22
02 E shtunë 20 tetor 2012 • « POLITIKË SHARJE DHE OFENDIME NDAJ KRYETARIT TË PS PËR DREJTIMIN Gjoni e Rama përplasje në sallë Edi Rama i etiketon deputetët si kooperativistë Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Gjoni ka kritikuar ashpër mënyrën e drejtimit të kësaj partie nga ana e kreut aktual Edi Rama. Madje, deklarata e Gjonit ka degraduar dhe në ofeza dhe sharje në adresë të kreut të partisë. Kështu, mbledhja e djeshme e Asamblesë së Partisë nuk ka kaluar e qetë, e kjo pasi një nga de- putetët vendosi që ta thotë me zë atë çfarë një pjesë jo e vogël në radhët e kësaj partie kanë kohë që e konsumojnë me njëri- tjetrin. Mënyra se si Rama po vepron dhe po vendos për gjithçka është kundërshtuar ashpër nga Gjoni. Mësohet se deputeti Gjoni ka vënë dukje pikërisht mungesa të vazhdueshme të konsultimeve me deputetët apo zyrtarët më të lartë të partisë, apo prezantimi sur- prizë i platformës, e cila ishte thënë se do të konsultohej paraprakisht me deputetët e grupit kuvendor socialist. Deputeti Ilir Gjoni ka qenë i vetmi që ka shprehur pakënaqësi, për faktin se në platformën e Ramës forumet e partisë ishin lënë krejtësisht jashtë loje. Mëso- het se Gjoni ka vënë në dukje faktin se në këtë platformë lideri i partisë mbizotëronte mbi të gjitha forumet, duke dubluar dhe vetë funk- sionet e deputetëve në fushatë. Shpërthimi i deputeti Gjoni mësohet se ka marrë shkak nga ala e mbajtur nga Rama në Asamble, i cili i ka etiketuar përfaqësuesit socialistë “koop- erativiste”, një etiketim që ka marrë menjëherë përgjigjen e deputetit Gjoni, që i është përgjigjur duke i thënë: “Nëse deputetët janë kooperativistë, Rama vetë është kryetar i koopera- tivës”. Debati nuk ka mba- ruar me kaq. I indinjuar nga fakti se zëri i një deputeti në parti pritet me qesën- di nga Rama, Ilir Gjoni ka kërkuar që, nëse partia do të vazhdojë të menaxhohet në këtë mënyrë, Edi Rama duhet t’ia lërë partinë dikujt tjetër, përndryshe në zgjedhjet parlamentare të 2013-s të gjithë socialistët i pret humbja. Nga ana e tij, Rama ka preferuar të ruajë qetësinë, duke e mirëmenax- huar një moment të tillë. Mosreagimi i tij ka bërë që në debat të mospërfshihen anëtarë të tjerë të Asamblesë. STREHIM DHE NJEHSIM TË LETRAVE ME VLERË. STATUS I BARABARTË ME INVALIDËT E LUFTËS PS vë në program të përndjekurit politikë Dëmshpërblimi dhe rehabilitimi bëhen pjesë e angazhimeve, nëse ka rotacion P artia Socialiste përfshin si pjesë integrale të pro- gramit të saj integrimin e ish-të përndjekurve politikë. Marrë shkak nga greva gati njëmujore e kësaj kategorie, so- cialistët i thërrasin ndërgjegjes dhe përfshijnë në projektin e tyre nesër në qeveri, në rast fitoreje në zgjedhjet e 2013-s, një platformë për dëmshpër- blimin e tyre. E parë në formën e një premtimi elektoral, kjo platformë e përmbledhur në gjashtë pika jep zgjidhjen e problemeve të kësaj kategorie. Premtimet e Partisë Social- iste për ish-të burgosurit poli- tikë konkretisht janë zbatim i ligjit nr. 9831 të vitit 2007 mbi dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, njësimi i letrave me vlerë të papër- dorura në vlerën e tyre nomi- nale. Njëkohësisht premtohet strehim i atyre ish-të burgosur politikë që rezultojnë të pas- trehë, dhënia e pensioneve për ata ish-të burgosur politikë që janë gjallë me të njëjtën vlerë që gëzojnë personat statusin e invalidit të luftës. Në vijim të këtyre premtimeve ofrohen shërbime publike dhe shën- detësore falas për ata ish-të burgosur politik që janë gjallë, si dhe pasqyrim objektiv i pe- riudhës së përndjekjes politike në librat e historisë së sistemit arsimor. Kështu, përfaqësuesit socialistë nisur nga kontaktet e shumëllojta, siç janë tryezat e punës në rrethe, takime me grupet e interesat, takime me familjarët e ish-të përnd- jekurve politikë si dhe person- alisht me grevistët e urisë, të cilët përfaqësojnë një kauzë të tillë, kanë konstatuar jo pak shkelje nga qeveria “Berisha”, e cila në vlerësimin e Partisë Socialiste jo vetëm përbalt e anatemon këtë grevë, por dhe ka shkelur ligjet e miratuara për këtë kategori. Sipas PS-së, ka mangësi serioze në zbatim të ligjit sa u përket afateve në diskutimin e kësteve, pasi ligji nr. 9831 i vitit 2007 parashi- konte shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit me tetë këste brenda një limiti kohor tetëvjeçar. Kjo dispozitë është shkelur nga qeveria, pasi deri në vitin 2012 shumica e ish-të përndjekurve kanë marrë vetëm këstin e parë, disa prej tyre nuk e kanë marrë ende këtë këst, ndërsa një pa- kicë ka marrë këstin e dytë. Por socialistët shkojnë dhe më tej në hulumtimin e ligjeve dhe pasojave të tyre për ish-të burgosurit politikë. Konkret- isht në vlerësimin e tyre me amendimin që i është bërë këtij ligji në vitin 2009 prej ligjit 1011, dt. 02.04.2009, parashikohet dëmshpër- blimi nuk do të ketë afate ko- hore. Nisur nga ky ndryshim, përfaqësuesit e PS-së, të cilët kanë shqyrtuar dhe kanë har- tuar këtë platformë, gjykojnë se ky amendim qartazi krijon një pasiguri juridike për përfitu- esit e ligjit. Për rrjedhojë, sipas PS-së, mendimi në alë mund të jetë antikushtetues. Sipas socialistëve, gjithë kërkesat e tjera të ish-të burgosurve politikë janë të drejta dhe të moralshme dhe për këtë arsye PS-ja i ka përfshirë ato si pjesë integrale e projektprogramit “Për një rilindje shqiptare” në lidhjen me integrimin e ish-të përndjekurve politikë. 1. Zbatim i ligjit nr. 9831 të vitit 2007 mbi dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. 2. Njësim të letrave me vlerë të papërdorura në vlerën e tyre nominale. 3. Strehim i ish-të burgosur politikë që rezultojnë të pastrehë. 4. Dhënia e pensioneve ish-të burgosurve politikë që janë gjallë me të njëjtën vlerë që gëzojnë personat statusin e invalidit të luftës. 5. Ofrimi i shërbimeve publike dhe shëndetësore falas për ish-të burgosurit politikë që janë gjallë. 6. Pasqyrim objektiv i periudhës së përndjekjes politike në librat e historisë së sistemit arsimor. Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste u zhvillua nën masa të forta sigurie. Mësohet se ka qenë vetë Rama që ka urdhëruar që me një pajisje të posaçme të bllokohen valët e telefo- Bllokohen valët, kontroll maksimal për të mos dalë informacioni Takimi mbahet nën masa topsekret nave celularë, në mënyrë që të mos rridhte asnjë informacion jashtë sallës ku është mbajtur mbledhja. Nuk dihen arsyet pse kryesocialisti ka ndërmarrë një vendim kaq ekstrem, ndërkohë që axhenda e mbledhjes parashi- konte vetëm prezantimin e strategjisë elektorale që Partia Socialiste do të zbatojë në zgjedhje e 2013-s. Madje, në përfundim të mbledhjes kryesocial- isti ishte shumë i shqetësuar të merrte vesh nëse plani i tij i sigurisë kishte funksionuar. Rama: E mo, morët vesh ndonjë gjë?

Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

Citation preview

Page 1: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

02 E shtunë 20 tetor 2012 •

« POLITIKË

SHARJE DHE OFENDIME NDAJ KRYETARIT TË PS PËR DREJTIMIN

Gjoni e Rama përplasje në sallëEdi Rama i etiketon deputetët si kooperativistë

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Gjoni ka kritikuar ashpër mënyrën e drejtimit të kësaj partie nga ana e kreut aktual Edi Rama. Madje, deklarata e Gjonit ka degraduar dhe në ofeza dhe sharje në adresë të kreut të partisë. Kështu, mbledhja e djeshme e Asamblesë së Partisë nuk ka kaluar e qetë, e kjo pasi një nga de-putetët vendosi që ta thotë me zë atë çfarë një pjesë jo e vogël në radhët e kësaj partie kanë kohë që e konsumojnë me njëri-tjetrin. Mënyra se si Rama po vepron dhe po vendos për gjithçka është kundërshtuar ashpër nga Gjoni. Mësohet se deputeti Gjoni ka vënë dukje pikërisht mungesa të vazhdueshme të konsultimeve me deputetët apo zyrtarët më të lartë të partisë, apo prezantimi sur-prizë i platformës, e cila ishte thënë se do të konsultohej paraprakisht me deputetët e grupit kuvendor socialist. Deputeti Ilir Gjoni ka qenë i vetmi që ka shprehur pakënaqësi, për faktin se në platformën e Ramës forumet e partisë ishin lënë krejtësisht jashtë loje. Mëso-het se Gjoni ka vënë në dukje faktin se në këtë

platformë lideri i partisë mbizotëronte mbi të gjitha forumet, duke dubluar dhe vetë funk-sionet e deputetëve në fushatë. Shpërthimi i deputeti Gjoni mësohet se ka marrë shkak nga fjala e mbajtur nga Rama në Asamble, i cili i ka etiketuar përfaqësuesit socialistë “koop-

erativiste”, një etiketim që ka marrë menjëherë përgjigjen e deputetit

Gjoni, që i është përgjigjur duke i thënë: “Nëse deputetët janë

kooperativistë, Rama vetë është kryetar i koopera-tivës”. Debati nuk ka mba-ruar me kaq. I indinjuar nga fakti se zëri i një deputeti në parti pritet me qesën-

di nga Rama, Ilir Gjoni ka kërkuar që, nëse partia do të

vazhdojë të menaxhohet në këtë mënyrë, Edi Rama duhet t’ia

lërë partinë dikujt tjetër, përndryshe në zgjedhjet parlamentare të 2013-s të gjithë socialistët i pret humbja. Nga ana e tij, Rama ka preferuar të ruajë qetësinë, duke e mirëmenax-huar një moment të tillë. Mosreagimi i tij ka bërë që në debat të mospërfshihen anëtarë të tjerë të Asamblesë.

STREHIM DHE NJEHSIM TË LETRAVE ME VLERË. STATUS I BARABARTË ME INVALIDËT E LUFTËS

PS vë në program të përndjekurit politikëDëmshpërblimi dhe rehabilitimi bëhen pjesë e angazhimeve, nëse ka rotacion

Partia Socialiste përfshin si pjesë integrale të pro-gramit të saj integrimin

e ish-të përndjekurve politikë. Marrë shkak nga greva gati njëmujore e kësaj kategorie, so-cialistët i thërrasin ndërgjegjes dhe përfshijnë në projektin e tyre nesër në qeveri, në rast fitoreje në zgjedhjet e 2013-s, një platformë për dëmshpër-blimin e tyre. E parë në formën e një premtimi elektoral, kjo platformë e përmbledhur në gjashtë pika jep zgjidhjen e problemeve të kësaj kategorie. Premtimet e Partisë Social-iste për ish-të burgosurit poli-tikë konkretisht janë zbatim i ligjit nr. 9831 të vitit 2007 mbi dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, njësimi i letrave me vlerë të papër-dorura në vlerën e tyre nomi-nale. Njëkohësisht premtohet strehim i atyre ish-të burgosur politikë që rezultojnë të pas-trehë, dhënia e pensioneve për ata ish-të burgosur politikë që janë gjallë me të njëjtën vlerë

që gëzojnë personat statusin e invalidit të luftës. Në vijim të këtyre premtimeve ofrohen shërbime publike dhe shën-detësore falas për ata ish-të burgosur politik që janë gjallë, si dhe pasqyrim objektiv i pe-riudhës së përndjekjes politike në librat e historisë së sistemit arsimor. Kështu, përfaqësuesit

socialistë nisur nga kontaktet e shumëllojta, siç janë tryezat e punës në rrethe, takime me grupet e interesat, takime me familjarët e ish-të përnd-jekurve politikë si dhe person-alisht me grevistët e urisë, të cilët përfaqësojnë një kauzë të tillë, kanë konstatuar jo pak shkelje nga qeveria “Berisha”,

e cila në vlerësimin e Partisë Socialiste jo vetëm përbalt e anatemon këtë grevë, por dhe ka shkelur ligjet e miratuara për këtë kategori. Sipas PS-së, ka mangësi serioze në zbatim të ligjit sa u përket afateve në diskutimin e kësteve, pasi ligji nr. 9831 i vitit 2007 parashi-konte shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit me tetë këste brenda një limiti kohor tetëvjeçar. Kjo dispozitë është shkelur nga qeveria, pasi deri në vitin 2012 shumica e ish-të përndjekurve kanë

marrë vetëm këstin e parë, disa prej tyre nuk e kanë marrë ende këtë këst, ndërsa një pa-kicë ka marrë këstin e dytë. Por socialistët shkojnë dhe më tej në hulumtimin e ligjeve dhe pasojave të tyre për ish-të burgosurit politikë. Konkret-isht në vlerësimin e tyre me amendimin që i është bërë këtij ligji në vitin 2009 prej ligjit 1011, dt. 02.04.2009, parashikohet që dëmshpër-blimi nuk do të ketë afate ko-hore. Nisur nga ky ndryshim, përfaqësuesit e PS-së, të cilët

kanë shqyrtuar dhe kanë har-tuar këtë platformë, gjykojnë se ky amendim qartazi krijon një pasiguri juridike për përfitu-esit e ligjit. Për rrjedhojë, sipas PS-së, mendimi në fjalë mund të jetë antikushtetues. Sipas socialistëve, gjithë kërkesat e tjera të ish-të burgosurve politikë janë të drejta dhe të moralshme dhe për këtë arsye PS-ja i ka përfshirë ato si pjesë integrale e projektprogramit “Për një rilindje shqiptare” në lidhjen me integrimin e ish-të përndjekurve politikë.

1. Zbatim i ligjit nr. 9831 të vitit 2007 mbi dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë.

2. Njësim të letrave me vlerë të papërdorura në vlerën e tyre nominale.

3. Strehim i ish-të burgosur politikë që rezultojnë të pastrehë.

4. Dhënia e pensioneve ish-të burgosurve politikë që janë gjallë me të njëjtën vlerë që gëzojnë personat statusin e invalidit të luftës.

