379
ZEKI BEJTULLAHU BAZAT E BIZNESIT (parimet, konceptet, metodat, modelet, sistemet, zbatimet) Prishtinë 2007

Bazat e Biznesit

Embed Size (px)

DESCRIPTION

bazat e biznesit shqip

Citation preview

ZEKI BEJTULLAHU

BAZAT E BIZNESIT (parimet, konceptet, metodat, modelet, sistemet, zbatimet)

Prishtinë 2007

2

Recensentë: Dr. Partizan Shuperka, profesor ordinar në Fakultetin Ekonimik, Prishtinë Dr. Hilmi Troni, profesor inordinar Redaktor: Prof.dr. Masar Stavileci Botues:UNIVERSITETI AAB PRISHTINË ________________________________________ Këshilli botues i Universitetit AAB lejoi botimin dhe përdorimin e këtij teksti me vendimin nr.747/07 të datës 06.12.2007. ________________________________________ Ribotim i parë © Janë të mbrojtura të drejtat e autorit sipas të cilave nuk lejohet botimi a kopjimi i tërësisë dhe asnjë pjese të librit.

3

P A R A T H Ë N I E

“Kam bindjen se konfliktet, krizat, problemet dhe ndryshimet në botë kërkojnë që t'u kushtohet të men-duar me shumë kujdes. Këto do të duhej që të zgjidhen përtej intere-save regjionale, nacionale, përtej ideologjive e përtej religjioneve."

Edward De Bono

Ky libër është sintezë e përvojave shumëvjeçare të autorit në një varg

punësh të përmbajtjeve, niveleve, hapësirave dhe kohëve të ndryshme. Pos kësaj, mbështet ecuritë botërore bashkëkohore dhe ato që janë më të hershme, të thithura nga njohuritë e të tjerëve dhe nga literatura aktuale në mjediset e ndryshme të Botës.

Metoda e shtruarjes së çështjeve është mbështetur në tipare të ndryshme sipas kërkesave për të gjitha nivelet. Kështu bën të mundur trajtimin e gjitha-nshëm dhe nxitjen e ideve sipas njohurive dhe përvojave të të tjerëve. Andaj dedikimi i përgjigjet rrethit të gjerë - qoftë atyre të interesuar për njohuri të karakterit shkencor, qoftë atyre që kërkojnë udhëzime praktike.

Për trajtimin e tillë të përbërjes, duhet të theksohet se projeksionet nuk kufizohen vetëm në shkencat dhe përvojat ekonomike. Duke ruajtur suazën e qëllimit për të arritur në përgjigjet e duhura, metoda e punës ka kushtëzuar ndërlidhje edhe me disiplina të tjera, por jo aq të pakufizuar.

Përqendrimi i trajtimeve në këtë libër, kryesisht projektohet në gjërat që kanë vlerën praktike si: parimet, metodat, konceptet, modelet dhe zbatimet. Mirëpo, vlera e këtij libri është pesha që e mban në adaptimin për mësimet që udhëzojnë sesi të tejkalohen vështirësitë strukturale në të gjitha komplekset dhe segmentet e shoqërisë dhe ekonomisë me ndërtimin e biznesit modern. Veçmas jam përpjekur që mësimet e avancuara t’i vej në kompozicionin e mundësive të zbatimeve praktike në strukturën e një pjese të Ballkanit. Kjo mënyrë e inter-pretimit, kërkimet dhe udhëzimet për zbatime i bën më të vështira. Sidomos për qasjen origjinale. Nuk jam kufizuar vetëm në mësimarrësit e mjedisit shqip-folës, por më shumë u dedikohet këtyre pikërisht se ësh të shkruar në këtë gjuhë për mësimet me të cilat secili mund të eksponohet në çdo mjedis të biznesit

4

modern. Përvojat e dendura të zbatuara mbi kërkimet teorike të botuara krye-sisht jashtë viseve shqiptare, më ishin si shërbesë për të mbajtur drejtpeshimin ndërmjet punës praktike dhe asaj shkencore.

Sipas renditjes së librave të biznesit nga unë që janë të botuar më parë, në gjuhën shqipe, ky libër duhet të jetë i treti. I pari ishte “Parimi iniciativës dhe suksesi” i botuar me 1992, i dyti “Strategjia në biznes...” me 1994. Në vëllimin e tashëm, që me këtë rast ribotohet pa ndryshime, janë përfshirë edhe shumë risi të mëparshme dhe më të rejat në raportet e zhvillimeve të biznesit në përmasat botërore. Përndryshe si tekst universitar, në tërësinë komplekse të prezantuar tashti edhe formalisht ribotohet me dedikimin parësor studentëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit AAB në Prishtinës.

Prishtinë Autori Shtator 2007

5

Doktrina e biznesit në funksion të zhvillimit I përgatitur profesionalisht dhe shkencërisht në universitetet e Shkupit

dhe të Beogradit, por edhe në udhëtimet studiuese në shumë vende të Botës, Prof.dr.Zeki Bejtullahu, gjatë karrierës së tij pati rastin të ushtroj veprimtarinë mbështetur në doktrinën e biznesit. I lindur me 1939, pas ushtrimit të vepri-mtarive profesioniste në ndërmarrje, institucione, pastaj në administratën shte-tërore të ish Jugosllavisë, me 1976 u punësua në Fakultetin Ekonomik të Uni-versitetit të Prishtinës. Veprimtaria e tij dinamike i shërbej të krijoj përvoja të dendura, por edhe të siguroj informacione me vlerë mbi ekonominë e shteteve të ndryshme, veçmas të SHBA-ve. Për këto fusha çmohet pionier i shkencës ekonomike kosovare dhe më gjerë. Kësisoj ka botuar nga ekonomia përtej disa libra, 200 punime me vlerë shkencore e profesioniste dhe ka ndërtuar edhe rreth 400 projekte, shumica jashtë Kosovës. Autori Zeki Bejtullahu, profesor ordinar, pa dyshim është ekonomisti më produktiv dhe më i afirmuar.

Librin përbëjnë gjashtë kapituj, disa prej tyre të ndarë në pjesë të ve-çanta: “Hyrje në biznes”, “Parimi i iniciativës dhe suksesi”, “Menaxhmenti dhe ndërmarrësia”, “Krizat dhe konfliktet”, “Ristrukturimi”, dhe “Edukacioni”.

Rreth disa nocioneve themelore Që në fillim autori synon ta njoh lexuesin me nocionet elementare. Në

çastin aktual të zhvillimit njerëzor, nocioni “biznes” me siguri bënë pjesë në fjalën më të përhapur. I konkretizuar në kushtet e ekonomisë së informatizuar, nocioni i biznesit mund të definohet si edhe si veprim e komunikim i materializuar me afat të gjatë. Ndërkaq, afarizmi përbënë nocionin më të kufizuar dhe ai shpeshherë ka dykuptimësi që nuk dallohet sa duhet në mjedisin tonë shqipfolës. Duke trajtuar teoritë dhe pragmatizmin në lëmin e biznesit, autori veçon Adam Smithin si nismëtarë i ideve themelore të ekonomisë, ndërsa në shekullin 20 dallohet themeluesi i shkollës ekonomike të Çikagos: Profesori Milton Fridman, fitues i Çmimit Nobel për ekonomi. Teoria përbën themelin ideor të secilës veprimtari fundamentale; ndërsa pragmatizmi duhet të kuptohet si veprim që ushtrohet sipas rastit dhe çastit, pra si adaptim rrethanave përkatëse. Te pragmatizmi leverdia nuk është përherë afatgjatë.

Iniciativa ose nisma është karakteristikë imanente e secilës qenie, por jo me intensitet të njëjtë. Te njeriu syçelë e superiore dominojnë arsyeja dhe vullneti. Natyrisht çdo iniciativë aktivizohet nëpërmjet energjisë zhvillimore. Pra iniciativa, energjia, vullneti dhe arsyeja, bëjnë pjesë në grupin e kara-kteristikave qenësore te njeriut. Ndërkaq ekzistimi i parimeve të iniciativës

6

është kusht i pashmangshëm në realizimin e suksesit biznesor. Ky konstatim është provuar edhe në veprat e karakterit religjioz, laik dhe shkencor. Kjo do të thotë se e gjeturia në ndërmarrësinë biznesore nuk i atribuohet vetëm ekonom-mistëve dhe vetëm atyre me diploma universitare. Mirëpo, niveli i shkollimit të lartë është tejet i dobishëm, por jo çdo herë i domosdoshëm. Pra i mirëseardhur për ta arritur rendimentin më të lartë si efikasitet në veprimtarinë e ushtruar.

Në kuadër të kreut të dytë, në tërësinë e veçantë i kushtohet suksesit. Ai më shumë mbështet në aftësi profesionale se sa në fat. Dy përmasat kryesore të suksesit janë ato afatgjate dhe afatshkurtra. Kuptohet se biznesmeni ashtu edhe ekonomisti të mirëfilltë më shumë do t’i kushtojnë rëndësi përmasës afatgjatë. Për sa i përket raportit të ndërsjellë ndërmjet menaxhmentit dhe ndërmarrësish, autori potencon se menaxhmenti bashkëkohor dominon rregullat kryesore ndër të cilat dallohen: planifikimi, zhvillimi i resurseve dhe i metodës së realizmit. Në vazhdim autori thekson se menaxhmenti modern posedon strukturën e tij hierarkike dhe se i ashtuquajturi universalizëm i lidershipit gradualisht po shndërrohet në histori. Në skenë po shfaqen risi dhe specializime të ngushta. Menaxhmenti dhe lidershipi modern ngërthejnë në vete funksione nga më të ndryshmet: teknika, teknologjia, marketingu, financat, organizimi, informatika, sfera sociale etj.

Pjesa e dytë të kreut të dytë është më voluminoze ngase i kushtohet ndër-marrësisë. Ajo definohet si aktivitet biznesor i organizuar që ushtrohet në bazë të parimeve komplekse dhe të ndara sipas aktivitetit konkret.

