22
R A P O R T I V J E T O R 2 0 0 4

al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

R A

P

O

R T

I

V J

E

T

O R

2

0 0

4

Page 2: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

P Ë R M B A J T J A

2

3 4 5 6 8

91012

151818

19 R

22

Ky ishte viti 2004Plane & vizioneNehemia në vështrim të përgjithshëmStruktura Donacione dhe të ardhurat

PROJEKTET NË DETAJEPuna frymëroreNdihmë sociale, ndihmë për zhvillim

& shërbime mjekësoreShkolla & arsimiProjekte ndërtimiProjekte shërbimi

aport financiar 2004

Adresa, banka, regjistrime

Koncepti-Dizenjimi-Printimi NEHEMIA Media Center

Page 3: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

Disa nga ngjarjet kryesore të vitit 2004

Fillon viti i parë i gjimnazit Nehemia. Nxënësit më të rritur tëshkollës Nehemia vazhdojnë vitin e parë të gjimnazit. Edhe pse me shumë vështirësi në marrjen e liçencës së domosdoshme, pikërisht pak para fillimit të vitit shkollor u dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit

Fondacioni Nehemia në Shqipëri është në rritje. Gjatë vitit 2004 kemi hapur një degë tjetër në Krumë, Has. Organizata”Misioni i Kryqit të Artë” është një partner i ri i Fondacionit NEHEMIA. Në SHBA kemi krijuar kontakte me GBA (Global Business Assistance). Bashkëpunim shumë të ngushtë kemi edhe me SFI-në (Swiss Foundation International) në Tiranë.

Arsye për të festuar në Gjirokastër.Bashkë me 10 vjetorin e bashkësisë u përurua edhe godina e saporinovuar e takimeve të bashkësisë. Për shkak të numrit të madh të atyre që kishin ardhur të festonin bashkë me ne, festa u bë jashtë në çadër.

Administratës i nevojiten struktura. Për një rritje të vazhdueshme dhe të shëndetshme të një organizate janë të domosdoshme struktura të qarta dhe manaxhim i kualifikuar. Për këtë arsye kemi punuar për “MANUALIN NEHEMIA”- një manual i përbërë nga rregullore dhe struktura për një proçes pune pa pengesa. Manuali është produkt i përvojës shumëvjeçare në Shqipëri dhe i këshillimit intensiv me manaxherë dhe drejtues të suksesshëm misionesh. Ky është hapi i parë drejt manaxhimit të cilësisë (QM).

DITA E MJEDISIT

MANUALI NEHEMIA

GJIMNAZI

NDIHMË PËR TË IZOLUARIT NGA BORA

PËRVJETOR

DEGËT, PARTNERËT & MIQTË

Nën kujdesin e Ministrit të Mjedisit u organizua në Qendrën Nehemia në Buçimas dita e mjedisit, ku morën pjesë ministra të ndryshëm dhe personalitete të jetës publike. Ndërtesat e reja të ndërtuara me konceptet moderne të energjisë, ofruan kornizën perfekte për referatet e ndryshme në lidhje me burimet alternative të energjisë për të patur një furnizim të qëndrueshëm dhe një mjedis më të mirë.

200 familje të izoluara nga bora. Në janar 2005, shtabi lokal i emergjencës na kërkoi të ndihmojmë me ushqime disa fshatra të izoluara nga dëbora në rrethin e Pogradecit. Për një kohë shumë të shkurtër ne arritëm të mbledhim e të transportojmë në vend afro 8.6 tonë ndihma ushqimore.

K Y I S H T E V I T I 2004

Page 4: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

&d

4

P L A N E & V I Z I O N E

SHËRBIM MJEKËSORNdihma sociale dhe mjekësore individuale po bëhet gjithnjë e më e domosdoshme.Dëgjojmë gjithnjë e më dendur raste të të moshuarve të braktisur dhe të personaveme aftësi të kufizuara që kanë nevojë për ndihmë. Për ta organizojmë vizita në shtëpi dhe ndihmë në familje. Krahas përkujdesjes materiale, përkujdesjes shpirtërore dhe lutjes, janë shpesh tënevojshme edhe përkujdesja mjekësore dhe fizioterapia. Për momentin shteti nuk mund t´i ofrojë këto shërbime. Në maj përfundon kursi i dytë për ndihmësinfermiere, organizuar nga MNA, për t'u ardhur në ndihmë personave me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore. Ne shpresojmë që të gjashtë nxënësit që përfundojnë këtë kurs të punësohen në shërbimet tona sociale. Gjithashtu MNA4 së shpejti do të bëjë të mundur funksionimin e një punishteje ortopedike.

Edhe në veri të Shqipërisë ka shumë për të bërë. Dëshira e bashkëpunëtorëve tanë në Has është hapja e një klinike për fizioterapi në Krumë.

Janë bërë shumë biseda rreth temës për shërbimin e ndihmës së shpejtë dhe ndihmën në raste katastrofash. Në bashkëpunim me “Swiss Foundation International“ (SFI) dhe Ministrinë e Shëndetësisë po punohet për një koncept të shërbimit të ndihmës së shpejtë në mbarë vendin. Tek Nehemia, hapi i parë do të jetë ndërtimi i një klinike të vogël urgjence, ku do të zhvillohen edhe trajnime mjekësore.

PUNA SOCIALE & MJEKËSORE

PROJEKTE NDËRTIMI

Njohja e maturës shqiptare në Evropë. Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për një zhvillim të shëndetshëm dhe për formimin e vlerave të një shoqërie. Për këtë arsye ne punojmë për standarte më të larta në arsim. Një nga qëllimet tona është p.sh. njohja e maturës së shkollës Nehemia në Gjermani dhe më pas mundësisht edhe në vende të tjera të Evropës. Krahas kësaj, ne tentojmë të eleminojmë edhe hendekun që ekziston në arsim mes teorisë dhe praktikës duke ofruar trajnime për mjeshtëri të ndryshme. Ëndrra për një universitet tonin do të bëhet më konkrete vitin e ardhshëm.

Ashtu si edhe në vitin e kaluar do të vazhdojmë të ofrojmë përsëri seminare me tema të ndryshme mbi menaxhimin, ndërtimin e bashkësive, edukimin dhe kualifikimin pedagogjik etj.

Kemi nevojë për ambiente!Shkolla jonë Nehemia ka nevojë emergjente për një ndërtesë tjetër për shkollën e mesme. Për këtë duhen edhe financat e nevojshme.

Në Buçimas është planifikuar ndërtimi i një shtëpie për miqtë.

Eshtë planifikuar edhe ndërtimi i disa qendrave të reja siç janë bashkësia Nehemia në Gjirokastër si dhe qendra e re e Kishës Apostolike (organizatë partnere) në fshatin Stropckë.

