108
VIKTOR GJIKOLAJ AMANET ! Mirgeeralb, 2017

AMANET - Lezhëlezha.gov.al/web/viktor_gjikola_amanet_5986.pdf · 2020. 4. 25. · Pyetën zogjt’ shtangun mbi degë E prap emrin s’ja kanë gjet… Vjen një nënë kadal-kadalë

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • 1Amanet !

    VIKTOR GJIKOLAJ

    AMANET !

    Mirgeeralb, 2017

  • 2 Viktor Gjikolaj

    Autor: Viktor GjikolajTitulli: Amanet !

    Redaktor: Dr. Sadik BejkoRecensentë: Esat Ruka

    Preng Maca

    Mundësuanbotimin: Mark Margjini, Lado

    Kostandin Gjikolaj

    Piktor: Pjetër Marku

    Art Grafik: Erald J.

    Botues: Mirgeeralb

    ©: Autori, Viktor Gjikolaj

    ISBN: 978-9928-07-495-9

  • 3Amanet !

    Bardëve të gjakut tim !

  • 4 Viktor Gjikolaj

    NË VEND TË HYRJES

    Mbasi mbarova të tetën klasë nuk më dhanë të drejtë tëvazhdoja më tej shkollën. Më dhanë në dorë parmendën, këtëvegël të moçme të lavërtarit për të lavruar tokën e kooperativës…Më bënë më vonë bukëpjeksin e parë të fshatit tim. Nën atë qielltë hirtë të ëndrrës, pranë parmendës a magjes së brumit, njëmik më ndodhej gjithherë njat. Ishte libri, ky visar i paçmuar ishpirtit njerëzor, me të cilin mbetem përjetësisht i dashuruar…

    Pas dy vjetësh punë në kooperativën bujqësore të Kurbeshit,nga që kishte dhe mjaft nevojë, dikush u bë fjalëmirë (në çdokohë ka njerëz të mire) dhe unë vashdova një shkollë dy vjeçarepër ekonomist kontabël. E mbarova shkëqyeshëm, por nuk quheshshkollë e mesme. Nuk mbahet mend sa pengesa kam pasur për tëdhënë lëndët plotësuese. Studimet e larta, për gjuhë-letersi, i kamkryer vonë, pas viteve ’90-të.

    Bartët e folkut mirditas dhe atij mbarëshqiptar, tradita e vyere poezisë shqipe, është shkolla poetike që formoi tek unë atëndërgjegje estetike, që t’i çmoj këto vlera e të mbështetem tekato, në të gjithë krijimtarinë time. Korifejtë e kësaj tradite Fishta,Naimi, Çajupi, Lasgushi, De Rada, Serembe, Agolli, etj, në themel

  • 5Amanet !të krijimtarisë poetike kanë frymën popullore, kumtin e thjeshtëe ndjesinë e thellë.

    Sa u përket këngëve autoriale, që janë kënduar pa emrin eautorit, ka qenë ajo pjesë e krijimtarisë, që më ka dhënëkënaqësinë më të madhe. Kur ato janë pëlqyer nga spektatori endigjuesi i radios, ka qenë testi më i madh për mua. Një festë tëvërtetë letrare kremtoja, kur ato botoheshin nga Instituti iKulturës Popullore.

    Përse këndoheshin pa emrin tim?…- Dua të harroj edhe pse nuk mund t’i harroj të gjitha….

    Marrë nga:Gjon Marku, “Antologjia e mendimit të

    sotëm për Mirditën”, 2009V. Gjikolaj, “Zogjt duan qiell…”, intervistë,

    fq. 583-584.

  • 6 Viktor Gjikolaj

    TEKSTE KËNGËSH

  • 7Amanet !

    Prolog

    FESTË LETRARE

    Kur shpall se kam festë letrare,S’kam dërguar roman për botim,As në konkurset kombëtareNuk jam nderuar me çmim...

    Një këngë shkruar kohë më parë,Në mes fletësh, pa emrin timVetëm, të mirët bashkëfshatarëE njohin autorin e saj, anonim.

    Se në skena festivaleshE kanë kënduar me çifteliKëngën e zemrës për një bijë tufaneshTë zjarrtën këngë për Shqipëri

    Në kullën e lartë të folkloritAjo mban firmën e popullit timNë rrjeshta, prushin e kraharoritKësisoj, qofsha, gjithmonë anonim!

    1976

  • 8 Viktor Gjikolaj

    SHTEGUT TË BJESHKËS

    Shtegut të bjeshkës shkon belhollaBardh’ e kuq faqet si mollaFlokt’ e gjatë ia prekin belinSi ujëvarë që prek ylberin.

    Refreni

    Jo, s’kam pak me të pa me syJo me ra, e më u çue me tyOj, e bukura ti.

    Shtegut të malit vjen ngadalëSi pëllumbesha përmbi valëSeç më merr një mall i nxetëRroj a s’rroj s’e di as vetë.

    Ref.Jo,....

    Muzika: Mark Gjoka, Mjeshtër i MadhE kënduan: Ermira Bodinaku, Kol Zefi e Mark GjokaGjendet në fondin e TVSH,1995

  • 9Amanet !

    NË KËTË JETËS’KA MOSHË MERAKU

    Humoristike

    Po del plaka në hajatDel e shef kush po rropatMe shkop në dorë po vjen një plakPo i thotë plakës: eja pak!

    U ndez plaka posi flaka:Hik or plak, t’u preftë nafaka,Se ta marr atë shkop prej doreE të baj si t’më biesh n’ore.

    Qeshi plaku: ha-ha-ha!N’dorën tande paça ra,Tjetër gja Zotit s’i dueVeç me ty me hokatue.

    Fjalët vonojnë, ulet shamataKuvendojnë plaku e plaka,Ç’ka tha plaka, e tha plakuNë këtë jetë s’ka moshë meraku.

    1999

    Muzika: Mark Gjoka, Mjeshtër i MadhE këndoi: Bardhok Deda në FFK,Gjirokastër, 2000Gjendet në fondin e RTSH

  • 10 Viktor Gjikolaj

    BRIGJEVE TË URAKËS

    Brigjeve të Urakës, fryn veri i hollëPërmbi flokë të vajzës, ra një lulemollë.

    Zgjati dorën djali, lulen me ta hjekunPa ty gushëgostare, nuk jam gjallë as dekun.

    Mos e merr atë lule, se ma kanë fal brigjetMerre zemrën time, se për ty po digjet.

    Muzika: Mark Gjoka, Mjeshtër i MadhE këndoi: trio, Tone Gjoka, Rina Suli, Alda Prendi,në F F Kombëtar, Berat,1995.Kjo këngë është kënduar në disa aktivitete rajonale e kombëtarenë Shqipëri dhe në diasporë nga soliste e grupe të ndryshmeGjendet në fondin e RTSH, 1995

  • 11Amanet !

    FALMI ZOT, EDHE DY SY

    Falmi Zot edhe dy syE të çmallem tue t’pa ty,At’ rrem floku derdh mbi ballëGris tek gjoksi këmisha e bardhë,Buzët pjeshkë me t’u shkri në gojëMandej deka të vijë kur të dojë.

    Falmi Zot edhe dy syVeç të shoh vesh për nusni,Në shpinë të kalit me duvakBardh si borë e kuq si flakë.Si ylber thyer mbi lugjePaj, s’ka dekë kush të merr nuse.

    Muzika: Mark Gjoka, Mjeshtër i MadhKënduar nga Bardhok Deda në F F Kombëtar, Gjirokastër 2004.Gjendet në fondin e RTSH, 2004

  • 12 Viktor Gjikolaj

    NË NJË MAL DY KEDHE VETËM

    Motiv popullor mirditas

    Në një mal, dy kedhe vetëmLarg i paskan tretun-o.Bajshin mriz për nën një lis,Nën një lis, po bajshin mriz.Larg i kishin tretun-o.

    Tek një lis, në një korieNdjella njanën të më vije,Ndjella njanën, e kobita,Më l’shuen qentë e, dola e ika.Larg i kishin tretun-o…

    Muzika: Mark Gjoka, Mjeshtër i MadhE këndoi në F F Kombëtar të Beratit 1995, Tone Gjoka e grupi ivajzve të ansamblit “Mirdita”Gjendet në fondin e RTSH,1995

  • 13Amanet !

    FRY, MOJ ERË E EUROPËS

    Fry moj erë e EuropësTretmi retë mos m’i le pezull,Kush m’a ndau vllanë prej sofrësS’e mbaj njerkë, në kët’fundshekull.

    M’asht tha buza ballë kallkanitM’ndave bukën, m’ndave pragun,Fry, moj erë e Ballkanit,Me Kosovën, s’ma ndan gjakun.

    Refreni:Lule t’bardha po çel toka,Nëna tokë!Po t’i sjell një tufë te sofraMoj, Europë!S’rroj pa vlla, me vllaun gjallëE n’mes kufini.Na mjeron ai gurë i randëMur’Berlini!

  • 14 Viktor Gjikolaj

    Lule t’bardha shpërthen toka,Nëna tokë!Shembe murin, që vet ngriteMoj, Europë.

    Kush Shqipnisë i thrret nanë,Kujt Shqipnia i thotë djalë,Le t’a shembë, murin e ziMe trimni, me fjaln’ e bardhë.

    M’asht tha buza ball kallkanitM’ndave bukën, m’ndave pragun,Fry, moj erë e BallkanitMe Kosovën, s’ma ndan gjakun.

    Fry moj erë…

    U shkrua me 1991 dhe u kompozua nga Mark Gjoka, Mjeshtër iMadh. Herën e parë u këndua në Zvicër nga Kolë Zefi dhe grupi ipërbërë nga Lirie Rasha, Prena Beci, Mark Gjoka, Mark Nikolli.Në Festivalin Folklorik Kombëtar, Berat 1995, u këndua nga KolZefi e Grupi i Burrave të Mirditës. Kënga u përzgjodh për koncertinme numra të zgjedhur të Festivalit Folklorik të Beratit, 1995.Gjendet në fondin e RTSH, 1995

  • 15Amanet !

