16
“Anijendërtuesit e Kantierit Pashaliman, pasardhës të denjë të traditës iliro-shqiptare” E premte, 11 prill 2014 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 68-të i botimit Nr. 14 (8215) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria e-mail: [email protected] Rriten kapacitetet hidrografike: fillon projekti “ALNO-HIP” Reformat në fushën e Mbrojtjes dhe shembulli i Ukrainës Sulmohen efektivat e “Eagle-8”, por pa lëndime BFS, fillon kursi i 9-të Bazë i Forcave Speciale Shkollat e mesme ushtarake dhe lindja e elitave ushtarake faqe 2 faqe 6 faqe 12-13 faqe 8-9 faqe 7 VIZITA REFLEKSION NDAJ PROBLEMEVE TË MBROJTJES NË UKRAINË Vlerësimi i ambientit të sigurisë së brendshme dhe të jashtme është një çështje e rëndësishme për proceset transformuese të mbrojtjes. Mosnjohja dhe mung- esat e vlerësimit të mbrojtjes, shpesh herë kanë nxjerrë në evidencë mungesa serioze të veprimtarisë së tyre. Rishikohet menaxhimi i ndihmës amerikane në fushën e Sigurisë Rasmussen i bën thirrje Rusisë që të smbrapset nga Ukraina “Qeveria, e vendosur për përmirësimin e kapaciteteve njerëzore dhe modernizimin e FD” Do të ketë vijim të stërvitjeve dypalëshe shqiptaro-britanike BASHKËPUNIMI NATO TAKIMI “BUTRINTI”, ANIJA MË E RE E “ROJËS BREGDETARE” faqe 3 faqe 4-5 faqe 10 AFGANISTAN FORCË TOKËSORE ARSIMIMI faqe 2 Gjeneralmajor Bazo, priti atasheun ushtarak të Britanisë së Madhe Richard Perry Kosova afrohet edhe më shumë në bashkëpunimin e saj me NATO-n Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka takuar ministrin e Mbrojtjes të Lituanisë, Jouzas Olekas Konferenca e Vilniusit: Vendet e A-5, anëtarësim sa më të shpejtë në NATO Faqe 2 RAJONI Kosova vëzhguese në Asamblenë e NATO-s, lajm pozitiv për shqiptarët e më gjerë Pjesëmarrësit e kësaj konference, arritën në përfundimin kryesor se politika e dyerve të hapura e ka provuar veten shumë të dobishme në forcimin e sigurisë në Europë Faqe 3

“butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” rajoni Kosova afrohet … · 2014. 4. 11. · “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” faqe 3 faqe 4-5 faqe

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” rajoni Kosova afrohet … · 2014. 4. 11. · “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” faqe 3 faqe 4-5 faqe

ushtriaE prEmtE, 11 prill 2014 1

“Anijendërtuesit e Kantierit Pashaliman, pasardhës të denjë të traditës iliro-shqiptare”

E premte, 11 prill 2014

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 68-të i botimit Nr. 14 (8215)

ushtria

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

rriten kapacitetet hidrografike: fillon

projekti “aLNO-hiP”

Reformat në fushën e Mbrojtjesdhe shembulli i Ukrainës

Sulmohen efektivat e “Eagle-8”, por pa lëndime

BFS, fillon kursi i 9-të Bazë i Forcave Speciale

Shkollat e mesme ushtarake dhe lindja e elitave ushtarake

faqe 2

faqe 6

faqe 12-13faqe 8-9 faqe 7

vizitarefleksion ndaj problemeve të mbrojtjes në ukrainë

Vlerësimi i ambientit të sigurisë së brendshme dhe të jashtme është një çështje e rëndësishme për proceset transformuese të mbrojtjes. Mosnjohja dhe mung-esat e vlerësimit të mbrojtjes, shpesh herë kanë nxjerrë në evidencë mungesa serioze të veprimtarisë së tyre.

Rishikohet menaxhimi i ndihmës amerikane në fushën e Sigurisë

Rasmussen i bën thirrje Rusisë që të smbrapset nga Ukraina

“Qeveria, e vendosur për përmirësimin e kapaciteteve njerëzore dhe modernizimin e FD”

Do të ketë vijim të stërvitjeve dypalëshe shqiptaro-britanike

bashkëpunimi

nato

takimi

“butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare”

faqe 3

faqe 4-5

faqe 10

afganistan

forcë tokësore

arsimimi

faqe 2

Gjeneralmajor Bazo, priti atasheun ushtarak të Britanisë së Madhe Richard Perry

Kosova afrohet edhe mëshumë në bashkëpunimin

e saj me NATO-n

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka takuar ministrin e Mbrojtjes të Lituanisë, Jouzas Olekas

Konferenca e Vilniusit: Vendet e A-5, anëtarësim sa më të shpejtë në NATO

Faqe 2

rajoni

Kosova vëzhguese në Asamblenë e NATO-s, lajm pozitiv për shqiptarët e më gjerë

Pjesëmarrësit e kësaj konference, arritën në përfundimin kryesor se politika e dyerve të hapura e ka provuar veten shumë të dobishme në forcimin e sigurisë në Europë

Faqe 3

Page 2: “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” rajoni Kosova afrohet … · 2014. 4. 11. · “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” faqe 3 faqe 4-5 faqe

ushtriaE prEmtE, 11 prill 20142 zyrtare

Kosova vëzhguese në Asamblenë e NATO-s, lajm pozitiv për shqiptarët e më gjerë

Kosova afrohet më shumë me NATO-n“Kosova vëzhguese

në Asamblenë e NATO-s, një tjetër perspektivë e re dhe

e shkëlqyer për shqiptarët në rajon.”, shkruan Rama në Twitter. Kryemi-nistri shqiptar, Edi Rama ka vlerë-suar pozitivisht vendimin e Asamblesë së NATO-s për t’i dhënë Kosovës mundësinë për të qenë vëzhguese e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Kreu i Qeverisë shqiptare, në faqen e tij zyrtare në Twitter, nënvizon faktin se kjo mundësi që i jepet Kosovës, është një hap i shkëlqyer. Këtë vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e ka përshëndetur edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Kryeministri Thaçi e cilësoi si hap thelbësor për integrimin, vendimin e pranimit të Kosovës si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-s:

“Mendoj se është një hap i rëndë-sishëm dhe historik për shtetin tonë të ri. Është një vlerësim gjithë ndërkom-bëtar për shtetin tonë, është një vlerësim i familjes euroatlantike për hapat e rëndësishëm që i ka arritur Kosova. Është hapi prej më të rëndësishmëve i kohëve të fundit. Kjo dëshmon që tash kur po e themelojmë edhe Ushtrinë e Kosovës – Forcat e Armatosura të Kosovës, kemi bërë edhe hapin zyrtar të fillimit të integrimit të Kosovës në NATO, duke vazhduar pastaj për “Part-neritetin për Paqe” dhe definitivisht edhe anëtarësimin zyrtar në NATO. Pra, e sotmja dhe e ardhmja e Kosovës është e ardhme euroatlantike. Urime dhe përgëzime të gjithë qytetarëve të Kosovës.”

Lajmi për këtë zhvillim pozitiv, u bë i ditur nga delegacioni shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, sipas të cilit Kosova do të ketë mundësi të ketë përfaqësuesin e saj në Asam-blenë e NATO-s. Por, teksa Kosovës i është hapur “dera”, Rusisë i është mbyllur. Rusia është përjashtuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s dhe Moska tashmë nuk është pjesë e Asam-blesë Kombëtare të NATO-s, në të cilën ajo mbante statusin e “anëtarit shok”. Ky vendim, për përjashtimin e Rusisë, është marrë nga Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Asamblesë.

Por ky vendim për Kosovën është pjesë e zhvillimeve të fundit integruese

drejt komunitetit euro-atlantik, në të cilat edhe vetë Kosova ka hedhur hapa të rëndësishme. Para një muaji, qeveria e Republikës së Kosovës, vendosi që FSK të shndërrohet në Forcën e Arma-tosur të Kosovës dhe Ministria e FSK-së të shndërrohet në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës. Ky vendim u mor nga në mbledhjen e rregullt të qeverisë, në të cilën u shqyrtua dhe miratua analiza dhe rekomandimet e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë në Kosovë.

“Me propozim të Komitetit Drejtues për Rishikimin Strategjik të Sektorit të Sigurisë, dje në takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës është miratuar Analiza e Rishikimit Strategjik të Sek-torit të Sigurisë. Kjo është një analizë e një studimi të thellë të kryer nga institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës gjatë një procesi dyvjeçar. Proces i Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë ka përfshirë një proces me qasje gjithëpërfshirëse, transparente dhe që përfshiu të gjitha institucionet e Qeverisë për t’i radhitur dhe forcuar institucionet e sigurisë së Kosovës në pajtim me parimet Euro-Atlantike dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe është bërë hu-lumtim i thellë i të gjitha aspekteve të sigurisë për të identifikuar nevojat reale të shtetit dhe qytetareve tanë, si dhe për të definuar rolet dhe kapacitetet e secilit institucion në fushën e sigurisë, me qëllim të krijimit të një sektori i cili është efektiv, efikas dhe i koordinuar në përballimin e nevojave të sigurisë në

vend, dhe i cili do të garantoj:1. Marrjen e përgjegjësive për sig-

urinë tonë dhe të vendit tonë;2. Vazhdimin e integrimit Euro-

Atlantik të Strukturave të Sigurisë të Republikës së Kosovës;

3. Dhe Sigurimin e paqes dhe sta-bilitetit në Kosovë dhe rajon.

Kjo është në të mirë të vendit, në të mirë të qytetareve tanë pa dallim etnik, fetar apo orientimi politik. Kjo është në të mirë të gjithë rajonit, pa përjashtime. Është në interesin e pro-ceseve të integrimeve euro-atlantike dhe dëshmon përkushtimin tonë se Kosova është e gatshme të transformohet dhe të prodhojë më tepër siguri dhe të jetë garantues i sigurisë së vet, dhe bazuar në hapat e mëtutjeshëm të jemi një faktor relevant i sigurisë rajonale por edhe globale”, - ka thënë kryeminis-tri Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së zhvilluar për transformimin e FSK në MM. Në këtë formulim, vihet re qartë orientimi integrues drejt NATO-s dhe mbështetja e parimeve dhe strategjive euro-atlantike. Mbase në pamje të parë këto duken hapa të vegjël për një shtet të vogël siç edhe është Kosova, por edhe pse lëvizje të vogla, këto përmbajnë në vetvete një të vërtetë të madhe: trajtimin serioz dhe lëvizjen e vazhdueshme pozitive të shtetit të Republikës së Kosovës. Sot u pranuan si vëzhgues, të nesërmen do të jenë pjesë e Partneritetit e pak më vonë, në mënyrë të sigurt e të padyshimtë Kosova do të jetë pjesë e NATO-s.

stafiKryeredaktor:

Albert hitOaLiajGazetarë:

Alba Musaraj

Redaktore korrektore: Elona shiMaj MakO

Graphic Designer:Afërdita hysaj

© Ministria e MbrojtjesMaterialet e publikuara në këtë gazetë nuk mund të riprodhohen elektronikisht apo fizikisht e të përdoren për qëllime përfitimi, pa marrë autorizim nga botuesit e saj.

AdrEsA: Ministria e Mbrojtjes,

Rruga e Dibrës

Qëndrimet, pikëshikimet dhe opinionet e shprehura në gazetën “ushtria” i përkasin plotësisht autorëve të shkrimeve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrime apo pozicionime zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe shPFA.

Në kuadër të planit të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet dy vendeve, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor

Jeronim Bazo, ka pritur paraditen e datës 9 prill 2014, atasheun ushtarak të Britanisë së Madhe, nënkolonel Richard Perry. SHSHPFA, gjeneralmajor Jeronim Bazo pasi e ka falënderuar për mbështetjen e deritanishme, ka vlerësuar nivelin aktual të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes, duke veçuar bashkëpunimin në fushën e arsimimit, ku dy kadetë ushtarakë do të studiojnë në Akademinë Ushtarake dhe atë të

Marinës në Britaninë e Madhe. Nga ana e tij, atasheu ushtarak i Britanisë së Madhe, nënkolonel Richard Perry e informoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo për mundësinë e zhvillimit të bisedimeve zyrtare për bashkëpunimin ushtarak dypalësh në nivel shtabesh “Staf-Talk”, që do të zhvil-lohet në vendin tonë në qershor të këtij viti. Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për vijimin e bashkëpunimit edhe në fusha që aktualisht janë konsideruar si stërvitje dypalëshe dhe të trajnimit të pilotëve të helikopterëve Cougar në Britaninë e Madhe.

Do të ketë vijim të stërvitjeve dypalëshe shqiptaro-britanike

SHSHP të FA, gjenerAlmAjor jeronim BAzo Priti AtASHeun uSHtArAk të BritAniSë Së mAdHe ricHArd Perry, rezident në mAqedoni

aFGaNistaN

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Komanda e Forcës Tokësore në vijim të komunikimeve të përditshme me misionet paqeruajtëse të Shqipërisë në

botë, sot është vënë në dijeni të një ngjarje të ndodhur me misionin e “Eagle-8”. Ngjarja ka ndodhur në orën 16.20 sipas orës lokale të Spin Boldak, Kandahar. Një autokolonë me tre automjete, në të cilat ndodheshin personel amerikan dhe shqiptar, ka qenë duke kryer patrullim rutinor në Wesh Border, në kufi me Af-ganistanin. Në kthim, autokolonës i ka dalë përpara një automjet kamikaz, i cila ka shpërthyer. Si rezultat i kësaj përplasje ka pësuar dëmtime automjeti i parë, i cili ka qenë në gjendje të manovrojë, brenda të cilit ndodheshin trupa amerikane. Ndërsa dy automjetet e tjera të autokolonës, ku ndodheshin edhe pjesëtarë të “Eagle-8”, nuk kanë pësuar goditje fizike. Deri tani raportohet vetëm për dy ushtarë amerikanë të mjetit të parë, të cilët janë lënduar dhe po marrin ndihmën mjekësore. Sigurojmë familjarët e ushtarakëve tanë në Afganistan, se s’ka asnjë të lën-duar dhe se trupat tanë atje janë shëndosh e mirë dhe po vazhdojnë kryerjen me sukses të detyrave.

Sulmohen efektivat e “Eagle-8”,

por pa lëndime

Page 3: “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” rajoni Kosova afrohet … · 2014. 4. 11. · “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” faqe 3 faqe 4-5 faqe

ushtriaE prEmtE, 11 prill 2014 3zyrtare

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, gjatë viz-itës së saj zyrtare në Li-tuani në kuadër të konfer-

encës me tematikë “NATO Open Door: Ten Years after the ‘Big Bang’”, që u zhvillua në Vilnius të Lituanisë, ka zh-villuar paraditen e datës 4 prill 2014, një takim me ministrin e Mbrojtjes Kom-bëtare të Lituanisë, z. Jouzas Olekas. Gjatë këtij takimi të dy homologët dis-kutuan për thellimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ky bashkëpunim është më se i nevojshëm në situatën aktuale. Për sa i përket marrëdhënieve dypalëshe, u diskutua për mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe realizimin e stër-vitjeve të përbashkëta mes dy Forcave të Armatosura, sidomos në kuadrin e “Smart Defence” ku vendet baltike janë lider, ky bashkëpunim është më se i nevojshëm. Gjithashtu gjatë takimi u diskutua edhe në lidhje me çështjet e NATO; Situatën e Sigurisë në Europë si dhe Operacionet Ndërkombëtare. Në këtë takim të zhvilluar ndërmjet dy krerëve të Mbrojtjes, shqiptare dhe lituaneze, u diskutua edhe për situatën në Ukrainë dhe implikimet për situatën e sigurisë në rajon, çështje të sigurisë së energjisë e asaj kibernetike dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh. Ministri Olekas shprehu shqetësimin në lidhje me pushtimin dhe aneksimin e një pjese të Ukrainës, dhunimin e të drejtës ndërkombëtare dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare. Sipas ministrit Olekas, procesi i agresionit, ndjehej edhe pranë kufijve të Lituanisë, ku ishin vendosur një pjesë e madhe trupash ushtarake në gjendje alarmi e gatishmërie.

“Besoj se tani është momenti i duhur për të marrë vendime të men-jëhershme dhe për të kryer veprime të vendosura me qëllim që të sigurohet siguria e kufijve të NATO-s. Për shkak të trazirave që po ndodhin pranë kufijve të Lituanisë, aleatët tanë kanë fuqizuar misionin e Policimit Ajror Baltik, duke dërguar avionë luftarakë shtesë dhe janë të gatshëm për të marrë çdo masë ushtarake të nevojshme për të garantuar sigurinë e shteteve baltike. Ky është hapi i parë që dëshmon solidaritetin dhe angazhimin e Aleancës” – tha ministri J. Olekas gjatë takimit Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe mbi sfidat e reja të sigurisë, të cilat janë në rritje, e për të qenë më konkretë, u diskutua për mundësitë e përmirësimit të sigurisë energjetike dhe të asaj kibernetike dhe nevojën për bashkëpunim më të gjerë NATO-BE, veçanërisht në kontekstin e konfliktit Rusi-Ukrainë. Diskutimet mbi rajonin tonë në konferencën e Vilniusit

Në datat 3-4 prill, ministrat e Jashtëm, të Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë të NATO-s morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Vil-nius 2014, në Lituani, me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Lituanisë në NATO. Ndër të tjera, u diskutua edhe mbi politikat e NATO-s dhe lidhjet më çështjet e rajonit tonë, Ballkanit. Duke qenë se në këtë aktivitet merrnin pjesë edhe vendet e iniciativës së Kartës së

Adriatikut A-5, këto diskutime ishin tërësisht të orientuara drejt integrimit rajonal euro-atlantik. Grupi Vilnius, i vendeve të NATO-s, ka shkëmbyer e ofruar eksperiencën e vet në këtë drejtim, pra si një ndihmesë për inte-grimin e vendeve të A-5. Ata sollën

një pasqyrë të benefiteve ne fushën e sigurisë e të zhvillimit që sjell poli-tika e dyerve të hapura të NATO-s. Në fjalimin e tij në këtë konferencë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Zoran Petrov, e ka përshëndetur politikën

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka takuar ministrin e Mbrojtjes të Lituanisë, Jouzas Olekas

Konferenca e Vilniusit: Vendet e A-5, anëtarësim sa më të shpejtë në NATO

e dyerve të hapura të NATO-s, duke prezantuar këndvështrimin maqedonas për të ardhmen procesit të zgjerimit të Aleancës. Duke theksuar pritshmërinë që Republika e Maqedonisë ka te samiti tjetër i NATO-s, i cili është parashikuar që të mbahet këtë shtator në Uells, zëvendësministri Petrov ka vënë në dukje vazhdimësinë që ka treguar vendi i tij deri aktualisht, në lidhje me reformat dhe progresin e bërë. Ai foli mbi përparimin e qëndrueshëm falë reformave kombëtare dhe shprehu mendimin e përkushtimin e qeverisë maqedonase për tu bërë një vend me të drejta të plota në NATO, pa vonesa të mëtejshme, pasi kjo gjë ka qenë e është një nga prioritetet më të larta të politikës ë shtetit maqedonas.

