16
REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA E APELIT TIRANE Nr.4461/1624 Regj. Themeltar Nr.2040 Vendimi Date 06.12.2011 Date 11.09.2012 V E N D I M “NE EMER TE REPUBLIKES” Gjykata e Apelit Tirane e perbere nga gjyqtaret : KRYESUES : ILIR TOSKA ANETAR : EDLIRA PETRI ANETAR : ZAMIR PODA asistuar nga sekretarja Rexhina Baçi, ne seancen gjyqesore te dates 11.09.2012, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket paleve : PADITES : QAMIL GJIKA , i biri Xhemalit, i datelindjes 1934, tregtar/person fizik, Fabrika e Birres “King Pils”, me Seli ne Kashar, Rruga 1

1348219767-Vendim Nr.2040, Date 11.09.2012 - Qamil Gjika - Shoqeria Cez Shperndarje (Pavl. Titulli Ekz. - l.f)

Embed Size (px)

DESCRIPTION

1348219767-Vendim Nr.2040, Date 11.09.2012 - Qamil Gjika - Shoqeria Cez Shperndarje (Pavl. Titulli Ekz. - l.f)

Citation preview

Page 1: 1348219767-Vendim Nr.2040, Date 11.09.2012 - Qamil Gjika - Shoqeria Cez Shperndarje (Pavl. Titulli Ekz. - l.f)

REPUBLIKA E SHQIPERISEGJYKATA E APELIT

TIRANE

Nr.4461/1624 Regj. Themeltar Nr.2040 Vendimi

Date 06.12.2011 Date 11.09.2012

V E N D I M

“NE EMER TE REPUBLIKES”

Gjykata e Apelit Tirane e perbere nga gjyqtaret :

KRYESUES : ILIR TOSKA

ANETAR : EDLIRA PETRI

ANETAR : ZAMIR PODA

asistuar nga sekretarja Rexhina Baçi, ne seancen gjyqesore te dates 11.09.2012, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket paleve :

PADITES : QAMIL GJIKA,

i biri Xhemalit, i datelindjes 1934, tregtar/person fizik, Fabrika e Birres “King Pils”, me Seli ne Kashar, Rruga “A.Gjika”, autostrada Tirane-Durres, km 12, perfaqesuar ne gjykim me prokure te posacme nga Avokatja Bruna Vrapi.

E PADITUR : SHOQERIA “ÇEZ SHPERNDARJE” SH.A,

me Seli ne Tirane, Blloku “Vasil Shanto”, Rruga “Irfan Tomini”, perfaqesuar ne gjykim me autorizim nga Doris Meçani.

OBJEKTI : - Pavlefshmerine e titullit ekzekutiv, fatures tatimore te shitjes me nr.38437840, te energjise elektrike te muajit gusht 2010, vetem persa i perket pjeses se llogaritur per matje jashte kushteve teknike te matesit.

1

Page 2: 1348219767-Vendim Nr.2040, Date 11.09.2012 - Qamil Gjika - Shoqeria Cez Shperndarje (Pavl. Titulli Ekz. - l.f)

- Pavlefshmerine e titullit ekzekutiv, fatures tatimore te shitjes te energjise elektrike nr.90435958, date 04.11.2010, vetem persa i perket pjeses se llogaritur per matje jashte kushteve teknike te matesit.

- Marrjen e mases se sigurimit, pezullimin e ekzekutimit te titullit ekzekutiv.

BAZA LIGJORE : Neni 42 i Kushtetutes; nenet 6 dhe 13 te KEDNJ; nenet 31, 154, 202, 329, 510/e dhe 609/1 te Kodit te Procedures Civile; Kodi i Procedurave Administrative; Ligji Nr.9072, date 22.05.2003, “Per sektorin e energjise elektrike”; Vendimi i ERE Nr.41, date 31.08.2005, “Per miratimin e kontrates se furnizimit me energji elektrike per kliente te kategorise jofamiljar”; Vendimi i ERE Nr.49, date 21.10.2004.

_________

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin Nr.6720, date 28.07.2011, ka vendosur :

“Pranimin pjeserisht te kerkesepadise.

Pavlefshmerine e pjesshme te titullit ekzekutiv fature shitje te energjise elektrike muaji gusht 2010 per abonentin jofamiljar, paditesin Qamil Gjika, persa i perket pjeses se faturimit jashte kushteve teknike te matesit, duke i njohur paditesit Qamil Gjika si detyrim per kete muaj vleren prej 85.738,38 leke.

