53
“Shita & Associates” L.L.C. Rexhep Luci 9a, H-1, nr. 6, Pristina, Kosovo; www.shita.biz ; [email protected] ; +377 44 77 99 49. BRN # 71076482 VAT # 330238429 Fiscal # 601138474 “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë (FEE)” Aktiviteti Prokurimit Nr: 43800/15/020/2.3 . Autoriteti Kontraktues: Ministria e Zhvillimit Ekonomik Operatori Ekonomik: Shita & Associates L.L.C. Qershor 2015

“Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

“Shita & Associates” L.L.C. Rexhep Luci 9a, H-1, nr. 6, Pristina, Kosovo; www.shita.biz; [email protected]; +377 44 77 99 49.

BRN # 71076482 VAT # 330238429

Fiscal # 601138474

“Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë

(FEE)”

Aktiviteti Prokurimit Nr: 43800/15/020/2.3. Autoriteti Kontraktues: Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Operatori Ekonomik: Shita & Associates L.L.C.

Qershor 2015

Page 2: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

2

Termat e Referencës Studim para-fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e fondeve zhvillimore, me theks të veçantë për efiçiencës së energjisë. Në funksion të mbështetjes dhe zhvillimit të mëtejmë të procesit për implementimin e masave të EE (eficiencës së energjisë) në kuadër të zbatimit të Planit Nacional të Republikës se Kosovës për periudhën 2010-2018, përkatësisht Planit të Dytë të Ndërmjetëm 2013-2015, dhe në funksion të zbatimit të Planeve Komunale për Efiçiencë të Energjisë, konsiderojmë të nevojshëm themelimin e Fondit për Efiçiencën e Energjisë, si mekanizëm i mbështetjes financiare për zhvillimin e projekteve të EE në sektorit public dhe atë privat. Për t’i analizuar mundësitë e Kosovës për themelimin e këtij fondi të tillë, si dhe refleksione tqë do të ketë ai, është i nevojshëm Studim para fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e fondeve zhvillimore, me theks te veçantë për efiçiencës së energjisë. Ky studim duhet të përmbajë analiza për elementet si në vijim:

• Analiza e opcioneve ligjore në kuadër të ligjeve të aplikueshme dhe kornizës ligjore në Kosovë për themelimin e Fondit për Eficiencën e Energjisë

• Aspektet ligjore të ligjit të buxhetit të Kosovës dhe Fondi i EE. Gjetja e mundësive për krijimin e fondit të EE në përputhje me kërkesat e ligjit të buxhetit të Kosovës

• Draftimi i akteve sekondare ligjore të nevojshme për themelimin e fondit për efiçiencë të energjisë

• Analizë e shkurtër krahasimore e bazës ligjore te fondeve te ngjashme te efiçiencës se energjisë ne vendet ne rajon dhe ne BE

• Opinioni ligjor mbi konceptin e themelimit të fondit të efiçiencës se energjisë, përfshirë definimin e bazës ligjore dhe harmonizimit me ligjet e aplikueshme ne Kosovë.

• Analiza e kompatibilitetit me EU Acquis Communitaire. • Definimi i bazës se marrëdhënieve kontraktuale ne mes të fondit të efiçiencës së

energjisë dhe aktervete tjerë në sistem. • Analiza e rreziqeve dhe masave parandaluese/korrektuese. • Propozimi dhe rekomandimet mbi mundësitë shtesë në kuadër të kornizës ligjore ne

Kosovë. Ky Studim është financuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përmes Aktivitetit të Prokurimit Nr: 43800/15/020/2.3.

Page 3: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

3

Përjashtim i përgjegjësisë: Informatat e përfshira në këtë studim kanë për qëllim ofrimin e udhëzimeve të përgjithshme vetëm mbi çështjet me interes në fushën e eficiencës së energjisë. Zbatimi i ligjeve dhe zbatimi i politikave qeveritare mund të ndryshojë në varësi nga faktet specifike. Duke marr parasysh natyrën e ndryshueshme të ligjeve, rregulloreve dhe akteve tjera juridike, informatat e publikuara në këtë dokument janë të sakta në datën e publikimit. Informatat e ofruara në këtë dokument nuk duhet të përdoren si zëvendësim për konsultimet më ekspert profesionist në fushat e kontabilitetit, tatimeve, dhe atyre të fushës ligjore për cështjet të cilat nuk janë trajtuar në këtë studim. Edhe përkundër faktit se janë marr të gjitha masat që informatat e përmbajtura në këtë Studim të mirren nga burime të besueshme, Shita & Associates L.L.C. dhe ekspertët e saj nuk janë përgjegjës për çfarëdo gabimi apo mospërfshirje, apo për rezultatet e dala nga përdorimi i këtyre informatave. Të gjitha informatat në këtë dokument janë të ofruara “si të tilla”, pa asnjë garancion të plotësisë, saktësisë, vlefshmërisë kohore apo tërezultateve të nxjerra nga përdorimi i këtyre informatave dhe pa ofruar asnjë lloj garancie, të shprehur apo implikuar, duke përfshirë, por mos u kufizuar në garancionet e performancës apo përshtatshmërisë për një qëllim të caktuar. Shita & Associates L.L.C.

Prishtinë, 25 Qershor 2015

Page 4: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

4

Tabela e përmbajtjes

Termat e Referencës ................................................................................................................. 2

Përjashtim i përgjegjësisë: ........................................................................................................ 3

Tabela e përmbajtjes ................................................................................................................. 4

Hyrje ......................................................................................................................................... 5

Opinioni ligjor mbi konceptin e themelimit të fondit të EE, duke përfshirë definimin e bazës ligjore ........................................................................................................................................ 8

Analiza e opcioneve ligjore në kuadër të legjislacionit në kosovë për themelimin e fondit për efiçiencë të energjisë ............................................................................................................... 13

1. Agjenci e pavarur ............................................................................................................ 13

2. Ndërmarrje Publike (NP) ................................................................................................ 15

3. Fondacion ........................................................................................................................ 17

Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ................................................................................... 20

Analizë krahasimore e fondeve të ngjajshme të efiçiencës së energjisë në vendet në rajon dhe Bashkim Evropian ................................................................................................................... 30

Kroacia ................................................................................................................................ 30

Belgjika ............................................................................................................................... 31

Austria ................................................................................................................................. 32

Sllovenia .............................................................................................................................. 33

Bullgaria .............................................................................................................................. 35

Armenia ............................................................................................................................... 37

Gjendja e Efiçiencës së Energjisë në Kosovë ......................................................................... 39

Institucionet kryesore përgjegjëse për Efiçiencën e Energjisë në Kosovë .......................... 42

Konkluzioni............................................................................................................................. 45

Themelimi i Fondit për Efiçiencë të Energjisë (FEE) ............................................................ 45

Ndryshimet e ligjit për efiçiencë të energjisë ...................................................................... 46

Procedura e plotësim ndryshimit të ligjit ............................................................................ 48

Aspektet ligjore të ligjit për buxhetin dhe fondi i efiçiencës së energjisë........................... 50

Page 5: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

5

Hyrje Efiçienca e energjisë është një mënyrë e menaxhimit dhe kufizimit të rritjes në konsumin e energjisë. Diçka është më efiçiente për energji në qoftë se ajo jep më shumë shërbime për të njëjtin input të energjisë, apo shërbime të njëjta për më pak energji të dhënë. Sot, eficenca e energjisë konsiderohet të jetë si zgjidhje me benefite të shumta. Kursimi i energjisë ka ndikim pozitiv në konkurrencën, ambientin, sigurimin e furnizimit me energji, zhvillimin ekonomik e fusha të tjera. Për të rrit efektin e saj, programet për eficencë të energjisë duhet të përkrahen me një kornizë me bazë të fortë ligjore dhe institucionale, duke u pajis me plane dhe politika të dizajnuara mirë dhe të implementueshme. Me qëllim të spikatjes së pengesave të përbashkëta dhe gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta, gjithashtu, dhe veprimeve për zhvillimin dhe zbatimin e programeve dhe politikave të eficencës së energjisë, në nivel të vendeve të rajonit, janë duke u promovuar dhe mbështetur veprime të integruara në nivel regjional. 1

Në këtë fushë, vlen të theksohset se me 15 Janar te 2015 Ministri i Financave i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Drejtoresha e Bankës Botërore për Kosovë dhe Kordinatorja Rajonale për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein, kanë nënshkruar projekte të reja të financuara nga Banka Botërore, pra Projektin për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme në Kosovë (US$31 milionë). Projekti për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme i Kosovës synon reduktimin e konsumit të energjisë dhe përdorimit të vajrave fosile në ndërtesat publike dhe demonstrimin e qëndrueshmërisë ekonomike të investimeve në këto fusha. Përmes këtij projekti, Banka Botërore do të mbështesë Kosovën në zbatimin e strategjisë së saj gjithëpërfshirëse të energjisë dhe përmirësimin e politikave dhe mjedisit rregullator për energjinë e ripërtërishme dhe efikasitetin e energjisë. Qeveria pritet të përfitojë nga ky projekt nëpërmjet shpenzimeve të reduktuara të energjisë, rinovimit të ndërtesave, me fokus të posaçëm në universitete dhe spitale, dhe përmes përmirësimit të komoditetit dhe funksionalitetit të brendshëm. Njëkohësisht, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencia Kosovare për Efikasitetin e Energjisë, dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të zhvillojnë kapacitetet e tyre për të nxitur investime të qëndrueshme të energjisë në të gjithë vendin. Sektori privat do të përfitojë nga përmirësimet në mjedisin rregullativ, i cili pritet të lehtësojë marrjen më të shpejtë të lejeve dhe hyrje më të lehtë në treg për kompanitë të cilat zhvillojnë burime të ripërtëritshme të energjisë dhe kjo, si rezultat, nxit rritjen e kërkesës për mallra dhe shërbime nga furnizuesit në këto sektore.2 Në Prishtinë më 22.06.2015, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, me rastin e lansimit të projektit për Efiçiencën e Energjisë dhe Energjinë e Ripërtëritshme ka deklaruar se ky Projekt do të jetë një shembull i mirë që vendi ynë po zbaton masat dhe standardet, të cilat lidhen me efiçiencën e energjisë në ndërtesat publike, e që përveç tjerash 1 http://www.iea.org/topics/energyefficiency/ 2 http://www.worldbank.org/sq/ne w s/press-release/2015/01/15/world-bank-and-government-kosovo-sign-agreements-for-t w o-ne w -projects-energy-efficiency-rene w able-energy-project-and-health-project

Page 6: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

6

do të ketë edhe ndikim në aspektin social-ekonomik. Ministri Stavileci tha se ky projekt realizohet me një kredi në vlerë prej 31 milionë dollarë nga Banka Botërore, që ka për qëllim zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike në nivelit qendror dhe lokal. Kreu i MZHE-së ka ritheksuar objektivin e Qeverisë që bashkë me partnerët të themelojë një fond për Efiçiencë të Energjisë, i cili do të jetë i qasshëm për sektorin privat por edhe për amvisëritë të cilat duan t’i zbatojnë masat e efiçiencës, që për rezultat ka uljen e konsumit të energjisë dhe njëkohësisht koston e shpenzimeve. Nga ana e tij, Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Jan-Peter Olters ka vlerësuar lartë rëndësinë e këtij projekti që sipas tij, do të ketë ndikim përtej fushës së energjisë. “Këto nuk janë investime të drejta vetëm për arsye mjedisore, por edhe për arsye të qëndrueshmërisë ekonomike. Projekti do të tregojë se këto investime do të paguajnë veten e tyre relativisht shpejt”, ka thënë ai.

Ndryshe, Projekti për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme parashihet të realizohet në afat 5 vjeçar ndërsa ka tri komponente: 1. Investimet në Efiçiencë të Energjisë(EE) dhe Energjinë e Ripërtëritshe(ER) në ndërtesa publike; 2. Përkrahja për politikat dhe kornizën rregullative të ER dhe EE, si dhe vlerësimi i resurseve përkatëse të ER; 3. Përkrahja për implementimin e projektit.3 Në këtë fushë, me 25 Tetor 2005 në Athinë të Greqisë u lidh Traktati për themelimin e Komunitetit të Energjisë së Bashkësisë Evropiane. Pas ratifikimit të tij, më 1 Korrik 2006, Traktati hyri në fuqi. Në Tetor të 2013, Këshilli i Ministrave vendosi të zgjas zbatimin e Traktatit edhe për një periudhë tjetër 10 vjecare, pra deri në vitin 2026. Komuniteti i Energjisë është një organizatë ndërkombëtare që ka të bëj me politikën e energjisë. Palët e Traktatit janë Bashkimi Evropian dhe tetë Palët Kontraktuese nga Evropa Juglindore dhe rajoni i Detit të Zi: Shqipëria , Bosnja dhe Hercegovina, Kosova *, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina. Gjeorgjia, Armenia, Norvegjia dhe Turqia marrin pjesë si vëzhgues. Misioni i Komunitetit të Energjisë është të zgjeroj tregun e brendshëm të energjisë të BE-së për Evropën Juglindore mbi bazën e një kornize të detyrueshme ligjore. Objektivi i përgjithshëm i Traktatit të Komunitetit të Energjisë është që të krijojë një kuadër të qëndrueshëm rregullator dhe të tregut në mënyrë që të: • Tërheq investime në prodhimin e energjisë dhe rrjeteve për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të energjisë që është esenciale për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin social; • Krijoj një treg të integruar të energjisë që lejon tregtinë ndërkufitare të energjisë dhe integrimin me tregun e BE-së; • Të rris sigurinë e furnizimit; • Përmirësoj situatën mjedisore në lidhje me furnizimin me energji në rajon; dhe

3 http://mzhe.rks-gov.net/?page=1,42,1032

Page 7: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

7

• Të rris konkurrencës në nivel rajonal. 4 Titulli II i Traktatit shprehimisht zgjeron zbatimin e Acquis në territorin e shteteve nënshkruese të saj, pasi që ato duke qenë vende jo-anëtare të BE, Acquis nuk e kanë pjesë të legjislacionit të tyre të brendshëm , por e zbatojnë me vullnet të lirë , dhe për të përmbush kriteret e vendosura nga EU për integrim. Acquis e efiçiencës së energjisë përmban legjislacionin kyq të BE për energji, siç është elektriciteti, gazi, ambient, konkurrenca, energjia e ripërtëritshme, efiçienca e energjisë , nafta dhe statistikat. Si përgjigje për zhvillimin e legjislacionit të BE, Nenet 24 dhe 25 të Traktatit (Titulli II), respektivisht, lejojnë zbatimin e Acquis dhe amendamenteve të saj. Pas hyrjes në fuqi, Acquis i Komunitetit të Energjisë është zgjeru duke përfshi fusha të reja të energjisë , si dhe ka zëvendësu aktet e vjetra me ato të rejat dhe të ndryshuarat. 5 Si shembull me rëndësi për këtë analizë , në vitin 2013, Këshilli i Ministrave propozoi zbatimin e Direktivës 2012/27/EU për Komunitetin e Energjisë në 2014 me disa ndryshime. Gjatë zbatimit në Komunitetin e Energjisë , Direktiva do të shfuqizoj Direktivën 2006/32/EC dhe do të vendos qëllime më ambicioze për efiçiencën e energjisë .6 Republika e Kosovës, tanimë duke qenë pjesë e “Energy Community” si palë kontraktuese dhe nënshkruese e Traktatit për themelimin e “EC”7, merr përsipër përmbushjen e të gjitha obligimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në “EC” si dhe dispozitave ligjore të këtij traktati. Për më tepër, Republika e Kosovës dhe institucionet e saj përgjegjëse në fushën e efiçiencës së energjisë kanë shpreh vullnetin e tyre drejt përmbushjes së këtyre kërkesave, gjë që reflektohet edhe në Planin Nacional për efiçencë të energjisë për periudhën 2010-2018 si dhe Planin e dytë të Ndërmjetëm 2013-2015 e Planeve Komunale për Efiçiencë të Energjisë. Mos zbatimi i Traktatit, ka edhe pasojat ndëshkuese për shtetet anëtare të saj, që don të thotë se Kosova duhet të harmonizoj legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Evropian në fushën e efiçiencës së energjisë . Edhe në Ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës, më konkretisht në nenin 13 (“ Zbatimi i Direktivave të BE për eficencën e energjisë ”) të Ligjit nr.04/L-016 për eficencë në energjisë: “Ministria paraqet për miratim në Qeveri akte juridike të veçanta për zbatimin e dispozitave të Direktivave të BE, lidhur me Efiçiencën e Energjisë , që dalin nga detyrimet e Republikës së Kosovës si palë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë”.

4 Impact Assessment of the Energy Efficiency Directive (2012/27/EU) for the Energy Community, DecisionWare Group , July 2014 5https://www.energy-community.org/portal/page/portal/ENC_HOME/ENERGY_COMMUNITY/Legal/EU_Legislation#EE 6https://www.energycommunity.org/portal/page/portal/ENC_HOME/AREAS_OF_W ORK/Instruments/Energy_Efficiency/Studies 7 DECISION OF THE MINISTERIAL COUNCIL OF THE ENERGY COMMUNITY DtzO13tO3lMG-EnC: On extending the duration of the Energy Gommunity Treaty

Page 8: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

8

Traktati në nenet 90-93 krijon një mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve që ka ngjashmëri të caktuar me proceduret në rastet e shkeljeve të dispozitave të akteve ligjore të BE. Sipas këtyre dispozitave, një Palë e Traktatit, Bordi Rregullator dhe Sekretariati - sipas ankesës ose me iniciativën e tij/saj - mund të paraqes te Këshilli Ministror raste të mosrespektimit të ligjit të Komunitetit të Energjisë nga një Palë. Këshilli Ministror mund të vendosë për ekzistencën e një shkeljeje të detyrimeve të Palëve me anë të një vendimi. Në rastet e shkeljeve të rënda dhe të vazhdueshme, disa nga të drejtat që rrjedhin nga zbatimi i Traktatit , Palës në fjalë mund t’i pezullohen nga Këshilli i Ministrave. 8 Kosova, duke qenë Palë nënshkruese e këtij Traktati, medoemos duhet të zbatoj legjislacionin që ky Traktat e përcakton. Rrjedhimisht, sipas tij, është i nevojshëm edhe krijimi i një fondi zhvillimor prej anës së qeverisë së Kosovës për promovimin e produkteve dhe shërbimeve që ndikojnë në zhvillimin dhe aplikimin e projekteve në këtë segment. Ky fond do të duhej të përdorej edhe për stimulim të hulumtimeve të projekteve zhvillimore dhe nxitjen e inovacioneve në fushën e efiçiencës së energjisë si dhe të krijohet një mekanizëm financues (fond) për dhënie të granteve dhe financim në raste të implementimit të ndonjë projekti për prodhim të energjisë elektrike nga burime të ripërtritshme ose rritje të efiçiencës në energji.