    NGA STAMBOLLI VJEN NJË LETËR

    Nga Stambolli vjen një letërPyet Preng Biba kulln’ e vjetër-N’ato shkrepa, n’ato grigjaA ka lane dimni filiza,A veç delet rrinë në mrizaEdhe hutat var në lisa?Dheu em, ku m’ka le nanaDjep për trima e mriz për zanaKanga e knueme mbi taborreKu shkëlqejnë kryqet mbi vorre,Porta e Naltë dhe EuropaKa hap gojn’ me na nda copa

    Tha Mirdita, kur knoj letrën- Për at Krisht, që m’ka fal jetën,Pasha benë, që i kam dhanë ZotitS’i bje mohe Kastriotit.Ka brof n’kam, Preng Marka Prenga:-Sa t’na rrjedhë gjaku në rremaPushkë për shpi, shpi e flamurDheun e t’Parve, s’e lshojmë kurrë.

    Për besëlidhje, kur shtrojmë sofrënKem’ Çamrinë e kem’ Kosovën,Asht Labri e Hot e GrudëQë s’e njohin fjalën “tutë”Të gjith’ një zot kemi mbi neKur thërret gjaku për atdhe.

  • 16 Viktor Gjikolaj

    ASHT IM BIR

    Agu i bardhë e grisi natënGjaku i trimit ngren muranënPërskaj bregut ku skuq valaN’buzë t’djemnisë po dridhet fjala...

    Askush emnin s’po ja dinKanë pyet dallgët përmbi Drin,Pyetën zogjt’ shtangun mbi degëE prap emrin s’ja kanë gjet…

    Vjen një nënë kadal-kadalëNjë luftar para i ka dalë…- A ma njeh trimin e vrarë?N’shteg të ballit ka një varrë,I rrjedh gjak sa një ujëvarë.

  • 17Amanet !

    - Bir, or bir, ky Drini i moçëmKur rrebeshet kanë trand tokënE shqiptari dha nji fjalë,Rrodh i kuq e kurrë i bardhë.

    Nëna n’sy e shikon djalinE rrok n’krah e ja puth ballin:- Për Shqipni kush jetën fal,Asht im birë, se asht shqiptar.

    Muzika: Mark Gjoka, Mjeshtër i MadhKendoi: Kolë Zefi

    1986

  • 18 Viktor Gjikolaj

    QESIN PUSHKË DJEMT E SELITËS

    - Ç’janë k’to krisma n’bjeshkë t’Mirditës- Qesin pushkë djemt e SelitësZjarm ke zemrat- flakë tek armët,Mbi këtë tokë s’i lajnë nizamët

    Mbi Valmor për pa u ngrit flakaPër pa u mbush me gjak UrakaPa na shterr gurrat e bjeshkësNuk kalojnë urditë e Nepsës

    Krisi pushka n’ato halaOkmanzarit i ka shkue fjala- N’log t’mejdanit njihen burratKur t’i pjekim kacaturrat.

    Për atdhe kta djem petritaNdezën flakën nëpër pritaPërmbi ballë shamitë e kuqeJu flakojnë si zjarme lufte.

  • 19Amanet !

    Për Evropë asht rrafun teli- Në Selitë ka mbet asqeriMe u dalë n’ballë të kallin frikëMe kthye shpinën ,s’të lajnë me ik.

    Pushkët n’sup i mbajnë me gjalmaS’durojnë mretën e s’durojnë krajla- Kush e prek kët’ tokë sall pakÇdo grusht dheu pikon gjak…

    E shkruajta në prill 1981, në klimën e ndezur të ngjarjeve nëKosovë. Ata, që e kanë jetuar atë kohë, e kuptojnë lehtënëntekstin e këngës.E muzikoi Servet Cara dhe këndoi Nikoll Kala e grupi iKurbneshit në një aktivitet krahinor që u organizua në prag tëfestivalit kombëtar të ansambleve të klasës punëtore të atij viti.Është në fonetekën e Radio Tiranës (rregjistruar më 1981).Është kenduar edhe nga Arif Vladi, Mjeshtër i Madh.

  • 20 Viktor Gjikolaj

    PËR KOMBIN NANA - PËR LIRINË BURRA

    Gjakun e arbrit e përtëritë në brezaTrimninë shqiptare përkundët në djepaKangë heroike, kënduat si ninullaPër kombin nana-për lirinë burra.

    Tamli i Teutës rrodhi te dardaniaGjergj legjendarin e rriti Vojsava,Zogj shqiponje, mbajti në krah MamicaMbiu me nagant-Shote Galica

    Thikat e hasmit n’shtat ju ngulën lokesShaminë e djepit ia përgjakën foshnjes,Ju ngritët ballin e kush s’ua pa lotinE më shumë heronj, na dhatë për kombin.

  • 21Amanet !

    Ju na dhatë mjaltë nga “Bleta Shqiptare”Gërma prej gjaku hodhëm n’abetarePër gjuhën e bukur, bijtë u banë kështjellaSi ujvarë e bardhë t’na rridhte në breza.

    Thotë lokemadhja lëngoi e vuejSa herë shkojnë djemt’ në dhe të huejDigjet zemra e saj porsi prush nga malliNë brigjet e pritjes, rrudhat shton te balli

    Zogjtë e shkabojës nëpër kontinenteLotin e mallit – gurë e mbajnë mbi vete,Fortesën e gjakut nuk e shemb stuhijaNa e rrit nanlokja, zemrën sa Shqipnia.

    Muzika: Bardhok Koka;Këndoi: Kolë Gjini e Grupi i Kurbneshit 1983-1993

  • 22 Viktor Gjikolaj

    ME SHTATË PLAGË NË KRAHANOR…

    - Kjo rrufe, motër ku ra?- Më ka lanë hasmi pa vllaShtatë herë zemrës m’i ka ra.

    Me shtatë plagë në krahanorI ka skuq shtatë bjeshkë me borëShtatë krajlnive s’u ra n’dorë.

    - Qëndro motër se s’je vetëm,Kanë ardh dallg’ n’kam na kanë gjetunPa prush votra, s’na ka mbetun.

    Trandet bjeshka prej kushtrimitKa rrok motra armët e trimitVdekja i rrin te shtegu i synit…

    Ç’asht një dritë që ndrit tek balli?-Me rrok armët m’asht ba djaliS’mund t’ma shuaje farën krajli

    S’mund t’ma shuajë hasmi farënS’mund t’ja ndali zemrës kangënMe shtatë plagë e hedhim vallen…

    Këndua: Prena Beleshi dhe Prena Beci(Deda), në FestivalinFolklorik të Mirditës, më 1988, shoqëruar me kavallnga Mark Gjoni.

  • 23Amanet !

    UDHA JONË, ASHT’ UDHA E ZOTIT

    Moj Mirditë, sofër bujareEmënmirë, por kurrë pa halleBrez pas brezi e mot pas motitUdha jote-udha e ZotitShtati yt gjerdan me maleNë çdo mal-nji katedrale

    Mijra vjet,moj nanë fisnikeShqiptarisht, djemninë e rriteSa herë dielli s’ bani dritëPat Shqipni, se pat MirditëPaj t’kan thanë burrat e Dheut:“I Arbnisë fis i kryekreut”

    Moj Mirditë,sofër me diellKush ta shkroi emnin në qiellGjaku i arbrit për liriBesa-besë për ShqipëriBrez pas brezi e mot pas motitUdha jote-udha e Zotit.

    Muzika: Mark Gjoka, Mjeshtër i Madh.Këndoi Kolë Zefi dhe Grupi i Burrave Mirditë në F F Kombëtar,Gjirokastër, 2004

  • 24 Viktor Gjikolaj

    TOKËN TONË E BEKOI ZOTI

    O Shqipni, ty tu shtoftë moti!Ç’bukuri të ka fal ZotiNëntokë-thesarë e mbitokë-hambarëT’i ka fal Zoti, veç për shqiptarëKurrë s’ka pas ksi bukurieShtati yt- o me dritë lirie?!...

    Amerikë, moj zonjë e ranëZemra jote-det pa anëFjala jote-dritë që s’fiketNa i ke prujt gjithmon rreziqetKur ja zunë diellin ksaj tokeMorëm dritë, nga drita jote

    Qoftë mallkue, kush qet ngatrresaNë vllazni e nëpër brezaKush i pret gjuhën urrejtjes,Mbjell në zemra farën e shpresësSe kët’ tokë e bekoi Zoti,Nanë Tereza e Gjergj Kastrioti.

    Muzika: Aleksandër Kola dhe Kolë Zefi.Këndoi: Kolë Zefi e Grupi i Burrave Mirditë, në F F Kombëtar,Gjirokastër, 2000

  • 25Amanet !

    SHPIA E ZOTIT DHE E MIKUT

    IKemi le në malet e bardhaKur e para ishte fjalaNgulëm n’ trojet e ArbnisëMe bekim të perendisëIIVotra e lashtë, dimën e verëRujti gjuhë, zakon e nderëFisi i Arbnit, soj fisnikutShpia e zotit dhe e mikut

    Ref.Sofra plot, Bajram e PashkëDasma e festa i bajm bashkëN’zemrat tona rron liriaFeja jonë, asht shqiptaria.

    IIIDjepi i arbnit, djep i bardhëGur themeli i shtetit parëRriti princa e dijetarëI ka njoh Europa mbarëIVN’kohë t’vjetër e të reVeç nji zot kemi mbi neGjaku i arbnit në çdo brezShqiptar lind, e shqiptar vdes.

    2015

  • 26 Viktor Gjikolaj

    QIELLI I ARBNIT, PLOT ME YJE

    Bajraktarit e Plakut të Oroshit,patriotit të shquar, Preng Marka Prenga.

