4
Viti I, Nr. 4 Mujore Shkurt 2012 Në këtë numër do të lexoni: F.1- Kryetari i Bashkisë: “Do të punoj me përkushtim për të realizuar projektbuxhetin e 2012-ës. F.1- Deputeti i Skraparit z. Nasip Naço: “Do të jem gjithmonë mbështetës i realizimit të projekteve për Bashkinë Çorovodë” F.2 - Miratohet Buxheti i Bashkisë F.3 - Projektet prioritare të Bashkisë Çorovodë për vitin 2012 F.4- Festa e shën Valentinit në Çorovodë Numri 04 Shkurt 2012 Buletin mujor i Bashkisë Çorovodë Shtypet në 700 kopje . Shpërndahet falas. Së shpejti Web Site i Bashkisë Çorovodë Çorovoda. Qyteti ku ecim së bashku Buxheti i Bashkisë për vitin 2012, më shumë investime në rrugë, ujësjellës, lulishte e trotuare Miratohet edhe me votat e socialistëve buxheti i Bashkisë Çorovodë të gjithë këshilltarëve dhe të pranishmeve të tjerë (qytetarë), ishte se për herë të parë në projekt buxhetin e Bashkisë është planifikuar dhe për investime të disa projekteve, gjë e cila në këtë Bashki kishte vite që nuk ishte planifikuar. Nisur nga pyetjet e grupit socialist, grupi i punës dhe specialistët e tij kanë sqaruar në detaj investimet, të cilat do të bëhen mes të tjerave, në disa projekte si sistemimi i hyrjes së qytetit, rikonstruksioni ujësjellsit të lagjes “5 shtatori”, hartimin e projekteve të tjera etj. Më pas mbledhja e këshilltarve ka vijuar me diskutimin e këshilltarëve rreth problemeve të buxhetit dhe akomodimit të fondeve të parashikuar në këtë projekt buxhet. Në diskutimin e tij këshilltari Fatos Hasani i Partisë Socialiste ka kërkuar që në pikën dy të rendit të ditës si më e rëndësishmja në këtë mbledhje, siç është miratimi i projekt buxhetit i bashkisë për vitin 2012 të ketë diskutime, vërejtje e sugjerime. Në vijim të fjalës së tij këshilltari Hasani tha se : “Që në fillim përshëndes për investimet që keni planifikuar të bëni në projektet e përmendura dhe të detajuara në këtë projekt buxhet, për mua Bashkia është vënë në efiçencë, pra ka filluar të punohet prej stafit të saj”. Më së miri këtë e vërteton investimi i planifikuar për rregullimin e hyrjes së qytetit si dhe për projektet e tjera. Unë kam marë pjesë për shumë vite në këshillin bashkiak të këtij qyteti, por që deri tani nuk kemi arritur të investojmë në asnjë projekt, ndërsa ka sygjeruar për investimet në rrugën drejt varrezave, në urën e spitalit etj. Edhe diskutime të tjera të anëtarëve të këtij këshilli kanë sygjeruar dhe kanë aluduar rreth shpërndarjes të fondeve në këtë projekt buxhet, për të Socialistët e Çorovodës: “Ju përshëndesim për investimet që po bëni në qytetin tonë” SKRAPAR - Me 12 vota pro, një abstenim dhe dy kundër është miratuar nga këshilltarët e koalicionit si dhe këshilltarët socialistë projekt buxheti i Bashkisë Çorovodë për vitin 2012, takim që u zhvillua në mesditën e para disa ditëve në ambjentet e pallatit të kulturës “Riza Cerova”. Kryetari i këtij këshilli Luan Çuedari ka bërë prezent takimin, ndërsa ka pohuar për këshilltarët dhe për pjesëmarësit e tjerë (qytetarë), se për një pjesëmarje më të gjerë në diskutimin e projekt buxhetit të kësaj Bashkie është bërë dhe një lajmërim në kanalin e lirë të kabllorit të qytetit. Gjithsesi mbledhja e këshilltarëve është hapur me rendin e ditës: 1 - Projekt vendim mbi buxhetin e Bashkisë për vitin 2011. 2 - Projekt vendim mbi buxhetin e Bashkisë për vitin 2012. 3 - Projekt vendim mbi strukturën dhe pagat e administratës dhe institucionet vartëse të Bashkisë për vitin 2012. 