3
Ushtrime nga lënda: EKONOMIKSI MENAXHERIAL Tema: PREFERENCAT 1. Çfarë paraqesin preferencat e konsumatorit? 2. Analizo renditjen ordinale dhe kardinale duke komentuar shembujt si vijon: a. Konsumatori preferon dy herë më shumë shportën e konsumit A ndaj shportë së konsumit B. b. Konsumatori preferon shportën e konsumit A ndaj shportës B, sepse më shumë është më mir. c. Sh.3. Studentët janë vlerësuar në provim në mënyrën si vijon: Lisi ka punuar më së miri, pastaj së dyti Shpendi, së treti Vlera dhe kështu me radhë. d. Sh.4. Vlera ka arrit 50 pikë, kurse Lisi ka punuar 2 herë më mirë se Vlera. 3. Shprehi relacionet e preferencave në mes dy shportave, kur konsumatori preferon fort shportën e konsumit X ndaj shportës Y, kur ai është indiferent midis dy shportave dhe kur preferon dobët. Merrni një shembull që të tregoni se këto koncepte janë të ndërlidhura njëra me tjetrën. 4. Cilat janë supozimet rreth preferencave (Aksiomat e teorisë së konsumatorit)? 5. Plotësia supozon (rretho përgjegjen e saktë): a. se çdo shportë është të paktën po aq e mirë sa vetvetja, b. se në qoftë se x është të paktën po aq e mirë sa y dhe se y është po aq e mirë sa z, atëherë konsumatori mendon se x është të paktën po aq i mirë sa z, c. se çdo dy shporta mund të krahasohen. 6. Jepe një shembull të preferencave jokalimtare (me simbole). 7. Cilat janë vetitë e kurbave të indiferencës? 8. A mund të ndikohet në ndryshimin e preferencave dhe si mund të ndikohet? 9. Kur janë dy të mira zëvendësues të plotë? (Te merret shembull konkret). 10. Paraqitni grafikisht kurbat e indiferencës për zëvendësuesit e plotë. Te dikutohet rreth pjerresisë së këtyre kurbave. 11. Kur janë dy të mira bashkëplotësues të plotë? (Te merret shembull konkret). 1

3. Preferencat

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 3. Preferencat

Ushtrime nga lënda: EKONOMIKSI MENAXHERIAL

Tema: PREFERENCAT

1. Çfarë paraqesin preferencat e konsumatorit?

2. Analizo renditjen ordinale dhe kardinale duke komentuar shembujt si vijon:

a. Konsumatori preferon dy herë më shumë shportën e konsumit A ndaj shportë së konsumit B.b. Konsumatori preferon shportën e konsumit A ndaj shportës B, sepse më shumë është më mir. c. Sh.3. Studentët janë vlerësuar në provim në mënyrën si vijon: Lisi ka punuar më së miri, pastaj së dyti

Shpendi, së treti Vlera dhe kështu me radhë. d. Sh.4. Vlera ka arrit 50 pikë, kurse Lisi ka punuar 2 herë më mirë se Vlera.

3. Shprehi relacionet e preferencave në mes dy shportave, kur konsumatori preferon fort shportën e konsumit X ndaj shportës Y, kur ai është indiferent midis dy shportave dhe kur preferon dobët. Merrni një shembull që të tregoni se këto koncepte janë të ndërlidhura njëra me tjetrën.

4. Cilat janë supozimet rreth preferencave (Aksiomat e teorisë së konsumatorit)?

5. Plotësia supozon (rretho përgjegjen e saktë):a. se çdo shportë është të paktën po aq e mirë sa vetvetja,b. se në qoftë se x është të paktën po aq e mirë sa y dhe se y është po aq e mirë sa z,

atëherë konsumatori mendon se x është të paktën po aq i mirë sa z, c. se çdo dy shporta mund të krahasohen.

6. Jepe një shembull të preferencave jokalimtare (me simbole).

7. Cilat janë vetitë e kurbave të indiferencës?

8. A mund të ndikohet në ndryshimin e preferencave dhe si mund të ndikohet?

9. Kur janë dy të mira zëvendësues të plotë? (Te merret shembull konkret).

10. Paraqitni grafikisht kurbat e indiferencës për zëvendësuesit e plotë. Te dikutohet rreth pjerresisë së këtyre kurbave.

11. Kur janë dy të mira bashkëplotësues të plotë? (Te merret shembull konkret).

12. Paraqitni grafikisht kurbat e indiferencës për bashkëplotësuesit e plotë. Pse këto kurba kanë formën e shkronjës “L”?

(Plotësim: Funksioni i dobisë me raport të pandryshueshëm quhet edhe fuksioni i dobisë Leontief sipas ekonomistit dhe nobelistit Wassili Leontief i cili i ka përdorur këto raporte në analizën ndësektoriale të ekonomisë kombëtre)

13. Paraqitni grafikisht kurbat e indiferencës për mallra të padëshiruara. Pse këto kurba kanë pjerrësi pozitive? (Te merret shembull konkret).

1

Page 2: 3. Preferencat

14. Paraqitni grafikisht kurbat e indiferencës për një të mirë asnjëanëse. Pse këto kurba janë vertikale? (Te merret shembull konkret).

15. Çka paraqet pika e ngopjes?

16. Preferencat normale janë:

□ monotonike

□ konvekse

□ jokonvekse

17. Në kuptimin që më shumë është më mirë preferencat normale, janë:

□ monotonike

□ konvekse

□ jokonvekse

18. Në kuptimin që mesataret janë të preferuara ndaj ekstremeve, janë:

□ monotonike

□ konvekse

□ jokonvekse

19. Te shpjegohen dhe të paraqiten grafikisht preferencat konkave.

20. Mendoni për disa të mira për të cilat preferencat e juaja mund të jenë konvekse dhe kur ato mund të jenë konkave.

21. Norma margjinale e zëvendësimit mat_ _________________. Kjo shpjegon se sa është i gatshëm konsumatori të __________ nga e mira 2 për të _________________ nga e mira 1.

22. A është MRS zbritëse për të gjitha llojet e kurbave të indiferencës?

23. Pse themi se MRS paraqet gatishmërinë margjinale për të paguar?

2