OPINIONI LIGJOR MBI KONCEPTIN E THEMELIMIT TË FONDIT TË EE, DUKE PËRFSHIRË DEFINIMIN E BAZËS LIGJORE

Kosova është palë në Traktatin e Komunitetit të Energjisë. Prandaj ajo tashmë ka miratuar një numër të ligjeve në sektorin energjetik në përputhje me Acquis e BE-së. Sektori i energjisë udhëhiqet nga katër ligjet kryesore : 1. Ligji Nr. 03 / L – 184 për Energjinë; 2. Ligji Nr. 03 / L – 185 për Rregullatorin e Energjisë; 3. Ligji Nr. 03 / L – 201 për Energjinë Elektrike; 4. Ligji Nr. 04 / L – 016 për Efiçiencën e Energjisë. Secili prej tyre, në vecantinë e tij e trajton eficiencën e energjisë nga fushëveprimtaria e tij.

Kështu, Ligji Nr. 03 / L – 184 për Energjinë përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme përmes të cilave drejtohen aktivitetet në sektorin e energjisë në Republikën Kosovës me qëllim të garantimit të furnizimit të sigurt të qëndrueshëm dhe të cilësisë së lartë me energji për të krijuar kushte të një tregu funksional të energjisë dhe krahas kësaj duke promovuar edhe shfrytëzimin më efiqient të energjisë, rritjen e burimeve të

8https:/www.energy-community.org/portal/page/portal/ENC_HOME/AREAS_OF_W ORK/Dispute_Settlement

Page 9: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

9

ripërtërishme të energjisë dhe bashkëprodhimit si dhe përmirësime në mbrojtjen e mjedisit nga veprimtaritë energjetike.

Fushëveprimi i këtij ligji përfshin energjinë elektrike, ngrohjen, gazin natyror dhe

burimet e ripërtërishme të energjisë, dhe përcakton : zhvillimin dhe implementimin e strategjisë së energjisë, përfshirë parashikimin e balancave të energjisë dhe politikat mbi efiqiencën e energjisë, burimet e ripërtërishme të energjisë dhe bashkëprodhimin ; rolet e Qeverisë së Kosovës, qeverisjes lokale dhe institucioneve tjera dhe siguron publikut mundësi për pjesëmarrje të gjerë në zhvillimin e strategjisë së energjisë dhe në implementimin e saj; aktivitetet për rregullimin e sektorit të energjisë që kryhen nga Zyra e Rregullatorit për Energji; Ngritjen e konkurrencës në sektorin e energjisë; vendosjen e detyrimeve për shërbim publik ndaj ndërmarrjeve energjetike, sipas nevojës; nxjerrjen e legjislacionit sekondar nga Ministria në çështje të specifikuara në këtë ligj; dhe masat që mund të merren në rast të emergjencave energjetike.

Me qëllim të avancimit të interesit publik përmes nxitjes së investimeve në

ndërmarrjet e energjisë, ky ligj i sqaron dhe siguron të drejtat e ndërmarrjeve të energjisë mbi pronën që aktualisht është në shfrytëzim ose posedim të tyre që është e nevojshme për operimin ose mirëmbajtje e stabilimenteve ekzistuese energjetike si dhe të drejtave pronësore të cilat në të ardhmen mund të nevojiten nga ndërmarrjet e energjisë për ushtrimin e aktiviteteve energjetike. 9

Ndërsa Ligji Nr. 03/L-185 për Rregullatorin e Energjisë rregullon funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, si agjenci e pavarur e Republikës së Kosovës, themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës sipas nenit 119.5 dhe 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ligji përcakton kompetencat, detyrat dhe funksionet e Zyrës për Rregullatorin e Energjisë, përfshirë kushtet për dhënien e licencave për kryerjen e aktiviteteve në fushën e energjisë, procedurat për dhënien e autorizimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese, krijimin dhe funksionimin efikas të tregjeve konkurruese të energjisë si dhe kriteret për rregullimin e tarifave dhe kushtet për furnizim me energji.

Zyra e Rregullatorit për Energji ushtron kompetencat e agjencisë së pavarur si pjesë e

institucioneve të Republikës së Kosovës. Ndër të tjera, Zyra e Rregullatorit për Energji ka përgjegjësitë të përkujdeset për funksionimin transparent dhe jodiskriminues të tregjeve të energjisë bazuar në parimet e tregut të lirë sa i përket aktiviteteve konkurruese, dhe rregullimit të aktiviteteve të monopolizuara; monitorojë dhe përmirësojë sigurinë me furnizim të energjisë elektrike, ngrohjes dhe gazit natyror, përfshirë sigurimin e mirëmbajtjes dhe ndërtimit të kapaciteteve të nevojshme të gjenerimit, transmisionit, shpërndarjes, kapacitetin e deponimit dhe kapacitetin interkoneksionit; sigurojë kryerjen e aktiviteteve të energjisë në mënyrë transparente dhe jo-diskriminuese, që janë lëndë e detyrimeve të shërbimit publik si dhe sigurimin e qasjes jodiskriminuese në sistemete transmisionit dhe 9 Ligji Për Energjinë Nr. 03/L-184 ,Neni 1, Gazeta Zyrtare E Republikës Së Kosovës / Prishtinë: Viti V / Nr. 86 / 15 Nëntor 2010

Page 10: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

10

shpërndarjes dhe interkonektorë; sigurojë se tarifat e rregulluara për aktivitetet e energjisë janë të arsyeshme dhe të vendosura në bazë të një metodologjie të shëndoshë tarifore duke përfshirë sigurimin e tarifave për sistemet e transmisionit dhe shpërndarjes do të jenë adekuate për të mundësuar kryerjen e investimeve të domosdoshme në sisteme në mënyrë që këto investime të garantojnë qëndrueshmërinë e sistemeve; monitorojë dhe parandalojë keqpërdorimin e pozitave dominuese dhe praktikave jokonkurruese nga ndërmarrjet energjetike dhe të marrë masat përkatëse në përputhje me ligjin. 10

Ligji Nr. 03 / L – 201 për Energjinë Elektrike përcakton rregullat e përgjithshme për kryerjen e aktiviteteve të prodhimit, transmisionit, shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike dhe qasjes në interkoneksion, organizimin e qasjes ndaj sistemit të transmisionit dhe sistemit të shpërndarjes, si dhe për funksionimin dhe qasjen ndaj tregut të energjisë elektrike në Kosovë.

Qëllimi i këtij ligji është që të zhvillojë një treg konkurrues dhe të qëndrueshëm të

energjisë elektrike, me rregulla të përbashkëta sa i përket prodhimit, transmisionit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike dhe për qasje në treg; të garantojë kushte për prodhim, transmetim, shpërndarje dhe furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe të përhershëm me energji elektrike, duke iu përmbajtur parimeve të efiçiencës së energjisë; të përcaktojë procedurat për dhënien e licencave për veprimtari në sferën e energjisë elektrike, dhe për autorizimet dhe tenderimin e kapaciteteve të reja; të sigurojë që të gjithë konsumatorët shtëpiakë dhe, në rastet kur është teknikisht dhe ekonomikisht e arsyeshme, konsumatorët jo shtëpiakë të gëzojnë shërbim universal, do të thotë të drejtën e të furnizuarit me energji elektrike të një sasie dhe cilësie të specifikuar, në bazë të tarifave të arsyeshme, dhe të sigurojë masa përkatëse për mbrojtjen e konsumatorëve fundorë, në veçanti masa adekuate për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë dhe konsumatorëve në zona rurale, përfshirë masat me të cilat u ndihmohet që t’i shmangen shkyçjeve. 11

Si Ligji më kryesor në fushën e eficiencës së energjisë, Ligji Nr. 04 / L – 016 për Efiçiencën e Energjisë12 si qëllim ka përcaktimin e kuadrit të nevojshëm ligjor dhe institucional për rregullimin e fushës së efiçiencës së energjisë. Ky ligj rregullon çështjen e efiçiencës së energjisë, përgatitjen, dhe aprovimin e planeve të efiçiencës së energjisë dhe raportimin për to, përcaktimin e roleve, detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve si dhe adresimin e detyrimeve që burojnë nga Traktati i Komunitetit të Energjisë lidhur me efiçiencën e energjisë.

10 Ligji Nr. 03/L-185 Për Rregullatorin e Energjisë, Neni 1, Gazeta Zyrtare E Republikës Së Kosovës/ Prishtinë: Viti V / Nr. 86 / 15 Nëntor 2010 11 Ligji Nr. 03/L-201 Për Energjinë Elektrike, Neni 1, Gazeta Zyrtare E Republikës Së Kosovës / Prishtinë: Viti V / Nr. 86 / 15 Nëntor 2010 12 Ligji Nr. 04/L-016 Për Efiçiencën E Energjisë , Neni 1, Gazeta Zyrtare E Republikës Së Kosovës / Nr. 6 / 22 Korrik 2011, Prishtinë

Page 11: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

11

Për më tëpër, ky ligj përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve relevante shteterorë si Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe themelimin e disa prej tyre në fushën eficiencës së energjisë, sic janë, Agjencia e Kosovës për efiçiencë të energjisë ( AKEE) dhe Komisioni për Certifikim të auditorëve dhe menaxherëve të energjisë.

Planet për efiçiencën e energjisë që janë Plani i Kosovës për efiçiencën e energjisë

dhe Plani komunal për efiçencën e energjisë janë të rregulluara me nenet 8 dhe 9. Plani i Kosovës për efiçiencën e energjisë përcaktohet si dokument i detyrueshëm për zbatim, i cili përgatitet nga AKEE, në përputhje me kërkesat e Direktivës 2006/32/EC dhe ato të Sekretariatit të Komunitetti të energjisë dhe i dërgohet për shqyrtim Ministrit i cili e dërgon për miratim në Qeveri. Raporti i zbatimit të planit të Kosovës për efiçiencën e energjisë përgatitet nga AKEE dhe i dërgohet për shqyrtim Ministrit i cili e dërgon atë për miratim në Qeveri. Dërgimi i Raportit në sekretariatin e Komunitetit të energjisë bëhet sipas kërkesave të sekretariatit. Zyrat komunale për energji përgatisin planin komunal për efiçiencë të energjisë sipas udhëzimeve nga AKEE-ja i cili miratohet nga Kuvendi komunal dhe i dërgohet AKEE-së. Zyrat gjithashtu përgatisin Raportin e progresit të zbatimit të planit komunal për efiçiencë të energjisë sipas udhëzimeve nga AKEE-ja që miratohet nga Kuvendi komunal dhe dërgohet në AKEE. Procedurat dhe afatet e përgatitjes së planeve komunale dhe raportimi për zbatimin e tyre përcaktohen në akt nënligjor të miratuar nga ministri.

Me këtë ligj, Sektori publik obligohet që ta shfrytëzojë energjinë në mënyrë efiçiente, për çka Qeveria, me propozim të Ministrisë, nxjerrë aktet tjera nënligjore të nevojshme. Ligji gjithashtu obligon që për mbështetjen e masave të përcaktuara në Planin e Kosovës për efiçiencën e energjisë, Ministria duhet të sigurojë mundësi për financim brenda Buxhetit të Republikës së Kosovës, të kërkojë për mbështetje financiare nga organizmat financiare zhvillimore ndërkombëtare të fushës së energjisë në kuadër të programeve dhe projekteve për promovimin e efiçiencës së energjisë, të propozojë në marrëveshjet ndërshtetërore të bashkëpunimit , përfshirjen e financimeve për fushën e efiçiencës së energjisë.

Ndërsa për mbështetjen e masave për promovimin e efiçiencës së energjisë të përcaktuara në Planet Komunale, komunat duhet të sigurojnë financim brenda buxheteve të tyre komunale ose përmes ndonjë donacioni. Në këtë aspekt, Ministria brenda kompetencave të saj, duhet të shikoj për mundësi të bashkëfinancimeve buxhetore të fondeve të efiçiencës së energjisë që krijohen në kuadër të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare zhvillimore dypalëshe apo shumëpalëshe.

Ky ligj , gjë që është shumë me rëndësi për themelimin e FEE, në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare të tij përcakton obligimin e zbatimit të Direktivave të BE për efiçiencën e energjisë, në nenet 13,14 dhe 15 të tij.

Sipas tij, Ministria mund të paraqet për miratim në Qeveri, akte juridike të veçanta

për zbatimin e dispozitave të Direktivave të BE-së, lidhur me efiçiencën e energjisë, që dalin nga detyrimet e Republikës së Kosovës si palë e Traktatit të komunitetit të energjisë.

Page 12: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

12

Në pjesën në vazhdim, do të analizohet edhe ndërlidhja e kësaj dispozite ligjore dhe obligimeve të Republikës së Kosovës për zbatimin e Direktivave të BE, më konkretisht, të obligimit për themelimin e FEE.

Page 13: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

13

ANALIZA E OPCIONEVE LIGJORE NË KUADËR TË LEGJISLACIONIT NË KOSOVË PËR THEMELIMIN E FONDIT PËR

EFIÇIENCË TË ENERGJISË

Në kuadër të legjislacionit në fuqi në Kosovë, Fondi për efiçiencën e Energjisë në Kosovë mund të themelohet përmes mundësive të elaboruara si më poshtë :

1. Agjenci e pavarur Në vitin 2010, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin mbi Themelimin e Sistemit për

Sigurimin e Depozitave për Institucionet Financiare në Kosovë (Ligji Nr.03/L-216). Ky ligj ka themeluar Fondin e Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK), një entitet i pavarur që është përgjegjës për menaxhimin e Fondit për Sigurimin e Depozitave. FSDK është përgjegjës për të dhe i raporton Bankës Qendrore së paku në baza vjetore. Ai gëzon autonomi operacionale dhe administrative dhe funksionon jashtë kornizës së strukturave qeveritare të Kosovës dhe shërbimit civil të Kosovës.

Kapitali i autorizuar i FSDK është 15 milionë euro qe është vendosur në ligj. Ligji

parashikon që kontributet fillestare mund të nxirren nga grantet e donatorëve apo përmes mjeteve të tjera me kushtet e marrjes së fondeve të tilla, të cilat duhet të jenë të miratuara nga Bordi Drejtues. Burime të tjera të kapitalit mund të përfshijnë të ardhurat nga premiumet, perfitimet nga disponimi me asetet dhe investimet. Kapitali mund të rritet me shuma të tilla siç mund të përcaktohet nga Bordi Drejtues.

Banka Qendrore emëron Bordin Menaxhues të FSDK së, i cili përbëhet nga pesë

anëtarë: Guvernatori i Bankës Qendrore, një përfaqësues nga Ministria e Financave, Drejtori Menaxhues i FSDK, një ekspert me përvojë në fushën e depozitave dhe sigurimit financiar, dhe një auditor i certifikuar.Edhe pse në fillim FDSK mund te duket si institucion i varur nga Banka Qendrore, menaxhimi dhe operacionet e FDSK janë, në fakt, brenda sferës së Bordit Menaxhues.

Në mënyrë të ngjashme, Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ("Trusti") është

një institucion publik i pavarur i themeluar për të administruar dhe menaxhuar kontributet e obligueshme pensionale deri në pensionim. Ligji nr. 04 / L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës parasheh që Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (më tej “Fondi”) është person juridik i pavarur nën mbikëqyrjen e BQK-së i themeluar me qëllimin e vetëm dhe ekskluziv të administrimit dhe menaxhimit të llogarive individuale për pensionet e bazuara në kursime, në investim të kujdesshëm dhe në ruajtjen e mjeteve pensionale dhe pagimin e të ardhurave që krijohen në llogaritë individuale për blerjen e pensioneve vjetore, për pensionet e bazuara në kursime, si një administrues i besuar që vepron në emër të pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve. Fondi është person juridik jofitimprurës, i aftë për të paditur dhe për t’u

Page 14: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

14

paditur në emër të vet, operacionet e së cilit funksionojnë në përputhje me ligjet e Kosovës, duke përfshirë Ligjin e Prokurimin Publik.

Bordi Drejtues qe përbëhet nga 8 anëtarë menaxhon Trustin. Një komision për

përzgjedhje i propozon kandidatët Kuvendit për vendet vakante të bordit. Komisioni Përzgjedhës gjithmonë përbëhet nga Guvernatori i BQK-së si kryesues, Auditori i Përgjithshëm, dhe Ministri i Financave. Mandati i secilit anëtar të emëruar në këshillin drejtues është 3 vjet, me mundësi riemërimi.

Me qëllim të krijimit të një agjencie të pavarur, duhet të kalohet nëpër të gjithë procedurën legjislative.

Së pari, Ministria relevante ka nevojë për të inicuar projektligjin. Në mënyrë që të

bëjë këtë, një koncept dokument duhet të hartohet në përputhje me prioritetet qeveritare dhe te miratohet në mbledhjen e Qeverisë. Para se të shqyrtohet në mbledhjen e Qeverisë, koncept dokumenti duhet t'i nënshtrohet një rishikimi prej 60 ditë pune me ministritë e tjera dhe zyrat përkatëse në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Kur koncept dokumenti merr miratimin nga Qeveria, Zyra Ligjore në kuadër të Zyrës

së Kryeministrit do të përfshijë atë në agjendën legjislative për vitin përkatës. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë sponsorizon ligjin pastaj krijon një grup punues për hartimin e ligjit. Pasi ligji është hartuar nga grupi i punës, shkon prapa në Qeveri për shqyrtim ndërministror, duke përfshirë Ministrinë e Integrimit Europian. Qeveria, pas përfundimit të procesit të hartimit të legjislacionit së bashku me dokumentet përcjellëse, Deklaratën e Përputhshmërisë dhe Tabelat e Përputhshmërisë me Acquis të BE-së, konform Udhëzimit Administrativ nr. 03/2013 për Standardet e Hartimit të Akteve Normative dhe Rregullores Nr.13/2013 për Shërbimin Ligjor Qeveritar, pas marrjes së Opinionit Ligjor nga Ministria e Integrimit Evropian për përputhshmërinë me legjislacionin Evropian dhe Vlerësimin e Ndikimit Financiar nga Ministria e Financave, në fund merr edhe Opinionin Ligjor nga Zyra e Kryeministrit për përputhshmëri me legjislacionin në fuqi, dërgon projektligjin shqyrtim dhe miratim nga Qeveria, për t’u përcjell tutje tek Kuvendi i Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

Sekretariati ndjek procedurën e brendshme në Kuvend duke dërguar ligjin nepër

komisionet funksionale përkatëse. Komisionet funksionale, pas shqyrtimit të tyre, kalojnë ligjin ne seancën plenare për miratim në leximin e parë. Pas miratimit në lexim të parë, projektligji shkon prapa në komisionet funksionale për të marr ndryshimet e kërkuara gjatë seancës plenare. Pas ndryshimeve të përfshihen në projektligj, ligji shkon prapa në seancë plenare për miratim gjatë leximit të dytë. Pas aprovimit në lexim të dytë, ligji konsiderohet i miratuar dhe dërgohet në Zyrën e Presidentit.

Presidenti i Kosovës shpall ligjin në fuqi i cili hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në

Gazetën Zyrtare.

Page 15: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

15

Kjo mund të rezultojë në një proces të gjatë, sidomos duke marrë parasysh rreziqet

politike të lidhur me të gjithë procesin e hartimit të legjislacionit. Megjithatë, përfitimi i kësaj alternative në krahasim me mundësitë e tjera është ajo që lejon për hartuesit e ligjit të strukturojnë fondin dhe qeverisjen e tij me më shumë fleksibilitet sesa një Sh.A. Gjithashtu është e mundur që në ligj të përcaktohen kualifikimet e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, dhe specifika të tjera të Fondit,që mund të jenë të vecanta.

