135
FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI GJENDJA DHE SFIDAT konferencÒ e dytÒ, 10 NÒntor 2004

Antikorupcija Alb

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Antikorupcija Alb

FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI

GJENDJA DHE SFIDAT

konferencÒ e dytÒ, 10 NÒntor 2004

Page 2: Antikorupcija Alb

Botues:

Fondacioni Instituti shoqëria e hapur - Maqedoni

Për botuesin:

Vlladimir Millçin

Redaktorë:

Neda Korunovska

Dançe Danilovska

Përkthimi dhe lektorimi:

Abakus

Tirazhi:

250 ekzemplarë

Realizimi:

Magor, Shkup

CIP - Katalogizacija vo publikacija Narodna i univerzitetska biblioteka †Sv. Kliment Ohridski# - Skopje

343.352(497.7)(062)

MAQEDONIA dhe korrupsioni - gjendja dhe sfidat / [redaktorë Neda Korunovska, Dançe

Danilovska]. - Shkup : Fondacioni Instituti shoqëria e hapur - Maqedoni, 2005. - 139 str. ; 21 sm ISBN 9989-834-81-4

a) Korupcija - Makedonija - Sobiri COBISS.MK-ID 61039370

Page 3: Antikorupcija Alb

PËRMBAJTJA PARATHËNIA 5 MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT Ekspozetë e konferencës së dytë 9 KORRUPSIONI NË ARSIMIN E LARTË Forumi Rinor Arsimor 121 IMPLIKIMET EKONOMIKE DHE POLITIKE TË KORRUPSIONIT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË Qendra për analiza ekonomike 125 PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME 133 PJESËMARRËSIT E KONFERENCËS 137

Page 4: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

5

PARATHËNIA Para diç më shumë se dy viteve, Fondacioni Instituti shoqëria e hapur – Maqe-doni e organizoi konferencën e parë "Maqedonia dhe korrupsioni: gjendjet dhe

sfidat", të dedikuar korrupsionit dhe luftës kundër tij. Kjo ngjarje, në të cilën u promovua edhe hulumtimi i Robert Hislopit "Qetësi para stuhisë? – ndikimi i

rrjeteve tejkufitare, korrupsionit dhe kontrabandës mbi stabilitetin e Maqedonisë

dhe mbi sigurinë në rajon", shkaktoi interesim shumë të madh në opinionin pub-lik, por edhe reaksione dhe sulme të stuhishme nga ana e pushtetit të atëhershëm dhe nga vetë kryeministri.

Pushteti i ri, fituesi i zgjedhjeve të cilat u mbajtën në vjeshtë të vitit 2002, premtoi luftë energjike dhe efikase kundër korrupsionit dhe çrrënjosje të tij. Të mësuar prej përvojës së deritanishme me premtimet e politikanëve, pritjet tona ishin më modeste. Pritnim që do të vendoset kornizë ligjore dhe rrjet institucional për ndalje të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, deri në shkallë që ata nuk do t’i kërcënohen stabilitetit të shtetit dhe nuk do të paraqesin pengesë në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së.

Formimi i Komisionit shtetëror për pengim të korrupsionit, i Direksionit për pengim të larjes së parave, i Policisë financiare, adoptimi i ligjeve nga ana e Par-lamentit të RM-së, si dhe disa raste për të cilat u ngritën akuza, paralajmëronin që pushteti i ri i mban mend premtimet e tij parazgjedhore. Por, me kalimin e kohës, korrupsioni përsëri filloi të trokasë në dyer.

Të drejtat e gjera të diskrecionit të ministrave, mosrespektimi i obligimeve ligjore për shpallje të tenderave, konfliktet e shpeshta të interesave të bartësve të funksioneve publike, problemet me të cilat ballafaqohej Komisioni shtetëror në marëdhëniet me organet qeveritare dhe me organet e ndjekjes dhe ngadalësia e gjyqeve, krejt kjo e imponoi përshtypjen që Maqedonia po e humb betejën me korrupsionin, përkatësisht që angazhimet për anti-korrupsion të pushtetit të ri kanë rënë në harresë. Në periudhën mes konferencës së dytë dhe daljes së kësaj broshure, ndodhën disa skandale të cilat edhe më shumë e zmadhuan brengosjen e opinionit publik. Padyshim, më i madhi ishte dorëheqja e kryeministrit Hari Kostov, e arsyetuar me akuza për korrupsion të një pjese të udhëheqësisë së njërit

Page 5: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

6

prej partnerëve të koalicionit. Në frymën e praktikës veç më të zakonshme, edhe këto akuza mbetën pa përfundim.

Akuzat për korrupsion te ne janë të shpeshta, por ajo që na brengos është ngadalësia dhe mbylltësia e prokurorisë, që e tregoi edhe një hulumtim i Transa-parencë – Maqedoni.

Ne u kujdesëm që, bashkë me thirrjet e dërguara për konferencën e dytë "Maqedonia dhe korrupsioni: gjendjet dhe sfidat", ta distribuojmë edhe broshurën me fjalimet e plota të të gjithë atyre që morën pjesë në konferencën e parë, të mbajtur në pranverë të vitit 2002, si dhe librin "Analizë e plotë e do-

kumentacionit për ndihmën e dhënë për luftën kundër korrupsionit në Evropën

Juglindore". Qëllimi ynë themelor ishte që, me ndihmë të politikanëve dhe të ekspertëve

të cilët e pranuan thirrjen tonë, të bëjmë krahasim të gjendjeve dhe trendeve të atëhershme dhe të sotme - atëherë, posa të dalur prej konflikit luftarak, dhe sot, "të freskët" në paradhomën e BE-së.

"Integrimi i brendshëm i Maqedonisë, si parakusht për integrim në Bashki-min Evropian", kështu tingëllon misioni i Fondacionit Instituti shoqëria e hapur – Maqedoni.

Pakkush te ne nuk do të pajtohet me shënimin që korrupsioni dhe krimi i organizuar janë pengesat më të mëdha për evropeizimin e Maqedonisë. Retorika për anti-korrupsion edhe në Maqedoni, edhe në Ballkan, shpeshherë shkon dorë për dore me format më të rënda të korrupsionit.

Veç më disa vite, prej programit Iniciativa për anti-korrupsion të FISHHM-së financohen projekte që i udhëheq vetë fondacioni, por edhe fushata dhe pro-jekte tjera të parashtruara prej një numri të madh të institucioneve, organizatave ose individëve që janë pjesë e shoqërisë qytetare. Sektori joqeveritar te ne ka edhe obligim, edhe kapacitet që të kontribuojë për ndaljen e korrupsionit, pa marrë parasysh atë se cila parti ose koalicion është në pushtet.

Një prej rezultateve të pritura prej konferencës së dytë ishte edhe Lista e re-komandimeve, të pranuara me konsensus prej listës impresive të pjesëmarrësve, të cilët bënë përpjekje serioze për ta tejkaluar përkatësinë partiake dhe orientimet politike. Kjo, padyshim, paraqet garanci që Maqedonia ka kapacitet që të balla-faqohet me korrupsionin, kuptohet, nëse ekziston vullnet i fuqishëm politik edhe në eshalonet më të larta të pushtetit tonë ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Page 6: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

7

Vullneti i qytetarëve që të mos jetojnë në një shtet që do të mbytet në kor-rupsion është i padyshimtë.

Vlladimir Millçin Drejtor ekzekutiv i

Fondacionit Instituti shoqëria e hapur - Maqedoni

Page 7: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

9

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT Ekspozetë e konferencës së dytë Suzana Kartova Kuzmanovska

Duke u nisur nga Programi për punë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë 2002-2006, të përfshirë edhe në Ekspozenë e mandatarit, kryetarit aktual të Qeverisë, Qeveria edhe në periudhën e ardhshme (periudhën e mbetur të mandatit të saj të përcaktuar me ligj), si qëllime prioritare, masa dhe aktivitete të parapara i përcaktoi edhe segmentet e përforcimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të reformës së sistemit gjyqësor, të vështruara në mënyrë kom-plementare dhe në vazhdimësi me aktivitetet tjera komplekse prioritare të Qever-isë.

Përkatësisht, këto aktivitete prioritare të Qeverisë ajo i shndërroi në Vendim për prioritetet strategjike të Qeverisë për vitin 2005, të sjellur më 6.09.2004 dhe me ditën e hyrjes së tij në fuqi edhe de jure filloi procesi buxhetor për vitin 2005 dhe përgatitja e strategjisë fiskale në të cilën janë paraparë mjete të dedikuara për financim të prioriteteve strategjike në suaza të të cilave ministritë dhe organet tjera të administratës shtetërore i definojnë iniciativat dhe aktivitetet konkrete me qëllim të kontribuimit ndaj realizimit të prioriteteve strategjike të Qeverisë, me të cilat koordinon Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e definon luftën kundër krimit të or-ganizuar dhe korrupsionit si prioritet më të lartë që paraqet edhe vërtetim dhe vazhdim të aktiviteteve për realizim të prioritetit veç më të pëcaktuar edhe në Vendimin për prioritetet strategjike për vitin 2004, i cili përveç shfrytëzimit të të gjitha instrumenteve juridike dhe ekonomike të cilat i qëndrojnë në dispozicion shtetit, kërkon edhe ndërtim të kapaciteteve të reja institucionale dhe përforcim të atyre ekzistuese, të cilat në vazhdimësi do të luftojnë kundër dukurive të këtilla të dëmshme në shoqëri. Në këtë kontekst është edhe fakti që në disa vitet e fundit, në bazë të hulumtimeve të opinionit publik dhe analizave të përfshirjes, shkaqeve dhe pasojave të korrupsionit, në opinionin publik ekziston perceptim për prani të lartë të korrupsionit, kurse investitorët e huaj konsiderojnë që ai është një prej faktorëve kyç që ndikon për largim të investimeve të drejtpërdrejta, të domos-

Page 8: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

10

doshme për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës. Gjatë kësaj, prevencioni dhe represioni i krimit të organizuar nuk guxojnë dhe nuk munden ta dëmtojnë nevojën e respektimit të ligjeve në shtet. Në këtë kontekst, me rëndësi të veçantë është përforcimi i bashkëpunimit mes organeve të cilat punojnë në lid-hje me luftën kundër krimit të organizuar, tregtisë ilegale me drogë, armë dhe njerëz.

Me adoptimin e Planit aksionar për partneritet evropian nga ana e Qeverisë më 6.09.2004, që si dokument është i përcaktuar nga Vendimi për principet, pri-oritetet dhe kushtet e përfshira në partneritetin evropian me Republikën e Maqe-donisë, Qeveria e vërtetoi përkushtimin ndaj qëllimit strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe përcaktimin për angazhim të plotë në realizimin e tij. Qëllimi i këtij plani aksionar është ndërtimi i raportit të përgjegjshëm të organeve të administratës dhe të të gjitha subjekteve për procesin e integrimit evropian ndaj obligimeve të cilat rrjedhin nga ky proces, nxitja e iniciativitetit dhe mobi-lizimi i resurseve ekzistuese njerëzore në dispozicion, si dokument që është konzistent me Programin për afrim të legjislacionit të Bashkimit Evropian. Në aspekt kohor, Plani aksionar e mbulon periudhën prej publikimit të Raportit për stabilizim dhe asocim të vitit 2004, duke i përfshirë masat dhe aktivitetet e reali-zuara në ndërkohë, si dhe detyrat të cilat janë parashtruar ashtu që t'i përgjigjen plotësimit të prioriteteve afatshkurtëra dhe afatmesme, me qëllim që Plani ak-sionar të ketë edhe konsekuencë logjike, edhe konsekuencë kohore.

Përkatësisht, në pjesën e tij të parë - Gjendja politike në fushën prioritare (demokracia dhe qeverisja e së drejtës), është futur edhe kriteri politik (lufta kundër korrupsionit). Në pajtim me Ligjin për pengim të korrupsionit ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 28/02), Komisioni shtetëror për pengim të korrupsionit, në bazë të dispozitave ligjore nga neni 49, paragrafi 1, alinea 1, e përgatiti dhe e solli Programin shtetëror për prevencion dhe represion të korrup-sionit, i cili përmban Plan aksionar dhe rekomandime konkrete për masat dhe aktivitetet e domosdoshme të cilat i ndërmarrin subjektet kompetente, me qëllim që të krijohet sistem efikas për prevencion dhe represion të korrupsionit. Në ak-tivitetet e përgatitjes së Programit shtetëror, Komisioni realizon bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe organet tjera kompetente të cilat kanë ingjerenca në sferën e vendosjes dhe implementimit të sistemit efikas për luftë kundër korrupsionit dhe me Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, nëse mer-ret parasysh obligimi ligjor nga neni 48, alinea 10 nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pengim të korrupsionit, në pajtim me të cilin Komisioni shtetëror

Page 9: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

11

parashtron Raport vjetor për punën e vet dhe për masat dhe aktivitetet e ndër-marra deri te Parlamenti i Republikës së Maqedonisë, kurse e dërgon deri te Kryetari i Republikës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe mjetet për in-formim publik.

Pjesa më e madhe e monitoringut të implementimit të masave të propozuara (rekomandimeve dhe afateve), të përcaktuara në matricat dhe në Planin aksionar të Programit shtetëror, i janë besuar Komisionit shtetëror si organ kompetent që e kryen sublimatin dhe e përcakton shkallën e implementimit të Programit shtetëror nga ana e Qeverisë dhe organeve tjera shtetërore.

Masat për prevencion dhe represion të korrupsionit të përfshira në Pro-gramin shtetëror bazohen në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut, të përfshira në Kushtetutën dhe në ligjet e Republikës së Maqedonisë dhe dokumentet ndërkombëtare, kurse posaçërisht në Konventën evropiane për liritë dhe të drejtat themelore njerëzore.

Duke e pasur parasysh që bëhet fjalë për aktivitete komplekse të cilat duhet të ndërmerren nga ana e institucioneve dhe ministrive kompetente të resorëve, me rëndësi të jashtëzakonshme është koordinimi dhe bashkëpunimi mes tyre dhe përcjellja e realizimit. Në favor të kësaj është edhe aktiviteti i Qeverisë në periudhën e deritanishme me propozim dhe përcaktim të tekstit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pengim të korrupsionit, të sjellura nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë dhe të publikuara në ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr.46/04), me të cilat institucionalisht u përforcua Komisioni shtetëror për pengim të korrupsionit.

Nuk mund të priten ndryshime fundamentale në këtë plan pa konsensus të gjerë nacional dhe politik në lidhje me pasojat e rrezikshme nga korrupsioni, rëndësinë e masave antikorruptive dhe të qenët konsekuent në implementimin e tyre, së këndejmi edhe masat për luftë kundër korrupsionit janë të përfshira edhe në prioritetet - reforma e administratës publike, reforma e gjyqësisë, furnizimet publike, reforma e policisë, dogana dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Si prioritet afatshkurtër jo rastësisht është avancimi i luftës kundër korrup-sionit me përforcim të kapaciteteve institucionale për hetim dhe zbulim të kry-erësve të korrupsionit; përmirësim të koordinimit dhe sigurim të bashkëpunimit më të madh mes trupave për zbatim të ligjeve dhe Komisionit shtetëror; për-mirësim të këmbimit të informatave për rastet e lidhura me korrupsion mes shër-bimeve të cilat janë të ngarkuara me zbulimin, hetimin dhe ndjekjen gjyqësore të rasteve të konstatuara. Në funksion të kësaj, Qeveria e përgatiti dhe e përcaktoi

Page 10: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

12

tekstin e ri të Ligjit për prokurori publike, të cilin e solli Parlamenti i Republikës së Maqedonisë dhe është publikuar në ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqe-donisë" nr. 38/04).

Së këndejmi, si prioritet afatmesëm është përcaktuar arritja e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet e nëpërmjet zbatimit përkatës ligjor dhe të drejtë të Programit për luftë kundër korrupsionit, me shkallë të lartë të implementimit nga ana e ministrive kompetente të rekomandi-meve të përfshira në Programin shtetëror. Në funksion të kësaj është edhe ak-tiviteti i Qeverisë në propozimin dhe përcaktimin e ligjeve të reja dhe sjellja e tyre nga ana e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, si për shembull Ligji për financimin e partive politike ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 76/04), Ligji për partitë politike ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 76/04), Ligji për prekurzorët ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 37/04), Ligji për azil dhe mbrojtje të përkohshme ("Gazeta zyrtare e Repub-likës së Maqedonisë" nr. 49/03), ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kalim të kufirit shtetëror dhe për lëvizje në brezin kufitar ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 19/04), si dhe aktet të cilat i përgatiti Qeveria dhe i solli Parla-menti: Strategjia për menaxhim të integruar kufitar me Plan aksionar për zbatim të saj; Strategjia për reformë në polici dhe Plani aksionar për zbatim të saj dhe Plani për aktivitete për luftë kundër krimit të organizuar.

Në funksion të operacionalizimit të zbatimit të reformës në gjyqësi, të cilën Qeveria e përcaktoi si prioritet më të lartë strategjik, Ministria e drejtësisë e për-gatiti dhe e dorëzoi në procedurë qeveritare Propozimin e strategjisë për reformë të sistemit gjyqësor me anekse dhe Planin aksionar për implementim. Reforma duhet patjetër të realizohet si pjesë përbërëse e projektit komplementar të refor-mave të sinkronizuar mirë. Dy punktet kyçe në të cilat mbështetet reforma e gjy-qësisë janë përforcimi i pavarësisë së saj dhe rritja e efikasitetit, përkatësisht ar-ritja e pavarësisë gjyqësore me qëllim që të sigurohet paanshmëri e plotë në vendimmarrjen e gjykatësve, prej së cilës në masë të madhe varet edhe funk-sionimi i institucioneve tjera gjyqësore.

Qëllimi i përgjithshëm i strategjisë është ndërtimi i sistemit funksional dhe efikas gjyqësor të bazuar në standardet juridike evropiane, ku si pika kyçe të cilat e përcaktojnë pavarësinë e gjyqësisë janë shënuar: seleksioni, zgjedhja dhe shkarkimi i gjykatësve, trajnimi i tyre dhe financimi i gjyqësisë. Rritja e efi-kasitetit të gjyqësisë supozon edhe ndryshim të më shumë segmenteve të sistemit gjyqësor, me të cilin duhet të largohen faktorët që ndikojnë mbi zgjatjen e proce-

Page 11: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

13

durave, dobësitë në legjislacionin procesor, vendosja e papërshtatshme organiza-tive e gjyqësisë, mosekzistimi i sistemit të zgjidhjes alternative të kontesteve, etj. Gjithashtu, organizata e prokurorisë publike me të gjitha pikat e saj prekëse e thekson nevojën për mbindërtim të kornizës kushtetuese juridike të pozitës së pavarur të prokurorisë publike në drejtim të sigurimit të mënyrës së re të emërimit të prokurorëve publikë, si dhe të vendosjes organizative dhe rritjes së efikasitetit të funksionit themelor të ndjekjes penale në pajtim me ligjin e ri për prokurori publike. Duke i pasur parasysh analizat e deritanishme, si dhe vlerësimet nga ana e institucioneve të mirënjohura ndërkombëtare në lidhje me funksionimin e sistemit gjyqësor në shtet, të cilat e shënojnë faktin që sistemi ballafaqohet me një varg dobësish, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në peri-udhën e kaluar ndërmori edhe hapa seriozë në planin e reformës së sistemit gjy-qësor nëpërmjet ndryshimeve dhe plotësimit të legjislacionit material procesor, si dhe të reformës strukturore, e cila i përfshin marrëdhëniet mes institucioneve të caktuara të sistemit gjyqësor, organizimin e tyre të brendshëm dhe kompetencat. Përkatësisht, Qeveria i përgatiti dhe Parlamenti i solli ndryshimet dhe plotësimet e kodit penal, të shpallura në Gazetën zyrtare numër 19 të këtij viti, me të cilat përforcohet politika ndëshkuese, ridefinohet sistemi i sanksioneve dhe implemen-tohen standardet e shumta obligative ndërkombëtare të cilat u përgjigjen sfidave të kohës dhe paraqitjes së formave të reja të krimit, e posaçërisht të formës së tij të organizuar. Qeveria e propozoi, kurse Parlamenti e solli ligjin për ndryshime dhe plotësime të ligjit për procedurë penale, të shpallur në Gazetën zyrtare të RM-së nr. 74 të këtij viti, me të cilin ridefinohet sistemi i dërgimit, u krijua bazë ligjore për zbatim të masave speciale të hetimit, përshpejtim të procedurës dhe eliminim të mundësisë për zgjatje të saj, si dhe përgatitje dhe sjellje nga ana e Parlamentit të ligjit për pengim të larjes së parave dhe të të ardhurave tjera prej veprave të ndëshkueshme, si dhe organizim dhe kontroll të zbatimit të tyre. Me qëllim dhe në funksion të përfocimit të pavarësisë së gjyqësisë në afat të mesëm do t'i qaset ndryshimeve të dispozitave ligjore të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së gjykatësve, ridefinimin e vendosjes së tyre, si dhe me ridefinimin e vendosjes, rolit dhe përbërjes së Këshillit gjyqësor republikan, përkatësisht sjell-jes së ligjit të ri për Këshill gjyqësor republikan, i cili do të harmonizohej me ndryshimet kushtetuese në lidhje me përbërjen, ingjerencat dhe zgjedhjen e anëtarëve të këshillit gjyqësor, pavarësisht prej emrit të tij. Në lidhje me organ-izimin dhe ingjerencat e gjyqeve, është e domosdoshme ndërmarrja e masave të drejtuara kah ndryshimi i ligjit për gjyqet. Gjithashtu, si grykë më ngushtë në

Page 12: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

14

punën e gjyqeve themelore janë lëndët kundërvajtëse, kurse për tejkalim të këtij problemi të ri akut janë ndërmarrë aktivitete drejt përgatitjes së ligjit të ri për kundërvajtje, i cili veç më është adoptuar në Parlamentin e Republikës së Maqe-donisë në fazën e tij të parë, si dhe nevoja për ndërmarrje të aktiviteteve të mëtut-jeshme për ndryshime edhe të dispozitave kushtetuese me të cilat është paraparë kompetencë ekskluzivisht gjyqësore e kundërvajtjeve si lloj i veprave të ndësh-kueshme. Gjithashtu, zbatimi i deritanishëm i ligjit për procedurë ndërgjyqëse tregoi dobësi të caktuara, dhe për këtë shkak u imponua nevoja e sjelljes së ligjit të ri për procedurë ndërgjyqëse, të cilin Qeveria e ka propozuar, e ka përcaktuar dhe veç më është dorëzuar në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë për shqyrtim, në fazën e tij të parë. Realizimi i aktgjykimeve qytetare, që paraqet një prej problemeve më të mëdha në gjyqësi, e imponoi nevojën e përgatitjes së ligjit të ri për realizim dhe sigurim nga ana e Qeverisë, me të cilin reduktohen bazat për shfrytëzim të instituteve ankesë dhe kundërshtim, kurse do të zhvillohet sis-tem për realizim jashtë gjyqeve prej personave të autorizuar, të cilët do të fitojnë leje për punë nga ministri i drejtësisë, dhe Parlamenti e adoptoi të atë në fazën e tij të parë. Në periudhën e ardhshme Qeveria e RM-së do t'i qaset edhe përgatitjes së ligjit për konfliktin e interesave, i cili do të ishte në funksion të realizimit të dispozitave ligjore të përfshira në nenet 37 dhe 38 të Ligjit për pengim të korrup-sionit, si dhe ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për realizim të sanksioneve me qëllim të harmonizimit të dispozitave të tij me ndryshimet në Kodin e ri penal për shkak të nevojës së ridefinimit të statusit të institucioneve ndëshkuese për-pirësuese. Në pajtim me ingjerencat e veta ligjore për dhënie të mendimit për propozime të ligjeve me rëndësi për pengim të korrupsionit, kurse në pajtim me aktivitetet e marra vesh për bashkëpunim me Qeverinë e RM-së për vitin 2004, Komisioni shtetëror për pengim të korrupsionit iu drejtua Qeverisë me kërkesë që t'i dorëzohen për mendim ato projekte ligjore të cilat Qeveria në programin për punë për vitin 2004 i ka paraparë për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor, nëse Qeve-ria nuk i ka përcaktuar ato. Qeveria me shkresë të saj e lajmëroi komisionin shtetëror për pengim të korrupsionit për shkallën e deritanishme të përgatitjes së këtyre projekteve ligjore të përgatitura prej ministrive kompetente, me vërejtje që ato do të mund t'i merrnin prej përgatitësve të akteve, varësisht nga ajo se në cilën fazë është teksti i ligjit që përgatitet. Në bazë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe dinamikës së marrë vesh mes Qeverisë së RM-së dhe komisionit shtetëror për pengim të korrupsionit, Qeveria në mbledhjen e fundit të mbajtur më 08.11.2004, e solli udhëzimin për bashkëpunim të organeve të administratës

Page 13: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

15

shtetërore, ndërmarrjeve publike, institucioneve publike dhe personave tjerë ju-ridikë që disponojnë me kapital shtetëror me Komisionin shtetëror për pengim të korrupsionit. Përkatësisht, sjellja e tij është rezultat i nevojës për bashkëpunim të ngushtë mes organeve të pushtetit shtetëror, përkatësisht organeve gjyqësore, policisë dhe organeve dhe organizatave tjera të administratës shtetërore, edhe atë jo vetëm me shtetin, por edhe me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Për këto arsye edhe u propozua sjellja e këtij udhëzimi, që në mënyrë të caktuar do ta për-forcojë dhe do ta lehtësojë bashkëpunimin e organeve të administratës shtetërore, ndërmarrjeve publike, institucioneve, në pajtim me Ligjin për institucionet, i cili gjithashtu gjendet në procedurë parlamentare, dhe personave tjerë juridikë të cilët disponojnë me kapital shtetëror me Komisionin shtetëror për pengim të korrup-sionit, si supozim i rëndësishëm për realizim të ligjit të ri, për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për korrupsion, në të cilin janë përcaktuar supozimet normative për punë racionale, të drejtë, azhurne dhe ligjore të organeve të administratës shtetërore që janë në korelacion të drejtpërdrejtë me realizimin e funksioneve dhe detyrave të tyre, dhe njëkohësisht duke paraparë masa preventive dhe represive për pengim të mundësive të ndryshme për keqpërdorim të pozitës së bartësve të pushtetit për interesa të caktuara personale, familjare ose grupore. Dispozitat e udhëzimit të cilat udhëzojnë në dorëzimin e informatave deri te Komisioni shtetëror, dhe të cilat janë të mbrojtura me disa prej shkallëve të klasifikimit, or-ganet dhe organizatat e sektorit publik dhe shtetëror do të duhet patjetër t'i dorëzojnë informatat në pajtim me dispozitat e ligjit të ri për informata të klasifi-kuara, të cilin e shqyrtoi dhe e përcaktoi Qeveria, kurse e solli Parlamenti dhe ai është shpallur në Gazetën zyrtare të RM-së numër 9 të këtij viti. Ju faleminderit. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit, zonja Kartova. Tani ia jap fjalën profesorit Nikolla Tupançeski: Nikolla Tupançeski

Faleminderit për fjalën e dhënë. Unë do të përpiqem t'i përgjigjem temës që na është parashtruar sot si detyrë - Aspektet e ndryshme të korrupsionit në R.M. Unë shpresoj që observimi im do të jetë diçka më i ndryshëm se sa diskutuesi para-prak, sepse mua pozita më jep të drejtë të jem pak më i lirë në shpjegimin tim, ashtu që do të përpiqemi të gjejmë pika të përbashkëta prekëse, të këmbejmë mendime, dhe nëse ka nevojë edhe në ndonjë pjesë të pastrojmë disa gjëra që

Page 14: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

16

konsiderojmë se janë të kontestueshme. Unë do të filloja nga fundi i diskutuesit paraprak: Qeveria në mbledhjen e saj të fundit ka sjellur udhëzim për bash-këpunim mes organeve të administratës shtetërore, më besoni që deri tani nuk respektohej obligimi ligjor për bashkëpunim mes organeve të administratës shtetërore, iluzore është të pritet që me udhëzim të qeverisë do të përmirësohet ky bashkëpunim. Unë e përshëndes këtë udhëzim, që është në funksion të lehtësimit të bashkëpunimit dhe kështu me radhë, por mosrespektimi i obligimeve të deri-tanishme ligjore për bashkëpunim mes më shumë organeve të administratës shtetërore është më se evident. Kemi më shumë shembuj gjatë disa muajve të fundit ku organe të rëndësishme të administratës shtetërore komunikojnë mes mjeteve për informim publik, fatkeqësisht them edhe vetëm nëpërmjet mjeteve për informim publik, duke i paraqitur qëndrimet e tyre të kundërta, duke i paraqi-tur shikimet e tyre të një situate të njëjtë të një ngjarjeje të njëjtë, dhe ajo që mbe-tet si e posaçme të shënohet që mbesin në pozitat e veta me dëshirë që të bash-këpunohet më tutje. Nëse ky udhëzim, të mos përsëritem, paraqet lehtësim të bashkëpunimit, është me të vërtetë për t'u përshëndetur, por, prapë e them që jam pak skeptik ndaj kësaj çështjeje sepse edhe deri tani ekzistonte obligim për bash-këpunim mes organeve që u përmendën paraprakisht. Do të duhej t'i paraqes shikimet e mia, observimin tim rreth korrupsionit në sektorin publik, hajde kor-rupsioni në sektorin publik, unë pak do ta parafrazoja këtë korrupsioni dhe sek-tori publik. Mos të jetë që prej përpara supozojmë që është dëshmuar korrupsioni e kështu me radhë. Ekzistojnë më shumë momente, më shumë gjëra të cilat do të kisha dashur t'i paraqes, kurse do të duhej të paraqisnin vetëm një kallëzim, kon-statim të gjendjeve që në këtë moment, si që përmendi zotëri Millçini, ndoshta si temë pak është harruar korrupsioni, por korrupsioni si fenomen është gjithnjë më i pranishëm në shoqërinë maqedonase. Do të filloja si një prej mangësive më të mëdha të administratës publike, duke e përfshirë këtu administratën shtetërore, edhe më tutje janë të drejtat e gjera ose tepër të gjera të diskrecionit, autorizimet e diskrecionit që u janë lënë bartësve të funksioneve publike. Disa ditëve të fun-dit jemi dëshmitarë që kemi shkelje flagrante të autorizimeve të caktuara të disk-recionit nga ana e funksionarëve të lartë. Unë do të dëshiroja ta kuptoj këtë si interpretim të gabuar të së drejtës, por në çdo rast mbetet përshtypja që bëhet fjalë për sjellje të vendimit që nuk është në pajtim me të drejtën, nga njëra anë, kurse nga ana tjetër edhe një herë vërtetohet që të drejtat e diskrecionit, autor-izimet e diskrecionit në R.M. shpeshherë dinë të jenë lëndë e arbitrarizmit ose lëndë e keqpërdorimit. Kështu që ajo që do të duhet patjetër të bëhet në të

Page 15: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

17

ardhmen, e të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjeve në sektorin publik, është që autorizimet, përkatësisht të drejtat e diskrecionit të bartësve të funksion-eve publike të reduktohen në minimum, të gjithë e dimë që pa autorizime diskrete vështirë mund të arrihen rezultate, por ajo që brengos është zbatimi i pandërgjeg-jshëm i autorizimeve të përcaktuara të diskrecionit. Në këtë drejtim, në këtë kon-tekst do të doja të them që është bërë përpjekje edhe me ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal të RM-së, është futur, është statuuar inkriminimi i cili do të duhej ta mbulojë këtë fushë, inkriminimi është me emërtim puna e pandërgjegjshme në ekonomi, puna e pandërgjegjshme në shërbim, ky lapsus ndoshta është në funksion të kësaj që e thashë, sepse më parë ekzistonte punë e pandërgjegjshme në ekonomi, por besomëni që ky inkriminim punë e pandërgjegjshme në ekonomi që ekzistonte kohë të gjatë në truallin maqedonas mbeti normë e pazbatuar aq shpesh. Unë nuk jam optimist i madh kur bëhet fjalë edhe për këtë inkriminim, kur bëhet fjalë rreth zbatimit të tij. Puna e pandërgjeg-jshme në shërbim, unë e kuptoj intencën e ligjdhënësit që duhet t'i vihet fund keqpërdorimit të të drejtave të diskrecionit. Ky është kuptimi i ligjdhënësit. Por, besoni që ashtu si që është statuuar në Kodin penal lë vend për pesimizëm. Duhet që kolegët gjykatës, kolegët prokurorë dhe përfaqësuesit e Ministrisë së punëve të brendshme të dëshmojnë që ai që i ka ato të drejta të diskrecionit pandërgjeg-jshëm, ashtu qartas pandërgjegjshëm i ka zbatuar. Qartas dhe pandërgjegjshëm sipas meje janë kategori psikologjike. Do ta ketë shumë vështirë ai që duhet të dëshmojë që e drejta e diskrecionit është zbatuar në mënyrë të pandërgjegjshme nga ana e funksionerit. Në të drejtën pothuajse gjithmonë, hajde jo gjithmonë, më së shpeshti operohet me kategorinë a ekzistojnë elemente të kundërligjshmërisë ose nuk ekzistojnë elemente të kundërligjshmërisë. Ja të themi një ministër pandërgjegjshëm e zbaton të drejtën e diskrecionit. A do të thotë zbatimi i pandërgjegjshëm i të drejtës së diskrecionit njëkohësisht edhe kundërligjshmëri. Jo gjithmonë pandërgjegjshmëria mund të kualifikohet si kundërligjshmëri. Ai ka të drejtë të diskrecionit dhe nëse e keqpërdor atë të drejtë të diskrecionit atëherë ekzistojnë elemente të keqpërdorimit. Por, me të vërtetë do ta kenë problem dëshmimin e ndërgjegjshmërisë si kategori. Gjëja e dytë të cilën do të kisha dashur ta shënoj është krijimi, vendosja e sistemit të meritës (merit sistemit) në sektorin publik, kjo në mënyrë të parafrazuar do të thotë përcaktim që, në bazë të rregullave rreptësisht të caktuara, në bazë të procedurës rreptësisht të caktuar, të punësohen persona në sektorin publik, por edhe jo vetëm të punësohen por edhe të avancohen. Përshtypja ime është që, edhe përpos dëshirave të mira, edhe për-

Page 16: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

18

pos qëllimeve të mira që janë dhënë në Ligjin për nëpunës shtetërorë, ende nuk është rrumbullakësuar deri në fund merit sistemi. Le të jemi pak praktikë. Nuk di, para ca kohësh Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë së R.M.-së kishte shpallur konkurs për pranim të personave që do të duhej të plotësojnë vende të caktuara të punës në cilësi të nëpunësve shtetërorë. Tërë kohën sillej mendimi që thjesht, edhe përpos dispozitave në Ligjin për nëpunës shtetërorë, si duhet të zbatohet tërë puna që të arrihet deri te qëllimi, sikur nuk ishin respektuar disa dispozita të Ligjit për nëpunës shtetërorë. U shpall konkursi, u thirrën në bisedë, u thirrën gjithashtu edhe në Agjencinë për nëpunës shtetërorë dhe, në fund, edhe përpos asaj që kishte dhjetë njerëz të paraqitur për një vend pune, kjo është informata ime, nuk ishte plotësuar një pjesë e vendeve që ishin paraparë për punësime të reja. Athua kandidatët nuk i plotësojnë kriteret të cilat janë të domosdoshme për ta fituar këtë cilësi të nëpunësit shtetëror ose bëhet fjalë për diçka tjetër. Dua që zëshëm të komentoj edhe përpos dëshirës për futje të merit sistemit, përshtypja ime është që në R.M. ende mbizotëron spoil sistemi, që thjesht përkaësia politike ose marrëveshja politike, ose partizimi i strukturave të caktuara sjellin hajde të them deri te problematizimi gjatë pranimit të nëpunësve të rinj shtetërorë. Do të thotë, thjesht ekziston kolizion nga njëra anë mes merit sistemit, dhe nga ana tjetër pranimit në bazë të kriterit përfaqësimi i drejtë i grupeve etnike e kështu me radhë. Konsideroj që nuk ekziston kurrfarë shansi, kurrfarë mundësie që bara-bartë të shkojnë të dy kriteret. Thjesht, ose do të respektohet merit sistemi, ku ekzistojnë rregulla rreptësisht të përcaktuara si punësohet një person dhe si avan-cohet, nga ana tjetër kemi obligim tjetër i cili ndoshta rrjedh prej akteve tjera ju-ridike, por ajo që është vërejtja ime e madhe, serioze është që njëkohësisht nuk mund të zbatohen të dy sistemet. Sipas meje, ato përjashtohen njëra me tjetrën. Fillova të flas për partizimin ose politizimin e sektorit publik. Nuk mund ta fshe-him faktin që ekziston një gjë e këtillë, që kjo dukuri është evidente në R.M., mundemi vetëm të qëllojmë sa është dinamika, sa është vëllimi, sepse duhet të jemi të sinqertë, këtu nuk është bërë ndonjë hulumtim më i madh, më serioz sis-tematik, por edhe prej atyre hulumtimeve që i kemi deri tani, pjesa më e madhe e të të pyeturve tregojnë që ekziston partizim, përkatësisht politizim në sektorin publik. Përsëri do të kthehem në terrenin e Ligjit penal, në fushën e Kodit penal. Për një kohë më të gjatë në Kodin penal ekziston inkriminimi ndërmjetësimi kundërligjor. Bëhet fjalë për vepër serioze penale ku ligjdhënësi është kërcënuar me dënim prej pesë viteve burgim nëse dikush, duke e shfrytëzuar ndikimin ose pozitën e vet, ndikon mbi sjelljen e ndonjë vendimi ose gjatë punësimit, ose gjatë

Page 17: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

19

nuk di çka. Besoni, nëpër statistika, flas për statsitika sepse përpiqesha që duke hulumtuar në më shumë institucione të arrij deri te një e dhënë e caktuar, unë nuk gjeta, ja këtu janë kolegët gjykatës dhe prokurorë, nuk gjeta të dhënë që deri tani ekziston paraqitje e parashtruar penale për ndërmjetësim kundërligjor. Ndërmjetësimi kundërligjor, ose si që gjithashtu e quajnë në mënyrë popullare tregtia e interesave seriozisht kap një pjesë më të madhe të indit shoqëror dhe unë do të thoja që kjo paraqet tip atipik të deliktit korruptiv, sepse nuk e keni atë klasikë dhënie marrje e kështu me radhë, thjesht bëni tregti me pozitën tuaj sho-qërore. Me të vërtetë, ekzistimi i këtij inkriminimi, që nuk është më i ndryshëm se inkriminimet në legjislacionet e shteteve tjera evropiane, them për fat të keq në R.M. deri më tani nuk ka gjetur zbatim. Sa u përket organeve të administratës shtetërore, unë mendoj që sipas meje duhet t'i jepen ingerenca pak më të mëdha Agjencisë për nëpunës shtetërorë. Kam ndjenjë që disi anashkalohet roli i Agjen-cisë për nëpunës shtetërorë. Thjesht, ka dikush pjesë të vet edhe në merit sistemin dhe në përgjithësi rreth statusit përcaktimit të nëpunësve shtetërorë. Por, ajo që brengos, dhe kjo është zhvendosur edhe në një pjesë të dispozitave të Ligjit për nëpunës shtetërorë, që prapëseprapë struktura udhëheqëse në ministri ose në min-istritë dhe kështu me radhë janë ata që e japin fjalën e fundit edhe gjatë zgjedhjes së të punësuarve të rinj, nëse doni nëpunës shtetërorë, por edhe gjatë zgjedhjes së nëpunësve tjerë udhëheqës shtetërorë. Thjesht e dini formohet komision, atë ko-mision e formon ministri dhe në bazë të atij komisioni treanëtarësh që e formon ministri zgjedhet në bazë të vlerësimit të ministrit, kjo nuk e obligon ministrin mund t'u shkojë sipas asaj liste të kandidatëve të propozuar, por mund të zgjedhë edhe ndonjërin që nuk është i pari në atë listë të kandidatëve të evidentuar. Do të thotë, prapëseprapë them nuk është përpunuar deri në fund merit sistemi i cili me të vërtetë në të ardhmen do të duhej të paraqesë një prej aktiviteteve themelore për përmirësim të gjendjeve në sektorin publik. Ajo që është interesante dhe që mundet gjithashtu të projektohet në këtë fushë është edhe futja e edhe një ink-riminimi të ri në Kodin penal, ai është inkriminimi për mosparaqitje të pronës së fituar joproporcionale. Mosparaqitja e pronës së fituar joproporcionale me të vërtetë gjithashtu paraqet një qëllim të mirë, dëshirë të mirë të ligjdhënësit që personi që është zyrtar, që është funksioner i zgjedhur ose i emëruar, nëse parashtron të dhëna të rrejshme për gjendejn e vet pronësore, mund të marrë dënim me burg prej pesë viteve. Hajde, është dhënë bazë e mirë, është dhënë mundësi e mirë për ata që e zbatojnë të drejtën në të ardhmen të mos jetë argu-ment që nuk ekziston dispozitë ligjore për sanksionim të personave zyrtarë të

Page 18: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

20

cilët japin të dhëna të rrejshme për pronën e tyre. Ashtu që do të thotë në të ardhmen pres që ky inkriminim të bëhet pjesë hajde të themi e më shumë proce-seve gjyqësore ku me të vërtetë do të kuptohej si prevencion i vetëm i përgjith-shëm që nesër, pasnesër, cilido që është person zyrtar në një mënyrë të caktuar të falsifikuar e paraqet pronën e vet, nuk e plotëson obligimin e vet që është përcak-tuar me ligj, që definitivisht do të duhet patjetër të sanksionohet. E posaçme është çështja të cilën gjithmonë ashtu përpiqem që në asnjë takim mos ta harroj, çështja rreth konfliktit të interesave. Nuk mund të themi që në R.M. nuk ka dispozita për konflikt të interesave, ka dispozita në Ligjin për pengim të korrupsionit, por qën-drimi im është që ato dispozita sa janë dhënë dhe ashtu siç janë dhënë nuk janë të mjaftueshme që të përcaktohet a ekziston me të vërtetë konflikt i interesave. Sepse konfliktin e interesave nuk mund ta zbulojmë vetëm në organet e adminis-tratës shtetërore ose nuk di çka, konflikt të interesave mund të shohim, mund të kërkohet gjithkund ku flasim për vepra penale kundër detyrës zyrtare, e kështu me radhë. Thjesht do të thotë angazhimi im për të ardhmen është që sa më shpejt që është e mundshme të kompletohet korniza ligjore, të largohen në largimin e shkaqeve për korrupsion. Kjo kornizë ligjore do të mund të kompletohej me sjellje të ligjit të ri për konflikt të interesave, ku rreptësisht do të përcaktohen rregullat në cilin rast ka konflikt të interesave. Do të thotë edhe procedura nga njëra anë, kurse nga ana tjetër kuptohet duhet të jenë edhe pasojat juridike nëse ekziston konflikt i interesave. Gjithashtu, duhet patjetër të përmend që njëra prej vërejtjeve të grupit të shteteve për pengim të korrupsionit në Këshillin e Evropës është rreth transparencës, shkallës së hapjes së sektorit publik në R.M. Kjo nuk është vërejtje që ka të bëjë me R.M.-në, por definitivisht konsiderojnë që në Maqedoni është më e shprehur si dukuri. Thjesht ja do të them, që mos ta zgjas edhe në këtë çështje me sjelljen e Ligjit për qasje deri te informatat me karakter publik pres që të tejkalohet kjo situatë, sepse prapëseprapë kjo i përcakton rregul-lat si të arrihet deri te informata nga sektori publik, por jo vetëm kjo, thjesht do të nevojitet angazhim i yni më i madh që ja në këtë moment, deri sa të sillet ky ligj për qasje deri te informatat, të azhurnohen web-faqet e ministrive të caktuara, të azhurnohen faqet e organeve të caktuara shtetërore e kështu me radhë. Sepse me të vërtetë, besoni që për të arritur deri te një e drejtë e caktuar është problem se-rioz në R.M. Dhe ajo me të cilën do të kisha dashur të përfundoj është insistimi në sistemin njësportelik si mundësi për tejkalim të gjendjeve të caktuara në R.M. kur bëhet fjalë përsëri si emërues kur bëhet fjalë për korrupsionin. Ka disa përpjekje për sistem njësportelik, por unë konsideroj që duhet të punohet edhe

Page 19: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

21

shumë sepse për të është e nevojshme infrastrukturë e mirë, nuk mundet që brenda natës të tejkalohen disa pengesa që der tani janë paraqitur në R.M. sepse të gjitha këto gjëra që i thashë unë i konsideroj si shkaqe si etiologji që sjell deri te paraqitja e korrupsionit. Mendoj që ekzistimi i sistemit njësportelik do të kon-tribuonte në zvogëlimin e fendomenit të korrupsionit në R.M. Ju faleminderit. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit profesor Tupançeski. Mirë, unë mendoj që kemi një sfidë të shkëlqyeshme për diskutim. Tani kishim mjaft dallime në mendimet e prezen-tuesve, mendoj që disa tema u imponuan në disa mënyra dhe ndoshta nuk duhet t'i harrojmë së pari çështjen e të drejtave tepër të gjera të diskrecionit. E theksoj këtë për shkakun e thjeshtë që kjo ishte njëra prej temave në prezentimet e kon-ferencës së parë për korrupsionin. Ato ishin posaçërisht të theksuara nga ana e profesorit Borçe Davitkovski atëherë në prezentimin e tij. Dhe dua vetëm të para-lajmëroj që në forumin e organizatave joqeveritare, që do të mbahet në fillim të dhjetorit, një prej diskutimeve, përkatësisht prezentimeve, do t'i dedikohet pikërisht të drejtave të diskrecionit, në këtë moment punohet një hulumtim që duhet që në një mënyrë të qartë të tregojë sa janë ato dhe çka po ndodh me to. Është e qartë që njerëzit të cilët kanë pushtet vështirë heqin dorë nga të drejtat e tyre të diskrecionit dhe që këtu ka një hapësirë të madhe, pa marrë parasysh atë se çfarë ligjesh sjellim dhe kështu me radhë, dhe që në këtë hapësirë janë të mundshme llojlloj gjërash. Tema e dytë që u imponua, që nuk e kishim në kon-ferencë sepse atëherë nuk ekzistonte Komisioni shtetëror, është relacioni mes organeve shtetërore dhe Komisionit, përkatësisht mes organeve administrative dhe komisionit, pushtetit, ministrive, Qeverisë e kështu me radhë dhe këtu kishim mjaft shkëndi dhe mendoj që do të jetë shumë interesante t'i dëgjojmë edhe për-vojat nga relacioni i tanishëm i cili jo gjithmonë ishte bashkëpunim. Ja, unë tani për tani disi do të ndaja dy motive. Urdhëroni, kush paraqitet për diskutim. Zotëri Gjorgji Naumov, nëse nuk gënjehem kryetar i komisionit të VMRO-DPMNE-së për luftë kundër korrupsionit. Gjorgji Naumov

Faleminderit. Nuk ka dyshim që sot në Maqedoni korrupsioni ose kriminaliteti në përgjithësi është në rritje të tillë që krahasuar me periudhën prej 50 viteve të kaluara nuk mund të gjejmë vëllim më të madh të kriminalitetit se sa dekada e

Page 20: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

22

fundit, qëkur në R.M. apo jo futëm pluralizëm. Cilat janë shkaqet për këtë? Gjithsesi një prej shkaqeve themelore është periudha e ndryshimit të sistemit shoqëror-politik-ekonomik, ndryshimit të rregullimit shtetëror, periudha e transi-cionit, privatizimi i pronës shoqërore e kështu me radhë, efikasiteti i pamjaftue-shëm i organeve ekzistuese shtetërore, institucioneve dhe shërbimeve shpie deri te ajo që kriminaliteti sot në Maqedoni gjithnjë e më shumë rritet në mënyrë rapide. Parashtrohet pyetja si mundemi ne si shtet i organizuar të ballafaqohemi në luftën për ndalje të kësaj së keqe shoqërore që gjithmonë, në çdo shtet, ka qenë, është, dhe do të jetë rreziku më i madh shoqëror, sepse i bren bazat eko-nomike të shoqërisë. Nëse sot e shikojmë gjendjen në R.M. në planin e ekzistimit të organeve të cilat me ligj janë kompetente ta luftojnë korrupsionin, do të sho-him që ekzistojnë organe të tilla, ekziston prokurori publike, ekziston ministri e punëve të brendshme, ekzistojnë gjyqe, ekzsiton drejtori për larje të parave, ekziston komision për anti-korrupsion, ekzistojnë inspeksione dhe shërbime doganore dhe të tjera të cilat janë me ligj të thirrura të luftojnë për ndalje të kriminalitetit. Parashtrohet pyetja a janë kompetentë njerëzit të cilët tani punojnë në këto institucione. Për mua, mendoj se pjesa më e madhe e njerëzve të cilët janë të punësuar në këto institucione janë profesionalë dhe kompetentë, por pse mungojnë rezultatet. A ka shteti vullnet politik që me të vërtetë të luftojë për ndalje të kriminalitetit, ose ose ai është në njëfarë mënyre vetëm deklarativ mani-festues, kurse në praktikë nuk kemi luftë faktike për ndalje të kriminalitetit. A kemi pavarësi të organeve, shërbimeve dhe institucioneve shtetërore dhe a kemi posaçërisht pavarësi materiale të këtyre njerëzve të cilët janë në këto shërbime dhe organe dhe janë të obliguar të luftojnë kundër kriminalitetit. Vetëm një shembull: a mundet që një prokuror publik ose gjykatës ose inspektor i punëve të brendshme ose kushdo qoftë tjetër të luftojë kundër një oligarkie, në të cilën sot është edhe kapitali i transferuar në mënyrë joligjore prej pronësisë shoqërore në private, kur ata kanë për vete të ardhura prej vetëm treqind, më së shumti deri në 500 euro. A mundet që një njeri të jetë i pavarur materialisht dhe i pavarur si gjykatës, si prokuror si organ i ndjekjes që të luftojë me një mafia që disponon me para, pasuri. Po ajo është në gjendje që secilin ta blejë për para. Mendoj që shteti në radhë të parë duhet të radhisë si faktor që do t'i korruptojë këta njerëz. Duhet patjetër t'i shpërblejë ashtu lart që ata të mos jenë të varur dhe mos t'u nënshtrohen njerëzve të cilët kryejnë krim. Do të thotë, nuk mundet dikush të luftojë me 300-500 euro dhe prej tij të kërkosh rezultat. Më tutje, mendoj që nëpër dispozita është thënë qartë në nenin 4 të Ligjit për pengim të korrupsionit

Page 21: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

23

është thënë që secili qytetar ka të drejtë të paraqesë ose të pengojë veprim me të cilin kryhet vepër penale, keqpërdorim i funksionit, dhe kjo bëhet me shfrytëzim të pozitës zyrtare, me tejkalim të autorizimeve ose me moskryerje të detyrës zyr-tare. Përderisa kjo është obligim për secilin, nuk është obligim por e drejtë në Ligjin për procedurë penale në mënyrë decide është thënë që të gjitha organet shtetërore dhe të gjitha institucionet dhe shërbimet publike janë të obliguara, kurse sipas ligjit për korrupsion kemi të drejtë si qytetar, e këtu organet, insti-tucionet dhe shërbimet shtetërore janë të obliguara të paraqesin vepra penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare, që të mundet me sukses të pengohet krimi-naliteti në institucionet ku kryhet ai. Por, anasjelltas nga kjo gjendje ne kemi du-kuri publike të cilat manifestohen sot në opinionin publik, dhe shteti bëhet i shurdhër ndaj këtyre dukurive. Ja, do të numëroj, profesori Tupançeski përmendi në fillim: ne sot kemi ministra të cilët kryejnë amnisti ndaj njerëzve të cilët kanë rënë në konflikt me ligjin, kanë kryer vepra penale kundër pronës, kundër të ard-hurave të këtij shteti, ata sillen në mënyrë nonshalante, shtypi i thërret, kryeministri nuk i merr në përgjegjësi, e kështu me radhë. Ka ministra të cilët i manipulojnë rezultatet e votimeve, ja e njohur është ajo në A1, të gjithë e dimë edhe nga shtypi që në Ministrinë e mbrojtjes gjashtë telefona janë shfrytëzuar për ndreqjen e rezultateve nga ajo për përkrahje të Ligjit për ndarje territoriale në R.M. dhe janë shfrytëzuar gjashtë telefona në Agjencinë për të rinj dhe sport. Do të thotë, dymbëdhjetë njerëz kanë marrë instruksione që të punojnë, t'i ndreqin rezultatet, dhe për këtë të mos ketë kurrfarë përgjegjësie. Komisioni për anti-korrupsion disa herë ka kërkuar informata prej Ministrisë së mbrojtjes dhe prej Agjencisë për të rinj dhe sport, por nuk ka marrë kurrfarë informatash. Është dhënë përgjigje që të merren masa për kompenzim të pronës dhe të dëmit që e kanë shkaktuar. Jo, të nderuar, kjo dukuri duhet patjetër të sanksionohet, të shkojë para prokurorit kompetent publik, dhe eks oficio të ngrisë procedurë pe-nale dhe para gjyqit që të dënohen kryerësit për shkak të keqpërdorimit të funk-sionit të tyre. Nuk bëhet kjo. Kemi ministra të cilët i uzurpojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Unë si kryetar i komisionit për anti-korrupsion në partinë time VMRO-DPMNE kam paraqitje të shumta prej qytetarëve të R.M.-së në të cilat thonë ministri kompetent për bujqësi, pylltari dhe ekonomizim të ujrave tani e uzurpon tokën bujqësore e cila u është kthyer qytetarëve në një periudhë të qeverisë së kaluar, lidh kontrata me qytetarë, fshatarë ose njerëz të cilët nuk kanë punë ua jep pronën e njëjtë me qira. Dhe kur kundërvihen këta njerëz, të cilët kanë të drejtë të pronësisë, çfarë kthimi i pronës, ajo është pronë shtetërore, etj.