Ligjerimin e mases se sigurimit te padise per pezullimin e ekzekutimit te fatures nr.38437840 muaji gusht 2010.

Rrezimin e padise per pjesen tjeter te saj.

Heqjen e mases se sigurimit persa i perket pezullimit te ekzekutimit te titullit ekzekutiv fature tatimore shitje nr.90435958, date 04.11.2010.

Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te pales se paditur”.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare ka paraqitur ankim pala e paditur Shoqeria “Çez Shperndarje” sh.a, qe kerkon ndryshimin e vendimit dhe rrezimin plotesisht te padise, duke parashtruar keto shkaqe :

- Vendimi i gjykates, per pjesen qe ka pranuar padine, eshte marre ne kundershtim me ligjin dhe provat, mbasi :

2

Page 3: 1348219767-Vendim Nr.2040, Date 11.09.2012 - Qamil Gjika - Shoqeria Cez Shperndarje (Pavl. Titulli Ekz. - l.f)

1. Nga kontrolli i ushtruar ne sistemin e matjes se abonetit padites me date 16.07.2010 eshte konstatuar se ai nuk ka regjistruar korrekt energjine e konsumuar pasi nje faze e aparatit mates nuk ka qene brenda kushtit teknik (ka qene e patakuar), duke bere qe sistemi mates te mos kete matur 1/3 e energjise se konsumuar, c’ka eshte percaktuar edhe nga eksperti i thirrur ne gjykim.

2. Fatura tatimore e shitjes nr.38437840, e mujit gusht 2010, per abonentin padites, per zerin llogaritur per matje jashte kushteve teknike te matesit 90.260 kwh (sasia e energjise elektrike e konsumuar, por e pamatur) eshte e bazuar ne ligj, ne piken IV.9 te Vendimit te ERE Nr.101, date 26.08.2008, Kodi i Matjes se Energjise Elektrikem, sipas te ciles “Ne rastin kur kemi rezultate te pasakta dhe gabimi i kalon kufijte e percaktuar ne kete Kod dhe klienti ka paguar me pak, atehere konsumatori eshte i detyruar te paguaje vleren e mbetur per te pakten 12 muaj. ...”.

3. Ne rastin konkret nuk gjen zbatim Vendimi i ERE Nr.49, date 21.10.2004, pasi ai gjen zbatim ne rastet kur sistemi mates nuk mat energjine e konsumuar dhe jo kur ai ka matur me pak sic ka ndodhur ne rastin konkret, nderkohe qe per zbatimin e ketij vendimi eshte ngarkuar KESH sh.a dhe jo OSSH sh.a (aktualisht Çez Shperndarje sh.a), qe eshte krijuar dhe regjistruar si person juridik ne Qershor 2007.

4. Referuar bazes ligjore te padise, nenit 609 te Kodit te Procedures Civile, paditesi nuk provoi qe detyrimi i tij ekziston ne nje mase me te vogel nga ajo e percaktuar ne titullin ekzekutiv sic ai pretendon.

GJYKATA E APELIT TIRANE

Pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ilir Toska; degjoi perfaqesuesen e pales se paditur, qe kërkoi ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe rrezimin e padise; degjoi perfaqesuesen e paditesit, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare; si dhe pasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi,

V E R E N

Vendimi Nr.6720, date 28.07.2011, i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte marre ne perputhje me provat e administruara ne gjykim dhe ne zbatim te drejte te ligjit, prandaj ka vend te lihet ne fuqi.

Nga aktet e dosjes gjyqesore del se :

Paditesi Qamil Gjika eshte tregtar/person fizik, qe ushtron aktivitet ekonomik ne fushen e prodhimit dhe tregtimit te birres. Ne funksion te ushtrimit te aktivitetit te tij ekonomik, me date 01.05.2000, paditesi ka lidhur me shoqerine e shperndarjes se energjise elektrike

3

Page 4: 1348219767-Vendim Nr.2040, Date 11.09.2012 - Qamil Gjika - Shoqeria Cez Shperndarje (Pavl. Titulli Ekz. - l.f)

KESH sh.a (aktiviteti i te ciles i eshte transferuar Shoqerise OSSH sh.a, sot nen emrin “Çez Shpërndarje” sh.a) nje kontrate furnizimi me energji elektrike per abonent jofamiljar, me Nr.V/450245. Gjate ekzekutimit te kesaj kontrate, paditesi eshte faturuar rregullisht me matje, duke u paguar rregullisht nga ai faturat e energjise elektrike.