Një proces legjislativ në përgjithësi merr deri në 12 muaj. Aktivitetet e një agjencie

të tillë të pavarur të krijuar me ligj mund të konsiderohet në kundërshtim me Ligjin për ndihmën shtetërore të Kosovës dhe legjislacionin evropian të Ndihmës Shtetërore, dhe si rezultat, veprimtaria e fondit do të jetë nën monitorimin e vazhdueshëm të Autoritetit të Konkurrencës, ku ky i fundit gjithashtu përgjegjës për të miratojë ose refuzojë secilin transaksion.

2. Ndërmarrje Publike (NP) Themelimi i Ndërmarrjeve Publike në Kosovë është i rregulluar me Ligjin për

Ndërmarrjet Publike Nr. 03 / L-087 dhe Ligji nr.04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Një ndërmarrje në pronësi publike ("NP") është një Shoqëri Aksionare që ofron shërbime për interes të përgjithshëm të publikut dhe themelohet nga një autoritet lokal apo qëndror, dhe është e organizuar si një shoqëri aksionare sipas Ligjit në fuqi për shoqëritë tregtare. Të gjitha interesat pronësore në një NP përfaqësohen nga aksionet, dhe të gjitha këto aksione janë të regjistruara.

Ligji për NP ka për qëllim themelimin e kornizës ligjore për rregullimin e ushtrimit të

të drejtave pronësore në ndërmarrjet publike; rregullimin e qeverisjes korporative të ndërmarrjeve në përputhje me parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike; dhe ka për qëllim krijimin e strukturave efikase të raportimit dhe përgjegjësisë për të lejuar mbikëqyrjen e duhur të aktiviteteve të ndërmarrjeve publike.

Çdo ndërmarrje e re publike mund të themelohet vetëm nëse kjo autorizohet me një

vendim të Qeverisë.Qeveria është e autorizuar që ta emërojë një Bord të Përkohshëm të Drejtorëve (“Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve”) për secilën NP për të shërbyer në cilësinë e Bordit të Drejtorëve të NP-së për një periudhë gjashtëmujore, duke filluar me miratimin e Vendimit mbi Themelimin e një Ndërmarrje Publike të re ,e deri në përzgjedhjen e bordit të përhershëm në përputhje me nenin 15 të Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike.

Para propozimit për krijimin e një NP, Qeveria (Ministria e linjës) duhet të përgatisë

një plan biznesi, planin buxhetor dhe strukturën organizative. Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen tek Njësia për Politikën dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve publike (NjPMNP) në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik .Pas paraqitjes së kërkesës për themelimin e një Ndërmarrje në pronësi publike, aplikuesi do të hartojë një raport mbi realizueshmërinë

Page 16: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

16

financiare dhe operacionale të ndërmarrjes së tillë në pronësi publike. Raporti i fizibilitetit për themelimin e Ndërmarrjëes publike duhet të përfshijë:

1. Strukturën organizative; 2. Planin e biznesit dhe Planin e Buxhetit; 3. Garancinë në formë të shkruar për investimet e ardhshme që kanë të bëjnë me fizibilitetin financiar dhe operacional të ndërmarrjes në pronësi publike; 4. Dokumentet e tjera mbështetëse për kërkesën për themelimin e NP.

NjPMNP duhet që brenda tridhjetë ditëve të punës të fillojë procedurën e shqyrtimit për themelimin e NP. Pas shqyrtimit të kërkesës, NjPMNP i dërgon ato tek Komiteti Ministror për NP-të. Nëse Komiteti Ministror konstaton se kriteret janë plotësuar, ai do t'i rekomandojë Qeverisë për të nxjerrë një vendim që autorizon krijimin e ndërmarrjes në pronësi publike.

Përzgjedhja e anëtarëve të Bordeve të Drejtorëve kryhet nëpërmjet një njoftimi të

hapur konkursi. Emërimet bëhen me një vendim të veçantë të Qeverisë së Kosovës. Bordet e Drejtorëve të NP-ve mund të kenë 5 ose 7 anëtarë të cilët marrin kompenzim direkt nga Qeveria. Një aksionar i NP ushtron mbikëqyrje mbi Bordin e Drejtorëve dhe Komisionit të Auditimit përmes NjPMNP. Përgjegjësia kryesore e Bordit të Drejtorëve është të monitoroj zbatimin e planit të biznesit, i cili miratohet nga vetë Bordi. Zgjedhjen dhe shkarkimin e zyrtarëve të lartë në ndërmarrjeve publike, përfshirë drejtorin menaxhues, e bën Bordi i Drejtorëve të ndërmarrjes përkatëse.

NP raportojnë përmes Bordeve të tyre të drejtorëve tek NjPMNP brenda 60 ditëve pas

kalimit të çdo tremujori dhe brenda 75 ditëve pas kalimit të çdo viti kalendarik. Aksionet e një NP Qendrore mund të shiten lirisht nëse Qeveria miraton një vendim me shkrim i cili autorizon një Komision Qeveritar për Privatizim që të vazhdoj me tenderimin dhe shitjen e aksioneve, duke iu nënshtruar vendimit të miratuar me shumicë të thjeshtë të votave të Kuvendit të Kosovës . Pas miratimit të këtij vendimi nga Qeveria dhe miratimin e tij nga Kuvendi, Komisioni Qeveritar për Privatizim është i autorizuar të kryejë një procedurë të tenderimit dhe shet aksionet në rrezik. Një NP mund të jepet me koncesion, por procedura duhet të fillohet me një vendim të Qeverisë, të monitorohet nga një komision ndërministror, dhe të kryhet në përputhje me Ligjin mbi Partneritetin Publiko-Privat dhe Ligjin për Prokurimin Publik.

NP tipike në Kosovë janë "Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës" Sh.A.,

"Korporata Energjetike e Kosovës" Sh.A., "Sistemi i Transmisionit dhe Operatori i Tregut" Sh.A., "Radio Televizioni i Kosovës" dhe partneriteti i fundit publiko privat i "Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës - Adem Jashari " Sh.A.

Edhe pse NP janë të regjistruara dhe veprojnë si Sh.A., ato janë shumë të kontrolluara nga Qeveria e Kosovës. Qeveria emëron Bordin e saj të drejtorëve, i cili shpërblehet direkt

Page 17: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

17

nga Qeveria dhe i raporton drejtpërdrejt Qeverisë. Edhe pse është e mundur që të angazhohet sektori privat në një NP nëpërmjet një partneriteti publiko privat / koncesion, kjo duhet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës, me një shumicë të thjeshtë. Duke pasur parasysh precedentin e përpjekjeve të Qeverisë për të shitur 75% të aksioneve të "Postës dhe Telekomit të Kosovës" Sh.A. dhe refuzimi i vazhdueshëm i marrë nga Kuvendi i Kosovës, kjo alternativë mban jo vetëm rreziqe të biznesit dhe financiare, por edhe rrezik politik.

Procesi i krijimit të një NP duhet të përfundoj brenda 60 ditëve, por praktika na

tregon se ajo mund të marrë deri në 6 muaj. Për shkak të zhvillimeve të fundit politike, dhe praktikave të mëhershme, nuk është e mundur të parashikohet se sa kohë do të marrë ky proces.

Si një ndërmarrje në pronësi publike, aktivitetet e Fondit mund të shkelin Ligjin e

Ndihmës Shtetërore të Kosovës dhe Legjislacionin Evropian për ndihmën shteterore , dhe si rezultat i kësaj, aktivitetet e Fondit do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm nga ana e Autoritetit të Konkurrencës, i cili është edhe përgjegjës për miratimin ose refuzimin e çdo transaksioni.

3. Fondacion

Organizatat jo-qeveritare (OJQ) në Kosovë mund të regjistrohen në formën e një fondacioni. Fondacioni është organizatë pa anëtarësi, i krijuar për menaxhimin e pronave dhe pasurive.

Kërkesat themelore për krijimin e një OJQ-je si një Fondacion përfshin: (1) Tre

themelues (individë apo persona juridikë); (2) një i emëruar, përfaqësues i autorizuar nga themeluesit, që jeton në Kosovë; (3) aktet nënligjore në përputhje me ligjin e Kosovës; (4) një formular aplikimi qe jepet nga Ministria e Administratës Publike; (5) dhe logo e propozuar për organizatën. Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe apo serbe. Zyrtarët, drejtuesit dhe punonjësit e OJQ-ve të regjistruara nuk janë personalisht përgjegjës për borxhet apo obligimet e OJQ-së, por ata do të jenë personalisht përgjegjës për kryerjen me dashje, me pakujdesi ose me moskryerje të detyrës. Standardi i përgjithshëm i vendosur nga ligjet është se "rregullat dhe procedurat për udhëheqje të brendshme që i përmban statuti i OJQ duhet të përputhen me parimet demokratike".

Organi më i lartë drejtues i një fondacioni është Bordi i Drejtorëve. Bordi duhet të

përbëhet nga të paktën tre anëtarë. Bordi është plotësisht përgjegjës për politikat dhe çështjet financiare të organizatës dhe ka një detyrim ligjor për të përmbushur, që të takohet të paktën dy herë në vit, dhe ku duhet të shqyrtojë dhe të miratojë asetet-aktivet dhe detyrimet, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e kaluar, si dhe planet e parashikuara për aktivet, pasivet, të ardhurat, shpenzimet dhe programet për vitin e

Page 18: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

18

ardhshëm. Bordi nuk mund të delegojë këto detyra tek ndonjë organ tjetër ose zyrtar i fondacionit. Përveç kësaj, vetëm Bordi ka mandat për të zgjedhur zyrtarët e organizatës, të ndryshojë aktin e themelimit ose statutin, dhe të vendosë për bashkimin, ndarjen, apo shpërndarjen e organizatës. Asnjë anëtar i Bordit nuk mund të merr pjesë në diskutim apo në marrjen e vendimit për çështje në të cilën ai ose ajo ka interes personal ose ekonomik të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Një anëtar i organit drejtues konsiderohet se ka interes ekonomik nëse ai / ajo apo ndonjë anëtar i familjes ka një interes direkt apo indirekt ekonomik.

Ligji parashikon se organizata ka vetëm ato kompetenca dhe ka të drejtë për t'u

angazhuar në ato aktivitete dhe qëllime, në përputhje me aktin themelues dhe statutin. Eshtë e rëndësishme që themeluesit e organizatës te parashikojnë një gamë të gjerë aktivitetesh, të cilat mund të ndërmerren në të ardhmen. Është ligjërisht e pamundur për të bërë ndonjë ndryshim në aktin e themelimit.

Përveç kësaj, ligji parashikon që çdo OJQ-ja mund të aplikojë për status të përfituesit

publik nëse OJQ-ja merr përsipër një ose më shumë prej këtyre aktiviteteve kryesore të sajat: ndihmën humanitare , mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara, aktivitetet bamirëse, arsimore, shëndetësore, kulturore, ruajtjen apo mbrojtjen e mjedisit , rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik, promovimin e të drejtave të njeriut, promovimin e praktikave demokratike dhe të shoqërisë civile, apo ndonjë aktivitet tjetër që i shërben së mirës së publikut. Aktivitetet e OJQ-së përfshijnë veprimtari për të mirën e publikut vetëm nëse përfitimet e konsiderueshme sigurohen falas ose më lirë se vlera reale e tregut për grupe ose individë të pafavorizuar.

Një OJQ mund të aplikojë për status të përfituesit publik me rastin e regjistrimit

fillestar të OJQ-së ose më vonë. Drejtoria për OJQ-të në Ministrinë e Administratës Publike jep statusin e përfituesit publik nëse dokumentet e regjistrimit të OJQ-së dëshmojnë se qëllimet dhe veprimtaria e OJQ-së përmbushin kërkesat ligjore. OJQ-të me status të përfituesit publik kanë të drejtë të lehtësimeve tatimore dhe fiskale, me përjashtim të atyre që janë të ngarkuar në thelb për shërbimet publike komunale. Një OJQ-se që i është dhënë statusi i përfituesit publik duhet të paraqesë çdo vit tek Organi Kompetent një raport vjetor lidhur me operacionet dhe aktivitetet e saj brenda Kosovës. Raportet duhet të dorëzohen deri në fund të muajit mars të secilit vit për vitin raportues që përfundon me 31 dhjetor të vitit të kaluar. Kërkesa për raportim vjetor zbatohet kur OJQ-ja gëzon statusin e përfituesit publik ose tejkalon qarkullim vjetor prej 100,000 Euro. Kjo OJQ, themeluar si një Fondacioni, do të bëhet mbajtësi i aksioneve të zakonshme në SHA dhe si i tillë, Bordi i Drejtorëve do të menaxhojë fondin. Aksionet e preferuara pa të drejtë vote mund të jepen për investitorët, të cilët nuk do të jenë në gjendje për të kontrolluar operacionet e fondit.

SHA-të janë të rregulluara në mënyrë të moderuar nga Ligji për Shoqeritë Tregtare. Një aksion në një shoqëri aksionare është pronë e aksionarit dhe ligji lejon që statuti të përmbaj kufizime në bartje,që është e rëndësishme për fazën fillestare të krijimit të fondit.

Page 19: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

19

Përveç mundësisë së kufizimit të transferimit te aksioneve, Fondacioni që menaxhon SHA mund të shesë aksionet e preferuara që lejohen në statut,me qëllim të rritjes së kapitalit të fondit. Me kusht që të gjitha dokumentet për themelim janë të plota dhe në përputhje me ligjin e Kosovës, procesi merr maksimalisht 60 ditë për të krijuar një OJQ / Fondacionin dhe tre ditë të tjera për të krijuar një Sh.A. Procesi i licencimit me Bankën Qendrore merr më së shumti 90 ditës, me kusht që të gjitha dokumentet dhe të gjitha kërkesat ligjore janë plotësuar. Ky mekanizëm nuk do të shkelte ligjin e Ndihmës Shtetërore të Kosovës dhe legjislacionin Evropian për ndihmën shtetërore .

Page 20: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

20

EFICIENCA E ENERGJISE SIPAS EU ACQUIS

Këshilli Evropian në Konkluzionet e datës 17 Qershor 2010 ka theksuar objektivin e efiçiencës së energjisë si një nga objektivat kryesore të strategjisë së re të Bashkimit Evropian për vendet e punës dhe rritjen e zhvillimin të qëndrueshëm dhe përfshirës ("Strategjia 2020 e Evropës”).

Duke mos hyrë në analizë për përputhshmërinë e Ligjit aktual për Efiçiencën e Energjisë së Kosovës me legjislacionin e BE në këtë fushë , në këtë pjesë të analizës, do të trajtohen vetëm çështjet me rëndësi për themelimin e Fondit për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë.

Duke qenë se Republika e Kosovës në legjislacionin e saj në fuqi, më konkretisht në Ligjin për Efiçiencë të Energjisë bën referencë direkte për zbatueshmëri të legjislacionit të efiçiencës së energjisë të BE, dhe konform obligimit të saj si palë nënshkrueve e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, ku gjithashtu proklamohet obligimi i shteteve nënshkruese të saj që, përkundër faktit që nuk janë shtete anëtare të BE, duke nënshkruar Traktatin do të marrin për obligim zbatimin e legjislacionit të BE dhe traspozimin e tij në legjislacionin vendor, të gjitha dispozitat e akteve ligjore të BE në fushën e Efiçiencës së Energjisë duhet të zbatohen dhe transpozohen në legjislacionin e Kosovës.

Direktiva kryesore e Bashkimit Evropian për efiçiencën e energjisë( DEE ) është Direktiva 2012/27 / EU e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 25 tetor 2012, që ndryshon Direktivat 2009/125 / EC dhe 2010/30 / BE dhe shfuqizon Direktivat 2004/8 / EC dhe 2006/32 / EC. Kjo Direktivë është një direktivë kornizë e cila përcakton objektivat mbizotëruese dhe objektivat që duhet të arrihen nga një grup koherent dhe i masave reciprokisht të përforcuara që mbulojnë pothuajse të gjitha aspektet e sistemit energjetik: nga furnizimit, transformimi, transmetimi dhe shpërndarja tek konsumimi. Shtetet Anëtare është dashur të transpozojnë këtë Direktivë në legjislacionin kombëtar deri me 5 qershor 2014 në kuadër të kulturës së tyre ligjore, sociale, mjedisore dhe ekonomike.13

Bashkimi Evropian po përballet me sfida të papara që rezultojnë nga rritja e varësisë nga importet e energjisë dhe të burimeve të pakta të energjisë, si dhe nevoja për të kufizuar ndryshimin e klimës dhe për të kapërcyer krizën ekonomike. Efiçienca e energjisë është një mjet i vlefshëm për të adresuar këto sfida. Ai përmirëson sigurinë e furnizimit të BE duke reduktuar konsumin e energjisë primare dhe uljen e importeve të energjisë. Kjo ndihmon për të reduktuar emetimet e gazit me kosto efektive dhe në këtë mënyrë zbut ndryshimet klimatike.14 13 EU Energy Efficiency Directive (2012/27/EU) Guidebook for Strong Implementation, The Coalition for Energy Savings page 8 14 http://ec.europa.eu/energy/en/topics/energy-efficiency/energy-efficiency-directive

Page 21: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

21

Fillimisht, masat e reja kombëtare që sigurojnë kursime të mëdha të energjisë për konsumatorët dhe industrinë mund të përmbledhen si më poshtë:

• shpërndarësit energjisë ose kompanitë e shitjes së energjisë duhet të arrijnë kursime të

energjisë 1.5% në vit , nëpërmjet zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë; • Vendet e BE-së duhet të zgjedhin për mënyrat të tjera për të arritur të njëjtin nivel të

kursimeve nëpërmjet mjeteve të tilla si përmirësimi i efikasitetit të sistemeve të ngrohjes, instalimi i xhamave të dyfishtë ,kulmet izoluese;

• sektori publik në vendet e BE-së duhet të blejë ndërtesa, produkte dhe shërbime që kanë efekt në efiçiencën e energjisë;

• çdo vit, qeveritë e BE-së duhet të kryejnë rinovimet e duhura për efiçiencë të energjisë për të paktën 3% të ndërtesave që ata posedojnë ;

• Fuqizimi i menaxhimit më të mirë të konsumit të energjisë nga konsumatorët e energjisë . Kjo përfshin qasje të lehtë dhe të lirë për të dhënat mbi konsumin nëpërmjet matjes individuale;

• stimulime kombëtare për NVM-të që t'i nënshtrohen auditimeve të energjisë; • Kompanitë e mëdha duhet të bëjnë auditime të konsumit të tyre të energjisë për t’i

ndihmuar ata të identifikojnë mënyrat për të zvogëluar konsumin; • Monitorimi i niveleve të efiçiencës në kapacitetet e reja gjeneruese të energjisë.15

Masat e vendosura për zbatimin e kërkesave specifike të Direktivës së BE për EE

duhet, përveç përmbushjes së kërkesave specifike minimale ligjore për këto masa, të sigurojnë në tërësi që objektivat dhe synimet janë arritur. Në këtë prizëm, objektivat në politikat dhe legjislacionin e BE-së luajnë një rol të rëndësishëm në:

• Krijimin e llogaridhënies të nivelit të lartë; • Lejimin e krahasimit dhe monitorimit të rezultateve; • Dërgimin e sinjaleve afatgjata për investitorët; dhe • Sigurimin e udhëzime për hartimin e politikave të mëtejshme.

