597
1 Stanford J. Shaw & Ezel Kural Shaw HISTORIA E PERANDORISË OSMANE DHE E TURQISË MODERNE Vëllimi 2 Reforma, Revolucioni dhe Republika Lindja e Turqisë moderne, 1808 – 1975 Përkthyen Olsi Jazexhi Edvin Cami Titulli i origjinalit: Stanford J. Shaw & Ezel Kural Show HISTORY OF THE OTTOMAN EMPIRE AND MODERN TURKEY Reform, Revolution and Republic The Rise of Modern Turkey 1808 – 1975 Botimi i parë: Cambridge University Press 1976 Botuar për herë të parë në shqip nga: Jehona Study Center www.jehonacenter.org Tiranë, Gusht 2006-07-18 Copyright i përkthimit © Olsi Jazexhi T: +355692275226 Arti Grafik: Kleida Maluka

gazetaimpakt.com · 2 [SHKRIMI I KOPERTINËS SË PASME PËR VËLLIMIN E DYTË] “Reforma, revolucioni dhe republika. Lindja e Turqisë moderne, 1808-1975” është libri i dytë

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • 1

    Stanford J. Shaw & Ezel Kural Shaw HISTORIA E PERANDORISË OSMANE DHE E TURQISË MODERNE Vëllimi 2 Reforma, Revolucioni dhe Republika Lindja e Turqisë moderne, 1808 – 1975 Përkthyen Olsi Jazexhi Edvin Cami Titulli i origjinalit: Stanford J. Shaw & Ezel Kural Show HISTORY OF THE OTTOMAN EMPIRE AND MODERN TURKEY Reform, Revolution and Republic The Rise of Modern Turkey 1808 – 1975 Botimi i parë: Cambridge University Press 1976 Botuar për herë të parë në shqip nga: Jehona Study Center www.jehonacenter.org Tiranë, Gusht 2006-07-18 Copyright i përkthimit © Olsi Jazexhi T: +355692275226 Arti Grafik: Kleida Maluka

  • 2

    [SHKRIMI I KOPERTINËS SË PASME

    PËR VËLLIMIN E DYTË]

    “Reforma, revolucioni dhe republika. Lindja e Turqisë moderne, 1808-1975” është libri i dytë i veprës me dy vëllime “Historia e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë moderne” (vëllimi i parë trajton periudhën nga viti 1280 deri më 1808, në të cilën turqit osmanë shtrinë sundimin e tyre nga një principatë e vogël në veriperëndim të Anadollit, në një perandori që, në kohën e shkëlqimit të saj, përfshiu të gjithë Evropën Jugperëndimore). Vëllimi i dytë shqyrton modernizimin e Perandorisë Osmane gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë, përhapjen e nacionalizmit mes popujve të saj dhe ndryshimet revolucionare në institucionet dhe në shoqërinë osmane që çuan në rënien e Perandorisë dhe në lindjen e Republikës së Turqisë. Ky vëllim, që është mbështetur në kërkime të zgjeruara në arkivat osmane dhe në burimet perëndimore, analizon trysninë e jashtme, masat reformuese, ndryshimet institucionale dhe lëvizjet intelektuale që pësoi shoqëria heterogjene osmane gjatë shekullit të fundit të Perandorisë.

    Autorët përshkruajnë se si reformatorët e shekullit të nëntëmbëdhjetë ia dolën të reformojnë Perandorinë në shpërbërje, duke nisur me Tanzimatin (1839-1876), duke vazhduar gjatë mbretërimit të sulltan Abdylhamitit II (1876-1909) e deri në periudhën e Turqve të Rinj (1908-1918). Ata merren, gjithashtu, edhe me Çështjen Lindore dhe me ngjarjet madhore, si Lufta e Krimesë, Kriza Libaneze, Çështja Maqedonase, Lufta Ruso-Turke, Kongresi i Berlinit, Luftërat e Ballkanit dhe revoltat armene, si dhe Deklarata e Balfurit, që ishin pasojë e synimeve të fuqive imperialiste të Evropës për të shfrytëzuar rënien osmane në të mirë të tyre.

    “Reforma, revolucioni dhe republika”, gjithashtu, studion ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur në Republikën e Turqisë nga viti 1923 më 1975, duke përfshirë reformat e nisura nga Mustafa Qemal Ataturku, asnjanësinë në Luftën II Botërore, lindjen e demokracisë shumëpartiake, Qipron, çështjen e narkotikëve dhe marrëdhëniet e Turqisë me Perëndimin, përfshirë pjesëmarrjen e saj në NATO. Vëllimi mbyllet me një analizë të ndërtimit kushtetues e politik të Turqisë bashkëkohore dhe të problemeve të saj kryesore të brendshme e të jashtme. _____________

    Stanford J. Shaw ka qenë pedagog i historisë turke dhe i asaj të Lindjes së Afërme në Universitetin e Kalifornisë, në Los Anxhelos, që nga viti 1968, ndërsa më parë ka qenë asistent dhe profesor i asociuar i historisë turke në Harvard mes viteve 1958 dhe 1968. Ai ka qenë, gjithashtu, kryeredaktor i revistës “International Journal of Middle East Studies” që nga lindja e saj më 1970. Profesor Shaw, që është një ndër të parët studiues perëndimorë në përdorimin e arkivave osmane, është autor i veprave “Mes të resë dhe të vjetrës: Perandoria Osmane nën sulltan Selimin III”, “Organizimi Financiar e Administrativ dhe Zhvillimi i Egjiptit

  • 3

    osman në kohën e Revolucionit Frëng”, “Buxheti i Egjiptit osman”, si dhe i monografive e i artikujve të panumërt mbi historinë institucionale e shoqërore osmane. Ezel Kural Shaw ka lindur në Bebek të Stambollit, në Turqi. Ajo është arsimuar në Kolegjin Amerikan të Vajzave (Stamboll), si dhe në kolegjet e Vasarit e të Redklifit e më pas në Universitetin e Harvardit, ku ka marrë edhe gradën Ph.D. në vitin 1975. Ajo ka dhënë leksione në nivelin e lartë të kolegjit “Robert” (sot Universiteti i Bosforit) në Stamboll dhe në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, në Northrixh, dhe është historiane e kërkuese e asociuar në Universitetin e Kalifornisë, në Los Anxhelos. Dr. Shaw është, gjithashtu, autore e shumë artikujve shkencorë dhe ka punuar gjerësisht në arkivat osmane.

  • 4

    PARATHËNIE

    Gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë, Perandoria Osmane dëshmoi një përpjekje të vazhdueshme për reformë, çka bëri që institucionet e ruajtura e të respektuara prej kohësh në shtetin klasik osman të zëvendësoheshin me të reja, të frymëzuara nga një njohje në rritje e mendimit, e shoqërisë dhe e qeverisjes evropiane dhe të përmirësuara për t’u përshtatur me nevojat dhe kushtet osmane. Në këtë proçes, fusha e veprimit të qeverisë u shtri shumë më larg sesa kufiri i imponuar nga mënyra tradicionale osmane në çdo aspekt të jetës, duke kapluar grupet autonome fetare, ekonomike e shoqërore që kishin mbijetuar kaq gjatë si nënshtresa të shoqërisë osmane. Një burokraci e re, bashkëkohore dhe e perëndimorizuar zëvendësoi Klasën Sunduese, shtriu pushtetin e saj në mbarë Perandorinë dhe krijoi një sistem tejet të ndërlikuar të qeverisjes që sundoi me një autokraci të paparë në kohët tradicionale.

    Epoka e reformave moderne osmane filloi në dhjetëvjeçarin e fundit të mbretërimit të sulltan Mahmudit II (1808-1839), që hodhi themelet për atë që do të pasonte. Vepra e tij u zgjerua dhe, të paktën pjesërisht, u plotësua gjatë periudhës së reformës së Tanzimatit, e cila përfshiu mbretërimet e bijve të tij, Abdylmexhidit I (1839-1861) dhe Abdylazizit (1861-1876), dhe u zbatua nga burokracia reformiste e Burrave të Tanzimatit, të udhëhequr nga burra shteti të aftë si Mustafa Reshit pasha, Ali pasha dhe Fuat pasha.

    Reforma në Perandorinë Osmane qe një proçes i koklavitur. Çdo zgjidhje krijonte probleme të reja. Zbatimi i ligjeve e i praktikave të reja ngadalësohej për një numër arsyesh. Mbi të gjitha, Perandoria mbetej shumë e gjerë, me një shoqëri heterogjene dhe me komunikacione relativisht të varfëra. Së dyti, mungesa e përvojës së reformatorëve dhe babëzia e fuqive të mëdha të Evropës për fitime në kurriz të një perandorie relativisht nën zhvillim, si dhe të popullit të saj, zgjati në pafundësi dhe thelloi edhe më shumë një varg problemesh ekonomike të trashëguara nga e kaluara. E treta, kërkesat për reforma shoqërore e politike, që në vetvete ishin rrjedhim i Tanzimatit, binin në kundërshtim me dëshirën e krerëve të tij për të modernizuar sa më shpejt e sa më me efikasitet që të ishte e mundur, pa vonesat dhe kompromiset që përmban një sistem demokratik. E katërta, elementë nacionalistë mes shtetasve të pakicave, të nxitur e të mbështetur nga Rusia dhe, në një masë më të vogël, nga fuqi të tjera perëndimore, kërkonin autonomi apo pavarësi nga Perandoria dhe i dramatizonin synimet e tyre me terrorizëm të herëpashershëm brenda trojeve osmane dhe me propagandë antimyslimane në Evropë. Së fundi, fuqitë e mëdha, megjithëse shqetësimi për të ruajtur baraspeshën evropiane të fuqisë nuk ua lejonte që ta shpërbënin e ta copëtonin Perandorinë, ndërhynë në punët e brendshme osmane për të siguruar përparësi politike dhe ekonomike për veten e tyre. Ndërsa reformatorët osmanë përmirësonin vetveten dhe programet e tyre sa më shumë që të ishte e mundur për të përballuar këto e të tjera sfida si këto, atyre u mungonin njohuritë, përvoja dhe fuqia që u nevojitej për t’i zgjidhur të gjitha këto brenda asaj kohe relativisht të shkurtër që u linin armiqtë e tyre.

  • 5

    Megjithëse reformatorët e Tanzimatit sollën një zgjerim të parimit të qeverisjes përfaqësuese, reformat e tyre kulmuan, si për ironi, me autokracinë sunduese të Abdylhamitit II (1876-1909), që i përmbushi reformat plotësisht. Pas një periudhe të shkurtër demokracie pas rrëzimit të tij nga froni, pasoi një rikthim në autokraci që nuk erdhi prej pasardhësve të tij, por pikërisht prej krerëve të regjimit të Turqve të Rinj (1908-1918), që vazhduan reformat në shumë fusha, si dhe e tërhoqën Perandorinë e papërgatitur në batakun e Luftës I Botërore, pas së cilës rrënimi e disfata çuan në shpërbërjen e saj përfundimtare. Reforma osmane, e menduar mirë, por jo gjithmonë e zbatuar mirë, si dhe e goditur prej problemeve të shumta e jo të lindura prej saj, megjithëse e solli Perandorinë pranë shoqërisë dhe institucioneve bashkëkohore evropiane, nuk ia doli që ta shpëtonte atë. Sidoqoftë, ajo kishte hedhur themelet e Republikës së Turqisë, e cila u ngrit nga rrënojat e Perandorisë nën udhëheqjen e Mustafa Qemal Ataturkut (1923-1938) dhe të pasuesve të tij.

    Historia moderne osmane dhe ajo turke janë rrëfyer shpesh, por zakonisht në bazë të materialeve burimore evropiane dhe në kontekstin e synimeve e të paragjykimeve evropiane. Vetëm në vitet e fundit janë hedhur hapa për ta trajtuar këtë histori në bazë të burimeve turke. Objekti i kësaj vepre është pikërisht që të bashkojë burimet perëndimore e ato turke, duke shtuar përfundimet e kërkimeve të autorëve në arkivat e në bibliotekat osmane dhe duke i paraqitur ngjarjet në kontekstin e tyre.

    Do të donim të shprehnim nderimin tonë për atë grup të vogël dijetarësh pionierë që e filluan këtë punë që në fund të Luftës II Botërore: Omer Lutfi Berkan, i Universitetit të Stambollit, Xhavit Bajsun, i Universitetit të Ankarasë, Nijazi Berkes, i Universitetit të Mekgillit, Roderik Dejvison, i Universitetit “Xhorxh Uashington”, Halil Inallxhëk, i Universitetit të Çikagos, Kemal Karpat, i Universitetit të Uiskonsinit, Enver Zija Karall, i Universitetit të Ankarasë, Erxhyment Kuran, i Universitetit të Haxhettepesë, Ankara, Bernard Ljuis, i Universitetit të Prinstonit, Sherif Mardin, i Universitetit të Bosforit, Stamboll, Ljuis V. Tomas, i Universitetit të Prinstonit, si dhe Ismail Haki Uzunçarshëllë, i Stambollit. Ne do të dëshironim t’u shprehnim, gjithashtu, mirënjohjen tonë të veçantë zotërinjve Midhat Sertollu, Turgut Ëshëksall dhe Rauf Tunxhaj, të Arkivave të Kryeministrisë, Stamboll; dhe drejtorëve e stafeve drejtuese të Arkivave e të Bibliotekës së Pallatit të Topkapësë, të Bibliotekës së Universitetit të Stambollit, të Bibliotekës Bashkiake të Stambollit, të Bibliotekës së Muzeut Arkeologjik të Stambollit, të Bibliotekës “Haki Tarik Us”, të Bibliotekës “Sulejmanije” dhe të Bibliotekës së Përgjithshme, Stamboll; Bibliotekës Kombëtare Turke dhe Bibliotekës së Shoqërisë së Historisë Turke në Ankara; Muzeut Britanik, Zyrës së Regjistrimeve Publike dhe Zyrës së Marrëdhënieve të Komonuellthit, Londër; Bibliotekës “Bodëlen”, Oksford; Bibliotekës së Universitetit të Kembrixhit; Arkivave “Ke d’Orsej”, Arkivave Kombëtare, Arkivave të Ministrisë së Luftës, të Shato dë Vensenit dhe Bibliotekës Kombëtare, Vjenë; Bibliotekës “Herri Elkins Uajdner” të Universitetit të Harvardit; Bibliotekës “Fajerston”, Universiteti i Prinstonit; dhe Bibliotekës së Kërkimeve Universitare, Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos, pa ndihmën e të cilëve puna kërkimore për realizimin e kësaj vepre nuk do të ishte përmbushur kurrë. Do të dëshironim t’u shprehnim respektin tonë të veçantë dy studiuesve të historisë diplomatike evropiane, që me mungesën e tyre të paragjykimeve dhe me kërkimet për të vërtetën në lidhje me turqit, inkurajuan punën tonë: Uilliam L.

