16
B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në procedurën e Dublinit, bazuar në nenin 4 të rregullores (BE) Nr. 604/2013 “Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” SQ

“Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” · 1 B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: “Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” · 1 B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në

1

B

Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në procedurën e Dublinit, bazuar në nenin 4 të rregullores (BE) Nr. 604/2013

“Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo”

SQ

Page 2: “Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” · 1 B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në

2

Kjo fletë-palosje ju është dhënë sepse ju kërkuar mbrojtje ndërkombëtare (azil) në këtë vend ose në një vend tjetër të Dublinit dhe autoritetet këtu kanë arsye të besojnë se një vend tjetër mund të jetë përgjegjës për shqyrtimin e kërkesës tuaj.

Ne do të vendosim se cili vend është përgjegjës përmes një procesi të vendosur nga një ligj i Bashkimit Europian i njohur si Rregulli i ‘Dublinit’. Ky proces quhet ‘procedura e Dublinit’. Kjo fletë-palosje kërkon t’ju japë përgjigje pyetjeve më të shpeshta që ju mund të keni rreth kësaj procedure.

Nëse këtu ka diçka të shkruar që ju nuk e kuptoni, ju lutemi të pyesni autoritetet.

Kjo fletë-palosje është vetëm për qëllim informimi. Synimi i saj është që t’ju ofrojë aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare informacionin e duhur përsa i përket procedurës së Dublinit. Ajo nuk krijon/ngre të drejta ose detyrime ligjore. Të drejtat dhe detyrimet e Shteteve dhe personave sipas procedurës së Dublinit janë përcaktuar në Rregulloren e (BE) 604/2013.

©Bashkimi Europian 2014Autorizohet riprodhimi. Për çdo përdorim ose ri-prodhim të fotove individuale leja duhet kërkuar direkt nga mbajtësit e të drejtës së autorit.

Page 3: “Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” · 1 B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në

3

IE

UK

FR

NO

SE FI

EE

LV

LT

PL

CZ

ATHU

SK

RO

BG

EL

CYMT

DE

IT

LICH

LU

BE

NL

PT

ES

IS

DK

SIHR

Vendet e Dublinit përfshijnë 28 vende të Bashkimit Europian (Austrinë (AT), Belgjikën (BE), Bullgarinë (BG), Kroacinë (HR), Qipron (CY), Repubikën Çeke (CZ), Danimarkën (DK), Estoninë (EE), Finlandën (FI), Francën (FR), Gjermaninë (DE), Greqinë (EL), Hungarinë (HU), Irlandën (IE), Italinë (IT), Letoninë (LV), Lituaninë (LT), Luksemburgun (LX), Maltën (MT), Hollandën (NL), Poloninë (PL), Portugalinë (PT), Rumaninë (RO), Sllovakinë (SK), Slloveninë (SI), Spanjën (ES), Suedinë (SE), Mbretërinë e Bashkuar (UK)) si dhe 4 vendet që i “asociohen” Rregullit të Dublinit (Norvegjia (NO), Islanda (IS), Zvicra (CH) dhe Litenshtejni (LI)).

Page 4: “Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” · 1 B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në

4

“Pse jam unë në procedurën e Dublinit”

Rregulli i Dublinit zbatohet në një rajon gjeografik që përfshin 32 vende. ‘Vendet e Dublinit’ janë: (Austria (AT), Belgjika (BE), Bullgara (BG), Kroacia (HR), Qipro (CY), Repubika Çeke (CZ), Danimarka (DK), Estonia (EE), Finlanda (FI), Franca (FR), Gjermania (DE), Greqia (EL), Hungara (HU), Irlanda (IE), Italia (IT), Letonia (LV), Lituania (LT), Luksemburgu (LX), Malta (MT), Hollanda (NL), Polonia (PL), Portugalia (PT), Rumania (RO), Sllovakia (SK), Sllovenia (SI), Spanja (ES), Suedia (SE), Mbretëria e Bashkuar (UK)) si dhe 4 vendet që i “asociohen” sistemit të Dublinit (Norvegjia (NO), Islanda (IS), Zvicra (CH) dhe Litenshtejni (LI)) .

