183
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI 1946-1968 (PUNIM DOKTORATE) PUNOI UDHËHEQËS SHKENCOR Msc. Çlirim Duro Prof.As. Dr. Ajet Shahu Tiranë, 2012

ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

  • Upload
    lyminh

  • View
    347

  • Download
    30

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

1946-1968

(PUNIM DOKTORATE)

PUNOI UDHËHEQËS SHKENCOR

Msc. Çlirim Duro Prof.As. Dr. Ajet Shahu

Tiranë, 2012

Page 2: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

1

PASQYRA E LËNDËS

(Contents)

ABSTRAKTI ................................................................................................................. 3

ABSTRACT ................................................................................................................. 4

Parathënia ................................................................................................................. 5

H Y R J E ..................................................................................................................... 7

K R E U I ................................................................................................................... 15

FILLIMET E ARSIMIT TË LARTË .................................................................................. 15

1. Reforma Arsimore e vitit 1946 ......................................................................... 15

2. Instituti Pedagogjik 2 vjeçar ............................................................................. 24

3. Përpjekje për hapjen e Fakultetit të Gjuhës e Letërsisë Shqipe ......................... 34

KREU II .................................................................................................................... 42

HEDHJA E BAZAVE TË SHKOLLËS SË LARTË (1951-1956) ........................................... 43

1. Institutet e larta 4-vjeçare ................................................................................ 43

2. Organizimi i instituteve dhe tërheqja e studentëve në shkollat e larta ............. 56

3. Probleme të procesit mësimor-edukativ .......................................................... 68

KREU III ................................................................................................................... 80

KRIJIMI I UNIVERSITETIT SHTETËROR TË TIRANËS DHE PËRPJEKJET PËR KONSOLIDIMIN E ARSIMIT TË LARTË (1957-1968) .................................................... 80

1. Krijimi i Universitetit Shtetëror të Tiranës - 1957.............................................. 80

2. Zgjerimi i arsimit të lartë (1957-1960) .............................................................. 89

3. Riorganizimi i sistemit të arsimit të lartë (1960-1965) .....................................100

4. Arsimi i lartë në prag të “revolucionarizimit” (1965-1968) ...............................116

Kreu IV ...................................................................................................................135

Page 3: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

2

VEPRIMTARIA SHKENCORE NË UNIVERSITETIN SHTETËROR TË TIRANËS (1946-1968) ...............................................................................................................................135

1. Institucionet e para shkencore dhe marrëdhëniet me shkollat e larta .............135

2. Veprimtaria shkencore në USHT (1957-1960) ..................................................146

3. USHT si qendër e kërkimit shkencor (1960-1968) ............................................155

PËRFUNDIME..........................................................................................................166

BIBLIOGRAFIA .........................................................................................................173

I. ARKIVAT ...........................................................................................................173

II. Botime dokumentare ......................................................................................173

III. LITERATURA HISTORIKE ..................................................................................174

IV. PËRMBLEDHJE ARTIKUJSH ..............................................................................178

V. SHTYPI PERIODIK ............................................................................................181

Page 4: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

3

ABSTRAKTI

Teza e doktoratës “Arsimit i lartë në Shqipëri 1946-1968”, është bazuar në disa shtylla kryesore: vendi i arsimit të lartë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik e shoqëror, politika e shtetit shqiptar, raportet me kategoritë e tjera shkollore dhe efektet sociale mbi shoqërinë shqiptare të kohës.

Qëllimi i tezës së doktoratës është, të japë një tablo sa më të plotë për historinë

e krijimit dhe zhvillimit të arsimit të lartë në Shqipëri, duke e studiuar në këndvështrimin teorik, historik, politik, ekonomik e kulturore. Punimi synon të sjellë prurje të reja nëpërmjet një lënde të dokumentuar për interpretime shkencore që qëndrojnë më afër të vërtetës historike, si dhe të analizojë në një rend kronologjik, kornizën e përgjithshme në të cilën u realizuan ndryshimet në këtë fushë, politikën arsimore të shtetit shqiptar me të gjithë kufizimet, kundërshtitë, tendenciozitetin dhe rrjedhojat e saj, rilevimin e dukurive më të qenësishme të çdo faze dhe ndërvarësinë reciproke midis tyre.

Struktura e tezës përbëhet nga 4 kapituj, ku ngërthehet një tematikë e gjerë

brenda të cilës është ruajtur kronologjia. Në këtë punim në kreun e parë të tij është trajtuar procesi i fillimeve të arsimit

të lartë, ne vitet 1946-1950, që kulmon me hapjen e Institutit të parë të lartë, atij Pedagogjik. Vitet 1951-1956 që përbëjnë edhe objektin e kreut të dytë përfaqësojnë një fazë të re në ecurinë e arsimit të lartë, atë të zgjerimit të shpejtë dhe hedhjes të bazave të tij. Një nga kapitujt mjaft të rëndësishëm është kreu III rrok fundin e viteve 50-të dhe gjithë vitet 60-të gjatë të cilave krijohet USHT dhe veprimtaria e shkollave të larta hyn në një fazë të konsolidimit të mëtejshëm. Kreu i katërt dhe i fundit i disertacionit të paraqitur, i kushtohet veprimtarisë shkencore të shkollave të larta në vitet 1946-1968.

Fjalë kyçe: Arsimi i lartë, Institutet e Larta, Universiteti Shtetëror i Tiranës,

Veprimtaria Shkencore, Stafi akademik, Programet mësimore etj.

Page 5: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

4

ABSTRACT

Doctoral thesis "Higher Education in Albania during 1946-1968" is based on several pillars: higher education in the country's overall economic and social development, the Albanian state policy, relations with other school categories and social effects on Albanian society in that time.

Doctoral thesis goal is to give a more comprehensive picture of the history of the establishment and development of higher education in Albania, seen this from the theoretical, historical, political, economic and cultural perspectives. The paper aims to bring new feeds through documented scientific interpretations that lie closer to the historical truth, and to analyze in a chronological sequence, the general framework in which were made the changes in this field, the educational policy of the Albanian state with all its limitations, contradictions, bias and implications, surveying the most essential phenomena of each phase and the mutual interdependence between them.

The thesis structure consists of 4 chapters, which cover a wide range of subjects within which chronology is followed.

In the paper, the first chapter deals with the initial processes of higher education in the years 1946-1950, which culminates with the establishment of the first higher institution in the country, the Pedagogical Institute. The years 1951-1956 constitute the object of the second chapter, representing a new stage in the progress of higher education, that of rapid expansion and bases casting. One of the most important chapters is Chapter III, snatching from late 1950th and the entire 1960th years during which the SUoT was established and higher education activity enters a new phase; that of further consolidation. The fourth and the final dissertation chapter, is focused on higher education institution scientific activity in the years 1946-1968.

Keywords: Higher Education, Higher Institutes, State University of Tirana, scientific activity, academic staff, educational programs, etc.

Page 6: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

5

Parathënia

Arsimi në periudha të caktuara të zhvillimit shoqëror është trajtuar si një përparësi. Nisur nga kjo konsideratë, objekt i studimit si edhe u konkludua nga departamenti ynë i historisë është “Arsimi i Lartë në Shqipëri (1945-1968)”. Si element nxitës në marrjen e kësaj teme do të shërbente edhe angazhimi im si specialist pranë Agjensisë së Akreditimit të Arsimit të Lartë. Duke e patur objekt të punës së përditshme më është dukur interesante dhe e dobishme ndërmarrja e një teme studimore mbi zhvillimet arsimore në dy dekadat e para të Pasluftës Dytë Botërore, e fokusuar në fillimet dhe ecurinë e arsimit të lartë. Një përqasje e re në këtë fushë, por nga një këndvështrim më i gjerë dhe më i plotë, përbën edhe synimin e studimit pa pretenduar natyrisht për një trajtim shterrues.

Ndër publikimet ku preken aspekte të veçanta dhe që kanë shërbyer së shumti në hartimin e kësaj teme doktorature, do të përmendim botimet përgjithësuese si: Historia e Shqipërisë (Tiranë, 1984), Historia e Popullit Shqiptar (2007) dhe Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar (Tiranë 2003). Si studime të veçanta, brenda të cilave sillen trajtesa të mirëfillta analitike mbi ecurinë e shkollës sonë të lartë do të renditnim Zhvillimi i arsimit të lartë në Shqipëri (Tiranë 1987) të autorëve B. Golemi e V. Misja, Në themelet e arsimit tonë popullor (Tiranë, 1976), të studiuesit H. Beqja, Mbi revolucionin kulturor në Shqipëri 1944-1948, (Tiranë, 1982), të studiuses F. Rama, Dukuri arsimore gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri (Tiranë, 2005) dhe Arsimi në Shqipëri 1945-1960 (Tiranë, 2005) të studiueses E. Kambo si dhe mjaft artikuj studimorë të autorëve Z. Dervishi, S. Temo, përmbledhje studimesh apo kumtesa për aspekte të veçanta etj. Me interes për hedhjen dritë të historisë së instituteve të larta të caktuara na duken edhe trajtesa të tilla si: Historiku i Universitetit Bujqësor, Historiku i Universitetit të Tiranës, një studim për Institutin Pedagogjik të Shkodrës etj. Në këtë mori informacioni, nga një plan më i gjerë dhe më i plotë ngërthehet kjo problematikë sidomos në punimet e pas viteve 90-të, të cilat kanë përfituar si në drejtim të burimeve më të shumta dokumentare të sjella, ashtu edhe të këndvështrimeve të ndryshme.

Jo më pak të rëndësishme janë gjithashtu hulumtimet e burimeve vendase ku specifikohen materialet arkivore të Arkivit Qendror të Shtetit (Fondi i Ministrisë së Arsimit, Fondi i Këshillit të Ministrave) etj., organet e shtypit të periudhës dhe sidomos revistat e specializuara si “Arsimi popullor”, “Revista Pedagogjike”, Gazeta “Mësuesi”, “Gazeta zyrtare” etj., janë pjesë e dokumentacionit me vlerë, në trajtimin dhe evidentimin e dukurive më të qenësishme të zhvillimit dhe konsolidimit të arsimit të lartë, si pjesë organike e procesit të zhvillimit të shkollës shqiptare dhe më gjerë.

Page 7: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

6

Brenda kufijve të lejuar në një studim, ai është konceptuar në 4 kapituj, ku kombinohet në gjithë shtrirjen e tij, kriteri kronologjik me atë problemor. Kjo strukturë mundëson pasqyrimin në vijat më themelore të politikës arsimore të shtetit shqiptar me të gjithë kufizimet, kundërshtitë, tendenciozitetin dhe rrjedhojat e saj, rilevimin e dukurive më të qenësishme të çdo faze, ndërvarësinë reciproke midis zhvillimit ekonomiko-shoqëror nga njëra anë dhe atë arsimore-kulturore nga ana tjetër. Në epiqendër të ndryshimeve të para qëndron Reforma Arsimore e vitit 1946, që hodhi themelet e sistemit të ardhshëm arsimor dhe krijoi premisat për plotësimin e tij edhe me një nga kategoritë bazë për emancipimin dhe progresin shoqëror, arsimin e lartë. Në dekadën e parë do të tentohet drejt hedhjes së bazave, të shkollave të larta, për të kaluar në dekadën pasuese ku kulmon ngritje Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe thellohet procesi i konsolidimit dora-dorës, si një kategori arsimore gjithnjë e më e orientuar, e mbështetur fuqishëm në një ideologji të vetme, atë marksiste-leniniste.

Në përfundim e ndjej për detyrim, t’u shpreh falënderimet e mia më të mira profesoratit të Departamentit të Historisë dhe në mënyrë të veçantë udhëheqësit shkencor prof. asos. dr. Ajet Shahu, për ndihmën në sqarimin e problematikave të ndryshme që kanë kontribuar në zgjerimin e vizionit tim teorik dhe profesional, punonjësve të Arkivit Qendror të Shtetit dhe atyre të Bibliotekës Kombëtare etj. Një falënderim i shkon edhe familjes sime për mirëkuptimin dhe mbështetjen e pa kursyer gjatë gjithë periudhës së hartimit të doktoratës.

Page 8: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

7

H Y R J E

Vështrim i përgjithshëm mbi arsimin deri në fund të Luftës së Dytë Botërore

Historikisht zhvillimi i edukatës dhe arsimit që nga lashtësia dhe deri në ditët tona ka qenë në vijimësi një problem jetik. Përpjekjet dhe vizioni për ndryshime janë ushqyer, frymëzuar dhe mbështetur në traditën arsimdashëse të popullit dhe në jetën dhe veprën e bijve më të shquar që e bënë arsimin pishtar për liri, dituri dhe progres. Studimet krahasuese dhe të dhënat arkeologjike dëshmojnë se kulturën e lashtë ilire, dora dorës arriti në nivele të larta zhvillimi të kulturës qytetare që u shoqërua ndërkohë edhe me ngritjen e institucioneve të kultit, teatrove, stadiumeve ku edhe kryheshin veprimtari kulturore, edukative dhe arsimore.

Gjatë epokave dhe shekujve të kaluar, nën pushtime të njëpasnjëshme, në një pozitë të rëndësishme gjeografike dhe terren të thyer malor, Shqipëria do të ndeshej me pengesa dhe vështirësi të shumta në zhvillimin e kulturës dhe arsimit kombëtar. Gjuha shqipe, si gjuhë e shkruar, do të formësohej relativisht vonë. Gjatë Mesjetës vende mësimi u bënë kishat, katedralet dhe manastiret. Shkolla të tilla do të ndeshen në Durrës, Berat, Tivar etj. Në epokën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu (1405-1468) zhvillim të veçantë do të merrnin hartimi i kronikave historike, korespondencat me fqinjët, marrëveshjet me shtetet e ndryshme ku përdoreshin kryesisht gjuhë të tjera. Libri më i vjetër në gjuhën shqipe ishte “Meshari” i Gjon Buzukut i botuar në vitin 1555.

Pushtuesi osmanë do të ndiqnin një politikë shkombëtarizuese dhe asimiluese që ushtroi një trysni të fortë negative duke sjellë një prapambetje të përgjithshme ekonomike, kulturore dhe arsimore. Megjithëse në kushte të vështira intelektualë nga kleri katolik mundësuan hapjen e disa shkollave fillore në gjuhën shqipe si në Kurbin të Krujës (1632), në Pedhanë dhe Blinisht të Zadrimës (1639). Një hov do të merrte në shek. XVII-XVIII ndërtimi i shkollave të mesme islamike ku jepeshin përveç fesë islame edhe disa njohuri të thjeshta shkencore si dhe hapja e shkollave të klerit ortodoks në gjuhën greke që jepnin një shkollim të nivelit mesatar, për të kulmuar me Akademinë e Re të Voskopojës (1750) e cila shumë shpejt do të shndërrohej në një qendër e përmasave europiane për zhvillimin e kulturës dhe mendimit didaktik1.

Përpjekjet në fushën e arsimit do të rriteshin ndjeshëm gjatë epokës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Arsimimi dhe etja arsimdashëse mbetën nga virtytet më të rëndësishme të popullit tonë. Pushtimet e huaja mijëravjeçare në vazhdimësi u 1 “Arsimi në Shqipëri – Dosje kombëtare”, Tiranë 1997, Shtëpia Botuese De Rada, f. 21.

Page 9: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

8

përpoqën ta privojnë atë nga kjo e drejtë, duke penguar zhvillimin normal të arsimit e të kulturës kombëtare. Është kjo arsyeja që lufta e tij me pushkë për pavarësi e çlirim nga zgjedha e huaj nuk është ndarë asnjë herë nga lufta me penë, nga përpjekjet për zhvillimin e arsimit e të kulturës kombëtare. Kjo e fundit madje është konsideruar si pjesë përbërëse e gjithë proçeseve historike emancipuese, ekonomike, politike e shoqërore. Janë të panumërta formulimet filozofike që materializojnë dhe freskojnë kujtesën historike të brezave me kontekst rëndësinë e dijes e të kulturës për ekzistencën e një kombi.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) hartoi një program për njohjen e gjuhës dhe të shkollës shqipe. Në këtë periudhë u arrit përcaktimi i një alfabeti të përbashkët, u botua “Abetarja e gjuhës shqipe” dhe më vonë edhe tekste të tjera shkollore. Në strategjitë afatgjata të zhvillimit të arsimimit kombëtar të rilindasve të shquar është hedhur ideja, dhe deri-diku, është përpiluar platforma për krijimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Më qartë këtë platformë e trajtoi intelektuali erudit Sami Frashëri, në veprën e tij enciklopedike “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, që ishte mes të tjerash, në vetvete një sintezë e gjithë mendimit intelektual pedagogjik rilindas2. Ajo mund të konsiderohet si platforma e parë shkencore për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe, ku shtron si domosdoshmëri krijimin e “gjithmësimores”, (universitetit) në kryeqytetin e ardhshëm të Shqipërisë së lirë.

Në saje të përpjekjeve të vazhdueshme intelektualët patriotë shqiptarë edhe pse në kushte shumë të vështira pushtimi, mundën ta ruanin, përhapnin e propagandonin shkollën dhe arsimin shqip. Shprehje e këtyre përpjekjeve ishte çelja e shkollës së parë Shqipe Kombëtare dhe Laike në Korçë, në vitin 18873. Në fondin e madh të arsimit shqip, kjo shkollë do të mbetet një ngjarje me dimensione historike të veçanta. Për vlerat e saj arsimore e kulturore meritë kanë intelektualët Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Sotir Peci etj. Ata u bënë jo vetëm edukatorët e mësimdhënës, por mundën të formulonin edhe programe afatgjata zhvillimi për shkollën dhe arsimin shqip4.

Ajo ishte shkollë me fizionomi të plotë kombëtare me karakter demokratik, e përbashkët për djem dhe vajza të të gjitha shtresave shoqërore dhe besimeve të ndryshme. Çelja e mësonjëtores ishte fryt i përpjekjeve të atdhetarëve brenda vendit dhe të shoqërive patriotike shqiptare të mërgimit. Tekstet mësimore që u përdorën ishin përgatitur nga rilindas të shquar si Naim Frashëri e Sami Frashëri. Ato dalloheshin për përmbajtjen e tyre kombëtare e përparimtare që i shërbente edukimit patriotik të nxënësve. Çelja e saj pati jehonë të gjerë dhe u pasua me shkolla të tjera në të gjitha trevat shqiptare. Rëndësi të veçantë pati shkolla shqipe e Prizrenit, e çelur në vitin 1889.

2 S.Frashëri “ Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, f.91 3 Histori e Shqipërsië, Vëll. II, Tiranë 1984, f.314 4 H. Myzyri, “Shkolla e pare kombëtare shqipe ”. Tiranë 1981, f.25.Studime historike Nr 4 “Problemet

e arsimit kombëtar në punimet e Kongresit të Elbasanit” f.5

Page 10: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

9

Vitet 1908-1912 do të përfaqësonin një periudhë ngritjeje të veprimtarisë për arsimin kombëtar. Të mbështetur nga populli pas fitores së Revolucionit të Turqve të Rinj, Rilindasit i shtuan përpjekjet për zhvillimin arsimor e kulturor të popullit duke krijuar klube e shoqëri patriotike, çelur shkolla e botuar gazeta e libra në gjuhën shqipe. Në këto kushte do të delte gjithnjë e më tepër në pah nevoja e organizimit më të mirë të kësaj lëvizjeje . rrethet patriotike do të vendosin thirrjen e një Kongresi Kombëtar. Nismëtar do të bëhej Klubi “Bashkimi” i Manastirit. Më 14 nëntor 1908 do të hapej Kongresi për Njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Kërkesat për arsim kombëtar do të zinin një vend të rëndësishëm në programin e tij.

Një vit më vonë në 2 shtator 1909 do të thirrej një kongres tjetër ai i Elbasanit, i cili do të kishte në qendër të vëmendjes problemet e zhvillimit dhe organizimit të arsimit kombëtar. Një nga vendimet e tij të rëndësishme do të ishte ai i hapjes të një shkolle ‘Normale” e cila do të fillonte veprimtarinë e saj më 1 dhjetor 1909. Ajo do të ishte e para shkollë e mesme kombëtare në vendin tonë që do të përgatiste një gjeneratë të tërë mësuesish për shkollat shqipe. Luigj Gurakuqi, drejtori i parë i “Normales” ditën e hapjes së saj do ta quante “… si një ditë e madhe, ditë e shqueme dhe e paharrueshme në histori të kombit tonë që do të kujtohej e festohej me nderim e brohori, djalë pas djali, ndër kohnat e panumurueshme, që do të vijnë e gjer në jetë të jetës”5.

Por ëndrra e rilindasve dhe intelektualëve për shkolla shqipe do të kufizohej përmes një mori pengesash. Me mbylljen e këtij institucioni, idetë e atdhetarëve të shquar iluministë për “gjithmësimjen shqipëtare” do të kërkonin edhe mjaft kohë për t’u bërë realitet. Zgjedha pushtuese Osmane, edhe pse në agoni e krizë, vazhdoi të mbetej një faktor pengues. Plus kësaj vonesa historike e zhvillimit të pavarur të vendit reflektonte vështirësi të gjithanshme, ekonomike, politike, sociale, kulturore, arsimore, pedagogjike etj.

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor të vitit 1912, i hapi rrugë organizimit të shkollës dhe arsimit shqip në kushtet e lirisë. Qeveria kombëtare e Vlorës u përpoq të vendoste para së gjithash gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare të shtetit të ri shqiptar. Ajo gjithashtu do t’i kushtonte vëmendje për aq sa e lejonin kushtet e kohës, krijimit të një shkolle me përmbajtje kombëtare, demokratike, vendosjen e arsimit fillor 5 vjet në qytet dhe 6 vjet në fshat, hapjen e shkollave normale për përgatitjen e mësuesve etj. E gjithë kjo veprimtari modeste gjeti shprehje te “Kanuni i përtashëm” i Administratës civile të Shqipërisë” (1913) që natyrisht hodhi edhe bazat fillestare të legjislacionit arsimor shqiptar.

Gjithsesi me gjithë përpjekjet për arsye të ndryshme nuk u arrit të bëhej shumë në këtë fushë. Përkundrazi, lindën faktorë të rinj që e spostuan disi realizimin e ëndrrës rilindase. Ndërhyrja politike e Fuqive të Mëdha dhe vendimi tyre për copëtimin territorial të Shqipërisë, përgjysmimi i trungut të saj etnik në favor të plotësimit të orekseve nacionaliste e aneksioniste të shteteve fqinjë, përpos të tjerave 5 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, Tiranë, 2007, f. 33.

Page 11: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

10

paralizuan ritmet e zhvillimit e të përhapjes së arsimit shqip dhe i hapën rrugë thellimit të analfabetizmit tek shqiptarët6.

Në vitin 1920 përpjekjet u rritën edhe pse në rrethana jashtëzakonisht të vështira deri edhe në situata të pushtimit te huaj. Në janarin e këtij viti do të thirrej Kongresi i Lushnjes i cili do të miratonte “Statutin themeltar të shtetit shqiptar” në përmbajtjen e të cilit ishte edhe krijimi i dikasterit të arsimit. Në frymën e tij do të zhvillohej Kongresi Arsimor i Lushnjes, i cili mori vendime të rëndësishme për kombëtarizimin, laicizimin, demokratizimin dhe njësimin e shkollës, hartimin e dokumentacionit shkollor etj. Intelektualë shqiptarë, nëpërmjet Drejtorisë Arsimore të drejtuar nga Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci etj., punuan për hapjen në dy vite të mbi 60 shkollave shqipe të shpërndara sidomos në fshatrat e vendit.

Deri në vitin 1920 në shkollat shqiptare ishin zbatuar sisteme të ndryshme shkollore dhe në këto kushte njësimi në shkollë shtetërore dhe përgatitja e programeve përbënte një problem që kërkonte zgjidhje. Në kuadrin e përpjekjeve për unifikimin e arsimit në gushtin e vitit 1920 do të organizohej në Lushnje Kongresi arsimor ku do të merrnin pjesë personalitete të njohura si Aleksandër Xhuvani, Gaspër Baltoja, Ahmet Gashi, Thoma Papapano etj. Kongresi mori vendime për përdorimin e programeve të njëjta në të gjitha shkollat e vendit si ato shtetërore dhe ato private, hartimin e teksteve në një gjuhë të përbashkët letrare duke hedhur hapat e para drejt unifikimit të sistemit shkollor në vend.

Një çështje mjaft e rëndësishme në këtë periudhë do të ishte ajo e shkëputjes së shkollës nga feja duke e futur atë në rrugën e laicizimit. Rrahja e këtij problemi do të ishte edhe objekti kryesor i diskutimeve në Kongresin e ri Arsimor, atë të vitit 1922 i mbajtur në Tiranë më 22 korrik të këtij viti. Në vendimet e tij do të sanksionohej krijimi i shkollës laike duke zbatuar njëheri edhe vendimin e marrë në Kongresin e Lushnjes për ndarjen e shkollës nga feja. Këto përpjekje do të hasnin në kundërshtimin e forcave konservatore sidomos të klerit të lartë të besimeve të ndryshme. Pavarësisht pengesave procesi i zhvillimit të shkollës shtetërore kombëtare me përmbajtje laike erdhi duke u forcuar. Në vitin 1923 do të rritej edhe numri i shkollave fillore si dhe i disa shkollave të mesme. Përveç Normales së Elbasanit dhe Liceut të Korçës do të çelen gjimnazi i Shkodrës dhe Liceu i Gjirokastrës7.

Gjatë periudhës së qeverisjes së A. Zogut në fushën e arsimit u tentua të thellohej procesi i zhvillimit dhe konsolidimit të një shkolle kombëtare. Përpjekje u bënë në drejtim të përhapjes të shkollave sidomos atyre fillore por edhe të kategorive të bëra. Gjithsesi vështirësitë ishin të shumta. Gjatë vitit shkollor 1926-1927, sipas të dhënave të kohës në shkallë vendi funksiononin 536 shkolla fillore, prej të cilave 470 vetëm me një klasë, ku jepnin mësim 830 mësues. Numri i nxënësve ishte përafërsisht

6 Histori e Shqipërisë, Vëll, III, Tiranë 1984, f. 188-189. 7 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, …. f. 190.

Page 12: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

11

26.612 një shifër relativisht i ulët në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë prej 834 mijë banorë8.

Rrethet përparimtare punuan që shkollat të ishin qendra të edukimit atdhetar për brezin e ri, të përshkoheshin nga fryma laike dhe të zbatonin metoda moderne perëndimore të mësimdhënies. Në këto vite krahas shkollave kombëtare do të funksiononin edhe disa shkolla të mesme të huaja si Shkolla Amerikane Teknike e Harri Fullzit në Tiranë, shkolla bashkëkohore që kontribuoi për përgatitjen e shumë kuadrove teknike në Shqipëri. Po ashtu u çelën shkolla të tjera si ajo Amerikane Teknike Bujqësore në Kavajë, shkolla fillore “Kenedi” në Korçë etj.

Zhvillim të rëndësishëm në jetën arsimore të vendit do të shënoheshin në fillimin e viteve 30-të. Në janarin e vitit 1933 do të emërohej si ministër i Arsimit një personalitet i njohur politik i kohës Mirash Ivanaj, i cili do të kërkonte masa radikale për përmirësime në sistemin shkollor. Shteti, si do të shprehje ky i fundit “… nuk mund të hiqte dorë nga përgatitja totale, absolute e tërë dhe e pandarë e qytetarëve të ardhshëm, duke mos u dhënë një shpirt, një mendim, një ndjesi, një të vetmin moral, pa ortakë e pa ndihmësa”9 dhe se vetëm me këtë edukim shkollor mund të sigurohej e tashmja dhe e ardhmja. Në këto kushte do të ndërmerrte një reformë arsimore që mori emrin e tij.

Thelbi i saj do të konsistonte në mbylljen e shkollave të huaja dhe reformimin e arsimit shqiptar, nëpërmjet fuqizimit të karakterit kombëtar e laik të saj. Paskëtaj Parlamenti Shqiptar do të ndryshonte nenet 206 dhe 207 të Statutit Themeltar të Shtetit. Me ndryshimin e tyre si do të thuhej në to “Mësimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë janë një e drejtë ekskluzive e shtetit. Jepen vetëm ndër shkolla shtetërore… Arsimi fillor për të gjithë shtetasit shqiptarë është i detyrueshëm dhe jepet falas”10. Paskëtaj të gjitha shkollat private në vend do të mbylleshin. Reforma Ivanaj ishte radikale duke përfshirë të gjithë veprimtarinë e shkollës. Ajo do të miratohej në dekretligjin Organik të Arsimit të vitit 1934.

Nga pikëpamja pedagogjike do të vërehen kryqëzime ndikimesh të rrymave perëndimore të kohës. Më i fortë fillimisht do të ishte ndikimi i pedagogjisë herbertiane që futi në fushën e shkollës dhe të edukimit njëfarë “rregulli”. Sipas kësaj teorie mësimi në shkollë organizohej mbi bazën e disa shkollave rigoroze që njiheshin me emërtimin “shkallët formale”. Ndonëse e standardizonte procesin mësimor, nëpërmjet saj synohej vendosja mbi baza serioze didaktike e tij. Në vitet 30-të do të fillonte të ndihej edhe jehona e teorive të tjera pedagogjike pragmatiste të “shkollës së re” ose “aktive”.

Deri në prag të Luftës së Dytë Botërore zhvillimet në arsim me gjithë përpjekjet e shtetit e të forcave përparimtare ecën me vështirësi. Kështu arsimi 8 Po aty, fl. 255. 9 Iljaz Gogaj, Arsimi në periudhën 1912-1939, në Historia e mendimit pedagogjik shqiptar, Tiranë 2003, Shtypshkronja Nënë tereza, fl. 443. 10 Po aty, f. 443-445.

Page 13: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

12

parashkollor nuk arriti të ketë një shtrirje të kënaqshme dhe të merrte fizionomi të njësuar. Në vitin 1939 në shkallë vendi do të funksiononin 23 kopshte me 2434 fëmijë të përhapura kryesisht në qytete. Për sa i takon shkollës fillore ajo tashmë ishte kristalizuar si 5-vjeçare në qytet, por në fshat mbeti 4-vjeçare. Numri i tyre erdhi në rritje, sidomos pas vitit 1933. Gjithsesi gjatë periudhës 1925-1939 u shtuan rreth 200 shkolla fillore me një rritje mesatare 10 shkolla në vit. Në prag të luftës numri i tyre do të arrinte në 643 duke tërhequr vetëm 1/3 e fëmijëve të moshës shkollore. Po kështu do të numëroheshin 11 shkolla të mes të ciklit të ulët dhe 5 shkolla të mesme të arsimit profesional me rreth 1600 mësues si dhe disa kolegje (Lice). Arsimi i lartë nuk arriti të krijohej, por shteti për të përballuar nevojat për kuadro të larta, do të financonte dhe nxiste arsimimin universitar jashtë vendit kryesisht në Itali, Francë, Austri, Gjermani, Jugosllavi etj., numri i tyre do të arrinte në 380 kuadro të larta të specialiteteve të ndryshme, por më tepër të fushave të ekonomisë, ato ushtarake, jurisprudencë etj.11

Me pushtimin fashist do të intensifikohen përpjekjet për italianizimin dhe fashistizimin e shkollës. Fillimisht do të mbylleshin të gjitha shkollat e huaja jo italiane si dhe do të ulej numri i shkollave të mesme. Orientimi kryesor do të ishte ai drejt arsimit të ulët teknik që siguronte një minimum fuqie punëtore relativisht të kualifikuar për të cilët pushtuesit ishin veçanërisht të interesuar. Në mënyrë të veçantë ndryshime të rëndësishme do të pësonin programet dhe tekstet shkollore të të gjitha kategorive. Në shkollat e vendit do të futej lënda e re mësimore “Kultura fashiste”. Gjuha italiane do të bëhej e detyrueshme dhe latinishtja do të ishte lëndë e veçantë si në gjimnazet ashtu edhe shkollat teknike. Në letërsinë botërore do të mbizotëronin autorët italianë dhe në shkencat humanitare sidomos në historinë e Shqipërisë ideja kryesore do të ishte ajo e evidencimit të lidhjeve të lashta apo “fateve të përbashkëta” midis Italisë dhe Shqipërisë12.

Ndër shkolla e institucione të tjera arsimore krahas këshilltarëve të shumtë italianë do të sillen edhe mjaft mësues duke larguar një numër të konsiderueshëm kuadrosh vendase me ide progresiste dhe atdhetare. Krahas procesit mësimor pushtuesit do të rritnin “kujdesin” për edukimin jashtë shkollor nëpërmjet ngritjes të një sërë organizatash që në mënyrë të përshkallëzuar përfshinin si fëmijët ashtu edhe të rinjtë.

E gjithë kjo veprimtari do të ndeshte në rezistencën e forcave përparimtare të cilat asnjëherë nuk u pajtuan me politikën antishqiptare e fashistizuese për arsimin dhe shkollën shqipe. Ato bënë të gjitha përpjekjet për të ruajtur në brezin e ri idealet e lirisë e të pavarësisë, për të futur tek ata idetë demokratike dhe dashurinë për atdheun. Me gjithë vështirësitë shkolla do të vazhdonte të luante “.. një rol të rëndësishëm në

11 Anuari Statistikor i RPSH, viti 1958, f. 140-141. 12 H.Beqja, Në luftë për një shkollë e pedagogji socialiste”, Tiranë, 1987, Botim i USHT, f. 54-55.

Page 14: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

13

arsimimin e popullsisë dhe në mbajtjen gjallë të frymës patriotike dhe të traditave të shquara të Rilindjes Kombëtare”13.

Megjithëse në kushtet e luftës në këtë periudhë do të punohet për hedhjen e bazave të një sistemi të ri arsimor dhe të institucioneve përkatëse. Nga viti 1943 do të fillojë ngritja dora-dorës e strukturave të reja arsimore që veprojnë në zonat e çliruara. Si do të thuhej në një udhëzim të kohës “që sot duhet të vemë bazat e një arsimit të ri, i cili s’do të jetë më privilegj i një pakice por duhet të përpiqet që i gjithë populli të marrë pjesë vërtet në fushën e kulturës dhe të arsimit”14. Në këtë kuadër një aktivitet i gjerë do të fillonte për hapjen e shkollave fillore kudo që ishte e mundur.

Gjatë Luftës shumë shkolla ishin djegur dhe shkatërruar dhe me zgjerimin e saj do të mbylleshin plotësisht. Me nismën e strukturave lokale të pushtetit nacionalçlirimtar dhe të vetë popullsisë në zonat e çliruara do të hapeshin ato ekzistuese si dhe shkolla të reja. Pjesë e kësaj veprimtarie do të ishte edhe organizimi i kurseve kundër analfabetizmit sidomos në radhët e të rinjve e grave. Sigurisht u hasën mjaft vështirësi në kushtet ku mungonin godinat, orenditë shkollore dhe tekstet e çka ishte më e rëndësishme edhe personeli mësimor i mjaftueshëm gjë që përbënte një çështje mjaft të mprehtë. Për hapjen e shkollave do t’u bëhej thirrje të gjithë atyre që mund të kontribuonin në këtë fushë duke rigjallëruar traditën patriotike që e konsideronte mësuesin një luftëtar për liri.

Në kuadrin e masave të marra në këtë periudhë krahas atyre për hapjen e shkollave dhe të kurseve do të tentohej të hidheshin edhe linjat e para të një platforme për ndërtimin e një shkolle të re. Në tetorin e vitit 1944, në Berat do të aprovohej “Deklarata mbi të drejtat e qytetarëve” e cila midis të tjerave do të garantonte edhe të drejtën e çdo shtetasi për arsim. Problemet e shkollës do të preken e do të trajtohen nga forcat intelektuale edhe në mbledhje të rëndësishme arsimore, ku padyshim ngjarja më e rëndësishme në këtë fushë do të ishte Kongresi i parë i Arsimtarëve Antifashistë. Dikasteri i Arsimit pranë Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar do të njoftonte që në gushtin e vitit 1944 thirrjen e këtij kongresi dhe do të kërkonte nga të gjitha qarqet marrjen e masave për organizimin e tij.15

Kongresi i zhvilloi punimet nga 25-27 nëntor 1944 në Korçë,. Në të morën pjesë 138 përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit dhe me bindje të ndryshme politike. “Shkolla e re shqiptare, - do të thuhej në vendimet e tij, - do të jetë e frymëzuar me parimet demokratike të lëvizjes nacionalçlirimtare, e cila po krijon kondita materiale të domosdoshme për edukimin e të gjitha shtresave të popullsisë”16. Problematika e trajtuar në Kongres do të ishte e gjerë dhe do të prekte çështjet më kryesore të ardhmërisë së shkollës, ato të masivizimit dhe të përmbajtjes së saj. Në 13 E.Kambo, Arsimi në Shqipëri, Tiranë 2005, Botim i Akademisë së Shkencave , “Mësonjëtorja”, f. 14. 14 Dokumente të organeve të larta të pushtetit revolucionar nacionalçlirimtar (1942-1944, Tiranë, 1960, f.13. 15 Po aty, fl. 13-14. 16 Arkivi Qendror i Shtetit (Më tej AQSH), Fondi 14, viti 1944, dos. 8, fl.9.

Page 15: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

14

rezolutën e miratuar nga ky kongres do të gjenin pasqyrim edhe detyrat e rëndësishme që shtroheshin para gjithë mësuesve e pedagogëve për demokratizimin e shkollës dhe të vendit.

Ndërtimi i një sistemi arsimor sa më të plotë që do të mundësonte shkollimin masiv të brezit të ri tërhoqi vëmendjen e shumicës së pjesëmarrësve. Në paraqitjen që Gjergj Kokoshi personalitet i njohur politik do t’i bënte strukturës shkollore, përvijoheshin ndonëse në mënyrë jo të plotë, konturet e sistemit të ardhshëm arsimor17. Kjo strukturë do të përmbante shkollën fillore si kategorinë bazë për kohën me afatin 4-vjeçar për fshatin dhe 5-vjeçar për qytetin. Shkolla e mesme e ndarë në dy cikle 3 dhe 4 vjeçare do të konceptohej si një hallkë e vetme. “Vetëm pas mbarimit të kësaj shkolle, - do të argumentonte gjatë diskutimit të tij Gj. Kokoshi, - nxënësi do të jetë në gjendje për të dalluar prirjet e tij dhe për të vendosur vazhdimin e studimeve në Lice, në shkollën normale ose në institucionet teknike, të cilat do të përfshijnë secila një periudhë 4-vjeçare18.

Pjesë e problematikës së trajtuar do të ishte edhe ideja e krijimit pas lufte të një sistemi më të plotë arsimor që të përmbante të gjitha kategoritë bazë nga më e ulëta e deri në arsimin e lartë, duke përmbushur kështu një ëndërr të kahershme të rilindasve dhe të gjithë forcave përparimtare të vendit. Ndërkohë një vend qendror do të zinin në punimet e Kongresit problemet e përmbajtjes së shkollës. Ajo do të përshkohej nga një frymë thellësisht demokratike dhe progresiste. Nga një këndvështrim më i gjerë dhe më

i plotë do të trajtoheshin probleme të metodave, të luftës kundër skolarizmit, pedantizmit e dogmatizmit pedagogjik dhe nevojën e përdorimit të metodave të reja sipas standardeve të kohës19. Me mbylljen e punimeve të kongresit zhvillimet e shkollës shqiptare do të hynin në një periudhë të re. Ndryshimet e realizuara gjatë luftës do të ishin jo vetëm të rëndësishme por ato do të shërbenin si një bazë e fuqishme për ecurinë e mëtejshme arsimore të vendit.

*

* *

17 E.Kambo, Arsimi në Shqipëri…., f. 16. 18 “Bashkimi”, 28 nëntor 1944. 19 E.Kambo, Arsimi në Shqipëri, f. 16.

Page 16: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

15

K R E U I

FILLIMET E ARSIMIT TË LARTË

1. Reforma Arsimore e vitit 1946

Me përfundimin e luftës shteti shqiptar do të përballej me një gjendje mjaft të rëndë në fushën e arsimit rrjedhojë kjo e shkatërrimeve por edhe e trashëgimisë të varfër. Për më tepër edhe ajo infrastrukturë e ngritur më parë u dëmtua. Nga 2500 fshatra që kishte vendi, në vitin 1945 afro 1850 ishin në gjendje të shkatërruar. Mbi 123 shkolla ishin rrafshuar dhe po kaq të tjera rezultonin të dëmtuara pjesërisht apo të papërshtatshme për zhvillimin e mësimit, pa përmendur mungesën e mjeteve më elementare, teksteve e sidomos ato të kuadrove.20 Problemet që duheshin zgjidhur ishin të shumta dhe natyrisht do të kërkonin një angazhim serioz si të strukturave shtetërore ashtu edhe të të gjithë shtresave të shoqërisë shqiptare.

Në zgjidhjen e tyre dhe sigurimin e progresit të vendit do të ndikonin shumë faktorë, politikë, ekonomikë, socialë etj., por më dominanti do të ishte ai politik. Udhëheqja komuniste me marrjen e plotë të pushtetit politik do ta inkuadronte Shqipërinë në radhët e vendeve që zbatuan sistemin socialist totalitar. Deri në rënien e këtij sistemi në fillimin e viteve 90-të për afro pesë dekada do të ndërmerren transformimet radikale që përpos të tjerave luajtën rol të rëndësishëm në zhvillimin arsimor të vendit në përgjithësi dhe atij të lartë në veçanti. Dy dekadat e para do të ishin përcaktuese për hedhjen e bazave dhe konsolidimin e tij si një kategori shkollore masive dhe njëheri edhe të orientuar drejt një ideologjie të vetme, atë marksiste- leniniste. Në hedhjen dritë të ecurisë së këtij procesi mendojmë se është me interes një analizë e shkurtër e ndryshimeve të para ku kulmon Reforma Arsimore e vitit 1946.

Në përpjekje për të zgjidhur problemet emergjente gjatë dy viteve të para 1945 dhe 1946 do të merren masa për krijimin e kushteve , qoftë edhe minimale që mësimi të fillonte rregullisht në të gjitha shkollat e vendit. Ministria e Arsimit që në qarkoret e para do të tërhiqte vëmendjen që të hapeshin kudo shkolla fillore. Djemtë dhe vajzat që kishin mbetur pesë vjet pa shkollë, do të thuhej në njerin prej tyre “... nuk duhet të mbeten më në errësirë dhe në padije.Do të kërkohej që fëmijët të grumbulloheshin në shkolla dhe edukoheshin me frymën e luftës. Programet të ishin të thjeshta, duke mësuar shkrim, gjuhë shqipe (njohuri gramatikore), aritmetikë, pak histori kombëtare, pak gjeografi të Shqipërisë dhe disa njohuri mbi shtetet e Ballkanit, këngë patriotike 20 H.Beqja, “Në themelet e arsimit popullor”, Tiranë, 1976, f.34.

Page 17: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

16

revolucionare, etj.”21 Me fondet e vëna në dispozicion nga shteti por edhe kontributin e gjithanshëm të qytetarëve u meremetuan u ndërtuan dhe u përshtatën një numër i madh godinash shkollore të cilat u vunë në dispozicion të arsimit. Kjo bëri të mundur që në vitin e parë të pasluftës të hapen rreth 450 shkolla fillore të reja duke e çuar numrin e tyre në 928, të nxënësve në 54,360 dhe mësuesve në 1743. Në vitin shkollor 1945-1946 treguesit do të pësojnë një rritje tjetër duke arritur në 1097 shkolla, 77.240 nxënës dhe 2069 mësues22.

Shkollat fillore që përbënin hallkën më masive për kohën, do të organizoheshin dhe vepronin fillimisht mbi bazën e Dekret-ligjit Organik të Arsimit Fillor të vitit 1934, si shkollë me afat 5-vjeçar, duke u vlerësuar si më i përshtatshmi dhe më i mundëshmi. Ndërkohë do të bëhen të gjitha përpjekjet për sigurimin e mësuesve. Që në udhëzimet e para, organet arsimore do t’u bëjnë thirrje të gjithë atyre që kishin qenë mësues, por edhe elementëve të tjerë që kishin një farë arsimi, që të kontribuonin në hpajen dhe funksionimin e shkollave në vend. “Problemi i arsimit po bëhet preokupant, - thuhej në një informacion të vitit 1945, drejtuar Ministrisë, - për arsye se shumë shkollave u mungojnë arsimtarët. Kjo ngjet se nuk ka arsimtarë me diplomë, kur ka shumë elementë me 2-3 ose më shumë klasa të shkollës së mesme që kanë hedhur lutje për mësues”. 23

Në kushtet e mungesës së mësuesve në radhët e arsimit do të tërhiqen mjaft elementë me shkollë profesionale apo të pa përfunduar por që mund të kontribuonin në këtë fushë. Në verën e vitit 1946 do të organizohej gjithashtu një kurs i madh pedagogjik në Tiranë, në të cilin u përgatitën 400 mësues të rinj, përveç 150 mësuesve që përfunduan shkollat pedagogjike duke zbutur deri diku kërkesën për mësues të shkollave fillore që realisht përfaqësonte kategorinë arsimore më masive.

Angazhimi i organeve shtetërore i masave dhe i organizatave shoqërore ishte i madh, në mënyrë të veçantë i Frontit demokratik si organizata më e gjerë për kohën. Në thirrjen drejtuar vendit në majin e vitit 1946 do të vlerësohej si problem mjaft i rëndësishëm për një zhvillim të shpejtë të arsimit “Të meremetohen dhe të pajisen me orendi të gjitha shkollat e prishura dhe të dëmtuara , - do të thuhej në të, - e të jenë gati për 1 tetor 1946… Të ndërtohen dhe pajisen me orendi 400 shkolla të reja…24

Krahas meremetimit, hapjes së shkollave të reja dhe sigurimin e kuadrit mësimor, një problem i rëndësishëm do të ishte ai i ngritjes së nivelit të përgjithshëm të shkollimit të popullsisë e cila në masën kryesore ishte analfabete. Si rrjedhojë e prapambetjes social-ekonomike dhe kulturore niveli i analfabetizmit paraqitej mjaft i lartë. Sipas regjistrimit të 30 shtatorit 1945, në numrin e popullsisë prej 1122.044

21 Fatmira Rama, “Arsimi dhe mendimi pedagogjik”, f. 24. 22 H.beqja “Në themelet…., f. 120. 23 AQSH, Fondi 14, viti 1945, dos. 149, fl. 1-3. 24 E. Kambo, Arsimi në Shqipëri, fl. 48.

Page 18: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

17

banorësh dinin shkrim e lexim përafërsisht vetëm 210.634 ose 17,78 për qind e saj. Numri i analfabetëve arrinte në 81.22 përqind të popullsisë25.

Si është theksuar nga studiues të kësaj fushe “… zgjidhja efikase e këtij problemi përbënte një sfidë të fortë për të ardhmen dhe njëheri një investim me rrjedhoja pozitive për rritjen e shkallës së përgjithshme të arsimimit të popullsisë” dhe se “… interesat e individit për këtë çështje shkonin në kahje të njëjta me ato të shtetit, pavarësisht nga natyra e këtij të fundit”. Kjo i jepte shpjegim edhe faktit që “masat e ndërmarra qoftë ligjore apo administrative u mirëpritën dhe u përkrahën nga shtresat e popullsisë, veçanërisht nga intelektualët që shpresonin në progresin demokratik të vendit”26.

Krahas shkollimit të rregullt si forma kryesore e aplikuar që në periudhën e luftës do të ishin kurset e shpejta që morën përhapje të gjera në fshat dhe qytet. Sipas të dhënave të vitit 1945 do të funksiononin në të gjithë vendin 566 kurse me 10.243 pjesëmarrës prej të cilëve 30 për qind ishin femra27.

Dëshira e madhe e popullit për t’u arsimuar ishte një faktor i rëndësishëm për organizimin e luftës kundër analfabetizmit, duke garantuar pjesëmarrjen masive në kurset. Ministria e Arsimit do të kishte një nga funksionet e saj kryesore marrjen e masave për zhvillimin e arsimit fillor si faktor i rëndësishëm për të mos lejuar përhapjen e analfabetizmit në moshat e reja. Përgatitja dora-dorës e një kuadrit të plotë ligjor në vitet e mëvonshme do të shërbente për zbutjen e këtij problemi dhe uljen e shkallës së analfabetizmit në vend.

Në hapjen dhe mbarëvajtjen e kurseve një rol të rëndësishëm do të luanin mësuesit por edhe shumë të rinj të cilët do t’i përgjigjeshin thirrjeve të bëra në shtypin e kohës për të kontribuar në likuidimin e kësaj plage të rëndë shoqërore. Si rregull, mësimi në kurset në përgjithësi zhvillohej mbi bazën e një programi dhe orari të caktuar. Në to punohej nga ana metodike për zhvillimin normal të mësimit, me qenë se një pjesë e mirë e drejtuesve të tyre ishin aktivistë të organizatave të masave. Me kalimin e kohës do të rriten përpjekjet që kurset të merrnin karakterin e një shkolle.

Strukturat arsimore në bashkëpunim me organizatat e masave do ta vendosnin procesin në baza më të mira organizative.

“Është detyrë e edukatoreve, - do të thuhej në një thirrje të tillë, - që t’i përvishen punës duke u mobilizuar vullnetarisht për të hapur kurse të rriturish në çdo vend të Shqipërisë, ku gjenden shkolla fillore”28.

Nga qershori i vitit 1946 brenda Ministrisë së Arsimit do të krijohej një strukturë e veçantë Drejtoria e Arsimit Jashtëshkollor e cila merrej me arsimin e të

25 Po aty, Fondi 511, viti 1947, dos.6, f.2. 26 E. Kambo,. Arsimi në Shqipër…. F.59. 27 Gazeta “Bashkimi”, dt. 30 mars 1946. 28 Po aty, 5 qershor 1946.

Page 19: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

18

rriturve detyra kryesore e të cilës ishte lufta kundër analfabetizmit. Në këtë periudhë ajo do të ishte ende një veprimtari shoqërore me baza vullnetare. Më tej lufta për çrrënjosjen e analfabetizmit do të merrte përmasa të gjera dhe kthehej në një veprimtari të organizuar shtetërore. Gjithsesi zhvillimet e para ishin të rëndësishme dhe ndihmuan në futjen në rrugën e zgjidhjes së këtij problemi në vitet e mëvonshme duke ndikuar pozitivisht në procesin e arsimimit të popullsisë.

Krahas masave të para për masivizimin e shkollës nga opinioni publik, filluan të rrihen e të publikohen në shtyp mendime e pikëpamje të ndryshme, rreth të ardhmes së saj. Për rreth 2 vjet u zhvilluan debate publike rreth rrugës së re të zhvillimit arsimor dhe politikave në këtë fushë. Kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e këtij debati dha revista “Shkolla e Re”, ku u angazhuan me përkushtim profesional shumë arsimtarë e intelektualë të njohur të arsimit e të pedagogjisë shqiptare. Ata do të mbështetnin idenë që shkolla duhej të kthehej në një çerdhe e propagandës së kulturës e të qytetërimit. “Askush nuk mund të pretendojë se shkolla jonë e re, - do të thuhej në një artikull të saj, - ka gjetur brenda një kohë kaq të shkurtër udhën e vërtetë që duhet të ndjekë”29.

Në funksion të objektivave politike, PKSH qysh në nëntor 1945, në forumet e veta të larta, do të hidhte piketat e përgjithshme mbi natyrën konceptuale të shkollës së re, ku krahas detyrave emergjente të luftës kundër analfabetizmit, do të shtronte nevojën e orientimit të rinisë në studimin e degëve të prodhimit. Ajo do t’i kundërvihej këtij opinioni dhe do ta konsideronte demagogji parimin bazë të shkollës demokratike mbi karakterin apolitik të saj dhe se nëpërmjet tij nuk bëhej gjë tjetër veçse realizoheshin interesat e borgjezisë dhe të klasave shfrytëzuese.

Diskutimet e opinionit arsimor të vendit lidhur me ardhmërinë e shkollës do të ishin të shumta dhe do të preknin aspekte të ndryshme të saj. Pavarësisht thellësisë, njëanshmërisë dhe herë-herë edhe paqartësive, produkt ky edhe i situatave të kohës kur ato u shtruan, në thelb shprehnin një të vërtetë të pamohueshme që personalitete të arsimit por edhe mësues të thjeshtë “ishin të interesuar për ndryshime në emër të krijimit të një shkolle të avancuar të konceptuar gjithnjë brenda kuadrit të një shkolle borgjeze të demokratizuar”30.

Procesin e demokratizimit të arsimit PKSH do ta shihte në këndvështrimin e saj. Në kushtet e Shqipërisë së prapambetjes dhe përkundrejt ambicies të kësaj të fundit për një zhvillim të shpejtë të vendit në rrugën e një ekonomie të centralizuar socialiste, zgjerimi i arsimit do të ishte një nga prioritetet e politikës së saj. Por si Parti Komuniste ajo do të luftonte për përmbushjen e misionit të saj historik, të shndërrimit të shkollës në institucionin kryesor për edukimin komunist të brezit të ri dhe më gjerë të të gjithë shoqërisë. Në këtë kuptim sistemi arsimor, përmbajtja e shkollës e gjithë

29 Revista “Shkolla e re”, viti 1945, nr.1, f.4-5. 30 Eriketa Kambo, Arsimi në Shqipëri, f. 30.

Page 20: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

19

veprimtaria e saj do të vihej në funksion të ndërtimit të shoqërisë socialiste duke u mbështetur fuqishëm në një ideologji të vetme atë marksiste-leniniste31.

Politikat e saj arsimore PKSH i bëri edhe më të qarta në Plenumin V të mbajtur në shkurt të vitit 1946. Vendimet e këtij plenumi u bënë bazë për Reformën e parë Arsimore në vendit tonë. Plenumi përcaktoi në vija të përgjithshme detyrat më emergjente në fushën e arsimit, si, luftën kundër analfabetizmit, rindërtimin dhe shtimin e numrit të shkollave, përgatitjen e kuadrove arsimore, tërheqjen e sa më shumë vajzave, krijimin e kushteve për arsimin pa shkëputje nga puna, përgatitjen e gjithë infrastrukturës për hartimin e Reformës Arsimore, përgatitjen e programeve dhe të teksteve të reja32.

Disa masa të para që i paraprinë Reformës si shtetëzimi i shkollave fillore dhe atyre të mesme, mbyllja e shkollave të huaja, ndryshimet në plane, programe dhe tekste, shërbyen si elemente të rëndësishëm që përgatitën terrenin për një orientim të ri ideor të shkollës dhe reformimin e thellë të saj.

Ky reformim i gjithë sistemit arsimor dhe ndërtimi i një sistemi të ri, do të vihej mbi bazat e një kuadri të gjerë ligjor. Siç dihet në marsin e vitit 1946 do të hartohej Kushtetuta e Parë e Pasluftës. Në nenin 28 të saj shteti sanksiononte marrjen në mbrojtje ligjore të të gjithë fëmijëve nën moshën e pjekurisë. Detyra e tij ishte t’i pajiste me njohuri të përgjithshme shkencore dhe t’u krijonte kushtet të gjithë shtetasve për të ndjekur shkollën, pavarësisht nga seksi, krahina a bindjet fetare, politike dhe ideologjike. Në nenet e saj sanksionohej karakteri laik i cili kufizoi në maksimum të drejtat për arsimimin privat të fëmijëve. Ndonëse nuk e ndaloi atë direkt, indirekt kërkoi kontrollin e plotë të shtetit mbi shkollat private dhe çeljen e tyre veçse me ligj33.

Në funksion të këtij legjislacioni fillestar, shteti komunist krijoi disa struktura më të specializuara për ndjekjen e problemeve arsimore, por edhe për përgatitjen e reformës në këtë fushë. Kështu, me vendim të qeverisë, në prill 1946 u ngrit pranë Ministrisë së Arsimit Këshilli i Përgjithshëm Arsimor. Në përbërje të tij merrnin pjesë 60 mësues dhe ekspert të arsimit si dhe një komision ekspertësh pedagogjikë34. Ky organ kryente funksione këshillimore dhe dha një ndihmesë të madhe në përgatitjen e kritereve të Reformës Arsimore.

Mbi bazën e këtyre masave paraprake, më 17 gusht të vitit 1946, doli ligji mbi Reformën Arsimore në Shqipëri. Kjo reformë i jepte sistemit arsimor përmasa të reja dhe një karakter demokratik, shtetëror, laik dhe njësor. Reforma përcaktonte sistemin e ri arsimor, me të gjitha kategoritë përkatëse si: arsimin parashkollor, arsimin e përgjithshëm, atë profesional dhe shkollat për të rriturit. “Për realizimin e të gjitha qëllimeve, - do të theksohej në të, - reforma arsimore parashikon me krijue, për gjithë 31 Po aty. 32 PPSH, Dokumente kryesore, vëll.I, Tiranë, 1971, f. 346. 33 Statuti I republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë, mars 1946. 34 AQSH, F. 1011, viti 1946, dos. 32, Qarkore Nr.675/27, dt. 4.4.1946.

Page 21: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

20

shoqninë një strukturë të re të shkollave për arsimin e përgjithshëm. Shkolla fillore në katër klasa nga e I-ra deri në fund të klasës së IV-të, shkolla shtatëvjeçare në 7 klasa nga e I-ra deri në fund të klasës së VII-të dhe shkolla e mesme të ketë 4 klasa mbi shtatëvjeçaren”35.

Po kështu ligji konfirmonte krijimin e një shkolle unike me afat 7-vjeçar. “Përkohësisht, do të thuhej në të, do të lejohet me krijue shkolla unike me 3 klasë, të ndame nga shkolla fillore. Njëkohësisht mund të krijohen shkolla 11-vjeçare, duke filluar nga klasa e parë fillore deri në fund të klasës XI, ku edhe mbaron shkolla e mesme ... Kjo strukturë hap rrugën për decentralizimin e shkollave që do të lehtësojë shkuemjen e masave të rinisë në shkollat e mesme”36.

Duke anashkaluar disa probleme në fushën e politizimit e ideologjizimit të përmbajtjes së shkollës, mund të thuhet se në disa aspekte, Reforma manifestoi disa tregues të rëndësishëm demokratik. Mjafton të përmendim faktin që ajo eleminoi çdo lloj diskriminimi social, racor, gjinor e fetar, me të drejtën e arsimimit të qytetarit, sidomos të fëmijëve, të drejta këto që i mundësoi nëpërmjet aplikimit të detyrimit shkollor ligjor për arsimin fillor, monopolit të shtetit dhe dhënien e arsimit falas. Nga ana tjetër, shtroi nevojën e masivizimit dhe shtrirjes së tij në të gjithë territorin e vendit, përfshi dhe skajet më të largëta.

Reforma sanksiononte karakterin unik të sistemit arsimor dhe shkurtoi afatin e tij nga 13 në 11 vjet, duke bërë më të larmishëm sistemin arsimor parauniversitar. Reforma i hapi rrugën ndërkohë jo vetëm krijimit të një shkolle demokratike që do të realizonte arsimimin masiv të popullsisë por edhe edukimit me ideologjinë socialiste, në përputhje me vetë rendin e vendosur pas lufte në Shqipëri. Në funksion të kësaj do të ndryshohej dora-dorës i gjithë dokumentacioni, planet, programet dhe tekstet mësimore të të gjitha kategorive. Synimet politike të saj do të kundërshtohen nga një pjesë e intelektualëve madje edhe nga radhët e deputetëve të Kuvendit Popullor. Si do të përmendej edhe në tekstin “Historia e Popullit Shqiptar” (botim i vitit 2007) pikëpamja e tyre në thelb ishte “... që të mos ndiqej një politikë arsimore e njëanshme që shkolla të mos politizohej dhe nxënësit të mos merrnin vetëm njohuri marksiste. Zëdhënës i këtyre pikëpamjeve u bë deputeti Shefqet Beja, kundërshtari i hapur i vijës së PKSh dhe i programit të qeverisë”37. Një pikëpamje e tillë e goditur me ashpërsi që në embrion fliste për faktin se shteti ishte i vendosur të ndryshonte para së gjithash përmbajtjen e shkollës, duke ia përshtatur qëllimeve politike të PKSH.

Si edhe është konkluduar edhe nga studiues të tjerë, sipas ligjit të Reformës, sistemi i ri arsimor, rrokte tre fusha kryesore: sistemin e edukimit parashkollor, atë shkollor me të gjitha hallkat duke nënkuptuar edhe ngritjen shpejt edhe të arsimit të lartë si pjesë integrale e tij dhe së fundi sistemin jashtëshkollor të arsimit dhe

35 AQSH, F.511, viti 1947, dos. 17, fl. 61. “Ligji mbi reformën Arsimore në RPSH”, Dekret i miratuar

nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, nr. 115, dt. 15.08.1946. 36 Po aty. 37 Historia e Popullit Shqiptar, Toena: Tiranë 2007, fl. 219.

Page 22: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

21

edukimit. Reforma do t’i hapte rrugën zgjerimit dhe konsolidimit të kategorive më kryesore të arsimit.

Në këtë fazë të zhvillimit arsimor, kategoria bazë mbetej arsimi fillor. Krahas rëndësisë që ajo i jepte karakteri i detyrueshëm do të rregullohej me një ligj të veçantë po të 17 gushtit 1946, atë mbi “Arsimin fillor të detyrueshëm”. Mbi bazën e tij arsimi fillor ishte i detyrueshëm për fëmijët nga mosha 7-14 vjeç dhe jepej falas për të gjithë. Ai realizohej në shkollat fillore të çelura nga shteti në të gjithë vendin dhe përfshinte si do të thuhej që në nenin e tij të parë “.....të gjithë djemtë dhe vajzat prej moshës 7 vjeç. Në lidhje me këtë, në vjeshtën e vitit 1946 duhet të shkojnë në shkollat fillore dhe të gjithë fëmijët në moshën 8, 9, 10 vjeç që gjer më sot nuk kanë mësuar në shkollë...”38. Për të shmangur vështirësitë për zbatimin e tij, ligji parashikonte sanksione detyruese për prindërit, kujdestarët apo institucionet nën kujdesin e të cilëve ishin fëmijët e moshës shkollore. Ky ligj bashkë me atë të Reformës do të kontribuonin për konsolidimin e kësaj kategorie arsimore mbi bazën e të cilave do të ngriheshin dhe ecnin ato më të larta, arsimi unik ose 7-vjeçar, ai i mesëm dhe deri ai i lartë.

Në kuadrin e Reformës si edhe do të sanksionohej në nenet e saj, një vend të rëndësishëm do t’i jepej zhvillimit të arsimit të mesëm e sidomos atij profesional. Ky i fundit do të ishte një nga burimet e rëndësishme të sigurimit të një numri të madh teknikësh aq të nevojshëm për zhvillimin ekonomik të një vendi të shkatërruar që dilte nga lufta dhe aspironte për një progres të shpejtë.

Në ligjin e Reformës do të thuhej se “Krijohet arsimi profesional që ka për qëllim të përgatisë kuadro të mësuara mirë për degët e ndryshme të jetës ekonomike, shoqërore e kulturore të vendit. Ministria e Arsimit drejton dhe kontribuon zhvillimin e arsimit profesional në bashkëpunim me ministritë e tjera në bazë të një sistemi me shkolla teknike e pedagogjike 4-vjeçare, shkolla praktike profesionale 2-vjeçare, shkolla perfeksionimi të zejtarisë 2-vjeçare dhe kurse të shpejta, nga 6 - 12 muaj”39.

Pjesë e sistemit të ri i mishëruar në ligjin e Reformës do të ishte edhe krijimi i arsimit për të rritur. Në kushtet e Shqipërisë ku pjesa më e madhe e popullsisë ishte analfabete apo me nivel të ulët shkollor hedhja e bazave të një sistemi të rregullt për të gjithë ata që nuk kishin mundësi të ndiqnin shkollat e ditës, merrte një rëndësi të veçantë. Krijimi apo zhvillimi i një sistemi të plotë arsimor, me hallkat e tij themelore i hapte rrugën shkollimit masiv të gjeneratave të reja dhe rriste shanset për një progres të shpejtë të vendit.

Vendi, roli dhe rrjedhojat që ajo solli në ecurinë e shkollës shqiptare nga literatura historike e para dhe pas viteve 90-të janë parë nga këndvështrime të ndryshme. Pavarësisht dallimeve ajo çka bihet dakord duke konverguar në një

38 Gazeta zyrtare e RPSH, nr. 85, 10 shtator 1946, Ligji nr. 282 “Mbi arsimin fillor të detyruar”, dt. 17

gusht 1946. 39 Po aty, Ligji nr. 281, “Mbi Reformën Arsimore”, dt. 17 gusht 1946.

Page 23: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

22

mendim të përbashkët, është fakti që kjo reformë u hapi rrugën si shndërrimeve demokratike ashtu edhe atyre socialiste dhe se ajo me të drejtë mund të konsiderohet si pikënisja e të gjitha ndryshimeve që përjetoi shkolla shqiptare e pasluftës së Dytë Botërore.

Lidhur me këtë reformë një çështje mjaft e debatueshme, që ka tërhequr mjaft historianë sidomos gjatë viteve të fundit, ka qenë problemi i raporteve që ajo vendosi lidhur me mësimin e fesë në Shqipëri. Në këtë drejtim duhen ndarë mirë dy gjëra. E para është se shteti shpalli karakterin laik të shkollës, d.m.th aplikoi parimin e ndarjes së plotë të shkollës nga feja. Në thelbin e vet, ky përbën një parim demokratik, i njohur dhe i zbatuar në shumë vende të qytetëruara.

Aspekti i dytë, që lidhej me vetë natyrën e shtetit komunist ishin masat për kufizimin dhe, mandej, ndalimin de facto të arsimit fetar dhe së bashku me të më vonë edhe të asgjësimit të institucioneve të besimit. Në këtë aspekt duhet hedhur më shumë dritë nga studimet tona historike dhe duhet adresuar një kritike mjaft e fortë dhe e argumentuar historiografike ndaj literaturës historike të para viteve 90-të.

Ndarja kategorike e shkollës nga kisha dhe nga feja, si për çdo vend edhe për Shqipërinë, përbënte një nevojë urgjente dhe një hap të madh përpara në zhvillimin e vendit. Por laiciteti i shkollës dhe arsimimi fetar janë dy gjera të ndryshme që me dashje janë konfonduar nga kjo literaturë, e cila justifikonte politikën zyrtare antifetare të shtetit komunist, duke lënë të kuptohej se qëndrimi i saj ndaj mësimit të fesë nisej jo nga pozita ateiste, por nga politika laike e progresive, d.m.th. demokratike40.

Indoktrinimi politik i shkollës shfaqet qartë qysh në fillimet e aplikimit të Reformës. Në një qarkore publike të Ministrisë së Arsimit për këtë reformë do të thuhej tekstualisht. “…është parashikuar që brezi i ri të rritet dhe të edukohet në bazë të parimeve të Luftës Nacionalçlirimtare” dhe se mësimi i fesë përbënte një pengesë serioze për ngulitjen e këtyre parimeve41. Gradualisht më vonë do të ndërmerreshin akte ligjorë e normativë, që çuan në ndalimin e shkollave private fetare dhe në vendosjen e një represioni shtetëror ndaj arsimit jopublik sidomos ndaj arsimit fetar.

Hap pas hapi, organet partiake dhe ato shtetërore, kishin marrë masa që thellonin vijën radikale në arsim, duke goditur gjithnjë e më tepër prirjet liberale perëndimore në fushën e pedagogjisë, të manifestuara këto, si në kundërshtarët e regjimit të ri, por edhe në kuadrot arsimore më të distancuar apo indiferentë ndaj proceseve dhe rrugëve që po merrte arsimi dhe edukimi në vendin tonë42.

Qëndrimi i shtetit komunist do të bëhej më i vendosur. Fadil Paçrami, ministër i Arsimit i kësaj periudhe, duke analizuar ndryshimet në përmbajtjen e shkollës do të

40 Histori e Shqipërisë, vëll.IV, f. 82,Tiranë 1984. 41 AQSH, Fondi 511, viti 1946, Qarkore, nr.480/2, dt. 19.11.1946. 42 Fatmira Rama, “Reforma arsimore, gusht 1946 dhe përmbajtja e shkollës”, në “Historia e Arsimit”,

vëll. 3, Tiranë, 2003, f. 202.

Page 24: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

23

shprehej qartë dhe prerë se “... qëllimi i reformës asht me çrrënjosë nga shkolla jonë çdo ideologji fashiste e reaksionare, me vu themelet për edukimin e brezit të ri me frymë e idena progresiste, me një kulturë të shëndoshë dhe me u dhanë një përgatitje shkencore krijuese të ardhshëm të jetës ekonomike, politike e kulturore të vendit tonë”43

Nonsenset demokratike të reformës arsimore u bënë më të theksuara nga propaganda zyrtare. Duhet thënë se thelbin e ekzistencës e të jetëgjatësisë së vet e gjeti tek propaganda, më saktë tek demagogjia propagandistike. Ishte pikërisht kjo propagandë që vlerat emancipuese e përparimtare të reformës i deklaronte vend e pavend, duke i lidhur vetëm me vijën politike, me meritat e PKSH. Kështu, për shembull, edhe pse vet ligji i reformës nuk kushtëzonte të drejtën e arsimimit të fëmijëve me përkatësitë apo origjinat politike e fetare të familjeve të tyre, shtypi zyrtar e trajtonte vend e pa vend karakterin klasor të edukatës arsimore të mëshiruar në këtë reformë. Dhe kjo bëhej, sipas tij, për të provuar epërsitë arsimore që krijonte sistemi i ri socialist në krahasim me sistemin klasik demokratik. Kështu ai trumbetonte me të madhe se tashmë arsimi ishte bërë një armë në duart e klasës punëtore (më vonë të partisë) e të fshatarëve dhe se ajo tashmë “eleminonte” monopolin e shfrytëzimin e borgjezisë ndaj tyre44

Intensiteti i propagandës komuniste mbi nevojën e forcimit të luftës së klasave në arsim e në shkolla erdhi vazhdimisht duke u forcuar, në përputhje me vështirësitë në rritje dhe të kërkesave emancipuese të shoqërisë shqiptare. Ishte më se e qartë se vështirësitë buronin jo vetëm nga varfëria e skajshme arsimore e kulturore, jo vetëm nga kriza e rëndë ekonomike dhe shkatërrimet e jashtëzakonshme të luftës, jo vetëm nga paaftësia e shtetit për të ushtruar me kompetencë pushtet dhe qeverisje cilësore, por edhe nga prirjet konservatore patriarkale që mbanin të ngërthyer ndërgjegjen arsimore të një pjese të qytetarëve. Po t’i shtohet kësaj edhe mungesa e kuadrit arsimor, bëhej edhe më e qartë tabloja dhe kostua që duhet të përballonte shoqëria shqiptare në kryerjen dhe përballimin e kësaj reforme.

Problem më i vështirë do të ishte zbatimi praktik i reformës që nënkuptonte para së gjithash ndryshime radikale në bazat ideologjike dhe shkencore të shkollës, në dokumentacionin dhe gjithë veprimtarinë mësimore-edukative të saj. Deri në daljen e reformës, shkollat e të gjitha kategorive, punonin mbi bazën e teksteve e programeve të vjetra, duke ndezur herë pas here, ndryshime të pjesshme sidomos nëlëndët shoqërore që binin ndesh me frymën e luftës. Të papërshtatshme për “shkollën e re”, kydokumentacion duhej të ndryshonte. Veçanërisht emergjent ishte problemi i teksteve. Detyra për hartimin e teksteve dhe programeve të reja, do t’i ngarkohej një komisioni të posaçëm, i cili vepronte si organ këshillimor pranë Ministrisë së Arsimit, që para daljes së Ligjit të Reformës.

