4
Ekonomia e ndërtimtarisë ec shkëlqyeshëm. Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë për këtë rëndë, derisa presioni rritet vazhdimisht. Ata e meritojnë një LMV më të mirë. Jo pakos të përkeqësimeve nga pronarët e ndërtimtarisë. Për më shumë mbrojtje! 24. 9. 2011 Të gjithë në demonstratë Demonstratë e madhe e ndërtimtarisë 24 shtator 2011, Bernë Më shumë mbrojtje Ne luftojmë për një LMV më të mirë!

24 shtator 2011, Bernëzentralschweiz.unia.ch/uploads/media/Zeitung_Baudemo_24_09_2011_al_01.pdf · Mbrojtje e plotë nga largimi prej pune në rast sëmundje dhe fatkeqësie vetëm

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 24 shtator 2011, Bernëzentralschweiz.unia.ch/uploads/media/Zeitung_Baudemo_24_09_2011_al_01.pdf · Mbrojtje e plotë nga largimi prej pune në rast sëmundje dhe fatkeqësie vetëm

Ekonomia e ndërtimtarisë ec shkëlqyeshëm.

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë për këtë rëndë, derisa presioni rritet vazhdimisht.

Ata e meritojnë një LMV më të mirë.

Jo pakos të përkeqësimeve nga pronarët e ndërtimtarisë.

Për më shumë mbrojtje!

24. 9. 2011Të gjithë në demonstratë

Demonstratë e madhe e ndërtimtarisë 24 shtator 2011, BernëMë shumë mbrojtjeNe luftojmë për një LMV më të mirë!

Page 2: 24 shtator 2011, Bernëzentralschweiz.unia.ch/uploads/media/Zeitung_Baudemo_24_09_2011_al_01.pdf · Mbrojtje e plotë nga largimi prej pune në rast sëmundje dhe fatkeqësie vetëm

Ligji i Punës në Zvicër është për faqe të zezë. Nuk parasheh pagë minimale, as rro-gën e 13-të dhe as javën e pestë të pushi-meve. Për këtë është dashur të luftonin punëtorët e ndërtimtarisë. Dhe, pa LMV-në, të gjitha këto të arritura janë të rrezi-kuara. Edhe pensionimi me 60 vjet, sepse nuk është në asnjë ligj. Për këtë, në vitin 2002 punëtorët e ndërtimtarisë kanë bërë

grevë. Edhe kur kryemjeshtrit e ndërtim-tarisë paralajmëruan në vitin 2007 heqjen dorë nga LMV-ja, ne e kemi mbrojtur bashkërisht, përsëri me grevë. Sot ne luf-tojmë për një LMV më të mirë. Sepse ne kemi nevojë për të dhe sepse e kemi meri-tuar. Nëse luftojmë bashkërisht, ne do ta arrijmë një kontratë më të mirë.

Ne duam një LMV më të mirë!

«Në fund të vitit përfundon LMV-ja që është në fuqi. Nëse ne deri atëherë nuk pajtohemi me kryemjeshtrit e ndërtimtarisë për një LMV të re, prej 1 janarit 2012 nuk do të ketë më paga minimale të obligueshme dhe kushtet e punës në ndërtimtari rrezikojnë që, sikurse edhe pa-ra katër vitesh, të përkeqësohen pas përfundi-mit të kontratës nga kryemjeshtrit e ndërtimta-risë. Sot, me më pak se gjysmën e punëtorëve, në kohë gjithnjë e më të shkurtë, ndërtohet po aq sa është ndërtuar para 20 vitesh. Kjo është e mundur vetëm me përparimin në produktivitet si dhe me presionin gjithnjë e më të madh dhe me stresin në rritje për punëtorët e ndërtimta-risë. Prandaj, përmirësimet në LMV-në e re janë më se të nevojshme dhe të drejta.

Që nga futja e moshës së pensionimit me 60 vjet në ndërtimtari qysh para 10 vitesh, në ndërtimtari nuk ka pasur përmirësime më në LMV. Vetëm pronarët dhe kryemjeshtrit kanë përfituar nga produktiviteti më i lartë.

E qe dy vjet kryemjeshtrit kanë refuzuar të bëjnë përshtatjen e pagave minimale. Këtë vit nuk kishte madje as edhe ngritje pagash për të gjithë – megjithëse punët në ndërtimtari janë më mirë se kurrë më parë!

