23
1 VËSHTRIM HISTORIK I PARLAMENTARIZMIT NË SHQIPËRI Në Shqipëri sistemi i parlamentarizmit, ndonëse i vonuar dhe me shumë kufizime, fillon me krijimin e krijimin e organeve të para përfaqësuese të Shtetit të pavarur shqiptar. Duke ardhur deri në ditët e sotme, historia e parlamentarizmit në Shqipëri mund të vlerësohet sipas disa periudhave, të cilat jo vetëm lidhen me data të ngjarjeve historike të kohës 1 , por në vetvehte karakterizohen nga veçori të caktuara të lidhura me sistemin politik. Kjo do të ishte e dobishme jo thjesht për qëllime studimore, por sidomos për vlerësuar realisht eksperiencën parlamentare gati njëqind vjeçare në Shqipëri në tërësinë e saj. Historia e parlamentarizmit Shqipëri zakonisht klasifikohet 2 sipas periudhave të mëposhtme: 1. periudha e krijimit të organeve të para përfaqësuese të shtetit të pavarur shqiptar (1912 – 1919), 2. periudha e fillimit të demokracisë parlamentare (1920 – 1924) 3. periudha e parlamentarizmit fiktiv (1925 – 1939) 4. periudha e zhdukjes së parlamentarizmit (1939 – 1991) 5. periudha rilindjes dhe konsolidimit të parlamentarizmit (nga 1991) 1 Periudha e krijimit të organeve të para përfaqësuese të shtetit shqiptar (1912 – 1919). Bazat e para të organizimit të shtetit shqiptar dhe aktet e tij të para legjislative janë përcaktuar në vendimet e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, që zhvilloi punimet e tij prej 28 nëndorit deri më 7 dhjetor 1912. Ky Kuvend kishte kishte karakter përfaqësues sepse merrnin pjesë delegatë nga të gjithë krahinat e Shqipërisë. Si i tillë ai përfaqësonte efektivisht vullnetin e gjithë kombit dhe u bë organi më i lartë i shtetit shqiptar, pra, mbajtësi dhe shprehësi i sovranitetit shtetëror. Vendimet e tij për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar sanksiononin vullnetin e popullit shqiptar. Kuvendi i Vlorës zgjodhi qeverinë e përkohshme, pleqësinë dhe komisionin që do të mbronte të drejtat e kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Që në mbledhjen e parë, sipas rregullave dhe praktikave të demokracisë perëndimore, Kuvendi u mor me verifikimin e mandateve të delegatëve dhe pas verifikimit të mandateve, Kuvendi Kombëtar zgjodhi si kryetar të vetin Ismail Qemalin. Në fjalën e tij historike ismail Qemali propozoi që Shqipëria të shpallej si shtet i pavarur me një qeveri të përkohshme. Delegatët shpallën Pavarësinë e Shqipërisë dhe miratuan caktimin e Ismail Qemalit si kryetar i qeverisë së përkohshme. Meqënëse detyra e kryetarit të qeverisë ishte e papajtueshme me atë të kryetarit të Kuvendit, kryetar i Kuvendit u zgjodh myftiu Vehbi Dibra. U caktua që pleqësia të përbëhej prej 18 vetësh. Me kërkesën e vetë kryetarit të qeverisë u 1 Të dhënat historike të pikës 3 të këtij kapitulli i referohen kryesisht librit: Luan Omari, Sistemi parlamentar, Shtëpia botuese “Elena Gjika”2006 2 Po aty

1 VËSHTRIM HISTORIK I PARLAMENTARIZMIT NË SHQIPËRI Në

Embed Size (px)

Citation preview

1

VËSHTRIM HISTORIK I PARLAMENTARIZMIT NË SHQIPËRI Në Shqipëri sistemi i parlamentarizmit, ndonëse i vonuar dhe me shumë

kufizime, fillon me krijimin e krijimin e organeve të para përfaqësuese të Shtetit të pavarur shqiptar. Duke ardhur deri në ditët e sotme, historia e parlamentarizmit në Shqipëri mund të vlerësohet sipas disa periudhave, të cilat jo vetëm lidhen me data të ngjarjeve historike të kohës1, por në vetvehte karakterizohen nga veçori të caktuara të lidhura me sistemin politik. Kjo do të ishte e dobishme jo thjesht për qëllime studimore, por sidomos për të vlerësuar realisht eksperiencën parlamentare gati njëqind vjeçare në Shqipëri në tërësinë e saj.

Historia e parlamentarizmit në Shqipëri zakonisht klasifikohet 2 sipas periudhave të mëposhtme:

1. periudha e krijimit të organeve të para përfaqësuese të shtetit të pavarur shqiptar (1912 – 1919),

2. periudha e fillimit të demokracisë parlamentare (1920 – 1924) 3. periudha e parlamentarizmit fiktiv (1925 – 1939) 4. periudha e zhdukjes së parlamentarizmit (1939 – 1991) 5. periudha rilindjes dhe konsolidimit të parlamentarizmit (nga 1991)

1 Periudha e krijimit të organeve të para përfaqësuese të shtetit shqiptar (1912 – 1919). Bazat e para të organizimit të shtetit shqiptar dhe aktet e tij të para legjislative

janë përcaktuar në vendimet e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, që zhvilloi punimet e tij prej 28 nëndorit deri më 7 dhjetor 1912. Ky Kuvend kishte kishte karakter përfaqësues sepse merrnin pjesë delegatë nga të gjithë krahinat e Shqipërisë. Si i tillë ai përfaqësonte efektivisht vullnetin e gjithë kombit dhe u bë organi më i lartë i shtetit shqiptar, pra, mbajtësi dhe shprehësi i sovranitetit shtetëror. Vendimet e tij për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar sanksiononin vullnetin e popullit shqiptar.

Kuvendi i Vlorës zgjodhi qeverinë e përkohshme, pleqësinë dhe komisionin që do të mbronte të drejtat e kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Që në mbledhjen e parë, sipas rregullave dhe praktikave të demokracisë perëndimore, Kuvendi u mor me verifikimin e mandateve të delegatëve dhe pas verifikimit të mandateve, Kuvendi Kombëtar zgjodhi si kryetar të vetin Ismail Qemalin. Në fjalën e tij historike ismail Qemali propozoi që Shqipëria të shpallej si shtet i pavarur me një qeveri të përkohshme. Delegatët shpallën Pavarësinë e Shqipërisë dhe miratuan caktimin e Ismail Qemalit si kryetar i qeverisë së përkohshme. Meqënëse detyra e kryetarit të qeverisë ishte e papajtueshme me atë të kryetarit të Kuvendit, kryetar i Kuvendit u zgjodh myftiu Vehbi Dibra. U caktua që pleqësia të përbëhej prej 18 vetësh. Me kërkesën e vetë kryetarit të qeverisë u

1 Të dhënat historike të pikës 3 të këtij kapitulli i referohen kryesisht librit: Luan Omari, Sistemi parlamentar, Shtëpia botuese “Elena Gjika”2006 2 Po aty

2

vendos që ministrat të zgjidheshin drejtpërsëdrejti nga Kuvendi, në vend që lista e tyre të paraqitej nga kryetari i qeverisë.

Me interes është mënyra se si Kuvendi trajtoi rolin e pleqësisë. Ai nuk përcaktoi kompetecat e saj, por pranoi pikpamjen se pleqësia nuk ishte një senat dhe as një këshill shteti dhe se nuk kishte të drejtë të shkarkonte ministrat. Kuvendi e konsideroi pleqësinë si një organ këshillimi dhe kontrolli ndaj qeverisë. Është për të vënë në dukje gjithshtu se përsa i përket mënyrës së votimit për miratimin e vendimeve, Kuvendi Kombëtar vendosi që çdo nënprefekturë (kaza, sipas terminologjisë së atëhershme) të kishte një votë, pamvarësisht nga numëri i delegatëve. Në rrethanat kur numëri i delegatëve të çdo kazaje nuk i përgjigjej numrit të banorëve, sepse delegatët nuk ishin caktuar me zgjedhje të përgjithshme, kjo mënyrë votimi në Kuvend ishte më e arësyeshmja. Por në të vërtetë, që në mbledhjen e dytë të Kuvendit, ky vendim u shkel, sepse votimi për caktimin e numrit të anëtarëve të pleqësisë u bë sipas delegatëve dhe jo sipas kazave.

Pavarësisht se Kuvendi nuk përcaktoi zyrtarisht formën e qeverisjes, shteti i ri i pavarur u krijua si një shtet me sistem parlamentar. Rolin e parlamentit e plotësonte Kuvendi Kombëtar, kurse funksionin ekzekutiv e kryente qeveria. Edhe pasi u dha fund punimeve Kuvendi ruante prerogativat si organi më i lartë i shtetit, por në rrethanat e jashtëzakonshme të asaj kohe Kuvendi nuk kishte mundësi të mblidhej, kështu që në të vërtetë qeveria, në bazë të pushtetit që i ishte deleguar nga Kuvendi, përqëndroi në duart e saj gjithë pushtetin shtetëror, duke zhvilluar si veprimtari administrative, ashtu edhe legjislative. Pavarësisht se në parim shteti shqiptar u konceptua si një shtet parlamentar, Kuvendi Kombëtar në fakt ishte vetëm embrioni i një parlamenti të vertetë. Vetë mënyra e përcaktimit të delegatëve dhe kohëzgjatja tepër e shkurtër e tij, ishin faktorë vendimtarë që përcaktuan këto kufizime të tij. Megjithatë ai kreu me sukses detyrën kryesore për të cilën ishte mbledhur: shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimin e një qeverie të ngarkuar për mbrojtjen e kësaj pavarësie dhe për krijimin e mekanizmit të domosdoshëm të shtetit.

Qeveria e Vlorës nuk arriti të qeveriste të gjithë territorin e Shqipërisë. Probleme serioze u shfaqën edhe në ndërtimin e administratës, në ngritjen e sistemit të mbrojtjes, në sistemin e financave dhe të taksave, etj. Qeveria nuk arriti të sigurojë edhe mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare. E lodhur nga konfliktet e brëndëshme, nga përçarja midis krahinave, grupeve dhe fiseve, nga prapaskenat ndërkombëtare, Kryeministri Ismail Qemali dha dorëheqjen në janar 1914.

Pas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913, Shqipëria shpallej Principatë Autonome. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit i krijuar nga Fuqitë e Mëdha në nëndor të këtij viti vendosi Princin gjerman Vilhem fon Vid për princ të Shqipërisë, i cili erdhi në Durrës (kryeqyteti i atëhershëm i vendit) më 7 mars 1914. 10 ditë më vonë ai ngarkoi Turhan pashë Përmetin me formimin e qeverisë. Më 10 prill të vitit 1914 në Durrës u miratua Statuti Organik i Shqipërisë, me të cilin Shqipëria shpallej “principatë Kushtetuese, Sovrane dhe Trashëgimore nën garancinë e gjashtë fuqive të mëdha”. Ai sanksiononte trashëgiminë e fronit të Principatës Shqiptare brënda familjes së princ Vidit, i cili si kryetar i familjes mbretërore, do të nxirrte vetë ligjin për dinastinë e tij. Asambleja Kombëtare, si organ ligjvënës i Principatës, përbëhej nga 36 anëtarë të ndarë anëtar të zgjedhur dhe anëtarë të caktuar nga princi (këta të fundit ishin 10). Të gjitha vendimet që merrte asambleja në fushën legjislative duhej t’i nënshtroheshin miratimit nga ana e princit, i cili kishte të drejtën e vetos pezulluese.

3

Në kuadrin e pushtetit ligjvënës të asamblesë hynin: ndryshimi i ligjeve themelore të principatës, ligjet e taksave, ligjet buxhetore, traktatet e tregtisë dhe marrëveshjet me karakter ekonomik, konçensionet, ndarja administrative. Për të gjitha fushat e tjera princi, me propozimin e qeverisë, nxirrte dekrete me fuqi ligjore.

Normat e Statutit Organik në shumë aspekte pasqyronin praktikën kushtetuese të vendeve parlamentare, por pavarësisht nga sanksionimi i këtyre parimeve në Statut, jeta parlamentare ishte shumë e kufizuar për shkak të pushteteve shumë të gjëra që kishte princi. Duke i parë në tërësi kompetencat e saj, mund të themi se Asambleja Kombëtare nuk ishte as organ i lartë dhe as një organ me të vërtetë përfaqësues, por thjesht një organ legjislativ, madje me kompetenca të kufizuara.