4 - Ndihma ekonomike dhe të ndryshme. Projekt buxheti Ndërsa pika një, tre e katër kanë kaluar pa problem duke marë 100 % votat e 15 këshilltarëve, në pikën dy është ndaluar për të dëgjuar referimin e projekt buxhetit të Bashkisë për vitin 2012, përgatitur nga një grup pune specialistë të fushës ekonomike. Më pas këshilltarët që ishin të njohur edhe më parë me këtë projekt buxhet, kanë bërë pyetje dhe kanë kërkuar sqarime për shpërndarje e fondeve, gjë të cilën janë përgjigjur specialistë të fushave përkatës në delegimin e fondeve dhe përdorimin me racionalizim të taksapaguesve. Ajo që ranë sy të Sulo Gozhina cilën sërisht u është kthyer përgjigje nga grupi i punës dhe specialistë të tjerë të fushave përkatëse e në ndonjë rast edhe nga vetë kryetari i Bashkisë Nesim Spahiu. Edhe këshilltarët e tjerë të këtij këshilli përfaqësues të pozitës dhe të opozitës kanë diskutuar rreth projekt buxhetit të Bashkisë duke proçeduar gjithmonë në detaj për shpërndarjen e fondeve dhe investimet në projekte që qyteti i Çorovodës ka më akute. Votimi Nisur nga rëndësia e kësaj mbledhje siç është dhe miratimi i projektit të Bashkisë për vitin 2012, në votim kanë marrë pjesë të 15 antarët e këtij këshilli. Gjatë votimit buxheti është miratuar me 12 vota pro, një abstenim dhe dy vota kundër, duke ndarë në këtë mënyrë grupin me 5 këshilltarë të Partisë Socialiste në dy pjesë, dy pro, dy kundër dhe një abstenim. Në mbledhjen e këshillit të Bashkisë për miratimin e projekt buxhetit folën dhe Petrit Zeka, Aredin Bakiazi (kryetari i Partisë Demokratike të rrethit Skrapar), Bilbil Alimadhi, LSI-së, Muharrem Musabelliu, Përparim Harizaj dhe Anjeza Koroni kryetare e PS-së. Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Nesim Spahiu pas falenderimit të këshilltarëve për mirëkuptimin e projekt buxhetit duke e kthyer nga ky moment në një buxhet për t’u zbatuar më pas nga ai dhe stafi i tij tha se: “Buxheti i kësaj Bashkie do të zbatohet në përpikmëri duke zbatuar ligjet e shtetit dhe vendimet që janë marrë e do të merren nga ky këshill. Kryetari i Bashkisë: “Do të punoj me përkushtim për të realizuar projektbuxhetin e 2012-ës Menjëherë sapo ka përfunduar mbledhja e këshillit të Bashkisë Çorovodë, ku u miratua me 12 vota pro, buxheti i Bashkisë për vitin 2012, Kreu i kësaj Bashkie z. Nesim Spahiu dha këtë prononcim: “ Kisha bërë një lajmërim në kanalin e lirë të kabllorit të qytetit tonë për të marrë pjesë shumë prej qytetarëve të këtij qyteti me qëllimin e vetëm që ky projektbuxhet të merrte mendimet, vërejtjet dhe sygjerimet e përfaqësuesve qytetarë që do të merrnin pjesë.” Gjithsesi pjesëmarrja ishte e pranueshme, po ashtu edhe ato pak vërejtje dhe sygjerime, ndaj sapo buxheti i Bashkisë mori miratimin, unë falenderova të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim, këshilltarë dhe qytetarë, duke iu premtuar se së bashku do të punojmë për të realizuar të gjithë projektet dhe investimet e parashikuara në këtë buxhet. Ajo që dua të shtoj është se do të punoj për të realizuar këto impakte, bazuar në aktet ligjore të shtetit. Deputeti i Skraparit z. Nasip Naço: “Do të jem gjithmonë mbështetës i realizimit të projekteve për Bashkinë Çorovodë” Në një prononcim të tij të marrë nga stafi i gazetës “Bashkia Çorovodë” deputeti z. Nasip Naço, njëherësh dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës pohoi se: “ Përshëndes miratimin e buzhetit të Bashkisë Çorovodë për vitin 2012, përshëndes edhe të gjithë këshilltarët, të koalicionit dhe të opozitës që kanë votuar këtë buxhet, ku parashikohen shumë investime dhe impakte të tjera që do të realizohen me projektet e përgatitura nga stafi i kësaj bashkie”. Me këtë rast dua të shtoj se “Do të jem gjithmonë mbështetës i realizimit të projekteve për Bashkinë Çorovodë”, ndërsa dhjetëra projekte të tjera do të realizohen edhe jashtë këtioj buxheti për punësimin, ambjentin e investime të ndryshme në rrugë, energjitikë, ambjent etj, gjë të cilat do të sjellin edhe punësimin e shumë banorëve të këtij qyteti dhe rrethinave pranë tij. Këshilli i Bashkisë