Nderkohe, më datë 16.07.2010, punonjes te palës së paditur kane ushtruar kontroll mbi matësin e energjisë elektrike ne përdorim nga pala paditese, sipas Procesverbalit Nr.3008499, i nenshkruar rregullisht edhe nga nje perfaqesues i abonentit, kontroll gjate te cilit është konstatuar se fija e tensionit të fazës A ishte e stakuar, nderkohe qe sinjalistika e panelit të matësit, llambushka e fazës A, ishte e ndezur, fakte te cilat jane pasqyruar rregullisht ne kete procesverbal, ashtu sikunder edhe fakti se personat e autorizuar te pales se paditur kane bërë dhe takimin e kesaj fije. Mbas ketij kontrolli, pala e paditur në faturën e konsumit të energjisë elektrike per paditesin të muajit gusht 2010, përvec konsumit mujor të energjisë, është llogaritur edhe një sasi energjie prej 90.260 kWh, si energji elektrike jashtë kushteve teknike të matësit.

Me tej, rezulton se me date 08.10.2010, nga ana e palës së paditur është bërë ndryshimi i aparatit matës të abonentit padites, fakt ky i pasqyruar në procesverbalin e po kësaj date, nënshkruar rregullisht nga grupi i montimit dhe abonenti.

Mbas kesaj, në faturën e muajit tetor 2010, palës paditëse i është llogaritur konsumi i energjisë elektrike në dy zëra, njëri për energjinë e llogaritur sipas leximit të matësit (me matje) dhe një zë për energji “jashtë kushteve teknike të matësit” në masën 22.400 kWh.

Duke mos qene plotesisht dakort me vleren e detyrimit sipas ketyre faturave te energjise elektrike/tituj ekzekutiv dhe pikerisht persa i perket detyrimit per energjine elektrike te llogaritur “jashtë kushteve teknike të matësit”, paditesi Qamil Gjika, me date 26.01.2011, bazuar ne nenin 609 te Kodit te Procedures Civile, ka paraqitur ne gjykaten e shkalles se pare nje kerkesepadi, me te cilen, duke paditur Shoqerine “Çez Shpërndarje” sh.a, ka kerkuar pavlefshmerinë e pjesshme të titujve ekzekutiv, fatureve te shitjes se energjise elektrike te muajit gusht 2010 dhe te dates 04.11.2010, vetem persa i perket pjeses se llogaritur “jashtë kushteve teknike të matësit”.

Ne kerkesepadine e paraqitur paditësi Qamil Gjika ka kerkuar edhe marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke pezulluar ekzekutimin e titujve ekzekutivë te kundershtuar, kerkese e cila eshte pranuar nga ana e gjykates se shkalles se pare ne seancen e dates 22.02.2011.

Ne kerkesepadi, si dhe gjate gjykimit te ceshtjes, paditesi Qamil Gjika ka pretenduar se detyrimi i tij per energjine elektrike te konsumuar eshte me i vogel se ai per te cilen eshte faturuar sipas titujve ekzekutiv objekt padie, duke parashtruar se :

pala e paditur “Çez Shpërndarje” sh.a nuk ka respektuar Vendimin e Entit Regullator te Energjise (me poshte referuar ERE), Nr.49, date 21.10.2004, “Per miratimin e menyres se faturimit te energjise elektrike per abonente familjare dhe jofamiljare me matesa jashte kushtit teknik”, persa i perket detyrimit te llogaritur prej saj ne faturat objekt gjykimi per energjine e faturuar “jashtë kushteve teknike të matësit”, ne rrethanat kur

