7
GLOBALIZMI TEK INDIVIDËT, FIRMAT DHE QEVERIA Ideja për globalizim është e kamotshme, mirëpo për të, flitet intensivisht dhe sistematikisht që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar pra pas falimentimit të sistemit monist të vendeve socialiste të Evropës Lindore. Globalizimi mbështetet në shoqërinë demokratike pluraliste, ekonominë e tregut dhe respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut. Globalizimi është fenomen kompleks, i cili ka efekte të dyanshme, nga njëra anë globalizimi është një integrim i kapitalit, i teknologjisë dhe i informatave përtej kufijve shtetëror me qëllim që të krijohet një treg i madh në botë. Pra ky fenomen përmban në vete procese, të cilat çojnë drejt zvogëlimit të rolit të kufijve shtetërorë dhe të bashkimit të tregjeve kombëtare shtetërore (në një treg të vetmin global botëror) nga ana tjetër globalizimi akuzohet si një burim i sëmundjeve të ndryshme të shoqërisë bashkëkohore. Një definicion tipik – mirëpo kufizues – mund të merret nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN ose IMF), i cili e thekson ndërvarësinë ekonomike gjithnjë në rritje të vendeve rreth e përqark botës përmes shtimit të vëllimit dhe shumëllojshmërisë së transaksioneve tej-kufitare në mallra e në shërbime, rrjedhjen e lirë ndërkombëtare të kapitalit si dhe shpërndarjen tejet të shpejtë e të gjerë të teknologjisë. Ky definicion ka të bëjë më shumë me të ashtuquajturin globalizim ekonomik, ndërsa shumë të tjerë duken se pajtohen me atë se globalizimi më shumë është një koncept qytetërimi (civilizimi) me aspektet e ndryshme të tij ekonomike, politike, kulturore dhe teknologjike, të cilët mund të jenë ngushtë të gërshetuar me njëri-tjetrin. Midis të drejtave individuale të njeriut dhe të drejtave sociale të qytetarëve në një botë, globalizimi e kufizon gjithnjë e më shumë rolin qendror të shtetit nacional. Me thellimin dhe përshpejtimin e procesit të globalizimit në vitet 1990-ta, i cili përpos avantazheve ekonomike e sociale ka venë në rrezik popullsi dhe kultura të tëra në vendet e pazhvilluara, shumica e shteteve kanë inkorporuar në kushtetutat e tyre norma për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Nga 165 kushtetuta, 122 prej tyre përmbajnë norma mbi mbrojtjen e të drejtave socialeknomike (të tilla si e drejta për një punë dinjitoze apo e drejta për strehim dhe ushqim të sigurt); 134 prej tyre kanë adoptuar kërkesa për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave; 89 kanë adoptuar kërkesa mbi të drejtën për kujdes shëndetsor dhe 105 prej tyre përmbajnë kërkesa për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Kjo “valë” reformimesh kushtetuese ka ndodhur

- Globalizmi Tek Individet, Firma Dhe Qeveria

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: - Globalizmi Tek Individet, Firma Dhe Qeveria

GLOBALIZMI TEK INDIVIDËT, FIRMAT DHE QEVERIA

Ideja për globalizim është e kamotshme, mirëpo për të, flitet intensivisht dhe sistematikisht që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar pra pas falimentimit të sistemit monist të vendeve socialiste të Evropës Lindore. Globalizimi mbështetet në shoqërinë demokratike pluraliste, ekonominë e tregut dhe respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut. Globalizimi është fenomen kompleks, i cili ka efekte të dyanshme, nga njëra anë globalizimi është një integrim i kapitalit, i teknologjisë dhe i informatave përtej kufijve shtetëror me qëllim që të krijohet një treg i madh në botë. Pra ky fenomen përmban në vete procese, të cilat çojnë drejt zvogëlimit të rolit të kufijve shtetërorë dhe të bashkimit të tregjeve kombëtare shtetërore (në një treg të vetmin global botëror) nga ana tjetër globalizimi akuzohet si një burim i sëmundjeve të ndryshme të shoqërisë bashkëkohore. Një definicion tipik – mirëpo kufizues – mund të merret nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN ose IMF), i cili e thekson ndërvarësinë ekonomike gjithnjë në rritje të vendeve rreth e përqark botës përmes shtimit të vëllimit dhe shumëllojshmërisë së transaksioneve tej-kufitare në mallra e në shërbime, rrjedhjen e lirë ndërkombëtare të kapitalit si dhe shpërndarjen tejet të shpejtë e të gjerë të teknologjisë. Ky definicion ka të bëjë më shumë me të ashtuquajturin globalizim ekonomik, ndërsa shumë të tjerë duken se pajtohen me atë se globalizimi më shumë është një koncept qytetërimi (civilizimi) me aspektet e ndryshme të tij ekonomike, politike, kulturore dhe teknologjike, të cilët mund të jenë ngushtë të gërshetuar me njëri-tjetrin.