5. Ofrimi i shërbimeve publike dhe shëndetësore falas për ish-të burgosurit politikë që janë gjallë.

6. Pasqyrim objektiv i periudhës së përndjekjes politike në librat e historisë së sistemit arsimor.

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste u zhvillua nën masa të forta sigurie. Mësohet se ka qenë vetë Rama që ka urdhëruar që me një pajisje të posaçme të bllokohen valët e telefo-

Bllokohen valët, kontroll maksimal për të mos dalë informacioni

Takimi mbahet nën masa topsekret nave celularë, në mënyrë që të mos rridhte asnjë informacion jashtë sallës ku është mbajtur mbledhja. Nuk dihen arsyet pse kryesocialisti ka ndërmarrë një vendim kaq ekstrem, ndërkohë

që axhenda e mbledhjes parashi-konte vetëm prezantimin e strategjisë elektorale që Partia Socialiste do të zbatojë në zgjedhje e 2013-s. Madje, në përfundim të mbledhjes kryesocial-isti ishte shumë i shqetësuar të merrte vesh nëse plani i tij i sigurisë kishte funksionuar.

Rama: E mo, morët vesh ndonjë gjë?

Page 2: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

03• E shtunë 20 tetor 2012

»POLITIKË

NË QENDËR TË VËMENDJES LISTAT DHE ELEKTORATI I LËKUNDUR

Rama: Kush nuk dha rezultate më 2011, s’do të bëhet ministërAsnjë nga përfaqësuesit

e PS-së që dhanë rezul-tate jo të kënaqshme në

zgjedhjet vendore të 2011-s të mos mendojë se do të bëhet ministër. Ky ka qenë qëndrimi i prerë dhe i qartë i kreut të PS-së Edi Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të zhvilluar dje, ku ka kërkuar një fushatë inten-sive takimesh mes strukturave socialiste dhe elektoratit sh-qiptar. Aleancat parazgjedhore dhe konsultimet me votuesit e lëkundur janë dy prioritet e strategjisë së Partisë Socialiste për fushatën e afërt elektorale. Në parashtrimin e kësaj strat-egjie për të gjithë anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së Edi Rama ka kërkuar prerazi që të gjitha strukturat drejtuese, me në krye zyrtarët e partisë, të intensifikojnë kontaktet me njerëzit për t’i informuar rreth al-ternativës së kampit rozë. Njëkohë-sisht në fjalën e tij kryetari i PS-së u ka bërë me dije përfaqësuesve se në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 2013-s duhet të jetë në qendër të punës kontrolli i listave të zgjedhësve. Njëkohësisht bashkëpunimi mes strukturave socialiste dhe drej-tuesve të saj duhet të jetë primar, duke lënë mënjanë përplasjet mes tyre, të cilat kanë qenë prezente deri tani.

QëndrimiNë janar të 2013-s të

gjithë përfaqësuesit socialistë do të jenë derë më derë për të kontaktuar me qytetarët dhe të shpalosin mirë arsyet pse njerëzit duhet të votojnë programin “Për një rilindje sh-qiptare”. Burime pranë këtij takimi thanë se fjalimi i Ramës në mbledhjen me dyer të mbyl-lura përshkroi elementet bazë të platformës elektorale me të cilën do të dilet në fushatë për të kërkuar votën e qytetarëve. Njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste kërkoi bashkimin e së majtës për të bërë të mundur fitoren në zgjedhjet e 2013-s. Ndalur në këtë sfidë si dhe në situatën politike kreu i PS-së kërkoi kujdesin më të madh të anëtarëve të Asam-blesë së PS-së për sa i për-ket fushatës së socialistëve. “Duhet të sillemi sa më mirë me elektoratin. Nuk duhet të kemi arrogancë. Duhet të bëjmë një punë të madhe me të pavendosurit. Por duhet të keni të qartë se askush prej

atyre që nuk solli rezultatet e pritshme në zgjedhjet vendore të harrojë që të pretendojë për t’u bërë ministër”, - mësohet të jetë shprehur Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e djeshme të Asamblesë Kombëtare.

AleancaKryetari i PS-së, Rama, ka

kërkuar zgjerim të koalicionit të majtë dhe forcim të ra-porteve me aleatët, por këtë duke u bazuar dhe respektuar parimet e një partie të madhe të majtë, siç është Partia So-cialiste, njëkohësisht bazuar dhe në vetë deklaratat politike të lidershipit socialist. “Duhet

të forcojmë raportet tona me aleatët në bazën e partner-itetit të drejtë me njëri-tjetrin. Ne duhet të shohim interesat e zgjedhësve dhe jo intere-sat e ngushta politike”, - është shprehur Rama në këtë takim. Njëkohësisht kreu socialist ka kërkuar nga grupet e punës të ngritura pikërisht për kontaktet me përfaqësuesit politikë që të përçojnë qartë mesazhin se koalicionet me PS-në do të jenë në bazë të parimeve dhe do të kenë qëllim largimin e kësaj qeverie, ndaj secili subjekt politik që ka si qëllim pikërisht këtë është i mirëpritur në një aleancë me kampin rozë.

PROGRAMINë strategjinë elektorale të Partisë Socialiste theksohet se të gjithë funksionarët e lartë të par-tisë janë të ngarkuar, të mirorientuar, mirëstruk-turuar për të pasur mundësi që në çdo kontakt me qytetarët të shpalosin mirë arsyet pse njerëzit duhet të votojnë programin e partisë. Të gjithë strukturat e PS-së që nga janari i vitit 2013 të dalin në fushatë derë më derë për t’u treguar shqiptarëve programin e PS-së dhe të kërkojnë votën e tyre.

Identifikimi i zgjed-hësve në të gjithë vendin, ruajtja e votës dhe shtimi i radhëve të koalicionit të majtë përbëjnë shtyllat kryesore të strategjisë së Partisë Socialiste për fitoren e zgjedhjeve të ardh-shme parlamentare. Të gjithë të zgjedhurit e Partisë Socialiste në bazë duhet të punojnë fort në takimet me votuesit e lëkundur për të bindur këtë kategori që të mbështesin me votë aleancën e majtë në zgjedhjet parlamen-tare të 2013-s.

Vot

uesi

t

Edhe pse duhen edhe tetë muaj për të shkuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, lidershipi so-cialist ka nisur udhë-zimet për strukturat e drejtuese të PS-së për nisjen e tra-jnimeve të komision-erëve socialistë për procesin e ethshëm zgjedhor. Në funk-sion të kësaj linje në PS është ngritur një grup i posaçëm, ku së bashku me Këshil-lin e të Urtëve kanë përcaktuar hapat që duhet të ndiqen nga komisionerët socialistë.

Kom

isio

nerë

t

Pjesë e strategjisë elektorale të PS-së renditen edhe mar-rëdhëniet me aleatët dhe përpjekjet për të përfshirë në të dhe forca të reja politike. Kjo duke u bazuar dhe duke respektuar parimet dhe linjën politike të Partisë Socialiste. Bëhet e ditur se kjo ka qenë fryma e përcjellë dje nga Rama në Asamble, duke lënë të hapur mundësinë e aleancës me Metën, Topin dhe Spahiun, pasi synimi është zgjerimi i koalicionit të majtë.

Ale

anca

t

Asambleja miraton strategjinë elektorale

Klosi: 260 ditë punë për fitoren më 2013

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste miratoi dje në parim strategjinë elektorale të Partisë Socialiste. Sekretari organizativ në PS, Blendi Klosi, gjatë një prononcimi për shtyp në përfundim të këtij takimi bëri me dije se kjo strategji do të përçohet jo vetëm te mbështetësit e Partisë Socialiste, por në të gjithë elektoratin shqiptar për t’u dëshmuar atyre arsyet pse duhet të votojnë programin, arsyet pse nuk duhet të votojnë qeverinë dhe Sali Berishën. Sipas tij, në këtë strategji përcakto-het edhe puna që duhet të bëjnë të gjitha strukturat socialiste për të bërë të mundur fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Ishte një mbledhje e zgjeruar organizative e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste, në të cilën u diskutua dhe më pas u miratua në parim platforma dhe strategjia e kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme elektorale. Diskutimi i Asamblesë u fokusua në dy aspekte: së pari, në aspektin e komuni-kimit, përçimit të mesazhit të kësaj partie, për arsyet që ne do të paraqesim para elektoratit shqiptar pse duhet të votojnë Partinë Socialiste dhe programin e saj “Për një rilindje shqiptare”; së dyti, diskutimi u shtrua gjerësisht për aspektet organizative, pjesë e punës së vazhduar të partisë gjatë vitit në vazhdim, deri ditën e zgjedhjeve”, - vuri në dukje Klosi gjatë fjalës së tij. Njëkohësisht, sipas tij, tani për kampin rozë ka nisur procesi parapërgatitor për zgjedhjet parlamentare të 2013. “Këto ditë deri në zgjedhje, që janë më pak se 260 ditë deri ditën e zgjed-hjeve, për çdo anëtar të Asamblesë së Partisë Socialiste, për çdo mbështetës të kësaj partie, për çdo anëtar dhe simpatizant të saj, do të jenë ditë pune, ditë përpjekjesh për të arritur fitoren në zgjedhjet e ardhshme elektorale”, - deklaroi Klosi sa i takon një çështjeje të tillë.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbyllur dje fushatën e kandidatëve Ilir Meta e Luan Rama për kreun e LSI-së. Sot anëtarët e LSI-së do të votojnë për kryetarin. Të dy kandidatët kanë shpalosur për herë të fundit platformën

TAKIM ME 400 ANËTARË DHE ANËTARE TË REJA TË LSI-së

Meta e Rama mbyllin fushatën, sot votohete tyre në kuadër të kësaj fushate para rinisë së njësisë bashkiake nr. 5. Në këtë aktivitet Meta dhe Rama, të shoqëruar nga kryetari i LSI-së së Tiranës, prof. dr. Shezai Rrokaj, kanë shpërndarë kartat e anëtarësisë për 400 të rinj, të cilët

janë anëtarësuar vetëm javët e fundit në LSI. Në fjalën e tij Meta përshëndeti takimin mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë. “Nuk e mendoja dot që do të vinte një ditë që Hashim Thaçi të takohej me kryeminis-trin e Serbisë, i cili njëkohësisht është dhe pasues i atij lidershipi që udhëhoqi gjenocidin në Kosovë. Dhe kjo ndodhi me praninë dhe me bekimin e përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Europian”, - tha Meta.

Page 3: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

04 E shtunë 20 tetor 2012 •

« POLITIKË

PARASHIKIMET E KODIT ZGJEDHOR PËR ORGANET PËRGJEGJËSE

Zgjedhjet, afatet limit të KQZ-së e Presidentit Nishani

Data tetë dhjetor i këtij viti është afati limit për Presidentin e Repub-

likës, Bujan Nishani për të dekretuar datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që pritet të zhvillohen në fund të muajit qershor të 2013-s. Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, neni 9, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të man-datit të Kuvendit. Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të Ku-vendit. Po sipas këtij kodi, edhe Kushtetutës, mandati i Kuven-dit mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së mbledhjes së parë të tij. Mbledhja e parë e Kuvendit për legjislaturën që po mbyllet u zhvillua më 7 shtator të 2009-s.

KQZPor ndërsa numri një i

shtetit shqiptar ka edhe shtatë javë kohë për të vendosur për datën e zgjedhjeve, Kodi Zgjedhor parashikon afate më të ngushta për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo në kohën kur afatet e ligjit për zgjedhjet u shkelën nga të dyja palët sa i takon emërimit të ad-ministratorëve të zgjedhjeve. Në neni 179/1, flet për pro-jektin pilot për numërimin ele-ktronik të votave, ligjvënësit kanë përcaktuar se: jo më vonë se 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, KQZ-ja fillon për-gatitjen e projektit për ngritjen e sistemit të verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve (SEV) dhe sistemit elektronik të numërimit (SEN). Në për-gatitjen e projektit të SEV-it përfshihen edhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme. KQZ-ja përcakton planin për përmbushjen e projektit të SEN-it në të gjithë qarkun e Fi-erit për zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2013. KQZ-ja përcak-ton planin për përmbushjen e projektit të SEV-it në të gjithë qarkun e Tiranës për zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2013. Me qëllim zbatimin e sistemit SEV, qendrat e votimit nuk mund të kenë më shumë se 700 zgjed-hës. Kur në një zonë të qendrës së votimit ka më shumë se 700 zgjedhës, zbatohen të njëjtat kritere për ndarjen e tyre, sipas pikës 6 të nenit 62 të këtij Kodi. Procedurat për blerjen e shërbimit dhe/ose pajisjeve të SEN-it dhe SEV-it kryhen me operatorë të mirënjohur që ofrojnë teknologji të provuara me sukses në fushat respek-tive. Procedurat e prokurimit, si rregull, duhet të përfundojnë jo më vonë se gjashtë muaj përpara zgjedhjeve për Kuv-endin të vitit 2013. Këshilli i Ministrave jep mbështetjen e nevojshme, përfshirë edhe

Neni 8 i Kodit Zgjed-hor përcakton se: zgjedhjet e përgjith-shme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë terri-torin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor. Bëjnë për-jashtim nga ky rregull rastet e parashikuara në pikat 3, 4, 5 dhe 6 (të katërta pikat parashikojnë rastet kur shpërndahet Kuvendi), të nenit 9 të këtij Kodi.

Per

iudh

a zg

jedh

ore

Neni 9 i Kodi përcakton se: data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presi-denti i Republikës, sipas nenit 65 të Kushtetutës. Zgjed-hjet për Kuvendin zhvillohen në një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës zgjedhore dhe në çdo rast jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të Kuvendit, i cili mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së mbledhjes së parë të tij.

Dat

a e

zgje

dhje

ve

atë financiare, për shërbimin e konsulencës që nevojitet për hartimin e kushteve të projek-tit për SEV-in dhe SEN-in.

Ngritja e ZAZ-veZonat e Administrimit

Zgjedhor miratohen nga KQZ-

ja jo më vonë se 9 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit, mbi bazën e numrit të shtetasve me të drejtë vote në datën e fundit të periud-hës zgjedhore për caktimin e zgjedhjeve, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Jo më vonë se 10 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit, Drejto-ria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i dërgon të dhënat KQZ-së, të ndara sipas njësive të

qeverisjes vendore. KQZ-ja, jo më vonë se 5 muaj para datës së zgjedhjeve, mund të ndry-shojë kufijtë e ZAZ-së, sipas kërkesave të këtij neni, vetëm nëse ka ndryshim të kritereve për caktimin e tyre sipas pi-kave 2, 3 dhe 4 të këtij neni. Jo më vonë se 6 muaj përpara fundit të mandatit të Kuvendit, KQZ duhet të miratojë në çdo rast numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore.

Detyrat e vendorëve për pastrimin e tyre

Zyrat e gjendjes civile nëntë muaj kohë për listat e reja

Një tjetër afat i afërt që lidhet me datën e dekretimit të zgjedhjeve është ai i hartimit të ekstraktit të përbërësve zgjed-horë, në përputhje me këtë Kod. Neni 51 ngarkon Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, që jo më vonë se 5 ditë nga dita e dekretimit të datës së zgjedhjeve, të urdhërojë zyrat e gjendjes civile të fillojnë procesin e hartimit të ekstraktit të përbërësve zgjedhorë, në përputhje me këtë Kod. Jo më vonë se 15 ditë nga dita e dekretimit, zyra e gjendjes civile nxjerr në format elektronik ekstraktin me përbërësit zgjed-horë të të gjithë shtetasve me të drejtë vote në datën e zgjedhjeve, me përjashtim të shtetasve që kanë mbushur 100 vjeç deri në këtë datë. Jo më vonë se 30 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve, zyrat e gjendjes civile, pas miratimit nga kryetari i njësisë vendore, printojnë dhe publikojnë ekstraktin e përbërësve zgjedhorë të të gjithë shtetasve që kanë vendbanim në zonat e qendrave të votimit nën juridiksionin e çdo zyre. Publikimi bëhet në ambientet e zyrave të gjendjes civile ose në ambientet pranë tyre me akses të lirë për publikun. Po ashtu, jo më vonë se 30 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve, ministria që mbulon shërbimin e gjendjes civile dhe KQZ-ja publikojnë në faqet përkatëse zyrtare të internetit ekstraktin e zgjedhësve në shkallë vendi.

