24
Cyan magenta yellow black Analizë nga Anduena Llabani Lu flet shqip, a duhet t’i besojmë edhe sot, sikur të jetë hera e fundit...?!... vijon në faqen 11 D je amabasadori Lu, foli më shqip se çdo herë që ka folur troç në Shqipëri.Mad- je seç ndihej dicka si “pishman” brenda shqipes me të cilën ka folur që ditën e parë që ka shkelur në vendin tonë. Deklarata e fortë për bandat që drejtojnë ende me shumë prezencë, aktivitetin kriminal në Shqipëri, sikur i alarmoi të gjithë, edhe pse, në kontekstin e lajmeve shqiptare, ne kemi stërdëgjuar fjali të tilla. ÇMIMI 30 LEKË VITI VII - NR. 233 E MARTË, 03-10-2017 www.shqiptarja.com DOSJET QE FLENE SKANDAL NE BUTRINT, NE ZONEN ARKEOLOGJIKE PO NDERTOHET LOKAL Ministria: “Ndërtim i përkohshëm”. 8 pikëpyetjet që ngrihen për Qendrën Multifunksionale brenda Parkut. Gjergj Frashëri: Ndërtimi absurd FAQE 8-9 RRITJA 3.7% MBLEDHJA E GRUPEVE FMN: Ekonomia shqiptare po forcohet, por kujdes TVSH-në Kuvendi miraton të enjten komisionin e Reformës Zgjedhore FAQE 14 FAQE 7 Intervista Fatos Klosi: E vërteta e familjeve mafioze në Shqipëri “Në Shqipëri ka familje që janë të lidhur me krimin që bën politikë, por nuk kanë ngjashmëri me familjet mafioze në SHBA” nga Adriatik Doçi FAQE 5 BERAT LISTA E REJA Rrihet ish-drejtori i SHIK në ’96, sapo u kthye nga Italia Nisin regjistrimet në universitet, afatet dhe si shpalleni fitues FAQE 10 FAQE 16 PROGRAMI I LOTARISË DV-2019 LOTARIA AMERIKANE, NIS SOT APLIKIMI, KUJDES NGA KETO GABIME Çfarë duhet të keni parasysh gjatë plotësimit të formularit. Gabimet që nuk duhet të bëni kur të aplikoni FAQE 15 NIKO BRAHIMAJ ZYRTARI I POLICISE: DO RIHAPEN DOSJET E VRASJEVE TE SANTOS E XHINDIT FAQE 6 FAQE 2-4 PAJTIMI POLITIK PER ZGJEDHJET HARROI BALILIN Shkundja e Donald Lu: “Magjistari Balili” në arrati prej 18 muajsh nga policia e drejtësia e paaſtë. 4 klane kriminale dhe 20 familje mafioze kontrollojnë Shqipërinë, nuk është dënuar asnjë peshk i madh i krimit”. Vlahutin: SPAK do godasë korrupsionin në Shqipëri

Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · an ana yllw la Analizë. nga Anduena Llabani. Lu flet shqip, a duhet t’i besojmë . edhe sot, sikur të jetë hera e fundit...?!... vijon në

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Cyan magenta yellow black

    Analizënga Anduena Llabani

    Lu flet shqip, a duhet t’i besojmë

    edhe sot, sikur të jetë hera e fundit...?!...

    vijon në faqen 11

    Dje amabasadori Lu, foli më shqip se çdo herë që ka folur troç në Shqipëri.Mad-je seç ndihej dicka si “pishman” brenda shqipes me të cilën ka folur që ditën e parë që ka shkelur në vendin tonë. Deklarata e fortë për bandat që drejtojnë ende me shumë prezencë, aktivitetin kriminal në Shqipëri, sikur i alarmoi të gjithë, edhe pse, në kontekstin e lajmeve shqiptare, ne kemi stërdëgjuar fjali të tilla.

    ÇMIMI 30 LEKË VITI VII - NR. 233 E MARTË, 03-10-2017 www.shqiptarja.com

    DOSJET QE FLENE

    SKANDAL NE BUTRINT, NE ZONEN ARKEOLOGJIKE PO NDERTOHET LOKALMinistria: “Ndërtim i përkohshëm”. 8 pikëpyetjet që ngrihen për Qendrën Multifunksionale brenda Parkut. Gjergj Frashëri: Ndërtimi absurd

    ► FAQE 8-9

    RRITJA 3.7%

    MBLEDHJA E GRUPEVE

    FMN: Ekonomia shqiptare po forcohet, por kujdes TVSH-në

    Kuvendi miraton të enjten komisionin e Reformës Zgjedhore

    ► FAQE 14

    ► FAQE 7

    IntervistaFatos Klosi: E

    vërteta e familjeve mafioze në Shqipëri

    “Në Shqipëri ka familje që janë të lidhur me krimin që bën politikë,

    por nuk kanë ngjashmëri me familjet mafioze në SHBA”

    nga Adriatik Doçi ► FAQE 5

    BERAT LISTA E REJA

    Rrihet ish-drejtori i SHIK në ’96, sapo u kthye nga Italia

    Nisin regjistrimet në universitet, afatet dhe si shpalleni fitues

    ► FAQE 10 ► FAQE 16

    PROGRAMI I LOTARISË DV-2019

    LOTARIA AMERIKANE, NIS SOT APLIKIMI, KUJDES NGA KETO GABIME Çfarë duhet të keni parasysh gjatë plotësimit të formularit. Gabimet që nuk duhet të bëni kur të aplikoni

    ► FAQE 15NIKO BRAHIMAJ

    ZYRTARI I POLICISE: DO RIHAPEN DOSJET E VRASJEVE TE SANTOS E XHINDIT

    ► FAQE 6

    ► FAQE 2-4

    PAJTIMI POLITIK PER ZGJEDHJET HARROI BALILIN

    Shkundja e Donald Lu: “Magjistari Balili” në arrati prej 18 muajsh nga policia e drejtësia e paaftë. 4 klane

    kriminale dhe 20 familje mafioze kontrollojnë Shqipërinë, nuk është dënuar asnjë peshk i madh i krimit”. Vlahutin:

    SPAK do godasë korrupsionin në Shqipëri

  • 2 E MARTË, 3 TETOR 2017www.shqiptarja.comPRESIONI I SHBA-BE

    Vlahutin: SPAK do godasë korrupsionin në Shqipëri

    Ambasadorja e BE: Do mbështesim institucionet që do të luftojnë korrupsionin. Ambasadori i OSBE: Ja çfarë ndodh nëse dështon reforma

    Adriatik Doçi TIRANE

    Pas një heshtjeje disamujore, Bash-kimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë

    nisur të ushtrojnë presion mbi autoritetet shqiptare, për të avancuar me zbatimin e Reformës në Drejtësi. Pre-sioni vjen në një kohë kur janë konstatuar disa lëkundje për zbatimin e Vetingut, i cili është përcaktues për ngritjen dhe funksionimin e organeve të reja të drejtësisë, konkretisht Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale. Ambasa-dorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, gjatë konferencës së 20-vjetorit të Shkollës së Mag-jistraturës, tha se Bashkimi Evropian do të bëjë çmos për të mbështetur çdo institucion që do të luftojë korrupsionin, pasi sipas saj kjo është edhe pritshmëria e shqiptarëve. “Ne si BE do bëjmë çmos për të përkrahur atë që shqiptarët presin, do mbështesim çdo institucion, që do luftojë ko-rrupsionin. Dy dekadat e një epoke të edukimit juridik, kjo nuk ka qenë një punë e lehtë. Shqipëria është në prag të një sistemi të ri gjyqësor. Në muajt në vazhdim do të bëhet Vettingu. Kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit e Shqipërisë, por edhe jashtë. Institucionet e reja dhe SPAK do duhet të gjurmojnë shumë paligjshmëri. Do luftojmë korrupsionin dhe godasim paligjshmëritë. Sistemi po çalon te viktimat e dhunës në familje si gjyqtarja Fildeze Hafizi. Magjistratët janë e ard-hmja e këtij kombi”, u shpreh Vlahutin.

    PARALAJMËRON AMBASADORI I OSBE

    Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Ëilton, gjatë fjalës së tij tha se nëse nuk do të zbatohet, reforma do të mbetej një gjurmë e vogël dhe e trishtë në historinë e Shqipërisë. “Bashkë me kolegët tanë të organizatave ndërkombëtare që kanë lua-jtur një rol kaq domethënës, ne në OSBE jemi admirues dhe mbështetës të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Reforma ka potencialin ta transformojë vërtet këtë shoqëri, duke transformuar kështu edhe mundësitë e saj. Por, reforma është thjesht një deklarim i qëllimeve të mira; nëse nuk zbatohet, reforma do të ngelet një gjurmë e vogël

    Deklaratat

    KonfirmimiXhafaj takim

    urgjent me Donald Lu

    dhe Valhutin Hysi-Lu:

    20 familje mbajnë peng

    Vetingun

    Deklaratat e forta të ambasadorit amer-ikan për 4 klane krim-inale dhe 20 familje mafioze në Shqipëri kanë vënë menjëherë në lëvizje ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn. Ky i fundit ka zhvilluar një takim me ambasadorin Donald Lu dhe ambasadoren Vlahutin. Në fokus të takimit, përpos Vetingut të policisë, duket se kanë qenë informacionet e Lu për familjet mafioze.

    Nënkryetarja e Kuven-dit, Vasilika Hysi i është referuar fjalimit të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, teksa ka deklaruar se krimi mban peng zba-timin e ligjit të Vetingut në Shqipëri. Gjatë se-ancës në Kushtetuese, ku po shqyrtohej ankimi i Unionit të Gjyqtarëve për ligjin e Vetingut, Hysi ka thënë se ka përpjekje për ta pen-guar këtë ligj. “Janë 4 klane dhe 20 familje ma-fioze që po mbajnë peng Shqipërinë dhe pengojnë Vetingun”, ka thënë Hysi. Më herët ishte ambasa-dori Donald Lu që shig-jetoi ashpër drejtësinë se nuk ka arrestuar kokat e krimit të organizuar. Partia Socialiste po zh-villon betejën e radhës në Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur ligjin e Vetin-gut. Kundër ligjit të Vetin-gut janë rreshtuar sërish shoqatat e gjyqtarëve. Këta të fundit kërkojnë rrëzimin e disa neneve të ligjit të Vetingut, që kanë të bëjnë kontrollin e figurës, pra për lidhjet me krimin.

    dhe e trishtë në historinë e Shqipërisë. Me zbatim kemi parasysh procedurat, prak-tikat dhe qëndrimet në çdo sektor të sistemit të drejtësisë. Reforma e vërtetë nuk bëhet në letër apo në Parlament; reforma e vërtetë bëhet në çdo sallë gjyqi dhe zyrë juridike në vend. Reforma duhet të perceptohet e duhet të besohet nga qytetarët e Shqipërisë. Për sa kohë qytetarët nuk besojnë te drejtësia e sistemit kur

    hyjnë në sallën e gjyqit, s’ka për të pasur reformë”, tha ambasadori.

    MESAZHI PËR MAGJISTRATËT

    Ambasadori i OSBE në Shqipëri u dha një mesazh

    edhe gjyqtarëve dhe proku-rorëve të rinj. “Shpresoj, gjithashtu, të mos mendoni se Shkolla e Magjistraturës ka përgjegjësi të lehtë. Kjo është një përgjegjësi e stërmadhe, një sfidë e pamasë. Prandaj unë kam shumë respekt për ata që e respektojnë atë. Prandaj festoj këtë ditëlindje të 20-të, prandaj më intereson shumë suksesi juaj në 20 vitet e ardhshme dhe përtej. Kjo shkollë është fidanishte jo

    vetëm për disa juristë, por për mbarë shoqërinë shqiptare. Mundësitë e demokracisë në Shqipëri lindin këtu, ajo ose jeton ose vdes këtu, sepse besimi te drejtësia është themeli i çdo demokracie. Testimi nuk mbaron me provimin e fundit. Çdo ditë e jetës suaj profesionale, çdo vendim që do të merrni, do të jetë një tjetër test. Pas çdo dite, çdo vendimi, gjithçka rifillon nga zeroja, dhe prapë do të duhet ta tregoni veten para bashkëqytetarëve se e keni fuqinë intelektuale, integritetin, përkushtimin ndaj demokracisë, si edhe besnikërinë ndaj vendit, nëse doni të kaloni. Punë të mbarë”, tha diplomati.

