67
Aqif Isaku Në lulishten e jetës Në lulishten e jetës Aqif Isaku

Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Tregime per femije

Citation preview

Page 1: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

Aqif Isaku

Në lulishten

e jetës

Në lulishten

e jetës

Aqif Isaku

Page 2: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES
Page 3: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

Aqif Isaku

NË LULISHTEN E JETËS (Tregime për fëmijë)

Tetovë, 2010

Page 4: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

Biblioteka: LIBRI PËR FËMIJË

Botues: ÇABEJ & KULTURA S.H

Redaktor: Rami Kamberi

Recensent:Rrahim Sadiku

Lektor. Sahide Mustafa

Ballina:Sami Beqiri

Korrektor:Nevzat Zeqiri

Cipi

Page 5: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

KUSH ËSHTË ARDI?

Sigurisht e njihni Ardin?! E keni shumë afërdhe e shihni çdo ditë. Është si të gjithë fëmijët elagjes. Mund të gjendet edhe në klasën tuaj.Mund të jetë shoku i bankës, por mund të isheedhe ...! Ndaj, mos u habit!

Përtacia kurrë nuk i ka munguar. Ështëedhe tekanjoz i madh! Shpeshherë nuk është as idëgjueshëm. Ndodh që të jetë i mirë dhe i ëmbël, por kjo nuk zgjatë shumë, sepse me shokëthidhërohet edhe për gjëra për të cilat as që iavlen të diskutohet.

I do lojërat dhe shëtitjet. Pas futbollit me shokët vrapon tërë ditën sta dium më stadium.Kur del nga shtëpia, trimi harron se duhet tëkthehet, ndërsa kur e nget biçikletën, askush nukguxon t`i dalë përpara në rrugë, dhe i tërëkomunikacioni duhet të ndalet!

Muret e shtëpive apo objekteve kur pranëtyre kalon ai, duken si piktura të çuditshme ngashkarravinat me shkumës e ngjyra. Kur e

3

Page 6: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

këshillojnë që të përmirësohet, fjalëve të tilla asqë u var veshin. Gjithmonë vazhdon me të veten.

Shihni tani sa mirë e njihni Ardin! Por, nukdo të desha që në shumicën e rasteve të jeni si ai. E dini pse?! Sigurisht që e kuptuat se kush ështënga sjelljet e tij.

4

Page 7: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

MBRETI I PËRRALLAVE

Babai i Ardit u kthye nga puna dhe hyri nëdhomë. Në të hyrë u befasua! Ç`të sheh!? Atyndodhnin gjëra të çuditshme! Gjyshi, gjyshja dheGresa lëvizin ashtu siç urdhëron e dëshiron Ardi:ulu-ngrehu, poshtë-lart, para-pas, në vendkthehu. Mos lëviz. Kafen ju lutem! Dua cigare!Dua, dua…dhe rrotullohet në vend. Ata dëgjojnëdhe nuk kthejnë fjalë. Babai shikon me habi!

– Ç`ndodh këtu?! – pyet.– Luajmë lojën “Unë urdhëroj, ju veproni”!– Çfarë loje qenka kjo?! – nuk e kuptoj dot!– Loja e mbretit me njerëzit.– Ç`janë këto lojëra me mua, Ardi? – foli më

me seriozitet babai.– Si më thërrasin gjyshi dhe gjyshja, çdo

mbrëmje kur më tregojnë përralla, babi?– “Princ” dhe “mbret”, – iu përgjigj ai.– Pra, tani e kuptove. Unë jam mbret dhe

këta veprojnë si them unë. Kështu urdhërojnë

5

Page 8: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

mbretërit! Mund edhe më ndryshe. Por, meqëjam zemërmirë, kënaqem me kaq.

– Po, po, Ardi. Por, ti je vetëm mbret ipërrallave të gjyshit dhe gjyshes.

– Nëse jam vetëm mbret dhe princ ipërrallave, atëherë le të mos më quajnë ashtu.Por, gjersa të më thërrasin, unë do të jem mbretdhe do të urdhëroj kë dua dhe si dua, madjeurdhrave të mia mund t`u nënshtrohesh edhe tibabi pa asnjë fjalë, nëse dua e vendos unë.

Gjyshi, gjyshja dhe Gresa duke qeshurndjekin bisedën. Ata janë të gatshëm të luajnë aq sa të dojë dhe si të dojë Ardi, sepse ai është më ipërkëdheluri, më lazdraku, më tekanjozi… ishtëpisë dhe kurrë nuk do t`ia prishnin qejfin,edhe pse babait nuk i pëlqen një gjë e tillë.

6

Page 9: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

BABADIMRI TROKET NË DERË Afrohej mesnata. Ardi doli nga dhoma dhe

nuk tregoi se ku shkon. Hyri në dhomën tjetër,veshi rrobat e babadimrit, vuri mustaqe, morishkopin në dorë, hodhi në krahë thesin e mbu -shur me dhurata, u kthye në dhomën ku festohejdhe trokiti në derë. Nga zhurma e madhe qëbëhej brenda nuk dëgjohej asgjë, ndërsa aitrokiste e trokiste. Pas pak çastesh, njëra ngashoqet e dëgjoi dhe vrapoi ta çel derën. Në tëhapur atë u shtang. Ç`befasi! Babadirmi trokistenë derë! Nuk u besonte syve. A është e mundurkjo!? – pyeste veten. Babadimri të trokasë nëderën e tyre! Sa e mori pak veten bërtiti:

– Besa, Arta, Gresa, Andi… babadimri troket në derë!

– Babadimri! – mos bë hajgare me ne, Nora.– Jo, jo, nuk bëj hajgare! Ejani e shihni! Të gjithë vrapuan tek dera. Me të vërtetë

aty qëndronte babadimri me thesin në krahë. Sau gëzuan! Kishin pse. Të vijë babadimri në natën

7

Page 10: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

më të lumtur, t`u sjellë dhurata, t`i shoqërojë dhe të bisedojë me ta! A thua se diç më të mirë mundtë pritnin!?

– Urdhëro, babadimër, hyr brenda! – thaGresa, ndërsa Blendi me Andin e kapën për krahu dhe e futën në dhomë. Meqë hyri aty, u ul,pushoi pak, shikoi anembanë dhe tha:

– Sa fëmijë të lumtur qenkeni! Sa bukur epaskeni zbukuruar dhomën! Do të dëshiroja qëedhe unë bashkë me ju ta pres Vitin e Ri, por ja që më presin edhe shumë fëmijë, më vjen keq qëduhet të largohem.

Sa u pikëlluan fëmijët kur dëgjuan fjalët ebabadimrit. Edhe në ëndërr nuk e kishinmenduar një takim aq befasues. Por ç`e do qëedhe fëmijët e tjerë e presin, e falënderuan përvizitën e papritur.

Babadimri la dhuratat që i kishte sjellë përta dhe para se të nisej u tha që të mos mërziten,sepse kanë gjyshërit dhe gjyshet që mund t`iledhatojnë dhe argëtojnë si ai. Duke u uruar ngazemra një vit të mbarë e të suksesshëm u largua.Iku, pa mos dyshuar fëmijët se ishte shoku i tyreArdi, ndërkaq ata e përshëndetën me dorë gjersa humbi në errësirë.

8

Page 11: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

Më vonë, aty dhjetëra minuta pas mesnate, Ardi kthehet në dhomë. Fëmijët të gëzuar ibërtasin:

– Ardi! Ardi bre, ku ishe?! Babadimri erdhinë vizitë tek ne! Ku humbe ti Ardi?! – ndërsa, aishtirej kinse nuk di gjë dhe me ëndje dëgjonterrëfimin për babadimrin. Nuk deshi t`u tregojë tëvërtetën, ngase shokët do të ndjeheshin tëdëshpëruar.

