82
1 Jeta dypolshe ... Jeta dypolshe ... POEZI BAJRAM DEMAJ

Bajram Demaj

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Bajram Demaj

1

Jeta dypolshe ...

Jeta dypolshe ...POEZI

BAJRAM DEMAJ

Page 2: Bajram Demaj

2

BAJRAM DEMAJ

Autor: BAJRAM DEMAJ

Titulli: Jeta dypolshe ... poezi

Redaktor letrar : Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM

Recesente: Flutura Maçi

Art dizanj: Dashamir Vraniçi

Përkthyese: Aleksandra Shabani (Majlinda)IWA, WPS

© Copyright Bajram Demaj, 2013

Libri u shtyp në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese Marin Barleti Tiranë, 2013

Page 3: Bajram Demaj

3

Jeta dypolshe ...

Shkallimi arritës, në vetvete, nisje në njërrugë të guxuar

nga Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM

Veçan t ia , k jo vet i d a llu ese, e cila r r jed h on n gainteligjentja, duke u munduar për të poetizuar ndryshe mepërdorim të fjalës dhe të frazimit simbolik, pavarësisht ngashkallimi arritës, është në vetvete një nisje në një rrugë tëguxuar.I urti, i pafajshmi,/Lapsi im!/ Mos m u zëmëro,/ vërtet./ Thellënë shpirt/ të kam xhan,/po nganjëherë,/ rrebelohu dhe Vetë!...

Duke bërë një kombinim të idesë, shtjellimit dhe tëpranisë figurative si dhe të precipitimit në këtë substrat tëprofetikes, arrin të jepen mezazhe të d rejtpërd rejta, apodhe tërthorazi :

Personi i parë,/të vjen në mendje,/sapo zgjohesh nëmëngjes:/ arsyeja e vërtetë e lumturisë,/ ose e dhimbjes tënde të

pashërueshme...Në vëllimin Jeta dy polshe të krijuesit Bajram Demaj

ndesh me një përpjekje të këtij karakteri, ku kombinohenelementët e nxjerrë në pah. Autori me një gjuhë të thjeshtëka p ikësyn im e,objekt iva p ër të d ep er tu ar n ë botënshpirtërore të individit me forcën e botës së tij shpirtërore,nëpërmjet ndjenjës së përgatitur e stërvitur.

Shën Valentin është /dhe kur, pas një zenke,/ duke dalë ngadera,/me zë të zbutur thua,/se po e pret,/si çdo ditë puthjen/ e

përqafiminHedhja dhe lëvrimi i mendimit të tij në probleme tipike

të njerëzores në efekte entuziazmi, apo krizimi, e ka bërë

Page 4: Bajram Demaj

4

BAJRAM DEMAJ

këtë libër më me larmishmëri, pasi, krahas përsiatjeve dheparaqitjes së materialit lëndor poetik, ai ka realizuar dhenjë sinkronizmin e simbiozë me përdorimin e aforizmësme mezazhe bindëse.Nuk ka rëndësi/ kush të zhgënjeu,/ apo kush të rrëzoi,/ rëndësi

ka kush të bëri/ të buzëqeshësh sërish....!Lirsh m ër ia e të sh p reh u r it v jen n a tyrsh ëm d h e

leksionon në sferën psiko-morale si dhe në tregimin e jetësindividuale të protagonistit të shoqërisë së sotme, por menjë thelb, thellim e kërkesë, së pari, ndaj vetvetes

Por ...më shumë/më dhëmb,/loti i ndarjes/ me të gjallët/ sesaloti i ndarjes/ me të vdekurit!..

Trajtesa e p rezantimit te idesë dhe ajo, simbolika egjetur, të shtrira d imensionalisht dhe vertikalisht në këtëlibër, d el në kënd vështrim in e d uhur të ashpërsisë sëkundërshtisë dhe të pasojës së rrjedhur :

Eh, Lufta e madhe e përleshjes,/ e lë shtetin me tri Armata:/Armatë të gjymtuarish,/Armatë vajtuesish,/ Armatë

hajdutëshQëndrimi ekzistencialist ndaj kënaqësisë ka karakter

të paevitueshëm dhe shpeshherë edhe d ilemor . Kjo eshtrirë në hapësirë, kohë dhe dije, madje dhe në shkallinagradualiteti, e ndërvarur nga përgatitja psiko-morale.

Synimi i individit: Arritja e shkallës së kënaqësisë dhekapërcimi i saj , duke shmangur emocionalitetin. Ja si shprehetautori:Jetoj jetën e zgjedhur, /udhëtoj nga një vend/në vendin tjetër,/nëpër aeroporte/me shumë miq /valixhen përplot/me libra

poezi;,/shokët shprehen/ çiltërsisht: / Ti je plotësisht içmendur .

N isja n ga p ar im i: Kënaqësia nu k ka karakter tëprerë , por ajo në thelb, në përmbajtjen e saj strukturore

ka vetë kërkesën edhe në sensin kundërti .I flak tutje, pa përshtypje, /fjalët e tyre boshe, /qesh e buzëqesh,

/me këtë pakuptimësi

Page 5: Bajram Demaj

5

Jeta dypolshe ...

Njerëzit (individët) lozin me synimet e tyre ne kahjene p ozitivitetit , d u ke u n isu r gjithm onë nga teoria endryshes dhe e mos ngjasisë për të ruajtur individualitetin:Ti e di, më pëlqen /shumë të flas,/ me veten time./Kam gjetur te

vetja /qenien më interesante ekzistuese.Preferenca: Kur arrijnë në një stad të saj (të kënaqësisë)

tentojnë për më lart, thyerje të këtij stad i të arritur ..... Jeta na dhënka/ gjithmonë një shans të dytë

Mos kënaqësia për atë që është arritur , edukimi mekëtë, u sjell energji pozitive nxitëse njerëve, të cilat ushqejnë,në vijueshmëri, arritjen dhe suksesin.

Pra, në këtë kontekst, kemi të bëjmë me shfaqjen etendencës : Kapërcim i gjënd jes së arritur .

Kokëfortësia sugjeron /të mos shkelësh/mbi fajin e dikujt!/Besohesh,/ ndaj mos më kërko,/ më shumë se ç je.../ E vërteta

zgjuarKjo shprehësi e emocionantes është gjithëpërfshirëse për

d rejt im e të t illa të veçu ara si: arsim im i, ku ltu r im i,profesionalizmi e tjerë. Arsyeja , në këtë kuadër, lot rol tëmadh për ecurinë dhe zbatimin e synimit , i cili trasformohetnë një qëllim prioritar.Kam zbuluar /se dashuria ime për ty/ është po ashtu e vjetër , /

si vetja ime...Në arritjen e kësaj lozin rol dhe aktivizimi i të gjitha

p roceseve volitive të ind ivid it, në form im e sipër si:vullneti, emocionet, efektet, afektet e tjerë.

Kështu/besimi i domosdoshëm: ekzistencë njeri...Pra , si rrjedhojë, gjithmonë një temperament dhe një

karakter i tillë nuk kënaqet me atë që ai ka arritur. Ky ështësensi i pozitivitetit. Natyrisht, kjo është përcaktuese dhe edrejtë në ligjin veprues të arsyes dhe bind jes shkencore:Synimi, rrugëtimi në këtë synim, trajtat , format, procedimi,larshmëria. Pra kjo kërkon përgatitje të larmishme. Kjoargumentohet me arritjen në edukimin shumëkulturor dhepoliprofesional.