    IQielli i Arbnit, plot me yjeHistoria i gdhend me emnaPër kuvend, po rrin në kryeBurri i urtë, Preng Marka Prenga

    Sa herë dallgët, msyen kto troje,Nga Stambolli a MoskoviZemerzjarrtë, me krah shqiponjeN’ball t’djemnisë e pat Oroshi

    Ref.Burrë mentar, Preng Marka PrengaPrin luftarve t’PavarsisëTë bashkohen, ia dasht zemra,Trojet tona, t’shqiptarisë

  • 27Amanet !

    IIPlaku i bardhë si rrezja e dritës.Krah Abatit e ParisëEmnin nalt ja çoi MirditësZemra e bardhë e Shqiptarisë.

    Në kuvende e oda t’naltaKa lanë fjalë në historiKudo shkoi, la gjurmë të artaPër burrni, besë e pleqni.

    Muzika: Mark Gjoka, Mjeshtër i Madh.Kënduan: Mark e Tone Gjoka

  • 28 Viktor Gjikolaj

    KURRË NUK MBETE VETËM

    IAjo vjeshtë e bardhëMë shfaqet si andërrTy të bani nuseMua m’ bani dhandërDita e bekuarNuk harrohet kurrëUnë të bana gruaTi më bane burrë

    Ref.O shpirtflorinjtaKur larg unë ikaMe vete mora mallinKurrë nuk mbete vetëmSe ty të lashë zemrën

  • 29Amanet !

    IIMotet lumturiJetës sonë i dhanëTi më bane babëUnë të bana nanëBashkë i kalojmëBrenga e gëzimeNë çdo hap me tyO e shtrenjta ime

    Ref.O shpirtflorinjta......

    Muzika: Kol Susaj, Mjeshtër i MadhKëndoi: Gjin Dona

  • 30 Viktor Gjikolaj

    MINERAL NXORËT NJË JETË,POR FLORINI, ISHIT VETË

    Mijra vjet, o ky fisi ArbërThemelet i hodhi, mbi krom e bakërToka arbnore, trojet shqiptareShtatin me male, gjoksin plot thesare

    Pirustët e motit, mjeshtra të metalitE shkrinin bakrin, në mes të acaritMademet i derdhën, në stoli e heshtaTraditën e ruajtën, me shekuj e breza

    Ref.Kanga jonë sot del prej zemrësU këndojmë djemve t’ minierës:Mineral nxorët, një jetë.Por florni, ishit vetë

  • 31Amanet !

    II

    Minatorët tanë, nderi i punëtorisëNxorën thesarin, ia thanë ShqipërisëI derdhën si lumi, udhëve të nëndheshmeHovet rinore dhe djersën e ndershme

    Me shpirtin e pasur sa vetë thesaretNuk i mposhti kurrë, mundi as halletMe heroizëm, heronjtë e thellësivePo, i thanë të drejtës e jo padrejtësive!

    Muzika: Servet CaraKëndoi: Marian Lleshaj e grupi i Mirditës

  • 32 Viktor Gjikolaj

    TRINGËLLOJNË E TRINGËLLOJNË

    Tringëllojnë e tringëllojnëKumbonët ke zalliNë mes dhenëve që mrizojnëFyellit i bjen djali

    Matanë bregut ,në një kodërCucat korrin gruninVrik e vrik njaj cucës së vogëlDjali ja lshon synin

    Asht puntore,asht trimneshE shpejtë si veriuBuzët flakë e sytë e zez,Siç i don bariu

    Tringëllojnë e tringëllojnëKumbonë edhe zileShkon një kangë për dashurinëKodrave jeshile

  • 33Amanet !

    Mirë se vjen e bardha vjeshtëBashkë me dasmën tonëUnë bari e ti bujkeshëPranë e pranë,gjithmonë.

    Bashkë me muzikantin Servet Cara, aso kohe përgjegjësi Shtëpisë së Kulturës së Fshatit të Bashkuar Zajs, gjatëeksplorimeve për këngët burimore të Selitës, në fshatin Zajs,një grua në mes të moshës na këndoi këto vargje: Tringëllojnëe tringëllojnë/Bilbilat ke fusha/Çohu, Deli Aga, çohu/E nakce me pllusha(çorape leshi)

    Vargjet i shënova unë, ndërsa melodinë Serveti. Ishteshumë e veçantë, çoftë për metrin, qoftë për melodinë. Ramënë një mendje që kjo këngë mund të vihej në programin egrupit folklorik, duke rregulluar ndonjë gjë të vogël. Pas dyditësh unë i paraqita grupit të punës këtë tekst, të cilin po ebotoj pas 30 vjetësh.

    Është në fondin e fonetekës së Radio Tiranës,1978. Kamrasën të dëshmoj me ndershmëri dhe emocion, por edhe menjësoj krenarie se bashkëpunimi im me Servet Carën,kulturologun Ndue Tusha (çuditërisht ishte kryetarkooperative), muzikantin, Mark Gjoka, drejtorin e shtëpisësë kulturës Sulejman Kamberi, ka qenë krejt i suksesshëm.Grupi folklorik jo vetëm mori flamurin e F F të rrethitMirditë, por edhe u dekorua me urdhërin “Naim Frashëri”,më 1978. Ashtu siç është thënë edhe më heret, Selita ka njëfolk mjaft të pasur e jo pak të veçantë nga zonat e tjera.Kështu në programin e Ansamblit Mirdita gjeti pasqyrim tëgjërë dhe folku i Selitës.

  • 34 Viktor Gjikolaj

    QAJ, MOJ ZEMËR

    Shpirtin me prangaTrupin me dangaRrethue me telaLotin s’ma than era...

    E deshta dritënPse ma dhanë terrin ,Qaj, moj zemra ime ,Copash e shoh qiellin...

    E deshta vashënSi sytë e ballitQaj ,moj zemra imePo thahem prej mallit...

    Oh, moj nanë, po vjen një fluturUlet mbi gjemba,Duro zemra ime, rrethue me telaDuro zemra ime,Nuk lidhet pranvera...

    Muzika: Mark Gjoka, Mjeshtër i Madh.Këndoi: Prena Beci në FF Kombëtar, Berat 1995Gjendet në fondin arkivor të RTSH.

  • 35Amanet !

    GJURMËVE TË PRANVERËS

    Djal -o, more djalëKy dimën i bardhëNa erdhi pa pritunE s’po din me dalë...

    Se kjo jetë pa tyQenka jetë pa jetëSyni t’mban në sySi dritën e vet

    Ref.Valve u kam thanëI kam thanë dhe erës:Djal -o, do të kthehemGjurmëve të pranverës.

    Është shkruar në vitin 2001Kompozuar nga Mark Gjoka, Mjeshtër i Madh.U këndua në F F Kombëtar, Gjirokastër, 2004 nga Arinda Gjoni

  • 36 Viktor Gjikolaj

    GURRGULLON GURRA MALSORE

    Kangë majekrahu

    Gurrgullon gurra malsoreHidhet vallja merditoreKeto gurra rredhin pastërPrej Merdite në Gjinokastër.

    Herën e parë këto fjalë u kënduan nga vëllezërit Preng e DodeBeci, në festivalin folklorik të Mirditës, në vitin 1973.Në Festivalin Folklorik Kombëtar të atij viti, i këndoimajekrahu, këngëtari i njohur mirditas, Nikoll Preçi

  • 37Amanet !

    S’E HARRON MIRDITA KURRË

    Kangëtarit të shqur mirditas, Fran Vorfit

    Rend nji shqipe n’qiell të NderfanësI thotë diellit, i thotë hanës:- Dheut të Arbnit, tokës së ZotitNder i dha, kanga e Fran Vorfit

    Zani i tij si valë kristaliSi fllad bjeshke e ushtimë maliKrah për krah me vllazën bashkëE ka shtang kalanë e lashtë.

    Ref.Lumja ti, moj nanë MirditeZabilbil, Fran Vorfin rriteSa herë bjen nji çifteli,Na bashkon kanga e tij

  • 38 Viktor Gjikolaj

    Moj Mirditë, me diell mbi votërKur këndoi Frani në sofër,Me Gjokë Becin, mjeshtër fjaleNë log të kangës ngrite male...

    Me dy tela çiftelieNdezi kangë me dritë liriePër traditë e për flamur,Jo, s’i harron Mirdita kurrë

    Muzika: Mark Gjoka, Mjeshtër i Madh.Këndoi: Mark Gjoka e Grupi i Mirditës

  • 39Amanet !

    S’TË KISH FAL ZOTI BESNIKE

    Vesh me t’zeza fund e kryeFtyrën e verdhë si ftoi mbi degëShall të zi lidh qafës nyjeNji tufë lule n’gjoks mbështet

    Kaloj viti e ndërroj lojaHodhi shtatit petka të rejaNdjena Zot, vrik harrojnë burratGratë e hijshme, mbetun t’veja

    Ref.Mos m’buzqesh, vejushë e bukurSikur don me m’thanë nji fjaëUnë çdo lidhje kam këputurQysh kur isha djalë

    Si qiri ti nuk u treteSi qiri nji ditë u fikeLarg më ike, m’dole beseS’të kish fal Zoti besnike...

    Kurbnesh,1999

  • 40 Viktor Gjikolaj

    LINDIM PËR LIRINË

    - O ku-ku, oj loke, po kallet konaku,Prrue po shkon loti, lum po derdhet gjakuPo na i therin foshnjat pa dalun prej barkut!...

    - Qëndro zemra e lokes e loti të teretPaj, kulla të kallet e gjaku të derdhetSa t’ ketë qiell e tokë nuk shkulen themelet

    -Jam e ligë, oj loke, kam shtatin e zanëPres me m’le nji djalë a nji çikë si hanëDita s’e pret natën, pa u ba unë nanë

    - Mbaju fort, oj bijë, si guri nër shkrepaN’mal e fush e vrri e n’Lugjet e VerdhaI rritëm breznitë, me plumba nër djepa

    - A po ndie, oj loke, si po qanë kërthini,Ma zatet pak shpinën, te ky gur kufiniSi rron Kosova, t’a shoh krejt njerzimi!