9

Page 12: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

BIÇIKLETA ME DY SY

Biçikleta e Ardit ka sy. Mos u habitni! Me tëvërtetë ka sy; një të kuq dhe një të gjelbër. Syri igjelbër gjithmonë është i kthyer nga Ardi, ndërsai kuqi nga kalimtarët dhe pa ndalur ai qarkullonrrugëve me të.

– Ty, tyy, tyyyy! Ty, tyy,tyyyy! Largohu se po të shkel! Mos më dil përpara! Ç`kërkon ky nërrugë?! – dëgjohet pandërprerë zëri i Ardit.

Njerëzit lëshojnë rrugën, veturat ndalen,polici qëndron gatitu! Vetëm semafori nuk edëgjon. Vazhdimisht ndez dritat. Ardi nukrespekton urdhrat e tij dhe kalon nëpër dritë tëkuqe! Pastaj i kthehet semaforit dhe i flet mehidhërim.

– Shih, shih, ti je më i mençuri!? Nuk e shehse të gjithë janë ndalur!? Shiko sytë e mi or imarrë! Rrugën e kam gjithmonë të lirë. Kot e kekutizë sylaroshe. Nuk mund të më ndalosh dot.Edhe policët e dinë këtë. Andaj, pusho! A morevesh!?

10

Page 13: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

Çuditërisht, dritat e semaforit shuhen! Ardibuzëqesh dhe hap krahët në mënyrë triumfale;nget biçikletën pa duar, shikon anash,lazdrohet…!

Duke vozitur ashtu, një veturë e kapi përmbrojtësen e shiut dhe e përplasi për toke.

Pse ndodhi kjo?! Ndodhi ngase vozitësi ishte i një qyteti

tjetër dhe nuk dinte për aventurat e Arditrrugëve ashtu siç ishin mësuar bashkëqytetarët e tij.

Ardi edhe pas kësaj vazhdoi me të vjetrën.Shëtit rrugëve sikur të mos i kish` ndodhur gjë.Nuk e dëgjon gjyshin. As këshillat e mamasë nukvlejnë për të. Frikohet vetëm nga babai, sepseme të s`ka lojë. Por ç`të bësh, kur për hiret e tij aimerr vesh i fundit ose pasi t`i ndodhë diçka!

11

Page 14: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

KUR NDRYSHON ARDI

Kopshti pranë shtëpisë së Ardit buçiste ngazhurma që bëhej, ndërsa atij as që i bintendërmend t`i ndal krismat ndaj zogjve. Gjyshit nëdhomë i ulërijnë veshët. Nuk duroi më dhe dolinë ballkon të shohë se ç`po ndodh. Kur e pa Ardin se ç`është duke bërë, i bërtiti:

– Ardi, ç`janë këto krisma?! – Ardi nukpërgjigjet.

– Ardi, ndalo krismat se më shurdhoveveshët! – Ardi hesht.

– Ardii, Ardiiii, mjaft më! – Bërtet gjyshi mezë më të lart, por Ardi assesi të ndalojë krismatme fishekzjarrë.

Gjyshi tund kokën dhe i hidhëruar hynë nëdhomë, ndërsa ai edhe më tej vazhdon t`irrëmbejë zogjtë.

Trimoshi lehtë kalon me ata që i mund. Por,a vepron kështu edhe me shokët?!

I ndodhi njëherë, kur deshi t`i ngacmojë, t`idel pak më ndryshe. Goni që është më çapkën se

12

Page 15: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

ai, ia zbuti shpinën kur i shkeli këmbën dhe,paramendoni sesi do të kalonte sikur t`irrëmbente shokët si zogjtë. Me ta është më ibutë edhe se qengjat. Do të pyesni pse?! Sepse edi fort mirë se me shokët kalon më ndryshe. Atanuk e tolerojnë si gjyshi, gjyshja dhe motra. Me ta s`ka shaka. Andaj, Ardi kur luan me shokët është i mirë, i ëmbël, i qetë, zemërgjerë, tol er ant… e sa e sa të mira të tjera tregon!?

13

Page 16: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

ARDI DHE DETYRAT

Sa herë që kthehet nga shkolla, Ardi hedhçantën në një qoshe që mos ta gjejë dhe kur tëvijë koha në shkollë të shkojë pa të. Nuk e ka përqejfi shkollën. I do lojërat, sidomos kompjuterin,prej të cilit nuk ndahet as një minutë. Këto fjalëvazhdimisht gjyshi i thotë, por Ardi fare nukshqetësohet.

Prindërit e qortojnë, ndërsa ai vazhdonlojë rat. Kur e pyesin për detyrat që u jepmësuesja, përgjigjet: në internet duhet të gjejfotografi të kafshëve, qyteteve, fshatrave osetekste të gatshme për punët e njerëzve në vise tëndryshme të botës, ndonjë tregim apo poezi tëbukur!

Ardit kjo i shkon për dore, meqë punën nëkompjuter e ka përsosur. Është i gatshëm që tërënatën ta kalojë pranë kompjuterit, vetëm evetëm të mos shkruajë në fletore, sepse tëshkruarit i ka kaluar në marrëzi, saqë ju nukmund ta paramendoni!

14

Page 17: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

Meqë me kompjuterin i shkon mirë, nëshkollë del pari. Asnjëri nga shokët nuk jeppërgjigje më të sakta se ai. Mësuesja e lëvdondhe e merr si shembull i të mësuarit mod ern.Ardi duke lozur në kompjuter, ia arrin që të jetëmë i suksesshmi dhe më i informuari se të tjerët.Shihni, edhe përtacia ndonjëherë del për të mirë! Por, nuk do t`ju ndodhë të gjithëve të kaloniashtu nëse merrni shembullin e Ardit.

Andaj, kini kujdes! Mund të qëllojë që tëmos t`ia dilni me detyrat dhe t`u qortojëmësuesja apo të merrni notë të dobët! Merrnilibrat lexoni dhe detyrat kryeni me kohë. Esigurta është e sigurt! Mos e shikoni shumëArdin!? Le të vazhdojë ai me të veten!

15

Page 18: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

SI SHKRUAN HARTIM ARDI

Jemi në orën e parë të mësimit. Mepadurim e presim mësuesin me fletoret e hapuradhe lapsat në dorë. Do të kemi hartim nga gjuhadhe kureshtja nuk na lë të qetë. Kështu e nisirrëfimin Dorina.

Nuk kaluan as dy minuta e mësuesi hyri nëklasë. La ditarin mbi tavolinë dhe pa humburkohë u nis drejt dërrasës për të shkruar temën.

Ne me kërshëri pritnim se ç`temë do të najepte. Të gjithë kishim përgatitur nga dy-tri soshdhe shpresonim se rastis e na bjerr ndonjë prejtyre, ndërsa shoku ynë Ardi rrinte qetë, sikur tëmos i interesonte fare.

Pasi mësuesi shkroi temën, filluam tëshkruanim hartimin në qetësinë më të madhe.Në momentet e përqendrimit të vëmendjes tekhartimi, asnjëri nuk mendonte për botën andejdritares. Aty ku lulëzon jeta! Ku fijet e blerta tëbarit lehtë i përkund era lozonjare. Aty, ku ngaqielli blu, dielli derdh rrezet e tij të arta mbi

16

Page 19: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

natyrën bleroshe, ndërsa ne, ashtu heshtur,shkruanim hartimin pa mos vërejtur se ç`ndodh.Dhe, kur ngrita pak kokën, shohë Ardin eshqetësuar. Ai rri e nuk shkruan. Çudi! Rrotullonkokën këndej-andej. Diçka e mundon! Mësuesi eheton shqetësimin e tij, por nuk e pyet.

Nuk kaloi shumë kohë dhe Ardi mori frymëthellë dhe u qetësua. Pushoi pak, u ngrit nëkëmbë dhe bërtiti:

– Shkruani o ju dembelë, dembelësh! Juveju duhen dy-tri orë për të shkruar një hartim,ndërsa mua vetëm dy-tri minuta, sepse aq kohëmë nevojitet që t`i ndërrojë fletoret dhe ja,hartimi u krye. Nuk është faji im që nuk mund t`iaqëlloni temës. Prandaj lodhuni duke menduar eshkruar. Shihni kush fiton!? – duke tregua megisht nga vetja.