  • 6

    Langer, i Universitetit të Harvardit, dhe Leften Stavrianos, i Universitetit “Northuestern”. Së fundi, i jemi shumë mirënjohës stafit shumë kompetent dhe bashkëpunues të Zyrës Amerikane të Shtypit të Universitetit të Kembrixhit në Nju Jork, veçanërisht Kolin Xhonsit, Rona Xhonsonit, Kler Komnikut dhe Riçard Hollikut, që na kanë ndihmuar tej mase me durim dhe me përkushtim për të nxjerrë në dritë këtë vepër.

    Studimi i historisë osmane shoqërohet zakonisht me probleme të ndërlikuara në lidhje me drejtshkrimin e emërtimeve të vendeve. Turqishtja osmane shkruhej me shkrim arab dhe drejtshkrimi i saj në gjuhët perëndimore ka ndryshuar gjerësisht sipas gjuhës së përkthyesve. Kështu, tingulli i përfaqësuar me germën “j” në anglisht është kthyer në “dj” në frëngjisht dhe në “c” në turqishten e sotme.1 Emërtimet që u janë dhënë qyteteve të veçanta e madje edhe provincave të tëra, ndryshojnë, gjithashtu. Kështu, Stambolli, Izmiri dhe Edreneja, ndryshe nga turqishtja, vazhdojnë ende të quhen Kostandinopojë, Smirna dhe Adrianopojë në shumë gjuhë perëndimore. Për qëllime të njëtrajtshmërisë dhe të saktësisë, në këtë vepër janë përdorur emërtimet e turqishtes së sotme, me raste të rralla modifikimesh kur ato janë të pranuara gjerësisht në forma më të ndërkombëtarizuara ose kur paraqesin përshtatje të emërtimeve në arabisht apo në persisht. Datat osmane janë pasqyruar bashkë me të barasvlefshmet e tyre evropiane vetëm për citimet e librave, kur kalendari origjinal në përdorim është dhënë apo mund të zbulohet nga prova të brendshme. Nyja shquese arabe “el” është drejtshkruar sipas përdorimit më të përhapur të turqishtes së sotme për çdo fjalë, por në këtë rast, sikurse edhe në raste të tjera, drejtshkrimi i turqishtes nuk është kurdoherë i qëndrueshëm dhe ka ndryshuar shpesh me kalimin e kohës.

    STANFORD J. SHAW EZEL KURAL SHAW

    Los Anxhelos, Kaliforni janar 1977

    1 Në drejtshkrimin tradicional të gjuhës shqipe për homonimet dhe toponimet me prejardhje turke, ky tingull pasqyrohet me shkronjën “xh” (Shën. i përkthyesve).

  • 7

    SHKURTIMET

    Ahmad Feroz Ahmad, “The Young Turks: The Committee

    of Union and Progress in Turkish Politics, 1908-1914”, Oksford, 1969.

    Ahmet Midhat Ahmet Midhat, “Zübdet el-hakayik”, Stamboll, 1295/1878.

    Allen & Muratoff W. E. D. Allen dhe Paul Muratoff, “Caucaisan Battlefields: A History of the Wars and of the Turcs” Caucasian Border, 1828-1921”, Kembrixh, 1953.

    Arapyan Kalost Arapyan, “Ruşçuk âyânı Mustafa Paşa’nın Hayatı ve Kahramanlıkları”, përkthyer në turiqsht nga Esat Uras, Ankara, 1943.

    Aristarchi G. Aristarchi Bey, “Législation ottomane, ou recueil des lois, règlements, ordonnances, traités, capitulations, et autres documents officiels de l’Empire Ottoman”, 7 vëllime, Kostandinopojë, 1873-1888.

    Asım Ahmet Asım Efendi, “Tarih-i Asım”, 2 vëllime, Stamboll, pa datë.

    Ata Tayyarzade Ahmet Ata, “Tarih-i Ata”, 5 vëllime, Stamboll, 1292-3/1875-6.

    Atatürk, “Söylev” Mustafa Kemal Atatürk, “Atatürk’ün Söylev ve Demeçleri”, 4 vëllime, Ankara, 1945-1964.

    Atatürk, TTB Mustafa Kemal Atatürk, “Atatürk’ün Tamim, Telgraf ve Beyannameleri”, Ankara, 1964 (vëllimi IV, i pari në radhë).

    Atasağun Y. S. Atasağun, “Türkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankası, 1888-1939”, Stamboll, 1939.

    Bayar Celal Bayar, “Ben de Yazdım”, 8 vëllime, Stamboll, 1965-1972.

    Bayur, “Kâmil Paşa” Hilmi Kâmil Bayur, “Sadrazam Kâmil Paşa – Siyasi Hayatı”, Ankara, 1954.

    Bayur, “Türk İnkilâbı Tarihi” Yusuf Hikmet Bayur, “Türk İnkilâbı Tarihi”, 3 vëllime, në 10 pjesë, Ankara, 1940-1967.

    Berkes Niyazi Berkes, “The Development of Secularism in Turkey”, Monreal, 1964.

    Bıyıkoğlu, “Atatürk Anadolu’da”

    Tevfik Bıyıkoğlu, “Atatürk Anadolu’da (1919-1921)”, I, Ankara, 1959.

    BVA Başvekâlet Arşivi. Arkivat e Kryeministrisë, Stamboll. Për më shumë informacion, shih: S. J. Shaw, “Ottoman Archival Materials for the Nineteenth and Early Twentieth Centuries: The Archives of Istanbul”, IJMES, 6 (1975), 94-114. Koleksionet e shqyrtuara e të cituara: Bab-ı Âli

  • 8

    Evrak Odası; Buyuruldu; Cevdet Askeri; Cevdet Dahiliye; Cevdet Maliye; İrade, Meclis-i Mahsus; İrade, Meclis-i Vâlâ; İrade, Dahiliye; Kanun-u Kalemiye; Maliyeden Müdevvere; Meclis-i Tanzimat; Mesail-i Mühimme; Teşkilat-ı Devair; Yıldız.

    Cebesoy, “Hâtıralar” Ali Fuat Cebesoy, “Millî Mücadele hâtıraları”, I, Stamboll, 1953.

    Cebesoy, “Siyasî hâtıraları” Ali Fuat Cebesoy, “Gnrl. Ali Fuat Cebesoy’un siyasî hâtıraları”, 2 vëllime, Stamboll, 1957-1960.

    Cemal Paşa, “Hâtırat” Cemal Paşa, “Hâtırat, 1913-1922”, Stamboll, 1922 (botuar edhe: Djemal Pasha, “Memoires of a Turkish Statesman, 1913-1919”, Nju Jork, 1922; si dhe: Cemal Paşa, “Hatıralar”, Stamboll, 1929).

    Cevat Ahmet Cevat, “Tarih-i Askeri-i Osmani, I – Yeniçerler”, Stamboll, 1297/1880; Përkthimi në frëngjisht: G. Macridès, “Etat Militaire Ottoman depuis la Fondation de l’empire jusqu’a nos jours; Tome I, Livre I: Le Corps des Janissaires”, Kostandinopojë, 1882. Vëll. II, librat 2 dhe 3, mbi reformat ushtarake të Selimit III, janë në dorëshkrimin TY 4178 të Bibliotekës së Universitetit të Stambollit; vëllimi II, libri 4, mbi reformat ushtarake të Mahmudit II, si dhe vëllimi III, libri 5, mbi ato nga Abdylmexhidi tek Abdylhamiti II, janë në dorëshkrimin TY 6172 të po kësaj biblioteke.

    Cevdet1 Ahmet Cevdet, “Tarih-i Cevdet”, bot. i parë, 12 vëllime, Stamboll, 1270-1301/1854-1883.

    Cevdet2 Ahmet Cevdet, “Tarih-i Cevdet: Tertib-i Cedit”, bot. i dytë, 12 vëllime, Stamboll, 1302-1309/1884-1891.

    Cevdet Askeri Koleksion dokumentesh mbi çështjet ushtarake në BVA.

    Cevdet Dahiliye Koleksion dokumentesh mbi punët e brendshme në BVA.

    Cevdet Maliye Koleksion dokumentesh mbi çështjet financiare në BVA.

    Cevdet, “Maruzat” Ahmet Cevdet, “Cevdet Paşa’nın maruzatı”, TTEM, 14, nr. 1 (78), 1 kanunusani 1340/1929, f. 52-57, nr. 2 (79), 1 mars 1340/1924, f. 109-120, nr. 3 (38), 1 maj 1340/1924, f. 186-192, nr. 5 (82), 1 shtator 1340/1924, f. 300-306, 15, nr. 7 (84), 1 kanunusani 1341/1925, f. 55-72, nr. 10 (87), 1 korrik 1341/1925, f. 269-292, nr. 11 (88), shtator 1341/1925, f. 336-56, nr. 12 (89), 1 teshrinisani 1341/1925, f. 402-414, 16, nr. 14 (91), 1 mars 1926, f. 117-132, nr. 15 (92), 1 maj 1926, f. 165-190, nr. 16 (93), 1 korrik 1926, f.

  • 9

    220-233. Cevdet, “Tezakir” Ahmet Cevdet, “Tezakir”, bot. Cavid Baysun, 4

    vëllime, Ankara, 1953-1967. Corps “Corps under Sultan Selim III”, Der Islam, 40

    (1965), 142-184. D “Defeter”. Koleksion i regjistrave në arkivat e

    Muzeut të Pallatit të Topkapësë, Stamboll. Danişmend İsmail Hami Danişmend, “İzahlı Osmanlı Tarihi

    Kronolojisi”, 4 vëllime, Stamboll, 1947-1961; riprodhuar në 5 vëlime, Stamboll, 1971-1972.

    Davison Roderic Davison, “Reform in the Ottoman Empire, 1856-1876”, Prinston, 1963.

    Der Saadet Nüfus Bab-ı Ali, Nezaret-i Umur-u Dahiliye, Sicil-i Nüfus İdare-i Umumiyesi, “Ba-İrade-i Senniye-i Cenab-ı Padişahi icra olunan tahrir-i sabık yoklaması mucibince der saadet ve bilad-ı selesede mevcut nüfusun istatistik cetvelidir”, Stamboll, 1302/1886-7.

    Devereux R. Devereux, “The First Ottoman Constitutional Period: A Study of the Midhat Constitution and Parliament”, Baltimor, 1963.

    Dodd C. H. Dodd, “Politics and Government in Turkey”, Mançester, Angli, 1969.

    Düstur1 “Düstur”, vëllimi I, Stmboll, 1863, riprodh. 1865, 1872; vëllimi II, Stamboll, 1873; vëllimi III, Stamboll, 1876; vëllimi IV, Stamboll, 1879. “Düstur Zeyil”, 4 vëllime, Stamboll, 1879-1884, “Düstur Birinci Tertib”, vëllimet IV-VIII, Ankara, 1937-1943 (Ligjet osmane, 1883-1908).

    Düstur2 “Düstur: Tertib-i Sani”, 11 vëllime, Stamboll, 1329/1911-28 (Ligjet osmane, 1908-1922).

    Düstur3 “Düstur: Tertib-i Salis”, 41 vëllime, Ankara, 1921-1971 (Ligjet e Republikës së Parë Turke, 1920-1970).

    Düstur4 “Düstur: Dördüncü Tertib”, 3 vëllime, Ankara, 1961 (Ligjet e nxjerra nga Komiteti i Bashkimit Kombëtar në vitet 1960 dhe 1961.

    Düstur5 “Düstur: Beşinci Tertib”, Ligjet e nxjerra nga Republika e Dytë Turke, Ankara, 1961 deri më sot.

    Du Velay A. du Valey, “Essai sur l’Histoire Financière de la Turquie”, Paris, 1903.

    E “Evrak”. Koleksione dokumentesh të Muzeut të Pallatit të Topkapësë, Stamboll.

    Edib, “Memoirs” Halide Edib, “The Momoirs of Halide Edib”, Londër, 1926.

    Edib, “Turkish Ordeal” Halide Edib, “The Turkish Ordeal”, Londër, 1928.