Page 6: Bajram Demaj

6

BAJRAM DEMAJ

Qëllim i i m irë , i cili rroket d he p ërhap et nëmirësinë totale, është arritja e një stadi niveli për shërbesë,i cili që kërkon një pozicionim kërkimi të studiuar.

Njeriu nuk duhet të notojë kurrë në vetëkënaqësi, pasihumbet sensin dhe shpleks synimet.

Ndaj duhet, sipas arsyes , të orientohet më së miri ngaarritja: Të luftoj për rritjen e nivelit, duke u nisur nga idejarealizatore: Teori + praktikë= sukses! , një ide tashmë eprovuar dhe shumë e suksesshme.

Unë lagem/ në të njëjtin shi,/si të tjerët./ Thahem ndryshe!/Unë nuk kam armiq./ Kam jo miq

Duke rritur kërkimin dhe duke studiuar përvojën e mëtë mirëve në këtë p lan , si d he duke e kombinuar mesynimin vetjak, me përvojën vetjake, arrin në këtë objektivtë vënë para vetes, duke deklaruar ndjenjësisht:

Unë jam zot i fatit tim:/ Jam kapiten shpirti!Libri poetik Jeta dypolshe , në këtë aspekt, shpalos

vlerën individuale të krijuesit Bajram Demaj.

Gjirokastër, Albania qershor 2013

Page 7: Bajram Demaj

7

Jeta dypolshe ...

* * *

As jeta,as vdekja

s më frikson,të desha

deri në fund të kohës...Koha dhe jeta

varen nga vullneti im,nga dëshira ime,e varur nga ty,

pasi jam bërë skllavi Helenës së Trojës

Page 8: Bajram Demaj

8

BAJRAM DEMAJ

U bëfshim, oj dritë e bardhë,dy trupa e një shpirt...!

ZGJEDHJA IME

Jetoj jetën e zgjedhur,udhëtoj nga një vend

në vendin tjetër,nëpër aeroporte

me shumë miqvalixhen përplotme libra poezie,shokët shprehen

çiltërsisht:Ti je plotësisht i çmendur .

I flak tutje, pa përshtypje,fjalët e tyre boshe,qesh e buzëqesh,me këtë pakuptimësi;për shpirtin tim të pasionuar,dashuruar përherë me librin,kjo më bën mirë...,E vërtetë, kam probleme në jetë,

Page 9: Bajram Demaj

9

Jeta dypolshe ...

por ia vlen,pasi kam aq shumë kënaqësi,po ashtu...

Dielli lind në mëngjes,sikundër dhe në shpirtin tim

lindin pasione të reja,çdo ditë e re, për mua, një fat i ri,një kënaqësi e re, ëndërrimtareRealiteti me të vërtetë tmerrues,

me maskën e tijprej Ëngjelli

dhe në shpirt djall...Ejani, në udhëtime me mua

Libri pasioni i vetëmdhe i fundit imi ...

Page 10: Bajram Demaj

10

BAJRAM DEMAJ

DASHURI INTERESANTE

Ti e di, më pëlqenshumë të flas,me veten time.

Kam gjetur te vetjaqenien më interesanteekzistuese.Mund të kem frikëndonjëherë,

se me mungon lëndapër bashkëbisedim,

por, e pat, mori fund,tani po hesht.

Është për ty,flas aktualisht,për ty,flas përjetësisht...Për ty,tema më interesante,bashké me mua,më interesantin e njerëzve .

Sa keq !Sepse s jam,veçse një njeri interesant,kurse ti,

Page 11: Bajram Demaj

11

Jeta dypolshe ...

je tema më interesantenë këtë botë.

Ti e di ?Kam zbuluar një tekst primitivtë një date të vjetër,hyjnisht të re.Kam zbuluarse dashuria ime për tyështë po ashtu e vjetër,si vetja ime...

Page 12: Bajram Demaj

12

BAJRAM DEMAJ

I PAFAJSHËM

Jeta, gjuhë e huaj,të gjithë njerëzit

e shqiptojnëgabimisht...Dashuro,dashuro,

çmendurisht,dashuro sa më shumë,

sa të mundesh.E nëse të thonë

është mëkat,dashuro mëkatin tënd

Do të ndodhë çudia: Do të jesh i pafajshëm...

edhe sikur në ferrtë të përplasin,

me keqdashje

Page 13: Bajram Demaj

13

Jeta dypolshe ...

JETË SEKRETE

N ganjëherë një qetësie domosdoshme,në raport me jetën timenga kjo qetësie merr forcën.Dhe sikur të doja të flisja,më duhej patjetër të heshtjasaktësisht,se çfarë më interesonmë shumë,në një kuptim të thellëCakton jetën time,si duhet të jetë ajo,kryekëputnjë keqkuptim,në raportin me cilindo,të kishte të drejtënë intimitetet e mia(nëse mundesha të urojat i jepja këtë të drejtë).E d i, përse s kam dashurasnjëherë,t i jepja iluzione intimeDikujt?Saktësisht,sikur mos të ishte

Page 14: Bajram Demaj

14

BAJRAM DEMAJ

një keqkuptim,s do të isha, unë,i vetëdijshëm.Kjo, vetëmirësipër ne të dy.Sigurisht mundemta kuptoj,kjo të lëndon,ose do të duket e çuditshme,të mos të dish më shumë,sesa e dashur nga një person,me siguri shumëpërvojashnë brendësinë e tij.Por i lëmë gjërat,ashtu si janë...,t i ngacmojme nesër,kur të shëtisimnë vendet plot magjime tramvaj ..

Page 15: Bajram Demaj

15

Jeta dypolshe ...

DOMOSDOSHMËRI JETE

Jeta s është,veçse një domosdoshmëripër ta konsumuar atë,e tmerrshme,e pamposhtur,domosdoshmëri...As thesaret,as pasuritëe të gjithë botës,s mund ta qetësojnëshpirtin e njeriuttë zaptuar,herë pas herë,nga nënae të gjitha të këqijave :Mërzitja .

Nëse njëri prej nesh,do të fillonte

të përbuzte jetën,do të ishte:

Një marrëzi e madhe,pasi përkufizohet:

Një përbuzjepër vetveten.

Page 16: Bajram Demaj

16

BAJRAM DEMAJ

Të gjitha pasionet e njeriut,si dëshira për udhëtime,për poezinë,muzikën,artin,letërsinënë përgjithësi,një problem për modën,për një veturë të bukurapo për të dominuarmbi të tjerët:veçse pasionepër të qetësuarshpirtin e mjerëe të tmerrshëm të njeriu tpor gjithashtu mënyra të ndryshmepër të kërkuar,ku është fshehur lumturia .

Page 17: Bajram Demaj

17

Jeta dypolshe ...

PASIONET

Sa keq !Gjithmonë mbretëronmërzitja dhe trishtimi.Disa ndjekin virtytin,

inteligjencën,apo artin ...

Tjetri mashtron dhe shkelme këmbë popullin e tij

e popuj të tjerë me një armë të padukshme

fshehur në shpirtin egërzi,prodhues mllefi ..

Po këto dhe ashtu janëmënyrat e tyre të pasionit

konsumim i mirë,harbues i jetës së tyre...