    Lindim për liri e rrojm për atdheDorë për dorë me ty. moj Evropë e reNë trojet e lira, djepat mbush me plumbaPo i kthen Kosova, çerdhe për pëllumba!

    Kurbnesh, 1999

  • 41Amanet !

    NJË BILBILI TË SHQIPTARISË

    Këngë kushtuar poetit Gjokë Beci, Mjeshtër i Madh

    IKu je fjala që gjëmon, që gjëmonEdhe djeg e ledhaton, ledhatonTi, je sofra që na thërret,Je, poetiTi , je zëri, që këndonO, Gjokë Beci!Ti, je sofra, që na thërretTi je zëri, që këndon, këndon një jetë

    IISa herë penën merr në dorëPikon guri, lot e mallDigjet hana mbi ValmorShkelqen dielli mbi Çamëri.Mbi Prishtinë e mbi Tiranë.

  • 42 Viktor Gjikolaj

    Ref.Ku je fjala që gjëmon…

    IIINë çdo ditë, që vjen e shkonBilbilon për shqiptarinëBash si gurrë, që gurgullon.Komb e jetë i ke njësojSi shqiptari për Shqipërinë

    Ref.Ku je fjala, që gjëmon..... etj

    Kënga u shkrua në gjallje të poetit.Muzika: Mark Gjoka, Mjeshtër i MadhKëndoi: Mark Gjoka e grupi i MirditësGjendet në fondin e TVSH,2007

  • 43Amanet !

    PRENG MARKOLA- DERË E PARËMbi motive të poemës “Lahuta e Malcisë”,

    të Gj. Fishtës

    Preng Markola, derë e parëE ka njoft, Shqipnia mbarëN’dash për gisht, n’dash për urtiTan Mirdites i ka pri

    Sa t’jetë dita e sa t’jetë MotiSe harron t’ birin OroshiSa t’i bjeri dielli tokës,Do t’rrojë emni i Preng Markolës

    Ref.Preng Markola prej MirditetGjithkah mirë për t’a po flitetDal prej derës s’KapidanitShtang ja ka urdinë DushmanitKe le dielli e ke merr hana,Preng Markol’ nuk ban ma nana

  • 44 Viktor Gjikolaj

    Mal më mal kapton nji fjalë:- Kush asht trim, n’Vraninë me dalëNdie e ka nji burr’ MirditeNdër shok’ t’vet posi yll drite

    Vesh e mbath, armët shtrëngueThue se krushk asht nis me shkueSe për atdhe e troje t’vetaNuk i dhimbsen, gjaja as jeta

    Ref.Preng Markola prej Mirditet.............

    Kompozoi: Kolë Susaj, Mjeshtër i Madh.Kendoi: Gjin Dona.Gjendet në fondin e RTSH

  • 45Amanet !

    NUK E NDRROJ, VLLAUN ME MBRETIN Kushtuar patriotit, Zef Ndoc Ndreca

    IZef Ndoc Ndreca - mendja e hollëE kish le nana, me shkollëPër Europë e hapi udhën,Me marr dijet e kulturën

    Biri i Spaçit ,gjak’ i arbnitBrof me libra, pranë AbatitMe luftarët e flamurit,Pushkën n’dorë, njat Ded Gjo Lulit

    Ref.Hapet fjala në TiranëZef Ndoc Ndreca, paska thane:- Sa ta kem, qiellin mbi kryeBesn’ e Zotit, s’kam me thyeMe mi fal malet dhe detinNuk e ndërroi, vllaun me mbretin!

  • 46 Viktor Gjikolaj

    IIKrahperkrah me krenë t’ShqipnisëBash në Vjenë të AustrisëZef Ndoc Ndreca, rreshpja e malitDekoratën, merr prej Krajlit

    Dita e zezë e ndezi pushkënI merr jetën, i ndal udhënPor, nuk shuhet rrezja e dritësMeteor në qiell t’Mirditës

    Kompozoi: Kolë Susaj, Mjeshtër i Madh.Këndoi: Gjin Dona

  • 47Amanet !

    NË QIELL T’LIRISË, SHKËLQEN NDËR YJE Kangë për martirin e lirisë, Frrok Melyshin

    Nëpër male me stuhiDjemve t’ Kthellës, kush po u priShtati i tij si landa e lisitDalë prej derës së MelyshitDalë prej votrës së bajraktaritN’çdo rrem gjaku, gjak shqiptarit

    Frrok Melyshi- rrezja e dritës,Kur ja vunë kamën Mirditës,Kur ia vunë flamurit njollën,Te grykëholla e ngjeshi dorënN’log t’kuvendit, Ai ka thanë:- Bishn’ e kuqe, s’e baj nanë!

    Nga sarajet del nji fjalë,Kush e don faqen e bardhë,Kush don nderin e ShqipninëPër qendresë t’a çojë djemninëPër traditë e për flamurëS’asht përkul Mirdita kurrë.

  • 48 Viktor Gjikolaj

    Kanë qit gjokset, ball’ tufanitDjemtë e Kthellës e të FanitDhamb për dhamb e flakë për flakëBajnë qëndresë dymdhetë bajrakëBesën – besë si e patën t’parëtDyer e zemra i mbajtën hapët…

    N’bjeshkë t’Oroshit kur pushka krisiNji plumb mori Frrok MelyshiU trand toka, u dridh guriPo nuk dridhet nji zemër burri- Bini trima, bini vllazën,Pa liri, nuk kemi dasëm!

    Sa ka thanë trimi kto fjalëMori gjak e vuni n’ballëMe gjak t’ plagës bani kryqinFort u lut më Jezu Krishtin:- N’udhë të Zotit e t’ lirisëShkoftë për jetë fati i Shqipnisë!

    Do katila e të pa nafakëJa kanë hedh trupin në flakëN’flakë t’benzinës, ia hodhën trupinPërjetë të jetës s’jua heq kush turpinFrrok Melyshi me dritë lirieN’qiell t’lirisë, shkëlqen ndër yje...

    Këndoi: Pjetër Matusha

  • 49Amanet !

    SHQIPTAR ASHT, E KA ME MBET

    Mal më mal po pingron zanaNë lis të gjakut ka ra gjamaShtang Mirdita me lot n’faqeN’zi kanë ra dymdhjet bajraqeSe asht vra një djal’ OxhakuKapidan Mark Gjon Gjomarku

    Votra e t’parëve-për nder t’trollitNgriti zanin n’der të StambollitBibë Dodë Pasha e Preng BibaLisa të naltë i pat MirditaPër traditë e shqiptariZbardhi malet Lleshi i Zi.

    Kur na ra Igata e MoskovitE në rrezik ish fati i kombitPati krenë që e ndalën luftënPër Evropë e morën udhën...Biri i rodit,burri i DheutGjallë s’ia kthej shpinën atdheut!

  • 50 Viktor Gjikolaj

    N’ballë t’qendresës sy duhiTha Postriba: -Jam me ty!Jam pas teje! -ka thanë LumaPushkët flakë e fjalët plumbaZani i tij ushtoi si krisëm:-S’kemi besë për komunizëm!

    Dimni shkoi e erdh pranveraTym e mjegull i fshin eraFllad lirie i ra vatanitShkelqen fjala e Kapidanit:-Kush derdh gjakun në tokën e vetShqiptar asht e ka me mbet!...

    1994

  • 51Amanet !

    SA T’KETË JETË BREGU I MATËSDO T’RROJË EMNI I LLESH NIK DAKËS

    1Moj Malsi, Malsia e MadheNë fushë të Zotit, ngrite maleNë Nënshkodër e MbishkodërShqiptarinë e rrite në votërSofra jote bardh e plotMbush me trima e patriotë

    2Krisi pushka n’Qaf’PllanëBregu i Mates asht çue n’kamëDjelmt’ t’Malsisë me arm’ n’dorëBash si shqipet mbi taborreLlesh Nik Daka, m’asqer t’Krajlit,Leonidha i Bregut Matit

    3Kulla flakë e zemra flakëDigjen mrena, pa dal jashtëMbetën burra e gra e fmiPor, Llesh Nika për liriNuk e kthej kurr‘ gjoksin mrapaPushkën n’dorë, ballin te flaka…

  • 52 Viktor Gjikolaj

    4Breshni plumbash m’ushtar t’ huejBien përtoke, bash si kërcujToka gjak e Mati gjakÇ’bajnë shqiptarët, kur janë bashkë!N’skaj të botës, ka shkue fjalaLuftë po bajn’ malsort’ me krajla

    5Të beslidhunit, kanë marrë turrinN’qiell t’Arbnisë, me ngrit flamurinAtje n’Rrushkull, pa hi n’DurrësM’besë i prenë malsorët udhësTetë luftarë, jetën e dhanë,Llesh Nik Daka, varrua ranë..

    6Peshë t’rand, mbajti ai vigMe e çue trimin, der‘ në RrubikPaksa fryma pa i dalëI ka thanë burri dy fjalë:Kush i do flamur e troje,Armët n’dorë e gjakun roje…

  • 53Amanet !

    7Kështu ra trimi n’fushë t’lavdisëPër flamur të shqiptarisëKrahpërkrah me shumë të tjerëBurra n’za për besë e nder“Let’u kjoft’ mbi vorr ledinaButë u kjofshin moti e stina!” 1

    Sa t’ketë jetë Bregu i MatësDo t’rrojë emni i Llesh Nikë Dakës!