Zëvendësministri kroat i Çështjeve të Jashtme dhe Europiane, Joško Klisović, nënvizoi rëndësinë e zgjer-

imit të mëtejshëm të NATO-s, për përfshirjen e vendeve të cilat ndajnë të njëjtin vizion e të njëjtat sistem vlerash si pjesëtarët e tjerë të NATO-s, duke e vënë theksin te ndikimi pozitiv që sjell zgjerimi ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Europës Juglindore. Ai përmendi gjithashtu gatishmërinë e anëtarësimit të Malit të Zi, ashtu si dhe rëndësinë e zhbllokimit të MAP (Membership Action Plan) për Bosnje Hercegovinën me qëllim vazhdimin e reformave të sistemit të mbrojtjes. Gjithashtu, në konferencë, Koordinatori Kombëtar i Malit të Zi për NATO-n, Nebojsha Kal-lugjeroviq, paraqiti arritjet e Malit të Zi dhe vuri në dukje se Mali i Zi shpreson se Aleanca do të njohë në mënyrë të drejtë përpjekjet dhe angazhimin e bërë nga Mali i Zi.

Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve të Kartës së Baltikut, të Kartës së Adriatikut dhe Zëvendëssek-retari i Përgjithshëm i NATO-s, Alex-ander Vershbow, të cilët ishin edhe pjesëmarrësit e kësaj konference, arritën në përfundimin kryesor se politika e dyerve të hapura e ka provuar veten shumë të dobishme në forcimin e sigurisë në Evropë. U theksua gjithashtu se të gjitha shtetet që aspirojnë të anëtarësohen, gëzojnë mbështetje të plotë dhe inkurajim në përpjekjet e tyre për integrim. Konfer-enca theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojës rajonale si një instrument për realizimin e këtyre parimeve.

A.Hitoaliaj

Është zhvilluar në datën 7 prill 2014 takimi për rishikimin

e menaxhimit të ndihmës ameri-kane në fushën e Sigurisë, i cili organizohet në kuadër të planit të bashkëpunimit ushtarak dypalësh ndërmjet FA të Republikës së Shqipërisë dhe të Shteteve të Bash-kuara të Amerikës. Në këtë aktiv-itet ishte i pranishëm zëvendësmin-istri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtorë dhe ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura. Gjithashtu mori pjesë shefi i Zyrës së ODC, major Kris-topher S. Mitchell dhe përfaqësues të tjerë amerikanë të Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak (ODC). Në fjalën e tij Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila theksoi se: “Kam kënaqësinë t’ju uroj mirëseardhjen sot në këtë aktiv-itet të rishikimit të menaxhimit të asistencës së sigurisë”. Ky takim, vijoi më tej ai, është një mundësi

Rishikohet menaxhimi i ndihmës amerikane në fushën e Sigurisë

e mirë për palët, për ju dhe për Min-istrinë e Mbrojtjes, për të rishikuar proceset, objektivat dhe qëllimet, për t’i vlerësuar ato dhe për të parë cilat prej tyre janë përmbushur ose jo. Gjithashtu, ne mund të shikojmë cili

prej tyre nuk ka ecur sipas planit dhe të ndërmarrim veprimet e duhura për të përmirësuar procedurat në të ardh-men. Zëvendësministri i Mbrojtjes Hila është shprehur se Ministria e Mbrojtjes ka një marrëdhënie të gjatë

dhe të frytshme me Zyrën e Bash-këpunimit Ushtarak në shitjet dhe financimin e huaj ushtarak, i cili daton qysh nga viti 1994. Kjo është një periudhë e gjatë, gjatë së cilës Ministria e Mbrojtjes ka përfituar shumë, duke përmendur këtu trajnimet dhe programin IMET. Por, ka nënvizuar ai, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjith-shëm duhet të bëjnë më shumë në drejtim të zhvillimit të një liste gjithëpërfshirëse dhe të detajuar të nevojave tona në të ardhmen, që sigurisht duhet të bazohen në prioritetet tona kryesore. Gjatë këtij takimi synohej të prezanto-hen organizatat kryesore që mer-ren me këto programe, politikat që ndiqen, procedurat, si dhe do të diskutohet në lidhje me pro-gramet që janë në proces ndërm-jet dy vendeve tona; çfarë është bërë dhe çfarë duhet të bëhet në të ardhmen. Takimi për rishikimin e menaxhimit të ndihmës amerikane në fushën e Sigurisë përfundoi më datë 9 prill 2014.

Page 4: “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” rajoni Kosova afrohet … · 2014. 4. 11. · “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” faqe 3 faqe 4-5 faqe

ushtriaE prEmtE, 11 prill 20144 zyrtare

Fjala e zv/ministrit të Mbrojtjes me rastin e lëshimit në ujë të anijes “Butrinti”

“Qeveria, e vendosur për përmirësimin e kapaciteteve njerëzore dhe modernizimin e FD”

Më lejoni që në krye të herës, të përshëndes të gjithë efek-tivat e Forcës Detare, të gjithë personelin e kantierit

detar të Pashalimanit. E gëzofshi anijen e re!

Është me të vërtetë emocionuese të marr pjesë në këtë festë tepër mbresëlë-nëse dhe unike për detarët tanë. Sot ne ulim në ujë anijen “Butrinti” të katërtën e klasit “ILIRIA”, e cila shënon dhe përfundimin me sukses të projektit më të rëndësishëm të Forcës Detare në rrugën e saj të modernizimit. Ky projekt filloi në vitin 2007, me firmosjen e kontratës së ndërtimit të anijeve ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Kompanisë Damen dhe Qeverisë së Mbretërisë së Holandës. Fryti i parë i këtij bashkëpunimi ishte anija “ILIRIA” e ndërtuar në Holandë në vitin 2008. Vit pas viti, specialistët e punëtorët e kantierit të Pashaliman, së bashku me ekspertët holandezë, bënë të mundur ndërtimin e anijeve “Oriku”, “Lissus” dhe tani “Butrinti”. Kështu, në sajë të ek-speriencës, mjeshtërisë si anije ndërtues, kantieri i Pashalimanit i dha Forcës Detare dhe vendit tonë tre anije moderne, të cilat rritën ndjeshëm kapacitetet operacionale të kësaj Force, për kontrollin dhe monito-rimin e trafikut detar, mbrojtjen e mjedisit detar, kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit, zbatimit të ligjshmërisë dhe rritjes së sigurisë detare. Këto anije do të rrisin ndërveprueshmërinë e Forcave tona të Armatosura në kuadër të operacioneve të NATO-s, iniciativave rajonale dhe do të jenë një grup i rëndësishëm për përbal-limin e emergjencave të ndryshme detare në hapësirat Adriatiko-Joniane. Rëndësia e këtij projekti qëndron edhe në faktin se për herë të parë Forcat tona Detare kanë kapacitete prodhuese. Kantieri i ndërtuar në Pashaliman, një kantier modern, me personel të aftë në bashkëpunim me specialistët e “Damen Shipyards”, mbas zbatimit të këtij projekti, do shërbejë si

një garanci jo vetëm për mirëmbajtjen e anijeve që po prodhojmë e ato ekzis-tuese, por edhe për plotësimin e nevojave që mund të lindin në të ardhmen për Forcën Detare dhe pse jo, edhe për çdo lloj bashkëpunimi tjetër të mundshëm me institucionet e tjera detare në vend. Ndaj në këtë ditë të shënuar, dëshiroj të përgëzoj të gjithë punonjësit e kantierit të ndërtimit të anijeve dhe specialistët e kompanisë holandeze “Damen Shipyard” për punën e mirë dhe për profesionalizmin që kanë treguar në ndërtimin e këtyre anijeve. Ceremonia e lëshimit në det të anijes “BUTRINTI” në këtë 5 vjetor të

anëtarësimit në NATO, i gjen efektivat e Forcave tona Detare më profesioniste, më të afta për të menaxhuar hapësirën tone detare, si dhe më bashkëvepruese me strukturat homologe të vendeve partnere të NATO-s. Proceset e transformimit, modernizimit dhe të ristrukturimit kanë qenë dinamike duke ndjekur kësisoj hap pas hapi kërkesat që u diktuan nga procesi inte-grues në Aleancë. Si pjesë e këtij procesi, në këto 20 vite, ndryshimi dhe reformimi ka qenë evident. Theksoj se, efektivat e Forcës Detare për vetë specifikën që kanë si zbatues të ligjshmërisë detare kanë qenë më pranë NATO-s, dhe këtë e kanë

treguar në stërvitjet e përbashkëta, vizitat e ndërsjella, kualifikimin e vazhdueshëm të personelit, etj. Por, natyrisht në vizionin tonë, synimet dhe objektivat për të ardhmen, kemi shumë për të bërë. Ne jemi tërësisht të ndërgjegjshëm mbi rëndësisë dhe poten-cialet e mëdha që ofron sektori i detarisë në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës. Për këtë qëllim, Qeveria e Shqipërisë ka renditur ndër prioritetet e saj përmirësimin e menaxhimit dhe rritjen e shfrytëzimit të kapaciteteve detare. (Shfrytëzimin e pesh-kimit, transportin detar, turizmin detar, rritjen e kapaciteteve përpunuese të porteve,

zbatimin e legjislacionit në det, etj). Sigur-isht, që zhvillimi në fushën e detarisë nuk mundet të konceptohet i veçuar nga siguria detare. Sfidat dhe kërcënimet e sotme janë asimetrike dhe ndërkufitare. Siguria e deteve mund të arrihet vetëm me bashkëpunimin e të gjithë institucioneve në vend si dhe me partnerët rajonalë. Në detin Adriatik dhe Jon kalojnë rrugëkalime të rëndësishme të transportit detar, por nga ana tjetër këto dete mund të përdoren edhe si rrugë për trafikimin e mallrave të paligjshëm, për mi-gracionin e paligjshëm si dhe për aktivitete të tjera të paligjshme në drejtim të BE. Me qëllim monitorimin, kontrollin dhe zbatimin e ligjshmërisë në det Forca Detare nevojitet të jetë e aftë profesionalisht, efikase dhe me kapacitete operacionale bashkëkohore. Ne jemi në kuadër të një procesi rishikimi të dokumenteve strategjikë dhe të mënyrës së organizimit të Forcave të Armatosura dhe si rrjedhojë edhe të Forcës Detare, me synim përshtatjen e saj me nevojat që dikton mjedisi aktual i sigurisë detare. Qeveria është e vendosur të vazhdojë t’ju mbështesë për përmirësimin e vazh-dueshëm të kapaciteteve njerëzore dhe teknike si dhe modernizimin e pajisjeve të Forcës Detare me qëllim që ju të vazhdoni të kryeni me sukses, krenari dhe dinjitet mi-sionin fisnik që ju ka besuar populli shqiptar. Në mbyllje do të shprehja mirënjohjen e veçantë për qeverinë holandeze që ndihmoi në realizimin e këtij projekti, falënderimet për kompaninë “Damen Shipyards” për bashkëpunimin e ngushtë dhe serioz që of-ruan. Përgëzoj të gjithë punëtorët, teknikët, inxhinierët dhe të gjithë ata të cilët me mundin dhe djersën e tyre bënë të mundur realizimin e këtij projekti. Ju faleminderit shumë. Në çdo lundrim apo operacion të këtyre anijeve, ju do të shihni të materi-alizuar kontributin dhe mundin tuaj. Të gjithë do të keni një motiv më shumë të ndiheni krenarë për atë që keni mundur të bëni. Edhe njëherë, i uroj Forcës Detare ta gëzojë anijen e re, ndërsa efektivit të anijes i uroj lundrim të mbarë.

anijeve ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, Kompanisë “Damen Shipyards” dhe qeverisë së Mbretërisë së Holandës. Fryti i parë i këtij bashkëpunimi ishte anija “Iliria” e ndërtuar në Holandë në vitin 2008, ndërsa më pas, vit pas viti, specialistët e punëtorët e kantierit të Pashaliman, së bashku me ekspertët holandezë, bënë të mundur ndërtimin e anijeve “Oriku” e “Lissus” dhe tani “Butrinti”. Këto anije kanë rritur ndjeshëm kapacitetet operacionale për kontrollin dhe monitorimin e trafikut detar, mbrojtjen e mje-disit detar, kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit, zbatimit të ligjshmërisë dhe rritjes së sigurisë detare. Gjithashtu ato do të rrisin ndërveprueshmërinë e Forcave tona të Armatosura në kuadër të operacioneve të NATO, iniciativave rajonale dhe do të jenë një grup i rëndësishëm për përballimin e emergjencave të ndryshme detare në hapësirat adriatiko-joniane. Ceremonia e lëshimit në det të anijes “Butrinti” në këtë 5-vjetor të anëtarësimit në NATO, tha më pas z. Hila, i gjen efektivët e Forcave tona Detare më pro-fesionistë, më të aftë për të menaxhuar hapësirën detare, si dhe

më bashkëveprues me strukturat homologe të vendeve partnere të NATO. Por, është shprehur ai, në vizionin tonë për të ardhmen kemi shumë për të bërë. Në detin Adriatik dhe Jon kalojnë rrugëkalime të rëndësishme të transportit detar, por nga ana tjetër këto dete mund të përdoren edhe si rrugë për trafikimin e mallrave të paligjshëm, për emigracionin e paligjshëm etj. Prandaj dhe monitorimi, kontrolli dhe zbatimi i ligjshmërisë në det i Forcës Detare duhet të jetë më i aftë profesionalisht, efikas dhe me kapacitete operacionale bashkëkohore. Zëvendësministri Hila ka shprehur mirënjohje të veçantë për qeverinë holandeze që ndihmoi në realizimin e këtij projekti, për kompaninë “Damen Shipyards” për bashkëpunimin e ngushtë dhe serioz që ofruan, si dhe përgëzoi punëtorët, teknikët, inxhinierët dhe të gjithë ata të cilët me mundin dhe djersën e tyre bënë të mundur realizimin e këtij projekti. Në fund, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe pjesëtarët e tjerë në këtë ceremoni ndoqën nga afër momentet e lëshimit në ujë të anijes “Butrinti”.

Në Bazën Detare të Pashalimanit në Vlorë është zhvilluar në datën 8 prill 2014, ceremonia e lëshimit në ujë të anijes “Butrinti”,

e cila është ndërtuar në kantierin detar të Pashalimanit, në kuadër të kontratës me kompaninë holandeze “Damen Shipyard”. Ishin të pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm, si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Ndodheshin gjithashtu ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Cannon, ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Martin de la Beij dhe përfaqësues të kompanisë “Damen”. Ceremoninë e hapi komandanti i Forcës Detare, gjeneralbrigade Qemal Shkurti. Më pas, zëvendësministri i Mbrojtjes Hila përshëndeti efektivët e Forcës Detare dhe personelin e kantierit detar të Pashalimanit, duke theksuar se sot ne ulim në ujë anijen “Butrinti”, të katërtën e klasit “Iliria”, e cila shënon dhe përfundimin me sukses të projektit më të rëndësishëm të Forcës Detare në rrugën e saj të modernizimit. Ky projekt filloi në vitin 2007, me firmosjen e kontratës së ndërtimit të

“Butrinti”, anija më e re e katërshes së “Rojës Bregdetare”

MODErNiZiMi

U lëshua në ujë anija “Butrinti”, e cila u ndërtua në kantierin detar të Pashalimanit, në kuadër të kontratës me kompaninë holandeze “Damen Shipyard”

Page 5: “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” rajoni Kosova afrohet … · 2014. 4. 11. · “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” faqe 3 faqe 4-5 faqe

ushtriaE prEmtE, 11 prill 2014 5zyrtare

Ekuipazhi i parë i anijes “Butrinti”, P-134

K/Lejtnant Ermal Hila (komandant)K/Lejtnant Ilir AsllanajK/Lejtnant Indrit HysenajN/Lejtnant Kabash BakalliN/Lejtnant Gejsi AgoKapter Myzafer CanoaliajRreshter Vladimir KalajRreshter Patriot SalihilaRreshter Sokol HametajRreshter Artan KojaniRreshter Xhevat NazerajN/Tetar Gëzim AbaziN/Tetar Lulzim DelajDetar I Alidion Asamataj

Projekti i modernizimit të FDPajisja e Rojës Bregdetare me katër anije të tipit STAN

PATROL 4207, të cilat shërbejnë për mbështetje të operacioneve të kërkim-shpëtimit, është pjesë e modernizimit të FD.

Iliria – Anija “Iliria” u ndërtua nga “Damen Shipyards”, Holandë dhe mbërriti në shqipëri në gusht të vitit 2008. Iliria mban numrin P-131 dhe është anija e parë e këtij tipi.

Oriku – Anija e dytë e tipit STAN PATROL 4207, e marrë nga FD, por ajo është anija e parë e ndërtuar në kantierin detar të bazës së Pashalimanit në Orikum të Vlorës. U lëshua në ujë në maj 2012.

Lisus – Kjo është anija e tretë e ndërtuar në vendin tonë si pjesë e projektit shqiptaro-holandez. U lëshua në ujë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, në dhjetor 2012.

Butrinti – Anija e katërt, e cila gjithashtu është pjesë e projektit të rojës Bregdetare mban emrin Butrinti dhe numrin P-134. Ajo u lëshua në ujë në prill 2013, duke qenë anija më e re e FD shqiptare.

Të nderuar zotërinj diplomatë, përfaqësues të pushtetit qendror e vendor, ushtarakë e special-istë, përfaqësues të kompanisë

“Damen Shipyards”! E quaj nder, vlerësim dhe kënaqësi që sot, vetëm pak ditë nga 5 vjetori i anëtarësimit të vendit tonë në NATO, t’ju përshëndes në përurimin e anijes më të re të Forcës sonë Detare, me emrin tepër domethënës “Butrinti”, P-134, rezultat i punës, mundit e djersës së punonjësve e specialistëve të Kantierit të Ndërtimit të Anijeve dhe atyre të kompanisë holandeze “Damen Shipyards”. Ndërtimi i anijes “Butrinti” filloi në nëntor 2012, me përfundimin e paraardhëses së saj “Lissus”, e cila bashkë me Anijet Patrulluese “Iliria” dhe “Oriku” po çan me sukses ujërat e Adriatikut dhe Jonit. Pozicioni gjeopolitik që ka vendi ynë, me një vijë bregdetare 220 milje, si një rrugëkalim kryesor midis Evropës Lindore dhe Perëndimore, me pasuri të shumta ujore dhe n/ujore, ka bërë që shteti shqiptar ti kushtojë rëndësi të veçantë forcimit të institucioneve ligj-zbatuese që veprojnë në det. Ai e ka parë ruajtjen dhe mirë-administrimin e këtyre pasurive, si një element të rëndësishëm të sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Në këtë kuadër, Forca jonë Detare, me një histori krenare dhe të lavdishme, tradicionalisht ka përfaqësuar institucionin kryesor për ushtrimin e sovranitetit të shtetit shqiptar në hapësirën tonë detare. Kështu nën kujdesin e qeverisë dhe pop-ullit shqiptar, Forca Detare ka bërë hapa para për realizimin e misionit kushtetues, mbrojtjen dhe zbatimin e ligjshmërisë de-tare, mbajtjen në kontroll të kësaj hapësire nëpërmjet Sistemit të Ri të Vëzhgimit të saj si dhe krijimin e kapaciteteve te nevojshme operacionale për planifikimin dhe zhvillimin e operacioneve humanitare në ndihmë të komunitetit. Duke mbajtur një prezencë të përhershme dhe aktive në det, Forca Detare është tashmë një aktor i rëndësishëm dhe i vlerësuar nga opinioni, shteti shqiptar dhe partnerët tanë. Ndërkohë anëtarësimi i vendit tonë në NATO, solli nevojën e një teknologjie ndërvepruese e efikase me partnerët e FD dhe hartimin e një plani modern-izimi racional, mbështetur në burimet ekonomike që afronte shteti shqiptar.

