22
Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” Tetovë Detyrë Projektuese Lënda :Biznes Tema :Banka Qendrore Punoi : Mentor : 13

Banka qendrore

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Banka qendrore

Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” Tetovë

Detyrë Projektuese

Lënda :Biznes

Tema :Banka Qendrore

Punoi :

Mentor :

Mars , 2011

13

Page 2: Banka qendrore

Përmbajtja1.Hyrja………………………………………………12.Funksioni i bankes qendrore.............................................23.Kuptimi i monedhës qendrore..........................................4 4.Funksioni i këmbimit(canbliare)......................................5 5. Funksioni i bankës së shtetit dhe i Administratave dhe shërbimeve publike................................................................76.Funksioni i emetimit të biletave bankare........................10

13

Page 3: Banka qendrore

1.Hyrje

Pothuajse kudo në botë sistemi bankar është I ndërtuar me dy nivele.Në nivel të parë qëndron banka qendrore dhe në nivel te dytë përfshihen të gjithë bankat të tjetra. Bank Qendrore është zhvilluar nga tipi universal i bankave, dhe janë të specializuara për emisionin e parave. Bankat qendrore janë themeluar sipas shembullit të "Bank of England"(1694) dhe "Banque de France"(1800). Bankat qendrore kanë lindur për ti mbrojtur bankat tregtare nga falementimi, kur ata ndodheshin në vështirësi likuide. Karakteristika e bankave qendrore është se qëllimi i veprimtarisë së tyre nuk është fitimi, gjë që i bën këto të dallohen nga institucionet e tjera. Banka qendrore kryen këto punë me rëndësi:1. bën emisionin e parave dhe të kredisë dhe është e vetmja bankë që ka të drejtë të bëjë emisionin e parave,të cilat paraqesin mjetin ligjor të pagesës në një vend ;2. zbaton politikën monetare-kreditore, e cila ka të bëjë me rregullimin e sasisë sëparave,varësisht nga qëllimet dhe detyrat e politikës ekonomike;3. kujdeset për likuiditetin ndërkombëtar, duke e përcjell vazhdimisht bilancin e pagesave. Bankat qendrore janë ndoshta rasti i vetëm në historinë e kapitalizmit, ku fitorja e monopolit mbi konkurrencën e lirë është absolute.

13

Page 4: Banka qendrore

2. Funksioni i bankes qendrore

Të gjitha bankat qendrore ushtrojnë si rregull disa funksione të caktuara duke i përfshirë edhe funksionin ekonomik dhe atë specifik. Bankat qendrore në vende të ndryshme kryen këto funksione bazë: -Banka qendrore ka të drejtën e emitimit të parasë, ajo plotëson nevojat e ekonomisë për para në dorë,sa herë që është e nevojshme. -Banka qendrore shërben si banka e bankave të nivelit të dytë, (bankave të kursimit, tregtare etj) -Banka qendrore shëerben edhe si banka e qeverisë. -Banka qendrore rregullon ofertën monatare. Rregullimi I ofertës monatare është një nga funksionet më të rrendësishme të bankës qendrore. Nëpermjet të kontrollit të ofertës monatare banka qendrore realizon një politikë të caktuar monatare duke ndikuar në nivelin e GNP, të paunësisë dhe inflacionit. -Banka qendrore ndërhyn dhe rregullon tregjet monatare. Ajo ndërhyn në tregje monatare edhe për qëllime të tjera, përvec kontrollit të ofertës monatare ajo kontrollon edhe normat e interesit, duke I mbajtur ato të ulta. Banka qendrore më e vjetër në botë është Banka e Suedisë, e krijuar që në vitin 1656, e ndjekur pak më vonë nga Banka e Londrës, e krijuar në 1694. Që atëherë, për më shumë se tre shekuj pothuajse çdo shtet ka krijuar dhe bankën e tij qendrore. Aktualisht, në botë ekzistojnë 175 banka qendrore. Për më shumë se dy shekuj, emetimi i monedhave nuk ishte monopol ekskluziv i bankave qendrore, ashtu siç është sot. Themeluesi i bankës Suedeze, Polmstruch dha idenë për skotimin e kambialeve tregëtare me bileta bankare, në vend të skotimit të biletës me monedhë prej metali të cmuar. Ato ishin impresionare dhe kalonin nga një dorë ne tjetrën dhe kështu shkallë –shkallë u shëndrrua në mjet pagese të pranushme ku më shumë përdoreshte në mardhëniet e shkëmbimit të mallrave duke zëvendësuar arin. Banka të ndryshme tregtare gëzonin privilegjin për të emetuar monedha në shtet apo zona të caktuara gjeografike, duke bërë që në një vend të vetëm të ekzistonin shumë tipe monedhash. Në vitin 1684 “debitori sovran” krijoji “Banken e Anglisë” e cila me anë të një dekreti mbretërorë mori të drejtë për të skotuar kambiale, për pranim të depozitave dhe për të emetuar bileta, por gjithmonë me kundërvlerën koresponduese në peshë të caktuar metali të çmuar. Kështu në vitin 1687 Banka e Anglisë siguroji me ligj monopolin e emitimit të biletave bankare nga shteti. Në SHBA, në vitin 1912, një vit përpara krijimit të "Fed", kishte 7355 banka që kishin të drejtë të emetonin dollarë. Për shumë dhjetëvjeçarë ka ekzistuar një debat i madh doktrinal që kishte përballë ata që mbronin idenë e një konkurrence të lirë në fushën e emetimit monetar (free banking) dhe përkrahësit e idesë së monopolit në fushën e emetimit monetar (central banking).

