12
ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN Arsimi për të ardhmen

ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/... · Konflikti i vitit 1999 ka shkatërruar apo dëmtuar shumë

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/... · Konflikti i vitit 1999 ka shkatërruar apo dëmtuar shumë

ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN Arsimi për të ardhmen

Page 2: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/... · Konflikti i vitit 1999 ka shkatërruar apo dëmtuar shumë
Page 3: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/... · Konflikti i vitit 1999 ka shkatërruar apo dëmtuar shumë

E ardhmja e Kosovës¹ i takon rinisë së saj. Kosova e ka popullatën më të re në Evropë me 53% të popullatës nën moshës 25 vjeçare. Andaj mënyra për të siguruar këtë të ardhme është përmes investimit në rininë e Kosovës dhe mbi të gjitha duhet të investohet në arsimim.

Për këtë arsye BE është duke e ndihmuar Kosovën që të kryej jo vetëm përmirësime të pjesshme të sektorit të arsimit, por të bëj një modernizim sistematik të sistemit të arsimit. Atë lloj të modernizimit i cili do t’i ofroj fëmijëve të Kosovës, të gjithë fëmijëve të saj, arsimin e nevojshëm për të konkurruar dhe për të jetuar në mënyrë të suksesshme në shekullin 21.

Konflikti i vitit 1999 ka shkatërruar apo dëmtuar shumë shkolla të Kosovës. Vetëm 17% e objekteve shkollore kanë mbetur të padëmtuara. Që nga viti 2001, BE-ja ka shpenzuar më shumë 3.6 milion euro për të ndihmuar ndërtimin apo rindërtimin e shkollave në Kosovë.

Kjo u ka mundësuar nxënësve të zhvendosen nga objekti i vjetër apo i përkohshëm i shkollave që punonte me shumë ndërrime, në klasa moderne e të ndriçuara, dhe të vijojnë mësimin nëpër shkolla të afërta, në vend se të udhëtojnë me kilometra për të vijuar arsimin.

Përpjekjet vazhdojnë: vetëm gjatë viteve 2009-2010 janë ndërtuar shtatë shkolla fillore me kapacitet për 1,500 nxënës vetëm nga fondet e BE-së.

EDUCATION FOR THE FUTURE | 3

INVESTIMI NË NJË TË ARDHME MË TË NDRITUR

Kosova ka popullatën më të re në Evropë me 53% nën moshën 25 vjeçare

¹Sipas RKSKB /1244/1999

Page 4: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/... · Konflikti i vitit 1999 ka shkatërruar apo dëmtuar shumë

4 | ARSIMI PËR TË ARDHMEN

ZHVILLIMI I ARSIMIT

Për të krijuar atë lloj të sistemit të arsimit të cilin e meriton rinia e Kosovës në shekullin 21, do të thotë vendosja e menaxhmentit dhe administratës së mirë me vizion të qartë, orientim dhe plan të zbatimit. Për këtë arsye BE-ja ka bërë përpjekje të tilla në ndërtimin e kapaciteteve dhe në hartimin e strategjive.

BE është duke e përkrahur Qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saj për të përmirësuar sistemin e arsimit të Kosovës dhe ta sjell atë në të njëjtin nivel me standardet e BE-së përmes projektit prej 3 milion euro “QTS (Qasja tërë-Sektoriale) në arsim”.

Sistemi i përmirësuar dhe zyrtarët e aftësuar më mirë do të thotë se sektori i arsimit që nga ai parashkollor e gjer te arsimi i lartë do të jetë i organizuar dhe i menaxhuar më mirë përgjatë të gjitha niveleve të qeverisjes. Kjo do të çoj në përmirësim të planifikimit të arsimit, disponueshmërisë së materialeve esenciale të arsimit për mësimdhënës dhe nxënës, shkolla të menaxhuara në mënyrë më efikase dhe cilësi të shtuar të mësimdhënies.

Plani i ri Strategjik i Arsimit të Kosovës përcakton prioritetet për arsim për vitet vijuese. Të gjitha pjesët e arsimit janë të ndërlidhura dhe duhet të përshtaten në atë mënyrë që të arrihet një sistem i arsimit i cili funksionon siç duhet, që do të thotë klasë funksionale, tekste shkollore të dizajnuara mirë, mësimdhënie cilësore për t’i pajisur nxënësit me aftësitë të cilat nevojiten nga tregu i tashëm i punës.

