22
BAZAT E KONTABILITETI Pasqyrat Financiare Mësimdhënëse, Mr. sc. Arta Selmanmusa

1 kapitulli ii pasqyrat financiare

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

BAZAT E KONTABILITETIPasqyrat Financiare

Mësimdhënëse, Mr. sc. Arta Selmanmusa

Page 2: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

Pasqyrat Financiare

Parimet kryesore të ndërtimit të pasqyrave financiare

Biznesi ka dy objektiva primare:

• Realizimin e profitit, dhe

• Të mbeturit solvent (me aftësi pagimi të faturave për mallra dhe shërbime)

Pasqyrat financiare janë raporte që u lejojnë palëve të interesuara që të vlerësojnë profitabilitetin dhe solventitetin e biznesit

Page 3: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

Pasqyrat financiare zakonisht na paraqiten në disa forma:

• Bilanci – paraqet një listë të aseteve, të detyrimeve dhe të ekuitetit të pronarëve për periudhen specifike kohore,

• Pasqyra e të ardhurave – paraqet përmbledhjen e të ardhurave dhe shpenzimeve për periudhë specifike kohore,

• Raporti i fitimeve të mbajtura – paraqet përmbledhjen e fitimeve të mbajtura të korporatës për periudhen specifike kohore,

• Raporti i rrjedhjes së parasë – paraqet përmbledhjen e të pranuarave të gatshme (cash) dhe pagesave për periudhen specifike kohore

Page 4: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

Ekuacioni i kontabilitetit të dyfishtë

• Te ky sistem, dy hyrje krijohen për secilin transaksion, një hyrje në debi në një llogari dhe hyrja tjetër si kredi në llogarinë tjetër.

Page 5: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

Asetet = Detyrimet Ekuiteti i pronarëve

Mjetet Burimet e financimit

Mjetet përPërdorim në

gjenerim të të

ardhurave

Kërkesat eKreditorëve

Ndajburimeve

Kërkesat ePronarëve

Ndajburimeve

Page 6: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

BILANCIBilanci përfaqëson tërësinë e aseteve(aktiva) dhe të

detyrimeve (pasiva), si dhe diferencën e tyre që përfaqëson vlerën neto, të cilën një biznes e ka në një moment të caktuar.

ASETET – janë burimet ekonomike, të cilat janë të kontrolluara apo në pronësi nga kompania. Ato mund të jenë:

• Asete RRJEDHËSE, grup në të cilin hyjnë asetet që munden lehtë të shndërrohen në para të tilla si: paraja, llogaritë e arkëtueshme, dëftesat e arkëtueshme, inventari i mallit(stoqet) apo edhe asetet e parapaguara sic janë sigurimi i parapaguar.

• Asetet FIKSE përfshijnë tokën, ndërtesat dhe pajisjet. Në këtë grup hyjnë edhe asetet e paprekshme, si:patentat, licencat, të drejtat e autorit, emri I mirë. në bilanc, asetet duhet të jepën vë vlerë monetare (euro,dollar)

Page 7: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

DETYRIMET– janë obligime për të paguar para. Mund të ndahen:

• Detyrimet afatshkurtra, të cilat përfshijnë llogaritë epagueshme, dëftesat e pagueshme (shuma borgj ndaj bankës apo të tjerëve), pagat e pagueshme dhe taksat e pagueshme

• Detyrimet afatgjata, të cilat përfshijnë borgjet afatgjata sic janë kreditë afatgjata

EKUITETI i PRONARËVE– kërkesat e mbetura ndaj aseteve të biznesit pas mbulimit të detyrimeve,paraqesin ekutetin e pronarëve(të biznesit individual dhe të ortakëritë apo ekuitetin e aksionarëve ( të shoqëritë aksionare)

Ekuiteti i pronarëve shpreh asetet neto: Totali i aseteve – Totali i detyrimeve = Asetet neto

Page 8: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

Arsyja pse quhet bilanc i gjendjes është sepse të dy anët janë të balancuara, përkatësisht:

Asetet = Detyrimet Ekuiteti

Bilanci i gjendjesAna e majtë

Asetet

Ana e djathtë

Detyrimet dheEkuiteti

Asetet rrjedhëse Detyrimet rrjedhëse

Asetet Fikse Detyrimet afatgjata

Asetet e paprekshme Ekuiteti

Page 9: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

Asetet Detyrimet Paraja 40€ Llogari të pagueshme 50 €Llogari të pranueshme 100€ Dëftesa të pagueshme 150 €Toka 200 €

Totali i aseteve 340 € Ekuiteti i pronarëve Rezervat e kapitalit 100 € Fitimi i mbetur 40 € 140 € Totali i detyrimeve dhe ekuitetit të pronarëve 340 €

Duhet të barazohen

Page 10: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

Kompania “Standard Benz” në fillim të vitit ka pasur këtë gjendje:

• Paraja 10.000, llogarëi të arkëtueshme 30.000, malli 35.000, toka 125.000, ndërtesat 220.000, pajisjet 100.000, llogari të pagueshme 22.000, pagat e pagueshme 5000, Huaja bankare 38.000, rezervat e kapitalit 410.000, fitimet e mbajtura 45.000.

• Në bazë të këtyre zerave perpiloni bilancin e gjendjes së kësaj kompanie?

Page 11: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

Bilanci i gjendjes

Nr Përshkrimi Shuma Nr Përshkrimi Shuma

1 Paraja 10,000 1 Llogari të pagueshme 22,000

2 Lllogari të arkëtueshme 30,000 2 Pagat e pagueshme 5000

3 Malli 35,000 3 Huaja Bankare 38,000

4 Toka 125,000 4 Rezervat e kapitalit 410,000

5 Ndërtesat 220,000 5 Fitimet e mbajtura 45,000

6 Pajisjet 100,000      

           

  Totali i Aseteve 520000   Totali i detyrimeve dhe ekuitetit 520,000

Page 12: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

1. Grumbullimi i një llogarie të arkëtueshme. Nëse “Standard Benzi” mbledh 20.000 nga konsumatorët në formë të llogarive të arkëtueshme (d.m.th. jo një shitje e re, por vetëm grumbullim nga një transaksion i mëparshëm). Gjeni ndryshimin e bilancit?

Page 13: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

1. Kjo tregon që paraja (si aset) rritet nga 10.000 në 30.000, ndërsa llogaria e arkëtueshme zvogëlohet nga 30.000 në 10.000. Si rezultat i kësaj, asetet totale nuk ndryshojnë, ndërsa detyrimet dhe ekuiteti i pronarëve mbeten të paprekura. Edhe me tutje asetet mbesin të barabarta me detyrimet plus ekuiteti I pronarëve.

Nr Përshkrimi Shuma Nr Përshkrimi Shuma

1 Paraja 30,000 1 Llogari të pagueshme 22,000

2Lllogari të

arkëtueshme 10,000 2 Pagat e pagueshme 5000

3 Malli 35,000 3 Huaja Bankare 38,000

4 Toka 125,000 4 Rezervat e kapitalit 410,000

5 Ndërtesat 220,000 5 Fitimet e mbajtura 45,000

6 Pajisjet 100,000      

           

  Totali i Aseteve 520000  Totali i detyrimeve dhe

ekuitetit 520,000

Page 14: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

2. Blerja e pajisjeve me kredi. “Standard Benzi” ka blerë 40.000 pajisje, të cilat do t’i paguajë më vonë (duke marrë hua). Perpiloni bilancin e gjendjes së kësaj kompanie me këtë ndryshim?

Page 15: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

2. Ky ilustrim tregon se pajisjet (si aset) rriten nga 100.000 në 140.000, ndërsa huaja bankare po ashtu rritet nga 38.000 në 78.000. si rezultat I kësa, si asetet totale, ashtu edhe detyrimet totale rriten për 40.000, kështu që asetet edhe me tutje mbesin të barabarta me detyrimet plus ekuiteti.