ARSIM

SHËRBIM MJEKËSOR

NDIHMËSINFERMIERE

FIZIOTERAPI

TEKNIKA ORTOPEDIKE

SHËRBIMI I NDIHMËS SË SHPEJTË & NDIHMA NË RAST KATASTROFASH

SHKOLLA

AKOMODIMI

PROJEKTI I NDËRTIMIT TË KISHËS

U

Page 5: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

më shumë se 2.000persona marrin pjesë në aktivitetet e rregullta të bashkësive të ndryshme të fondacionit Nehemia.

1.900 familjekanë marrë ndihma ose përkrahje financiare në vitin 2004.

136 bashkëpunëtorëprej tyre 89 me kohë të plotë, 21 me kohë të pjesshme dhe 26 të huaj që punojnë me fondacionin Nehemia në Shqipëri.

në 64 fshatra e qytetezhvillohen rregullisht aktivitete

BUÇIMAS (BC)Këtu ndodhet qendra e fondacionit Nehemia. Në kompleksin e ri të ndërtesave zhvillohen një numër i shumtë projektesh, ndër to edhe shkolla Nehemia. Në shtëpinë e misionit, miqtë dhe bashkëpunëtorët gjejnë një pritje të përzemërt.

POGRADEC (PG)Vetëm rreth 3 km larg Buçimasit, buzë liqenit të mrekullueshëm të Ohrit, ndodhet qendra Nehemia, Pogradec. Këtu zhvillohen një numër i madh i aktiviteteve të kishës, dhe gjithashtu kanë qendrën e tyre edhe kopshti, qendra rinore dhe projektet e punës sociale.

GJIROKASTËR (GJ)Në qytetin jugor ndodhet selia e një dege tjetër të Fondacionit Nehemia, ku krahas shërbesave intensive të kishës, projektet e ndryshme sociale nga mensa për të varfërit deri tek shërbesat mobile nëpër familje u vijnë në ndihmë qindra njerëzve.

DURRËS (DR)Në qytetin bregdetar përgjatë Adriatikut, Nehemia kujdeset kryesisht për anëtarët e komunitetit të madh të romëve dhe për të varfërit në fshatrat përreth. Krahas takimeve të shumta dhe të rregullta ofrohen edhe ndihma humanitare si dhe përkujdesje ditore për fëmijët.

HAS (HS)Kjo është dega më e re e Fondacionit Nehemia e cila është ende në ndërtim. Në verën e vitit 2005 një grup misionarësh gjermanë dhe shqiptarë do të fillojnë punë në qytetin Krumë, të rrethit të Hasit. Aty, ndër të tjera, planifikohet të ngrihet edhe një ambient për fizioterapi.

Ndihmë Mjekësisë Shqiptare (MNA)MNA është partneri ynë për të gjitha projektet tona mjekësore si p.sh. për ndihmat individuale mjekësore, përkujdesjen dhe trajtimin dentar, etj. Në programin e MNA përveç të tjerave përfshihen edhe trajnime për personelin endihmësinfermierëve dhe një punishte për përgatitjen e materialeve ortopedike.

Kisha apostolike (KA)Partneri ynë Kisha Apostolike/Itali zhvillon aktivitetin e tij kryesisht në fshatrat përreth Pogradecit. Ata ofrojnë si ndihmë frymërore, edhe mbështetje materiale për njerëzit në nevojë.

Organizata Misioni i Kryqit të Artë (GKM)GKM bashkëpunon ngushtë me Fondacionin Nehemia. Krahas projekteve të ndryshme të ndërtimit ka edhe plane për trajnime artizanale të cilat do të jenë në dobi të zhvillimit të komunitetit në fshatin Peshkëpi.

Krishti për Kombet (CfN)Shkolla e Biblës, Krishti për Kombet në Pogradec, e themeluar nga Glaubenszentrum në Bad Gandersheim, është një shkollë e vogël, por cilësore. Këtu do të përgatiten drejtues të krishterë nga Shqipëria dhe Kosova për të kryer shërbesën e tyre. Ata ndihmojnë praktikisht edhe në punët e bashkësisë.

Organizata e Krishterë e Ndihmave, Vismar (CHW)Në fshatin Bishnicë, në malësinë e Pogradecit , ndodhet baza e CHW. Prej këtu koordinohet puna frymërore dhe ndihma materiale per shumë fshatra të tjera të thella të kësaj zone. CHW bashkëpunon ngushtë me Kishën metodiste protestane.

Në vitin 2004 kemi filluar një bashkëpunim të ngushtë me organizatën misionare amerikane “Global Business Assistance”. GBA na mbështet në vënien në zbatim të projekteve të ndryshme.

GBA

Jug, Veri, Lindje, Perëndim Nehemia shërben me DEGËT e saj në të gjitha anët e vendit.

PARTNERITETI ME FONDACIONIN NEHEMIAshërben për koordinimin optimal të shërbimeve të ndryshme dhe shfrytëzimin e përbashkët të burimeve. Partnerët janë një numër i madh misionesh dhe organizatash humanitare të cilët i bashkojnë vlerat dhe vizioni i përbashkët.

N Ë N J Ë V Ë S H T R I M

PARTNERËT

DEGËT

N E H E M I A

Page 6: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

6

S T R U K T U R A

DEGËT

Drejtuese: Brigitte Weber

Drejtues:Gian Paul Ardüser

Drejtuese:Annerose Nistel

Drejtuese:Isolde Flessa

Drejtues: Hartmut Kämmer

GJIROKASTËRHAS POGRADEC BUÇIMAS (QENDRA) DURRËS

KISHAKastriot Hadaj

Astrid Kämmer

Katarina Orimanidhi

PUNA SOCIALE

QËNDRA E KUJDESITDITOR

KISHAGazmend Hasa

Kristina Baxhella

Rosa Bellwald

PUNA SOCIALE

AZILI

MEDIAIsolde Flessa

Esther Geiger

AKOMODIMI I MIQVE

Karoline Schwengfelder

SHKOLLA GJERMANE

KISHAGian Paul Ardüser

Ervin Dojçe

Martin Krejci

Herolinda Shkullaku, Rezarta Stafa

PROJEKTENDËRTIMI

(deri gusht 2004)

ZHVILLIM KOMUNITETI

FORUMI PROFESIONAL

SEMINARE

QENDRA RINORE

GJUHET E HUAJA

KISHAGian Paul Ardüser

Enkela Mato

Dr. Xhemil Zgjani

PUNA SOCIALE

(deri shtator 2004)