Por lutemi për pasionet e miratë mbretërojnë Globin,

të marrin shembullnga Klintonët e mëdhenj!

Pa pasionet e mirajeta do të ishte tmerr,

një ferr i madh,edhe për shtetin tim

Page 18: Bajram Demaj

18

BAJRAM DEMAJ

më të ri të EvropësKosovën ,sepse pasionet e bëjnë jetëne njeriut të bukur,në përgjithësi,kurse arsyejae bën vetëm sa të zgjasë.Dijeni profecinë time,ndoshta të prodhuarnga një njeri i vogël:Fundi i pasioneve = fundi i jetës!Gjithsesi të gjitha rrugët,që merr njeriu, të çojnënë të njëjtin destinacion...

Page 19: Bajram Demaj

19

Jeta dypolshe ...

ELEMENTËT

Dy elementë kryesorënë shpirtin e njeriut:Besimi dhe arsyeja.Pa njëra tjetrën,s mund të marrin frymë.Një njeri i arsyeshëm,nëse s ka besim,se i takonarsyeshmërisë,kalon në absurd,në çrregullim nervor.

Kështubesimi i domosdoshëm:

ekzistencë njeri...

Page 20: Bajram Demaj

20

BAJRAM DEMAJ

DY KRAHËT

Fitoret,gëzimet,sukseset,ndahenme miqtëdhe armiqtë.

Të parëtgëzohen,Të dytët

armiqësohenmë shumë...

Jeta dypolshe ...

Page 21: Bajram Demaj

21

Jeta dypolshe ...

...ÇDO ÇAST,

Shën Valentins është

vetëm një ditë,një datë,

një ngjarje.Shën Valentin,

s do të thotëkujtimi i vetëm një dite.

S janë as puthje të zjarrta,sikur duan të vulosin,

të konkurrojnëdomethënien

e një ndjenje të shenjtë.As seks i shfrenuar,

kurorëzim i një detyrimitë ndjenjës sublime.

Shën Valentinështë sa herëi drejtoheni

një zemre tjetër,gjysmës tuaj ;

ndjeni se ajo zemërju përket.

Shën Valentin ështëdhe kur, pas një zenke,

duke dalë nga dera,

Page 22: Bajram Demaj

22

BAJRAM DEMAJ

me zë të zbutur thua,se po e pret,

si çdo ditë puthjene përqafimin.

Edhe kur, pas çdo zënkekthen kurrizin në shtrat,

e, ndërsa natën,këmbët kryqëzohen

si pa dashur ,për të thënë

fatbardhësisht:Qetësohu, zemër!

Unë jam dhe do të jem,Gjithmonë, shpirti yt!

Është edhe, kur shpesh,për të arritur zemrën time

të duhet të kaloshnëpër rrugica të errëta

me stuhi,por s dorëzohesh

se ia njeh kapriçot asaj.Është edhe paqja,

pas një stuhie dashurie.Shën Valentin është

edhe kur zemra të dhemb,nga mungesa e dikujt.

Page 23: Bajram Demaj

23

Jeta dypolshe ...

Shën Valentinështë çdo ditë,

çdo çast, çdo minutë!Dashuri do të thotë:

Të japësh e të marrësh,atë ndjenjë sublime

buruese nga gjoksi i Zotit.

PËRKUFIZIMI IM

Duajeni veten,t ju duandhe të tjerët!Nëse s do të respektonindjenjat tuaja,mos prisni:Dashuriatë bëjë mrekullira!

Page 24: Bajram Demaj

24

BAJRAM DEMAJ

E VËRTETA ZGJUAR

Është e dhimbshmetë të motivojnë të keq ,

të quhesh kështu,kur nuk je!

Mund të përjashtohetsi rastësi ironike,

për të mohuare për të pranuar

çdo rregull praktik,si të njëjtë!

Shpërbëhet fakti,nëse përqafohetinteresi i dobët,

për ta shitur lirë atë!Qesharake zgjedhja,

sa e ndyrë...!Kokëfortësia sugjeron

të mos shkelëshmbi fajin e dikujt!

Besohesh,ndaj mos më kërko,më shumë se ç je...E vërteta zgjuar

Page 25: Bajram Demaj

25

Jeta dypolshe ...

PËRKUSHTIM

Përcaktimi,ndjesia dhe emocionivaren nga Ti!Pafajësia të adhuron,jo për t u mburrur,po për të dhuruardiçka pozitive nga vetja,në mënyrëtë pasurimit akomamë shumë shpirtërisht!Ky, shembulli dhe arritjatë cilën duam,ta quajmë përkushtim!

Page 26: Bajram Demaj

26

BAJRAM DEMAJ

BUZËQESH SËRISH

Kush humbetpër të kërkuar,nuk ndjehetas i fyer,as i frikësuar.

Nuk ka rëndësikush të zhgënjeu,apo kush të rrëzoi,

rëndësi ka kush të bëritë buzëqeshësh sërish....!

DURIMI VULLNETI

Përkulshmëriadhe Dashuria e pamatë,e vetëdijëshme ndaj Zotit( I paçim Uratën! )përbëjnë thelbine karakterit tim.

Page 27: Bajram Demaj

27

Jeta dypolshe ...

ARSYEJA E VËRTETË E LUMTURISË

O Zot,sa mirënjohës të jam,

pasi më ke mësuart i dua njerëzit,

ashtu siç e dua veten;më ke kultivuar në shpirt

durimin,mëshirën, faljen

Më ke mësuarmë shumë ta gjykoj veten,

se sa të gjykoj njerëzit !Eh, ç thënie të dala nga shpirti !

Personi i parë,të vjen në mendje,

sapo zgjohesh në mëngjes:arsyeja e vërtetë e lumturisë,

ose e dhimbjes tënde të pashërueshme...

Page 28: Bajram Demaj

28

BAJRAM DEMAJ

NJË ZBËRTHIM

H ipokrizia,defekti negativ,i urryernë karakterin e njeriut...,e gëzonatë fatkeqësisht...Hipokriziabën njeriun të qeshë,kur s i pëlqen të qeshetKur s ështëe pëlqyshme diçka,të hedh dorën në qafë,kur përbrenda të urren,dëshiron të të marrë shpirtinTë buzëqesh,të komplimenton,përparapër të të sharë,pas shpine Më e rrezikshmenga nënae vet:Tradhtia

Page 29: Bajram Demaj

29

Jeta dypolshe ...

LUFTA E MADHE

Eh, Lufta e madhe e përleshjes,e lë shtetin me tri Armata:Armatë të gjymtuarish,Armatë vajtuesish,Armatë hajdutësh

Drejtësiatentohet të korruptohet

nga pasioni politik!Sa e turpshme,antipatriotike,

të mos e thuash të vertetën,qoftë mbi Presidentin,ose mbi cilindo tjetër.

Sinqeritetis shkruhet as në letër.

*Mos mendo se paratë bëjnë gjithcka, se, një ditë, dopërfundosh, duke bërë gjithçka për para.

Volteri

Page 30: Bajram Demaj

30

BAJRAM DEMAJ

JETOJE JETËN

Dobia e jetëss qëndronnë kohëzgjatjen e saj,por në mënyrën,sesi e jeton atë.Një njeri mund të jetojënjë kohë të gjatë,edhe pa jetuar aspak.Kujdesu për jetën,sa je gjallë,është në vullnetin tënd,jo në numrin e viteve të jetuar...Jetoje jetën me dobinë e saj

* * *

N uk ka rëndësi sesa e ngushtë është porta, sesa e ngarkuar me ndëshkime është jeta.... Unë jam zot i fatit tim: Jam kapiten shpirti!!