13

Page 5: Banka qendrore

,,Ligji mbi Bankën Kombëtare të Zvicrës’’ në artikullin 39 ,përcakton mënyrën eksplicite se : “monopoli i emisionit i përket Konfederatës” , dhe sipas këtij ligji Konfederata Zvicrane mund që ta ushtroj monopolin e biletave me anën e një banke që mund të jetë shtetërore, që duhet të jetë nën kontrollin e Konfederatës dhe ta ketë ndihmen e saj. Deri para Luftës së Dytë Botërore, pjesa dërrmuese e bankave qendrore ishin "shoqëri private". Kështu për shembull: Banka e Francës në vitin 1936 ishte një shoqëri private që drejtohej nga një asamble e përgjithshme aksionerësh, përfaqësues të 200 familjeve më të shquara të vendit. Historia fillon në SHBA, ku krizat e vazhdueshme të periudhës 1890-1907 hapën një debat shumë të madh "mbi domosdoshmërinë e krijimit të një banke qendrore". Në vitin 1913, në vijim të projektit të P.Warburg, të botuar në "New York Times" dhe "Annual Financial Review", të titulluar "A plan for a modified central bank", lindi Banka Qendrore Amerikane, ose "Fed" i sotëm. Ndërkohë, procesi më intensiv i nacionalizimit të bankave qendrore filloi mbas Luftës së Dytë Botërore, në 1946 në Angli, 1948 në Holandë e Gjermani, etj., duke i shndërruar bankat qendrore në "autoritete publike" që zhvillonin politikën monetare të shteteve të tyre. Paralelisht me triumfin e monopolit mbi konkurrencën, historia e zhvillimit të tyre tregon se gradualisht bankat qendrore u nacionalizuan, përfshirë këtu dhe vendet më liberale të botës, për të ardhur në 20 vitet e fundit, kur pjesa dërrmuese e tyre fitoi pavarësinë e plotë ndaj pushtetit politik Në tetor të vitit 1998 kushtetuta e R.SH në nenin 161 i jep Bankës së Shqipërisë të drejtën ekskluzve të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, pra të drejtën e emetimit. Lidhur me organizimin e emetimit të monedhës u shquan dy rryma që u bazuan: - E para ,në principin (shkallën e qarkullimit),ku si perfaqësues kryesor ishte D.Rikardo dhe sipas saj emetimi i biletave bankare duhej që të mbulohej 100% me ar, me përjashtim të një shume të vogël fillestare që do të mbulohej me bone thesari. -E dyta ,në parimin bankar. Këtu si përfaqësues kryesor është Th.Tooke i cili thot se qarkullimi i biletave bankare mund të tejkaloj rezervën e arrit, pa e mohuar këmbyeshmërinë e biletës në ar mbi kërkesën e “prurësit”.Domethënë se emetmi i biletave bankare vihej në funksion të nevojave reale për kredi.1