Megjithatë qeverisja e princ Vidit dhe natyrisht veprimtaria parlamentare mbeti inekzistente. Ajo do të njihet si “administrata ndërkombëtare i Princ Vidit, si “protektorati i parë monarkik”. Kriza e brëndëshme politike dhe rivaliteti i ashpër politik dhe ushtarak midis grupeve, familjeve të mëdha dhe krahinave bllokuan tërësisht qeverisjen e Princ Vidit. Presioni i brëndshëm dhe i jashtëm e detyruan Princin të largohej nga froni dhe nga Shqipëria në shtator 1914.

Gjatë Luftës së Parë Botërore (1914 – 1918) Shqipëria u pushtua nga Greqia, Italia, Serbia, Mali i Zi dhe Austria. Në këto rrethana jo vetëm praktikisht u eliminua shteti i pavarur shqiptar, por u vu në rrezik edhe tërësia e territoreve të tij të cunguara nga vendimi i padrejtë i Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913. Ish-sekretari personal i Princ Vidit në ditarin e tij personal shkruante3 se “duket sikur tani Shqipëria do të zhduket përgjithmonë nga harta. Vendi do të pushtohet nga armiqtë e tij të vjetër dhe fqinjët, ndërsa kombi shqiptar do të shuhet”. Përballë orvatjeve të shteteve fqinjë për të gllabëruar territoret shqiptare, ishte detyrë urgjente rimëkëmbja e shtetit të pavarur të krijuar nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës më 1912. Për këto filluan të veprojnë forcat patriotike shqiptare, të cilat bënë thirrje për lënien pas të ndarjeve të thella krahinore dhe për bashkim rreth një projekti të përbashkët politik, që do të mundësonte çlirimin e territoreve kombëtare dhe krijimin e një qeverie shqiptare.

Në këtë kuadër ishte thirrja e Kongresit të Durrësit më 25 dhjetor 1918, në të cilën muarrën pjesë 53 delegatë nga krahina të ndryshme të vendit. Historiografia shqiptare i ka bërë një vlerësim kompleks këtij kongresi dhe qeverisë së formuar prej tij. Nga njëra anë thirrja e kongresit u bë me nxitjen e Italisë, e cila synonte ta përdorte atë për qëllimet e veta ekspansioniste në dëm të Shqipërisë. Por nga ana tjetër, ndryshe nga ç’dëshironin italianët, kongresi vendosi krijimin e një qeverie të përkohshme me karakter mbarëkombëtar, çka shënonte pa dyshim një hap përpara në rrugën drejt rimëkëmbjes së Shqipërisë së pavarur. Megjithatë këto mundësi nuk dhanë ndonjë rezultat konkret në rimëkëmbjen e shtetit shqiptar të pavarur. Vendimi për formimin e Pleqësisë (senatit), si organ këshillimor i Qeverisë nuk funksionoi, pleqësia as nuk arriti të konstituohet. Organet e zgjedhura nuk arritën të veprojnë dhe të fitojnë autoritetin e duhur për shkak të ndarjeve të thella, të konflikteve krahinore dhe të rolit përçarës të ushtrive të huaja të pranishme në vend.

2 Periudha e fillimit të demokracisë parlamentare (1920 – 1924)

3 A. Krasniqi, Partitë politike në Shqipëri, 2006, f. 39

4

Atë objektiv që nuk arriti dot Kongresi i Durrësit, e realizoi Kongresi i

Lushnjës, i cili u mblodh më 21 janar 1920 pikërisht me synimin e rimëkëmbjes së shtetit të pavarur shqiptar. Kongresi i Lushnjës vendosi bazat kushtetuese të organizimit të shtetit shqiptar dhe i hapi rrugën zhvillimit të një lëvizje të re demokratike në vend4.

Në këtë Kongres morrën pjesë delegatë të të gjitha krahinave, të zgjedhur pa votim por me mandat përfaqësimi. Kongresi i Lushnjës vendosi shkarkimin e qeverisë së Durrësit dhe shpalli Tiranën kryeqytet të vendit. Kongresi zgjodhi qeverinë e re të drejtuar nga Sulejman Delvina, si dhe Këshillin e Lartë të Shtetit dhe Këshillin Kombëtar. Kongresi miratoi “Bazat e Kanunores”, dokument që njihet më shumë me emërtimin “Bazat e Statutit” të Lushnjës. Ky dokument kushtetues, ndonëse u referohej kryesisht organizimit dhe kompetencave të Këshillit të Lartë, në të vërtetë përcaktonte parimet e përgjithshme të gjithë veprimtarisë shtetërore.

Kongresi i Lushnjes, duke u nisur nga ideja e afirmimit të vazhdimësisë së shtetit shqiptar të pavarur, ekzistenca e të cilit ishte njohur edhe nga Konferenca e Ambasadorëve më 1913 në formën e monarkisë, e ruajti këtë formë qeverisjeje. Në këto kushte Këshilli i Lartë -Kryetari i shtetit- kishte rolin e një këshilli regjence përderisa të mbetej vakant froni i monarkut.

Kongresi i Lushnjës vendosi të krijohej Senati, i cili do të përbëhej nga 37 anëtarë të zgjedhur nga vetë Kongresi. Senati nuk ishte një dhomë e dytë, por një parlament i mirëfillt me një dhomë. Në mbledhjen e parë të këtij organi, Senati u quajt Këshill Kombëtar. Këshilli Kombëtar ishte organi ligjvënës i shtetit. Statuti i Lushnjës i jepte një epërsi të dukshme dhe një pavarësi të plotë Këshillit Kombëtar në raport me Këshillin e Lartë. Ky i fundit nuk kishte të drejtën e vetos pezulluese për ligjet e miratuara nga parlamenti. Megjithëse përbërja fillestare e Këshillit të Lartë u miratua nga Kongresi, në Statut u vendos që anëtarët e Këshillit të Lartë të zgjidheshin nga Këshilli Kombëtar.

Këshilli i Lartë caktonte qeverinë, por kjo duhet të merrte votëbesimin e Këshillit Kombëtar. Në rast konflikti ndërmjet Këshillit Kombëtar dhe Këshillit të Lartë lidhur me formimin e qeverisë, Këshilli i Lartë ishte i detyruar të thërriste Mbledhjen Kombëtare, e cila vendoste ose rrëzimin e Këshillit të Lartë, ose shpërndarjen e Këshillit Kombëtar.

Me këto kompetenca të gjëra që kishte Këshilli Kombëtar mund të thuhej se rregjimi që vendosi Kongresi i Lushnjës i afrohej të ashtuquajturit “rregjim asambleje”, që është njohur në periudha të caktuara në disa vende perëndimore, si Franca në kohën e Revolucionit.

Këshilli Kombëtar e filloi veprimtarinë e vet më 27 mars 1920 dhe i zhvilloi punimet në dy sesione parlamentare: sesioni i parë, 27.3.1920 deri 25.5.1920 (gjithsej 43 seanca) dhe sesioni i dytë 23.9.1920 deri 15.11.1920 (gjithsej 27 seanca). Data e mbledhjes së fundit ishte 15 nëndor 1920 që shënoi mbylljen e Këshilli Kombëtar. Si Kryetar i parë i Këshillit Kombëtar me votim të fshehtë u zgjodh Xhemal Naipi, ndërsa në sesionin e dytë u zgjodh Dhimitër Kacimbra. Kuvendi Kombëtar i dalë nga Kongresi i Lushnjës, në kushtet e mungesës së partive politike, nuk funksionoi mbi bazën e grupeve parlamentare, të ndarjeve politike

4 Kaliopi Naska, Këshilli Kombëtar 1920, Tiranë, 2000

5

dhe të konkurrencës së alternativave, por mbi bazën e një platforme të përbashkët të drejtimit politik. Ndarja e deputetëve në komisione u bë pa patur parasysh këto ndarje politike.

Fillimisht Këshilli u dha fuqi ligjore normave të vjetra ligjore të trashëguara nga koha e sundimit turk, të cilat për kohën e kufizuar në dispozicion, nuk mund të zëvëndësoheshin me norma të reja. Një nga aktet e rëndësishme të miratuar prej tij ishte rregullorja e brëndëshme. Rregullorja e brëndëshme me 72 nene përcaktonte me hollësi organizimin e brëndshëm të parlamentit dhe përmbantë të gjitha dispozitat që përmbanin rregulloret e parlamenteve të kohës. Por ajo i kapërceu kufijtë e një rregulloreje kur në nenin 45 vendosi një parim me përmbajtje kushtetuese sipas të cilit Këshilli Kombëtar, me një shumicë prej dy të tretash të numrit të anëtarëve të tij, mund të miratonte zgjerimin ose përmirësimin e Statutit të Lushnjës, që u realizua nga fundi i vitit 1922 me “zgjerimin e Statutit të Lushnjës”. Me miratimin e ligjit “Mbi të drejtat e veçanta të këshilltarëve të kombit për faje të ndryshme” Këshilli Kombëtar zgjidhi çështjen e imunitetit dhe të paprekshmërisë së deputetëve; parimet e këtij ligji u sanksionuan shprehimisht në Statutin e zgjeruar të Lushnjës.

Mbas shtrirjes së sovranitetit të shtetit shqiptar në trojet e 1913-ës, rezultat ky i politikës së zhdërvjelltë të Këshillit Kombëtar dhe të Qeverisë, ekuilibri politik në qeveri filloi të lëkundet për shkak përplasjeve brënda qeverisë si dhe midis qeverisë dhe Këshillit të Lartë. Në Këshillin Kombëtar filloi të dallohet krahu opozitar ndaj qeverisë. Shumë deputetë filluan të kërkonin mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Një grup deputetësh prej 18 anëtarësh të tij dhanë dorëheqjen si deputetë. Në nëndor 1920 Qeveria u detyrua të pranonte mbajtjen e zgjedhjeve dhe kryeministri S. Delvina dha dorëheqjen. Po atë ditë Këshillit Kombëtar pranoi dorëheqjen e qeverisë së S. Delvinës dhe shtroi për bisedim dhënien e votbesimit të qeverisë së Iljaz Vrionit, i cili u emërua nga Këshilli i Lartë i Shtetit. Me dhënien e votbesimit të qeverisë së I. Vrionit, Këshilli Kombëtar nuk u mblodh më. Ndërsa fillimisht qeveria premtoi se ligji i ri i zgjedhjeve do të miratohej nga Këshilli Kombëtar, në fakt ajo veproi ndryshe. Më 2 dhjetor 1920 Ministria e Brëndëshme njoftoi zyrtarisht shpërndarjen e Këshillit Kombëtar dhe më 5 dhjetor nxorri ligjin për zgjedhjet e reja, pa e kaluar për miratim në Këshillin Kombëtar

Me përcaktimin e zgjedhjeve të Këshillit të ri Kombëtar, si Këshilli i lartë ashtu edhe qeveria shkelën vendimin e Kongresit të Lushnjës, i cili parashikonte se Këshilli Kombëtar i caktuar prej tij do t’ia linte vendin një Asambleje Kushtetuese. Ky akt do të shënonte në fakt institucionalizimin e dy rrymave kryesore politike përparimtare dhe konservatore, pro dhe kundër qeverisë, që do të përbënin bërthamat për krijimin e partive të para politike në Shqipëri. Zgjedhjet e para politike në Shqipëri u zhvilluan në fillim të vitit 1921 dhe përfunduan në pranverë.

Këshilli i ri Kombëtar, që doli nga zgjedhjet, i filloi punimet në Tiranë më 21 prill 1921. Në parlament përfaqësoheshin dy grupime kryesore politike, Partia Popullore e kryesuar nga Fan Noli dhe Partia Përparimtare e kryesuar nga Hoxhë Kadriu. Nuk dihen saktë vendet e deputetëve që kishte sejcili grupim sepse në atë periudhë grupimet ishin ende të papërcaktuara dhe deputetët ndrronin grupimet e tyre. Zgjedhjet nuk sollën asnjë lloj stabiliteti, përkundrazi kriza politike u bë akoma më e fortë. Filluan të shfaqeshin prirjet individuale të disa figurave politike për të krijuar koalicione dhe grupime të reja. Tensionet politike në parlament por edhe presioni nëpërmjet grupeve të armatosura të popullsisë, sollën rrëzimin e disa qeverive për një periudhë kohe shumë të shkurtër. Brënda një jave u ndrrruan

6

tre qeveri. Në dhjetor 1921 u formua qeveria me kryeministër Xhafer Ypin, ku Fan Noli mbante postin e ministrit të punëve të jashtëme, ndërsa Ahmet Zogu atë të ministrit të punëve të brëndëshme.