Page 31: Bajram Demaj

31

Jeta dypolshe ...

PRONA E VËRTETË

N uk ështëpër të ardhur keq

se njeriu lindi,ose vdiq,

se ka humbur paratë.....,shtëpinë,pronën.

Të gjitha këto,s i përkasin njeriu t.

Por, për të ardhur keq,kur njeriu humbetDinjitetin Njerëzor,

Pronën e tij të vërtetë!

Page 32: Bajram Demaj

32

BAJRAM DEMAJ

SA BUKUR !

Asgjë s është e rremenë këtë jetë,Hëna ndryshon shumë faqe,katër stinë,E kthenditën në natëPoetët shpërthejnëpër dashurinë !Sa bukurtë falësh,kur ke mundësitë ndëshkosh..Sa bukurtë heshtësh,kur ke mundësitë flasësh...

Sa bukurtë buzëqeshësh,

edhe kur mërzitjata ka kapluar

zemrën tënde!!

Page 33: Bajram Demaj

33

Jeta dypolshe ...

LOT I NDARJES

Ja di dhimbjestë gjitha shkallët;Ja njoh peshën:

Artit,Bukës,

Hekurit.Por ...më shumë

më dhëmb,loti i ndarjesme të gjallët,

sesa loti i ndarjesme të vdekurit!...

Page 34: Bajram Demaj

34

BAJRAM DEMAJ

DËSHMI E PSHERËTIMAVE

N uk pretendojtë jem diçkapër gjithkëndDo të më pëlqentetë isha gjithçkapër dikë! ...Një dëshmi udhëtonmbi pëshpërimat,e shkruarme ngjyrën e heshtjes,e vulosurme lotët e mallit.

Niset nga këtu,drejt çdo vendi,

ku mund të jesh ti.Dëgjo pëshpërimat

dhe më kujto vrullshëm.

Page 35: Bajram Demaj

35

Jeta dypolshe ...

SHANSI I DYTË

Si mund të jetëdita ime pa ty?!!Shndërrohetnë hije nate...Lë gjurmë,kaq gjurmë....Si mund të jetëky dimër pa ty...?!!Si heshtja e ngrirë,e ngrirënë pasqyra të padukshme...Çfarë të të them më....?!!Koha ka ngrirëdhe fjalët kanë ngelurpa u thënë horizonteve!!Ç pret nga një botë,ku i mashtruari turpërohet,më shumë se mashtruesi?

.... Jeta na dhënkagjithmonë një shans të dytë

Page 36: Bajram Demaj

36

BAJRAM DEMAJ

PAKSA MORAL: JI

E sotmjas do të kthehet më,kurrë.Ji bekim,Ji mik.Inkurajo dikënd.Ndaj ca kohë,për t u përkujdesurpër dikënd.Fjalët e tuale të shërojnë,jo të plagojnë!

NJË THËNËSI PËR VETEN

Unë lagemnë të njëjtin shi,

si të tjerët.Thahem ndryshe!

Unë nuk kam armiq.Kam jo miq

Page 37: Bajram Demaj

37

Jeta dypolshe ...

(SHFAJËSIM)

Tani, po,ndihem e çliruar,

pasi unë i njoh mirë,të drejtat e gjithkujt,

parimetdhe etikat

Në momente të caktuaradisa mëkate të bardha

si kjo...e sotmja, momentale edhe më të mençurin

e çon, ndonjëherë, në terror

KATËR SENSET E JETËS ...

Të duash... Të vuash... Të luftosh... Të fitosh... Ai që dashuron, vuan gjithmonë...

Ai që vuan, lufton Dhe ai që lufton

gjithmonë fiton...Hidhe kartën e fundit

Page 38: Bajram Demaj

38

BAJRAM DEMAJ

LAPSI IM!....

I urti,i miri,

Lapsi im.Që fëmijë të desha

majëmprehtë.Shpulla nga Babai,

kam kujtim.Nga thyerjet,

mbaroheshe shpejt.

Sot, unë duatë të thyej dysh!....

Ç budallëqeshkruhen me Ty!

S mendojnëse po na qërrojnë sysh,

me të ashtquajturat POEZI.

I urti, i pafajshmi,Lapsi im!

Mos m u zëmëro,vërtet.

Thellë në shpirttë kam xhan,

po nganjëherë,rrebelohu dhe Vetë!...

Page 39: Bajram Demaj

39

Jeta dypolshe ...

NËSE

N ëse përpiqeshtë më ngushëllosh,konkurrencapranon çmimin e arsyes!...Të kesh një qëllimnë vetvete,përbën forcënmë të madhenjerëzore,si element motivues ... .Nëse të mungonmirësjellja,dije,

se Zoti të ka dënuar,se me mirësjellje,

mund të përmbysimedhe kolltukune një mbreti....

Përmendoret i rrënojnë të marrët dhe frikacakët!

Kush kursen fajtorët, dënon të pafajshmit .

N jeriu është i madh vetëm, kur mëson, se vërtetështë shumë i vogël ...

Bëjini dhuratë mungesën tuaj, të gjithë atyre që nukçmojnë miqësinë tuaj

Page 40: Bajram Demaj

40

BAJRAM DEMAJ

FLET ZEMRA

E vërteta është gjithmonë e hidhur,por çmohet për të vërtetëShpesh më mungojnë fjalëtdhe pse zemra flet...Muza humbet, diku,dhe kthehet prapë!...

NJË ZË I PAVDEKUR KURRË

N ë jetën tonë,mund të hyjnë shumë njerëz,por në shpirt,secili ka vetëm një njeri.Një njeri që u bën hije,

i eklipson të gjithë të tjerët.Një njeri i paharruar kurrë.

Një imazh që na ndjek kudo.Një zë i pavdekur kurrë...

(Kujdes, bir!)

Page 41: Bajram Demaj

41

Jeta dypolshe ...

PËRKUSHTIM SHPIRTI

Çdokush në jetëka një rreth të ngrohtë shoqëror....një rreth të ngrohtë miqësor...një rreth të ngrohtë familjar...,ndaj çdokush kaedhe dedikime të ngrohta !Ndaj, çdokush,le t ia dedikojë...,çka ndjen në shpirtpër shpirtin gjithkujt,në këto orë të paratë shndritshme,të këtij mëngjesi magjistarkëtë këngë të ëmbël...përcjellënga e madhja këngëtare dritë...

2013

Page 42: Bajram Demaj

42

BAJRAM DEMAJ

BALANCA

Kjo është,Jeta e përditshme,Pjesëza e madhe,

Momentete vogla,

pjesëz janë,harmonizimi i të tyre,

kërkon menaxhim,ndryshe,

kryekëputmund të prishet balanca,

për pasojë,Jeta s ka me kuptim!

Thonë që bukuria në ka injorancë, të velet. Mençuriaedhe po s ka pamjen, në mendje të ngelet....

Page 43: Bajram Demaj

43

Jeta dypolshe ...

