8
Nr.11243-03481-00-2012 i Regj. Themeltar Nr.00-2013-395 i Vendimit (46) VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga: Besnik Imeraj Kryesues Fatos Lulo Anëtar Majlinda Andrea Anëtare Mirela Fana Anëtare Guxim Zenelaj Anëtar në datën 17.01.2013 mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile nr.11117-03481-2012 i Regj. Themeltar, që i përket palëve: PADITËS: ANDREA STAMATI, në mungesë. TË PADITUR: PËRMBARIMORE GJYQËSORE PRIVATE ZIG SH.P.K., në mungesë. ARBEN MESKUT në mungesë ALBANA ZOGANI në mungesë. BANKA E BASHKUAR E SHQIPËRISË, në mungesë. OBJEKTI: Kundërshtim i veprimeve përmbarimore, akti i ekspertimit të vlerës së sendit, pavlefshmëri e sendit të shitur në ankand, pavlefshmëri e titullit ekzekutiv- Kontratë huaje nr.1338, rep., nr.267kol., datë 26.05.2005. Baza Ligjore: Nenet 131, 609, 578, 580, 572 të K.Pr.Civile. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim nr.62-2012-6480 (2280), datë 20.11.2012, ka vendosur: Konstatimin e moskompetencës për shqyrtimin e çështjes civile nr.21274-05049-62-2012 (2832) regj., datë 18.10.2012 dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim 1

46_cj_00-2013-395

Embed Size (px)

DESCRIPTION

mnjjkjkjkk

Citation preview

Page 1: 46_cj_00-2013-395

Nr.11243-03481-00-2012 i Regj. ThemeltarNr.00-2013-395 i Vendimit (46)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesFatos Lulo AnëtarMajlinda Andrea AnëtareMirela Fana AnëtareGuxim Zenelaj Anëtar

në datën 17.01.2013 mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile nr.11117-03481-2012 i Regj. Themeltar, që i përket palëve:

PADITËS: ANDREA STAMATI, në mungesë.TË PADITUR: PËRMBARIMORE GJYQËSORE PRIVATE

ZIG SH.P.K., në mungesë. ARBEN MESKUT në mungesë ALBANA ZOGANI në mungesë.

BANKA E BASHKUAR E SHQIPËRISË, në mungesë.

OBJEKTI:Kundërshtim i veprimeve përmbarimore,

akti i ekspertimit të vlerës së sendit, pavlefshmëri e sendit të shitur në ankand,

pavlefshmëri e titullit ekzekutiv- Kontratë huaje nr.1338, rep., nr.267kol., datë 26.05.2005.

Baza Ligjore: Nenet 131, 609, 578, 580, 572 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim nr.62-2012-6480 (2280), datë 20.11.2012, ka vendosur:

Konstatimin e moskompetencës për shqyrtimin e çështjes civile nr.21274-05049-62-2012 (2832) regj., datë 18.10.2012 dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në gjykatën kompetente që është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse Andrea Stamati, me të cilin kërkon prishjen e vendimit nr.62-2012-6480 (2280), datë 20.11.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier si të pabazuar në ligj, për arsye se:

- Objekti mbi të cilin do të shtrihet ekzekutimi ndodhet në qytetin e Fierit dhe kompetente për gjykime të tilla është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier (bazuar edhe në vendimin nr.39, datë 16.10.2007 i Gjykatës Kushtetuese dhe një sëre vendimesh të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

1

Page 2: 46_cj_00-2013-395

- Kontrata e hipotekimin nuk është titull ekzekutiv dhe gjykata gabon kur i referohet nenit 5 të saj për dhënien e vendimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana; në mungesë të palëve të tjera

ndërgjyqëse; e pasi diskutoi e analizoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N Se vendimi me nr.62-2012-6480(2280), datë 20.11.2012, i Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Fier, që ka shpallur moskompetencën tokësore për shqyrtimin e çështjes civile nr.21274-05049-62-2012(2832) regj., datë 18.10.2012, duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë e kuptimit dhe zbatimit të gabuar të ligjit procedural e për rrjedhim duhet të prishet.

Rrethanat e çështjes

Rezulton se pala e paditur Banka e Bashkuar e Shqipërisë sh.a (me cilësinë e huadhënësit) dhe z.Eduard Malaj (me cilësinë e huamarrësit) në datën 26.05.2005, kanë lidhur kontratën e huasë me nr.1338 rep., nr.267 kol. për marrjen e një huaje në shumën prej 3.000.000 lekësh.

Pala paditëse Andrea Stamati së bashku me bashkëshorten e tij Entela Stamati kanë nënshkruar kontratën e dorëzanisë nr.1339 rep., nr.268 kol, datë 26.05.2005, në të cilën kanë shprehur vullnetin e tyre për t’u bërë garantues (dorëzanës) për shlyerjen e kësaj kontrate huaje së sipërpërmendur.

