22
Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 2013/01

2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

Gjendja e Mediavenë Kosovë2013

2013/01

Page 2: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

Ky punim është publikuar me mbështetjen e Free Press Unlimited.

Instituti për Politika Zhvillimore INDEP

Botim i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP). Të

gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi

nuk guxon të riprodhohet, të ruhet në ndonjë sistem të të

dhënave apo të transmetohet, në asnjë formë apo mënyrë,

pa pëlqim paraprak nga botuesi. Botimi mund të

shpërndahet në formë elektronike, por vetëm në tërësi dhe

vetëm për qëllime jokomerciale.

Autor: Shkamb Qavdarbasha

Redaktor: Krenar Gashi

Page 3: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

PËRMBAJTJA

I. PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ................................................................. 3

II. METODOLOGJIA ................................................................................. 4

III. ANALIZË E RAPORTEVE NDËRKOMBËTARE .......................................... 4

IV RREGULLATORËT E MEDIAVE .............................................................. 9

V. SFIDAT E VAZHDUESHME .................................................................. 12

V.1 Presioni ndaj gazetarëve ....................................................................................... 12

V.2 Qasja në informata dhe dokumente ................................................................... 14

V.3 Tregu i mediave ..................................................................................................... 15

VI. PËRFUNDIME ................................................................................. 19

Page 4: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

I. PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE

Gjatë vitit 2013, sfera e mediave në Kosovë ka shënuar një përmirësim të lehtë sipas vlerësimit të shumicës së raporteve ndërkombëtare në krahasim me vitet e kaluara. Arsyeja kryesore pas përmirësimit të renditjes së vendit në këto raporte janë adoptimi i Kodit Penal të Kosovës pa disa nene të cilat kanë qenë tejet kundërthënëse. Për më shumë, aprovimi i ligjit për transmetuesin publik dhe ligji për Komisionin e Pavarur për Media (KPM) kanë qenë zhvillime të nevojshme dhe pozitive në vend. Nga ana tjetër, heqja e tatimit në vlerën e shtuar ka ndihmuar mediat e shkruara pas ndalimit të reklamave të sektorit publik në media. Këto, dhe disa zhvillime të tjera më të vogla, kanë çuar në përmirësimin e renditjes së Kosovës. Megjithatë, gazetarët dhe mediat në vend vazhdojnë të ballafaqohen me një serë problemesh të cilat janë konsistente dhe të pa përmirësuara gjatë viteve. Si problem kryesor mbetet çështja e presionit ndaj gazetarëve. Rastet e dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve akoma nuk tregojnë trende të besueshme të zbritjes. Ndërkohë, mënyrat e ndikimit ndaj gazetarëve dhe redaktorëve po evoluojnë, me përdorimin e Ligjit për Shpifje dhe Fyerje si armë për frikësimin e gazetarëve. Nga ana tjetër gjyqësori mbetet i paaftë për të procesuar shpejtë dhe në mënyrë efikase rastet e dhunës ndaj gazetarëve, duke krijuar nja ambient të pandëshkueshmërisë për palët fajësore. Ligji për Punën vazhdon të mos implementohet plotësisht nga mediumet, duke krijuar një mungesë të sigurisë për gazetarët rreth punës së tyre. Ligji për qasje në dokumente publike nuk zbatohet, dhe ka dyshime se përdoret si mjet për kontrollimin e mediave. Ndërkohë, ligji gjithashtu nuk mund të konsiderohet si një ligj i mirëfilltë i transparencës pasi që nuk i aplikohet edhe informatave por vetëm dokumenteve. Në ndërkohë, rregullatorët e mediave siç janë Komisioni i Pavarur për Media (KPM) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ballafaqohen me probleme rreth implementimit të detyrave të tyre. Në rastin e KPM-së kjo ndodh për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe mos përmbushjes së bordit të saj nga ana e Kuvendit të Kosovës. Në këtë rregullator ka dyshime për ndikim të politikës. KMShK nga ana tjetër gjithashtu ballafaqohet me mungesë të kapaciteteve dhe mungesë të vetëdijesimit të publikut për rrolin e saj. KMShK nuk a ka çfarëdolloj përkrahje nga institucionet e Kosovës. Tregu medial vazhdon të jetë i populluar mirë, megjithëse një trend i zvogëlimit të numrit të mediave është i dukshëm. Kjo është duke ndodhur kryesisht për shkak të problemeve ekonomike me të cilat ballafaqohen mediat, e që rrjedhin kryesisht nga situata ekonomike në vend. Megjithatë, mediat nuk i ndjekin të gjitha mundësitë për rritjen e të hyrave. Për më shumë, zhvillimi i shpejtë i portaleve të lajmeve në internet përbën një sfidë serioze për shumë media pasi që rregullimi i këtyre portaleve është i vështirë ndërkohë që kostot e tyre janë më të vogla. Si përfundim, mediat në Kosovë kanë shënuar përparim gjatë 2013, por çështjet kyçe problematike vazhdojnë të jenë brengosëse dhe një zgjidhje ndaj tyre nuk duket në horizont.

Page 5: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

II. METODOLOGJIA

Nëpërmjet këtij raporti, INDEP ka synuar të identifikojë politikat të cilat shkaktojnë problemet që raportet ndërkombëtare i kanë veçuar si të vazhdueshme në sektorin e mediave. Për të arritur këtë qëllim, INDEP ka përdorur metoda të shumëfishta të hulumtimit gjatë fazës së përpilimit të raportit. INDEP ka përzgjedhur katër botime të ndryshme të detajuara vjetore ndërkombëtare, të cilat e analizojnë gjendjen e mediave në Kosovë. Raportet janë përzgjedhur në bazë të dominimit, metodologjisë së zhvilluar dhe të vërtetuar të vlerësimit, konsistencës, pavarësisë, donatorëve të ndryshëm dhe profesionalizmit të tyre. Më pas, në këto raporte janë analizuar informatat në vijim: ndonjë apo të gjithë faktorët e notës apo pikëve lidhur me fushën e mediave si dhe të gjitha përfundimet, qofshin pozitive apo negative, lidhur me fushën e mediave për të gjitha vitet kur janë botuar raporte për Kosovën. INDEP ka përdorur të gjitha notat dhe pikët për të përcaktuar trajektoren e përgjithshme të performancës së sektorit të mediave në Kosovë përgjatë viteve. Të gjitha diagramet e paraqitura në këtë punim janë prodhuar nga INDEP, përveç në rastet e specifikuara ndryshe, duke përdorur të dhënat e organizatave Freedom House, Nations in Transit, Reporters Without Borders, Media Freedom Index, European Union Country Progress Reports, IREX Media Sustainability Index. Çështjet e përbashkëta dhe të vazhdueshme – çdo çështje e cila është identifikuar për tri apo më shumë vite është konsideruar si çështje e vazhdueshme. Çështje të përbashkëta janë konsideruar ato çështje të cilat janë identifikuar në së paku tri nga raportet ndërkombëtare që janë cekur më lartë për tri apo më shumë vite me radhë. Çështjet negative të cilat hynë në të dy kategoritë, mirëpo të cilat janë identifikuar si çështje të cilat janë zgjidhur dhe që nuk janë përsëritur më nuk janë marrë parasysh në analizën e detajuar. Si rezultat i kësaj, INDEP ka ardhur në përfundim se ekzistojnë katër çështje kryesore të cilat përsëriteshin dhe ishin të katër përbashkëta në raporte dhe ato janë analizuar në mënyrë të detajuar në fund të këtij punimi. Analiza në vazhdim është një hulumtim kualitativ i cili vlerëson kornizën ligjore, politikat dhe praktikat për të gjitha çështjet. INDEP gjithashtu ka vlerësuar te gjeturat e raportit Gjendja e Mediave në Kosovë 2012, ku është analizuar niveli i implementimit të rekomandimeve. Të gjitha çështjet e përbashkëta dhe të vazhdueshme të vitit të kaluar për të cilat nuk ka pasur përmirësim janë trajtuar në këtë punim. Analizat që gjenden këtu janë të bazuara në fakte dhe politika të cilat, sipas njohurive më të mira të autorëve gjatë kohës së botimit, ishin korrekte.