VELJE NË SHPIRT

Fjala - cilësi e njerëzvetë fuqishëm...Harmonimidis Bukurisë së Trupitdhe Bukurisë së Mendjes!Poet, Mbret i intelegjencës,ty të mungon JETAme Mbretëreshën e intelegjencës!Po sikur, të jetosh bashkëme një Mbretëreshë,me siguri do të jetoshnjë jetë Poetikeme marramendje të pakrahasueshme,atëherë do të thuash i ekzaltuar:Jam velur në shpirt!

Nëse, s do të kishim gabimet tona, nuk do të gjenimkaq shumë kënaqësi në gabimet e të tjerëve!....

Page 44: Bajram Demaj

44

BAJRAM DEMAJ

EC, PRANË MEJE...

Mos ec pas meje, unë s udhëheq dot.

Mos ec para meje, se, mbase, s të nd jek.

Ec, pranë meje, dhe të bëhemi miq!...

KONTRAST

Kur lindim:shpirti është plak,trupi i ri.Kur plaket trupi,shpirti është i ri...Ç kontrast i ëmbël!

Page 45: Bajram Demaj

45

Jeta dypolshe ...

AH, JETA!

Përherëkam kërkuar vetminënë librat e mia,veshjet e mia të preferuara,filmat e mi,këngët e mia të admiruara, projektet e mia,shpresat e mia, ngjyrat e mia më të bukura .Oh, kur më propozojnëtë jetoj... çift!...Gjithçka e çdo dëshirë më fshihet,çdo ëmbëlsi, çdo shije e humb vlerën,në të vërtetë, nëse imagjinojmë se jemi dy, jetaplot mërzitje dhe kontrad iktëAh, jeta, të duket sikurvetëm një hap largje nga vdekja!...

Page 46: Bajram Demaj

46

BAJRAM DEMAJ

VIJIM I BUKUR PËRKUFIZIMI

Dashuria s ka nevojëpër festa.

Dashuria është festëvetë...,

festë e shpirtit...,e syve...,

e buzëve ...,e zemrave

për të vijuar tu tje

Page 47: Bajram Demaj

47

Jeta dypolshe ...

PA DHE ME ...

Fabulore

Pa para ?Jemi askush!Me para?Jemi mbretMe para?Është edhe Moda ?i thoshte një ditë Kaut Plak,Viçi i vetdhe harroi se një ditë lëkurën,do ta linte te kasapi peng,vetëm për 5 cent !Më në funddo të na lehtësohetshpirti,nga kjo peshë e tmerrshmee frikshmërisë,ndaj vdekjes!Lavdi Ty, o Zot !!

Page 48: Bajram Demaj

48

BAJRAM DEMAJ

FITUESI?!...

Karriera s është shefi,por bazohet në individualitet,

menaxhim, besim talent,mision, pasion

emocion dhe dashuri.Kush nuk e beson

e do një çantë pas vetes,për të mbledhur paratë

dhe për të buzëqeshur sërish!Kjo është ulja drastike

e cinizmit dhe varfërisë...!Një reagim, sa s ëshët vonë ,

për t u mësuar me të njëjtën ideÇorientimi arrin

në përmasa kundërshtimi,ku prapë fitues del shefi!...

Page 49: Bajram Demaj

49

Jeta dypolshe ...

EMËR

Zot,Ti je në zemrën time,je frymëmarja ime,Ndaj unë,ndihem gjithmonë i sigurt !!!Të falem Ty, o Zot,kurdo,ty të kisha bërë Emër!

Page 50: Bajram Demaj

50

BAJRAM DEMAJ

AJO QUHET: E NESËRME.....?!

Një dashuri e pastërzgjat përgjithmonë,kur zemrat e tyre frymojnë,morali i tyre pasqyron rrjedhshëm,fjalët e tyre shëndrisinnë fytyrat e njëri - tjetrit!..

*Sa do të dojadhe do të isha

njeriu më i lumture krenar në botë...

festën e PAVARËSISËtë kombit tim SHQIPTAR...

ta festoja në Ulqin, Plavë, Guci...të manifestoja e të brohorisja

në Prishtinë, Pejë,Gjakovë e Mitrovicë...

Të këndoja e të hidhja vallenë SHKUP,

Tetovë e Gostivar...;të më dilnin

lot mallëgjimi e krenarienë Çamëri, Filat e Igumenicë...

Page 51: Bajram Demaj

51

Jeta dypolshe ...

Sa do të dëshirojatë isha i pranishëmnë të githa trojet e amës,në të gjitha trojet SHQIPTARE,ku gjithë shqiptarët i thonë vetes:Jemi Kuq e Zi! ...

Dhe do të më diltenga shpirti e zemra...,nga dashuriadhe ATDHEDASHURIA,kjo fjalë e madhe...Sa e madhe qenka Shqipëria jonë!...Përse s qenka e madhe SHQIPËRIA?!...Po...po...Sa e madhe qenka SHQIPËRIA!...

Page 52: Bajram Demaj

52

BAJRAM DEMAJ

SHFAQE E DYBUKURIVE

Bukuria e jashtmemund të të magjepsi sytë,

mund të të mrekullojë mendjen,por vetëm bukuria e brendshmearrin të marrë kalanë e shpirtit.

Bukuria e jashtme mund të japë gjithçka,përveç lumturisë.

Lumturia i përket shpirtit,e shpirti s mashtrohet

nga lajkat e rëndomta të trupit.

Lumturia shëtit në oazet e bukurisë së shpirtit,Vende, të cilat askushdhe asgjë s i viziton,

përveç shpirtit të pastër e bujar!...Kurajë, me të cilën

i dhashë fund së djeshmes,më jep forcë të jetoj të tashmen,duke projektuar të ardhmen...

Page 53: Bajram Demaj

53

Jeta dypolshe ...

TË TË NDJEKË EMRI

I lodhur, i menduar!I heshtur, i penduar!I lodhur nga njerëzimi...i heshtur nga zhgënjimi...Them me forcë, o Zot!Te Ti, dihet, është kthimi!...

Mos më fal,kur të duhem,se pasivitetis më shikon natyrshëm!Mos kërko pafundësi nga kjo botë!Ajo s e zotëron as vetë,të ta japë edhe ty!?

Ik prej famës, që të të ndjekë nderi.Përgatitu për vdekjen,të të falet përjetësia.

Dështimi është thjesht një mundësi për të filluarpërsëri por, kësaj radhe, në mënyrë më të arritshmepër plusin.

Page 54: Bajram Demaj

54

BAJRAM DEMAJ

DËGJO PSHERËTIMAT

Një dëshmi,udhëton mbi pëshpërimat.E shkruar, me ngjyrën e heshtjes.E vulosurme lotët e mallit.Niset nga këtu,drejt çdo vendi , ku, mund të jesh ti.Dëgjo pëshpërimatdhe, më kujto.

Page 55: Bajram Demaj

55

Jeta dypolshe ...

E URTA, E MIRA

E vërtetë:Nëna,ajo që të vesh 9 muajnë zemrën e saj.Nëna - një emër,askush s mundta zëvendësojë.Nëna - stoikja,gjithmonë aty për ty.Nëna e jep jetën e sajpër ty.Nëna,e vetmja person femër,në jetën tënde,që mund t i besosh.

Page 56: Bajram Demaj

56

BAJRAM DEMAJ

PYETJE NËNËS

E kanë pyetur një nënë: Cili nga fëmijët

është më i dashur për ty ?Ajo s e vonoi përgjigjen:

I vogli,deri sa të rritet,

I sëmuri,deri sa të shërohet,

dhe ai,që është në udhëtim,deri sa të kthehet.... .

