53
1 / 53 MATERIAL TRAJNUES – Prezantimi i Alpha BUSINESS IMB – INSTITUTI I MODELIMEVE NË BIZNES Paraqitja vizuale Në paraqitjen kryesore lehtësisht mund të dallohen Menuja kryesore horizontale e përbërë nga Skedarë, Konfigurime, Regjistrime, Raporte, instrumente dhe Ndihme, kjo radhë e ndërtimit të menysë i jep përdoruesit edhe një udhëzues për mënyrën e punës. Elementi i dytë që bie në sy është menyja vertikale e përbërë nga funksionet ndihmëse si Guida për fillimin e punës, Manuali Online, Suporti online me zyrat e IMB. Dhe elementi më user-friendly është edhe Dashbord-i. Në formë grafike përdoruesi udhëzohet për konfigurimet e nevojshme dhe llojet e dokumenteve për secilin prej moduleve në program. Më lart tregohet Grafiku i ciklit të dokumenteve të shitjes, duke nisur që nga konfigurimi i artikujve, klientëve dhe deri tek regjistrimi i dokumenteve si oferta e shitjes, apo arkëtimet nga shitja.

Alpha Business

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Alpha Business

1 / 53

MATERIAL TRAJNUES – Prezantimi i Alpha BUSINESS IMB – INSTITUTI I MODELIMEVE NË BIZNES

Paraqitja vizuale

Në paraqitjen kryesore lehtësisht mund të dallohen Menuja kryesore horizontale e përbërë nga Skedarë, Konfigurime, Regjistrime, Raporte, instrumente dhe Ndihme, kjo radhë e ndërtimit të menysë i jep përdoruesit edhe një udhëzues për mënyrën e punës. Elementi i dytë që bie në sy është menyja vertikale e përbërë nga funksionet ndihmëse si Guida për fillimin e punës, Manuali Online, Suporti online me zyrat e IMB. Dhe elementi më user-friendly është edhe Dashbord-i. Në formë grafike përdoruesi udhëzohet për konfigurimet e nevojshme dhe llojet e dokumenteve për secilin prej moduleve në program. Më lart tregohet Grafiku i ciklit të dokumenteve të shitjes, duke nisur që nga konfigurimi i artikujve, klientëve dhe deri tek regjistrimi i dokumenteve si oferta e shitjes, apo arkëtimet nga shitja.

Page 2: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

2 / 53

Kjo pamje mund të personalizohet sipas përdoruesve dhe detyrave përkatëse që ka secili prej tyre. Dashboard-i është i ndarë në katër ambiente : në pjesën e sipërme të dritares jepet një skemë e veprimeve për modulin apo ciklin përkatës, djathtas tij afishohet lista e subjekteve të përfshirë në këtë cikël si p.sh. lista e klientëve/furnitorëve, lista e fatura të blerjes/shitjes dhe kthimeve të faturave , në pjesën e poshtme të dritares jepen raportet kryesore që përmban moduli përkatës, një grafik i shitjeve/blerjeve apo klientë/furnitorëve kryesore sipas modulit përkatës. Ky Dashboard është lehtësisht i konfigurueshëm duke mundësuar heqjen e atyre fushave të panevojshme për përdoruesin.

Menuja Skedarë

Ambienti Ndërmarrje - konfigurimi i ndërmarrjes tonë. Programi mundëson hapjen e disa kompanive paralelisht, ose me thjeshtë gjenerimin e bilanceve të pavarura për disa aktivitete. Më poshtë jepet pamja e ambientit të konfigurimit të ndërmarrjes.

Page 3: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

3 / 53

Pra këtu vendosen të dhënat e ndërmarrjes si dhe përcaktohet mënyra se si do të konfigurohet puna në program. Fushat më të rëndësishme për tu plotësuar janë Përshkrimi i ndërmarrjes dhe forma juridike e saj,, më pas tek tab-i i dyte Konfigurimi do të konfigurohen elemente të tillë si : Nivelet e çmimeve të shitjes me ose pa TVSh, maturimi i klientë/furnitorëve,mënyra e postimit të dokumenteve, konfigurimi i zbritjes në total të faturës dhe zbritjeve analitike në blerje dhe shitje, niveli i detajimit të artikujve. Një tjetër element i rëndësishëm në konfigurimin e ndërrmarjes është Arkivimi. Po të shikohet dhe nga figura më sipër tabi i tretë është pikërisht Arkivimi, po të klikohet aty do të hapet një ambient si më poshtë :

Arkiva e Brendshme bën të mundur ruajtjen e të gjithë dokumenteve të listuar si më sipër në databazën e programit në një format PDF. Pra gjatë regjistrimeve të këtyre dokumenteve

Page 4: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

4 / 53

realizohet ruajtja e tyre dhe në format PDF dhe më pas përdoruesi mund ti kërkojë këto dokumente në menunë Skedarë-Arkiva e Dokumenteve si më poshtë :

Pra siç shihet nga figura më sipër këtu përdoruesi mund të filtrojë me filtrat e kërkimit për të kërkuar ato dokumente që dëshiron të shohë ne format PDF ti printojë, apo fshijë ato.

Përveç Arkivës së Brendshme ekziston edhe një ambient tjetër Arkivimi i Jashtëm. Arkiva e jashtme mundëson bashkëngjitjen e dokumenteve të jashtëm në format Excel , Word, text, jpg me ambientet e regjistrimit ne Alpha. Në çdo ambient çelje , konfigurimi apo regjistrimi ne program ndodhet një buton i quajtur Dok+ ,si më poshtë :

Page 5: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

5 / 53

Pra në këtë rast është marrë kartela e artikullit, në pjesën e sipërme të dritares ndodhet butoni Dok+, sapo klikohet tek ky buton do të hapet një dritare si në figurën më poshtë :

Page 6: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

6 / 53

Këtu mund të kërkohen dokumente të jashtëm të formateve të ndryshme të ruajtur në kompjuter dhe ti bashkëngjiten kartelës së artikullit që po çelet, si p.sh një dokument Word apo një foto e artikullit. Dokumentet e ruajtur në arkivin e jashtme gjithashtu mund të kërkohen, apo printohen në menunë Skedarë-Arkiva e Dokumenteve.

Page 7: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

7 / 53

Struktura administrative-- çelja dhe konfigurimi nga përdoruesi i strukturave administrative sipas departamenteve dhe sektorëve , konfigurimi i skemës së kontabilizimit të listëpagesave. Më poshtë jepet pamja e çeljes së strukturave administrative.

Siç shihet dhe nga figura, në shembull është realizuar një ndarje e strukturave administrative sipas departamenteve dhe për çdo departament është caktuar një person Përgjegjës, këtu vendosen të dhënat e kontaktit për personin përkatës të çdo departamenti. Ekziston mundësia e Detajimit të llogarive 641 dhe 644 sipas Departamenteve duke klikuar opsionin Si Nenllogari, gjithashtu mund të realizohet detajimi i këtyre llogarive sipas Sektorëve të çdo departamenti.

Njësi administrative -- çelja e magazinave, dyqane ( si pikë shitje dhe furnizimi). Më poshtë jepet pamja e ambientit të çeljes se njësive administrative:

Page 8: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

8 / 53

Tek ky ambient realizohet çelja e magazinave, pikave të shitjes dhe pikave të furnizimit etj,. Elementë të tjerë të përcaktueshëm në këto ambiente janë edhe metodat e inventarizimit Periodik, i vazhduar, inventar, opsionet e ndjekjes së gjendjes .