43 AQSH, F. 511, viti 1947, dos. 17, fl. 60. 44 Gazeta “Bashkimi”, Shtator 1946.

Page 25: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

24

“Programet e reja, - do të thuhej në një burim të kohës, - janë hartuar në pajtim me përparimet e shkencës, duke u mbështetur dhe në eksperiencën e deritanishme, pas një studimi kritik”45.

Viti 1946-1947 do të ishte viti i parë i zbatimit të gjerë të programeve dhe teksteve të reja, në të gjitha ciklet e shkollës fillore dhe asaj unike. Strukturat arsimore do të tregohen të vëmendshme për zbatimin e tyre “korrekt”. Me anën e një udhëzimi të nëntorit të vitit 1946, ato do të këmbëngulin se “... moszbatimi i përpiktë i programit ka konsekuencë moszbatimin, pra dhe sabotimin qoftë pa qëllim të reformës Arsimore, e cila është një nga bazat themelore të rindërtimit të vendit tonë”46. Ndryshime të rëndësishme do të pësonin edhe planet. Me anën e heqjes të disa lëndëve dhe shtimin e disa të tjerave, do të realizohej vendosja e raporteve më të mira midis lëndëve dhe gruplëndëve, heqjen e pjesëve të panevojshme dhe rregullime të brendshme strukturore që prekin të gjitha hallkat dhe kategoritë shkollore.

I gjithë opinioni shoqëror, mësues dhe intelektualë u angazhuan për kryerjen e kësaj reforme duke shpresuar në efektet pozitive të saj për ecurinë e shkollës. Preokupimi themelor i tyre ishte kontributi me ide, platforma e mendime në favor të zgjidhjes arsimore. Nisur nga këto qëllime, intelektualë, mësimdhënës dhe të tjerë, shpejtuan të shfaqnin në shtypin e kohës mendime kritike (mendime ndryshe) rreth forcimit të karakterit demokratik të përmbajtjes së reformës. Disa prej tyre mundën të japin ndihmesë duke përfituar edhe nga fakti që ende nuk ishin konsoliduar pozitat diktatoriale të shtetit komunist, si edhe të shtypit zyrtar. Por mendimi i lirë do të luftohej me të gjitha format e mënyrat nga udhëheqja komuniste e vendit, e cila me forcimin e pozitave të saj politike do ta mbyste dhe asfiksonte.

*

* *

2. Instituti Pedagogjik 2 vjeçar

Pas përballimit të probleme të para emergjente, programi i qeverisë parashikonte jo vetëm rindërtimin e shpejtë dhe kthimin e normalitetit por edhe fillimin e reformave që do të mundësonin zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Me masat e marra u bë e mundur që në vitet 1945-1946 të rindërtoheshin të gjitha fabrikat dhe minierat e shkatërruara nga lufta. Prodhimi industrial në vitin 1946 arriti atë paraluftës. Masa të rëndësishme do të ndërmerreshin për rimëkëmbjen e bujqësisë dhe riaktivizimin e degëve të tjera të ekonomisë. Shteti do të fillonte një valë të tërë 45 Aqif Raça, “Reforma shkollore”, në “Arsimi popullor”, nr. 4, Tiranë, 1946, fl. 151. 46 AQSH, F. 511, viti 1946, dos. 14. Qarkore e Ministrisë së Arsimit, dt. 23.XI.1946.

Page 26: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

25

shtetëzimesh që do t’i jepnin një goditje të rëndë kapitalit vendas. Prioritet i programit të tij tashmë do të ishte kryerja e shndërrimeve socialiste me synimin e krijimit dhe forcimit të një ekonomie të centralizuar që të dominonte gjithë jetën e vendit. Në këtë kontekst një rëndësi të veçantë do të merrte arsimi i lartë, nëpërmjet të cilit mendohej të siguroheshin kuadrot e para aq shumë të nevojshme për këtë ekonomi.

Në përpjekjet për eleminimin e shpejtë të analfabetizmit, përhapjen e arsimit dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare opinioni shoqëror e personalitete të njohura në fushën e shkollës do të drejtonin vëmendjen krahas problemeve të ditës edhe në atë të perspektivës. Edhe pse në realitetin e pasluftës nuk ekzistonte asnjë infrastrukturë në shërbim të arsimit të lartë ata do t’i hidhnin sytë në vendosjen e themeleve edhe të kësaj hallke të sistemit arsimor.

Me zbatimin e Reformës Arsimore, nevojat për kuadro do të vinin në rritje. Në mënyrë të veçantë, zgjerimi i arsimit fillor si kategoria më masive për kohën, do të kushtëzohej përpos të tjerave nga sigurimi i mësuesve. Një rol të rëndësishëm do të luante zgjerimi dhe fuqizimi i arsimit të mesëm pedagjik. Forcimi i shkollave pedagogjike ndërkohë rriste shanset për rritjen e numrit të nxënësve që mund të vazhdonin më vonë Institutit Pedagogjik 2/vjeçar.

Krahas plotësimit të nevojave të shkollave fillore me kuadër të mjaftueshëm, një problem i mprehtë ishte ai i mungesës së mësuesve për shkollat unike. Deri në këtë periudhë një pjesë e tyre ishte synuar nëpërmjet tërheqjes së elementëve më të mirë nga arsimi fillor, por kjo nuk e zgjidhte problemin. Kjo çonte në dobësimin e këtij të fundit dhe ndërkohë nuk i siguronte shkollat unike me kuadro të nivelit të duhur, për këtë kategori shkollore. Në këto kushte hapja e një shkolle studimesh të larta, në vend po kthehej në një domosdoshmëri.

Në shërbim të hedhjes së themeleve të arsimit të lartë, kontribut të veçantë do të jepte prof. Sejfulla Malëshova, një ndër figurat qendrore historike të luftës dhe personalitet politik i kohës. Për zotësitë e veta intelektuale e pikëpamjet antifashiste, ai arriti deri në strukturat e larta të udhëheqjes komuniste47. Po ashtu, S. Malëshova ishte ndër të rrallët që gëzonte një formim të plotë teorik e politik. E ndihmonte edhe fakti që studimet e larta i kishte kryer jashtë vendit në degën e filozofisë48.

Nga tetori 1944 deri në shkurt 1946 ai do të bënte pjesë ne Byronë Politike të PKSH që ishte organi më i lartë ekzekutiv i saj.49 Pjesëmarrja në forumet e larta partiake i krijoi mundësi të shpaloste me forcë mendimet e tij “ndryshe”, të cilat më vonë do t’i kushtonin ndërprerjen e karrierës së vet politike e shkencore. Gjatë kësaj kohe ai u bë protagonist i mendimit politik dhe vështirë se mund të gjesh ngjarje të kohës që të mos lidhen më emrin e tij. S. Malëshova ishte ndër të vetmit që parashtroi publikisht një platformë politike alternative në udhëheqjen e lartë komuniste. Thelbin

47 Historia e Shqipërisë, vëll. III, Tiranë 1984, f.52 48 E.Hoxha, “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë se re”, Tiranë 1981, f. 49 PPSH, Dokumenete Kryesore, Vëll I, Tiranë 1961, f.24

Page 27: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

26

e platformës e përbën teoria e “gradualitetit politik” ose e respektimit të etapave të revolucionit. Sipas tij reformat e ndërmarra në jetën e vendit duhet t’i nënshtroheshin kushteve dhe mundësive konkrete. Teorikisht, theksonte S.Malëshova, komunistët e kanë marrë pushtetin, prandaj nuk duhet të frikësohen nga ekzistenca për një kohë e pronarëve të mëdhenj. Përkundrazi, sipas tij, prona e madhe do të mund të përballonte më mirë nevojat ekonomike të njerëzve50.

Me këto pikëpamje S. Malëshova nuk i kundërvihej sistemit komunist. Përkundrazi, në të gjitha shkrimet e diskutimet e veta politike ai theksoi se mbetej komunist në bindje. E vetmja gjë që kundërshtoi në reformat e para ishte ritmi tejet i shpejtë i tyre. Fjala ishte sidomos për reformat ekonomike e mbi të gjitha për reformën e shtetëzimeve socialiste.

Me këto qëndrime S.Malëshova iu kundërvu vijës politike të krahut ekstremist në PKSh të përfaqësuar nga E. Hoxha. Ky krah do t’i konsideronte si antidemokratike, madje dhe antikombëtare, pikëpamjet e tij në Plenumin e V-të të KQ të PKSH në shkurt të vitit 1946. E.Hoxha do t’i bënte gjyq mendimeve të S.Malëshovës, duke i etiketuar ato si “oportuniste”, “liberale”, etj. Sipas tij, ato mbartnin me vete një rrezik të madh për vendin, pasi synonin rivendosjen në Shqipëri të një regjimi të demokracisë perëndimore51. Me këto motive S. Malëshova u përjashtua nga të gjitha postet e larta partiake dhe nga partia.

Pavarësisht nga goditja e madhe që mori, S. Malëshova nuk e ndërpreu punën në shërbim të vendit. Në qeverinë e parë komuniste që doli nga zgjedhjet e vitit 1945, të mandatuar në mars 1946, S.Malëshova mori portofolin e Ministrit të Arsimit e të Kulturës52. Kjo sepse një figurë kaq e rëndësishme nuk mund të nxirrej menjëherë nga politika. Qenien në krye të këtij dikasteri ai do ta shfrytëzonte në funksion të përmbushjes së detyrimeve kombëtare për zhvillimin e arsimit dhe të kulturës. Këto detyrime ai i lidhi ngushtë me realizimin e ëndrrës së vjetër të rilindasve për krijimin e arsimit të lartë duke hedhur edhe hapin e parë në këtë drejtim.

Profesor S. Malëshova ishte i pari intelektual në Shqipëri që parashtroi në përputhje me kushtet e vendit, një projekt konkret për krijimin e një instituti pedagogjik. Më 19 nëntor 1946, ai do t’i paraqiste qeverisë një promemorje, me anën e së cilës argumentonte në mënyrë shteruese nevojën e ngritjes së kësaj hallke mësimore53. Në historiografinë shqiptare të periudhës komuniste ky fakt është anashkaluar me qëllim të pastër politik. Pasi jo vetëm tekstet akademike, por edhe ato monografike nuk japin asnjë vlerësim, duke mos e përmendur fare rolin e S. Malëshovës. Pavarësisht se ky institut nuk i gëzonte të gjitha atributet e një shkalle të lartë në kuptimin filozofik të saj, në përgjithësi ai plotësonte disa nga kriteret

50 Historia e PPSH, Tiranë 1980, f.28, Historia e Shqipërisë Vëll. IV, Tiranë 1984, f..39 51 E.Hoxha, vepra, Vëll. V, Tiranë 1971., f.45 52 AQSH, f.490, viti 1946, dos. 4. f.5 53 AQSH, F. 511, viti 1946, dos.14, fl.2, Promemoria 2657, “Mbi krijimin në Tiranë, këtë vit të një

Instituti Pedagogjik”. Tiranë, 17 gusht 1947.

Page 28: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

27

kryesore, duke i shërbyer zbutjes së kërkesave emergjente që shtronte shkolla për kuadro mësimdhënës.

Synimi i ngritjes të këtij instituti, përcaktohej qartë që në fillim të promemories. Sipas saj “Instituti pedagogjik do të përgatisë mësonjës për shkollat unike”, për të kaluar më pas në mësues për shkollat e mesme (normale dhe lice)54. Shkolla unike quheshin shkollat e ciklit të lartë të 7-vjeçares. Instituti do të diplomonte mësues në dy degë, ose fakultete siç i emërtonte promemorja, - degën e letrave dhe degën e shkencës. Studentët e institutit i nënshtroheshin një programi mësimor të ngjeshur dhe me lëndë të shumta pa shumë afërsi studimi. Por ai ishte mjaft i përshtatshëm për specializimin e mësuesve të shkollave të ulëta. Kështu, studentët e fakultetit të letrave do të specializoheshin për gjuhë shqipe, histori, gjeografi, kurse ata të fakultetit të shkencave për matematikë, fizikë, kimi dhe shkenca natyre.

Të dy fakultetet kishin një numër lëndësh të përbashkëta, kryesisht të formimit të përgjithshëm, filozofik e profesional (mësimdhënës). Lëndët e përbashkëta ishin: filozofi, pedagogji, gjuhë e huaj (rusisht), latinisht, kulturë ushtarake, histori arti, higjienë edukatë, fizike dhe këngë. Programi përmbante praktika mësimore (hospitime - siç i quante ai)55. Lënda e latinishtes, konsiderohej e domosdoshme për mësimin e gjuhës shqipe. Programi parashikonte dhe disa kurse speciale, sidomos për historinë e Shqipërisë dhe gjuhën shqipe.

Programi mësimor, kishte si qëllim të dyfishtë; nga njëra anë ndihmonte mësuesit të përvetësonin mirë përmbajtjen e lëndëve të shkollës unike, nga ana tjetër, më vonë me specializime plus, më zgjerimin e kulturës universitare, këta mësues do të profilizoheshin për shkollat e mesëm. Të gjitha lëndët ishin semestrale dhe do të shlyheshin me provim.

Një vend të veçantë do të zinte edhe përcaktimi i kritereve të pranimit të studentëve në Institut. Në të do të pranoheshin vetëm nxënësit që kishin arsim të mesëm (normale ose lice), sepse aty do të zhvilloheshin mësime të kulturës së lartë. Pra, lëndët mësimore kishin status universitar, pavarësisht, se kjo kulturë nuk ishte “kryekëput kulturë e plotë universitare”. Shkak bëhej specializimi jo i ngushtë i studentëve.56 Megjithatë, theksohej se specializimi në disa lëndë të kulturës kombëtare duhej parë me kujdes. Për këto shkenca, vërente ajo, (gjuhë e letërsi shqipe) do të jepet maksimumi i literaturës që ekzistonte në vendin tonë deri atëherë, specializim, që studentët nuk mund ta arrinin jashtë vendit. Krahas profesoratit të vjetër, studentët e institutit mbeteshin kapaciteti i vetëm intelektual për mësimdhënien e këtyre lëndëve edhe në shkollat e arsimit të mesëm. Ndërsa, për disa lëndë të tjera (histori, gjeografi) ku mungonte tërësisht literatura, nuk do të synohej niveli i

54 AQSH, F. 511, viti 1946, dos.14, f. 2 ,Universiteti I Tiranes “Enver Hoxha “ Tirane viti 1985 f.8 55 Po aty. 56 AQSH, F. 511, viti 1946, dos. 14, fl. 2-3.

Page 29: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

28

barabartë me të tjerat57. Afatet e studimeve në Institut ishin dy vjet dhe në një perspektivë të afërt mendohej që të ktheheshin në 4-vjeçar. Çdo vit mësimor ndahej në dy semestra, me nga 4 muaj mësim dhe dy javë provim secili. Për dy vitet e para, instituti do të punonte më një strukturë mësimore që mbante parasysh situatat e jashtëzakonshme të pasluftës. U mendua që viti i parë të fillonte studimet në dhjetor 194658.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohej edhe profesoratit të Institutit. Pjesën më të madhe të pedagogëve do ta përbënin figurat më të njohura të botës intelektuale shqiptare. Vetëm një numër i kufizuar syresh u mendua të mbulohej me pedagogë të huaj, kryesisht ata të gjuhës së huaj. Kështu në shërbim të institutit u vunë emra të tilla që hodhën edhe themelet e arsimit universitar shqiptar. Drejtor i parë i Institutit Pedagogjik Dyvjeçar do të caktohej prof. Dh.Shuteriqi, i cili do të mbulonte të gjitha lëndët e letërsisë shqipe e të huaj. Titullarët kryesorë të lëndëve ishin: Prof. S.Malëshova, filozofi, pedagogji e psikologji, Prof. Dh.Xhuvani, gjuhësi, Prof. A.Buda dhe Prof. Sh.Musaraj histori, Prof. P.Geço, gjeografi, Prof.A.Tashko matematikë, Prof. K.Popa, kimi e shkenca të natyrës, Prof. H.Sulçebej, higjenë dhe Prof. L. Shala edukatë fizike59. Praktikat mësimore do t’i udhëhiqte çdo pedagogë lënde.

Instituti pedagogjik do të fillonte veprimtarinë e vet me 70 studentë, në sistemin e rregullt të ditës, ndërkohë që parashikohej që instituti të pranonte edhe një kontigjent studentësh pa shkëputje nga puna. Secili student i rregullt përfitonte nga shteti një bursë mujore prej 140 frangash sipas kursit të atëhershëm dhe në vitin e parë ata duhej të përballonin vetë shpenzimet e strehimit e të fjetjes.

Meqenëse hapja e Institutit Pedagogjik nuk ishte parashikuar në buxhetin vjetor të shtetit, u mendua që shpenzimet e vitit shkollor 1946-1947 të mbuloheshin nga fondi për mirëmbajtjen dhe meremetimin e shkollave60.

Duke evidencuar nevojën e hapjes të një shkolle të lartë në vend , në një artikull të shtatorit të vitit 1946, në të përditshmen më të madhe të vendit, gazetën “Bashkimi”, do të bëhej publike hapjen në fundin e këtij viti të Institutit Pedagogjik në Tiranë, i cili si do të ritheksohet në të do të kishte tre fakultete. Gjithnjë sipas njoftimit ‘Fakulteti i Literaturës dhe i Historisë ku do të mësohet gjere gjuha dhe literatura shqipe dhe ku do të jepen mësime të filozofisë dhe të latinishtes, bashkë me mësimin e historisë së përgjithshme dhe të Shqipërisë, do të përgatisë mësonjës vetëm për gjuhën shqipe dhe historinë61. Po kështu Fakulteti i Matematikës, Fizikës dhe Kimisë do të përgatiste mësues në këto tre disiplina dhe ai i Shkencave të Natyrës dhe Gjeografisë, mësinjës për këto fusha.

57 Po aty, f.3 58 Po aty. 59 Po aty. 60 Po aty, f.3 61 Po aty.

Page 30: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

29

Në të gjitha degët e Institutit Pedagogjik krahas lëndëve të specialitetit do të zhvilloheshin edhe disa lëndë të përbashkëta si: Filozofia e Pedagogjisë. Mësimet e zhvilluara në secilën degë ishin ekuivalente me mësimet e dy viteve të para universitare që u jepnin mundësi atyre që i përfundonin të plotësonin studimet e tyre. Hapja e këtij instituti do të vlerësohej si hapi i parë në fushën e arsimit të lartë: “Qëllimi i madh, - do të vijohej në këtë artikull, - duhet të jetë patjetër që ne të krijojmë në Shqipëri të gjitha mundësitë për mësimet e larta” duke e vlerësuar si “një përpjekje shkencore e zhvilluar në mënyrë që së afërmi” të mund të çonte në hapjen e “fakulteteve të para universitare”62. Një muaj më vonë do të ndërmerrej edhe nisma ligjore. Me vendim të Këshillit të Ministrave Instituti Pedagogjik 2-vjeçar do të kishte fillimisht 3 fakultete që në një perspektivë të afërt të mund të ktheheshin në 4 vjeçare63.

Në Institutin Pedagogjik do të pranoheshin edhe nxënës me korrespondencë në një numër të pakufizuar, të cilët duhej të kishin përfunduar studimet e mesme rregullisht dhe të jepnin provimet e Institutit në sezone të caktuara.

Shkolla do të çelte dyert e saj në 20 dhjetor të po këtij viti. Në fjalën inauguruese në cilësinë e ministrit të Arsimit, por edhe te ideatorit të hapjes së kësaj shkolle, S.Malëshova “iniciativën” e organizimit të shkollave të larta në Shqipëri do ta cilësonte si një masë të rëndësishme dhe largpamëse për sigurimin e specialistëve të lartë “në fushën e teknikës dhe të shkencës të domosdoshëm për realizimin e probleme të mëdha ekonomike e sociale”64.

“Për të arritur këtë qëllim, - do të vijonte ai, - kuadrot tona, duhet të jenë kuadro të një tipi të ri, kuadro që të venë tërë zotësinë dhe diturinë e tyre, në interes të masave punonjëse” dhe se “kuadro të tilla duhet të formohen edhe në këtë bërthamë të parë të shkollave të larta që po inaugurojmë sot. Shkolla jonë duhet të jetë një institucion avangarde, ku nxënësit dhe studentët duhet të edukohen në frymën revolucionare të kohës sonë, në të gjitha festat e aktivitetet shoqërore”65.

Për shkak të situatave, viti i parë akademik u zhvillua në kushte shumë të vështira. Përvojës së pakët dhe nivelit të ulët të kuadrove të para, i shtohej edhe mungesa e infrastrukurës arsimore plus vështirësitë e gjithanshme të krizës së pasluftës. Si godinë mësimore u përdorën mjediset shkencore të Institutit të Studimeve.

Hapja e Institutit Pedagogjik Dyvjeçar dhe atij të Studimeve, përpos që plotësuan një ëndërr shekullore të dijetarëve shqiptar, i hapën rrugën një hallke të re shkollore, arsimit universitar. Me këto ngjarje u mbyll tërësisht cikli i sistemit arsimor shqiptar. Në rregulloren e brendshme të Institutit Pedagogjik, të hartuar në vitin 1947, thuhej: “Instituti Pedagogjik i Tiranës është një shkollë studimesh të nalta, me 62 “Bashkimi”, dt. 29.09.1946. 63 Po aty, dt. 21.12.1946. 64 Gazeta Zyrtare, viti 1946, nr.10, Vendim i Këshillit të Ministrave, nr.135, dt. 20.10.1946. 65 Po aty.

Page 31: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

30

karakter universitar, që përgatit dhe nxjerr mësues për shkollat unike të Republikës Popullore të Shqipërisë”66.

Duke vlerësuar rëndësinë e madhe që merrte puna dhe gatishmëria për të kontribuar në ngritjen dhe mbarëvajtjen e këtij institucioni, të stafit të parë pedagogjik, do të shprehte besimin se ata do të bënin të gjitha përpjekjet për ngritjen e nivelit të tyre shkencor dhe metodik, duke përmbushur misionin e edukatorit të brezit të ri. Natyrisht, arritja e këtij suksesi ishte produkt i politikave arsimore të shtetit por edhe meritë e intelektualëve të kohës, që me përkushtim punuan në kushte shumë të vështira për të bërë realitet krijimin e një shkolle të lartë në vend.

Çelja e Institutit Pedagogjik Dyvjeçar shënoi një ngjarje të shënuar në historinë e arsimit e të mendimit pedagogjik shqiptar. Ai luajti një rol të madh në plotësimin e nevojave urgjente të shkollës sonë për mësues.

Tab. 1.67

Shkolla, nxënës dhe mësues në arsimin publik 1944-45

Niveli i Edukimit Shkolla Gjithsej

Nxënës Mësues Gjithsej Femra % Gjithsej Femra %

Arsimi Parashkollor 35 2094 - - 41 41 100

Arsimi fillor 928 54360 20296 37 1702 518 30

Arsimi 7-vjeçar 13 4125 1380 33 241 42 17

Arsimi i Mesëm 13 1208 342 28 241 42 17

Arsimi i Lartë - - - - - - - Kurse analfabetizmi - 10273 - - - - -

Në vitin e parë të funksionimit do të rregjistroheshin 346 studentë të rregullt dhe me korrespondencë por vetëm një numër i kufizuar do të arrinin rezultate. Vështirësitë ishin të mëdha dhe si do të evidencohej nga mjaft burime të kohës mundësitë për të punuar sipas standardeve të kësaj kategorie shkollore, ishin të kufizuara.l Numri i pedagogëve ishte i kufizuar, gjithsej 17 dhe asnjeri nuk kishte dhënë mësim në shkollat e larta. Mungonin tesktet në gjuhën shqipe dhe studentët e parë kishin mangësi në formimin e tyre shkencor për shkak se pjesa më e madhe e tyre i riktheheshin shkollës, pas një kohe të gjatë ndërprerjeje. Profesorati do të

66 AQSH, F. 1011, viti 1947, dos. 38, f.2. 67 Anuari Statistikor i vitit 2002-2003.

Page 32: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

31

përpiqej me të gjitha forcat, për përkthimin e teksteve për lëndët bazë dhe shpesh do të përdoreshin edhe tekste të shkollave të mesme, sidomos për lëndët e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë.

Pas kalimit të një periudhe të vështirë, në vitin e dytë do të vëreheshin përmirësime. Ishin hartuar dispensa, sidomos për vitet e para dhe përkthyer tekste. Ndërkohë do të tentohej për një përmirësim të lëndëve të trajtuara dhe një ndarje më e drejtë e tyre. Numri i studentëve do të arrinte në 80, prej të cilëve 56 do të studionin me bursa shtetërore68.

Një rritje do të pësonte edhe personeli mësimor i cili do të arrinte në 24. Pozitivisht do të ndikonte edhe pasurimi i bazës materiale. Në prillin e vitit 1947, nga universitetet e BS do të vinin ndihma në mjete për laboratorët e kabineteve shkencore, si dhe një sasi e konsiderueshme librash, si dhe tre laboratorë të plotë fizike, kimie dhe biologjie69.

Instituti Pedagogjik 2-vjeçar do të punonte fillimisht me një dokumentacion të ri shkollor, i bazuar në plane e programe të shkollave të ngjashme jugosllave dhe më vonë pas vitit 1948 në ato sovjetike. Krahas lëndëve të specialitetit do të futen lëndë politike dhe lëndë të përgjithshme të detyrueshme, të njëjta për të gjitha degët si Filozofi Marksiste-Leniniste, Psikologjia, Pedagogji e Përgjithshme, Praktika Pedagogjike, Gjuha e huaj, etj. Kjo e fundit për sistemin e rregullt të ditës do të ishte serbo-kroatishtja dhe rusishtja, ndërsa në ato të korrespondencës njëra prej gjuhëve të mëdha perëndimore70.

Sipas një informacioni dërguar struktura të larta shtetërore dhe atyre partiake në gushtin e vitit 1949 do të kërkohej ndërhyrje e këtyre të fundit për një kujdes në rritje lidhur me mbarëvajtjen e këtij institucioni dhe sidomos përgatitjen e programeve dhe teksteve. Lidhur me këtë të fundit do të theksohej në këtë informacion “Problemi i teksteve preokupon në radhë të parë Institutin sepse me tekste të mira mund të bëhen edhe studime të sakta”, se ndonëse ishin përdorur tekste të ndryshme ishte e domosdoshme të bëhej unifikimi i tyre në shkallë instituti dhe se “Përveç lëndëve që i përkasin mësimit të shqipes dhe letërsisë së saj (të cilat do të punohen këtu), është urgjente që të gjitha tekstet e tjera të përkthehen nga tekstet sovjetike”71.

Në vitin shkollor 1949-50 do të bëhej një riorganizim i disa degëve. Instituti Pedagogjik përgatiste tashmë mësues në specialitetet gjuhë-letërsi, histori, gjeografi, shkenca biologji-kimi, fizikë, matematikë dhe gjuhë ruse. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave lidhur me këtë riorganizim, degët do të drejtoheshin nga profesorati ekzistues. “Çdo shtim apo pakësim degësh – si do të thuhej në të, - ose riorganizim që eventualisht mund të bëhet, duhet t’i referohet më parë Këshillit të Ministrave”.

68 “Instituti Pedagogjik i Tiranës në vitin e dytë grumbulloi një numër më të madh studentësh”, Gazeta

“Bashkimi”, dt. 20 janar 1948. 69 Po aty, dt. 20 prill 1947. 70 E.Kambo, Arsimi në Shqipëri, vep. e cit., f.150. 71 AQSH, F. 14, viti 1949, dos. 543. Nga relacioni mbi gjendjen e arsimit.

Page 33: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

32

Ministria e Arsimit ndërkohë ngarkohej me hartimin e rregullores të përgjithshme për mbarëvajtjen e punës në këtë institut72.

Gjithsesi me gjithë përpjekjet në ecurinë e tij në vitet e para do të kishte mjaft vështirësi. Sipas një informacioni të Institutit Pedagogjik të fillimit të vitit shkollor 1949-1950 rezultatet e arritura nuk ishin ato të pritshmet.

Në vitin shkollor 1948-1949 numri i studentëve të rinj do të realizohej, jo më tepër se 50 për qind. Kjo do të vinte për shkak të mungesës së elementëve të mjaftueshëm dhe të përshtatshëm, sepse ata me rezultate më të mira ose tërhiqeshin nga dikasteret e ndryshme ose do të dërgoheshin për të ndjekur studimet jashtë vendit. Për plotësimiun e nevojave për studentë dhe përmirësuar këtë situatë, strukturat partiake në një udhëzim të shtetorit 1949, do të tërheqin vëmendje për rritjen e cilësisë të procesit mësimor edukativ në të gjitha shkollat dhe sidomos zbatimin e duhur të programeve shkollore nga pikëpamja politike dhe ideologjike. Kujdes i veçantë duhej t’i kushtohej veçanërisht shkollave pedagogjike dhe Institutit Pedagogjik ku si do të thuhej në të “... të disiplinohen regjistrimet duke u pranuar nga nxënësit më të mirë të shkollave të mesme”73. Në mënyrë specifike porositeshin organizatat e rinisë dhe ato të partisë që të merrnin masat për rritjen e interesit të nxënësve dhe studentëve pikërisht për këto shkolla, që në një perspektivë jo shumë të largët do të zgjeroheshin edhe më tej.

Në vitin paraardhës ishin paraqitur në provime rreth 111 studentë të rregullt dhe 41 studentë me korrespondencë. Prej tyre rezultatet më të mira do të vëreheshin në vitin e parë rreth 73,8 për qind fitues, shifër që në vitin e dytë do të ulej në 28 për qind74. Një nga arsyet kryesore që ndikonte në këto rezultate do të ishte vetë përbërja e studentëve. Një pjesë e këtyre vinin me rezultate të dobëta nga shkolla e mesme. Po ashtu kishte studentë që tërhiqeshin më tepër nga interesi për të përfunduar arsimin e lartë me bursë shtetërore se sa profesioni i mësuesisë.

Pengesë do të ishte edhe mungesa e teksteve e dispensave. Në shumicën e kohës studentët merrnin shënime duke mos arritur të përvetësonin si duhej lëndën në auditore. Një arsye që nuk mund të anashkalohej si edhe do të vihej në dukje nga dokumentacioni i kësaj periudhe, do të ishin edhe vetë difektet në sistemin e provimeve të cilat ishin të përqendruara në shumicën e tyre në fund të vitit. “Principi ynë kur krijuam planet mësimore - do të tërhiqej vëmendja në njerin prej tyre, - ka qenë ky: në semestrin e dimrit të ketë pak provime që të lehtësohej semestri i verës ku ishin shumica e provimeve”.75 Përmirësimi i këtij sistemi nisur nga eksperienca e shkollave sovjetike që aplikonin një shpërndarje më proporcionale të provimeve mendohej se do të ndikonte pozitivisht.

72 AQSH, F. 490, viti 1949, dos. 221, Vendim i Këshillit të Ministrave, nr.422, dt.10.09.1949. 73 AQSH, F. 14, viti 1949, dos. I, Nga udhëzimi Nr. 1127/14, dt. 29.09.1949 dërguar Komitetit të

Partisë. 74 Po aty, F. 511, viti 1949, dos. 21, fl. 63. Nga raporti i Institutit të Lartë Pedagogjik në Tiranë, dt.

17.08.1949. 75 Po aty, f. 63-64.

Page 34: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

33

Për rritjen e numrit të nevojshëm të kuadrove, aq të nevojshëm sidomos për plotësimin e kërkesave të shkollave, pozitivisht do të ndikonte vendimi i Këshillit të Ministrave, i gushtit të vitit 1950, për mësimin me korrespondencë të arsimtarëve. Mbi bazën e tij, ata mësues në moshën deri 45 vjeç që nuk kishin “plotësuar studimet e nevojshme, detyroheshin t’i plotësonin këto studime pa u shkëputur nga puna, duke ndjekur shkollat me korrespondencë”. Vendimi sigurisht p-ëfshinte përfundimin e studimeve nga hallka më e eulët në atë më të lartë. Ai përcaktonte në mënyrë taksative, si do të thuhej në pikën 4 të tij se: “Arsimtarët që japin mësim në shkollat e mesme dhe në klasat e larta të shkollave shtatëvjeçare, kur kanë mbaruar vetëm shkollën e mesme ose kur nuk kanë fituar të gjitha provimet e Institutit Pedagogjik, ose nuk kanë fituar të gjitha provimet e rregullta të dy viteve të para universitare jashtë shtetit, detyrohen të mbarojnë studimet e tyre në Institutin Pedagogjik me korrespondencë”76.

Për forcimin e mëtejshëm të Institutit Pedagogjik në sistemin e rregullt dhe atë pa shkëputje nga puna do të ndërmerreshin masa të shumta për sigurimin para së gjithash të personelit mësimor të kualifikuar, pasurimin e bazës materiale dhe përzgjedhjen më të mirë të studentëve nga elementë që kishin përfunduar gjimnazet ose shkollat pedagogjike. Ndërkohë u shtua kontributi financiar i shtetit nëpërmjet sistemit të bursave të cilat i përfitonin pjesa më e madhe e studentëve.77

Sipas një vendimi të Byrosë Politike të KQ të PPSH të janarit të vitit 1950, “Bursat për Institutin Pedagogjik t’u jepen nxënësve që kanë mbaruar gjimnazet dhe shkollat pedagogjike më rrethet e ndryshme dhe që në mënyrë të barabartë, por në proporcion me shtrirjen e shkollave 7-vjeçare në ato rrethe duke përcaktuar dhe degët në bazë të nevojave të kuadrit për shkollat 7-vjeçare78.

Përpjekje do të bëheshin dhe në fushën e dokumentacionit. “Programet e Institutit tonë, - do të thuhej në të përditshmen “Zëri i Popullit” të gushtit 1950, janë bazuar në programet sovjetike. Duke përfituar nga eksperienca e shkollave sovjetike, duke përdorur tekstet dhe programet sovjetike, ne jo vetëm do të eliminojmë një lloj disniveli që mund të ekzistojë ndërmjet degëve të ndryshme të Institutit tonë, por do të jemi më të sigurtë në punë, sepse do të kemi mjete të përshtatshme për një shkollë si e jona, si nga ana ideologjike, ashtu edhe pedagogjike e profesionale”79. Gjithnjë mbi bazën e kësaj eksperience në Institutin Pedagogjik do të futej mësim i metodikave, që kishte një rëndësi të madhe, për një shkollë të lartë që përgatiste mësues. Këta të fundit përveç kulturës së përgjithshme dhe asaj të specialitetit, do të aftësoheshin edhe në metodat e dhënies sëmësimit. Një ndihmë në këtë drejtim do të konsiderohej edhe shtimi i praktikave pedagogjike nga tre në pesë javë. 76 AQSH, Fondi 511, viti 1949, dos. 8, fl. 22-23. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 655, dt.

21.08.1950, “Mbi mësimin me korespondencë të arsimtarëve”. 77 E. Kambo, Arsimi në Shqipëri…, f. 50. 78 AQSH, F.511, viti 1950, dos. 13, fl.1. Vendim nr. 11 I B.Politike të KQ të PPSH “Mbi bursat dhe

konviktet e shtetit”. 79 S.Kuneshka, “Kemi përmirësuar punën tone sipas shembullit dhe eksperiencës së institutive

sovjetike”, në “Zëri i Popullit” dt. 22 gusht 1950.

Page 35: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

34

Një kujdes në rritje do të ishte ai për edukimin dhe riedukimin e personelit pedagogjik, si pjesë e rëndësishme e elitës intelektuale. “Shumica e intelektualëve, - sipas një materiali konfindencial dërguar komiteteve të partisë në këtë periudhë, - janë me Demokracinë Popullore. Midis tyre kishte anëtarë partiak të rritur në revolucionin popullor, një pjesë e intelektualëve si do të vijohej në të, “ka studiuar në BS dhe Demokracinë Popullore ose ka adalë nga shkollat tona duke qenë element i zgjedhur”. Shqetësimi më i madh lidhej me intelekatulët e vjetër, që realisht përbënin pjesën më të madhe të stafit pedagogjik të Institutit Pedagogjik 2/vjeçar, i studiuar në perëndim dhe që mbante qëndrim të ndryshëm. Pikërisht për këta të fundit duhej bërë “kujdes” për tërheqjen në veprimtarinë e ndërtimit socialist të vendit dhe “edukimin” e studentëve me “ideologjinë e partisë”80.

Duke filluar nga janari i këtij viti shteti do të rriste nivelin e emërtesës së kuadrove të diplomuar në këtë institut dhe do të përcaktonte modalitetet e këtij diplomimi81. Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave kuadrot e tij kishin të drejtë të punonin edhe si mësues në shkollat shtatëvjeçare. Për këtë arsye, çdo student para se të emërohej ishte i detyruar të shlyente një provim diplome, ose formimi, që ishte specifik për çdo degë të Institutit. Lënda me status të tillë caktohej nga Ministria e Arsimit dhe shlyhej vetëm atëherë kur studenti kishte mbyllur të gjitha detyrimet e semestrit të katërt. Këtë të drejtë e fitonin dhe të gjithë studentët paraardhës. Provimi i diplomës jepej para një komisioni të posaçëm, përbërja e të cilit përcaktohej në rregulloren e brendshme të Institutit. Deri atëherë, në komision merrnin pjesë pedagogu i lëndës, drejtori i Institutit dhe një përfaqësues i Ministrisë së Arsimit.

Dora-dorës për një periudhë tre-vjeçare veprimtaria e Institutit Pedagogjik do të rritej. Me të drejtë ai do të konsiderohej “pionier” në këtë fushë. Ai tashmë pas kalimit të periudhës së parë do të hynte në rrugën e zhvillimit të mëtejshëm duke dhënë një kontribut qoftë edhe modest në plotësimin e nevojave të ekonomisë e të kulturës së vendit me specialistë të fushave të ndryshme.

*

* *

3. Përpjekje për hapjen e Fakultetit të Gjuhës e Letërsisë Shqipe

Pas fillimit të punës në Institutin Pedagogjik nga fundi i vitit 1946, Ministria e Arsimit ngarkoi me detyrë zëvendësministrin e asaj kohe F.Paçrami për ngritjen e një 80 AQSH, F. 14, viti 1951, Nga udhëzimi i Drejtorisë Agjitacion-Propagandës, pranë KQ të PPSH, nr.

0169, dërguar komiteteve të Partisë. 81 Po aty, viti 1950, dos.5, fl.1, Vendim i Këshillit të Ministrave, nr.. 46 dt. 26.I.1950

Page 36: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

35

grupi pune për të studiuar mundësitë e hapjes së një fakulteti universitar të gjuhës e të letërsisë shqipe82. Grupi do të përbëhej nga personalitete të njohur si Prof. A.Buda, Prof. A. Xhuvani, Prof. E.Çabej, Prof. K.Cipo dhe Prof. M.Ndoja. Kryetar i grupit u caktua Prof. Dh. Shuteriqi. Studimi bazohej në mundësitë reale dhe kishte parametrat e duhura shkencor. Në përfundim të studimit, grupi i punës konkludoi se fakulteti mund të hapej brenda planit të parë pesëvjeçar, që shteti komunist e parashikonte të fillonte në vitin 1947, por që në fakt dështoi.

Studimi zgjati rreth 10 muaj dhe iu paraqit qeverisë më 17 gusht 1947, në formën e një promemoreje. Grupi i punës arriti në disa përfundime, të cilat qoftë edhe nga një analizë e thjeshtë rezultojnë se bartnin vlera të rëndësishme aktuale. Përfundimi i parë dhe kryesor që u arrit ishte se krijimi i këtij fakulteti përbënte një nevojë emergjente dhe se me disa masa të shpejta e energjike mund të fillonte brenda vitit 1948. Argumenti më i fortë i sjellë në favor të kësaj ideje do të ishte se shkencat që studionin kulturën dhe historinë kombëtare nuk mund të studioheshin në asnjë universitet të huaj. E vetmja mundësi ishte hapja e studimeve universitare në Shqipëri. Nga ana tjetër, deri atëherë thuajse nuk ishte bërë asgjë në këtë fushë. Numri i specialistëve albanologë ishte mjaft i vogël dhe niveli i studimeve i ulët83. Literatura thuajse mungonte tërësisht.

Studimet e gjuhës shqipe brenda vendit, do të theksonte grupi i punës, ishin mjaft të kufizuara dhe në to ishin angazhuar pak persona që “kishin pasë fatin e mirë” të merreshin me to. Më së shumti “personat me fat” ishin ata të cilët kishin qëndruar afër ndonjë albanologu dhe kishin nxitjen e tij, ose kishin pasione studimore të veçanta. Gjithsesi, këta persona më shumë njiheshin si përvetësues të shkencës së gjuhësisë se sa si studiues dhe prodhues. Në botimet shkencore të kësaj fushe mungonin veprat monografike, ndërkohë që artikujt shkencorë ishin modestë.

Promemoria mbante një qëndrim të ashpër kritik ndaj intelektualëve e mësimdhënësve të gjuhës shqipe. Ajo theksonte se “shumica e madhe e profesorëve tanë të shqipes, nuk e dinë as shqipen as letërsinë e saj”84. dhe kjo ndodhte edhe tek ata intelektualë që kishin formimin e duhur shkencor dhe lehtësi për t’u marrë me studime gjuhësore. Këta profesorë, thuhej në të, nuk bënin përpjekje për të patur një karrierë të pasur shkencore në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë kombëtare. Natyrisht që grupi i punës do të evidenconte faktorët politikë. Regjimet e kaluara, theksonte ai, nuk i kishin inkurajuar sa duhej, madje edhe i kishin penguar këto studime. Ishte pikërisht kjo gjendje mjaft e rëndë e studimeve gjuhësore e letrare që, sipas promemorjes, “…asht një arsye e madhe që na shtyn të krijojmë këtu studimet universitare të tyre”85.

82 AQSH, F.1011, viti 1947, dos.33, f.1 “Pro-memorie “Mbi krijimin e një fakulteti universitar

katërvjeçar për studimin e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Tiranë, brenda planit të parë pesëvjeçar”. 83 Po aty. 84 AQSH, F.511, viti 1947, dos.33, fl.2. “Promemorie “Mbi krijimin e fakultetit universitar katërvjeçar

për studimin e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Tiranë, brenda planit të parë pesëvjeçar”. 85 Po aty.

Page 37: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

36

Ky fakultet do të shërbente jo vetëm për të përgatitur kuadro të shëndosha për arsimin e mesëm, por do të krijonte premisa të gjithanshme për organizimin e punës kërkimore e shkencore në lëmin e kulturës kombëtare dhe mbi të gjitha, do të hapte rrugë për përgatitjen dhe kualifikimin shkencor të kuadrove të reja të larta. Si do të tërhiqej vëmendja në këtë studim, jo vetëm brenda vendit, por dhe në botën e jashtme universitare, “…ka një numër të vogël dijetarë që janë marrë, kush ma shum e kush ma pak, me shqipen”86. Ndër ta, do të përmenden tre studiues që punonin në universitetet jugosllave; Nahtingal në Lubljanë, Skok që sapo kishte përuruar mësimin e gjuhës shqipe në Universitetin e Zagrebit dhe Bariq në Beograd. Theksohej se asnjë prej tyre nuk ishte marrë dhe nuk merrej në mënyrë të plotë e të drejtpërdrejtë me studimin e gjuhës shqipe. Në një nivel më të ulët paraqitej gjendja e studimeve për letërsinë shqipe. Në këtë fushë studiuesit e huaj nuk ishin futur fare. Bënte përjashtim ndonjë si Mario Rok (Paris) që kishte shfaqur interesim për dokumentet e vjetra të gjuhës shqipe (F. Bardhi) dhe Nahtingali që ishte marrë pak me Dhaskal Todrin.

Për të pasqyruar realisht gjendjen e vështirë të studimeve kombëtare, grupi do të sillte një shembull mjaft domethënës. Me rastin e përurimit të mësimit të gjuhës shqipe në universitetin e Zagrebit, do të dilte një komunikatë për shtypin publik. Komunikata shprehej tekstualisht se do të mësohej gjuhësi dhe letërsi popullore shqiptare. Kjo e fundit, sipas saj do të zhvillohej në funksion të gjuhës. Mund të realizoheshin disa orë të karakterit interpretativ e estetik të teksteve të vjetra. Ky shembull provonte qartë se asnjë autor i huaj nuk ishte marrë me studime letrare shqipe.

Gjithmonë sipas promemories, vështirësi përbënte edhe fakti që studimet ekzistuese të gjuhës shqipe ishin të fragmentarizuara e të shpërndara vend e pa vend. Ato ishin kryer sipas mundësive, kushteve dhe interesave të albanologëve të ndryshëm dhe jo si përgjigje e problemeve që shtronte për zgjidhje shkenca e gjuhësisë. Asnjë herë ndërmjet albanologëve të huaj nuk ishin vendosur kontakte zyrtare apo organizuar simpoziume shkencore për ballafaqimin e problemeve të shqipes dhe për rrjedhojë në studimet shkencore të kësaj fushe ekzistonte një vakum i madh.

Nga ana tjetër, materiali shkencor gjuhësor i deriatëhershëm paraqiste shumë vështirësi për shfrytëzim, i botuar dhe i shpërndarë në revista e buletine të përkohshme, të padisponueshme për çdo njeri. Një studiuesi të ri, do t’i duhej një kohë shumë e gjatë për grumbullimin e tij, e jo më për thithjen e studimin e tij. Ekzistonte dhe një vështirësi tjetër, një studiues i ri nëse nuk njihte gjuhën gjermane “…asht njësoj sikur me mos ba gja”, sepse pjesa më e madhe e materialeve e studimeve të pakta ishte në këtë gjuhë87.

Hapja e studimeve universitare në fushën e gjuhës e të letërsisë shqipe, do të konsiderohej si një “…hap i madh “drejt krijimit të një kulture kombëtare, të një 86 Po aty. 87 Po aty.

Page 38: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

37

shkence kombëtare”. Ato do të luanin një rol të madh në edukimin patriotik të brezave të rinj, do të ndikonin ndjeshëm në zhvillimin e gjuhës e të letërsisë në të ardhmen dhe do të shërbenin si bazë për të kaluar në studimin e historisë dhe të kulturës kombëtare në përgjithësi.

Më tej, promemoria do të nënvizonte faktorët që mundësonin çeljen dhe suksesin e studimeve universitare albanologjike. Para së gjithash në vend kishte një kontigjent profesorati të cilin më shumë se sa profesionalizmi e karakterizonte guximi dhe pasioni për t’u angazhuar në këtë sipërmarrje të madhe. Ekzistenca e këtij potenciali premtonte që brenda një kohe të shkurtër (rreth 20 vjet) shqiptarët të kishin një institucion universitar të niveleve të barabarta me ato të popujve të tjerë. Si një mbështetje e shëndoshë do të shërbente edhe përvoja e Institutit Pedagogjik dy vjeçar. Grupi i punës natyrisht nuk mund të dilte jashtë kuadratit të kohës. Ai do të ndalej në faktorë të tillë të rëndësishëm si epërsia që siguronte regjimi politik, planifikimi socialist, si dhe ndihma e aleatëve të jashtëm duke veçuar sidomos ndihmën sovjetike për konsulencën shkencore, materialet didaktike, literaturë shkencore, përvojën dhe udhëzimet e ndryshme, pse jo dhe për kuadro në ndonjë lëndë specifike88.

Përsa i takon planit mësimor që do të aplikohej në këtë fakultet, nga shqyrtimi i tij bie në sy kujdesi dhe profesionalizmi në konceptimin dhe përmbajtjen e tij. Modeli i përdorur do të ishte ai i shkollës universitare austro-gjermane, lidhur kjo me vetë formimin shkencor të hartuesve të tij, ndonëse për të qenë “në rregull” do të pranohej se ishte shfrytëzuar edhe përvoja e universiteteve sovjetike.

Plani i degës gjuhë-letërsi shqipe përmbante 28 lëndë mësimore, të klasifikuara sipas shkallës së rëndësisë në tre grupe, “A”, “B”, “C”. Grupi “A” titullohej “Lëndë obligatore” (të detyrueshme), ose të formimit të përgjithshëm. Gjithsej studenti duhej të shlyente 18 lëndë të detyrueshme që përbënin me shumë se 70% të lëndëve të planit mësimor. Ato klasifikoheshin në tre grupe, të specifikuar në gjuhësi, letërsi dhe histori-filozofi. Sipas planit, lëndët e gjuhësisë (parimet e linguistikës, linguistikë ballkanike, histori e gjuhës shqipe, dialektologji, gramatikë historike) i zhvillonin Prof. E.Çabej dhe Prof. K.Cipo. Lëndët e letërsisë shqipe (folklor, letërsi e vjetër dhe letërsi e re) kishin si titullarë Dh. Shuteriqin, L.Poradecin, A.Xhuvani, M.Ndoja, lëndët e letërsisë së huaj (greke e latine, italiane, angleze, spanjolle, francezë, gjermane), i mbulonin P.Gjeci, M.Ndoja, M.Domi, A.Buda; lëndët e historisë (Histori botërore dhe Histori e Shqipërisë) do ti zhvillonin Sh.Demiri, P.Pepo, P.Geço, A.Buda.

Grupi “B” përmbante lëndë fakultative të dorës së parë, ku bënin pjesë kryesisht gjuhët ballkanike si, greqishte e vjetër, histori e gjuhës greke, histori e gjuhës latine, gjuhë serbo-kroate, bullgare, rumune, turke, greqishte e re. Disa nga specialistët e njohur të tyre ishin; S.Konda, S. Prifti, K. Cipo, G. Meksi, etj. Grupi “C” përmbante gjashtë lëndë fakultative të dorës së dytë, që ishin: fonetikë e përgjithshme,

88 AQSH, Fondi 511, viti 1947, dos. 33, fl.3. Promemorje .....

Page 39: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

38

linguistikë indoevropiane, gjuhësi e krahasuar, folklor i përgjithshëm, arkeologji klasike dhe bibliografi.

Lëndët fakultative të grupit “B” dhe “C” konsideroheshin lëndë specializimi. Specializimi i ngushtë parashikohej vetëm në fushën e gjuhësisë. Për këtë qëllim, çdo student duhet të zgjidhte prej tyre detyrimisht tre lëndë nga Grupi “B”, ose dy nga ky grup dhe një nga grupi “C”. Për sa i takonte specializimit të ngushtë për letërsinë dhe folklorin, plani nuk e përmbante për arsye se niveli i studimeve në këto disiplina ishte ende i ulët. Mendohej që për këto lëndë specializimi të fillonte vetëm pasi të ishin kryer disa studime mbi epokat dhe rrymat e mëdha letrare, mbi shkrimtarët më të njohur, si dhe mbi gjinitë letrare më të rëndësishme, gjë që mund të zgjaste për një periudhë 5-10 vjeçare.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohej klasifikimit të lëndëve sipas “rëndësisë së tyre”, ku në krye do të qëndronin lëndët “delikate”, ato të natyrës ideologjike si teori e letërsisë, letërsi ruse, rusisht, lëndët me përmbajtje filozofike, si histori e filozofisë, bazat e marksizëm-leninizmit, materializëm dialektik e historik dhe ekonomi politike etj. Të gjitha këto lëndë, do të mbuloheshin nga pedagogë të huaj (sovjetikë). Madje, për to promemoria e shtronte në mënyrë taksative, kërkesën për sjelljen e një specialisti sovjetik, i cili do të shihej si mbështetje kryesore për punën në fakultet dhe njëheri “do t’i epte vijën deri diku kësaj pune”, që nënkuptonte padyshim vijën “ideologjike”.

Gjithnjë sipas saj “…çështja e ideologjisë në shkencat e njeriut ka një rëndësi shumë të madhe”. Mungesa e saj në këto shkenca ndihej më shpejt se në shkencat e tjera, çka mund të sillte nxjerrjen e përfundimeve të gabuara. Roli i ideologjisë lidhej shumë me interpretimin e disa fenomeneve. Prandaj “…një njeri me ideologji të qartë është i domosdoshëm në fakultet”89. Preferohej që ky person të kishte kulturë të gjerë dhe vinte nga rrethet e larta universitare.

Plani mësimor parashikonte gjithashtu tre gjuhë të huaja, latinisht, frëngjisht dhe rusisht. Interesante do të ishte argumentimi që sillej për studimin e frëngjishtes. Sipas grupit të punës, ajo përmbushte kërkesat si gjuhë kulture por edhe si gjuhë oksidentale. Nëpërmjet saj, studentët do të njiheshin me arritjet e shkencës së gjuhësisë, dhe nga ana tjetër, ajo do të luante rol për njohjen e epiqendrës së letërsisë dhe qytetërimit perëndimor.

Një mendim i përgjithshëm do të ishte ai që për të ardhmen e shkencës albanologjike shqiptare do të kishte më shumë rëndësi gjuha gjermane, e cila ishte baza edhe e studimeve gjuhësore. Një specialist që do të merrej me këtë fushë do ta kishte të pamundur të punonte pa njohuri në këtë gjuhë. Gjuha gjermane konsiderohej ndërkohë si mjaft e pasur, sidomos sa u takonte studimeve klasike, greke e romake, por edhe atyre sllave. Por, kjo gjuhë u përjashtua duke e motivuar këtë me rolin negativ që luajti Gjermania në Luftën II Botërore. 89 AQSH, F. 511, viti 1947, dos.33, fl.5. Promemorja …

Page 40: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

39

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohej sidomos problemit të mbulimit të lëndëve me pedagogë. Për këtë qëllim ai bënte një prezantim të detajuar të nivelit të studimeve shkencore për çdo lëndë dhe shkallën e kualifikimit shkencor për profesoratin që do t’i trajtonte. Në krye vendosej L. Poradeci, që cilësohej si një personalitet i afirmuar, i cili do të mbulonte lirikën popullore, kurse për folklorin arbëresh gjykohej si më i përshtatshëm K. Kamsi. Për këtë të fundit mund të ndihmonte edhe Z. Kodra, që njihej si një autor me studime klasike që ishte marrë posaçërisht me letërsinë arbëreshe. Jo vetëm kaq, por Kodra kishte studiuar në gjimnazin arbëresh San Demetrio Korone dhe premtonte se shumë shpejt do të kualifikohej për të arritur në nivelet e A.Xhuvanit90.

Mungesa e studimeve e bënte mjaft problematike, sidomos zhvillimin e lëndës së letërsisë së re shqipe. Kjo lëndë mund të mbulohej një pjesë nga Shuteriqi dhe një pjesë nga Ndoja. Ndërkohë Xhuvani që ishte i angazhuar në studime për Kristoforidhin, do të ndihmonte për interpretimin gjuhësor të autorëve të mëdhenj të rilindjes.

Problem do të paraqiste edhe zhvillimi i letërsisë së huaj, ku kishte mungesë kuadri për letërsinë angleze e spanjolle, në një kohë kur duheshin studiuar shkrimtarë të mëdhenj si Shekspiri, Servantes , etj. U mendua që përkohësisht të jepte mësim P. Gjeçi, i cili ishte njohës i mirë i letërsisë italiane dhe në perspektivë të afërt shikohej edhe M. Ndoja, i orientuar drejt studimeve klasike.

E njëjta tablo paraqitej edhe në fushën e historisë së letërsisë, për të cilën mendohej të studioheshin ato momente që lidheshin direkt me zhvillimet e mëdha letrare të përbotshme. Mjaft vështirësi paraqiste sidomos lënda e historisë. “Zori kryesor, - thuhej në material, - asht në historinë e Shqipërisë”91. Kjo lëndë do të ndahej në tre pjesë, ku vendin kryesor e zinte historia e re e cila do të zhvillohej nga A. Buda.

Greqishtja e vjetër përcaktohej si lëndë fakultative me rëndësi dhe tre pedagogët e saj cilësoheshin të aftë profesionalisht. Ata veçonin sidomos Kondën i cili, ndryshe nga të tjerët, kishte një përvojë më të madhe në këtë gjuhë, e njihte mirë fjalorin, si dhe letërsinë greke. Angazhimi i tij bëhej me qëllim që të thithej përvoja e tij nga të rinjtë, pasi ishte në momentet e fundit të jetës. Si pasues të tij vlerësonin Papakriston dhe S. Priftin, të shkolluar në Athinë dhe që kishin ambicie për punë.

Për sa i takonte gjuhëve ballkanike ato ishin futur në plan për nevoja specializimi, sidomos për njohjen e letërsisë ballkanike. Nisur nga marrëdhëniet e mira ndërballkanike të kohës, supozohej që për zhvillimin e tyre të thirreshin pedagogë nga vendet përkatëse, të përzgjedhur nga elementë me reputacion kulturor dhe, sidomos, dashamirës të vendit dhe të kulturës tonë. Atyre u duhej hapur rruga për t’u specializuar në shkenca të ndryshme shqiptare, si në gjuhë, letërsi, etnografi, artet

90 Po aty, f.5 91 Po aty, f.6

Page 41: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

40

popullore etj. Kushtet mendohej se ekzistonin, pasi ata do të vinin në vendin tonë me statusin e lektorit (mësues gjuhe), dhe prandaj u mbetej kohë disponibël për studime. Një politikë e tillë shihej e drejtë se në perspektivë, pas përfundimit të mandatit, ata do të ishin si një mbështetje e mirë për përhapjen dhe propagandimin e studimeve shqiptare në vendet e tyre92.

Realizimin e lëndëve fakultative të dorës së dytë, promemoria i konsideronte të pamundura, brenda afatit të pesëvjeçarit të parë. Arsyeja kryesore shihej në mungesën e kuadrove të përshtatshëm, por hidheshin disa piketa për zhvillimin e tyre në të ardhmen. Kështu arkeologjia, p.sh. mund të zhvillohej në mënyrë deskriptive ose thjeshtë informative, praktikë kjo mësimore që kish filluar të zbatohej në Institutin Pedagogjik, bibliografia të zhvillohej si kurs special nga secili pedagog, etj.

Si në organizimin ashtu dhe në ngarkesën mësimore të studentëve, modeli i sjellë do të ishte ai i universiteteve respektive sovjetike. Studimet universitare në këtë fakultet, parashikoheshin të zgjatnin 4 vjet. Zhvillimi i lëndëve do të bëhej në 81 semestra dhe mesatarisht çdo studenti i takonte të shlyente 8 provime në semestër, shifër kjo më e vogël se ajo e fakulteteve analoge të B.Sovjetik, ku studentit i duhej të shlyente 8-11 lëndë në semestër. Në pjesën dërmuese lëndët ishin llogaritur me 3 orë në javë, që nënkuptonte një ngarkesë javore deri në 30 orë dhe e krahasuar me universitetet sovjetike ajo rezultonte 4-6 orë më e ulët. Numri i lëndëve në fakultetet universitare simotra në B.Sovjetik shkonte mesatarisht në 28,6 ndërkohë që plani mësimor i fakultetit parashikonte 31 lëndë prej të cilave 21 ishin të detyruara dhe 3 fakultative. Në këtë mënyrë studentit shqiptar i takonte të shlyente gjithsej 24 provime.93

Meqenëse fakulteti i letrave shqipe nuk konceptohej si fakultet pedagogjik lëndët e këtij karakteri nuk përfshiheshin. Duhej theksuar se plani mësimor parashikonte që çdo pedagog të zhvillonte më shumë se dy lëndë duke rritur së tepërmi ngarkesën e këtyre të fundit. Problem i rëndësishëm do të konsiderohej hartimi menjëhershëm i programeve të lëndëve nga specialistët të cilëve u duhej krijuar mundësia e bashkëpunimit me homologë nga vendet fqinj si dhe e koordinimit të punës me Institutin Pedagogjik. Një bashkëpunim i tillë, do të ishte i domosdoshëm edhe me Institutin e Studimeve sepse pjesa më e madhe e stafit të profesoratit të propozuar ishin punonjës në këtë institut94. Kjo do të kishte rëndësi edhe për vetë Institutin e Studimeve. Në Fakultet do të zhvilloheshin disa lëndë të cilat ishin objekt studimi i tij, ndërkohë që në bashkëpunim me fakultetin, Instituti kishte mundësi të realizonte udhëheqjen shkencore me standarde të larta shkencore95.

Studimi bënte një analizë reale të gjendjes së kuadrit mësimdhënës dhe nivelit të kualifikimit të tij shkencor duke dhënë edhe disa opsione për zgjidhjen e shpejtë të

92 Po aty. 93 Po aty. 94 Po aty, f.8 95 Po aty.

Page 42: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

41

këtij problemi në një të ardhme të afërt. Në fakt asnjë nga profesorët e propozuar nuk kishte përvojë mësimdhënëse universitare dhe një pjesë e tyre nuk kishte afirmim shkencor, nëpërmjet botimit të veprave. Kjo gjë natyrisht nuk kalonte pa lënë gjurmë si në nivelin e kualifikimit profesional, ashtu dhe në standardet e zhvillimit të mësimit. Për më tepër profesoratit të propozuar i mungonte përvoja e drejtimit të punës shkencore, kusht ky i nevojshëm për funksionimin e punës shkencore të një fakulteti.

Këto të meta dhe dobësi studimi i trajtonte si objektive. Eleminimi i tyre shihej si një realitet i të ardhmes. Prandaj, promemoria propozonte që kuadrot ekzistues te stimuloheshin dhe në punë e sipër të afirmonin standardet e kërkuar shkencorë. Më tej, ajo bënte kategorizimin e kuadrove sipas shkallës së kualifikimit të shoqëruar me propozime konkrete për zgjidhjen e këtij problemi. Kuadrot me të afirmuara nga pikëpamja shkencore, studimi cilësonte Prof. E. Çabej dhe K. Cipo. Pas tyre vinte Prof. A. Xhuvani, tek i cili vlerësohej kultura e gjerë shkencore gjuhësore si dhe përvoja e gjatë në studimet e gjuhësisë shqipe. Një kategori tjetër do ta përbënin kuadrot me afirmim shkencor më të ri ku përfshiheshin Buda, Ndoja, Shuteriqi, të cilët punonin në fusha studimore të panjohura më parë (histori e Shqipërisë, Letërsi e re shqipe dhe folklori shqiptar)96.

Studimi veçonte dhe një kontigjent kuadrosh të rinj ambicioz dhe me perspektiv, të cilët duheshin ndihmuar për kualifikim të shpejtë shkencor. Ata kishin dhënë prova për studime fillestare dhe premtonin kualifikim të shpejtë të tyre. Ndër ta dallohej M. Domi për dialektologji, S. Prifti për greqisht, P. Gjeçi për letërsi italiane dhe P. Geci për latinisht. Përmendeshin gjithashtu edhe disa kuadro të tjera si P. Geço, P. Pepo, Sh. Demiri, si dhe Konda dhe K. Paparisto që vlerësoheshin si metodist të mirë por që ishin në moshë të thyer.

Nisur nga kjo gjendje, grupi i punës do të propozonte që në pesëvjeçarin e dytë të arrihej që çdo lëndë të mbulohej nga specialistë të kualifikuar, që mund të përgatiteshin kryesisht jashtë vendit. Po ashtu do të kërkohej nga shteti një trajtim më i mirë ekonomik i kuadrit universitar, duke e vlerësuar këtë si një faktor vendimtar për cilësinë e rendimentin e punës shkencore. Veçanërisht do të këmbëngulej për sistemimin e pedagogëve në ndërtesa me kushte optimale pune, sepse shumica e tyre banonte ne hotele private, ose apartamente të papërshtatshëm për studime shkencore.

Pjesë e studimit do të ishte edhe analiza e gjendjes së literaturës ekzistuese, si dhe e nevojës së marrjes të masave konkrete për sistemimin e bibliografisë. Si zgjidhje emergjente do të rekomandohej krijimi i një biblioteke të posaçme universitare “…me kuptimin e plotë të fjalës, për studimet gjuhësore përgjithësisht dhe albanologjike veçanërisht”97. Fillimisht ajo mund të ngrihej qoftë edhe me një minimum literature dhe më tej për pasurimin e saj shteti të investonte për blerjen e librave të nevojshëm. Biblioteka duhej të grumbullonte para së gjithash tekste të 96 Po aty, f. 9-10. 97 Po aty.

Page 43: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

42

autorëve shqiptarë dhe të planifikonte ribotimin e shpejtë të tyre. Një pjesë tjetër tekstesh, do të mund të siguroheshin me përkthime duke ngritur një grup përkthyesish të gjuhës gjermane, i cili të përgatiste në gjuhën shqipe të gjitha studimet albanologjike në gjuhën gjermane. Ky botim konsiderohej si një punë me rëndësi kombëtare, sepse si do të thuhej në studim “…shkenca e gjuhës shqipe asht ba sot monopol i atyne që dinë gjermanishten”98.

Një pjesë tjetër e teksteve u mendua të sigurohej nga përkthimet e teksteve universitare sovjetike për lëndë të tilla si parimet e linguistikës, linguistika indoevropiane, gjuhësi ballkanike, etj. Për sa u takonte dispencave universitare ato do të siguroheshin nëpërmjet lidhjeve direkte me universitet e vendeve “mike”, Moskës, Budapestit, Pragës, etj99. Në përfundim studimi bënte thirrje për masa të shpejta zyrtare për fillimin e punës. Por me gjithë përpjekjet ai nuk mundi të realizohej në këtë periudhë. Deri në vitin 1950 Instituti Pedagogjik do të mbetej i vetmi institucion i arsimit të lartë.

*

* *

98 AQSH, F. 511, v. 1947, dos. 33, fl. 10-11. 99 Po aty.

Page 44: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

43

KREU II

Hedhja e bazave të shkollës së lartë (1951-1956)

1. Institutet e larta 4-vjeçare

Vitet 1951-1956, përfaqësojnë një fazë të re në ecurinë e arsimit të lartë, atë të zgjerimit të shpejtë dhe të hedhjes së bazave të tij. Nga pikëpamja e zhvillimit të përgjithshëm ato do të ishin vitet e përpjekjeve për kalimin nga një vend agrar i prapambetur, në agraro-industrial. Shteti komunist që synonte një industrializim të shpejtë, mbetej veçanërisht i interesuar për përshpejtimin e ritmeve të përgatitjes të specialistëve të lartë. Në kushtet kur kjo kategori arsimore përfaqësohej vetëm nga Instituti Pedagogjik Dyvjeçar, një pjesë e mirë e nevojave do të plotësohej nëpërmjet dërgimit të studentëve në Universitetet e BS dhe të vendeve të Demokracive Popullore. Kjo mbetej një nga rrugët e përgatitjes së kuadrit, por nëpërmjet saj kurrsesi nuk mund të përballohej ajo mori kërkesash për specialistë të fushave të ndryshme.

Parë nga ky këndvështrim, zgjerimi dhe forcimi i arsimit të lartë në vend, tashmë ishte një domosdoshmëri. Për më tepër, arsimi i lartë do të shihej edhe si “mjeti” kryesor për krijimin e “inteligjencies së re” me origjinë nga klasa punëtore e fshatarësia. Në konceptin e PPSH përgatitja e saj, ishte pjesë e rëndësishme e politikës dhe strategjisë të ndërtimit socialist. Ambicia do ta shtynte drejt masave të shpejta për zgjerimin e shkollave të larta, pavarësisht kostos. Brenda këtij kuadri investimet e shtetit do të rriten.

Nëpërmjet një sistemi të gjerë bursash dhe financimesh të aktiviteteve të tjera në këtë fushë, do të favorizohej fuqizimi i institucioneve të arsimit të lartë, duke shtuar mundësitë e shkollimit për këtë kategori. Zhvillimet e reja natyrisht do të ishin të mirëpritura nga shtresa të ndryshme të popullsisë, të interesuara për një arsimim të niveleve të larta dhe njëkohësisht edhe nga i gjithë opinioni, që e shihte si një proces emancipues për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Pozitivisht në ecurinë e arsimit të lartë do të ndikonin zhvillimet në kategoritë e tjera shkollore. Hapa të rëndësishme përpara ishin bërë në zbutjen e problemit të analfabetizmit. Sipas të dhënave të vitit 1950 në popullsinë prej 1.218.943 banorësh mbeteshin analfabetë 657.010 ose 53,9 për qind e tyre, respektivisht 41,3 për qind meshkuj dhe 67,1 për qind femra. Krahasuar me periudhën paraardhëse vëreheshin

Page 45: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

44

përmirësime. Niveli i analfabetizmit ishte ulur në masën 21,5 për qind, në raport me vitin 1945 dhe me një ritëm mesatar vjetor 4,3 për qind100.

Në arsimin fillor, që deri në këtë periudhë përfaqësonte hallkën më masive, do të fillojnë të duken efektet e zbatimit të ligjit të vitit 1946 mbi detyrimin shkollor. Në të gjithë vendin në vitin 1950-1951 do të funksionojnë rreth 2000 shkolla që ndiqeshin nga përafërsisht 150.000 nxënës ose afro 90 për qind e tyre101. I gjithë ky zhvillim në arsimin fillor përgatiti premisat për parandalimin e krijimit të analfabetëve të rinj duke shtuar ndërkohë edhe mundësitë për forcimin e hallkave më të larta shkollore.

Karakteri i njësuar i arsimit 7-vjeçar, ndërkohë i mundësonte shumicës së nxënësve marrjen e arsimit të nevojshëm për kohën, duke i integruar ata me jetën ekonomike e shoqërore të vendit. I shtrirë fillimisht në qytete e qendra të mëdha e më tej në fshatra, me gjithë problematikën në tërheqjen e sigurimin e nxënësve, në vitin shkollor 1950-51 kjo kategori arsimore do të numëronte 193 shkolla, 19.150 nxënës dhe 823 mësues102. Si hallkë e ndërmjetme ajo do të ndihmonte në sigurimin e një kontingjenti të mjaftueshëm nxënësish për arsimin e mesëm.

Në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndikimin më të fortë në zhvillimet e arsimit të lartë, do ta kishte arsimi i mesëm i përgjithshëm dhe ai profesional. Për asnjë ecuri të shkollave të larta nuk mund të bëhej fjalë pa ndryshime në këtë kategori arsimore. Fillimisht i gjithë sistemi përbëhej nga 6 gjimnaze në qytetet Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Instituti Teknik po në Tiranë me 7 degë të ndryshme. Në raport me hallkat e tjera ritmet e zgjerimit do të ishin të ngadalshme, kushtëzuar nga mendësitë e pakta ekonomike por edhe të mungesës së elementeve për të ndjekur arsimin e mesëm.

Brenda vetë arsimit të mesëm, në vitet që vijuan prioritetet do të anonin nga arsimi profesional, lidhur kjo me nevojat e ekonomisë për kuadro teknike. Burim kryesor për sigurimin e studentëve mbeteshin shkollat e mesme të arsimit të përgjithshëm. Në vitin 1950 do t’i bëhej një modifikim disa neneve të reformës Arsimore për arsimin profesional, duke i vlerësuar diplomat e shkollave profesionale të barazvlefshme me ato të shkollave të mesme të përgjithshme. Kjo u krijonte mundësi nxënësve të këtyre shkollave të ndiqnin arsimin e lartë, duke ndikuar pozitivisht në shtimin e elementeve për këtë kategori arsimore. Në vitin shkollor 1950-1951 në të gjithë vendin do të funksiononin 23 shkolla të mesme me 6800 nxënës, me shkëputje dhe pa shkëputje nga puna dhe 262 mësues103.

100 E. Kambo, Arsimi në Shqipëri…., f.76. 101 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll. IV, …. f. 221. 102 Vjetari Statistikor i RPSH, Tiranë, 1985, f. 274. 103 Po aty, f. 357.