    PAVARËSIA E GJYQËSORIT Ambasadori i OSBE theksoi

    se pavarësia, paanshmëria dhe integriteti i gjyqësorit janë themelore. “Ne në Prezencën e OSBE-së, jemi të përkushtuar në promovimin e shtetit të së drejtës dhe japim mbështetje të vazhdueshme për një sistem drejtësie të drejtë, transparent dhe efikas. Ky është thelbi i punës sonë si mision, sepse është thelbi i vlerave të për-bashkëta që ndajnë të 57 Shte-

    tet pjesëmarrëse të OSBE-së si komunitet. Ne besojmë se pavarësia, paanshmëria dhe integriteti i gjyqësorit janë themelore. Një gjyqësor i bazuar në profesionistë të drejtësisë që trajnohen dhe përzgjidhen siç duhet dhe që janë të gatshëm që, për atë integritet, të luftojnë çdo ditë të jetës së tyre profesionale. Pra, njerëz që respektojnë vlerën e drejtësisë, jo çmimin e drejtësisë”, pohoi ai.

    Deputeti i PD Deklarata e Lu, Paloka: Ja

    fundi i Noriegës së BallkanitNënkryetari i Kuvendit, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar men-jëherë pas deklaratës së ambasadorit të SHBA, Don-ald Lu, për grupet krimina-le që veprojnë në Shqipëri. Edi Paloka pohoi se askush nuk u mallëngjye nga këto të vërteta, ndërsa shtoi se në media jehona e këtyre deklaratave do të shuhet shpejt për t’i lëne vend shfaqjes se radhës. “Pak ditë më parë ambasadori i SHBA ju tregoi shqiptarëve

    se çfarë bëhet me një qeveri që nuk i përgjigjet intere-save të qytetarëve të saj... Sot ju tregoi se Shqipëria, vendi ynë, është nën sun-dimin e katër klaneve dhe 20 familjeve kriminale.

    Askush nuk u mallëngjye nga këto të vërteta dhe me siguri në media jehona e kë-tyre deklaratave do të shu-het shpejt për t’i lëne vend shfaqjes se radhës. Por kjo do të thotë të fusësh kokën në rërë si struci, se fshehja në media nuk e ndryshon realitetin që shqiptarët e përjetojnë çdo ditë. Kjo nuk ndryshon as fundin e historisë...të gjithë e dinë si e filloi dhe si përfundoi Noriega. I njëjte do jetë fundi dhe për Noriegen e Ballkanit”, shkruan Paloka.

    Vlahutin

    Ambasadori i OSBE

    Në muajt në vazhdim do të bëhet Vettingu. Kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit e Shqipërisë, por edhe jashtë. Institucionet e reja dhe SPAK do duhet të gjurmojnë shumë paligjshmëri. Do luftojmë korrupsionin dhe godasim paligjshmëritë.

    “Por, reforma është thjesht një deklarim i qëllimeve të mira; nëse nuk zbatohet, reforma do të ngelet një gjurmë e vogël dhe e trishtë në historinë e Shqipërisë. Me zbatim kemi parasysh procedurat”.

    NË FOTO:Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin

  • 3www.shqiptarja.com

    E MARTË, 3 TETOR 2017PRESIONI I SHBA-BE

    Donald Lu: Balili 18 muaj në arrati nga drejtësia e paaftë Ambasadori: 4 klane kriminale dhe 20 familje mafioze kontrollojnë

    Shqipërinë, nuk është dënuar asnjë peshk i madh i krimit

    Am b a s a d o r i i Shteteve të Bash-kuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, ka artikuluar

    dje një mesazh me përmbajtje të fortë në adresë të politikës së Tiranës dhe institucion-eve të drejtësisë. Gjatë kon-ferencës për 20-vjetorin e Shkollës së Magjistraturës,

    ambasadori amerikan ka rik-thyer në vëmendje, si turpin e drejtësisë dhe politikës shqiptare, Kelmend Balilin, i quajtur ndryshe ‘Eskobari i Ballkanit’, 18 muaj pas arratis-jes. Lu deklaroi se, magjistari Balili, një trafikant ndërkom-bëtar droge, i kërkuar nga Greqia dhe (DEA) e SHBA, ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë

    shqiptare për 18 muaj. Arratis-ja e Balilit u kthyet në mollë sherri mes kampeve politike në Tiranë. Por, pas pajtimit të madh politik mes PD dhe PS, në 18 maji të këtij viti, befas debatet për Kelmend Balilin u fashitën. Mjaftoi pakti politik mes Ramës dhe Bashës që partitë kryesore politike të harronin çështjen

    e ‘Eskobarit të Ballkanit’. U desh reagimi i fortë i amba-sadorit amerikan që çështja Balili të rikthehet edhe një herë në vëmendje, ku me shumë gjasa të vërë në lëvizje edhe organet e drejtësisë. Ndërkaq, po gjatë ditës së djeshme, kryediplomati amer-ikan në Tiranë deklaroi se 20 familje mafioze kontrollojnë

    operacionet kryesore krim-inale në Shqipëri. Sipas tij, 20 familjet kontrollohen nga katër klane mafioze. Amba-sadori pohoi se shqetësues është fakti se nuk është dënuar asnjë peshk i madh i krimit të organizuar. Ambasadori shtoi se do të ketë një luftë të egër për të futur në burg peshqit e mëdhenj.

    Fjala e plotë e ambasadorit Donald Lu për krimin në ShqipëriI nderuar ish Presidenti Moisiu, Kryetar Zaganjori, Ministre Gjonaj, Ministër Xhafaj, Zoti Sadushi, kolegë ambasadorë, zonja dhe zotërinj.

    Mirëmëngjesi. Sot në këtë sallë shoh dy grupe. Grupi i parë është afër skenës, ata janë disa të huaj dhe disa, me respekt, të moshuar me shumë përvojë në sistemin e drejtësisë. Për mua grupi i dytë është më interesant. Grupi i dytë ata janë të rinjtë, larg skenës, me fytyrat plot me optimizëm dhe plot vetëbesim. Ata të gjithë japin shpresë për të ardhmen e Shqipërisë. Kjo duartrokitje është për ju.

    Si të gjithë ju, edhe unë jam këtu për të njohur rolin e rëndësishëm të Shkollës së Mag-jistraturës në përgatitjen e brezit të ardhshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por nëse më lejoni, dëshiroj të shtoj diçka specifike për të diplomuarën tuaj, të ndjerën Fildes Hafizi, si dhe diçka për sfidën e ardhshme madhore të sis-temit gjyqësor shqiptar – krimin e organizuar.

    Pata mundësinë të merrja pjesë në cer-emoninë e diplomimit në Shkollën e Mag-jistraturës vitin e kaluar. Atje, pata kënaqësinë të bisedoja me Fildes Hafizin për përkushtimin e saj për ta bërë më të mirë sistemin gjyqësor shqiptar. Si të gjithë të diplomuarit, ishte një e re e shkëlqyer dhe e talentuar që donte t’i shërbente vendit të saj.

    S i s t e m i g j y q ë s o r i Shqipërisë e la në baltë Fildesin. Sistemi dështoi ta mbante të shoqin e saj të rrezikshëm në burg. Dështoi ta mbronte kur ai u lirua. Fildesi, si të tjera gra në Shqipëri që janë viktima të dhunës në familje, meritojnë diçka më të mirë nga sistemi i drejtësisë.

    Vdekja e Fildesit nuk duhet të shkojë dëm. Ajo duhet të jetë frymëzim për të gjithë të diplomuarit e Shkollës së Magjistraturës për të vazh-duar punën e saj për t’i dhënë drejtësi të vërtetë popullit shqiptar. Ajo e la këtë përgjegjësi për të gjithë ne. Ndërkohë që festojmë 20-vjetorin e Shkollës së Magjistraturës sot, kjo na ofron një çast për të reflektuar mbi zhvillimin e bërë dhe rrugën përpara.

    Të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë për hapat përpara që kanë ndërmarrë gjatë viteve të fundit. Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të fillojë javën që vjen. Ka qenë rrugë e gjatë për të arritur deri këtu, por ky proces do të bëhet si duhet dhe me profesionalizëm, duke iu dhënë shpresë

    Donald Lu

    NË FOTO:Ambasadori i SHBA-së,

    Donald Lu

    NË FOTO:Ambasadori

    i SHBA-së, Donald Lu

    “Mos prisni që ambasadori Lu të flasë edhe për Rigertën e Rubikut për të kuptuar nga anon e drejta e debateve tona të marra. Por, po ashtu, mos shikoni ëndrra me marinsa amerikanë, që do të vijnë një ditë të na i zgjidhin hallet tona, atëherë kur të jetë bërë baltë fare. Edhe bandat, edhe droga, edhe krimi me kravatë apo ai me kallash, edhe shteti i dorezuar para mafias dhe korrupsionit, edhe sistemi i kalbur, që buron prej partive që po kthehen në përbindësha, janë si përgjegjësia, ashtu dhe detyrimi ynë. Kur dëgjoni një të huaj, që shqipton emra të ndaluar për vendasit, mendojeni thjesht si një kambanë, e cila bie vetëm për ata që kanë veshë. Dhe tek kjo kategori nuk hyjnë mashtruesit politikë, në qeveri apo në opozitë qofshin”.

    Astrit Patozi: Kambana e Lu bie për politikën

    shqiptarëve se do mund të gjejnë drejtësi në gjykatat e tyre.

    Shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë larguar kriminelët nga parlamenti. Në këtë drejtim, Kuvendi i 2017-ës është më i mirë se Kuvendi i 2013-ës. Më në fund, shqiptarët, në qeveri dhe në opozitë, duhet të jenë krenarë për përparimin domethënës kundër kultivimit të kanabisit.

    Por sfida më e madhe dhe më e vështirë është ende përpara Shqipërisë – lufta kundër krimit të organizuar. Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen, ndiqen penalisht dhe të futen në burg, kanabisi do të kthehet, gjyqtarët do të marrin ryshfet dhe zyrtarët qeveritarë do të korruptohen.

    Çfarë dimë lidhur me problemet e krimit të organizuar në Shqipëri?

    Sipas raporteve të Departamentit të Shtetit të SHBA, Shqipëria është qendër e aktivitetit të krimit të organizuar që përfshin trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit. Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që

    menaxhojnë operacione kriminale ku përf-shihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave, dhe pastrimi i parave. Shqipëria ka një treg të zi jo të vogël për mallra kon-trabandë, në radhë të parë duhan, bizhuterì, makina të vjedhura dhe telefona celularë. Vendi mbetet në rrezik domethënës nga pastrimi i parave për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe një sistemi ligjor të dobët.

    Janë disa emra të famshëm kriminelësh shqiptarë, si trafikanti i dënuar i drogës Emil-jano Shullazi, për të cilët media pretendon

    se vazhdon të kryejë trafik droge dhe armësh nga qelia e paraburgimit. Ose Lul Berisha, kreu i bandës së dhunshme të Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarët e burgut. Kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit të burgut, por në mënyrë të mistershme, Lul Berisha mbetet i lirë. Dhe së fundi, magjistari Klement Balili, një trafikant ndërkombëtar droge, i kërkuar nga Greqia dhe Agjencia e Zbatimit Anti-Drogë (DEA) e SHBA, por që ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.

    Ka edhe shumë Shullazë, Lul Berisha dhe Klement Balilë të tjerë në Shqipëri. Pyesni cilindo oficer policie dhe ai apo ajo do të tregojë edhe një duzinë tjetër drejtuesish të krimit që meritojnë të jenë në burg.

    Si do t’i mundim drejtuesit e fuqishëm të krimit të organizuar?

    Drejtuesit e krimit në Shqipëri rrallë arrestohen dhe pothuajse kurrë nuk ndiqen penalisht. Në vitin 2016, policia arrestoi 1,349

    persona për kundravajtje të lid-hura me trafikimin e drogës. Më pak se 100 nga këto arrestime çuan në dënime për trafik droge në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Edhe më shqetësues është fakti që kishte zero dënime, zero arrestime, zero ndjekje penale për ndonjë peshk të madh për organizim, drejtim apo financim të organizatave të trafikut të drogës gjatë vitit 2016. Edhe në vitin 2015 ishin zero.

    Në Shtetet e Bashkuara në vitet ‘20 dhe ‘30 pati një epi-demi të krimit të organizuar. U krijuan task-forca elitë të agjencive të ndryshme për të vënë në shënjestër drejtues të mafias si Al Capone. Kishin prokurorë, policë, dhe ekspertë të krimit financiar që punonin së bashku. Është me rëndësi kri-tike që policët, prokurorët dhe shërbimet inteligjente shqiptare të punojnë më ngushtë për të luftuar krimin e organizuar.

    Nuk ka për të qenë e lehtë. Me gjasë do të jetë luftë e egër. Në vitin 2014, Shqipëria pati 72 bomba në makina dhe shumica besohet se ishin rezultat i dhunës mafioze. Populli shqiptar duhet të kërkojë veprim, por duhet të dijë se të arrish rezultate kundër drejtuesve të fuqishëm kriminalë kërkon durim, guxim dhe sakrifica. Besojmë se është koha që qeveria e Shqipërisë t’i shpallë luftë krimit të organizuar. Besojmë se disa nga ushtarët më të rëndësishëm në këtë luftë do të jenë të diplomuar të Shkollës së Magjistraturës.

