3
Arti Pamor Arti pamor ose arti figurativ është nje lloj arti i cili si formë të komunikimit përdor gjuhën pamore. Ai është pjesë e përgjithshme e botës së artit, të cilës i përkasin edhe : letërsia, muzika, aktrimi, filmi etj. Arti pamor dallohet nga artet tjera, sepse atë e përjetojmë, para së gjithash, vizualisht duke e shikuar. Përderisa letërsia shprehet përmes fjalës, muzika përmes tingullit, loja (vallja) përmes lëvizjes, arti pamor shprehët përmes formave : vijës, ngjyrës dhe vëllimit. Forma- pamje apo figurë, krijon edhe emrin e këtij arti. Ky art mund të quhet edhe ndryshe arti plastik gjë qe shpreh prekshmërinë e këtij arti, e quajnë edhe art sipërfaqësor. Prandaj, të shikosh në aspektin pamor, nuk do të thotë njësoj sikur në letërsi të lexosh. Qëllimi i kulturës pamore qëndron në atë se drejton në leximin e pamjes, figurës apo objektit.Format pamore kanë kuptimin e vet, i cili mund të kuptohet me njohjen e gjuhës pamore. Strukturën e gjuhës pamore nuk e bëjnë shkronjat, fjalët, si tek gjuhët konvencionale, por elementet pamore : pika, vija, rrafshi, sipërfaqja, vëllimi, hapësira dhe kompozicioni. Kompozicioni ka edhe elementet e veta, sipas të cilave elementet pamore renditen dhe krijojnë tërësinë. Artet pamore sipas mjeteve shprehëse ndahen në : vizatim, grafikë dhe pikturë, këto janë ngushtë të lidhura me rrafshin dhe skulpturën, arkitekturën dhe urbanizmin. Gjuha pamore mund të dallohet, pjesërisht, racionalisht dhe pjesërisht me intuitën figurative. Ne mund të flasim vetëm për veprën objektive dhe formale-racionale, kurse pjesa e dytë-irracionalja dhe subjektiviteti i takojnë botës së individit. Teknikat e artit pamor: Vizatimi, Grafika, Piktura, Skulptura, Arkitektura

Arti pamor

  • Upload
    armando

  • View
    5.887

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Arti pamor

Arti PamorArti pamor ose arti figurativ është nje lloj arti i cili si formë të komunikimit përdor gjuhën pamore. Ai është pjesë e përgjithshme e botës së artit, të cilës i përkasin edhe : letërsia, muzika, aktrimi, filmi etj. Arti pamor dallohet nga artet tjera, sepse atë e përjetojmë, para së gjithash, vizualisht duke e shikuar. Përderisa letërsia shprehet përmes fjalës, muzika përmes tingullit, loja (vallja) përmes lëvizjes, arti pamor shprehët përmes formave : vijës, ngjyrës dhe vëllimit. Forma- pamje apo figurë, krijon edhe emrin e këtij arti. Ky art mund të quhet edhe ndryshe  arti plastik gjë qe shpreh prekshmërinë e këtij arti, e quajnë edhe art sipërfaqësor. Prandaj, të shikosh në aspektin pamor, nuk do të thotë njësoj sikur në letërsi të lexosh. Qëllimi i kulturës pamore qëndron në atë se drejton në leximin e pamjes, figurës apo objektit.Format pamore kanë kuptimin e vet, i cili mund të kuptohet me njohjen e gjuhës pamore. Strukturën e gjuhës pamore nuk e bëjnë shkronjat, fjalët, si tek gjuhët konvencionale, por elementet pamore : pika, vija, rrafshi, sipërfaqja, vëllimi, hapësira dhe kompozicioni. Kompozicioni ka edhe elementet e veta, sipas të cilave elementet pamore renditen dhe krijojnë tërësinë. Artet pamore sipas mjeteve shprehëse ndahen në : vizatim, grafikë dhe pikturë, këto janë ngushtë të lidhura me rrafshin dhe skulpturën, arkitekturën dhe urbanizmin. Gjuha pamore mund të dallohet, pjesërisht, racionalisht dhe pjesërisht me intuitën figurative. Ne mund të flasim vetëm për veprën objektive dhe formale-racionale, kurse pjesa e dytë-irracionalja dhe subjektiviteti i takojnë botës së individit.