SHËRBIMIMJEKËSOR

KISHAMichael Hanisch

SHKOLLADrini Hajdini

KOPSHTI I FEMIJEVE SHKOLLA FILLORE

SHKOLLA 8-VJECARE

GJIMNAZI

BORDI MBIKQYRËSBORDI MBIKQYRËS

PROJEKTE SHËRBIMIADMINISTRATAQENDRORE

SERVISI I MAKINAVE

Flamur Elmasllari

Herolinda Shkullaku

Kryetari: Arnold Geiger

Page 7: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

7

KAPogradec/Stropckë

Drejtues:Sandro Sardella

MNAPogradec

Drejtuese:Aenne Hein

:Anke Nicolaus

Drejtuese e Stacionit

GKMPogradec/Peshkepi

Drejtues:Alfred Wenig

CHW Pogradec/Bishnica

Drejtues:Frieder Weinhold

:Reimar Niehoff

Drejtues i stacionit

CfNPogradec

Drejtues:Christian Schäffler

Bordi mbikqyrës 2004:

(Përfaqësues i themeluesit)

(Kryetar)Anëtarët:

Vëzhgues

2004:

Waldemar Sardaczuk

Arnold Geiger

Christian VögeliAlfred Wenig (GKM) Isolde FlessaHartmut Kämmer (DR)Brigitte Weber (GJ)Aenne Hein (MNA)Christian Schäffler (CfN)Frieder Weinhold (CHW)

:Gian Paul Adüser (PG)Flamur ElmasllariManjola KamolliAnnerose Nistel (HS)Sandro Sardella (KA)Dr. Xhemil Zgjani

Bordi ekzekutiv

Gian Paul Ardüser(Kryetar)Flamur ElmasllariGazmend HasaSandro SardellaIsolde Flessa

PARTNERËT

Anke Nicolaus

TRAJNIMI SINDIHMËSINFERMIERE

PUNISHTE ORTOPEDIKE

ZHVILLIM

Martin Krejci

Dietrich Sturm

KOMUNITETI

ARSIM

SHERBIME SOCIALE

NDIHME PER ZHVILLIM

PROJEKTI I NDËRTIMIT

KISHAArdi Shkullaku

Ardi Shkullaku

PROJEKTI I NDËRTIMIT

KISHAReimar Niehoff

Ylli Anastasi

PUNA SOCIALE

SHKOLLA E BIBLËS

Kryetari: Gian Paul Ardüser

NEHEM AFONDACIONI

SHQIPERI

*Partnerët e Fondacionit NEHEMIA janë përgjegjës kundrejt organizatave të tyre themeluese në vendet përkatëse të origjinës.

*

BORDI EKZEKUTIVBORDI EKZEKUTIV

Page 8: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

8

D O N A T O R E T & F I N A N C A T

Përdorimi i përgjegjshëm i donacionëve është parimi ynë.Ne vendosim theksin në:

Kontrolle financiare vjetore nga auditorë të liçensuar nga vendi dhe jashtë tij

Transparencë nëpërmjet raporteve të rregullta për financat dhe aktivitetet

Kontrolle të vazhdueshme financiare brenda fondacionit

Kualifikime të vazhdueshme të manaxherëve dhe të llogaritarëve tanë

Programe e teknikë kompjuterike moderne për llogarimbajtjen dhe administratën.

Falenderojmë për të gjitha donacionet dhe mbështetjen:

Për financat dhe donacionet materiale

Për lutjet dhe ndërmjetësimin

Për konsulencën profesionale

Për ndihmën vullnetare

!Shumica e donacioneve për punën tonë vijnë përmes organizatës themeluese AVC dhe NEHEMIA në Gjermani dhe Zvicër. Projekte të ndryshme financohen direkt nga organizatat partnere që drejtojnë projektet përkatëse.

Disa nga projektet tona kontribuojnë nëpërmjet të ardhurave të veta për mbulimin e kostove rrjedhëse, si p.sh. shkolla Nehemia dhe qendra rinore. Ofertat në bashkësi përdoren për punën frymërore dhe për të ndihmuar të varfërit.

Shërbejmë me zemër, duar dhe mendjekjo është edhe motoja e donatorëve dhe mbështetësve tanë.

Puna e Fondacionit Nehemia financohet në pjesën më të madhe nga DONACIONE VULLNETARE, kryesisht nga persona privatë, që sipas imazhit biblik të njeriut kanë ndjenjën e përgjegjësisë për të ndihmuar të tjerët.

Këto donacione janë sakrifica personale. Prandaj përdorimi i tyre me përgjegjshmëri dhe transparencë,ështëobligimi ynë

Në mënyrë që gjithë kjotë mos mbetet thjeshtteori, misionarët dhembështetësit tanë japinkontributin e tyre edheme angazhime personale.

Ne duam të gjejmë rrugën më të mirë të mundshme mes ndihmës së menjëhershme dhe projekteve afatgjatë të strukturuara mirë e të një niveli të lartë.

Zemër, duar dhe mendje kërkohen edhe në administrim.

Page 9: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

9

P R O J E K T E & A K T I V I T E T E

PUNA FRYMËRORE fq.10

PROJEKTE TË PUNËS SOCIALE DHE SHERBIMIT MJEKËSOR

fq.12

SHKOLLA DHE ARSIMI.15fq

PROJEKTE NDËRTIMI fq. 18

PROJEKTE PËR SHËRBIMTË BRENDSHËM

fq. 18

Për n

jë je

të m

e bo

llëk

në S

hqip

ëri

Trupi Shpirti

Fryma

UD ,R

R

M

D

EZ

H

E

E

M

M

E

Ë

N

MJ

D

E

J

B

E

H S

Page 10: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

P U N A F R Y M Ë R O R E

10 Foto: Takim me fëmijët në një fshat

Puna misionare është baza e aktivitetit tonë.Lindur nga dëshira e shumë të krishterëve për t'i shërbyer këtij vendi, puna humanitare e Fondacionit Nehemia mbështetet mbi bazat biblike.

Themeluesit e kësaj organizate humanitare dhe shumë bashkëpunëtorë të saj janë të krishterë të përkushtuar, madje edhe burimet financiare vijnë në pjesën më të madhe nga donacione, që jepen si kontribut për zhvillimin e vendit sipas vlerave biblike.

Ai që është vetë i bekuar, dëshiron të bekojë edhe të tjerët. Për këtë arsye puna e Fondacionit Nehemia në Shqipëri është tepër e lidhur me ndërtimin e bashkësive, këshillimin shpirtëror dhe lutjen.

Fondacioni Nehemia bën pjesë në lëvizjen pentakostale ndërkombëtare dhe në Shqipëri është anëtare e Vëllazërisë Ungjillore(VUSH). Si kishë protestane, themeli ynë doktrinal është Bibla.

Page 11: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

11

Pika kyçe e shërbesës sonë frymërore qëndron në punën e bashkësive lokaleKëtu përfshihen ungjillizimi dhe shërbesat në kishë, qelizat, lutja, këshillimi shpirtëror dhe trajnimet e deri tek projektet për t'u ardhur në ndihmë të tjerëve në formën e vizitave në shtëpi dhe mbështetjes së të varfërve.

Në 64 fshatra dhe qytete zhvillohen rregullisht aktivitete. Rreth 600 të rritur dhe 1400 fëmijë frekuentojnë takimet e ndryshme.