Por kriza u thellua akoma më shumë, të dy drejtuesit e partisë popullore, vetëm pas dy vjetësh bashkëpunim, u kthyen në kundërshtarë mjaft të ashpër. Nga fundi i vitit 1921 dhe fillimi i 1922, si rezultat i kësaj krize të thellë, grupimet kryesore politike u shpërbën, gjë që solli një rigrupim të forcave në parlament. Ahmet Zogu dhe elementë të tjerë të lidhur me të morrën drejtimin e Partisë Popullore, që filloi të quhej Partia Qeveritare; ajo përfaqësonte tashmë krahun konservator. Ndërsa Fan Noli dhe deputetët progresistë që bënin pjesë në fillim në Partinë Popullore si dhe në Partinë Përparimtare (kjo e fundit ndërkaq u shpërnda) formuan Partinë Demokratike, ose grupin e Opozitës, emërtim ky që u përdor për herë të parë në seancat e tetorit 1922. Në grupin e opozitës u përfshinë Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Stavro Vinjau, Sulejman Delvina, Ali Këlcyra.

Ballafaqimi i dy forcave politike në parlament u shfaq kryesisht në dy aspekte: në përpjekjet e opozitës për të forcuar kontrollin e Këshillit Kombëtar mbi Këshillin e Lartë dhe Qeverinë, dhe në veprimtarinë legjislative. Në Statutin e Lushnjës ishte përcaktuar qartë varësia e Qeverisë nga Parlamenti dhe e drejta e këtij të fundit për t’i dhënë ose për t’i mohuar asaj votbesimin. Opozita e praktikoi në disa raste thirrjen për shpjegime të qeverisë dhe të ministrave të veçantë duke mos kursyer kritikat për kursin e përgjithsëm të qeverisë dhe për masat e saj konkrete. Opozita u përpoq që parlamenti të ushtronte kontroll edhe ndaj Këshillit të Lartë.

Përsa i përket veprimtarisë legjislative parlamenti vendosi që të organizohej përgatitja e një legjislacioni të ri, për të zëvëndësuar ligjet e vjetra të kohës së sundimit osman. Ndër ligjet e ndryshme të miratuar nga Këshilli Kombëtar kishte rëndësi të veçantë ai për organizimin gjyqësor, i cili vendoste parimin e pavarësisë së gjykatëve. Në miratimin e rregullores së parlamentit u pranua që betimi i deputetëve të bëhej përpara vetë parlamentit dhe jo përpara Këshillit të Lartë, e drejta e parlamentit për të kërkuar shpjegime nga qeveria si dhe botimi i proçesverbaleve të diskutimeve në Këshillin Kombëtar. Ministria e Punëve të Brëndëhme e A. Zogut e ndaloi botimin e këtyre proçesverbaleve, por parlamenti, nën presionin e opozitës, e anulloi këtë masë, kështu që vazhdoi rregullisht botimi i tyre.

Ndër aktet legjislative më të rëndësishme që miratoi Këshilli kombëtar padyshim më i rëndësishmi ishte “Zgjerimi i Statutit të Lushnjës”. Për këtë ai krijoi një komision të posaçëm, i cili hartoi një projekt që parlamenti e miratoi në dhjetor 1922.

Sistemi politik i pranuar në “Zgjerimin e Statutit të Lushnjës” ishte ai i një monarkie parlamentare sepse në nenin 1 përcaktohej: ”Vëndin e Mbretit e zë

7

përkohësisht Këshilli i Lartë me të drejtat dhe detyrat e caktuara taksativisht në këtë Statut”. Statuti sanksiononte parimin e ndarjes së pushteteve, në bazë të të cilit pushteti legjislativ ushtrohej nga parlamenti, ai përmbarues (ekzekutiv) i përkiste vetëm Këshillit të Lartë që e ushtronte me anën e kabinetit dhe ai gjyqësor nga gjykatat. U vendos që Këshilli Kombëtar në legjislaturën e ardhëshme të quhej parlament.

Parlamenti do të përbëhej nga një dhomë e vetme dhe mblidhej vetvetiu dy herë në vit në sesione të rregullta tremujore. Paria (kryesia) zgjidhej në fillim të çdo sesioni. Në të caktohej statusi i deputetit dhe imuniteti i tij.

Këshilli i Lartë kishte të drejtën e iniciativës legjislative krahas parlamentit, por vetëm ky i fundit diskutonte dhe vendoste për projektligjet. Këshilli i Lartë shpallte ligjet, në të cilat nuk mund të bënte asnjë ndryshim. Shpallja bëhej detyrimisht brënda dy javësh nga miratimi i ligjit prej parlamentit. Vetem ligjet financiare ishin kompetencë e Këshillit të Lartë.

Statuti përcaktonte të drejtën e parlamentit për të kontrolluar Qeverinë. Zgjedhja e Kryeministrit dhe e ministrave të zgjedhur prej tij ishte prerogativë e Këshillit të Lartë, por Qeveria duhej të paraqitej brënda 3 ditëve përpara parlamentit për të marrë votbesimin, përndryshe quhej e rrëzuar. Parlamenti mund t’i akuzonte ministrat dhe t’i dërgonte përpara Gjyqit të Lartë në bazë të një ligji të veçantë.

Afro një vit pas miratimit të Statutit të zgjeruar të Lushnjes duhej të merrte fund mandati i Këshillit Kombëtar. Mbarimi i mandatit duhet të vinte pas miratimit të ligjit të zgjedhjeve prej Kuvendit Kushtetues, i cili kishte për detyrë miratimin e një kushtetute të plotë e përfundimtare. Për këtë më parë kishin rënë dakord të gjitha forcat politike. Por krahu konservator u përpoq të shkelte këtë marrëveshje duke kërkuar shpërndarjen e parlamentit përpara se të miratohej ligji i zgjedhjeve, në mënyrë që qeveria të kishte dorë të lirë për caktimin e datës së zgjedhjeve. Opozita arriti të imponojë miratimin e një shtojce në statutin e zgjeruar, me anë të së cilës vendosej zgjatja e afatit të legjislaturës deri në fund të shtatorit 1923. Brenda këtij afati do të miratohej, dhe në fakt u miratua, ligji për zgjedhjet e Kuvendit Kushtetues.

Zgjedhjet për Kuvendin kushtetues përfunduan më 27 dhjetor 1923. Ndryshe nga fushtata e zgjedhjeve të vitit 1921, në të cilën nuk pati parti politike të organizuara, gjatë fushatës së re të zgjedhjeve forcat përparimtare u paraqitën në grupime, ndërsa forcat konservatore, të cilat deri atëhere kishin qenë të grumbulluara në Partinë Popullore, tani paraqiteshin në një bllok pro qeveritar. Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve në Kuvendin e përbërë nga 102 deputetë, Partia Demokratike e drejtuar nga F. Noli fitoi 35 vende, partia proqeveritre e A. Zogut 20-26 vende dhe partia popullore, pjese e grupimit proqeveritar, e drejtuar nga ministri i punëve të brëndeshme Sejfi Vllamasi, fitoi 15-20 mandate. Deputetët e pavarur kishin 14–20 vende. Këta ne fakt u bënë aleat politikë të A. Zogut. Kështu, me përkrahjen e politikanëve, që më parë kishin qënë anëtarë anëtarë të dy grupimeve kundërshtare, A. Zogu siguroi shumicën e nevojshme për të qeverisur vendin.

Zgjedhjet e reja, përsëri në vend të stabilitetit dhe normalitetit demokratik, sollën radikalizimin e situatës. Deputetët e opozitës, të cilët individualisht përfaqësonin personalitete me vlera, por që ishin të pafuqishëm për të konkurruar partinë në qeveri, nuk e pranuan humbjen e zgjedhjeve. A. Zogu emëroi dy figura

8

të opozitës në qeveri, por përpjkjet e saj për uljen e tensioneve politike nuk dhanë rezultat.

Debati parlamentar në Kuvend u karakterizua nga lufta e ashpër politike deri në thirrjet për largimin me dhunë të Kryeministrit. Kuvendi nuk e kreu detyrën për hartimin dhe miratimin e Kushtetutës. Debati politik u përqendrua në dy pikëpamje diametralisht të kundërta: cila do të ishte forma e qeverisjes, republika apo monarkia. Forcat përparimtare përkrahnin fuqimisht republikën, ndërsa ato konservatore monarkinë. Debati mbeti në gjirin e komisionit të posaçëm dhe nuk arriti në Kuvend. Opozita bojkotoi parlamentin dhe shpalli organizimin e një proteste të madhe në qytetin e Vlorës. Acarimi i mëtejshëm i gjendjes politike sidomos pas vrasjes së Avni Rustemit në prill 1924 e bëri të pamundshëm vazhdimin e punimeve të Kuvendit. 43 deputetë u bashkuan në “Mbledhjen Kombëtare të Vlorës” dhe seanca e fundit e Kuvendit përfundoi më 2 qershor 1924.

Gjatë periudhës së qeverisë demokratike të kryesuar nga Fan Noli, nuk kishte parlament sepse Asambleja Kushtetuese ishte praktikisht e shpërndarë dhe nuk u arrit të zhvilloheshin zgjedhjet e reja të parashikuara nga qeveria.

Kjo ishte përvoja e parë e rregjimit parlamentar në Shqipëri, i cili ngjallli në popull shpresa të madha, që më vonë nuk u justifikuan. Sigurisht prapambetja e madhe ekonomike, shoqërore e kulturore e vendit, mungesa e traditave demokratike, kushtet e pavolitëshme ndërkombëtare ishin faktorë që penguan zhvillimin e mbarë të rregjimit parlamentar.

3. Parlamenti fiktiv (1925-1939) Periudha 1925-1928: I ardhur rishtas në pushtet, Ahmet Zogu kthimin e tij e

shpalli si kthim të Legalitetit, duke nënkuptuar kthimin e parlamentit dhe të qeverisë së dalë nga zgjedhjet. Rivendosjen e gjëndjes së mëparshme ai e paraqiti si vazhdimin e rregjimit kushtetues të ndërprerë nga kryengritja e qershorit 1924. Zogu nuk krijoi qeveri të rë, por thirri në detyrë qeverinë Vrioni, që ishte larguar në qershor. Më 6 janar 1925 Zogu mblodhi dhe parlamentin e shpërndarë. Këshilli i Lartë i plotësuar ngarkoi Ahmet Zogun me formimin e qeverisë së re si dhe të thërriste Kuvendin Kushtetues të dalë nga zgjedhjet e dhjetorit 1923 dhe që ishte shpërndarë më 2 qershor 1924. Detyra e Kuvendit do të ishte miratimi i Kushtetutës. Kuvendi vendosi heqjen e mandatit të 23 deputetëve që kishin përkrahur qeverinë e Fan Nolit.

Më 21 janar 1925 Kuvendi e shpalli Shqipërinë Republikë dhe disa ditë më vonë Kuvendi zgjodhi Ahmet Zogun kryetar të Republikës Shqiptare. Më 2 mars 1925 Kuvendi i dha fund shqyrtimit dhe miratimit të Statutit Themeltar të Republikës Shqiptare dhe pas kësaj vendosi të shpërndahet.

Statuti Themeltar e përcaktonte Shqipërinë si republikë parlamentare, por në të vërtetë kompetencat e mëdha që i jepeshin kryetarit të republikës e shndërronin këtë në një republikë presidenciale.

Në pushtetin legjislativ merrnin pjesë dy dhoma: dhoma e deputetëve dhe senati. Dhoma e deputetëve përbëhej nga 57 anëtarë. Zgjedhjet për deputetët u zhvilluan në maj 1925 sipas ligjit “Për zgjedhjet e deputetëvet” që u miratua në shkurt të po atij vitit dhe që në përgjithësi përsëriste dispozitat e ligjit të mëparshëm. Ligji u cilësua nga opozita e atëhershme si anakronik dhe antidemokratik. Ligji ulte pothuajse dyfish normën e përfaqësimit në dhomën e deputetëve, duke e caktuar numrin e deputetëve nga një deputet për 8000 frymë,

9

që ishte më parë, në një deputet për 15000 frymë. Gjithashtu ligji ngrinte moshën për t’u zgjedhur deputet nga 25 vjec që ishte në 30 vjeç. Ligji përjashtonte nga e drejta e zgjedhjes aktive dhe pasive gratë.

