42
TERRORIZMI PALESTINEZ 1. Rrënjët historike 1.1. Lëvizja Sioniste dhe palestinezët Antisemitizmi masiv i shfaqur në formë latente dhe periodike, pa dyshim që kishte shkaktuar vështirësinë e integrimit të popullit izraelit në Evropën Perëndimore dhe në atë Lindore 222 . Kjo dukuri kishte ndikuar që brenda lëvizjes ndërkombëtare izraelite, që në shekullin XIX të formohej lëvizja politike e njohur me emrin „Sionizëm“ 223 . Duke u bazuar në përvojat e hidhura, udhëheqja sioniste kishte marrë vendimin që populli izraelit i shpërndarë nëpër vendet e ndryshme të botës 224 , të heqë dorë nga përpjekjet e veta për integrim në ato vende dhe në vend të këtyre përpjekjeve të punojë në drejtim të themelimit të shtetit izraelit në terri- torin e Palestinës Biblike 225 . Mirëpo, territori i Palestinës ishte çdo gjë tjetër, por jo izraelit. Në realitet edhe atje, si në shumicën e vendeve të tjera të botës, kishte jetuar një numër i banorëve izraelitë, i cili në vitin 1888, sipas evidencës së bashkësisë së atëher- shme izraelite nuk kishte pasur më tepër se 24.000 banorë. Mirëpo, në saje të migrimeve të filluara izraelite, ky numër kishte filluar të rritej dukshëm. Kështu, në fillim të shekullit XX, në territorin e Palestinës bashkësia izraelite kishte 70.000 banorë. Sipas të dhënave tjera, në vitin 1919 në ato territore kishin jetu- 117 : . TERRORIZMI PALESTINEZ 222 Urrejtje për shkaqe fetare ose racore ndaj pjesëtarëve të popullit izraelit; qëndrim dhe veprim armiqësor kundër popullit, përkatësisht kulturës izraelite. Ky nocion ishte përdorur nga publicisti gjerman, W. Marr, në vitin 1879. 223 Sionizmi e ka marrë emrin nga mali Sion, që gjendet në jug të Kudsit (Jerusalemit). Sipas botëkuptimeve izraelite, në këtë mal është një kështjellë, në të cilin jeton Perëndia David. Kështu Kështjella e Sionit, kishte filluar të quhet edhe “Qyteti i Davidit”. Sipas këtij botëkuptimi, Sionizmi, ishte interpretuar në kuptim të përkrahjes së kthimit të organizuar të judëve në atdheun e gjyshërve të tyre, që përfshin Kodrën e Sionit dhe rrethinën e saj. Hebrenjtë pretendojnë se Palestina, “Eretz Izrael” (dheu i Izraelit), është qendra e Izraelit dhe si e tillë është pika në drejtim të së cilës ata nga të gjitha pjesët e botës drejtohen gjatë lutjeve të tyre. 224 Gjatë vitit 70 të epokës së re, pas pushtimit të Jerusalemit dhe dështimit të kryengritjes izraelite kundër forcave perando- rake romake, populli izraelit kishte filluar të shpërndahej në tërë botën. Që nga ajo kohë, në kuptimin e shpërndarjes së popullit izraelit, kishte filluar të përdoret fjala „diasporë“. Në kuptimin bashkëkohor, fjala diasporë do të thotë shpërndar- je e popullit. 225 Jochen Hippler/Andrea Lueg, Gewalt als Politik, Terrorismus und Intervention im Nahen Osten, Bonn 1987, f. 29.

4.TERRORIZMI PALESTINEZ

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

TERRORIZMI PALESTINEZ

1. Rrënjët historike

1.1. Lëvizja Sioniste dhe palestinezët

Antisemitizmi masiv i shfaqur në formë latente dhe periodike, pa dyshimqë kishte shkaktuar vështirësinë e integrimit të popullit izraelit në EvropënPerëndimore dhe në atë Lindore222. Kjo dukuri kishte ndikuar që brenda lëvizjesndërkombëtare izraelite, që në shekullin XIX të formohej lëvizja politike e njohurme emrin „Sionizëm“223. Duke u bazuar në përvojat e hidhura, udhëheqja sionistekishte marrë vendimin që populli izraelit i shpërndarë nëpër vendet e ndryshme tëbotës224, të heqë dorë nga përpjekjet e veta për integrim në ato vende dhe në vendtë këtyre përpjekjeve të punojë në drejtim të themelimit të shtetit izraelit në terri-torin e Palestinës Biblike225.

Mirëpo, territori i Palestinës ishte çdo gjë tjetër, por jo izraelit. Në realitetedhe atje, si në shumicën e vendeve të tjera të botës, kishte jetuar një numër ibanorëve izraelitë, i cili në vitin 1888, sipas evidencës së bashkësisë së atëher-shme izraelite nuk kishte pasur më tepër se 24.000 banorë. Mirëpo, në saje tëmigrimeve të filluara izraelite, ky numër kishte filluar të rritej dukshëm. Kështu,në fillim të shekullit XX, në territorin e Palestinës bashkësia izraelite kishte70.000 banorë. Sipas të dhënave tjera, në vitin 1919 në ato territore kishin jetu-

117 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

222 Urrejtje për shkaqe fetare ose racore ndaj pjesëtarëve të popullit izraelit; qëndrim dhe veprim armiqësor kundër popullit,përkatësisht kulturës izraelite. Ky nocion ishte përdorur nga publicisti gjerman, W. Marr, në vitin 1879.

223 Sionizmi e ka marrë emrin nga mali Sion, që gjendet në jug të Kudsit (Jerusalemit). Sipas botëkuptimeve izraelite, në këtëmal është një kështjellë, në të cilin jeton Perëndia David. Kështu Kështjella e Sionit, kishte filluar të quhet edhe “Qytetii Davidit”. Sipas këtij botëkuptimi, Sionizmi, ishte interpretuar në kuptim të përkrahjes së kthimit të organizuar të judëvenë atdheun e gjyshërve të tyre, që përfshin Kodrën e Sionit dhe rrethinën e saj. Hebrenjtë pretendojnë se Palestina, “EretzIzrael” (dheu i Izraelit), është qendra e Izraelit dhe si e tillë është pika në drejtim të së cilës ata nga të gjitha pjesët e botësdrejtohen gjatë lutjeve të tyre.

224 Gjatë vitit 70 të epokës së re, pas pushtimit të Jerusalemit dhe dështimit të kryengritjes izraelite kundër forcave perando-rake romake, populli izraelit kishte filluar të shpërndahej në tërë botën. Që nga ajo kohë, në kuptimin e shpërndarjes sëpopullit izraelit, kishte filluar të përdoret fjala „diasporë“. Në kuptimin bashkëkohor, fjala diasporë do të thotë shpërndar-je e popullit.

225 Jochen Hippler/Andrea Lueg, Gewalt als Politik, Terrorismus und Intervention im Nahen Osten, Bonn 1987, f. 29.

Page 2: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

ar 58.000 izraelitë dhe 642.000 arabë226.Bazuar në këtë shpërpjesëtim aq të padëshiruar që ekzistonte me popullsinë

vendase, Lëvizja Sioniste me qëllim të krijimit të kushteve për themelimin e shtetitizraelit, kishte orientuar strategjinë e vet në këto drejtime:

Në përpjekjen për nxitjen e migrimeve të organizuara të pjesëtarëve të pop-ullit izraelit në Palestinë, me qëllim të ndërrimit të raportit të popullsisë, në interestë asaj izraelite, si parakusht për themelimin e shtetit;

Në përpjekjen për krijimin e një politike, e cila do ta pengonte çdo formë tëintegrimit eventual të pjesëtarëve të popullsisë izraelite në jetën shoqërore arabe.Ky qëllim i formuluar politik, nuk kishte të bënte vetëm me kërkesën për jetë tëndarë, respektivisht për krijimin e vendbanimeve krejtësisht të ndara në mes tëkëtyre dy grupacioneve gjithnjë e më të polarizuara etnike, por në organizimin ejetës institucionale me elemente të qarta shtetërore izraelite. Chaim Weizmann, icili deri në vitet ‘30 kishte qenë udhëheqës politik i Lëvizjes Sioniste, kishte shp-jeguar qëllimin sionist për „bërjen e Palestinës izraelite aq sa është Britania eMadhe angleze“227.

Për realizimin e këtyre qëllimeve, që në fillim të shek. XIX ishte themelu-ar „Fondi Kombëtar Izraelit“, që kishte për detyrë grumbullimin e mjeteve finan-ciare, me qëllim të blerjes së tokave dhe shtëpive të pronarëve arabë, të cilat kurrëmë nuk guxonin të kalonin në pronësi joizraelite.

Me gjithë këtë qëllim të proklamuar, popullsia arabe në mënyra gjithnjë emë të padëshiruara ishte dëbuar edhe me dhunë nga vatrat e veta. Pas kuptimit tëqëllimit sionist, për themelimin e shtetit izraelit në tokat arabe, populli palestinezkishte filluar organizimin e protestave masive dhe kryengritjeve të armatosura.Sidomos gjatë viteve 1920/21 dhe gjatë viteve 1936 - 1938 ishin organizuar disalëvizje kryengritëse palestineze kundër themelimit të shtetit izraelit228.

1.2. Themelimi i shtetit izraelit

Diskriminimi i përhershëm dhe ndjekjet dramatike të pjesëtarëve të popul-lit izraelit, të shtuara sidomos pas ardhjes në pushtet të regjimit nazist në Gjermani,kishin ndikuar që Sionizmi të bëhej ideologji mbizotëruese e popullit izraelit, i cilimenjëherë pas Luftës së Dytë Botërore kishte shfrytëzuar mundësitë reale për

.: 118 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

226 John Bunzl, Israel und die Palästinenser, Forschungsberichte des österreichischen Institutes für Internationale Politik,Wien 1983, f. 17.

227 John Bunzl, Israel und die Palästinenser, Forschungsberichte des österreichischen Institutes für Internationale Politik,Wien 1983, f. 20.

228 Jochen Hippler/A. Lueg, Gewalt als Politik, Terrorismus und Intervention im Nahen Osten, Bonn 1987, f. 31.

Page 3: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

themelimin e shtetit të vet në territorin palestinez. Në këtë drejtim, në vitin 1949edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara kishte hartuar planin për ndarjen e ter-ritorit të Palestinës në mes të dy shteteve të reja, në themelim: shtetit izraelit dheatij palestinez. Në atë kohë, në territorin e Palestinës jetonin 1,3 milionë arabë,përkatësisht palestinezë dhe 590.000 izraelitë229.

Sipas planit të Kombeve të Bashkuara për ndarjen e territorit të Palestinës,49% e banorëve që duhej t’i takonin shtetit të ri izraelit, ishin arabë, përkatësishtpalestinezë, ndërsa në territorin në të cilin parashihej themelimi i shtetit palestineznuk kishte, ose kishte fare pak pjesëtarë të popullit izraelit. Ngjarjet që kishinpasuar më vonë, kishin ndikuar që struktura e popullsisë në territorin e shtetit tëporsaformuar izraelit, të ndërrojë deri në atë shkallë sa të mund të flitet për struk-turë njënacionale izraelite, e cila kishte edhe elemente të minoritetit arab.Rrethanat që kishin ndikuar në këtë ndryshim të shpejtë të strukturës nacionaleishin:

- Dhuna e organizuar dhe sistematike kundër popullit palestinez. Kjodhunë ushtrohej nga grupet e ndryshme terroriste izraelite dhe kishtepër qëllim krijimin e rrethanave që do të ndikonin në largimin, përkatë-sisht dëbimin e elementëve të padëshiruararabë nga Palestina. Njëri nga grupet e tillaishte edhe grupi „IRGUN“, i udhëhequrnga kryeministri i mëvonshëm Izraelit,Begin.

- Themelimi i shtetit izraelit. Menjëherë pasthemelimit të këtij shteti (në vitin 1948)kishte pasuar lufta e parë arabo-izraelite.Nga pasojat e zhvillimeve të ndryshmeluftarake, frikës dhe reprezaljeve tëndryshme hakmarrëse, populli palestinezme banim në territorin e shtetit të ri izraelit,masivisht ishte larguar nga trojet e veta dhekishte kërkuar strehim në shtetet fqinjearabe. Në këto rrethana, prej 900.000banorëve të mëparshëm palestinezë,përkatësisht arabë, që kishin jetuar në terri-torin e shtetit të sapoformuar izraelit, pas

119 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

229 John Bunzl, Israel und die Palästinenser, Forschungsberichte des österreichischen Institutes für internationale Politik,Wien 1983, f. 63.

Ndarja sipas planit të OKB të vitit 1947

Page 4: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

kësaj lufte kishin mbetur vetëm rreth 150.000230.- Përvetësimi i pronave arabe. Pas themelimit të shtetit izraelit, ishte

zbatuar një politikë e „shtetëzimit“ të pasurive të pronarëve, të cilët nukkishin vendbanim në Izrael. Nga një pretekst i tillë, pasuria e shumëpronarëve të dëbuar, të larguar ose të strehuar palestinezë në shtetet etjera, ishte konfiskuar. Sipas disa studimeve, 40% e patundshmërive tëpronarëve palestinezë, të cilët më parë kishin jetuar në territorin tashmëtë shndërruar izraelit, ishte konfiskuar në këtë mënyrë. Pas konfiskimittë këtyre pasurive, ato kishin kaluar në pronësi të banorëve izraelitë231.

Pjesa tjetër e Palestinës, e cila me planin e OKB-së ishte paraparë përthemelimin e shtetit palestinez, gjatë fundit të viteve ‘40 (në marrëveshje meIzraelin), ishte aneksuar nga Jordania. Në këtë mënyrë, tokat palestineze ishinpërvetësuar nga të huajt dhe popullit të saj nuk i kishte mbetur gjë tjetër përveç sirefugjatë ta vazhdojë jetën e vet në shtetet e huaja si Egjipt, Siri, Jordani, Liban etj.

1.3. Lindja e Organizatave Çlirimtare Palestineze

Pas disfatave të pësuara në luftë kundër Izraelit, të viteve 1948, 1956 dhe1967, populli palestinez i kishte humbur të gjitha shpresat për përmirësimin egjendjes së tij dhe kthimit në territoret e veta me ndihmën e shteteve arabe. E vet-mja shpresë që kishte mbetur dhe që mund të jepte sukses, ishte lufta çlirimtarepalestineze. Me qëllim të organizimit të Lëvizjes Çlirimtare Palestineze, që në vitet‘60, ishin themeluar dy organizata çlirimtare: „Al-Fatah“ (Lëvizja për Çlirimin ePalestinës) dhe „PLO“ (Organizata për Çlirimin e Palestinës).

Është me rëndësi të theksohet se formacionet e para të armatosurapalestineze, të themeluara nga organizatat e lartpërmendura, nuk kishin hasur nëpërkrahjen e asnjë shteti arab. Ky realitet mund të kuptohet vetëm atëherë kur mer-ret parasysh fakti se nga të gjitha shtetet arabe, vetëm Jordania e kishte pasurmirësinë dhe iu kishte dhënë vëllezërve të tyre të dëbuar palestinezë të drejtat ele-mentare qytetare. Kjo do të thotë se në fillim të organizimit të LëvizjeveKryengritëse Palestineze, askush nuk e kishte dëshiruar themelimin e shtetitpalestinez.

.: 120 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

230 Jochen Hippler/Andrea Lueg, Gewalt als Politik, Terrorismus und Intervention im Nahen Osten, Bonn 1987, f. 32 - 33. 231 John Bunzl, Israel und die Palästinenser, Forschungsberichte des österreichischen Institutes für internationale Politik,

Wien 1983, f. 75 - 80.

Page 5: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

2. Organizata për Çlirimin e Palestinës

Organizata për Çlirimin e Palestinës Munazz-

Armat at-Tahr r al-Filast niyya, në gjuhën angleze Palestine Liberation

Organization), shkurt „OÇP“ nuk është (më) organizatë ter-roriste, nga fakti se kjo organizatë dhe kryetari i saj Arafat,gjatë dekadave të fundit janë distancuar haptas dhe i kanëgjykuar të gjitha aksionet terroriste kundër personave të pafa-jshëm232. Këtu flitet për Organizatën për Çlirimin e Palestinësvetëm në kuptim të sqarimit të orientimeve politike dheraporteve që ekzistojnë në mes të kësaj organizate çlirimtaredhe grupeve të ndryshme terroriste palestineze.

Organizata për Çlirimin e Palestinës është institucioni më i lartë palestineznë të cilin përpjesëtimisht janë të përfaqësuara organizatat dhe grupimet endryshme politike si „Al-Fatah“, „Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës“,„Fronti Demokratik Popullor për Çlirimin e Palestinës“, „Fronti Popullor për Çlir-imin e Palestinës - Komanda Gjenerale“ dhe „Al-Saika“ (Vetëtima)233 (vetëm orga-nizata islamike Hamas nuk kishte qenë asnjëherë pjesë e OÇP-së). Qëllimi politiki Organizatës për Çlirimin e Palestinës është çlirimi i trojeve të okupuara dhe kri-jimi i shtetit palestinez. Si troje të okupuara kuptohen të gjitha territoret palestinezeqë ekzistonin nën administrimin anglez, përfshirë këtu edhe tërë shtetin izraelit dherajonet palestineze të aneksuara nga Jordania234.

Shpallja publike e themelimit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës ishtebërë në vitin 1964, gjatë kohës së takimit të shefave të shteteve arabe në Kajro235.Pastaj me ndihmën e presidentit egjiptian, Gamal Abdul Nasser, ishin bërë përpjekjepër organizimin e këtij institucioni gjithëpalestinez sipas modelit të organizatës algje-riane „Front de la Libération Nationale“, e cila dy vjet më parë, pas një lufte të suk-sesshme tetëvjeçare i kishte dëbuar forcat koloniale franceze nga Algjeria. Kryetar ikësaj organizate ishte zgjedhur Ahmed Shukeiry, i njohur më vonë me apelin politikdrejtuar botës arabe „t’i hedhim judejtë në det“236. Gjatë viteve të para, funksioni ikryetarit të kësaj organizate ishte i kufizuar vetëm në çështje të propagandës.

121 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

232 Ferdinard Hurni, Terror im Kampf um Pälästina und Israel, në librin: Blutspur der Gewalt, Bilanz eines Jahrzehnts desTerrorismus, Neue Zürcher Zeitung 1980, f. 105.

233 (Dy organizatat e para kanë orientime të qarta majtiste, ndërsa ato të fundit janë të kontrolluara dhe të sponsoruara ngaSiria). Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 273.