Ky plan transformimi përfshiu modern-izimin e FD me sisteme, pajisje e mjete detare, të shtrira në plane afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, ku prioritet ka qenë kompletimi me mjete të reja që kryejnë misionin e Rojës Bregdetare. Në dekadën e fundit pajisja e FD me katër anije patrulluese të mëdha, në kuadër të zbatimit të kontratës me kompaninë holandeze “Damen Shipyards”; me Mo-tovedeta të shpejta dhe anije antindotje, dhuratë e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA dhe qeverisë italiane; ndërtimi i Sistemit të Vëzhgimit të Hapësirës De-tare nga firma prestigjioze Amerikane

“Lockheed-Martin”, pajisja me sisteme të vëzhgimit natën dhe sistemin AIS të anijeve të Rojës Bregdetare, përmirësimet infrastrukturore të vendbazimeve detare, etj. janë hapa konkretë në zbatim të këtyre politikave zhvillimore të Forcës Detare. Modernizimi i FD me pajisje, sisteme dhe anije për të zëvëndësuar teknikën e vjetër me teknikë moderne e bashkëkohore, të ndërveprueshme me NATO-n, me qël-lim rritjen e kapaciteteve operacionale për realizimin e misionit dhe detyrave te përcaktuara në ligj, ka qenë konstante e çdo qeverie shqiptare në këto vite. Thek-sojmë se historikisht, përbërja, struktura

Fjala e komandantit të FD gjeneralbrigade Qemal Shkurti, me rastin e lëshimit në ujë të anijes patrulluese, “Butrinti”, P-134

“Anijendërtuesit e Kantierit Pashaliman, pasardhës të denjë të traditës iliro-shqiptare”

dhe mjetet që kanë pasur në dispozicion Forcat Detare kanë ecur paralel me zhvil-limin ekonomiko-shoqëror të vendit. Në këtë kuadër projekti më i rëndësishëm për modernizimin e FD, ishte nënshkrimi më 13 nëntor 2007, i marrëveshjes për pajisjen e FD me 4 anije Patrulluese STAN PET-ROL-4207. Ky projekt bëri të mundur që 6 vjet më parë më 5 Shtator 2008, në molin Nr.5 të Portit të Durrësit të bregëzohet anija ”Iliria”, (P-131), një trashëgimtare e denjë e ”Liburnes” dhe ”Lembes” ilire. Në vijim më 14 Maj 2009, filloi ndërtimi i anijes ”Oriku”, (P-132), e cila u lëshua në ujë më 13 shtator 2011 dhe më 3 dhjetor

2012 u lëshua në ujë anija e tretë, (P-133) ”Lissus”. Ndërkohë sot ne po lëshojmë në ujë anijen e katërt, ”Butrinti” (P-134), që shënon dhe përfundimin e këtij projekti. Zbatimi me sukses i këtij projekti është një arritje e rëndësishme për FD sepse krijon kapacitete operacionale të mjaftueshme për strukturat e saj, që janë të gatshme në çdo kohë për të menaxhuar hapësirën de-tare. Vetëm muajin e fundit, anijet tona të Rojës Bregdetare zhvilluan 3 operacione kërkim-shpëtimi dhe zbatim ligjshmërie, një tregues që po shënon rritje përgjatë vitit, me shtimin e trafikut detar. Me këtë rast falënderoj punonjësit, teknikët e specialistët e ndërtimit të anijeve, të bojatisjes, të tubo-mekanikëve, të kar-pentierëve, të montimit të motorëve turbo ”CATERPILAR”, (teknologjia më e re në FD), dhe sektorin elektromekanik të Kan-tierit tonë Detar, për punën plot përkushtim e pasion. Ata realizuan këtë projekt në bashkëpunim me specialistët holandezë që pavarësisht ndryshimeve në formimin, kulturën dhe aftësitë profesionale, respek-tuan vlerat dhe punën e gjithsecilit. Me këtë anije të re, anijendërtuesit e Kantierit Pashaliman treguan se janë pasardhës të denjë të traditës së lashtë iliro-shqiptare, të cilët shekuj me radhë kanë lundruar me mjete nga më të thjeshtat deri tek ato më modernet, duke u përballur me dallgët e deteve dhe oqeaneve, për të mbetur kështu në memorien e popullit tonë e lundërtarëve të huaj. Kjo traditë e spikatur anije ndërtimi e zhvilluar më tej shekullin e kaluar me kri-jimin e shtetit shqiptar, u finalizua sot me lëshimin në ujë të anijes më të re, P-134. Pra, celebrimi i saj përkon me mbi 3 mijë vjet traditë në këtë fushë të rëndësishme të transportit detar e komunikacionit për trevat shqiptare, ndaj shënon një ogur të mbarë për të ardhmen. Në këtë ditë të shënuar jo vetëm për FD, por gjithë detarët dhe popullin shqiptar, shpreh dhe njëherë mirënjohjen për të gjithë partnerët dhe aleatët tanë që kanë ndihmuar në reformimin dhe modernizimin e Ushtrisë Shqiptare, veçmas Forcën tonë Detare. Falënderoj punonjësit dhe specialistët duarartë shqiptarë dhe holandezë që ndanë mes tyre punën, përvojën dhe përkushtimin në ndërtimin e kësaj anije bashkëkohore, të cilës i urojmë fat e lundrim të sigurt në ujërat e Jonit e Adriatikut.

Page 6: “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” rajoni Kosova afrohet … · 2014. 4. 11. · “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” faqe 3 faqe 4-5 faqe

ushtriaE prEmtE, 11 prill 20146 FOrCa tOkësOre

I pyetur për gazetën “Ushtria” se si do ta vlerësonte këtë kurs, komandanti i

Batalionit të Forcave Speciale, nënkolo-nel Qazim Hoxha, jep vlerësimet mak-simale dhe pamjen reale të përgatitjes që kryhet në këtë batalion, nëpërmjet një pune të palodhur e profesionale, gjithnjë duke pasur si synim zhvillimin e kapaciteteve më të larta.

Si do ta vlerësonte këtë kurs, komandanti i Batalionit të Forcave Speciale?

Batalioni i Forcave Speciale ka një histori 15-vjeçare dhe se prioriteti gjatë vitit në vijim, krahas zhvillimit të stërvitjeve të ndryshme, detyrave të tjera për zhvillimin e batalionit dhe plotësimin e objektivave, do jetë arritja e parametrave të kërkuara në zhvillimin e Kursit Special. Aktiviteti i këtij reparti, - thekson ai, - ka fil-luar në vitin 1999, me katër grupe speciale, ndërsa sot ka katër kompani me nga tre grupe speciale secila, per-soneli i të cilëve është përgatitur nga 8 kurset bazë të Forcave Speciale të zhvilluara në këtë batalion. Personeli i këtij reparti, me dinjitet ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesëmarrës në misione dhe detyra të ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, gjithashtu ka marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta me homologët e tyre në vendet fqinje dhe ato të NATO-s, duke punuar me anga-zhim serioz, stërvitje, dhe disiplinë të fortë për ta ngritur sa më lart emrin e Forcave tona të Armatosura.

Kursi i 9-të special, ka 4 faza tra-jnimi, ku kualifikohen dhe certifikohen të gjithë kandidatët që synojnë marrjen e specialitetit Forcë Speciale. Faza e përzgjedhjes është selektuese, ku të gjithë kandidatët ju nënshtruan testeve

“Prioriteti ynë, arritja e parametrave të kërkuara”

hyrëse për fillimin e kursit bazë të Forcave Speciale. Në këtë fazë u realizua përzgjed-hja e kandidatëve nga të gjithë Forcat e Armatosura, fazë e cila u zhvillua ne pe-riudhën 03–14 shkurt 2014. Pjesëmarrësit në këto fazë u testuan në disa disiplina si: vrapim 3200 m, pompa, palosje dhe tërheqje në hekur, vrapim 7200 m me ngarkesë, testi i gjuhës angleze, testim në segment granate, hedhje granate dhe zvarritje 400 m, vrapim 27 km, testim intelektual, qitje, testi i notit dhe interv-ista. Faza e parë është faza e përgatitjes individuale e cila përcakton, përgatitjen individuale të kandidatëve për të vazhduar në fazat pasardhëse. Kjo fazë kualifikon dhe përgatit të gjithë kandidatët në detyrat dhe kërkesat individuale. Faza e dytë është faza e përgatitjes kolektive në nivel grupi dhe nëngrupi special, përcaktimin dhe trajnimin e specialiteteve. Kjo fazë ka si qëllim rritjen e aftësive të nëngrupeve, grupeve dhe shtabit të operacioneve spe-ciale, si dhe përvetësimin nga ana e tyre të detyrave ushtarake në betejë. Faza e tretë është faza e stërvitjes komplekse përmb-yllëse e cila synon realizimin e detyrave speciale autonome në bazë grupi. Kjo fazë

ka si qëllim rritjen e aftësive kolektive për zhvillimin e operacioneve speciale dhe përvetësimin nga ana e kursantëve të detyrave ushtarake në betejë.

Cila është praktika e ndjekur në përzgjedhjen e instruktorëve mësim-dhënës?

Në grupin e instruktoreve janë përzgjedhur ushtarakët më të mirë të FA-së, ku secili prej tyre është specialist në fushën përkatëse të mësimdhënies, duke realizuar në këtë mënyrë fuqinë e grupit për realizimin me sukses të së gjithë procesit mësimor bazuar në librin e programit, dhe rregulloren e kursit bazë të Forcave Speciale. Në lidhje me këtë desha të sqaroj se personeli oficer e nënoficer është i mirë-trajnuar në kurse special brenda dhe jashtë vendit, si në SHBA, Turqi, Angli, etj, dhe kanë eksperiencë sipas fushave të përgjegjësisë. Grupi i instruktorëve do të drejtohet nga koman-danti i Kursit major Shkëlqim Llagaci, një ushtarak me shumë eksperiencë për kursin Renxher, të cilin e ka përfunduar me rezultate shumë të larta në Turqi.

Në programin stërvitor, sa vend zënë temat nga mësimet e nxjerra dhe

sa është bashkëpunuar me Shkollën e Trupës?

Temat e reflektuara nga mësimet e nxjerra nga misionet ndërkombëtare, angazhimet në emergjencat civile dhe në operacionet e kërkim shpëtimit zënë një vend të konsiderueshëm të programit, por natyrisht një pjesë të rëndësishme të tij i jepet temave speci-fike me qëllim njohjen dhe realizimin me sukses të misionit të batalionit të operacioneve speciale. Nje rëndësi të veçantë, vijon më tej nënkoloneli, merr edhe bashkëpunimi me Shkollën e Trupës për certifikimin dhe ekuiv-alentimin e këtij kursi.

Në përfundim të këtij procesi selektiv kandidatët certifikohen për mbarimin e kursit bazë të Forcave Speciale dhe ndiqen procedura të mëtejshme për afrimin e këtij kon-tigjenti pranë këtij reparti. Kursi bazë special është unik në Forcat tona të Armatosura. Është një kurs selektiv që u ofrohet të gjithë ushtarakëve që kanë dëshirë të bëhen pjesë e FS. Kursi është i vështirë dhe me shumë sfida për tu përballur, ku do të arrijë ta mbarojë me sukses më i miri, më i përgatituri fizikisht dhe moralisht, më i disiplinu-ari, dhe më i vendosuri. Kursantët do të përballen me stërvitje të stërzgjatura me ngarkesë fizike dhe psikologjike në kushte të vështira moti dhe terreni, larg familjeve të tyre. Gjithmonë në mendje do të kenë dilemën “të tërhiqemi apo jo” dhe vetë ata vendosin për fatin e tyre. Jam i sigurt që shumica nga ata do të dinë të përballen me sfidat dhe do të gjejnë në vetvete forcën e duhur në kohën e duhur dhe kurajën për të vazhduar deri në fund për të merituar emrin “Forcë Speciale”.

Flet nënkolonel Qazim Hoxha, komandanti i Batalionit të Forcave Speciale

Gjeneral Dushku: “Ju do të sillni energji të reja, duke e vitalizuar Batalionin e Forcave Speciale…”

BFS, fillon kursi i 9-të Bazë i Forcave Speciale

Kursi i 9-të Bazë 6-mujor i Forcave Speciale, filloi me 7 prill 2014. Ai zhvillohet nga Batalioni i Forcave Speciale në ambientet e këtij garnizoni, për të cilën janë krijuar të gjitha kushtet për jetesë e stërvitje. Në ceremoninë e hapjes me datë 9 prill, mori pjesë komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku. Nëpërm-jet zhvillimit të këtij kursi synohet përzgjedhja e ush-tarakëve profesionistë sipas standardeve të kërkuara, përgatitja e tyre individuale dhe kolektive në kryerjen e detyrave bazë të forcave spe-ciale dhe certifikimi e këtyre individëve për kryerjen e Op-eracioneve Speciale në nivel nëngrupi, grupi dhe kom-panie speciale. Kursi shërben për kompletimin e këtyre ushtarakëve me njohuritë bazë për të punuar në Bata-lionin e Forcave Speciale dhe për të qenë të aftë dhe dinjitoz në zgjidhjen e de-tyrave të ndryshme.

“Koha bën të veten dhe Forca Speciale në një farë mënyre edhe mplaket. Ju do

të sillni energji të reja, duke e vitalizuar Batalionin e Forcave Speciale, duke e çuar atë në lartësinë e kohës….”. Kësh-tu është shprehur komandanti i Forcave Tokësore gjeneralmajor Zyber Dushku, në fjalën e tij përshëndetëse me rastin e fillimit të Kursit të 9-të Bazë të Forcave Speciale. Ai u ka rikujtuar kursantëve fitues të ardhur nga të gjitha struktu-rat e Forcave të Armatosura, se ata vijnë, në një batalion, i cili ka një histori të admirueshme dhe në ekspe-riencën 15 vjeçare është ballafaquar me operacione të paqeruajtëse dhe luftarake, si në Bosnje-Hercegovinë, Irak, Çad dhe Afganistan. Gjeneral Dushku, gjithashtu ju ka rikujtuar atyre se nuk është kollaj dhe nuk është e lehtë, të jesh Forcë Speciale, pasi Forcat Speciale në botë janë elitë dhe për merituar “beretën” e kësaj force duhet të përballoni këtë sfidë me guxim e burrëri. Gjeneral Dushku ka vlerësuar iniciativën për hapjen e kursit dhe mbështetjen e plotë nga ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, për konkretizimin e këtij projekti. “Ndjehem krenar, theksoi Ai, kur shikoj suksese në Batalionin e Forcave Speciale dhe performance dinjitoze nga efektivat e kontingjentit të 8-të me mision në Afganistan, morali të cilëve është shumë i lartë dhe ata po përmbushin me sukses misionin e tyre kushtetues”. Komandanti i Forcave Tokësore, vlerësoi procedurat e ndjekura nga Komanda e Batalionit në përzgjedhjen e kandidatëve sipas standardeve të përcaktuara dhe kërkoi nga instruktorët dhe kursantët pro-fesionalizëm dhe përgjegjësi për të përballuar sfidën dhe përfundimin me sukses të këtij kursi, i cili do të këtë impakt pozitiv në karrierën e secilit, por edhe në rivitalizimin e Batalionit të Forcave Speciale.

Qëllimi i këtij kursi është përzgjed-hja dhe përgatitja individuale e kursantëve për kryerjen e tre detyrave bazë të Forcave Speciale, si aksione direkt, zbulim special dhe asistencë ushtarake, si dhe certifikimin e këtyre individëve për kryerjen e operacioneve special në kuadrin e Forcave Speciale në nivel nën-grupi special, grupi special dhe kompanie . Kurs i shërben për kompletimin e këtyre individëve me njohuritë bazë për të punuar në Forcat Speciale. Në fjalën e hapjes, nënkolonel Qazim Hoxha, koman-danti i Batalionit, foli për rëndësinë e kursit dhe evokoi shkurtimisht, historikun e 8 kurseve të zhvilluara në këtë batalion nga viti 1999 deri në vitin 2010, eksperiencë e cila do ti shërbejë edhe kursit të radhës.

major nexhbedin basha

Page 7: “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” rajoni Kosova afrohet … · 2014. 4. 11. · “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” faqe 3 faqe 4-5 faqe

ushtriaE prEmtE, 11 prill 2014 7FOrCa Detare

Në kuadër të bashkëpunimit me Mbretërinë e Norveg-jisë, më datën 3 prill 2014, një ekip i Shërbimit Hodro-

grafik të Mbretërisë së Norvegjisë, (NHS), i përbërë nga zoti Noralf Slotsvik, koordinator ndërkombëtar në Shërbimin Hidrografik Norvegjez dhe zoti Hans Christoffer Lauritzen, drejtor i departamentit të Shpërn-darjes dhe Publikimeve, zhvilloi një vizitë në komandën e Forcës Detare, ku u pritën nga komandanti i Forcës, gjeneral-brigade Qemal Shkurti. Mbasi i uroi mirëseardhjen, gjeneral Shkurti vlerësoi miqësinë dhe bashkëpunimin me Mbretërinë e Norvegjisë si dhe ndihmën që po jep ky shtet në proceset integruese të ven-dit tonë në strukturat euro-atlantike. Ndërkohë në vijim të kësaj ndihme nga NHS është parashikuar hartimi dhe financimi i një projekti për rritjen e kapaciteteve të Republikës së Shq-ipërisë në fushën e hidrografisë. Për këtë qëllim fillimisht në ambientet e komandës së Shërbimit Hidrografik Shqiptar më datë 03.04.2014, u zhvil-lua një takim i Komandantit të Shër-bimit Hidrografik, kapiten i Rangut të II-të Lulzim Kryeziu me përfaqësues të Shërbimit Hidrografik Norvegjez (NHS). Këtu ekipi Norvegjez u njoh me kapacitetet ekzistuese në pajisje dhe aftësitë e personelit të Shërbimit Hidrografik Shqiptar. Të dhënat do të përdoren nga NHS për të detajuar projektin për rritjen e kapaciteteve operacionale në fushën e hidrografisë të vendit tonë. Njëkohësisht ekipi norvegjez u informua mbi historikun, misionin, detyrat, situatën aktuale të Shërbimit Hidrografik Shqiptar si dhe rrugën e modernizimit të këtij shër-bimi me synim final anëtarësimin në IHO. Gjatë takimit me Komandantin e Forcës Detare, specialistët norvegjezë prezantuan objektivat kryesore të pro-jektit “ALNO -HIP”, që e ndihmon vendin tonë të përmbushë detyrimet e tij në përputhje me detyrimet e Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO) si dhe ato të përcaktuara në kapitullin 5, rregulli 9, të Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det, (International Convention for the Safety of Life at Sea (SOLAS)Chaper 5, regulation 9) nëpërmjet:-Asistencës për trajnimin e personelit nëpërmjet kurseve të kategorisë “B” dhe sipas konceptit “On Job Train-ing”, ngritjen e kapaciteteve dhe pajisjeve bashkëkohore për zhvillimin e matjeve hidrografike, zhvillimin e matjeve batimetrike, grumbullimin e të dhënave për ujërat territoriale sipas standardeve ndërkombëtare të IHO-s si dhe prodhimin e shpërndarjen e hartave elektronike detare (ENCs). Përfitues të projektit do të jenë të gjitha institucionet që kanë interesa në det, aktiviteti i të cilave është i

Një ekip i Shërbimit Hidrografik të Mbretërisë së Norvegjisë vizitoi komandën e Forcës Detare

Rriten kapacitetet hidrografike: fillon

projekti “ALNO-HIP”

varur nga siguria lundrimore, insti-tucionet që operojnë në mbrojtjen e mjedisit detar dhe aktorët që kryejnë operacione të kërkim-shpëtimit detar. Projekti “ALNO-HIP” i propozuar nga pala norvegjeze do të modi-fikohet bazuar në vlerësimet e përbashkëta të bëra për kushtet dhe gjendjen aktuale të Shërbimit Hidrografik Shqiptar. Brenda një kohe të shkurtër do të ketë një version përfundimtar për këtë pro-

jekt. Në fund të takimit Gjeneral Shkurti ofroi mbështetjen e plotë për zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm me palën norvegjeze, i cili ofron mundësi ideale për re-alizimin e detyrimeve kombëtare e ndërkombëtare që ka vendi ynë në kuadrin e IMO-s e konventave të detit, si dhe impaktin pozitiv që sjell për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit detar në Shqipëri.