Midis të drejtave individuale të njeriut dhe të drejtave sociale të qytetarëve në një botë, globalizimi e kufizon gjithnjë e më shumë rolin qendror të shtetit nacional. Me thellimin dhe përshpejtimin e procesit të globalizimit në vitet 1990-ta, i cili përpos avantazheve ekonomike e sociale ka venë në rrezik popullsi dhe kultura të tëra në vendet e pazhvilluara, shumica e shteteve kanë inkorporuar në kushtetutat e tyre norma për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Nga 165 kushtetuta, 122 prej tyre përmbajnë norma mbi mbrojtjen e të drejtave socialeknomike (të tilla si e drejta për një punë dinjitoze apo e drejta për strehim dhe ushqim të sigurt); 134 prej tyre kanë adoptuar kërkesa për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave; 89 kanë adoptuar kërkesa mbi të drejtën për kujdes shëndetsor dhe 105 prej tyre përmbajnë kërkesa për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Kjo “valë” reformimesh kushtetuese ka ndodhur si përgjigje ndaj globalizimit ekonomik të shoqërisë së sotme, proces ky i cili, ka nxjerrë nga varfëria miliona njerëz në shumë prej vendeve në zhvillim, e ka thelluar varfërinë për miliona të tjerë në këto vende, ka çuar në një imigrim masiv të krahut të punës, në një përkeqësim të vazhdueshëm të mjedisit, duke destabilizuar komunitete të tëra në shumë vende dhe rajone të “Botës së Tretë”. Në kushte të tilla, krahas mbrojtjes së të drejtave politike dhe të lirive civile të individëve nga dora e fuqishme e shtetit, globalizimi ekonomik e kulturor ka bërë të domosdoshëm afirmimin e atyre ç’ka Amartya Sen, ekonomisti i shquar indian (i lauruar me Çmimin Nobel më 1998), i quan të drejta dhe liri të individit për zhvillim, çka do të thotë, “të drejta të plota për të zhvilluar kapacitetet dhe talentet e tyre në shkallën më të lartë të mundur”. Globalizimi është process i cili ka ndryshuar shumëçka në jetën tone të përditëshme.Ky proces multidimenzionel dhe kontradiktor ngërthen në vete shpresat dhe të paraqiturat që mund ti sjell jeta.Vrapimi për një profit sa më të madh është një nga objektivat kryesore të globalizimit.NJë gjë e tillë mund të arihet vetëm me liberalizimin e tregut,integrimin e vendeve dhe zhvillimin e teknologjisë.Me rëndësi për ne është që të mund të përfitojmë sa më tepër nga globalizimi.

Procesi i globalizimit mundë të përkufizohet dhe analizohet në nivelin botërorë, në nivelin e shtetit, nivelin e degëve të veçanta ekonomike, si dhe në nivelin e një korporate. Karakteristikë e përgjithshme bashkohore e shteteve në zhvillim është varfëria dhe zhvillimi ekonomik. Tregu ndërkombëtarë, investimet e drejtpërdrejta të huaja, kapitali finnciar janë faktorë të rëndësishëm edhe për shtimin ekonomik të shteteve në zhvillim. Përveç hapjes së tregjeve të shteteve në zhvillim, ritja dhe zhvillimi ekonomik i tyre kërkon edhe investime në kapitalin human, arsim, shëndetësi, teknologji, infrastructure. Zhvillimi i institucioneve shtetërore të vendit ka një rëndësi të madhe për vendet në zhvillim.Globalizimi jo vetëm që ndihmonë në ndërtimin e intitucioneve shtetërore, por edhe i ndihmon ato duke i reformuar. Duhet theksuar se fitues në globalizim janë ata të cilët, përgjithsishtë kanë qasje në teknologjinë e informimit, pra ata të cilët kanë mundësi të kenë informata, ndërsa humbës llogariten ata të cilët nuk kanë informata. Në