Rezulton gjithashtu se pala paditëse, për të garantuar kontratën e kredisë, në datën 26.05.2005, kanë lidhur edhe një kontratë hipotekimi me nr.1337 rep., nr.266 kol, në të cilën kanë garantuar shlyerjen e kontratës së huasë së sipërpërmendur me hipotekimin e pasurisë se tyre të paluajtshme të përbërë prej një apartamenti të ndodhur në Lagjen “Kryengritja” e Fierit me sipërfaqe 90.91 m2 dhe kufizimet përkatëse e regjistruar në regjistrin e ZRRPP Fier, me nr.10/122+1-3, në Zonën Kadastrale nr.8531 (Në bazë të vërtetimit hipotekor të datës 24.05.2005).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me kërkesën e palës së paditur Banka e Bashkuar e Shqipërisë sh.a, ka vendosur me vendimin nr.1085 akti, datë 29.06.2007, lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për Kontratën e Huasë nr.1338 rep. nr.267 Kol, datë 26.05.2005, të lidhur midis kredidhënësit “Banka e Bashkuar e Shqipërisë” sh.a. dhe kredimarrësit z.Eduard Skënder Malaj dhe Dallëndyshe Demir Malaj.

Pala e paditur, Zyra Përmbaruese Private Shoqëria “Shërbimi Përmbarimor ZIG sh.p.k” në zbatim të procedurave përmbarimore për vënien në ekzekutim të urdhrit të ekzekutimit ka lajmëruar me shkresën nr.049-12, regj nr.00717 prot, datë 12.01.2010, Eduard dhe Dallëndyshe Malaj dhe palën paditëse për ekzekutimin vullnetar të detyrimit të përcaktuar në këtë urdhër.

Pala e paditur, duke qenë në kushtet kur pala paditëse nuk ka ekzekutuar vullnetarisht detyrimin ndaj saj, ka nxjerrë vendimin nr.049-12 regj, nr.01772 prot, “Për fillimin e ekzekutimit të detyrueshëm të Urdhrit të Ekzekutimit nr.1085 akti, datë 29.06.2007”, si dhe urdhri nr.049-12 regj, nr.01773 prot, datë 25.01.2012, “Për vënien e Sekuestros Konservative” mbi llogaritë bankare të bankare të palës paditëse.

Gjithashtu, pala e paditur me urdhrin nr.049-12 Regj, nr.01774 Prot, datë 25.01.2012, drejtuar Z.V.R.P. Paluajtshme, ka vendosur masën e sekuestros konservative mbi apartamentin e palës paditëse dhe me tej ka vijuar me procedurat për shitjen në ankand të kësaj pasurie.

2

Page 3: 46_cj_00-2013-395

Pala paditëse Andrea Stamati duke mos qenë dakord me veprimet e kryera nga palët e paditura, ka paraqitur padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, duke kërkuar kundërshtim e veprimeve përmbarimore, aktit të ekspertimit të vlerës së sendit, pavlefshmëri e sendit të shitur në ankand, pavlefshmëri e titullit ekzekutiv- Kontratë huaje nr.1338 rep., nr.267 kol., datë 26.05.2005.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier konkretisht në seancën e veprimeve përgatitore, përfaqësuesi i palës së paditur, Banka e Bashkuar e Shqipërisë, ka paraqitur kërkesën për shpalljen e moskompetencës së kësaj gjykate për gjykimin e kësaj çështjeje dhe dërgimin e saj për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë si gjykatë kompetente. Shkak për këtë kërkesë sipas palës së paditur është vetë përcaktimi nga palët i gjykatës kompetente në nenin 5 i Kontratës së Hipotekimit nr.1337 rep., nr.266 kol., datë 26.05.2005.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim nr.62-2012-6480 (2280), datë 20.11.2012, ka vendosur konstatimin e moskompetencës për shqyrtimin e çështjes civile nr.21274-05049-62-2012(2832) regj., datë 18.10.2012 dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në gjykatën kompetente që është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjykata ka arsyetuar në vendimin e saj se: “…veprimet përmbarimore të kundërshtuara nga paditësi, kërkimi për pavlefshmëri e sendit të shitur në ankand, pavlefshmëri e titullit ekzekutiv- Kontratë huaje nr.1338 rep,. nr.267 kol., datë 26.05.2005, janë kryer në vazhdim e si rrjedhojë e kësaj kontrate hipotekimi. Gjykata çmon se çdo mosmarrëveshje për çdo veprim të kryer, i prejardhur ky veprim nga Kontrata e Hipotekimit nr.1337 rep., nr.266 kol., datë 26.05.2005, ose që ka lidhje me të, për të cilin palët kanë mosmarrëveshje duhet të gjykohet nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykatë kompetente. Kjo e fundit është përcaktuar me vullnetin e palëve në kontratë dhe në bazë të nenit 52 të K.Pr.Civile është e drejtë e tyre te ndryshojnë kompetencën tokësore me marrëveshje…”.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse Andrea Stamati me të cilin kërkon prishjen e vendimit nr.62-2012-6480(2280), datë 20.11.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier si të pabazuar në ligj për shkaqet e përmendura në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.62-2012-6480(2280), datë 20.11.2012, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, është marrë në interpretim të gabuar të ligjit procedural dhe si i tillë duhet të prishet.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në vlerësim të objektit dhe shkakut të padisë e gjen të pa bazuar në ligj përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në lidhje me moskompetencën për shqyrtimin e çështjes objekt gjykimi.