Procedura e Dublinit përcakton se cili është vendi i vetëm përgjegjës për shqyrtimin e aplikimit tuaj për azil. Kjo do të thotë se ju mund të transferoheni nga ky vend në një vend tjetër që është përgjegjës për shqyrtimin e aplikimit tuaj.

Procedura e Dublinit ka dy qëllime: • të garantojë se aplikimi juaj për azil do të arrijë autoritetin e vendit

përgjegjës për shqyrtimin e tij; • të sigurojë se ju nuk bëni disa aplikime për azil në disa vende me

qëllim zgjatjen e qëndrimit tuaj në vendet e Dublinit.

Deri sa të vendoset se cili vend është përgjegjës për të vendosur mbi aplikimin tuaj, autoritet këtu nuk do të marrin në konsideratë detajet e aplikimit tuaj.

MBANI PARASYSH: Ju nuk jeni të supozuar të lëvizni në një vend tjetër të Dublinit. Nëse lëvizni në një vend tjetër të Dublinit, ju do të transferoheni përsëri këtu ose në një vend ku ju fillimisht keni kërkuar azil. Braktisja e aplikimit tuaj për azil këtu nuk do të ndryshojë vendin përgjegjës. Nëse ju fshiheni ose largoheni, ju gjithashtu rrezikoni të ndaloheni.

Nëse ju keni qenë prezent në të kaluarën në një nga vendet e Dublinit dhe se ju që atëherë ikët nga rajoni i Vendeve të Dublinit, para se të vinit në këtë vend, ju duhet të na tregoni. Kjo është e rëndësishme sepse ajo

Page 5: “Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” · 1 B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në

5

mund të ndikojë se cili vend është përgjegjës për shqyrtimin e aplikimit tuaj. Juve mund t’ju kërkohet të ofroni evidencë për kohën e kaluar jashtë vendeve të Dublinit, për shembull një vulë në pasaportën tuaj, një kthim ose vendim lëvizjeje ose letra zyrtare që tregojnë se ju jetuat ose punuat jashtë vendeve të Dublinit.

©Bashkim

i Europian

Page 6: “Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” · 1 B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në

6

“Çfarë informacioni duhet që unë t’ju jap autoriteteve? Si mund t’ua spjegoj këtë informacion autoriteteve?”

Ka të ngjarë që ju të intervistoheni me qëllim që të përcaktohet se cili vend është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesës tuaj për azil. Në këtë intervistë, ne do t’ju spjegojmë ‘procedurën e Dublinit’. Ju duhet të na jepni të gjithë informacionin që ju keni rreth prezencës së ndonjë anëtari të familjes në ndonjë vend të Dublinit, si dhe çdo informacion tjetër, që ju mendoni se është i rëndësishëm për të përcaktuar vendin përgjegjës (shih më poshtë për një tregim të detajuar se cili informacion është i rëndësishëm). Ju duhet të ofroni gjithashtu edhe dokumenta ose letra që keni të cilat përmbajnë informacion të rëndësishëm.

Ju lutemi të na tregoni të gjithë informacionin përkatës për të na ndihmuar të përcaktojmë se cili vend është përgjegjës për shqyrtimin e aplikimit tuaj.

Intervista do të jetë në gjuhën që ju kuptoni ose që supozohet se ju e kuptoni mirë dhe që jeni në gjendje të komunikoni me atë gjuhë.

Ju mund të kërkoni një përkthyes për t’ju ndihmuar të komunikoni nëse ju nuk e kuptoni gjuhën që do të përdoret. Përkthyesi duhet të përkthejë vetëm atë që thoni ju dhe intervistuesi. Përkthyesi nuk duhet të shtojë pikëpamjen e tij/saj personale. Nëse keni vështirësi për të kuptuar përkthyesin, ju duhet të na tregoni dhe/ose të flisni me avokatin tuaj.

Intervista do të jetë konfidenciale. Kjo do të thotë se asgjë nga informacioni që ju jepni nuk do të dërgohet tek persona ose autoritete në vendin e origjinës, të cilët mund t’ju lëndojnë ju ose anëtarë të familjes tuaj që janë ende në vendin e origjinës.