Ka mjaft argumente për një LMV më të mirë, por edhe kushtet ekonomike e lejojnë këtë. Nëse ne edhe pas bisedimeve të rrethit të nëntë nuk kemi ecur fare përpara, atëherë kjo ngjan vetëm për shkak se kryemjeshtrit e ndërtimtarisë nuk duan që punëtorëve të ndërtimtarisë t’u japin asgjë nga produktiviteti i lartë në ndërtimtari. Përkundrazi: ata shtrojnë kërkesa të papërgjegjshme për përkeqësime dhe kështu parimisht e rrezikojnë LMV-në.

Mirëpo, ne duam LMV-në tonë – madje një LMV më të mirë. Mirëpo, këtë nuk do të na e falin kryemjeshtrit ashtu kot. Por ata duhet përfundimisht ta kuptojnë se ne e kemi shu-më seriozisht me çështjet dhe kërkesat tona. Prandaj, duhet një sinjal i qartë dhe i fortë më 24 shtator me një demonstratë vendimta-re. Dhe nëse është nevoja ne do të duhet të rrisim presionin për një LMV më të mirë.

Sepse ne duam një LMV dhe atë një LMV më të mirë!»

Në ndërtimtari është dëshmuar gjithmonë

Ja vlen të luftosh!

Dega e ndërtimtarisë në Zvicër qe disa vite është në gjendje të shkëlqyeshme. Librat e porosive janë plotë, parashiki-met për vitet e ardhshme janë edhe më të mira. Këto janë rrethana të mira për një LMV më të mirë. Mirëpo, kryemje-shtrit e ndërtimtarisë po kundër-shtojnë fuqimisht – prandaj, me de-monstratën e 24 shtatorit duhet të dër-gohet një sinjal i fortë nga ne!

13 tetor 2007: Punëtorët e tuneleve në grevë për LMV-në e tyre

Hansueli Scheidegger, Udhëheqës sektori i ndërtimtarisë në Unia

Është duke u ndërtuar si kurrë më parë dhe presioni i termineve po rritet gjithnjë e më shumë. Kjo për ne do të thotë: shtresi është shtuar në mënyrë brutale. Ne na duhet më shumë mbrojtje dhe pran-daj e duam një Kontratë të Përgji-thshme Kombëtare më të mirë.Zoran Janijic, 48, betonues, Winterthur

Përtëritja e Kontratës së Përgjithshme Kombëtare (LMV)

Në ndërtimtari duam një LMV më të mirë

Para gati 10 vitesh unë kam bërë grevë, për të realizuar pensionimin me 60 vjet në ndërtimtari. Atëherë sikurse sot unë u them punëtorëve të ndërtimtarisë: Ju nuk duhet të keni frikë. Nëse jeni të bashkuar ju jeni të fortë. Shefi juaj dëshiron të ndërtojë. Nëse ai ju largon të gjithëve nga puna, ai vetëm mund ta mbyllë firmën menjëherë. Pa ju nuk bëhet asgjë. Mirëpo, secili duhet të ketë besim në kolegët e vet dhe të luftoni bashkëri-sht. Kështu ne mund t’i arrijmë qëllimet tona. Mario Renna, 71, punëtor i pensionuar ndërtimtarie, Bern

Në 10 vitet e fundit produktiviteti është ngritur për 7,7 përqind. Kurse në anën tjetër, pagat janë ngritur vetëm 3,6 përqind. Zbraztësira e pagave për punëtorët e ndërtimtarisë është 4,1 përqind.

Produktiviteti rritet – Pagat çalojnë prapa

Punëtorët e ndërtimtarisë kanë nevojë për një Unia të fortë. Vetëm kështu ne mund të luf-tojmë bashkëri-sht për të drejtat tona dhe të përmirë-sojmë kushtet tona të punës.Jorge Duarte, 23, punëtor ndërtimtarie, Genf

Unë isha katër muaj i sëmurë. Ditën e parë unë isha i det-yruar ta paguaj vetë, kurse më vonë kam marrë vetëm 80 % të pagës. Të punosh në çdo mot, të sëmuresh dhe pastaj të marrësh vetëm 80 % të pagës! Ky është një problem jashtëza-konisht i madh, sepse llogaritë vazhdojnë të vijnë njëjtë! Angel Maceira, 37, punëtor në ndërtimin e rrugëve, Basel