234 Netanyahu Benjamin, Der neue Terror, Aus dem Englischen übertragen von Klaus Binder und Jemery Gaines, C.Bertelsmann, München 1995, f. 72.

235 Franz Wöderman, Terrorismus, Motive, Täter, Strategien, München 1977, f. 251. 236 Ferdinard Hurni, Terror im Kampf um Pälästina und Israel, në librin: Blutspur der Gewalt, Bilanz eines Jahrzehnts des

Terrorismus, Neue Zürcher Zeitung 1980, f. 100.

Page 6: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

Pas të ashtuquajturës „luftë gjashtëditëshe“ të zhvilluar në mes të koali-cionit të forcave të përbashkëta arabe dhe izraelite, gjegjësisht pas disfatës së plotëqë kishte pësuar Koalicioni Arab, ishte dobësuar dukshëm edhe pozicioni iShukeiry në Organizatën për Çlirimin e Palestinës. Kjo gradualisht kishte ndikuarnë largimin e tij dhe zgjedhjen e Jaser Arafatit si kryetar.

Që nga koha e zgjedhjes së Arafatit në krye të OÇP-së, ishte vërejtur edhetendenca për themelimin e një mekanizmi kombëtar palestinez, në formën e një„Palestine National Assembly“, në të cilin përpjesëtimisht do të përfaqësoheshintë gjitha grupacionet politike dhe ushtarake. Ky mekanizëm gjithëpalestinez kishtepër qëllim koordinimin e aktiviteteve çlirimtare në mes grupeve të ndryshmepalestineze si dhe krijimin e mundësive institucionale për kontrollimin legjitim tëpunës së tyre. Në vitin 1969, Al-Fatahu, si grupim më i fortë politiko-ushtarak,kishte marrë kontrollin në Organizatën për Çlirimin e Palestinës dhe që nga ajokohë kryetari i Al-Fatahut, Jaser Arafati, ishte njëkohësisht edhe kryetar iKomitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës.

Në kuadër të OÇP-së, në vitin 1964 ishte themeluar edhe „Ushtria Çlir-imtare Palestineze“ (PLA), që përbëhej nga tri brigada: „Ayn Jalut“, që veprontenë Egjipt, „Qadisiyyah“, e themeluar në Irak dhe që nga viti 1967 e vendosur nëJordani dhe „Hattin“ e stacionuar në Siri. Në të vërtetë, themelimi i kësaj ushtrieishte bërë me ndihmën e qeverive të ndryshme arabe, të cilat e kishin njohurOrganizatën për Çlirimin e Palestinës. Ndihma e ofruar ushtarake kishte të bënteme furnizimin me armë, stërvitjen ushtarake, financimin dhe ofrimin e kuadrit tëkualifikuar ushtarak në strukturat ushtarake udhëheqëse palestineze. Ç’është evërteta, këto ndihma të ofruara ushtarake kishin ndikuar vetëm në drejtim të varë-sisë së „Ushtrisë Çlirimtare Palestineze“ ndaj shteteve të ndryshme arabe. Kështupër një kohë të gjatë, formacionet e ndryshme të kësaj ushtrie, ishin konsideruarvetëm si „kontingjente palestineze të armatave siriane, egjiptiane ose irakiane“237.Në këto rrethana, Organizata për Çlirimin e Palestinës kishte mundur vetëmdeklarativisht të ushtronte mbikëqyrje ndaj formacioneve të veta ushtarake.

Përveç këtij problemi, „Ushtria Çlirimtare Palestineze“ që nga themelimi isaj ishte ballafaquar me problemin e nivelit të ulët të arsimimit ushtarak të kuadritkomandues si dhe trajnimit joprofesional të rekrutëve të rinj. Kështu, shumë kan-didatë, të cilët i kishin mbaruar stërvitjet e tyre luftarake te oficerët islamikë ose teata komunistë, ishin ankuar për ligjëratat e gjata filozofiko-fetare ose politike dhepër ushtrimet tejet të thjeshta praktike ushtarake. Ky nivel profesional i ushtarëvetë „Ushtrisë Çlirimtare Palestineze“, me gjithë numrin relativisht të madh të pjesë-tarëve të saj, kishte bërë që ekspeditat e ndryshme ushtarake izraelite të mos bal-

.: 122 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Page 7: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

lafaqoheshin asnjëherë me ndonjë rezistencë serioze nga ana palestineze. Njëshembull konkret në këtë drejtim e ofron operacioni ushtarak izraelit „Paqe përGalilenë“. Përderisa një numër i ushtarëve izraelitë ishte mahnitur me forcënrezistuese të një numri të vogël të ushtarëve palestinezë, pjesa dërrmuese e tyre nëasnjë situatë nuk e kishte lënë përshtypjen e ndonjë njësiti të rregullt ushtarak, portë bandave të çrregullta individuale. Sidomos në çështjet taktike luftarake dheteknike, që kishte të bënte me shfrytëzimin e sistemeve bashkëkohore të armatim-it luftarak, strukturat komanduese palestineze kishin treguar pazotësi të plotë.Shembull: njësitet tankiste palestineze kudo ishin shfrytëzuar vetëm si artileri epozicionuar në vendet e parapara më parë, pa manovruar me to si armë lëvizëse, tëcilat në rrethana të caktuara kohore dhe pozicionale mund t’u shkaktonin humbjekapitale forcave izraelite238.

Pas vitit 1973, udhëheqja palestineze kishte filluar ta kuptonte faktin seushtria çlirimtare e saj, në gjendjen që ishte, nuk mund ta sillte lirinë. Nga kyrealitet, udhëheqja palestineze kishte filluar t’i orientonte gradualisht përpjekjet eveta në drejtim të njohjes ndërkombëtare të problemit palestinez. Pjesëmarrja e„Organizatës për Çlirimin e Palestinës“ në bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin,e kishte edhe kuptimin e relativizimit të Luftës Çlirimtare Palestineze, e cila gjith-monë është kushtëzuar nga qëndrimet politike izraelite.

Kështu, në tetor të vitit 1974, gjatë një takimi të shefave të shteteve arabe,që ishte zhvilluar në Rabat, ishte njohur „Organizata për Çlirimin e Palestinës“, sipërfaqësuese legjitime e popullit palestinez. Në nëntor të vitit 1974, OÇP–së i ishtenjohur statusi i vëzhguesit të përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.Në këtë vit, kur gjatë një seance të OKB-së, e cila zhvillohej në East River të Nju- Jorkut, ishte paraqitur kryetari i OÇP-së, ishte përshëndetur triumfalisht ngapjesëmarrësit në konferencë. Në vitin 1976, OÇP ishte pranuar edhe si anëtare e„Grupit 77“ të shteteve në zhvillim. Pas kësaj kohe, edhe pse OÇP nuk e kishtethemeluar qeverinë në emigrim, ajo ishte pranuar nga më se njëqind shtete anëtaretë Kombeve të Bashkuara, si përfaqësuese legjitime e popullit të vet239.

Mirëpo, përderisa udhëheqja palestineze nuk e kishte ndërruar qëndrimin evet të proklamuar në të ashtuquajturën „Kartë Nacionale“, e cila kishte paraparë„çlirimin e tërë territorit të okupuar palestinez (duke përfshirë edhe territorin e njo-

123 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

238 Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, pas përfundimit të operacionit ushtarak „Paqja për Galilenë“, nëqershor të vitit 1982 ishin dëbuar të gjitha formacionet luftarake palestineze nga Libani dhe ishin konfiskuar 4670 tonelataarmatim të llojeve të ndryshme (1077 automjete të ndryshme luftarake, në mesin e tyre 80 tanksa; 70 topa të rëndë, 88armë tjera të rënda artilerike; 28304 armë të lehta; 1352 armë të ndryshme antitanks, në mesin e tyre 1099 RPG; 27 raketaantitanks; 22 lancues të raketave, 56 raketa kaçusha etj. Më gjërësisht: James Adams, Geld und Gewalt, Wer finanziertden internationalen Terror? Aus dem Englischen von Nikolaus Gatter, Frankfurt/Main 1990, f. 66 - 69, 72.

239 Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 275.

Page 8: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

hur shtetëror izraelit), përmes luftës së përbashkët të shteteve të bashkuara arabe“,nuk ishte përkrahur çështja palestineze240. Vetëm pas njohjes së Rezolutës 181 tëKombeve të Bashkuara nga ana e OÇP-së dhe kryetarit Arafat (në të cilën ishtemiratuar plani i vitit 1947 për ndarjen e territorit të Palestinës në mes shtetit izraelitdhe atij palestinez), ishte mënjanuar argumenti kryesor, që kishte ndikuar nëmospërkrahjen ndërkombëtare ndaj çështjes palestineze. Tani me të drejtë rezultonedhe argumenti „si mund të njihet shteti izraelit, në bazë të të drejtës ndërkom-bëtare, e njëkohësisht t’i mohohet popullit palestinez e drejta për themelimin eshtetit të tij?!“. Në këtë drejtim, duhet dëgjuar edhe shpjegimi i politikologut të njo-hur izraelit, Schlomo Avineri, i cili thotë se „lëvizja çlirimtare e popullit izraelit nukishte dhe as që duhet të jetë e orientuar në drejtim të robërimit të popujve të tjerë“241.

Që nga koha kur „Organizata për Çlirimin e Palestinës“ e kishte orientuaraktivitetin e vet në drejtim të organizimit të një kryengritjeje specifike paqësoredhe gjithëpopullore, të quajtur „Intifada“, e sidomos pas vrasjeve tëpapërgjegjshme të një numri të madh të të rinjve të paarmatosur palestinezë ngaana e forcave izraelite, kishte filluar humbja e mirëkuptimit dhe zbehja e simpatisëpër pushtetin izraelit. Skenat e përditshme televizive, në të cilat pasqyroheshin for-mat e ndryshme të zbatimit të dhunës shpërpjesëtimore kundër popullit të paar-matosur palestinez, e sidomos thirrjet gjithnjë e më të shpeshta për likuidimin fiziktë udhëheqjes palestineze, të bëra edhe nga udhëheqësit më të lartë shtetërorëizraelitë (në mesin e tyre edhe ish-ministri i Mbrojtjes dhe kryeministri, ArielSharon), kishin ndikuar në qarqet e caktuara perëndimore, që të kërkojnë vendos-mërisht nga Izraeli fillimin e negociatave paqësore me përfaqësuesit e popullitpalestinez242. Kështu, në vitin 1989, ishte organizuar një takim konsultativ në mestë „Organizatës për Çlirimin e Palestinës“ ShBA-së dhe Kanadasë. Ndërkaq, nëvitin 1991 ishte organizuar në Madrid një konferencë ndërkombëtare kushtuarzgjidhjes paqësore të problemit palestinez. Dy vjet më vonë ishte arritur edhe eashtuquajtura „Marrëveshje e Oslos“ në të cilën OÇP-ja kishte njohur të drejtën eekzistencës së shtetit izraelit. Nga ana tjetër, edhe Izraeli e kishte njohur OÇP-nësi përfaqësuese legjitime të popullit palestinez. Në këtë marrëveshje ishte caktuarviti 1999, si vit deri kur duheshin zgjidhur çështjet kontestuese si koha e shpalljessë themelimit të shtetit palestinez, zgjidhja e problemit të Jerusalemit Lindor,zgjidhja e problemit të vendbanimeve izraelite në territoret autonome palestineze,

.: 124 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

240 Në maj të vitit 1964 ishte aprovuar „Karta Nacionale Palestineze“ e cila e parashtron qëllimin e themelimit të shtetitpalestinez dhe shkatërrimin e Izraelit. Albert A. Stahel, Marxistisch - Leninistische Konzeptionen des Terrorismus und derRevolution, Allgemeine Schweizerische Militärzeitschrift, Frauenfeld 1987, f. 137.

241 Alfred Ellinger, Terror und Terrorabwehr, Eisenstadt 1990, f. 43. 242 Krahaso: Alfred Ellinger, Terror und Terrorabwehr, Eisenstadt 1990, f. 43.

Page 9: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

zgjidhja e problemit të refugjatëve palestinezë të vitit 1948, si dhe zgjidhja e kon-testit rreth ujërave të përbashkëta. Mirëpo, ky afat i paraparë, për shkak tëmungesës së vullnetit të mirë, nuk është respektuar. Kështu, në vend të kontributitpaqësor, ishte kontribuar në acarimin e marrëdhënieve (edhe ashtu të armiqësuara)që ekzistonin në mes të këtyre dy popujve. Madje, në një situatë të tillë kishte mjaf-tuar vetëm një vizitë e shefit të atëhershëm të opozitës izraelite, Ariel Sharon në tëashtuquajturin „Tempulli i Shenjtë“ (shtator 2000, duke kaluar nëpër territorin kugjendet njëri prej simboleve më të shenjta fetare myslimane xhamia “Al-Aqsa“)dhe të fillojë Al-Aqsa-Intifada Palestineze, e cila me tërë egërsinë dhe brutalitetine vet ka vazhduar deri në shkurt të vitit 2005, kur ishte arritur armëpushimi në mesIzraelit dhe OÇP-së243.

3. Lëvizja për Çlirimin e Palestinës

Al - Fatah ( ) Fjala „Fath, “ do të thotë fitore, ndërsa Al-Fatah

është shkurtesë e fjalës „Harakat Al-Tahir Al-Watani alFilistimi“ që do të thotë „Lëvizja për Çlirimin e Palestinës“.Al-Fatah është fraksioni më i fuqishëm i Organizatës përÇlirimin e Palestinës. Kjo organizatë ishte njëherësh edhelëvizja më e vjetër palestineze, në krye të së cilës ishte JaserArafati, i cili që nga viti 1969 ishte njëkohësisht edhe kryetari Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës. Al-Fatah ishtethemeluar në vitin 1956 në Rripin e Gazës nga disa të rinj palestinezë. Pra, kjo orga-nizatë ishte themeluar në të njëjtin vit, kur Rripi i Gazës ishte okupuar nga forcatizraelite. Njëri ndër themeluesit e këtij grupimi politik kishte qenë edhe Jaser Arafati.

Arafati, i lindur në vitin 1929 në Jerusalem, gjatë vitit 1956 kishte qenë stu-dent i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Kajros. Gjatë kohëssë studimeve, Arafati, duke qenë i inspiruar nga ideologjia djathtiste e propagand-uar nga lëvizja panislamike „Vëllazëria Myslimane“, kishte vendosur kontakte meaktivistët e kësaj lëvizjeje. Mirëpo, në fillim të vitit 1957, kur ishte ndaluaraktiviteti propagandues i „Vëllazërisë Myslimane“, Arafati ishte detyruar t’i ndër-priste studimet e filluara dhe të arratisej nga Egjipti. Në të njëjtin vit, ai ishte ven-dosur në Kuvajt, ku kishte qëndruar deri në vitin 1964. Këtu Arafati, së bashku medisa patriotë të shtresave të pasura palestineze, e kishte konsoliduar Al-Fatahun e

125 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

243 Që nga Marrëveshja e Oslos e deri në fillim të Intifadës së Dytë ishin vrarë 256 shtetas izraelitë nga sulmet e ndryshmepalestineze, ndërsa vetëm nga fundi i shtatorit 2000 (fillimi i Intifadës) e deri në maj të vitit 2002 ishin vrarë 500 shtetasizraelitë. Më gjerësisht shiqo: Bilanci i konfiktit izraelito-palestinez.

Page 10: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

vërtetë. Në vitin 1962, kjo organizatë çlirimtare kishte arritur konstituimin e vet nënivel të përgjithshëm kombëtar. Në këtë drejtim, ajo së pari kishte vepruar si njësiti përgjithshëm gueril, ndërsa një vit më vonë, në kuadër të saj, ishte themeluar edhekrahu ushtarak i quajtur Al-Assifa244. Ndërkaq, pas vitit 1970, pra pas dështimit tëluftërave guerile palestineze kundër Jordanisë, Al-Fatahu kishte formuar edheshërbimin e vet sekret, të quajtur Dshihaz al - Rasad.

Vetëm pas të ashtuquajturës „luftëgjashtëditëshe“ të përfunduar me disfatë kapitaleushtarake të armatave të bashkuara arabe në luftëkundër Izraelit, udhëheqja e Al-Fatahut ishtebindur në paaftësinë e shteteve arabe për t’i kon-tribuar ushtarakisht zgjidhjes së problemitpalestinez. Kështu, Al-Fatahu kishte marrëvendimin për veprim të pavarur politiko-ushtaraknga shtetet arabe. Mirëpo, rrethanat e ndryshmepolitike dhe ngjarjet e zhvilluara në rajon e kishindetyruar udhëheqjen e Al-Fatahut për pranimin endihmave të kushtëzuara nga shtetet e ndryshmearabe. Kjo njëherëshs kishte ndikuar që vendimi imarrë i Al-Fatahut për pavarësi të plotë ngashtetet arabe, të mbetet vetëm dëshirë e shprehur e udhëheqjes politike të saj. Njëgjendje e tillë kishte vazhduar deri në mars të vitit 1968, kur Al-Assifa (formacionushtarak i Al-Fatahut), së bashku me një formacion ushtarak jordanez, gjatë një bete-je të zhvilluar në Karameh, u kishin shkaktuar humbje të konsideruara forcaveizraelite. Ky sukses i përbashkët ushtarak palestinezo - jordanez, kishte ndikuar nëthyerjen e mitit mbi „pathyeshmërinë e ushtrisë izraelite“ dhe rritjen e besimit dheautoritetit politik të Al-Fatahut në botën palestineze dhe përgjithësisht arabe245. Pasvdekjes së kryetarit Arafat me 11.11. 2004, formacioni ushtarak i Al-Fatahut, Al –

Assifa, ishte prezantuar me emër të ri „Brigadat Martire të Jaser Arafatit“Orientimi ideologjik i organizatës Al-Fatah nuk është përcaktuar qartë.

Ndryshe nga grupet e tjera palestineze, Al - Fatahu mund të konsiderohet si lëviz-je nacional - konservatore palestineze, e cila ka për qëllim çlirimin e territoreve tëokupuara palestineze dhe krijimin e shtetit palestinez246. Gjatë viteve të fundit, për

.: 126 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

244 Krahaso: Franz Wöderman, Terrorismus, Motive, Täter, Strategien, München 1977, f. 253. 245 Christian Tuschhoff, Die palästinensische Befreiungsorganisation (PLO) - Kampf an drei Fronten, Die neue Gesellschaft,

Nr. 1/1989, f. 43. 246 Al - Fatah është shkurtesë e fjalës Harakat Al - Tahir Al - Watani al Filistini (Levizja për Çlirimin e Palestinës) Rolf

Tophoven, Palästinensische Kommandos - israelische Abwehr, Aspekte des Guerillakrieges und der Konterguerilla inNahost; Rolf Tophoven (Hrsg) Politik durch Gewalt, Bonn 1976, f. 73.