Page 46: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

45

Tab. 1.104

Shkolla, nxënës dhe mësues në arsimin public 1950 – 1951

Niveli i Edukimit Shkolla Gjithsej

Nxënës Mësues Gjithsej Femra % Gjithsej Femra %

Arsimi Parashkollor 155 10000 - - 297 - - Arsimi fillor 2023 151671 71150 47 4028 1225 30 - me kohë të plotë - 150819 71037 47 - - - Arsimi 7 vjeçar 193 19150 6365 33 823 163 20 - me kohë të plotë - 18358 6266 34 - - - Arsimi i mesëm 6 2010 516 26 91 16 18 Arsimi i mesëm pedagogjik 8 2565 1049 41 61 13 21

Arsimi i Mesëm Teknik 9 2253 402 18 110 28 25

Arsimi i lartë 4-5 vjeçar 3 208 37 18 30 8 27

Përsa i takonte arsimit të lartë ai qëndronte në fillimet e tij. Në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar funksiononin gjithnjë pesë degë: gjuhë-letërsi shqipe, gjuhë-letërsi ruse, histori, biologji-gjeografi dhe matematikë-fizikë. Në këtë periudhë do të rishikohet struktura e disa degëve duke bërë dy ndryshime të rëndësishme: dega histori-gjeografi do të shpërbëhej, historia shkëputej dhe brenda saj përfshiheshin disa elementë të gjuhës shqipe, dega e gjeografisë do të bashkohej me biologjinë. Në përmbajtjen e degës biologji-gjeografi do të zhvilloheshin edhe disa lëndë të kimisë.

“Krijimi i këtyre fakulteteve të reja, - thuhej në raportin e Ministrisë së Arsimit të vitit 1951-1952, - i përgjigjet ndarjes që kanë institutet pedagogjik analoge në Bashkimin Sovjetik dhe pajtohet me nevojat tona”. Gjithsej ky institut në sistemin e rregullt të ditës numëronte 56 studentë. Veprimtaria mësimore do të zhvillohej në frymën e përvojës sovjetike. Planet, programet dhe infrastruktura mësimore dhe didaktike do t’i përshtatej gjithnjë e më tepër kësaj të fundit. Nga pikëpamja organizative është e rëndësishme të theksohet se në këtë periudhë morën formë të plotë katedrat (departamentet) të konceptuara si njësia bazë mësimore e shkencore.

Zhvillimi i ngadalshëm i arsimit të lartë në Shqipëri nuk i përgjigjej kurrsesi nevojave që shtronte zhvillimi ekonomiko-shoqëror i vendit, tashmë i orientuar sipas planeve 5-vjeçare. Me objektivat e parashikuara në planin e parë pesëvjeçar 1951-1956, udhëheqja komuniste do të përcaktonte edhe synimet për zhvillimin e arsimit të lartë e të shkencës, si pjesë përbërëse e organike të këtij planifikimi të përgjithshëm. Plani, parashikonte që në fund të vitit 1955, treguesit e arsimit të lartë të shënonin 104 Anuari Statistikor i vitit 2002-2003.

Page 47: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

46

rritje prej 7 për qind105. Gjithnjë sipas parashikimeve numri i studentëve do të vinte në rritje.

Në këtë kuadër nga strukturat arsimore do të ndërmerren disa studime mbi perspektivën e zgjerimit të arsimit të lartë. Studimi i parë për këtë problem u realizua në fillim të vitit 1951106, nga një grup pune i Ministrisë së Arsimit. Sipas tij rezultonte se zhvillimi i arsimit të lartë tashmë përbënte një shqetësim serioz. Për zgjidhjen e problemit do të ofroheshin disa alternativa, pavarësisht se nga autorët do të pranohej se aty këtu do të kishte edhe ndonjë pasaktësi në dhënien e përfundimeve, për shkak të pamjaftueshmërisë të të dhënave. Deri në këtë periudhë mungonte një plan i detajuar i nevojave për kuadro të mesme e të larta, në shkallë vendi i specifikuar ky për çdo dikaster, si dhe studime të plota për përmasat e zgjerimit të arsimit shtatëvjeçar dhe të mesëm.

Studimi shtronte para shtetit rrugëzgjidhje alternative për zhvillimin e shkollës së lartë. Njëra prej tyre ishte ajo që zgjerimi i arsimit të lartë të trajtohej si çështje e të ardhmes. Kjo nënkuptonte që mundësitë ekonomike të vendit ishin të tilla që edhe për disa kohë, rrugëzgjidhja kryesore për sigurimin e kuadrove të larta mbetej dërgimi i studentëve jashtë shtetit, kryesisht në universitetet e vendeve të lindjes. Shteti mund të mbulonte me shpenzime financiare në çdo vit të pesëvjeçarit të parë gjithsej rreth 200-250 studentë107.

Gjithnjë sipas kësaj alternative do të vazhdonte zgjerimi i arsimit të lartë brenda vendit, për ato fusha ku ekzistonin kushte, por do të shpreheshin edhe disa rezerva. Nevojat e prodhimit për kuadro të mesme ishin të mëdha. Për pasojë, shkollat e mesme, sidomos ato profesionale (politeknikume, teknikumet financiare, shkollat pedagogjike) etj., me numrin e maturantëve që dispononin, nuk u përgjigjeshin mjaftueshmërisht kërkesave ekonomike e kulturore. Kontigjenti tepricë i maturantëve mund të shkonte në shkollat e larta që do të hapeshin. Sipas llogarive në këto institute mund të tërhiqeshin 250-300 studentë në vit108.

Alternativa e dytë shkonte në favor të zbatimit të politikave arsimore që nxitnin zhvillimin me përparësi të arsimit të lartë brenda vendit, duke rritur më shumë numrin e studentëve. Kjo alternativë duket se gjeti më shumë mbështetje. Ajo parashikonte që në vitin 1951 të hapnin dyert katër institute të lartë (katërvjeçarë) në Shqipëri, ai Pedagogjik, Bujqësor, Mekanik dhe Juridik. Kapaciteti i këtyre instituteve, së bashku me Institutin Dyvjeçar, do të ishte rreth 300 studentë në vitin e parë numër që do të vinte në rritje.

Po e ilustrojmë me tabelën e mëposhtme109.

105 Dokumente Kryesore të PPSH, Vëll.II, Tiranë 1971, f.28 106 AQSH, F.1011, V. 1951, dos.15, f. 3-14. Raport mbi hapjen e instituteve të larta. 107 Po aty, fl.8 108 Po aty. 109 Po aty.

Page 48: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

47

Tab. 2

Viti Instituti

Pedagogjik 2-vjeçar

Instituti Bujqësor

Instituti Pedagogjik

4-vjeçar

Instituti Mekanik

Instituti Juridik

1951 100 50 40 50 34

1952 140 130 90 100 47

1953 240 140 120 110 60

1954 310 200 350 210 130

1955 330 230 310 250 140

Në këtë mënyrë, këto institute do të tërhiqnin përafërsisht 90% të nxënësve që mbaronin shkollat e mesme dhe vetëm 10% e tyre do të shkonin në prodhim. Mbi bazën e përllogaritjeve, kapaciteti i instituteve do të mbulohej me studentë të mjaftueshëm gjatë gjithë viteve të pesëvjeçarit. Numri i maturanteve që do të vinin nga shkollat e mesme do të rritej me rreth 30% çdo vit. Mendohej që kjo alternativë ishte dhe më pak e kushtueshme. Duke rritur numrin e studentëve në institutet ulej kostua e arsimimit të tyre. Ishte llogaritur që në se kosto financiare e arsimimit të tyre vjetor në vitin 1948 arrinte në 45.000 lekë në vitin 1951, ajo do të llogaritej në 39.000 lekë110.

Mbi bazën e këtij studimi, udhëheqja e lartë në qershor të vitit 1951 do të vendoste hapjen fillimisht të tre instituteve të larta: Politeknik, Pedagogjik dhe Bujqësor, duke e motivuar këtë me “nevojat urgjente për kuadro” dhe “…me kufizimin e numrit të studentëve për këto degë jashtë shtetit.”111

Në korrikun e po këtij viti do të dilte edhe Vendimi i Këshillimit të Ministrave për hapjen e tyre në vitin shkollor 1951-1952. “...Me qëllim që shkencës, kulturë dhe teknikës në vendin tonë, - do të thuhej që në fillimin e vendimit -, t’u hapen perspektiva më të gjera dhe të krijohen kondita për zhvillimin e mëtejshëm të tyre ... dhe në mënyrë që kjo t’u shërbejë më tepër masave punonjëse, të bëhen faktorë në zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe me qëllim që të krijohet inteligjencia e vendit tonë”112 do të ngrihen tre institute të reja. Me hapjen e tyre, Byroja Politike e KQ të PPSH, do të vendoste që paskëtaj, si do të thuhej në një udhëzim të qershorit të po

110 Po aty, f.7 111 Po aty, dos.76, f.1, Vrejtje të Byrosë Politike më datën 29.VI.1951, për hapjen e instituteve të larta. 112 Po aty, dos. 20, fl.2. Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 548, dt. 28.07.1951

Page 49: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

48

këtij viti, “... duhet të kufizohet dalja e studentëve për këto degë jashtë shtetit”. Deri në këtë periudhë studionin jashtë vendit 767 studentë”113.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Arsimit i kishte paraprirë krijimit të shkollave të reja të larta me përpilimin e një projekt-statuti që përmbante qëllimet dhe detyrat e shkollës së lartë, të drejtat e arsimimit të shtetasve, organizimin e punës mësimore e shkencore si dhe forumet drejtuese114. Si rregull ai duhej më parë të merrte miratimin e drejtorive të shkollave të larta dhe të hynte në fuqi pas aprovimit nga Ministri i Arsimit.

Statuti do të miratohej nga Këshilli i Ministrave më 20 tetor 1951. Sipas tij, shkolla e lartë kishte si qëllim të realizonte të drejtën e të gjithë shtetasve për arsimim në përputhje me art.27, të Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë. Qëllimi kryesor ishte përgatitja e kuadrove të afta për të përvetësuar shkencën e teknikën përparimtare, kuadro të pajisur me njohuritë e socializmit shkencor, të gatshëm për mbrojtjen e atdheut dhe besnikë deri në vetëmohim për çështjen e ndërtimit të shoqërisë socialiste.

Statuti përcaktonte në gjuhë të theksuar politike edhe detyrat e shkollës së lartë. Këto detyra konsistonin në organizimin e një procesi mësimor-edukativ që të sillte standarde cilësore në përgatitjen e kuadrove. Ajo duhej të prodhonte “…kuadro të aftë që të përvetësojnë plotësisht sukseset e shkencës…dhe të lidhin në mënyrë bolshevike teorinë me praktikën, të kombinojnë eksperiencën e prodhimit me shkencën” etj. Mbi të gjitha ajo duhej të realizonte edukimin ideo-politik të studentëve dhe të pedagogëve sipas “…doktrinës së Marksit-Engelsit-Leninit-Stalinit”, të hartonte tekste e libra në një nivel me shkencën e përparuar sovjetike, të zhvillonte punë kërkimore e shkencore në funksion të zgjidhjes së problemeve më të rëndësishme të ndërtimit socialist, t’i bënte kuadrot të zotë si do të theksohej në të “…me luftue me guxim kundër shkencës së vjetër dhe përvetësimin e shkencës së re sovjetike” etj. 115

Pas formulave standarde të politizuara, statuti sanksiononte barazinë e shtetasve për arsimim në shkollën e lartë, në një kapitull të veçantë mbi statusin e studentit. Këtë të drejtë, sipas tij e kishin të gjithë shtetasit shqiptar të moshës nga 17-40 vjeç, që zotëronin diplomë pjekurie, pavarësisht nga mosha, seksi, ngjyra e kombësia. Kjo do të thoshte që shteti sanksiononte de jure parimin e barazisë në arsimin e lartë, por de facto eksperienca e mëvonshme provoi se në pranimin e studentëve do të përcaktoheshin kritere, ku më kryesore do të ishte ai klasor.

Çdo student i nënshtrohej provimit hyrës në shkollën e lartë. Bënin përjashtim nga provimi hyrës të gjithë nxënësit që në diplomën e pjekurisë kishin notën shumë

113 Po aty, viti 1951, dos. 76, fl.1. Vërejtje të Byrosë Politike të KQ të PPSH dt. 19.06.1951 “Mbi

hapjen e Instituteve të larta”. 114 Po aty, dos. 20, fl.16, Projekt-statut tip i shkollave të larta. Vendim i Këshillit të Ministrave të

RPSH, nr. 800, dt. 20/10/1951. 115 Po aty.

Page 50: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

49

mirë në lëndët kryesore dhe notën mesatare në ato të dorës së dytë. Studentët kishin detyrë të shlyenin të gjitha provimet për kursin e plotë të çdo lëndë, kurse mësimet praktike dhe praktikat duhet t’i shlyenin me kolekiume. Provimi jepej para profesorëve, docentëve. Vlerësimi i provimeve bëhej me sistemin e pesë notave: – “shumë mirë” nota -5, “mirë” nota –4, “kalueshëm” -3, - pakalueshëm nota –2. Në përfundim të tyre ai do t’i nënshtrohej provimit të shtetit dhe mandej merrte diplomë të titulluar sipas shkollës përkatëse. Statuti ndalonte kalimin nga një vit në tjetrin jashtë vitit akademik116.

Ata studentë që mbaronin me rezultate të larta kishin trajtim preferencial dhe merrnin diplomë me shenjën “i dalluar”. Kjo u jepte atyre të drejtën “e preçedencës” që presupozonte që një student i tillë kishte përparësi në emërim, ishte i pari në listë për vende pune vakante dhe me kërkesa të larta, kishte avantazhe për regjistrim në aspiranturë, specializime brenda e jashtë shtetit, etj.

Emërimi i studentëve bëhej nga ministria përkatëse 6 muaj para përfundimit të studimeve. Për të arritur rezultate të larta, statuti përcaktonte si forma pune e studimi leksionet, punët praktike dhe ato në prodhim, punën e pavarur dhe konsultimet. Viti shkollor përbëhej nga dy semestra dhe studentët gëzonin dy pushime vjetore.

Kapitulli IV i statutit i kushtohej katedrës (departamentit) si njësi kryesore e mësimit në shkollën e lartë që realizonte drejtpërdrejt punën mësimore, metodike dhe shkencore, për një ose shumë lëndë të ngjashme me njëra-tjetrën. Atë e drejtonte përgjegjësi që mund të ishte “profesor” ose “docent”117. Një kapitull i veçantë i statutit do t’i kushtohej veprimtarisë së personelit shkencor-pedagogjik të shkollës së lartë. Sipas tij, titujt shkencorë ishin të kushtëzuar. Çdo katedër konkuronte me dy profesorë, një si përgjegjës dhe tjetri si profesor i thjeshtë. Emërimet bëheshin nga drejtori i shkollës. Po ashtu, ajo kishte docentin e katedrës dhe asistentin e katedrës. Profesorati ishte i detyruar të kryente të gjitha llojet e punës mësimore e shkencore të shkollës së lartë.

Hierarkia organizative e shkollës së lartë përbëhej nga Drejtori, fakultetet, katedrat infrastruktura ndihmëse (laboratorët, kabinetet, biblioteka, etj). Fakultetet ishin emërtesë e Këshillit të Ministrave, ndërsa katedrat dhe specialitetet ishin emërtesë e Ministrisë së Arsimit118. Drejtori i shkollës së lartë ishte përgjegjës para shtetit për drejtimin dhe organizimin e procesit mësimor e shkencor. Ai ishte nomenklaturë e Këshillit të Ministrave.

Për të realizuar detyrat, shkolla e lartë kishte dy zëvendësdrejtorë, për anën mësimore e shkencore dhe për anën administrative-ekonomike. Edhe zëvendës drejtori për anën mësimore, ashtu si dhe drejtori, ishte emërtesë e Këshillit të Ministrave dhe duhej të ishte një personalitet i njohur me titull të lartë shkencor. Ai 116 Po aty. 117 Po aty. 118 AQSH, F. 511, V. 1951, dos. 20, fl. 16-17. Projekt-statuti i shkollave të larta. Vendim i KM të

RPSH, nr. 80, dt. 20.10.1951.

Page 51: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

50

ushtronte kompetenca thuajse identike me drejtorin, kjo për faktin se në shumicën dërrmuese, zëvendësdrejtori ishte post që e gëzonin më shumë konsulentët sovjetik të atashuar pranë shkollave të larta. Zëvendësdrejtori i dytë përgjigjej për punën administrative, për mirëmbajtjen e objekteve dhe ndërtimeve etj.119.

Sipas statutit, fakulteti konsiderohej një njësi mësimore e administrative që bashkonte disa katedra dhe që nga kjo kohë ai mori pak a shumë kuptimin që ruan edhe sot. Ai drejtohej nga dekani dhe përgatiste specialistë të lartë në fusha të caktuara. Pranë drejtorit të shkollës së lartë funksiononte Këshilli Shkencor, të cilin ai e kryesonte. Ky i fundit përbëhej nga dy zëvendësdrejtorët, dekanët, përgjegjësit e katedrave, asistentët e lëndëve të pavarura, bibliotekari etj. Vend kryesor në këshillin shkencor në të kishte funksionari partiak i shkollës, si dhe përfaqësuesit e organizatave të masave të rinisë, bashkimeve profesionale etj. Ndërkohë në të merrnin pjesë dhe këshilltarë të jashtëm, nga ndërmarrjet ose institucionet e profilit. Këshilli shkencor shqyrtonte planet mësimore dhe shkencore të fakulteteve si dhe propozonte dhënien e gradave dhe titujve shkencorë.

Në statutin tip të shkollave të larta përcaktohej edhe vendi dhe roli i organizatave të masave që tashmë ishin kthyer në leva të PPSH. Legjislacioni komunist, në emër të “karakterit demokratik” të shtetit, legalizonte edhe në shkollën e lartë lirinë e qytetarëve për organizime të karakterit shoqëror. Studentët dhe punonjësit e shkollës së lartë kishin të drejtë të organizoheshin në “bashkime vullnetare”, siç do të quheshin atëherë dhe se qëllimi ishte mobilizimi i tyre për të përvetësuar sa më mirë shkencën dhe për t’u aftësuar sa më shumë nga pikëpamja profesionale. Detyra kryesore e organizatave shoqërore mbetej edukimi politik i studentëve dhe i personelit sipas doktrinës marksiste, organizimi i garave socialiste dhe i lëvizjes sulmuese, forcimi i disiplinës së vetëdijshme etj120.

Për mbarëvajtjen e punës dhe të regjimit të disiplinës në shkollën e lartë, përcaktoheshin edhe disa rregulla. Të gjithë punonjësit dhe studentët kishin detyrim për zbatimin korrekt të disiplinës, shkelja e të cilës ndëshkohej. Studentët që nuk frekuentonin rregullisht shkollën dhe thyenin disiplinën përjashtoheshin nga shkolla.

Në vjeshtën e vitit 1951 mbi bazën e vendimit të Këshillit të Ministrave, si edhe u përmend, do të hapnin dyert e tyre Instituti i Lartë Pedagogjik, Instituti i Lartë Bujqësor dhe Instituti i Lartë Politeknik. Instituti i Lartë Pedagogjik 4-vjeçar, do të përgatiste kuadro mësimore me kualifikim më të lartë se Instituti Pedagogjik dyvjeçar, që do të shërbenin kryesisht si mësues në shkollat e mesme. Nga pikëpamja e përmbajtjes, strukturës dhe organizimit ai ishte i ngjashëm me këtë të fundit, por që ndryshonte në afate duke marrë statusin e një arsimi të lartë të plotë.

Instituti do të përgatiste kuadro në 5 specialitete (degë): Gjuhë-Letërsi shqipe, Gjuhë-Letërsi ruse, Histori-Gjeografi, Matematikë – Fizikë dhe Biologji-Kimi. Në

119 Po aty, f.18. 120 Po aty.

Page 52: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

51

përgjigje të nevojave për mësues të shkollave 7-vjeçare, dy nga profilet do të riorganizoheshin. Fakulteti Histori-gjeografi do të zëvendësohej me atë të Historisë duke futur elemente të gjuhës shqipe dhe ai i biologji-kimi në biologji-gjeografi121.

Përgatitjet për hapjen e tij nisën që nga fundi i vitit 1950. Në një relacion që Ministri i Arsimit do t’i dërgonte Byrosë Politike, në 14 korrik 1951, bënte të qartë mënyrën e funksionimit dhe të hartimit të planeve mësimore të degëve të këtij Instituti122. Sipas tij dega e gjuhë-letërsisë ruse, vepronte si një filial i instituteve pedagogjike sovjetike, me të njëjtat plane e programe mësimore. Bazuar në këto plane dhe duke ia përshtatur kushteve tona, ishin hartuar edhe planet e degës së gjuhë-letërsisë shqipe. Për sa i takonte degëve matematikë-fizikë dhe biologji-kimi ishin marrë për bazë planet mësimore sovjetike të vitit 1948. Dega biologji-kimi përmbante dhe një cikël lëndësh për kiminë123, kurse ai i degës histori-gjeografi, pavarësisht se u referohej planeve sovjetike, i mbante parasysh më shumë nevojat e vendit tonë124. Në dallim nga Instituti dyvjeçar këtu do të ruhej dega histori-gjeografi.

Po sipas këtyre kritereve si theksonte relacioni, ishin hartuar edhe programet mësimore të lëndëve si dhe ishte siguruar pjesa më e madhe e teksteve mësimore. Lidhur me këto të fundit, propozohej krijimi i një grupi përkthyesish, që do të angazhohej posaçërisht. Siç shihet, konceptimi i degëve mësimore në institutet pedagogjike i referohej përvojës sovjetike që mendohej se i përshtatej më mirë nevojave të vendit tonë. Përqendrimi i madh i popullsisë në fshat dhe ngritja e shkollave me numër të kufizuar nxënësish, e bënin të pamundur realizimin e specializimeve të ngushta.

Për mbulimin e procesit mësimor për të dy institutet u krijuan 5 katedra mësimore që ishin: katedra e marksizëm-leninizmit dhe e pedagogji-psikologjisë me 5 forca mësimore, e gjuhës-letërsisë shqipe dhe ruse me 9 anëtarë, e matematikë-fizikës me 5 anëtarë, e biologji-kimisë me 4 anëtarë. Katedrat drejtoheshin respektivisht nga pedagogët: Hasan Duma, Munir Reso, Arzamaseef (sovjetik), Islam Zeko dhe Mentar Belegu125. Në momentet e fillimit ndërtimi i katedrave në emërtesë jo gjithmonë përputhej me kriteret e ndërtimit të degëve mësimore. Kështu degën e gjuhë-letërsisë e mbulonte një katedër. Një kriter tjetër që u mbajt parasysh ishte që çdo katedër të kishte jo më pak se 4 pedagogë. Ky numër u konsiderua optimal për ushtrimin e veprimtarisë mësimore e shkencore të katedrave.

Në të njëjtën kohë, me Institutin e Lartë Pedagogjik, në vitin akademik 1951-1952 do të fillonin veprimtarinë e tyre edhe dy institute të tjerë. Instituti i Lartë Bujqësor do të ngrihej në Kamëz (Tiranë). Destinacioni i tij do të ishte përgatitja e kuadrove të larta në fushën e bujqësisë dhe e blegtorisë që realizohej në tre degë, atë të Agronomisë, Zooteknikës dhe Veterinarisë. Instituti dispononte edhe një ekonomi 121 AQSH, F. 490, V. 1951, dos. 445, fl.6. Vendim i KM nr. 548, dt. 28.7.1951. 122 AQSH, F.1011, V.1951, dos. 20, fl. 8. Relacion “Mbi çeljen e instituteve të larta”. 123 Po aty. 124 Po aty. 125 Po aty.

Page 53: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

52

ndihmëse didaktike prej 30 hektarë tokë, ku studentët do të kryenin praktikat e tyre, si dhe një bazë laboratorike modeste. Në vitin e parë do të funksiononin vetëm dy degë126. Infrastruktura mësimore, u ndërtua sipas shkollave të larta sovjetike respektive. Në mesin e vitit 1951, plani mësimor i Institutit Bujqësor,ishte përgatitur dhe sipas strukturave përkatëse ai ishte një kombinim i planeve mësimore të fakulteteve homologe të B.Sovjetik. Kurse përsa i takon programeve mësimore, vazhdonte puna për hartimin e tyre si dhe për përkthimin e teksteve.

Instituti Politeknik do të kishte edhe ai tri degë: Ndërtimi, Elektrike dhe Mekanike. Në vitin e parë ai do të punonte me një plan mësimor unik. Për hartimin e tij u angazhuan inxhinierët Petrit Radovicka dhe Raqi Mikeli, duke marrë si model planet mësimorë të fakulteteve sovjetike ku ata kishin studiuar.

Mësimet në institutet e lartë filluan në nëntor 1951. Në Institutin Pedagogjik u regjistruan 47 studentë, në Institutin Bujqësor 44 dhe në atë Politeknik 74 studentë127. Për ecurinë e tyre normale dhe arritjen e rezultateve të para do të përballoheshin mjaft vështirësi si dokumentacioni i pakët, pajisjet e pamjaftueshme laboratorike, kabinetet mësimore të varfra dhe çka ishte më e rëndësishme mungesat në personelin mësimor me përvojën e kualifikimin e duhur.

Pa kaluar ende një vit, filluan gradualisht përgatitjet për çeljen e dy instituteve të tjera të larta Instituti Ekonomik dhe Instituti Mjekësor. Paraprakisht në marsin e vitit 1952 do të organizohej një takim i përbashkët midis Ministrisë së Arsimit, të Shëndetësisë, të Tregtisë dhe Komisionit të Planit të Shtetit128. Takimi shqyrtoi punën dhe arriti në përfundimin se të dy institutet mund të hapnin dyert atë vit. Dikasteret e interesuar deklaruan se kishin siguruar pjesën më të madhe të teksteve nga përkthimi i dispencave sovjetike. Vështirësi paraqitnin sidomos dy lëndë, ekonomia politike dhe ekonomia popullore. Për të parën u propozua të zhvillohej me leksione nga lektorët e shkollës së lartë të partisë, kurse për të dytën u propozua të kalonte në vitin e dytë dhe gjatë kohës një grup pune të punonte për tekstin.

Nevojat për kuadro të specializuara do të plotësoheshin në masë të konsiderueshme brenda dikastereve. U kërkuan vetëm dy specialistë nga B.S., njëri për ekonomi politike, qe të mbante edhe postin e zëvendës drejtorit dhe tjetri për lëndën e kontabilitetit e të analizë bilancit129. Takimi i dikastereve i propozoi qeverisë që pjesa më e madhe kuadrove të instituteve të shkëputej nga punët e tjera. Në vitin e parë Instituti Ekonomik do të kishte 70 studentë, kurse ai Mjekësor 40 dhe në vitin pasardhës mund të fillonin edhe studimet me korespondencë.

Në procesin e përgatitjes së gjithë infrastrukturës arsimore, ekspertët e vendit, pa përvojën e duhur ndeshën në vështirësi të reja. Një informacion i Ministrisë së Financave dallonte si shqetësim kryesor, pamundësinë e hartimit të disa programeve 126 AQSH. F. 511, V.1951, dos.20, fl.2. Vendimi i KM, nr. 548, dt. 28/07/1951. 127 AQSH, F.890, V. 1952, dos.1307, f.2. Raport mbi kryerjen e semestrit të parë në institutet e larta. 128 Po aty, V. 1951, dos.15, fl16, Relacion mbi çeljen e institutit ekonomik dhe institutit mjekësor. 129 Po aty

Page 54: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

53

mësimorë për degën e plan-organizimit për Institutin Ekonomik. Për të përballuar këtë pengesë u morën për bazë diplomat e kuadrove shqiptare që kishin mbaruar në Universitetin e Moskës ose të Leningradit130. Plani ishte konceptuar në dy ndarje të mëdha “A” dhe “B”. Në ndarjen e parë rreshtoheshin 5 lëndë të formimit të përgjithshëm, ku midis tyre, dallonte Marksizmi dhe Gjuha Ruse.

Për Institutin Mjekësor, përgatitjet ndeshnin edhe në më shumë pengesa. Ministria e Shëndetësisë dispononte dokumentacion mësimor (plane, programe e tekste) nga institutet sovjetike të para vitit 1948. Tekstet bazë (biologji, histologji, anatomi) dhe laboratorët priteshin të vinin së shpejti. Edhe për Institutin Mjekësor u kërkuan dy specialistë të huaj.

Këshilli i Ministrave në qershor të vitit 1952 do të vendoste hapjen e këtyre dy instituteve të lartë: Instituti Ekonomik dhe Instituti Mjekësor131. Ngritja do të motivohej me dy faktorë kryesorë: Së pari “…që të zhvillohej edhe më tej shkenca, kultura dhe teknika nën shembullin e eksperiencës sovjetike”. Së dyti, me nevojën e përgatitjes dhe sigurimit të kuadrove të larta në këto fusha brenda vendit. Të dy institutet e kishin qendrën në Tiranë. Instituti Ekonomik do të varej nga Ministria e Arsimit, kurse ai Mjekësor nga Ministria e Shëndetësisë.

Duke filluar nga viti 1952, pranë instituteve të larta do të hapej edhe sistemi i korrespondencës me afate pesëvjeçare132. Pas përfundimit studentët konsideroheshin specialistë të lartë. Duke bërë fjalë për hapjen e sistemit të korrespondencës, në informacionin e një instituti të lartë do të tërhiqej vëmendja se, për funksionimin e rregullt ishte punuar për hartimin e planeve e programeve mësimore, si dhe ishin organizuar konsultimet e para. Sigurisht vështirësitë këtu ishin më të mëdha se ato në sistemin e rregullt133.

Në vitin shkollor 1952-1953, në të gjitha shkollat e larta numri i studentëve do të rritej. Kështu në Institutin Pedagogjik do të mësonin 126 studentë, në atë Bujqësor 100, Institutin Mjekësor 35, atë Politeknik 70 dhe Institutin Ekonomik 60. Në total brenda dhe jashtë vendit do të studionin afërsisht 530 studentë134. Dora-dorës procesi i zgjerimit dhe organizimit të shkollave të larta do të ndikonte pozitivisht në plotësimin deri diku të nevojave për kuadro, ndonëse duhet thënë se ato mbeteshin ende të larta. Rrjeti ekzistues i institucioneve realisht, nuk i përballonte kërkesat e fushave të ndryshme të ekonomisë e të kulturës së vendit. Për rrjedhojë do të vazhdonin përpjekjet për zgjerimin e shkollave të larta me degë të reja dhe riorganizimin e mjaft prej atyre ekzistuese.

130 Po aty, f.18 131 Po aty, F. 511, V. 1952, dos.15, f.1, Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 381, datë 7 qershor 1952,

“Mbi ngritjen e instituteve të larta ekonomike e mjekësor”. 132 Po aty, V. 1952, dos. 22, fl.3, Vendimi i KM nr. 815, dt. 20.11.1952. 133 Po aty, dos. 19, fl.15. Nga raporti i Institutit të Lartë Bujqësor për vitin 1952-1953. 134 Po aty, V. 1954, dos.6, fl. 37-38.

Page 55: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

54

Duke filluar nga viti shkollor 1953-1954 do të riorganizohen disa nga degët e Institutit të Lartë Pedagogjik. Instituti i Lartë Ekonomik do të zgjeronte fakultetet duke përgatitur tashmë ekonomistë të përgjithshëm për ekonominë, financën, bujqësinë, tregtinë e transportin. Në vendimin e hapjes fillimisht ky institut parashikonte vetëm tre fakultete në specialitetet (plan, financë dhe tregti). Por një profilizim i tillë dukej se linte jashtë disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë si industrinë, bujqësinë dhe komunikacionin. Sigurisht hapja e menjëhershme e të gjitha specialiteteve kërkonte përveç shpenzimeve edhe mjaft kuadro.

Një vit më vonë me një vendim të ri të Këshillit të Ministrave, pranë këtij Instituti do të hapen 4 fakultete me 6 specialitete. Plani mësimor do të parashikonte që ndarja e specialiteteve të fillonte në vitin e fundit, ndërkohë që në vitet e para programi mësimor do të ishte i përbashkët për të gjitha specialitetet. Në Institut do të funksiononin Fakulteti i Ekonomisë Industriale, i Planifikim-Financës, Ekonomisë Bujqësore, Ekonomisë Tregtare dhe Transportit135.

Që nga viti 1952 ishte hedhur ideja e hapjes edhe të një shkolle të lartë juridike me afat dyvjeçar, për të plotësuar nevojat për kuadro të kësaj fushe, por që nuk arriti të konkretizohej. Mendimi i mëvonshëm i strukturave shtetërore do të shkonte në favor të ngritjes së tij, por si një shkollë e lartë e plotë me afat 4-vjeçar. Në një korrespondencë të vjeshtës së vitit 1954 të Ministrisë së Drejtësisë me strukturat e larta partiake do të argumentohej nevoja e hapjes së kësaj shkolle. Sipas kësaj të fundit një shkollë dyvjeçare “... jo vetëm nuk i plotëson nevojat tona për kuadro me arsim juridik, - si do të tërhiqej vëmendja në të, - dhe në të gjithë sektorët e tjerë të aparatit shtetëror, por nuk është as me perspektivë dhe paraqet inkonvinienca të shumta”.

Paskëtaj në gushtin e po këtij viti Byroja Politike do të anulonte vendimin e mëparshëm për një shkollë dyvjeçare duke autorizuar hapjen e “Institutit Juridik katërvjeçar” sipas vendimit të Këshillit të Ministrave shkolla do të ngrihej në Tiranë në vitin shkollor 1954-1955, fillimisht me 20 studentë.136

Për të rritur më tej numrin e studentëve dhe për të plotësuar nevojat e arsimit me mësues të kualifikuar, në vitin 1954 Këshilli i Ministrave do të vendoste zgjerimin e mëtejshëm të sistemit të arsimit me korespondencë. Pranë Institutit Pedagogjik Katërvjeçar do të hapeshin tre fakulteteve (degëve) të reja me korespondencë; matematikë - fizikë, rusisht dhe kimi-biologji137. Studimet në degën e parë do të zgjatnin 6 vjet, kurse në dy degët e tjera nga 5 vjet.

Nga vendimi përfitonin mjaft studentët që kishin përfunduar Institutin Pedadogjik dyvjeçar. Ata kishin të drejtë të vazhdonin vitin III të fakulteteve

135 Po aty, V. 1952, dos. 719, fl.64 nga Vendimi i KM nr. 46, dt. 3.11.1953. 136 Po aty, F. 14, V. 1954, dos. 24, Vendim i Byrosë Politike nr. 298, dt. 13/08/1954 dhe vendimi i

Këshillit të Ministrave nr. 220 dt. 28/8/1954. 137 Po aty, F.511, V. 1954, dos.28, f.12-13. Mbi hapjen e fakulteteve me korespondencë, Vendim i

Këshillit të Ministrave, Nr.267, viti 1954.

Page 56: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

55

respektive, në se kishin likuiduar provimin e diplomës. Për këta studentë u përcaktua një listë provimesh (4-6 lëndë) shtesë për të fituar të drejtën e kalimit. Kështu, për shembull, studentët e degës së histori-gjeografisë, nëse donin të vazhdonin katërvjeçarin me korrespodencë, duhej të shlyenin dy provime një për letërsinë ruse dhe një për letërsinë shqipe. Studentët e gjuhë-letërsisë ruse duhet të shlyenin tre provime teorike (hyrje në gjuhësi, logjikë dhe teori letërsie dhe një nga letërsia ruse). Këto provime ishin të vlefshme edhe për studentët e letërsisë shqipe. Fakultetet me korrespodencë mund të fillonin veprimtarinë vetëm atëherë, kur numri i studentëve të ishte mbi 15 veta138.

Me zgjerimin e sistemit të korespondencës do të lindte nevoja e vendosjes së tij mbi baza më të organizuara. Për këtë po në vitin 1954 do të hartohej edhe “Rregullorja mbi studimet me korespondencë në institutet e larta”139. Sipas saj, në këtë sistem përfshiheshin të gjithë ata elementë që kishin përfunduar arsimin e mesëm dhe dëshironin të ndiqnin arsimin e lartë, pa u shkëputur nga puna dhe që natyra e punës së tyre, nuk ua mundësonte vazhdimin e studimeve në institutet e larta të ditës dhe ato të mbrëmjes. Organizimi i brendshëm i instituteve me korespodencë do të ishte i njejtë me ato të ditës.

Mbi bazën e rregullores, sistemi i korespondencës do të funksiononte pranë instituteve pedagogjike 2-vjeçare me afat 3-vjeçar dhe në fakultetet Histori, Biologji-Gjeografi, Matematikë-Fizikë, Gjuhë-Letërsi shqipe, me afate 5-vjeçare. Ai ishte i barasvlefshëm me ato të ditës dhe pas përfundimit, studentët pajiseshin me diplomën përkatëse. Për sa i takon planeve e programeve mësimore, ato korespondonin me ato të sistemit të ditës, por i përshtateshin metodës së punës për kategorinë e studentëve të rritur. Format kryesore të organizimit të procesit mësimor, gjithnjë sipas kësaj rregulloreje do të ishin studimi i individëve, konsultimet, punët laboratorike dhe detyrat me shkrim, provimet e kursit dhe ato të diplomimit etj.140

Në shtatorin e vitit 1955, Institutit Pedagogjik katërvjeçar do t’i shtohej edhe një fakultet i ri, me afat studimi trevjeçar141. Ai do të përgatiste specialistë të fushës së Pedagogjisë dhe Psikologjisë, që do të punonin kryesisht në shkollat pedagogjike dhe strukturat arsimore të qendrave e të rretheve. Në këtë fakultet do të tërhiqeshin edhe nxënës që kishin përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme apo profesionale, por që kishin kryer mbi tre vjet punë në prodhim. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit “... në zgjedhjen e elementëve të kihet parasysh të propozohen për fakultetin e Pedagogjisë kuadro me perspektivë që mund të ecin përpara dhe që e duan punën në arsim”142. Të gjithë studentët e këtij fakulteti do të studionin me bursë të plotë shtetërore.

138 Po aty, f.13 139 Po aty, dos.6, f. 32-33. “Rregullorja mbi studimet me korespondencë në Institutet e larta”. 140 Po aty. 141 Po aty, fl.11 142 AQSH, F. 511, V. 1954, dos.28, fl.11, Vendim i Këshillit të Ministrave, nr. 267, viti 1954.

Page 57: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

56

Në vitin shkollor 1955-1956, i gjithë sistemi i arsimit të lartë do të përfshinte 6 institute 4 dhe 5-vjeçare me 22 fakultete dhe rreth 1595 studentë143. Zgjerimi i arsimit të lartë në Shqipëri do të çonte në uljen e numrit të studentëve që studionin jashtë vendit, sidomos në specialitetet masive për degët e rëndësishme të industrisë dhe bujqësisë. Sipas të dhënave zyrtare të vitit 1955, në Universitetet e BS dhe vendeve të tjera socialiste, ishin përgatitur dhe vazhdonin studimet rreth 883 studentë, prej të cilëve me bursa të shtetit shqiptar 572.

Numri i përgjithshëm i të gjithë studentëve që nga viti 1945 do të ishte afërsisht 1623, që nënkuptonte se deri në këtë periudhë përgatitja e specialistëve jashtë vendit do të ishte një nga rrugët e rëndësishme për sigurimin e tyre. Me zgjerimin e rrjetit të shkollave të larta në vend numri i studentëve jashtë do të vinte në ulje. Kështu sipas planifikimit të bërë në vitin shkollor 1955-1956 ato do të ishin afërsisht 170, kundrejt 510 studentëve të parashikuar për të ndjekur shkollat tona të larta, duke punuar për zhvendosjen e qendrës së përgatitjes së kuadrit brenda vendit144.

Hedhja e bazave të institucioneve të arsimit të lartë që plotësonte në vija kryesore kërkesat për specialistë të ekonomisë dhe kulturës së vendit, përgatitën kushtet për zhvillimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të kësaj kategorie shkollore dhe rritën shkallën e përfitimit të popullsisë prej saj. Përpjekjet e bëra në këtë fushë patën rëndësi të veçantë për ecurinë ekonomike e shoqërore të vendit dhe perspektivën e tij.

*

* *

2. Organizimi i instituteve dhe tërheqja e studentëve në shkollat e larta

Masivizimi i arsimit të lartë nëpërmjet zgjerimit të shpejtë të institucioneve përfaqësonte njerën anë të problemit, ana tjetër kishte të bënte me shfrytëzimin sa më të plotë të kapacitetit të tyre, ku problemi më i mprehtë ishte ai i sigurimit dhe ruajtjes së numrit të studentëve. Ashtu si edhe kategoritë e tjera, arsimi i lartë do të zhvillohej mbi bazën e planifikimit “socialist”, që përcaktonte numrin e përgjithshëm të studentëve dhe shpërndarjen sipas degëve, në përputhje gjithmonë me nevojat e sektorëve të ekonomisë.

143 Po aty, V. 1955, dos. 32, fl. 2-6. Vendim i Këshillit të Ministrave, nr. 267, viti 1954. 144 Po aty, V. 1955, dos. 32, fl. 2-6. Vendim i Këshillit të Ministrave, nr. 150, dt. 2/05/1955.

Page 58: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

57

Burimi kryesor i furnizimit të shkollave të larta do të ishin kryesisht gjimnazet dhe më tej, shkollat profesionale dhe elementët që vinin nga prodhimi. Në vitin 1951, sipas të dhënave zyrtare pritej që të tërhiqeshin rreth 140 maturantë prej të cilëve, 75 do të regjistroheshin në Institutin Pedagogjik dyvjeçar145. Sigurimi i numrit të mjaftueshëm të studentëve do të bëhej një preokupim i vazhdueshëm për strukturat shtetërore. Duke shprehur shqetësimin për këtë çështje, Ministria e Arsimit në një informacion të po këtij viti drejtuar instancave më të larta, do të evidenconte faktin se mungonte një plan i detajuar për numrin e studentëve. Gjithnjë sipas saj “... dikasteret e ndryshme nuk kanë studime të thella të bazuara për këto nevoja”146.

Një faktor i rëndësishëm që ndikonte në ecurinë e këtij procesi do të ishte ai që sistemi i shkollave të mesme, qoftë ato të përgjithshme dhe ato profesionale, nuk mund të përmbushte të gjitha kërkesat e shkollave të larta për studentë. Për të siguruar numrin e mjaftueshëm të tyre në këtë vit të parë, do të tërhiqeshin edhe elementë që kishin përfunduar arsimin vite më parë. Sipas një udhëzimi të Këshillit të Ministrave në gushtin e këtij viti, nga organet shtetërore të rretheve do të kërkohet që t’i dërgoheshin Ministrisë së Arsimit listat e nëpunësve, “që kanë kryer maturën, që dëshirojnë dhe mund të vazhdojnë studimet e larta”147.

Numri i studentëve do të vinte në rritje. Për vitin shkollor 1952-1953 parashikohej që, pjesa më e madhe e maturantëve të gjimnazeve mbi 60 për qind e tyre të tërhiqej në arsimin e lartë, nga shkollat pedagogjike parashikohej 25-28 për qind, teknikumet jo më tepër se 17 për qind. Për sa i takon shpërndarjes në bazë institutesh, nga 530 studentë të rinj të parashikuar, ato Pedagogjike dhe Bujqësore do të kishin numrin më të madh, respektivisht 126 dhe 100, Instituti Politeknik 70, Ekonomik 60 dhe ai Mjekësor 35148.

Po në këtë vit do të parashikohej tërheqja sidomos e elementëve që vinin nga prodhimi. Si do të thuhej në vendimin e Këshillit të Ministrave në lista “... të caktohen për të ndjekur studimet në shkollat e larta brenda dhe jashtë shtetit punonjësit e tjerë që do të merren nga prodhimi”.

Plotësimi i numrit të studentëve do të ishte më i vështirë për fakultete të tilla siç ishin ato të shkencave apo më “pak të preferuara” si ato bujqësor, ekonomik, politeknik etj., që përgatisnin specialistë që do të punonin në sektorë të vështirë. Shteti do të programonte një numër të caktuar studentësh, por shpesh këto plane nuk arrinin të realizoheshin. Duke bërë fjalë për një fenomen të tillë, sipas një informacioni të Instituti të Lartë Bujqësor të vitit 1952-1953, në sigurimin e numrit të studentëve kishte humbje të konsiderueshme si gjatë regjistrimeve ashtu edhe gjatë vitit mësimor.

145 AQSH, F. 511, viti 1951, dos. 88, fl. 1-2. Vendim i Këshillit të Ministrave, nr. 585, dt. 15.08.1951. 146 Po aty, V. 1953, dos. 26, fl.1-3. Nga relacioni për shkollat e larta. 147 AQSH, F.511, V. 1951, dos. 20, fl.3. Udhëzimi i Kryeministrisë dërguar dikastereve e komiteteve

ekzekutive të rretheve, nr. 27/306, dt. 12.08.1951. 148 Po aty, viti 1952, dosja 14.

Page 59: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

58

Nga 125 studentë të planifikuar vetëm 110 ishin paraqitur ose 12,4 për qind më pak149.

Po sipas planit të këtij viti, si do të evidencohej në një informacion tjetër, në sasinë prej 600 vetash vetëm 411 plotësonin “kushtet”. Për të gjitha institutet në shkallë vendi llogariteshin përafërsisht 275 studentë “... duke patur parasysh që Instituti Bujqësor të plotësohej para të tjerëve”. Ndërkohë, si do të vijonte ky informacion, duke parë se numri i studentëve që kishin kërkuar të ndiqnin studimet ishte i vogël “... sidomos në Institutin Politeknik e Pedagogjik” propozohej si zgjidhje për momentin moshapja e disa fakulteteve apo bashkimi i disa degëve150. Me gjithë përpjekjet e bëra, sigurimi i kontingjenteve të mjaftueshme të studentëve, sidomos në fakultete “të vështira” mbetej i mprehtë. Një pjesë e tyre ndonëse regjistrohej nuk i vazhdonte ato.

Si një vend i vogël me një prapambetje ekonomike të trashëguar dhe me nevoja tepër të ngutshme për specialistë të fushave të ndryshme, institutet e larta do të funksiononin mbi bazën e profilit të gjerë. Kjo mendohej si rruga më e përshtatshme për shfrytëzimin e kapaciteteve të kuadrit për të punuar në profesionin e tyre por edhe në ato të përafërta, duke çuar në zbutjen graduale të problemeve që po kalonte ekonomia dhe kultura. Nisur nga prioritetet e zhvillimit ekonomik, orientimi i studentëve do të bëhej drejt specialiteteve që mbulonin sektorë të rëndësishëm si industrinë, veçanërisht atë minerare, bujqësinë, mësuesinë etj.

Ruajtja e profilit të përgjithshëm në përgatitjen e kuadrit do të ishte një çështje që u mbajt vazhdimisht e ngritur. “Profili i ngushtë i përgatitjes së kuadrit, - do të thuhej në një dokument të kohës, që nuk ishte i vetmi-, nuk i përgjigjet nevojave të sotme të ekonomisë dhe kulturës, sjell vështirësi në vendosjen e drejtë të kuadrit sipas nevojave nga një sektor në tjetrin”. Prandaj do të vijohej më tej “...është e nevojshme të përcaktohet çështja e fakulteteve dhe specialiteteve të shkollave të larta dhe profesionale”151.

Me zgjerimin gradual të arsimit të mesëm do të rriten mundësitë e zgjidhjes së problemit të sigurimit të numrit të mjaftueshëm të studentëve. Gjimnazet vijonin të mbeteshin një burim i rëndësishëm. Problemi qëndronte në shkollat e mesme profesionale të cilat deri në këtë periudhë ishin të orientuara drejt specialiteteve më të ngushta, gjë që kufizonte hapësirat e nxënësve të tyre, për të ndjekur studimet e larta. Ky profilizim për kohën kur nevojat e ekonomisë për teknikë të mesëm ishin tepër të mëdha, do të konsiderohej i drejtë. Por me zgjerimin e sektorëve të ndryshëm të prodhimit dhe për shkollat e mesme profesionale lindte nevoja e ndryshimeve, duke ia përshtatur veprimtarinë e tyre kërkesave për kuadro të mesme dhe të larta.

149 AQSH, F. 511, viti 1959, dos.14, Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.242, dt. 18.08.1953. 150 Po aty, viti 1953, dos.32, fl.1-2. Relacion mbi realizimin e kontigjentit të nxënësve. 151 AQSH, Fondi 511, viti 1953, dos.26, fl. 1-3. Nga një informacion mbi shkollat profesionale.

Page 60: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

59

Në këto kushte Byroja politike e KQ të PPSH në gushtin e vitit 1954, do të ndalej në mënyrë të veçantë në analizën e këtij problemi. Në informacionin paraqitur nga strukturat arsimore, do të vihej theksi në ecurinë e mirë të shkollave të mesme pedagogjike ashtu dhe të atyre të larta, por ndërkohë do të evidencoheshin edhe dobësi. Vërehej se “... në organizimin dhe ndarjen e degëve të specialiteteve” kishte defekte të reflektuara në përgatitjen e tyre mbi bazën e profilit të ngushtë”152. Strukturat e larta partiake do të orientonin marrjen e masave për ndryshime në profilin e shkollave profesionale, që natyrisht do të reflektonin edhe në ato të larta.

Në tetorin e po këtij viti, Këshilli i Ministrave do të nxirrte edhe vendimin përkatës, që përcaktonte në mënyrë të detajuar dhe të qartë profilet e shkollave të mesme profesionale. Synimi ishte që ky profilizim t’i shërbente sa më mirë nevojave të vendit, në profesione të kërkuara nga zhvillimi i ekonomisë. Nga ana tjetër profilizimi i shkollave të mesme, tashmë do të vazhdonte të thellohej në institutet e larta.

Ristrukturimet profilizuese përfshinë në radhë të parë dy institutet pedagogjike. Sipas vendimit, Instituti Dyvjeçar tashmë përbëhej nga këto fakultete: Gjuhë-Letërsi shqipe, Gjuhë-Letërsi ruse, Histori me elementë të gjuhës e të letërsisë shqipe, Matematike-Fizikë dhe Biologji-Kimi. Kurse Instituti Pedagogjik katërvjeçar ristrukturohej në këto degë: Gjuhë-Letërsi ruse, Gjuhë Letërsi-Histori (në vitin III të bëhej specializimi i ngushtë) dhe Matematikë-Fizikë153.

Në funksion të furnizimit të sektorit të bujqësisë me kuadro u vendos të hapej në Shkodër Teknikumi i mesëm për Zootekni, me dy degë : zootekni dhe veterinari. Edhe shkollat bujqësore ekzistuese pësuan ndryshime në profilizim. Kështu shkolla e Kamzës u profilizua në dy degë - bujqësi dhe veterinari. Shkolla bujqësore e Korçës u profilizua për bujqësi e zootekni, kurse ajo e Fierit do të përgatiste vetëm specialistë bujqësie154. Në përputhje me këto ndryshime edhe Instituti i Lartë Bujqësor, duke filluar nga viti akademik 1956-1957, i zgjati afatet e studimit nga 4 në 5 vjet.

Shkolla e mesme Mjekësore do të përgatiste specialistë në tre fusha: ndihmës mjek (të ndarë në tre profile : pediatër, gjinekolog dhe sanitar), farmacist dhe stomatolog. Afati i kësaj shkolle u zgjat nga tre në katër vjet. Profilizimi i shkollave të mesme ekonomike solli këto ndryshime: shkolla Tregtare u profilizua në tre degë : planifikim, kontabilitet, teknologji ushqimore e merceologji. Tashmë nuk do të ekzistonte ndarja ndërmjet sektorit kooperativist të ekonomisë dhe atij shtetëror. Shkolla Ekonomike Financiare i nënshtrohej profilizimeve në katër degë: buxhet, kredit, financë dhe më tej Instituti Ekonomik do të kishte katër fakultete: Ekonomi Industriale, Ekonomi Bujqësore, Plan-Financë dhe Ekonomi Tregtare155.

152 Po aty, V. 1954, dos. 26, fl.1-2, Vendimi i Byrosë Politike të KQ të PPSH, nr. 314, dt. 25.10.1954. 153 AQSH, F. 511, V. 1954, dos. 26, f. 3. Vendimi i Byrosë Politike të KQ të PPSh, nr. 312, dt.

25.08.1954, “Mbi profilin dhe administrimin e shkollave profesionale e të larta”. 154 Po aty. 155 Po aty, fl.2

Page 61: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

60

Për sa i takon shkollave teknike industriale, profilizimi i tyre do të ishte Shkolla Teknike e Naftës do të funksiononte me dy degë: gjeologji dhe shpim nafte. Dega elektrike e kësaj shkolle kalonte në përbërje të Shkollës Politeknike (ish Politeknikumi 7 Nëntori), e cila do të kishte edhe degë për mekanikë dhe degë për miniera. Për vitin 1955-1956, në interes të zhvillimit të mëtejshëm të industrisë, do të vendosej hapja e një shkollë të mesme teknologjike me dy degë: teknologji e industrisë së lehtë dhe teknologji e industrisë ushqimore. Në këtë të shkollë do të përfshihej edhe shkolla teknike e ngritur pranë Kombinatit të Tekstileve në Tiranë.

Nga shkolla politeknike u shkëput dega hidroteknike, e cila i kaloi shkollës teknike të ndërtimit. Krahas kësaj dege, kjo shkollë do të hapte edhe degën e ndërtim-banesa. Afatet e studimit në këtë shkollë zgjateshin nga tre në katër vjet duke filluar me vitin shkollor 1953-54. Në përputhje me këto ndryshime, edhe Instituti i Lartë Politeknik e zgjaste afatin e studimeve nga katër në pesë vjet156.

Vendimi i mësipërm preku edhe problemin e organizimit të shkollave profesionale. Sipas tij, shkollat tashmë vareshin në përgjithësi nga dikasteret e linjës. Kështu shkollat e ndërtimit vareshin nga Ministria e Ndërtimit, ato të ekonomike nga Ministria e Financave dhe e Tregtisë, kurse ato politeknike nga Ministria e Industrisë e Minierave. Ministria e Arsimit kishte statusin e aprovimit të planeve mësimorë për të gjitha nivelet e shkollave. Po ashtu, ajo duhet të përgatiste programet mësimore të lëndëve të kulturës së përgjithshme dhe të ndihmonte më konsulencë metodike157.

Për zbatimin e këtij vendimi u ngarkua Komisioni i Planit dhe dikasteret e interesuar. Ato morën detyrë që brenda vitit të bënin një studim të hollësishëm mbi kërkesat që kishte vendi për kuadro të mesme e të larta, me qëllim që të përcaktoheshin më saktë pranimet e reja në këto shkolla. Sistemi i ri i profilizimit dhe i administrimit të shkollave të mesme e të larta hyri në fuqi në 1 janar 1955, bashkë me fillimin e vitit të ri financiar.

Megjithë përpjekjet problemi i tërheqjes së studentëve sidomos në degë jo shumë të preferuara, mbeti i mprehtë. Siç do të thuhej në informacionin e Institutit Pedagogjik të vitit 1955, mungesat dhe largimet më të shpeshta vëreheshin në degët e Biologji-Kimisë dhe Matematikë-Fizikës të Institutit Dyvjeçar. Ai tashmë mbetej më pak i preferuar jo vetëm se nuk ishte shkollë e lartë e plotë, por edhe sepse pas përfundimit studentët do të punonin kryesisht në shkollat e fshatrave. Gjithnjë sipas burimeve të kohës lidhur me këtë problem, vërehej fenomeni i shkëputjes ose mos ndjekjes së rregullt të leksioneve nga studentët që “... donin të ndërronin fakultet ose institut”.

Me gjithë përpjekjet, largime të shumta ndodhnin edhe në Institutin Bujqësor, lidhur kjo me mungesën e dëshirës të të rinjve për të ndjekur degët e tij. Është fakt që shteti, në planifikimin e numrit të studentëve për shkollat e larta, nuk mbante parasysh

156 AQSH, F. 511, V. 1954, dos. 26, fl.3. 157 Po aty, f.3.

Page 62: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

61

dëshirat e individit por nevojat e ekonomisë për kuadro. Në këtë mënyrë të rinjtë thuajse e kishin të paracaktuar fatin e studimeve. Vetëm me raste, dëshira e individit përputhej me degën e përzgjedhur.

Një arsye tjetër për uljen e numrit të studentëve, ishte edhe niveli i dobët i formimit të tyre. Për sa i takon gjimnazistëve që kishin një nivel më të mirë, ata orientoheshin drejt degëve të vështira si ato të shkencave dhe inxhinierive. Po ndodhte që në pamundësi të sigurimit të numrit të mjaftueshëm, të futeshin edhe elementë me rezultate të dobëta, që shpejt eliminoheshin gjatë sezonit të provimeve. Kjo çonte në uljen e numrit të përgjithshëm të kuadrit që pritej të përgatitej. Duke folur për këtë dukuri në relacionin e një shkolle të lartë do të thuhej “... Duhet shtuar se ndërmjet studentëve që vazhdojnë studimet në këtë fakultet ka akoma të dobët, të cilët vetëm me përpjekje të mëdha mund të arrijnë deri në fund” dhe se është e nevojshme që “... në fakultetin e shkencave duhet të caktohen studentë gjimnazistë që të kenë një farë përgatitje shkencore për të mos patur përfundime aspak të kënaqshme158.

Në një tjetër dokument të kësaj periudhe, pasi shihej e arsyeshme që preferenca ndaj nxënësve që vinin nga gjimnazet ishte e justifikuar, sepse realisht këta të fundit ishin më të përshtatshëm për nivelin e njohurive, problemi që ngrihej do të “ishte ai në se do të tërhiqeshin thuajse të tërë gjimnazistët apo jo” sepse ndërmjet tyre kishte edhe me rezultate të ulëta. Dobësitë e mbartura nga shkolla e mesme reflektoheshin kryesisht në rezultatet e viteve të para, që ishin më të ulëta dhe që pikërisht në këto vite ndodhnin edhe largimet më të mëdha.

Pyetja që shtrohej dhe që lidhej me këtë shqetësim ishte “... a duhet të vazhdojmë të pranojmë në Institute të gjithë gjimnazistët, pavarësisht nga të metat, a duhet të vazhdojmë të pranojmë në Institut edhe ata maturantë që ngelin në vjeshtë?”159. Duke mos u pajtuar me këtë gjendje ajo çka sugjerohej ishte se, zgjidhja më e drejtë do të ishte ajo që në shkollat e larta të tërhiqeshin më tepër “... njerëz nga prodhimi, administrata që kanë dalë më përpara me rezultate më të mira dhe kanë zell për të vazhduar shkollën e lartë”. Ndër arsyet e tjera të përmendura nga buronin këto dobësi, do të konsideroheshin edhe “mungesa e shprehive të punës sistematike individuale”, “mungesa e dashurisë për profesionin”160, etj.

Për të zbutur problemin do të tërhiqen një sasi më e madhe elementësh nga shkollat profesionale, sidomos teknikumet dhe nga prodhimi. Raportet fillojnë dhe anojnë nga këto të fundit, lidhur kjo edhe me synimin e “përmirësimit të përbërjes shoqërore” të studentëve duke futur më tepër elementë nga klasa punëtore. Për vitin

158 AQSH, F. 511, V. 1955, fl. 2-4. Raporti i vitit 1955-1956 i Institutit Pedagogjik e Juridik 159 AQSH, F. 511, V. 1955, dos. 22, fl. 3-4. 160 Po aty.

Page 63: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

62

shkollor 1956-1957 tërheqja e elementëve nga shkollat e mesme do të bëhej sipas tabelës161.

Tab:3

Gjithsej

Nxënës që mbarojnë në qershor 1956

Shpërndarja Për studime të

larta Punë në prodhim

1540 762 850

1. Gjimnaze 380 320 60

2. Shkolla pedagogjike 300 100 200

3. Teknikume 860 270 590

4. Nga qendrat e punës - 72 -

Por shumica e maturantëve të tërhequr në arsimin e lartë janë përsëri nga gjimnazet, afërsisht 90 për qind e atyre që përfundonin shkollat dhe nga teknikumet 30-35 për qind. Ka rritje edhe të atyre që vinin nga prodhimi.

Sipas të dhënave të vitit 1956-57, në gjithë arsimin e lartë parashikohej të pranoheshin 450 studentë të rinj, prej të cilëve 150 në dy Institutet Pedagogjike, 80 në Institutin Politeknik, 90 në atë Bujqësor, 50 në atë Ekonomik, 20 në Juridik dhe 60 në Institutin Mjekësor. Përzgjedhja e studentëve me rezultate më të mira do të bëhej për shkollat jashtë vendit. Parashikimet e këtij viti do të ishin për 312 studentë të rinj162. Duke parë raportet do të rezultonte një përmirësim, në favor të kuadrit që përgatitej në shkollat e larta shqiptare.

Për të stimuluar ndjekjen e studimeve në fakultete pak të preferuara si dhe tërheqjen e nxënësve nga rajone më të thella, fshati apo nga radhët e vajzave do të përdorej sistemi i bursave. Kështu për të siguruar kontingjentin e mjaftueshëm të studentëve për Institutin Pedagogjik, në vitin shkollor 1951-52 nga gjithsej 53 studentë, 45 prej tyre do të mësonin me bursë shtetërore163.

Fillimisht shteti do të shpenzonte mjaft për mbajtjen e studentëve. Në vitet e para rreth 90 për qind e studentëve mbështeteshin me bursa dhe gjysmë bursa. Kjo lidhej me dy faktorë, e para, gjendjen e vështirë ekonomike, ku shumica e atyre që ndiqnin këto shkolla nuk kishin mundësi të përballonin shpenzimet e ndjekjes së saj dhe e dyta, shteti ishte i interesuara të përgatitej një numër i madh kuadrosh dhe sa më shpejt.

161 AQSH, F.511, V. 1956, dos. 18, fl.10. Tabela e nxënësve që mbarojnë shkollat e mesme dhe

tërheqjen në arsimin e lartë. 162 AQSH, F. 511, V. 1956, dos. 18, fl.8-9. 163 AQSH, F. 511, dos. 26, fl. 2, Informacion i Institutit Pedagogjik dërguar Ministrisë së Arsimit, dt. 11.12.1951.

Page 64: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

63

Në këtë periudhë pak a shumë, mbështetja e shtetit me bursë për studentët e shkollave të larta do të ishte konstante dhe, shumica e tyre përfitonin, sidomos studentët e fakulteteve të vështira apo specialiteteve që mbulonin fushat e industrisë e bujqësisë. Sipas një burimi të vitit 1955, në Institutin e Lartë Mjekësor në numrin prej 255 studentësh, rreth 153 merrnin bursë të plotë, ose 72 për qind164. Në vitet e mëvonshme me plotësimin deri diku të nevojave, sasia e përgjithshme e bursave të ofruara do të pësonte ulje.

Kështu sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 1956, në Institutin e Lartë Bujqësor, nga 130 studentë do të merrnin bursë vetëm 70 përqind dhe më tej, vetëm 50 për qind e tyre165. E rëndësishme ishte që numri i studentëve me kalimin e viteve do të rritej. Për të parë ecurinë e këtij procesi po e ilustrojmë me tabelën166.

Tab. 4

NUMRI I STUDENTËVE DHE I BURSISTËVE SIPAS INSTITUTEVE

(1956-1957)

164 AQSH, F.511, V. 1951, dos. 26, fl.2. Informacioni i Institutit Pedagogjik dërguar Ministrisë së Arsimit, dt. 11.12.1951. 165 Po aty, viti 1956, dos.17, fl.6. Nga Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 371, dt. 7.09.1956 “Nga masat për përmirësimin e përgatitjes së kuadrove në Institutin e Lartë Bujqësor”. 166 AQSH, F. 511, V. 1954, dos. 23, fl.2.

INSTITUTI

Nr. Përgjith. i studentëve

Nr. studentëve të vitit I-rë

Nr. përgjithshëm i bursistëve

Nr. i bursistëve të vitit të parë

1 bursë ½ burse 1 bursë ½ bursës

1 2 3 4 5 6 7

Pedagogjik 2-vjeçar 173 101 112 11 62 9

Pedagogjik 4-vjeçar 292 85 237 15 62 5

Juridik 65 23 50 4 16 3

Ekonomik 252 72 206 18 43 13

Politeknik 398 143 192 13 87 5

Bujqësor 379 125 276 30 86 22

Mjekësor 364 109 218 30 50 16

Page 65: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

64

Në përzgjedhjen e studentëve ashtu si edhe në arsimin e mesëm, kriteri kryesor do të ishte ai politik, nisur gjithmonë nga synimi i krijimit të një “inteligjencie të re” me origjinë nga klasa punëtore dhe fshatarësia, të konsideruara nga udhëheqja komuniste, si dy aleatët kryesorë të pushtetit të saj. Për të krijuar një ide mbi këtë politikë që në vijimësi u ndoq gjatë gjithë periudhës deri në rënien e sistemit, po ndalimi në një dokument të vitit 1951. Në këtë dokument do të paraqitej përbërja politike e studentëve të ardhshëm, ku do të mbizotëronin pikërisht elemente të këtyre klasave.

Po e ilustrojmë me tabelën e mëposhtme167:

Tab. 5

Institutet

Stud

entë

Përbërja politike Shtresa Seksi Nga vinin

Anë

tarë

pa

rtie

Kan

dida

Part

ie

Anë

tarë

R

inie

Pa p

arti

Të v

arfë

r

Të m

esëm

Të p

asur

Mes

hkuj

Fem

ra

Qen

dra

pune

Gjim

naze

Prof

esin

ale

Politeknikum 75 19 14 42 - 20 48 7 72 3 33 11 31

Bujqësor 50 10 12 27 1 18 29 3 38 12 20 12 18

Pedagogjike 4 vjeçare 50 12 9 27 2 14 32 4 30 20 15 14 21

Pedagogjike 2 vjeçare 75 - 4 65 6 20 49 6 42 33 21 27 27

Gjithsej 250 41 39 161 9 72 158 20 182 68 89 64 97

Nga një vështrim i shpejtë i të dhënave do të rezultonte se, nga 250 studentë 41 ishin anëtarë partie dhe 39 kandidatë, pra përafërsisht 30 për qind ishin të anëtarësuar ose do të anëtarësoheshin në PPSH, 161 ishin anëtarë të BRPSH dhe vetëm 90 ose 4 për qind ishin pa parti. Për sa i takon origjinës, elementet që vinin nga shtresa e varfër do të përfaqësonin afro 15 për qind të numrit të përgjithshëm, shtresa e mesme zinte shumicën 77 për qind dhe vetën 8 për qind do të ishin me origjinë të pasur. Mbizotërimi i studentëve me origjinë të mesme lidhej me vetë përbërjen e gjimnazeve apo teknikumeve. Sipas gjinisë mbizotëronin meshkujt ndërkohë që vajzat do të zinin vetëm 23 për qind168.

167 AQSH, F. 511, V. 1951, dos. 30, fl.2. 168 Po aty.

Page 66: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

65

Në një dokument tjetër po të kësaj periudhe do të tërhiqej vëmendja që ndonëse “Përbërja sociale e studentëve në përgjithësi ishte e mirë”, duhej bërë më tepër për të “pastruar radhët e kuadrove të ardhshëm. Gjithnjë sipas këtij dokumenti kishte një përqindje studentësh “të shtresave të larta të privilegjuara” që kryesisht ishin “... bij fshatarësh të pasur, nëpunës të lartë dhe tregtarë të mëdhenj”169.

Dora-dorës procesi do të thellohej. Sipas të dhënave mbi numrin e studentëve që do të ndiqnin Institutin Politeknik për vitin akademik 1952-1953, në totalin prej 140 studentësh, 80 do të tërhiqeshin nga Teknikumet lidhur kjo me specifikën e këtij instituti dhe 60 nga gjimnazet. Por ajo çka bie në sy është përbërja politike e studentëve. Në total rreth 69 për qind (88 studentë) ishin anëtarë të BRPSH, 30 për qind (51 studentë) anëtarë të PPSH dhe vetëm një student i paorganizuar170.

“Kujdesi” për ruajtjen dhe përmirësimin e përbërjes shoqërore do të ishte gjithnjë e më i madh sidomos në fakultetet ku përgatiteshin kuadro të sektorëve strategjikë. Në këto të fundit do të kishte një përqindje të lartë anëtarë e kandidatë partie, e theksuar sidomos në sistemin pa shkëputje nga puna. Sipas një informacioni të Fakultetit Ekonomik, të vitit 1952-1953, rreth “... 52 për qind e studentëve të Institutit, - do të thuhej në të, - janë anëtarë e kandidatë partie, 38 për qind anëtarë të BRPSH dhe vetëm 10 për qind nuk ishin të organizuar”. Duke vijuar më tej, do të thuhej se: “Sipas përbërjes së komunistëve tek studentët, mendojmë se Instituti Ekonomik ze vendin e parë në mes të instituteve mësimore të larta të Shqipërisë”171.

Pohimi i këtij fakti gati me “krenari”, në thelb ishte shprehje e një dukurie dhe tendence të përgjithshme, që përfshinte gjithë sistemin e shkollave të larta, rrjedhojë kjo e politikave “selektive” të shtetit komunist për “përmirësimin” e përbërjes sociale e klasore të kuadrit të ardhshëm. Madje nuk ngurrohet të thuhet haptazi se synimi ishte që “...në këtë mënyrë krijohen mundësitë e zhvillimit të inteligjencies punëtore dhe përmirësohet përbërja e studentëve të instituteve”172.

Në funksion të ndryshimit të përbërjes do të ndërmerreshin masa të reja. Sipas një burimi konfidencial të Drejtorisë së Agjitacion Propagandës dërguar strukturave shtetërore, do të njoftohen këto të fundit për hapjen në vitin shkollor 1952-1953 të disa kurseve për elementë që vinin nga klasa punëtore. Në këtë udhëzim do të tërhiqej vëmendja se: “Duke marrë parasysh nevojat e mëdha që ka vendi ynë për kuadro të larta, lidhur me realizimin e planit 5-vjeçar dhe duke ditur se shkollat e mesme u sigurojnë Instituteve të larta, një kontingjent të pamjaftueshëm nxënësish, mendojmë të hapim në 1 shtator të këtij viti disa kurse me punëtorë të kualifikuar dhe elementë

169 AQSH, F. 511, V. 1951, dos. 30, fl.7. 170 Po aty, viti 1952, dos. 19, fl.33, Nga raporti i Institutit Politeknik. 171 Po aty, fl. 65, Nga raporti i Institutit Ekonomik. 172 AQSH, F. 14, V. 1952, dos. 82, fl. 1-2. Nga relacioni i Agit-Propit pranë KQ të PPSH, dt.

10.06.1962 “Mbi hapjen e kurseve për të përgatitur studentë për Institutet e larta”.

Page 67: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

66

pa mature, për t’u dhënë mundësi të mbarojnë studimet e mesme dhe të frekuentojnë pastaj shkollat e larta”173.

Dokumenti zbërthente edhe kriteret që do të ndiqeshin në organizimin e kurseve 2-vjeçare, 10 mujore dhe 5-mujore, ekuivalencën e secilit prej tyre si dhe destinacionin. Por ajo çka do të këmbëngulej do të ishte fakti që “kryesisht do të jenë të shtresave të ulëta dhe me qëndrim të mirë politik”. Për sa i takonte elementëve të caktuar që do të dërgoheshin nga Komiteti Qendror i PPSh, për ata do të kishte përjashtim dhe do të pranoheshin “edhe pa e pasur bazën kulturore”174.

Procesi do të evoluonte sidomos pas vitit 1954, me synimin e plotësimit më të mirë të nevojave të ekonomisë me kuadro, që vinin nga prodhimi. Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, të fillimit të vitit 1954, do të hapeshin kurse speciale pranë instituteve të larta. Synimi kryesor si do të theksohej në të do të ishte “... që të ngrihet niveli teknik dhe kulturor i drejtuesve të prodhimit dhe të administratës”. Ato do të funksiononin fillimisht pranë Institutit të Lartë Bujqësor, Ekonomikut dhe Juridikut.