* * *

E Përkryera vishet me bukuri nga dashuria për të Papërkryerën... Vendimet e drejta vijnë nga përvoja, Përvoja vjen nga vendimet e këqija...

Page 57: Bajram Demaj

57

Jeta dypolshe ...

KUJTONI ...

Po ikiNdihem deri në palcë i dërmuar,më lodhi zhurma,më lodhi dhe heshtjaKur, si imazh të zbehtë,të më keni harruar,

kujtoni, veç një çast,se sa shumë ju desha!

* * *

Mos e detyro vetentë rrëmbesh momentin,por mësohu për të lënë gjurmë me fisnikërinëtënde!...

Page 58: Bajram Demaj

58

BAJRAM DEMAJ

FORCA E SAJ

S ka kënaqësi më të ëmbël,sesa të befasosh dikë,

duke i dhënë më shumë,sesa ai shpreson...

burrat duhet të braktisinpretendimet e tyre,

të pushojnë, mendimin,

sikur janë princat,të zotët të natyrës,

dhe t i lëshojnëvendin femrës,

pasi ajo është zoti i natyrës ,kupton natyrën.

natyra dëgjon këshillat e saj.

Femra, gjithçka për burrin,pa atë ai:

një shpirt kapriçioz,një fatkeq

që s mund të gjeje qetësi,dhe s ka asnjë vend

për t u strehuar.

Page 59: Bajram Demaj

59

Jeta dypolshe ...

LOGJIKE

Koha e humb logjikën,kur ti je shumë larg meje,nji vit më duket një shekull.Të dua më shumëse dashuria...E thënë ndryshe: të admiroj...

Kur notat e lumturisë të pushtojnë shpirtin, çdokëngë në jetën tënde ka një melodi unike..

Pritja është pengesa më e madhe për jetën. Në pritjetë së nesërmes, ne humbasim të sotmen!..

SA BUKUR!

Sa bukur është të falësh, kur ke mundësi të ndëshkosh... Sa bukur të heshtësh, kur ke mundësi të flasësh... Sa bukur të buzëqeshësh, edhe kur mërzitja ka kapluar zemrën tënde...

Page 60: Bajram Demaj

60

BAJRAM DEMAJ

Ç ËSHTË...

Ç është e këndshme,të jetë e rëndësishme,Ç ështëshumë më e rëndësishme,të jetë e këndshme...

EGOIZËM

Të gjitha Perandoritëkanë lindur,janë rritur,

kanë lulëzuardhe kanë rënë....

Perandoria personalevetëm EGOIZMI i parënë

Page 61: Bajram Demaj

61

Jeta dypolshe ...

E MIRA DHE TË MIRËT

Njerëzit më të mirëzotërojnë ndjenjën e së Bukurës,Guximin për të ndërmarrë rreziqe,Aftësinë për të thënë të Vërtetën,Kapacitetin për të bërë sakrifica...Ironikisht, virtytet e tyrei bëjnë ata të prekshëm.Janë ata që lëndohene shkatërrohen më shpesh...Duke bërë mirë,njeriu e arsyeton lindjen,ka me çka të dëshmojëse ka jetuar...

MOS...

Mos bini në dashuri, mos bini në dashuri ajo është një lojë e trishtuar, ku i mbyturi të mbyt...

Page 62: Bajram Demaj

62

BAJRAM DEMAJ

KUR?...

Dëshirat e njerëzvenë fillim ishin ushqimi

dhe strehimi,e tani kur mirëqenia u shtua,

dëshirat e njerëzvejanë: pushteti

dhe përçmimi...

Të jesh i (e) mirë,nuk fiton shumë nga mirësia jote,

thjesht s e meritojnëtë qëndrojnë

pranë saj!

Vërtet,sa pak të miraqë ka kjo botë,

por ngushëllimimë i madh i yni është

Kur, në të mirat e kësaj bote, dikush na renditsi pjesëtarë të saj!

Page 63: Bajram Demaj

63

Jeta dypolshe ...

DY TRUPA, NJË SHPIRT

Të kam e s të kam,të shoh e s të shoh,më shfaqesh e më humb,për këtë, ndoshta,të dëshiroj kaq shumë!

Të të lë, s mundem,s dua të të përkulem,për këtë, e dashur,e d i se të dua

Më del e s më deledhe kur s më flet,të flet shpirti,të flasin sytë

Edhe, kur jam vetëm,a e d i, se jam vetë i dytëU bëfshim, oj dritë e bardhë,dy trupa e një shpirt...?!

Page 64: Bajram Demaj

64

BAJRAM DEMAJ

VETËM VETJA

Të lindëshe pastaj të vdesësh:

Ky ështëABSURDITETI i Jetës

Vërtet, Rruga ime,është e imja,Rruga jonë,është e jona!

Mbaj mend,dikur mundesha

t u besoja njerëzve,u besoja fjalëve,

premtimeve të tyre,shtirjes se më donin,

pastaj ndalova.Ndalova, pasi e kuptova

se ishte një person i vetëmqë mund t i besoja

me të vërtetë...Ishte vetëm vetja!

Page 65: Bajram Demaj

65

Jeta dypolshe ...

VETËM PAK SI TY ....

Më linde me bekimin e dhimbjeve të tua,me buzëqeshjen e ëndrrës së bërë realitet ...Më bekove me të parën dritë ndriçuar,por jeta të fshehka gjithçka që të pret ....Lotin s ma deshe kurrë në sy,jetes m i dhe veç dritë mirësie.Gjunjëzuar sot para teje,si në lutje para një PERËNDIE ...

Jeta të hedh e të pret, sa herë do,por ti më mësove të mos rrëzohem...Dhe kur zhgënjimi të m i shkeli iluzionet,krahëmbledhur fatit të mos i dorëzohem ...Çdo ditë bekimin tënd marr,në sy, çdo sekondë më bëhet mburojë ...Rruga e fatit, shpesh na tradhtonnë udhëkryq pa shpresë s mund të më çojë ...Më mësove gabimeve t u dal përballë,të mos fshihem nga vetja e as nga të tjerët Se të strukur frikrave dhe fajeve,jetojnë veç të dobtit dhe të mjerët...Më mësove pabesimin,të mos e kthej të tillë,se jeta sfidohet me shikimet në sy ...Veten do ta quaj të zonjën, atëherë,kur të jem vetëm pak si TY ...

Page 66: Bajram Demaj

66

BAJRAM DEMAJ

Ditët trokasin,largohen ngadalë.Ato mbajnë brenda tyre çaste te bukurae më pak të bukura.Jetojmë përditë me shpresënpër të parë pranverën të shpërthejlu lesën tonë .Eh, një Mars mbushur me aromë kënaqësie,Një Mars me ngjyrimin më të bukur të luleve,Nje Mars me rreze drite e shpresë për shpirtintuaj...Një mars të rivallëzojë me mua!

Page 67: Bajram Demaj

67

Jeta dypolshe ...

ZEMRA E LOGJIKSHME

U zhvesha nga të gjitha armëtpër ty, o dashuri.Dinakërinë e fortësinë i vrava brenda vetes,siç zhduka sharmin e cinizmin.Lakuriq e bëra shpirtin,ndjenjë të gjallë e të tejdukshme.Sot kam ftohtë nga ky sinqeritet i thjeshtëe i pastër i venave të mia,në këtë botë të acartëzemrash të llogjikshme...