    1. Janë dy vargje të Fishtës. Këndon me lahutë: Pjetër Matusha.

  • 54 Viktor Gjikolaj

    MARTIRËVE TË SELITËS

    Mjeron zana në Gurë të ShqipesÇ’asht kjo gjamë që bjen SelitësMe kang n’gojë, shkojnë te litariNdue Bozhiqi e Ndue Arapi

    Bib Zef Noku, s’asht me shokëI ka ra qelisë me kokëMa mirë dekun e në varrSe me fut kryet n’ litarë

    Ndue Boshiqi, tha një fjalëJu po varni në litar,Por baj be, në t‘madhin Zot:Jam pa faj, po varni kot.

    Kur ja vunë kryet te lakuU dridh toka, u dridh bajrakuE dhe vorret, luten Zotin,Me ja kput burrit konopin

    Atëbotë n‘mes u kput litariE fal zoti, po s’fal xhelati…Ndue Arapi nisi kangënTan Mirdita e ndigjoi gjamën....

  • 55Amanet !

    ***Tre jetima mbeten n‘votërMarku e Gjeta me gjithë motërNata e gjatë e komunizmitZi lëshoi, mbi fis t‘Margjinint

    Me litar, me plumb e vnerNuk ju ndal dhuna njëherëFillikat për mort e dasëmI ban hasëm pa qenë hasëm

    ***Shkrepi dielli mbi atdheMirë se vjen, moj ditë e reMirë se vjen, o ditë e shpresësAndrra e Ndojt e andrra e Gegës.Thotë Ded Pjetri, maj nji shkrepiShkamb, që s’luen, asht amanetiBesn‘ e zotit ia dhashë Gegës,Kur ndrroi jetë, në fund të shpellësDyzet‘ vjet, askush se diti,Geg Bozhiqit, ku i duel shpirti.Dyzet vjet, ra heshtja e thellëTrupi n’shpellë e, besa n’qiell...

  • 56 Viktor Gjikolaj

    Del nji za nga i thelli dhe:Geg Bozhiqi, dy here ka leHerën e parë, nga barku i nanësHerën e dytë, nga shpella e TrangësZoti vetë e paska dashtëPrapë me i ba, dy vllaznit bashkë...

    ***Ka shkue fjala, shpi për shpiNëpër gjak e në miqësiMe u mbledh, si dikur MotiKush na ndau, e gjykoftë Zoti!

    I tan fisi, ra n’nji fjalëS’dimë të urrejmë, por dimë me falëUdha e Zotit dhe lirisëQoftë përjetë, udha e Shqipnisë!

    Knon bilbili n’Gur të ShqipesPër martirët e Selitës:Moj Selitë, kunorë lirieDjemt e tu, një qiell me yjeDritë, në faqe t’historisëLule, në pemën e lirisë.

    Kendoi: Llesh Gjin Prenga

  • 57Amanet !

    GJOKE DOD LLESHI SI RREM DRITE-Delegat i Mirditës, në Kongresin e Lushnjes-

    Bajnë kuvend krenët e Dheut:- Në rrezik asht fati i atdheutHapën lajmin në gjithë vendinAtje n’Lushnje, kan’ thirr KuvendinAtje n’Lushnje, n’MyzeqeSe pa shtet nuk ka atdhe!

    Gjoke Dod Lleshi, si rrem driteDelegat, del prej MirditeKrahpërkrah me shum’ mentarëFort po i shnrit kësula e bardhëFort po i rref zemra te gjoksiDite me shenj, sot paska kombi!

    Dera e trimit me traditëP ër pleqni fjala i l’shoi dritëB urra t’ besës e t’kuvenditI pat njoft, Lidhja e PrizrenitPër liri, për troje t’vetaGjoksin-shkamb, Llesh Permargjeta

  • 58 Viktor Gjikolaj

    E kan lanë shekujt nji fjalëSe bjen dardha për nën dardhëAtje, n’sallën e kongresitUshtoi zani i Gjokë Dod Lleshit:- Kush shqiptar, ka le prej nanësE ngul shtetin mes Tiranës!

    Or, Sul Toska, i ShqipnisëHak e ke votn’ e vllaznisëSe ke n’krah nji djalë të riNdash për men, ndash për trimniE ka qit dera e ZogollitMe marr n’dorë, fatin e kombit!

    Larg kongresi e çoi jehonënPer qendresë e thirri VlonënTan‘ Evropës i ka thanë:- Qeverinë e kam n’Tiranë,E gjith’ bota, le ta diSa t’ket Jetë, do t’ketë Shqipni!

  • 59Amanet !

    Brezat shkojnë e brezat vijnëN’kangë e gdhendin historinëSa herë flasim për KongresinE kujtojmë dhe Gjokë Dod LleshinSa herë flasim për MirditëEmni i tij, si rreze shndrit.

    - Gjokë Dod Lleshi, prej Dheut të Spaçit, Delegat i Mirditësnë Kongresin e Lushnjës- Sul Toska-Sulejman Delvina, kryetari i Qeverisë, që u vendos nëTiranë sipas vendimit të Kongresit të Lushnjës, i cili pati 58delegatë nga gjithë Shqiperia. Roli i Ahmet Zogollit ishte parësor.Këndojnë: Trio e Hasit dhe Bardhok Deda

  • 60 Viktor Gjikolaj

    PLAKU I LEZHËS, RA N’DASHNI

    Plaku i Lezhës, ra n’dashniMe nji plakë, që ka kojshiMe kam’ e me dur‘Hypi për mi murEdhe plaks’ i hedh nga i gurPrej marakut ,digjet nur

    I thotë plaka, ballpëballë:Kaperdisesh në mëhallëShko, more ditzi,Mos ban jereni!Kush e mban vedin për burrëGjun’ me fjal’e jo me gurë

    Ja kthen plaku, flakpërflakëKush ka thanë se un’,jam m’plakë?!I thaft’ gjuha n’gojë !Nuk e kam për lojëSe kur shifna, sy për syE ndij vedin, djal të ri...

    Muzika: Agim Velaj

  • 61Amanet !

    KANGA E PIJETARIT

    IRreshtu gotat, varg n’banakSi ushtarë, besnikë, të vjetërI kam kthy, me duf zemrakPijetar’ ashik i etur…

    Çohen gotat plot lezetPa shikjue sa shkoi oraKur ke shok’ ik nata shpejtSe shkelqen drita nër gota

    RefRaki rrushit, ven’KallmetitKrapi n’tavë e qefull, n’tjegullKallet sofra prej lezetitSi me ken, n’ saraje t’mretit...

  • 62 Viktor Gjikolaj

    IIMbushen gotat, pa pushimPlotpërplot me rakiSe ditlindjen ka nji shokDo t’a pijmë sot, me dolli

    I gëzofsh me miq’ e shokëEdhe njëqind vite të tjeraDo t’thyjmë, putir e gotëVeç me shishe tjetër hera

    RefÇoni gotat miq e vllazënPa raki, jeta mos kjoftë!Nuk ka festë e nuk ka dasëm,Pa magjinë, që pijmë me gotë,

    Muzika: Agim Velaj

  • 63Amanet !

    AMANETI I BARIUT

    Kushtuar Avdi Selman Carës, që la amanett’a varrosnin në Bjeshkën e Valmorit

    O, moj bjeshkë, me mrize e staneAmanet, ty ta kam lanëMe ma fal për n’at’ jetë t’ madheNjë cop toke, sa për muranë.

    Se në hije e në diellNëpër borë e nëpër shi,Me vetima nëpër qiellDjep e votër, ishe ti.

    Refreni

    Kur t’kaloni në këto anëNëse nata nuk ka hanëNëse dielli nuk ban dritëEcni në udhë, pa dert e frikëKe murana e bariutDritë ban shpirti i lalë AvdiutDritë lshojnë fjalët, që s’harrohenBrez pas brezit, do kujtohen!

  • 64 Viktor Gjikolaj

    O, moj bjeshka e ValmoritKu mrizojnë zanat e bardhaDel nji fjalë prej krahanoritNë Selitë, ti je e para

    Shtati yt livadh e pyjeKu bjenë zile e kumonëNë qiellin tënd me zogj e yje Amaneti dritë lëshon...

    Muzika: Servet Cara

  • 65Amanet !

    TI SE DI, SA FORT TË DUE

    Rrezja e diellit nuk ndiçonMbi kopshtin e mbjellunSe për dritë ka marrë mengjesiSynin tand të qeshun

    S’asht bilbili, që këndonLuginës me krojeRjedh ky zani yt i ambëlSi mjalti ndër hoje

    RefreniVashë e bardhë, që shkon në krueTi s’e din, sa fort të dueBa me di, sa fort të dueNuk din goja me tregue

    Bilbilesh, që shkon në krueNuk e din sa fort të due,Ba me dite sa fort të dueLen një sy, e më merr mue!

  • 66 Viktor Gjikolaj

    INjë mandil të bardh e t’hollëBallit e hap eraFaqet tua kuq si mollë,Bash si ma don zemra

    Kur lëshon synin drejt mejeYjet vezullojnëMa ndriçojnë, udhen drejt tejeJetën ma gëzojnë

    Muzika: Servet Cara.Kendoi: Arif Vladi, Mjeshtër i Madh

  • 67Amanet !

    DASMA E SHQIPTARIT

    IKëndon bilbili, mbi kreshtat e bardhaJehonën përcjellin, kroje e ujvaraMbi brigje e maja, flladi i lirisëVrull i jep kangës, gzim’ shqiptarisë

    Lisi i gjakut, me krahët nder reTrojet e arbrit, ka për atdheMe djem petrita, të fjalës e besësDjep i Kastriotit e i nanë Terezës

    RefSa t’kemi pritun, moj ditë e madheThonë gurët e trollit e lulet mbi varreThotë votra e moçme, e vjetër, sa dheuGjaku nuk ndahet, prandaj rron atdheu!