Në Statut pranoheshin parimet e njohura sipas të cilave deputeti nuk përfaqësonte vetëm qarkun që e ka zgjedhur, por tërë kombin dhe ndalohej çdo porosi urdhëruese për deputetin nga ana e zgjedhësve. Cilësia e deputetit ishte e papajtueshme me çdo nëpunësi të shtetit me rrogë ose me shërbim aktiv fetar. Statuti garantonte imunitetin e deputetëve.

Paria (kryesia) e Dhomës së Deputetëve, e përbërë nga kryetari dhe nënkryetari, zgjidhej jo për gjithë legjislaturën, por për çdo session dhe qëndronte në fuqi deri në fillimin e sesionit të ardhshëm. Dhoma e Deputetëve kishte 9 komisione parlamentare si ai i buxhëetit, i drejtësisë, i ekonomisë, i punëve të jashtëme, i arësimit, bibliotekës dhe rregullores së parlamentit, të milicisë kombëtare dhe të xhandarmërisë, të financave, të punëve të brëndëshme dhe atë të lutjeve dhe ankesave.

Të gjithë projektligjet detyrimisht duhet të shqyrtoheshin nga Dhoma e Deputetëve përpara se t’i kalonin Senatit. Në rast se dhoma nuk e miratonte një projektligj, ky nuk mund t’i paraqitej asaj për shqyrtim për të dytën herë në po atë sesion. Gjatë vitit kishte dy sesione tremujore, i pari zhvillohej në periudhën 15 shtator deri 15 dhjetor, dhe i dyti 1 mars deri 31 maj.

Krijimi i Senatit si dhomë e lartë ndodhte për herë të parë. Ai synonte vendosjen e një kontrolli mbi Dhomën e Deputetëve, ndonëse kësaj të fundit formalisht i njiheshin mjaft kompetenca, madje edhe ajo e kontrollit ndaj qeverisë. Sipas Statutit senatori duhej të kishte mbushur 40 vjec, të kishte diplomën e shkallës së lartë dhe të kishte qënë më parë ministër osë deputet. Kryetari i Republikës kishte të drejtën e caktimit të një të tretësë numrit të senatorëve, përfshi edhe kryetarin e senatit, i cili ishte dhe zëvëndësues i kryetarit të republikës, në mungesë të tij.

Statuti Themeltar parashikonte edhe rastin e përplasjes së mundëshme ndërmjet dy dhomave: në rast se Dhoma e deputetëve ngulte këmbë për ndonjë vendimapo ligj edhe pas refuzimit nga ana e Senatit, kryetari i Republikës kish të drejtën ta shpërndante Dhomën e deputetëve, me pëlqimin e Senatit. Në këtë mënyrë Dhoma e deputetëve vihej në një pozitë të qartë inferioriteti. Tani Pushtetin legjislativ Dhoma e ndante jo vetëm me Senatin, por edhe me kryetarin e Republikës, i cili gëzonte të drejtën e iniciativës legjislative dhe të vetos pezulluese ndaj ligjeve të miratuara.

Kryetari i republikës kishte fuqi shumë të mëdha: ai kryesonte edhe qeverinë, edhe në rast se kjo nuk merrte dy herë radhazi votbesimin e Dhomës, ai mund ta shpërndante këtë të fundit. Vetëm në rast se edhe Dhoma e re nuk e jepte votbesimin, atëhere rrëzohej qevria. Propozimi i amnistisë bëhej gjithashtu prerogativë e kryetarit të republikës.

Statuti Themeltar parashikonte procedurën që duhej ndjekur për mbledhjen e përbashkët të Dhomës së Deputetëve dhe të Senatit. Kjo mbledhje e përbashkët, që emërtohej Asamble legjislative, ishte e vetmja instancë kompetente për të bërë ndryshime, shtesa dhe interpretimin zyrtar të dispozitave të statutit. Gjatë periudhës së ekzistencës së Republikës shqiptare, të dyja dhomat u mblodhën bashkërisht gjithsej gjashtë herë, nga të cilat 4 herë për të bërë shtesa dhe ndryshime në Statutin Themeltar, 1 herë për të bërë një interpretim zyrtar dhe 1 herë për zgjedhje senatorit Feti Gjilani.

10

Periudha 1928 – 1938: Shumë shpejt u bë e qartë se për Ahmet Zogun shpallja e republikës dhe qënia e tij si kryetar i saj ishin vetëm një fazë kalimtare në realizimin e synimeve të tij për t’u bërë mbret. Forcimi i pushtetit personal të Zogut, sigurimi i vazhdimësisë së tij në rrugë trashëgimtare, mendohej se do të jepnin garanci të mjaftueshme kundër përpjekjeve për rikthimin e forcave opozitare të vjetra dhe për t’i prerë rrugën krijimit të ndonjë force të re opozitare nën ndikimin e lëvizjeve revolucionare të kohës.

Kalimi nga forma republikane e qeverisjes në atë monarkiste, haste në një pengesë juridike të rëndësishme, sepse Statuti Themeltar në paragrafin e fundit të nenit 141 sanksiononte se “Forma republikane e shtetit nuk mund të ndërrohet në asnjë mënyrë”. Më 1 qershor 1928, Ahmet Zogu, si kryetar i Republikës, u drejtoi një mesazh të dyja dhomave duke kërkuar që ato të mblidheshin bashkërisht si Asamble legjislative për të vendosur rishikimin e Statutit Themeltar. Asambleja legjislative u mblodh më 7 qershor 1928 dhe shprehu mendimin se ishte e nevojshme të bëhej rishikimi i përgjithshëm i Statutit, por ajo e deklaroi veten jokompetente për një gjë të tillë. Ajo miratoi një shtojcë në nenin 141 të statutit, në të cilën thuhej:

“Rishikimi i përgjithshëm i statutit i përket Asamblesë Kostituente. Kur vendoset nevoja e rishikimit të përgjithshëm të Statutit sipas procedurës së caktuar në këtë nen, të dyja Dhomat quhen vetiu të shpërndame dhe dekretohen zgjedhje për Asamblenë Kostituente sipas nenit 47 të Statutit. ”

Pas pranimit të kësaj shtojce, Asambleja vendosi njëzëri që të shpërndahej. Kryetari i republikës nxori dekretin për zgjedhjet e Asamblesë kushtetuese, të cilat u zhvilluan më 17 gusht 1928. Asambleja kushtetuese u mblodh më 25 gusht me një përbërje thuajse të njëjtë me atë të asamblesë legjislative, sepse në të merrnin pjesë pothuajse të gjithë ata që kishin qënë ministra, senatorë ose deputetë.

Diskutimet në Asamblenë kushtetuese u përqëndruan kryesisht në formën e qeverisjes, duke argumentuar ndërrimin nga forma republikane në atë monarkike me nevojën e stabilitetit të vendit dhe nevojën për të përballuar bolshevizmin. Në 1 shtator 1928, vetëm gjashtë ditë pas fillimit të punimeve, Asambleja miratoi nenin 1 të Statutit të ri Themeltar, në të cilin Shqipëria shpallej “Mbretëri Demokratike, parlamentare dhe e trashëgueshme” Ajo, gjithshtu me një vendim të posacëm e caktoi Ahmet Zogun “mbret të shqiptarëve” me emërin Zog I. Asambleja e miratoi Statutin Themeltar të Mbretërisë Shqiptare më 1 dhjetor 1928, i cili hyri në fuqi menjëherë. Asambleja vendosi gjithshtu që ajo të shndrrohej në Parlament.

Parlamenti tani përbëhej nga një dhomë e vetme. Ashtu si më parë, për çdo 15000 frymë dhe për çdo fraksion që kalonte 7500 frymë zgjidhej një deputet. Deputeti ruante ato cilësi që përcaktoheshin edhe më parë në statusin e deputetit. Nga shqyrtimi i statutit Themeltar të Mbretërisë duket qartë se raporti ndërmjet pushtetit ekzekutiv, të përfaqësuar në thelb nga mbreti, dhe pushtetit legjislativ karakterizohej nga epërsia e plotë e të parit dhe nga zbehja dhe pakësimi i ndjeshmë i kompetencave të parlamentit. Në raport me mbretin dhe trashëgimtarin e fronit, e drejta e vetme që kishte parlamenti, sipas nenit 89 të Statutit, ishte dhënia e pëlqimit për lidhjen e martesës së mbretit dhe të trashëgimtarit.

Statuti sanksiononte shprehimisht (neni 8) se pushteti legjislativ ushtrohej kolektivisht nga mbreti dhe parlamenti. Të dyve u përkiste iniciativa legjislative. Por propozimi i ligjeve që sillnin shtesa shpenzimesh financiare i përkiste mbretit.

11

Këshilli i Ministrave, i cili tani kryesohej nga kryeministri, nuk kishte iniciativë legjislative, cka vinte ndesh me parimet dhe praktikat e shteteve me të vërtetë parlamentare. Sipas nenit 117 të statutit, Këshilli i ministrave kish të drejtë të shqyrtonte projektligjet e propozuara nga mbreti dhe pasi t’i miratonte, t’ia përcillte organit legjislativ nëpërmjet kryeministrit. Mbreti kishte të drejtën e vetos pezulluese ndaj ligjeve të miratuara prej parlamentit: ai mund të kërkonte një shqyrtim të dytë të tyre, duke e motivuar këtë kërkesë. Në rast se mbreti, brënda tre muajve që nga data e paraqitjes së ligjit nga ana e parlamentit, nuk vepronte dhe nuk përdorte të drejtën e vetos, ligji i paraqitur megjithatë quhej i refuzuar. Kjo zgjidhje e Statutit të Mbretërisë mund të quhet vërtetë origjinale, sepse në fushën e së drejtës zakonisht pranohet parimi i kundërt, domethënë heshtja konsiderohet miratim.

Parlamentit nuk i njihej e drejta për të shqyrtuar dhe për të zgjidhur disa çështje të rëndësishme, si forma politike e shtetit, ndryshimi i dinastisë, i fronit mbretëror ose i bashkimit të tij me fronin mbretëror të një shtetit tjetër. Kompetencat e tij ishin të cunguara edhe në fushën e marrëdhënieve të jashtme; mbreti kishte të drejtën të nënshkruante traktate të ndryshme me shtetet të tjera dhe vetëm e vinte në dijeni parlamentin.

Mbreti kishte një tagër të plotfuqishëm për shpërndarjen e parlamentit. Sipas nenit 95 të Statutit “mbreti, kur ta shoh të nevojshme, ka të drejtë të shpërndajë parlamentin”, pa patur asnjë kufizim apo kusht si parashikohen zakonisht nga kushtetutat e vendeve të ndryshme. Kompetencat shumë të gjëra të mbretit pasqyroheshin edhe në të drejtën e komandimit të forcave të armatosura, të drejtën për të emëruar dhe pushuar në çdo kohë kryeministrin dhe ministrat e veçantë si dhe për t’i akuzuar dhe për t’i dërguar në Gjykatën e Lartë.

Në këto rrethana roli i parlamentit ishte formal dhe shërbente si një mbulesë e shtetit absolut të monarkut. Parlamenti miratonte në mënyrë pothuajse mekanike dekret ligjet normative të nxjerra nga mbreti dhe çdo projektbuxhet preventiv vjetor që paraqitej nga qeveria. Organi përfaqësues kryente edhe një sërë veprimesh me karakter formal, ndër të cilat vendin kryesor e zinin dëgjimi i ligjëratës personale të mbretit që i drejtonte paralamentit dhe dhënia e votbesimit çdo qeverie të re të emëruar nga mbreti.

Megjithatë parlamenti i periudhës së Mbretërisë kreu një punë legjislative të vëllimshme dhe të dobishme. U miratua Kodi Civil, i cili hyri në fuqi më 1 prill 1929, ligji “mbi shtojcën e dytë të proçedurës civile”, që hyri në fuqi njëkohësisht me Kodin Civil, më 1927 u miratua Kodi Penal dhe më 1932 Kodi Tregtar.

Duhet thënë se pavarësisht nga fakti se proçesi legjislativ orjentohej nga mbreti, parlamenti nuk bënte një miratim thjesht formal, pasi projektligjet e përgatitura nga një organ i posaçëm, i quajtur Këshilli i Shtetit, studjoheshin me kujdes në komisionet parlamentare, të cilat bënin shumë ndryshime për t’i përmirësuar ligjet në aspektin e tyre teknik.

Në çdo vend dhe në çdo epokë parlamenti, si përfaqësi e vërtetë e popullit, karakterizohet nga prania e partive politike, të cilat nga pozita të ndryshme, shprehin interesat e grupeve shoqërore të ndryshme. Veprimtaria e parlamentit karakterizohet jo vetëm prej shqyrtimit të ligjeve nga këndvështrimi tekniko-juridik, që është padyshim shumë i rëndësishëm, dhe prej miratimit të tyre, por edhe prej debatit politik për problemet e rëndësishme të jetës së vendit.