Si rregull do të ishin dyvjeçare dhe programi do të përmbante njohuri të gjera teknike, që do t’u mundësonin kursantëve marrjen e titullit “agronom”, “ekonomist” apo “jurist”. Pas një viti këtyre të fundit u jepej e drejtë të paraqiteshin në provimet e shtetit dhe pas fitimit të tyre, marrjen e diplomës ekuivalente me atë të studentëve të rregullt të instituteve. Nga ana e tyre, institutet duhej të hartonin programet e specialitetit dhe të ndiqnin mbarëvajtjen e kurseve ndërsa, programet e lëndëve të përgjithshme dhe sigurimi i pedagogëve për të, ishin funksion i Ministrisë së Arsimit. Në vitin e parë në këto kurse do të studionin rreth 70 pjesëmarrës175.

Zgjerimi i sistemit të arsimit të lartë do të ndikonte pozitivisht në rritjen e numrit të studentëve. Për të rritur përbërjen punëtore të tyre, krahas kurseve do të merren edhe masa të tjera që krijonin më tepër mundësi për pjesëmarrjen në arsimin e lartë të specialistëve e kuadrove nga prodhimi. Këshilli i Ministrave me një vendim tjetër të fundit të vitit 1954, do të vendoste që ky arsim mund të ndiqej edhe nga ata elementë që vinin nga prodhimi apo administrata, por që nuk kishin shkolla të mesme të plota. Sigurisht më të preferuar mbeteshin ato që kishin përfunduar gjimnazet, teknikumet 3 dhe 4 vjeçare, shkollën ekonomike etj.176

Synimi kryesor i vendimit ishte zgjerimi i hapësirave për drejtuesit e prodhimit. Kështu në Institutin Ekonomik do të hynin studentë që kishin marrë arsim të mesëm në këtë profil. Në fakultetet humanitare, në shkollën e lartë të fizkulturës, mund të pranoheshin edhe ata që kishin përfunduar kurset 1 dhe 2 e 3 vjeçare. Në Universitetin e Marksizëm-Leninizmit do të regjistroheshin elementë që vinin nga Shkolla e Partisë. Një mundësi më shumë, u jepej mësuesve që kishin mbaruar

173 Po aty, f. 2. 174 Po aty, fl.3.

175 AQSH, F. 511, V. 1955, dos. 33, fl. 12. Vendim i Këshillit të Ministrave, nr. 384, dt. 14.10.1954. 176 Po aty, V. 1954, dos. 23, fl.2. “Mbi kriteret e pranimit në shkollat e larta”, Vendim i Këshillit të

Ministrave nr. 346, dt. 5.11.1954.

Page 68: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

67

shkollat pedagogjike me bazë fillore apo ato dy vjeçare, pas një stazhi 5-vjeçar në punë.

Vendimi përmbante edhe disa klauzola që përfshinin një kategori të caktuar elementësh pa kushte. Këtu bënin pjesë ata që kishin mbaruar Akademi Ushtarake në BS dhe kuptohej që e kishin kaluar një herë “provën e besueshmërisë politike” si dhe funksionarë të shtetit, të cilët mund të studionin në çfarëdo dege që dëshironin. Në këto kategori bënin pjesë edhe drejtues të ndërmarrjeve e administratës qendrore dhe të atyre lokale, por që ishin në rangun e kryetarëve të degëve, pasi të kishin punuar në këto poste për një periudhë 2-3 vjeçare177.

Me zgjerimin e arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional, si dhe me rritjen e interesit të shtresave të ndryshme të popullsisë për marrjen e arsimit të lartë, problemi i plotësimit të nevojave të shkollave të larta me studentë, do të shkonte drejt zbutjes. Në këto kushte mundësitë e strukturave partiake e shtetërore për një përzgjedhje më të mirë rriteshin. Kujdesi kryesor vazhdonte të mbetej ai i përmirësimit të “origjinës shoqërore” që ishte primar, ashtu edhe e nivelit të njohurive.

Në këtë kuadër “kriteret” do të forcohen sidomos për degët e preferuara apo për studentët që dërgoheshin jashtë vendit. “Me që këtë vit, - do të thuhej në një informacion të Ministrisë së Arsimit të kësaj periudhe, - kemi elemente me garanci politike më shumë se në vitet e mëparshme, kemi parashikuar që të mos dërgojmë ... me nota në mësime më poshtë se 4 dhe se në lista të mos përfshihen elemente nga “...Ata që kanë njerëz në vendet e perëndimit, që kanë lidhje e korrespondencë dhe nuk sigurohemi në garancitë personale politike të tyre”178.

Si rezultat i masave të marra numri i studentëve nga viti në vit do të rritej. Në vitin akademik 1954-1955 në Shqipëri vazhdonin shkollat e larta 1429 studentë, nga të cilët 1173 ishin në sistemin e ditës, kurse 358 në sistemin e korrespondencës. Shumica e tyre studionin në institutet pedagogjikë (dy dhe katërvjeçar) 333 vetë, pastaj vinin me radhë, bujqësori 291, politekniku 252, ekonomiku 150, mjekësori 128, juridiku 19179. Dy vjet më vonë, në vitin shkollor 1956-1957, këto shifra do të rriteshin ndjeshëm. Numri i përgjithshëm i studentëve të regjistruar në institute brenda vendit arriti në 1923 veta dhe i specifikuar sipas instituteve ishin ndarë në këtë mënyrë : Instituti Pedagogjik Dyvjeçar 173, Instituti Pedagogjik Katërvjeçar 292, Juridik 65, Ekonomik 252, Politeknik 398, Bujqësor 379 dhe Mjekësor 364180.

177 AQSH, F. 511, V. 1954, dos. 23, fl.2, Mbi kriteret e pranimit në shkollat e larta, Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 346, dt. 5.11.1954. 178 Po aty, V. 1954, dos. 31, fl.8. “Nga relacioni mbi elementët që mund të shkojnë jashtë shtetit”. 179 AQSH, F.890, viti 1954, dos.986, fl.30-31. Gjendja e studentëve n’Institutet e Larta, më datën 17.IX.1954. 180 Po aty, F.1011, viti 1957, dos.4, fl,14, Numri i studentëve dhe i bursistëve sipas instituteve.

Page 69: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

68

3. Probleme të procesit mësimor-edukativ

Për zhvillimin dhe konsolidimin e shkollave të larta, në këto vite, do të përballoheshin probleme të shumta që qëndronin para të gjitha hallkave të sistemit arsimor, por edhe mjaft çështje specifike që lidheshin me natyrën e tyre. Para së gjithash arsimi i lartë përfaqësonte një kategori të re shkollore, që nuk kishte asnjë traditë në vend. Mungonin planet, programet e tekstet, baza materiale, laboratorike e didaktike dhe mbi të gjitha, stafi i mjaftueshëm mësimor, me përgatitjen dhe përvojën e duhur.

Krahas zgjerimit dhe forcimit organizativ të shkollave të larta, dora-dorës do të punohej për zhvillimin e një procesi mësimor, që siguronte një formim të përgjithshëm kulturor e profesional të specialistëve të lartë. Sipas një analize të strukturave shtetërore të vitit 1951, në ecurinë e institucioneve të larta vëreheshin ndryshime, si në zhvillimin e procesit mësimor ashtu edhe në përparimin e studentëve. Por krahas tyre shfaqeshin dobësi në “aktivizimin” si duhej të gjithë personelit pedagogjik, sigurimin e bazës materiale si dhe të teksteve. Lidhur me këto të fundit do të kërkohej nga drejtoritë e instituteve më shumë kujdes për plotësimin e nevojave të studentëve181.

Fillimisht në të gjitha shkollat e larta do të përdoreshin plane, programe dhe tekste të huazuara nga shkollat respektive sovjetike, duke tentuar ndërkohë për një përshtatje sa më afër kushteve tona. Përpunimi dhe botimi i dokumentacionit shkollor, ashtu si edhe për kategoritë e tjera arsimore, për mjaft kohë do të përfaqësonte një problem të mprehtë dhe shqetësues, që do të ndikonte drejtpërsëdrejti në nivelin e njohurive të marra nga kuadri i lartë.

Në shumë burime të kohës do të evidencohen vështirësitë e mëdha në këtë fushë. “Është bërë e mundur, - do të thuhej në njerin prej tyre, - që për vitin shkollor 1951-1952, të sigurohen afro 100 faqe dispenca për disa lëndë” por për mjaft të tjera “.... ndodhemi para këtij fakti, që të mos kemi dispenca as për profesorët dhe as për studentët, sidomos në disa lëndë, si Psikologjia, Kimia Organike, Historia e Letërsisë klasike, Gjeografisë” etj.182

Mungesa të ndjeshme do të kishte për tekstet e fakulteteve humanitare. Si do të përmendej në informacionin e një instituti të lartë, për shkak se s’kishte tekste, si Hyrje në Gjuhësi, Logjikë, Hyrje në letërsi, Letërsinë e Perëndimit, Historinë e Shqipërisë etj., shpesh “....profesorët e këtyre lëndëve përgatiten duke përdorur libra dhe botime të ndryshme dhe studentët përgatiten me shënime që marrin në klasë”183. Për të zbutur sadopak gjendjen do të tentohej përgatitja e disa teksteve bazë origjinale. Formimi perëndimor i një pjese të mirë të specialistëve të angazhuar në këtë proces,

181 AQSH, F. 511, V. 1952, dos. 9, fl. 27-28. 182 AQSH, F. 511, V.1951, dos. 20, f. 2-3. 183 Po aty, viti 1952, dos. 19, fl.98-99.

Page 70: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

69

do të ndikonte pozitivisht në forcimin e frymës kombëtare të teksteve që lidheshin me historinë apo kulturën e vendit.

Por në kushte kur pjesa më e madhe e teksteve të përdorura në shumë lëndë, sidomos ato të specialitetit do të huazohej në shkollat sovjetike, lindte problemi i përkthimit dhe adaptimit të tyre. Për këtë, strukturat e larta arsimore, do të këmbëngulnin për thellimin e mëtejshëm të masave. Për vitin shkollor 1952-1953 do të parashikohej përkthimi i mjaft teksteve dhe në këtë kuadër, drejtuesit e instituteve të larta porositeshin të organizonin “një kontroll të imët të teksteve që përkthehen nga rusishtja, duke ngarkuar për këtë qëllim profesorët e lëndëve të ndryshme”184.

Fillimi i viteve 50-të, që përkonte edhe me periudhën e zgjerimit të shkollave të larta, do të shënonte edhe thellimin e përpjekjeve të shtetit komunist për vendosjen e procesit mësimor edukativ të të gjitha kategorive arsimore, mbi bazat e ideologjisë marksiste-leniniste. Kongresi II i PPSH i zhvilluar në prillin e vitit 1952, do të kërkonte një fokusim të vëmendjes të strukturave partiake dhe atyre shtetërore, ndaj problemeve të edukimit komunist të brezit të ri dhe një “.... mbështetje më të mirë të arsimit me sistemin e Bashkimit Sovjetik”185. Ky orientim i përgjithshëm padyshim do të gjente shprehje para së gjithash në ndryshimet e dokumentacionit shkollor dhe përshtatjen më të mirë të tij, qëllimeve dhe objektivave të shtetit komunist.

Në këtë kuadër do të bëhej edhe një rishikim i planeve, programeve e teksteve të shkollave të larta. Më së shumti ato do të konsistonin në forcimin e lëndëve të drejtpërdrejta politike si, Historia e PPSH, Historia e PK të B.Sovjetik, Filozofia Marksiste-Leniniste, Ekonomia Politike, lëndë këto të detyrueshme për të gjithë sistemin e ditës dhe atë pa shkëputje nga puna. Një rishikimi të tillë do t’i nënshtroheshin edhe mjaft tekste të hartuara vite më parë, sidomos ato të lëndëve humanitar. Duke bërë fjalë për një dukuri të tillë në informacionin e një instituti të lartë të vitit 1952, do të thuhej se “...Për sot këto tekste janë të pamjaftueshme. Ato kanë nevoja të rishqyrtohen mirë dhe të plotësohen. Këto lëndë duhet të ritrajtohen duke u mbështetur mbi baza shkencore marksiste-leniniste”186. Me fitimin e një farë përvoje problemi do të zbutej.

Pedagogë të përkushtuar me vullnet dhe dashuri për arsimin përkthyen, hartuan tekste të nevojshme për degë e fakultete të reja, përgatitën plane e programe mësimore, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë fushë. Por duhet thënë se në këtë fazë të zhvillimit të arsimit të lartë, përgatitja dhe plotësimi i nevojave të tij, me dokumentacionin e duhur do të mbetej një problem i hapur që do të vazhdonte më tej, duke ndikuar padyshim në vetë nivelin cilësor të përgatitjes së kuadrit.

Në ecurinë e shkollave të larta në këto vite të para do të ndikonte sadopak edhe baza e pamjaftueshme laboratorike dhe pajisjet e varfra të kabineteve mësimore. 184 Po aty, dos. 29, fl. 99-100. Nga relacioni i Institutit Pedagogjik 2- dhe 4-vjeçar për vitin 1952-1953. 185 Dokumente Kryesore të PPSH, vëll.II, fl.303. Nga Raporti i Kongresit II të PPSH, prill 1952. 186 AQSH, F. 511, V.1952, dos. 29, fl.99-100. Nga relacioni i Institutit Pedagogjik 2 dhe 4 vjeçar për

vitin 1952-1953.

Page 71: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

70

Më të theksuara këto mungesa do të ishin në Institutet e Shkencave të Natyrës, Politeknik e Bujqësor, programet e të cilave parashikonin praktika mësimore dhe në prodhim. Duke bërë fjalë për mungesat e shumta në këtë drejtim, në mjaft burime të kohës do të vihej në dukje, se ky problem përbënte vërtet një shqetësim. “Në radhë të parë, - do të thuhej në njerin prej tyre, - nuk janë siguruar pajisjet e nevojshme laboratorike dhe kabinetet në përgjithësi kanë munguar”.187 Me shumë përpjekje do të arrihej pajisja me një bazë materiale qoftë edhe të thjeshtë. Për fakultete të ndryshme dora-dorës do të siguroheshin një pjesë e mjeteve didaktike dhe laboratorike, duke vazhduar të punohej në këtë drejtim.

Të gjitha masat e marra për zgjerimin dhe forcimin organizativ të shkollave të larta, natyrisht do të kishin vlerën e tyre. Por elementë të rëndësishëm për futjen në rrugën e zgjidhjes, të çështjeve komplekse që qëndronin në këtë fushë, do të ishin predispozicioni, niveli i përgatitjes dhe ai i kualifikimit të personelit mësimor. Për shumë arsye të natyrës objektive dhe subjektive, arsimi i lartë në fillimet e tij, ashtu si shkolla shqiptare e të gjitha niveleve, do të përjetonte efektet e një cilësie të dobët të procesit mësimor.

Në këto vite të para, i gjithë profesorati ku bënin pjesë personalitete të njohura si A.Xhuvani, K.Cipo, E. Çabej, A.Buda, Dh.Shuteriqi etj., të shkolluar kryesisht në Universitetet Perëndimore do të punonin në kushte të vështira dhe me një mbingarkesë të lartë. Këtij brezi gradualisht do t’u shtoheshin mjaft elementë që ndër vite përfunduan studimet në vendet e Lindjes socialiste. Gjithsesi në kushtet kur presupozohej, një zgjerim dhe shtrirje relativisht e shpejtë e arsimit të lartë, nevojat për personel mësimor të kualifikuar, mbeteshin të konsiderueshme.

Duke tërhequr vëmendjen në një burim të kohës, për pamjaftueshmërinë e kuadrit por edhe për nivelin e tij, do të theksohej se një pjesë e mirë e tyre jepnin “... për herë të parë mësim në një institut të lartë. Këta sigurisht kanë përgatitje të mirë, por atyre u mungon përgatitja metodike, iu mungon eksperienca”. Nga ana tjetër si do të vijohej në të, këta të fundit “... për arsye të konditave tona, janë ngarkuar me lëndë të ndryshme dhe u duhet të bëjnë ndonjëherë katër, pesë dhe gjashtë përgatitje të ndryshme në javë. Puna ...... vështirësohet edhe më shumë kur ndonjë lëndë nuk ka literaturë të mjaftueshme, si është rasti i Letërsisë Shqipe, i Gramatikës Historike, i Leteraturës për fëmijë, etj.”188

Për rrjedhojë gjatë procesit mësimor, dobësitë metodike ndikonin në vetë nivelin e tij. Ndodhte shpesh që gjatë leksioneve, pedagogët sidomos ata të rinj, të mos arrinin t’u jepnin studentëve thelbin e njohurive, mungonte analiza, gjuha e përdorur ishte e varfër. Po kështu gjatë seminareve përdoreshin jo rrallë herë, metoda

187 Po aty, dos. 9, fl. 27. 188 AQSH, F. 511, V.1952, dos.19, fl.99-100. Nga raporti i Institutit Pedagogjik 2 dhe 4-vjeçar për vitin

1952-1953.

Page 72: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

71

të shkollës së mesme me pyetje dhe përgjigje që çonin në qëndrim apatik të studentëve189.

Për përmirësimin e gjendjes, strukturat arsimore do të këmbëngulnin për futjen dhe aplikimin e metodave të reja, të zbatuara në institutet sovjetike si kolokiume, konsultime, leksione përmbledhëse etj. Për këto të fundit, si do të thuhej në informacionin e një instituti të lartë të vitit 1952-1953 “... këto janë sidomos të nevojshme për ato lëndë me karakter tekniko-shkencor për të cilat profesorët gjatë leksioneve të zakonshme nuk mund të bëjnë përgjithësime me aq përfitim, se sa kur e tërë lënda është e mbaruar”190.

Gjithsesi, e gjithë përpjekjet e bëra në këtë periudhë, në kushtet kur vëmendja ishte drejtuar më shumë në shtrirjen dhe zgjerimin e arsimit të lartë, çështjet e metodave dhe të rritjes të nivelit të mësimdhënies, ndonëse u tentua, nuk gjeti zgjidhjen e duhur. Duke u ndalur në këtë dukuri gjatë një analize të strukturave arsimore mbi institutet e larta në vitin 1953-1954, do të vihej në dukje se “... niveli ideo-teorik i leksioneve nuk ka qenë në të gjitha leksionet dhe në të gjitha rastet në lartësinë e kërkesave të programit” se nëpërmjet seminareve nuk është arritur që studentët të bënin një punë krijuese e të pavarur dhe se në praktikat mësimore, haseshin vështirësi që pengonin “... përfitimin e duhur nga ana e studentëve për shkak të mungesës së disa nevojave materiale dhe eksperiencës së duhur”191.

Dobësitë e shfaqura do të reflektonin në vetë rezultatet e shkollave të larta. Përparimi i studentëve nuk ishte ai i duhuri dhe mjaft prej tyre nuk arrinin të merrnin provimet. Përmirësimet nga viti në vit do të ishin të pakta. Kështu kalueshmëria në të gjitha institutet e larta për vitin 1952-1953 do të ishte rreth 81,9 për qind dhe një vit më vonë, jo më tepër se 87,13 për qind192. Madje kishte raste që kishte ulje. Po të analizohen këto të dhëna, si do të thuhej në një burim të kohës “... në Institutin Bujqësor dhe në Institutin Pedagogjik, përparimi është më i ulët në krahasim me vitin e kaluar”193.

Dobësi më të mëdha do të vëreheshin sidomos në sistemin e mbrëmjes. Për vitin akademik 1954-1955, në këto shkolla kalueshmëria do të ishte vetëm 44,7 për qind. Kjo gjendje sigurisht kishte disa arsye që lidheshin me natyrën specifike të tyre. Para së gjithash në këtë sistem, duke përfituar edhe nga legjislacioni i kësaj periudhe, krahas studentëve që kishin maturën, ishin regjistruar edhe shumë të tjerë pa arsimin.

Por si për këtë sistem ashtu edhe atë të rregullt, arsye të tjera me ndikim në përparimin e tyre do të ishin, përgatitja jo sistematike e studentëve, format e reja të kontrollit të njohurive me të cilat ata e kishin të vështirë të ambientoheshin dhe çka ishte më e rëndësishme, përpjekjet e pamjaftueshme të pedagogëve për të edukuar

189 AQSH, F.511, viti 1952, dos. 19, fl.69-70. 190 Po aty, fl. 100. Nga raporti i Institutit të Lartë Pedagogjik 2 dhe 4 vjeçar për vitin 1952-1953. 191 Po aty, V.1953, D.3, fl.5-7. Relacion i Instituteve të larta për vitin 1953-1954, dërguar KQ të PPSh. 192 AQSH, F.511, V.1952, dos.25, fl.40-41. 193 AQSH, F. 490, V.1955, dos. 1085, fl.18.

Page 73: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

72

shprehitë e punës së pavarur. Gjithsesi me masat e marra do të vihej re një farë përmirësimi.

Sipas një analize të Ministrisë së Arsimit të vitit 1954, në institutet e larta ishte bërë një punë më e mirë në drejtim të zhvillimit të procesit mësimor-edukativ. Në përgjithësi profesorati i instituteve kishte fituar një përvojë fillestare dhe puna paraqiste rezultate. Ministria konkludonte se veprimtaria mësimore e shkencore ishte përmirësuar. Pedagogët kishin dhënë maksimumin e përpjekjeve. Një arritje do të konsiderohej edhe krijimi i disa katedrave të reja mësimore në institutin juridik, ekonomik, pedagogjik dhe ekonomik.

Ndërkohë, vëreheshin edhe mjaft pengesa në veprimtarinë e katedrave e të instituteve. Ky dikaster do të pohonte se kishte evidentuar ende probleme dhe dobësi që lidheshin para së gjithash me zbatimin e planeve dhe programeve mësimorë, funksionimin e katedrave dhe të këshillave shkencore, me përmbajtjen ideo-shkencore të leksioneve, me hartimin e teksteve dhe me zhvillimin e punës shkencore. Jo për mirë kishte ndikuar edhe mbingarkesa e katedrave me një numër të madh lëndësh, gjë që pamundësonte organizimin efikas të procesit mësimor e shkencor.

Pedagogët, kishin një ngarkesë të madhe mësimore dhe për pasojë, ata e drejtonin vëmendjen kryesisht në përgatitjen e leksioneve dhe seminareve. Në këtë mënyrë, ato do të angazhoheshin nga pak me punë shkencore. Por edhe studimet e pakta të instituteve nuk u përgjigjeshin kërkesave të kohës. Gjendja paraqitej më e rëndë në Institutin Ekonomik dhe atë Politeknik194. Një shkak tjetër për këto dobësi ishte, sipas Ministrisë së Arsimit, “…edhe mungesa e stimulacionit material për punë shkencore dhe mungesa e titujve dhe e gradave shkencore”195.

Duke u nisur nga kjo gjendje dhe nga nevoja e përgatitjes së kuadrove të kualifikuara shkencore, do të propozohej vendosjen e hierarkisë shkencore dhe kategorizimi i pedagogëve me tituj e grada shkencore. Vështirësitë e punës, buronin edhe nga fakti që katedrat e instituteve, duke patur si objektiv përgatitjen e kuadrove në shumë degë të ekonomisë e të kulturës, u duhej të mbulonin një numër të madh lëndësh. Në këtë kontekst edhe problemet ishin të shumëllojta. Ministria e Arsimit, me kuadrot që dispononte me vështirësi menaxhonte shkollat e linjës së saj.

Mbi të gjitha, strukturat drejtuese do të tërhiqnin vëmendjen se vështirësitë më të mëdha në institute, buronin nga moszgjidhja e problemit të kuadrit. Realisht, shumica e kuadrove ishin të rinj dhe sapo kishin mbaruar shkollat e larta. “Me gjithë përgatitjen e tyre të mirë ideo-shkencore, - si do të thuhej në një burim të kohës, - ata nuk i përgjigjen plotësisht nivelit të kërkesave të shkollës së lartë’196. Kjo, në radhë të parë sepse, pedagogët përballonin një ngarkesë të madhe mësimore, që shkonte deri

194 Po aty, fl.19 195 Po aty, fl.21. 196 Po aty, f.20

Page 74: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

73

në 18 orë në javë, dhe shpesh u takonte të zhvillonin dy-tre lëndë me programe të ndryshme, të cilat i detyronin të konsumonin shumë kohë për përgatitje.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Arsimit do të theksonte se në mjaftë raste, puna e pedagogëve të instituteve nuk prodhonte efektivitetin e duhur. Më tepër kjo binte në sy tek pedagogët e jashtëm. Për këtë, ajo do të kërkonte nga institutet që të përzgjidhnin dhe të aktivizonin kuadrot më të mira. Ajo do të kritikonte ndërkohë dikasteret ekonomike, që shpesh hezitonin të plotësonin nevojat e instituteve me kuadro, duke manifestuar mediokritet “dikasterial” dhe predispozicion të pakët për ti ndihmuar institutet me kuadro, pavarësisht se këto të fundit, përgatisin kuadro pikërisht për to dhe prodhimin . Këtë gjendje e vuanin më shumë Instituti Ekonomik dhe Politeknik197. Kjo kritike vinte pas mosplotësimit të disa kërkesave të përsëritura të kësaj Ministrie për kuadrot e këtyre instituteve.

Udhëheqja komuniste ishte e ndërgjegjshme se një pjesë e vështirësive në veprimtarinë mësimore-shkencore të instituteve, buronte edhe nga mungesa e përvojës dhe kualifikimi ende i ulët shkencor i profesoratit të tyre. Në një relacion të Drejtorisë së Arsimit të pranë KQ të PPSH, më 20 maj 1954, do t’i bëhej një analizë e thellë këtij problemi198. Që nga hapja e instituteve të lartë, - do të theksohej në të, - e deri më sot puna e kuadrit kishte njohur përmirësime në rritje. Shumica e këtyre kuadrove, që në shumicë vinin nga shkollat e mesme, bënin përpjekje maksimale “…për ngritjen e tyre ideo-profesionale…, çka ndikonte direkt …në përmirësimin e nivelit ideo-shkencor të leksioneve”199. Po ashtu, një pjesë e mirë e kuadrit të Instituteve kishte mbaruar studimet në universitetet e B.Sovjetik dhe të vendeve të tjera të Lindjes Komuniste. Të gjitha këto shërbenin si premisa që kuadri të integrohej më shpejt në jetën dhe në kushtet e reja të instituteve të lartë.

Sidoqoftë, sipas relacionit, institutet e lartë paraqiteshin ende me probleme dhe me nevoja serioze në çështjen e kuadrit. Si çështje të parë, relacioni do të argumentonte faktin e njohur dhe të përsëritur se, në institute emëroheshin kuadro të dobët, që nuk kishin nivelin e duhur shkencor. Madje disa kuadro të përgatitur, që kishin punuar më parë në këto Institute, sidomos në ato pedagogjike, tashmë ishin larguar, duke u punësuar në veprimtari të tjera. Dikasteret qendrore vazhdimisht nguronin të emëronin kuadro të aftë dhe problemi bëhej më i mprehtë sidomos në institutet që nuk vareshin nga Ministria e Arsimit.

Relacioni vinte në dukje dobësi të theksuara të punës me kaudrot për disa fusha e lëndë të veçanta. Së pari, ai trajtonte punën e bërë nga katedra dhe fakulteti i gjuhës shqipe. Pengesat që hasnin këto institucione, sipas tij, buronin si nga lënda ashtu dhe nga kuadri. Shumë çështje të gjuhës shqipe kishin mbetur ende pa u zgjidhur nga ana shkencore. Nga ana tjetër, theksonte ai, ishte vëllimi i madh i punës

197 AQSH, F. 890, V. 1955, dos. 1085, fl.18. 198 Po aty, F. 511, V. 1954, dos.29, fl.1. Lënda: “Mbi disa çështje të lidhura me punën e kuadrit

n”Institutet e Larta”, nr.744 prot. dt. 20 maj 1954. 199 Po aty.

Page 75: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

74

në këtë katedër, pasi profesorati i kësaj lënde mbulonte dy institute. Edhe pse kishte një numër problemesh të pazgjidhura, katedra mbante vetëm dy kuadro efektive Z.Kodra dhe Sh.Demiraj, të dy këta pedagogë, që sipas relacionit nuk kishin përgatitjen e mjaftueshme shkencore.

Pjesa tjetër e programeve dhe orëve mësimore në këtë katedër mbulohej me pedagogë të jashtëm të cilët zhvillonin vetëm orët e mësimit dhe nuk kontribuonin për zgjidhjen e problemeve të fakultetit. Në këto kushte shtrohej me forcë nevoja e ndryshimit të shpejtë të kësaj gjendjeje. Propozohej që në katedrën e gjuhës që në këtë vit shkollor, përveç plotësimit të vendeve bosh me emërime të reja, të emërohej me statusin gjysëm efektiv, gjuhëtari i njohur M.Domi, i cili si do të thuhej në të “… ka përgatitje të mjaftueshme shkencore dhe i jep leksionet në nivelin e duhur shkencor’200.

Në të njëjtin nivel, do të paraqitej edhe katedra e gjuhës ruse. Fjala ishte për ato lëndë ku leksionet jepeshin në këtë gjuhë. Me gjithë përpjekjet, vështirësitë që ndeshnin pedagogët efektivë të saj, si V.Dobi, Dh. Pande, E.Biba, etj., ishin të mëdha. Për të dalë nga kjo situatë do të kërkohej që katedra të tërhiqte shumë nga kuadrot e reja që studionin jashtë shtetit. Në vazhdim, relacioni ndalej në analizën e lëndës së gjeografisë. Ai mbante qëndrim të ashpër kritik ndaj themeluesve të shkencës së gjeografisë, V.Nase dhe I.Ballhysa, duke i kritikuar ata për dhënien e leksioneve me cilësi të ulët shkencore.

Sipas relacionit, problemet e cilësisë shkencore të leksioneve e të mësimdhënies shtriheshin ku më shumë e ku më pak në të gjitha lëndët. Ato preknin në një nivel më të madh lëndët e formimit të përgjithshëm, por jo më pak vëreheshin edhe në biologji, në fizikë dhe në shumë lëndë të kulturës speciale. Në analizën dhe vlerësimin e punës së pedagogëve udhëheqja komuniste mbante në konsideratë disa klishe (postulate). Për këtë arsye, relacionet vlerësuese të punës së profesoratit u kushtonin rëndësi të posaçme nivelit të formimit ideologjik të pedagogëve, si dhe shkallës së përshtatshmërisë së lëndës së tyre më ideologjinë e Partisë në pushtet.

Në mënyrë të veçantë ata do të ndaleshin në lëndët e formimit teorik, cilësia shkencore e të cilave trajtohej vetëm në këndvështrimin metodologjik marksist-leninist. Argumentimet shkencore jashtë këtij këndvështrimi konsideroheshin dobësi të theksuara. Nisur nga këto motive, shumë nga pedagogët, që hodhën themelet e arsimit të lartë dhe që u përkushtuan tërësisht në shërbim të tij, morën goditje të rënda nga sistemi komunist. Kjo ishte një metodë e ndjekur gjatë gjithë periudhës komuniste, dhe që në thelb ishte mjet presioni politik mbi pedagogët dhe kuadrot. Qëllimi ishte që ata ta mbaheshin të nënshtruar, për t’i shërbyer “me devotshmëri” propagandimit dhe edukimit të brezit të ri me formula politike e ideologjike partiake.

Për ta konkretizuar këtë, mjafton t’u referohemi prirjeve të përsëritura të udhëheqjes komuniste për të errësuar vend e pavend, punën e mjaft prej 200 AQSH, F. 511, V. 1954, dos. 29, fl. 1-2.

Page 76: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

75

personaliteteve shkencore. Strukturat shtetërore edhe ato partiake jo rrallë herë do të shprehnin pakënaqësi të hapur për “punën e dobët” të disa kuadrove, sidomos atyre të brezit të vjetër. Kështu p.sh. në një kritikë ndaj një prej intelektualëve të njohur matematikanit P.Fundo, që në fillim të krijohet bindja se ajo nuk përqendrohej tek saktësia shkencore e ligjëratave të tij, por në formulime të përgjithshme. “Ky pedagog, - do të theksohej në të, - nuk ka treguar vullnet të mirë për t’u korrigjuar (por pa treguar se për çfarë korigjimesh bëhej fjalë. Shënimi ynë - Ç.D.), me gjithë se është këshilluar shpesh herë (por pa thënë çfarë këshillash i ishin dhënë). Ky profesor, është shumë pak i lidhur me punën dhe në këtë drejtim nuk ka treguar asnjë shenjë përmirësimi”201. Duket qartë që “kritika” të tilla kishin një sens të theksuar politik dhe lidheshin me sa duket, me origjinën e familjes.

Analizave të tilla standarde nuk do t’i shpëtonin edhe mjaft profesorë të tjerë si P.Pepo e P.Geço. P.Pepo, p.sh. do të kritikohej sepse “shpesh “nuk i qëndronte besnik temës së mësimit”, ose P. Geço “…nuk i ka të qarta teoritë e reja sovjetike mbi origjinën e tokës dhe nuk i shfrytëzon sa duhet mjetet e mësimit” etj.202. S.Mborja, P.Geci e L.Hoxha, pedagogë të fizikës e të kimisë në Institutin Bujqësor, se zhvillonin leksione pa nivelin e kërkuar dhe me “…një përmbajtje të varfër ideologjike”, etj.203 Në analiza të shpeshta të kësaj natyre duke u bërë presione brezit të pedagogëve më të vjetër, lihej të kuptohej se në rast të mos “përmirësimit” presupozohej edhe marrja e masave ndëshkimore ndaj tyre.

Kuptohet që puna e pedagogëve në fillimet e veprimtarisë së arsimit të lartë detyrimisht ndeshnin vështirësi. Këto vështirësi, siç i pohojnë edhe vetë drejtuesit shtetërorë e ato partiakë ishin objektive dhe subjektive. Nga njera anë pedagogët ishin të rinj, pa përvojë dhe në kualifikim e sipër, nga ana tjetër, për vendin tonë ajo ishte një veprimtari krejt të re, e panjohur, jo vetëm për pedagogët, katedrat e fakultetet e institutet, por edhe për drejtuesit, dikasteret dhe për të gjithë ata që padrejtësisht mbanin statusin e “kontrolluesit” e të “kritizerit”. Pavarësisht vështirësive të para, kontributi i pedagogëve që hodhën themelet e arsimit të lartë do të ishte i pamatë. Ata nuk i kursyen asnjëherë energjitë e tyre duke kaluar vështirësi të shumta.

Kjo plejadë pedagogësh të nderuar u detyrua të punonte në kushtet e mungesave të theksuara të mjeteve ekonomike për jetesë. Ishin vet strukturat e larta drejtuese të shtetit komunist që në disa raste, shprehin trajtimin e diskriminuar joekonomik që u bëhej pedagogëve. Alarmin për gjendjen e vështirë ekonomike të pedagogëve, do ta jepte vetë Ministria e Arsimit gjatë një analize mbi treguesit e nivelit ekonomik të pedagogëve që në vitin 1954. “Është e nevojshme që të merren disa masa për një trajtim më të mirë material të kuadrove që punojnë në institutet e lartë, në mënyrë që të stimulohet puna e tyre shkencore” 204.

201 AQSH, F.890, V.1952, dos.1307, fl. 3. 202 Po aty, fl. 3-4. 203 Po aty, f.4 204 Po aty, F.1011, V. 1954, dos.28, fl. 2.

Page 77: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

76

Për këtë qëllim, do të bëhej një kategorizim i ri i punës dhe i specialiteteve që do të mund të krijonte disa kondita minimale materiale të nevojshme për t’u marrë me punë shkencore. Ai bëhej edhe më i domosdoshëm pasi shpërblimet ekzistuese nuk e stimulonin punën kërkimore- mësimore në Institute. Për këtë merrej si shembull shpërblimi minimal, siç e quante, që jepej për funksionin e përgjegjësit të katedrës dhe të dekanit që nuk e kalonte shifrën 500-1000 lekë.

Me tej, do të theksohej se me qëllim që pedagogëve të instituteve t’u krijoheshin “..kondita të përshtatshme mësimore për punë është e nevojshme në radhë të parë t’u sigurohet banesa, mbasi mjaft prej tyre nuk kanë shtëpi”205. Vetëm ky fakt do të mjaftonte për të justifikuar në masë dërrmuese dobësitë e punës në institute dhe ritmet e ulëta të kualifikimit shkencor të pedagogëve.

Pjesa më e madhe e pedagogëve në atë kohë, madje deri vonë, banonte nëpër konvikte, në kushtet e një infrastrukture jetese thuajse të barabartë me studentët apo në familjet e të afërmve, ose miqve të tyre. Sipas burimeve të kohës vetëm në Institutin Pedagogjik kishte 10 pedagogë familjarë pa shtëpi, kurse në atë Politeknik 12 pedagogë. Gjendja pak a shumë ishte e njëjtë edhe në institutet e tjerë206. Por duhet thënë se çështja e strehimit si shumë çështje të tjera të hedhura për “konsum politik”, ndonëse u ngrit do të qëndronte brenda kuadrit të hartimit të relacioneve dhe letrave, sepse në praktikë ai nuk mori zgjidhje.

Pavarësisht nga çfarë deklarohej për “kujdesin” e vazhdueshëm të udhëheqjes, synimi kryesor i saj mbetej para së gjithash kalimi në procesin e edukimit dhe të “riedukimit” marksiste-leninist të pedagogëve të rinj dhe të vjetër, element ky shumë i rëndësishëm për përgatitjen e kuadrit të lartë. Interesi në rritje për forcimin e lëndëve të drejtpërdrejta politike që zhvilloheshin në të gjitha shkollat e larta, do t’i shërbente këtij qëllimi. Për të ndihmuar sidomos pedagogët që zhvillonin lëndën e marksizëm-leninizmit, nga viti shkollor 1953-1954, do të organizohen seminare të rregullta ku frekuentimi i tyre “ishte i detyrueshëm”207.

Në qershorin e vitit 1954, sekretariati i Komitetit Qendror të PPSh, do të analizonte veprimtarinë e organizatave të partisë dhe atyre të rinisë në shkollat e mesme dhe të larta. Pasi vihej në dukje kontributi i tyre, tërhiqej vëmendja mbi të metat që ndikonin në gjithë procesin mësimor-edukativ. Ajo çka nuk mund të tolerohej ishin dobësitë në përmbajtjen ideopolitike të lëndëve mësimore, sidomos atyre shoqërore.

Megjithëse në dhënien e mësimeve të shkencave shoqërore, pedagogët tregoheshin “të vëmendshëm”, puna e organizatave të partisë në këtë drejtim do të konsiderohej e pamjaftueshme. “Në mësimin e disa pedagogëve, - do të thuhej në raportin e kontrollit të bërë për këtë qëllim, - shfaqen të meta metodologjike e

205 Po aty. 206 Po aty. 207 AQSH, F. 511, V. 1953, D. 8, fl. 6. Urdhër i Ministrisë së Arsimit, nr. 593, mars 1953.

Page 78: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

77

metodike dhe disa studentë nuk kanë njohuri të shëndosha. Deklarohen teza të veçanta të teorisë marksiste-leniniste pa u bërë shpjegimin dhe argumentimin e shëndoshë..... Në raste të ndryshme, çështjet nuk lidhen me aktualitetin dhe teoritë revolucionare, nuk shfrytëzohen si duhet për të edukuar politikisht studentët nëpërmjet leksioneve dhe seminareve”208.

Një nga faktorët që ndikonte gjithnjë sipas kësaj analize, ishte se format e edukimit ideopolitik dhe organizimi i tyre linin për të dëshiruar. Në këto kushte strukturat partiake do të këmbëngulin për gjetjen dhe zbatimin e formave më efikase. Organizatat e partisë dhe rinisë të shkollave të larta, do të orientohen, si do të thuhej në protokollin e hartuar për përmirësimin e gjendjes, “.... të hyjnë në çështjet e procesit mësimor-edukativ duke luftuar për përmbajtjen e shëndoshë ideologjike të mësimeve në mënyrë të veçantë të shkencave shoqërore, të organizojnë më mirë punën ideopolitike në kolektivin e tyre, që të arrijnë një mobilizim të mirë për kryerjen e detyrave”209. Këto dy anë të veprimtarisë do të ishin edhe drejtimet kryesore të punës së tyre të ardhshme për edukimin komunist të pedagogëve dhe studentëve.

Në prillin e vitit 1955, KQ i PPSh do të thërriste një plenum të veçantë “Mbi punën ideologjike të strukturave partiake dhe masat për përmirësimin e saj. “Të tregohet kujdes i madh, - do të thuhej në vendimet e tij, - për edukimin politik dhe ideologjik të inteligjencies sonë, për ta njohur atë me politikën dhe vendimet e Partisë...”210. Synimi ishte që edhe në shkollat e larta, ku punonte “elita” e kësaj inteligjencie, procesi mësimor-edukativ të përshkohej gjithnjë e më tepër nga ideologjia dhe politika e PPSH. Kërkesat për lidhjen e leksioneve me praktikën e ndërtimit socialist të vendit, do të vihen në qendër të vëmendjes, duke goditur çdo “shmangie” në këtë drejtim.

“Pedagogët nuk kanë qenë në dijeni të çështjeve, - do të thuhej në informacionin e një instituti të lartë, - dhe nuk kanë mundur që t’i pasqyrojnë në leksione... ku akoma pedagogë të cilët kufizohen me denoncimin e tezave, pa u thelluar në analizën e tyre, pa ilustruar me fakte ose pa bërë krahasime, për t’u kuptuar më mirë nga studentët. Kjo patjetër e ka nxjerrë leksionin të zbehtë dhe skematik”211. Në klimën e krijuar, procesi i edukimit komunist të pedagogëve dhe studentëve do të vinte duke u thelluar.

Një problem shqetësues për strukturat partiake dhe ato shtetërore do të përbënte lidhja e pamjaftueshme e tezave teorike me praktikën, gjatë trajtimit të lëndëve të ndryshme, sidomos atyre shoqërore. “Duke u nisur nga vendimet e plenumit të prillit të vitit 1955, mbi çështjet ideologjike, - do të thuhej në një 208 AQSH, F. 14, V. 1954, D. 63, fl. 1-6. Nga relacioni “Mbi disa çështjet të organizatave të Partisë dhe

Rinisë në shkollat e mesme dhe të larta”, dt. 28.06.1954. 209 Po aty, nga Protokolli i mbledhjes të Sekretariatit të KQ të PPSh, nr. 8, dt. 28.06.1954. 210 Dokumente kryesore të PPSH, vëll.II, f. 507. Nga vendimi i Plenumit të KQ të PPSH “Mbi punën

ideologjike të Partisë dhe masat për përmirësimin e saj”, 27.4.1955 211 AQSH, F. 511, V. 1955, D.6, fl. 22-24.

Page 79: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

78

informacion rutinë të periudhës, - u morën një seri masash” efekti i të cilave si do të evidencohej me kënaqësi do të ishte që, niveli ideopolitik i leksioneve dhe seminareve ishte përmirësuar, që ato tashmë përshkoheshin “.... nga një frymë më e theksuar partishmërie” dhe nga një lidhje më e mirë e teorisë “me praktikën në përgjithësi dhe me gjendjen konkrete të vendit tonë veçanërisht”212.

Në këtë kontekst ndër masat e marra për forcimin e përmbajtjes socialiste të të gjithë procesit mësimor edukativ, do të ishin edhe ato për përfshirjen e të gjithë kuadrove të shkollave të larta në forma edukimi si seminare, leksione të zhvilluara nga lektorë të KQ të PPSH etj. “Për të reflektuar sa më mirë në leksionet tona dokumentet e Partisë dhe të qeverisë, - do të thuhej në një udhëzim, - paraqitet nevoja që herë pas here nga organet e KQ të PPSH ose nga dikasteret të organizohen me pedagogët – leksione për të njohur më afër problemet kryesore dhe vendimet e Partisë”213.

Kujdes i veçantë do t’i kushtohej zhvillimit në këtë frymë të lëndëve shoqërore dhe sidomos atyre politike. Lëndë të tilla si Marksizëm-Leninizmit, Historia e PPSh, Ekonomia Politike, etj., do të zinin tashmë një numër më të madh orësh në programet e të gjitha fakulteteve. Kjo do të çonte edhe në rritjen e kërkesës për më shumë kuadro. Sipas një parashikimi për vitin akademik 1956-1957, pedagogëve të Marksizëm-Leninizmit dhe Ekonomisë Politike, në Institutin Politeknik do t’u duhej të përballonin rreth 1018 orë, në Institutin Bujqësor 1233 orë, atë Ekonomik 2805 orë, etj.214

Rritja e peshës së lëndëve të drejtpërdrejta politike, padyshim do t’i shërbente thellimit të procesit të edukimit komunist të specialistëve të ardhshëm. Në këtë kontekst, intensifikimi i masave për gjetjen dhe aplikimin e rrugëve e formave më efikase të edukimit të studentëve, do të shndërrohej gradualisht në një tendencë në rritje. Në mjaft dokumente të kohës do të trajtohej si një çështje e rëndësishme që kërkonte angazhimin jo vetëm të strukturave arsimore, pedagogëve, por të të gjithë opinionit shoqëror e organizatave të masave. “Në vitet e mëparshme, - do të evidencohej në informacionin e një fakulteti, - ekzistonin disa forma të vërteta të punës ideo-politike të studentëve, të cilat jo vetëm nuk funksiononin rregullisht, por zhvilloheshin me një nivel të ulët dhe shpesh herë të mërzitshëm për studentët”215.

Paskëtaj, në të gjitha fakultetet do të futej ora politike, si një orë e detyrueshme mësimore. Ajo zhvillohej nga pedagogët më të kualifikuar dhe kryesisht nga ata të katedrës së Marksizëm-Leninizmit. Organizatat e Partisë “mbikqyrnin” dhe “ndiqnin” frekuentimin dhe ecurinë e kësaj ore. Një formë tjetër e konsideruar si mjaft “efikase” do të ishte ajo e organizimit çdo muaj, të konferencave me tema “Mbi

212 Po aty, dos.6, fl. 38-39. 213 AQSH, F. 511, V. 1955, D. 6, fl. 38-39. 214 Po aty, V. 1956, dos. 12, fl.4-6. Relacion mbi projekt-kuadrin e arsimit të lartë, për vitin akademik

1956-1957”. 215 Po aty, V. 1955, dos. 6, fl. 8-10.

Page 80: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

79

gjendjen ndërkombëtare”, “Zbërthim i dokumenteve kryesore të PPSH” etj., ku referonin kryesisht lektorë të KQ të PPSh.

Për edukimin politik të studentëve mjaft aktive do të ishin organizatat e rinisë, të cilat nga ana e tyre organizonin konferenca e leksione me tema: “Mbi moralin komunist”. Një rëndësi do t’i kushtohej edhe leximit të shtypit etj. Sipas strukturave shtetërore edhe atyre partiake, futja e këtyre formave të reja ishin një ndihmë e madhe që ndikonte në ngritjen e nivelit të njohurive të studentëve “sidomos në lëndët e

marksizëm-leninizmit, në seminaret periodike dhe provimet e zakonshme të shtetit”216. E gjithë veprimtaria e zhvilluar në këtë drejtim do t’i shërbente drejtpërsëdrejti forcimit të procesit të edukimit komunist të brezit të ri dhe indoktrinimit të tij me një ideologji të vetme, ideologjinë marksiste-leniniste.

Masat e marra në këtë periudhë për kualifikimin dhe edukimin e pedagogëve e studentëve, tërheqjen dhe ruajtjen e numrit të tyre, rritjen e shkallës së përvetësimit të bazave shkencore, do t’i shërbenin zhvillimit dhe konsolidimit të veprimtarisë mësimore-edukative të shkollave të larta, duke hedhur bazat për kalimin e tyre në një fazë të re më të lartë, atë të unifikimit në një qendër të vetme në shkallë vendi.

*

* *

216 AQSH, F. 511, V.1955, dos.6, fl.8-10. Nga raporti i Institutit Pedagogjik e Juridik, për vitin akademik 1955-1956.

Page 81: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

80

KREU III

Krijimi i Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe përpjekjet për konsolidimin e arsimit të lartë (1957-1968)

1. Krijimi i Universitetit Shtetëror të Tiranës - 1957

Në mesin e viteve 50 ishin realizuar ndryshime të rëndësishme në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik e shoqëror të vendit. Shteti ishte fuqizuar dhe synonte industrializimin e shpejtë. Në këto kushte, kalimi i shkollave të larta drejt një forme më të lartë dhe më të zhvilluar, siç ishte Universiteti, vlerësohej si një mundësi më e madhe për të ushqyer më tej zgjerimin e profileve dhe hapjen e fakulteteve të reja. Mbas një diskutimi të gjerë në radhët e intelektualëve dhe organizmat shtetërore dhe ato partiakë, në korrikun e vitit 1956 Byroja Politike do të shqyrtonte mundësinë e hapjes së Universitetit Shtetëror të Tiranës, në shtatorin e vitit 1957217. Përgatitjet kishin filluar paraprakisht nga Ministria e Arsimit, e cila ishte angazhuar në hartimin e një studimi për ndërmarrjen e një hapi të tillë. Veprimtaria e shkollave të larta deri tani jo universitare, përvoja e fituar në fushën organizative, mësimore e shkencore, krijonin mundësi për ngritjen e një qendre drejtuese dhe organizuese në shkallë kombëtare. Si i tillë u projektua edhe u krijua Universiteti i Tiranës, kështjella e madhe e shkencës dhe e arsimit, vatra kryesore e përgatitjes dhe e kualifikimit të kuadrove të larta. Ministria e Arsimit dhe Kulturës, në studimin e hartuar do të argumentonte domosdoshmërinë e ngritjes të Universitetit, rrugëzgjidhjet për sigurimin e mjediseve dhe të ndërtesave të nevojshme, pajisjet, orenditë dhe fondet e duhura etj. Pjesë e studimit do të ishte edhe ecuria e ardhshme e Institutit të Shkencës, Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë, si dhe të institucioneve të bujqësisë dhe zooveterinarisë. Këto të fundit do të trajtoheshin veçmas, duke mos qenë pjesë e Universitetit të Tiranës.

Varianti i propozuar për vendosjen e Universitetit në një vend të përshtatshëm mbasi vetëm në këtë mënyrë, përveç auditorëve do të mund të sigurohej krijimi i kabineteve, laboratorëve dhe sallat e fushat sportive të nevojshme për rininë studenteske do të kishte një kosto të lartë financiare. Nga studimi i nevojave të Universitetit për ambiente mësimore, laboratorë dhe administratën rezultonte se 217 AQSH, Fondi 511, Viti 1956, dos. 22, fq. 11-12.

Page 82: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

81

duheshin 70 auditorë, 24 katedra, 77 dhoma administrate e katedra dhe 2500 m katrorë të shpërndara në fakultete e specialitete. –

Ndërtesat e Institutit të Shkencave, Ministrisë së Arsimit e Kulturës, ish shkollës së Fizkulturës, Institutit Ekonomik dhe Shkollës së Partisë, kishin 111 dhoma të përshtatshme për auditorë e kabinete, 65 dhoma të përshtatshme për administratë dhe katedra dhe 2500 m katrorë bodrume. Kështu, nga studimi i nevojave dhe i gjendjes së ndërtesave, duke bërë disa adaptime rezultonte, se fakultetet e Universitetit mund të vendoseshin në këto ndërtesa. Kurse si vendbanim i studentëve mund të përdorej ndërtesa e Institutit Pedagogjik, konviktet e Institutit Politeknik dhe atij Mjekësor dhe aneksi i Shkollës së Partisë. Për sa u përkiste mensave, ato do të vendoseshin në ndërtesën e Shkollës së Partisë dhe pranë Institutit Pedagogjik, që do të kthehej në Shtëpi Studenti.

Ministria e Arsimit dhe e Kulturës do të llogariste edhe shpenzimet e nevojshme për adaptime, meremetime lokalesh si dhe për transportin. Rezultoi se për t’u përballuar të gjitha këto punime, nevojitej një fond prej 6.152.000 lekësh, që do të shpenzoheshin në këtë mënyrë:

Punimet Lekë 1 Meremetime 3.308.300

2 Izolim tarace 652.000

3 Montim i laboratorëve 970.000

4 Transport 222.000

Gjithsej 6.152.3000

Në përpilimin e organikës të Universitetit studimi parashikonte fillimisht personelin më të domosdoshëm, për të përballuar me sukses nevojat e shërbimit të këtij institucioni të rëndësishëm. Për këtë u studiuan organikat ekzistuese të instituteve të lartë dhe ajo e sektorëve të Institutit të Shkencave, që do të përfshiheshin në Universitet. Gjatë studimit u bënë thjeshtësimet dhe bashkimet e nevojshme, me qëllim që të evitohej një organikë e fryrë por, njëkohësisht, u parashikuan dhe disa shtesa të personelit të administratës, në krahasim me organikat ekzistuese të instituteve, ku mungonte pjesërisht ose krejtësisht një personel i tillë. Me shkurtimet sidomos në personelin drejtues, fondi i pagave që do të nevojitet për administratën e Universitetit, do të ishte më i ulët sesa fondi i pagave që harxhohej për administratat e veçanta të instituteve të larta, të marra së bashku.

Page 83: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

82

Për të plotësuar nevojat e reja të Universitetit dhe për t’u siguruar kondita pune më të mira pedagogëve, shumica e të cilëve deri në këtë periudhë ishin të ngarkuar me më shumë se një lëndë, nga dikasteret ekonomike parashikohej të tërhiqeshin kuadro të tjerë për Universitetin. Ministria do të kërkonte gjithashtu që të siguroheshin edhe një numër specialistësh sovjetikë, që do të punonin pranë katedrave dhe që duhej të kishin kualifikim të lartë pedagogjik e shkencor, profesorë ose docentë218.

Byroja politike e Komitetit Qendror të PPSH., në mbledhjen e saj të datës 15 maj 1957, mbasi shqyrtoi studimin e paraqitur nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës dhe Drejtoria e Agit-Propit të Komitetit Qendror të PPSH, do të vendoste hapjen e Universitetit me 6 fakultete. Planet mësimorë të tyre do të ndërtoheshin sipas profilit universitar, me synimin e forcimit të përgatitjes teorike dhe speciale, nëpërmjet praktikave mësimore dhe atyre në prodhim, si dhe do të shkohej drejt normalizimit të ngarkesës së studentëve. Planet mësimorë të fakulteteve histori-filologji dhe të shkencave të natyrës do të hartoheshin duke marrë parasysh që nga ato dilnin kryesisht mësues, të cilët duhej të ishin të aftë të punonin në shkollë për të lidhur mësimin me jetën”219.

Sipas vendimit të Byrosë Politike të KQ të PPSH detyrat kryesore të Universitetit do të konsistonin në përgatitjen e specialistëve të degëve të ndryshme, përgatitjen e kuadrove shkencorë, zhvillimin dhe forcimin e punës shkencore në sektorët më të rëndësishëm. Universiteti tashmë do të ishte qendra kryesore arsimore dhe shkencore e vendit, prandaj në të do të bashkoheshin të gjitha forcat pedagogjike dhe shkencore. Për këtë qëllim në universitet do të inkuadroheshin shkollat e larta (veç Institutit Bujqësor) dhe Instituti i Shkencave, kurse Instituti i Gjuhësisë dhe i Historisë mbetej një institut i veçantë, gjithnjë në kuadrin e Universitetit dhe nën drejtimin e tij.

Universiteti duhej të merrte masa për të zhvilluar punën shkencore në të gjitha drejtimet dhe në planet e punës së tij, inkuadroheshin planet e punës shkencore të atyre organizmave të Institutit të Shkencave, që kalonin në Universitet. Instituti i Shkencave shpërndahej, Institutet e Bujqësisë dhe të Zooteknisë kalonin provizorisht në varësinë e Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa Shërbimi Hidro-Metereologjik në atë të Kryeministrisë.

Ndërkohë duhej të punohej nga të gjitha strukturat për krijimin e kushteve të përshtatshme pune për kuadrin e universitetit, në mënyrë që ai të specializohej, të merrej me punë shkencore dhe të lidhej me degët e prodhimit të specialitetit të tij. E rëndësishme do të vlerësohej normalizimi i ngarkesës së pedagogëve dhe caktimi i normave të arsyeshme. Për sigurimin e pedagogëve të mjaftueshëm për universitetin, porositeshin të gjitha dikasteret që të jepnin nga kuadrot më të mira. Vendosja e një sistem i ri pagash për personelin pedagogjik shkencor, mendohej se do të stimulonte punën pedagogjike-shkencore duke patur parasysh kërkesat e një niveli universitar.

218 AQSH, F. 511, V. 1957, dos. 4, fl.22. 219 Po aty.

Page 84: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

83

Sipas vendimit, Ministria e Arsimit ngarkohej që të bënte propozimet e nevojshme Këshillit të Ministrave, lidhur me plotësimin e nevoja për kuadro që të drejtonin punën e katedrave, zhvillimin e punës shkencore etj. Këshilli i Ministrave sipas variantit fillestar do të kërkonte nga Qeveria Sovjetike, 13 kuadro me kualifikim të lartë pedagogjik-shkencor sipas specialiteteve të paraqitura nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, të cilat do të qëndronin në vendin tonë për të paktën 5-6 vjet.

Pranë Universitetit do të ngrihej një Komitet Partie me sekretar funksionar si dhe do të caktoheshin gjithashtu edhe kuadro funksionarë për drejtimin e Komitetit të Rinisë. Universiteti do të nxirrte edhe gazetën e tij220. Mbështetur në Vendimin e Byrosë Politike të 15 majit 1957, Këshilli i Ministrave do të nxirrte Vendimi Nr.197, datë 25-05-1957: “Mbi pregaditoren për krijim e Universitetit Shtetëror të Tiranës”.

Universiteti Shtetëror i Tiranës do të vendosej në ndërtesat e parashikuara në studimin e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës. Kjo e fundit zhvendosej në ndërtesën e gjimnazit “Qemal Stafa”, ndërsa Shkolla e Partisë në ndërtesat e internatit të Institutit Pedagogjik (ish Instituti Bujqësor). Ndërtesa e Institutit të Lartë Politeknik vihej në dispozicion të Komitetit Ekzekutiv të K.P. të qytetit të Tiranës. Kontigjenti i personelit drejtues dhe administrativ i Universitetit Shtetëror të Tiranës fillimisht do të ishte 125 veta.

Për sistemimin e Universitetit në ndërtesat e caktuara, meremetimin, adoptimet e nevojshme, montimin e laboratorëve, do të akordoheshin 5.152.000 lekë (pesë milion e njëqind e pesëdhjetë e dymijë), të cilat do të përballoheshin nga fondi rezervë i qeverisë. Ministria e Arsimit dhe e Kulturës dhe ajo e Financave brenda datës 15 qershor 1957, duhej t’i paraqesnin Këshillit të Ministrave për aprovim edhe Statutin e Universitetit Shtetëror të Tiranës. Për ngritjen e cilësisë së punës mësimore shkencore në nivel më të lartë, kërkesat e mëparshme për 13 kuadro nga Bashkimi Sovjetik dhe Republika Çekosllovake do të anulohej.

Qeveria shqiptare do t’i drejtohej me një kërkesë të re asaj sovjetike, për afërsisht 23 specialistë e personalitete shkencore të larta dhe pedagogjike, që mund të kontribuonin në ecurinë e Universitetit të parë shqiptar. Për këtë shih tabelën e mëposhtme.

Tab.1

PERSONELI MËSIMOR QË KËRKOHEJ NGA BASHKIMI SOVJETIK221

Nr. LËNDA: Titulli

Shkencor Afati i

qëndrimit Semestri

1 Historia e përgjithshme Dokt. Profesor Dy vjet

220 AQSH, F. 511, V. 1957, dos. 4, fl. Nga vendimi i Byrosë Politike të KQ të PPSH, nr. 162, dt. 15.05.1957 “Mbi krijimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës”. 221 AQSH, F. 511, V. 1957, dos. 4. Nga vendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 157, dt. 25.5.1957 “Mbi përgatitjet për krijimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës”.

Page 85: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

84

2 Filozofi Docent Dy vjet

3 Zoologji Dokt.Profesor Dy vjet

4 Kimi e përgjithshme Dokt. Profesor Dy vjet

5 Fizikë e përgjithshme Dokt. Profesor Dy vjet

6 Matematikë Dokt. Profesor Dy vjet

7 Teknologji ndërtim maqina Dokt. Profesor Një vit

8 Elektrostacione Dokt. Profesor Dy vjet

9 Kriminalistikë Docent Një semestër I

10 Financë e kreditit Docent Një vit

11 Organizim dhe planifikim prodhimi Docent Një vit

12 Bazat minerale Docent Një semestër II

13 Patofiziologji Docent Një semestër I

14 Psikiatri Profesor Një semestër I

15 Okusherstvo dhe gjinekollogji Profesor Një semestër II

16 Medicinë legale Docent Një semestër II

17 Otorinolaringologji Profesor Një semestër II

18 Gjuhë ruse Docent Dy vjet

19 Konstruksione ndërtimi Dokt. Profesor Dy vjet

20 Vendburimet e mineraleve të dobishme Dokt. Profesor Dy vjet

21 Gjeologji e naftë Profesor Një semestër I

22 Topografi Docent Dy vjet

23 Markshejderi Docent Dy vjet

24 Aerofotometri Docent Dy vjet

Presidiumi i Kuvendit Popullor do të dekretonte në qershorin e po këtij viti krijimin e Universitetit, i cili emërtohej “Universiteti Shtetëror i Tiranës”,

Page 86: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

85

dhe varej nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës. Që në fillim të Dekretit do të theksohej se: “Duke marrë parasysh sukseset e arritura nga pushteti popullor në lëmin e arsimit, kulturës dhe shkencës si dhe kushtet e favorshme të krijuara nga puna e gjertanishme e instituteve tona të larta, në bazë të vendimeve të Kongresit II të Partisë së Punës së Shqipërisë, për një ngritje të mëtejshme të punës për përgatitjen e kuadrove të larta dhe për një zhvillim të gjithanshëm të arsimit, kulturës dhe shkencës në vendin tonë dhe, në mbështetje të nenit 58, pika 6, të Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë, Kuvendi Popullor i Shqipërisë vendos hapjen e Universitetit Shtetëror të Tiranës”222.

Mbi bazën e Dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Këshilli i Ministrave do të nxirrte vendimin “Mbi organizimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës”. Sipas tij, USHT do të kishte gjashtë fakultete: Fakultetin e Histori-Filologjisë me dy degë, atë të historisë dhe filologjisë; Fakultetin Juridik; Fakultetin Ekonomik me dy degë, degën e ekonomisë dhe bazat e kontabilitetit; Fakultetin e Inxhinierisë me katër degë, degën mekanike, degën elektrike, degën e ndërtimit dhe degën e gjeologjisë; Fakultetin e Shkencave të Natyrës me dy degë, degën e matematikë-fizikës dhe degën e biologji-kimisë; Fakultetin e Mjekësisë.

Instituti i Zooteknisë dhe Instituti i Bujqësisë dhe Biologjisë “I.V.Miçurin”, me përjashtim të sektorit të biologjisë, i cili shkrihej së bashku me Institutin e Shkencave në Universitetin Shtetëror të Tiranës, kalonin në vartësinë e Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa Instituti i Gjuhësisë dhe i Historisë mbetej si institucion shkencor në përbërjen e Fakultetit të Histori-Filologjisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Shërbimi Hidrometeorologjik kalonte në vartësinë e drejtpërdrejtë të Kryeministrisë. Të gjitha kuadrot, mjetet materiale e financiare që dispononin, Institutet pedagogjike, Politekniku, Juridiku, Ekonomiku dhe Mjekësori si dhe Instituti i Shkencave, për sektorët që shkriheshin në Universitet, i kalonin këtij të fundit.223 Vendimi për hapjen e Universitetit do të bëhej publik në mitingun e organizuar në Tiranë, më 10 qershor 1957. Këtë ngjarje do ta pasqyronte gjerësisht gazeta “Zëri i Popullit” e datës 13 qershor 1957. Rektori i parë, Zija Këlliçi, krijimin e Universitetit do ta konsideronte si një ngjarje të shënuar dhe Universitetin, si institucionin më të rëndësishëm shkollor që siguron, përgatitjen e specialistëve të lartë për zhvillimin e ekonomisë popullore, kulturës, shërbimit mjekësor si dhe zhvillimin e shkencës në të gjitha fushat e diturisë224. Ministri i atëhershëm i Arsimit, Ramiz Alia, lidhur me këtë eveniment do të theksonte në fjalën e tij, - se misioni i Universitetit do të ishte “Së pari, ai do të përgatitë kuadrot e larta të nevojshme…Së dyti, do t’i japë një zhvillim më të madh punës shkencore dhe mendimit shkencor në Shqipëri në të gjitha fushat. Së treti, do të luajë një rol vendimtar për rritjen e kuadrove ekzistuese”225.

222 AQSH, V. 1957, dos. 31, fl.41. 223 Po aty, fl.38. 224 “Zëri i Popullit”, dt. 13 qershor 1957. 225 E. Kambo, Arsimi në Shqipëri…., vep. e cit., f. 165.

Page 87: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

86

Universiteti Shtetëror i Tiranës hapi dyert më 16 shtator 1957. Në ceremoninë e inagurimit, drejtuesi i lartë partiak e shtetëror, Manush Myftiu do të theksonte se: “…16 shtatori do të quhet si dita e fillimit të një ndërmarrjeje të madhe dhe të vështirë për të gjithë…Universiteti do të funksionojë gjithnjë mbi bazën e parimeve dhe të politikës së PPSH, lëndët ideologjike dhe edukimi komunist do të zënë një vend të rëndësishëm,…përmbajtja ideoteorike e leksioneve do të bazohet në botëkuptimin materialist të shpjegimit të ligjeve dhe të fenomeneve në natyrë dhe në shoqëri, duke pasqyruar në mënyrë shkencore praktikën e ndërtimit të socializmit”226. Kjo përbente një nga ngjarjet më të rëndësishme të kohës në fushën e arsimit dhe shkencës, çka do të rrezatonte në mënyrë të theksuar në grumbullimin e kuadrove dhe specialistëve më të mirë si edhe, në ndihmën e gjithanshme që kjo qendër e madhe mësimore dhe shkencore do të jepte, në përgatitjen dhe kualifikimin e kuadrove të larta të nevojshëm për ekonominë dhe kulturën e vendit.

Për ta vënë mbi baza më të organizuara veprimtarinë e USHT dhe shkollave të tjera të larta, me vendim të Këshillit të Ministrave që në korrikun e vitit 1957, do të aprovohej statuti i USHT. Sipas tij, arsimi i lartë organizohej mbi bazën e disa parimeve kryesore. “Të gjithë shtetasit, pavarësisht nga kombësi, raca, seksi dhe gjendja ekonomike dhe shoqërore, - do të thuhej në nenin e tij të parë, - kanë të drejta të barabarta për arsimin e lartë …. Rolin udhëheqës në zhvillimin e kulturës së popullit, kombëtare nga forma dhe socialiste nga përmbajtja, e luan PPSH e cila ndihmohet nga Bashkimet Profesionale, Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë dhe shoqatat e tjera të punonjësve”227. Statuti rikonfirmonte se qëllimi kryesor i USHT, ashtu si edhe instituteve të larta ishte “Të përgatisë për degët e rëndësishme të ekonomisë popullore, të shkencës, kulturës, teknikës dhe shëndetësisë, specialistë me profil të gjerë dhe kualifikim të lartë, të aftë për të përvetësuar në mënyrë të plotë realizimet e reja të shkencës…. përparimtare të të gjithë botës, për të lidhur teorinë me praktikën e ndërtimit të shoqërisë socialiste dhe të gatshëm, për të mbrojtur me besnikëri atdheun socialist”228. Një nga funksionet kryesore të USHT sipas statutit, do të ishte si do të theksohej në të “Të edukojë mbi bazat e marksizëm-leninizmit në pikëpamje ideologjike studentët dhe punonjësit pedagogjik shkencor …. Të përgatisë kuadro pedagogjikë shkencorë të aftë për t’u marrë me punë pedagogjike dhe shkencore, në përputhje me kërkesat e shkollës së lartë dhe të institucioneve të kërkimit shkencor”229. Statuti parashikonte edhe organizmat kryesore dhe funksionin e tyre të cilat do të shtjelloheshin në një formë më të gjerë në Rregulloren e Brendshme të USHT dhe rregulloret e fakulteteve. Në vitin 1958, mbi bazën e Statutit të Universitetit do të aprovohej rregullorja e brendshme e cila do të ndikonte pozitivisht në vendosjen mbi baza më të

226 Gazeta “Bashkimi”, dt. 16 shtator 1957. 227 AQSH, F. 511, V. 1957, dos. 31, fl. 42-44. Vendim i Këshillit të Ministrave, Nr. 256, dt. 3.07.1957 “Mbi aprovimin e statutit të USHT” ose Gazeta Zyrtare, nr. 9, viti 1957, 10 gusht 1957, fl. 314-330. 228 Po aty. 229 Gazeta Zyrtare, viti 1957, nr. 9, dt. 10 gusht 1957, fl. 314-330. Vendim i Këshillit të Ministrave, nr. 256, dt. 3 korrik 1957 “Mbi aprovimin e statutit të USHT”.

Page 88: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

87

organizuara të veprimtarisë mësimore-edukative në institucionet e arsimit të lartë. Mbi bazën e saj shkollat e larta, fakultetet, degët, specialitetet, katedrat, kurset e specializimit pasuniversitar, bibliotekat, laboratorët, muzetë etj., funksiononin në përputhje me parimet e njohura të drejtimit dhe planifikimit socialist. Ato hapeshin dhe mbylleshin me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ngritja e nivelit ideo-shkencor e pedagogjik të punës mësimore –edukative, synonte përgatitjen specialistëve të lartë në përputhje me nevojat e degëve të ekonomisë e të kulturës, duke mbetur qëllimi themelor i kësaj kategorie arsimore. Procesi mësimor edukativ zhvillohej mbi bazën e planeve mësimorë, që përcaktonin marrëdhëniet më të përgjithshme të cikleve mësimorë për çdo degë e specialitet. Hartimi, miratimi dhe zbatimi i planeve mësimorë bëhej mbi bazën e harmonizimit e të zbatimit te disa parimeve të planifikimit socialist, siç ishte ai i partishmërisë proletare, i centralizmit demokratik, i karakterit direktivo-shtetëror dhe i karakterit shkencor. Këto plane miratoheshin nga Ministria e Arsimit, duke respektuar afatet e studimeve, të cilat më parë miratoheshin nga Këshilli i Ministrave. Në hartimin e planeve tërhiqej mendimi edhe i katedrave, i studenteve dhe specialistëve të prodhimit.

Në planet mësimorë pasqyroheshin krahas mësimit dhe praktika mësimore dhe ato të prodhimit, ku mësimi zinte kohën më të madhe. Vëllimi i orëve të mësimit në planet kushtëzohej nga afatet e përfundimit të studimeve dhe ngarkesa mësimore javore e studentëve, tregues këta të rëndësishëm normativ që i shërbenin procesit të planifikimit në sektorin e arsimit të lartë. Në degët me afat studimi 5-vjeçar, numri i përgjithshëm i orëve të mësimit gjatë periudhës së studimeve ishte rreth 4500 orë, në degët me afat studimi 4 vjet e gjysëm rreth 4000 ore dhe në degët me afat studimi 4 vjeçar rreth 3400 orë230.