4

Page 5: 1348219767-Vendim Nr.2040, Date 11.09.2012 - Qamil Gjika - Shoqeria Cez Shperndarje (Pavl. Titulli Ekz. - l.f)

sipas këtij vendimi “Kur KESH sh.a konstaton se matësi i abonentit jofamiljar është jashtë kushtit teknik për të realizuar një matje të saktë, e bën faturimin duke u bazuar në konsumin mesatar mujor të faturuar me matje të tre muajve të fundit”;

pala e paditur ka shkelur kontratën e furnizimit, duke ndërhyrë në aparatin matës pa e njoftuar në lidhje më këtë ndërhyrje;

përgjegjësinë për testimin dhe mirëmbajtjen e matësit e ka furnizuesi, pala e paditur;

per energjine e konsumuar ne muajin tetor 2010, fatura e dates 04.11.2010, nuk mund të bëhet faturim në dy mënyra të ndryshme, me matje dhe jashte kushteve teknike te matesit, ne rrethanat kur matësi ka funksionuar normalisht, c’ka del edhe nga fatura e muajit pasardhes, ne te cilen nuk ka një zë të tillë, për energji jashtë kushteve teknike, gjë që do të thotë se aparati mates ka qënë brenda kushteve teknike, per me teper kur matësi i energjisë është ndërruar më date 08.10.2010 nga vetë pala e paditur, duke u vënë në funksionim në kushte të plota teknike.

Perkunder pretendimeve te paditesit, pala e paditur “Çez Shpërndarje” sh.a ka prapesuar se eshte i sakte detyrimi i paditesit sipas faturave te energjise elektrike objekt gjykimi, duke parashtruar se :

veprimet e saj si furnizuese e energjise elektrike janë të drejta dhe të bazuara në ligj, ku te drejtën per të kontrolluar aparatin mates ia njeh kontrata e furnizimit me energji elektrike dhe legjislacioni ne fuqi, pervec se kur veprimet e saj nuk kane qene të fshehta, por te kryera ne prani te nje perfaqesuesi te paditesit;

nga kontrolli ka rezultuar se sistemi matës i paditësit nuk ka regjistruar korrekt energjinë elektrike, kur një fije e tensionit te fazës A nuk ka qënë e takuar, pra matesi nuk ka qene brenda kushtit teknik, ku për këtë shkak ai nuk ka matur 1/3 e energjisë së konsumuar nga paditësi, energji e konsumuar, por e pamatur kjo, qe eshte llogaritur per nje periudhe 12 mujore, duke u mbeshtetur në Kodin e Matjes, miratuar me Vendimin e ERE, Nr.101, date 26.08.2008, dhe qe i eshte faturuar paditesit ne faturen e muajit gusht 2010;

detyrimi i paditesit sipas fatures se dates 04.11.2010 permban energjine elektrike te konsumuar dhe te faturuar me matje, ku nje sasi ka rezultuar sipas matesit te vjeter te demontuar me date 08.10.2010 dhe qe perfshinte energjine e konsumuar per periudhen 26.09.2010 (data e leximit te fundit) deri me date 08.10.2010 (data e demontimit te matesit), ndersa sasia tjeter ka rezultuar nga matesi i ri, qe perfshinte energjine e konsumuar nga data 08.10.2010 dhe deri ne daten e leximit te matesit;

Vendimi i ERE, Nr.49, date 21.10.2004, nuk gjente zbatim në rastin konkret kur per zbatimin e tij ishte ngarkuar KESH sh.a, ndërkohë që OSSH sh.a (ndryshuar emri ne “Çez Shperndarje” sh.a) ishtë themeluar më date 19.06.2007.

Gjate gjykimit te ceshtjes, mbi kerkese te paditesit, gjykata e shkalles se pare, bazuar ne nenin 224/a te Kodit te Procedures Civile, ka vendosur kryerjen e nje ekspertimit

5

Page 6: 1348219767-Vendim Nr.2040, Date 11.09.2012 - Qamil Gjika - Shoqeria Cez Shperndarje (Pavl. Titulli Ekz. - l.f)

teknik/elektrik, duke caktuar si ekspert inxhinierin elektrik Irfan Mandja, i cili ka pergatitur me shkrim Aktin e Ekspertimit te dates 08.07.2011.