Page 9: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

9 / 53

Njësi likuidimi – çelja e arkave dhe bankave me llogari të detajuara të planit kontabël. Më poshtë jepet pamja e ambientit të çeljes së njësive të likuidimit.

Në ambientet e çeljes së njësive të likuidimit Arka apo Banka, përcaktohen elemente për menaxhimin si dhe kontabilitetin, elementë si ndarja në grupe dhe nëngrupe të njësive ose me thjeshtë Njësi bazë likuidimi dhe nënjësi likuidimi (P.sh. Banka BKT- njësi bazë, BKT LEK, BKT EUR, BKT Linjë kredi – nën njësi likuidimi), elementë si numrat e iBAN të llogarive të bankave, numrat e llogarive të kontabilitetit të çdo njësie si dhe gjendjet fillestare të tyre në momentin e krijimit të një bilanci çelje.

Grupe dhe njësi artikulli – ndarja e artikujve të magazinës (dyqanit) në grupe e nëngrupe për te përftuar analiza të detjaura të gjendjes së inventarit, kostos dhe shitjeve për grupe të caktuara artikujsh, pika shitjesh(dyqane) dhe klientësh.

Page 10: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

10 / 53

Qytete e kategori – çelja e kategorive të klientëve-furnitorëve, përcaktimi i afateve të maturimit të detyrimeve ndaj furnitorëve apo të drejtave ndaj klientëve si dhe përcaktimin e vlerave të zbritjeve në faturën e shitjes sipas çdo grup klienti etj.

Mbyllje viti – Mbyllja e vitit ushtrimor është një procedurë e cila realizohet në fund të vitit ushtrimor dhe mundëson transferimin e të dhënave nga viti aktual ku është punuar në vitin e ri ushtrimor, si dhe krijimin e një Ndërmarrjeve të re ku do të punohet.

Siç shihet nga figura më sipër kjo procedurë mundëson gjithashtu dhe azhurnimin automatik të llogarive në monedhë të huaj, si dhe postimin e dokumenteve. Këto dy opsione janë fakultative dhe mund të mos zgjidhen. Pasi klikohet tek butoni Kontrollo fillimisht , më pas klikohet tek butoni Mbyll Vitin Ushtrimor. Kjo procedurë do të kërkojë disa minuta deri sa të krijohet ndërmarrja e re me të dhënat e mbartura nga viti paraardhës. Në ndërmarrjen e re do të transferohen automatikisht të gjitha gjendjet e llogarive te klasës 1-5, pra vetëm gjendjet e llogarive të klasës 6 dhe 7 nuk transferohen. Një nga avantazhet që jep ambienti i mbylljes së vitit është që përdoruesi mund të rikthehet të bëj modifikime në të dhënat e vitit paraardhës dhe që këto ndryshime të kenë efekt në vitin e ri fiskal lehtësisht mund të bëje rimbyllje të vitit ushtrimore. Rimbyllja e vitit ushtrimore nuk sjell ndikime në të dhënat e regjistruara për vitin e ri ushtrimore por thjesht do të ndikoje në gjendjet fillestare të llogarive.

Page 11: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

11 / 53

Menuja Konfigurime

Artikuj– çelja e artikujve të rinj ku përcaktohet magazina e çeljes, njësitë e matjes, klasifikimi në grupe e nëngrupe, nënklasifikimi në bazë të klasave të inventarit si lëndë a parë, mallra apo produkt i gatshëm etj. Më poshtë jepet pamja e ambientit të çeljes së artikujve qarkullues, të plotësuara fushat kryesore.

Siç shihet tek kartela e artikullit plotësohen të dhënat e artikujve si përshkrimi, barkodi, klasa e artikullit inventar prodhim etj , përcaktohet magazina e çeljes për artikullin, njësitë e matjes , metoda e kostos, niveli min dhe max , çmimet e shitjes. Opsioni Shpërndarje shpenzimesh bën të mundur klasifikimin e artikullit si artikull të cilit do ti ngarkohen shpenzime ekstra apo jo në ambientin e shpërndarjes së shpenzimeve, duke e bërë kështu automatike procesin e shpërndarjes së kostos (proces i denatyralizimit të shpenzimeve direkte në koston e artikujve).

Page 12: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

12 / 53

Metodat e Kostos – përllogaritja automatike pas çdo veprimi i kostove të artikujve për secilin artikuj sipas metodave të përcaktuara në kartelat individuale të tyre. Përllogaritja mund të bëhet sipas metodës FiFO, Mesatare, Mesatare sipas Dokumenteve. Duke aplikuar këto metoda përdoruesi i alphës ndihet më komode në menaxhimin e transaksioneve të hyrje daljeve nga magazina, si dhe në çdo kohe mund të marri një situacion mbi gjendjen e çdo magazine duke reflektuar kostot e çdo artikulli sipas metodave të paracaktuara. Fleksibilitet në përdorimin automatik të këtyre metodave të kostos është edhe lehtësia që të japin në lidhje me krijimin, modifikimin, dhe fshirjen e dokumenteve pavarësisht se nuk janë në renditje kronologjike, Pavarësisht se mundësia qe i jep përdoruesit për modifikime apo fshirje prish kartelat e kostove të artikujve lehtësisht me ambientin e rivlerësimit të magazinës përdoruesi mund të zgjedh që të përllogaris në mënyre automatike kostot për një magazine, një grup artikujsh, një artikull në veçanti dhe pas kësaj procedure të mund të marri një raport të reflektuar saktë sipas kostove reale të çdo artikulli.

Siç u shpjegua dhe më sipër në arkivin e jashtme butoni Dok+, tek kartela e artikullit mundëson bashkëngjitjen e dokumenteve të jashtëm, një ndër to dhe foton e artikullit. Nëse tek ky ambient realizohet bashkëngjitja e fotos së artikullit programi mundëson afishimin e tij në faturën e shitjes.

Artikuj Afatgjatë -- çelja e artikujve afatgjatë, përcaktimi i llojit të amortizimit dhe normave të amortizimit. Më poshtë jepet pamja e kartelës së artikujve afatgjatë, me fushat kryesore të plotësuara.

Page 13: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

13 / 53

Për artikujt afatgjatë siç shihet dhe nga figura, do të plotësohen fusha të tilla si kodi, përshkrimi i artikullit, magazina e çeljes, njësitë e matjes, do të vendoset klasifikimi i tij në llogaritë në kontabilitet, metoda e amortizimit dhe përqindja e amortizimit.

Çmime Shitje- konfigurimi i disa niveleve të çmimeve të shitjes për artikuj, aplikimi i një çmimi shitje për një grup të caktuar artikujsh. Më poshtë jepet pamja e ambientit të konfigurimit të çmimeve të shitjes.

Pra për çdo artikull mund të paracaktohen çmimet e shitjes deri në 22 nivele të pavarura. . Në ambientin e përcaktimit të çmimeve të shitjes përdoruesi nëpërmjet disa opsioneve mund të përcaktojë çmime sipas grupeve, nëngrupeve, kodifikimeve, furnitorëve, çmime të përllogaritura sipas një marxhi të caktuar nisur nga kostoja e artikujve e shumë funksione të tjera.

Page 14: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

14 / 53

Zbritje Analitike—konfigurimi i disa niveleve të zbritjes analitike për artikuj dhe lidhja e tyre me kartelën e klientit.