Planet mësimorë të shkollës së lartë përcaktonin edhe raportet në mes grup-lëndëve të formimit politiko-shoqëror dhe të lëndëve teoriko-speciale. Në planet mësimore grupi i lëndëve politiko-shoqërore, ishte i njësuar në të gjitha shkollat e larta si në vëllim, në renditje, në shtrirje. Ai zinte rreth 10% të vëllimit të përgjithshëm të orëve në degët e shkencave teknike, natyrore, mjekësore, bujqësore dhe rreth 27% në degët e shkencave shoqërore dhe ekonomike. Kujdes i veçantë do t’i kushtohej forcimit të lëndëve teorike bazë (matematikë, fizikë, kimi, etj.), që përbënin themelin teorik të disiplinave të aplikuara. Këto lëndë teorike në fakultetet inxhinierike zinin rreth 20-28% të vëllimit të përgjithshëm të orëve të mësimit dhe zhvilloheshin, në dy vitet e parë.

Ngritja e efektivitetit dhe e nivelit shkencor te planifikimit dhe te drejtimit ne sektorin e arsimit të lartë, ishte i lidhur ngushtë me përsosjen e organizimit dhe strukturës së hallkave kryesore të këtij sistemi si dhe, të lidhjeve që ato kishin me njëra- tjetrën. Ngritja e punës drejtuese në këto hallka, ndikonte në rritjen e

230 AQSH, F. 511, V. 1958, dos. 45, fl. 7-15. “Rregullorja e brendshme për mësimet në USHT”.

Page 89: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

88

efektivitetit të të gjithë veprimtarisë mësimore, shkencore dhe edukative qe zhvillohej në shkollën e lartë.

Shkolla e lartë sipas rregullores drejtohej nga Rektori, i cili së bashku me zëvendësit e tij përbënin Rektoratin. Ata, në bashkëpunim me dekanët, përgjegjësit e katedrave dhe elementët e tjerë të strukturave administrative - drejtuese, siguronin zbatimin e vendimeve të organeve shtetërore e partiake, për përgatitjen ideo-shkencore dhe tekniko-profesionale të studentëve, drejtonin dhe kontrollonin gjithë punën mësimore-edukative, kualifikimin pasuniversitar, ngritjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore, përsosjen dhe zbatimin e planeve dhe programeve mësimorë etj.

Për shqyrtimin e problemeve kryesore të veprimtarisë mësimore-shkencore dhe edukative, në çdo shkollë të lartë dhe fakultet krijoheshin Këshillat Shkencore, që drejtoheshin nga rektori, ndërsa pranë fakulteteve nga dekani. Këshilli Shkencor, ishte organ kolegjial këshillimor për të gjitha problemet mësimore-shkencore te fakulteteve dhe te shkollës së larte, ndërsa ishte organ vendimor për shqyrtimin dhe dhënien e gradave e titujve shkencore. Anëtarë të këshillit zgjidheshin punonjës të kualifikuar mësimor-shkencorë të shkollës së lartë, të institucioneve të tjera si dhe përfaqësues të studentëve. Studentët përbënin 1/3 e anëtarëve të këshillave shkencore dhe zgjidheshin çdo vit nga vetë studentët. Për shqyrtimin e veprimtarisë botuese të shkollave, që gëzonin të drejtën e entit botues funksiononte këshilli i botimeve, që kryesohej nga rektori dhe pranë fakulteteve nga dekanët.

Në kuadrin e hallkave të ndryshme të sistemit të arsimit të lartë dhe të strukturave drejtuese përkatëse (rektorët, dekanët, këshillat shkencorë, etj.), rol te veçante luante katedra. Sipas rregullores së USHT katedra ishte njësia bazë e punës mësimore, edukative e shkencore që mbulonte një ose disa lëndë të përafërta. Ajo drejtohej nga përgjegjësi i katedrës. Detyra themelore ishte përgatitja e shëndoshë ideologjike e shkencore e studenteve. Vend te rëndësishëm në veprimtarinë e saj zinte planifikimi dhe realizimi i punës kërkimore-shkencore në ato fusha të shkencës që mbulonte katedra dhe që lidheshin, me përsosjen e vazhdueshme të cilësisë së mësimdhënies.

Katedra planifikonte dhe drejtonte forcimin e vazhdueshëm të të gjithë procesit mësimor, edukativ e shkencor. “Ajo kishte për detyrë të ndiqte sistematikisht zhvillimin e teknikës e të shkencës së vendit, të studionte e të zbatonte përvojën më të mirë në fushat që i përkitnin dhe të absorbonte përvojën e re botërore, të vihej në pararojë të mendimit shkencor më të përparuar të kohës në fushat teorike përkatëse, të krijonte fushë të qëndrueshme studimi e kërkimi shkencor, të zotëronte e të përhapte metodat më moderne të kërkimit shkencor dhe t’i pasqyronte këto arritje me nivel të lartë, në punën mësimore e shkencore231.

231 AQSH. F.511, V.1958, dos. 45, fl.7-15. “Rregullorja e brendshme për mësimet në USHT”.

Page 90: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

89

Puna mësimore-shkencore, ishte e detyrueshme për të gjithë punonjësit mësimorë e shkencorë të katedrës dhe, pjesë përbërëse themelore e veprimtarisë së tyre. Në procesin e planifikimit dhe realizimit ajo bashkërendohej me kërkimet shkencore të institucioneve përkatëse, katedrave të njëjta ose të përafërta të shkollave të tjera të larta, si dhe me prodhimin apo praktikën jetësore. Për realizimin sa më të mirë të punës kërkimore-shkencore, ajo aktivizonte përveç anëtarëve efektivë edhe studentë. Ajo kujdesej për pasurimin dhe shfrytëzimin e bazës materiale dhe laboratorike dhe përgjigjej për administrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Hartimi i rregullores dhe zbatimi i saj do ta vinte procesin mësimor-edukativ mbi baza më të organizuara, duke i hapur rrugën zhvillimit të mëtejshëm të arsimit të lartë dhe, plotësimit më të mirë të kërkesave të ekonomisë për specialistë të fushave të ndryshme. Me krijimin e USHT dhe shndërrimin gradual, në qendrën kryesore dhe më të lartë arsimore të vendit, do të krijohen mundësi të reja në këtë fushë.

*

* *

2. Zgjerimi i arsimit të lartë (1957-1960)

Me krijimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës, para shkollave të larta do të shtoheshin një seri problemesh të reja që kërkonin zgjidhje. Para së gjithash ato duhej të përmbushnin funksionin kryesor, atë të përgatitjes të një kuadri të mjaftueshëm për sektorët e ndryshëm të ekonomisë, por edhe të një kuadri me nivelin e duhur shkencor e profesional. Në këtë kontekst Ministria e Arsimit, në shkurtin e vitit 1958 do të analizonte ecurinë e procesit mësimor, duke u ndalur sidomos në vështirësitë e hasura, realizimet por edhe dobësitë në veprimtarinë e zhvilluar.

Ajo do të tërhiqte vëmendjen e drejtuesve për punën e pamjaftueshme në sigurimin e numrit të mjaftueshëm të studentëve dhe përparimin e tyre. “Pedagogët nuk i kanë ndihmuar sa duhet studentet në konsultimet dhe veçanërisht në seminare, - do të thuhej në këtë relacion, - nuk kanë kërkuar prej tyre me këmbëngulje përvetësimin e thellë të lëndës, ne mënyre që ata të lidheshin ngushtë me mësimin dhe të pregatiteshin seriozisht gjatë gjithë semestrit. Kështu që ngritja e drejtë e kërkesave në periudhën e provimeve, kur gjatë semestrit nuk ishin marrë të gjitha masat e ndihmës së kontrollit, bëri që një numër i madh studentësh të marrin nota pakaluese”232.

232 AQSH, F. 511, V.1958, dos. 47, fl.4. Nga Raporti i Ministrisë së Arsimit “Mbi rezultatet e vitit shkollor 1957-1958 dhe përgatitjet për vitin 1958-1959”.

Page 91: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

90

Po kështu, rezultonte se nuk ishte punuar me të gjitha forcat për të ngritur në një shkallë më të lartë nivelin e punës mësimore-shkencore, nivelin ideologjik e shkencor të leksioneve dhe të gjithë formave të tjera të punës mësimorë. Kontrolli nga ana e katedrave dhe dekanateve, ishte i pamjaftueshëm. Pak kujdes i ishte kushtuar gjithashtu punës shkencore për ngritjen e kualifikimit të kuadrove mësimore. Në këtë drejtim po ecej me shumë ngadalësi.

Puna vetjake e pavarur e studentëve, disiplina e frekuentimi i auditorëve paraqitej dobët. Përgjithësisht studentët studionin pak dhe nuk thelloheshin, shfrytëzonin shumë pak literaturën. Mendohej se kishte ndikuar si puna e pakët me studentët nga ana e pedagogëve dhe organizatave shoqërore, ashtu edhe fakti që nuk ishin siguruar me kohë nga ana e fakulteteve dhe rektoratit tekstet mësimore, pajisjet që mund të bëheshin në vend, etj.

Për të mënjanuar dobësitë e shfaqura dhe, për të forcuar punën mësimore-shkencore në Universitetet dhe shkollat e tjera të larta, Ministri i Arsimit do të udhëzonte katedrat, dekanët dhe rektoratin, që të ndiqnin rregullisht ecurinë e procesit mësimor, kualitetin e punës mësimore-shkencore dhe përpjekjet e studentëve për përvetësimin e plotë të programit. Pedagogët, katedrat dhe dekanët duhej të forconin ndihmën dhe kontrollin në punën e studentëve.

Nga ana e rektoratit dhe e fakulteteve kërkohej të bëhej kujdes sidomos për studimin e mbrëmjes dhe me korespondencë. Kjo çështje do të trajtohej tashmë nga ana e dekanëve, si një përgjegjësi e njëllojtë me punën në fakultetet e ditës. Studentët e mbrëmjes dhe ata me korrespondencë, ashtu si studentët e sistemit të rregullt, duhej të pajiseshin në kohë me tekstet dhe dispencat e nevojshme dhe të organizoheshin më mirë konsultimet.

Rëndësi e veçantë do t’i kushtohej ngritjes së nivelit ideologjik dhe shkencor të leksioneve dhe seminareve, nëpërmjet organizimit të ndihmës e kontrollit reciprok të pedagogëve. Këtë punë duhej ta merrnin më mirë në dorë katedrat e dekanët dhe me ndihmën e tyre, të arrihej konkretizimi i mësimit, duke pasqyruar në të gjerësisht jetën e problemet konkrete të vendit. Kujdes do t’u kushtohej sidomos lëndëve të marksizëm-leninizmit, ngritjes së kualitetit dhe propagandimit të tyre, nëpërmjet leksioneve dhe seminareve, me synimin që këto lëndë të luanin një rol akoma më të madh për edukimin komunist të studentëve233.

Për këtë do të këmbëngulej në marrjen e masave më energjike, për sigurimin e teksteve dhe materialeve të tjera të nevojshme për studim, të funksionimit të rregullt të bibliotekës së Universitetit dhe të plotësimit të nevojave të kabineteve e laboratorëve, me mjetet dhe aparate që mund të gjendeshin në vend. Në mënyrë të veçantë para Fakulteteve të Filologji-Historisë dhe atij të Shkencave të Natyrës, shtrohej detyra që të studionin me kujdes boshllëqet e studentëve në gjuhën shqipe, në matematikë, në fizikë dhe kimi dhe të merrnin masa konkrete, si për të përmirësuar 233 AQSH, F. 511, V. 1958, dos. 47, fl.4.

Page 92: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

91

dhënien e këtyre lëndëve në shkollën e mesme, ashtu edhe për forcimin e punës së fakulteteve234.

Krahas përmirësimeve në procesin mësimor-edukativ të të gjithë sistemit të shkollave të larta, do të thellohen përpjekjet për përshpejtimin e ritmeve të përgatitjes së kuadrit të fushave të ndryshme sidomos për disa sektorë si në atë të industrisë minerare, naftës, bujqësisë, shkencave të natyrës, mjekësisë e arsimit. Në këtë kuadër, Këshilli i Ministrave, në korrikun e vitit 1958, do të dekretonte hapjen pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës, të dy fakulteteve të reja, Fakultetit të Naftës për përgatitjen e inxhinierëve të shpimit dhe pranë Institutit Pedagogjik 2-vjeçar në Tiranë, të Fakultetit të Fizkulturës.

Për vitin e ri shkollor 1958-1959, vendimi do të përcaktonte edhe pranimin e 830 studentëve të rinj. Ato do të siguroheshin duke tërhequr 550 maturantë nga gjimnazet, 60 nga shkollat pedagogjike dhe 238 nga Teknikumet. Ministria e Industrisë dhe Minierave, do të merrte përsipër sigurimin e kuadrit teknik të nevojshëm dhe të bazës materiale teknike për Fakultetin e naftës, ndërkohë që Ministria e Arsimit do të siguronte personelin e duhur për lëndët e përgjithshme, si dhe hartimin e planeve, programeve e teksteve mësimore235.

Viti i ri shkollor 1958-1959 do të zhvillohej në kushte më të mira. Përpjekje të shumta u bënë në drejtim të përmirësimit të të gjithë procesit mësimor-edukativ, të planeve, programeve, të përgatitjes teorike e praktike të studentëve dhe ngritjen e kualifikimit të pedagogëve. Në këtë vit do të diplomohen 429 studentë. Por me gjithë zhvillimet do të vërehen ende dobësi në procesin mësimor, që reflektonin në mënyrë të drejtpërdrejtë në rezultatet e shkollave të larta. Përparimi i studentëve, sipas të dhënave të këtij viti, do të ishte 57,1 për qind, duke shënuar një ndryshim të pakët dhe një ngritje vetëm 0,2 për qind, në raport me vitin akademik 1957-1958. Po e ilustrojmë me tabelën e mëposhtme:

Tab.2

EVIDENCË MBI REZULTATET E PROVIMEVE TË SIMES. II-të 1959236

Fakultetet Numr i studentëve

U paraqitën në provim

Fituan provimet Përqindja

Drejtësisë 84 84 64 78,04

234 Po aty. 235 AQSH, F. 511, V.1958, dos.50, fl.2. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 239, dt. 11.07.1958 “Mbi

çeljen e dy fakulteteve të reja dhe numrin e studentëve të rinj që do të provohen në vitin akademik 1958-1959”.

236 AQSH, Fondi 511, viti 1959, dos.7, fl.18-30. Nga informacioni i shkollave të larta mbi punën mësimore e shkencore të viti 1958-1959.

Page 93: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

92

Ekonomisë 155 152 90 67,16

Histori-Filologji 222 222 133 67,51

Inxhinjeri 463 463 152 33,62

Mjekësi 434 434 275 66,26

Shkencat e Natyrës 155 152 74 55,63

Shuma 1513 1494 788 55,76

Mbas riprovimeve, përparimi i studentëve në muajin tetor do të paraqitej me 88% kaluesa, 154 studentë me riprovime dhe rreth 150 studentë të larguar dhe përsëritësa. Nga këto të dhëna shikohej se rezultatet e sesionit të verës, nuk ishin të mjaftueshme. Mbas riprovimeve vërehej një rritje e ndjeshme e kaluesve por në shkallë të fundit kontigjenti i planifikuar i nxënësve pakësohej me 150 veta. Duke u shtuar këtyre të fundit edhe 150 të tjerë të cilët kishin nga një provim dhe, në dhjetor rrezikonin të humbisnin klasën, kalueshmëria do të shënonte nivele të dobëta. Studentët mbetësa të ndarë në vite I-II dhe të III-të e sipër paraqiteshin si më poshtë:

Tab. 3

Degët Studentë mbetësa

I dhe II III e sipër

Ekonomik 71 26 81 33 Hist.Filologji 111 78 43 26

Inxhinieri 281 198 106 92

Mjekësi 208 88 188 71

Shk.Natyrës 115 67 25 3

Drejtësi 43 18 16 2

Gjithsej 834 450 551 227

Nga pasqyrat e mësipërme konstatohej se studentët pakalues arrinin në afro 50% jo vetëm në vitet e para dhe të dyta, por edhe në vitet e larta. Në Fakultetet Ekonomik, Histori-Filologji dhe Mjekësi studentë mbetës ishin të viteve të larta, ndërsa më mirë paraqitej gjendja në Fakultetet e Shkencave të Natyrës dhe të Drejtësisë ku përqindja e mbetësave në këto vite varionte nga 8 deri 11 për qind. Arsyeja kryesore e kësaj gjendjeje lidhej, me cilësinë e dobët të procesit mësimor në

Page 94: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

93

shkollat e larta, sepse tashmë nuk mund të flitej më për boshllëqe të shkollave të mesme.

Përsa i takonte rezultateve të dobëta në vitet e para dhe të dyta, më të theksuara në Fakultetin e Inxhinierisë, Shkencave të Natyrës apo Mjekësisë dhe kryesisht, në lëndët e matematikës, fizikës dhe kimisë ku përqindja e mbetësve arrinte në nivele të mëdha, mendohej se ndikonin disa faktorë si dobësitë e mbartura nga shkollat e mesme dhe kriteret e pranimit.

Studentët e shkollave të mesme megjithëse nga viti në vit vinin me pregatitje më të mirë, vazhdonin të kishin boshllëqe në lëndët e kulturës së përgjithshme si matematikë dhe gjuhë. Në inxhinieri dhe në mjekësi, krahas gjimnazistëve pranoheshin kryesisht nxënës të teknikumeve të cilët kishin zhvilluar matematikë, fizikë, kimi, por në një volum më të kufizuar. Në këto kondita ato nuk ishin në gjendje të ndiqnin mësimet në mjaft lëndë të këtyre fakulteteve, me gjithë përpjekjet shumë të mëdha të tyre.

Mjaft të dobëta ishin rezultatet në Institutet Pedagogjike 2-vjeçare. Edhe këtu përpos të tjerave, një nga arsyet kryesore do të ishte niveli i studentëve. Pavarësisht rëndësisë së tyre në përgatitjen e mësuesve, në praktikë rezultonte që këtyre instituteve u jepeshin elementët që kishin mbetur, pas plotësimit të nevojave të Universitetit dhe shkollave të tjera të larta 4-vjeçare. Kryesisht ata ishin gjimnazistë me rezultate jo shumë të mira, të cilët i ndiqnin me vështirësi për shkak të preferencës së pakët ndaj tyre. Mungesa e dëshirës dhe angazhimi i pamjaftueshëm çonte shpejt në shkëputje të shumta që në vitin e parë, duke e ulur ndjeshëm sasinë e kuadrit dhe nivelin e përgatitjes. Kështu p.sh. nga 220 studentë të regjistruar në fillimin e vitit shkollor 1958-1959 në Institutin Pedagogjik 2-vjeçar të Tiranës, në fund të tij do të rezultonin të paraqiten në provime vetëm 172 prej tyre237.

Një arsye tjetër e dobësive do të ishte edhe fakti se në shkollën e lartë, ndryshon krejtësisht metoda e studimit, dhe se niveli dhe volumi i lëndëve ishte i tillë, që nuk lejonte të njejtën metodë studimi që ndiqej në shkollën e mesme. Mjaft studentë i mësonin mekanikisht leksionet, të cilat shpesh nuk i kuptonin. Mbas një periudhe ato e shikonin veten në gjendje të vështirë, dëshpëroheshin dhe disa prej tyre largoheshin nga shkolla. Sigurisht midis studentëve kishte të pasionuar që i kuptonin dobësitë (sidomos ata të teknikumeve) dhe, me shumë përpjekje studionin paralelisht lëndë të shkollës së mesme ku ato kishin boshllëqe, duke arritur pas një farë kohe të vazhdonin mësimet normalisht.

Faktor tjetër që influenconte jo pak në rezultatet e dobëta të provimeve dhe në kualitetin e pregatitjes së studentëve, do të ishte edhe mungesa e ndjeshme e teksteve, literature ndihmëse dhe mjeteve laboratorike. Në këtë fushë ndonëse punohej ai ishte një proces i vështirë dhe i ndërlikuar që kërkonte kohë për t’u zgjidhur.

237 AQSH, F. 511, V.1958, dos. 22, fl. 14. “Nga relacioni mbi rezultatet vjetore të Institutit Pedagogjik 2-vjeçar”.

Page 95: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

94

Përpos faktorëve të mësipërm një ndikim të rëndësishëm në rezultatet e shkollave të larta do të kishin dobësitë në planet e programet mësimore dhe zbatimin e tyre në procesin mësimor edukativ. Në këtë fushë ishin bërë ndryshime të herëpashershme, por me rritjen e kërkesave ndaj gjithë sistemit të shkollave të larta, për përgatitjen e kuadrit në nivelin e duhur shkencor e profesional, lindte nevoja që ky proces të thellohej edhe më tej. Shkollat e larta do të vazhdonin të përgatitnin specialistë të profilit të përgjithshëm, ku mjaft të rëndësishme do të ishin raportet midis, lëndëve të kulturës së përgjithshme dhe atyre të specialitetit.

Po i ilustrojmë me tabelën e mëposhtme raportet midis lëndëve në planet ekzistuese të fakulteteve:238

Tab. 4

Fakultetet

Lëndët e kulturës së përgjithshme

Kulturë e

përgjithshme speciale

Specialiteti

Inxhinieria 27,98% 38 34,72

Ekonomiku 32,51% 17,67 40,82

Shkencat e Natyrës 30,26% 22,57 47,17

Histori Filologji 29,70% 24,52 45,50

Drejtësi 31,85% 13,67 54,30

Mjekësi 19 35, 50 45,50

Nga një vështrim i shpejtë i tabelës do të rezultonte, se planet dhe programet mësimore vazhdonin të mbeteshin të ngarkuara me lëndë të kulturës së përgjithshme, ndërsa raporti i lëndëve të përgjithshme special dhe atyre të specialitetit, ishte mjaft i ulët. Lëndët e kulturës së përgjithshme në shkollat e larta si Histori e PKBS, Historia e PPSH, Materializmi Dialektik dhe Historik, Ekonomi politike, Gjuhë ruse, Fizkultura dhe Mësimi ushtarak etj., kishin pak dallim në sasinë e orëve. Raporti i këtyre lëndëve në shkollat sovjetike varionte nga 12-16 për qind dhe për shkollat çeke 10-13 për qind. Në shkollat e larta shqiptare ato do të ishin 19-32 për qind në USHT dhe 24-26 për qind në Institutin e Lartë Bujqësor. Ngarkesa e studentëve do të ishte 36 orë në javë për çdo kurs, dhe numri i provimeve lëvizte nga 5 deri 7 për çdo

238 AQSH, F. 511, V. 1959, dos.7, fl.18-30. “Nga informacioni i shkollave të larta mbi punën mësimore e shkencore të vitit 1958-1959”.

Page 96: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

95

semestër, duke influencuar në mënyrë të ndjeshme në pregatitjen dhe përvetësimin e lëndëve nga studentët239.

Po kështu në planet mësimore, lëndët e kulturës së përgjithshme zhvilloheshin në kurset e para dhe të dyta dhe kuptohej që pikërisht këto vite, ishin më të mbingarkuara me lëndë dhe me provime. Kjo gjendje fill mbas shkollës së mesme, i çorientonte deri diku. Për pasojë një pjesë e mirë e studentëve të këtyre viteve, shfaqnin dobësi në lëndët e përgjithshme të specialitetit dhe ato praktike.

Në përvetësimin e lëndëve teorike rëndësi të veçantë kishin punët praktike mësimore dhe praktikat në prodhim, mbasi nëpërmjet tyre studentët kuptonin më mirë ligjet teorike dhe fitonin aftësi për t’i përdorur ato drejt. Me përjashtim të fakultetit të mjekësisë, për fakultetet e tjerë koha e lënë për praktikat mësimore dhe praktikat në prodhim, ishte e ulët. Në pjesën dërmuese, punët laboratorike nuk zhvilloheshin për mungesë aparature dhe për kujdesin e pakët që tregohej nga disa katedra, në pasurimin e laboratorëve dhe kabineteve. Kështu p.sh. katedrat e rezistencës material, konstruksioneve, teknologjive të metaleve, të Fakultetit të Inxhinierisë, nuk ishin përpjekur sa duhej deri në këtë periudhë për pajisjen e laboratorëve me mjete pune të reja240.

Në përgjithësi, praktikat e prodhimit zhvilloheshin në bazë të planeve mësimore dhe sipas programeve të caktuara. Sipas kontrollit të ushtruar nga Ministria e Arsimit e Kulturës në prillin e vitit 1959, në zhvillimin e praktikave vëreheshin mjaft defekte. Kështu në zhvillimin e praktikave të fakultetit ekonomik konstatoheshin të meta në kualitetin e tyre. Studentët nuk thelloheshin në studimin e problemeve ekonomike të ndërmarrjeve ku ata bënin praktikën. Një nga arsyet objektive do të ishte koha e pakët e tyre. Në 6-7 javë nuk ishte e mundur të analizohej e gjithë veprimtaria e ndërmarrjeve241. Niveli i dobët i praktikave të prodhimit shpjegohej dhe me faktin që pjesës dërmuese të pedagogëve u mungonte eksperienca e prodhimit dhe kishin vështirësi në drejtimin dhe orientimin konkret të studentëve.

Me qëllim që të eliminoheshin të metat dhe dobësitë në planet e programet e tyre do të ndërmerreshin një sërë ndryshimesh që konsistonin në shkurtim të lëndëve të përgjithshme në 11-20 për qind dhe rritjen e volumit të praktikave në prodhim. Në planet e programet e reja raporti i lëndëve do të ndryshonte sipas tabelës242:

Tab. 5

Fakulteti

Lëndë të për- gjithshme %

Lëndë të përgjithshme

speciale

Lëndë special %

239 E.Kambo, Arsimi në Shqipëri…. vep. e cit., f.239. 240 AQSH, F. 511, V. 1959, dos. 7, fl.12. “Nga relacioni mbi kontrollin e bërë në USHT”, prill 1959. 241 Po aty. 242 AQSH, F. 511, V. 1959, dos.7, fl.18-30. “Nga informacioni i shkollave të larta mbi punën mësimore e shkencore të vitit 1958-1959”.

Page 97: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

96

Inxhinieri 18 36.6 40.8

Mjekësi 11 35 48.50

Shkencat e Natyrës 17 22.50 55.10

Histori Filologji 20 17.28 57.72

Ekonomik 19 17.79 57.65

Drejtësi 18 13.56 62.66

Në planet e reja praktikat mësimore dhe ato të prodhimit do të pësonin rritje, duke çuar në përmirësime në nivelin teorik dhe atë praktik të studentëve. Ato tashmë do të zinin raportet e mëposhtme243:

Tab. 6

Fakulteti Praktikat mësimore

Praktikat në prodhim

Inxhinieri 3 18

Mjekësi 12 -

Ekonomik 20 -

Drejtësi 12 -

Histori filologji 8 -

Shkencat e natyrës 8 -

“Përpjestimet midis teorisë dhe praktikës, - do të thuhej në informacionin e një shkolle të lartë, - me pak ndryshime duket i drejtë. Në të gjitha semestrat në lëndët e përgjithshme teknike dhe në lëndët speciale teknike , të marra globalisht përpjesëtimi është në favor të praktikës: 54 për qind praktikë dhe 46 për qind teori”244. Si parim do të ndiqej ai i përgatitjes së profilit të përgjithshëm dhe mbi bazën e tij, raportet teori-praktikë do të përmirësoheshin.

Ndryshimet që u bënë në planet mësimore krijuan kushte më të favorshme, për rritjen e nivelit të njohurive teorike e praktike të studentëve. Planet e reja parashikonin shkurtime në disa lëndë të përgjithshme. Kështu shkurtimet e bëra në lëndët e Historisë së PK të BS dhe Historisë së PPSH konsistonin në heqjen e përsëritjeve e paralelizmave, ato të Ekonomisë Politike do të bëheshin në bazë të fakulteteve, duke mbajtur parasysh veçoritë e tyre. Ishte e qartë se lënda e Ekonomisë Politike nuk zinte

243 Po aty. 244 Po aty, fl. 104-107. Raport i Fakultetit të Mjekësisë për vitin akademik 1958-1959.

Page 98: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

97

të njejtin vend në mjekësi, inxhinieri, dhe shkencat e natyrës dhe për rrjedhojë ajo nuk mund të zhvillohej pothuaj në të njëjtin volum.

Ndryshime do të pësonte edhe mësimi i gjuhës ruse që konsiston në heqjen e saj nga viti i II-të. Shkurtimet lidheshin me faktin që tani ajo zhvillohej jo vetëm në shkollat e mesme, por edhe ato shtatëvjeçare. Në këtë mënyrë studentët vinin me njohuri të përgjithshme, më të mira në gjuhën ruse. Për më tepër kuadrot e gjuhës ruse në të gjitha fakultetet ishin kryesisht të specialitetit histori-filologji dhe si konsekuencë, nuk ishin në gjendje të zhvillonin si duhej mësimin e gjuhës ruse në fakultetet e tjera.

Për rritjen e nivelit të njohurive teorike e praktike të studentëve, ndryshime me peshë do të realizoheshin edhe në programet ekzistuese të shkollave të larta. Duke tërhequr vëmendjen për futjen në rrugën e zgjidhjes edhe të këtij problemi, Ministria e Arsimit e Kulturës në këtë periudhë do të shtronte me forcë nevojën e rishikimit të programeve të lëndëve teorike dhe atyre të specialitetit. Në programet ekzistuese, si do të thuhej në informacionin e një shkolle të lartë “… ndërsa ana teorike e lëndës zbërthehet deri në detaje, shumë pak zbërthehet ana praktike” dhe se është e vështirë “… të gjesh në programet në mënyrë të qartë, se çfarë njohuri praktike për çdo lëndë është i detyruar të dijë studenti gjatë studimit të lëndës”245.

Në procesin e rishikimit të programeve dhe hartimin e të rejave, do të angazhoheshin një rreth i gjerë specialistësh të shkollave të larta që punuan mjaft në këtë drejtim. Por duhet thënë se me gjithë përpjekjet e bëra, programet e reja nuk arritën të plotësonin në vija të përgjithshme kërkesat e kohës, duke mbetur një çështje e hapur. Duke shtruar pretendimin për një përshtatje më të mirë të kërkesave të shkollës sonë, në një burim tjetër të kësaj periudhe do të thuhej se “Programet në përgjithësi, i përgjigjen lëndës dhe janë shumë të detajuar por ju mungon ai element krijues, që do t’u jepte fytyrën programeve të hartuara në prizmin e konditave të vendit tonë”.

Pavarësisht kufizimeve, programet e reja do të synonin një nivel më të mirë përgatitjeje teorike e praktike të studentëve. Strukturat arsimore do të fokusohen gjithnjë e më tepër, në realizimin e tyre në praktikën e punës të shkollave të larta. “…Pas hartimit të programeve, - do të thuhej në një udhëzim të Ministrisë së Arsimit, - të luftohet me vendosmëri për vënien e tyre në jetë…., të luftohet që të eleminohen nga programet dhe sidomos nga leksionet, pjesët përshkruese …”246 etj.

Por ndryshimet më të rëndësishme të kësaj periudhe në planet dhe programet mësimore, do të realizoheshin në drejtim të rritjes të peshës së praktikave mësimore dhe atyre të prodhimit në të gjitha shkollat e larta. Siç dihet në korrikun e vitit 1958 çështjet e arsimit u rimorën në një plenum të veçantë i cili do ta përcaktonte si një prioritet të së ardhmes, lidhjen e teorisë me praktikën, të shkollës dhe .mësimit me

245 AQSH, F. 511, V.1959, dos.7, fl. 107-109. Informacion i Fakultetit të Mjeksisë për vitin 1958-1959. 246 Po aty, dos. 7, fl. 18-30. “Nga kontrolli i bërë në USHT”, prill 1959.

Page 99: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

98

jetën”247. Në këtë kuadër do të ndërmerren masa të rëndësishme, për organizimin e praktikës profesionale të studentëve me synimin e aftësimit të tyre për të zbatuar teorinë në praktikë, njohjen me proceset teknologjike të prodhimit, edukimin me ndjenjën e punës, etj. Shtimi i periudhës të praktikave mendohej se do të ndikonte pozitivisht në këtë drejtim.

Përmirësimi i planeve mësimor lidhur me praktikat mësimore dhe ato në prodhim, solli mjaft zhvillime të reja që do të mundohemi t’i japim përmbledhtazi. Në Fakultetet e Inxhinierisë, praktikat në tërësi u rritën nga 18-21 javë në 42-58 javë, të ndara në këtë mënyrë: 20 javë në simestrin e parë të kursit të parë; 12 javë në kursin e tretë; 12 javë në kursin e katërt dhe 6 javë praktikë para diplomës në kursin e pestë.

Përveç praktikave me shkëputje nga mësimi, mbështetur në programet e reja do të kryheshin edhe praktikat mësimore, të përqendruara në vitin e parë dhe të dytë. Nëpërmjet tyre synohej konkretizimi i njohurive teorike, në një kohe të shkurtër. Kjo praktikë organizohej pranë laboratorëve, poligoneve dhe ofiçinës të fakultetit. Kështu, kursi i degës së ndërtimit për 3 javë do të punonte në poligonin e hapur gjeologjik, ndërsa kurset e dyta të degës elektrike dhe mekanike, do ta realizonin praktikën mësimore në ofiçinën e Universitetit .

Praktika 20 javore e vitit të parë do ta njihte më mirë studentin me ndërmarrjen, me makineritë e teknikës së kohës dhe vështirësitë e punës, si dhe “do të rriste kontaktet e tij me klasën punëtore”. Praktikat e vitit III dhe IV kishin për qëllim t’i jepnin studentit njohuri mbi punën drejtuese të brigadierit, asistentit ose kandidatit për inxhinier, ndërsa praktika para diplomës i jepte mundësi atij të kontribuonte nëpërmjet tezës, në projektet e ndërmarrjes dhe uzinës ku punonte.

Në Fakultetet e Shkencave të Natyrës dhe Histori-Filologjisë praktikat pedagogjike do të rriteshin nga 5 javë në 8 javë, të ndara respektivisht, 2 javë praktikë vëzhguese dhe 6 javë aktive. Në praktikën aktive në dy javët e fundit studenti merrte klasën, njësoj si edhe mësuesi. Përveç kësaj praktike, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës zhvillohej edhe praktika në tema të caktuara (biologji), praktika në ofiçinë (fizika), praktika në prodhim (fizikë, kimi, farmaci), etj. Në fakultetet e tjerë, megjithëse kishte shtesë afati të praktikës (si, për shembull, në drejtësi nga 12 javë në 15 javë) nuk u bënë ndryshime esenciale248.

Zbatimi i lidhjes së teorisë me praktikën, në kuptimin e pjesëmarrjes direkte të studentëve në punën prodhuese të profilit që do të punonte në të ardhmen, do të aplikohej vetëm në fakultetin e inxhinierisë. Kjo më vonë mendohej të futej edhe në kimi apo në ndonjë degë tjetër. Për fakultetet që pregatisin mësues do të vazhdonte puna fizike.

247 Dokumente kryesore të PPSH, vëll. III, fl.200-201, Vendimi i Plenumit të KQ të PPSH, të korrikut

1958 “Mbi përmirësimin e punës së shkollave”. 248 AQSH, F. 511, V. 1959, dos. 7, fl. 18-30. “Nga informacioni i shkollave të larta mbi punën mësimore dhe shkencore të vitit 1958-1959”.

Page 100: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

99

Ndryshimet në praktikat mësimore dhe ato të prodhimit do të fillojnë të zbatohen gradualisht, por gjatë këtij procesi do të haseshin mjaft vështirësi të natyrave të ndryshme. Ndodhte shpesh që ndërmarrjet hezitonin në pranimin e studentëve praktikantë dhe krijimin e vendeve të punës, për shkak të planifikimit të mëparshëm të fuqisë punëtore. Një pjesë e drejtuesve të ndërmarrjes do ta quanin si ngarkesë të tepërt preokupimin për studentët, të cilët në fund të praktikës duhej të përfitonin një kategori.

Kujdesi i pakët dhe mungesa e fronteve të punës do të çonte në atë që, një pjesë e studentëve të bënin punë të pakualifikuara. Dobësi do të kishte edhe në organizimin e praktikave nga ana e universitetit. Strukturat përkatëse nuk kishin punuar me drejtuesit e ndërmarrjeve, për të kuptuar nevojën e lidhjes së teorisë me praktikën dhe të detyrimin shoqëror dhe shtetëror, që këta të fundit kishin për këtë problem. Po kështu, nuk ishte këmbëngulur në mënyrë të vazhdueshme pranë dikastereve, për zbatimin e kontratave nga ana e ndërmarrjeve si dhe respektimin e vendimit të qeverisë mbi praktikat. Me gjithë përpjekjet, zbatimi i tyre mbeti një proces i vështirë.

Gjatë kësaj periudhe do të tentohej drejt ndryshimeve edhe në fushën e teksteve. Përpjekjet për plotësimin në vija të përgjithshme të kërkesave të fakulteteve me tekste kishin ardhur në rritje. Vetëm për vitin studimor 1958-1959, ishin shumëfishuar 180 tekste me më se 30.000 faqe. Por duhej thënë se, nevojat e Universitetit dhe shkollave të tjera të larta, ishin shumë më të mëdha. Numri i përgjithshëm i lëndëve të trajtuara në sistemin e arsimit të lartë arrinte në 250, ndërkohë që ai i teksteve nuk ishte më tepër se 104. Akoma më problematike paraqitej situata në arsimin pa shkëputje nga puna249.

Dihej që shumica e teksteve ishin përkthime. Nga 100 tekste në përdorim rreth 80 ishin përkthime, 10 adaptime dhe vetëm 10 prej tyre, origjinali. Për më tepër, si do të përmendej në një informacion të Ministrisë së Arsimit mbi ecurinë e vitit 1958-1959, “Tekstet e përkthyera nga librat e shkollave koresponduese sovjetike, shpesh nuk korespondojnë me volumin e orëve të parashikuara në planin mësimor...250 Kjo natyrisht sillte vështirësi për studentët duke e bërë më të nevojshme hartimin e teksteve që t’i afroheshin realitetit shqiptar.

Duke evidencuar kërkesat në rritje për tekste origjinale, në informacionin e një fakulteti që nuk ishte i vetmi, përkthimet dhe adoptimet do të vlerësoheshin si të nevojshëm dhe të domosdoshëm për fazën e parë të veprimtarisë të shkollave të larta. Tashmë ato nuk mund të vlenin më si bazë për studentët në kuptimin e vërtetë të fjalës, por si një material ndihmës. Kishte ardhur koha, do të vijohej më tej që “....

249 AQSH, F. 511, V.1959, dos. 6, fl. 68-70. 250 Po aty.

Page 101: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

100

hartimi i teksteve origjinale, përpunimi i dispencave si edhe ndonjë adaptim” të trajtoheshin si “çështje të dorës së parë”251.

I gjithë sistemi i arsimit të lartë, nga viti akademik 1959-1960 do të punonte mbi bazën e planeve, programeve dhe teksteve të reja, ku elementi bazë do të ishte ai i zbatimit të duhur në praktikë. Në hartimin e tyre u angazhuan specialistët më të kualifikuar të kësaj fushe, duke kontribuar në forcimin e këtij sistemi dhe rritjen e efikasitetit të tij, në përgatitjen e kuadrit të lartë. Ndryshimet e kësaj periudhe hapën horizonte të reja për thellimin e proceseve të nisura, duke shërbyer si një bazë e rëndësishme për periudhën që pasoi.

*

* *

3. Riorganizimi i sistemit të arsimit të lartë (1960-1965)

Në fillimin e viteve 60-të shkolla shqiptare do t’i nënshtrohej një reforme të dytë asaj për “Riorganizimin e sistemit arsimor”. Thelbin e reformës para së gjithash “e përbënte zbatimi sistematik dhe konsekuent i parimit të bashkimit të mësimit me punën prodhuese në të gjitha hallkat e arsimit”. Zbatimi i këtij parimi, si do të thuhej në vendimin për riorganizimin e shkollës, “.... kërkon ndryshime rrënjësore që prekin organizimin, brendinë dhe metodat e të mësuarit”252.

Problemi ishte mjaft kompleks dhe zgjidhja e tij varej nga angazhimi i plotë i të gjitha strukturave shtetërore e partiake, opinionit intelektual dhe i të gjithë shoqërisë. Ndryshimet natyrisht do të preknin shkollën e lartë, duke përvijuar edhe drejtimet themelore të ecurisë së saj të mëtejshme. Në këtë kuadër i gjithë dokumentacioni shkollor, metodat, veprimtaria mësimore-edukative do t’i nënshtrohej ndryshimeve të rëndësishme.

Pas krijimit të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe zhvillimeve të reja në gjithë sistemin e arsimit të lartë, vëmendja do të fokusohej drejt konsolidimit të mëtejshëm të këtij sistemi dhe në mënyrë specifike, në thellimin e përmbajtjes socialiste. Gjithnjë e më tepër shkolla e lartë do të vihej në funksion të kërkesave të ekonomisë të centralizuar, për përgatitjen e specialistëve të fushave të ndryshme “të gatshëm për të përballuar sfidat e kohës... e kontribuar në ndërtimin e socializmit”253.

251 Po aty, dos. 7, fl. 45-46. “Nga raporti mbi disa masa për përmirësimin e punës në Fakultetin Ekonomik”. 252 “Arsimi Popullor”, viti 1960, nr. 7, fl. 3-5. Nga Raporti i Byrosë Politike të KQ “Mbi riorganizimin

e shkollës dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit arsimor”. 253 “Arsimi Popullor”, viti 1960, nr.7, fl. 3-5. Nga raporti i Byrosë Politike të KQ të PPSH “Mbi

riorganizimin e shkollës dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit arsimor”.

Page 102: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

101

Zhvillimet e deriatëhershme në arsimin e lartë krijonin mundësi për zgjerimin e tij me ritme më të shpejta. Në vitin 1960, në këtë kategori shkollore do të mësonin afërsisht 6700 studentë prej të cilëve, 3500 në sistemin e ditës dhe rreth 3200 në atë pa shkëputje nga puna254. Krahas hapjes së fakulteteve të reja, do të ndërmerreshin riorganizime të degëve ekzistuese si dhe mjaft masa në fushën e planeve, programeve, pajisjes së shkollave të larta me kuadro të mjaftueshme e nivelin e duhur shkencor e profesional, etj.

Nisur nga nevoja e përgatitjes të kuadrit në sektorin e bujqësisë, në dhjetorin e vitit 1960 do të shihej mundësia e bashkimit të katër instituteve në një të vetëm, nën emërtimin “Instituti i Lartë Shtetëror i Bujqësisë” me qendër në Kamëz. Jeta e brendshme do të organizohej mbi bazën e statutit të përgjithshëm të shkollave të larta255. Në kuadrin e zgjerimit të arsimit të lartë, nga shkurti i vitit 1962 do të hapej “Konservatori shtetëror i Tiranës” dhe në të njejtin vit, nga Fakulteti i Inxhinierisë do të shkëputej dega e gjeologjisë dhe minierave, për të krijuar brenda Universitetit Fakultetin Gjeologji-Miniera256.

Krahas zgjerimit dhe forcimit të institucioneve vëmendje kryesore do të punohej për thellimin e ndryshimeve në përmbajtjen e procesit mësimor edukativ me synimin e konsolidimit të karakterit socialist të kësaj kategorie shkollore. Në Tezat e KQ të PPSH, në qershorin e vitit 1960, do të përvijoheshin qartë edhe synimet kryesore të përgatitjes së kuadrit. “Specialisti i lartë, do të thuhej në to, - duhet të zotërojë degët përkatëse të shkencës dhe teknikës së sotme, të njohë teknologjinë dhe organizimin e prodhimit, të jetë i përgatitur për veprimtari të pavarur drejtuese”. Prandaj në shkollën e lartë duhet të përmirësohet riorganizimi që ka filluar, duk e lidhur më ngushtë punën mësimore e shkencore të saj me prodhimin”257.

Megjithëse sistemi i arsimit të lartë ishte një sistem relativisht i ri, ishin arritur mjaft zhvillime dhe niveli cilësor i përgatitjes së studentëve, kishte ardhur në rritje. Gjithsesi, krahas ecurisë pozitive në veprimtarinë e shkollave vëreheshin edhe mjaft dobësi. Sipas një analize të Këshillit të Ministrave të bërë në korrikun e vitit 1961, ajo çka ishte arritur nuk mjaftonte. Në disa fakultete për rreth 90 lëndë mësimore, tekstet mungonin. Plani i botimit i vitit 1960 do të rezultonte i parealizuar. Katedra të ndryshme zhvillonin mësime pa programe dhe pa, analizuar leksionet e shkruara nga pedagogët.

Puna për pregatitjen e aspirantëve linte për të dëshiruar dhe aktivizimi i bashkëpunëtorëve të jashtëm shkencor ishte e pakët. Ndjekja e planit tematik të punës shkencore bëhej me të meta; dhe nuk ishin krijuar kushte që temat dhe nëntemat të

254 Vjetari statistikor, viti 1985. Për përdorim të brendshëm, Tiranë 1985, fl. 274. 255 Gazeta Zyrtare, viti 1961, Mbi krijimin e Institutit të Lartë Shtetëror të Bujqësisë, nr. 6, fl.201.

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 206, dt. 31.03.1962. 256 Po aty, viti 1962, nr. 4, fl. 76, Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 97, dt. 23.03.1962, “Mbi krijimin

e Fakultetit të Gjeologjisë e Minierave”. 257 Dokumente Kryesore të PPSH, vëll. 3, Tiranë 1974, fl. 329-330. Nga Tezat e KQ të PPSH “Mbi

lidhjen e shkollës me jetën”.

Page 103: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

102

përfundonin brenda afateve. Studimi me korespondencë mbetej pika e dobët e gjithë sistemit të shkollave të larta. Udhëzimet metodike për një pjesë të programeve mësimore mungonin dhe, organizimi i konsultimeve në rrethe me studentët nuk kishte dhënë përfundime të kënaqshme. Në dhënien e bursave nuk ishte zbatuar dispozitat në fuqi. Po kështu në administrimin e materialeve nuk ishte treguar kujdesi i duhur; sidomos për mirëmbajtjen e monumenteve, blerjen e materialeve etj.

Këshilli i Ministrave, përballë kësaj situate do të tërhiqte vëmendjen e Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tiranës për të metat dhe çrregullimet e vërtetuara në organizimin e punës, duke kërkuar marrjen e masave të shpejta për përmirësimin e metodës së drejtimit, të forcimit të nivelit cilësor të procesit mësimor etj. Në mënyrë të veçantë do të kërkohej marrja e masave për lëndët që nuk kishin tekstet dhe ku pedagogët duhej të përgatisnin leksionet në fund të çdo muaji.

Ndërkohë do të këmbëngulej për përgatitjen në kohë të shkollave, për zhvillimin e vitit akademik 1961-1962 në kushte më të mira. Ministria e Arsimit dhe Kulturës dhe Komiteti shtetëror i punës dhe i pagave duhej të përfundonte projektin e ri të normave të ngarkesës së pedagogëve dhe të shqyrtonte organikat për Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe shkollave të tjera të larta. Të dy këto institucione, duhej të angazhoheshin në ripunimin e rregullores së bursave, përcaktimin e kritereve për inventarizimin e plotë të materialeve në muzeumin etnografik dhe arkeologjik, caktimin e limiteve në planin financiar të Universitetit Shtetëror të Tiranës etj.258 Masat organizative do të ndikonin pozitivisht në veprimtarinë e shkollave të larta.

Tab. 7259

Studentët që ndjekin studimet e larta brenda shtetit për vitet shkollore 1946-1947, 1950-1951, 1955-1956 dhe 1960, 1961, 1962, 1963

Vitet shkollore

Gjithsej Prej këtyre ndjekin institutet pedagogjike 2/vjeçare

Numri i studentëve

Nga këta

femra

Pranuar të rinj

Nga këta

femra

Numri i studentëve

Nga këta

femra

Pranuar të rinj

Nga këta

femra

Gjithsej 1946-47 53 15 53 15 53 15 53 15 1950-51 304 61 105 24 304 61 105 24 1955-56 3411 496 1490 130 638 149 .... ....

258 AQSH, F.511, V.1961, D.51, fl.45. Nga protokolli i mbledhjes të Këshillit të Ministrave dt. 4.07.1961. “Mbi veprimtarinë e USHT”. 259 Vjetari Statistikor, Arsimi dhe Kultura, Tiranë, 1963, fl. 335.

Page 104: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

103

1960-61 6703 1114 2155 414 1339 274 460 121 1961-62 9287 1517 2927 565 1816 463 965 245 1962-63 11687 2225 3862 897 3137 949 1723 542

Të ditës 1946-47 24 10 24 10 24 10 24 10 1950-51 130 43 75 20 130 43 75 20 1955-56 1595 291 576 70 158 64 105 ... 1960-61 3499 608 1299 243 437 108 260 65 1961-62 5234 943 1694 386 663 211 459 150 1962-63 6048 1152 1973 402 921 298 538 166

Të mbrëmjes 1955-56 706 55 394 20 - - - - 1960-61 802 161 260 64 30 8 30 8 1961-62 845 123 276 40 29 4 - - 1962-63 916 187 308 95 172 79 168 78

Me korespondencë 1946-47 29 5 29 5 29 5 29 5 1950-51 174 18 30 4 174 18 30 4 1955-56 1110 150 520 40 480 85 ..... .... 1960-61 2402 345 596 107 872 180 170 48 1961-62 3208 451 957 139 1124 248 506 95 1962-63 4723 886 1581 400 2044 572 1017 298

Nisur nga pikësynimi i vendosjes së veprimtarisë mësimore-edukative të tyre mbi bazën e kërkesave të reformës së re për riorganizimin e shkollës, strukturat partiake dhe ato shtetërore, gjithnjë e më tepër do të fokusohen në problemin e thellimit të ndryshimeve të nisura në fushën e dokumentacionit. Në vijimësi të masave të marra për përmirësimin e nivelit teorik e praktik të përgatitjes së studentëve që tashmë janë bërë të njohura, do të ndërmerren të reja. Në korrikun e vitit 1961, Drejtoria e Arsim-Kulturës, pranë KQ të PPSH, do të analizonte efektet e zbatimit të planeve e programeve në të gjitha shkollat e larta.

Gjithnjë sipas saj, nëpërmjet lëndëve të kulturës së përgjithshme, nuk arrihej përgatitja e duhur sidomos ajo politike e ideologjike e studentëve. Lëndët shoqërore trajtoheshin në mënyrë të diferencuar. Kështu në disa Fakultete si ai i Mjekësisë, Inxhinierisë, Shkencave të Natyrës dhe Institutin e Lartë Bujqësor, lëndët e Filozofisë dhe Ekonomisë politike, zhvilloheshin në volum të përafërt, rreth 84 orë, përkundrejt 118 orëve që zinin në planin mësimor të fakulteteve të tjera. Një trajtim i tillë jo vetëm që sillte vështirësi, për çka ishte më e rëndësishme nuk sigurohej si duhej “lidhjen e gjallë të çështjeve teorike me praktikën e ndërtimit të socializmit”,

Page 105: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

104

mungonte argumenti teorik dhe studentët nuk arrinin të shkëputeshin nga “deklaratat e përgjithshme”260.

Në këto kushte, sipas një tjetër burimi, duhej t’i jepej fund anomalive duke shkuar drejt unifikimit. “Nuk na duket e drejtë, - do të thuhej në të, - që Historia e PPSH të vazhdojë të jepet me 36 orë leksion dhe 18 orë seminare, ashtu si jepej 10 vjet më parë” dhe se kishte ardhur koha që t’i jepej vendi i duhur nëpërmjet të përcaktimit të proporcioneve “më të drejta, të barabarta për lëndët e filozofisë e të ekonomisë politike në të gjitha fakultetet jo humanitare”261.

Byroja Politike e KQ të PPSH, po në korrikun e këtij viti do t’i kthehej idesë të rritjes së peshës të lëndëve të kulturës së përgjithshme, sidomos atyre të mirëfillta politike. Duke filluar nga viti akademik 1961-1962, në të gjitha shkollat e larta të vendit do të futej detyrimisht lënda e edukatës fizike dhe, do të rritej volumi i orëve të grupit të lëndëve të kulturës së përgjithshme nga 11-20 për qind, në 17-25 për qind”262. Me ndryshimet e reja pakësoheshin deri diku orët e lëndëve të specialitetit, por ruhej niveli i mëparshëm i praktikave mësimore dhe atyre të prodhimit, me një tendencë të lehtë në rritje të peshës së tyre. Në planet e reja të hartuara në këtë periudhë, në vartësi nga natyra e çdo fakulteti, ato do të varionin nga 8-21 javë në 52-60 javë263.

Në lëndët e kulturës së përgjithshme, rritjen më të madhe do ta kishin lëndët politike. Sipas vendimit të Sekretariatit të KQ të PPSH, të korrikut të vitit 1961 do të kishin një volum prej 120 orësh leksione dhe seminare, lënda e Historisë të PK të BS dhe Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare, që zëvendësonte kursin e shkurtër të PK të BS. Ndërkohë strukturat arsimore ngarkoheshin për përcaktimin e renditjes së temave, shtrirjen e tyre sipas fakulteteve dhe sasinë e orëve.

Vëmendja do t’i kushtohej dhe ndryshimeve në programe, të cilat në përputhje me orientimet partiake, pas prishjes së marrëdhënieve me B.Sovjetik, do t’i nënshtroheshin një “ripunimi” të kujdesshëm “... në frymën e Deklaratës së Moskës të vitit 1960 dhe të Kongresit të IV të PPSH”. Ato do të “pasuroheshin” me tezat e PPSH dhe eksperiencën e ndërtimit socialist264. Në funksion të forcimit të lëndëve politike, katedra e Marksizëm-Leninizmit në USHT ndahej në dy katedra, atë të Historisë së PK të B. Sovjetik dhe Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare e Historisë së PPSH dhe, Katedrën e Filozofisë Marksiste. Në këtë kontekst do të shihej edhe çështja e teksteve dhe literaturës. Teksti bazë i Ekonomisë Politike (botimi i vitit

260 AQSH, F. 14, V.1961, dos. 56, fl. 1-6. Nga relacioni i Drejtorisë të Arsim-Kulturës në KQ të PPSH “Mbi disa çështje të shkencave shoqërore në shkollat e larta dhe punës së katedrave përkatëse”, dt. 15.07.1961. 261 Po aty, dos. 174, fl. 1-4. 262 AQSH, F.14, V.1961, dos. 56, fl. 1-6. 263 Po aty. 264 Po aty, dos. 56, fl. 96-96/1. Vendim i Sekretariatit të KQ të PPSH nr. 207, dt. 15.07.1961, “Mbi disa çështje të shkencave shoqërore në shkollat e larta dhe të katedrave përkatëse”.

Page 106: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

105

1954), tashmë i vjetruar do të “përmirësohej” dhe “pasurohej” ndërkohë që do të fillonte puna edhe për hartimin e një teksti të plotë të Historisë së PPSH265.

Ndryshimet e reja në plane, programe dhe tekste do të ndikonin në forcimin e përmbajtjes socialiste të veprimtarisë të shkollave të larta, por efekti i tyre në masën kryesore do të varej nga niveli shkencor e profesional i stafit pedagogjik që do t’i zbatonte. Sigurimi i kuadrit të mjaftueshëm dhe rritja e nivelit të tij, mbetej një çështje e rëndësishme edhe për këtë fazë të zhvillimit të arsimit të lartë. Ndonëse deri në këtë periudhë numri i kuadrove me arsim të lartë ishte më i kufizuar, në shkollat e larta ishin përzgjedhur ata më të mirët.

Gjithsesi nevojat e kuadrit mbeteshin të konsiderueshme. Po i ilustrojmë me tabelën e mëposhtme266:

Tab. 8

Disa të dhëna mbi gjendjen dhe nevojat në pedagogë

Nr Emertimi

1960 1967

Nr.

i stu

den

gjith

sej

Nr.

i ped

ago-

geve

Rap

orti

peda

gog

stud

ent

Nr.

i stu

dent

-ve

gjith

sej

Nr. pedagogeve

Rap.ped Student

Gje

ndja

Nev

ojat

4/5 4/6

a b 1 2 3 4 5 6 7 8

I. Universitetin e Shte. Tiranes 2.295 211 1/11 5.155 343 390 1/15 1/13

1 Fakulteti Inxhinjerisë 785 51 1/15 1.090 59 66 1/18 1/15

2 gjeologj.-min. - - - 255 24 25 1/10 1/10

3 ekonomik 170 20 1/8 435 25 2 1/17 1/13

4 Shken.natyre 370 43 1/8 1.245 81 87 1/15 1/14

5 Mjekesi 635 53 1/12 1.030 77 88 1/13 1/11

6 Histori-Filolo 260 40 1/6 945 68 78 1/14 1/12

265 Po aty. 266 AQSH, F. 511, V. 1967, D.51, fl. 70.

Page 107: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

106

7 Juridik 75 4 1/19 155 9 14 1/17 1/11

II Instituti Bujqesor 440 43 1/10 1.315 78 88 1/17 1/15

1 Fakulteti Agronomi. 255 25 1/10 840 37 44 1/22 1/19

2 Veterinarise 125 17 1/7 325 27 30 1/12 1/11

3 Pyjeve 60 1 - 150 14 14 1/11 1/11

Shënim: Kërkesat në pedagogë (kolona 6) janë vetëm kërkesa imediate për plotësimin e deficiteve.

Në të njëjtën kohë, strukturat arsimore do të thellonin masat për kualifikimit e mëtejshëm të kuadrit, faktor ky i rëndësishëm për rritjen e nivelit të procesit mësimor-edukativ. Në këtë periudhë, si rrjedhojë e përpjekjeve të bëra në institucionet dhe ndërmarrjet e vendit tashmë punonin me mijëra kuadro të reja me arsim të lartë. Në shkollat e larta përgatiteshin çdo vit 300-400 specialistë, duke krijuar mundësi më të shumta për sigurimin e kuadrit me nivelin e duhur shkencor e profesional, për gjithë sistemin e arsimit të lartë.

Një masë e rëndësishme në këtë drejtim do të ishte, vendosja e konkursit për vendet e punonjësve shkencorë dhe mësimorë në Universitetet dhe institucionet e tjera mësimore shkencore. Ai do të shihej si një element stimulues për të gjitha kuadrot e lartë, për të punuar në mënyrë të vazhdueshme për rritjen e kualifikimit të tyre dhe për një pjesëmarrje aktive, në zgjidhjen e problemeve të rëndësishme të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe kulturës, aktivizim më të gjerë në punën shkencore, etj.

Kuadrot e Universitetit dhe të institucioneve të tjerë shkencorë dhe mësimorë do të shtonin përpjekjet, me qëllim që të mbanin vendet dhe përgjegjësit e tyre. Duke marrë parasysh se në shkollat e larta ishin grumbulluar kuadrot nga më të mira, mjaft prej atyre ekzistues do të qëndronin në vendet e mëparshme të punës, ndërkohë që numri i atyre që do të tërhiqeshin nga prodhimi apo institucionet e tjera do të ishte më i kufizuar267.

Këshilli i Ministrave me një vendim të veçantë, duke filluar nga viti shkollor 1960-1961, do të vendoste konkursin për vendet e punonjësve pedagogjikë-shkencorë268. Sipas tij, vendet e përgjegjësit të katedrave, të sektorëve, të profesorit, docentit, bashkëpunëtorit të vjetër shkencor, pedagogut, asistentit dhe të bashkëpunëtorit të ri shkencor në Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe në institutet e tjerë të lartë arsimorë e shkencorë, ziheshin me anën e konkursit. Personat që i mbanin ato me hyrjen në fuqi të vendimit, quheshin të përkohshëm.

267 AQSH, F. 511, V. 1960, dos. 28, fl.4. 268 AQSH, F. 511, V. 1960, dos. 28, fl. 4, Nga vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 140, dt. 7.3.1960

“Mbi vendosjen e konkursit për vendet e punonjësve pedagogjik e shkencor”.

Page 108: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

107

Konkursi për zënien e vendeve të ndryshme zhvillohej çdo 10 vjet, sipas grafikut të hartuar nga rektori ose drejtoria e institutit të lartë arsimor ose shkencor dhe të aprovuar nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës. Në konkurs mund të merrte pjesë çdo shtetas shqiptar që kishte arsim të lartë, që kryente me sukses punë shkencore dhe pedagogjike në një degë të caktuar, ose që kishte një stazh pune të paktën prej 5 vjet. Ai zhvillohej midis personave që kishin të njejtin titull shkencor me atë që kërkon vendi i punës.

Punonjësit pedagogjikë – shkencorë, të cilët si pasojë e konkursit nuk zinin më vendet që mbanin më parë, largoheshin nga detyra vetëm me aprovimin e Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës dhe ato që fitonin konkursin i zinin vendet përkatëse në institucionet e lartë arsimorë dhe shkencorë, vetëm pasi të emëroheshin prej saj269.

Në kuadrin e masave të ndërmarra në këtë periudhë, për forcimin e nivelit cilësor të procesit mësimor në shkollat e larta, në qershorin e vitit 1961, Këshilli i Ministrave, do të përcaktonte edhe normat e reja të mësimit për punonjësit pedagogjikë shkencore të Universitetit shtetëror të Tiranës, të shkollave të tjera të larta dhe të instituteve pedagogjike dy vjeçare. Sipas tyre në të gjitha lëndët pedagogu duhej të zhvillonte 600-320 orë, përgjegjës i katedrës 550 orë dhe dekani dhe zv.dekani 100-500 orë. Me vendim të rektoratit të Universitetit ose të drejtorisë në shkollat e tjera të larta, ngarkesa e planit mësimor e shkencor të çdo viti, nuk duhej të kalonte kufirin maksimal të normës simbas raportit të orëve të leksioneve dhe orëve të tjera (provime, paraprovime, konsultime, etj.), vështirësisë së lëndës, etj.

Në rastet kur pedagogu ngarkohej me punë shkencore, simbas tematikës së aprovuar nga rektorati, ngarkesa e tij mund të ulej edhe nën normën minimale të parashikuar. Bashkëpunëtorët shkencorë mund të ngarkoheshin që, krahas punës shkencore, të japin edhe mësim në fakultetet përkatëse, por në këto raste atyre u pakësohej ngarkesa e punës shkencore. Vendimi hynte në fuqi në vitin e ri shkollor 1961-1962270.

Krahas këtyre masave organizative mjaft të rëndësishme që ndihmonin në rritjen e cilësisë së përgatitjes së kuadrit, do të intensifikohen përpjekjet për rritjen e numrit të studentëve të rinj. Në vitin shkollor 1961-1962 në të gjitha shkollat e larta do të futeshin krahas planifikimit për këtë vit edhe 850 studentë, mbi planin e vitit arsimor 1961-1962. Për këtë Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, do t’i jepeshin të ardhura shtesë në masën 9.230.000 lekë për bursat e studentëve dhe 1.424.000 lekë për rrogat e personelit mësimor.

Kontigjenti i pedagogëve dhe laborantëve për shkollat e larta të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, rritej në 42 vetë mbi planin e parashikuar të vitit 1961. Po

269 AQSH, F. 511, V. 1960, dos. 28, fl. 4, Nga vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 140, dt. 7.3.1960

“Mbi vendosjen e konkursit për vendet e punonjësve pedagogjik e shkencor”. 270 AQSH, F. 511, V. 1961, dos. 54, fl.1. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 154, dt. 2.06.1961 “Mbi

normat e punonjësve pedagogjikë shkencorë të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe shkollave të tjera të larta dhe Instituteve pedagogjike 2-vjeçare”.

Page 109: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

108

kështu Ministrisë së Bujqësisë t’i jepej për Institutin e Lartë Shtetëror të Bujqësisë 972.000 lekë për bursat e studentëve. Të gjithë studentët që vazhdonin studimet rregullisht, do të merrnin bursë të plotë271.

Zbatimi i objektivave të Planit të III Pesëvjeçar presupozonte një zhvillim me ritme të shpejta të arsimit të lartë. Sipas një përllogaritje fillestare në vitet 1960-1965, nevojat e ekonomisë do të ishin për rreth 11.000 specialistë të lartë nga 6995 në fillimin e vitit 1960. Kapaciteti ekzistues i sistemit të arsimit të lartë mund të përballonte përgatitjen e afërsisht 9000 prej tyre, gjë që nënkuptonte një plotësim të pjesshëm të kërkesave për kuadro të larta272. Në këto kushte, tërheqja e sa më shumë studentëve dhe sidomos ruajtja e kontingjentit të tyre, kthehej në një prioritet.

Tab. 9.273:

Nxënës e studentë të rinj në shkollat me shkëputje nga puna

Vitet 1950 1960 1970 I. Në shkollat 8-vjeçare, në mijë 32 43 72 Qytet 6 13 22

Fshat 26 30 50 II. Në shkollat e mesme, në mijë 3 6 15 Në shkollat e mesme profesionale 2 4 8

Në shkollat e mesme të përgjithshme 1 2 7 III. Në shkollat e larta 75 1299 2197 Universiteti i Tiranës - 745 1379

Instituti i Lartë Bujqësor Tiranë - 127 415

Instituti i Lartë Bujqësor Korçë - - -

Instituti i Lartë i Arteve - 27 83

Instituti i Fiskulturës - - 62

Institutet Pedagogjike 75a 40 258

271 Po aty, Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 297, dt. 16.09.1961 “Mbi masat për përgatitjen e

kuadrove të larta”. 272 AQSH, F. 511, V. 1959, dos. 71, fl. 67-68. Nga relacioni “Mbi gjendjen e kuadrit dhe nevojat për të ardhmen”. 273 Vjetari Statistikor I Shqipërisë, Arsimi, Tiranë 1991, fl. 98

Page 110: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

109

Problemi bëhej më i mprehtë, si rrjedhojë e largimeve të shumta të studentëve nga fakultetet e “vështira”, sidomos ato të shkencave dhe institutet 2-vjeçare. Një fenomen të tillë detyrohen ta pranojnë vetë organet më të larta arsimore, “në rast se u referohemi të dhënave të vitit shkollor 1960-1961, - do të përmendej në një informacion rutinë të periudhës, - konstatohet se nga 365 studentë të regjistruar në këtë të fundit, vetëm 232 ose 64 për qind vijojnë mësimet rregullisht dhe, në Fakultetin Matematikë-Fizikë më pak se gjysma e tyre”274.

Shteti komunist do të mbetej i interesuar për sigurimin e specialistëve të lartë, sidomos për degë të rëndësishme të ekonomisë. Duke tërhequr vëmendjen e strukturave të kësaj fushe do të kërkojë përmbushjen me çdo kusht të “planit” dhe “kujdes” të vazhdueshëm për ruajtjen e raporteve midis degëve të ekonomisë. “Sot, - do të thuhej në një udhëzim të kësaj periudhe, - paraqiten dobët me kuadro të mesme dhe të larta sektori i minierave, industria e drurit dhe materialeve të ndërtimit, industria lokale, artizanati, shëndetësia e arsimi”. Ishte e vërtetë që plani realizohej në total, do të vijohej më tej, - por kjo arrihej “.... duke marrë nga arsimi profesional më shumë se 30 për qind të maturantëve të këtyre shkollave, maturantë këta që nuk ju dhanë prodhimit”275.

Deri në mesin e viteve 60-të, burimi kryesor i sigurimit të kuadrit të lartë do të ishin elementë nga qyteti dhe zonat me zhvillim arsimor të avancuar. Me kalimin e kohës, kur niveli i përgjithshëm i arsimimit të popullsisë erdhi në rritje, shteti do të ndiqte politika stimuluese që çuan dora-dorës në ndryshimin e përbërjes shoqërore të kuadrit të lartë276.

Në korrikun e vitit 1962, do të thirrej një plenum i veçantë mbi gjendjen e kuadrit në shkallë vendi dhe nevojat në të ardhmen. “Rëndësi e posaçme t’i jepet sigurimit dhe ruajtjes së kontingjenteve të nxënësve dhe studentëve në të gjitha hallkat e arsimit të përgjithshëm dhe profesional. Çdo sektor, - do të nënvizohej në të, - çdo ndërmarrje e kooperativë bujqësore jo vetëm duhet të realizojë plotësisht planin e kontingjenteve në përgjithësi, por edhe veç e veç për çdo degë apo specialitet. Gjithashtu të punohet me perspektivë për të plotësuar nevojat e kuadrit për të gjitha degët”277.

Për të plotësuar nevojat krahas tërheqjes në arsimin e lartë nga maturantët e shkollave të mesme, do të vinte në rritje edhe numri i atyre që tërhiqeshin nga prodhimi. Sipas burimeve të kohës, nga 1950 studentë të parashikuar për vitin shkollor 1961-1962, 800 prej tyre do të tërhiqeshin nga prodhimi, përkatësisht 400 nga ata që kishin mbaruar gjimnazet pa shkëputje nga puna dhe pjesa tjetër, nga

274 Po aty, viti 1960, dos. 114, fl. 40-42. 275 Po aty, viti 1959, dos. 71, fl. 65-66. 276 E. Kambo, “Mësuesit shqiptarë dhe riorganizimi i shkollës”, në: “Studime historike”, 2009, nr. 3-4,

f. 146. 277 Dokumente Kryesore PPSH, vëll. 4, fl. 183. “Mbi përmirësimin e mëtejshëm të punës për

përgatitjen e kualifikimin e kuadrit”, 19 korrik 1962.

Page 111: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

110

shkollat e tjera278. Kjo do të shihej si një nga rrugët alternative që siguronte një numër më të madh studentësh për shkollat e larta dhe njëheri, përmbushte synimin e PPSH për përmirësimin e origjinës shoqërore të kuadrit të ardhshëm.

Tab. 10.279

Studentët që mbaruan shkollat e larta brenda shtetit sipas degëve për vitet 1955 dhe 1960-1962

Fakultetet dhe degët

1955 1960 1961 1962

Gjithsej 240 41 868 123 721 124 1006 163

A. Të ditës e të mbrëmjes 224 39 683 112 585 108 868 143

I. Universiteti Shtetëror i Tiranës 143 19 454 77 442 80 567 85

Fakulteti i Drejtësisë - - 61 6 38 5 30 6

Fakulteti i Ekonomisë - - 134 33 93 17 71 5

- Dega e planifikimit dhe e industrisë - - 105 25 75 17 59 5

- Dega e financës dhe e kontabilitetit - - 29 8 18 - 12 -

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë 68 12 76 12 63 17 73 14

Dega e historisë dhe e gjeografisë 45 6 49 5 39 6 38 1

Dega e filologjisë 23 6 27 7 24 11 35 13

Fakulteti i inxhinierisë 57 2 84 1 115 1 190 8

- Dega e elektricitetit 16 1 23 - 16 - 33 3

- Dega e gjeologjisë - - 12 1 39 - 54 -

- Dega e mekanikës 19 - 10 - 20 - 45 - - Dega e minierave - - - - 10 - - - - Dega e ndërtimit 22 1 25 - 19 1 28 5

- Dega e topografisë - - 14 - 11 - 24 -

- Dega e naftës - - - - - - 6 -

Fakulteti i mjekësisë - - 77 20 90 31 124 31 Fakulteti i Shkencave të Natyrës 18 5 22 5 43 9 79 21

278 AQSH, F. 14, V.1961, dos.53, fl. 51-52, dt. 23.05.1961. 279 Vjetari Statistikor, Arsimi dhe Kultura, Tiranë, 1963, fl. 336.

