kanë aftësi të shkëlqyer për t’i tërhequr dëgjuesit që në fillim. Ata sillen e sillën rreth temës dhe nuk mund të gjejnë kohë dhe vend që të bien në tokë.

Ja disa mënyra të mundshme se si ta përfundojmë fjalimin tonë:

• Kthehuni në fillim të fjalimit tuaj • Arsyetoni idetë kryesore në disa teza (deri në tri) • Nënvizoni idenë përfundimtare • Përmendni edhe iniciativat e propozimit tuaj dhe pasojat e

tyre negative • Thirrje për veprim të përbashkët • Propozim për kompromis • Vizioni për ardhmëri më të mirë • Dhuratë, kontribut, ndihmë (në rastet adekuate)

Fjalim i shkruar apo i pashkruar? Midis dy ekstremeve - të lexojmë së pari fjalimin ose t’i dorëzohemi

tërësisht inercionit të shprehjes sonë të bukur – çdokush duhet të gjejë vendin e vet përkatës. Për çdo rast nuk duhet harruar se ndërmjet fjalimit gojor dhe të shkruar ekziston dallim i madh. Fjalimi frymëzues i duartrokitur shpesh shkakton të qeshura, se sa kur do të paraqitet me letër.

Për shembull fjalimi më i njohur i Edmond Bërk për lirinë, i theksuar shpesh herë, nuk la asnjëhere përshtypje gjatë prezantimit të tij në parlament, ndërsa edhe ata që më vonë thirreshin në të dolën jashtë në koluare për shkak të bezdisë.

Politikani i mirë flet lirisht! Kjo do të thotë se ai e shpreh, e shqipton tekstin e vet, i cili është

formuluar më herët (ose është shkruar) ose pa e përdorur në tërësi ose

Page 221: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

FJALIMI POLITIK

219

në bazë të shënimeve të shkurta, që e përmbajnë strukturën kryesore të tekstit (që edhe rekomandohet).

Dëgjuesit duhet të mbeten me përshtypjen se flet ndokush, i cili e di se ç‘ëshiron, dhe di si ta shprehë atë. Dhe jo ndokush që nuk di të lexojë mirë. Këshilla e Kurt Tuholskit është: “Ndarje të qartë në kokë dhe nëse është e mundur më pak në letër”.

Posaçërisht me rëndësi është të dihet se sa më i madh të jetë iluzioni se fjalimi paraqitet spontanisht, me autocenzurë minimale, aq më i fuqishëm është ndikimi i tij psikologjik.

Fjalimi i thënë lirisht kërkon gjithashtu edhe përgatitje të vetë. Kurt Shumaher, lideri i pakontestuar i socialdemokracisë gjerma-

ne, pas luftës, me kujdes e përgatiste çdo fjalim të tij dhe nuk i llogariste aq shumë stolitë e shumta të tribunës. Bashkëpartiakët e tij tregojnë se gjithnjë para tij kishte dorëshkrime, por ai kurrë nuk lexonte kur mbante fjalim.

Xhon Kenedi, i cili gjathashtu me kujdes i përgatiste fjalimet e veta, i shfrytëzonte tekstet e shkruara vetë që të jetë i sigurtë dhe të orjentohej.

Për shumicën e politikanëve varianti më i mirë është ai mesatar - shfrytëzimi i teksit jo të gatshëm, por i shënimeve, të cilat e pëmbajnë strukturën kryesore të fjalimit dhe momentet e tij esenciale.

Para se t’i përgatisni shënimet tuaja duhet të keni një plan për përgatitjen e fjalimit tuaj, që do t’i përfshinte këto pesë hapa:

1. Titullin e saktë të temës 2. Qëllimin e fjalimit 3. Sqarime për të gjitha pyetjet që mund t’i kenë dëgjuesit rreth

temës përkatëse. 4. Futja e përgjegjeve të shkurta për ato pyetje 5. Kthimi në këtë bazë te detyra e parashtruar dhe paramendimi

i sërishëm i tyre.

Sjellja e oratorit përcaktohet sipas disa parimeve kryesore: 1. Të kuptuarit e motivimit - shkaqet dhe arsyet e veprimit. Pse

flasim? 2. Të përcaktuarit e dëgjuesve – të cilëve u janë drejtuar

aktivitetet. Kujt i drejtohemi? 3. Formulimi i qëllimit - ç‘dëshiroj të them? 4. Strategji dhe taktikë - parashikim, planifikim i veprimit dhe

mënyrat e arritjes së qëllimit të fjalimit.

Page 222: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

220

Strategjia lidhet me kërkesën e qëllimit të fundit. Taktika lidhet me aktivitetet dhe mënyrat e tejkalimit të peripecive të rrugës së qëllimit të fundit.

Është mirë që disa pjesë të shënimeve tuaja të jenë si tekst i plotë.

Kjo do t’Ju shpëton nga konfuzione. Kjo këshillë ka të bëjë me forcën e veçantë të hyrjes dhe përfundimit. Hyrja Teksti i plotë Pjesa themelore Tezat Idetë kryesore Teksti i plotë Konkluza Teksti i plotë

Fjalimi

Ç‘përmbajtje i përgjigjet më shumë konceptit tuaj? A e arrini qëlimin tuaj me argumente

QËLLIMI A e kanë të njëtin qëllim si ju edhe dëgjuesit? Edhe sa duhet që t’i bindni?

Sa dëgjuesit janë të njohur me temën? Çka nga tema e juaj u intereson dëgjuesve?

DËGJUESIT UNË A i njihni dëgjuesit? Si dëshironi të ndikoni te dëgjuesit?

TEMA Çfarë u intereson në këtë temë? A e njihni mirë memorien?

A e thoni atë që dëshironi ta arrini? Si ndiheni kur mendoni rreth qëllimeve?

Page 223: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

FJALIMI POLITIK

221

Sa kohë të flasim?

“Fillimin e fjalimit tuaj tani më e harruam, mjedisin e lamë anash dhe vetëm fundi na gëzon”. Kjo përgjigje spirituale e spartakëve në lidhje me fjalimin e gjatë të lodhshëm të deputetit nga Samosi, duhet të shërbejë si vërejtje për çdonjërin që është në sprovë të tepërojë me fjalimin e tij të shprehjeve të bukura. Njihet edhe një rast tjetër nga Parlamenti britanik, kur kryeministri e dëgjoi fjalimin e gjatë me sy të mbyllur dhe kur oratori përkatës e vërejti këtë, se kryeministri po dremiste, përgjegjia ishte: “Kisha dëshirë të flej”.

Ose vërejtja e Çerçilit në lidhje me kryeministrin Mekdonald: “Të gjithë e dijmë se s’ka asnjë tjetër me aq talent dhe me aq sasi të madhe fjalësh në një diskutim me sasi më të vogël të mendimit”.

Përvoja tregon se kur fjalimi e tejkalon kohën prej 20-30 minuatash, ai në të shumtën e rasteve kalon pranë veshëve të dëgjuesve. Pjesëmarrja në diskutim nuk duhet të kalojë 5-10 minuta.

Rregulla: Të mënjanohet çdo gjë që nuk shënohet në pasqyrën

rrjedhëse të mendimeve, pavarsisht se sa të bukura janë ato; çdo gjë që është e pakuptueshme ose kuptohet me vështirësi nga dëgjuesit. Fjalimi nuk mbahet për vetveten, por u drejtohet të tjerëve.

Ose siç është shprehur një profesor i njohur evropjan në të kaluarën:

“Fjalimi i mirë duhet t’i përgjigjet tri kushteve”: 1. Duhet të kesh se ç‘të thuesh; 2. Vetëm ajo të thuhet; 3. Menjëherë pas thënjes së saj të përfundojmë”.

Citate, aforizma, sllogane Në fjalimin politik shpesh është shumë e përshtatshme të

shfrytëzohen citate logjike. Ato duhet të jenë shprehje të arsimuara dhe juridite, por edhe të modestisë së oratorit.

Kenedi i cili shpesh shfrytëzonte citate në fjalimet e tij, gjithnjë kishte pranë vetes një futrollë me citate të përshtatshme për të gjitha rastet. Ndër to, për shembull, e gjejmë Danten (Vendi më përvëlues në ferr është caktuar për ata , të cilët rrinë indiferent gjatë kohës së krizës”) ose fjalën e urtë indiane “Ankohesha se nuk kam këpucë, gjersa e takova njeriun që nuk kishte këmbë”. Kërkimi i citateve ndonjëherë të shpie edhe në vulgarizma. Në kujtimet e veta bashkëpunëtori i afërt i Kenedit, Teodor Sjorensen, i cili i përgatiti atij shumë fjalime përmend se

Page 224: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

222

kur nuk mund të gjinte citat përkatës dhe mjaft të shkurtë për të përkrahur tezën e tij, ai i shpikte dhe ia përshkruante atë ndonjërit nga baballarët e Kushtetutës amerikane.

Njëkohësisht me rëndësi është t’i përmbahesh masës, që të mos merr efekt të kundërt - përshtupje të artificialitetit, të prepotencës, etj.

Zgjidhni citatet sipas pikëpamjeve të publikut, para të cilit mbani fjalim. Emri i atij që e citojmë duhet të përmendet. Mos shfrytëzoni citate shumë të njohura dhe frapante, kërkoni diçka origjinale. Mos e tepëroni me citate dhe aforizma. Ato janë si gurë i çmueshëm, vlera e të cilit është e madhe pse janë të rrallë dhe të japin kënaqësi vetëm me sasi të vogla.

Përdorimi i shpotisë, satirës dhe ironisë gjithashtu duhet të dozohet me sukses. Pa to, në fakt, një fjalim mund të mbetet i thatë dhe i papra-nueshëm për publikun. Kjo ka efekt veçanërisht gjatë diskutimeve, kur përdorimi i këtyre mjeteve është mjaft efektiv dhe e përfiton simpatinë e dëgjuesve. Kenedi për citate kishte një kartotekë me titullin “Humor”. Njëri nga mjeshtërit e pakalueshëm në këtë drejtim padyshim është Çerçili. Ja një rast. Gjatë një debati në parlament deputetja e njohur me konzervatizmin e saj Ledi Astor i bërtet Çerçilit, se sikur po të ishte martuar me të, do t’i futëte cijanid në çaj. Përgjegja e qetë e Çerçilit: “Nëse martohesha me ty atëherë do ta kisha pi çajin”.

Fjalimi paraelektoral Për dallim nga tipi tjetër i fjalimit politik, fjalimi paraelektoral gjithnjë

ka për qëllim ta bind publikun në dobi të një kauze ose programi dhe ta motivojë për veprim. Prandaj fjalimi paraelektoral ka specifikat e veta të cilat mund të përmblidhen, si vijon:

Elemente psikologjike Thekset janë orjentuar kah interesi i dëgjuesve

U drejtohet emocioneve të publikut Zgjedhja subjektive e rregullimit të argumenteve duke marrë

parasysh qëllimin e fjalimit Qëllimet e zakonshme të fjalimit paraelektoral janë:

• Të nënvizohen përparësitë e partisë suaj • Të zhvleftësohen programet e partive të tjera; • Të nënvizohen interesat e përgjithshme tuaja me ato të

popullsisë.

Page 225: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

FJALIMI POLITIK

223

Fjalimi i mirë paraelektoral i përshtatet auditoriumit. Në të shumtën e rasteve ky auditorium është heterogjen, prandaj nuk rekomandohet të orjentoheni vetëm në një pjesë të tij.

Nga ky aspekt me rëndësi të posaçme është që më parë të përga-titeni për këto pyetje:

• Ç‘mendim dominon te publiku? • Cili është qëllimi im? • Cilat janë argumentet e mia? • Si t’i paraqes ato? • Ç‘zgjidhje racionale të problemit ofroj? • Ç‘zgjidhje emocionale ofroj? • Çfarë kundërargumentesh mund të pres? • Si mund t’u përgjigjem?

Ja edhe disa këshilla në lidhje me fjalimin paraelektoral:

• Mos flisni shumë për dokumente dhe programe, por shfrytëzoni figura të qarta dhe shembuj me raste konkrete;

• Vendosni në mënyrë retorike ato pyetje, që janë temë për publikun;

• Informohuni për problemet specifike të publikut; • Mos fshihni dhe mos nënçmoni asgjë; • Mos premtoni diçka që nuk mund ta realizoni; • Mos u dalldisni pas hollësive; • Çka do që të ndodhë mos e shndërroni publikun në

armikun tuaj; • Mos u adaptoni në mënyrë konjukturale, rrini besnik

vetvetes.

Qëllimet dhe karakteri i fjalimit paraelektoral gjithashtu dallohen ndërmjet vete nga pikëpamja e rastit dhe auditoriumit. Ja disa shembuj më karakteristik:

1. Fjalimi para anëtarëve partiak gjatë zgjedhjes së kandidatëve Në këtë rast nuk është e domosdoshma ta bindni publikun në lidhje

me kauzën dhe politikën në tërësi. Duhet t’i bindni në raport me veten tuaj! Pas fjalimit tuaj dëgjuesit duhet të jenë të bindur se:

• vetëm me këtë kandidat do të fitojmë • kandidati ka nevojë për ata, që të arrijë sukses; • dëshirojnë të përfshihen aktivisht në betejën

paraelektorale.

Page 226: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

224

2. Fjalime para votuesve të përhershëm (elektorat stabil) Qëllimi në këtë rast është të gjithë të votojnë. Ky potencial duhet të

shfrytëzohet tërësisht. Porosia juaj duhet të jetë: Votoni! Kemi nevojë për votën tuaj!

3. Fjalim para votuesve të luhatshëm Në këtë rast duhet t’i bindni si me programin tuaj, ashtu edhe me

personalitetin tuaj. Tregoni se jeni i sinqertë dhe tolerantë. Dëshmoni se jeni të informuar mirë. Mos i nënçmoni konkurentët tuaj. Distancohuni nga ata të për-

mbajtur, merrni seriozisht argumentet e tyre dhe asnjëherë mos i konsideroni të marrë.

Në sytë e votuesve duhet të dukeni kompetent dhe simpatik.

Mbajtja e fjalimit

Në fillim, deri sa ju nuk i keni përvetësuar shkathtësitë profesionale dhe nuk keni përvojë, ushtroni fjalimin tuaj. Zgjidhni kohën dhe vendin që të mos u pengoj askush dhe duke ndejtë sikur u drejtoheni dëgjuesve, përpiquni ta mbani fjalimin tuaj. Rekomandohet që të provoni para pasqyrës, që të shihni se si qëndroni, se sa janë të lira dhe të lehta lëvizjet tuaja.

Dëgjoni zërin tuaj. A bëni pauza. Kur duhet të merrni frymë, si ta zvogëloni shtangien, si t’i përmblidhni mendimet tuaja? A i veçoni fjalët më të rëndësishme? A mund ta zbuloni në këtë rast lodhjen?

Oratori duhet të ketë kujdes për sjelljen, e cila i siguron kontakt me auditoriumin. Një gjë e tillë në masë të madhe lidhet me besimin, që ai e shkakton te dëgjuesit me vetë praninë e tij, falë cilësive të tilla, siç janë kompetenca dhe angazhimi, sinqeriteti dhe çiltëria, ndjenja për energji pozitive, për rrezatim dhe emocione.

Me rëndësi të madhe është edhe tipari individual i oratorit i cili e veçon atë si personalitet. Ky individualitet mund të shkaktoj në vetvete lidhje emocionale me auditoriumin, të shkaktojë disponim dhe të formojë prezantim të këndshëm.

Strategjia fillon me krijimin - shkruarjen, skicën, paramendimin e tekstit, ndërsa taktika kryesisht lidhet me prezantimin e tij. Në Strategji kryesori është teksti. Kompozicioni i tij, mund të çrregulohet sipas qëllimeve të oratorit. Kështu që ai krijon më shumë mundësi pragmatike për harmonizim me nevojat e auditoriumit ose me specifikat e temës.

Page 227: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

FJALIMI POLITIK

225

Çdo strategji komunikuese ka përparësi të veta dhe kërkon kushte të veta:

- Sulm fillestar - e kalit vemendjen, por kërkon dinamikë të shtuar dhe intenzitet në tekst gjatë gjithë veprimit të fjalimit, që të mos humbet interesimi fillestar. Kërkon angazhim të madh, masë më të madhe të energjisë së sjelljes;

- Rritje graduale të angazhimit - jep mundësi për pranim sa më të plotë, por kërkon nga oratori ndjenjë të saktë për ritmin dhe kohën absolute të gradacionit.

- Sulmi final - kërkon aktivitet më të madh energjetik para fundit.

Kur do t’ju japin fjalë qëndroni qetë në vendin tuaj në tribunë. Vendosni kontakt vizuel me auditotiumin gjatë gjithë fjalimit. Mos e harroni asnjë nga dëgjuesit. Nëse keni frikë se diçka mund t’Ju shpëtojë, mbani në dorë një letër të vogël me disa qëndrime themelore të shkruara me shkronja të mëdha. Por pa ndonjë nevojë të madhe mos e shihni atë. Flisni me zë më të lartë, se sa mendoni se duhet sipas mendimit tuaj. Atëherë kumbimi i zërit do të jetë i mjaftueshme. Mos u shqetësoni për atë se si kumbon zëri, si dukeni Ju, harroni përvojën personale. Koncentrohuni në të vetmin qëllim - mendimet Tuaja të arrijnë te dëgjuesit.

Fshehtësia esenciale e fjalimit të mirë që thuhet lirisht qëndron në diçka që mund ta quajmë “fjalim-mendim”. Duhet të jeni në gjendje të shprehni para publikut një ide por njëkohësisht të formuloni mendimin që vjen. Duhet të flisni dhe të mendoni, por jo vetëm që ta kontrrolloni dhe vlerësoni atë që e thoni në moment, por edhe atë që do ta thoni pastaj. Kjo mund të behet vetëm atëherë kur e keni paramenduar dhe përgatitur mirë fjalimin tuaj, kur u bëni ballë porblemeve.

Nga ana tjetër, në këtë pozitë do të keni sukses vetëm nëse edhe në fjalimin e gjatë (veçanërisht gjatë diskutimit) silleni ashtu si në bisedë të rëndomtë. I paraqisni bindshëm idetë, informatat, mendimet me qartësi, ashtu që mund t’Ju kuptojë bashkëbiseduesi juaj. Nuk është me rëndësi që unë t’i kuptoj, sepse edhe ashtu i di gjërat, por të më kuptoj ai që i flas.

Si të arrini vetbesim?

Duke dalë para auditoriumit, mos kini frik nga asgjë, se është frikë e

brendëshme. Të ndjeni shqetësim dhe emocione para paraqitjes së fjalimit është gjë e natyrshme dhe normale. Kjo do të thotë se me të vërtetë dëshironi të prezentoheni mirë. Shqetësimi i tepërt mund të jetë edhe shkatërrues. Aktorët dhe oratorët e njohur e pranojnë se gjithnjë

Page 228: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

226

janë nervoz ose kanë frikë para se të dalin në skenë. Por si duket kjo frikë nuk u pengon. Pasi t’Ju kalojnë emocionet që ju kanë përfshirë, do të ndjeni lartësim fizik dhe moral dhe do ta kryeni detyrën tuaj më mirë, se sa po të mos kishit pasur emocione para kësaj.

Praktika e pandërprerë në paraqitje publike është mjeti më i mirë kundër emocioneve dhe frikës.

Ja si mund t’i kontrrolloni emocionet tuaja dhe realizoni “prezan-time” të sukseshme, impresionuese:

• Sqaroni shkakun e frikës suaj; • Studjoni hapsirën ku do të flisni; shkoni më herët, shetisni nëpër

podium, flisni në mikrofon dhe shfrytëzoni mjetet kontrrolluese; • Prezantohuni auditoriumit, përshëndesni ndonjë dëgjues kur

është duke ardhur, se më lehtë është të flasish para një grup miqë se sa para një grupi të personave të panjohur;

• Mendoni sikur askush nuk dëshiron të fyej dhe se dëgjuesit tuaj kanë qëndrim miqësor dhe ju dëshirojnë sukses. Auditoriumi do që ju të jeni interesant, t’i nxisni ata, t’i informoni dhe argëtoni. Ata nuk duan që të mos kesh sukses;

• Dilini plotësisht i përgatitur. Do të keni arsye të jeni të shqetësuar, nëse menjëherë pas paraqitjes vazhdoni t’i shihni shënimet tuaja. Të jesh gadi, do të thotë ta kesh përpunuar temën dhe ta kesh ushtruar. Kjo do t’u ndihmojë që duke qëndruar para auditoriumit të mos shqetësoheni as për përmbajtjen, as për fjalët. Nëse nuk e njihni materialin ose nuk ndjeheni komod me fjalimin, emocionet tuaja do të shtohen. Bëni ushtrime dhe nëse është e nevojshme përpunoni materialin që të jeni të qetë se është në harmoni me mendimet tuaja;

• Ruani pamjen e njeriut të besueshëm. Pamja e besueshmërisë ndikon te dëgjuesit. Nëse i bëni të besojnë në mundësitë tuaja, atëherë edhe te Ju do të vijë ndjenja e besimit;

• Prezantohuni sikur e paraqitni fjalimin. Paraqituni sikur flisni me zë të fortë, të qartë bindës. Nëse paraqiteni sikur do të keni sukses, me të vërtet do të keni sukses;

• Sipas nevojës, para se të nisni fjalimin bëni disa frymëmarrje të thella dhe nxirrni fortë frymën që të liroheni nga shtangja;

• Keni kujdes sidomos për shënimet hyrëse; • Nëse i jepni nxitje që në fillim për të shpejtuar, nervoza e juaj

gjatë ekspozesë do të shtohet; • Bëni pauza aq shpesh sa mendoni se duhet; • Mos u shqetësoni, nëse rastësisht gaboni. Dëgjuesit nuk do t’i

japin kësaj aq rëndësi, nëse ju nuk do të habitenit. Mos kërkoni falje. Nëse e shprehni shqetësimin tuaj dhe nëse kërkoni falje për çfardo qoftë

Page 229: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

FJALIMI POLITIK

227

problemi të fjalimit Tuaj, mund ta tërhiqni mendimin e auditoriumit ndaj diçkaje që nuk e keni vërejtur;

• Përqëndrohuni te porosia, jo te mjedisi. Mos i kushtoni kujdes emocioneve tuaja, por përqëndrohuni te porosia dhe auditoriumi i juaj. Emocionet tuaja do të largohen;

• Sundoni frikën nëpërmjet veprimit. Veproni si fudbollist, i cili i sundon emocionet para fillimit nëpërmjet lëvizjeve energjike;

• Keni parasysh - do të mësoheni përmes përvojës dhe gabimeve.