Plani Strategjik identifikon përmirësimet e nevojshme për tërë spektrin, nga aftësimet e mësimdhënësve e gjer te zhvillimi i kurrikulumit, nga prodhimi i materialeve mësimore deri te vlerësimet dhe provimet. Ai gjithashtu do të shikojë nevojat për të përmirësuar ndërtesat shkollore. BE-ja është e gatshme që të përkrahë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të zbatuar këtë Plan të ri Strategjik duke punuar së bashku me donatorët e tjerë.

Qëllimi kryesor që fshihet pas reformave në arsim është që të bëjë arsimin më përkatës me anë të një vargu të gjerë programesh të dizajnuar për të nxitur:

• Kurrikulumin modern dhe aftësimin modern për mësimdhënës •Teknologji moderne në sektorin e arsimit, dhe •Një qasje moderne të shkollimit për të gjithë si dhe arsimin profesional.

Ekziston nevoja për testim të përmirësuar i cili vlerëson shkathtësitë në fushat për të cilat ka nevojë shteti

SISTEMI I BAZUAR NË MERITA NDËRTOHET NË BAZË TË STANDARDEVE OBJEKTIVE

Page 5: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/... · Konflikti i vitit 1999 ka shkatërruar apo dëmtuar shumë

ARSIMI PËR TË ARDHMEN | 5

PËR SHEKULLIN 21

Për të krijuar një sistem modern të arsimit, të përshtatshëm për tu ofruar fëmijëve dijen dhe aftësitë që do t’ju nevojiten atyre në të ardhmen, nevojitet edhe kurrikulumi i modernizuar. Korniza e re e Kurrikulumit të Kosovës (KKK) është dakorduar kohëve të fundit.

BE-ja është duke ndihmuar në financimin e procesit të hartimit të kurrikulumit duke përkrahur Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes projektit “QtS në Arsim”. Ajo ka qasjen sistematike për hartimin e kurrikulumit lëndor në përputhje me KKK-në e re; aftësimin e mësimdhënësve, drejtorët e shkollave dhe specialistët për zhvillimin e kurrikulumit të Kosovës dhe duke hartuar materialet e reja për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

AFTËSIMI I MËSIMDHËNËSVEPër të pasur një sistem të mirë të arsimit duhet pasur mësimdhënës të shkathtë dhe të aftësuar siç duhet. Shumica nga 25.000 mësimdhënësit në sistem kanë nevojë për përmirësim domethënës të dijes dhe aftësive gjatë disa viteve në vijim, sidomos lidhur me kërkesat a kurrikulumit të ri.

Objektet ekzistuese për aftësimin e mësimdhënësve, përfshirë edhe Universitetin e Prishtinës, nuk mjaftojnë për të përmbushur kërkesat. Financimi i BE-së është duke përkrahur reformën e sistemit për aftësim të që do të mbështetë Kurrikulumin e ri.

PARAQITJA E TEKNOLOGJIVE MODERNE Drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit duhet të jenë në gjendje që të përdorin teknologjinë moderne të informimit dhe komunikimit (TIK) nëpër shkolla, siç po ndodh përgjatë Evropës. Ata duhet të dinë se si të përdorin kompjuterët dhe internetin në mënyrë të besueshme dhe bashkëvepruese që t’i bëjnë shkollat më relevante për nxënësit dhe të gjallërojnë të mësuarit.

TIK dhe softuerët kompjuterik për arsimim mund të gjallërojnë lëndët siç janë historia apo biologjia. Materialet mësimore elektronike të prodhuara për shkollat në Kosovë do të sigurojnë mjete bashkëvepruese audio-vizuele për t’iu treguar fëmijëve për shembull se si është dukur apo ka tingëlluar Kosova para shumë vitesh, apo se si duket trupi i njeriut përbrenda.

Mësimdhënësit e sotëm duhet të jenë të njohur

me nevojat e industrisë

SISTEMI I BAZUAR NË MERITA NDËRTOHET NË BAZË TË STANDARDEVE OBJEKTIVE

Page 6: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/... · Konflikti i vitit 1999 ka shkatërruar apo dëmtuar shumë

6 | ARSIMI PËR TË ARDHMEN

Në Kosovë ekziston përpjesëtimi 1 kompjuter për 270 nxënës dhe vetëm 200 prej 1,135 shkollave në Kosovë kanë laborator me kompjuterë. Shumë shkolla kanë kompjuterë shumë të vjetruar apo kompjuterë të mbyllur në sallën me kompjuter dhe nuk përdoren rregullisht.