Page 22: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

24

etj. kurse për këtë nuk ka kurrfarë përgjegjësie. Më tutje, kemi ministra të cilët i suspendojnë ligjet ekzistuese. Do t'u përkujtoj. Ministri i tanishëm i financave Nikolla Popovski rreth një vit e gjysmë ose më shumë kur ishte kryetar i Parla-mentit të R.M.-së në një rast deklaroi po ja kriminaliteti ka ekzistuar prej vitit 1998, kurse që kur erdhëm ne në pushtet – ja, shikoni - nuk ka kriminalitet. Unë do ta kisha dashur publikisht ta pyes me të vërtetë athua as sot nuk ka krimi-nalitet ose ai nuk dëshiron ta shohë atë kriminalitet që kryhet edhe në ministrinë e tij. Në çka qëndron kriminaliteti që kryhet në Ministrinë e financave? Ju e dini që ligjin për denacionalizim e zbaton kjo ministri, prej vitit 2002 deri më sot kjo ministri nuk ka vepruar sipas asnjë kërkese të qytetarëve për kthim të pronës si-pas ligjit për denacionalizim. Kjo nuk do të thotë asgjë tjetër përveç se suspendim i këtij ligji për denacionalizim. Në këtë shtet nuk mundet as ministri, e as kushdo qoftë të kryejë vepra penale të cilat janë të sanksionuara sipas legjislacionit tonë pozitiv nëse dëshirojmë që me të vërtetë të luftojmë për ndalje të korrupsionit dhe kriminalitetit në shoqëri. Kurse nëse nuk bëjmë asgjë, krimi dhe korrupsioni edhe më tutje do të zhvillohen dhe do të lulëzojnë, me çka shteti do të sillet në humnerrë. Ne që jemi të pranishëm këtu dhe qytetarët e R.M.-së kërkojnë nga shteti, nga qeveria dhe nga të gjitha organet dhe institucionet tjera kompetente shtetërore që me të vërtetë të angazhohen dhe të luftojnë kundër kriminalitetit në të gjitha format në të gjitha sferat nga të gjithë funksionerët, nga të gjithë njerëzit, qytetarët ose punëtorët në këtë shtet. Ne shohim nga shtypi që sot nuk ka bash-këpunim përkatës mes organeve dhe institucioneve kompetente. Nuk ka bash-këpunim në aspekt të asaj që të gjithë ata që janë të thirrur të luftojnë kundër kriminalitetit veprojnë të pakoordinuar mes vete ose i kundërvihen njëri tjetrit. Një anëtar i Komisionit shtetëror për anti-korrupsion është në konflikt me proku-rorin publik të R.M.-së, një anëtar i Komisionit shtetëror për korrupsion është në konflikt me kryetarin e Këshillit gjyqësor republikan. Qeveria e R.M.-së nuk ia jep të dhënat deri te të cilat ka ardhur këtij Komisioni për anti-korrupsion. Nuk nuk ka kurrfarë rezultati nga procedurat, paraqitjet të cilat ky komision për anti-korrupsion i ka dërguar deri te prokurori publik. Çka është me paraqitjet të cilat i kanë parashtruar këto institucione, këto organe ose shërbime ose komisione. Nuk ka kurrfarë aktiviteti, po çka duam ne nëse prokurori kompetent publik vetëm paraqitet në konferencë për shtyp dhe manifeston që ja do të ngre procedurë kundër disa gjykatësve ose kundër ndonjë prokurori publik, kjo nuk është dëshmi që ai lufton kundër kriminalitetit. Së pari, mendoj që vetë procedurat në luftën për ndalje të kriminalitetit zhvillohen në kundërshtim me dispozitat ekzistuese.

Page 23: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

25

Nuk mundet që një kryeministër në një koktej të thotë që ja, parashtruam paraqitje penale kundër drejtorit të Bankës Popullore për keqpërdorime financi-are të shumave të mëdha. Ju lutem, Ligji për procedurë penale e parashikon këtë, të gjithë e dimë që pafajësia, prezumpcioni i pafajësisë zgjat deri në aktgjykimin e plotfuqishëm, që do të thotë që organet kompetente, të cilat janë të thirrura të luftojnë për ndalje të kriminalitetit, janë të obliguara që paraqitjet që i parashtro-jnë të mos i japin paraprakisht në shtyp, në opinionin publik, mos ta shqetësojnë personin kundër të cilit parashtrohet paraqitja penale, familjen, miqtë, kushërinjtë e tij. Prokurori kompetent publik të japë kërkesë deri te gjyqi të sillet vendim nëse ka vend për ndjekje dhe vetëm pasi që të ngritet aktakuza dhe ajo të hyjë në fuqi juridike mundet që prokurori kompetent publik për shkak të interesit për opinionin publik për kriminalitet me rëndësi të posaçme të informojë që kundër një numri të caktuar të personave të caktuar është ngritur akuzë dhe ajo është në fuqi juridike. Vetëm atëherë mund të flitet për persona eventualisht nën dyshim, e jo deri sa paraqitja ende nuk ka arritur deri te prokurori publik, shtypi, televizio-net veç më e vënë në tapet personin, familjen, etj. Nën presion janë organet shte-tërore, gjyqet, prokurorët publikë dhe vetë opinioni publik, kështuqë mediat, shtypi, mediat elektronike çdo ditë bombardojnë që një person i caktuar ka kryer vepër penale. Kjo nuk mundet ashtu. Duhet të lihen organet shtetërore të punojnë në qetësi, të punojnë sipas dispozitave. Nuk mundet as shkenca. Shpeshherë ha-sim nga punëtorë shkencorë, doktorë, profesorë të së drejtës që në veprime të caktuara ka elemente të veprës penale. Të nderuar profesorë, veçanërisht ju në Fakultetin juridik ose ekonomik, qëndrimet tuaja shprehini në ligjëratat që i mbani në fakultete dhe mos kryeni presion publik duke e shprehur mendimin tuaj personal në mediume që në ato dhe ato veprime ka elemente të veprës penale, sepse prokurori publik dhe gjyqtarët jo rrallëherë ju besojnë dhe, duke kon-sideruar që ju si profesorë dhe juristë të njohur, të afirmuar dhe të dëshmuar keni të drejtë, ngrisin procedurë. Për mua, krej kjo shpie deri në mossukses. Nëse duam luftë të vërtetë kundër kriminalitetit, duhet t'i respektojmë dispozitat. Dis-pozitat ekzistuese japin bazë të mjaftueshme për luftë të suksesshme kundër kriminalitetit, sigurisht që kemi defekte në rregullativën juridike, ajo që u tha nga përfaqësuesi i Qeverisë, nevojitet ndryshimi i dispozitave të caktuara dhe lirimi i gjyqeve prej asaj që sot paraqet barrë për punën e gjyqit.

Ju lutem kjo duhet menjëherë, nuk ka çka të priten reforma, menjëherë du-het t'i qaset ndryshimit të kësaj dispozite dhe të gjitha kundërvajtjet e kësaj fushe t'u barten organeve administrative, që të munden gjyqet të gjykojnë për atë që me

Page 24: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

26

të vërtetë është punë e gjyqit, për atë që paraqet të keqe shoqërore me rrezik më të madh shoqëror, e jo për atë që sot mundemi në çdo moment, në çfarëdo qofë baza, si që bëri ministri i ekonomisë, të amnistojmë, por jo ai, ministri, dihet kush jep amnisti. Çka do të ndodhë nëse tani, si që shkruan në shtyp, çka do të ndodhë nëse secili ministër ose gjyqet ose prokurori publik i amniston, i pranon ankesat, etj. Mendoj që në mënyrë shumë transparente punojmë në ndaljen e kriminalitetit dhe që dispozitat nuk na obligojnë që të punojmë ashtu në atë mënyrë. Nëse ka bazë, paraqitja penale duhet të parashtrohet në mënyrë diskrete deri te prokurori publik, përkatësisht qytetari madje as nuk duhet patjetër të dijë që ka pasur paraqitje nëse ajo në fund refuzohet. Vetë ai kundër të cilit është parashtruar nuk duhet të dijë që ka paraqitje kundër tij deri sa nuk e thërret gjyqi kompetent dhe nuk e dëgjon si person të dyshuar, kundër të të cilit kërkohet të ngritet procedurë e caktuar. Mos t'u marr kohë të tjerëve, ju faleminderit për vëmendjen. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit zotëri Naumov, ju faleminderit posaçërisht për përkujtimin për atë që lufta kundër krimit nuk mund të zhvillohet ashtu që do të shkilen dispozitat ekzistuese, kurse nëse dispozitat ekzistuese nuk japin kornizë të mjaftueshme, ato duhet të përmirësohen në atë drejtim që të sigurojnë luftë efikase dhe u falënderoj edhe njëherë për këtë, si duket sot përsëri do ta prekim çështjen e të drejtave tepër të mëdha të ministrave edhe në aspekt të të drejtave të diskrecionit, edhe në aspekt të suspendimit të ligjeve. Mendoj që u paraqit zotëri Hisar Ramadani, e pastaj zotëri Haxhivaskov. Ismet, më falni. Çka të bëjmë. Ismet Ramadani

Së pari, funksioni i deputetit më jep mundësi që mos të lëviz shumë nëpër ndonjë kornizë në paraqitjen time. Shpresoj që nuk do ta keqpërdor edhe kohën sa mun-demi ne këtu të marrim pjesë në këtë temë shumë interesante dhe me shumë sfida. I përcjella me kujdes edhe zonjën Kuzmanova, edhe profesorin Tupan-çeski. Prej të gjitha atyre rregullativave ligjore të cilat unë i di dhe i dëgjova dhe prej të gjitha këtyre institucioneve të cilat u numëruan për luftë kundër korrup-sionit, krimit, dhe të gjithë këtyre njerëzve eminentë të cilët unë i shoh këtu, kompetentë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, fitoj përshtypje, së paku unë, që korrupsioni është shpartalluar, mendoj prej institucioneve, prej rregulla-tivës ligjore, prej njerëzve kompetentë, por ai prapëseprapë depërton. Fitohet për-

Page 25: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

27

shtypje që ai është si të them i pancirizuar, ka pancir, prapësperapë me të vërtetë është shumë e vështirë prekja deri te ky korrupsion. Ne duhet patjetër në tërë këtë pak më shumë ta përdorim atë komponentë morale dhe ta vëmë në funksion. Madje duke filluar nga vetvetja, të vihemi në këtë rast edhe si metaforë e tërë asaj që ne e diskutojmë, e themi. Unë do të nisem prej vetes si deputet me një përvojë prej, të themi, katër mandateve. Unë duhet patjetër të pranoj që një pjesë e vo-tuesve të mi janë të korruptuar. Jo të gjithë. Nëpërmjet meje apo nëpërmjet dikujt tjetër tërthorazi, kush ka pasur interes në atë kohë kur të ashtuquajturat zgjedhje tona janë demokratike - zgjedhje të drejta, të lira. Me votues të korruptuar ke një pjesë deputet të korruptuar, parlament të korruptuar, mendoj elemente të korrup-sionit. Mos më kuptoni që po flas për të gjithë, për tërë parlamentin, për të gjithë deputetët, etj. vazhdon ajo. Ai legjitimitet i korruptuar vazhdon, zgjedh, voton pastaj institucione, voton edhe gjykatës, voton edhe komision për anti-korrup-sion, voton edhe njerëz në pushtetin ekzekutiv dhe me dituri paraprake që ai me të cilin votohet ai që zgjidhet ka elemente të sjelljes korruptive, përkatësisht është i korruptuar. Dhe ne duhet patjetër ta pranojmë këtë që është kështu. Më besoni që duhet patjetër. Pse? Sepse ne jemi tolerantë në suazat e partive tona të cilave u takojmë ne. Deri sa funksioneri ynë partiak, a është në pushtet apo është në opozitë, është i gjindshëm për sjellje të parave në parti, në degë apo në ud-hëheqjen e partisë, ai është shumë i çmuar, është mes më të mirëve, është i mirë, mund të sjellë para në parti. Dhe atëherë as njeriu i parë, a është kryetar i partisë apo dikush tjetër, nuk e pyet shumë prej ku. Këtu ato interesa janë aq të gërshetu-ara, kurse në pluralizëm disa parti bëjnë të themi qeveri të koalicionit dhe disa parti që janë në opozitë parlamentare, etj. Kurse ne pas sa viteve sollëm, tani sollëm ligj për financim të partive politike. Mendoj që këto sjellje pastaj veç më japin mundësi që ne të kemi korrupsion, edhe atë të mbuluar mirë, të kamufluar, të vënë në kornizat e institucioneve. Nuk mundemi ne të abstrakojmë, ato parti formojnë qeveri, formojnë institucione, janë në institucione, kurse si që janë edhe tani institucionet të ngopura në aspekt partiak, mendoj që këto janë situata të cilat me të vërtetë na brengosin dhe vështirësohet lufta kundër këtij korrupsioni ose krimi. Më besoni, ja unë do t'u them vetëm një shembull, kishte votim për mos-besim të qeverisë, të fundit, dhe kryeministri tha një fjali kështu: E di, thotë, kur janë çuar miliona para te ish-kryeministri në qeveri, thotë e di por nuk kam dëshmi. Hajde ju lutem ta analizojmë vetë deklaratën e këtillë nga njeriu i parë i qeverisë, thotë por nuk kam dëshmi. Këto janë situata për të cilat unë dëshiroja që kështu të, dhe atëherë vështirësohet nëse nuk ka instrumente që të arrihet deri

Page 26: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

28

te këto dëshmi dhe argumente, nuk ka instrumente kryeministri i shtetit, nuk ka mënyrë, nuk ka metodologji, atëherë çka mbetet për të tjerët. Dhe kur thashë për komponentën morale. Sot shumë publikisht thuhet, dhe këtu do të përfundoj, thotë mjaft njerëzit po unë jam i korruptuar, por jam më pak i korruptuar se sa ai paraprakisht. Dhe do të thotë ky është satisfaksion i madh për të. Përfundoi me këtë. Me krahasim të tillë ose qeveria paraprake nga administrata ishte shumë më e korruptuar se sa kjo e tanishmja. Mendoj që këtu janë problemet dhe unë nuk hyj si duhet të luftojmë kundër korrupsionit dhe krimit. Por, në një gjë jemi të sigurtë, dimë një gjë që madje kemi qendra të cilat janë jashtë institucioneve le-gale dhe të cilat diktojnë, që është shumë e qartë që e dimë që ekzistojnë qendra të tilla, diktojnë që ti të duhet patjetër të jesh i korruptuar, sepse të thotë unë atëherë bëra çdo gjë, e organizova atë që ti të jesh kjo që je sot. Dhe këtu përfun-don, atëherë u mbetet kompetentëve, përsëri mendoj që ata dinë më së miri, le të shfrytëzohen të gjitha ato rregullativa ligjore, do të përfundoj si që fillova, le të shfrytëzohen ato institucione dhe të gjithë ata njerëz kompetentë me atë që ob-ligimi ynë është t'u ndihmojmë në suaza të ingjerencave tona dhe kritikave pub-like të cilat i kemi si të tilla. Dhe do të përfundoj, mos më kuptoni gabimisht, shpeshherë pyetem si është e mundshme që partia ime të jetë në pushtet tetë vite, të jetë pjesë e qeverisë, participonte në qeveri dhe tash është një prej partive më të varfëra dhe si është e mundshme që taze parti të cilat shumë pak participonin në pushtet të janë aq më të pasura dhe shumë më të pasura se sa partia ime. Unë nuk jap përgjigje sepse përgjigjja është shumë e pastër dhe shumë e qartë. E dini këtë dhe duhet ta dini të gjithë ju që jeni të pranishëm dhe ata të cilët nuk janë të pranishëm këtu. Ju faleminderit, kërkoj falje. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit zotëri Ismet Ramadani edhe për përkujtimin që tërë kjo storia jonë ka edhe dimension moral. Gjithashtu edhe për përkujtimin që nuk është e mundshme bisedë e vërtetë, as luftë të vërtetë nëse e harrojmë vetëkritikën dhe vetë-rianalizimin dhe tërë atë me të cilën kemi kontribuar për dhe kundër. Kemi katër diskutantë të paraqitur dhe zotërinë Haxhivaskov, mendoj se e kapa rendin e paraqitjes, zotëri Trajko Sllaveski, zonja Sllagjana Taseva dhe zotëri Kosta Petkovski. Tani kemi edhe një, unë vetëm një pyetje, ne kishim paraparë që të bëjmë pauzë në 10:50, duke e marrë parasysh atë që u vonuam me fillimin, apo jo pesëmbëdhjetë minutat e famshme, a mund të pajtohemi që pauzën për kafe ta bëjmë në njëmbëdhjetë, kemi edhe 23 minuta deri atëherë. A është në rregull

Page 27: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

29

kështu? Në rregull atëherë, unë do të kisha lutur nëse këta katër diskutantë e te-jkalojnë këtë, tani pashë edhe një paraqitje për diskutim, a do të pajtoheshit që diskutimin tuaj ta jepni në suaza të nëntemës së ardhshme? Po? Urdhëroni zotëri Haxhi-Vaskov. Gjorgji Haxhi-Vaskov

Felaminderit. Unë së pari dua të theksoj një falënderim të madh për Fondin për shoqëri të hapur që sipas meje në këtë moment bën luftë donkishotiane kundër korrupsionit. Përkatësisht, konsideroj që ne po i shmangemi diskutimit të vërtetë të problemit pse aq korrupsion me tendencë që vazhdimisht të rritet. Konsideroj që problemi themelor nuk është as në pushtet, as në sektorin afarist, as në sek-torin joqeveritar, tri shtyllat e shoqërisë qytetare për të cilën deklarohemi. Por, është e besueshme që në të tri shtyllat e ka nga diçka të kalbur që i bren, por sis-temi, që për mua është zgjedhur shumë gabimisht ose edhe më tutje ndiqet ver-bërisht ashtu të them pa kokë, mbahet edhe më tutje. I ushqen këto tri shtylla me nga pak dhe mbijeton. Konsideroj që ajo që ne hymë në sistemin e të ashtuqua-jturit tranzicion padyshim ishte tërësisht primitive, joprofesionale, jokompetente. Hymë mbase duke mos besuar çka do të thotë kapitali dhe raporti i tij në shoqëri. Hymë në një model në të cilin duhej të fillohet prej ndonjë zeroje negative. Sis-tem në të cilin ende mbijetojmë, të emëruar nga ekspertët si kapitalizëm gang-sterik. Ai vetvetiu në mënyrë imanente puna dhe korrupsioni, duhet të ndahen kokat në atë sistem që më vonë do ta udhëheqin shoqërinë. Kjo më vonë mund të zgjasë me dekada. Fatkeqësisht, ne jemi në situatë të tillë. Çka ndodh tani. Ekzis-ton një martesë shumë e paligjshme mes politikës dhe biznes-sektorit. Ja tani, me disa farë dokumente do të arrijmë që këtë martesë të paligjshme ndoshta ta zbusim, nëse jo ta anulojmë. Vetëm tani pas 14 viteve sjellim një farë ligji për partitë politike dhe për financim, etj. Kështu që pushteti domsdo e ka patjetër të jetë i korruptuar në qenien e vet. Partitë i financojnë zgjedhjet prej burimeve anonime, nuk dimë a janë prej vendit apo prej jashtë. Kjo është ende e vërtetë. Është normale që ai që do të jetë i zgjedhur ta dëgjojë këtë sponzor të vet edhe atë ta dëgjojë pa kundërshtim dhe në kushte të tilla me të vërtetë del që faktikisht korrupsioni është i pamundshëm. Dhe situata qartë tregon që korrupsioni edhe më tutje rritet në mënyrë drastike. Nuk ka sferë në të cilën nuk ka korrupsion. A është ai i qëllimshëm apo jo i qëllimshëm, intuitiv do të thoja madje edhe që është sistemor. Kësaj i ndërlidhet edhe paraqitje e kapitalit shtetëror. Të kota janë gjërat të thuhet kjo qeveri ka qenë më e mirë, ajo ka qenë më e keqe. Kurse edhe

Page 28: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

30

më keq është që ne kemi një varg, një pyll të dispozitave dhe institucioneve të cilat në vete përmbajnë elemente të cilat asesi t'i lidhim të atë që do të thotë veprimtari antikorruptive. Konsideroj që para së gjithash qeverisja e së drejtës pothuajse nuk ekziston. Së këndejmi rrjedh që reforma e kërkuar e gjyqësisë, gjyqësia e pavarur është në vetë fillimin, në pelena. Reformat e sistemit bankar i. Njerëz ne po ndërtojmë shoqëri kapitaliste, kurse kapitalin po e harrojmë. Kapi-tali është pronar i situatës dhe kur do të dojë kapitali, atëherë do të ndalet lufta, atëherë do të ndalet korrupsioni. Ne nuk duam të pranojmë që jemi në kapital-izëm. Vazhdimisht disi e harrojmë elementin kryesor. Ja edhe sot, a ka të pran-ishëm prej biznes-sektorit. Korrupsionin e bën ai që ka para, e të tillët nuk janë këtu sot. Cili prej biznes-sektorit ka thënë diçka viteve të fundit që i pengon kor-rupsioni. Asnjëri. Kjo do të thotë që në një kapitalizëm gangsterik, si që është i yni, kapitalit i përgjigjet korrupsioni. Dhe prandaj njëra prej gjërave kryesore që duhet të rrjedhë ne duhet patjetër ta ndërrojmë modelin të cilin e ndjekim. Duhet patjetër të bëjmë rikonstruksion të modelit me rikonstruime të thella. Vetëm ashtu do të mund të sigurojmë bazë që më tutje kapitali të lëvizë më lirisht. Të ndërtojmë një kapitalizëm liberal, dhe jo kapitalizëm gangsterik. Dhe kishim ku-shte ta bëjmë këtë pas shpërbërjes së RSFJ-së. Unë këtu do të përfundoja, sepse me të vërtetë ndoshta diskutuesit paraprakë folën më shumë, por mjaft ishte kjo që e thashë. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit zotëri Haxhivaskov, veçanërisht për këtë përkujtim të dallimit mes kapitalizmit gangsterik dhe liberal. Si duket ne nuk kemi ndarë mjaft kohë dhe mjaft vëmendje në periudhën e kaluar për atë se çka është kapitalizmi liberal dhe është e besueshme që kur do të fillonim debat në atë temë do të zbulonim që në të vërtetë nënkuptojmë gjëra aq të ndryshme me këtë sa që ndoshta madje mund të jetë pjesë e shpjegimit të problemeve me të cilat ballafaqohemi. Urd-hëroni zotëri Sllaveski. Trajko Sllaveski

Ju faleminderit për fjalën e dhënë dhe ju faleminderit për thirrjen. Në këto diskutime rreth fenomenit të korrupsionit në R.M. dhe në rajon marr pjesë që nga vetë fillimi nga një tribunë e njëhur të cilën e organizonte Fakulteti juridik në vitin 1995, dhe sa më lejojnë obligimet profesionale dhe të tjera marr pjesë në

Page 29: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

31

debatin rreth kësaj çështjeje dhe edhe një herë jam falënderues për mundësinë që këtu, në suaza të 5 minutave, të them disa fjalë për shikimin tim të gjendjes me këtë fenomen sot. Përkatësisht, mendoj që R.M. po e humb dhe e ka humbur luftën kundër korrupsioni të kuptuar në kuptim të zhvillimit të disa projekteve nëpërmjet fushatave. Ne në 4 vitet e fundit kishim përpjekje të tilla për luftë kundër korrupsionit të cilat nuk janë të bazuara në një luftë sistemore kundër kësaj të keqe në suaza të sistemit politik dhe ekonomik. Disa prej këtyre konsta-timeve u përmendën edhe në tezat të cilat i paraqitën edhe diskutuesit paraprakë. Si që u përmend edhe nga ana e zotëri Millçinit në fillim, unë gjatë periudhës së kaluar 2002/2003 mora pjesë në suaza të atij projekti për vlerësim të efekteve prej disa projekteve për luftë kundër korrupsionit në R.M. dhe rezultatet janë përafërsisht ashtu si që i përmenda, që vetë projektet dhe vetë përkrahësit e këtyre projekteve pajtohen që nuk ka rezultate të prekshme në zvogëlimin e kor-rupsionit prej vetë këtyre projekteve. Për shembull, projekti për organizim të koalicionit Maqedonia pa korrupsion, pastaj kultura e ligjit përkundër korrupsio-nit, projekti për formim të komisionit për pengim të korrupsionit dhe para kësaj sjellja e ligjit dhe disa të tjera të financuara nga ana e Bashkimit Evropian, nga ana e Organizatës për siguri dhe bashkëpunim evropian, nga ana e Fondacionit Instituti Shoqëria e Hapur Maqedoni, etj. Tani nëse shikohet nga perspektiva e tashme prej këtyre projekteve mundet vetëm të konstatohet që përfitimi është gjithsesi kjo duhet të theksohet që është realizuar një prej qëllimeve të këtyre projekteve. Në R.M. është ngritur vetëdija për ekzistimin e korrupsionit dhe për të keqen e korrupsionit, kurse në disa momente ajo ishte e ngritur në nivelin maksimalisht të mundshëm madje në rrethana kontraverse. Vetëm të përmend që për fat të keq disa prej këtyre projekteve para promovimit të tyre u promovuan në verën e vitit 2002, disa ditë para fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2002 dhe gjithsesi konotacionet të cilat atëherë u paraqitën në opinionin pub-lik nuk shkonin në favor të kredibilitetit të këtyre projekteve dhe të synimeve të pjesëmarrësve të tyre. Si shtojcë e kësaj, disa prej tyre rezultatet si për shembull të projektit të cilat u prezentuan atëherë për ligjin, kulturën e ligjit përkundër kor-rupsionit u vënë në hije të publicitetit të madh të cilin e fitoi një studim kon-travers i Grupit ndërkombëtar të krizave të prezentuar nga ana e përfaqësuesit të atëhershëm këtu në R.M., zotëri Edvard Xhozefit, i cili si që e dimë të gjithë ka marrë pjesë në konferencën paraprake në të cilën unë nuk mora pjesë. Si që e shihni, edhe prej atyre rasteve dhe akuzave etj. të paraqitura atëherë, dy vjet e më tepër më vonë nuk kemi kurrfarë zgjidhjeje gjyqësore për akuza shumë të mëdha

Page 30: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

32

të atëhershme, që do të thotë që problemet rreth luftës kundër korrupsionit qën-drojnë në anën tjetër. Unë pajtohem edhe me diskutimin e zotëri Naumovit, edhe me diskutimin e zotëri Ismet Ramadanit, që gjithsesi me këto angazhime për luftë kundër korrupsionit në mënyrë të fushatave nuk duhet të kemi kushedi çfarë prit-jesh, por gjithsesi kjo duhet të jetë fryt i një pune sistematike të qeverive të përgjegjshme, politikanëve të përgjegjshëm dhe elitave të përgjegjshme. Kështu tani mendoj që ajo që ne e humbëm dhe po e humbim luftën kundër korrupsionit qëndron në faktin që në vend se të përparojnë, demokracia jonë ose proceset de-mokratike në R.M. po shkojnë prapa në mënyrë drastike. Përkatësisht, vetëm të përkujtoj nëse shikojmë cilat shtete janë më së paku të korruptuara sipas indeksit të cilin e publikon Transparensi interneshënëll, këto janë shtete ku indekset e lirisë politike dhe të lirisë ekonomike ose qeverisjes së të drejtës dhe të demok-racisë janë më të larta, t'i marrim për shembull shtetet skandinavike. Edhe nga Fridom haus Republika e Maqedonisë është vlerësuar si shtet me liri të pjesërishme ekonomike, kurse në shkallën e nivelit të zhvillimit të demokracisë unë nuk mund të mos ndalem në ngjarjet e fundit nga sjellja e partive qeverisëse të pushtetit rreth obstruksioneve për deklarim të qytetarëve në lidhje me referen-dumin e shpallur të javës së kaluar. Mendoj kam në çantë me vete listë të anëtarëve të LSDM-së sipas njësive zgjedhore, me atë që thuhet në tabelë a ka qenë aktiv si që vlerëson udhëheqësia ose a ka qenë pasiv, a pritet a do të dalë në votim, a ekziston rrezik të dalë në votim dhe të shënohet a do të dalë apo jo ai anëtar i LSDM-së në votim. Disponoj me emra të të punësuarve në njësitë rajon-ale të Ministrisë së punës dhe politikës sociale të cilët prej shtëpie në shtëpi të qytetarëve, votuesve, të cilët fatkeqësisht i takojnë pjesës më rurale të popullatës, të varfër, shfrytëzues të ndihmës sociale dhe i shkojnë dhe i shantazhojnë dhe u thonë që nëse dilni në votim, do t'u hiqet ndihma sociale. Ky është ilustrim i mjaftueshëm, unë personalisht dje kisha mundësi që këtë t'ia dhem zotëri Havier Sollanës që në Republikën e Maqedonisë demokracia përjeton apo ka përjetuar goditje serioze dhe së këndejmi zotërinj mos pritni që mund të presim që qever-isja e së drejtës do të zhvillohet në një mjedis të tillë në të cilin shkojmë në totali-tarizëm, kurse edhe e shkatërrojmë demokracinë në R.M. Qeverisja e ligjit, qeverisja e së drejtës, këtyre ditëve ne edhe prej Rojtersit dhe prej Dnevnikut dhe prej vozitësve të ndërmarrjes për komunikacion publik kemi lajmërime që ata janë takuar dhe janë ndalur nga persona të uniformuar në rrethinën e Shkupit, vetëm disa kilometra prej vendit ku ne po diskutojmë. Si që thashë, kjo duhet posaçërisht të brengosë. E tani ndoshta kjo uhet të jetë porosi edhe deri te organi-

Page 31: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

33

zatori i kësaj tribune, përpjekjet e të cilit unë këtu i çmoj, që nëse nuk vihet në situatë në momente të caktuara si që ishte kjo në verën e vitit 2002 kredibiliteti i përpjekjeve të vihet në pyetje për shkak të momentit i cili përputhet me fushatën dhe përkrahjen e njërës apo tjetrës anë në luftën politike në R.M. Përkatësisht, për mua është e paqartë, është enigmë pse Fondacioni Instituti Shoqëria e Hapur gjithmonë vihet në anën e më të fuqishmit në R.M., më të fuqishmit me para, me kapacitet etj. më i fuqishmi është trashëgimtari i Lidhjes së komunistëve të R.M.-së. Lidhja Socialdemokrate e cila është veç më 60 vite në skenën politike me të gjitha privilegjet, me dispozicion të të gjitha resurseve në R.M. ka përparësi të pakrahasueshme në arenën politike në raport me të gjitha partitë tjera edhe nga blloku politik maqedonas edhe nga blloku politik shqiptar edhe nga blloku politik i bashkësive tjera etnike. Këtu unë pajtohem me konstatimin e zotëri Ismet Ramadanit në lidhje me kapacitetin e partisë së tyre, disponimin me fonde që të mund të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në luftën politike. Së këndejmi do të thotë tundimi i subjekteve të cilat dëshirojnë të bëhen të barabarta në skenën politike që të mund të kemi demokraci, të kemi baraspeshë të fuqive, sepse nuk kemi kurrfarë baraspeshe në gjendjen e tashme tundimi i përfaqësuesve dhe ud-hëheqësve të tyre etj. ndonjëherë kur janë në gjendje të hyjnë në disa aktivitete të cilat do të kanalizonin disa fonde, fonde publike në llogaritë e partive të tyre dhe për pjesëmarrje të barabartë në luftën politike është i madh. Së këndejmi mendoj që nëse dikush dëshiron që në R.M. të zhvillohet demokracia, nëse dikush dëshi-ron të thehet totalitarizmi i qverisjes së LSDM-së në R.M. duhet të mbajë llogari për këtë baraspeshë. Zotërinj vetëm kështu mund të avancohet demokracia në R.M dhe qeverisja e së drejtës sepse çdo iniciativë tjetër vetëm e thellon krizën dhe nuk shpie kah kurrfarë zgjidhjeje. Ju faleminderit. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit, zotëri Sllaveski, veçanërisht për kritikat, unë shpresoj që në fund do të kemi kohë të bisedojmë për këtë. Tani kemi edhe shtatë minuta, Sllagjana Taseva. Sllagjana Taseva

Ju faleminderit edhe për thirrjen për organizimin e kësaj konference, edhe për atë që tani ma dhatë fjalën. Me të vërtetë paraprakisht u thanë shumë gjëra nga diskutuesit para meje. Kjo temë me të vërtetë meriton vëmendje të vazhdueshme

Page 32: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

34

që mos ta pranojmë definitivisht përfundimin që e humbëm betejën në luftën kundër korrupsionit, sepse edhe ne vetë si më të thirrur si Komision shtetëror për pengim të korrupsionit e parashtruam këtë pyetje që gjatë verës, a ekziston me të vërtetë vullnet dhe gatishmëri për luftë kundër korrupsionit ose edhe më tutje mbetemi në sferën e deklaratives. Të themi që ja ne po bëjmë diçka dhe përsëri këtë si edhe shumë herë deri më tani unë do ta trajtoja si makiazh të të treguarit që po bëjmë diçka që me të vërtetë nuk ka esencë, ende nuk kemi arritur deri te esenca. E ndryshuam Ligjin për pengim të korrupsionit, iniciativa nga Komisioni u pranua nga ana e Qeverisë dhe nga Parlamenti që të përforcohen ingjerencat e komisionit që të mundësohet luftë më intenzive kundër korrupsionit. Me ndry-shimet Komisioni bëhet organ i posaçëm shtetëror që do të ketë sekretariat të vet dhe shërbime të veta të cilat brenda në mënyrë më të organizuar do të mundëso-jnë të komunikohet me institucionet kompetente për punë më intenzive dhe më efikase në të gjitha lëndët të cilat ne në komision i marrim. Nuk dëshiroj që në këtë moment të flas shumë për atë se cilat janë ingjerencat e komisionit, sesioni i pasditës i dedikohet ekskluzivisht punës së Komisionit. Por dëshiroj ta shpreh përshtypjen time prej asaj që e dëgjova nga diskutuesit hyrës. Ajo që e punon Komisioni dëshirohet të vihet nën diçka tjetër. Ajo që e punon Komisioni është punë e Komisionit shtetëror, me të vërtetë kemi përpjekje të mëdha që të vendo-sim bashkëpunim me institucionet shtetërore. Me të vërtetë kemi përpjekje të mëdha që të kallëzojmë për atë që duhet të bëhet në shtet që të vendoset sistem efikas për luftë kundër korrupsionit, ajo që e flasin edhe diskutuesit paraprakë. Më në fund të kalojmë prej fushatës në luftë sitemore kundër korrupsionit, ven-dosje të sistemit efikas të masave të cilat do t'i zbatojnë institucionet efikase. Shpenzuam një vit në hartimin e programit shtetëror për prevencion dhe repre-sion të korrupsionit, dokument jashtëzakonisht cilësor, për këtë u pajtuam të gjithë ekspertët në nivel të R.M.-së dhe jashtë, por nuk arritëm ta bindim Qever-inë që ta pranojë këtë dokument si dokument të saj. E tani dëgjojmë që komisio-nit i paska qenë besuar monitoringu i implementimit të masave. Askush nuk ia ka besuar këtë Komisionit, kjo është përcaktuar me programin. Tërthorazi qeveria e pranoi programin mund të them edhe pse kjo nuk është thënë në asnjë moment në mënyrë decide shteti qeveria e pranon këtë dokument si të vetin. Po tërthorazi u pranua me atë që edhe në Strategjinë nacionale për integrim evropian në njërin prej prioriteteve qëndron që ky është prioritet i këtij shteti, u përmend në fjalimin e kryeministrit gjatë emërimit të tij si kryeministër nga ana e Parlamentit, por ne ende nuk dëgjuam që shteti u ndal zyrtarisht pas këtij dokumenti. Dhe shumë

Page 33: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

35

herë jashtë na pyesin, edhe jashtë edhe brenda për statusin e këtij dokumenti. Çfarë është statusi, a qëndron dikush me të vërtetë pas këtij dokumenti ose të gjithë atëherë kur do të na duhet do ta prezentojmë që ja ne qëndrojmë pas tij, por atëherë kur dimë që na bën probleme e atëherë do ta lëmë pakëz anash. U përpo-qëm edhe nëpërmjet dërgimit të raportit në Parlament ta dërgojmë edhe pro-gramin dhe të ndikojmë që edhe atje duke diskutuar për raportin të diskutohet edhe për programin shtetëror sepse në këtë program është shkruar ajo që u tha këtu që nevojitet konsenzus i gjerë nacional për luftë kundër korrupsionit nga të gjitha institucionet shtetërore, por nuk arritëm të përjetojmë madje as që Parla-menti të diskutojë për raportin e Komisionit shtetëror. Dhe për shkak të kësaj propozuam ndryshim në ligj që të dërgohet raporti deri te Parlamenti, por Parla-menti të diskutojë, ne ta mbajmë këtë temë vazhdimisht të hapur, të ballafaqo-hemi me problemet, ku kemi problem. Pse prej 430 paraqitjeve të parashtruara nga Ministria e punëve të brendshme për vepra korruptive penale kemi përqindje shumë të vogël të akuzave të ngritura, ku i kemi problemet. Do të thotë me de-batet si institucionet kompetente në Qeveri, në Parlament dhe në tribuna të këtilla ne të definojmë ku janë problemet tona. Mos të insistojmë që vazhdimisht t'i shtyjmë ose t'i marrim gjërat kur si na konvenon në raport me nevojat ose në raport me ndonjë situatë të dhënë. Në lidhje me bashkëpunimin me institucionet kolegu Tupançeski tha që kemi ligje. E saktë, ne kemi ligje, insistojmë në zba-timin e këtyre ligjeve, unë çuditesha një kohë pse nevojiten memorandume për bashkëpunim mes Direksionit për larje të parave dhe Ministrisë ose mes të gjithë të tjerëve. Përnjëherë propozimi i qeverisë të sillet udhëzim për atë si do të bash-këpunojnë të gjithë të tjerët me Komisionin shtetëror, dhe tani dëgjojmë se kjo ka të bëjë edhe me organet gjyqësore që nuk mund të jetë. Qeveria nuk mund të sjellë udhëzim që do të ketë të bëjë me atë si do të bashkëpunojë prokurori me Komisionin shtetëror. Dhe me të vërtetë ne e pranuam këtë iniciativë në interes të bashkëpunimit të mirë të tregojmë që ne gjithmonë jemi të gatshëm për bash-këpunim, por e treguam edhe atë që ashtu si që ishte përgatitur teksti vetëm do ta kufizojë bashkëpunimin. Dhe tani përsëri dëgjojmë dhe ja propozimi sepse nuk e kam parë verzionin përfundimtar që thotë thirren organet shtetërore në Ligjin e ri për klasifikim të informatave. Dhe në fund do të ndodhë që për të marrë Ko-misioni të dhëna prej institucioneve kompetente do të duhet të thirret në Ligjin për qasje deri te informatat sepse ai prapëseprapë do të jetë më liberal në njëfarë mënyre, kurse nga ana tjetër në Ligjin për pengim të korrupsionit ka dispozitë shumë të qartë që askush nuk mund të thirret në kurrfarë fshehtësie kur duhet t'i

Page 34: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

36

dorëzohen të dhëna komisionit. Do të thotë çka bëjmë tani përsëri luajmë njëfarë loje, sillemi në rreth në vend se të ulemi dhe me të vërtetë t'i zgjidhim problemet. Dhe tani me të vërtetë nëpunësi shtetëror që do ta marrë këtë udhëzim të nënshkruar nga kryeministri pritni ky për mua është ligj kurse çka shkruan në ligj për shkak se nuk e ka parë as nuk do të dijë e as nuk do ta interesojë. Gjithashtu kishte dispozita tjera në këtë udhëzim që i diskutonim, dërguam edhe një për-faqësues tonin atje që të negociojë me Qeverinë për atë që duhet të rregullohet, por me të vërtetë vendi t'i jetë që kjo do të kontribuojë për përmirësim të bash-këpunimit mes Komisionit dhe organeve tjera. Tjetër çështje që vazhdimisht nuk merret parasysh janë ingjerencat e Komisionit. Edhe në këtë pjesë ballafaqohemi me atë që secili i interpreton ingjerencat e Komisionit si dëshiron dhe vetëm aq sa që i nevojitet. A do të thotë që Komisioni është kompetent vetëm të përgatisë programe dhe të organizojë nuk e di takime dhe gjithmonë në suaza të asaj sa duhet. Komisioni ka ingjerenca të kufizuara, por prapëseprapë shumë të gjera, përpos tjerash ka ingjerencë të ngrisë iniciativë për ngritje të procedurës para or-ganeve kompetente për shkarkim, ndërrim, ndjekje penale ose zbatim të masave tjera të pëgjegjësisë mbi funksionerë të zgjedhur ose të emëruar, persona zyrtarë ose persona përgjegjës në ndërmarrje publike ose persona tjerë juridikë që dispo-nojnë me kapital shteëror. Mendoj që të gjithë e kemi të qartë çka do të thotë kjo. Kurse shumë herë deri tash kemi dëgjuar pyetje çka është kjo tash komisioni ka dërguar paraqitje deri te prokurori publik ose i ridërgon diçka Ministrisë së punëve të brendshme ose kërkon që avokati publik të deklarohet për një lëndë të caktuar ose ka dërguar mendim deri te Qeveria që për shkak të një ngjarjeje të caktuar Qeveria duhet të hulumtojë a mundet dikush edhe më tutje të mbetet bartës i funksionit publik. Do të thotë ne vazhdimisht përsërisim ne nuk dalim nga ingjerencat tona, me kujdes i përmbahemi asaj që do të thotë ingjerencë e Komisionit. Kurse nga ana tjetër ballafaqohemi me gjendje të jobashkëpunimit, saktë i kam këtu të gjitha iniciativat e parashtruara nga Komisioni, reaksionet ndaj këtyre iniciativave ose kërkesat për atë që dikush të na përgjigjet ndaj kërke-save ose të na dërgojë dokumente dhe çka ka ndodhur në lidhje me këtë. Kurse të gjithë që marrim pjesë të them në luftën kundër korrupsionit tani me vëmendje i përcjellim aktivitetet e prokurorisë publike rreth formimit të shërbimit të ri për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe pasi që të shkojnë në takim dhe më vonë kur të takohemi të gjithë këta njerëz sepse i kam kolegë punoj me ta edhe në pjesën edhe të së drejtës edhe të arsimit edhe në mënyra të ndryshme bashkëpunojmë pyetja pse nuk është komisioni. Këtu janë Direksioni, këtu është

Page 35: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

37

Ministria e punëve të brendshme, këtu është Drejtoria e të hyrave publike dhe dogana, Komisioni nuk është i thirrur në asnjërin prej këtyre takimeve. Nuk është as në rregulloren e prokurorisë publike për organet me të cilat do të bashkëpuno-jnë ata. Krejt deri sa të m'i parashtrojnë pyetjet e këtilla mua kolegëve të mi në kuloaret pas takimit ne nuk do të kemi debat të hapur dhe gatishmëri për luftë kundër korrupsionit. Atje duhet të parashtrohen pyetjet çka ndodh në të vërtetë, kurse më vonë në pjesën e asaj më shumë si punon Komisioni. Ju faleminderit. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit. Është e qartë që jo vetëm çështja e bashkëpunimit, por shikuar në përgjithësi qartë shikimi për atë çka është ingjerencë e Komisionit dhe çka duhet të punojë ai është pyetje me të cilën si duket pushteti ynë ekzekutiv ka probleme. Kështu që kjo qartë është një prej temave me të cilën mund t'ia dalim në krye. Tani e thërras diskutuesin e fundit para pauzës për kafe, nëse nuk gënjehem, kryetari i shoqatës së prokurorëve publikë Kosta Petrovski. Kosta Petrovski

Faleminderit. Këtu jam në funksion të zëvendësit të prokurorit publik të R.M.-së, njëkohësisht edhe të kryetarit të shoqatës së prokurorëve publikë. Të jem i sin-qertë, në takimin e sotëm nuk kisha ndonjë kocept për paraqitje, jo për shkak se e mora materialin vonë, por për shkak se kjo është temë të cilën e punoj 30 vite si prokuror dhe gjithsesi do ta punoj deri në pensionim. Do të filloja ndoshta në mënyrë të pazakonshme që të arrij deri te ajo që shkurtimisht dua ta them, do të jem shumë i shkurtër. Ditën e djeshme e shpenzuam në edukim pikërisht për këtë grup për të cilin përmendi kolegia Sllagjana, nuk e kam fjalën për edukimin por diskutonim për një rast konkret të korrupsionit të një funksioneri të lartë jo prej Maqedonie, them në funksion të edukimit, ish-kryeministri i njërës prej ish-republikave sovjetike Llazarenko, i cili pikërisht nëpërmjet korrupsionit gjatë qeverisjes së tij thënë kushtimisht prej 2-3 viteve ka fituar 224 milionë dollarë jozyrtarisht sepse rroga e tij ka qenë 400 dollarë në muaj. Dhe kaq për këtë rast, vetëm ndërlidhem me temën për të cilën diskutojmë sot kurse kjo për mua është korrupsioni dhe asgjë më tepër prej të gjitha aspekteve, ajo për mua patjetër du-het të shqyrtohet nga të gjitha aspektet. Më pëlqeu zotëri Ismet Ramadani kur tha se duhet patjetër të jesh i korruptuar, kjo është e saktë, ky është realiteti, por kjo nuk është prej sot. As nuk e kemi shpikur korrupsionin, as nuk e kemi sjellur kor-

Page 36: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

38

rupsionin. Dhe njëkohësisht kjo është përgjigje ndaj pyetjes a ka apo nuk ka. Atë do ta ketë gjithmonë. Në fakt, për këtë arsye edhe ekzistojnë prokurorët. Ta lëmë shakanë anash. Por edhe ai gjithsesi normalisht evoluon në formën e tij të paraqitjes, evoluon në fushat të cilat i kap dhe tani kjo është problem i teo-retizimit për të cilin shpresoj do të dëgjoj diçka më shumë prej kolegëve pro-fesorë. A kemi bërë diçka. Unë nuk kam qenë në takimin e parë që është mbajtur këtu dhe ka qenë në një lloj të këtillë të forumit të këtillë, a bëjmë diçka dhe çka është ajo që planifikojmë ta bëjmë. Mirë tha Sllagjana nuk e kemi humbur luftën. Ndoshta as që e kemi nisur, por gjithsesi nuk e kemi humbur. Të kuptohemi asgjë nuk bëhet brenda një nate.