    “magjistari Kelmend Balili, një trafikant ndërkombëtar droge, i kërkuar nga Greqia dhe Agjencia e Zbatimit Anti-Drogë (DEA) e SHBA, por që ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe Ministrisë së Drejtësisë”.

  • 4 E MARTË, 3 TETOR 2017www.shqiptarja.comLETRA PËR SHBA-BE

    PD-LSI të shqetësuara për Vetingun, akuza qeverisë

    PD-ndërkombëtarëve: Qeveria trajton organet e drejtësisë si ministri. Petrit Vasili: Mos u lini Shqipërinë bandave

    Kristi GongoTIRANE

    VETINGU NË POLICI / MESAZHI I MINISTRIT

    Xhafaj letër policëve: Shënjestroni kriminelëtMinistri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj me anë të një letre drejtuar punonjësve të policisë lajmëron se ka nisur procesi i Vetingut për ta. Xhafaj ka kërkuar bashkëpunimin në radhët e bluve për të shënjestruar punonjësit që kanë lidhje me krimin, apo ata që mbyllin sytë përballë krimit.

    Letra Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj me anë të një letre drejtuar punonjësve të poli-cisë lajmëron se ka nisur procesi i Vetingut për ta. Xhafaj ka kërkuar bashkëpunimin në radhët e bluve për të shënjestruar punonjësit që kanë lidhje me krimin, apo ata që mbyllin sytë përballë krimit. Ministri Xhafaj deklaroi se asnjë i korruptuar apo kriminel nuk do ketë vend në polici, ndërkaq tregoi edhe cilësitë që duhet të ketë një punonjës policie për garantimin e sigurisë publike. “Dinjitet, devotshmëri, integ-ritet dhe vendosmëri, këto janë cilësitë që duhet të garantojmë,

    në përpjekjet për të vendosur rendin e sigurinë publike. Ndaj, sfida jonë e parë është sigurimi dhe garantimi i profesionalizmit brenda vetë forcave të policisë. Do të duhet të ndajmë nga trupi i shëndetshëm i Policisë së Shtetit çdo gjymtyrë të gangrenizuar, të lidhur me krimin, të vënë në shërbim të tij apo dhe që ka fjetur gjumë përpara krimit”, thuhet në letrën e Xhafajt. Në këtë letër, punonjësve të policisë iu është prezantuar edhe një adresë e-mail e posaçme, e cila do të shërbejë si një mundësi e drejtpërdrejtë komunikimi për çdo mendim, sugjerim konkret, apo shqetësim në funksion të

    përmirësimit të punës dhe rolit të Policisë së Shtetit. “Inkurajoj dhe mirëpres nga ju çdo men-dim, sugjerim konkret, apo shqetësim ndaj kujtdo qoftë ai, në funksion të përmirësimit të punës, rolit dhe reputacionit të Policisë së Shtetit. Ndaj, ju lutem mos ngurroni të më shkruani në adresën: [email protected], e cila do të jetë në dispozicionin tuaj dhe vëmendjen time. Çdokush që ka një shqetësim do të marrë një përgjigje serioze. Çdokush që ka një ide do të dëgjohet me vëmendje maksimale”, thuhet në letrën e Xhafajt drejtuar punon-jësve të policisë.

    Shqetësimi i opozitësPartia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim konstatojnë se shkurtimi deri në 40% i institucioneve të Vetingut nga qeveria, ka cënuar pavarësinë e tyre, duke i trajtuar këto institucione siç bën kryeministri me ministritë.

    “Një veprim i tillë, bie ndesh jo vetëm me nenin 18 të ligjit nr. 84/2016, për shkak se struktura që po miratohet nuk është propozim i vetë organeve të rivlerësimit (siç ligji e kërkon), edhe me pikën 6 të nenit 179/b të Kushtetutës ku theksohet se: organet e Vetingut janë të paanshëm”.

    Akuza e PDKryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili kërkoi nga ndërkombëtarët që ta shpëtojnë reformën në drejtësi nga kapja e mazhorancës. Në të kundërt Vasili theksoi se Shqipëria do të mbetej në dorë të bandave, ndaj nuk është koha për të qëndruar pasiv.

    Kërkesa e LSI

    Shkurtimi i punon-jësve nga 185 në 110 për tre organet e pa-varura të Vetingut nga mazhoranca ka

    shqetësuar partitë opozitare, të cilat mendojnë se refor-ma në drejtësi po rreziko-het. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integ-rim konstatojnë se shkurtimi deri në 40% i institucion-eve të Vetingut nga qeveria, ka cën-uar pavarësinë e tyre, duke i trajtuar këto institucione siç bën kryeminis-tri me ministritë. Edmond Spaho, kreu i grupit parla-mentar i PD u është drejtuar nëpërmjet një letre ndërkom-bëtarëve, konkret-isht drejtuesit të ONM dhe ambasa-dorëve të SHBA-së dhe BE-së, në lidh-je me këtë vendim të qeverisë.

    SPAHO: QEVERIA KA SHKELUR KUSHTETUTËN

    Spaho thekson se edhe pse or-ganet e Vetingut nuk ranë dakord me propozimin e mazhorancës, kjo e fundit e mira-toi strukturën me ndryshimet që vetë kishte bërë, duke shkelur kështu Kushtetutën. “Kjo strukturë e re, e hartuar nga mazhoranca në Komisionin e Ligjeve, edhe pse nuk gjeti dakordësinë e vetë organeve kushtetuese të Vetingut, u miratua po me vo-tat e mazhorancës në seancën plenare të datës 28 Shtator 2017. Kuvendi, nëpërmjet këtij vendimi, i ka diktuar mënyrën e organizimit organeve të pavarura, duke mos pranuar kërkesën e tyre për personel të mjaftueshëm për realizimin e

    C të Aneksit të Kushtetutës, ku theksohet se: “Komisioni dhe Kolegji i Apelimit janë të pa-varur dhe të paanshëm”, si dhe “Komisioni, Kolegji i Apelimit dhe Komisionerët Publikë kanë buxhet, administratë dhe mjedise të mjaftueshme për të kryer funksionet e tyre si dhe për ushtrimin e funksioneve të vëzhguesve ndërkombëtarë, sipas ligjit “, thuhet në letrën e Spahos. Kërkesa e Spahos për ndërkombëtarët është rritje e vëmendjes së tyre gjatë fazës së zbatimit. “Më

    lejoni të kërkoj nga ana juaj qëndrim aktiv edhe gjatë fazës së zbatimit, duke mba-jtur nën kontroll veprimet tendencioze të qeverisë për të ndërhyrë dhe diktuar pro-cesin e Vetingut. Për pasojë, çdo mungesë vëmendje apo reagimi nga ana juaj, duke lejuar ndërhyrjen e Qeverisë në procesin e Vetingut, në çdo drejtim, do të cënonte rendë jo vetëm rezultatet e procesit, por edhe besimin e qytetarëve shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtar në organet e reja të sistemit të drejtësisë që priten të krijohen nga ky proces jetik për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europi-ane”,shkruan Spaho.

    VASILI: MOS U LINI SHQIPËRINË BANDAVE

    Në një linjë me PD, Krye-tari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili kërkoi nga

    ndërkombëtarët që ta shpë-tojnë reformën në drejtësi nga kapja e mazhorancës. Në të kundërt, Vasili thekson se Shqipëria do të mbetej në dorë të bandave, ndaj nuk është koha për të qëndruar pasiv. “U kam kërkuar dy ambasadorëve të nderuar që ata të ushtrojnë të gjithë autoritetin e tyre për ti kthyer mbrapsht këto vendime, për t’i rishikuar dhe për ta çliruar Drejtësinë dhe Vetingun nga kapja. Nuk ka më kohë as për të heshtur, nuk ka më kohë as për të qëndruar pasiv. Në rast se kjo nuk do të ndodhë, ne nuk do të bënim asgjë tjetër, por Shqipërinë do ta linim në dorë të këtyre bandave, të cilat janë në dritën e diellit dhe të cilat sot Ambasadori Amerikan pati meritën e madhe që ti tregojë me gisht”, tha Vasili në konferencën për shtyp.

    detyrës. Një veprim i tillë, bie ndesh jo vetëm me nenin 18 të ligjit nr. 84/2016, për shkak se struktura që po miratohet nuk është propozim i vetë

    organeve të rivlerësimit (siç ligji e kërkon), por nga ana tjetër, kjo bie ndesh edhe me pikën 6 të nenit 179/b të Kus-htetutës dhe pikën 14 të nenit

    Edmond Spaho

    Fatmir Xhafaj

  • 5www.shqiptarja.com

    E MARTË, 3 TETOR 2017INTERVISTA

    REQUEST FOR TENDERThe Albanian-American Development Foundation (AADF) began operations in November of 2010 with the support and encouragement of USAID and the United States Government. The founda-tion’s mission is to make a meaningful contribution to Albania’s economic growth by making social investments related to entrepreneurship, education, leadership development and support for cul-tural tourism.

    Under its Education Program, AADF has created Junior Achievement (JA) of Albania Organization, an entity that manages an exciting and visionary program. The mission of JA is to empower and pre-pare young Albanians for the labor market.

    Junior Achievement in K-9 is in support of the current K-9 curricular reform initiated by the Ministry of Education and Sports. JA will be the long-term solution for guaranteeing delivery of modern eco-nomic education to K-9 learners as integral part of the Civic Education subject. JA is an internation-ally proven program that we adopt as methodology and adapt as content.

    The AADF invites interested companies to bid for printing and distribution of JA 15,280 sets of toolkits for period 2017-2019 in 1,403 schools.

    Tender ceiling fund: 21’206’184 ALL

    To receive a copy of the application package and other tender documents, please register on our website at www.aadf.org/tenders and you will be redirected to the download links. For any question please do not hesitate to contact us at [email protected]; and at [email protected].

    The deadline for submitting tender offers is Oct 23, at 11:00 hours am. Offers presented after this time will not be accepted. All tenders need to be submitted in person or by mail at AADF office in Tirana at the address : Str. “Ibrahim Rugova”, Green Park Complex, Kulla 2, kati 12, Tiranë

    ALBANIAN-AMERICAN DEVELOPMENT FOUNDATION JUNIOR ACHIEVEMENT OF ALBANIA

    Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, gjatë një interviste për Shqiptar-ja.com, ka konfirmuar

    deklaratat e forta të ambas-adorit amerikan, Donald Lu, për 20 familje mafioze që kon-trollojnë krimin në Shqipëri. Nisur nga dinamika e larjeve të hesapeve, Klosi pohoi se që as nuk vihet në diskutim që në Shqipëri ka familje që janë të lidhura me krimin që bën politikë. Por, ish-kreu i SHISH theksoi se këto familje nuk kanë ngjashmëri me familjet mafioze italo-amerikane, të cilat kanë vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që kanë pasur një trashëgimi. Sipas tij, familjet mafioze nuk ekzistojnë në kuptim klasik të fjalës në Shqipëri, por janë organizuar si shoqëri apo grupime kriminale.

    -Z. Klosi, ambasadori ameri-kan, Donald Lu, befasoi dje tek-sa foli për 20 familje mafioze, të cilat kontrollojnë opera-cionet kriminale në Shqipëri. Sipas jush, a ka familje mafioze në Shqipëri në kuptim klasik të fjalës?

    Derisa ka vendosur për t’u futur në jetën e shoqërisë shqiptare, duke bërë të tilla deklarata, mirë është që am-basadori amerikan të mos e lërë me kaq, por të tregojë se çfarë di për familjet mafioze në Shqipëri, nëse u beson institucioneve aktuale. Nëse e ka fjalën për familjet mafioze që drejtojnë krimin në aspek-tin ekonomik në lidhje me

    Adriatik Doçi TIRANE

    Fatos Klosi: E vërteta e familjeve mafioze në Shqipëri

    “Në Shqipëri ka familje që janë të lidhur me krimin që bën politikë, por nuk kanë ngjashmëri me familjet mafioze në SHBA”

    politikën apo për familje me aktivitetet të tjera kriminale. Nuk e dimë se për çfarë famil-jesh e ka fjalën ambasadori. Që në Shqipëri ka familje që janë të lidhur me krimin, kjo as që vihet në diskutim. Sigurisht që

    ka. Një tregues i rëndësishëm është se po ndodhin vrasje për ditë. Ka larje hesapesh. Këto janë veprime mafioze, për interesa të ndryshme. Këtë lloj lufte me njëri-tjetrin sigurisht që e bëjnë mafiozet, nuk mund

    ta bëjnë hajdutët e xhepave. E bën krimi i organizuar. Krimi që kanë një histori. Krimi që bën politikë.