Page 2: - Globalizmi Tek Individet, Firma Dhe Qeveria

prag të shek. XXI bota e zhvilluar duhet të ndihmojë pjesën tjetër të botës në zgjidhjen e problemeve të sferave të ndryshme, si psh.në likuidim të borxheve, problem të ambientit, ndihmë në trajnimin e punëtorëve, dhënie e shanseve të gjithëve për edukim. Duke u bazuar në tendencat e botës reale dhe në logjikën e brendëshme të procesit të globalizimit, si partnerë kryesor nëpërmes të cilave realizohet ky proces janë: Kompanitë multinacionale dhe bankat multinacionale, Fondi Monetar Ndërkombëtarë, Banka Botërore dhe WTO (organizata botërore e tregtisë). Format kryesore të manifestimit të këtyre organizatave janë proceset financiare, proceset investive dhe tregtare, ndërsa strategjia e tyre referohet si strategji e karakterit lokal dhe global.Aktualisht, në gjithë botën ekziston një debat i gjerë nëse globalizimi ka bërë që rritja ekonomike në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim të përmirësohet apo të përkeqësohet?! Edhe pse vendet e pa-globalizuara nuk korrespondojnë plotësisht me vendet më të varfra të botës, përsëri shumica e vendeve të pa-globalizuara përfshijnë vendet më të varfra. Për rrjedhojë, pabarazitë në të ardhurat për frymë dhe në standardet e jetesës ndërmjet vendeve të pa-globalizuara nga njëra anë, dhe vendeve të globalizuara dhe të pasura nga ana tjetër, janë bërë më të theksuara. Statistikat dëshmojnë se janë vendet e globalizuara ato që rriten me shpejtësi, ndërkohë që ato të paglobalizuara ngelen në vend ose pësojnë rënie. Në këto kontekste globalizmin mund ta shohim në tri kontekste:

Globalizimi në shije, Globalizimi në prodhim (përfshirë këtu dhe atë financiarë) Globalizimi ne tregjet e punes.

Revolucioni i dekades së fundit në telekomunikacion dhe transport solli një bashkërendim shijesh dhe kulturash në mbarë botën. Shijet po bëhen globale - firmat përgjigjen duke prodhuar produkte të mirëfillta globale. Lista e produkteve globale po zgjerohet - po ecet drejt një supermarketi globalë. Konsumatorët duan produkte të ngjashme, dhe suksesi për prodhuesit nënkupton: Produkte të standartizuara dhe cmime të njëhtesuara në të gjithë botën. Me shtimin e shpejtë të korporatave globale, globalizimi ka përfshirë edhe prodhimin e mallrave dhe shërbimeve. Këto korporata:

Drejtohen nga menaxherë ndërkombëtarë, ï kane baza kerkimore dhe prodhimi ne shume vende,

Përdorin pjesë nga burimet më të lira botërore, Shesin produktet e tyre në të gjithë botën, Financojnë operacionet nga aksionerë nga e gjithë bota.

Globalizimi në prodhim ka avancuar shumë - është e veshtirë të përcaktohet kombësia e shumë prej produkteve. Transferimi i jashtem i imputeve nuk është një mënyrë që korporatat mund të shtojnë fitimet, por një kerkesë e tregut që ato të mbetën konkuruese. Globalizimi në prodhim ka avancuar shumë saqë tashmë ëhtë e veshtirë të përcaktohet kombësia e shume prej produkteve.Tek Globalizimi në Tregjet e Punës, punët të cilat bëheshin në SHBA apo vende të tjera industriale tani bëhen dhe kushtojnë shumë më pak në disa vende në zhvillim. Kjo ndodh edhe për punë që kërkojnë aftësi të larta kompjuterike dhe inxhinerike. Po kuptohet se ekziston në botë një forcë pune konkuruese, e cila është e gatshme dhe e aftë të bëjë pune për një pagese mjaft të ulët.