I tha këto fjalë dhe u ul. Në klasë heshtje!Mësuesi nuk ngriti as kokën ta shikojë! Ubefasua. Nuk i priste këto fjalë nga Ardi.

Merreni me mend, po të vepronin të gjithësi ai, a do të duhej të punonim e mësonim!?

17

Page 20: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

PSE BUZËQESHI LAPIDARI?

Një ditë të bukur vjeshte, kur rrezet e diellitndillnin buzëqeshje të ngrohta, Ardi shëtisterrugëve të qytetit..

Duke ecur pa një plak ulur skaj rrugës pranënjë lapidari, me një peshqir të shtruar përpara.Fytyrë zbehur, flokë derdhur e sy të zgurdulluarhidhte shikimet anembanë se mos mëshirohetndokush dhe i jep ndonjë para. Për çudi, askushnuk i dilte në ndihmë!

– Eh, tha Ardi! – unë me të gjitha prapësitëdhe hiret që kam, nuk mund ta shikoj e duroj këtë pamje.

Nga hidhërimi filloi të lëviz në vend! Nuklargon e nuk flet, ndërsa para tij plaku rri ulur dhe hesht; nuk kërkon para, nuk ankohet, por i shikon fëmijët lakmueshëm!

Ardit i vjen keq për plakun. Nga pikëllimi qëndjen për të, ashtu pandehur ecën rrugësngadalë, që pas pak kohe të arrijë në shesh tëqytetit, ku u ndal pak dhe me admirim i shikonte

18

Page 21: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

bukuritë e tij. Por, në mendje gjithnjë e kishteplakun me pamjen tij aq trishtuese e mjeruese.Nuk vonoi shumë dhe me vrap, ashtu fluturimthiu kthye rrugës së mëparshme dhe arriti tekplaku.

Për çudi, plaku rrinte në të njëjtin vendpranë lapidarit si lapidar! Po, po, lapidar i gjallë!

Ardi u ndal para tij, e futi dorën në xhep,nxori disa para dhe ia lëshoi në peshqirin eshtruar. Pas tij me radhë fëmijë dhe të rriturbënë të njëjtën gjë.

Habitshëm lapidari para Ardit buzëqeshi!Buzëqeshi edhe plaku. I gëzuar e shikonte Ardinme habi! Nga sytë e tij vetvetiu kuptohejfalënderimi që i bënte. I gjetur në një situatë tëtillë, Ardi filloi të dridhet dhe nuk mund të nxirrtefjalë nga goja. Nga sytë i rrodhën lot.

U kthye anash dhe vazhdoi rrugën. Nuk thaasnjë fjalë.

Ishte ky rrëfimi për veprën e Ardit. Nukduhen fjalë. Vepra flet vetë!

19

Page 22: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

SI U BË ARDI PALAÇO

Duke kaluar pranë një cirku Ardi pa aktorëtduke ushtruar, u përvodh nga shokët dhe pup,pup e hyri në cirk. Nuk e hetoi askush meqë tëgjithë ishin të përqendruar në ushtrimet. Por,Ardi nuk mund të hetohet as kur jeni mëvigjilent!? Dhe, duke shfrytëzuar pakujdesinë erojës, hyri në dhomën e zhveshjes ku kishte njëpalë kostume të cilat duhej t`i vishte një aktor ivogël. Pasi që ishte i sëmurë rrobat i kishinmbetur në zhveshtore. I mori kostumet dhe iveshi. U shikua në pasqyrë dhe bërtiti:

– Unë jam palaço! Jam palaço! Po, po,palaço i vërtetë!

Meqë i pëlqeu ashtu vetja, vendosi tëaktivizohet në ushtrime. Filloi t`i kërkojë dhomëmë dhomë artistët. Duke kaluar korridoreve, mënë fund i gjeti. Nisi ushtrimet me ta pa e kuptuarkush se nuk është aktori i tyre. Për befasi,palaçoja i vogël ushtrimet i bënte më mirë seç epritnin regjisorët e spektaklit.

20

Page 23: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

Shokët të hutuar nga humbja e tij, ealarmuan policinë dhe prindërit se mos vallë i kandodhur diçka. Filluan kërkimet, por Ardin nuk egjenin dot.

Erdhi mbrëmja. Në cirk luhej shfaqja. Disashokë që nuk dinin gjë për humbjen e tij, shkuanatje.

Pikërisht në orën e caktuar filloi cirku. Spek -ta torët me admirim dhe duartrokitje përcillninakrobacionet e palaços së vogël. Ishte një gëzim imadh, sidomos për vogëlushët. Secili dëshirontetë ishte në vend të tij! Kishin pse! Ai ishte ylli imbrëmjes dhe duartrokitjet më të mëdha ishinpër të.

Pas dy orësh spektakli mbaroi. Aktorët tëmbledhur në mes të sallës, nxorën rrobat dhepërshëndetën shikuesit. Dhe ndodhi befasia! Nëmesin e tyre ishte dhe Ardi. Në sallë jehuanbrohoritjet: Ardi! Ardi! Ardi..., ndërsa aktorët tëbefasuar, kthyen kokën nga palaçoja i vogël. Ushtangën kur panë se në vend të aktorit të tyreështë një djalosh tjetër. U kthyen nga djaloshi, upërkulën para tij për aktrimin e mrekullueshëm.

Prej asaj dite ai u bë aktor i rregullt i cirkutdhe me ekipin e tyre shkonte qytet më qytet.

21

Page 24: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

Fama për Ardin art ist u përhap gjithandej.Në shkollën ku mësonte të gjithë e përshën -detnin me admirim, ndërsa mësuesit e toleroninpër mungesat gjersa ishte në prova apo nëshfaqe.

Ndërkaq, prindërit edhe pse të hidhëruarme të, nuk e qortuan për këtë aventurë të tij.

22

Page 25: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

NË KOPSHTIN ZOOLOGJIK

Ardi me shokët shkuan në kopshtinzoologjik. Si gjithmonë çapkën, në të hyrë filloi t`ingacmojë kafshët. Luan me ta, u jep gurë, drurë e çfarë t`i bjerrë tjetër në dorë. Kafshët hidhë -rohen, ulërijnë dhe bëjnë lëvizje të çuditshmepër të dalë nga kafazi e t`i sulmojnë fëmijët. Ardinuk çanë kokën. Duket se nuk frikohet prej tyre si shokët e tij!

Një majmun plak ia mëshoi një shuplakëkur i dha një copë druri për ta ngrënë, ndërsavetë hante banane.

Trimoshi, sikur të mos i kishte ndodhur gjë,vazhdimisht ngacmonte kafshët dhe duke kaluarkafaz pas kafazi arrijnë tek elefanti.

Të gjithë i japin banane, bonbone,ëmbëlsira dhe gjëra të shijshme, ndërsa elefanti i përshëndeste me lëvizje të feçkës së gjatë dhetundje koke.

Ardi si Ardi, sërish vazhdon me akraballëqet e tij. Mori një gur që ishte pranë dhe ia lëshoi në

23

Page 26: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

feçkë. Elefanti e futi në gojë, por kur e pa se është i fortë e hodhi për toke, ndërsa Ardi nuk ndalej sëqeshuri.

Çuditërisht, elefanti është fort i qetë. Lëvizngadalë nëpër kafaz dhe nuk kaloi shumë kohë eshkoi tek baseni. Futi feçkën kinse pi ujë, pastaj ukthye nga fëmijët, shikoi mirë e mirë dhe kur e paArdin, ngriti feçkën lart dhe mbi të lëshoi ujin embushur dhe e lagu sikur të binte shiu më irrëmbyeshëm.

Shokët me admirim dhe brohoritje për -shëndetën elefantin, ndërsa Ardi, ashtu i lagurqull, vari kokën dhe iku nga turpi.