Shefqet Kërcelli

aFGaNistaN

MAT-5, ceremonia e 5 vjetorit të anëtarësimit në NATO

Në kuadër të festimeve të zhvilluara me rastin e 5 vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO dhe 65 vjetorit të krijimit të Aleancës së

Atlantikut të Veriut, më datë 4 prill 2014 në kamp “Phoenix” Kabul, Afganistan ku kryen misionin e tij prej 3 javësh ekipi këshillues MAT-5, u morën masat e nevojshme për të festuar këtë ditë të rëndësishme për FARSH dhe popullin shqiptar si dhe për të sjellë pak atmosferë Shqipë-rie në këtë kamp. Në këtë ditë u ftuan përfaqësues nga FA të shteteve pjesëmarrëse të dislokuara në bazë si dhe komandanti i bazës. Vendi ku do të zhvillohej ceremonia ishte zbukuruar me dekoracione kombëtare dhe me flamuj të NATO-s, SHBA dhe Shqipërisë. Nga kapiten Meço dhe toger Çoçka u përgatit prezantimi për këtë rast, ku u pasqyruan rruga e vendit tonë drejt anëtarësimit, aktiviteteve të zhvilluara nga FA brenda e jashtë vendit si dhe pamje nga natyra e bukur dhe turistike shqiptare të shoqëruara këto me muzikë shqiptare. Gjithashtu për këtë rast ishte përgatitur edhe një tortë me flamurin e NATO-s dhe Shqipërisë me mbishkrimin 04.04.1949 - 04.04.2014. Komandanti i MAT-5, kolonel Bali, i falënderoi dhe i uroi pjesëmarrësit për praninë në ceremoni dhe vlerësoi përpjekjet, krahas të tjerave të vendeve të përfaqësuara në këtë ceremoni për pranimin e Shqipërisë në NATO. Gjatë kohës që shfaqej prezantimi me fotot përkatëse ai iu përgjigj edhe pyetjeve të pjesëmarrësve për Shqipërinë dhe FA të saj. Pavarësisht se mijëra km larg Shqipërisë, MAT-5, si pjesë e FARSH e festoi këtë ditë të shënuar për shqiptarët, duke sjellë copëza Shqipërie në këtë pikë të largët të globit, duke treguar se kjo është festë e të gjithë shqiptarëve kudo ku ata jetojnë e punojnë.

Akademia e Forcave të Arma-tosura dhe Qendra e Librit

dhe Mbështetjes me Informacion, organizuan në datën 7 prill 2014, një aktivitet promovues të librit “Arsimimi ushtarak shqiptar në periudhën 1944-1990”, të autorit Prof. Asoc. Dr. Edmond Braneshi. Në këtë veprimtari morën pjesë drejtues të institucioneve, pedagogë të AFA-së, punonjës të bibliotekave në KDS-së, kursantë dashamirës të librit, etj. Pas fjalës përshëndetëse të mbajtur nga drejtori i QLMI Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj, i cili falënderoi të gjithë të pranish-mit, si dhe bëri një kronologji të veprimtarisë së autorit ndër vite, foli komandanti / rektori i AFA-së, Prof. Asoc. Dr. kolonel Agim Sula. Në fjalën e tij, ai falënderoi autorin e librit, për këtë libër me kaq shumë vlera për arsimimin ushtarak shqiptar dhe sakrificën e botimit të këtij libri, me të cilin u punua rreth 5 vjet. Nga ana e drejtuesve të in-

Arsimi ushtarak, sipas një studimi të bazuar në dokumente arkivore

stitucioneve të QLMI, AFA, kolegë e miq të autorit, por dhe nga kursantë të AFA ardhur nga Komandat e njësitë e ndryshme të FA, u shprehën vlerësime e konsiderata për librin në fjalë. Nga Prof. Dr. Pëllumb Danaj, u dha një prezantim informativ për të pranishmit për përmbajtjen e librit; për vlerat që ky libër sjell për historinë ushtarake shqiptare, foli Prof. Dr. Proletar Hasani. Gjithashtu u fol dhe për vlerat që ky libër sjell për Forcat Ajrore,

Detare, si dhe për arsimimin ushtarak në tërësi. Autori i librit, Prof. Asoc. Dr. Edmond Braneshi, falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e dashamirësit për frymën e bashkëpunimit, fjalët e ngrohta e vlerësimet e bëra, si dhe për gjetjen e mirëkuptimit institucional gjatë hulumtimit të bërë për grumbullimin e materialeve arkivore e literaturën për-katëse. Në emër të autorit, iu dhurua një libër bibliotekës së AFA-së. Libri ““Arsimimi ushtarak shqiptar në peri-

udhën 1944-1990”, të autorit Prof. Asoc. Dr. Edmond Braneshi është një studim i mirë-punuar me kujdes në fushën e pedagogjisë e të historisë ushtarake. Për herë të parë audi-encës e lexuesve civilë e ushtarakë ju jepet në dorë një studim i bazuar në dokumente arkivore e literaturën e botuar, me tematikë nga fusha e arsimimit ushtarak. Është një libër me vlera shkencore të gjithanshme, që paraqet interes të veçantë për his-toriografinë në tërësi dhe atë ushtarake në veçanti. Tematika e përzgjedhur, ajo e arsimimit ushtarak si një nga problemet më të rëndësishme në fushën e edukimit, arsimimit e për-gatitjes së të gjithë brezave ushtarakë të vendit në shkollat ushtarake, e bën këtë libër me mjaft interes. Ky libër, tashmë pjesë e fondit bibliotekar, do të klasifikohet e katalogizohet si një libër, ku studiuesit e shumtë vendas e të huaj, civilë e ushtarakë do të gjejnë e do të njohin rrugën e zhvillimit të arsimimit ushtarak në Shqipëri.

Promovohet libri “Arsimimi ushtarak shqiptar në periudhën 1944-1990”, i autorit Prof. Asoc. Dr. Edmond Braneshi

Page 8: “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” rajoni Kosova afrohet … · 2014. 4. 11. · “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” faqe 3 faqe 4-5 faqe

ushtriaE prEmtE, 11 prill 20148 Ukraina

brenda Evropës. Revolucioni i fun-dit tregon se ajo është shumë pranë perëndimit, dhe si e tillë edhe modeli në të gjitha fushat do të jetë i tillë, përfshirë edhe mbrojtjen, tashmë partner i NATO-s.

Rreth mbrojtjes dhesigurisë në Ukrainë

Mund të japim një përmbledhje të përgjithshme të forcës dhe ka-paciteteve ushtarake me idenë për

të qenë koherent, pasi në momente të tilla ka rëndësi që ato të vlerë-sohen edhe për perspektivën e saj. Forcat e Armatosura vazhdojnë të operojnë kryesisht me pajisje të vjetra të periudhës sovjetike, e cila është në nevojë për përmirësim ose zëvendësim, proces i nisur në planet e modernizimit të theksuara në do-kumentet madhore të miratuara nga elita politike dhe ushtarake. Burimet e mbrojtjes kanë një nivel të ulët, ku buxheti i mbrojtjes është rreth 1 % të GDP-së, në pesë vitet e fundit. Po kështu shërbimet vuajnë nga pajisjet e vjetra dhe vështirësitë në burimet financiare. Shumë prej mungesave në procesin e reformave janë rezultat e mungesës së mbështetur me burime mbrojtje të mjaftueshme. Në Librin e Bardhë 2012, janë vënë në dukje mungesa jo të vogla siç janë ato të legjislacionit të plotë të mbrojtjes dhe të financave të pamjaftueshme, gjë që ndikojnë në arsimimin dhe trajnimin, gatishmërinë dhe aftësinë luftarake. I njëjti dokument ka vënë në dukje përqindjen relativisht të ulët të in-vestimeve të mbrojtjes në Ukrainë në krahasim me mesataret globale. Objektivat dhe synimet kanë qenë jo rrallë të pa realizuara siç ishte për t’i dhënë fund shërbimit të detyruar deri në vitin 2011. Ky plan u rinovua në vitin 2013, dhe u deklarua se vjeshta 2013 do të jetë i realizuar për Forcat e Armatosura, ndonëse rekrutimi

i detyrueshëm mbeti për trupat e Ministrisë së Brendshme. Rritja e përqindjes së ushtarakëve me kontratë ende nuk është zbatuar, së bashku me nismat e tjera duke përfshirë ngritjen e njësisë trajnuese, të cilat ishin një aspiratë e ish ministrit të mbrojtjes dhe ishte pjesë e planit të fundit të ministrisë për reformën e mbrojtjes “2017”. Anijet detare ukrainase kanë marrë pjesë në mënyrë rutinore në misione kundër piraterisë, ndërsa

Situata në Ukrainë ka disa të panjohura, si një krizë e madhe sigurie që i tejkalon kufijtë e saj. Pra, kjo situatë

ka peshën e vet për Evropën dhe SHBA. Roli kryesor i marrëveshjeve të kontrollit të armëve, Evropë në 1990, ka masa të detyrueshme të besimit dhe të ndërtimit të sigurisë (Confidence-and Security- Building Measures) (CSBMCs), për të nxitur besimin se Forcat e Armatosura të ekzistojnë vetëm për qëllime të ligjshme mbrojtëse. Nuk mund të marrim në vëmendjen tonë dhe të tërheqim përfundime për çështje të rëndësishme politike, por ajo që na zgjon vetëdijen është të mësojmë dhe të na tërhiqet vëmendja karshi problematikës së mbrojtjes dhe sigurisë, detyrave të sotme dhe të perspektivës për mbrojtjen në tërësi. Nga situata e krijuar në Ukrainë del qartë qëndrimi i vendeve të SHBA, BE dhe vendeve të tjera demokratike, ku tërheq vëmendjen arbitrariteti pushtues i Rusisë. Gjithashtu, kjo situatë po teston edhe aktorët më të mëdhenj në botë si BE, SHBA, OSBE dhe OKB, në misionin e tyre të sigurisë dhe paqes. Në morinë e problemeve politike, ekonomike, diplomatike, etj, kjo situatë nxjerr në evidencë problematikën në çësht-jet e mbrojtjes, jep “notën” se sa të reformuara dhe efektive janë Forcat e Armatosura. Në vijim të kësaj logjike nëpërmjet problematikës të forcave të mbrojtjes të Ukrainës, në mënyrë të vetëdijshme tërhiqet vëmendja edhe për vendet e tjera për rolin dhe pjekurinë e reformave të mbrojtjes dhe sigurisë.

Në një pamje të përgjithshme për Ukrainën, kemi parë se ajo ka një popullsi nga më të mëdhatë në shtetet Evropiane. Nga pozicioni gjeostrategjik është e vendosur midis Evropës dhe Rusisë. Në syrin e botës shihet me potenciale jo të vogla ekonomike, si pika transmetuese të tubacioneve të naftës dhe gazit që shkojnë nga Rusia në BE. Tashmë dihet se Ukraina është burimi i madh i produkteve bujqësore, por në vitet e fundit ajo është bërë një prodhues i rëndësishëm armëve. Ajo ka rritur peshën e saj në Evropë dhe më gjerë mes Rusisë dhe Perëndimit. Kjo ka bërë që idetë e një Rusie të madhe të bien e për pasojë influenca në rajon të ulet ndjeshëm. Nga ana tjetër, Ev-ropa kërkon dhe synon një Ukrainë të pavarur dhe e mbështetur tek parimet demokratike, e cila të jetë e lidhur me NATO-n dhe institucionet e BE. Pra, Ukraina është nën presionin mes tërheqjes së partneritetit me institucionet evropiane dhe NATO dhe një Rusi e cila është duke u për-pjekur për të ruajtur ndikimin e saj në hapësirën post- sovjetike. Për shumë vite ajo ka kërkuar një marrëdhënie më të ngushtë me BE-në. Ukrainasit e zakonshëm janë në kërkim për standarde më të mira të jetesës dhe lëvizshmërinë e mëtejshëm të lirë

avionë kanë kohë që janë vendosur në detyrat paqeruajtëse të OKB. Gjendja e helikopterëve mbetet në nivelet të ulëta, si orë fluturues. Orët e fluturimit ishin pothuajse të njëjta në vitin 2011, sipas Librit të Bardhë të Ministrisë Mbrojtjes. Që atëherë situata është përmirësuar disi, me ekuipazhin ajror edhe pse vazhdon të jetë shumë më poshtë standardeve të forcave të afta ajrore perëndimore. Për shembull, objektivi i NATO-s për të mbajtur një nivel të lartë të gatishmërisë luftarake është konsideruar të jetë në 180 orë në vit, edhe pse disa forca ajrore e vendeve anëtare tani bien nën këtë shifër. Ndërkohë, në vitin 2013, ekuipazhi ajror luftarake rus thuhet se realizon mesatarisht 100-120 orë. Kufizimet e financimit kanë qenë edhe për forcat detare, ku programi të ri-pajisje me një klasë të re të anije lufte po ecën ngadalë. Marina është gjithashtu duke u përpjekur për të kthyer nëndetëse e saj një foks në gjendje të shërbimit, pas më shumë se një dekade të pasivitetit. Megjithatë, e ardhmja e bazës kryesore të marinës në Sevastopol, tashmë është në duart e ushtrisë Ruse. Këto janë vetëm disa të dhëna të përgjithshme të cilat na ndihmojnë të kuptojmë gjendjen e përgjithshme të forcës së mbrojtjes dhe problematikën e saj. Por kjo nuk nënkupton atë që se është gjendja e FA në këtë gjendje dhe janë pasojat

nënkolonel (r) kanan himaj

Në një pamje të përgjithshme për

Ukrainën, kemi parë se ajo ka një popullsi nga më të mëdhatë në shtetet Evropiane. Nga pozicioni gjeostrategjik është e vendosur midis Evropës dhe Rusisë. Në syrin e botës shihet me potenciale jo të vogla ekonomike, si pika

transmetuese të tuba-cioneve të naftës dhe gazit që shkojnë nga

Rusia në BE.

Ukrainasit e zakonshëm janë në kërkim për stand-arde më të mira të jetesës dhe lëvizsh-mërinë e mëtejshëm të lirë brenda Ev-

ropës. Revolucioni i fundit tregon se ajo është shumë pranë

perëndimit, dhe si e tillë edhe modeli në të gjitha fushat do të jetë i tillë, përfshirë edhe

mbrojtjen, tashmë partner i NATO-s.

Reformat në fushën e Mbrojtjes dhe

shembulli i Ukrainës Refleksion ndaj problemeve të mbrojtjes në Ukrainë

Page 9: “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” rajoni Kosova afrohet … · 2014. 4. 11. · “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” faqe 3 faqe 4-5 faqe

ushtriaE prEmtE, 11 prill 2014 9PlaniFikimi

e saj në problematikën e gjerë të demokracisë në vend.

Kriza politiko - ushtarake dhe mbrojtja e vendit

Autoritetet e reja në Kiev kanë vendosur në nivele më të larta gatishmërinë Forcave të Armatosura në përgjigje të zhvillimit të situatës në Krime, gjithashtu duke filluar një proces të mobilizimit në qendrat e mobilizimit. Janë raportuar para disa kohësh se ato morën trajnim disa ditësh. Koha e planifikuar për ri-trajnimin mund të jenë të përshtatura për aftësitë e tyre ushtarake. Në çdo rast, rezervistët mund të përdoren për veprime jo luftarake. Siç dësh-mohet nga dezertimet e fundit të

shefit të forcës detare të Ukrainës në Krime, dhe marrja nën kontroll të objekteve ushtarake në Krime është një presion i madh për personelin ushtarak të Ukrainës dhe ka ndikuar edhe moralin e tyre jo vetëm në këtë rajon. Megjithatë, bllokadat dhe presionet të cilat ndikojnë në moralin e forcave, mbetet e paqartë se sa do të jetë niveli i rritjes së moralit të forcave të Ukrainës për tu angazhuar me veprime aktive dhe jo aktive ushtarake për të rritur be-simin para opinionit publik. Shumë prej personelit rus të vendosur në Krime vijnë nga formacionet me motivimin dhe trajnim të lartë se sa homologët e tyre në tërësi në Ukraine, por veçanërisht në Krime.

Kjo, së bashku me sjellje të përmbaj-tur e personelit ushtarak të Ukrainës, është një arsye pse incidente kanë qenë të kufizuara. Trazirat e fundit politike në Ukrainë - dhe lëvizjet e trupave ruse - kanë krijuar një gjendje jo të mirë në Forcat e Armatosura të Ukrainës, por mbështetja ndërkom-bëtare mund të rrisë moralin e tyre për një shpirt më të fortë luftarak dhe për të kaluar krizën e besimit tek forcat e tyre.