100-vjetori i shpalljes së Pavarësisë

Kuvendi organizon ceremoni nderimi për kontribuesit

Kryeministri fton miqtë turq në festime

Berisha: “Gyl e Erdogan janë miq të mëdhenj të Shqipërisë”

LSI zgjedh kreun e ri mes Metës dhe Ramës

Votim dhe numërimi elektronik për kryesinë e partisë

Në kremtimet e 100-vje-torit të shpalljes së Pavarësisë Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një ceremoni në shenjë nderimi për komunën e Prizrenit, Çairit (Shkup), Ulqinit dhe të Bashkisë së Vlorë për kontributin që kanë dhënë për mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare. Në një atmosferë solemne, nën himnin kombëtar, ceremonia u hap me Deklaratën e Pavarë-

Kryeministri Berisha priti zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë Naci Koru dhe delegacionin e gjerë që e sho-qëronte atë. Vizita u vlerësua nga palët si një kontribut tjetër në marrëd-hëniet e shkëlqyera, miqësore e vëllazërore mes të dy popujve dhe vendeve dhe si një kon-tribut në afrimin e mëtejshëm mes dy kombeve. Miqtë nga Turqia e uruan Kryeministrin Berisha për 100-vjetorin e Pavarësisë dhe për zhvillimin e prosperitetin e mëtejshëm të Shqipërisë. Në këtë kontekst, kreu i ekzekutivit i përcolli

Konventa Kombëtare e LSI-së përmes një procesi votimi e numërimi elektronik do të zgjed-hë javën e ardhshme kryesinë e partisë. Kjo risi teknologjike, që aplikohet për herë të parë në një parti politike, u bë e ditur nga kreu i KQZ-së së LSI-së Ylli Manja-ni. Ai dha një konferencë për me-diet, ku njoftoi nisjen e procesit të zgjedhjes së kreut të LSI-së. Pikërisht sot anëtarë të LSI-së do t’u drejtohen qendrave të votimit për të votuar kryetarin e partisë, duke shënuar në këtë mënyrë fillimin e rikompozi-mit të forumeve drejtuese të partisë. Manjani tha gjithashtu se 36 725 anëtarë të LSI-së do t’u drejtohet 159 qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë, të cilat hapen në orën 8:00 të mëngjesit dhe mbyllen në orën

sisë, paraqitjen e portreteve të firmëtarëve dhe patriotëve më të shquar dhe prezantimin e logos zyrtare e 100-vjetorit. “Në themelet e Pavarësisë ka vënë gurë e gjithë shqiptaria. Në këtë përvjetor të madh të gjithë, me shumë nderim e përulësi, duam t’i themi faleminderit Prizrenit, faleminderit Shkupit, falemin-derit Ulqinit të sakrifikuar, fale-minderit Vlorës!” - tha Kryetarja e Kuvendit. Në simbolikën e 100-vjetorit të Pavarësisë ajo u dorëzoi përfaqësuesve të këtyre komunave riprodhimin e “Akteve themelore të shtetit shqiptar, 1912-1922”, një botim prestigjioz i Kuvendit të Shqipërisë, që mban logon zyrtare të përvjetorit jubile dhe emblemën e gdhendur me dorë dhe e larë në ar.

edhe një herë presidentit Gyl dhe kryeministrit Erdogan dëshirën e qeverisë shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve që t’i mirëpresin ata gjatë krem-timeve të këtij 100-vjetori

në Tiranë, si miq të mëdhenj e të shquar të Shqipërisë e të kombit shqiptar. Më

tej Kryeministri Berisha, duke vlerësuar situatën shqetësuese në Siri, dënoi të gjitha aktet e dhunës së këtij regjimi, shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të ofruar ndihmën e saj përmes ekipeve mjekësorë apo dhe ndihma të tjera humanitare.

17:00. Në garë do të përbal-len dy kandidatë: Ilir Meta dhe Luan Rama. “Në çdo qark është ngritur dhe funksionon një komision zonal, i cili koordinon gjithë procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të zgjedhjeve në çdo qendër voti-mi të ngritur në nivel bashkie apo komune. Janë shpërndarë tashmë të gjitha materialet e votimit”, - tha Manjani.

Page 4: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

05• E shtunë 20 tetor 2012

»SOCIALE

Page 5: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

06 E shtunë 20 tetor 2012 •

« SOCIALE

NË KUADËR TË 100-VJETORIT TË PAVARËSISË, TIRANA PËR HERË TË PARË PJESË E MARATONËS NDËRKOMBËTARE

“Tirana Vrapon”, mbi 3 mijë pjesëmarrës në maratonëMaratona do të kontribuojë në njohjen e vlerave të sportit, turizmit kulturës e artit të Tiranës

INAUGUROHET RIKONSTRUKSIONI I SHTËPISË SË FËMIJËS “ZYBER HALLULLI” Shërbime të reja për kategoritë në nevojë

Berisha: Rikonstruksione e shërbime të reja në çdo qendër sociale Rikonstruksioni dhe trans-

formimi i shërbimeve të shtëpive të fëmijëve jetimë do të përfshijë të gjitha qendrat e tjera sociale në vend. Konfirmimi është bërë nga Kryeministri Sali Berisha gjatë aktivitetit të zhvilluar dje për përurimin e ambienteve të rikonstruktuara të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”. Me rastin e lumturimit të Nënë Terezës, bamirëses së madhe shqiptare, u organi-zua ceremonia e përurimit të rikonstruksionit të shtëpisë së fëmijëve jetimë, e cila tashmë krahas ambienteve të rikon-struktuara do të ofrojë tipologji të reja shërbimesh edukuese për fëmijët e grup-moshave nga 5 deri në 16 vjeç, shërbime të cilat do të sigurojnë mundësi më të mira për edukimin dhe përfshirjen e këtyre fëmijëve në jetën sociale. Kryeministri Berisha theksoi se qeveria i

NDARJA E RESistemimi i godinës bëhet me apartamente të ndara sipas moshave. Me fondet e akorduara nga buxheti i shtetit në vlerën e 60 milion lekëve është bërë rikonstruksioni i plotë i saj me qëllim transformimin e shërbimit nga shërbim tipik rezidencial në shtëpi familje, sipas modelit të apartamenteve me afërsisht 10 fëmije të moshave 6-10 vjeç dhe 10-16 vjeç. Janë katër apartamente me dhoma gjumi për fëmijët me tualete përkatëse, dhoma ndenje, një kuzhinë, një sallë studimi dhe bibliotekë.

ka pasur dhe i ka në qendër të vëmendjes mbështetjen ekono-miko-sociale të kategorive në nevojë. “Rikonstruksioni i kësaj qendre dhe transformimi i shër-bimit të saj në shërbim të tipit shtëpi-familje përmirëson jetën e këtyre fëmijëve, duke u of-ruar atyre shërbime dhe mjedise sa më pranë atyre të familjes. Rikonstruksionet dhe reformimit e shërbimeve do të shtrihen në të gjitha qendrat sociale publike

në vend”, - tha Berisha. Reforma e ndërmarrë nga Ministria e Pu-nës synon transformimin nga shërbime klasike rezidenciale me ambiente të përbashkëta fjetjeje dhe ushqimi, në tipologji të reja shërbimi të tipit shtëpi-familje, që garantojnë cilësi më të mira shërbimi dhe kushte shumë pranë atyre familjare (me numër të reduktuar fëmijësh: 4 fëmijë për çdo shtëpi, e cila i ka të gjitha ambientet e nevo-

jshme të një shtëpie normale. Me ndryshimet e bëra fëmijë të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hal-lulli” do të jetojnë në kushte krejtësisht të përmirësuara dhe në shtëpiza të ndara bren-da godinës së rikonstruktur. Pas ceremonisë së përurimit të pranishmit vizituan ambientet e brendshme të shtëpive si dhe ndoqën një koncert të për-bashkët të fëmijëve të liceut ar-tistik dhe të shtëpisë së fëmijës.

Pranvera Kola

Dëshira për të vrapuar bashkon kryeqytetasit në një garë të vetme. Janë me

mijëra qytetarë që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Bashkisë për t’u bërë pjesë e maratonës së parë ndërkombëtare të vrapi-mit, që rreshton njëherësh edhe Tiranën përkrah traditës së nisur prej shumë shteteve të tjera. Pranë stendave të ngritura në sheshin “Skënderbej” gjatë ditës së djeshme është konstatuar një fluks i lartë kërkesash nga ana e qytetarëve që janë regjis-truar për t’u bërë pjesë e kësaj maratone vrapimi, së cilës do t’i bashkohen edhe shumë per-sonalitete të kulturës, artit dhe dikastereve qeveritare. Përmes një deklarate për mediet zëd-hënësja e Bashkisë së Tira-nës, Anila Bisha, bëri me dije se maratona ndërkombëtare do të startojë në orën 9:00 nga sheshi “Skënderbej”, për të vijuar në bulevardet dhe rrugët kryesore të Tiranës. Ndërkohë nga ora 7:30 e mëngjesit deri në orën 14:00 qarkullimi i automjeteve në qytetin e Tiranës do të jetë i kufizuar. “Maratona e parë ndërkombëtare e Tiranës do të bashkojë të dielën në orën 9:00 në sheshin “Skënderbej” mbi 3000 vrapues, nga të cilët 400 janë vrapues nga Shqipëria dhe shtete të ndry-shme të botës, si SHBA, Italia, Gjermania, Franca, Hungaria, Polonia, Turqia, Suedia, Ko-sova, Rusia, Maqedonia, Ke-nia, Serbia etj”, - ka deklaruar Bisha. Duke ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtij manifestimi të madh sportiv,

që do të vijojë viti pas viti, Bisha kërkon mirëkuptimin e tyre që gjatë orës së plani-fikuar për këtë aktivitet të reduktohet qarkullimi i autom-jeteve. Përmes kësaj mara-tone Bashkia e Tiranës ka si qëllim t’i japë qytetit jo vetëm sportin, por të përcjellë edhe vlerat kulturore historike dhe turistike që ka qytet. “U bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje

historike. Më 21 tetor Tirana do të hyjë në historinë e qyteteve me maratonën e tyre ndërkom-bëtare”, - ka përfunduar Bisha. Në vijim të ditës së sotme do të bëhen publike detajet e plota të kalendarit të aktiviteteve spor-tive që do të shoqërojnë mara-tonën e parë ndërkombëtare të vrapimit në Tiranë. Tirana do të vrapojë për të arritur stand-arde europiane organizative në këtë manifestim sportiv.

Jo makina në shesh

Garat për të gjitha grup-moshat

Tirana do të shndërro-het në një pistë të madhe vrapimi në mëngjesin e ditës së nesërme. Burimet zyrtare të Bashkisë së Tiranës bëjnë me dije se janë marrë masat për të mos lejuar qarkullimin e au-tomjeteve përgjatë sheshit “Skënderbej” si dhe në vijim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku do të vijojë gara. Maratona do të jetë e hapur për të gjitha grup-moshat. Sipas organiza-torëve të këtij eventi, të gjitha grup-moshat do të mund të gjejnë hapësirat e tyre në këtë pistë vrapimi, e cila do të zhvillohet në katër gara të ndryshme. “Në rast se nuk jeni në gjendje për të vrapuar 42 km, ju mund të garoni në 21 km, 10 km ose 5 km, sepse ju keni një mundësi të bashko-ni sportin me turizmin. Tirana do të vrapojë për të arritur standarde evropiane”, - bëjnë me dije organizatorët e këtij eventi festiv. Mara-tona e parë ndërkombëtare e Tiranës do të bashkojë të dielën në orën 9:00 në sheshin “Skënderbej” mbi 3000 vrapues, nga të cilët 400 janë maratonistë nga Shqipëria dhe shtete të ndryshme të botës.

5 DERI 42 KM

Infertiliteti nga infeksionetseksualisht të transmetueshme

Infeksionet seksualisht të transmetueshme, keqush-qyerja, stresi, përdorimi i alkoolit e duhanit si dhe ndotja e mjedisit e rrezatimet janë shkaqet kryesore që po ndikojnë në shfaqjen e problemeve, duke penguar lindjet natyrale te çiftet shqiptare. Konfirmimi është bërë nga drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Mojsiu. “Arsyet fil-lojnë që nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, të cilat te femrat janë shkaku kryesor i pamundësisë për të lin-dur. Një sëmundje seksualisht e transmetueshme, ta themi shumë trashë, jep bllokim të tubave, që do të thotë paaftësi për të konceptuar më pas ngjizjen e fetusit”, - thotë Moisiu, duke shtuar se, edhe pse tashmë anomalitë fizike janë në raport të barabartë mes burrave dhe grave, burrat vazhdo-jnë të jenë më pak të kujdesshëm për t’u kontrolluar, çka vjen prej mentalitetit. “Tanimë kemi filluar që ekzaminimin e parë e bëjmë te meshkujt, sepse janë më të thjeshta dhe vetëm me një analizë mund të arrish në konkluzionin nëse është apo jo i aftë të konceptojë”, - pohon më tej Moisiu.

Formulari A-3 rihap garën epranimeve në universitete

Maturantët që nuk janë shpallur fitues në fazën e parë të pranimeve në universitet publike të vendit brenda pak ditësh do të kenë në duar një tjetër shans për të hyrë në garë duke plotësuar formularin A-3, në përmbajtje të të cilit do të jenë mbi 4000 kuota të lira. Sipas ekspertëve të arsimit, në përmbajtje të formularit janë rreshtuar degë të mësuesisë, matematikë, fizikë, biologji, inx-hinieri tekstile, zooteknike apo gjuhët e huaja, turqisht apo greqisht, programet e studimit që nuk kanë qenë të parapëlqyera në fazën e parë të regjistrimit. Në formu-larin A-3 pritet të mos përfshihen degë të konsideruara si më të preferuarat, siç është drejtësia, specialitetet e mjekësisë, ekonomiku, inxhinieria ndërtimi, arkitektura. Studentët që do të pranohen në këtë fazë të dytë do t’i ndjekin studimet në universitetet e rretheve, pasi aty është edhe numri më i lartë i kuotave të mbetura bosh, si në Gjirokastër, në Korçë, në Vlorë dhe më pak në Tiranë.