Page 11: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

shkak të pjesëmarrjes në bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin (Konferenca eGjenevës) dhe dështimit të rezultateve të pritura, Al-Fatahu e kishte humbur duk-shëm prestigjin e fituar dekada me radhë dhe është ballafaquar me kundërshtimetë ashpra nga i ashtuquajturi „Fronti i Refuzimit“ i formuar brenda Organizatës përÇlirimin e Palestinës.

Pas fillimit të Intifadës së Dytë247, në kuadër të Al-Fatahut dyshohet se ështëformuar edhe një fraksion ushtarak, i prezantuar me emrin „Lëvizja Tanzim“.

Anëtarët e kësaj lëvizjeje janë kryesisht persona zyrtarë dhe policëpalestinezë të inkuadruar në Administratën Autonomepalestineze. Njëri nga udhëheqësit e „Lëvizjes Tanzim“ ështëedhe zyrtari i lartë palestinez, Marwan Barguti (i burgosur nëprill të vitit 2002 në Ramallah dhe i dënuar në qershor të vitit2004 nga një gjykatë izraelite, me pesë herë burgim të përjet-shëm dhe 40 vjet burg). Lidhur me këtë lëvizje ekzistojnëvetëm të dhënat që ofrohen nga shërbimet izraelite.

Pas vdekjes së Arafatit, me 9 janar të vitit 2005, ishtezgjedhur Mahmud Abbas, kryetar i autoriteteve autonomepalestineze. Një muaj më vonë, në Sharm al-Sheichai, Abbasdhe kryeministri Izraelit Ariel Sharon, e kishin nënshkruarmarrëveshjen për armëpushim që kishte ndikuar edhe në për-fundimin e Intifadës së Dytë. Nënshkrimi i kësaj marrëvesh-jeje kishte ndikuar në rënien e autoritetit të kryetarit Mahmud Abbas dhe organizatëssë tij Al-Fatah. Kështu, në zgjedhjet e 25. 01. 2006, Al-Fatah për herë të parë e kishtehumbur dominimin e vet në parlamentin palestinez. Pas kësaj Fitore të Hamasit, në tëgjitha territoret autonome palestineze, kishte filluar një konflikt i armatosur në mesfraksioneve të Al-Fatahut dhe Hamasit, që kishte zgjatur deri në qershor të vitit 2007,kur ishte ndarë territori palestinez, në mes Hamasit që kontrollon Rripin e Gazës dheorganizatës Al-Fatah që kontrollon Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

4. Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës

al-Jabhah al-Sha`biyyah li-Ta r r Filas n

Georg Habash al Hakim, i lindur në vitin 1926 nëLydda, përkatësisht në Lod dhe i rritur nën ndikimin e ten-

127 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

247 Intifada e Parë, e njohur me emrin „lufta me gurë“ kishte filluar në vitin 1987. Pas nënshkrimit të „Marrëveshjes së Oslos“në gusht të vitit 1993, që kishte paraparë formimin e autoriteteve autonome palestineze, kishte përfunduar kjo Intifadë.

Jaser Arafat (1929-2004)

Page 12: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

sioneve gjithnjë e më të ashpra ndërnacionale që ekzistonin në mes popullsisëarabe dhe asaj izraelite, në vitin 1944 i kishte filluar studimit e mjekësisë nëUniversitetin Amerikan të Bejrutit. Ashtu sikurse ishte formuar grupi politik iArafatit në Egjipt, me ndihmën e Sirisë ishte formuar „Grupi i Bejrutit“, i ciliudhëhiqej nga Dr. Georg Habash. Ky grup i quajtur Arab National Movement(Lëvizja Kombëtare Arabe), në radhë të parë kishte synuar unitetin dhe bashkimine shteteve arabe. Për këtë qëllim, në të gjitha metropolet arabe si, Tunis, Damask,Aden, Bagdat etj., ishin formuar degë të kësaj lëvizjeje - fillimisht panarabe.Doktrina politike e parashtruar nga ky grup nuk kishte ndonjë program konkret, icili do të premtonte realizimin e këtij qëllimi abstrakt248.

Në qershor të vitit 1967, pra menjëherë pas disfatave të pësuara arabe nëluftë kundër Izraelit, Dr. Georg Habash kishte kaluar në ilegalitet, duke bërë kthesërrënjësore në kursin e tij politik. Pas paraqitjes së tij të sërishme në opinion,Habash ishte prezantuar si udhëheqës i një organizate me emrin „RiniaGjakmarrëse“. Në vitin 1967, kjo „Rini Gjakmarrëse“, ishte bashkuar me „FrontinPopullor Palestinez“, duke formuar organizatën e përbashkët, me emrin „FrontiPopullor për Çlirimin e Palestinës“ në krye të së cilës ishte zgjedhur Dr. GeorgHabash.

Deri në këtë kohë „Fronti Popullor Palestinez“(Popular Front for the Liberation of Palestine) kishte qenëgrup i pavarur politik, përkatësisht terrorist, i udhëhequr ngaAhmed Jibril (ish oficer i lartë i armatës siriane, i diplomuarnë Akademinë Mbretërore Ushtarake të Sirisë në Sandhurst).Dy vjet më vonë, pra në fund të vitit 1968 Dshibril megrupin e tij, ishte ndarë nga „Fronti Popullor për Çlirimin ePalestinës“ dhe kishte formuar „Frontin Popullor për Çlirim-in e Palestinës - Komanda Gjenerale“ (Popular Front for the

Liberation of Palestine - General Command). Sipas Jibril,arsyet e ndarjes së tij nga Habashi kishin të bënin me„dëshirën për vazhdimin e pavarur të luftës së armatosur“249.Ky grup, për shkak të brutalitetit të pashembullt të treguar

gjatë kryerjes së aksioneve të shumta terroriste dhe radikalitetit ekstrem ideologjik,për shumë vjet me radhë ishte konsideruar si grupi më i rrezikshëm terroristndërkombëtar. Ashtu sikurse „Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës“ edhe„Komanda Gjenerale“ e saj konsiderohen si fraksione prosiriane.

.: 128 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Dr. Georg Habash

248 Krahaso: Franz Wöderman, Terrorismus, Motive, Täter, Strategien, München 1977, f. 255. 249 Rolf Tophoven, Palästinensische Kommandos - israelische Abwehr, Aspekte des Guerillakrieges und der Konterguerilla

in Nahost, Rolf Tophoven (Hrsg) Politik durch Gewalt, Bonn 1976, f. 75.

Page 13: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

Në vitin 1969, për shkak të diferencave të ndryshmeideologjike, nga Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinësishte ndarë edhe „Fronti Popullor Demokratik për Çlirimin ePalestinës“ (Popular Democratic Front for the Liberation of

Palestine) i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i FPÇP,Nayef Hawatmeh250. Që nga viti 1974 kjo organizatë quhet meemrin e ri „Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës“. Paskëtyre ndarjeve, në vitin 1972, përkatësisht 1973 kishinpasuar edhe ndarje tjera si ajo e „Frontit PopullorRevolucionar për Çlirimin e Palestinës“ (PRFLP) të udhëhe-qur nga Salim Darduna, komandant i forcave të FPÇP nëLibanin Jugor dhe „Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës– Grupi për Operacione Eksterne“ (PFLP-EO) që ishte komanduar nga WadiHaddad, i njohur me emrin „Abu Hani“.

Pavarësisht nga këto ndarje të paraqitura, të tëra këto grupime terroristekishin vepruar në bazë të ideologjisë së përbashkët marksiste-leniniste. Këto organizata për shumë dekada me radhë e kishinbojkotuar dhe kundërshtuar politikën paqësore të udhëhequr ngaOÇP-ja dhe kryetari Arafat. Nga këto parime ideologjike ishtesynuar „organizimi i luftës çlirimtare palestineze, e cila duhet tëketë karakterin e një revolucioni gjithëpopullor, të zhvilluarnjëkohësisht në të gjitha shtetet arabe“251. Kjo doktrinë ide-ologjike, për shumë dekada me radhë, ishte përfaqësuar ngapalestinezi i krishterë, mjeku pediatër dhe marksisti, Dr. GeorgHabash.

Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, përkatësishtkryetari i saj, Dr. Georg Habash, konsiderohet si iniciator i parëdhe strateg i rrëmbimit të aeroplanëve. Me zbatimin e njëstrategjie të tillë terroriste, ishte ndikuar në bartjen e konfliktitarabo- izraelit edhe jashtë kufijve të Lindjes së Afërt252. Prandaj,për dallim nga qëndrimet politike të OÇP-së dhe kryetarit Arafat,

129 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

Nderimi i martirizimit tënjë anëtari të FPÇP

Ahmed Jibril

Jihad Jibril

250 Christian Tuschhoff, Die palästinensische Befreiungsorganisation (PLO) - Kampf an drei Fronten, Die neue Gesellschaft1/1989, f. 41.

251 Österreichische Militärische Zeitschrift, Nr. 1/82, f. 17, Krahaso: Christian Tuschhoff, Die palästinensischeBefreiungsorganisation (PLO) - Kampf an drei Fronten, Die Neue Gesellschaft, Nr. 1/1989, f. 44.

252 Me rrëmbimin e aeroplanit izraelit që fluturonte nga Roma për në Algjer, me 28.06. 1968 kishte filluar jo vetëm një fazëe re e luftës palestineze por edhe një formë e re e aktivitetit terrorist ndërkombëtar. Për herë të parë në historinë njerëzore,zëvëndësohet taktika guerile me atë terroriste me qëllim të involvimit në konflikt edhe të shteteve tjera. Sepp BinderTerrorismus, Herausforderung und Antwort, Bonn 1978, f. 38.

Page 14: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës e kishte trajtuar problemin palestinez sikonflikt ndër-rajonal. Kështu, OÇP-ja gjithmonë ishte përpjekur për mobilizimin ebotës arabe në luftën çlirimtare palestineze, ndërsa Fronti Popullor për Çlirimin ePalestinës dhe kryetari i tij, Dr. Georg Habash, ishin përpjekur për mobilizimin etë gjitha grupeve revolucionare ndërkombëtare (terroriste) në të gjitha pjesët ebotës, me qëllim të krijimit të një institucioni të përshtatshëm ndërkombëtar, i cilido ta siguronte fitoren e komunizmit në botë. „Armiku ynë është Izraeli, ështësionizmi, është imperializmi dhe të gjitha forcat reaksionare në botën arabe“ -kishte deklaruar Habashi253. Ndërkaq, me qëllim të luftimit të suksesshëm të këtijarmiku, zëvendësi i tij, gjeneral Dr. Wadi Hadad (një i krishterë ortodoks, i cili nëvjeshtën e vitit 1977 kishte vdekur në një spital në Berlinin Lindor)254 kishtepropozuar bashkimin dhe koordinimin e aktiviteteve terroriste me „Grupin eCarlos“ dhe të gjitha grupet e tjera revolucionare, që vepronin në Korenë Veriore,Japoni, Evropë dhe në Amerikën Latine.

Në vitin 1999, pas disa konflikteve të brendshme palestineze, FrontiPopullor për Çlirimin e Palestinës, së bashku me Al-Fatahun, kishin bërë përpjek-je për ripërtëritjen e OÇP-së. Që nga koha e fillimit të Intifadës së Dytë (viti 2000),„Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës“, përkatësisht krahu ushtarak i kësajorganizate, „Abu-Ali-Mustafa-Brigaden“ (kata’ib abu ‘ali mustafa) me aksionet eveta, sa spektakulare aq edhe brutale, ishte përpjekur që ta merrte përsëri flamurinudhëheqës në luftë kundër Izraelit. Nga ky qëllim, në tetor të vitit 2001, nga njëpozicion krejtësisht i papritur, ishte vrarë ministri i turizmit në qeverinë e Sharonit,Rechavam Zevi. Kjo vrasje pa dyshim që kishte ndikuar në shpërthimin dramatiktë dhunës politike në Lindjen e Afërt.

Deri në vitin 2000 „Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës“, ishteudhëhequr nga Dr. Georg Habash. Pas këtij viti udhëheqja e kësaj organizate kishtekaluar në duart e komandantit ushtarak Mustafa Ali al-Ali Zabri, i njohur si AbuAli Mustafa, që ishte likuiduar në gusht të vitit 2001, në zyrën e tij në Ramallahnga forcat izraelite. Pastaj udhëheqës i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinësishte emëruar Ahmed Sadat, i njohur si Abu Ghassan.

Me 15 janar të vitit 2002, Ahmed Sadat ishte burgosur nga autoritetetautonome palestineze. Pas gjykimit, ai ishte dërguar në vuajtje të dënimit nëBurgun Jericho, që është nën kontrollin e forcave amerikano-angleze. Më 14 marstë vitit 2006, forcat speciale izraelite e kishin sulmuar këtë burg dhe pas rrënimit

.: 130 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

253 Krahaso: Der Spiegel, Nr. 8/1970, f. 84; Rolf Tophoven, Palästinensische Kommandos - israelische Abwehr, Aspektedes Guerillakrieges und der Konterguerilla in Nahost; Rolf Tophoven (Botues/Autor) Politik durch Gewalt, Bonn 1976,f. 74.

254 Krahaso: Franz Wöderman, Terrorismus, Motive, Täter, Strategien, München 1977, f. 265.

Page 15: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

të tij, e kishin rrëmbyer Ahmed Sadat se bashku me pesë të burgosur të tjerëpalestinezë dhe 200 policë të Shërbimit Autonom Palestinez. Në mesin e person-ave të rrëmbyer kishte qenë edhe Ahad Yusuf Musa Olma, komandant i sapo-emëruar i „Brigadave Abu-Ali-Mustafa“. Me 25. 12. 2008, një gjykatë izraelite, ekishte dënuar Ahmed Sadat me 30 vjet burgim.

Sipas vlerësimeve zyrtare, në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, FPÇPështë njëra nga organizatat më të fuqishme palestineze. Krahu ushtarak i kësajorganizate „Brigadat e Abu-Ali-Mustafës“ numëron rreth 800 pjesëtarë. Gjatë sul-mit izraelit, të vitit 2007, kundër Gazës, „Brigadat e Abu-Ali-Mustafës“ kishinmarrë pjesë aktive në mbrojtje të saj.

4.1. Sulmet terroriste ndërkombëtare të „FPÇP“

1968

22.07, Algjer: FPÇP-ja kishte rrëmbyer një aeroplan të kompanisë ajrore izraelite “El Al”

i cili fluturonte nga Roma për në Tel - Aviv duke e detyruar që të ulej në Algjer.

26.12, Athinë: FPÇP-ja e kishte sulmuar një aeroplan të kompanisë ajrore izraelite, “El

Al” në Athinë, ku kishte ngelur një udhëtar i vrarë.

28.12, Bejrut: Forcat izraelite kishin ndërmarrë sulm hakmarrës në aeroportin e Bejrutit.

Gjatë këtij sulmi ajror ishin shkatërruar 13 aeroplanë të Middle East Airlines.

1969

29.08, Damask: FPÇP-ja për herë të parë kishte rrëmbyer një aeroplan joizraelit, një TWA

– Jet (amerikan), i cili fluturonte për në Damask.

1970

02.02, Cyrih: 15 minuta pas fluturimit kishte shpërthyer një bombë e montuar në një aero-

plan Boeing 767 zviceran. Të gjithë (47) udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit, në mesin e tyre

gjashtë amerikanë dhe 14 izraelitë, kishin vdekur. Përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë

FPÇP-ja.

06.09, Dawson´s Field / Kajro: FPÇP rrëmben tre aeroplanë. Dy prej tyre ishin detyruar

të uleshin në Dawson´s Field në Jordani, ndërsa i treti në Kajro. Përpjekja për rrëmbimin edhe të

një aeroplani të kompanisë ajrore izraelite, El Al, kishte dështuar. Me 09.09 ishte rrëmbyer edhe

një aeroplan i kompanisë BOAC dhe ishte detyruar që ta ndërronte kursin e fluturimit dhe të ulej

në Dawson’s Field. Këto rrëmbime kishin ndikuar në marrjen e vendimit për dëbimin e OÇP-së

nga Jordania.

1972

22.02, Aden: FPÇP-ja kishte rrëmbyer një aeroplan të kompanisë ajrore gjermane

“Lufthansa”, duke e detyruar të ulej në Aden. Pas pagesës së shumës së kërkuar prej pesë milionë

dollarëve dhe një milion dollarë për administratën e Adenit, aeroplani i rrëmbyer dhe udhëtarët e

tij ishin liruar.

08.05, Lod: Një komando terroriste e FPÇP, e përbërë nga dy meshkuj dhe dy femra kishin

rrëmbyer një aeroplan të kompanisë “SABENA” në Lod të Izraelit. Pas disa orëve, forcat speciale

izraelite e kishin sulmuar aeroplanin e rrëmbyer, duke i vrarë dy dhe burgosur të gjithë terroristët

tjerë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, ishte vrarë edhe një udhëtar.

131 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

Page 16: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

30.05, Tel - Aviv: Në emër të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, tre shtetas

japonezë, anëtarë të „Armatës së Kuqe Japoneze“,kishin shkaktuar një masakër në aeroportin Lod

të Tel - Avivit, duke vrarë me armë automatike 28 persona që ndodheshin rastësisht në aeroport.

08.07, Bejrut: Në qendër të Bejrutit, nga shpërthimi i një autobombe të montuar izraelite

ishte vrarë një funksionar i lartë i FPÇP-së.

1973

28.06, Paris: Nga shpërthimi i një autobombe në Paris, ishte vrarë një përfaqësues i rëndë-

sishëm i FPÇ-së në Evropë.

30.12, Paris: Terroristi i njohur Carlos, anëtar i FPÇP-së ishte përpjekur që të vriste

kryetarin e ndërmarrjes Marks & Spencer, Joseph Sieff.

1974

11.04, Qiryat Shemona: Një komando e FPÇP-së - KGJ kishte depërtuar në Izrael. Pas

zbulimit të saj gjatë ikjes, ishte strehuar në një ndërtesë në qytetin Qiryat Shemona. Gjatë përlesh-

jeve me organet e sigurimit izraelit ishin vrarë të gjithë terroristët dhe 18 qytetarë izraelitë, si dhe

ishin plagosur 16 të tjerë.

13.12, Paris: Në aeroportin e Parisit, Orli, terroristi Carlos kishte sulmuar me raketë një

aeroplan të kompanisë ajrore izraelite El Al. Mirëpo, në vend të aeroplanit izraelit, ishte goditur

një aeroplan jugosllav.