Siç shihet dhe nga figura më sipër, ky është ambienti i konfigurimit të zbritjes analitike deri në 35 nivele zbritje analitike për çdo artikull. Në ambientin e përcaktimit të zbritjeve analitike përdoruesi nëpërmjet disa opsioneve mund të përcaktojë zbritje sipas grupeve, nëngrupeve, kodifikimeve, furnitorëve, zbritjeve të përllogaritura sipas politikave të tyre të rebateve (rasti i depove farmaceutike).

Page 15: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

15 / 53

Klientë/Furnitorë – çelja e kartelës së klientë/furnitorëve me të dhënat identifikuese si ndërmarrja, nipti, kategoria, limitet paralajmërues apo bllokues, llogaria kontabël e subjektit, llogaria për zbritjet financiare në planin kontabël etj.

Page 16: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

16 / 53

Siç shihet nga figura , janë plotësuar disa nga fushat më të domosdoshme për një klient ose furnitor. Të njëjtat fusha ka edhe kartela e furnitorit, i vetmi ndryshim është Lloji i Subjektit që do të jetë Furnitor dhe Llogaritë në Kontabilitet.

Llogari kontabël – çelja e llogarive të reja. Më poshtë jepet pamja e ambientit të çeljes së llogarive kontabël.

Siç shihet, janë të plotësuara fushat kryesore për një llogari kontabël, ku vërehet lidhja e llogarive me një qendër kostoje,dhe përcaktimi i buxheteve mujore për çdo llogari sipas muajve, si në figurën më poshtë.

Page 17: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

17 / 53

Qendra Kostoje -- çelja e qendrave të kostos, në formë peme, konfigurimi i skemave të qendrave të kostos për shpërndarjen e shpenzimeve dhe të ardhurave.

Siç shihet dhe nga figura, gjatë çeljes së qendrave të kostos,programi të mundëson përcaktimin e monedhës së qendrës së kostos, përcaktimin e buxheteve mujore deri në dy nivele si me poshtë :

Page 18: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

18 / 53

Kartelë Punonjësi—çelja e kartelave të punonjësve, me të dhënat personale, përcaktimin e pagës bruto dhe elementeve të tjera të listëpagesës.

Page 19: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

19 / 53

Siç shihet , tek tab-i i parë i kartelës identifikimi plotësohen gjeneralitet e punonjësit, po të kalojmë tek tabi i dytë Paga dhe Shtesat do të konfigurohen elementët në lidhje me pagën e punonjësit,elemente si, lloji i pagesës 15 ditore apo mujore, monedha e pagesës, komponentët specifike si paga mujore, shtesat për vjetërsi pune, kompensimet, përllogaritja e raporteve si edhe mundësi qe vetë përdoruesi mund të përcaktojë elementë të tjera të nevojshëm për përllogaritjen e pagave.

Page 20: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

20 / 53

Të gjithë elementët në Tab-in Paga dhe Shtesat janë të gjithë lehtësisht të konfigurueshem nëpërmjet përdoruesit, ai mund të shtoje të modifikoje apo të fshije elementet. Mund të përcaktojë për secilin prej këtyre elementeve njësinë e përllogaritjes, si NR- fushë e cila merr vlerë manuale nga përdoruesi , FOR – merr vlerë nga një formulë, TAB – merr vlerë nga një tabelë ndihmëse për pagat (rasti i pagave sipas kategorive apo pozicioneve të punës). Të gjithë këto opsione e bëjnë modulin e listë pagesave një ndër modulet me fleksibël të programeve Alpha.

Tek tab-i i tretë Punësimet, plotësohen fusha të tilla si Departamenti dhe Pozicioni përkatës i punonjësit,data e fillimit,data e largimit, elementë të nevojshëm në gjenerimin e raporteve për zyrën e sigurimeve p.sh raporti i punonjësve të punësuar dhe larguar rishtazi.

Page 21: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

21 / 53

Konfigurimi i përllogaritjeve të listë pagesave për çdo punonjës.

Më poshtë ju është paraqitur pamja e dritares që bën të mundur konfigurimin e përllogaritjes së pagave. Ambienti është i ndare nga tre segmente Pagesa – shtesat për secilin punonjës, Ndalesa (komponentë si pagë bruto, page raporti, pagë jashtë orarit etj) – pakësimit në pagat e çdo punonjësi (komponentë si tatimi mbi pagën, sigurimet shoqërore/shëndetësore, ndalesa për telefon etj), Përllogaritëse – komponentë ndihmës në përllogaritjen e pagave (komponentë si ore në ditë, ditë në muaj, paga për sigurimet, paga për tatimet, etj). Në secilin prej segmenteve përdoruesi mund të shtojë, modifikojë apo fshijë komponentë të caktuar. Për secilin prej komponentëve ai mund të përcaktojë mënyrën e përllogaritjes (manualisht apo nëpërmjet një formule), llogaritë kontabël që do të përdori ky komponent, dukshmërinë e komponentit në regjistrimin e listë pagesës etj.

Page 22: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

22 / 53

Raporte Financiare—konfigurimi nga përdoruesi i disa formave të raporteve financiare si Bilanc,PASH dhe Cash Flow, duke i përcaktuar llogaritë që do të përfshihen në to sipas nevojave te biznesit. Më poshtë jepet një pamje e konfigurimit të formatit të Bilancit nga përdoruesi.

Shumë lehtësisht përdoruesi nëpërmjet këtij ambienti mund të ndërtoje një raport financiar Bilanc, PASH, Cash Flow por edhe format të lirë sipas specifikave të aktivitetit, përdoruesi mund të përcaktojë Emrin e raportit , faqet e raportit (p.sh aktiv, pasiv), zërat dhe nënzërat e këtij raporti, llogaritë kontabël që do të përfshihen në këto zëra, përfshirjen e gjendjeve të llogarive debitorë apo kreditore si dhe shumë elementë të tjerë.

Modelimi i ambienteve të punës— modelimi i kartelës së artikullit, klientëve dhe furnitorëve, faturë shitje dhe blerje, nga vetë përdoruesi,duke plotësuar vetëm fushat e nevojshme për biznesin. Ky modelim lehtëson punën e përdoruesit dhe mund të personalizohet në nivel përdoruesi. Më poshtë jepet një pamje e modelimit të kartelës së Artikujve qarkullues, ku janë plotësuar disa fusha të cilat do të marrin vlera default, në menyrë që gjate çeljes së artikujve të mos plotësohen sërish.

Page 23: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

23 / 53

Page 24: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

24 / 53

Po të klikohet tek butoni Shfaq Pamjen do të hapet një dritare tjetër si më poshtë :

Kjo është pamja e modelit standard të kartelës së artikullit. Këtu mund të hiqen fusha që nuk janë të nevojshme, të ndryshohet pozicioni i tyre në dritare,të bëhen të padukshme ato fusha që nuk i interesojnë përdoruesit, aktive/inaktive pra cilat fusha mund të jenë në dispozicion për ndryshime nga ana e përdoruesit apo jo ,mund të konfigurohet madhësia dhe lloji i shkrimit, ngjyra etj.

Page 25: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

25 / 53

Në ambientin e modelimit të faturës së shitjes po klikohet tek Shfaq Pamjen do të shfaqet dritarja si më sipër. Këtu mund të bëhet modelimi faturës së shitje, duke hequr fusha të panevojshme , duke i bërë ato të padukshëm ose inaktive , modelohet madhësia dhe lloji i shkrimit, etj.