“Rikonstruksioni i kësaj qendre dhe trans-formimi i shërbimit të saj në shërbim të tipit

shtëpi-familje përmirëson jetën e këtyre fëmi-jëve, duke u ofruar atyre shërbime dhe mjedise sa më pranë atyre të familjes. Rikonstruksionet dhe reformimit e shërbimeve do të shtrihen në

të gjitha qendrat sociale publike në vend”

Page 6: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

07• E shtunë 20 tetor 2012

»INTERVISTË

LIRIMI I BANESAVE TË ISH-PRONARËVE

Ylli Piro: Kriteret për të mos rrezikuar përfitimin e kredisë

Pranvera Kola

Qytetarët që jeto-jnë në shtëpitë e ish-pronarëve kanë afat deri më 1 nëntor 2012 për të liruar këto

banesa. Ndërkohë procedu-rat për përfitimin e kredisë 30-vjeçare me interes zero do të vijojnë edhe pas kësaj date. Kreu i Entit Kombëtar të Bane-save, Ylli Piro, në një intervistë për gazetën “Metropol” tregon se me nisjen e procesit të lir-imit të banesave qytetarët po kryejnë procedurat për lidhjen e kontratës me Bankën Kom-bëtare Tregtare, pranë së cilës është depozituar lista zyrtare e përfituesve të kredisë me zero interes sipas të gjitha njësive bashkiake. Në këto kushte, të gjithë qytetarët që janë pjesë e këtyre listave duhet të paraqiten pranë zyrave të Entit Kombëtar të Banesave për të plotësuar dokumentacionin që i bën përfitues të kredisë. “Ju bëjmë me dije se qytetarët duhet të gjejnë banesat e tyre në tregun e lirë, sigurisht të jenë të hipotekuara për t’u lënë si kolateral në bankë. Gjithashtu duhet dhe të plotësojnë kriteret e bankës në lidhje me mundësinë e shlyerjes së kësteve mujore. Për më tepër hollësi qytetarët do të marrin shpjegimin e nevojshëm pranë degëve të bankës”, - deklaron Piro, duke shtuar më tej se lim-itet mbi masën e kredisë për-caktohen mbi bazën e gjendje së certifikatës familjare të vitit 1992, pra mbi numrin e pjesëtarëve të familjes në këtë periudhë përcaktohet struktura që përfiton familja, e cila mund të jetë garsonierë, 1+1; 2+1; 3+1. Për të mos rrezikuar marrjen e kredisë me interes zero, banesa e gjetur në tregun e lirë duhet të jetë e hipotekuar.

- Duke iu referuar de-tajimeve të bëra në aktin normativ, a ka nisur procesi i lirimit të banesave?

- Procesi i lirimit të banesave, në fakt, ka fil-luar që përpara daljes së aktit normativ, d.m.th. me daljen e udhëzimit nr. 6257, datë 02.09.2008, sipas të cilit të gjithë qytetarët që lidhnin kontratë me Bankën Kombë-tare Tregtare, duke u bërë kështu përfitues të kredisë, janë të detyruar që brenda 30 ditëve pas përfitimit të kredisë të lironin banesën. Një pjesë e këtyre qytetarëve i kanë liruar banesat. Ndërkohë procedurat e përcaktuara në aktin norma-tiv do të fillojnë të zbatohen pas datës 1 nëntor 2012.

- Çfarë ndodh nëse

personat që janë në listat e shpallura refuzojnë të jenë pjesë e programit të kredisë sipas kushteve të përcaktuara?

- Të gjithë ata persona që nuk plotësojnë kushtet e kredisë në Bankën Kombë-tare Tregtare apo refuzojnë këtë kredi normalisht janë të detyruar të lirojnë banesat e pronarëve.

- A mund të detajojmë edhe një herë procedurën e plotë që duhet të ndjekin të gjithë qytetarët në plotësimin e dosjes së dokumenteve të kërkuara për procesin e marrjes së kredisë?

- Kjo është një procedurë që ne shpesh e kemi bërë pub-like, por duke përfituar edhe një herë nga rasti të rikujtojmë të gjithë qytetarët e pastrehë në ish-pronë private se për të përfituar kredi me 0 % interes në vit për një periudhë prej

30 vjet duhet që në zbatim të pikave 7.1 dhe 7.2 të udhëzi-mit nr. 6257, datë 02.09.2008 të depozitojnë pranë zyrave rajonale të EKB-së dokumen-tacionin e mëposhtëm:

Qytetarët që kanë përfituar statusin e të pastrehut në ish-pronë private me vendim të këshillit bashkiak duhet të depozitojnë këto dokumente: vërtetim negativ nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi, asnjë anëtar i familjes që përfiton kredi të lehtësuar të mos jetë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, vërtetimin për përfitimin e statusit “banor në ish-pronë private” miratuar me vendim të këshillit bashkiak për-

para vitit 2006, certifikatën e gjendjes familjare të datës 31 dhjetor 1992 dhe atë aktuale, adresën e banesës si dhe em-rin e pronarit të banesës.

- Si duhet të veprojnë qytetarët që nuk janë në listat e dërguara nga bashkitë?

- Qytetaret që nuk janë përfshirë në listat e dërguara nga bashkitë e rrjedhimisht nuk kanë përfituar statusin me vendim të këshillit bashkiak, për t’u përfshirë në programin e kreditimit me interes 0 % përveç dokumentacionit të përmendur më lart duhet të depozitojnë pranë zyrave për-katëse të EKB-së dokumenta-cionin shtesë të mëposhtëm:

Kopje të kontratës së qira-marrjes (me ish-Ndërmarrjen Komunale Banesa), autori-zim apo vendim të lëshuar nga ish-Komiteti Ekzekutiv (origjinale ose të noterizuara), vendim gjykate për kthim

prone pronarit të ligjshëm, ose dokument të lëshuar nga ish-Ndërmarrja Komunale Banesa për kalim prone në favor të pronareve, si dhe vendimin e kthimit të pronës nga komisioni i kthimit të pronave pronarit të ligjshëm (origjinale ose të noterizuara).

- Procedurat me bankën si do të kryhen?

- Në lidhje me procedurat në bankë ju bëjmë me dije se qytetarët duhet të gjejnë banesat e tyre në tregun e lirë, sigurisht të jenë të hipotekuara për t’u lënë si kolateral në bankë. Gjithashtu duhet të plotësojnë krit-eret e bankës në lidhje me mundësinë e shlyerjes së kësteve mujore. Për më tepër hollësi qytetarët do të marrin shpjegimin e nevojshëm pranë degëve të bankës.

PROCEDURA E PLOTË PËR TË GJITHA KATEGORITË

Dokumentet për të përfituar kredinë 30-vjeçare me interes 0

Qytetarët që kanë përfituar statusin e të pastrehut në ish-pronë private me vendim të këshillit bashkiak duhet të depozitojnë këto dokumente:

a. Vërtetim negativ nga zyra e regjistrim-it të pasurive të paluajtshme se në emër të kryefamiljarit dhe anëtareve të tjerë të familjes nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi.

a/1. Asnjë anëtar i familjes që përfiton kredi të lehtësuar të mos jetë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar.

b. Vërtetimin për përfitimin e statusit “banor në ish-pronë private”, miratuar me vendim të këshillit bashkiak përpara vitit 2006.

c. Certifikatën e gjendjes familjare të datës 31 dhjetor 1992 dhe atë aktuale.

d. Adresën e banesës ose dhe emrin e pronarit të banesës.

Dokumentet për qytetarët që nuk

janë në listat e shpallura Qytetarët që nuk janë përfshirë në

listat e dërguara nga bashkitë përkatëse e rrjedhimisht nuk kanë përfituar statusin me vendim të këshillit bashkiak, për t’u përf-shirë në programin e kreditimit me interes

0 për qind përveç dokumentacionit të pikës 7.1 (a, c dhe d) duhet të depozitojnë pranë zyrave përkatëse të EKB-së dokumenta-cionin shtesë të mëposhtëm:

a) Kopje të kontratës së qiramarrjes (me ish-Ndërmarrjen Komunale Banesa)/ose autorizim apo vendim të lëshuar nga ish-Komiteti Ekzekutiv (origjinale ose të noterizuara).

b) Vendim gjykate për kthim prone pronarit të ligjshëm; ose dokument të lësh-uar nga ish-Ndërmarrja Komunale Banesa për kalim prone në favor të pronareve; ose vendim i kthimit të pronës nga Komisioni i Kthimit të Pronave pronarit të ligjshëm (origjinale ose të noterizuara).

Procedura me bankën Në lidhje me procedurat në bankë

ju bëjmë me dije se qytetarët duhet të gjejnë banesat e tyre në tregun e lirë, sig-urisht të jenë të hipotekuara për t’u lënë si kolateral në bankë. Gjithashtu duhet dhe të plotësojnë kriteret e bankës në lid-hje me mundësinë e shlyerjes së kësteve mujore. Për më tepër hollësi qytetarët do të marrin shpjegimin e nevojshëm pranë degëve të bankës.

Në lidhje me procedurat në bankë ju bëjmë me dije se qytetarët duhet të gjejnë bane-sat e tyre në tregun e lirë, sigurisht të jenë të hipotekuara për t’u lënë si kolateral në bankë. Gjithashtu duhet të plotësojnë kri-teret e bankës në lidhje me mundësinë e shlyerjes së kësteve mujore. Për më tepër hollësi qytetarët do të marrin shpjegimin e nevojshëm pranë degëve të bankës. Limitet mbi masën e kredisë përcaktohen mbi bazën e gjendje së certifikatës familjare të vitit 1992, pra mbi numrin e pjesëtarëve të familjes në këtë periudhë përcaktohet struktura që përfiton familja, e cila mund të jetë garsoni-erë, 1+1; 2+1; 3+1. Për të mos rrezikuar marrjen e kredisë me interes zero, banesa e gjetur në tregun e lirë duhet të jetë e hipotekuar.

- A ka një limit të për-caktuar në gjetjen hapësir-ave të banimit për të cilat qytetari do të përfitoje kredi?

- Në fakt, limiti qëndron në përcaktimin e masës së kredisë, e cila në zbatim të pikës 7.4 të udhëzimit të sipërcituar përcaktohet mbi bazën e gjendje së certifikatës familjare të vitit 1992, pra mbi numrin e pjesëtarëve të familjes në këtë periudhë për-caktohet struktura që përfiton familja. (G; 1+1; 2+1; 3+1)

- Akti normativ përcak-ton se këta qytetarë brenda

datës 1 nëntor 2012 duhet të përfundojnë procedurat e kredisë. Çfarë ndodh nëse nuk arrijnë të përmbushin këtë kusht?

- Akti normativ përcakton se banesat duhet të lirohen deri më 1 nëntor dhe jo që brenda kësaj date duhet të përfundojnë procedurat e kre-disë, pasi këto procedura mund të vazhdojnë edhe pas kësaj date për të gjithë qytetarët e kësaj kategorie, të cilët janë të interesuar dhe njëkohësisht përmbushin kriteret e përfiti-mit të kredisë.

- Cilat janë prioritetet e

punës suaj në krye të Entit Kombëtar të Banesave?

- Rritja e cilësisë së shër-bimit për qytetarët është një nga sfidat dhe prioritetet e EKB-së për periudhën në vijim, pasi fluksi që institucioni ynë po përballon në këto momente së bashku me problematikën përkatëse kërkon gjithnjë e më tepër aftësi dhe profe-sionalizëm të lartë. Rritja e të ardhurave duke u futur më fuqishëm në treg dhe duke u bërë gjithnjë e më konkurrues është ajo për të cilën ne do të angazhohemi më shumë në të ardhmen.

Page 7: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

08 E shtunë 20 tetor 2012 •

« AKTUALITET

REPUBLIKA E SHQIPERISEAgjencia e Zhvillimit të Zonave Malore

Në kuadër të zbatimit të Programit Malet Drejt Tregut (MMP) dhe Programit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Zonave Malore (SDRMA), Agjensia e Zhvillimit të Zonave Malore (MADA) shpall këtë thirrje për projekte sipas fushave dhe zonave të mëposhtme: A. Zonat nga të cilat do të pranohen Aplikime për grante janë: (Qarku i

Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës, Korçës);B. Prioritetet janë: a) Përmirësimi i kushteve të grumbullimit, ruajtjes në kushte të

përshtatshme, përpunimit dhe marketingut të prodhimit të kulturave bujqësore, blegtorale, mjaltë, arrore, bimëve mjekësore etj;

b) Zhvillimin e produkteve tradicionale dhe lokale me vlerë për furnizimin e tregut lokal kryesisht në zonat turistike;

c) Përmirësimi kushteve të ujitjes në pemtore, vreshta, bimë mjekësore etj. nëpërmjet Instalimit të sistemeve të ujitjes dhe hapjes së puseve për ujitje, ose ndërtim rezervuarësh të vegjël për ujitje.

Zhvillimi i bizneseve të grave dhe të rinjve në fushat e mësipërme shihen me prioritet

IV. KRITERET E APLIKIMIT a) Aplikuesit e mundshëm mund të jenë individë (fermerë, përpunues,

tregtarë, etj), grupe fermerësh apo përpunuesish si dhe shoqata fermerësh apo përpunuesish.

b) Aplikuesi duhet të deklarojë numrin e personave që janë të punësuar ose do të punësohen në biznesin/aktivitetin për të cilin aplikon si dhe nëse shpallet fitues para disbursimit të shumës së grantit nga MADA duhet të dorëzojë dokumentacionin që vërteton se punonjësit janë të përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore.

c) Projektet preferohen të zbatohen në një afat kohor jo më shumë se një vit. d) Aplikuesi duhet të kontribuojnë në para ose në natyrë në vlerën jo më

pak se 30% të kostos totale të investimit. e) Vlera e kërkuar nga MADA nuk duhet të jetë më shumë se 70% e kostos

totale të investimit dhe kjo jo me shumë se 10 000 USD. f) Aplikuesit nuk mund të përfitojnë më shumë se një projekt nga MADA.g) Aplikimet do të pranohen të shkruara me kompjuter (aplikimet e

përgatitura me shkrim dore nuk merren në konsideratë).V. PERDORIMI I SHUMES SE GRANTIT Nga shuma e grantit të ofruara nga MADA nuk do të mund të

përfshihen llojet e shpenzimeve të mëposhtme: a) Çdo shpenzim i kryer përpara datës së firmosjes së Marrëveshjes; b) Shpenzime për ditët e punës së kryera nga vetë përfituesit në kuadër të

projektit si dhe inpute të tjera të nevojshme për realizimin e projektit.

c) Çdo shpenzim i kryer në territore të shteteve që nuk janë në listën e shteteve anëtare të IFAD ose për materiale apo shërbime të prodhuara nga këto shtete.

VI. LISTA E DOKUMENTEVE TE NEVOJSHME QE SHOQEROJNE APLIKIMIN

Të gjithë aplikuesit duhet te plotesojne dhe te dorezojne bashke me aplikimin dokumentacionin e nevojshëm si më poshtë:

I. Në rastin kur aplikuesi/aplikuesja është individ (fermer, tregtar, agropërpunues, etj):

a. Kopje të licencës së noterizuar (kur biznesi është i licensuar më parë), ose një deklaratë noteriale ku aplikuesi deklaron se:

i. do të realizojë me sukses projektin që ka paraqitur duke përcaktuar;ii. shumën e kontributit të tij total (përfshirë kontributin në natyrë dhe në vlerë);iii. numrin e punonjësve që do të jenë të angazhuar me kohë të plotë në

këtë biznes gjatë zbatimit të projektit;b. Një letër konfirmimi nga Komuna/Bashkia që vërteteton se aplikuesi

është banor i fshatit apo njësisë së pushtetit vendor; c. Kopje të dokumentit të pronësisë për ambientin ose tokën ku do te

zbatohet aplikimi ose një dokument zyrtar nga komuna/bashkia që vërteton pronësinë/marrjen në përdorim të kësaj prone nga aplikuesi për një periudhë jo më pak se deri në një vit pas përfundimit të projektit.

II. Në rastin kur aplikuesi është grup (fermerësh, përpunuesish, grash, etj.), përveç dokumenteve të mësipërme duhet të dorëzojnë dhe një deklaratë të përbashkët noteriale ku deklarojnë se kanë zgjedhur njërin nga anëtarët si përfaqësues kryesor.