Ne deri dje i kemi mësuar këto gjëra. Gjithsesi edhe korrupsioni është një pjesë e asaj që hyn në formë të re në pjesë të re dhe gjen vend në këtë sferë të, në këtë periudhë të tranzicionit. Kërkojmë rezultate, kurse ende nuk kemi përcaktuar ku e kemi korrupsionin. Ne supozojmë, dimë ku paraqitet, ku duhet të paraqitet, e zbuluam lokacionin e pikave të korrupsionit, krejt asaj që prodhon korrupsion. Tani për këto 2-3 vite sa që unë marr pjesë në mjaft takime të këtilla, në mjaft programe dhe projekte të këtilla, ne ende nuk e kemi marrë veten nuk jemi kon-suluar me vetëdijen. Së pari duhet ta konsulojmë vetëdijen, ta pranojmë krejt atë që është e re, që hyn te ne dhe ta shndërrojmë në normativë ose rregullativë që gjithashtu pastaj vështirë e adaptojmë sepse kushtet nuk janë ato që të ndërrohen brenda natës. Tani sot debatojmë a duhet që Qeveria ta adoptojë programin shtetëror për anti-korrupsion dhe a duhet të jetë i saj apo jo, kjo edhe aspak nuk është e rëndësishme. Ja si prokuror them që unë punoj, mendoj marr pjesë në har-timin e tij, e respektoj dhe shoh që shumë gjëra të zbatohen në praktikë. Më së paku është e rëndësishme a e ka pranuar shteti ose qeveria, për mua për ta është e rëndësishme, a e ka pranuar si dokument zyrtar apo si jozyrtar, a ka diskutuar Parlamenti për raportin apo jo. Programi shtetëror të cilin e hartoi Komisioni për luftë kundër korrupsionit është me të vërtetë dokument i mirë, bazë e mirë fill-estare prej së cilës pastaj edhe të gjitha projektet tjera bazoheshin në të. Në këtë kuptim edhe të gjitha ligjet dhe strategjitë të cilat i tha zonja nga Qeveria, në këtë kuptim edhe e dhëna e paraqitur në mënyrë modeste që Qeveria ka plan aksionar, kështu është emërtuar aty, plan aksionar për luftë kundër krimit të organizuar me çka unë nuk pajtohesha aq me atë emër luftë, por në kuptim më të gjerë është në rregull. Këtë plan aksionar të Qeverisë nuk e ka shpikur as Qeveria, as Ko-misioni. Kjo është e keqe e domosdoshme që duhet të kihet patjetër, kjo nuk është e keqe, kjo është program që është kompatibil me tërë atë atë na është thënë

Page 37: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

39

prej faktorëve ndërkombëtarë me të gjithë atë që është përfshirë në dokumentet ndërkombëtare të cilat ne i pranojmë, që janë pjesë e legjislacionit tonë. Që thu-het dje e ratifikuam Konventën e Palermos. E ajo thotë shumë kurse askush nuk e përmend. Por unë do të ndalem në planin aksionar dhe do të kaloj në atë që e punon prokuroria publike, po edhe diçka me marrëdhëniet me komisionet tjera. Këtë plan aksionar e punonim bashkë me Komisionin, me anëtarë të Komisionit, bashkë me të gjitha subjektet të cilat janë të thirrura që të inkuadrohen në atë, edhe funksionalisht, edhe si të doni si end ju, edhe si shoqëri qytetare kjo që është fushatë ose luftë si të doni kundër korrupsionit. Dhe atë program thashë e bëmë sipas udhëzimeve dhe sugjerimeve të ekspertëve të cilët erdhën të na mëso-jnë për disa gjëra dhe në atë fazë, në atë proces në atë procedurë të udhëzimit të të shumë gjërave ne ishim të habitur po pse tash kjo po pse tash kështu. Prioriteti i parë që na u imponua, them na u imponua që ne vështirë e pranonim në atë plan aksionar, është lidhja rajonale e prokurorëve publikë? Po të isha pyetur unë a du-het të qëndrojë emri i atillë - do të thoja jo. Çka ka lidhje tani kjo? Ka lidhje shumë. Tani kur fillojmë me implementim ka shumë lidhje, vetë për vete në këtë hapësirë nuk jemi asgjë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk janë për Maqe-doninë dhe nuk janë në Maqedoni dhe nuk janë për Maqedoninë. Kjo është diçka më shumë. Prandaj na u imponua ky prioritet. Në rregull, i nderuar...

Vlladimir Millçin

Shpresoj që prokurorët gjithmonë kur paralajmërojnë që do të flasin shkurtë nuk flasin kaq gjatë. Kosta Petrovski

Nuk kisha qëllim. Dëshiroja vetëm të theksoj që ky plan aksionar i Qeverisë është me të vërtetë përmbajtësor dhe nëse e realizojmë do të arrijmë shumë, kurse prokuroria publike nga aspekti i saj veç më e realizon prioritetin bolitvi, që do të thotë departament special përkatësisht departament për luftë me krimin e organi-zuar. Ligji është sjellur. Në hartimin e ligjit drejtpërdrejt merrte pjesë prokuroria publike, normalisht për shkak të procedurës nëpërmjet Ministrisë së drejtësisë. Obligim me këtë ligj u formua ky departament dhe ky departament është element shumë i rëndësishëm i tërë kësaj që po e diskutojmë sot. Ai veç më është for-muar, dua të them që punojmë praktikisht nuk është që kemi hequr dorë, por nuk mund të jemi për çdo gjë, të biem në të gjitha këmbanat që kjo është kështu e

Page 38: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

40

kështu ja tani do t'i arrestojmë të gjithë. Kjo nuk duhet të jetë kështu. Ai veç më praktikisht punon dhe punon në kushte të tilla si që i ka dhe do të punojë. Veç më ka filluar të pranojë lëndë, u bë specializim i brendshëm, shpërndarje e lëndëve, të gjitha këto takime të cilat i mbajmë me të cilat Sllagjana tregonte ku nuk është thirrur Komisioni mbahen rregullisht, do të thotë është formuar edhe i ashtuqua-jturi taskfors, ky grup që do të jetë i angazhuar dhe mobil çdo ditë dhe që do të jetë në dispozicion për llojin e këtillë të krimit. Mos ta zgjas më shumë, ndoshta pasdite përsëri do ta marr fjalën, ju faleminderit për kohën që ma lejuat. Faleminderit. Vlladimir Millçin

Unë tani do ta paralajmëroja pauzën për kafe, do t'u lutesha që të vazhdojmë në 11:30. Kuptohet që ata që tani nuk kishin mundësi të thonë çka kanë të thonë në lidhje me temën korrupsioni në sektorin publik unë mendoj në fund në atë fazë që është paralajmëruar si periudhë e sjelljes së përfundimeve dhe rekomandimeve do të mund t'u kthehemi disa prej këtyre gjërave, duke i përfshirë pyetjet si të kalojmë prej fushatës në luftë sistemore kundër korrupsionit. Mendoj që këtu kishte vetëm një informatë rreth planit aksionar diçka?

Për diskutuesin e fundit, Qeveria nuk ka adoptuar plan aksionar kundër kor-rupsionit, ka adoptuar plan aksionar me partneritet evropian, përndryshe edhe ajo që e tha zonja Sllagjana Taseva faktikisht Qeveria e pranon programin shtetëror për pengim të korrupsionit dhe implementim dhe të gjitha ato mendoj ingjerenca të cilat i kanë ministritë e resoreve, por qeveria deri tash nuk ka sjellur plan ak-sionar.

Mirë. Tani keni kohë që gjatë kafes t'i qartësoni mosmarrëveshjet e pastaj shpresoj që do t'i dëgjojmë në fund. Ju faleminderit.

Kam obligim që të kërkoj falje për mungesën e përkohshme të disa prej pjesëmarrësve tanë të cilët shkuan në promovimin e librit të profesorit Kam-bovski, por paralajmëruan që do të kthehen që të marrin pjesë deri në fund të punës sonë së sotshme. Kurse tani kalojmë në implikimet ekonomike dhe politike të korrupsionit, diskutuesi i parë është profesor d-r Ljubomir Kekenovski, pastaj zotëri Vlladimir Naumovski dhe zotëri Zoran Jaçev. Urdhëroni profesor. Ljubomir Kekenovski

Teza të shkurtëra për diskutim në këtë temë: Maqedonia dhe korrupsioni - gjend-

Page 39: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

41

jet dhe perspektivat. Së pari mendoj që është shumë e rëndësishme që të rrumbul-lakësohet ky rreth i çështjeve që ka të bëjë me shkaqet për korrupsion dhe ato mund të shihen në atë që ne e kemi si trashëgimi kulturore dhe si mentalitet, si religjion nëse doni, si kushte ekonomike dhe sociale të cilat gjithashtu sipas meje janë më dominante, të cilat i përcaktojnë për shembull shkaqet për korrupsion, pronësia e padefinuar dhe veçanërisht konflikti i interesave pronësore ku vazhdimisht fiton një lloj i pronësisë që është shumë vital dhe dinamik, si që është pronësia private. Nuk duhet të anashkalohet ajo që ne e kemi si mentalitet para së gjithash për shkak se te ne është shumë e fuqishme e drejta zakonore, kjo do të thoshte që një shkuarje te mjeku ose në cilindo sportel shkon vazhdimisht me njëqind gram kafe, te ne kjo quhet kafja e zezë - fytyra e bardhë, por në es-encë kjo niset prej një pozite tjetër. Niset prej një pozite të bujkrobit ose të qytetarit të nënshtruar dhe të asaj se si ai prej perspektivës së bretkosës e shikon pushtetin ose përkulet në sportel. Më tutje kur i ndani trashëgiminë dhe men-talitetin veç më në teorinë perëndimore pjesa jonë konsiderohet si pjesë e sho-qërive post-otomane dhe vetëdijes post-otomane. Kështu quhen këta në jug të Savës. Por, ajo që e kemi pasur si trashëgimi dhe si të kaluar të ndarë në dy pozi-tat perandoria dhe socializmi dhe vetëqeverisja janë kushtimisht korrupsioni më i vogël sepse korrupsioni paraqitet atje ku keni prekje me pushtetin ose, si te ne, me sektorin publik. Atje ku keni reproduksion hermetikisht të mbyllur që quhet ekonomi natyrore, ose atje ku keni kushte më të mira ose “pavarësi”. Në rast të tillë ju nuk keni prekje me pushtetin, me administratën publike dhe ju jeni në njëfarë mënyre hermetikisht më të mbyllur dhe të paeksponueshëm ndaj korrup-sionit, përkatësisht reproduktoni vetë për vete. Shikuar nga aspekti i sotshëm, socializmi dhe vetëqeverisja janë një procedurë dhe transparencë mjaft e përshtatshme politike - ekonomike, po nëse doni edhe demokratike dhe në këtë kontekst nuk mund të konstatohet pasuri enorme në baza korruptive dhe në aspekt social dhe kulturor dhe politik ishte një utopi e realizuar e llojit të vet. Nëse doni përsëri të krahasoni shikoni të gjithë drejtorët e vjetër të ndërmarrjeve shoqërore të cilët pensionohen deri në vitin 1990 dhe shikoni tani për shembull drejtorët e posakomponuar ose shikoni tani nëse doni drejtuesit e falimentimit. Unë u shtanga nga një ndodhi në NP Liqeni i Dojranit ku punëtorët e varfër nuk kanë rrogë, drejtuesi i falimentimit, pikërisht ky “hero tranzicional” paraqet që kanë zënë shumë pak, edhe pse sasia reale e peshkut të zënë është shumë e madhe, kurse ata janë prapëseprapë të kënaqur sepse atë zë e kanë zënë e kanë ndarë me drejtuesin e falimentimit. Ky është modeli i asaj që ne tani e quajmë

Page 40: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

42

tranzicion që sipas meje është një termin shumë i papërcaktuar i cili mbuloi dhe arsyetoi shumë gjëra të këqia. Një kohë thuhej kur vozitnim në çift-tek, kur kishte rrymë disa orë, në bisedë me më të moshuarit thonim: “Çka është kjo?”Më të vjetrit përgjigjeshin: “Djalosh ju këtë e quani stabilizim, kurse ne këtë e qua-nim varfëri. Kjo që ne tani e kemi si tranzicion, kjo është gjithashtu varfëri plus korrupsion. Çka huqëm këtu? E huqëm rrugën që në secilin tranzicion duhej të jetë kalim në të cilin kërkohej pronar i përgjegjshëm që pastaj supozohej që do të jetë menaxher. Rrugë që duhej të prodhojë sipërmarrës të rinj dhe menaxherë të përgjegjshëm dhe u shndërrua në një transakcion tregtar në të cilin vetë modeli nëse doni i privatizimit insajderik shkaktoi shpenzime të mëdha korruptive dhe transaksionale. I rriti si askund tjetër në asnjë ekonomi tjetër nga Evropa Juglin-dore që në fund të fundit shihet edhe sipas rezultateve. U hap humnerrë në të cilën në vend të qytetarit të lirë të pavarur që do të varet prej rrogës së vet, profe-sionit të vet, punën e vet ta shesë në treg, u hap humnerrë në vendin e shtresës së mesme në të cilën elitat më nuk janë pjesë e popullit. Dhe mendoj këtë e konsta-tova në këtë analizë të thellë në një konstatim të Ivan Krastevit që në të vërtetë problemi kyç i tranzicionit është ai që mes tjerash nuk krijoi kohezion social, përkatësisht besim të qytetarëve ndaj elitave politike, ndaj elitave ekonomike. Ekonomia në përgjithësi, po edhe tranzicioni ekonomik, në esencë, janë jo të dre-jtë, por ata nuk duhet të kritikohen dhe të shikohen vetëm nga ky aspekt. Bal-ceroviqi thotë që kjo është shitje e pronës vlerën e së cilës nuk e di askush popul-lit që nuk ka para. Në vend se në luftë për tregun, tranzicioni u shndërrua në luftë për pronë që pastaj kjo në mënyrë tregtare stërshitej dhe një iluzion tjetër i tran-zicionit që ne nuk e di kemi privatizuar rreth 20 miliardë dollarë, disa thonë më shumë kapital shtetëror. Kjo thjesht nuk është e saktë. Duhet të bëhet dallim mes asaj që është vlerë dhe asaj që është çmim. Ju mund të investoni shumë para dhe ajo të vlejë kushtimisht, a është kjo hekuranë ose është karoseri ose është Treska, qindra milionë dollarë, por çmimi, ajo që ne e ndjekim në liberalizëm në tran-zicion, në marrëdhëniet e kapitalit, formohet në bursë dhe formohet sipas shpen-zimeve margjinale. Nëse jam i etshëm dhe nëse e pij këtë gotë ujë, gota e ardhshme nuk vlen as pesë para dhe unë nuk jam i gatshëm të paguaj, por nëse jam i etshëm ajo mund të vlejë edhe njëqind dollarë. Do të thotë duhet në këtë kontekst të ulen ose të fshihen këto iluzione. Rezultati i tërë kësaj është që si prodhim përfundimtar i tranzicionit u paraqit korrupsioni, si nus-prodhim i ambi-entit të padefinuar. Do të thotë nuk është problem i njerëzve. Te ne shpeshherë dëshirojnë të thonë që drejtorët tanë, nuk e di politikanët tanë dhe të gjithë per-

Page 41: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

43

sonalitetet e mundshme publike, si pjesë e administratës shtetërore etj. janë më të korruptuar se cilëtdo të tjerë. Por kjo nuk është krejtësisht e saktë, sepse ambienti është ai që nxit në korrupsion, ambienti i padefinuar, ku ndodh konflikt i tmerr-shëm i interesave pronësore. Në këtë kontekst ndodh derdhje atje ku keni pronësi të padefinuar, atje ku keni pronësi të pambrojtur, pavarësisht a bëhet fjalë për pronësi shoqërore ose si në këtë rast publike. Atëherë vjen deri në derdhje të tmerrshme të pronësisë në vend të reproduksionit të pronësisë. Në këtë kontekst, mundemi ne si punë seminarike, si punë praktike me studentët kemi punuar disa ndërmarrje të cilat kanë punuar me furnizime publike me ndërmarrjet publike, sepse shumë rrallë sektori privat ka blerë për shembull pajisje komunale. Përkatësisht, deri sa ndërmarrja ka punuar me mall malazias, ata shitnin pajisje që prishej për një apo dy vite. Kishte për të gjithë - prej atij që shiste deri te ai që blente, sepse aty ku keni prekje mes pronësisë private kushtimisht që ai të shesë dhe çdo herë të blejë ai nga ana tjetër në këtë rast ndërmarrjet publike të themi, çmimi ka qenë tepër i fryer. Për vetëm dy vjet dështoi edhe ndërmarrja, dështoi edhe biznesi por u bë dallim i madh në çmim që ishte i qartë. Përkundrazi, në rastin kur i shitej sektorit privat - ku ka shkurtesa, ku nuk ka konflikt të intere-save, ku blihet dhe çmimi përcaktohet shumë shpejt dhe kur ka kontakt me ndër-marrjet publike si pjesë e furnizimeve publike, ku ka negociata për çmimet përkatësisht ngritje të çmimit. Krejt kjo është në llogari të ndërmarrjes publike përkatësisht krejt kjo është në llogari të qytetarëve të cilët i japin këto taksa pub-like, a është kjo për rrymë, a është kjo për ujë, a është kjo për ndonjë veprimtari tjetër komunale. Shërbimet publike bëhen servis i oligarkëve tranzicionalë, sipas meje nuk është problem do të thotë atëherë kur keni ambient të parregulluar. Problem është kohëzgjatja e tranzicionit tonë sepse bëhet pervertim i elitave. Do të thotë ai moment kur dikush dëshiron të bëjë para ndoshta edhe nuk është prob-lem nëse ky është proces institucional apo ligjor prej dy tre viteve, por kur kjo zgjat gjatë ata jo vetëm që duan të pasurohen, pastaj dëshirojnë edhe të drejtojnë dhe në fund dëshirojnë të bëjnë servis publik, të bëjnë servis të vet prej shërbi-meve publike që është problem tmerrësisht i madh posaçërisht në R.M., ku rezis-tenca prej opinionit publik është e vogël, ku rezistenca prej organizmit ekonomik të asociacioneve ekonomike, e organizatave të esnafëve, organizatave profesion-ale joqeveritare, etj. është e vogël. Gjyqet, të cilat sipas meje janë institucioni kyç ekonomik në procesin e tranzicionit, sepse duhet ta mbrojnë pronësinë, duhet të jenë servis i pronësisë. Nuk mund të keni ekonomi nëse nuk keni këmbim të pronësive, të pronës vetjake të ndërmarrjeve të cilat reproduktojnë dhe bëjnë

Page 42: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

44

profit deri te qytetarët të cilët gjithashtu e këmbejnë pronësinë dhe në këtë kon-tekst kemi gjyqësi jashtëzakonisht të keqe ose të ngadalshme, joefikase, e cila pastaj nxit në më shumë kursim në fonde të zeza, tani ato para më në fund zhvendosen në sektorin bankar por ato investime asnjëherë nuk gjejnë rrugë deri te konsumatori përfundimtar, përkatësisht këto para të punësojnë ose të inicojnë investime tjera në ekonomi. Pa institucione, gjyqin e vë në vend të parë, do të thotë pa institucione nuk ka ambient për inicim të investimeve, nuk ka ambient për këmbim të thjeshtë, kurse pa këta dy faktorë nuk mund ta fitoni atë që është elitë, atë që është tharm në çdo shoqëri, veçanërisht në ekonomitë në tranzicion. Unë vazhdimisht e përmend që dy analizat e Harvardit dhe të Stenfordit kon-statuan që a është një shtet afër Bashkimit Evropian, a ka naftë, a është i pasur me pasuri natyrore, etj. por a ka institucione të fuqishme, gjyqe financiarisht të pavarura me procedura efikase që të mund ta formësojnë ambientin që prodhon sipërmarrës, e jo drejtues falimentues, kontrabandistë, kriminelë, menaxherë sepse ata mund të jenë lokomotiva e zhvillimit tonë. Rreth korrupsionit në sek-torin publik definitivisht dilema është në atë që ne prej vetë fillimit nuk bëmë ndarje të asaj që është pronësi shtetërore dhe asaj që është pronësi publike që të mund të ndërmirren menaxherë publikë, ruajtje e pronësisë, etj. Kështu që kur pronësia publike do të fiton ndonjë parti bëhet pronësi e përkohshme partiake, ata i kanë ato që pak përpara përmendi kolegu prej fakultetit fondet si pjesë edhe për partiake, për derdhje në fondet partiake. Nuk është e çuditshme nëse e mbani mend tërë atë që po ndodh gjatë tërë kësaj periudhe pa përjashtim, keni taksë rrugore tani një studim i ri në Gostivar paguajnë 11 mijë, në Tetovë në pikën e taksës rrugore të paraqitura vetëm 2 mijë. Ky nuk është rast ekskluziv tani, flas që ky është problem i ambientit dhe problem i asaj që ne e krijuam veç më si të drejtë të re zakonore për financim të partive politike, që është e tmerrshme sepse kjo mund të, duhet patjetër të kuptohet që është fidbek që i godit qytetarët ndon-jëherë në kokë, ndonjëherë në xhep. Mendoj që shpenzimet e korrupsionit në R.M. janë poligon nëse dëshiron të zgjedhë për shembull Dagllas North sipas ekonomisë së re institucionale kjo duhet të jetë R.M. Pse? Sepse shpenzimet më të larta të cilat i llogarit çdo investitor potencial i vendit ose i jashtëm madje edhe çdo qytetar janë shpenzimet transakcionale. Ju e patë që në atë anketë sa ditë nevojiten dhe sa operacione duhet të bëhen që të vizitoni sa ministri, sa sportele, që të themeloni një ndërmarrje. Ishim me rangim më të lartë në Evropë dhe në këto shtete të Evropës Juglindore bashkë me Kroacinë. Në vend se t'i kultivojmë do të thotë ata që dëshirojnë invencion personal, iniciativitet personal dhe

Page 43: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

45

veçanërisht ata që janë të gatshëm dhe dinë ta menaxhojnë rrezikun personal ne në këtë mënyrë sistematikisht i rrisim shpenzimet transaksionale dhe i shkurajo-jmë, unë vazhdimisht theksoj që nuk është i madh dallimi Maqedonia nuk është as Rumani, nuk është as Poloni, nuk është as Ukrainë, por është shtet i vogël i rrethuar me kufinj dhe që mund të shkojnë në atë moment deri në Selanik ose në Leskovac ose në Sofje të bëjnë biznes atje. Por, paratë janë tonat dhe nga ky aspekt ne duhet të kujdesemi që këto para të reproduktohen, të shtohen, të punësojnë në R.M. Korrupsion pozitiv dhe negativ? E shikoni, tani ne erdhëm deri në atë pozitë që nëse ju nuk mund ta ndërroni ambientin shpejt, keni ide të mirë të cilën mund ta realizoni, ka biznesmenë të cilët thonë nuk është problem edhe të paguhet që unë ta mbyll këtë si procedurë ligjore, që të mundem edhe të punësoj edhe t'i paguaj tatim shoqërisë. Do të thotë ai e konsideron këtë si dëm kolateral të biznesit të vet. Keni dy shembuj: para një jave kisha një ligjëratë të mirë në Institutin e Akademisë së Institutit ekonomik në Akademinë bullgare dhe atje më thanë që bullgarët edhe nuk janë aq kundër asaj që korrupsioni thuajse të legalizohet. Pse? Për shkak se ai i kthen paratë të cilat rrodhën prej sistemit dhe prej procesit të privatizimit në mënyrë tjetër tani me shkallë të butë të korrupsio-nit nëpërmjet institucioneve përsëri kthehet në biznes, a blejnë qendra sportive, klube, hotele, vende për verim, qndra për skijim, etj. nuk është me rëndësi, por kështu këto para janë këtu. Për dallim për shembull prej Rumanisë ku nuk kishte proces të tillë dhe ku korrupsioni i refuzonte investitorët. Në këtë kontekst kur të hasni ju për shembull biznesmenë të cilët asnjëherë nuk janë partnerë, madje as edhe në këtë tryezë të rrumbullakët për shkak se ata e kanë shumicën e infor-matave, kanë më së shumti probleme dhe shumë më lehtë se sa cilido profesor ose cilido burokrat mund t'i detektojnë problemet ose nëse dëshironi t'i thonë zgjidhjet. Sepse ata janë drejtpërdrejt ajo falangë ekonomike që pengohet, që ndeshet me këto probleme. Nëse i shikoni shpenzimet e korrupsionit në Maqe-doni ato janë gjithashtu tmerrësisht të mëdha. Pse? Për shkak se i largojnë si që thashë jo investitorët e vendit, por para së gjithash investitorët e huaj, po edhe turistët. Keni problem që duhet patjetër të locohet në R.M. dhe ku si shtet i vogël shumë lehtë mund të ndryshohet ambienti ose të ndryshohet kultura, veçanërisht të ndryshohen pritjet racionale të ndërmarrjeve dhe të qytetarëve. E dini çka ndodhi me përpjekjen për hyrje të Audi, e dini çka ndodhi me përpjekjen që Mer-

cedesi të hyjë në FASH 11 Tetori, e dini çka po ndodh tash me Bllazho Tasevin dhe me sllovenët të cilët po ikin prej kësaj hapësire. Nuk mudnet që ku shtet të popullohet me kapitalin Qipro, Panama ose në rastin më të mirë prej Greqie,

Page 44: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

46

kurse të gjithë këta që janë të mësuar me investime në shoqëri të rregulluara të ikin prej këtu. Për shkak se ambienti ynë, duhet patjetër të konstatojmë që ne vetë brenda nuk kemi fuqi të mjaftueshme autonome që ta ndryshojmë, por do ta ndryshojmë në lëvizje e sipër sepse hyrja e Audi ose e Dojçe Telekomit ose e Do-

jçe Bank shumë do ta ndryshojë nëse dëshironi supervizionin bankar, rregulla-cionin bankar, do t'i ndryshojë pritjet, do të tërheqë rejting të ri kreditor, do të tërheqë rrezik të ri të investimit në R.M. dhe nëse doni do të tërheqë marrëdhënie partnerike gjatë një lloji tjetër të presionit që nuk mund ta bëjë elita jonë eko-nomike. Dhe prandaj mendoj që është shumë e rëndësishme që në cilëndo mënyrë të bëhemi ekonomi më e hapur sepse do të keni rast tjetër kur nuk do të keni konkurrencë, kur nuk do të jeni pjesë e e tregut tjetër sepse Maqedonia defi-nitivisht nuk është atraktive me treg prej 2 milionëve, atëherë do ta keni rastin e Matavit. Atij nuk i pengon që nuk ka rregullativë sepse ai ka llogaritur që më mirë dhe më shpejt do t'i kthejë paratë prapa. Së këndejmi mendoj që regjinal-izimi i tregjeve në këtë kontekst të sektorit publik për shkak se kjo zgjidhet me Marrëveshjen dhe kjo është ajo që e negoconim edhe në Bruksel dhe këtu të du-het patjetër deri në vitin 2005 të bëhet operator i ri fiks, të duhet patjetër të ketë regjionalizim të tregjeve energjetike që gjithsesi do të ndikojë mbi çmimin e veçanërisht do të ndikojë mbi shkallën e korrupsionit. Definimin e sektorit publik e kuptoj si mbyllje të sektorit publik. Këtu është problemi kryesor ku, pa marrë parasysh kush qeveris në R.M., rrjedhin dhe do të rrjedhin shumë para nëse i shikoni fondet a është ajo buxhet prej një miliardë euro, a janë ato disa qindra milionë fonde publike, a janë ato biznese të cilat i bëjnë ndërmarrjet publike. Pse? Së pari për shkak se ne ende nuk e kemi definuar interesin publik dhe kjo nuk është diçka që unë do ta komunikoj këtu ose për çka do të merret vesh një grup i intelektualëve. Interesi publik vjen prej kohës, ai çdoherë është konkur-rencë. Ai vjen prej kohës së Adam Smithit dhe ai nuk është diçka për të cilën ne duhet të diskutojmë dhe të merremi vesh çka do të jetë. Por këtë duhet ta shndër-rojmë në ligje. Prej ligjeve rrjedh fuqia e mbrojtjes dhe realizimit për shembull të interesit publik, që duhet të keni transport publik, shëndetësi publike, arsim pub-lik, etj. Meqenëse kapitali privat nuk ka interes të hyjë gjithkund, pronësia pub-like duhet patjetër të mbulohet me ndërmarrje publike, kapital të përzier ku keni partneritet publik-privat, etj. veçanërisht duhet të mbulohet me menaxhment pub-lik që nënkupton karrierë në sektorin publik. Nuk mundet kjo si në xhuboks, disa të hyjnë, tjerët të dalin. Unë vazhdimisht them ata hyjnë pa kurrfarë referencash kurse dalin pa kurrfarë përgjegjësie dhe vazhdimisht e theksoj atë që në një

Page 45: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

47

hapësirë të tillë të hapur të pambrojtur është krejtësisht normale ose natyrore nëse doni kjo që po na ndodh për shkak të asaj se ne më në fund duhet të formojmë shkollë për arsim publik dhe në fund të fundit nuk duhet të shpikim asgjë vetëm duhet ta ndjekim atë që ndodh në ekonomitë perëndimore ku karriera, kjo thjesht edhe për zvogëlim nëse doni të korrupsionit në sektorin publik për shkak se ai që do të hyjë do të ketë përgjegjësi që karrierën dhe penzionin e vet ta presë në sek-torin publik,e jo si turistë të hyjnë dhe të dalin në ndërmarrje publike pastaj nuk ka institucion që mund t'i zë tërë këto llogari. Kontrolli publik është dimenzioni i katërt i funksionit publik të sektorit publik. Nuk mund të keni ja deri para disa viteve gjashtë njerëz nga revizioni shtetëror tani është mirë që dëgjova që kanë 60-70 njerëz dhe konsideroj që ky institucion duhet patjetër financiarisht dhe in-stitucionalisht të rritet, të përforcohet që të mundemi të mësohemi në shembuj konkretë dhenë bazë të përgjegjësisë publike. A keni dëgjuar ndonjëherë te ne të keni rast të mbyllur, a është kjo nëpërmjet policisë financiare, a është kjo nëpërmjet gjyqeve, rast të mbyllur në të cilin pikërisht për shkak se ne nuk kemi opinion publik si për shembull në Francë ku të themi për shkak se i biri i Alen Zhipesë jetonte në një banesë afër parkut ku luhet Roland Garosi, gazetat publi-kuan dhe ai ditën tjetër ishte i obliguar të japë dorëheqje. Ministri Karinjon, i cili ishte ministër i transportit, për shkak se merrte pjesë në një dill ku ujësjellësi prej vendit të tij, prej Grenoblit, ai rrjedhte, u privatizua në një mënyrë të pashpjeguar gjithashtu dha dorëheqje dhe pastaj kjo u dëshmua dhe ai përfundoi në burg. Do të thotë, nëse nuk e keni këtë pesëgishtor si që them unë, atëherë ju keni sistem që mund të rrjedhë prej të gjitha anëve. Këto janë pesë shtyllat në të cilat duhet patjetër të bazohet sektori publik, të cilat duhet patjetër të jenë të mbyllura nëse dëshironi ta relativizoni, ta zvogëloni korrupsionin ose ta rritni konkurrencën brenda. Procesi i sjelljes së vendimeve është kyç në këtë dallim mes sektorit pub-lik dhe privat. Përkatësisht ndryshe sillet vendim në një ndërmarrje private, krejt ndryshe sillet vendim në ndërmarrjen publike përkatësisht në sektorin publik. Kjo mënyrë, sipas teorisë së zgjedhjes publike, rrjedh prej procesit zgjedhor, dhe është shumë e ndërlikuar, shumë e pakuptueshme, dhe shumë e eksponueshme ndaj kritikave. Por vetëm ajo është e mundshme deri sa ekziston lloji i këtillë i demokracisë dhe prandaj është problem që këto elita, të cilat u pasuruan nga kor-rupsioni, të ndikojnë mbi procesin politik dhe mbi vendimet të cilat sillen. Men-doj që konkretisht Putini ka probleme të mëdha që t'i largojë këta njerëz nga procesi i sjelljes së vendimeve nën presione të tilla si që bëjnë. Cilat janë përfun-dimet? Që nuk është problem nuk është te pushteti por problemi është te modeli

Page 46: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

48

që ndiqet. Modeli gjithmonë është trekëndësh: teori, politikë dhe praktikë. Ne deri sot e kësaj dite pikërisht për këtë shkak nuk kemi definicione të interesit publik, nuk kemi rrumbullakësim ligjor, nuk kemi arsimim të posaçëm, nuk kemi institucione që do ta mbrojnë, që do ta kontrollojnë, nuk kemi rast të mbyllur të përgjegjësisë, nuk kemi opinion publik, keni ndikim të fuqishëm të sjelljes së vendimeve politike. Pavarësisht a xillen ato nëpërmjet Parlamentit, nëpërmjet Qeverisë, nëpërmjet gjyqeve, nëpërmjet prokurorisë, etj. duhet patjetër të ndiqet teoria që do të mbështetet në principe të qarta dhe të qëndrueshme. Duhet patjetër të kihet politikë që do të mbrohet me institucione, jo me njerëz, jo me liderë karizmatikë. Jo, por me institucione të cilat do të jenë të rrënjosura dhe të paguara prej qytetarëve që qytetarët t'i ndjejnë si të veta, kurse edhe ata që i dre-jtojnë institucionet ta ndjejnë pavarësinë dhe hapësirën dhe lirinë vetjake ku do të mund t'i sjellin vendimet në praktikë që të fitoni ndërmarrje të cilat punësojnë dhe të cilat varen nga tregu, në vend të kësaj që ju e keni tani në realitet. Kjo trini e shenjtë mes atij që është ushtar partiak, drejtues falimentues dhe njeri firmë çantë dhe kravatë, që nuk ka kurrfarë obligimi të paguajë, të punësojë, që zhduket ashtu si që paraqitet, që nuk mbetet si subjekt i përhershëm në ekonominë maqe-donase dhe ky është ai funksion që unë e quaj i uestern union transferit të parave prej fondeve publike në llogari private. Përfundim tjetër është së pari që një eko-nomi hermetikisht e mbyllur dhe institucionalisht jostabile prodhon vetëm mono-pole dhe së dyti si rrjedhim si instancë e dytë kjo lind korrupsion. Kjo do të thotë që gjithnjë më shumë njerëz janë të udhëzuar drejt një tregu gjithnjë më të vogël dhe më jofunksionues dhe është veçanërisht e rëndësishme që rritet çmimi i vendimeve që sillen në sektorin publik. Do të thotë që mund të krijohet një koali-cion i ri, a do të jenë ata profesorë, mjekë, politikanë, gjykatës, prokurorë, etj. të cilëve nuk u përgjigjet presioni nga opinioni publik ose çfarëdoqoftë reforme reale dhe prandaj ne ajo që paraprakisht e tha zotëriu nga prokuroria vetëm ma vërteton krejt kjo është ashtu por duhet të jetë anasjelltas prej asaj që e fliste ai dhe prej asaj për çka angazhohej ai. Do të thotë, rekomandimet te unë janë ndry-shimi i modelit. Duhet patjetër në Maqedoni më në fund mendoj që çfarëdo qoftë inercioni negativ nga vetëdija postotomane të jemi, nga vetëdija socialiste duhet patjetër të ketë vullnet të dallueshëm të qartë dhe kredibil politik dhe ndjekje të teorisë dhe politikës konzistente. Duhet patjetër të ketë kulturë të re të arritjes së konsenzuseve, konsenzusit ja rreth korrupsionit, konsenzuseve sociale, kon-senzuseve monetare, politike dhe Bashkimi Evropian. Mendoj nëse i shikoni me vëmendje të gjitha këto pozita ne nuk kishim kontestime. Kontestimet mund të

Page 47: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

49

jenë prej njerëzve të cilëve nuk u përgjigjet lufta kundër korrupsionit ose refor-mat reale. Keni kontestime në plan monetar nuk u përgjigjet kursi i këtillë sepse duhet t'i ngjesësh për muri dhe të bëjnë reforma, këtë nuk e duan. Kurse kon-senzus merrni gjithkund përreth që nuk mund t'i detyrosh politikanët tanë në re-forma nëse nuk i ngjet për muri, nëse nuk kanë zgjidhje tjetër. Tjetër, po madje mendoj që edhe politikisht edhe Bashkimi Evropian fillojnë të kontestohen sepse disa kërkojnë të përfundojmë me reformat politike disa kërkojnë të bëhemi eko-nomi konkurrente me dy milionë, që as teorikisht nuk është e mundshme dhe prandaj zgjidhjen e shoh në relativizimin e kufinjve dhe rritjen e bashkëpunimin rajonal veçanërisht nga lindja dhe nga jugu, duke e marrë parasysh atë që ne për një kohë të shkurtër edhe nga ana lindore do të kufizohemi me Bashkimin Ev-ropian. Do të thotë do të jemi të detyruar që kulturën e re afariste, standardet e reja, rregullacionin e ri ta mësojmë prej andej, të gjithë mësonin prej perëndimit, erdhi koha ne të mësojmë prej lindjes dhe prej jugut, por kjo është pozita jonë gjeografike. Është shumë e rëndësishme të keni lojtarë të fuqishëm në terrenin vendas. Do të keni regjinalizim vetëm atëherë kur Maqedonia të bëhet pjesë e tregut më të gjerë ju mund të shpresoni që këtu do të mund të vijë një EDF, këtu mund të vijë një bankë e madhe amerikane ose një kompani e madhe amerikane. Vetëm atëherë kur ne do të bëhemi pjesë e një tregu më të gjerë rajonal. Procesi i pjesëmarrjes së obligueshme në procesin e propozimit të ligjeve të asociacioneve afariste dhe të cilat besoni apo jo akzistojnë 14 vite që është vetvetiu çudi, atë që ti as nuk ke infrastrukturë të mbyllur sociale, as nuk ke identifikuar interesa afa-riste sociale qartë të dallueshme. Do të thotë biznes sektori ka bërë kompromis, është aq i dobët sa që bën kompromis me secilin pushtet. Pse ne të themi çka janë interesat tona kur mund të merremi vesh veç e veç dhe në copë. Atëherë be-somëni humb edhe biznesi, humbin edhe qytetarët, të vetmit që fitojnë në këtë kontekst janë politikanët e tranzicionit. E kam lënë opinionin publik, prandaj këtu do të shtoj që, sipas meje, opinioni publik është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak se duhet të kultivohet një kontekst i gazetarisë profesionale, e jo i ga-zetarisë vasale për të mos pasur për shembull rezistencë të tillë ndaj servisit pub-lik si që ekziston tani, sepse sikur mos të kishim për shembull televizion kablovik ne do të ishim sjellur deri në situatë të ngjashme me atë në të cilën u sollën serbët në kohën e Millosheviqit, do të luanim kundër tërë botës dhe do të mendonim që standardet që i kemi arritur janë të mira dhe që ato vlejnë në tërë botën. Ndërtimi i marrëdhënies partnerike e jo të protektoratit me bashkësinë ndërkombëtare është me qëllim që ti mos t'i pranosh informatat ose sugjerimet, por t'i përpunosh,

Page 48: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

50

t'i fermentosh që të mund të përforcohesh, të jesh partner, të pavarësohesh të sjellësh vendim që të fillojë ky proces i sjelljes së pavarur të vendimeve. Sepse ne nuk e kemi filluar këtë proces. Duhet të krijojmë ambient të tillë në të cilin ky proces do të bëhej i pakthyeshëm, do të thotë atëherë kur një institucion a është kjo prokuroria ose është gjyqi ose është agjencia për larjen e parave etj. do të vendosë dhe do të mbyllë një rast atëherë do të shtyhet dominoja e parë në të cilën do të lirohen të gjitha institucionet tjera që të mund të sjellin vendime të tilla. Dhe rekomandimi gjithashtu në fund që sa do që të jenë në kundërshtim, tregu dhe korrupsioni prapëseprapë kanë pasoja të njëjta sociale. Tregu është par eksellans jo i drejtë, në të fitojnë më të mirët, më agresivët, më të mençurit. Një armatë mbetet jashtë tij, askush nuk investon në Mariovë, të gjithë investojnë aty ku ka para. Dëshirojnë të investojnë në qendër tregtare, këtu në biznes, etj. Pran-daj ekzsiton shteti, ekzistojnë tatimet, ekzistojnë rregullacione me të cilat redis-tribuohen këto para ose merren mes tatimeve dhe vihen në politikën rajonale. Korrupsioni gjithashtu bën shtresim të tmerrshëm social. Gjithnjë më pak njerëz kanë shans të jenë të korruptuar prej gjithnjë më shumë njerëzve, prandaj është e rrezikshme që rritet shkalla e korrupsionit, rritet çmimi i vendimeve korruptive, veçanërisht vendimeve të sjellura në sektorin publik, në qeveri, dhe së këndejmi zgjidhjet sipas meje do të ishin të anasjellta. Tregut nevojiten rregullacion, re-striksion i tatimeve dhe inspeksioneve të cilat mes buxhetit do t’i kthejnë deri te ata që nuk kanë ilaç për korrupsionin. Ilaçi nuk është te rregullacioni, sepse men-doj që në atë mënyrë procedurandërlikohet dhe komplikohet, por ilaç për korrup-sionin është vetë tregu. Do të thotë të liberalizohet deri në fund, a është kjo sjellja e vendimit, formimi i ndërmarrjes, leja për import për eksport etj. Do të thotë nuk mund ju ta zgjidhni korrupsionin për shembull në punën e tregtisë së jashtme nëse i ulni doganierët dhe thoni hajde tash të shohim prej nesër pak më të jokor-ruptuar. Kjo gjithsesi është pengesë, zgjedhje e vetme për korrupsionin policë deri në Sofje të shkosh duhet të paguash dënim me veturë nëse nuk ta vjedhin 100-200 leva do të thotë fitimtarët e vetëm të kësaj tregtie janë policët dhe doga-nierët. Kjo zgjidhet më së miri me atë që relativizohen kufinjtë ose hiqen lejet dhe të gjitha të drejtat dhe marrëdhëniet burokratike. Kaq. Faleminderit. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit zotëri Kekenovski, kjo ishte me të vërtetë gjithëpërfshirëse. Unë nuk e di pse nuk paraqitej ky sllajdi me rekomandimet, vetëm në fund u paraqit, thashë profesori i ruan në xhep dhe nuk dëshiron të na i zbulojë prej përpara, por

Page 49: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

51

ja u paraqitën dhe tregohet në të vërtetë që ne ishim nga pak e nënçmuam fak-torin kohë dhe si duket nuk ekziston problemi i mungesës së interesit për fjalim për çështjet e korrupsionit, do të shohim si do t'ia dalim në betejën me kohën, nëse duhet do të riorganizohemi, do të bëjmë vazhdim, do të shohim. Por tani do t'ia jepja fjalën zotëri Vlladimir Naumovskit. Vlladimir Naumovski

Faleminderit. Unë pak do të ndërlidhem në diskutimin e profesorit rreth inves-timeve të drejtpërdrejta. Pajtohem që investimet e jashtme të drejtpërdrejta janë të nevojshme në R.M. dhe që gjithashtu ato varen shumë nga rejtingu i shtetit. Por gjatë përcaktimit të rejtingut të shtetit një prej elementeve më të rëndësishme është shkalla e korrupsionit të shtetit dhe lufta kundër tij, që do të thotë sa do që të jetë e mirë një ndërmarrje vendase, sa do rezultate të mira të ketë rejtingu i saj gjatë përcaktimit në përmasa ndërkombëtare varet ekskluzivisht nga rejtingu i shtetit dhe vetëm në nuanca mund të dallojë nga rejtingu i shtetit. Që do të thotë ky fat e ndjek. Aq rreth rejtingjeve nga pjesa paraprake. Unë do të ndalem pak më shumë në luftën kundër larjes së parave dhe në rolin që e ka Direksioni për pengim të larjes së parave. Të gjithë e dini që larja e parave është pjesa më e sofistikuar e krimit të organizuar gjithkund në botë, e edhe te ne, prandaj edhe lufta e drejtuar kundër larjes së parave kërkon nivel përkatës të cilësisë. Në këtë luftë R.M. u inkuadrua para dy viteve e gjysëm me formimin e Direksionit për pengimin e larjes së parave, që u formua si organ në Ministrinë e financave. Di-reksioni vepron në fushën e prevencionit dhe zbulimit të veprave penale të larjes së parave. Direksioni është model administrativ i njësisë financiare zbuluese. Në botë ekzistojnë edhe tri modele tjera: ato janë modeli policor i njësive për zbulim financiar, modeli gjyqësor i njësive për zbulim financiar që ekzistojnë si pjesë e prokurorive publike dhe modeli i kombinuar. Përvoja botërore tregon që modeli administrativ me shkallë të lartë të pavarësisë jep rezultate më të mira dhe si i tillë mundëson bashkëpunim efikas me direksionet tjera të tilla në botë. Në Di-reksionin për pengim të larjes së parave ekzistojnë tri departamente. Departa-menti për analitikë, që numëron tre të punësuar, mbledh informata prej subjek-teve, në pajtim me ligjin, kurse subjektet janë bankat, kursimoret, këmbimoret, agjencitë për transfer të shpejtë të parave dhe shoqëritë e sigurimit dhe të tjera të cilat janë të obliguara t'i dërgojnë të dhëna direksionit. Të dhënat e fituara për-punohen, analizohen dhe ruhen. Ky departament është kompetent që t’i për-

Page 50: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

52

punojë, t’i analizojë, t’i fusë në bazë dhe t’i ruajë të dhënat të cilat rregullisht ar-rijnë në direksion

Dëshiroj të theksoj që prej 1 tetorit të këtij viti bankat filluan të dërgojnë raporte elektronike me çka shumë e lehtësuan punën e këtij departamenti, si dhe punën e tërë Direksionit. Nëse ka dyshim që ndonjë transaksion i caktuar është i lidhur me larjen e parave ose me financim të terrorizmit, atëherë ngritet hetim i posaçëm financiar dhe dorëzohet deri te departamenti i dytë. Departamenti i dytë që punon në suaza të Direksionit është departamenti për transaksione të dyshimta me dy të punësuar. Ky departament vepron sipas raporteve për transaksione për të cilat ekziston dyshim i bazuar që janë të lidhura me larje të parave ose finan-cim të terrorizmit. Për të arritur deri te këto gjëra shkojmë nëpër një situatë ku subjekteve të cilat janë të obliguara të na dërgojnë informata u dërgojmë indika-torë prej të cilëve mund të shikojnë a bëhet fjalë për transaksione të dyshimta ose transaksione normale dhe në këtë lloj të formularëve të posaçëm na i dërgojnë deri te ky departament. Natyrisht, hapet lëndë nëse bëhet fjalë për transaksion të dyshimtë, analizohen të dhënat prej bankave, Regjistrit qendror, prej Depozitarit qendror të letrave me vlerë, Drejtorisë së të hyrave publike, Drejtorisë doganore dhe të gjitha organeve tjera shtetërore të cilat mund të japin informata relevante lidhur me këto transaksione të dyshimta me zbulimin e rrugës së parave. Pastaj parashtron iniciativë edhe për propozim për përcaktim të masave të përkohshme. Iniciativën për parashtrim të propozimit për përcaktim të masave të caktuara e parashtron deri te prokurori publik ku parashtrohet propozim masë për mbajtje ose ndërprerje të përkohshme të transaksioneve. Në këtë pjesë në afat prej 24 orëve nga njohuria që bëhet fjalë për transaksion të dyshimtë ku ka dobi më të madhe pronësore parashtrohet propozim iniciativë deri te prokurori, i cili duhet patjetër që në afat prej 24 orëve ta dërgojë deri te gjykatësi hetues, i cili në afat prej 24 orëve duhet të sjellë vendim përkatës për atë se a do të vazhdojë rasti me procedurë gjyqësore, kurse mjetet do të bllokohen ose do të merren përkohësisht ose do të lirohen mjetet e shfrytëzuesit. Departamenti i tretë por jo edhe më pak i rëndësishëm është departamenti për zhvillim të sistemit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, që ka dy të punësuar. Ky departament e përcjell rregullativën lig-jore dhe jep iniciativa për sjellje të ligjeve, kurse gjithashtu harton edhe rregul-lore sipas të cilave subjektet ia dërgojnë informatat Direksionit. Pastaj harton listë të indikatorëve, pak përpara përmenda kjo është listë e indikatorëve prej të cilëve subjektet mund të vërejnë a bëhet fjalë për transaksion të dyshimtë ose jo dhe në bazë të kësaj i dërgojnë këto raporte deri te Direksioni. Gjithashtu, ky de-

Page 51: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

53

partament harton listë ose gjen listë të shteteve të rrezikshme ose shteteve të cilat më pak bashkëpunojnë në përgjithësi me këto organizata në botë dhe me grupin EGMONT si organizatë joformale ndërkombëtare e njësive për zbulim financiar. Në këtë departament gjithashtu punohet për bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, kurse më 21 qershor 2004 i plotësuam kushtet për hyrje në grupin EGMONT, me çka kemi qasje deri te të dhënat e institucioneve të këtilla në botë. Gjithashtu jemi anëtarë edhe të MONEYVAL-it, ku çdo vit e gjysëm kemi obligim t'i prezentojmë të arriturat në pjesën e larjes së parave dhe finan-cimit të terrorizmit në shtetin tonë. Direksioni ynë ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim, për bashkëpunim rajonal edhe atë ka nënshkruar më së shumti marrëveshje në rajon me Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Bullgarinë, Shqipërinë, Rumaninë dhe Malin e Zi. Nuk është nënshkruar marrëveshja me Bosnje dhe Hercegovinën sepse atje ende nuk ekziston organizatë e tillë. Gjithashtu, për ne është shumë e rëndësishme që të bashkëpunojmë me UNMIK-un në Kosovë. Përpiqemi që t’i definojmë mënyrat në të cilat do të nënshkruhet marrëveshja me Kosovën, sepse një pjesë e mirë e mjeteve lëvizin edhe në këtë drejtim. Në slla-jdin e ardhshëm do të shihni se si Direksioni për pengimin e larjes së parave bashkëpunon me organet të cilat janë të përcaktuara me ligjin. Do të thotë bash-këpunon, pranon të dhëna nga Drejtoria doganore, pastaj me direksionet për anal-izë financiare nga shtetet tjera, organet për mbikëqyrje përkatësisht supervizorët siç janë në Bankën Popullore, Drejtorinë e të hyrave dhe të tjerë, me subjektet të cilat sipas ligjit janë të obliguara të dorëzojnë të dhëna. Merr informata prej MPB-së, prej inspektoratit shtetëror devizor, prej Bankës Popullore dhe prej de-partamentit gjyqësor për regjistrim. Kurse analizat e veta ia dërgon Ministrisë së punëve të brendshme, policisë financiare dhe prokurorisë publike. Tani disa fjalë rreth asaj deri ku ka arritur Direksioni në punën e vet. Prej ekzistimit të vet deri tani ka pranuar 43.466 transaksione me para të gatshme mbi 20 mijë euro, dhe kjo ishte para sjelljes së ligjit të ri ose 8.588 raporte me ligjin e ri. Dëshiroj të qartësoj diçka rreth këtyre raporteve të cilat i pranon Direksioni. Këto janë raporte për depozite kursimore dhe pagesa në të gatshme nëpërmjet bankave dhe organizatave tjera financiare në këtë shumë që është shënuar këtu, por kjo në përgjithësi nuk do të thotë asgjë vetëm hyn në bazën e të dhënave të Direksionit. Ato nuk analizohen posaçërisht, analizohen rregullisht, por janë interesante gjithmonë kur do të paraqitet mundësi për transaksion të dyshimtë ose person të dyshimtë, atëherë hyhet në bazën e të dhënave dhe atëherë bëhen kërkime a është i lidhur ky person i dyshimtë me disa transaksione të rregullta dhe atëherë si të