  • 68 Viktor Gjikolaj

    IINga zemra në zemër, fluturon gëzimiKu derdhet Vjosa e shkulmon DriniNga brigjet e Ibrit, Drinos e VardaritQiellin e rrok, dasma e shqiptarit

    Sot shqiptarisë, dritë i lshon fjalaPas dimnit t’egër, vijn’ stinët e bardhaBleron pranvera në t‘vjetrat trojeMbi gur t’kufinit, pllumbat bajnë roje

    Ref.Sa t’kemi pritun, moj ditë e madhe............

    Muzika: Servet Cara.

  • 69Amanet !

    NJË TUFË LULE TË BARDHA

    Djali:Oj, trikën e flokut, përmbi shteg të ballitO, ç’ta lazdron ambël, o ky fllad i malit

    Vajza:Besa, mor syshkrue, more lulja e djalitKush s’më ka lazdrue, perveç flladit të malit

    Ref .Të dy:

    Të bukur, si fluturZoti ty, për mua, moj të ka falëE bukur, e lumturMe ty një jetë, jetoj, more djalëNjë tufë lule të bardha, të bardha si borëPranvera për ne, sot i thur kunorë

    IIMbi qerpikun tënd, të pushon një fluturTrembe pak, o moj, ta shoh syn’ e bukur

    Besa, mor syshkrue, trëndafil me vesëFluturën nuk e trëmb, se flutur jam vetë!

    Kompozoi: Servet CaraKëndojnë: Lek Pecnikaj dhe Prena Beci

  • 70 Viktor Gjikolaj

    MOJ GJITONE MESKËPUTUR

    IMoj gjitone, meskëputurShkon si erë e vjen si fluturJam i ri në kët’ mëhallëVij, nga vjen Drini i Bardhë

    Her’ e sert’, her’ nazëlieBukurane ÇamërieSyte tu sa shumë më flasinMe hutojnë, zemrën ma plasin.

    Ref.Çame moj, sizeza çameNureplot,NureplotAromë lule borzilokBorzilok

  • 71Amanet !

    Kur të pashë,Zemrës i thashë:Qenka illë,nuk qenka vajzëMë thanë udhët nga kalovaKësi nusesh don Kosova

    IIMoj e bukur, lule fusheNë Gjakovë, do të bëj nuseLe të bjer tupani fortNë Çabrat e në Qafbotë

    Të gëzojne, ku ka shqiptarëNuse, moj, ti qofshë e bardhë!T’u mbushtë sofra, bij e bijaNipa e mbesa nga ÇamëriaSofer e madhe, Shqipëria.

    Muzika: Servet Cara

  • 72 Viktor Gjikolaj

    MIRDITA IME

    Ku po shkoni, djem si drita,Zambakë, në kunorë?Përshëndesim, ne, MirditënDjepin tonë arbnor

    Ku e merr sot hovin kanga,Me shkëlqim diellor?Në çdo rrahje, që i jep zemraShpirtit mirditor

    Ref.Mirdita ime, lule e floriMe djem e me vasha, zemra jonë, je tiTi na nderon jetën, na jep krenariMirdita ime, zemra jonë, je ti

  • 73Amanet !

    Ku po shkoni gjeraqinaSi lulet n’kunorë?Të rinojmë për jetë Mirditën Djepin tonë arbnor.

    Ku e merr sot hovin kangaMe shkëlqim diellor?Në çdo rrahje, që i jep zemra,Shpirtit mirditor.

    Muzika: Mark Gjoka, Mjeshtër i Madh.Këndoi: Mark Gjoka e grupi iMirditësBashkëautor, Gjokë Beci, Mjeshtër i MadhGjendet në fondin arkivor të RTSH

  • 74 Viktor Gjikolaj

    KULLA E DINJITETIT -Kangë për simbolin e qëndresës,Preng Ded Gjomarkaj-

    IKush po i rrin dallgës përballëMajor Prenga, Derë e ParëYll i artë, në qiell t’OroshitMban burrnisht, besën e zotitKur ia zunë dritën e diellit,Ngriti kullën e dinjitetit. Ref.N’Orosh, po del tek praguKapidan Preng Ded Gjomarku.Pret Mirdita, mik të rrallëRajerson, mirë se ke ardhë!Mir’ se vjen nga Amerika,Ditë të bardhë, ka sot Mirdita!

  • 75Amanet !

    IIRreth florini, në lis të gjakutKapidan Preng Ded Gjomarku, Tridhjet vjet lidh me zinxhirë,Zemra e tij, mbet shpend i lirëFluturoi qiellit mbi kreshta,Dritë i lshoi, besa e shpresa

    IIIUshtoi fjala kapidanit:Sot ka ardhë, dita e shqiptaritKush e mbledh fisin në votër,Nanë Terezën, ka për motërKush bashkon, trojet e kombitAi, asht gjak i Kastriotit.

    Muzika: Mark Gjoka, Mjeshtër i MadhKëndoi: Mark Gjoka.

  • 76 Viktor Gjikolaj

    M’KA MARR MALLI PËR ATDHE

    Larg prej pragut ,tret prej votrësM’shkoi rinia, udhve t’botësMë shkoi jeta Kurbetli,M’ka marr malli për Shqipni.M’ka marr malli për MerditeKu lshon votra, gzim e dritë.

    Fluturoj me krah prej malliKu rrjedh gurra, valë kristaliKu shkulmon Fani e UrakaKu më prêt përmallshëm vashaKu me pret lokja e bardhëMe ia hjek, do rrudha n’ballë

    Do t’i mbledh, motra e vllazënTan shoqninë, ta grish në dasëmShokt’ e punës e të shkollësMiqt’ e largët, prej EuropësTë gazmojë, qielli e dheuBash ku lind, fillon atdheu.

  • 77Amanet !

    Kur ta shtroj sofrën e bardhëKam Oroshin –vlla të parëDjemt e Ohrit - tre bajrakëGju per gju me Fanin bashkëMe dibrrakë e bushkashjanëDymbdhet fise , vllazën janë.

    M’ka marr malli per atdheMe pa trojet, ku kam leMe pa mrize, me pa staneLulezonjat ndër livadheTa shoh qiellin, me zogj t’bardhëBashke me ta, kangës t’ia marrë!

    Kam me dal ke Guri i ShqipesT’ia lëshoj zanin, krejt MirditësTa dëgjojnë kreshtat me gurëEdhe shqipja në flamur:Ma mir’ dek, në fund të dheutSe i perbuzun larg atdheut!

    Buka e misrit, në sofër, thatëNë dorën e nanës, pikon mjaltë.Sa shkelqen dielli i krejt botësShkelqen loti, në syt’ e motrësGurt’ e zallit, me m’ra kokësJanë ma t’letë, se fjalt’ e botës.

    M’ka marre malli për atdhe...

  • 78 Viktor Gjikolaj

    SA HERË VJEN NJË DITË E RE

    Sa herë vjen një ditë e reKujtoj viset ku kam leKujtoj babë e kujtoi nanëKujtoj vorret ku i kanëKujtoj gurra edhe krojeMalli m’merr për prag e troje

    Mora n’ sup një mal me derteKam kalue fusha e detePlot qytete edhe shteteShqiptarinë, mora me vete.Në çdo skaj, ku m’shkeli kamaFola gjuhën, që ma msoi nana

    Sa herë zbardh e lumja ditëKujtoj Zajsin atje n’SelitëKujtoj shkollën edhe shpinëKu kalova fëmininëKu jam rrit, ku hodha shtatinKu kam nis t’a kërkoj fatin…

  • 79Amanet !

    Gjithkush fatin e kërkoiSe nuk janë fatet njësojMë shkoi rinia, pa riniShkoi nusnia, pa nusniLuta diell e luta hanëPor s’më bani zoti nanë…

    Më la Zoti ma evladPo tha jeta , s’je pa fatDitë të reja solli kohaDyer e zemër, hap EuropaPër mue fati erdh një ditëE më solli shpresë e dritë

    Sa herë kthehem nga EuropaTakoi vllazën, takoj motraLoti i mallit në sytë e motrësI përlot dhe gurt’ e votrësLarg atdheut, n’dhena t’tjeraDimni s’del e s’vjen pranveraCep më cep me i ra ksaj boteKerkund s’ka, si toka jote!

    Muzika: Servet Cara,Këndoi: Prena Beleshi

  • 80 Viktor Gjikolaj

    E RUAJMË GJAKUN PËR SHQIPNINË-Prof. Anton Çetës –

    Ç’asht ai burrë i bardhë si boraMik për derë e ka KosovaFjalën, mjaltë e qet nga gojaZemra e tij prush edhe flakëDorn‘e butë e lshon mbi plagëDorën ndal mbi plagt‘ e rana,Që na i kthej vllaznit, n’murana

    Ref.Anton Çeta, ajkë burrnieSytë po i lëshojnë, dritë urtieNë kuvend, kur thotë një fjalëMes dy vllaznish, ballë përballëKrahat hap, një pllumb i bardhëDora, dorën, fort e rrokZemra fal e ndrit një lot.Trimat lindin për lirinëT’a ruajmë gjakun, për Shqipninë!

    Ç’asht ai burrë i bardhë si boraMik për derë e ka Kosova,Mbarë Kosova e shqiptariaNderojnë plakun, si urtiaKu hedh kambën, çel pranveraZi e lot atbotë fshin era..Kur thotë fjalën e shtang burrinBan me fol guri me gurin...

    1991

  • 81Amanet !

    PA USHTAR, S‘TË LAJMË ATDHE

    Lokja:Kam në zemër gzim e mallNusja e djalit, ka lind djalëE të më çoni fjalë n’kufiNa ka le, nji trim i ri!

    Grupi:Sihariq çojmë kufitaritSot ka le një sokol mali!...

    Lajmësi:Nga kufini vij, oj loke, oj, loke mojDjali yt, bir” i ksaj toke, oj loke, mojMe armiqtë dhamb për dhambëMori plumba e vdiq në kambëLum, ç‘petrit rrite, oj nanë!