24

Page 27: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

ËNDRRAT E PËRBASHKËTA

Sonte Ardi ëndërroi një ëndërr të çudit -shme. Nga frika nuk e zinte gjumi! Tërë natën ekaloi në ankth!

Në të zbardhur mëngjesi vrapoi tek shokët.Deshe t`ua tregojë ëndrrën, por frikohej se nukdo t`i vijnë më ëndrrat e bukura, ato që ikënaqnin shpirtin dhe e shpinin nëpër vendet më të bukura anekënd botës.

Po t`ua tregonte, frikohej se vazhdimit dota ndjekin ëndrra të këqija. Më në fund vendosit`ua tregojë.

Në të nisur, Beni një shok i tij i tha:– Ndalo, Ardi! Po të tregoj unë se çfarë ke

ëndërrua!– Do të më tregosh se ç`kam ëndërrua!?– Po, po, do të tregoj se ç`ke ëndërrua!– Mos thuaj marrëzira Beni!– Jo, nuk them marrëzira! Po tregoj me të

vërtetë se ç`ke ëndërrua. – Nëse mendon se po e qëllon, tregoje!

25

Page 28: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

Dhe Beni nisi të tregojë ëndrrën e Ardit. Përhabinë të gjithëve, pikë për pike e kishte qëlluar.

– Si është e mundur!? – tha në vete Ardi.Pastaj u kthye nga Beni dhe e pyeti se nga e dikëtë.

Beni duke qeshur i përgjigjet:– Unë të tregova se ç`kam ëndërruar vetë.– Nuk është e mundur! Jo, nuk është e

mundur! Si mund dy njerëz të ëndërrojnë ëndërrtë njëjtë në të njëjtën natë?! – habitshëm iaktheu Ardi.

Ja, meqë ndodhi, ishte një mrekulli për tëgjithë. Dhe, kur filluan të tregojnë ëndrrat, doliqë shumë shokë të kishin parë ëndrra të njëjta.

– A e dini pse ndodh kjo kështu?! – sigurishtqë jo. Ndodh ngase fëmijët lojërat dhe dëshirat ikanë të njëjta.

26

Page 29: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

NË PUSHIME

Ishte hera e parë që Ardi të shkojë nëpushime në det. Asnjëherë nuk kishte parë njëhapësirë aq të madhe me ujë dhe plazhe të gjatae të gjera të mbushura plot njerëz.

Në të arritur në pushimore, me Gresënmorën kostumet e banjës dhe ikën drejt plazhit.

Në të mbërritur atje kërkuan vend për t`ushtrirë, por nuk mund të gjenin dot. Duke ecurplazhit panë fëmijë që luanin me rërë, disa tëtjerë futboll, ndërsa pjesa më e madhe notoninnëpër det të shoqëruar nga valët kaltëroshe.

Ardi nuk dinte ç`të zgjidhte. Ai deshemenjëherë të luajë edhe me rërë, edhe futboll,edhe të notojë.

Më në fund vendosi. Hyri në ujë dhe i raplazhit rreth e qark, pastaj u ndal pranë një grupifëmijësh dhe filloi të bëjë akrobacione. Kërcen,zhytet, ngre valë në brendësinë e detit, ndërsapranë plazhit përplas këmbët furishëm në ujë qët`i spërkat njerëzit që rreziten.

27

Page 30: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

Njerëzit i bërtitnin që të ndalojë me lojërat,por Ardi nuk mërzitej! Nga kënaqësia as që idëgjonte fjalët e tyre dhe vazhdonte të notojë;pllaf-plluf, pllaf-plluf, duke ngritur stërkala, sikurtë kalonte ndonjë lundër apo delfin.

Të gjithë e shikonin me habi! Çuditen sesinjë fëmijë mund të jetë aq i shkathët dhe tënotojë aq mirë dhe nuk kaloi kohë e gjatë e atafilluan ta shikojnë me admirim. Ardi u bëlazdraku i plazhit. Po të vonohej pakëz të gjithëpyetnin se ç`u bë me të, mos i ka ndodhur diçkaapo është larguar në ndonjë plazh tjetër.

Sa arrinte aty plazhi gjallëronte. Edhenjerëzit që i spërkaste nuk i hidhëroheshin më.Edhe ato i gëzoheshin gëzimit fëmijëror, sa për të thënë se lumturia nuk ka fund!

28

Page 31: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

PSE NUK FLISTE ARDI

Ardi në të kthyer nga shkolla iku drejt nëdhomë. Nuk i përshëndeti si zakonisht gjyshen eas mamanë.

– Ardi, si je syri gjyshes! – u dëgjua zëri igjyshes nga dhoma e ndejës, por ai nuk ia kthenpërgjigjen.

Tani gjyshja me një zë pak më të lartë, iudrejtua.

– Ardi, zemra e gjyshes, mirëmbrëma! Por,Ardi assesi të fliste. Ç`befasi!? Kurrë më parë ainuk kishte veprua në këtë mënyrë. Gjithmonë, sa kthehej nga shkolla, përshëndeste dhe për qa -fonte mamanë e gjyshen, por kësaj here nukndodhi! Pse hesht, e ç`ndodh me të, nuk e dinin.Ndërkaq, Ardi në shkollë sot kishte marrë njëdetyrë të rëndësishme.

Meqë afrohej fes ta e 28 nëntorit, mësuesjae kishte caktuar të recitojë një poezi për shfaqenshkollore. Titullohej “Valo flamur”, andaj ai meseriozitetin më të madh e mori këtë punë dhe në

29

Page 32: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

t`u kthyer nga shkolla u mbyll në dhomë dhe filloita lexojë në qetësinë më të madhe, prandaj nuk idëgjonte fjalët e tyre.

Për të provuar sesi qëndron puna me të,tani foli e ëma.

– Ardi, shpirti i mamit, a u ktheve ngashkolla? Por sërish ai nuk jepte përgjigje. Dhe,pas një bisede të shkurtër, gjyshja hyri nëdhomën e tij.

Ardi i shtrirë në krevat mbante në dorëletrën me poezinë e shkruar dhe lexonte, pa ehetuar se dikush hyri në dhomë.

– Ç`lexon Ardi? – e pyeti gjyshja.– Poezinë më të bukur!– Poezinë më të bukur!? – ia ktheu ajo me

habi.– Po gjyshe.– Po cila është ajo poezi?– “Valo flamur” – tha Ardi.– Oh, sa titull të bukur që paska! Sigurisht

që edhe fjalët në të janë të bukura!?– Po gjyshe, – prandaj ju thashë që lexoj

poezinë më të bukur.– Gjyshe, a di se në cilin muaj jemi tani? –

foli Ardi.

30

Page 33: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

– Po, e di. Në muajin nëntor.– A s`të kujtohet se ç`festë, festojmë në

këtë muaj?– Mu kujtua. – 28 nëntorin – Festën e

flamurit, Ditën e Pavarësisë.– Gjyshe, gjyshe! Ju nuk e kuptoni dot

gëzimin tim. Sot më caktuan të marr pjesë nëshfaqen shkollore dhe në të ta recitoj pikërishtkëtë poezi, andaj kur u ktheva nga shkolla, ashtu i humbur nga gëzimi, vrapova në dhomën time për ta mësuar sa më parë dhe harrova t`jupërshëndesë.

Të lumtura gjyshja dhe mami, nuk iuhidhëruan. E kuptuan gëzimin e tij. Nuk është pak të recitosh për festën më të madhe të kombitdhe aq më pak për flamurin!

31

Page 34: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

PARULLAT MAGJIKE!?

– Ardi, Ardii, Ardiii! – bërtet gjyshi ngaoborri.

Ardi nuk jep zë; mbath këpucët dhe nisetdiku. Nuk vonon shumë dhe kthehet me gazetënë dorë dhe shkon e ia jep gjyshit. Prindërithabiten! Nuk kuptojnë gjë, nuk pyesin. Kthehennë dhomë dhe presin se ç`do të ndodhë!