Një ndër funksionalitetet më kryesore të modelimit të faturës së shitjes është edhe konfigurimi për një procesi sa më automatik të shitjeve, në modelimin e faturës së shitjes përdoruesi mund të përcaktojë në mënyrë paraprake vlerat e opsioneve si : Pika e shitjes, dokument magazine apo jo, nga cila magazinë do të bëhet dalje, fatura me TVSh apo jo, mënyrën e pagesës, shitësi i cili regjistron këto fatura si dhe shumë elemente të tjerë.

Në të njëjtën mënyrë modelohet edhe Kartela e Klient/Furnitorit dhe Fatura e blerjes.

Page 26: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

26 / 53

Menuja Regjistrime

Magazina – Hyrje (Dalje) në këtë ambient regjistrohet një fletë hyrje e zakonshme , për të vërtetuar lëvizjen e mallit nga një magazinë në tjetrën ose veprime të natyrave të ndryshme.

Pra siç shihet këtu jepet një pamje e ambientit të regjistrimit të një Fletë Hyrje në Magazinë. Elemente të përcaktueshëm në dokumentet e magazinës, magazina në të cilën bëhet veprimi, lloji i hyrjes apo daljes (fillestare, blerje, shitje, prodhimi, llogari etj), magazinieri etj. Të njëjtat fusha ka edhe ambienti i Daljes nga Magazina.

Fatura Blerje – Shitje tek ky ambient regjistrohen të gjitha faturat e blerjes dhe shitjes. Faturat janë dokumentit që justifikojnë transaksionet e Blerjeve dhe Shitjeve, marrëdhëniet me Klientët ose

Page 27: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

27 / 53

Furnitorët, për blerjen e mallrave, prodhimeve, shërbimeve apo materialeve të ndryshme të cilët duhet të jenë çelur më parë si artikuj.

Figura më sipër paraqet një pamje të ambientit të regjistrimit të faturës së Blerjes me Artikuj. Siç shihet këtu plotësohen të dhënat në lidhje me dokumentin e blerjes , nëse do të lidhet apo jo me doganë, nëse do të ngarkohet apo jo magazina si dhe më pas grida e artikujve qarkullues me sasitë dhe çmimet përkatëse, përcaktimi i mënyrës së pagesës, i zbritjeve në përqindje dhe në vlerë etj,. Ambienti i regjistrimit të faturës se Shitjes do të jetë si më poshtë :

Page 28: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

28 / 53

Siç shihet nga figura ambienti i regjistrimit të faturës së shitjes të mundëson përcaktimin e klientit,monedhës së faturës,kursit të këmbimit, afatit të maturimit, vendosjen e artikujve me sasitë dhe çmimet përkatëse,zbritjet në përqindje, zbritjet analitike sipas çdo artikulli etj. Siç shihet dhe nga figura , në faturë do të afishohet dhe pamja e fotos së artikullit e cila paraprakisht është ruajtur në arkivin e jashtme tek kartela përkatëse e artikullit. Funksionalitete sipas regjistrimit të dokumenteve: funksionalitete si: Butonat Para/Prapa që të çojnë në dokumentit e fundit të realizuar, Butoni Kont – për afishimin e kontabilizimit të dokumentit, Butoni Q.Kosto- për të bërë të mundur shpërndarjen nëpër qendrat e kostos së llogarive të prekura, Butoni Oferta- për të bërë të mundur lidhjen e faturës së shitjes me ofertën e dërguar klientit si dhe shumë funksione të tjera.

Page 29: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

29 / 53

Likuiditete Ambienti i regjistrimeve të Arkës, përfshin dritaret e regjistrimit të Mandat Arkëtimeve (hyrjet e likuiditeteve në Arkën e kompanisë) dhe Mandat Pagesave ( pagesat qe kryen kompania)

Figura më sipër paraqet ambientin e regjistrimit të një mandat Arkëtimi. Siç shihet këtu realizohet lidhja e mandat arkëtimit me faturat e regjistruara të shitjes për të cilat po arkëtohen paratë. Lidhja e faturimeve me pagesat/arkëtimet bën të mundur menaxhimin e gjendjeve të klientëve apo furnitorëve jo vetëm sipas gjendjes totale të detyrimeve dhe të drejtave por mund të menaxhohet gjendja e tyre edhe sipas çdo fature të likuiduar apo jo të likuiduar.

Page 30: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

30 / 53

Ambienti i regjistrimit të Derdhjeve apo Tërheqjeve bankare do të jetë si më poshtë :

Disa elementë specifikë të lidhur më konkretisht me modulin e arkës dhe bankës Një ndër elementët e menaxhimit të marrëdhënieve me klient furnitorët është edhe menaxhimi i të drejtave dhe detyrimeve jo vetëm në total por edhe sipas çdo fature specifike, pra në çdo moment përdoruesit mund të marrin një situacion për secilin prej tyre jo vetëm në total por në nivel faturimi, raportet faturime dhe pagesa për të dy llojet e subjekteve japin informacion për faturat e palikuiduara apo jo si dhe diferencat për secilën prej tyre. Në figurën e treguar më sipër në trupin e dokumentit përdoruesi në mënyrë fakultative nëse kërkon të marrë këtë lloj informacioni mund të zgjedh që për secilin prej subjekteve të zgjedhur të lidhë këtë arkëtim apo pagesë me faturën përkatëse (kjo e treguar në kolonat Lloji, Faturë, Datë). Kursi i këmbimit – llojet e kurseve të këmbimit

Page 31: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

31 / 53

Për një evidentim dhe një menaxhim më të mirë të transaksioneve në monedha të ndryshme programet Alpha të japin mundësi që të mbahet në disa lloje kursesh këmbimi. Kurs këmbimi për transaksionet e Arkës, Kurs Këmbimi për transaksionet e bankës, kurs këmbimi për Faturat (të gjitha llojet e faturave blerje, shitje, kthim blerje/shitje), kurs këmbimi për kontabilitetin për të gjitha transaksionet që prekin llogari kontabël si rasti i fletës kontabël.

Page 32: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

32 / 53

Azhurnimi i Llogarive

Ka disa ambiente për realizimin e azhurnimit të llogarive :

Azhurnimi automatik në mbyllje sipas skemave kontabël- ky është azhurnimi automatik që realizohet gjatë procesit të mbylljes së vitit ushtrimor. Në një ambient të caktuar në program instrumente-Skema Azhurnimi janë të çelura disa nga skemat e azhurnimit të llogarive sipas të cilave realizohet dhe përllogaritja në mbyllje të vitit ushtrimor. Përdoruesi mund të shtojë një skemë të re azhurnimi , figura më poshtë jep një pamje të këtij ambienti :

Pra siç shihet për çdo grup llogarish ka një skemë të caktuar azhurnimi sipas të cilës bëhet dhe kontabilizimi përkatës. Për të shtuar një skemë të re mjafton të klikohet tek butoni i Ri. Pasi bëhet konfigurimi i skemave në ambientin e mbylljes së vitit ushtrimor shfaqet dhe opsioni i azhurnimit automatik si më poshtë :

Page 33: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

33 / 53

Pra opsioni Azhurnim i Llogarive realizon azhurnimin automatik sipas skemave të paracaktuara me sipër.

Azhurnimi manual- Ky azhurnim realizohet manualisht nga përdoruesi ne disa ambiente. Për klient/furnitorët ky proces realizohet tek menuja Regjistrime-Veprime Klient/Furnitor-Azhurnim Klient/Furnitor.