Terminet në ndërti-mtari po bëhen gjithnjë e më të shkurtëra. Prandaj ne duhet të pu-nojmë në çdo mot dhe gjatë verës jemi më shumë se 12 orë në këmbë. Prandaj ne na duhet më shumë mbrojtje!Salvatore Cavallo, 53, Vallorbe, Maçon

110

109

108

107

106

105

104

103

102

101

1002001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

Ndr

yshi

mi n

ë %

Zbra

ztës

ira

paga

: 4,1

për

qind

ProduktivitetiPaga reale

Page 3: 24 shtator 2011, Bernëzentralschweiz.unia.ch/uploads/media/Zeitung_Baudemo_24_09_2011_al_01.pdf · Mbrojtje e plotë nga largimi prej pune në rast sëmundje dhe fatkeqësie vetëm

Përgjigja e SBV:

Pakoja e përkeqësimeveNë vend që të plotësojnë kërkesat e drejta të ndërtimtarëve, kryemjeshtrit duan ta përke-qësojnë kontratën në mënyrë masive:

Paga minimale vetëm për ndërtimtarët «plotësisht të aftë»

Mbrojtje e plotë nga largimi prej pune në rast sëmundje dhe fatkeqësie vetëm për ata mbi 45 vjeç

Kohë më e gjatë e udhëtimit pa kompensim Edhe më shumë punë jashtë orarit në dispozicion të punëdhënësit

Dhe, përfundimisht, vëhet në pikëpyetje edhe pensionim me 60 vjet, nëse ne nuk i pranojmë kërkesat e tyre!

Kërkesat tona të drejtaNë një anketë të bërë me mbi 16 000 punëtorë të ndërtim-tarisë, shihet qartë se çfarë u nevojitet më së shumti punëtorëve të ndërtimtarisë: Më shumë mbrojtje!

100 % e pagës në rast fatkeqësie dhe të sëmundjesNë rast të munge-save të pafajshme nga puna, për shkak të fatkeqësi-së apo sëmundjes, punëtorët e ndërti-mtarisë sot marrin vetëm 80 % të pagës së tyre. Në rast të sëmundjes atyre u hiqet ma-dje edhe një ditë! Por, punëtorët e ndëtim-tarisë duan që, ashtu sikurse është edhe në shumë degë të tjera e zakonshme: 100 % të pagës së tyre pa kufizime.

Rregullim i thjeshtë dhe i drejtë për mot të keqPër të mbrojtur shënde-tin e punëtorëve të ndër-timtarisë, qysh sot do të duhej që puna të ndër-pritej kur bën mot i keq. Mirëpo, sot punëtorët nuk mund të thonë asgjë për këtë, kurse kohën e humbur të punës duhet ta kompensojnë plotësisht! E drejtë është kur edhe punëtorët të mund të bashkëvendosin për këtë dhe nëse punëdhënësit të kompensojnë një pjesë të orëve të humbura të punës!

Mbrojtje nga largimi prej punë për punëtorët e moshuar dhe aktivë në sindikatëPunëtorët e moshuar vazh-dimisht largohen prej punës për t’u zëvendësuar me kolegë më të rinj apo me punëtorë të lirë të përko-hshëm. Ata pastaj e kanë shumë vështirë të gjejnë punë tjetër, madje edhe për pensionimin e tyre me 60 vjet. Edhe ndaj punëtorëve të angazhuar në sin-dikata vazhdimisht u bëhet presion. Atyre u respektohen vetëm të drejtat e garantuara me Kushtetutë. Prandaj, përfundimish duhet një mbrojtje nga largimi prej pune.

E keqja të nxirret me rrënjëShumë keqpërdorime dhe shkelje të kontra-tës në kantieret e ndërtimtarisë ngjajnë sot për shkak se ndërmarrjet ndërtimore shumë punë ua japin të tjerëve, të ashtuquajturave nën-ndërmarrje, e këto ua japin punën për-sëri ndërmarrjeve të tjera. Sepse secili prej dëshiron të fitojë dhe në fund shpeshherë punësohen vetëm punëtorë të përkohshëm (Temporer), e madje edhe punëtorë në të zezë, të cilët punojnë me paga damping. Du-ke kufizuar punën e përkohshme dhe duke futur një obligimi solidar, ne duam që të nda-lojmë këto keqpërdorime plotësisht.