1 ,,Financat’’ Prof.Dr Sabahudin Komini

13

Page 6: Banka qendrore

3.Kuptimi i monedhës qendrore

Monedha qebdrore është ajo formë e monedhës e cila shërben për rregullimin e veprimeve ndërmjet bankave. Monedha qendrore përfaqëson një depozitë në llogari,që bankat e ndryshme mbajnë në bankën qendrore, e cila nuk mund të krijohet nëse nuk është e pranishme në veprimet e shitblerjes së titujve apo të skontimit. Sikurse monedha e zakonshme që nuk mund të krijohet pa pjesëmarjen e bankave tregtare, po kështu edhe monedha qendrore nuk mund të krijohet pa pjesëmarjen e saj. Njëlloj sikurse bankat tregtare që i mbikqyrin të gjitha veprimet e klientëve të tyre, ashtu edhe banka qendrore i mbikëqyr veprimtarinë e bankave tregtare nëpërmjet emitimit të monedhës, me anën e së cilës bankat tregtare “rregullojnë deficitin” e tyre të arkës. Banka qendrore nxjer në qarkullim edhe monedhën divizionare (monedhën metalike me metal të rendomtë). Ajo ka një vlerë reale që përcaktohet nga vlera e metalit (bakër,nikël etj). Ka edhe vlerë nominale ,faciale që shënohet në të, me të cilën pranohet dhe qarkullon në treg.

Insrumentet e politikës monatare

Instrumentet që përdoren në politikën monatare quhen direkte dhe indirekte.Instrumentet direkte përdoren kryesisht në vendet që janë në zhvillim, sepse ata janë të thjeshtë dhe nuk kërkojnë një treg financiar të zhvilluar, i cili mungon në këto vende. Ndërsa instrumentet indirekte përdoren kryesisht në vendet e zhvilluara, janë të shumtë dhe mund të ndryshojnë nga një vend në tjetër. Instrumentet direkte 1.Operacionet e tregut të hapur. Përbëjnë instrumentin më të rëndësishëm të bankës qendrore. Këto operacione përfaqësojnë shitjen ose blerjen e letrave shtetërore me vlerë (bonothesarit, obligacionet etj) në tregun e hapur. Kjo bëhet me qëllim që banka qendrore të zvogëloj ose të ris rezervat e bankave të nivelit të dytë. Këto letra me vlerë u shiten firmave, idividëve dhe istitucioneve financiare në tregun e hapur financiar. Shitja e letrave me vlerë pakëson rezervat e sistemit bankar. 2.Rifinancimi. Përfaqëson një instrument tjetër të bankës qendrore, i cili përfshin kredite bankare që banka qendrore u jep bankave të nivelit të dytë për nevojat e likuiditetit. Këto kredi njihen me emrin si kredia me SKONO (SHBA), kredia Lombard

13

Page 7: Banka qendrore

(Gjermani), Rifinancimi (Shqipëri). Rifinancimi ndikon në madhësinë e rezervave të bankave. 3.Rezervat e detyrueshme. Banka qendrore vendos një normë ligjore të rezervave që duhet të mbajë çdo bankë tregtare e cila quhet normë e rezervës së detyrueshme. Kjo i siguron asaj mundësinë e kontrollit të ofertës monatare. Cdo ndryshim i vogël i rezervës së detyrueshme çon në një ndryshim të madh në ofertën monatare.

Instumentet indirekte1.Konrolli i kreditit. Përfaqëson metodën më të thjeshtë për të kufizuar kreditë bankare dhe si rrjedhojë edhe ofertën monatare. 2.Kontrolli i normës së interesit. Përfaqëson instrumenin tjetër indirekt të përdorur nga banka e Shqipërisë , në kushtet e një tregu financiar të pazhvilluar.2

4.Funksioni i këmbimit(canbliare) Ky funkion përrmban:

- këmbimin e monedhës kombëtare në devizë(valutë) nga vetë banka qendrore, qofte edhe me ndihmën e bankave të nivelit të dytë;- ruajtjen dhe administrimin e rezervave monetare ndërkombëtare të domosdoshëm;- mbikqyrjen e ecurisë së kursit të këmbimit të monedhës kombëtare, që mundësisht të jetë i qëndrueshëm.