DEE përmban disa objektiva dhe vendos për herë të parë në nenin 7 target të

detyrueshëm për kursimin e energjisë për shtetet anëtare. Kjo plotëson klimën dhe pakon e energjisë së BE-së, e cila deri më tani përfshin vetëm targetet ligjërisht të detyrueshme për Greenhouse të gazit dhe të energjisë së ripërtëritshme, dhe shkon përtej Direktivës së vitit 2006 mbi Shërbimet e Energjisë (2006/32 / EC) 16.

Sa i përket kornizës ligjore në nivel të Bashkimit Evropian, akti rregullativ kyç në funksion të përmirësimit të Efiçiencës së Energjisë deri vonë ka qenë Direktiva 2006/32/EC. Më 25 Tetor 2012, BE-ja ka miratuar Direktivën 2012/27/EU e cila e zëvendëson direktivën e mëparshme. 15 http://ec.europa.eu/energy/en/topics/energy-efficiency/energy-efficiency-directive 16 Eu energy efficiency directive (2012/27/eu) guidebook for strong implementation, the coalition for energy savings page 14

Page 22: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

22

Parakusht i miratimit të cilit do akt rregullativ adekuat për fushën e caktuar është

analizimi i zhvillimeve në atë fushë. Në këtë kuadër, edhe Direktivës 2012/27/EU i kanë paraprirë studime dhe analiza të shumta në bazë të të cilave është konstatuar që arritja e cakut për kursimin e energjisë prej 20% në vitin 2020 nuk mund të përmbushet nëse vazhdon trendi aktual i konsumit të energjisë.

Objektiv i direktivës së re është krijimi i kornizës së përbashkët në kuadër të BE-së për t’u siguruar arritja e cakut të proklamuar për efiçiencë të energjisë prej 20% në vitin 2020. Për dallim nga direktiva paraprake e cila ka obliguar vendet anëtare në përvetësimin e caqeve indikative bazuar në kursimin e energjisë fundore që synohet të arrihet, Direktiva 2012/27/EU kërkon nga vendet anëtare përvetësimin e caqeve indikative bazuar në njërën nga format vijuese:

• Në bazë të konsumit të synuar të energjisë primare ose finale • Në bazë të kursimeve të synuara të energjisë primare ose finale • Në bazë të intensitetit të synuar të energjisë

Në lidhje me masat e rekomanduara për arritjen e caqeve të specifikuara, Direktiva

2012/27/EU në fokus ka masat që kanë të bëjnë me përmirësimin e Efiçiencës së Energjisë të ndërtesave rezidenciale dhe terciare të sektorit privat dhe atij publik. Kjo është bazuar, përveç tjerash, në faktin që konsumi i energjisë fundore në ndërtesa paraqet 40 % të totalit të konsumit të kësaj forme të energjisë brenda BE-së. Për këtë arsye, në direktivën aktuale është potencuar edhe më shumë roli ekzemplar (promovues) i sektorit publik duke përfshirë këtu edhe precizimin e emërtimit në kuptimin që aty tani flitet për “entitetet e ndërtesave publike”. Me qëllim të realizimit të rolit të tillë, Direktiva kërkon nga vendet anëtare që duke filluar nga 1 Janari 2014, çdo vit, 3 % e sipërfaqes së përgjithshme të ngrohur/ftohur të ndërtesave në pronësi të qeverisë qendrore, të rinovohen në pajtim me kërkesat minimale për renovim të parapara në Artikullin 4 të Direktivës 2010/31/EU (Direktiva për performancën energjetike të ndërtesave).17

Shtetet Anëtare duhet të inkurajojnë përdorimin e lehtësirave financiare për të çuar më tej objektivat e kësaj Direktive. Lehtësime të tilla financiare mund të përfshijnë:

• kontributet financiare dhe gjobat nga mospërmbushja e disa dispozitave të kësaj Direktive; • Burimet e ndara për efikasitetin e energjisë në bazë të nenit 10 (3) të Direktivës 2003/87 / EC; • resurset e alokuara për efikasitetin e energjisë në Kornizën shumëvjeçare financiare,

në kohezion të veçantë, fondet strukturore dhe rurale të zhvillimit,

17 Studimi mbi shpërndarjen e konsumit energjetik ne sektorin e shërbimeve dhe mundësite e përmirësimit te efiçiencës se energjisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Raporti i final ,Prishtinë, dhjetor 2012

Page 23: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

23

• instrumentet e dedikuara evropiane financiare, të tilla si Fondi Evropian i Efiçiencës së Energjisë .

Mekanizmat e financimit mund të përdorim në mënyrë të veçantë kontributet, burimet

dhe të ardhurat për të mundësuar dhe për të inkurajuar investimet kapitale private, në veçanti në investitorët institucionalë, duke përdorur kritere për të siguruar arritjen e dy objektivave , asaj mjedisore dhe asaj sociale për dhënien e fondeve, për të bërë përdorimin e mekanizmave të reja të financimit (p.sh. garancitë e kredisë për kapital privat, garancive të kredisë për të nxitur kontraktimin e performancës së energjisë, grantet, kreditë e subvencionuara dhe linjat e dedikuara të kreditit, sistemet e financimit të palës së tretë) që reduktojnë rrezikun e projekteve për efiçience energjetike dhe që mundësojnë rinovimet me kosto-efektive edhe në mesin e familjeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme ; të jetë i lidhur me programet apo agjencitë të cilat mbledhin dhe vlerësojnë cilësinë e projekteve të kursimit të energjisë, të sigurojnë asistencë teknike, të nxisin tregun e shërbimeve të energjisë dhe të ndihmojnë për të gjeneruar kërkesën e konsumatorëve për shërbimet e energjisë.

Neni 20 i Direktivës i adresohet konkretisht Fondi Kombëtar i Efiçiencës së Energjisë , financimit dhe mbështetjes teknike, dhe vijon si më poshtë :

“ 1. Pa rënë ndesh me nenet 107 dhe 108 të Traktatit mbi funksionimin e Bashkimit Evropian, Shtetet Anëtare do të mundësojnë krijimin e lehtësirave financiare, apo përdorimin e atyre ekzistuese, për marrjen e masave për përmirësimin e efiçiencës së energjisë për të maksimizuar përfitimet e rrjedhave të shumta të financimit . 2. Komisioni, kur është e përshtatshme, drejtpërdrejt ose nëpërmjet institucioneve financiare evropiane, do të ndihmoj shtetet anëtare në ngritjen e mekanizmave të financimit dhe skemave të mbështetjes teknike me qëllim të rritjes së efiçiencës së energjisë në sektorë të ndryshëm. 3. Komisioni do të mundësoj shkëmbimin e praktikave më të mira në mes të autoriteteve kompetente kombëtare ose rajonale apo organeve, p.sh. nëpërmjet takimeve vjetore të organeve rregullatore, databazave të të dhënave publike me informacion mbi zbatimin e masave nga ana e Shteteve Anëtare, dhe krahasimin me vendet tjera . 4. Shtetet Anëtare mund të themelojne një Fondit Kombëtar per Efiçiencën e Energjisë . Qëllimi i këtij fondi do të jetë për të mbështetur iniciativat kombëtare për efiçiencë energjetike. 5. Shtetet Anëtare mund të lejojnë për detyrimet e përcaktuara në Nenin 5 (1) të përmbushen nga kontributet vjetore në Fondit Kombëtar të Efiçiencës së Energjisë, në një shumë të barabartë me investimet e nevojshme për të arritur këto detyrime. 6. Shtetet Anëtare mund të parashikojnë që palët e obliguara mund të përmbushin obligimet e tyre të përcaktuara në nenin 7 (1) duke kontribuar në

Page 24: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

24

baza vjetore për Fondin Kombëtar për Efiçiencën e Energjisë, shumën e barabartë me investimet e nevojshme për të arritur këto detyrime. 7. Shtetet Anëtare mund të përdorin të ardhurat e tyre nga alokimet vjetore të shkarkimeve sipas Vendimit Nr. 406/2009 / KE për zhvillimin e mekanizmave të reja të financimit për t'i dhënë efekt praktik për targetin në nenin 5,për të përmirësuar performancën energjetike të ndërtesave.”

Sa i përket nenit 20 (6) , kriteret për masat e politikave të marra në përputhje me të duhet të jenë si më poshtë:

(A) masat e politikave sigurojnë të paktën dy periudha te ndërmjetme deri më 31 dhjetor 2020 dhe të çojnë në arritjen e nivelit të ambicies të përcaktuar në paragrafin 1; (B) përgjegjësia e secilës palë të besuar, që merr pjesë ose autoritet zbatues publik, cilado që është e rëndësishme, të është e përcaktuar; (C) kursimet e energjisë që duhet të arrihen të përcaktohen në mënyrë transparente; (D) shuma e kursimeve të energjisë së nevojshme ose që do të duhet të arrihet nga masa e politikave janë të shprehura qoftë në konsumin final ose kryesor të energjisë, duke përdorur faktorët e konvertimit të përcaktuara në Aneksin IV; (E) kursimet e energjisë të llogariten duke përdorur metodat dhe parimet e parashikuara në pikat (1) dhe (2) të Aneksit V; (H) monitorimi i rezultateve të sigurohet dhe masat e duhura të jenë paraparë në qoftë se progresi nuk është i kënaqshëm; (I) të vendoset një sistem kontrolli që përfshin edhe verifikimin e pavarur të një proporcioni statistikisht të rëndësishëm të masave të përmirësimit të efiçiencës së energjisë; dhe (J) të dhënat mbi trendin vjetor të kursimeve të energjisë të publikohen çdo vit. Neni 20 i fton Shtetet Anëtare për të krijuar mekanizma të financimit për të

mbështetur investimet e efiçiences së energjisë, ose përdorin mekanizmat ekzistuese. Ka avantazhe të konsiderueshme për qeveritë për të siguruar mjete të përballueshme të vëna në dispozicion më herët duke marrë parasysh se financat private janë të përballueshme në masë të pakët. Fondet nuk duhet të jetë me burim nga buxhetet qendrore. Mundësi të tjera përfshijnë burmet bankare- kapitalin me kosto të ulët, tarifat e shfrytëzimit të energjisë , paratë e Fondeve Strukturore dhe të ardhurat e ankandit nga rrjet-rrethimi i Skema të BE-së për shitjen e emisioneve (EU-ETS) . Fondet duhet të jenë të dizajnuara për të vepruar si një katalizator ose tërheqës për financimin e sektorit privat në një periudhë afatmesme.

FEE mund të marrë forma të ndryshme , por në dukje ato janë burime të financave të rrjet-rrethuara nga buxhetet kombëtare dhe vendosin një gamë të llojeve të instrumenteve të financimit, duke përfshirë kreditë komerciale apo grantet. Ato mund të jenë te strukturuara si:

Page 25: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

25

• Fonde plotësisht publike që menaxhohen dhe administrohen nga institucionet e

financimit publik që disbursojë fonde direkt te përdoruesit përfundimtarë; • Fondet plotësisht publike që menaxhohen dhe administrohen nga institucionet

financuese publike, por disbursohen nëpërmjet bankave të sektorit privat; • Fondet plotësisht publike që menaxhohen dhe administrohen nga një departament i

veçantë qeveritar apo departamente të tilla; dhe • Strukturat publiko-private të fondit që disbursojë fonde drejtpërdrejt për përdoruesit.

18

Themelimi i FEE , siç përcaktohet në nenin 20, krijon një mundësi për kombinim te burimeve të ndryshme të financave nga ndonjë ose të gjitha këto burime dhe potencialisht për të kombinuar ato me sektorin privat dhe financimin zhvillimor shumëpalësh bankar (për shembull, financimi nga Banka Evropiane e Investimeve). 19

Neni 20 gjithashtu mund të lejoj që detyrimet të përmbushen me anë të kontributeve vjetore të Fondit Kombëtar për efiçience të Energjisë me një shumë të barabartë me vlerën e investimeve të nevojshme për të arritur këto detyrime. Ky opsion hap tregun për akterë të tjerë dhe mund të grumbullojë një sasi të fondeve që mund të tërheqë projekte nga akterë të mëdhej si qytetet. Nëse themelohet Fondi, është e nevojshme për të rregulluar qasjen në të, në mënyrë të qartë të përshkruhet përdorimi i tij dhe të kuptohet se si për të llogaritet ekuivalenca. Mesiguri se, detyrimi për të dhënë kursimet e vërteta të energjisë ka qenë vendimtar për suksesin e tyre dhe të gjitha fondet e vendosura duhet të replikojnë këto aspekte. Gjë me rëndësi është se cilado politikë që zgjedhet, ajo duhet të ndjek rregulla të ngjashme kur vie fjala për përcaktimin e shumës që rezulton nga kursimet e energjisë. 20

Shtetet anëtare duhet të përcaktojnë qartë se si do të vendoset ekuivalenca dhe që mekanizmi i pagesës së energjisë të jetë transparent dhe i drejtë për të gjitha palët që kanë detyrim për ta paguar atë, dhe të përcaktojnë në qoftë se ata vendosin, që të lejojnë palët e detyruara të paguajë në një Fond të efiçiencës së energjisë në vend se të ndërmarrin masa të drejtpërdrejta të kursimit të energjisë.21

Sipas kushteve, është shumë e rekomanduar që shtetet anëtare të shfrytëzojnë ekspertizën që kanë nga bankat e tyre kombëtare publike për të themeluar dhe projektuar fondet e EE. Së fundi, interesi i investitorëve të sektorit privat është kritik për arritjen e shkallës në afat të mesëm dhe të gjatë. Investitorët do të duhet të kenë besim se mundësi për

18 EU Energy Efficiency Directive (2012/27/EU) Guidebook for Strong Implementation, The Coalition for Energy Savings , page 88 19 EU Energy Efficiency Directive (2012/27/EU) Guidebook for Strong Implementation, The Coalition for Energy Savings , page 87 20 EU Energy Efficiency Directive (2012/27/EU) Guidebook for Strong Implementation, The Coalition for Energy Savings, page 44 21 EU Energy Efficiency Directive (2012/27/EU) Guidebook for Strong Implementation, The Coalition for Energy Savings page 40.

Page 26: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

26

investime do të kete në të ardhmen. Shtetet anëtare prandaj duhet të zhvillojë një plan afatgjatë për të gjeneruar kërkesën nga të gjithë sektorët e ekonomive të tyre që ofrojnë shkallë të mjaftueshme të mundësive për të përmbushur objektivat dhe besimin se plani do të përputhet ose do të tejkaloj periudhën e pritur qe kërkohet për'u shpaguar kapitali i investuar privat. Neni 20 është jo-obligativ dhe thjesht fton qeveritë e vendeve anëtare për të themeluar FEE që mbledh burime të financimit për të mbështetur investimet për reduktimin e konsumit të energjisë. Gjithashtu sugjerohen tre burime për Fondin: 1. kontributet nga qeveritë për të përmbushur detyrimet e tyre për të rinovuar ndërtesat

publike, që janë të barabarta me shumën e investimeve të nevojshme për të përmbushur këto detyrime;

2. kontributet vjetore nga shpërndarësit e energjisë dhe kompanitë e shitjes së energjisë që janë te barabarta me investimet e nevojshme për të përmbushur detyrimet e tyre të efiçiencës së energjisë

3. të ardhurat nga ankandet e lejuara të emisioneve të BE-së .

Do të jetë vendim i secilit vend të vendosë nëse duan të themelojnë fonde të tilla apo jo dhe menyren e financimit te tyre.

Një numër i burimeve të tjera të financimit mund të merret ne konsiderate, për shembull:

• Fondi Evropian per Efiçiencen e Energjisë, i themeluar nga Banka Evropiane e

Investimeve (BEI) dhe bankat e tjera kombëtare; • Kapital nga Bankat Publike, me norme te ulet ; • Buxhetet e Përgjithshme Kombëtare • Një tarife e veçantë për të gjithë përdoruesit e energjisë që është e rrjet-rrethuar në

Fondin e efiçiencës së energjisë ; dhe • mjetet nga Fondet Strukturore dhe Fondet e Kohezionit ,të cilat inkurajojnë

investimet në masat për përmirësimin e efiçiences së energjisë;

Page 27: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

27

Burimet e financimit të strukturuara si

Përderisa themelimi i FEE nuk është i detyrueshëm, është shumë e rekomanduar që qeveritë të synojnë në ofrimin e programeve ambicioze të efiçiencës së energjisë. Kjo, jo vetëm që e bën këtë të dërgojë një sinjal të fortë të qëllimit për sektorin privat, por gjithashtu krijon mundësi për përzierje në mënyrë efikase dhe koordinim të burimeve të ndryshme të financimit për të mbështetur programe të tilla të investimeve.

Një burim i shkallëzuar i financimit të përballueshëm dhe afatgjatë për të mbështetur investimet e efiçiences së energjisë është i rëndësishem për të siguruar se ambiciet e qeverisë për efiçiencen e energjisë mund të arrihen. Kjo është veçanërisht e vërtetë në një kohë kur ofruesit e financimit të sektorit privat janë gjithnjë e më në rrezik për shkak të efekteve të vazhdueshme të krizës financiare dhe ekonomike. Kriteret e vlerësimit të cilat përdoren për të marr një vendim për investim duhet të jenë të qarta dhe te sakta në mënyrën se si konsiderohen aspektet e efiçiencës së energjisë, në mënyrë që të sigurohet që projektet janë të dizajnuara me qëllim të arritjes së kursimeve maksimale të energjisë dhe reduktimit të faturave të energjisë. Kjo duhet të bëhet me anë të vlerësimit të nevojave dhe monitorimit të duhur, matjes dhe procedurave të verifikimit në programet operacionale.

Në Bashkimin Evropian, shumë fonde ekzistojnë që janë të dedikuar pjesërisht apo plotësisht për financimin e efiçiences së energjisë në Shtetet anetare. Për shembull, deri në 4% të ndarjeve kombëtare te programimit te Fondit Evropian për Zhvillim Rajonal (ERDF

NGA ARDHURAT NGA ANKANDET E EMISIONEVE

TE EU

MJETET NGA FONDET

STRUKTURORE

TARIFAT E PERDORUESVE TE ENERGJISE- DUKE

PERFSHIRE FURNIZUESIT E ENERGJISE

BANKAT PUBLIKE- KREDI ME KAMATA

TE ULTA

BUXHETI I

SHTETIT

Fondi Kombëtar i Eficiencës së Energjisë

Fond Publiko-Privat Fond Publik

Disburson fondet në mënyrë të drejtpërdrejtë tek përdoruesit ose nëpërmjet ndërmjetësve të sektorit privat

Page 28: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

28

2007-2013), mund të përdoret për të përmirësuar efiçiencën e energjisë ose të përdorin energjine e riperteritshme ne ndërtesat ekzistuese rezidenciale.