Për mua me rëndësi është që të kemi paga më të mira. Para së gjithash duhet të përmirësohet mbrojtja e paga-ve në rast të së-mundjes dhe të fatkeqësive. Nuk guxon të ngjajë që një murator të bie në mjerim financiar, nëse ai sëmuret pa fa-jin e tij.Antonio Francisco Matias Borges, 45, murator, Zürich

Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti kr-yemjeshtrit e ndërtimtarisë në Zvicër kanë kryer 15.1 % më shumë punë se vitin e ka-luar. Me gjithë këtë mbipunë të jashtëza-konshme, në muajt e dimrit porositë janë shtuar po ashtu për 7,3 %. Kjo domethën, punët në degën e ndërtimtarisë janë shkël-qyeshëm! Prandaj, nuk duhet habitur kur bosi më i madh i ndërmarrjes më të ma-dhe ndërtimore në Zvicër Implenia, Han-

Firmat e mëdha të ndërtimtarisë punën e shtrimit të armaturës ua japin gjithnjë e më shumë fir-mave të tjera. Kështu ata pa-guajnë aq çmime të ulëta, sa që nuk mund t’i mbrojnë më pagat minimale. Duhet më shumë mbrojtje dhe një obligim për ata që japin punën diku tjetër.Ekrem Shaqiri, 50, shtrues armature, Crissier

Përtëritja e Kontratës së Përgjithshme Kombëtare (LMV)

Në ndërtimtari duam një LMV më të mirë speter Fässler, në një intervistë me një ga-

zetë, i kënaqur konstaton se në këtë degë fitojnë shumë para.

Më shumë presion, më shumë produktivitetNumri i përgjithshëm i punëtorëve të ndërtimtarisë në Zvicër prej vitit 1990 deri më sot është përgjysmuar, edhe pse sot nuk ndërtohet më pak. Kjo domethënë se me personel të përgjysmuar ndërtohet gati dyfish më shpejtë! Kjo sërish do të thotë se, në njërën anë, presioni mbi punëtorët e ndërtimtarisë është shtuar në mënyrë masive, dhe se njëkohësisht kr-yemjeshtrit përfitojnë nga produktiviteti më i madh!

Të gatshëm për bisedime, aty ku nuk kushton asgjëNjeriu mendon se kryemjeshtrit në këtë ambient të volitshëm ekonomik janë të gatshëm që me dëshirë t’u japin punëtorëve së paku një pjesë të asaj që kanë merituar në formë të mbrojtjes më të madhe. Por fatkeqësisht nuk është kështu. Në të gjithë nëntë rrathët e bisedimeve (!) për LMV-në e re, kryemjeshtrit kanë signalizuar «gati-shmëri për bisedime» në çështje të pjesëri-shme, të cilat nuk kushtojnë praktikisht asgjë.

SBV (Lidhja e Kryemjeshtërve të Zvicrës) nuk do luftimin e shkaqeveTë ngurtë ndaj kërkesave tona, p.sh. rre-gullim të qartë për ndërprerjen e punës gjatë motit të keq. Apo pagë të plotë dhe pa karencë në mungesë nga arsyet shën-detësore. Pastaj jo gatishmëri edhe në kufi-zimin e punëve të përkohëshme dhe kali-min e ofertave nëndërmarrjeve, duke ditur se kjo është thelbi i shkeljes ligjore.

50

Në 10 vitet e fundit produktiviteti është ngritur për 7,7 përqind. Kurse në anën tjetër, pagat janë ngritur vetëm 3,6 përqind. Zbraztësira e pagave për punëtorët e ndërtimtarisë është 4,1 përqind.

Produktiviteti rritet – Pagat çalojnë prapa

Nëse ne punëtorët e ndërtimtarisë qën-drojmë së bashku dhe merremi vesh me kolegët tanë, atëherë do të kemi guxim dhe forcë të luftojmë për kushte më të mira të punës. Bashkërisht ne jemi të fortë! Luis Blanco, 48, murator, Moutier

Punët në degën e ndër-timtarisë shkojn ë shkël-qyeshëm. Është koha e fundit që kushtet tona të punës të përmirësohen. Ne jemi të gatshëm të luf-tojmë për këtë.Sheqir Berisha, 40, punëtor betonimi, Dietikon

110

109

108

107

106

105

104

103

102

101

1002001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

Ndr

yshi

mi n

ë %

Zbra

ztës

ira

paga

: 4,1

për

qind

ProduktivitetiPaga reale

Page 4: 24 shtator 2011, Bernëzentralschweiz.unia.ch/uploads/media/Zeitung_Baudemo_24_09_2011_al_01.pdf · Mbrojtje e plotë nga largimi prej pune në rast sëmundje dhe fatkeqësie vetëm

Më 24 shtator me tren apo me autobus të posaçëm për Bern Nëse nuk është e shënuar asgjë, atëherë koha e tubimit është e shënuar më poshtë.