Për këtë arsye BE-ja është duke financuar projektin testues të arsimit në TI (prej 3 milion euro), i cili do të sigurojë pajisje të TI për shkollat pjesëmarrëse në projektin testues, përfshirë shkollat për fëmijët me aftësi të kufizuara.

BE-ja është duke financuar dhe përkrahur gjithashtu aftësimin e drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve dhe stafit në sektorin e arsimit në përdorimin e TIK në arsim dhe se si të përdoret e-mësimi (mësimi në mënyrë elektronike) në klasë. Gjithsej 2.000 mësimdhënës, 60 teknik të TI-së dhe së paku 100 zhvillues të përmbajtjes elektronike do të aftësohen nga ky projekt.

DHËNJA E BURSAVE PËR TË STUDIUAR NË UNIVERSITETET EVROPIANE Arsimi i mire duhet të njoftojë të rinjtë edhe me ideja të reja. Bursat ndërkombëtare kanë qenë një forcë e rëndësishme ngasëse për ndryshime dhe reforma gjetiu në Evropë.

Nën Skemën e Celulës së Re, BE-ja është duke dhënë bursa dhe në këtë mënyrë po u jep mundësi të diplomuarve Kosovarë që të marrin pjesë në programe të magjistraturës në Universitetet e BE-së. Qëllimi këtu është përmirësimi i kapacitetit profesional dhe i ekspertizës së shërbyesve civil në sektorët kyç të administratës publike të Kosovës.

Pas përfundimit të studimeve të tyre pas-universitare, studentët kthehen për të punuar sektorin publik të Kosovës duke sjellë kështu ekspertizën në sektorët e caktuar. Rreth 80% e tyre tani punojnë për Qeverinë e Kosovës në nivele dhe zyra të ndryshme, nëpër Ministri dhe Agjenci të specializuara. Ata janë duke ndihmuar në krijimin e një administrate publike efektive, efikase dhe transparente në të gjitha nivelet.

Në mes të viteve 2004 dhe 2010, rreth 177 kosovarë kanë përfunduar studimet në drejtime përkatëse në disa prej universiteteve më të mira të Evropës.

ZGJERIMI I HORNIZONTEVE TË TYRE

TIK DHE SOFTUERI KOMPJUTERIK MUND TË GJALLËROJNË LËNDËT

Page 7: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/... · Konflikti i vitit 1999 ka shkatërruar apo dëmtuar shumë

ARSIMI PËR TË ARDHMEN | 7

QASJE PËR TË GJITHË

Një sistem i mire dhe modern i arsimit do të thotë t’iu ofroj të gjithë fëmijëve një shkollim të përshtatshëm, përfshirë fëmijët nga komunitetet pakicë dhe grupet e rrezikuara siç janë fëmijët me aftësi të kufizuara.

ARSIMIM MË I PËRSHTATSHËM PËR PAKICËN SERBETani, shkollat publike fillore dhe të mesme në Kosovë të cilat ofrojnë mësimdhënie në gjuhën serbe, shfrytëzojnë kurrikulumin dhe tekstet mësimore që janë prodhuar dhe miratuar nga Ministria e Arsimit të Serbisë.

Materialet mësimore nuk janë doemos të përshtatura nevojave të komunitetit serb që jeton në Kosovë. Për më tepër, struktura e kurrikulumit që mësohet nga nxënësit e komunitetit serb është krejtësisht e ndryshme prej asaj që përdoret nga shumica në Kosovë. Prandaj kjo nuk lehtëson përfshirjen apo mundësinë për punësim të personave të komunitetit serb në Kosovë.

BE është e zotuar për të promovuar një sistem gjithëpërfshirës të arsimit, dhe është duke përkrahur Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë e Kosovës që kjo të realizohet. Përmes projekteve të financuara nga BE-ja ofrohet aftësimi i mësimdhënësve, nxënësve dhe profesionistëve të arsimit për komunitetin shqiptar, serb, boshnjak dhe RAE.