  • 82 Viktor Gjikolaj

    Lokja:M‘i thuej lokes, ku i muer plumbat

    Lajmësi:Bash ku vdekjen e mbajnë burrat

    Lokja:A e mbajti ballë si maletA i la të nxeta armët?!

    Lajmësi:Po, oj loke, he, t’lumt goja!Oj loke, mojKu ra ai, fluron shqiponja...O,loke, moj!

    Lokja:Djali ra, nipi m’ka lePa ushtarë, s’të lajmë atdheBini djem, prapë çiftelisëBijtë e mi, bijtë e Shqipnisë.

    Bashkëautor, Kolë Zefi, i cili shkroi edhe muzikën esaj.Këndoi: Kolë Zefi e Luljeta Përbasha,1983.Në Radio Kukësi e këndoi Dod Prendi e Luljeta Përbasha

  • 83Amanet !

    RA NJI MORT E BAMË NJI DASËM

    Un’ e vogla nga RrësheniKam nji motër nga PrizreniQysh se erdhi m’ndriti votrënU bamë motra me sho-shoqenGrupiNë kto male ,fusha ,krojeKush ka lindun në këto trojeJemi motra,jena vllazënRa ky mort e bam nji dasëm

    Muzika: Aleksandër KolshiKëndoi: Jurilda Kola, festivalistja më e vogel, në FFK,Gjirokastër 2000

  • 84 Viktor Gjikolaj

    KANGË QË KNOHEN EDHE NË SELITË

  • 85Amanet !

    BA ME DI SA FORT TE DUE

    Ba me di, sa fort të dueShet dollamën e më merr mue

    Ba me di, sa fort të dueShet bashtinën e më merr mue

    Ba me di, sa fort të dueShet martinën e më merr mue...

    E kam dëgjuar herën e parë në një dasëm në fshatin Kurbnesh,më 1973. E këndonte një grua nga Ndershena e Oroshit, që kishteardhë si mikeshë në atë dasëm. Aq shumë më pëqyen këto vargje,sa i shkrova fill në bllok e nuk di sa herë i kam recituar mes miqvepoetë, Përpjekjet e mija për t’a futur në programin e ansamblit“Mirdita” qenë të pa bereqetshme. Askund tjetër nuk e kam ndie.

  • 86 Viktor Gjikolaj

    MORI NUSE, PAÇ NUSNI

    -Këndon vjehrra të renë..(nusen e djalit), në ditën e dasmës

    Mori nuse, paç nusniKëto kulla, kan’ prit tyMe u cërkat e me u mshiE në bafsh me pritueI mshin nana si asht’ msueSe ka than’ Gruja e Motit:- Fillekat bolira plot,Vet’ e dyta asnji lot...

    Nuk e kam dëgjuar nër dasma, por nëna ime na e thoshtegjithësaherë dëgjonte bëmat e nuseve kundër vjehrrave. Qeshnimpa pra...Sa prajshim, ajo vijonte:

    Se ka thanë Grueja e Motit:Zot pa reja, mos na le,Po ksi rejash, mos na bje!....

  • 87Amanet !

    Ç’KE HASIME QË PO QANË?

    -Balada e Hasimes –

    Ç‘ ke Hasime që po qanë?Më kan‘ lanë motër pa vllaNuk u gjet‘ nji burrë zotniMe m’pague dy vllaznit miTokë e shpi ja la n‘tapiDy dukajë e nji mulliShaban Aga na ka ndiNa ka ndi, na ka ndigjueThrret Hasimes, o moj grueMir‘ e bukur me m’gatueSonte m’vijn‘ propatinat mueKa kthye shpinën e shkue n’shpiNa lidh flokët me nji shami,Na ka vu kapuç të ziKa mbath tirq, ka vesh xhurdiKa shti n‘ brez t’shkretën allti

  • 88 Viktor Gjikolaj

    Janë nis udhës tu na shkueNa kan has në nji grueKu i ke djemt ti moj hallë- I kam lanë t’ue shi do tallë- Puna e mbarë ju zotnillarë!- Mir‘ se vjen, Xhema i ka thanëQet kutinë me ba duhanMe dor‘ t’mashtë i dha kutinëMe të djathtën qet alltinë- Moj allti, alltia e bardhëVrave Xhemën me të vllanëSe kshtu ban motra për vllanë.

    Ia mora këngëtarit të shquar Mark Çuni nga fshati Bardhaj iSelitës, më 1986, kur punonim bashkë, në minierën e Kurbneshit.Kjo baladë, siç dihet, ka shumë motërzime.

  • 89Amanet !

    TË NANT VLLAZNIT QË KANË QANË

    Balada e fjalës së dhënë

    Të nant vllaznit që kan‘ qanëSall nji motër kan pas për malNant dit‘ larg na e kishin dhaNant dit‘ e nan Qyqja motra, po bërtetPër kto vllazën ku i kanë mbet.Kur u mbushën tridhet ditëFilloi motra me u mërzitMerr bolirën e shkon në krueShef nji korb tue fluturueAmanet, or korbi i zi‘Nji fjalë mue ma ço n’shpiE Halilit me m’i thanë:- Besn‘ e Zotit ku e ke lanë!?...Ka shkue korbi tu fluturueTë nant malet i ka kalueN‘ kryqe t’djalit asht nalue- Qou Halil, ba kuvend me mueMotra jote, selam ka queMotra jote t’ban selamBesn‘ e Zotit ku e ke lanë?

  • 90 Viktor Gjikolaj

    Asht nis djali na ka shkueN’oborr t’motrës na ka shkueQou, bre motër, se duem me shkueA don bukë vlla me granëA don raki për me pi-Jam i smun‘, moter s’un e piJanë nis udhës tue na shkueA po knon nji her‘ or vllaTë thaftë goja, moter ç’a thueTë nant’ vllaznit pushkatue,Shtatë kunata dal e shkueKur jan‘ hullun afër shpisëA po shko , motër në shpi?Kur ka vot motra në shpiKa gjet nanën tue na qaÇ’ke moj nanë, që po na qaMe ke erdhe ti, moj bij?!...Me Halilin, tem vëlla.Kur u hullën, nana e bijaSy për sy, kanë plas të dyja...

    Ia mora këngëtarit të shquar Mark Çuni nga fshati Bardhaj iSelitës, më 1986, kur punonim bashkë, në minierën e Kurbneshit.Kjo baladë, siç dihet, ka shumë motërzime jo vetëm në Shqipëri,por edhe në Ballkan e më tej.

  • 91Amanet !

    KANGA E ALI KURT KOLECIT

    Nji t’xhuma tue dalë dritaKan’ rrethue katër komitaKan’ rrethue,rrethue sakAli Kurti del n’dollapRreshter Sala i ka vikat:- A t’vij mrena a t’rri jasht’?- Mren ke hy e bukë ke ngranëBesn’e Zotit t’a kam dhanë.

    Kur ka thirr’ toger AliaKa ra barkas krejt ushtriaKur vikati Sul KoleciRrethkomandës ju drith leciJu drith leci për nan kamë- Jam Koleci si m’kan’ thane!E Kolec dot’jem apetMe pre miqt’ se kam adetN’shpinë time, jam vetë mret!

  • 92 Viktor Gjikolaj

    Or, Kolec, Koleci i ziT’ka shkue nami n’shtat’ krajliN’shtat krajli, n’shtatë EvropaSul Kolec nuk ka ma tokaAli Kurti, ylli i dritësJa ka zbardhë faqen Selitës.

    Ia mora z. Lek Beci nga fshati Zajs, i cili tregonte me krenariqëndresën e Ali Kurt Kolecit, bashkë me Sul Kolecin, në atë mo-ment, kur forcat e Mbretërisë kërkuan të zotit të shtëpisë tëdorëzonte miqtë që kishte në katin e dytë të kullës. Ali Kurt Kolecinga Lami i Madh i Selitës nuk pranoi t’i dorëzonte miqtëxhandarëve. Këta të fundit, me dhunë i morën të kërkuarit prejshtetit. Por, vetëm për pak kohë, se Sul Koleci qëlloi mbi forcat eMbretit, vrau rreshterin dhe liroi nga prangat miqtë e tij (të Kolecit),ndër kohë kur Aliu ishte toger i Zogut. Ja dogjën kullat, i internuan,por çka bani Koleci për nder, besë e burrëri e përjetësoi muzapopullore, por dhe shkrimtari i shquar i atyre viteve Sterjo Spassenë tregimin „Miku”

  • 93Amanet !

    KËNDON GJELI N’SKAJ T’ZABELIT

    Këndon gjeli n’skaj t’zabelitKërkon nusja qemer telitQemer telit s’gjindet kundPo thot‘ dhandrri: -e gjej unë,Veç mos qoftë në kët‘ katund!

    Kurbnesh

  • 94 Viktor Gjikolaj

    NUSJA E DJALIT LULE PJESHKE

    Nusja e djalit lule pjeshkeE kunata kurriz breshke‘

    Nusja e djalit lis me borëVjehrra e nuses bash si sorrë‘

    Nusja e djalit lule ariVjehrri i nuses si hu qarri...

    E këndoi këngëtarja e njohur Gjyste Ceka me grupin e grave,në FF Kombëtar të Beratit, më 1995.

  • 95Amanet !

    NUSJA E MIRË, E MIRË PO TË THONË-kangë e humorit familjar-

    Deshti Zoti e u martovaOfshe! Nuse të bukur moraE kam zgjedh nusen puntore,Me e vu n’gjumë e marr për dore

    Nusja e mirë, e mirë po i thonëPo bjen vrik e çohet vonëKur shkojnë shoqet, n’arë me korrë,Ndali shoqe e prisni pak,Kam harru, njanin çorap.