– Gjysh, gjyysh, gjyyysh! – tani thërret Ardi. Gjyshi nuk përgjigjet, por fut dorën në xhep

dhe nxjerr një qindarkë. Ardi afrohet, merrqindarkën dhe ikën.

Habia tek prindërit shtohet. Kërshëria si lëtë qetë.! Ç`janë këto truqe!? – pyesin. Ç`do tëndodhë më tutje!? Mendojnë për parullat me tëcilat merren vesh.

Diku pasdite, gjyshi kollitet tre herë. Ardi,vrapon tek kioska më e afërt, blen një pako cigare dhe ia sjell.

Pak më vonë Ardi fishkëllen tri herë. Gjyshinxjerr topin e fshehur dhe ia jep. Ai e merr topin

32

Page 35: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

në dorë dhe vrapon tek shokët. Kur prindëritmenduan se i kuptuan truqet e tyre, parullatndryshuan. Filluan të përdorin shenja dheveprime për të cilat kurrë nuk do të shkontemendja.

Po si do t`i kuptoje, kur ata ishin marrë veshqë çdo ditë dhe në çdo pjesë të saj të veprojnëndryshe, andaj shanset për t`i zbuluar janëshumë të vogla dhe çdo përpjekje do të ishte edështuar.

Prandaj prindërit as që tentuan t`i zbulojnëfshehtësitë e tyre. I lanë lirisht të shprehen eveprojnë si të duan.

33

Page 36: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

NË KOPSHT

Ardi shumë i do lulet. Gjithmonë kur gjyshipunon apo mbjell lule, ai është aty për ndihmë.Shpesh i ujit, herë-herë i plehëron, madje edhe ipunon.

Por, mos mendoni se Ardi gjithnjë është aq i kujdesshëm ndaj luleve dhe kopshtit. Kurhidhërohet hynë në kopsht dhe i këput pakurrfarë kontrolli. Ndodh që edhe të luaj me topnëpër lule, sikur të jetë sta dium futbolli!

Kur prindërit e qortojnë gjyshi i del nëndihmë. Si thoni, a vepron mirë gjyshi?! Do tëpajtoheni, se gjithsesi se jo. E pse e mbronatëherë Ardin?! Po Ardi është krahu i gjyshit.Përndryshe, gjyshi ashtu edhe e quan. Do tëpyesni pse?!

Kur gjyshi del të shkojë diku, Ardi e kap përkrahu dhe e ndihmon, sepse ai është plak dhe inevojitet ndihma e dikujt. Gazetat ia sjell çdomëngjes, i blen cigare, shëtit me të mbrëmjeve,andaj si mos ta mbrojë!

34

Page 37: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

Dhe, Ardit për pak t`i dalin edhe brirët,ashtu siç thuan më të moshuarit. I tejkaloi tëgjithë kufijtë e mirësjelljes.

Andaj një ditë prindërit vendosën që mos ta dëgjojnë më gjyshin dhe Ardin e rregulluan ashtusiç duhet dhe e meriton ai.

Që nga ajo ditë kopshti lulëzonte përbukuri. Nuk kishte më këputje lulesh pa nevojëdhe nuk luhej top aty.

Sigurisht që edhe ju e keni dëgjuar fjalënpopullore: ”dajaku ka dalë prej parajse”.Mendonit se do të ndryshonte Ardi, po të mosishte dajaku!? Hë, hë, hëëë, pra! Rroftë dajaku!

35

Page 38: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

NË BOTËN E ËNDRRAVE

Si çdo fëmijë edhe Ardi i do ëndrrat. Por, aidëshiron që ëndrrat e tij të jenë më të bukuradhe më të çuditshme!

Shpesh i ndodh që të hidhërohet, ngaqënuk i pëlqejnë ato që i ëndërron. Si të moshidhërohet, kur nuk është si shokët e tij!? Aiështë i veçantë! Do që ëndrrat ta shëtisin nëpërqiell, ta shpien në hënë, të jetë në mesin exhuxhëve e të luajë më to...e sa dëshira tjera ka!

Do të çuditeshit nëse Ardi do të deshe qëëndrrat t`ia kryejnë edhe detyrat, madje edhe nëshkollë të shkojnë në vend të tij.

Po, po! Këtë shpesh e shpreh para shokëvedhe nuk turpërohet. Thotë se, nëse ëndrrat mëkanë shokë e më shoqërojnë çdo natë, atëherë le të veprojnë ashtu siç dua unë.

Dhe, sikur ëndrrat e dëgjuan. Filluan t`iaplotësojnë dëshirat, por kur panë se sa përtacështë ai, ikën të hidhëruara dhe nuk i vinin më.

36

Page 39: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

Kur kuptoi për hidhërimin e ëndrrave, Ardipremtoi se do të përmirësohet dhe kurrë nuk dot`i përsërisë gabimet e bëra.

Ëndrrat janë të mira. Dinë edhe tëshpërblejnë. Kur panë se ai me të vërtetë ështëpenduar dhe e ka përmirësuar sjelljen, si ndajshokëve dhe të gjithë atyre që i ngacmonte,sërish iu kthyen, tani edhe më të bukura se që ivinin më parë.

Ardi përsëri filloi të jetë i lumtur, madjemendonte se me të vërtetë është në botën eëndrrave!

37

Page 40: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

38

DËSHIRA TË ÇUDITSHME

– Gjysh, gjysh, mu kujtua diçka! – bërtitiArdi.

– Ç`t`u kujtua, Ardi, – ia ktheu gjyshi.– Dua të shkojmë në skijim!– Në skijim! Po ku do të gjejmë borë, kur

tani jemi në mes të verës.– Në të gjitha vendet e botës nuk është

verë gjysh. Mund të shkojmë atje ku ka borë dhetë rrëshqasim.

– Mirë të është kujtua Ardi, por për tëshkuar atje nevojiten edhe para.

– Para ju do të gjeni! Ju punoni. Unë dua tërrëshqasë, dua edhe të fluturoj, dua të luajfutboll. Kam edhe shumë dëshira të cilat nuk dua të t`i them tani, por nëse më kundërshtoni,atëherë do t`i shpalos edhe tjerat. Ato mund tëjenë edhe më të çuditshme!

– Më të çuditshme!? – ia ktheu gjyshi ibefasuar. Po si janë ato më të çuditshme, kur tikërkon borë në mes të verës?!

– A nuk ju duket më e çuditshme, nësekërkoj të lahem në det mu në pikën e dimrit, nëngricën më të madhe!? Si thoni tani, gjysh?!

Page 41: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

39

Mund edhe pak më të çuditshme, madje edheshumë më të çuditshme.

Gjyshi, duke i ditur tekat e Ardit, nuk deshita pyesë më, sepse nga koka e tij me të vërtetëmund të lindin njëmijë e një dëshira të tilla, andaj i tha që këto dëshira t`ia tregojë babait dhe nëseai pajtohet, atëherë nuk ka prob lem.

Por, këtu qëndron problemi i Ardit. Parababait nuk guxon fare të dalë me kësi kërkesash.E di fort mirë se këto budallallëqe i kanë kaluarnë marrëzi. Dhe, po t`ia tregonte, sigurisht se nuk do të kalonte mirë, ndaj dhe i harroi dëshirat qëkishte, bile nuk ia thoshte më as gjyshit!

Page 42: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

ME HIRET EDHE NË FSHAT

Gjatë një vikendi Ardi me motrën shkuan në fshat që t`i vizitojnë gjyshin dhe gjyshen.

Ardi, ashtu siç e ka zakon, nuk ngu rroi qëedhe këtu të vazhdojë me budallallëqet e tij.