III. Në rastin kur aplikuesi është shoqatë, përvëç dokumenteve të mësipërme duhet të dorëzojnë dhe

a. Kopje e noterizuar e Vendimit të Gjykatës për regjistrimin e Shoqatës;b. Vendim i shoqatës për aplikimin për Mini-Grante pranë MADA-s ku të

specifikohen emrat e pjesëtarëve/përfituesve direkt në zbatimin e këtij projekti si dhe deklarimi i grupit për vlerën e kontributit të tyre në vlerë ose në natyrë dhe përcaktimin e një personi pergjegjës për realizimin e projektit;

VII. AFATI DHE VENDI I DOREZIMIT TE APLIKIMEVEAplikimi duhet të dorëzohet direkt në MADA, ose në zyrat rajonale deri në

datën 16 Nëntor 2012 ora 1600 në adresën e mëposhtme:

MADA. Rruga “Shinasi Dishnica” Nr. 100, Tiranë. Tel: +355 42 267 542 / 544, E-mail: [email protected]

Zyra Rajonale Shkodër, Nr.Tel: 0692168028; 0682007639. Zyra Rajonale Gjirokastër, nr. Tel 0692036140;

Zyra Rajonale Korçë nr. tel 0692405300.

THIRRJE PER PROJEKTE

Mariglen Mulla

ITALI- Një ndër njerëzit më të kërkuar në Suedi për grabitjen spektakolare të bankës, shqiptari Hoxha u arrestua dje në Siçili. Nga burimet policore mëso-het se 33-vjeçari Dritan Hoxha, u arrestua në një bastisje gjatë agimit të së enjtes në Siçili. Hoxha është i dyshuar për një grabitje banke në Kop-parberg, pranë Orebro të Suedisë, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2007. Duke

Tiranë, kryegjyqtari letër kryepolicit

Gjyqtarët-policisë: Shtonimasat, sepse ka shumë dhunë

Gjykata e Tiranës kërkon shtimin e forcave policore të sigurisë në mjediset e Dhomës Civile. Kjo ka ndodhur me anë të një letre drejtuar Drejtorit të Policisë së Tiranës, Ber-nard Caushaj, ku kryetari i gjykatës, Fatri Islamaj, shprehet se nisur nga ngjarjet e fundit të ndodhura pranë gjykatës së rrethit gjyqësor, Tiranë ngjarje në të cilat, sipas Islamajt janë vënë re shumë situata konfliktuale të shoqëruara me dhunë. Gjyqtarët dhe administrata gjyqësore po përballen me situatë të rrezikshme gjatë ushtrimit të detyrës. Këto situata duhen evituar edhe në funksion të sigurisë qyte-tare. Sipas kryegjyqtarit, forcat e rendit që punojnë pranë Dhomës Civile janë të pakta në numër dhe bëhet e pamun-dur përballimi dhe kontrolli i situatave nga ana e tyre mbi të gjithë ambientet e përbashkëta të gjykatës. Në kushtet e bashkëpunimit mes dy institucioneve të mbarëvajtjes sa më të mirë të punës, gjykata i ka kërkuar Drejtorisë së Policisë, Tiranë, mirëkuptimin dhe marrjen e masave për shtimin e numrit të shërbimit të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe më saktësisht dhe tre punonjës policie të tjerë gjatë orarit zyrtar të punës së gjykatës. Më datë 20 shta-tor, kreu i Bashkisë Kukës, Hasan Halilaj, goditi me karrike paditësin Muhamet Dalaci, në zyrën e gjyqtares Rezarta Balliu. Më datë 26 shtator, Pembe Metaliaj është dhunuar gjatë procesit gjyqësor nga bashkëshorti i saj.

PROTESTAT NISIN PAS SHËNKOLLIT DHE FUSHË-KRUJËS

“Duam amnisti”, edhe burgui Peqinit hyn në grevë urie

KISHTE LËNË SHENJAT E GISHTAVE TE FURGONI I GRABITUR

Hajduti i paaftë zbulon tëgjithë bandën e dyqaneve

Me dhjetëra të burgosur të tjerë u janë bashkuar dje grevës së urisë, të nisur pak ditë më parë në burgun e Shën Kollit, Peqinit dhe Fushë Krujës, kundër projekt/ligjit të miratuar për amnistinë në 100-vjetorin e Pavarësisë. Konkretisht 20 të burgosur në burgun e Burrelit, si dhe disa të

burgosur në burgun e Drenovës, kanë nisur sot grevën e urisë, duke kërkuar zgjerim të amnistisë. Sipas të burgo-surve, amnistia prek të burgosurit që pothuajse e kanë përfunduar dënimin, prandaj kërkojnë të rivlerësohen vendimet e gjykatave për të përfituar nga amnistia. Mes të burgosurve që kanë hyrë në grevë ka edhe të dënuar me burgim të përjetshëm. Sipas projekt/ligjit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, 2546 persona do të përfitojnë nga dhënia e amnistisë me rastin e 100-vje-torit të shpalljes së Pavarësisë. Ky është burgu i katërt ku kërkohet përfitim nga amnistia, ndërsa janë paralajmëruar greva urie thuajse në të gjitha burgjet e vendit.

ITALI- Hajduti i paaftë shqiptar, 30 vjeç, është kapur nga poli-cia, pak ditë pasi i shpëtoi një ndjekjeje. Policia në Perugia e kishte ndjekur në një rrugë pa fund, derisa u përplas me një mur. Hajduti arriti të shpëtojë, por disa ditë më vonë karabinierët kanë ndaluar në një kontroll ku ishte në shoqërinë e dy bashkatdhetarëve të tjerë. Përfundimisht hajduti i paaftë është njohur, pasi në furgonin e vjed-hur u gjetën shenjat e gishtave. Nga hetimet rezultoi se mallrat ishin vjedhur nga një bandë shqiptarë, e cila kishte goditur disa herë dyqanet e duhanit në Perugia dhe rrethinat e saj. Dyshimi është se këta tre sh-qiptarë janë anëtarët e bandës, e cila bënte sulmet gjatë natës.

DRITAN HOXHA, I ARMATOSUR GRABITI 38 MIJË DOLLARË MË 2007-n

Pranga në Sicili shqiptarit më tëkërkuar në Suedi, vodhi bankën

iu referuar këtyre buri-meve policore, Hoxha, i cili është një shtetas shqiptar, i armatosur me një pisto-letë, sulmoi një bankë ku arriti të grabiste 250.000 korona ose 38.000 dollarë. Disa njerëz të cilët ishin të përfshirë në grabitje tash-më janë kapur dhe janë burgosur për rolin e tyre në këtë vjedhje. Hoxha ka qenë nga viti 2011 në listën e Byrosë Kombëtare Suedeze “Ikaros” që merret me hetimin e vendndod-hjeve të të kërkuarve të

Suedisë. “Ne jemi duke i kërkuar të gjithë dhe herët apo vonë do t’i kapim të gjithë”,- ka thënë Bertil Olofsson, nga Bordi Poli-cor Kombëtar për gazetën “Sydsvenskan”. Olofsson është kreu i një seksioni të specializuar të policisë që merret me të arratisurit, si brenda dhe jashtë qarkut. Rreth tridhjetë vende në botë kanë forcat policore të ngjashme. Dritan Hoxha është tani në një burg në Catina të Siçilisë, në pritje për t’u ekstraduar në Suedi.

Page 8: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

09• E shtunë 20 tetor 2012

»AKTUALITET

Mariglen Mulla

ITALI- Gjykata e Lartë itali-ane ka vendosur të nisë nga e para procesin gjyqësor për masakrën e Krishtlindjeve, ku u vranë 2 policë italianë dhe 2 shqiptarë ishin dënuar me burg përjetë. Kështu, dje në Udine, seksioni i dytë penal i Gjykatës Supreme anuloi aktgjykimin e 5 dhjetorit 2008 nga Gjykata e Faktit dhe vendimin e Ape-lit të Triestes për masakrën e 23 dhjetorit të 1998-ës. Në këto vendime ishin dënuar me burgim të përjetshëm dy shqiptarët Ilir Mihasi, 41 vjeç dhe Saimir Sadria, 34 vjeç, me akuzën e vrasjes së rëndë të shumëfishtë, ndërsa u liruan dy të pandehurit e tjerë, ukrainas-ja Tatiana Andreicik, 33 vjeçe dhe italiani Nicola Fasciolo, 52 vjeç. Gjykata e Lartë, e kryesu-ar nga Matilda Camino, me relatore Giovanna Verga, me një bord të përbërë edhe nga gjyqtari Davigo Piercamilloit, përshëndeti të gjitha arsyet e mbrojtjes, si dhe kontestimin e dënimeve për pjesmarrje në or-ganizata mafioze dhe vrasje të shumëfishtë. Pra, kjo gjykatë ka vendosur që të nisë nga e para gjyqin për vdekjen e tre oficerëve të policisë në Udine, Giuseppe Guido Zanier, Paolo Cragnolino dhe Adrian Ruttar, në agimin e datës 23 dhje-tor 1998, ku oficerët vdiqën nga shpërthimi i një bombe të vendosur rrugën “Hungaria”, përballë portës së një dyqani telefonash. Pasi të depozi-tohen arsyet e këtij vendimi, pritet që aktet ligjore të kthe-hen në Trieste. Avokati i shqip-

ITALI- Të paktën 34 të hetuar, 46 të akuzuar, (mes tyre shumë shqiptarë) 13 kg heroinë, 6 kg kokainë, 20 kg përziers droge, armë e municione dhe një makinë që priste drogën është rezultati i një su-peroperacioni antidrogë. Aksioni që u quajt “E bukura dhe bisha” është kryer nga policia siciliane dhe antimafia. Hetimet për milionat që qarkulloheshin nga ky trafik kanë nisur rreth dy vjet më parë dhe syn-onin kapjen e Buttone Giuseppe, ekspo-nenti i fundit i klanit mafioz “Mezzacane”. Dy organizatat ndërkombëtare vepronin të pavarura, pasi njëra ishte e specializuar në trafikun e heroinës dhe të tjera në atë të kokainës, por në disa raste mbanin lidhje. Ishin pikërisht hetimet e një të afërmi të një shqiptari të kërkuar, ato të mundësuan zbulimin e kontakteve mes tij dhe një grup shqiptarësh, të cilët kishin zgjedhur An-guillara Sabazia si bazë për shitjen e kokai-nës. Hetimi zgjerohet në nyjet e organiza-tës së madhe dhe komplekse, të dedikuar në importin nga jashtë të sasive të mëdha të kokainës. Më 9 korrik 2010, policia

kapi në autostradën A/1 në Frosinone një qytetar shqiptar me 4 gramë kokainë. Më pas u identifikikua një personalitet i sh-quar i organizatës, gjithashtu shqiptar, i quajtur “Cigani”, angazhuar në transportin nga Holanda të sasive të konsiderueshme të kokainës për në Itali. Një rol të rëndë-sishëm kanë luajtur dy gra rumune Mihae-la dhe Luana, të dyja të lidhura emocion-alisht me “Ciganin”. Më 30 shtator 2010 u arrestua në Anagni një shtetas shqiptar që mbante 104 gramë kokainë të pastër të destinuar për tregjet në Fiuggi dhe Piglio. Në këto qytete operonte Massimil-iano Bruni dhe nipi Roberto Riçardi. Qëllimi i policisë ishte të kapte bosin shqiptar me mbiemër Kaplani, por për të vënë në pran-ga “Ciganin” nuk ishte e lehtë, sepse ai ka vepruar gjithmonë me dinakëri të hollë. Sa herë shkonte në Holandë e kthehej prej andej me ngarkesa droge, ai ndërronte tel-efonat, kartat dhe makinat, por një gabim ishte fatal për të më 11 maj 2011, kur u arrestua me 5 kilogramë kokainë. Kaplani, megjithatë, ishte vetëm krahu i djathtë i

kësaj organizate kriminale dhe hetimi më tej ka bërë të mundur gjetjen e liderit të pakontestueshëm të kësaj bande, ud-hëheqësit Altin Hasa, i njohur si “Bisha” nga të pandehurit e tjerë për mizoritë dhe egërsitë e tij. Hetimet synonin të bllokonin trafikantët e drogës që vepronin në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve në Padova, Foggia, Romë dhe Napoli, ku shpërnda-nin heroinë. Në krye të organizatës ishte Saimir Selmini shtetas i Maqedonisë, banues në Foxhia që dërgonte korrierët e tij në Padova për të marrë drogë. Njëri prej tyre është arrestuar më 3 dhjetor 2010 në A14 në Porto me pesë kilogramë hero-inë. Prilli i vitit 2011 dhe korriku i po atij viti do të shënonin sekuestrimet e radhës së heroinës, armëve e municioneve. Bosi Selmini u kap në një restorant. Ndërkaq, masat e arrestit për të gjithë anëtarët e tjerë u ekzekutuan dje në mëngjes nga policia, ku mes të tjerëve u kap edhe një grua rumune, e cila nga banda mbahej e fshehur në Savona, ndërsa ishte e dënuar me 15 vjet burg për trafik droge.

Me 1 kg hashash

Në pranga 4 baby-trafikantëmes tyre një shqiptar 19 vjeç

ITALI- Katër baby-trafikantë janë arrestuar në Varaze nga policia financiare me 1 kg hashash. Dy prej tyre janë të fejuar, ai shqiptar, 19 vjeç e ajo italiane 17 vjeçe, ndërsa u kapën edhe bashkëpunëtorët që janë dy djem të moshës 19 dhe 17 vjeç, të dy italianë. Mbrëmë ata u dalluan gjatë mbërritjes në stacion me një tren nga Genoa, ku njëri kishte marrë drogën e më pas fëmijët kanë lëvizur larg me një skuter. Pasi janë ndjekur nga policia ata u bllokuan dhe akuzohen për mbajten e drogës.

Pezullohet licensa për 1 muaj

Shqiptarit i mbyllin pubin,mbante drogë e prostituta

ITALI- Policia italiane mbylli pubin e një shqiptari, për shkak se aty ishin vërtetuar aktivitetet e paligjshme të shitjes së drogës dhe prostitucionit. Mediat njoftojnë se një Alseno, Piacenza, pubi u mbyll me urdhër të komisarit Calogero Germana. Pas ditëve të hetimit, policia ka zbuluar një aktivitet droge dhe prostitucioni. Licenca pezullohet për një muaj. Në lidhje me këtë licencë, seksioni administrativ i poli-cisë së shtetit po heton për t’i parë gjërat më qartë. Tani për tani dihet vetëm se shqiptari është arrestuar për shitjen e drogës, ndërsa kishte licencë për të punuar si menaxher.

Në Kamzë dhe Babrru

Dy në pranga, njëri rrahutë atin, tjetri grushte nënës

Policia arrestoi dje dy persona për dhunë ndaj prindërve, ku njëri rrahu të atin, ndërsa tjetri nënën e tij. Komisariati nr 5 arrestoi Nuri Sulën, 32 vjeç, banues në Frutikulturë të Kamzës, pasi në banesën e tij, pas një kon-flikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, duke e goditur me mjete të forta babain e tij 62-vjeçar. I njëti komisariat bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Rigert Qerana, 28 vjeç, banues në Babrru, i dënuar disa herë më parë për vjedhje. Ai u kap në banesën e tij, sepse pas një kon-flikti për motive të dobëta, pasi i ka kërkuar një shumë parash nënës së tij, e ka goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar plagë të lehta, në kokë e trup.