Parlamenti i periudhës së sundimit zogist kishte si veçori dalluese mungesën e partive politike. Larmia e partive politike, karakteristike për periudhën e

12

mëparëshme ja la vendin një rregjimi ku nuk kishte asnjë parti, madje as parti të vetme qeveritare. Zgjedhjet e prill-majit 1925 për zgjedhjen e Parlamentit dhe të Senatit, zgjedhjet e gushtit 1928 për Asamblenë Kushtetuese dhe zgjedhjet parlamentare të gushtit 1932 u zhvilluan në kushtet e mungesës së plotë ta partive politike. Mungesën e pluralizmit politik ndoshta Ahmet Zogu e konsideronte si një faktor lehtësues në realizimin e synimit të tij për të qeverisur pa asnjë pengesë. Kjo është arësyeja kryesore pse mund të konkludohet që parlamenti i kësaj periudhe ishte një parlament fiktiv, që shërbente si një mbulesë gjoja demokratike e liberale e pushtetit autokratik të Ahmet Zogut5.

4. Zhdukja e parlamentarizmit (1939 – 1991) Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939 i dha fund

përkohësisht egzistencës së shtetit shqiptar të pavarur. Më 12 prill 1939 u mblodh në Tiranë e vetëquajtura asamble kushtetuese e përbërë nga 159 veta, të zgjedhur midis parisë së vendit. Asambleja e kryesuar nga Xhafer Ypi morri një vendim të përpunuar nga Ministra Italiane e punëve të Jashtme, me të cilin shpallej rrëzimi i monarkisë së Zogut dhe shfuqizimi i Kushtetutës së saj, krijohej “një qeveri me fuqi të plota” dhe i ofrohej kurora e Shqipërisë Viktor Emanuelit të III, Mbretit të Italisë. Varësi e plotë e organeve shqiptare nga Italia sanksionohej edhe në “Statutin Themeltar të Mbretërisë shqiptare”, statut i cili u akordua drejtpersëdrejti nga Viktor Emanueli III në cilësinë e mbretit. Në bazë të këtij statuti formalisht shteti shqiptar ishte një monarki kushtetuese që trashëgohej nga dinastia e Savojës. Pushtei legjislativ ushtrohej nga mbreti në bashkëpunim me Këshillin e Epërm Fashist Korporativ.

Mbas kapitullimit të Italisë fashiste pushtuesit e rinj nazistë morrën menjëherë masat për të ngritur një aparat shtetëror të ri që t’u përgjigjej qëllimeve të tyre. Më 14 shtator 1943 u mblodh në Tiranë një “Komitet Kombëtar” që morri inisiativën e rishpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, akt ky që do të legalizohej nga një “Kuvend Kombëtar”. Komiteti Kombëtar i përbërë nga 22 veta formoi një Komitet Ekzekutiv të Përkohshëm prej 6 vetash. Më 16 tetor në Tiranë u mblodh Kuvendi Kombëtar, i cili morri përsipër t’u jepte një karakter kushtetues vendimeve të Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm. Kuvendi krijoi Këshillin e Lartë në cilësinë e kryetarit të Shtetit, të përbërë nga 4 vetë, që duhej të kryesonin me radhë për 3 muaj. Pas zgjedhjes së këshillit të lartë u formua qeveria dhe Kuvendi Kombtar vendosi të kthehej në parlament.

Këtu merr fund dhe roli i “organeve përfaqësues” në kushtet e regjimit të pushtimit fashist dhe nazist, pasi me zgjerimin e luftës nacionalçlirimtare filloi edhe krijimi i organeve të reja.

Në krijimin e organeve të reja të pushtetit qysh në periudhën e luftës nacionalçlirimtare, një rol të rëndësishëm luajti Konferenca e Pezës (16 shtator 1942), e cila zgjodhi një Këshill të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar të përkohshëm prej 7 anëtarësh, organ ky që pati karakter politik, por praktikisht me një veprimtari të kufizuar. Një hap të mëtejshëm në krijimin e organeve të reja të pushtetit shënoi Konferenca e II Nacionalçlirimtare (Labinot, shtator 1943). Konferenca zgjodhi Këshillin e ri të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, të përbërë nga

5 Luan Omari, Sistemi parlamentar, Shtëpia botuese “Elena Gjika”2006, f. 191

13

62 vetë. Nga gjiri i Këshillit doli Kryesia me 17 anëtarë, e cila përbënte embrionin e një qeverie të ardhshme. Kështu filluan të diferencoheshin kompetencat e një organi përfaqëuses që i takonin Këshillit të Përgjithshëm, nga ato me karakter ekzekutiv, që i realizonte Kryesia. Por ky diferencim mbeti në mes të rrugës sepse pas mbledhjes së Labinotit, Këshilli i Përgjithshëm nuk u mblodh asnjëherë.

Rëndësi më të madhe pati Kongresi I Antifashist Nacionalçlirimtar, që u mbajt prej 24 deri 28 maj në qytetin e çliruar të Përmetit. Këtu u hodhën themelet e ndërtimit të shtetit që u ngrit plotësisht në tërë shqipërinë me çlirimin e kësaj nga pushtuesit nazistë dhe që vazhdoi për një periudhë 45 vjeçare, më e gjata në historinë e deritanishme të shtetit të pavarur shqiptar. Kongresi zgjodhi Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar si trupin kryesore legjislativ dhe ekzekutiv që përfaqëson sovranitetin e popullit dhe dhe të shtetit shqiptar. Këshilli, që mund të themi se kishte karakterin e një parlamenti, zgjodhi Kryesinë, të përbërë nga kryetari, tre nënkryetarë, dy sekretarë dhe 24 anëtarë. Këshilli vendosi të formonte Komitetin Antifashist Nacionalçlirimtar me atributet e një qeverie të përkohshme.

Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar bëri edhe dy mbledhje të tjera. Në mbledhjen e dytë, në Berat, në tetor 1944 ai miratoi ligjin mbi këshillat nacionalçlirimtare si dhe ligjin mbi zgjedhjet e tyre. Këshilli Antifashist vendosi kthimin e Komitetit në qeveri të përkohshme me emërtimin “Qeveri Demokratike e Shqipërisë”. Mbledhja e tretë e KANÇ, që u mbajt pas çlirimit të bendit në shtator 1945, miratoi ligjin mbi Asamblenë Kushtetuese dhe ligjin “Mbi listat elektorale”.

Zgjedhjet për Asmblenë kushtetuse u zhvilluan në 2 dhjetor të vitit 1945. Asambleja u mblodh me 10 janar 1946. Më 11 janar Asambleja Kushtetuese shpalli Republikën Popullore të Shqipërisë. Më 12 janar u miratua ligji mbi Presidiumin e Asamblesë

Detyra kryesore e Asamblesë Kushtetuese ishte miratimi i Kushtetutës së re të Shqipërisë. Me miratimin më 14 mars të vitit 1946 të Kushtetutës u sanksionua organizimi shoqëror dhe shtetëror monist që vazhdoi për 45 vjet deri në përmbysjen e tij dhe në vendosjen e sistemit pluralist. Pas miratimit të Kushtetutës Asambleja Kushtetuese vendosi të kthehej në Kuvend Popullor.

Në nenin 66 të kësaj Kushtetetute thuhej se ”Kuvendi Popullor është organi më i lartë i pushtetit shtetëror mbajtësi i sovranitetit të popullit dhe të shtetit dhe i vetmi organ ligjvënës”. Si në të gjithë vendet e tjera ish socialiste edhe në Shqipëri roli i organit të lartë përfaqësues ishte krejt formal sepse ky organ ishte thjesht një mbulesë prapa së cilës qendronte partia-shtet, e plotfuqishme dhe që nuk i nënshtrohej asnjë kontrolli. Ndërsa neni 66 shpallte epërsinë e Kuvendit Popullor, neni 67 saksiononte nënështrimin e tij ndaj partisë, duke thënë se Kuvendi Popullor “përcakton, në përputhje me vijën e përgjigjthëshme dhe direktivat e Partisë së Punës së Shqipërisë, drejtimet kryesore të politikës së brendëshme dhe të jashtme të shtetit.

E gjithë veprimtaria e Kuvendit Popullor që mbështetej në Kushtetutën dhe në rregulloren e tij të brendshme ka vërtetuar rolin e tij formal. Ky organ i përbërë nga 250 deputet, mblidhej në sesione të zakonëshme vetëm dy herë në vit dhe këto sesione nuk zgjasnin, si rregull, më shumë se dy ditë. Në mbledhjet e Kuvendit Popullor nuk kishte kurfarë debati politik. Përjashtim i vetëm kanë qenë seancat e Asanblesë Kushtetuese në vitin 1946 për miratimin e Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë, gjatë se cilave disa deputetë, sidomos deputeti i Shkodrës Riza Dani, u përpoqën të mbronin një vijë të tyre të pavarur në kundërshtim me vijën zyrtare. Riza Dani e cilësoi projektin e Kushtetutës si një akt “plot frymë

14

ideologjike si politikisht, ashtu edhe nga pikpamja social-ekonomike”. Riza Dani u shpreh kundër parimit që deputeti të përgjigjej përpara asamblesë dhe zgjedhësve. Ai kundërshtoi edhe të drejtën e zgjedhësve për të revokuar deputetin e tyre. Reagimi i ashpër kundër mendimeve të shprehura nga Riza Dani ishte një shfaqje e hapur intolerance, e cila paralajmëroi eliminimin, edhe fizik në vitin 1947 të “grupit të deputetëve”, që u akuzuan për veprimtari antishtetërore dhe tradhti, sepse përpiqeshin të krijonin një opozitë të organizuar dhe legale.

Pas eliminimit të këtij grupi u zhduk njëherë e përgjithmonë mundësia e çfardo mendimi jo vetëm opozitar por edhe thjesht kontestues, në Kuvendin Popullor. Madje edhe diskutimet bëheshin me porosi “nga lart”, porosi e transmetuar nga aparati i Presidiumit të Kuvendit Popullor, i cili sugjeronte edhe tematikën e diskutimeve, të cilat ktheheshin në raporte të mirfillta ose në solidarizime me vijën e partisë, duke u pasuar me votime unanime.

Duke u bazuar në parimin formal të epërsisë së Kuvendit Popullor ky i fundit zgjidhte, emëronte dhe shkarkonte Presidiumin e Kuvendit Popullor, këshillin e ministrave, Gjykatën e Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm. Në realitet përbërja e këtyre organeve caktohej paraprakisht nga Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë dhe Kuvendit Popullor nuk i mbetej veçse ti miratonte ato njëzëri.

Në rendin shtetëror monist, raporti ndërmjet Kuvendit Popullor dhe Presidiumit të tij ishte raporti ndërmjet një organi të lartë shtetëror “me veprimtari jo të përherëshme” dhe një organi të lartë shtetëror “me veprimtari të përherëshme”. Presidiumi zgjidhej nga Kuvendi, përgjigjej përpara tij dhe mund të shkarkohej prej tij. Ai kryente funksionet e kryetarit kolektiv të shtetit dhe ndërmjet dy sesioneve të Kuvendit zhvillonte nje veprimtari normative me anë dekretesh, të cilat i nënshtroheshin për miratim Kuvendit Popullor në sesionin më të afërt. Ndërsa veprimtaria legjislative e Kuvendit Popullor ka qenë e kufizuar, veprimtaria normative e presidiumit, që në fakt ishte një veprimtari legjislative, ka qenë shumë e dendur. Praktikisht Kuvendi Popullor si organ përfaqëuses, ka qënë tërësisht i zhvendosur nga roli i tij legjislativ nga Presidiumi.

Për këto arësye, mund të thuhet se sistemi shtetëror i vendosur në Shqipëri pas luftës së dytë Botërore, ka qenë një sistem në të cilin parimisht u mohua dhe praktikisht u zhduk parlamentarizmi6.

5. Rilindja e parlamentarizmit Historia e vendit tonë, që nga shpallja e pavarësisë, ka treguar se

parlamentarizmi nuk mundi të hedhë rrenjë. Shkaqet kanë qenë të ndryshme, që nga niveli i ulët ekonomiko-shoqëror dhe atij kulturor arsimor deri te mungesa e traditave demokratike të një shoqërie të dalë nga një rend patriakal dhe të përçarë nga klanet dhe ndasitë krahinore, në të cilën njërëzit ishin të prirur që mosmarrëveshjet ti zgjidhin me forcë, më shumë se sa me tolerancë dhe sipas ligjit. Padyshim këtyre rrethanave u duhen shtuar edhe ato që lidhen me vendosjen e rregjimit shtetëror me një parti të vetme.