Këshillat e Aristotelit

Mjeshtria e oratorisë është lidhur ngushtë me emrin e Aristotelit dhe punimin e tij “Retorika”, në të cilin ai i shënon bazat themelore të mjeshtrisë së të folurit:

“Sepse janë tri pyetje, të cilat duhet të diskutohen nga pikëpamja e fjalimit: së pari - në çfarë burimesh mbështeten dëshmitë; së dyti - stili, dhe së treti - si duhet t’i rradhisim pjesët e fjalimit”.

“Dëshmitë nëpërmjet fjalimit janë prej tri llojesh: disa gjenden në karakterin e oratorit, të dytat - në aftësinë e tij ta bëj dëgjuesin me disponimin e njohur dhe së treti - në vetë fjalimin, në rëndësinë e tij për të dëshmuar ose të duket se dëshmon”.

“Fjalimi është bindës atëherë kur do ta paraqesë të vërtetën reale ose të duket si reale në bazë të së vërtetës veç e veç të çdo sendi”.

Tani është rradha të themi diçka për stillin, sepse nuk mjafton vetëm të kemi se çka të flasim, por duhet ta themi atë ashtu si na përshtatet neve, dhe kjo kontribuon që fjalimi ynë të duket karakteristik”.

“Si gjë e parë është ajo se prej nga sendet të kenë bindshmëri, në vend të dytë është disponimi i tyre sipas stilit, e treta që ka forcë të jashtëzakonshme - mjeshtëria aktoreske... Ajo përbëhet nga përdorimi i zërit, në aspektin e përdorimit të tij gjatë të gjitha ndjenjave, për shembull, kur të jetë i fuqishëm, i ulët ose mesatar dhe si ta përdorim intonacionin”.

Duhet t’i shfrytëzojmë metaforat e disa sendeve të afërta, por jo të atyre që dihen... Nëse themi se kërbishtja dhe kryqat janë diçka të njëjta, dhe të dyja janë të njëjta, por dallohen për “pjesën e tyre të sipërme dhe të poshtme”... Shumë mendime të mbrehta janë si rezultat i metaforave dhe dalin nga mashtrimi. Krahasimet e vlerave në njëfarë mënyre janë metafora (njeriu shkurtpamës është memzi si një lampë drite)”.

“Nuk duhet harruar se ... nuk është stil i njëjtë si i fjalimit të shkruar ashtu edhe i atij të deklamuar, si i fjalimit në parlament dhe në gjyq”.

Page 230: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

228

“Fjalimi ka dy pjesë: është e nevojshme të thuhet se për çka bëhet fjalë dhe pastaj të jepen dëshmi: sepse është e pamundur të mos dëshmojmë, kur diçka do të themi. Sepse ai që dëshmon, dëshmon diçka, ndërsa ai që ka thenë diçka më parë, e ka thënë për ta dëshmuar”.

“Hyrja është fillimi i fjalimit, siç është prologu në poezi dhe prelidiumi në pjesën për flautë... Hyrja në fjalim është treguese e përmbajtjes, që të dijnë degjuesit se cila është përmbajtja dhe të mos enden poshtë e lartë - sepse e padefinuara të obligon... Hyrjet bëhen nga këto burime: nga lëvdata, nga mosmiratimi publik, nga nxitja, nga bindja, nga ajo që i drejtohemi dëgjuesit. Funkcioni më i domosdoshëm dhe tipik i fyrjes është që të spjegojë se cili është qëllimi që e ndjek fjalimi. Prandaj, nëse puna është e shkurtër dhe e qartë nuk duhet përdorur hyrje”.

“Përveç kësaj, detyra për të sprehur vemendjen e dëgjuesve është e përbashkët për të gjitha pjesët e fjalimit”.

“Argumentet duhet të kenë forcë dëshmuese. Gjatë fjalimit pjesa më e madhe që e përcakton ndikimin, që i përcakton veprimet si të mira dhe të dobishme është gradacioni. Këtu faktet duhet të shkaktojnë besim... Në fjalimet politike mund të kontestojmë diçka kur do të themi se asgjë nuk do të ndodhë, ose ajo që e themi do të ndodhë, por nuk do të jetë e drejtë ose nuk do të jetë e dobishme, ose nuk do të jetë me aq rëndësi. Duhet mbajtur llogari mos vallë kundërshtari futë mashtrime te diçka që është jashtë çështjes që diskutohet - ajo ka formën e dëshmisë se ai gënjen edhe për gjërat tjera. Zbatimi i shembujve është mjaft i dobishëm për fjalimin politik”.

“Kur bëhet fjalë për parashtrimin e pyetjeve, më e logjikshme është ta bësh atëherë kur kundërshtari e ka thënë ... pikpamjen e tij armiqësore, kështu që i shtojmë vetëm edhe një pyetje që të dal në pah marrija e tij”.

“Rast i dytë i pyetjes është, kur një supozim duket qartë, ndërsa tjetri publikisht na jep kundërshtari. Kur të infomohemi me një supozim, nuk duhet të pyesim për atë që duket haptasi, por ta themi konkluzionin tonë”.

“Pyetje shtrojmë gjithashtu kur duam të tregojmë se kundërshtari flet gjëra kontradiktore ose paradoksale”. Në raste të tjera nuk duhet të përqëndrohemi në pyetje, sepse nëse kundërshtari u përgjigjet, do të krijohet përshtypja se ai e sundon gjendjen. Ndërsa nuk kemi mundësi t’i bëjmë shumë pyetje për shkak të dobësisë së dëgjuesit”.

“Dhe duke konkluduar, nëse konkluzioni shkakton pyetje duhet të theksojmë edhe shkakun për të”.

Page 231: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

FJALIMI POLITIK

229

Për çështjen e shpotive... Duhet ta shkatërrojmë seriozitetin e kundërshtarëve tanë nëpërmejt mahive, ndërsa mahitë e tyre - nëpërmjet seriozitetit”.

Konkluza përbëhet prej katër momenteve: së pari, ta bëjmë të disponuar dëgjuesin me qëndrim miqësor ndaj nesh dhe me qëndrim armiqësor ndaj kundërshtarit, së dyti - ta ngrejmë lartë dhe ta vlerësojmë; së treti - ta shpiejmë dëgjuesin te ndjenjat përkatëse; se katërti - ta përkujtojmë esencialen. Dhe pasi kemi dëshmuar se e flasim të vërtetën, ndërsa kundërshtari - gënjen, është e natyrshme që të lartësojmë, të akuzojmë, dhe t’i bëjmë goditjet e fundit me çekan...”.

Page 232: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 3. KOMUNIKIMI POLITIK

230

Page 233: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

231

Kapitulli 4

FUSHATA PARAELEKTORALE

Page 234: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4 FUSHATAT PARAELEKTORALE

232

Përgatitja dhe mbajtja e fushatave paraelektorale është aspekt i

ndërlikuar dhe shumëkuptimshëm. Ky proces kërkon njohje të shumta të sistematizuara, sukses në punë ekipore, disiplinë të jashtëzakonshme dhe sigurimin e burimeve. Nëse u hedhim një sy fushatave gjatë dhjetë vjetëve të fundit do të vërejmë se të paktën asnjë nga këto kërkesa nuk kanë ekzistuar. Për fat të keq numri më i madh i anëtarëve partiak dhe i kandidatëve e kanë nënçmuar nevojën e përgatitjeve të paramenduara të zhvillimit të fushatave por janë bazuar vetëm në përvojat e tyre perso-nale. Në të shumtën e rasteve kjo shpie të bëjsh gabime serioze – shpenzimin e mundit të kotë, shpenzim joracional të mjeteve, demotivi-min e kuadrit dhe të vullnetarëve dhe në instancë të fundit rezultate të këqia gjatë zgjedhjeve. Për të tejkaluar këtë do të përpiqemi t’i prezan-tojmë pikat kryesore, radhitjen dhe lidhshmërinë reciproke në procesin e tërësishëm elektoral në bazë të përvojës sonë dhe të huaj.

Mbani mend! Fushtata paraelektorale e çdo partie nisë ditën tjetër pas përfundimit të zgjedhjeve të përparshme. Nëse zgjedhjet janë plotë pas 12 muajsh kurse ju ia nisni pikërisht atëherë organizimit të fushatës suaj do të jetë vonë.

PËRGATITJET PËR FUSHATË PARAELEKTORALE

Periudha përgatitore e fushatës kërkon kohë dhe përfshinë

përpunimin e hollësishëm të nëntë elementeve kryesore të fushatës suaj.

1. Puna e parë në të cilën duhet të angazhoheni është hulumtimi demografik i rajonit elektoral dhe analiza e zgjedhjeve të mbajtura viteve të fundit. Shtabi elektoral dhe kandidati duhet të kenë informata jashtë-zakonisht të sakta dhe objektive për situatën demografike në rajonin elektoral. Të dhënat për popullsinë në rajon, mosha e saj, përkatësia etnike dhe religjioze, mënyra e jetesës e tjerë, janë me rëndësi të jash-tëzakonshme gjatë përcaktimit të strategjisë së fushatës. Me rëndësi të posaçme është edhe analiza e rezultateve të zgjedhjeve të mëparshme,

Page 235: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PËRGATITJET PËR FUSHATË PARAELEKTORALE

233

disponimet konstante dhe paradispozitat ndaj votimit për njërën apo forcën tjetër politike.

2. Në vend të dytë vjen hulumtimi i disponimit shoqëror. Të dhënat e këtij hulumtimi janë vendimtare gjatë përcaktimit të problemati-kës kryesore në strategjinë dhe platformën elektorale. Në këtë bazë zbatohen edhe praktikat e fushatës. Rezultatet e hulumtimit të mendimit shoqëror paraqiten si shumë të rëndësishme për kandidatin në zgjed-hjen e temës së diskutimit dhe të orjentimit ndaj grupeve të zgjedhësve. Që të bëhet analizë e saktë e të dhënave të hulumtimit të mendimit pu-blik me rëndësi është që të kemi edhe rezultate të hulumtimeve demo-grafike. Në fushatat bashkëkohore paraelektorale çdo veprim kërkohet në bazë të studimit kompetent dhe të gjithanshëm të disponimit të sho-qërisë. 3. Element tjetër i rëndësishëm, nga i cili varet suksesi në luftën paraelektorale është strategjia e fushatës paraelektorale. Çështjes së zgjedhjes së strategjisë do t’i kushtojmë më tepër kujdes pak më vonë.

4. Nuk ekziston fushatë e mirë pa planifikim preciz të buxhetit financiar. Politika është mjeshtëri e shtrenjtë. Në kohën e sotme që të jeshë konkurent i aftë është e domosdoshme të keshë burime adekuate financiare. Fshehtësia e suksesit, në fakt, fshihet në ndarjen precize dhe efektive të mjeteve. Planifikimi i drejtë është i mundshëm atëherë kur është përcaktuar taktika dhe është bërë llogaria se çfarë burimesh janë të domosdoshme për realizimin e strategjisë. Që të mos kemi deficit të mjeteve menaxherët me përvojë të fushatave paraelektorale përpiqen të përpunojnë dy ose tri varijanta të buxhetit. Buxheti i parë përgatitet sipas programit në maksimum dhe i përfshinë të gjitha idetë dhe qasjet taktike, që i ofrojnë organizatorët e fushatës. Varianti i dytë i buxhetit planifikohet në bazë të mjeteve minimale të nevojshme për mbajtjen e fushatës. Më shpesh në veprim vjenë i ashtuquajturi buxheti mesatar, që është njëfarë kompromisi ndërmjet minimum programit dhe maksimum programit.

Përpilimi dhe planifikimi i buxhetit i përfshinë jo vetëm mjetet financiare për sigurimin e aktiviteteve të ndryshme, por edhe burimet njerëzore dhe hapsinore. Ja pse, pjesa e këtij procesi paraqet përgatitje të kalendarit të fushatës ose planin e përfitimit të ekzekutuesve dhe të vullnetarëve, duke përfshirë edhe qëllimin dhe përfitimin e tyre. Jemi të detyruar të mbajmë mend se burim i vetëm i pakthyeshëm me të cilin punojmë është koha. Mjete dhe njerëz plotëues mund të gjejmë, por kohën s’mund ta kthejmë.

Page 236: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

234

5.Puna me mjetet e informimit publik është element i veçantë

nga aspekti i përpunimit të imazhit përkatës të kandidatit tonë. Realizimi dhe mbajtja e kontakteve me mas-mediumet nuk është e lehtë, por është punë delikate. Në nivelin qendror ose lokal, bashkëpunëtorët e mjeteve të informimit publik nga esenca e vet janë unikat, me cilësi të veta specifike. Detyrë e bashkëpunëtorëve për kontakte me mediume është të takohen me gazetarët, t’i studjojnë kriteret e tyre të punës, ta prezantojnë kandidatin e tyre sa më mirë që është e mundur dhe t’u përmbahen në mënyre strikte planit ndaj mediumeve. E gjithë kjo, por plus edhe qasja dhe profesionalizmi nga ana e kandidatit do të garantoj të shprehurit adekuat dhe të hollësishëm të fushatës. Parimi kryesor që duhet ta dinë dhe që duhet t’i përmbahen bashkëpunëtorët e mediume-ve të shtabit dhe të kandidatit është: “Puna e zagetarit është që të infor-moj. Puna e kandidatit dhe e shtabit është që t’i përgatisë informacio-net”. Në tekstin e mëposhtëm do të flasim ende për punën me mediu-met.

6.Reklama paraelektorale është element strategjik, e cila pëfshinë

dy komponente kryesore - reklamën elektronike dhe materialet e shtypura. Me reklamë elektronike nënkuptohet reklama në televizion dhe në radio. Reklama e shtypur përfshinë zgjedhjen e tërësishme të materialit të shtypur dhe letrat e zgjedhësve. Përpunimi dhe relizimi i reklamës kërkojnë domosdo ekspert në shtabin paraelektoral, i cili do t’i përgjigjet këtij elementi taktik. Të mos harrojmë, se reklama joprofesionale lehtë shndërrohet në anti-reklamë dhe se të gjitha mjetet e komunikimit me zgjedhësit duhet qartë t’i transmetojnë porositë e fushatave dhe të ndjekin stategjinë në mënyrë strikte.

7.Puna me zgjedhësit është element i ndërlikuar dhe i vështirë nga

aspekti i përcaktimit të rrekjeve teknike që të arish te zgjedhësit. Zakonisht për përcaktimin dhe përgatitjen e programit të kontakteve me zgjedhësit është i nevojshëm një konsultant profesional për ekipin e shtabit, i cili e siguron këtë program.

8.Identifikimi dhe planifikimi i zgjedhësve janë elemente që

shpeshë nuk përfillen nga ekipat e shtabeve paraelektorale. Vlerësimi i drejtë dhe i saktë i planifikimit të numrit të zgjedhësve, që nevoiten në rajonin elektoral, japin mundësi për monitoring të përhershëm të rrjedhës së fushatës sonë dhe korigjimet e nevojshme, ndërsa përveç kësaj i motivon bashkëpunëtorët e shtabit dhe vullnetarët që punojnë për ne.

Page 237: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE

235

Në këtë pjesë të fushatës gjithashtu më vonë do t’i kushtojmë vemendje plotësuese.

9.Sigurimi i ditës së votimit është element i fundit që lidhet

ngushtë me identifikimin dhe planifikimin e zgjedhësve tonë, sepse pa sigurim të zgjedhësve para kutive të votimit çdo gjë shndërrohet në humbje të pastër të mjeteve dhe kohës. Me siguri mund ta përcaktojmë si moment kritik të fillimit të zgjedhjeve.

Çdonjëri nga këto nëntë elemente është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe nuk duhet të mospërfillet. Megjithatë nëse hymë më thellë në këtë kompleks do të vërejmë se strategjia e fushatës është ai element në të cilin përqëndrohen lidhjet e të gjitha të tjerave. Hulumtimet janë të domosdoshme për t’u përcaktuar strategjia e drejtë. Plani financiar bazohet në domosdonë e sigurimit të mjeteve të nevojshme për kryerjen e strategjisë. Mjetet e informimit publik, kontaktet me zgjedhësit dhe planifikimi organizues e realizojnë lidhjen ndërmjet strategjisë, figurës së kandidatit dhe “lartmadhërisë së tij” votuesit.

STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE

Elementet themelore

Para se t’i rrekemi marrjes së ndonjë vendimi për të arritur fushatë

të suksesshme dhe me qëllim të fundit – t’i fitojmë zgjedhjet, është e nevojshme t’i formulojmë hapat e rëndësishme strategjike në fushatën politike. Politikanët dhe konstultantët me përvojë për mbajtjen e fushatës u rekomandojnë kandidatëve dhe menaxherëve të bëjnë një harmonizim me disa qëndrime klasike. Ata paraqesin boshtin e strategjisë elektorale. Nuk është e domosdoshme që çdonjëri nga këto qëndrime të përpunohet hollësisht dhe të shfrytëzohet në strategji. Kjo varet nga specifika e sistemit politik në një vend të caktuar, nga lloji i fushatës, nga specifika e ligjeve elektorale, nga specifikat e disponimit shoqëror etj. Ne do të shqyrtojmë më gjerësisht një pjesë të këtyre pikave kryesore, duke pasur parasysh zbatimin e tyre sipas kushteve dhe disponimit në Bullgari, ndërsa të tjerat vetëm do t’i shënojmë. Në radhë të parë, duhet të merremi vesh. Elementet strategjike duhet të

Page 238: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

236

formulohen në formë të shkruar dhe të jenë në formë të shkurtë dhe të saktë. Pas harmonizimit të strategjisë bëhet plani i hollësishëm i fushatës në formë të shkruar. Në këtë plan është e domosdoshme të përfshihen të gjitha veprimet taktike në raport me kohën. Ekziston rreziku nëse elementet e posaçme taktike nuk shkruhen në linjën e strategjisë, ajo të shkatërrohet. Në planin tonë të gjitha veprimet taktike duhet të përpunohen detajisht, të përcaktohet saktë qëllimi i çdo qasjeje, ashtu si është shkruar në synimin kryesor strategjik dhe koha e realizimit konkret. Çelësi i suksesit qëndron te disiplina. Nëse Shtabi i fushatës ka disiplinë dhe frymë të lartë, i kryen në mënyrë strikte elementet taktike dhe nuk i shmanget strategjisë së miratuar, fushata do të jetë e sukseshme.

Të ndalemi në pikat e veçanta të strategjisë.

1. Përdorimi i përkatësisë partiake Përdorimi i përkatësisë partiake lirisht mund të thuhet qëndrim

pikënisës i strategjisë sonë. Para se t’i hyjmë marrjes së vendimeve se a do të përfshihet fuqishëm ky qëndrim në strategjinë paraelektorale është e domosdoshme t’i japim përgjegje disa pyetjeve nga dy aspekte.

Nga aspekti arganizativ-teknik:

• a e kemi partinë të formuar si sistem unik në strukturat tona organizative politike me mekanizma të ndërtuara të brendshëme partiake, që e bëjnë të mundshëm funkcionimn e saj?

• a është formuar shtabi paraelektoral kombëtar (kur do të formohet dhe cilat janë kompetencat e tij?)

Keni kujdes!!! Pjesa më e madhe e pyetjeve praktike në lidhje me

fushatën paraelektorale kërkojnë zgjidhje të shpejtë, të saktë, dhe kategorike në kuadër të shtabit të formuar kombëtar paraelektoral (SHPK). SHPK duhet t’i jepen kompetenca t’i zgjidhë në ecje e sipër të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fushatën.

Identifikimi politik dhe ndikimi i partisë • Si është identifikimi ideo-politik i partisë sonë? • Ç‘rezultate arrin tradicionalisht partia në zonën e caktuar elektorale? • Si përfaqësohet partia në pushtetin vendor? • Si është prezantimi i partisë në parlament, e tj.

Ky moment strategjik duhet të përfshihet fuqishëm atëherë, kur partia së cilës i takon kandidati, e ka përkrahjen e numrit të

Page 239: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE

237

konsiderueshëm konstant të zgjedhësve. Kur ekzistonë një situatë e këtillë njëra nga detyrat e shtabit është t’i “informojë” zgjedhësit e vet, se ky kandidat e përfaqëson, në radhë të parë këtë parti e pastaj le t’i orjentoj përpjekjet te zgjedhësit potencial. Në rastet kur partija ka fituar zgjedhjet e mëparshme në mbi gjashtëdhjetë përqind dhe nuk ka përjetuar tronditje serioze, atëherë strategjia paraelektorale duhet të bazohet kryesisht në bazë të përkatëisë partiake. Në rajone të tjera ku nuk ka ndonjë ndarje të këtillë të fortë në bazë të parimit partiak, kjo qasje nuk do të shprehet aq shumë.

Gjatë përcaktimit të rëndësisë së këtij qëndrimi duhet të kihen parasysh edhe rezultatet e analizës së situatës politike dhe ekonomike në zonë dhe në vend.

Detyrë: Vlerësoni se a do ta vendosni theksin e strategjisë suaj elektorale në shfrytëzimin e përkatësisë partiake në këto raste:

Rasti 1: Përgatitjet e fushatës për zgjedhje parlamentare nisen në periudhën, në të cilën situata politike në vend bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ekziston përqëndrim i fuqishëm i pushtetit që është një ndërlidhje e cenzurës në mediumet kombëtare, preokupim i pushtetit ekonomik të një qarku të ngushtë politik dhe i korrupcionit që s’mund të vlerësohet.