Ekspertiza e bankave publike duhet të shfrytëzohet në ngritjen dhe dizajnimin e fondeve, pasi që ata mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ecjen e agjendës së efiçiencës së energjisë përpara. Kjo mund të jetë në formën e një "financimi primar": themelimin dhe drejtimin e FEE , duke siguruar një burim me çmim të ulët të financimit afatgjatë për FEE, ose thjesht duke mbështetur programet e drejtuara nga subjektet e tjera publike ose private. Një rol dytësor i financimit mund të shërbej si një ndërmjetës që lëshon kredi për efiçiencën e energjisë dhe / ose i siguron ato si ofertat e tregut të bonove. Ky funksion i fundit është i rëndësishem si një mënyrë e menaxhimit të kostove për konsumatorët, pasi që burimi më i lirë i financimit të sektorit privat ka qenë tradicionalisht nga tregjet e kapitalit të kredise. Megjithatë, investimet individuale duhet të mblidhen në një pako që arrin një madhësi të përshtatshme për dhënien e bonove (i mundshëm në mes të 150.000.000 € dhe € 250 milion). Investimet e një shkalle më të vogël te efiçiencës së energjisë financohen shpesh në bazë te projektit , duke e bërë të vështirë për të bashkuar kontrata të ndryshme me karakteristika të ndryshme të rrezikut në një letër tërheqëse me vlere.

Mundësia e gjetjes së financimit për masat e efiçiencës së energjisë është vetëm një pjesë e zgjidhjes. Pasi që tregjet e efiçiences së energjisë janë aktualisht në një fazë të hershme, duhet ti kushtohet vemendjen e veçante masave më efektive plotësuese, qofshin ato instrumente ekonomike ose rregullore, për të nxit kërkesën për kredi në mes të sektorëve të ndryshëm ekonomikë. 22

Për sa i përket financimit, Komisioni Evropian ka propozuar për të rritur sasinë e fondeve në dispozicion të BE-së për efiçiencen e energjisë dhe energjinë e ripërtëritshme kryesisht përmes financimit të politikës së kohezionit përderisa ka siguruar që këto fonde janë përdorur si një levë për të tërhequr investimet e sektorit privat më shumë. Duhet gjithashtu të rishikohen rregullat e ndihmës shtetërore, si të aplikueshme për efiçiencen e energjisë me qëllimin të krijimit të një kornize të qartë për përkrahje financiare për masat e efiçiencës së energjisë.23

Detyrimi që rrjedh nga Neni 7 i Direktivës për EE të BE-së i kërkon Palëve Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë ose të ngrejë një skemë të detyrueshme për efikasitetin e energjisë për të siguruar që shpërndarësit e caktuar të energjisë, kompanitë e shitjes së energjisë të arrijnë një target të kursimeve kumulative vjetore të përdorimit të energjisë, ose të miratojnë politika alternative për masat për të arritur kursime ekuivalente të energjisë. Këto mekanizma të politikave alternative dhe masa përfshijnë skemat e tatimeve të

22 EU Energy Efficiency Directive (2012/27/EU) Guidebook for Strong Implementation, The Coalition for Energy Savings , page 89 23 "A Guide to the Energy Efficiency Directive", European Council of Real Estate Professions, faqe 13.

Page 29: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

29

energjisë, fondet e efiçiencës së energjisë, rregulloret dhe standardet, apo veprime të tjera për promovimin e efikasitetit që janë në përputhje ose tejkalojnë normat e BE.24

Qeveria e Kosovës ka miratuar një plan afatmesëm të efiçiencës së energjisë 2013-15 duke synuar një kursim prej 3%. Zbatimi i direktivës për performancën energjisë në ndërtesa ende mbetet një sfidë për shkak të bashkëpunimit të dobët mbi standardet e ndërtimtarisë në mes të Ministrive të Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ka ende pengesa për financimin e investimeve në efiçiencën e energjisë, pavarësisht nga përfshirja e institucioneve financiare ndërkombëtare. Kosova ende nuk e ka themeluar fondin e saj kombëtar për efiçiencë të energjisë. Projekti për kombinimin e ngrohjes dhe energjisë në termocentralin Kosova B është duke përparuar. Mungesa e statistikave të efiçiencës së energjisë vazhdon të mbetet një pengesë në raportimin e kursimit të energjisë. Ka pas progres në planifikimin komunal për energji efiçiente, por kapaciteti lokal ka nevojë për përforcim.25

Në shtetet anëtare, të gjitha nivelet e qeverisjes duhet të përfshihen në axhendën e rinovimit dhe mundësi te ndryshme financiare duhet të hulumtohen. Kur bëhen planet e energjisë dhe efiçiencës së energjisë, është e preferueshme që të adresohen "grupet e ndërtesave" apo "hapësirat" në vend të ndërtesave individuale. Organet publike në nivel rajonal dhe lokal duhet të përfshihen në procese të tilla dhe të mbështeten nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve për të përdorur fondet strukturore dhe të kohezionit të BE-së në dispozicion nën Kornizën financiare shumëvjeçar për të bashkë-financuar ndërtimin- rinovimin. Kjo do të lehtësojë qasjen në financa dhe efektivitetin e inxhinierisë financiare.

Shtetet anëtare duhet gjithashtu të sigurojnë që fondet per Efiçiencen Kombëtare të Energjisë, të parashikuara në nenin 20, janë të dizajnuara për të nxitur këtë lloj veprimi, promovimin e rinovimeve të thella. Sektori publik duhet të promovojë zhvillimin e kompanive të shërbimit të energjisë, që mbulojnë të gjithë spektrin e teknologjive të nevojshme për rinovimin e thellë. Kjo mund të realizohet nëpërmjet krijimit të konsorciumeve që ofrojnë financim, duke i bërë ato one-stop shop. Natyrisht, legjislacioni mbi konkurrencën duhet të respektohet.26

24 Impact Assessment of the Energy Efficiency Directive (2012/27/EU) for the Energy Community. Decisionware Group, July 2014 25 RAPORTI I PROGRESIT 2014 PËR KOSOVËN, http://eeas.europa.eu/delegations/kosovo/documents/eu_kosovo/20141008_kosovo_progress_report_2014_sq.pdf 26 EU Energy Efficiency Directive (2012/27/EU) Guidebook for Strong Implementation, The Coalition for Energy Savings page 50

Page 30: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

30

ANALIZË KRAHASIMORE E FONDEVE TË NGJAJSHME TË EFIÇIENCËS SË ENERGJISË NË VENDET NË RAJON DHE

BASHKIM EVROPIAN

Në mënyrë që të maksimizohen përfitimet e kursimit të energjisë, është e nevojshme që të investohet në sektorin e efiçiencës së energjisë (EE). Do të mund të dal si e nevojshme që të investohet në pajisje të reja që do të eliminojnë joefiçiencën, që të mundësohet kontroll më i madh i kompjuterizuar i të gjitha proceseve të biznesit dhe të përfitohet nga mundësitë më moderne teknologjike. Pajisjet që përdorin energji , në Ballkanin Perëndimor janë shpesh të vjetërsuara dhe normat e ulëta të interesit janë më të zakonshmet. Si përdoruesit fundor ashtu edhe bankat lokale kanë mundësi të përfitojnë nga shërbimet e konsulencës dhe trajnimit për të zhvilluar projektet e mundshme. Kjo ndihmon për të reduktuar rrezikun ndaj bankave vendase, duke i bërë ato më të gatshëm të japin hua. Në shumë raste janë grante (subvencionet, stimujt) që të zvogëlojnë sasinë që duhet huazuar. Në raste të tjera, skemat e garancive janë në dispozicion për bankat lokale për të mbuluar humbjet dhe në këtë mënyrë për të zvogëluar rrezikun e tyre, duke ndihmuar ne uljen e normave te interesit.

KROACIA Fondi për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Efiçiencës së Energjisë (në tekstin e mëtejmë: FMMEE) është themeluar nga Ligji mbi Fondin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe efiçiencën e energjisë (NN nr 107/03, 144/12), në vitin 2003, si një fond jo-buxhetor me statusin personit juridik me autoritet publik, me qëllim të rritjes së fondeve të dedikuara për financimin, përgatitjen, zbatimin dhe zhvillimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve të ngjashme në fushën e ruajtjes së mjedisit, shfrytëzimit të qëndrueshëm të mjedisit, mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e tij; pjesëmarrjen në financimin e programeve kombëtare të energjisë që synojnë përmirësimin e efiçiencës së energjisë, përdorimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë, si dhe organizimin dhe zbatimin e një sistemi të menaxhimit të kategorive të veçanta të mbeturinave. EPEEF është një Fondi kombëtar, krijimi i të cilit ishte propozuar në nenin 20 të DEE, dhe është kompetent për financimin e zbatimit të politikës së energjisë të Qeverisë së Republikës së Kroacisë në lidhje me përmirësimin e efiçiencës së energjisë dhe rritjen e përdorimit të burime të energjisë së ripërtërishme. Fondi bashkë-financon Programet e energjisë dhe projekte në përputhje me Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kroacisë (NN Jo 130/09), Programin Kombëtar për EE për periudhën 2008-2016, planet kombëtare të veprimit për EE, si dhe programet e tjera që rrjedhin nga dokumentet e sipërpërmendura strategjike të miratuara nga ministritë kompetente për energji, ndërtimin, mbrojtjen e mjedisit dhe transportit.

Page 31: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

31

Përveç Ligjit për Fondin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe EE, aktivitetet e Fondit në lidhje me efikasitetin e energjisë janë të rregulluara edhe nga ligji për përdorim efikas të energjisë në konsumin final (AEEU; NN nr 152/08, 55/12, 101/13 dhe 14/14), i cili, në nenin 16, parashikon se Fondi do të sigurojë financim për zbatimin e masave për përmirësimin e EE të përcaktuara në FMMEE aktualisht në fuqi. FMMEE është financuar kryesisht me fondet e marra nga shitja me ankand e njësive të emisioneve që rrjedhin nga kuotat e alokuara për prodhuesit e energjisë në Kroaci, në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes Ajrore (NN nr 130/11, 47/14). 27 Për më tepër, aktivitetet e Fondit sipas PKEE 2 janë konsideruar si një masë horizontale (Masa H.3 - mbështetje financiare për efiçiciencën e energjisë, burimet e ripërtërishme të energjisë dhe të transportit të pastër). Të gjitha aktivitetet e Fondit për këtë arsye konsiderohen të jenë pjesë e zbatimit të PKEE, dhe kursimet e energjisë të cilat rezultojnë nga projektet e bashkë-financuar nga Fondit bëhen për qëllim të arritjes së targetit kombëtar për kursimin e energjisë.28 Në kuadër të këtij aktiviteti, Fondi për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Efiçiencë të Energjisë stimulon zbatimin e aktiviteteve edukative për efikasitetin e energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë, zbatimin e projekteve të bashkë-financuara nga programet dhe fondet e BE-së, prodhimin e studimeve të fizibilitetit si baza për aplikimet e projekteve për financimin e investimeve në efiçiencën e energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë përmes fondeve strukturore të BE-së, si dhe organizimin e konferencave shkencore dhe profesionale. Në periudhën 2011-2013, 29 projekte janë realizuar në bazë të këtij aktiviteti të Fondit, me një total prej 255 .2 423,38 Kuna të financuara për: studimet e ekspertëve, hartimin e dokumentacionit të projektit, hartimin e manualeve, programeve të zhvillimit, edukimit dhe trajnimit për efiçiencën e energjisë dhe burimet e ripërtërishme të energjisë, dhe kongrese të ndryshme dhe konferenca.29

BELGJIKA Fondi i Qeverisë Flamane për Efiçiencë të Energji është themeluar si Fondi i Energjisë, që është një fond buxhetor siç përcaktohet në nenin 12 të Dekretit të Kontabilitetit të datës 8 korrik 2011. Fondi është themeluar me Dekretin e Energjisë të 8 maj 2009. Qeveria Flamane ka meritat e saj të Fondit të Energjisë për zbatimin e politikës së saj të energjisë, në mënyrë

27 The Third National Energy Efficiency Action Plan of the Republic of Croatia for the Period from 2014 to 2016 MINISTRY OF ECONOMY, faqe 69-70 28 The Third National Energy Efficiency Action Plan of the Republic of Croatia for the Period from 2014 to 2016 MINISTRY OF ECONOMY, faqe 249 29 The Third National Energy Efficiency Action Plan of the Republic of Croatia for the Period from 2014 to 2016 MINISTRY OF ECONOMY, faqe 252

Page 32: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

32

të veçantë për financimin e detyrimeve të shërbimeve publike për energji, për politikën e saj të energjisë sociale, politikat e saj në përdorimin efikas të energjisë, politika e saj në kogjenerim dhe politikat e saj në burime të ripërtërishme të energjisë. Agjencia për Energji menaxhon burimet financiare të Fondit të Energjisë. Përveç tarifave për themelimin e provimit qendror për ekspertët e energjisë, të ardhurat e Fondit të Energjisë vijnë kryesisht nga gjobat administrative të nxjerra në bazë të politikës së zbatimit të:

• sistemeve të certifikatës se performancës energjetike (ndërtesat publike, ndërtesave ekzistuese të banimit dhe objekteve jo-banesore ekzistuese) ;

• rregulloreve te performancës energjetike, detyrimet e shërbimit publik social; • sistemeve të certifikimit të energjisë së ripërtërishme dhe sistemeve të kogjenerimit; • elementeve te tjera të zbatimit të funksionimit të tregut të energjisë.30

AUSTRIA

Fondi për Klimë dhe Energji është themeluar nga Asambleja Kombëtare Austriake në korrik të 2007. Ai ndihmon Qeverinë Federale për të zbatuar furnizim të qëndrueshëm me energji, të reduktojë emetimet e gazit dhe të kuptojë strategjinë e klimës dhe është zhvilluar si një iniciator i rëndësishëm për politikën e klimës austriake. Çdo vit ajo ka deri në 150 milionë euro në dispozicion për të financuar projektet e mbrojtjes së klimës dhe për të promovuar furnizimin e qëndrueshëm me energji. Dy kriteret vendimtare këtu janë efiçienca dhe qëndrueshmëria. Dhënia e fondeve, programeve konkrete në fushat e kërkimit, transportit dhe depërtimit në treg janë zhvilluar nga Fondit i Klimës dhe Energjisë. Ai është një mbështetës i risive dhe një katalizator për futjen dhe zbatimin e masave klimatike dhe të qëndrueshme dhe gjithashtu për teknologjitë e energjisë. Çdo vit Bordi Ekzekutiv i Fondit të Klimës dhe Energjisë përcakton Zonat e aktiviteteve ne te cilat do të përqendrohet dhe cilat fonde do të ndahen në tre linjat e programit. Me Fondin e Klimës dhe Energjisë, Qeveria Federale e Austrisë ka krijuar një instrument strategjik të rëndësishëm për të nxitur zhvillimin nga qendra. Baza ligjore dhe struktura përfaqësimit të Fondit të Klimës dhe Energjisë është themeluar me Ligjin për Fondin e Klimës dhe të Energjisë. Prej vitit 2007 deri 2010 Fondi për Klimë dhe Energji ka marrë një total prej 500 milionë euro në financim. Një shifër vjetore prej 150 milionë eurosh ishte vendosur në programin e qeverisë (2008-2013) për ekzistencën e saj të vazhdueshme dhe të financimit të mëtejshëm. Fondi për Klimë dhe Energji është në pronësi të Republikës së Austrisë,i përfaqësuar nga Ministria Austriake Federale e Bujqësisë, Pylltarisë, Mjedisit dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministrisë

30 Third Flemish Energy Efficiency Action Plan, Flemish Government , 30 April 2014,faqe 41

Page 33: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

33

Federale për Transport, Inovacion dhe Teknologji. Pjesë e bordit ekzekutiv, si organi më i lartë, janë përfaqësues nga të dy ministritë. Fondi ndihmon të arrihen qëllimet Austriake për klimën duke zhvilluar zgjidhje për energjinë kombëtare dhe problemet e klimës dhe duke mbështet zbatimin e tyre të qëndrueshëm. Këtu fokusi është në rritjen e efiçiencës, reduktimin e emisioneve të gazit të green-house dhe në rritjen e financimit të hulumtimit. Detyrat e Fondit të Energjisë janë të përcaktuara në ligj. Të gjitha masat dhe aktivitetet e financimit fokusohen në tre linja programore për: hulumtim dhe zhvillim në fushën e teknologjive të energjisë së qëndrueshme dhe gjithashtu në hulumtime kërkimore në ndikimet e klimës; transport - veçanërisht në transportin publik dhe transportin rajonal; depërtimin në treg - projekte për themelimin e tregjeve dhe testimin e teknologjive të qëndrueshëm të energjisë dhe për ngritjen e vetëdijes.31

SLLOVENIA32

Fondi Eko, ose Fondi Publik slloven për Mjedisin (Fondi Eko), është themeluar si subjekt juridik publik sipas Ligjit të Mbrojtjes së Mjedisit 1993. Ai u krijua me emrin Fondi slloven për Zhvillimin e Mjedisit si shoqëri tregtare jo-fitimprurëse aksionare me një kapital fillestar prej 65,000 euro, të ofruara nga buxheti i shtetit në vitin 1994.

Bazuar në Ligjin e fondeve publike, Fondi slloven për Zhvillimin e Mjedisit u shndërrua në një fond publik financiar më 1 janar, 2001. Sipas Ligjit të ri të Mbrojtjes së Mjedisit të vitit 2004, institucioni ndryshoi emrin e tij në Fondin e Mjedisit të Republikës së Sllovenisë në 1 janar, 2005. Qëllimi i tij, megjithatë, ka mbetur i njëjtë, pra për të menaxhuar asetet e ndara të Republikës së Sllovenisë, për ruajtjen e interesit publik në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Në vitin 2008, një numër i ligjeve janë ndryshuar gjë që ka ndikuar në punën e institucionit. Emri i tij është ndryshuar për Fondin Eco, Fondi Publik slloven për Mjedisin. Sipas ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, Fondit Eko i janë dhënë në përdorim mekanizma shtesë financiar krahas kredive dhe garancive, të tilla si grantet (subvencioneve jo të ri-pagueshme) për të mbështetur investimet mjedisore. Fondi Eko i janë dhënë edhe detyra të reja në lidhje me menaxhimin e fondeve të veçanta për zonat e degraduara mjedisore sipas Ligjit të Minierave. Për më tepër, ndryshimi në Ligjin e Energjisë dhe Plani Kombëtar i Veprimit për efiçiencë të energjisë 2008 - 2016, i ka dhënë Fondit Eko detyra te reja në fushën e mbështetjes së investimeve në efiçiencën e energjisë nga konsumatorët e fundit të energjisë.