Në nivelin ekonomik globalizimi shfaqet në: - rritjen e tregtisë ndërkombëtare në një shkallë shumë më të shpejtë sesa rritja e ekonomisë botërore, - shtimin e rrjedhjes ndërkombëtare të kapitalit përfshirë edhe investimet e jashtme direkte, - lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë shkaktuar krijimin e organizatave si (Organizata Botërore e Tregtisë) dhe të karteleve ekonomike siç është WTO, OPEC, - zhvillimin e sistemeve globale financiare, - rritjen e rolit të organizatave ndërkombëtare siç janë WTO, WIPO , IMF që merren me transaksione ndërkombëtare, - shtimin e praktikave ekonomike si outsourcing (përdorimi i burimeve të jashtme) dhe offshoring (zhvendosje e proceseve të biznesit nga një vend në tjetrin) nga korporatat multinacionale...

Në nivelin kulturor globalizimi shfaqet në: - shkëmbimin kulturor gjithnjë më të madh ndërkombëtar, - përhapjen e multikulturalizmit si dhe pranimin më të mirë individual në shumëllojshmërinë kulturore, për shembull përmes eksportimit të filmave të Hollywoodit e të Bollywoodit. Megjithëkëtë, kultura e importuar lehtë mund t’ia zërë vendin kulturës lokale duke shkaktuar me këtë rast reduktimin e shumëllojshmërisë përmes hibridizimit ose madje edhe përmes asimilimit. Forma më e spikatur e kësaj është westernizimi (perëndimizimi), mirëpo gjithashtu ndodh edhe sinicizimi ose

Page 3: - Globalizmi Tek Individet, Firma Dhe Qeveria

sinifikimi (asimilimi gjuhësor apo kulturor i termave dhe koncepteve në gjuhën apo kulturën kineze), - udhëtimin dhe turizmin gjithnjë më të madh ndërkombëtar, - imigrimin më të madh, përfshirë edhe imigrimin ilegal, - shtrirjen e prodhimeve të gatshme lokale (p.sh. ushqimit) në vende të tjera (shpesh të adaptuara ndaj kulturës së atyre vendeve), - modat (trillet) botërore dhe në kulturat pop(ullore) siç janë Pokemon, Sudoku, Numa Numa, Origami, Seritë idole, YouTube, My Space, Messenger dhe shumë të tjera. - ngjarjet botërore të sportit siç është Kupa Botërore e FIFA-s (Federata Ndërkombëtare e Futbollit) dhe lojërat olimpike, - formimin ose zhvillimin e një sërë vlerash universale.

Në nivelin teknik / juridik globalizimi manifestohet në: - zhvillimin e një infrastrukture globale për telekomunikim dhe në rrjedhjen më të madhe të të dhënave përtej kufirit, duke përdorë teknologjinë si internetin, satelitët për komunikim, fijet optike të nëndetëseve dhe telefonat celularë, - shtimin e numrit të standardeve të zbatuara në shkallë globale, p.sh. ligjet për të drejtat e autorit (copyright laws) dhe patentat, - iniciativën e shumë avokatëve për themelimin e gjykatave ndërkombëtare për krime lufte dhe lëvizjeve ndërkombëtare për drejtësi, si për shembull kemi ICC - The International Criminal Court (Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte) dhe ICJ – The International Court of Justice (Gjykata Ndërkombëtare)...

Investimet e huaja direkte përmendën si një ndër format kryesore të shfaqjes së dukurisë së globalizimit në ekonominë botërore. Në këtë kontekst rolin kryesor e luajnë të ashtuquajturat kompani shumëkombëshe. Megjithatë, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të rolit të tyre, mund të thuhet se ende nuk ekziston një përkufizim i vetëm dhe i pranuar nga të gjithë për këto kompani. Kompanitë shumëkombëshe mund të përcaktohen si kompani me veprimtari të shpërndarë në më shumë se një vend apo si biznese me investime direkte (në formën e filialeve me aktivitet prodhues apo marketing) që janë të vendosur dhe operojnë në disa vende njëkohësisht, përveç vendit të tyre amë. Kjo do të thotë se, ajo që i dallon këto kompani nga bizneset e tjera me aktivitet ndërkombëtar, është fakti që kompania mëmë zotëron një sasi të konsiderueshme mjetesh në një ose më shumë vende të huaja, nga të cilat pretendon të nxjerrë fitime me kalimin e kohës. Për këtë është i nevojshëm ushtrimi i një kontrolli direkt nga ana e saj mbi filialet në vendet e huaja dhe një ndërhyrje e vazhdueshme e saj në marrjen e vendimeve prej tyre. Kompanitë shumëkombëshe operojnë sot në sektorë të ndryshëm të ekonomisë si, në industritë prodhuese, në industrinë e minierave dhe atë të naftës, në bujqësi, si edhe në sektorin e shërbimeve. Ato kanë hapur filialet e tyre në vendet e huaja për të zhvilluar aktivitete nga më të ndryshmet, që nga sigurimi i shërbimeve të kërkim-zhvillimit dhe shërbimeve pas shitjes e deri tek prodhimi apo montimi i pjesëve të produkteve të ndryshme.