  • 10

    Edib, “Turkey Faces West” Halide Edib, “Turkey Faces West”, Londër, 1936. EI1 “The Encyclopedia of Islam”, Leiden, 1913-1938. EI2 “The Encyclopedia of Islam: New Edition”, Leiden,

    1954 deri më sot. Engin, “Belediye” Osman Ergin, “Mecelle-i Umur-u Belediye”, 5

    vëllime, Stamboll, 1914-1922. Ergin, “Maarif” Osman Ergin, “Türkiye Maarif Tarihi”, 5 vëllime,

    Stamboll, 1939-1943. Esat, “Tarih” Mehmet Esat Efendi, “Tarih-i Esat Efendi”, 2

    vëllime, dorëshkrim në Bibliotekën e Universitetit të Stambollit, TY6002, TY6003, TY6004 dhe TY6005; vëllimi I, gjithashtu, në bibliotekën “Sulejmanije”, Stamboll, Koleksioni i Esat Efendiut Y2084. Referencat në këtë vepër për vëllimin I janë nxjerrë nga kopja e bibliotekës “Sulejmanije”; ndërsa për vëllimin II, nga ajo e Bibliotekës së Universitetit të Stambollit.

    Esat, “Zafer” Mehmet Esat Efendi, “Üss-ü Zafer”, Stamboll, 1243/1827, bot. i dytë, 1293/1876; përkthimi në frëngjisht: Caussin de Perceval, “Précis historique de la destruction du corps des janissaires par le Sultan Mahmoud en 1826”, Paris, 1833.

    Farhi David Farhi, “The Şeriat as a Political Slogan – or the ‘Incident of the 31st Mart’”, Middle Eastern Studies, 7 (1971), 275-316.

    Fatma Aliye, “Ahmet Cevdet”

    Fatma Aliye, “Cevdet Paşa ve Zamanı”, Stamboll, 1332/1914.

    FO Foreign Office Archives, Public Record Office (Arkivat e Forin Ofisit, Zyra e Regjistrit Publik) Londër.

    Goloğlu, “Erzurum Kongresi”

    Mahmud Goloğlu, “Erzurum Kongresi”, Ankara, 1968.

    Goloğlu, “Sivas Kongresi” Mahmud Goloğlu, “Sivas Kongresi”, Ankara, 1969. Goloğlu, “Üçüncü Meşrutiyet”

    Mahmud Goloğlu, “Üçüncü Meşrutiyet, 1920”, Ankara, 1970.

    Goloğlu, “Cumhuriyet” Mahmud Goloğlu, “Türkiye Cumhuriyeti, 1923”, Ankara, 1971.

    Goloğlu, “Devrimler” Mahmud Goloğlu, “Devrimler ve Tepkileri, 1924-1930”, Ankara, 1972.

    Goloğlu, “Tek Partili” Mahmud Goloğlu, “Tek Partili Cumhuriyet, 1931-1938”, Ankara, 1974.

    Gökbilgin M. Tayyip Gökbilgin, “Rumeli’de Yörükler, Tatarlar ve Evlad-ı Fatihan”, Stamboll, 1957.

    Griffeths M. A. Griffeths, “The Reorganization of the Ottoman Army Under Abdülhamid II, 1880-1897”, disertacion Ph.D. i pabotuar, Universiteti i

  • 11

    Kalifornisë, Los Anxhelos, 1966. Hershlag1 Z. Y. Hershlag, “Turkey: An Economy in

    Transition”, The Hague, 1968. Hershlag2 Z. Y. Hershlag, “Introduction to the Modern

    Economic History of the Middle East”, Leiden, 1964.

    Hershlag, “Challenge” Z. Y. Hershlag, “Turkey: The Challenge of Growth”, Leiden, 1968.

    Heyd, “Foundations” Uriel, Heyd, “Foundations of Turkish Nationalism: The Life and Teachings of Ziya Gökalp”, Londër, 1950.

    Heyd, “Revival” Uriel Heyd, “Revival of Islam in Modern Turkey”, Jeruzalem, 1968.

    Heyd, “Ulema” Uriel Heyd, “The Ottoman Ulema and Westernization in the Time of Selim III and Mahmud II”, Scripta Hierosalymitana, IX (Jeruzalem, 1961), 63-96.

    Hovannisian, “Republic of Armenia”

    Richard G. Hovannisian, “The Republic of Armenia”, vëllimi I, “The First Year, 1018-1919”, Berkli dhe Los Anxhelos, 1971.

    Hovannisian, “Road to Independence”

    Richard G. Hovannisian, “Armenia on the Road to Independence, 1918”, Berkli dhe Los Anxhelos, 1967.

    HTVD T. C. Genel Kurmay Başkanlığı Harp Tarihi Dairesi (Departamenti i Historisë së Luftës pranë Kryesisë së Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Turqisë) “Harp Tarihi Vesikaları Dergisi”, Ankara, 18 vëllime, 68 çështje, 1510 dokumente, 1951-1969.

    Hurewitz, “Diplomacy1” J. C. Hurewitz, “Diplomacy in the Near and Middle East: A Documentary Record”, 2 vëlime, Prinston, Nju Jork, 1956.

    Hurewitz, “Diplomacy2” J. C. Hurewitz, “The Middle East and North Africa in World Politics: A Documentary Record. Second Edition. Revisted and Enlarged”. Vëllimi I, “European Expansion, 1535-1914, Nju Hevën, Konektikat, 1975.

    IA Türkiye Cumhuriyet Maarif Vekâleti, “İslam Ansiklopedisi”, Stamboll e Ankara, 1940 deri më sot.

    İhsasiyat-ı Maliye Devlet-i Aliye-i Osmaniye, Maliye Nezareti, “İhsasiyat-ı Maliye. Varidat ve Masarif-i Umumiyeyi Muhtevidir”, 3 vëllime, Stamboll, 1327-30/1911-4.

    IJMES “International Journal of Middle East Studies”, vëll. I (1970) deri më sot.

    İnal İbnulemin Mahmud Kemal İnal, “Osmanlı Devrinde

  • 12

    Son Sadrıazamlar”, 6 vëllime në 14 pjesë, Stamboll, 1940-1953.

    İnalcık Halil İnalcık, “Sened-i İttifak ve Gülhane Hatt-ı Hümâyûnu”, Belleten, 28 (1964), 603-622.

    İnalcık Halil İnalcık, “Tanzimat’ın uygulanması ve sosyal tepkileri”, Belleten, 28 (1964), 623-690.

    İnalcık, “Tanzimat ve Bulgar”

    Halil İnalcık, “Tanzimat ve Bulgar Meselesi”, Ankara, 1943.

    İstatistik-i Umumi Devlet-i Osmaniye, Nezaret-i Umur-u Ticaret ve Nafia, İstatistik-i Umumi İdaresi, “Devlet-i Âliye-i Osmaniyenin Bin Üçyüz Onüç Senesine Mahsus İstatistik-i Umimisidir”, Stamboll, 1316-1898.

    Juchereau, “Histoire” A. Juchereau de St. Denys, “Histoire de l’Empire Ottoman depuis 1792 jusqu’en 1844”, 4 vëllime, Paris, 1844.

    Juchereau, “Révolutions” A. Juchereau de St. Denys, “Les Révolutions de Constantinople en 1807-1808”, 2 vëllime, Paris, 1819.

    Kâmil Paşa Kâmil Paşa, “Tarih-i siyasi. Devlet-i Aliye-i Osmaniye”, 3 vëllime, Stamboll, 1325-7/1907/9.

    Kansu Mazhar Müfit Kansu, “Erzurum’dan ölümüne kadar Atatürk’le beraber”, I, Ankara, 1966.

    Karabekir Kâzım Karabekir, “İstiklâl Harbimiz”, I, Stamboll, 1960.

    Karabekir, “Enver Paşa” Kâzım Karabekir, “İstiklâl Harbimizde Enver Paşa ve İttihat ve Terakki Erkânı”, Stamboll, 1967.

    Karabekir, “Esaslar” Kâzım Karabekir, “İstiklal Harbimizin Esasları”, Stamboll, 1951.

    Karal, OT Enver Ziya Karal, “Osmanlı Tarihi”, vëllimet V-VIII, Ankara, 1952-1962.

    Karpat, “Social Change” Kemal Karpat, “Social Change and Politics in Turkey: A Structural-Historical Analysis”, Leiden, 1973.

    Karpat, “Social Themes” Kemal Karpat, “Social Themes in Contemporary Turkish Literature”, Middle East Journal, 14 (1960), 29-44, 153-168.

    Karpat, “Social Thought” Kemal Karpat, “Political and Social Thought in the Contemporary Middle East”, Londër, 1968.

    Karpat, “Society” Kemal Karpat, “Society, Economics and Politics in Contemporary Turkey”, World Politics, 17 (1964), 50-74.

    Karpat, “Turkey’s Politics” Kemal Karpat, “Turkey’s Politics: The Transition to a Multi-Party System”, Prinston, Nju Jork, 1959.

    Kaynar Reşat Kaynar, “Mustafa Reşit Paşa ve Tanzimat”, Ankara, 1954.

    KBK Komiteti i Bashkimit Kombëtar

  • 13

    Kili, “Constitutional Developments”

    Suna Kili, “Turkish Constitutional Developments and Assembly Debates on the Constitutions of 1924 and 1961”, Stamboll, 1971.

    Kili, “Kemalism” Suna Kili, “Kemalism”, Stamboll, 1969. Kılıç Ali, “İstiklâl Mahkemesi”

    Kılıç Ali, “İstiklâl Mahkemesi Hatıraları”, Stamboll, 1955.

    Landau Jacob M. Landau, “Radical Politics in Modern Turkey”, Leiden, 1974.

    Langer, “Diplomacy of Imperialism”

    William L. Langer, “The Diplomacy of Imperialism”, Nju Jork, 1956.

    Levy Avigdor Levy, “The Ushtaraky Policy of Sultan Mahmud II, 1808-1939”, disertacion Ph.D. i pabotuar, Universiteti i Harvardit, 1968.

    Lewis Bernard Lewis, “The Emergence of Modern Turkey”, Londër dhe Nju Jork, 1961, bot. i dytë, 1968.

    Lewis, “Baladiyya” Bernard Lewis, “Baladiyya”, EI2, I, 972-975. Lütfi Ahmet Lütfi, “Tarih-i Lütfi”, vëllimet I-VIII,

    Stamboll, 1290-1328/1873-1910; vëllimet IX-XIII, që mbulojnë vitet 1846-1876, gjenden vetëm në formë dorëshkrimi në Shoqërinë e Historisë Turke, Ankara, MS 531/1-7, 5032-4 dhe 4812, si dhe në Muzeun Arkeologjik të Stambollit, MS1340-1345, 1349.

    Mahmud Celaleddin, “Mirat-ı Hakikat”

    E. G. Mears, “Modern Turkey: A Politico-Economic Interpretation with Selected Chapters by Representative Authorities”, Nju Jork, 1924.

    MEJ “Middle East Journal”, Uashington, D.K., 1, (1947) deri më sot.

    Midhat, “Mirat-ı Hayret” Midhat Paşa, “Mirat-ı Hayret. Sultan Abdülaziz Han Merhumunun Esabı Hal’i”, bot. Ali Haydar Midhat, Stamboll, 1325/1909 (vëllimi II i kujtimeve të Midhat pashait).

    Midhat, “Tabsira-i İbret” Midhat, “Tabsira-i İbret. Midhat Paşa. Hayatı siyasiyesi, hidematı, menfa hayatı”, bot. Ali Haydar Midhat, Stamboll, 1325/1909 (vëllimi I i kujtimeve të Midhat pashait).

    Miller William Miller, “The Ottoman Empire and 1st Successors, 1801-1927”, Londër, riprodh. 1966.

    Mondros Mütarekesi Tevfik Bıyıkoğlu, “Türk İstiklâl Harbi, Cilt I. Mondros Mütarekesi ve Tatbikatı”, 5 vëllime, Stamboll, 1294/98/1877-81.

    Mufassal Osmanlı Tarihi [Midhat Sertoğlu], “Resimli-Haritalı Mufassal Osmanlı Tarihi”, vëllimi V, Stamboll, 1962, dhe vëllimi VI, Stamboll, 1963.

    Mühlmann C. Mühlmann, “Deutschland und die Türkei, 1913-

  • 14

    1914”, Berlin, 1929. Muhtar, “Rusya Seferi” Ahmet Muhtar Paşa, “1244 (1828) Türkiye Rusya

    Severi ve Edirne Muahedesi”, 2 vëllime, Ankara, 1928.

    Niyazi Ahmet Niyazi, “Hatırat-ı Niyazi yahut tarihçe-i İnkilâbı kebir-i Osmaniyeden bir sahife”, Stamboll, 1326/1910.

    Noradounghian Gabriel Noradounghian, bot. “Receuil d’actes internationeaux de l’Empire Ottoman”, 4 vëllime, Paris, 1897-1903.

    Nutuk Mustafa Kemal Atatürk, “Nutuk”, 3 vëllime, Ankara, 1960-1961.

    Orhonlu, “Kaldırımcılık” Cengiz Orhonlu, “Mesleki bir teşekkül olarak kaldırımcılık ve Osmanlı şehir yolları hakkında bazı düşünceler”, Güney-Doğu Avrupa Araştırmaları Dergisi, 1, (1972), 93-138.

    Orhonlu, “Kayıkçılık” Cengiz Orhonlu, “Osmanlı Türkleri Devrinde İstanbul’da Kayıkçılık ve Kayık İşletmeciliği”, Tarih Dergisi, 16 (1966), 109-134.

    Orhonlu, “Mimarlar” Cengiz Orhonlu, “Osmanlı teşkilatında hassa mimarlar”, Tarih Araştırmaları Dergisi, 1 (1963), 157-202.