    -Si janë të organizuara familjet mafioze në Shqipëri? A mund të krijohen familje të tilla në një hark kohor prej 27 vitesh? E kam fjalën për familje biologjike mafioze, që kanë një histori.

    Së pari, nuk kanë ng-jashmëri me familjet mafioze italo-amerikane, të cilat kanë vepruar në Shtetet e Bash-kuara të Amerikës. Ka kondita të tjera, mjedis tjetër dhe kohë tjetër. Faktori kohë nuk është kusht në Shqipëri. Familjet mafioze mund të organizohen dhe të veprojnë edhe për dy-tre vjet. Pra, edhe pse kemi 27 vjet pluralizëm, koha nuk është përcaktuese sepse këtu organizohen ndryshe. Ne kemi parë filmat. Nëse u referohemi filmave të Hollivudit, që flasin për familje mafioze me histori, sigurisht që nuk ka kohë. Ashtu siç i kemi parë nëpër filma, nuk ka kohë, pasi duhen breza për t’u shndërruar në një familje biologjike të mirëfilltë mafioze. Por, në filma futen elementë të fantazisë, për të krijuar emocione dhe për-shtypje. Historia nëpërmjet Hollivudit është tjetër gjë. Nuk ka lidhje me Shqipërinë. Por, nuk është aspak për t’u çuditur që janë krijuar grupime të tilla. Sa i takon termit, nuk janë familje në kuptim klasik të fjalës, por janë shoqëri kriminale, grupime etj., pra jo në kuptim biologjik. Gjithsesi, ambasadori amerikan Donald Lu mund të thotë më konk-

    retisht se për çfarë familjesh e ka fjalën.

    -Ditët e fundit është kon-statuar një lëkundje sa i takon zbatimit të Vetingut. A janë këto deklarata një formë pre-sioni për ta çuar përpara këtë proces? A është kjo mënyra e duhur për të shtuar presion?

    Për mendimin tim, përpara se të bëjnë këto deklarata, am-basadorët duhet të përpiqen, duhet të ushtrojnë presion që ligji i Vetingut të zbatohet në Shqipëri. Ambasadorët kanë bërë vërtetë presion mbi politikën shqiptare. Kjo u aprovuar edhe me vendimin e rëndësishëm të Parlamentit, i cili miratoi me 140 vota ndryshimet Kushtetuese, duke i hapur rrugë Reformës në Drejtësi. Le ta çojnë këtë punë deri në fund, pa bërë deklarata

    të tilla, pasi duket sikur ka lëkundje për çështjen e Vetin-gut. Më tej të ngulin këmbë që të gjitha institucionet e reja të drejtësisë shqiptare të tregojnë se sa familjes mafioze veprojnë në Shqipëri, si janë organizuar, ku veprojnë etj. Mua më duken deklarata disi të nxituara, por ndoshta ata kanë një plan që puna për zba-timin e Reformës në Drejtësi të vazhdojë me ritmin që nisi.

    -Si vlerësoni ecurinë e zba-timit të ligjit për informimin mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit? Keni paralajmëruar disa herë se nuk prisni asnjë surprizë nga hapja e dosjeve.

    Nuk ka më kush interes nga dosjet, përveç atyre që janë prekur ose të afërmit e tyre, për t’i parë për kuriozitet, jo për ndonjë gjë tjetër. Në shoqërinë shqiptare dosjet nuk kanë më asnjë lloj influ-ence. Kanë kaluar 27 vjet nga ai sistem. Shumica e atyre njerëzve që preken nga dosjet sot nuk janë më. Dosjet kanë një karakter historik, ndaj le t’i shikojnë historianët dhe studiuesit. Le t’i nxjerrin ata konkluzionet.

    -Ditët e fundit, jashtë dy-erve të komisionit për hapjen e dosjeve, kanë dalë disa do-kumente për Kadarenë dhe Fatos Lubonjën...

    Kjo është shumë e shëmtu-ar. Njerëz si Kadareja dhe Lubonja futen në një debat historik, ku fillojnë dhe shahen me njëri-tjetrin. Nuk duhet ta bënin këtë. Janë personazhe të jetës publike. Japin një shembull negativ.

    “Që në Shqipëri ka familje që janë të lidhur me krimin, kjo as që vihet në diskutim. Sigurisht që ka. Një tregues i rëndësishëm është se po ndodhin vrasje për ditë. Ka larje hesapesh. Këto janë veprime mafioze, për interesa të ndryshme”.

    “Hollivudi është tjetër gjë. Nuk ka lidhje me Shqipërinë. Nuk është aspak për t’u çuditur që janë krijuar grupime të tilla. Sa i takon termit, nuk janë familje në kuptim klasik të fjalës, mund të jenë shoqëri, grupime etj., pra jo në kuptim biologjik”.

    Familjet mafioze

    Ngjashmëria

    “Nuk ka më kush interes nga dosjet, përveç atyre që janë prekur ose të afërmit e tyre, për t’i parë për kuriozitet, jo për ndonjë gjë tjetër. Në shoqërinë shqiptare dosjet nuk kanë më asnjë lloj influence”

    FatosKlosi

  • 6 E MARTË, 3 TETOR 2017www.shqiptarja.comINTERVISTA NE REPORT TV

    Për çdo informacion mund të na kontaktoni në Cel. 0693041355, edhe ne email: [email protected]

    STUDIO PËRMBARIMORE “SPEED SOLUTION”, NJOFTON SHPALLJEN E ANKANDIT II PËR:

    Pyll me sipërfaqe 7000 m2, Zona Kadastrale: 2380, Nr. Pasurisë 181/51, Vol.5, Faqe.91, me vendndodhje Lanabregas , Tiranë vlerësohet me vlerën e 7 840 000 (shtatë milionë e tetëqind e dyzetë mijë) Lekë.

    Ankandi do të zhvillohet më datë 23.10.2017, Ora 16:00, pranë Studios Përmbarimore “SPEED SOLUTION” sh.p.k, me Adresë: Bulevardi “Gjergj

    FISHTA” Kulla. 1, Kati, 2. Nr.3, Tiranë.

    Shkurtimi i numrit të punonjësve të stafit të Vetingut, ku në seancën parlamentare të së enjtes u miratu-an 110 punonjës në staf, nga 185 që ishin kërkuar, shkaktoi reagime të shumta. Ky shkurtim u kundërshtua

    nga opozita me pretendim se do të cenohet puna e organeve të Vetingut. Në lidhje me këtë çështje zëvendëskryeministrja, Senida Mesi e ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, ka sqaruar se nuk janë prekur strukturat bazë që do të cenonin procesin, por shkurtimet janë bërë në strukturat mbështetëse. Mesi ka folur edhe në lidhje me reformat në administratë, duke e shprehur se reformat nuk kanë lidhje me shkurtim stafi, por me një riorganizim të personelit të administratës në bazë të meri-tokracisë.

    -Shumë vetë kanë parë një lloj lidhje me atë që thatë ju dhe atë që tha Donald Lu. Ka një korrelacion kohorë mes asaj që ndodhi dhe deklaratës së Lu?

    Do të dal dhe aty se çfarë ndodhi. Së pari dua të ndaj përpjekjet maksimale që qeveria Rama ka bërë me Reformën në Drejtësi. Votimi i së enjtes tregoi se kush e don dhe kush jo reformën. Në seancën plenare kemi diskutuar në lidhje me strukturat në nivelet e pagës bazë, dhe numrin e strukturave të Vetingu

    -Por nëse i lini pa struktura pa staf roli i tyre është analitik.

    Nuk janë prekur strukturat kryesore por ato mbështetëse. Në seancën plenare doli e qartë se ku janë strukturat e rishikuara. Strukturat ndihmëse kanë qenë të diskutuara në lidhje me personin. Në rishikimin në parlament ishte rishikimi i strukturave, nuk ka prekur elementë financiarë.

    -Për çfarë shifre bëhet fjalë?Bëhet fjalë për shkurtim 50-60

    persona. Një anëtar i gjykatës, një komisioner me 26 staf ndihmës përf-shirë përkthyes, shofer dhe këshilltarë ekonomike. Një person kyç për re-formën me 26 staf ndihmës.

    -Si e gjykoni ju deklaratën e ish ministrit Tahiri që tha tu japim gjithçka që kërkojnë anëtarët e Vetingut, vetëm mos thonë që nuk kishin buxhet?

    Po flasim për pagën bazë, bëhet fjalë për 350 në varësi të niveleve për pagën pazë, shpërblimet pastaj janë në përqindje të pagës bazë.

    -Në vit shkon diku te 30 mijë euro

    paga bazë?Po, shpërblimet mund të shkojnë

    deri në 200% nga paga bazë. -Cilat janë kriteret?

    Vështirësia e punës që do të diskutohet. Është diskutuar vetëm për pagën bazë. Struk-tura shkon në funksion të Vetingut. Organet nuk do fillojnë me volum maksimal.

    -Në parashikim tuaj kur do merret vendimi që të hiqet prokurori i parë apo gjykatësi i parë që nuk i kalon filtrit të Vetingu, do të ndodhë brenda vitit?

    Besoj që po. Vëmendja është te Vetingu, por ka dhe informacione të gabuara që i jepen publikut. Janë të sqaruara një më një struk-turat e propozuara dhe të rishikuara. Asnjë proces për mirëfunksionimin e Vetingut nuk është cenuar.

    -Flasim për një nga deklaratat e Ramës, ajo

    e kontakteve më të drejtpërdrejta të qeverisë me qytetarët, më e rëndësishme ajo e certi-fikatave, ka filluar të zbatohet?

    Ka dy javë që ka filluar të zbatohet. Në administratë kanë qarkulluar 4.5 milion certifikata, imagjinoni sa kohë e kosto e humbur. Organet që e kërkojnë një certi-fikatë janë institucionet, ndërkohë mund ta aksesojnë në çdo moment dhe ndaj u pa e arsyeshme që njerëzit mos sorollaten nga njëra zyrë në tjetrën.

    -Kjo është vetëm njëri nga elementët.Unë si qytetarë nuk do e marr më certi-

    fikatën për ta marrë nga një zyrë për ta dërguar te tjetra, por çfarë garancie kikam unë që çështja nuk do ngeli zvarrë për javë me radhë.

    Folëm për një bashkëqeverisje me qyte-tarët me qendër qytetarët, se si e merr administrata informacionin punë e saj e rëndësishme për qytetarin është që mos të sorollatet e mos të trokasë derë pas dere. Nuk është problemi qytetarëve se si komunikojnë zyrat me njëra tjetrën.

    -Këtë të certifikatave e tundët si flamurë,

    por çfarë ka përtej kësaj?Janë një sërë dokumentacionesh që mund të

    tërhiqen nga portali ialbania, si karta shëndetit, vërtetimin për të marrë lejen e qarkullimit.

    -Tani mua më është grisur leja e qarkullimit

    mund ta marr aty?Merret kur është sekuestruar nga organet

    ligjore apo kur ke humbur pikët. Ka shumë shërbime në portal që mund t’i aksesosh online. Nga të gjitha dëgjesat që u bënë në gusht një nga problematikat ishte burokracia. Qytetarit nuk i duhet se ku është një zyrë apo një tjetër, ai do të marrë shërbimin që kërkon ky do ishte

    -Me këtë vrull që ka marrë Rama për re-

    formimin e shërbimit, javën e kaluar më bëri përshtypje takimi me sipërmarrësit, foli me ton të ashpër për agjendat doganorë, një shërbim që funksionon në të gjithë botën.

    Nga dëshira dhe reformat e fragmentizuara nga 27 vite ne trashëgojmë rendimentë të së kaluarës që duhen rishikuar nga njëra anë dhe nga ana tjetër duhet parë si të lehtësohet procesi. Në dogana jemi duke punuar edhe nga shërbimet online. Procesi i importit dhe eksportit të bëhet në mënyrë elektronike.

    -Në media është folur që janë bashkuar

    ministri me qëllim për të larguar të emëruarit nga LSI dhe partnerët e tjerë që keni pasur në koalicion.

    Një shprehje thotë e sheh realitetin nga një kënd i caktuar. Flasim për një reformë në administratën publike e cila ka në thelb meritokracinë. Nëse hapat e mjaftueshme të kualifikimit dhe meritokracisë nuk janë aty ku duhen. Kemi marrë sinjale pozitive dhe jemi vlerësuar nga BE për reformën në administratën publike. Kemi marrë nota pozitive si një administratë që ka marrë një reformë të konsoliduar. Kemi ecur pozitivisht në lidhje me rekrutimin, kemi mbledhur shumë CV. Elementi i përcaktimit të një karriere që motivon administratën publike dhe i jep një pritshmëri se ku do të jetë pas disa vitesh. Për të pasur atë administratë që duam të kemi në themelin e ofrimit të

    shërbimeve të qytetarëve. -Si do të vendoset kjo?Nëpërmjet ligjeve. Për të qenë të drejtpërdrejtë, në

    ministrinë e Energjetikës, çfarë do të ndodhë?