Deutschschweiz Aargau Aarau Bahnhof 11.15 | Baden Bahnhof 10.35 | Brugg Bahnhof 10.50 | Frick Bahnhof 10.30 | Lenzburg Bahnhof 10.45 | Zofingen Bahn-hof 11.00 Bern | Bern Schützenmatte 13.30 | Burgdorf Bahnhof 12.45 | Herzogen­buchsee Bahnhof 12.30 | Huttwil Bahnhof 12.00 | Interlaken Bahnhof West 11.30 | Langenthal Bahnhof 12.30 | Langnau Bahnhof 12.15 | Meiringen Bahnhof 10.30 | Saanen Bahnhof 11.00 | Thun Carparkplatz 12.00 | Zweisimmen Märitplatz 11.30 Biel-Solothurn Biel Bahnhof 11.45 | Lyss Bahnhof SBB 11.45 | Olten Bahn-hof 11.30 | Solothurn Bahhof 11.45 Nordwestschweiz Basel Bahnhof 11.00 | Liestal Bahnhof 11.15 | Sissach Bahnhof 11.30 Ostschweiz-Graubünden Alt­stätten Bahnhof 08.25 | Amriswil Bahnhof 09.30 | Arbon Bahnhof 09.00 | Buchs Bahnhof bei Post 09.30 | Chur Parkplatz obere Au 09.15 | Flawil Bahnhof 10.00 | Frauenfeld Bahnhof 10.00 | Gossau Bahnhof 09.50 | Heerbrugg Bahnhof 08.50 | Kreuzlingen Bahnhof 09.15 | Pontresina Post 06.40 | Rheineck Bahnhof 09.00 | Romanshorn Bahnhof 09.30 | Rorschach Hauptbahnhof 09.20 | Samedan Bahnhof 06.50 | Sargans Bahnhof Postautohaltestelle 09.40 | St. Gallen Bahnhof 09.40 | St. Margrethen Bahnhof 08.55 | St. Moritz Bahnhof 07.00 | Steckborn Bahnhof 09.15 | Thusis Bahnhof 09.00 Uzwil Bahnhof 10.05 | Weinfelden Bahnhof 09.45 | Wil Bahnhof 10.15 Wallis Brig Bahnhofplatz 11.00 | Visp Bahnhofplatz 11.00 Zent-ralschweiz Luzern Bahnhof 11.15 | Pfäffikon (SZ) Bahnhof 09.30 | Sursee Bahnhof 11.00 | Zug Metallstrasse 5 (Unia-Sekretariat) 09.30 Zürich-Schaffhausen Bülach Parkplatz Stadthalle 09.45 | Pfäffikon (ZH) Bahnhofkiosk 10.40 | Rüti Bahnhofkiosk 10.30 Schaffhausen Bahnhof 09.55 | Uster Bahnhofkiosk 10.50 | Wetzikon Bahn-hofkiosk 10.40 | Winterthur Bahnhof 10.30 | Zürich Bahnhof 11.15

Romandie Fribourg (Rassemblement cantonal à Fribourg dès 11h) Bulle Gare routière 10h10 | Châtel­St­Denis Gare CFF 10h30 | Estavayer­le­Lac Gare CFF 10h00 | Fribourg Rue Romont 11h00 | Morat Gare CFF 10h45 | Payerne Gare CFF 10h15 | Romont Gare CFF 11h00 Genève Genève Place des XXII cantons 10h15 Neuchâtel Fleurier Place de la Gare 10h45 | Hauts­Geneveys Place de la Gare 11h00 | La Chaux­de­Fonds Place de la Gare 10h45 | Le Locle Place du Marhé 10h30 | Neuchâtel Place de la Maladière 11h30 Transjurane Delémont Gare CFF 10h30 | Moutier Gare CFF 10h45 | Porrentruy Gare CFF 10h00 | Saignelégier Ga-re CFF 10h00 | St. Imier Gare CFF 10h30 | Tavannes Gare CFF 10h45 Vaud Aigle Pl. des Glariers 10h45 | Lausanne Parc du Vélodrome 11h00 | Le Sentier Parking des Bruyères 10h00 | Moudon Place de la Gare 11h00 | Nyon Gare CFF 11h00 | Orbe Face au collège Montchoisi 11h00 | Payerne Stade 11h30 | Renens Piscine 10h45 | Vallorbe La Poste 10h30 | Vevey Pl. du Marché 11h15 | Villeneuve Pl. de la Gare 11h00 | Yverdon Platinoire 11h00 Valais Fully Pl. du café du Cercle 10h15 | Martigny Pl. de Rome 10h30 | Monthey Pl. du Cardinal 10h45 | Riddes pl. de l’Abeille 10h00 | Sierre pl. de la Gare 10h00 | Sion Pl. des Potences 10h15