4.1 Nenfunksioni i këmbimit:Në periudha historike kritike, në disa vende, tregu i këmbimeve nuk mund të

funksionojë lirisht. Përkundrazi, këmbimet kontrollohen. Në rrethana të tilla është banka qendrore ajo që ka monopolin e këmbimeve, të cilën e ushtron në përgjithësi, nëpërmjet një zyre këmbimi, ku kalojnë të gjitha këmbimet e monedhës kombëtare me devizat e huaja (apo me disa nga këto deviza). Vetëm disa transaksione me pakicë e të një rëndësie të dorës së dytë. Për këtë qëllim, krahas bankave tregtare, pothuaj në të gjitha vendet, bankat qendrore u furnizojnë agjentëve ekonomik devizat që kanë nevojë, madje shpeshherë edhe me kushte me më shumë interes se sa bankat tregtare.Banka Qendrore edhe në sistemin apo regjimin monetar të kurseve fikse të këmbimit është prirur dhe angazhuar të garantojë këmbyeshmërinë e monedhës kombëtare në deviza me kurse fikse, apo brenda gërshërës së luhatjes së caktuar.Edhe brenda Sistemit Monetar Europian, vendet pjesëmarrëse kishin angazhimin për të „mbrojtur” vlerën e monedhës së bashkësisë. Natyrisht kur kërkohej apo shihej e 2 www.fi-ga.net/works.htm

13

Page 8: Banka qendrore

nevojshme. Për këtë qëllim, ato përdornin rezervat e tyre dhe bankat qendrore u bënin apel për ndihmë edhe bankave tjera qendrore, deri në atë pikë, ku ato vetë dhe simotrat e jashtme (etrangeres) çmonin se gjendja ishte bërë e papërballueshme dhe duheshin zhvlerësuar një apo disa monedha, apo duheshin rivlerësuar të tjera

4.2 Nënfunksioni i Administrimit të rezervave:Si rimineshencë e teorisë dhe epokës kur emisioni monetar ishte si rregull i

garantuar me një sasi metali të çmuar, pjesa më e madhe e bankave qendrore mbanin, si gjendje, një rezervë në ar, që shërbente si mbulesë për biletat bankare të vëna në qarkullim. Madje, disa prej tyre janë përpjekur dhe e kanë shtuar këtë rezervë. Franca për shembull, (në presidencën e DeGolit) kërkoi nga Sh.B.A. që sipas marrëveshjes së Breton Vuds-it, kishte marrë angazhimin solemn për të këmbyer në ar çdo dollar amerikan me kursin 35USD barazi me 1 flori, të zbatonte këtë marrëveshje, pra të këmbente në ar depopzitat franceze që dispononte në dollarë.

Në vitet 70 , kur tregjet e arit u liberalizuan, bankat qendrore ndërhynin edhe në treg për të prokuruar metalin e verdhë, natyrisht kur e gjykonin të dobishme. Kjo edhe për faktin se një fare „fetishizimi”për arin ishte disi një dukuri kolektive dhe bankat qendrore synonin për të patur një rezervë eventuale, që ndryshonte nga vendi në vend.

Në Francë , për shembull, kjo rezervë ishte më e madhe se sa në Gjermani dhe se sa në SH.B.A. Madje, në Francë po të analizosh aktivet e bilancit, vlera e aktiveve në ar ishte më e lartë se gjithë rezervat e tjera. Po kështu në një farë mase edhe në Itali, ndërsa në aktivet e Deutsche Bundesbank-ut, në vitin1990 këto rezerva zinin vetëm një të gjashtën e aktivit të saj.

Pas viteve 70, bankat qendrore mbajnë dhe administrojnë krahas arit edhe deviza të huaja, që i sigurojnë nga veprimet në tregun e këmbimit të valutave, mbasi ato kryejnë edhe „rivlerësimin” konservohen nga banka dhe në disa raste edhe nga shteti ( kur ai është aksioner i bankës qendrore apo beneficier i rezultateve) nëpërmjet disa organeve speciale me karakter shtetëror.