19.12, Paris: Terroristi Carlos së bashku me grupin e tij kishin hyrë sërish në aeroportin e

Parisit, Orli. Pas zbulimit të tyre, kishte filluar shkëmbimi i zjarrit me policinë. Pas rrethimit të

tyre, terroristët kishin rrëmbyer disa udhëtarë të rastit dhe së bashku me ta kishin hyrë në një aero-

plan, të cilin e kishin detyruar të fluturonte në drejtim të Irakut.

1975

27.06, Paris: Policia e Parisit ishte përpjekur ta burgoste terroristin Carlos. Mirëpo, ai

ishte larguar nga prita, duke vrarë dy policë dhe informatorin e tyre si dhe duke plagosur policin

e tretë.

21.12, Vjenë: Një komando e përbërë nga anëtarë të „FPÇP“ dhe „Fraksioni i Armatës

së Kuqe“ të komanduar nga terroristi Carlos, kishin sulmuar selinë e OPEC-ut në Vjenë, duke

vrarë tre zyrtarë të punësuar dhe rrëmbyer 11 ministra të vendeve anëtare të OPEC-ut. Ministrat

e rrëmbyer më vonë ishin liruar në Algjeri.

1976

13.10, Mogadishu: Një komando e përbërë nga anëtarë të „FPÇP“ dhe „Fraksioni i

Armatës së Kuqe“, kishin rrëmbyer një aeroplan të kompanisë ajrore gjermane “Lufthansa” duke

e detyruar që të ulej në Mogadisho të Somalisë. Forcat e njësisë speciale antiterroriste gjermane

GSG-9, me një sulm të rrufeshëm kishin arritur që të lironin aeroplanin dhe udhëtarët e rrëmbyer.

Gjatë këtij aksioni, ishin vrarë vetëm tre terroristë.

1982

16.02, Paris: Forcat policore franceze kishin arritur të burgosnin dy anëtarë të grupit të

Carlosit. Pas kërcënimit të Carlosit për hakmarrje, me 30.03.1982 kishte shpërthyer një bombë e

montuar në trenin Tuluz - Paris - Expres, duke vrarë gjashtë udhëtarë dhe plagosur 15 të tjerë.

1985

05.05, Tel - Aviv: Izraeli kishte pranuar këmbimin e 1.154 të burgosurve, ndër të cilët edhe

anëtarin e Armatës së Kuqe Japoneze, që kishte mbijetuar nga masakra e Lodit, me tre qytetarë

izraelitë, të burgosur nga FPÇP - KGJ.

.: 132 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Page 17: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

1988

09.12, Bejrut: Forcat ajrore izraelite kishin sulmuar ndërtesën e komandës së përgjithshme

të FPÇP-së, e cila gjendej në afërsi të Bejrutit. Bilanci: 20 zyrtarë palestinezë të vrarë.

1993

31.12, Ramle: Një komando e Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës i kishte likuiduar

në shtëpitë e tyre, Chaim Weizman dhe David Bizin.

1994

12.01, Rishon le Zion: Tre anëtarë të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, kishin

likuiduar (në kopshtin e vet) Moshe Becker.

09.01, Jerusalem: Në stacionin e vjetër të autobusëve në Jerusalem kishte shpërthyer një

bombë e montuar nga FPÇP-ja, e cila kishte plagosur 13 persona.

2001

Maj, Rripi i Gazës: Forcat izraelite kishin arritur sekuestrimin e një dërgese me armë, në

të cilën kishte raketa Katjusha dhe raketa të tjera të tipit tokë - ajër të destinuara për „Komandën

Gjenerale të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës“.

Gusht, Ramallah: Udhëheqësi i ri i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, Abu Ali

Mustafa Sibiri, ishte vrarë në zyrën e tij nga një raketë e telekomanduar izraelite. Në ceremoninë

e varrimit ishte paralajmëruar gjakmarrje të menjëhershme.

17.10, Jerusalem: Gjatë largimit nga Hoteli Hyatt, i cili gjendet në Jerusalemin Lindor, me

tre plumba në kokë ishte vrarë ministri izraelit i Turizmit, Seevi. Kjo kishte qenë vrasja e parë e një

ministri izraelit. Seevi kishte qenë i njohur për qëndrimet radikale antipalestineze. Fronti Popullor

për Çlirimin e Palestinës, duke e marrë përgjegjësinë për vrasjen e tij, kishte paralajmëruar edhe

vrasje tjera të personave publikë izraelitë.

2002

16.02, Karnei Shomron: Në këtë qytet izraelit ishte kryer aksioni i parë vetëvrasës nga Fronti

Popullor për Çlirimin e Palestinës. Në qendrën tregtare të qytetit Karnei Shomron, i cili shtrihet në mes

të qyteteve Kalkilja dhe Nablus, një palestinez i ri, e kishte aktivizuar eksplozivin e fshehur në trup. Së

bashku me këtë martir palestinez kishin vdekur edhe dy shtetas izraelitë dhe plagosur 27 të tjerë.

Prill, Tel - Aviv: Shërbimi Sekret Izraelit i kishte zbuluar përpjekjet e Frontit Popullor për

Çlirimin e Palestinës për minimin e disa ndërtesave të larta në Tel - Aviv. Shpërthimi eventual i

mjeteve në ato ndërtesa do të kishte shkaktuar pasoja katastrofale në njerëz dhe dëme kapitale

materiale.

2003

24. 04, Kfar Save: Një aksion vetëvrasës në stacionin hekurudhor në Kfar Save, kishte

shkaktuar vdekjen e një zyrtari të sigurimit izraelit dhe 13 persona tjerë ishin plagosur.

25.12. Geha: Katër izraelitë u vranë dhe mbi 20 të plagosur në një shpërthim vetëvrasës

në një stacion autobusi në qytetin Geha, afër Tel Avivit.

2004

22.05, Bekaot: Një vetëvrasës palestinez, posa ishte afruar te postblloku policor në

Bekaoz, kishte aktivizuar mjetin shpërthyes të fshehur në trupin e tij, duke shkaktuar kështu plagos-

jen e komandantit izraelit dhe të disa kalimtarëve palestinezë. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij

sulmi e kishte marrë FPÇP.

01.11, Tel Aviv: Nga pasojat e një shpërthimi vetëvrasës, që kishte ndodhur në Tregun

Karmel të Tel Avivit, kishin vdekur tre persona dhe ishin plagosur mbi 30 të tjerë.

133 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

Page 18: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

5. Vetëtima (Al-Saika)

Në kuadër të OÇP-së, fraksionin më të madh prosirian e paraqet organiza-ta Al – Saika, e njohur edhe më emrat “As-Sa’iqa”, “Saeqa”, arabisht , qëdo të thotë Vetëtimë. Ky grup terrorist, i themeluar në vitin 1967 nga ushtarët ebatalionit palestinez të armatës siriane, gjatë luftërave civile libaneze të viteve1976/77 kishte luftuar në anën e forcave siriane kundër formacioneve të armato-sura të OÇP-së. Al-Saika mbron pikëpamjet e vjetra sipas të cilave palestinezëtjanë vetëm banorë të një province jugore siriane. Ç’është e vërteta, ky mendim ipërhapur në rajone të ndryshme palestineze dhe siriane, për shumë kohë me radhëkishte qenë edhe qëndrim zyrtar i politikës siriane. Kështu, nga këto bindje të kri-juara, në organizatën terroriste palestineze Al-Saika ishin inkuadruar më tepërshtetas sirianë sesa pjesëtarë të popullit palestinez. Qëndrimin prosirian kjo orga-nizatë e argumenton edhe me faktin se komanda gjenerale e Al-Saikës, së bashkumë të gjitha shërbimet e veta administrative dhe kampet për stërvitje luftarake, janëtë vendosura në Damask dhe në qytetet e tjera siriane.

Sipas qëndrimit politik të organizatës Al-Saika, roli i shteteve arabe në zgjid-hjen e çështjes palestineze duhet të jetë vendimtar. Mirëpo, „Palestina e okupuar ështëvetëm pjesë përbërëse e Sirisë dhe pas çlirimit të saj, ajo duhet t’i bashkohet shtetitsirian“255. Ky qëndrim zyrtar i kësaj organizate palestineze, mund të kuptohet vetëmatëherë kur të merret parasysh fakti se kryetari i „Al-Saika“, palestinezi i quajturSuheir Mosein, ishte oficer i lartë i armatës siriane dhe anëtar i të ashtuquajturës„Komanda e Brendshme“ - organit më të lartë shtetëror dhe partiak (i Partisë BATH)të Sirisë. Ky institucion ndihmës i kryetarit Asad, gjatë luftës qytetare libaneze ishteshfrytëzuar me qëllim të dëmtimit të OÇP-së. Pra, me gjithë faktin se kryetari i Al-Saika kishte qenë një palestinez, i cili sipas detyrës zyrtare kishte qenë edhe anëtar iKomitetit Ekzekutiv të OÇP-së dhe sipas radhës edhe udhëheqës i Shërbimit përÇështje Ushtarake të kësaj organizate gjithëpalestineze, gjatë luftës qytetare libaneze,Suheir Mosein së bashku me organizatën e tij, Al-Saika, kishte luftuar kundër OÇP-së 256. Ky konfrontim, por edhe bashkëpunim i njëkohësishëm me strukturat e OÇP-së, i kishte mundësuar pushtetit sirian jo vetëm ushtrimin e influencës, por edhe mba-jtjen e kontrollit të plotë mbi disa struktura dhe subjekte të caktuara të OÇP-së.

Organizata terroriste palestineze Al-Saika, aktivitetin e vet kryesor e kishteorientuar në Lindjen e Afërt. Mirëpo, në disa raste kjo organizatë kishte ndërmar-rë edhe sulme terroriste ndërkombëtare. Njëri prej sulmeve më të rëndësishme

.: 134 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

255 Krahaso: Christian Tuschhoff, Die palästinensische Befreiungsorganisation (PLO) - Kampf an drei Fronten, Die NeueGesellschaft 1/1989, f. 43.

256 Krahaso: Franz Wöderman, Terrorismus, Motive, Täter, Strategien, München 1977, f. 254.

Page 19: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

kishte ndodhur vetëm tetë ditë para fillimit të luftës arabo-izraelite (tetor, 1973) nëMarchegg të Austrisë. Këtu ishte sulmuar një tren special i udhëtarëve, me të cilinudhëtonin emigrantët izraelitë nga Bashkimi Sovjetik.

Që nga fillimi i viteve ‘90, kjo organizatë nuk ka kryer ndonjë sulm tënjohur terrorist. Për këtë arsye, Al-Saika nuk është regjistruar në listën e BE-së osetë ShBA-së, si grup ose organizatë terroriste. Që nga viti 2007, Al-Saika udhëhiqetnga Farhan Abu Al-Hayja. Ndërsa përfaqësues i saj në OÇP, është Muhammad al-

Khalifa. Për fuqinë influencuese të kësaj organizate, flet edhe fakti se në vitin1970, udhëheqës i sektorit ushtarak të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, ishteemëruar përfaqësuesi i Al-Saikës, Muhsin and al-Qadi.

6. Shtatori i Zi

Kjo organizatë e fshehtë palestineze ishte formuar gjatë luftës qytetarelibaneze të viteve 1970 dhe 1971. Themelimi i kësaj organizate, ishte i lidhur mengjarjen kur ushtria e Mbretit të Jordanisë, Husein, kishte ndërmarrë aksion tëgjerë me qëllim të shkatërrimit sistematik të çdo strukture të organizuar palestinezenë Jordani dhe dëbimit të përgjithshëm të OÇP-së nga Jordania. Që nga mesi iviteve ‘60, territori shtetëror jordanez kishte filluar të shfrytëzohet si bazë kryesorepër stacionimin e formacioneve të ndryshme të armatosura palestineze. Pas disakonflikteve të fuqishme politike, në shtator të vitit 1970, ushtria mbretërore jor-daneze kishte filluar të kryente masakra sistematike mbi pjesëtarët e popullitpalestinez, të strehuar në kampe të ndryshme në Jordani. Masakrat më të njohuranë këtë drejtim janë ato të kryera në kampet Sabra dhe Shatila. Pas përfundimit tëfushatës ushtarake kundër OÇP-së „ishin evidentuar mbi 20.000 qytetarë të vrarëpalestinezë dhe ishte konstatuar shkatërrimi i plotë i të gjitha strukturave të orga-nizuara politike palestineze në Jordani dhe dëbimi i OÇP-së nga ky shtet“257. Kjoekspeditë ushtarake duhet kuptuar vetëm në raport me aktivitetin terrorist të disagrupeve dhe organizatave palestineze si dhe përpjekjeve të OÇP-së për vendosjene pushtetit të saj paralel në enklavat e shumta palestineze në Jordani.

Lidhur me fenomenin „Shtatori i Zi“ ekzistojnë informata të shumta.Mirëpo, gjatë analizimit të tyre, shumë shpejt fitohet bindja se një pjesë e madhee tyre ka të bëjë vetëm me spekulime. Shumica absolute e këtyre burimeve, me tëdrejtë e konstaton faktin se „Shtatori i Zi“ (në qoftë se me të vërtetë ishte organi-zatë sekrete), përbëhej ekskluzivisht nga anëtarë të organizatës palestineze „Al-

135 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

257 Nachdem die „PLO“ 1970/71 aus Jordanien vertrieben worden war, hatte sie daher mit großer Energie versucht,zumindest im Libanon eine gut organisierte Ausgangslage auszubauen. Më gjërsisht: Jochen Hippler/Andrea Lueg,Gewalt als Politik, Terrorismus und Intervention im Nahen Osten, Bonn 1987, f. 34, 36.

Page 20: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

Fatah“ (anëtare e OÇP-së, kryetar i së cilave ishte Jaser Arafat). Nga ana tjetër,ekzistojnë edhe informata, të cilat flasin se kjo organizatë nuk paraqet asgjë tjetërpërveç bashkimit të disa terroristëve të rebeluar ose të larguar nga grupet endryshme palestineze258.

Sipas burimeve të verifikuara „Shtatori i Zi“ në kohën e kulmit të vetkishte rreth 200 anëtarë të organizuar në disa njësi tejet sekrete dhe të përbëranga palestinezët më radikalë. Askush nga ata nuk informohej në mënyrë para-prake me planifikimin ose përgatitjen e aksioneve terroriste dhe as që merrtepërgjegjësinë për kryerjen tyre. Çdo aksion i tillë, ishte „në shërbim të çështjesmadhore arabe“. Kjo vendosmëri e dëshmuar, jo vetëm në aspektin retorik, poredhe me vepra konkrete, duke i „ndëshkuar dhe ekzekutuar tradhtarët endryshëm arabë, të cilët kishin vepruar në kundërshtim me obligimin më të lartëkombëtar (shkatërrimin e Izraelit), kishte ndikuar që kësaj organizate (nga qar-qet e ndryshme arabe) t’i përshkruhet edhe epiteti i krenarisë dhe ndërgjegjesmbarë arabe259.

Udhëheqës i parë i “Shtatorit të Zi” kishte qenë palestinezi katolik meshtetësi libaneze, Fuad Shemali. Ky gjatë viteve të para të udhëheqjes, e kishte ori-entuar organizatën e vet, kryesisht në drejtim të likuidimit të shtetasve të rëndë-sishëm izraelitë ose rrëmbimit të tyre me qëllim të detyrimit të udhëheqjes izraelitepër koncesione të ndryshme. Më vonë kishte filluar edhe strategjia e zhvendosjessë dhunës terroriste, respektivisht bartjes së konfliktit palestinez edhe jashtë kufi-jve të Lindjes së Afërt. Kështu, fushëbeteja e “Shtatorit të Zi” ishte kudo, ku ishinedhe armiqtë e popullit palestinez. Fuad Shemali si armiq i kishte trajtuar izraelitëtdhe të gjithë ata që u ndihmojnë atyre. Mirëpo, për dallim nga organizatat e tjerapalestineze, „Shtatori i Zi“, asnjëherë nuk e kishte praktikuar taktikën e rrëmbim-it të aeroplanëve.

Më vonë, udhëheqës i “Shtatorit të Zi” ishte emëruar Khalil Al-Wazir, i njo-hur me emrin Abu Jihad (ish-shef operativ i kryetarit Arafat dhe ish-bashkëpunë-tori i tij më i ngushtë). Ky, njëherit, ishte identifikuar edhe si përgjegjës kryesorpër masakrën e Munihut të vitit 1972. Në të vërtetë, pas kësaj masakre kishte fil-luar edhe lufta e përgjithshme në mes të Shërbimit Sekret Izraelit Mosad dhe struk-turave të OÇP-së. Mosadi ishte përcaktuar për identifikimin dhe likuidimin e tëgjithë atyre që në çfarëdo aspekti kishin kontribuar në kryerjen e Masakrës sëMunihut. Mirëpo, nga një pretekst i tillë ishin sulmuar dhe likuiduar shumë funk-sionarë të pafajshëm palestinezë. Rasti më flagrant kishte ndodhur në prill të vitit

.: 136 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

258 Dieter Schröter, Terrorismus, Gewalt mit politischem Motiv, München 1986, f. 153. 259 Carl E. Buchalla, Palästinensische Befreiungsorganisation, në librin: Friedrich Hacker, Terror, Mythos - Realität -

Analyse, Wien 1973, f. 279.

Page 21: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

1973, kur një komando sekrete izraelite, kishte sulmuar selinë e OÇP-së në Bejrut.Gjatë këtij sulmi, ishin likuiduar shumë udhëheqës të OÇP-së, në mesin e tyre edheshefi i Shtabit të Al-Fatahut, Mohammed Youssef.

Në kohën kur OÇP-ja dhe kryetari Arafat ishin orientuar në zgjidhjen diplo-matike të problemit palestinez, disa organizata dhe grupe radikale palestineze meemra ekzotikë, kishin refuzuar çdo nismë që nuk e parashikonte qartë dhe publik-isht shkatërrimin e Izraelit. Në këtë drejtim edhe „Shtatori i Zi“ me qëllim që t’ishkaktonte OÇP-së vështirësi diplomatike, kishte ndërmarrë aksione të fuqishmeterroriste ndërkombëtare.