Teknikat e artit pamor: Vizatimi,

Grafika,

Piktura,

Skulptura,

Arkitektura

Nuk thuhet kot se arti varet nga vetë artisti dhe nëse artisti ka qëllime humanitare, atëherë arti, në këtë rast piktura do të ndikojë tek artëdashësit. Kësaj radhe aspak i rastësishëm mund të ketë qenë edhe misioni dhe qëllimi i tre piktorëve. Ata në dallim prej herave të tjera në fokus të punimeve të tyre artistike kanë reflektuar etapa të ndryshme kohore që ka kaluar populli shqiptar, duke gërshetuar tradicionalen me modernen. Karakteristikë e pikturave mund të jetë origjinaliteti, pra dëshira që ka nje piktor në pikëpamje të shtrimit të artit për të krijuar një stil të veçantë, gjë që vërehet në portretet që ka sjellur ai me vete. Këtu mund të shikohet fuqia e artit.Sigurisht se aftësia për të krijuar dhe për të përdorur imagjinatën janë dy elemente kryesore që e bëjnë artistin të dallohet nga njeriu i zakontë. Puna e artistit si rezultat përfundimtar shprehë ndikimin, zbukurimin, prishjen apo përparimin e vetë popullit. 

Page 2: Arti pamor

ARTI NE SHQIPERINë gjysmën e dytë të shekulli XIX-të fillon një etapë tjetër e rëndësishme për artin shqiptar. Lëvizjet e mëdha çlirimtare nga okupimi qindravjeçar osman, që sollën edhe pavarësinë e vendit (më 

1912), krijuan atmosferën edhe për një drejtim të ri artistik, që të pasqyronte me realizëm jetën e 

përditëshme.

Në historinë e artit shqiptar viti 1883 shënohet si data e krijimit të pikturave të para të këtij arti të ri. Në 

janar të vitit 1883, në Shkodër u realizua piktura më e njohur për artdashësit shqiptarë,  portreti “Motra 

Tone”. Pra më e bukura pikturë e rilindjes shqiptare, “Motra Tone”, është njëkohesisht dhe e para tablo 

me të cilën nis një etapë e re në artit shqiptar. Autori i saj, Kol Idromeno (1860-1939), është nismëtar i 

këtij arti në Shqipëri dhe, pas një krijimtarie të gjatë, të pasur  dhe të gjithanëshme në vitet e mëpasëm, ai 

do të mbetet edhe për shumë vite udhërrëfyesi i gjithë artistëve të rinj pasardhës.Në fillim të viteve ‘30 të 

shekullit XX-t, qendra e artit shqiptar nga Shkodra dhe Korça u përqëndrua në Kryeqytet. Në Tiranë u 

grumbulluan disa nga artistët më të mirë nga i gjithë vendi; u krijua Shoqëria Miqtë e Artit, e para shoqëri 

artistike dhe, në 24 maj të vitit 1931, po në Tiranë, u hap Ekspozita e parë Kombëtare me pjesëmarrjen e 

artistëve më të njohur të gjithë Shqipërisë. Me këtë veprimtari Tirana fillon të bëhet qendra e gjithë 

zhvillimeve artistike. Në periudhën e Rilindjes dhe Pavarësisë u krijuan një brez shquar artistësh që në atë kohë cilësoheshin si piktor kombëtar apo skulptor kombëtar. Pas Idromenos, që mbetet figura më e rëndësishme e kësaj periudhe, skulptori Odhise Paskali dhe piktori Vangjush Mio (1891-1957) janë artistët me krijimtari dhe vprimtarinë më të  pasur. Paskali në fillim të viteve ’30 ngriti statujat e para në qytetet shqiptare në Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Kukës dhe në Tiranë. Vangjush Mio gjatë jetës së tij hapi rreth 20 ekspozita vetiake, kryesisht me peisazhe dhe u mundua vazhdimisht ta bëjë më të pranishme pikturën në jetën e shqiptare. Në ato vite filluan krijimtarinë edhe skulptori Dhimitër Çani, që sapo kishte mbaruar Akademinë e Artit në Romë, akuarelisti i njohur Qenan Mesarea si dhe skulptorët Janaq Paço (1914-1991), Andrea Mano dhe Kristina Koljaka.Nga gjithë ajo krijimtari tani ruhet vetëm një pjesë jo shumë e madhe. Mungesa e Galerisë së Artit dhe instuticioneve të tjera kulturore solli edhe humbjen e shumë veprave me vlerë. Gjithësesi ato që u grumbulluan për herë të parë më 1954 dhe në vitet në vazhdim përbëjnë një thesar të çmuar për artin shqiptar.

Perfundimi:Arti mund të jetë përshkrim i dëshiruar i realitetit. Tingujt e heshtjes së mendimeve të pathëna përplasen në një pëlhurë, e cila simbolizon detin e rënkimit pamor. Mrekullia e tonacioneve dhe tablove të ndryshme, fantazia e pakufishme dhe dëshira e piktorit për t'i bërë veprat e tij të flasin përçojnë mesazhin tek adhuruesit. Kritikëve dhe adhuruesve të artit pamor iu mbetet të thonë fjalën e tyre të fundit.