Sa hyri në oborrin e gjyshit pa një go mar. Iuafrua atij ngadalë dhe filloi t`ia mëshojë meshkop. I habitur, gomari e shikonte me neveri,meqë nuk ishte mësuar me kësi budallallëqesh të fëmijëve të fshatit, andaj nuk i hiqte sytë ngaArdi. Por, kur vazhdoi me budallallëqe tjera, aipalli aq shumë saqë Ardi nga frika rra në tokë.Dhe, mos mendoni se mbeti me kaq!? Kur e pasesa frikacak është, filloi edhe ta përqesh. Buzëte tij ndryshonin nga minuta në minutë. Pas pakkohe i dha edhe një shqelm në prapanicë!Ofkëlloi Ardi, por më kot. Gomari e mori hakun!

Sa u largua nga gomari, filloi të vrapojë pasnjë klloçke me zogj. Edhe kësaj radhe nuk kaloihiç më mirë. Klloçka si një nënë e mirë që i ruanfëmijët e saj, në t`iu afruar zogjve që t`i kapë, e

40

Page 43: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

41

sulmoi me sqep duke ia gërvishtur e gjakosurdorën e djathtë.

Piskama e Ardit u dëgjua në tërë lagjen.Vrapuan të gjithë duke menduar se i ka ndodhurndonjë gjë e padëshirueshme apo mos e kasulmuar dikush. Kur panë se klloçka e ka bërë nëatë gjendje, gjyshi dhe gjyshja njëzëri thanë:

– Ç`kërkove, atë e gjete, – dhe ikën në dhomë. Por, Ardit pak iu dukën këto. Vazhdoi me

hiret e tij. Sa e pa një qen që flinte pranë derës së një

shtëpie, i hodhi me gur. I hidhëruar qeni errëmbeu me tërbim. Ikte Ardi nga frika sa mundej dhe duke ikur u përplas për një druri dhe e çaukokën.

Vrapuan fshatarët për ndihmë dhe meveturë shpejt e çuan në spital. Aty mjeku ia qepikokën dhe ia lidhi me fashë. Tani Ardi i ngjasonteGonit trazovaç, që sigurisht keni dëgjuar e lexuarpër të. Po, ishte pikërisht si ai në ato momente.

Dhe ky farë trimi, filloi të ankohet se nëfshat i ndodhin gjëra të këqija dhe se kurrë mënuk do të vijë këtu!

Siç duket, më i lumtur do të jetë fshati po qe se Ardi më nuk vjen më tek ai.

Page 44: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

EDHE ARDI DI TË NDIHMOJË

Një ditë kur prindërit shkuan të vizitojnëtezen në qytet, Ardi mbeti në shtëpi me gjyshin esëmurë.

Meqë gjendja e tij keqësohej, vendosi tëshkojë e ta thirr mjekun. Dhe, ashtu si i hutuar,hapi derën, vrapoi shkallëve teposhtë, doli nërrugë dhe u nis drejt ambulancës.

Në të mbërritur atje, filloi të bërtasë: – Më duhet mjeku! Më duhet mjeku!

Gjyshin e kam të sëmurë. Të gjithë e shikonin me habi. Çuditeshin sesi

një djalosh aq i vogël kërkon ndihmën e mjekutpër gjyshin e tij dhe u larguan për t`ia lëshuarrrugën, që të arrijë deri tek dera e mjekut.

Duke falënderuar njerëzit për mirë -kuptimin, trokiti në derë.

– Urdhëroni! – tha mjeku. Hyr brenda.Ardi hyri. Kur e pa mjeku djaloshin e

shqetësuar, me një zë të ëmbël e pyeti:– Ç`të mundon djalosh?!

42

Page 45: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

43

– Xhaxhi mjek, gjyshin e kam të sëmurë! Inevojitet ndihmë e shpejtë.

Duke kuptuar situatën serioze, mjeku moriçantën dhe bashkë me Ardin ikën për në shtëpi,ku gjyshi priste ndihmë.

Ai e kontrolloi mirë plakun, i dha injeksionedhe para se të largohet i tha:

– Paskeni nip të mrekullueshëm, gjysh. Kjoështë pasuria më e madhe për një shtëpi. Andajkrenohuni me të.

Gjyshi qeshi dhe lëvizi kokën. I di fort mirëai hiret e Ardit. Nuk beson se Ardi do të kishtevepruar kështu, po të mos ishte në pyetje vetëgjyshi!

Page 46: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

SI ARDI, ASHTU EDHE SHOKËT!

Shokët që kam çdokush do të dëshironte t`ikishte! Janë të urtë, të sjellshëm, humanë,solidar e shumë të mira tjera kanë. Kështu thotëArdi, sa herë që i zë në gojë shokët e tij. Po aështë kështu në të vërtetë?!

Thotë kështu, sepse edhe ai vetë sillet siata. Shpeshherë kacavirret në degët e drurëvedhe i shqyen rrobat. Kur ndonjë i panjohur kalonrrugëve, e tallë dhe i flet fjalë të ndryshme! Edhemoshatarët e vet i ngacmon. Nuk është i gatshëm t`i ndihmojë askujt, po qe se i nevojitet ndihmë.Kur dikush e lutë që t`i kryejë ndonjë punë, Ardigjithmonë e refuzon.

Tani e kuptoni se çfarë shokësh ka Ardi.

44

Page 47: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

45

VETMIA

Një ditë kur Ardi mbeti vetë në lagje dhendjeu mungesën e shokëve, atëherë e kuptoisesa keq është të jesh i vetmuar. Nuk dilte ngashtëpia. Rrinte në dhomë dhe nuk largohejaskund.

Në të kuptuar për problemin, gjyshi iu afrua ashtu heshtur dhe filloi ta pyesë se çka emundon.

– Ardi më dukesh pak si i shqetësuar!? Pa mos ia kthye përgjigjen, Ardi i drejtohet

gjyshit:– Gjysh, a ke qenë ndonjëherë i vetmuar?! – Pse më pyet, Ardi?– Të pyes, sepse mendoj se më keq se të

jesh i vetmuar nuk ka.– E pse të jesh i vetmuar!? Ti ke plot shokë e

shoqe. Lagja jonë është e madhe, apo jo, Ardi?– Gjysh, gjysh, ju nuk e kuptoni se kam

mbetur pa shokë. Edhe ata pak që janë nukshoqërohen me mua!

Page 48: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

– Ç`broçkulla thua Ardi!? – foli më meseriozitet gjyshi.

– Nuk janë broçkulla e as mahi, gjysh! Evërtetë është se unë ndjehem i vetmuar. Edheshokët që kanë mbetur në lagje nuk shoqërohenme mua.

– Ardi, sigurisht ka diçka mes teje dheshokëve. Nuk mund të largohen aq lehtë.Ndoshta je hidhërua me ndonjërin apo ke bërëndonjë prob lem, kështu e kuptoj! Andaj të lutem ma trego të vërtetën.

Ardi uli kokën për toke dhe nuk deshi tëflasë.

– Ardi, të lutem edhe njëherë, tregoje tëvërtetën. – insistoi gjyshi.

– Gjysh, – me gjysmë goje foli Ardi. Po unë,Tonit i dhashë një shuplakë në klasë, Lules ia grisa fletoren, Mirit ia theva vizoren, Artanin eshqelmova kur luanim futboll. Bëra edhe disagabime tjera, që në mo ment nuk më kujtohen.

– Të lumtë, Ardi! Ti paske qenë hero imadh! Beso se edhe unë pas kësaj që më tre -gove, të jam hidhëruar.

Ardi përsëri vari kokën dhe heshtte. Nuk idilte fjalë nga goja.

46

Page 49: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

47

Por, gjyshi nuk mbeti me kaq. Kërkonte ngaai të dijë sesi do të veprojë që shokët t`i kthehenpërsëri.

– Gjysh, unë jam ky që jam! Nuk mund tëndryshoj aq shpejt. Andaj, shokët po qe se duantë shoqërohen me mua, le të shoqërohen pa mos u kërkua falje!

Qeshi gjyshi duke lëkundur kokën! Në vetepëshpëriste: Eh Ardi, Ardi! Me këtë kokë fortësivështirë do ta kesh tërë jetën dhe e mbaroibisedën. E la që problemin ta zgjidh vetë Ardi kurt`i kujtohet atij.