Page 34: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

34 / 53

Siç shihet nga figura më sipër, këtu vendosen të dhënat e dokumentit si data dhe numri, më pas vendoset llogaria debi dhe kredi që do të preken nga azhurnimi i llogarisë si humbje apo fitime nga kurset e këmbimit. Më pas në gridë zgjidhen klientët ose furnitorët me llogari në monedhë të huaj dhe klikohet tek butoni Llogarit Azhurnimin.

Përsa i përket llogarive të tjera azhurnimi manual realizohet nëpërmjet një veprimi kontabël me një Fletë Kontabël.

Azhurnimi Vizual- Ky azhurnim nënkupton afishimin e disa raporteve në kontabilitet me opsionin Me Azhurnim.

Page 35: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

35 / 53

Pra siç shihet tek ambienti i raporteve të kontabilitetit disa raporte kanë të aktivizuar opsionin Me Azhurnim i cili nëse check-ohet afishon gjendjet e llogarive të azhurnuara me kursin përkatës. Oferta / Urdhërporosi në këtë ambient do të regjistrohen ofertat e klientëve dhe porositë për furnitorët, për të bërë të mundur konvertimin automatik, me pas të tyre në fatura shitje dhe blerje. Doganime import/Eksport në këtë ambient mundësohet regjistrimi i doganimeve për faturat e blerjes me import, lidhja automatike midis faturave të blerjes me dokumentin e doganës, përllogaritja e taksave doganore të importit dhe eksportit.

Page 36: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

36 / 53

Figura më sipër paraqet ambientin e regjistrimit të doganimeve-importit. Siç shihet në këtë dritare përcaktohen të dhënat në lidhje me faturën e blerjes të regjistruara paraprakisht, përcaktohet kursi i doganës, elementet e vlerës të vendosura nga dogana në përllogaritjen e bazës tatimore, taksat dhe tarifat doganore si dhe TVSh. Shpërndarje Shpenzimesh në këtë ambient mundësohet shpërndarja e shpenzimeve të ekstra për artikujt, në mënyrë që kostoja e artikullit në magazinë të pasqyrohet me vlerë reale.

Page 37: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

37 / 53

Figura më sipër paraqet ambientin e regjistrimit të shpërndarjes së shpenzimeve, pra denaturalizimin e të gjithë atyre shpenzimeve të drejtë-përdrejta për ato artikuj të blerë. Në rastin më konkret të doganës shpërndarja e shpenzimeve të transportit, siguracionit të mallit, agjencitë doganore, taksave doganore etj, duke qenë se janë të lidhura drejtpërdrejt me artikujt e blerë ky ambient të jep mundësinë e ngarkimit të këtyre shpenzimeve në koston e artikujve. Mënyrat e shpërndarjes së këtyre shpenzimeve janë të ndryshme: sipas përcaktimit në kartelën e artikujve që ky artikull ka apo jo shpenzime të tilla, sipas mënyrës përmbledhëse- që vlera e shpenzimeve do të shpërndahet në mënyrë proporcionale tek të gjithë artikujt, sipas shpërndarjes së konfigurimit të artikujve- kosto shtesë do marrin vetëm ata artikuj që janë konfiguruar me kosto shtesë, shpërndarje analitike – vetë përdoruesi zgjedh mënyrën e shpërndarjes. Listepagesa në këtë ambient do të regjistrohen listepagesat sipas departamenteve dhe sektorëve , për kartelat e punonjësve, sipas skemave të paracaktuara si dhe mundëson kontabilizimin e tyre automatik në program.

Page 38: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

38 / 53

Figura më sipër siç shihet paraqet ambientin e regjistrimit të listëpagesave sipas muajit përkatës dhe departamentit përkatës. Pra në momentin e zgjedhjes së punonjësit hapet kjo dritare me të dhënat specifike të listëpagesës ku vendosen parametra të tille si : numri i ditëve të punës,ditët e raportit, orët jashtë orarit, ndalesa apo shtesa të tjera mbi pagën , dhe më pas pasi klikohet butoni OK do të shfaqet dritarja si më poshtë :

Page 39: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

39 / 53

Pra automatikisht llogariten të gjithë elementët e pagës së punonjësit,duke realizuar dhe kontabilizimin automatik të listëpagesës dhe gjenerimin e raporteve përkatëse. Në lidhje me modulin e listëpagesave, gjenerohen të gjithë raportet e nevojshme për zyrën e sigurimeve (raporte këto të detyruara mujore), raporte si : Pasqyra e sigurimeve shoqërore/shëndetësore dhe tatimit mbi pagën, Pasqyra e punonjësve të punësuar dhe larguar rishtazi, formularët e deklarimit të pagesave për sigurimet shoqërore/shëndetësore si dhe për tatimin mbi pagën, listë pagesa banka si dhe shumë raportet të tjera Prodhimi në këtë ambient do të regjistrohen hyrjet e lëndëve të para dhe daljet e produkteve të gatshme nga procesi i prodhimit, kontabilizimi automatik i tij, shkarkimi automatik i lëndëve të para nga magazina,dhe transferimi i produktit te gatshëm për shitje tek magazina e produktit, transferimi i lëndëve të para nga njësia e prodhimit në magazinën e lëndëve të para të atyre lëndëve të tepërta në njësinë e prodhimit, thirrja e Ofertave të shitjes për klientët direkt në procesin e prodhimit. Më poshtë jepet pamja e hyrjes në procesin e prodhimit të lëndëve të para :

Page 40: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

40 / 53

Pra siç shihet këtu realizohet regjistrimi i hyrjes së lëndëve të para në procesin e prodhimit dhe njëkohësisht dalja e tyre nga magazina me koston e përcaktuar në kartelën e artikujve. Më pas do të behet dalja e produktit të gatshëm nga procesi i prodhimit si më poshtë :

Page 41: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

41 / 53

Pra siç shihet tek ky ambient bëhet regjistrimi i fletë daljes nga prodhimi për produktin e gatshëm dhe njëkohësisht hyrja në magazinë e këtij produkti të gatshëm. Në këtë formë regjistrimi përdoruesi mund të specifikojë natyrën e veprimit: Prodhim, Dalje Produkti, Prodhim dhe Dalje produkti, Transferim lëndë e parë, Llojin e daljes për magazinë, shitje, për prodhim. Nëpërmjet këtyre opsioneve përdoruesit mund të menaxhojnë shumë lehtësisht të gjitha dokumentit e zinxhirit të prodhimit.

Page 42: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

42 / 53

Qendra Kostoje regjistrimi dhe shpërndarja në qendrat e kostos të ardhurave dhe shpenzimeve.

Dritarja si në figurën më sipër do të shfaqet gjatë regjistrimit në qendrat e kostos të ardhurave dhe shpenzimeve, apo edhe të gjithave atyre llogarive të cilat përdoruesi i përcakton si llogari për tu shpërndarë nëpër qendrat e kostos. Pasi i themi Po do të hapet një dritare tjetër si më poshtë :

Page 43: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

43 / 53

Pra siç shihet nga figura këtu do të zgjidhet qendra përkatëse e kostos ku do të akumulohen të ardhurat dhe shpenzimet me vlerat përkatëse. Amortizimi regjistrimi i amortizimit mujor për aktivet afatgjata, llogaritja automatike e vlerave të amortizimit sipas normave të përcaktuara tek kartela e artikullit gjatë çdo regjistrimi blerje shitje, hyrje apo dalja nga magazina për këta artikuj si dhe kontabilizimi automatik i vlerave të amortizimit.