Lëvizja demokratike e dhjetorit të vitit 1990 çeli një faqe të re në historinë e Shqipërisë. Pluralizmi u bë realitet edhe në Shqipëri, por këtë herë në kushte më të favorëshme nga ato që paraqiteshin kur u rimëkëmb shteti shqiptar i pavarur pas

6 Luan Omari, Sistemi parlamentar, Shtëpia botuese “Elena Gjika”2006, f.209.

15

Kongresit të Lushnjes. Arësyet lidhen me përmirësimin e nivelit ekonomik, shoqëror, arsimor e kulturor të vendit por edhe me

kushtet ndërkombëtare. Me rrëzimin e sistemit komunist, demokracia dhe parlamentarizmi kanë triumfuar në mënyrë të qëndryeshme në të gjitha vende europiane.

Në këto rrethana në Shqipëri u krijuan parti të reja demokratike dhe u bënë zgjedhje të lira që çuan në rivendosjen e parlamentarizmit. Zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit të vitit 1991 u zhvilluan sipas sistemit maxhoritar të trashëguar nga e kaluara. Vendet në Kuvendin popullor u ndanë si vijon: Partia e Punës 161 vende, Partia Demokratike 75 vende, Omonia 5 vende dhe Komiteti Kombëtar i Veteranëve 1 vend.

Me 15 prill 1991 u mblodh parlamenti i parë pluralist, mbas një periudhe 67 vjeçare. Në mbledhjen e parë të tij nuk morrën pjesë deputetët e Partisë Demokratike. Ata morrën pjesë në punimet e Kuvendit në seancën e 17 prillit duke filluar diskutimin në parim të projektit të ripunuar të Kushtetutës, i cili ishte pregatitur nga një komision i posaçëm i krijuar përpara vendosjes së pluralizmit politik. Kuvendi Popullor miratoi propozimin e partisë demokratike që Kuvendi të mos miratonte Kushtetutën në tërësi por një paketë ligjore kushtetuese që të përcaktonte organizmin dhe kompetencat e parlamentit, presidentit të Republikës dhe qeverisë, çka do të siguronte mundësinë e një qeverisje normale dhe krahas kësaj të ngrihej një komision që do të punonte për një projekt të ri tërësor. Në 29 prill u miratua ligji për “Dispozitat kryesore Kushtetuese”, i cili me plotësimet e mëvonëshme shërbeu si kushtetutë e përkohëshme deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Mbi bazën e këtij ligji më 30 prill 1991 President i Pepublikës u zgjodh Ramiz Alia. Më 30 maj 1991 u caktua kryeministri Fatos Nano që i përkiste Partisë së Punës, por qeveria e tij shumë shpejt si pasojë e një krize politike të shkaktuar nga opozita dha dorëheqjen. Në fillim të qershorit partitë parlamentare arritën një marrëveshje për një zgjidhje të re politike, si rezultat i së cilës më 5 qershor u krijua një qeveri koalicioni, e quajtur Qeveria e Stabilitetit, e kryesuar nga Ylli Bufi, që i përkiste Partisë Socialiste, e sapo dalë nga kongresi i 10 dhe i fundit i Partisë së Punës.

Gjatë periudhës më pak se një vjeçare të egzistencës së tij legjislatura e parë e parlamentit pluralist miratoi disa ligje të rëndësishme si: ligji për: “departizimin dhe depolitizimin e disa organeve shtetërore”, ligji “Për sanksionimi dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”. Ligje të tjera ishin: ligji për tokën, për policinë e rendit, për pafajsinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish dënuarve dhe përndjekurve politikë. Rëndësi të vaçantë për hapjen e Shqipërisë ndaj botës së jashtme pas një periudhe të gjatë

16

izolimi kishte ligji “për anëtarësinë e Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombatar për Rindërtimin dhe Zhvillimin, Korporatën Financiare Ndërkombëtare, Shoqatën e Zhvillimit Ndërkombëtar, Axhensinë e Garantimit të Investimve Shumëpalëshe dhe në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Konflikteve në Investime”.

Ligji i fundit që u miratua nga Kuvendi i parë pluralist më 4 shkurt 1992 ishte ai “Për Zgjedhjet e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë”. Miratimi i këtij ligji, që ndryshonte sistemin e zgjedhjeve ju parapri nga një ndryshim në Ligjin për Dispozitat Kryesore Kushtetuese (neni 17) me anë të së cilës numri i deputetëve dhe sistemi zgjedhor caktoheshin me ligj. Ligji i ri i zgjedhjeve përcaktonte se Kuvendi Popullor do të përbëhej nga jo më pak se 140 deputetë nga të cilët 100 zgjidheshin drejtpërdrejt mbi bazën e një liste njëemërore. Sipas këtij ligji do të mund të zgjidheshin deputetë nga kandidatët e listës së përgithëshme vetëm në se partia përkatëse do të merrte të paktën 4% të votave në shkallë vendi.

Zgjedhjet e 22 marsit 1992 u fituan nga Partia Demokratike duke marrë 62% të votave ndërsa Partia Socialiste morri 25%. Nga 140 vende të parlamentit PD kishte 92 vende (një më pak se shumica prej dy të tretat), PS 38 vende, PSD 7 vende dhe PBDNJ 2 vende. Duke krijuar një koalicion qeverisës me Partinë Socialdemokrate Partia Demokratike siguroi një shumicë mbi dy të tretat në parlament.

Veprimi i parë që bëri Kuvendi Popullor ishte miratimi i disa ndryshimeve në ligjin për dispozitat Kryesore Kushtetuese në lidhje me zgjedhjen e presidentit të Republikës dhe kompetencat e tij. Neni 26 që bënte fjalë për funksionet e papajtueshme me funksionin e presidentit u riformulua në mënyrë që të lejohej funksioni i anëtarit të kryesisë së një partie politike, çka binte ndesh me parimin kushtetues që presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Veç kësaj shtoheshin kompetencat e kryetarit të shtetit. Pas këtyre ndryshimeve Kuvendi proçedoi me zgjedhjen si president të Sali Berishës, kryetari i deri atëhershëm i Partisë Demokratike. Kuvendi Popullor i zgjedhur në mars të 1992 e plotësoi rregullisht mandatin 4 vjeçar dhe zhvilloi një veprimtari të madhe legjislative. Ligji për Dispozitat Kryesore Kushtetuese u plotësua me ligje të reja kushtetuese që i përkisnin organizimit gjyqsor, krijimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, krijimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe organizimit të Pushtetit Vendor. Pjesë përbërëse e ligjit për “Dispozitat Kryesore Kushtetuese” u bë edhe dekreti presidencial për “Të Drejtat dhe Liritë Themelore”.

Por Kuvendi Popullor i viteve 1992-1996 nuk arriti të miratojë kushtetutën e vendit. Pas daljes së partisë socialdemokrate nga koalicioni qeveritar partia demokratike nuk kishte 2/3 e vendeve të nevojëshme për miratimin e kushtetutës, duhej të gjente një konsensus me opozitën. Në mungesë të një marrëveshje për disa pika të rëndësishme të projektit të hartuar, partia demokratike zgjodhi rrugën antikushtetuese të anashkalimit të parlamentit, duke hartuar me ngut një projekt të ri që ndryshonte në mjaft pika nga projetki i vitit 1993. Projekti i ri, në kundërshtim me ligjin për Dispozitat Kryesore Kushtetuese që ja njihte Kuvendit kompetencën e miratimit të Kushtetutës, u kalua drejtpërsëdrejti në miratimin e kushtetutës nëpërmjet një referendumi popullor. Referendumi i zhvilluar në 6 nentor 1994 e hodhi poshtë projektin e kushtetutës. Kjo ngjarje shënoi fillimin e një krize të re politike.

Parlameti i kësaj periudhe krahas punës pozitive për krijimin e legjislacionit me frymë demokratike e bashkëkohore miratoi edhe disa ligje që binin ndesh me këtë frymë dhe që janë kontestuar nga opozita dhe mjaft organizma ndërkombëtare si: shtojca në ligjin për marrëdhëniet në punë, ligji i shtypit, ligji

17

për policinë, ligji për genocidin, Kodi Penal dhe ligji për avokatinë, i cili u cilësua si jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese.

Më 26 maj 1996 u bënë zgjedhjet për legjislaturën e XIV të Kuvendit Popullor. Zgjedhjet që u zhvilluan në bazë të ligjit elektoral të vitit 1992 të ndryshuar me ligjin e ri të shkurtit 1996, u karakterizuan nga shkelje të shumta, si falsifikime dhe veprime të dhunëshme, që i detyruan partitë opozitare të bojkotonin procesin e mëtejshëm të votimit, duke larguar përfaqësuesit e tyre nga komisionet e qendrave të votimit dhe të zonave lektorale. Ky vendim dha mundësi edhe më të mëdha për shpërdorime dhe për ndryshime në rezultatet reale të votimit. Partitë opozitare nuk i njohën këto rezultate dhe as parlamentin e dalë nga këto zgjedhje. Në një raport të përgatitur nga ODHIR kritikohej seriozisht qeveria për shkelje të proçesit elektoral, por vihej në dukje edhe përgjigjësia e opozitës për tërheqjen nga ky proces. Edhe SH.B.A nuk e njohën legjitimitetin e parlamentit të ri dhe u shprehën për nevojën e zgjedhjeve të reja.

Sipas të dhënave zyrtare rezultati i këtyre zgjedhjeve ishte: Partia Demokratike 55,5%, Partia Socialiste 20,4%, Partia Republikane 5,7%, Balli Kombëtar 5%, Partia e Bashkimit të drejtave të njëriut 4%. Disa parti Aleanca Demokratike, Partia Socialdemokrate, Partia Demokristiane dhe Partia e Legalitetit nuk u përfaqësuan në parlament sepse nuk kishin fituar minimumin e nevojshëm të votave (4%). Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve duke pranuar se kishte pasur parregullsi në votimet, vendosi që këto të përsëriteshin vetëm në 13 zona. Kjo nuk u pranua nga opozita, që kërkonte përsëritjen e plotë të zgjedhjeve, prandaj në votimet e 13 zonave që u bënë më 16 qershor 1996, opozita nuk morri pjesë.

Kriza politike u thellua edhe nga kriza e lidhur me falimentimin e firmave piramidale. Trazirat e mëdha që shpërthyen, sidomos në Shqipërinë e Jugut, e shtynë parlamentin që të miratonte më 2 mars 1997 “Ligjin për gjëndjen e jashtëzakonshme në rastet e cënimit të rëndë të rendit kushtetues dhe të rendit publik”. Po atë ditë Kuvendi Popullor mori vendim për shpalljen e gjëndjes së jashtëzakonshme si dhe një vendim tjetër me të cilin ngarkoheshin forcat e armatosura të Ministrisë së Brëndshme dhe Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) për shtypjen e “bandave të armatosura terroriste”. Të nesërmen, më 3 mars 1997, Presidenti i Republikës nxorri dekretin “Për disa masa në kuadrin e gjendjës së jashtëzakonshme”, në bazë të të cilit “rebelët e armatosur” duhet të dorëzonin armët, përndryshe do të qëlloheshin pa paralajmeruar, ndërsa vendoseshin kufizime për ushtrimin e lirisë së shtypit dhe të informacionit

Pikërisht kur në Shqipëri kriza politike po arrinte kulmin e vet me shpalljen e gjëndjes së jashtëzakonshme, Presidentit të Republikës i përfundonte mandati 5-vjeçar. Kuvendi Popullor, i përbërë praktikisht nga përfaqësuesit e një partie të vetme, Partisë Demokratike, nuk nguroi që më 3 mars 1997, në kushtet e gjëndjes së jashtëzakonshme, të proçedonte në zgjedhjen e presidentit, duke i dhënë përsëri votën Sali Berishës. Zgjedhja e tij në këto rrethana u konsiderua si jo e rregullt nga opozita, që ndërkaq vazhdonte bojkotimin e punimeve të parlamentit dhe u prit me rezerva edhe nga shtetet e huaja. Rikonfirmimi i Berishës në funksionin e Presidentit të Republikës nuk ndikoi në stabilizimin e gjëndjes, përkundrazi e thelloi acarimin e saj.