Ticino Bellinzona stazione 08.50 | Biasca stazione 09.10 | Chiasso stazione 07.55 | Faido stazione 09.30 | Locarno stazione 08.30 | Lugano stazione 08.15 | Mendrisio stazione 08.05

Me rëndësi Të lutem lajmërohu në sekretariatin më të afërt për të paralajmëruar ardhjen tënde ose lajmërohu në telefon, nëpërmjet faksit apo postës. Info: T 031 350 21 11.

Demonstrata më, 24 shtator:Vendet dhe koha e tubimeve

Të gjithë në Bern!

Impressum Verlagsgesellschaft work AG, Postfach 272, CH-3000 Bern 15 | In Zusam­men arbeit mit Unia Zentralsekretariat, Postfach 272, CH-3000 Bern 15, www.unia.ch | Redaktion Rolf Beyeler, Nico Lutz | Druck Ringier Print, Adligenswil | Gestaltung Esther Wickli, Carole Lonati | Fotos Norbert Braun, Vito Robbiani, Hilmi Gashi, Mathieu Berger, Unia

Ende jo anëtar i Unia? Koha e fundit që kjo të ndryshohet!

Me rreth 200 000 anëtarë, Unia është sindikata më e madhe në Zvicër. Ajo zhvillon bisedime për mbi 400 Kontrata të përgjithshme të punës, prej të cilave përfitojnë mbi një milion të punësuar. Unia me 100 sekretariatet e veta është afër njerëzve gjithkund, në tërë Zvicrën. Unia është këtu për anëtarët e vet.

Unia është këtu për anëtarët e vet

DS’Personal në Bundesplatz

www.unia.ch

«Reggae është vëllau ynë, Rocku është bashkudhëtari ynë, Shansona është dashuria jonë dhe spontaneiteti është ligji ynë» – kështu deklarohet grupi nga Vallisi për veten. Ata këndojnë gjermanisht, frengjisht, italisht, dhe spanisht. Janë kritikë shoqërorë, të an-gazhuar dhe të lëvizshëm. DS’Personal do t’iu argëtoj më 24 shtator në Bundesplatz.

Më 21 maj 2011: 800 punëtorë të ndërtimtarisë u takuan në një Kuvend të përgjithshëm të ndërti-mtarëve. Ata vendosën që më 24 shtator të mbajnë një demonstratë kombëtare të ndërtimtarëve dhe duan të përgatiten për masat lufta-rake të vjeshtës, nëse nuk arrihen rezultate.

Më 25 maj 2011, Rheinfelden: 50 punëtorë të ndërtimtarisë morën pjesë në një akcion prote-stues dhe i përforcuan edhe më kërkesat e tyre. Në fund ata ua dorëzuan ato Lidhjes së Kryemje-shtërve lokalë.

Thun, 22 qershor 2011: në kan-tierin e ndërtimtarisë në Schoren, 60 punëtorë të ndërtimtarisë dër-guan një sinjal për më shumë mbrojtje dhe kundër zbrazjes së Kontratës së Përgjithshme Kom-bëtare.

Winterthur, 28 qershor 2011: alarm në kantieret e ndërtimtarisë. Në shumë kantiere të ndërtimtari-së punëtorët treguan se e kanë se-riozisht me kërkesat e tyre për më shumë mbrojtje në Kontratën e Përgjithshme Kombëtare.

Zürich, 29 qershor 2011: 200 punëtorë ndërtimtarie ishin në marshin protestues të drekës.