Bashkia Corovode - Buletini Nr.4

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Buletini Nr.6 Bashkia Corovode ©corovodaonline.blogspot.com 2012

Citation preview

Page 1: Bashkia Corovode - Buletini Nr.4

Viti I, Nr. 4 Mujore Shkurt 2012

Në këtë numër do të lexoni:

F.1- Kryetari i Bashkisë: “Do të punoj me përkushtimpër të realizuar projektbuxhetin e 2012-ës.F.1- Deputeti i Skraparit z. Nasip Naço: “Do të jemgjithmonë mbështetës i realizimit të projekteve përBashkinë Çorovodë”F.2 - Miratohet Buxheti i Bashkisë

F.3 - Projektet prioritare të Bashkisë Çorovodë përvitin 2012F.4- Festa e shën Valentinit në Çorovodë

Numri 04 Shkurt 2012

Buletin mujor i BashkisëÇorovodë

Shtypet në 700 kopje.

Shpërndahet falas.

Së shpejti Web Site iBashkisë Çorovodë

Çorovoda. Qyteti ku ecim së bashku

Buxheti i Bashkisë për vitin 2012, më shumë investimenë rrugë, ujësjellës, lulishte e trotuare

Miratohet edhe me votat e socialistëve buxheti i Bashkisë Çorovodë

të gjithë këshilltarëve dhe të pranishmeve të tjerë (qytetarë),ishte se për herë të parë në projekt buxhetin e Bashkisë ështëplanifikuar dhe për investime të disa projekteve, gjë e cila nëkëtë Bashki kishte vite që nuk ishte planifikuar. Nisur nga pyetjete grupit socialist, grupi i punës dhe specialistët e tij kanë sqaruarnë detaj investimet, të cilat do të bëhen mes të tjerave, në disaprojekte si sistemimi i hyrjes së qytetit, rikonstruksioni ujësjellsittë lagjes “5 shtatori”, hartimin e projekteve të tjera etj. Më pasmbledhja e këshilltarve ka vijuar me diskutimin e këshilltarëverreth problemeve të buxhetit dhe akomodimit të fondeve tëparashikuar në këtë projekt buxhet. Në diskutimin e tij këshilltariFatos Hasani i Partisë Socialiste ka kërkuar që në pikën dy tërendit të ditës si më e rëndësishmja në këtë mbledhje, siç ështëmiratimi i projekt buxhetit i bashkisë për vitin 2012 të ketëdiskutime, vërejtje e sugjerime. Në vijim të fjalës së tij këshilltariHasani tha se : “Që në fillim përshëndes për investimet që keniplanifikuar të bëni në projektet e përmendura dhe të detajuara nëkëtë projekt buxhet, për mua Bashkia është vënë në efiçencë, praka filluar të punohet prej stafit të saj”. Më së miri këtë e vërtetoninvestimi i planifikuar për rregullimin e hyrjes së qytetit si dhepër projektet e tjera. Unë kam marë pjesë për shumë vite nëkëshillin bashkiak të këtij qyteti, por që deri tani nuk kemi arriturtë investojmë në asnjë projekt, ndërsa ka sygjeruar për investimetnë rrugën drejt varrezave, në urën e spitalit etj. Edhe diskutime tëtjera të anëtarëve të këtij këshilli kanë sygjeruar dhe kanë aluduarrreth shpërndarjes të fondeve në këtë projekt buxhet, për të

Socialistët e Çorovodës: “Ju përshëndesim për investimet që po bëni në qytetin tonë”

SKRAPAR - Me 12 vota pro, një abstenim dhe dy kundër ështëmiratuar nga këshilltarët e koalicionit si dhe këshilltarët socialistëprojekt buxheti i Bashkisë Çorovodë për vitin 2012, takim që uzhvillua në mesditën e para disa ditëve në ambjentet e pallatit tëkulturës “Riza Cerova”. Kryetari i këtij këshilli Luan Çuedari kabërë prezent takimin, ndërsa ka pohuar për këshilltarët dhe përpjesëmarësit e tjerë (qytetarë), se për një pjesëmarje më të gjerënë diskutimin e projekt buxhetit të kësaj Bashkie është bërë dhenjë lajmërim në kanalin e lirë të kabllorit të qytetit. Gjithsesimbledhja e këshilltarëve është hapur me rendin e ditës:1 - Projekt vendim mbi buxhetin e Bashkisë për vitin 2011.2 - Projekt vendim mbi buxhetin e Bashkisë për vitin 2012.3 - Projekt vendim mbi strukturën dhe pagat e administratës dheinstitucionet vartëse të Bashkisë për vitin 2012.4 - Ndihma ekonomike dhe të ndryshme.

Projekt buxhetiNdërsa pika një, tre e katër kanë kaluar pa problem

duke marë 100 % votat e 15 këshilltarëve, në pikën dy ështëndaluar për të dëgjuar referimin e projekt buxhetit të Bashkisëpër vitin 2012, përgatitur nga një grup pune specialistë të fushësekonomike. Më pas këshilltarët që ishin të njohur edhe më parëme këtë projekt buxhet, kanë bërë pyetje dhe kanë kërkuarsqarime për shpërndarje e fondeve, gjë të cilën janë përgjigjurspecialistë të fushave përkatës në delegimin e fondeve dhepërdorimin me racionalizim të taksapaguesve. Ajo që ranë sy të Sulo Gozhina

cilën sërisht u është kthyer përgjigje nga grupi i punës dhespecialistë të tjerë të fushave përkatëse e në ndonjë rast edhenga vetë kryetari i Bashkisë Nesim Spahiu. Edhe këshilltarët etjerë të këtij këshilli përfaqësues të pozitës dhe të opozitëskanë diskutuar rreth projekt buxhetit të Bashkisë dukeproçeduar gjithmonë në detaj për shpërndarjen e fondeve dheinvestimet në projekte që qyteti i Çorovodës ka më akute.

VotimiNisur nga rëndësia e kësaj mbledhje siç është dhe

miratimi i projektit të Bashkisë për vitin 2012, në votim kanëmarrë pjesë të 15 antarët e këtij këshilli. Gjatë votimit buxhetiështë miratuar me 12 vota pro, një abstenim dhe dy vota kundër,duke ndarë në këtë mënyrë grupin me 5 këshilltarë të PartisëSocialiste në dy pjesë, dy pro, dy kundër dhe një abstenim. Nëmbledhjen e këshillit të Bashkisë për miratimin e projekt buxhetitfolën dhe Petrit Zeka, Aredin Bakiazi (kryetari i PartisëDemokratike të rrethit Skrapar), Bilbil Alimadhi, LSI-së,Muharrem Musabelliu, Përparim Harizaj dhe Anjeza Koronikryetare e PS-së. Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë NesimSpahiu pas falenderimit të këshilltarëve për mirëkuptimin eprojekt buxhetit duke e kthyer nga ky moment në një buxhetpër t’u zbatuar më pas nga ai dhe stafi i tij tha se: “Buxheti ikësaj Bashkie do të zbatohet në përpikmëri duke zbatuar ligjete shtetit dhe vendimet që janë marrë e do të merren nga kykëshill.