E drejta juaj për intervistë mund t’ju mohohet nëse ju e keni ofruar tashmë këtë informacion me mjete të tjera, pasi jeni informuar rreth procedurës së Dublinit dhe të pasojave të saj për situatën tuaj. Nëse ju nuk jeni intervistuar, ju mund të kërkoni të jepni informacion shtesë të shkruar për të përcaktuar vendin përgjegjës.

Page 7: “Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” · 1 B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në

7

“Si do t’a përcaktojnë autoritetet vendin përgjegjës për shqyrtimin e aplikimit tim? “

Ka arsye të ndryshme se përse një vend mund të jetë përgjegjës për shqyrtimin e aplikimit tuaj. Këto arsye renditen sipas rëndësisë që ju ka dhënë ligji. Nëse një arsye nuk është me peshë, do të merret në konsideratë tjetra dhe kështu me radhë.

Arsyet lidhen me faktorët e mëposhtëm sipas rëndësisë: • ju keni një anëtar familjeje (burrë ose grua, fëmijë nën moshën 18 vjeç)

të cilit i është dhënë mbrojtje ndërkombëtare ose është azil kërkues në një vend tjetër të Dublinit; Kështu, që është e rëndësishme që ju të na njoftoni nëse ju keni anëtarë të familjes në ndonjë vend tjetër të Dublinit, para se të merret një vendim i parë për kërkesën tuaj për azil. Nëse ju doni t’ju çojnë të gjithëve bashkë në të njëjtin vend, ju dhe anëtari i familjes duhet ta shprehni dëshirën tuaj me shkrim.

• juve ju është lëshuar më parë një vizë ose leje qëndrimi nga një vend tjetër i Dublinit;

• shenjat tuaja të gishtave janë marrë në një vend tjetër të Dublinit (dhe ruhen në bazën Europiane të të dhënave të quajtur Eurodac 1));

• ka evidencë se ju keni qenë ose këni udhëtuar përmes një vendi tjetër të Dublinit, edhe nëse nuk ju janë marrë shenjat e gishtave aty.

1) Më shumë informacion për Eurodac jepët në faqen 8 të fletë-palosjes “Unë kam kërkuar azil në BE – cili vend do të trajtojë kërkesën time”

Page 8: “Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” · 1 B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në

8

“Çfarë nëse unë jam nën kujdesin e dikujt tjetër ose dikush është nën kujdesin tim dhe varet nga unë? “

Ju mund të ri-bashkoheni në të njëjtin vend si nëna juaj, babai, fëmija, vëllai ose motra, nëse aplikohen të gjitha kushtet e mëposhtme:• ata janë rezidentë ligjorë në një nga vendet e Dublinit;• një nga ju është shtatzënë, ka një fëmijë të sapolindur, ose është i

sëmurë rëndë, ose ka një aftësi të kufizuar ose është i moshuar;• një nga ju varet nga ndihma e dikujt tjetër, që është në gjendje të

përkujdeset për personin.

Vendi ku fëmija, vëllai ose prindi juaj është resident normalisht duhet të pranojë përgjegjësi për shqyrtimin e aplikimit tuaj, kur provohet se lidhjet tuaja familjare ekzistonin në vendin e origjinës. Ju do të pyeteni me shkrim nëse dëshironi të ribashkoheni me njëri-tjetrin.

Ju mund t’a kërkoni këtë mundësi nëse ju jeni aktualisht prezent në vendin ku fëmija, vëllai, motra ose prindi juaj është prezent, ose nëse ju jeni në një vend të ndryshëm nga ai ku të afërmit tuaj janë rezidentë. Në këtë rast të dytë, do të thotë se ju duhet të udhëtoni në atë vend, dhe nuk do të udhëtoni vetëm nëse ju keni një gjendje shëndetsore që ju nuk ju lejon të udhëtoni për një periudhë të gjatë kohe.