Ky Kolegj vlerëson se ankimi i veçantë i paraqitur nga paditësi përmban shkaqe ligjore, të cilat e bëjnë të cenueshëm vendimin nr.62-2012-6480 (2280), datë 20.11.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Në çështjen objekt gjykimi, pala e paditur, Zyra Përmbaruese Private Shoqëria “Shërbimi Përmbarimor ZIG sh.p.k” në zbatim të procedurave përmbarimore për vënien në ekzekutim të urdhrit të ekzekutimit ka lajmëruar me shkresën nr.049-12, regj nr.00717 prot, datë 12.01.2010, Eduard e Dallëndyshe Malaj dhe palën paditëse Andrea Stamati për ekzekutimin vullnetar të detyrimit të përcaktuar në këtë urdhër.

Pala e paditur duke konstatuar se pala paditëse nuk ka përmbushur detyrimin sipas lajmërimit të ekzekutimit vullnetar, në datën 25.01.2012, ka vendosur fillimin e ekzekutimit të detyrueshëm të urdhrit të ekzekutimit për paditësin.

3

Page 4: 46_cj_00-2013-395

Në bazë të nenit 510, pika (d) të K.Pr.Civile që shprehimisht parashikon se: “Janë tituj ekzekutive....d) aktet noteriale që përmbajnë detyrim në të holla, si dhe aktet për dhënien e kredive bankare ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare”, kontrata e kredisë bankare kur ka formën e një akti noterial që përmban detyrime në të holla përbën titull ekzekutiv. Në këto kushte në referim të ligjit dhe në bazë të nenit 10.1 të Kontratës së Huasë Bankare lidhur midis kredidhënësit BBSH dhe kredimarrësve Eduard e Dallëndyshe Malaj: “kjo kontratë përbën titull ekzekutiv”.

Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim me kërkesën e kreditorit. Ekzekutimi i detyrueshëm mund të bëhet vetëm në bazë të një urdhri ekzekutimi. Urdhri i ekzekutimit nuk është gjë tjetër veçse instrumenti për të realizuar ekzekutimin e detyrueshëm të detyrimeve. Urdhri i ekzekutimit për titujt ekzekutivë të parashikuar në nenin 510 të K.Pr.Civile është një vendim që merret nga gjykata kompetente, siç përcaktohet në nenin 511 të K.Pr.Civile.

Në këtë dispozitë shprehimisht thuhet se:“Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim me kërkesën e kreditorit.Për këtë qëllim lëshohet urdhri i ekzekutimit, brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes së

kërkesës së kreditorit, i cili jepet:a) për rastet e parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b” të nenit të mësipërm,

nga gjykata që ka dhënë vendimin;b) për vendimet e gjykatave të shteteve të huaja e të gjykatave të arbitrazhit të

huaj që u është dhënë fuqi zbatimi sipas dispozitave të këtij Kodi nga gjykata e apelit;c) për rastet e parashikuara nga shkronja “ç” e nenit të mësipërm nga gjykata e

vendit ku është dhënë vendimi;d) për rastet e parashikuara nga shkronjat “d”, “dh” dhe “e” nga gjykata e

vendit ku është caktuar të bëhet ekzekutimi. Në analizë të neneve 510 dhe 511, pika (d) të K.Pr.Civile, Kontrata e Kredisë

Bankare që përmban detyrime në të holla dhe ka formën e aktit noterial përbën titull ekzekutiv dhe urdhri i ekzekutimit për këtë titull ekzekutiv lëshohet nga gjykata e vendit ku është caktuar të bëhet ekzekutimi.

Në çështjen objekt gjykimi, në referim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore, rezulton se vendi për ekzekutimin e detyrimeve nuk është i përcaktuar në kontratën e kredisë midis BBSH dhe shtetasve Eduard e Dallëndyshe Malaj.