Pas zgjedhjes së rrugës diplomatike, si rrugë që jepte shpresa për zgjidhjene drejtë të problemit palestinez, në nivel të OÇP-së ishte marrë vendimi që të moslejohej minimi i kësaj rruge me aksione të papërgjegjshme terroriste. Mirëpo, kyqëndrim politik ishte kundërshtuar fuqishëm nga „Shtatori i Zi“. Kjo organizatë,duke e konsideruar si kapitullues politikën e udhëhequr nga Jaser Arafati, kishtevazhduar të ndërmerrte sulme komprometuese terroriste. Njëri prej këtyre sulmevekishte ndodhur më 05.09.1986 në Karaçi, kur një komando terroriste e Abu Jihadkishte rrëmbyer një aeroplan amerikan. Ndërkaq, një ditë më vonë ishte kryer edhenjë masakër në Sinagogën Neve Shalom të Stambollit. Gjatë marrjes në pyetje tëterroristëve të mbijetuar në Karaçi si dhe gjatë vlerësimit të informatave lidhur megjakderdhjen e shkaktuar në Stamboll, ishte argumentuar kryerja e drejtpërdrejtë ekëtyre sulmeve nga Shtatori i Zi.

Këto sulme terroriste ishin gjykuar ashpër nga kryetari Arafat. Më vonë, kyishte distancuar edhe nga rrëmbimi i anijes luksoze italiane „Achille Lauro“, qëkishte ndodhur një vit më parë (7.10.1985), dhe së bashku me kryetarin e FrontitPopullor për Çlirimin e Palestinës, Dr.Georg Habash, kishin publikuar vendiminpër ndërprerjen e çdo akti të dhunës politike jashtë territoreve të okupuarapalestineze. Një vendim i tillë ishte marrë nga bindja e krijuar se aksionet terror-iste të ekzekutuara jashtë kufijve të Lindjes së Afërt, nuk ndikonin në sensibiliz-imin e çështjes palestineze, por në humbjen e simpatisë dhe mirëkuptimit ndaj vua-jtjeve të këtij populli.

6.1. Sulmet terroriste ndërkombëtare të „Shtatorit të Zi“

1971

20.07, Romë: „Shtatori i Zi”, kishte sulmuar zyrën e linjës ajrore jordaneze në Romë.

28.11, Kajro: Një komando e „Shtatorit të Zi“, kishte likuiduar në Kajro kryeministrin jor-

danez ,Wasfi Tal.

137 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

Page 22: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

1972

06.02, Këln: Grupi terrorist „Shtatori i Zi“ kishte marrë përgjegjësinë për ekzekutimin e

pesë punëtorëve jordanezë në Këln.

08.05, Vjenë: Pesë terroristë, anëtarë të organizatës „Shtatori i Zi“, kishin rrëmbyer një

aeroplan të kompanisë ajrore “Sabena”, i cili fluturonte nga Vjena për në Athinë, duke e detyruar

të ulej në Tel - Aviv. Për lirimin e aeroplanit dhe udhëtarëve të rrëmbyer, ishte kërkuar lirimi i 317

luftëtarëve palestinezë nga burgjet izraelite. Forcat speciale izraelite e kishin liruar aeroplanin e

rrëmbyer, duke i likuiduar vetëm tre terroristë.

05.09, Munih: Disa minuta para orës pesë të

mëngjesit, në hotelin luksoz ku ishte vendosur ekipi i

sportistëve izraelitë, kishte depërtuar një komando ter-

roriste, e përbërë nga tetë anëtarë të „Shtatorit të Zi“.

Këta, me qëllim të demonstrimit të forcës dhe vendos-

mërisë së tyre, menjëherë kishin vrarë dy sportistë

izraelitë, ndërsa të tjerët i kishin rrëmbyer. Për lirimin e

këtyre sportistëve, terroristët palestinezë kishin kërkuar

lirimin e 236 palestinezëve nga burgjet izraelite dhe të

pesë terroristëve gjermanë të dënuar në Gjermani.

Gjatë negociatave me terroristët ishte arritur „mar-

rëveshja“ për bartjen e terroristëve dhe sportistëve të rrëmbyer me dy helikopterë transportues deri

në bazën e caktuar ushtarake, prej së cilës pastaj me aeroplanin e kërkuar do të fluturonin për në

Egjipt, ku ishte paraparë këmbimi i sportistëve të rrëmbyer me të burgosurit e kërkuar (qeveria

egjiptiane e kishte mohuar të drejtën e uljes së këtij aeroplani në territorin e vet). Mirëpo, ende pa

hyrë të gjithë terroristët në aeroplan, mbi ta ishte hapur zjarr. Nga pasojat e shkëmbimit të zjarrit

ishin vrarë 11 sportistë izraelitë dhe një polic gjerman. Ndërkaq, nga ana e terroristëve ishin vrarë

katër dhe plagosur tre. Për fatin e njërit prej tyre nuk dihet. Pas një muaji këta tre terroristë të mbi-

jetuar ishin liruar, duke u këmbyer me udhëtarët e një aeroplani të rrëmbyer gjerman.

1973

01.03, Khartum: Gjatë një aksioni të „Shtatorit të Zi“ për pushtimin e Ambasadës së

Arabisë Saudite në Khartum, ishin vrarë dy diplomatë amerikanë dhe një belg.

10.04, Bejrut: Si reagim hakmarrës ndaj aktiviteteve terroriste të „Shtatorit të Zi“, njëkomando speciale izraelite e kishte sulmuar qendrën e OÇP-së në Bejrut. Pas likuidimit të treudhëheqësve të lartë palestinezë dhe 13 zyrtarëve të tjerë, komandoja izraelite ishte tërhequr mehelikopter nga Bejruti.

02.07, Lillehammer: Agjentët sekretë izraelitë e kishin likuiduar gabimisht një kameriermaroken në Lillehammer, duke menduar se ishte udhëheqësi i kërkuar i „Shtatorit të Zi“. Policianorvegjeze i kishte burgosur agjentët e lajthitur, ndaj të cilëve më vonë ishte shqiptuar edhe dëni-mi i merituar me burg.

1979

22.01, Bejrut: Shpërthimi i një autobombe të kurdisur në Bejrut e kishte shkaktuar vdek-jen e ideologut të masakrës së Munihut, Ali Hassan Salameh.

1981

27.06, Varshavë: Në hotelin luksoz të Varshavës “VICTORIA”, me një breshëri plumbashishte qëlluar njëri nga komandantët e „Shtatorit të Zi“ Abu Daoud, i cili edhe përkundër plagëve tërënda kishte shpëtuar.

.: 138 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Terroristët me 05.09.1972 në Munih

Page 23: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

Të gjitha këto vrasje i kishte kryer njësiti special i Shërbimit Sekret Izraelit Mosad, i njo-hur me emrin “Caesarea”. Ky njësit i komanduar nga ish kryeministri izraelit Ehud Barak, i kishteidentifikuar dhe në shtete të ndryshme të botës i kishte likuiduar 20 palestinezët e akuzuar përpjesëmarrje në “Masakrën e Munihut”.

7. NAYLP „Rinia Kombëtare Arabe për Çlirimin e Palestinës“

Gjatë vitit 1973 në skenën terroriste palestineze ishte paraqitur edhe njëorganizatë e re me emrin „Rinia Kombëtare Arabe për Çlirimin e Palestinës“. Kjoorganizatë ishte themeluar dhe udhëhequr nga ish-funksionari i lartë i Al-Fatahut,Ahmad Al - Ghafour, i njohur me emrin Abu Mahmud. Kjo organizatë e financuarkryesisht nga Libia, për herë të parë ishte paraqitur më 05.08.1973, gjatë sulmitkundër një aeroplani amerikan të kompanisë ajrore TWA, i cili sapo kishte aterru-ar (nga Tel - Avivi) në Athinë. Gjatë këtij sulmi terrorist kishin vdekur pesë per-sona dhe ishin plagosur 55 të tjerë.

Më 05.09.1973 ishin burgosur në Romë pesë palestinezë të identifikuar sianëtarë të „Rinisë Kombëtare Arabe për Çlirimin e Palestinës“. Ky grup kishteqenë i armatosur me raketat e njohura sovjetike SAM-7. Me këto armë, që kishinprejardhje nga Libia, ishte planifikuar sulmi kundër një aeroplani të kompanisëajrore izraelite El Al, i cili duhej të ulej në Romë. Pas këtij dështimi, më datën17.12.1973 kishin ardhur përsëri në Romë terroristë të tjerë, anëtarë të organizatës„Rinia Kombëtare Arabe për Çlirimin e Palestinës“. Këta, me të arritur në aeroport,e kishin sulmuar me bomba dore një aeroplan amerikan të kompanisë ajrore “PanAm”, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm zjarri. Nga pasojat e shpërthimitnë aeroplan, kishin vdekur 32 udhëtarë. Pas këtij sulmi, terroristët kishin arritur tërrëmbenin një aeroplan gjerman të kompanisë ajrore “Lufthansa”, dhe ta detyroninkapitenin të fluturonte nga Roma.

Në shtator të vitit 1974, anëtarët e „Rinisë Kombëtare Arabe për Çlirimin ePalestinës“, kishin montuar një bombë në një aeroplan amerikan të kompanisëajrore “TWA”, i cili duhej të fluturonte nga Tel - Avivi nëpër Athinë për në Nju-Jork. Nga pasojat e shpërthimit të kësaj bombe ishin vrarë 88 udhëtarë dhe anëtarëte ekuipazhit. Ky sulm terrorist ishte konsideruar i tepërt dhe joproduktiv ngaudhëheqja e lartë e OÇP-së dhe kryetari i saj Arafat. Katër ditë më vonë, Shërbimii Sigurimit të OÇP-së kishte burgosur Ahmad al - Ghafour, përkatësisht AbuMahmoud, të cilin një gjykatë e instaluar e Al-Fatahut e kishte dënuar me vdekje.Ekzekutimi i Abu Mahmoud, i bërë më 12.09.1974, shënon edhe fundin e kësajorganizate terroriste.

139 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

Page 24: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

8. Brigadat e Martirëve Al - Aqsa

Kata`ib Shuhada`Al – Aqsa

Në vitin 950 para epokës sonë, mbreti i tretë izraelit,Salomon, e kishte realizuar dëshirën e babait të tij, Davidit, përndërtimin e një tempulli fetar në Kodrën Mario të Jerusalemit.Ky objekt fetar, i quajtur me emrin „Tempulli Salomon”, ishteshkatërruar nga babilonasit në vitin 586 para epokës sonë. Pas70 vjetëve, nipi i mbretit të internuar izraelit (Jehonja nga Juda)Serubbabel, kishte arritur rindërtimin e tempullit të shkatërruarizraelit, i cili ishte quajtur me emrin e ri „Tempulli Serubbabel”. Në vitin 21 paraepokës sonë, ky tempull ishte rindërtuar sërish dhe ishte quajtur sipas emrit të mbretitHorodosi i Madh „Tempulli i Horodesit”. Që nga ato kohëra „Kodra Mario” eJerusalemit ishte quajtur Kodra e Tempujve. Sipas botëkuptimit fetar izraelit „ngadheu i kësaj kodre zoti e ka krijuar njeriun e parë, Adamin260.

Pas pushtimit të Palestinës nga forcat arabe, në vitin 644, në themelet e tem-pullit të shkatërruar izraelit, ishte ndërtuar Xhamia Al-Aqsa ( masjid

al-aqsâ ). Sipas traditës islame, kjo xhami e paraqet njërin nga tri objektet krye-sore fetare ngase profeti Muhamet nga Kodra e Tempujve ku ishte ndërtuarxhamia, kishte shkuar në qiell për ta pranuar Kuranin261.

.: 140 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

(

Al-Haramal-Sharif, Xhamia Al-Aqsa dhe muret e tempullit të shkatërruar izraelit që shërbejnë për lutje fetare

260 Chronik der jüdischen Geschichte, http://www.juedisches-recht.de/Israel-Chronik.html261 Pas okupimit të Jerusalemit nga forcat arabe, që kishte ndodhur në shek.VII, në themelet e tepullit të shkatërruar izraelit

ishte ndërtuar xhamia Al-Aqsa, www.uni-protokolle.de/Lexikon/Tempel_in_Jerusalem.html

Page 25: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

Pas “çlirimit” përkatësisht okupimit të Jerusalemit nga Izraeli, që kishtendodhur në vitin 1967, kishin filluar të parashtrohen edhe kërkesat për zhvendos-jen e xhamisë Al-Aqsa në Mekë. Sidomos pas fillimit të fushatës zgjedhore të vitit2000, kërkesat e tilla ishin bërë pjesë e fjalimeve zgjedhore të shumë funksion-arëve të lartë izraelitë. Kërkesat e tilla natyrisht se i kishin provokuar edhe mëshumë ndjenjat e lënduara nacionale dhe fetare të popullit palestinez. Më28.09.2000, shefi i atëhershëm i opozitës izraelite Ariel Sharon, i shoqëruar nga1000 policë të armatosur rëndë, kishte vizituar mbeturinat e tempullit të shkatërru-ar izraelit në „Kodrën e Tempujve”, ku ndodhet edhe xhamia Al-Aqsa. Në kontesttë zhvillimeve politike dhe fjalimeve zgjedhore, kjo vizitë e kuptuar si provokimnacional, kishte shkaktuar protesta masive. Shuarja e përgjakshme e kësaj revolte(katër palestinezë të vrarë dhe mbi 200 të plagosur), kishte ndikuar në acarimin eraporteve edhe ashtu armiqësore në mes këtyre dy popujve. Që nga ajo ditë, kishtefilluar një valë e re e kryengritjes palestineze, e quajtur me emrin Al-Aqsa-Intifada(intifadë do të thotë çlirim, heqje qafe)262.

Në emër të rreth 70 viktimave të rëna gjatë masakrës Al-Aqsa të 27.09.1996dhe atyre të Intifadës së filluar palestineze, disa funksionarë të lartë të organizatësAl- Fatah si Raed Karmi, Nasser Awais dhe Yasser Badavi, në vitin 2001 e kishinthemeluar njësitin gueril të quajtur „Brigadat e Martirëve Al-Aqsa”263. Me gjithëfaktin se grupi i Brigadave të Martirëve Al-Aqsa e mban emrin e një simboli fetardhe shërbehet me metoda të njëjta veprimi si organizata HAMAS dhe XhihadiIslamik Palestinez, ai nuk konsiderohet si grup terrorist islamik sepse ideologjia eveprimit të tij nuk është fetare, por kombëtare. Qëllimi i Brigadave të MartirëveAl-Aqsa është dëbimi i forcave izraelite nga trojet e okupuara palestineze gjatëvitit 1967 me qëllim të themelimit të shtetit të lirë palestinez264.

Brigadat e Martirëve Al-Aqsa janë të përbëra nga një numër i madh injësiteve të vogla guerile, që operojnë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, nëRripin e Gazës dhe në Jerusalem. Gjatë vitit 2001, në shënjestër të brigadierëvepalestinezë kishin qenë pozicionet ushtarake izraelite në territoret e okupuara, trad-htarët palestinezë dhe banorët izraelitë të ardhur me qëllim të kolonizimit të tokavepalestineze. Ndërkaq, një vit më vonë, kishin filluar edhe sulmet e armatosurabrenda territorit shtetëror izraelit. Sipas disa të dhënave, deri në fund të vitit 2002,nga sulmet e armatosura të Brigadave të Martirëve Al-Aqsa, kishin vdekur mëtepër izraelitë sesa nga sulmet e organizatës HAMAS265.

141 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

262 www.uni-protokolle.de/Lexikon/Al-Aqsa-Intifada.html263 The „al-Aqsa Intifada“ – An Engineered Tragedy, Don Radlauer, International Policy Institute for Counter Terrorism, Mai

2003. f. 8, 21. 264 http://www.stura.uni-leipzig.de/~farao/gruppen/al-aqsa.htm 265 Terrorism: Questions&Answers, www.cfrterrorism.org/groups/alaqsa.html

Page 26: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

Duke e modifikuar strategjinë e veprimit terrorist, njëri nga udhëheqësit eBrigadave të Martirëve Al-Aqsa, Read Karmi kishte deklaruar: „ashtu sikurseHezb-Allahu me aksionet e veta vetëvrasëse që kishte dëbuar forcat izraelite ngajugu i Libanit, ashtu do të dëbohen edhe izraelitët nga tokat e pushtuarapalestineze”266. Kështu, në janar të vitit 2002, udhëheqja e këtij grupi gueril e kishtemarrë përgjegjësinë për kryerjen e sulmit të parë vetëvrasës nga një femërpalestineze. Ndërkaq, në mars të vitit 2002, pas një aksioni vetëvrasës nëJerusalem, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin regjistruar „Brigadat eMartirëve Al-Aqsa” në listën e grupeve terroriste ndërkombëtare267.

Në gusht të vitit 2001, nga shpërthimi i një autobombe, ishte vrarë njëri ngaudhëheqësit kryesorë të Brigadave të Martirëve Al-Aqsa, Jaser Badavi (vëllai iNaser Badavit). Më 14.02.2002, në mënyrë të ngjashme ishte likuiduar edhe RaedKarmi. Dy muaj më vonë ishte burgosur udhëheqësi i tretë në hierarkinë koman-duese të këtij grupi gueril, zyrtari i forcave të sigurimit nacional (National SecurityForce) të kryetarit Arafat, Nasser Awais. Gjatë muajit prill dhe maj të vitit 2002,një njësit i brigave palestineze kishte pushtuar Kishën e Lindjes së Krishtit nëBetlehem. Pas zgjidhjes paqësore të këtij rasti, të arritur me ndërmjetësimin diplo-matik të Vatikanit, 13 rrëmbyes ishin dëbuar në Evropë. Pas këtij rasti, më22.05.2002, ishte likuiduar edhe zëvendëskomandanti i Brigadave të Martirëve Al-Aqsa, Mahmud Abdallah at-Titi. Me gjithë goditjet e pësuara, ekspertët vlerësojnëse numri i Brigadave të Martirëve Al-Aqsa është në rritje e sipër. Për momentinvlerësohet se kjo „brigadë” ka në dispozicion rreth 1000 aktivistë të organizuar nëqindra formacione luftarake.

Akuzat dhe kërcënimet që i bëheshinkryetarit Arafat lidhur me aktivitetin e këtyre„brigadave” kishin të bëjnë me dyshimin seBrigadat e Martirëve Al-Aqsa ishin themelu-ar nga Al-Fatahu me qëllim të shpëtimit tëautoritetit politik, që kishte filluar të humbetpas fillimit të negociatave të dështuara dhekomprometuese me Izraelin. Lidhur me këtodyshime, disa udhëheqës të këtij grupi ter-rorist, kishin deklaruar se „janë pjesë për-bërëse e Al Fatahut”(Maslama Thabet, etj.). Ndërsa të tjerët, si Naser Badavi, e

.: 142 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

266 The al-Aqsa Martyrs Brigades – A Political Tool with an Edge, Yael Shahar, International Policy Institute for CounterTerrorism, 24. März 2002; Krahaso: The „al-Aqsa Intifada“ – An Engineered Tragedy, Don Radlauer, International PolicyInstitute for Counter Terrorism, 21. Maj 2003.