Disa çështje që tërheqin vëmendjen nga zhvillimet e fundit (Lesson learned)

Duke mos pretenduar në paraq-itjen e plotë dhe të gjerë në reagimet ndaj situatës politiko-ushtarake, në

vlerësimin tim të deritanishëm mund të nxjerrim në evidencë disa çështje të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit. Shtetet e stabilizuara dhe me një demokraci të mirë gjejnë forcë për të reaguar ndaj problemeve të kombit dhe interesave të vendit. Është kre-jtësisht e qartë se vendet moderne dhe perëndimore janë të ndjeshme ndaj përplasjeve etnike, kufitare dhe përplasjeve midis forcave të armatosura, pra kontributeve e tyre bëhen efektive. Në koncept, termi “luftë” është larguar dhe ato afrojnë paqe dhe kontribute reale sigurie. Po kjo nuk do të thotë që ushtria të jetë e qetë karshi misionit të saj për mbrojtjen e integritetit dhe sigurisë së vendit, ndërkohë që janë vende

anëtare të NATO-s dhe partnere të saj. Në morinë e problematikës së çdo vendi, mbrojtja zë një vend të veçantë, por që kërkon vlerësimin real pasi ajo nuk është çdo ditë në evidencë por që duhet në momentet e vështira. Nisur nga situata e paraq-itur në mënyrë sipërfaqësore vlen të përmendim se forcat ushtarake në tranzicionin e gjatë të demokracisë mbartin problematikë jo të vogël dhe vijojnë të kenë mungesa serioze dhe që rëndojnë së tepërmi në momentin e duhur për kontribute. Në këto rre-thana mund të përmendim edhe situ-atën e ushtrisë tonë në vitet 1997, ku ajo u shkërmoq para problematikës së shtetit dhe jo vetëm që nuk u bë mbështetëse e saj, por u bë burim i së keqes, duke lënë në mëshirë të fatit arsenalin e saj ushtarak, ku pasojat e saj ndihen deri në ditët e sotme. Fjala është që proceset transformuese nuk kanë qenë me baza të shëndosha, ato kanë qenë të cunguara dhe jashtë realitetit që nuk kanë bërë minimumin e mundshëm të detyrës. Nga sa më lartë, prob-lematika e vërejtur në Ukrainë është e njëjtë për sa i përket thellësisë së reformave dhe realitetit të forcës, e cila është në gjendje jo produktive për të kontribuar për sigurinë dhe mbrojtjen. Së pari, krijimi i një ambienti pasigurie tregon moralin e dobët së pari, të politikës dhe pastaj të forcës. Vazhdimi me praktika të vjetra në fushën e mbrojtjes, jashtë realitetit tregon mungesën e cilësisë së reformave të mbrojtjes, regresi në procesin e modernizimit si në me-todë, doktrinë, armatim, pajisje dhe trajnim, etj të cilat peshojnë nega-tivisht në problematikën e sotme Ukrainase. Pra, këto mungesa e të tjera duhet të na tërheq vëmendjen për vlerësime serioze për çështje të politikës dhe mbrojtjes. Vlerësimi i ambientit të sigurisë së brendshme dhe të jashtme është një çështje e rëndësishme për proceset transfor-muese të mbrojtjes. Mosnjohja dhe mungesat e vlerësimit të mbrojtjes, shpesh herë ka nxjerrë në evidencë mungesa serioze të veprimtarisë së tyre. Më tej, sot avantazhi i vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s është i madh për një vep-rim të përbashkët. Në këtë aspekt lipset më shumë kontribut, por edhe besueshmëri të ndërsjellët. Theksojmë se në kushtet tona reformat karshi çështjeve më të prekshme të sigurisë dhe mbrojtjes duhet të mbështeten në sistemin e planifikimit të mbrojtjes së NATO-s. Sistemi i Planifikimit të Mbrojtjes është çështje më rëndësi për të sotmen dhe perspektivën. Ai lidhet me të gjithë faktorët e politikës, diplomacisë, ekonomike etj, prandaj ai kërkon mbështetje të gjerë nga institucione kryesore të vendit. Nuk ka vend tjetër për të kuptuar detyrat dhe misionin e FA, por gjithçka lidhet me Misionin kryesor i cili qëndron në përgatitjen e tyre për të mbrojtur sovraniteti dhe integriteti territorial. Ambiciet politike - ushtarake, siç përshkruhet në dokumentet për transformimin e Forcave të Armatosura të vendeve anëtarë ose partnerë nuk duhet të mbetën në letër, pasi ato janë udhëzim themelor politik për zhvil-limin e aftësive ushtarake.

Shtetet e stabilizuara dhe me një demokraci të mirë gjejnë forcë për të reaguar ndaj problemeve të kombit dhe interesave të vendit. Është krejtësisht e qartë se vendet moderne dhe perëndimore janë të ndjeshme ndaj përplasjeve etnike, kufitare dhe përplasjeve midis forcave të armatosura, pra kontributeve e tyre bëhen efektive. Në koncept, termi “luftë” është larguar dhe ato afrojnë paqe dhe kontribute reale sigurie.

Sistemi i Planifikimit të Mbrojtjes është çështje më rëndësi për të sotmen dhe perspektivën. Ai lidhet me të gjithë faktorët e politikës, diplomacisë, ekonomike etj, prandaj ai kërkon mbështetje të gjerë nga institucione kryesore të vendit. Nuk ka vend tjetër për të kuptuar detyrat dhe misionin e FA, por gjithçka lidhet me Misionin kryesor i cili qëndron në përgatitjen e tyre për të mbrojtur sovraniteti dhe integriteti territorial.

Objektivi i NATO-s për të mbajtur

një nivel të lartë të gatishmërisë

luftarake është kon-sideruar të jetë në

180 orë në vit, edhe pse disa forca ajrore

e vendeve anëtare tani bien nën këtë shifër. Ndërkohë,

në vitin 2013, ekuipazhi ajror

luftarake rus thuhet se realizon mesa-

tarisht 100-120 orë.

Page 10: “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” rajoni Kosova afrohet … · 2014. 4. 11. · “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” faqe 3 faqe 4-5 faqe

ushtriaE prEmtE, 11 prill 201410 natO

Rasmussen i bën thirrje Rusisë që të

smbrapset nga UkrainaSekretari i Përgjithshëm i

NATO-s , Anders Fogh Rasmussen, mori pjesë në Seminarin e Transformimit të

NATO-s, i cili u zhvillua në Paris si dhe falënderoi ministrin e Mbrojtjes, Le Drian dhe kontributin e Francës në sigurinë kolektive të Aleancës. “Nga Afrika Qendrore në Europën Lindore, forcat franceze po ndihmojnë në sig-urinë e botës sonë, qoftë nën flamurin e NATO-s, Bashkimit Europian apo të Francës” tha Rasmsussen në një kon-ferencë për shtyp. “Franca i ka mbajtur shpenzimet e mbrojtjes afër objektivit prej 2% të prodhimit ekonomik për të cilin kemi rënë dakord. Gjithashtu, Franca ka treguar një angazhim të madh në investimet e aftësive së nevojshme, si në NATO dhe në Bashkimin Euro-pian. Ky është një shembull i vlefshëm i aleatëve europianë që zgjedhin për të investuar burimet e duhura në aftësitë e duhura. Në fjalën e tij në Seminarin e organizuar nga Komanda e Forcave Aleate për Transformim, Sekretari i Përgjithshëm tha se ngjarjet në Ukrai-nën Lindore janë një shqetësim i madh dhe i kërkoi Rusisë të zmbrapset.

“Çdo veprim i mëtejshëm në Ukrai-nën Lindore do të përfaqësojë një përshkallëzim serioz, në vend të de-eskalimit që kërkojmë të gjithë ne. Ne i bëjmë thirrje Rusisë të tërheqë mbrapsht dhjetëra mijëra trupa që ka grumbulluar në kufijtë e Ukrainës, të angazhohet në një dialog të vërtetë me autoritetet ukrainase si dhe të respek-tojë angazhimet e saj ndërkombëtare”, tha ai. Sekretari i Përgjithshëm tha se kriza ngre pyetje serioze për sigurinë euroatlantike dhe tani është koha për përgjigjet e duhura për çështjet kyçe të samitit të Uellsit në muajin shtator. “Ne duhet të përgatisim një plan veprimi gatishmërie. Ne duhet të ri-investojmë në mbrojtjen tonë si dhe duhet të ri-forcojmë lidhjen transatlantike”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Gjithashtu, ai theksoi se aleatët duhet të qëndrojnë gati në çdo kohë për t’u marrë me të papriturat. “Sepse nga Sevastopoli në Siri dhe në Sahel, ne po përballemi me një botë të rrezikshme ku kërcënimet janë komplekse, të paparashikueshme dhe të ndërlidhura. Sfidat më të reja, të tilla si terrorizmi, shtetet e dështuara, sulmet raketore dhe kibernetike dhe sfidat e vjetra në maskat e reja, të tilla si përpjekjet për rishikimin e kufijve me forcë”, tha Rasmussen.

Aleanca duhet të zhvillojë një plan veprimi për të forcuar gatishmërinë dhe kjo gjë kërkon trajnimin, qën-drimin dhe aftësitë e duhura. Sekretari i Përgjithshëm theksoi Forcën Reaguese të NATO-s si elementin kyç për një plan veprimi. “Ne e kemi dhe duhet ta përdorim. Për ta bërë këtë, duhet të vendosim pjesët e tij në gatishmëri të plotë, por kjo s’mjafton. Ne duhet të shqyrtojmë gatishmërinë e të gjithë forcave tona”, tha ai.

“Ne duhet të sigurojmë aftësitë e sofistikuara që na mungojnë: Inteligjen-

ca përbashkët, mbikëqyrja dhe zbulimi, mbrojtja nga raketat, komanda ajrore dhe kontrolli si dhe transporti ajror. Tashmë, është bërë shumë punë për të mbushur këto boshllëqe, por ne duhet të përparojmë dhe zgjerojmë programet tona”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm. Ai tha se lidhja mes Amerikës së Veriut dhe Europës mbetet jetike për sigurinë e përbashkët të Aleancës dhe duhet përforcuar.

“Kriza e tanishme përbën një sfidë serioze për sigurinë tonë të përbash-kët, por Amerika e Veriut dhe Europa qëndrojnë të bashkuara në përballjen ndaj saj. Gjithashtu, ne qëndrojmë të bashkuar në përgjigjen tonë të prerë. Në javët e fundit, kemi parë angazhimin e qartë së Shteteve të Bashkuara për sig-

urinë e Europës, nga Baltiku në Detin e Zi. Franca dhe aleatë të tjerë europianë janë duke plotësuar këtë përpjekje”.

Sekretari i Përgjithshëm vuri në dukje se Këshilli Europian tregoi në muajin dhjetor se vendet europiane janë të përgatitura për t’u zhvilluar.

“Kështu që unë i bëj thirrje gjithë aleatëve të luajnë rolin e tyre të plotë. Kjo është koha për të gjetur një ekuilibër më të mirë të kostove dhe përgjegjësive në mes të aleatëve, mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës si dhe midis Aleatëve brenda Europës”, tha ai. Sekretari i Përgjithshëm theksoi se një ekuilibër më i mirë transatlantik bazohet gjithashtu në një bashkëpunim më të mirë mes NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Vlerësohet roli kryesor udhëheqës i Francës në çështjet e sigurisë

takiMi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, u takua në Paris më 8

prill, me presidentin Hollande dhe e falënderoi atë për rolin kryesor që po luan Franca në gamën e plotë së çështjeve të sigurisë. “Ne patëm një takim shumë pozitiv dhe të frytshëm. Unë e falënderoj Francën për angazhimin e saj në NATO, vendosmërinë e saj për të fituar aftësitë e nevojshme ushtarake dhe vullnetin e saj politik për t’i përdorur ato”, tha Rasmussen. Ai theksoi se Aleanca iu përgjigj krizës së Ukrainës me solidaritet dhe vendosmëri si dhe e falënderoi atë për kontributin e saj të rëndësishëm. “Ne e ritheksojmë angazhimin tonë për mbrojtjen kolektive”, tha Sekretari i Përgjithshëm, duke e falënderuar Francën për ofertën e avionit për të përforcuar misionin Baltik së mbikëqyrjes ajrore të NATO-s dhe fluturimet mbikëqyrëse AWACS mbi Poloninë dhe Rumaninë. Sekretari i Përgjithshëm

dhe presidenti i Francës shqyrtuan përgatitjet për përfundimin e misionit ISAF të udhëhequr nga NATO në Afganistan si dhe për fillimin e një mi-sioni të ri për trajnimin, këshillimin dhe asistencën

e forcave afgane pas vitit 2014, me kusht që të kenë përfunduar marrëveshjet e nevojshme të sigurisë. Gjithashtu, ata diskutuan bashkëpunimin ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Europian, duke përfshirë edhe ndërtimin e kapacitete të mbrojtjes në vendet partnere. Së fundi, ata theksuan nevojën për t’i kushtuar burime të mjaftueshme mbrojtjes dhe siguruan një ndarje më të drejtë kostove dhe përgjegjësive midis Europës dhe Amerikës së Veriut si dhe brenda Europës në vetvete. Gjatë vizitës së tij, Rasmussen u takua gjithashtu me ministrin e Mbrojtjes, Le Drian, për të diskutuar rreth përgatitjeve së samitit të Uellsit, duke përfshirë dhe nevojën për aftësi të forta, trajnim të zgjeruar dhe bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Europian. Gjithashtu, ai zhvil-loi dhe bisedime thelbësore e të një game të

gjerë me parlamentarët francezë, anëtarë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Përgatiti: Alba Musaraj

shkurt

Masa pas vendimit të ministrave së NATO-s për pezullimin e të gjithë bashkëpunimit praktik me Rusinë

Ministrat e Jashtëm të NATO-s vendosën më 1 prill për të pezulluar të gjithë bashkëpunimin praktik civil dhe ushtarak me Rusinë, si pasojë e drejtpërdrejtë e ndërhyrjes së paligjshme ushtarake në Ukrainë dhe të shkeljes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë, të cilën NATO e dënon fuqishëm. Gjithashtu, ministrat vendosën se dialogu politik në Këshillin NATO-Rusi mund të vazhdojë, sipas nevojës, në nivel ambasadorial dhe më lart, kryesisht për të diskutuar krizën në Ukrainë. Konsultime politike në Këshillin e Partneritetit Euroatlantik në nivel ambasadorial gjithashtu mund të vazhdojnë në mënyrë të përshtatshme. Si pasojë, qasja e mëparshme në selinë e NATO-s do t’u refuzohet të gjithë përfaqësuesve të Misionit Rus, me përjashtim të ambasadorit rus, nënkryetarit së misionit të tij dhe dy prej anëtarëve të personelit ndihmës. Nëse ndonjë personel tjetër nga Misioni Rus kërkon qasje për punë zyrtare, do të zbatohen rregullat standarde të vizitorëve. Kjo do të thotë se anëtarët e stafit duhet të shpallen, të regjistrohen e të shoqërohen gjatë vizitave të tyre. Kjo ende i jep diplomatëve rusë një nivel qasjeje në selinë e NATO-s që nuk i është garantuar asnjëherë nga ndonjë ministri ruse apo institucion rus stafit të NATO-s që punon në Moskë. Ky vendim hyri në fuqi më 8 prill. Vendimi do të jetë subjekti i një shqyrtimi nga ministrat e Jashtëm të NATO-s në muajin qershor.

NATO rihap hapësirën e lartë ajrore mbi Kosovën për fluturime të trafikut ajror civil

Hapësira e lartë ajrore mbi Kosovën u rihap për fluturimet të trafikut civil më 3 prill. Kjo pasoi një vendim të Këshillit së Atlantikut të Veriut për të pranuar ofertën nga Qeveria e Hungarisë për të vepruar si një mundësues teknik, nëpërmjet ofruesit të tij kombëtar të shërbimit ajror, Hungarocontrol. “Rihapja e hapësirës së lartë ajrore në Kosovë është një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal dhe një hap i rëndësishëm nga i cili përfiton i gjithë Ballkani Perëndimor”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Rihapja e hapësirës ajrore do të bëjë që të shkurtohen fluturimet në rajon, duke gjeneruar kursime të konsiderueshme për përdoruesit e hapë-sirës ajrore si dhe do të ketë përfitime mjedisore. Vlerësimet tregojnë se rreth 180.000 fluturime civile do të preken çdo vit. Në përputhje me Rezolutën 1244 së Këshillit të Sigurimit së Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes Ushtarake Teknike të vitit 1999, hapësira ajrore e Kosovës do të mbetet nën autoritetin e NATO-s dhe KFOR-it. Rihapja e hapësirës së lartë ajrore nuk do të kishte qenë e mundur pa bashkëpunimin shumëkombësh, i cili u zhvillua në kuadër të procesit së normalizimit të aviacionit të udhëhequr nga NATO në Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin Qeverinë e Hungarisë, shtetet fqinje, EUROCONTROL dhe disa partnerë të tjerë.

Rasmussen uron popullin afgan për zgjedhjetKy është një moment historik për Afganistanin. Unë përgëzoj miliona burrat dhe gratë nga i gjithë vendi, të cilët hodhën votën e tyre në zgjedhjet e këshillit presidencial dhe krahinor me një pjesëmarrje të tillë mbresëlënëse dhe entuzi-azëm. Çdo votë ka rëndësi dhe çdo votë e vetme është një votë për demokracinë. Afganët, të rinj e të vjetër, e kanë treguar në mënyrë të qartë vendosmërinë e tyre që të kenë një rol në të ardhmen e vendit të tyre dhe angazhimin e tyre për një të ardhme bazuar në parimin themelor të demokracisë. Përgëzoj faktin se zgjedhjet kanë ndodhur në orar, me një debat të gjallë politik në mesin e kandidatëve, publikut dhe medias. Pres që procesi zgjedhor të vazhdojë në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse dhe të përfundojë në një rezultat të pranueshëm për popullin afgan. Është e rëndësishme që çdo deklaratë e par-regullsive zgjedhore duhet të adresohet nëpërmjet mekanizmave të themeluar institucionalë. Populli afgan mund të jetë krenar për forcat e tyre të sigurisë, që kanë bërë një punë të shquar në sigurimin e zgjedhjeve. Për herë të parë, ata udhëhoqën të gjithë operacionet e sigurisë, vetëm me një mbështetje mini-male logjistike nga ana e ISAF-it. Ky ishte me të vërtetë një proces zgjedhor i udhëhequr nga afganët, për të ardhmen e tyre.