Çrregullimet në strukturat globale Në kreun “Krizat dhe konfliktet” trajtohen çrregullimet globale të cilat

zakonisht e kanë zanafillën në lëkundjet dhe humbjen e drejtpeshimit në struk-turën ekonomike dhe sociale. Etimologjia e krizave që moti është e njohur, por variron dominimi i shkaqeve të ndryshme. Për krizën ekonomike, autori i veçon këto: përvetësimi shtetëror i pjesëve vitale të kapitalit, shkëputja e kapitalit financiar nga tregu, monopolet dhe mënjanimi i konkurrencës, modeli i gabuar i zhvillimit ekonomi, mekanizmat e sistemit të ndryshimeve. Në situatat kur kri-za merr përmasa shqetësuese edhe kur rrezikohet funksionimi i sistemit ekzi-stues, paraqitën reformat si domosdoshmëri e rrethanave dhe çasteve. Çrregu-llimet e mëdha shfaqen në lëmin e shfrytëzimit të resurseve. Në vendet e pazhvilluara, shfrytëzimi i resurseve natyrore bëhet në mënyrë tejet ekstensive, ndërsa potenciali i mirëfilltë zhvillimor kryesisht gjendet në fuqinë krijuese të vlerave njerëzore.

7

Kreun e veçantë të këtij libri e përbënë kapitulli kushtuar ristrukturimit. Me këtë nocion duhet të kuptojmë ndërtimin e përbërjes së re e cila do të jetë më frytdhënëse dhe më efikase se e mëparshmja. Çdo ristrukturim shkakton thy-erje dhe kundërthënie, rrënim të kategorive ekzistuese, zëvendësim të botëku-ptimeve etj. Shqyrtimet e para n këtë kapitull i kushtohet strategjisë së ristruktu-rimit. Së pari shqyrtohet stratifikimi (shtresimi vertikal) që përfshinë tërë struk-turën shtetërore dhe ekonomike në përmbajtjen institucionale. Ky aspekt verti-kal ka edhe përmasën më të gjerë që gjendet jashtë mjedisit nacional ose lokal. Gjithashtu trajtohen edhe renditjet dhe rirenditjet horizontale. Ndërkaq renditja horizontale, definohet si krijim i organizimit të moderuar me rendin e ri të resurseve në hapësirën përkatëse. Ndërsa rirenditja horizontale ka kuptimin më të gjerë dhe kryesisht ndërlidhet me dislokimin, apo zhvendosjen e kapitalit dhe njerëzve nga një hapësirë në tjetrën. Ristrukturimi gjithashtu mund të ndahet në dy kategori: i jashtëm dhe i brendshëm. I jashtmi kryesisht nënkupton ndërhyr-jen globale institucionale për të zgjeruar hapësirën e tregut që trajtohet përmes ndryshimeve përkatëse. Kërkesat për optimalizim, aq të nevojshme në ekonom-minë moderne janë të determinuara nga aftësia dhe mundësia përballë obje-ktivave të përcaktuara më parë. Në anë tjetër rritja e efektit të resurseve do të thotë nivelizim i tyre duke i sjellë në suazën optimale. Biznesi dhe përparimi i tij, patjetër duhet ti ketë institucionet e veta. Në këtë vepër shqyrtohen: insti-tucionet inventive-kërkimore, institucionet operative profesioniste, projektet e optimalizimit dhe ristrukturimit të biznesit.

Edukacioni dhe koha moderne Kreu i fundit i librit në shqyrtim mbanë titullin “Edukacioni”. Këtu kemi

të bëjmë me shtjellimin krejtësisht të ri sepse nuk bëhet fjalë vetëm për arsim”, por “edukacion” si tërësi. Është një lloj paradoksi i shekullit XX, që sa më i zhvilluar të jetë një vend, aq më tepër rëndësi i kushtohet edukacionit. Në epo-ken moderne, edukacioni kryesisht nënkupton kulturën e pastaj edhe shko-llimin. Për sa i përket raportit ndërmjet dhe punësimit, çështja kryesore ndër-lidhet me mësimin kooperativ. Këtu vijnë në shprehje disa përmasa: shkollimi krahas punësimit dhe aftësimi sipas metodës kreative-kooperative në relacionin e mësimdhënësve ndaj mësimarrësve.

Autori sënderven trajtimin e mendimit në përmasën e shqyrtimit të cilësisë që realisht e plotësojnë njëri-tjetrin. Është fjala për mendimin lateral si risi e lansuar nga Eduard de Bono dhe zbatuar në Universitetin e Biznesit të Sterlingut në Skotlandë, pra në Britaninë e madhe dhe mendimin kuadriar kon-cept i autorit të këtij libri. Të dy këto nuanca mendimi që nuk përputhen me

8

skemën e mendimit konvencional shpijnë në drejtime të ndriçimeve të reja në renditjen e alternativave më të suksesshme.

Autori njëkohësisht e njofton lexuesin se konstruksioni i kësaj vepre mbështet në këto dy cilësi përmasash së kërkimeve mbështetur edhe në men-dimet: lateral dhe kaudriar. Mmendimi lateral, pra anësor krijon shikimin drejt nga perspektiva dha anash nga të dy krahët. Ndërsa mendimi kuadriar trajtohet si tërësi e caqeve brenda të cilëve ndodh ose kryhet diçka. Andaj korrespondon me elementet që paraprakisht i kemi vendosu në qendër të vëmendjes.

Në fund Shikimet e mia ndaj kësaj vepre, rezultojnë me konstatimin e qasjes

origjinale trajtuar ndaj gjurmimeve të shumë përmasave sikurse të literaturës aq më shumë edhe të njohurive të krijuara nga përvojat shumëvjeçare në krye ose në përbërje (prej ndërmarrjes deri te nivelet më të larta të administratës shtetërore të ish Jugosllavisë) menaxhmentit dhe kërkimeve personale e ekipore. Qartas shihet se vepra është rezultat i një pune shumëvjeçare. Pothuajse në secilën faqe hasim një kombinim të qëlluar të teorisë dhe të përvojës, ku kar-riera profesioniste dhe shkencore paraqitet si ndihmesë e madhe për autorin. S’do koment se suksesin e tij krijues e ndihmon kureshtja racionale e trajtimeve analitike dhe përfundimeve të selektuara e të qëndrueshme.

Aforizmat e shumtë aq mirë të “futur” në ilustrimin sentencial të trajti-meve konkrete, dëshmojnë për karakterin poliedrik të personalitetit të autorit. Pa njohjen e shumë disiplinave, nuk do të ishte i mundur konsolidimi përpilues i një vepre të tillë. Qëllimi kryesor i autorit përqendruar në këtë studim është aftësimi i mësimmarrësit - lexuesit që të mendoj në frymën e doktrinës bizne-sore dhe menaxheriale.

Prishtinë 2007 Prof.dr.Partizan Shuperka

9

KREU 1

HYRJE NË BIZNES

HYRJE

Një pjesë e asaj që më parë ishte shkencë, tani më nuk është; ndërkaq një pjesë e asaj që dikur nuk ishte shkencë, tash ka marrë tiparet e shkencës së aplikuar. Për këtë, trajtimi mund të shtrohet në një gjerësi ca më të madhe. Por, do të mjaftoj krahasimi ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, të cilët këtë nuk e shikuan njësoj. Nuk e shikojnë edhe tani. Për ilustrim mund të kuptojmë Henri Xhejms-in i cili shprehet: "Të marrësh atë që ekziston, pa pritje të kotë dhe të pakufi në veprimet e rëndomta - të lëvrosh thellë në realitetin dhe të nxjerrësh diçka nga kjo - nënkupton, padyshim, mënyrën e njëmendtë të jetës." Në këtë relacion, qenësore është iniciativa frymëzuese personale dhe kolektive - vitaliteti individual, ngritë atë kolektiv. Ndërhyjnë këtu edhe shumë raporte e lëvizje të cilat përbëjnë një kompleks të veçantë të zhdërvjelltësisë nje-rëzore. Ndër këto guximi zënë vendin parësor, siç thoshte F.Ruzvelt-i:" Janë të denjë të jetojnë ata të cilët nuk i frikësohen vdekjes".1/ Shikimi i tillë bëri që njerëzimi të mbështet shqetësime të reja për ekzistencën individuale dhe përparimin kolektiv. U ndërvuan shumë qasje dhe metoda të cilat pastaj u sendërtuan si sistem kompleks i biznesit. Është e qartë se të gjithë, ose gati të gjithë njerëzit, kanë predispozita të ta-lentit të veçuar për gjërat që iu interesojnë. Mirëpo, duke përparuar edhe më shumë teknika e teknologjia të veprimit, u arrit masivizimi i krijimtarisë së quajtur biznes, përkatësisht arti dhe shkenca e biznesit. Biznesi i suksesshëm arrihet me mendimin e fokusuar në zbatimin e vepri-mev

Shkollat klasike filluan të degëzohen edhe në ato në të cilat mësohet shkurt e shumë në mënyrë të kondensuar duke mos përsëritur atë të mësuar ose që është dashur të mësohet më parë. Spontaniteti i mendimit mori drejtimin e veprimeve kuptimplote.

Ekonomia moderne ka për qëllim që duke kultivuar dhe orientuar diturinë, ta projektojmë atë që dimë se gjendet ose se duhet të gjendet, duke nxitur potencialin mendor dhe vlerat që secili ka në kuadër të bindjeve të veta.

Begatia më e madhe është njeriu më tërë forcën e vet krijuese - intencën dhe ini-ciativen e lirë, përballë detyrave që duhet shtjelluar. Ani pse të gjithë njerëzit nuk i kanë njësoj të shprehura njohuritë e vlerave, duke u thelluar më tepër, bëhen zbulues të vetes e të shumë gjërave të tjera që mund t'i zotojnë.

Shumë gjëra që në fillim na duken fare të thjeshta, në zbatim shkaktojnë mund të paparashikuar që lajmërohet atëherë kur mendojmë se të gjitha i dimë. Kështu është me atë që mendohet se na është e njohur dhe hasim në pengesën e parë. Do të shikoni se sa menaxherë veprojnë lehtë duke mos e munduar veten. Duke shikuar këta, edhe tjetri do të sillet në të njëjtën mënyrë. Dhe nuk ia del. Vërtetë se biznes është gjithçka që ndërtohet për një qëllim të caktuar prapa të cilit gjendet leverdia, por e arritur sipas 1/ Njëkohësisht përputhët me thënien shumë më të hershme të Leonardo da Vinçit: "Unë për-

herë kam thënë se jeta është dhunti, kush nuk e çmon, nuk e meriton. Jetën vlen ta meritosh plotësisht e jo t'ia kufizosh nderimin me frikën nga vdekja.”