Ne perfundim te gjykimit, gjykata e shkalles se pare ka gjetur pjeserisht te bazuar padine, duke deklaruar pavlefshmerine e pjesshme te titullit ekzekutiv fature shitje te energjise elektrike muaji gusht 2010, per abonentin jofamiljar, paditesin Qamil Gjika, persa i perket pjeses se faturimit jashte kushteve teknike te matesit, duke i njohur paditesit si detyrim per kete muaj vleren prej 85.738,38 leke. Nga ana tjeter, gjykata e shkalles se pare ka rrezuar pjesen tjeter te padise, duke u shprehur njekohesisht edhe rreth mases se sigurimit te lejuar prej saj. Ne vendimin e saj, gjykata e shkalles se pare ka arsyetuar se :

kerkimi i padise mbeshtetet :

ne nenin 609 te Kodit te Procedures Civile, sipas te cilit “Debitori mund te kerkoje ne gjykaten kompetente te vendit te ekzekutimit qe te deklarohet se titulli ekzekutiv eshte i pa vlefshem ose se detyrimi nuk ekziston ose ekziston ne nje mase me te vogel ose eshte shuar me pas …”, si dhe

ne Vendimin e ERE, Nr.49, date 21.10.2004, ne te cilin percaktohet se “Në rastet kur KESH sh.a. konstaton se matësi i abonentit jofamiljare është jashtë kushtit teknik për të realizuar një matje të saktë, e bën faturimin duke u bazuar në konsumin mesatar mujor të faturuar me matje të 3 muajve të fundit. Në rastet kur KESH sh.a. konstaton se matësi i abonentit jofamiljar është i dëmtuar, e bën faturimin duke u bazuar në fuqinë e instaluar dhe koefiçientin të shfrytëzimit ditor të kësaj fuqie. Periudha e faturimit aforfe në këto raste të jetë jo më shumë se një muaj”;

sipas nenit 51/1 te Ligjit Nr.9072, date 22.05.2003, “Per sektorin e energjise elektrike”, “Energjia elektrike e perdorur nga klienti matet dhe faturohet nga furnizuesi sipas rregjistrimeve te aparateve matese. Instalimi, mirembajtja dhe verifikimi i saktesise se matesit behen nga furnizuesi me shpenzimet e veta”;

sipas nenit 7.3.1 te kontrates se furnizimit me energji elektrike, “Faturimi i energjise elektrike per ditet qe bleresit i eshte hequr aparati mates per shkak te kontrollit ose ne rast te mosfunsionimit te aparatit mates do te behet bazuar ne konsumin mesatar ditor te muajit paraardhes, por jo me shume se 30 dite …”;

sipas pika IV 9.2 ii të Kodit te Matjes (miratuar me Vendimin e ERE, Nr.101, date 26.08.2008), “Në rastin kur kemi rezultate të pasakta dhe gabimi i kalon kufijë e përcaktuar në këtë Kod dhe klienti ka paguar më pak, atëherë kosumatori është i detyruar të paguajë vlerën e mbetur për të paktën 12 muaj. …”;

faturimi që i është bërë palës paditëse në faturën e muajit gusht 2010, në zërin “jashtë kushteve teknike të matësit”, per detyrimin e pagimit te një sasie energjie prej 90.260 kWh, që sipas pales se paditur i takon konsumit prej 1/3 pjesë të energjisë së pamatur për nje periudhe 12 mujore, është i pambështetur në aktet nëligjore që rregullojnë

6

Page 7: 1348219767-Vendim Nr.2040, Date 11.09.2012 - Qamil Gjika - Shoqeria Cez Shperndarje (Pavl. Titulli Ekz. - l.f)

veprimtarinë e pales se paditur, ashtu si dhe ne kontratën e furnizimit me energji elektrike;

ne rastin konkret, referuar edhe përgjigjes së dhënë nga eksperti, stakimi i fijes së tensionit te fazës A tregon qe matësi është gjetur jashtë kushteve teknike, por duke mos patur cënim fizik të sistemit matës, nderkohe qe ky stakim ka ndikuar në regjistrimin e pasaktë të energjisë së konsumuar, por duke mos ndikuar në rregjimin e punës së pajisjeve të lidhura në ngarkesë, ku sipas ekspertit, në rastin e një aparati matës trefazor, nese pranohet një shpërndarje uniforme e ngarkesve në të tre fazat, atëherë mund të thuhet se matësi nuk ka regjistruar 1/3 e konsumit të përgjithshëm të energjisë;

nisur nga nje fakt i tille, faturimi i pales paditese edhe per nje sasi energjie te konsumuar, por te pamatur per shkak te qenies jashte kushtit teknik te matesit, eshte nje veprim i drejte i pales se paditur, por se llogaritja nga pala e paditur e energjisë se konsumuar dhe te pamatur është e paligjshme dhe arbitrare;