Page 52: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

54

dhëna mund të jenë të çmueshme. Kemi 2.122 raporte prej Drejtorisë doganore, do të shihni që në raportin tonë është ndryshuar diçka, ne bëmë një analizë javën e kaluar edhe për nevojat e Direksionit, natyrisht edhe për këtë konferencë dhe erdhëm deri te përfundimi që kemi 30 raporte të arritura prej Drejtorisë doganore të cilat te ne figurojnë në transaksione të dyshimta, kurse ato në të vërtetë nuk ishin të tilla dhe ne i kthyem në transaksione të rregullta dhe ato janë në bazën tonë për transaksione të rregullta. Prej 40 raporteve për transaksione të dyshimta të cilat kanë arritur në Direksion, mes tyre janë edhe dy shkresa prej Komisionit shtetëror për pengim të korrupsionit. Prej këtyre transaksioneve të dyshimta të cilat i ka pranuar Direksioni, 12 raporte Direksioni i ka përpunuar tërësisht dhe ua ka dërguar organeve kompetente shtetërore. Përpunimi në tërësi është vetëm në pjesën e analizës financiare së këtyre transaksioneve, Direksioni nuk hyn në hetime dhe nuk hyn në marrje të masave më tutje gjithashtu nuk hyn as në parashtrim të paraqitjeve penale. Këtë e bëjnë organet kompetente shtetërore. Prej 12 analizave të dërguara financiare deri te organet shtetërore, organet shtetërore kanë gjetur që në këto këto shkresa janë gjetur mendoj janë parashtruar pesë paraqitje penale, por jo drejtpërdrejt për pengim të larjes së parave, por për vepra predikative prej të cilave janë shënuar të hyra, kurse në këtë rast këto pesë paraqitje penale janë për fshehje tatimore. Aktivitetet për përmirësim të sistemit dhe si do të vazhdojë të punojë më tutje Direksioni për pengimin e larjes së parave. Këto janë plotësimi i obligimeve nga plani aksionar për luftë kundër krimit të organizuar, si dhe i obligimeve që rrjedhin prej Marrëveshjes për stabi-lizim dhe asocim. Këtu u tha që është plan aksionar i qeverisë, jo ai është prej Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim dhe ne në tërësi e plotësojmë atë pjesë që është e dedikuar për ne. Në suaza të aktiviteteve është bërë trup koordinativ dhe për këtë këtu u përmend në pjesën e udhëzimit të Qeverisë për bashkëpunim mes organeve shtetërore. Do të qartësoj pak, nuk jam këtu në situatë ta mbroj Qever-inë ose diçka tjetër, por dëshiroj t'u them si është formuar ky trup koordinativ sepse Kodi penal, Ligji për prokurorinë publike dhe Ligji për pengimin e larjes së parave dhe të ardhurave tjera prej veprave të ndëshkueshme, supozoj edhe Ligji për punë të brendshme ose si quhet ka mjaft dispozita të cilat i udhëzojnë të gjitha institucionet shtetërore në bashkëpunim me njëra - tjetrën. Problemi para-qitet në pjesën ku ky obligim, ky bashkëpunim paraqitet, por paraqiten probleme në pjesën e komunikimit mes personave. Pse shkohej në nënshkrim të memoran-dumeve dhe protokoleve, veçanërisht protokolet do të nënshkruhen në pjesën e theksimit të obligimeve konkrete të personave të vënë në protokol, do të thotë do

Page 53: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

55

të ketë persona për lidhje të cilët drejtpërdrejt do të jenë të ngarkuar me komu-nikimin me institucione të caktuara shtetërore. Kjo bëhet për shkak se Direksioni për larje të parave është i stacionuar vetëm në Shkup, njësoj është edhe policia financiare, por institucionet tjera shtetërore që kanë hyrë në këtë trup koordinativ si që është Ministria e punëve të brendshme, prokuroria publike, dogana, Dre-jtoria e të hyrave kanë edhe qendra të tyre rajonale. Për komunikim mes tyre shënohen persona për lidhje të cilët do të mund të komunikojnë drejtpërdrejt pa e konsultuar direksionin kryesor për fillimin, kurse pastaj rezultatet e mar-rëveshjeve të tyre dhe përpjekjeve të përbashkëta t'i bartin deri te qendra. Dhe rreth kësaj është trupi koordinativ për këtë është bërë në këtë mënyrë kështu që mendoj ndërmerret një aksion për bashkëpunim më të mirë mes këtyre organeve. Direksionit i mbetet të hartojë strategji nacionale për pengim dhe ndalje të larjes së parave dhe të financimit të terrorizmit. Kjo është pjesë edhe e programit tonë, por edhe pjesë e rekomandimeve të komitetit MONEYVAL pranë Këshillit të Evropës. Gjithashtu, duhet të bëjmë trup këshillëdhënës që do ta bëjmë deri në fund të vitit. Unë u përpoqa të jem shumë i shkurtër, ju faleminderit për vëmend-jen. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit zotëri Naumovski. Zoran Jaçev. Zoran Jaçev

Edhe pa kurrfarë paralajmërimi të veçantë unë e di që do të duhet patjetër të jem diç më i shkurtër se sa supozoj 15 minutat e parapara, kurse në këtë do të më ndihmojë edhe pjesa e profesorit Kekenovski, i cili hyri pak edhe në atë që unë kisha qëllim ta them. Duke u nisur nga tema implementimet ekonomike dhe politike të korrupsionit do ta ndaj në tri pjesë atë që kisha qëllim ta them dhe do të përpiqem të mbetem në nivelin e poentave, pa elaborim shumë të madh. Do të thotë ajo që e shihni në këtë sllajd është korrupsioni nuk mundet dhe nuk guxon të konsiderohet për gjenerator të biznesit. Këtu nuk them nuk pajtohem me pro-fesorin Kekenovski, por të kufizojmë një gjë. Ekziston një tezë që thotë që është mirë të kihet korrupsion sepse kjo e lyen biznesin në kushte kur nuk mund të rrjedhë në mënyrë tjetër. Kjo është e saktë në esencë, por fatkeqësisht është e saktë edhe ajo që ndodh në ato shtete ku nuk ka qeverisje të së drejtës dhe ato shtete të cilat madje në ardhmëri do të duhet patjetër të arrijnë në situatë që kor-

Page 54: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

56

rupsioni mos t'ua lyen biznesin. Do të thotë ajo që dua t'ua transmetoj si mendim timin është që definitivisht korrupsioni është i dëmshëm për të gjithë, përveç se për ata të cilët kanë ndonjë dobi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë prej saj. E dyta është që nuk ka nevojë të elaborojmë çka do të thoshte shkatërrimi i ekonomisë së tregut dhe konkurrencës. Shkurtimisht vetëm të gjithë ne e dimë që edhe mund t'i pyetni të gjithë njerëzit që i njihni, që merren me biznes më të vogël ose më të madh, prej fqiut në dyqanin poshtë ku bleni deri te biznesmenët e mëdhenj, të gjithë do t'u thonë që probelmi kryesor është në atë që ata të cilët nuk i paguajnë taksa shtetit, të cilitdo tip, a janë tatime a janë kontribute ose nuk e di çka tjetër, thjesht janë më të lirë në çmim, ata janë më të suksesshmit, ata e marrin tregun dhe thjesht i shkatërrojnë ata të cilët do të dëshironin ose të cilët punojnë në pa-jtim me dispozitat ligjore. Më tutje këtu ka një gabim e ky është i varfëron qytetarët dhe të hyrat në buxhet. Këto janë dy teza të cilat do t'i elaboroja shkur-timisht. Do të thotë, pse i varfëron qytetarët. Mos të konsiderojmë që vetëm kor-rupsioni ose çmimi i korrupsionit është diçka që biznesmenët ose njerëzit prej të cilëve merren para vetëm prej fitimit të tyre e ndajnë këtë, edhe për shkak se janë filantropë i duan qytetarët ata paguajnë prej parave të tyre. Jo. Thjesht krejt ajo që do ta japin si korrupsion në procesin e biznesit futet në çmim si që tha pro-fesori Kekenovski, si dëm kolateral ose hyn si shpenzim i kalkuluar dhe këtë në fund të gjithë ne si qytetarë e paguajmë. Prandaj i varfëron qytetarët. Nuk ka nevojë të flasim çka do të thoshte varfërimi i të hyrave në buxhet ose zvogëlimi i të hyrave buxhetore sepse e dimë që shmangia e pagimit të tatimit dhe taksave konsiderueshëm ndikon mbi zvogëlimin e të hyrave të buxhetit me vetë këtë edhe mbi cilësinë e tërësishme të jetës në një shtet. Më tutje i çrregullon dhe i çon prapa marrëdhëniet ekonomike, mendoj që elaborimi i zotëri Kekenovskit është shumë më tepër se ajo që unë do të mund ta thoja ndonjëherë për këtë kështu që do ta kapërcej. Gjithashtu, fjalim shumë të ngjashëm kishin edhe diskutuesit paraprakë rreth refuzimit të investitorëve cilësorë dhe tërheqjes së kapitalit spe-kulativ. Me të vërtetë njohja ime e ekonomisë nuk prek ose hulumtimet në të cilat kam marrë pjesë ose që i di nuk prekin deri atje, por ajo që e di është që me siguri në 13 vitet e fundit të Maqedonisë së pavarur një pjesë e madhe e investimeve që hynë në Maqedoni janë ose me karakter spekulativ, ose dedikimi i tyre është spe-kulativ. Do të thotë ndonjëherë pas investimeve qëndrojnë edhe kompani serioze por është pyetje, që paraprakisht u tha, a e kanë llogaritur prej përpara rrezikun e korrupsionit dhe a kanë hyrë me vetëdije në këtë. Më tutje i zvogëlon të mirat publike të cilat i japin shteti dhe komunat. Kur flas për shtetin dhe komunat men-

Page 55: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

57

dohet në servisin publik që ekziston që të munden qytetarët me cilësi të jetojnë në një shtet. Buxheti i zvogëluar i zvogëlon edhe mjetet të cilat mund të investohen në të mirat publike, kjo është njëra gjë. Flasim këtu për shëndetësinë, flasim për arsimin, flasim për infrastrukturën, ndihmën sociale, etj. Ekzistojnë dy shkaqe. I pari është paratë më të pakta të cilat hyjnë në buxhet për shkak të shmangies së pagesës së taksave që në esencë janë prodhim i korruptimit të njerëzve kompe-tentë që t'i mbledhin këto të hyra dhe gjëja e dytë është korrupsioni brenda në subjektet buxhetore në mënyrën e shpenzimit të parave, çon më shumë para në ato fusha ku mund të fitohet prej kësaj, kurse këto para i merr prej atyre ak-tiviteteve të cilat janë ndoshta edhe më të nevojshme për qytetarët. Më tutje e zvogëlon ndihmën e domosdoshme të huaj donatore, shumë herë dëgjuam gjatë këtyre dhjetë-trembëdhjetë viteve në R.M. sa dëmtohet rejtingu i shtetit dhe ndi-hma që e marrim prej të huajve kurse është e domosdoshme për ne pikërisht për shkak të korrupsionit. Dhe ajo që është shumë interesante, kurse është e lidhur me zvogëlimin e konkurrencës ose dëmi mbi konkurrencën, është korrupsioni më së shumti i dëmton subjektet të cilat punojnë në mënyrë të rregullt, të cilat pagua-jnë tatime. Thjesht paratë e nevojshme në arkën shtetërore ose komunale janë ato që janë të nevojshme. Kjo nuk varet prej asaj sa subjekte do të mblidhen dhe ajo që ndodh është sa më pak subjekte paguajnë tatim ose taksa aq më shumë janë të ngarkuara ato që i paguajnë sepse kulaçi i buxhetit është ai, ai duhet të mbushet, ajo shumë e parave dhe jemi dëshmitarë që në kohët e fundit ajo që e shohim gjatë shtrenjtimit të lëndëve djegëse që thjesht ato lëndë djegëse të cilat shpenzo-hen më së shumti janë ato që edhe më së paku lirohen. Thjesht merret gjithnjë më shumë prej standardit të jetës së qytetarëve. Në sllajdin e ardhshëm për impliki-met politike gjithashtu ekzistojnë disa gjëra të rëndësishme. Së pari është të gjithë e dimë që korrupsioni i bren vlerat themelore demokratike në shoqëri, nuk ka nevojë të shpjegojmë pse është kjo kështu për shkak se korrupsioni, përkatësisht vetë nocioni gjenerik për korrupsionin është brejtje, ndryshkje dhe shpërbërje. Thejsht krejt ajo në çka bazohet një shoqëri demokratike drejtpërdrejt sulmohet dhe drejtpërdrejt kërcënohet prej korrupsionit. Më tutje e zvogëlon be-simin e qytetarëve në institucionet e sistemit. Kjo është e lidhur me disa elemente tjera të cilat do t'i numëroj më vonë, mendoj më efikase do të jetë nëse i numëroj poentat, dhe mandej ta elaboroj këtë në një shpjegim të përbashkët. Do të thotë e zvogëlon besimin e qytetarëve në institucionet e sistemit, tërësisht e çrregullon qeverisjen e së drejtës në shtet, shkakton ndjenjë të joperspektivës te qytetarët, imponon sistem të gabueshëm dhe destruktiv të vlerave në shtet dhe te qytetarët,

Page 56: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

58

prej politikës bën peng të strukturave afariste dhe kriminale, e pengon demokra-tizimin e domosdoshëm të partive politike, e nxit dhe e intenzifikon procesin e ikjes së trurit dhe konsiderueshëm i zvogëlon mundësitë për reforma dhe euroin-tegrime. Të nisemi nga vetë esenca e korrupsionit apo jo, e ajo është keqpër-dorimi i pozitës në qëllime private, grupore, personale, partiake, etj. ajo që ndodh në çdo shtet që nuk ka sistem të zhvilluar për mbrojtje nga korrupsioni dhe luftë kundër tij është që merit sistemi për të cilin fliste profesori Tupançeski është vik-tima më e madhe dhe e parë e tërë kësaj. Thjesht nëse nuk mund t'i dalloni, t'i theksoni dhe t'i shpërbleni vlerat e vërteta te njerëzit të cilët punojnë në adminis-tratë, ajo që ju ndodh është definitivisht shkelja e dispozitave ligjore, sepse nga përvoja ime personale prej 12 viteve punë në shërbimin shtetëror në 4 ministri të ndryshme, u garantoj që në gishta mund t'i numëroni njerëzit të cilët i kam takuar ose për të cilët kam dëgjuar që janë të gatshëm që në interes të qeverisjes së të drejtës t'i kundërvihen vendimit të eprorit. Eventualisht nëse ndoshta keni më shumë informata në gishtat e duarve dhe të këmbëve, njëzet jo më shumë se aq. Do të thotë implikacionet janë administrative dhe politike. Për ato administrative folëm në merit sistemin, kurse në implikacionet politike do të thoja disa gjëra. Së pari demokratizimi aq i nevojshëm dhe i domosdoshëm i partive politike është praktikisht i pamundshëm si ndikim shumë i drejtpërdrejtë i korrupsionit. Folën edhe diskutuesit paraprakë rreth financimit të partive politike dhe sa partitë tona janë pengje të nevojës së tyre të pashmangshme për financim të ekzistimit vetjak dhe të fushatave. Dhe këtu ai demokratizim nuk do të ndodhë deri në atë moment deri sa në hierarki njerëzit kryesorë në parti nuk janë ata që kanë aftësi të krijojnë politikë të mençur në interes të qytetarëve, të shtetit, por më falni për shprehjen e rrugës, fraerët kryesorë janë njerëzit të cilët vrapojnë në terren, sigurojnë para, lobojnë te qytetarët për votim për ose kundër, kurse në kohën e fundit si në modë edhe për abstinim, do të thotë deri atëherë ja u drejtohem partive politike fat-keqësisht nuk do të demokratizohen edhe po të donte një pjesë e madhe e njerëzve te ju. Ajo që është shumë e rëndësishme edhe te efekti administrativ edhe te efekti politik është që neve na mungojnë shembuj pozitivë. Nisuni gjatë 13 viteve të fundit, edhe atë jam i gatshëm t'ia paguaj kafen njeriut të parë që do të më thotë që ka hasur në opinionin publik një shembull të theksuar pozitiv të qeverisjes së mirë. Të nëpunësit që ka arritur t'i kursejë para ndonjë ministrie, të ndonjë nuk e di njeriu që i është kundërvënë ndonjë vendimi joligjor dhe kjo të jetë me të vërtetë e theksuar në media. Kah do t'i orientojmë qytetarët ose nëpunësit? Cili është ideali drejt të cilit do të synojmë ne, gjëra të tilla fat-

Page 57: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

59

keqësisht ende nuk kemi. Të shohim a kam lëshuar diçka prej kësaj që e flisja. Këtu është kjo që e flisja lidhur me sistemin e gabuar dhe destruktiv të vlerave. Definitivisht ngadalë dhe sigurtë, por gjithnjë më shumë në këtë shtet si në shtetet tjera në tranzicion gjithnjë më shumë është modeli të cilin njerëzit janë të gatshëm ta ndjekin, nuk është njeriu që është i ndershëm dhe i dedikuar punës së vet dhe shoqërisë në të cilën jeton. Fraerët kryesorë janë njerëzit me xhipat e shtrenjtë me telefonat e shtrenjtë mobilë, njerëzit të cilët kanë arritur që të gjin-den nën thonjëza apo jo si që është fjalori popullor ata janë mangupë dhe u gjindën në tranzicion, brenga e tij është ta sigurojë familjen për dy apo tri gjener-ata dhe thjesht nuk mund t'i bëjnë asgjë. Fatkeqësisht, nëse lejojmë të mbetet kështu, gjeneratat tona të ardhshme, fëmijtë tanë si shembull në numrin më të madh të rasteve do t'i kenë ata që janë të gjindshëm. Dhe atëherë do të ketë të drejtë profesori Sllaveski kur do të thotë që ne nuk do ta fitojmë luftën me kor-rupsionin nëse nuk e zhvillojmë këtë. Ta shkurtoj tërë tregimin, mendoj që është mjaft e njohur ajo që e flas dhe të kaloj në atë se çka do të duhej të bëjmë më tutje dhe kjo është përsëri një gjë që veç më shpeshherë e kemi përsëritur por mendoj që ky është vendi i vërtetë në të cilin do të doja të flas për këtë gjë dhe gjatë kësaj të mos dal jofalënderues t'u falënderoj organizatorëve për kontributin ndaj anti-korrupsionit dhe për bashkangjitjen ndaj këtyre aktiviteteve ose vazhdimin e aktiviteteve të tyre, sepse me të vërtetë në R.M. mungojnë aktivitete të këtij tipi. Nëse profesori Kekenovski fliste për pesëgishtorin e të themi dorës së djathtë, unë do të flas për atë të dorës së majtë. Në një mënyrë pak më të ndry-shme janë të sistemuara këto elemente, por mendoj se këto janë elementet kyçe për luftën kundër korrupsionit. Ajo që na nevojitet dhe gjatë kësaj do të jap mendim deri ku kemi arritur me këtë gjë në R.M. Ajo që na duhet së pari është klima pozitive dhe e pandryshueshme në opinionin publik. Pozitive në kuptim të asaj të mos aprovohet korrupsioni dhe kjo klimë të mos jetë e ndryshueshme prej dy gjërave: Së pari të mos jetë e ndryshueshme prej asaj kush është në pushtet e pastaj tanët, nën thonjëza sepse apo jo unë nuk kam të mi, kështu që them tanët në emër të qytetarëve të cilët simpatizojnë parti politike ose janë anëtarë, kur atë e bëjnë tanët kur janë të korruptuar kjo është për të mirën e partisë sepse ata po e ndreqin shtetin, kurse këta të tjerët janë dreqërit e zi, kështu që kur vjedhin ata janë të këqinjtë kurse ne jemi të mirët. Dhe kjo nuk guxon të ndryshohet, ky është njëri element i pandryshueshëm që do të duhet të ekzistojë patjetër. Ele-menti i dytë i pandryshueshëm është qëndrimi personal ndaj korrupsionit. Këtë do ta ilustroj më së miri me një anekdotë nga jeta ime personale, sepse kam

Page 58: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

60

kaluar 12 vite në pozitë të jem shumë i korruptuar ose së paku gjashtë prej tyre kam kaluar në pozitë të jem me të vërtetë i korruptuar të bëj para të mëdha. Nuk po vetëreklamohem, por nuk e kam bërë këtë. Një shok i imi në kohën kur unë punoja në institucionet qeveritare më barazonte me tërë atë që ndodhte këtyre 13 viteve të fundit, ju jeni fëlliqësira, ju jeni të korruptuar, ju vidhni para, etj. Kup-tohet vahzdimisht e pyetja a vërehet diçka te unë si dobi prej asaj që e punoj. Kur erdhi koha që unë ta lë administratën e ai të shkojë në situatë të jetë i korruptuar dhe t'u them nuk ka kamera, nuk do të arrijë porosia deri te ai, sepse dëshiroj per-sonalisht t'i çoj porosi, njeriu mirë u pasurua. Dhe u takuam në qytet dhe e pyes mirë hajde tash të bisedojmë për atë kush është i korruptuar dhe kush është i pastër. Ajo që ai m'u përgjigj totalisht më shtangu dhe më mundi dhe më tha kush ta ka fajin kur je naiv. Do të thotë ajo që do të duhet patjetër ta zbatojmë edhe në nivel personal, në nivel të individit është futja në sistemin e vlerave që korrup-sioni i dëmton të gjithë përveç se ata që kanë dobi ose ta shkurtoj tërë tregimin që nuk guxon të ketë mënyrë të mendimit që korrupsioni shpërblehet dhe që nuk do t'u zbulojnë asnjëherë. Gjëja e dytë që është e nevojshme është vullneti politik te shumica e partive relevante politike. Me qëllim e theksoj këtë shumica e partive relevante politike. Sepse pa ofendim të të pranishëmve. këtë e flas për të gjitha partitë politike në R.M. relevante e madje edhe jorelevante, me të vërtetë be-somëni që qytetarët janë të lodhur. Janë tërësisht të lodhur prej asaj lufte jopro-duktive kush është më i korruptuar dhe kush është më i pastër. Ajo që duhet si vullnet i pandryshueshëm politik të jetë konsenzus i qartë rreth dy gjërave është që korrupsioni duhet patjetër të jetë lëndë e luftës kundër saj dhe gjëja e dytë është aman merruni vesh në çfarë mënyre do të shkojë kjo. Lini luftërat ndër-politike, përkatësisht luftërat ndërpartiake, ka mjaft armë me të cilat do të rriheni mes vete. Lini ato, kapuni për këtë punë sepse mendoj se pa të shumë shpejt nuk do të ekzistoni as ju, as ne. Më tutje shumë e rëndësishme është rregullativa cilësore dhe e zbatueshme ligjore. Në këtë situatë, përkatësisht në këtë fushë edhe nuk qëndrojmë aq keq sepse pajtohem me disa prej diskutuesve paraprakë, men-doj që ishte përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së që ka rregullativë ligjore që është bazë e përshtatshme sipas së cilës mund të punohet. Por duhet patjetër të konsta-tojmë që na mungojnë disa ligje kyçe prej të cilave do t'i ndaja dy si më kyçe, jo për shkak se ne punojmë në lidhje me to si Transparencë Maqedoni, por janë me të vërtetë shumë të rëndësishme, e ky është ligji për qasje deri te informatat i cili shyqyr Zotit veç më hyri në procedurë qeveritare dhe ligji për pengimin e kon-fliktit të interesave. Do të duhet patjetër që këto dy ligje kyçe t'i sjellim sa më

Page 59: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

61

shpejt që të jetë e mundshme sepse pa to lufta kundër korrupsionit është shumë më e varfër dhe shumë më pak efikase. Dhe kuptohet këtu ka një varg ligjesh dhe aktesh nënligjore të cilat do të duhet patjetër t'i rregullojnë punët dhe mënyrën e luftës kundër korrupsionit. Vijmë deri te njëra prej gjërave më të rëndësishme të cilat janë mbase besoj edhe çelësi i krejt kësaj e ky është aparati profesional dhe politikisht i pavarur shtetërorqë duhet t'i zbatojë këto ligje. Mendoj që këtu e kemi pikën absolutisht më të dobët në këtë pesëgishtor për luftë kundër korrup-sionit për shkak se konsideroj që në 13 vitet e fundit jemi zhvendosur shumë pak prej asaj që e trashëguam si trashëgimi prej sistemit paraprak deri te ajo që e kemi tash. Do të isha jo i drejtë po të thoja që nuk jemi zhvendosur aspak, por u them sepse jam vazhdimisht në komunikim, në kontakt me njerëzit me të cilët punoja më parë e shyqyr Zotit kjo është një e treta e qeverisë, do të thotë një e treta e ministrive, dhe t'u them të gjithë janë të shkatërruar, të dëshpëruar nga mungesa e mundësisë që të përparojnë në karrierë në bazë të meritave. Me të vërtetë do të qëllojë ndonjë kombinim fatlum dhe ndonjëri prej tyre të jetë edhe kualitet por edhe të ketë ndonjë lidhje partiake dhe të jetë anëtar i partisë, dhe ai do të avancohet gjatë punës. Por fatkeqësisht të gjithë ose të jem më konkret pjesa më e madhe e avancimeve, e punësimeve janë të bazuara në përkatësi parti-ake, në simpati partiake, në ndonjë tregti me fuqi ose tregti gjatë votimit. Nuk pres dhe nuk mund të pritet deri sa këta njerëz do të punojnë në pajtim me ligjin, e jo në pajtim me mentorët e tyre. Dhe ajo që na nevojitet, të jem edhe i drejtë, do të thotë mos të dalë që vetëm administrata dhe institucionet qeveritare janë fa-jtore që nuk kemi luftë të mjaftueshme kundër korrupsionit, është ajo që si ele-ment i rëndësishëm është edhe sektori profesional i angazhuar qytetar. Të pastroj disa dilema. Së pari kur flas për sektorin qytetar as në ëndërr nuk mendoj vetëm për organizatat joqeveritare, por mendoj për tërë atë që është jashtë institucioneve shtetërore, tri pushteteve në shtet dhe jashtë partive politike. Do të thotë këtu hy-jnë mediat, këtu hyn sindikata, këtu hyjnë institucionet arsimore të shkollimit të lartë, hyn Akademia maqedonase e shkencave dhe arteve. Të gjithë ne në tërësi kemi bërë shumë pak në vitet e fundit prej kur ekzistojmë kush para 10, kush para 5, kush para 2 viteve, shumë pak që ta inicializojmë këtë çështje ta parashtrojmë në mënyrë të vërtetë dhe të mund të paraqesim faktor në ndry-shimin pozitiv në luftën kundër korrupsionit. Shkurtimisht do të them pse është kështu, por ajo që dua ta theksoj është që fatkeqësisht mungon kontributi nga in-stitucionet më të larta arsimore në R.M. dhe nga AMSHA. Përmirësomëni nëse gaboj, por nuk kam parë asnjë studim nga AMSHA në temën e antikorrupsionit,

Page 60: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

62

përmirësomëni nëse gaboj dhe me përjashtime të ndershme të angazhimeve per-sonale të profesorëve nga fakultetet tona, shumë pak studime janë paraqitur për analizë të shkaqeve për korrupsion dhe të mundësive për luftë kundër saj të cilat janë inicuar dhe janë bërë nga institucionet e arsimit të lartë. Dhe në fund të mos harroj diçka prej asaj që planifikoja ta them është që këto pesë elemente të cilat i shohim janë mënyra e vetme efikase që me të vërtetë të luftojmë kundër korrup-sionit është ekzistimi dhe veprimi i njëkohshëm i të pesë elementeve. Po të mun-gojë cilido prej tyre menjëherë zvogëlohet intenziteti i luftës. Do të thotë njëko-hësia është shumë e rëndësishme që të mund ta arrijmë këtë. Do të doja të theksoj edhe një moment që kjo si porosi do të duhet patjetër të transmetohet nëpërmjet tubimeve të këtilla, nëpërmjet ngjarjeve tjera dhe me të vërtetë do të apeloja deri te të gjitha partitë relevante politike në R.M. të munden njëherë e përgjithmonë të merren vesh rreth këtyre pesë elementeve. Mbi disa prej tyre keni ndikim, mbi disa prej tyre nuk keni ndikim. Por, në esencë, jeta e tërësishme në këtë shtet varet drejtpëdrejt ose tërthorazi prej partive politike. Do të thotë si apel kryesor prej kësaj që e flisja në dhjetë pesëmbëdhjetë minutat e fundit është të bëjmë konsenzus shtetëror dhe shoqëror rreth këtyre, a janë këto pesë elemente apo jo, me rëndësi të definojmë çka është ajo që duhet të bëhet patjetër kurse modeli më i mirë për këtë është që programi që veç më është bërë dhe që është në ingjerencë të Komisionit për anti-korrupsion të pranohet ose pa rezerva nëse nuk keni vëre-jtje ose nëse keni tregoni ato dhe të fillohet me zbatimin. Ju faleminderit. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit zotëri Jaçev. Do të thotë kishim një prezentim të një institucioni relativisht të ri që duhet të japë kontribut në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe kishim dy prezentime mjaft gjithëpërfshirëse edhe të implikacioneve por njëkohësisht edhe të prioriteteve në përpjekjen që korrupsioni të vihet nën kontroll, përkatësisht të reduktohet deri në atë masë në të cilën nuk do të jetë pengesë për zhvillimin e demokracisë, zhvillimin e ekonomisë dhe de fakto nuk do t'i brejë shtyllat e shtetit. Është shumë interesante që fjala konsenzus sot filloi të paraqitet gjithnjë më shpesh. Mbase ne si shtet gjendemi në momentin kur domosdo na nevojitet konsenzus për disa çështje strategjike nëse dëshirojmë të lëvizim përpara. Për lëvizje prapa nuk na nevojitet konsenzus, mund ta bëjmë këtë edhe pa të. Do të thotë propozoj që tani ta fillojmë diskutimin. Më kujtohet që zotëriu ynë nga lidhja e sindikatave nëse nuk gënjehem kërkoi fjalë që në fazën paraprake, kështu që së pari do t'ia jepja fjalën atij e pastaj forumi rinor,

Page 61: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

63

forumi arsimor - mirë. Kishim edhe një mysafir i cili ishte i ulur afër Sllagjanës por u zhduk në ndërkohë edhe ai kërkonte ... aha mirë faleminderit. Urdhëroni. Dragan Jovanoski

Faleminderit. Unë jam Dragan Jovanovski prej Lidhjes së sindikatave të Maqe-donisë. Korrupsioni praktikisht u paraqit me fillimin e tranzicionit ose u paraqet të them ashtu në vëllim të rritur. Do të thotë kjo është përafërsisht periudha prej vitit 1990 deri në ditën e sotshme. Për ne në Lidhjen e sindikatave në Maqedoni parashtrohet pyetja deri kur. Ndoshta përgjigjja është deri në atë moment deri sa ka çka të vidhet prej punëtorëve do të ekzistojë korrupsioni. Ndoshta kjo të them nuk është edhe aq tragjike, por ai do të mbetet në shtet, në shërbimet shtetërore, do të vazhdojë. Ne supozojmë që do të vazhdojë edhe më tutje sepse lart poshtë veç më janë privatizuar të mos them 95% e ndërmarrjeve dhe u shfrytëzuan të gjitha variantat e mundshme të të gjithë pjesëmarrësve në pushtet. Kallëzonim, por mbeti vetëm në të kallëzuar. Sepse ai që duhet t'i zbatojë sanksionet është pushteti, kurse asnjë pushtet në botë nuk ka zbatuar sanksione ndaj vetvetes mbase nga dita e krijimit të shtetit, të së drejtës dhe të sistemit në përgjithësi. Kishte shembuj të shumtë ku bartës publikë marrin pjesë në të them ashtu privat-izime kriminele. Edhe publikisht, edhe në mënyrë transparente dhe askush nuk reagonte ndaj kësaj. Ja të marrim për shembull Nova Makedonija u shit për 2 milionë e 300 mijë euro publikisht në mënyrë transparente, e në të vërtetë nuk u shit. Në këtë fazë përsëri shitet e njëjta kompani, tani në fazë tjetër nëpërmjet drejtuesve falimentues etj. për një të njëzetën e asaj prone janë marrë 4 milionë euro, përsëri askush nuk reagon a është kjo shumë a është kjo pak, a ka profituar dikush prej kësaj dhe a do të profitojë. Do të thotë si duket çështja rreth korrup-sionit ashtu është definuar në opinionin publik që nuk preket shumë. Veçanërisht nuk preket prej atyre që sipas ligjit dhe Kushtetutës janë të obliguar. Mundemi për këtë periudhë kohore prej 9 viteve që ata që janë në prokuroritë publike të mos thonë kush është ai që ka bërë diçka të tillë do të thotë është përcaktuar or-gani tani nëse duhet të përcaktojmë superorgan mbi organin dhe kështu mbase do të kalojmë në përcaktimin e njëqind institucioneve për një gjë dhe supozoj që nuk do ta kryejmë punën. Do të thotë bëhet fjalë për mungesën e përgjegjësisë pub-like. Askush deri më tani nuk është identifikuar prej asnjë organi që ai ka marrë pjesë në korrupsion. Unë këtu nuk dëgjova po të them edhe prej organeve shtetërore të thonë ka 20 njerëz të korruptuar ose ka 2000 të korruptuar ose ka 200 mijë njerëz të korruptuar ose të them 2 milionë njerëz të korruptuar. Me sig-

Page 62: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

64

uri ky është grup i vogël prej jo më shumë se 2-3-5-6 mijë, sepse nëse të gjithë marrim pjesë në këtë kulaç supozoj që nuk do të ketë mjaft për të gjithë dhe prandaj edhe është grup i vogël që merr pjesë dhe që ka ekskluzivisht llogari të vetën, fitim gjoja për partinë ose nuk e di për çka në të vërtetë gjithmonë bëhet fjalë mbi të gjitha për interesin personal. Dhe tani kur ekziston kjo dhe kur veç më kemi konstatuar që ky grup është, veç më të gjithë e dimë që deri në vitin 1990 kishim rreth 1700 ndërmarrje ose 2 mijë, kurse që sot kemi 47 mijë sub-jekte juridike dhe që në këtë periudhë kohore të gjithë është dashur të kenë llogari përfundimtare të këtilla, të atilla, të çdo lloji dhe që nëpërmjet këtyre llogarive apo jo kanë realizuar fitim, etj. Duhet t'i pranojmë të gjitha ato elemente që i takojnë ekonomisë së tregut. Por të gjitha ato elemente të cilat nuk i takojnë ekonomisë së tregut prapëseprapë duhet të kthehemi prapa dhe t'i shikojmë këto gjëra. Do të thotë një prej propozimeve tona është që duhet patjetër të bëjmë shikim prapa të shohim kush çka ka bërë. Nuk mundet sjellja e tij me një gjest të marrë 10 milionë ose 5 milionë euro dhe të thotë që ai është gjoja xhek llondon që mendon gjoja di të punojë në mënyrë perëndimore, që bën profit. Dihet ku është shkruar dhe si është shkruar profiti. E tani a ka guxim pushteti ose a të them partitë ose deputetët që të bëjnë një hap të tillë. Supozoj që do të kenë nëse nuk kanë marrë pjesë, por nuk do të kenë nëse kanë marrë pjesë. Dhe tani çka të bëjmë, a të shpallim referendum të ri për korrupsionin. Do të thotë prapëseprapë cilido pushtet të jetë, cilado qeveri mjaft i ka lëshuar penjtë madje mund të thuhet që merr pjesë aktivisht në stimulimin e këtyre gjërave dhe praktikisht ata të njëjtët janë edhe bashkëpjesëmarrës. Do të thotë prandaj ne nuk mund t'i identi-fikojmë ata, ata nuk dalin me fotografi etj. ose eventualisht të shpiket ndonjë aparat që ashtu kur ta fotografosh njeriun të shohësh a është i korruptuar apo nuk është i korruptuar. Sipas kësaj do të thotë si zgjidhje të mundshme për zvogëlim ose zhdukje të kësaj pjese të punëtorëve mbase sipas shkencës nuk do të mund të vjedhet sepse krejt ka kaluar në pronësi private dhe nëse dikush i vjedh dikujt atëherë në atë rast do të luajnë bomba, pushka, pistoleta, etj. Por problemi do t'i mbetet vetë shtetit rreth tenderëve publikë, do të thotë rreth kësaj rregullative ligjore. Gjoja ministria nuk është e aftë të blejë drejtpërdrejt prej fabrikës të them pashteta apo nuk e di çka, por tani duhet patjetër të angazhojë 10 ndërmjetësues tjerë që ky popull mes tatimit atë prodhim ta paguajë pesë euro në vend se një euro. Dhe kjo do të jetë legjitime dhe të a.q. komisione do ta analizojnë. Do të thotë ne duhet patjetër çka është problem te ne në të gjitha ligjet, ligjet në vend se t'i mbyllin çështjet ato hapin vetëm ndërgjyqësi duke u nisur nga Ligji për sho-

Page 63: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

65

qëritë tregtare, Ligji për falimentime e edhe ligjet tjera. Do të thotë vetë Kodi penal bën që të ndërgjyqësohet non-stop. Jo kjo të shkojë nëpërmjet ndonjë dia-logu ose forme të mbyllur të mbyllet këtu që të mos shkohet në gjykim një gjë e thjeshtë, një aksioner nëse kërkon prej bordit drejtues më jep të shoh në libër do t'i thotë nuk mundet. Çka të bëjë padi në gjyq që ta shikojë librin. Do të thotë pat-jetër duhet tani ta rregullojmë këtë që të mos i shohë ai gjoja sa aksione ka pasur apo ku ta di unë që praktikisht hajde mos të komentoj rreth raporteve financiare të kompanive edhe pse pandërprerë themi duhet të jenë transparente e në të vërtetë s'ka lidhje me transparencë në të gjitha kompanitë edhe në kompanitë më të mëdha edhe në më të voglat madje mos të them në përgjithësi tërësisht nuk ka transparencë. Dhe madje edhe në sistemin tonë edhe një çështje tjetër që prakti-kisht e krijon të them mundësinë për bërje të korrupsionit janë përsëri rrogat e papaguara të punëtorëve. Nuk ka akte dhe dokumente në bazë të të cilave mund të caktohet rroga.

Sipas kësaj ndoshta ne duhet patjetër ta promovojmë përgjegjësinë publike të të gjithë nëpunësvedhe funksionerëve publikë që ajo të jetë reper për atë që ka marrë pjesë në të them në transaksion të tillë jolegal. Më tutje të gjitha ligjet, të gjitha ligjet kur shkruhen mos të përshkruhen bukvalisht me atë terminologji perëndimore ku përafërsisht ligjet e tyre janë si tregime por mbase kanë men-talitet tjetër sepse thamë, apo jo, e imja është e ime dhe askush nuk mund ta marrë nuk ke çka të më korruptosh ti mua sepse pesë para vlen kjo dhe edhe po të më japësh aq edhe gjashtë para edhe katër nuk më përgjigjet. Do të thotë futja në të gjitha duke filluar prej këtyre ligjeve të cilat janë rreth nëpunësve shtetërorë dhe punëve publike. Futja e mekanizmave të fuqishëm të sigurisë publike. Këtu një pronë e blerë tani nesër mund të mos jetë asgjë, nuk është e jotja. Dhe në fund duhet patjetër që opinioni publik, të gjitha institucionet do të thotë ato qeveritare dhe joqeveritare etj. të bëjë identifikim të transaksioneve të këtilla por menjëherë atëherë në atë vend. Ju faleminderit. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit zotëri Jovanovski, vetëm një moment. Ne e prolonguam pak ter-minin për drekë prej 13:00 e shtymë në 13:30 dhe aq sa mund të vlerësoj ne kemi kohë edhe për dy eventualisht edhe për tre diskutantë varësisht nga gjatësia, do të thotë së pari kërkoi Forumi rinor arsimor pastaj zotëri Manevski nëse nuk gënje-hem, mirë do të thotë ende nuk jam hutuar aq shumë. Hajde të shoh si duket një replikë prej 10 sekondave?

Page 64: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

66

Mendoj që ekspozeja e zotëriut nga sindikata në esencë ka një pasaktësi të madhe. Nuk është e saktë që korrupsioni filloi me tranzicionin. Po ju e dini që socializmi mundohej shumë me aksione. Para 10 viteve kishte një komision për hulumtim të prejardhjes së pronës dhe nuk zbuloi asgjë. Dhe pastaj kishte aksion ke shtëpi ktheje banesën dhe askush nuk ktheu asgjë kështu që mos t'u parashtro-jmë lajthitje të pranishëmve. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit mendoj që ky është intervenim i mirë unë mendoj që këtu shumë njerëz do të pajtohen me atë që korrupsioni de fakto nuk fillon prej tranzicionit por e kishim edhe më parë nuk më kujtohet a e quanim ashtu më nuk më kujto-het. Urdhëroni. Aleksandar Stojanovski

Unë jam Aleksandar Stojanovski, përfaqësues i Forumit rinor arsimor. Sot u mblodhëm këtu dhe filluam të shqyrtojmë një gjë shumë komplekse... Këtu diku do të sillet biseda ime sot. Do të thotë sot këtu është ekspozuar korrupsioni dhe shohim që është një gjë shumë komplekse dhe një problem shumë kompleks. Ai nuk është i pranishëm vetëm në Maqedoni, ai është i pranishëm gjithkund në botë, diku me shumë, diku më pak. Fatkeqësisht për nënqiellin tonë ai është i pranishëm deri në atë shkallë që është një lloj termiti që e bren shoqërinë, që nuk na lë të përparojmë qoftë në aspekt ekonomik, teknologjik, etj. Në këtë nënqiell del sikur korrupsioni është veçori evolutivisht e futur në shoqëri. Them e futur evolutivisht sepse nuk ka një grup të caktuar të njerëzve ose një shtresë të caktuar në shoqërinë tonë që i nënshtrohet korrupsionit, do të thotë është pak vështirë të definohet tani si të gjithë ne do t'i ishim nënshtruar korrupsionit. Ja do të flas për problemin që është prekur më së paku gjatu analizës së korrupsionit në shoqërinë maqedonase, e ky është korrupsioni në arsimin e lartë. Do të thotë zotëri Zoran Jaçev në pesë elementet për luftë kundër korrupsionit e preku këtë problem dhe mua më gëzon që edhe pse një prej të paktëve e përmendi këtë këtu, por prapëse-prapë e përmendi. Shumë pak njerëz në sistemin e arsimit të lartë dinë që përshkrimi në provim është formë e korrupsionit. Shumë pak njerëz prej popul-latës së përgjithshme dinë që blerja e kafes dhe dhënia ndonjë nëpunësi adminis-trativ është formë e korrupsionit. Prandaj them që dalëngadalë kjo bëhet normale si mirëdita, që është shumë e tmerrshme, shumë alarmante. Duhet të na frikësojë

Page 65: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

67

të gjithëve. Prandaj lufta kundër korrupsionit nuk duhet të shndërrohet në luftë kundër korrupsionit në institucionet shtetërore, në ministri, parlament nuk e di në institucione publike. Kjo luftë duhet patjetër të bëhet në shumë më tepër fronte. Pse? Të ilustroj pak më qartë, mund të marrim shembull me një lundër të shpuar. Kemi një mekanizëm të njerëzve, një mekanizëm të ligjeve, të dispozitave, të rregullativës që lufton me largimin e ujit prej një lundre të shpuar. Të gjithë të mbledhurit në këtë lokal në njëfarë mënyre mundohen ta nxjerrin këtë ujë, kurse askush nuk e kërkon vrimën prej ku hyn ky ujë. Kemi një shtresë të tërë të popul-latës akademike që arsimohet në institucionet e arsimit të lartë në Maqesoni dhe vetëm që prej vetë fillimit të procesit të arsimimit i nënshtrohet një forme të kor-ruptimit dhe kjo dalëngadalë hyn në vetëdijen e saj. Këta njerëz që sot shkojnë në fakultet, si unë, nëse nuk e dinë dallimit mes të mirës dhe të keqes, sjelljes së korruptuar, sjelljes jo të korruptuar, nëse nuk i dinë përfitimet e sjelljes jo të kor-ruptuar, nesër do të vijë rendi që ta bëjnë të njëjtën që ndodh sot. Dhe nesër përsëri do të ketë komision për anti-korrupsion që do të vrapojë, që do të luftojë kundër njerëzve të tillë çdo ditë përsëri dhe përsëri dhe kjo nuk do të ketë fund. Duhet të kthehemi pak ta kërkojmë zgjidhjen në arsimin e lartë. Pa marrë para-sysh a duam, a pranojmë apo jo, arsimi i lartë në këtë moment në Maqedoni është shumë, shumë i korruptuar. Ai paraqet një lloj të vagonit të fundit të trenit, do të thotë diçka që nuk është prekur me reforma. Fatkeqësisht, Forumi rinor arsimor është një prej organizatave shumë të rralla që u kthye në luftë kundër korrupsio-nit në arsimin e lartë. Përkatësisht, ja në vitin 2003 u zbatua një hulumtim që ishte i përkrahur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni në të cilin u arrit deri te njohuritë që korrupsioni në arsimin e lartë në Maqedoni është në nivel shumë shumë alarmant. Dhe edhe pse ky hulumtim ishte i përkrahur prej disa organizatave joqeveritare dhe prej fondacionit, kur u prezentua para opinionit publik maqedonas erdhi deri te një nivel ku ishte publikisht i poshtëruar prej atyre njerëzve të cilët duhet të luftojnë kundër korrupsionit, prej shtresës kryesore akademike. Hulumtimi u zbatua prej një institucioni universitar, u zbatua në mënyrë metodologjikisht të drejtë por prapëseprapë u poshtëruan. Është shumë vështirë që një grup i vogël i njerëzve, një grup i vogël i organizatave të luftojnë kundër këtij termiti, kundër këtij kanceri që fillon ta hajë shtresën e ulët të sho-qërisë, përkatësisht prej poshtë rininë. Ka një varg të aktiviteteve të cilat janë ndërmarrë, por nuk është e mjaftueshme që vetëm disa organizata joqeveritare ta ndjekin këtë punë bashkë me fondacionin dhe me disa organizata tjera pa përkrahje të shtetit, pa përkrahje të institucioneve shtetërore, pa përkrahje të

Page 66: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

68

njerëzve me ndikim. Kështu që lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm në një front ose në disa fronte, ajo është shumë shumë më e gjerë se sa që e shohin shumë njerëz. Faleminderit. Vlladimir Millçin

Faleminderit. Urdhëroni zotëri Manevski. Mihajllo Manevski

Ju faleminderit për thirrjen që të marr pjesë në këtë debat dhe për fjalën që ma dhatë tani edhe unë dua të përqëndrohem në disa çështje në lidhje me gjendjen ekonomiko-sociale dhe implikacionet dhe korrupsionin në lidhje me këtë. Ajo që zotëri Kekenovski e shpjegoi në një mënyrë mjaft të suksesshme, gjegjësisht që ne të bëjmë betejë të suksesshme kundër korrupsionit duhet ta dimë edhe etiolog-jinë e korrupsionit. Gjendja e rëndë ekonomike-sociale në R.M. është truall jashtëzakonisht i përshtatshëm për paraqitje të krimit dhe korrupsionit. Ne nuk mund ta luftojmë betejën njëanshëm. Beteja duhet patjetër të jetë në të gjitha fu-shat nëse duam ligjshmëri dhe nëse duam ballafaqim të suksesshëm me krimin. Të gjithë e dimë si është kjo gjendje ekonomike -sociale në R.M. Numër tepër i madh i të papunësuarve, mbi 60 mijë familje të cilat jetojnë prej ndihmës sociale, 100 mijë pensionistë të cilët marrin pensione prej rreth 100 eurove, numër i madh i punëtorëve të cilët nuk i marrin rrogat me rregull. Mos të flas për gjendjet tjera sepse kjo veç më është përsëritje për kush e di të satën herë, por në betejën kundër korrupsionit duhet patjetër të zgjidhen rrethanat të cilat do të thonë kon-tribut për paraqitje të krimit dhe korrupsionit në shtet. Një numër i madh i ndër-marrjeve në R.M. në një proces pakuptueshëm të gjatë të tranzicionit që është katalizator i krimit dhe korrupsionit dhe që identifikohet me krimin për shkak se shumë punëtorë i humbën vendet e punës në ndërmarrjet të cilat falimentuan, një numër i madh i tyre shkuan në falimentim të rrejshëm, por nëse i shikoni tregue-sit statistikorë do të shihni që askush nuk është përgjigjur për vepër penale fali-mentim i rrejshëm. Zotëri Tupançeski përmendi një vepër penale kundër ndërmjetësimit të paligjshëm, meqenëse unë e hulumtoj një pjesë të këtyre të dhënave të Entit shtetëror statistikor, mund t'u them që për 9 vite nuk arrita të gjej asnjë aktgjykim për këtë vepër penale, edhe atë me kusht. Kur i përmenda rezul-tatet e ndjekjes penale, rezultatet e zbulimit të korrupsionit, fatkeqësisht patjetër duhet t'i përdor fjalët e përfaqësuesit të Fondit monetar ndërkombëtar, i cili tha që

Page 67: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

69

rezultatet e rritjes së ekonomisë në R.M. janë dëshpëruese, e njëjta ka të bëjë edhe me rezultatet e paraqitjeve të parashtruara penale procedurave të zbatuara në R.M. Mund t'u përmend vetëm një të dhënë, 60 deri në 70% e paraqitjeve penale që janë parashtraur për veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyr-tar në periudhën prej vitit 1995 deri në vitin 2003 janë hudhur poshtë. Vetëm një e katërta e paraqitjeve të parashtruara ka përfunduar me parashtrim të akuzës. Dhe tani do të pyeteni nëse veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar e vëmë në plan të parë në luftën kundër korrupsionit, po si ka mundur të vihet deri te këto rezultate. Shpjegimi është i thjeshtë, prej vitit 1996 deri në vitin 1999 të gjithë personat që kanë bërë krim financiar si persona përgjegjës në per-sona juridikë që prej përpara ishin të rehabilituar nga përgjegjësia sepse Kodi penal nuk kishte dispozitë me të cilën pasqyronte përgjegjësi të personit përgjeg-jës në person juridik. Atëherë në R.M. kishte hyrje të thellë në krim dhe në kor-rupsion, kurse pasojat ndjehen edhe sot e kësaj dite, edhe atë shumë fuqishëm dhe shumë rëndë. Kur flas për paraqitjen dhe për shkaqet për korrupsion mendoj që ka shumë elemente të cilave nuk u kushtohet rëndësi përkatëse edhe në insti-tucionet shtetërore edhe prej asaj që duhet të jetë prioritet në zgjidhjen e çësht-jeve në R.M. Shikojeni gjendjen. Shteti është i organizuar me ligje. Ne do të rraskapitemi deri sa t'i sjellim ligjet, marrim masa, veprime, mjete, etj. krejt që është e nevojshme dhe ndodh një lirim pasi që ta sjellim ligjin, në vend se të jetë anasjelltas. Procesi duhet të jetë i anasjellë, vetëm pasi që ta sjellim ligjin si atëherë ta zbatojmë atë ligj. Unë nuk jam prej atyre që mendojnë që në R.M. mungojnë ligje. Ligjet gjithmonë do të mbindërtohen, do të përsosen, por prob-lemi themelor në R.M. është moszbatimi i ligjeve. Do ta përmend ja Ligjin për furnizime publike, nuk bënte ligji i vjetër për furnizime publike. Në muajin mars të vitit 2004 u soll ligji i ri, por ja tani dëgjoj që as ai nuk bën. Nuk është prob-lemi te ligji, problemi është në konfliktin e vetëdijes, në konfliktin e kuptimit, në mosgatishmërinë që t'i qaset zbatimit konsekuent të ligjit, unë mendoj që ky është problemi. Nëse nuk është ashtu, si mundet që prej një raporti të komisionit qen-dror në Ministrinë e financave për një Ent shtetëror prej 95 furnizimeve publike, 92 të jenë pa tender. Si mund të ndodhë kjo? Merrni furnizimet me barëra, etj. Mendoj që problemet për të cilat bisedojmë dhe të cilat duhet t'i vëmë në tryezë, por hapur, pa doreza, sepse kam përshtypje që në R.M. gërvishtet në luftën kundër korrupsionit, gërvishtet nëpër sipërfaqe. Nëse hyni pak më thellë, rrezik-oni t'u digjet apo t'u pritet dora. Këtë e them vetëm tërthorazi, kurse dihet në çka mendohet, sepse beteja kundër krimit dhe korrupsionit nuk nënkupton përkatësi