    Në çdo proces ristrukturimi nuk kemi ecur pa u rishikuar ligjin. Është përfshirë stafi i departamentit të administratës publike për të parë se aty ku kemi plus një staf për ta kaluar diku ku nevojitet staf. Nuk është qëllimi tek shkurtimi i numrit të punonjësve, po ridizenjim që ministritë të jenë efiçente. Vetë qeveria në funksionin e saj të mbajë premtimin që shërbimet e ofruara qytetarëve të jenë efikase. Nëse realizojmë këtë jemi përafruar me standardet Evropiane.

    Administrata“Nuk është qëllimi tek shkurtimi i numrit të punonjësve, po ridizenjim që ministritë të jenë efiçente. Vetë qeveria në funksionin e saj të mbajë premtimin që shërbimet e ofruara qytetarëve të jenë efikase”.

    Vetingu, Mesi: Shkurtimi vetëm

    te struktura mbështetëse

    “Riorganizim të personelit në administratën publike në bazë të meritokracisë”

    nga Ilir Babaramo TIRANE BRAHIMAJ

    Zyrtari i policisë: Nga Santo te Xhindi, dosjet që do të rihapen

    Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Niko Brahimaj deklaroi në Top Story se në dosjet që ka në hetim policia janë edhe disa nga emrat e përmendur nga ambasadori Donald Lu. “Policia ka dosje ku dyshohet se janë të përf-

    shirë personat e përmendur nga Donald Lu. Unë nuk mund të flas më shumë për arsye he-t imore”, tha Niko Brahimaj. Gjithashtu zyr-tari i lartë i pol-icisë së shtetit u shpreh se një pjesë e dosjeve

    të vrasjeve të bujshme të mbetura pa autor do të rihapen. “Ne do të merremi edhe me dosjen e ish-deputetit Xhindi, që do të rihapet. Edhe me dosjen Santo, edhe me dosjen e oficerit të policisë, edhe me dosjen e gjyqtarit e të tjerë e të tjerë. Zullimi është trashur shumë dhe litari i lidhjes është drejt këputjes. Policia është tejet e përgjegjshme për të kryer detyrat. Prokuroria e Krimeve të Rënda na ka mbështetur dhe kjo do të vazhdojë”, tha ai. Ambasadori i SHBA, Donald Lu, bëri akuza të forta në lidhje me bandat kriminale, që veprojnë në vendin tonë, teksa deklaroi se drejtuesit e krimit rrallë arrestohen dhe pothuajse kurrë nuk ndiqen penalisht. Lu tha se në Shqipëri janë katër klane kryesore që kontrollojnë 20 familje kriminale, të cilat menaxhojnë operacione krim-inale, ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave.

    “I njohim klanet mafioze që flet Lu”

    NË FOTO:Zëvendëskryeministrja, Senida Mesi gjatë intervistës në “5 pyetje nga Babaramo”

  • 7www.shqiptarja.com

    E MARTË, 3 TETOR 2017MBLEDHJA E GRUPEVE

    STUDIO PERMBARIMORE “SHKRELA” DO TE ZHVILLOJE ANKANDIN E PARE PER PASURITE:

    a) “Njesi” me siperfaqe 40 m2, me nr. Pasurie 3/39-N5, Vol. 39, Fq. 21, Zona Kadastrale 8561, e ndodhur ne Lagjia nr.18, Korce, ne pronesi te bashkepronarve Spahi.

    Cmimi me te cilin fillon shitja e kesaj pasurie eshte ne vleren 31,360 (tridhjete e nje mije e treqind e gjashtedhjete) Euro.

    b) “Apartament” me siperfaqe 83 m2, me nr. Pasurie 6/147+1-12, Vol.12, Fq.111, Zona Kadastrale 8581, e ndodhur ne Rr. Deshmoret e Pojskes, Pogradec, ne pronesi te bashkepronarve Spahi.

    Cmimi me te cilin fillon shitja e kesaj pasurie eshte ne vleren 33,864 (tridhjete e tre mije e teteqind e gjashtedhjete e kater) Euro.

    Ankandi i pare zhvillohet me date 03.10.2017, ora 16.00 ne ambientet e Studios Permbarimore Shkrela me Adrese :Rruga Blv.”Zogu i I”, Pall. “Agimi”, H 2, K 3, Ap. 5, Tirane.

    Pas fjalimit emocional ku bënte thirrje që ti kushtohet më shumë vëmendje fshatit, Rigerta Loku tërhoqi vëmendjen dhe interesin e mbarë opinionit publik. Por, me sa duket kjo vëmendje nuk i ka pëlqyer Rigerta Lokut, duke kërkuar që ti kushtohet më shumë rëndësi problemit që ajo shtroi dhe jo asaj vetë. “Ju lutem lëreni Gertën, merruni me problemet qe ajo parashtron. Gerta është grua, e brishtë, e re, nënë, zonjë shtëpie. Merruni me problemin që ajo parashtron. Prob-lemi është i madh, sfidoni problemin”, shkruan Rigerta në profilin e saj në Facebook.

    Kuvendi miraton të enjten komisionin e

    Reformës ZgjedhoreBasha jep alarmin: Jemi në prag të greminës,

    PD-ja po përgatitet për luftë ndaj krimitFAKTE “Fakti i parë është se vota në 25 Qershor u ble, u dhunua, u tjetërsua. Fakti i dytë është se vota u ble, u dhunua dhe u tjetërsua nga Edi Rama dhe nga PS. Fakti i tretë është se blerja, dhunimi dhe tjetërsimi i votës nga Edi Rama dhe nga Partia Socialiste u bë përmes parave të pista të krimit të organizuar”.

    Kuvendi do të miratojë këtë të enjte ngritjen e komisionit të Re-formës Zgjedhore. Ky vendim është

    marrë nga mazhoranca gjatë mbledhjes së zhvilluar me min-istra dhe deputetë të Partisë Socialiste, mëngjesin e kësaj të hëne te Kryesia e Kuvendit. Në takim kanë marrë pjesë anëtarë të kabinetit qeveritar dhe për-faqësues të kryesisë së grupit parlamentar të PS. Takimi është drejtuar nga zëvendëskryem-inistrja Senida Mesi, kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla si dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ky format takimi i cili drejtohet nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla dhe zv/kryeministrja Senida Mesi do të jetë i përjavshëm dhe do të shërbejë për koordinimin e punës së qeverisë me axhendën parlamentare. Besohet se ky for-mat takimi zëvendëson takimet e të mërkurës Rama-Meta gjatë katër viteve të qeverisë së kaluar.

    RAPORTI I OSBE/ODHIR SIPAS BASHËS

    Kryetari i Partisë Demokra-tike, Lulzim Basha është në të njëjtën linjë me ambasadorin Lu për klanet kriminale që kontrol-lojnë të gjithë krimin në vend. Basha pretendon se edhe në raportin e OSBE/ODHIR-it thu-het qartë se Shqipëria sundohet nga bandat dhe nuk qeveriset. Basha jep alarmin se vendi është

    3Basha pretendon se edhe në raportin e OSBE/ODHIR-it thuhet qartë se Shqipëria sundohet nga bandat dhe nuk qeveriset. Basha jep alarmin se vendi është në prag të greminës dhe në një katastrofë totale, pasi sipas tij, po qeveriset nga një qeveri e blerë me para të pista.

    ALARMI

    në prag të greminës dhe në një katastrofë totale, pasi sipas tij, po qeveriset nga një qeveri e blerë me para të pista. “Në qendër të vëmendjes ka qenë raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet, çështja e ngritjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe

    konfirmimi i të vërtetës së njo-hur botërisht nga shqiptarët se sot Shqipëria nuk qeveriset por sundohet nga bandat dhe nga klanet mafioze. Raporti i OSBE/ODIHR-it e thotë qartë. Fakti i parë është se vota në 25 Qershor u ble, u dhunua, u tjetërsua. Fakti i dytë është se vota u ble, u dhunua dhe u tjetërsua nga Edi Rama dhe nga Partia Socialiste. Fakti i tretë është se blerja, dhunimi dhe tjetërsimi i votës nga Edi Rama dhe nga Partia Socialiste u bë përmes parave të pista të krimit të organizuar dhe ndihmës së bandave krim-inale dhe klaneve kriminale të krimit të organizuar anembanë Shqipërisë”, tha Basha.

    ‘PSE NUK LUFTON RAMA KRIMIN’

    Duke e lidhur situatën direkt

    me kryeministrin Edi Rama, që sipas tij, është përgjegjësi kryesor, kreu i demokratëve deklaroi se PD po përgatit një plan politik dhe ligjor për të nisur së bashku me qytetarët shqiptarë një luftë kundër krimit. “Qytetarët e kanë fare të qartë se kur një qeveri del nga shit-blerja e votës, kur një qeveri vjen në pushtet me votat e blera, edhe vetë qeveria është e blerë. Se kur përdoren kriminelët për të blerë, për të shantazhuar, për të dhunuar, për të mbledhur votat e qyte-tarëve, qeveria do ti përkasë kriminelëve dhe jo qytetarëve. Vendi është në prag të një grem-ine, është një katastrofë totale përsa i përket shtetit ligjor dhe demokracisë dhe është në prag të një gremine të paimagjin-ueshme në këto 27 vite. Kjo

    është një këmbanë alarmi për çdo shqiptar të ndershëm. Ndaj Partia Demokratike po përgatit një plan politik dhe ligjor për të nisur së bashku me të gjithë shqiptarët e ndershëm, pa dallime politike, një luftë e cila mund dhe duhet të ketë vetëm një përfundim: Mposhtjen e krimit të organizuar. Dhe për

    këtë duhet patjetër të mposhten mjeshtërisht dhe ustallarët e tyre politikë”, deklaroi Basha. Kreu demokrat i bëri këto deklarata në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ku ndër të tjera tha se t’i kërkosh Ramës të luftojë krimin e organizuar, është njësoj sikur t’i kërkosh të luftojë veten.

    KOMISIONI I JASHTËM/ SHEHU: LIGJI POZITIV

    Bushati prezanton ligjin e pakicave: Fond për toKomisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme ka diskutuar ditën e djeshme për ligjin e pakicave, për të cilin ministri i jashtëm Ditmir Bushati u shpreh se është angazhim i hershëm i qeverisë shqiptare. Ai shtoi se përmes vetdeklarimit të censusit janë listuar të gjitha minoritetet dhe se në ato vende ku ka më shumë se 20% të pakicave minor-itare, autoritet vendore do të detyrohen të komunikojnë edhe me gjuhën e tyre sigurisht krahas gjuhës shqipe. Më tej gjatë mbledhjes, Bushati bëri me dije se çdo pakicë do të ketë një anëtar në komitetin shtetëror të minoriteteve dhe se do të ketë fond të veçantë për të gjitha pakicat. Ministri i Jashtëm u shpreh se do

    të financohen projekte për promovimin e komuniteteve, teksa shtoi se vendet fqinje nuk e kanë fare konceptin e njohjes së pakicave kombëtare. Edhe kryetarja e Komisonit të Jashtëm, Mimi Kodheli u shpreh se mbështet fondin për pakicat. Ndërsa deputeti i PD-së Tritan Shehu shprehet se ligji është pozitiv por duhet më shumë kohë. “I bëjmë nder vendit tonë dhe marrëdhënieve me fqinjët nëse si mazhorancë respektojmë minorancat kombëtare”, u shpreh Shehu, i cili shtoi se refuzon kategorikisht që ligji për pakicat të miratohet kaq shpejt pasi duhet më shumë kohë. Ligji për mbrojtjen e paki-cave kombëtare ka përplasur në Komision edhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati

    KOMISIONI

    FJALIMI NË KUVEND

    Ristrukturohet Ministria e Arsimit, ndryshojnë punonjësit

    Rigerta: Merruni me problemin jo me mua

    MASR me një drejtori të përgjithshme. Pritet të shtohet organika te Rinia

    Ministria e Arsimit do të pësojë ristrukturim pas kalimit në varësi të saj edhe të Rinisë. Ministrja Lindita Nikolla gjatë raportimit në komisionin e çësht-jeve sociale, tha se po punohet për organikën e re, që do të sjellë ndryshime në konceptimin e drejtorive dhe sektorëve të saj. “Jemi akoma në fazën e drafti-mit të këtyre struk-turave por lejomëni t’iu bëj me dije se nëse në ish min-istrinë (MMSR), drejtoria dedikuar programeve të zh-villimit të rinisë ishte me 4 persona, struktura e re do të ketë një situatë krejt të re. Do të kemi një sektor dedikuar vetëm rinisë për të hartuar politika dhe strategji zhvillimi, do të jetë një sektor dedikuar rinisë ne fushën e programeve të rinisë dhe një sektor ku koncep-tohen dhe përpunohen projekte”, tha ajo. Deputetet e grupit parlamentar të PD-së sollën në vëmendje çështjen e arsimin profesional, duke sugjeruar që kjo e fundit duhet ti kalojë Ministrisë së Arsimit me arsyetimin që është pjesë e përgjegjshmërisë së kësaj ministrie. Ndërsa deputetet e LSI-së, nga ana e tyre folën edhe për ligjin e vullnetarizmit si dhe aktet nënligjore të parealizuara deri më tani, për të cilat ministrja garantoi se do të kryhen brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

    me deputetin demokrat, Klevis Baliu. Demokrati i kërkoi ministrit llogari se pse nuk mbrohen shqiptarët në Greqi, sikundërse Greqia mbron minoritarët e saj këtu. Teksa po prezantonte ligjin për pakicat kombëtare, politikani me ekspe-riencë, Ditmir Bushati e pati të vështirë të argumentonte se pse ky ligj nuk ishte bërë në kushtet e reciprocitetit me Greqinë.