OPERACIONI I ANTIMAFIES SHKATËRRON 2 LINJA TË HEROINËS DHE KOKAINËS

“E bukura dhe Bisha”, drogë shqiptarëshSi u dashuruan 2 rumune me Kapllanin e roli i “Bishës”

MASAKRA E KRISHTLINDJEVE MË 1998-n, TRIUMFOJNË AVOKATËT

Shpresë për 2 shqiptarët e dënuar për jetë për vrasjen e 3 policëve

tarit Mihasi, Alberto Tedeschi dhe Laura Luzzatto, avokatja e Sadrias, kishin shpallur pa-fajësinë e tyre që nga fillimi i procesit, kur ata sugjeruan pista të tjera hetimore për t’u ndjekur. I njëjti Prokuror i Përgjithshëm Esposito, në seancën e djeshme, kishte përgëzuar arsyet e ankimit të paraqitura nga avokatët fri-

ulianë. Bomba që shpërtheu dy ditë para Krishtlindjeve të vitit 1998, menjëherë pas orës 5 në mëngjes, vrau tre policë, të tërhequr nga një alarm i nisur nga stacioni aty pranë. Në fillim u mendua një hakmarrje ndaj pronarit të dyqanit, por kjo pistë u braktis menjëherë. Zev-endësprokurori, Raffaele Tito,

që hetoi atë natë në Udine, nxori në dritë një organizatë kriminale shqiptare që “kon-trollonte” trafikun e drogës dhe prostitucionit në kryeqyte-tin e Friulit. Në gjykim akuzat e vrasjes nuk u përmendën në atë në gjyq, por të pandehurit u akuzuan për ogranizatë ma-fioze dhe shfrytëzim prostitu-cioni. Në apel, 10 vjet pas ma-sakrës, erdhën dy dënime për vrasje të rëndë të shumëfishta në ngarkim të dy qytetarëve shqiptarë, që u konsideruan si “krahu i armatosur” i klanit ma-fioz, ndërsa gruaja rumune dhe italiani, u liruan. Tashmë duket se ka një rreze drite për 2 sh-qiptarët që mbahen në burg.

Bomba që shpërtheu dy ditë para Krishtlindjeve të vitit 1998, men-jëherë pas orës 5 në mëngjes, vrau tre policë, të tërhequr nga një alarm i nisur nga stacioni aty pranë.

Një rol të rëndësishëm kanë luajtur dy gra dhe rumune Mihaela dhe Luana, të

dyja të lidhura emocionalisht me “ciga-nin”. Më 30 shtator 2010 u arrestua në Anagni një shtetas shqiptar që mbante

104 gramë kokainë të pastër të destinuar për tregjet në Fiuggi dhe Piglio.

Page 9: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

10 E shtunë 20 tetor 2012 •

« SPECIALE

SIPAS DEPUTETIT TË LSI-SË, DUHET TË INKURAJOHET RRITJA E PUNËSIMIT NË KËTË QYTET DHE ZONAT PËRRETH

Nasip Naço: Opozita të mos përhapëpanik për kombinatin e Poliçanit

POLIÇAN – “Si deputet i qarkut të Beratit, mbështes çdo nismë për nxitjen e punësimit e në veçanti në kombinatin e Poliçanit, ku në vitin 2009 në kombinat u punësuan 130 punëtorë dhe me iniciativat dhe nxitjen e punësimit nga stafi tekniko-inxhinier i tij u arrit që në vitin 2012 në kombinat të punojnë mbi 400 punëtorë. Kam bashkëpunuar dhe kam mbështetur stafin teknik të kësaj uzine dhe kam biseduar me ministrin e Mbrojtjes për rritjen e punësimit nga 400 punëtorë që janë aktualisht në 1000 punëtorë që të jenë nga qyteti i Poliçanit, pasi ky është i vetmi front punësimi. Akuzat djallëzore, ndjellakeqe për kombinatin e Poliçanit janë absurde dhe mjerane, pasi, në vend që të mbështesin nxitjen e punësimit, zbatimin e rregullave të sigurimit teknik, përhapin panik dhe pasiguri për banorët e qytetit të Poliçanit dhe të rrethinave të tij. Nëse deputetët e opoz-itës duan të vijnë në pushtet nëpërmjet përhapjes të pani-kut dhe akuzave të paqena e pasigurive false, kjo tregon se ata janë mjeranë dhe të pado-bishëm jo vetëm për banorët e këtij qyteti, por dhe për gjithë banorët e kësaj zone, të Skraparit, Beratit e më gjerë. Është absurde që për të mbyl-lur kombinatin e Poliçanit, këtë uzinë që banorët e këtij qyteti e kanë ngritur me duart e tyre e me sakrifica të panumërta dhe tashmë vjen një mjeran dhe përhap tymnajë. Asn-jëherë nuk mundet të vijë dikush në pushtet apo të fitojë duke menduar se me të tilla akuza të pabaza do të sjellin revolta popullore për të ardhur më pas në pushtet, kjo askujt dhe kushdo të jetë nuk i falet. Personalisht inkurajoj stafin drejtues të Poliçanit, ministrin e Mbrojtjes dhe Kryeminis-trin Berisha, që kanë hapur rrugën e punësimin edhe në uzinën e Poliçanit, si dhe kanë riaktizivuar aktivitetin e tij për të rritur numrin e të pu-nësuarve dhe të ardhurat në familjet e këtij qyteti dhe të tjerëve fqinjë.” “Vlen të për-mendet dhe një herë, - shpre-het në vijimin e prononcimit të tij deputeti i këtij qarku Nasip Naço, - se banorët e qytetit të Poliçanit kanë të vetmin vend pune uzinën e këtij qyteti, tashmë e njohur si kombinati Poliçanit. Por me akuza të tilla si kjo e deputetit të opozitës, që është shprehur kundër pu-nësimit, apo e thënë ndryshe përhap pasigurinë te banorët, tregon se janë ashiqare dashakeqëse për banorët e kësaj zone. Unë e them troç, - është shprehur deputeti i qarkut të Beratit Nasip Naço, - se nuk është koha për të përhapur panik dhe pasiguri të tilla si kjo e deputetit të opoz-

këtë mundësi punësimi. Duke realizuar këtë objektiv kryesor për banorët e Poliçanit bie në kanalin e ujërave të zeza paniku i deputetit mjeran, që sjell pretendime të kota për pasiguri duke përhapur të tilla pallavra si në pazarin e Bag-dadit dikur. Nëse deputeti në fjalë i opozitës, që përhap pallavra, kërkon të rregullojë gjendjen sociale të këtij ko-muniteti, meqë i ardhka keq, nuk duhet të përhapë panik për pasiguri, por të inkurajojë stafin teknik të këtij kombi-nati që të vijojnë punën për të hapur ende vende pune dhe të punësojnë të tjerë punëtorë, pasi vetëm kështu rregullohet gjendja sociale e tij. Por duket se deputetit të opozitës i janë errur sytë dhe mendon vetëm për pushte-tin e tij dhe jo për rritjen e gjendjes sociale të banorëve të këtyre zonave, që shpresat e tyre të punësimit i kanë te ky kombinat, te kjo uzinë, ndaj unë si deputet i zonës po inkurajoj stafin tekniko-in-xhinier për të sjellë projekte dhe zbatoj ato në terren, me qëllimin e vetëm punësimin dhe vetëm punësimin e banorëve të zonës.”

itës. U bëjë thirrje njerëzve të tillë që të tregohen optimistë, se jemi në vitin 2012 dhe jemi partnerë të NATO-s, - çka tregon se ekspertët e saj nuk lënë vend për panik dhe për pasiguri. Ju sugjerojmë se do të veprojmë e të inkurajojmë për rritjen e sigurisë në punë, në hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e punësimit në qytetin e Poliçanit e të gjithë banorëve të zonës dhe qarkut të Beratit, ashtu siç përmenda në detaj pak më lart. Edhe një herë dua të shtoj se ka ikur koha për përhapje paniku dhe pasiguri. Në vend të tyre duhet mbështetje për punësim, inkurajim për rritjen e sigurisë në ambientet e punës, ashtu si dhe vazhdon të zbatojë rregullat e sigurimit teknik stafi drejtues i këtij kombinati. Me këtë dua të them se akuzat që bëhen kanë vetëm prapavijë politike, pasi pretendimet janë absurde. Nga ana tjetër, dua të shtoj se si deputet i zonës të kërkoj që Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria e Sali Berishës të mbështesin edhe më shumë projektet e drejtorit të uzinës të Poliçanit, në mënyrë që kjo zonë të këtë të sigurt

Page 10: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

11• E shtunë 20 tetor 2012

»AKTUALITET

KUKES- Vrau babain e tij 74-vjeçar deklaron në gjykatë se ai nuk i jepte për të ngrënë. Gjykata e Kukësit i ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” Avdi Laçit 34 vjeç, i cili pak ditë më parë qëlloi për vdekje në banesën e tij ba-bain Sali Laçi në fshatin Bard-hoc të Kukësit. Ndërsa është pyetur pse e ka vrarë ai është përgjigjur: Nuk më jepte për të ngrënë. Ndërkohë mësohet se është kryer dhe ekspertimi psikologjik i tij pasi u paraqit në gjykatë në gjendje të rën-duar psikike. Ndërkohë policia ka liruar vëllain tjetër Vexhi Laçin, pasi është vërtetuar se nuk kishte gisht në vrasjen e plakut të familjes. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë nëna e 2 djemve pati pohuar se vrasja ndodhi pas një konflikti për një copë toke që djemtë donin ta shisnin, ndërsa vik-tima refuzonte.

Vrasja Ngjarja e rëndë ndodhi në

fillim të kësaj jave në banesën e familjes Laçi ku i moshuari sapo ishte kthyer nga qyteti është përballur me djalin e armatosur dhe 3 plumbat që janë lëshuar në drejtim të tij. Deri tani policia nuk ka dhënë shumë detaje për ngjarjen apo për shkaqet e këtij vep-rimi të ardhur nga dy djemtë e tij. Ajo çka për momentin dihet është fakti se nëna e dy autorëve të këtij krimi të ketë deklaruar për grupin hetimor se djemtë kanë pasur disa mosmarrëveshje me babain e tyre për shkaqe pronësie.

MBETET NË BURG NJËRI NGA VËLLEZËRIT, LIROHET TJETRI

Kukës, vrau babain: Nuk më jepte për të ngrënë

Djemtë kërkonin që të shisnin një truall toke, por kanë hasur në kundërshtinë e të atit herë pas here. Megjithatë, policia në deklaratat e saj e ka kon-sideruar këtë si vrasje për motive të dobët dhe se djali autor kishte probleme men-

dore. Ai mendohet ta ketë pritur babain e tyre me para-mendim për ta vrarë, ndërsa i moshuari ka marrë një plumb në kraharor çka i ka kushtuar vdekjen. Familja Laçi jeton në mjerim të plotë në fshatin Bardhoc të komunës Tërthore

dhe se 2 djemtë nuk ishin në marrëdhënie pune dhe të vet-met të ardhura ishin pensionet e pleqve. Me sa duket konflik-tet me baza ekonomike kanë qenë të shpeshta në familjen Laçi çka ka degjeneruar në vrasjen e plakut 74-vjeçar.

Arrestohet 48-vjeçari, shkak xhelozia

Masakron me sende të forta gruan në prani të dy fëmijëve

DURRES- Një tjetër grua vritet nga bashkëshorti i saj brenda banesës në prani dhe të dy fëmijëve të mitur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 8 të Durrësit, ku viktimë ka mbetur 42-vjeçarja Lime Dedej. Ndërkohë policia deklaron se ka arrestuar bashkëshortin 48-vjeçar Bujar Dedej. Burimet policore shprehen se krimi ka ndodhur për motive xhelozie dhe 48-vjeçari ka masakruar me sende të forta nënën e dy fëmijëve të tij 8 dhe 10 vjeç. Mësohet se gruaja ka gjetur vdekjen rrugës për në spital, ndërsa blutë kanë nisur hetimet për të sqaruar të gjithë ngjarjen makabre. Kjo vrasje në qytetin bregdetar duket se është në vazhdën e krimit ndaj gruas, duke theksuar se pak ditë më parë një burrë vrau me thikë gruan e tij në Laprakë të Tiranës në prani të djalit të tyre minoren.

Origjina nga Malësia e Madhe

Bllokohen mbi 1 ton e gjysmëhashash në Jug të vendit

KAKAVIJE-Mbi 1 ton hashash, me vlerë 3 milionë euro, u bllokuan mbrëmjen e djeshme në Kakavijë, ndërsa transportuesi, drejtues autoboti, u arrestua, njoftoi policia e Gjirokastrës. “Lënda narkotike u gjet në autobotin tip “Scan”, me targa AA 216 EU, në pronësi të kompanisë “Laerti Trans”, me drejtues automjeti O. Berhami, lin-dur dhe banues në Krujë, tashmë i ndaluar”, tha policia. Policia tha se lënda narkotike ishte ndarë në 300 pako, i fshehur në katër dhomat e brendshme të autobotit. Gjithashtu dyshohet se droga e kishte origjinën nga Malësia e Madhe. “Një procedurë ligjore për paraburgimin e drejtuesit të automjetit tashmë ka nisur, ndërsa provat materiale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme”, shprehet burime zyrtare. Ky është i parë gjatë këtij viti, që policia e qarku të Gjirokas-trës ndalon në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, lëndë narkotike. Sekuestrohen 337 kilogramë marijuanë në kufirin me shtetin grek. Sasia e parë e drogës, prej 167 kg e llojit marijuanë u kap në kufirin shqiptaro-grek, në automjetin e një shtetasi grek, në zonën e Igumenicës. Dyshohet se lënda narkotike është blerë në Shqipëri dhe kishte destinacion tregun grek. Sipas policisë, makina që transportonte lëndën narkotike është në pronësi të një shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim për trafikim droge. Ndërkohë një sasi tjetër prej 170 kg u kap përg-jatë aksit Gjirokastër-Vrisera. Droga transportohej nga një fuoristradë me targa angleze, dhe ishte e paketuar në 6 çanta shpine. Ndërkaq policia ka arrestuar 2 të dyshuar si posedues të kësaj lënde narkotike. Operacionet për kapjen e drogës në këtë zonë të vendit janë thuajse rutinë. T. Skuqi

SHENJTORJA VLERËSIM TË VEÇANTË PËR XHUVANIN, DETAJET E VIZITËS

Nënë Tereza më ’91-shin në Elbasan,si iu ofrua shtëpia e Aleksandër Xhuvanit

ELBASAN- Në ditën e Lum-turimit të Nënës Terezë elba-sanasit do ta mbajnë mend atë veçanërisht për vizitën e saj në Elbasan dhe vendet ku nda-loi. Ata që mundën t’i preknin duart ishin të paktë. I gjithë populli u mblodh ditën që ajo u ndal në Elbasan dhe e sho-qëroi gjatë gjithë ndalesave me një dashuri që trupi i saj i pakët ta falte pa kufij. Qyteti pas Tiranës në vizitën e dytë dhe të fundit në Shqipëri ishte pikërisht Elbasani. Vizita e Nënë Terezës

Ajo kishte vetëm një kërkesë, të shikonte nga afër qytetin dhe shtëpinë e Alek-sandër Xhuvanit. Shenjtorja me origjinë Shqiptare, Nënë Tereza edhe pse larg, duket se ka pasur vlerësim maksimal

për figurën e Aleksandër Xhu-vanit. Gjatë vizitës në Shqipëri ajo kërkoi me këmbëngulje të njihej nga afër me shtëpinë ku u lind dhe u rrit njeriu i ar-simit shqiptar. Duke vizituar shtëpinë e prof. Xhuvanit, nënë Tereza është shprehur: “Mos e tjetërsoni dhe mos e prishni shtëpinë e Aleksandër Xhuvanit, por ruajeni dhe mirëmbajeni. Portretin dhe veprat e tij unë i kam ruajtur dhe i ruaj me shumë dashuri në Indi. Ai është thesar i çmuar për kombin shqiptar”. Harrimi i madh dhe privatizimi pas viteve ‘90 rrezikuan edhe këtë objekt me shumë vlera. Por u desh të vijë Shenjtorja që të plotësohej dëshira e in-telektualeve dhe qytetarëve arsimdashës në Elbasan.