Page 50: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

DËNIMI

Ngacmimet për Ardin janë lojë epërditshme. Ashtu siç e ngacmonte gjyshin dhe ia merrte llullën e duhanit, në dhomën e gjumit dhe mes sallonit çdo ditë thyente nga një gotë apopjatë si dhe tërhiqte zvarrë qilimat, ashtu edhenë kopsht gjuante me shkop fëmijët dhevraponte të kapte ndonjë qen apo mace.

Edhe në oborr të shkollës çdo ditë ingacmonte shokët ose këpuste lulet, por edhehidhte me gur pas dritareve.

Dje, jo vetëm që përplasi derën e mësonjë -tores, por edhe Majlindës ia tërhoqi flokët, kurseAndin e pështyu në fytyrë.

Në atë çast u dukë mësuesja e cila nuk enjihte dhe nuk i dinte budallallëqet e tij.

Përballë mësueses filloi të qajë, dukedrejtuar kishin nga Andi dhe Majlinda, sa për t`ua lënë atyre fajin.

48

Page 51: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

49

Por, sot nuk mundi t`i ikë fajit, edhe psepara drejtorit të shkollës arsyetohej se pa qëllime theu fidanin para derës së shkollës.

– Ardi, me qëllim e theve fidanin! – i thadrejtori. Për këtë do të dënohesh, jo vetëm që tëmbjellësh fidanishte, por një javë do ta pastroshedhe oborrin e shkollës.

Punoi Ardi një javë të tërë. Puna ishte elodhshme dhe sikur u betua se veset e këqija nukdo ti përsërisë më.

Por, Ardi është Ardi!

Page 52: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

ARDI MAGJISTAR

Me të dalë nga rruga e dytë e shtëpisë sëArdit, rrëzë malit buzëqesh një godinë jo mëshumë se njëkatëshe, por gjithmonë e qeshur sifytyra e Ardit!

Një ditë, i ulur në kopsht me shokët dheshoqet Ardi vinte bast se me marifetet e tij mundta bënte që shkolla të qesh.

Nga turma e shokëve u dëgjua zëri, se mosvallë Ardi ka shkopin magjik dhe me të vërtetëshkolla mundej të qesh!

Të gjithë frikoheshin! I dinin fantazitë e tijtë çuditshme, andaj nuk vinin bast. Vetëm Dorina e zgjati dorën.

– Mos Dorina, – i bërtiti Goni, kur pa seshoqja e tyre mori guximin të vë bast me Ardin.

Dorina heshti! Ishte e vendosur dhe sikurdeshe t`u thotë shokëve, s`ka prob lem. Unë jame gatshme për befasi edhe më të mëdha!

50

Page 53: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

51

Nuk kaluan shumë minuta dhe një e qeshurfilloi të dëgjohet aq shumë, saqë edhe dritaretfilluan të hapeshin!

Dorina u skuq, ndërsa Ardi buzëqeshi edhemë shumë, kurse shokët e shoqet pyetnin; sesiështë e mundur!?

Por, Ardi magjistar bëri çudira, madje mund të bëjë edhe mrekulli tjera.

Shokëve dhe shoqeve u premtoi se nesërnë mëngjes kur të vijnë në shkollë, të gjitha luletdhe pemët të çelin, edhe pse kishte filluar tërresh dëbora e parë.

Nëse ju të tjerët nuk i besoni Ardimagjistarit, atëherë përpiquni që ta njihni!

Page 54: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

TË LUTEM GJYSH, MË FAL!

Do të thoshit se Ardi është i papër -mirësueshëm. Do të habiteni, sepse edhe ai di tëjetë i kujdesshëm.

Kur bën gabime di të kërkojë falje. Shpeshgjyshit i thotë: Të lutem gjysh, më fal. Por, këtë ebën vetëm kur ga bon me gjyshin! Me tjerët, siduket, do të t`i duhet edhe pak kohë që tëpërmirësohet.

Ai dita-ditës rritet dhe ka filluar të mendojëpak më ndryshe. Gjërat i kupton shumë më mirëse dikur. E di kur ga bon, e kur nuk ga bon. Por, t`ukërkojë falje edhe tjerëve si gjyshit, i duket pak sirëndë!?

Mendon se nuk do të jetë më ai çapkëni qëtë gjithë e toleronin dhe lazdronin. Dëshiron tëjetë akoma mbret i shtëpisë dhe i tërë lagjes.Por...

Një ditë vendosi që me të vërtetë tëndryshojë. Deshe të bëhet edhe më i kulturuar se të tjerët dhe filloi të sillet shumë bukur. E nde -

52

Page 55: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

53

ronte çdonjërin që kalonte rrugës, madje edheata më vegjlit se ai. Kur bënte gabime shokëve ukërkonte falje.

Njerëzit çuditeshin sesa shpejt ndryshoiArdi. Tani e donin edhe më shumë. E dinin se njëditë kjo do të ndodhë. Dhe ja ndodhi!

Ardi sërish është me i përkëdheluri dhe mëlazdraku i lagjes, por kësaj here për sjelljen e mirë e të kulturuar!

Page 56: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

DIKUR, EDHE BABADIMRI ISHTE NDRYSHE!

Babadimri dikur nuk ishte si është sot.Atëherë ai nuk rrugëtonte shpejt si ky i tanishmi.

Edhe dhuratat i kishte ndryshe. Më dukej se ishte më i lumtur! Nuk e di pse!? Por ashtumendoj, – i tha gjyshi Ardit.

Më kujtohet babadimri që më sillte dhurata mua. Me të vërtetë ishte i çuditshëm, ndërsa nesi fëmijë atë kohë e pritnim me padurim, ndoshta pse nuk hanim ëmbëlsira si hani ju, ndoshta pseedhe veshje nuk kishim ose edhe atë që e kishim,ishin të arnuara dhe përcilleshin prej fëmijës nëfëmijë.

Por, lumturia më duket se ishte më emadhe. Vitin e Ri e festonim në mënyrë mëmadhështore. Mund të ishte nga ajo, se asajkohe me vështirësi mund ta gjeje ndonjë shtëpiqë kishte televizor! – vazhdoi rrëfimin gjyshi,duke pyetur se ku janë pritjet e Vitit të Ri sot?!

54

Page 57: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

55

Fëmijët e sotëm më duken pak si më tëlazdruar, më tekanjozë dhe më të privilegjuar seç`ishim ne atëherë!

Sot, jo vetëm që kanë televizorë, por kanëedhe kompjuterë, si të thuash; kanë e ç`nukkanë! Por, përsëri më duket se babadimri idikurshëm, që me shumë mundime arrinte tekne, ishte më i miri, më i dashuri dhe më i lumturi.

Edhe dëbora më dukej më e bukur atëherë,Ardi! Dimrat ishin dimra të vërtetë. Ç`të them për kaprojtë!? Më dukeshin më të shpejtë edhe seavionët!

Do të thuash Ardi, se ndoshta të dukejashtu, sepse në atë kohë ke qenë vetë fëmijë dhe me padurim ke pritur dhuratat!?

Me të vërtetë, mund të jetë kjo që thuaArdi! – pohoi gjyshi, duke fshirë lotët që i rrodhën faqeve.

Page 58: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

TEKANJOZI

Babai i Ardit ishte shtrirë në krevat për t`uçlodhur, meqë nga puna sot ishte kthyer fort ilodhur.

Nga dhoma e ndenjes i dëgjua një britmë: – Babi, babi, më ra ndërmend diçka?– E ç`të ra ndërmend biri im?– Të lutem që të më blesh një makinë që

shkruan, mendon dhe që mund t`i zgjidh detyravetë pa mos e prekur askush, do të ishte mrekullipër mua?!