Vitin e kaluar u pagëzuan 58 persona të cilët u bënë pjesëtarë të bashkësive lokale.

Vitin e kaluar një rëndësi e veçantë në punën e bashkësisë i është dhënë punës në qeliza. Në shumë bashkësi janë formuar grupe besimtarësh të cilët takohen rregullisht për t'u lutur së bashku, për të studiuar biblën dhe për të folur me njëri tjetrin.

Janë organizuar aktivitete nga më të ndryshmet. Krahas shumë koncerteve dhe ungjillizimeve, ndër të tjera edhe me Walter Heidenreich nga Lüdenscheid dhe bandën muzikore TNT nga Sohland, janë organizuar një larmi konferencash, kampesh verore kombëtare dhe ndërkombëtare për fëmijë dhe të rritur si dhe shpërndarja e përvitshme e mijëra paketave të krishtlindjeve për fëmijët në bashkësi dhe në shkolla.

NDËRTIMI I BASHKËSISË

Ë

TRAJNIME

Seminare

Shkolla e Biblës

LITERATURË DHEMATERIALE M SIMORE

Formimi teorik dhe praktikjanë shtyllat kryesore në punën frymërore. Prandaj Nehemia

krahas shërbesave të predikimit në bashkësi ofron edhe shumë seminare me tema nga më të ndryshmet. Disa shembuj nga viti i kaluar:

Drejtuesit frymërorë

dukimi i fëmijëve

Puna me qelizatMisioni botëror

(të dy me pastorin Stefan Ross)

Seminar mbi adhurimin

Shkolla e biblës në Pogradec ofron trajnime intensive për të krishterët e rinj.Shkolla është një projekt i organizatës partnere të Fondacionit Nehemia, “Krishti për Kombet”. Vitin e kaluar nëntë nxënës përfunduan trajnimin një vjeçar. Një grup tjetër prej pesë nxënësish, dy prej të cilëve janë nga Kosova, do të përfundojnë kursin e shkollës së Biblës në prill. Krahas drejtuesëve të shkollës japin mësim edhe një numër i madh drejtuesish frymërorë nga Shqipëria dhe Gjermania. Gjatë trajnimit nxënësit banojnë në shkollë. Krahas mësimit përfshihet edhe praktika në bashkësi, drejtimi i takimeve me fëmijët, grupet e vogla, takimet e lutjes dhe ungillizimet si edhe puna vullnetare praktike në programin e shkollës së Biblës.

Për një punë efektive frymërore nevojitet dhe një material i mirë mësimor.Për këtë arsye botimi dhe shpërndarja e librave, kasetave dhe videokasetave është një nga shërbimet frymërore të fondacionit Nehemia. Kështu p.sh.

Përkthimi i 50 predikimeve të Derek Prince në kasetë (DR)

Shërbimi me kaseta mësimore i shkollës së biblës

Xhirimi i seminarevePërkthimi dhe përgatija për

shtyp i libraveShpërndarja e literaturës

(Jürgen Kleinsorge)

Familja dhe e

(Eberhard + Claudia Mühlan)

( Udo Knöfel)

Page 12: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

12

N D I H M Ë S O C I A L E & M J E K Ë S O R E Thirrja jonë është të

ndihmojmë Në Fondacionin Nehemia ekziston një numër i madh projektesh në fushën e punës sociale, ndihmës për zhvillim dhe shërbimit mjekësor.

Ne tregojmë kujdes për raste të vështira ku shteti nuk ka shumë mundësi të kontribuojë. Ndihma që ne ofrojmë shtrihet në një mori fushash.

Me qëllim që burimet tona të kufizuara të mund t'ju vijnë në ndihmë sa më shumë njerëzve, ne përpiqemi të jemi sa më efektivë. Kujdesemi për logjistikën, kualifikimin e bashkëpunëtorëve tanë si dhe për të patur një harmoni sa më të mirë mes shërbimeve që ofrojmë, partnerëve tanë dhe autoriteteve.

Foto: Denisi i vogël është me aftësi të kufizuara. Ai trajtohet rregullisht nga shërbimet tona të përkujdesjes, përfshirë këtu edhe fizioterapinë. Me ndihmën e patericave të reja ai mund të ecë madje edhe vetë.

Page 13: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

SHËRBIME SOCIALE

Mensa për të varfërit Azili i të moshuarve

NDIHMË PËR FSHATRAT

NDIHMË PËRAUTORITETET DHEINSTITUCIONET

NDIHMË HUMANITARE NË FAMILJE

Zhvillim komunitetiquhet koncepti i ndihmës për të gjithë aspektet e jetës në fshat. Në bashkëpunim të ngushtë me organizatën “Misioni i Kryqit të Artë” janë hapur një sërë projektesh në fshatin e Peshkëpisë që kanë për qëllimi t'iu japin banorëve një perspektivë për të ardhmen. Këtu përfshihen:projekte ndërtimi si rinovimi i shkollës (2003), ndërtimi i shtëpisë së misionit (04/05) apo edhe rindërtimi iplanifikuar i shtëpisë së kulturës.Për të mundësuar rinovimin e infrastrukturës janë realizuar matje ekzakte të territorit të fshatit. Së shpejti do të fillohet edhe me pyllëzimin.Në shkollën e re ofrohen një sërë mundësish për kualifikime e trajnime, që nga trajnimet në kompjuter, mësime muzike, kurse anglishteje dhe gjermanishteje e deri tek kurset e rrobaqepsisë. Ne ofrojmë edhe takime me fëmijët dhe takime në grupe të vogla. Shërbimi mobil i përkujdesjes viziton rregullisht katër familje.

Në Bishnicë është krijuar një fidanishte. Janë mbjellë 2000 pemë të cilat më vonë do t'iu jepen fermerëve të këtij rajoni. (CHW)

Ndihmë për njerëzit në nevojë Për shkak të papunësisë, sëmundjeve apo fatkeqësive ekzistojnë ende shumë raste të varfërisë së hidhur të cilat nuk mund të mbulohen nga rrjeta sociale. Në këto raste ne ndihmojmë nëpërmjet përkujdesjes me ushqim, veshje dhe ndihma të tjera humanitare. Për operacione dhe trajtime të kushtueshme të sëmurët kanë marrë mbështetje financiare. Janë riparuar shtëpi të shkatërruara dhe në janar 2005 me kërkesën urgjente të shtabit lokal të emergjencës u ndihmuan me ndihma ushqimore 200 familje në fshatrat e izoluara nga dëbora.

Në janar 2004 rreth 1.900 familje morën ndihma materiale dhe/ose financiare.