Në figurën më sipër paraqitet ambienti i regjistrimit të amortizimit shtesë për aktivet afatgjata. Përdoruesi mjafton që gjatë plotësimit të dokumentit të plotësojë vetëm datën e amortizimit të dokumentit dhe më pas të zgjedh artikujt që dëshiron ti përllogariten amortizimet, gjithçka tjetër plotësohet në mënyrë automatike nga programi.

Page 44: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

44 / 53

Flete Kontabël janë dokumente që përdoren për justifikimin e veprimeve të ndryshme kontabël, të cilat nuk bëhen me dokumentet e tjerë (Fatura Blerje/Shitje/, Mandat Arkëtim/Pagese, Fletë Hyrje/Dalje, Listë Pagesa, etj). Përdoruesi mund të kontabilizojë një veprim kontabël çfarëdo, që mund të mos bëhet dot nëpërmjet ambienteve të tjera të regjistrimit, si dhe veprime të veçanta apo specifike, që mund të duhet të kryhen.

Në figurën më sipër paraqitet ambienti i regjistrimit të fletës kontabël. Gjatë regjistrimit të fletëve kontabël përdoruesi mund të përzgjedh llojin e kontabilizimit si Bilanc Çelje- për hedhjen e gjendjeve fillestare në momentin e nisjes së punës në program, Azhurnim – për azhurnimin e llogarive në monedhë të ndryshme nga monedha e ndërmarrjes.

Page 45: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

45 / 53

Menuja Raporte

Banka

Ditari (Total) -Ky ditar përmban Llojin e dokumentit, datën e dokumentit dhe atë të regjistrimit, numrin e dokumentit,serialin, llogarinë kunderparti që është prekur në regjistrimet e Bankës, shumën e arkëtuar/paguar si dhe shumën progresive të arkëtimeve dhe pagesave. Derdhjet- Ky raport përmban llojin e dokumentit, datën,numrin ,llogarinë kundërparti si dhe shumën përkatëse të derdhjes.

Tërheqjet- Ky raport përmban llojin e dokumentit, datën,numrin ,llogarinë kundërparti si dhe shumën përkatëse të tërheqjes. Përmbledhëse e bankës - Ky raport paraqet të listuar të gjitha njësitë e Bankës, monedhat e tyre, shumat totale të arkëtuara ose të paguara për çdo njësi si dhe gjendjen në monedhën bazë dhe monedhën e llogarisë.

Magazina

Në këtë zë gjenerohen raportet që përmbajnë informacionin që ju jep gjendjet e magazinave, ecurinë e lëvizjes së artikujve, ju tregon për pasurinë tuaj në inventarë etj. Merr parasysh të gjitha regjistrimet e Fletë Hyrjeve, Fletë Daljeve si dhe Faturave dhe Kthimeve që shërbejnë njëkohësisht si dokumente Magazine. Gjendja e Magazinës - Jepet gjendja e një magazine të zgjedhur për të gjithë artikujt e saj. Ku tregohet totali i hyrjeve, daljeve si dhe gjendja në sasi dhe vlerë për çdo artikull.

Regjistri Analitik - Jepen të dhënat) e Fletë Hyrjeve apo Fletë Daljeve, në mënyrë analitike për çdo artikull.

Kartela e Artikullit -jepen lëvizjet për çdo artikull si Dokumentet, Sasia hyrje dalje, çmimi mesatar, Sasia Progresive, Vlefta Progresive.

Gjendja e Artikujve e Përmbledhur - Paraqitet Gjendja e Artikujve si inventar në të gjitha Njësitë Administrative të Çelura si Magazina.

Gjendja e Artikujve Min- Raporti në bazë të Filtrit të Magazinës tregon se sa është gjendja në Magazinën e përzgjedhur duke e krahasuar me gjendjen Minimum të vendosur në Çeljen e Artikullit. Gjithashtu duke e interpretuar këtë minimum sipas qëllimit të përdorur kemi dhe një kolone që tregon mungesat një mënyrë për të udhëzuar në mënyrë më të shpejtë përdoruesin për porositë që duhet të kryejë.

Page 46: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

46 / 53

Gjendja e Magazinës ne Vlefte Në këtë raport jepet një informacion në lidhje me gjendjen e magazinave e shprehur në vleftë për të gjitha magazinat, ku nëpërmjet filtrave përdoruesi mund të shohë vleftën e një magazine të caktuar.

Shitja

Raportet e Shitje japin informacion për këto lloj transaksionesh si dhe gjenerojnë formatet standarde të kërkuara nga zyrat e Tatim Taksave.

Regjistri Analitik i Shitjeve -Jepen të dhënat e Faturave të shitjes (si dhe dokumenteve të kthimit nga shitjet) sipas pikave të shitjes si dhe të artikujve që ajo përmban në mënyrë analitike (sasi, çmim, vleftë pa TVSH, me TVSH). Raporti paraqet totalin për çdo pike shitjeje.

Libri i Shitjeve- Përmban të dhënat e Librit te Shitjeve për çdo pikë shitje, sipas formatit zyrtar të Zyrës së Tatimeve.

Artikuj te Shitur - Tregon sasitë dhe vlerat e artikujve të shitur, në varësi të filtrit të përdorur, për një periudhë kohe. Raporti paraqet vleftën me TVSH dhe me zbritje për artikujt.

Marzhi i Shitjeve -Tregon listën dhe vlerat e artikujve të shitur si dhe marzhet përkatës të fitimit, dmth raport mes çmimit të shitur dhe kostos së bërë dalje, në varësi të filtrit të përdorur, për një periudhë kohe.

Shitjet sipas Artikujve - Paraqet për çdo artikull Sasinë ,Çmimin dhe Volumin e Shitjeve të kryera , si dhe Përqindjen që zë ajo në totalin e shitjeve të kryera.

Blerja

Raportet e Blerjes japin informacion për këto lloj transaksionesh si dhe gjenerojnë formatet standarde të kërkuara nga zyrat e Tatim Taksave.

Regjistri Analitik i Blerjeve -Jepen të dhënat e Faturave të blerjes (si dhe dokumenteve të kthimit nga blerjet ) sipas pikave te furnizimit si dhe të artikujve që ajo përmban në mënyrë analitike (sasi, çmim, vleftë pa TVSH, me TVSH). Raporti paraqet totalin për çdo pikë furnizimi.

Libri i Blerjeve -Përmban të dhënat e Librit të Blerjeve për çdo pikë furnizimi, sipas formatit zyrtar të Zyrës së Tatimeve.

Libri i Blerjes - Përmban të dhënat e Librit të Blerjes për çdo pike furnizimi , sipas formatit zyrtar të Zyrës së Tatimeve.

Artikuj te Blere - Tregon sasitë dhe vlerat e artikujve të blere, në varësi të filtrit të përdorur, për një periudhë kohe. Raporti paraqet vleftën me TVSH dhe me zbritje për artikujt.

Page 47: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

47 / 53

Blerjet sipas Artikujve - Paraqet për çdo artikull Sasinë ,Çmimin dhe Volumin e Blerjeve të kryera , si dhe Përqindjen që zë ajo në totalin e blerjeve të kryera.

Klientët

Këto raporte paraqesin marrëdhëniet me Klientët.