Page 112: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

111

- Dega e matematikës dhe e fizikës 8 - 11 2 14 1 16 1

- Dega e biologjisë dhe e kimisë 10 5 11 3 29 8 57 15

- Dega e farmacisë - - - - - - 6 5

II. Instituti i Lartë shtetëror i bujqësisë 42 18 116 10 - - 105 3

Fakulteti i agronomisë 21 4 96 19 - - 55 1

Fakulteti i veterinarisë - - 20 - - - 21 1

Fakulteti i zooteknikës 21 4 - - - - 21 1

Fakulteti i pyjeve - - - - - - 5 - III. Instituti i Lartë i

Arteve Figurative - - - - - - 7 1

IV. Institutet pedagogjike 2/vjeçare 39 12 113 25 143 23 189 54

Dega e historisë dhe e filologjisë 25 6 48 18 54 10 60 16

Dega e biologjisë dhe e kimisë 7 2 20 3 16 11 - -

Dega e matematikës dhe e fizikës 7 1 17 4 26 5 60 15

Dega e fiskulturës - - 28 - 17 2 - - Dega e biologjisë dhe e gjeografisë - - - - - - 69 23

B.Me korespondencë 16 2 185 11 136 16 138 20 I. Universiteti Shtetëror i Tiranës 2 - 108 3 76 9 76 10

Fakulteti i Drejtësisë - - 19 1 7 - 17 1

Fakulteti i ekonomisë - - 26 1 16 5 43 7

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë 2 - 46 1 6 - 7 2

Fakulteti i Shkencave të Natyrës - - 7 1 17 4 9 -

II. Instituti i Lartë Shtetëror i Bujqësisë - - 12 1 - - 8 -

III. Institutet pedagogjike 2/vjeçar 14 2 65 7 60 7 54 10

Por si do të mësohej nga mjaft dokumente të kohës, studentët që vinin nga prodhimi kishin vështirësi sidomos në lëndët e shkencave si matematikë, fizikë, kimi

Page 113: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

112

etj. Ndodhte që të përballur me këto vështirësi, një pjesë e tyre braktisnin fakultetet. Për daljen nga kjo situatë, do të punohej për një parapregatitje të kësaj kategorie studentësh, me synimin e eleminimit deri diku të boshllëqeve të mbartura nga shkollat e mesme, të përfunduara vite më parë. Duke filluar nga viti shkollor 1960-61, Ministria e Arsimit do të hapte kurse pranë shkollave të mesme, mbi bazën edhe të disa kritereve të caktuara.

Sipas udhëzimit, lidhur me këto kurse “Për përgatitjen e njerëzve të prodhimit për të ndjekur shkollat e larta sipas profilit, do te organizohen kurse 9-mujore pa shkëputje nga puna, pranë shkollave 11-vjeçare të Tiranës, Korçës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Gjirokastrës, Beratit, Vlorës, Fierit, Lushnjës, Pogradecit dhe Kukësit”280. Plani mësimor parashikonte 6-10 orë javore në lëndët matematikë, fizikë, kimi etj., që do të zhvilloheshin mbi bazën e programit të shkollës së mesme të arsimit të përgjithshëm të “përshtatura”.

Pjesëmarrja në këto kurse ishte e lirë “...si për gjimnazistët e qendrave të prodhimit, ashtu edhe për teknikumasit, mjafton që këta të fundit, - si do të vijonte udhëzimi, - të kenë plotësuar stazhin 3-vjeçar të prodhimit” dhe se pas përfundimit të kursit, ata do të pajiseshin me një dokument të rregullt për përfundimin e tij281. Gjithnjë për të garantuar “përbërjen” e duhur të kuadrit, radhët e studentëve do të plotësoheshin edhe me elementë, që vinin nga administrata apo strukturat partiake e ato shoqërore. Për këtë, pranë fakulteteve të Institutit Bujqësor, Ekonomik e Juridik do të organizoheshin kurse të larta dy-vjeçare.

Mbi bazën e një vendimi të Byrosë Politike të KQ të PPSH, kuadrot që kryenin kurse dyvjeçare do të diplomoheshin si specialistë me arsim të lartë të pambaruar. Për të fituar diplomën këto kuadro, duhet të japin provime suplementare në volumin e lëndëve të fakultetit përkatës si dhe, provimet e shtetit”282. Sipas një përllogaritje të raportit midis kategorive të kuadrove, vendin më të madh e zinin ato që vinin nga ndërmarrjet dhe organizatat shoqërore.

Gjithnjë për përmirësimin e përbërjes të kuadrit të lartë, çdo vit do të tërhiqej një numër gjithnjë e më i madh studentësh nga fshati apo klasa punëtore, nëpërmjet një sistemi të gjerë bursash. Në vitet 1960-1965, rreth 90 për qind e studentëve sidomos në fakultetet e shkencave, inxhinierisë, ekonomikut e bujqësisë, mbështeteshin me bursë shtetërore. Me kalimin e viteve dhe zbutjen e problemit të kuadrit kjo përqindje do të vinte në ulje graduale. Gjithsesi për të gjithë periudhën, do të zbatohen kritere në tërheqjen e studentëve në shkollat e larta, ku më kryesor mbetej ai klasor.

280 AQSH, F. 511, V.1960, dos. 19, fl. 25-27. Udhëzim i Ministrisë së Arsim-Kulturës, nr. 15,

dt.10.11.1960 “Mbi hapjen e kurseve përgatitore pranë shkollave të mesme”. 281 Po aty, F. 14, V.1962, dos.146, fl.1-2. Udhëzimi i Sekretariatit të KQ të PPSh, nr. 557, dt.

22.03.1962 “Mbi disa çështje të pranimit të studentëve në shkollat e larta”. 282 AQSH, F. 511, V.1960, dos. 54, fl.12-13. Relacion nga vendimi i Byrosë Politike të KQ të PPSH,

nr. 117, dt. 23.03.1960 “Mbi nomenklaturën e kuadrove që mund të dërgohen në kurset e larta dyvjeçare të ekonomisë, bujqësisë e juridikut”.

Page 114: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

113

Udhëzimet e kësaj periudhe hedhin dritë për përdorimin e procedurave standarde tashmë të njohura. Trysnia e shtetit do të vinte në rritje, duke ndjekur politika shtrënguese, që natyrisht reflektuan në vetë përbërjen e specialistëve të lartë. Deri në vitin 1964, përzgjedhja e studentëve për shkollat e larta do të bëhej mbi bazën e udhëzimit të Sekretariatit të KQ të vitit 1954, të atij të vitit 1959 “Mbi kriteret e pranimit të studentëve në shkollat e larta” dhe veçanërisht në Udhëzimin e fundit nr. 557, dt. 22.03.1962283.

Sipas udhëzimit të ri, gjatë shqyrtimit të dokumenteve do të merrej për bazë si origjina dhe qëndrimi i familjes dhe vetë studentit në të kaluarën, por edhe në momentet aktuale. Kritere më të forta do të ndiqeshin për studentët jashtë vendit ku shprehej haptazi se “...në kushtet e tanishme duhet të dërgojmë njerëz shumë më të pjekur politikisht dhe ideologjikisht nga sa kemi dërguar”284. Vëmendje do t’i kushtohej edhe procedurës së ndjekur, në sigurimin e studentëve nga qendrat e punës si dhe, në atë të sistemit të mbrëmjes dhe korespondencës.

Në vitin 1964 procedimet e pranimit të studentëve brenda dhe jashtë vendit, do të pësojnë disa ndryshime. Sipas vendimit të ri të Sekretariatit të KQ të PPSH, nr. 68/1, dt. 21.03.1964, për të ndjekur studimet e larta jashtë shtetit mund të caktoheshin të gjithë ata që kishin kryer shkollat e mesme, që kishin garanci politike dhe notën mesatare mbi 4, duke i analizuar konkretisht në se të dhënat e tyre garantonin kryerjen e specialitetit përkatës.

Për studime jashtë shtetit nuk mund të caktoheshin ata që kishin të arratisur jashtë shtetit, njerëz nga të familjes së tyre si babanë, xhaxhanë e të tjerë, ata që kishin pasur njerëz të familjes që kishin luftuar kundër ushtrisë NÇL dhe shërbyer armikut, si edhe ata me familjarë të dënuar me burgim për arsye politike ose vjedhje të rënda të pronës shtetërore ose kolektive. Përjashtoheshin nga studimet jashtë shtetit elementë me origjinë shoqërore çifligarë, tregtarë të mëdhenj, kulakë etj.

Të drejtën për të ndjekur studimet e larta brenda shtetit, mund ta fitonin të gjithë të rinjtë që kishin kryer rregullisht shkollat e mesme dhe, që kishin qëndrim të mirë politik. Nuk do të pranoheshin për të ndjekur shkollat e larta brenda shtetit bijtë e tradhtarëve kryesorë, ata që nuk kishin qëndrim të mirë politik dhe që zhvillonin veprimtari armiqësore. Bursë shtetërore përfitonin të gjithë studentët e pranuar në shkollën e lartë, që përmbushnin rregullat në fuqi për të ardhurat e familjes së tyre. Nuk përfitonin bursë fëmijët e tregtarëve të pasur të prekur nga reformat e pushtetit popullor, fëmijët e atyre që kishin zhvilluar veprimtari armiqësore kundër lëvizjes NÇL, etj.

Në bazë të vendimit të Sekretariatit të KQ të PPSH, kontigjenti për studime të larta si dhe specialitetet përkatëse duhej të aprovohej nga organet qendrore në muajin

283 Po aty, F.14, V.1962, dos. 146, fl.1-2. Udhëzimi i Sekretariatit të KQ të PPSH, nr. 557, dt. 22.03.1962 “Mbi disa çështje të pranimit të studentëve në shkollat e larta”. 284 Po aty, viti 1961, dos. 53, fl. 51-52.

Page 115: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

114

dhjetor. Për këtë çështje Komisioni i Planit duhej të merrte të gjitha masat që, materiali të ishte gati deri në fillimin e janarit të çdo viti, ndërkohë që Ministria e Arsimit të shpallte specialitetet dhe bursat që do të ofroheshin285. Në këtë mënyrë, shqyrtimi i dokumentave do të bëhej në kohën e duhur dhe nxënësit e shkollave të mesme apo të rinjtë e qendrave të punës, informoheshin mbi specialitetet përkatëse.

Çdo i ri që dëshironte të vazhdonte studimet e larta, qoftë nxënës maturant ose punonjës që kishte përfunduar shkollën e mesme, i drejtohej me një lutje drejtorisë së shkollës ose qendrës së punës për të ndjekur shkollën e lartë, në tri specialitete sipas dëshirës ose profilit që kishte. Së bashku me të, duhej të paraqiste dokumentin shkollor me listën e notave, çertifikatën e gjendjes ekonomike, gjendjen familjare, lejen nga qendra e punës, raportin mjekësor, etj.

Këto dokumenta i shqyrton komisioni i shkollës ose i qendrës së punës, i cili përbëhej nga sekretari i organizatës bazë të partisë, që mbante pozicionin e kryetarit dhe si anëtarë, drejtori i shkollës ose i qendrës së punës, sekretar i komitetit të rinisë së shkollës, sekretari i komitetit dhe kryetari i komitetit profesional në qendrën e punës. Komisioni hartonte një karakteristikë të plotë me gjeneralitetet e të riut, qëndrimin politik e shoqëror të tij dhe të familjes, punën në shkollë dhe rezultatet mbi aftësitë e tij për të ndjekur studimet e larta, specialitetin që i përshtatej më shumë dhe jepte mendimin, në se personi duhej të ndiqte studimet brenda ose jashtë shtetit.286

Drejtori i qendrës së punës duhej të përcillte dokumentat e punonjësve që dëshironin të studionin, por vetëm për ata që kishin mbi 3 vjet stazh në prodhim. Ata me më pak se 3 vjet stazh në prodhim, fitonin të drejtën e vijimit të shkollës së lartë vetëm në se qendra e punës apo dikasteri ishte dakord, duke përfshirë në këto “raste” elementë që tregonin “aftësi të rralla” dhe “përkushtim”.

Komisioni i shkollës ose i qendrës së punës të gjitha dokumentat e grumbulluara ia përcillte Komitetit Ekzekutiv (seksionit të arsimit e të kulturës) dhe ky i fundit ia paraqiste për shqyrtim komisionit të posaçëm të rrethit, i përbërë nga sekretari i komitetit të partisë që drejtonte agit-propin, kryetarin e komitetit ekzekutiv që merrej me arsimin, kryetarin e degës së brendshme, sekretarin e parë të komitetit të rinisë dhe shefin e seksionit të arsimit në rreth.

Ky komision, pas shqyrtimit të dokumenteve jepte mendimin në se studentët mund të ndiqnin studimet jashtë shtetit dhe për ata, që nuk meritonin të vinin në shkollat e larta. Ndonëse këto të fundit përgatitnin gjithë dokumentacionin dhe jepnin “mendimin e tyre”, ishin strukturat partiake ato që vendosnin përfundimisht. “Komisionet, - do të thuhej në një udhëzim të brendshëm të Drejtorisë të Arsim-Kulturës në Komitetin Qendror të PPSH, lidhur me zbatimin e kritereve të reja, - do të këshillohen me komitetin e partisë, sidomos për raste të veçanta lidhur me dhënien ose jo të së drejtës së studimit... do të marrin mendimin e komitetit të partisë për

285 Po aty, fl. 4-5. 286 Po aty, fl.6-7.

Page 116: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

115

punonjësit e qendrave të punës... Nga ana tjetër këto ndryshime që bëhen në procedurën e pranimit e të dhënies së bursës në shkollat e larta, duhet të ndiqen në zbatimin e tyre”287.

Komisioni duhej të përfshinte në listat e atyre që mund të ndiqnin studimet të gjithë ata të rinj që nuk kishin asnjë pengesë politike për të dalë jashtë shtetit, në bazë të kritereve politike, pavarësisht nga përparimi në mësime ose numri i pjesëmarrësve të familjes që i kishin kryer studimet ose i vazhdonin ato jashtë shtetit288. Ministria e Arsimit dhe Kulturës nga ana e saj i përcillte mendimin mbi listën emërore të atyre që duhej të pranoheshin në shkollat e larta, kush nuk përfitonte bursë në bazë të kritereve të përcaktuara, duke bërë edhe sqarimet përkatëse. Personat e tjerë që nuk përfshihen në këto kategori pranoheshin në shkollat e larta brenda vendit pa ndonjë pengesë.

Caktimi i studimeve për jashtë shtetit ishte kompetencë e Komisionit Qendror të KQ të PPSH i përbërë nga kryetari që ishte drejtori i drejtorisë së arsim-kulturës, ndërsa anëtarë, zv. ministri i arsimit dhe kulturës, zv. ministri i punëve të brendshme, kryetari i degës së arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit dhe instruktori i drejtorisë së arsim – kulturës.

Studentët brenda shtetit, në bazë të materialeve të dërguara nga rrethet, caktoheshin nga një komision i përbërë: nga rektori i Universitetit, Drejtori i Institutit Bujqësor, zëvëndësat e rektorit e të drejtorit për anën mësimore, sekretari i Komitetit të Partisë në Universitet, përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, Drejtorisë së Arsimit e Kulturës dhe drejtorisë së bujqësisë në Komitetin Qendror të PPSH. Në të gjithë punën për shqyrtimin e dokumentave për pranimin në shkollat e larta brenda dhe jashtë, vendit porositej që “të tregohej drejtësi sa më e madhe dhe të mos u bëheshin favore, njerëzve të njohur që nuk plotësonin të gjitha kushtet289.

Forcimi i kritereve të pranimit në shkollat e larta do të sillte ndryshime në përbërjen shoqërore të inteligjencies së re. Edhe më tej do të vijonte politika e sigurimit të sa më shumë studentëve, me origjinë dhe përbërje familjare nga klasa punëtore e fshatarësia kooperativiste, nga fshati dhe qyteti, në mënyrë të veçantë nga rajonet e thella malore, me synimin e sigurimit të kuadrit vendas duke vazhduar të trajtohej si një prioritet tërheqja e sa më shumë vajzave.

Në vitin shkollor 1964-1965 do të tërhiqeshin 1845 studentë, prej të cilëve përafërsisht 20 për qind nga prodhimi. Në vitin pasardhës numri i studentëve do të vinte në rritje rreth 2195. Deri në këtë vit pritej që të diplomoheshin rreth 50 për qind 4410, nga përafërsisht 9000 studentë, në gjithë sistemin e arsimit të lartë290.

287 Po aty, viti 1964, dos. 25, fl. 3-7. “Udhëzimi i Drejtorisë së Arsim-Kulturës në KQ të PPSH, nr. 648,

dt. 9.04.1964 “Mbi disa ndryshime në procedurën e pranimit në shkollat e larta”. 288 AQSH, F. 511, V.1964, dos. 25, fl. 7-8 “Mbi ndryshimet në procedurën e pranimit në shkollat e

larta”, dt. 9.04.1964. 289 AQSH, Fondi 511, viti 1964, dos. 25, fl.10-11. Mbi disa ndryshime në procedurën e pranimit në

shkollat e larta, dt. 9.04.1964. 290 AQSH, F. 14, V. 1965, dos. 17, fl.75-76, dt. 7.05.1965.

Page 117: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

116

Përpjekjet e bëra për ecurinë e shpejtë të arsimit të lartë, zhvillimet në fushën e organizatave, të strukturës të profileve të hartimit të planeve, programeve dhe teksteve krijuan mundësi më të gjera për futjen në rrugën e konsolidimit gradual të kësaj hallke relativisht të re të sistemit arsimor, me rëndësi të veçantë për progresin ekonomik e shoqëror të vendit. Krahas zgjerimit mund të thuhet se pati zhvillime ndonëse jo në masën e duhur edhe në rritjen e nivelit të përgatitjes së kuadrit.

*

* *

4. Arsimi i lartë në prag të “revolucionarizimit” (1965-1968)

Duke filluar nga mesi i viteve 60-të do të ndodhnin ndryshime të rëndësishme në gjithë sistemin arsimor shqiptar. Në vorbullën e ngjarjeve të kohës shkolla e lartë, si institucioni kryesor i përgatitjes dhe edukimit të specialistëve të lartë, u gjend e përfshirë. Në këto vite do të vazhdonte shtrirja e mëtejshme e institucioneve të arsimit të lartë dhe sidomos, thellimi i ndryshimeve në përmbajtjen e veprimtarisë mësimore-edukative. Zhvillime të reja do të sillte implementimi i reformës së vitit 1963 për “Riorganizimin” e gjithë sistemit shkollor. “Motivet që e shtynin udhëheqjen e vendit në marrjen e masave të thella, mbeteshin politike. Nëpërmjet saj u synua para së gjithash përshtatja më e mirë e sistemit shkollor ekzistues, nevojave të ekonomisë dhe të kulturës të një shoqërie socialiste në konsolidim”.291

Në vitin 1965 prodhimi i përgjithshëm industrial zinte 56,6 për qind të prodhimit të përgjithshëm, me një rritje mesatare vjetore prej 6,8 për qind. Prodhimi bujqësor ishte vetëm 36 për qind më i lartë në raport me vitin 1960, duke mos përmbushur parashikimet për shtimin e prodhimit bujqësor dhe atij blegtoral292. Ekonomia zhvillohej gjithnjë sipas skemave të vjetra e të pandryshuara, në bazën e të cilave qëndronin konceptet ideologjike që i jepnin përparësi zhvillimit të industrisë së rëndë, dhe sidomos asaj nxjerrëse dhe përpunuese. Investimet në “veprat e mëdha” thithën pjesën më të mirë të burimeve financiare të vendit, duke thelluar edhe më tej, disproporcionin midis degëve të ndryshme të kësaj ekonomie të centralizuar”293.

Në klimën e krijuar, procesi i ndryshimeve në arsimin e lartë do të thellohej. Në pranverën e vitit 1965, Byroja Politike e KQ të PPSH do të analizonte ecurinë e procesit të përgatitjes së specialistëve të lartë në USHT dhe Institutin e Lartë Bujqësor dhe do të përcaktonte, disa “masa” emergjente për përmirësimin e gjendjes në këtë fushë. Si edhe është bërë e njohur, nga viti 1962-1963 në gjithë sistemin e shkollave 291 E.Kambo, Arsimi në Shqipëri…, vep, e cit., f.149. 292 Historia e Shqipërisë, vëll.4, Botim i Akademisë së Shkencave, 8 Nëntori, Tiranë, 1984, fl. 304-305. 293 E.Kambo, “Shkolla shqiptare në fillimet e “revolucionarizimit” (1966-67)”, Studime historike, 2011, nr. 3-4, fl.144

Page 118: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

117

të larta u bë rishikimi i pjesshëm i planeve dhe programeve mësimore, me qëllim që të mënjanoheshin anomalitë e defekte, por gjithmonë pa sjellë ndryshime thelbësore.

Në këtë kuadër u arrit të përcaktoheshin raportet midis gruplëndëve, në favor të forcimit të kulturës së përgjithshme teknike dhe speciale, u lehtësuan planet nga ngarkesa e tepërt dhe lënda përshkrimore dhe në programet e reja, u evituan deri diku paralelizmat. Në këtë kuadër u tentua drejt pasqyrimit më të gjerë “të problemeve të ndërtimit socialist të vendit”. I gjithë ky proces solli “përmirësimin” në dokumentacionin e shkollave të larta294. Por me gjithë përpjekjet si do të konstatohej nga analiza e strukturave të larta partiake nuk iu dha zgjidhje e thelluar çështjes së profileve dhe të strukturës së planeve mësimore . Për rrjedhojë edhe përmirësimet në procesin e përgatitjes së kuadrit, nuk ishin në shkallën e duhur.

Ministria e Arsimit në bashkëpunim me shkollat e larta, do të ndërmerrte një studim, të orientuar kryesisht në gjetjen e zgjidhjeve më optimale për çështje të tilla të rëndësishme si, përcaktimin më të mirë të profileve dhe afateve të studimit, strukturën e planeve mësimore, forcimin e punëve laboratorike, përmbajtjes dhe kohës së praktikave, krijimin e kushteve më të favorshme për punën e pavarur të studentëve, kualifikimin e kuadrit etj.

Instancat e larta shtetërore, do të tërhiqnin vëmendje e strukturave të shkollave të larta, që të thelloheshin në studimin e këtyre problemeve që duhej të përfundonin në vitin 1965 dhe të kishin si objekt, jo krijimin e fakulteteve të reja por “përmirësimin e programeve mësimore të fakulteteve ekzistuese”295. Orientimi drejt këtyre çështjeve, do t’i shërbente thellimit të ndryshimeve në fushën e përmbajtjes, si një nga dukuritë kryesore të zhvillimeve në arsimin e lartë të kësaj periudhe.

Në përputhje me kushtet dhe nevojat e vendit, përgatitja e kuadrit do të vazhdonte të kryhej mbi bazën e profilit të gjerë. Por në ndryshimin e planeve mësimore ekzistuese, vijonin të kishte ndikim aty-këtu, elemente të profilit të ngushtë, duke grumbulluar më shumë lëndë të specialitetit në dëm të kulturës së përgjithshme296. Ajo çka kërkohej do të ishte, forcimi i lëndëve të kulturës së përgjithshme teknike dhe lëndëve të specialitetit që garantonte lidhjen organike të teorisë me praktikën.

Sipas të dhënave të kohës, për shkak se shkencat shoqërore dhe praktikat ishin të vendosura në kuota të larta dhe, se lëndët e kulturës speciale ishin të mbushura me tema jo kryesore, kjo çonte në dobësimin e kulturës teknike dhe në plane mësimore të rënduara. Kështu në Inxhinierinë e Ndërtimit plani mësimor parashikonte 37 lëndë, dega Mekanike 33, Fakulteti i Mjekësisë 44 etj. Për përmirësimin e gjendjes do të

294 AQSH, F.14, V.1965, dos. 6, fl.100-113. Nga raporti i Këshillit të Ministrave paraqitur në Byronë Politike të KQ të PPSH dt. 9.04.1965 “Mbi orientimet e përgjithshme për përmirësimin e mëtejshëm të përgatitjes së specialistëve të lartë në USHT dhe Institutin e Lartë Bujqësor”. 295 AQSH, F. 490, V. 1967, dos. 1138, fl. 6-10. 296 Po aty, fl. 110-111.

Page 119: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

118

bëhej një rishikim i planeve mësimore duke përgatitur plane të reja ku vendoseshin raporte të përmirësuara midis gruplëndëve.

Po e ilustrojmë me tabelën e mëposhtme297:

Tab. 11

Dega

Orët totale Përqindja e grupit të lëndëve

Kulturë e përgjithshme

Kulturë e përgjithshm

e teknike

Kulturë speciale

Plan

i ek

zist

ues

Plan

i i ri

Plan

i ek

zist

ues

Plan

i i ri

Plan

i ek

zist

ues

Plan

i i ri

Plan

i ek

zist

ues

Plan

i i ri

Mekanike 4618 4225 18 12,2 58 63 24 24,8

Elektrike 4564 4420 18 13,7 50 57 32 29,3

Ndërtim (Ndërtesa) 4947 4768 17 13,6 48 50 35 37,4

Problematike ishin edhe raportet midis teorisë (leksioneve) nga njëra anë dhe, punës laboratorike e praktikave mësimore dhe atyre në prodhim, nga ana tjetër. Në një vendim të posaçëm të pak kohëve më parë, Këshilli i Ministrave kishte aprovuar edhe rregulloren e praktikave mbi bazën e të cilës, këto të fundit trajtoheshin si pjesë organike e procesit mësimor. Ato organizoheshin “... në ndërmarrjet, institucionet ose organizatat shtetërore, kooperativiste dhe shoqërore më të mira të degëve të ndryshme të ekonomisë, arsimit, kulturës e shëndetësisë” dhe “sipas një plani të caktuar mësimor, shkollat e larta lidhnin kontrata paraprake me ndërmarrjet”298.

Qëllimi ishte që t’u jepej këtyre praktikave më shumë kohë, për të realizuar njëkohësisht përgatitjen profesionale të studentëve dhe, “edukimin e tyre” me dashurinë për punën. Por eksperienca e këtyre viteve provoi se, teprimet lidhen me volumin e tyre, sidomos për disa profile si ato të inxhinierisë, bujqësisë dhe ekonomisë, prekën seriozisht periudhën mësimore dhe përgatitjen teorike të studentëve. Lidhur me këtë “... Në shkollat tona të larta, përgatitja e kuadrit të ri, - do të thuhej në vendimin e Byrosë Politike të KQ të PPSH, - do të bëhet duke zbatuar në kushtet tona konkrete, parimin e riorganizimit të shkollës sonë, d.m.th. lidhjen e

297 Po aty. 298 AQSH, F. 490, V. 1964, dos. 326, fl. 8-13. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 273, dt. 18.07.1964

“Mbi aprovimin e rregullores të praktikave në prodhim”.

Page 120: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

119

shëndoshë të teorisë me praktikën, nëpërmjet sistemit të praktikave laboratorike mësimore dhe në prodhim dhe edukimin e studentëve në punën prodhuese, nëpërmjet punës fizike në aksione të rëndësishme ose në procese bujqësore pune sipas stinëve”299.

Zhvillimet e reja do të prekin gjithë sistemin e shkollave të larta në vend. Në nëntorin e vitit 1966 do të zhvillonte punimet Kongresi V i PPSH, i cili përpunoi edhe linjat kryesore të zhvillimit të ardhshëm të vendit. Si prioritet do të përcaktohej thellimi i karakterit socialist të shkollës dhe vendosja gjithnjë e më e plotë e strukturave mësimore-edukative, mbi bazat e teorisë marksiste-leniniste. Në vendimet e Kongresit V të KQ të PPSH do të thuhej qartë dhe prerë se tashmë “shoqërisë sonë socialiste, i duhet ai arsim që i përgjigjet detyrave të edukimit të masave dhe sidomos të rinisë, me frymën klasore revolucionare”300.

Nisur nga synimi i sigurimit të lidhjeve më të mira “të shkollës me jetën” dhe “ndërtimin socialist” dhe sidomos, për përgatitjen ideologjike e praktike të studentëve, nga viti shkollor 1966-1967, nëpërmjet planeve e programeve do të vendoseshin raporte të reja midis teorisë dhe praktikës, në favor të këtyre të fundit. Praktikat eksperimentale-laboratorike, ushtrimet, praktikat mësimore dhe ato në prodhim u rritën dukshëm. Në shkollat e larta ku ndryshimet ishin më të thella, do të bëhej kujdes për të mos prekur në thelb programin mësimor, për të realizuar reduktimin e pjesëve përshkrimore, përsëritjeve dhe temave të dorës së dytë.

Ndryshimet në dokumentacionin e shkollave të larta në këtë periudhë ilustrohen më mirë në tabelën e mëposhtme301:

Tab. 12

Dega Plane mësimore Teori

Praktika

gjithsej

Nga këto

Seminare-laborator

Punë fizike e praktika

në prodhim

Mjekësi Ekzistuesi 48% 52% 45% 7%

Plani i ri 34% 66% 45% 21%

Inxhinieri Ekzistuesi 48% 52% 36% 16%

299 AQSH, F.14, V.1965, dos. 6, fl. 112-113. Nga raporti i Këshillit të Ministrave paraqitur Byrosë

Politike të KQ të PPSh, dt. 9.04.1965 “Mbi gjendjen dhe përmirësimin e mëtejshëm të përgatitjes së kuadrit në USHT dhe Institutin e Lartë Bujqësor”.

300 Kongresi V-të I PPSH (Përmbledhje materialesh), 8 Nëntori, Tiranë 1966, fl. 151. 301 AQSH, F. 490, V. 1967, dos. 27, fl.5.

Page 121: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

120

mekanike Plani i ri 38% 62% 45% 17%

Gjuha ruse Ekzistuesi 41% 59% 49% 10%

Plani i ri 40% 60% 36% 24%

Në mënyrë specifike praktikat në prodhim pësuan një shtrirje më të gjerë në fakultetet e profilit bujqësor, lidhur kjo me rëndësinë që i jepej kësaj dege të prodhimit shoqëror. Në Fakultetin e Agronomisë tashmë ato zunë 43 për qind të planit të përgjithshëm të orëve mësimore, në atë të Pyjeve 40,3 për qind dhe atë të Veterinarisë afro 23,9 për qind. Nëpërmjet ndryshimeve në planet mësimore synohej të realizohej edhe një shpërndarje më e drejtë e praktikave gjatë kurseve si dhe, kombinimi racional i tyre me njohuritë teorike302.

Përmirësimet në arsimin e lartë sipas një studimi të Ministrisë së Arsimit, paraqiten Këshillit të Ministrave që në fundin e vitit 1966, do të përqendroheshin kryesisht në përgatitjen ideologjike të kuadrit të lartë që nënkuptonte, ndryshime në konceptimin e këtij të fundit për punën. Sipas tij, parashikohej futja si element i ri në planet dhe programet e shkollave të larta, i punës fizike që do të kryhej në ndërmarrjet industriale, apo kooperativa bujqësore në formën e aksioneve nacionale apo lokale, me pjesëmarrjen edhe të pedagogëve. Kjo pjesëmarrje krijonte “avantazhin” e njohjes më të mirë nga ana e studentëve të jetës në qytet në përgjithësi dhe të jetës së fshatit në veçanti, të lidhjes më të mirë të tyre me rininë punëtore e fshatare303 etj.

Sipas dokumenteve të kësaj periudhe, KQ i BRPSH në dhjetorin e vitit 1966, do t’i prezantonin udhëheqjes më të lartë partiake në vend, një plan të detajuar lidhur me përfshirjen e rinisë shkollore e studenteske në ndërtimin e hekurudhës “Rrogozhinë-Fier”, vepër kjo me rëndësi të madhe kombëtare për kohën. Parashikohej që për një periudhë dymujore të kontribuonin nxënës dhe studentë nga i gjithë vendit.

Në prillin e vitit 1967, Byroja Politike e KQ të PPSH do të përpunonte në një mbledhje të veçantë, tezat ku do të mbështeteshin punimet e Kongresit V-të të BRPSH, që do të mbahej në qershorin e po këtij viti. Në to do të këmbëngulej për një angazhim më efikas të strukturave rinore, në fushën e edukimit komunist të rinisë dhe sidomos, në drejtim të edukimit të saj “me punë e nëpërmjet punës” si dhe fokusimin në të ardhmen të vëmendjes “veçanërisht tek rinia shkollore dhe studenteske, si do të thuhej në to, që është më larg punës dhe jetës së masave punonjëse”304.

Një shqetësim i ngritur do të ishte ai që, nga strukturat arsimore po përvetësohej ngadalë “eksperienca e aksioneve dhe propozimet e bëra nga nxënësit

302 AQSH, F. 490, V.1967, dos. 27, fl. 5. 303 Adem Sollaku, “Mbi punën e rinisë shkollore e studenteske në aksionet vullnetare dhe detyrat për të

ardhmen” nga Raporti i mbajtur në Plenumin e KQ të BRPSH, 19 shtator 1966 në “Arsimi Popullor”, viti 1966, nr. 6, fl. 54.

304 AQSH, F. 14, V.1967, dos.8, fl.22. Nga Raporti i paraqitur në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH dt. 22.04.1967.

Page 122: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

121

dhe studentët për lidhjen e shkollës me jetën dhe pjesëmarrjen e rinisë shkollore e studenteske në punën prodhuese”305. Ndërkohë, për të shmangur vendosjen e raporteve jo të përshtatshme midis procesit mësimor dhe pjesëmarrjes së rinisë në veprimtaritë jashtëshkollore, me një vendim të posaçëm të Byrosë Politike të qershorit të po këtij viti, do të përcaktohej se si do të veprohej në të ardhmen.

Sipas vendimit “nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e Universitetit Shtetëror e të instituteve të larta” duhej të kryenin “një muaj e gjysmë në vit punë drejtpërsëdrejti në prodhim në aksionet lokale e kombëtare”. Kjo do të realizohej “pa ndërprerë procesin mësimor gjatë vitit shkollor dhe mundësisht, si do të thuhej në të, - të kombinohet që së bashku me nxënësit dhe studentët të marrin pjesë rinia punëtore e fshatare”306. Gjithnjë sipas tij “një pjesë e studentëve të shkollave të larta” punën prodhuese mund ta kryenin “duke organizuar brigada komplekse me specialistë të degëve të ndryshme në ndihmë të fshatit”307. Shumë shpejt puna prodhuese do të shtrihej në dy muaj. Me këtë vendim ligjërohej pjesëmarrja e detyrueshme e të gjithë nxënësve e studentëve, në këto veprimtari “vullnetare” që vazhdoi deri në rënien e sistemit, e vlerësuar si një nga format më efikase për “kalitjen” e rinisë dhe edukimin komunist të saj.

Pjesë e zhvillimit dhe konsolidimit të arsimit të lartë do të ishin edhe përpjekjet për ta vendosur atë mbi baza më të plota organizative. Përpjekje të pjesshme ishin bërë për ndryshime në statutin e shkollave të larta, për të pasqyruar kërkesat e kohës, që në fillimin e viteve 60-të. Argumenti i sjellë ishte ai që Statuti i USHT, i hartuar që me krijimin e tij, nuk përfshinte zhvillimet e reja308. Kështu struktura e fakulteteve nuk ishte më e njëjta, ishin shtuar specialitete në ato të Histori-Filologjisë, Shkencave të Natyrës, Mjekësisë etj., si dhe ishin shkrirë degë të Fakulteteve të Ekonomikut dhe të Inxhinierisë. Po kështu në funksionet e organeve drejtuese, kishte lindur nevoja e futjes së dispozitave të reja. Plotësimet në disa nene të statutit ekzistues do të ndikonin në organizimin më të mirë të veprimtarisë mësimore e shkencore të shkollave të larta309. Në pragun e fillimit të një reforme të re, asaj të “Revolucionarizimit të mëtejshëm të shkollës”, si gjithë shkolla shqiptare edhe arsimi i lartë duhej t’i përgjigjej ndryshimeve të pritshme. Në vitin 1966 do të hartohej statuti i ri i cili do të vihej në zbatim në vitin e ri akademik 1966-1967. Sipas nenit të parë të tij, shkollat e larta të Republikës Popullore të Shqipërisë ishin institucione të larta mësimore-shkencore që vareshin nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës dhe kishin si qëllim: “Të pregatitin për degët e ndryshme të ekonomisë popullore specialistë me kualifikim të lartë, të edukuar me ideologjinë marksiste – leniniste, të aftë për të përvetësuar në mënyrë të plotë realizimet e reja të shkencës 305 Po aty, F. 511, V. 1967, dos. 23, fl.4-5. Nga vendimi i Byrosë Politike të KQ të PPSH, nr. 85, dt.

30.06.1967 “Mbi normalizimin e ngarkesës së rinisë shkollore në aktivitete jashtë klase dhe jashtë shkolle”.

306 Po aty. 307 Po aty. 308 Vjetari statistikor, viti 1985 (për përdorim të brendshëm), Tiranë 1985, fl. 288. 309 AQSH, F. 511, V. 1962, dos. 53, fl.13. “Nga relacioni mbi disa ndryshime në Statutin e USHT dhe e

shkollave të larta”.

Page 123: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

122

sonë dhe asaj përparimtare botërore, për të lidhur teorinë me praktikën e ndërtimit të shoqërisë socialiste dhe të gatshëm për të mbrojtur me besnikëri atdheun socialist”310.

Pjesë e punës së shkollave të larta do të ishte ndërkohë përhapja e njohurive të reja shkencore dhe përgatitja e kuadrit pedagogjik shkencor të edukuar para së gjithash “me ideologjinë marksiste – leniniste, të aftë për t’u marrë me punë pedagogjike dhe shkencore në përputhje me kërkesat e shkollës së lartë dhe të institucioneve të kërkimeve shkencore”311.

Në strukturën organizative të shkollave të larta ashtu si edhe në statutin e mëparshëm bënin pjesë: Rektorati ose drejtoria; Fakulteti ose dega; Instituti i Kërkimeve Shkencore; Katedra ose sektori shkencor; Institucionet ndihmëse dhe aparati administrativ. Rektori ose drejtori udhëhiqte gjithë veprimtarinë e shkollës së lartë, në bazë të parimit të drejtimit personal dhe e përfaqësonte atë. Urdhrat e rektorit ose të drejtorit mund të anulloheshin ose të ndryshoheshin vetëm me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.

Fakulteti ose dega, mbetej njësia bazë mësimore-shkencore e shkollës së lartë që përgatiste studentët, aspirantët dhe punonjësit shkencorë në një ose disa degë dhe specialitete. Çelja dhe mbyllja e tyre bëhej me vendim të Këshillit të Ministrave. Dekani ose kryetari i degës kishte disa të drejta dhe detyra si: të siguronte unitetin e drejtimit mësimor dhe shkencor të punës së katedrave të fakultetit ose të degës dhe të ushtronte kontroll në të gjithë aktivitetet e tyre; të merrte masa për organizimin e punës mësimore, të praktikës në prodhim dhe të punës shkencore për edukimin ideo-politik të studentëve, i ndihmuar nga organizatat shoqërore, etj.

Drejtuesit e fakultetit kishin për detyrë, të organizonin konsultime midis katedrave, diskutime dhe konferenca shkencore dhe shkencore – metodike, të udhëzonin dhe kontrollonin katedrat për organizimin e punës shkencore të studentëve, të merrnin masa për përgatitjen e aspirantëve dhe kualifikimin e punonjësve pedagogjikë- shkencorë dhe të personelit ndihmës, të mbanin lidhje me personat që kishin mbaruar fakultetin ose degën dhe të ndiqnin përgatitjen dhe eksperiencën e punës në profilet dhe specialitetet përkatëse.

Katedra përbënte njësinë themelore mësimore dhe shkencore të fakultetit, ose degëve të shkollave të larta, që merrej drejtpërdrejt me punën mësimore, edukative, metodike dhe shkencore në një ose disa lëndë të ngjashme. Ajo organizohej me aprovimin e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës. Në përbërjen e saj hynin përgjegjësi i katedrës, profesorët, docentët, pedagogët, studentët, asistentët, doktorantët dhe aspirantët.

Katedra kujdesej për mbajtjen e leksioneve, zhvillimin e praktikave të studentëve dhe forma të tjera të punës mësimore, përgatitjen e teksteve dhe mjeteve mësimorë, pjesëmarrjen aktive në punën ideo-politike të studentëve; udhëheqjen e tyre në punën e pavarur, praktikën mësimore dhe atë në prodhim, përpilimin dhe realizimin e planit të punimeve shkencore; organizimin dhe udhëheqja e punimeve

310 Po aty. 311 AQSH, F. 511, V. 1966, dos. 43, fl. 11-12 “Nga Statuti i USHT dhe shkollave të larta”.

Page 124: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

123

vjetore si dhe të tezave ose projekteve të diplomave; organizimin dhe udhëheqjen e laboratorëve dhe kabineteve312.

Krahas katedrës, sektori ishte njëkohësisht njësia themelore shkencore e fakultetit, e degës ose e institutit të kërkimeve shkencore, që merrej drejtpërdrejt me punën shkencore të një ose disa specialiteteve të ngjashëm dhe punonte simbas një rregulloreje të brendshme. Ngritja e sektorëve shkencorë bëhej me aprovimin e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës. Në përbërjen e sektorit hynin punonjësit pedagogjikë- shkencorë, me ose pa tituj ose grada shkencore dhe punonjësit e tjerë sipas organikës.

Shkollat e larta përfshinin edhe institucionet ndihmëse, laboratorët, kabinetet, bibliotekat, muzeumet, ofiçinat mësimore, klinikat, ekonomitë mësimore-eksperimentale, stacionet shkencore dhe eksperimentale, bazat mësimore-sportive etj, si dhe aparatin administrative që ushtronin veprimtarinë e tyre në bazë të rregullores të tyre të brendshme.

Për sa i takonte të drejtës për të vazhduar studimet në Universitetin Shtetëror të Tiranës, sipas statutit të ri atë e gëzon çdo shtetas i cili zotëronte dokumentin e shkollës së mesme por që plotësonte kushtet e pranimit, të caktuara nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës, që natyrisht përmbanin kriteret tashmë të njohura. Për sa i takonte detyrimeve, studenti duhej të zbatonte të gjitha format e punës mësimore “në frymën e disiplinës së ndërgjegjshme dhe të ndjenjës së lartë të detyrës ndaj shtetit”, të ndiqte leksionet, punët praktike dhe punët e tjera mësimore dhe edukative të parashikuara në planin mësimor të fakultetit, të jepte provimet dhe detyrat në afatet e caktuara dhe të respektonte rregullat e brendshme të shkollave të larta dhe të fakultetit ose degës përkatëse.

Në mënyrë të padiskutueshme pas mbarimit të studimeve ai ishte i obliguar të punonte atje ku e kërkon interesi i shtetit. Për studentët e shkollave të larta afroheshin bursa brenda kontigjentit vjetor të planifikuar dhe në bazë të kritereve mbi të ardhurat ekonomike të caktuara për akordimin e tyre313.

Studenti që fitonte në provimet e shtetit ose mbronte me sukses tezën ose projektin e diplomës, me vendim të Komitetit Shtetëror të Provimeve, i jepej diploma përkatëse. Ata studentë që nuk fitonin në provimet e shtetit ose nuk mbronin me sukses tezën ose projektin e diplomës, cilësoheshin nga komisioni shtetëror i provimeve, si specialist me arsim të lartë të pambaruar dhe kishin të drejtë edhe 2 herë të tjera brenda 3 vjetëve të jepnin provimet e shtetit dhe të mbronin tezën ose projektin e diplomës, jo më vonë se një vit mbas mbrojtjes së fundit.

Sipas statutit punonjësit pedagogjikë – shkencorë të shkollës së lartë ishin: profesori, docenti, bashkëpunëtori i vjetër shkencor, pedagogët, asistentët dhe bashkëpunëtorët e rinj shkencor. Caktimi me detyrën si profesor, docent, 312 Po aty, fl. 14-15. 313 AQSH, V.1966, dos. 43, fl. 16-17. Nga Statuti i USHT dhe shkollave të larta.

Page 125: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

124

bashkëpunëtor i vjetër shkencor, bëhej sipas rregullave të vendosura nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës dhe këta të fundit kishin si detyrë kryesore, të zhvillonin punë mësimore metodike dhe edukative shkencore me një përmbajtje të lartë ideo-teorike, në përputhje me kërkesat e shkencës dhe kulturës së vendit dhe të shkencës përparimtare botërore.

Afati i studimit të fakultetit ose degës në shkollat e larta caktohej nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës. Puna mësimore zhvillohej në bazë të planeve mësimore, të aprovuara nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës. Vëllimi i njohurive për çdo lëndë mësimore përcaktohej nga programi mësimor dhe, format kryesore të punës mësimore – edukative në shkollat e larta ishin: leksionet e profesorëve, docentëve, pedagogëve, punët praktike, punët laboratorike, seminaret, punimet vjetore, detyrat me shkrim, tezat ose projektet e diplomave, praktikat mësimore dhe në prodhim dhe puna në prodhim e studentëve që udhëhiqej nga punonjësit pedagogjikë shkencorë, të caktuar nga katedrat si dhe nga punonjësit e ndërmarrjeve ose institucioneve, puna e pavarur e studentëve, konsultimet me profesorët, docentët, pedagogët dhe asistentët314.

Për shqyrtimin e çështjeve kryesore të veprimtarisë së shkollave të larta si dhe për shqyrtimin e disertacioneve për të fituar grada dhe tituj shkencorë, organizohej Këshilli Shkencor i Shkollës së Lartë, nën kryesinë e Rektorit ose Drejtorit. Në këshillin shkencor merrnin pjesë: zëvëndës-rektorët, dekanët e fakulteteve ose kryetarët e degëve, sekretarë, si dhe profesorë, docentë, bashkëpunëtorë të vjetër shkencorë, doktorë shkencash, kandidatë shkencash, përgjegjës katedrash, pedagogë, punonjësit më të aftë të shkollës së lartë dhe specialistë të kualifikuar të ndërmarrjeve ose të institucioneve. Përbërja e këshillit shkencor të shkollave të larta aprovohej nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

Detyra kryesore e tij ishte të shqyrtonte çështjet mësimore metodike, ideo-edukative, orientimet e punës shkencore, të botimeve si dhe problemet e kualifikimit të kuadrit pedagogjik dhe shkencor të shkollës së lartë, të aprovonte disertacionet ose veprat për grada dhe tituj shkencorë, doktor e profesorë dhe të propozonte për aprovimin përfundimtar, Komisionit të Lartë të Atestimit në bazë të udhëzimeve përkatëse të dhëna nga ky komision, dhënien e titullit doktor “Honoris Causa”.

Një vend akoma më i madh në statutin e ri të shkollave të larta, do t’u jepej organizatave shoqërore. Sipas tij në shkollat e larta ngriheshin organizata shoqërore që bashkonin studentët, aspirantët, punonjësit pedagogjikë shkencorë, teknikë, administrativë dhe personelin ndihmës të cilat vepronin në bazë të statuteve të tyre. Në mënyrë të veçantë forcoheshin pozitat e organizatave të partisë dhe ato të Bashkimit të Rinisë.

Me qëllim që studentët të merrnin pjesë gjallërisht në punën shkencore të shkollave të larta organizoheshin rrethet dhe shoqatat shkencore, që vepronin në bazë 314 Po aty.

Page 126: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

125

të rregullores së aprovuar nga rektori ose drejtori i shkollës së lartë. Me futjen në zbatim të këtij statuti veprimtaria e shkollave të larta do të orientohej gjithnjë e më tepër drejt përmbushjes së kërkesave që shtroheshin për “edukimin komunist” të kuadrove të ardhshëm me ideologjinë marksiste-leniniste.

Zhvillimi i përgjithshëm ekonomik e shoqëror i vendit, krahas kërkesës për ndryshime në veprimtarinë mësimore edukative të shkollave të larta, do të shtronte edhe ato mbi zgjerimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të tyre. Për rrjedhojë edhe kërkesat për specialistë, të përgatitur “ideologjikisht” dhe me nivelin e duhur kulturor e profesional, do të vinin në rritje. Tërheqja e sa më shumë studentëve në institucionet e larta të vendit, ruajtja e numrit të tyre dhe orientimi drejt specialiteteve e fushave më të rëndësishme të ekonomisë, do të përfaqësonte një drejtim tjetër të politikës arsimore shqiptare të këtyre viteve.

Përsa i përkiste pranimeve në shkollat e larta, do të vazhdonin të aplikoheshin po të njëjtat kërkesa standarde të periudhave të mëparshme, lidhur para së gjithash me origjinën shoqërore, rezultatet në mësime dhe gjendjen ekonomike. Por me thellimin e procesit për “revolucionarizimin e gjithë jetës së vendit” pas fjalimit të njohur të E.Hoxhës të 6 shkurtit të vitit 1967, kriteret do të forcohen.

Komisionet e rretheve, në karakteristikën për çdo student në të ardhmen duhej të bënin “kujdes”, si do të thuhej në një udhëzim të Ministrisë së Arsimit të kësaj periudhe që, në të “.... duhet të flitet qartë mbi qëndrimin politik e shoqëror të familjes si në të kaluarën dhe tani, mbi qëndrimin dhe sjelljen e maturantit, në shkollë dhe jashtë saj, aktivizimin në organizatat shoqërore... gjithashtu duhet të jepet mendimi mbi aftësitë e maturantit për të ndjekur studimet e larta duke rekomanduar edhe degën që mund të kryejë”315.

Në tërheqjen e studentëve, një vëmendje gjithnjë e më e madhe do t’i kushtohej ruajtjes së raporteve, midis atyre që vinin nga shkollat e mesme dhe nga prodhimi. Numri i këtyre të fundit do të vinte në rritje. Po kështu, nëpërmjet sistemit të bursave do të tentohej të realizohej “planifikimi” në degë të vështira si ato të shkencave inxhinierike, bujqësore, ekonomisë etj. Me gjithë përpjekjet e bëra për të realizuar planifikimin në këto fusha, me elementë që vinin kryesisht nga fshatra apo rrethet e largëta, problemi i sigurimit të studentëve do të mbetej i mprehtë edhe për shumë kohë. Në vitin 1967, studentët që përfunduan shkollat e larta do të arrinin në mbi 4000 veta, duke plotësuar gjithnjë e më mirë nevojat e ekonomisë e të kulturës. Universiteti Shtetëror i Tiranës dhe shkollat e tjera të larta kishin intensifikuar përpjekjet e tyre në këtë fushë, por të metat dhe dobësitë në ruajtjen e numrit të studentëve sidomos në disa degë e fakultete më pak të preferuara, do të ishin të pranishme

Komisioni i Planit të Shtetit dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturës, sipas një burimi të vitit 1967, do të ndaleshin në këtë problem të rëndësishëm, duke përcaktuar 315 AQSH, F.511, V. 1966, dos. 43, fl.11.

Page 127: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

126

edhe një sërë masash për përmirësimin e punës në të ardhmen. Nga të dhënat do të rezultonte, se nga viti në vit mjaft studentë kishin rezultate të dobëta. Kështu, në USHT nga viti 1957 deri në vitin 1963 ishin pranuar 5.180 studentë të rinj, por kishin mbaruar prej tyre për periudhën 1961-1967, vetëm 3.467 ose 67%. Në Institutin Bujqësor kishin mbaruar 78% e studentëve dhe në atë të fizkulturës dhe të arteve përafërsisht 80%.

Këtë po e ilustrojmë me tabelën e mëposhtme316:

Tab. 13

DISA TË DHËNA MBI PËRPARIMIN E STUDENTËVE

Studente te rinj qe jane pranuar ne vitin 1957-1963

Kane mbaruar studimet nga viti 1961-1967

Gjithsej Nga gjithsej ne 1967

Nr Emertimi Gjithsej

Nga keta: 1962 (per fakultetin 5-vjecar e 1963 per 4-vjecar)

Numri Në %

3/1

Numri Në %

5/2

I. Në Universitet 5.180 1. 270 3. 467 67 682 54

1. Fakulteti i inxhinierisë. 1.045 270 505 48 90 33

2. Fakulteti i gjeologji-miniera 520 125 295 55 50 40

3. Fakulteti i ekonomise 415 85 264 63 39 46

4. Fakulteti i shk. te natyres 1.230 333 904 73 199 59

5. Fakulteti i histori-filologjisë 690 155 578 84 113 73

6. Fakulteti i mjekësisë 1.115 275 806 81 171 62

7. Fakulteti juridik 165 25 115 69 20 80

II. Instituti Bujqësor 835 175 655 78 165 94

1. Fakulteti i agronomisë.. 515 105 400 78 100 95

2. Fakulteti i veterinarisë 205 45 160 78 40 89

3. Fakulteti i pyjeve 115 25 95 83 25 100

Shënim: Për USHT në kollonën Nr. 3 përfshihen në të diplomuarit studentët e ardhur dhe përsëritës dhe në kolonën Nr. 5 vetëm studentët e pranuar në vitet 1963-1967.

316 AQSH, F. 511, V. 1967, dos. 51, fl. 69.

Page 128: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

127

Për disa fakultete e degë të veçanta, fenomeni i mospërfundimit në kohë do të ishte më i theksuar. Kështu, në degën e inxhinierisë mekanike nga 129 studentë të pranuar në vitin 1962, në vitin 1967 mbaruan 41 ose 32 % e tyre, në degën e ndërtimit nga 93 mbaruan 27 ose 30%, në fakultetin ekonomik nga 85 mbaruan 50 vetëm 40% etj. Mbetjet më të mëdha në këto fakultete vëreheshin sidomos në kurset e parë dhe të dyta. Këta tregues më vonë erdhën duke u përmirësuar, por megjithatë kjo çështje vazhdoi të ishte e pranishme në të gjitha shkollat e larta. Për shembull, në USHT në vitet 1965, 1966 dhe 1967, nga kontingjentet e pranuara do të rezultonin mbetës në klasë dhe të larguar, përkatësisht 26%, 25% dhe 23% e studentëve të kurseve të parë. Në Institutin Bujqësor, po gjatë këtyre viteve, do të ishin mbetës në klasë dhe të larguar 34%, 22% dhe 16% të studentëve të regjistruar317.

Gjithnjë sipas kësaj analize të vitit 1967 që i u bë punës së shkollave të larta për ruajtjen e numrit të studentëve, do të rezultonte që shkaqet kryesore, për të cilat duheshin marrë edhe masa për përmirësimin e tyre ishin disa. Kështu, Rektorati, dekanët, katedrat dhe pedagogët nuk i kishin ndjerë sa duhej përgjegjësitë. Në disa pedagogë mbizotëronte mendimi se puna e tyre merrte fund me zhvillimin e leksionit, duke lënë mënjanë punën edukative. Kjo çonte në shkëputjen e katedrave nga problemet e përditshme, kërkesave dhe nevojave të studentëve.

Katedrat herë pas here kishin analizuar këtë problem dhe atë të përparimit të studentëve, por në mjaft raste këto çështje i trajtonin në mënyrë të përgjithshme, duke mos gjetur shkaqet e dobësive të punës me studentët, veçanërisht në drejtim të metodës të të mësuarit, të punës të diferencuar etj. Një faktor i rëndësishëm që anashkalohej do të ishte edhe puna e pamjaftueshme e pedagogëve për shkak të ngarkesës së lartë mësimore.

Një arsye tjetër do të ishin edhe dobësitë organizative në planet dhe programet e reja mësimore, akoma të pastabilizuara, ato në organizimin e vitit akademik, të rregullores së provimeve, të punës me leksionet, seminaret, etj. Për përmirësimin e këtyre të metave, në vitet e fundit ishin marrë një seri masash, por megjithatë lindte nevoja e përmirësimit edhe më tej të planeve dhe programeve mësimore, duke i zhveshur ato nga lëndët dhe provimet e pa nevojshme, nga hollësirat dhe paralelizmat. Në këtë proces mendohej se do të ndikonte pozitivisht tërheqja e mendimit krijues të gjithë pedagogëve, studentëve dhe specialistëve të prodhimit. Me rëndësi do të ishte rishqyrtimi dhe pregatitja e teksteve të reja mësimore, duke e konsideruar këtë si një nga detyrat më të rëndësishme të katedrave dhe pedagogëve.

Një shfaqje e dëmshme që ndikonte në mos ruajtjen e kontigjentit të studentëve do të ishte edhe mungesa e dashurisë nga një pjesë e tyre për specialitetin e caktuar, e theksuar sidomos në profilet e bujqësisë, gjeologjisë dhe të ekonomisë. Në këtë drejtim me studentët e rinj të këtyre fakulteteve, - si do të thuhej në një burim të kohës, - nuk ishte punuar sa duhej nga ana e pedagogëve dhe e organizatës së rinisë, për t’ju ngjallur atyre dashurinë për profesionin. Kështu, shumë studentë nga këto 317 AQSH, F. 511, V. 1967, dos.51, fl. 68-69.

Page 129: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

128

degë largoheshin dhe përdornin forma të ndryshme për ndërrimin e profilit. Në këtë kuadër, nga komisionet e rretheve do të kërkohej të shikohej mundësia për një përputhje më të mirë të dëshirave të studentëve, me planin e pranimeve sipas profileve.

Ndërkohë, rritja e vazhdueshme e numrit të studentëve në shkollat e larta në vitet e fundit nuk ishte shoqëruar gjithmonë edhe me sigurimin e kuadrit pedagogjik të mjaftueshëm, gjë që deri në një farë mase influenconte në përfundimet e pakënaqshme. Në këto kushte, duke marrë parasysh gjendjen dhe rritjen e vazhdueshme të numrit të studentëve në shkollat e larta, dilte e nevojshme që të përcaktoheshin dhe të plotësoheshin më mirë nevojat me pedagogë, sidomos të atyre degëve dhe fakulteteve që kishin mungesa më të ndjeshme. Nevojat e kuadrit në këto momente paraqiteshin sipas tabelës së mëposhtme318:

Tab. 14

Disa të dhëna mbi gjendjen dhe nevojat në pedagogë

1960 1967

Nr E m e r t i m i

Nr.i

stud

en

gjith

sej

Nr.i

ped

ago-

geve

Rap

orti

peda

-gog

st

uden

t

Nr.i

stud

ent-v

e gj

ithse

j

Nr. pedagogve Rap.pedagog/student

Gje

ndja

Nev

ojat

4/5 4/6

a b 1 2 3 4 5 6 7 8

I I. Në Universitet 2.295 211 1/11 5.155 343 390 1/15 1/13

1 1. Fakulteti i inxhinierisë. 785 51 1/15 1.090 59 66 1/18 1/15

2 2. Fakulteti i gjeologji-miniera

- - - 255 24 25 1/10 1/10

3 3. Fakulteti i ekonomise 170 20 1/8 435 25 32 1/17 1/13

4 4. Fakulteti i shk. te natyres 370 43 1/8 1.245 81 87 1/15 1/14

5 5. Fakulteti i histori-filologjisë

635 53 1/12 1.030 77 88 1/13 1/11

6 6. Fakulteti i mjekësisë 260 40 1/6 945 68 78 1/14 1/12

7 7. Fakulteti juridik 75 4 1/19 155 9 14 1/17 1/11

II II. Instituti Bujqësor 440 43 1/10 1.315 78 88 1/17 1/15

1 1. Fakulteti i agronomisë.. 255 25 1/10 840 37 44 1/22 1/19

318 AQSH, F. 511, V. 1967, D. 51, fl. 70

Page 130: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

129

2 2. Fakulteti i veterinarisë 125 17 1/7 325 27 30 1/12 1/11

3 3. Fakulteti i pyjeve 60 1 - 150 14 14 1/11 1/11

Në fundin e periudhës të marrë në studim, do të vëreheshin zhvillime të reja jo vetëm në zgjerimin e institucioneve të sistemit të rregullt të ditës tashmë të konsoliduara por edhe në atë pa shkëputje nga puna. Kjo nënkuptonte një fokusim të vëmendjes drejt arsimit të lartë të mbrëmjes dhe me korrespondencë, nëpërmjet hapjes të filialeve në rrethe të ndryshme të vendit.

Që në fillimin e vitit 1968, Ministria e Arsimit e Kulturës do t’u sugjeronte instancave më të larta shtetërore, nevojën e hapjes të filialeve në disa qytete me zhvillim të theksuar industrial apo rrethe të rëndësishme bujqësore.

Përvoja e grumbulluar mendohej se do t’i shërbente ecurisë së mëtejshme të këtij sistemi. Ndonëse fillimisht hapja e filialeve u bë me vështirësi dhe pati mjaft probleme organizative, të sigurimit të personelit apo bazës materiale-didaktike, kjo shënoi fillimin e një procesi zgjerimi që erdhi duke u thelluar dhe që krijoi hapësira të reja për shkollimin e asaj pjese të rinisë që punonte. Nga fillimisht një filial i USHT me 108 studentë, në fund të viteve 60-të do të numërohen rreth 22 filiale me 2271 studentë319.

Tab. 15.320

Studentë që ndjekin shkollat e larta

Shkollat e larta dhe fakultetet 1960 1970 Gjithsej 6703 25469 Me shkëputje nga puna 3499 10649 Pa shkëputje nga puna 3204 14820 I. Universiteti i Tiranës 4556 13614 Me shkëputje nga puna 2468 7141

Pa shkëputje nga puna 2088 6473

Sipas fakulteteve

Fakulteti i Ekonomisë 826 1845 Fakulteti i Gjeologjisë - 424 Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë 932 3863 Fakulteti i Inxhinierisë 1142 2727

319 AQSH, F. 511, V. 1970, dos. 69, fl.98. Nga informacioni “Mbi gjendjen e filialeve të shkollave të

larta”. 320 Vjetari statistikor I Shqipërisë, Arsimi, Tiranë 1991, fl.96.

Page 131: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

130

Fakulteti i Mjekësisë 635 1427 Fakulteti i Shkencave Juridike-Politike 397 981 Fakulteti i Shkencave të Natyrës 624 2347 II. Instituti i Lartë Bujqësor Tiranë 743 2788 Me shkëputje nga puna 532 2198

Pa shkëputje nga puna 211 590 Sipas fakulteteve Fakulteti i Agronomisë 585 1939 Fakulteti i Pyjeve 55 242 Fakulteti i Veterinarisë 103 607

Fakulteti i Ekonomisë Agrare a -

III. Instituti i Lartë Bujqësor Korçë - - IV. Instituti i Lartë i Arteve 65 348

V. Instituti i Lartë i Fiskulturës - 652

VI. Institutet e Larta Pedagogjike 1339b 2018

VII. Filialet e shkollave të larta 6049 980

a) Fakulteti i Ekonomisë Agrare në vitin 1970 nuk ka qenë fakultet në vete.

b) Nga viti 1960 këto institute ishin 2-vjeçare.

Në vitin 1968 që është pjesa e trajtesës sonë, një zgjerim të konsiderueshëm do të merrnin filialet e Universitetit të Tiranës, sidomos për sektorët ekonomikë, inxhinierikë, por edhe për degë mësuesie që u hapën në Shkodër, Vlorë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Korçë etj. Kjo krijoi një interesim masiv për arsimimin e mëtejshëm të punonjësve, duke ngjitur gradualisht shkallët e dijes, të profesionit e të kualifikimit të mëtejshëm.

Më 2 shkurt 1968 u hap në Berat, një qytet ky me një popullsi, me traditë të pasur në trashëgiminë kulturore, filiali i Universitetit Shtetëror të Tiranës në degët : Inxhinieri mekanike, Inxhinieri tekstile (teknolog), me 140 studentë në vitin e parë. Po në dhjetor të këtij viti do të hapej edhe filiali i Institutit Pedagogjik 2-vjeçar, në 4 degë: Gjuhë-Letërsi, Histori- Gjeografi, Matematik – Fizikë, Biologji-Kimi.

Fillimi i filialeve ishte i vështirë, mungonin tekstet, pedagogët etj. Leksionet jepeshin me shënime çka vështirësonte edhe punën e e studentëve, madje u vunë re edhe largime të tyre. Një vit më vonë do të hapej edhe dega e Ekonomikut me tre specialitete: Plan, Ekonomi kontabël, Kontabël industrial. Kuptohet që hapja e këtyre degëve ishte një tjetër ngjarje e rëndësishme për Beratin dhe më gjerë. Pa dyshim që përgatitja e ekonomistëve të lartë në degët plan dhe kontabël bënte të mundur që shumë kooperativa dhe ndërmarrje shtetërore të pajiseshin me specialistë të lartë.

Page 132: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

131

Po kështu Filiali i Institutit Pedagogjik 2-vjeçar dhe kalimi i tij më vonë në institut 3-vjeçar, shtoi në mënyrë të ndjeshme numrin e mësuesve me nivelin e duhur arsimor. Për një periudhë disavjeçare në degët e mësuesisë u diplomuan 247 studentë, më shumë në degën Histori - gjeografi rreth 119 studentë, në të gjuhë-letërsisë 74 studentë, 33 në degën bio-kimi, 21 në degën matematikë-fizikë, 19 në inxhinieri mekanike dhe 15 studentë në degën ekonomi kontabël321. Godina e filialit për degët inxhinieri dhe ekonomik fillimisht u vendos në kombinat. Në këtë kohë do të ndërtohej edhe godina e re, që shërbeu për zhvillimin e mësimeve jo vetëm të filialit, por edhe të teknikumit, që furnizonte me teknikë të mesëm kombinatin dhe sektorë të tjerë, si atë të ndërtimit dhe Uzinën Mekanike.

Numri i studentëve erdhi duke u rritur. Një pjesë e pedagogëve do të bëheshin definitivë, ndërsa një pjesë e nevojave do të mbulohej me pedagogë të jashtëm. Studentët ishin kryesisht nga rrethet Lushnje, Skrapar, Kuçovë dhe nga vetë rrethi i Beratit. Ndërsa në fakultetin Ekonomik, veç këtyre rretheve kishte edhe nga Fieri. Në fakultetin e inxhinierisë tekstile do të tërhiqeshin studentë nga e gjithë Shqipëria, sidomos nga Shkodra, Korça, Tirana dhe Berati. Filiali do të funksiononte 3 herë në javë si shkollë mbrëmje. Përpjekje do të bëheshin edhe për pajisjen e tij me laboratorë për degët fizikë dhe kimi. Për kohën u bë një punë e lavdërueshme jo vetëm për konsolidimin e filialit nga ana e strukturës, e planeve dhe programeve, por edhe për bazën materiale të domosdoshme, sidomos të bibliotekës.

Fakulteti i mësuesisë me të katër degët fillimisht varej nga Instituti Pedagogjik i Shkodrës dhe më vonë do të kalonte në vartësi të Institutit të Elbasanit. Në zhvillimin e lëndëve të pedagogjisë dhe psikologjisë, ndihmonin specialistë që vinin nga USHT. Fillimisht kushtet ishin shumë të vështira. Ja si do të shprehej një nga studentët e parë të degës histori-gjeografi : “Në ditët ku jepeshin leksionet e lëndëve të përgjithshme, si psikologji dhe pedagogji, vinim herët për të zënë vendet, sepse karriget ishin shumë të pakta dhe pjesa dërrmuese e studentëve ishin të detyruar të rrinin në këmbë, por dëshira për të mësuar ishte shumë e madhe”322.

Në filialin e Beratit kishte studentë që vinin nga Tirana, Korça që punonin në profilet e inxhinierisë apo ato ekonomike. Degët e Inxhinierisë për të gjithë kohën do të ishin në varësi të Universitetit të Tiranës sipas degëve përkatëse. Dega e Ekonomikut do të varej nga Fakulteti Ekonomik i Tiranës ndërsa ato të inxhinierisë mekanike dhe tekstile prej fakulteteve të njëjta. Në të gjitha degët do të përdoreshin plane, programe dhe tekste të njëllojta me ato të përdorura në fakultetet e USHT por të përshtatura edhe sipas natyrës të filialeve. Kështu p.sh. filiali i Institutit Pedagogjik, vepronte në vitin e parë sipas një orari provimesh të caktuar si në tabelën e mëposhtme323:

Tab. 16

321 Historiku i Filialit të Beratit, f. 7. 322 Po aty, f. 10. 323 Po aty, f. 11.

Page 133: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

132

Gjuhë -Letërsi

Histori -Gjeografi

Matematik -Fizikë

Bio -Kimi

1-Hyrje në letërsi.25/06 25/06. Psikologji 25/06 Aritmetikë 26/06. Kimi e

përgjithshme.

2-Leksikologji. 30/06 4-5/07. Gjeografi fizike

3/07. Matematikë e lartë 3/07. Botanikë

3-Hyrje Gjuhësi. 7/07 10/7. Histori e vjetër 13/7. Psikologji 13/7. Psikologji 4-Psikologji .12/07

Nga analiza e kurrikulës së katër degëve të mësuesisë të filialit të Beratit do të rezultonte se ngarkesa varionte në kufirin e 13 lëndëve për degën histori –gjeografi dhe 17 lëndëve për degën matematikë-fizikë. Duhet theksuar se filiali fillimisht ishte dy vjeçar. Sipas ngarkesës për secilën degë, ajo e bio-kimisë kishte gjithsej 14 lëndën dhe konkretisht në vitin e parë, 7 lëndë, në viti e dytë 3 lëndë, ndërsa në vitin e tretë kishte 4 provime. Provim shteti jepej në lëndët zologji dhe botanikë. Dega gjuhë-letërsi kishte 16 lëndë, të ndara respektivisht në vitin e parë 7 lëndë dhe 7 provime, vitin e dytë 4 provime dhe në atë të tretë kishte gjithsej 5 provime. Provime shteti jepeshin për lëndët letërsi shqipe dhe gjuhë shqipe. Studentët e degës matematikë-fizikë likuidonin gjithsej 17 provime, 7 në vitin e parë, në vitin e dytë 3, dhe atë të tretë 6 provime. Si provime shteti për degën matematikë-fizikë ishin lëndët matematikë dhe fizikë. Për të katër degët lëndët politike ishin të përbashkëta dhe të njëjta duke filluar nga Historia e PPSH deri tek Filozofia. Metodikat zinin një vend të mirë në raport me lëndët e tjera, por punët e laboratorit në degët bio-kimi ishin më të pakta, vetëm 2. Në lëndët e botanikës dhe anatomisë nuk zhvilloheshin veprimtari praktike. Dega e matematikë-fizikës, veç metodikës nuk bënte punë laboratori në fizikë. Dega histori-gjeografi kishte vetëm një lëndë që titullohej harta topografike, ajo e gjuhë -letërsisë vetëm një lëndë praktike dhe një lëndë metodike, etj. Hapja e Filialit të Beratit do të pasohej nga filiale në rrethe të tjerë. Në Vlorë, shkolla e njohur Tregtare me traditë të pasur u bë bazë për Filialin e Universitetit të Tiranës të degës Ekonomike. Në Fier, po në vitin 1968 do të hapeshin filialet për degën kimi industriale dhe shpim-shfrytëzim. Më 9 nëntor të vitit 1968 do të fillonte nga puna në Korçë Instituti Pedagogjik 2-vjeçar në katër degët e mësuesisë, me 134 studentë dhe pedagogë. Po në këtë vit në Gjirokastër u hap filiali pedagogjik 2-vjeçar, fillimisht me 120 studentë në katër degët e mësuesisë si dhe filiali i Fakultetit Ekonomik, me 60 studentë. Ndërkohë në Elbasan do të hapej Instituti Pedagogjik 2-vjeçar me katër fakultete. Në Lushnje dhe Gjirokastër më 18 dhjetor të po këtij viti do fillonin nga funksioni fakultetet e agronomisë etj. Fillimisht u hap Instituti 2 dhe 4-vjeçar me korrespodencë dhe më pas Instituti 2-vjeçar i mbrëmjes.