Në Angli, për shembull, që nga viti 1932 është krijuar „ Fondi i barazisë së këmbimeve”, kurse në Francë nga viti 1936 është ngritur dhe funksionon „ Fondi i qëndrueshmërisë së këmbimeve”. Gjithashtu, në SH.B.A. në vitin 1934 u krijuan „ Fondet e qëndrueshmërisë së këmbimeve që administrohen për llogari të shtetit nga Banka e Federal Reserves së New Yorku-t”.

4.3 Nënfunksioni mbi kurset e këmbimitSot, në përgjithësi zbatohet regjimi monatar i kurseve luhatëse, por edhe në këtë regjim nuk mund të themi se luhatja ëdhtë krejtësisht e lirë dhe pa kurfarë kufizimi e ndërhyrje. Ka disa kufij por që nuk bëhen publike. Praktikisht bankat qendrore e ushtrojn këtë nënfunksion, jo në mënyrë të hapur por disi sekrete. Nuk domethënë se bankat qendrore nuk ndërhyjnë absolutisht në treg për të ruajtur qëndrueshmërinë e kursit të këmbimit të monedhës kombëtare .p.sh në angli prej vitit 1932 është krijuar “fondi i barazisë se këmbimeve”, në France prej vitit 1936 është ngritur dhe funksionon “Fondi i qëndrueshmërisë së këmbimeve”, në SHBA në vitin 1934 u krijuan “Fondet e qëndrueshme të këmbimeve,

13

Page 9: Banka qendrore

që administrohen për llogari të shtetit nga Banka Federale Reserves se New Yorku-t”3

5.Funksioni i bankës së shtetit dhe i Administratave dhe shërbimeve publike Banka qendrore në të gjitha vendet si rregull kryen funksionin edhe si bank e shtetit dhe Administratave dhe shërbimeve publike. Domethënë, ajo mban llogaritë dhe në parim saldot që figurojnë në pasiv nuk mun dtë jenë debitore. Pra, mbajnë në thelb llogaritë e shtetit: të ardhurat, pagesat dhe lëvizjet e tyre.Në disa vende, si Franca, Gjermania, Italia, Spanja etj, janë Shërbimet e Thesarit ato që sigurojnë dhe administrojnë të ardhurat dhe shpenzimet, ndërsa banka qendrore kufizohet me regjistrimet. Në Angli, Thesari ka një llogari të vetme të hapur në të gjithë territorin, kurse banka qendrore është ajo vetë që siguron mbulimet (recouvrements) dhe pagesat.Në ShBA sistemi ndryshon mbasi edhe bankat private marrin pjesë në cirkuitin e fondeve të shtetit, pra mbajnë llogaritë e zbatimit të buxhetit,por thesari ka llogari të hapura edhe në emrin e vet në bankat e Rezervës Federale , ndërkaq atje ku ka nevojë për t’i centralizuar fondet i deponuar në banka të mëdha private, që thiren “depozituese të përgjithshme”, por ka edhe “depozituese speciale”. Me zbatimin e këtij funksioni, bankat qendrore financojnë edhe shtetin (deficitin e buxhetit) qoftë drejtpërdrejtë, qoftë tërrthorazi duke blerë në tregun publik (open market) titujt të emërtuar nga shteti, që përfaqësojnë edhe formën kryesore “ndihmës” që bankat e rezervës së ShBA-së japin Thesarit.Me këto ndërhyrje të financimit të drejtpërdrejt apo të tërrthortë-pra nëpërmjet lojës së blerjes së titujve të shtetit (bono thesarit,obligacione të thesarit etj.) bankat qendrore lujanë jo vetëm rolin e këshilltarit, por edhe të realizimit të emisionevepër llogari të shtetit. Gjithashtu, ndihmojnë për të zgjedhur kohën më të përshtatshme , datën dhe normën e interesit në funksion të tregut monetar e financiar, ecurinë e të cilit e ndjekin dhe e njohin mirë.

5.1.Banka qendrore merr pjesë edhe në administratën e borxhit publik:Ajo organizon edhe ankandet e bonove të thesarit dhe të letrave të tjera publike

me vlerë.Duke patur parasysh natyrën e titujve publike të emetuara nga Thesari, ankandet

organizohen zakonisht në afate javore apo mujore. Nënshkruesit-bankat, shoqëritë e sigurimit, shoqëritë e bursave- paraqesin ofertat e tyre më të mira me çmimet që ato mendojnë se ju konvenojnë në kushtet e tregut, në shumat që kërkojnë të blejnë, natyrisht mbrenda shumës globale të emisionit të caktuar nga nevojat e thesarit.