    Özalp Kâzım Özalp, “Milli Mücadele, 1919-1922”, 2 vëllime, Ankara, 1971-1972.

    Pakalın, “Son Sadrâzamlar” Mehmet Zeki Pakalın, “Son Sadrâzamlar ve Başvekiller”, 5 vëllime, Stamboll, 1940-1948.

    Pakalın, “Tanzimat Maliye” Mehmet Zeki Pakalın, “Tanzimat Maliye Nazırları”, 2 vëllime, Stamboll, 1939-1940.

    Pakalın, “Tarih Deyimleri” Mehmet Zeki Pakalın, “Osmanlı Tarih Deyimleri ve Terimleri Sözlüğü”, 3 vëllime, Stamboll, 1946-1955.

    PRP Partia Republikane Popullore Quataert Donald Quataert, “Ottoman Reform and Agriculture

    in Anatolia, 1876-1908”, disertacion Ph.D. i pabotuar, Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos, 1973.

    Reed Howard A. Reed, “The Destruction of the Janissairies by Mahmud II in June 1826”, disertacion Ph.D. i pabotuar, Universiteti i Prinstonit, 1951.

    RG “Resmi Gazete”. Gazeta Zyrtare e Republikës së Turqisë, Ankara, 1920 deri më sot.

    Robinson, “Developments” Richard N. Robinson, “Developments Respecting Turkey”, 4 vëllime, Nju Jork, 1954-1957 (kronologjia e çështjeve turke, 1954-1957).

    Robinson, “Investment” (Richard N. Robinson), “Investment in Turkey. Basic Information for United States Businessmen”, Uashington, D.K., 1956.

  • 15

    Robinson, “Republic” Richard N. Robinson, “The First Turkish Republic”, Kembrixh, Masaçusec, 1963.

    Sait Paşa, “Hâtırat” Sait Paşa, “Sait Paşanın Hâtıratı”, Stamboll, 1328/1912.

    Salname “Salname-i Devlet-i Âliye-i Osmaniye”, vjetarët zyrtarë osmanë.

    Schelchta-Wssehrd Ottokar von Schlechta-Wssehrd, “Die Revolutionen in Constantinopel in den Jahren 1807 und 1808”, Vjenë, 1882.

    Selek Sabahettin Selek, “Millî Mücadele, Anadolu İhtilâli”, 2 vëllime, Ankara, 1963-1965.

    Shaw, “Archival Materials” Stanfrod J. Shaw, “Ottoman Archival Materials for the Nineteenth and Early Twentieth Centuries: The Archives of Istanbul”, IJMES, 6 (1975), 94-114.

    Shaw, “Between Old and New”

    Stanford J. Shaw, “Between Old and New: The Ottoman Empire Under Sultan Selim III, 1789-1807”, Kembrixh, Masaçusec, 1971.

    Shaw, “Empire of the Gazis”

    Stanford J. Shaw, “Empire of the Gazis: The Rise and Decline of the Ottoman Empire, 1280-1808”, Nju Jork dhe Londër, 1976.

    Shaw, “Origins” S. J. Shaw, “The Origins of Ottoman Ushtaraky Reform: The Nizam-ı Cedid Army of Sultan Selim III”, Journal of Modern History, 37 (1965), 291-306.

    Shaw, “Origins of Representative Government”

    S. J. Shaw, “The Origins of Representative Government in the Ottoman Empire: An Introduction to the Provincial Councils, 1839-1876”, Near Eastern Round Table, 1967-1968, bot. R. B. Winder, Nju Jork, 1969, f. 53-142.

    Shaw, “Ottoman Legislative Councils”

    S. J. Shaw, “The Central Legislative Councils in the Nineteenth Century Ottoman Reform Movement before 1876”, IJMES, 1 (1970), 51-84.

    Shaw, “Ottoman Tax Reforms”

    S. J. Shaw, “The Nineteenth Century Ottoman Tax Reforms and Revenue System”, IJMES, 6 (1975), 421-459.

    Shaw, “Promise of Reform” S. J. Shaw, “A Promise of Reform: Two Complimentary Documents”, IJMES, 4 (1973), 359-365.

    Shaw, “Yıldız” S. J. Shaw, “The Yıldız Palace Archives of Abdylhamit II”, Archivum Ottomanicum, 3 (1971), 211-237.

    Shaw (E. K.), “Midhat Paşa”

    Ezel Kural Shaw, “Midhat Paşa, Reformer or Revolutionary?”, disertacion Ph.D. i pabotuar, Universiteti i Harvardit, 1975.

    Skëndi Stavro Skëndi, “The Albanian National Awakening, 1878-1912”, Prinston, 1967.

    Söylemezoğlu Kemali Söylemezoğlu, “Başımıza gelenler”,

  • 16

    Stamboll, 1939. Speech Mustafa Kemal, “A Speech Delivered by Ghazi

    Mustapha Kemal, President of the Turkish Republic”, tetor 1927, Lajpcig, 1929.

    Stavrianos Leften Stavrianos, “The Balkans since 1453”, Nju Jork, 1958, botimi i dytë, 1963.

    Şanizade Mehmet Ataullah Şanizade, “Tarih-i Şanizade”, 4 vëllime, Stamboll, 1290-1/1873-4.

    Şimşir Bilâl N. Şimşir, “İngiliz Belgelerinde Atatürk (1919-1938)”, Cilt I. Nisan 1919 – Mart 1920. “Atatürk in British Documents (1919-1938)”, vol. I, April 1919 – March 1920”, Ankara, 1973.

    Tanzimat T. C. Maarif Vekâleti, “Tanzimat”, I (vetëm një vëllim i botuar), Stamboll, 1940.

    Tar. Ves. “Tarih Vesikaları”, numrat 1-18, Ankara, 1943-1961.

    TBMM, Zabıt Ceridesi T. C. Türkiye Büyük Millet Meclisi, “Zabit Ceridesi”, Ankara, 1921 deri më sot.

    Testa Baron Ignatz de Testa, e të tjerë, “Receuil des traités de la Porte Ottomane avec les puissances étrangeres depuis 1536…”, 11 vëllime, Paris, 1864-1911.

    Tevetoğlu, “Atatürkle Samsuna Çıkanlar”

    Fethi Tevetoğlu, “Atatürkle Samsuna Çıkanlar”, Ankara, 1971.

    Tevetoğlu, “Türkiye’de Sosyalist”

    Fethi Tevetoğlu, “Türkiye’de Sosyalist ve Komünist Faaliyetleri”, Ankara, 1967.

    TKS Topkapı Sarayı (Pallati i Topkapësë), Arkivi dhe Biblioteka, Stamboll.

    TOEM “Tarih-i Osmani Encümeni Mecmuası”, 77 numra, Stamboll, 1326-38/1908-19.

    Trumpener Ulrich Trumpener, “Germany and the Ottoman Empire, 1914-1918”, Prinston, N. J., 1968.

    TTEM “Türk Tarih Encümeni Mecmuası” (vazhdim i TOEM), numrat 78-101, Stamboll dhe Ankara, 1921-1930.

    Tunaya Tarık Z. Tunaya, “Türkiye’de Siyasi Partiler, 1859-1952”, Stamboll, 1952.

    Türk İstiklâl Harbi Genel Kurmay Başkanlığı Harp Tarihi Dairesi, “Türk İstiklâl Harbi”, 6 vëllime, Ankara, 1962-1968.

    TV “Takvim-i Vekayi”, numrat 1-2119 (1831-1878), 1-283 (1890-1), 1-4608 (1908-1923).

    Uzunçarşılı, “Alemdar” İsmail Hakkı Uzunçarşılı, “Meşhur Rumeli Ayanlarından Tirsinikli İsmail, Yılık oğlu, Süleyman Ağalar ve Alemdar Mustafa Paşa”, Stamboll, 1942.

    Uzunçarşılı, “Kapıkulu” İsmail Hakkı Uzunçarşılı, “Osmanlı Devleti Teşkilâtından Kapıkulu Ocakları”, 2 vëllime, Ankara, 1943-1944.

  • 17

    Uzunçarşılı, “Merkez” İsmail Hakkı Uzunçarşılı, “Osmanlı Devletinin Merkez ve Bahriye Teşkilâtı”, Ankara, 1948.

    Uzunçarşılı, “Saray” İsmail Hakkı Uzunçarşılı, “Osmanlı Devletinin Saray Teşkilâtı”, Ankara, 1945.

    Uzunçarşılı, “Yıldız” İsmail Hakkı Uzunçarşılı, “Midhat Paşa ve Yıldız Mahkemesi”, Ankara, 1967.

    Vakayi-i Enderun Hızır İlyas Efendi, “Vakâyi-i Letâif-i Enderun”, Stamboll, 1276/1859.

    Von Moltke, “Bulgaria” Helmuth von Moltke, “The Russians in Bulgaria and Rumelia in 1828 and 1839”, Londër, 1854.

    Von Moltke, “Zustände” Helmuth von Moltke, “Briefe über Zustände und Begebenheiten in der Türkei aus den Jahren 1835 bis 1839”, Berlin, 1841.

    Walsh, “Residence Robert Walsh, “A Residence at Constantinople...”, 2 vëllime, Londër, 1836.

    Weber F. G. Weber, “Eagles on the Crescent: Germany and Austria and the Diplomacy of the Turkish Alliance, 1914-1918”, Itaka, Nju jork, 1970.

    Webster D. E. Webster, “The Turkey of Atatürk: Social Process in the Turkish Reformation”, Filadelfia, Pensilvani, 1939.

    Weiker, “Political Tutelage” Walter Weiker, “Political Tutelage and Democracy in Turkey: The Free Party and Its Aftermath”, Leiden, 1973.

    Weiker, “Revolution” Walter Weiker, “The Turkish Revolution, 1960 – 1961. Aspects of Ushtaraky Politics”, Uashington, D.K., 1963.

    Yalman, “Turkey” Ahmet Emin Yalman, “Trukey in My Time”, Norman, Okllahoma, 1956.

    Yalman, “World War” Ahmet Emin (Yalman), Turkey in the World War”, Nju Hevën dhe Londër, 1930.

    Yalman, “Yakın Tarihte” Ahmet Emin Yalman, “Yakın Tarihte Gördüklerim ve Geçtiklerim”, 4 vëllime, Stamboll, pa datë.

    Young George Young, “Corps de droit ottoman: recueil des codes, lois, règlements, ordinances et actes les plus importants du droit inerieur et d’études sur le droit coutumier de l’Empire Ottoman”, 7 vëllime, Oksford, 1905-1906.

    Zabıt Ceridesi Hakkı Tarık Us, “Meclis-i Mebusan”, 1293-1877, “Zabıt Ceridesi”, 2 vëllime, Stamobll, 1940 – 1954.

  • 18

    KAPITULLI 1

    FILLIMI I REFORMËS MODERNE OSMANE: KOHA E MAHMUDIT II, 1808 - 1839

    Më 29 maj 1807, sulltan Selimi III u rrëzua nga froni, ushtria e reformuar e Nizami Xhedidit (Nizam-ı Cedit) u shpërnda dhe përpjekjet e sulltanit për të modernizuar Perandorinë Osmane hynë në bllokim të përkohshëm. Forcat e reaksionit triumfuan sërish në radhët e Klasës Sunduese Osmane. Gjatë sundimit të shkurtër të pasardhësit të tij, Mustafait IV (1807 – 1808), jeniçerët dhe aleatët e tyre u përpoqën të eliminojnë të gjithë ata që kishin guxuar të kundërshtonin rendin e vjetër. Megjithatë, përpjekjet e tyre nuk patën sukses. Ata mbështetës të Selimit që kishin mundur të mbijetojnë, u bashkuan nën udhëheqjen e fisnikut danubian Mustafa pasha Bajraktari për të shpëtuar Selimin dhe për të rikthyer reformat e tij. Për këtë arsye, Bajraktari solli ushtrinë e tij në Stamboll, por përpara se ajo të merrte në dorë pallatin, Selimi u ekzekutua. Për të përmbushur qëllimet e tyre, Mustafa Bajraktari dhe mbështetësit e tij sollën në pushtet kushëririn e Selimit, Mahmudin II (1808 – 1839), me të cilin Selimi kishte qenë i burgosur në pallat dhe kishte pasur shumë mendime të përbashkëta për reformat (28 korrik 1808).2 Po me kalimin e kohës, Mahmudi u shfaq si reformator shumë më i fuqishëm dhe i suksesshëm sesa Selimi. Mirëpo sundimi i tij do të ishte me tepri më i gjatë dhe do të duhej të kalonte shumë kohë, përpara se ai, në vitin 1826, të arrinte të shkatërronte trupat jeniçere, duke prerë, në këtë mënyrë, krahun ushtarak të konservatorëve dhe duke vendosur reformat osmane në rrugën e shkatërrimit të institucioneve të vjetra dhe të zëvendësimit të tyre me të reja, që, në pjesën më të madhe të rasteve, do të importoheshin nga Perëndimi. Cilat ishin shkaqet që e bënë Mahmudin II të ndryshonte nga Selimi III? Ata ishin rritur bashkë. Kishin kaluar nëpër të njëjtin sistem tradicional arsimor të pallatit, ku vetëm rrallë hynin rreze informacioni mbi botën e jashtme dhe mundësitë e fitimit të përvojës së nevojshme për të shndërruar idetë në realitet ishin të pakta. Megjithatë, Mahmudi kishte qenë dëshmimtar i dobësive dhe i pavendosmërisë së Selimit. Ai kishte vënë re, gjithashtu, se sa të suksesshme kishin qenë qoftë edhe reformat më të vogla, të filluara më programin e Nizami Xhedidit. Në fillimet e sundimit të tij, Mahmudi duket të ketë kuptuar se: (1) që reformat të ishin të suksesshme, ato duhej të mbulonin të gjitha nivelet e institucioneve dhe të shoqërisë osmane e jo vetëm disa elemente të ushtrisë; (2) e vetmja mënyrë që institucionet e reformuara të mund të vepronin ishte shkatërrimi i të vjetrave që do të zëvendësoheshin, në mënyrë që këto fundit të mos sabotonin punën e të parave; dhe (3) reformat duhej të planifikoheshin në mënyrë të kujdesshme dhe për to