– Bukur mirë të ka rënë ndërmend! Me tëvërtetë do të ishte mrekulli për ty dhe shokët si ti. S`do të mendoje më për detyrat! Do të kishemjaft kohë për lojëra, shëtitje e gjëra tjera. Edhegjumin do ta bëje më të ëmbël e më tërehatshëm! Makina detyrat do t`i kryente përmrekulli, e ti në shkollë do të shkoje gjithmonë ipërgatitur!

Edhe pse zëri i babait ishte pak sa ironik,s`do mend se ishte tallës, tekanjozit as që i

56

Page 59: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

57

shkonte mendja ta kuptojë ndryshe. Ai edëshiron një makinë të tillë, pa edhe pse dikushmund të tallet me të.

Page 60: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

GJUMASHI

Ardi është përtac i madh. Fare se do pu nën.As detyrat e shtëpisë nuk i kryen me kohë. Kohën ekalon vetëm në gjumë e lojë. Zgjohet atëherë kurrrezet e diellit i flakërojnë fytyrën dhe qepallat ivesojnë nga djersa që i kullon ballit.

Për habi, edhe pse e sheh se dielli ështëngritur në kupën e qiellit, i duket herët dhe vazh -don gjumin, gjersa nëna me vrap nuk e zgjon,sepse koha është për të shkuar në shkollë.

Zgjohet gjumashi dhe ashtu i përgjumur,me shpejtësi ha bukë dhe niset për në shkollë.

Nga ngutësia shpesh i ndodh që të shkojëedhe pa çantë. Mësuesja e qorton, ndërsa shokët qeshin me të.

Të gjithë e thërrasin Ardi gjumashi. Aihidhë rohet, por më kot, meqë jo rrallë e zë gjumikokën mbi bankë.

Këshillave të mësueses as që u var ve shin.Shtiret kinse nuk kupton, edhe pse është fort i

58

Page 61: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

59

zgjuar. Por, çka i vlen kjo, kur mësimet i lë pasdore!

Do thoshit ju, pse Ardi është i tillë kur tëgjitha të mirat i ka në shtëpi!?

Sigurisht që e keni dëgjuar një thëniepopullore " e mira ndonjëherë të vret" dhe siduket kjo është ngulitur në kokën e Ardit, poredhe përkëdheljet e gjyshit e kanë katandisur!

Page 62: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

ZËNKAT E ARDIT

Nuk e di pse të gjithë nxënësit e shikoninArdin, por nuk i afroheshin!

Më dukej se lexonin atë që shkruante meshkumës ngjyrë të kuqe në shpinën e tij:

– Unë jam Ardi, bodigardi!Në dorë mbante një shkop të shkurtë. Nuk

vonoi dhe filloi si zakonisht me zënkat e tij. Së pari Zanës, që është më e butë edhe se

drenusha, i dha një të shtyrë dhe e rrëzoi përtoke. Pastaj filloi të godas me shkop cilin e gjentemë afër.

Kryelartit sikur nuk i kishte rënë ndër mend se shokët mund të solidarizohen dhe të pësojë shumëmë keq se siç ua mendonte shokëve.

Kur ngjarja mori seriozitetin, shokët iukthyen dhe e bënë që më mirë do të ishte që mosta dini! Por, nëse insistoni, po u tregoj!

Krahun e mbante lidhur për qafe me fa shë,kokën mbushur me fllastera, ndërsa lëvizte mendihmën e patericave.

Ja, pra! Ky ishte epilogu i zënkave të Ardit.

60

Page 63: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

61

ARDI NË LULISHTEN E JETËS

Të dashur fëmijë, secili nga ju ështëpersonazh "Në lulishten e jetës" duke vrapuarpas nektarit dhe aromës që strehohen mespetaleve të luleve, njëjtë si kryepersonazhi iveprës "Në lulishten e jetës" Ardi, i cili lule më luleme ecjen e tij, herë duket çapkën e herë tekanjoz,herë i qeshur e herë i revoltuar pse nuk mundet ta bëjë lulishten e jetës ashtu siç ia donte shpirti.

Ndaj, çdo tregim brenda librit në fjalë ka një fletë ditari nga jeta e Ardit, të cilin ditar Ardi iadhuroi shkrimtarit tuaj të dashur Aqif Isakut taqëndisë me penën e tij, që të mësoni sesi ecetnëpër lulishten e jetës, për të arritur deri tekurora e dijes, që nesër edhe ju ta kuptoni jetën,ashtu siç e kuptoi më në fund edhe Ardi.

Ardi i "Lulishtes së jetës" nuk ishte i vetëm.Në atë lulishte janë edhe shumë personazhe, tëcilët veprës i japin një stoli, thuajse nektari dhearoma sikur detyrohen të trokasin edhe nëzemrat e juaja, që gjatë kësaj rruge të dukeni

Page 64: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

porsi petalet përplot ngjyra që i japin hijeshi jetësdhe mbarë kopshtit, ku Ardi herë si çapkën e herësi tekanjoz, mbushte ditarin e tij përplot shikimeqë vrapojnë pas dijes dhe bukurisë.

Të këndshëm janë personazhet si: gjyshi,gjyshja, Gresa, nëna, babai, shokët dhe shoqetetj., të cilët Ardin jo vetëm që e edukonin, porherë-herë edhe e qortonin që në lulishten e jetësçdo lule të rritej ashtu siç duhej.

Pra, fëmijë të dashur, mendoj se me veprën"Në lulishten e jetës", shkrimtari i juaj Aqif Isakupara jush sjell një panoramë jete, e cila jo vetëmqë do t`u edukojë, por do t`ju mësojë që edhe jumë në fund si Ardi ta kuptoni jetën dhe të jeni samë të dashur dhe sa më krenar rrugës së jetës, qënesër fjala e juaj të ketë peshë sa lulishtja e jetësdhe, si të tillë ta keni buzëqeshjen bashkë mekujtesën porsi lulet "Në lulishten e jetës", qëgjithmonë rrinë të qeshura brenda petaleve qëkohës i japin bukuri dhe emër.

Rami Kamberi

62

Page 65: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

63

PËRMBAJTJA:

Kush është Ardi? ................................................3Mbreti i përrallave .............................................5Babadimri troket në derë...................................7Biçikleta me dy sy ............................................10Kur ndryshon Ardi ............................................12Ardi dhe detyrat...............................................14Si shkruan hartim Ardi .....................................16Pse buzëqeshi lapidari? ...................................18Si u bë Ardi palaço ...........................................20Në kopshtin zoologjik.......................................23Ëndrrat e përbashkëta .....................................25Në pushime ....................................................27Pse nuk fliste Ardi ............................................29Parullat magjike!? ............................................32Në kopsht.........................................................34Në botën e ëndrrave ......................................36Dëshira të çuditshme .....................................38Me hiret edhe në fshat ...................................40Edhe Ardi di të ndihmojë .................................42Si Ardi, ashtu edhe shokët! .............................44

Page 66: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

Vetmia .............................................................45Dënimi .............................................................48Ardi magjistar..................................................50Të lutem gjysh, më fal! .................................52Dikur, edhe babadimri ishte ndryshe!..........54Tekanjozi..........................................................56Gjumashi..........................................................58Zënkat e Ardit.................................................60Ardi në lulishten e jetës ...................................61

64

Page 67: Aqif Isaku NE LULISHTEN E JETES

ISBN 978 9989-150-56-6

Aqif Isaku u lind në fshatin Pirok ku edhe jeton. Është shkrimtar për fëmijë. Kryesisht shkruan poezi dhe prozë, por merret edhe me shkrime me karakter edukativo – mësimor dhe metodike – didaktike. Studimet për mësuesi i kreu në Universitetin e Prishtinës, ndërsa punon si mësues në fshatin Bogovinë. Është anëtar i LSHSHM-sëVepra të botuara: – Çapkënllëqet e Tonit – 1995– Ylberi ikë me diellin – 1998– Dielli s`ka dy rrugë – 1999– Ylberi dhe ylberi – 2005– Mbi krahë të ëndrrave – 2007– Dielli në rrugëtim – 2008– Bota jonë – 2009– Në lulishten e jetës – 2010