Qëllimi kryesor i Fondit Eko është të promovojë zhvillimin në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Ai është i vetmi institucion i specializuar në Slloveni që ofron mbështetje financiare

31 United Nations Conference on Sustainable Development, AUSTRIA best practice examples. 32 https://ekosklad.si/information-in-english

Page 34: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

34

për projektet mjedisore. Ndihma financiare ofrohet kryesisht përmes kredive nga fondet revolving dhe prej vitit 2008 edhe përmes granteve. Në krahasim me bankat komerciale, avantazhet kryesore të Fondit Eko-së në treg për financimin e mjedisit janë që ajo ofron kredi me norma interesi më të ulët se sa që mbizotërojnë normat komerciale të tregut dhe është në gjendje të japë për periudha të konsiderueshme, më të gjatë sesa bankat komerciale. Vlerësimet e fundit të normave efektive të interesit të kredive të Fondit Eko në njërën anë dhe ato të bankave komerciale, në anën tjetër, kanë treguar se një total prej 15% të kostos së një investimi mund të ruhet kur marrin kredi nga Fondi Eko.

Subvencionet e Fondit ECO kanë pasur një efekt pozitiv në të ardhurat tatimore, kanë pakësuar ekonominë gri, ka pas vende të reja të punës, zhvillimi te qëndrueshëm të planifikimit të ndërtimit dhe të biznesit, si dhe në zhvillimin e përdorimit të burimeve strategjike, të tilla si druri. Këto efekte të cilat në të njëjtën kohë kontribuojnë në luftën kundër krizës në mjedis, në njërën anë, dhe në luftën kundër krizës ekonomike, nga ana tjetër, reflektojnë për një rol pozitiv të Fondit Eko në procesin e rritjes së "gjelbër" dhe arritjen e zhvillimit të cilat mund të zgjerohen më tej me rritjen e gamës së aseteve dhe detyrave të dhëna për Fondin Eko, nëse vendoset nga qeveria.

Për të përmbushur misionin e saj Fondi Eko ka përdor :

• Kredinë në vijim ose ka dhënë programe të financimit: kredi për persona juridik (komuna dhe / ose ofruesit e shërbimeve publike, ndërmarrjet dhe subjektet e tjera ligjore) dhe tregtarët e pavarur për investime në infrastrukturën mjedisore, në teknologji dhe produkte të përshtatshme për mjedisin, efiçiencën e energjisë, investime të kursimit të energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë;

• Kreditë për individët (familjet) për konvertimin nga burimet e lëndëve djegëse në burime të ripërtërishme të energjisë, investime të kursimit të energjisë, investime në reduktimin e konsumit të ujit, lidhjet me sistemin e ujërave të zeza, mekanizma të vegjël të trajtimit të ujërave të ndotura, zëvendësimin e kulmeve të asbestit;

• Grantet për individët (familjet) për investime në makina elektrike dhe për investime në ndërtesat e banimit (efiçiencën e energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë);

• Grantet për personat juridik (komuna dhe / ose ofruesit e shërbimeve publike, ndërmarrjet dhe subjektet e tjera ligjore) për investime në makina elektrike dhe autobusë për transportin publik në gaz të kompresuar natyror ose biogaz;

• Grantet për komunat për investime në ndërtesa, ku zhvillohet arsimi publik (shkolla, kopshte, biblioteka etj), ndërtesa të sapondërtuara me sistem të energjisë së ulët dhe ndërtesa pasive apo të rinovuar në standardin pasiv.

Burimet financiare për grantet e Fondit Eko-së janë mbledhur në bazë të Rregullores për kursimin e energjisë nga konsumatorët e fundit.

Page 35: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

35

Institucionet e mëposhtme financuese ndërkombëtare kanë qenë të përfshirë në aktivitetet e bashkë-financimit të Fondit Eko:

• Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) • EC Phare • Banka Evropiane e Investimeve (BEI)

BULLGARIA33

Pengesat serioze për implementimin e EE dhe sigurimin e financimit të përshtatshëm në lidhje me EE, nxiti qeverinë e Bullgarisë për të krijuar Fondin Bullgar të EE (FEEBg), një fond i EE me qëllim për të ndërtuar një kapacitet të qëndrueshëm të bazuar në treg për zhvillimin dhe financimin e projekteve të EE me anë të një mekanizmi komercial.

Ligji për Efiçiencë të Energjisë është miratuar në shkurt të 2004 nga Parlamenti bullgar me qëllimin që të nxisë financim të qëndrueshëm dhe të gjerë komercial për projekte të EE. Në përputhje me Kapitullin 4 të këtij ligji, FEEBg si Fond komercial revolving , është themeluar për të demonstruar përfitimin financiar të investimeve në Sektorin e EE. Mbështetja e fortë e akterëve 'financiar për kapitalizimin fillestar të FEEBg ishte qenësor për krijimin e tij të suksesshëm.

Falë përpjekjeve të shumta të Ministrisë së Bullgarisë për Ekonomi, Energji dhe Turizëm, kapitalizimin fillestar i FEEBg ishte i përbërë tërësisht nga fondet e grantit të siguruara nga burimet e mëposhtme: • Fondi për Mjedisin Global nëpërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore - 10 milionë dollarë; • Qeveria e Austrisë - 1.5 milion euro; • Qeveria e Bullgarisë - 1.5 milion euro; dhe • Kompanitë private bullgare. Që nga fillimi i veprimtarisë së saj, BgEEF ka pasur kapacitete për trajtimin e çështjeve kyçe që kanë të bëjnë me të dy projektet e EE , për zhvillimin teknik dhe strukturimin financiar. I dizajnuar që të jetë fleksibël, Fondi ka qenë në gjendje për të hartuar dhe të ofruar lloje të ndryshme të produkteve të përshtatura financiare të kërkuara nga zhvilli i tregut të EE në Bullgari. Për të përmbushur misionin e tij FEEBg shërben si një bankë, si një strukturë dhe mekanizëm i kredidhënies, garancisë dhe si një kompani teknike këshillëdhënëse. Fondi është i strukturuar si një entitet që vetë-mbahet ,i fokusuar në lehtësimin e investimeve të EE dhe promovimin e zhvillimit të një tregu të EE që funksionon mirë në Bullgari. Objektivi kryesor i Fondit të mjedisit ka qenë për të mbështet identifikimin, zhvillimin dhe financimin e EE me projekte të qëndrueshme për të ndihmuar ndjeshëm në reduktimin e emisioneve të gazit të green-house nga vendi. 33 http://www.econoler.com/pdf/The%20Bulgarian%20Energy%20Efficiency%20Fund.pdf

Page 36: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

36

Sipas marrëveshjes në mes të themeluesve të Fondit, burimet financiare të tij mund të përdoren për të financuar vetëm këto gjashtë lloje të investimit:

1. Investimet në përmirësimin e EE në proceset industriale, duke përfshirë por jo kufizuar në: • Blerja e pajisjeve, makinerive dhe mjeteve; • Instalimin e pajisjeve të blera; dhe • Trajnimin e stafit në përdorimin e duhur të pajisjeve dhe teknologjive të reja.

2. Rehabilitimi i ndërtesave në të gjithë sektorët, duke përfshirë, por jo kufizuar në, industriale, komerciale, ndërtesa për banim kolektiv, ndërtesa për banim individual dhe ndërtesa komunale në të gjitha nivelet, objektet e kujdesit shëndetësor, shkollat, universitetet, dhe objektet kulturore. Rehabilitimi duhet të drejtohen në drejtim të përmirësimit të EE, duke përfshirë por jo kufizuar tek:

• Modernizimi i nënstacioneve shndërruese të ngrohjes; • izolimi i ngrohjes, duke përfshirë edhe ri-izoluar termikisht dyer dhe dritare, kulmet, tavane dhe mure; • pllakat solare dhe pajisjet pasive diellore; • Përmirësimet në ventilimin mekanik dhe ngrohjen me ajër të kondicionuar; dhe • Përmirësimi i ndriçimit të brendshëm dhe të jashtëm.

3. Përmirësimet në burimet e ngrohjes dhe sistemet e shpërndarjes, duke përfshirë por jo kufizuar në:

• kaldaja dhe bojler të rinj me efiçiencë të lartë ; • sistemet e kontrollit automatik të bojlerëve; • ngrohje diellore të ujit të nxehtë për përdorim gjatë verës; • modernizimin e bojlerëve për efiçiencës të konsiderueshme ; dhe • Sistemet e vogla të koogjenerimit.

4. Rehabilitimi i objekteve komunale, p.sh., ndriçimit të rrugëve. 5. Aplikacionet e tjera të energjisë në fund të përdorimit, duke përfshirë, por jo kufizuar në:

• Sistemet e kontrollit të menaxhimit të energjisë; • Masat e korrigjimit të faktorëve të energjisë; • kompresorët e ajrit; dhe • Ndryshimi i Karburantit (vetëm ato opsione të favorshme për reduktimet e emisionit të gazit të Green house).

6. Panele diellore për ujë të ngrohtë:

• instalimet e vogla PV; • ngrohje nga Biomasa dhe instalimet e prodhimit të energjisë; dhe

Page 37: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

37

• instalimet e ngrohjes Gjeo-termale . Kapitalizimin fillestar FEEBg u përdor që :

• të sigurojë Kapitalin bazë për Fondin; • mbuloj themelimin fillestar dhe shpenzimet operative derisa BgEEF ka arrit

vtëmjaftueshmërinë financiare ; dhe • të mbuloj pjesërisht shpenzimet fillestare të ndërtimit të kapaciteteve të EE

(zhvillimi i projektit, përpunimet financiare, etj).

Pjesa kryesore e kapitalit është përdorur për të siguruar përfitues me qasje në financim nëpërmjet dy llojeve kryesore të Produkteve te financimit:

• produkte të kreditimit dhe • produkte të garantimit.

Kreditimi i Produktit është strukturuar si një mekanizëm që promovon konkurrencë në kushtet normale të tregut përmes një procesi efikas, i cili është përmirësuar me kalimin e kohës.

ARMENIA

Fondi i Armenisë për burimet e ripërtërishme dhe eficiencën e energjisë ,i referuar më poshtë si Fondit R2E2, është themeluar nga Republika e Armenisë ku Kryeministri vepron si autoritet qeveritar shtetëror i saj. Fondi R2E2, si një institucion jo-fitimprurëse me interes publik, është një subjekt i pavarur juridik, duke vepruar ndarazi nga ndonjë agjenci qeveritare apo institucion, i cili kryen aktivitetin e saj në përputhje me legjislacionin në fuqi armen dhe marrëveshjet e lidhura me donatorët e saj kryesor.Fondi është themeluar me dekretin No799 N të Qeverisë së Armenisë më 28 prill 2005 me regjistrimin në datën 21 Tetor 2005. Objektivat kryesore të Fondit janë për të lehtësuar investimet në sektorët e EE dhe ER dhe për të nxitur zhvillimin e tregjeve të EE dhe ER në Armeni. Fondi do të ndjekë objektivat e saj përmes pjesëmarrjes aktive në fushat që lidhen me politikë bërjen, heqjen e barrierave, krijimin dhe zhvillimin e mundësive për subjektet e sektorit financiar, zhvillimin e shërbimeve energjetike, ngritjen dhe forcimin e shoqatave të pronarëve të shtëpive, si dhe përmes aktiviteteve të tjera në shënjestër në drejtim të përmirësimit të sigurisë kombëtare të energjisë, reduktimin e varësisë nga karburantet e importuara dhe reduktimin e konsumit të energjisë në ekonomi. Fondi udhëhiqet nga parimet e mëposhtme kryesore:

• Partneriteti publiko-privat; • Duke vepruar si një entitet juridik i pavarur dhe sovran; • qëndrueshmëria afatgjate financiare; • Promovimi i teknologjive të sigurta dhe miqësore me mjedisin; • Transparenca në administrimin e burimeve financiare; • Sigurimi i mundësive të barabarta të financimit për të gjithë aplikantët.

Page 38: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

38

Aktivitetet e Fondit do të financohen nga burime të mëposhtme: • Donacionet / grante nga institucionet financiare ndërkombëtare; • Financim nga donatorët dypalësh dhe shumëpalësh; • Financimi i ndarë nga Qeveria; • të hyrat vetanake të krijuara; • burime të tjera.

Me qëllim të arritjes së objektivave të saj institucionale, Fondi mund të kërkojë për të marr financim shtesë nga donatorë apo qeveritë e tjera.

Page 39: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

39

GJENDJA E EFIÇIENCËS SË ENERGJISË NË KOSOVË Sipas Dokumentit Strategjik për Kosovën 2014-202034 Kosova ka ngritur institucionet themelore në sektorin e energjisë, duke përfshirë edhe Ministrinë për Zhvillim Ekonomik, Agjencinë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Sigurinë Bërthamore, Zyrën e Rregullatorit të Energjisë dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit (KOSTT). Kosova ka nevojë të zhvillojë politikat e saj energjetike për të siguruar integrimin e saj gradual në politikat dhe rrjetet e BE-së. Ajo ka nevojë për të zbatuar legjislacionin aktual të tregut të energjisë dhe të përmirësojë dukshëm nivelin e arkëtimit të faturave dhe pagesave. Kosova gjithashtu ka nevojë për të forcuar kornizën ligjore dhe mekanizmat zbatues për të përmbushur objektivin e saj prej 9% në përmirësimin e efikasitetit të energjisë deri në vitin 2018, siç përcaktohet në Strategjinë e Energjisë 2009-2018. Korniza ligjore dhe rregullative duhet të zhvillojë energjinë e ripërtërishme që gjithashtu duhet të përmirësohet nëse Kosova dëshiron ta përmbushë objektivin e saj për të prodhuar 29% të energjisë së saj nga burimet e ripërtërishme deri në vitin 2020 (nga niveli aktual prej më pak se 3%). Në mënyrë që të lejohen investimet private, institucionet e Kosovës duhet të krijojnë një ambient të përshtatshëm të tregut. Nevojiten masa në aspektin e legjislacionit, zbatimit të kontratave dhe vendimeve të gjykatave, si dhe metodologjinë e tarifave. Kosova gjithashtu duhet të parashikojë stimuj për të rritur përdorimin e energjisë së ripërtërishme, dhe të promovojë zhvillimin e biznesit në fushën e energjive të ripërtërishme dhe të masave të energjisë efiçiente. Sipas IPA I, BE-ja ka mbështetur Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe Sistemin e Transmisionit dhe Operatorin e Tregut (KOSTT) në zhvillimin e mëtejshëm dhe zbatimin efikas të kuadrit rregullator si dhe kërkesat e tregut për energji në përputhje me Traktatin e Komunitetit të Energjisë për Evropës juglindore. Rezultatet kryesore të pritshme në sektor deri në vitin 2020 janë zbatimi i planit të nxjerrjes nga përdorimi i Termocentralit Kosova A, plotësimi i kornizës ligjore në fushën e energjisë dhe ndryshimeve klimatike, duke përfshirë kornizën rregullative, legjislacionit sekondar, si dhe zbatimi e pakos së tretë të energjisë, përafrimi i përmirësuar i sektorit energjetik të Kosovës me acquis të BE-së dhe praktikat më të mira. Kosova gjithashtu do të punojë në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve institucionale dhe njerëzore në institucionet përkatëse dhe avancimin e konkurrencës së sektorit privat në energjinë e ripërtërishme dhe sektorin për efikasitetin e energjisë, duke përfshirë edhe krijimin e vendeve të punës. IPA në veçanti do ta mbështesë Kosovën në përafrimin me acquis e BE-së në fushën e energjisë, ndryshimeve klimatike dhe sigurisë bërthamore, në veçanti duke mbështetur 34Http://Eeas.Europa.Eu/Delegations/Kosovo/Documents/Press_Corner/20131025_Draft_Csp_For_Kosovo_241013_Sq.Pdf

Page 40: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

40

mbylljen dhe nxjerrjen nga përdorimi të termocentralit Kosova A. Ndihma do të sigurohet për të ndihmuar në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe të hulumtojë burimet e energjisë së ripërtërishme. Në mënyrë që të rritet konkurrenca, IPA do të mbështesë gjithashtu edhe kërkimin, arsimimin, inovacionin, trajnimet dhe zhvillimin e biznesit në fushat e energjisë dhe ndryshimeve klimatike. Masat zbutëse për ndryshime klimatike do të merren parasysh edhe në zhvillimin e sektorit të energjisë. Treguesit: −Reduktimi i emetimeve të GS-ve (në total, për kokë banori ) −Zvogëlimi i konsumit të energjisë primare në ndërtesat publike, NVM-të dhe amvisëritë −Përmirësimi besueshmërisë dhe sigurisë së furnizimit −Vendet e krijuara të punës në sektorin e energjisë së ripërtërishme dhe në sektorin e efikasitetit të energjisë; Pas konferencës së donatorëve për energji të qëndrueshme në Kosovë në maj të vitit 2013, të gjithë donatorët dhe INF-të janë zotuar se do ta mbështesin Kosovën në plotësimin e nevojave të saja energjetike. Duke pasur parasysh qëllimet e përbashkëta të autoriteteve të Kosovës, BEsë, donatorëve të tjerë dhe INF-ve, është paraparë një bashkëpunim i ngushtë, sidomos me INFtë. Mbështetur në bashkëpunimin e suksesshëm të themeluar sipas IPA-s, përpjekjet e IPA II pjesërisht do të fokusohet në mbështetjen e INF-ve për harmonizim, në veçanti në zonat e larta për investime si në energjinë efiçiente, burimet e ripërtërishme të energjisë dhe mbështetjen e aktiviteteve të sektorit privat. Korniza e këtij bashkëpunimi do të përcaktohet gjatë programimit, por ËBIF mund të konsiderohet si mjet për të kanalizuar kontributet e IPA-s për këto veprime. Do të merren parasysh iniciativat shumë-përfituese që konsiderohen të dobishme për arritjen e objektivave të lartpërmendura. Sipas prioriteteve të identifikuara nga vendet përfituese, sfidat me energji dhe ndryshimi i klimës mund të trajtohet edhe në nivelit të bashkëpunimit ndër-kufitar. • Për shkak të vonesave në ndërtimin e termocentralit të ri -Kosova C, Kosova A do të

mbyllet pas afatit të rënë dakord, me 31 dhjetor 2017. • Autoritetet e Kosovës nuk do të ndajnë burimet e nevojshme për të përmbushur

efikasitetin e energjisë dhe objektivat BRE-së për vitet 2018 dhe 2020. • Nuk do të ndahen burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për institucionet

kyçe, siç janë Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Agjencisë Kosovare për Energji Efiçiente. Kjo mund të kufizojë funksionimin e tyre dhe në veçanti për ZRrE-në, do të dëmtonte pavarësinë e institucionit.