Duke zbatuar rregullat e konkurencës së lirë e të ndershme, procedura lejon zhvillimin e ankandit në kushtet më të favorshme për palët.

Zbatimi me përpikmëri i rregullave lejon, nga njëra anë shkallëzimin në kohë të ftesave për fonde që ka nevojë thesari dhe nga ana tjetër modulimin e rëndësisë në funksion të gjendjes së tregut dhe është ajo që shpall edhe fituesit si dhe yeldin.

3 ,,Financija’’ B.Jecic 1997 Zagreb

13

Page 10: Banka qendrore

Banka qendrore gjithashtu është e ngarkuar të përpunojë edhe bilancin e pagesave e të përcaktojë pozicionin me jashtë për llogari të shtetit. Duke qenë se bankat veprojnë si ndërmjetsuese për transferat me jashtë ato shërbejnë dhe si burim informacioni (gati unike) për përpunimin e rregullimeve me jashtë.

Veçanërisht me shfuqizimin e kufijve ndërkombëtarë për mallrat, duke filluar nga viti 1993 (Janar) me modifikimin e deklaratave doganore për eksport –importin e mallrave, marrëveshja e Masticht-it ka përcaktuar edhe detyra për të informuar lidhur me saldon e llogarive korrente të bilancit të pagesave si dhe të flukseve të kapitaleve që zënë vend të rëndësishëm në operacionet e marrëdhënieve me jashtë të vendeve të bashkësisë. Në këtë mes roli i bankave qendrore është relevant.

5.2 Objektivi kryesor i Bankës Qendrore:

Përcaktimi i objektivit kryesor të Bankës Qendrore ka evoluar, mbështetur në teoritë monetare që kanë mbizotëruar, sidomos, para dhe pas luftës së Parë Botërore dhe veçanërisht pas Luftës së Dytë botërore.

Për një kohë ka mbizotëruar mendimi se objektivi kryesor i Bankës Qendrore ishte ruajtja e stabilitetit monetar, domethënë sigurimi i qëndrueshmërisë monetare, që konsiderohej, faktor afatgjatë i rritjes ekonomike.

Pas luftës së Parë Botërore, veçanërisht pas krizës ekonomike botërore të viteve 1929- 1933, mendimi ekonomik kejnsijanist i përmbahej pikëpamjes se “arma monetare” u tregua e paaftë për të parandaluar krizën.

Por, post-kejnsijanistët James Tobbin, Franco Modigliani kontestuan tezën e viteve 1939, sipas së cilës monedha nuk ka aq rëndësi (n’importe pas de tout). Pëkundrazi, ata mbrojnë tezën se “monedha ka shumë rëndësi (importe beacoup)”. Kurse veçanërisht, pas Luftës së Dytë botërore mendimi ekonomik liberal e monetarist mbrojnë tezën se Banka Qendrore me politikën e saj, ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e çmimeve, pra në stabilitetin e çmimeve.

Në komentet mbi ligjin e Bankës Kombëtare Zvicerane, Leo Schurman, në veprën e cituar nënvizon, se: “ deri në vitin 1973, politika monetare synonte kryesisht të mbaje (të ruajë) stabilitetin e kursit të këmbimit. Dhe, më pas, i është akorduar një rëndësi, të paktën e barabartë, për të mos thënë më tepër “stabilitetit të çmimeve”. Pra, pbjektivi kryesor, i bankave i lë përfundimisht vendin jo më objektivit të stabilitetit të kursit të këmbimit e të stabilitetit monetar, por stabilitetit të çmimeve.

Në statutin e Bankës së Francës të vitit 1997, kur bëhet fjalë për përkufizimet e politikës monetare, pëcaktohet në mënyrë eksplicite se objektivi final është “stabiliteti i çmimeve”. Edhe për Bankën e Greqisë objektivi primar, sipas statutit, është stabiliteti i çmimeve. E njejta gjë, edhe per Bankën Qendrore të Italisë.