III. ANALIZË E RAPORTEVE NDËRKOMBËTARE

Pas rënies së blloqeve komuniste në Evropë, disa institucione ndërkombëtare kanë filluar monitorimin dhe raportimin mbi gjendjen e lirisë së shprehjes dhe mediave në demokracitë e sapoformuara. Këto raporte kanë për qëllim që të gjurmojnë se sa kanë përparuar këto demokraci në sigurimin e lirisë së shprehjes si dhe të identifikojnë problemet kryesore në mënyrë që t’i ndihmojnë atyre për të marrë hapa për përmirësim. Vlerësimi që këto raporte bëjnë bazohet në norma për lirinë e shprehjes të demokracive të zhvilluara me fokus në lirinë e gazetarëve, qëndrueshmërinë financiare të mediave, kornizën ligjore dhe profesionalizmin. Si një shtet në

Page 6: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

tranzicion nga një sistem autoritar dhe nga lufta, Kosova gjithashtu është një nga shtetet që monitorohet. Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në 2012, ka kryer një vlerësim të përgjithshëm të problemeve kryesore që ndikojnë lirinë e shprehjes në Kosovë sipas raporteve ndërkombëtare.1 Raporti i këtij viti vazhdon analizën e të gjeturave të atij punimi në mënyrë që të vlerësojë përparimin që është bërë për të siguruar lirinë e shprehjes në Kosovë. Të gjeturat e këtij raporti sugjerojnë që ka pasur përparim të pakët për sa i përket zgjidhjes së problemeve kryesore të viteve të kaluara. Komisioni Evropian (KE) publikon Raporte të Progresit për shtetet të cilat aspirojnë anëtarësinë në Bashkimin Evropian. Raporte të tilla për Kosovën janë publikuar nga viti 2005. Këto studime kanë analizuar progresin e secilit shtet për sa i përket implementimit të legjislaturës dhe praktikave Evropiane dhe njëri nga komponentët është fokusuar në legjislacionin për lirinë e shprehjes e atë të mediave si dhe implementimin e tij. Që nga viti 2013, Komisioni Evropian nuk publikon më raport të progresit për Kosovën në formatin paraprak. KE tani ka vazhduar me përgatitjen e studimit të fizibilitetit për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. 2 Si rezultat i ndërrimit të formatit, një krahasim në mes të dy raporteve nuk është i udhës. Sidoqoftë, INDEP ka izoluar të gjitha referencat për sa i përket sektorit të mediave në Studimin e Fizibilitetit për 2013 dhe ka bërë një krahasim me të gjeturat nga vitet e kaluara për të siguruar një vazhdimësi të analizës rreth të gjeturave të KE për mediat në Kosovë.

Deri më 2012, Komisioni Evropian ka qenë i mendimit se ka pasur përparim të ngadalshëm për sa i përket legjislacionit rreth lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së gazetarëve dhe mediave. Si mund të shihet në tabelën më lartë, nga 2005 KE ka vlerësuar se progresi ka qenë i pakët, ku politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm. Megjithatë, indikatori i politikave audiovizuele ka shënuar rënie në 2011 për shkak të mungesës të një ligji të përshtatshëm për Komisionin e Pavarur për Media. Për më shumë, Raportet e Progresit të KE kanë konsideruar që mbrojtja për gazetarë ka qenë e papërshtatshme, presionit ndaj tyre i

1 Gashi. K., Qavdarbasha.S., Gjendja e Mediave në Kosovë (2012). Instituti për Politika Zhvillimore: Kosovë. 2 Marrëveshja e Stabilizim Asocimit është një marrëveshje për shtetet të cilat aspirojnë anëtarësinë në Bashkimin Europian. Kjo marrëveshje i detyron anëtarët të ndërmarrin ndryshime politike e ligjore, ndërmjet tjerash, në këmbim për marrëveshje preferenciale për tregti, instrumente mbështetëse financiare si dhe incentiva të tjera.

2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011

Pro

gre

ss

Source: European Union Progress Reports for Kosovo 2005 - 2011

Media Progress - EU Progress Reports

Freedom of expression

Electronic communications and information technologies

Audiovisual policy

Overall media progress

Substantial

Further

Reasonable

Some

Little

Limited

Page 7: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

vazhdueshëm, ka pasur pak qasje në dokumente publike dhe që transmetuesi publik, Radio Televizioni i Kosovës, vazhdonte të financohej nga Kuvendi i Kosovës. Për 2012 – 2013, Studimi i Fizibilitetit it KE përsëri ka veçuar nenet në Kodin Penal si një rrezik ndaj gazetarëve meqenëse nuk parasheh masa për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve. Për më tepër, në Studimin e Fizibilitetit thuhet që Kosova duhet të hetojë dhe të ndjekë penalisht krimet kundër gazetarëve në mënyrë që të sigurojë një ambient të sigurt për zhvillimin e punës së tyre, një indikator kyç për lirinë e mediave. Këto të gjetura gjithashtu reflektohen edhe në Media Sustainability Index (MSI) të IREX. Ky raport vlerëson përparimet dhe ngecjet në sferën e mediave në shtete në tranzicion nëpërmjet pesë fokuseve: liria e shprehjes, gazetaria profesionale, pluralizmi i burimeve të lajmeve, menaxhimi biznesor dhe institucionet mbështetëse. Vlerësimi bëhet nga një grup i ekspertëve ose profesionistëve në fushën e mediave në Kosovë, të cilët e vlerësojnë situatën në vend sipas një pyetësori metodologjik. Sipas vlerësimit të IREX, mediat në Kosovë kanë shënuar një periudhë të zhvillimit të lartë gjatë viteve 2006-7 dhe një rënie në 2008. Ndërkohë që shumica e indikatorëve të MSI kanë shënuar rritje pas 2008, një fazë tjetër e zmbrapsjes është shënuar në 2011-12. Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të problemeve me kornizën ligjore për sa u përket mediave, një problem i cili e ka ndikuar tërë sektorin.

Siç mund të shihet nga tabela më lartë, shumica e indikatorëve kanë shënuar një rritje të lehtë drejt qëndrueshmërisë në 2012, megjithëse rezultatet kanë qenë nën nivelin e 2011. Në vitet para 2013, problemet kryesore kanë qenë presioni kundër gazetarëve, trajtimi i shpifjes si akt penal, qasje e kufizuar në dokumente dhe informata si dhe mos ndjekja adekuate e krimeve kundër gazetarëve. Në raportin e tyre për 2013, IREX thotë që janë bërë përparime në kuadrin ligjor duke pasur parasysh që janë hequr disa nene kundërthënëse në Kodin Penal dhe janë adoptuar ligjet për RTK-në dhe KPM-në. Për më shumë, është hequr Tatimi në Vlerën e Shtuar (TVSh) për mediat e shkruara që shërben si ndihmesë për të tërhequr reklama. Sidoqoftë, IREX përsëri ka identifikuar mungesën e një ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve si një problem serioz. Gjithashtu, si Studimi i Fizibilitetit i KE, hetimi dhe ndjekja penale e krimeve kundër gazetarëve

1.5

2

2.5

3

3.5

4

IREX - Media Sustainability Index - Kosovë

Shprehja elirë

GazetariaProfesioniste

Pluralizmi

Menaxhimi ibiznesit

Të q

ënd

rues

hm

e(3

-4)

Afë

r q

ënd

rues

hm

ëris

ë(2

-3)

Të p

a q

ënd

rues

hm

eo

se m

ë ke

q

(0-2

)

Page 8: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

vazhdon të jetë e pakënaqshme. Për më shumë, panelistët e MSI kanë konsideruar se mungesa e licencimit dhe mbikëqyrjes për shtëpitë mediale online përbëjnë një problem për mediat tradicionale, së bashku me problemet e licencimit të kanaleve të cilat transmetojnë vetëm në kabllovik. Panelistët gjithashtu kanë thënë që Ligji kundër shpifjes tani po përdoret si një metodë për të frikësuar gazetarët meqë këta të fundit tani po hidhen në gjyq pas shkrimit të artikujve të ndryshëm. Megjithatë, në raportin e MSI për 2013 vihet re një trend në ngritje të notës së Kosovës në krahasim me të dhënat e 2012. Ky trend gjithashtu reflektohet në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit 2013 nga Reporterët pa Kufij. Si mund të shihet në tabelën më poshtë, Kosova ka shënuar një rezultat më të mirë në 2013 sesa dy vitet e mëparshme. Për të parën herë që nga data e përfshirjes së Kosovës në këtë raport në 2005, Kosova ka shënuar më mirë sesa mesatarja e shteteve të Ballkanit perëndimor, një shenjë inkurajuese. Megjithatë, raporti nuk ka përfshirë ndonjë të dhënë të shkruar për Kosovën, gjë që potencialisht tregon se sipas Reporterëve pa Kufij, nuk ka pasur avancime ose përkeqësime të mëdha në vend.

