7

Albana - swissline.net.cn file20 psikostil shkurt 2011 >>intervista Jam një vajzë që i kushtoj rëndësi si çdo kush vet-vetes. Për më tepër ndërsa jam pjesë e shfaqjeve pub-

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

psikostil 17

Gjithmonë ka qenë e vetëdijshme për buku-rinë e saj, që e vogël e ndjente admirimin e të tjerëve nga mënyra se si e shikonin dhe trajto-nin, por kjo s’e ka pen-guar aspak që të jetë

çapkëne, e lirë dhe plot imagjinatë në lojërat e saj prej fëmije. Më pas, në një moshë fare të re merr vendimin për të nisur “aventurat” e saj të pavarësisë duke konkurruar në liceun artistik në Tiranë. Imagjoni një vajzë të imët, trupvogël rreth të 15-tave të udhëtojë me orë të tëra nga Bajram Curri bashkë me të atin që të vendo-set një herë e përgjithmonë në një botë kaq të madhe që e priste me shumë të papritura në kryeqytet. Por, Albana u përshtat shumë shpejt

Albana Osmani“Po jetoj jetën që kam dashur të kem”

Vajza që prej vitesh është kthyer në një nga ikonat e Top Channel na tregon historinë e saj dhe ajo është krejt e thjeshtë, pa skenare aventureske dhe pa aksione të komplikuara. Përkundrazi, me një paqe që i rrezaton lehtë nga brenda kuptojmë se e tillë është edhe bota e saj jashtë.

me jetën e kryeqytetit – e pasur me frymëzimet e saj prej artisteje ajo mbaroi jo vetëm liceun por më pas edhe akademinë e arteve për pikturë dhe sot e kësaj dite e ruan këtë pasion si një nga thesaret më të çmuara. Me një vetëbesim dhe vetëvlerësim që e karakterizonte gjithnjë ajo vazhdimisht e ka ditur udhën e saj, e ka njohur vajzën që do të shihte tek vetja në të ardhmen, e ka vizatuar të ardhmen me ngjyrat e duhura dhe në fund ka marrë ekzakt pikturën që ka dashur: një vete të bukur, të mbushur me mirësi e dashuri ashtu siç është lutur në heshtje, një karrierë ashtu siç e ka kërkuar dhe tani po dizenjon familjen që së shpejti e imagjinon t’ia mbushë jetën në të gjitha dimensionet. Nuk ka rëndësi se kur, ajo thjesht ka filluar ta vibrojë, ta ndiejë dhe ta presë të ndodhë në mënyrën që ajo ka dashur e ëndërruar gjithnjë.

>>intervista

Intervistoi Mimoza Sylaj Fotografia: Endrit Mërtiri Make-Up: Suela Hair Class

18 psikostil shkurt 2011

i do ta përkufizonit këtë stad të jetës në të cilin ndodheni: një vajzë e re, e maturuar, e realizuar në karrierën e saj - cili është kup-timi që ju i jepni jetës në këtë stad?Ju falenderoj për përkufizimin! E them këtë sepse ka raste kur mendoj se nuk jam rritur ende ..:) Jeta ka disa stade, është e vërtetë. Por mendoj se ne njerëzit jemi kapur ndonjëherë më tepër se ç’duhet me këto përkufizime. Ndjej

se jam aty ku gjërat i dalloj më qartë, arsyeja në të shumtën e herëve më thërret më shumë se impulsiviteti momental.Mezi e kam pritur këtë kohë në jetën time! Them se është kohë e artë ku energjitë janë në kulmin e tyre dhe orientohen në siguri më të plotë në atë çfarë jam dhe çfarë dua të bëj më tej. Kuptimi që i jap është i thjeshtë, po jetoj jetën që kam dashur të jetoj.