Rasti 2: Me miratimin e Ligjit të ri për zgjedhje vendore, zgjedhësit e vendbanimeve nga 500 banorë janë përjashtuar nga mundësia që të votojnë për listën e këshilltarëve komunal dhe për kryetarët e komunave. Përveç kësaj është zvogëluar edhe numri i mandateve për këshilltarë komunal, me çka para partive u paraqitën çështje jashtëzakonisht të rëndësishme. Nga zgjidhja e tyre adekuate varet prezentimi i tyre i suksesshëm në zgjedhjet vendore

2. Krijimi i kontrastit të dukshëm Krijimi i kontrastit të dukshëm është qëndrimi i dytë klasik i

strategjisë elektorale. Në shumë raste paraqitet nevoja e krijimi të kontrastit të dukshëm ose e dallimeve ndërmjet kandidatëve dhe kundërshtarëve të tyre. Arritja e këtij kontrasti mund të realizohet vetëm nëpërmjet përdorimit të shumë parametrave. Të këtilla mund të jenë problemet e veçanta, karakteristikat personale, përvojat, aftësia e punës dhe dallime të tjera fizike. Të japim një shembull për arritje të një kontrasti të këtillë të kandidatit të Partisë republikane Gotard Kobl gjatë fuhatës për senator në Karolinën e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kobl për këtë qëllim e shfrytëzonte çështjen për ndalimin e abortit si dallim kryesor ndërmjet tij dhe administratorit të atëhershëm,

Page 240: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

238

kundërshtar i tij nga rradhët e domokratëve Robin Britam. Shumica e popullisë në zonën elektorale të përfshirë në Grinzbaro, e pranuan qëndrimin e Koblit për këtë çështje konkrete. Për këtë arsye Kobël krijoi një kontrast të dukshëm, që bazohej në idenë për ndalimin e aborteve. Ai e arriti këtë duke shfrytëzuar një grua të re, që fliste për rëndësinë e jetës së njeriut. Në fillim objektivi i kamerës televizive fiksohet vetëm në fytyrën e saj. Në fund të materialit kamera e përmbledh tërë figurën e saj të plotë në momentin, kur ajo thotë, se ka vetëm një votë duke treguar barkun e saj shtatzënë (barkun e saj të fryrë) dhe përfundon me fjalët “Unë jap dy vota për Godart Koblin”. Ky kontrast u bë një nga shkaqet që Kobl të fiton me rezultat 51% ndaj 49% me kundërshtarin e vet.

Dëtyrë: Kthehuni prapa asaj kohe dhe përpiquni të zbuloni qasje të tilla në fushatën paraelektorale të forcave themelore politike në Bullgari. Nëse zbuloni, përpiquni të jepni vlerësime për efikasitet në raste të caktuara.

3. Formimi i dallimeve ideologjike Aspekti i ardhshëm i strategjisë paraelektorale ka lidhje të ngushtë

me formimin e kontrastit të theksuar, por përdoret më shpeshë në nivel kombëtar. Ai bazohet në parimet e përgjithshme ideologjike: dallimet ndërmjet filozofive konzervative, liberale, socialdemokrate e të tjera. Ajo që duhet të formohet është dallimi i arsyetuar dhe real dhe prandaj këtë qëndrim e quajme formimi i dallimeve ideologjike. Nëse situata është e tillë që te zgjedhësit janë në kundërshtim bindjet liberale dhe sociale dhe në pjesën e vet më të madhe popullsia është me disponim social, atëherë strategjia e formimit të dallimeve ideologjike është e pranueshme për partitë të hapsirës politike të majtë. Duke paraqitur situatën e përmendur më lartë në kontekst real, atëherë partia e hapsirës së majtë “X” mund të ketë si shembull këtë karakter të fushatës paraelektorale:

Në planin ideopolitik ajo mund të jetë fushatë agresive. Ky lloj fushate synon drejtë identifikimit të theksuar në hapsirën e majtë. Ajo imponon në shoqëri figurën e opozitës reale dhe të fortë të modelit ekzistues të administrimit: parti me potencial stabil ideor dhe kadrovik, e cila propozon edhe alternativa konkrete të administrimit të shumicës eksistuese; parti e cila e ka përkrahjen e së majtës evropjane.

Njëkohësisht ajo është opozitë e theksuar, me saktësi precize, konkrete dhe e pamëshirshme në kritikat ndaj pushtetarëve. Angazhohet për njerëz që mendojnë në mënyrë racionale nga të gjitha grupet sociale

Page 241: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE

239

në shoqëri, të pakënaqur me administrimin eksistues, të cilët e kanë kuptuar anën joedekuate, ndërmjet premtimeve të bëra paraelektorale, cenzurën e mediumeve, korrupsionin i cili po merrë përmasa të gjera, partizimin e ekonomisë, rënien e reformës strukturore dhe të privatizimit. Në kontekst të vlerave themelore ideore imponohen projekte aktuale për shoqërinë në periudhën e tashme; ekonomi të lirë; ndarje e drejtë e çmimit social të reformës strukturore; heqje dorë nga modeli liberalo-kapitalist dhe kapitalizmi autoritar.

Shembull: Shumë e dukshëme dhe e dobishëme në këtë pjesë të strategjisë është qasja e kryeminsitrit britanik Toni Bler, me kartëvizitën e tij. Kjo qasje përbëhet nga si vijon:

Pesë pikat themelore të programit të laburistëve, të cilat në

mënyrë të theksuar e shprehin bazën e partisë dhe të formuluara qartë dhe shkurtë me shkronja në një kartëvizitë me material mbishkrimi: “Ruani këtë kartelë dhe do të shihni, se ne do ta realizojmë atë që e premtojmë”.

4. Kryerje e një çështjeje Paraqitja e një çështjeje është qasje shumë e rrezikshme në

strategji, sepse është shumë vështirë dhe e ndërlikuar për t’u kryer. Ekzistojnë raste, kur një autsajder, që duket haptas në zgjedhje t’i përballojë situatat e padëshirueshme me vlerësim dhe informim të mirë dhe të mbajë anën e një çështjeje konkrete. “Triku” kryesor në këtë qasje përmblidhet në si vijon: kandidati synon të bëjë me fushatën e vet referendum rreth një çështjeje të rëndësishme emocionale. Kjo çështje duhet të ndahet nga grupi i çështjeve tjera, ndërsa qëndrimi i kundërt i kandidatit të ketë përcaktim të qartë. Nëse pranohet ky drejtim i strategjisë është e nevojshme disiplinë e mirë. Gjatë fushatës nuk duhet të ndërmerret kurrëfarë veprimi që nuk është lidhur me çëshjten e vetme të përcaktuar. Shfrytëzimi i këtij qëndrimi në instanca të fundit, vjenë në shprehje kur në zonën elektorale kundërshtari i kandidatit tuaj është jashtëzakonisht i fortë, ndërsa partia e tij e ka përkrahjen e shumicës së zgjedhësve.

5. Krijimi i figurës pozitive Krijimi i figurës pozitive është periudhë në strategji e cila nuk mund

ta dëmtoj kandidatin. Prandaj shfrytëzimi i saj është gadi i domos-doshëm. Rasti i vetëm, kur nuk duhet të formohet figurë pozitive është rasti kur kjo figurë tani më ka ekzistuar. (Vërejtje, tej-dozat në këtë rast janë të rrezikshme!) Formimi i figurës pozitive është moment themelor

Page 242: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

240

për ndërtimin e imazhit të përgjithshëm. Ajo duhet të formohet në periudhën e hershme të fushatës paraelektorale. Më vonë figura pozitive bëhet fundamentale dhe në këtë bazë formulohen dallimet në qëndrimet e kandidatëve.

Ekziston edhe një aspekt i rëndësishëm i figurës pozitive, dhe ky është pozicionimi i saktë i kandidatit. Gabimet e këtij aspekti mund të jenë fatale për suksesin përfundimtar të kandidatit. Në fakt për çka është fjala? Liderët kombëtar njihen shumë më mirë nga zgjedhësit, se sa ata lokal. Kandidatin lokal rregullisht e mbanë në vetëdije të zgjedhësve lidhja simbolike ndërmjet tij dhe liderëve partiak kombëtar. Kjo e bënë të duket si lider në pajtim me elitën partiake kombëtare.

Në fushatat lokale kërkohet prani e liderëve kombëtar në ngjarjet vendore për dy qëllime themelore:

a) “Autoriteti i lartë” e zyrtarizon kandidatin dhe qëndrimet e tij në sytë e zgjedhësve lokal dhe e respekton publikisht simbolin “vëllazërim” ndërmjet kandidatëve tanë.

b) E bënë të lehtë depërtimin e kandidatit lokal në mediume. Por, tejkalimi i masës në këtë drejtim e fsheh rrezikun që kandidati

lokal të humbë autonominë e vet. Nëse nuk arrihet balansim punues ndërmjet këtyre dy niveleve të fushatës - nacionales dhe lokales, mund të parashihen këto rreziqe:

- Nëse kandidatët lokal përpiqen të mbeten tërësisht të pavarur dhe e nënçmojnë fushatën kombëtare, ata do të bien në izolim;

- Nëse harmonizimi nuk realizohet me hapa konkret praktik efekti i fushatës lokale do të bie dukshëm;

- Nëse fushata lokale varet tepër nga ajo kombëtare, ajo do të humbë formën, gjë që do ta vërenin edhe zgjedhësit dhe do të ndikonte negativisht gjatë përcaktimit të tyre.

Përparësi serioze do të jep harmonizimi me fushatat e mëparshme (përfshirë këtu edhe ato afariste). Në nivel lokal ato mbahen mend më shumë se sa në atë kombëtar. Këkohet kontinuitet, por jo edhe përsëritje.

6. Krijimi i figurës negative Krijimi i figurës negative është qëndrim i strategjisë që shpesh është

në kundërshtim dhe ne nuk do të ndalemi më gjerësisht për këtë. Por megjithatë, kur duhet t’i rrekesh përpunimit të saj të hollësishëm? Në fushata të shumta kundër kandidatit tonë del kundërshtari i populla-rizuar, veçanërisht kur kandidati ynë është i panjohur ose njihet sipas anëve të tij negative. Për formimin e figurës negative shfrytëzohen

Page 243: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE

241

çështje të diskutuara në fushatë, ndonjëherë cilësitë personale, ndërsa në raste të tjera edhe efikasiteti i veprimimtarisë së tij.

7. Formimi i koalicioneve paraelektorale Formimi i koalicioneve paraelektorale është aspekt i cili meriton

vemendje të posaçme dhe shqyrtim të posaçem për shkak të vëllimit të madh dhe planeve të mëdha. Megjithatë duhet të thuhet se politika e koalicionit përpunohet në dy drejtime. Nga njëra anë është formimi i koalicioneve ndërpartiake. Nga ana tjetër është formimi i kolaicioneve me grupe njerëzish, të cilët rëndom nuk kryejnë veprimtari politike, por në radhë të parë janë struktura qytetare dhe shoqërore, organizata të degëve. Përveç kësaj, mënyra dhe forma e formimit të koalicioneve varet nga lloji i zgjedhjeve që mbahen (për deputë, për organe lokale të vetadministratës, zgjedhje presidenciale).

Me rëndësi është të sqarohet, se si është formulimi i përgjithshëm për pjesmarrje në koalicion gjatë zgjedhjeve, a është i lejueshëm varianti (niveli nacional, niveli lokal).

Shembull: Në nivelin nacional të fushatës kërkohet dialog i gjerë

me të gjithë forcat e opozitës, parlamentare dhe jashtëparlamentare në bazë të alternativës së përgjithshme të menaxhimit të përhershëm. Në nivel lokal vendimtare për strategjinë e koalicionit është vlerësimi i saktë i mundësive dhe burimeve të mundshme, raporti i saktë i forcave në çdo vendbanim dhe komunë, si dhe situata e përgjit-hshme politike në vend. Në pajtim me kushtet e përcaktuara dhe si-pas harmonizimit me udheqësinë nacionale të partisë mund të bëhen koalicione lokale në bazë të programeve. Mundë, gjithashtu, edhe imponimi i autoritetit dhe ndikimi i partive nëpërmjet listave partiake individuale, të formuara nga anëtarë, simpatizerë, profesionistë të pa-angazhuar partiak, autoritete lokale. Kriteri themelor gjatë solucio-neve të shumta të jetë zgjedhja e kandidatit. Në raste të këtilla duhet të kërkohet përkrahje e gjerë për kandidatin e propozuar (partiake, profesionale etj). Qasjet e ndryshme varen edhe nga dispozitat e ligjit përkatës elektoral.

8. Formimi i organizatës Formimi i organizatës është pjesë e strategjisë, e cila i bashkon të

gjitha momentet organizuese të punës politike - regjistrimin, punën me zgjedhësit, sigurimin gjatë ditës së zgjedhjeve. Të gjitha këto momente do t’i shqyrtojmë më hollësisht në teksin e mëposhtëm.

Page 244: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

242

9. Shfrytëzimi i burimeve financiare për ta dëtyruar kundër-shtarin të heq dorë.

Shfrytëzimi i burimeve financiare për ta detyruar kundërshtarin të heq dorë është qasje specifike dhe e shfrytëzuar rrallë në strategji. Qëllimi i fundit është të heq dorë dhe të demoralizohet nëpërmjet shfrytëzimit të sasive të mëdha të mjeteve financiare. Në kushte tona më mirë është që kjo pjesë të lehet anash, sepse mund të ketë efekt të kundërt. T’u përkujtojmë se ç‘shkaktoi shpenzimi i mjeteve të mëdha të (ODS) në fushatën për organet lokale të pushtetit në vitin 1999.

Deri në këtë moment i numruam nëntë qëndrimet klasike të strate-

gjisë sonë. Njohja e tyre me e thellë dhe zbatimi në praktikë është moment kyç për zhvillimin e suksesshëm të fushatës. Në procesin e përgatitjes së strategjisë paraelektorale çdo qëndrim do të përfshihet në shkallë të ndryshme, në pajtim me specifikën e situatës së tërësishme në vend ose të zonës elektorale. Me rëndësi është të nënvizojmë se politika bashkohore zhvillohet në mënyrë dinamike dhe struktura e për-mendur më lartë e strategjisë paralektorale nuk duhet të merret si sistem konzervativ, që nuk lejon korigjime dhe futje të risive, të kushtëzuara nga situata konkrete. Më i rëndësishëm është përpunimi i saktë dhe i thellë i çdo komponente dhe i realizimit struktural të planit të fushatës.

Plani i fushatës paraelektorale

Nëse e arsyetuam atë që tanimë e kemi sqaruar si proces i përga-titjes së fushatës dhe i përcaktimit të strategjisë paraelektorale, poashtu mund t’i përcaktojmë edhe gjashtë komponentat themelore të planit të fushatës. Komponenta themelore të planit të fushatës paraelektorale

1. Hulumtime: - pamja demografike e zonës elektorale - paradispozicione shoqërore - studimi i kandidatëve - rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme

2. Strategjia: Si t’i fitojmë votat e :

Page 245: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE

243

- elektoratit tonë të përhershëm - elektoratit tonë margjinal - elektoratit të luhatshëm - elektoratit pasiv (atyre që nuk votojnë) - elektoratit margjinal të kundërshtarit

Ekuacioni, që duhet ta zgjidhim duket kështu:

Sasia e votave e elektoratit tonë të përhershëm = sasia e votave, të fituara me fushatë është = me sasinë e votave, të domosdoshme për suksesin përfundimtar

3. Taktika:

- masmediume - drejtim i drejtpërdrejt shikuesve - paraqitje telefonike - takime me zgjedhësit (ngjarje publike; “nga dera në derë” etj.) - tërheqje e vullnetarëve - identifikimi i zgjedhësve - organizimi në ditën e zgjedhjeve

4. Struktura e menaxhimit të fushatës:

- Shema e strukturës organizative - Funkcione dhe obligime të të punësuarëve në shtab

5. Buxheti i fushatës:

- shpenzime; më mirë është që të planifikohen menjëherë para startit të fushatës esenciale. Nuk mund të përcaktohet se sa do të kushtojë fushata para se të përpunohen strategjia dhe plani.

- të ardhura; është shumë me rëndësi që marrja dhe tërheqja e mjetëve të planifikohen në mënyrë reale, që të mos bllokohet fushata në një monent të caktuar.

6. Korrigjimi i fushatës: Nëse ka nevojë të korrigjohet fushata, së pari ndryshoni taktikën e jo

strategjinë. Ndryshimi i strategjisë është masa e fundit e korrigjimit. Gjatë përpilimit të planit të fushatës duhet nisur nga disa rregulla të

cilat shërbejnë si kritere për të vlerësuar se me çfarë suksesi është përpunuar plani:

• realizëm - parashtrimi i objektivave të arritshme dhe masa reale; • funkcionalizëm- plani duhet të jetë i përdorshëm; • hollësi - t’i mbulojë të gjitha detyra dhe mundësi;

Page 246: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

244

• orjentim dhe logjikë - parashtrim i drejtë dhe me rregull i detyrave;

• dinamikë (pragmatizëm)- të mund të reagohet në mënyrë adekuate dhe me kohë gjatë ndryshimit të situatës.

Të shohim një shembull nga plani i fushatës paraelektorale për

organet e pushtetit lokal. Në bazë të këtij plani përgatitet grafiku i hollësishëm dhe me afate kohore të sakta për kryerjen e të gjitha veprimtarive të parapara, si në nivelin nacional, ashtu edhe në atë lokal.

Periudha përgaditëse

(përfundon gjashtë muaj para zgjedhjeve)

• Grumbullimi i potencialeve kadrovike të partisë për pjesëmarrje në zgjedhje lokale;

• Përgatitja e analizave para kohe të elektoratit sipas zonave; • Përpunimi konceptual i të gjitha elementeve të fushatës dhe

përgatitja e programit për stërvitjen e kandidatëve dhe të kuadrit; • Përpunimi i programeve paraelektorale të organizatave lokale

partiake; • Paraqitja e kandidatëve për prefekt dhe këshilltarë komunal nga

organizata komunale (të zonave) dhe konfirmimi i tyre; • Sigurimi kadrovik i strukturave lokale partiake për pjesëmarrje në

fushatën paraelektorale; • Stërvitja e kandidatëve dhe kuadrove për pjesëmarrje në zgjedhje; • Përpunimi i planeve komunale për prezantimin shoqëror të

kandidatëve.

Periudha e parë (gjashtë muaj para datës së zgjedhjeve deri

në ditën e fillimit të fushatës aktive)

• Prezantimi shoqëror i kandidatëve • Mediumet- periudha para startimit • Adaptimi i aktivitetit të tërësishëm organizativ dhe teknologjik partiak

të strukturave lokale partiake për punë në periudhën paraelektorale. Moment themelor i rëndësishëm është puna individuale me anëtarët, simpatizuesit dhe zgjedhësit, si në këtë periudhë ashtu edhe në fund të fushatës. Adaptimi i strukturave ndaj ligjit eksistues elektoral;

• Përpunimi i rrjedhave të posaçme teknike dhe qasjet e diferencuara për zonat dhe komunat e veçanta;

Page 247: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE

245

• Fomimi përfundimtar i koalicioneve paraelektorale nëpër komuna dhe konfirmimi i tyre nga organet e partisë;

• Të sigurohet pjesëmarrja e përfaqësuesve në komisione elektorale në të gjitha nivele;

• Zgjidhja e spektrit të tërë të çështjeve organizative dhe juridike, që lidhen me regjistrimin në Komisionin qendror të zgjedhjeve lokale (KQZL), regjistrimin e kandidatëve për prefekt dhe të listës së këshilltarëve komunal, pjesëmarrja në KQZL, KZK (Komisioni i zgjedhjeve lokale), e anëtarëve dhe përfaqësuesve të komisioneve të seksioneve.

Periudha e dytë

( periudha 30 ditëshe deri në ditën e zgjedhjeve) * Puna e kandidatëve nëpër komuna dhe vendbanime; • Puna e anëtarëve të udhëheqësisë nacionale dhe PG në zona; • Propaganda totale e mediumeve në zonë, në komunë dhe në nivel

qendror; • Propagandë masive - materiale të shtypura, reklama, hulumtime

publike dhe analiza të elektoratit dhe propozime për korrigjimin e tekstit të fushatës sipas zonave;

• Sigurimi jurdik i ditës së zgjedhjeve - kontakte me vëzhguesit ndërkombëtar Iniciativat qytetare për zgjedhje demokratike (IQZD), Shoqata bullgare për zgjedhje të ndershme (SHBZN). Ftesa për pjesmarrje të përfaqësuesve të partive mike nga Evropa, si vëzhguese në ditën e zgjedhjeve.

Periudha e tretë

(dita e zgjedhjeve dhe më pas) • Plan i posaçem i hapur për kontroll dhe raport paralel për rezultatet

në ditën e zgjedhjeve

Periudha pas zgjedhjeve • Analizë e rezultateve dhe e kryerjes së detyrave nga strukturat

partiake; • Mediumet

Page 248: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

246

Grafiku

Grafiku i fushatës është pjesë e pandarë e planit të fushatës. Ai paraqet llogaritje të sistematizuar të aktiviteteve të ndryshme dhe të veprimeve taktike për arritjen e qëllimeve konkrete të parashtruara në afate të caktuara. Qëllimi i grafikut është që të sigurojë mundësi për kontrrollimin e kryerjes së detyrave dhe ngjarjeve të ndryshme, esenciale dhe jo aq esenciale të cilat duhet të realizohen deri në ditën e zgjedhjeve. Përveç kësaj, grafiku është i domosdoshëm për një menaxhim efektiv të shtabit dhe të vullnetarëve dhe për siguri rreth asaj se ata e kryen detyrën e parashtruar.

Si ta bëjmë grafikun e fushatës?