Në shtesë të kësaj mundësie, ju mund të kërkoni gjatë procedurës së azilit t’i bashkoheni të afërmve famijarë për arsye humanitare, famijare ose kulturore. Nëse kjo pranohet ju mund t’ju duhet të lëvizni në vendin ku i afërmi familjar është prezent. Në këtë rast juve do t’ju kërkohet t’a jepni pëlqimin tuaj për këtë me shkrim. Është e rëndësishme që ju të na informoni ne për ndonjë arsye humanitare për të shqyrtuar kërkesën tuaj këtu ose një një vend tjetër.

Kur ngrihen çështje të lidhjeve, varësisë ose humaniare, ju mund të pyeteni të ofroni spjegime ose prova për të mbështetur pretendimet tuaja.

Page 9: “Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” · 1 B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në

9

“Çfarë nëse unë jam i sëmurë ose kam nevoja të veçanta?”

Me qëllim që t’ju ofrojmë kujdesin ose trajtimin e nevojshëm mjekësor, autoritetet këtu kanë nevojë të dinë rreth nevojave të veçanta që ju mund të keni, përfshirë ato rreth shëndetit tuaj, dhe veçanërisht nëse ju: • jeni person me aftësi të kufizuara, • jeni shtatzënë, • keni një sëmundje serioze, • keni qenë subjekt torture, përdhunimi, ose formave të tjera të dhunës

psikologjike, fizike dhe seksuale.

Nëse ju na tregoni detaje mjekësore dhe më pas vendoset se ju do të dërgoheni në një vend tjetër, ne do të kërkojmë miratimin tuaj për të ndarë informacionin mjekësor me vendin në të cilin ju do të dërgoheni. Nëse ju nuk jeni dakort me këtë, kjo do të ndalojë dërgimin e informacionit mjekësor, por nuk do të ndalojë transferimin tuaj në vendin përgjegjës. Mbani parasysh se nëse ju nuk jeni dakort për të dërguar informacionin mjekësor në atë vend, vendi tjetër nuk do të jetë në gjendje të kujdeset për nevojat tuaja të veçanta.

Lutemi mbani parasysh se informacioni juaj mjekësor do të trajtohet me konfidencialitet strikt nga profesionistët subjekt i detyrimeve të fshehtësisë

“Sa kohë duhet për të vendosur se cili vend do të trajtojë aplikimin tim? Sa kohë do të kalojë para se aplikimi im të shqyrtohet?“

Nëse autoritetet në këtë vend vendosin se ne jemi përgjegjës për shqyrtimin e aplikimit tuaj për azil, kjo do të thotë se ju mund të qëndroni në këtë vend dhe aplikimi juaj të shqyrtohet këtu.

Page 10: “Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” · 1 B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në

10

“Çfarë ndodh nëse një vend tjetër, i ndryshëm nga vendi ku jam prezent, gjendet përgjegjës për shqyrtimin e aplikimit tim?“

Nëse ne konsiderojmë se një vend tjetër është përgjegjës për shqyrtimin e aplikimit tuaj, ne do të kërkojmë që ai vend të pranojë përgjegjësi brenda 3 muajsh nga data e dorëzimit të aplikimit tuaj në atë vend.

Megjithatë, nëse përgjegjësia e një vendi tjetër është vendosur bazuar në të dhënat e shenjave tuaja të gishtave, kërkesa drejt vendit tjetër do të dërgohet brenda 2 muajve që nga momenti i marrjes së rezutateve nga Eurodac.

• Nëse kjo është hera e parë që ju keni aplikuar për azil në një vend të Dublinit, por ka arsye për të besuar se një tjetër vend i Dublinit duhet të shqyrtojë aplikimin tuaj për azil, ne do të kërkojmë që vendi tjetër të “marrë përsipër” rastin tuaj.

Vendi të cilit ne i dërgojmë kërkesën duhet të përgjigjet brenda 2 muajve që nga marrja e kërkesës. Nëse ai vend nuk përgjigjet brenda këtij kuadri kohor, kjo do të thotë se ai ka pranuar përgjegjësi për aplikimin tuaj.