    2 Shaw, Empire of the Gazis, f. 273-277.

  • 19

    duhej të sigurohej mbështetja e duhur përpara se të viheshin në jetë. Këto mendime u shfaqën si pikat kryesore të politikave reformiste të Mahmudit në vitet që pasuan. Mustafa pasha Bajraktari si kryevezir, 28 korrik – 15 nëntor 1808 Mahmudi II e nisi sundimin e tij nën hijen e njeriut që e pati sjellë në pushtet, Mustafa pasha Bajraktari, që ishte fisniku i parë provincial në historinë osmane që mbërriti majën e shtetit osman. Por edhe vetë Bajraktari ishte produkt i sistemit tradicional osman dhe, si rrjedhojë, konceptet e tij për reformë nuk shkonin larg. Edhe pse ai ishte ngritur në karrierë si fisnik province, pas ardhjes në pushtet, interesat e tij u zhvilluan ndaj qeverisë qendrore, të paktën për aq kohë sa të mund të siguronte pushtetin i tij dhe të ndjekësve të tij në Bullgari dhe për aq kohë sa edhe vetë Perandoria të mund t’i bënte ballë ekspansionit rus. Për të siguruar këtë, ndër hapat e parë që ai ndërmori ishte eliminimi i kundërshtarëve të reformave të Selimit. Reformistët, që, falë ushtrisë së Mustafa Bajraktarit, fituan atë lloj pushteti që nuk e patën gëzuar gjatë kohës së Selimit, nisën spastrimet ndaj ushtarëve rebelë, të cilët i larguan nga shërbimi, i vranë apo i internuan. Konservatorët u larguan, gjithashtu, nga pozitat në institucionet e Klasës Sunduese dhe u zëvendësuan me zyrtarë që ishin të hapur të pranonin udhëheqjen dhe reformat e reja. Dokumenti i Marrëveshjes Ngritja në pushtet e Bajraktarit i dëshmoi sulltanit se pushteti i qeveritarëve provincialë nuk mund të shpërfillej më. Kundërshtimet e tyre kishin ndihmuar në shkatërrimin e Nizami Xhedidit dhe ata përbënin sërish rrezik për reformat e ardhshme. Për këtë arsye, Mustafa Bajraktari u përpoq të përdorë emrin e mirë që gëzonte mes tyre, për t’i bindur që të pranonin reformat. Për këtë arsye, ai ftoi në Stamboll fisnikët më të rëndësishëm të Perandorisë, me të cilët ndau shqetësimin për problemet, me të cilat perandorisë i duhej të përballej. Ndoshta asnjë udhëheqës tjetër i kohës nuk do të kishte mundur të bindte fisnikët e pavarur e të përçarë të mblidheshin bashkë. Megjithatë, ai arriti ta bëjë këtë. Nga Anadolli erdhën udhëheqësit e dinastive të fuqishme siç ishin Karaosmanollutë dhe Çapanollutë, së bashku me kadi Abdurrahman pashain, guvernatorin e Karamanit, që kishte qenë fisniku më i besuar i Selimit dhe solli me vete 3000 ushtarë të stërvitur me taktikat bashkëkohore, ndoshta në shenjë kërcënimi, si dhe për të dhënë një shembull për fisnikët e tjerë. Nga Rumelia erdhën, gjithashtu, pjesa më e madhe e fisnikëve të rëndësishëm. Por këtu pati përjashtime. Ali Pasha i Janinës, i cili kontrollonte pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe të Greqisë veriore, dërgoi vetëm një grup të vogël ushtarësh, të prirë nga një përfaqësues. Fisnikët e vegjël të Bullgarisë, që ishin, në të njëjtën kohë, edhe rivalët e Mustafa Bajraktarit, shmangën ardhjen që e shihnin si imponim të tij ndaj tyre. Të njëjtën gjë bëri edhe Muhamed Aliu, që shumë shpejt do ta shndërronte Egjiptin në provincën më të fuqishme të Perandorisë dhe më pas do të sulmonte Mahmudin II në

  • 20

    dy raste. Ndërsa fisnikët dhe qeveritarët e provincave të largëta arabe dhe anadollase nuk patën mundësi ta përshkojnë rrugën e gjatë për në Stamboll në kohën e duhur, edhe pse ata mbështesnin, në fakt, çdo përpjekje që do të zvogëlonte pushtetin e garnizoneve provinciale të jeniçerëve mbi ta.3 Fisnikët, pasi u pritën nga sulltani në pallatin e tij veror në Qaëthane (29 shtator 1808), zhvilluan një sërë takimesh për të diskutuar reformat e propozuara nga Mustafa Bajraktari, që u mbyllën me nënshkrimin e Dokumentit të Marrëveshjes (Sened-i Ittifak) nga të gjithë të pranishmit më 7 tetor 1808. Fisnikët dhe guvernatorët provincialë që firmosën dokumentin në fjalë ripohuan besnikërinë e tyre ndaj sulltanit dhe pranuan të njohin kryevezirin si përfaqësuesin e tij absolut (nenet 1 dhe 4). Në të gjithë Perandorinë, sistemi osman i tatimeve duhej të zbatohej plotësisht, duke përfshirë këtu edhe provincat, dhe të ardhurat nuk mund të shkonin për asnjë qëllim tjetër, pasi i përkisnin me të drejtë sulltanit (neni 3), dhe, si rrjedhojë, sulltani merrte zotim të vendoste taksa të drejta dhe të arsyeshme (neni 7). Duke qenë se mbijetesa e Perandorisë varej nga fuqia e ushtrisë, fisnikët premtuan të bashkëpunonin në procesin e rekrutimit të ushtarëve në provincat e tyre. Ushtria e re do të organizohej “sipas sistemit të paraqitur gjatë diskutimeve” (neni 2), ndërsa hollësitë nuk saktësoheshin. Fisnikët zotoheshin të ushtronin pushtetin në provincat e tyre në mënyrë të drejtë (neni 5). Ata zotoheshin të respektonin trojet dhe autonominë e njëri-tjetrit, duke vepruar individualisht dhe në grup si garantues për të përmbushur premtimet dhe në mbështetje të qeverisë qendrore për çdo kundërshtim që mund të lindte ndaj reformës. Zotimi përfshinte marshimin drejt Stambollit kurdoherë që të dëgjonin për rebelime dhe për këtë nuk u nevojitej aspak leja e sulltanit (neni 6). Në këtë mënyrë, marrëveshja nuk përmbante ndonjë program specifik mbi reformën ushtarake, por projekti i përgjithshëm i diskutimeve dhe parashikimet në të tregonin se Nizami Xhedidi i Selimit parashihej të rindërtohej duke pasur mbështetjen e plotë të atyre që ishin të pranishëm. Disa burime dëshmojnë se Mustafa Bajraktari propozoi që reforma të bëhen edhe me ushtarakët e vjetër, duke i dhënë fund parregullsive në emërime, duke shtruar kërkesën ndaj ushtarakëve të pamartuar që të jetonin në kazerma dhe të gjithë ushtarakët t’u nënshtroheshin disiplinës dhe stërvitjeve ushtarake në shkëmbim të pagave që merrnin. Këtu përfshihej edhe marrja e armëve evropiane. Megjithatë, këto plane nuk u pasqyruan në asnjë pikë të dokumentit.4 Disa autorë e përmendin dokumentit në fjalë si “Magna Carta e osmanëve”, pasi ai ishte një marrëveshje ndërmjet sunduesit dhe fisnikëve të tij, që do të shërbente si kushtetutë e shkruar. Përpjekjet për të kufizuar pushtetin e sulltanit përsa i përket taksave dhe vendosjen e ndërsjellësisë së përgjegjësive dhe të detyrimeve dhe caktimi i vijave ndarëse ndërmjet qeverisë dhe sulltanit ishin, në të vërtetë, hapa drejt kushtetutshmërisë. Por sulltani, që nuk dëshironte të kufizonte pushtetin e tij si sovran, e shmangu nënshkrimin e dokumentit, duke mos pëlqyer, në veçanti, pohimin e të drejtave e të privilegjeve të fisnikëve provincialë dhe premtimet për qeverisje të drejtë. Si rrjedhojë, pakti u

    3 Cevdet1, IX, 3-5; Juchereau, Revolutions, II, 199-209; Uzunçarsih, Alemdar, f. 138-143. 4 Şanizade, I, 66-72; Cevdet1, IX, 332-338; Juchereau, “Revolutions”, II, 343-346; Karal, OT, V, 96

  • 21

    nënshkrua vetëm nga katër fisnikë. Pjesa tjetër u kthye në vendet e veta ndërsa konferenca vazhdonte punimet, pasi kuptuan se pavarësia e tyre do të kufizohej edhe nëse premtonin të ndihmonin qeverinë, të sundonin me drejtësi dhe të luftonin njëri-tjetrin për hir të qeverisë. Për më tepër, në ndryshim me Magna Carta-n, Dokumenti i Marrëveshjes nuk shërbeu për të zgjeruar çështjen e kushtetutshmërisë në Perandorinë Osmane.5 Për rrjedhojë, ai pati ndikim dhe rëndësi të kufizuar. Ushtria e Segbani Xhedidit Ndoshta ngaqë pas kësaj sulltani ndihej më i sigurt për mbështetjen e fisnikëve, apo nga frika se ata mund të hidhen kundër tij, menjëherë pas nënshkrimit të Dokumentit të Marrëveshjes, Mustafa Bajraktari u mundua të rindërtojë Nizami Xhedidin, por këtë e bënte në mënyrë të kujdesshme e të fshehtë për të mos alarmuar kështu kundërshtarët. Bërthama e forcës së re përbëhej nga një trupë pushkatarësh të shpejtë prej 3000 vetësh, që ishin sjellë në konferencë nga kadi Abdurrahman Pasha, të cilëve Bajraktari u shtoi të mbijetuarit e Nizami Xhedidit së bashku me ushtarë të sjellë nga pashallarët Karaosmanollu dhe Çapanollu. Kazermat e vjetra, që më parë ishin përdorur nga trupat e Nizami Xhedidit në Leventçiflig dhe në Yskydar, tashmë u riparuan dhe u vunë në shërbim të trupave të reja (3 tetor 1808). Në trupë u shtuan rreth 5.000 vullnetarë dhe në të gjithë Perandorinë u nxorrën urdhëra për rekrutime të reja. Për të shmangur qëndresën e jeniçerëve, armata e re nuk u quajt më Nizami Xhedid, por u inkuadrua në organizimet e vjetra ushtarake, të atashuara me trupën e kapëkulluve, pranë njësisë së trupës së segbanëve (mbajtësit e qenve), e cila ishte degë e jeniçerëve, dhe që pas kësaj do të njihej si Segbani i Ri (Segbani Xhedid).6 Kryeveziri emëroi komandant të trupës së re një ish-oficer të Nizami Xhedidit, Sulejman Again, ndërsa kadi Abdurrahman Pasha shërbente si komandanti i vërtet i saj. Edhe pse armata e re nuk kishte fondet e saj, për të u ngrit një ministri e re, e cila do të siguronte fondet e duhura për trupën dhe do të quhej Ministria e Çështjeve të Luftës së Shenjtë (Umur-u Xhihadije Nezareti), emër që do të pëlqehej shumë nga ulemaja. Trupa ishte parashikuar të përbëhej nga 160.000 vetë dhe të ndahej në 100 regjimente (apo bylykë) dhe 3 divizione. Megjithatë, si fillim, armata e re do të kishte gjithsej vetëm 10.000 ushtarë dhe oficerë.