Page 11: “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” rajoni Kosova afrohet … · 2014. 4. 11. · “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” faqe 3 faqe 4-5 faqe

ushtriaE prEmtE, 11 prill 2014 11 siGUria

Analiza e paraqitur në këtë artikull na jep mundësinë që të zhvillojmë një retrospektivë mbi lidhjen NATO-Rusi, pasi

kjo analizë e bërë nga James Sherr, daton shumë muaj përpara se raporti aktual të përfundonte në këtë pikë ku është. Momenti aktual, që pas ndërhy-rjes ruse në Ukrainë, ka sjellë një raport ndërmjet Rusisë vendeve të NATO-s, të paimagjinuar për një pjesë të mirë të analistëve. Ndërkohë, problematika me të cilën është mbarsur zhvillimi i këtyre ngjarjeve nuk është e panjohur dhe ka qenë e shtjelluar prej vitesh. Analisti i Lartë, i Programit të Rusisë dhe i Eu-roazisë, James Sherr, pjesëtar i Instituti Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare (Chatham House), pohon se kuptimësitë e ndryshme në të dyja anët e mar-rëdhënieve NATO-Rusi të çojnë në përfundime të padëshiruara. Dhe derisa çdonjëra palë të pranojë mirëkuptimin e palës tjetër për atë se çfarë nënkupton siguria, ai beson se kjo do të jetë një temë e përsëritur.

Brenda pak viteve të fundit, shumë kanë pyetur me të drejtë nëse partner-iteti NATO-Rusi mund të shndërrohet më në fund në një marrëdhënie kuptim-plotë. Ndalesa në procesin e zgjerimit, rigjallërimi i Këshillit NATO-Rusi, rinormalizimi i marrëdhënieve SHBA-Rusi, marrëveshjet “START i Ri” dhe fuqizimi i bashkëpunimit në Afganistan, i kanë dhënë kuptim këtyre shpresave. Por nuk është aspak e fshehtë se diçka mungon në këto marrëdhënie. Për Bruk-selin hallka lidhëse e munguar është besimi. Për Moskën është barazia. Këto janë perceptime krejt të ndryshme dhe duhet të kthjellohen për të ardhmen. Pavarësisht nga përmirësimet, NATO dhe Rusia u përmbahen vendosmërisht pikëpamjeve të ndryshme lidhur me atë çfarë e ruan sigurinë europiane dhe çfarë e kërcënon atë. Ato gjithashtu ruajnë gjurmë të kulturave shumë të ndryshme të sigurisë. Për sa kohë që këto gjëra janë të vërteta, Rusia do ta ketë të vështirë të besojë NATO-n dhe aleatët e NATO-s do të jenë jashtëza-konisht ngurrues për të mbështetur atë lloj barazie që kërkon Rusia. Brenda këtyre parametrave është e mundur një marrëdhënie e dobishme dhe bash-këpunuese. Harmonia nuk është.

Për Rusinë, barazi do të thotë bashkadministrim

Në një nivel themelor, NATO nuk e ka vënë kurrë në dyshim barazinë e Rusisë. Rusia është partneri parësor i NATO-s. Asnjë aleat nuk synon të ngushtojë mëvetësinë e saj apo të ku-fizojë të drejtat e saj. Akti Themelues NATO-Rusi përjashton çdo “të drejtë vetoje mbi veprimet e tjetrit”, ose çdo kufizim mbi “të drejtat e NATO-s apo të Rusisë ndaj vendimmarrjes dhe veprimit të pavarur”. Por për Rusinë, barazi do të thotë bashkadministrim; sipas fjalëve të kryetarit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dumës Shtetërore, Konstan-tin Kosaçev: “të drejta të plota pranimi në Klubin Euro-Atlantik” dhe “ndikim i tij real në procesin vendimmarrës”. Si-pas pikëpamjes së udhëheqjes së vendit, Rusisë i takon e drejta për barazi të tillë

NATO dhe Rusia: të paracaktuara për zhgënjim?

në saje të ndihmesës së saj për përfundi-min e Luftës së Ftohtë, për shpërbërjen e Paktit të Varshavës dhe për rëndësinë e saj strategjike. Në të njëjtën kohë, sipas fjalëve të presidentit të atëhershëm Putin, Rusia ka “fituar një të drejtë mbështetjeje të interesit vetjak”. Ajo ka fituar të drejtën të jetë e barabartë por e ndryshme – të mbetet, sipas fjalëve të Ministrit të Jashtëm Lavrov, një “qendër vlerash” e mëvetësishme. Është pikëpamja e Moskës se duke shpërfillur këto mëtime, duke zhven-dosur “infrastrukturën ushtarake” drejt kufijve të Rusisë dhe duke mos pranuar heqjen dorë nga mundësia e zgjerimit të mëtejshëm, NATO është duke ringjallur ndarjen e Europës. Brenda Aleancës, shumë e shohin Rusinë në kushte të ng-jashme. Me nënshkrimin e Deklaratës së Budapestit të OSBE-së të vitit 1994 dhe të Aktit Themelues të vitit 1997, Rusia pohoi “respektimin e sovranitetit, të pavarësisë dhe të integritetit territo-rial të të gjitha shteteve dhe të drejtës së tyre të qenësishme për të zgjedhur mjetet për ruajtjen e sigurisë së tyre”. Ajo gjithashtu hoqi dorë nga “sferat e ndikimit”. Megjithatë, diplomacia ruse ka tërhequr vëmendjen për tema të ndryshme të mprehta: se “siguria është e pandashme” (Karta e Parisit, 1990), dhe se shtetet nuk duhet të “ndjekin interesat e sigurisë në dëm të të tjerëve” (Deklarata e Budapestit, 1994). Në bazë të këtyre parimeve, Presidenti Med-vedev këmbëngul se sistemi i sigurisë europiane nuk duhet të krijojë “zona me nivele të ndryshme të sigurisë” – çka shtron pyetjen nëse shtetet kanë të drejtën për të hyrë në “zonat” ose të largohen prej tyre. Me kufizimin e zotimeve për çështjet e sigurisë së ndërlikuar dhe shpërfilljen e kërcëni-meve politike dhe ekonomike, projekti rus i Traktatit të Sigurisë Europiane i vitit 2009, e veçon Rusinë jo vetëm nga

NATO, por edhe nga OSBE-ja, procesi i Korfuzit të së cilës thekson dialogun mbi “të gjitha aspektet e sigurisë”. Në deklarimet e brendshme dhe dyp-alëshe, qëndrimi i Rusisë është shumë më pak i butë. Nga dokumenti i parë i politikës mbi të ashtuquajturit “shtete të afërta” më 1992 deri në thirrjen e Presidentit Medvedev për një “sferë të privilegjuar ndikimi” më 2009, Rusia ka lënë të kuptohet se ajo ka të drejtë për të kufizuar sovranitetin e fqinjëve të saj. Në Thirrjen e Gushtit 2009 të

presidentit Medvedev ndaj presidentit të atëhershëm Jushçenko të Ukrainës, qortohej ai për mospranimin e “bazave të bashkëpunimit”, duke minuar “his-torinë, kulturën dhe fenë e përbashkët”, parimet e “bashkëpunimit të ngushtë ekonomik” të të dyja vendeve dhe “duke ndjekur me kokëfortësi rrugën e vet drejt anëtarësimit në NATO”.

Tre muaj më parë, kryeministri Putin i kishte përshkruar si një “krim” për-pjekjet për të ndarë Ukrainën (Rusinë e vogël) nga Rusia. Ata me përvojë në bisedime me Rusinë do të dallojnë qartë një shkallë pompoziteti në këto qëndrime, dhe ka diçka të vërtetë në këtë. Por politikat ruse nuk janë lëvizje rrezikuese të përllogaritura. Ato shpre-hin interesat e shtetit dhe e kanë bërë këtë me qëndrueshmëri të dukshme.

Pesë përfundime do të ishin të matura

Së pari, ne nuk duhet të hamendë-sojmë se përmirësimet e kohëve të fundit në marrëdhënie do të paqësojnë Rusinë me pozitën e NATO-s në botë. Doktrina Ushtarake më e fundit e Rusisë e rendit NATO-n si të parën ndërmjet “rreziqeve ushtarake” me të cilat ballafaqohet vendi. Mbrojtja strat-egjike kundërraketë renditet gjithashtu si një “rrezik ushtarak”. Doktrina u botua në shkurt 2010, 18 muaj pas pezullimit të procesit të zgjerimit. Kjo është plotësisht në mospërputhje me Konceptin Strategjik të NATO-s, në të cilin deklarohet se “siguria e NATO-s dhe e Rusisë është e gërshetuar”.

Së dyti, ne nuk duhet të hamendë-sojmë se bashkëpunimi do të jetë në rritje apo se një marrëveshje do të shërbejë për t’i dhënë shtysë të tjer-ave. Traktati “START i Ri” nuk e ka lehtësuar përparimin në bisedimet për mbrojtjen kundërraketë dhe, për momentin të paktën, thirrja e Senatit të SHBA-ve për bisedime rreth armëve nënstrategjike ka hasur në një kundër-shtim të vendosur. As duhet që të ha-mendësojmë se Rusia do të ndjekë bash-këpunimin me NATO-n për interesin e vet. Sipas pikëpamjes së Moskës, bisedimet dhe përpjekjet e përbashkëta nuk janë ushtrime në terapi grupi, por mjete për të çuar më përpara interesat

kombëtare. Bashkëpunimi në disa fusha në Afganistan (p.sh. furnizimi dhe ndërkalimi), nuk do të përjashtojë këndvështrimet kontradiktore në disa të tjera (p.sh. të drejtat themelore dhe siguria rajonale).

Së treti, ne nuk duhet të hamendë-sojmë se nevoja për “modernizim” dhe investime të huaja do të përmirësojë qëndrimet e Rusisë ndaj NATO-s. Ka lidhje të dukshme mes kufizimeve të burimeve, paaftësisë administrative dhe pamjaftueshmërisë së forcave të arma-tosura konvencionale të Rusisë. Por ngadalësimet në reformën e Mbrojtjes të ministrit të Mbrojtjes Serdjukov, vetëm sa e kanë shtuar zemërimin ndaj mbrojtjes kundërraketë të NATO-s si dhe kundërshtimin ndaj pakësimit të mëtejshëm të armëve bërthamore.

Së katërti, ne nuk mund të mos marrim parasysh ndikimin e vlerave dhe të traditave tona përkatëse. Për tre breza, mendësitë në demokracitë perëndimore janë sendërtuar nga arritja e konsensusit, vendimmarrja e përbash-kët dhe “shprehitë e bashkëpunimit”, që kanë për qëllim të pajtojnë interesat kombëtare me interesat e ndërsjella. Sot NATO dhe BE-ja janë të angazhuar për një rend sigurie të pas Luftës së Ftohtë të përcaktuar jo nga vijat në harta, por nga liria e shteteve për të zgjedhur part-nerët dhe mënyrën e tyre të zhvillimit. Ato gjithashtu besojnë se ka raste kur vlerat “universale” duhet të mbrohen përtej kufijve të tyre. Rusia nuk e ka të përbashkët me ta këtë traditë. Është një shtet fuqimisht modern pa shtesa postmoderniste. Ajo ruan një mendësi gjakftohtësish gjeopolitike për sigurinë, një mbrojtje pashfajësuese të sferave të ndikimit, një besim të palëkundur në sovranitetin dhe një mosbesim të hapët ndaj “mesianizmit perëndimor”.

Së pesti dhe më gjerë, ne duhet të jemi të përgatitur të pranojmë se disa nga politikat tona më të parapëlqyera bien në kundërshtim me kuptimin e vetë Rusisë mbi të drejtën dhe të drejtën e përfituar. Duke mbështetur “lirinë e zgjedhjes” të fqinjëve të Rusisë mund të përfitojë Europa, por kjo bie ndesh me interesat e Rusisë, ashtu si Rusia i përcakton ato aktualisht. Për një institucion ushtarak që vë shenjën e barazimit midis sigurisë dhe mbizotërimit të “hapësirës”, prania e forcave të NATO-s “në afërsi të kufijve të Rusisë” paraqet një “rrezik ushtarak”, pavarësisht qëllimit tonë.

Këto përfundime nuk duhet të zvogëlojnë përparësinë që NATO i jep marrëdhënieve të saj me Rusinë. Përkundrazi, ato duhet të forcojnë vendosmërinë e NATO-s për thellimin e bashkëpunimit atje ku ekzistojnë interesa të përbashkëta dhe të kufizojnë dallimet tona për fusha të mosmarrëveshjeve të mirëfillta. Në shumë fusha, Rusia është një partner i pashmangshëm. Por do të mbetet i vështirë. Interesat e veta kom-bëtare të Rusisë do të vendosin kufizime të rrepta mbi shkallën në të cilën ajo mund të mbështesë ose të kundërshtojë politikën e NATO-s. Brenda këtyre shtrëngimeve, ne mund të arrijmë re-zultate të kufizuara por të rëndësishme. Nëse ne presim më shumë se kaq, ne jemi të paracaktuar për zhgënjim.

Burimi: nato.int

“Rusia është një shtet fuqimisht modern pa shtesa postmoderniste. Ajo ruan një mendësi gjakftohtësish gjeopolitike për sigurinë, një mbrojtje pashfajësuese të sferave të ndikimit, një besim të palëkundur në sovranitetin dhe një mosbesim të hapët ndaj “mesianizmit perëndimor”.”

Page 12: “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” rajoni Kosova afrohet … · 2014. 4. 11. · “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” faqe 3 faqe 4-5 faqe

ushtriaE prEmtE, 11 prill 201412 arsimimi

shumë ndërhyrjesh, në vitin 1779 arriti ta regjistronte Napolonin, atëherë dh-jetë vjeç, me bursë të shtetit, në shkollën e Brienit, në lindje të Francës”.

Por historia tregon se përgatitja për komandantë lufte qysh në moshën fëmijërore është trashëguar të paktën 4 shekuj para Krishtit, ku historiani gjer-man Artur Vajgal sqaron se, “Në atë kohë kur Aleksandri ishte gati 12 vjeç (viti 367 p.e.r, DG), duket se Filipit iu ngjall interesi për djalin… Filipit i interesonte shumë ta shkëpuste Alek-sandrin prej ndikimit të mbretëreshës, Olimpias, prandaj, ai tok me Aristotelin vendosën që shkollën e re ta ndërtonin pak larg nga kryeqyteti. Për këtë zgjod-hën qytetin e vogël të Miezas… Godinat e shkollës i ndërtuan në një pyll të lashtë nimfash”. Edhe Skënderbeu ynë, “që pa mbirë qime në faqet e tij tregonte trimërira e bënte punëra n’ushtëri të Tyrqisë”. Po ashtu edhe Suvorovi, qysh 15 vjeç regjistrohet në shkollën ushtarake, ndërsa Kutuzovi në vitin 1757, kur ishte 12 vjeç. Kjo traditë jo vetëm që ekziston ende në Evropë, por është përhapur pothuajse në shumicën e shteteve anëtare të NATO-s. Për shembull, Kolin Pauell regjistrohet në kolegjin ushtarak kur ishte 17 vjeç: “Kolegjet si ai që studiova unë qenë Harvardi dhe Princetoni i të varfërve”, shkruan ai.

Duke u qëndruar besnikë traditave kulturore të trashëguara, vijimisht këto shkolla janë konsideruar dhe konsid-erohen pararoja e ushtrive përkatëse si dhe në të njëjtën lidhje me proceset që karakterizojnë shoqërinë e sotme

moderne. Këto shkolla kanë qenë dhe janë pararoja e korpusit të ushtarakëve, por edhe në drejtime të tjera, sepse në këto shkolla janë të rrënjosura tepër thellë vlerat themelore dhe parimet e besnikërisë si dhe shpirti i kolektivitetit, të vlerësuara së bashku me respektin, sikundër shprehet kryetari i dhomës së deputetëve të parlamentit Italian, Xhan Frako Fini: “Në ato shkolla nuk mësohet vetëm rregulli dhe bindja ndaj rregullave, por kërkohet që të maturohet tek ta bindja që vetëm ai që di të bindet sot, brenda një kornize korrekte të së drejtave dhe detyrave, do të dijë nesër të komandojë sisteme komplekse”.

Vështrim historik i ndërsjellët për shkollat e mesme ushtarake në planin kombëtar dhe ndërkom-bëtar

“Ushtria e kaprojve, e udhëhequr nga luani, është më e fuqishme se ushtria e luanëve e udhëhequr nga kaprolli.” (Fjalë e Urtë Ushtarake Angleze e vitit 1644). Po e nisim me fqinjën tonë më të afërt, Italinë. Ajo ka aktualisht 4 shkolla të mesme ush-tarake, si ajo “Nunziatella” në Napoli, themeluar qysh më 18 Nëntor 1787, nga Mbretëria e Napolit; shkolla e mesme ushtarake navale “Françesko”, në Venecia, e themeluar prej vitit 1937; shkolla e mesme ushtarake “Teueli”, në Milano, themeluar prej vitit 1839; shkolla e mesme ushtarake e aviacionit “Giulio Douhet”, në Firence, themeluar në 15 maj 2006. Pranimi bëhet me konkurs. Në fund të çdo viti shkollor studentët frekuentojnë edhe një kamp

ushtarak pranë një reparti të Forcave të Armatosura për të përfituar elementë praktikë të përgatitjes për luftim, ku përfshihen dendur edhe qitjet me armë në poligon, përgatitje sanitare, luftim trup me trup etj. Në këto shkolla pra-nohen prej moshës 15 vjeç, por edhe nxënës që mund të kenë kryer një apo dy vite shkollën e mesme civile, por që këtu hyjnë e fillojnë prej vitit të parë. E veçanta e Italisë është se 20% e vendeve në Akademinë Diplomatike Shtetërore rezervohen për maturantët e këtyre shkollave ushtarake.