Gjenevë, 31 qershor 2011: 120 punëtorë ndërtimtarie u mblodhën në kantier dhe fuqizuan kërkesat.

Sa më shumë punëtorë bashkohen me Unia-n, aq më lehtë ne do të mundemi së bashku t’i përmirësojmë pagat dhe kushtet e punës.Unia ofron edhe këshillime ligjore dhe – mbrojtje, ngritje të mëtutjeshme dhe përparësi të tjera. Të anëtarësohesh mundesh edhe përmes www.unia.ch. Informata të tjera: Unia, Weltpostrasse 20, 3000 Bern 15, T 031 350 21 11, [email protected]

Basel

Zürich

WinterthurSt. Gallen

Chur

Luzern

Thun

Bellinzona

Chiasso

Brig

Sion

Lausanne

Genève

NeuchâtelBiel

SolothurnOlten

Aarau

Bern

Baden

Fribourg

Delémont

autobus tren (kjo harta nuk i tregon të gjitha lidhjet)

Kantieret e ndërtimtarisë po dridhenNë shumë takime dhe kantiere të ndërtimtarisë, punëtorët e ndërtimtari-së kanë diskutuar për kërkesat e tyre të drejta. Ata duan një Kontratë të Përgjithshme Kombëtare më të mirë.

Një GAV i mirë dhe 100 Franga reale për të gjithë në kantieret e ndërtimtarisë!Për elektricistët, instaluesit sanitarë, ngjyrosëse/it dhe gjipserët etj., vlejnë Kontrata tjera të përgjithshme të punës. Edhe në këto profesione Unia angazhohet për përmirësime. Në bisedimet për pagat Unia kërkon një ngritje reale të pagave prej 100 Franga për muaj (plus shtrenjtimi), për të gjithë ata që punojnë në kantiere ndërtimtarie. Praktikisht gji-thkund në ndërtimtari situata me porosi është e mirë dhe punëtorët japin një kontribut të madh. Pas shumë vitesh të stagnimit të pagave, punë-marrësit përfundimisht duhet të marrin diçka. Veç kësaj, për shkak të liri-së së lëvizjes presioni mbi pagat po rritet. Prandaj edhe pagat minimale duhet të rriten dukshëm. Kontrollet duhet të ashpërsohen patjetër dhe firmat, të cilat nuk i respektojnë pagat minimale të dënohen ashpër. Në këtë mënyrë ne pengojmë përkeqësimin e kushteve të punës në ndërtimtari.

Punëtorët e ndërtimtarisë kundërshtojnë

Bashkërisht ne jemi të fortë!Gjithkund në tërë Zvicrën punëtorët e ndërtimtarisë kundërshtojnë për kushte më të mira të punës. Punëtorët e dinë: ata bëjnë punë të rëndë, presioni është shtuar dhe njëkohë-sisht ndërtimtaria është në gjendje të shkëlqyeshme. Prandaj punëtorët e ndërtimtarisë kërkojnë më shumë mbrojtje.

Të mbrohen puna e mirë dhe dinjiteti!

Më 4 korrik 2011 disa qindra kan-tiere të ndërtimtarisë në Kantonin e Tiçinos ishin të qeta. 1800 punëtorë ndërtimtarie dolën në rrugë dhe kundërshtuan rrezikimin masiv të kushteve të tyre të punës. Në shumë kantiere të ndërtimtari-së në Tiçino, nuk u respektuan pa-gat minimale. Punëtorët e ndërtim-tarisë u detyruan që një pjesë të pagës së tyre t’ua kthejnë porositë-sve të punës, vetëm për të ruajtur punën. Punëtorët e ndërtimtarisë kërkojnë rritje masive të kontrollit dhe dënime të ashpëra, sikur se edhe që firmat ndërtimore të mbahen përgjegjëse për ruajtjen e pagave minimale, nëse ua japin punën të tjerëve. Autoritetet publi-ke duhet të marrin përgjegjësinë për zbatimin e pagave minimale nëpër kantieret e tyre të ndërtimta-risë. Punëtorët e ndërtimtarisë së Tiçi-nos kanë dëshmuar në mënyrë të fuqishme se: kur njerëzit e ndërtim-tarisë janë së bashku, ata mund të kundërshtojnë me shumë sukses!

1800 punëtorë ndërtimtarie të Tiçinos dolën në rrugë më 4 korrik dhe kundërshtuan përkeqësimin e kushteve të tyre të punës.gungen.