    Kërkon burri, uji me piJa çon nusja, me tepsiKërkon burri bukë me ngranë,Ja çon nusja me legjan

  • 96 Viktor Gjikolaj

    Del në krue e qet pasqirënVjen në shpi, harron bolirënNëpër shpi sillet tue lujVen kusinë, në zjarm, pa ujë...Shkon në magje me gatueDuert pa la, mrapa tu‘ krue..

    As të falme, as të blemeKush mos marrtë si nusen teme!

    Në mesin e viteve ‚60 të shekullit XX-të, e këndonte edhe nëpërskena këngëtar i shquar Dod Beci, i cili e aktronte me gjeste plotlezet, duke shpalosur një humor të shëndetshëm e korrurduartrokitje pa fund. Kjo këngë është kënduar në FFK, Berat 1995nga këngëtari e humoristi i shquar mirditas, Ndue Nikoll Gega.Gjendet në fondin e RTSH,1995

  • 97Amanet !

    FUNDI I ARËS-O, QENKA VESH JESHIL

    Fundi i arës-o qenka vesh jeshilTi more djali i dadës-o qenke ba teftilTeftil e havale,sot je ba me galeGajlet i marova,Shyqyr që t’martova!

    E këndonte Dodë Zogu (Lleshaj) nga fshati Kurbnesh, i cili njihejedhe si hokatar. Fjalët e turqishtes në leksikun e saj të bëjnëme menduar se kënga është burimore dibrane, në mos prej Lure aMati. Hulumtimet e mija nuk vërtetojnë se kjo këngë këndohetnë Dibër e Lurë. Përderisa e kam dëgjuar disa herë të kënduar nëdasmat në Selitë, e vura në një radhë me të tjerat

  • 98 Viktor Gjikolaj

    N‘ ATO KODRAT E JESHILIT

    N’ato kodrat e jeshilitNji bilbil këndon,Ai s’këndon, por ven shaminëVeten e vajton...

    Or bilbil, or shpinë jeshilPërse rrin n’maraz?...Më kan‘ thanë se fllanzën temeMa kan mbyll n’kafaz!...

    Këndohet më tepër si këngë solistike, por edhe dy e nga dy gra,hidh e prit Në FFKombëtar, Gjirokastër 2004, u këndua ngaPrena Beleshi, shoqëroi me fyell Mark Gjoni

  • 99Amanet !

    MERRE NUSEN KE ZENGJINI

    Mos merr nusen ke fukarajaSe e ka menden ke hajaMerre nusen ke zengjiniSe e ka menden ke punimi...

    Ma tregoi Nana e Ndreut, (Gjela Kol Gjikolës) krejt rastësisht sishumë vargje e hoka të tjera, që më kanë frymëzuar përkrijimin e disa prej lirikave të mia.

  • 100 Viktor Gjikolaj

    PI RAKI, OR DJALË, O ME SHISHE TË GJATA!

    O pi raki, o djalë o me shishe të ranaO baj merak, or djalë se idhnohet nanaO pi raki, o djal o me shishe të gjataO baj merak, or djalë se idhnohet baba

    Shishja plot e zemra plotU bekoftë i madhi Zot!Sofra plot e dasma plotDasma paçim, mot per mot!

    Kurbnesh.

  • 101Amanet !

    ME SHTAT DRYNA ASHT MBYLL LIRIA

    Krah si t’fluturës nuk i keMe thanë shpend, ti shpend nuk jePo, eja o mizë, pashë sytë e ballitE m’shiko në kët’ grykë varritDy minuta me ndejt bashkëMandej e lirë, të dalësh jashtë…E kallxoju, shoqeve të tjeraÇa t’panë sytë, moj mizë- mjeraNjë djalë t’ri, lidhun me prangaShtatin mbushun, plot me danga…Bjeri vendit rreth e rrotullThuj se ç’bahet, në kët’ burg t’ vogëlN’burg të madh asht krejt ShqipniaMe shtatë dryna, asht mbyll liria.

    Bardhaj Selitë

  • 102 Viktor Gjikolaj

    VAJTOJNE TE SHOQIN DITEN E MORTES

    Gruja e pare:

    Kur e vejshe vargjun e sahatit,Or. tremthi em

    E ja vejshe shalën kalit,Or. tremthi em

    Shtangshin krenët e bajrakut,Or. tremthi em

    T’rrishin pushket ne frëngji,Or. tremthi em

    Gjulshojshin qetë ne hulli,Or. tremthi em!

  • 103Amanet !

    Gruja e dyte:

    E tij s’ke qënë asoj burri,Or, tremthi em

    Veç ke pasë nji vargj unuri,Or, tremthi em

    S’ke pas kulla e saraja,Or ,tremthi em

    Po ke pas nji ksollë me kashtë,Or, tremthi em

    Pula mrena e bishti jashtë,Or, tremthi em!

    Me 1983 ma tregoi si rrëfenjë një bijë e fshatit Bardhaj (Bozhiq)e datëlindjes 1922. Këtë vaji e kishte ndigjue, kur ishte e vogël,në një mort, ku i ndjeri kishte pasur dy gra, gjë që ndodhtetepër rrallë dhe kisha bënte shkishërimin, pasi feja katolike nuklejon në mënyrë të prerë një burrë me dy gra. Në viset e Veriut tëShqipërisë, gruja ka tagër me e qa me fjalë burrin e saj, porvetëm e pa ia prit askush, duke ju drejtuar me togfjalëshin: Or,tremthi em !

  • 104 Viktor Gjikolaj

    Epilog

    AMANET

    T’qofsha falë, moj kangë shqiptareSe me zjarm zemrat na i kalleNëpër dasma e festivaleMalet vetë, i fut në valle

    Amanet kam prej poetitAmanet Gjoke Beci, m’laNjë zambak shkule prej shkrepitFalja qiellit mbi kala!

    Një tufë tingujsh mbi ujvara,Merr një grusht me yje t’artë,Falmeshnet prej bjeshkve t’bardhaGjinokastër- mal me kangë!

    Merr një shkulm n‘ gurrat e thellaMe legjenda e kangë motmoti,I ka ruejt Lokja nër breza, Si kristal pikun prej loti

    Nëpër dasma e festivaleMalet vetë, me i fut në valle...Amanet !

  • 105Amanet !

    PËRMBAJTJA

    Në vend të hyrjes ........................................................................4

    TEKSTE KËNGËSHProlog .................................................................................. 7

    Festë letrare ................................................................................. 7Shtegut të bjeshkës ........................................................................8Në këtë jetë s’ka moshë meraku ..................................................9Brigjeve të Urakës .....................................................................10Falmi Zot, edhe dy sy .................................................................11Në një mal, dy kedhe vetëm .......................................................12Fry moj erë e Europës ................................................................13Nga Stambolli vjen një letër ........................................................15Asht im bir ..................................................................................16Qesin pushkë djemt e Selitës .......................................................18Për kombin nana-për lirinë burra .................................................20Me shtatë plagë në krahanor .......................................................22Udha jonë, asht’ udha e Zotit ......................................................23Tokën tonë e bekoi Zoti ..............................................................24Shpia e zotit dhe e mikut ............................................................25Qielli i Arbnit, plot me yje ............................................................26Kurrë nuk mbete vetëm ...............................................................28Mineral nxorët, një jetë, por florni, ishit vetë .................................30

  • 106 Viktor GjikolajTringëllojnë e tringëllojnë .............................................................32Qaj, moj zemër ...........................................................................34Gjurmëve të pranverës ................................................................35Gurrgullon gurra malsore .............................................................36S’e harron Mirdita kurrë .............................................................37S’të kish fal Zoti besnike .............................................................39Lindim për lirinë ..........................................................................40Në qiell t’lirisë, shkëlqen ndër yje ................................................47Shqiptar asht, e ka me mbet ........................................................49Sa t’ketë jetë Bregu i Matës do t’rrojë emni i Llesh Nik Dakës.........51Martirëve të Selitës .....................................................................54Gjoke Dod Lleshi, si rrem drite ...................................................57Plaku i Lezhës, ra n’dashni ..........................................................60Kanga e pijetarit .........................................................................61Amaneti i bariut ...........................................................................63Ti s’e di, sa fort të due .................................................................65Dasma e shqiptarit ......................................................................67Një tufë lule të bardha .................................................................69Moj gjitone, meskëputur .............................................................71Mirdita ime .................................................................................72Kulla e dinjitetit ...........................................................................74M’ka marr malli për atdhe ...........................................................76Sa herë vjen një ditë e re ............................................................78E ruajmë gjakun për Shqipninë ....................................................80Pa ushtarë, s’të lajmë atdhe .........................................................81Ra nji mort e bamë nji dasëm ......................................................83

    KANGË QË KNOHEN EDHE NË SELITËBa me di, sa fort të due ...............................................................85Mori nuse, paç nusni ..................................................................86Ç‘ ke Hasime që po qanë? ..........................................................87

  • 107Amanet !Të nant vllaznit që kanë qanë .......................................................89Kanga e Ali Kurt Kolecit .............................................................91Këndon gjeli n’skaj t’zabelit ........................................................93Nusja e djalit lule pjeshke ............................................................94Nusja e mirë, e mirë po të thonë ..................................................95Fundi i arës-o, qenka vesh jeshil ..................................................97N’ato kodrat e jeshilit .................................................................98Merre nusen ke zengjini ...............................................................99Pi raki, or djal o me shishe të gjata! ...........................................100Me shtatë dryna, asht mbyll liria .................................................101Vajtojnë të shoqin ditë e mortes .................................................102

    Epilog Amanet .................................................................104

  • 108 Viktor Gjikolaj

    CIP Katalogimi në botim BK TiranëGjikolaj, ViktorAmanet! / Viktor Gjikolaj ; red. Sadik Bejko, etj. –Tiranë : Mirgeeralb, 2017107 f. ; 14.0 x 20.5cm.ISBN 978-9928-07-495-91.Letërsia shqipe 2.Poezia821.18 -1