keshtu, llogaritja nga pala e paditur e energjise se konsumuar, por te pamatur, duke u bazuar ne pikën IV 9.2 ii te Kodit të Matjes, eshte e paligjshme, mbasi kjo dispozitë eshte e përgjithshme dhe kufizon të drejtën e pales se paditur për të bërë rillogaritje të pasaktësive në matje për një periudhe kohe jo më të gjatë se 12 muaj nga koha e konstatimit te pasaktësise, nderkohe qe kjo dipsozitë nuk duhet të zbatohet në mënyrë të tillë, duke u bere rillogaritja e energjise se konsumuar sa herë konstatohet pasaktësi në matje, mbasi e drejta e pales se paditur për rillogaritje të konsumit nuk mund të zbatohet arbitrarisht, por vetëm duke bazuar në fakte që vërtetojnë se llogaritja e konsumit ka qënë e pasaktë për të gjithë periudhen për të cilën bëhet rillogaritja;

në rastin konkret, nisur nga fakti se konstatimi i pasaktësisë së aparatit është bërë më date 16.07.2010, referuar edhe përfundimeve te ekspertit per pamundesine e përcaktimit te momentit te stakimit të fijes së tensionit të fazës A dhe per pamundesine e konstatimit me sy te lire te këtij problemi te aparatit mates (drita e llambushkës së fazës A ishte e ndezur), si dhe duke patur parasysh se në zbatim nenin 51/1 te Ligjit Nr.9072/2003 detyrimin për verifikimin e saktësisë së matësit e ka furnizuesi i energjisë elektrike, ku për mosfunksionimin e rregullt të aparatit nuk mund t’i vishet asnjë përgjegjësi abonentit, vlerësohet se pika IV 9.2 ii e Kodit te Matjes mund të zbatohet vetëm për një periudhë 1 mujore dhe jo 12 mujore sic është bërë nga pala e paditur, ne kushtet kur nuk ekziston asnjë fakt qe të provojë se aparati mates i palës paditëse llogariste prej 12 muajsh vetëm 2/3 e energjisë elektrike te konsumuar;

nga ana tjeter, mënyra e llogaritjes se sasise se energjise se konsumuar, por te pamatur për shkak te qenies se aparatit mates jashtë kushtit teknik, rregullohet në Vendimin e ERE Nr.49, date 21.10.2004, qe eshte dhe rregullimi qe gjen zbatim ne rastin konkret ne rrethanat kur, referuar edhe përfundimit te ekspertit, jemi para rastit te qenies se aparatit mates te paditesit jashtë kushtit teknik për të kryer një matje të saktë të energjisë për 1/3 e vlerës së konsumuar, duke qene i pabazuar pretendimi i palës së paditur per moszbatimin e këtij vendimi ne rastin konkret, pasi pala e paditur nuk mund të pretendoje që një vendim i ERE, që i referohet KESH, nuk ka fuqi ndaj “Çez Shperndarje”;

7

Page 8: 1348219767-Vendim Nr.2040, Date 11.09.2012 - Qamil Gjika - Shoqeria Cez Shperndarje (Pavl. Titulli Ekz. - l.f)

në zbatim të Vendimit te ERE, Nr.49, date 21.10.2004, faturimi për periudhën kur matësi konstatohet se është jashtë kushteve teknike për abonentët jofamiljarë kryhet bazuar në konsumin mesatar mujor të faturuar me matje të 3 muajve të fundit, ku mbi kete baze, nga eksperti eshte llogaritur sasia e energjise se konsumuar ne rastin konkret, në masën prej 23.554,50 kWh, ku duke patur parasysh se vetëm 1/3 e energjise se konsumuar nuk eshte matur, atehere detyrimi që duhet të paguajë pala paditëse i takon vlerës prej 1/3 së energjisë se mesatares mujore, në masën 7.851,50 kWh, qe konvertuar në vlerë monetare eshte 85.738,38 lekë;

ne analizë te sa mesiper, kërkimi i pikës së parë të objektit te padise, mbi pavlefshmerinë e pjesshme te titullit ekzekutiv fature shitje e energjise elektrike e muajit gusht 2010, eshte i drejte, i mbeshtetur ne ligj dhe në prova dhe si i tille ai duhet te pranohet persa i perket pjeses se faturimit ‘jashtë kushteve teknike të matësit” duke i njohur paditesit Qamil Gjika si detyrim per kete pjesë të faturimit vlerën e 1/3 së mesatares mujore të tre muajve të fundit, vlerën 85.738,38 lekë;