Raportet e fundit gjithëpërfshirëse që analizojnë lirinë e mediave në vend janë Nations in Transit dhe Freedom of the Press të organizatës Freedom House. Në të dyja raportet, deri në vitin 2012, Kosova vazhdimisht është renditur keq, që sipas Nations in Transit e karakterizon vendin si një regjim gjysëm të konsoliduar autoritar. Të gjeturat për Kosovën deri më 2012 kanë përfshirë çështje si kornizën problematike ligjore, presionin kundër gazetarëve, mungesa e transparencës në pronësinë e mediave, etj. Deri në publikimin e studimit tonë, Freedom House nuk ka publikuar raportet e 2013.3 Megjithatë, duke pasur parasysh çështjet problematike të identifikuara nga Freedom House vitet paraprake, dhe duke konsideruar që nuk ka pasur zhvillime pozitive për sa i përket atyre çështjeve, INDEP nuk pret përmirësim të renditjes së Kosovës.

3 INDEP do të rivlerësojë këtë raport pas publikimit të të dhënave të plota të Freedom House.

0

5

10

15

20

25

30

35

2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013

Reporters Without Borders - Press Freedom Index Krahasim në mes BE, Ballkanit perendimor dhe Kosovës

Kosova

BallkaniPerendimor

Më paktë lira

(pikë shkojnëpërmbi 100)

Të lira

Page 9: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

Pa marrë parasysh trendin e lehtë të përmirësimit të renditjes së Kosovës në raporte ndërkombëtare për gjendjen e mediave, vendi vazhdon të ballafaqohet me shumë probleme për sa i përket sektorit të mediave. Këto çështje përfshijnë probleme me të cilat mediat në demokraci të zhvilluara ballafaqohen, si zhvillimi i një sistemi të qëndrueshëm të vetë-rregullimit për mediat e shkruara si dhe probleme të demokracive në zhvillim si presioni kundër gazetarëve, kuadri i papërshtatshëm ligjor, etj. Zhvillimet pozitive kryesisht karakterizohen nga adoptimi i Kodit Penal të Kosovës si dhe fushata e suksesshme për largimin e neneve që i mundësonin ndjekjen penale të redaktorëve dhe gazetarëve në disa raste të diskutueshme. Një zhvillim tjetër pozitiv ka qenë adoptimi i ligjit të ri për RTK-në dhe KPM-në si dhe caktimi i pjesshëm i anëtarëve të bordit të të dy institucioneve. Për më shumë, pas vendimit të qeverisë për të ndalur reklamimin në media, heqja e TVSh-së për reklama në media të shkruara është pritur mirë nga mediat dhe shoqëria civile, pa marrë parasysh skepticizmin për aftësinë e tyre për të konkurruar me media të reja. Këto zhvillime, mes tjerash më të vogla, së bashku me një komunitet të ri të blogjeve, japin mjaft arsye për përmirësimin e renditjes së vendit nëpër raporte ndërkombëtare. Megjithatë, të gjeturat e këtyre raporteve, së bashku me krahasimin e INDEP nga studimi ynë në 2012, tregojnë qartë se sfidat e shumta të trashëguara nga vitet e kaluara vazhdojnë të jenë problematike. Presion kundër gazetarëve mbetet çështje serioze negative ndërkohë që metodat e përdorura për të frikësuar redaktorë dhe gazetarët po evoluojnë. Krimet kundër gazetarëve nuk po ndiqen penalisht, duke rritur ndjenjën e paprekshmërisë në vend. Pa marrë parasysh ligjin për qasje në dokumente publike, është akoma tejet e vështirë për gazetarë për të marrë dokumente publike ose informata. RTK vazhdon të përdorë fonde të Buxhetit të Kosovës për të financuar aktivitetet e saj dhe nuk ka pasur orvatje për të gjetur një palë të tretë e cilat do të mblidhet parapagimin për transmetues publik sipas kërkesave ligjore. Mediat e reja vazhdojnë të funksionojnë pa mbikëqyrje dhe nuk i përshtaten standardeve të gazetarisë. Pronarët e këtyre mediave janë kryesisht të panjohur. Institucionet rregullative dhe vetë-rregullative të mediave ballafaqohen me sfida për sa i përket implementimit të obligimeve të tyre statutore për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe / ose presionit politik. Nga pikëpamja biznesore mediat akoma kanë sfida ekonomike, edhe pse prania e zgjeruar e reklamave në televizione kombëtare është tregues potencial i pozitës më të mirë ekonomike të

3

4

5

6

7

2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013

Notat - Freedom House - Nations in Transit

Nota emediave tëpavaruraNota eDemokracisë

Regjim i konsoliduar

autoritar( 6 - 7 )

Regjim gjysëm i kosoliduar autoritar(5)

Qeveri tranzicionaleose regjim hibrid (4)

Demokraci gjysëm e konsoliduar(3-1)

Page 10: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

transmetuesve televiziv. Media e shkruar ballafaqohet me sfida serioze ekonomike dhe disa media ose janë duke u mbyllur ose janë në pezullim të përkohshëm pa afat. Disa shtëpi të mediave të shkruara kanë migruar në platforma online ndërkohë që disa të tjera po e konsiderojnë këtë opsion. Programe të trajnimit të gazetarëve brenda mediave janë të rralla ose nuk ekzistojnë ndërkohë që programet akademike përballen me sfida të shumta për mësimin e praktikave moderne. Qarkullimi i gazetarëve nëpër mediume mbetet i lartë. Në mënyrë që të sigurohet një sferë e qëndrueshme dhe profesionale e mediave në Kosovë, gjetja e një zgjidhje për problemet e lartpërmendura është tejet e rëndësishme. Si rezultat, një analizë e këtyre sfidave të vazhdueshme ka qenë e nevojshme për të ofruar rekomandime për përmirësimin e situatës momentale në mediat e Kosovës.

IV RREGULLATORËT E MEDIAVE

Fusha e mediave të Kosovës mbikëqyret nga dy institucione të ndara në mes mediave të shkruara

dhe transmetuesve. Sektori i mediave të shkruara mbulohet nga një entitet vetë-rregullues që

quhet Komisioni i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK). Sektori i transmetuesve

mbikëqyret nga Komisioni i Pavarur për Media (KPM), themelimi i të cilit është paraparë në

Kushtetutën e Kosovës.

Komisioni i Pavarur për Media është themeluar në 2005 për të zëvendësuar pozitën e

Komisionarit të Përkohshëm të Mediave, një pozitë e caktuar nga Misioni i Kombeve të

Bashkuara në Kosovë (UNMIK). KPM është përgjegjëse për licencimin e transmetuesve sipas

standardeve të saja teknike dhe profesionale. Për këtë arsye, ligji i ri për KPM-në ka paraparë që

të gjitha kërkesat e kualitetit për transmetues të jenë të bazuara në Direktivën për Shërbime

Mediatike Audiovizuale të Bashkimit Evropian. 4

KPM ka qenë temë e debatit për një kohë të gjatë në Kosovë, kryesisht për shkak të problemeve

me organin më të lartë vendimmarrës të këtij institucioni, këshillin. Këshilli i KPM-së përbëhet

nga shtatë anëtarë të përzgjedhur nga Kuvendi i Kosovës pas nomin it publik dhe është

përgjegjës për vendimet në lidhje me implementimin e rregulloreve transmetuese dhe licencimin.

Sidoqoftë, gjatë viteve, Kuvendi i Kosovës ka dështuar vazhdimisht në përzgjedhjen një këshilli

të plotë dhe që nga adoptimi i ligjit të ri në Prill 2012, këshilli i ri i KPM-së akoma nuk është

vendosur. Sipas ligjit të tanishëm, KPM është përgjegjëse vetëm për të mbledhur një listë e të

emëruarve nga publiku i gjerë dhe transmetimin e kësaj liste te Kuvendi i Kosovës, i cili

përzgjedh kandidatët.5 Ky proces e anashkalon pjesëmarrjen e KPM-së në përzgjedhjen e organit

me të lartë vendimmarrës të saj dhe lë hapësirë për ndërhyrjen politike të partive në pushtet. Nën

këtë ligj, kandidatët e propozuar nga komisioni parlamentar ad-hoc, të zgjedhur nga emrat e

mbledhur nga KPM dhe që i janë dërguar parlamentit nuk kanë përfshirë qoftë edhe një individ

me eksperiencë në gazetari.6 Për shkak të mungesës së gjatë të një këshilli të plotë, mungesës së

4 Kuvendi i Kosovës, Ligji No. 04 / L-044 për Komisionin e Pavarur për Media. 5 Nën ligjin e mëparshëm të KPM-së, dy nga anëtarët janë nominuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara, një nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa katër të tjerë janë nominuar nga shoqëria civile dhe një listë e të përzgjedhurve nga KPM i është dërguar Kuvendit të Kosovës për votim. 6 Gazeta Jeta në Kosovë, Asnjë gazetar nuk rekomandohet për KPM, 16 gusht 2012, http://gazetajnk.com/?cid=1,3,2913, Qasja e fundit më on 30 prill 2013.