Page 68: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

70

të çfarëdoqoftë strukture politike, krimi është krim pa marrë parasysh kush e ka bërë dhe si e ka bërë. Por, kur bëhet fjalë për këto çështje duhet patjetër që shteti t'i zgjidhë çështjet në mënyrë efikase. Me ligj formuam polici financiare, dhjetë muaj pa drejtor, nëntë policë financiarë në një zyrë me një kompjuter si të rrinë afër njëri-tjetrit. Nuk ishte aspak më e mirë gjendja as me Direksionin për pen-gimin e larjes së parave, tani është diçka më e mirë, por kjo nuk është ajo që du-het të arrihet, kurse ne gjithkund flasim që shteti duhet patjetër të krijojë kushte të kuadrove, materiale, hapësinore dhe kushte tjera për punë të këtyre institucion-eve. Shteti gabon shumë kur e shtrëngon rripin për këtë gjë. Unë do t'u them tani, ishim një grup i yni prej komisionit të Letoni, byroja në Letoni për pengim të korrupsionit numëron 120 njerëz, me buxhet prej 5 milionë eurove, policia finan-ciare numëron 160 njerëz, me departamente të posaçme në prokurorinë publike 650 njerëz, Letonia është këtu diku lart - poshtë, do të thotë shteti ka marrëdhënie të caktuar ndaj aftësimit të këtyre institucioneve dhe ne ashtu do ta luftojmë këtë betejë nëse vazhdimisht shohim çka u nevojitet këtyre institucioneve, cilat kushte duhet t'i plotësojnë dhe të kërkohet përgjegjësi prej tyre. Ka një dispozitë të jashtëzakonshme në Ligjin për pengim të korrupsionit - kjo është dispozita për hulumtimin e prejardhjes së pronës dhe të gjendjes pronësore. Mblodhëm 2,640 fleta anketuese, por ato qëndrojnë diku ashtu bukur të radhitura dhe nuk e di çka bëhet me to. Por, ne si shtet, si institucione, si drejtori e të hyrave publike, ne nuk mund të jemi të verbër mos të shohim çka po ndodh rreth nesh. Merrni çfarë in-vestimesh investohen në të caktuara, nuk jam këtë të kuptohemi të ndërtohen edhe pallate, të blihen objekte banimi, të ndërtohen komplekse banimi, etj. por shteti duhet patjetër ta kërkojë pjesën e vet të shihet prej ku janë ato para, mos fshihen tatime dhe çfarë është ky invazion fiskal që është aq i shprehur në R.M. E dëgjoj para një muaji ministrin e ekonomisë, ministrin e respektuar të ekonomisë në Parlament, në një intervistë me një gazetar ku me një lehtësi thotë që R.M. është në vendin parë në Evropë sipas ekonomisë së përhitur, diku rreth 40%. Por me lehtësi të njëjtë para pak kohësh i hoqi plombat dhe me këtë lëshoi një porosi që ata që e shkelin ligjin mund të kalojnë edhe në këtë mënyrë. Do të thotë, nëse shohim tani çfarë është ajo drejtori e të hyrave publike që duhet t'i hulumtojë këto fleta anketuese, që ka ingjerenca të ngrisë procedurë për hulumtim të gjendjes pronësore të funksionerëve, personave të zgjedhur ose të emëruar ose të gjendjes pronësore të personave juridikë, si është aftësuar ajo, nuk e fajësoj drejtorinë si që thashë ne nuk kemi raport të përshtatshëm ndaj aftësimit të këtyre institucion-eve. Çështjet janë më të ndërlikuara se sa që duken në shikim të parë dhe kon-

Page 69: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

71

tributi im ndaj këtij diskutimi duhet të jetë në këtë kuptim që në rekomandimet ose në përfundimet të futet, por konretisht, që shteti nëpërmjet institucioneve përkatëse duhet patjetër t'i sigurojë këto organe, organe dhe trupa të specializuara të cilat i krijon me ligj. Përpos Komisionit shtetëror shikoni sa trupa të këtillë kemi ne, prokurori publike, gjyqe, Ministri të punëve të brendshme, Komision shtetëror për pengim të korrupsionit, Direksion për pengim të larjes së parave, Polici financiare, Drejtori të të hyrave publike, Drejtori doganore dhe disa mos t'i harroj. Kjo nuk është marrëdhënie e vogël ndaj të gjitha këtyre gjërave që ne të konstatojmë rezultate të këtilla në pengimin e korrupsionit, vazhdimisht flasim dhe flasim, por me të folur korrupsioni nuk pengohet. Nevojiten masa konkrete dhe intervenime konkrete, largim të shkaqeve të cilat sjellin deri në korrupsion dhe në krijimin e kushteve materiale dhe kuadrovike për punën e institucioneve. Ne mund të kemi dëshira shumë të mëdha nëse këtë e bëjmë kështu edhe më tutje, vitin e ardhshëm nëse shihemi këtu në këtë vend të njëjtë do t'i konstatojmë problemet e njëjta, dhe unë nuk do të dëshiroja që të ndodh kjo. Faleminderit. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit zotëri Manevski. Është e qartë që çështja e përforcimit në cilindo kuptim veçanërisht të institucioneve të posaformuara është një prej çështjeve kruciale. Mbase duhet të shihet, unë nuk di në përgjithësi në ndonjë vend në shtet a ekziston ndonjë evidencë përpos asaj që ato e marrin apo nuk e marrin prej buxhetit, çka ndodh a janë në njëfarë mënyre ato në fokusin e donatorëve të huaj apo janë të harruara përkatësisht këto institucione a janë fëmijët tanë apo, hajt më lejoni meqenëse jam regjisor, kopile. Kërkoj falje për këtë fjalë. Mendoj që kërkoi fjalë prorektori i universitetit Shën Qirili dhe Metodi, Zoran Vellkovski. Zoran Vellkovski

Faleminderit. Nuk kisha ndër mend të paraqitem duke e marrë parasysh, duhet patjetër ta lavdëroj, seleksionimin e shkëlqyeshëm të diskutuesve nga ana e or-ganizatorit, veçanërisht në pjesën e dytë ku u dhanë rekomandimet dhe sug-jerimet të cilat sipas meje plotësisht e mbulojnë këtë materie, por duke i marrë parasysh diskutimet më tutje duhet patjetër të them edhe një pjesë të mendimeve të mia. Do të jap një ilustrim: shkon babai te mjeku i cili e ka operuar djalin e tij dhe thotë doktor, si kaloi operacioni, doktori thotë krejt është në rregull, djali yt do të jetë i shëndoshë dhe babai nxjerr para të paguajë. Mjeku thotë jo, jo nuk

Page 70: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

72

duhet, krejt është në rregull, dhe babai i thotë doktor a jeni i sigurt që djali im do të jetë i shëndoshë. Është krijuar një mentalitet, një mënyrë e të menduarit dhe nuk e di cila është ajo dëshirë që të gjeneralizohet. Duke folur për korrupsionin, kur japim shembuj të caktuar jemi të prirë ndaj asaj që të gjeneralizojmë, dikush është i korruptuar, tërë institucioni është i korruptuar. Dikush ka marrë rryshfet, të gjithë marrin rryshfet. Krijohet një ambient i shpërfytyrimit dhe një ambient i apatisë në të cilin populli thjesht sillet në situatë që asgjë nuk mund të funk-sionojë nëse nuk lyhet. Kjo është diçka më e keqe që mund t'i ndodhë këtij shteti. U përmend arsimi i lartë. E dini unë frikësohem që duke diskutuar për probleme të këtilla, veçanërisht për korrupsionin, që hyjmë në ndonjë sferë të gjuetisë së shtrigave. Duke e marrë parasysh që korrupsioni sipas rregullit ndodh në atë zonë të përhitur, mos të them zonë të ngrysjes, që shihet vështirë, që detektohet vështirë dhe që mund të dëshmohet edhe më vështirë. Mund të ndodhë që vazhdimisht të sillemi në rreth pa marrë parasysh çfarë mekanizmash do të ndër-marrim. Absolutisht pajtohem me zotëri Jaçevin i cili dha një shembull që fat-keqësisht te ne nuk praktikohet, lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm me mekanizmat e kontrollit dhe mekanizmat e dënimit. Lufta me korrupsionin edhe me theksimin e shembujve të mirë nga praktika. Po hyjmë në situatë që të jemi të padrejtë ndaj të gjithë atyre që e kryejnë punën e tyre, ndaj të gjithë atyre që kor-rupsionin e kanë larg mendjes. Ne u ballafaquam me disa hulumtime në arsimin e lartë në lidhje me korrupsionin. U dhanë deklarata të këtilla apo të atilla. Pas pub-likimit të rezultateve të tilla edhe nga hulumtimi fillestar i korrupsionit në arsimin e lartë, universiteti zbatoi aksion për paraqitje të tri projekteve për anketë të brendshme, jo anketë por hulumtim për korrupsionin. Fatkeqësisht, nuk u arrit të gjehet përkrahje financiare dhe për shkak të kësaj një pjesë e fakulteteve ishte e detyruar të zbatojë hulumtim të brendshëm kuptohet me një metodologji shumë, shumë më të plotë dhe në vend se nga dy, tre përfaqësues, prej fakultetit u ndër-mor hulumtim në të cilin u përfshi një numër shumë i madh i studentëve, them te disa prej fakulteteve. Duke e marrë parasysh atë që korrupsioni ka hyrë në të gjitha fushat e jetës sonë, do të isha i padrejtë dhe do të isha me sqimë tepër të madhe po të thoja që arsimi i lartë, nuk mund të flas për në përgjithësi, do të flas për Qirilin dhe Metodin, është i privuar prej rasteve të tilla. Përkundrazi, mendoj se duhet të jemi vetëkritikë dhe të flitet haptazi që edhe ai nuk është imun ndaj dukurisë së tillë. Si të pengohet dhe çka duhet të bëhet? Padyshim që gjëja e fun-dit që duhet të bëhet është të gjeneralizohet, si që thashë më parë. E dyta: Janë të mirëseardhura të gjitha iniciativat, posaçërisht ato të të rinjve, dhe duhet të

Page 71: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

73

pranohen si sugjerim për përmirësim të gjendjes në arsimin e lartë. Por asnjëherë nuk do të pajtohem me shtypjen e flaerëve (afisheve) të cilët janë tërësisht tendenciozë me gjeneralizime të cilat përkundrazi në kushte të këtilla të sotme vetëm bëjnë defokusim të interesit, veçanërisht para ngjarjeve të caktuara në shtet, thjesht ndryshohet angazhimi i opinionit publik. Asnjëherë nuk do të pajto-hem me ilustrime të këtij lloji për të cilat do të thoja se janë shumë të ulëta dhe të pahijshme. Asnjëherë nuk do të pajtohem me palëvizshmërinë dhe mosvazhdimin e iniciativës në marrëveshje dhe në bashkëpunim me strukturat drejtuese të uni-versitetit. Është lehtë të bëhen shtriga dhe të ndjeken shtriga dhe të digjen. Është shumë më vështirë të jesh korrekt në procedurë. Universiteti Shën Qirili dhe Me-todi së shpejti hyn, faktikisht veç më disa vite ka hyrë, por hyn në një proces i cili e pret tërë shtetin tonë. Ne flasim për korrupsion por harrojmë që ku janë rrënjët e korrupsionit, kolegët diskutues absolutisht shkëlqyeshëm e theksuan. Unë vetëm do të shtoj, ne vetëm po ballafaqohemi me një proces të prodhimit të jo-cilësisë. Korrupsioni paraqitet në atë moment kur dikush nuk posedon cilësi dhe dëshiron që thjesht kjo të legalizohet. Ne nuk bëmë asgjë në planin e promovimit të cilësisë në të gjitha shkallët në të gjithë sektorët e jetës në këtë shtet. Më tre-goni në cilin sektor publik ose në cilën pjesë të sektorit publik është bërë sistema-tizim preciz i vendeve të punës me kompetenca dhe indikatorë të cilësisë të shprehur qartë dhe në bazë të këtyre indikatorëve të bëhen punësimet aty. Jo, përkundrazi, mbyllja e vazhdueshme e syve para cilësisë e mundëson, krijon ku-shte për korrupsion ose do të kisha thënë për ngadalësi dhe voluntarizëm të indi-vidëve ose grupeve. Ne flasim për standarde - nuk i kemi ato dhe prandaj po bal-lafaqohemi me haosin momental që e përforcon korrupsionin. Nuk flasim për shembujt e mirë, nuk e favorizojmë profesionalizmin në punë, por përkundrazi e legalizojmë joprofesionalizmin për shkak se mungesa e llogaridhënies për atë që është bërë, që është kryer faktikisht është legalizim i joprofesionalizmit dhe jo-cilësisë. Ne u ballafaquam me do të thoja keqpërdorime më të llojllojshme të statuseve, funksioneve, etj. Përsëri nuk kemi llogaridhënie për atë. Nuk e mobi-lizojmë opinionin publik të kërkojë llogaridhënie dhe të kërkojë profesionalizëm. Ne vetëm flasim për këtë kurse pak bëjmë në këtë plan, veçanërisht sektori qytetar duhet të jetë më i fortë këtu. A kemi zhvilluar mjaft mekanizma që do ta favorizojnë cilësinë, që do të thonë është punësuar ky person por rezultatet e tij nuk janë në pajtim me cilësinë e kërkuar ose do të presim që dikush prej anash të vijë prej jashtë dhe të na thotë që ekziston palëvizshmëri, që ekziston joefikasitet dhe joefektivitet i sektorëve të caktuar ose institucioneve të caktuara. Këtë duhet

Page 72: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

74

patjetër ta bëjmë vetë. Unë e shoh luftën kundër korrupsionit vetëm nëpërmjet favorizimit të cilësisë. Kuptohet, nuk dua t'i margjinalizoj ligjet, ato janë element i rëndësishëm, duhet patjetër të ekzistojë sanksion, ai do të zbatohet në rast të dëshmimit të fajit. Ja shohim institucione, komisione të llojllojshme dhe ato janë për t'u përshëndetur dhe duhet të përkrahet aktiviteti i tyre, por mobilizimi i përgjithshëm i shtetit duhet të fokusohet para së gjithash te cilësia dhe standardet për cilësi. Dëshiroja të theksoj edhe një gjë. Arsimi lartë ka hyrë në proces të tranzicionit. Përpiqemi të krijojmë indikatorë pikërisht për cilësi, përpiqemi të krijojmë mekanizma për vlerësim të brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë. Men-doj që për një kohë të shkurtër mundësitë për keqpërdorim të vendit të punës do të ngushtohen shumë. Të gjitha këto procese do të, nuk do të përpiqemi por sigur-isht edhe tani përpiqemi por në të ardhmen edhe më tutje do t'i bëjmë me përkrahje dhe me ndihmë të studentëve. Kjo është diçka që duhet patjetër ta kalo-jmë, por për këtë gjë patjetër do të na nevojitet ndihmë prej shtetit. Flasim për njëfarë Bolonje, Bolonjën nuk mund ta kalojmë vetë. Duhet patjetër ta kemi përkrahjen e atyre që e kanë nënshkruar Bolonjën. Në kushte të tilla sugjerimet janë të mirëseardhura, por thirja me emër, gjeneralizimet e tipit arsimi i lartë është absolutisht i korruptuar nuk çojnë askund, por shkojnë në favor të të gjithë atyre që ja, mos ta keqpërdor foltoren këtu, të them dobësive të mediave që e tra-jtojnë vetëm lajmin e keq si lajm të mirë, madje edhe indikacione të caktuara të tipit po unë kam dëgjuar që ka korrupsion, e ata me shkronja të mëdha të trasha do të shkruajnë në faqe të parë që në universitete ekziston korrupsioni. Dua të them që prapëseprapë duhet të sugjerohen shembujt pozitivë, por gjithashtu të detektohet dhe të transmetohet edhe përvoja negative me qëllim të tejkalimit të saj. Nuk dëshiroj të hyj në diskutime për raste indivudale, prandaj fola pak më shumë në përgjithësi. Faleminderit. Vlladimir Millçin

Mirë, unë vetëm një koment të vogël. Unë nuk mendoj që ne kemi ardhur këtu për të dëshmuar kush prej nesh ka të drejtë dhe a është përmbajtur e vërteta abso-lute në atë që e ka thënë dikush. Është e besueshme që ne erdhëm këtu që të vi-jmë deri te diçka që do të ishte ndonjë komplet logjik i disa rekomandimeve, paralajmërimeve, ndonjë alarmi. Nuk besoj që ne mund të pajtohemi për çdo gjë. Dhe për atë të themi së ashtë i pranishëm korrupsioni në një apo në tjetër seg-ment në shoqëri kështu që unë e di që ka shumë njerëz që do të donin të repliko-jnë në dobi të një institucioni apo ndonjë tjetri ose kundër një institucioni apo

Page 73: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

75

ndonjë tjetri, por nuk jam i sigurt a do ta na shpie kjo në të vërtetë drejt esencës me të cilën mbase do të dëshironim të dalim. Unë nuk di, diskutuesi i fundit që e paralajmërova para pauzës veç më e kaluam edhe atë afat prej pesë minutave dhe tani është 13:35, unë Sllagjana Taseva nuk di, Sllagjana tash apo mundet më vonë? Slagjana Taseva

Vetëm shkurt dhe krejt pozitivisht, të dalim pak prej kësaj që nuk po bëhet asgjë apo jo, deri ku kemi arritur. Më shumë ashtu më nxiti të them diçka diskutimi i Aleksandrit që e dëgjuam të gjithë këtu dhe me të vërtetë i përshëndes diskutimet e këtilla prej të rinjve. Është mirë edhe ajo që ata bëhen të vetëdijshëm që po ndodh diçka edhe në këtë sferë dhe që duhet të merren masa që ta nxisim atë që e fliste gjithashtu kolegu, cilësia, standardet, kriteret, kompetencat, profesionaliteti në të gjitha sferat edhe në sferën e arsimit të lartë. Tani unë nga aspekti i njeriut që punon në arsimin e lartë, si profesor dhe drejtor i akademisë policore ne jemi anëtarë të universitetit Shën Klimenti i Ohrit në Manastir, ku të mërkurën e ardhshme, një javë më vonë kemi takim pikërisht në këtë temë: mundësitë për vendosje të sistemeve të kontrollit dhe prevencionit të korrupsionit në arsimin e lartë, ku do të marrin pjesë edhe studentët, edhe rektorja e universitetit, edhe prorektorët dhe prodekanët për mësim prej të gjitha fakulteteve, kështu që men-doj që në një mënyrë të këtillë duhet të ulemi të bisedojmë. Me të madhe flasim për futje të kredit-transfer sistemit të vetëm që me të vërtetë është sistem që fut kritere dhe standarde dhe mundësi për vlerësim të cilësisë së mësimdhënësve, por edhe me të vërtetë vlerësohet krejt ajo që e punon secili student dhe mbyllen mundësitë për korrupsion. Ja publikisht unë do të dëshiroja këtu t'i thërras edhe kolegët nga universiteti në Shkup të marrim pjesë të gjithë së bashku në diskutimet e këtilla që të mund të shohim më tutje në çfarë drejtimi duhet të lëvizë arsimi i lartë në këtë sferë. Faleminderit. Vlladimir Millçin

Faleminderit. Propozoj që tani ta kemi pauzën për drekë. Konferenca do të vazhdon në ora 14:40.

Vlladimir Millçin

Ja erdhi zotëri Tërpenovski dhe unë do të kisha lutur që të fillojmë duke e marrë

Page 74: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

76

parasysh atë të vonohemi pas orarit, kurse pastaj mund të hapim një diskutim, kishte disa të paraqitur paraprakisht që janë këtu tani kështu që ata do të kenë përparësi. Urdhëroni zotëri Tërpenovski. Jovan Tërpenovski

Thirrja dhe mundësia që t'i paraqesim mendimet tona dhe problemet të cilat sipas vlerësimit të Komisionit shtetëror për pengim të korrupsionit meritojnë vëmendje të veçantë, sepse problematika me të cilën si ingjerencë primare është mjaft e ndërlikuar dhe kërkon mjaft njohuri profesionale, por edhe përpjekje për njohje të asaj që duhet të jetë lëndë e vendosjes së Komisionit shtetëror. Dhe në këtë kup-tim do të diskutoja. Komisioni shtetëror për pengim të korrupsionit e përfundon vitin e dytë të ekzistimit dhe veprimit të tij. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit shtetëror u krye pas sjelljes së Ligjit për pengim të korrupsionit nga ana e Parla-mentit të R.M.-së. Me ligjin e parë është përcaktuar përbërja, mandati dhe ingjer-encat të cilat në esencë mbesin pothuajse të njëjta edhe pas sjelljes së ligjit për ndryshim dhe plotësim të këtij ligji. Përkatësisht, është kryer plotësim i ingjeren-cave të Komisionit, është rritur mandati i anëtarëve të tij prej 4 në 5 vite, pa të drejtë të rizgjedhjes. Ndryshimi esencial është që anëtarët e Komisionit do ta kryejnë funksionin profesionalisht, për dallim prej përbërjes së tanishme që nuk është profesionale, por puna në të është lidhje plotësuese sepse përpos lidhjes së këtillë të gjithë anëtarët kanë angazhime të tyre profesionale. Titulli i temës për të cilën duhet të flas udhëzon në nevojën që të paraqitet si është vendosja ligjore e Komisionit, cila është ingjerenca e tij, çfarë është marrëdhënia e saj ndaj Parla-mentit dhe organeve tjera shtetërore nga aspekti i pavarësisë së tij në kryerjen e funksionit të vet. Ligji sipas të cilit u krye zgjedhja e anëtarëve të tashëm të Ko-misionit, si dhe ligji i ri që veç më ka hyrë në fuqi në nenin e parë e përcakton përmbajtjen, përkatësisht ingjerencat e Komisionit. Kështu janë rregulluar masat dhe aktivitetet për pengim të korrupsionit në realizimin e pushtetit, autorizimeve publike, detyrës zyrtare dhe politikës, masat dhe aktivitetet për pengim të kon-fliktit të interesave, masat dhe aktivitetet për pengim të korrupsionit gjatë kryer-jes së punëve me interes publik prej personave juridikë me realizim të autor-izimeve publike, si dhe masat dhe aktivitetet për pengim të korrupsionit në sho-qëritë tregtare. Prej ingjerencës së përcaktuar në këtë mënyrë, mund të përfundo-het që autorizimet janë të mëdha, me këtë edhe më madh është obligimi për zba-tim konsekuent të ligjeve. Që të sigurohet cilësia dhe profesionaliteti i nevojshëm në veprimin në raste konkrete, ligji parashikon që anëtarët e Komisionit të cilët

Page 75: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

77

emërohen nga radhët e ekpertëve të shquar në fushën e drejtësisë dhe ekonomisë, të cilët gëzojnë reputacion për kryerje të funksionit, për punën e tyre përgjigjen ekskluzivisht para Parlamentit të R.M.-së. Në këtë mënyrë është siguruar pavarësi e plotë legjislative në kryerjen e punës. Theksoj, pavarësi legjislative sepse pavarësia faktike varet ekskluzivisht nga vetë Komisioni, përkatësisht nga veprimi i tij konkret dhe marrëdhënie e tij e ndërtuar ndaj organeve shtetërore dhe bartësve të funksioneve dhe autorizimeve shtetërore dhe publike. Jam i lirë të paraqes që në punën e deritanishme në këtë periudhë të kaluar sipas vlerësimit tonë plotësisht e kemi mbajtur pavarësinë tonë, edhe përpos paraqitjeve të kohë pas kohshme të pabazuara për ndonjë selektivitet tonin gjatë të vepruarit. Në të vërtetë jetojmë në kohë të politizimit gjithnjë më të theksuar, të ndasisë së njerëzve dhe në kohë të dyshimeve në objektivitetin e vendimmarrjes jo vetëm të bartësve të autorizimeve publike, por gjithkund ku sipas fuqisë së ligjit dikush duhet të vendosë për ekzistim të së drejtës së dikujt, si dhe për fitim të ndonjë interesi material ose statusor. Në mjaft raste realiteti na ka bindur që nuk bëhet fjalë vetëm për dyshime, por për raste krejt të qarta të sjelljes joligjore dhe të papërshtatshme të personave të cilët sjellin vendime në emër të ingjerencës dhe përgjegjësisë së tyre. Korrupsioni, si fenomen negativ i cili ka hyrë në të gjitha poret e jetës, i cili me shkatërrueshmërinë e vet i bren dhe i shkatërron vlerat prej të cilave varet cilësia e jetës së njerëzve, organizimi i shtetit, liria e krijimit të vlerave të reja dhe zhvillimi ekonomik, deri tani nuk ishte i definuar as në shkencën juridike, e normalisht as në praktikë. Që të sigurohet luftë e përshtatshme kundër tij kryesisht në plan preventiv, ai patjetër duhej të definohet. Duke e vënë re nevojën e këtillë, Komisioni shtetëror për pengim të korrupsionit gjatë hartimit të strategjisë së vet nacionale për luftë kundër korrupsionit bëri përpjekje që ta definojë atë. Kështu, me korrupsion nënkuptohet shfrytëzimi i funksionit, autorizimit publik, detyrës zyrtare dhe pozitës për realizim të çfarëdo-qoftë dobie për vete ose për dikë tjetër. Në ligjin e ri për pengim të korrupsionit dhe në nenin e ri 2 në tërësi është marrë ky definicion, kështu që ai fiton edhe përmbajtje përkatëse ligjore. Nëse e zbërthejmë definicionin veç më të përkufi-zuar si dukuri negative janë përcaktuar edhe termet që janë pjesë përbërëse de-finicion i këtillë i ri. Kështu, nocioni shfrytëzim i funksionit njëjtësohet me no-cionin keqpërdorim që do të thotë keqpërdorim i funksionit publik, detyrës ose autorizimit me kryerje ose lëshim të kryerjes së ndonjë veprimi që sipas ligjit nuk guxon ta bëjë. Nocioni pozitë ose funksion ka të bëjë me të gjithë personat e përfshirë me nenin 122 të Kodit penal të R.M.-së, kurse me termin tjetër nënkup-

Page 76: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

78

tohet çdo person juridik dhe fizik me të cilin veprim të korrupsionit shkakton paraqitje të dëmit, fitim të të drejtave të pabazuara statusore ose fitim të dobisë kundërligjore materiale. Theksova që është sjellur strategji nacionale për luftë kundër korrupsionit që është pranuar edhe si program dhe strategji e Qeverisë së R.M.-së. Kjo strategji nuk paraqet obligim vetëm për Komisionin për realizim të saj, por edhe të pushtetit ligjdhënës dhe ekzekutiv në planin e propozimit dhe sjelljes së ligjeve sistemore me të cilat do të sigurohen parakushte ligjore për luftë efikase kundër korrupsionit, por edhe kushte për pengim të tij, si dhe or-ganet për zbulim, ndjekje dhe dënim në planin e represionit të kryerësve të veprave penale. Vetëm me veprim të përbashkët të të gjithë faktorëve në shtet është e mundshme luftë efikase kundër korrupsionit dhe me këtë edhe krijim i kushteve reale për qeverisjen e të drejtës dhe sigurim të ambientit të nevojshëm për zhvillim të demokracisë dhe krijimtarisë. Principet themelore të Komisionit shtetëror është prevencioni, e këto janë principet e respektimit të të drejtave të njeriut të ndërtuara në Kushtetutën dhe ligjet e R.M.-së dhe dokumentet ndërkombëtare, veçanërisht në Konventën evropiane për liritë dhe të drejtat the-melore njerëzore, si dhe principi i prevencionit para represionit. Pranimi i repre-sionit si përgjigje e vetme ndaj korrupsionit rezulton vetëm me eliminim të paso-jave në rastet individuale, ndërsa shkaqet, motivet dhe rrethanat që kanë sjellur deri në korrupsion mbesin të paprekura. Si pasqyrë e trendeve globale dhe me qëllim të aksionit efikas preventiv kundër korrupsionit, programi shtetëror bazo-het në prevencion, zbulim të shkaqeve dhe kushteve të cilat shpien deri në kor-rupsion si dhe në eliminimin e tyre, ndërsa represioni edhe më tutje do të paraqesë korrektiv të masave ndaj rasteve individuale. Është e nevojshme të theksohet që për luftë të suksesshme kundër korrupsionit nevojitet vullnet politik i shtetit, e jo vetëm ai të jetë deklarativ. Shpeshherë na parashtrohet pyetja a ekziston me të vërtetë vullnet politik për luftë kundër korrupsionit. Duhet patjetër të pranoj që kjo pyetje është mjaft delikate dhe çdo përgjigje e dhënë mund t'i nënshtrohet kritikës që mund të jetë e argumentuar. Pa dëshirë që gjërat të paraqiten vetëm në një dimenzion, do të thoja që në përgjithësi ekziston vullnet i tillë, por sikur zvogëlohet gjatë disa veprimeve më konkrete. Është vështirë të jepet përgjigje e prerë për shkaqet e zvogëlimit të tillë. Kjo rrjedh prej faktit që për më shumë raste veç më të përmendura nuk ende nuk kemi veprime konkrete. Jam i vetëdijshëm për peshën dhe përgjegjësinë gjatë konkretizimit të rasteve dhe personaliteteve, bartësve të veprave korruptive, por kjo nuk na jep të drejtë që aq shumë të pritet për vendimin përfundimtar.

Page 77: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

79

Vetëm R.M. mbeti e fundit në përfundimin e plotë të denacionalizimit prej të gjitha shteteve post-socialiste. Rastet të cilat i shqyrton Komisioni shtetëror tregojnë diskriminim të plotë të trashëgimtarëve të caktuar në realizimin e të dre-jtave të tyre me ndërmarrje të veprimeve të shumta administrative prej më shumë organeve administrative dhe të tjera me qëllim të pamundësimit të realizimit të të drejtave pronësore. Shkohet deri atje që edhe me obligim të fortë ligjor që trashëgimtarëve t'u kthehet prona e marrë, ofrohen kompenzime të cilat as për së afërmi nuk i përgjigjen vlerës reale të pronës, si gjoja ndryshime të planeve dhe vendimeve urbanistike, me qëllim që të realizohet interesi i dikujt e në dëm të trashëgimtarëve të pronës së marrë me dhunë. Ngadalësia e procedurës është fenomen i posaçëm. Përsëri do të përsëritesha edhe këtë herë dhe do të deklaroja që janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore në zbatimin e ligjit për denacionalizim, që gjithsesi nuk është proces i ndërlikuar. Privatizimi i objekteve ekonomike u krye duke mbajtur llogari në radhë të parë për aksionerët e mëdhenj, duke i keqpër-dorur të drejtat e aksionerëve të vegjël të nënshtruar presioneve për lëshim të ak-sioneve, që edhe u bë. Duke u nisur nga vendosja ligjore, dhe kjo në fakt përfun-dohet edhe prej vetë emrit të komisionit, Komisioni shtetëror për pengim të kor-rupsionit duhet kryesisht të veprojë në mënyrë preventive. Prevencioni ka kuptim në rast se thotë nuk është paraqitur pasoja. Me vetë faktin që privatizimi është thuajse i përfunduar është marrë mundësia e ndonjë veprimi preventiv kështu që veç më janë bërë të ligjshme të gjitha pasojat me tërë negativitetin e tyre dhe më nuk ka vend për kurrfarë veprimi të Komisionit shtetëror, kurse gjithsesi ka mundësi procedurale për marrje nga ana e organeve tjera shtetërore. Paraqiten edhe nëpër kontrolle dhe vërtetohet grabitje e tillë e paskrupullt e pronës sho-qërore që njeriu thjesht të çuditet a është e mundshme kjo. Në dukje kombinime të ndërlikuara, kombinatorikat për grabitje të pronës shoqërore janë kopje ashtu të thjeshta me njëra tjetrën që mund të vihen re lehtë. Por, mungesa e instru-menteve më të theksuara për kthim të asaj që veç më është grabitur e rrit ndjenjën e pafuqisë dhe humbjen e besimit që mund të bëhet diçka më e theksuar. Gjatë transformimit të ndërmarrjeve me kapital shtetëror janë bërë veprat më korrup-tive dhe u grabit kapital tepër i madh shoqëror i krijuar prej disa gjeneratave, prej të cilave disa edhe mbetën në rrugë pa mjete elementare për ekzistencë. Gjatë mungesës së veprimit preventiv në sferën e privatizimit përmenda që kjo është e mundshme vetëm nëse ka lejueshmëri procedurale. Që kjo është e mundshme vërteton shembulli me shkritoren në Veles ku me ngritje të procedurës për kon-statim të pavlerësisë së marrëveshjes për tëhuajësim të pronës nëpërmjet proce-

Page 78: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

80

durës gjyqësore u kthye prona e tërë me mundësi për privatizim të ri që është në horizont që do të mundësojë ristartim të subjektit ekonomik dhe punësim të një numri të madh të të papunësuarve. Në të kundërtën procedura e privatizimit kishte përfunduar, që do të thoshte fitim të fuqisë materiale, por pa dhënie të kompenzimit përkatës për vlerën reale. Këtë e theksoj vetëm si rast më karakter-istik, kurse gjithsesi ka edhe të tjera. Kështu, është anuluar privatizimi i EMO Ohrit, me iniciativë të Komisionit shtetëror për pengim të korrupsionit sepse u konstatua që mjetet financiare janë me origjinë jolegale. Është përmendur që Komisioni shtetëror për pengim të korrupsionit në radhë të parë duhet të veprojë në mënyrë preventive, kurse në rastet kur konstaton që ka dyshim që është kryer vepër penale parashtron iniciativë për ndjekje deri te organi i vetëm kompetent shtetëror, përkatësisht deri te prokurori publik. Janë parashtruar iniciativa të këtilla, një pjesë e tyre janë pranuar, një pjesë e tyre janë refuzuar pas kontrolleve plotësuese të kryera nga ana e prokurorit publik, kurse disa janë ende në proce-durë. Veprimi preventiv do të thotë marrje e veprimeve për konstatim se në rastin konkret a është ligjor vendimi i sjellur nga organi shtetëror dhe a është shkaktuar dëm me mosrespektimin e ligjit. Në rastet e konstatimit të mosrespektimit të lig-jit, Komisioni shtetëror e dorëzon përfundimin e vet deri te organet kompetente me propozim për marrje të masave për largim të joligjshmërisë dhe të masave ndaj përgjegjësisë së bartësve të funksionit. Prej veprimit të deritanishëm në lid-hje me lëndë konkrete përfundohet që joligjshmëritë më të shpeshta janë në mos-respektimin e ligjit për furnizime publike. Mosrespektimi kryesisht paraqitet ashtu që gjatë ekzistimit të obligimit ligjor për shpallje të nevojës për lidhje të kontratave për furnizim kjo bëhet me kontrata të drejtpërdrejta ose nëse veç më ka shpallje, me zgjedhje të subjektit që nuk ofron kushte më të volitshme. Mosre-spektimi i këtillë për këtë ligj është mundësi për realizim të dobisë materiale të individëve në dëm të shtetit dhe të organeve tjera shtetërore. Duke u nisur nga definicioni i korrupsionit që me korrupsion nuk nënkuptohet vetëm ndërmarrja për realizim të dobisë materiale, por edhe fitimi i privilegjeve tjera në kundër-shtim me ligjin, kështu që me korrupsion nënkuptohet edhe fitimi i ndonjë të dre-jte statusore që mundëson që në emër të së drejtës së fituar statusore dhe pozitës të fitohet ndonjë e drejtë jo vetëm për vetveten, por edhe për dikë tjetër. Kështu, ardhja në funksion që ka të drejta të mëdha të diskrecionit është mundësi reale për veprim korruptiv, kjo është më e dëmshme nga aspekti shoqëror sepse le-jueshmëria ligjore për shfrytëzim të të drejtave të diskrecionit e fsheh korrup-sionin duke u thirrur në lejueshmërinë ligjore. Të tilla ishin rastet për tëhuajësim

Page 79: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

81

të pronës shtetërore për çmime joproporcionalisht të ulëta, ndarje të lejeve të karaktereve të ndryshme. Duke e vërejtur dëmin që është si pasojë e të drejtave të diskrecionit të bartësve të funksionit, Komisioni shtetëror për pengim të korrup-sionit në programin e vet propozoi zvogëlim të këtyre të drejtave po deri në shkallë të heqjes së tyre të plotë. Propozimi i këtillë u pranua nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Veçanërisht dua ta theksoj nevojën për bash-këpunim funksional të të gjitha organeve të cilat në ingjerencën e tyre kanë mar-rje të veprimeve të cilat paraqesin obligim të tyre ligjor në luftën kundër korrup-sionit. Kështu i pashmangshëm është bashkëpunimi me prokurorin publik, Minis-trinë e punëve të brendshme, revizorin shtetëror, Drejtorinë e të hyrave publike, doganën, Direksionin për larje të parave, Policinë financiare, etj. Veç më është krijuar bashkëpunimi i këtillë, por ende ekziston nevoja për thellimin e tij, dhe krejt kjo për arritje të qëllimit të përbashkët, zvogëlimit të korrupsionit deri në shkallë që ai të vihet nën kontroll kur nuk është e mundshme të elimnohet plotësisht. Do të shtoja vetëm edhe disa mendime të mia. Flasim për korrupsion edhe atë korrupsion në sfera të ndryshme të jetës, dhe si që përmenda të lidhura jo vetëm me fuqinë dhe interesin material, por edhe atë që do të thotë fuqi politike. Jemi dëshmitarë edhe të ngjarjeve të fundit të anashkalimit dhe do të thoja të shkeljes mjaft të ashpër të ligjit. Jam i lirë të them që vënia e një funk-sioneri të caktuar mbi ligjin nuk mund të trajtohet si e drejtë e diskrecionit. Me amnistim të sanksioneve veç më të shqiptuara kundërvajtëse ose të tjera për per-sona të cilët nuk e respektojnë ligjin në shenjë të një sjelljeje euforike nga ana e një ministri. Më vjen keq që duhet patjetër ta them. Më tutje a mundet që dikush të vihet mbi ligjin që të vazhdohet një mënyrë e caktuar e sjelljes së organizatave ekonomike vetëm si vullnet i dikujt që e ka atë funksion dhe sipas vlerësimit të tij konsideron që kjo është e lejuar. Mendoj që në këtë rast konkret nuk kemi dobi materiale, por kemi diçka që u shmanget angazhimeve tona të përgjithshme që të jemi shtet juridik, ta respektojmë të drejtën dhe t'i respektojmë obligimet tona dhe të të tjerëve. Kur përmenda për ekzistim të vullnetit politik dhe u distancova a ekziston në përgjithësi ose ekziston jorealisht ky vullnet politik thashë që disi sikur zvogëlohet atëherë kur nevojitet që ai të zbatohet në raste konkrete. Duhet patjetër të them për atë që është Komisioni ekskluzivisht me iniciativën tonë erd-hëm deri te të dhëna materiale për veprim të organeve shtetërore gjatë furnizimit të byrosë për rezerva materiale që ai bëhet 90% nëpërmjet një subjekti. Mendoj që vetë kjo e dhënë flet që diçka nuk është në rregull dhe tjetër si mundet që or-ganet shtetërore që sipas vendosjes, funksionalitetit dhe pajisjes operative të mos

Page 80: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

82

vijnë deri te njohuria për ekzistim të dëshmive materiale të cilat udhëzojnë që gjoja janë mbajtur mbledhje të hapura apo të mbyllura në të cilat sjellen vendime për disponim me mjete tepër të mëdha materiale të mbledhura në buxhet prej ob-liguesve tatimorë. Prandaj konsideroj që po të ekzistonte vullnet i plotë politik së paku këta disa shembuj do të procesuoheshin dhe nuk do të mbetnin që Ko-misioni të merret me to. Ju falënderoj për vëmendjen. Kjo ishte paraqitja ime, nëse ka interes për diçka që konsideroj që mbase e kam lëshuar, qëndroj në dis-pozicion që të përgjigjem. Faleminderit edhe një herë. Vlladimir Millçin

Zotëri Tërpenovski, ju falënderoj edhe për prezentimin e vendosjes së Komisio-nit, edhe më shumë për shembujt të cilat i dhatë, ajo që është mendoj që veç më u përmend sot por sot prej jush u theksua çështja e procesit të frenuar të zbatimit të ligjit për denacionalizim. Gjithashtu më duket se është jashtëzakonisht e rëndësishme që paraqitet problemi i dallimit mes vullnetit deklarativ politik dhe asaj që pastaj ndodh në praktikë kur bëhet fjalë për raste konkrete. Mendoj që gjithashtu çështja e ndjenjës së pafuqisë kur ballafaqohemi me pasojat e privat-izimit, përkatësisht transformimit të pronës shoqërore, dhe gjithashtu diçka që mbase u rëndon shumë njerëzve në këtë shtet dhe që në njëfarë mënyre e merr energjinë për atë që ekziston vetëdije që tash më mund të ndryshohet shumë pak. Unë pres që tani do të kemi diskutim serioz. Mendoj që kemi mjaft elemente prej tërë ditës së sotme prej asaj që e punonim, unë vetëm do t'i lutja ata që kërkuan fjalë para se të duhet të shkojnë të kthehen dhe a kërkojnë fjalë ende. Urdhëroni. Ljupço Farmakovski1

Faleminderit. Të prezentohem, unë jam Farmakovski, këshilltar i kryetarit të Qeverisë. Në fillim më lejoni që në emër të kryeministrit të shpreh falënderim dhe përkrahje për aktivitetet e Institutit dhe për të gjitha aktivitetet e këtilla në drejtim të luftës kundër korrupsionit. Falje për mungesën e kryeministrit, sepse ai është në Ohër e dini. Më lejoni që në suaza të kësaj përkrahje të inicoj disa çështje nga aspekti i obligimit jo vetëm të shtetit dhe organeve shtetërore në këtë proces të luftës kundër korrupsionit. Ky është një proces i gjerë në të cilin mund të thuhet që në vitet e fundit janë ngritur iniciativa me një kurs reformator sis-

1 Ky tekst publikohet ashtu siç është incizuar në konferencë, dhe nuk është autorizuar nga prezan-

tuesi.

Page 81: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

83

tematikisht së pari nëpërmjet sjelljes së ndryshimeve të rregullativës ligjore, së dyti, formimi i kornizave institucionale të cilat do të inicojnë aktivitete të tilla dhe së treti prej të gjitha këtyre aktiviteteve nuk them të shtetit, vetëm të or-ganeve shtetërore, por edhe të organizatave tjera qeveritare dhe joqeveritare dhe mediave dhe opinionit publik. Roli i tyre në këtë proces është me siguri i madh. Por të gjithë ata duhet të paraqiten në mënyrë kompakte jo të mbrojnë dikë, por të qenët kompaktë në aspekt të suksesit të këtij aktiviteti. Ky nuk është proces në të cilin duhet t'i presim rezultatet për kohë të shkurtër. Nëse bëhet një analizë e ak-tiviteteve të deritanishme në aspekt të rregullativës ligjore, në aspekt të insti-tucioneve të formuara për këtë aktivitet, shtetërore, mendoj që të gjithë do të pa-jtohemi që ka njëfarë përparimi. Por njësoj duhet të pajtohemi që në vetë punën e këtyre institucioneve edhe ato ballafaqohen me probleme të caktuara gjatë punës. Pikërisht këtu duhet të drejtohet përkrahja jo vetëm prej organeve shtetërore dhe të gjitha institucioneve qeveritare dhe joqeveritare mos të them gjyqësisë. Temë të cilën do ta diskutoja më vonë. Ajo që dëshiroj ta theksoj në këtë tubim në diskutimet fillestare nuk duhet që tubimet e këtilla t'i shfrytëzojmë për njëfarë marketingu politik ose të theksojmë qëndrime të caktuara të cilat nuk janë në ko-notacion të diskutimit të sotëm. Këtu jemi të gjithë nëse e shikojmë strukturën organe shtetërore, gjyqësi, organe joqeveritare, media, opinion publik, madje edhe parti dhe roli i partive këtu duhet të jetë në drejtim të luftës kundër korrup-sionit. Pjesa e tjetër e luftës politike dihet në institucione, në Parlament dhe në partitë. Kryetari i Komisionit e theksoi atë sens të asaj se a ka vullnet politik. Ka vullnet politik, mund të themi vullnet të rritur politik nëse bëhet të them një vlerësim në raport me periudhën paraprake. Por, edhe për rritje të këtij vullneti politik duhet të paraqiten kushte të caktuara. Do të thotë dëshira është e madhe, por gjithmonë ekzistojnë diçka nëse themi. Në fillim u tha që u harruam për një kohë më të gjatë dhe tani e inicuam këtë tubim. Presioni i opinionit publik dhe i mediave është i madh dhe duhet të ekzistojë vazhdimisht si një baraspeshë që t'i përkujtojë madje edhe institucionet shtetërore në ato aktivitete e jo që institucio-net shtetërore i kanë harruar këto procese. Edhe ata në punën e tyre ballafaqohen me probleme të caktuara, prej më të imtave deri te më të mëdhatë. Por, prapëse-prapë tubimet e këtilla janë pozitive në përkujtimin jo vetëm të institucioneve shtetërore, jo vetëm të organeve gjyqësore madje edhe të mediave dhe të të gjithë atyre që duhet të kontribuojnë në këtë proces. Duhet patjetër të qartësoj diçka për të gjithë ne këtu kështu në pjesën e asaj se për diçka që është rregulluar me ligj a kemi tani paraqitje të udhëzimit, të mmeorandumit për mirëkuptim ose të disa

Page 82: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

84

akteve tjera mos të them tani deklarative të cilat sjellin deri te përshtypja që disi organet dhe institucionet të cilat duhet të bashkëpunojnë sipas të gjitha gjasave nuk bashkëpunojnë. Ka të vërtetë edhe në këtë pjesë por ka të vërtetë më të madhe në pjesën që dhe ndoshta në interes të bashkëpunimit më të mirë disa mar-rëdhënie të rregullohen më tutje në këtë kontekst konsideroj që është e nevo-jshme që ta njoftoj këtë auditorium ne pjesën e asaj se cila ishte arsyeja për sjellje të udhëzimit për bashkëpunim me Komisionin shtetëror. Si që është e njohur, në Qeveri kishte takim me kryeministrin mes përfaqësuesve të Komisionit shtetëror dhe kryeministrit me kabinetin dhe anëtarët kompetentë të qeverisë pikërisht në kontekst të avancimit të bashkëpunimit. Nga të dyja anët u konstatua që ka dobësi në bashkëpunim, ku janë dobësitë ka edhe sukses në bashkëpunim dhe qëllimi i këtij takimi ishte që të konstatohet çka është punuar mirë, dhe çka jo dhe çka duhet në të ardhmen dhe në çfarë mënyre duhet të zhvillohen marrëdhëniet. Me respekt të plotë ndaj Komisionit shtetëror si organ i pavarur, tani më edhe person juridik, me të gjitha ato leks speciali autorizime që i ka. Por vetë takimi dhe praktika e deritanishme treguan që ka nevojë për sjellje të udhëzimit të tillë. Mos të kuptohet që udhëzimi ka të bëjë me Komisionin shtetëror. Ky është ud-hëzim që e sjell Qeveria për organet shtetërore dhe të gjithë ato nën kapelën e organeve qeveritare të cilat sipas ligjit leks specialis kanë obligim të përgjigjen ndaj Komisionit. E këtu disa çështje të cilat ndoshta nuk janë zgjidhur në atë leks specialis për afatet, çështja edhe për përgjegjësinë. E kemi këtë çështje për përgjegjësinë në Ligjin për nëpunësit shtetërorë dhe të gjitha aktet tjera nënlig-jore dhe ligjet tjera varësisht nga ministritë për çështjen e obligimeve të punës dhe të përgjegjësisë së nëpunësve shtetërorë. Por njëjtë në lidhje me ingjerencat e Komisionit për anti-korrupsion. Në ligj janë parashikuar ingjerencat dhe obligi-met e organeve ndaj tyre. Me këtë udhëzim insistohej që çështje të caktuara të precizohen dhe të riorientohen të themi në aspekt të efikasitetit të punës së Ko-misionit, organet t'u përgjigjet atyre obligimeve në afat më të shkurtër ose nëse nuk u përgjigjen në afatin e parashikuar në udhëzim që nuk duhet të parashihet sepse afatet ligjore janë parashikuar në ligje t'i shpjegojnë Komisionit cilat janë problemet që të mos munden të përgjigjen në atë afat dhe obligimi që do të përgjigjen në ndonjë afat prej 15 deri në 30 ditë. Do të thotë prapëseprapë është obligim si akt i organeve shtetërore në Qeveri. Mos të kuptohet intenca si që u parashtrua këtu pyetja që kjo e obligon komisionin. Jo. Qeveria e sjell udhëzimin si akt. Por në emër të bashkëpunimit madje inkuadruam përfaqësues të Komisio-nit pikërisht në interes që të krijohet mos të them një akt që do të kontribuojë për

Page 83: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

85

bashkëpunim më të mirë të Qeverisë, organeve shtetërore me Komisionin për anti-korrupsion. Duhet patjetër të sqaroj edhe një çështje në lidhje me ligjin për të dhëna të klasifikuara si dispozitë që është parashikuar këtu, jo në drejtimin që ta kufizojë komisionin në qasjen deri te këto informata. Dispozita për obligimin që të kihet përgjegjësi ndaj ligjit për klasifikim të të dhënave është në pjesën që kur organi shtetëror duke mos mundur ta zbresë shkallën e fshehtësisë së asaj të dhëne, kurse është i obliguar sipas ligjit që t'ia dorëzojë Komisionit për anti-korrupsion Komisioni të jetë i vetëdijshëm për obligimin e tij dhe përgjegjësinë për fshehtësinë e dokumentit. Për shkak se kemi dokumente për të cilat ministrat në bazë të ligjit mund ta zbresin prej fshehtësisë dhe t'i dorëzojnë por ka do-kumente, para së gjithash janë në pjesën më të madhe prej NATO standardeve, te të cilat nuk mund ta zbritni fshehtësinë. Ky është obligim sipas konventave ndërkombëtare dhe nuk ekziston e drejtë e diskrecionit e shtetit në bazë të ligjit ta përjashtojë prej marrëveshjes ndërkombëtare. Në këtë rast e dhëna i dërgohet Komisionit në procedurë të caktuar me obligim që Komisioni ta ketë obligimin, ta ketë të dhënën, por përgjegjësinë për këtë të dhënë. Do të thotë, drejtimi i këtij neni është në këtë, duhet patjetër të precizoj sepse u parashtrua si pyetje. Në fund, vetëm një sqarim i shkurtër nga pjesa e denacionalizimit gjithashtu u parashtrua pyetja. Nuk është aq thjesht si që e parashtrojmë si problem. Është e saktë që janë tejkaluar afatet në denacionalizimin sipas ligjit dhe të gjitha obligi-met për këtë, por gjatë sjelljes së ligjit ka qenë e nevojshme të mendohet a është mundur të përgjigjet në afatet e të gjitha obligimeve të cilat do të rrjedhin nga ky ligj. Për njohtimin tuaj, pjesa më e madhe tani është në procedurat e ankesës, ka numër shumë të madh të procedurave të ankesës të cilat ndahen në procedurën e shkallës së dytë të komisionit. E tani nuk janë respektuar afatet sepse askush në atë moment të krijimit të ligjit ndoshta nuk ka pritur që do të ketë aq procedura të ankesave, qoftë nga ana e tij ose varësisht cilit subjekt në procedurë, qoftë nga shteti si interesent kur ka ndarë komisioni atëherë ose tani subjekti që ka ngritur procedurë dhe është refuzuar në procedurën në komision. Do të thotë, mos të kuptohet që vetëm nuk lëvizet. Në atë moment të hartimit të ligjit ka qenë e nevo-jshme të kihet parasysh që a do të kryhet në ato afate e tërë ajo që është planifi-kuar të kryhet. Tani kemi një vakuum hapësirë. Unë nuk do të kisha marrë kohë sepse supozoj që ka edhe diskutantë tjerë për shumë çështje, posaçërisht në punën e shërbimeve shtetërore, u theksua nga profesori Tupançeski. E përkrah plotësisht që ideja pikërisht për Ligjin për nëpunës shtetërorë dhe punën e Agjen-cisë duhet të jetë në profesionalizim dhe ajo që duhet ta synojë ky shtet është