* * *Asgjë s është e rreme në këtë jetë,

Hëna ndryshon shumë faqe, katër stinë,E shndërron d itën në natë

Poetët të vargëzojnë për dashurinë !

Page 68: Bajram Demaj

68

BAJRAM DEMAJ

URTIA

*Të gjithë kemi nevojë për dikë që na vështron. Nëvarësi të llojit të vështrimit, me të cilin dëshirojmë tëjetojmë, mund të ndahemi në katër kategori. Kategoriae parë dëshiron vështrimet e një numri të pafund syshanonim. Kategoria e dytë përbëhet nga ata, të cilët përtë jetuar kanë nevojë për vështrimet e shumë syve tëtë njohurve. Është pastaj kategoria e tretë, kategoria eatyre, të cilët kanë nevojë të jenë përballë syve të njeriutmë të dashur. Dhe në fund është një kategori e katërt,më e rralla, ajo e atyre, të cilët jetojnë nën vështriminim ag jin a rë të p er son av e që m u n gojn ë. Jan ëëndërrimtarët

*Është një gabim i madh të ëndërrosh për vete mëshumë sesa duhet....dhe ta vlerësosh veten më poshtëse duhet!...

*Nëse një njeri më bind e më provon që mendojapo reagoj keq, do të jem i lumtur të korrigjohem, sepsekërkoj të vërtetën që nuk i ka bërë kurkuj keq. Ështëmarrëzi të këmbëngulësh në gabim dhe në injorancë...

*Më pëlqen kritika. Kritika është një art, por, ama,me një kusht, të jetë një kritikë e ftohtë, e logjikshme,pa pasion e analizuar mirë dhe e sinqertë

*Urrejtja nuk ndalet nga urrejtja, në asnjë kohe;u r r ejt ja p u sh on n ga d ash u r ia . Ky ësh të lig j ipërjetshëm...

*Janë dy elementë kryesore në shpirtin e njeriu t:besimi dhe arsyeja, të cilat pa njëra-tjetrën nuk mund

Page 69: Bajram Demaj

69

Jeta dypolshe ...

të ekzistojnë. Një njeri i arsyeshëm, nëse nuk ka besimse është i arsyeshëm kalon në absurditet, në çregullimnervor. Kështu besim i ësh të i d om osd oshëm p ërekzistencën e njeriut....

*E Përkryera vishet me bukuri nga dashuria për tëPapërkryerën...

*Është e sigurtë që bukuria dhe inteligjenca janë tëpandashme. Marshojnë me njëra - tjetrën dorë prej dorëpërjetësisht. Ku r një njeri është in teligjent, ka n jëparaqitje të bukur ose simpatike. Është pasioni i tëpërjetshmit.

*Poeti im i preferuar, Shekspir, thoshte: Më mirë ivarur, sa më shpejt, sesa i keqmartuar...!

*Vuajtja ime mund të bëhet arsyeja që dikush qesh,por buzëqeshja ime, nuk do të jetë kurrë arsyeja, sedikush tjetër vuan...

Page 70: Bajram Demaj

70

BAJRAM DEMAJ

Skicim

DOMOSDOSHMËRI PËR TË JETUAR

Fundi i pasioneve është fundi i jetës

Jeta nuk është veçse një domosdoshmëri për takon su m u ar a të, e tm er r sh m e, e p am p osh tu r ;domosdoshmëri që, as thesaret dhe as pasuritë e të gjithëbotës, s mund ta qetësojnë shpirtin e njeriut të zaptuar,herë pas here, nga nëna e të gjitha të këqijave: Mërzitja .Nësë njëri prej nesh, do fillonte e të përbuzte jetën, dotë ishte një marrezi e madhe, sepse është një përbuzjepër vetveten. Të gjitha pasionet e njeriut si dëshira përudhëtime, dëshira për poezinë, muzikën, artin, letërsinënë përgjithësi, një problem për modën, për një veturë tëbukur, apo për të dominuar mbi të tjerët, janë veçsepasione për të qetësuar shpirtin e mjerë e të tmerrshëmtë njeriut dhe gjithashtu mënyra të ndryshme për tëkërkuar lumturinë. Por sa keq!

Gjithmonë mbretëron mërzitja dhe trishtimi. Disandjekin virtytin, inteligjencën, apo artin ... Tjetri mashtrondhe shkel me këmbë popullin e tij e popuj të tjerë me njëarmë të padukshme. Po këto dhe ashtu janë mënyrat etyre të pasionit dhe konsumojnë jetën e tyre. Pa këtopasione jeta do të ishte tmerr dhe një ferr i madh, sepsepasionet e bëjnë jetën e njeriut të bukur në përgjithësi,kurse arsyeja e bën vetëm sa të zgjasë. Pra fund i ipasioneve është fundi i jetës ! Gjithsesi të gjitha rrugët, tëcilat merr njeriu, të çojnë në të njëjtin destinacion...

Page 71: Bajram Demaj

71

Jeta dypolshe ...

Skicim

VENDOSA TË JETOJ ÇDO MOMENT

Vura qëllime ndaj vetes. Disa i arrita, disa jo, pormë të shumtit i realizova. Nuk besoj që dola e humbur.Fitova përvojë dhe përfitova njohuri. Bëra gabime, disaishin të papërfillshme, ndërsa për disa të tjera pagovash tren jtë...! N d osh ta m u nd të gaboj p ërsëri, p ormësova të marr përgjegjësinë e veprimeve të mia dheu bëra më e fortë, si njeri! Mbylla krejtësisht disa kapitujtë jetës sime, shkruajta fund dhe, duke kthyer fletën,u lirova. Munda të rigjej qetësinë dhe prehjen, e cilamë kish munguar kaq kohë nga jeta ime... Ndryshovapërparësitë dhe ktheva interesimin tim në gjërat dhenjerëzit, të cilët vlenin të kishin vëmendjen time dheshumë shpejt pashë, se ky ndryshim më solli vetëmpërfundime pozitive. Hapa derën e zemrës dhe nxorajashtë njerëzit, të cilët nuk meritonin kujdesin tim dhe,duke mbyllur derën e zemrës, ndjeva lehtësim. Kishanë zemër njerëz të përzgjedhur, ata, të clët fituanvendin e tyre në jetën time, megjithëse kisha ngriturmu re të larta, zgjod hën d u ru eshm ërinë për të mëfitu ar ... N d onjëherë m ë d u kej vetja hakm arrëse,ndonjëherë isha e përhumbur dhe e ashpër, por ishteçmimi, të cilin duhej të paguaja të mundja të sqarojatë brendshmet e mia. Mësova të fal të tjerët, por

mbi gjithshka vetveten! U plagosa; nd jeva dhimbje.Nuk harrova, por fala. Lashë jetën time për një kohë

Page 72: Bajram Demaj

72

BAJRAM DEMAJ

të luhatej e pashfrytëzuar, ku unë isha një spektatoree thjeshtë, por më vonë u zgjova... E mora jetën timenë duart e mia dhe vendosa të jetoj çdo moment.Më pëlqen të udhëtoj edhe në fshatin më të largët, apoedhe në një vend krejtësisht të panjohur... Kam mësuartë zbuloj të papriturat e këndshme, të cilat na i faljeta, të dëgjoj duke buzëqeshur përrallëzat e jetës. (Kamm ësu ar të jem n jë d ëgju ese e m irë ). Thonë qëxhepshpuarit janë të pasur në ndjenja (e rrallë kjo ...).Fal dhurata tek ata, që dua, bëj të tjerët të gëzohen e tëqesh in . Ma p ësh tirosin lajkatarët m e të qeshu ragënjesh tare. N u k m ë p ëlqejnë th ikat p as shp ine(thashethemet), njerëzit, të cilët urrejnë, nuk kanë vendnë jetën time...