Page 11: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

diturisë së publikut rreth përgjegjësisë së KPM dhe një mungesë e përgjithshme e kapaciteteve,

KPM nuk ka qenë në gjendje të përmbushë detyrat e saj.

Si problem parësor, KPM nuk ka qenë në gjendje ta avancojë procesin e dixhitalizimit në

Kosovë. Procesi i dixhitalizimit ka filluar në vitin 2007 si një objektivë kyçe e KPM-së. Afati për

përfundimin e procesit të dixhitalizimit në Kosovë është Korriku i vitit 2015 dhe për të arritur

këtë afat u formuan grupe punuese nga ky institucion në vitin 2009, në mënyrë që të krijohej një

draft strategji për procesin e dixhitalizimit. Megjithatë, draft strategjia u hartua nga grupet

punuese vetëm në Dhjetor të vitit 2012, dhe ky draft është ende duke u rishikuar. Ka shumë pak

gjasa që KPM do të jetë në gjendje të arrij afatin e Korrikut 2015 për dixhitalizim, duke pasur

parasysh trendin e tanishëm të një këshilli të paplotësuar, mungese të kapaciteteve dhe ku

ekzistojnë dyshime të presionit politik.

Një problem tjetër që i shfaqet KPM-së është aftësia e tyre për tu ballafaquar me rritjen e numrit

të ofruesve të televizionit kabllovik dhe mediave të reja. Tani, KPM është duke operuar me nje

kornizë të vjetërsuar rregullative për ofruesit e televizionit kabllovik, për detyrat e tyre, për

përgjegjësitë si dhe metodën e licencimit për stacione televizive të cilat janë vetëm kabllovike.

KPM është në proces të rivlerësimit të rregulloreve për Shpërndarjen e Shërbimeve Mediale

Audiovizuele nëpër Operatorët e Rrjetit, siç quhet edhe draft korniza e re. Kjo mungesë e

kornizës rregullative, së bashku me mungesën e kapaciteteve të KPM-së për të marrë vendime

dhe për adaptimin e shpejtë të rregulloreve, shkakton probleme të rënda në tregun e mediave në

Kosovë. Kjo vjen së pari nga krijimi i një ambienti të konkurrimit të pabarabartë për

transmetuesit tradicional medial, pasi që ofruesit e shërbimeve kabllovike dhe kanalet e tyre nuk

rregullohen në tërësi nga rregulloret për transmetuesit.

Për më shumë, Komisioni i Pavarur për Media është tërësisht i pa përfshire në debatin botëror

lidhur me atë se si duhen rregulluar portalet e lajmeve në internet. Ky problem është përmendur

nga panelistë të ndryshëm në raporte ndërkombëtarë që kanë të bëjnë më mediat në Kosovë, dhe

kryesisht nuk është trajtuar nga KPM apo edhe nga KMSHK.

Problemi me mungesën e përfshirjes së KMSHK-së në media online nuk është i habitshëm,

sepse ky institucion vetë-rregullativ është duke u ballafaquar me shumë sfida. Këshilli u themelua

i pavarur nga institucionet e Kosovës dhe prandaj është i pavarur edhe nga Buxheti i Kosovës.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është i regjistruar si një asociacion jo-fitimprurës i cili

përbëhet nga Sekretaria dhe nga Bordi. Asociacioni është i përbërë nga përfaqësues të mediave të

shkruara, duke përfshirë edhe revista dhe agjenci të lajmeve dhe tre anëtar të pavarur nga mediat

dhe që zgjidhen nga shumica e votave të bordit.

Roli i KMSHK është që të shërbej si një shqyrtues i zbatimit të Kodit të Mediave nga ana e

mediave; ky dokument u miratua nga KMSHK sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.

Asociacioni e bën këtë duke marrë ankesa nga palët e treta, ose duke filluar veprime bazuar nga

monitorimi i mediave. Në të dy rastet KMSHK e rishikon kërkesën për të vlerësuar

arsyeshmërinë dhe pastaj dërgohet në Këshillin e KMSHK-së për votim.

Sidoqoftë, KMSHK është e limituar në përmbushjen e detyrave të cilat rrjedhin nga statuti i saj.

Kjo vjen së pari për shkak të financimit të limituar në gatishmëri të KMSHK-së. Në rrethanat e

tanishme, asociacioni është i financuar nga kontribuues të anëtarëve. Megjithatë, anëtarët nuk

janë të rregullt ose të përkushtuar në përmbushjen e pagesave, gjë e cila e detyron KMSHK-në që

të kërkojë financim nga burime shtesë, si donatorë të jashtëm që janë të pakët për një asociacion

si ai i KMSHK-së. Si rezultat, ky institucion është në mungesë të vazhdueshme të burimeve për

Page 12: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

mbulimin e funksioneve bazike, e jo më angazhimi në aktivitete si monitorimi i rregullt i mediave

apo përdorimi i kapaciteteve teknologjike të nën kontraktuara për punën e saj. Kjo është

veçanërisht e vërtetë kur është fjala për pjesëmarrjen në aktivitete të jashtme për ndërtimin e

kapaciteteve të përfaqësuesve të anëtarëve apo për stafin administrativ të institucionit.

Një nga benefitet kryesore të statutit të KMSHK-së është se të gjitha ankesat drejtuar këtij

institucioni do t’i adresohen të gjithë organizatës ku punon gazetari i cili pretendohet se ka kryer

shpifje. Kjo ia mundëson KMSHK-së që të funksionojë si një rrugë për bllokimin e presionit

ndaj gazetarëve. Duke përfshirë të tërë organizatën në një kontest, një praktikë e tillë do t’i

zvogëlojë në një mënyrë ankesat të cilat kanë qëllim të keq.

Megjithatë, një problem serioz me KMSHK-në mbetet tek mungesa e njohurive të publikut mbi

rolin dhe funksionin e saj. Informimi i publikut për këtë institucion është thelbësor, pasi që

institucioni mbështetet në pjesëmarrjen e publikut për të ushtruar detyrat e saj, në veçanti palët

ndaj të cilëve është shkaktuar një shkelje. Roli i KMSHK-së mbetet i panjohur për shkak të

mungesës së njohurive të publikut dhe mungesës së kapaciteteve të këtij institucionit për ta

organizuar një fushatë për ndërgjegjësimin e publikut. Mendohet se informimi më i mirë i

publikut rreth rolit të këtij institucioni do ta zvogëlonte edhe numrin e lëndëve për shpifje dhe

fyerje në gjykata. Në fund, KMSHK nuk ka mbështetje të asnjë institucioni të Kosovës sa i

përket politikave, si për shembull një mekanizëm i cili i kërkon palëve që t’i dërgojnë ankesat e

tyre në KMSHK para se t’i drejtohen gjykatës me padi për shpifje.

Këto dy institucione rregullative ballafaqohen me sfida të ndryshme kur është fjala për aftësitë që

ato kanë rreth zbatimit të detyrave që rrjedhin nga statuti i tyre. Megjithëse rolet e tyre dallojnë

mjaft, një gjë mbetet e njëjtë, e ajo është mungesa e kapaciteteve për ushtrimin e plote të roleve.