Në nenin 5 të kësaj kontrate parashikohet se: “... Huamarrësi do të japë si garanci për shlyerjen e kësaj Huaje, në favor të përfituesit (Bankës) pasurinë e paluajtshme të përbërë prej një apartamenti të ndodhur në Lagjen Kryengritja e Fierit me sipërfaqe 90.91 m2 dhe kufizimet përkatëse e regjistruar në regjistrin e ZRRPP Fier, me nr.10/122+1-3 , në Zonën Kadastrale nr.8531.

Në nenin 7, pika 6 të kësaj kontrate parashikohet se:… “Kjo kontratë hipoteke do të udhëhiqet nga Ligjet Shqiptare dhe përfituesi BBSH do të gëzojë të gjitha të drejtat që i takojnë në bazë të kushteve të përgjithshme për financimin dhe Kolateralin…”. Pra garantohet se me kërkesën e parë të Bankës dorëzanësit i njohin asaj të drejtën për të pretenduar, vepruar dhe përfituar drejtpërsëdrejti mbi pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të tyre…”.

Në analizë të dispozitave të mësipërme kontraktuale rezulton se ekzekutimi i detyruar do t’i kundrejtohet kredimarrësit dhe dorëzanësit dhe do të shtrihet në pasuritë e tyre, të luajtshme apo të paluajtshme. Këto të fundit janë specifikuar në Kontratën e Huasë Bankare dhe në dosjen gjyqësore është administruar aktet nga ku del qartë se cilat janë konkretisht mjetet e sigurimit të kredisë dhe ku ndodhen ato.

Nisur nga kushtet konkrete dhe situata juridike që paraqet çështja objekt gjykimi, ku rezulton qartë që në Kontratën e Kredisë Bankare nuk është përcaktuar vendi i ekzekutimit të

4

Page 5: 46_cj_00-2013-395

detyrimit por janë përcaktuar qartë pasuritë e debitorit dhe dorëzanësit, të cilat do t’i nënshtrohen procedurës së ekzekutimit, ky Kolegj çmon se në çështjen objekt gjykimi, gjykata kompetente për të shqyrtuar këtë padi objekt i këtij gjykimi është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, pra gjykata e vendit ku rezultojnë se kanë qendrën e banimit kredimarrësit Eduard e Dallëndyshe Malaj dhe dorëzanësi i tyre Andrea Stamati, pasi prezumohet se në këtë qytet personat e mësipërm kanë pasuritë e tyre të luajtshme dhe/ose të paluajtshme, (pasuritë e paluajtshme që janë vënë në garanci të kësaj kontrate huaje) dhe për këtë arsye në këtë vend duhet të shqyrtohet padia objekt i këtij gjykimi.

Vendimi qe do të merret nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier do të jetë i zbatueshëm nga bankat apo të tretët, qofshin ata me adresë në Fier apo në qytete të tjera, që administrojnë/disponojnë pasuri të kredimarrësit apo dorëzanësit, që ndodhen në Fier.

Ky Kolegj çmon se nuk qëndron argument i përmendur në vendimin e gjykatës së faktit se në Kontratën e Hipotekës Bankare palët kanë rënë dakord se kompetente për zgjidhjen e konflikteve midis tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe, si rrjedhojë, kjo gjykatë është kompetente për shqyrtimin e kësaj padie.

Në referim të nenet 49 dhe 50 i K.Pr.Civile gjykata kompetente për të shqyrtuar paditë me objekt ekzekutimin e detyrueshëm mbi sendet është gjykata e vendit ku ndodhet sendet ose pjesa më e madhe e vlerës së tyre.

Ligji procedural ka përcaktuar në mënyrë të posaçme gjykatën kompetente për të shqyrtuar padite me objekt ekzekutimin e detyrueshëm mbi sendet (nenet 49 dhe 50 i K.Pr.Civile) dhe ky përcaktim nuk mund të ndryshohet me marrëveshje midis palëve, pasi nuk jemi përpara rastit të kompetencës konkuruese ku paditësi ka të drejtën e zgjedhjes midis disa gjykatave kompetente në bazë të nenit 52 dhe 54 të K.Pr.Civile.

Ky argument mbështetet edhe mbi vetë kontratën e huasë, në të cilën palët nuk kanë përcaktuar vendin e ekzekutimit të kësaj kontrate.

Në këto kushte, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier që ka shpallur moskompetencën e saj për gjykimin e çështjes objekt shqyrtimi dhe dërgimin e çështjes Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si gjykatë kompetente, është i gabuar dhe i pabazuar në ligj dhe si i tillë duhet të prishet dërgimin e akteve po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

PЁR KЁTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 63, paragrafi 3 dhe 485/a të

Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.62-2012-6480 (2280), datë 20.11.2012 i Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Fier dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 17.01.2013

5