Më mirë është që të filloni ta bëni grafikun duke u nisur nga ana e kundërt. Filloni nga dita e përfundimit të zgjedhjeve dhe plotësoni detyrat sipas rradhës së kundërt deri në momentin e tashëm. (Mbani mend se një fushatë asnjëherë nuk fillon pa periudhën përfundimtare pas marrjes së rezultateve, sido që të jenë ato). Veprimet taktike ndahen në elemente të veçanta të domosdoshme për kryrje të suksesshme të detyrave. Masat duhet të rradhiten sipas rradhës logjike. Grafiku duhet të harmonizohet me karakterin e masave. Në lidhje me punën e kandidatit, ato duhet të harmonizohen me kohën; vendin e vizitës; distancën ndërmjet vendbanimeve të caktuara. (Ndarja e kohës së kandidatit duhet të jetë reale dhe njerëzore). Kalendari i vetëm i shtabit, si udhëheqje për veprim është shumë i rëndësishëm. Ai duhet të jetë me përmasa të mëdha, i varur në mur në Shtabin tuaj gjatë gjithë fushatës.

Page 249: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

STRATEGJIA E FUSHATËS PARAELEKTORALE

247

Kopje e grafikut të fushatës paraelektorale

Veprimtaria

Muaji Dita 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

Përgjegjës

Studimi dhe llogaritja e votave të nevojshme

Monitoringu

Mediumet

Stërvitjet

Regjistrimi

Komunikimi

Mbledhja e mjeteve

Organizimi elektoral

Kandidatët

Tërheqje e vullnetarëve

Materiali i shtypur

Ngjarjet masive

Agjitimi nga dera në derë

Regjistrimi i anëtarëve të komisioneve dhe përfaqësuesve

Organizimi i ditës së zgjedhjeve

Të tjera

Përveç kalendarit të përgjithshëm të shtabit elektoral, çdonjëri nga përgjegjësit është i obliguar të ketë grafikun e vet individual në resorin për të cilin është përgjegjës.

Page 250: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

248

ORGANIZIMI I FUSHATËS

Natyrisht se grafiku është momenti bazik në organizimin e saj të tërësishëm dhe nga kryerja strikte e saj varet edhe suksesi përfundimtar. Që të jetë real dhe të mund të realizohet duhet të këthehemi pak më prapa dhe të veçojmë disa momente të rëndësishme në planifikimin e fushatës. Këto momente janë objekt i planifikimit të fushatës, ndërsa njohja e tyre e hollësishme është e detyrueshme që të mund të përcaktohet koha e nevojshme për kryerjen e tyre, kohë e saktë në të cilën do të zbatohet fushata dhe burimet që kërkohen.

Shtatë momente janë posaçërisht të rëndësishme në organizimin e fushatës:

- formimi dhe menaxhimi i ekipit nga ekspertë dhe vullnetarë për këtë fushatë;

- përcaktimi i numrit minimal të votave të nevojshme për ta arritur qëllimin tonë;

- Puna me zgjedhësit; - Puna me mediumet; - Monitoringu gjatë fushatës; - Sigurimi i numrit të nevojshëm të zgjedhësve në ditën e

votimit; - Sigurimi dhe menaxhimi i mjeteve financiare të fushatës.

Përshkrimi i hollësishëm dhe i plotë dhe përpunimi i këtyre

aktiviteteve të nevojshme për organizimin e fushatës do të na merr shumë kohë dhe vend. Në këtë rast shumë me rëndësi është për ne ta kuptojmë esencën e tyre dhe rregullat themelore të realizimit. Së pari, do të ndalemi në çështjen e formimit të funkcioneve dhe menaxhimeve themelore të ekipeve të ekspertëve dhe vullnetarëve në fushatën paraelektorale.

Shtabi paraelektoral Shtabi paraelektoral është struktura kryesore organizative e

fushatës. Qëllimi i tij kryesor është të formojë një organizim efektiv të fushatës. Puna e shtabit duhet t’u lejojë kandidatëve të përqëndrohen në kontaktet me njerëzit dhe të arrihet formula punuese e organizimit për t’i fituar zgjedhjet. Funksionet themelore të shtabeve paraelektorale janë: përgatitja e planit të fushatës; grafiku kohor dhe sigurimi i tij. Struktura e

Page 251: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ORGANIZIMI I FUSHATËS

249

shtabit paraelektoral nuk është përkufizuar në mënyrë shkencore dhe varet nga shumë specifika. Në të shumtën e rasteve struktura e shtabit nacional përcaktohet me vendimin e udhëheqësive partiake, me propozimen e shefit të shtabit. Struktura e shtabeve lokale zakonisht është kopje e shtabit nacional. Pavarësisht se çfarë është struktura, ekzistojnë disa aktivitete kyçe, të cilat çdoherë janë të domosdoshme:

• shefi i shtabit nacional paralelektoral; • shefi i shtabit lokal paraelektoral; • përgjegjësi për planifikime; • përgjegjësi për mediume; • drejtori financiar i fushatës; • këshilltari juridik.

Në vend të parë për shkak të rëndësisë tepër të madhe dhe

përgjegjësisë së veçantë, do t’i shqyrtojmë funksionet e menaxhuesit të fushatës (nëse është nacionale) ose siç e quajmë zakonisht Shef i Shtabit nacional paraelektoral. Ai : • formon një ekip të madh të ekspertëve dhe konsultantëve në nivel

kombëtar, të cilët do t’i përpunojnë të gjitha hollësitë e fushatës; • e drejton përgatitjen e variantit të shkruar të strategjisë së fushatës

dhe përpunon qasje taktike periodike për realizimin e saj • i planifikon dhe i ndjek studimet e mendimit publik • e kordionon dhe i jep rekomandime tërë rrjetit të shtabeve para-

elektorale • i vërteton të gjitha ndryshimet serioze në planet e zbatimit të

fushatës në zonat elektorale • rregullisht e aktualizon rrjedhën e fushatës varësisht nga respekti-

mi i afateve për marrjen dhe harxhimin e mjeteve financiare • i mban dhe i drejton mbledhjet e shtabit • i përgatit dhe i konfirmon të gjitha ndryshimet në obligimet zyrtare

të të punësuarve në shtabe • i përgatit dhe i pranon planet e aktiviteteve kur paraqiten situata të

paplanifikuara • e ndjekë rrjedhën dhe kryerjen e planit të mediumeve dhe të vepri-

mtarive reklamuese • kryen aktivitete tjera më pak të rëndësishme

Figurë e dytë kryesore në përbërjen e atyre që e realizojnë fushatën është shefi i shtabit lokal (i zonës apo i komunës). Ai rëndom është ngarkuar me këto funkcione më të rëndësishme.

Page 252: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

250

• përgjigjet për funksionimin efektiv të shtabit lokal paralektoral • përgjigjet për gjetjen dhe kompletimin e kuadrit të bërthamave të

ndryshme në shtab, përfshirë këtu vullnetarët për përgatitjen e takimeve me zgjedhësit dhe shpërndarjen e materialit të shtypur e tjera

• përgjigjet për kryerjen e programit të kandidatëve, u ndanë detyra të drejtpërdrejta për përgatitjen e programeve të ngjarjeve kalendarike mes anëtarëve të shtabit

• i zgjidh problemet e përditshme të shtabit, i siguron materialet dhe mjetet e nevojshme për aktivitete

• i ndanë përgjegjësitë përfshirë këtu edhe punën e drejtpërdrejtë me kandidatin

• i jep raport për rrjedhën e fushatës shtabit kombëtar para-elektoral

Një person tjetër kompetent i rëndësishëm në shtab është

përgjegjësi i planifikimit. Funksionet themelore të tij janë: • e përgatit grafikun e plotë dhe të hollësishëm për kohën e

kandidatëve duke e vën në dukje dhe me informata të gjithanshme për vendin e takimit, adresat, numrat telefonike, njerëzit e ftuar dhe kontaktet e planifikuara në çdo pikë të zonës elektorale, ku paraqitet kandidati;

• bashkë me shefin e shtabit është përgjegjës për gjetjen e zonave dhe ngjarjeve me përparësi, të cilat kandidati duhet t’i vizitojë

Përgjegjësi për mediume zakonisht i kryen këto funkcione:

• përgjigjet për komunikimet e përditshme me shtypin ditor dhe me mjetet e informimit publik dhe punon aktivisht për mbajtjen e mardhënieve të mira me mediumet

• me vemendje i studjon problemet ekzistuese në zonën elektorale dhe përgjigjet për studimet e çështjeve, që i nxisin zgjedhësit

• përgjigjet se si të formësohet finalja e qëndrimeve të kandidatit dhe strategjia e fushatës

• përgatit grafikun e takimeve me gazetarë dhe i koordinon të gjitha aktivitetet në lidhje me këtë

• përgatit pasqyrën e përditshme të materialeve në shtypin e përditshëm në lidhje me fushatën dhe e informon shefin e shtabit paraelektoral dhe kandidatët

• i përgatit tezat e fjalimeve të kandidatëve • e koordinon realizimin e reklamave paraelektorale në mediume

Page 253: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ORGANIZIMI I FUSHATËS

251

Drejtori financiar i fushatës: • e përgatit buxhetin e fushatës dhe grafikun e sigurimit të mjeteve • merr pjesë aktive në sigurimin e mjeteve për fushatën

paraelektorale • në mënyrë strikte i përmbahet instrukcioneve për drejtimin e

veprimtarisë financiare dhe të raportit dhe njëkohësisht i mëson anëtarët e shtabit

• çdo ditë e ndjek shumën e mjeteve të marra dhe i informon shefin e shtabit dhe kandidatët

Në çdo shtab paraelektoral duhet të ketë edhe një këshilltar juridik.

Kryerja precize e funksioneve të tij është garancion për pjesëmarrje sipas rregullave të zgjedhjeve. Ai: • përgjigjet për: t’iu prmbajtur afateve të parapara me ligj për

regjistrimin e partisë në komisionet elektorale, të kandidatëve, të anëtarëve të komisioneve të seksioneve dhe të përfaqësuesve të kandidatëve

• zhvillon stërvitje dhe e koordinon tërë rrjetin e anëtarëve të komisioneve elektorale dhe të përfaqësuesve në tërritorin e zonës elektorale

• i përgatit dhe përgjigjet rreth paraqitjes së denoncimeve, akuzave dhe të tjera në komisionet e zgjedhjeve ose në gjygje

Që të përfundojmë me sigurimin kadrovik dhe funksional të

strukturës paraelektorale të fushatës, duhet të nënvizojmë se kryerja e mirë e qëllimeve të parashtruara mund të jetë faktor vetëm nëse ka disiplinë dhe aftësi te kuadri që të punojë në ekip. Kuptohet, në radhë të parë ndaj asaj që e përmendëm më lartë, strukturat partiake duhet të bien në situatë pune gjatë periudhës paraelektorale.

Gjetja dhe menaxhimi i mjeteve financiare të fushatës nuk është vetëm çështje e organizimit. Nuk ekziston strategji, nuk ka planifikim, nuk ka fushatë pa sigurimin e përkrahjes financiare. Sigurimi i mjeteve financiare duhet të fillojë shumë më herët para se të fillon përgatitja për pjesëmarrje në zgjedhje. Në pjesën e parë, e cila e shqyrton periudhën përgatitore të fushatës paraelektorale, përmendëm disa specifika të financimit. Prandaj, duhet vetëm të shtojmë edhe disa parime të rëndësishme që do të kontribuojnë për sigurimin e fushatës.

Së pari duhet ta kemi të qartë se sigurimi i burimeve financiare realizohet në të gjitha nuvele - qendrore, rajonale dhe lokale. Të

Page 254: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

252

gjithë pjesëmarrësit në fushatë duhet të përfshihen rreth kësaj detyre të vështirë.

Së dyti, sipas rëndësisë është saktësia dhe realizimi i buxhetit të fushatës. Nga mjetet e planifikuara saktë për të gjitha veprimtari varet zhvillimi normal i fushatës. Gjëja më e rrezikshme është bllokimi i punës së shtabit për shkak të mungesës së mjeteve, që do të shkaktonte edhe ngecje të fushatës.

Që të mos lejohet ngecje, me rëndësi është që mjetet të shpen-zohen vetëm sipas planit të buxhetit. Të shmangen shpenzime të panevojshme.

Kur përgatitet buxheti duhet pasur kujdes të mos lehen anash aktivitete të cilat kërkojnë financime.

Raporti i saktë dhe transparenca e pjesës financiare të fushatës janë kusht i domosdoshëm për çdo shtab paraelektoral.

Në çdo buxhet financiar duhet të përfshihet edhe llogaria e shpenzimeve të paplanifikuara, të cilat duhet përdorur vetëm në raste të veçanta.

Me rëndësi të posaçme është që drejtori finaciar i shtabit të jetë ekonomist i arsimuar.

Këtyre parimeve do t’u shtojmë edhe një që ka të bëjë me planifikimin e fushatës. Ai është posaçërisht aktual për situatën eksistuese në Bullgari. Ky parim përbëhet nga fakti se nuk duhet të bëhet fushatë e shtrenjtë, e shfrenuar dhe që të vret sytë. Një gjë e tillë mund t’i zbraps zgjedhësit.

Nëse ekziston diçka nga elementet klasike që nuk bëhet në Bullgari, kjo është të llogariturit e numrit të nevojshëm të votuesve për të arritur sukses në zgjedhje dhe mbajtja e “raportit për çdo votë veç e veç“. Kjo qasje është mjaftë e rëndësishme nga fakti se e përshkruan qëllimin në mënyrë të qartë dhe të saktë dhe lejon monitorimin e saktë të rrjedhës së fushatës. Mbajtja e llogarisë për numrin e nevojshëm të votave është edhe mënyrë e arritjes së motivit më të fuqishëm të vullnetarëve, të angazhuar në fushatën paraelekto-rale. Si është në fakt teknologjia e përcaktimit të votave të nevojshme?

Puna në zonën elektorale fillon me përcaktimin e numrit të votave të nevojshme për arritjen e qëllimit të përcaktuar në strategji. Që t’i përgjigjemi lehtë pyetjes se ç‘është e domosdoshme që ta përcaktoj-me numrin tonë të nevojshëm të votave, duhet të sypozojmë se në vend të zgjedhjeve të mëdha, në zonën elektorale mbahen shumë zgjedhje të vogla. Numri i tyre përputhet me numrin e vogël të vend-banimeve dhe të rajoneve të qyteteve. Çdo vendbanim ose rajon i qytetit paraqesin zgjedhje të veçanta dhe marrja e sasisë së nevo-

Page 255: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ORGANIZIMI I FUSHATËS

253

jshme të votave nga të gjitha ato është e domosdoshme për të arritur qëllimin e përbashkët. Vështirë se ndokush do të pranonte përgjegjësi të sigurojë 40.000 vota plotësuese të zgjedhjeve, por në praktikë është që çdonjëri të punojë me 80 deri 100 votues. Votat e tyre janë të nevojshme për të fituar në rajon ose në fshat. Aq më mirë kur në të njejtin rajon apo fshat punojnë pesë veta, atëherë çdonjëri prej tyre përgjigjet për 18 apo 20 vota.

Kapni dhe mbani mend se në fushatën paraelektorale me

rëndësi është që të mendohet për çdo votë si vendimtare. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është parashikimi maksimalisht

i saktë i përqindjes së zgjedhësve që do të dalin të votojnë. Mënyra më e mirë që ta arrini këtë është të bëni krahasim me lloje të ngjajshme të zgjedhjeve. Qëllimi i shtabit është t’i analizoj zgjedhjet e mbajtura gjatë 8 deri 10 vjetë të fundit dhe të gjejë specifika të tilla, të cilat i afrohen më tepër zgjedhjeve të tashme. Bashkë me këtë shtabi duhet t’i ketë parasysh parashikimet e hulumtimeve sociologjike për aktivitetet e zgjedhësve, në cilën periudhë të vitit mbahen zgjedhjet dhe cilët faktorë mund të ndikojnë në aktivitetet e zgjedhjeve. Marrja e parashikimit për paraqitjen e zgjedhjeve do ta tregojmë me një shembull.

Shembull: Për të planifikuar numrin e nevojshëm të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2001 duhet bërë krahasimin me zgjedhjet e kaluara, të cilat janë më adekuate me specifika. Pas analizës së holl-ësishme i zgjodhëm zgjedhjet parlamentare të vitit 1994. Atëherë 233.918 zgjedhës nga gjithsej 315.583 morën pjesë në zgjedhje. Për të përcaktuar përqindjen e aktivitetit elektoral në këto zgjedhje mjafton të llogarisim raportin 233.918 ndaj 315.583 për të fituar 74%. Sipas kësaj llogarie duhet të pranojmë se veprimtaria elektorale e zgjedhjeve të ardhshme do të jetë 74%. Shtabi paraelektoral duhet të ketë parasysh se megjithatë përqindja e fituar mund të del jo e saktë.

Këtu e marrim numrin e zgjedhësve të regjistruar në vitin 2001, i

cili është 302.608. 74% prej këtij numri të zgjedhësve e paraqesin numrin e pritur të zgjedhësve, të cilët do të votojnë, dhe ai është 224.232.

Page 256: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

254

Pasi e kemi konstatuar gjasën e numrit (probabilitetin) e zgjed-

hësve, të cilët do të votojnë, mund t’i qasemi përcaktimit të votave që na janë të nevojshme për të arritur rezultatin e caktuar në zgjedhje. Pranojmë se qëllimi ynë është që të fitojmë tre mandate, për të cilët nevoitet rezultat prej 20%. Llogarisim se cili numër prej 224.232 të zgjedhësve është 20% dhe e fitojmë numrin tonë të nevojshëm i cili u përgjigjet 44.846 votave. Në bazë votave të përgjithshme të fituara, të nevojshme për zonën elektorale, mund t’i qasemi ndarjes së tyre nëpër vendbanime dhe nëpër rajone të qytetit. Kjo ndodhë kur do ta ndajmë numrin e votave që na i dhanë në zgjedhjet e vitit 1994 për çdo vendbanim, të numrit të përgjithshëm të votave në zonën elekto-rale që ia dhanë partisë. Rezultati i fituar tregon se sa përqind nga numri i përgjithshëm i votave për partinë ka ardhë nga vendbanimi konkret.

Të sypozojmë se në vitin 1994 në fshatin X për ne votuan 133 zgjedhës, ndërsa votat tona të fituara përgjithësisht në zonën elektorale ishin 123.187 vota. Rezultati i fituar tregon se pjesa e votave të fshatit X është 0,0011% nga numri i përgjithshëm i votave të fituara. Kjo përqindje paraqitet koeficientin me të cilin mund t’i përcaktojmë për ne votat e nevojshme të fshatit X.. E shprehur në tabelë kjo do të dukej kështu:

Vendbanimi

numri i votave të fituara në vitin 1994

% e numrit të përgjithshëm të zonës elektorale

Numri i votave të nevojshme në vitin 2001

Fshati X 133 0.0011 125 Fshati Y 152 0.0012 143 Fshati Z 221 0.0018 208

Shuma e votave, të nevojshme nga çdo vendbanim duhet të jetë e

barabartë me numrin e përgjithshëm të votave të nevojshme për zonën elektorale. Nëse e shprehim qartë rezultatin e të gjitha llogarive të bëra për përcaktimin e numrit të nevojshëm ai do të duket kështu:

Page 257: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ORGANIZIMI I FUSHATËS

255

aktivitet i pritur elektoral 74% numri i pritur i votave 224.232 rezultati i sypozuar 20% numri i përgjithshëm i votave të nevojshme 44.846 numri i votave të nevojshme për fshatin X 125 numri i votave të nevojshme për fshatin Y 143 numri i votave të vevojshme për fshatin Z 143

Puna me zgjedhësit Moment tjetër i rëndësishëm i organizimit është puna me zgje-

dhësit. Realisht takimi individual me kandidatin është faktori më i

rëndësishëm gjatë përcaktimit se si do të voton zgjedhësi. Edhe në zgjedhjet e përgjithshme zgjedhësi voton më tepër për kandidatin se sa për partinë e tij.

Mësimi për organizuesit e fushatës është i qartë: Duhet që zgjedhësit sa më shumë të jetë e mudur të takohen me kandidatin tonë.

Por si mundet që një kandidat të takohet me më shumë se 60.000 veta?

Kur i përcaktoni përparësitë në programin e kandidatit, mbani mend se ai/ajo do të takon më shumë njerëz në qendrën tregëtare ose në supermarketin lokal se sa në takimin dyorësh me 12 veta

Nxirrni kandidatin përjashta – t’i shtrëngon duart me njerëzit në qendrën tregëtare, në lagje, në stacionet hekurudhore, në panairin e verës ose në ngjarje të tjera lokale. Kandidati duhet të takohet me udheqës lokal të mendimit publik - me ata njerëz, të cilët mund të ndikojnë te mendimi i votuesve. Ata njerëz janë këshilltarë vendor, drejtorë të shkollave dhe arsimtarë, nëpunës, pronarë të dyqaneve, udhëheqës fetar etj. Qëllimi i takimit me liderët vendor të mendimit publik është që të prezantohet kandidati, të propozohet ndihma për partinë, të diskutohen problemet e ndryshme dhe të kërkohen këshilla, të organizohen takime diskutimi për probleme me interes reciprok.

Shfrytëzimi i lokalit publik është metodë tjetër e dhënies së informatave për kandidatin. Ngjarjet që duhet t’i organizoni nuk duhet të jenë skandaloze, por të tërheqin vemendjen e mediumeve lokale. Kjo mund të jetë vizita në ndonjë klub publik të bizneseve ose në ndonjë shkollë. Ngjarjet mund të jenë edhe më jostandarde, si për shembull, pjesëmarrje në një demonstrim të sporteve ekstreme, ose në një shou të

Page 258: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

256

lëshimit të balonave, ose tërheqje e mendimit publik ndaj problemit të stërmbushjes së spitaleve etj.

Shfrytëzoni fantazinë tuaj, por në kufi të arsyeshmërisë Një nga detyrat më të rëndësishme të kandidatit është të takohet

me të gjithë antëtarët lokal dhe ithtarët e partisë së tij, për të nxitur pjesmarrjen e tyre në fushatë. Për një planifikim më të lehtë është mirë të përgatisni të ashtuquajturin (pyetësor kontrollues) që do t’ju mbron nga lëshime të bëra eventuale.

Shembulli i pyetësorit: Vende për vizitë:

• shkolla vendore dhe spitale në zonën elektorale • shtëpi të pleqëve • ndërmarrje • përmendore dhe monumente historike • klube vendore- vende ku kalohet koha e lirë • klube të invalidëve, të pensionistëve, të verbërve e tjerë • rajonet të vreshtave gjatë vjeljeve.