Në rastin e KPM-së, vullneti politik për ta zgjidhur situatën do të kishte ndikim të madh në

zgjidhjen e problemeve të këtij institucioni. Mirëpo, centralizimi i procedurës së zgjedhjes së

anëtarëve të Këshillit nga Kuvendi i Kosovës tregon se ka një interes në Kuvend për ta

kontrolluar këtë institucion, në veçanti nëse konsiderojmë se asnjëri ndër emrat e propozuar në

bordin e tanishëm nuk janë gazetarë apo profesionist të mediave. Në rastin KSHMK-së, vullneti

i mediave të shkruara për ta funksionalizuar plotësisht këtë organ është kyç dhe mungesa e

angazhimit të tyre në këtë procedurë lë shumë për të dëshiruar. Kjo është e dukshme edhe tek te

mungesa e një mekanizmi të politikës e cila do ta përfshinte KSHMK-në në procesin e zgjidhjes

së disa lëndëve të shpifjes të cilat e ngarkojnë punën e gjykatave.

Page 13: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

D H U N Ë

K Ë R C Ë N I M E

T Ë T J E R A

9

7

11

5

10

9

RASTET E PRESIONIT NDAJGAZETARËVE

2011 2012

V. SFIDAT E VAZHDUESHME

V.1 PRESIONI NDAJ GAZETARËVE

Gjatë vitit 2012, Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), organizata më e madhe e këtij lloji në Kosovë, regjistroi 24 raste të presionit ndaj gazetarëve. Nga këto, pesë ishin sulme fizike, ndërsa dhjetë prej tyre ishin kërcënime. Këto numra, për fat të keq, nuk janë një përshkrim i saktë meqenëse AGPK nuk lajmëron një pjesë të ankesave në bazë të kërkesave të gazetarit. Akoma më shqetësuese është pandryshueshmëria e numrit të sulmeve kundër gazetarëve, duke mos treguar trende të qëndrueshme në rënie, veçanërisht për një vend sa Kosova.

Ngjashëm me gjetjet e 2012-së, problemi kryesor i dhunës së vazhdueshme kundër gazetarëve është mosndëshkimi i pashmangshëm i sulmuesit. Aktualisht, hetimet dhe ndjekjet penale të krimeve kundër gazetarëve praktikisht nuk ekzistojnë dhe madje edhe në rast të gjykimit, pasojat për kryesit janë minimale. 7 Kjo është kryesisht, rezultat i gjyqësorit tejet të mbingarkuar dhe të ndikuar politikisht. 8 Dega Gjyqësori në Kosovë aktualisht ka një prapambetje9 prej 218.748 rasteve. Rastet e prapambetura janë pasojë e mungesës së madhe të kapaciteteve, mungesës së financimit adekuat të gjyqësorit në Kosovë dhe numrit të mangët të gjyqtarëve. Me këto çështje përballet edhe prokuroria. Kjo do të thotë se krimet kundër gazetarëve marrin kohë të konsiderueshme për tu zgjidhur, duke i lënë gazetarët në disa beteja të gjata ligjore dhe duke penguar mundësinë e tyre për të ndjekur profesionet e tyre, veçanërisht kur rrezikohet siguria e tyre personale. Si shembull, sulmi ndaj stafit të Kosovo 2.0 gjatë botimit të revistës së tyre tremujore është më i qarti. Në dhjetor 2012, Kosovo 2.0, një platformë e blogjeve dhe botues i një reviste tremujore u sulmua nga individë të maskuar gjatë përgatitjeve për ngjarjen e organizuar për botimin e revistës të tyre të fundit. Kosovo 2.0 kishte marrë kërcënime gjatë ditës dhe si rezultat kishin kërkuar praninë e policisë. Policia nuk kishte qenë në gjendje për të mbrojtur vendin dhe pjesëmarrësit për shkak të numrit të madh të papritur të sulmuesve. Përveç kësaj, një turmë e madhe paparalajmëruar e protestuesve, pa leje për të protestuar, kishin ndaluar publikimin pas sulmit.

7 IREX, Indeksi i Qëndrueshmërisë së Mediave 2013: Kosova, f.68. 8 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovë, 2012. 9 Rastet e prapambetura janë rastet që janë dy ose më shumë vite të vjetra dhe nuk janë mbyllur ende.

Page 14: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

Deri më sot nuk ka pasur ndjekje të sulmuesve, pavarësisht veprimeve kriminale, gjuhës së urrejtjes dhe shkeljeve të dispozitave kushtetuese të fjalës së lirë. Kjo ngjarje është një tregues i qartë i mungesës së ndjekjes së krimeve kundër gazetarëve dhe përkundër reagimeve të ashpra nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore nuk ka pasur ndryshime. Fatkeqësisht, ky problem nuk është lehtësuar nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar, që kanë karakterizuar gjyqësorin në Kosovë pas pavarësisë. 10 Korrupsioni i shton pamundësisë së gjyqtarëve që të procedojnë rastet shpejt dhe me efikasitet, duke ofruar një përparësi palëve me synimin për të vënë presion mbi gazetarët. Ky është një shqetësim serioz, duke pasur parasysh se presioni nga pronarët e bizneseve që janë synim i hulumtimeve të gazetarëve ka shënuar rritje në vitet e fundit. 11 Presioni i tillë ka filluar të rritet nëpërmjet përdorimit të Ligjit kundër Shpifjes dhe Fyerjes, që u mundëson personave të cituar në raporte të padisin gazetarët sipas dëshirës. Ky trend është vërtetuar nga dy fenomene karakteristike për gjendjen aktuale të ligjit dhe të gjyqësorit. Fillimisht, palët të cilave i është bërë padrejtësi nga mediat mund t’i adresojnë shqetësimet e tyre në dy organe rregullative, tek Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ose tek Komisioni i Pavarur për Media, i pari përgjegjës për mediat e shkruara ndërsa i fundit për mediat elektronike. Megjithatë, këto padi shpesh anashkalojë këto institucione, duke u drejtuar drejtpërdrejt tek gjykata, që është tregues se palët të cilëve i është bërë padrejtësi nuk kanë asnjë qëllim për të kërkuar një zgjidhje, por për të ushtruar presion tek gazetarët apo për tu hakmarrë. Së dyti, dispozitat aktuale të Ligjit për Shpifje dhe Fyerje vendosin barrën e provës mbi gazetarët, në vend që të kërkojnë nga pala e akuzuese të provojë se gazetarët nuk kanë ndjekur normat profesionale. 12 Nën këto rrethana, ndjekja e një beteje gjyqësore nga një palë ndaj të cilës supozohet se është bërë padrejtësi, pa përdorur fillimisht KMShK-së dhe KPM-së, fuqimisht tregon një trend për të përdorur ligjin si mjet për të vënë presion mbi gazetarët. Kjo praktikë është problematike në Kosovë, duke qenë që gjyqësorit, me shumicën e trajnimit të përqendruar rreth sistemit ligjor komunist, i mungojnë kapacitetet për të zbatuar siç duhet dhe për të gjykuar mbi rastet e shpifjes, veçanërisht në gjyqësi të ndikuar. Në raportin tonë të vitit 2012, INDEP sugjeroi se një praktikë e tillë mund të përdoret si mjet nga palët me qëllim për të ushtruar presion ose për tu hakmarrë ndaj gazetarëve dhe fatkeqësisht, kjo praktikë duket se ka filluar të përdoret. Nëse këto trende janë sistematike ose sporadike është një pyetje e rëndësishme që ka nevojë për përgjigje para se të kërkohet një zgjidhje ndaj problemeve të lartpërmendura. Në fillim të vitit 2012, Qeveria e Kosovës paraqiti një draft të Kodit të ri Penal i cili përfshinte dispozita për përgjegjësinë penale të gazetarëve dhe redaktorëve për përmbajtjen e publikuar nga ata, si dhe provizionet për zbulimin e burimeve, dhe provizionet për shpifje. Megjithatë, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë dhe përfaqësues të mediave gjerësisht kundërshtuan këto dispozita duke i parë si pengesa të mundshme për lirinë e fjalës. Dispozitat janë amandamentuar, hequr dhe rikthyer disa herë gjatë periudhës prej shtatë muajsh duke filluar nga shkurti 2012, teksa palët mbështetëse e kundërshtuese avokuan në Kuvendin e Kosovës. 13 Gjatë kësaj periudhe u ushtruan edhe protesta të përbashkëta të mediave si dhe bojkotet ndaj qeverisë, si mënyrë për t’i bindur për ndryshimin e ligjit. Kodi Penal i Kosovës u miratua me dispozitat e diskutueshme e cila u pasua nga dorëheqja e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi.

10 Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, “Pavarësia e Gjyqësorit në Kosovë: Dimensionet Institucionale dhe Funksionale” (2012), f.4. 11 IREX 2013. f.69 12 IREX 2013. f.71. 13 Gazeta Jeta në Kosovë, “Kodi Penal pa Nenet p pa Nenet për Mediat,” 24 shkurt 2012. http://gazetajnk.com/?cid=1,1018,1469 Qasja e fundit më 30 prill 2013.