20 psikostil shkurt 2011

>>intervista

Jam një vajzë që i kushtoj rëndësi si çdo kush vet-vetes. Për më tepër ndërsa jam pjesë e shfaqjeve pub-like, pamja e jashtme për mua përkufizohet si respekt ndaj atyre që më ndjekin, pa përjashtuar kënaqësinë që i jep kujtdo një pamje e mirë. Konsulenti im është vetvetja, në radhë të parë. Pastaj sigurisht në punën time ka njerëz shumë të specializuar që kurojnë ima-zhin tonë televiziv çdo ditë, Rovena Agolli Drejtore-sha e imazhit te Tch,, Marinela Cavo Make up artist etj. Për lëkurën time, i ngjaj babit tim, është diçka e trashëguar, dhe sigurisht përdor përherë kremrat e linjës Swissline, janë tepër cilësorë dhe ua këshilloj lexuesve të revistës tuaj.

Sekretet e bukurisë sipasALBANËS

Andi
Highlight

16 psikostil shkurt 2011

Make-Up Artist: Erinda Sinani KlosiSallon Mode: “Lina”

Veshjet: Dress MeStiliste/Kuratore: Elva Bella

Lulet: “Bellfiore”

86 psikostil shkurt 201188 Psikostil shkurt 2011

Duke qenë se më parë keni qenë koreografe dhe ky është profesioni juaj i dytë, si u përfshitë në këtë profesion të ri për ju?Përfshirja në fushën e estetikes siç e kam thënë me përpara, ishte diçka e paplanifikuar por shumë e mirëpritur për mua. Gjatë kohës që kam jetuar në Toronto vendosa për të mësuar më tepër rreth es-tetikes dhe kozmetologjisë. Ndaj pas diplomimit në këtë fushë ndërtova një përvojë të pasur duke punuar në Elmwood Spa, një nga Spa më të mirënjohura të Torontos dhe Amerikës së Veriut. Pasi vendosa që të kthehem në Shqipëri, më lindi natyrshëm ideja për të sjellë nocionin e Spa, që për atë kohë ishte diçka e re dhe akoma e pazhvilluar në tregun Shqiptar. Ajo u materializua nën emrin Toronto Beauty Spa, e cila ishte njeë koncept i ri për tregun vendas. Njësoj si ba-leti, edhe estetika është diçka që nisa me pasion dhe vazhdoj ta punoj me pasion edhe sot.

Çfarë koncepti të ri solli në atë kohë Toronto Beau-ty Spa?Koncepti i atëhershëm ka qenë një Spa ditore (Day Spa), duke përmbushur standartet e të qenit e tillë, unike në koncept dhe në atë që i ofronte klientit. Pje-sa kyçe e suksesit të Spa, krahas nivelit të lartë të shër-bimit dhe profesionalizmit, kanë qenë edhe produktet Swiss line. Përveç zhvillimeve të formulave, produk-teve, linjave dhe konceptit të kujdesit në tërësi, Swiss line gjithashtu i ka kushtuar një vëmendje të madhe zhvillimit të Spa nëpër botë, duke trajnuar vazhdi-misht gjatë gjithë vitit estetistet përfshirë dhe mua.

Cilat kanë qenë sfidat e një iniciative të tillë?Vështirësitë dhe sfidat kanë qenë të shumta, pjesa kryesore ka qenë trashëgimia e varfër e kulturës së të kujdesurit për veten. Shumë nocione të kujdesit për veten, të kujdesit për lëkurën në fillim vitet 2000 ishin të vakëta, kishin ngelur të prapambetura falë produkteve që mundësonin atë nivel të kujdesu-rit. Ofroheshin shërbime si “Pastrim me avull” ose “Maskë”, ndërkohë që këto të dyja së bashku me shumë hapa të tjera përbejnë një trajtim të plotë të fytyrës. Sfida të tjera kanë qenë informaliteti i lartë i tregut në lidhje me cilësinë e produkteve, cilësinë e njohurive, mungesa e edukimit profesional dhe standardet e trajtimeve, të cilat të gjitha ishin një lloj

Nëse doni të ndaloni plakjen dorëzohuni te Swiss Line

Vitet e fundit vihet re se gratë

shqiptare kanë rritur dukshëm

ndërgjegjësimin e tyre për

kujdesin ndaj lëkurës dhe sido-

mos pamjes së jashtme. Të gjitha

duan të duken bukur dhe të ndihen sa më të

reja edhe pse vitet kalojnë. Sigurisht që edhe

alternativat janë të pafundme: tashmë ka emra

të të shumëllojshëm në fushën e estetikës që

ofrohen si “shpëtuesit e rinisë së përjetshme”.