Në këto rrethana ndërhyri faktori ndërkombëtar me ndërmjetësimin e të cilit më 9 mars 1997 midis forcave politike shqiptare u arrit një marrëveshje që çoi në dorëheqjen e Qeverisë së kryesuar nga Aleksandër Meksi dhe në krijimin e një qeverie të Pajtimit Kombëtar, të kryesuar nga socialisti Bashkim Fino dhe të

18

përbërë nga përfaqësues të partive të ndryshme. Detyra kryesore e kësaj qeverie, ishte që me ndihmën e OSBE-së dhe të dërguarit të posaçëm të saj në Shqipëri, ish-kancelarit austriak Vranicki, të përgatiteshin zgjedhjet e reja të parakohëshme. Krijimit të një stabiliteti minimal, i shërbeu edhe operacioni “ALBA”, që u ndërmor me kërkesë të qeverisë së re dhe që konsistonte në angazhimin e 7000 ushtarëve në territorin e Shqipërisë për të parandaluar një shkallëzim të konflikteve të brëndshme. Operacioni “ALBA” kryesohej nga Italia dhe përfshinte trupat edhe nga Greqia, Turqia, Franca, Spanja, Austria, Rumania dhe Danimarka.

Pas marrëveshjes së 9 Marsit 1997 dhe krijimit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Partia Socialiste dhe forcat e tjera opozitare në prill 1997 i dhanë fund bojkotimit të parlamentit. Më 16 maj 1997 parlamenti miratoi disa ndryshime në ligjin “Për zgjedhjet e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë” që ishte miratuar fillimisht në shkurtin e 1992 dhe kishte pësuar ndryshime në shtatorin 1996. Tani përcaktohej se Kuvendi Popullor do të përbëhej nga 155 deputetë, nga të cilët 115 të zgjedhur drejtëpërdrejtë në zona njëemrore, kurse 40 mandatet shtesë do t’u jepeshin kandidatëve të përfshirë në listat e subjekteve elektorale në shkallë vendi. Për fitimin e mandateve shtesë në shkallë vendi kufiri minimal i votave të fituara u ul nga 4 për qind, që ishte më parë, në 2 për qind. Me këto ndryshime sistemi elektoral shndërrohej nga proporcional me elementë maxhoritarë në maxhoritar me elementë proporcionalë; gjithashtu ulja e barazhit minimal nga 4 në 2 për qind, që favorizonte partitë e vogla, kompensonte dëmin që ato mund të pësonin nga forcimi i elementit maxhoritar.

Zgjedhjet e parakohëshme për Parlamentin e legjislaturës XV u bënë më 29 qershor 1997. Kushtet nuk ishin normale, sepse tensioni politik ishte i acaruar, ndjeheshin pasojat e trazirave dhe e kolapsit të institucioneve shtetërore. Një pjesë e madhe e popullsisë ishte e armatosur pas plaçkitjes së depove ushtarake dhe nëpër rrugë vepronin banda të armatosura. Por prania e 7000 trupave të operacionit “ALBA” që garantuan veprimtarinë mbikqyrëse të më se 500 vëzhguesve ndërkombëtar (pas zgjedhjeve të vitit 1996 në Bosnjë në asnjë vend nuk kishte pasur një vëzhgim kaq të fuqishëm ndërkombëtar) bënë që proçesi zgjedhor në pergjithësi të zhvillohej qetësisht, përveç disa incidentëve që ndodhën ditën e votimit. Krahas zgjedhjeve parlamentare, po atë ditë u zhvillua edhe referendumi per formën e qeverisjes, që i dha fitoren alternativës së republikës. Në përfundim të zgjedhjeve vëzhguesit e huaj i konsideruan zgjedhjet si “të pranueshme dhe të përshtatshme”.

Në zgjedhjet e 29 qershorit 1997, Partia Socialiste mori 52,71% të votave, Partia Demokratike 25.82%, Partia Legalitetit 3.28%, Aleanca Demokratike 2.73%, Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njëriut 2.71%, Partia Socialdemokrate 2.49%, Partia Republikane 2.41% dhe Balli Kombëtar 2.34%. Ndërsa 155 vendet në Parlament ndaheshin në këtë mënyre: Partia Socialiste 101 vende (65.1%), Partia Demokratike 24 vende (15.5%), (tri vende ia kaloi Bashkimit Liberal Demokrat, Partisë Bashkimi për Demokraci dhe Partisë Demokristiane), Partia Socialdemokrate 9 vende (5.8%), PBDNJ 4 vende (2%), Balli Kombetar 3 vende (1.9%), Partia Legalitetit 2 vende (1.3%), Aleanca Demokratike 2 vende (1.3%) dhe nga 1 vend (ose 0.6%) Partia Republikane, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Demokristiane, Partia Bashkimi Demokratik dhe Partia Agrare.

Pas dekretimit të mbledhjes së parë të legjislativit, Presidenti i Republikës Sali Berisha paraqiti dorëheqjen. Kuvendi Popullor i hapi punimet e tij më 23 korrik 1997, pa praninë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në fillim Partia

19

Demokratike, ndonëse me rezerva, i miratoi rezultatet e zgjedhjeve si dhe parlamentin e dalë prej tyre, por shumë shpejt ndryshoi qëndrim dhe vendosi t’i bojkotoj punimet e tij. Më 24 korrik 1997 Kuvendi Popullor zgjodhi Rexhep Mejdanin President të Republikës. Në emër të qeverisë së re të koaliconit të përbërë nga PS, PSD, PAD, PA dhe PBDNJ kryeministri Fatos Nano më 28 korrik 1997 paraqiti në Kuvendin Popullor programin e qeverisë.

Ngjarjet e marsit 1997 do të vazhdonin të mbanin të acaruar situatën politike në vënd. Fryma e urrejtjes ishte e lartë ndërsa pajtimi shihej si një mjet i vështirë. Në tetor 1997 U ngrit një komision parlamentar për hetimin e ngjarjeve të marsit 1997, raporti përfundimtar i të cilit u debatua në fillim të korrikut 1998 në Kuvendin Popullor. Pas kësaj grupi parlamentar i PD vendosi të dalë përfundimisht nga Kuvendi Popullor dhe të nisë protestat e saj. Vrasja e deputetit Azem Hajdari më 12 shtator 1998 ishte ngjarja më e rëndë e ndodhur në vend. PD e konsideroi si vrasje politike. Trazirat pushtuan Tiranën më 13 dhe 14 shtator 1998. Turmat e revoltuara u futën në selinë e kryeministrisë, të radiotelevizionit. Opozita kërkoi dorëheqjen e kryeministrit dhe formimin e një qeverie kalimtare. Trazirat e ndodhura e detyruan kryministrin Fatos Nano të jepte dorëheqjen. Më 7 tetor 1998 Kuvendi Popullor dha votbesimin për formimin e qeverisë së drejtuar nga Pandeli Majko.

Detyra kryesore e parlamentit shqiptar të legjislaturës së XV ishte hartimi dhe miratimi i projektit të Kushtetutës. Më 26 nëntor 1997 u miratua komisioni parlamentar për hartimin e Kushtetutës. Projekti u miratua nga Kuvendi Popullor më 21 tetor 1998 dhe më 22 nëntor u organizua referendumi, që përfundoi me fitoren e “PO””-së. Opozita u bëri thirrje zgjedhesve që të mos merrnin pjesë në referendumin për Kushtetutën. Më 28 nëntor Presidenti i Republikës dekretoi hyrjen në fuqi të kushtetutës së re.

Në Kushtetutën e re Shqipëria cilësohet republikë parlamentare, shtet unitar dhe i pandashëm. Ne Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë “Kuvendi Popullor” emërtohet “Kuvendi”. Kushtetuta përcakton numrin e deputetëve të Kuvendit në 140, 100 prej të cilëve të zgjedhur drejtëpërsëdrejti në zona njëemrore me numër të përafërt zgjedhësish, ndërsa 40 nga lista shumëemrore të partive ose të koalicioneve të partive. Në Kushtetutë kufiri maksimal për të fituar nga listat shumëemrore përkatëse është përcaktuar në 2.5 përqind për partitë dhe 4 përqind për koalicionet e partive.

Për të parandaluar një vakuum eventual të organit ligjvënës në nenin 65 është parashikuar se mandati i Kuvendit vazhdon deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, por me kufizimin se ndërkohë ai nuk mund të nxjerrë ligje ose të marrë vendime, përveçse kur vendos masa të jashtëzakonshme. Mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe në këtë rast, nëse Kuvendi është i shpërndarë, ai rithirret vetvetiu.

Mbledhja e parë e Kuvendit të ri thirret nga Presidenti i Republikës jo më shumë se 20 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve (më parë afati ishte 2 muaj). Për më tepër, në rast se Presidenti nuk e ushtron këtë kompetencë (përvoja tregon se këto gjëra edhe mund të ndodhin në Shqipëri), Kuvendi mblidhet vetë brënda 10 ditëve nga mbarimi i afatit 20 ditor.

Në lidhje me proçesin ligjvënës duhet vënë në dukje se Presidenti i Republikës nuk gëzon më të drejtën e iniciativës legjislative, e cila u përket vetëm Këshillit të Ministrave, çdo deputeti si dhe 20 mijë zgjedhësve. Veç kësaj, në rast se Presidenti nuk ushtron kompetencën e kthimit për rishqyrtim (vetëm një herë) si dhe të

20

shpalljes së tij brënda 20 ditëve nga dita kur i është paraqitur atij, ligji quhet i shpallur vetvetiu. Por, nga ana tjetër, dekreti i Presidentit për rishqyrtimin e një ligji mund të shfuqizohet vetëm kur këtë e vendos shumica e të gjithë deputetëve.

Për sa i përket organizimit dhe funksionimit të Kuvendit, Kushtetuta parashikon funksionin e Kryetarit të Kuvendit, në vend të Kryesisë, që ishte më parë. Kushtetuta ka një ndryshim thelbësor përsa i përket dispozitës për shpërndarjen e parakohëshme të parlamentit. Më parë parashikohej e drejta e Presidentit të Republikës për të shpërndarë Kuvendin, pas marrjes së mendimit të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kryesisë së Kuvendit, kur përbërja e tij nuk e lejon atë që të ushtronte funksionet e veta dhe e bënte të pamundshme qeverisjen e vendit. Në Kushtetutë parashikohen vetëm dy raste të shpërndarjes para kohe të Kuvendit: I pari është kur Kuvendi nuk arrin të zgjedh Presidentin e Republikës sipas shumicës së kërkuar (neni 87, paragrafet 7 dhe 8) dhe në këtë rast ai shpërndahet vetvetiu, ndërsa në rastin e tyre është kur Kuvendi nuk arrin të zgjedh Kryeministrin e ri (nenet 97, par. 4, 104 par. 2 dhe 105 par. 2). Në rastin e dytë shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës. Siç shihet, përcaktimi i prerë i rasteve të shpërndarjes së parakohëshme ngushton hapësirën për të provokuar kriza politike dhe zgjedhje të parakohëshme për motive të tjera, çka do të dëmtonte stabilitetin e vendit.

Për shkak të zhvillimeve të brëndëshmë në partinë socialiste, kryeministri Pandeli Majko dha dorëheqjen dhe u zëvëndësua nga Ilir Meta, qeveria e të cilit mori votbesimin nga Kuvendi më 4 nëntor 1999.

Përveç miratimit të Kushtetutës, Parlamenti i legjislaturës XV, ka kryer një veprimtari të madhe legjislative duke miratuar rreth 400 akte legjislative. Ndërmjet tyre ka disa ligje organike, që plotësojnë dispozitat e Kushtetutës, si ligjet “Për Avokatin e Popullit” dhe “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, si dhe disa ligje të tjera me rëndësi të veçantë si ato “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”, “Për shtetësinë shqiptare”, “Për arsimin e lartë”, “Për shërbimin informativ kombëtar, “Për statusin e nëpunësit civil”, “Për avokaturën e shtetit”, “Për partitë” dhe “Për ratifikimin e Kartes Europiane të Autonomisë Lokale”.

Megjithatë, mund të thuhet se ka pasur një ngadalësi në përgatitjen e disa ligjeve të tjera që duhet të shtjellojnë normat kushtetuese që trajtojnë organet kushtetuese, apo përballimin e detyrës që shtron neni 181 i Kushtetutës për nxjerrjen e ligjeve për rregullimin e drejtë të çështjeve që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet e kryera para miratimit të vetë Kushtetutës.