Ky evolucion, rreth objektivit kryesor të Bankës Qendrore është vërtetuar edhe në Shqipëri. Pas shndërrimeve demokratike të viteve 90-të, dhe pikërisht me ligjin mbi Bankën e Shtetit Shqiptar, në nenin 2, paragrafi e përcaktohej se B.Sh.Sh. “mban

13

Page 11: Banka qendrore

përgjegjësi për qëndrueshmërinë dhe rritjen e fuqisë blerëse të monedhës”, kurse nëligjin mbi B.Sh., të dhjetorit 1997, në nenin 3, paragrafi 1 përcaktohet në mënyrë të qartë, se: “objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është të arrijë dhe të ruajë stabilitetin e çmimeve”. Problemi i përcaktimit të objektivit kryesor është diskutuar gjërësisht në ambientet vendimmarëse dhe më gjërë dhe, në pëfundim bazuar në legjislacionin dhe përvojën e shumicës së vendeve të zhvilluara, u pranua objektivi I stabilitetit të çmimeve që sot, përgjithësisht, është dominues.4

6.Funksioni i emetimit të biletave bankare Në rradhë të parë, është emetimi i monedhës qendrore.Madje emetimi i monedhës qendrore përbën edhe funksionin kryesor të kësaj banke. Është e nevojshme të sqarohen dy çështje themelore: - Nga buron e drejta e emetimit të monedhës që përgjithësisht e gëzojnë Bankat Qendrore dhe sidomos ekskluziviteti që ato kanë në këtë fushë. - Çfarë përfaqëson termi monedhë qendrore?

6.1Ekskluviteti i Bankës Qendrore për emetimin e monedhës

Ekskluziviteti i bankës qendrore për emetimin e monedhës i ka rrënjët nga e drejta e vjetër që historikisht kanë pasur princat, monarkët absolutë, mbretërit, për të prerë (shtypur) monedhë metalike, që ishte një e drejtë ekskluzive e tyre, një e drejtë e “sovranit” dhe ky monopol me kohë kaloi në duar të shteteve moderne borgjeze, në luftë me vetë rendin dhe “zotërinjtë” feudalë. Në shek.XVII, kundrejt pamjaftueshmërisë progresive të metaleve të çmuara dhe për t’i bërë ballë zgjerimit të shkëmbimeve tregëtare dhe kredisë, disa banka filluan të

4 www.fi-ga.net/works.htm/

13

Page 12: Banka qendrore

emetojnë bileta bankare (bank notes) që me kohë morën fuqi ligjore për qarkullimin e lirë (pouvoir loberatoire legal). Në vitin 1655 themeluesi i Bankës Suedeze, Polmstruch dha idenë origjinale për skotimin e kambialeve tregëtare me bileta bankare, në vend të skotimit me monedhë prej metali të çmuar. Këto bileta përmbanin angazhimin e bankës për t’i dhënë prurësit, pa asnjë formalitet mbi kërkesën e tij shumën korresponduese të monedhës metalike. Këto bileta nuk përmbanin emrin e depozituesit të metalit të çmuar npranë bankës. Ato ishin impersonale dhe kalonin nga një dorë në tjetrën. Kështu u shndëruan shkallë – shkallë në mjete pagese të pranueshme në marëdhëniet e shkëmbimit të mallrave duke zëvendësuar arin. Në vitin 1684 “debitori sovran” krijoi “Bankën e Anglisë”, e cila nëpërmjet një dekreti mbretërorë mori të drejtën për të pranuar depozita, për të skotuar kambaiale dhe për të emetuar bileta “prurësit “, por gjithmonë me kundërvlerën korresponduese në peshë të caktuar metali të çmuar. Kështu, Banka e Anglisë siguroi me ligj në vitin 1687 monopolin e emetimit të biletave bankare nga shteti”. Ekskluzivitetin e emitimit të monedhës bankës qendrore ia jep shteti, sepse shteti ka të drejtën sovrane në këtë fushë. ,,Ligji mbi Bankën Kombëtare të Zvicrës’’ në artikullin 39, përcakton mënyrën eksplicite se :„ monopoli i emisionit i përket Konfederatës”.Dhe ajo- Konfederata Zvicerane – sipas këtij ligji mundf ta ushtrojë monopolin e biletave me anën e një banke që mund të jetë shtetërore, me ndihmën dhe nën kontrollin e Konfederatës.Ajo banka, ka për detyrë kryesore të shërbejë si rregullatore e tregut të parasë, të lehtësojë veprimet e pagesave e të praktikojë , në kufijtë e ligjit federal, një politikë krediti dhe një politikë monetare, në shërbim të interesave të përgjithshme të vendit. 5