10

rregullave dhe rendit të përcaktuar me ligje e parime. Ata të parët që do t’ia dalin në mënyrë që duket e lehtë, më parë kanë marrë mësimet përkatëse, kanë vështruar diç nga njohuritë e të tjerëve, por kanë ushtruar edhe disiplinën e përmbajtjen rregullave si pikëmbështetje për veprime konkrete. Pra, njerëzit në përgjithësi ndahen në dy grupe. Njërën e përbejnë ata që mësojnë, ushtrojnë, veprojnë me kushtim e ndërgjegje dhe janë të qëndrueshëm në afate të gjata kohore. Njëkohësisht këta dinë se ekziston dallimi ndërmjet kohës kur duhet të mbjellët dhe kur duhet të korret. Grupin tjetër e përbëjnë ata të cilët nuk kanë shtresuar mësime, por në bazë të guximit, intuitës e ta-lentit, duke u bërë edhe aventurier, mundohen “të mbjellin dhe korrin për një ditë.” Të parët munden të trokasin dhe t'iu jetë e hapët përherë e njëjta derë. Të dytët për këtë nuk mendojnë! T

Biznesi ka lindur me njeriun, është përparuar sipas ndërrimeve në mendjen, tek-niken dhe teknologjinë. Ashtu, aq sa këto përparuan edhe biznesi u bë më i mbaruar. Sikurse çdo krijimtari serioze njerëzore edhe biznesi mbështetë: idenë, iniciativën, vi-zionin, konceptin, strategjinë, taktikën, planin, organizimin, udhëheqjen dhe mbikëqy-rjen. E gjithë kjo përmbajtje përfshihet me nocionin ndërmarrësi (entrepreneurship). Për disa njerëz, biznes është "gjithçka" që sjell prokopi (leverdi). Por, me këtë mund të nënkuptohet edhe ajo që nuk ushtrohet sipas rregullave elementare morale të pashk-ruara dhe normave institucionale të mjedisit përkatës. Vërtetë, nuk është, gjithçka biz-nes edhe kur sjell prokopi. Sikurse që të gjitha sjelljet njerëzore u nënshtrohen kritereve elementare etike dhe juridike, ashtu edhe për biznes vlejnë parimet më të gjera njerëzore dhe ligjet e vendit ku ushtrohet veprimtaria. Përbërja më e gjerë e nocionit biznes përfshinë: punën, përkatësisht veprimin, detyrën, zejen, profesionin, transaksionin, ndërmarrësinë.

Të gjithë autorët meritor të trajtimeve teorike dhe praktike, biznesin e çmojnë më shumë art se shkencë, duke insistuar që njeriu të bëhet profesionist artistik - origjinal. Mbi baza të biznesit modern, sot bota gjithnjë e më tepër po afrohet sipas rezonit: secili është i aftë të siguroj ekzistencën e vet, por që kjo aftësi nuk varet nga secili individ, sidomos ku mungojnë kushtet e lirisë së veprimit, tregut dhe të koordinimit shtetëror. Në këtë mënyrë pos komponentëve tjerë, biznesi po e zë vendin qendror në Rendin e Ri Botëror, në të cilin po bëhet zëvendësimi i aspiratave të dominimit ha-pësinor me atë ekonomik. D

Për biznes vlera e njeriut me aftësitë që ka, është ajo të cilës i jepet përparësia në krahasim me vlerën e kapitalit. Ashtu edhe dallimet ndërmjet biznesit të madh dhe të vogël vlerësohen sipas masës së profitit e jo kapitalit material të deponuar. Biznesi përfshinë ose përfshihet në shumë fushëveprime të horizonteve me të gjera ose më të kufizuara duke filluar nga njeriu me dituritë e tij, ndërmarrja, marketingu, menaxh-menti, rregullativa juridike e të ngjashme.

BIZNESI DHE AFARIZMI

11

Biznesi Biznesi nuk mbështet definicionet. Huazon dituritë, qofshin edhe ato teorike, por

vetëm të zgjedhurat, që do të sjellin suksesin.2/ Pos vështrimit në hyrje të kreut të kësaj teme, meritojnë të përmenden edhe ca trajtime të shkurtra në raport me kuptimin e plotë të biznesit. Vlen për ilustrim se në gjuhën e zhargonit, sidomos të përhapur ndër amerikanët, se biznes është gjithçka që do të bësh. Ndërkaq, në kuptimin e gjerë, me biznes nënkuptohen të gjitha veprimet frytdhënëse, në suazën ligjore dhe etike. Suaza e cekur ka rëndësinë parësore, ngase ndërlidhet me veprimet që e kanë karakterin afatgjatë. Mund të bëni biznes për një çast dhe të harroni për të nesërmen. Mirëpo, kur do të shkëputet kontinuiteti e humb karakterin e qëllimit ku kërkohet vlerësimi kohor i veprimeve biznesore. Andaj, biznes mund ta konsiderojmë veprimin dhe ko-munikimin (marrëdhënien) e materializuar afatgjatë. Mund të veprosh duke deponuar mjete materiale, do të deponosh edhe mundin që patjetër do t’ia shtosh mendimin afatgjatë për të arritur deri te leverdia e parashikuar. Do të ndërtosh uzinën mbi bazë të projektit konkret me të gjitha deponimet tjera dhe gradualisht do të nxje-rrësh interesat e veprimeve paraprake dhe në kontinuitet. Në kuptimin e kufizuar, mund të jetë hapja e një dyqani me të gjitha deponimet e duhura për një biznes të vo-gël. Mund të jetë edhe një uzinë mekanike e të ngjashme. Shkenca dhe arti i biznesit mbështesin zbatimet mirëvenëse dhe frytdhënëse mbi baza etike afatgjatë; afarizmi ndërtohet me synimin e njëjtë në drejtime të kundërta.

Shpjegimi më adekuat me siguri se do të plotësohet me krahasimin e profesionit. Piloti që do ta drejtoj avionin, çmohet se këtë e bënë në suazën e biznesit të vet si vep-rimtari që e ushtron dhe për të cilën duhet të mësoj dhe të ushtroj gjatë. Pra, ky e ushtron këtë biznes, por nuk është biznesmen, përkatësisht nuk ka asnjë lidhje biz-nesore. Nuk duhet hequr nga mendja se piloti është personalitet profesionist, çfarë nuk kushtëzohet në çdo biznes e aq më pak në afarizëm. Njësoj mund ta çmojmë kom-pozitorin, dirigjentin, piktorin, aktorin, shkrimtarin e të tjerë, që ushtrojnë profesionin e tyre që është biznes, pavarësisht nga leverdia materiale e shpejtë, e ngadalshme apo e pa arritur gjatë jetës.

Struktura dhe infrastruktura e biznesit me të cilin identifikohet ndërmarrësi si per-son ose si personifikim i ndërmarrjes, dallojnë shumë në përmasat afariste dhe biz-nesore. Nuk është synimi në determinimin formal, por përmbajtësor ku afarizmi mbe-tët në suazën që kurrë nuk do t’i afrohet biznesit në të cilin patjetër kushtëzohet tërësia e vlerave etike. Ca kompani të njohura të ndërtuara shumë herët, në biznesin e vet, e ruajnë edhe sot dhe do ta ruajnë përherë imazhin e besimit dhe të qëndrueshmërisë së etikës duke ngritur gjithnjë e më shumë nismat e reja mbi traditën e parimeve të mëparshme. Fordi si personalitet dhe “Fordi”si korporatë, përherë u identifikuan me fanatizmin e rendit të përcaktuar në të gjitha transformimet e mëvonshme që pa-suan për t’u mbajtur në treg. Kësisoj janë shumica nga “imeperitë” - korporatat e biznesit në SHBA, Japoni, Francë, Gjermani e gjetiu. Sistemi ekonomik që do të krijoj harmoninë e tregut “të lirë,” do ta ngritë

2/ Në librin e dytë të biznesit “Strategjia në biznes” gjenden përshkrimet më të hollësishme për

atë se çka trajtohet me nicionin biznes.

12

motivin për konkurrencën në biznesin e bujshëm. Përndryshe nuk janë të gjitha ecuritë dhe zhvillimet në spektrin bardh e zi. Tran-

saksionet e tregut dhe transformimet e strukturës së ndërmarrjeve e aktiviteteve, shpesh i ndërrojnë vendet ndërmjet biznesit dhe afarizmit. Andaj kufiri ekzakt ndër-mjet “biznesit” - të quajtur kështu kushtimisht - dhe biznesit të vërtetë, sot pak do të gjendet në prerjen se ku dhe sa do të hasët përmasa etike.

Afarizmi Afarizmi, pos që është nocion i gjuhës së sotme italiane, për dallim nga biznesi –

që i përket gjuhës anglosaksone - e ka kuptimin më të kufizuar. Përkufizimi i përket shumë përmasave. Më së miri këtë e shpjegon kuptimi që mund të përfshihet me përshkrimin e afarizmit: “blej e shit mallra, huazo e kthe pare.”Pra i përket tregtisë me afate të papërcaktuara të veprimeve edhe “të një dite”. Domosdo kuptohet si veprim ose punë, por me një përmbajtje që duhet të dallohet nga biznesi. Përndryshe, shumë nga njerëzit duke i përzier këto dy nocione – biznesin me afarizmin - harrojnë se në gjuhën italiane, me afarizëm – afarist (affarismo-affarista) nënkuptohet puna e pandërgjegjshme, përkatësisht spekulanti. 3/ Përndryshe nuk ka të bëj me termin af-fare, ani pse është shumë afër tij që ka kuptimin e punës.*/

Gabimisht është huazuar ky nocion në mjedisin shqipfolës në kohën e ekonomisë socialiste vetëqeverisëse, apo komuniste, kur tregu ishte i kufizuar dhe afarizmi e ki-shte kuptimin e ekonomizimit në raport me proklamimin e “tregut të lirë”, ndonëse ky nuk vepronte aspak ose jo gjithaq. Punohej atëherë në drejtimet e ndryshme ku domi-nonin spekulimet edhe shtetërore. Në periudhën e mëtejmë në ekonominë private u trashëgua nocioni dhe përmbajtja e tregtisë së karakterit të tillë të pandërgjegjshëm ose pak të ndërgjegjshëm. Sido që të jetë, nocionet biznes dhe afarizëm, në asnjë mënyrë nuk bën të përzihen se nuk e kanë të njëjtin kuptim dhe as përmbajtjen.