Kryetari i Bashkisë: “Do të punoj mepërkushtim për të realizuarprojektbuxhetin e 2012-ës

Menjëherë sapo ka përfunduar mbledhja e këshillittë Bashkisë Çorovodë, ku u miratua me 12 vota pro, buxhetii Bashkisë për vitin 2012, Kreu i kësaj Bashkie z. NesimSpahiu dha këtë prononcim: “ Kisha bërë një lajmërim nëkanalin e lirë të kabllorit të qytetit tonë për të marrë pjesëshumë prej qytetarëve të këtij qyteti me qëllimin e vetëm qëky projektbuxhet të merrte mendimet, vërejtjet dhesygjerimet e përfaqësuesve qytetarë që do të merrnin pjesë.”Gjithsesi pjesëmarrja ishte e pranueshme, po ashtu edheato pak vërejtje dhe sygjerime, ndaj sapo buxheti i Bashkisëmori miratimin, unë falenderova të gjithë pjesëmarrësit nëkëtë takim, këshilltarë dhe qytetarë, duke iu premtuar se sëbashku do të punojmë për të realizuar të gjithë projektetdhe investimet e parashikuara në këtë buxhet. Ajo që duatë shtoj është se do të punoj për të realizuar këto impakte,bazuar në aktet ligjore të shtetit.

Deputeti i Skraparit z. Nasip Naço: “Do tëjem gjithmonë mbështetës i realizimit të

projekteve për Bashkinë Çorovodë”

Në një prononcim të tij të marrë nga stafi i gazetës“Bashkia Çorovodë” deputeti z. Nasip Naço, njëherësh dheMinistër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës pohoi se:“ Përshëndes miratimin e buzhetit të Bashkisë Çorovodëpër vitin 2012, përshëndes edhe të gjithë këshilltarët, tëkoalicionit dhe të opozitës që kanë votuar këtë buxhet, kuparashikohen shumë investime dhe impakte të tjera që dotë realizohen me projektet e përgatitura nga stafi i kësajbashkie”. Me këtë rast dua të shtoj se “Do të jem gjithmonëmbështetës i realizimit të projekteve për BashkinëÇorovodë”, ndërsa dhjetëra projekte të tjera do të realizohenedhe jashtë këtioj buxheti për punësimin, ambjentin einvestime të ndryshme në rrugë, energjitikë, ambjent etj,gjë të cilat do të sjellin edhe punësimin e shumë banorëvetë këtij qyteti dhe rrethinave pranë tij.

Këshilli i Bashkisë

Page 2: Bashkia Corovode - Buletini Nr.4

GAZETA E BASHKISË ÇOROVODË2 EKONOMI

Për herë të parë në 20 vjet Bashkia Çorovodë investon rreth 100 000 000 lekë nga të ardhurat e mbledhura nga taksapaguesit

 PROPOZOJME : 1. Të miratohet buxheti për të ardhurat dheshpenzimet për vitin 2012,si më poshtë: TË ARDHURAT në 000/lekë

Mbështetur në ligjin nr. 9936, dt.26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetornë Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 8652 datë31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin eqeverisjes vendore” (i ndryshuar), ligjit nr. 10487datë 05.12.2011 “Për buxhetin e vitit 2012”, nëVKM nr.1619 datë 02,07,2008 ”Për klasifikimine funksioneve, grupimin e njësive të QeverisjesVendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve tëpagave të punonjësve të organeve të qeverisjesvendore, ndryshuar me VKM Nr.598datë27.04.2009, vendimin nr.693 date 18.08.2010dhe ne VKM Nr. 553 date 11.08.2011 si dhe nezbatim te VKM-se Nr. 554 dt.11.08.2011"Per disandryshime ne VKM nr.194 date 22.04.1999 “Permiratimin e struktures se pages se punonjesvemesimore, ne arsimin parauniversitar, tendryshuar”, dhe në Udhëzimin e Ministrisë sëFinancave “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2012”,

REPUBLIKA E SHQIPERISE

KËSHILLI BASHKIAK ÇOROVODË 

VENDIMNr. - 7 - Datë 22/01/2012

 

PËR MIRATIMIN E BUXHETIT PËR VITIN 2012

Nr Llojet e taksave dhe tarifave Plani 2012

I TE ARDHURA TATIMORE 8139.44  1 Taksa e biznesit te vogel 4112  2 Taksa e pasurise palujtshme 1486.44          - Taksa mbi ndertesat 1456.44          - Taksa mbi token bujqesore 30  3 Taksa e ndikim. Infrastr. &lej ndertim 200  4 Taksa e rregjistrimit automjeteve 457  5 Taksa per zenie hapesire publike 1135.1          - Taksa e tregut 679.7          - Taksa e parkimit te automjeteve 455.4  6       -Taksa e tabeles 98.9

7       -Takse e fjetjes ne hotel 7II TE ARDHURA JOTATIMORE 12273.32  1 Tarife Pastrimi 2639.12  2 Tarife reperditori 70  3 Tarife Therrje Bagetie 741  4 Tarife Rregjistrimi Veprimtarie 75  5 Tarifa Sherbimi 230  6 Tarife Ndriçimi 913.52  7 Tarife Gjelberimi 489.74  8 Tarife Rregjistrimi ne Konvikt 195  9 Leje Transporti 88  10 Te Ardhura nga Çerdhet 387  11 Te Ardhura nga Konvikti 1567.74  12 Dokumenta Tenderi 0  13 Qera Tregu 752  14 Te Ardhura nga Q. K 55  15 Te Ardhura nga Nder.Sherbimeve 1000  16 Te Ardhura nga Q.K.F 20  17 Të ardhura nga gjobat e Biz.Vogël 100  18  Te prapambetura                       3156  19 Te tjera 1782