Çdo ditë ushqim Në Gjirokastër dhe në Pogradec gjithsej 40 persona marrin çdo ditë një vakt të ngrohtë dhe herë pas here edhe ndihma humanitare dhe veshje. Ata mund të marrin pjesë sipas dëshirës në takime dhe në festa që ofrohen nga Nehemia krahas aktiviteteve të tjera. Përfituesit e këtj programi janë fëmijë nga familje shumë të varfëra, jetimë, dhe të moshuar të braktisur.

Për një jetë të përmbushurNë Gjirokastër bashkëpunëtorët e Fondacionit Nehemia kujdesen prej vitesh për mirëqënien e njerëzve në azilin shtetëror, punë e cila has probleme si rezultat i mungesave të vazhdueshme në personel dhe në burime financiare. Edhe vitin e kaluar është mbështetur kuzhina e këtij azili për çdo muaj me rreth 400 € për blerjen e perimeve të freskëta dhe produkteve të tjera ushqimorë. Përvec kësaj Fondacioni Nehemia në këtë azil paguan edhe rrogën e një rojeje. Rreth 50 të moshuarit janë veçanërisht mirënjohës për përkujdesjen duke iu bërë vizita, këshillim shpirtëror, shërbesa të rregullta dhe ekskursione.

Edhe autoritetet dhe organizatat shtetërore janë mirënjohëse për mbështetjen.Këtu vlen për t'u përmendur para së gjithash puna në burgjet e sigurisë së lartë në Tepelenë (Gj) dhe Tiranë (CHW), me vizita të herë pas hershme dhe me shpërndarje materialesh dhe ndihma humanitare.Të tjera ndihma: Shpërndarja e mobiljeve dhe materialeve shkollore në më tepër se 22 shkolla shtetërore Automjete ( në përdorim) për zyra shtetërore 3 aparate radiografie për spitale Rinovimi i një kopshti (GBA) Autobuz (në përdorim) për një shkollë private Pajisje zyre për administratat komunale etj.

Page 14: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

14

SHËRBIME PËRKUJDESJEJEDHE VIZITA NË SHTËPI

TRAJNIMMJEKËSOR

SHËRBIMMJEKËSOR

TEKNIKA EORTOPEDISË

SHËRBIMI IEMERGJENCËS

Të gjitha projektet mjekësore realizohen në bashkëpunim me MNA (Ndihmë Mjekësisë Shqiptare), organizatë partnere e Fondacionit Nehemia.

Përkudjesje në rrethinat e Pogradecit, Gjirokastrës dhe BishnicësShërbimet e përkudjesjes dhe vizitat në shtëpi nga fondacioni Nehemia bëhen atje ku nevoja është më e madhe: tek njerëzit me aftësi të kufizuara, tek të moshuarit e braktisur dhe tek pacientët e detyruar për të qëndruar shtrirënë familjet veçantërisht të varfëra. Për këto raste vështirë se ka përkujdesje nga sistemi social Shqiptar. Të prekurit nga kjo gjendje presin vetëm ndihmë nga dikush. Ndihma përshtatet individualisht dhe ofrohet përmes: masave psikoterapeutike, trajtimit të plagëve, përkujdesjes me ushqime dhe ndihma humanitare, ndihmës praktike në punët e shtëpisë dhe natyrisht edhe mbështetjes frymërore dhe lutjes. 27 pacientë në Pogradec dhe përreth Pogradecit vizitohen rregullisht dhe marrin përkujdesje. Në Gjirokastër gjashtë gra të moshuara që jetojnë vetëm marrin ndihmë praktike dhe në fshatin Bishnicë nga CHW ofrohet përkujdesje për 10 pacientëve.Shumica e bashkëpunëtorëve të shërbimit të përkujdesjes kanë përfunduar kursin e formimit si ndihmësinfermierë të organizatës sonë partnere MNA.

Mjekët në veprimNë ambulancën në Pogradec një mjek fëmijësh kujdeset për pacientët. Ai kujdeset për vizitat e vazhdueshme dhe trajtimin e nxënësve të shkollës Nehemia. Ai është gjithashtu edhe partneri kontaktues në fushën e mjekësisë për shërbimet e përkujdesjes.Skuadra të dentistëve gjermanë dhe shqiptarë vizituan dhe trajtuan edhe këtë vit nxënësit e shkollës Nehemia, nxënësit e shkollës publike në Bishnicë dhe fëmijët e një shtëpie fëmijësh në Tiranë (SFI). Shumë i rëndësishëm dhe me rezultate shumë të mira është edhe mësimi i higjienës dentare. Në krahasim me nxënësit e tjerë të shkollave të zonës, nxënësit e shkollës Nehemia kanë dhëmbë më të shëndetshëm.

Trajnim sipas planit mësimor gjermanKujdesi mjekësor për personat me aftësi të kufizuara fizike dhe psikike është një fushë pune me sfida të mëdha, e cila në Shqipëri ende nuk është profilizuar si profesion. Kështu nevoja për përkujdesje në shtëpi është shumë e madhe.

Partneri i fondacionit Nehemia, MNA, ofron në këtë drejtim një trajnim të veçantë. Vajza, gra apo djem të papunë kanë mundësi të përfundojnë një kurs njëvjeçar dhe në përfundim i nënshtrohen provimit sipas standarteve gjermane. Mësimet jepen nga mjekë e specialistë gjermanë të fushave përkatëse. Ky trajnim financohet nga Diakonische Werk në Gjermani.

Në qershor 2004 tre nxënëse përfunduan me sukses këtë kurs, dhe sot bashkëpunojnë me kohë të plotë në shërbimet e përkujdesjes të ofruara nga fondacioni Nehemia.Në kursin e dytë, në zhvillim, marrin pjesë përsëri tri nxënëse, që sipas mundësisë mund të punësohen pranë fondacionit Nehemia.

Më tepër se vetëm paterica Vështirë se ekziston teknika e ortopedisë në Shqipëri, dhe megjithatë nevoja për proteza është shumë e madhe. Për këtë arsye MNA ka ngritur në Pogradec një punishte ortopedike që duhet të fillojë nga puna në vitin 2005. Por fatkeqësisht ende nuk është bërë e mundur të merret licensa. Qëllimi është që krahas ndihmës praktike për invalidët të përgatiten edhe mekanikë të ortopedisë në vend.

Shërbimi i emergjencësNë fushën e shërbimit të emergjencës duam të bëjmë më shumë në të ardhmen.Jemi duke zhvilluar bisedime pjesërisht edhe në nivel të lartë. Qëllimi është zhvillimi i një koncepti kombëtar për shërbimin e emergjencës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Deri tani ekziston një shërbim për raste emergjente dhe vizita të mjekëve në Bishnicë dhe në fshatrat përreth. (CHW)

Page 15: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

S H K O L L A & A R S I M I

15

Shkollë për jetën.Një formim i mirë është kushti më ideal për një të ardhme të suksesshme. Kjo vlen si për individin, ashtu edhe për gjithë shoqërinë.