Kartela e klientit -Jepen regjistrimet që janë bërë në Kartelën e Klientit, dokumenti mbi bazën e të cilit janë bërë regjistrimet, përshkrimi i veprimit përkatës dhe vleftat përkatëse Debituar apo Kredituar, në monedhën bazë si dhe në monedhën e llogarisë të atij klienti.

Faturime dhe pagesa - Ky raport siguron ndjekjen analitike të likuidimit të faturave duke paraqitur të dhënat kryesore të faturave të Shitjes dhe të dokumenteve Arkë/Bankë si Nr. Dok., Datë Dok., Lloj Dok., Përshkrimi i veprimit, Nr. Fature, vleftë e faturuar dhe e paguar.

Situacioni i klienteve - Përveç të dhënave identifikuese më kryesore jepen edhe Shuma Debi, Shuma Kredi, dhe Detyrimi i Klientëve.

Maturimi i Klientit - Tregon në bazë të Kategorive të Paracaktuara të Klientëve si dhe Ditëve të Maturimit të vendosura në Faturat e Shitjes, maturimin e Detyrimit të tyre duke i lidhur këto të fundit me Likuidimet përkatëse.

Furnitorët Këto raporte paraqesin marrëdhëniet me Furnitorët.

Kartela e furnitorit - Jepen regjistrimet që janë bërë në Kartelën e Furnitorit, dokumenti mbi bazën e të cilit janë bërë regjistrimet, përshkrimi i veprimit përkatës dhe vleftat përkatëse Debituar apo Kredituar, në monedhën bazë si dhe në monedhën e llogarisë të atij furnitorit.

Faturime dhe pagesa - Ky raport siguron ndjekjen analitike të likuidimit të faturave duke paraqitur të dhënat kryesore të faturave të Blerjes dhe të dokumenteve Arkë/Bankë si Nr. Dok., Datë Dok., Lloj Dok., Përshkrimi i veprimit, Nr. Fature, vleftë e faturuar dhe e paguar.

Situacioni i furnitorëve - Përveç të dhënave identifikuese më kryesore jepen edhe Shuma Debi, Shuma Kredi, dhe Detyrimi ndaj Furnitoreve.

Maturimi i Furnitorit- Tregon në bazë të Kategorive të Paracaktuara për Furnitorët si dhe Ditëve të Maturimit të vendosura në Faturat e Blerjes, maturimin e Detyrimit tonë kundrejt Furnitorit duke i lidhur këto të fundit me Pagesat përkatëse.

Prodhimi

Page 48: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

48 / 53

Këto raporte paraqesin të gjitha veprimet e kryera me dokumentet e prodhimit.

Lista e Recepturave - Për te gjithë artikujt prodhim jep listën e përbërësve të tyre me sasitë përkatëse.

Regjistri Përmbledhës - Jepet regjistri përmbledhës për njësinë e zgjedhur të prodhimit. Ky përfshin të dhënat përmbledhëse ( vetëm totalet për Fletë Hyrjet dhe Fletë Daljet e prodhimit) Regjistri analitik i Prodhimit - Në të përmbahen të dhënat e Fletë Hyrjeve apo Fletë Daljeve jo vetëm përmbledhëse por edhe analitike për çdo artikull.

Gjendja e artikujve ne prodhim sipas Grup te dok - Në të përmbahen të dhënat kryesore të hyrje daljes dhe gjendjes së çdo artikulli lëndë e parë pavarësisht nga njësia e prodhimit. Produkt i prodhuar -Jepet lista e të gjithë artikujve te prodhuar sipas njësive të prodhimit. Analiza e produktit sipas recepturave -Paraqet për çdo njësi prodhimi artikujt e prodhuar duke analizuar për secilin prej tyre përbërësit në sasi dhe vlerë.

Konsumi i Lendeve sipas Produkteve - Paraqet për secilin produkt Sasinë dhe Vleftën e artikujve të konsumuar për tu prodhuar.

Gjendja e Artikujve ne Prodhim- Paraqet Hyrjet ,Daljet,Gjendjen,Koston dhe Vleftën për çdo artikull në prodhim.

Qendra Kostoje Raportet e Qendrave të Kostos pasqyrojnë veprimet që janë bërë në Kontabilitetin Analitik dhe shpërndarjet ne Qendrat e Kostos.

Raporti i analizës se qendrave te kostos Jep një informacion të detajuar për çdo regjistrim të bërë në çdo qendër kostoje. Ky raport paraqet në mënyrë analitike të gjitha regjistrimet, është një tip Libri i Madh, por për çdo Qendër Kostoje.

Rezultati i qendrave të kostos me zëra Jepet rezultati i qendrave të kostos së bashku me zërat dhe nënzërat i shprehur në monedhën bazë dhe në monedhën e qendrës së kostos.

Bilanci i komponentëve te kostos Jep informacion të përmbledhur për situatën e çdo Qendër Kostoje. Paraqet për çdo qendër kostoje Shpenzimet, Të Ardhurat dhe Rezultatin.

Realizim i buxhetit te qendrave te kostos Jep një krahasim midis rezultatit aktual dhe buxhetit për një qendër të caktuar të pasqyruar së bashku me zërat nënzërat e saj.

Page 49: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

49 / 53

Raporti i Qendrave te kostot sipas zërave -Jepet lista e Qendrave të Kostos me disa të dhëna të përgjithshme për to.

Raporti i Qendrave te Kostos sipas Llogarive - Jepen regjistrimet e Qendrave të Kostos sipas Llogarive në këto qendra kostoje. Përmbledhëse e Qendrave te Kostos sipas Buxhetit - Është raport që paraqet për të gjitha qendrat e kostos Buxhetin,Rezultatin dhe Diferencën në monedhën e qendrës së kostos dhe në monedhën bazë të ndërmarrjes.

Raporti i Qendrave te Kostos sipas Llogarive (Format 2) Jepen regjistrimet e Qendrave të Kostos sipas Llogarive në këto qendra kostoje. Listëpagesat

Gjenerohen raportet që lidhen me Pagat e punonjësve dhe Kontributet për Sigurimet Shoqërore si: Listë Pagesat, Kartelat e punonjësve, Lista e Punonjësve, Pagat Bazë, Kontributi i Sigurimeve, etj. Raportet e këtij ambienti marrin të dhënat nga dritarja e Çeljes së Punonjësve si dhe nga ambienti i Regjistrimit të Listëpagesave.

Lista e Punonjësve me Pagat - Në të jepen të dhënat kryesore identifikuese të gjithë punonjësve: Emri, Mbiemri, Adresa, Detyra, Lloj page, Pagat bazë aktuale etj.

Pagat Baze Analitike - Paraqet elementet përbërës të pagës për çdo punonjës në monedhën e përcaktuar të pagës dhe në monedhën bazë të ndërmarrjes.

Pagat Baze Përmbledhëse - Paraqet për çdo punonjës Pagën Bruto ,Sigurimet e Ndërmarrjes dhe Totalin e tyre.

Kartelat e Punonjësve - Paraqet për çdo punonjës kartelën me elementët e listepagesës Komponentët dhe Vleftën e tipit Pagesë , Komponentët dhe Vleftën e tipit Ndalesë dhe Pagën Neto.

Kontributi për Sigurimet Taksat mbi Pagen - Ky raport përmban të dhënat sipas formatit zyrtar që kërkojnë Sigurimet Shoqërore.