Page 84: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

86

pikërisht shmangia e ndikimit politik së paku nga pjesa administratës profesion-ale. Dhe profesionalizëm dhe efikasitet dhe para së gjithash akspertë me cilësi me të cilat do të kontribuojë para së gjithash në zhvillimin e jo vetëm të adminis-tratës shtetërore në të gjitha ato institucione në të cilat duhet që para së gjithash kompetenca dhe profesionalizmi të jenë kriter themelor gjatë zgjedhjes. Mendoj që të gjithë synojmë në këtë drejtim, por edhe kjo Agjenci për nëpunës shtetërorë, ligji është decid që ta krijojë këtë sistem duhet të kuptojmë që ka trashëguar një aparat shtetëror që duhet tani ta vë në kornizë. Dhe për këtë proces nevojitet kohë. Dhe krijim i atyre kritereve të vlerësimit të nëpunësve shtetërorë të cilët do të ishin në njëfarë mënyre në të ardhmen imunë ndaj çfarëdo qftë ndryshimeve politike dhe krejt kësaj dhe të mbetet kriteri i karrierës që nënkup-ton përvojë pune, cilësi. Faleminderit. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit. Mirë, qartas një temë nuk bie e ajo është çështja e asaj se në çfarë kushtesh punojnë, si janë të pajisura dhe cila është pozita e institucioneve të reja duke e përfshirë edhe Agjencinë. Tani mendoj që i pari që kërkoi fjalën ishte profesori Sllaveski. Urdhëroni. Trajko Sllaveski

Mirë faleminderit. Konkretisht intervenimi im do të jetë në lidhje me këtë pjesë të konferencës dhe përsëri do të jetë i shkurtër. Shikoni supozoj që pjesa më e madhe e të pranishëmve këtu, meqenëse e morëm tani, nuk ka pasur mundësi ta shikojë këtë analizë, broshurë me titull Analiza e tërësishme, si që u përmend është përpiluar në bazë të 20 studimeve të rastit, prej të cilave 5 janë nga R.M. Një prej tyre ishte dhe pikërisht ishin përpjekjet për formim të Komisionit për pengim të korrupsionit me të gjitha aktivitetet tjera përcjellëse dhe vetëm të për-mend që këtu do të shihni që për llojin e këtillë të programeve për luftë kundër korrupsionit e shfrytëzojnë fjalën omnibus programe, këtu te ne e shoh që është përkthyer si programe komplete. Që të jetë më e qartë këtu mendojnë së pari në ligj për luftë kundër korrupsionit, së dyti në strategji ose program nacional për luftë kundër korrupsionit, së treti në komision qeveritar si departament të special-izuar ose agjenci për këtë qëllim, së katërti në plan aksionar për zbatim të pro-gramit ose mekanizëm për monitoring si që do të vini re mbase në praktikën tonë ne pothuajse i kemi të gjitha këto 4-5 elemente. Tani jemi te aktivitetet e këtij

Page 85: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

87

organit tonë. Vetëm të përmend që në të dy punëtoritë që i kishim kur punohej për këtë studim unë vura re disi apriori para se të shkruhen këto përfundime prej të cilave do të citoj disa te autorët këtu i nënshkruari zotëri Tisni Smilov, njëfarë rezerve në lidhje me efikasitetin e llojit të këtillë të institucioneve, duke e përf-shirë edhe komisionin për pengim të korrupsionit me pavarësi më të madhe apo më të vogël. Kjo ishte pak e çuditshme për mua, por ata kanë mbetur në qën-drimin e tyre deri në fund. Tani do të dëshiroja këtu të dëgjoj koment prej për-fundimeve të studimit, janë dy paragrafe të shkurtëra do të më falni do të lexoj prej zotëri Tërpenovskit si kryetar aktual i Komisionit dhe mundet më vonë të marrim edhe mendim rrethanë fatlume është që paraardhësja e tij, zonja Taseva, është këtu. Shikoni cili është përfundimi në lidhje me efektivitetin dhe problemet, rreziqet me këto institucione, kjo është në faqen 53 të kësaj broshure me ngjyrë të gjelbër të errët. Vip instrument politik, kështu qëndron kah fundi, do të thotë këto janë përfundime në kontekst të tranzicionit me politizim të lartë ekziston rrezik që strukturat e krijuara për luftë kundër korrupsionit mund të keqpërdoren si armë për sulm ndaj oponentëve politikë. Ekziston rrezik i posaçëm që komisionet për luftë kundër korrupsionit ose agjencitë e specializuara mund të manipulohen për qëllime politike, veçanërisht nëse ato kanë autorizime për ndjekje. Do të kapërcej disa paragrafe dhe do të shkoj krejt në fund të këtij kapitulli, në faqen 54 thuhet: përpjekjet që të zbatohen programe komplete për luftë kundër korrupsio-nit do të thotë të sqaroj komplete mendohet në atë tekst në të cilin hyn edhe puna e komisionit, ligji, plani aksionar, etj. Do të thotë ato përpjekje që të zbatohen ndryshime komplete për luftë kundër korrupsionit në shtetet ku lufta kundër kor-rupsionit nuk ka përkrahje as prej nivelit të lartë qeveritar, as prej opinionit të fokusuar publik, as prej qytetarëve, gjithmonë do të jenë problematike. Kjo nuk do të thotë që këto ndryshime nuk duhet të zbatohen asnjëherë, por që përfitimet e tyre në fillim duhet të vihen nën pikëpyetje dhe të harmonizohen në kontekstin dhe me mundësitë në shtet. Mirë, do të thotë pyetja ishte për koment në lidhje me këtë dhe tani nëse më lejoni do të kërkoja koment plotësues nga zotëri Tërpe-novski, paraqitjen e të cilit kisha mundësi ta shoh edhe para ardhjes së tij, tani e dëgjuam me shpjegim. Shikoni, kam disa pyetje ose vërejtje. Së pari, në lidhje me procesin e denacionalizimit. Shikoni unë duhet patjetër ta përmend këtë që të jem konsekuent ndaj një reaksioni që e bëra më herët këtë vit ndaj një deklarate të një aktiviteti të parardhëses së zotëri Tërpenovskit, zonjës Taseva, për diçka që mendoj që Komisioni shkoi në zgjerim të ingjerencave të veta duke marrë disa funksione të organeve tjera pranë Qeverisë së R.M.-së. Përndryshe, atëherë bëhej

Page 86: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

88

fjalë për atë që ishte aksioni ose aktivitetet rreth rastit OKTA, ku mes tjerash është përmendur që Komisioni për pengim të korrupsionit ka vërejtje serioze për pozitën monopolistike të OKTA-ës dhe unë atëherë publikisht në kolumnë në Dnevnik thashë që kjo nuk është punë e Komisionit për pengim të korrupsionit, sepse në R.M. përsëri si organ qeveritar pranë Ministrisë së ekonomisë ekziston Drejtoria e monopoleve. Shikoni, të mos më kuptoni gabimisht, tani e dyta unë jam një prej atyre që mendojnë që nuk ka kurrfarë arsyetimi për ndërprerjen e procesit të denacionalizimit prej tani të pushtetit të tashëm, përkatësisht arsyet janë të qarta. Është e qartë pse para vitit 98 nuk kishte denacionalizim dhe është e qartë pse prej vitit 2002 është ndërprerë denacionalizimi. Problemi është ideolog-jik, është i natyrës ideologjike, nuk është i asnjë natyre tjetër, përndryshe nuk ka interesa tjera personale. Shikoni, nuk mendoj që Komisioni për pengim të kor-rupsionit, ku ka profesionistë me të vërtetë të përkushtuar, duhet t'i shpenzojë resurset dhe të pranojë ankesa dhe raste etj. në lidhje me këtë proces. Unë konk-retisht si proces për shkak të ndërprerjes së procesit nuk shoh pyetje pse do të angazhohej komisioni, përveç se nëse nuk dëshiron si ja ashtu si institucion të cilit i dëgjohet zëri në opinionin publik të përkujtojë që diçka me këtë plan nuk është në rregull. Do të thotë nuk duhet të shpërndahet energjia të shkohet më tutje. Tjetër, zotëri Tërpenovski ju jepni, unë pajtohem me vetveten, raste të pri-vatizimit në R.M., madje edhe jepni shembuj konkretë. Supozoj që në disa prej këtyre fjalive ju nuk mendoni vetëm për privatizimin pas vitit 98 sepse si që është e njohur, e kjo është konstatuar në këtë broshurë paraprake prej konferencës së kaluar që deri në vitin 1997 kishte përfunduar 90% e privatizimit në R.M. Do të thotë 90% e privatizimit në R.M. kishte përfunduar deri në vitin 1997. Ju jepni disa shembuj konkretë ku janë anuluar privatizimet, përkatësisht të them janë kthyer rastet. Këtu nuk e kam të qartë pse nuk e përmendni rastin e FERSHPED-it, sepse ju ishit komisioni për çka ishin mjaft të zëshëm, ju përgëzoj duke e përkujtuar opinionin publik për në njëfarë mënyre obstruksionet që bëhen për zgjidhje të këtij rasti ku ju keni konstatuar shkelje serioze të ligjit. Në lidhje me që të mos ketë dilema, të mos ketë hutime, në lidhje me çështjen e privatizimit mendoj pothuajse çdo gjë është e qartë, çdo gjë është thënë, është shkruar shumë dhe e dini unë nuk flas shpesh sepse kam qenë ndoshta më i zëshmi në disa raste i vetmi që fliste për këtë në vitet kur kryhej privatizimi, vitet 95/96/97. Përkatësisht si që konstatoni ju që privatizimin në R.M. derin në vitet 96/97 mund ta karakterizojmë si proces të akumulimit fillestar të kapitalit, këtu nuk ka korrupsion. Nuk mundet prapëseprapë korrupsioni ka kufinj. Nuk ka megakor-

Page 87: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

89

rupsion, korrupsioni ka kufinj. Ai ishte proces politik me të cilin qeveria e atëhershme aktuale e barti pronësinë në persona të them të vet, përfaqësues etj. dhe kjo në literaturë nuk ka fjalë maqedonase dhe quhet KRONI privatizejshën ose privatizim në pajtashët e vet që do të thuhej përsëri nuk është fjalë maqe-donase, nëse përdorim ndonjë fjalë prej fjalorëve ose të folurave të gjuhëve të afërta. Kini kujdes unë atëherë si ekspert isha i vënë në tundim, sepse këtë e kërkonin në vitet 97/98 partitë politike nga pushteti dhe nga opozita të japim ndonjë mendim si mund të zgjidhet kjo nyje, u konstatua thyerje masive në çdo rast e ligjit ekzistues të privatizimit, mendoj të atij nga viti 1993. Qëndrimi im ishte që ekonomia maqedonase do të përjetojë shpartallim komplet të tërësishëm nëse gjatë ndryshimit të pushtetit në vitin 98 ndreqen të gjitha lëshimet ligjore, shkeljet e ligjit sepse ato ishin të pranishme në çdo rast individual. Rekomandimi ishte që të shkohet në mënyrë selektive, të anulohen privatizime në atë rast kur struktura e fituar pronësore është pengesë për hyrje qoftë të kapitalit vendas, qoftë të atij të jashtëm. Kjo është nga pikëpamja e një eksperti. Mirë apo jo unë do të përfundoj, me këtë unë e përshëndes punën tuaj, përpjekjet tuaja, dhe pres që institucionet kompetente të cilat këtu nëpërmjet përfaqësuesve të tyre më të rinj treguan ose shprehën vullnet deklarativ për bashkëpunim me Komisionin për pengim të korrupsionit, që këtë do ta bëjnë në mënyrë më intensive dhe më transparente. Faleminderit. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit profesor.

Unë vetëm shkurtimisht do të thoja që përmendja e shpeshtë e rasteve të caktuara e rasteve të caktuara, mendoj që u bëmë të mërzitshëm. Ne nuk tërhiqemi prej asaj që e përfunduam për FERSHPED-in edhe pse gjendemi në hapësirat e tyre sipas kësaj kjo mbetet. Te ne nuk ka dilema a është privatizimi i FERSHPED-it ashtu si që e vlerësuam ne ose tani tërhiqemi. Ne pohojmë që pri-vatizimi i FERSHPED-it nuk është në rregull. Ajo që u bë nga ana e revizionit dhe vlerësimet të cilat u dhanë nga pushteti paraprak. E tani, kur bëhet fjalë për privatizimin, ju thatë deri në një vit të caktuar deri në një vit tjetër. Ne aspak nuk jemi të ngarkuar cili vit dhe gjatë cilit pushtet, këtë dua posaçërisht ta theksoj. Por ne i zgjidhim rastet ashtu si që vijnë, por askush nuk mund të më bindë mua që privatizimi u bë ashtu që në të nuk kishte korrupsion shumë të madh dhe keqpërdorim shumë të madh. Në emër të disave që sot janë bartës të jetës eko-

Page 88: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

90

nomike në Maqedoni. Njerëz të cilët disponojnë me kapital të caktuar, përkatësisht që tani disponojnë me kapital të caktuar nuk ishin asgjë më shumë se sa aksionerë të zakonshëm, ndoshta me disa aksione më shumë se të tjerët. Parashtrohet pyetja ja flasim për privatizimin. Së pari, a u zgjedh mirë modeli, unë jam tërë jetën në gjyqësi për këtë shtet athua nuk investova asgjë, cili është aksionerizmi ynë, arsimi dhe veprimtaritë tjera kishte propozim sistem të vauçerëve, nuk u pranua. Nuk e lavdëroj sistemin e vauçerëve, por flas nga aspekti i korrupsionit, sepse persona të caktuar duke u nisur nga pozita e tyre në ekonomi fituan mjete tepër të mëdha materiale, kurse mjete tepër të mëdha mate-riale nuk mund të fitohen vetëm në mënyrë legale dhe të lejuar. Përndryshe, u falënderoj për përkrahjen, për secilën përkrahje prej gjithkujt na nevojitet sepse me të vërtetë problematika të cilën e hasim me të cilën punojmë gjithmonë mund t'i nënshtrohet kritikës, por objektiviteti i sjelljes së përfundimeve tona është pri-mar në punën e Komisionit, dua t'u bind për këtë dhe dua të na besoni. Faleminderit. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit. Taseva a dëshironi ju ose? Pastaj u paraqit zotëri Rahiq nga LSDM. Sllagjana Taseva

Faleminderit për pyetjet të cilat i parashtroi zotëri Sllaveski dhe ja mbase edhe në interes të kësaj të hapim ndonjë ndoshta diskutim më konkret. Pyetja për atë pse u inkuadrua Komisioni në punë për rastin OKTA gjithashtu u imponua si më shumë nga aspekti i asaj a është kjo ingjerencë e Komisionit dhe a duhet Ko-misioni të lëshohet në punë për raste të këtilla në të cilat ka edhe organe tjera kompetente të cilat munden apo jo thjesht të ndjekin apo të udhëheqin procedura. Ne të gjithë u pajtuam me këtë, madje të gjithë kërkuam përgjigje për këtë pyetje kur shikonim a kemi ingjerenca në fillim edhe të diskutojmë për këtë rast, por kishim gjendje faktike që rasti aspak nuk ishte i ri në atë vit, në vitin 2003, në fillimin e vitit 2003, kur filloi të funksionojë Komisioni. Në kushte kur kemi rast që ekziston veç më disa vite, kurse kemi institucione të cilat ekzistojnë tradicion-alisht shumë vite të cilat nuk kanë ndërmarrë asgjë që me të vërtetë të konstatojnë a ekziton këtu korrupsion eventual ose keqpërdorime eventuale të pozitës zyrtare, kurse për tërë këtë ekzistonin ligje edhe atëherë, Kodi penal ekzistonte edhe

Page 89: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

91

atëherë që e rregullonte edhe këtë materie dhe tani në bazë të Ligjit për pengim të korrupsionit ne konstatuam që kemi ingjerencë, sepse këtu ekzistojnë edhe dis-pozita të cilat mundësojnë që ne ta përcjellim, përkatësisht të merremi me pen-gimin e korrupsionit në shoqëritë tregtare dhe në këtë dispozitë kurse një është krijimi i pozitës monopolistike në treg që për këtë rast pohonim që është ashtu, edhe pse e dimë që ekziston Drejtori e monopoleve, kjo nuk e kufizon të drejtën tonë që të veprojmë në lidhje me këtë lëndë. Diskriminimi i shoqërive tjera treg-tare ose personave tjerë juridikë që gjithashtu mund të bëhet fjalë në këtë rast ose për shkaktim të çrregullimit në treg dhe mos të hyjmë më thellë. Më tutje në këtë rast, ajo ku ne e bazonim rastin kur e dërguam deri te prokuroria publike ishte edhe kallëzimi për ekzistim të keqpërdorimeve të pozitës zyrtare të shkaktuara për shkak të fitimit të ndonjë dobie për vete ose për dikë tjetër, në këtë rast ki-shim gjendje që para nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje për të cilin kishte sjellur vendim edhe Qeveria dhe ka sjellur vendim edhe Parlamenti kishim nënshkruar njëfarë memorandumi për mirëkuptim që ishte nënshkruar para marrëveshjes, në të cilin memorandum ishin përcaktuar parametra të caktuar të cilët më vonë janë pasqyruar në marrëveshje, kurse që të mund të bëhet një marrëveshje e tillë në ndërkohë është ndryshuar edhe një ligj. Ligji është ndryshuar gjatë festave të Një Majit, që fillon të vlejë menjëherë pas festave dhe nuk respektohen afatet e këtij ligji të ri të sjellur, do të thotë kemi edhe ndikim të politikës në lidhje me eko-nominë në punën dhe lidhjen e këtyre marrëveshjeve. Këto janë rrethanat të cilat Komisioni i pa në dokumente, më tutje ishte punë e organeve tjera shtetërore të vlerësohet si është zhvilluar procedura. Do të thotë disi sot na hapet tema për ing-jerencat e Komisionit. Unë edhe në fillim të paraqitjes sime të parë thashë që disi dëshirojmë që ingjerencat e Komisionit t'i locojmë vetëm atje ku ne dëshirojmë t'i shohim ose atje ku na përgjigjet. Prapëseprapë ne shumë herë thamë nuk duam të hyjmë në ingjerencat e të tjerëve, por kemi autorizime dhe ingjerenca mjaft të gjera që ta kryejmë punën për të cilën jemi të autorizuar. Në lidhje me këto raporte të cilat i cituat, unë nuk arrita ta lexoj paraprakisht për instrumentet politike dhe mundësitë për instrumentalizim ose shfrytëzim të trupave të këtillë për realizim të do farë qëllimeve politike. Unë pajtohem që mund të manipulo-hen. Këto ishin edhe argumentet tona që para se të zgjidhet Komisioni, kur e parashtronim pyetjen për atë se si do të zgjedhen anëtarët që do t'i propozojë. Por, bëhet fjalë edhe për subjektiven. Njerëzit që janë zgjedhur a hyjnë brenda në atë komision me integritet të vet personal brenda ose do ta thithin prej komisionit. Do të thotë duhet patjetër të kihet kujdes në mënyrën e zgjedhjes së njerëzve,

Page 90: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

92

kuptohet që ka mundur të ndodhë, ose mund të ndodhë, por çështja është të sho-him a po ndodh diçka me të vërtetë. Këto pëfundime janë më tepër paushale se sa do farë përfundime konrete. Faleminderit. Vlladimir Millçin

Faleminderit. Zotëri Rahiq. Esad Rahiq

I nderuar profesor, të nderuar mysafirë pjesëmarrës, unë kërkoj falje së pari erdha pak më vonë për shkak të obligimeve në Parlament dhe disa obligimeve person-ale, sepse nesër shkoj në Venedik dhe duke u përgatitur për një raport i cili flet pikërisht për gjendjen për të cilën diskutojmë tani, por edhe për marrëdhëniet në R.M. përkatësisht marrëdhëniet mes për shembull shteteve anëtare nga Karta e Adriatikut, ku Shqipëria dhe Kroacia në një segment të caktuar vihen para Re-publikës së Maqedonisë. Dhe nuk kam ndër mend të paraqitem, sepse para së gjithash jam pak më shumë në pozitë jo të barabartë sepse nuk kisha rast as t'i shoh dokumentet, as të dëgjoj çka flitnin të tjerët. Dëshiroj të them një qëndrim personal si deputet dhe si njeri relativisht i ri, ajo që e tha profesori tepër i çmuar para pak ai që ka dëshirë dhe qëllim që në pjesën e krijimit të politikës normale dhe jetës në R.M. të jetë përkrahje të plotë. Unë si deputet do të votoj për të gjitha propozimet edhe nga Qeveria, edhe nga kolegët, edhe nga të gjitha insti-tucionet tjera të cilat nëpërmjet formave të veprimit institucional do të ndikojnë që të sillen ligje të cilat do ta pengojnë korrupsionin.

Ne me vite flasim në emër të elitave të caktuara politike dhe tani a është 98 apo 2000 ose 94 ose 90, të mos harrojmë kishte më shumë mikse prej vitit të kaluar, ajo garniturë që është në opozitë flet një tregim deri në momentin kur do të vijë në pushtet ose për shembull anëtarë të caktuar të komisionit tuaj për anti-korrupsion të cilët janë njerëz jashtëzakonisht korrektë dhe të mirë ndodh që në raste të caktuara të përfaqësojnë ndërmarrje për të cilat do të duhej të vendosin në një rast të caktuar, ky është konflikt i interesave, apo jo. Mendimi im personal është që ne duhet të pastrojmë çka në të vërtetë dhe deri ku jemi të gatshëm si njerëz, si qytetarë të R.M.-së duke u nisur nga funksionet tona shoqërore çka është korrupsioni dhe deri ku jemi të gatshëm të shkojmë si personalitete. Ja për shembull unë kam marrë guxim të paraqitem të intervenoj në një institucion të caktuar për shkak se është bllokuar një proces i caktuar, kurse njeriu që ka qenë i

Page 91: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

93

bllokuar për shkak të ndonjë nëpunësi në administratë që ta forcojë buxhetin stopon një projekt prej disa milionë markave, dollarëve ose eurove dhe stopon një projekt që do të punësojë 15-20 njerëz. Dhe tani kjo shkon në dëm të një min-istri të caktuar ose të një partie të caktuar politike. Jam i sigurt që në emër të eli-tave politike ose të partive politike ose në emër të Qeverisë ose ministrave të cak-tuar shumë individë kanë profituar mirë dhe profitojnë mirë edhe tani, sepse ha-jde pyeteni ju kryeministrin ose ministrin a ka kërkuar dikush diçka të emër të dikujt. Përndryshe unë jam personalisht dëshmitar dhe këtu dëshiroj personalisht ta përshëndes kryeministrin, veçanërisht në pjesën e zbatimit të këtyre ligjeve rreth fiskalizimit, ku kërkohej ekskluzivisht respektim i rreptë i ligjit. E tani, thatë zotëri Tërpenovski, një ministër u vu mbi ligjin. Unë pajtohem këtu kam edhe një profesor timin, përndryshe , jam jurist i zakonshëm, përpos asaj që jam deputet nuk jam me tituj, pyetja është a gaboi ministri prej dy pikëvështrimeve kush si e shikon apo jo dioptri është. Në aspekt formal-juridik ka gabuar edhe pse në përgjigjen e zëdhënësit të ministrisë tha që nuk ka dispozitë ligjore që e ndalon këtë, apo jo, ajo që nuk është e ndaluar në të drejtën është e lejuar. Dhe ta-ni pyetem thoni me eufori thanë që në ministri në atë ministri të njëjtë që ka 7 ose 8 lëndë prej atyre 100 ose 200 të cilat janë kontestuese dhe që ata do t'i hulumto-jnë dhe që ata njerëz do t'i bartin pasojat e këtij akti për atë që nuk e kanë bërë. T'u pyes tani një gjë, prapëseprapë konsideroj që ky akt euforik për mua flas per-sonalisht si qytetar si maqedonas ishte i madh sepse një ministri kushtimisht thënë nuk iu dha mundësi pa shkelur një numër më të madh të rasteve të bëjë një gjest në suaza kushtimisht thënë të ligjit, kurse pse ndodh atje i jepet e drejtë një nëpunësi të thjeshtë shembull për një dyqan ku unë për shkak të mosrespektimit të këtij obligimi ligjor madje pesë herë insistova të mbyllet nuk e kanë mbyllur sepse nuk ka lejuar kumbara i pronarit të dyqanit. Cili është dallimi mes një nëpunësi që ,në emër të kësaj që e thashë, në emër të ndonjë qeverie ose elite politike ose partie punon dhe e keqpërdor të drejtën e tij në raport me një min-istër. Ose pyetja e dytë: Çka nëse dikush i kryen dikujt punë për shkak të farefis-nisë, tani atë që e përmenda dhe a është kjo keqpërdorim për shkak të fitimit. Ai që e ka bërë këtë nuk ka bërë keqpërdorim. Pajtohem me ju që duhet rreptësisht të respektohet rregullativa ligjore. Pyetja numër dy, mendoj që shkoi profesori, pse nuk përmendet privatizimi për shembull i birrarisë, ku u dëmshpërblyen të gjithë, edhe pronarët e mëparshëm të tokës, kishte edhe shembuj të mirë të privatizimit, edhe pse kam qëndrim të njëjtë me ju, nuk jam i sigurt a është sistemi i vauçerëve ose ky tani më i mirë ose më i keq. Koha do të tregojë. Akumulimi fillestar i kapitalit, pse nuk e zgjidhim këtë nëse dikush ka gabuar në

Page 92: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

94

fillestar i kapitalit, pse nuk e zgjidhim këtë nëse dikush ka gabuar në privatizim ashtu u bind zotëri Gjingjiqi në Serbi e zgjidhi pse ne nuk vendosim. Hajde të kthehemi për shembull mbrapa për një tematikë tjetër të caktuar kur jepej, kur privatizoheshin ndërmarrje me diskont prej 90%. Dhe kini kujdes, nuk bëhet fjalë për atë se a jam unë prej këtij apo prej atij opcioni politik. Unë jam qytetar, nesër do të jem ose nuk do të jem deputet që dëshiron të presë në sportel si në të gjitha shtetet normale 15 ose 20 minuta, jam paraqitur edhe te zonja Sllagjana, kam thënë a mundet për këtë dhe këtë punë në suaza të ligjit që kjo dhe kjo të kalojë ose nuk kemi biseduar dhe e respektoj këtë mundet ose nuk mundet. Do të thotë te unë problemi është së pari: në dëshirën që ne personalisht të reformohemi, në dëshirën që ne personalisht të jemi të ndershëm, sepse në këtë sallë kur dikush do të gabojë ose do të bëjë kundërvajtje të komunikacionit ose kjo 95 ose mos të them 100% prej nesh kërkojnë miq dhe kjo shumë pak prej nesh i paguajnë dënimet dhe tani ne moralizojmë për këtë ose për atë. A jemi të përgatitur dhe së dyti gatishmëria e të gjithë neve bashkë edhe si elitë politike edhe si intelektualë të pavarur të cilët më parë kanë qenë politikanë dhe në kohën kur kanë qenë politikanë kanë menduar pak më ndryshe, kanë realizuar dobi, kurse tani nga pozita e intelektualëve të pavarur e kritikojnë këtë apo atë pushtet. A jemi të për-gatitur të bëjmë një sistem, sistem që ky shtet do ta sjellë të funksionojë si që jemi të gjithë të përgatitur. Përndryshe, ju vetë e dini që nuk ekziston shoqëri ab-solute ku absolutisht nuk ekziston korrupsion, vetëm format janë më të sofisti-kuara. Në ato shtete korrupsioni, krimi janë në nivel shumë më të lartë dhe është reduktuar në minimum dhe kur të të kapin ka mbaruar tregimi, kurse problemi te ne është çka kur të të kapin. Do të thotë dëshira e sistemit të funksionojë. Përn-dryshe unë edhe një herë të them që më vjen keq që disa kolegë tjerë të mi nuk janë këtu, nuk di çka është diskutuar paraprakisht përafërsisht prandaj mundem kështu në përgjithësi, sepse nuk isha i pranishëm në diskutimet tjera, unë e jap dhe do ta jap kontributin tim personal dhe kallëzoj që edhe në suaza të këtij pushteti pa i marrë parasysh përpjekjet që i bën Qeveria, sepse Qeveria është vetëm një grup i vogël i njerëzve që dëshiron dhe që përpiqet dhe do të shohim a do të ketë sukses në këtë ka edhe në shëndetësi edhe në vetëqeverisje lokale dhe prandaj gjendja është e tillë. E po hajde të merremi vesh të gjithë bashkërisht edhe ju që shërbeni si korrektiv, roli juaj është të kallëzoni ndonjë anomali, kurse organet e shtetit e sanksionojnë këtë ashtu siç duhet. Hajde të punojmë të gjithë bashkërisht dhe ta shfrytëzojmë këtë gjendje euforike, këtë energji pozitive që u paraqit kohëve të fundit pas një kohe më të gjatë. Faleminderit.

Page 93: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

95

Vlladimir Millçin

Faleminderit zotëri Rahiq. Meqenëse isha në rolin e moderatorit, unë nuk përgjigjesha, nuk polemizoja me asnjë qëndrim që u shpreh sot, por tani duhet patjetër të them diçka sepse, duhet të pranoj, më provokuat. Së pari kolegu ynë Ismet Ramadani i cili ishte këtu kishte një paraqitje që ishte jashtëzakonisht vetëkritike dhe mendoj që ai bëri diçka që ishte me të vërtetë depërtim në mënyrën në të cilën ne publikisht flasim për problemet në shtet ashtu që filloi prej vetes dhe prej partisë së vet dhe jepte shembuj negativë, jo pozitivë. E dini si ajo, ministri. Krahasimi mes ministrit dhe nëpunësit për mua është problematik për shkakun e thjeshtë që unë mendoj anasjelltas, unë mendoj që sa më lart, aq më e lartë është përgjegjësia, sipas kësaj aq më e lartë duhet të jetë rezistenca për shkelje të ligjit nga ana e atij që është më lart. Sipas kësaj, atë që jam i gatshëm t'ia fal nëpunësit nuk jam i gatshëm t'ia fal ministrit ose kryeministrit. Shkalla e faljes nga aspekti i qytetarit është gjihnjë më e vogël sa më lart shkohet në hier-arki, sepse edhe më e madhe është edhe fuqia dhe kjo është diçka që është naty-rore dhe këtu nuk ka çka të çuditemi dhe nuk mund ta arsyetojmë ministrin me atë që do të themi çka ka bërë nëpunësi, sepse atëherë është gati, ndalet së funk-sionuari, nuk ka shans për qeverisje të së drejtës. Veçanërisht për shkak se minis-tri ishte njëri prej kundërshtarëve kryesorë, nëse nuk më gënjen memoria pa marrë parasysh atë që kam flokë të bardha, të propozimit që të vazhdohet orari i punës, nëse më kujtohet ashtu ishte para ca kohësh kishte një propozim që të vazhdohet orari i punës për një orë. Nuk mundet, kjo nuk shkon me njëra-tjetrën. Qytetarët presin prej bartësve të funksioneve publike që sa më lart gjenden të kenë ndjenjë aq më të madhe për drejtësi dhe për konzistencë të veprimeve të tyre. Kështu që mendoj që platforma e tillë pse të mos mundet ministri nëse mundet nëpunësi vështirë që mund të jetë platformë prej së cilës mund të nisemi të gjithë bashkërisht. Unë për shembull nuk shkel në këtë platformë, unë do të mbetem anash dhe do të notoj. Dëshiroja edhe diçka, nuk dëgjuam kurrfarë ko-menti në lidhje me denacionalizimin, por duhet patjetër të them dhe do të jem nga pak personal. Unë kam një rast që zvarritet me vite me një pronë të gjyshit tim dhe duhet patjetër të them që këtë verë u gjeta në situatë, apo jo, shumë njerëz më thonë a be ti je njeri shumë i fuqishëm. Unë mund t'u them që u gjeta në situatë që në mes të Prilepit të mos di çka të bëj dhe prej ku të nis që ta pengoj uzurpimin, ndërrimin e statusit atje që po të vazhdonte unë absolutisht as unë as vëllau im nuk kishim kurrfarë shansi. Sipas kësaj unë nuk do të isha aq optimist që pa marrë parasysh ngadalësinë ky proces po lëviz. Unë mendoj që lëviz me

Page 94: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

96

ngadalësi brengosëse dhe që këtu Qeveria duhet patjetër të bëjë diçka dhe mbase nuk është vetëm qeveria, unë nuk jam ekspert në këtë, këtu ka tani edhe gjyqe etj. por kjo punë nuk është ideale. Unë mendoj që këtu ka dimenzione të korrupsionit dhe prandaj mendoj që Komisioni ka çka të bëjë këtu. Unë plotësisht pajtohem që tregimi fillon prej nesh, kjo është e saktë, fillon prej atyre që në këtë shoqëri kanë privilegje më të mëdha në këtë kohë të tranzicionit në mënyra të ndryshme. Plotësisht pajtohem. Unë mund t'u them që njëherë disa njerëz do të më rrihnin në gjyqin për kundërvajtje për shkak se kam shkuar i jam përgjigjur thirrjes për të paguar dënim për vozitje të shpejtë. Do të më rrihnin sepse më shpallën për idiot. Thonë ju dilni në televizion, ju vini në korridor. Unë pajtohem plotësisht, por do të ishte e mrekullueshme për shembull kur të zgjedhurit e popullit, apo jo deputetët janë të zgjedhurit e popullit, do ta tërhiqnin këmbën dhe do të jepnin shembull. Sepse këtu e kishim edhe zotëri Ramadanin dhe mendoj që keni mundësi të shkëlqyeshme të filloni diçka në këtë drejtim. Unë kërkoj falje që i lejova vetes të marr pjesë në diskutimin në si moderator, por kisha nevojë të them diçka. Esad Rahiq

Së pari unë thashë që nuk vihem as në rolin e mbrojtësit, të avokatit më së paku të një ministri ose diçka tjetër. Unë vetëm dëshiroja të hap një temë, sepse u për-mend do të thoja dhe secili mund ta thotë atë që mendon, të fillojmë të bisedojmë për atë që thatë pak mes nesh. Unë mund të flas për shembullin personal. Së pari, absolutisht pajtohem me ju që denacionalizimi duhet të përfundojë sa më shpejt, jo sot, dje, edhe atë absolutisht jo për shkak se ju keni pronë ose unë ose dikush prej nesh, kjo është e drejtë natyrore e pronësisë private numër një në tërë botën, do të thotë të kthehet ajo që dikur ka qenë e dikujt. Gjëja e dytë, meqenëse thatë shembull personal, do t'u tregoj dy. Kam vërejtje në partinë time sepse nëpër diskutime në Parlament përmenda një filozof pak të njohur humanist të madh të cilin e konsideroj që është pjesërisht përgjegjës për gjendje të caktuara në kohë të caktuar në sferë të caktuar. E dini kjo është mirë dhe unë kam filluar. Gjëja e dytë është një fshehtësi e vogël, meqenëse si i zgjedhur më ngjiten disa gjëra unë per-sonalisht intervenova të mbyllet një objekt në të cilin një i kushëri i imi nuk do të them çka punon e nuk ka arkë fiskale dhe e dini çka ndodhi, ortaku i këtij ku-shëriri tim të afërt e hoqi plombën, insistoja që në organe të ndiqet penalisht dhe çka ndodhi ndonjë nëpunës ose ndonjë gjykatës, u kërkoj falje kolegëve këtu, i jep vetes të drejtë që këtë ta vë nën tryezë diku ta shqyejë, etj. Unë pajtohem që

Page 95: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

97

duhet ne së pari të japim shembull dhe kjo nuk është kontestuese. Hajde t'u kthej pak prapa, mua më kujtohet që për t'u amnistuar 200-300 zejtarë ose hotelierë unë depërtova kundër në mënyrë drastike, them dënoje me para mos e mbyllni të mos punojë sepse ky është një cikël i tërë, më mirë dënoje në vend se pesë pesëdhjetë mijë, 550 mijë por le të punojë, kurse herën e dytë mbylle përgjith-monë. Këtu u amnistuan nëse u kujtohet kriminelë dhe vrasës. Dhe për këtë nuk përgjigjej askush. Kështu një njeri tha ishte i lartë, ishte nënkryetar i qeverisë thotë e po ne e pranuam atë dhe atë shtet unë mora provizion, por provizionin do ta paguaj atje. Unë prandaj nuk kisha qëllim t'u provokoj juve, këtë e them mbase kjo shkon në opinionin publik dhe sa më shumë zotërinjtë Ismet, Esad, Andrej Zhernovski, Gjorgji dhe të tjerët fillojmë të flasim për atë që e shohim çdo ditë e dini mos dhashtë Zoti të shkoni në spital, njeriu i shëndoshë do të sëmuret sepse të gjithë hyjnë pa rend, sepse ai që nuk ka lidhje që është i varfër paguan tri herë, ajo thënia e vjetër. Me këtë qëllim prandaj unë thashë, fola pak më ashpër, po të kisha ardhur në mëngjes në ora nëntë mbase edhe diskutimi im do të ishte në atë drejtim. Përndryshe, pajtohem absolutisht që bartësit e funksioneve publike, ata që jetojnë në shpinë të këtij populli duhet të jenë edhe më së shumti përgjegjës për këtë. Por prej kësaj shkalle unë u përpoqa thjesht agrapcion sepse ministri ka falur një herë, nëpunësit çdo ditë. Nëse një ministër ka 500 nëpunës dhe çdonjëri prej tyre e bën këtë dy herë në vit, kjo është përgjegjësi e ministrit këtu e shoh pajtohem që ai duhet ta ndalojë atë që ndodh te ai. Përafërsisht kjo dhe nuk do të dëshiroja të polemizoj më shumë, kuptohemi shumë qartë, të tjerët le të thonë çka mendojnë. Faleminderit. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit. A kërkon fjalë dikush tjetër. Po urdhëroni zotëri Manevski, Naumov, Haxhivaskov, a po mendoj që ju do të duhej të keni përparësi sepse paraqiteni për herë të parë dhe pastaj zotëri Manevski do të thotë Haxhivaskov, po Naumov. Unë do të propozoja këtu ngadalë ta mbyllim rrethin nëse nuk ka edhe dikush tani të paraqitet që do të donte të marrë pjesë, zotëri Miftari, Iliev dhe Tupançeski. Dhe pastaj do të merremi vesh si do t'i bëjmë rekomandimet. Më falni, urdhëroni. Zhivko Naumov

Faleminderit. Unë jam Zhivko Dimov, konsultant privat, por kisha nder dhe ob-

Page 96: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

98

ligim që në 2 vitet e kaluara duke e përfshirë këtë 3 praktikisht të punoj si konsul-tant lokal i OECD Investment kompak me Bankën evropiane për rekonstruksion dhe zhvillim dhe tani edhe me ADIXEJ enterprajz nga Brukseli rreth një pjese të vlerësimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme çka mendojnë për politikën ndaj tyre. Mirë kjo është problematikë ekonomike, por në këtë hulumtim cilësor do të thotë nuk ishte sasior, të kemi shembull rreth 800 mijë ndërmarrje, bënim analizë cilësore me metodë të fokus grupit dhe kishte 4 deri në 5 pyetje të lidhura me korrupsionin dhe unë do të dëshiroja vetëm t'u them shkurtimisht cilat janë rezultatet. Percepcioni i pjesëmarrësve të fokus grupit, do të thotë këta janë sipërmarrës dhe ndërmarrje të vogla prej të gjitha rajoneve të Maqedonisë, të zgjedhur sipas ndonjë ekzemplari reprezentativ, e për shembull 98% janë të bin-dur që korrupsioni në administratë që jep licenca, leje, hap punë, mbyll punë etj. është jashtëzakonisht i lartë. Mirë, ky është percepcioni dhe mund të jetë i saktë ose jo, por është fakt që raportet e Bankës botërore ato bibs raporte dhe për biznis invajërnment, ato qartë thonë që korelacioni nëse keni luftë kundër korrupsionit është joefikas përfundimi i qytetarëve dhe i sektorit privat është që korrupsioni është i lartë do të thotë e jep këtë përgjigje me arsye apo jo. Në këtë rast te ne e shohim se çfarë rezultate kemi. Gjëja e dytë që është ndoshta edhe më e fortë dhe më brengosëse është ajo që rreth 32% e të anketuarve ku nuk kishte asnjë person zyrtar etj. qartë dhe zëshëm padyshim thanë që kanë dhënë rryshfet për kryerje të biznesit të tyre të vogël. A do ta quajmë këtë rryshfet, mitë, kanë qerasur dikë me drekë, kanë kryer ndonjë shërbim në këtë ose në atë mënyrë kjo është njëfarë forme e lyerjes dhe korrupsionit që është gjithashtu shumë e lartë. Ky fakt bren-gosës është mes tjerash që vetëm disa numra me këtë do të përfundoj, kemi pranim prej ministrit të ekonomisë që është okej që 45% e bruto prodhimit na-cional, e xhidipi-së, është në zonën e ekonomisë së përhitur. Kjo është shumë. Qartë ka shtete në Evropë me 20, 22, 25, 30%, mbi 30% konsiderohet që është katastrofë. Ne jemi kampionë 45%. Gjënja e dytë, ka 35 mijë ndërmarrje aktive të vogla dhe të mesme dhe ato punësojnë diku rreth 120 mijë të punësuar, nëse ato në punën e vet duhet t'i kalkulojnë shpenzimet shtesë të padukshme për lyerje, shërbime të imëta po edhe korrupsion, apo jo, mund të mendoni që dikush prapëseprapë do ta paguajë këtë. Dihet kush është ky dikush qytetari blerës. Dhe në fund me këtë do të përfundoja është e qartë që fuqia konkurruese në një sho-qëri nuk flasim për konkurrencë flasim për fuqi kompetitive do të thotë fuqi konkurruese që është një prej temave kryesore që edhe Forumi botëror ekonomik i publikoi listat, Maqedonia është shumë poshtë diku prej 104 shteteve ajo është

Page 97: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

99

diku në vendin e 83-84, kurse në vendet e para në botë sipas fuqisë konkurruese janë shtete befasi, mirë Amerika nuk është befasi, por befasi është që në vendin e parë është një Finlandë, që këtu janë Suedia, Danimarka, Izraeli dhe Singapuri. Që këto janë shtete të vogla të cilat nuk kanë resurse nacionale, mirë Finlanda ndoshta ka, por ato e kanë arritur aftësinë konkurruese në një mënyrë tjetër, me respektim të rreptë të ligjshmërisë, me një korporejt gavërnmënt të mrekullue-shëm, me rregulla të pastra të qarta për lojë, një Singapur që para 20 viteve ishte në listën botërore shteti i parë sipas korrupsionit, ai vendosi që kryeministri duhet të ketë rrogë mujore prej 50 mijë dollarëve që të mos vijë në situatë që ta blejë cilido biznesmen, është e qartë që nëse ai është i ndershëm atëherë teposhtë e aplikon kriterin e njëjtë. Kështu që të gjitha këto gjëra, kjo ndershmëri dhe lufta janë të nevojshme për shkak nesh dhe për shkak të kapitalit të jashtëm, në të kundërtën nuk do të kemi kurrfarë rezultatesh. Faleminderit. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit zotëri Dimov. Mendoj që zotëri Naumov. Mendoj që mirë e parashtroi pyetjen zotëri deputeti, pyetja për atë si do ta ud-hëheqim luftën, betejën kundër korrupsionit. Mendoj që Parlamenti është vendi ku duhet të sillen orientirët e përgjithshëm dhe ku duhet të përcaktohen drejtimet e përgjithshme dhe jo për kot ne kur e ndryshuam ligjin për pengim të korrupsio-nit duke u nisur nga përvoja që raporti i parë nuk u vu në mbledhje të Parlamen-tit, me ndryshimet e ligjit për pengim të korrupsionit tani Parlamenti domosdo do të duhet patjetër të diskutojë sepse Komisioni e dërgon për ta shqyrtuar. Dhe mendoj që është në interes të Parlamentit që t'i shikojë raportet e Komisionit. Dhe gjëja e dytë rreth denacionalizimit. Mendoj që do të ishte mirë që secili të vihet në një pozitë kur e reflekton në pronën tuaj prej paraardhësve tuaj kur ngritët procedurë, por kur shikoni nuk zgjidhet kërkesa juaj, kurse prona i jepet tjetërkujt, shitet, tëhuajsohet, jepet me qira afatgjate ose kur pas 14 muajve u është kthyer prona do të merrni vendim sipas detyrës zyrtare që ky vendim anu-lohet. Në ndërkohë menjëherë ngritet procedurë për ndryshim të planit urbanistik dhe përgatitet një lokacion për eventualisht persona të ardhshëm që reflektojnë në këtë. Si mos të keni dyshim të tillë për korrupsion në raste të këtilla, në këtë rast bëhet fjalë për moskryerje të obligimit zyrtar të personit zyrtar. Këto komisione janë të paguara që t'i zgjidhin kërkesat e qytetarëve dhe këtë duhet ta bëjnë dhe

Page 98: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

100

sa më mirë e bëjnë këtë, aq më mirë për këtë shtet, sepse ky proces i denacional-izimit nuk mund të zgjasë pa fund. Ju faleminderit. Urdhëroni zotëri Naumov. Gjorgji Naumov

Edhe pse ajo që mendoja ta them u tha nga ana e moderatorit, prapëseprapë dëshiroj të apostrofoj që me diskutimin e sotëm u arrit konsenzus në lidhje me aktivitetetqë duhet të ndërmerren prej të gjitha organeve, institucioneve, shërbi-meve shtetërore në luftën e pakompromis për ndalje të kriminalitetit, por zotëri deputeti Esad erdhi vonë. Unë mendoj që po të mos kishte ardhur aspak, do të kishim sukses më të madh sepse tani na e çrregulloi atë konsenzus të vetëm në luftën për kriminalitetin. Nuk mund të mbrohet diçka që nuk mund të mbrohet. Nuk mund të mbrosh një ministër që kryen amnisti, kurse nuk është i autorizuar. As de jure, as de fakto, ministri nuk është kompetent të kryejë amnisti sipas dis-pozitave tona pozitive. Nuk mund të amnistosh një ministër që e ka suspenduar ligjin për denacionalizim, këtë veç më e thashë. Si mundej ky shtet t'i shkarkojë kryetarin e Gjyqit themelor dhe dy gjykatës prej Shkupit të cilët janë me të vërtetë kompetentë për të vendosur, por nuk kanë qenë kompetentë sipas vendit që të vendosin për çështjen e ndërprerjes së dënimit të delikuentit Baci. Do të thotë këtu e bartën përgjegjësinë, - për shkak të joprofesionalizmit, pandërgjegjshmërisë, me qëllim apo pa qëllim, si që jemi dëshmitarë - këta të tre u shkarkuan. Tani një ministër i ekonomisë që është euforik, nuk ka përgjegjësi. Ministri duhet patjetër gjithmonë me vetëdije të pastër të sjellë vendime, që am-niston kriminelë të cilët e kanë fshehur tatimin prej këtij shteti dhe ne me veprime të këtilla e stimulojmë kriminalitetin në vend se të luftojmë kundër ndal-jes së tij. Faleminderit. Vlladimir Millçin

Faleminderit. Zotëri Haxhivaskov. Gjorgji Haxhi-Vaskov

Ligji për denacionalizim u përmend disa herë 4 ose 5 herë edhe nga moderatori dhe mendoj që mbase nuk ekziston pasqyrë e vërtetë çka do të thotë Ligji për denacionalizim. Unë rastësisht kisha mundësi të jem anëtar i këshillit të parë për

Page 99: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

101

denacionalizim dhe mund të kuptoj që 90% e asaj që u tha këtu nuk është e saktë. Së pari, nuk është e saktë që denacionalizimi është bllokuar ideologjikisht. Nuk është e saktë sepse kur ishte LSDM në pushtet e solli ligjin dhe tani çfarë është ajo ideologji që LSDM ta bllokojë. Konsideroj që këto janë vlerësime të pa-pranueshme, të papranueshme për shkak se ka shumë ankesa dhe do të doja të them vetëm një shembull: Çekia e filloi denacionalizimin e para në botë, diku në vitin 91, dhe ai përfundoi vitin e kaluar, edhe pse sipas ligjit ishte e paraparë që të zgjasë tri vite. Denacionalizimi është një proces specifik dhe nëse ne me të vërtetë e punonim sipas ligjit kushedi deri kur do të zgjaste. Përkatësisht, ky ligj duhej të zëvendësojë shumë parregullsi dhe mos të them edhe marri të dekadave të mëparshme të cilat ligji sipas meje arriti t'i anashkalojë në mënyrë të përsosur edhe përpos mangësive. Çka do të thotë kjo? Në atë kohë kishte komisione të cilat zgjidhnin 100 deri në 120 lëndë në muaj, kurse kishte komisione që zgjidhnin dy, një apo asnjë lëndë. Ja edhe tani ka komisione të cilat zgjidhin 30-40 në muaj, kurse ka komisione të cilat nuk zgjidhin asnjë lëndë. Problemi qën-dron në një joaktivitet para së gjithash të njësive rajonale, sepse kryetarët e ko-misioneve janë prej Ministrisë së financave, por anëtarët janë prej njësive rajon-ale. Gjithashtu qëndron në një joaktivitet të tmerrshëm të kadastrës që për një lëvizje të parcelës duhet patjetër të presësh 6, 8 deri në 10 muaj. Praktikisht nuk funksionojnë institucionet e sistemit. Kompetenca dhe profesionaliteti janë gjithashtu të qarta. Nuk mundet një komision të zgjidhë 100 lëndë, e ndonjë asnjë lëndë. Kjo është e vërteta. E tani më tutje, pse njësitë rajonale punojnë ngadalë? Ne që në përbërjen e parë zbuluam më shumë raste të kërkimit të rryshfetit, kor-rupsionit, kërkimit prej 10% deri në 30% të pronës kërkohej. Po shikoni këtu një sekretar shtetëror para pak fluturoi në këtë punë, u arrestua. Pikërisht për shkak se ka kërkuar 50 mijë për pronë prej 200 mijë eurove. Kjo është e vërteta dhe unë jam thjesht i shokuar pse Komisioni për anti-korrupsion deri tani nuk ka ngritur asnjë rast nga denacionalizimi. Ja unë hesht, i pari prej sot flas publikisht, por atje ka gjëra të tmerrshme edhe përpos asaj që është leks specialis, ju lutem me të vërtetë ka shumë gjëra, shumë gjëra, këto janë gjëra të pabesueshme. E tani për sistemin e vauçerëve, shikoni çka është. Ne sistemin e vauçerëve unë mendoj që është më i mirë se ky, por ne nuk mund ta zbatonim. Në vitin 1990 përpiqeshim të gjejmë baza fillestare, por baza që të bëhet sistemi i vauçerëve ishte të kemi vlerësim të pronës së shtetit, e ne atëherë nuk kishim as pasqyrë sa votues kishim në shtet, e jo më sa pronë kishim. Dhe gjithashtu atëherë ishte problemi që paralelisht nuk nisi procesi i denacionalizimit dhe për privatizim. Kaq shkurt.