Njerëzit, me të cilët kandidati mund të takohet: • anëtarë të partisë • këshilltarë vendor • drejtorë të shkollave dhe mësues • mjekë autoritativ, avokatë... • publicistë, gazetarë • drejtues dyqanesh • udhëheqës fetar • udhëheqës të grupeve minoritare • e të tjerë

Blic-paraqitje (“paraqitje të befasishme”- “blitzing”) është mënyra

më e mirë për formimin e përshtypjeve për fushatën aktive dhe për prezantimin e kandidatit para një numri më të madh zgjedhësish.

Praktika tregon se kur zgjedhësit takohen me kandidatin, gjasat janë më të mëdha që ata të votojnë për partinë e tij. Prandaj me rëndësi të jashtëzakonshme është që kandidati personalisht të takohet sipas mundësisë me numër më të madh të zgjedhësve. Ndërsa takimi me një numër maksimal të zgjedhësve mund të realizohet duke e shfrytëzuar të ashtuquajturin blicing.

Blicingu është teknikë jashtëzakonisht e thjeshtë, e cila e angazhon kandidatin dhe ekipin e ndihmësve të tij, të cilët “e atakojnë “ një territor të caktuar. Njëri nga ekipi është koordinator i tërë aksionit, ndërsa

Page 259: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ORGANIZIMI I FUSHATËS

257

ndihmësit e tjerë mbajnë pllakate, afishe, broshura, formularë për anëtarësim. Ndihmësit lëvizin para kandidatit, trokasin derë më derë dhe ndajnë material propagandues, duke u bërë thirrje njerëzve të takohen me kandidatin lokal të caktuar nga partia. Kandidati i ndjek ndihmësit e tij nga shtëpia në shtëpi dhe qëndron nja dy tre minuta në bisedë vetëm me zgjedhësit përkatës dhe me ata që i janë përgjigjur ftesës. Detyrë e koordinatorit është të ndjekë tempon e aksionit - të mos qëndron kandidati shumë gjatë para ndonjë shtëpie ose ndihmësit të shkojnë më shpejtë se sa kandidati.

Dobia nga kjo veprimtari qëndron në atë se kandidati takohet me një numër maksimal të mundshëm të zgjedhësve, ndërsa zona “vërshohet” me pllakata, afishe dhe material propagandues. Ky aksion i improvizuar shkakton komentime ndërmjet njerëzve për një kohë më të gjatë.

Organizatorët e blic-ngjarjeve të këtilla duhet të bëjnë një zgjedhje të mirë se ku do të mbahen ato. Shtëpitë që janë largë njëra tjetrës si dhe ndërtesat e banimit janë të papërshtatshme dhe joadekuate. Zgjidhni lagje kompakte, ku shtëpitë janë njëra pranë tjetrës, kurse rrugët janë të qeta. Kjo qasje është më e zbatueshme në qytete më të vogla ose nëpër fshatra apo vendbanime.

Gjatë blic-paraqitjes në vend të qarkullueshëm është e nevojshme të gjendet ndonjë vend, gjatë kohës së fluksit më të madh të trafikut, kur është plot me njerëz - oborri i ndonjë shkolle, enti shëndetësor, qendër tregëtare, treg ose lagje. Kandidati paraqitet ose e paraqesin me megafon disa minuta për derisa ndihmësit e tij ndajnë pllakate, afishe, balona, etiketa. Nëse kandidati prezantohet nga anëtar tjetër i grupit, ai vet bënë vizita dhe përdhëndetet dhe bisedon me njërëzit. Sërish ta shohim pyetësorin:

• rajoni përkatës; • ekipi i ndihmësve (pesë ose gjashtë veta); • kandidati; • pllakate; • afishe; • etiketa dhe balona; • formularë për anëtarësim; • eventualish podium i improvizuar për blic-paraqitje në një vend

me trafik të ngjeshur.

Si qasje shtandet e rrugëve japin mundësi për t’u arritur një auditorium më i madh në mënyra të ndryshme. Në shtande të këtilla nuk flitet për zgjedhje. Ju nuk duhet t’i pyesni njerëzit se si do të votojnë - kjo

Page 260: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

258

e lehtëson komunikimin e të dya palëve. E përshtatshme është që këto shtande të ngrihen në qendra të mëdha tregëtare (para ose në dyqane më të mëdha në qytet) ose në treg, posaçërisht të dielën. Nëse ngrihen disa shtande kandidati mund të shetisë nëpër to dhe të flasë nëpërmjet megafonit.

Dallimi i këtyre shtandeve dhe tavolinave për grumbullimin e nënshkrimeve të mbështetjes për kërkesën përkatëse është te ndikimi. Qëllimi i shtandeve të rrugëve është që t’u mundësojë njerëzve vullnetarisht të bisedojnë me kandidatin dhe me përfaqësuesit e partisë, t’i diskutojnë haptasi dëshirat dhe disponimet e tyre.

Balonat, emblemat me ngjyra i joshin fëmijët. Ndërsa fëmijët i sjellin me vete edhe prindërit e tyre. Njërëzit do të mblidhen në këto vende. Shtandet mund të aranzhohen në mënyrë zbavitëse.

Shembull: Gjyshi dimër me dhurata për vitin e ri, në të cilat ka etiketa me shtrenjtimin e ngrohjes qendrore, do ta tërheq vemendjen e njerëzve dhe të mediumeve.

Është e preferueshme të përgatiten disa vullnetarë të partisë, të

cilët do të jenë midis njerëzve që ta orientojnë vemendjen e tyre kah shtandi. Siguroni shumë pllakate, balona, etiketa, afishe, formularë për anëtarësim e tjerë. Qëllimi është që të tërheq vemendjen.

Pyetësori juaj: • shtandi • pllakata (me ngjyra të ndryshme) • balona • shenja dhe emblema • afishe dhe broshura, të cilat e prezantojnë kandidatin • kandidati • formularë për anëtarësim

Gjatë punës me zgjedhësit, përveç veprimtarisë aktive dhe të

organizuar mirë të shtabit me rëndësi të posaçme është aktiviteti i pandërprerë i vetë kandidatëve. Në sjelljen e kadidatit me rëndësi është që ai të sillet si mbrojtës i interesave publike, i cili është kompetent që të merret me problemet lokale. Prandaj është e nevojshme kandidati të demonstrojë aktivitetin e tij në lidhje me zgjidhjen e problemeve të zgjedhësve. Në këtë mënyrë shtabi do të merr informacione për problemet konkrete dhe fushat në zonën elektorale. Diskutimi në lidhje me problemet duhet të zhvillohet në drejtimin politik, të komentohen gabimet të disa sistemeve të caktuara të pushteteve dhe legjislacioni aktual.

Page 261: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ORGANIZIMI I FUSHATËS

259

Si konkluzion gjatë diskutimeve, ndryshimi politik gjithnjë duhet të shtrohet si zgjidhje.

Një veprimtari e këtillë e hapur e bisedave dhe e konsultimeve me opinionin jep shembuj të qartë për sukses, që mund të shprehen në mediumet lokale, me çrast prezantohet efektiviteti i kandidatit dhe formohet imazhi i tij, si person i partisë dhe mbrojtës i interesave shoqërore në rajon.

Gjatë organizimit të këtyre ngjarjeve duhet të gjenden edhe lokale të përshtatshme nëpër vendbanime të ndryshme në zonën elektorale.

Vullnetarët mund t’i ndihmojnë kandidatit në disa mënyra. Ata mund të informojnë për vendin dhe kohën e takimeve, me vemendje t’i presin njerëzit derisa kandidati fletë me të tjerë. Nëse kandidati është i zënë tepër, ata gjithashtu mund të flasin me njërëzit. Është e detyrueshme që të gjithë të mbajnë shënime për pyetjet dhe dëshirat e tyre, që personalisht do t’ia japin kandidatit. Vullnetarët mund ta lirojnë kandidatin për gjera të tjera më të dobishme, me çrast tërësisht i përkrahin konsultimet në lokalet e këtilla. Kjo varet nga zotësia e komunikimit dhe e motiveve të tyre të brendëshme për këtë veprimtari.

U shkruani zgjedhësve duke i informuar se çfarë aktivitetesh ndërmerr partia për zgjidhjen e problemeve të caktuara. Për çdo sukses informoni edhe shtypin lokal.

Këtu do të ndalemi me numërimin e qasjeve të ndryshme në punën me zgjedhësit - masive dhe individuale. Organizimi i mitingjeve, vizitave, takimeve dhe aktiviteteve të tjera është praktikë e njohur mirë në Bullgari.

Disa rregulla themelore janë me rëndësi për organizatorët e fushatave të cilave duhet t’u përmbahen:

• Zgjedhja e periudhës së caktuar për punë me zgjedhësit, varet nga tipi i vendbanimit, nga situata politike dhe nga disponimi shoqëror • Çdo qasje mund të jetë e suksesshme nëse është zgjedhur

drejtë koha e realizimit të saj • Për organizimin dhe mbajtjen e çdo ngjarjeje nevoiten vullnetarë.

Aktivitetet e tyre duhet të koordinohen mirë. • Nëse nuk ekzistojnë mjete për organizimin e një aktiviteti të

caktuar, është më mirë të mos mbahet.

Parimi themelor i punës me zgjedhësit është: Kandidati duhet të shkojë te zgjedhësit, e jo ata te ai!!! Këtu nuk do të ndalemi hollësisht në organizimin e punës me

mediumet sepse çështja do të përpunohet hollësisht në tekstin e

Page 262: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

260

mëposhtëm. Pasi kjo pjesë e fushatës paraelektorale është me rëndësi strategjike duhet të shënojmë disa rregulla themelore:

*Në vend të parë, plani i mediumeve të fushatës dhe i grafikut të deklaratave të posaçme duhet të ndërtohen mirë dhe t’i shprehin karakteristikat specifike të deklaratave të mediumeve në periudhën përgatitëse (periudha e “nxemjes”), në periudhën e fushatës esenciale (periudhë e sulmit të fuqishëm medial) dhe pas periudhës paselektorale (periudha e “rezymesë”);

*Si pikë e dytë, duhet të sillemi me qëllime të mira dhe me mirëkuptim ndaj të punësuarëve në mediume. T’i qasemi me mirëkuptim kërkesave të tyre profesionale, për informacion të vërtetë, për afatet e fundit për përgatitjen e materialeve, për nevojën e informatës së hollësishme e të tjera;

*Çdo faks drejtuar mediumeve për të informuar për një ngjarje të caktuar zbatoni me paraqitje direkte nëpërmjet telefonit dhe përpiquni të vërtetoheni për pjesëmarrje;

*Përveç në raste kur publikohen materiale të paguara reklamuese, gjatë organizimit të pres-konferencave ose gjatë deklaratave të kan-didatit, përgatisni paraprakisht një rezyme të shkurtër për çështjet kryesore, të cilat do të preken. Ajo do t’ua lehtësojë punën gazetarëve dhe do t’u garantoj prezantim të saktë të ngjarjes.

*Mediumet i shënojnë ngjarjet e reja. Ekspertët e mediumeve në shtabin paraelektoral kanë detyrë të vështirë të bëjnë lajm nga çdo ngjarje.

*Organizoni pres – monitoring të përditshëm. Analizoni të gjitha materialet që kanë të bëjnë me problematikën politike dhe ekonomike dhe me çështjet të lidhura dretjpërdrejtë me fushatën. Në këtë bazë zgjidhni problemet kryesore për t’i përpunuar në pjesën përmbajtësore të fushatës.

Nëse u hedhim një sy hulumtimeve të bëra do të konstatojmë se rreth 50% të votuesve zgjedhjen e bëjnë sipas dëshirës së tyre, ndërsa pjesa tjetër me ndonjë presion. (Kuptohet, jo në kuptimin e detyrimit me dhunë). Prandaj sigurimi i numrit të nevojshëm të zgjedhësve në ditën e zgjedhjeve është pjesa më e rëndësishme e organizimit të fushatës. Çdo gjë që kemi kryer në periudhën përgatitore dhe esenciale të fushatës e humbë kuptimin, nëse nuk sigurohet paraqitja e zgjedhësve në ditën e zgjedhjeve.

Organizata për sigurimin e zgjedhjeve në vetvete paraqet qëllimin e zakonshëm. Ajo përbëhet në vënien e njerëzve për këtë punë, kur fillon dita e zgjedhjeve, ndërsa gjithashtu edhe të votojnë atë ditë. Vështirësia qëndron në atë se në zgjedhje në zonën elektorale duhet të votojnë

Page 263: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ORGANIZIMI I FUSHATËS

261

mijëra njerëz, paraqitja e të cilëve kërkon siguri. Puna e madhe për nga vëllimi kërkon përgatitje me kohë, si teknik ashtu edhe në gjetjen e numrit të mjaftueshëm të vullnetarëve. Për organizimin e mirë nevoiten vullnetarë në numër të njëjtë me atë të seksioneve të zgjedhjeve në zonën elektorale. Vullnetarët kanë për detyrë në ditën e zgjedhjeve t’i përkujtojnë zgjedhësit që i kemi agjituar ose t’u telefonojnë dhe t’ua kujtojnë se duhet të shkojnë të votojnë për kandidatin tonë. Si ta organizojmë tërë procesin?

Si koordinator më i përshtatshëm i organizimit në ditën e zgjedhjeve është përgjegjësi i çështjeve juridike të shtabit. Përveç përgjegjësive për të bërë regjistrime të ndryshme në komisionin elektoral të zonës, ai ka për detyrë para startit të fushatës esenciale bashkë me ndihmësit e tij të organizojë gjetjen e numrit të mjaftueshëm të vullnetarëve. Ata duhet të zgjidhen nga rajonet e çdo seksioni, për të cilin përgjigjen. Praktika tregon se më së mirë është që vullnetarët, të cilët përgjigjen për seksione të ndryshme, të regjistrohen edhe si përfaqësues të partisë. Kjo imponon që gjatë grumbullimit të tyre të përgatitet lista, e cila i përmban emrat e tyre, të gjitha të dhënat e dokumenteve të udhëtimit, adresën, telefonat e kontaktit, vendbanimin dhe numrin e seksionit për të cilin përgjigjet. Më mirë është që një kopje e kësaj liste të rri e varur në mur në shtabin paraelektoral të zonës elektorale.

Pasi të mblidhen vullnetarët me rëndësi është të prezantohet programi i sistematizuar me njohtime për detyrat e tyre, të caktuara sipas kronologjisë. Përgjegjësi për organizimin e ditës së zgjedhjeve është i obliguar një muaj para zgjedhjeve të ketë planin e tërësishëm, të hollësishëm dhe të shumanshëm të veprimit, i cili e përfshinë materialin metodologjik për stërvitjen e vullnetarëve. Gjatë stërvitjeve, që duhet të mbahen për të gjithë vullnetarët, duhet të sqarohen edhe hollësitë më të vogla të organizimit dhe të sigurohet puna e tyre.

Siç përmendëm, ekzistojnë dy mënyra të sigurohet paraqitja e zgjedhësve tanë të identifikuar në ditën e zgjedhjeve - me metodën “derë më derë” ose nëpërmjet paraqitjeve telefonike. Rruga më e mirë për aktivizimin e zgjedhësve është kontakti personal nëpër shtëpi, i cili garanton sukses në shkallën më të lartë. Shpesh ndodhë pronarët e shtëpive të mungojnë. Varianti rezervë në raste të tilla është që më parë të shtypen fletë, me shënime kujtese, që lehen para derës së shtëpisë, të cilat kanë për shembull këtë përmbajtje:

Page 264: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

262

I nderuar zotri dhe zonjë.... Kemi nderin t’u përkujtojmë, se nesër (data) është dita e

zgjedhjeve. E dijmë se e përkrahni kandidatin e partisë sonë zotri Dimitrovin. Presim që lufta në zgjedhje të kontestohet dhe prandaj kemi nevojë për votën tuaj.

U falënderojmë paraprakisht për ndihmën. Përfaqësuesi i partisë Ivan Iliev

Vizita nëpër shtëpi, në fakt, përmban një mangësi, dhe kjo është

nevoja për kohë të tepërt, ndërsa në disa raste, edhe komplikimi gjeografik i zonës. Në disa rajone fshatare praktikisht është e pamundur të vizitohen zgjedhësit. Atëherë nuk kemi alternativë tjetër përveç se të përdorim paraqitje telefonike. Nëpërmjet telefonit ftohen të gjithë zgjedhësit për të cilët nuk kemi kohë të mjaftueshme që t’i vizitojmë. Paraqitja telefonike qoftë një ditë përpara zgjedhjeve, ose në ditën e mbajtjes së tyre. Përvoja tregon se disa zgjedhës duhet të kërkohen shpesh herë dhe vetëm paraqitja e dytë ose e tretë do ta detyrojë zgjedhësin “përtac” të shkoj në qendrën e votimit.

Bashkë me punën ne rajonet e seksioneve të veçanta, në shtabin paraelektoral organizohet kujdestari e përherëshme për çdo telefon, për kontrollimin e procesit të zgjedhjeve dhe marrjen e informacioneve për rrjedhën e votimit dhe për kundërvajtjet e bëra nga aktivistët e kundërshtarit. Sigurohet edhe grupi i vullnetarëve me automjete të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të zonës elektorale, të cilët do t’i transportojnë zgjedhësit që lëvizin me vështirësi dhe invalidët deri në qendrat e votimit.

Në shtabin paraelektoral formohet një ekip, i cili i merr dhe i përpunon të dhënat me rezultatet nga plotësimi i procesverbaleve të seksioneve, të marra nga anëtarët dhe përfaqësuesit e tyre në komisionet e seksioneve pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve. Marrja e rezultateve bëhet nëpërmjet vullnetarëve me telefon ose drejtpërsëdrejti sipas shemës së precizuar më parë. Ekipi në shtab duhet të jetë i furnizuar me kompjuter dhe paisje përkatëse për llogaritje të shpejtë paralele të rezultateve.

Pra, siç shihet, ekziston një numër i madh zgjedhësish, të cilët nuk duan ta japin votën e tyre për asnjërin kandidat, pavarësisht nga ushtria e vullnetarëve e cila punon në fushatë. Në radhë të parë, kryerja e përpiktë e detyrave për përcaktimin e numrit të nevojshëm, zgjedhja e rajoneve prioritare për punë me zgjedhësit dhe identifikimi i tyre janë shumë me rëndësi. Varësisht nga kryerja e mirë, këto aktivitete

Page 265: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ORGANIZIMI I FUSHATËS

263

përgatitore e bëjnë të mundshëm shfrytëzimin maksimal, efektiv dhe produktiv të kohës së kufizuar në ditën e zgjedhjeve.

Puna me grupet e dedikuara

Përvoja tregon se efektet e fushatës paraelektorale janë më të mëdha, kur ajo është diferencuar sipas disa grupeve sociale. Rekoman-dohet që gjatë fushatave më shpesh të përdoren nocionet e shpeshta: “elektorat”, “zgjedhës”, “votues”. Strategjia e diferencuar është një nga garancat për suksesin e zgjedhjeve.

Segmentimi i tregut politik kushtëzohet nga specifika sociale reale dhe grupet shoqërore. Prandaj së bashku me përcaktimin e detyrave të qëllimit të përbashkët të fushatës përpunohet edhe sistemi i nënqëllimeve, të cilat realizohen nëpërmjet punës me grupet e posaçme të zgjedhësve. Prej këtu del edhe emri i tyre specifik - grupe dedikuese. Por, para se t’ia nisim punës me ta duhet të njohim shkathtësinë për të veçuar. Të sqarojmë mirë:

• çka i bashkon • cili është interesi i tyre i përbashkët • cilat janë nevojat e tyre më të ndjeshme dhe • çfarë disponimi dominon.

Vetëm pas sqarimit të këtyre çështjeve ne e përcaktojmë sjelljen

tonë me objektivin e veçantë ndaj grupeve të ndryshme. Për dallim nga grupet e tjera, me të cilët punohet në procesin e

menaxhimit social, grupet dedikuese kanë shumë specifika: • Në radhë të parë janë shumë të mëdha për nga numri • Nuk kanë shenja territoriale • Ekzistojnë dallime esenciale brenda grupit • Jo gjithnjë i kapin mirë interesat dhe nevojat e tyre grupore.

E gjithë kjo e bënë aftësimin e tyre të vështirë dhe relativ, por për

qëllimet e fushatës së zgjedhur ata janë mjaft të nevojshëm. Të shumtë janë kriteret për aftësimin e grupeve dedikuese. Do të shënojmë disa prej tyre dhe të segmentimit të elektoratit në

këtë bazë.

Page 266: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

264

Shembuj për grupet dedikuese Sipas votuesve:

Elektorat i përhershëm simpatizerë Ata që luhaten (hamenden) apstenuesit Ata që votojnë për herë të parë ata që votojnë për kundërshtarin

Sipas karakteristikës demografike Të rinjë të moshuar Gra burra

Sipas gjendjes familjare Të rinjë familjarë Të divorcuar nëna pa bashkëshor Beqarë

Sipas punësimit: Të punësuar të papunë Familjarë/ re pensionistë

Sipas përkatësisë etnike: Plotësoni juve:

........................... .............................. ............................ .............................

Grupet dedikuese mund të ndahen edhe sipas karakteristikave profesionale, shkalla e arsimit, gjendja materiale, lartësia e të ardhurave të tyre etj.

Vetëm rradhitja e tërësishme e grupeve dedikuese tregon se sa shumë dhe sa specifike janë ato dhe se me çfarë qëllimi të caktuar duhet të jetë aktiviteti paraelektoral.

Ky aktivitet vështirësohet edhe më tepër nga përbërja johomogjene e grupeve relativisht të ndara.

Për shembull: Te pensionistët ka të pasur dhe të varfër Te të rinjët ka të punësuar dhe të papunë Te romët ka edhe mysliman edhe orthodoks Te njerëzit e kulturës ka të suksesshëm dhe të pasuksesshëm.

