8
1 Tirana Residential Complex Porta per te Investuar ne Shqiperi……… Tirana Residential Complex www.Albania-Estate.com ©

Apartamente per shitje ne Tirane. Tirana Residential Complex

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Apartamente per shitje ne Tirane. Tirana Residential Complex

Citation preview

Page 1: Apartamente per shitje ne Tirane. Tirana Residential Complex

1 Tirana Residential Complex

Porta per te Investuar ne Shqiperi………

Tirana

Residential Complex

www.Albania-Estate.com ©

Page 2: Apartamente per shitje ne Tirane. Tirana Residential Complex

2 Tirana Residential Complex

Pse Shqiperia? 25% ritje ne cmimet e pronave ne Tirane dhe

Vlore ne 5 vitet e fundit 22% ritje ne Turizem 20% ritje ne numrin e pasagjereve qe udhetojne

nga Aeroporti i Tiranes Udhetime ditore direkte te British Airways,

Lufthansa, Austrian, Alitalia 700 mill Euro investuar ne projekte te

ndryshme ne infrastrukture Anetar ne NATO qe nga viti 2009 Anetar ne EU ne vitin 2014 422 mil Euro nga fondet e EU 10% takse te ardhurash Jo taksa per pronat Kosto të ulët jetese Mundësi për financim kredi Turizëm të fortë lokal që nënkupton kërkesë

për qiradhënie.

www.Albania-Estate.com ©

Page 3: Apartamente per shitje ne Tirane. Tirana Residential Complex

3 Tirana Residential Complex

Natyra dhe ekologjia shqiptare krijon mundësi

për zhvillimin e turizmit bregdetar, atij malor,

turizmit aventuroz,etj.

Një vend shumë i këndshëm me karakter individual dhe bukuri natyrore, Shqipëria shtrihet përgjatë detit Jon dhe Adriatik. Me mbi 180 ditë me diell në vit Shqipëria është një përzierje interesante e kulturës dhe natyrës, maja malore dhe plazhet e shkreta, bukurinë dhe qytete me shumë jetë.

E karakterizuar nga plazhet e bukura me rërë të artë, vargjet malore dhe pamje mahnitëse, Shqipëria paraqet një mjedis të paprishur dhe të pacënuar. Deri tani Shqiperia ka qenë një sekret i përbashkët vetëm në mesin e pushuesve kureshtar dhe aventureskë. Kjo po ndryshon. Restorante që sigurojnë ushqim të cilësisë më të lartë, bukuri të mrekullueshme natyrore në bollëk, klimë e shkëlqyer, histori interesante, njerëz miqësorë dhe mikpritës – kjo është Shqipëria! Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28.748 km2. Ajo është e pozicionuar në pjesën jug perëndimore të gadishullit Ballkanit dhe kufizohet në veri me Malin e Zi, në veri- lindje me Kosovën, në lindje me Maqedoninë dhe në jug e jug -lindje me Greqinë. Në perëndim vendi laget nga ujërat e deteteve Adriatik dhe Jon. Shqipëria ndahet në katër zona fiziko - gjeografike (Alpet e Shqipërisë, Krahina Malore Qëndrore, Krahina Malore Jugore dhe Ultësira Perëndimore).

Kështu pra me një akses të shpejtë dhe të përshtatshëm, dhe tërheqëse si një parajsë unike e Mesdheut, Shqipëria ofron potencial i pashembullt qoftë si një shtëpi me mënyrë jetese në diell dhe/ose një mundësi për rritjen e investimeve, me qira ose rishitje.

www.Albania-Estate.com ©

Page 4: Apartamente per shitje ne Tirane. Tirana Residential Complex

4 Tirana Residential Complex

Klimë e shkëlqyer gjatë gjithë vitit me

temperatura që variojnë nga 22-30 gradë duke

krijuar kështu potencial të mirë për qeradhënie.

Shqipëria si shkak i pozitës së saj gjeografike, klimës, bukurive natyrore dhe trashëgimisë së pasur historike e kulturore ofron një potencial të rëndësishme për zhvillimin e industrisë së turizmit. Klima e butë dhe e favorshme bën që vendi të jetë destinacion turistik gjatë 12 muajve të vitit. Gjatë viteve të fundit turizmi shqiptar po jeton një ngritje të vazhdueshme duke u përqendruar në ofrimin e produkteve të ndryshme turistike si turizmi i " diellit dhe detit", " turizmi kulturor" etj. Turizmi bregdetar është kryesisht i zhvilluar në qytetet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Divjakës. Gjatë stinës së verës më shumë se 200.000 turistë frekuentojnë ujërat e detit Adriatik të Durrësit dhe Vlorës, të cilat ofrojnë edhe shërbime hotelerie dhe qendra argëtimi të ndryshme. Durrësi është një destinacion interesant edhe për turizmin historik.

Qyteti bukur i Sarandës është një qendër e rëndësishme turistike jo vetëm për plazhet por edhe për pasuritë e mëdha kulturore e historike. Saranda vizitohet nga shumë turistë ndërkombëtarë, një pjesë e mirë e të cilëve hyjnë nga ishulli grek i Korfuzit.