Page 100: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

102

Vlladimir Millçin

Faleminderit. Zotëri Dane Iliev. Dane Iliev

Faleminderit kryetar, përkatësisht udhëheqës i seminarit, u falënderohem disku-tantëve ne nga kjo anë ja kështu në disa diskutime ju kallëzon si shteti përkatësisht sektori publik, t'u them erdha me kënaqësi me vëmendje të madhe dhe dëshiroja të vij sepse kjo temë që është Maqedonia dhe korrupsioni, gjendja dhe sfidat jo vetëm ne që jemi të pranishëm këtu, por çdo ditë jetojmë me të dhe mendoj që ky kontribut me një diskutim të këtillë që në disa momente përngjan në diçka dhe veç më të parë nga një sistem tjetër, besomëni atëherë isha më i ri dhe kur njëjtë kështu kishte disa diskutime a janë malverzimet e dobishme në atë kohë virtyt i udhëheqësve që ata janë drejtorë të suksesshëm etj. dhe çuditesha nuk mundesha të kuptoj edhe pse isha i ri që ajo mund të jetë ashtu, por atë atëherë të definuar si të tillë tani e definojmë si korrupsion. Dhe duhet sot të për-fundojmë a është kështu si që është parashtruar Maqedonia dhe korrupsioni - gjendjet dhe sfidat gjendja ajo, do të thotë korrupsion ka jo prej dje prej shumë moti. Një kohë quhej me emër tjetër tani e quajmë kështu. Do të thotë do të nisem prej asaj që është tema e seminarit dhe pajtohem me shumë diskutime dhe me definicionet e korrupsionit etj. kjo nuk do të thotë vetëm materiale, por krejt ajo që në fund përfundon me çfarëdo qoftë privilegji ose dobie duke e shfrytëzuar atë që kryetari i Komisionit për anti-korrupsion e definon si definicion të korrup-sionit. Nëse gjendja është kjo nuk do të hyja kështu në detaje dhe kallëzim të lëndëve, shembujve, etj. po ato janë të pakontestueshme. Më shumë më brengos fjala e fundit dhe këto janë sfidat përkatësisht unë i interpretoj si mundësi, përkatësisht vlerësim. A jemi ne të aftë të ballafaqohemi me këtë, me këtë der-exhe ose me këtë murtajë si ta quaj që na ka brejtur tërësisht edhe si sistem edhe si moral edhe si vlera prej njerëzore e deri te nuk e di cilat lloje të vlerave në filo-zofi mund t'i radhitni. E që duhet patjetër të ballafaqohemi edhe këtu nuk dyshoj, do të pajtoheni të gjithë, është e definuar që rruga jonë në ardhmëri me bagazh të këtillë nuk është e shkëlqyeshme. Mos të hapim çështje për afrimin tonë, anëtarësinë, etj. por çështja e parë është ballafaqimi pikërisht me këtë dhe llojet dhe mënyrat a është ky sistem i aftë të organizohet dhe të ballafaqohet me këtë, ta reduktojë në atë që dikush e tha nivel i durueshëm nëse çrrënjosja e korrupsionit gjithsesi që as nuk do të mundet 100% dhe kjo nuk është arritur në çfarëdo qoftë

Page 101: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

103

kushtesh. E tani të vazhdoj në këtë drejtim me atë që janë sfidat dhe gjendja e asaj pjese të sistemit përfaqësues i të cilës jam unë. Unë sfidën dhe zgjidhjen e problemit e shoh në kthimin kah zgjidhjet burimore në Kushtetutë. Ne jemi shtet, së paku unë kështu mendoj, ky është mendimi im, që në shumë gjëra shkuam në interpretime të gabueshme të Kushtetutës, të dispozitave kushtetuese, këtu men-doj edhe për gjyqësinë dhe për pjesën që është në Kushtetutë e ngarkuar për bal-lafaqim me këtë gjë. Plotësisht e kuptoj pozitën e organeve tjera të cilat në ecje e sipër në zbatimin e sistemit politik u konstituan për nevoja të ndryshme etj. por ato i shoh si organe të cilat nuk janë në Kushtetutë, të cilat janë ndihmë në këtë luftë. Kur filloi të bëhet dhe të mendohet për reformë të gjyqësisë edhe pse gjy-qësia shumë moti e kërkonte vetëm për përkujtimin tuaj pushteti gjyqësor nuk u konstitua në vitin 1991 me Kushtetutë, por u konstitua pas 5 viteve, një periudhë tepër e madhe në të cilën ndodhën shumë procese të cilat tani këtu i përmendni si burime të veprimeve të këtilla apo të atilla korruptive etj. ja privatizimi ashtu të them edhe mendimi për atë a ka përfunduar ai, ndoshta ja kalimthi do të ndalem në këtë sfidë. Ndoshta edhe është e saktë u privatizua dhe përfundoi privatizimi i kompanive dhe ndërmarrjeve të caktuara etj. të cilat ishin shoqërore por pasojat nuk përfunduan dhe unë shoh që korrupsioni ende ekziston nga pikëvështrimi që shteti nuk arriti prej tërë asaj që u derdh prej privatizimit në mënyrë joligjore në pjesën tjetër që paraprakisht e shpjegova bukur, por nuk ktheu asnjë denar, kurse detyra themelore e sistemit është ta kthejë këtë. Kjo përgjegjësia personale është e shkallës së dytë pastaj mund të mendojmë a do të shkojmë penalisht, a nuk do të shkojmë, etj. kjo është pjesa e shkallës së dytë në këtë proces kush sa ka keqpërdorur dhe si ka keqpërdorur, por ajo që është derdhur në mënyrë joligjore nuk kanë kaluar afatet. Banka botërore ka konstatuar korrupsion. Pajtohem, edhe unë i lexoj këto raporte, por ajo nuk shkon në financa, në kontabilitete t'i shohë urdhëresat. Ajo sheh çka ndërtohet, kush ndërton, kush ka themeluar kompani, krahason kush sa ka pasur para se të themelojë. E dhëna prej këtu nxirret nuk ka nevojë të hyni në sistemin financiar të kompanisë. Nëse ajo kompani ka pasur falimentim që ka zgjatur 10 vite para kësaj ka qenë tërësisht shtetërore, pastaj në para-falimentim ose në falimentim ka kaluar te ata që e kanë udhëhequr kompan-inë nuk duhet të shihni diçka profesionalisht që të dini që kjo pronë është derd-hur. Po ndoshta formalisht afatet për ndonjë privatizim kanë përfunduar, por afatet për pasojat nuk kanë përfunduar. E ne kemi edhe tani dhe nuk është e saktë që nuk kemi edhe atëherë edhe tani ligje në të cilat kjo mund të kthehet, por të kthehet për ata 400 mijë të papunësuar të cilët tani na janë barrë në disa fonde në

Page 102: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

104

fonde tjera, e këto fonde duhet të mbushen prej kësaj. Nuk ka tjera, nuk ka para tjera. Dhe kjo që shitet, që blehet, po nuk blehet me para të reja. Po shikoni kra-hasoni të dhënat e rritjes së bruto prodhimit shoqëror në vitet 1990-1004, inves-timet e jashtme dhe sa investohet, do të vini në matematikën që paratë e njëjta ato janë para të cilat u derdhën, me ato para blehet pa dallim sa janë ndryshuar iden-titetet e rrethit të parave. Nuk ka para tjera. Ajo që është investuar prej parave tjera më së shpeshti të jashtme, investitorët e jashtëm, ato janë të matshme. Paratë tjera janë këto të cilat i kemi dhe të cilat u rrotulluan në rreth. Kështu mendoj që teoritë që privatizimi dhe pasojat e privatizimit duhet t'i mbyllim nuk na mundë-son të përgjigjemi në pyetjen e sfidave të hyjë, duhet të hyjmë të pastër do të thotë do ta lahemi e përfunduam privatizimin. Por nuk mundemi si t'i bartim këta 400 mijë që mbetën pa punë të pastër, t'u themi lahuni dhe do t'u bartim në ndonjë kohë tjetër gjoja ju jeni tani të pastër, shteti mban llogari për ju. Do të thotë sfida jonë është e rëndë, kurse ajo duhet patjetër të ketë dalje. Një shtet i aftë duhet patjetër të gjejë dalje, kurse dalja është vetëm në kthimin te Ku-shtetuta, në kthimin te qeverisja e së drejtës, të shtetit juridik dhe kthimi në dre-jtim që është në të vërtetë kompetent për këtë gjë. Nuk ka shumë nene në Ku-shtetutën tonë, rreth njëqind, por përmendet vetëm një organ. Një organ, minis-tritë, ministritë janë përmendur si organe të administratës, si organ i administratës janë ministritë përkatëse dhe pikë. Administrata organizohet ashtu dhe ashtu është ndaluar nuk e di çka politike, administrata zbaton ligje dhe është e obliguar të veprojë sipas Kushteturës dhe sipas ligjeve dhe aq, nuk ka nene tjera në Ku-shtetutë, por ka një dhe aty është drejtimi dhe ai është prokurori publik. Por, për t'u kthyer te ai ne duhet ta ndërrojmë tërë konceptin, kurse i pari për ndryshim është ministri i punëve të brendshme, MPB funksioni zbulues. Ju jeni dëshmitarë shikoni çdo ditë MPB, MPB në televizion në të gjitha këto raste, por kush në MPB. MPB janë 12-13 mijë njerëz. Institucioni nuk i besohet një rast një insti-tucioni po por në atë që është qeverisje e së drejtës edhe përgjegjësia edhe kryerja zyrtare i besohet dikujt që është i autorizuar. Prej tij duhet të kërkoni a do të fil-lojë rasti, a do të jetë i suksesshëm, a do ta dëshmojë, a do të sigurojë dëshmi, kurse për pjesën tjetër shteti, përkatësisht tërë sistemi duhet t'i krijojë kushte për këtë. Ne atje nuk jemi reformuar as për një milimetër, edhe pse tani do të dëgjoni reforma në MPB proksima nuk e di çka krejt në këtë do të kushtojë 150 milionë dollarë etj. Por, njerëz asgjë nuk kemi bërë. Nëse neve edhe më tutje rastet na mbesin atje pa përfundimin të cilin dëshirojmë ta shohim të gjithë atë përfundim kjo do të thotë kalimi prej paraqitjes penale deri te prokurori dhe deri te gjyqi etj.

Page 103: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

105

nuk ka përfundim. Do të mbetemi që ky në kohën e tij ministër ka parashtruar kaq paraqitje, kurse ai ministër ka parashtruar aq paraqitje dhe tani nëse kontrol-loni në statistikën tonë sa kemi sukses sipas paraqitjeve penale dhe tani plotëso-jmë diçka për pyetësorin, ajo që është statistikë zyrtare prej asaj që e bisedojmë këtu ky është dallim mos të them, dhe nuk di mendoj që edhe pse statistika është e saktë do të na kuptojnë si joseriozë do të thonë që diçka, përgjigjemi në mënyrë joserioze prej asaj që sot ja po merremi me një gjë të tillë. Ja ky është segmenti i dytë i kësaj, unë jam kompetent dhe mund të flas për atë çka është pushteti gjy-qësor. Dhe këtë menjëherë t'ua them që në këtë term sfidat jam shumë i gëzuar që definitivisht u pjek vetëdija që ai duhet të reformohet, edhe pse personalisht kam qenë një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të atij pushteti gjyqësor që u vendos në aspekt organizativ në vitin 1996. Atëherë njësoj isha në një funksion gjyqësor që mundesha shumë qartë të shoh që ajo që instalohet që do të shpartallohet, që nuk mund ta mbajë atë që i vihet në ingjerencë, ashtu që u planifikua ose që shtrembër u lexua Kushtetuta që në shtetin tonë ajo duhet të jetë ashtu dhe duhet të keni gjykatës që do t'i punojë prej në 8 deri në 9 do të rregullojë megjet, prej në 9 deri në 10 do të gjykojë për parkime të gabuara kurse prej orës 10 do të gjykojë një keqpërdorim të rëndë ose vrasje etj. Kjo dihej që atëherë që nuk është e mundshme që ajo organizatë e instaluar të ballafaqohet me gjysëm milion lëndë kundërvajtëse të cilat nuk janë për t'u nënçmuar. Po puna kryesore fillon prej më të rëndësishmes, nëse ju sot kaloni në të kuqe nuk i respektoni rregullat e komu-nikacionit, nuk e respektoni ligjin për siguri në komunikacion, nesër shumë më lehtë do të kaloni, do të bëni kundërvajtje më të madhe. Por nuk dëgjohej atëherë, tani vënë disa etiketa tjera dhe mendime tjera, etj. gjoja dikush dëshiron t'i mba-jnë funksionet etj. ndodhi ajo që e parashikuam. Jo të angazhohem tani që kundërvajtjet të largohen prej gjyqeve, prej gjyqeve themelore, ato kudo që të largohen do të jenë punë gjyqësore. Edhe atëherë edhe para asaj i kishim gjyqet e posaçme për kundërvajtje dhe tani në një këshillim nxora të dhëna, tani nuk i kam me vete, por do t'u them edhe atëherë kishte numër të tillë të lëndëve. Edhe atëherë e kishim të njëjtën si tani kjo lëndë do të jetë për sot, kjo do të shkojë poshtë, kjo do të vjetrohet, kjo kështu, njëjtë po nuk ishin interesante, nuk ishin aspak qendër e opinionit publik shoqëror, opinion tjetër publik po mos të flas a kishte apo nuk kishte. Disa gjëra tjera ishin interesante sepse ishte ashtu ajo kohë dhe tani kur të gjithë ne qytetarët kuptuam që është rrezik të jeni në veturë, nuk dini kush prej cilit drejtim do t'u fshijë, nuk ekzistojnë as semaforë dhe nuk di

Page 104: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

106

persona zyrtarë filluam t'i japim rëndësi kësaj dhe madje edhe tani deri te ky fis-kalizim të mbyllim dyqane, ndalim i veprimtarive etj.

Të vazhdoj, që të mos u marr shumë kohë reforma si reformë ashtu siç është parashtruar në këtë strategji edhe pse ne kërkonim pak më publikisht, që kjo të jetë transparente gjyqësia të inkuadrohet në të, por si në çdo gjë që nuk duam të bisedojmë ose nuk dimë të bisedojmë kështu që nuk morëm as thirrje nga Qeve-ria as të marrim pjesë ashtu thjesht si në çdo çështje tjetër edhe reformën vetëm do ta shënojmë e edhe pse kjo është reformë e cila sipas meje nëse bëhet ashtu si që paramendojmë ne dhe kemi propozime dhe do të jetë mjaft e dhembshme, e dhembshme në pjesën e sistemit juridik në bazë pushteti gjyqësor por ajo pash-mangshëm duhet patjetër të tërheqë edhe reformë në pjesët tjera prej të cilave vetë pushteti gjyqësor nuk mund të veçohet. E drejta nuk mundet pa politikën. Politika është ajo që e brumos, që e formëson të drejtën. Ata që merren me të dre-jtën duhet patjetër të jenë lojalë ndaj asaj që është Kushtetuta, ligjet, lojaliteti deri në fund, por për këtë duhet patjetër të krijohen edhe kushte të caktuara. Duhet patjetër të mendohet një organizim, duhet patjetër të zgjidhet një drejtim, duhet patjetër të zgjidhet një koncept. Pa koncept është vetëm bredhje nëpër horizon-tale, kurse mungon lidhja në majën e vertikales. Kjo është fushë për krejt këtë që po na ndodh. Ju nuk mund ta lidhni njërin fund me fundin tjetër në një proces të zakonshëm juridik, e le më ta përfundoni atë juridikisht. Këta janë shembuj me denacionalizimin, etj. Me shembuj për ... prej ligjshmërisë së denacionalizimit e hulumton Gjyqi suprem sipas ligjit për konteste administrative. Por në Gjyqin suprem deri dje nuk mundeshim dhe tani nuk mund të gjejmë njerëz të cilët, nuk mund të formojmë këshill që do ta punojë këtë. Pse. Për shkak se vini mos të flas për zgjedhjen sepse kjo është temë, vijnë prej të gjitha anëve kuadro të cilat aty fillojnë për herë të parë ta shohin faqen e ligjit. Kjo është edhe me tatime, kjo është... mos të flasim në sferën e kontrollit të ligjshmërisë së punës së shtetit, momentalisht kemi diku rreth 5 mijë lëndë nga fusha administrative, e ajo është jeta. Asnjë njeri prej lindjes deri në vdekje do të ballafaqohet me administratën, nuk ka ikje prej administratës. Ajo është ajo dhe nëse ajo vlerësohet atëherë jeto-het shumë më lehtë, jetohet në mënyrë të sigurt jetohet... mos të flasim në pjesën e shëndetësisë, nga pjesa e fondeve. Po ato janë shtete në shtete. Ky privatizim përfundoi, ndërmarrja shkoi në falimentim, por këto fonde çdo vit me buxhet prej 100 milionëve, 100 milionëve, 100 milionëve, zakonisht buxhetet e reja rëndojnë rreth 100 milionë euro. Dhe tani do të pyetni si është gjendja në mbrojtjen e të drejtave, shteti ka një sistem në të cilin Kushtetuta thotë është social, etj. është e

Page 105: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

107

garantuar e drejta në shëndetësi merreni si shembull. Prej shërimit jashtë vendit qindra mijëra, po si vihet deri te kjo, qindra mijë shërime, qindra mijë euro një shërim intervenim etj. po si vihet deri te kjo të gjithë të siguruarit e kanë këtë të drejtë. Por nëse hyni në sistem do të shihni kush, si vihet deri te kjo e drejtë dhe sa janë kontestet, çfarë numri janë kontestet për realizim të kësaj të drejte, edhe pse kjo nuk është dëshmi relevante, shumë prej tyre edhe nuk inicojnë konteste, jeta e tyre mbaron kështu që nuk ka më nevojë për kontestim. Ne kemi analizë diku në këtë fushë në shëndetësi, diku në vit që vjen para Gjyqit suprem anulo-hen mbi 80% të vendimeve të ministrit të shëndetësisë, atje ministri është organ i shkallës së dytë, kurse nuk ka komision qeveritar etj. Ky është numër tepër i madh. Prej të drejtave më themelore të të siguruarve për furnizim me barëra, lista pozitive etj. deri te të drejtat më të rënda përkatësisht të drejtat më të shtrenjta, të drejtat e shërimit jashtë vendit, etj. Dhe këto janë ligje dhe paramendoni Maqe-donia ka dy ligje të cilat e formësojnë këtë fushë: Ligji për mbrojtje shëndetësore dhe Ligji për sigurim shëndetësor. Dy ligje për një punë të njëjtë dhe sot ekzisto-jnë dhe nëse jeni të siguruar prej të cilëve ashtu mesatarisht nuk është i udhëzuar në atë çka krejt keni të drejtë ju nevojiten jo një avokat por më shumë që të gjendeni në atë... e mos të flas për atë se sa lloje të akteve nënligjore ka në këtë fushë dhe sa nuk janë sjellur kurse kanë qenë të obliguar t'i sjellin. Ose në fushën e ndërtimtarisë, në urbanizëm këto janë një numër tepër i madh i të drejtave, por nuk mund të bindemi me propozuesit dhe sot e kësaj dite jemi në pozita të ndry-shme a i nevojitet këtij shteti gjyq administrativ ose teza që mos të jetë kjo në Gjyqin suprem atë do ta vëmë në një departament të Gjyqit të apelit, përkatësisht do të bartni prej të zbraztës në të zgavërt. Tani Gjyqi suprem nuk mund të balla-faqohet dhe tani me këtë duhet të ballafaqohet Gjyqi i apelit, edhe pse numri më i madh i vërejtjeve prej ekspertëve nga Evropa po edhe Këshilli i Evropës është pikërisht çështja e mungesës së gjyqit të specializuar për vlerësim të ligjshmërisë së punës së organeve të administratës, dhe kjo është që paraqitej në më shumë diskutime këtu tani kurse prej aty fillon kjo rrjedhë e madhe e joligjshmërisë e ky është korrupsion i pastër. Dhe të përfundoj në pjesën ndëshkimore e cila gjithashtu u përmend shumë, unë jam një prej atyre t'u them personalisht përkra-hës i madh sepse mora pjesë edhe në vitin 1996 në bërjen e Kodit penal edhe pastaj në disa projekte edhe tani në ligjin për ndryshime dhe plotësime të ligjit për procedurë penale, përndryshe sipas ndonjë lokacioni jam marrë mjaft me këtë materie. Përkrahës i madh i kësaj shkolle dhe këtij një sistemi të kodit liberal pe-nal, kështu që duke llogaritur që edhe atëherë edhe tani ky shtet do të hyjë në

Page 106: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

108

pjesën e njërit prej shteteve juridike me të cilën do të cilësohemi dhe prej kësaj qartë për këtë që e diskutojmë sot nuk më demanton. Dhe tani duke studiuar një pjesë të madhe të kësaj dhe duke u marrë me këtë, edhe pse hymë në disa ndry-shime në këtë pjesë mendimi im ishte edhe atëherë në komisione edhe tani që nuk kemi hyrë mjaft thellë në reformimin e sistemit ndëshkues. Ja përse, do t'u jap shembuj. Kur do të jeni gjykatës dhe do të keni para vetes rast në të cilin do të lexoni në ligj që shkruan që për këtë dhe këtë mund t'i shqiptoni dënim prej një deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe ju jeni gjysëmvete që kjo është pushtet, mund të paramendoni pushtet, ai që është para jush këtu minor deri më i ulët, do të thotë keni pushtet, pushtet gjyqësor, pushtet në ligj. Në kodin e mëparshëm penal dhe në kodin e tashëm ka dispozita të shumta të cilat mundësojnë që të mos shqipto-het as ai dënim që është paraparë. Kjo është kështu. Dhe tani në vend se një, në vend se pesëmbëdhjetë mundeni katërmbëdhjetë deri në një po edhe këtë një do ta zbutni në tri muaj po edhe këto tri muaj do t'i kushtëzoni etj. dhe kur do të shi-hni kjo në suaza të ligjit. Gjykatësi ka shqiptuar, ky është ligj, vendimi i tij nuk guxon të komentohet, por ai gjykatës i njëjtë të njëjtin rast para asaj e ka gjykuar dhe ka thënë le të jetë një vit por ai vetë e di pse njërit i ka dhënë një vit, kurse tjetrin e ka kushtëzuar. Do të përfundoj. E tani këtu e kisha fjalën, kjo është njëra anë që cilën e shihni në sistemin ndëshkues. Ana e dytë kjo është hapësirë për sulm mbi gjykatësin përkatësisht për ndikim mbi gjykatësin, prej një deri në pesëmbëdhjetë dhe tani të gjithë faktorët të cilët janë të pranishëm te ne prej shtetit të vogël, njohtësive, farefisnive nuk e di të këtilla-të atilla orientohen mbi gjykatësin jo mbi faktet a janë siguruar, a janë të sakta dhe fillon ndikimi por nga të gjitha anët, fillohet të ndikohet dhe ai është mall i thyeshëm pa dallim që është gjykatës po nëse mundet 14 le të jenë 13 dhe kjo shkon teposhtë. Do të thotë vështruar ky pushtet gjyqësor kështu shkon deri në tepër të madh si gjykatës, si pushtet, por kjo është një hapësirë për ndikim të madh, për ndikim mbi gjykatësin nëse doni edhe politik edhe farefisnor edhe nuk e di çka krejt kjo është e mund-shme të vendoset po nëse munden 15 le të jenë 14. Dhe tani kemi diskutuar në më shumë forume dhe kjo është e imja ndoshta është koha në këto reforma edhe atëherë zëshëm mendoja këto gjëra, institutet e legjislacionit penal që janë të nevojshme por në një kohë tjetër, në një gjendje tjetër materiale, në një sistem tjetër juridik, në raport me një sistem në të cilin do të qeveris e drejta, që të jetë kjo kështu, të hyhet në reformë në të cilën do të orientohen anët në luftë për fak-tet kurse dënimi, nuk jam ithtar i dënimeve të përcaktuara në mënyrë fikse, edhe pse ka edhe sisteme të tilla, por të ngushtohet ajo hapësirë për të cilën mund të

Page 107: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

109

ndikohet mbi gjykatësin. E kaq për, faleminderit në fund ndoshta e zgjata pak, por ndjeja nevojë ja të them edhe nga kjo anë çka diçka ne, ka shumë për të folur por me këtë do të kisha mbaruar. Vlladimir Millçin

Faleminderit zotëri Iliev, kemi të paraqitur edhe dy diskutantë, tre do të thotë, katër... deri sa shkon ky rreth a mund të lëshojmë në ekran diçka që ekipi ynë nga programi juridik u përpoq të veçojë disa përfundime që të mundet në ndërkohë kjo të kihet parasysh. A keni diçka kundër kësaj ose pranoni. Sipas radhës men-doj që Agim Miftari ishte i pari. Agim Miftari

Mirë. Është jofalënderuese të flasësh i fundit normalisht ose kah fundi kur salla është gjysëm e zbrazët, por mirë mund të them edhe më shumë sepse gazetarët qartas na lëshuan, sepse kur hymë pas pauzës më pyetën a do të thuash diçka bombastike, thashë nëse gjuajmë ndonjë bombë, më bombastike nuk ka. Kështu që mbase presin që diçka të del prej kësaj ose nesër shpresoj që në media nuk do të del vetëm kjo që u tha këtu që bëhet fjalë për FERSHPED-in për OKTA-n ose disa tjera, sepse ato si organizata ose si nocione në vitet e fundit janë vazhdimisht në media, thuajse kjo është më atraktive për to dhe normalisht a ka apo nuk ka gjyq për gjykim të korrupsionit. Unë do të flas diçka në emër të shoqatës së gjykatësve si kryetar i kësaj shoqate, por pashmangshëm edhe si gjykatës i Gjyqit suprem kështu që në pjesën e diskutimit do të gërshetohet. Ne këtu mund të flasim për korrupsionin dhe për këtë çka janë gjendjet dhe sfidat dhe prapa me vite flasim por mua më shumë më intereson çka prej sot, çka prej nesër do të fil-lojmë ne dhe si do të ballafaqohemi me korrupsionin. Dëgjuam mendime të ndry-shme, po edhe mendime politike, politikë po edhe mendime partiake dhe mendime profesionale, por mua më intereson shumë çka me prevencionin, zbu-limin, ndjekjen dhe më në fund çka me gjykimin, sepse në fund çkado që të ndodhë gjërat do të thehen në gjyqësi. Prej kësaj që u tha qartas gjyqësia më në fund u përmend për shkak se gjendjet qartas së pari vijnë në politikë, në qeveri, në parlament, në partitë e vetëm më në fund ato gjendje reflektohen në gjyqësi dhe krejt normale dhe më në fund edhe gjyqësia në raste shumë të shpeshta është ajo që është fajtore për gjendjet në shoqëri. U përmendën privatizimi, shpronësimi, regjistrimi, të gjitha këto janë gjëra aktuale për të cilat gjyqësia qar-

Page 108: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

110

tas në fund nuk u tregua e drejtë në disa prej procedurave, fatkeqësisht. Por mund të flasim për dobësi objektive dhe subjektive. Ato objektive veç më janë detek-tuar. Ato janë ndryshimi i rregullativës ligjore e cila në masë të madhe kon-tribuonte për gjendjet e tilla në gjyqësi, për shkak se shumë shpesh ndry-shoheshin këto ligje të cilat këtu për këto problematika që u përmendën u ndry-shuan shumë shpesh, shpejt u pranuan disa zgjidhje prej shteteve tjera të cilat menjëherë në zbatim tregoheshin si të pazbatueshme, edhe pse kishim kallëzim nga gjyqësia që nuk mundet kjo kështu, por euforia është një gjë shumë e rrezik-shme kur do të niset që ndonjë ligj është i mirë në Gjermani funksionon duhet patjetër edhe te ne, e ato janë një e Maqedonia është diçka tjetër. Këto janë objektivet të them janë detektuar edhe në strategjinë e Ministrisë së drejtësisë edhe të republikës veç më është nisur në ndryshim të rregullativës së tillë ligjore. Në një pjesë të madhe janë pranuar kallëzimet tona dhe të kërkesave tona të cilat ishin prej gjyqësisë flas. Janë pranuar të gjitha ato konventa ndërkombëtare dhe obligimet prej konventave të cilat duhej patjetër t'i fusim. Por tash çka më tutje? Ne do t'i sjellim ligjet, neve Evropa do të na pranojë jo për shkak të ligjeve të mira të cilat do t'i sjellim dhe do të kalojnë në ndonjë recension diku në në Këshillin e Evropës ose në ndonjë vend tjetër, neve Evropa do të na pranojë vetëm për implementimin e atyre ligjeve. Atyre do t'u interesojë zbatimi i atyre ligjeve, e jo a janë të bukura ligjet. Ne do të bëjmë ligje të mrekullueshme, por ja prej sot mund t'u them që vështirë do të mund ta zbatojmë një pjesë të ligjeve që veç më janë në fuqi. Ka institut të ri, ka zgjidhje të reja, por për shkak të asaj që nuk ka rezultat për këto zgjidhje si. Gjykatësi tani mund të sjellë vendim për paraburgim shtëpiak, por nuk është thënë ku dhe si do të zbatohet ai paraburgim shtëpiak. Ekziston obligim punues, por është pyetje ku do të zbatohet ai, etj. Në shumë raste nuk ka grejs periudhë për ndryshim të ligjit, por duhet patjetër të themi që për të funksionuar ato do të duhet të kalojnë më së paku dy vite dhe do të duhet të sillen një varg aktesh ligjore dhe nënligjore, si dhe ligje, me të cilat do të rregullohet kjo. Ne tani kemi disa zgjidhje të cilat vështirë do të mund t'i zbato-jmë, ose aspak nuk do t'i zbatojmë. Ende nuk dimë si do të funksionojë përgjeg-jësia e personit juridik. Gjyqet tani nuk shqiptojnë dënime në të holla, me lloga-ritje të një dite të gjobës, por dënime me kusht sepse vështirë mund të llogaritet shuma e dënimeve në të holla, ashtu që në buxhet nuk derdhen para prej dëni-meve në të holla. Kështu që shumë zgjidhje të cilat janë bërë pa u bërë analizë më serioze jo vetëm për legjislacionin penal flas në përgjithësi. Ne nisemi në re-formë, e unë nuk pashë ja edhe unë jam në disa komisione, por nuk pamë analizë.

Page 109: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

111

Ta ndryshojmë por pse e ndryshojmë, çka fitojmë me atë që do ta ndryshojmë. Një varg ligjesh janë sjellur të tilla siç janë, do të duhet patjetër t'i zbatojmë. Ajo që e bëjmë ne si shoqatë e gjykatësve, përkatësisht kemi themeluar qendër për edukim që funksionon veç më gjashtë vite dhe si qendër e vetme që nëpërmjet së cilës shkon pothuajse tërë edukimi në gjyqësi, kurse gjatë vitit të fundit bashkë me shoqatën e prokurorëve publikë intenzivisht punojmë në edukim për këto problematika të reja të cilat janë ligjet e reja në tërë ato seminare, punëtori që i bëjmë. Shoqata e .. Të them që ndryshimi i ligjeve do të ndihmojë që, neve do të na ndihmojë edhe me luftën me korrupsionin ajo që e kërkonim ndryshim i Ku-shtetutës, ndryshim i Ligjit për procedurë penale, zvogëlim i mundësive për keqpërdorim të së drejtës nga ana e palëve, sepse është e qartë që një pjesë e madhe e lëndëve shtyhen edhe për shkak të keqpërdorimit të së drejtës nga ana e njërës prej palëve për shkak se nuk kanë kurrfarë sanksioni ose ai është minimal dhe mundet pafundësisht t'i shtyjnë gjykimet deri në pafundësi. Këtë sigurisht e ndihmojmë edhe ne gjykatësit në ndonjë rast a është për shkak të padijes ose paaftësisë për t'u gjindur ose diçka tjetër. Do të thotë ne duhet patjetër edhe në vetëdije, por jo vetëm në vetëdijen e gjykatësve por në vetëdije te të gjithë, te të gjithë qytetarët, te të gjithë të punësuarit në ndërmarrjet publike, në ministri, sepse nëse kërkojmë ndryshim të vetëdijes vetëm në një segment të funksionimit të shtetit në gjyqësi e jo edhe në të tjerat nuk do të arrijmë shumë sepse gjith-monë do të themi po, ne u ndryshuam, por shikoji këta të tjerët çka bëjnë edhe më tutje vazhdojnë njësoj. Do të thotë duhet patjetër ndryshimin ta bëjmë në të gjitha segmentet. Ligji për prokurori publike zgjodhi një çështje në luftën kundër krimit të organizuar, e ajo është formimi i asaj njësie të specializuar. Diçka të ngjashme ka edhe në Ministrinë e punëve të brendshme. Por në ligjin për gjyqe nuk kemi mundësi të bëjmë një gjë të tillë. Duhet patjetër të ndryshohet Ligji për gjyqe, të ndryshohet Kushtetuta dhe disa ligje tjera të cilat në këtë moment janë në atë periudhë më të largët për ndryshim të rregullativës ligjore. Ne u përpoqëm diçka t'u them sinqerisht sepse edhe nga sektori për integrime evropiane edhe ku punon një grup, një trup edhe në planin aksionar të Ministrisë së drejtësisë ka obligim që gjyqësia të formojë, përkatësisht të bëjë specializim të një numri të caktuar të gjykatësve të cilët do të punojnë në këtë kriminalitet më të rëndë. Ne përcaktuam disa prej gjyqeve, përcaktuam disa gjyqe dhe disa gjykatës por ende nuk është në horizont ai specializim, përkatësisht përgatitje profesionale e këtyre njerëzve. Së pari është kjo përgatitje profesionale, por nuk janë zgjidhur shumë çështje tjera në lidhje me një problematikë të tillë. Kjo mundet momentalisht në

Page 110: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

112

këtë moment të zgjidhet deri në sjelljen e ligjit për gjyqe me ndonjë specializim të ngushtë në vetë gjyqet. Por a do të mundet kryetari i gjyqit të vë dikë me sis-tematizimin vjetor të gjykojë lëndë të tilla nëse ai nuk është i aftë ose ndjen që nuk mund të ballafaqohet me një punë të tillë, kurse nuk i garanton asgjë tjetër vetëm probleme shtesë. Nuk i garanton rrogë më të madhe, nuk i garanton që do t'i sigurojë ekspertë të cilët në çdo moment do t'i mundësojnë ndihmë në gjyki-min e tij. Ne tani kemi lloje të reja të kriminalitetit, kriminalitet kompjuterik, kriminalitet financiar. Këto janë gjëra ku ne mund të themi po, jemi profesion-istë, por unë mendoj që nuk jemi, ne kemi kompjuterë nëpër gjyqe, por është pikëpyetje sa prej gjykatësve punojnë në kompjuter, kurse ne duam ta ndjekim kriminalitetin kompjuterik. Ose larjen e parave. Kush do ta përcjellë, si do ta për-cjellim ne me profesionin tonë, me diturinë tonë. Do të thotë na nevojitet log-jistikë, na nevojiten ekspertë. Por ekspertë të cilët do të kenë licencë për një gjë të tillë, jo ekspertë vetëm gjyqi apo gjykatësi e ka caktuar atë për ekspert. Sepse nuk do të thotë që nëse është ekonomist edhe që me të vërtetë është ekspert në ndonjë fushë. Do të thotë këto janë shumë gjëra për të cilat sikur ende nuk men-dojmë, kurse themi do ta ndjekim krimin e organizuar. Si? Pa bashkëpunim ndërkombëtar!? Pa bashkëpunim rajonal!? Po ai krim lëviz, paratë lëvizin. Do të thotë ne patjetër duhet t'i bëjmë të gjitha këto gjëra. Dy shoqatat e përmendura bëjnë disa përpjekje fillestare për një gjë të tillë dhe përpiqen t'ua afrojnë kolegëve tanë problemet dhe zgjidhjet. Por shteti duhet patjetër t'i marrë obligi-met për këtë, për edukimin e këtillë, për një gjë të këtillë nevojiten edhe financa. Në asnjërin prej ligjeve nuk qëndron që aq dhe aq financa janë të nevojshme për realizim të këtij ligji. Po si do ta zbatojmë atëherë ligjin? Ose ndoshta do t’ua lëmë atë obligim gjyqeve, e le të gjenden ato si dinë dhe si munden. Do të thotë shteti duhet patjetër ta marrë këtë si obligim. Ka një gjë që bën kënaqësi, tash kjo është në strategjinë, veç më është në fazën e filluar, formimi i shkollës për edukim të gjykatësve dhe prokurorëve publikë, lidhur me trajnimin inicial, tra-jnimin e vazhdueshëm dhe zgjedhjen e njerëzve të cilët do të shkojnë në shkollën e tillë si bazë për zgjedhje të tyre të mëtutjeshme për gjykatës dhe prokurorë pub-likë. Por kjo kushton shumë, kurse në programet të cilat janë aktive te ne - KARDS dhe më parë FARE dhe nuk e di cilat programe tjera që zbatohen në Maqedoni, nuk janë paraparë mjete për objekte ose për diçka tjetër por vetëm për edukim dhe ekspertë. Po këtë edukim duhet patjetër ta bëjë dikush. Ne nuk mund të ikim prej të vërtetës që si gjyqësi kemi shumë probleme për të cilat jemi të sulmuar me të drejtë, me të drejtë jemi vazhdimisht të pranishëm në media. Re-

Page 111: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

113

putacioni i gjyqësisë sonë nuk bie për shkak të 600 mijë lëndëve të mbaruara gjatë vitit, por si gjyqësi biem dhe reputacioni ynë është dëmtuar për 3,4 apo 5 lëndë, për të cilat opinioni publik është më i interesuar dhe për të cilat vazhdi-misht jemi në fokusin e interesit të mediave, duke mos i marrë parasysh lëndët kundërvajtëse. Ne biem, kurse disa lëndë të mëdha të cilat erdhën në gjyqësi të përgatitura, të papërgatitura, me të drejtë me dëshmi, pa dëshmi këtë duhet ta përcaktojë gjyqi, por tani na kiksoi organizimi i brendshëm në gjyqësi. Pse? Nuk u siguruam kushte gjykatësve të cilët do të mund t'i gjykojnë ato lëndë. Gjykatësit i kemi dhënë gjykatore për një ditë ta shfrytëzojë në javë ose dy ditë, kurse ka 5 ose 10 të akuzuar në një lëndë. Po nuk mundet në një ditë të caktohet një gjykim i tillë. Por në start dihet cilindo avokat mund ta dëgjoni ose gjykatës do t'u thotë kjo lëndë do të shtyhet nuk ka gjasa të fillojë. Do të thotë shumë gjëra varen edhe prej nesh. Shumë gjëra në falimentim, po ne me vite dëgjojmë ose shohim në televizion një person i njëjtë vazhdimisht paraqitet si drejtues falimen-tues në ndërmarrjet më të mëdha në falimentim. Po nuk mundet ne mos të kemi ndihmuar për këtë si gjyqësi, kemi ndihmuar. Nuk mund të ikim prej kësaj. Dhe tani çka ndodh kur edhe përbërja e parë e këshillit gjyqësor edhe përbërja e dytë e këshillit gjyqësor edhe ky këshill gjyqësor kur nisin procedurë për shkarkim të ndonjë gjykatësi dhe me përkrahje madje edhe nga Gjyqi suprem, me mendimin tonë, gjithmonë kur do të nisë një procedurë e tillë menjëherë do të shihni në me-dia që ai është shkarkim partiak dhe që ndodh diçka tjetër e jo që te ata kolegë për shkak të pamundësisë që të dëshmohet diçka tjetër shkohet në joprofesional-izëm dhe pandërgjegjshmëri sepse edhe ka gjëra të tilla. Dhe për këtë jemi ne kompetentë, këtë mund ta themi. Për gjërat tjera le të urdhërojnë kur ka korrup-sion në gjyqësi, kur thuhet tërë gjyqësia është e korruptuar ka organe të cilat do të thonë për këtë. Po nuk mund të jenë të korruptuar të gjithë 650 gjykatësit dhe rreth 2 mijë të punësuarit në gjyqësi. Të gjithë kemi emër dhe mbiemër, dhe le të urdhërojnë MPB dhe Prokuroria dhe me emër dhe mbiemër le t’i nxjerrin këta njerëz. As ne nuk duam të punojmë me njerëz të cilët janë të korruptuar. Por të gjithëve na pengon po çdo ditë të jemi në opinion të korruptuar për një, dy ose njëzet kolegë. Dhe tani nëse përpiqemi të ballafaqohemi me të tillët menjëherë partiakisht, politikisht nuk e di çka do të na vihet edhe neve të cilët japim mendime edhe këshillit gjyqësor po edhe Parlamentit. Krejt varësisht nga ajo si është përbërja në parlament, përkatësisht si është zgjedhur këshilli gjyqësor. Ja unë vetëm përfundoj me atë që një prej kushteve për gjyqësi të pavarur ishte sjellja e ligjit për buxhet të pavarur gjyqësor. Iniciativa filloi prej shoqatës, e pra-

Page 112: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

114

noi ministria, Gjyqi suprem dhe u soll ky ligj. Dhe mirë është që u soll dhe tani të gjithë lavdërohemi me këtë ligj edhe jashtë, gjyqësia në Maqedoni ka buxhet të pavarur gjyqësor, por çka na ndodh tani? Tani kemi problem tjetër. Tani paratë na i dhanë neve dhe kemi këshill gjyqësor buxhetor, por për çfarëdo qoftë punësimi në gjyqësi duhet patjetër të kërkojmë dhe të marrim pajtim prej minis-trit të financave, në pajtim me Ligjin për zbatim të buxhetit. Kurse, ky është ko-lizion i ligjeve. Po atëherë parashtrohet pyetja çka na duhet një ligj i tillë nëse ai nuk mund të zbatohet, kurse unë isha një prej iniciatorëve ndoshta për sjellje të një ligji të tillë, si kryetar i Shoqatës së gjykatësve të Republikës së Maqedonisë. Do të them një numër 231 të punësuar në nivel të rajonit të apelit në Shkup janë vende të zbrazura për të cilat ka mjete për shkak të penzionimit ose shkuarjes së të punësuarve nga gjyqi. Asnjëri nuk është i plotësuar, kurse në tërë Maqedoninë ndoshta ky numër është 400. Po si pritet në këtë shtet të ballafaqohemi ne, të jemi azhurnë, të shpejtë në gjykim nëse na mungojnë 400 njerëz dhe nëse zgjedhja e gjykatësit ndonjëherë na zgjat nga 10 muaj. Po 10 muaj nga 20-30 lëndë të gjykuara, këto janë 300 lëndë nga një gjykatës. Po nuk mundet këto gjëra duhet patjetër të shkojnë t'i kuptojë shteti dhe që duhet patjetër t'i zgjidhë. Dhe ja ky është apel prej këtu që problemi me këtë Ligj për buxhet të pavarur gjyqësor du-het patjetër të zgjidhet dhe ta zgjidhë çështjen, nëse i janë dhënë paratë këtij këshilli gjyqësor buxhetor në Gjyqin suprem atëherë atij do t'i kalohen edhe ing-jerencat që ai të mund t'i plotësojë ato vende të punës. Në të kundërtën, gjyqësia nuk mund të funksionojë. Nëse „thirrësi“ i gjyqit shkon në pension, kush do ta punojë atë punë, kush do të çojë thirrje, kurse prej kësaj varet a do të ketë kushte për gjykim. Këto janë gjëra më banale të cilat na frenojnë, kurse ne jemi vazhdi-misht të pranishëm që gjyqësia është joazhurne.Këto janë vetëm një pjesë e joaz-hurnitetit tonë, ndoshta objektivet, për subjektivet kemi shumë për të folur. Ja kërkoj falje pak për. Vetëm këtë ta them. Sa i përket euforisë, si që thashë, ajo është një gjë e rrezikshme, me të vërtetë është një gjë e rrezikshme. Çka do të ndodhte nëse ne në atë eufori rreth pranimit të Republikës së Maqedonisë me emrin kushtetues nga ana e SHBA-ve ne në gjyqin tonë ku vendosim për zbutjet e jashtëzakonshme të dënimit dhe atë ditë themi mirë është i qerasim të gjithë parashtruesit e kërkesave me dënime me kusht. Mosni ju lutem, ka ligj dhe ky ligj vlen për secilin. Askush nuk e konteston të drejtën e ndonjë ministri të sjellë amnisti, por kjo amnisti duhet patjetër të dalë me ndonjë akt me emër dhe mbiemër për secilin si është sjellur vendim për ndonjë mbyllje të diçkahit ashtu duhet patjetër të sjellet vendim për hapje. Ja faleminderit.

Page 113: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

115

Vlladimir Millçin

Ju faleminderit zotëri Miftari, mendoj që ju disi aq u përqëndruat që ta mbroni gjyqësinë që sot nuk ishte shumë e sulmuar. Në rast se më kujtohet mirë, gjyqësia vetëm u përmend pak. Nga kjo del që ne duhet të bëjmë një pako të tërë të reko-mandimeve vetëm për gjyqësinë, vetëm... Zotëri deputet, më falni, por këtu ka pjesëmarrës të cilët deri tani nuk kanë fituar mundësi të thonë diçka. Meqë kishit mundësi të thoni, shkoni nëse dëshironi të shkoni.