Franca, ka 6 shkolla të mesme ush-tarake, të cilat thirren Lice Ushtarak, për të tre llojet e armëve, ku studiojnë rreth 4000 nxënës. Pranohen kryesisht nxënës të familjeve franceze që jetojnë në Francë dhe jashtë saj, ku përparësi kanë fëmijët jetimë të ish-ushtarakëve, dhe familjet e ushtarakëve. Një prej këtyre shkollave ka kryer edhe “Ariu i Luftës”, Norman Shvarckof, deri sa shkoi në Uest Point. Në shenjë res-pekti pse Shvarckof pat kryer shkollën e mesme ushtarake në Francë, ndaj dhe Legjioni i Huaj Francës, men-jëherë pas mbarimit të Luftës së Gjirit kundër Irakut e ftoi në një ceremoni të jashtëzakonshme dhe i dorëzuan titullin e nderit “Kapural”, i pari dhe i vetmi amerikan i nderuar me një titull të tillë nga Legjioni Francës. Është vendi ta theksojmë se Liceu Ushtarak në Sarthe mban sot e gjithë ditën emrin që i pat vënë Napoloni qysh në 24 mars1808, pavarësisht se është krijuar prej vitit 1604: “Prytane Natonal Militaire”, duke iu referuar liceut klasik grek

Domosdoshmëria e shkollave të mesme ushtarake është e lidhur organikisht me edukimin dhe elitat e ushtarakëve

Ndoshta, me pranimin e Shqipërisë dhe të Ushtrisë së saj në NATO, është momenti që të rrisim në opinionin pub-lik ndërgjegjen e atyre institucioneve të mëdha shtetërore me të drejtë vendim-marrëse në interes të riaktivizimit të një institucioni të madh formues, i cili vepron përgjithësisht në fushën ush-tarake, por që përmes metodologjisë dhe programeve moderne të mësimit të arrijmë të formojmë hierarki të reja ushtarake, por edhe protagonistët e rinj të jetës civile. Kuptohet se, sa herë flitet për formimin ushtarak, mendja të shkon menjëherë te Akademitë Ushtar-ake dhe të paktë janë ata politikanë, për mos të thënë se në këto dy dekada nuk kemi parë apo dëgjuar politikan, që të llogarisin rëndësinë që ka shkolla e mesme ushtarake, funksionale jo vetëm në pranimin e kadetëve në akademitë e ndryshme ushtarake të vendit dhe të shteteve të tjera anëtare të NATO-s, por edhe në kërkesat specifike të pro-fesionalizmit që vinë direkt nga bota civile e punës. Parë nën një këndvësh-trim të veçantë në pjesën më të madhe të shteteve anëtare të NATO-s, por edhe në ato të Lindjes, mund të themi se shkollat e mesme ushtarake kanë qenë prej shekujsh dhe vijojnë të jenë forma e parë e institucionit publik të mesëm për t’iu përgjigjur faktikisht nevojave gjithnjë në rritje për njerëz të kualifikuar për Forcat e Armatosura që shtetet si Franca, Spanja, Italia, Anglia, Portugalia, Austria, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja, Rusia, Turqia etj., kanë ngritur shkolla të tilla ushtarake që janë njohur përgjithësisht me emrin: “shkollat e kadetëve”. Po t’i hedhim një shikim historisë së këtyre shkollave, shohim se fillesat e tyre, të strukturuara posaçërisht për ushtrinë, nisin qysh nga viti 1600, ndaj të cilave gjithnjë është rezervuar një vëmendje e madhe, më shumë se ndaj shkollave të tjera të mesme që krijonin profesionistë të ndryshëm. Regjistrimi në këto lloj shkolla, në shtetet e lartpërmendura, prej para 400 vjetësh dhe deri në ditët e sotme, ka qenë dhe është privilegj i madh për familjet e nxënësve që pra-noheshin në to. Mjafton të kujtojmë sforcon e madhe të Karl Bonopartit, i cili me shumë vështirësi morri nga marshalli i Korsikës një rekomandim që zyra e heraldikës t’u dorëzonte Bonopartëve dëshminë e fisnikërisë, se vetëm në këtë mënyrë mbreti Luigj kish të drejtën ta lejonte ta bënte një nga djemtë e familjes oficer, dhe “pas

Prytaine, një institucion ekskluziv që përbënte zemrën politike dhe fetare të qyteteve-shtet të Greqisë antike, ku pat filluar mësimet Aleksandri i Madh në vitin 367 p.e.r në shkollën e filozofit të madh, Platonit. Studentët që bëjnë pjesë në këta lice thirren “brutions”, si referim klasik i rajonit Brutium, në Romën e Lashtë, banorët e të cilit dal-loheshin për ashpërsinë dhe shpirtin e tyre luftarak. Në këto shkolla franceze kadetët pranohen qysh në moshën 10 vjeçare.

Anglia, ka një veçori, i ka në dy variante. Një variant është ai që i merr në moshën 16 deri 18 vjeç, dhe quhet kolegji “Welbeck” dhe ka dy të tillë, themeluar prej vitit 1953 dhe për të dy vitet çdo kolegj ka 150 studentë, duke pranuar çdo vit 50 studentë në shtator dhe 25 në janar. Bëjnë vetëm përgatitje ushtarake dhe përgatiten si oficerë teknikë. Këtë lloj kolegji e kanë edhe SHBA. Ndërsa shkolla tjetër e mesme quhet “Duke of Yorks Royal Military School”, themeluar në vitin 1803 dhe i pranon nxënësit prej moshës 11 vjeç deri 18 vjeç.

Portogalia, e quan “Kolegjio Mili-tare” dhe ndodhet në Lisbonë, i theme-luar prej vitit 1803. Në këtë shkollë hyjnë fëmijë prej moshës 10 vjeç deri në 18 vjeç, kur bëhen gati për Aka-demi Ushtarake dhe Universitet. Nga kjo shkollë kanë dalë 5 presidentë të Portogalisë.

Austria, ka një shkollë të mesme ushtarake, themeluar qysh në kohën e të qenit perandori.

Kanadaja, ka vetëm një shkollë të mesme ushtarake me emrin “Robert Land Academy”, në Ontario, theme-luar në vitin 1917 dhe nxënësit i merr prej klasës së 7-të deri në të 12-ën.

Turqia, ka 4 shkolla të mesme ushtarake, ajo “Denis Lisesi”, në Stam-boll, themeluar në vitin 1773 dhe e ka katër vjeçare, pasi vitin e parë mësojnë anglisht, ndërsa tre vitet e tjera turqisht. Sholla tjetër është “Bursa Ipyklar Ask-eri Lisesi”, në Bursa dhe vijon prej vitit 1844. “Kuleli Militare High School”, edhe kjo në Stamboll, themeluar prej vitit 1845, ndërsa “Izmir Maltepe Ask-eri Lisesi” , në Izmir, është themeluar në vitin 1928.

Rusia, disponon 8 shkolla të mesme ushtarake “Suvorov” dhe një për mari-nën “Nakhimov”, dhe nxënësit i marrin prej moshës 14 vjeç.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë një veçori nga të gjithë shtetet e lartpërmendura, si në sasi edhe në larmi. Jo vetëm që ka 22 shkolla të tilla në 17 shtete të ShBA-së, por shkojnë në shumicë edhe vajza dhe nxënësit merren prej moshës 10 vjeç deri në 17 vjeç. Prej andej shkojnë në Uest Point. Në këto shkolla kanë filluar karrierën ushtarake Xh. Xh. Persh-

kolonel (r) dilaver goxhaj

Shkollat e mesme ushtarake dhe lindja e elitave ushtarake

Në këtë shkrim, përmes trajtimit të përvojës shekullore të shumë shteteve në Evropë, Amerikë dhe gjetkë, jemi mun-duar të sjellim në kujtesën e jo vetëm të ushtarakëve, por edhe të politikanëve dhe qeveritarëve të vendit tonë, për rolin që luan shkolla e mesme ushtarake në zhvillimin social dhe intelektual jo vetëm të Ushtrisë, por të gjithë shoqërisë, pasi nga këto shkolla kanë dalë shkencëtarë, strategë ushtarakë, shkrimtarë, historianë, poetë me shpirt ushtari, diplomatë, analistë, mjekë, politikanë, burra shteti etj, të shquar, ku shumë prej tyre kanë bërë epokë jo vetëm në vendin e tyre, por edhe për gjithë njerëzimin.

Page 13: “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” rajoni Kosova afrohet … · 2014. 4. 11. · “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” faqe 3 faqe 4-5 faqe

ushtriaE prEmtE, 11 prill 2014 13arsimimi

ing, D. D. Ajzenhauer, i cili arriti të bëhej deri President i SHBA-së si dhe shumë personalitete të tjera të shquara ushtarake dhe politike. Veçori tjetër është se në këto shkolla të mesme, sikundër u shprehëm më lart, pranohen edhe vajza, me të njëjtat kritere si dhe djemtë, dhe që mësojnë në klasa të përbashkëta, stërviten po në klasa të përbashkëta dhe, e veçanta për vajzat është se nuk ua presin flokët deri në maturë, dhe në hyrjet e fjetinave të tyre shkruhet me germa të mëdha: “Bukuria e juaj nuk qëndron tek flokët, por tek sjellja juaj.”

Në Amerikë, në pragun e konkurrimit për në këto shkolla, famil-jarët që dërgojnë fëmijët prezantohen me njoftimin: Djali ose vajza e juaj që do të pranohet kadet, jeta e tyre do të ndryshojë për mirë. Ata nuk do të më-sojnë vetëm disiplinën, rregullin dhe punën e strukturuar, ata do të mësojnë të jenë të pavarur dhe të mendojnë për veten e tyre në çfarëdo rrethane, larg të qenit robot, por do të bëhen individë të ndjeshëm, të cilët do të kujdesen për veten e tyre, për familjet e tyre dhe për kombin amerikan”.

Fillesat e shkollave të mesme ush-tarake në SHBA nisin prej vitit 1842, ndërsa ajo më e reja është hapur në vitin 1916. Njëzetedy shkollat e mesme ushtarake ndodhen si më poshtë: Dhjetë shkollat e mesme ushtarake që marrin vetëm djem prej klasës së 7-të deri në të 12-ën, një tjetër i merr prej klasës së 5-të, ndërsa një tjetër prej klasës së 4-t, të cilat ndodhen në: Carlsbad, CA; Camden, SC; New Bloomfield, PA; Waynesboro, VA; Fork Union, VA; Chatham, VA; Mexico, MO; Gainesville, GA; Anaheim, CA; Salina, KS; Delafield, WI; Wayne, PA.

Ndërsa 10 shkollat e tjera të mesme ushtarake që pranojnë djem dhe vajza, prej klasës së 7-të, të 8 dhe të 9-të deri tek e 12-ta, ndodhen në: St. Petersburg, FL; Culver, IN; Mel-bourne, FL; Howe, IN; Woodstock, VA; Roswell, NM; Oak Ridge, NC; Front Royal, VA; San Antonio, TX; Lexington, MO.

Po t’i referohesh objektivave të së gjitha shkollave të mesme ushtarake amerikane, por edhe atyre të vendeve të tjera që përmendëm më lart, rezul-ton se objektivat i kanë të njëjtë dhe përmblidhen në gjashtë pika:

a) Të bëhen qytetarë të mirë, me dije të thella dhe patriotë.

b) Të zhvillojnë vetëbesimin, lid-ershipin dhe përgjegjshmërinë.

c) Të zhvillojnë aftësi të mira në komunikim dhe në të shkruar.

d) Të zhvillojnë dhe t’i japin rëndësi përgatitjes fizike.

e) Të rrisin respektin për rolin e ushtrisë në mbështetje të objektivave kombëtare.

f) Të zhvillojnë aftësitë për të punuar në grup dhe në drejtim të teknikave ushtarake.

Po Shqipëria, a ka një traditë të tillë?

“Kur e kaluara pushon së hedhuri dritën e saj mbi të ardhmen, mendja e njeriut endet në errësirë” (Tokëvili). Edhe në Shqipëri ekziston tradita e funksionimit të shkollës së mesme ushtarake e tipit klasik-shkencor, e njohur me emrin “Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake – Skën-derbej”, e themeluar prej 28 Marsit 1945 dhe e mbyllur pas 47 vitesh, në Nëntor 1992, në Tiranë. Fillimisht ajo u quajt “Shkolla e pionierëve ushtarakë”, dhe në vitin 1947 morri emrin e mësipërm. Në vitin 1963 ajo u shndërrua në shkollë e mesme e tipit klasik-shkencor-teknik dhe arte, pasi filloi të dërgojë nxënësit e saj në të gjitha shkollat e mesme të Tiranës, përfshi edhe Liceun Artisti, përjashtuar mjekësoren. Bashkë-kohësit civilë të këtyre kadetëve, në shkollat e të cilëve në Tiranë shkonin skënderbegasit e vegjël me uniformën e bukur ushtarake, fla-sin me respekt dhe nostalgji, duke

u shprehur se “skënderbegasit ne i kishim si pikë orientimi për gjithçka pozitive dhe, veçanërisht për ecurinë në mësime dhe gjallërinë fizike”. Për një shkollë të tillë dhe me këtë emër ëndërronin dikur Rilindësit tanë, e shprehur kjo edhe nga eruditi dhe staticieni Sami Frashri tek libri “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Deri në vitin 1950 në këtë shkollë pranoheshin prej moshës 10 deri 18 vjeç dhe, pas këtij viti filluan të pranoheshin në moshën 14 deri 18 vjeç. Nga dyert e kësaj shkolle kanë dalë një president i Shqipërisë, 8 shefa të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë sonë dhe dhjetëra ministra të së gjitha lëmive, pa folur për mjekë të shquar, shkrimtarë dhe poetë me emër, pilotë, oficerë marine, inxhinierë etj, mjeshtra sporti të së gjitha drejtimeve nga më të shquarit në vend, si dhe piktorë e artistë me famë si Mentor Xhemali me plejadën e tij. Janë rreth 200 person-alitete shkencore të së gjitha fushave. Nga që në këtë shkollë kultivohej sensi i drejtësisë dhe sinqeriteti, ndaj dhe ka patur 112 të dënuar politikë, midis tyre edhe të pushkatuar si oficeri poet Trifon Xhagjika etj, si në asnjë shkollë tjetër të vendit tonë. Dhe kjo ndodhi sepse skënderbegasit udhëhiqeshin nga parimi që, po e di të vërtetën thuaje haptas, ndryshe mbetesh gjithmonë një shkurtabiq i mjerueshëm. Thuajse gjithë gjeneralët që ka sot ushtria shqiptare kanë dalë nga bankat e asaj shkolle. Niveli i përgatitjes së nxënësve të saj

ishte i tillë sa në konkurset kombëtare të shkollave të mesme, kjo shkollë merrte pjesë jashtë klasifikimit, pasi mund të zinte pa diskutim vendin e parë me çdo ekip të saj, për mos të folur se gjithë ekipet e të rinjve klubit sportiv “Partizani” dilnin nga kjo shkollë. Nuk mund të quhet rastësi që nga pesë oficerët e Ushtrisë Shqiptare, që shkuan vullnetarë në radhët e UÇK-së, brenda në territorin e Kosovës, para se të angazhohej NATO në atë luftë, katër prej tyre ishin Skënder-begas. Të gjitha këto fakte që sollëm për vendet e lartpërmendura dhe ish shkollën tonë të mesme ushtarake shpjegojnë pse SHBA, Francë, Itali, Angli e shumë vende të tjera e mba-jnë dhe e zhvillojnë me shekuj këtë lloj shkollave ushtarake, e cila është shndërruar në traditë kombëtare dhe, ku ekzistencën e ushtrisë nuk mund ta kuptojnë pa ekzistencën e shkollës së mesme ushtarake. Në vend që kjo traditë të vinte duke u reduktuar, ka ndodhur dhe po ndodh e kundërta. Madje Italia prej vitit 2009 ka filluar që në shkollat e mesme ushtarake të pranojë edhe vajza. Parë në këtë retrospektivë, do të ishte më shumë se marrëzi që, riaktivizimin e shkollës sonë të mesme ushtarake, dikush ta quaj nostalgji për sistemin shoqëror për kohën që ajo shkollë funksionoi.

Disa konkluzione mbi nevojën e rihapjes së shkollës së mesme ushtarake në kushtet e shoqërisë sotme demokratike dhe të anëtarësimit në NATO

Përvoja e ime e gjatë ushtarake dhe e kolegëve të mi tregon se në shumicën e tyre (kudo ka përjash-time) oficerët që nuk kishin dalë nga shkolla “Skënderbej” më mirë dinin të ruheshin që të mos gabonin se sa të ndreqnin gabimet e vartësve apo të kolegëve. Kjo natyrë nuk u jepte atyre as rritje autoriteti dhe as lavdi dhe gjithnjë vepronin nën ndihmën dhe përkrahjen e partisë. Kjo veçori vërehet edhe sot tek kjo kategori oficerësh, të cilët gjithë veprimtarinë e tyre e mbështesin tek ndihma e politikanit që i ka ngritur në detyrë, mirëpo, janë pak ose aspak, të tillët që gëzojnë autoritetin dhe respektin e mjedisit ku drejtojnë. Ndërsa ata oficerë që vinin nga ajo shkollë e mesme mbështeteshin tek aftësitë e tyre dhe në këtë mënyrë e shmangnin urrejtjen e masës së ushtarëve dhe nënoficerëve, por edhe të kolegëve oficerë, sepse punonin me guxim dhe sinqerisht e jo me dinakëri.

Që oficeri të jetë i suksesshëm

në jetë, sidomos sot që oficerët tanë shkojnë e do të shkojnë në misione ndërkombëtare, ai duhet të dijë të sillet sa dinjitoz edhe njerëzit edhe ashpër kur t’ia lypë nevoja. Por edhe kur të sillet ashpër përsëri të gëzojë respektin e kolegëve të ushtrive të tjera. Këto cilësi oficeri i fiton vetëm kur maturohet karakteri i tij, e cila është periudha e adoleshencës, shkolla e mesme. Vetëm në atë lloj shkolle, “oficeri arrin të jetë dhelpër që të njohë kurthet, luan që të trembi ujqit”, sikundër shprehet Makia-veli. Prandaj duhet që ta kemi edhe shkollën e mesme ushtarake, Së pari, për të trashëguar dhe për të ngritur në një nivel gjithnjë e më lart vlerat e pakthyeshme që duhen mbrojtur, sidomos në momente të caktuara historike, ku eklipsi i “besimeve” tradicionale ndodh që ushqen forma relativizmi shpesh në kundërshtim me të mirën e përbashkët. Dhe një moment i tillë ndodhi në fillim të viteve ’90, kur në Shqipëri ndryshoi sistemi ynë shoqëror. Ishin oficerët e dalë nga ajo shkollë e mesme ush-tarake, të cilët e mbajtën ushtrinë në kazerma. Madje, kur Shkolla e Bashkuar e Oficerëve u urdhërua që të shkonte për të sheshuar revoltën e universitarëve, ishin studentët skën-derbegas ata që refuzuan menjëherë me rebelim dhe nuk lanë as shokët e tjerë të shkonin kundër kolegëve universitarë. Së dyti, kjo shkollë, duke qenë se udhëhiqet nga motoja: Për ushtrinë dhe jetën, ajo qysh në momentin që kandidati arrin të kalojë në konkursin e pranimit, që në atë moment ai i përgjigjet një lloj identiteti preciz: atë të një personi që, edhe pse ende i pamaturuar intelektualisht, të jetë i udhëhequr nga motive të thella, para së gjithash ai i vendosjes në shërbim të Atdheut, dhe në mënyrë jo direkt në shërbim të idealeve mbi të cilat është bazuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe që Shqipëria është e detyruar të pranojë në arenën ndërkombëtare. Së treti, duke qenë se ato shkolla udhëhiqen nga motua: Për Ush-trinë dhe jetën, ajo shkollë nuk i përgatit nxënësit vetëm në funksion të nevojave kolektive, por edhe në atë të funksionimit të karakterit të tyre, me një profesionalitet të tillë që të jenë në gjendje jo vetëm të ndërmarrin me sukses rrugën e akademive ushtarake, por edhe në alternativën të hyjnë në shoqëri me një bagazh principesh dhe njohurish teknike që do t’i ndihmojë të ndër-tojnë të ardhmen e tyre jo vetëm në ushtri por edhe jashtë saj, duke qenë model për shoqërinë. Nën këtë profil, shkolla e mesme e formimit ushtarak nuk përbën “një botë më vete”, por ajo do të qëndrojë e karakterizuar nga vlerat e saj të çmuara dhe nga kultura e tyre e rrënjosur në traditën historike; jo vetëm kaq, por ajo shkollë do të prezantojë një shembull të qartë se si bota ushtarake mund të afrohet dhe të integrohet në shoqëri përmes përhapjes së një kulture moderne. Së katërti, sot distanca midis shoqërisë dhe institu-cioneve të mbrojtjes ka tendenca edhe më progresive të shkurtimit, duke na afruar një skenar të ri për kulturën tonë kolektive. Probleme dhe vlera që janë emergjente në trupin tonë social, historia ka treguar se gjenden dhe shfaqen edhe në kuadrot e dala nga shkolla jonë e mesme ushtarake e dikurshme.