Në mjediset ku biznesi në kuptimin e plotë ende nuk ka lëshuar rrënjë, gjenden e shumë mangësi si determinante të veprimeve që mbulohen me nocionet që nuk i për-kasin gjuhës në të cilën do të shkruhet ky libër, por të asaj në të cilën e kanë nismën, në rend të parë asaj anglosaksone. Menjëherë do të kuptojmë se biznesi ka të bëj me tregun e lirë të mallrave, kapitalit, ideve dhe të punës. Mirëpo, në asnjë vend tregu li-beral, që do të thotë i lirë krejtësisht, nuk ekziston. Gjendet liria e veprimeve në suazat e ligjeve dhe mbrojtjes nga shteti dhe asociacionet përkatëse ekonomike e joe-konomike. Ndërkaq më i rëndësishmi është koordinimi dhe përkrahja nga shteti, por edhe ndalesat që njësoj janë në kompetencën shtetërore. Me këtë balancohen raportet ekonomike dhe sociale të vendit përkatës me qëllim të ruajtjes nga anarkia eventuale që do të dominonte në tregun e pambikëqyrur dhe të pakontrolluar. Njeriu, bota dhe biznesi parimisht do të ecën përpara; afarizmi shkon edhe nëpër rrugët lakore joparimore.

3/ Affarismo = (ital.) punë e pandërgjegjëshme; affarista = (ital.) spekulues, spekulator. */ Nuk përkon me fjalën që do ta hasim në disa nga gjuhët evropiane, si affare (ital.) - punë,

uomo d’affari – veprimtar, euomo d’alto affare - njeri me rëndësi. Affaire (frengj.) – punë, çështje. Affero (lat.) – shkaktoj, sjell, prodhoj, dhunoj. Affair (angl,) – punë, gjë, konflikt.

13

“Afarizmi,” pra, mund t’u përmbahet, por nuk do t’u nënshtrohet me çdo kusht

këtyre kritereve që biznesi parimisht nuk mund t’u ikën. Ndryshe dhe nuk do të ek-zistoj. Thjesht se afarizmi mund të zvarritet dhe të depërtoj në tregun jo të lirë dhe moskzistencën e ligjeve të qëndrueshme të koordinimit dhe mbrojtjes nga shteti. Me siguri se “afarizmi” është kategori dominante e veprimeve “biznesore”në tregun e krizës, ku mund të paguhen tatimet, doganat, taksat, por mund të paguhen edhe ha-raçe të tjera ose të mos paguhen krejtësisht edhe ato të ashtuquajtura ligjore. Dhe nuk do të thotë se këto do të paguhen drejtpërdrejt. Shkurt bëhen transaksione spekulative në shumë mënyra që nuk janë tjetër pos kontrabandë e legalizuar me veprime legale, gjysmëlegale dhe “sekrete.” Kuptohet se gjithnjë është fjala për dallimin e afarizmit nga biznesi institucional e jo për atë që nënkuptojmë me gjuhën e zhargonit.

14

TEORITË DHE PRAGMATIZMI

1. Teoritë Elementarja e nivelizimit për ekzistencën e barazuar me punën, zbërthehet sipas

skemës unike të veprimit dhe qasjes individuale. Ky rregull gjithnjë gjendej në para-lelizmin e vlerës dhe vlerësimit të shoqërive të organizuara mirë dhe individëve me shikime të drejta ndaj jetës dhe punës. Kornizën nismëtare gjithmonë e kanë përbërë rregullat diçka religjioze e diçka njerëzore, me më shumë ose më pak vulë individuale. Religjioni si teori dhe teoritë si shkencë, gjithnjë kanë qenë në një konflikt të pazgji-dhshëm, pos disa trajtimeve qenësore që afrohen ndërmjet natyrës dhe Krijuesit, qoftë edhe në disa pjesë të krishtërizmit ose islamizmit.

E qëndrueshme ishte aksioma se edhe ekonomia nuk mund të zhvillohet jashtë suazës së njohurive paraprake të ligjeve mbi të cilat kjo mbështetët. Kështu dhe shu-moheshin teoritë, por nuk analizohej sa është kontributi real i tyre veç e veç. Teoritë e biznesit, filluan të bëjnë një diversifikim të gjithanshëm në raportet e qëndruesh-mërive të qasjes sociale, psikologjike dhe filozofike përballë ligjeve “statistikore” ekonomike për vëllimin dhe vrullin e potencialit si resurs. Biznesi4/ realisht mbështet ligjet ekonomike, por vetëm ato që kanë vlerën zbatuese. Teoritë e tij janë të lidhura me njeriun dhe botën përreth në funksion të efikasitetit të veprimeve frytdhënëse. Teoritë e avancuara u kanë ndihmuar popujve që të ngritën në nivel më të lartë, por edhe shumë teori të mangëta u kanë sjellë njerëzve brenga të rënda.

Shkenca e Ekonomisë Politike Klasike, aq e bujshme për nga zhvillimi, duke u degëzuar dhe lëshuar shtat, më në fund u tha nga maja dhe u kthye në rrënjët e mëpa-rshme. Ku, të kthehet, pos te themeluesi dhe bashkëthemeluesi i saj: Adam Smith dhe David Ricardo? Smith-i ( 1727-1790), profesor i logjikës dhe etikës në Glasgou,5/ u bë babai i ekonomisë me veprën “Pasuria e Kombeve” që e botoi me 1776. Kjo vepër shumëdimensionale, përcaktoi idetë themelore të ekonomisë. “Ekonomia që deri atë-herë studiohej ose si një degë e politikës me emrin ekonomi politike, ose si një fushë e filozofisë... lindi si disiplinë më vete me botimin e veprës së Adam Smith-it... Ndër

4/ Shpjegimet e rikthyara nga filozofitë e vjetra të cilat sot mbarshtohen në raportet e inici-

ativave në funksion të zhvillimeve të tërësishme dhe veçanërisht të atyre ekonomike, janë të shumëta. Ndër të gjitha, dominojnë udhëzimet për aftësinë e ngritur me punë dhe shkollim. Ndër filozofitë si shembull për ilustrim do përmendur udhëzimet e dy Zenonëve. Zenoni Elejas (rreth 490-430 p.e.s.) shprehet se: "Akili i shpejtë nuk mund ta arrij kurrë breshkën e ngadalshme në qoftë se kjo ka qenë sadopak para tij". Zenoni Kitias - i riu (rreth 350-264 p.e.s.), shprehet: "Mëshira është sëmundje e shpirtit. I mençuri, ndryshe nga budallaj, nuk ndjenë kënaqësi, por gëzim, ai ka vullnet të fuqishëm, të cilin e drejton plotësisht arsyeja.". Ndërkaç Seneka (rreth vitit 4 p.e.s) shprehet: Filozofia duhet të mësojë të punosh dhe jo të flasësh dhe duhet të bëhet ilaç dhe jo argëtim". Për çështjen e shkollimit, mendimet e mëhe-rshme dhe të tashme kanë mbetë të njëjta, pra të qarta. Trajtohen në kapitull të veçantë tëkëtij libri.

5/ Kryevepra etike e A. Smith-it: “The Theory of Moral Sentiments (1756).

15

kontributet më të rëndësishme dhe më të qëndrueshme të tij në mendimin ekonomik ishte shpjegimi që i jepte... avantazheve të tregut të lirë.”6/ Ai që do të ndërtoj teorinë e caktuar, të paktën edhe si koncept, duhet ta ketë parasysh zbatuesin dhe rendimentin e saj.

Në gjysmën e dytë të shekullit XX u bënë shtytje qenësore rreth qasjeve për ndryshime rrënjësore në zhvillimin ekonomik. Teoritë me vlerë për biznesin, kërko-heshin me kriterin e zbatimeve. Shumica e vendeve që dispononin pasuri të mëdha na-tyrore, përcilleshin me vuajtjen si robër të tyre se nuk përqendroheshin në organizimin funksional të sistemit ekonomik. Kështu gjendeshin të kurthuara shumica e vendeve afrikane, mandej ato të Amerikës Latine, ish - BRSS – ja e të tjera. Aspekti social si kërkesë e modeleve të reja të mbarshtrimit të biznesit, në fokus e futi kapitalin e privuar deri atëherë nga vlera e aftësisë së njeriut në zbatimet praktike – me idenë dhe nismën e suksesshme. Shkencat elementare të biznesit u rikthyen nga psikologjia njerëzore duke pretenduar që njeriu të ngritët mbi të gjitha vlerat e krijimit të mi-rëqenies. Ishte e qartë se së pari duhej shndërruar shumë gjëra në sistemin e arsimit dhe edukacionit në përgjithësi duke insistuar në ngritjen e kulturës për afirmimin e mendjes së njeriut. Shembulli më i mirë për ilustrim u tregua në përparimin e shpejt në njëzetvjetshin e fundit të shumë vendeve, veçmas në Azinë Lindore me prijëse Ja-poninë.