Page 267: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

ORGANIZIMI I FUSHATËS

265

Grupeve specifike më qëllim të caktuar mund t’u shtohen edhe shumë organizata si: lidhjet kooperativiste; sindikatat; të rinjtë; pensionistët; odat e degëve; të femrave; të bujqëve, e tjerë.

Llojllojshmëria është e jashtëzakonshme në çdo grup, në çdo zonë elektorale.

Obligimi është që të llogaritet saktë: - cili është grupi dominant - cili është disponimi dominant - cili është problemi më i mprehtë - cili është lideri joformal, për të vënë kontakt me të dhe - të zhvillohet puna kokrete dhe me sukses me qëllim të

caktuar.

Disa rekomandime të përgjithshme për punë me grupet dedikuese.

Të kihet parasysh se i ashtuquajturi “elektorat i përhershëm” nuk është tërësi e përhershme. Me kandidatë jopërkatës, me politikë të dobët të menaxhimit, me platforma joreale edhe elektorati i përhershëm mund ta tërheq përkrahjen e vet.

Anëtarët e partisë jo vetëm që janë burim i zgjedhjeve, por e domosdoshme është që ata të motivohen dhe të përfshihen si pjesëmarrës aktiv në fushatën paraelektorale.

Simpatizuesit janë një nga burimet kryesore. Me ta punohet, në radhë të parë, me metoda dhe mjete racionale.

Ata që hamenden duhet të jenë në qendër të vemendjes, duhet t’i motivojmë të marrin qëndrim në dobinë tonë. Synimi ynë gjatë fushatës është t’i shndërrojmë në simpatezues tanë. Me ta punohet me zë, me emocione dhe me atraktivitet.

Ata që nuk votojnë, gjithashtu, nuk duhet lënë jashtë veprimtarisë sonë. Qëllimi është që me shumë taktikë dhe mund t’u ndihmojmë të mësojnë obligimin e tyre qytetar, interesat dhe nevojat e tyre reale, të tejkalojnë abstenimin (heqje dorë vullnetarisht nga votimi).

Votuesit e kundërshtarit gjithashtu nuk duhet të përjashtohen nga qarku paraelektoral, veçanërisht kur kudërshtari është shumicë në pushtet dhe pakënaqësia e një pjesë të elektoratit të tij është e pashmangshmë. Volatizmi (ndyshimi i drejtimit) nuk është nocion i shpikur rastësisht.

Në çdo moment të fushatës duhet të punojmë edhe për një votë, të mos harrojmë se fitorja e zgjedhjeve është grumbullim i votave veç e veç nga zgjedhësit dhe ndonjëherë është i mundshëm vetëm prej disa votave.

Page 268: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

266

PLATFORMA DHE POROSIA

PARAELEKTORALE Platforma është një nga dokumentet më përgjegjëse dhe më të

vështira për ta përpunuar.

Argumentet: *Platforma është ofertë për tregun më të rëndësishëm dhe më

dinamik politik - për fushatën elektorale. *U drejtohet miliona zgjedhësve. *Paraqet shprehje të sintetizuar të inofrmatës vëllimore për nga

sasia dhe të llojllojshme për nga përmbajtja. *Kjo informatë jepet me vëllim të vogël dhe e përshtatur me gjuhën

e marketingut politik. *Përmbajtja e platformës harmonizohet si me vizionin kryesor të

subjektit të vet politik, ashtu edhe me ofertën e kundërshtarëve politik dhe të forcave tjera politike.

*Dokumenti përpunohet në një periudhë të caktuar saktë dhe të shkurtë.

*Platforma paraelektorale është mjeti themelor për formimin masiv dhe dinamik të mendimit publik, të disponimeve konkrete paraelektorale dhe të motiveve të përcaktimit politik.

*Platforma paraelektorale është alternativë - Porosi e theksuar sistemore politike për qeverisje të ndryshme (alternative) të ardhëshme.

*Platforma është porosia e parë publike e një partie të caktuar për përvetësimin e mekanizmave të pushtetit në mandatin e ardhshëm elektoral.

Në përgjithësi, alternativat mund të përcaktohen si mekanizma themelore të menaxhimit të procesit politik dhe të shoqërisë si tërësi.

Është paradoksale në kushte të tranzicionit, kohë e caktuar historike për përpunimin e alternativave të ndryshme, te ne të dominojë deviza “Qeverisja nuk ka alternativë”. Një varg ekipash qeverisëse na sygjerojnë se zhvillimi ynë është parapërcaktuar në mënyrë fatale dhe se nuk ka alternativë.

Page 269: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PLATFORMA DHE POROSIA PARAELEKTORALE

267

Detyrë: Tregoni të vërtetën dhe të pavërtetën e pohimit të theksuar më lartë, duke iu përgjegjur disa pyetjeve

1. Në ç‘temperaturë uji kalon nga gjendja e lëngshme në të ngurtë? 2. Në ç‘temperaturë uji kalon ngja gjendja e lëngshme në të

avulltë? 3. Në ç‘datë kalon në Angli feudalizmi në kapitalizëm? 4. Cila është kushtetuta më demokratike në botë?

Konkluza: Ligjshmëritë sociale paraqiten në mënyrë masive dhe në

shumë variante. Për dallim nga ligjet e natyrës, ata nuk kanë kufijë të caktuar rreptë dhe forma të vetme.

Kjo specifikë e ligjshmërive sociale (paraqitja e tyre në shumë variante) është baza e qeverisjes sociale. Roli i faktorit subjektiv është në zgjedhjen e variantit optimal të spektrit të shumë varianteve.

Fraza “Nuk ekziston alternativë” është shprehje e moskompetencës filozofike, qeverisëse dhe politike.

Vendi dhe rëndësia e platformës paraelektorale

1. Çdo parti serioze parlamentare duhet të përpunojë dhe të ketë tre

lloj programesh dhe dokumentesh. Programi partiak - përmban orientimin e saj valorizues, ideor,

strategjik dhe objektivat. Programi paraelektoral – Platforma - i përmban qëllimet dhe detyrat

konkrete të fushatës paraelektorale - parlamentare, presidenciale dhe të organeve të pushtetit lokal.

Programi i qeverisjes - i përmban qëllimet dhe detyrat themelore të qeverisjes për një mandat të caktuar, siç janë burimet dhe diapazoni periodik për zgjidhjen e tyre.

Nevoitet lidhshmëri valorizuese, ideore dhe dedikuese ndërmjet tre llojeve të programeve partiake. Ndonjëherë kjo lidhshmëri reciproke është mjaftë relative, por është e nevojshme për identifikimin e subjektit politik.

Gjatë situatave ekstreme sociale e politike përpunohen edhe dokumenta tjerë partiak me karakter programor.

Page 270: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

268

Detyrë: Përgjigjuni pyetjes, përse është pranuar që programi paraelektoral të quhet platformë?

PLATFORMA - në përkthim tekstual nga frengjishtja do të thotë:

- vend i lartësuar ose - diçka që është dhënë përpara, për t’u vërejtur dhe t’u parë

më mirë. Programi paraelektoral është pikërisht i tillë

I lartë Masiv Dimenzionues dhe Atraktiv për të paraqitur ofertën paraelektorale të një partie të caktuar ose të koalicionit. Kjo na jep të drejtën të nënvizojmë specifikën e saj nëpërmjet programeve partiake dhe ta quajmë PLATFORMË.

Në disa raste platformë quhen dokumente partiake me orientim strategjik, por nga apsekti i teorisë politike nuk është mjaft preciz. Në kongresin e saj të tridhjetë e nëntë Partia socialiste bullgare e miratoi (“Platformën e unitetit dhe ripërtrirjes së partisë socialiste bullgare dhe të shoqërisë bullgare në Bullgari”).

2. Platforma paraelektorale është dokumenti themelor, bërthamë e fushatës. Ajo e bashkon dhe koordinon përmbajtësisht në mënyrë të tërësishme veprimtarinë paraelektorale.

Porositë, parrullat, portretet politike dhe dokumentet tjera paraelektorale përpunohen sipas bazës përmbajtësore të platformës.

Ajo përmban: *Strategjinë, qëllimet dhe detyrat themelore të një force të caktuar

politike në një fushatë konkrete; *Angazhimet më të rëndësishme, porositë dhe fjalët kyçe drejtuar

zgjedhësve; *Moton kryesore të fushatës. Kur përpunohet platforma paraelektorale? Detyrë: Vlerësoni, kur është momenti më adekuat për përpunimin e

platformës paraelektorale: • largë prej fushatës • në prag të fushatës • gjatë fushatës. • sqaroni përgjegjen tuaj.

Page 271: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PLATFORMA DHE POROSIA PARAELEKTORALE

269

Kush e përpunon platformën paraelektorale? Platformën e përgatit ekipi me udhëheqës dhe me përbërje të

llojllojshme dhe të gjerë të bashkëpunëtorëve, që është garancion i domosdoshëm për cilësinë e saj. Ekipi, që e përgatit platformën duhet të përbëhet prej ekspertëve të këtillë:

Procesi i përgatitjes së platformës

1. Periudha e përgatitjes

* Grumbullimi korekt dhe analiza e numrit voluminoz të këtyre llojeve të inofrmacioneve:

Politikolog Sociolog Ekonomist Jurist Gazetar Arsimtar Mjek Rinist Artist Punëtor shoqëror Psikolog Shtoni ju ----------------- --------------------

Ky është varianti optimal Në çdo situatë të caktuar përbërja e ekipit mund të reduktohet

Ekonomike Politike Sociale Statistikore Ekologjike Demografike Etnike Shpirtërore Komunale Isntitucionale Psikologjike

Qëllimi është të grumbullohet dhe të për-punohet numri i madh i të dhënave për: numrin, përbërjen dhe dinamikën e popullsisë, të ardhurat, niveli i arsimit dhe mënyra e jetës të njerëzve. Të veçohen problemet më të theksuara dhe konfliktet. Të nënvizohen disponimet dominante dhe pritjet e grupeve të ndryshme të zgjed-hësve në vend ose në zonën e caktuar elektorale. Të paramendohet ndikimi i fak-torëve të volitshëm dhe të pavolitshëm .

Page 272: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

270

Pa një informatë të analizuar të gjithanshme dhe në mënyrë profesionale nuk mund të përpunohet një platformë realiste dhe e mirë paraelektorale.

Kjo do të thotë jo vetëm vëzhgim konstatues të problemit, por edhe të karakteristikave të: shkaqeve, përmasave, shkallës së antagonizmit, sjelljen psikologjike, variantet e zgjidhjes së tyre dhe pasojat eventuale negative dhe pozitive.

Për përpunimin e platformës është e nevojshme: • Analizë e rezultateve të zgjedhjeve të mëparshme sipas

kohës dhe llojit. • Njohje e mirë e dokumenteve tjera partiake që të shmangen

tezat dhe angazhimet kontradiktore. • Për disa zona të caktuara elektorale kjo do të thotë edhe

njohje e mirë e platformës partiake (nacionale) paraelektorale. • Njohja dhe analiza e dokumenteve partiake dhe

paraelektorale të kundërshtarëve themelor dhe të forcave të tjera politike.

• Sqarimi më parë i karakterit të fushatës – ana pozitive apo negative.

• Njohje e mirë e ligjit konkret elektoral. • Precizimi paraprak se a do të përpunohet platforma partiake

ose e koalicionit? • Njohje e thellë e qëllimit kryesor të çdo fushate paraelektorale

– numri maksimal i njerëzve të na dëgjojnë, të na kuptojnë, t’ju pëlqejmë, të na besojnë, të na respektojnë.

Detyrë: Shtoni edhe ju elemente të tjera të domosdoshme në periudhën përgatitore të përpunimit të platformës paraelektorale.

2. Përpunimi përmbajtësor i platformës

Struktura Struktura e platformës paraelektorale mund të veçohet në disa

mënyra. Varianti i konfirmuar është: Hyrja – përmbanë të drejtuarit, strategjinë dhe qëllimet e fushatës. Ekspozeja – përmbanë prezantimin dhe karakterizimin e probleme-

ve dhe të ideve kryesore, të burimeve për zgjidhjen e tyre dhe pasojat e domosdoshme pozitive.

Konkluzioni – e përmbanë mesazhin kryesor dhe moton e fushatës.

Page 273: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PLATFORMA DHE POROSIA PARAELEKTORALE

271

Fjala ka rëndësi esenciale. Ajo është hap i parë komunikues në adresën e platfor-mës. Sipas situatës konkrete zgjidhet fjalimi adekuat. Por, ai duhet të jetë i tillë që një numër i vogël njerëzish do të thonë: “Kjo s’ka të bëjë me mua”.

Edhe gjatë këtij varianti klasik llojllojshmëria është e madhe. Ekspozeja, për shembull, mund të bëhet së paku në tre mënyra:

- Në lidhje me problemet; - Në lidhje me grupet sociale (dedikuese); - Për fushat shoqërore.

Ekspozeja mund të bëhet në mënyrë jostandarte dhe atraktive, por komponentat themelore të dokumentit – të platformës paraelektorale, duhet të përmblidhen në të.

1. Sipas cilit kriter do ta rregulloni ekspozenë nëse e zgjidhni

variantin problematizues? (varfërinë, papunësinë, korrupsionin, krimin, e tjerë). - Thellësinë e problemit - Dimenzionin e problemit - Ashpërsinë e problemit - Aktualitetin e problemit - Ngarkesën psiqike të problemit - Atraktivitetin e problemit - Rëndësinë nacionale të problemit - Rëndësinë rajonale të problemit

Detyrë: 1. Cili sipas jush është fjalimi më përkatës për një patformë

paraelektorale? “Bashkëkombas”; “Qytetarë”; “Miqë”; “Zgjedhës”; “Bashkëmendimtar”;

2. Çfarë epiteti do t’i shtonit fjalimit që ju do ta zgjidhni? “Të shtrenjtë”; “Të dashur”; “Të respektuar”; “Të munduar”; “Të trathtuar”; “Të bashkuar”;

Page 274: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

272

Realizëm anim, kufizim Konkretësi optimizëm përsëritje Qartësi rezultate atraktivitet Qasje konfirmim emocione Bindshmëri angazhim prognotizëm Gradacion dozim --------------- Profesionalizëm --------------- -------------- Pragmatizëm --------------- --------------

Konkluza: Zgjedhja është e juaja, konkrete dhe prandaj edhe e ndryshme.

Por, së pari duhet t’i keni analizuar dhe menduar mirë edhe dy gjëra të rëndësishme për fushatën elektorale dhe për hartimin e platformës:

a) Cila është tipologjia dominuese e votimit në një zonë të caktuar elektorale?

Valorizuese, Tradicionale, Etnike, Nostolgjike,

b) Gjatë fushatës bëhet ndikim kryesisht ndaj disponimit, emocione-ve, fantazisë, motiveve dhe aktiviteteve të zgjedhësve dhe jo ndaj ideve dhe bindjeve të tyre. Elementet e botëkuptimeve formohen dhe ndryshohen gjatë dhe vështirë dhe prandaj me këtë nuk duhet të ngarkohen ideologjikisht platformat, nuk duhet të parashtrohen detyra të këtilla.

Platforma e ideologjizuar ka efekt të kundërt ndaj atyre që janë

neutral, të luhatshëm dhe ndaj të rinjëve, ndërsa qëllimi i fushatës është pikërisht që ata të përvetësohen.

Praktika pozitive e marketingut tregon se përpunimi i tërësishëm i platformës duhet të zhvillohet sipas këtyre parimeve:

Numërimi i kërkesave të shumta parimore nuk duhet të na befasoj,

por të na tërheq vërejtjen se platforma paraelektorale me të vërtetë është një nga dokumentet më përgjegjëse politike dhe përpunimi i saj kërkon punë serioze paraprake dhe përgatitje të mirë profesionale.

Kjo tipologji nuk përzihet me grupet dedikuese. Në çdonjërën prej tyre mund të hasen lloje të përmendura të votimit.

Page 275: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PLATFORMA DHE POROSIA PARAELEKTORALE

273

Fjalët kyçe të menduara mirë duhet të përmbahen në mënyrë të

dozuar në platformë dhe në fushatën në përgjithësi. Ekspertët e marketingut politik pohojnë se që një fjalë kyçe të zë vend në vetëdijën e zgjedhësit duhet të dëgjohet të paktën shtatë herë. Numërimet e matura janë element i domosdoshëm i këtij procesi intensiv politik.

Gjendja e jetës politike bullgare dhe fushatat elektorale të shpeshta kanë bërë erozionin e përmbajtjes dhe kanë shkaktuar inflacion të shumë fjalëve dhe shprehjeve në fjalorin politik. Përdorimi i tyre i mëtejshëm do të shkaktojë hamendje dhe emocione negative te zgjedhësit.

Detyrë: Përgatitni listën e fjalëve “të ndaluara” dhe të shprehjeve në fushatën e ardhshme.

Gjuha, stili dhe formimi grafik i platformës duhet të harmonizohen

maksimalisht me nivelin arsimor, përgatitjen profesionale dhe disponimin emocional të zgjedhësve.

Rekomandime plotësuese gjatë përgatitjes së platformës paraelektorale:

1. Platforma nuk është program për qeverisje, por duhet t’i përmban konturat e pamjes së saj të ardhshme. Kjo do ta bënte më të orientuar dhe do të shkaktonte besim.

2. Gjatë marketingut të dëshiruar të kihet parasysh se nëpërmjet platformës ne ofrojmë “shërbim të prolonguar”, shërbim që do të fitohet në të ardhme të caktuar, ndërsa dëshirojmë për këtë kredi në avans, kredi sot (në fund të fushatës). Një veprim i këtillë edhe në marketingun social është vështirë për tu realizuar. Është e nevojshme një cilësi e lartë, propozim mjeshtror dhe takt i jashtëzakonshëm politik që të fitohet çmimi – besimi dhe vota e zgjedhësve.

3. Platforma është shërbim (prodhim) jo vetëm për përdorim të jashtëm. Ajo është gjenerator themelor i tërë fushatës dhe katalizator i pajtimit në parti. Përpunimi, arsyetimi, miratimi i saj shpien drejt qëndrimeve konsensuale dhe sëkëndejmi në porosi njëkahëshe. Nëse këtë nuk e kryen dhe nuk e di një parti e caktuar, parrullat mund të shpiejnë në drejtime të ndryshme pra në drejtime të kundërta. Për

Detyrë: 1. Përcaktoni përmbajtjen në bazë të parimit të animit. 2. Arsyetoni dhe precizoni fjalët kyçe kolektive të fushatës

“zgjedhje parlamentare 2001”.

Page 276: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

274

shembull: “do ta vazhdojmë privatizimin” dhe “do të bëjmë nacionalizimin”, ndërsa rezultatet mund të tregojnë – habitje dhe humbje të besimit te zgjedhësit.

Kush i lexon platformat paraelektorale? Gjatë fushatës: Pjesëmarrësit aktiv;

Një pjesë e elektoratit stabil; Një pjesë e gazetarëve; Një pjesë e kundërshtarit; Disa vëzhgues ndërkombëtarë; Disa hulumtues.

Shtoni diçka: ------------------------ ------------------------ ------------------------ Pas fushatës:

Gazetarët dhe Opozita për ta kritikuar

Llojet e formave paraelektorale: Flasim për platforma në shumës, sepse ato janë:

Partiake; Të koalicionit; Komunale; Të kandidatit – deputetit; Të kandidatit – prefektit.

Përgatitja dhe përpunimi i llojeve të ndryshme janë të barabarta në aspektin parimor.

Individualet janë më të shkurtëra nga vëllimi dhe me më shumë emocione personale. Ato mund të përmbajnë edhe një portret të shkurtë politik të kandidatit.

Ligji i marketingut gjatë fushatës është lidhshmëria e tyre dhe njëkahshmëria, e realizuar me teknika të ndryshme.

Detyrë: Si duhet të jetë vëllimi i platformës? Çështja është për tu diskutuar. Vlerësoni dhe zgjidhni ju. 5c 10c 20c 30c Jepni argumente tuaja ------------------------------

Kush e merr dhe e përcakton platformën? Platforma diskutohet nga një rreth i gjerë i aktivistëve, kandidatëve,

anëtarëve, të shtabit paraelektoral dhe të udhëheqjes partiake.

Page 277: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PLATFORMA DHE POROSIA PARAELEKTORALE

275

Pas përpunimit definitiv platforma miratohet nga organi udhëheqës përkatës partiak.

Gjatë fushatës platforma korrigjohet në pajtim nëse situata ndryshon në mënyrë drastike dhe paraqiten konsekuenca.

Shpërndarja e platformës Platforma e konfirmuar bëhet dokument kryesor për të gjithë

pjesëmarrësit në fushatën paraelektorale. Qëllimi është që përmbajtja e saj të bëhet e njohur për një numër sa më të madh të zgjedhësve.

Nëpërmjet: publikimeve të plota, afisheve, Takimeve të shkurta, fjalimeve Letrave, debateve publike Mesazheve, mbledhjeve Fjalimeve, mitingjeve Emisioneve në radio dhe televizion.

Trajnimi: “Platforma 2001” Ndjeksit e ushtrimeve ndahen në dy ekipe dhe zgjidhen

udhëheqësit. Marrin një detyrë të njejtë – përpunimi i platformës paraelektorale. Lloji i platformës përcaktohet paraprakisht. Pas një kohe të caktuar lexohen dhe analizohen të dy projekte. Qëllimi është që në mënyrë intensive dhe praktike të përvetësohen shkathtësitë për përpunimin e dokumentit politik dhe të zbatohen teknikat përkatëse.

1. Shkruani konkluzat e përgjithshme; 2. Theksoni anët tuaja të fuqishme dhe të dobëta gjatë pjesë-

marrjes në lojë.

Porositë paraelektorale

Instrument tjetër i rëndësishmë komunikues gjatë fushatës është

porosia. Përse është e nevojshme të përpunohen porositë, pasi ekziston

platforma? Përgjigjen për këtë pyetje do ta gjejmë në specifikat e vetë fushatës

si treg politik. • Fushata kufizohet në suaza kohore të përcaktuara me ligj. • Fushata është e mbushur përplot me prodhime të ndryshme dhe

antagoniste politike

Page 278: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

276

• Fushata segmentohet për shkak të karakterit të shumëllojshëm të zgjedhësve potencial

• Fushata është me dinamikë të theksuar mobilizuese • Fushata është fleksibile - ngjarje e imët mund ta ndryshojë

menjëherë konfiguracionin e lojtarëve kryesor.