  • 8 E MARTË, 3 TETOR 2017www.shqiptarja.comPUNIMET NE PARK

    Skandal në Parkun Arkeolog-jik të Butrintit në Sarandë, ku kanë filluar punimet për ndërtimin e një objekti në brendësi të zonës së

    mbrojtur. Ndërtimi po bëhet pranë një muri prehistorik, i cili daton në shekullin e 7-8 para Krishtit. Shqiptarja.com ka mësuar se në brendësi të zonës së mbrojtur po ndërtohet një bar-kafe për qëllime biznesi. Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga redaksia e Shqiptarja.com objekti po ndërtohet në Akropo-lin e qytetit të lashtë të Butrintit, pranë Kullës Veneciane, e cila është më e larta në Butrint. I pyetur nga Shqiptarja.com, Drejtori i Parkut Arkeologjik, Gjergji Mano bën të ditur se leja për ndërtimin brenda zonës së mbrojtur është dhënë nga Ministria e Kulturës. Ndërsa firma që ka fituar tenderin për ndërtimin e këtij objekti është Hako sh.p.k. Sipas UNESCO brenda parkut arkeolog-jik nuk lejohet asnjë lloj ndërtimi, përveç punimeve për mirëmbajtje dhe restaurim.

    FIRMA NDËRTUESEBurime pranë firmës ndërtuese

    pretendojnë se qëllimi i godinës që po ndërtojnë nuk është për biznes. Sipas tyre kjo ndërtesë po bëhet për t’u krijuar lehtësira turistëve. Ata argumentojnë se Parku i Butrintit vizitohet gjatë verës nga një numër i madh turistësh të cilët do të kenë mundësi që të pushojnë apo të freskohen. Gjithashtu shprehen se nuk po kryejnë një ndërtim të ri, por se thjesht po rindërtojnë një strukturë të vjetër ushtarake që ka ngelur brenda Parkut nga koha e regjimit komunist. Firma që ka fituar tenderin për ndërtimin e këtij objekti është Hako sh.p.k

    MINISTRIA E KULTURËSMinistria e Kulturës ka reaguar

    pas skandalit me ndërtimin që po bëhet në Parkun Kombëtar të Butrintit. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket qartë se po hidhet beton, por për Ministrinë

    8 PYETJET QE LINDIN

    ■ - Çfarë nënkuptohet konkretisht me fjalët “Qendra Multifunksionale Shërbimesh”

    ■ - Sa do jetë e madhe Qendra dhe sa sipërfaqe do të mbulojë?

    ■ - Çfarë lloj shërbimesh konkretisht do ofrojë?

    ■ - Përdorim i betonit dhe tullave e dokumentuar nga filmimet televizive përputhet me projektin “të përkohshme” e autorizuar nga Ministria?

    ■ - Me cila kritere dhe procedura ligjore është përzgjedhur firma “Hako” që po ndërton Qendrën Multifunskionale?

    ■ - Sa do kushtojnë punimi i ndërtim-reabilitimit dhe kush po manaxhon të ardhurat te Qendra Multifunksionale?

    ■ - UNESCO u konsultua paraprakisht dhe e ka aprovuar projektin?

    ■ - Ku, kush dhe kur do ndërtohet Qendra SAL (Souvenir-Art-Libra)?

    Skandal në Butrint, në zonën arkeologjike po ndërtohet lokal

    Ministria: “Ndërtim i përkohshëm”. 8 pikëpyetjet që ngrihen për Qendrën

    Multifunksionale brenda Parkut

    nr. 712/3 datë 25.05.2017 i Këshil-lit Kombëtar të Arkeologjisë dhe vendimit nr. 149 datë 12.05.2017 i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve të cilët miratojnë projektin me titull “Rehabilitimi dhe ndërtimi i pikave të shërbimit në Parkun Antik të Butrintit”, projekt i miratuar nga In-stituti i Monumenteve të Kulturës”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e ministrisë.

    MUNGESA E TRANSPARENCËSPaqartësia për funksionin dhe

    madhësinë e godinës që po ndërto-het brenda Parkut të Butrintit është ajo që bie në sy edhe pas reagimit zyrtar të Ministrisë së Kulturës. Si në deklaratën e ministrisë, por edhe në vendimet që përmenden në këtë deklaratë, nuk jepen detaje të projektit. “Qendra Multifunksionale Shërbimesh” cilësohet ky objekt nga ministria e Kulturës, por se çfarë ka si qëllim ekzaktësisht nk shpjegohet. Multifunskionale mund të përfshijë gjithçka, nga një bar-kafe e deri tek një hotel me salla konferencash. Në asnjë vendim nuk jepet asnjë detaj për ndërtesën, si përshembull; Sa do jetë e madhe Qendra dhe sa sipërfaqe do të mbulojë? Çfarë lloj shërbimesh konkretisht do ofrojë? Gjithashtu nuk sqarohet as se me çfarë kritere është përzgjedhur firma “Hako” që po ndërton por edhe se sa do kushtojnë punimi i ndërtim-rea-bilitimit dhe kush po manaxhon të ardhurat te Qendra Multifunksion-ale. Po kështu askund nuk thuhet se; Ku, kush dhe kur do ndërtohet Qendra SAL (Souvenir-Art-Libra).

    105 MIJË BILETAParku Kombëtar i Butrintit është

    një nga pikat turistike më të njohura dhe më të vizituara të vendit tonë. Sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit 2015 Butrinti është vizituar nga mbi 100 mijë turistë, më saktë janë 105 mijë bileta të prera gjatë atij viti. Duke marrë parasysh që gati në vetëm 4 muajt e verës është fluksi I bie që rreth 25 mijë turistë të vizitojnë këtë park në një muaj.

    e Kulturës është një strukturë e përkohshme, madje sipas para-metrave të parashikuara nga kon-ventat e UNESCO-s dhe vendimit të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. “Në Parkun Kombëtar të Butrintit nuk janë duke u kryer gërmime apo ndërtime të reja por në bazë të vendimeve ligjore dhe teknike janë duke u përshtatur objektet ekzistuese me qëllim përdorimin e tyre për kryerjen e shërbimeve të standardizuara brenda Parkut Kombëtar të Butrintit. Ministria e Kulturës dhe institucionet e saj

    teknike vendimarrëse kanë miratuar projektet mbi intrastrukturën e stan-dartizuar të ofrimit të shërbimeve në dy qendra specifike të cilat ofrojnë shërbimet e tyre brenda Parkut Kombëtar të Butrintit. Qendra SAL (Souvenir-Art-Libra) dhe Qendra Multifunksionale Shërbimesh të cilat do tregtojnë vetëm produktet e miratuara dhe certifikuara para-prakisht nga Ministria e Kulturës. Asnjë godinë e re nuk ndërtohet në Parkun Kombëtar të Butrintit por është duke u kryer përshtatja e ambienteve ekzistuese me struktura

    të përkohshme dhe në përputhje me të gjithë parametrat e parashikuara nga konventat e UNESCO-s. Ashtu siç dhe parashikohet në Vendimin

  • 9www.shqiptarja.com

    E MARTË, 3 TETOR 2017INTERVISTA NË REPORT TV

    NJOFTIMI I ANKANDIT

    Albpetrolsh.a. NUIS J82916500U Selia Rruga Fier-Patos Km. 7 Patos - Tiranë, Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” Pallati Sky Tower

    1. Autoriteti shites: Albpetrol sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7

    2. Data e zhvillimit te ankandit: 03/10/2017

    3. Lloji i Procedurës standarde te ankandit: Procedure e hapur

    4. Objekti i Shitjes: Shitje gaz shoqerues, sasia 3 600 000 Nm3

    5. Afati i evadimit: 600 000 Nm3 brenda 1 viti nga data e nenshkrimit te kontrates dhe 3 000 000 Nm3 brenda 5 viteve nga data e nenshkrimit te kontrates.

    6. Përshkrim i shkurtër i objektit te shitjes: Shitje gaz shoqerues, sasia 3 600 000 Nm3, gaz i prodhuar ne vendburimin Cakran Mollaj.

    7. Vlera fillestare: Cmimi= 0,8 x TTF + K - TTF eshte cmimi ne euro/mwh i gazit shoqerues te publikuar ne bursen hollandeze.

    - K- eshte vlera euro/mwh e ofruar nga ofertuesi mbi çmimin minimal te shitjes te perllogaritur nga formula (K≥0).

    - Per konvertimin e cmimit nga euro/mwh ne euro/Nm3 per gazin e vendburimit Cakran Mollaj do te perdoret koeficenti 0.00781.

    8. Vendndodhja e gazit shoqerues: Albpetrol sha PatosVendburimi Cakran Mollaj

    9. Vendi i zhvillimit te ankandit: Ministria e Energjise dhe Industrise, Sheshi Skenderbej, Tirane, salla e mbledhjeve kati I-re.

    10. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: ne zyren e protokollit te Ministrise se Energjise dhe Industrise, datë 03/10/2017, ora 11:00

    11. Informacion mbi dokumentet e ankandit: Dokumentet e ankandit mund te terhiqen prane autoritetit shites me paraqitjen e nje kerkese me shkrim ose ne faqen zyrtare te “Albpetrol” sha www.albpetrol.al dhe ne faqen e Ministrise se Energjise dhe Indus-trise www.energjia.gov.al.

    Dokumente me pagesë:

    PO □ JO X

    12. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, perpara dates dhe ores se zhvillimit te ankandit, ne ven-din e përcaktuar ne dokumentet e ankandit.

    T +3553813662 F +35534704415 W www.albpetrol.al

    Gjergj Frashëri: Absurditet ndërtimi brenda Parkut

    Specialisti i arkeologjisë dhe restaurimit të monumenteve është kundër punimeve brenda parkut

    Specialisti i arkeologjisë dhe restaurimit të monumenteve Gjergj Frashëri, i ftuar në Re-port TV ka komentuar ndër-timin brenda zonës së mbroj-

    tur në Parkun të Butrintit. Ndërtimi po bëhet pranë një muri prehistorik, i cili daton në shekullin e 7-8 para Krishtit. Gjergj Frashëri e ka quajtur absurde këtë veprim brenda mjediseve të par-kut duke sjellë në vëmendje se ligjet e UNESCO-s parshikojnë qartësisht se nuk lejohet asnjë ndërtim i ri në zonat e mbrojtura. Ndër të tjera Frashëri ka theksuar se po shkojmë në një rrugë pa krye, ndërsa vijojnë të bëhen projekte qesharake nga Ministria e Kulturës në kuadër të restaurimeve. “Nëse bëhen ndërhyrje të reja brenda parkut, për qëllimet që janë jashtë rolit që ka parku, domethënë jashtë funksionit që kanë rrënojat e tij dhe objektet muzeale të tij. Të gjitha këto janë të palejueshme. Agjencia e shërbimit arkeologjik me sa u njoftova para një gjysëm ore nuk ka nxjerrë ndonjë njoftim për ndërhyrje arkeologjike për të krijuar kishte për të bërë ndonjë ndërtesë të re” thotë

    specialisti i restaurimeve Frashëri. Ndërsa vijon më tej duke shpjeguar se si procedohet me monumentet e mbrojtura në vendet e Evropës: “Ne jemi duke ecur ne një rrugë pa krye në çështjen e ruajtjes së monument-eve. Monumentet, parku arkeologjik është një monument i vetëm, ai ruhet nëpërmjet mirëmbajtjes dhe nëpërm-jet konservimit, mbrohet nëpërmjet atyre gjerave që ka nevojë të mbro-het, ekosistencës dokumentare që ka nëpërmjet procesit të restaurimit.