Më 24 qershor 2001 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, të cilat i dhanë një mandat të dytë qeverisës PS dhe aleatëve të saj. Përbërja e Kuvendit të ri ishte : PS 74 deputetë, PD 31, PDR 6, PLL 5, PSD 4, PBK 3, PA 3, PAD 3, PBDNJ 3 dhe PDK 1. Kuvendi i hapi punimet e tij më 3 shtator 2001, përsëri në mungesë të opozitës së drejtuar nga PD, e cila kërkoi përsëritje të votimeve në disa zona zgjedhore. Kryetar i Kuvendit u zgjodh Namik Dokle, i cili jep dorëheqjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e neneve 128, 140, 149 të Kushtetutës e lidhur kjo më çështjen e shkarkimit të Prokurorit të Republikës Arben Rakipi nga Kuvendi i Shqipërisë. Më 30 prill 2002 Kuvendi zgjedh kryetar Servet Pëllumbin. Më 10 shtator 2001 kryeministri Ilir Meta mori në Kuvend votbesimin për qeverinë e tij të re, por përsëri për shkak të zhvillimeve të brëndëshmë në partinë socialiste kryeministri i paraqiti dorëheqjen e tij presidentit të republikës. Kompromisi i arritur në PS do të sillte përsëri Pandeli Majkon si kryeministër të vëndit për një

21

periudhë të shkurtër kohe : 22 shkurt deri 25 korrik 2002. Më 24 korrik Kuvendi zgjodhi Presidentin e Republikës Alfred Moisiu nëpërmjet një proçesi konsensual midis shumicës dhe opozitës parlamentare. Më 29 korrik 2002 Fatos Nano morri përsëri drejtimin e qeverisë deri në fund të legjislaturës.

Në prill 2002 Komisioni Evropian botoi raportin e tij të parë për proçesin e Stabilizim Asocimit me Shqipërinë. Referuar këtij raporti, midis çështjeve kryesore, kërkohej funksionimi më i mirë i institucioneve demokratike dhe shtetit ligjor, pjesmarrja aktive dhe konstruktive e opozitës në parlament dhe në komisionet parlamentare, zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR në lidhje me proçesin elektoral, aprovimin e ligjit për Këshillin e lartë të drejtësisë dhe një sërë ligjesh të tjera si ato për policinë gjyqësore, për shërbimin civil, për të drejtat e pronësisë, etj. Në janar 2003 para Kuvendit foli Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi dhe në tetor 2003 edhe Presidenti i Parlamentit Europian Patrik Koks.

Gjatë kësaj legjislature Kuvendi miratoi një sërë ligjesh të rëndësishme si ligji për Gardën e Republikës, ligji për sigurimin e depozitave, ligji për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, ligji për prefektin, ligji për gjëndjen civile, ligji për auditimin e brëndshëm në sektorin publik, ligji për sistemin e tatimeve, taksave dhe tarifave vendore, ligji për sistemin e tatimeve, ligji për deklarimin dhe

kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare dhe konfliktit të interesave të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publik, kodi i familjes. Ligji për organizimin dhe funksionimin e gjykatës për krimet e rënda, ligji për sektorin e energjisë elektrike, ligji për Akademinë e Shkencave, ligji për njohjen, kthimin dhe kompensimin e

pronave, etj. Kuvendi zhvilloi disa mocione për debat me Kryeministrin e vendit Fatos

Nano. Në dhjetor 2004 Kuvendi miratoi Rregulloren e Kuvendit, të hartuar në mënyrë konsensuale nga një komisision i posaçëm, zbatimi i së cilës praktikisht filloi në legjislaturën e re. Legjislatura XVI i dha fund punimeve në 20 maj 2005.

Zgjedhjet e reja parlamentare që u zhvilluan më 3 korrik 2005 u fituan nga partia demokratike dhe aleatët e saj. Nga 100 zonat zgjedhore 56 u fituan nga PD, 42 u fituan nga PS, 1 nga LSI dhe 1 i pavarur ; ndërsa 40 vendet e propocionalit u ndanë midis PSD 7 vënde, LSI 4 vënde, PDS 2 vënde, PAD 3 vënde, PAA 4 vënde, PR 11 vënde, PDR 4 vënde, PDK 2 vënde, PBDNJ 2 vënde dhe BLD 1 vënd. PAA dhe PBDNJ pas zgjedhjeve iu bashkuan koalicionit të djathtë, që në këtë mënyrë arriti numrin e 81 deputetëve. Koalicioni i majtë ngeli në opozitë me 54 deputetë dhe LSI me 5 deputetë. Mbas një proçesi të zgjatur ankimimesh dhe debatesh Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nxorri rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve vetëm më 1 shtator 2005, dhe po atë ditë Presidenti i Republikës dekretoi hapjen e sesionit të parë të Kuvendit në 2 shtator 2005. Fatos Nano deklaroi dorëheqjen si kryetar i partisë socialiste. Kuvendi zgjodhi Jozefina Topallin si kryetare e

22

Kuvendit, duke qënë e para femër në krye të këtij institucioni. Në 9 shtator kryeministri Sali Berisha paraqiti para deputetëve programin dhe përbërjen e qeverisë.

Marrëdhëniet midis shumcës parlamentare dhe opozitës u acaruan së tepërmi për shkak se kryetarja e Kuvendit, sipas opozitës, "me disa veprime të saj ka shkelur kushtetutën dhe rregullore e kuvendit duke e vënë disa herë në pozitë të vështirë opozitën gjatë zhvillimit të seancave plenare". Me paraqitjen e një mocion mosbesimi opozita kërkoi shkarkimin e kryetares së kuvendit. Sipas deputetëve të shumicës kërkesa e opozitës ishte politike dhe motivet e paraqitura nga deputetët kërkues nuk justifikonin kërkesën për shkarkim të kryetarës së kuvendit. Mes debateve të ashpra mes shumicës dhe opozitës, parlamenti më 22 shkurt 2006 vendosi me votim të fshehtë elektronik që të rrëzohet mocioni i opozitës për shkarkimin nga detyra të kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli. Pas këtij vendimi opozita filloi protestimin në sallën e seancave plenare duke kërkuar rivendosjen e votimit të fshehtë (me kuti dhe fletë votimi), në zbatimin të nenit 60 të Rregullores së Kuvendit.

Proçeset e integrimit evropian dhe të antarësimit në NATO ishin prioritet kryesore të veprimtarisë së Kuvendit gjatë kësaj legjislature. Për shkak të klimës së tensionuar në Kuvend, mesazhet e partnerëve ndërkombëtar në mënyrë të vazhdueshme theksonin nevojën e vendosjes së një klime bashkëpunimi konstruktiv midis forcave politike për reformën dhe fuqizimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike. Më 18 shkurt 2006 gjatë një vizite në Shqipëri të Kryetarit të Komisionit Evropian Hoze Manual Barroso, Shqipëria dhe Bashkimi Evropian nënshkruan Marrëveshjen për Stabilizim-Asocim. Duke folur në Kuvend para deputetëve Barroso tha se marrëveshja paraqet "gurthemel për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE", dhe u bëri thirrje të gjitha forcave politike të punojnë së bashku për të zbatuar pikat e marrëveshjes". Dokumenti i MSA mes Shqiperise e BE-se, i nënshkruar më 12 qershor 2008 në Luksmeburg, caktoi një kornizë të hollësishme të kërkesave politike dhe ekonomike, që Shqipëria duhet të përmbushë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Marrëveshja duhej të miratohet nga të gjitha 25 vendet anëtare të BE-së, përpara se të bëhej nënshkrimi formal i saj. Gjithashtu në samitin e Nato të mbajtur në Bukuresht më 3 prill 2008 Shqipëria morri ftesën për antarësim në NATO. «Diplomacia parlamentare» nëpërmjet një veprimtarie intensive ndikoi në përshpejtimin e ratifikimit të protokolleve për anëtarësim të Shqipërisë në NATO dhe nënshkrimin e MSA me BE. Për këto, por dhe për çështje të tjera madhore të vendit, si lëvizja e lirë e shqiptarëve, njohja e pavarësisë së Kosovës, etj, u zgjerua dialogu dhe bashkëpunimi me parlamentet e vëndeve të Bashkimit Evropian. Në debatet dhe rezolutat e miratuar nga Kuvendi kjo mbështetje u dha nga të gjitha forcat politike.

Bamir Topi, nënkryetar i Partisë Demokratike, u zgjodh President i ri Republikës së Shqipërisë, gjatë një votimi në Kuvend, ku ishin të pranishëm 90 deputetë. Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë u bë në votimin e katërt. Situata e zgjedhjes se Presidentit të ri të Shqipërisë u zhbllokua nga pjesëmarrja në votimin e katërt edhe të një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, që u cilësuan si mbështetës të ish-kryetarit të kësaj partie Fatos Nano, edhe ky kandidat për President, por i skualifikuar në votimin e tretë, kur në garën për president u fut Neritan Ceka.

Zgjedhja e Presidentit të ri të Shqipërisë erdhi pas një debati të gjatë disa mujorë, dështimit të tryezës së bisedimeve mes pozitës dhe opozitës për gjetjen e një Presidenti konsensual dhe futjes së procesit në rrugën parlamentare. Me

23

zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë u shmang edhe mundësia e zgjedhjeve të parakohëshme.

Fryma e bashkëpunimit midis forcave politike u manifestua edhe në hartimin e Kodit të ri zgjedhor dhe për disa ligje që përbënin paketën e reformës në drejtësi. Dhjetë vjetë pas një referendumi popullor që miratoi kushtetutën e parë demokratike të Shqipërisë, Kuvendi ka miratuar ndryshime të rëndësishme. Sipas këtyre ndryshimeve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të aplikohet sistemi proporcional rajonal nga mazhoritar i korrektuar që është përdorur deri tani. Sistemi i ri elektoral mbështet peshën reale të forcave politike. Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partia demokristiane e kundërshtuan ashpër ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke e konsideruar goditje për të eleminuar partitë e vogla Një ndryshim tjetër është dhe zgjedhja e presidentit. Ai mund të zgjidhet edhe me shumicë të thjeshtë nga parlamenti, pas tre raundeve të votimit kur nuk arrihet shumica me tre të pestat, duke menjanuar zgjedhjet e parakohshme. Sipas kësaj pakete edhe mandati i prokurorit të përgjithshëm do të jetë pesë vjet, nga i pakufizuar që ka qënë deri tani. Ndryshime u bënë edhe në proçedurën e mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit. Ndryshimet u miratuan me 115 vota pro dhe 17 kundër, falë bashkimit të votave të PD në pushtet dhe PS në opozitë si dhe disa aleatëve të tyre të vegjël. Studjues dhe analistë të ndryshëm ndërsa vlërësojnë nevojën e ndryshimeve kushtetuese, sidomos ato lë lidhen me ndryshimin e sistemit elektoral, e quajtën të nxituar mënyrën e miratimit.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese në lidhje me sistemin zgjedhor, i hapi rrugë miratimit të Kodit të ri zgjedhor. Kodi u hartua nga një komision i posaçëm parlamentar bipartizan Fryma konsensuale, e bashkëpunimit. Kuvendi e miratoi Kodin e ri zgjedhor në 18.11.2008 duke votuar në favor të tij 112 deputetë. 10 deputetë të LSI dhe PDK organizuan një grevë urie disa ditore në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit për të kundërshtuar miratimin e Kodit

Edhe në këtë legjislaturë u krye një volum i madh punë legjislative, por bie në sy që pjesa më e madhe e ligjeve të miratura janë ndryshime në ligjet ekzistuese. Mesa duket ky është një tregues që korpusi legjislativ në vendin tonë tashmë shkon duke u plotësuar, por ndryshimet e bëra shpesh nisen nga problematikat e momentit se sa sjellin përmirësimet e nevojshme për konsolidimin e legjislacionit. Ndër ligjet e miratuara përmëndim ligjin për prokurimet publike, ligji për factoringun, ligji për konçesionet, ligji për arësimin e lartë, ligji për policinë e shtetit, ligji për organizimin e pushtetit gjyqëosr në Republikën e Shqipërisë, ligji për ndihmën juridike, ligji për avokaturën e shtetit, ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit, ligji për turizmin, ligji për inspektimin e ndërtimit, ligji për bujqësinë dhe zhvillimin rural, ligji për fondin kullosor, ligji për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë, ligji për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, ligji për pronësinë industriale, ligji për të huajt, Kodi ajror në Republikën e Shqipërisë, ligji për planifikimin e territori, ligji për kujdesin shëndetësor, etj

Seanca e fundit e kësaj legjislature u zhvillua më 15 maj 2009.