Madje ekziston edhe një his-tori që qarkullon ende sot se pushtetarët e saj kohe duke parë interesimin e madh të Nënë Terezës ia ofruan për t’ia falur këtë shtëpi. Ajo e refuzoi duke thënë se kjo është pasuri e Elbasanit dhe i takon këtij qyteti. Shtëpia e Aleksandër Xhu-vanit

Në vitet 1991-1992 një prift italian ka kërkuar ta marrë shtëpinë e Aleksandër Xhu-vanit. Shtëpia është shumë e vjetër, mbi 100-vjeçare dhe mbahet mirë megjithëse nuk ka parë asnjë rikonstruksion. Në kohën e diktaturës aty banonin sekretarët e parë. Jashar Mezenxhiu, sekretar i Parë i Elbasanit, jetoi plot 10 vjet në shtëpi aq sa ajo nisi

të quhej “shtëpia e Jasharit”. Në kohën e diktaturës ajo nuk ishte shtëpi muze. Pas ndry-shimeve demokratike Drejto-ria e Trashëgimisë Kulturore u kujdes që ajo të kthehej në muze. Për shumë kohë godina u la në rrënim. Vetëm pak kohë më parë është bërë një rikon-struksion i plotë i saj. U la e pa ndryshuar dhoma ku punonte Xhuvani në të cilën ndodhet tavolina dhe sende person-ale, dhoma e gjumit etj. Gjatë kohës së trazirave shtëpia muze nuk u cenua dhe të gji-tha dokumentet dhe objektet me vlerë ndodhen brenda saj.Bekimi nga Nënë Tereza

Fatbardh Marku, skenograf i njohur në Elbasan do të ruajë një kujtim të rrallë gjatë vizitës së Nënë Terezës në Elbasan.

“Më janë dashur 6 muaj punë në vitet më të varfra për Sh-qipërinë të derdhja në beton veprën e Nënë Terezës, e cila ndodhet në jetimoren “Motrat e Nënë Terezës” këtu në El-basan. Kur Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë dhe Elbasanin, u ndal në këtë jetimore dhe pasi

pa veprën e derdhur në oborr mori duart e mia dhe mi bekoi. Një moment mjaft emocionues që nuk do ta harroj. Kështu ditën që inaugurohet skulptura e Nënë Terezës, atë ditë më ngarkohet edhe realizimi i pik-turimit të kishës katolike me rite bizantine”.

Page 11: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

12 E shtunë 20 tetor 2012 •

«

Page 12: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

13• E shtunë 20 tetor 2012

»

Page 13: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

14 E shtunë 20 tetor 2012 •

« SPECIALE

Page 14: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

15• E shtunë 20 tetor 2012

»Kulturë

Page 15: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

16 E shtunë 20 tetor 2012 •

« LEGALIZIMET

Page 16: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

17• E shtunë 20 tetor 2012

»BOTA

Page 17: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

18 E shtunë 20 tetor 2012 •

« KulturëS

istemi - Të kuptosh gjithçka do të thotë të falësh gjithçka” është filmi gjerman që do të shfaqet mbrëmjen e kësaj

të diele në Tiranë në kuadër të Tetorit Gjerman. Me regji nga Marc Bauder, aktorë: Jacob Matschenz, Heinz Hoenig, Florian Renner, Jenny Schily, Bernhard Schütz, filmi është një prodhim i vitit 2011, 92 minuta dhe është vlerësuar me çmimet: 2011 CineStar (Filmkunstfest Schëerin), 2011 Çmimi i Fondacionit DEFA (Filmfestival Cottbus).

Regjisori Marc Bauder ka bashkuar në debutimin e filmit të tij, i cili u shfaq në kinematë gjermane në fillim të këtij viti, trilerin politik, krimin ekonomik dhe dramën familjare.

Në qendër të filmit, i cili zhvillohet në Gjermaninë Lindore, qëndron djaloshi Mike. Ai është rritur pa baba dhe bën pjesë te brezi i të rinjve, të cilët lindën pak para rënies së Murit të Berlinit. I ati ka vdekur, kurse e ëma përpiqet të harrojë periudhën e RDGj-së. Shumë shpejt ai e sheh veten të pleksur në një sistem, ku grupazhet e vjetra të peri-udhës së RDGj-së vazhdojnë ende të jenë aktive dhe ku ai fillon të zbulojë një sekret të vjetër familjar. Në këtë film bëhet fjalë për pushtetin dhe çmimin e këtij të fundit, për mekanizmat e joshjes, të cilat i dobësojnë njerëzit, dhe, siç thotë dhe regjisori, se si njerëzit e sotëm përballen me historinë e vendit të tyre. Gazetat në Gjermani e për-shkruan filmin si “depërtues, rrëqethës, emocionues dhe absolutisht i besueshëm”.

Nënë Tereza, aktivitete për 9-vjetorin e lumturimit

Fondacioni Kulturor “Nënë Tereza” pas një rrugëtimi në shumë vende të botës sjell në përvjetorin e nëntë të lum-turimit të saj ekspozitën me titull: “Nënë Tereza. Vajza me emrin Gonxhe”. Ekspozita paraqet objekte, fotografi, dorëshkrime e filmime, të cilat tregonjnë jetën e Nënë Terezës që nga fëmijëria, prejardhja e saj shqiptare, derit tek misoni i saj në Indi dhe në mbarë botën. Themeluesja e Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza”, znj.Liri Berisha në çeljen e kësaj ekpsozite u shpreh: “Jam e bindur që pasi ta kemi vizituar këtë ekspozitë kushtuar Nënë Terezës, do të ndihemi më mirë, do të mendojmë si Ajo, do të duam si Ajo, do të shpresojmë si Ajo. Ekspozita besoj se vlerën e madhe e ka, jo vetëm në përkujtimin e saj, por në mesazhet që ajo përçoi gjatë një jete dhe që janë të dobishme dhe të domo-sdoshme gjithmonë e më shumë në shoqëri, e të cilat me shumë dashuri duhet t’i transmetojmë te brezi i ri”.

“Është vepra e saj që më frymëzon në çdo ditë të pu-nës time për të ndihmuar fëmijët e këdo që ka nevojë për përkrahje, këdo që ka nevojë për dashuri. Nuk ka gezim më të madh se kur sheh se si dashuria që t’i fal qetëson shpirtëra të trazuar. Nënë Tereza me veprën e saj na mëson se çdokush ka diçka e ka mundësi të ndihmojë dikë, le ta bëjmë! Le ta vazhdojmë veprën e saj, duke ndihmuar dikë, le ta vazh-dojmë veprën e saj duke falur dashuri. Çdokush prej jush e ka këtë mundësi”. Nëpërmjet pjesës etnografike të saj, ek-spozita dëshmon pasurinë kulturore të djepit që e lindi dhe e rriti Nënë Terezën. Kjo pjesë është një udhëtim në jetën e Nënë Terezës nëpërmjet objekteve që i përkisnin familjes, veshjeve, bizhuterive dhe orendive nga vendi i origjinës së Nënë Terezës, fshati Novoselë. Ekspozita sjell të kuruar me një kujdes të veçantë edhe pjesën e udhëtimit shpirtëror të Nënë Terezës. Ky udhëtim shpirtëror kartelizohet nëpër fjalë të tilla kyçe dhe shumë domethenëse, si: Rrënjët, Paqja, Zoti, Dashuria, Buzeqeshja, Besimi, Vuajtja, Uria, Varfëria, Shen-jtëria, Gëzimi, Heshtja dhe Lutja. Në këtë ekpsozitë është paraqitur edhe Projekti i Memorialit të Nënë Terezës, i cili do të jetë jo vetëm shtëpia e vlerave të Nënë Terezës, por dhe shtëpia e vlerave të gjithë kombit shqiptar. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 28 tetor në Galerinë Kombëtare të Arteve në kryeqytet.

Ndërkohë një tjetër aktivitet për Nënë Terezën është or-ganizuar ditën e djeshme nga Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve. Poezi, këngë dhe mesazhe dashurie frymëzuar nga shentorja janë sjellë në veprimtarinë e quajtur “Paqe e dashuri”. Qëllimi i kësaj veprimtarie ishte të analizojë dhe të nxjerrë në pah përmes vetë fëmijëve vlerat e veprës po-etike dhe jetësore të Nënë Terezes, si një mësim apo simbol për t’i trashëguar ato nga një brez tek tjetri. Fëmijët e Qendrës recituan poezi, kënduan këngë dhe grupi i letrarëve të vegjël performoi i shoqëruar nga instrumentistët e vegjël të rretheve të muzikës. Gjithashtu në kuadër të 9 vjetorit të lumturimit u prezantuan edhe disa piktura dedikuar Nënën Terezës.

Të kuptosh do të thotë të falësh…

HASAN TAHSIN, konferencë shkencore

Figura e Hasan Tahsin-it do të jetë në qendër të një konference shkencore që do të mbahet paraditen e sotme në sallën “Tefta Tashko Koço” në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. E titulluar “I përndritshmi hoxhë Hasan-Tahsin Efendiu, paraprijës atdhetarie e diturie”, konferenca organizohet nga Shoqata kulturore shqiptaro-turke “Hasan Tahsin”, në bashkëpunim me MTKRS dhe Institutin Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC).

Historia e shek. XX, pas dy vjetësh në 600 mijë faqe

Pas dy vitesh shqiptarët do të kenë në dorë tekstin e his-torisë së shekullit të XX. Qen-dra e Studimeve Albanologjike ka mbledhur fakte nga arkivat ndërkombëtare më të njohura. Deri tani janë mbledhur rreth 600 mijë faqe me dokumente historike që dëshmojnë problematikën e shekullit të XX, ndërkohë që botimi do të ketë rreth 30 autorë. “Deri më sot Instituti i Historisë ka mbledhur rreth 600 mijë faqe dokumente nga arkivat ndërkombëtare sidomos nga arkivat diplomatike. Momenti i parë do të jetë botimi i his-torisë së shqiptarëve për shek XX sepse kjo është epoka më problematike për studimet tona për momentin dhe vitin e ardhshëm do të fillojë redaktimi dhe pas 2 vitesh do të jetë e përfunduar”, shprehet drejtori i Qendrës së Studimeve Alban-

ologjike, Ardian Marashi.Sipas tij, kërkimet e

studiuesve shqiptarë do të ishin edhe më të shumta në numër nëse do të kishte në dispozicion fonde të mjaftueshme madje edhe për botimin e historisë së shekul-lit XX, nëse të ardhurat do të ishin më të larta, puna do të përfundonte më shpejt. Ai vëren se “Fondet asnjëherë nuk janë të mjaftueshëm dhe

është e pamundur të jenë të mjaftueshme”.

“Zgjidhen ato projekte që në një moment ose në një tjetër kanë rëndësi strategjike në raport me disa projekte që mund të presin për një kohë tjetër”, vlerëson Marashi. Botimi i historisë së shekullit të XX është një projekt i nisur tre vjet më parë nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe në veçanti nga Instituti i Historisë.

Page 18: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

19• E shtunë 20 tetor 2012

»

Harresa e tij është një vepër arti. Ajo i ka rrënjët thellë në letërsi dhe përkthehet në lëvizje ko-

reografike që do të “rrëfehen” edhe përpara publikut shqiptar.

“Ajo që unë e quaj har-resë” është shfaqja e artistit me origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj që erdhi dje premierë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe do të ngjitet në skenë edhe sonte.

Shfaqja prezantohet në kuadrin e aktiviteteve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, por në fakt Prel-jocaj dhe trupa e tij e baletit, “Ballet Preljocaj” kanë ndër-marrë një tur në tërë Evropën për prezantimin e saj.

“Ajo që unë e quaj harresë” bazohet në një vepër letrare, me të njëjtin titull, “Ce que j’appelle oubli” të Laurent Mau-vignier (2011, 64 f., Éditions de Minuit). Romani frymëzo-het nga një ngjarje në Lion në dhjetor 2009. Ku një i ri rrihet për vdekje nga katër rojat e sigurisë së një supermarketi sepse kishte marrë një kanoçe birrë pa paguar. Preljocaj e quan pjesë për 6 balerinë dhe 1 aktor. Aktori-narrator rrëfen tekstin e Mauvignier-s, që jep një tablo të mjedisit, qendrës tregtare, ndërsa balerinët shprehin me gjeste dhunën e grushteve.

Kjo histori i lejon koreo-grafit të imagjinojë “atë që ndodh përmes rreshtave”.

“E zbulova “Ajo që unë e quaj harresë” (Ce que j’appelle oubli) të Laurent Mauvignier- s që kur doli në Éditions de Minuit. Forma e tekstit më bëri për vete menjëherë. Është një fjali e vetme, një fjali pa fund e gjatë që bashkon thellësisht lojën e trupave me strukturën

Kulturë

Ardian Isufi, ekspozitë për 100-vjetorin e Pavarësisë

Artisti dhe pedagogu i Universitetit të Arteve, Ardian Isufi, ekspozitën e tij personale, ia ka dedikuar 100-vjetorin e Pavarësisë. Këtë herë artisti e ka ndërtuar ekspozitën me dy seksione, të cilat me punët që përmbajnë sjellin shumë sekuenca se si shqiptarët e përjetuan his-torinë e tyre. Artisti pohon se provokimit që i bëhet publikut në ekspozitën me dy seksione “Njëherë e një kohë...në kohë edhe një herë” dhe “Pa titull në kohë”, vjen duke rrugëtuar nëpër historinë tonë, e cila del përtej nesh sepse kjo është një histori e Ball-kanit, një histori e Lindjes, një histori që ka shumë lidhje me atë që ne kaluam. Seksioni i parë i takon pikturave, që vijnë në formë të instaluar dhe janë disa peizazhe urbane të shesheve tona që flasin për periudha, histori, ngjarje, dhe në qendër të tyre është miti i monumentit, i cili krijon një dialog me objektet e tjera në shesh ose me simbolika të tjera që janë në sheshet tona. Një krijim shumë interesant është dhe në seksionin e dytë. Kinema “Republika” vjen si metaforë për t’u lidhur jo thjesht me nostalgjinë e filmit, por për t’u lidhur me një aspekt social, mes filmit e njeriut, ku për publikun shfaqet dhe një film eksperimental. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 28, ndërsa hyrja është falas për publikun.