Nr Përshkrimi Shuma Nr Përshkrimi Shuma

1 Paraja 30,000 1 Llogari të pagueshme 22,000

2 Lllogari të arkëtueshme 10,000 2 Pagat e pagueshme 5000

3 Malli 35,000 3 Huaja Bankare 78,000

4 Toka 125,000 4 Rezervat e kapitalit 410,000

5 Ndërtesat 220,000 5 Fitimet e mbajtura 45,000

6 Pajisjet 140,000      

           

  Totali i Aseteve 520000  Totali i detyrimeve dhe

ekuitetit 560,000

Page 16: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

3. Ofrimi i shërbimeve konsumatorëve përmes llogarisë. Cfarë do të ndodhë nëse “Standard Benz” kryen punë për konsumatorët në shumën prej 15.000, kurse aot do t’I arkëtonte më vonë?

Page 17: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

3. Pra llogaritë e arkëtueshme dhe fitimet e mbajtura janë rritur për 15,000, kjo nënkupton se janë rritur edhe asetet edhe ekuiteti I pronarëve për 15,000. barazimi ende është ruajtur A= D plus E

Përshkrimi Shuma Nr Përshkrimi Shuma

Paraja 30,000 1 Llogari të pagueshme 22,000

Llogari të arkëtueshme 25,000 2 Pagat e pagueshme 5000

Malli 35,000 3 Huaja Bankare 78,000

Toka 125,000 4 Rezervat e kapitalit 410,000

Ndërtesat 220,000 5 Fitimet e mbajtura 60,000

Pajisjet 140,000      

         

Totali i Aseteve 575,000   Totali i detyrimeve dhe ekuitetit 575,000

Page 18: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

4. Pagesa e shpenzimeve me para të gatshme.

“Standard Benz” ka paguar 4000 shpenzime të pagave për punonjësit?

Page 19: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

4. Paraja zvogëlohet për 4,000, po ashtu edhe pagat e punonjësve zvogëlohen për 4,000 si rezultat i pagesës së tyre.

Nr Përshkrimi Shuma Nr Përshkrimi Shuma

1 Paraja 26,000 1 Llogari të pagueshme 22,000

2 Lllogari të arkëtueshme 25,000 2 Pagat e pagueshme 1,000

3 Malli 35,000 3 Huaja Bankare 78,000

4 Toka 125,000 4 Rezervat e kapitalit 410,000

5 Ndërtesat 220,000 5 Fitimet e mbajtura 60,000

6 Pajisjet 140,000      

           

  Totali i Aseteve 571,000  Totali i detyrimeve dhe

ekuitetit 571,000

Page 20: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

Zberthimi i bilancit në kontoNdërmarrja Standard në fillim të vitit 2009 ka pasur këtë gjendje

të mjeteve dhe të burimeve të mjeteve:

• Objekte ndërtimore në vlerë prej 52.000€,• Para 1500€, • Xhirollogaria 22.000€,• Llogaritë të pagueshme 3.400€,• Kredia afatshkurtër 2.600€,• Pagat e pagueshme 1.200€,• Llogaritë e arkëtueshme 5.600€,• Malli 2.800€.Në bazë të këtyre zerave, gjeni shumën e kapitalit dhe perpiloni

bilancin e gjendjes duke e përdorur ekuacionin e bilancit?Zbertheni bilancin e kësaj ndërmarrje në konto “T”(llogari)?

Page 21: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

ZgjidhjeAsetet = Detyrimet plus KapitaliKapitali = Totali i Asetet – Totali i DetyrimetKapitali = 73,900 – 7,200 = 66,700

Përshkrimi Shuma Nr Përshkrimi Shuma

Objekte ndërtimore 52,000 1 Llogari të pagueshme 3,400

Paraja 1,500 2 Kredia afatshkurtër 2,600

Xhirollogaria 12,000 3 Pagat e pagueshme 1,200

Llogaritë e arkëtueshme 5,600      

Malli 2,800 4 Kapitali 66,700

         

         

Totali i Aseteve 73,900   Totali i detyrimeve dhe ekuitetit 73,900

Page 22: 1 kapitulli ii  pasqyrat financiare

1. Është blerë mall në vlerë prej 1400€ me afat pagese;

2. I kemi paguar furnitoret në vlerë prej 730€ nga parat e gatshme;

3. Janë tërhequr nga xhirollogaria në të gatshme 850€;

4. Është paguar borgji ndaj furnitorëve në vlerë prej 2000€ nga kredia e lejuar;

Bartni në konto “T” këto transaksione?