Për shembull Projekti i BE-së - Këshillit të Evropës “Arsimi në Kosovë: Ndër-kulturalizmi dhe procesi i Bolonjës” (1.4 milion euro) është duke përkrahur aktivitetet në Universitetin e Mitrovicës, duke punuar me studentët serb të juridikut për të lehtësuar punën e tyre me shkollat lokale dhe me nxënësit lokal në nxitjen e kuptimit të të drejtave të fëmijëve dhe të drejtave qytetare.

Përmes programit TEMPUS të BE-së, BE-ja është gjithashtu duke financuar edhe punën e Universitetit të Mitrovicës për të promovuar standardet e sigurimit të cilësisë për programet studimore të këtij universiteti.

Afro 20% të pakicave RAE nuk

kanë përfunduar madje as një vit të arsimit

ARSIMI GJITHËPËRFSHIRËS ËSHTË DETYRIM

TIK DHE SOFTUERI KOMPJUTERIK MUND TË GJALLËROJNË LËNDËT

Page 8: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/... · Konflikti i vitit 1999 ka shkatërruar apo dëmtuar shumë

8 | ARSIMI PËR TË ARDHMEN

Pothuajse 20% të pakicës rome, ashkali dhe egjiptiane (RAE) nuk kanë të përfunduar madje as një vit të arsimit, vetëm 4% prej tyre kanë kryer shkollën e obligueshme nëntëvjeçare dhe 33% e vajzave RAE të moshës shkollore nuk vijojnë fare mësimin. Për më tepër nxënësit rom kanë shumë pak mundësi për të ndjekur arsimin në gjuhën rome në Kosovë.

Nga financimi i BE-së ofrohet aftësim për 150 mësimdhënës, përfshirë edhe mësimdhënësit RAE, si dhe politik-bërësit e arsimit lidhur me mënyrën e nxitjes së përfshirjes së komunitetit RAE në arsim. Projekti i financuar nga BE-ja, i zbatuar nga Këshilli i Evropës, është duke aftësuar dhe punon me 10 ndërmjetësues testues nga RAE.

Këta ndërmjetësues, duke punuar me partnerët lokal, ndihmojnë komunikimin në mes të shkollave dhe komunitetit RAE dhe punojnë në ngritjen e nivelit të vijimit të shkollimit nga ana e fëmijëve RAE si dhe ndihmojnë në parandalimin e braktisjes së shkollës.

BE-ja është duke e përkrahur projektin e titulluar “Përfshirja dhe regjistrimi i fëmijëve RAE në arsimin fillor në Kosovë”. I nisur në vitin 2010, ky projekt ka për qëllim ngritjen e vetëdijes në mes komuniteteve RAE lidhur me rëndësinë e arsimit dhe të ngritë numrin e fëmijëve RAE të regjistruar në shkolla.

Për më tepër, BE-ja është gjithashtu duke ofruar 1 milion euro për zbatimin e Strategjisë së RAE të Kosovës që është duke përkrahur krijimin e 6 qendrave mësimore për fëmijët RAE dhe dhënien e bursave për nxënësit RAE për shkollim të mesëm dhe të lartë.

SHKOLLA MË TË QASSHME PËR FËMIJËT ME AFTËSI TË KUFIZUARA Shumica e fëmijëve dhe nxënësve me aftësi të kufizuara nuk janë të përfshirë në shkollat e rregullta. Kjo bëhet pasi që objektet dhe materialet mësimore nuk janë të qasshme dhe mungon vetëdija mbi nxitjen e arsimit gjithëpërfshirës nga ana e drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve.

FËMIJËT RAE NË SHKOLLË

Page 9: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/... · Konflikti i vitit 1999 ka shkatërruar apo dëmtuar shumë

ARSIMI PËR TË ARDHMEN | 9

Projektet e financuara nga BE-ja synojnë adresimin e kësaj çështjeje. BE-ja ofron financim për ndërtimin e objekteve të shkollave të rregullta të cilat duhet të jenë në pajtueshmëri me standardet për qasje të lehtë të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe në këtë mënyrë të lehtësojnë qasjen e tyre në ato shkolla.

Ato gjithashtu kanë të bëjnë me adaptimin e procesit mësimdhënës dhe të pajisjeve TIK në shkollat për fëmijët me nevoja të veçanta në Kosovë. Kjo gjithashtu nxitë qasjen e nxënësve me aftësi të kufizuara në rrjedhën e arsimit të rregullt përmes dizajnimit dhe hartimit të një kurrikulumi të ri gjithëpërfshirës dhe të arritshëm si dhe modulet e aftësimit për kualifikimet “thelbësore”.