267 U.S. Department of State, Patterns of Global Terrorism, www.state.gov/documents/organization/31912.pdf

Luftëtarët e Brigadave Al-Aqsa

Page 27: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

kishin mohuar autoritetin komandues të Jaser Arafatit. Nga ana tjetër, zyrtarët eAdministratës Autonome Palestineze kishin deklaruar se emrat e aktivistëve tëkëtyre „brigadave”, figurojnë në listat e pagave të Pushtetit Autonom Palestinez, tëthemeluar nga Al-Fatahu. Në prill të vitit 2002, Shërbimi Sekret Izraelit e kishtepublikuar një dokument të nënshkruar nga kryetari Arafat për financimin eaktiviteteve të Brigadave të Martirëve Al-Aqsa. Bazuar në origjinalitetin e këtijdokumenti, ShBA-të dy muaj më vonë kishin marrë vendimin për ndërprerjen epërkrahjes politike ndaj kryetarit Arafat268.

Në nëntor të vitit 2003, nga gazetarët e BBC-së ishte publikuar njëdokument që dëshmonte pagesën prej 50.000$ në muaj, që paguante rregullisht Al-Fatahu për Brigadat e Martirëve Al-Aqsa269. Lidhur me këtë çështje, në qershor tëvitit 2004, kryeministri palestinez Ahmed Qurei kishte deklaruar: “Ne kemideklaruar qartë se dëshmorët e Brigadave të Martirëve Al-Aqsa, janë pjesë eFatahut“. Ne jemi të angazhuar për ta dhe Fatahu mban përgjegjësi të plotë përveprimet e këtij grupi.” Ndërsa një muaj më vonë, sërish kishte deklaruar“Brigadat e Martirëve Al-Aqsa janë krahu ushtarak i lëvizjes Al-Fatah”.270

Më 14.07. 2007, Zakaria Zubeidi, komandanti i Brigadave të Martirëve Al-Aqsa për Jenin dhe Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, kishte deklaruar se do tandërpresë luftën kundër Izraelit pasi që kryeministri izraelit Ehud Olmert, kishtebërë faljen e kushtëzuar të 178 terroristëve palestinezë. Që nga ajo kohë vërehetrënia intensive e sulmeve terroriste të Brigadave të Martirëve Al-Aqsa.

8.1. Kronikë e sulmeve terroriste të Brigadave të Martirëve Al-Aqsa

2002

Janar, Palestinë: Me një raketë të telekomanduar ishte likuiduar udhëheqësi i Brigadave

të Martirëve të Al-Aqsa, Raed Karmi, së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

17.01, Hadera: Në qytetin izraelit, Hadera, në orët e mbrëmjes, një anëtar i Brigadave të

Martirëve të Al-Aqsa ishte përpjekur të depërtonte në një sallë vallëzimi. Kur ishte ndaluar nga sig-

urimi izraelit, ai e kishte nxjerrë revolen dhe kishte hapur zjarr. Pastaj kishte filluar të hidhte

granata dore edhe në drejtim të personave të pranishëm në sallë. Pas likuidimit të atentatorit, ishin

konstatuar edhe gjashtë izraelitë të vrarë dhe 33 të plagosur.

22.01, Jerusalem: Në rrugën Jaffa - Street, e cila gjendet në qendër të Jerusalemit, një

anëtare e Brigadave të Martirëve të Al-Aqsa, kishte filluar të zbrazte breshëri plumbash kundër

qytetarëve të rastësishëm. Ajo para se të likuidohej kishte vrarë dy gra izraelite dhe plagosur 29

shtetas të tjerë izraelitë. Ky kishte qenë sulmi i parë vetëvrasës i një femre palestineze.

06.02, Hamara: Dy anëtarë të Brigadave të Martirëve Al-Aqsa, të mbrojtur nga errësira

143 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

268 U.S. Department of State, Patterns of Global Terrorism, www.state.gov/documents/organization/31912.pdf269 http://news.bbc.co.uk/2/hi/middle_east/3243071.stm270 http://www.eufunding.org/accountability/AbuToameh_Fatah_AksaMartyrs.html

Page 28: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

kishin sulmuar një vendbanim të ri izraelit të ndërtuar në luginën e Lumit Jordan, në afërsi të

qytetit Hamara. Gjatë këtij sulmi të befasishëm ishte vrarë një ushtar dhe dy banorë izraelitë.

Banorët e mobilizuar kishin arritur likuidimin e sulmuesve.

25.02, Jerusalem: Dy anëtarë të Brigadave të Martirëve të Al-Aqsa, kishin hapur zjarr në

drejtim të udhëtarëve të një stacioni të autobusëve në veri të Jerusalemit. Nga plagët e marra kishte

vdekur një polic dhe ishin plagosur 10 izraelitë të tjerë. Forcat izraelite kishin arritur likuidimin e

atentatorëve.

Shkurt: Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin regjistruar organizatën e Brigadave tëMartirëve Al-Aqsa në listën e organizatave dhe grupeve terroriste ndërkombëtare.

02.03, Beit: Një anëtar i Brigadave të Martirëve të Al -Aqsa, i veshur me rroba tradi-

cionale izraelite, kishte hyrë në një sinagogë dhe në mesin e besimtarëve izraelitë kishte aktivizuar

eksplozivin e fshehur në trup. Nga ky sulm vetëvrasës kishin vdekur nëntë besimtarë izraelitë dhe

ishin plagosur 57 të tjerë.

03.03, Ofra: Një snajperist i Brigadave të Martirëve të Al-Aqsa kishte vrarë shtatë ushtarë

dhe tre qytetarë izraelitë, si dhe kishte plagosur 15 të tjerë. Në të njëjtën kohë, nga pasojat e

shpërthimit të një bombe të montuar në Rripin e Gazës, ishte vrarë një ushtar izraelit dhe ishin

plagosur disa të tjerë.

09.03, Netanjah: Në orët e mbrëmjes, në një rrugë të qytetit Netanjah, dy anëtarë të

Brigadave të Martirëve të Al-Aqsa, kishin hapur zjarr në drejtim të kalimtarëve të rastit, duke vrarë

dy dhe plagosur 40 persona.

25.04, Kfar: Në qytetin izraelit Kfar, ishte kryer një sulm vetëvrasës. Së bashku me atenta-

torin, ishte vrarë edhe një polic izraelit dhe ishin plagosur edhe 10 qytetarë të tjerë.

Nëntor: Gjatë një sulmi të armatosur të Brigadave të Martirëve të Al-Aqsa të kryer në veri

të Izraelit, ishin vrarë pesë dhe plagosur shtatë banorë izraelitë. Në mesin e personave të vrarë

kishin qenë edhe tre fëmijë.

2003

05.01, Tel-Aviv: Brigadat e Martirëve të Al-Aqsa e kishin ndërmarrë sulmin më të përg-

jakshëm vetëvrasës. Në qendër të Tel-Avivit, ishin vrarë 23 dhe plagosur mbi 100 shtetas izraelitë.

24.04, Kfar Sava: Në stacionin e trenave në Kvar Sava, ishte kryer një aksion vetëvrasës

që kishte shkaktuar vdekjen edhe të një qytetari izraelit dhe plagosjen e 13 të tjerëve.

30.04, Tel-Aviv: Një shtetas anglez me origjinë pakistaneze, e kishte kryer një aksion

vetëvrasës në Tel-Aviv duke shkaktuar vdekjen edhe të tre izraelitëve.

2004

29.01, Jerusalem: Një atentator vetëvrasës, 24-vjeçari Ali Jusuf Jaara, e kishte aktivizuar

mjetin shpërthyes të fshehur në trupin e tij, duke shkaktuar edhe vdekjen e 11 dhe plagosjen e 50

udhëtarëve të një autobusi që qarkullonte nga Rehavia në drejtim të Jerusalemit.

22.02, Jerusalem: Në autobusin lokal “14a”, që qarkullonte afër parkut të qytetit Liberty

Bell, kishte shpërthyer një bombë që kishte shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 60

të tjerëve, 11 prej të cilëve nxënës të një shkolle.

14.03, Ashdod: Në portin detar Ashdid, dy palestinezë kishin kryer aksione të koordinuara

vetëvrasëse duke shkaktuar vdekjen e 10 personave.

22.09, Jerusalem: Një palestineze që udhëtonte me makinën e vet në një rrugë të

Jerusalemit ishte përplasur në grupin e njerëzve, duke shtypur për vdekje dy policë dhe plagosur

13 qytetarë izraelitë.

.: 144 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Page 29: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

2005

13.01, Gaza: Disa minuta para mbylljes së vendkalimit kufitar “Karni”, në anën

palestineze të kufirit, ishte aktivizuar një mjet shpërthyes që kishte shkaktuar vdekjen e gjashtë per-

sonave. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, ishin vrarë tre palestinezë dhe plagosur pesë të tjerë. Në mesin

e të vrarëve ishin identifikuar dy atentatorët, njëri pjesëtar i Hamasit e tjetri anëtar i Brigadave Al-

Aqsa.

25.02, Tel-Aviv: Në shëtitoren afër Klubit “Stage”, një atentator palestinez e kishte

aktivizuar një mjet shpërthyes që kishte shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e 50 të

tjerëve.

28.08, Beer Sheva: Në qendrën tregtare Beer-Sheba, kishte shpërthyer një mjet i fuqishëm

që kishte plagosur dy rojet e objektit dhe mbi 50 vizitorë.

2006

30.03, Kdumim: Një terrorist palestinez, i veshur me rroba tradicionale izraelite, e kishte

aktivizuar mjetin shpërthyes në makinën e tij të parkuar në Kdumin, që kishte shkaktuar vdekjen e

atentatorit dhe katër personave tjerë.

17.04, Tel-Aviv: Njëmbëdhjetë të vrarë dhe mbi 60 të plagosur ishte bilanci i një shpërthi-

mi vetëvrasës që kishte ndodhur gjatë festës së Pashkëve afër stacionit të vjetër të autobusëve në

Tel-Aviv.

2008

06.03, Jerusalem: Një terrorist i armatosur me Kallashnikov kishte hyrë në bibliotekën e

Universitetit Yeshiva Harav Mercaz dhe kishte hapur zjarr. Pas plagosjes së 11 studentëve,

atentatori ishte vrarë nga një oficer i sigurimit.

02.07, Jerusalem: Një atentator e kishte ngarë me shpejtësi një buldozer në rrugën Jaffa

Road që gjendet në mes Qendrës së Biznesit dhe tregut Yehuda Mahane, duke shtypur disa makina

dhe dy autobusë të udhëtarëve me nga 50 pasagjerë. Gjatë këtij aksioni terrorist kishin humbur

jetën tre persona dhe ishin plagosur 50 të tjerë.

9. Grupi i Abu Nidalit

Ky grup terrorist i udhëhequr nga Sabri Chalil al-Banna, i njohur me emrin Abu Nidal (Babë i Luftës), fillim-isht ishte paraqitur si fraksion politik në kuadër të organiza-tës palestineze „Al-Fatah“. Nga fundi i vitit 1973, ky frak-sion ishte ndarë nga Al-Fatahu, duke u paraqitur në vitin1974 si subjekt i pavarur politik palestinez. Që nga ajokohë, grupi i Abu Nidalit e kishte filluar luftën „në emër tënjë revolucioni të filluar panarab“ kundër Izraelit, trad-htarëve arabë dhe armiqve të tij kudo në botë. Në saje tëkëtij fronti terrorist të zhvilluar në pjesë të ndryshme tëbotës, gjatë viteve ‘80, grupi i Abu Nidalit ishte konsideru-ar si grupi më i rrezikshëm terrorist në botë.

145 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

Abu Nidal

Page 30: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

Menjëherë pas pavarësimit të vet nga Al-Fatahu, grupi i Abu Nidalit e kishtevendosur komandën e vet të përgjithshme në Irak. Këtu Abu Nidali dhe shtabi i tijqendror kishin qëndruar deri nga mesi i viteve ‘80, kur nga pasojat e një konflikti tëshkaktuar me udhëheqjen irakiane, ishin detyruar të largoheshin nga Iraku. Pas këtijdëbimi nga Bagdadi, Komanda Qendrore e Grupit të Abu Nidalit ishte vendosur nëDamask dhe në të njëjtën kohë ishte hapur edhe një përfaqësi në Libi. Këto të dhënadëshmojnë se bazat e këtij grupi terrorist gjithmonë kishin qenë të vendosura në atoshtete, të cilat Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja që nga viti1979, i kishin regjistruar si shtete përkrahëse të terrorizmit ndërkombëtar.

Edhe pse Grupi i Abu Nidalit kishte gëzuar, vërtet, përkrahjen e qarqeve tëndryshme arabe, asnjëherë nuk kishte arritur të shndërrohej në një organizatëmasive. Madje edhe në kohën e kulmit të zhvillimit të vet, grupi i Abu Nidalit nukkishte më tepër se disa qindra anëtarë të rekrutuar kryesisht nga rrethi i ngushtëfamiljar dhe shoqëror i Abu Nidalit. Kështu, atentatin kundër ambasadorit izraelitnë Londër, Shlomo Argov e kishte kryer Marwan al Banna, i prezantuar si nip(djalë i vëllait) i Sabri Al - Bannas, gjegjësisht Abu Nidalit.

Veçori karakteristike e grupit të Abu Nidalit ishte prezantimi i tij me emratë zgjedhur varësisht nga qëllimi i aksionit terrorist ose efekti i dëshiruar politik.Kështu, përgjegjësinë për kryerjen e shumë sulmeve terroriste, ky grup e kishtemarrë edhe në emër të:271

- Këshillit Revolucionar të Al-Fatahut. Me këtë emër ishte marrëpërgjegjësia për kryerjen e shumë sulmeve terroriste kundër pëfaqë-suesve „të moderuar“ të OÇP-së dhe interesave të Izraelit në Evropë;

- Qershori i Zi. Ky emër ishte përdorur sidomos gjatë viteve ‘70, kurGrupi i Abu Nidalit kudo në Lindjen e Afërt, i kishte sulmuar interesate Sirisë;

- Brigadat Revolucionare Arabe. Grupi i Abu Nidalit e kishin përdorurkëtë emër, gjatë sulmeve terroriste kundër Jordanisë dhe shteteve të tjeratë moderuara arabe;

- Shtatori i Zi. Pas dhjetorit të vitit 1984, grupi i Abu Nidalit ishte prezan-tuar me këtë emër të huaj gjatë kryerjes së disa aksioneve terroristekundër Jordanisë dhe zyrtarëve të moderuar të OÇP-së;

- Organizata Revolucionare e Myslimanëve Socialistë. Me këtë emër ishtemarrë përgjegjësia për kryerjen e disa aksioneve terroriste kundër intere-save angleze në rajon;

.: 146 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

271 A. Stahel, Marxistisch - Leninistische Konzeptionen des Terrorismus und der Revolution, Allgemeine SchweizerischeMilitärzeitschrift, Frauenfeld 1987, f. 140 - 141.

Page 31: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

- Njësitet Guerile Arabe. Ky emër, ishte përdorur nga Grupi i Abu Nidalit,gjatë kryerjes së aksioneve terroriste të 27 dhjetorit të vitit 1985, nëVjenë dhe Romë.

Abu Nidali, kishte qenë njëri nga themeluesit dhe luftëtarët e parë të orga-nizatës palestineze „Al-Fatah“, i cili së bashku me Abu Dautin272 - njërin ngakomandantët e „Shtatorit të Zi“, ishin shkolluar në Korenë e Veriut dhe në Kinë.Sipas një artikulli të botuar në vitin 1987, Abu Nidali ishte përshkruar si 40 vjeçdhe i lindur në vitin 1937 në Xhaffa273. Që në moshën 15 vjeçare, Sabri al Banakishte mërguar në Arabinë Saudite dhe atje ishte inkuadruar në organizatat rinoreantimonarkiste. Pas dëbimit nga Arabia Saudite, Sabri al Bana ishte vendosur nëIrak. Gjatë kësaj kohe ai ishte emëruar edhe si përfaqësues i përgjithshëm i Al-Fatahut e më vonë edhe i OÇP- së në Irak. Që nga ajo kohë, Sabri al Bana, kishtefilluar organizimin e sulmeve të ndryshme terroriste, duke vepruar me emrin eluftës „Abu Nidal“. Askush nuk posedon fotografi autentike të Abu Nidalit.Gjithashtu, edhe vendqëndrimet e mëvonshme të tij, janë mbajtur tejet sekrete. Nëlidhje me të dhënat e veta personale, Sabri al Bana (Abu Nidali), gjithmonë ishtekujdesur që ato të zhduken ose të mbesin përgjithmonë enigmë. Është me rëndësitë theksohet se, disa motra dhe vëllezër të tij, ende jetojnë në territoret e okupuarapalestineze. Njëri ndër vëllezërit e Sabriut ishte tregtar i suksesshëm në Nablus(djali i të cilit e kishte kryer një atentat kundër ambasadorit izraelit në Londër), dhesi i tillë nuk ishte sulmuar ndonjëherë nga autoritetet izraelite ose ato rivale poli-tike palestineze.

Shërbimet informative perëndimore, posedojnë disa informacione të veri-fikuara lidhur me vendosjen e kontakteve dhe formave konkrete të bashkëpunimitnë mes të grupit të Abu Nidalit dhe disa organizatave terroriste në Evropë si me„Aksionin Direkt“ francez, me organizatën „CCC“ (Celulat Komuniste Luftarake)belge, me „Brigadat e Kuqe“ italiane, me „Armatën Republikane Irlandeze“, meorganizatën „ETA“, si dhe me „Fraksionin e Armatës së Kuqe“ gjermane.

Grupi i Abu Nidalit, për shumë vjet me radhë e kishte shfrytëzuar krye-qytetin polak Varshavën, si qendër të veten financiare. Atje, Abu Nidali personal-isht kishte themeluar një ndërmarrje të fuqishme për tregti me armë. Sipas të dhë-nave perëndimore, në vitin 1988 pasuria e përgjithshme e grupit të Abu Nidalit,ishte vlerësuar në rreth 400 milionë dollarë, të fituara kryesisht nga „terrorizmi i

147 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

272 Në vitin 1981 Abu Nidali ishte përpjekur që ta likuidonte ish-shokun e tij të luftës dhe të shkollës, Abu Dautin, të ciline akuzonte për tradhti. Në të njëjtën kohë, Dauti akuzohej edhe nga Izraeli për përgatitjen dhe ekzekutimin e Masakrëssë Munihut.