Është shumë e rëndësishme që krahas njohurive dhe aftësive të transmetohen edhe një bazë vlerash të qëndrueshme dhe të formohet karakteri. Ky është një qëllim i rëndësishëm në punën arsimore tek Nehemia.

Për këtë arsye tek Nehemia ekzistojnë mundësi të ndryshme formimi. I vjetër apo i ri, burrë apo grua, i varfër apo i pasur ne dëshirojmë t'i japim mundësi çdonjërit të marrë një formim të kualifikuar.

Foto: Në kopshtin Nehemia

Page 16: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

16

Shkolla & arsimi për fëmijët

SHKOLLAnë Buçimas

KOPSHTInë Pogradec

QËNDRA E KUJDESIT DITORnë Durrës

FJETORE PËR NXËNËSITnë Bishnicë (CHW)

Fillimi drejt një të ardhmeje të sigurtëShkolla fillore, shkolla tetëvjeçare, dhe gjimnazi janë pjesë e asaj që ofron shkolla Nehemia në Bucimas, Pogradec.Për momentin 320 fëmijë frekuentojnë shkollën.Mësimi është i orientuar sipas programit të shkollave publike në Shqipëri. Krahas kësaj ofrohen edhe një sërë kursesh jashtë programit mësimor duke filluar që nga gjuhët e huaja dhe mësimi i kompjuterit, deri në kurse pikture, muzike, sporti e shumë të tjera.Kostot e vazhdueshme për shkollën përballohen kryesisht nga pagesat e nxënësve.Shumë nxënës frekuentojnë këtë shkollë pasi këtu mund të gjejnë një mjedis të sigurtë dhe përgatitje speciale.Për vitin e ardhshëm është planifikuar që për klasat e larta të vihet theks i veçantë mbi aspektet praktike. Në këtë program bëjnë pjesë elektroteknika dhe zdrukthtaria, po ashtu edhe rrobaqepsia dhe kopshtaria (sipas prirjeve). Këto aspekte i kemi parë të realizuara në praktikë nga shkolla e fondacionit Landheim Schondorf am Ammersee, partnerja jonë e ardhshme.Qëllimi ynë është njohja e maturës së shkollës Nehemia edhe në Gjermani. Për këtë duhet të punohet shumë edhe në vitin e ardhshëm.

Mësojmë që në fillim39 fëmijë frekuentojnë kopshtin Nehemia në Pogradec. Numri i regjistrimeve është shumë më i madh se sa numri i vendeve të lira. Kjo tregon se sa shumë e vlerësojnë prindërit në Pogradec atë që ofron ky kopsht; krahas një ambienti të këndshëm, sigurtë dhe kujdesit të mirë, për prindërit është e rëndësishme edhe marrëdhënia plot dashuri me vogëlushët e edukatoreve tona me eksperiencë.Për një fëmijë me aftësi të kufizuara ofrohet një përkujdesje e veçantë nga një edukatore e punësuar posaçërisht për të.

Rruga për në shkollëPër shumë fëmijë nga fshatrat e thella malore shkolla më e afërt është disa orë larg në këmbë. Në dimër duhet të kalojnë nëpër dëborë me trashësi edhe mbi një metër. Për t'iu mundësuar disa prej këtyre fëmijëve një arsim shkollor krejt normal partneri ynë CHW në Bishnicë ofron një mundësi banimi për këta fëmijë, ku krahas strehimit dhe ushqimit iu ofrohet dhe një kujdestari intensive. Për momentin janë 12 fëmijë që banojnë në dy apartamente në Bishnicë.

Shans për ata që nuk kanë shanseQendrat e kujdesit ditor në Nishtulla,Durrës, u krijua veçantërisht për fëmijët e braktisur të popullsisë rome. Për këta fëmijë është thuajse i pamundur frekuentimi i rregullt i shkollës pavarësisht nga detyrimi për mbarimin e shkollës. Ky fenomen ka arsye nga më të ndryshmet, arsye të cilave ne përpiqemi t'u japim zgjidhje në qendrën e kujdesit ditor. Duke filluar nga përgatitja për shkollë, kujdestaria për detyrat e shtëpisë, masat nxitëse në mësimin e higjienës e deri tek ushqimi në shkollë këta fëmijë marrin një përkujdesje të gjithëanëshme. Siguria në rrugën për në shkollë dhe kontakti me mësuesit përkatës në shkollat publike janë kushte që ju japin fëmijëve të rrugës shanse për një arsim të rregullt shkollor.Për momentin 46 fëmijë të moshave të ndryshme frekuentojnë qendrën e kujdesit ditor, disa prej të cilëve gradualisht janë bërë më të mirët në klasat e tyre.

Page 17: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

17

Formim për të rinj dhe të rritur

FORUMIPROFESIONAL

Seminare

Qendra rinore

Gjuhët e huaja dhe përkthimet

TË TJERAOFERTA FORMIMIPËR TË RRITUR

Formimi si ndihmësinfermiere (MNA) shih fq. 14

Shkolla e biblës (CfN) shih fq. 11

Mësim nga thesari i pasur i eksperiencaveNehemia fton rregullisht folës të kualifikuar. Shumë prej tyre janë specialistë të njohur dhe të mirëfilltë në fushën e tyre.Kualifikimi është i vetëkuptueshëm për bashkëpunëtorët e fondacionit Nehemia, megjithatë trajnimet ofrohen edhe për organizata të tjera dhe persona privatë.

Rëndësi e vecantë i kushtohet kualifikimit të mësuesve tanë. Për mësuesit ka kualifikime të vazhdueshme nga trajnues brenda dhe jashtë vendit. Këtu mund të përmendim para së gjithash trajnime nga pedagogë e drejtues të Institutit Pedagogjik në Tiranë ( Prof. Dr.

Marjana Sinani dhe Prof. Dr. Milika

Dhamo), si dhe trajnimet e “Power Management Team” nga Hollanda. Për prindërit dhe mësuesit një ndihmë plot vlera është edhe këshillimi edukativ nëpërmjet Claudia dhe Eberhard Mühlan.

Trajnime të tjera në vitin 2004:

Dinamika në skuadër (PMT, Albert Hoeskstra) Zhvillimi i strategjisë (PMT, Albert Hoekstra) Vetëmanaxhimi Löhn (Jan Bandera) Trajnim në kompjuter (Georg Frank) Marketing (Terry McBride)

Për bashkëpunëtorët e fondacionit Nehemia u realizuan trajnimet në vijim:

Kursi i ndihmës së parë Ushtrime për mbrojtjen nga zjarri Trajnimi i shoferëve

Zbulimi i talenteve dhe formimi profesionalNuk janë vetëm të rinjtë ata që marrin pjesë në kurset e Qendrës Rinore në Pogradec. Kurset më të preferuara janë rrobaqepësia dhe parukeria. Kjo dhe për faktin se këto kurse njihen edhe nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale. Studioja mobile e kompjuterave laptop mundëson trajnimin edhe në fshatra madje edhe në rastet (e shpeshta) e mungesës së energjisë elektrike.