Në fakt, tundohemi për të provuar shumë

syresh e shpesh na duhet të eksperimentojmë

duke rrezikuar edhe të zhgënjehemi. Ndaj këtë

herë vendosëm t’ju prezantojmë më në detaj

me një produkt që ka bërë optimiste të gjitha

klientet në mbarë botën e që në Shqipëri e ka

sjellë Znj. Vasilika Selaj. Swiss Line, një nga

produktet lider në mbarë botën prej vitesh ka

bërë e vazhdon të bëjë të lumtura shumë gra

shqiptare që janë të vetëdijshme për kujdesin

ndaj vetes. Kur e ka nisur këtë mision Vasilika

ka qenë e frymëzuar nga përvoja në Kanada.

Tani mbas kaq vitesh ajo na tregon historinë e

suksesit të saj

>> speciale>> shëndeti

psikostil 87Psikostil 89

pengese afat-shkurtër. Por duke qenë pjese e tregut çdo biznes e ka në dorë të ndryshojë këto karakter-istika të tregut, ndaj në afat-gjatë mposhtja e këtyre faktorëve negative që vështirësonin futjen në treg luajtën një rol favorizues duke lejuar klientin të bënte diferencën midis cilësisë, profesionalizmit dhe stand-arteve.

Tashmë me një emër dhe koncept të ri, çfarë është Sëiss line Paramedical SPA?Sëiss line Paramedical Spa është kulminim i për-vojës 10 vjeçare në fushën e spa, veçanërisht është rezultat i bashkëpunimit dhe trajnimit mbi kujdesin e lëkurës me profesionistet e Swiss line. Si paraard-hësi (Toronto Beauty Spa), Swiss line Paramedical Spa është një koncept i ri, i cili ofron nivelin më të lartë të shërbimit ndaj klientit, të ndjerit mirë dhe të dukurit e re nëpërmjet trajtimeve ekskluzive parame-dikale të personalizuara. Një hap i ri për Swiss line është hyrja në epokën dixhitale, nëpërmjet Skanerit Diagnostikues të Lëkurës. Analiza dixhitale e lëkurës lejon të shohësh si do të duket lëkura juaj në të ar-dhmen dhe të korrigjosh problemet në të tashmen, përpara se ato të jenë të dukshme për syrin e njeriut. Duke qenë se analiza e lëkurës, qoftë ajo dixhitale ose tradicionale, është kritike përpara se të merret përsipër çfarëdo lloj regjimi i kujdesit të lëkurës, në mënyrë që të sigurohemi që jemi duke kryer trajtimin e duhur dhe përdorim produktet më të përshtatshme. Analiza dixhitale e lëkurës mund të japë një pamje më të detajuar mbi gjendjen e lëkurës, se sa analiza tradicionale, duke analizuar parametra si rrudhat, poret, dëmtimi nga rrezet UV dhe njollat. Ndërkohë ajo lejon dokumentimin klinik në lidhje me progresin

e arritur, edhe kur rezultatet nuk janë të dukshme për syrin e njeriut. Ne thelb Swiss line Paramedical Spa është një spa tradicionale me fokus te veçantë tek kujdesi për lëkurën, nëpërmjet trajtimeve ekskluzive paramedikale kundër plakjes. Swiss line Paramedical Spa, ofron një koncept te ri në përkujdesjen e lëkurës, duke ofruar produkte paramedikale Zvicerane të cilësisë së lartë. Këto produkte hyjnë në kategorinë “paramedikale”, që lidh hapësirën midis kozmetikës tradicionale dhe përbërësve farmaceutik, duke dhënë

rezultate të jashtëzakonshme. Pra trinomi, Trajtime Paramedikale Ekskluzive, Produkte Paramedikale Zvicerane dhe Skaneri Diagnostikues i Lëkurës janë tre “super-heronjtë” të cilët vijnë në ndihmë të atyre femrave të mprehta që kërkojnë një zgjidhje efikase, natyrale, të sigurt dhe rezultat-dhënese kundër plakjes së lëkurës.

Vasilika Selaj