Historiku i Punesimeve - Jep informacion mbi Detyrën që ka cdo punonjës,Departamentit të cilit i përket,si dhe Periudhën e Fillimit dhe të Largimit nga puna.

Struktura Administrative - Eshtë raport që paraqet Departamentet , Sektorët dhe Personat e Kontaktit të ndërmarrjes.

Pasqyra e Sigurimeve Shoqerore Shendetsore - Formati standard E-26 që dorëzohet çdo muaj tek Sigurimet Shoqërore.

Pasqyra e Punonjësve te Punësuar Rishtazi - Paraqet për çdo punonjës Emër Mbiemër dhe Datën e Fillimit dhe të Largimit nga puna.

Page 50: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

50 / 53

Listepagesat - Në të përmbahen të dhënat e regjistruara në Listë Pagesat e punonjësve, paga, ndalesat, paga për ditët me raport, etj.

Amortizimi Gjenerohet raportet e Amortizimit që paraqesin llogaritjet dhe regjistrimet e Fletëve të Amortizimit të bëra, sipas regjistrit dhe pasqyrës së amortizimit. Në pjesën majtas sipër, duke klikuar, do të zgjidhni raportin që dëshironi:

Regjistri i Amortizimeve Përmban këto të dhëna : Nr.rendor, datë, Lloj Dok të Fletë Amortizimit, Datë Amortizimi, Normë e Amortizimi, Amortizimi i Mëparshëm, Amortizimi Shtesë, Amortizimi Gjithsej etj.

Pasqyra e Amortizimit Përmban të dhënat përkatëse të Nr. Llogarisë, Emërtimi, Amortizimi i Mbartur, Amortizimi vjetor, Gjithsej, Daljet, Amortizimi gjatë vitit dhe Amortizimi i Akumuluar.

Tabela e Amortizimit Raporti standard që paraqitet tek Llogaritë Vjetore të firmës. Përmban të dhënat përkatëse të Kartela, Emërtimi, % amortizimi, Magazina, Grupi, Llogaria Kontabile, Vlera Bruto Fillim, Amortizimi i Mbartur fillim, Vlera Neto Fillim, Amortizimi vjetor, Gjithsej, Hyrjet e reja, Daljet, Amortizimi gjatë vitit , Amortizimi i Akumuluar, Vlera Neto Fund, etj.

Lista e Artikujve AQT - Gjenerohet Lista e Artikujve, të çelur si AQT.

Kartela Përmbledhëse e Artikujve - Paraqet për çdo artikull Llogarinë që prek,Vleftën Gjendje,Amortizimin Gjithsej dhe Vleftën e Mbetur. Kontabiliteti

Dritarja që hapet nga ky zë është dritarja kryesore në të cilën shfaqen raportet e Kontabilitetit. Të gjitha regjistrimet që prekin Librat Kontabël.

Ditari i kontabilitetit - Gjenerohet Ditari i Kontabilitetit, ku regjistrohen veprimet kronologjike, sipas formatit standard të tij. Regjistrimet janë të organizuar në bazë të transaksioneve të kryera dhe të renditura kronologjikisht.

Kartelat e llogarive - Gjenerohen raporte për Kartelat e të gjitha Llogarive për çdo regjistrim të bërë me këto llogari: dokumenti mbi bazën e të cilit janë bërë regjistrimet, përshkrimi i veprimit përkatës dhe vleftat përkatëse Debituar apo Kredituar në monedhën e llogarisë.

Gjendje e llogarive Mastro - Përveç të dhënave të raportit Gjendja e llogarive me lëvizjet, përmban edhe gjendjen fillestare të llogarisë si dhe gjendjen dhe lëvizjet jo vetëm ne monedhën bazë por edhe në monedhën e llogarisë.

Page 51: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

51 / 53

Bilanci Kontabël - Gjenerohet Bilanci standard sipas formatit dhe zërave të dhëna nga Zyra e Tatimeve i detajuar sipas të gjithë zërave.

Te ardhurat dhe shpenzimet - Gjenerohet raporti i Llogarive të Ardhurave e Shpenzimeve. Edhe ky raport i përmbahet formatit dhe zërave të dhëna nga Zyra e Tatimeve. Ky format është i ndërtuar sipas natyrës së zërave.

Te ardhurat dhe shpenzimet (2) - Gjenerohet Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve me format sipas funksionit.

Cash Flow (metoda direkte) - Ky raport paraqet lëvizjen e likuiditeteve të një firme sipas metodës direkte. Cash Flow (metoda indirekte) - Ky raport i vjen në ndihmë ndërmarrjes për të ditur në çdo moment sa para ka në qarkullim ,por ndryshe nga metoda direkte ky raport merr parasysh fitimin para tatimit.

Financiare

Bilanci:

Raporti Standard - Përmban të dhënat përkatëse analitike të Bilancit, dmth. përveç emërtimit përmban dhe zërat e nënzerat e bilancit sipas nëndarjeve përkatëse.

Raport Menaxherial- Ky raport gjeneron raportin e zgjedhur sipas zërave duke bërë krahasimin e muajit korent me muajin paraardhës. Po ashtu krahasohen dhe vlerat aktuale me buxhetet që kemi vendosur për çdo zë gjatë konfigurimit të raporteve financiare.

Bilanci sipas Muajve- Përmban të gjitha të dhënat që ka raporti Format Bilanci, por të krahasuara sipas muajve të vitit korrent ku jemi duke punuar.

Te Ardhura Shpenzime

Raporti Standard - Përmban të dhënat përkatëse analitike të PASH-ve, dmth. përveç emërtimit përmban dhe zërat e nënzerat e PASH-ve sipas nënndarjeve përkatëse.

Raport Menaxheria - Ky raport gjeneron raportin e zgjedhur sipas zërave duke bërë krahasimin e muajit korent me muajin paraardhës. Po ashtu krahasohen dhe vlerat aktuale me buxhetet që kemi vendosur për çdo zë gjate konfigurimit të raporteve financiare.

Bilanci sipas Muajve Përmban të gjitha të dhënat që ka raporti Format PASH, por të krahasuara sipas muajve të vitit korrent ku jemi duke punuar.

Page 52: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

52 / 53

Cash Flow Direkt dhe inDirekt

Filtrat dalin në funksion të raportit e përdoren për t’i seleksionuar të dhënat e raportit nëpërmjet parametrave dhe kritereve. Për çdo raport janë te aktivizuara vetëm ato filtra te cilat kane kuptim ne gjenerimin e raportit.

Në raportet kryesore keni dhe versioni analitik që për çdo vlerë të dhënë, tregohet në mënyrë analitike nga gjenerohet vlefta apo sasia e dhënë.

Raporte Teknike

Raportet teknike janë raporte të cilat afishojnë për çdo ambient regjistrimi, dokumente të pakuadruara në kontabilitet, të regjistruara jo në rregull etj. Më poshtë jepet një pamje e tyre :

Page 53: Alpha Business

Material Trajnuese – Prezantimi i Alpha BUSINESS

53 / 53

Pra siç shihet në të majtë të dritares shfaqen ambientet e regjistrimit si Magazina, Kontabilitet, Shitje, Blerje etj, në pjesën djathtas afishohen disa raporte për secilin ambient që mundësojnë kontrollin e veprimeve të pakuadruara, të palidhura me magazinën etj. Këto raporte u vijnë në ndihmë përdoruesve për të kontrolluar dokumentet e regjistruara në program në çdo moment kohe.