Detyrë: Plotësoni karakteristikat esenciale të fushatës elektorale.

Si përgjegje të kësaj specifike të ndërlikuar të fushatës i vjenë porosia, si prodhim adekuat politik, si mjet komunikimi me zbatim të gjerë.

Që të kryejë këtë rol porosia duhet të jetë: E shkurtë; e kapshme; Emocionale; përvetësuese; Me aftësi përmirësuese; e kuptueshme; Atraktive; ..............................

Këtu duhet të përmendim atë që e ka vendos në dukje Çehovi për

vështirësitë e mëdha - forcën e madhe shprehëse të formave të shkurta. Shkurtësia e porosisë nuk duhet të na shpie në ilizione dhe të

kërkojmë krijimin e saj të shpejtë. Pas porosisë duhet të qëndrojnë informacione të bollshme dhe

analiza të cilat e sigurojnë edhe pëpunimin e platformës. Diçka më tepër, kjo analizë duhet të jetë më e saktë dhe me segmentim social.

Kërksesë mjaft me rëndësi gjatë përpunimit të porosisë është lidhshmëria e saj përmbajtësore me ofertën kryesorë - platformën. Praktikat janë të ndryshme, shkruhen porosi para përpunimit të plotë të platformës dhe anasjelltas - porositë bëhen në lidhje me problemet e veçanta, të përfshira në platformë. Por, lidhshmëria e ndërsjellë është me varësi të barabartë.

Mundësitë për zbatimin e qasjes teorike gjatë përgatitjes së porosive paraelektorale janë të pakufizuara, mjafton që ajo të jetë harmonizuar me përgjigjjet për pyetjet e mëposhtme esenciale për fushatën:

A do t’i vërejnë? A do t’i lexojnë? A do t’i mbajnë mend? A do t’i pëlqejnë? A do t’i besojnë? A do të votojnë për ne?

Porositë mund të shpërndahen në forma të ndryshme, si:

Page 279: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

PLATFORMA DHE POROSIA PARAELEKTORALE

277

Ligjërim pozitiv Në formë të pyetjeve Me pranim të angazhmanit konkret Me fjalim Me deklaratë Thirrje, e tjerë.

Porositë, ashtu si edhe platformat, mund të jenë partiake dhe

individuale. Për formësimin e tyre grafik dhe për transparencën do të flitet edhe

më tutje, por këtu të theksojmë se gjithnjë duhet të jenë të pranishëm simbolet e partisë edhe në fushatë. Porositë individuale të kandidatëve është mirë të shoqërohen me portret, por vetëm kur ka rrezatime pozitive. Portreti i keq mund ta “turpërojë” edhe porosinë më të mirë.

Rekomandime plotësuese për përpunimin e porosive paraelektorale

të fushatës “Zgjedhje parlamentare 2001”. *Në fushatën e ardhshme është i nevojshëm shfrytëzimi më i

gjerë i porosive për shkak të fjalëve të zgjedhjeve të shpeshta, efektit të ngopjes me shumë programe dhe zhgënjimeve të thella te pjesa më e madhe e elektoratit.

*Do të jetë me efekt gjatë përpunimit të porosive të shfrytëzohen sqarimet kohore që tani më janë futur në vetëdijen e zgjedhësve të llojit të: “10 vjet tranzicion”; “Fundi i mileniumit”; “Fillimi i shekullit të ri”; “Mileniumi i ri”.

Këto periudha të theksuara kohore japin mundësi për të bërë edhe parashikime. Garancioni kohor kuptohet është sprovë për disa objektiva pozitive.

*Në porosi dhe në aktivitete të tërësishme propaganduese të theksohet momenti i kapjes dhe të mos kontestohet çdo gjë. Zgjedhësit bullgar janë bezdisur (kanë frikë) se çdo shumicë e re vjenë me pretendime “për fillim të ri”.

*Gjatë porosive “të angazhuara” të kërkohet karakteristika e saktë dhe reale e problemit, që njëkohësisht do të shkaktojë interes dhe besim. Koncepti ”premtim” ndikon fuqishëm, prandaj rekomandohet që të shkruhet dhe të flitet për pranimin e angazhimeve dhe të përgjegjësive.

Keni kujdes që gjatë të shkruarit të porosive zgjedhësve të mos u duket se i porosisni tekstualisht porositë e fushatës së kaluar elektorale.

Page 280: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

278

Një rrezik i këtillë real ekziston për shkak të ngecjes së reformave dhe ashpërsimit momental të problemeve “të vjetra”.

Detyrë: 1.Mendoni se çka do tu premtoni zgjedhësve të dobët social?

“varfëri të durueshme”; “kufizimin e varfërisë”; “rënien e varfërisë”; “tejkalimin e varfërisë”; “pengimin e varfërisë”; “ndarje të barabartë të varfërisë”; “varfëri të përkohshme”; “varfëri për të gjithë”.

Para se të zgjidhni angazhimin tuaj, mendoni për madhësinë e problemit dhe për burimet e zgjidhjes së tij. 2.Përpunoni porosi të shkurta për problemin themelor “korrupsionin” për: të rinjtë pensionistët të papunët

Page 281: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE

279

BASHKËPUNIMI ME MEDIUME

GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE

Plani për mediumet

Plani medial mbështetet në shemën e përgjithshme të komunikimit për lidhje ndërmjet “liderit politik - mjeteve të informimit masiv – rece-pientit - efektit të arritur”. Specifika e kësaj lidhje është se lideri politik është komunikuesi fillestar, i cili në esencë i kodifikon mesazhet ndërsa mediumet më tepër luajnë rolin e mjeteve të transmentimit të këtyre mesazheve. Pasi çdo mjet për informim masiv i kërkon specifikat e veta karakteristike gjatë komunikimit, në marketingun politik ekzistojnë tre kushte, kur e bëjmë përpunimin e planit medial:

- Selekcionimi gjatë shfrytëzimit të mediumeve; - Selekcionimi gjatë pranimit të tyre; - Selekcionimi gjatë dekodimit dhe mbajtes mend.

Sëkëndejmi çështja themelore, që ekziston para ekspertëve, është se si të grumbullohen mjetet për komunikim masiv ashtu që ndikimi i tyre i plotë të jetë i mundshëm dhe më efektiv duke marrë parasysh planin strategjik të fushatës.

Kjo kërkon që plani medial të parashtrojë dy qëllime themelore: • Të arrijë nëpërmjet mënyrës më efektive numrin e kufizuar të

recipientëve (segment i caktuar); • Të arrijë sa më tepër që është e mundur numër të madh njerë-

zish, që ky numër të jetë edhe më i madh, dhe me një shpejtësi më të madhe që të shtojë “efektin e ditarit” (radhitjen e temave).

Page 282: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

280

Qëllimet Mediumet Mënyra e

komunikimit Të kumtuarit dhe të komunikuarit të zakonshëm (parrulla)

“Pllakata e egër” ose lloji i reklamës tregtare – broshura, spote e tjera

E shpejtë

Komunikatat e ndërlikuara (programi politik)

Takimet, mitingjet, gazetat, videokasetat, mjetet e marketingut të drejtpërdrejtë

E shpejtë

Vënien ose hedhjen poshtë të imazhit të politikanit

1. Takime personale, 2. Takime të kufizuara; 3. Reklama politike, pres-

konferenca; 4. Radioja dhe televizioni

1. E shpejtë 2. E shpejtë dhe

e tërthortë 3. E shpejtë

Zgjedhja e mjeteve, nëpërmjet të cilave do të ndikohet te zgjedhësit

lidhet me karakterin e komunikatës, me shpejtësinë që kërkohet dhe me përcaktimin e segmenteve elektorale, që do të thotë se sa më mirë t’i njohim zgjedhësit, funksionimin, dhe specifikat e masmediumeve dhe qëllimet tona personale, aq më mirë do të mund të ndikojmë.

Qëllimet Mediumet Segmenti

Rritja e numrit të simpatizuesve nëpërmjet lidhshmërisë me grupet e llojllojshme sociale – profesionale

Kuvendet, diskutimet, letrat nëpërmjet postës, marketingu i drejtpërdrejtë

Auditorium homogjen i ndarë në mënyrë profesionale ose sipas kategorisë sociale

Mobilizimi i aktivistëve dhe përkrahësve

Mitingje, spote, viedo-kaseta

Auditorium homogjen, elektoral stabil

Përvetësimi i një pjese të elektoratit margjinal të kundërshtarit ose të atyre që hamenden

Pllakata, shtypi, reklama politike, radioja, televizioni

Publik heterogjen

Page 283: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE

281

Kur e formojmë planin medial duhet së pari të precizojmë cilët janë mediumet tona themelore të domosdoshme dhe kryesore. Në vend të dytë cilët do të jenë mediumet plotësuese, në vend të tretë cilat mediume do të shfrytëzohen ose do të lehen anash nga auditoriumi.

Gjatë përpunimit të planit medial para ekspertëve paraqiten dy probleme themelore:

• Gjatë zgjedhjes së mjeteve themelore mund të dyfishohet publiku i tyre, që do të bënte ndikimin më të madh të shpeshtuar, lodhjen e publikut ose rritjen e simpative.

• Kuadri ligjor me të cilin na bëhet e mundshme që të veprojmë gjithashtu shkakton problem. Ky problem në Bullgari del nga fakti i rregullativës së ashpër jo vetëm të kohës, por edhe të formave, nëpërmjet të cilave mund të shprehemi në mediumet shtetërore. Nga kjo rrjedh që gjatë përpunimit të planit medial të jemi të detyruar së pari t’i kemi parasysh këto kushte. Fushë më e lirë për tu shprehur është shtypi.

Përpunimi i planit medial duhet të bazohet në bazë të analizave të bëra:

a) Analiza e mediumeve Analiza e mediumeve zakonisht bazohet në teknika, të njohura me

emrin “kontent-analiza”. Këto teknika mund të na japin njohuri në lidhje me politikën redaktuese të një mjeti të caktuar të informimit publik; Njohuri për strukturën e mediumit; Njohuri për gjuhën dhe simbolikën, që i përdor ky medium. Ajo që është e nevojshme për t’ia shtuar kontent-analizës janë të dhënat në lidhje me auditoriumin, domethënë përhapjen dhe ndikimin e mjetit të caktuar për informim publik. Këto të dhëna mund të merren nga hulumtimet sociologjike dhe nga monitoringjet që bëhen çdo muaj nga qendrat e mëdha sociologjike në Bullgari. Këtyre informacioneve duhet t’ua shtojmë informatën në lidhje me ekipin, i cili punon në mjetin e informimit publik që e analizojmë, si dhe vlerësimet për lobimin e mundshëm të gazetarëve, të cilët mund t’i ketë politikani për të cilin punojmë. Zakonisht ky informacion merret nga dosjet, që plotësohen në bazën informative të partisë politike, të cilën e ka theksuar udhëheqësi konkret politik.

b) Analiza e auditoriumit Analiza e auditoriumit të mjeteve të ndryshme të informimit masiv

fitohet nëpërmjet një varg metodash sociologjike: - Intervista telefonike

Kur e përdorim informatën e intervistave telefonike, duhet të kemi parasysh se për Bullgarinë këto nuk kanë aq vlerë, pavarësisht se si janë vënë nga qendrat sociologjike. Ky zhvleftësim ka të bëjë me

Page 284: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

282

problemet e rrjetit telefonik dhe nga përmasat nacionale, si dhe me mënyrën e zbatimit të intervistave telefonike -fragmente, bashkëpunimi me persona që anketohen, dhe jo me kompjuter e të tjerë. Nga kjo rrjedh se te intervistat telefonike nuk mund të kemi informatë (aktuale) të shpejtë e cila do të na orientonte te problemi i caktuar. Kjo informatë nuk mund të shërbejë për asgjë tjetër, përveç për testimin e disa temave ose elementeve të fushatës.

- Anketa sociologjike Hulumtimet empirike sociologjike nëse janë bërë mirë dhe profesio-

nalisht, na japin informacionin e vërtetë dhe të vlefshëm për auditoriumin nacional. Problemi me shfrytëzimin e kësaj informate lidhet me: së pari, me mjetet e mëdha financiare, të cilat duhet t’i ndajmë për një hulumtim të këtillë nacional; së dyti, me kohën e realizimit dhe të analizës së informatës. Për shkak të këtyre situatave të vështirësuara të dhënat e hulumtimeve sociologjike zakonisht përdorën para fillimit të fushatës, me çka ndihmohet përgatitja e planit strategjik dhe pas përfundimit të saj kur shërbejnë për vlerësimet e efikasitetit të fushatës.

- Analiza sekundare e të dhënave të hulumtimeve sociologjike Pasi gjatë fushatës qendrat sociologjike e vazhdojnë punën e tyre

në lidhje me hulumtimin e auditoriumit të masmediumeve (marrëveshjet vijuese me masmediumet dhe dhëniet e reklamave nga to), shumë e dobishme për punën tonë në fushatë është që të sigurojmë këtë informatë rrjedhëse, e cila do të mund t’i paraqet kthesat esenciale të auditoriumit. Në fund duhet të mbajmë mend se plani medial është një nga pjesët më esenciale të fushatës së marketingut. Pavarësisht nga puna jonë e mirë në lidhje me planin strategjik, me formulimin e qëllime-ve dhe temave të fushatës, në radhë të parë plani medial na jep mundë-si që të arrijmë te zgjedhësi dhe t'ia transmentojmë argumentimet dhe motivet e qëndrimit të tij, që do të thotë se:

• Plani medial duhet të përgatitet së bashku me ekspertë në lëmin e komunikimit masiv;

• Media plani duhet të bazohet në një analizë shumë serioze të bërë më parë;

• Media plani duhet të sigurojë koordinimin vijues të ndikimit komunikativ, ashtu që në fund të fushatës të kemi:

- Imazh të ndërtuar dhe të përkrahur në mënyrë adekuate të politikës;

- Sqarim absolut gjatë dekodimit të porosive tona politike; - Argumentim i saktë, që do të sqaronte votimin “për” ne ose

“kundër” kundërshtarit tonë; - Efektet e mobilizimit të zgjedhësve, dhe jo apatinë e tyre; - Sigurimin me mjete minimale për efikasitet maksimal;

Page 285: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE

283

- Zgjerimin e bazës tonë elektorale dhe sprovimin e disponimit pozitiv të elektoratit të kundërshtarit tonë;

• Plani medial duhet të sigurojë fushë të tillë të zhvillimit të figurës së kandidatit tonë, që ai pas fushatës të mos mbyllet në suaza ekstre-me. Bëhet fjalë për ndikim të tillë të mediave, i cili do të jep një mundësi që gjatë ndryshimit të situatës politike dhe në pajtim me mënyrën e ndikimit të kandidatit tonë, ai të mos del tërësisht nga imazhi që ia kemi krijuar gjatë fushatës.

Detyrë: Përgatitni plan medial për prezentimin publik të temës “Opozita e bashkuar do t’i fitojë zgjedhjet”.

Materiali i shtypur në reklamat

paraelektorale

Kur flasim për reklamën paraelektorale, gjëja e parë që duhet të dijmë është se përpunimi i keq i reklamës automatikisht shndërro-het në anti-reklamë. Reklama paraelektorale, me të gjitha hollësitë dhe variantet e saj, duhet të përpunohet nga ekipi i ekspertëve. Rregulla e parë për çdo kandidat dhe për çdo shtab paraelektoral është të mos lejoj kurrfarë improvizime në këtë veprimtari. Në shumë vende evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës reklamat paraelektorale të fushatave përpunohen nga institucione të tëra, pas studimeve dhe testimeve serioze. Ja një shembull ilustrimi rreth kësaj:

Për zgjedhjet e vitit 1995 në Francë, në të gjitha pllakatet kandi-

dati i socialistëve Lionel Zhospen mbante këmishë me ngjyrë të thek-suar të kaltër. Shkaku për këtë është nga hulumtimi që ka bërë ekipi i ekspertëve, në të cilin më se 80 për qind të burrave u përgjegjën se për ata ngjyra më e dashur e këmishës është e kaltërta, ndërsa më se 60 për qind të grave u përgjegjën se u pëlqejnë meshkujt që mbajnë këmisha të kaltërta.

Moment esencial, i cili shpesh imponohet është uniteti i fushatës

reklamuese. Materialet e reklamave të formuara në mënyrë unikale për të gjithë kandidatët e sigurojnë efektin e rëndësishëm të “ndikimit vetëm ndaj zgjedhësve” dhe kontribuojnë për t’i dhënë rëndësi më të

Page 286: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

284

madhe fushatës. Praktika bashkëkohore bën përpunimin e zgjedhjes unike dhe të plotë të të gjitha llojeve të materialit reklamues. Ata përpunohen nga ekipi i ekspertëve në veprim të ndërsjellë me shtabin nacional paraelektoral. Komponentat e kësaj zgjedhje të plotë ose të të ashtuquajturit “set reklamues” u ndahet të gjitha shtabeve dhe kandida-tëve. Në setin reklamues është vënë si pjesë bartësi magnetik, që përmbanë lloje të materialit reklamues, të formuar dhe të përgatitur për shtyp pasi në të janë futur tekste dhe fotografi konkrete të kandidatëve. Ky lloj i organizimit të reklamës jep një shkallë të madhe garancioni për kryerjen e strategjisë së vetme reklamuese në fushatë.

Kur flasim për fushatën paraelektorale i kemi parasysh klipet reklamuese për televizion dhe radio, materialin e shtypur, (pllakatat, afishet, letrat drejtuar zgjedhësve, buletinet informative), etiketat, balo-nat, kapuçat e tjerë. Pasi klipet radio-televizive i përgatisin profesiona-listë që zakonisht vijnë të gatshëm në shtabet lokale (që edhe rekoman-dohet) më së tepërmi do të përqëndrohemi në materialin e shtypur.

Qëllimi për çdo shtab paraelektoral të zonës si duket është që të fitohen zgjedhjet në nivel lokal. Për shtabin paraelektoral nacional qëllimi kryesor është të ndihmojë aktivitetin e qendrave rajonale që të fitojnë. Si plotësim të këtij qëllimi me përgjegjësi të shtabit kryesor mund të vijnë edhe këto nënqëllime: përfshirja e anëtarëve të rinjë në parti ose përcaktimi në zgjedhjen e bashkëmendimtarëve të pasigurtë dhe të luhatshëm partiak. Pasi do të definohen qartë qëllimet parësore duhet të vendosni se çfarë bartës reklamues do të përdorni.

Mbani mend se afishet dhe letrat e drejtpërdrejta nëpërmjet postës

nuk mund të ndryshojnë mendimin e zgjedhësve, por si plotësim, në funksion të përkrahjes dhe përforcimit të mesazheve të fushatës, materialet e shtypura mund:

• Të prezentojnë (promovojnë) kandidatin e partisë; • Tu sqarojnë zgjedhësve se cilat janë pikëpamjet e partisë për

përmirësimin e mënyrës së jetës së tyre personale; • Të rrisin statusin e zgjedhësit, domethënë nga përkrahësi i ideve

të bëhen trashëgimtarë të sigurtë ose votuesit e sigurtë të bëhen aktivistë, ndihmës të fushatës paraelektorale, të agjitojnë ose të bëhen anëtarë të partisë.

• Të nxjerrë përgjegje nga recipienti, domethënë të shkakton reagim reflektues te zgjedhësit me qëllim të zhvillimit të dialogut;

• Të rrisë nivelin tonë të informimit për qëllimet e votuesve dhe miqëve të tyre;

• Të nxisë motivimin e ithtarëve të partisë; • Të agjitojë nëpërmjet postës dhe drejtpërdrejtë te zgjedhësit;

Page 287: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE

285

• Të sugjerojë për gjetjen e anëtarëve të rinjë dhe të donatorëve; • T’i vë në pah mangësitë e kundërshtarit në luftën paraelektorale. Mënyra e vetme e sigurtë që të ndryshojë efikasiteti i materialit të

shtypur propagandues është që të krijohet lidhje dinamike reflektuese. Çdo afishe ose letër duhet të përmbajë një informatë, që do t’i jep mundësi recepientit që t’i përgjigjet asaj që e lexon, ta komentoj, të bëjë pyetje, të shpreh mendime, të jep propozime konstruktive. Kjo informatë është numri i shkruar i linjës kujdestare telefonike, adresa e zyrës për informata, karta postale me adresë kthyese e të tjera. Gjithashtu, numë-roni edhe thirrjet telefonike dhe përgjegjet e zgjedhësve, që të mundet kjo informatë të shfrytëzohet për fushata dhe iniciativa të ardhshme.

Varësisht nga territori i vendit për tu respektuar është edhe një ose dy qendra zonale, të cilat do të kujdesen për shtypjen dhe dizajnimin e të gjitha materialeve paraelektorale, domethënë të centralizohet shtypja e materialit. Në këtë rast dizajni do të jetë në nivel më të lartë ndërsa shtypja më e lirë si shërbim nga shtypshkronjat e shumta lokale. Kështu përpunimi do të përfshijë shtypjen katër ngjyrëshe me çmime të ulta.

Afishet Fjalimi elektoral i kandidatit lokal. Afishet me fjalimin e kandidatit

përgatiten në mënyrë standarde për të gjithë kandidatët. Mund të ketë formën e zarfit. Rekomandohet që ana e parë të përmbajë fotografinë e kandidatit (me veshje zyrtare), fazën kyçe të fushatës së tij, katër deri pesë momente themelore të formuluara shkurtë nga platforma paraelektorale, nënshkrimin dhe emblemin e partisë. Fjalimi paraelekto-ral duhet të jetë shumë i shkurtë dhe me përmbajtje. Ana e brendshme e afisheve me fjalimin paraelektoral të kandidatit duhet t’i përmbajë thëniet përkrahëse të liderit të njohur të partisë ose të personalitetit tjetër autori-tativ për kandidatin aktual, si dhe qëndrimet e përbashkëta politike. Nëse paraqiten edhe fotografi të tjera, ato duhet të jenë të llojllojshme, ta tregojnë kandidatin në vende të ndryshme, me veshje të ndryshme dhe i rrethuar nga njerëz të ndryshëm. Fotografitë duhet të jenë aktive – të paraqesin njerëz të angazhuar me ndonjëfarë veprimtarie, dhe jo vetëm njerëz që e shohin objektivin. Në afishe përfshihet adresa e shtabit të kandidatit si dhe telefonat e kontaktit.