“Teoria e Përgjithshme e Punësimit, Interesave dhe Parasë” e John Maynard Ke-ynes- it që u botua me 1936 qëlloi si një parashikim me rëndësi të veçantë në krijimin Amerika Veriore përparoj me të shpejtë, meqë njerëzit të gjitha “sëmundjet” nga idhujt, mitet, legjendat e teoritë i kishin len në Evropë.

e modeleve të reja të zhvillimeve të dinamizuara në mbështetje të shtetit.7/ Pa dyshim se Teoria Kensiane, arriti kulminacionin si shpëtim pas Krizës së Madhe Ekonomike Botërore, sidomos në SHBA. Mirëpo, edhe atëherë “harrohej” se kriza ishte pasojë e shthurjes së sistemit ekonomik, ndërkaq shkaku ishte të shkëputjet që ndodhën nga humbja besimit deri në absurd. Jo rastësisht, pas kësaj periudhe filloi pranimi, përka-tësisht respektimi institucional i organizatave sindikale dhe u vendosën raportet e reja mbi baza të kontratave kolektive. Sot kjo teori e ka humbur aktualitetin për shkak të ndërrimeve të mëdha në strukturën e ekonomisë botërore, veçmas se integrimet e mëdha i kanë vënë lidhjet e reja të zhvillimeve ndërshtetërore. Pos tjerash iniciativat private e kanë përcaktuar renditjen e re të besimit në kapitalin dhe profesionizmin në vijën e koordinimit më funksional. Kapitali shtetëror ose vetëm koordinimi i tij shte-tëror, kurrë nuk ka qenë efikas. Sindikati në këto ecuri ndërven raportet e mbrojtjes mes shtetit, punonjësve dhe ndërmarrjeve. Për këtë është karakteristik vlerësimi i T.Mings-it: “Triumfi përfundimtar i revolucionit Keynesian u arrit kur presidenti kon-servator republikan Riçard Nikson tha ‘Unë jam keynesian’. Për ironi të fatit, ky tri-

6/ Terli Mings: “Studimi i Ekonomisë,” Libri universitar, Tiranë 1993, fq. e cit.104. 7/ J. M. Keynes (1883-1946), përkatësisht Lordi Keynes, ka botuar edhe shumë vepra të

njohura nga ekonomia dhe biznesi sikurse: “Pasojat ekonomike të paqes” (1919), “Traktat mbi probabilitetin” (1921)“Traktat mbi paranë (1930) etj. Siç e përshkruan T.Mings: “pas mbarimit të universitetit, ai dha provimet për të hyrë në Shërbimin Civil Britanik, ku notën më të ulët e mori në pjesën ekonomike të provimeve. Përgjigjja e tij për notën e ulët në eko-nomi ishte: ‘mesa duket se komisioni i provimit dinte më pak sesa unë për ekonominë’.” T.Mings “Studimi i ekonomisë” fq. e cit. 351.Vlen të thkesohet se Teorinë e Keins-it mjaft e përpunoj dhe e zbatoj Xhoan Robinson.

16

umf i revolucionit keynesian erdhi në një kohë kur struktura e ekonomisë kishte ndry-shuar kaq shumë, saqë ekonomia keynesiane dukej se nuk ishte më në gjendje të ofro-nte një zgjidhje të përshtatshme për problemet ekonomike të vendit”8/ Nuk mund të mohohen vlerat e shumë teorive të mbështetura në ligjet e natyrës, por nuk kanë vlerë ato teori që ishin të panatyrshme për të unifiko-ar natyrën e njerëzve.

Por jo vetëm kaq, Teoria Keynesiane, asnjëherë nuk ishte në piedestalin e vlera-ve

që i përshkruheshin. Shumë shembuj tregojnë se ajo ishte një qasje e shkruar bukur për idealizimin e prosperitetit mbi organizimin e shtetit. Personalisht kisha telashe me autor të shkencës ekonomike që nuk dinin dhe nuk donin të dinin më tepër për atë që çrregullon kapitali shtetëror. Vështirësitë më krijoheshin edhe në raportin e veprimeve praktike ku kundërvënia më ishte në të dy anët nga shkencëtarët dhe politikanët që u duhej ruajtja më shumë e pushtetit personal se e interesit nacional.∗/ Tashti është më lehtë që këto shpjegime të argumentohen me vlerën e merituar. Këtë e solli shembulli i shembjes së pjesës më të madhe të teorive marksiste mbi organizimin shtetëror të kapitalit.

Le të na shërbej si ilustrim plotësues qëndrimi i Milton Friedman-it në vështrimin e tashëm të Robert. J. Samuelson-it. Koha e Fridmanit nga Robert J. Samuelson

”Vetëm në 10 ose 15 vitet e kaluara Milton Friedman shikohet si ai që është: ekonomisti

me më së shumti influencë pas Luftës II-të botërore. Dekada të tëra Friedmani, tani 85 vjeçar dhe moti i pensionuar nga Universiteti i Çikagos, është konsideruar si ‘refugjat’ brilant. E ka ngritë ‘lirine’, i ka çmuar ‘tregjet e lira’ dhe i ka sulmuar qeveritë e mëdha. Ishte disident në kohën kur qeveria dukej zgjidhje për shumicën e problemeve sociale. I bindur në pikëpamjet e veta, Friedmani do të debatonte gati çdokënd dhe çdokund; ndërkaq ishte kryesisht i refuzuar.

Por jo më. Ndikimi i Friedmanit ishte aq i madh sa është duke iu ofruar John Maynard Keynes-it (1883-1946) si ekonomisti më i rëndësishëm i shekullit. Gati vetëm e ka ringjallur ‘Teorinë Kuantitative të Parasë’: idenë se inflacioni vjen nga ‘tepër shumë para që ndjekin te-për pak mallra’. Kur qeveritë e pranojnë këtë, mund të kontrollojnë inflacionin duke e nga-dalësuar rritjen ( e vëllimit vr. Z.B.) e parasë.

... Mospajtimi ishte aq më i fortë, pjesërisht se kurrë nuk e ka fshehur refuzimin ndaj Key-

nes-it, i cili kishte hipnotizuar shumicën e ekonomistëve; ku Keynesi e shikonte ekonominë private tepër jostabile dhe për këtë nevojtare për udhëheqje qeveritare, Friedman mendonte se intervenimi i qeverisë shpesh e thellonte krizën ekonomike. Kur Keynes i ngrittë intelektualët dhe përqeshte kapitalistët - duke e krahasuar tregun e mallrave, p. sh. me ‘kazino ‘ – Fridmani

8/ Sikurse fusnota 6, fq. e cit. 352. ∗/ Derisa gjendesha në krye të menaxhmentit të Fondit të Federatës për zhvillimin e Repu-

blikave dhe Krahinave Autonome më pak të Zhvilluara në Jugosllavinë atëhershme 1975-1979, “arrita në gjëndje “konflikti” me ata që me deponimin e këtyre mjeteve, pretendonin dhe ashtu vepronin duke i ruajtuar pozitat e tyre në hierakinë shtetërore. Kështu keqpër-doreshin mjetet e destinuara punësimit dhe ngritjes së të ardhurave te të pazhvilluarit, duke u mbështetur në projektet që preferonin industrinë bazike dhe shpenzuar shumë mjete për krejt pak vende të punës dhe me humbje për shkak të kontrollit shterëror të çmimeve.

17

shikonte kreativitetin individual si burim të progresit social. Nënçmimi i shumë intelektualëve ndaj kapitalizmit e godiste si vetëdorëzim – kafshimi i dorës që i ushqente .

Si shumë ekonomistë të pasluftës, Friedmani e vështronte ekonominë si ‘shkencë’ – sikur fizikë – në të cilën të vërtetat themelore mund të dëshmohen me prova. Siç ndodh, pjesa e ma-dhe e punës së tij shkollore e ka diskredituar ekonominë Keynesiane. Në 1957 ka publikuar ‘Teorinë e funksionit konsumator’, që refuzonte tezen qendrore të Keynesit: se njerëzit shpe-nzojnë më pak nga të ardhurat – dhe kursejnë më shumë – kur shoqëritë pasurohen. Kjo besohej të ndodhte pasi që nevojat e njerëzve janë të plotësuara. Nëse e vërtetë, kjo do të arsyetonte shpenzimin më të lartë qeveritar si kompensim për shpenzim të dobët privat. Por, duke i anali-zuar skemat historike të shpenzimit, Friedmani tregoj se kjo nuk ishte e vërtetë. Njerëzit gjith-një zhvilluan kërkesa të reja.

Më i rëndësishëm ishte shpjegimi i tij i Depresionit të madh. Në vitet e tridhjeta, Keynesi parashtroj se ekonomia private mund të bjerë në krizë nga e cila nuk do të përmirësohet auto-matikisht. Në 1963-shin Friedman dhe Anna Schwartz, publikuan ‘Historinë monetare të SHBA-ve’ duke u kundërvënë se, përkundrazi, Depresioni ishte rezultat i gabimeve qeveritare. Ndërmjet 1929 dhe 1933, rreth 10.000 banka dështuan, duke sjellë rënien e një të tretës së furnizimit me para dhe bankrotim të përhapur gjerësisht. Por Kongresi kishte krijuar Rezervat federale me l913 për prevenim të panikes bankare. Friedmani dhe Schwartz, shënuan: nëse Rezervat federale kishin bërë punën e vetë, Depresioni do të ishte vetëm krizë normale eko-nomike.

Përfundimisht Friedmani (simultanisht me ekonomistin Edmund Phelps nga Kolumbia) zbuloi ‘shkallën natyrore të papunësisë’. Deri atëherë dogma Keynesiane qëndronte në atë se pakësimi i vogël i papunësisë do të shkaktonte vetëm pak më shumë inflacion dhe këto të dy mund të koegzistonin në relacion stabil – p. sh. 4% papunësi dhe 4% inflacion. Kjo sugjeronte se qeveritë mund të zgjedhin përzierjen më të dëshirueshme të papunësisë dhe inflacionit. Por jo, thotë Friedmani. Nëse qeveria provon të zhvendos papunësinë nën ‘shkallen natyrale’, inf-lacioni do të rritet edhe më lartë. Kjo përfundimisht shpjegoj kërkesën e ‘punësimit të plotë’ ne të gjashtëdhjetat dhe shtatëdhjetat : inflacioni u ngrit prej 1% me 1960 deri 13% me l979.

... Përkundër bindjeve të veta, Friedmani dyshon se intelektualët mund të rrëzojnë ‘tiraninë’

e status quos. ‘Vetëm kriza – e vërtetë ose e menduar – prodhon ndryshime të vërteta’ kishte shkruar njëherë. Atëherë ‘aksionet të ndërmarra varën nga idetë që janë të shtrira përreth’. Prandaj kishte derdhur ‘alternativa politikave ekzistuese’. Kriza gjithashtu redefinoj imazhin e tij. Me ngritjen e inflacionit, u bë më shumë i respektuar. Kolapsi i komunizmit e arsyetoi qënd-rimin e tij të ashpër ndaj planifikimit qendror.