273 Neue Zürcher Zeitung, 4.1.1988, Johen Hippler/Andreas Lueg, Gewalt als Politik, Terrorismus und Intervention im NahenOsten, Darstellung und Dokumente, Köln 1987, f. 145 - 161.

Page 32: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

paguar“ dhe tregtia ndërkombëtare me armë. Mirëpo, përveç aktiviteteve ilegale,ky grup terrorist kishte fituar para të shumta edhe nga spekulimet e ndryshmefinanciare dhe shitblerjet e patundshmërisë. Nga ky këndvështrim duhet kuptuardëshirën e Abu Nidalit, për udhëheqjen e resorit të financave në grupin e vet. Nënjë rast, në Poloni ishte bërë edhe përpjekja për likuidimin e zëvendësit të kryetar-it Arafat (shokut të studimeve të Abu Nidalit) dhe njërit nga udhëheqësit e„Shtatorit të Zi“, Abu Dautit. Gjithashtu edhe armët më të preferuara nga grupi iAbu Nidalit kishin qenë ato të prodhimit polak.

Numri më i madh i viktimave të shkaktuara nga grupi i Abu Nidalit kishinqenë arabë, përkatësisht palestinezë. Kjo nuk do të thotë se krahas luftës kundër„armikut të brendshëm“, nuk ishte zhvilluar luftë edhe kundër Izraelit. Në realitet,sulmet terroriste të orientuara kundër interesave izraelite, në krahasim me ato tëkryera kundër pjesëtarëve të popullit arab, përkatësisht palestinez, kishin qenë mëtë pakta.

Më 03.06.1982, një komando terroriste e grupit Abu Nidal, e udhëhequr ngaMarvan al Bana (djali i vëllait të Abu Nidalit nga Nablusi) me një plumb në kokëe kishte plagosur ambasadorin Izraelit në Londër, Shlomo Argov274. Mirëpo, endepa u larguar nga vendi i ngjarjes, ishte burgosur i tërë grupi terrorist. Që nga kjokohë, Britania e Madhe ishte shndërruar në objektiv të sulmeve të fuqishme terror-iste të grupit të Abu Nidalit, me qëllim të detyrimit të qeverisë angleze për lirimine terroristëve të burgosur. Në realitet, ky zemërim ndaj Anglisë, vinte edhe ngashkaku se qeveria e saj ishte angazhuar në procesin e filluar paqësor për zgjidhjene problemit palestinez. Nga këto arsye, gjithmonë kur kishte filluar ndonjë dialognë mes të përfaqësuesve palestinezë dhe atyre anglezë, ose kur në territorin anglezishin zhvilluar bisedime izraelito-palestineze, grupi i Abu Nidalit kishte sulmuarkudo zyrtarët e reformuar të OÇP-së dhe interesat angleze275.

Sipas një pohimi të Abu Nidalit, ai e kishte planifikuar edhe vrasjen e ish-kryetarit egjiptian Anvar el - Sadat gjatë kohës së vizitës së tij në Austri. Lidhurme planifikimin e këtij atentati, kryetari Arafat e kishte njoftuar me kohë kryemi-nistrin e atëhershëm austriak, Kreisky dhe kryetarin egjiptian, Sadat. Pas këtij rasti,ishin armiqësuar edhe më tepër raportet në mes Abu Nidalit dhe Jaser Arafatit.Këto kishin qenë arsyet që grupi i Abu Nidalit e kishte shpallur tradhtar dhe ekishte dënuar me vdekje Jaser Arafatin dhe të gjithë ata që e favorizonin zgjidhjenpaqësore të problemit palestinez. Nga një qëndrim i tillë politik, ishin likuiduaredhe përfaqësuesit e OÇP-së në Gjermani, Greqi, Portugali dhe Liban. Mirëpo,

.: 148 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

274 Die Welt, 30.12.1985, f. 4275 Gayle Rivers, Taktik gegen Terror, Zürich 1987, f. 80.

Page 33: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

lista e personave të dënuar me vdekje nga Abu Nidali, ishte zgjeruar edhe me emrate Mbretit të Jordanisë Husein, kryetarit egjiptian Mubarak, ish-kryetarit të ShBA-së Regan, ish-kryeministres angleze Theçer si dhe me emrin e Papës në Romë. Tëgjitha këto personalitete politike, grupi i Abu Nidalit i kishte konsideruar si agjen-të sionistë. Pas shumë goditjeve të përjetuara, më në fund edhe OÇP-ja nga ana evet, e kishte gjykuar qëndrimin politik të grupit të Abu Nidalit që ishte në kundër-shtim me interesat palestineze dhe e dënoi Abu Nidalin me vdekje276.

Grupi i Abu Nidalit, sulmet kryesore terroriste ndërkombëtare i kishtekryer në Austri, Itali dhe Francë. Padyshim se këto sulme kishin të bënin me fak-tin se qeveritë e këtyre shteteve kishin vendosur kontakte zyrtare me OÇP-në dhei kishin ofruar kryetarit të saj, shërbime të mira në drejtim të vendosjes, përkatë-sisht të vazhdimit të dialogut për zgjidhjen paqësore të konfliktit arabo - izraelit.

Ky grup terrorist, gjatë të kaluarës së vet, në më se 20 shtete të botës, kishteshkaktuar vdekjen e rreth 300 personave dhe plagosjen e mbi 600 të tjerëve.Mirëpo, në tetor të vitit 1988, kishte filluar një konflikt i brendshëm i karakterizuarme tendencën e shpartallimit serioz të këtij grupi. Vetë Abu Nidali i kishte vrarëgjashtë funksionarë të lartë të grupit të vet, ndër të cilët edhe zëvendësin e tij,Mustafa Murad, të njohur me emrin Abu Nizar. Në të njëjtin vit, ishin vrarë edhe150 anëtarë të grupit të tij në Liban. Dy disidentë të Abu Nidalit, Atef Abu Bakrdhe Abderrahman Issa, anëtarë të lartë të byrosë politike, e kishin përshkruarshefin e tyre si vrasës psikopat, të cilit nuk i intereson çështja palestineze277. Që ngadhjetori i vitit 1998 Abu Nidali së bashku me një numër të vogël të grupit të vetishte vendosur përsëri në Irak. Pjesa tjetër e grupit (gjithnjë e më i vogël dhe më idemoralizuar), kishte mbetur e stacionuar në Luginën Beka të Libanit dhe në njëkamp palestinez në Liban.

Më 16 gusht të vitit 2002, në një banesë në qendër të Bagdadit, ishte gjeturtrupi i pajetë i Abu Nidalit. Sipas informacioneve zyrtare, Nidali kishte vuajtur ngasëmundja e pashëruar e leukemisë. Mirëpo, shkaku i vdekjes së tij nuk kishte qenësëmundja e pashërueshme, por plaga vdekjeprurëse e shkaktuar nga depërtimi i njëplumbi në kokën e tij. Lidhur me këtë vrasje ekzistojnë spekulime të ndryshme, tëcilat shtrihen që nga versioni i vetëvrasjes e deri te ai i likuidimit të tij nga pjesë-tarët e Shërbimit të Sigurimit Irakian.

Sipas një raporti të Njësisë Speciale të Inteligjencës Irakiane “M4”, të pub-likuar në tetor të vitit 2008, shpjegohet fakti se regjimi irakian, kishte dyshuar seAbu Nidal ishte një spiun i autoriteteve të Kuvajtit dhe Egjiptit, që ishte angazhuar

149 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

276 Gerd Linde, Libyen - Terroristenbasis und sowjetischer Klient, Berichte des Bundesinstitutes für ostwissenschaftliche undinternationale Studien, Köln 1986, f. 23.

277 Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 661.

Page 34: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

për gjetjen e lidhjeve midis regjimit të Sadam Huseinit dhe Al´Qa´idës. Kështu,disa orë para marrjes së tij në pyetje, ai kishte bërë vetëvrasje. Sipas një vendimitë Gjykatës së Lartë të Vjenës, në një bankë austriake janë të deponuara tetë mil-ionë dollarë, në emër të grupit Abu Nidal. Lidhur me pronësinë e këtyre parave, nëvitin 2009, ishte zhvilluar edhe një proces gjyqësor në Austri.

9.1. Sulmet kryesore terroriste ndërkombëtare të grupit të Abu Nidalit

1973

17.12, Romë: Gjatë një kontrolli rutinor, kur policia e aeroportit Fiomicino, në çantën e

një „udhëtari“ arab kishte zbuluar armë, katër arabë të tjerë nga pozicione të ndryshme në aero-

port kishin filluar të zbraznin breshëri plumbash në drejtim të çdo personi që lëvizte. Pastaj terror-

istët kishin rrëmbyer disa persona të pranishëm, të cilët duke i shfrytëzuar si mburojë, kishin arrit-

ur të shkonin në drejtim të një aeroplani amerikan (Pan - Am), i cili kishte qenë në start të fluturim-

it për në Bejrut. Nga kërcënimi me armë, personeli ishte detyruar ta hapë derën e aeroplanit.

Mirëpo, në vend se të hynin në aeroplan, ata i kishin hedhur disa granata dore mbi udhëtarët e

pafajshëm, duke lënë pas vetes 29 viktima, kurse vetë ishin larguar. Pas kësaj masakre, terroristët

e mbrojtur nga muri i personave të rrëmbyer, kishin shkuar në drejtim të një aeroplani të afërt gjer-

man, duke e detyruar atë që të fluturonte menjëherë për në Kuvajt. Identiteti i këtyre terroristëve

deri më tash nuk është zbuluar.

1978

04.01, Londër: Një komando vrasëse e Abu Nidalit, kishte likuiduar përfaqësuesin e OÇP-

së në Londër, Said Hammami. Ky ishte akuzuar nga qarqet e ndryshme arabe për vendosjen e kon-

takteve personale me strukturat e caktuara liberale izraelite.

18.02, Qipro: Dy anëtarë të grupit të Abu Nidalit, pasi kishin likuiduar më parë një botues

egjiptian në Qipro, kishin tentuar të largoheshin nga atje, duke e rrëmbyer një aeroplan qipriot.

Pas ndërhyrjes së njësisë speciale qipriote, ishte konstatuar vrasja e dy terroristëve dhe 15 anë-

tarëve të gardës kombëtare qipriote.

15.06, Kuvajt: Grupi i Abu Nidalit kishte marrë përgjegjësinë për vrasjen e përfaqësuesit

të OÇP-së në Kuvajt.

31.07, Paris: Disa anëtarë të organizatës palestineze Al-Fatah, në shenjë proteste kundër

përkrahjes zyrtare irakiane ndaj grupit të Abu Nidalit, e kishin sulmuar ambasadën irakiane në

Paris. Gjatë këtij sulmi të armatosur ishte vrarë një polic francez dhe një përfaqësues diplomatik

irakian.

03.08, Paris: Grupi i Abu Nidalit ishte akuzuar për vrasjen e përfaqësuesit të OÇP-së në

Paris.

1981

01.05, Vjenë: Një komando terroriste e grupit të Abu Nidalit kishte kryer një atentat

kundër funksionarit të lartë shtetëror austriak dhe Kryetarit të Shoqatës për Miqësi Austriako-

Izraelite, Nittel.

16.06, Bruksel: Grupi i Abu Nidalit kishte ekzekutuar përfaqësuesin e OÇP-së në Bruksel,

Naim Khader.

29.08, Vjenë: Një komando e grupit të Abu Nidalit kishte kryer një sulm terrorist kundër

.: 150 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Page 35: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

Qendrës së Bashkësisë Izraelite në Vjenë. Gjatë këtij sulmi, ishin vrarë dy dhe ishin plagosur 23

persona, në mesin e të cilëve edhe dy zyrtarë të policisë austriake. Organet shtetërore austriake

kishin arritur identifikimin dhe burgosjen e atentatorëve, të cilët më vonë ishin dënuar me burgim

të përjetshëm.

1982

03.06, Londër: Në shenjë hakmarrjeje kundër invazionit izraelit në Liban, ishte plagosur

rëndë ambasadori izraelit në Londër, Schlomo Argov. Ky sulm terrorist ishte komanduar nga nipi

i Abu Nidalit, Marwan al Bana.

09.09, Paris: Dy terroristë të prezantuar si „Qershori i Zi”, kishin hedhur një granatë dore

në një restorant izraelit dhe në çastin kur ajo kishte shpërthyer, mbi vizitorët e tmerruar dhe mbi

shumë qytetarë të tjerë të tubuar pranë një Sinagoge, e cila gjendej aty afër, kishin zbrazur breshëri

plumbash. Gjatë këtij sulmi ishin vrarë gjashtë persona.

Shtator, Bruksel: Grupi i Abu Nidalit kishte sulmuar me armë të ndryshme zjarri një diplo-

mat kuvajtian në Madrid dhe një sinagoge në Bruksel.

Tetor, Romë: Gjatë një sulmi të armatosur të grupit të Abu Nidalit kundër një sinagoge në

Romë, ishte vrarë një fëmijë dhe ishin plagosur 10 persona të tjerë.

1983

10.04, Lisbonë: Issam Sartawi, funksionar i lartë palestinez dhe këshilltar i kryetarit

Arafat, ishte vrarë gjatë pjesëmarrjes së tij në një kongres të organizuar nga „Internacionalja

Socialiste“ në Albufeira të Portugalisë. Përgjegjësinë për kryerjen e kësaj vrasjeje e kishte marrë

grupi i Abu Nidalit.

23.09, Abu Dabi: Mbi qytetin Abu Dabi kishte shpërthyer një bombë e vendosur në një

aeroplan. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi terrorist, që kishte shkaktuar 111 viktima, e kishte

marrë grupi i Abu Nidalit.

Tetor, Delhi / Romë: Grupi i Abu Nidalit kishte vrarë ambasadorët e Jordanisë në Delhi

dhe Romë. Në dhjetor ishte kryer edhe një atentat kundër ambasadorit të Jordanisë në Madrid.

1984

Mars, Athinë: Grupi i Abu Nidalit e kishte sulmuar me armë zjarri ambasadorin anglez në

Athinë.

Mars, Aman: Gjatë vizitës së mbretëreshës angleze Elizabetës II në Aman, në “Hotelin

Interkontinental” ku ishte vendosur suita e saj, grupi i Abu Nidalit kishte bërë përpjekje për ven-

dosjen e disa mjeteve shpërthyese.

Nëntor, Bejrut: Grupi i Abu Nidalit kishte sulmuar përfaqësinë e “British Airways” në

Bejrut.

04.12, Bukuresht: Në kryeqytetin rumun ishte likuiduar një diplomat jordanez.

1985

Prill, Athinë / Romë: Me një raketë të prodhimit sovjetik ishte sulmuar një aeroplan jor-

danez, i cili përgatitej të fluturonte nga aeroporti i Athinës. Disa ditë më vonë me një raketë të

ngjashme, ishte sulmuar edhe ambasadori jordanez në Romë.

Qershor, Madrid: Gjatë një sulmi të armatosur kundër përfaqësisë së “British Airways”

dhe asaj jordaneze “ALIA” në Madrid, ishte vrarë një dhe ishin plagosur 29 persona.

23.11, Athinë: Gjatë fluturimit nga Athina për në Kajro, ishte rrëmbyer një aeroplan

egjiptian, i cili ishte detyruar të ulej në Maltë. Këtu rrëmbyesit kishin filluar t’i vrisnin udhëtarët

izraelitë dhe shtetasit e zgjedhur perëndimorë. Pas disa vrasjeve, njësiti special egjiptian ishte për-

pjekur për lirimin me dhunë të aeroplanit të rrëmbyer. Gjatë këtij aksioni ishin vrarë 95 persona.

151 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

Page 36: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

Lidhur me këtë masakër, kryeministri egjiptian Mubarak, kishte akuzuar presidentin e Libisë,

kolonel Gadafin dhe grupin e Abu Nidalit.

27.12, Vjenë: Tre terroristë të armatosur rëndë, kishin hedhur granata dore dhe kishin

zbrazur breshëri plumbash në turmën e udhëtarëve të tubuar pranë sportelit izraelit El Al, që gjen-

dej në aeroportin e Vjenës, Schwechat. Gjatë këtij sulmi ishin vrarë katët persona dhe plagosur 30

të tjerë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ishte vrarë edhe një terrorist dhe dy të tjerë ishin

plagosur. Pas rrethimit të tyre në afërsi të Schwadorfit, terroristët e plagosur ishin dorëzuar.

27.12, Romë: Përafërsisht në të njëjtën kohë kur ishte filluar sulmi në Vjenë, pesë anëtarë

të grupit të Abu Nidalit e kishin sulmuar edhe aeroportin e Romës „Leonardo da Vinçi“. Edhe këtu

sulmi kishte filluar pasi ishin hedhur dy granata dore në drejtim të sportelit izraelit, El Al dhe ishte

vazhduar me hedhjen edhe një granate tjetër në lokalet e një kafeneje që ndodhej aty pranë dhe me

zbrazjen e shumë plumbave në drejtim të çdo personi që kishte lëvizur në aeroport. Bilanci i këtij

sulmi kishte qenë shumë më tragjik se sa ai i Vjenës: 14 persona të vrarë dhe më se 70 të plagosur.

1986

30.03, Athinë: Gjatë fluturimit të një aeroplani të kompanisë ajrore amerikane TWA kishte

shpërthyer një bombë. Nëpërmjet vrimës së krijuar nga ky shpërthim dhe presionit të ajrit, ishin

nxjerrë nga aeroplani katër qytetarë amerikanë. Mirëpo, në saje të shkathtësisë së pilotit, aeroplani

i dëmtuar kishte arritur të ulej me sukses në Athinë. Përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë

grupi i Abu Nidalit.

05.09, Karaçi: Disa anëtarë të grupit të Abu Nidalit, gjatë fluturimit mbi territorin e Indisë

për në Karaçi (Pakistan), kishin rrëmbyer një aeroplan të kompanisë ajrore amerikane, Pan Am,

në të cilin gjendeshin 389 udhëtarë. Kur për një çast ishte ndalur drita në aeroplan, rrëmbyesit

duke menduar se ishin sulmuar, i kishin vrarë 22 udhëtarë.

06.09, Stamboll: Një komando terroriste e grupit të Abu Nidalit e kishte sulmuar një

Sinagogë në Stamboll, duke vrarë me armë zjarri 22 persona. Pas rrethimit të tyre dhe humbjes së

shpresave për shpëtim, terroristët kishin bërë vetëvrasje.

1988

13.02, Qipro: Nga pasojat e shpërthimit të një autobombe, kishin vdekur tre funksionarë të

lartë të OÇP-së në Qipro. Ky sulm nuk është ndriçuar tërësisht. Motiv për kryerjen e këtyre vras-

jeve kishte si grupi i Abu Nidalit, ashtu edhe Shërbimi Sekret Izraelit.