Page 15: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

Versioni përfundimtar i ligjit u miratua me këto dispozita të hequra, dhe Z. Kuçi u kthye në postin e tij. Kodi Penal gjithashtu hapi debatin rreth edhe një forme tjetër të presionit që mund të vendoset mbi gazetarët, apo kur duhet gazetarët t’i zbulojnë burimet e tyre. Një ligj mburojë për t’i mbrojtur burimet e gazetarëve në Kosovë aktualisht nuk ekziston. Drafti fillestar i Kodit Penal të Kosovës, sipas nenit 38, përcaktonte paqartësisht rastet kur gazetarëve duhet t'u kërkohet të zbulojnë burimet e tyre. Rishikimet e këtij neni kërkonin që gazetarët të zbulojnë burimet e tyre vetëm në rastet kur ka prova për rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e njerëzve.14 Megjithatë, kjo dispozitë gjerësisht është konsideruar nga mediat si e papërshtatshme dhe u hoq në draftin përfundimtar të Kodit Penal, edhe pse disa organizata të shoqërisë civile dhe organizata ndërkombëtare argumentuan të kundërtën. Aktualisht, po bëhen përpjekje nga një parti opozitare që të miratojë një ligj mbi mbrojtjen e burimeve të gazetarëve. Mungesa e një ligji mburojë për burimet e gazetarëve ka vendosur presion të panevojshëm mbi mediat. Për shkak të madhësisë së vendit dhe kompleksitetit të lartë të komunikimit midis individëve, gazetarët shpesh janë nën trysni për të përdorur burime anonime si mënyrë e vetme për të përfunduar hetimet e tyre. Kjo tendencë është vërejtur edhe nëpërmjet monitorimit të mediave nga INDEP dhe është konsideruar si një element qenësor i gazetarisë hulumtuese, edhe pse nuk inkurajohet. Megjithatë, mungesa e dispozitave për mbrojtjen e burimeve ekspozon mediat dhe gazetarët si dhe burimet e tyre të informatave ndaj rreziqeve të panevojshme. Si rezultat, është tejet e rëndësishme të përpilohet dhe zbatohet korniza ligjore që përcakton qartë rrethanat në të cilat gazetarët duhet të zbulojnë burimet e tyre. Përveç problemeve të drejtpërdrejta dhe profesionale me të cilat përballen gazetarët në Kosovë, organizatat e mediave ende nuk kanë marrëdhënie kontraktuale me punonjësit e tyre. Siç shihet në raportin e vitit 2012, sektori i medias është ende mbrapa me zbatimin e Ligjit për Punës, dhe shumica e gazetarëve nuk kanë kontrata me punëdhënësin e tyre. Si pasojë e mungesës së detyrimeve kontraktuale të të dyja palëve, gazetarët janë nën presionin e humbjes së papritur të vendit të tyre të punës, pa mbrojtjen e një kontrate. Ky është një mjet i tërthortë i presionit që funksionon në disa nivele, së pari duke krijuar një situatë ku ka mungesë të stabilitetit të punës, e së dyti duke u ofruar menaxherëve të mediave mundësinë për të kontrolluar gazetarët. Përveç kësaj, mungesa e kontratave gjithashtu u mundëson gazetarëve të heqin dorë papritur nga detyrat e tyre tek një punëdhënës, që rezulton në dëmtimin e punëdhënësin ose edhe më keq në bartjen e njohurive të brendshme tek një medium tjetër. Të gjithë faktorët e lartpërmendur rezultojnë në atë që raportet ndërkombëtare lidhur me median në Kosovë e shohin si mungesë të përgjithshme të gazetarisë hulumtuese, vetë-censurës dhe gazetarisë protokollare. Megjithatë, këto të fundit janë simptoma dhe procesi që çon tek këto çështje duhet të zgjidhet në një shkallë më të lartë, duke qenë që rekomandimet të cilat synojnë të zgjidhin drejtpërdrejt këto probleme nuk kanë dhënë rezultate të qëndrueshme deri më tani. V.2 QASJA NË INFORMATA DHE DOKUMENTE

Raportet ndërkombëtare që trajtojnë gjendjen e mediave në Kosovë vazhdimisht kanë

identifikuar mungesën e ligjit për qasje në dokumente publike, dhe pas adoptimit të tij, mungesën

e zbatimit e këtij ligji, si një problem serioz për mediat në vend.

Problemet kryesore në lidhje me ligjin për qasje në dokumente publike ndërlidhen me mungesën

e vullnetit politik për ta garantuar implementimin e tij. Duke pasur nën kontroll llojin e

14 Kuvendi i Kosovës – Procesverbali i Seancës Plenare të Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 20 prill 2012.

Page 16: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

informatave që janë në dispozicion për media të caktuara, qeveria mund ta përdorë qasjen në

informata publike si një mjet shpërblimi për mediat të cilat raportojnë në favor të saj.

Në anën tjetër, një sistem jofunksional për qasje në dokumente publike, po ashtu i vë në një

pozitë të pafavorshme gazetarët dhe mediat. Në mënyrë që të vijnë deri të informata, gazetarët

janë të detyruar të gjejnë burime alternative, e që krijon rrezikun që gazetarët dhe mediat të

publikojnë informata të pasakta. Si pasojë, publikimi i këtyre informatave të pasakta i rrezikon ata

nga proceset gjyqësore, përveç ndikimit shumë të qartë që një gjë e tillë do ta kishte në

reputacionin e këtyre mediave. Ky problem rrjedh drejtpërdrejt nga qëndrimet përbrenda

institucioneve të Kosovës, duke pasur parasysh se mungesa e gatishmërisë për të mundësuar

qasjen në dokumente publike, përkatësisht në ato dokumente të cilat nuk janë të kategorizuara si

sekrete, është praktikë autoritare.

Për më shumë, ky lloj i rregullimit të tepërt jozyrtar në lidhje me qasjen në dokumentet publike,

dëmton kapacitetet e gazetarëve dhe mediave. Ndjekja e informatës përmes burimeve tretësore,

zvogëlon në mënyrë të dukshme efikasitetin dhe konkurrencën e disa mediave, për dallim prej

mediave që janë të afërta me qeverinë. Fatkeqësisht, çështjet e lartpërmendura, e që janë trajtuar

në raportin e INDEP-it të vitit 2012, nuk kanë shënuar kurrfarë përmirësimi gjatë periudhës

raportuese të vitit 2012.

Në kuadër të këtyre problemeve me ligjin për qasje ne dokumente publike, mungesa e hapjes dhe

dhënies së informatave tanimë gjithashtu është bërë e qartë. Duke marrë shkas nga mënyra se si

është shkruar ligji, shërbyesit civil në institucionet e Kosovës e aplikojnë këtë ligj vetëm për

dokumentet që janë të disponueshme në formë fizike, jo edhe për informatat. Pra, informata e

cila është në formë jo të shkruar është pothuajse e pamundur për tu marrë, pasi që zyrtarët

mohojnë ekzistencën e saj, thonë se nuk dinë asgjë për te, ose pohojnë se ajo informatë nuk

mbulohet nga ligji. Kjo rezulton në një kornizë ligjore të lirisë së informacionit të

papërshtatshme, si nga këndvështrimi ligjor, ashtu edhe nga ai i implementimit.

Gjendja e tanishme e ligjit për qasje në dokumente publike dhe zbatimi i tij ka një ndikim të

rëndë në opinionin e gjerë dhe posaçërisht në media. Zgjidhja e këtij problemi, i cili rrjedh nga

mungesa e vullnetit politik i cili mund të përshkruhet vetëm si autoritar, do kërkojë ngritje të

vetëdijes dhe trajnime, e po ashtu edhe llogaridhënie dhe kontroll në shumë nivele. Fatkeqësisht,

në një vend me vështirësi të mëdha ekonomike dhe me prioritete të shumta legjislative, ky

proces, siç është dëshmuar deri më tash, do të zvarritet edhe më tej.