Afishet nuk duhet të përmbajnë platformën e tërësishme të kandidatit. Ato duhet të jenë të shkurta nga aspekti i prezantimit të shemës së momenteve themelore të programit paraelektoral dhe t’i përfshijnë problemet lokale.

Page 288: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

286

Buletini informativ

Shumë buletine informative janë të formatit A4 dhe zakonisht me një fletë me anë të jashtme dhe të brendshme. Informacionet e ndryshme duhet të vendosen me kujdes duke iu përmbajtur dispozitave të formimit të titullit dhe tekstit themelor. Me rëndësi është rregullimi i teksteve vëllimore të cilat gjithnjë duhet të jenë të ndryshme, që të mos e lënë lexuesin me përshtypje se çdo herë e lexon të njejtën gjë, edhe përkundër përsëritjeve të mesazheve themelore.

Pllakatet

Pllakatet e ngjitura nëpër dritare të zonës elektorale e rrisin imazhin e partisë dhe e përkrahin bindjen e bashkëpunëtorëve të partisë për punë të përbashkët. Pllakatet duhet tu ndahen anëtareve, ashtu që të mund të ngjiten që në fillim të startit të fushatës. Në krye të pllakatit duhet të qëndrojë ngjitsja e dyfishtë. Kur ndonjë do të pajtohet të vendosë ndonjë pllakat, jepni ngjitëse që ai ta ngjitë atë menjëherë.

Efekt të madh vizual kanë pllakatet e ngjitura më lartë në tabela, në pjesën e përparme të oborrit të shtëpive. Këto pllakate duhet të jenë sugjestive me madhësi (A3,A2,A1) dhe me ngjyrë. Qendra paraelektora-le lokale duhet ta siguron materialin. Qëllimi gjatë shpërndarjes dhe ngjitjes së pllakatet është që të gjenden vende më adekuate për ndikim vizual – në rrugët kryesore, në ndonjë supermaket lokal, në vitrinat e dy-qaneve etj. Më vështirë është t’i gjeni vendet e para më adekuate për pllakate pas së cilave vijojnë derdhja e dëshirave nga ana e bashkëpunëtorëve të tjerë. Përfshini edhe disa tabela me informacione dhe numra të linjave kujdestare telefonike, të cilat do t’i vendosni në vende të dukshme.

Probleme gjatë shfrytëzimit të mediumeve audiovizuele

Këto kryesisht janë dy: - Efekti i ngadalshëm i komunikatës, të transmentuar nëpërmjet

mediumeve audiovizuele, shpesh hynë në kundërshtim me periudhën e shkurtë të fushatës zgjedhore;

Page 289: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE

287

- Vështirësitë e kontrollit të informimit audiovizuel për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të komunikimit joverbal, që mund të ndryshojë kuptimin dhe kapjen e tij pavarësisht nga dëshira jonë.

Këshilltarët e komunikimeve e dijnë se mjetet audiovizuele nuk janë aq efikase, sepse ato nuk japin mundësi për komunikim reflektues me auditoriumin dhe për të përmirësuar cilësinë e komunikimit nëpërmjet dialogut. Kjo shpjegon pse efekti i drejtpërdrejtë i tyre është kaq i ngadalshëm.

Disa autorë e lidhin këtë efekt të ngadalësuar me “efektin e ditarit” te mediumet, domethënë arrihet thellimi i të depërtuarit, por kjo ndodh në llogari të ngadalësimit të efektit. Shpejtimi i komunikimit medial dhe shumëfishimi i mjeteve të komunikimit shpie drejt vazhdimit të “rrugës” së komunikimit. Në këtë mënyrë efekti i ditarit nuk i ndryshon vetëm mendimet dhe disponimet, por i përmirëson edhe njohuritë. Përveç kësaj shikuesit televiziv nuk mund t’i largohen komunikimit sepse ata i ndjekin si ekranin televiziv ashtu edhe gazetat dhe radion.

Ky ngadalësim i efektit të komunikimit tregon pse është kaq vështirë të ndryshojë figura e politikanit gjatë fushatës – nevojitet një periudhë e gjatë kohore ndërmjet momentit të realizimit të ndryshimeve të imazhit dhe momentit të arritjes së besimit në këtë imazh të ndryshuar. Prandaj, gjatë shfrytëzimit të mjeteve audiovizuele më mirë është të bazohemi në karakteristikat e njohura dhe të pranueshme të kandidatit, edhe kur ato asociojnë në mënyrë negative sepse më lirë është të ndryshojmë imazhin tani më të njohur me një asocim më të butë, se sa të ndryshojmë me karakteristika të reja.

Ky mekanizëm e shpjegon edhe vështirësinë e ndikimit të drejtpërdrejtë ndaj procesit të komunikimit për mjetet audiovizuele: efekti i ditarit nuk kontrollohet në mënyrë empirike. Prandaj, mediumet shpesh i ndryshojnë prioritetet e debatit me qëllim kandidatët mos të munden tu kundërshtojnë.

Debatet dhe lajmet televizive janë emisione themelore, që i shfrytëzon marketingu politik. Shfrytëzohen edhe emisione televizive, spote politike dhe të tjera, të cilat efektivisht mund t’i ndihmojnë komunikimit të kandidatit.

Kandidatët duhet t’i grumbullojnë tipat e ndryshëm të pranishmërisë, kështu që në mënyrë efektive ta zhvillojnë fushatën e vet. Paraqitja në emisione të kategorive të ndryshme kontribuon për rritjen e efektit të ditarit.

Debate televizive Në teorinë e marketingut politik debati televiziv është pika kulmore e

fushatës paraelektorale. Ndonjëherë ai mund të shndërrohet në

Page 290: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Kapitulli 4. FUSHATAT PARAELEKTORALE

288

moment, në të cilin rrezikohet fati i tërë fushatës dhe në këtë aspekt gjatë debatit politik kandidati mundet me një paraqitje në ekranin televiziv të fitojë ose të humb. Kjo kërkon përgatitje të kujdeshme me ç’rast mund t’i veçojmë këto elemente: a) Barabarësi në paraqitjen e gjallë

Paraqitja në televizion varet nga ajo se a e ka rregulluar ligji ose për atë duhet të paguhet posaçërisht. Vendet e ndryshme këtë çështje e kanë rregulluar në mënyrë të ndryshme. Barazia shprehet edhe në rregullimin e çështjes së kohës së barabartë, të cilën e kanë politikanët në një debat.

c) Të vëzhguarit e kushteve për realizimin e debatit Grumbullimi i faktorëve teknik të realizimit – kuadri, montazhi, zërimi

– për kandidatin ka ndikim në komunikim në aspektin pozitiv dhe negativ. Për shembull, një kamerë e vënë pak më largë se fytyra, mund të shkaktojë bindjen se politikani është më i lartë se bashkëbiseduesi i tij, por mund të tregojë edhe se politikani ka vetëm dy gisht ballë. Një zë pozitiv i ëmbël ndikon pozitivisht, por rritja e dobët e ashpërsisë së tij mund të sygjerojë për mungesë të burrërisë etj. Nga kjo rrjedh se kandidati domosdo duhet të punojë me profesionistë në fushën konkrete.

Këta profesionistë kryesisht përzihen si në rjedhën e përgatitjes së emisionit (takohen me kolegët e tyre, të cilët punojnë drejtpërsëdrejti për kandidatët e tjerë, ashtu edhe me njeriun, i cili është përgjegjës për realizimin e debatit; i përcaktojnë të gjitha kushtet teknike për debat; e përqëndrojnë kohëzgjatjen e përbashkët dhe modalitetin e kapjes së zërit, dekorimin e tjerë), ashtu edhe gjatë emisionit.

Gjatë përcaktimit të rregullave për marrje të fjalës ekzistojnë disa momente të rëndësishme: e drejta e ndërprerjes dhe ndërhyrjes së gazetarit. Më pak rrezik, kur pjesëmarrësit në debat përgjigjen sipas radhës në pyetjet e gazetarëve, por procedura e këtillë është më pak atraktive.

Dekori është i rëndësishëm sepse ndikon se si shikuesit e shohin kandidatin. Do të thotë se duhet të jetë tërësisht neutral në lidhje me politikanin si simbolikisht ashtu edhe për nga pozicioni (tavolina e madhe i zvogëlon kandidatët, ndërsa tavolinat e vogla i nxjerrin në plan të parë fytyrat dhe trupin).

Çështja, se në çfarë kuadro të paraqitet debati, është me rëndësi nga aspekti i komunikimit joverbal. Për shembull, nëse kandidatët janë me figura të ndryshme, kuadrot e gjëra janë të pavolitshme për shkak të krahasimeve të pashmangshme midis dy figurave. Përveç kësaj

Page 291: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

BASHKËPUNIMI ME MEDIUMET GJATË FUSHATËS PARAELEKTORALE

289

specifikat fizike të politikanëve mund të paraqiten mjaft negativisht ose pozitivisht nëpërmjet kuadrit.

Montazhi paraqet edhe një mundësi për modifikim. Për shembull, plani i këputur i gjesteve të kandidatit gjersa kundër-

shtari i tij është duke zhvilluar ndonjë ide, ndikon shumë negativisht dhe zakonisht nuk është i lejueshëm. Në montazhë zakonisht kemi cenzurë shumë të lartë.

Kontrolli gjatë emisionit është shumë i kufizuar, me ç’rast zako-nisht shprehet në respektimin e kushteve të nënvizuara më herët.

Lajme televizive

Konsiderohet se kandidatët shumë vështirë mund ta kontrollojnë paraqitjen e tyre në lajme. Në fakt, ata nuk përjashtohen nga mundësia e ndikimit. Ky ndikim realizohet në dy drejtime.

Ndikimi në format e pjesëmarrjes. Kuptohet, paraqitja e kandidatit në emisione gazetareske nuk varet

prej tij. Kjo varet nga gazetarët, të cilët përpiqen të jenë neutral, që të ruajnë besimin e shikuesve. Ky neutralitet kërkon nga gazetarët që t’i prezantojnë të gjitha ngjarjet, të cilat kanë njëfarë rëndësie minimale, edhe ato ngjarje të cilat janë krijuar nga vetë ekipi i kandidatit. Përveç kësaj, mënyra e teknikës së përfshirjes në lajme gjithashtu duket se është jashtë çdo kontrolli, por në fakt ekipi i politikanit mund të ndikojë edhe te mizanskena e intervistave të befasueshme.

Ndikimi te përmbajtja Mundësitë e kandidatëve të ndikojnë te përmbajtja e asaj që

paraqitet në lajme, mbeten shumë të vogla, posaçërisht në lidhje me përgatitjen dhe komentimin, që bëhen pa praninë e politikanëve. Shumë shpesh kandidatët përjetojnë befasi, sepse si duket ajo që është esenciale për ta aspak nuk është transmentuar në emisionet gazetareske. Prandaj, politikanët bashkëkohor duhet shumë mirë të dijnë se për çka do të shfrytëzohen deklaratat e tyre dhe t’i përshtasin gjatësitë e mendimeve të tyre me kohëzgjatjen e një lajmi në emisionet gazetareske.

Page 292: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

LITERATURA

290

LITERATURA E SHFRYTËZUAR

Angel, A., Osnovi na menid`mÍentot, Sofi®, 2000.

Bart, R., VÍobra`enieto na znaka. Sofij®, 1991.

Bongran, M. , Politi~eski®t Marketing, Sofi®, 1991.

BurdiŸo, P., VÍvedenie v refleksivnata antropologi®, Sofi®, 1993.

Burud`ieva, T., Politi~eskata reklama v Blgari®, sp. Politi~eski izsledvani®, br.2, 1994.

Vernaskoni, V., Valencano, D., Vlastta na komunikaci®ta, Sofi®, 1995.

Vilarov, B., Komunikacionni shemi v politi~eski® marketing, sp. VrÍzki s obÈestvenostta, br.1, 1997.

VÍl~ev, R., Prakti~eski sistemi za re{avane na konflikti. Izdanie na Fondaci® “Vodene na pregovori i re{avane na konflikti”, Sofi®, 1994.

VÍl~ev, R., SvetÍt na konflikta. Pomagalo za trenÃori na psihologopedagogi~eski treningi, Sofi®, 1995.

Gen~ev, N., Socialno psihologi~eski tipove v bÍlgarskata istori®, Sofi®, 1978.

Dal, R., SÍvremenni®t politi~eski analiz, Sofi®, 1996.

De Bono, E., [est misleÈi {apki, Sofi®, 2000.

D`efkins, F., VÍvedenie v marketinga, reklamata i pablik rileŸ{Íns, Varna, 1993.

DoŸ~, M., CentÍr za re{avane na konflikti v u~iliÈe, sp. Otvoreno obrazovanie, br. 3, 1993.

Izbori ‘91. Ideologi~eski aspekti. Sofi®, 1994.

Istori® na vrÍzkite s obÈtestvenostta, sp. VrÍzki s obÈtestvenostta, br. 1, 1995.

@enite mogat da uspe®t, Sofi®, 1998.

Kanev D., Ot Godesberg do Berlin, Programi i programni diskusii v germanskata socialdemokraci®, Sofi®, 1997.

Kanev D., Socialdemokraci®ta: “Klasi~eski®t model” , Sofi®, 1998.

Page 293: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

LITERATURA

291

Kanev D., Novata socialdemokraci®, Sofi®, 1999.

Kapferer, @. Sluhovete. NaŸstaroto sredstvo za informaci® v sveta. Sofi®, 1992.

Kaftand`iev, Hr. Vizualnata komunikaci®, Sofi®, 1996.

Kirilov, Sv., EzikÍt na lozungite, sp. BÍlgarski `urnalist, br. 1, 1990.

Kir{ner, I., ManipuliraŸte, no pravilno, Sofi®, 1995.

KrÍsteva, A., Elit i politi~eski ezik, sp. Sociologi~eski pregled, br. 1, 1993.

KrÍsteva, A., Identi~nosti, diskurs, Vlast, Sofi®, 1999.

Kun~ik, M., Cipfel, A., VÍvedenie v naukata za publicistika i komunikacii, Sofi®, 1997.

Ku{ovska, L., Predizvikatelstvoto na politi~eski® marketing, sp. Sociologi~eski problemi, br. 1, 1993.

Ku{ovska, L., L. StoŸkov, Politi~eski®t imid` i socialnite realnosti..., sp. Politi~eski izsledvani®, br. 2, 1994.

LÃobon, G., Politi~eska psihologi®, Sofi®, 1993.

LÃoduk, R., Menid`mÍnt na reklamata, Sofi®, 1992.

MakluÍn, M i E. Zakonite na mediite , Sofi®, 1995.

Malamin, CV., Izkustvoto na politi~eskata reklama, sp. BÍlgarski `urnalist, br. 4, 1993.

Malecke, G., Psihologi® na masovata komunikaci®, Sofi®, 1994.

Marinov, M., Konsultirane na vrÍstnici i namesa pri kriza. Izdanie na Sdru`enie “Kak si pri®telÓ?” Sofi®, 1997.

Marinov, M., MozÍ~nata ataka. Izdanie na Sdru`enie “Kak si pri®telÓ?” Sofi®, 1997.

Marinov, R. Podhodi v pablik rileŸ{Íns pri izgra`dane na reputaci®ta, sp. VrÍzki s obÈestvenostta, br. 1, 1995.

Marinova, E., Marketing - produkt, reklama Sofi®, 1992.

Mestni izbori ‘99. Metodi~esko rÍkovodstvo, Sofi®, 1999.

Milkov, H., Mo®t vrag e tvoŸ vrag, sp. Politi~eski izsledvan®, br.3, 1995.

Mickevi~, E., FaŸÍrstoun, ^., Televizi® i izbori, Sofi®, 1999.

Page 294: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

LITERATURA

292

Novite levi i bÍdeÈeto na BÍlgari®, Sofi®, 1999.

Ostin, D`., Kak s dumi se vÍr{at neÈata, Sofi®, 1996.

Par~ev, I., BÍlgarski®t izbiratel, sp. Politi~eski izsledvan®, br. 1, 1995.

Penev, V., ObÈestvenoto mnenie kato faktor na politi~eski® `ivot u nas, Sofi®, 1990.

Petrova, A., Imid`Ít v reklamnata praktika, sp. VrÍzki s obÈestvenostta, br. 1, 1995.

PiŸz, A., GarnÍr, A., EzikÍt na t®loto - skriti®t smisÍl na dumite, Sofi®, 2000.

Psihotehnika na ube`davaÈoto vÍzdeŸstvie, Sofi®, 1992.

RaŸkov, Z., Izbori i masovi komunikacii, sp. BÍlgarski `urnalist, br. 11-12, 1990.

Rañkov, Z., Publi~nite komunikacii, Sofi®, 2000.

Raleva, N., Kaneva, L., Politi~eski marketing: VÍvedenie v problematikata, sp. Politi~eski izsledvani®, br. 2, 1993.

Raleva, N., Kaneva, L., Йordanova, M., Izborite. Formuli za uspeha, Sofi®, 1991.

RiŸs, A., Traut, D., Neizmennite 22 zakona na marketinga, Sofi®, 2000.

Ristou, M., Izborna borba za prom®na. V: Mestni izbori 99, Sofi®, 1999.

Segela, @., Holivud pere naŸ-dobre. Azbuka na reklamata v biznesa i politikata, Sofi®, bez godina

Socialdemokrati~eski programi, Sofi®, 1994.

Socialnata stratifikaci® v BÍlgari®, Sofi®, 2000.

Todorov A., Elektoralnata mobilnost: bÍlgarski®t variant, sp. Politi~eski izsledvani®, br. 1, 1995.

Fast, D`., EzikÍt na t®loto, Sofi®, 1993.

Ferel, P., Marketing - koncepcii i strategii, Sofi®, 1994.

Hess, H., Prakti~eska® rabota v Social-demokrati~eskoŸ partii. Spravo~nik. Var{ava 1995.

Hopkins, K., RiŸvs, R., Nau~nata reklama. RealizmÍt v reklamata, S. 1994.

Page 295: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

LITERATURA

293

[arankova, @., Elektronnite medii po vreme na predizborna kampani®, Sofi®, sp. Demokrati~eski pregled, br. 9, 1994.

Breton, P. La parole manipulee, Paris, 1997. Discourse and Political Change in Europe, - Discourse and Society, 1994, no.1. Dunn, W., Public Policy Analysis, Englewood Cliffs, 1994. Graber, D.A. Mass Media and American Politics. Washington, D.C. Con-gressional Quaterly, 1980. Halberstadt, G. Das freie Wort, Bonn 1974. Hansen, Cottle, Negrine and Newbold, Mass Communication Research Methods, MacMillan Press Ltd., 1998. Hart, R. Campaign Talk. Why Elections Are Good for Us. Princeton 2000. Himmelweit, H., Humphreys, R., Jaeger, M. How Voters Decide, Milton Keynes 1985. Johnson, J., Joslyn, R. Political Science Research Methods, Washington, 1991. Kühn, H. Die Kunst der politischen Rede, Düsseldorf 1985 Mit Argumenten überzeugen. Wege zu grösserem Erfolg in Diskussionen und Verhandlungen. Bonn 1995. Müller, A. Von der Parteiendemokratie zur Mediendemokratie. Opladen 1999 Mursewieck, A., Regieren und Politikberatung, Opladen 1994 Prittwitz, V. Politikanalyse, Opladen 1994 Schlichte, K., Einführung in die Arbeitstechniken der Politikwissenschaf, Opladen 1999 Schulte, C., Erfolg ist kein Zufall, Bonn 1994 Teams und Typen, Wege zur besserer Zussamenarbeit in Gruppen, 1996, Bonn Vom Zeitbesitzer zum Zeitnutzer, 1997, Bonn, Wilson, J. Politically Speaking. The Pragmatic Analysis of Political Lan-guage, Oxford 1990. Wolton, D., Penser la communication politique, Flammarion, 1997.

Page 296: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki
Page 297: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki
Page 298: frdaus/PenelusuranInformasi/File-Pdf/Politicki

Nëse politikani bashkohor dëshiron të luaj rrol aktiv dhe të rëndësishëm, i nevoiten njohuri dhe aftësi specifike edhe përnga përmbajtja edhe për nga forma. Ky botim është një doracak praktik për përmirësimin e aftësisë për tu marrë me politik. Qëllimi i autorëve është se si t’u përgjigjen këtyre pyetjeve:

▪ Si të organizohet më mirë koha në politik?▪ Si të organozohet puna ekipore në politik?▪ Si në mënyrë efektive pa stres të mbahen këshillimet dhe mbledhjet?▪ Si të udhëheqim bashkëpunëtorët ashtu që puna të jetë efektive dhe të

japë rezultate.▪ Si të zgjidhen konflikete e krijuara?▪ Si të arrihet zgjidhja më e mirë gjatë bisedimeve?▪ Çfarë informate politike është e nevojshme dhe si ta gjejmë , ta

vlerësojmë dhe ta shfrytëzojmë atë?▪ Si arrihet të krijojmë pozicion politik solid?▪ Si ky pozicion mbrohet dhe prezentohet në mënyrë solide para

politikanëve të jterë dhe para publikut të gjerë?▪ Si të shfrytëzohen me sukses mjetet e komunikimit verbal dhe joverbal

në politik?▪ Si mund të përforcohet ndikimi i fjalimit politik?▪ Cilat janë rregullat e punës së sukseshsme me mediumet?▪ Si të organizohen fushata të suksesshme paraelektorale?

Ekipi i autorëve:

Antonij Todorov, Dobrin Kanev,Ilija Angelova, Ivan Radev, Ivelin Nikolov,

Liljana Kaneva, Magdalena Dikova,Tatjana Buruxhieva, Julian Georgiev