nga ana tjeter, lidhur me kete kërkim padie, gjendet keshtu i pabazuar pretendimi i paditesit se nderhyrja në matës është bërë pa e njoftuar, ne rrethanat kur ne kontrollin e kryer nga pala e paditur ka qene prezent dhe nje perfaqesues i paditësit, i cili ka nenshkruar rregullisht procesverbalin e mbajtur ne kete rast;

kërkimi i dyte ne objektin e padise, per pavlefshmërinë e pjesshme të faturës se dates 04.11.2010 vetëm për pjesën e energjisë së matur jashtë kushteve teknike, eshte i pabazuar ne ligj dhe ne prova, kur ne gjykim u provua se me datë 08.10.2010 pala e paditur ka bërë ndërrimin e sistemit matës të palës paditese, duke u faturuar paditesi me matje sipas leximit te aparatit te demontuar per periudhen 26.09.2010 - 08.10.2010, si dhe sipas leximit te aparatit te ri mates per periudhen e mepasme, pas dates 08.10.2010, duke qene keshtu ky faturim i saktë, prandaj dhe detyrimi është i vlefshëm dhe duhet të paguhet nga pala paditëse, ku vetem fakti i vendosjes se ketij detyrimi nen zerin “jashte kushteve teknike te matesit” nuk mund te sherbeje si shkak per te konsideruar te pavlefshem kete detyrim;

me pranimin pjesërisht të padisë duhet ë ligjërohet masa e sigurimit të padisë për faturën e muajit gusht 2010 dhe të hiqet masa e sigurimit e vendosur për faturën e dates 04.11.21011.

Sic u parashtrua, ceshtja ka ardhur per gjykim ne apel mbi ankimin e pales se paditur, ku si shkaqe ngrihen pretendime per pabazueshmeri ne prova dhe ligj te vendimit te gjykates se shkalles se pare, per pjesen e pranuar te padise, pretendime te cilat gjenden te pabazuara nga gjykata e apelit.

Keshtu, pretendimet qe ngrihen ne ankim konsistojnë lidhur me sasine e energjise se konsumuar, por te pamatur per shkak te qenies se aparatit mates te paditesit jashte kushtit teknik, faturuar atij nga pala e paditur ne faturen e shitjes se energjise elektrike te muajit gusht 2010. Lidhur me kete, gjykata e apelit cmon te drejte përfundimin e gjykates se shkalles se pare se rregullimi i bere ne pikën IV 9.2 ii te Kodit të Matjes, eshte nje rregullim i përgjithshem qe i jep të drejtën e entit furnizues/pales se paditur për të bërë llogaritjet e pasaktësive në matje, por duke e kufizuar ate për periudhen e fundit 12

8

Page 9: 1348219767-Vendim Nr.2040, Date 11.09.2012 - Qamil Gjika - Shoqeria Cez Shperndarje (Pavl. Titulli Ekz. - l.f)