Turizmi malor është i përqendruar kryesisht në pjesën Jug- Lindore dhe Veriore të Shqipërisë. Fshati i Voskopojës ndodhet 21 km larg qytetit të Korçës, me ajër të pastër dhe ujë kurativ. Pika të tjera janë Alpet e Shqipërisë në veri të vendit (Thethi, Vermoshi, Valbona etj).

www.Albania-Estate.com ©

Page 5: Apartamente per shitje ne Tirane. Tirana Residential Complex

5 Tirana Residential Complex

Tirana–Kryeqyteti i Shqiperise

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtutetuese. Në historinë e popullit shqiptar, “Periudha e Pavarësisë (28 Nëntor 1912 – 7 Prill 1939), përmendet shpallja e Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese dhe miratimi i statutit apo kushtetutës republikane, në të cilat Tirana shpallet kryeqytet i Shqipërisë.

“Tiranë” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Te Ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.Për herë të parë emri i Tiranës në formën e sotme përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Për herë të parë regjistrimi i tokave u bë nën pushtimin otoman në vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra të banuara me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë.Në shekullin XV njihen, siç përmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogël.

Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit. Tirana ndodhet vetëm 17 km larg aeroportit "Nënë Tereza", i vetmi aeroport ndërkombëtar në Shqipëri i njohur dhe me emrin Rinas. Ky aeroport është hyja më e rëndësishme lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës. Tirana shtrihet në koordinatat 41.33° veri dhe 19.82° lindje. Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët të njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.

www.Albania-Estate.com ©

Page 6: Apartamente per shitje ne Tirane. Tirana Residential Complex

6 Tirana Residential Complex

........prezanton

Tirana Residential Complex Kompleksi rezidencial Tirana është rrjedhim i ndërtimeve të njëpasnjëshme dhe shitjeve të

sukseshme të realizuar gjatë viteve të fundit. Ky kompleks banimi është një nder më të mëdhenjtë dhe më tërheqësit duke e transformuar zonën në një qendër komforte banimi dhe shërbimesh. Kompleksi rezidencial i banimit Tirana është i lokalizuar pranë parkut të madh të Tiranës në kodrat jugore që rrethojnë liqenin artificial. Kompleksi është i mirëorganizuar dhe me pamje mahnitëse për nga liqeni dhe për nga brezi i gjelbërimit të parkut me malin e Dajtit në sfond.

Arkitektura e kompleksit është e lidhur me natyrën përreth. Materialet e ndërtimit tradicionale të përdorura si tulla e kuqe dekorative, tjegulla bituminose me ngjyrë jeshile janë kombinuar natyrshëm me materialet e teknologjisë së lartë si vetratat e bardha "REHAU", ndriçuesat metalike, kangjellat prej çeliku me ngjyrë të kuqe, etj.

Shtatë godinat që përbëjnë kompleksin kanë secila një kat nën tokë parkim, pesë kate të plotë Banimi dhe një kat nën çati. Kompleksi përmban gjithsej 192 apartamente banimi dhe 17 dyqane për shërbime të ndryshme. Të veçantë këtë kompleks e bëjnë vendosja e objekteve sipas pjerrësisë së kodrës dhe gjelbërimi i kudondodhur. Prania e pemëve mesdhetare si bredhat, blinat, selvitë dhe lulet e shumta dekorative janë kthyer në simbol të kompleksit dhe krenarinë e banorëve.

www.Albania-Estate.com ©

Page 7: Apartamente per shitje ne Tirane. Tirana Residential Complex

7 Tirana Residential Complex

Karakteristikat Kryesore:

Perbehet prej 7 Pallatesh 5 katesh me papafingo e Bodrum

Ndodhen prane Kopeshtit Zoologjik & Liqenit artificial Tirane

Siperfaqie Totale Ndertimi prej 37,000 m2

Me te gjithe aksesoret e nevojshem per nje Rezidence Bashkekohore si Dyqane e Ambjente sherbimi,kopeshte per femije,apartamente komode

Vende parkimi nentokesore e siperfaqsore

Rreth 6000m2 Lulishte e siperfaqie te gjelberuar

Kend Lodrash per femije

Rruge e trotuare

Ndricime rrugore dhe te lulishteve te ndertuara Brenda kompleksit nga Kompania jone.

Harmonizimi I ndertimeve me te gjithe aksesoret bashkekohore me Siperfaqet e gjelberta e shlodhese si dhe me pozicionin e vendodhjes se kesaj residence e bejne ate nje Rezidence unikale ne Tirane.

Skedula e Pageses* Me nenshkrimin e rezervimit – Reservimi / Cmimi I agjencise 2000 EUR Me nenshkrimin e kontrates 80% I pagohet ndertuesit Me nenshkrimin e kontrates - 700 EUR paguhen per sherbimet legale Me perfundimin e apartamentit 15% I pagohen ndertuesit Me marrjen e hipotekes – 5% I pagohen ndertuesit

* Skedula e Pageses ishte e sakte ne kohen e krijimit te broshures. Kjo mund te ndryshoje ne varesi te kohes se perfundimit te blerjes.

www.Albania-Estate.com ©

Page 8: Apartamente per shitje ne Tirane. Tirana Residential Complex

8 Tirana Residential Complex

Per me shume informacion ju lutem na kontaktoni si me poshte: USA and Canada Sam Dardha - Executive Director Cell: +1 414 852 5513 Email: [email protected] Albania Ilir Dardha - Albania Director Email: [email protected]

www.Albania-Estate.com ©