TE ARDHURA VENDORE GJITHESEJ 21012.760  PËRMBLEDHËSE E TË ARDHURAVE TË PLAN-BUXHETIT 2012 në 000/lekëTE ARDHURA VENDORE PLAN 2012 21012.760Te ardh. te trasheguara nga viti 2011(4304.208+Spons. 1206.320) 5510.528SHUMA E TE ARDHURAVE VENDORE 26523.288   GRANT me natyrë të përgjithshme i akorduar për vitin 2012 42107.000   TOTALI I TE ARDHURAVE (grant+të ardhura) 68630.288      TOTALI PLANI I BUXHETIT VITI 2011 68630.288 

SHPENZIMET

Emërtimi

a b

Nr.

TOTALI PAGA

  TOTALI SIGURIME

PLANI I SHPENZIMEVE GJITHSEJ PER VITIN 2012

PLANI 2012

Gjithsej Grant Te ardhura

c d e

36947913 26224300 10723613

në 000/lekë

...

Këshilli bashkiak

Page 3: Bashkia Corovode - Buletini Nr.4

3AKTUALITET GAZETA E BASHKISË ÇOROVODË

Për projektin e rikostruksionittë rrugës në lagjen “AlushGrepcka ka punuar sektoriInxhiniero teknik pranëBashkisë. Vlera e këtijinvestimit kap shifren21.072.382 lek. Në projektparashikohet sistemim-asfaltimi dhe ndriçimi i krejtsegmentit të kësaj rruge. Nëfakt kjo rrugë është një ngasegmentet rrugore më tëamortizuara, ndaj dhe ështëpërfunduar projekti dhe pritetndërhyrja për rehabilimimin esaj. Realizimi i këtij projekti dotë ketë një impakt të madh në

Në datën 13. 02. 2012 u zhvillua analiza vjetore eveprimtarisë së Bashkisë për vitin 2011. Në mbledhje merrninpjesë të gjithë punonjësit e Bashkisë së bashku me përgjegjësite ndërmarrjeve ndihmëse dhe funksioneve deleguese. Raportinmbi veprimtarinë e Bashkisë për çdo sektor e mbajti n/kryerari iBashkisë Z.Valmir Hoxha, i cili bëri një paraqitje të detajuar tëpunës së çdo sektori të Bashkisë. Në raport u përmendën disasektorë për punë të mirë si sektori i vjeljes të të ardhurave, sektorii ndërmarrjes së gjelbërimit, sektori veterinar ashtu sikundër patiedhe kritika për disa sektorë si sektori i financës, ai i çerdheveetj. Në mbledhje pati edhe shumë diskutime nga të gjithë

Ura e madhe e pazarit është një nyje shumë erëndësishme, e cila lidh Bashkinë me shumëfshatra të komunës Qendër. Shpeshëherë kjourë si pasojë e vërshimeve të furishme tëlumit Osum në stinën e dimrit është dëmtuarrëndë duke i lënë këto fshatra të izoluaraplotësisht. Shumë projekte janë bërë për këtëurë por pa mundur që ti japin një zgjidhjepërfundimtare. Bashkia Çorovodë për vetërëndësinë e madhe që paraqet kjo urë ka

Si pasojë e veprimtarisë gërryese tëujërave të rrëmbyeshëm të lumit Osumsipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kanëfilluar që të zhduken. Veprimtaria e madhegërryese e këtij lumi është evidentuar herëtqë para viteve ’90. Para viteve ’90 për tëzgjidhur këtë problem ishin ndërtuar prita,mure guri me rrjeta metalike. Pas viteve ’90investimet në lum filluan të bien ndjeshëmdhe veçanërisht pas vitit 2000 u zhdukënplotësisht. Si rezultat i kësaj gjendjeveprimtaria gërryese e lumit dhe prurjet e tij

Zgjerimi i urës së spitalit, ka qenëdhe është një nga shqetësimet më të mëdhatë qytetit dhe të stafit aktual të Bashkisëdhe të vetë kryetarit të saj Nesim Spahiu.Ura e spitalit është një segment rrugor mjafti ngushtë njëkalimësh, i cili nuk mundësonshkëmbimin e mjeteve dhe të qytetarëve dheqë shpesh herë është bërë edhe shkak përaksidente të këmbësorëve. Ky problemështë evidentuar edhe më parë por që nukka gjetur zgjidhje nga Bashkitë parardhëse.Bashkia Çorovodë e kishte këtë projekt një

Qëndra kulturore e fëmijëve nëÇorovodë është një institucion shumë irëndësishëm, i cili u mundëson fëmijëve që tëzhvillojnë talentet e tyre në shumë fusha eveprimtari të ndryshme nëpërmjet kurseve tëndryshme. Gjithashtu kjo qendër shquhet përorganizimin e veprimtarive të ndryshmekulturore-artistike të fëmijëve.Nga kjo qendërkanë dalë shumë talente të cilët sot ushtrojnëveprimtarinë e tyre artistike në shumë fusha tëartit në vendin tone. Veprimtaria e spikatur ekësaj qëndre u dëmtua gjatë periudhës sëtranzicionit, ku disa ambjente të brendshme tësaj u uzurpuan nga institucione shtetërore siDrejtoria Arsimore e Rrethit. Vitet e fundit sipasojë e mungesës së fondeve dhe e ndërhyrjesnë infrastukurën e saj kjo qendër është