PËRMIRËSIMI I ARSIMIT PROFESIONAL Aftësimi profesional është vital për cilindo sistem të arsimit. Një sistem i përditësuar i aftësimit dhe arsimit profesional (AAP) është vital për të siguruar se fuqia punëtore e Kosovës zotëron aftësitë e nevojshme ashtu që ekonomia e Kosovës të jetë konkurrente në Evropë dhe në nivelin ndërkombëtar. 50% e nxënësve të shkollimit të mesëm të lartë në Kosovë vijon shkollat për aftësim profesional.

BE-ja ka ndihmuar Kosovën për të reformuar dhe modernizuar sistemin e saj. Me përkrahjen e BE-së, MASHT-i dhe MPMS-ja janë duke punuar në nxitjen e aftësimit praktik dhe teorik në shkollat dhe qendrat e arsimit dhe aftësimit profesional.

Financimi i BE-së gjithashtu vazhdon të punoj për zhvillimin e një sistemi që siguron cilësinë për arsimin dhe kualifikimet e AAP-së që do të mundëson njohjen e kualifikimeve të AAP-së nga punëdhënësit si në Kosovë ashtu edhe në shtetet anëtare të BE-së.

SIGURIMI I SHKATHTËSIVE RELEVANTE

BE-ja është duke ndihmuar që Kosovarët

të vijojnë arsimin dhe aftësimin që iu nevojitet 50% të fëmijëve mësojnë që të zotërojnë

aftësitë e arsimit profesional

Page 10: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/... · Konflikti i vitit 1999 ka shkatërruar apo dëmtuar shumë

10 | ARSIMI PËR TË ARDHMEN

BE-ja ka shpenzuar mbi 10.5 milion euro në përkrahje të punës së Ministrisë për Arsim Shkencë dhe Teknologji, Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale si dhe Odës Ekonomike.

Kjo ka kontribuar në zhvillimin dhe zbatimin e kurrikulumit të ri të AAP-së për biznese, TIK dhe elektronikë, për të aftësuar mësimdhënësit dhe trajnerëve profesional sipas standardeve të BE-së; dhe për të përmirësuar sistemet për mbledhje dhe analizim të informatave të tregut të punës (përfshirë nevojat për aftësitë për sektorë).

Gjithashtu ka përkrahur zhvillimin dhe zbatimin e Kornizës së Kualifikimeve në Kosovë si dhe themelimin e Autoritetit për Kualifikim në Kosovë.

Në nivel praktik dhe të suksesshëm, financimi i BE-së gjatë tri viteve të fundit ka ofruar aftësime profesionale si dhe aftësime brenda kompanisë për mbi 3.000 punëkërkues të papunë dhe punëtorë të kompanisë. Ka financuar ndërtimin e Qendrës së re për AAP.

Dhe ka ofruar përkrahje për Odën Ekonomike për të zhvilluar dhe zbatuar Analizën për Nevojë të Trajnimeve (ANT) për kompanitë në Kosovë.

DREJT SË ARDHMES Arsimi ka përparuar mjaft shumë që nga viti 1999. Ende ka rrugë të gjatë për tu bërë, por jo vetëm. Në të ardhmen, ashtu sikurse në të kaluarën, arsimi do të ketë përkrahjen e fuqishme të Bashkimit Evropian.

PËRMIRËSIMI I AFTËSIVE PËR PUNËSIM

Page 11: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/... · Konflikti i vitit 1999 ka shkatërruar apo dëmtuar shumë
Page 12: ASISTENCA E BE-SË PËR KOSOVËN - eeas.europa.eueeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/press_corner/... · Konflikti i vitit 1999 ka shkatërruar apo dëmtuar shumë

“Ky botim është hartuar me ndihmën e Bashkimin Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e vetme e Zyrës Ndërlidhëse të BE-së në Kosovë dhe në asnjë mënyrë nuk konsiderohet se pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian”.

KONTAKTIZyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë

A. Rruga Kosova 1 (P.O. Box 331)Prishtinë, KOSOVË

T. +381 38 51 31 200 F. +381 38 51 31 304

E. [email protected]

W. www.delprn.ec.europa.eu