... Skepticizmi i Friedmanit ndaj qeverisë, nuk ishte kurrë armiqësi totale. Ai në mënyrë kon-

zistente e ka shikuar rolin e qeverisë në gjithçka prej zvogëlimit të varfërisë deri te promovimi i arsimimit. Por i ka parapëlqyer politikat të cilat kanë kontrolluar fuqinë e qeverisë dhe nënvi-zuar përgjegjësinë private. Edhe pse i quajtur ‘konservator’, Friedman urren këtë emër dhe e sheh vetën si çlirimtar ose ‘radikal’ – dikush që aq shumë e çmon lirinë që do të bënte ndryshi-me dramatike politike për ta përparuar. Konservatori i vërtetë, ndryshe, vetëm jashtë vullnetit të vet shndërron aranzhmanet sociale. Ambiciet e Friedmanit kurrë nuk ishin aq modeste. “

Burimi: ”Newsweek” 15 qershor 1998 faq. të cit. 30-31

18

Thomas Robert Maltus (1766-1834), me veprën e vet të njohur me titull “Sprovë mbi popullsinë” të botuar me 1798, përkatësisht “Eseu mbi popullsinë”9/ të botuar me 1803, përpunoi duke reduktuar e shtuar brengën rreth ardhmërisë së njerëzimit për mangësinë e ushqimit. Parashikimi deri me tash nuk u realizua, ndonëse gjendet një numër i atyre që besojnë se edhe kjo një ditë do të ndodhë. Mirëpo, nuk parashikoj mangësinë mjaft të shprehur të ujit të pastër dhe pastërtisë së ambientit të njeriut që mund t’i hakmerret para shterjes së një pjese të ushqimit. “Shkurtëpamja” është me më pak brenga sesa largpamësia, por a s’është kjo për brengosje?

Vetëm nga dilemat teorike se cilit sektor të zhvillimit duhet dhënë përparësi, pas-

taj cilit lemë ekonomik, pa pretendim të saktësimit statistikor, vlen që të përmenden disa autorë. Së pari, përparësi i dhanë industrisë: Leibenstein, Hirchman, Prebish, Myrdal, Higgins, Rosenstein, Mahalanobis etj. Ndërkaq, në vitet 60, kur u krijua dis-proporcioni mes kërkesës dhe prodhimit të ushqimit, u aktualizua përparësia ndaj buj-qësisë nga: Viner, Papanek, Kuznets, Rostow etj.

Teoritë tjera që lindën nën ndikimin e mësimeve marksiste, synonin një botë uto-piste dhe shkaktuan një rrëmujë ndërmjet kuptimit dhe interpretimit. Kështu që pjesa më e madhe e tyre u hodhën në mbeturinat e historisë. Për shumicën ishte e arsyeshme se ishin të veshura me ilustrime të zbukurimit të sistemit komunist, a socialist-realist dhe se u mungonin të vërtetat e qenësishme për teori ose koncepte të qëndrueshme. Vetë fakti se Lisenko qëndroj në krye të Akademisë së Shkencave të BRSS-së derisa ishte gjallë Stalini, tregon për vlerën e shkencës së porositur. U harruan Stalini për komunizëm dhe Lisenko për shkencën kurdisur sipas porosisë së tij.

2. Pragmatizmi

Pragmatizmi10/ ose transparenca,11/ mbështet zgjidhjet sipas kohës dhe çastit du-ke

iu adaptuar rrethanave përkatëse që nënkupton veprimin e prirur nga leverdia koe-kzistente, afatgjatë ose edhe e rastit. Megjithatë, nuk është zbërthim i thjeshtë, por që privohet nga ndërlikimet e panevojshme për gjërat që janë të lidhura me interesin e ndërsjellë.

Konceptet pragmatike sot janë në hovin më të lartë. Mendohet për strategjinë afat-gjatë, por veprohet sipas rrethanave të raporteve të sofistikuara. Pse të shkohet me hapat e ngadalshëm, kur kushtet përcaktojnë ndërrimin e shpejtësive ashtu si kanë makinat lëvizëse konform terrenit dhe kapacitetit. Me vizionin afatgjatë, pragmatizmi do të shpien në zbatimin e tij.

Se jemi duke u ballafaquar me fenomenin e pragmatizmit si shkalla më e lartë e organizmit shoqëror dhe në rend të parë biznesor në fund të shekullit XX, më së miri e 9/ Botoi edhe shumë punime të tjera, sikurse “Parimet e Ekonomisë Politike.” 10/ Pragmatizëm – zma = (greq.) ka kuptimin e shpjegimit të ndodhive sipas lidhjes së jashtme

dhe pason duke mos kërkuar rregullat (ligjin) e zhvillimit. Pranimi për të vërtetën e asaj që praktikisht është e leverdishme. Që nuk është sipas zakonit. Drejtim në filozofinë bash-këkohore idealiste e cila refuzon pranimin e të vërtetës objektive.

11/ Transparent = (angl.) e ka kuptimin e ngjashëm me pragmatizmin që do të thotë i tejduk-shëm.

19

arsyeton pajtimi i arritur mes shkencës dhe profesionit. Shkenca duhet t’i afrohet kër-kesës së zbatimit konkret që rezulton me suksesin. Personaliteti profesionist është di-namik, gjithnjë në lëvizjet nga të gjitha anët e botës dhe në rrotullimin rreth leverdisë në drejtimet horizontale dhe vertikale. Teoria pa zbatim mbetet në margjinën e ecurive njerëzore dhe materiale.

Shembull fare ilustrativ për mbështetjen e pragmatizmit, është dominimi i tij si kriter vlerësimi në ndarjen e Çmimit Nobel për vitin 1997. Jodi Williams, koordina-tore e projektit ICBL (Fushata Ndërkombëtare për Ndalimin e Minave të Fushës) u nderua me këtë çmim, një muaj pas nënshkrimit në Oslo të Marrëveshjes për ndalesën e përdorimit të minave shkelëse, nga 89 shtete. Qëllimi synonte shtytjet ndaj SHBA-ve dhe Rusisë që ta pranojnë këtë Marrëveshje.12/

12/ Vit më parë, ky shpërblim iu nda udhëheqësve të fushatës për pavarësinë e Timorit Lindor,

peshkopit Carlos Belo dhe Jose Ramos – Horta. Dhe u krijuan rrethanat paprtitura për gjasat e pavarësimit të këtij regjioni, pikërisht me rënien e Suhartos – presidentit të Indonezisë. Me 6 tetor 1997 Çmimi për mjekësi iu dha neurologut Stanley Prusiner nga Universiteti i Kalifornisë për zbulimin e agjenseve që shkaktojnë sëmundjen e “lopëve të çmendura” me qëllim që do të ndihmonin shuarjen e saj. Ndarja e këtij shpërblimi ( për mjekësi) u përcoll me kontraverza. Por, Nënkryetari i Asamblesë Mjekësore të Nobelit, Ralf Petterson deklaroi se Britania ka pasur mundësi ta menjanoj këtë sëmundje (të “lo-pëve të çmendura”) dhe të ruaj vlerën njerëzore, poqë se kërkimet e Prusinerit do të për-fundonin më herët. Çmimin për letërsi e fitoi shkrimtari italian Dario Fo, përndryshe dikur i njohur si komunist fare i eksponuar, sidomos me veprën “Vdekja aksidentale e një ana-rkisti.” Edhe ky shpërblim u përcoll me kontraverza.. Gianfranko Fini, lider i Aleancës Nacionale postfashiste deklaroi: “Kjo është e turpshme, Dario Fo nuk i ka dhënë asgjë të vlerëshme kulturës italiane e as asaj botërore”. Shpërblimi për ekonomi iu nda amerika-nëve Robert Merton (nga Universiteti i Harvardit) dhe Myron Scholes (nga universiteti i Stanfordit), për zhvillimin e “formulës” që i vuri themelet për rritjen masive të tregut të rrjedhave financiare gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Çmimin për fizikë e fituan Steven Chu (nga Univeristeti i Stanfordit), Claude Cohen -Tannoudji (nga College de France e anëtar i Akademisë së Shekncave të Francës) dhe William Phillips (Nga Instituti Nacional i Standardeve dhe Teknologjisë i Gaithesburgut në Merylend), për punën në ngadalësimin e “zënies” së atomeve. Për kimi, Çmimin Nobel e fituan amerikani Paul Boyer (nga Uni-versiteti i Kalifornisë), britaniku John Walker (nga Laboratori i Biologjisë Molekulare të Këshillit Britanik të studimeve mjekësore) dhe danezi Jens Skou (nga Univeristeti Aarhus). Gjysma e çmimit u takoi dy amerikanëve dhe tjetra gjysmë danezit. U shpërblyen për punët pionere kushtuar enzimeve.

∗/ Ndër të shpërblyerit e parë të Nobelit për vitin 1998, nga lëmi i mjekësisë, ishin laureatët Robert Furchgott ( 82 vjeç, farmcaut në Universitetin shtetëror në Nju Jork – SUNI ), Ferid Murad ( 62 vjeç, farmaceut në Medical School në Hjuston të Univeristetit të Teksasit ) dhe Louis Ignarro ( 57 vjeç, farmaceut në Universitetin e Kalifornisë UCLA në Los Angeles ). Që të tre u shpërblyen për zbulimin e ilaçit oksidi nitrik që ndikon në zgjërimin e enëve të gjakut. Edhe më parë dihej se nitroglicerina zgjëron enët e gjakut dhe zvogëlon dhembjet në zemër. Por, nuk ishte e njohur se efekti arrihej nga gazi i oksidit ni-trik që lirohet nga nitroglicerina e cila përdoret si ilaç. Mirëpo, më parë nuk dihej se kjo substancë jo vetëm që zgjëron enët kyçe të gjakut, por edhe ndihmon potencën e mesh-kujve. Më në fund u konstatua se u zbulua “Viagra” si ilaçi i shekullit për t’i shpëtuar me-shkujtë me potencën e humbur. Industria famaceutike “Pfizer” arriti të zgjëroj biznesin e vet në përmasat marramendëse. Vërtet zbulimi ishte pragmatik, të cilin një shekull më parë vështirë se do të guxonte kush ta shpallte publik, të paktën jo të përcjellur me pro-pagandë kaq pompoze “Viagrën” dhe të shpërblehën autorët meritor për të. Dhe prapë këta ishin shtetasit amerikanë, ndër të cilët edhe Ferid Muradi me preardhje shqiptar.