Kushtetuta e R.SH. ( tetor 1998) në nenin 161i jep Bankës së Shqipërisë, si bankë qendrore, „ të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës „ të, pra të drejtën e prerjes së monedhës , të drejtën e emitimit. Ndërkaq, lidhur lidhur me organizimin e emitimit të monedhës u shquan dy rryma , dy shkolla që u bazuan: Epara, në principin apo shkollën e qarkullimit, me përfaqsues kryesor D.Rikardo.Sipas saj, emitimi i biletave bankare duhej të mbulohej 100% me ar, me

përjashtim të një shume të vogël fillestare që do të mbulohej me bono thesari dhe me ligjin e Peel-it të vitit 1844, Bankës së Anglisë iu akordua monopoli i emitimit , duke iu imponuar parimi i mbulimit të plotë me ar i njohur si corrency „ currency principle”. -Tjetra, në parimin bankar, me përfaqsues kryesor Th.Toke , që mbron tezën se qarkullimi I biletave bankare mund të tejkalojë rezervën e arit, pa mohuar këmbyeshmërinë e biletës në ar mbi kërkesën e „prurësit”. Praktikisht , emitimi i biletave bankare vihej në funksion të nevojave reale për kredi. Ecuria dhe përvoja, sidomos pas luftrave botërore, vërtetuan drejtësinë e shkollës dhe parimit bankar (banking principle) sipas të cilit, Banka e Anglisë, si Bankë Qendrore, mund të emitojë bileta bankare në funksion të „ nevojave” reale të kredisë, pra të nevojave reale të zhvillimit të ekonomisë.

5 ,,Financat’’-Prof.Dr Sabahudin Komoni 1986 Prishtinë

13

Page 13: Banka qendrore

Emitimi i biletave bankare, sigurisht, bën pjesë në funksionin e Bankës Qendrore, por në zhvillimin historik të sistemit bankar dhe evoluimin e qarkullimit monetar në botë, bilitat bankare nuk përbëjnë veçse një përqindje relativisht shumë të vogël të monedhës në qarkullim, sidomos, me zhvillimin e zgjërimin e përdorimit të monedhës llogari (skriptiuale) e të kartave elektronike plastike (debit kartë e kredit kartë). Në vendet e zhvilluara raporti (ratio) i biletave bankare në shumën gjithsej të monedhës në qarkullim nuk përfaqson më shumë se 10-20%, çka dëshmon për vendin dhe rolin që zë monedha llogari ( skriptuale) dhe ajo që funksionon nëpërmjet rrjetit elektronik ATM ( (debit kartë e kredit kartë). Thelbi i funksionit të emitimit që zbatojnë Bankat Qendrore sot përqëndrohen në emitimin e monedhës qendrore. 6

6 www.wikipedia.com

13

Page 14: Banka qendrore

Përfundimi

Bank Qendrore është zhvilluar nga tipi universal i bankave, dhe janë të specializuara për emisionin e parave. Bankat qendrore janë themeluar sipas shembullit të "Bank of England"(1694) dhe "Banque de France"(1800). Bankat qendrore kanë lindur për ti mbrojtur bankat tregtare nga falementimi, kur ata ndodheshin në vështirësi likuide.

Bankat qendrore në vende të ndryshme kryen këto funksione bazë:Banka qendrore ka të drejtën e emitimit të parasë;Banka qendrore shërben si banka e bankave të nivelit të dytë;Banka qendrore shëerben edhe si banka e qeverisë;Banka qendrore rregullon ofertën monatare.;Banka qendrore ndërhyn dhe rregullon tregjet monatare.

13

Page 15: Banka qendrore

Literatura e shfrytëzuar

,,Financat’’-Prof.Dr Sabahudin Komoni 1986 Prishtinë,,Financija’’-B.Jecic 1997 Zagreb

-Materiali është marrë edhe nga rrjeti i Internetit:

www.fi-ga.net/works.htm/www.wikipedia.com

13