    5 Berkes, f.90-91; Lewis, f. 74-75; Inalcık, “Sened”. 6 Cevdet1, IX, 9, 12; Şanizade, I, 97-98; Uzunçarşılı, Alemdar, f. 144-145; Karal, OT, V, 97

  • 22

    Reforma të tjera ushtarake Flota osmane u riorganizua, gjithashtu, nën komandën e kujdestarit dhe të këshilltarit të ngushtë të Mustafa Bajraktarit, Abdullah Ramiz efendiut, i cili përjashtoi shumë njerëz të paaftë, nxorri nga shërbimi anijet e vjetra dhe nisi ndërtimin e të rejave. Kazermat e Galatës, që ishin kthyer në qendra rebelimesh dhe komplotesh, u mbyllën ndërsa marinarëve iu kërkua të jetojnë në porte apo në anijet e tyre.7 Mustafa Bajraktari u mundua të reformojë edhe jeniçerët. Ai nxorri vendime që ndalonin shitjen e posteve, prezantoi sistemin e vjetër të emërimit sipas gradës dhe vjetërsisë dhe u kërkoi të gjithë anëtarëve të trupës të kryejnë stërvitje të rregullta dhe të kenë disiplinë. Ai propozi që jeniçerët të paguajnë për tollonat që merrnin për shpenzimet e tyre dhe jeniçerët pa shërbim të pezullohen, duke u munduar, kështu, të nxirrte paratë që do të shpenzoheshin për ushtrinë dhe flotën e re. Megjithatë, Mahmudi II, që kishte nuhatje të madhe politike, druhej se ndërprerja e të ardhurave ndaj disa mijëra njerëzve në mënyrë të papritur, do të çonte në lindjen e revoltave. Për këtë arsye, ai ndërhyri që masat në fjalë të pezullohen dhe të zëvendësohen me pagesa të përgjysmuara, ndërsa për ata që nuk u bindeshin masave vullnetarisht do të kishte konfiskime pasurish pa kompensim.8 Reagimi i konservatorëve Por këto masa ndikuan në lindjen e reagimeve të opozitës konservative ndaj sulltanit dhe kryeministrit të tij. Ata, të cilëve iu kërkua të shërbejnë në trupën e re apo të dorëzojnë anëtarësitë e pabaza që kishin në trupën e vjetër, u zemëruan nga humbja e pozitave. Trupat e vjetra dhe masa e popullit nuk ishin gënjyer nga emri që i ishte dhënë armatës së re dhe e urrenin praninë e saj. Nga ana tjetër, Mustafa Bajraktari dhe njerëzit e tij që nuk ishin mësuar me pushtetin e ofiqit të tyre dhe jetën në qytetet e mëdha, shumë shpejt nisën të silleshin në mënyrë aq arrogante dhe vetëshkatërruese, saqë arritën të fyejnë edhe vetë sulltanin dhe ata që i kishin mbështetur më parë. Bajraktari sillej sikur ai të ishte sunduesi i vërtetë, lëshonte urdhëra pa ndjekur formalitetet e diskutimeve dhe të konsultimeve dhe protestave të Mahmudit iu përgjigj duke kërkuar zëvendësimin e tij me Selim Girajin, mëtuesin e fronit të Hanatit të Krimesë, që në atë kohë banonte në Stamboll.9 Në këtë mënyrë Bajraktari dhe mbështetësit e tij krijuan një armiqësi të përgjithshme duke keqpërdorur postin e tyre, nëpërmjet të cilit grumbullonin pasuri për vete, si dhe duke konfiskuar timare të shumta dhe prona të fondacioneve fetare në rastet kur administratorët e tyre nuk ushtronin dot të drejtat e tyre mbi to. Populli i Stambollit nisi të irritohej nga sjellja arrogante e ushtarëve të kryevezirit, që, ndërsa patrullonin 7 Asim, II, 237-240; Şanizade, I, 99-100, Cevdet1, IX, 16 Uzunçarşılı, “Alemdar”, f. 144-147. 8 Uzunçarşılı, “Alemdar”, f. 145-146; Asım, II, 237-238; Şanizade, I, 78-79; Cevdet1, IX, 10-11; Karal, OT, V, 97; Schlechta-Wssehrd, p.191-192. 9 Uzunçarşılı, “Alemdar”, f. 212; Juchereau, “Histoire”, II, 250-251.

  • 23

    rrugët, ndërshkonin padrejtësisht dyqanxhijtë dhe pronarët e tjerë. Si rrjedhojë, Mustafa Bajraktari dukej se e kishte mbushur kupën duke shkelur thuajse mbi të gjithë me karakterin e rëndë e të dhunshëm që shfaqte dhe me kënaqësitë që fitonte ndërsa trembte dhe fyente këdo që i vinte pranë.10 Rrëzimi i Mustafa Bajraktarit dhe triumfi i reaksionit Ushtria dhe rojat vetjake të Bajraktarit dhe ushtria e Segbani Xhedidit, pjesë të së cilës ishin ende në procesin e mobilizimit dhe të stërvitjes, e bënë atë të gjithëpushtetshëm në Stamboll. Si rrjedhojë, armiqtë e tij shtynë fisnikët e Bullgarisë kundër tij, të cilët organizuan një sulm kundër Rusçukut në mes të tetorit. Bajraktari u detyrua të dërgojë shumicën e ushtarëve të tij për të mbrojtur pozitat në Bullgari dhe i zëvendësoi ata me malësorë të papunë që i kishte rekrutuar në Rumeli. Ushtarët e rinj të kryevezirit tashmë endeshin nëpër rrugët e Stambollit duke iu gëzuar mirësive të qytetit e duke plaçkitur edhe më shumë se pararendësit e tyre, por ata nuk ia dolën të siguronin mbrojtjen e duhur ndaj zotërisë së tyre.11 Dhe më në fund, shfaqja e parë publike e ushtarëve të Segbani Xhedidit gjatë çeljes së iftarit në ditën e fundit të Ramazanit, në ditën më të shenjtë të vitit islam (14 nëntor 1808) do të nxiste revoltën kundër Bajraktarit. Jeniçerët, që ishin të pranishëm gjatë iftarit, u acaruan aq shumë nga sfida e hapur e armiqve të tyre, saqë vrapuan drejt kazermave të tyre duke ngritur të gjithë trupën në revoltën që u ndez edhe më shumë nga përhapja e lajmit (të rremë) se kryeveziri kërkonte të shkatërronte trupën e tyre përgjithmonë. Në agimin e ditës tjetër, rebelët u drejtuan në Portën e Lartë, ku dyert qëndronin ende të hapura me rastin e festës. Ardhja e tyre papritmas detyroi Bajraktarin dhe rojat e tij vetjake të strehohen në një punishte të vogël baruti aty pranë. Por në çastin kur jeniçerët ishin duke u futur në punishte nga çatia, fuçitë e barutit shpërthyen, ndoshta aksidentalisht apo nga duart e Mustafa Bajraktarit, i cili mbeti i vrarë së bashku me njerëzit e tij dhe disa qindra jeniçerë që qëndronin jashtë.12 Edhe kësaj radhe, Stambolli ra viktimë e mallkimit të ushtarëve rebelë fitimtarë, të cilët i kërkuan sulltanit t’u japë një aga të ri dhe një kryevezir më të pranueshëm për ta. Mahmudi tashmë ishte kthyer në gjendjen që Selimi kishte përjetuar pak kohë më parë. Por ai kishte mësuar nga e kaluara. Ai e dinte se lëshimet vetëm sa do të nxisnin rebelët të kërkonin gjithnjë e më shumë, derisa froni i tij t’i jepej me siguri Mustafait të rrëzuar, i cili kishte shumë mbështetës në pallat dhe jashtë. Në vend që të dorëzohej përpara kërkesave, ai fitoi kohë, ndërsa urdhëroi Ramiz pashain dhe kadi Abdurrahmanin të sillnin trupat e tyre në pallat (15 nëntor). Pas kësaj, ai i hodhi poshtë kërkesat e rebelëve dhe kur jeniçerët sulmuan, ata u zbrapsën keqas nga garnizoni i përforcuar i sulltanit.

    10 Şanizade, I, 98; Asım, II, 240; Cevdet1, IX, 15-18. 11 Uzunçarşılı, Alemdar, f. 213-214, I, 105; Cevdet1, IX, 20; Schlechta-Wssehrd, p.198. 12 Asım, II, 243; Şanizade, I, 107-109; Cevdet1, IX, 26, 30-31, 33-35; Juchereau, Revolutions, II, 233.

  • 24

    Mahmudi siguroi edhe më tej pushtetin e tij duke urdhëruar ekzekutimin e Princ Mustafait dhe duke i hequr, kështu, rebelëve kandidatin alternativ për fronin osman.13 Ngjarjet në fjalë do të çonin në lindjen e një konflikti të gjerë. Jeniçerët, që kishin fituar mbështetjen e artizanëve dhe të huliganëve në qytet, nisën një sulm masiv kundër pallatit, të drejtuar nga Shën Sofia, dhe në të njëjtën kohë i ndërprenë furnizimet me ujë (16 nëntor 1808). Segbanët e rinj u përgjigjën me sulme jashtë pallatit, por atyre u mungonte organizimi dhe stërvitja e duhur dhe, të përballur me një armik që kishte epërsi numerike, ata nuk mundën të çajnë rrethimin. Në të njëjtën kohë, flota nisi të bombardojë kazermat e jeniçerëve dhe pozicionet e tyre përreth pallatit nga Kepi i Artë, ku ishte e vendosur. Bombardimet e flotës shkaktuan zjarre të mëdha, të cilat shkatërruan pjesë të mëdha të xhamisë së Sulltan Ahmetit, të Shën Sofisë dhe lagjen e Divan Jollusë, ku mbetën të vrarë disa mijëra qytetarë të pafajshëm. Pas kësaj, paria e jeniçerëve e kuptoi se në këtë mënyrë nuk mund të fitonte dhe se marrëveshja ishte rruga e vetme. Ata pranuan të nënshkruajnë, më pas, Marrëveshjen e Bindjes (Sened-i İtaat) ndaj sulltanit në shkëmbin të aministisë që ai u premtoi, por marrëveshja nuk u pranua nga jeniçerët e rangjeve të ulëta, të cilët kundërshtonin ekzistencën e trupës së segbanëve, ndërsa të tjerë prej tyre nuk mund të pranonin aktin e ekzekutimit të princ Mustafait dhe për këtë kërkonin rrëzimin e Mahmudit. Megjithatë, Mahmudi vazhdonte të bënte qëndresë në pallat me ndihmën e segbanëve. Në gjendjen e krijuar, ulemaja detyroi ushtarët rebelë të pranojnë kushtet e dhëna si e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga zhdukja Derën e Osmanit. Por në bisedimet që pasuan, çështja e segbanëve ishte më e vështira për t’u zgjidhur. Më në fund, pas diskutimesh të gjata, më 17 nëntor, u arrit një marrëveshje, sipas së cilës trupa e segbanëve do të shpërndahej, por anëtarëve të saj do t’u lejohej të jetonin në Stamboll pa u cënuar dhe sulltanit nuk do t’i kërkohej të dorëzonte asnjë nga mbështetësit e tij që ishin strehuar në pallat. Në gjendjen e krijuar, marrëveshja në fjalë ishte më i mira që mund të arrihej.14 Megjithatë rebelët nuk e respektuan marrëveshjen. Ndërsa segbanët po largoheshin nga pallati sipas marrëveshjes dhe ishin të çarmatosur e pa uniforma, jashtë pallatit atyre u kishin ngritur pritë, ndërsa grupe të tjera sulmuan dhe shkatërruan kazermat e tyre duke vrarë kë gjetën brenda. Mes të vrarëve kishte edhe një numër fisnikësh që kishin mbështetur reformat, ndër të cilët edhe Ramiz pashai dhe kadi Abdurrahmani. Deri në këtë çast dukej sikur reaksionarët kishin fituar. Megjithatë, Mahmudi qëndronte ende në fron, ndërsa ishte më i vendosur se kurrë për të vazhduar reformat, i bindur se trupa e re nuk mund të ndërtohej në mënyrë të efektshme në rast se trupa e vjetër, interesat e të cilës cënoheshin, nuk shkatërrohej plotësisht. Për më tepër, ai kishte kuptuar se reforma nuk duhej të prekte vetëm ushtrinë, por duhej të mbulonte të gjithë spektrin e institucioneve dhe të shoqërisë osmane. Mësimet e nxjerra deri më tani do të zbatoheshin në vitet që do të pasonin.15 13 Uzunçarşılı, Alemdar, f. 165. 14 Asım, II, 258-259; Şanizade, I, 141; Cevdet1, IX, 47. 15 Levy, f.. 60-86; Asım, II, 237-260; Şanizade, I, 91, 100-105, 107-112, 116-148; Cevdet1, IX, 12-55; Juchereau, “Histoire”, II, 250-271, dhe “Revolutions”, II, 217-239; Schlechta-Wssehrd, f. 199-228; Şanizade, I, 105-144; Arapyan, f. 16-26; Uzunçarşılı, Alemdar, f. 154-183.