V.3 TREGU I MEDIAVE

Tregu i mediave i Kosovës vazhdon të jetë mirë i populluar, me një total prej 112 mediave

tradicionale dhe disa portaleve të lajmeve online. Bazuar në të dhënat e vitit 2013, Kosova ka 84

radio stacione, 21 stacione televizive dhe shtatë gazeta kombëtare. Shumica e transmetuesve janë

lokal, ku dukshëm prin numri i radio stacioneve në krahasim me televizione. Në nivel nacional,

vetëm gjashtë televizione dhe stacione të lajmeve kanë licencë tani për tani dhe asnjë licencë nuk

është lëshuar, së paku nga viti 2009.15 Procedura e dhënies së licencës ka qenë fokus i debatit në

mediat e Kosovës, për shkak të kushteve të dhënies së licencës dhe po ashtu për shkak të

politizimit potencial të KPM-së.

15 Asnjë licencë e re nuk është dhënë për televizionet nacionale që nga krijimi i KTV-së dhe RTV 21, ne fillim të vitit 2000.

Page 17: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

Përderisa numri i mediave në Kosovë portretizon një skenë mediale kryesisht të zhvilluar, numri

i mediave ka filluar të shënojë rënie. Nga viti 2011, ka tetë radiostacioneve më pak, kurse tashmë

janë dy gazeta nacionale më pak dhe një stacion televiziv më pak. Numri i radiostacioneve ka

rënë vazhdimisht në gjashtë vitet e fundit, të ndjekura nga gazetat nacionale, duke qenë se një

numër i tyre ose kanë falimentuar, ose nuk kanë funksionuar rregullisht. Kjo gjendje është në

pajtim me parashikimin e raportit të INDEP-it të vitit 2012, në të cilin kemi thënë se ulja e të

ardhurave nga reklamat si rezultat i gjendjes ekonomike në vend, si dhe mungesa e konkurrencës

në tregun e medias do të rezultojë në një numër më të vogël të mediave.

Mungesa e konkurrencës vjen kryesisht nga mungesa e kapaciteteve për zhvillimin e qasjeve

moderne për tërheqjen e reklamave në treg. Para së gjithash, mediat e Kosovës ballafaqohen me

mungesë të vlerësimit konsistent, të pavarur e të besueshëm të vlerësimit të programeve

televizive, si dhe me mungesë të shikueshmërisë dhe te dhënave për qarkullimin e gazetave. Këto

tri mjete qenësore strategjike të vendimmarrjes te të gjitha mediat në demokracitë e zhvilluara,

nuk janë të disponueshme në Kosovë. Si pasojë e kësaj, menaxherët e mediave nuk janë në

gjendje të marrin vendime të bazuara në të dhëna, në lidhje me përmbajtjen të cilën duhet t’ua

ofrojnë audiencës së tyre, kategoritë kryesore të publikut të tyre, dhe interesin e publikut. Kjo po

ashtu e bën të pamundshme që reklamuesve t’u ofrohet qasje në target-grupa të specializuara,

0 20 40 60 80 100

Radio lokale

Radio kombëtare

TV lokale

TV kombëtare

Gazeta kombëtare

81

3

18

3

7

Transmetuesit në Kosovë 2013Burimi: KPM

25 23 22 22 23 22 25 21 22 2221

6 7 5 8 7 10 8 8 9 97

95 85 8589

95 93 96 95 92 92

84

0

20

40

60

80

100

120

Numri i mediave në KosovëBurimi: KPM

TV

Gazeta

Radio

Page 18: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

duke u ofruar kështu më pak vlerë në raport me investimin e tyre. Si rezultat, nuk mund të

sigurohet asnjë reklamim i qëndrueshëm, pasi që reklamuesit nuk kanë ndonjë arsye specifike që

të bëjnë biznes me ndonjë media të caktuar, përveç arsyes së arritjes së një numri të pacaktuar të

audiencës. Kjo, në mes të metodave tjera për diversifikimin e burimeve të të hyrave, siç janë

parapagimi, raportim specifik i komisionuar, gazeta me përmbajte zbavitëse, e shumë të tjera, tani

për tani e bëjnë të pamundur progresin e tregut të mediave.

Një shembull konkret i lidhur më këtë problem është mosmarrëveshja në zhvillim në mes KTV-

së, stacion televiziv nacional i Koha Grup-it, dhe ofruesit të shërbimeve të telekomunikimit

IPKO. Përkundër perceptimit se stacionet televizive janë në gjendje më të mirë se sa mediumet

tjera, KTV-ja ka kërkuar nga dy ofruesit e shërbimeve të kabllovikut, IPKO dhe Kujtesa, që të

paguajnë 10,000 euro në muaj për të drejtën e transmetimit të kanalit të saj, kërkesë kjo që është

refuzuar nga të dy ofruesit e shërbimeve kabllore. Edhe pse një kërkesë e tillë mund të

interpretohet nga këndvështrimi i përpjekjes për të siguruar burime të reja të të ardhurave,

ngjarjet që kanë pasuar tregojnë se edhe stacionet televizive janë duke kaluar nëpër kohë të

vështira.

Pas refuzimit nga dy ofruesve të shërbimeve kabllor për të paguar shumën e kërkuar, Koha Grup

përmes televizionit si dhe gazetës së saj, ka filluar publikimin e disa storieve hulumtuese në lidhje

me biznesin e IPKO-s. Fatkeqësisht, për shkak të pasojave të menjëhershme të këtyre ngjarjeve,

përkatësisht pas refuzimit për të paguar dhe inicimit të një numri të artikujve hulumtues,

potencialisht mund të kolaudohet se kjo ka qenë një fushatë hakmarrjeje e KTV-së kundër

IPKO-s. Si pasojë e kësaj, IPKO e ka lëvizur KTV-në tetëdhjetë kanale me poshtë, në numrin

83, nga kanali numër tre në të cilin kishte qenë fillimisht, kurse ofruesi tjetër i shërbimeve

kabllore e ka lëvizur në numrin shtatë. Kjo gjendje tregon për ekzistencën e një problemi me

kornizën rregullative për ofruesit e shërbimeve kabllore, duke pasur parasysh që ankesa e vetme e

KPM-së ka qenë se ajo nuk është paralajmëruar me kohë për këtë vendim. Shikuesit mund t’i

programojnë kanalet në mënyrë manuale sipas preferencës së tyre.

Përderisa mediat transmetuese janë duke treguar disa shenja të problemeve financiare, mediat e

shkruara janë në pozitë shumë më të rëndë. Në vitin 2011, institucionet e Kosovës patën ndaluar

të gjitha reklamat në media. Ky veprim ka pasur një ndikim të madh në sektorin e mediave te

shkruara, duke e larguar reklamuesin kryesor në treg. Megjithatë, ndalimi i reklamave ndihmoi në

largimin e një metode të kontrollit të cilin e kishte qeveria mbi mediat.16 Për ta larguar këtë barrë

të rëndë mbi gazetat, qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë tatimin mbi vlerën e shtuar për

reklamat në mediat e shkruara. Megjithatë, kjo strategji nuk ka qenë e mjaftueshme për të

mënjanuar trendin e përfitimit të ulët të sektorit te mediave të shkruara në Kosovë. Në fakt, njëra

nga gazetat kryesore kaloi tërësisht në platformë online, dhe së paku edhe një tjetër është në

proces për ta bërë të njëjtën gjë. Lëvizja në platformë online dëshmon se mediat e shtypura janë

duke pasur vështirësi në sigurimin e burimeve të reklamimit, dhe se distribuimi i mediave të

shkruara në Kosovë nuk është zgjedhja e duhur financiare. Kjo po ashtu tregon për një trend të

ri që po zhvillohet në Kosovë, ai i përhapjes së shpejtë të portaleve të lajmeve online.

Së dyti, këto portale online, nuk u janë nënshtruar kurrfarë trupe vetë-rregullative apo

rregullative, siç është Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, apo Komisionit të Pavarur të

Mediave. Si pasojë, si përmbajtja e këtyre portaleve, ashtu edhe përmbajtja e seksionit të

komenteve janë plotësisht të pa monitoruara sa i përket zbatimit të standardeve të mediave të

transmetuara dhe atyre të shkruara. Rrjedhimisht, këtyre portaleve u lihet hapësira që të bëhen

16 Gashi, K., “Tirazhi dhe politizimi i medias së shkruar në Kosovë”, OSBE – KIPRED, Kosovë 2009.

Page 19: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

shkelësit më të mëdhenj të Ligjit mbi Shpifjet dhe Fyerjet, Ligjit të të Drejtave të Autorit, taksave

dhe standardeve etike. Struktura e pronësisë së portaleve online të lajmeve është pothuajse e

panjohur, gjë që lë hapësirë mjaft të madhe për koncentrim te pakontrolluar të mediave. Në anën

tjetër, pronësia e mediave është përgjithësisht transparente, pjesërisht për shkak të

disponueshmërisë së të dhënave të regjistrit të bizneseve, dhe kryesisht për shkak të madhësisë së

vogël të Kosovës.