Shfaqja “Frigoriferi” me regji të Fatmir Hysenit dhe tekst të Naser Shatrollit, prodhim i teatrit ferizajas “Adriana”, do të marrë pjesë në festivalin e dramës shqipe që do të mbahet në Tiranë gjatë muajit nëntor. Ftesa nga Tirana është mirëpritur në Ferizaj. “Është një nder për ne që jemi ftuar në një festival të tillë në Tiranë, i cili sivjet është edhe simbolik”, ka thënë regjisori Hyseni, duke shprehur bindjen se drama e tij do të jetë konkurruese me shfaqjet e tjera. Hyseni ka theksuar se shfaqja ferizajase do të shfaqet më 8 nëntor dhe se një nga shtytjet pse

ishte ftuar kjo dramë është fakti se në të trajtohet lufta e fundit në Kosovë nga një kënd më ndryshe. Në shfaqje shpaloset fati i dy personazheve Atdheut (Nexhat Xhokli) dhe Lirisë (Dardana Mehmeti) që i kalojnë ditët e bombardimeve të izoluar në një frigorifer, i cili është vend i një krimi. Nga aty ata mbajnë lidhjet me botën vetëm nëpërmjet një radioje, e cila u dëfton rrjedhat e përgjakshme të luftës. Nëpërmjet rrëfimeve individuale shpalosin shpresat për lirinë, frikën deri në paranojë, por shpeshherë edhe botën e thjeshtë njerëzore. Kjo shfaqje është

dhënë para një muaji në Ferizaj, kurse ka pasur surpriza edhe në Gjilan dhe Podujevë. “Kam luajtur edhe më parë në Tiranë dhe më ka lënë shumë përshtypje puna e medieve në përcjelljen e shfaqjes dhe të trajtimit të aktorëve, edhe kësaj radhe pres një sukses”, ka thënë aktorja Dardana Mehmeti. Ndërkaq aktori Nexhat Xhokli e vlerësoi si dhuratë ftesën nga Tirana në jubileun e tij 35-vjetorin në skenën teatrore. “Do të luaj për herë të parë në Tiranë, pas kaq vitesh jetë në teatër, kjo për mua është një simbolikë e veçantë”, ka thënë ai.

“FRIGORIFERI” udhëtonnë Tiranë

“HARRESA” e Preljocajt në Tiranë

letrare. Ky realitet i mishit e bën tekstin shumë sensual. Aty banojnë trupa me natyra të ndryshme: trup agresiv, i gjallë, i dhunshëm, epshor, sensual, i sëmurë, i dashuruar…Por te Mauvignier trupi është po aq politik. Shumë pyetje ngrihen për një reflektim të thellë mbi përjashtimin, diferencimin, shoqërinë, konsumizmin, e gji-tha përmes dialogut të heshtur të trupave. Kam menduar se baleti mund ta kapte këtë sub-jekt, duke vendosur tregimin në perspektivë, e duke për-dorur një shkrim koreografik që do të ishte specifik për të. E pastaj sigurisht do duhej që të dëgjohej ky tekst, tepër i hid-hët, i pakompromis në paep-shmërinë e tij, në bukurinë dhe emocionin e tij”, shkruan vetë Preljocaj në faqen zyr-tare të Ballet Preljocaj. “Ajo që unë e quaj harresë” (zgjat 90 min.) është prodhim i Bal-let Preljocaj, në bashkëpunim me Bienalen e Dancit në Lion ku pjesa pati premierën më 15 shtator 2012. Angjelin Preljocaj ka realizuar veç të tjerave edhe skenografinë dhe kostumet e spektaklit. Ai ka përdorur muzikë elektro nga 79D. Ndërsa balerinë të shfaqjes janë: Aurélien Char-rier, Fabrizio Clemente, Bap-tiste Coissieu, Carlos Ferreira Da Silva, Liam Warren, Nicolas Zemmour.

Për koreografin Preljocaj teksti i “Asaj që unë e quaj har-resë” është politik. “I bazuar në një fakt të vërtetë që tr-egon një situatë sociale shumë tronditëse. Pikërisht për këto arsye jam marrë me këtë tekst. Ka diçka në shoqërinë tonë të sotme, në mënyrën se si ndo-dhin gjërat, që më shqetëson, më çudit dhe më indinjon. Si qytetar, ky spektakël ka të bëjë edhe me jetën time personale”,

komenton artisti. Për “Ballet Preljocaj” ky

është një rikthim në skenën shqiptare. Por sërish artisti me origjinë shqiptare nuk do të

jetë i pranishëm për të shoqëru-ar trupën. Në vitin 2002 “Ballet Preljocaj” shfaqi në skenën e TOB në Tiranë dy pjesë, njëra që i përkiste spektaklit “Shen-

jtërimi i pranverës” me muzikë të Stravinskit; tjetra, pjesë nga “Një vijë lidhëse”, një realizim i vitit 1989, një nga më të hershmit e kompanisë. b.g

Page 19: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

20 E shtunë 20 tetor 2012 •

« LEGALIZIMET

Page 20: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

21• E shtunë 20 tetor 2012

»LEGALIZIMET

Page 21: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

22 E shtunë 20 tetor 2012 •

« LEGALIZIMET

Page 22: Asambleja e PS, Osman, bali, gjykatesit me polic, enti banesave

23• E shtunë 20 tetor 2012

»

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: ALBANA LIKA, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: PRANVERA KOLA rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

SPORT

Masimiliano Alegri, tra-jneri i Milanit, nuk është shprehur gjatë dhe nuk

ka dhënë detaje mbi forma-cionin në konferencën para sfidës me Lacion. Kështu, tek Milani ka ende disa dilema për formacionin që do të hedhë në fushë sot. Sidomos, kur bëhet fjalë për Paton, gjërat janë kon-fuze. Vet Alegri është shpre-hur në lidhje me aktivizimin e tij: “Pato duket sikur është në formë të mirë, si fizikisht ashtu edhe mëndërisht. Natyrshëm ai nuk do të jetë gati të luajë 90 minuta, por së shpejti ai do të jetë sërish siç ka qenë dhe ne do ta shfrytëzojmë ro-lin e tij për të fituar ndeshje. Mendoj se rikthimi i tij është i ndryshëm kësaj here. A do ta nisë si titullar kundër Lacios? Nuk e kam vendosur ende, do më duhet ende ta mendoj. Por për momentin po mendoj ta nis me Pacinin, i cili po luan shumë më mirë se Bojan”. Megjitahtë, Pato nuk është dyshimi i vetëm

Konte: Juventusi do të japë maksimumin Mazarri: Juventusi favorit? Pse?Antonio Konte, trajneri i Juventusit, trego-

het shumë i rezervuar përsa i përket deklarat-ave të para sfidës me Napolin. Megjithatë, ai ka garantuar se Juventusi do të japë maksi-mumin sot. “Është një ndeshje e vështirë. Sigurisht ndër ndeshjet më të vështira dhe më të rëndësishme të kampionatit.

Megjithatë, unë nuk do të shkoja aq larg sa të thosha se me këtë ndeshje vendoset kam-pionati. Sigurisht që luan rolin e vet, por nuk duhet ekzagjeruar. Bufon? Kemi një portier fantastik në stol. Do të jetë një ndeshje e madhe, shpresoj të mos jetë e ngarkuar me emocione negative”,- është shprehur Konte.

Nga ana tjetër, trajneri i Napolit, Valter Mazarri është shprehur se skuadra e tij do të ketë përballë një Juventus shumë të fortë dhe të motivuar. Megjithatë, Mazarri nuk pranon se skuadra e tij është inferiore ndaj Juventusit. “E kam thënë dhe më parë. Juventusi është një skuadër shumë e fortë.

Ka një mesfushë fantastike, por kjo nuk do të thotë asgjë për ne. Kemi një skuadër kompakte. Kavani? Më është dukur mirë nga rikthimi, por sigurisht nuk ka bërë stër-vitje të fortë. Do të luajmë jo për barazim, por për fitore, siç bëjmë në çdo ndeshje”,- përfundoi trajneri i Napolit.

SOT DO TË JENË PËRBALLË DY SKUADRAT KRYESUESE, TEKSA SECILA DO TË MUNDOHET TË MUNDË KUNDËRSHTARIN PËR TË KRYESUAR E VETME

Juve – Napoli, sfida për vendin e parëSot do të zhvillohet një prej

sfidave më të rëndësishme në Serinë A, ku përballë do të vihen dy skuadrat kryesuese, Juventusi dhe Napoli. Ndërkaq, të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje shumë të rëndë-sishme pa asnjë humbje deri më tani, një barazim dhe të gjitha ndeshjet e tjera fitore. Statistika fantastike për skuad-rat, të cilat gjithsesi tashmë do të luftojnë t’i shkaktojnë hum-bjen e parë sezone kundër-shtarit. Takimi i fundit i luaj-tur mes këto dy skuadrave ka përfunduar në mënyrën më të “nxehtë” të mundshme, me Ju-ventusin që fiton Superkupën në kohë shtesë, teksa Napoli kishte mbetur në fushë me 9 lojtarë. Një sfidë që drejtuesit e Napolit nuk e pranuan dhe nuk morën pjesë në ceremoni. Për këtë arsye, ndeshja do të jetë me një rivalitet shumë të lartë. Nga ana e tyre, bardhezinjtë e Juventusit do të kërkojnë të ruajnë një rekord ku kanë 47 ndeshje pa humbur në kampi-onat, megjithatë mund të kenë një mungesë shumë të rëndë-sishme, si ajo e Xhixhi Bufon, i cili ka një dëmtim në kofshë të

pësuar në fitoren e Italisë ndaj Armenisë të premten e fundit. Ndërkohë mungesa tjetër e mundshme është ajo e Klaudio Markisios i cili ka një problem në shpatull dhe për këtë arsye pritet të zëvendësohet nga Xhakerini në krahun e majtë. Ndërkohë edhe nga ana tjetër, Napoli ka mungesa, ndonëse të gjithë sytë janë vendosur tek Edison Kavani i cili padyshim ka qenë sulmuesi më i mirë i Serisë A këtë vit. Drejtuesit e të dyja skuadrave kanë vënë presion të madh për të këtë sfidë, e cila do të vendosë nëse do të ketë një kryesuese të vetme, apo në rast të një barazimi, do të vazh-dojë Seria A me dy kryesues me pikë të barabarta. Vlerësimi i skuadrave nuk është vetëm në klasifikim, Juventus dhe Napoli tashmë komandojnë edhe në merkato. Duke vlerësuar kar-tonat e 22 titullarëve të dy skuadrave kryesuese sheh që kuota e tyre në treg arrijnë në 400 milion euro. Ajo që bie në sy është se diferencat midis skuadrave nuk janë të mëdha, pasi formacioni i drejtuar nga Konte vlerësohet me 202 mil-ion euro ndaj 180 të të kaltërve

të Mazzarit. Juventusi i Andrea Anjelit ka investuar shumë duke ndryshuar po kaq lojtarë të cilët kanë ardhur dhe janë larguar pa lënë shumë gjurmë. Megjithatë Konte ndryshoi gjithçka duke arritur në fillim të përfitojë nga largimet e Elias dhe Krasiç. Më pas rivlerësimi i Pirlos që nga ardhja me parametra zero tashmë vlerësohet 10 milion euro. E njëjta situatë edhe për Arturo Vidal që erdhi nga Leverkusen për 10.2 milion euro, teksa gjatë verës ofer-tat në adresë të tij ishin rreth 30 milion euro. Diçka e tillë ndodhi edhe me Markision, Vuçiniç, Bonuçi dhe në fund perla është Barzalji që erdhi nga Volfsburgu për 500 mijë euro, duke u kthyer në këto çaste një pikë referimi edhe në kombëtaren italiane. Por Juventusi ka edhe një super stol me Kualiarelën, Matrin, Islën etj, që vlejnë rreth 100 milion euro. Ndërkohë që Napoli vuan pikërisht në këtë aspekt. Gjithsesi, përsa i për-ket titullarëve, gara është th-uajse e njëjtë në shumë par-ash, çka e bën sfidën e sotme një ndeshje të madhe.

- Sulmuesi i Juventusit, Fabio Kualiarela ka lua-jtur më parë për Napolin në sezonin 2009-2010.

- Juventusi nuk ka ndonjë statistikë shumë pozitive ndaj Napolit në kohët e fundit, me vetëm 3 fitore në 9 takimet e fundit.

- Juventusi ka shënuar më shumë gola në këtë sezon, 31. Megjithatë, Napoli ka sulmuesin më të mirë, Edinson Kavani me gjashtë gola.

- Napoli fitoi vetëm një herë sezonin e kaluar ndaj Juventusit duke e mundur në Kupë 2:0.

- Marek Hamshik ka shënuar pesë gola ndaj Juventusit, më shumë se ndaj çdo klubi tjetër, teksa ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë tre asist këtë sezon.

- Në gjashtë takimet e fundit mes këtyre dy skuadrave, janë shënuar 24 gola.

FAKTE INTERESANTE:

FORMACIONET E MUNDSHMEJUVENTUS: Storari, Bonuçi,

Barzali, Kielini, L’shteiner, Vidal, Pirlo, Markisio, Asamoah, Xhovinko, Matri.

NAPOLI: De Santis, Kam-panaro, Kanavaro, Gablerini, Maxhio, Inler, Behrami, Zuniga, Hamshik, Pandel, Kavani

Alegri: Duhet të përmirësohemi. Pato? Mund ta nis me PacininTrajneri i Milanit ka sqaruar situatën e skuadrës para sfidës ndaj Lacios ku është shprehur se të gjitha rezultatet janë të mundshme

i Alegrit. “Katër mbrojtësit janë OK, Zapata u deklarua si në formë sot. Boateng? Ai gjith-monë ka luajtur me zemër dhe kur nuk shënon ai kritikohet, por jam i lumtur me mënyrën se si ai po luan tani. Abate? Luajti njëherë për Italinë por tani po përmirësohet së bashku me skuadrën”,- u shpreh Alegri.

PërqendrimiTrajneri i Milanit duket i ku-

jdesshëm në deklaratat e tij para ndeshjes. Sipas tij, Milani duhet të jetë shumë i fokusuar gjatë gjithë takimit. “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi Lacio është mirë. Ata e dinë se

çfarë duan të bëjnë dhe e lua-jnë topin mirë. Nëse ata marrin kryesimin, do të jetë e vështirë për ne për t’u rikthyer sërish në lojë. Duhet të jemi të ku-jdesshëm si në aspektin teknik ashtu edhe taktik të lojës. Vëmendja do të jetë shumë e rëndësishme. Përderisa kemi pak pikë, do të thotë se fokusi nuk ka qenë i mjaftueshëm. Duhet të ndalojmë së shpër-doruari gola të sigurt. Duhet të fillojmë të shënojmë më tepër sepse golat të japin fitoren. Gjykimi? Shtypi e ka bërë që tani se çfarë situate është krijuar. Unë thjesht mendoj për ndeshjen dhe të ndihmojmë

gjyqtarin të bëjë sa më pak gabime”.

BesimiAlegri nuk duket shumë

i shqetësuar për situatën e Milanit. “Ajo që tha Galiani për mua, do të thotë shumë. Megjithatë i gjithë klubi ka treguar mbështetje për mua. Ka pasur shumë ndryshime në skuadër dhe kemi luajtur me këtë grup për një kohë të shkurtër. Janë të rinj dhe mbase do të duhet edhe pak kohë para se të jenë në maksimumin e tyre. Ajo që është e sigurt është se do të përmirësohemi si në kampi-onat ashtu edhe në Ligën e Kampioneve. Në këtë moment nuk po mendojmë për vendin e parë në kampionat. Jemi të fokusuar për t’u rikthyer në formë. Unë e kam thënë se Interi mund të jetë skuadra favorite për kampionat sepse kanë lojtarë me shumë ekspe-riencë”,- përfundoi Alegri.