mujore, rregullim ky qe nuk mund te interpretohet se i jep te drejten asaj qe ne cdo rast te konstatimit te pasaktesise ne matje kete pasaktësi ta konsideroje se ka ekzistuar pergjate gjithe periudhes se fundit 12 mujore, c’ka eshte nje ceshtje fakti qe duhet te vërtetohet, përndryshe pasaktësia ne matje duhet te konsiderohet per efekt llogaritje te energjise se konsumuar, por te pamatur, vetem per muajin ne te cilin konstatohet kjo pasaktësi. Ne rastin konkret nuk ka asnjë prove qe te vertetoje faktin se aparati mates i energjise elektrike i paditesit ka qene jashte kushtit teknik per periudhen e fundit 12 mujore, pra prej Gushtit 2009, pervec se kur pala e paditur as ka pretenduar per ekzistencen e nje fakti te tille, prandaj paditesi nuk mund t’i faturohet nje sasi energjie shtese (mbi ate te faturuar me matje) per kete periudhe, pervec muajit korrik 2010, kur eshte konstatuar se aparati mates ka qene jashte kushtit teknik. Përndryshe, nese rregullimi i parashikuar ne dispoziten ne fjale e Kodit te Matjes do te interpretohej dhe zbatohej ne menyren e pretenduar (dhe zbatuar ne rastin konkret) nga pala e paditur, atehere do te gjendeshim ne situata absurde dhe te paligjshme, kur nje abonent do te ngarkohej 2 apo me shume here me detyrime per te njejten periudhe nese per disa muaj ne vijim do te konstatohej se matesi i tij ishte jashte kushtit teknik, ku per kete shkak, sipas interpretimit te pales se paditur, ne cdo rast te konstatimit, abonentit do t’i llogaritej nje detyrim per 12 muajt e meparshem, duke e ngarkuar keshtu ate padrejtësisht 2 apo me shume here me detyrime per te njeten periudhe. Nga ana tjeter, sic ka pranuar edhe gjykata e shkalles se pare, menyra e llogaritjes/faturimit per abonentet jofamiljare me matesa jashte kushtit teknik, eshte e rregulluar ne Vendimin e ERE, Nr.49, date 21.10.2004, ne te cilin eshte parashikuar se ne rastet kur enti furnizues (ne ate kohe KESH sh.a, sot “Çez Shperndarje” sh.a) konstaton se matësi i abonentit jofamiljare është jashtë kushtit teknik për te realizuar një matje te sakte, e bën faturimin duke u bazuar ne konsumin mesatar mujor te faturuar me matje te 3 muajve te fundit, ku ne rastin konkret, sipas përllogaritjes se bere nga eksperti ne gjykim, sasia e energjise se konsumuar nga paditesi dhe e pamatur per shkak te qenies se matesit jashte kushtit teknik eshte ne masen 7.851,50 kwh apo e konvertuar në vlerë monetare 85.738,38 lekë, shume kjo qe i shtohet detyrimit tjeter te përcaktuar ne faturen ne fjale, sipas faturimit me matje.

Gjykata e apelit cmon te pabazuar pretendimin e ngritur ne ankim per pazbatueshmerine ne rastin konkret te Vendimit te ERE, Nr.49, date 21.10.2004, duke vlerësuar se ky vendim eshte i zbatueshem ne te gjitha rastet e faturimit te abonentëve jofamiljare me matesa jashte kushtit teknik, sic eshte dhe rasti konkret, ku dhe vete pala e paditur ka faturuar paditesin edhe per nje sasi energjie per shkak te qenies se matesit jashte kushtit teknik. Gjithesesi, palet ndergjyqese jane ne konflikt jo per sasine mujore te llogaritur per pasaktesine ne matje ne rastin konkret, por per periudhen qe faturimi duhet te shtrihet, c’ka eshte nje ceshtje qe nuk ka te beje me vendimin e mesiperm te ERE. Po keshtu, eshte i pabazuar pretendimi se per zbatimin e vendimit te mesiperm eshte ngarkuar KESH sh.a, pasi per zbatimin e tij eshte ngarkuar enti furnizues, qe ne ate kohe ka qene vetem KESH sh.a, aktiviteti i shpërndarjes se te cilit i ka kaluar OSSH sh.a (aktualisht me emrin “Çez Shperndarje” sh.a).

Ndryshe nga sa pretendohet ne ankim, gjykata e apelit cmon se, referuar nenit 609 te Kodit te Procedures Civile, paditesi ka provuar qe detyrimi i tij ndaj pales se paditur, sipas fatures se muajit gusht 2010, ekziston ne nje mase me te vogel nga ajo e percaktuar ne kete fature/titull ekzekutiv, ne zerin “llogaritur per matje jashte kushteve teknike”.

9

Page 10: 1348219767-Vendim Nr.2040, Date 11.09.2012 - Qamil Gjika - Shoqeria Cez Shperndarje (Pavl. Titulli Ekz. - l.f)

Sa mesiper, gjykata e apelit cmon se vendimi i gjykates se shkalles se pare duhet te lihet ne fuqi si me lart u parashtrua.

PER KETO ARSYE

Gjykata e Apelit Tirane, bazuar ne nenin 466, germa “a”, te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit Nr.6720, date 28.07.2011, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

U shpall, sot me date 11.09.2012, ne Tirane.

ANETAR ANETAR KRYESUES

EDLIRA PETRI ZAMIR PODA ILIR TOSKA

10