Tregu i mediave në Kosovë, përkundër të gjitha vështirësive, si dhe nga pikëpamja e biznesit, në

përgjithësi është i shëndetshëm. Ekzistojnë media të shumta, me një proporcion të kënaqshëm

mes radiove lokale dhe nacionale. Nuk ekzistojnë kufizime për hyrje në treg për individë të cilët

synojnë të hyjnë në këtë fushë, përveç kapitalit fillestar. Pronësia e mediave, është kryesisht e

ditur dhe nuk ekziston një koncentrim i mediave apo trendeve që tregojnë se një trend i tillë do

të zhvillohet. Sidoqoftë, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe strategjive stagnuese të

biznesit, pjesa më e madhe e mediave janë duke u ballafaquar me vështirësi financiare, që i bën

ata më të ndjeshëm ndaj interesave të bizneseve, presionit të reklamuesve dhe mungesës së

zhvillimit.

Kjo reflektohet edhe tek gazetarët, pasi që pagesat e tyre, edhe pse më të larta se mesatarja në

nivel nacional, nuk ofrojnë një nivel të kënaqshëm të sigurisë, i cili do të garantonte angazhim të

mjaftueshëm ndaj profesionit apo mediumit. Si rezultat i kësaj, perceptimi për qarkullimin

financiar të gazetarit në këtë industri është i lartë, edhe pse, sikurse në shumicën e fushave tjera

në sektorin e mediave, as këtu nuk ekzistojnë statistika zyrtare që do ta konfirmonin një trend të

tillë. Më shumë duhet bërë nga ana e mediave për të garantuar te hyra të qëndrueshme të cilat

ndihmojnë anashkalimin e cenimit të integritetit redaktorial dhe etikës gazetareske.

Page 20: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

VI. PËRFUNDIME

Derisa në përgjithësi, sipas raporteve ndërkombëtare, gjendja e lirisë së fjalës në Kosovë ka shënuar një rritje të lehtë nga viti 2012, shumë nga treguesit problematik nga vitet e kaluara vazhdojnë të përsëriten. Shumica e pengesave në skenën mediatike të Kosovës, të identifikuara në vitin 2012, ose nuk kanë shënuar fare progres, ose kanë shënuar një progres shumë të vogël. Presioni kundër gazetarëve mbetet ende një problem serioz. Kërcënimet reale, siç janë dhuna fizike, kërcënimet verbale dhe forma tjera të frikësimit nuk tregojnë shenja të pakësimit, edhe pse ende të pakta në numër, ato janë shqetësuese për një vend të vogël si Kosova. Metodat e frikësimit e kanosjes ndaj gazetarëve po ashtu kanë filluar të zhvillohen, ku Ligji mbi Shpifje dhe Fyerje tanimë është duke u përdorur si metodë për të frikësuar, frenuar apo për t’u hakmarrë ndaj reporterëve. Për më shumë, gazetarët kanë shumë pak ose aspak siguri të punësimit, pasi që mediat, duke operuar me buxhet të kufizuar, dështojnë në implementimin e dispozitave të Ligjit të Punës. Deri sot, Kosova po ashtu ka mungesë të dispozitave ligjore për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve. Përkundër kësaj, shumë shtëpi mediatike vazhdojnë të prodhojnë raporte hulumtuese, ku më të suksesshmet janë mediat që marrin fonde nga donatorët e jashtëm. Një tjetër problem madhor i cili ndikon tek mediat dhe gazetarët është mungesa e qasjes në dokumentet publike. Ligji për Qasje në Dokumente Publike vazhdon të mos zbatohet si duhet, kryesisht për shkak të tendencës së institucioneve qeveritare për të përdorur ligjin si mjet të kontrollit mbi mediat. Për më shumë, ligji ka të metat e tij, duke marrë parasysh vetëm dokumentet publike, por duke lënë jashtë kësaj kornizë informatat, siç janë publikimet e politikave. Kjo çështje paraqet një problem serioz për gazetarët dhe redaktorët, dhe për shkak të ndërhyrjes politike, e jo si pasojë e mungesës së kapaciteteve qeveritare për ta implementuar atë, është konsideruar si metodë e kontrollit ndaj mediave. Institucionet rregullative dhe vetërregullative vazhdojnë të ballafaqohen me sfida të jashtëzakonshme. Përderisa të dyja institucionet janë duke hasur në vështirësi financiare, ato po ashtu ballafaqohen me presione të brendshme e të jashtme. KPM-ja ende nuk ka një Këshill të plotë, si pasojë e paaftësisë së Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur një kandidat. Dispozitat ligjore për përzgjedhjen e këshillit në ligjin e ri për KPM-në kanë përjashtuar plotësisht këtë institucion nga procesi i zgjedhjes së këshillit të tij, dhe në vend të kësaj e ka lënë këtë në kompetencë të Kuvendit të Kosovës, duke vënë në pikëpyetje çështjen e politizimit. Në anën tjetër, KPC-ja ka vështirësi të mëdha në mbledhjen e pagesave të obligueshme nga anëtarët e saj, dhe si pasojë vazhdimisht ballafaqohet me mungesë të kapaciteteve. Kjo e bën të pamundur që ata t’i kryejnë detyrat e tyre dhe të ngritin vetëdijen e opinionit të gjerë për të drejtat e tyre. Që të dyja institucionet kanë shumë pak mbështetje nga institucionet e Kosovës. Tregu i mediave është ende mire i populluar, ku radiot lokale mbushin pjesën më të madhe. Në tri vitet e kaluara, portalet online të lajmeve janë shumuar, përkundër faktit se problemet që lidhen me cilësinë, zbatimin e Ligjit të të Drejtave të Autorit dhe përgjegjësinë janë të bollshme. Megjithatë, shumë nga mediat janë duke u ballafaquar me probleme financiare, edhe pse është e debatueshme deri në çfarë shkalle gjendja ekonomike në vend është fajtore për këtë. Pikësëpari, kjo është për shkak se mediat nuk kanë treguar interesim për të investuar në specializimin e tregut, zhvillimin e sistemit të vlerësimit dhe qarkullimit dhe metodat tjera të kunatifikimit të të dhënave. Nuk ekzistojnë programe zyrtare të përgatitjes së gazetarëve përbrenda mediave, kurse institucionet akademike janë duke hasur në vështirësi të mëdha në përpjekjet e tyre për të qenë në hap me trendet bashkëkohore të shkollimit në gazetari.

Page 21: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

Gjendja e mediave në Kosovë, në vitin 2013, lë shumë për të dëshiruar, ku problemet me të cilat ballafaqohet sektori i mediave, ende kanë karakteristika të shteteve relativisht autoritare. Mbetet ende shumë për tu bërë në mënyrë që të garantohet reagimi efikas i gjyqësorit ndaj rasteve të dhunës dhe sulmeve ndaj gazetarëve. Një gjë e tillë është veçanërisht për sa i përket implementimit adekuat të Ligjit për Shpifje dhe Fyerje. Për më shumë, transmetuesit publik i mbetet ta gjejë një metodë të qëndrueshme dhe të pavarur të financimit, duke u ndarë kështu përfundimisht nga fondet e shtetit. Ligjet për KPM dhe për transmetuesin publik kanë nevojë për amandamentim, vetëm një vit pas aprovimit të tyre, pasi që dispozitat për zgjedhjen e trupave më të lartë vendimmarrës janë të pamjaftueshme dhe lënë hapësirë për politizim. Nevojitet më shumë përkrahje institucionale dhe angazhim i anëtarëve për funksionalizimin e plotë të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës. Në mënyrë që të garantohet qëndrueshmëria e biznesit dhe pavarësia nga burimet terciare të të hyrave, mediat duhet të zhvillojnë qasje strategjike dhe afatgjata për rritjen e të ardhurave. Në fund, institucionet e Kosovës duhet të tregojnë një angazhim të mirëfilltë për garantimin e lirisë së shprehjes dhe mediave në vend.

Page 22: 2013/01 Gjendja e Mediave në Kosovë 2013 - indep.info e... · kur janë botuar raporte për Kosovën. ... politikat audiovizuele ka qenë i vetmi indikator me progres të kënaqshëm

INDEP 2013