20

Reagimet në kundërvënien e “selektimit” të tillë të fushëveprimeve dhe kandita-tëve për ndarjen e Çmimit Nobel, ishin të kufizuara, por mjaft të zëshme. Hera e parë që më shumë iu dha përparësi asaj që bëhet shpejt e zbatueshme dhe sjell leverdinë e përmasave të gjera. Pragmatizmi po ashtu për herë të parë erdhi në shprehje në mëny-rën më komplekse për shumë arsye. 1. U respektua akademizmi, por nuk dominonte (i vetmi akademik qëlloi C.Cohen-Tannoudji) dhe shumica nga të tjerët profesor uni-versitetesh. 2. Amerikanët si më të njohurit në botë për pragmatizëm të paskematizuar, fituan 7 shpërblime (ndër 13). 3. Puna ekipore u trajtua në vlerësimin më të gjerë (tri shpërblime iu dhanë ekipeve). 4. U vlerësua edhe lidhshmëria e kërkimeve pragmatike e fundamentale. 5. Veçmas u respektua edhe aspekti i veprimeve ndër-shtetërore, përkatësisht ndërkontinentale (për fizikë dy amerikanë – njëri me prejardhje japonez - dhe një francez; për kimi një amerikan, një anglez dhe një danez). Pragmatizmi iu kundërvu shumë vlerave, duke insistuar në atë që e shpej-tëson arritjen e harmonisë ndërnjerëzore mbi baza të mirëqenies kolektive dhe individuale.

Për amerikanët, Carl Nording – profesor i fizikës atomike dhe molekulare në

Universitetin “Upsala” të Suedisë – u shpreh: “Sipas këtyre vlerësimeve, do të thotë se sistemi amerikan arsimor dhe hulumtues është më i mirë.” Pragmatizmi edhe më shumë u shpreh me laureatët e Nobelit për vitin 1998∗/. Pse ndodh kështu, bëhet e qa-rtë se kanë kaluar kohët kur njerëzit kanë pasur durimin e madh dhe komunikimin e mangët që i ka mbajtur në distancë të njohurive për efikasitetin zbulues gjë që e ka sje-llur pragmatizmi i organizimit të shoqërisë, lirimi nga konservativizmi dhe rirenditja sipas mirëqenies e përcaktuar në Rendin e Ri Botëror.

3. Parimet e teorive dhe të pragmatizmit Është e natyrshme që secili trajtim qoftë teorik ose pragmatik, të mbështes pari-

min. Kuptohet se teoria domosdo zbërthehet mbi baza të parimeve përkatëse që do të thotë se paraprakisht gjithë përmbajtja duhet të përcaktohet si gjykim i vlerësuar nga kriteret e qëndrueshmërisë dhe arsyeshmerisë. Mirëpo, përderisa teoria përkatëse ka të bëj me të përgjithshmen si parim, pragmatizmi ka të bëj me të veçantën. Prapë si të qëndrueshme, të arsyeshme, por vetëm për etapën e caktuar të veprimeve sipas rendi-mentit të arritur. Shoqëritë në rrugën e përparimit të shpejtë, paraprijëse i kanë parimet e qen-drueshme.

Për shpjegim mund të shërbejnë dy nga ligjet me të njohura dialektike: 1.“të li-dhshmërisë së përgjithshme e varësisë reciproke” dhe 2. të “unitetit dhe luftës së kun-dërthënieve.” Përderisa këto ligjshmëri përbëjnë metodën teorike në rrjedhën e për-caktuar, për pragmatizmin është e kundërta si parim. Për ligjin e parë, do të thotë se nga varësia reciproke, përcaktohet lidhshmëria e përgjithshme dhe për të dytin, nga lufta e kundërthënieve, ndërtohet uniteti. Ndërkaq, metoda pragmatike, nëse do ta quanim kështu, por kushtimisht, ndërlidhë individualitetin në tërësinë parimore. Paj-timi individual ose ekipor, gjithnjë thithë energjinë nga papajtueshmëria pragmatike që

21

bazohet në leverdinë. Pra, pa interes nuk ka pajtim. Të gjitha të tjerat do të bëhen margjinale. Nisur nga kjo qasje, del se parimi elementar i pragmatizmit, është rregulla e përgjithshme si kornizë, brenda se cilës gjeneron interesi në drejtimin horizontal dhe vertikal.

Që pragmatizmi është synim dhe jo përfundim, e dallon parimin teorik që është pikënisje. Kësisoj teoria dhe pragmatizmi, veçohen për nga elasticiteti. Nuk kundër-vihen mes vete, por nuk pajtohen mu për elasticitetin të cilin pragmatizmi e mbështet paraprakisht. Përfundimi mund të jetë tjetër. Andaj në pragmatizëm, matematika si formulë nuk respektohet, por si formulim për përfundimin jo ekzakt, arsyetohet. Kjo është që nuk pranohet në teori. Hapësira e pragmatizmit është më e liruar, më e thje-shtë, por jo kontraverze, gjë që në vend të teorisë si kriter absolut të pandryshuar, ndërven konceptin si trajtë me përplot refleksione që janë dhe që mund të shikohen sipas prizmit të ekipit ose individit. Parimi, parimisht është lakuriq; do ta veshin me rroba të ndryshme ata që ja-në nudo.

Në teori nuk ka frymëzim. Pragmatizmi paraprakisht mbështet frymëzimin për veprime në skemën e përgjithshme si parim dhe atë interesin individual të ndërtuar si koncept. Në këtë drejtim sendërtova konceptet: të “kodeksit të iniciativës”i “mendimit lateral” dhe i “mendimit kuadriar” e tjerë. I pari do të parashtroj tërësinë e për-mbajtjeve për nivelizimin e rrumbullakimit të zbatimit të iniciativës, i dyti anësorën dhe i treti atë që është në fokus. Këta u vëna si koncepte duke mos i imponuar si teori, ani pse e kanë atë peshë specifike. Njësoj është me disa nga metodat sikurse ajo “kooperative-kreative” etj. që janë krejtësisht pragmatike dhe do të trajtohen me ve-çorinë vetëm të metodës. Duke iu shmangur pretendimit që të ngritën në nivel të te-orisë e ruajnë kuptimin e qenësisë transparente. Si teori do të mbështetnin definicionin si recetë universale. Pragmatizmi biznesor nuk mbështet recetën, por hyrjen në “barnatore” në të cilën secili do të kërkoj ilaçin për vetën. Pra, as njëri e as tjetri si koncept nuk kushtëzon masën dhe vlerën ekzakte, por i adaptohet stilit dhe vlerës të secilit person veç e veç. Një person do të gjej në anësoren atë që është tërheqëse për të, ashtu do të fus në fokus atë që është preokupim i tij. Tjetri do të përcaktoj qasje dhe masë adekuate për të e kështu me radhë. Pra s’ka formulë. Menaxheri, sipas këtyre do të ndërtoj skemën e vet të re mbi baza profesioniste personale ose ekipore. Pra, pragmatizmi zbatohet duke u rritur ose u kufizuar sipas masës së njeriut dhe i bën shtytje këtij që gjithnjë të gjendet në ato ecuri që do t’i zgjedh si profitabile. Konce-ptin do ta zbatoj sipas kriterit të fuqisë disponuese materiale dhe profesioniste. Kështu do të krijoj stilin e vet të veprimtarisë me risitë që i konvenojnë dhe janë më të afërta me infrastrukturën teknike dhe nivelin profesional të zbatimit. Do të gjenden edhe te-oritë mirëvënëse që nuk përcaktojnë formula dhe renditje të kushtëzuara, por të simu-luara me pragmatizmin.

Por, të mos mbetemi të pa kuptuar, shumë koncepte dhe teori mbështet shkenca13/ e biznesit, ndonëse vetëm ato zbatuese fitimprurëse, në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë. 13/ Shtjellimi më i gjerë i koncepteve: të Kodeksit të Iniciativës, Mendimit Lateral, Mendimit

Kuadriar e të tjerë, do të bëhet në pjesët tjera të këtij këtij vëllimi. Sa për teoritë, mund të thuhet se shumë nga ato matematikore-operacionale mbështesin biznesin dhe të gjitha të menxhmentit si shkollat, drejtimet, teoritë: Bihejviorostike, native, Kuantitave, Admi-nsitrative, Shkencore, “X”, “Y”, “Z” etj. Pra nuk është fjala në përjashtimin e atyre frytdhnëse - zbatuese.

22

Dhe si përfundim, parimin në raportin elementar midis teorisë dhe pragmatizmit, do ta kuptojmë në lëvizjen e ndryshueshmërisë dhe qëndrueshmërisë. Taoria përbëhet nga baza parimore, ndërsa pragmatimzi nga kompromisi parimor.

P Ë R F U N D I MI

Nocionet dhe përmbajtjet e tyre, do të të vënë në shumë shtigje të drejtimeve fare parimore, por edhe të lajthitjeve. Të nxjerrësh përfundimin e qartë mund të arrish deri te sqarimet me kusht që paqartësitë në atë kërkim të të mos shpien në anën nga vësh-tirë mund të përcaktosh pasqyrën objektive. Biznesi racional do të drejtoj andej nga vjen leverdia, pavarësisht nga nocionet e kontraverzat që ndodhin në determinimin e tyre. Aq sa janë dituritë e nevojshme për biznesin e suazës së caktuar, edhe kureshtja për definicione më pak ose më shumë të qarta, bëhet e kufizuar.

Në mjedisin e efikasitetit të mangët, biznesi është më i kufizuar, ngase vlerat e koordinimit shtetëror dhe profesionist, mbetën në margjinën e organizimit të tërësi-shëm. Shpjegimet rreth transicionit, zakonisht arsyetohen me teori. Por të cilat? Kon-fuzioni që shkaktohet në shtruarjen jashtë asaj që sjell mirëqenien, përkufizohet në mangësinë e njohurive dhe përcaktimet për tejkalimin e vështirësive të sedimentuara për një kohë të gjatë. Vlera e biznesit, shpjegohet në mënyrën më të thjeshtë, me kër-kesën për të bërë punë me leverdi duke shpejtësuar aftësimin e njerëzve me tërë infrastrukturën e veprimeve frytdhënëse. Sipas njohurive vetëm teorike, njeriu do të mbetët i mangët; sipas njohjeve praktike prapë do të ndjej mangësitë ngase nuk di të shpjegojë shumë ecuri që kanë mbështetjen teorike.