Kush nuk punon e nuk ndjek dot ritmin e kohës të hapin krahun përspecialistë më të mirë

përgjegjësit e sektorëve të cilët folën mbi rrugët dhe mënyrat përpërmirësimin e punës për t’i shërbyer sa më mirë qytetarit si dhevjeljes së të ardhurave për t’u përdorur jo vetëm për pagat epunonjësve por edhe për realizimin e investimeve për të cilëtqyteti ynë ka shumë nevojë. Kryetari i bashkisë Nesim Spahiuqë mori pjesë në këtë analizë veç evidentimit të punës së mirëdhe koordinimit të punës mes sektorëve, taksapaguesve privatapo dhe shtetëror, tërhoqi vemëndjen edhe për sektorët të cilëtkanë ngelur në apati në një kohë që puna nuk pret për njëngadalësim të ritmit. Askush nuk ka të drejtë të qëndrojë në punëpa bërë punë, askush nuk ka të drejtë të fyej taksapaguesit privat

apo dhe shtetëror pasi me taksat e tyre ne vihemi në shërbim tëtyre. Më tej kreu i bashkisë Spahiu tha prerë se kush nuk bënpunë të hapin krahun për specialistë të tjerë ndoshta dhe më tëmirë, ndaj kjo tërheqje vemendje nuk duhet t’ju demoralizojë port’ju vejë në moto pune në realizimin e të ardhurave si dhe nësektorë të tjerë në shërbim të banorëve të qytetit.

Analiza vjetore e punës së Bashkisë

Projektet prioritare të Bashkisë Çorovodë për vitin 2012

qytetarët pasi përveç përmirësimit të qarkullimit të njerëzve dhemjeteve, ky segment mund të shëndërrohet edhe në një vend kuqytetarët mund të shëtisin gjatë verës. Ndërsa vlen të përmendetse për më shumë se15 vjet nuk është vënë dorë për reabilitimin esaj nga strukturat e mëparshme të kësaj Bashkie.

Rikostruksioni i rrugës në lagjen “Alush Grepcka”

Zgjerimi i urës së spitalitnga prioritetet e saja për vetë problematikën qëparaqet kjo urë. Investimi pritet të fillojë së shpejti.Vlera e investimit shkon në 20 000 000 lekë ngabuxheti i shtetit. Zgjerimi i urës pritet të këtë njëefekt shumë pozitiv si në komunitetin ezotërueseve të automjeteve të cilët do të kenëmundësinë që të qarkullojnë lirisht në këtë urëashtu edhe tek qytetarët të cilët do të kenë meshumë siguri për të qarkulluar në këtë segmentrrugor që aktualisht ndodhet dhe pranë spitallittë rrethit njëkohësisht edhe të qytetit Çorovodë.

amortizuar krejtësisht dhe kushtet në ambjentete saja të brendëshme, veçanërisht ato tëndriçimit nuk lejojnë zhvillimin normal tëveprimtarive. Duke u nisur nga këto dherëndësia shumë e madhe që kanë fëmijët, pasikëta janë e ardhmja e një kombi dhe sa më epërgatitur të jenë këta fëmijë aq më e sigurt dotë jetë e ardhmja. Bashkia Çorovodë vendosi tëndërhyjë për të bërë rikostruksionin e kësajQëndre. Vlera e investimit kap shifrën e 7 044343 lekë. Në projekt parashikohet izolimi,mobilimi, sistemimi dhe ndriçimi i kësaj qendre.Realizimi i këtij projekti do të ketë një efektshumë pozitiv, pasi do të rrisë gamën eveprimtarive që do të zhvillohen në këtë qendërsi dhe do të përmirësojë ndjeshëm kushtet nëtë cilat do të zhvillohen këto veprimtari.

Rikostruksioni i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Çorovodë

Mbrojtja e urës së madhe e “pazarit” në qendër qëkap vlerën 50 000 000 lek

hartuar një projekt për mbrojtjen e saj. Vlera ekëtij investimi shkon në 50 000 000 lek. Në projektparashikohet përforcimi i këmbëve të dëmtuaranë lum si dhe shtimi e asfaltimi i saj si dherikostruksioni i trotuareve në të dy anët e urës.Realizmi i këtij investimi do të ketë edhe impaktine vet social, pasi do të lehtësojë qarkullimin enjerëzve dhe të mjeteve mbi urë nga mbi 30fshatra.

Mbrojtja e lumit Osum krahu i Çorovodë-Munushtirë që kap vlerën 36 788 352 lek

të shumta kanë bërë që qindra hektarëtokë bujqësore të humbasin plotësishtindentitetin e tyre. Për të penguar këtëfenomen Bashkia Çorovodë hartoi njëprojekt për ndërtimin e pritave në anët elumit Osum. Vlera e këtij projekti që prettë investohet shkon në 36 788 352 lek. Sipasojë e këtij investimi pritet që tërealizohet mbrojtaja e mbi 120 ha tokëbujqësore që shtrihet në anët e lumit Osumdhe që ende rrëzikohet nga veprimtariagërryese e lumit.