• Nëse ju keni aplikuar tashmë për azil në një vend tjetër të Dublinit, i ndryshëm nga vendi ku ju jeni aktualisht prezent, ne do të kërkojmë që ai vend t’ju “marrë ju mbrapsht”

Vendi të cilit ne i dërgojmë kërkesën duhet të përgjigjet brenda 1 muaji që nga marrja e kërkesës, ose brenda 2 javëve nëse kërkesa u bazua në të dhënat e Eurodac. Nëse ai vend nuk përgjigjet brenda këtij kuadri kohor, kjo do të thotë se ai ka pranuar përgjegjësi për aplikimin tuaj dhe bie dakort t’ju marrë ju mbrapsht.

Nëse ju nuk aplikuat për azil në këtë vend dhe aplikimi juaj i mëparshëm për azil në një vend tjetër është refuzuar me një vendim përfundimtar, ne do zgjedhim të dërgojmë një kërkesë tek vendi përgjegjës që t’ju marrë

Page 11: “Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” · 1 B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në

11

juve mbrapsht, ose të fillojmë kthimin tuaj në vendin e origjinës ose të një rezidence të përhershme, ose në një vend të tretë të sigurtë.

Nëse një vend tjetër pranon se ai është përgjegjës për shqyrtimin e aplikimit tuaj, ju do të njoftoheni për vendimin tonë: • për të mos shqyrtuar kërkesën tuaj për azil në këtë vend dhe, • për t’ju transferuar në vendin përgjegjës.

Transferimi juaj do të ndodhë brenda 6 muajve nga data kur vendi tjetër pranoi përgjegjësi, ose, nëse ju vendosni të kundërshtoni vendimin, brenda 6 muajve nga momenti që një gjykatë ose tribunal vendos që ju mund të dërgoheni në atë vend. Ky limit kohor mund të zgjatet nëse juve ju fshiheni autoriteteve këtu ose burgoseni.

Nëse ju ndaloheni/në një qendër të mbyllur në këtë vend si pjesë e procedurës së Dublinit, mund të zbatohen limite më të shkurtra kohore (shih seksionin specifik për ndalimin për informacion të mëtejshëm).

Vendi përgjegjës do t’ju trajtojë ju si azil kërkues dhe ju do të përfitoni nga të gjitha të drejtat përkatëse. Nëse ju nuk keni aplikuar asnjëherë më parë për azil në atë vend, juve do t’ju jepet mundësia të aplikoni pas arritjes tuaj.

Page 12: “Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” · 1 B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në

12

“Çfarë ndodh nëse unë nuk bie dakort për të më dërguar në një vend tjetër?”

Ju keni mundësinë të thoni se nuk jeni dakord me vendimin për t’ju dërguar në një vend tjetër të Dublinit. Kjo quhet ‘apelim’ ose ‘rishikim’. Ju gjithashtu mund të kërkoni një pezullim të transferimit gjatë apelit ose rishikimit.

Ju mund të gjeni informacion se cilin autoritetet të kontaktoni me qëllim që të kundërshtoni vendimin në këtë vend në fund të kësaj fletë-palosjeje.

Kur ju të merrni vendimin zyrtar të transferimit nga autoritetet ju keni 30 për të apeluar tek Aliens Litigations Council. Është shumë e rëndësishme që të kundërshtoni (apelim ose rishikim) brenda kohës së caktuar.

Ju keni 10 të kërkoni që transferimi juaj të pezulohet ndërsa po shqyrtohet apelimi juaj. Një gjykatë ose tribunal do të vendosë shpejt për këtë kërkesë. Nëse ju refuzohet pezullimi juve do t’ju jeper një arsye për këtë.

Gjatë kësaj procedure ju keni të drejtë për asistencë ligjore, dhe nëse është e nevojshme dhe për ndihmë gjuhësore. Asistenca ligjore do të thotë se ju keni të drejtë për një avokat që do të përgatitë letrat tuaja dhe do t’ju përfaqësojë ju para një gjykate.

Ju mund të kërkoni t’a keni këtë asistencë falas nëse ju nuk mund t’i përballoni kostot. Informacioni për organizatat që ofrojnë asistencë ligjore gjendet në fund të kësaj fletë-palosje.