  • 25

    Vitet e përgatitjes, 1808 – 1826 Rezultatet e ngjarjeve të rëndësishme të nëntorit 1808 nuk ishin aq vendimtare sa ç’kishin qenë ato të revolucionit që kishte rrëzuar Selimin III një vit më parë. Luftimet kishin marrë fund jo nëpërmjet një dorëzimi pa kushte, por si pasojë e marrëveshjes së arritur. Si rrjedhim, Mahmudi II nuk ishte në pozita aq të dobëta ndaj rebelëve sa ç’kishte qenë Mustafai IV. Megjithatë, elementet kryesore të pushtetit nuk qëndronin në duart e tij. Provincat e Perandorisë qëndronin në duart e fisnikëve, të cilët, praktikisht, i kundërshtonin, tashmë, detyrimet ndaj tij. Trupa e re e segbanëve, e cila ishte themeluar si një instrument pushteti vetjak dhe, në të njëjtën kohë, si hapi i parë drejt modernizmit të ushtrisë, tashmë ishte zhdukur dhe forca e vetme ushtarake që ekzistonte përbëhej nga të njëjtët njerëz që kishin kundërshtuar reformat. Por Mahmudi II kishte treguar vendosmëri dhe përmbajtje të madhe gjatë krizave. Ai kishte dëshmuar forcën e tij për të luftuar, madje për të luftuar mirë, për të vënë në jetë vendimet që ai besonte. Në këtë drejtim, ai ndryshonte thellësisht me pavendosmërinë dhe dobësitë që kishin shoqëruar figurën e Selimit. Ky karakter do t’i shërbente atij gjatë 18 viteve në vijim, gjatë të cilave ai do të punonte për të ngritur një plejadë ushtarësh dhe shtetarësh të përkushtuar dhe do të priste ditët kur çasti do të vinte për të lëvizur një herë e mirë për të riparuar dëmet që perandoria kishte pësuar prej kohësh. Rindërtimi i ushtrisë Hapi i parë që Mahmudi duhej të merrte pas humbjes së segbanëve ishte rindërtimi i trupave tradicionale në mënyrë që Perandoria të kishte disa trupa, me të cilat të mund të përballej me armiqtë e saj, në veçanti Rusinë, me të cilën kishte vazhdimisht fronte lufte të hapura. Edhe kësaj radhe, sulltani nxorri dispozita, nëpërmjet të cilave u kërkonte jeniçerëve dhe spahinjve që t’u qëndronin besnikë rregullave tradicionale, që në emërimin e oficerëve të merrej parasysh aftësia dhe jo çështjet politike apo ryshfetet dhe që të gjithë ata që nuk stërviteshin dhe shërbenin në ushtri duhej të largoheshin. Megjithatë, pas çmobilizimit të segbanëve, urdhëresa të tilla nuk mund të zbatoheshin lehtësisht. Jeniçerët vazhdonin të ishin sërish të padisiplinuar, të keqstërvitur dhe të keqarmatosur. Aftësia më e mirë e tyre ishte mbrojtja e rendit të vjetër dhe jo përballja me ushtritë bashkëkohore evropiane. Nga ana tjetër, spahinjtë feudalë ishin kthyer në pjesë të një aristokracisë fshatare, ndërsa pjesa më e mirë e timareve kishte rënë në duar të çifligarëve të mëdhenj, të cilët në shumicën e rasteve qëndronin si sundues autonomë të provincave të tyre dhe ishin ortakë të çifligarëve të mëdhenj. Megjithatë sulltani arriti disa suksese në këtë kohë, si rindërtimi i trupave të vjetra vjetra, të cilat kishin hyrë në procesin e reformës kohë më parë dhe ishin të gatshme për pranimin e disiplinës dhe të ndryshimeve. Këtu vlen për t’u theksuar trupa e topçinjve dhe e transportuesve të topave

  • 26

    (numri i të cilëve ishte përkatësisht 4.910 dhe 2.129), të cilët ishin ndërtuar si një forcë efikase luftuese gjatë fundit të sundimit të Selimit.16 Mahmudi arriti të vendosë njerëzit e tij si komandantë të trupës, u rriti rrogat, i furnizoi me armatime të reja dhe me kazerma më të mira dhe, pa bërë shumë zhurmë, arriti të dyfishojë forcën e tyre, kështu që në vitin 1826 ata numëronin afro 10.000 topçinj dhe 4.400 transportierë topash gjithsej, të cilët shërbenin si balancues ndaj forcës së jeniçerëve.17 Mahmudi ndërtoi edhe një forcë artilerie malore prej 1.000 vetësh, të stërvitur dhe të organizuar sipas metodave perëndimore, e cila, edhe pse u thye dhe u shkatërrua nga rusët në 1812, u rindërtua sërish më pas duke i shërbyer sulltanit si një forcë besnike, e stërvitur dhe e paguar mirë, dhe si pjesë e gardës së tij personale, që e mbronte ndaj veprimeve të kundërshtarëve të tij.18 Kërcënimet e vazhdueshme që perandoria merrte nga jashtë e bënin të nevojshme vëmendjen ndaj sistemeve ushtarake. Për këtë, Mahmudi punoi vazhdimisht për të rindërtuar dhe modernizuar flotën osmane nën drejtimin e kryeadmiralit Mehmet Husrev Pasha (guvernator i Egjiptit përpara Muhamed Aliut). Ai shërbeu në këtë post për 12 vjet, në dy afate (22 dhjetor 1811 – 2 mars 1818; dhe 9 dhjetor 1822 – 9 shkurt 1827). Në përgjigjen që Porta e Lartë duhej të jepte ndaj rebelimit grek, u ndërtuan luftanije të reja. Për të zëvendësuar detarët grekë nga ishujt e Egjeut, Porta e Lartë rekrutoi detarë myslimanë, të cilëve u siguroi paga dhe kushte të mira punësimi, në mënyrë që ata të pranonin kushtet e vështira të stërvitjes dhe disiplinën që kërkohej.19 Pas përfundimit të luftës me Rusinë, flota e Danubit u modernizua gjithashtu, së bashku me bazat e saj në Ibrail, Silistri, Rusçuk dhe Vidin.20 Që në vitet e para të sundimit të Mahmudit, në kufijtë e Perandorisë u riparuan kështjellat dhe u krijuan trupa të reja garnizonesh kufitar,e që kishin aftësi dhe dëshirë për t’i qëndruar armikut.21 Arsenalet detare dhe të artilerisë, së bashku me fabrikën e barutit, të ndërtuar nga Selimi në Azadllë, u riorganizuan dhe u modernizuan me ndihmën e teknikëve të huaj. Për më tepër, njerëzit e Mahmudit rishikuan procedurat e sigurisë, për të qenë të sigurt se njerëzit që punonin në to ishin besnikë dhe syçelë.22 Dhe së fundi, topa të rinj, musketa dhe armë të tjera të vogla u blenë në Evropë dhe u vendosën në pallat e gjetkë, për të qenë të gatshme kur ato do të duhej të përdoreshin në shërbim të sulltanit.23

    16 Shaw, “Between Old and New”, f. 122-123. 17 BVA, “Kanunname-i Askeri”, II, 1a-b; Uzunçarşılı, “Kapukulu”, II, 108. 18 BVA, Kepeci, numrat 3258, 3259; Kanunname-i Askeri, II, 1a-7b; Cevdet Askeri, no. 449; ; Şanizade, II, 156; Cevdet1, XII, 167; Levy, f. 101-103. 19 Esat, “Tarih”, I, 258a-b, 296b-297a; Cevdet1, XII, 122; Levy, f. 103-105. 20 Şanizade, III, 22-25. 21 Cevdet2, X, 218-219; Şanizade, IV, 98, 104-106, 128-129; Levy, f. 106; BVA, Kepeci, nos. 4825-6, 4829-35, 4985. 22 Lütfi, V, 145-146. 23 BVA, HH 48523, 48958; BVA, Kepeci, 6699, 6702, 6706; Levy, p.106.

  • 27

    Pasi rifitimit të besimit ndaj rojave personale, lëvizja tjetër që sulltani do të bënte ishte reformimi i jeniçerëve në masën më të madhe të mundshme dhe caktimi i njerëzve të tij në pozitat kyçe të trupës. Oficerët dhe çdokush tjetër që kundërshtonte hapur autoritetin apo ngrinin zërin ndaj masave ushtarake të tij ndërshkoheshin duke u internuar dhe në disa raste edhe duke u ekzekutuar në mënyrë të fshehtë. Oficerët e vjetër të trupës nisën të zëvendësoheshin me më të rinj, të cilët ishin më të hapur ndaj ndikimit të pallatit dhe më të besueshëm për sulltanin.24 Në këtë mënyrë, Mahmudi do të siguronte mbështetjen e Hysen agait, i cili u bë aga i të gjithë trupës (26 shkurt 1823). Duke pasur mbështetjen e Ali pasha Silahtarit, Hyseni përfitoi nga posti i këtij të fundit si kryevezir (10 mars – 13 dhjetor 1823) për të larguar disidentët nga trupa duke i përjashtuar, duke nxjerrë me detyrim në pension dhe duke pezulluar. Lëvizjet qenë aq të mëdha, saqë sulltani e shpërbleu me gradën e vezirit dhe titullin e pashait. Pas kësaj, ai do të njihej si aga Hysen pasha apo shkurt si Aga pashai, duke u kthyer në një nga figurat më të rëndësishme ushtarake të kohës.25 Por kur këto lëvizjet drastike nxitën kundërshtime brenda korpusit të jeniçerëve, Mahmudi e largoi Aga pashain nga detyra e komandantit të trupës (tetor 1823) dhe e caktoi guvernator të Bursës e të Izmitit dhe komandant të kështjellave të Bosforit, duke dashur ta mbrojë këtë të fundit nga armiqtë e tij dhe duke pasur kujdes që forcat e rëndësishme pranë qytetit të drejtoheshin nga një komandant i besueshëm dhe oficer i aftë.26 Largimi i Hysenit agait nga trupa e jeniçerëve nuk do të thoshte se Mahmudi kishte hequr dorë nga planet për të pasur mbështetjen e oficerëve të trupës, por kjo lëvizje vetëm sa e ndihmoi sulltanin duke krijuar një vend të lirë më shumë në hierarkinë e jeniçerëve, që do të përdorej si mundësi për të vënë njerëz të besueshëm në vende kyçe të armatës. Njëri nga personat që u ngritën në këtë mënyrë ishte Xhelaledin Mehmet agai, i cili, në shtator të vitit 1825, u emërua si komandanti i fundit i armatës dhe, nëpërmjet këtij posti, ai ndihmoi sulltanin për të dobësuar dhe, më në fund, për të shkatërruar trupën.27 Një tjetër i promovuar ishte edhe Ahmeti Pabuçiu (Ahmet Pabuçu), një oficer i Armatës Detare që ndërtoi një forcë lundërtarësh dhe rojash në Kepin e Artë, të cilët i vuri në shërbim të sulltanit, duke arritur të sigurojë një varg emërimesh detare që kulminuan me postin e kryeadmiralit menjëherë pas shkatërrimit të trupës së jeniçerëve (24 tetor 1828 – 13 janar 1830).28 Megjithatë përpjekjet e mësipërme ishin vetëm politike dhe ato nuk arritën të kthehen në politika që do të synonin të reformonin apo të disiplinonin trupën. Si pasojë, jeniçerët vazhduan të mbeten të pazotë si edhe më parë, të vazhdojnë të thyhen nga 24 Reed, f. 51-70; Levy, f. 107; Esat, “Tarih”, I, 8a, 41a, 94a-b, 139-141a, 155b, 248a-b, 290b, 316b; Şanizade, I, 185, 201-202, II, 11-13, 76-78, 234-237, 291-292, III, 89-90; “Vakayi-i Enderun, f. 206-207, 223, 238-239, 288-289; Cevdet1, IX, 208, 210, 228, 273, 293, XII, 61, 79-80, 123-151; BVA, HH 17884, 17328; Uzunçarşılı, “Kapukulu”, I, 522. 25 Howard Reed, “Agha Huseyin Pasha,” EI 2, III, 628-629; Levy, f. 108-109; Esat, “Tarih”, I, 162a-b; “Vakayi-i Enderun”, p.271. 26 Cevdet1, XII, 82-84, 96-97; Levy, f. 108-109; Walsh, “Residence”, II, 502-518. 27 Cevdet1, XII, 123, 151. 28 Cevat, I, 369; Walsh, “Residence”, II, 518-520; Levy, f. 109.

  • 28

    rebelët grekë dhe krijojnë turbullira nëpër rrugët e Stambollit, ndërsa njësitë e vendosura nëpër provinca vazhdonin të shkaktonin më shumë probleme për zyrtarët dhe popullatat vendëse sesa edhe vetë armiqtë.29 Lufta për pushtet politik Mahmudi II ishte i ngadaltë në shtrirjen e pushtetit dhe në kryerjen e reformave, për arsyen e vetme se ai nuk ishte zotërues i shtëpisë së tij. Pushteti i vërtetë i Klasën Sunduese qëndronte në duart e parisë së institucioneve shtetërore, të cilët do të kishin qenë mesë të lumtur ta shohin sulltanin të rrëzuar në rast se në Shtëpinë e Osmanit do të kishte kandidatë për ta zëvendësuar. Në regjimin osman, gjatë dhjetëvjeçarëve të parë të sundimit të Mahmudit, kishte disa qendra politike që zotëronin fuqi politike. Kështu, shejhulislami përfaqësonte dhe kontrollonte të gjithë ulemanë. Agallarët e jeniçerëve dhe të trupave të tjera, së bashku me komandantët e regjimenteve të ndryshme, përbënin një tjetër forcë, sikurse edhe kryeqatipi përfaqësonte shkruesit dhe zyrtarët e plotëfuqishëm në luftërat e pafund për pushtet. Në këtë situatë, sulltani luante lojën në mënyrë më të mirë që të mundte, duke zhvendosur emërimet nëpër pozita sa për interes të një partie, aq edhe për tjetrën, duke mos u lejuar në asnjë çast kundërshtarëve të tij të qëndrojnë në pushtet për një kohë të gjatë dhe të ndërtojnë baza mbështetëse dhe duke krijuar në të njëjtën kohë pushtet të mjaftueshëm për vete, me të cilin mund të kontrollonte fuqinë e përgjithshme të kundërshtarëve dhe të vendoste mbështetësit e tij në pozita të rëndësishme. Njëri nga udhëheqëit konservatorë më jetëgjatë dhe më me ndikim të kohës ishte Mehmet Sait Halet efendiu (1761 – 1823), i cili ishte anëtar i ulemasë dhe mik i ngushtë i Galip Dedesë, dervishit mevlevi të teqes së Gallatës. Haleti kishte shërbyer si ambasador osman në Paris, falë mbështetjes që kishte pasur nga pallati gjatë sundimit të Selimit, por shërbimi i tij i gjatë (1802 – 1806) në Paris vetëm sa i kishte shtuar kundërshtimet për pranimin e metodave perëndimore në Perandorinë Osmane. Pas kthimit në Stamboll, ai kishte marrë pjesë në koalicionin e konservatorëve që mundësoi rrëzimin e Selimit, por për shkak të ndenjave probritanike, ai ishte syrgjynosur në Kytahja gjatë kohës së rrëzimit të Mustafait IV dhe sundimit të përkohshëm të Mustafa Bajraktarit. Pas kësaj, ai mundi t’i shërbejë Mahmudit II gjatë viteve të para në pushtet. Roli i tij në dhënien fund të sundimit të gjatë të udhëheqësit mamluk të Bagdadit, Sulejman Agait, dhe vendosja e kontrollit të drejtëpërdrejtë osman në Irak (1810) e bënë sulltanin të fitojë një konsideratë të veçantë për të dhe emërimi i tij si mbikëqyrës i oborrit të sulltanit (kethüda-i rikab-i hümayun) e më pas si vulëmbajtës i Këshillit Perandorak (10 shtator 1815) e kthyen atë në këshilltarin më të afërt politik dhe ushtarak të Mahmudit. Edhe pse Haleti do të mbështeste dhe ndihmonte Mahmudin në organizimin e fushatave ushtarake kundër

    29 Şanizade, I, 349-353, IV, 103-104, III, 50-53, 87-88; Cevdet1, IX, 208-210, XI, 71-73.