12.05, Nikozi: Vetëm 200 metra larg ndërtesës së Ambasadës Izraelite në Nikozi kishte

shpërthyer një autobombë. Në bazë të disa provave materiale, dyshohet se kryes i kësaj vepre,

kishte qenë grupi i Abu Nidalit.

11.07, Athinë: Gjatë montimit të një autobombe në Athinë, nga pakujdesia ishin vrarë dy

pjesëtarë të grupit të Abu Nidalit. Njëri prej tyre supozohet të ketë qenë Hejab Jeballah, i njohur

me emrin Samir Kaddar. Në të njëjtën ditë, anëtarët e tjerë të këtij grupi terrorist, kishin sulmuar

anijen luksoze „City of Poros“. Gjatë këtij sulmi ishin vrarë nëntë persona dhe ishin plagosur mbi

90 të tjerë. Të gjitha armët e përdorura nga terroristët kishin prejardhje nga Libia.

1989

29.03, Bruksel: Pjesëtarët e grupit të Abu Nidalit kishin vrarë udhëheqësin e një institu-

cioni mysliman në Belgjikë, Scheich Abdullah Ahdal dhe njërin asistent të tij.

1991

14.01, Tunis: Grupi i Abu Nidalit kishte marrë përgjegjësinë për vrasjen e shefit të sig-

urimit të OÇP-së, Abu Iyyad dhe funksionarit të lartë palestinez, Abu Hol.

.: 152 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Page 37: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

1994

29.01, Bejrut: Atentatorët e grupit të Abu Nidalit e kishin vrarë diplomatin e vjetër jor-

danez, Naeb Imran Maaytah. Atentatorët ishin burgosur dhe dënuar sipas ligjit.

1998

Dhjetor, Bagdad: Komanda e grupit të Abu Nidalit ishte vendosur sërish në Irak. 1999

Kajro, Tripoli: Organet shtetërore të Egjiptit dhe ato të Libisë i kishin mbyllur përfaqësitëdhe i kishin ndaluar të gjitha aktivitetet dhe format e mundshme të përfaqësimit të grupit të AbuNidalit në shtetet e tyre.

2002

Gusht, Bagdad: Në një banesë në qendër të Bagdadit ishte gjetur trupi i pajetë i Sabri al

Banes (Abu Nidalit). Sipas versionit zyrtar, shkaku i vdekjes ishte vetëvrasja.

10. Grupet aktuale politike dhe formacionet e armatosura palestineze

Në Gazë dhe në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan jetojnë 2.65 milionëbanorë. Në këtë territor veprojnë në mënyrë gjysmëlegale të ashtuquajturat „ForcatQeveritare Palestineze“ së bashku me formacionet e tyre të armatosura, dhe atoopozitare, që veprojnë në mënyrë krejtësisht ilegale.

Forcat qeveritare palestineze janë:- OÇP, e udhëhequr nga ish-kryetari Arafat; - Al-Fatah, fraksion politik i OÇP-së; - Armata Çlirimtare Palestineze, krahu ushtarak i OÇP-së; - Fronti Çlirimtar Arab: 600 pjesëtarë; - Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës: 600 anëtarë; - Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës: 800 anëtarë; - Fronti Çlirimtar Palestinez: 700 anëtarë; - Fronti Popullor i Luftës: 700 anëtarë.

Ndërkaq, organet e sigurimit të pushtetit autonom palestinez janë:

- Roja Presidenciale „Force 17“ (Amn al-Ri’asah), që numëron 3000 pjesë-tarë;

- Policia “Amn al-mujtama”. Në këtë formacion policor janë të punësuar13.000 policë, në Gazë 6000, ndërsa në Bregun Perëndimor të LumitJordan 7000;

- Policia Civile “Al-Shurta”. Në territorin e Gazës, janë të punësuar 4000policë, ndërsa në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, 6000;

- Policia Kujdestare “Al-amn al-wiqa’i”, Në territorin e Gazës, janë tëpunësuar 1500, ndërsa në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan 1850policë;

153 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

Page 38: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

- Shërbimi Sekret “Mukhabarat Salamah” që numëron 3200 anëtarë; - Shërbimi Sekret Ushtarak, që posedon 450 anëtarë.

Sipas të dhënave të shërbimeve të ndryshme sekrete perëndimore, grupimetpolitike opozitare palestineze janë278:

- Disidentët e Fatahut (Grupi i Abu Musës): 1000 anëtarë aktivë;- Këshilli Revolucionar i Al-Fatahut: 400 anëtarë aktivë;- HAMAS: Aktualisht numëron rreth 8000 anëtarë, prej të cilëve rreth

3000 janë militantë të kësaj organizate;- Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës – Komanda Gjenerale, që

posedon rreth 700 anëtarë aktivë;- Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës – Komanda Speciale,

numëron rreth 100 anëtarë;- Xhihadi Islamik Palestinez: 400 anëtarë aktivë dhe mijëra simpatizues; - Ushtria Çlirimtare Palestineze: 4500 anëtarë; - Fronti Çlirimtar Palestinez, Abd al-Fatah Ghanim, dhe Al–Saika, pose-

dojnë rreth 1000 anëtarë.

11. Strategjia e operacioneve terroriste ndërkombëtare palestineze

Në grupet dhe organizatat e ndryshme palestineze, kishin ndikuar fak-torë të ndryshëm në marrjen e vendimit për kryerjen e operacioneve terroristejashtë zonës luftarake me Izraelin. Përderisa një konfrontim i drejtpërdrejtë meforcat izraelite nuk ishte preferuar, që në vitet ’60, ideologët e lëvizjeve tëndryshme palestineze e kishin diskutuar përparësinë eventuale dhe arsyesh-mërinë e kryerjes së sulmeve terroriste ndërkombëtare. Aspekte të tilla ishinanalizuar edhe në revistën palestineze „Filastinuna“279. Këtu, përveç të tjerash,ishin analizuar efektet eventuale, që do të kishin sulmet terroriste të ndërmar-ra kundër interesave „sioniste“ jashtë territorit të Izraelit. Në këtë revistë, nëvariante të ndryshme, ishte spekuluar me skenarë të mundshëm të ndërprerjessë furnizimit me naftë të shteteve të ndryshme perëndimore dhe përgjithësishtkishte rezultuar se operacionet e tilla eventuale luftarake që do të ndërmerrenjashtë zonës luftarake me Izraelin, duhet të ishin në shërbim dhe ta ndihmoninluftën e popujve të bashkuar arabë për çlirimin e Palestinës e kurrsesi tazëvendësonin atë. Krahas këtij qëllimi, me ndihmën e sulmeve të tilla terror-

.: 154 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

278 Numri i anëtarëve të grupeve dhe organizatave te ndryshme palestineze nuk është konstant dhe ndryshon varësisht ngarrethanat politike në vend.

279 Krahaso: John Bunzl, Israel und die Palästinenser, Forschungsberichte des österreichischen Institutes für internationalePolitik, Wien 1983, f. 23.

Page 39: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

iste duheshin detyruar edhe qeveritë e ndryshme arabe që të merrnin pjesëaktive në luftën e filluar kundër Izraelit.

Organizata e parë palestineze, e cila e kishte praktikuar dhe zhvilluarstrategjinë e sulmeve terroriste ndërkombëtare, kishte qenë „Fronti Popullorpër Çlirimin e Palestinës“ i udhëhequr nga Dr. Georg Habash. Kjo organizatë,me sulmet e veta terroriste ishte përpjekur për sensibilizimin e opinionitndërkombëtar ndaj pasojave katastrofale, që kishte sjellë për popullinpalestinez lufta gjashtëditëshe me Izraelin. Sipas udhëheqësit të kësaj organi-zate, Dr. Georg Habash „përderisa armiku ynë mbështetet dhe përkrahet nganjë lëvizje botërore sioniste, atëherë edhe revolucionarët palestinezë kanë tëdrejtë legjitime që ta godasin armikun e tyre kudo në botë, pra edhe jashtëtokës së Palestinës“280.

Një raketë primitive palestineze e tipit Kassam, që mund të drejtohet vetëmnë një drejtim. Megjithëse disponojnë armë të lehta dhe moderne, të siguruara melehtësi nga shtetet fqinje, autoritetet palestineze janë të vendosura në perfeksion-imin e kësaj arme vetanake e cila, varësisht nga tipi (Kassam 1 deri 4), mund tagodasë cakun në një largësi prej 4.4 deri në 20 km.

Mirëpo, përderisa „Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës“, me aksionete veta terroriste kishte dëshiruar në radhë të parë që të sensibilizonte opinioninbotëror lidhur me problemet e krijuara palestineze, sulmet e organizatave të tjeraterroriste, si ato të grupit të Abu Nidalit ose „Shtatorit të Zi“, kishin mision të qartëkërcënues ndaj opinioneve të caktuara ndërkombëtare në qoftë se nuk përm-busheshin kërkesat e parashtruara.

Deri në vitin 1973, në pjesë të ndryshme të botës, kishin kryer sulme tëndryshme terroriste edhe disa subjekte politike, që kishin vepruar në kuadër tëOÇP-së. Pas këtij viti udhëheqja zyrtare e Al-Fatahut dhe ajo e „Frontit Popullorpër Çlirimin e Palestinës“, e kishin publikuar vendimin e përbashkët për ndër-prerjen e sulmeve terroriste ndërkombëtare, duke i argumentuar ato si kundër-produktive. Në të njëjtin vit, një vendim i tillë ishte aprovuar edhe në kuadër tëOÇP-së. Në realitet, pas këtij viti, kjo organizatë çlirimtare palestineze i kishteorientuar përpjekjet e veta, kryesisht në gjetjen e rrugëve diplomatike për zgjid-hjen e problemit palestinez. Disidentët palestinezë, si Abu Nidali dhe Ahmad Al- Ghafour, të cilët kishin vazhduar praktikimin e përhapjes së konfliktitpalestinez edhe jashtë territoreve të përfshira në të, ishin dënuar jo vetëm poli-tikisht nga OÇP-ja.

155 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

280 Po aty, f. 24.

Page 40: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

12. Sulmet e grupeve të tjera terroriste ndërkombëtare palestineze

Një numër i madh i atentateve, rrëmbimeve dhe veprave të tjera të rënda penale ndërkom-

bëtare, ishin kryer nga individët ose grupet e panjohura, ose shumë pak të njohura terroriste

palestineze. Me gjithë indiciet e caktuara, veprat e tilla nuk duhen t’i vishen asnjë grupi të njohur

terrorist palestinez. Nga burime të ndryshme është zgjedhur kjo kronikë e sulmeve terroriste të kry-

era nga individët ose grupet e tjera të panjohura terroriste palestineze.

1969

02.02, Cyrih - Kloten: Gjatë sulmit kundër një aeroplani të kompanisë ajrore izraelite “El

Al”, ishte vrarë zëvendëspiloti dhe një terrorist palestinez.

07.02, Londër: Sulmohet me bomba dore fabrika për prodhimin e armëve “Marks &

Spencer” në Londër. Dyshohet se sulmuesit mund të kenë qenë terroristë palestinezë.

1971

14.03, Roterdam: Një komando terroriste palestineze e kishte shkaktuar ndezjen e një rez-

ervuari të naftës në Roterdam.

28.07, Hagë: Një vajzë holandeze, pa dijen e saj, e kishte sjellë një bombë në aeroplanin

izraelit të kompanisë ajrore “El Al”. Mirëpo, bomba e fshehur ishte zbuluar në bagazhin e vajzës

naive. Terroristët palestinezë e kishin përsëritur këtë metodë në mënyrë identike edhe më

01.09.1971 në Londër.

1972

09.09, Jerusalem: Për herë

të parë nga një „letër - bombë“ ishte

vrarë një shtetas izraelit. Kjo taktikë

ishte përdorur më vonë edhe nga

shërbimet e caktuara izraelite dhe

nga „Armata Republikane

Irlandeze“.

1973

01.07, Uashington: Nga sul-

mues palestinezë ishte vrarë përfaqë-

suesi ushtarak izraelit në ShBA, Yosef

Alon.

28.09, Marzeg: Në Marzeg të

Austrisë Jugore ishin rrëmbyer tre

emigrantë izraelitë nga Bashkimi

Sovjetik.

1974

31.01, Roterdam: Një

komando terroriste e përbërë nga dy

terroristë palestinezë dhe dy anëtarë

të „Armatës së Kuqe Japoneze“,

kishte sulmuar Rafinerinë e Naftës

Shell në Roterdam, duke rrëmbyer

pesë punëtorë.

.: 156 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Vendet e sulmeve terroriste palestineze gjatë viteve 2000-2004dhe plani i hartuar për mbrojtje

Vijat e zeza - kufiri shtetëror; Vijat e kuqe - muret mbrojtëse të vendo-sura deri në vitin 2004; Vijat e verdha - muret mbrojtëse që duhetvendosur sipas planit të vitit 2004; Vijat e gjelbërta - ndërtimi i

Jerusalemit, dhe me ngjyrë të hirtë - rrafshnalta e Golanit. Burimi:Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit

Page 41: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

1976

27.06, Entebe: Një komando e përbashkët terroriste palestinezo - gjermane e kishte rrëm-

byer një aeroplan francez të kompanisë “Air France” në Entebe të Ugandës. Njësiti Special Izraelit

e kishte liruar aeroplanin dhe të gjithë udhëtarët e rrëmbyer, duke i likuiduar pesë terroristë.

1985

25.09, Qipro: Një grup terroristësh palestinezë kishte sulmuar një jaht në ujërat detare të

Qipros, duke vrarë tre turistë izraelitë. Në shenjë hakmarrjeje, më 01.10.1985, forcat speciale

izraelite, kishin sulmuar përfaqësinë e OÇP-së në Tunis. Gjatë këtij sulmi ishin shkaktuar 80 vikti-

ma palestineze.

07.10, Kajro: Katër terroristë palestinezë, kishin rrëmbyer anijen luksoze italiane “Achille

Lauro”, e cila lundronte në ujërat detare të Egjiptit. Para se të dorëzoheshin, terroristët e kishin

likuiduar qytetarin amerikan Klinghofer. Organizatori i këtij akti, Mohamed Abu Abas, ishte bur-

gosur në vitin 2003 në Bagdad. Një vit më vonë ishte njoftuar për vdekjen e tij në një burg

amerikan.

1987

22.07, Londër: Në një rrugë të Londrës ishte sulmuar gazetari palestinez, Ali Naji Al -

Adhami. Nga plagët e marra, Adhami kishte vdekur më 29.09.1987.

25.11, Tel-Aviv: Gjatë një sulmi të armatosur kundër një baze ushtarake, ishin vrarë

gjashtë ushtarë izraelitë.

1988

17.04, Tunis: Agjentët sekretë izraelitë, kishin vrarë udhëheqësin e lartë të OÇP-së në

Tunis, Kjhalid Wazi, të njohur me emrin Abu Jihad.

06.07, Jerusalem: Një shofer palestinez, kishte drejtuar autobusin e mbushur me udhëtarë

izraelitë në një humnerë, që kishte shkaktuar vdekjen e 15 udhëtarëve.

13. Bilanci i konfliktit izraelito-palestinez

Që nga viti 1967 e deri në fund të vitit 2003, në tërë territorin e kontrollu-

ar shtetëror izraelit (përfshirë edhe territoret e okupuara arabe), janë ndërmarrë

2136 sulme të ndryshme terroriste, që kishin shkaktuar vdekjen e 1919 personave.

Konkretisht, që nga viti 1967 e deri në shtator të vitit 2000, nga pasojat e sulmeve

të ndryshme palestineze, kishin vdekur 1004 persona (52% nga numri i

përgjithshëm i personave që ishin vrarë gjatë periudhës 1967-2004). Ndërkaq, që

nga fundi i vitit 2000, kur kishte filluar Intifada e Dytë palestineze, e deri në fund

të vitit 2003, nga pasojat e sulmeve të tilla palestineze, kishin vdekur 915 persona,

kryesisht shtetas izraelitë (48%). Gjatë të njëjtës periudhë kohore, nga sulmet

palestineze ishin plagosur edhe rreth 8000 persona, 52 % e tyre ose 4166 persona

ishin plagosur pas fillimit të Intifadës së Dytë palestineze.

Që nga fillimi i kësaj Intifade, e deri më 28.09.2004, në territoret e

okupuara arabe, janë vrarë 3334 palestinezë. Sipas të dhënave të UNICEF-it, në

mesin e personave të vrarë nga forcat e ndryshme izraelite janë edhe 29 fëmijë deri

157 :.TERRORIZMI PALESTINEZ

Page 42: 4.TERRORIZMI PALESTINEZ

në moshën 14 vjeçare dhe 23 gra. Gjatë kësaj periudhe kohore, janë vrarë edhe 475persona të mitur deri në moshën 19 vjeçare (19%), si dhe janë plagosur mbi 41.000palestinezë. Në mesin e palestinezëve të plagosur janë evidentuar edhe rreth 7000fëmijë, prej të cilëve 2500 kanë mbetur me pasoja të përjetshme fizike ose psikike.

Gjatë Intifadës së Dytë palestineze, janë vrarë 12 reporterë, ndër të cilët 10palestinezë, një italian dhe një anglez, si dhe janë plagosur 295 të tjerë. Gjatë kësajperiudhe kohore janë burgosur 7366 palestinezë dhe rrënuar 3700 shtëpi palestineze.Duke i arsyetuar masat e aplikuara represive, qeveria izraelite e kishte publikuar edhefaktin se gjatë gjysmës së parë të vitit 2004, në tërë territorin shtetëror izraelit ishinndërmarrë vetëm 18 sulme terroriste, që kishin shkaktuar vdekjen e 26 personave.Ndërkaq, gjatë të njëjtës periudhë kohore ishin evidentuar 67 sulme të ndryshme ter-roriste palestineze që kishin shkaktuar vdekjen e 86 personave.

Gjatë sulmeve ofensive të forcave izraelite në Gazë, që kishte ndodhur gjatëmuajve dhjetor 2008 dhe janar 2009, ishin vrarë mbi 1300 qytetarë palestinezë dheishin dëmtuar rreth 20.000 objekte të ndryshme banimi. Njëri prej dëmeve më tëmëdha materiale ishte shkatërrimi i ujësjellësit kryesor, që furnizonte mbi 40.000

banorë në Gazë 281.

.: 158 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Sulmet vetëvrasëse kundër interesave izraelite gjatë viteve 2000-2007

Burimi: Ministria e Punëve të Brendshme e Izraelit

281 “Scale of Gaza destruction emerges” BBC News, January 19, 2009.