    Edhe Kalaje e Petrelës është bërë qofteri brenda kullave monumentale. Të gjitha këto në Shqipëri përjetohen se janë gjëra normale. Sepse për hirë të biznesit, se çfarë kuptohet biznes. Monumentet e kulturës, po të shi-kosh parqet në vendet e kulturuara në vendet e Evropës nuk kanë asnjë lloj kafeneje brenda, nuk kanë asnjë lloj ndërtimesh multifunksionale”. Ai i shikon si absurde dhe qesharake veprimet e Ministrisë së Kulturës për atë që po ndodh në ambientet dhe zonat e mbrojtura dhe të shpallura si parqe kombëtare dhe me vëmëndje të plotë nga UNESCO: “Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve po bën projekte restaurimi të cilat janë shumë qesharake. Butrinti është një park, i cili është vendosur dhe nga UNESCO që të ruhet ashtu siç është. Mund të bëhën kërkime arkeologjike për qëllime të caktuara dhe menjëherë duhet bërë konservimet ose restau-rimet dhe nuk lejohet të ndërtosh aty ndërtesa multifunksionale. Kryemi-nistri tani po flet për Skënderbeun, që vitin tjetër do bëjmë shumë gjëra. Kjo

    është shumë gjë e madhe, tani i vetmi dokument që kemi nga Skëndërbeut, skemi as armët as veshjet, as kockat e Skënderbeut. E vetmja gjë që kemi është kalaja e Krujës, tani me atë kala do të prezantohemi ne, aty shkohet me makinë dhe shkohet ne restorant. Çdo ditë bëhen vendime absurde. Tregon se njerëzit do shkojnë të bëjën nevojat personale në majë të monumentit.Nevojat personale nuk kryhen bren-da në monument,këto janë interesa private të njerëzve që mendojnë që t’a pushtojë edhe këtë parkun dhe t’a fus në xhep dhe t’a kem dhe për 40-50 vjet. Ministri e Kulturës ka vënë në program nëpërmjet kulturës ne do shkojmë në Evropë, ministria ka nevojë për kulturë të ligjeve.Këto janë të gjitha shkelje të ligjeve. Unë vetë jam përplasur me Ministrinë e Kulturës në 5 çështje gjyqësore brenda 2 vitesh, më vjen keq që edhe i kam fituar. UNESCO i ka ligjet e veçanta dhe nuk lejon të ndërtohet brenda monumenteve asnjë ndërtim i ri”, ka përfunduar specialisti i restaurimit të monumenteve Gjergj Frashëri .

    NË FOTO:(lart) pamje nga punimet brenda parkut kombëtar të “Butrintit” (djathtas) Specialisti i arkeologjisë dhe restaurimit të monumenteve Gjergj Frashëri

  • 10 E MARTË, 3 TETOR 2017www.shqiptarja.comHETIMI PASUROR

    Ngjarja në Tiranë, parashuta me defekt, rrëzohet qytetari nga Kosova në TiranëParashuta me të cilën po fluturonte mbi Tiranë ka pësuar defekt dhe një qytetar nga Kosova është rrëzuar duke u plagosur. Policia thotë 36-vjeçari F.SH ka pësuar frakturë në kyçin e dorës në momentin që po ulej. Nga hetimet paraprake dyshohet se parashuta ka pësuar defekt. Një grup parashutistësh kanë fluturuar mbi qiellin Tiranës dje duke dhënë spektakël në ajër. Organizimi ka qenë nga Federata shqiptare e Aeronautikës në vijim të aktiviteve për promovimin e këtij sporti në vendin tonë.

    “Ford” dhe “Toyota”Digjen dy automjete në TiranëPolicia: Zjarrvënie e qëllimshmeDy automjete janë djegur mesditën e kësaj të hëne në Tiranë. Makinat e përfshira nga flakët janë një “Ford” dhe “Toyota”. “Fordi” në pronësi të K.D, 23-vjeç është djegur pjesërisht teksa ndodhej i parkuar. Ndërsa automjeti tjetër që është përfshirë nga flakët është një automjet tip “Toyota” në rrugën “Vangjush Furxhi”, pronë e shtetases A.Z, vjeç 30, banuese në Tiranë. Në të dyja rastet policia dyshon se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve.

    Kacjolin Zefi: Pasurinë e kam nga fasoneria

    Biznesnemeni ka tërhequr shuma financiarenga llogaritë bankare të firmës “Felix M”

    Elton QynoTIRANE

    Megjithëse vijon të jetë në nd-jekje penale për tentativën e trafikimit të

    droge nga Prokuroria e Kri-meve të Rënda, biznesmeni Kacjolin Zefi ka pretenduar se paratë e siguruara prej tij dhe pasurinë që ai disponon e ka, falë biznesit familjar të përpunimit dhe eksportimit të konfeksioneve dhe vesh-jeve me shumicë. Sipas të dhënave që disponon gazeta “Shqiptarja.com” shoqëria “Felix M“ sh.p.k është një kompani fasonerie në Shkod-ër, regjistruar në vitin 1998 (në vitin 2007 ka blerë shoqërinë “Generale Made”) dhe ka si objekt të veprimtarisë së saj prodhimin e konfeksioneve dhe ka tre ortakë. Përkatësisht shtetasja italiane Luiza Tili 80 për qind të kuotave, (motra e Kacjolin Zefit) Madalena Zefi 10 për qind të kuotave dhe Kety Michelessi 10 për qind të kuotave. Shtetasja Luiza Tili, ka deklaruar se paratë janë transferuar prej saj në llogarinë personale të shtetasit Kacjolin Zefi për llogari të shoqërisë “Fe-lix M” shpk me qëllim blerjen e kapanonit apo kryerjen e page-

    dhe 3 automjete luksoze me vlerë 310 mijë euro makina dhe apartamente Automjetet i përkasin tipave luksoze si “Ferrari”, “Porsche”, “Peu-geot” me vlerë 10 mijë euro.

    KUSH ËSHTËKACJOLIN ZEFI

    Kacjolin Zefi është arrestu-ar nga policia në datë 26 nëntor 2016, pasi akuzohet si porositës i 700 kg kanabis, që u sekuestruan në portin e Durrësit, me destinacion Italinë.Zefi u arrestua në Aeroportin e Rinasit dy ditë pasi u sekuestrua droga, teksa po kthehej nga Italia për në Shqipëri. Biznesmeni i konfesioneve Kacjolin Zefi, 51 vjeç u akuzua nga policia se kishte porositur lëndën narkotike, ndërsa shoferi që po e transportonte me kamion drejt Italisë u lirua. Policia e

    Shtetit vijon prej disa javësh aksionin për sekuestrimin e makinave luksoze dhe të pasurive që nuk e justifikojnë burimin. Pas Tiranës, Elba-sanit, Vlorës, Fierit dhe Be-ratit tashmë operacioni është shtrirë edhe në veri të vendit duke sjellë sekuestrimet. Po gjatë ditës së djeshme në Shkodër u sekuestruan aktiv-iteti tregtar i “Briland”shpk, me administrator Xhavit Kasemi.

    NEVOJA FAMILJARETërheqjet e bëra nga

    shtetasi Kacjolin Zefi, sipas deklarime të bëra prej tij në bankë, kanë qënë për “nevoja familjare” etj si dhe një pjesë e madhe e parave të derdhura në llogarinë e shtetasit Kacjolin Zefi janë transferuar prej tij në një tjetër llogari bankare po në emrin e tij.

    Përkatësisht shtetasja italiane Luiza Tili 80 për qind të kuotave, (motra e Kacjolin Zefit) Madalena Zefi 10 për qind të kuotave dhe Kety Michelessi 10 për qind të kuotave. Shtetasja Luiza Tili, ka deklaruar se paratë janë transferuar prej saj në llogarinë personale të shtetasit Kacjolin Zefi.

    AKSIONERËTsave të ndryshme. Mirëpo nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky deklarim është në kundërsh-tim me provat e administruara sipas të cilave rezulton se vetë shoqëria “Felix M” shpk ka pa-tur 3 llogari bankare të hapura në emrin e saj. Tërheqjet e bëra nga shtetasi Kacjolin Zefi, sipas deklarime të bëra prej tij në bankë, kanë qënë për “nevoja familjare” etj si dhe një pjesë e madhe e parave të derdhura në llogarinë e shtetasit Kacjolin Zefi janë transferuar prej tij në një tjetër llogari bankare po në emrin e tij dhe janë përdorur për shpenzime të ndryshme si

    psh: blerje automjeti, aparta-mente etj.

    PASURITË E SEKUESTRUARA

    Gjatë 27 shtatorit 2017 me urdhër të gjykatës së Shkod-rës, u bë sekuestro e pasurisë

    së biznesmenit Kacjolin Zefi, i cili sipas policisë së shtetit është i arrestuar për trafik droge në 29 nëntor 2016, teksa donte të kalonte nga porti i Durrësit 700 kg drogë. Kac-jolin Zefit i janë sekuestruar 246 m2 pasuri e paluajtshme

    LAJME SHKURT

    Ngjarja në Durrës, ishte në kërkim për trafikun e 60 kg heroine, kapet Hektor Kosturi31-vjeçari, Hektor Kosturi banues në Durrës, është arrestuar, me qëllim ekstradimi, ditën e djeshme në Durrës pasi rezultoi në kërkim ndërkombëtar prej tre vitesh për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte drogë në Itali.Kosturi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Parmës në Itali ka vendosur masën e sigurisë” Arrest me burg” për veprën penale” Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike”. Sipas policisë, Kosturi, më datë 17.01.2014, në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë dhe italianë dyshohet se ka organizuar transportin e rreth 60 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë me qëllim shitjen e saj në Parma. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. Nga strukturat shqiptare rezulton se 31-vjeç nuk është pjesë e listës që ata disponojnë për sa i përket këtij krimi si person në kërkim për trafik heroine, ndërsa po hetohet për sqarimin e situatës.

    Vendimi i gjykatës“Babagjyshët” humbin betejën, Apeli i Krimeve nuk ul dëniminNjë vit pas dënimit nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, babagjyshët e njohur për grabitjen e famshme të tyre të argjendarisë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit të kamufluar me rroba ushtarake humbin betejën për të fituar ulje dënimi. Dënimet do të mbeten në fuqi për Ilir Kupën 23 vite, Mark Shpendi dhe Enea Qerushi me 16 vite, Hajdar Sefa 14 vite, Edmond Selala 9 vite dhe Agustin Sula, si bashkëpunëtor i drejtësisë, me 6 vite burg.

    Faksimile e ekstraktit të kompanisë “Felix M” ku aksionere me 10 përqind të aksioneve është dhe motra e Kacjolin Zefit

    Makinat e sekuestruara

  • 11www.shqiptarja.com

    E MARTË, 3 TETOR 2017HETIMET

    Policia ka dhënë de-taje nga atentati i dy ditëve më parë në rrugën “Transball-kanike” në Vlorë. 24

    orë pas plagosjes së trefishtë, mes të cilëve edhe një fëmijë 8-vjeçar, policia bën të ditur se ka arrestuar objektivin e aten-tatit, Ferdinand Llanaj, 39-vjeç, pasi i është gjetur në automjet një armë zjarri pistoletë pa leje. Llanaj ka pohuar se armën e mbante me vete për shkak të hasmërisë që kishin. Në at-entatin me kallashnikov i cili tronditi qytetin e Vlorës mbetën të plagosur Ferdinand Llanaj, 39-vjeç, djali i tij 8-vjeçar B.Lla-naj si dhe Dritan Begaj, 50-vjeç. Të tre të plagosurit ndodheshin në një automjet tip “Benz” i cili u qëllua me breshëri nga një automjet tjetër tip BMË. Autorët dogjën më pas, në afërsi të Fierit, makinën që përdorën në atentat, ndërsa policia ka gjetur brenda tij dy armë zjarri kallashnikov. Ndërkohë, në au-tomjetin e Llanajt është gjetur edhe një sasi parash prej 1.6 milionë lekë të reja, burimi apo destinacioni ende nuk bëhet i ditur, të cilat janë sekuestruar.