...Vijon numrin e ardhshëm(Referencat nga autorë të ndry-

shëm janë hequr për arsye hapësire)

Page 14: “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” rajoni Kosova afrohet … · 2014. 4. 11. · “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” faqe 3 faqe 4-5 faqe

ushtriaE prEmtE, 11 prill 201414 70-vjetOri

Dervish Hekali ka lindur më 12 prill 1912, në Hekal të Mallakastës, në një familje të varfër fshatare.

Fëmijërinë e kaloi në muret e Bylisit të lashtë, brigjeve të Vjosës, duke dëgjuar këngët dhe legjendat e Rrapo Hekalit. Ndonëse i mbetur jetim, mundi të vazhdonte shkollën e fshatit dhe të Ballshit, të vlefshme për kohën. Pas kësaj, mbi supet e tij të njoma, që në moshë të re, për shkak të gjendjes shumë të vështirë ekonomike, punoi argat, punëtorë në ndërtim rrugësh dhe hamall në portin e Durrësit. Mori pjesë në Kryengritjen e Fierit të vitit 1935, kundër regjimit, ku u burgos por më pas u lirua për mungesë pro-vash. Pushtimi i Shqipërisë e mbushi plot urrejtje, ku ju fliste punëtorëve hapur kundër pushtuesit fashist të vendit. Në vitet 1940-1941, Dervishi punon në Durrës. Aty vihet në lidhje me luftëtarë antifashistë, me patriot dhe gjendet në krye të demonstratës së madhe të 28 nëntorit 1941. Ve-primtaria e tij kishte rënë në sy të agjenturës së fashizmit italian dhe arrestohet. Për këtë gjyqi fashist e dënoi me burgim në vitin 1941. Por shumë shpejt burgu i Tiranës u bë për të një shkollë e edukimi dhe kalitje idealesh. Këtu ra në kontakt me komunistët dhe u bë një luftëtarë i flaktë i çështjes atdhetare. Kur doli nga burgu në vitin 1942, sapo kishte për-funduar Konferenca e Pezës. Në këtë kohë në vend por dhe në krahinën e Mallakastrës kishte filluar organizimi i këshillave nacionalçlirimtare. Dervishi punon aktivisht për ngritjen e këshil-lave NÇ në krahinën e Mallakastrës, duke u gjendur dhe në Lumin e Vlorës dhe në krahinën e Tomorricës. Kështu ai shtoi më tej kontaktet me lëvizjen dhe punon pa u lodhur për organizimin e reparteve të armatosura partizane. Më 4 shkurt 1943, me formimin e çetës “Plakë” të Mallakastrës, Der-vishi emërohet zëvendëskomandant i saj. Që në aksionet e para të çetës, ai dallohet e shquhet për trimëri. Është i pari që pret telat dhe hedh bombën në llogoret e fashizmin në garnizonin e Patosit. E gjejmë në udhëheqje të çetës në luftimet në Selenicë, në Ujë të Ftohtë, në Ruzhdie e kudo. Në ditët e mëdha të operacionit fash-ist në Mallakastër në qershor-kor-rik 1943, Dervish Hekali udhëheq jo vetëm forcat partizane, por organizon në çdo fshat dhe çetat territoriale, frymëzon qëndresën popullore dhe demaskon manovrat e tradhtarëve etj.

Po jap im dhe disa letra të shkruara nga Dervish Hekali, gjatë luftës dhe dërguar drejtuesit kryesor të Mallakastrës dhe të LANÇ-it të popullit shqiptar, Mehmet Shehut, me pseudonimin Vjosa.

I dashur shoku Vjosa,Të dy letrat i muarrëm dhe në

bazë të tyre filluam punën. Alarmin e bëmë dhe në çetat e fshatrave nëpër bazat. Çeta e Ballshit po niset për në Visokë. Shkruaji Nuredinit dhe Hasanit të mbledhin grurin dhe të na e drëgojnë këtu në Ballsh. …do të thyejnë armikun.

Të fala Dervishi d.v.I dashur shoku Vjosa,Urat u hodhën në erë në rregull.

Prej alarmit të tyre të paprerë, si u hodhën urat, bëmë alarm të zgjohesh armiku; ta dinte se fuqitë tona ishin nga çdo krahinë dhe për ta bëmë lajmërimin me anën e alarmit.

Kur erdhëm në Ballsh, gjata Gjonin dhe Besnikun me gjithë çetat.

Sot nga Lefkendi e Lapuleci erdha të pyes ç’u bë aty ku jeni juve, për luftë na thoni sit ë bëjmë, po qe të vijmë dhe neve…

Më dërgoni si u bë ushtria dhe karabinierët dhe të vij unë lart apo jo. Ndonjë gjë tjetër s’ka. Patosi e la punë për gjithë natën.

Të fala Dervishi d.v.I dashur shoku Vjosa,Forcat tona ndodhen këtu në

Hekal, dërgona dy mortaja të rënda me municione të mjaftueshme dhe shokët që i përdorin, partizan për municionin e mortajave kemi vetë, dërgona ata që i zbrazin; në Hekal janë zbrazur armë dhe bomba për gëzimin e Brigadës që erdhi në Mallakastër. Luftë të paprerë armikut!

Të fala Dervishi d.v.Ai pranohet në radhët e PKSH,

dhe ju ngarkuan detyra të rëndësishme në njësitë e ushtrisë NÇSH. Në krye të çetave të inkuadruara në batalionin partizan “Ismail Klosi”, të formuar më 5 gusht 1943, gjithmonë ishte në sulm, duke qenë komandant i tij, duke u hakmarrë me ushtrinë italiane e cila kërkonte të djegë krahinën e Mallakas-trës. Me formimin e Grupit të Tretë Partizan të Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër, më 8 tetor 1943, ai emërohet zëvendëskomandant i këtij grupimi të madh. Me batalionin “Petro Sota”, zhvillon luftime të përditshme për një muaj rresht kundër forcave gjermano-balliste që kishin mundur të hyjnë në krahinën e Skraparit. Me

krijimin e Brigadës së V Sulmuese, më 20 janar 1944, Shtabi i Përgjith-shëm i UNÇSH, duke njohur dhe vlerësuar meritat dhe cilësitë e tij, e emëron zëvendëskomandant të saj. Gjatë operacionit armik të Dimrit 1944, nazistët me forca të mëdha e të stërvitura për luftë kundër partizane, sulmuan Br. V S në shumë drejtime. Brigada ishte e angazhuar në luftime të ashpra kundër nazistëve gjermanë, por u gjend në situatë të vështirë dhe u detyrua t’i shpërndajë forcat në sektorë të ndryshëm të krahinave si në Bregdet, Kurvelesh, Lumin e Vlorës etj. Dervishi udhëhoqi me zotësi një pjesë të forcave të brigadës në sek-torin e bregdetit të Himarës e gjetkë, duke u dalluar në luftimet e Kallaratit, Vranishtit e Kuçit, në malet e Çikës dhe të Vetëtimës. Në këto luftime partizanët e kësaj brigade patën rastin përsëri të çmojnë shpirtin sulmues dhe udhëheqjen e shëndoshë e të sprovuar të Dervish Hekalit. Me grumbullimin përsëri të brigadës dhe pastrimin e plotë të Mesaplikut nga forcat gjer-mane dhe tradhtare, Dervishi me dy batalione niset sërish në drejtim të fshatrave të Himarës, ku reaksioni kishte filluar të ngjallej. Por në këtë kohë gjermanët fillojnë një operacion të dytë me forcat e tyre, që përbëheshin gjithsej 200 vetë dhe sulmuan fshatin Kuç. Në fillim të prillit 1944, nazistët gjermanë, të cilët kryenin veprime luftarake, mundë të çanin thellë dhe të arrini deri në Kuç të Kurveleshit. Dervishi së bashku me 20 partizanë u nis në atë drejtim, me qëllim që t’u priste rrugën nazistëve. Të 200 forcat naziste u gjendën në Kuç të rrethuara. Befasia i tronditi ata dhe nuk arritën të organizonin qëndresë të fortë. Në ndihmë të partizanëve të komanduara nga Dervish Hekali u aktivizua dhe një kompani e Br. VI S. Lufta u zhvillua e ashpër. Armiku pësoi humbje dhe filloi të tërhiqej i çorganizuar. Dervishi që kishte luftuar gjatë gjithë ditës së 12 prillit 1944, informohet se partizani, Asllan Gjika, ishte plagosur rëndë. U ngrit nga pozicioni për t’ju ndodhur pranë shokut, për ta marrë e çuar në një vend më të sigurt dhe për ta mjekuar më tej. Kur zhurma e luftës po pushonte një nazist i mbetur në gërmadhat e një shtëpie, e goditi në gjoks për vdekje. Po në këtë ditë Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH, kishte nxjerrë urdhrin që Dervish Hekali të emërohej komandant i Brigadës së VIII Sulmuese që do të formohej së shpejt në Sheper të Zagorisë nga forca të Zonës së Parë Operative. Dervish Hekali është dëshmor i Atdheut dhe shpallur Hero i Popullit, emrin e tij e mbajnë shkolla të ndryshme në vend, rrugë, si dhe i janë ngritur buste dhe në vijimësi janë shkruar e ngritur këngë që e kanë përjetësuar figurën e tij si luftëtar dhe udhëheqës të LANÇ-it.

Në kuadrin e 70 vjetorit të rënies të Heroit të Popullit, Dervish Hekali

Për komandantin legjendë të Mallakastrës në LANÇ

prof. asoc. dr. bernard zotajhistorian ushtarak

Dervish Hekali pranohet në radhët e PKSH, dhe ju ngarkuan detyra të rëndë-sishme në njësitë e ushtrisë NÇSH. Në krye të çetave të inkuadruara në batalionin partizan “Ismail Klosi”, të formuar më 5 gusht 1943, gjithmonë ishte në sulm, duke qenë komandant i ti j , duke u hakmarrë me ush-trinë italiane e cila kërkon-te të djegë krahinën e Mallakastrës. Me formimin e Grupit të Tretë Partizan të Zonës së Parë Opera-tive Vlorë-Gjirokastër, më 8 tetor 1943, ai emërohet zëvendëskomandant i këtij grupimi të madh.

Page 15: “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” rajoni Kosova afrohet … · 2014. 4. 11. · “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” faqe 3 faqe 4-5 faqe

ushtriaE prEmtE, 11 prill 2014 1570-vjetOri

Më 7 prill 1939, lumjani i parë që hapi zjarr kundër push-tuesve italiane ishte Qazim Mata (Onuzi). Ai është edhe i pari që u plagos. Është me meritë luftë-tari i parë antifashist i Lumës. Nuk mund ta gjesh emrin e tij në asnjë listë të formacioneve luf-tarake që morën pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare. Ai nuk ishte partizan, siç u quajtën më vonë, pjesëmarrësit e çetave, batalion-eve dhe brigadave, në të cilët nga fshati Nangë u inkuadruan 28 veta dhe nga Kukësi mbi 1200, që morën pjesë dhe luftuan trimër-isht për të çliruar Tiranën dhe Shkodrën nga nazifashistët.

Qazim Onuzi post-komandant, efektiv i skuadrës së dytë, të togës së tretë të kompanisë së tretë të xhandarmërisë,

bashkë me efektivin që komandonte kishte zënë pozicion te Ura e Dajlanit në Durrës, te “depo e benzinës”. Ka 200 fishekë... Hap zjarr me pushkën e tij dhe merr pjesë aktive në qëndresën kundër pushtuesve fashistë italianë, që sulmuan Durrësin atë ditë të zezë të 7 prillit 1939. Nga gjylet e artilerisë së anijeve luftarake, që binin si breshër, plagoset në të dy këmbët dhe në dorën e djathtë. Katër plumba i kanë shpuar kapotën dhe një tjetër i ka dëmtuar kasën e pushkës. Dielli ishte mbuluar nga tymi i gjyleve. Tërhiqet i fundit dhe zënë pozicion te Posta e Dajlanit. As aty nuk qëndrojnë dot, pse posta shkatërrohet nga gjuajtjet e artilerisë italiane. Atëherë zënë ballin e Urës së Dajlanit. Gjashtë predha godasin Urën dhe i shkëpusin asaj një këmbë. Tërhiqen përsëri të ndjekur nga bom-bardimet e aviacionit dhe plumbat që i ndjekin ngado. Vetëm nën tmerrin e bombardimeve , tërhiqet ngadalë dhe te Posta e Rrashbullit takon efektivin. Një makinë i transporton në Shijak, ku furnizohet me bukë dhe municion (i kishin mbetur edhe 36 fishekë). Nga plagosja vijon të humbasë gjak dhe fillon e ligështohet fizikisht. Në breg të rrugës e gjen të shtrirë një autoam-bulancë ushtarake shqiptare dhe në ora 15.00 arrin në spital, ku qëndron dy javë. Këto janë disa fakte të nxjerra nga ditari i tij, të botuar nga publicisti Petrit Palushi vitet e fundit. E ç’mund të bënte më shumë një xhandar me

Qazim Mat Onuzi, luftëtari i parë antifashist i Lumës

skuadrën e tij, armatosur me nga një pushkë, kundër bombardimit intensiv të artilerisë së flotës luftarake italiane dhe të aviacionit?! Të mos harrojmë se këta ishin efektiv xhandarmërie, ruajtës rendi dhe jo forca të Ushtrisë, të cilat as u dukën në Durrës. Lumjanët ditën e 7 prillit zbritën grupe-grupe në qytetin e Kukësit, me shpresë të armatoseshin e niseshin në frontin e luftës, për të bërë siç kishin bërë gjithnjë, brez pas brezi. Por nuk qe e mundur. Gjithçka ishte sabotuar. Pas disa ditësh edhe Kukësi do të pushtohej nga ushtria italiane dhe Lëvizja e më pas Lufta Nacionalçlirimtare do të niste të zhvil-lohej edhe këtu. Por më 7 prill 1939, lumjani i parë që hapi zjarr kundër pushtuesve italiane ishte Qazim Mata

(Onuzi). Ai është edhe i pari që u plagos. Është me meritë luftëtari i parë antifashist i Lumës. Nuk mund ta gjesh emrin e tij në asnjë listë të formacioneve luftarake që morën pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare. Ai nuk ishte partizan, siç u quajtën më vonë, pjesëmarrësit e çetave, batalioneve dhe brigadave, në të cilët nga fshati Nangë u inkuadruan 28 veta dhe nga Kukësi mbi 1200, që morën pjesë dhe luftuan trimërisht për të çliruar Tiranën dhe Shkodrën nga nazifashistët. Por ai, Qazim Mata, kishte dhe ka diçka krejt të veçantë, Ai kishte qenë në fillim fare, aty në Durrës, përkrah Mujo Ulqinakut dhe të tjerëve që luftuan e ranë si burrat atë ditë të fillimit të Luftës Nacionalç-lirimtare të popullit tonë.

Kush ishte Qazim Mata? I lindur më 1907, në Nangë të

Lumës, në një familje me tradita at-dhetare të spikatura, ai kish hyrë që më 1925 në Xhandarmërinë shqiptare dhe për 14 vjet kishte shërbyer aty me korrektësinë e ruajtësit të rendit. Kish shërbyer gati në gjithë Shqipërinë: në Tropojë, Shkodër, Koplik, Kukës, Dibër, Durrës, Berat, Skrapar, Tepele-në, Korçë, Pogradec dhe Bilisht, prej ku niset për Durrës pas 2 prillit 1939. Ahmet Onuzi, (nipi i tij) në kujtimet e tij të Luftës, shkruan se pas Çlirimit i kish rënë rasti të takohej me banorë të zonave ku kishte shërbyer si xhandar Qazimi dhe i bëhej qejfi kur dëgjonte vetëm fjalë të mira. “Atdhetari i flaktë, rreshteri Qazim Mat Onuzi, shkruan në

nga: kolonel (r) sali onuzi kujtimet e tij Harun Lushaj, nga Lapanji i Skraparit, gjatë kohës së shërbimit katër vjeçar (1932-36) në Çepan të Sk-raparit la gjurmë e kujtime nga më të mirat në banorët e krahinës. E karakter-izonte ndershmëria, burrëria e krenaria e malësorit… Ai i respektonte e i donte njerëzit. Kësisoj ai u miqësua shumë me banorët fitoi respekt e simpati në kra-hinë… krijoi miqësi me shumë njerëz patriotë. Gjithandej flisnin mirë për post-komandantin gazmor, te shkathtë e energjik, pa fodullëk e gojëmbël, që nuk lejonte të privohej e drejta e askujt.” I mbetur invalid, periudhën e Luftës e të pas-Luftës e kaloi sa në shtëpi e sa në spitale për tu kuruar. Po gjithnjë antifashist i vendosur. Ai është përkrah Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si i vëllai, Jemini dhe të bijtë e tyre. Nipi i tij, ishte një nga komunistët dhe partizanët e parë e të njohur të Lumës. Edhe i biri i Qazimit, Abdyli, do të bëhej aktiv-ist i Lëvizjes Nacionalçlirimtare në komandën e vendit. Shtëpia e tyre në fshatin Nangë kishte qenë dhe ishte një shtëpi lufte që ndihmoi me gjithë mundësitë që pati. Si njeri i kulturuar i kohës së vet, Qazim Mata kishte sjellë në shtëpi gramafon, (i vetmi në fshat në vitet 1950) me muzikën e pllakave të së cilit, herë pas here, argëtonte miqtë e bashkëfshatarët e vet. Po ajo që çmohej shumë edhe atëherë, ishte ditari që ai mbante me korrektësi për kronikën e fshatit. Që fëmije i vogël unë e mbaj në kujtesën time figurën e tij, sjelljen e tij të kujdesshme e buzagaz. Ja, me pak fjalë Qazim Mata, ky ush-tarak elegant, ky xhandar shembullor, ky luftëtar trim antifashist, që luftoi e derdhi gjak për Shqipërinë. Fshati ynë, Nangët, po edhe Luma mbarë, me të drejtë krenohen me të.

Page 16: “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” rajoni Kosova afrohet … · 2014. 4. 11. · “butrinti”, anija më e re e “rojës bregdetare” faqe 3 faqe 4-5 faqe

ushtriaE prEmtE, 11 prill 201416

http://www.mbrojtja.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria Tel: +355 (04) 2226601/ (04) 2226602 1107

“But

rint

i”, P

-134