Instituti i Lartë Pedagogjik i Shkodrës, i hapur në të njëjtin vit me Universitetin e Tiranës, që fillimisht do të funksiononte në degët gjuhë-letërsi, histori-

Page 134: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

133

gjeografi, matematikë-fizikë dhe bio-kimi, në këtë periudhë do të fuqizohej edhe më tej, duke dhënë një ndihmë të rëndësishme për kapërcimin e vështirësive të para të filialeve të varura prej tij. Sipas një burimi të kohës “në institutet 2-vjeçar në Durrës, Berat, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Elbasan. Korçë do të vazhdonin studimet rreth 1255 studentë. Në punën e tyre këto filiale shquheshin për kërkesën e llogarisë karshi studentëve. Instituti i Shkodrës do të ndihmonte në forcimin e punës mësimore edukative, paisjen më të mirë me kuadro të kualifikuar por edhe me bazën e duhur materiale. Përdorimi i diapozitivave, diafilmave, maketeve, modeleve, demonstrimeve në laborator ishin një tjetër kërkesë e kohës për institutet por edhe për filialet nëpër rrethe”. Përpjekjet e bëra për zgjerimin e mëtejshëm do t’i shërbenin zhvillimit të institucioneve të larta dhe plotësimit gjithnjë e më të mirë të nevojave të ekonomisë, për kuadro.

Tab. 17.324

Studentë që mbaruan shkollat e larta

Fakultetet 1960 1970 Gjithsej 690 1613

Universiteti i Tiranës 562 1290

Fakulteti i Ekonomisë 170 171

Fakulteti Gjeologjisë dhe Minierave 12 55

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë 122 346

Fakulteti i Inxhinierive 72 242

Fakulteti i Mjekësisë 77 249

Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike 80 58

Fakulteti i Shkencave të Natyrës 29 169

Instituti i Lartë Bujqësor i Tiranës 128 215

Fakulteti i Agronomisë 108 117

Fakulteti i Pyjeve - 35

Fakulteti i Veterinarisë 20 35 Fakulteti i Ekonomisë Agrare 28 214 Instituti i Lartë Bujqësor Korçë - -

Instituti i Lartë i Arteve - 33

Instituti i Lartë i Fiskulturës 75 62 Institutet e Larta Pedagogjike - - Filiale pa shkëputje nga puna - -

324 Vjetari Statistikor I Shqipërisë, Arsimi dhe Kultura, Tiranë 1991, fl. 104.

Page 135: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

134

Për më tepër se një dekadë pas krijimit të USHT, në gjithë sistemin e shkollave të larta, do të shënohen zhvillime të rëndësishme në fushën organizative, të strukturës, profileve, planeve, programeve dhe tekste, në sigurimin e personelit pedagogjik në nivelin e duhur shkencor e profesional, që çuan në konsolidimin gradual të kësaj hallke relativisht të re arsimore. Krahas shtrirjes dhe zgjerimit, ndryshimet më të rëndësishme do të preknin përmbajtjen e procesit mësimor-edukativ.

Në të gjithë sistemin e rregullt dhe atë pa shkëputje nga puna do të tërhiqej një numër gjithnjë e më i madh studentësh, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e shkallës së arsimimit të shtresave të gjera të popullsisë. Sipas të dhënave të vitit 1970, do të mësonin 25.469 studentë prej të cilëve 8275 vajza, në arsimin e ditës, 10.649 dhe në atë të mbrëmjes dhe korrespondencës 14.800 studentë325.

Nga një vështrim i shpejtë i shifrave do të rezultonte një rritje e konsiderueshme nga pikëpamja sasiore dhe brenda tyre, përmirësime të treguesve mbi pjesëmarrjen e vajzave në shkollën e lartë. Një tendencë në rritje do të ishte edhe ajo e zgjerimit të pjesëmarrjes të rinisë në shkollat pa shkëputje nga prodhimi duke çuar në zbutjen e kërkesës së ekonomisë e kulturës për specialistë të fushave të ndryshme. Kuadrot e përgatitura ndër vite, ndonëse do të mbartnin kufizimet ideologjike të kohës, dora-dorës do të formësoheshin si një elitë intelektuale që vuri gjithë energjitë e saj, për progresin ekonomik e shoqëror të vendit.

*

* *

325 Vjetari statistikor, (Për përdorim të brendshëm), Tiranë 1985, fl. 288.

Page 136: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

135

Kreu IV

Veprimtaria shkencore Në Universitetin shtetëror të Tiranës (1946-1968)

1. Institucionet e para shkencore dhe marrëdhëniet me shkollat e larta

Trashëgimia në fushën e shkencës ashtu si edhe në atë të arsimit ishte e varfër. Nga viti 1942 do të funksiononte institucion i vetëm shkencor, “Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare”. Fillimisht ai do të punonte për botimin e disa veprave të autorëve shqiptarë dhe përkthimin e kryeveprave të letërsisë botërore. Në kushtet e luftës veprimtaria e Institutit mbeti e kufizuar, duke u përqendruar kryesisht në studimet mbi gjuhën shqipe. Personalitete të fuqishme dhe autoritete të njohura të kësaj fushe si Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Kostaq Cipo, Dhimitër S.Shuteriqi, Aleks Buda etj., pas përfundimit të saj, do të bëheshin bërthama e Institutit të Shkencave dhe ndërkohë edhe e stafit të parë pedagogjik, të Institutit Pedagogjik dyvjeçar.

Midis dy institucioneve, do të vendosej një bashkërendim dhe bashkëpunim i ngushtë, për hedhjen e bazave të një veprimtarie mësimore e shkencore në shkallë vendi. Instituti i ngritur në vitin 1947, që një vit më vonë do të quhej Instituti i Shkencave do të ishte organizuar në 3 seksione: i gjuhës dhe i letërsisë, i historisë dhe i shkencave sociologjike dhe ekonomike, i shkencave natyrore e biologjike. Me krijimin e tij do të botohej edhe revista e parë shkencore “Buletini i Institutit të Shkencave”.

Me zgjerimin e rrjetit të shkollave të larta dhe thellimin e veprimtarisë shkencore në Institutin e Shkencave, nevojat për personel mësimor dhe shkencor erdhën në rritje. Brezi i pedagogëve të parë, pavarësisht kapaciteteve që kishte në përbërjen e tij, nuk mund të ndiqte dot ritmet e zgjerimit të shkollave. Hapja e fakulteteve dhe degëve të reja dhe zgjerimi i tematikës së studimeve po e bënte të papërballueshme ngarkesën e profesoratit ekzistues, që ndonëse u plotësua me kuadro të reja, ishte i pamjaftueshëm.

Për t’i dhënë hov zhvillimit të arsimit të lartë dhe shkencës në Shqipëri, duke filluar nga mesi i viteve 50-të, do të intensifikoheshin masa për kualifikimin shkencor të pedagogëve dhe punonjësve shkencorë. Për këtë qëllim, Ministria e Arsimit në fillimin e vitit 1954, do të ndërmerrte një studim mbi proçedurat e hierarkisë

Page 137: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

136

shkencore në kushtet konkrete të vendit tonë326. Si model do të shërbente sistemi i aplikuar në institucionet shkencore të B.Sovjetik. Mbi bazën e studimit të konsultuar nga shumë dikastere shtetërore e forume të larta partiake, Këshilli i Ministrave do të vendoste nga viti 1955, organizimin e aspiranturës (shkollë pasuniversitare, master) në shkollat e larta dhe në institucionet kërkimore-shkencore327. Deri në këtë periudhë ajo kryhej vetëm në universitetet dhe institucionet shkencore të BS dhe vendeve të tjera socialiste.

Vendimi i qeverisë i vitit 1955 njihte dy nivele në hierarkinë e gradave shkencore, nivelin e parë “Kandidat i Shkencave” dhe nivelin e dytë “Doktor i Shkencave”. Të dy këto grada i përfitonin të gjithë punonjësit shkencorë, duke mbajtur parasysh disa referenca: “…në bazë të kualifikimit të tyre në një degë të caktuar të shkencës, në bazë të volumit të dijeve të tyre, në bazë të punës së tyre të pavarur shkencore dhe rëndësisë së saj”328.

Në hierarkinë e titujve shkencorë vendimi parashikonte tre nivele, por për emërtimin e tyre përcaktonte referenca pak më të ndryshme nga gradat. Punonjësi shkencor i shkollave të larta me përvojë fillestare pedagogjike, sapo emërohej fitonte titullin “Asistent” dhe pas disa viteve titullin “Docent”. Për punonjësin e institucioneve kërkimore shkencore këta tituj konvertoheshin në “Bashkëpunëtor i Ri Shkencor” dhe “Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor”. Titulli “Profesor”, që përbënte nivelin e fundit në hierarkinë shkencore të titujve, ishte i barazvlefshëm si për shkollat e larta, ashtu dhe për institucionet kërkimore-shkencore.

Vendimi përcaktonte hollësisht proçedurat e marrjes së gradave dhe titujve shkencorë. Marrja e gradës “Kandidat i Shkencave”, - theksohej në të -, kushtëzohej me kryerjen e aspiranturës gjatë kohës së nevojshme (ose e konvertuar me dhënien e provimeve). I interesuari përgatiste dhe mbronte disertacionin e kandidaturës, me një temë studimore të zgjedhur me dëshirën e tij.

Në dhënien e kësaj grade shkencore vendimi bënte një përjashtim, në rastet që ai i quante të jashtëzakonshme. Mund të mos ndiqej kjo proçedurë “...kur personi që kërkon të hyjë në aspiranturë ka një stazh të gjatë në punë shkencore dhe ka vepra shkencore të botuara në një nivel shkencor e ideologjik të lartë”329. Në këtë rast Komisioni i Lartë i Atestimit i jepte atij gradën “Kandidat i Shkencave”, duke e çliruar nga provimet e kandidaturës dhe duke konsideruar si disertacion veprat e tij shkencore të botuara ose jo. Studimi për gradën e parë, sipas vendimit, duhej të përmbante disa standarde. Ai duhej të prezantonte njohuritë e përgjithshme të individit për një lëndë të caktuar dhe mbi të gjitha, të evidentonte njohuritë speciale dhe zotësinë për veprimtari të pavarur kërkimore e shkencore.

326 AQSH, Fondi 511, Viti 1954, dosja 29, fl.8. 327 Gazeta Zyrtare, viti 1955, fl. 225. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 153, dt. 2.05.1955 mbi

gradat dhe titujt shkencorë dhe mbi aspiraturën në shkollat e larta dhe institucionet e kërkimit shkencor.

328 Po aty. 329 Po aty.

Page 138: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

137

Grada “Doktor i Shkencave” jepej vetëm pasi personi kishe përfunduar gradën e parë. Ajo mbrohej me një disertacion (punim) doktorature, në atë fushë ku ai kishte interes. Disertacioni i doktoratës duhej të përmbushte standarde të larta shkencore. Ai duhej të prezantonte aftësitë e studiuesit për punë të pavarur shkencore e kërkimore. Kryesore ishin rezultat e studimit. Në të duhej të gjenin zgjidhje probleme të fushës studimore, ose të shtroheshin ato për zgjidhje. Plus kësaj, doktorata kërkonte nga studiuesi aftësi për përgjithësime teorike shkencore, si dhe për të shtruar e motivuar në mënyrë shkencore probleme të reja me rëndësi për jetën e vendit.

Edhe në dhënien e doktoratës vendimi parashikonte statusin e përjashtimit të personave të veçantë. Këtë status e fitonin ata studiues që kishin botuar “…vepra të shquara shkencore, që kanë bërë shpikje dhe zbulime të rëndësishme”330. Pikërisht në këto dy raste grada “Doktor i Shkencave” jepej edhe pa mbrojtje disertacioni.

Dhënien e gradave shkencore vendimi e kufizonte në disa degë të shkencës. Kjo bëhej në kushtet kur niveli i zhvillimit ekonomik, shoqëror e kulturor i vendit ishte ende i pakët. Ai përcaktonte në mënyrë taksative degët, ku do të aplikohej marrja e gradave shkencore dhe që ishin: fizikë-matematikë, kimi-biologji, mineralogji, politeknike, bujqësore, historike, ekonomike, filozofike, gjeografike, juridike, pedagogjike, mjekësore, farmaceutike, veterinare dhe arkitekturë.

Titujt “Asistent” dhe “Bashkëpunëtor i Ri Shkencor”, sipas vendimit i fitonin ata individë që kishin mbaruar shkollat e larta, që kishin një përvojë të mjaftueshme për punë pedagogjike dhe për kërkime shkencore. Ato duhej të kishin zotësitë për të drejtuar (me udhëheqje shkencore), punët praktike, punët laboratorike dhe të aktivizoheshin në veprimtari të thjeshta shkencore me referate e kumtesa. Të drejtën për t’i dhënë këta tituj e zotëronin këshillat shkencore të institucioneve përkatëse, pasi të ishin njohur me rezultatet e tyre331.

Titujt “Docent” dhe “Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor” jepeshin për ata individë që kishin mbaruar shkollën e lartë, në stadin kur ata ishin në gjendje të zhvillonin kurse leksionesh të plota e të pavarura, me një nivel të lartë shkencor. Marrja e tyre kërkonte “aktivitet metodiko-shkencor”, i shprehur ky në vepra të botuara ose jo, në artikuj të ndryshëm shkencorë, në përshtatje tekstesh shkollorë, në referate e kumtime të ndryshme shkencore, etj. Këta tituj jepeshin vetëm pasi punonjësi të kishte kryer jo më pak se tre vjet punë332.

Titulli “Profesor” përfitohej nga ata individë që, sipas vendimit, kishin një aktivitet të gjerë pedagogjiko-shkencor. Ata dallonin nga të tjerët për botimin e veprave shkencore me standarde të larta. Në këto vepra kishin gjetur zgjidhje, ose shtronin për zgjidhje probleme shumë të rëndësishme për prodhimin, shkencën, kulturën dhe ekonominë. Çdo individ kishte të drejtë të aplikonte për këtë titull vetëm

330 Po aty, fl.9 331 Po aty, fl.10. 332 Po aty.

Page 139: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

138

atëherë kur kishin kaluar tre vjet nga koha e marrjes së titullit paraardhës333. Propozimi fillestar për marrjen e titullit “Docent”, (Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor) dhe “Profesor”, bëhej nga Këshilli Shkencor i shkollës së lartë, ose i institucionit shkencor. Mandej, Komisioni i Lartë i Atestimit merrte vendimin e formës së prerë.

Për zbatimin e këtij vendimi, pranë Këshillit të Ministrave u ngrit Komisioni i Lartë i Atestimit. Ky institucion kishte atributet (ekskulzivitetin) e dhënies së gradave dhe titujve shkencore. Sipas rregullores Komisioni i Lartë i Atestimit vepronte pranë Këshillit të Ministrave. Me propozimin e këshillave shkencore të shkollave të larta ose të presidiumit të Institutit të Shkencave ai jepte gradat shkencore “kandidat i shkencave”, “doktor i shkencave” si dhe titujt shkencorë “docent” dhe “profesor” duke lëshuar njëkohësisht edhe diplomat përkatëse.

Komisioni përbëhej nga kryetari që ishte Ministri i Arsimit dhe i Kulturës, 2 zv.kryetarë, sekretari shkencor dhe anëtarët që aprovoheshin nga Këshilli i Ministrave. Vendimet merreshin në mbledhjet plenare dhe me shumicën e votave që ishin të fshehta. Puna organizative dhe përgatitore kryhej nga sekretari shkencor në bazë të rregullores së brendshme, ndërsa disertacionet shqyrtoheshin paraprakisht nga komisionet e ekspertëve të cilët në rast nevoje për një analizë të hollësishme mund të thërrisnin si referentë specialistë334.

Në kuadrin e masave të ndërmarra për t’i dhënë nxitje veprimtarisë shkencore, në marsin e vitit 1956, Këshilli i Ministrave do të nxirrte vendimin mbi përgatitjen e aspirantëve të parë brenda vendit. Mbi bazën e tij, aspirantura do të hapej gjatë vitit akademik 1956-1957 dhe në të do të përfshiheshin 35 aspirantë pa shkëputje nga puna, respektivisht 12 në shkencat shoqërore dhe 23 në ato të aplikuara. Vendet e akorduara do t’u shpërndaheshin instituteve të larta sipas tabelës së mëposhtme335.

Tab. 1

Institutet Degët Vendet 1. Instituti Pedagogjik Pedagogji 3

2. Instituti Bujqësor Veterinari 3

3. Instituti Politeknik

Bujqësi-Agronomi 4

Teknologji ndërtimi 5

Gjeologji 4

334 Gazeta Zyrtare, viti 1955, nr.7, fl.227, dt. 7.06.1955. Nga rregullorja “Mbi komisionin e Lartë të Atestimit”. 335 AQSH, F. 511, V. 1956, dos. 18, fl.4. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.128, dt. 23.03.1956 “Mbi përgatitjen e aspirantëve të parë brenda shtetit pa shkëputje nga puna”.

Page 140: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

139

4. Instituti Mjekësor Mjekësi 2

5. Instituti Ekonomik Ekonomi 4

6. Instituti i shkencave

Filologji 2

Histori 2

Botanikë 2

Veprimtaria shkencore e shkollave të larta do të hynte në një fazë të re me krijimin e Universitetit që ndikoi pozitivisht në përqendrimin efikas të forcave mësimore e shkencore sidomos të fushave më pak të studiuara siç ishin ato të shkencave natyrore dhe të aplikuara. Gjithsesi deri në këto momente flitej për studime fillestare modeste. Veprimtaria më e gjerë shkencore në shkallë vendi zhvillohej në Institutin e Shkencave.

Në prag të krijimit të Universitetit do të hapej një debat i gjerë në se në këtë të fundit do të përfshihej edhe Instituti i Shkencave. Drejtues të shkollave të larta do të paraqitnin argumenta në favor të shkrirjes. Për përkrahësit e kësaj ideje, shkenca mund të zhvillohej më mirë se kudo vetëm në Universitet se aty mund të përgatiteshin mirë kuadrot shkencorë edhe se Akademia e Shkencave kur të krijohej, ishte e mira që të realizohej nëpërmjet Universitetit. Për shkrirjen do të ishte dakord Ministria e Arsimit dhe Këshilltari Sovjetik për shkollat e larta.

Në një informacion të kësaj periudhe, mbi problematikën që kishte hapur çështja e bashkimit ose jo e të dy institucioneve, shprehej mendimi se diskutimi i të dy palëve ishte i njëanshëm dhe se rëndësia e këtij procesi kërkonte një analizë objektive të argumenteve të parashtruara si dhe të avantazheve dhe disavantazheve të masave që do të ndërmerreshin për zgjidhjen e tij.

Përfaqësuesit e Institutit të Shkencave, duke argumentuar tezën e tyre do të theksonin se, rruga për zhvillimin e shkencës ishte kryesisht ajo e institucioneve të pavarura shkencore. Ato do të shprehnin shqetësimin se, duke u shkrirë Instituti i Shkencave puna shkencore do të dëmtohej rëndë. Pranohej se kjo shkrirje do të forconte Universitetin me kuadro të disa specialistëve dhe do të ndihmonte zhvillimin e punës shkencore në disa degë (kryesisht në shkencat e filologjisë-historisë dhe deri në një farë mase në shkencat natyrore-kimi-biologji), do të grumbullonte dhe bashkonte forcat shkencore të vendit, si dhe do të forconte bazën materiale etj.

Por gjithnjë sipas tyre në këtë çështje, duheshin patur parasysh edhe disa faktorë të rëndësishëm. Shkrirja e Institutit të Shkencave do të sillte forcimin e vetëm dy fakulteteve atij të histori-filologjisë dhe deri në një farë mase, të fakultetit kimi-biologji. Fakultetet kryesore të Universitetit si inxhinieria, mjekësia, ekonomia si dhe ato të matematikë-fizikës dhe drejtësisë nuk do të përfitonin ndonjë gjë të madhe, sepse realisht këto degë nuk ishin të zhvilluara në Institutin e Shkencave.

Page 141: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

140

Për këtë të fundit konsiderohej si pozitive që, një bashkëpunim më i ngushtë mirë midis tyre, do të ndihmonte në organizimin më të mirë të punës shkencore të studentëve dhe do të krijonte mundësi më të mëdha për praktikën laboratorike, ekspeditat dhe udhëheqjen shkencore të punimeve ndonëse këto rezultate, mund të siguroheshin edhe pa shkrirjen e Institutit të Shkencave. Kjo realizohej me anë të kombinimit të punës shkencore të të dy institucioneve, forcimin dhe zgjerimin e lidhjeve midis tyre, nëpërmjet aktivizimit në punën arsimore e shkencore të Universitetit, të kuadrove shkencorë të Institutit.

Por shpërndarja e Institutit të Shkencave dhe shkrirja e pjesshme me Universitetit do të sillte edhe një varg inkonveniencash që do të dëmtonin seriozisht punën shkencore. Pas shumë vitesh përpjekjesh, ai kishte arritur të krijonte mundësitë për një punë shkencore sistematike të gjerë dhe me perspektivë. Ishin përcaktuar format organizative të punës që po japin frytet e tyre, si dhe ishte grumbulluar një eksperiencë e pasur dhe një traditë në fushën shkencore. Kuadrot shkencore ishin kualifikuar dhe ngritur cilësinë e punës.

Instituti i Shkencave, sidomos pas riorganizimit të vitit 1955, kishte fituar tashmë fizionominë e një institucioni shkencor qendror të rëndësishëm, që luante rol të ndjeshëm në zhvillimin e jetës shkencore e kulturale të vendit. Ai kryente deri diku funksionet e një akademie të shkencave. Organizimi i një vargu institucionesh autonome dhe koordinimi i punës së tyre nga Instituti i Shkencave favorizonte përshpejtimin e procesit të ngritjes të Akademisë së Shkencave në një të ardhme jo fort të largët336.

Me shpërndarjen e Institutit të Shkencave dhe prishjen e strukturës së tij, mendohej se do të dëmtohej zhvillimi i punës shkencore. Një argument tjetër do të ishte ai që me shpërndarjen e sektorëve të ndryshëm të Institutit të Shkencave pjesërisht në Universitetet dhe pjesërisht në institucione të tjera, vendit do t’i mungonte një qendër drejtuese e koordinuese e gjithë punës shkencore.

Jashtë kuadrit të Universitetit do të mbeteshin sektorë me rëndësi të punës shkencore, siç ishin sektorët e Instituteve të Bujqësisë e të Zooteknikës, duke u bërë ky institucion i ri qendër vetëm e një pjese të veprimtarisë shkencore. Për më tepër format organizative të Universitetit gjykoheshin të papërshtatshme, për drejtimin e një pune të gjerë shkencore si ajo që zhvillohej në Institutin e Shkencave. Organizimi e drejtimi i mirë i saj lidhej me një sërë veprimtarish, si p.sh. koordinimin e planeve shkencore me nevojat e dikastereve, organizimin e realizimit në kohën e duhur të ekspeditave, diskutimin e punimeve të përfunduara, ndjekjen e vënies në praktikë të rekomandimeve e të rezultateve të punëve shkencore. Të gjitha këto kërkonin një angazhim të madh nga ana e organeve drejtuese dhe vështirë se përmbushnin si duhej në kuadrin e një institucioni siç ishte Universiteti, ku vëmendja kryesore duhej t’i kushtohej çështjeve mësimore.

336 Po aty.

Page 142: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

141

Po kështu, detyra kryesore e Universitetit ishte ajo e pregatitjes të specialistëve dhe kësaj detyre i nënshtrohej edhe aktiviteti shkencor. Në institucionet e larta arsimore, asnjë aktivitet shkencor nuk zhvillohej i shkëputur nga ana arsimore ku vendin e parë e mbante gjithmonë puna pedagogjike. Kështu ishte në të gjitha universitetet e vendeve të tjera, përfshirë edhe ato të demokracive popullore, pavarësisht nga fakti se ishin njëkohësisht qendra shkencore që zhvillonin aktivitet shkencor në një shkallë të kufizuar.

Edhe me një planifikim të mirë të punës shkencore, praktika tregonte se pregatitja e studentëve dhe përmirësimi i vazhdueshëm i programeve dhe i nivelit të leksioneve (ndjekja e mbarëvajtjes të studentëve, konsultimet dhe udhëheqja e punës shkencore të tyre, mbledhja për çështje pedagogjike, praktika pedagogjike dhe praktika në prodhim, përpunimi i teksteve, arsimi me korespondencë) kërkojnë një punë të madhe e të vazhdueshme arsimore, që rrezikonte të zhvillohej në kurriz të punës kërkimore shkencore. Këtë e dëshmonte qartë puna shkencore e pakët dhe deri diku e varfër, e zhvilluar deri në këtë kohë, nga kuadrot e institucioneve të larta mësimore të vendit.

Kuadrot më të mirë të sektorëve të Institutit që do të shkriheshin në Universitet, do t’ia kushtonin pjesën më të madhe e kryesore të aktivitetit të tyre, punës arsimore dhe organizimit të fakulteteve e të katedrave. Universiteti si institucion i ri, në vitet e para do të duhej të përballonte një punë të madhe organizative e pedagogjike. Ishin për t’u stabilizuar planet mësimore e programet, për t’u redaktuar e përshtatur tekstet e dispensat, për t’u organizuar e pajisur laboratorët e kabinetet etj. Me gjithë këto detyra nuk mbetet kohë e mjaftueshme për të bërë edhe një punë shkencore me nivel. Angazhimi në veprimtari organizative arsimore të pjesës më të mirë të kuadrove shkencore, do të çonte në një ulje të ndjeshme, të veprimtarisë të këtyre të fundit në fushën e shkencës.

Në vargun e argumenteve të sjella do të ishte edhe fakti se, në katedrat e universiteteve nuk mund të planifikoheshin punime shkencore komplekse dhe me afate të gjatë (hartimi i një fjalori të madh të shqipes, botimi sistematik i dokumenteve, studimi sistematik i pasurive floristike dhe faunistike të vendit etj.), nuk mund të realizohej ai organizim i gjerë e kompleks lidhur me terrenin, lëndën e parë, aparaturat komplekse special, metodikat e studimit, kërkimet e gjata bibliografike e arkivale, që kërkonte një punë shkencore e zhvilluar në mënyrë sistematike dhe e organizuar.

Eksperienca botërore fliste se në të gjitha vendet, si etapë fillestare në zhvillimin e shkencës, konsiderohej ngritja e institucioneve të larta mësimore. Kur në këto institucione puna arsimore kishte arritur një nivel të duhur dhe kuadrot shkencore kishin arritur një gradë të mjaftueshme kualifikimi, kur zhvillimi ekonomik e shoqëror i vendit kishte shkuar mjaft përpara, atëherë ishte ndjerë nevoja e krijimit të institucioneve shkencore indipendente, për studime e kërkime sistematike dhe në

Page 143: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

142

mënyrë të organizuar, në fushat e ndryshme të shkencës e të prodhimit337. Për Shqipërinë kjo etapë e parë ishte arritur nëpërmjet përgatitjes të kuadrove jashtë vendit dhe me eksperiencën e fituar gjatë punës. Ngritja e institucioneve shkencore indipendente pa lidhje me sferën arsimore, konsiderohej si një etapë e dytë e avancuar në procesin e zhvillimit të shkencës.

Zhvillimet e ekonomisë e të kulturës së vendit do të kërkonin forcimin e mëtejshëm të institucioneve shkencore indipendente që ekzistonin në vend. Fuqizimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i tyre mund të bëhej vetëm në kuadrin e një institucioni shkencor independent nga arsimi, konkretisht në kuadrin e Institutit të Shkencave. Shkrirja e tij do të shënonte një kthim në fazën fillestare të veprimtarisë shkencore.

Kalimi në etapën e krijimit të Akademisë së Shkencave që përbën një fazë më të lartë, mund të arrihet më mirë nëpërmjet fuqizimit e zhvillimit të Institutit të Shkencave, i cili zhvillonte aktivitetin e tij në bazë të një statuti që mbështetej në statutet e akademive të Bashkimit Sovjetik e të Demokracive popullore. Një akademi shkencash, nuk mund të ngrihej pa ekzistencën e një vargu institucionesh indipendente me tradita të shëndosha pune, me kuadër shkencor të ngritur dhe me një organizim administrative të përshtatshëm. Këto kushte nuk mund të siguroheshin që në fillim nga katedrat e institucioneve arsimore.

Për përkrahësit e qëndrimit më vete të Institutit të Shkencave, me shkrirjen, Universiteti do të mund të dispononte rreth 15-20 kuadro të kualifikuar që do të bëheshin pedagogë të karierës. Por bashkë me këta do të kalonin mbi një qind kuadro të tjera të palidhura me punën arsimore që do të ishin një peshë e rëndë për të338. Disa institucione e sektorë do të mbeteshin formalisht të lidhur (muzeumet e arkeologjisë e etnografisë, sektorët e etnografisë, folklorit, terminologjisë, leksikologjisë e leksikografisë etj.) dhe kabinetet e tyre do të ishin si trup i huaj në katedrat përkatëse. Disa të tjera institucione e sektorë, si laboratori i kërkimeve kimike, sektori i arkitekturës dhe arteve mesjetare do të likuidoheshin fare, kurse atelieja për ruajtjen e monumenteve artistike dhe historike do të mbetej jashtë Universitetit, duke shkëputur nga sektorët që siguronin udhëheqjen e saj shkencore.

Vetë funksionimi i një institucioni njëkohësisht arsimor-shkencor dhe kërkimor-shkencor, me një përqindje shumë të madhe kuadrosh të palidhura me punën mësimore, do të nxirrte në praktikë një tok problemesh organizative të vështira për t’u zgjidhur (organizimi e drejtimi i një pune të gjerë, komplekse e heterogjene; udhëheqja e kabineteve, ku punonin kuadro tekniko shkencorë gjatë pushimeve shkollore, kombinimi i veprimtarisë së kuadrove me natyrë pune të ndryshme), etj.

Një argument i fortë do të konsideroj fakti që shteti, për zhvillimin e punës shkencore në shkallë të gjerë, më shumë se një herë kishte shtruar nevojën e domosdoshme të aktivizimit të një rrjeti të gjerë bashkëpunëtorësh të jashtëm.

337 Po aty. 338 Po aty.

Page 144: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

143

Institute i Shkencave me gjithë pengesat dhe dobësitë, kishte arritur të aktivizonte në punë shkencore, një numër të mirë kuadrosh të afta të ekonomisë dhe kulturës së vendit. Aktivizimi i tyre pranë Universitetit do të nxirrte probleme dhe vështirësi.

E një rëndësie të veçantë do të konsiderohej fakti i pozicionit që kishte fituar Instituti i Shkencave, si i vetmi institucion shkencor që përfaqëson vendin në botën e jashtme, duke kryer funksionet e një akademie. Ishte krijuar një traditë në lidhje me marrëdhëniet me botën shkencore të jashtme (akademi, institucione të ndryshme, universitetet, kongrese ndërkombëtare, biblioteka nacionale, shkencorë të ndryshëm) etj., e cila nuk duhej të ndërpritej.

Ndërkohë edhe veprimtaria botuese mund të pësonte rënie sepse, vëmendja do të drejtohej nga përgatitja e teksteve dhe dispensave. Për rrjedhojë, Buletini i Shkencave do të kthehej në një organ heterogjen, ku do të zinin vend më shumë artikujt mbi problemet organizative dhe pedagogjike se sa ato shkencore. Për të gjitha këto argumente të parashtruara, drejtuesit e Instituti të Shkencave do të shpreheshin kundër idesë të bashkimit. Ato do të përkrahnin opinionin se, për Universitetin do të ishte më oportune forcimi dhe zgjerimi i lidhjeve për koordinimin e punës shkencore se sa shkrirja në të e Institutit.

Pas analizës së dy pikëpamjeve, Komisioni për krijimin e Universitetit do të shprehej në favor të shkrirjes. Në raportin e paraqitur strukturave të larta shtetërore dhe atyre partiake do të thuhej se “... Duke pasur parasysh se universiteti do të jetë qendra më e rëndësishme e Republikës për përgatitjen e kuadrove të larta dhe zhvillimin e shkencës, gjatë studimit të çështjes së organizimit të Universitetit del para nesh, nevoja e bashkimit të të gjitha forcave mësimore dhe shkencore të Institutit të Shkencave të Institutit Politeknik, Pedagogjik, Juridik dhe Ekonomik dhe Mjekësor dhe mbi këtë bazë të krijohet Universiteti shtetëror. Kjo na duket e domosdoshme me qëllim që të evitohen paralelizmat e panevojshme të punës shkencore të ngrihet niveli i punës mësimore në Universitet dhe i asaj shkencore në përgjithësi dhe të shfrytëzohen në mënyrë racionale kuadrot dhe mjetet”339.

Duke e studiuar në mënyrë të veçantë çështjen e bashkimit të forcave shkencore në universitetet, Komisioni jepte mendimin se një gjë e tillë ishte e mundshme dhe e dobishme. Në bazë të statutit detyrat e tij do të konsistonin, në pregatitjen e specialistëve të nevojshëm me një kualifikim të lartë për zhvillimin e ekonomisë, të kulturës, përmirësimin e shërbimit mjekësor, etj., nëpërmjet vënies në jetë të sukseseve të shkencës dhe me anë të bashkëpunimit krijues të shkencëtarëve të Universitetit me punonjësit e prodhimit. Brenda këtij kuadri edhe detyrat e Institutit të Shkencave, si pjesë përbërëse e funksioneve të Universitetit, do të kishin më shumë mundësi për zgjidhjen e tyre.

Komisioni do të ofronte edhe opsionet e realizimit praktik të bashkimit. Kështu Dega e Historisë mund të shkrihej në katedrën e Historisë së Shqipërisë të Fakultetit Histori-Filologji. Në katedrën e Historisë së Shqipërisë do të ngriheshin kabinetet e Historisë së lashtë, Historisë së mesme, Historisë së re, Etnografisë, Artit

339 AQSH, F. 511, V. 1957, dos. 4, fl. 22-26. Nga raporti “Mbi shkrirjen e Institutit të Shkencave me

Institutet e Larta të USHT”.

Page 145: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

144

mesjetar dhe në vartësi të saj të vendosej Muzeumi i Etnografisë dhe ai i Arkeologjisë. Dega e gjuhësisë shkrihej në katedrën e gjuhës shqipe të Fakultetit Histori-Filologji. Në katedrën e gjuhës shqipe do të ngriheshin kabinetet e leksikologji-terminologjisë, gramatikës dhe dialektologjisë. Laboratori i Kimisë shkrihej në laboratorët e degës së kimisë së Fakultetit të Shkencave të Natyrës, d.m.th. në laboratorët e katedrave të kimisë së përgjithshme, kimisë organike dhe kimisë analitike. Sektori i gjeografisë shkrihej në katedrën e gjeografisë së Fakultetit Kimi-Biologji. Po kështu Instituti i Kërkimeve Bujqësore, Instituti i Zooteknikës si dhe Shërbimi Metereologjik do t’i kalonin Ministrisë së Bujqësisë.

Bashkimi i Institutit të Shkencave me Universitetin, gjithnjë sipas mendimit të komisionit, do të eleminonte paralelizmin e panevojshëm në punët kërkimore e shkencore të dy institucioneve, si dhe do të ulte shpenzimet paralele për ngritjen e laboratorëve, kabineteve dhe muzeumeve, do të shkurtonte shpenzime administrative, do të shfrytëzonte më mirë ndërtesat, literaturën dhe mjetet e tjera për përgatitjen e kuadrove, zhvillimin e shkencës dhe për plotësimin e nevojave të vendit, duke përshpejtuar edhe proçesin e rritjes së kuadrove shkencore dhe të krijimit të Akademisë së Shkencave.

Duke i konsideruar të pabazuara pretendimet e përfaqësuesve të Institutit të Shkencave, sipas mendimit të Komisionit për Universitetin, shkrirja e Institutit të Shkencave nuk do të thoshte dobësim i punës shkencore dhe se eksperienca e grumbulluar nga ky i fundit, materialet e mbledhura mbi tema të ndryshme, kuadrot e pregatitura, materialet dhe pajisjet e siguruara, do të shfrytëzoheshin plotësisht nga Universiteti. Plani i punës së kërkimeve të Institutit Shkencave do të kalonte si pjesë përbërëse e planit të përgjithshëm të punës shkencore të Universitetit, që do të drejtohej nga rektorati.

Qendra e punës shkencore në të gjithë vendin do të ishte Universiteti. Ai do të zhvillonte punë kërkimore shkencore në të gjitha fushat e dijes, në bazë të planit të aprovuar në Këshillin Shkencor të Universitetit, me pjesëmarrjen aktive të dikastereve dhe institucioneve shtetërore të interesuara si dhe ndihmën e organizatave shoqërore. Plani i punës kërkimore shkencore do të realizohej nga personeli mësimor e shkencor i gjithë sistemit të shkollave të larta.

Me bashkimin e Institutit të Shkencave me Institutet e Larta të Universitetit, konkludohej se nuk prisheshin format organizative të bërthamave të punës shkencore të Institutit Shkencor, për arsye se sektorët ekzistues të Institutit të Shkencave përfshiheshin në katedrat përkatëse, duke ruajtur strukturën organike ekzistuese. Në universitetet përpos personelit pedagogjik shkencor, i cili do të merrej me mësim dhe punë shkencore, do të kishte edhe personel, i cili do të merrej kryesisht ose tërësisht me punë kërkimore shkencore. Në këtë mënyrë, personeli i Institutit të Shkencave në universitetet nuk do të gjente asnjë pengesë për zhvillimin e veprimtarisë së tij, por përkundrazi do të siguronte një mbështetje shumë të madhe, nga kolektivi mësimor-shkencor dhe nga studentët. Dhënia e mësimit në universitetet konsiderohej një bazë shumë e rëndësishme për rritjen e përgatitjen shkencore të kuadrove.

Page 146: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

145

Gjithashtu sektorët e leksikologjisë, terminologjisë etj., duke u bashkuar me katedrat e Universitetit në formën e kabineteve, do të ishin pikërisht në vendin e tyre. Bashkimi do të siguronte lidhje më të mira me prodhimin në një front më të gjerë. Në shkencat teknike të inxhinierisë, mekanikës, elektronikës, gjeologjisë, ndërtimit etj., në shkencat e natyrës, flora, fauna, kimia, fizika, mjekësia etj., niveli i punës shkencore do të ngrihej.

Mbi këtë bazë, Komisioni nuk shihte argumente serioze që vinin në dyshim prioritetin e bashkimit. Analiza e të gjithë faktorëve të çonte në përfundimin “...se në etapën e sotme, – si do të thuhej në këtë raport, - rruga më e drejtë që krijon kondita për zhvillimin e shkencës dhe përgatitjen e kuadrove me kualifikim të lartë, është bashkimi i forcave të Institutit të Shkencave në Universitet, që do të jetë qendra më e lartë e shkencës, kulturës dhe arsimit të lartë në Republikën Popullore të Shqipërisë”340. Në këtë front të gjerë të punës kërkimore-shkencore do të rriteshin hapësirat për realizimin e diplomave të studentëve, disertacioneve të aspirantëve, asistentëve, pedagogëve, duke çuar në rritjen e shpejtë të kuadrove të kualifikuar (kandidat, doktor i shkencave, docent, profesor).

Me krijimin e USHT, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të majit të vitit 1957, në përbërjen e tij futeshin Sektori i Biologjisë i Institutit të Zooteknisë dhe Institutit të Bujqësisë dhe Biologjisë “I.V. Miçurin..” pjesë të Institutit të Shkencave. Instituti i Gjuhësisë dhe Historisë mbeteshin si institucione shkencore, në përbërjen e Fakultetit të Histori-Filologjisë të USH të Tiranës341. E gjithë baza materiale, godinat, laboratorët e tjerë viheshin në dispozicion të Universitetit. Për të ndjekur dhe analizuar ecurinë e punës shkencore dhe, për të realizuar kualifikimin e punonjësve shkencorë e pedagogjikë, do të ngrihej Këshilli Shkencor i Universitetit.

Lista e personave që do të bënin pjesë në Këshillin Shkencor të Universitetit342

Të brendshëm

1. Zija Këlliçi Kryetar 21. Reiz Çani 2. Kol Paparisto 22. Zihni Sinoimeri 3. Hasan Duma 23. Sotir Kuneshka 4. Ismet Elezi Sekretar 24. Kol Popa 5. Deko Rusi (Sekretar i KP) 25. Petraq Pilika 6. Stefanaq Pollo 26. Pleurat Xhuvani 7. Androkli Kostallari 27. Petro Lalaj 8. Mahir Domi 28. Kiço Glozheni 9. Aleks Buda 29. Kole Dushniku

7340 AQSH, F. 511, V. 1957, dos. 4, fl.26. 341 Po aty, dos. 31, fl. 31-36. Vendimi i Këshillit të Ministrave i RPSH. 342 AQSH, F.511, V. 1957, dos. 49, fl.70.

Page 147: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

146

10. Selim Islami 30. Islam Zeko 11. Aleksandër Xhuvani 31. Minella Karajani 12. Medar Shtylla 32. Petro Çani 13. Fejzi Hoxha 33. Shefqet Kruja 14. Fadil Spahiu Të jashtëm: 15. Xhavit Gjata 34. Dhimitër Shuteriqi 16. Luan Omari 35. Spiro Konda 17. Kiço Negovani 36. Ilo Mitkë Qafëzezi 18. Petrit Radovicka 37. Pasko Milo 19. Gjovalin Gjadri 38. Muntas Shehu 20. Tahir Haxhiymeri

*

* *

2. Veprimtaria shkencore në USHT (1957-1960) Veprimtaria shkencore tashmë e institucionalizuar në kuadrin e Universitetit,

do të krijonte hapësira të reja në këtë fushë. Grumbullimi i forcave pedagogjiko-shkencore do të nxiste dhe gjallëronte veprimtarinë e katedrave, të punonjësve dhe të fakulteteve. Plani tematik i punës shkencore për vitin 1957, natyrisht do të ishte vazhdimi i planeve të punës të ish Institutit të Shkencave dhe atyre të instituteve të larta mësimore. Sipas një analize të bërë në këtë periudhë, përpjekjet për realizimin dhe përmbushjen e angazhimeve ishin rritur343.

Në vitin 1957 ishte bërë i mundur përfundimi i një prej punimeve më të rëndësishme “Historia e Shqipërisë”, për të cilin kishin kontribuar personalitetet më në zë të kësaj fushe. Në proces përfundimi do të ishte dhe punimi tjetër madhor, ai mbi “Historinë e letërsisë shqipe”. Veprimtari të tjera të rëndësishme do të ishin transliterimi dhe transkriptimi i “Mesharit” të Gjon Buzukut dhe atlasi “Flora e Tiranës”.

Në Sektorin e historisë do të vazhdonte puna për tekstin e “Historisë së Shqipërisë” të botuar fillimisht si maket, dhe që iu nënshtrua një diskutimi të gjerë. Po në këtë fushë do të përgatitej edhe vëllimi i parë i krestomacisë së dokumenteve historikë. Sektorët e arkeologjisë, etnografisë, arteve mesjetare dhe arkitekturës, gjatë vitit 1957 do të angazhoheshin për ngritjen e muzeumit. Ndërkohë në Sektorin e 343 AQSH, F. 511, V. 1957, dos.8, fl. 1-12. “Nga informacioni i USHT mbi veprimtarinë shkencore të

vitit 1957”.

Page 148: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

147

arkeologjisë, do të vazhdonte përpunimi i materialeve arkeologjikë të sjella nga gërmimet e vjetëve të fundit, si dhe botimin e rezultateve në një vëllim. Në Sektorin i etnografisë, vëmendja u përqendrua në riorganizimin e muzeumit dhe sistemimin e fondeve të etnografisë dhe në atë të arteve mesjetare, në grumbullimin e materialeve të reja, sistemimin e arkivit.

Në atë të folklorit do të punohej për grumbullimin dhe sistemimin e materialeve, hartimin dhe përgatitjen për botim të antologjisë, të proverbave, me rreth 3 mijë të tilla. Në sektorët e gjuhësisë, të letërsisë e të folklorit ishin kryer disa studime mbi përemrat pronorë, transkriptimin e hadikasë së Dalip Frashërit, studime dialektologjike mbi të folmen e Dangëllisë, të Skraparit e të Myzeqesë si dhe u paraqit për botim fjalori ortografik i gjuhës shqipe me 12 mijë fjalë përfunduan punimet për kartotekën e leksikut të shqipes etj. Në fushën e terminologjisë u përpunuan termat e kimisë, botanikës dhe elektricitetit. Po kështu Historia e Letërsisë Shqipe, nga viti akademik 1957-1958 do të përdorej si dispensë për studentët e Fakultetit të Histori - Filologjisë.

Përpjekje modeste ishin bërë edhe në fushën e shkencave të natyrës. Puna kërkimore shkencore ishte përqendruar në sektorët e botanikës, zoologjisë dhe kimisë organike, ndërsa për fushat e fizikës, kimisë inorganike dhe matematikës nuk kishte ende një plan tematik. Krahas studimit mbi “Florën e Tiranës”, ishin realizuar edhe disa të tjera mbi burimet natyrale të bazës ushqimore për kafshët, barërat e këqija të kulturave bujqësore, disa bimë mjaltore dhe në laboratorin e kërkimeve kimike ato për biokiminë e bimëve foragjere të Shqipërisë së mesme, bimët tanifere dhe absorbentët natyrale të vendit, rërat bituminoze etj344.

Për sa i takonte shkencave mjekësore, ishte tentuar që puna kërkimore- shkencore të dilte nga faza e kërkimeve thjesht statistikore duke u zhvilluar në bazë të një metodike të përgatitur më mirë, dhe ngritur në një shkallë më të lartë. Në katedrat e Fakultetit të Inxhinierisë do të realizoheshin disa projekte si: projektimi i tre hidrocentraleve, rezervat në krom në basenin e Bulqizës; turbinë hidraulike për fshatin etj.345

Nga një vështrim i shpejtë i veprimtarisë shkencore deri në këtë periudhë, do të vihej re një ecuri më e mirë në fushat e shkencave historike dhe atyre gjuhësore. Sigurisht kjo shpjegohej me krijimin e një tradite si dhe me faktin që forcat shkencore ishin të organizuara totalisht vetëm me aktivitet kërkimor-shkencor.

Në kuadrin e forcimit të punës shkencore nga ana e drejtuesve të universitetit, që në fillimin e vitit 1958, do të shtrohej nevoja e organizimit të sektorëve të rinj, për degët ku ishin krijuar kushtet. Në kërkesën drejtuar Ministrisë së Arsimit ata do të argumentonin faktin se atje ku kishte patur sektorë me kuadro shkencorë, rezultatet kishin qenë më të mira. Mbi këtë bazë shihej e nevojshme dhe e rëndësishme ngritja e

344 Po aty, fl. 10-12. 345 AQSH, F. 490, V. 1959, dos. 962, fl. 58, “Mbi disa çështje të punës shkencore në USHT”

Page 149: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

148

sektorëve të rinj në disa specialitete, si dhe i laboratorit shkencor pranë katedrës së Fakultetit të Shkencave të Natyrës në USHT346.

Për zhvillimin e studimeve në fushën e mjekësisë dhe zgjidhjen e problemeve të shëndetësisë, do të kërkohej krijimi i një laboratori kërkimor eksperimental pranë Fakultetit të Mjekësisë në USHT. Në Fakultetet e Inxhinierisë propozohej ngritja e disa sektorëve, si ai i shkencave të ndërtimit dhe arkitekturës, hidro-energjetikës, i gjeologjisë etj.347

Masa të rëndësishme organizative do të ndërmerreshin edhe në fushën e kualifikimit të kuadrit. Krahas hartimit të rregullores së aspiranturës, do të bëhej kujdes edhe për sigurimin e programeve të komisioneve për provimet dhe shqyrtimin e dokumenteve etj.348

Universiteti, në vitin e parë të funksionimit do ta zhvillonte punën e tij shkencore, në bazën e një tematike më të gjerë të hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të aprovuar nga Kryesia e Këshillit të Ministrave. Për realizimin e këtij plani dhe angazhimin e plotë të punonjësve të rinj shkencorë, u morën para së gjithash një sërë masash organizative për sigurimin e udhëheqjes shkencore për çdo temë, si dhe për një drejtim efektiv të secilit prej tyre. Me qëllim që temat të shtroheshin drejt dhe të trajtoheshin në të gjitha aspektet, me gjithë përpjekjet, vetëm për një pjesë të tyre u siguruan udhëheqësit shkencorë, të kualifikuar ose grupe specialistësh349.

Punonjësit shkencore në përgjithësi do të tregonin interes të dukshëm për të përmbushur detyrimet e punës shkencore dhe kualifikimin, duke hyrë në aspiranturë ose përgatitur temat e disertacionit për të mbrojtur në të ardhmen, gradat dhe titujt e parë shkencor. Një ndihmë të konsiderueshme në udhëheqjen e temave shkencore, do të jepnin specialistët sovjetikë. Ardhja e shkencëtarëve të huaj në vend dhe dërgimi i punonjësve jashtë shtetit për eksperiencë, do të vlerësoheshin të rëndësishme për një ecuri më të shpejtë të punës shkencore.

Duhet thënë se në këtë periudhë të veprimtarisë të Universitetit dhe shkollave të tjera të larta, ndonëse u tregua kujdes puna shkencore ndeshi në mjaft vështirësi objektive dhe subjektive. Kështu për mungesë kuadri teknik ndihmës, nuk u ndërmorën p.sh. tema mbi studimin e bimëve mjekësore, u reduktuan studime të disa temave të kimisë organike e inorganike, të inxhinierisë, gjeologjisë etj. Për mungesë automjetesh nuk u plotësuan disa ekspedita në sektorë të ndryshëm. Për shkak të ngarkesës së madhe të pedagogëve nuk u arrit ajo që pritej në lëvrimin e temave shkencore në fakultetet ekonomik, inxhinieri dhe mjekësi. Një pengesë do të ishte në disa raste mungesa e dokumentacionit dhe e literaturës së përshtatshme. Po kështu

346 AQSH, F. 511, V. 1958, dos. 44, fl.1-2. Shkresë e Rektoratit të USHT drejtuar Ministrisë së Arsimit

nr. 290, dt. 4.07.1958. 347 Po aty. 348 Po aty, viti 1957, dos.8, fl. 1-2. 349 AQSH, F. 511, V. 1959, dos. 7, fl. 1-2, Nga informacioni “Mbi punën shkencore në Universitet

gjatë vitit 1958”.

Page 150: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

149

mosrealizime u vunë re në studimet me bashkëpunëtorë të jashtëm si në Gjeologjinë e Shqipërisë, Historinë e letërsisë shqipe etj350.

Duke u ndalur në veprimtarinë e çdo fakulteti, informacioni do të vinte në dukje që në Fakultetin Ekonomik kishte përparime në raport me të kaluarën dhe shumë punonjës, sidomos të rinj, ishin angazhuar në tema shkencore dhe tregonin interes. Por gjatë trajtimit vihej re se studimet kishin deri-dikur karakter kompilativ. Kjo lidhej kryesisht me faktin se shumica e kuadrove ishin të rinj, nuk njihnin sa duhej problemet e prodhimit, dhe kishin një ngarkesë të madhe pedagogjike që i pengonte të thelloheshin në punën shkencore. Në Fakultetin Juridik, puna shkencore ishte përqendruar kryesisht në hartimin e teksteve shkollore, pregatitjen me kujdes të leksioneve në mënyrë sa më origjinale, duke ia përshtatur veçorive të vendit.

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degët e fizikës e matematikës, puna shkencore do të konsistonte në ngritjen e njohurive të punonjësve në nivelin që kërkonte zhvillimi i punës së pavarur, organizimin e seminareve dhe referate shkencore. Ndërkohë tërhiqej vëmendja se për fillimin e një pune shkencore në fushën e fizikës, nevojiteshin aparatura përkatëse për eksperimentet, të cilat mungonin.

Ndryshime në sasinë e temave të studiuara ishin shënuar në Fakultetin e Inxhinierisë, por kishte dobësi në trajtimin e temave sidomos ato të degës së gjeologjisë. Për disa degë si mekanika, ndërtimi e hidraulika dilte nevoja që kuadrot shkencore, të njiheshin në vend me përparimet e shkencës botërore dhe të konsultoheshin me specialistë të vendeve të tjera për trajtimin e problemeve, metodat e punës, përdorimit të aparaturave të përshtatshme dhe me literaturën e re. Këtu më shumë se në çdo sektor tjetër ishte e domosdoshme udhëheqja shkencore efektive, gjë që realisht në këtë kohë ishte e pakët.

Në Fakultetin e Mjekësisë ishin ndërmarrë studime me vlerë, të cilat mund të konsideroheshin të një niveli të mirë shkencor dhe të dobishme për praktikën mjekësore. Në këtë fushë kishte mundësi të mira për vetë natyrën e punës dhe kuadrit të vjetër dhe me eksperiencë që punonte në këtë fakultet. Por, mjaft punonjës të rinj që kishin mbledhur një material të shumtë shkencor, për mungesë përvoje nuk arrinin ta përpunonin dhe të nxirrnin konkluzionet e duhura, kështu ndodh sidomos në katedrën e kirurgjisë, të opsetrikës, gjinekologjisë dhe në atë të sëmundjeve infektive. Jo pak kishte influencuar mungesa e kohës, ngarkesa e madhe mësimore dhe punët shoqërore e administrative në klinika.

Në Fakultetin e Histori - Filologjisë vazhdonin të kryheshin mjaft punime me vlerë dhe në përgjithësi mund të thuhej se ishte bërë një punë e mirë, por ritmet do të konsideroheshin të ngadalshme në fushën e historisë së Shqipërisë, botimit të terminologjive etj.

350 Po aty, fl. 2-3.

Page 151: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

150

Për të ngritur kualitetin e punës shkencore, në Universitet u morën masa të cilat ndihmuan mjaft për futjen e këtij problemi në rrugën e zgjidhjes. Dihej se rol me rëndësi në trajtimin dhe nivelin e studimeve luante udhëheqësi shkencor. Krahas ndihmës nga punonjësit e kualifikuar, filloi të aplikohej edhe dërgimi i punonjësve në BS dhe në vendet e Demokracisë Popullore për t’u konsultuar me specialistë, për interpretimin e rezultateve të arritura, mënyrën e të shtruarit të temës si dhe për t’u njohur me literaturën botërore për studimin e tyre351.

Ndonëse ishte tentuar, vështirësi të shumta ndesheshin sidomos në realizimin e temave të përbashkëta me ndërmarrjet e prodhimit. Bashkëpunimi me specialistët e prodhimit, ishte i lidhur ngushtë me problemin e krijimit të një rrethi të gjerë bashkëpunëtorësh shkencorë pranë fakulteteve të ndryshëm të Universitetit. Në këtë drejtim, ishin arritur disa rezultate nëpërmjet aktivizimit të një numri specialistësh të degëve të ndryshme në qytetin e Tiranës, por për ta zgjeruar rrethin e bashkëpunëtorëve edhe në qytetet e tjerë, përpjekjet ishin modeste. Me iniciativën e Universitetit do të krijohej në Shkodër një bërthamë punonjësish shkencorë me qendër në Institutin Pedagogjik 2-vjeçar, e cila ndihmohej me konsultime, literaturë, diskutime punimesh, botime veprash etj.

Në fushën e botimeve lindte nevoja e përmirësimit të cilësisë së tyre si dhe i shtimit të periodikëve me buletine shkencore për fakultete të ndryshme. Kusht i domosdoshëm për zhvillimin me sukses të shkencës, krahas kuadrove, ishte edhe baza materiale e kërkimeve, mjaft e dobët në këtë periudhë. Mungesa e instrumenteve, aparateve e laboratorëve sillte pengesa sidomos në fushën e shkencave ekzakte, ato të ekonomisë, si dhe në zgjidhjen e problemeve që proekuponin prodhimin. Në sektorët e inxhinierisë, të shkencave të natyrës e të mjekësisë, gjendja e aparaturave për kërkime shkencore qëndronte shumë më prapa kërkesave minimale që kërkon trajtimi i studimeve.

Për vendosjen e veprimtarisë shkencore në baza më të mira, Ministria e Arsimit, në këtë periudhë do të kërkonte nga strukturat drejtuese të Universitetit marrjen e masave të nevojshme për evitimin e dobësive në këtë fushe. Sipas një udhëzimi të majit të vitit 1958, Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës duhej të përmirësonte rrënjësisht stilin, drejtimin dhe organizimin e punës shkencore. Ai duhej të shtonte ndihmën për fakultetet dhe të ushtronte një kontroll sistematik për zbatimin udhëzimeve të dhëna, të forconte lidhjet me katedrat, sektorët, me punonjësit shkencorë e pedagogët, duke nxitur inisiativat e tyre në punë si dhe të merrte masat e nevojshme për kapërcimin e vështirësive352.

Nga ana e tyre, fakultetet e katedrat duhej të merrnin përgjegjësi të plotë, për zbatimin e planit të punës shkencore dhe per mobilizimin e punonjësve shkencore e të

351 AQSH, F.511, V. 1959, dos. 7, fl. 5-6. Nga informacioni “Mbi punën shkencore në Universitet gjatë

vitit 1958”. 352 AQSH, F. 511, V. 1958, dos. 47, fl.3. Nga urdhëri i Ministrisë së Arsim-Kulturës nr. 7, dt.

3/05/1958 “Mbi gjendjen e punës shkencore në USHT dhe masat për përmirësimin e saj”.

Page 152: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

151

pedagogëve, për të bërë një punë shkencore sa më të kualifikuar. Sektorët dhe katedrat gjithashtu, lindte nevoja që të kombinonin më mirë punën, duke patur parasysh që veprimtaria shkencore e pedagogëve të lidhej ngushtë me planet e punës së sektorëve përkatës.

Organizimi i aspiranturës dhe i mbrojtjes së disertacioneve gjithashtu përbënte një nga veprimtaritë e rëndësishme të punës të Universitetit. Ndërkohë, do të këmbëngulej për thellimin e masave konkrete për aktivizimin në punë shkencore, të sa më tepër bashkëpunëtore të jashtëm. Për forcimin e lidhjeve të Universitetit me prodhimin do të duhej të hartohej një plan konkret veçanërisht për fakultetet e inxhinierisë, ato ekonomike dhe të shkencave të natyrës353.

Një shtysë të fortë do t’i jepte punës shkencore në Universitet dhe shkollat e tjera të larta, Vendimi i Byrosë Politike të KQ të PPSH, “Mbi zhvillimin e mëtejshëm të punës shkencore”, në prillin e vitit 1959. Në këtë kuadër e gjithë veprimtaria e ardhshme do të programohej mbi bazën e orientimeve të dhëna nga ky forum i lartë partiak, ku do të angazhoheshin mbi 200 punonjës pedagogjikë, shkencorë dhe ndihmës. Vendimi do të përcaktonte disa nga linjat më kryesore të veprimtarisë së ardhshme në këtë fushë, si zgjerimin e mëtejshëm, forcimin e bazës materiale, përgatitjen dhe perfeksionimin e kuadrit shkencor, hartimin e një plani perspektiv 10-15 vjeçar, etj.354

Në hartimin e planit do të angazhoheshin kuadrot më me eksperiencë të Universitetit, të shkollave të tjera të larta, të instituteve kërkimore dhe dikastereve dhe ndërmarrjeve të interesuara. Plani do të ishte i detajuar për veprimtarinë shkencore në pesëvjeçarin e tretë dhe në vijat më të përgjithshme, për pesëvjeçarët e tjerë. Ai do t’i nënshtrohej një diskutimi të gjerë, duke i bërë edhe ndryshimet e nevojshme. Në vendim do të përcaktohej qartë se plani pas miratimit të Ministrisë së Arsimit, do t’i dërgohej Akademisë së Shkencave të BS, për të tërhequr një mendim më të kualifikuar.

Në këtë kuadër do të orientohej ndërmarrja e masave të shumta për krijimin e kushteve për zbatimin gradual të planit. Në zgjerimin e punës shkencore, do të ndikonte pozitivisht ngritja e disa sektorëve të rinj. Pranë Fakultetit të Inxhinierisë do të ngrihej sektori i hidro-energjetikës me 4 kuadro shkencore, i gjeologjisë me 3 kuadro shkencorë, ai i ndërtimit dhe arkitekturës me 3 kuadro dhe pranë Fakultetit të Ekonomisë, i sektorit të shkencave ekonomike me 3 kuadro. Krahas tyre mendohej që në një të ardhme të afërt të organizoheshin disa sektorë të tjerë si, ai i kulturës së gjuhës, i orientalistikës dhe i pedagogjisë. Thellimi i këtij procesi do të kërkonte vëmendje sidomos për sigurimin e kuadrit për këto fusha.

353 AQSH, F. 511, V. 1958, dos. 47, fl.9. Nga udhëzimi i Ministrisë së Arsimit nr.7, dt. 31.05.1958. 354 AQSH, F. 511, V. 1959, dos. 40, fl.23-34. Nga raporti “Mbi realizimin e punës shkencore të USHT

gjatë vitit 1959 dhe detyrat që shtroi Byroja Politike e KQ të PPSH “Mbi zhvillimin e mëtejshëm të punës shkencore”.

Page 153: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

152

Përgatitjes dhe perfeksionimit të kuadrit shkencor vendimi do t’i jepte një rëndësi të veçantë, ku një faktor me peshë do të konsiderohej lehtësimi i një pjese të pedagogëve nga ngarkesa e tepërt mësimore. Dikasteret e ndryshme do t’i jepnin këtë vit Universitetit, 14 kuadro me eksperiencë. Kjo mundësoi ngritjen e sektorëve të rinj shkencorë dhe rriti numrin e pedagogëve që mund të merrej me punë shkencore. Megjithatë, kërkesat e Universitetit me kuadro nuk u plotësuan dhe rreth 62 pedagogë, do të punonin me një ngarkesë mbi normë. Gjithsesi këto masa krijuan deri diku kushte për një lehtësim të ngarkesës së mëparshme dhe si rrjedhim edhe për një përmirësim të nivelit të leksioneve355.

Për zbutjen e problemit të kuadrit do të emëroheshin në Universitet 12 nga studentët më të mirë, të cilët u vunë pranë pedagogëve me eksperiencë. Ato do të kryenin rolin e asistentëve duke u marrë me punë praktike laboratorike, pregatitjen e ndonjë leksioni me qëllim ushtrimi, në seminare ose me punë shkencore fillestare. Për pregatitjen më të mirë të kuadrove të disa fushave si në atë të fizikës, kimisë e matematikës u morën masa për shtimin e numrit të studentëve të rinj si dhe u dërguan për studim jashtë shtetit 5 studentë për fizikë e matematikë si dhe dy pedagogë për të ndjekur aspiranturën me shkëputje nga puna.

Në këtë kuadër, Rektorati në bashkëpunim me pedagogët më të kualifikuar do të përgatiste një studim mbi nevojat për 10 vjetët e ardhshëm, sa duheshin pregatitur jashtë vendit dhe për cilët specialitete si dhe për ato në vend, të ndara kërkesat respektivisht për çdo vit. I rëndësishëm do të ishte ky studim për uljen e ngarkesës së tepërt të një pjesë të pedagogëve, në mënyrë që të shkohej sistematikisht drejt zbutjes të këtij problemi të rëndësishëm, që pengon kualifikimin e mëtejshëm të kuadrit.

Një nga format e perfeksionimit të kuadrit e aplikuar gjerësisht, do të ishte organizimi i seminareve në katedra e sektorë mbi tema të specialitetit. Në mënyrë sistematike dhe me rezultate, do të zhvilloheshin seminaret në katedra të ndryshme. Por me gjithë përpjekjet, kjo praktikë nuk mundi të hynte gjerësisht në të gjitha katedrat e sektorët. Për ngritjen e nivelit shkencor të punonjësve më shumë do të gjente aplikim, forma e informacioneve shkencore sipas karakterit të punës së katedrës apo sektorit, duke konsistuar në zhvillimin e temave të aktualitetit shkencor, mbi literaturën përkatëse, ekspozimin e metodave ose proceseve të reja të aplikueshme, të shoqëruara me shembuj konkretë, ekspozimin e të rejave shkencore për problemet që u interesonin katedrave etj.

Një dobësi e vërejtur në këtë periudhë do të ishte ajo e interesit të pakët të punonjësve për shfrytëzimin sistematik të materialit të gjerë bibliografik të bibliotekave. Pak shfrytëzohej fondi i librave dhe sidomos i revistave që silleshin nga jashtë356. Për një gjallërim më të madh të mendimit shkencor në Universitet dhe në të gjitha shkollat e tjera të larta, dora-dorës do t’i kushtohej vëmendje e veçantë organizimit të konferencave dhe sesioneve shkencore në të gjitha fakultetet, ku vetëm 355 Po aty, fl. 24-25. 356 Po aty, fl. 25-27.

Page 154: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

153

gjatë vitit 1958-1959 u mbajtën rreth 72 referate e kumtime shkencore, të cilat padyshim reflektonin një ecuri të punës kërkimore në këto institucione.

Një tregues i mirë për interesin ndaj tyre do të ishte edhe pjesëmarrja më e gjerë e punonjësve të jashtëm, duke dhënë shkas edhe për një afrim më të ngushtë të bashkëpunëtorëve të jashtëm me katedrat e sektorët e ndryshëm. Por një shqetësim i ngritur do të ishte ai që ende mungonte diskutimi i gjerë dhe i thelluar i problemeve aktuale në studime të ndryshme, sidomos në sektorët e shkencave shoqërore, ku përveç historisë e letërsisë nuk zhvilloheshin diskutime me interes të veçantë.

Forma më e lartë e pregatitjes së kuadrit shkencor ishte aspirantura, ku merrnin pjesë deri në këtë periudhë 61 pedagogë e punonjës shkencorë, nga të cilët 44 me korespondencë jashtë shtetit dhe 17 me korespondencë brenda vendit. Nga analiza e ecurisë së tyre do të rezultonte se, 7 aspirantë me korespondencë jashtë shtetit i kishin përfunduar detyrimet ndërkohë që, 25 të tjerë i kishin shlyer ato vetëm pjesërisht. Në këtë grup bënin pjesë disa anëtarë të rektoratit e të dekanateve, punonjësit e ngarkuar me punimin e Historisë së Shqipërisë e Historisë së Letërsisë Shqipe, etj. Më dobët në realizimin e punës do të ishin aspirantët e dikastereve e ndërmarrjeve, të cilëve u mungonte ndihma nga qendrat e punës për të kryer punën në terren ose atë eksperimentale si dhe nuk u jepej leja e nevojshme vjetore për të hartuar studimet. Nga aspirantët e brendshëm 5 prej tyre për arsye të mungesës së udhëheqësit shkencor nuk kishin arritur rezultate357.

Vendimi i Byrosë Politike parashikonte përfshirjen në këtë sistem të rreth 200 aspirantëve brenda dhe jashtë shtetit, me shkëputje dhe pa shkëputje nga puna, ardhjen e 10 shkencëtarëve të njohur sovjetikë, për të mbajtur leksione, zhvilluar seminare për të ndihmuar punonjësit për një trajtim më të thelluar të studimeve shkencore, për hartimin e planeve perspektive etj. Po në bazë të këtij vendimi për ruajtjen e traditave dhe monumenteve të kulturës, do të thirreshin edhe 2 specialistë çekosllovakë dhe një tjetër rumun, për të ndihmuar në hartimin e planit të punimeve dhe metodat e restaurimit të objekteve358.

Përpjekje të reja do të bëheshin për aktivizimin më të gjerë të forcave të jashtme me punë shkencore e pedagogjike, si dhe për të ndihmuar qendrat e prodhimit, në organizmin e punës shkencore me kuadrot e tyre. Pranë katedrave dhe sektorëve shkencorë të Universitetit bashkëpunonin mjaft punonjës të jashtëm, 91 prej të cilëve ishin të angazhuar edhe me tema shkencore. Rreth 155 punonjës të jashtëm japin leksione në Universitet, por për një pjesë të mirë të tyre nuk ishte bërë e mundur tërheqja në veprimtari kërkimore, për arsye të angazhimeve të shumta në qendrat e punës359.

357 Po aty, fl. 25-26. 358 Po aty, fl. 25-27. 359 Po aty, fl. 29-31.

Page 155: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

154

Disa fakultete në bashkëpunim me qendrat e prodhimit i kishin dhënë zgjidhje mjaft problemeve teknike, si atyre të prodhimit të turbinave ekonomike për fshatin, galvanizimit të metaleve, për thikat e tornove që përdorin ofiçinat, modifikimin e makinave për industrinë tekstile etj. Punonjësit e Fakultetit Ekonomik gjithashtu ndihmonin ndërmarrjet në hartimin e buxhetit, vendosjen e normave teknike, hartimin e metodologjisë së re të planifikimit nga Komisioni i Planit të Shtetit, etj.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës do të bashkëpunonte me qendra prodhimi për organizimin dhe planifikimin e punës shkencore si në atë të fabrikës së sheqerit në Maliq, Kombinatin e Naftës në Patos, etj. Punonjësit shkencorë dhe pedagogë të Fakultetit të Inxhinierisë, do të ndihmonin në përgatitjen e modelimeve për hidrocentralet e Shkopetit, Bistricës, për bonifikimin e fushës së Gjolës, projektimin e disa veprave elektrike, zgjidhjen e disa problemeve konkrete për shfrytëzimin e burimeve hodroenergjetike, përcaktimin e vendburimeve të reja për manjezit dhe rërave bituminoze, kryerja e trisngulacioneve të shkallës së lartë për disa qytete etj.

Punonjësit e Fakultetit të Histori-Filologjisë gjithashtu do të angazhoheshin për përmirësimin e mësimit të gjuhës shqipe dhe gjuhës ruse në shkollat e vendit, ata të Fakultetit të Mjekësisë në përmirësimin e konditave higjenike dhe sanitare të fshatit, etj. Por megjithatë, këtu mbetej shumë për t’u bërë. Me qëllim që të arrihej një aktivizim më i gjerë i bashkëpunëtorëve të jashtëm në këtë periudhë do të hartohej nga Universiteti një rregullore, ku përcaktoheshin mënyrat dhe rrugët e bashkëpunimit e ndihmës reciproke.

Për aktivizimin e studentëve në punë shkencore, disa nga më të mirët do të angazhoheshin me referate apo punime eksperimentale, të udhëhequr nga katedrat e sektorëve të ndryshëm të Universitetit. Në këtë kuadër do të organizoheshin konferenca shkencore të studentëve ku ata referonin për rezultatet e punës së tyre. Po kështu një pjesë e studentëve, rreth 300 do të merrte pjesë në ekspedita të udhëhequra nga punonjësit e Universitetit, duke i dhënë një ndihmë të madhe në terren inxhinierëve, gjeologëve, arkeologëve, mjekëve etj. Gjithsesi procesi i përfshirjes së studentëve në jetën dhe veprimtarinë shkencore, duhej thënë se ishte në fillimet e tij.

Masa do të ndërmerren edhe për forcimin e bazës materiale të punës shkencore. Gjatë vitit 1959 nga BS do të sillej një ofiçinë mekanike dhe nga RDGj, pjesë të aparateve për laboratorët e fakulteteve të mjekësisë dhe shkencave të natyrës. Në këtë kuadër do të ndërmerrej një studim mbi nevojat e Universitetit me aparate e mjete të tjera laboratorike, duke krijuar edhe një komision të përbashkët me përfaqësues të Universitetit, dhe institucioneve shkencore në vartësi të këtyre dikastereve si dhe mundësitë e shfrytëzimit të tyre racional, hartuan listat e mjeteve më të domosdoshme për pasurimin e mëtejshëm.

Page 156: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

155

Shuma e propozuar për vitin 1959, për pajisjet laboratorike do të kapte shifrën e 2.207.000 rubla360. Nga strukturat shtetërore do të ofroheshin vetëm 450.000 rubla për pajisje laboratorike dhe 51.000 për kimikate. Një gjendje e tillë do ta vështirësonte plotësimin e detyrave për mjaft tema shkencore, si dhe vetë zhvillimin normal të procesit mësimor. Mjetet ekzistuese nuk plotësonin nevojat e punëve praktike të parashikuara në programe dhe, në shumicën e rasteve ato zhvilloheshin në mënyrë kolektive, nga disa studentë bashkarisht për mungesë aparaturash.