    TRE PERSONANË KËRKIM

    Në vijim të informacionit paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 1 tetor 2017, në rrugën Transballkanike, në lagjen “Pavarsia”, policia lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Transball-kanike” në lagjen “Pavarsia”, ku mbetën të plagosur me armë zjarri tre shtetas, ka mbledhur dhe siguruar prova nga vendi i ngjarjes me qëllim për të bërë të mundur një dokumentim sa më të plotë të rrethanave të ngjar-jes.Janë siguruar prej bizneseve

    Atentati në Vlorëpolicia arreston

    1 nga të plagosuritTre persona në kërkim. Ngjarja për shkak të hasmërisë, nga masakra e “Çoles” në Vlorë

    amerikan renditi emrat dhe veprat e tyre kriminale, ne si reporterë mbajtëm frymën, gjyqtarët e magjis-tratët e pranishëm në takim, lëvizën sikletshëm në vend, e përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë, u

    “kapërdinë” me vështirësi. Ta kish thënë dikush tjetër atë që tha am-basadori amerikan, do të dëgjonim maratona të lodhshme debati politik, me akuza e stigmatizime, që nisin me emra politikanësh, e që përfun-

    Lu flet shqip, a duhet ti besojmë edhe sot, sikur të jetë hera e fundit...?!...

    nga Anduena Llabani

    vijon nga faqja 1

    Deklarata e fortë për bandat që drejtojnë ende me shumë prezencë, aktivitetin kriminal në Shqipëri, sikur i alarmoi të gjithë, edhe pse, në kontekstin e lajmeve shqiptare, ne kemi stërdëgjuar fjali të tilla. Madje aq shpesh i kemi dëgjuar,

    saqë na duket se ambasadori nuk na tha ndonjë gjë që nuk dihet. Por të pafuqishëm për të vënë “kujen”, e kemi pranuar realitetin ulëritës, duke I futur zhargonin e zakonshëm: hajt se në Shqipëri jemi.

    Lu me deklaratën që për nga karakteri “shpërthyes” me të cilën u servir nga ne, mori përcaktimin “deklaratë bombë”, me sa duket e kishte lënë për në fund të man-datit, të fliste për klane mafioze dhe familje që drejtojnë trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit, në vendin tonë. Lu përmendi me emra klanet që drejtojnë kriminal-itetin, duke theksuar se Shullazi drejton nga qelia e burgut trafikun e drogës, se magjistari Klement Balili vijon të tallet prej 16 muajt me drejtësinë, e se krimineli Lul Berisha u lirua gabimisht dhe se po vijon aktivitetin e paligjshëm. Të gjitha këto, I paravendosi në tablonë, diçitura e së cilës është: Kujdes me Vetting-un që nis pas 1 jave. Sepse, sipas tij, Vetting-u I ka vërtet punët pisk. E kur diplomati

    dojnë, brenda krevatit të tyre. Por e tha Donald Lu...i njëjti që na lëvdoi për parlamentin më të “pastër” të mundshëm nga kriminaliteti. I njëjti që na tregoi se duhet të ndihemi krenarë që larguam elementë të inkriminuar nga vendimmarrja. Për fat, ambasadori nuk do përkthim gjuhësor. Ne e dimë se politika, do ta “përkthejë” sipas interesit, fjalimin e tij, e se palët partiake, do ta drejtojnë nga njëra-tjetra, gishtin e fajit për këtë situatë. Ama ne njerëzit, ne të thjeshtët që jemi të rëndësishëm vetëm për kohë zg-jedhjesh, ne e dëgjuam shqip, atë që tha. E në këndvështrimin tonë, çdo deklaratë politike, do të “nënqeshet” me keqardhje, sepse ne e dimë tani “realitetin origjinal”. Është e sigurtë se Lu thotë gjithnjë të vërtetën. Është e sigurtë se ambasadori s’e ka për gjë të ngrejë alarme të qenësishme. I vetmi pishman që kemi me të, ndoshta...ndoshta...mund të ketë të bëjë, me kohën e shfaqjes së këtij qëndrimi...që përkon me fundin e mandatit të tij.

    Ish-shefi i SHIK-ut në vitet 1993-1996, Artan Dauti 48 vjeç është dhunuar nga persona të paidentifikuar, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Berat mbrëmjen e djeshme,ku Dautit i është bërë pritë dhe është qëlluar me grushte nga dy persona në një rrugicë sapo zbriti nga makina. Në dëshminë para grupit hetimor, pasi bëri kallëzimin ai ka deklaruar se “Ishin dy personat që më ndaluan dhe më qëlluan në rrugë”.Ai ka treguar se nuk ka qënë në gjëndje ti identifikojë personat, pasi është larguar nga Berati prej shumë vitesh dhe nuk ishte kthyer më. Dauti ka shërbyer në Shërbimin Informativ Kombëtar në kohën kur ky institucion drejtohej nga Bashkim Gazidede. Pasi e kanë dhunuar, autorët janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira, ndërsa Dauti ka vetëm disa gërvishtje në fytyrë. Artan Dauti kishte 3 ditë që kishte ardhur në Shqipëri për të takuar familjarët pasi jeton me familjen prej vitesh në Itali. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa është vendosur në ndjekje të autorëve. “Më datë 2 tetor 2017, në sallën operative ka mberitur një telefonat nga Artan Dauti 48 vjeç, i cili njoftoi se është goditur me grushta nga dy persona të pa njohur. Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar dhe kanë kontaktuar me Artan Dautin ku rezultoi se: Dy persona ende të pa identifikuar e kanë goditur këtë shtetas me grushta. Vijon puna nga shërbimet e policisë për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje”-thuhet në njoftimin e policisë.

    Rrihet me grushta në derë të shtëpisë, ish-drejtori i SHIK

    Dauti ishte kthyer nga jashtë

    pranë kësaj zone, të gjitha kam-erat të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e fakteve dhe sqarimin e dokumentimin e plotë të ngjarjes.Në vendngjarje policia ka sekuestruar gjithash-tu një armë zjarri tip Pistoletë, një predhë arme zjarri model 56-kalibër 7.62mm, automje-tin tip “Mercedes Benz”, dhe një tjetër mjet “Renault Klio”, disa aparate celular dhe një shumë prej 1.600.000 lëkësh.

    Që nga mesdita e djeshme policia e Vlorës, po punon lidhur edhe me automjetin e djegur tip “BMË” të gjetur ditën e djeshme në fshatin Kafaraj, Fier, ku brenda të cilit janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov dhe 3 gëzhoja model 56-kalibër 7.62mm. Gjithashtu në përfundim të hetimeve lidhur me armën e zjarrit Pistoletë të gjetur në vendngjarje, ka rezultuar ti

    përkasë shtetasit Ferdinand Llanaj, i cili është arrestuar në flagrancë nga policia për prodhim dhe mbajtje paleje të armëve luftarake. Në lidhje me ngjarjen janë kryer edhe veprime të tjera proceduriale dhe po vazhdon puna për iden-tifikimin, dokumentimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes me armë zjarri të shtetasve Ferdinand Llanaj, B.Llanaj.,dhe Dritan Begaj.

    Donald Lu

    Pamje nga vendi i ngjarjes

  • 12 E MARTË, 3 TETOR 2017www.shqiptarja.comI DENUARI NE ITALI

    Dosja “Hatia”, 15episodet e trafikut

    drogës janë të njëjtaE liroi në korrik dorëhiqet gjyqtari nga gjykimi

    i ekstradimit të Alket Hatisë

    Në kërkesën për gjykim të ek-s t r a d i m i t t ë Alket Hatisë, prokuror ia e

    Durrësit ka konstatuar se bëhet fjalë për 15 episode të trafikut të drogës. Episode këto që sipas vetë proku-rorisë së qytetit bregdetar janë të njëjta me ato episode që Hatia është dënuar dhe në Itali. “Veç pretendimeve lidhur me vendimin penal Shqiptar të dhënë ndaj këtij shtetasi, autoriteteve Italiane të Drejtësisë, ju është kërkuar edhe garanci se nëse mirato-het ekstradimi, për shtetasin shqiptare Alket Hatija, mbi kërkesën e sipërcituar, pro-cesi gjyqësor ngarkim të tijë do rishikohet. Kjo pasi hetimi dhe gjykimi i tij, nga gjykata Italiane, rezulton të jetë re-alizuar në mungesë”-thuhet në kërkesën për ekstradim të Hatisë. Ndër të tjera proku-roria e Durrësit shton se dy vendimet penale të marra

    Elton Qyno TIRANE

    ndaj këtij shtetasi bëjnë fjalë për episode të një fakti pe-nal të ndodhur vërtetë në Shqipëri dhe Itali në formën e trafikimit të lëndëve narko-tike, në harkun kohor prej dy vitesh 2003 dhe 2004 por është gjykata që në kuadrin e shqyrtimit të kërkesës për ekstradim të verifikojë nëse akuza e ngritur dhe shqyr-tuar nga të dy gjykatat është bazauar në të njëjtat, spisode apo në episode të ndryshme

    të ndodhura në vitet 2003 dhe 2004.

    DORËHIQET GJYQTARI CURRI

    Petraq Curri, gjyqtari pranë gjykatës së Durrësit që në muajin korrik 2017 vendosi të lirojë nga qelia të kërkuarit e drejtësisë Italiane Alket Hatia, ka vendosur të dorëhiqet nga çështja e shqyr-timit në themel të kësaj dosje. Curri ka paraqitur kërkesën e

    tij të dorëheqjes pranë kryeg-jyqtares së Durrësit,ku siç mësohet ai refuzon të gjykojë dosjen e ekstradimit të Alket Hatias, të dënuar në Itali me 20 vite burgim për trafik heroine. Seanca e para ishte parashikuar që të zhvillohej në 5 tetor 2017, por gjyqtari i çështjes është tërhequr. Si argument për tu tërhequr nga kjo çështje, Petraq Curri, ka përdorur një inspektim që Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka nisur, ndaj vendimit të lirimit të Hatisë, vendim i cili është marrë nga vetë gjyqtari Pe-traq Curri. Në kërkesën e tij të dorëheqjes Curri shton se nuk kërkon që kjo çështje të paragjykohet, dhe për paso-jë, ka vendosur të dorëhiqet. Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor ndaj gjyqta-rit Petraq Çurri, pas vendimit të tij të diskutueshëm të 11 ko-rrikut për lirimin nga “masa e arrestit” të Alket Hatisë. Inspektoriati i KLD-së u vu në lëvizje nga një ankesë e ish-ministrit të Drejtësisë, Gazmend Bardhi pasi Gjykata e Durrësit e shpalli të palig-

    jshëm arrestimin e Hatisë, ndonëse ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për shkak të dënimit me 20 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Milanos për veprën penale të “trafikut të narkotikëve”.

    15 EPISODET E TRAFIKUT TË DROGËS JANË TË NJËJTA HATIJA I ETIKETUAR SI “ZOTI I DROGËS”

    Alket Hatija, 44 vjeç-i etiketuar nga mediat italiane si “Zot i drogës” u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së rrethit Durrës pasi emri i tij u shfaq në sis-temin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Urdhri i kërkimit ndërkombëtar

    bazohej në vendimin e datës 30 shtator 2016 të Gjykatës së Milanos, që e dënonte Hatinë me 20 vjet burg për trafik narkotikësh. Hatija-i cili ka vuajtur një dënim në Shqipëri në vitet 2008-2014 për “trafik narkotikësh” pretendon se e ka shlyer dënimin për të njëjtat fakte penale që është gjykuar së fundmi edhe në Itali. Që nga 11 korriku 2017, ditë kur Hatia rifitoi lirinë, ai nuk ka mundur të arrestohet më nga policia, megjithëse gjykata e Apelit Durrës, ka caktuar masën e “arrestit në burg” për të. Çështja mo-mentalisht është në pritje të gjykimit në themel, pasi autoritet italiane kanë sjellë kërkesën për ekstradimin e tij në Itali.

    OPERACIONI/ ANTIDROGË NË DET

    Kapet gomonia me 712 kg drogënë Otranto,3 skafistë në pranga

    32 kg heroinë e paketuar në 63 pako, 40 kg substancë që përdoret për përzierjen e përgatitjen e heroinës, instrumente për dozimin e konfeksionimin e drogës, dy pistoleta me numër serie të fshirë si dhe 108 fishekë të kalibrave të ndryshëm, janë sekuestruiar në apartamentin e një shqiptari nga policia italiane në Brembate në Como. Sipas mediave italiane apartamenti i shqiptarit, i cili u arrestua, i ngjante një laboratori të vërtët droge. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i njohur për drejtësine italiane pasi kishte pasur edhe më parë probleme.Ai u arrestua gajtë një kontrolli në rrugë nga policia, kur ishte duke lëvizur me makinënë etij, brenda së cilës u gjet edhe një armë e cila rezultonte e vjedhur në vitin 2010 në Itali.

    ITALI

    32 kg heroinë e armë në shtëpi,pranga shqiptarit

    Droga vijon të “pushtojë” brig-jet shqiptare. Një sasi e mad-he është sekuestruar dje në afërsi të Otrantos. Policia ka kapur një gomone me 712 kg kanabis sa-tiva, duke arrestuar dhe 3 skafistët, që ishin në bordin e mjetit lundures. Në aksion kanë marr