Bashkia Çorovodë ka përfunduar projektinpër asfaltimin, sistemimin dhe ndriçimin esegmentit rrugor “Arkitekt Kasemi” -Çorovodë. Segmenti rrugor i kësaj rruge qëështë tejet i amortizuar dhe pa ndonjëndërhyrje në infrastrukturë për më shumë se20 vjet. Ky segment rrugor përfshin rrugënnga komuna deri tek ura e Kasabashit.Pavarsisht ndërhyrjeve të fundit ky segmentmbetet përsëri si një nga segmentet mëproblematike të qytetit. Duke u nisur ngagjithë problematika që paraqet ky segmentrrugor Bashkia Çorovodë hartoi një projet

Sistemimi, asfaltimi dhe ndriçimi i segmentit rrugor“Arkitekt Kasemi” Çorovodë

konkret për këtë rrugë. Në projekt parashikohetsistemim-asfaltimi dhe ndriçimi i kësaj rruge. Vlerae këtij investimi shkon në 140 304 021 lek. Realizimii këtij investimi do të ketë shumë efekte pozitivenë komunitetin e qytetarëve, pasi ky segmentshërben edhe si nyje lidhëse për komunat eGjerbësit, Leshnjës e Konakut si dhe fshatrave tëkomunës Qendër. Gjithashtu edhe turistët, të cilëtparapëlqejnë të vizitojnë Urën e Kasabashit dheshpellën e Pirogoshit do të mund të lëvizin paprobleme, si dhe qytetarët do të mund të shijojnëfundjavët e tyre në mjediset e këndshme pranëurës së Kasabashit.

Përgatiti faqen : Krenar Xhaferri,Sulo Gozhina

Page 4: Bashkia Corovode - Buletini Nr.4

4 Kulturë - AktualitetGAZETA E BASHKISË ÇOROVODË

Tashmë festimi i festës së tëdashuruarëve si në të gjithëvendin edhe në qytetin tonë

është kthyer në një ritual. Përveçmesazheve në tel, cel, apo dhe fiks dhedërgimit të e-maileve shumë të rinj kanëpreferuar edhe blerjen e dhuratave tëndryshme me rastin e kësaj feste.Sheshi i qytetit në dallim nga ditët e tjeraishte më i mbushur me të rinj jo vetëmnga qyteti por edhe nga fashatrat përrreth, të cilët kanë sfiduar borën dhekanë zbritur në këmbë për të blerëdhuratat e tyre për të shtrenjtat ezemrave të tyre. Pavarsishtvështirësive ekonomike që popërjetojmë nga kriza ekonomike që ka

Pranë ambjenteve të Bashkisë u zhvilluanjë takim me fermerët e lagjes Zhaban dhekoordinatorit të shoqatës së fermerëveZ.Vladimir Çela. Ishte një inisiative e BashkisëÇorovodë e cila nëpërmjet një shoqate të huajsynon furnizimin me ujë të pijshëm dhe ujë përvaditje të lagjes Zhaban. Lagja Zhaban si njënga lagjet më të hershme të qytetit të Çorovodës,shumë pranë tij vuan prej vitesh mungesën eujit të pijshëm dhe ujit për vaditje. Megjithësefermerët e kësaj lagje kanë investuar shumë nëtokat e tyre duke krijuar vreshta rrushi,prodhimet e tyre janë dëmtuar shpesh nga

Bashkia Çorovodë ka planifikuarndërtimin e një lulishteje dhe një parkulojërash për fëmijët në lagjen “5 shtatori”qëështë dhe një nga lagjet më të populluara tëqytetit dhe për fat të keq në këtë lagje nuk kaasnjë ambjent çlodhës si për pensionistëtashtu edhe për fëmijët. Bashkia e ka patur siprioritet ndërtimin e një lulishteje në këtë lagjedhe bëri të mundur realizimin e këtij projekti.Vlera e projektit shkon në 14 000 000 lekë. Nëprojekt parashikohet ndërtimi i lulishtes dukekrijuar ambjent çlodhëse për pensionistëtduke vendosur stola si dhe krijimin e një parkulodrash për fëmijët, pasi kjo lagje si një ngalagjet më të reja dhe më të populluara të qytetitka dhe numrin më të madh të fëmijëve. Ndërtimi

Festa e shën Valentinit në ÇorovodëQindra çifte: sms, biseda, trëndafila, kafe, dhurata, shëtitje e puthje...

përfshirë pothuajse gjithë Europën tëdashuruarit nuk janë kursyer nëdhuratat e tyre që fillojnë ngabizhuteritë e deri tek lulet apo dhe tëtjera dhurata të shtrenjta. Këtë ekonfirmon pronari i dyqanit tëdhuratave Zoti Miri Ajasllari, i cili nathotë në këtë vit sikundër edhe vitiparaardhës niveli i shitjeve nuk ra porpërkundrazi pati një rritje të lehtë.Për ta kaluar sa më mirë këtë festëjanë bërë edhe pronotime në disalokale që ndodhen në qendër të qytetitku të rinjtë kanë kaluar mbrëmjen nëntingujt e muzikës.

Shen Valentini njihet ne te gjithe boten si"Padroni i te dashuruarve". Ky

percaktim lindi nga nje sere legjendash,te cilat jane shtuar me kalimin e kohes.

Trendafili i bashkimit, femijet,pellumbat, dashuria sublime, te gjitha

gjerat qe e kane bere ate nje feste modelper te dashurit

Qe te dashuruarit te duhen per te gjithejeten, dhe me shume ne kete dite, nuk

mjafton vetem dita e "Shen Valentinit".Jane disa elemente, qe na vine ngashekujt e kaluar dhe jane shtuar ne

kohe, qe e bejne kete feste kaq te madhedhe kaq popullore ne te githe boten.