Pjesë e bazës materiale ishte edhe literatura shkencore e Universitetit, ku ishin bërë përpjekje për rritjen e fondit të bibliotekës. Numri i revistave u rrit nga 400 tituj në 1958, në 1300 tituj në vitin 1959, si dhe u punua për sistemimin më të mirë të fondeve, sistemimin e revistave dhe hartimin e buletineve informative mujore për librat që hynin në bibliotekë etj. Gjithsesi në këtë veprimtari kishte akoma mjaft dobësi.

Për sa i takonte botimeve shkencore që dilnin rregullisht ato ishin shtuar dhe niveli i artikujve ishte përmirësuar. Por lindte nevoja e ndryshimeve në paraqitjen e disa rubrikave më të dobëta: si p.sh. në kritikë e bibliografi, eksperienca e huaj etj. Buletinet, që ishin organet e vetme që përfaqësonin punën shkencore të vendit, nuk kishin një paraqitje të mirë nga ana teknike, dilnin me shumë gabime dhe të meta shtypi. Pavarësisht defekteve e dobësive në veprimtarinë shkencore të shkollave të larta, të këtyre viteve, zhvillimet e arritura do të krijonin mundësi për një zgjerim dhe ecuri të mëtejshme futjes në fazën e konsolidimit të tyre.

*

* *

3. USHT si qendër e kërkimit shkencor (1960-1968)

Fillimi i viteve 60-të, do të shënonte një fazë të re në veprimtarinë shkencore të USHT dhe shkollave të tjera të larta. Përqendrimi dhe shfrytëzimi efikas i kapacitetit të forcave mësimore dhe shkencore, do të krijonin më tepër hapësira për lëvrimin, krahas shkencave humanitare edhe të atyre natyrore dhe teknike. Nga pikëpamja organizative, puna shkencore në shkallë vendi realizohej nëpërmjet USHT, që merrej kryesisht me studime teorike e praktike të rëndësishme për të gjithë ekonominë dhe institucioneve të tjera shkencore dhe të qendrave të prodhimit, që realizonin kërkime me karakter tekniko-aplikativ. Kuptohet që peshën kryesore në

360 AQSH, F. 511, V.1959, dos. 30, fl.23-34. Nga raporti “Mbi realizimin e punës shkencore të USHT

gjatë vitit 1959 dhe detyrat që shtroi Byroja Politike e KQ të PPSH “Mbi zhvillimin e mëtejshëm të punës shkencore”.

Page 157: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

156

zgjidhjen e problemeve madhore e mbante Universiteti, ku edhe ishin përqendruar forcat më të kualifikuara dhe më me përvojë në fushën e studimeve.

Deri në këto momente veprimtaria shkencore e USHT dhe shkollave të tjera të larta do të përmblidhej në 302 tema dhe nëntema të planifikuara, ku ishin përfshirë 225 punonjës dhe bashkëpunëtorë të jashtëm. Sipas burimeve të kohës, ishin përfunduar rreth 87 tema dhe nëntema si dhe ishin përgatitur 102 tekste origjinale dhe adoptime. Ndër punimet më në zë do të përmendeshin hartimi i vëllimit II të “Historisë së Shqipërisë”, 10 fjalorë terminologjikë tregjuhësh, rezultatet e gërmimeve në Apolloni, modelime të specialistëve të katedrës së hidraulikës, të hidrocentraleve të Bistricës dhe Shkopetit, studimi i vendbanimeve të Alarupit, përpilimi i hartës gjeologjike-minerale të ultrabazikëve, etj.361

Gjatë vitit 1960 në punën shkencore në Universitet ishin arritur një seri rezultatesh të mira si përsa i përkiste pjesëmarrjes më të gjerë të pedagogëve në punë shkencore ashtu dhe në punimet e kryera në disa sektorë. Edhe në organizimin e drejtimin e punës shkencore vëreheshin përmirësime në krahasim me të kaluarën.

Por, megjithë përpjekjet në zbatimin e detyrave të planit të punës shkencore si dhe në organizimin e drejtimin e punës konstatoheshin të meta e dobësi.

Si rezultat i tërheqjes në punën pedagogjike në këtë periudhë i një numri punonjësish nga institucionet e tjera, ishte bërë e mundur, që një pjesë e pedagogëve të shkollave të larta, të liroheshin disi nga ngarkesa mësimore dhe të angazhoheshin më tepër në veprimtarinë kërkimore shkencore. Me një vendim të Këshillit të Ministrave të janarit të vitit 1960, punonjësve pedagogjikë që ngarkoheshin me punë shkencore për tema të veçanta, u ulej ngarkesa mësimore. Pjesë e këtij vendimi do të ishte edhe angazhimi i bashkëpunëtorëve shkencorë për t’u marrë krahas punës shkencore dhe me atë pedagogjike362.

Për të forcuar lidhjet e Universitetit dhe shkollave të larta me specialistët e prodhimit do të plotësohej edhe kuadri ligjor. Nga marsi i vitit 1960, me një vendim të Këshillit të Ministrave, pranë institucioneve, ndërmarrjeve dhe shkollave aktivizoheshin specialistët më të mirë, për t’u marrë me punë shkencore. USHT do të bashkëpunonte duke i ndihmuar në kualifikimin dhe ndjekjen e planeve të punës së tyre. Nga ana tjetër, bashkëpunëtorë të jashtëm, do të angazhoheshin në dhënien e leksioneve apo të veprimtarive të tjera. Pranë ndërmarrjeve do të fillonte një proces në rritje, i krijimit të bërthamave shkencore me specialistët e tyre. Gjithsesi në këtë fazë aktiviteti shkencor i këtyre të fundit mbetej i kufizuar, ndërkohë që edhe ndihma e bashkëpunëtorëve nga ana e shkollave të larta ishte në fillimet e saj363.

361 AQSH, F. 511, V.1960, dos. 53, fl. 15-16. Nga raporti “Mbi realizimin e planit të punës shkencore

të USHT”. 362 Gazeta Zyrtare, viti 1960, nr. 3, fl.85, Vendim i Këshillit të Ministrave, nr. 57, dt. 7.01.1960 “Mbi

disa ndryshime në vendimin nr. 300, dt. 21.07.1957. 363 Gazeta Zyrtare, viti 1960, nr.5. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 141, dt. 7.03.1960 “Mbi

organizimin e punës shkencore pranë institucioneve të ndryshme”.

Page 158: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

157

Lidhur me ecurinë e mëtejshme të punës shkencore në pranverën e vitit 1960, nga këshillat shkencorë të fakulteteve, katedrat dhe sektorët, do të diskutoheshin gjerësisht planet perspektive pesëvjeçare. Nëpërmjet tyre synohej shmangja e spontanitetit dhe vendosja e veprimtarisë shkencore mbi baza më të organizuara. Ndryshimi do të konsistonte, sipas një raporti të Ministrisë së Arsimit e Kulturës, dërguar Këshillit të Ministrave, në zhvendosjen e vëmendjes drejt studimeve më të thelluara në fushën e shkencave natyrore dhe teknike, pa ngadalësuar ritmet në shkencat shoqërore364.

Strukturat e larta arsimore do të ndaleshin në probleme të perspektivës, të veprimtarisë shkencore në shkollat e larta. Lidhur me rezultatet e arritura në këtë drejtim do të konstatohej se kishte ndryshime, por thellimi i këtij procesi do të kërkonte evitimin e të metave e dobësive ende të pranishme. Plani i punës shkencore nuk ishte realizuar plotësisht dhe kishte tema e nëntema të zvarritura ose të ndryshuara, zbatimi i të cilave nuk ishte ndjekur sistematikisht nga ana e katedrave, dekanëve e rektoratit.

Duke marrë parasysh problematikën e shfaqur dhe për kapërcimin e dobësive në fundin e vitit 1960, Kolegjiumi i Ministrisë së Arsimit do të udhëzonte para së gjithash forcimin e drejtimit të veprimtarisë shkencore dhe, dhënien e ndihmës konkrete të gjithë punonjësve shkencorë nga ana e dekanateve dhe rektoratit, forcimin e disiplinës në zbatimin e detyrave të planit të punës shkencore në të gjitha hallkat, organizimin më mirë të formave për kualifikimin e kuadrit, ndjekjen sistematike të zbatimit të studimeve në praktikë, etj.365

Njëkohësisht do të tërhiqej vëmendja edhe për marrjen e disa masave specifike, për botimin e punimeve shkencore dhe rritjen e numrit të tyre, ndarjen e buletinit të gjuhës më vete, thellimin e procesit të botimit të teksteve që mungonin, studimin e problemit të fillimit të punës kërkimore shkencore mbi historinë e shkollës, intensifikimin e masave për sigurimin e personelit të mjaftueshëm në të gjitha shkollat e larta si dhe gjendja e aspiranturës.366

Siç dihet, në shkurtin e vitit 1961 do të zhvillonte punimet Kongresi IV i PPSH, i cili do të orientonte zgjerimin dhe fuqizimin e punës shkencore dhe çka vlerësohej si më e rëndësishme, vënia e saj në funksion të problemeve që shtronte ekonomia socialiste. “Të zgjerohet dhe të fuqizohet puna shkencore, - do të tërhiqej vëmendja në punimet e tij, - sidomos në fushën e shkencave të natyrës, kryesisht me qëllim studimi dhe shfrytëzimi më të gjerë të burimeve natyrore të vendit, në fushën e shkencave teknike, veçanërisht për problemet e ndërtimit dhe planifikimit të shkencave ekonomike shoqërore” etj.

364 AQSH, F. 511, V. 1960, dos. 57, fl. 55-56. “Nga raporti i Ministrisë së Arsimit paraqitur Këshillit të

Ministrave “Mbi zhvillimin e punës shkencore sipas planit tematik 10-15 vjeçar”. 365 AQSH, F. 511, V.1961, dos. 51, fl. 42-43. Nga protokolli i mbledhjes të kolegjiumit të Ministrisë së

Arsimit dhe Kulturës, gusht 1960. 366 AQSH, F. 511, V. 1961, dos. 51, fl. 42. Nga protokolli i mbledhjes së kolegjiumit të Ministrisë së

Arsimit, gusht 1960.

Page 159: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

158

Pas prishjes të marrëdhënieve me BS dhe demokracitë popullore, ekonomia e vendit po zhytej gjithnjë më tepër në vështirësi. Në këto kushte, shfrytëzimi më i mirë i rezervave natyrore e njerëzore, do të shihej nga udhëheqja komuniste, si një nga rrugët për zbutjen e tyre. Parë nga ky këndvështrim prioritetet do të zhvendoseshin pikërisht drejt studimeve në fushën e shkencave natyrore dhe atyre teknike, që do të zinin vend të rëndësishëm në tematikën shkencore të USHT dhe shkollave të larta.

Për t’i dhënë përgjigje mjaft problemeve në këto fusha, forcat më të kualifikuara shkencore do të ndërmerrnin studime mbi biologjinë dhe biokiminë e florës foragjere, biokiminë dhe teknologjinë e bimëve, mbi fosforitetet, burimet energjetike dhe naftëmbajtëse, projektimin dhe ndërtimin e turbinave të para, llogaritjen hidraulike të galerive ujëmbajtëse etj. Në fushën e bujqësisë, ku peshën kryesore do ta mbanin kuadrot e Institutit të Lartë Shtetëror të Bujqësisë, do të fillonin studime mbi farërat e zgjedhura elitë (gruri, misër, pambuk, duhan, perime), masat agroteknike për rritjen e rendimentit të kulturave bazë, qarkullimin bujqësor të tokave. Në zootekni, tematika do të përqendrohej në studime mbi probleme të bazës ushqimore, rritjen e prodhimtarisë së bagëtive etj.367

Në fushën e shkencave shoqërore do të vazhdonin studimet e nisura, lidhur me etnogjenezën e popullit shqiptar. Në kuadrin e 50-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë do të organizohej Konferenca e Parë e Studimeve Albanologjike, ku do të silleshin të dhëna me interes në pasurimin e studimeve të historisë, gjuhësisë dhe letërsisë shqipe. Po kështu do të zgjeroheshin studimet në ekonomi, shkencat juridike dhe ato pedagogjike368. Realizimi i tyre do të ishte një proces i vështirë.

Ndërprerja e njëanshme e marrëdhënieve nga BS, do të sillte pengesa edhe në përmbushjen e detyrave në fushën e shkencave. Sipas marrëveshjeve me Akademinë e Shkencave të BS, duhej të dërgoheshin mjaft kuadro për specializim si dhe, të silleshin mjete e laboratore për sektorët shkencorë të shkollave të larta. Ndërkohë, kthimi i një numri të madh studentësh bëri që, norma mësimore e pedagogëve të rritej dhe për rrjedhojë edhe ngarkesa e tyre. Një numër i konsiderueshëm kuadrosh shkencore, për të përballuar situatën e krijuar, do të detyrohen të kalojnë krejtësisht si pedagogë, duke krijuar boshllëqe e prapambetje në punën e tyre kërkimore-shkencore.

Për më tepër, kuadri i parashikuar për t’u tërhequr nga dikasteret apo qendrat e prodhimit dhe institucionet e tjera, nuk u sigurua. Kështu, në fushën e studimeve mbi shkencat e natyrës nga 54 kuadro të lartë, u tërhoqën vetëm 8 dhe këta, në masën kryesore të rinj, pa eksperiencën e duhur në punën shkencore369. Këtyre vështirësive u shtoheshin edhe ato të mungesës së bazës laboratorike dhe, të burimeve të mjaftueshme financiare, të kushtëzuara nga situata e krijuar me prerjen e ndihmave dhe kredive nga BS.

367 AQSH, F. 511, V. 1961, dos. 51, fl. 5-7. 368 Po aty, fl. 7-8. 369 Po aty.

Page 160: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

159

Krahas faktorëve objektivë, në ecurinë e veprimtarisë shkencore do të kishin ndikimin e tyre edhe mjaft faktorëve subjektivë si, planifikimi jo real i punës shkencore i mbështetur më tepër “në dëshirat se sa mendësitë” si dhe mungesa e kontrollit sistematik të strukturave drejtuese të arsimit të lartë. Përpjekje të pamjaftueshme ishin bërë dhe në çështjen e përgatitjes dhe kualifikimit të kuadrit, që padyshim ndikonin në vetë cilësinë e punimeve. Jo rrallë herë, format e ndryshme të kualifikimit si konferenca, seminare, zhvilloheshin në mënyrë formale.

Dobësi do të kishte edhe në formën kryesore të kualifikimit, aspiranturën. Në vitin 1961 ajo do të ishte objekti i një analize të veçantë të USHT dhe Institutit të Lartë Shtetëror të Bujqësisë. Konstatohej se puna për kualifikimin kuadrove nuk ishte e kënaqshme. Një pjesë e tyre nuk arrinin të likuidonin me kohë provimet apo përgatitjen e disertacioneve.

Prapambetja më e madhe vërehej në aspirantët që ishin punonjës efektivë të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe në ata, ku kontrolli dhe ndjekja e punës së aspiranturës i ishte ngarkuar këtij të fundit.

Në këtë kuadër, do të ndërmerreshin masa të reja që puna e aspiranturës të zhvillohet normalisht. Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit të kësaj periudhe drejtuesit e shkollave të larta, duhej të rritnin edhe më shumë kujdesin për futjen në rrugën e zgjidhjes së këtij problemi. Aspirantët që vazhdonin aspiranturën jashtë shtetit me shkëputje ose pa shkëputje nga puna, pas prishjes së marrëdhënieve, do të sistemoheshin pranë katedrave të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe Institutit të Lartë Shtetëror të Bujqësisë, duke iu caktuar udhëheqës ose komisione për t’i drejtuar, si dhe oponentët ose komisione specialistësh për mbrojtjen e disertacionit370.

Në vitin 1962 parashikohej një volum më i madh pune. Me vështirësitë e krijuara tematikës të punës shkencore të USHT do t’i bëheshin disa ndryshime. Të gjitha forcat shkencore do të angazhoheshin në studimin e 244 temave, të specifikuara sipas fushave më kryesore. Pjesa më e madhe i takonte shkencore të aplikuara. Në shkencat shoqërore gjithashtu do të vazhdonte thellimi i studimeve në fushat e historisë, letërsisë dhe gjuhës shqipe (rreth 104 tema). Në realizimin e tyre do të punonin 243 kuadro mësimorë dhe shkencorë371.

Në shkurtin e po këtij viti, strukturat arsimore do të përballen me kërkesën e disa ndryshimeve organizative, lidhur me një menaxhim më të mirë të punës në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, pjesë të USHT që me krijimin e tij. Sipas një informacioni dërguar rektoratit të USHT, punonjësit e Institutit, krahas aktivitetit kërkimor ishin të angazhuara gjerësisht në procesin mësimor dhe hartimin e teksteve. Në masën kryesore, ato përfaqësonin forcat kryesore të fushës së shkencave humanitare.

370 AQSH, F. 511, V. 1961, dos. 51, fl. 34-35. Udhëzim i Ministrisë së Arsimit, nr. 12, gusht 1961. 371 Po aty, fl. 116. Nga relacioni mbi planin tematik të USHT për vitin 1962.

Page 161: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

160

Pas bashkimit, praktika e viteve që pasuan tregoi se me gjithë përpjekjet, veprimtaria shkencore pësoi një farë rënie. Në kushtet e zgjerimit të veprimtarisë së fakulteteve dhe detyrat e shtruara mbi bazën e “planifikimeve” afatgjata, kërkesat për studime të kësaj fushe do të vinin në rritje. Për rrjedhojë, mendohej se do të ishte më oportune, dalja si një institutit më vete, gjithnjë brenda kuadrit të Universitetit.

Argumentet e sjella në favor të këtij ndryshimi do të ishin para së gjithash, zgjerimi që kishin pësuar sektorët e Institutit të Gjuhësisë dhe të Historisë. Në këto momente funksiononin 12 sektorë ku përfshiheshin forca mjaft serioze dhe më shumë se 100 bashkëpunëtorë të jashtëm. Mbi këtë bazë ai mund të trajtohej si një institut i mirëfilltë shkencor, që përballonte një vëllim të konsiderueshëm temash mbi historinë dhe gjuhën kombëtare, gërmimet arkeologjike, mbrojtjen dhe restaurimin e monumenteve, kërkimet etnografike etj. Një pjesë e tyre nuk lidhej drejtpërsëdrejti me veprimtarinë e Fakultetit të Histori-Filologjisë372 .

Procesi, nuk konceptohej si një largim nga angazhimi për mësimdhënie, por një lehtësim i ngarkesës dhe përballimi i saj në masën kryesore, nga forcat e brendshme të vetë fakultetit. Forcimi i mëtejshëm i veprimtarisë shkencore të Institutit dhe kthimi i tij në një qendër të fuqishme studimore në fushën e albanologjisë, do t’i shërbente njëkohësisht edhe njohjes më të mirë të historisë dhe gjuhës shqipe, jashtë vendit373.

Pas diskutimesh të shumta, Këshilli i Ministrave në shkurtin e vitit 1962, do të vendoste për daljen e Institutit të Gjuhësisë dhe Historisë, si Institut më vete në kuadrin e USHT. Mbi bazën e vendimit, ai gëzonte të drejtën e fondeve më vete, të administruara prej tij, për të plotësuar nevojat e punës shkencore, marrjen e kuadrit tekniko-shkencor, aprovimin nga Këshilli Shkencor, i veprave dhe punimeve të bashkëpunëtorëve të brendshëm dhe të jashtëm, etj. Për sa u takonte sektorëve ata do të vazhdonin në formën e tyre organizative të mëparshme374.

Forcat shkencore do të angazhoheshin në kryerjen e studimeve serioze, duke bërë të mundur mbajtjen në nëntorin e vitit 1962, të Konferencës së parë të Studimeve Albanologjike, një nga evenimentet shkencore më të rëndësishme për kohën. Si do të shprehej Rektori i atëhershëm i USHT, Kahreman Ylli, “Flamuri i albanologjisë” si ai djali plëngprishës u kthye në vatrën e kombit që i përkiste”375. Paskëtaj interesi i botës shkencore të huaj për kërkimet shkencore në fushën e historisë e gjuhësisë shqiptare do të vinte në rritje.

Në kuadrin e përmirësimeve organizative në qershorin e vitit 1963, do të paraqitej një studim i përbashkët i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mjekësisë, 372 AQSH, F.511, V.1962, dos.15, fl. 22-23. Nga relacioni mbi ndarjen e Institutit të Historisë dhe

Gjuhësisë si institute më vete, në kuadrin e Universitetit”. 373 Po aty. 374 Gazeta Zyrtare, viti 1962, nr. 2, fl. 36-37. Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 50, dt. 21.02.1962

“Mbi shkëputjen e Institutit të Gjuhësisë e Historisë nga Fakulteti Histori-Filologji dhe organizimi i tij me vetëm kuadrin e USHT”.

375 Kahreman Ylli, “Qendër e madhe e kulturës dhe e shkencës sonë”, Mësuesi, 27 nëntor 1964.

Page 162: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

161

Gjeologjisë dhe Institutit të Lartë Bujqësor, ku gjenin aplikim metodat radioaktive, rrezatuese etj. Me anën e tij do të argumentohej ideja se, për të plotësuar nevojat në këto fusha ishin krijuar kushtet, për ngritjen e një sektori të ri të fizikës bërthamore, në formën e një qendre kërkimi qoftë edhe fillestare376. Kjo ide e hedhur në këtë periudhë, jo shumë kohë më vonë do të konkretizohej.

Në fillimin e vitit 1964, strukturat drejtuese të shkollave të larta dhe dikasteret e interesuara, do të përfshiheshin në një diskutim dhe shkëmbim mendimesh, rreth ecurisë së studimeve në fushën e shkencave natyrore, bujqësore e teknike si dhe në arritjet, nivelin, problematikën e shfaqur dhe përcaktimin e drejtimeve kryesore, të zhvillimit të tyre të ardhshëm. Rezultate të konsiderueshme ishin arritur në studimin e burimeve të pasurive natyrore tokësore e nëntokësore, zgjidhjen e mjaft problemeve të karakterit teknik e teknologjik, përmirësimin e prodhimit bujqësor e industrial etj. Ndërkohë ishin zgjeruar dhe forcuar grupet e studimit, laboratorët, sektorët e instituteve kërkimore, si dhe ishin zgjidhur mjaft probleme në fushën e sigurimit dhe të kualifikimit të kuadrit.

Gjithsesi pavarësisht zhvillimeve, veprimtaria shkencore në këto fusha të përcaktuara tashmë si prioritare, nuk kishte ecur me ritmet e duhura. Niveli i studimeve paraqitej i pamjaftueshëm dhe karakterizohej nga grumbullime të materialeve bazë, por me analiza të një shkalle jo të thelluar. Studimet e kryera në shkencat natyrore qëndronin në fazën fillestare d.m.th. në atë të zbulimit sipërfaqësor të natyrës dhe karakteristikave të lëndës së parë, gjë që nuk lejonte shfrytëzimin e plotë dhe efikas të resurseve natyrore të vendit. Studimet në fushën e shkencave bujqësore ishin disi më të avancuara. Por, ndonëse të orientuara drejt problemeve të rëndësishme si klasifikimi i tokave, rajonizimi i bimëve, vënies së bazave fillestare të prodhimit të farërave të zgjedhura, të bazës ushqimore të blegtorisë që i ndihmonin prodhimit, mbeteshin ende të pjesshme. Në disa degë të bujqësisë kishte ende nivel të prapambetur, si në atë të bonifikimit, pasurimit të tokave, mekanizimit të proceseve të punës, mbrojtjes së bimëve, frutikulturës, perimekulturës, përdorimit të farërave etj.

Shkencat gjeologo-minerare karakterizoheshin edhe këto, nga faza e grumbullimit të materialit dhe përpunimit të thjeshtë të tyre, pa kaluar në përgjithësime dhe analiza të plota. Studimet në fushën e shkencave teknike, kishin zgjidhur disa probleme në fushën e energjetikës, studimit të materialeve të konstruksioneve të reja në ndërtim etj., por mungonin analiza të plota kimike-mineralogjike, petrografike të domosdoshme për t’i çuar ato në fazën e zbatimit konkret.

Në majin e vitit 1964 një delegacion i USHT do të vizitonte Akademinë e Shkencave dhe disa universitete në Kinë. Sipas relacionit të përgatitur kjo vizitë “eksperienca kineze” do të vlerësohej si mjaft e rëndësishme dhe e frytshme, për përmirësimin e mëtejshëm të punës në universitet dhe zgjidhjen e disa problemeve të 376 AQSH, F. 511, V. 1963, dos.1, fl. 36-37, Informacion “Mbi mundësinë e ngritjes së një sektori

shkencor në fushën e fizikës bërthamore”, dt. 10.06.1963.

Page 163: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

162

organizimit dhe drejtimit të punës shkencore. Ndër çështjet që kërkonin studim, do të veçoheshin ato që lidheshin me perspektivën e zgjerimit të veprimtarisë shkencore në shkallë vendi.

Ideja ishte që zhvillimi i shkencave si do të thuhej në këtë informacion “nuk mund të arrihej në kuadrin e një instituti mësimor, qoftë ky edhe Universiteti, detyra kryesore e të cilit është përgatitja e specialistëve”377. Rruga më e përshtatshme do të ishte ajo e krijimit të bërthamave shkencore, sektorëve të rinj dhe më tej ngritja e Instituteve, sipas fushave të shkencave, të cilat dora-dorës në një kohë të përshtatshme mund të dilnin jashtë kuadrit të Universitetit.

Krahas thellimit dhe shpejtimit të studimeve në shkencat teknike e natyrore, një fushë e re do të ishte ajo e forcimit të studimeve në fushat e fizikës, kimisë e matematikës. Eksperienca kineze do të konsiderohej e përshtatshme, sidomos për planifikimin më të mirë të veprimtarisë shkencore. Sipas mënyrës së përdorur deri në këto momente, mbi bazën e direktivave të përgjithshme, përcaktoheshin fushat dhe temat studimore dhe hartoheshin planet e punës shkencore të veçanta. Ideja ishte që, të nisej nga studimi i disa problemeve me rëndësi për shtetin dhe ekonominë e më tej, të krijoheshin organizmat e siguroheshin pajisjet, ambientet, kuadrot dhe burimet financiare.

E rëndësishme do të ishte përfshirja e planit të punës shkencore brenda atij shtetërore, nëpërmjet Komisionit të Planit. Një programim më i mirë do të çonte në përcaktimin e proporcioneve të duhura midis studimeve, çfarë vendi do të zinin ato me karakter teorik, ashtu dhe të atyre të aplikuara. Kjo do të evidenconte nevojën e krijimit të një institucioni të lartë shtetëror, që të kordinonte punën shkencore në shkallë vendi.

Krahas shkencave natyrore dhe atyre teknike, do të vinte në rritje kujdesi ndaj zhvillimit të mëtejshëm të shkencave shoqërore në përgjithësi. Në fushën e historisë e gjuhësisë ishte ecur mirë, por mbeteshin mjaft prapa studimet në shkencat e tjera shoqërore si në ato të sociologjisë, pedagogjisë, të ekonomisë, marrëdhënieve ndërkombëtare etj. Byroja Politike e KQ të PPSH, në qershorin e vitit 1965, do të analizonte gjendjen dhe do të përcaktonte si një nga prioritetet e rëndësishme, studimet në fushën e shkencave shoqërore. Sipas analizës që kjo e fundit do t’i bënte ecurisë së tyre, do të konstatonte dobësi si në sistemin e mësimit në shkollat e larta, ashtu edhe atë të studimit.

Në drejtim të kërkimit shkencor, tematika e tyre linte për të dëshiruar dhe shpesh do të rezultonte e pastudiuar e planifikuar si duhej. Si do të thuhej në këtë analizë “... ajo nuk ka qenë e ndërtuar në bazë të problemeve kryesore ideologjike, politike dhe ekonomike” që “... ishte e orientuar drejt problemeve të kaluara dhe më

377 AQSH, F.14, V.1964, dos. 201, fl. 8-12. Nga relacioni përmbledhës mbi vizitën e delegacionit të

USHT në RP të Kinës, maj 1964.

Page 164: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

163

pak ndaj atyre aktuale” dhe si më së shumti këto studime vuanin nga skematizmi e formalizmit, pa arritur të jepnin “përgjithësim teorik dhe konkluzione praktike”378.

Për të realizuar synimet e saj politike dhe ideologjike, udhëheqja komuniste do të këmbëngulte për orientim më të mirë të punës kërkimore shkencore, drejt shkencave shoqërore dhe ndjekjen me kujdes të ecurisë nga strukturat partiake. Kjo do ta vinte procesin gjithnjë e më tepër në kontrollin e këtyre të fundit. “Të luftohet me këmbëngulje, - do të evidencohej në këtë vendim, - për të zhdukur skematizmin në studimet që bëhen në fushën e shkencave shoqërore. Marksizëm-leninizmi të jetë kurdoherë themeli mbi të cilat do të ndërtohen të gjitha studimet” dhe në një kohë sa më të shkurtër të arrihej “... forcimi i mendimit shkencor të pavarur dhe i një metode shkencore të bazuar fuqimisht në eksperiencën dhe vijën e përgjithshme të PPSH”379.

Disa nga drejtimet e punës shkencore në këto fusha, gjithnjë sipas vendimit të Byrosë Politike të KQ të PPSh, do të ishin studimi i çështjeve të Historisë së PPSh, ndërtimit socialist, perfeksionimit të marrëdhënieve në prodhim revolucionit ideologjik e kulturor, të ligjeve themelore të etapës së re të ndërtimit socialist, klasave dhe luftës së klasave, dallimeve fshat-qytet, problemeve të familjes, të mendimit filozofik, politik, e shoqëror shqiptar etj.380

Në këtë kuadër, veprimtaria shkencore e USHT dhe e shkollave të tjera të larta do të vinte duke u zgjeruar. Për një periudhë disavjeçare, sipas një analize të bërë nga Ministria e Arsimit, në korrikun e vitit 1966, ishte punuar me zbërthimin e studimeve e problemeve kyçe të ekonomisë e kulturës së vendit, ishin hartuar mjaft tekste origjinale mbi 113 punime shkencore, botuar rreth 700 artikuj shkencorë, organizuar konferenca kombëtare, ishin mbrojtur mbi 40 disertacione, etj. Krahas punonjësve të brendshëm për realizimin e studimeve ishin aktivizuar mjaft bashkëpunëtorëve të jashtëm, numri i të cilëve kishte ardhur në rritje381

Përpjekje të shumta ishin bërë për angazhimin e studentëve në rrethet shkencore, të organizuara sidomos në vitet e fundit. Ato do të udhëhiqeshin nga pedagogët përkatës, të cilët ndanin temat ndërmjet anëtarëve të rrethit, i konsultonin për shfrytëzimin e literaturës, zhvillimin e punëve laboratorike dhe zgjidhjen e vështirësive gjatë hartimit të temave. Të përgatitura nga studentët, këto tema diskutoheshin gjerësisht në rrethet dhe ato me parametra më të mira, referoheshin në sesionet shkencore të studentëve që organizoheshin çdo vit, duke i kthyer këto të fundit në një traditë të Universitetit. Kështu, pas sesionit shkencor, në 50- vjetorin e

378 AQSH, F. 14, V.1965, dos.8, fl.104-110. Nga vendimi i Byrosë Politike të KQ të PPSH, nr. 170, dt.

15-16.06.1966 “Mbi gjendjen dhe masat për zhvillimin e mëtejshëm të punës mësimore dhe shkencore në fushën e shkencave shoqërore”.

379 Po aty. 380 AQSH, F. 14, V.1965, dos.8, fl.104-110. Nga vendimi i Byrosë Politike të KQ të PPSH, nr. 170, dt.

15-16.06.1965 “Mbi gjendjen dhe masat për zhvillimin e mëtejshëm të punës mësimore e shkencore në fushën e shkencave shoqërore”.

381 AQSH, F. 511, V.1966, dos. 41, fl. 3-5. Nga raporti i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, dërguar Këshillit të Ministrave ‘Rreth disa çështjeve për përmirësimin e punës shkencore në Universitet”, nr. 506, shkurt, dt. 12.07.1966.

Page 165: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

164

Shpalljes së Pavarësisë të vitit 1962 do të vijohej me sesione të tjera shkencore të studentëve dhe të pedagogëve në shumë fakultete, si në atë të mjekësisë, gjeologjisë, ekonomisë, shkencave të natyrës etj.

Zakonisht, temat e punuara nga studentët kishin karakter të ndryshëm teorik dhe eksperimental. Për këto të fundit, do të viheshin në dispozicion laboratorët e fakultetit të inxhinierisë, gjeologjisë, kimisë etj. Në disa raste temat ishin të lidhura drejtpërdrejt me çështje të prodhimit, duke i krijuar të diplomuarve rrugëzgjidhje konkrete. Po kështu, në disa laboratorë si, për shembull, në atë të matematikës, të Fakultetit Inxhinierisë do të përgatiteshin nga studentët mjete laboratorike dhe mësimore. Disa rrethe të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, si ai i fizikës dhe matematikës do të kontribuonin në ngritjen dhe mbarëvajtjen e rretheve në shkollat 11-vjeçare të qytetit, etj.

Në tërësi, rrethet shkencorë, si forma më e organizuar e aktivizimit të studentëve në punë të pavarur, funksionuan mirë ndonëse kishte edhe të meta, si formalizëm në punimin e temave, pjesëmarrje të dobët, etj. Përveç rretheve shkencorë, disa fakultete do të përdornin dhe forma të tjera. Kështu mjaft studentë u aktivizuan në punë kërkimore-shkencore të katedrave si preparatorë, laborant, teknik, gjatë kryerjes së eksperimenteve të ndryshme.

Nga studentë të veçantë do të pregatiteshin të udhëhequr nga pedagogët referate të bazuara në literaturën e vendit dhe atë të huaj. Gjatë kryerjes së praktikës në prodhim ose të paradiplomës, studentët e kurseve të larta do të merrnin pjesë aktive në plotësimin e detyrave të caktuara konkrete me karakter kërkimor, përpunimin e të dhënave laboratorike, etj.

Për të patur një ide mbi shtrirjen e rretheve në fundin e periudhës së studiuar në fakultetet e ndryshme, po e ilustrojmë me të dhënat e tabelës së mëposhtme382:

Tab. 2

Nr. FAKULTETI Nr. rretheve Nr. pjesëmarrësve Nr. temave të punuara

1. Shkencat e natyrës 3 35 7 2. Inxhinierisë 8 60 34 3. Gjeologjisë 7 86 40 4. Ekonomisë 6 96 14 5. Histori-Filologji 3 69 8 6. Drejtësi 3 30 4

382 Po aty.

Page 166: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

165

7. Mjekësisë 15 70 135 Shuma: 45 446 135

Universiteti Shtetëror i Tiranës dhe shkollat e tjera të larta në vend duke përballuar një sërë vështirësish në rritje, do të hidhnin bazat e një veprimtarie të rëndësishme në fushën e mendimit dhe të kërkimit shkencor. Në kushtet e vendit tonë, kur ende nuk ishte ngritur një Akademi Shkensash, ky rol do t’i takonte pikërisht institucioneve të arsimit të lartë. Edhe më tej ato do të vazhdojnë të kryejnë këtë funksion. Me përpjekje të shumta të pedagogëve dhe punonjësve shkencorë, do të arrihej një gërshetim më efikas i procesit mësimor me atë shkencor.

Në fundin e periudhës sipas të dhënave zyrtare, do të numëroheshin rreth 209 studime ku ishin angazhuar 315 kuadro të universitetit, studentë e bashkëpunëtorë të prodhimit. Ndërkohë do të rezultonin të ngritura 43 rrethe shkencore jashtë shkollave të larta, ku merrnin pjesë më tepër se 2000 mësues, ishin organizuar 16 sesione shkencore dhe mbajtur 150 referate si dhe 51 rrethe të studentëve, ishin botuar mjaft punime monografike e dokumentare. Ndër punimet e kryera 14 prej tyre do të vlerësoheshin me “Çmimin e Republikës”383.

Nisur nga fakti i njohur që, në paraqitjen e zhvillimeve gjatë periudhës komuniste jepeshin shifra të fryra, ato do të merren me rezervë. Gjithsesi, pavarësisht teprimeve, dukuria kryesore do të ishte ajo e zgjerimit të veprimtarisë shkencore. Si rrjedhojë e masave të marra dhe përpjekjeve të bëra nga gjithë personeli pedagogjik e shkencor i Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe e shkollave të tjera të larta, puna shkencore do të vihej mbi baza më të organizuara. Dora dorës deri në mesin e viteve 60-të, ato do të shndërroheshin në qendrën e vetme më të madhe shkencore në shkallë vendi, duke hedhur bazat për zhvillimin në vitet e mëvonshme të një veprimtarie të gjerë shkencore që do të kurorëzohej në vitin 1972, me krijimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

*

* *

383 AQSH, F. 490, V.1969, dos. 485, fl. 9-10. Nga raporti i USHT “Mbi disa probleme të përmbajtjes

dhe ndërtimit të punës shkencore në USHT”.

Page 167: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

166

PËRFUNDIME Puna hulumtuese dhe studimore disavjeçare për tezën time të doktoratës “Historia e

arsimit të lartë në Shqipëri në vitet 1946-1968”, më lejon të arrij në disa përfundime:

Historikisht, zhvillimi i edukatës dhe arsimit, nga lashtësia dhe deri në ditët

tona, është trajtuar si një çështje prioritare. Pa dyshim, veprimtaria mësimore-

edukative, ka qenë dhe mbetet, ndër elementët e pazëvendësueshëm të

komunikimit midis njerëzve dhe të emancipimit të çdo shoqërie. Arsimi i

shërben kombit, prandaj çdo progres në këtë fushë është i mirëpritur. Për

shkollën dhe arsimin shqiptar të Pasluftës së Dytë Botërore, ishte e

rëndësishme sepse vihej me në një traditë të krijuar historikisht. Pjesë e saj

ishin përpjekjet për zhvillimin e shkrimit dhe shkollës shqipe, që e kishin

shndërruar në një mjet të fuqishëm të zgjimit kombëtar. Në strategjinë

afatgjatë të zhvillimit kombëtar të Rilindasve të shquar, do të hidhen ide dhe

përvijohen linjat e para, të një platforme për krijimin e “gjithmësimores”, të

parashtruara në veprën enciklopedike të eruditit Sami Frashëri “Shqipëria ç’ka

qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”.

Në morinë e faktorëve më të qënësishëm që vepruan mbi shoqërinë shqiptare

të pasluftës, pa mëdyshje më dominanti do të ishte ai politik. Udhëheqja

komuniste me marrjen e plotë të pushtetit politik, do ta inkuadronte Shqipërinë

në radhët e vendeve që zbatuan sistemin socialist totalitar. Për afro pesë

dekada, deri në rrëzimin e sistemit në vitet 90-të, shkolla shqiptare do t’i

nënshtrohej ndryshimeve radikale. Dy dekadat e para do të ishin përcaktuese,

për hedhjen e bazave dhe konsolidimin e arsimit të lartë, si një nga kategoritë

e rëndësishme të sistemit arsimor dhe njëherë për formësimin e saj, si një

shkollë e orientuar drejt një ideologjie të vetme, asaj marksiste-leniniste.

Zhvillimet në shkollën e lartë ecën në përputhje me gjithë ndryshimet në

sistemin arsimor shqiptar. Por krahas tipareve të përgjithshme nën ndikimin e

faktorëve të ndryshëm ekonomikë, politikë, kulturor e social, ajo do të

manifestojë edhe dukuri specifike, të lidhura ngushtësisht me vetë natyrën e

saj.

Page 168: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

167

Shteti shqiptar, stimuloi dhe mbështeti financiarisht zgjerimin e institucioneve,

mbajtjen me bursë të një pjese të konsiderueshme të studentëve, përgatitjen e

personelit pedagogjik e shkencor dhe kualifikimin e tij, shtimin dhe fuqizimin

e bazës mësimore e didaktike. Kjo mbështetje e theksuar sidomos për

periudhën e fillimit, lidhej me dy faktorë: e para, gjendjen e vështirë

ekonomike, ku shumica e elementëve që ndiqnin shkollat e larta, nuk kishin

mundësi të përballonin shpenzimet dhe e dyta, shteti mbetej i interesuar për

përgatitjen e një numri të konsiderueshëm specialistësh, por edhe sa më shpejt.

Ai mori përsipër përgjegjësinë e organizimit, por edhe të kontrollit të plotë

mbi shkollën e lartë, duke ndërtuar edhe politika që i përshtateshin interesave

dhe natyrës së tij. Politika arsimore, e pasqyruar në legjislacionin e përgatitur

në këto vite, do të konturonte edhe pamjen e sistemit të ardhshëm arsimor.

Vizioni i këtij sistemi u formalizua më së pari, në Kushtetutën e parë të pas

luftës dhe më tej në Ligjin e Reformës Arsimore të vitit 1946. Ajo i jepte

arsimit përmasa të reja dhe karakterin demokratik, shtetëror, laik dhe njësor.

Vendi, roli dhe rrjedhojat që ajo solli në ecurinë e shkollës shqiptare, nga

literatura historike e para dhe pas viteve 90-të, janë parë nga këndvështrime të

ndryshme. Pavarësisht dallimeve, ajo ç’ka bihet dakord, duke konverguar në

një mendim të përbashkët, është fakti që kjo reformë u hapi rrugën si

shndërrimeve demokratike, ashtu dhe atyre socialiste dhe se ajo me të drejtë,

mund të konsiderohet si pikënisja e ndryshimeve që përjetoi shkolla shqiptare

në përgjithësi, dhe ajo e lartë në veçanti.

Në kushtet e një Shqipërie të prapambetur dhe përkundrejt ambicies së shtetit

komunist, për një zhvillim të shpejtë të vendit në rrugën e një ekonomie të

centralizuar, zgjerimi i arsimit deri në kategoritë më të larta, do të ishte një nga

prioritetet e saj. Nëpërmjet hedhjes së bazave dhe zgjerimit të arsimit të lartë,

synohej të siguroheshin kuadrot aq shumë të nevojshëm për këtë ekonomi.

Hapja e Institutit Pedagogjik Dyvjeçar në dhjetorin e vitit 1946, do të shënonte

fillimet e arsimit të lartë shqiptar. Ndonëse ai nuk gëzonte të gjitha atributet e

një shkolle të lartë, në kuptimin klasik të saj, në përgjithësi ai plotësonte

kriteret më kryesore, duke i shërbyer zbutjes të kërkesave emergjente të

shkollës për kuadro mësimdhënës. Me të drejtë ai do të konsiderohet si

“Pionier”, në këtë fushë.

Page 169: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

168

Fillimi i viteve 50-të do të shënonte një fazë të re, atë të hedhjes së bazave të

shkollës së lartë. Shteti që synonte një industrializim të shpejtë, mbetej

veçanërisht i interesuar për përshpejtimin e ritmeve të përgatitjes të

specialistëve të lartë. Për plotësimin e nevojave, një nga rrugët e përgatitjes do

të ishte ajo e dërgimit të studentëve në Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera

të Lindjes. Zhvendosja e qendrës së sigurimit të kuadrit brenda vendit, do të

ishte pjesë e strategjisë të ndërtimit socialist. Parë nga ky këndvështrim,

zgjerimi dhe forcimi i institucioneve të arsimit të lartë do të shihej si

alternativa kryesore, për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë e të kulturës. I

gjithë ky proces do të shtonte mundësitë e shkollimit. Zhvillimet e reja,

natyrisht do të ishin të mirëpritura nga shtresa të ndryshme të popullsisë, të

interesuara për një arsim të niveleve të larta dhe njëkohësisht nga i gjithë

opinioni, që i shihte si një proces emancipues për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Përshpejtimi i ritmeve të zgjerimit të arsimit të lartë, çoi në hapjen e

instituteve të reja, në vitin 1951 të Institutit të Lartë Pedagogjik 4-vjeçar,

Institutit të Lartë Bujqësor dhe Institutit Politeknik. Në vitin 1952 do të

funksionojnë dy institute të tjera, Instituti Ekonomik dhe Instituti Mjekësor, i

pasuar nga Instituti Juridik në vitin 1954. Shtrirja dhe riorganizimet e

herëpashershme për hapjen e degëve apo fakulteteve të reja, ndikuan

pozitivisht në rritjen e numrit të specialistëve të lartë. Deri në mesin e viteve

50-të, sistemi i shkollave të larta do të përfshinte 6 institute 4 dhe 5-vjeçare.

Pas këtij bumi zgjerimi, vitet që pasuan do të ishin ato të fuqizimit e

konsolidimit të mëtejshëm, ku kulmon krijimi i Universitetit Shtetëror të

Tiranës.

Viti 1957, do të shënonte një moment tejet të rëndësishëm në procesin e

kalimit, nga periudha e hedhjes së bazave të arsimit të lartë, në atë të formimit

të një qendre drejtuese dhe organizuese në shkallë kombëtare. Hapja e tij do të

favorizohej nga disa faktorë. Së pari, nga pikëpamja e zhvillimit të

përgjithshëm ekonomik e shoqëror kishin ndodhur ndryshime të rëndësishme.

Shteti i fuqizuar synonte një zhvillim të shpejtë të ekonomisë socialiste, që

nuk mund ta realizonte pa një numër të mjaftueshëm kuadrosh. Së dyti, brenda

sistemit arsimor në përgjithësi dhe atij të lartë në veçanti, kishin ndodhur mjaft

Page 170: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

169

ndryshime që mundësuan rritjen e sasisë të nxënësve. Për rrjedhojë, shkollat e

larta do të përballen me një vërshim të vërtetë kërkesash për ndjekjen e saj.

Universiteti, do t’i jepte rrugëzgjidhje të suksesshme përgatitjes të

specialistëve për fushat më të rëndësishme, duke plotësuar zbrazëtitë e

ndjeshme për sektorë strategjikë si ai i naftës, gjeologjisë, transportit etj. Deri

në krijimin e tij, pjesa më e madhe e kuadrit të përgatitur i përkiste fushave

shoqërore dhe më pak atyre të inxhinierisë, bujqësisë, ekonomisë etj. Më tej

raportet do të ndryshonin.

Në përputhje me kushtet e kohës kur nevojat për specialistë ishin të mëdha,

USHT dhe shkollat e tjera të larta, funksionuan mbi bazën e profilit të

përgjithshëm. Kjo nënkuptonte që pas përfundimit të shkollës, kuadrot e

diplomuara do të punon në fushën e tyre, por edhe në specialitete të përafërta.

Ky profil mendohej si më i përshtatshmi, për një vend me prapambetje

ekonomike të trashëguar. Nisur nga prioritetet e zhvillimit ekonomik e

shoqëror, orientimi i studentëve do të bëhej drejt specialiteteve që mbulonin

sektorët më të rëndësishëm si industria, veçanërisht ajo minerare, bujqësia,

mësuesia etj.

Në tërheqjen e studentëve në shkollat e larta shteti do të ndiqte politika

selektive, të bazuara në disa kritere standarde, ku më kryesori ishte ai i

përzgjedhjes sipas origjinës shoqërore dhe qëndrimit politik. Deri në fillimin e

viteve 60-të, burimi kryesor i sigurimit të kuadrit do të ishin elementët nga

qyteti dhe zonat me zhvillim arsimor të avancuar. Me kalimin e kohës, kur

niveli i shkollimit të popullsisë erdhi në rritje, do të ndërmerreshin masa

stimuluese, që çuan në ndryshime të rëndësishme në përbërjen shoqërore të

specialistëve të lartë. Në mënyrë konstante, do të ndiqej politika e sigurimit të

sa më shumë studentëve, me origjinë dhe përbërje familjare nga klasa punëtore

dhe fshatarësia kooperativiste, nga fshati dhe qyteti, në mënyrë të veçantë nga

rajonet e thella malore dhe nga radhët e vajzave.

Përmbajtja e procesi mësimor-edukativ në gjithë sistemin e arsimit të lartë, do

t’i përshtatej qëllimeve dhe objektivave të shtetit komunist. Ai do të zhvillohej

mbi bazën e planeve mësimore që përcaktonin marrëdhëniet më të

Page 171: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

170

përgjithshme të cikleve mësimore për çdo degë dhe specialitet. Hartimi,

miratimi dhe zbatimi i tyre bëhej mbi bazën e harmonizimit të parimit të

planifikimit socialist, që ishte ai i partishmërisë proletare, i centralizmit

demokratik, i karakterit direktivo-shtetëror dhe i karakterit shkencor. Në

përputhje me fazat nëpërmjet të cilave kaloi shkolla e lartë, dokumentacioni i

saj do t’i nënshtrohej shikimit dhe rishikimit të vazhdueshëm. Dukuria më

kryesore e evidencuar gjatë këtij procesi, do të ishte ajo e ruajtjes dhe forcimit

të peshës të lëndëve të drejtpërdrejta politike, brenda atyre të kulturës së

përgjithshme. Fillimi i viteve 60-të do të nxirrte në pah një dukuri tjetër, atë të

rritjes së vendit të praktikave mësimore dhe atyre në prodhim, brenda lëndëve

të specialitetit, për të realizuar më mirë lidhjen e teorisë me praktikën, “të

shkollës me jetën”. Fundi i periudhës do të shënonte përfshirjen gjithnjë e më

të madhe të rinisë studentore në aksione kombëtare dhe në punën

drejtpërsëdrejti në prodhim, pjesë kjo tashmë e planeve e programeve

mësimore. Kjo veprimtari “vullnetare” për t’u njohur me “klasën punëtore” e

punuar krahas saj, do të vlerësohej si një nga format efikase për “kalitjen” e

rinisë dhe edukimin komunist.

Ndonëse në thelb, politika e shtetit shqiptar synonte ndjekjen e modelit të

shkollave të larta sovjetike, për shumë arsye në praktikë nuk u arritën

rezultatet e pritshme. Pjesa më e kualifikuar e pedagogëve, mbajti qëndrim të

moderuar dhe jo rrallë herë edhe kundërshtues. Si u konstatua që në këtë

periudhë edhe më vonë, eksperienca sovjetike, ndonëse u tentua t’i përshtatej

kushteve të vendit tonë, u përcoll deri diku mekanikisht, duke lënë pasoja edhe

në veprimtarinë e shkollave të larta.

Faktori pedagog padyshim, ishte mjaft veprues në zgjidhjen e çështjeve

komplekse që qëndronin para shkollës shqiptare në përgjithësi dhe, asaj të

lartë në veçanti. Profesoratit të parë, ku bënin pjesë personalitetet e njohura të

botës intelektuale, të shkolluar kryesisht në Universitetet Perëndimore, do t’i

shtohej gjenerata më e re e përgatitur në vendet e Lindjes Komuniste. Në

vlerësimin e punës së tyre do të përdoreshin disa klishe, ku më kryesorja ishte

shkalla e përshtatshmërisë së lëndës, ndaj ideologjisë së partisë. Nisur nga ky

këndvështrim, shumë prej pedagogëve që hodhën themelet e arsimit të lartë

Page 172: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

171

dhe që iu përkushtuan atij totalisht do të merrnin goditje të rënda. Kjo ishte një

metodë e ndjekur gjatë gjithë periudhës komuniste , që në thelb shërbeu si

presioni politik, për t’i mbajtur nën “kontroll”. I gjithë “kujdesi” i

vazhdueshëm dhe synim kryesor i udhëheqjes komuniste mbetej, para së

gjithash, kalimi në procesin e edukimit dhe riedukimit marksiste-leninist të

pedagogëve të vjetër dhe të rinj, element ky i rëndësishëm për përgatitjen e

kuadrit të lartë. Ndonëse në kushte të vështira, i gjithë personeli mësimor-

shkencor do të vinte të gjithë kapacitetin dhe forcat e tij, për përgatitjen e

inteligjencies së re kombëtare, e cila nxorri personalitete që i shërbyen jo pak

vendit.

Pjesë e pandarë e veprimtarisë të shkollave të larta, do të ishte edhe ajo në

fushën e shkencës, e cila do të njihte uljet dhe ngritjet e saj, në përputhje me

fazat e zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit. Pas përballimit të

vështirësive të para, me krijimin e USHT dhe përqendrimin e të gjitha forcave

pedagogjiko-shkencore në një qendër të vetme do të krijoheshin hapësira të

reja për lëvrimin, krahas shkencave humanitare, ku kishte më shumë traditë

edhe të atyre natyrore e teknike. Këto të fundit do të merrnin një impuls të ri

në fillimin e viteve 60-të. Me futjen e vendit në fazën e “revolucionarizimit të

mëtejshëm” dhe forcimin e “luftës së klasave” në gjysmën e dytë të këtyre

viteve, prioritetet do të zhvendosen drejt shkencave shoqërore dhe mbajtjes së

tyre nën “kontroll”. Dora-dorës, në shkollat e larta do të hidheshin bazat e një

veprimtarie të rëndësishme në fushën e mendimit dhe kërkimit shkencor, duke

i kthyer ato në qendrën e vetme më të madhe shkencore e vendit, deri në

krijimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Nga analiza e gjithë procesit të zgjerimit dhe konsolidimit të arsimit të lartë

mund të konkludohet: së pari, ritmet e zgjerimit për shkak të ndikimit të

faktorëve ekonomikë, politikë e socialë ishin të ngadalshme. Ngritja fillon e

ndihet në fundin e viteve 50-të dhe më tej. Krahasuar me vendet e tjera, madje

edhe me ato të Lindjes Komuniste, treguesit janë më të ulët. Së dyti, tendenca

e përgjithshme mbetet ajo e rritjes sasiore dhe e treguesve më të dobët cilësor,

ndonëse duhet thënë se në fundin e periudhës vërehen përmirësime relative.

Efekti i dukshëm do të ishte niveli i pamjaftueshëm i njohurive të dhëna i

Page 173: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

172

shoqëruar me një dinamikë të dobët të përparimit të studentëve, sidomos në

degë e specialitete të vështira si në ato të shkencave të natyrës, inxhinierike,

bujqësore dhe brenda arsimit të lartë, në sistemin e mbrëmjes dhe

korrespondencës. Ajo përgatiste specialistë të shkolluar por që nuk zotëronin

në shkallë të mjaftueshme, aftësitë për zbatimin e njohurive në praktikë.

Parë nga një këndvështrim realist, si në atë të zgjerimit ku rezultatet janë të

prekshme, ashtu edhe në atë të cilësisë të kuadrit të përgatitur, zhvillimet e

arsimit të lartë i ndihmuan emancipimit të shoqërisë shqiptare. Me gjithë

kufizimet shkalla e përfitimit të popullsisë nga kjo kategori arsimore u rrit dhe

në këtë kuptim i gjithë ky proces do t’i shërbente zhvillimit të mëtejshëm

ekonomik e shoqëror të vendit.

Page 174: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

173

BIBLIOGRAFIA

I. ARKIVAT

Arkivi Qendror i Republikës së Shqipërisë me tre fondet e tij:

* Fondi i Ministrisë së Arsimit Nr. 511

* Fondi i Këshillit të Ministrave Nr. 490

* Fondi i Komitetit Qendror të PPSH Nr. 14

II. BOTIME DOKUMENTARE

• Anuari Statistikor i RPSH, viti 1957-1968

• Anuari Statistikor i vitit 1985, (Për përdorim të brendshëm), Tiranë 1985

• Dokumente të organeve të larta të pushtetit revolucionar LANÇ (1942-1944),

Tiranë 1960

• Buletini i Institutit të Studimeve, nr.1, viti 1947

• Buletini i Universitetit të Tiranës, Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”,

Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë 1985

• Kushtetuta e RPSH, Tiranë 1946.

• Ligji mbi organizimin e Sistemit Arsimor të RPSH, Kuvendi Popullor Tiranë

1963.

• Dokumente Kryesore të PPSH, Vëllimi I, Tiranë 1971

• Dokumente Kryesore të PPSH, Vëllimi I, Tiranë 1961

• Dokumente Kryesore të PPSH, Vëllimi II, Tiranë 1971

Page 175: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

174

III. LITERATURA HISTORIKE

Balla, Hekuran - Fishta dhe Konica për shqiptarët, Tiranë: Mokra, 2000.

Baruti, Vasfi - Arsimi në Republikën e Shqipërisë 1956-1966, Shtëpia Botuese e Librit

Shkollor, Tiranë 1985

Baruti, Vasfi - Arsimi në Republikën e Shqipërisë etapa e parë 1944-1948, etapa e dytë 1949-

1955, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1985

Beqja, Hamit - Në themelet e arsimit popullor, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1976

Beqja, Hamit- Riorganizimi i shkollës në RPSH, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë

1964

Bica, Laurant - Profesor Hasan Tahsimi, vëllimi II, Tiranë, 2010

Bica, Laurant - Profesor Hasan Tahsimi, vëllimi I, Tiranë, 2010

Bica, Laurant - Profesor Hasan Tahsimi, vëllimi III, Tiranë, 2010

Çabej, Nelson - Nga historiku i zhvillimit të shkencës, Tiranë, 1980.

Çollaku, Shaban - Mendimi iluminist i Sami Frashërit, Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë, Tiranë, 1986

Dedja Bedri, Zajazi Tahir - Pedagogjia e arsimit, Logos-A, Shkup 1997

Dedja, Bedri - Lufta për shkollën ateiste shqiptare, Tiranë, 1984

Dedja, Bedri - Riorganizimi i shkollës në RPSH, Tiranë, 1964

Dedja, Bedri - Shënime mbi historinë e mendimit pedagogjik shqiptar, Tiranë, 1972

Demiraj, Shaban - Eqrem Çabej, Tiranë: Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, 1992

Duka, Valentina – Historia e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë: Kristalina-KH 2007

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, vëllimi I, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,

Tiranë, 2009

Page 176: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

175

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, vëllimi II, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,

Tiranë, 2010

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, vëllimi III, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,

Tiranë, 2010

Frabboni Franco, Minerva Pinto Franca - Manuali i pedagogjisë së përgjithshme, Tiranë 2003

Frashëri, Sami - Shqipëria çka qënë e çdo të bëhet, Bukuresht, 1899

Goga, Iljaz - Punëtorë të shquar të shkollës shqipe, Tiranë 2001

Golemi Bardhyl, Misja Vladimir - Zhvillimi i arsimit të lartë në Shqipëri, Shtypshkronja

“Mihal Duri”, Tiranë, 1987

Hako, Hulusi, Spasse Thanasi - Universiteti i Blertë 1951-2001, Albdesign, Tiranë 2001

Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar, vëll.I, Botim i Institutit të Studimeve

Pedagogjike, Tiranë, 2003

Historia e arsimit shqiptar (maket), Botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike, Tiranë, 1990

Historia e letërsisë shqiptare, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 1983

Historia e popullit shqiptar, Vëllimi III, Botim i Institutit të Historisë, Akademia e

Shkencave, Tiranë: Toena, 2007

Historia e popullit shqiptar, Vëllimi IV, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,

Tiranë: Toena, 2007

Historia e PPSH, Botim i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, Shtëpia Botuese “8

Nëntori” Tiranë 1981

Historia e Shqipërisë, Vëllimi II, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë,

1984

Historia e Shqipërisë, Vëllimi I, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 1957

Historia e Shqipërisë, Vëllimi III, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë,

1984

Page 177: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

176

Historia e Shqipërisë, Vëllimi IV, Botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë,

1983

Historiku “30 vjet Instituti i Lartë Bujqësor”, Tiranë 1981

Hoti, Vehbi - Luigj Gurakuqi, për shkollën shqipe dhe arsimin kombëtar, Shkodër, 2002

Hoxha, Enver - Kur u hodhën themelet e Shqipërisë se re, Tiranë 1981

Hoxha, Enver - Për arsimin dhe edukatën , Tiranë 1972

Hoxha, Enver - Raporte dhe fjalime 1966-1967, Tiranë 1968

“ “ - Vepra vëllimi IV, Tiranë, 1970

“ “ - Vepra vëllimi V, Tiranë, 1971

“ “ - Vepra, vëllimi III, Tiranë, 1969

Hunkis P Francis, Ornstein C Allan - Kurrikula: Baza, parime dhe probleme. Botim i

Institutit të Studimeve Pedagogjike, Tiranë 2003

Instituti i Lartë Pedagogjik i Shkodrës : 1957-1982, Tiranë 1983

Jacques, Edwin - Shqiptarët, historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri ne ditet tona,

Tiranë: “Kartë e Pendë”, 1995

Kambo, Enriketa - Zhvillimi i revolucionit kulturor në Shqipëri në vitet 1944-1948, Tiranë

1984

Kambo, Enriketa - Arsimi në Shqipëri (1945-1960), Tiranë: Mësonjëtorja, 2005

Kanini, Ilir - Arsimi në Shqipëri në vitet e Luftës së parë Botërore, Tiranë: Neriada, 2001

Kazazi, Njazi - 20-vjet fakultet në Shkodër, Grup autorësh, Shkodër 2001

Kazazi, Njazi - Universiteti i Shkodrës ndër vite, 1957-2002, Grup autorësh, Shkodër, 2002

Koci Erlira, Mato Erlehta, Mita Nikoleta - Arsimi në Shqipëri, botuar nga MASH, Tiranë

2003

Koliqi, Hajrullah - Në kërkim të dijes dhe lirisë, Grup autorësh, Botim i Universitetit të

Prishtinës, 2004

Page 178: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

177

Koliqi, Hajrullah - Aleksandër Xhuvani, Prishtinë, 1987

Koliqi, Hajrullah - Androgogjia, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1985

Koliqi, Hajrullah - Gruaja ndër shekuj, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Prishtinë, 2009

Koliqi, Hajrullah - Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, Prishtinë, 2002

Koliqi, Hajrullah - Universiteti i Prishtinës 1970-2005, bashkëkombasit, Prishtinë 2005

Kondo, Anasatas - Lufta kundër analfabetizmit në Shqipëri 1945-1955, Tiranë 1985

Kraja, Musa - Idetë Pestalociane në hapësirën shqiptare, Tiranë, 1997

Kraja, Musa - Mësuesit për kombin shqiptar, Tiranë: Toena, 1993

Kraja, Musa - Pedagogji e zbatuar, Tiranë: Geer, 2008

Kraja, Musa - Pedagogjia, Tiranë: Geer, 2009

Kraja, Musa - Reflekse social - pedagogjike, Tetovë, 1996

Kraja, Musa dhe Mato, Erlehta - Shkolla, familja, shoqëria, Tiranë, 1999

Kraja, Osman - Arsimi i lartë në RPSSH, para detyrash të rëndësishme, libri shkolla, Tiranë

1987

Kulla, Ndriçim - Antologji e mendimit shqiptar, 1870-1945, Tiranë, 2003

Mendimtarët për edukimin, Grup autorësh, Byroja Ndërkombëtare e edukimit UNESKO,

Tiranë: Plejad, 2008

Michael, Fullain - Forca e ndryshimit të arsimit, Tiranë, 2003

Misja, Vladimir – Shndërrime në nivelin dhe strukturën arsimore të popullsisë në RPSSH,

Tiranë 1963

Mulhern, James - A Histori of Education, Second etition, The Roland Press Company, New

York 1959

Page 179: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

178

Musai, Bardhyl dhe Simo, Petraq - Udhëheqja dhe zhvillimi i praktikës në shkollë, Tiranë,

1998

Myzyri, Hysni – Arsimi kombëtar shqiptar 1908-1912, Enti i teksteve dhe mjeteve mësimore

KSA, Prishtinë 1996

Paçrami, Fadil - Reforma e Arsimit në Republikën Popullore të Shqipërisë, Ministria e

Arsimit, Tiranë 1947

Pedagogë të mëdhenj, Grup autorësh, Tiranë: Toena, 2002

Rama, Fatmira –Dukuri arsimore gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, Tiranë: Argita-

LMG, 2005

Temo, Sotir, Arsimi në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, Shtëpia Botuese “8

Nëntori”, Tiranë 1984

Universiteti i Prishtinës : “Në kërkim të dijes dhe të lirisë”, prill, 2004

Universiteti Shtetëror i Tiranës 1957- 1967, Tiranë 1967

Xhuvani, Aleksandër - Fillime të Pedagogjisë, pjesa e dytë, Didaktika, Tiranë, 1937

Xhuvani, Aleksandër - Fillime të Pedagogjisë, pjesa e parë, Psikologji për shkollat normale e

për mësuesit e filloreve, Tiranë, 1933

Zavalani , Tajar – Historia e Shqipërisë, Botimi i dytë, Tiranë 1998

IV- PËRMBLEDHJE ARTIKUJSH

Albania Higher Education, Radio Free Europa 6/11/1972 ( website).

Beqja, Hamit- Rrjedhave të suksesit, kundërshtive dhe problematikave të arsimit shqiptar,

Revista Univers, Nr.4 , viti 2003 .

Çabej, Eqrem - Humanist, ndjekës i idealeve më të larta të njerëzimit “Bota e Re”, Prishtinë,

1980

Page 180: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

179

Domi, Mahir - Profesor Aleksandër Xhuvani, lëvrues i shquar i gjuhës shqipe, edukator i

nderuar i brezit tonë të ri, Mësuesi, 17 mars 1970

Dyrmishi, Demir- Arsimi dhe shkenca në vitet 1946-1960, “Studime historike”, Tiranë 2001.

Hadri, Ali - Një komb, një gjuhë letrare, “Përparimi”, nr. 3-4, Prishtinë, 1968.

Hoti, Vehbi- Puna kërkimore- shkencore në Institut. Buletini Shkencor 2, Shkodër, 1977

Hoti, Vehbi- Luigj Gurakuqi- figurë e shquar e arsimit tone kombëtar. Buletini Shkencor 26,

Shkodër 1989

Kallulli, Adriatik, Misja, Vladimir, Teta Arqile - Higher Education in Albania, Botuar ne

CEPES, UNESCO- Bukuresht 1986

Kambo, Eriketa – Lufta për masivizimin e arsimit në vitet 1946-1948, “Studime historike”, nr.

3, Tiranë 1978

Kambo, Eriketa – Aftësimi ideologjik dhe profesional i kuadrit arsimor 1949-1963, “Studime

historike”, nr. 2, Tiranë 1990

Kambo, Eriketa – Drejt reformës arsimore shqiptare të vitit 1946, “Studime historike”, nr. 1-

2, Tiranë 1999

Kambo, Eriketa – Aspekte të zhvillimit të arsimit në Shqipëri (1945-1946), nr. 3-4, Tiranë

1999

Kambo, Eriketa – Mësuesit shqiptarë dhe procesi i ideologjizimit të tyre (1945-1960),

“Studime historike”, nr. 3-4, Tiranë 2000

Kambo, Eriketa – Ndryshimet e para në bazat ideo-shkencore të shkollës shqiptare (1948-

1950), “Studime historike”, nr. 3-4, Tiranë 2001

Kambo, Eriketa – Aspekte nga zhvillimi i shkollës shqiptare në vitet 1956-1960, “Studime

historike”, nr. 2-3, Tiranë 2003

Kambo, Eriketa – Probleme të sigurimit dhe përgatitjes së kuadrit arsimor në vitet 1945-

1960, Buletini “Historia e Arsimit”, nr. 3, Tiranë 2003

Page 181: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

180

Kambo, Eriketa – Probleme të masivizimit të arsimit të mesëm në vitet 1945-1960, Buletini

“Historia e arsimit”, nr. 4, Tiranë 2004

Kambo, Eriketa – Problemi i analfabetizmit në vitet 1945-1956, Buletini “Historia e arsimit”,

nr. 5, Tiranë 2004

Kambo, Eriketa – Fillimet e arsimit të lartë dhe hapja e Universitetit të Tiranës (1946-1960),

“Kosova”, nr. 27, Prishtinë 2005

Kambo, Eriketa – Mësuesit shqiptarë dhe riorganizimi i shkollës (1960-1969), “Studime

historike”, nr. 3-4, Tiranë 2009

Kambo, Eriketa – Ndryshimet në sistemin arsimor shqiptar në prag të “revolucionarizimit” të

shkollës (1966-1968), “Studime historike”, nr. 3-4, Tiranë 2010

Kambo, Eriketa – Shkolla shqiptare në fillimet e “revolucionarizimit” 1966-1967, “Studime

historike”, Tiranë

Karamitri, Eli - E.Koliqi dhe arsimi shqiptar, “Studime shqiptare” 3, Universiteti “Luigj

Gurakuqi”, Shkodër 1967

Kondo, Ahmet - Lufta kundër analfabetizmit në Shqipëri, Instituti i Studimeve Pedagogjike,

Tiranë 1973

Koliqi, Hajrullah - Sistemi edukativo-arsimor dhe kultura për të rriturit në Shqipëri, “Studio

Rumanistica”, III, Fakulteti Filozofik Prishtinë, 1980

Kraja, Musa - Vizione pedagogjike rurale, Instituti i Studimeve Pedagogjike, 2003

Luli, Faik - Politika e pushtuesit fashist nëpërmjet planeve, programeve e teksteve mësimore

dhe dështimi i saj, Buletini Shkencor 2, Shkodër, 1974

Neke, Michael Schmidt - Albania, history of school system, botuar në revistën “Education

System of Europe”, Shtëpia Botuese Spring, Hollandë 2007.

Prifti, Mihail- Instituti i Lartë Pedagogjik i Shkodrës në 30 – vjetorin e Çlirimit

dhe të fitores së Revolucionit Popullor. Buletini Shkencor 1, Shkodër 1975

Prifti, Mihail- Krijimi i Institutit të Lartë Pedagogjik kërkesë e domosdoshme e

Page 182: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

181

kohës. Buletini Shkencor 7, Shkodër 1970

Qendro, Aleko - 15 vjet arsim në Republikën Popullore të Shqipërisë, “Arsimi Popullor”, 11,

Tiranë, 1959.

Rama, Fatmira – Mbi zhvillimin e arsimit tonë gjatë viteve 1944-1948, “Studime

pedagogjike” nr.4, Tiranë 1976.

Rama, Fatmira – Shndërrimet e para në dokumentet themelore të shkollës, Buletini “Historia

e arsimit”, Tiranë 2002.

Rama Fatmira – Reforma Arsimore, gusht 1946 dhe përmbajtja e shkollës, Buletini “Historia

e arsimit”, Tiranë 2003

Spase, Ilinden - Shkenca jonë pedagogjike në këtë 40-vjet çlirim, “Revista pedagogjike”,

1984.

Spase, Ilinden, Bibliografia për arsimin dhe shkollën shqipe, “Revista pedagogjike”, nr. 12,

1985.

Xholi, Zija - Revolucioni kulturor e ideologjik në vendin tonë, “Studime historike” nr 4,

Tiranë 1964.

V - SHTYPI PERIODIK

Arsimi popullor, Tiranë 1946

Bota e re, Tiranë 1945-1946

Buletini i Institutit të Studimeve, Tiranë 1947-1948

Buletini i Institutit të Shkencave, Tiranë, 1948-1951

Buletini për shkencat shoqërore, Tiranë 1953-1957

Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Tiranë 1957-1968

Buletini “Historia e arsimit”, Tiranë 2002-2005

Page 183: ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Arsimi i lartë në Shqipëri (1946-1968)

182

Gazeta Bashkimi, Tiranë, 1945 -1968

Gazeta Zyrtare, Tiranë, 1945 -1968

Gazeta Mësuesi, Tiranë 1960-68

Gazeta Shekulli, Tiranë, 2004

Gazeta Metropol, Tiranë, 2006

Revista “Shkolla e re”, Tiranë 1945

“Studime historike”, Tiranë, 1960-2011

“Revista Pedagogjike”, Tiranë 1968

Zëri i popullit, 1949-1968