Edhe pse ky avancimi efikas i ligjeve nuk do të thotë asgjë për mua, ky lloj i rekomandimeve nuk do të thotë asgjë sot, do të thotë duhet të jemi konkret, shumë më konkret. Te ne kjo i përngjan parullës. Faleminderit. Esad Rahiq

Po, edhe si politikan. Përndryshe absolutisht pajtohem me tërë atë që u tha, këtu e kisha idenë nuk kam kurrfarë paragjykimesh ideologjike. Vetëm këtë dëshiroja ta them. Faleminderit. Stevan Sigaridov

Faleminderit. Të falënderohem për thirrjen për pjesëmarrje në këtë forum nga emri i Ministrisë së punëve të brendshme. Me të vërtetë nuk kisha qëllim të paraqitem për diskutim për arsyen e thjeshtë për shkak se nëpër të gjitha diskutimet që i dëgjova deri tani në njëfarë mënyre u prekën shumë pika të cilat për ne janë shumë të afërta, të njohura dhe në njëfarë mënyre unë personalisht pajtohem me mendimet e tilla. Thjesht u paraqita shumë shkurt të jap qartësime të caktuara në lidhje me disa gjëra në të cilat shumë shpesh u përmendën këtu, veçanërisht nga gjyqësia, kurse për të cilat po në njëfarë mënyre edhe zotëri Agim Miftari dha përgjigje, por t'u them vetëm që në Ministrinë e punëve të brendshme u është e njohur që një kohë më të gjatë punohet në reforma, por këto janë reforma mjaft të thella dhe gjatë kësaj u themeluan njësi të posaçme, përkatësisht njësia e posaçme për luftë kundër krimit të organizuar në suaza të së cilës është edhe një prej departamenteve që lufton, është i specializuar për luftë kundër korrupsionit. Nuk dua ta zgjas shumë rreth mënyrës si është organizuar dhe çka është organizuar, por në çdo rast unë jam ithtar i asaj që asgjë që do të bëhet nuk është Bibël e të mos mund të ndryshohet, nëse vlerësojmë që mundemi në të ardhmen ta bëjmë më efikase dhe më azhurne. Po ta mbanim këtë forum, këtë takim pas dy javëve ne veç më do të paraqiteshim me disa rezultate nga re-

Page 114: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

116

forma kështu dua të them që veç më aq intenzivisht rrjedhte që kjo është periudha besoj që deri në vit të ri dhe që veç më tërësisht do të realizohet. Dua gjithashtu t'u njohtoj kjo më jep të drejtë përvoja ime e deritanishme që nuk është e vogël për luftën kundër korrupsionit drejtpërdrejt si njeri që i ka ndjerë me të vërtetë të gjitha anët në luftën kundër korrupsionit prej kërcënimeve, nuk kam ndjerë deri tani ndonjë anë të mirë më tutje si pjesëmarrës në institucione të shumta me karakter ndërkombëtar në të cilat diskutohej për luftën kundër korrupsionit e kjo është në Këshillin e Evropës ku u formua grup multidisiplinar për luftë kundër korrupsionit cilat materiale përkatësisht cilat t'i quaj instrumente janë sjellur dhe shteti ynë veç më i ka nënshkruar dhe ratifikuar që do të thotë që tregoi me të vërtetë vullnet edhe atë në raste të caktuara si shtet i parë që tregoi vullnet për luftë kundër korrupsionit duke e ratifikuar Konventën ndëshkimore për luftë kundër korrupsionit. Dua t'u siguroj që në Ministrinë e punëve të brendshme me të vërtetë ka profesionistë me përvojë të cilët mund të mbahen me çdo lloj prob-lematike në fushën e mund të them lirisht nga fusha e korrupsionit po edhe më gjerë nga fusha e krimit të organizuar. Këta janë profesionistë të cilët shumë vite dhe praktikisht tërë përvojën e kanë pikërisht nga kjo fushë dhe mendoj që nuk do të ketë aspak problem në organizim a do të riorganizohemi në këtë ose në atë mënyrë. Qëllimi është që me sukses të mund të luftojmë kundër këtij lloji të, për mua, një prej problemeve më të mëdha të shoqërisë. Pyetja e tretë, cilat instru-mente ua kemi vënë në dispozicion, jo vetëm policisë por në përgjithësi cilat janë deri tani instrumentet të cilat i kemi vënë në dispozicion në luftën kundër korrup-sionit. Duhet të mendojmë pak a i kemi lënë disa instrumente dhe mundësi për luftë kundër korrupsionit, për luftë efikase nëse mënyra e vetme për luftë kundër korrupsionit ishte vetëm lufta kundër dhënies së rryshfetit edhe atë zënia në vend të ngjarjes. Nuk do të doja tani të shpjegoj çka do të thotë kjo që të kapet kryerësi në kryerjen e veprës në vend të ngjarjes. Tani me këto ndryshime të reja besoj domosdo të nevojshme që ishin që do të ketë përmirësim të caktuar cilësor, kurse njëri prej kolegëve mendoj prej gjykatësve ose prej prokurorëve përmendi pre-vencion që gjithashtu për mua është shumë i rëndësishëm. Besoj që këto instru-mente të cilat janë sjellur tani me ligjin që mjaft do të ndikojnë edhe mbi preven-cionin në luftën kundër korrupsionit. Dhe në fund vetëm dëshiroj ja kështu të theksoj që besoj që nuk kemi shumë vështirësi dhe probleme në atë pjesë të kor-rupsionit ku kemi shprehje materiale, qoftë kjo në para ose çfarëdo qoftë vlerash tjera. Problemi më i madh është në atë ku shprehja është jomateriale, përkatësisht a është ky ndonjë lloj i shërbimit kurse ai është aq i shprehur dhe aq i fuqishëm

Page 115: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

117

që me mjetet që na qëndrojnë në dispozicion absolutisht besomëni nuk kemi shanse aspak as të arrihet deri te kjo pavarësisht që e dimë, e kemi të njohur por nuk kemi mundësi. U përmendën këtu e dimë por nuk mund ta dëshmojmë. E pikërisht kjo është ajo që do të thotë që na nevojiten me të vërtetë instrumente besoj të cilat deri tani, tani veç më u fillua të punohet pak më intenzivisht në këto instrumente të legalizohen dhe besoj që efikasiteti do të jetë më i madh. Duke i dëgjuar do të kisha dashur tani diçka vetëm një fjalë si ekspert më gëzon shumë që mendimet shpien drejt asaj që lufta kundër korrupsionit është me të vërtetë front i gjerë. Ne gënjehemi nëse ia lëmë vetëm Ministrisë së punëve të brend-shme të luftojë kundër korrupsionit dhe mbaruam punë, nuk do të mbarojmë punë, vetëm atëherë nuk do të mbarojmë punë. Më vjen mirë që edhe nga gjener-ata e re mendimet shpien drejt asaj kurse besoj rreth mënyrave, metodave dhe mjeteve do të gjenden në pajtim me problematikën që i brengos institucionet përkatëse. Dhe në fund do të kisha dashur ta thërras zotëri Tupançeskin të thotë një apo dy fjalë, ndoshta do të më hidhërohet por të thotë nga emri i Grekos sepse ky është edhe një institucion që këtu në Maqedoni edhe atë është mjaft aktiv, kurse kemi disa aktivitete edhe saktësisht të drejtuara në luftën kundër korrupsio-nit. Vlladimir Millçin

Faleminderit. Profesori Tupançeski taman hoqi dorë nga ajo që të diskutojë e thirrët dhe tani do të duhet patjetër të thotë diçka. A ka edhe dikush që insiston dhe ka të thotë edhe diçka në fund? Sllagjana ishte paraqitur. Do të thotë edhe Tupançeski dhe Taseva dhe fund. Hoqe dorë apo jo? Jo, mësuesit nuk heqin dorë lehtë. Mirë. Nikolla Tupançeski

Unë me të vërtetë në interes të kohës dhe të vëmendjes suaj do të jem shumë i shkurtër. I falënderoj zotërisë që ja kështu tregoi për atë që me të vërtetë grupi i shteteve për luftë kundër korrupsionit, ku R.M. është anëtare, ky është trup i ekspertëve që punon në suaza të Këshillit të Evropës. U krye raporti i parë vlerësues, kishim vlerësim të dytë, përkatësisht do të kemi vlerësim të dytë dhe një prej vërejtjeve më të mëdha dhe e cila u dha në, vërejtje ose rekomandim si të doni më saktësisht kishte të bëjë edhe në aspekt të një pjese të temave që sot, të një pjese të gjërave që i përmendëm sot. U përmend administrata publike, u për-

Page 116: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

118

mend prokuroria publike dhe mos t'i numëroj 18 rekomandime. Kemi raport kthyes, kemi edhe vlerësime pozitive, nuk është krej aq e zezë si që duket në shikim të parë, por fatkeqësisht do të them këto vlerësime pozitive kanë të bëjnë ekskluzivisht me sferën normative. Ajo që ka të bëjë me implementimin, në pjesën e implementimit me të vërtetë mbetëm me duar të zbrazëta. Nuk do ta ki-sha zgjatur më shumë, thjesht vetëm do të doja për fund të them që me të vërtetë është e pakëndshme ndjenja kur do ta shihni tabelën, pa marrë parasysh a mund të ketë shmangie të caktuara nga koeficienti i percepcionit që e përpilon Trans-parensi Interneshënell, por është e pakëndshme ndjenja të jeni në shoqëri me Papua Guinenë e Re ose me Kirgistanin ose me Bangladeshin. Kjo do të thotë që në R.M. me të vërtetë kemi përpara jo vetëm sfidë, punë të madhe, punë të rëndë ta heqim prej nesh këtë atribut që jemi mes shteteve më të korruptuara në Evropë, nëse doni edhe në botë. Unë besoj në atë që do t'ia dalim thjesht në atë që në fund do të doja ta komentoj dhe që konsiderojmë që problemi më i madh në këtë mo-ment është qasja e segmentuar në luftën kundër korrupsionit. Do të duhet patjetër të ketë koordinim më të madh, për këtë shkak do të quhet udhëzim, do të quhet respektim i dispozitës ligjore, thjesht cilado qoftë halkë e këtij sistemi të enëve të lidhura ta ndërprejë punën besomëni që nuk do të arrihet deri në përfundim gjy-qësor. Faleminderit. Vlladimir Millçin

Ju faleminderit. Sllagjana. Slagjana Taseva

Shumë shkurtimisht. Përgatiten ca farë rekomandime kurse e përmendëm shumë herë sot programin shtetëror për prevencion dhe represion të korrupsionit, të cilin e solli Komisioni shtetëror dhe nëse veç më flasim për gjendjet dhe sfidat të bëjmë ndonjë krahasim. Ku ishim para dy viteve kur e bënim këtë program, çfarë ishin gjendjet, çka është ajo që e kemi sot. Për shembull, ne atëherë te gjendjet në program, ja e lexoj programin, kemi definuar: Sistem pamjaftësisht i vendosur funksional i ndarjes së pushtetit në ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. A e kemi arritur këtë ose ende na qëndron si sfidë. Mosekzistimi i institucioneve të pava-rura për prevencion dhe represion të korrupsionit, thamë janë formuar institucio-net, por duhet të përforcohen. Me të vërtetë t'u jepet mundësi të punojnë në mënyrë të pavarur dhe nga pjesa e zgjedhjes së tyre e më tutje deri te mundësimi

Page 117: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

119

i funksionimit. Më tutje sistemi i kontrollit të ndërsjellë horizontal mes insti-tucioneve. Që secili ta kontrollojë secilin nëpërmjet punës së vet. Mendoj që prej këtu rrjedh edhe pjesa më e madhe e mosmarrëveshjeve ose moskuptimeve të funksioneve dhe vendosjes së Komisionit shtetëror për pengim të korrupsionit. Kur ne do të dëshirojmë në ndonjë pajtueshmëri të ingjerencave ligjore të vepro-jmë në cilësi të mekanizmit kontrollues. Dhe këtë duhet ta bëjë secili prej nesh. Prokurori ta kontrollojë punën edhe të organeve tjera, por edhe të Ministrisë së punëve të brendshme etj. do të thotë ky sistem i integritetit nacional gjithashtu i quajtur. Deri ku jemi, a duhet ta zhvillojmë më tutje, mendoj që duhet të nisim prej këtu dhe përsëri nëse bëjmë rekomandime a do të duhet tani të bëjmë nga më shumë ose të shkojmë pak më në përgjithësi në aspekt të asaj që më tutje të insis-tohet të shkohet në implementim të këtyre. Atëherë kemi thënë që qëllimet kanë qenë zero tolerancë korrupsionit. Sot dëgjuam disa diskutime që cilat shkojnë në drejtim krejtësisht të kundërt, që do të mund të tolerohej një sjellje e caktuar për shkak të ndonjë gjendjeje të caktuar ose disponimi ose gjendjeje psikike. Prapëseprapë qeverisja e së drejtës është diçka që duhet të jetë princip numër një dhe ky shndërrim i korrupsionit prej me rrezik të ulët dhe profit të lartë në me rrezik të lartë dhe profit të ulët që flitnin edhe gjykatësit tani rreth efikasitetit dhe procedurave të cilat duhet të rrjedhin prej të gjitha institucioneve kompetente po të fluturojnë në gjyqësi dhe madje thamë që duhet shteti ta kthejë atë që i është marrë e edhe nuk duhet gjithmonë të ketë procedurë. Kështu është vendosur edhe ligji. Dhe ajo që veç më disa herë edhe këtu thamë këto janë fushat e zbatimit dhe reformat në shtet dhe në sistemin juridik. Ajo ku atëherë theheshin shtizat ishin ndryshimet kushtetuese të cilat i propozonim me këtë program. Pikërisht në aspekt të sigurimit të gjyqeve të posaçme të pavarësisë së gjyqësisë dhe pavarësisë së prokurorisë publike. Do të thotë pas dy viteve e disa muajve veç më piqet klima, mos mendojmë ne pak më shumë, atëherë ishte krejtësisht e papara-mendueshme të bisedohet në këtë temë, kurse tani veç më dëgjojmë që mendohet që duhet, ja ashtu veç më arritëm deri te ajo që të kemi proces evolutiv si që tha edhe studenti para një kohe të caktuar. Më tutje zvogëlimi i të drejtave të diskre-cionit, e kishim për detyrë edhe atëherë edhe tani na qëndronte edhe në njërën prej rekomandimeve prej Grekos sa më kujtohet, diçka që ende na qëndron si detyrë, do të thotë deri ku jemi me gjendjet, nuk kemi lëvizur shumë ne me gjendjet nëse duam kështu të jemi të sinqertë. E kemi zgjeruar vetëdijen për këto gjëra, pak më shumë i kemi mësuar, por tani duhet me të vërtetë t'i implemento-jmë ose krijimi i merit sistemit për të cilin Nikolla fliste sot në administratën

Page 118: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

120

shtetërore dhe rregullimi i konfliktit të interesave, do të thotë krejt në mënyrë të drejtë.

Si që dinim prej para dy viteve që duhet ja edhe më intenzivisht të punojmë në implementimin e tyre. Faleminderit. Vlladimir Millçin

Faleminderit Sllagjana. Unë kam përshtypje të këtillë që tani do të kishim mun-dur praktikisht të përfundojmë me atë që përfundimet dhe rekomandimet do të përpunoheshin më tutje do të nxjerreshin prej tërë këtij diskutimi, veçanërisht duke shikuar nëpër optikën e krahasimit atëherë hajde edhe tani që de fakto ishte qëllimi themelor i takimit të sotshëm, kurse pastaj ne do t'i dërgonim deri te të gjithë ju në afat prej një jave, gjatë kësaj ekipi ynë mund të kontaktojë me të gjithë këta që kishin paraqitje dhe diskutantët që të mos ndodhë që diçka të paraqitet gabimisht dhe pas përgjigjes suaj atëherë ai dokument, do t'i merrnim parasysh vërejtjet ose sugjerimet tuaja dhe vetëm pastaj do t'i definonim. A do të ishte në rregull kështu? Me atë që unë shpresoj disi apo jo që do të na mbesë en-tuziazmi dhe nuk do të vonohemi me përgjigjet. Me vërejtje pranoj, nuk pranoj, kjo nuk është e saktë, kjo nuk e shpreh frymën e bisedave të takimit, etj. A pajto-heni ta kryejmë punën në këtë mënyrë. Do të thotë unë supozoj që nuk do të du-hej të na nevojiten më shumë se dhjetë ditë. Do të thotë të themi maksimum shtatë ditë deri sa t'i merrni formulimet e përfundimeve dhe rekomandimeve, tri ditë t'i ktheni dhe pastaj ne t'i definojmë, t'i pastrojmë. A është në rregull? Nëse është në rregull dëshiroj t'u falënderohem edhe njëherë. Mendoj që me të vërtetë sot punuam produktivisht. Posaçërisht dëshiroj t'u falënderoj kishte këtu një grup që ulet prapa jush, prapa këtij rreshti. Ata janë të punësuarit nga qendrat për përkrahje të zhvillimit të organizatave joqeveritare jashtë Shkupit. Strumica është këtu, Kërçova është këtu, ishte Velesi, kush ka tjetër Kratova, Shtipi, etj. Ata thjesht ngadalë mbledhin gjithnjë më shumë dituri për temat e rëndësishme për të cilat bisedohet në shoqërinë tonë momentalisht. Mirupafshim së shpejti. Për ata që i intereson tema e multikulturalizmit, vetëm të paralajmëroj që të mërkurën e ardhshme në Holidej in organizojmë forum ndërkombëtar në temën e multikul-turalizmit. Faleminderit.

Page 119: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

121

KORRUPSIONI NË ARSIMIN E LARTË Forumi Rinor Arsimor Në mjedisin, rrethanat dhe gjendjen tonë të sotme, ose në rast se dëshironi, sho-qërinë në të cilën ekzistojmë, ndeshemi me dukuri të caktuara të cilat janë të ga-bueshme dhe të prishura. Varfëria, ndryshimet e sistemeve të rregullimeve sho-qërore, rrjedhat e vështira sociale, globalizimi dhe shumë rrjedha të tjera të pashmangshme, përveç dukurive të cilat i bartin me vete, shkaktojnë forma të ndryshme të korrupsionit dhe sjelljes korruptive. Në pasqyrën e përgjithshme të problemeve të sjelljes korruptive, korrupsioni në arsimin e lartë është relativisht i lënë pas dore. Percepcioni i gabueshëm për fuqinë e korrupsionit në arsimin e lartë është hap shumë i rrezikshëm në procesin e mirëmbajtjes dhe ndërtimit të një shoqërie moderne.

Depërtimi në esencën e sjelljes korruptive në arsimin e lartë të sistemit tonë arsimor është moment tepër i rëndësishëm. Kjo formë e korrupsionit ndoshta është njëra prej formave më të rrezikshme, kryesisht për shkak se të gjithë indi-vidët e ardhshëm të një shoqërie zhvillohen dhe edukohen në sisteme të prishura të vlerave etike, morale, ekonomike dhe sociale. Lënia pas dore e këtij fakti të rëndësishëm mund të jetë pasojë e mohimit të ekzistimit të kësaj forme të korrup-sionit, mungesës së vullnetit ose mosgatishmërisë për ballafaqimin me këtë prob-lem.

Gjatë një observimi të thukët të problemit në tërësi, disa thonë se fryma akademike ndoshta nuk është ideale, por nuk është as katastrofale. Forumi Rinor Arsimor (FRA) dhe rinia e cila vazhdimisht është në kontakt me sistemin e ar-simit të lartë dhe dukurive në të njëjtin, e pohojnë të kundërtën! Anash pakë-naqësisë së përgjithshme nga rrjedhat në arsimin e lartë të sotëm në Republikën e Maqedonisë e cila mbretëron tek popullata studentore, në një periudhë të majit të vitit 2003, FRA i ndihmuar nga FISHHM realizoi një hulumtim, në lidhje me nivelin e korrupsionit në institucionet e arsimit të lartë në Maqedoni. Rezultatet e fituara nga ky hulumtim kanë treguar shifra alarmuese për nivelin e korrupsionit në sistemin tonë arsimor. Me këtë, edhe shkencërisht është vërtetuar ekzistimi i këtij problemi.

Page 120: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

122

Forumi Rinor Arsimor si shoqatë serioze e qytetarëve është angazhuar rreth hapave fillestarë për ballafaqimin me këtë dukuri. Problemet në sistemin e ar-simit të lartë janë të pranishëm në disa sektore, siç janë: kuadri arsimor dhe pro-gramet mësimore, standardi studentor dhe shërbimet studentore, organizimi stu-dentor, roli i studentëve në udhëheqjen e univerziteteve. Në rast se i analizojmë problemet e mundshme në këto segmente, lehtë do të përfundojmë se korrupsioni është problemi i tyre i përbashkët. Ndoshta zhvillimi në lëminë e arsimit të lartë nuk është realizuar si pasojë e periudhave turbulente në të kaluarën e afërt dhe rrethanat socio-politike dhe ekonomike. Ndoshta ky është vendi ku gjendet kap-solla inicuese për paraqitjen e sjelljes korruptive, ndryshimit dhe zhvendosjes së vlerave të caktuara, të pranishme në punën e arsimit të lartë!

Sidoqoftë, arsyet dhe momentet kritike për paraqitjen e kësaj dukurie në këtë moment nuk janë aq të rëndësishme. Tani duhet t'i qasemi ballafaqimit me këtë problem masiv dhe kompleks. Është tepër e besueshme se qasja më efektive është caktimi i pikave të dobëta të sistemit të arsimit të lartë. Së pari duhet t'i marrim elementet dhe mjetet të cilat e rregullojnë dhe kontrollojnë këtë sistem.

Njëri prej këtyre elementeve është rregullativa ligjore për arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë, dhe aktet e posaçme të univerziteteve dhe institucion-eve të tyre të varura. Kjo do të thotë se rregullativa ligjore, duke u nisur nga ligji për arsim të lartë, statutet e univerziteteve, fakulteteve dhe institucioneve, vendimet, rregulloret dhe aktet e tjera duhet t'i nënshtrohet analizës. Me qëllim që kjo analizë të jetë efektive në ballafaqimin me korrupsionin, e njëjta duhet të realizohet mes prizmës së elementeve të cilat e lejojnë sjelljen korruptive të pro-fesorëve, por edhe të studentëve. Hap i logjikshëm pas kësaj analize, do të ishte rishqyrtimi, ose ndryshimi i akteve të caktuara të dobëta ligjore (në aspekt të kor-rupsionit).

Element tjetër në këtë rast, do të jenë palët të cilave iu dedikohet kjo rregul-lativë, gjegjësisht ata të cilët janë të përfshirë në sistemin e arsimit të lartë. Këtu bëjnë pjesë studentët, profesorët, autoritetet universitare. Angazhimi i organeve shtetërore është tepër i rëndësishëm, përkrah pavarsisë së madhe të univer-siteteve. Këtu duhet të arrihet angazhim i përbashkët nga të gjithë lojtarët për zgjidhjen, ose tejkalimin e këtij problemi. Ky angazhim në asnjë rast nuk duhet të mbetet vetëm në formë deklarative! Të gjithë duhet të punojnë shumë dhe me ndërgjegje për dekorrumpimin e arsimit të lartë. Ndoshta procesi më i rëndë-sishëm është edukimi i studentëve dhe profesorëve për të drejtat dhe obligimet e tyre, për ate që është e lejuar dhe e ndaluar. Duhet të prezantohet sistemi i sanksi-

Page 121: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

123

onimit, jo ai i cili është i pranishëm në këtë moment, por sistem i cili do ta ndëshkojë studentin dhe profesorin për sjellje korruptive.

Informimi për ndryshimet e planifikuara të rregullativës, përfshirja e të gjitha palëve për shkatërrimin e kësaj dukurie përmes fushatës. Dialogu mes të gjitha segmenteve të sistemit! Implementimi i përvojave të shteteve të jashtme në këtë lëmi. Këto janë masat të cilat duhet të realizohen për ballafaqimin me këtë formë të korrupsionit.

Forumi Rinor Arsimor në periudhën e kaluar është angazhuar rreth ngritjes së vetëdijes për ekzistimin e këtij problemi te popullata e përgjithshme. Në këtë proces janë përdorur metoda të ndryshme për informimin dhe edukimin e stu-dentëve për të drejtat dhe obligimet e tyre para institucioneve të arsimit të lartë. Përveç këtyre aktiviteteve, FRA ka marrur pjesë edhe në reformimin e sistemit. Me promovimin e avokatit të studentëve kemi përfituar një institucion të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të studentëve. Gjithashtu, janë ndërmar-rur edhe aktivitete në lëminë e organizimit të studentëve (forumi i studentëve, panairi i organizatave studentore, etj).

E lartëpërmendura tregon se ekziston një grup i të rinjve i cili është aktiv në fushën e përmirësimit të një segmenti të rëndësishëm të shoqërisë, dhe kjo është zhvillimi i gjeneratave të ardhshme në sistemin e arsimit të lartë. Forumi Rinor Arsimor ka qenë, është dhe do të jetë partner në luftën kundër korrupsionit. Në çdo rast, angazhimi i grupeve të caktuara në shoqëri nuk mund ta zgjedh një problem të ngathët, siç është sjellja korruptive në një fushë.

Page 122: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

125

Marjan Nikolov IMPLIKIMET EKONOMIKE DHE POLITIKE TË KORRUPSIONIT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË1 Qendra për analiza ekonomike Abstrakt

Edhe pse nuk është fenomen i ri, tema për korrupsionin tërheq vëmendje të posaçme në shtetet në tranzicion. Ky trend nuk e anashkalon as vëmendjen publike në Maqedoni. Për analizë cilësore të këtij fenomeni nevojitet qasje interdisiplinare, por në këtë punim do të ndalemi vetëm në pjesën ekonomike të ndikimit nëpërmjet mekanizmave të ekonomisë institucionale dhe/ose ekonomisë së re politike. Ideja themelore e modelit të zhvilluar në këtë punim është që për më shumë se një dekadë në Maqedoni nuk ekziston rritje ekonomike si rezultat i mosinvestimit në burimet themelore të rritjes ekonomike: kapitali fizik, kapitali njerëzor dhe kapitali shoqëror (social capital). Kjo është rezultat i ndryshimit të sistemit të vlerave në fillim të tranzicionit dhe pamundësisë që institucionet ta mbajnë kredibilitetin dhe fuqinë e tyre konkurruese, përkundër lobi grupeve të posaformuara joformale dhe grupacioneve të posaformuara politike-ekonomike, në sigurimin e klimës së përshtatshme afariste për investitorët dhe agjentët ekonomikë në përgjithësi. Kjo solli deri në gjendje të ekuilibrit në ekonominë maqedonase të rishpërndarjes së pasurisë shoqërore mes tri grupeve ekonomiko-sociale: grupit që pretendon në të mira kapitale të rishpërndara në procesin e privatizimit, grupit që pretendon në të drejta dhe licenca dhe bën biznes kryesisht për shkak të rolit jotransparent të shtetit si konsumator publik dhe varfërisë që financohet drejtpërdrejt prej buxhetit. Në këtë ekuilibër ende pritet ndryshimi i çmimeve relative të të mirave mes këtyre grupeve që të mund të ngritet ekonomia drejt një ekuilibri të ri të ekonomisë së shëndoshë. Gjatë kësaj, pritet shumë prej Bashkimit Evropian dhe metodologjisë dhe ndihmës së tij.

1 Ky punim është hartuar me rastin e konferencës "Maqedonia dhe korrupsioni - gjendjet

dhe sfidat"; nëntor 2004, në organizim të FISHHM-së Shkup.

Page 123: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

126

Në vend të hyrjes

Do ta filloja dhe do ta përfundoja këtë punim me konstatimin që "Korrupsioni e pengon zhvillimin ekonomik dhe krijon ferr ekonomik". Madje edhe Dante Aligieri i ka vënë rryshfet-dhënësit afër vetë fundit në ferr.

Pse korrupsioni shkakton kaq shumë vëmendje? Një arsye është revolucioni i ri informatik. Teknologjitë e reja në informatikë mundësojnë qarkullim më të madh të informatave për periudhë më të shkurtër kohore, me ç'rast qasja deri te më shumë informata ka vëllim më të madh. Arsyeja e dytë është krijimi i shtete-ve të reja demokratike dhe mediave të lira që shpien drejt lirisë së fjalës. Arsyeja e tretë është edhe vetë globalizimi, që i përzjeu bizneset prej mjediseve me shkallë më të ulët drejt mjediseve me shkallë relativisht më të lartë të korrupsi-onit.

Si rezultat i këtyre dhe shkaqeve tjera u paraqitën OJQ si Transparensi Interneshënëll dhe u rrit roli dhe ndikimi i sektorit civil drejt kësaj çështjeje. Gjithashtu u paraqitën edhe më shumë studime empirike në këtë temë, kurse edhe gjithnjë më shumë shtete me ekonomi të tregut mendojnë për efikasitetin dhe alokimin joefikas të resurseve dhe për shpenzimet më të mëdha për mbikëqyrje dhe transaksion në kushte të korrupsionit. Specifikat për Maqedoninë:

Rishpërndarja në vend të rritjes ekonomike

Me fillimin e tranzicionit në Republikën e Maqedonisë ndodhi vakuum momental i sistemit të vlerave dhe vërshim i rregullativave të reja ligjore dhe mënyrave të reja të punës që kërkonin dozë më të madhe të fleksibilitetit të qytetarëve, agjen-tëve ekonomikë, institucioneve, gjegjësisht të shtetit në tërësi.

Nga aspekti i ndryshimit në mekanizmat e ekonomisë, u paraqitën kufizime të forta fiskale dhe financiare për agjentët ekonomikë, të cilat i kërkonte mënyra e re punës së tregut. Resurset e kufizuara të ndërmarrjeve të mëdha u kufizuan plotësueshëm. Bankat filluan ta fitojnë rolin e tyre të vërtetë dhe ta kryejnë funksionin e tyre të vlerësimit të rrezikut gjatë kreditimit. U rrit tatimimi mesatar, kurse bizneset ishin të inerte dhe të ngadalshme në adaptim. Qytetarët, të cilët për një kohë të gjatë i gëzonin të mirat e çmimeve të ulëta relative të shërbimeve në socializëm, filluan të ballafaqohen me humbje të këtij privilegji, si dhe me

Page 124: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

127

kërcënime për humbje të statusit të të punësuarve. Institucionet e shtetit nuk ishin të gatshme të ballafaqohen me sfidat e reja.

Në këto kushte të reja të punës dhe të ballafaquar me sfida të reja, shteti u paraqit në rol të lojtarit kryesor në konsumin publik. Gjithashtu, pushteti u cen-tralizua dhe u koncentrua, me çka pushteti lokal e humbi fuqinë për kanalizim të nevojave të qytetarëve në mënyrë efikase.

Në këtë mënyrë u rrit roli i aparatit shtetëror në rregullativa dhe në ven-dimmarrjet e diskrecionit: furnizimet publike, licencat, lejet, kuotat, kontingjen-tet, etj. Kjo shpiente deri në paraqitje të jotransparencës fiskale në kushte kur nuk keni ligj për furnizime publike, agjenci për pengim të larjes së parave dhe rregullativa dhe institucione të ngjashme mbrojtëse.

U paraqit sistemi tranzicional i vlerësimit: "U gjend njeriu". Ky sistem tranzicional i vlerësimit, në kushte të ristrukturimeve me pasoja

negative të humbjes së vendit të punës dhe të ardhurave, filloi të pranohet si status dhe të përhapet si kancer nëpër shoqëri, shtet dhe agjentët ekonomikë.

Sistemi i këtillë ekonomik krijon grup të lobi-birokratëve të cilët i kon-kurrojnë mënyrës legale të punës së sistemit dhe, për kompenzim përkatës, ofrojnë zgjidhje më të shpejtë të gjërave të lidhura me të drejta të caktuara të agjentëve ekonomikë dhe klientëve tjerë të interesuar thjesht për shkak se procedurat dhe rregullativa ekzistuese dhe vendosja institucionale ishin impo-tente për kohën e re.

Ky sistem krijon distorzion në afat të gjatë, që nuk kalon pa u vërejtur nga ana e investitorëve.

Përkatësisht, në vendimet e tyre investuese, investitorët llogarisin shpenzime të inflatuara të diskontuara (me premi të përfshirë) që e reflektojnë këtë gjendje dhe janë mjaft të larta që të mos mund të mbulohen me të hyra legale dhe prandaj i riorientojnë fondet e tyre investuese në ndonjë vend tjetër. Thënë thjesht, në Maqedoni më nuk kishte klimë të shëndoshë për ushtrim të biznesit, për ç'gjë edhe investimet munguan.

Kjo krijon bazë për zhvillim të kryesisht tri llojeve të bizneseve në Maqedoni: Së pari, bizneset në lidhshmëri me lobi-birokratët e aparatit shtetëror, të cilat nuk janë konkurrente dhe në një ekonomi të shëndoshë të tregut mbase do të jenë të diskualifikuara; së dyti, bizneset me rrezik të vogël për dënim që sjellin profite të mëdha dhe të cilat janë të paligjshme dhe së treti, bizneset me karakter monopolistik dhe/ose oligopolistik (telekomunikacionet, energjetika, transporti, ndërtimtaria) të cilat ose janë dobët të rregulluara, ose rregullatori është i a.q. i përfshirë në monopol (captured).

Page 125: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

128

Në çdo rast, e tërë kjo në afat të gjatë shpie drejt mungesës së investimit në burimet themelore të rritjes ekonomike: kapitali fizik dhe teknologjitë e reja, kapitali njerëzor dhe sistemi bashkëkohor i arsimit dhe trajnimit dhe i a.q. kapital shoqëror, përkatësisht besimi mes agjentëve ekonomikë dhe ndaj institucioneve të shtetit.

Ajo që u mbetet agjentëve ekonomikë në kushte pa rritje ekonomike është rishpërndarja e pasurisë së tërësishme në shtet. Mekanizmi i modelit për rishpërndarje në Maqedoni

Gjatë lidhshmërisë potenciale të lobi-grupeve në aparatin shtetëror, një pjesë e aktiviteteve të agjentëve ekonomikë i tejkalojnë kornizat ligjore që duhet të jenë të mbrojtura prej institucioneve. Mospasja e institucioneve të fuqishme që do ta bëjnë shpenzimin për agjentët ekonomikë më të madh gjatë dënimit nëse është ndërmarrë aksion i paligjshëm dhe joetik, për to faktikisht do të thotë derë e hapur për ndërmarrje të aksioneve që janë në kundërshtim me rregullat e definuara, meqenëse për sjelljen e tillë mungon dënimi dhe është më lirë.

Duke u ballafaquar me konkurrencë prej lobi-grupeve joformale, pjesa e shëndoshë e institucioneve ka shpenzime të rritura për mbikëqyrje dhe zbatim të rregullave, përkatësisht ligjeve në mënyrë konsistente. Kjo jep përfytyrim që mënyra e korruptuar e punës është madje edhe më efikase, meqenëse është edhe më e lirë, por kjo është vetëm të afat të shkurtë (Përkujtohuni në thënien për shembull: "Mirë është, e kalova kamionin nëpër doganë").

Rezultati është që edhe vetë institucionet bëhen të ivolvuara në rishpërn-darje në mënyrë të anshme, kështuqë nuk mund të përgjigjen me kredibilitet në mënyrë të përshtatshme.

Në kushte të këtilla ashpërsohen edhe konfliktet mes grupeve politike-ekonomike, të cilat në Maqedoni gravitojnë drejt dy poleve. Grupet tjera politike-ekonomike afrohen vetëm në mënyrë spirale kah polet, sepse as nuk ofrojnë fuqi për dalje sistematike prej kurthit të poleve, as nuk kanë strategji dhe vizion për veprim të pavarur.

Rezultat i drejtpërdrejtë prej kësaj situate janë institucionet të cilat duhet ta optimizojnë funksionin shoqëror të dobishmërisë, por në të vërtetë e optimizojnë funksionin e dobishmërisë së grupeve formale dhe joformale, si dhe të grupeve politike-ekonomike të cilat i kanë okupuar institucionet dhe gjatë kësaj thonë që kjo është rezultat i natyrshëm i demokracisë në rrugën drejt Evropës.

Page 126: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

129

Në kushte të këtilla të punës në Maqedoni u paraqitën tri grupe kryesore të agjentëve ekonomikë që pretendojnë në rishpërndarjen e pasurisë së tërësishme të shtetit.

Ndarjen e këtyre grupeve do ta bazoj në ndarjen e pasurisë në tri lloje të të mirave: Të mirat kapitale të rishpërndara në procesin e privatizimit, të drejtat në të cilat hyjnë mjetet likuide, licencat, kontratat, etj. dhe në fund është varfëria e cila mbulohet prej buxhetit dhe programeve sociale. Kjo situatë në këtë moment e paraqet ekuilibrin ekonomik maqedonas.

Në afat të gjatë ky stabilitet pashmangshëm shpie drejt një forme të ashpër të konfliktit dhe antagonizmit të grupeve më konfliktuoze. Mospasja e mbrojtjes për të drejtat pronësore i bën të shtrenjta kontratat të cilat sjellin rritje (investime) në afat të gjatë. Në afat të mesëm, që të zvogëlohen tensionet, do të ndërmerren disa masa të fushatave, pa strategji, që të përmirësohet diçka edhe atë madje në momente edhe sinqerisht, por mungesa e punës sistematike do të lexohet prej agjentëve racionalë ekonomikë. Masa e fushatave kufizohet në atë që institu-cionet edhe ashtu duhet ta punojnë si obligim i përditshëm, kështu që agjentët racionalë ekonomikë tani shohin që shpenzimi margjinal u rritet në kushte të fushatës (për shkak të mundësisë që të dënohen) dhe fshihen. Ata e zvogëlojnë aktivitetin ekonomik sepse e dinë që kjo është qasje jo sistematike dhe e fushatës dhe presin që të përfundojë fushata që të vazhdojnë të ndërmarrin aksione sipas sistemit të vjetër me elemente jashtë ligjeve në fuqi. Si deri te ndryshimi?

Çka të bëhet që të kompenzohet mungesa e zhvillimit ekonomik që në Maqedoni është sigurisht e tipit L si rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj gjendjeje?

Në këtë moment, të gjitha kategoritë e agjentëve ekonomikë kanë qëllim të njëjtë, e ai është të jenë pjesë e subjekteve për ridistribuim dhe nën institucionet dhe rregullat ekzistuese do të bëjnë çmos që të jenë të tillë.

Prej pavarësimit deri tani, institucionet janë në rënie të lirë, nuk janë të fuqishme dhe me iniciativa, nuk mund të gjenden në kushtet e posakrijuara, kështu që edhe vetë u inkuadruan si variabël endogjene në modelin e shpërn-darjes.

Opinioni profesional është në fillimin e vet që të mund të imponojë debat cilësor potent publik.

Page 127: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

130

Ndryshim i mundshëm i kësaj situate është në ndryshimin e çmimeve relative të bartësve të titullarëve formalë dhe joformalë të pronësisë. Me ndryshimin e çmimeve relative do të ndryshohej edhe fuqia negocuese e grupeve të interesit që drejtpërdrejt shpie drejt destabilizimit të këtij ekuilibri dhe hap shans të mirë për ndryshime institucionale. Këto ndryshime institucionale do të duhej të mundësojnë reformë deri në institucione dhe inovacione të tilla që do të japin kornizë për rritje ekonomike dhe me ekzistimin e të cilave do të përjash-toheshin grupet konkurrente formale dhe joformale.

Prapëseprapë, suksesi do të varet prej elementeve të jashtme, me ç'rast pritet shumë prej BE-së dhe metodologjive të tyre. Roli më aktiv i BE-së në shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jetë i fokusuar kah përforcimi i institucioneve, duke e marrë parasysh atë që ndihma deri tani ka qenë joadekuate në krahasim me sfidat. Si rezultat, këto institucione të reformuara do të duhej t'i zvogëlojnë shpenzimet për mbikëqyrje dhe do të mundësojnë informata më të lira dhe simetrike për agjentët ekonomikë, si dhe klimë të volitshme afariste.

Për fund, edhe një herë, "Korrupsioni e pengon rritjen ekonomike dhe krijon ferr ekonomik".

Page 128: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

131

SHTOJCË

Shkaqet për paraqitje të korrupsionit në Maqedoni, determinantat dhe rezultatet e tij:

Ndryshimi i sistemit ekonomik: Fillimi i tranzicionit

Bizneset Qytetarët Institucionet

1. Rritja e tatimimit mesatar

dhe shpenzimeve financiare

karakteristike për një eko-

nomi të tregut.

2. Bankat fillojnë të arkëtoj-

në premi për rrezik dhe

fillojnë ta marrin funksionin

prej ekonomive të tregut

3. Bizneset nuk janë mjaft

fleksibile dhe nuk mund të

adaptohen

1. Humben të mirat e çmi-

meve të ulëta relative për

shërbime

2. Fuqia e zvogëluar blerëse

3. Rreziku i papunësisë

1. Të ballafaquara me

ndryshim të shpejtë të

rregullave

2. Vërshimi i zgjidhjeve

të reja ligjore

3. Ndryshimet e shpeshta

të ligjeve shpien deri te

zbatimi jocilësor

4. Humbja e aftësisë për

mbikëqyrje efikase

5.Ballafaqohen me kon-

kurrencë prej lobi-gru-

peve joformale

Rezultati: Humbja e ambientit për investim dhe lufta për rishpërndarje të pasurisë

shoqërore

Bizneset Qytetarët Institucionet

1. Dy grupe të bizneseve

dhe të dyjat në lidhshmëri

me grupet joformale në

institucione

2. Njëri në privatizimin e

kapitalit

3. I dyti si pretendentë të të

drejtave dhe licencave, si

kontingjentet, kuotat, etj.

1. Teoria e: “Të gjendem"

2. Ata që nuk hyjnë në dy

biznes-grupet financohen

prej buxhetit nëpërmjet

programeve sociale (page-

sat gjatë përjashtimit nga

puna dhe ndihma sociale)

3. Ky grup i shfrytëzuesve

të transfereve prej buxhetit

praktikisht e mban stabil

këtë ekuilibër pa rritje eko-

nomike

1. Paraqitja e qeverisë-

parti politike

2. Rekrutimi i personave

të volitshëm për lobi-

grupe joformale që do ta

mbajnë këtë gjendje të

ekuilibrit pa rritje ekono-

mike

3. Lidhshmëria e përfo-

rcuar me dy biznes-

grupet që e kontrollojnë

kapitalin e privatizuar

dhe ato që shfrytëzojnë

të drejta dhe licenca

Page 129: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

133

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

Pyetja kryesore që parashtrohej para tri viteve dhe që ishte shkas që më 21 qer-shor 2002 FISHHM ta organizojë Konferencën me temë Maqedonia dhe korrup-sioni – gjendja dhe sfidat, ishte: A ka korrupsion në Maqedoni? Padyshim, përgjigjja është po.

Deri atëherë, prej marrëveshjeve ndërkombëtare në sferën e anti-korrupsionit ishin ratifikuar: Konventa ndëshkimore për korrupsionin e Këshillit të Evropës1; Konventa për larje të parave, zbulim, sekuestrim dhe konfiskim të dobisë pronësore të fituar me vepër penale2 dhe Konventa civile për pengim të korrupsionit3. Prej rregullativës vendase, u sollën dy ligje të rëndësishme: Ligji për pengim të larjes së parave4 dhe Ligji për pengim të korrupsionit5.

Në vitin 2002, çështje primare ishte edhe procesi i hartimit të strategjisë për luftë kundër korrupsionit. Përpos kësaj, ballafaqoheshim edhe me sfidat vijuese:

• Sjellja e strategjisë nacionale për anti-korrupsion. • Korrupsioni të shndërrohet në aktivitet me rrezik të lartë dhe profit të

ulët. • Të vihet theksi mbi prevencionin e korrupsionit, në vend të ndëshkimit

pas ngjarjes. • Zvogëlimi i mundësive për korrupsion nëpërmjet reformave sistemore

dhe riorganizimit të domosdoshëm të institucioneve shtetërore. • Krijimi i institucioneve të pavarura për prevencion të korrupsionit. • Përforcimi i zbatimit të ligjit ose shërbimeve që janë kompetente për

zbatimin e ligjit dhe për luftën kundër korrupsionit.

1 Sjellur në Strazbur në vitin 1998, Ligji për ratifikim të konventës ndëshkimore për

korrupsionin, Gazeta zyrtare e RM-së 32/99. 2 Sjellur më 8 nëntor 1990, Ligji për ratifikim të konventës për larje të parave, Gazeta

zyrtare e RM-së 58/99. 3 Sjellur më 4 nëntor 1999, Ligji për ratifikim të Konventës civile për pengim të korrup-

sionit, Gazeta zyrtare e RM-së 13/2002. 4 Gazeta zyrtare e RM-së 70/01. 5 Gazeta zyrtare e RM-së 28/02.

Page 130: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

134

Deri në mbajtjen e Konferencës së dytë më 10 nëntor 2004, prej rregullativës vendase u ndryshuan dhe u plotësuan ligjet ekzistuese nga fusha e anti-korrupsionit, edhe atë:

− Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pengim të korrupsionit6, me të cilin u përforcuan ingjerencat e Komisionit shtetëror për pengim të korrupsionit për t'u mundësuar luftë më intenzive kundër korrupsionit. Gjithashtu, me këto ndryshime Komisioni shtetëror është i pavarur dhe ka cilësi të personit juridik.

− Ligji për pengim të larjes së parave dhe të të ardhurave tjera prej veprave të ndëshkueshme 7.

− Ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal8 dhe Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për procedurë penale9.

− Në qershor të vitit 2003 nga ana e Komisionit shtetëror për pengim të korrupsionit (i cili u formua në nëntor të vitit 2002) u soll Programi shtetëror për prevencion dhe represion të korrupsionit dhe

− Më 8 nëntor të vitit 2004, Qeveria e solli Udhëzimin për bashkëpunim të organeve të administratës shtetërore, ndërmarrjeve publike dhe personave tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror, me Komisionin shtetëror për pengim të korrupsionit.

Së këndejmi, të pranishmit në konferencë sollën përfundim të përgjithshëm që një pjesë e sfidave me të cilat ballafaqohej Maqedonia në vitin 2002 janë te-jkaluar, e veçanërisht për shkak të: (1) krijimit të kornizës juridike për një insti-tucion të pavarur dhe të fuqishëm, përgjegjës për ndalje të korrupsionit; (2) për-forcimit të mekanizmave për luftë kundër korrupsionit; dhe (3) miratimit të Pro-gramit shtetëror për prevencion dhe represion të korrupsionit. Por, si rezultat i ekonomisë sonë hermetikisht të mbyllur dhe institucionalisht jostabile, që prod-hon vetëm monopole, kurse njëkohësisht lind edhe korrupsion, si dhe për shkak të faktit që korrupsioni ende paraqet aktivitet me profit të lartë kurse rrezik të ulët, Maqedonia ende ballafaqohet me problemin e korrupsionit. Prandaj nevoji-tet që, para së gjithash, tërësisht të implementohen zgjidhjet e reja ligjore dhe të avancohet bashkëpunimi dhe koordinimi mes institucioneve përgjegjëse.

6 Gazeta zyrtare e RM-së 46/2004, teksti i pastruar 83/2004. 7 Gazeta zyrtare e RM-së 46/2004. Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ndërpritet

vlefshmëria e Ligjit për pengim të larjes së parave, Gazeta zyrtare e RM-së 70/2001. 8 Gazeta zyrtare 19/2004. 9 Gazeta zyrtare 74/2004.

Page 131: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

135

Porositë kryesore që rrodhën prej konferencës janë me sa vijon: • Korniza ligjore të kompletohet deri në fund me sjellje të Ligjit të ri për

konlikt të interesave dhe të Ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.

• Pjesëmarrja e domosdoshme në procesin e propozimit të ligjeve dhe në procesin e debatit publik për propozim-ligjet për shoqatat ekonomike, esnafet, OJQ-të dhe qytetarët.

• Futja e plotë e sistemit njësportelik. • Të drejtat e diskrecionit të bartësve të funksioneve publike të reduktohen

në minimum. • Hartimi i strategjisë nacionale për pengim dhe ndalje të larjes së parave

dhe financimit të terrorizmit, nga ana e Komisionit shtetëror për pengim të larjes së parave.

• Rrumbullakësimi dhe implementimi i plotë i merit-sistemit gjatë punësimit dhe avancimit të nëpunësve shtetërorë dhe përforcimi i Agjen-cisë për nëpunës shtetërorë.

• Sigurimi i sigurisë dhe pavarësisë materiale të të punësuarve në shërbi-met dhe organet përgjegjëse për luftë kundër kriminalitetit dhe korrup-sionit dhe sigurimi i kushteve të kuadrove, materiale, hapësinore dhe të tjera për punë të këtyre institucioneve.

• Opinioni publik të informohet për raste konkrete pasi që të ngritet aktakuza, e jo në fazën e procedurës parapenale.

• Implementimi dhe respektimi i plotë i Ligjit për financim të partive. • Respektimi i ingjerencave të Komisionit shtetëror për pengim të korrup-

sionit nga ana e pushtetit ekzekutiv. • Përfundimi sa më i shpejtë i procesit të denacionalizimit.

Me qëllim të realizimit të këtyre rekomandimeve dhe të përmirësimit të kontekstit të përgjithshëm në luftën kundër korrupsionit dhe në prevencionin e tij, sferat kryesore të intervenimit mbeten të jenë:

• Ndërtimi i marrëdhënies partnerike, e jo protektorale me bashkësinë ndërkombëtare, krejt me qëllim të përforcimit të institucioneve dhe inkurajimit të strukturave të brendshme për vendimmarrje të pavarur, efikase dhe komplete.

• Reaksioni i paramenduar mirë, i balancuar dhe i koordinuar që do t'i afirmojë parimet e shtetit juridik dhe do të sigurojë efekte stabile dhe komplekse.

Page 132: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

136

• Relativizimi i kufinjve dhe përforcimi i bashkëpunimit rajonal – lindje dhe jug.

• Derregullimi dhe liberalizimi i ekonomisë, brenda dhe jashtë. • Bashkëpunimi i Qeverisë, sektorit të pavarur qytetar, mediave dhe bash-

kësisë ndërkombëtare. • Departizimi dhe depolitizimi i sektorit publik. • Ngritja e vlerave morale dhe përgjegjësisë te qytetarët, e veçanërisht të

bartësve të funksioneve publike. • Avancimi i qeverisjes së të drejtës.

Page 133: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

137

PJESËMARRËSIT E KONFERENCËS

Të ftuar Të pranishëm SEKTORI QYTETAR 1. QMBN Danijela Stojanova

2. Shoqata e gjykatësve Agim Miftari

3. Shoqata e prokurorëve publik Kosta Petrovski

4. Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes vendore të RM Natasha Vrteska

5. Euro Ballkan Llovren Markiq

6. ACTC Vlladimir Popovski

Biljana Shukuroska

7. Info qendra e OJQ Biljana Bejkova

8. Forumi Rinor Arsimor Aleksandar Stojanovski

9. Qendra për analiza ekonomike Marjan Nikollov

10. Metamorfozis Nikolla Mickovski

11. Këshilli rinor - Prilep /

12. Lidhja e sindikatave Dragan Jovanoski

13. SHOGM Svetllana Janeva

14. Asociacioni për iniciativa demokratike - Gostivar Shpend Imeri

15. Megjashi Dragi Zmijanac

16. Qendra për iniciativa qytetare /

17. Polio plus Zvonko Shavreski

18. Daja Dilbera Kamberovska

19. CIRA /

20. FORUM /

21. Lëvizja e ekologjistëve të Maqedonisë /

22. Meseçina Muhamed Toçi

23. Milenium – Vrapçisht Senad Beqiri

24. OE Opstanok Gjorgji Haxhi-Vaskov

25. Shoqata për parandalimin nga varshmëritë Ilija Jovanov

26. Drom /

27. Instituti për hulumtime sociologjike dhe

politiko-juridike /

28. Fondacioni Instituti Shoqëria e Hapur - Maqedoni Neda Korunovksa

Dançe Danillovska

INSTITUCIONET SHTETËRORE 29. Ministria për punë të brendshme Stevan Sigaridov

30. Ministria e drejtësisë∗

31. Ministria e financave /

32. Ministria e ekonomisë /

33. Prokuroria Publike Kosta Petrovski

Të ftuarit e kanë paralajmëruar mungesën e tyre

Page 134: Antikorupcija Alb

� FONDACIONI INSTITUTI SHOQËRIA E HAPUR - MAQEDONI

138

34. Avokati Publik /

35. Avokati Popullor*

36. Agjencia për nëpunësit shtetëror Biljana Zhagar

37. Oda e avokatëve Zoran Petkoviq – Bakli

38. Gjykata Supreme e RM Dane Iliev

39. Gjykata Kushtetuese e RM*

40. Këshilli Republikan Gjyqësor Angell Solev

41. Qeveria e RM Katica Stardellova

Miodrag Andrieski

42. Kabineti i Kryeministrit të RM Ljupço Farmakoski

43. Kryetari i RM∗

44. Enti shtetëror për revizion Svetllana Andonovska

45. Prorektori i Universitetit Sh.Qirili dhe Metodi Zoran Vellkovski

46. Rektori i Universitetit Sh.Kliment Ohridski /

47. Agjencia për të rinj dhe sport /

48. Komisioni shtetëror për parandalimin e

korrupsionit

Sllagjana Taseva

Mihajllo Manevski

PARTITË POLITIKE/DEPUTETËT E PAVARUR DHE KOORDINATORËT E PARTIVE POLITIKE 49. VMRO-DPMNE Gjorgji Naumov

50. LSDM Esad Rahiq

51. PPD Ismet Ramadani

52. PL /

53. PSM /

54. PDSH /

55. BDI /

56. PLD /

57. Trifun Kostovski /

58. PDBM /

59. PDK /

60. PBRM /

61. PDSM /

62. PDTM /

LIGJËRUES

63. Vlladimir Millçin Fondacioni Instituti Shoqëria

e Hapur Maqedoni

64. Suzana Kartova-Kuzmanovska Qeveria e RM

65. Nikolla Tupançeski Fakulteti Juridik – Shkup

66. Ljubomir Kekenovski Fakulteti Ekonomik –

Shkup

Të ftuarit e kanë paralajmëruar mungesën e tyre

Page 135: Antikorupcija Alb

MAQEDONIA DHE KORRUPSIONI - GJENDJA DHE SFIDAT �

139

67. Vlladimir Naumovski Drejtoria për pengimin e

larjes së parave

68. Zoran Jaçev Transparentnost

Makedonija

69. Jovan Trpenovski Komisioni shtetëror për

parandalimin e korrupsionit

TË TJERË 70. Hulumtues për analizën detajore Islam Jusufi∗

71. Hulumtues për analizën detajore Trajko Sllavevski

72. Këshillëdhënës privat Zhivko Dimov

73. Agim Jonuz /

MBIKËQYRËS 74. QP OJQ Shtip Nevenka Longurova

75. QP OJQ Kërçovë Ismet Ballazhi

76. QP OJQ Strumicë Riste Stevanov

77. QP OJQ Strugë Arbesha Vllashi

78. QP OJQ Dibër Shaip Marku

79. QP OJQ Gjevgjeli Tanja Petrova

80. QP OJQ Kratovë Borjanço Micevski

81. QP OJQ Veles Dime Vellev

82. QP OJQ Negotinë Roza Janevska

Të ftuarit e kanë paralajmëruar mungesën e tyre