'' Shen Valentini , Festa qe u kthye ne simbolte dashuris ''

Zhvillohet takim me fermerët e lagjes ZhabanMerr pjesë edhe koordinatori i shoqatës së fermerëve

mungesa e ujit për vaditje. Nëpërmjet këtij projektisynohet që të hapen dy puse me ujë të pijshëmdhe për vaditje në lagjen Zhaban dhe në rast tësuksesit të zbulimit të ujit atëhere mendohet që tëndërtohet një rrjet depozitash, të cilat do tëshfrytezohen nga fermerët për vaditje. Gjithshtuky projekt synon që të shtrihet në Sharavë dhe nëSahat në pjesën mbi Sharovë. Sipas Kordinatorittë kësaj shoqate Z.Vladimir Çela , Skrapari ofronnjë terren shumë të përshtatshem për investimenë sektorin e bujqesisë dhe shumë shpejt për rrethnjë muaj do të fillojnë punimet për hapjen e pusittë parë në lagjen Zhaban.

Tre ditë më parë në familjen Hasa ka ndërruar jetë 93-vjeçarja HatixheHasa. Familja Hasa është një familje e madhe dhe e dëgjuar e zonës së Leshnjës.Ajo ka qenë një familje e lidhur ngushtë me luftën nacional-çlirimtare. Vetë nënëHatixheja ka dhënë një kontribut të çmuar gjatë luftës duke ndihmuar partizanëtme ushqime, veshmbathje dhe strehim. Edhe pas çlirimit familja e saj ka dhënëkontribut të madh në rindërtimin e vendit. Fshati Turbohovë është një nga fshatratmë të largëta të komunës së Leshnjës dhe që shpeshherë si pasojë e rreshjeve teborës mbetet i izoluar. Një ditë e tillë ndodhi dhe ditën kur ndërroi jetë nënëHatixheja, por që fëmiëjt dhe të afërmit iu gjendën afër në momentet e funditduke i dhënë lamtumirën kësaj nëne të nderuar.

Kryetari dhe stafi i bashkisë

Ngushëllime familjes Hasa në fshatin Kapinovë

Në paraditen e 24 orëve më parëFondi i Zhvillimit Shqiptar ka konfirmuarme anë të një shkrese zyrtare të dërguarkryetarit të bashkisë Çorovodë, z. NesimSpahiu se projekti i rrugës Çorovodë -Hambull, me gjatësi rreth 15 km ka marrëok e financimit. Në shkresën e dërguarkreut të kësaj bashkie, Fondi i ZhvillimitShqiptar i ka kërkuar zotit Spahiumiratimin menjëherë të lejes së ndërtimittë këtij objekti sa i nevojshëm aq dhe idomosdoshëm për banorët e zonës. Ponë këtë aks rrugor kjo rrugë ka impaktine zhvillimit të turizmit malor dhe atij tëRafting-ut, duke ditur se në këtë segmentrrugor ndodhen dhe 26 kanione në luminOsum. Ajo që vlen të përmendet nëmiratimin e këtij fondi është se qyteti i

Çorovodës ka impaktin e ndërtimit të njësegmenti rrugor nga lagja “5 shtatori” deritek varrezat. Në këtë segment rrugor prej 2km me një rreth rrotullimi dhe një unazë satë domosdoshme aq dhe të nevojshme përkryerjen e funeraleve dhe vizitave që bëjnëfamiljarët në kujtim të të afërmit e tyre nëvarreza. Ky segment rrugor ështëparashikuar me trotuar si edhe me ndriçim,gjë e cila do të ndikojë dhe si një shëtitorepër gjithë qytetin dhe më së shumti për lagjen“5 shtatori”. Investimi i këtij projekti kaardhur dhe si rezultat i këmbënguljes sëvazhdueshme të kryetarit të bashkisë z.Nesim Spahiu, deputetit të zonës dhe liderittë LSI-së Ilir Meta, projekt që ka impaktetë shumëfishta dhe që realizon një ngapremtimet elektorale.

Faqja u përgatit nga stafi i gazetës

Konfirmohet investimi madhor në rrugënÇorovodë - Hambull

Lulishtja e lagjes “5 Shtatori”

i kësaj lulishteje do të ketë impaktin e vet nëkomunitet, pasi përveç plotësimit të nevojave tëqytetarëve për ambjente çlodhëse do të ndikojëedhe në përmirësimin e infrastukturës së qytetit.

Ndërtimi i K.U.Z-s, thertore që kap vlerën 3 000 000 lek

Bashkia Çorovodë ka përfunduar projektin për ndërtimin e kanalit tëujërave të zeza të thertores Çorovodë. Vlera e projektit kap shifrën e 3 000 000lekëve. Në projekt parashikohet që ujërat e zeza të mos derdhen në lumin Osumpranë thertores por që nëpërmjet kanaleve të çohen në një gropë septike. Qëllimii këtij projekti është që të ruhet pastërtia e ujërave të lumit që të mos lejohet ndotjae tij.

Kryeredaktor: Sulo Gozhina cel:0692260611Zv. Kryeredaktor & aktualitet: Krenar XhaferriKorrektor: Dorina JahoKultura: Gëzim ZylfoSporti: Migjen LajthiaNdihmoi: Stafi i Bashkisë së ÇorovodësArti grafik: Anxhela QojleE-mail: [email protected]