Kimete Rugova

Page 73: Bajram Demaj

73

Jeta dypolshe ...

GLI ELEMENTI

Due elementi principali ci sononell anima dell uomo :La fiducia e la ragione.Senza l una l altra,non possono respirare.Un uomo ragionevole,se non ha fiducia,perché gli appartienealla ragionevolezzapassa nell assurdoin disturbi nervosi.Cosil ind ispensabile fiducia :esistenza d uomo...

Page 74: Bajram Demaj

74

BAJRAM DEMAJ

LA MIA DEFINIZIONE

Amate se stessi che ti amino ed anche gli altri ! Se non rispetterete i vostri sentimenti, non aspettate :

L amore che faccia dei miracoli !

DEDICAZIONE

La definizione,la sensazione e l emozionesi dipendono da Te !L innocenza ti adora,non per elogiarsima per donarequalcosa positiva di te stessa,in modo checi arricchiamo ancoradi più spiritualmente !Questo, l esempio e il raggiungimentoil quale desideriamo chiamarededicazione !

Page 75: Bajram Demaj

75

Jeta dypolshe ...

VIVERE LA VITA

L utilità della vitanon rimanenella sua durata,ma nel modocome la vivi.Un uomo puo vivereper lungo tempo,ed anche senza vivere affatto.Abbi cura per la tua vitaquanto sei in vita,é nella tua volonta,non nel numero degli anni passati...Vivi la vita con la sua utilita...

* * *

N on ha importanzaquanta strettaé la porta,quantapiena di punizionié la vita....Io sono padrone del mio destino :Sono capitano dell anima !!

Page 76: Bajram Demaj

76

BAJRAM DEMAJ

THE REAL PROPERTY

Is not regrettablethat the man is bornor died,that has lost the money.....,the house,the property:.All of these, doesn t belong to the man.But it is regrettablewhen the man losesThe Human Dignity...:Its real property!

Page 77: Bajram Demaj

77

Jeta dypolshe ...

* * *

I know all the laddersof the pain;I know the importance:of the Art,of the Bread,of the Iron.But... morehurts methe tear of separationwith the livingthan the tear of separationwith the dead!...

THE LIFE HAS 4 SENSES

To love... To suffer... To fight... To win... He who loves suffer always... He who suffers, fights... And he who fights wins always...Throw the last card...

Page 78: Bajram Demaj

78

BAJRAM DEMAJ

MY PENCIL!...

The wise,the best

my Pencil.Since I was child I loved you

of the yeast sharpThe swipe from the father

I have in my memory.From the breakings,

you ended very soon.

Today I wantto break you into two!.....

What nonsenseare writing with you!They don t think thatare dazzling our eyes,

with the so-called POETRY.

The quiet, the innocent,My Pencil!

Really don t be angry.Deep in the soulyou are my love,but sometimes

you need to be in rebellioneven in your own!...

Page 79: Bajram Demaj

79

Jeta dypolshe ...

CONTINUITY

The love doesn t need for feasts. The love is itself feast..., feast of the soul... of the eyes... of the lips ... of the hearts... to continue further...

Page 80: Bajram Demaj

80

BAJRAM DEMAJ

PËRMBAJTJA

Shkallimi arritës, në vetvete, nisje në një rrugë të guxuar...................................................................... 3

* * * ........................................................................................ 7U bëfshim, oj dritë e bardhë,Dy trupa e një shpirt...! ........................................................ 8Zgjedhja ime ........................................................................... 8Dashuri interesante.............................................................. 10I pafajshëm ............................................................................ 12Jetë sekrete ............................................................................ 13Domosdoshmëri jete ........................................................... 15Pasionet ................................................................................. 17Elementët .............................................................................. 19Dy krahët ............................................................................... 20...Çdo çast, ............................................................................. 21Përkufizimi im ...................................................................... 23E vërteta zgjuar ............................................................... 24Përkushtim............................................................................ 25

Buzëqesh sërish ............................................................... 26Durimi vullneti ............................................................. 26Arsyeja e vërtetë e lumturisë .............................................. 27Një zbërthim ......................................................................... 28Lufta e madhe .................................................................. 29 Jetoje jetën ............................................................................ 30* * * .......................................................................................... 30Prona e vërtetë ...................................................................... 31Sa bukur ! .............................................................................. 32Lot i ndarjes .......................................................................... 33

Page 81: Bajram Demaj

81

Jeta dypolshe ...

Dëshmi e psherëtimave...................................................... 34Shansi i dytë .......................................................................... 35Paksa moral: Ji .................................................................. 36Një thënësi për veten ....................................................... 36(Shfajësim)............................................................................. 37Katër senset e Jetës ... ........................................................... 37Lapsi im!.... ............................................................................ 38Nëse .................................................................................. 39Flet zemra.............................................................................. 40Një zë i pavdekur kurrë ...................................................... 40Përkushtim shpirti ............................................................... 41Balanca .................................................................................. 42Velje në shpirt ....................................................................... 43Ec, pranë meje... ................................................................... 44Kontrast ................................................................................. 44Ah, jeta! ................................................................................. 45Vijim i bukur përkufizimi ................................................... 46Pa dhe me ... ........................................................................ 47Fituesi?!... .............................................................................. 48Emër ....................................................................................... 49Ajo quhet: E Nesërme.....?! .................................................. 50Shfaqe e dybukurive ............................................................ 52Të të ndjekë emri .................................................................. 53Dëgjo psherëtimat ................................................................ 54 E urta, e mira ....................................................................... 55 Pyetje Nënës ........................................................................ 56 * * * ........................................................................................ 56Kujtoni ... ............................................................................... 57* * * ........................................................................................ 57Forca e saj .............................................................................. 58Logjike ................................................................................... 59Sa bukur! ............................................................................... 59Ç është... ............................................................................... 60Egoizëm ................................................................................. 60E mira dhe të mirët .............................................................. 61

Page 82: Bajram Demaj

82

BAJRAM DEMAJ

Mos... ..................................................................................... 61Kur?... ..................................................................................... 62Dy trupa, një shpirt .............................................................. 63Vetëm vetja ........................................................................... 64Vetëm pak si Ty .... ............................................................... 65 Zemra e logjikshme ............................................................ 67Urtia ....................................................................................... 68Domosdoshmëri për të jetuar............................................. 70Vendosa të jetoj çdo moment ......................................... 71

Gli elementi ........................................................................... 73La mia definizione ............................................................... 74Dedicazione .......................................................................... 74Vivere la vita ......................................................................... 75* * * ........................................................................................ 75

The real property ................................................................ 76 * * * ....................................................................................... 77The life has 4 senses ......................................................... 77My pencil!... .......................................................................... 78Continuity ............................................................................. 79