Nëse problemet dhe pasojat gjithnjë e më shumë marrin karakter global, atëherë duhet të globalizohet edhe zgjidhja politike e tyre. Për këtë Ekzistojnë koncepte të ndryshme deri në ngritjen e një shteti ndërkombëBTar meqenëse kjo do të mbetet të paktën për një kohë utopi dhe sipas mendimit të shumë analistëve e dhe e padëshiruar janë duke u kërkuar rrugët dhe mënyrat e tjera të reja për organizimin dhe qeverisjen e Epokës së globalizimit. Qeverisja e globalizimit përcaktohet si:

Qeverisje dhe qeveri botërore Politikë e brendshme botërore Politikë e Rendit tëRi Botëror Politikë e shekullitXXI Kundër koncepti i neoliberalizmit dhe Përgjigje ndaj globalizimit

Lidhur me këtë Benjamin R. Barber thotë se kapitalizmi është një tigër i fuqishëm dhe i madh, i cili mund të ngacmohet dhe nxitet për të gjallëruar ekonominë duke presupozuar që forcat e tij zbuten nëpërmjet Institucioneve qytetare dhe politike. Globalizimi e ka liruar këtë tigër nga kafazi duke ia ekspozuar një kapitalizmi “të egër", i cili në mënyrë të ngjashme me një tigër i ka rifituar sërish të gjitha instinktet e tij grabitqare. Prandaj qëllimi i qeverisjes globale është rizbutja e tigrit të liruar nga globalizimi. Shpërndarja e padrejtë e fitimeve, pezullimi i tatimeve përmes qendrave kryesore, krizat ndërkombëtare si pasojë e lëvizjeve të paimagjinueshme të kapitalit, konkurrenca lokale e shkatërrimtare për shkak të potencialit kërcënues të sipërmarrjeve multinacionale si dhe probleme të tjera pasojë të globalizimit (ekonomik) mund të trajtohen në mënyrë të përshtatshme vetëm në kuadrin global, ku faktorët duhet të

Page 4: - Globalizmi Tek Individet, Firma Dhe Qeveria

bashkëpunojnë në të gjitha nivelet. E njëjta gjë vlen edhe për problemet globale të tjera siç janë ato mbi migrimin dhe kriminalitetin ndërkombëtar deri në përhapjen e armëve atomike, biologjike dhe kimike. Për të gjitha këto por edhe për probleme të tjera, shteti kombëtar është shumë i vogël. Në këtë kuadër u realizua zbutja e parë dhe e suksesshme e kapitalizmit. Kufijtë e tij përmes të cilëve ai përkufizohet në mënyrë standarde janë në një raport disproporcioni me çkufizimin përmes globalizimit: shteti kombëtar po gërryhet, funksione të rëndësishme e shtetërore siç është për shembull garantimi i sigurisësë qytetarëve të tij në epokën e armëve të asgjësimit në masë ai nuk mund të realizojë më vetë. Qeverisja globale nuk është një projekt romantik për një botë të vetme të shëndetshme por një përgjigje realiste ndaj sfidave të globalizimit. Konceptet e qeverisjes globale përpiqen të gjejnë linja zgjidhjesh për problemet ndërkombëtare. Domosdoshmëria e rrugëve të reja në zgjidhjen e problemeve është pothuaj diçka e padiskutueshme, megjithatë arkiektët e qeverisjes globale e shohin veten shpesh si objekte të qortimit se projektet e tyre janë utopike.

Yllka Alija 139743Menaxhment, InformatikëBiznesi Ndërkombëtar Prof. Besim Beqaj GLOBALIZMI TEK INDIVIDËT, FIRMAT DHE QEVERIA