  • 29

    fisnikëve dhe armiqve të ndryshëm të jashtëm, ai ishte kundërshtar i çdo përpjekjeje për modernizim, sidomos të trupës së jeniçerëve, dhe për këtë edhe ndërtoi një koalicion udhëheqësish konservatorë. Mesa mund të kuptohet, mbështetja e tij për synimet e Mahmudit për të dobësuar fisnikët provincialë ishte, në të vërtetë, një përpjekje për të forcuar miqtë e tij mes jeniçerëve dhe ulemasë, duke eliminuar, në këtë mënyrë, rivalët e tyre kryesorë politikë nëpër provinca.30 Opozitën kryesore Haleti e hasi te kryeadmiral Mehmet Husrev pashai, te kryeqatipi Xhanip Mehmet Besim efendiu (1817 – 1821), që ishte zotërues i elementeve më të mira të kulturës perëndimore e islame, si dhe te Mehmet Sait Galip pashai (1763 – 1829), që ishte, ndoshta, liberali më i madh i kohës. Galipi, që kishte lindur në Stamboll, e kishte nisur karrierën në rininë e tij si zyrtar i korporatës së shkruesve, duke u zgjedhur nga Selimi si i dërguar i tij i veçantë në Paris për bisedimet që kulmuan me Paqen e Amjanit (1802). Galipi kishte përpiluar për sulltanin një raport që do të ndikonte në mënyrë drastike përpjekjet e Selimit për reformë.31 Pas kësaj, ai u kthye në udhëheqësin më të rëndësishëm të korporatës së shkruesve për dhjetëvjeçarin që do të pasonte, ku edhe shërbeu si reis në tri periudha (tetor 1806 – 25 korrik 1807; 16 prill 1808 – korrik 1811; dhe 22 janar – korrik 1814). Ai qe një anëtar aktiv i Komitetit të Rusçukut, që vendosi Mahmudin në fron. Ai kishte mbështetur fuqishëm edhe reformat e Mustafa Bajraktarit dhe kishte arritur t’i shpëtonte ekzekutimit nga ana e rebelëve vetëm falë emrit të mirë që gëzonte për ndërshmëri dhe, ndoshta, nga mungesa e dëshirës që rebelët kishin për të poshtëruar shkruesit.32 Së fundi, Galipi përdori ekspeditën e Haletit kundër Ali pashait të Janinës (1820), e cila çoi në vdekjen këtij të fundit dhe fillimin e Revolucionit Grek (mars 1821), si pretekst për të siguruar pezullimin dhe internimin e Haletit (nëntor 1822) dhe vrasjen e tij pak më vonë.33 Largimi i Haletit i siguroi Mahmudit më shumë dorë të lirë për të manipuluar grupimet politike dhe individët e veçantë. Haleti u zëvendësua si kryevezir nga rivali i tij, Abdyllah Pasha Deliu (10 nëntor 1822 – 10 mars 1823), të cilit ju ngarkua si detyrë largimi nga postet qeveritare i miqve të Haletit. Pas kësaj, edhe ai u pezullua, mesa duket nga dështimi i tij për të kontrolluar trupën e jeniçerëve.34 Abdyllahu do të zëvendësohej nga shpatëmbartësi i dashur i sulltanit, Ali Pasha Silahtari (10 mars – 13 dhjetor 1823), kontributi kryesor i të cilit do të ishte thellimi i emërimit të njerëzve besnikë në postet kryesore të jeniçerëve dhe përmbajtja e shejhulislamit nga reagimet e forta kundër lëvizjeve të sulltanit.35 Zëvendësuesi i tij qe Galip pashai, i cili u soll në pushtet me shpresën së përvoja e tij në marrëdhëniet me jashtë do ta ndihmonte atë në zgjidhjen e

    30 Cevdet1, XI, 5-7, 93-94; Şanizade, III, 50-54. 31 Shaw, “Between Old and New”, f. 450, n. 26. 32 Cevdet1, IX, 40; Şanizade, I, 139. 33 Levy, f. 97; Cevdet1, XII, 64-65; Tekindağ, “Halet Efendi,” IA, V, 123-125. 34 Cevdet1, XII, 64-66, 81-82; Esat, “Tarih”, I, 137a-b. 35 Cevdet1, XII, 82, 96; Esat, “Tarih”, I, 194a.

  • 30

    problemeve që kishte shkaktuar Revolucioni Grek dhe në zhvillimin e planeve të sulltanit për shkatërrimin e jeniçerëve (13 dhjetor 1823 – 14 shtator 1824).36 Për këtë arsye, Galipi iu përkushtua të dy problemeve në mënyrë të plotë, duke siguruar në njërën anë ndërhyrjen e ushtrisë së Muhamed Aliut për të paqësuar grekët dhe në të njëjtën kohë të përdorte dështimet që jeniçerët kishin marrë nga vetë grekët për t’i diskredituar ata, duke bindur, në këtë mënyrë, shumicën e osmanëve dhe masat popullore se institucioni ishte vjetëruar dhe nuk kishte më aftësi për të mbrojtur perandorinë. Galipi vendosi njerëzit e sulltanit nëpër pjesët e tjera të ushtrisë së kapëkulluve, duke përgatitur, në këtë mënyrë, gjendjen për ditën kur jeniçerët do të eliminoheshin një herë e mirë. Por intrigat e vazhdueshme të pallatit, si dhe mendimi se, si një ish-shkrues, ai nuk do të ishte në gjendje të drejtonte ushtrinë kur të vinte koha për t’i larë përfundimisht duart me jeniçerët, çuan në zëvendësimin e Galipit me ushtarin e aftë Selim Mehmet pasha Benderliun (14 shtator 1824 – 1828), që kishte fituar përvojë ushtarake gjatë luftimeve që kishte zhvilluar kundër rusëve, si dhe në Siri e në Tripoli. Ai kishte shërbyer edhe si kryevezir disa kohë më parë (28 mars – 30 prill 1821).37 Nëpërmjet kësaj parade ministrash, fuqia e sulltanit dhe sundimi i politikës prej tij u bë më i dukshëm, sikurse edhe vendosmëria e tij për të vendosur kontroll të plotë në rastin më të parë. Reformat e Muhamed Aliut në Egjipt Pothuajse çdo hap që Mahmudi II shpresonte të ndërmerrte në Stamboll, gjatë kësaj kohe, po vihej në punë me mënyra e reforma shumë më të suksesshme në provincën e Egjiptit, duke krijuar, kështu, precedente që do të shërbenin si shembuj, por, në të njëjtën kohë, edhe si shtytje për shumë nga reformat që sulltani ndërmori pas vitit 1826. Njeriu që po drejtonte këto reforma ishte modernizuesi më i famshëm i historisë së Lindjes së Mesme të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Mehmet Aliu, apo siç ai njihet në arabisht, Muhamed Aliu, guvernatori osman i Egjiptit nga viti 1805 deri më 1848 dhe themeluesi i dinastisë që do të drejtonte vendin për më shumë se një shekull. Problemet që Muhamed Aliut i duhej të përballonte ishin shumë të ngjashme me ato të Mahmudit II. Egjipti i kësaj kohe trashëgonte institucionet e Perandorisë Osmane që prej tre shekujsh dhe problemet që ekzistonin ishin të pothuajse të njëjta. Si rrjedhojë, edhe zgjidhjet duhej të ishin të njëjta. Megjithatë, Mahmudit II i duhej të lëvizte me kujdes, ndërsa Muhamed Aliu ishte në gjendje të ecte me reformat shumë më shpejt dhe në mënyrë të plotë, pasi ekspedita franceze në Egjipt (1798 – 1801), si dhe rivendosja e pushtetit osman më pas, e kishte zhvendosur në mënyrë efikase Klasën Sunduese dhe, së bashku më të, opozitën e interesave që kishin munduar për shumë kohë Selimin dhe Mahmudin. Prania e forcave mamluke, osmane dhe britanike në Egjipt, që kishin pasuar tërheqjen franceze, i kishin mundësuar Muhamed Aliut, i cili kishte ardhur në vend si komandant i forcave shqiptare dhe boshnjake të ushtrisë osmane, të shihej si mbrojtës i interesave popullore dhe i të

    36 Cevdet1, XII, 84. 37 Levy, f.97-101; Orhan Köprülü, “Galib Pasa,” IA, IV, 710-714.

  • 31

    drejtës së sulltanit kundër pushtuesve të ndryshëm. Për këtë arsye, ai u emërua guvernator i vendit me kërkesë popullore (14 maj 1805) dhe më pas u konfirmua në këtë post nga i dërguari i sulltanit, pasi ky i fundit kishte ardhur në vend dhe ishte njohur me mbështetjen që ai gëzonte. Pasi Muhamed Aliu u shpall guvernator, problemi kryesor që i dilte atij ishte vendosja e autoritetit të tij në spektrin politik vendës, ku ai qëndronte mes shumë rivalëve për pushtet. Dhe zgjidhja i Mehmet Aliut në këtë pikë ishte që të mbështetej në forcën e ulemasë, të artizanëve dhe të krerëve e të esnafëve tregtarë vendës, si dhe në autoritetin e sulltanit dhe të garnizonit osman, kundër kundërshtarëve mamlukë, që u printe Muhamed Elfi beu, i cili ishte njeri i britanikëve. Guvernatori i ri pasi përmbushi detyrimet financiare ndaj Stambollit, u kujdes të paguajë bakshishe të mira në oborrin e sulltanit, duke paralizuar përpjekjet e ambasadorit britanik, i cili kërkonte të siguronte transferimin e tij në Selanik (1806). Pas kësaj, Muhamed Aliu përforcoi pozitat e tij duke mposhtur mamlukët dhe duke shpërndarë ushtritë e tyre në emër të sulltanit dhe të popullit egjiptian. Në kohën e fillimit të luftës ruso – osmane (1806 – 1808), Britania u mundua të pushtojë Egjiptin sërish, por Muhamed Aliu arriti të bashkojë vendin kundër agresionit të huaj. Pas kësaj, ai arriti të zhdukë të gjithë mamlukët e mbetur nëpërmjet Masakrës së Kështjellës (1 mars 1811). Dhe më pas, me ushtarët e tij shqiptarë dhe boshnjakë, të cilët i përdornin fitoret për përfitime vetjake, ai përmbushi kërkesën e sulltanit për ndihmë kundër vahabitëve në Arabi (1811 – 1812). Suksesi kundër këtyre të fundit i dha Muhamed Aliut prestigj të jashtëzakonshëm në Stamboll dhe në Kairo. Ai arriti të kënaqë edhe ulemanë e Egjiptit duke i kthyer pronat që i ishin rrëmbyer më parë nga mamlukët, si dhe duke ruajtur këshillat konsultativë, të institucionalizuar nga francezët, për t’u dhënë dijetarëve fetarë hapësirë për t’u shprehur për politikat qeveritare. Ryshfete të shumta bënë që ulemaja të mos i kushtonte vëmendje përqendrimit hap pas hapi të të gjithë pushtetit në duart e tij. Në të njëjtën kohë, ai vazhdonte të njihte pushtetin osman dhe të paguante detyrimet në mënyrë të rregullt. Kur lindi nevoja, ai ofroi mbështetjen e duhur ushtarake në Arabi kundër vahabitëve (1818 – 1820) dhe kundër rebelëve grekë. Gjatë kohës kur Muhamed Aliu ndërtoi pushtetin e tij nëpërmjet pajtimit apo largimit të elementëve kryesorë nga politika e Egjiptit, ai zhvilloi bazat e tij të pavarura politike, kryesisht duke nisur reformat që do të ndiqeshin gjatë viteve të mbetura të sundimit të tij të gjatë. Ato përfshinin ndërtimin e një ushtrie bashkëkohore dhe të një administrate të qendërsuar, e cila do të varej vetëm prej tij, zhvillimin e pasurive ekonomike të vendit, me të cilat do të financonte reformat, nxitjen e një ideje thuajse dinastike dhe vënien e familjes dhe të ndjekësve të tij në rangun e një fisnikërie të re e të përhershme, që do të mbështeste atë dhe pasardhësit e tij. Hapi i parë që Muhamed Aliut iu desh të hidhte, ishte krijimi i një ushtrie që do të përdorej kundër rivalëve ushtarakë në vend. Për këtë, ai u mundua të modernizojë trupat osmane që ishin nën komandën e tij, duke punësuar një trupë dezertorësh francezë si komandantë të reparteve më skllevër të zinj, duke përdorur oficerë grekë dhe mamlukë për të drejtuar operacionet ushtarake dhe duke sjellë këshilltarë francezë për të stërvitur

  • 32

    ushtrinë n