Gjuhët e huaja: dritare për në botën e jashtmePikërisht si një organizatë me rrënjë evropiane ne jemi të ndërgjegjshëm për vlerën e gjuhëve të huaja që mundësojnë njohuri dhe përvojë nga e gjithë bota.Fondacioni Nehemia ofron kurse të gjermanishtes dhe anglishtes, si për bashkëpunëtorët e tij, ashtu edhe në fshatra në kuadrin e Qendrës Rinore.Po ashtu mësueset tona të gjermanishtes merren edhe me përkthimin e teksteve, librave dhe seminareve.

Page 18: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

P R O J E K T E N D Ë R T I M IP R O J E K T E SH Ë R B I M I

ADMINISTRATA QENDRORE

SERVISI PËR MAKINAT

AKOMODIMI I MIQVE

SHKOLLA GJERMANE

MEDIA

SHTËPIA E MISIONIT PESHKËPI (

Ë

Ë

GKM)

KISHA N STROPCKE (KA)

KISHA (GJ)

SHT PIA E MISIONIT (GKM)

në PeshkëpiNë fshatin Peshkëpi në vazhdim të projektit për zhvillimin e komunitetit ka filluar ndërtimi i një shtëpie misioni, që krahas ambienteve për një ambulancë dhe banesë për bashkëpunëtorët, ofron edhe vend për aktivitetet e bashkësisë.Përfundimi i ndërtimeve është planifikuar në verën e 2005.Për të ardhmen është planifikuar rinovimi i shtëpisë së kulturës, si dhe rinovimi i infrastrukturës së fshatit.

në StropckëKisha Apostolike ka filluar me përgatitjet e para për ndërtimin e një qendre sociale dhe të bashkësisë sipas modelit të kishës në Buçimas. Deri tani është ngritur muri rrethues si dhe një ambient për takimet ekzistuese.

në GjirokastërNë qershor 2004 u zhvillua përurimi festiv i qendrës së re të rinovuar për bashkësinë në Gjirokastër. Vitin e ardhshëm do të ngrihet muri rrethues dhe mensa për të varfërit. Ndërkohë vazhdojnë planifikimet për një qendër të madhe ku do të përfshihet bashkësia dhe shërbimet

sociale.

në BuçimasNë verën e 2005-ës në Buçimas duhet të fillohet me rikonstruktimin e shtëpisë së miqve. Deri tani janë vendosur disa kontenierë që do të shërbejnë si punishte dhe magazina të ndryshme në funksion të ndërtimit si dhe të trajnimit të mjeshtërive artizanale. Më vonë punishtet do të transferohen në ndërtesat të ndërtuara për këtë qëllim.

Pas rënies së zjarrit në çatinë e shkollës në Buçimas nevojiteshin riparime të mëdha para së gjithash për panelet diellore.

18

Puna më e rëndësishme pas kuintaveAdministrata e Fondacionit Nehemia në Buçimas / Pogradec nuk përballon vetëm llogarimbajtjen qendrore dhe kontrollin financiar të degëve dhe partnerëve.Po aq të rëndësishme janë edhe manaxhimi i personelit dhe shumë shërbime në fushën juridike, p.sh. likuidimi doganor, lejet (licensat), detyrimet në taksa, blerja e ndërtesave dhe trojeve, lejeqëndrimet për misionarët, viza për bashkëpunëtorët …Lista mund të bëhet vërtet shumë e gjatë.

Mediat e rejaQendra e Medias punon para së gjithash në fushat e grafikës dhe përpunimit të videove, si për nevojat e veta, ashtu edhe si shërbim për persona të tretë.Edhe teknika e kompjuterave, e komunikimit dhe rrjetit janë pjesë e detyrave të Qendrës së Medias.

Për siguri gjatë udhëtimitServisi i fondacionit Nehemia ofron mirëmbajtjen e automjeteve të Fondacionit, të makinerive të ndërtimit dhe të mjeteve të tjera teknike. Dy punonjës ( njëri është ende në trajnim) punojnë si shoferë dhe mekanikë.

Mirëserdhët!Akomodimi i miqve dhe bashkëpunëtorëve është një shërbim i rëndësishëm tek Nehemia. Vit pas viti qindra miq gjejnë një pritje plot dashuri dhe përkujdesje shumë të mirë në qendrat e ndryshme të fondacionit Nehemia.

Thuajse si në shtëpiPesë fëmijë të bashkëpunëtorëve gjermanë në pesë nivele klasash frekuentuan në 2004-ën shkollën gjermane, ku punohet për t'u përgatitur për provimet përfundimtare në Gjermani.

Page 19: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

19

R A P O R T I F I N A N C I A R

Sipas opinionit tonë, pasqyrat financiare japin një pamje të vërtetë dhe të besueshme, për gjendjen financiare të Fondacionit me datë 31 Dhjetor 2004, rezultatet e veprimtarive të saj dhe flukset e parasë për ushtrimin e mbyllur, në pajtim me Standartet Ndërkombëtare të Kontabilitetit.

Pogradec,më 22. Shkurt 2005

AUDITUESI

E.K.A. Bashkim KILLO

Ne kemi audituar bilancin kontabël bashkëlidhur të Fondacionit “NEHEMIA”, për ushtrimin e mbyllur më date 31 Dhjetor 2004 si dhe pasqyrat përkatëse të të ardhurave, shpenzimeve dhe të fluksit të parasë për këtë ushtrim. Përgatitja e këtyre pasqyrave financiare është përgjegjësi e Drejtimit të Fondacionit. Përgjegjësia jonë është që, bazuar në auditimin e kryer, të shprehim një opinion mbi këto pasqyra financiare.

Ne e kryem auditimin në pajtim me Standartet Ndërkombëtare të Auditimit. Këto standarte kërkojnë që të planifikohet dhe të kryhet auditimi për të marrë sigurinë e arsyeshme që pasqyrat financiare nuk përmbajnë anomali materiale. Auditimi përfshin ekzaminimin, mbi bazën e testeve, të evidencës që mbështet shumat dhe informacionet e dhëna në pasqyrat financiare. Auditimi përfshin gjithashtu, vlerësimin e parimeve kontabël të përdorura dhe të çmuarjeve të rëndësishme të bëra nga Drejtimi, si dhe vlerësimin e paraqitjes së përgjithshme të pasqyrave financiare. Ne besojmë se auditimi jep një bazë të arsyeshme për opinionin tonë.