“A mund të ndalohem? “

Page 13: “Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” · 1 B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në

13

©iStock foto / Joe Gough

Page 14: “Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” · 1 B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në

14

Mund të ketë arsye të tjera se pse ju mund të ndaloheni, por për qëllimin e procedurës së Dublinit, nëse autoritetet konsiderojnë se ka rrezik që ju mund të largoheni sepse ju nuk dëshironi të dërgoheni në një vend tjetër të Dublinit.

“Çdo të thotë kjo? “

Nëse autoritetet konsiderojnë se ka rrezik të konsiderueshëm që ju mund të largoheni nga ne – për shembull se ju jeni larguar ose sepse ju nuk plorësoni detyrimet për t’u paraqitur etj. – ata mund t’ju ndalojnë në çdo moment gjatë procedurës së Dublinit. Arsyet për të cilat ju mund të ndaloheni janë të shkruara në ligj. Asnjë arsye tjetër përveç atyre që janë në ligj nuk mund të përdoret për t’ju ndaluar juve.

Ju keni të drejtën për t’u informuar me shkrim për arsyet se pse po ndaloheni, si dhe mundësitë për të kundërshtuar urdhërin për ndalim. Ju gjithashtu keni të drejtë për asistencë ligjore nëse doni të kundërshtoni vendimin e ndalimit.

Nëse ju ndaloheni gjatë procedurës së Dublinit, kuadri kohor i procedurës për ju do të jetë si më poshtë: • Ne do t’i kërkojmë vendit tjetër të pranojë përgjegjësi brenda 1 muaji

nga dorëzimi i kërkesës tuaj për azil. • Vendi të cilit ne i dërgojmë kërkesën duhet të përgjigjet brenda 2

javëve nga marrja e kërkesës tonë.• Transferimi juaj duhet të realizohet brenda 6 javëve nga pranimi

i kërkesës nga vendi përgjegjës. Nëse ju kundërshtoni vendimin e transferimit, 6 javët do të numërohen që nga momenti që autoritetet, ose një gjykatë ose tribunal vendos se është e sigurtë për ju që të dërgoheni në vendin përgjegjës, ndërsa po merret në konsideratë apelimi juaj.

Nëse ne dështojmë të ndjekim afatet për dërgimin e kërkesës ose për realizimin e transferimit tuaj, ndalimi juaj për qëllimin e transfemt sipas Rregullit të Dublinit do të ndalojë. Në atë rast do të zbatohen limitet

Page 15: “Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” · 1 B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në

15

kohore normale të prezantuara më sipër.

“Çfarë do të ndodhë me informacionin personal që unë ofrova? Nga ta di unë që ai nuk do të keqpërdoret?“

Autoritetet e vendeve të Dublinit mund të shkëmbejnë të dhënat që ju ju ofroni atyre gjatë procedurës së Dublinit me qëllimin e vetëm për të përmbushur detyrimet e tyre sipas Rregullave të Dublinit dhe Eurodac. Gjatë procedurës së Dublinit ju keni të drejtën që të gjitha detajet personale dhe informacioni që ju ofruat për veten, situatën familjare, etj. të mbrohet. Të dhënat tuaja mund të përdoren vetëm për qëllimet e përcaktuara nga ligji.

Ju keni të drejë të dini për: • Të dhënat që lidhen me ju. Ju keni të drejtën të kërkoni që këto të

dhëna, përfshirë të dhënat e Eurodac, të korrigjohen, nëse ato janë të pasakta, ose të fshihen nëse ato janë marrë/trajtuar në mënyrë të paligjshme;

• Informacionin që spjegon se si të dhënat tuaja, përfshirë të dhënat e Eurodac, korrigjohen ose fshihen. Kjo përfshin detajet e kontaktit të autoritetetit përgjegjës për procedurën tuaj të Dublinit, dhe autoritetet përgjegjëse kombëtare për mbrojtjen e të dhënave që trajtojnë kërkesën për mbrojtjen e të dhënave tuaja përsonale.

Page 16: “Unë jam në procedurën e Dublinit – çfarë do të thotë kjo” · 1 B Procedura e Dublinit – informacion për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare që gjendet në