Plani i dytë Kombëtar i Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) 2013-2015 në Kosovë do të bëhet dokument kyç për planifikimin e politikave të efiçiencës së energjisë dhe për zbatimin e tyre në Kosovë, me të cilat do të nxitet financimi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe do të mobilizohen fondet vendore për zbatimin e masave të planifikuara

Page 41: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

41

të efiçiencës së energjisë. Përkundër potencialit të tyre relativisht të ulët të kursimeve, fillimi i zbatimit të programit EE në sektorët e ndërtesave publike qendrore dhe komunale do të japë një mesazh të fortë se qeveria është e përgatitur të udhëheqë me shembullin e vet dhe kjo do të sigurojë një ekspozim të mirë për të inkurajuar nisma të tjera të EE-së në Kosovë. Nga ana tjetër, kjo do të ndihmojë në nxitjen e një tregu për mallra dhe shërbime të EE dhe krijimin e një qasjeje më të mirë në fonde publike dhe të donatorëve. Zbatimi i masave të EE paraqet një reagim ekonomikisht racional ndaj mungesës së energjisë dhe çmimeve në rritje të energjisë - si dhe shqetësimeve mjedisore. Megjithatë, në të gjithë sektorët ideja e marrjes së kredive për t’i paguar investimet e EE nuk është aq entuziaste siç është pritur. Prandaj, është e nevojshme që të identifikohet natyra e pengesave që janë duke kufizuar zbatimin e masave të EE në Kosovë dhe të analizohet si mund të tejkalohen këto pengesa. Kufizimet e zbatimit të masave të EE në Kosovë mund të trajtohen me futjen e mekanizmave financiarë, siç janë grantet, kamatat e ‘buta’, skemat e garancisë, fondet e dedikuara, linjat kreditore, procedurat më efikase në institucione financiare, e kështu me radhë. Në disa rrethana, programet e suksesshme të financimit mund të shërbejnë si mekanizëm për t’i larguar disa kufizime nga tregu, ndonëse largimi i pengesave tjera mund të kërkojnë ndryshime legjislative apo organizative në kornizën institucionale. Ligji për Borxhin Publik imponon kufizime të ndryshme në aftësinë e komunave për huamarrje. (ndonëse për komunat që i arrijnë standardet e kërkuara, mjedisi ligjor dhe rregullativ duket të jetë i favorshëm për kredi dhënie komunale.)

Ekzistojnë dy objektiva strategjike që trajtojnë çështjet që kanë të bëjnë me themelimin e kornizës ligjore dhe institucionale për promovimin e efiçiencës së energjisë: 1. Ngritja e standardit jetësor në sektorin e banimit; 2. Rregullimi i fushës së ndërtimit përmes krijimit të rregulloreve teknike në pajtim me

standardet e BE-së. Promovimi i efiçiencës së energjisë në ndërtesat kolektive do të jetë prioriteti kryesor

i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për vitet në vijim.

Në PKVEE-në e dytë janë përfshirë katër masat e sektorit banesor si në vijim: 1. Përmirësimi i EE përmes zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat

individuale të banimit; 2. Përmirësimi i EE përmes zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në sektorin

banesor; 3. Përmirësimi i EE përmes zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat

kolektive të banimit; 4. Përmirësimi i EE përmes informimit të vazhdueshëm për efiçiencë të energjisë.35

35 Plani Kombëtar I Veprimit Për Burimet E Ripërtëritshme Të Energjisë (Pkvbre) 2011 - 2020, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Kosovë, 2013, faqe 68

Page 42: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

42

Sektori i industrisë dhe i NVM-ve Industria është sektori i tretë për nga niveli i konsumit të energjisë në Kosovë. Më 2012, konsumi final i energjisë në sektorin e industrisë ishte 290.68 ktoe, apo 23.04%, të gjithsej konsumit final të energjisë. Në PKVEE-në e dytë janë përfshirë dy masat si në vijim: 1. Përmirësimi i EE përmes zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në NVM, 2. Përmirësimi i EE përmes zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në ndërmarrjet

industriale. Sektori terciar (shërbime) Më 2012, konsumi final i energjisë në sektorin e shërbimeve ishte 115,19 ktoe, apo 9.13%, të gjithsej konsumit final të energjisë. Masat e efiçiencës së energjisë në sektorin terciar që përfshin institucionet e administratës publike, kujdesit shëndetësor etj., do të jenë në projektet qendrore investuese që do të zbatohen në PKVEE-në e dytë. PKVEE e dytë përmban pesë masa për zbatim, të cilat do të financohen nga buxheti shtetëror i Kosovës, buxhetet komunale dhe IFN-të. Më shumë se 200 ndërtesa do të rinovohen duke zbatuar projekte investuese në aktivitetin e sipërpërmendur. Në PKVEE-në e dytë janë përfshirë pesë masa për sektorin terciar, si në vijim: 1. Përmirësimi i EE përmes renovimit të ndërtesave publike në komuna; 2. Përmirësimi i EE përmes renovimit të ndërtesave qeveritare; 3. Përmirësimi i EE përmes renovimit të ndërtesave publike (ndërtesave komunale); 4. Përmirësimi i EE përmes renovimit të ndërtesave komunale dhe ndriçimit të rrugëve;

INSTITUCIONET KRYESORE PËRGJEGJËSE PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË KOSOVË

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE)36 është përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave që nxisin rritjen ekonomike dhe bashkëpunimin, zhvillimin e biznesit dhe që sigurojnë konkurrencën dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të energjisë dhe minierave. Brenda strukturës organizative të ministrisë, përgjegjës për fushën e energjisë, përkatësisht BRE-të, është Departamenti për Energji dhe Miniera në kuadër të të cilit është Divizioni, i cili merret me fushën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, efiçiencën dhe bashkëprodhimin. Përgjegjësitë kryesore të këtij divizioni janë: - Bën propozimin, draftimin dhe zbatimin e politikave dhe dokumenteve strategjike për fushën e BRE, EE dhe BP; -

36 RREGULLORE Nr. 40/2013 PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM DHE SISTEMATIZIMIN E VENDEVE TË PUNËS TË MINISTRISË SË ZHVILLIMIT EKONOMIK, neni 14

Page 43: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

43

Propozon, drafton dhe përcjellë implementimin e legjislacionit në fuqi për fushën e BRE, EE dhe BP; - Bën draftimin e raporteve dhe monitorimin lidhur me implementimin e dokumenteve dhe strategjive për fushën e BRE, EE dhe BP; - Bën koordinimin dhe raportimin e procesit të zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga angazhimet në kuadrin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë në lidhje me burimet e ripërtëritshme, efiçiencën e energjisë dhe bashkëprodhimin. 37 Inspektorati i Energjisë vepron në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe bën mbikëqyrjen administrativetë zbatimit të Ligjit për Energjinë, Ligjit për Energjinë Elektrike, Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, Ligjit për Pajisjet nën Presion, Ligjit për Ngrohje Qendrore, Ligjit për Gazin Natyror, Ligjit për Efiçiencën e Energjisë, si dhe të gjitha aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve. 38 Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. 39 është institucion ekzekutiv në kuadër të Ministrisë dhe është përgjegjëse qe:

• t’i propozojë ministrit politikat për promovimin e efiçiencës së energjisë; • ta zhvillojë dhe mirëmbajë bazën e të dhënave për efiçiencën e energjisë; • ta zhvillojë sistemin e monitorimit të implementimit të Planit të Kosovës për

efiçiencën e energjisë dhe përmbushjes të caqeve indikative për kursim të energjisë; • ti propozojë ministrit Planin e Kosovës për efiçiencën e energjisë; • ta përgatisë Raportin e progresit të Zbatimit të Planit të Kosovës për efiçiencën e

energjisë; • t’i udhëzojë dhe mbështesë komunat për përgatitjen e planeve komunale për

efiçiencën e energjisë dhe raporteve të tyre të progresit; • ta promovojë efiçiencën e energjisë nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese; • të paraqesë rekomandime për përmirësimet e nevojshme në planet e efiçiencës së

energjisë, të nivelit qendrorë dhe komunal; • ta përgatisë për ministrin raportin vjetor të punës së saj; • të bashkëpunojë me ministrinë dhe institucionet e tjera relevante në implementimin e

planeve të efiçiencës së energjisë; • ta mbështesë pjesëmarrjen e palëve te interesuara në ndërmarrjen e iniciativave për

efiçiencën e energjisë; • ta propozojë në ministri përmirësimin dhe plotësimin e bazës ligjore dhe rregullative

në fushën e efiçiencës së energjisë, me qëllim të harmonizimit të tyre me standardet relevante evropiane për efiçiencën e energjisë;

37 Plani kombëtar i veprimit për burimet e ripërtëritshme të energjisë (pkvbre) 2011 - 2020, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Kosovë, 2013,faqe 31 38 Rregullore nr. 40/2013 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, neni 34 39 Ligji nr. 04/l-016 Për efiçiencën e energjisë, Gazeta zyrtare e republikës së kosovës / nr. 6 / 22 korrik 2011, Prishtinë

Page 44: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

44

• t’i mbështesë zyrat komunale të energjisë për çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin dhe promovimin e efiçiencës së energjisë dhe implementimin e programeve të ndryshme të efiçiencës së energjisë në nivel komunal;

• të promovojë aktivitetet informative dhe edukative në fushën e efiçiencës së energjisë, në bashkëpunim me ministritë përgjegjëse për energjinë, ndërtimin dhe arsimin.

Sektorët e Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë janë:

• Sektori për Planifikim, qe ofron mbështetje për komunat për zbatimin e planeve komunale për efiçiencën e energjisë, mbështetje në hartimin e legjislacionit për çështjet që kanë të bëjnë me efiçiencën e energjisë, bashkëpunon me ministrinë përgjegjëse për ndërtim, për certifikimin energjetik të ndërtesave, përcjellë aktivitetet në Traktatin e Komunitetit të Energjisë lidhur me efiçiencën e energjisë dhe zbaton vendimet që merren.

• Sektori për Promovimin dhe Zhvillimin e Projekteve i cili bashkëpunon me akterët

relevantë në funksion të promovimit të efiçiencës së energjisë, siguron zbatimin e programeve të fushatave promovuese për efiçiencën e energjisë, bashkëpunon me institucionet qendrore dhe lokale dhe me entitete tjera të interesuara për zhvillimin e fushatave promovuese për efiçiencën e energjisë si dhe mirëmban ueb faqen e Agjencisë.

• Sektori për Monitorim dhe Raportim ka per detyre të bej monitorim e zbatimit të Planit të Kosovës për Efiçiencën e Energjisë, te analizon dhe vlerëson rezultatet për zbatimin e Planit të Kosovës për Efiçiencën e Energjisë, te jep ekomandimet e nevojshëm në funksion të zbatimit të projekteve dhe programeve në fushën e efiçiencës së energjisë, ka pergjegjesi ne zhvillimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave në fushën e efiçiencës së energjisë, koordinimin e bashkëpunimit me nivelin komunal në fushën e efiçiencës së energjisë, te mbështetë Komisionin Certifikues të Auditorëve dhe Menaxherëve të Energjisë si dhe të përgatis raportet periodike të progresit për zbatimin e Planit të Kosovës për Efiçiencën e Energjisë.

Page 45: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

45

KONKLUZIONI

THEMELIMI I FONDIT PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË

Duke marrë për bazë analizën e deritanishme, më poshtë do të elaborohet propozimi për hapat konkret që duhet të ndërmerren për të themeluar FEE të Kosovës, duka pas gjithmonë parasysh harmonizimin e procesit të themelimit me legjislacionin e Kosovës në fuqi, legjislacionin e BE në fushën e EE si dhe duke marr për bazë praktikat më të mira rajonale dhe evropiane.

Duke qenë se kufizimet buxhetore të qeverisë qendrore parandalojnë financimin

direkt të projekteve të EE dhe krijimi i një fondi për efiçiencë të energjisë aktualisht nuk është i lejuar, edhe përkundër dispozitave të Ligjit për Efiçiencë të Energjisë i cili përcakton procedurat për ngritjen e një fondi për të promovuar projektet e EE dhe BRE, një fond i tillë nuk është i lejuar në bazë të legjislacionit ekzistues.

Mënyra e themelimit, që do t'i përshtatej më së shumti objektivave dhe gjendjes e kushteve ligjore të Kosovës do të ishte themelimi i Fondit për Efiçiencë të Energjisë si agjenci e pavarur përmes plotësimit dhe ndryshimt të Ligjit për Efiçiencën e Energjisë. Fondi i Efiçiencës së Energjisë , do të bazohet në tri shtylla kryesore:

1) Garancionet e kreditve për efiçiencë të energjisë, që do të përkrahen përmes Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive

2) Energjinë Efiçiente për Ndërtesat Publike a. Ndërtesat Publike të nivelit qendror b. Ndërtesat Publike të nivelit lokal

3) Asistencën Teknike në fushën e efiçiencës energjetike;

Si shtyllë e parë , garancionet e kredive për efiçiencë të energjisë, do të përkrahen përmes Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, dhe në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore të tij . Për të institucionalizu marrëdhënien e dy fondeve dhe bashkëpunimin e tyre në këtë fushë, pas themelimit të FEE do të arrihet një marrëshje për mënyrat, procedurat dhe kushtet e bashkëveprimit të tyre në këtë fushë. Duke qenë së edhe mënyrën e themelimit dhe të organizimit do ta kenë shumë të ngjajshme, puna e përbashkët e këtyre dy fondeve do të jetë shume praktike.

Subjektiviteti i pavarur juridik i FEE-së i ofron atij mundësinë të hyj në marrëdhënie kontraktuese me organizatat e ndryshme buxhetore lokale dhe qëndrore, me qëllim të realizimit të misionit të FEE-së në shtyllën e dytë të tij: Energjia Efiçiente për Ndërtesat Publike, që njëkohësisht është edhe qëllim i politikës së Kosovës për EE. Duke qenë se mënyra e funksionimit dhe realizimit të misionit të FEE do të jetë si një fond rrotullues

Page 46: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

46

(revolving fund), ai do të shërbej mbi bazën e gjenerimit të mjeteve nga faturimi i shërbimeve që i ofron. Kështu, FEE hyn në marrëdhënie të rregullta kontraktuese me organizatat buxhetore, kontrata të cilat përpilohen në bazë të planit të investimit në ndërtesën publike, me qëllim të shndërrimit të ndërtesës publike në ndërtesë me përdorim efiçient të energjisë. Kjo marrëdhënie kontraktuale lidhet për një periudhë të caktuar kohore, varesisht nga rezultatet e analizave të bëra nga FEE (analiza të cilat përfshijnë llogaritjen e kursimit të energjisë elektrike në KË/h pas renovimit të ndërtesës, kursimet në ngrohje të objektit, etj.) dhe krahasimit të ndryshimit të shpenzimeve për energji, në mes të periudhës para renovimit dhe pas tij. Në bazë të analizës, FEE ka një pasqyrë të kursimit të shpenzimeve të energjisë nga ndërtesa publike efiçiente në fjalë dhe bën llogaritjen financiare se sa kohë i nevojitet organizatës buxhetore t’ia kthej FEE mjetet në bazë të kursimit të energjisë. Në një rast hipotetik, ku organizatës buxhetore i nevojiten 8 vite për të kthyer investimin në renovim të ndërtesës publike, FEE lidh kontratën 10 vjecare me organizatën buxhetore, gjatë të cilës periudhë FEE e faturon organizatën buxhetore në baza mujore. Për më tepër:

• Faturimi mujor nga FEE për organizatën buxhetore bëhet në bazë të kontratës në mes të FEE dhe organizatës buxhetore, ndërsa pagesa e faturës nga organizata buxhetore bëhet si për cdo shpenzim dhe shërbim të marr komunal.

• Koncepti i faturimit nga FEE do të njihet si “Fatura e Efiçiencës së Energjisë”, e cila nuk e ngarkon buxhetin e organizatës buxhetore pasi që reflekton kursimin e energjisë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër i ofron mundësi FEE të kthej mjetet, shpenzimet e saj dhe të ketë mundësi të vazhdoj të mbaj dhe rrotulloj investimet për organizatat tjera buxhetore (komunale ose qendrore) si dhe të rrisë gamën dhe e produkteve të ofruara nga FEE në të ardhmen. Në këtë mënyrë, mjetet e investuara kthehen dhe u ofrohen organizatave të tjera buxhetore që të përmbushin edhe ato kërkesën për renovim të objekteve për efiçiencë të energjisë.

Një qasje e tillë, përmes ndryshimit të Ligjit për Efiçiencë të Energjisë, krijimit të Fondit për Efiçiencë të Energjisë dhe krijimit të mekanizmave të FEE nuk ngarkon buxhetin e vendit, është në përputhje me ligjet në fuqi dhe krijon qëndrueshëm dhe zhvillim të FEE, në konceptin e Fondit Rrotullues (revolving fund).

Përmes këtij fondi, si shtyllë e tretë e tij, asistenca teknike në fushën e efiçiencës energjetike do të ofroheret në formën e granteve, me parakushtë të caktuar që duhet të përmbushen për të qenë përfitues i tyre.

Fillimisht, financimi i FEE do të bëhet nga fondet e Qeverisë së Kosovës për

Eficiencë të Energjisë, të siguruara nga kredia e Bankës Botërore.

NDRYSHIMET E LIGJIT PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË

Në pjesën përmbajtjesore, është me rëndësi që Ligji për plotësim ndryshimin e Ligjit për efiçiencë të energjisë të reflektoj kërkesat që rrjedhin nga Direktiva për Efiçiencen e

Page 47: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

47

Energjisë, qëllimet e Planit të dytë Kombëtar të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE) 2013-2015 në Kosovë si dhe strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për Periudhën 2009 – 2018 (Rishikimi i Strategjisë së Energjisë për periudhën 2005-2015) dhe Planit të veprimit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë 2010-2018.

Fillimisht, Ligji për EE duhet të ndryshohet në atë mënyrë, që të përfshij në dispozitat e tij themelimin e fondit, definimin e subjektivitetit juridik të tij, ku si rezultat, FEE krijohet si një revolving fund (fond rrotullues) i cili bazën e gjenerimit të mjeteve e ka faturimin për shërbimin që e ofron. Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit të Efiçiencë të Energjisë i cili krijon FEE, në të njejtën kohë parasheh edhe mënyrën e funksionimit të tij dhe mënyrat e realizimit të misionit të FEE dhe organizimin e fondit, si dhe produktet që i ofron.

Mënyra e zgjedhjes së bordit, i cili menaxhon me FEE përcaktohet me ligj. Bordi do të ketë pesë anëtar:

1. Anëtari i Bordit i zgjedhur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik; 2. Anëtari i Bordit i emëruar sipas detyrës zyrtare: Drejtori i Agjencionit për Efiçiencë

të Energjisë; 3. Drejtori Menaxhues i FEE i zgjedhur me konkurs, në cilësi të Anëtarit të Bordit; 4. Anetari i propozuar përmes konkursit publik (ekspert financiar) i emruar nga Kuvendi

i Kosovës; 5. Anëtari i propozuar përmes konkursit publik (ekspert ligjor) i emruar nga Kuvendi i

Kosoves; *Dy anëtaret e fundit kanë mandat të vlefshëm për 4 vite, dhe mandati i tyre zgjat deri sa Kuvendi nuk i emëron anetarët e tjere, me qëllim që pozitat të mos mbesin të zbrazëta. FEE do të gëzojnë autonomi të plotë operacionale dhe administrative dhe do të

funksionoj jashtë kornizës së strukturave qeveritare të Kosovës dhe shërbimit civil të Kosovës. Ajo përcakton pergjegjesite, menyrat e financimit dhe te raportimit financiar, rregullat e veta të brendshme dhe procedurat specifike të qeverisjes ,të funksionimit te mekanizmave të produkteve dhe shërbimeve të saj, duke përfshirë të ardhurat, shpenzimet dhe procedurat e prokurimi, si dhe punësimin dhe kompenzimin e punetoreve të Fondit, konsulentëve dhe ekspertëve. Çdo e ardhurar që rrjedh nga FEE nga taksat, kthimi nga investimi, donacionet dhe çdo detyrim tjetër i marra në mënyrë të ligjshme ose të vëna në bazë të këtij ligji të ri, dhe legjislacionin në fuqi, do të rregullohet nga dispozitat e FEE. Në rast të ndonjë mospërputhje me ligjet tjera në fuqi që kanë të bëjnë me buxhetin dhe menaxhimin e financimit te FEE, ky ligji do të mbizotërojë.

Draftligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit per EE do të përmbajë edhe dispozitat për parimet e punës së FEE, procedurat e aplikimit për produktet dhe shërbimet e fondit,

Në bazë të legjislacionit fuqi , krahas aktit kryesor ligjor që duhet të plotesohet dhe ndryshohet me qëllim të themelimit të Fondit për Efiçiencën e Energjisë si Ligji për

Page 48: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

48

themelimin e këtij Fondi, duhet të draftohen edhe akte nënligjore që janë të nevojshme për implementimin e Ligjit , e qe janë aktet nënligjore në lidhje me organizimin e brendshëm të Fondit, rregullat e punës si dhe procedurat e vendimmarrjes dhe të raportimit.

PROCEDURA E PLOTËSIM NDRYSHIMIT TË LIGJIT

FEE, ashtu sic u prezentua më lartë, duhet të themelohet me anë të ligjit, me konkretish, duke bërë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit në fuqi për Efiçiencë të Energjisë. Procedura e plotësim ndryshimit të ligjit është e njëjtë me procedurën e rregullt legjislative. Si hapa kryesor janë : 1. Hartimi fillestar i projektligjit; 2. Konsultimi paraprak; 3. Konsultimi publik; 4. Finalizimi i projektligjit; 5. Procedurat për dërgim në shqyrtim dhe miratim nga Qeveria; 6. Shqyrtimi dhe miratimi nga Qeveria; 7. Shqyrtimi dhe miratimi nga Kuvendi; 8. Shpallja nga Presidenti i Republikës së Kosovës; 9. Publikimi në Gazetën Zyrtare dhe Së pari, Ministria e Zhvillimit Ekonomik inicon projektligjin përkatësisht propozon fillimin e procedurës për hartimin e Ligjit për Plotësim Ndryshimin e Ligjit për Efiçiencë të Energjisë. Për këtë, duhet të përgaditet koncept dokumenti që duhet të hartohet në përputhje me prioritetet qeveritare dhe te miratohet në mbledhjen e Qeverisë. Koncept Dokumenti duhet të jetë në përputhje me Udhëzuesin për Hartimin e Koncept Dokumenteve dhe Memorandumeve Shpjeguese, i nxjerr nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Nr. 074/2012 , me datë: 19 . 03 . 2012. Para se të shqyrtohet në mbledhjen e Qeverisë, koncept dokumenti duhet t'i nënshtrohet një rishikimi prej 60 ditë pune me ministritë e tjera dhe zyrat përkatëse në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Kur koncept dokumenti merr miratimin nga Qeveria, Zyra Ligjore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit(ZL- ZKM) do të përfshijë atë në agjendën legjislative për vitin përkatës, ose futet në agjendën legjislative të vitit aktual, duke e bëre ndryshimin e agjendës. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, bazuar në Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës (RRPQ), Programin Legjislativ dhe afatet e përcaktuara në të, cakton zyrtarin përgjegjës të MZhE që ka propozuar plotësim ndryshimin e Ligjit për EE, për përgatitjen e draftit fillestar të projektligjit. Pra Ministri, ka të drejtën e nismës ligjore, përkatësisht të propozoj fillimin e procedurës për hartimin e draftligjit.

Page 49: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

49

Drejtori i Departamentit Ligjor i MZhE njofton drejtorin e ZL-ZKM lidhur me zyrtarin përgjegjës për përgatitjen e draftit fillestar të projektligjit., i cili do të udhëheqë procesin e hartimit në ministri në bashkëpunim të ngushtë me departamentin ligjor të ministrisë dhe Zyrën Ligjore si dhe siguron që të zbatohen të gjitha procedurat dhe parimet e parashikuara me RRPQ, standardet e hartimit të legjislacionit të përcaktuar nga Qeveria dhe legjislacionin tjetër përkatës. Gjatë tërë procesit të hartimit të një draftligjit, zyrtari përgjegjës bashkërendon procesin e hartimit të projektligjit me të gjitha njësitë brenda ministrisë, të cilat janë të obliguara të ofrojnë ndihmë sipas kërkesave të tij si dhe sipas nevojës bashkërendon punën me Zyrën Ligjore dhe ministritë tjera si dhe Ministrinë përkatëse për Integrime Evropiane (MIE) përkatësisht Departamentit të së Drejtës së BE-së. Në procesin e hartimit paraprak, sipas nevojës dhe propozimit të zyrtarit përgjegjës, caktohet ekipi për hartimin e projektligjit. Emërimi i ekipit përgjegjës për shqyrtimin e projektligjit bëhet nga Sekretari i Përgjithshëm i MZhE i cili cakton edhe zyrtaret nga Agjencitë dhe njësitë tjera në kuadër të Ministrisë dhe institucioneve tjera përkatëse, si zyrtar nga departamenti ligjor, zyrtar nga departamenti përkatës për koordinim të politikave dhe integrime evropiane, zyrtar për buxhet dhe ekspert të fushave përkatëse. Nëse, gjatë hartimit të legjislacionit paraqitet nevoja për konsultim shtesë dhe harmonizim të politikave, mund të formohet një trupe qeveritare në pajtim me Nenin 50 te Rregullores së Punës së Qeverisë me anë të një kërkesë që paraqitet edhe arsyetimi si dhe anëtaret e mundshëm për këtë trup qeveritare. Gjatë procesit të hartimit të draftligjit, duhet t'i jepet vëmendje edhe konsultimit paraprak dhe konsultimit të publikut, ku procesi i konsultimit zhvillohet para fillimit të hartimit dhe gjatë procesit të hartimit të draftit, në pajtim me udhëzuesit dhe standardet përkatëse për konsultime publike të nxjerra në pajtim me RRPQ, si dhe brenda afateve të përcaktuara ligjore. Pas përfundimit të hartimit të draft ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për EE , zyrtari përgjegjës për hartim ia dërgon draftin drejtorit të departamentit Ligjor të MZhE, i cili pastaj e përcjell atë për shqyrtim dhe miratim të Ministrit, i cili jep pëlqimin për procedim të mëtutjeshëm të projektligjit në Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministrinë e Financave për të marr të gjitha shkresat përcjellëse të kërkuara me RRPQ dhe standardet në fuqi, në MF për marrjen e Deklaratës mbi Ndikimin Buxhetor dhe Departamentin e së Drejtës së BE-së në MIE për marrjen e Opinionit të Përputhshmërisë me Acquis të BE-së, të cilat brenda afatit prej 15 ditësh duhet të lëshojnë deklaratat. Përgatitja e pakos komplete të dokumenteve që kërkohen me RRPQ dhe RRPK, pas miratimit nga Ministri, përmes Sekretarit të Përgjithshëm të MZhE procedohet në Zyrën Ligjore të ZKM-së nga Departamenti Ligjor i MZhE.

Page 50: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

50

Draftligji duhet të hartohet sipas standardeve në fuqi të përcaktuara nga Qeveria, pra sipas Ushëzimit Administrativ Nr.03/2013 për standardet e hartimit të akteve normative që është miratuar në mbledhjen e 130 të Qeverisë së Republikës së Kosovës me vendimin numër Nr.03/130 me datë 16.05.2013, dhe duhet të përmbajë dokumentet në vijim: • Shkresën përcjellëse zyrtare të dërguar nga drejtori i departamentit ligjor i MZhE të

aprovuar nga sekretari i përgjithshëm dhe ministri; • Versionin final të projekt ligjit; • Memorandumin shpjegues ku përfshihet edhe një tabelë ku listohen komentet e marra

nga institucionet tjera; • Deklaratën e Përputhshmërisë (DeP) me Acquis të BE-së të lëshuar nga MZhE; • Tabelat e Përputhshmërisë (TeP) të plotësuara nga MZhE; • Deklarata për Ndikimin Buxhetor nga MF; • Opinioni i Përputhshmërisë me Acquis të BE-së nga MIE ; • Ndonjë raport ose dokument tjetër që vendos ministria apo që mund të përcaktohet

me legjislacionin tjetër në fuqi. ZL e ZKM pas pranimit të draftit me pakon e dokumenteve të lartpërmendura, shqyrton konsistencën me dispozitat kushtetuese dhe ligjore si dhe ecurinë procedurale të projekt aktit dhe standardet e hartimit të legjislacionit, dhe e përgatit draftin për miratim në Qeveri duke e dhënë rekomandimin për aprovimin e draftit në Qeveri, dhe Deklaratën e Pajtueshmërisë të draftit me dispozitat e Rregullores Nr. 09/2011 e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me standardet e hartimit të legjislacionit. ZL dhe Sekretariati Koordinues i Qeverisë e përcjellin draftin për shqyrtim nga Qeveria , e cila bën shqyrtimin dhe miratimin e tij. Tutje, drafti dërgohet tek Kuvendi i Kosovës për shqyrtim dhe miratim. Sekretariati ndjek procedurën e brendshme në Kuvend duke dërguar ligjin nëpër komisionet funksionale përkatëse. Komisionet funksionale, pas shqyrtimit të tyre, kalojnë ligjin ne seancën plenare për miratim në leximin e parë. Pas miratimit në lexim të parë, projektligji shkon prapa në komisionet funksionale për të marr ndryshimet e kërkuara gjatë seancës plenare. Pas ndryshimeve të përfshihen në projektligj, ligji shkon prapa në seancë plenare për miratim gjatë leximit të dytë. Pas aprovimit në lexim të dytë, ligji konsiderohet i miratuar dhe dërgohet në Zyrën e Presidentit. Presidenti i Kosovës shpall ligjin në fuqi i cili hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

ASPEKTET LIGJORE TË LIGJIT PËR BUXHETIN DHE FONDI I EFIÇIENCËS SË ENERGJISË

Page 51: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

51

Kjo pjesë trajton krijimin e Fondit të Efiçiencës së Energjisë si agjenci e pavaruar dhe dispozitat e Ligjit për Buxhetin dhe ligjeve të tjera relevante.

Baza ligjore për nxjerrjen e Ligjeve të Buxhetit të Republikës së Kosovës qëndron në paragrafët (1) dhe (5) të nenit 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 21 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike.

Ligji Nr. 05/L -001 Për Buxhetin e Republikёs sё Kosovёs pёr vitin 2015 ka hyrë në fuqi më 1 janar 2015. Qëllimi i këtij ligji është të përcaktojë parimet e politikës fiskale dhe kornizën ligjore për përgatitje dhe implementim të Buxhetit të Republikës së Kosovës, që synon të mbajë borxhin në nivele të qëndrueshme me anë të konsistencës ndërmjet bilanceve buxhetore, niveleve të borxhit, dhe rritjes ekonomike afatmesme si dhe t’i akordojë Ministrit autoritetin dhe përgjegjësinë për përgatitje dhe implementim të Buxhetit të Republikës së Kosovës dhe të amendamenteve të tij, për të shmangur apo kompensuar një defiçit të tepruar apo për të rivendosur kufirin e defiçitit.

Organizatat Buxhetore , për qëllim të Ligjit të Buxhetit, përfshijnë të gjitha Ministritë, Komunat apo Agjencitë dhe Institucionet të cilat pranojnë ndarje buxhetore nga Fondi i Kosovës sipas këtij Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës. Duhet pasur parasysh që të hyrat vetanake të Organizatës Buxhetore Qendrore nënkuptojnë çfarëdo forme të parasë publike që është vlerësuar ligjërisht në bazë të kthimit të kostos dhe e mbledhur si tarifa dhe pagesa nga Organizatat Buxhetore Qendrore. Megjithatë, ky përkufizim në veçanti përjashton të Ardhurat e Dedikuara për FEE, e që janë paratë publike të cilat janë të përfituara nga burimet e posaçme të të ardhurave dhe kërkohet me ligj që ti ndahen FEE si agjenci e pavarura në bazë të ligjit dhe që ushtron fuqi rregullatore, ekzekutive, dhe të administrimit publik .

Fondi i Kosovës është i krijuar në Bankën Qendrore të Kosovës dhe llogaritë tjera bankare komerciale të cilat mund të krijohen nga Thesari dhe ku të gjitha paratë publike, duke përfshirë edhe interesin e mbledhur nga këto, janë të depozituara dhe nga të cilat bëhen të gjitha shpenzimet në pajtim me këtë Ligj për Buxhetin e Republikës së Kosovës. Burimet e finanacimit përfshijnë grantet qeveritare, të hyrat vetanake, të hyrat e dedikuara dhe financimet nga huamarrja.

Në lidhje me Agjencitë e pavarura, dhe konkretisht për FEE, të gjitha të hyrat e dedikuara për to duhet të depozitohen në Fondin e Kosovës dhe regjistrohen në SIMFK në pajtim me Rregullat financiare të Thesarit dhe Agjencitë duhet të dorëzojnë planin e rrjedhës së parasë së gatshme në Thesar. Të gjitha të hyrat e dedikuara ndahen për secilën Agjenci të pavarur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Buxheti i Republikës së Kosovës përfshin të gjitha të hyrat e dedikuara ashtu si pranohen gjatë vitit fiskal aktual. Tërë bilanci i pashpenzuar i të hyrave të dedikuara nga viti fiskal i kaluar ndahet dhe autorizohet për vitin fiskal aktual për Agjencitë e pavarura sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, me kusht që shuma maksimale e të Hyrave të Dedikuara e cila ndahet përmes këtij ligji nuk duhet të tejkalojë shumën e specifikuar në ligj dhe pjesa e mbetur më nuk mund të konsiderohet si e Hyrë e Dedikuar.

Page 52: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

52

Në pajtim me LMFPP, të gjitha grantet e donatorëve depozitohen në Fondin e Kosovës, përveç nëse kërkohet ndryshe nga donatori dhe nëse ka një pajtim me shkrim nga ana e Ministrit të Financave. Të gjitha grantet e donatorëve duhet të regjistrohen në SIMFK. Pas kompletimit të procedurave sipas Rregullave financiare të Thesarit, grantet e donatorëve do të ndahen për qëllimet e specifikuara, dhe mund të alokohen dhe të shpenzohen për ato qëllime. Kur marrëveshja për grantin e donatorit kërkon shprehimisht që donatori të bëjë kompensimin e shpenzimeve të caktuara që shkaktohen nga organizata buxhetore, shuma e plotë e grantit ndahet pas ekzekutimit të marrëveshjes.

Rregullorja MF - Nr. 03/2013 për pasqyrat financiare vjetore të organizatave buxhetore përcakton detyrimet e raportimit, mënyrën e raportimit dhe formën e prezantimit të pasqyrave financiare të Organizatave Buxhetore. Kjo rregullore vlen për të gjitha Organizatat Buxhetore (shfrytëzuesit e Buxhetit të Republikës së Kosovës). Sipas saj, burimet e fondeve ndahen në : grante qeveritare; të hyrat vetanake të organizatave; fonde të granteve të përcaktuara të donatorëve; fonde të huazimeve; financimet nga huamarrjet dhe pranimet tjera.

Ligji nr. 03/l-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, deri më sot është plotësuar dhe ndryshuar me tre ligje të tjera, që janë :

• Ligji nr. 03/l-221 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/l-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë

• Ligji nr. 04/l-116 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/l-048 për menaxhimin e finanacave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/l-221

• Ligji nr. 04/l-194 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/l-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjet nr. 03/l-221 dhe nr. 04/l-116

Në bazë të këtij ligji dhe plotësim ndryshimeve të tij, Menaxhimi Financiar dhe Kontrollit (MFK) është një sistem gjithëpërfshirës i politikave, procedurave, aktiviteteve dhe përgjegjësive për të menaxhuar dhe kontrolluar shfrytëzimin e fondeve publike, ku përfshihen të hyrat, shpenzimet, asetet dhe detyrimet, bazuar në menaxhimin e rrezikut, me qëllim të ofrimit të sigurisë, që objektivat e institucionit do të arrihen në mënyrë ligjore, ekonomike, efikase dhe efektive.

Të gjitha paratë ose të ardhurat e mbledhura ose të pranuara nga një agjenci e pavarur janë para publike dhe duhet që menjëherë të depozitohen në llogarinë përkatëse zyrtare bankare të krijuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit. Agjencia, pas bërjes së depozitit, duhet që menjëherë të dërgojë në Thesar një njoftim me shkrim, në formën e përcaktuar në aktet nënligjore, ku paraqet (i) shuma e përgjithshme të depozituar, (ii) një klasifikim sipas burimit të fondeve të depozituara, dhe (iii) të gjitha informatat e tjera të cilat kërkohen sipas Rregullave KMF. Nëse një ligj përcakton se fondet e mbledhura ose të pranuara nga një agjenci e pavarur duhet të shfrytëzohen ekskluzivisht nga ajo agjenci e pavarur, atëherë ato fonde janë të ardhura të dedikuara të asaj agjencie te pavarur. Në raste të këtilla, Thesari do

Page 53: “Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ...mzhe-ks.net/repository/docs/Fondi_EE_-_Studimi_ligjor.pdf · Eficienca e Energjise sipas EU Acquis ... e Komunitetit

53

të krijojë një llogari ose nën-llogari të veçantë në Fondin e Kosovës për ato fonde të dedikuara.

Procesi i buxhetimit për agjencitë e pavarura dhe gjykatat duhet të jetë i lirë nga ndikimet politike dhe afariste dhe asnjë organizatë buxhetore, autoritet publik, person ose ndërmarrje nuk duhet të shfrytëzojë ose të tentojë të shfrytëzojë procesin e buxhetimit ose atë të ndarjes buxhetore të një agjencie të pavarur në një mënyrë që ka për qëllim ushtrimin e ndikimit politik, personal ose komercial në agjencinë e pavarur.

Gjatë procesit të buxhetimit për një agjenci të pavarur, as Ministri dhe as Qeveria nuk janë të autorizuara që të bëjnë ndryshimin e propozim-buxhetit ose kërkesës për ndarje buxhetore të një agjencie të pavarur ose gjykatave, nëse ky dokument është dorëzuar deri në datën e përcaktuar në qarkoren buxhetore dhe në përputhje me formën e kërkuar në qarkore. Nëse dokument nuk i është dorëzuar Ministrit deri në datën e përcaktuar, Ministri është i autorizuar që të përgatisë propozim-buxhetin dhe kërkesën për ndarje buxhetore për agjencinë përkatëse të pavarur të cilat duhet të bazohet, mirëpo të mos jenë më shumë, se buxheti dhe kërkesa për ndarje buxhetore për vitin aktual fiskal.