RAPORTI I AUDITUESIT

Për: Fondacionin NEHEMIA POGRADEC

Page 20: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

20

Nehemia Albania Statement of ActivitiesFor the Year ended 31 December 2004

SUPPORT AND REVENUE DONATIONS 93.658.814DONORS 114.539.274 SERVICE INCOME 27.162.473

Total Support and Revenue 235.360.561 Lek

1.882.884 Euro

EXPENSESPERSONNEL 43.812.165 CARS / TRANS & TRAVEL 12.496.047 COMMUNICATION 3.735.255 OPERATIVE EXPENSES 78.043.436

Total Expenses 138.086.903 Lek 1.104.695 Euro

OTHER REVENUE AND EXPENSE

Other RevenueOTHER INCOME 1.487.279 IN KIND INCOME 41.523.470

Total Other Revenue 43.010.749

Other Expense

OTHER EXPENSE 11.121.667 IN KIND EXPENSE 37.899.803

Total Other Expense 49.021.470

Total Other Revenue and Expense -6.010.721 Lek 48.086 Euro

CHANGE IN NET ASSETS 91.262.938 Lek 730.103 Euro

P A S Q Y R A E A K T I V I T E T V E

Page 21: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

21

Nehemia Albania

Statement of Financial PositionAs of 31 December 2004

ASSETSCurrent AssetsCash Bank 52.136.413,50Cash on Hand 6.240.349 58.376.762,15 Lek Humanitarian Aid Inventory 150.302 Accounts Receivable 1.397.761 Notes Receivable 7.486.649

Total Current Assets 67.411.474,25 Lek 539.292,79 Euro

Fixed Assets Tools and Machinery 12.896.049 Less: Accumulated Depreciation -7.637.274 Equipment 15.831.568 Less: Accumulated Depreciation -9.968.703 Automobiles 19.221.402 Less: Accumulated Depreciation -9.393.303 Buildings 334.509.762 Less: Accumulated Depreciation -46.126.873 Total Fixed Assets 309.332.627 Lek Land 70.433.102 Lek

TOTAL ASSETS 447.177.203 Lek 3.577.418 Euro

LIABILITIES AND NET ASSETS

LIABILITIES Insurance Payable 1.008.113 Other Tax Payable 152.345 Accounts Payable 58.025.233

TOTAL LIABILITIES 59.185.691 Lek 473.485,52 Euro

NET ASSETS Total Fund Balance 296.728.574 Net Income 91.262.938

TOTAL NET ASSETS 387.991.512 Lek 3.103.932 Euro

TOTAL NET ASSETS AND LIABILITIES 447.177.203 Lek 3.577.418 Euro

P A S Q Y R A E G J Ë N D J E S F I N A N C I A R E

Page 22: al Raporti vjetor 04 - nehemiah-gateway.al · dha drita jeshile nga Ministria e Arsimit Fondacioni Nehemia në ... Arsimi është një ndër faktorët më të rëndësishëm për

22

Degët e Fondacionit NEHEMIA

BUCIMASQendra Nehemia Buçimas/PogradecTel/Fax: +355 (0)868 20004E-mail: [email protected]

POGRADECQendra Nehemia Tel: +355 (0) 832 2361Fax: +355 (0) 832 2198E-mail: [email protected]

DURRESLagja 7, Rr. Hajdar Demiri 41/1, DurrësTel/Fax: +355 (0) 52 24226E-mail: [email protected]

GJIROKASTERDunavat 1, GjirokastërTel/Fax: +355 (0) 846 3733 +355 (0) 846 4605E-mail:[email protected]

Gjermani & Zvicërwww.nehemia.org

NEHEMIA/AVCBÜRO BAYERNAmselweg 11, 95131 Schwarzenbach/W.Tel: +49 (0) 9289 9709832 Fax: +49 (0) 9289 9709831E-mail: [email protected]

NEHEMIA/AVC ZENTRALE

Hassiaweg 3, 63667 NiddaTel: +49 (0) 6043 4524Fax: +49 (0) 6043 8136E-mail: [email protected]

AVC HILFSWERK SCHWEIZ

Postfach 174CH 2553 Safnern/BielTel: +41 (0) 32 355 4242; Fax: +41 (0) 32 355 4248E-mail: [email protected]. avc-schweiz.ch

A D R E S A

L L O G A R I B A N K A R E

NEHEMIA është regjistruar në Shqipëri si Fondacion humanitar me dobi shoqërore. Themeluesit janë organizatat humanitare gjermane “NEHEMIA Shërbesat ndihmës Kristiane ”dhe “Aktionskomitee für verfolgte Christen, AVC” (Anëtarë në Lidhjen Kishave Pentakostale KdöR), të dyja me qendër në Nidda (Gjermani).

NEHEMIA Shqipëri është regjistruar më1992 nga Ministria Shqiptare e Kulteve

Për shkak të ndryshimit të ligjit, Fondacioni Nehemia është riregjistruar përkatësisht më 13.05.02 në Gjykatën Rrethit Tiranë (Vendim No.5/1).

R E G J I S T R I M I

ZVICËRAVC Hilfswerk

Credit Suisse

2501 Biel

Konto 214 992-81

Oder: Postkonto 25-11156-1

SHQIPËRIFondacioni NehemiaProCredit BankDega/PogradecAlbaniaNr. Llogarisë në euro:55-002422-00-02Swift: FEFAALTR

Në faqen tonwww.nehemia-al.orgdo t

ë të internetit

ë gjeni mundësi të tjera pagesë.

Partnerët e FondacionitNEHEMIA

MNAMedizinische Nothilfe Albanien,Aenne Hein, Diakonissenweg 5, D-01099 DresdenTel/Fax: +49 (0) 351 804 1261E-mail: [email protected] www.mna-eV.de

KA Kisha ApostolikeSandro Sardella, Rruga Driloni, PogradecTel: +355 (0) 832 5142E-mail: [email protected] [email protected]

CHWChristlicher Hilfsverein WismarFrieder Weinhold, Turnplatz 4a, D-23970 WismarTel: +49 (0) 3841 2253-0E-Mail: [email protected]

CfNChrist for the NationsDieter Drexler, Glaubenszentrum e.V.,Dr. Heinrich Jasper Str. 20, D-37581 Bad GandersheimE-mail: [email protected]; [email protected]

GKMGolden Kreuz Mission e.V.Gut Dietlhofen82362 WeilheimTel: +49 (0) 881 7711Fax: +49 (0) 881 9279509

(our cooperating mission in the USA)

Doug Mann,60 W.Terra Cotta Ave., Suite 197, Crystal Lake, IL 60014Tel: +1 815 444 0424e-mail: [email protected]

GBA GBA

Partnerët e Nehemias kanë llogaritë e tyre bankare

GJERMANI

AVC

Commerzbank Münchberg,

BLZ 780 400 81

Kto: 311 440 200

Donacione për dobi publike ose për përdorim të kishës: :

NEHEMIA

Commerzbank Münchberg,

BLZ 780 400 81

Kto.: 311 439 400

Për qëllime humanitare:

Stiftung HoffnungEvang. Kreditgenossensch. FfmBLZ: 500 605 00Kto: 400 4205