Pragmatizmi aq i përhapur në të gjitha mjediset që synojnë aktivizimin e resur-seve materiale dhe njerëzore po zhvillohet dhe zbatohet me tempin sa më të shpejtë. Secilën ditë po i hapë rrugën vlerave që gjenden në iniciativat e njerëzve. Ashtu edhe duke mos kërkuar thellime në teoritë dhe shkollat ku nuk arrihet dituri për fitimet konkrete të sigurimit: dikund të ekzistencës e dikund të mirëqenies - në nivelin më të lartë.

Në sistemet e shkollave të moderuara klasike, janë duke u bërë depërtime të reja në fushëveprimet e aftësimit të njerëzve, për gjërat që në mënyrë të lehtë të mësojnë për përparimin personal dhe kolektiv. Ato po shndërrohen duke marrë fizionominë e re. Kërkesat për mësime të karakterit fundamental dhe pragmatik, gjithnjë e më shumë po e tërheqin njëra-tjetrën, me qëllimin elementar që të krijohet baraspesha e re ndërmjet klasikes dhe bashkëkohores. Programet e mësimeve janë duke u adaptuar kërkesave të mësimmarrësve dhe po sendërtojnë profilin e atyre që janë të aftë të për-ballohen me to dhe të atyre që duan të aftësohen sipas masës së vet.

Vendet që gjatë ishin të ngarkuara me psikologjinë e sistemit të dirigjuar, me të shpejtë filluan t’u qasen iniciativave personale, ekipore dhe kolektive duke shndërruar psikologjinë dhe mentalitetin, përballë kërkesave jetësore të zhvillimit të biznesit. Të

23

rralla janë mjediset që ende nuk i kanë qitur as hapat e parë për tejkalimin e gjendjes së mëparshme. Por, gjenden edhe disa që përkundrazi, veç se e kanë ashpërsuar ra-portin e mirëqenies duke kaluar prej një krize në tjetrën. Këto janë që ende merren me teoritë shterpe duke trajtuar nocionet dhe përmbajtjet se a ishte, a nuk ishte, si për shembull: çka është transicioni dhe si duhet të definohet ose cila teori mbështet afarizmin dhe çfarë duhet të jetë biznesi? Mjediset e pasura mbi baza të ligjeve “egoiste” të tregut, ndërtuan sistemet e vlerave të reja të lirisë, mirëqenies dhe humanizmit; të varfrat me traditën, pa bazë të fortë materiale, nuk mund të arrijnë lirinë dhe të bëhen huma-niste.

24

KREU 2

PARIMI I INICIATIVËS DHE SUKSESI

HYRJE Të kuptosh më përafërt raportin parimor që në një pjesë është shtruar në shqyrti-

min rreth parimeve të teorive dhe pragmatizmit, vlen shikimi i qenësishëm që tashti këtu ndërvihet si lidhja adekuate e zbërthyer në kodeksin si koncept. Shqyrtimi i pari-mit, nënkupton mbështetjen e përmbajtjes në vlerat e qëndrueshme. Me këtë bëhet e qartë se duke trajtuar iniciativën si parim dhe suksesin si rendiment, kemi të bëjmë me dy premisa elementare. Njërën të qëndrueshme, të mbështetur në ligjet dialektike dhe tjetrën të ndryshueshme të mbështetur në vlerat më peshë osciluese. Duke gjurmuar për shumë dukuri e njohuri, do të gjesh atë interesanten që të ndihmon mbështetjen e bindjeve parimore.

Përndryshe, ligjet dialektike të zdritura nga Herakliti (shekulli IV p.e.s.), deri në ditët e sotme, kanë mbetur epiqendra e shpjegimit të lëvizshmërive njerëzore, shpir-tërore dhe materiale. Hegeli ka bërë shkoqitje të thella të këtyre ligjeve (deri tani të njohura gjithsej 16) dhe ka vënë në pah kauzalitetin e sfondeve të ndërvarësive kole-ktive dhe të individualitetit autonom. Lenini në “Fletoret filozofike” ofron shqyrtime tërheqëse, ndonëse nuk ka prova se vuri në zbatim ndonjërën prej tyre.

Iniciativa si ligj, përkatësisht parim, është e lidhur me instinktin dhe vetëdijen për ekzistencë. Mirëpo, duhet pasur parasysh se iniciativa ani pse është universale, mbështetet në veti të ndryshme të bartësve të saj. Së këndejmi, shqyrtimet në këtë studim kanë për qëllim projektimin e iniciativës si të diferencuar dhe të suksesit si rendiment të punës së deponuar sipas iniciativës. Kështu, këto trajtime përqendrohen në shkoqitjen e burimit dhe nismës së iniciativës, qëndrueshmërisë së saj, si dhe vle-rës së krijuar në raport me iniciativën - të mirë ose të qëlluar dhe jo të mirë ose të dështuar. Me kokëfortësi do të ndalësh në vend; me këmbë të shpejta mund të shkosh larg; me këmngulësi mund të arrish edhe më larg.

Të gjurmosh iniciativën, do të thotë, të pretendosh zbulimin e pikës së gravitaci-onit personal, rreth së cilës sillen plot ide, si shprehje e luftës për ekzistencë. Këtu vërehen qëllimet komplekse ose të mangëta në kuptimin e përcaktimit; pastaj, vlerat tjera që duhet ta përcjellin arritjen e qëllimeve. Veçmas mjetet dhe metodat, përpëli-ten në një vorbull nga duhet nxjerrë sa më shumë të dhëna për shkallën e përmbushjes së synimeve. Në këto shtruarje, trajtimi i iniciativës dhe raporti i saj me suksesin, nuk ka për qëllim qasjen e përgjithësuar, por më tepër projektimin në ecuritë ekonomike, përkatësisht në marrëdhëniet biznesore. Kështu edhe qëllimi i studimit bëhet më i për-kufizuar. Njëkohësisht, trajtimet këtu bëhen kryesisht në përmasa globale, sipas me-todes empirike, duke u mbështetur në përvojën dhe shfrytëzimin e ca shembujve të regjistruar në përcjelljen e të ndodhurave. Gjithashtu, në një pjesë shfrytëzohet edhe literatura, kryesisht e huaj, ngase përvojat e ambientit tonë janë të pa determinuara, për arsye së vetë raportet ekonomike ishin të dirigjuara sipas sistemeve në të cilat ende nuk

25

e gjeten vendin garat dhe konkurrenca sipas vlerave të kuptimit të njëmendtë. Thënë më thjeshtë, këndej pari ende mbetët i mbyllur tregu i vlerave...

Iniciativa, e cila mbështetet në krijimin e vlerave të caktuara, niset nga njeriu, zhvillohet sipas rrethanave të mjedisit dhe pasurohet me gjeneratorët e rinj në raportet e zhvillimit. Energjinë e thithë nga ecuritë e rrethit në të cilin liria individuale dhe ko-lektive është vendimtare. Përndryshe, çdo qasje që pretendon determinimin e inicia-tivës dhe kaheve të pasurimit të saj me energji të pandërprerë, nëse nuk trajton edhe mjedisin si faktor dominant, do të sillte informacione të mangëta. Për këtë, në këto shqyrtime bëhet orvatja për përfshirjen e sa më shumë faktorëve, andaj edhe ndikimin e rrethit në projektimin e iniciativës dhe të suksesit. Për ta arritur qëllimin e rrumbullakimit të iniciativës, duhet të veprosh sikur për kultivimin e drurit të lartë – shkohet edhe më lart duke i prerë degët anësore.

Synimet për nxjerrje dhe ndriçim të segmenteve të kompleksit iniciativë - sukses, në këtë shqyrtim, përkojnë me vlerën e profilizimit të vetive të menaxherit si person ose si trung ekipor. Shkoqitjet e drejtpërdrejta dhe tërthorazi në qendër të kërkimit, përkatësisht analizës, kanë njeriun e suksesshëm në kuptimin biznesor, në vlerën më të gjerë ose më të kufizuar. Tërësitë dhe segmentet e trajtuara, si pikënisje kanë lëvizshmëritë dhe ndërrimet dinamike që sajohen ndërmjet iniciativës, suksesit dhe masës së rendimentit përkatës.

26

PJESA E PARË

PARIMI I INICIATIVËS

Të gjitha gjallesat lindin me iniciativë. Të disa do të mbetët si në fillim e te disa

duke u ushtruar zhvillohet dhe gjithnjë do të mbetet pjesë përbërëse e jetës. Njeriu iniciativën e formëson duke e ngritur në nivel më të lartë ose më të ulët, mbi baza të vullnetit dhe të arsyes. Kështu nuk është te kafshët, të cilat iniciativën e mbështesin në instinkte, pastaj reflekse, qoftë të kushtëzuara apo të pakushtëzuara. Ndonjëri do të rritet shpejt dhe tjetri ngadalë; madhështor do të bëhet ai që do të rritet me vepra të përmbajtjes së mirëfilltë.

Sikurse shumica e gjallesave, përkatësisht pjesa dominuese e tyre, edhe njeriu trashëgon shumëçka të përbërjes dhe sjelljes së vet, sipas radhitjes së kromozomeve në gjenet e përcjella. Ballafaqimi i mëtejmë me kushtet e jetës dhe vullneti për të bërë ndryshime për vete e rrethin më të ngushtë ose më të gjerë, në sjelljen e njerëzve shpi-ejnë deri të dallimet më të vogla ose më të mëdha . Mirëpo, çdonjëri parimisht ka pre-dispozicionin për krijimtari përkatëse. A do ta gjejë njeriu përbërjen e duhur të ve-primtarisë së vet dhe nëse këtë e gjenë, a do ta përsos në nivel të caktuar, është çështje kyçe e qëllimit të jetës.

Faktor determinues për këtë pa dyshim është energjia, e cila përbën epiqendrën që e vën në lëvizje iniciativën. Iniciativa, energjia, vullneti dhe arsyeja, janë tërësi rro-tulluese të gjallërisë njerëzore. Sa do të bëhet ky gjallërim nga frymëzimi i vetes dhe sa me ndikimin e mjedisit, është diç që duhet të gjendet në baraspeshë me veprimin reciprok. Mirëpo, varet edhe nga njeriu të cilit ndodh që të mos i nevojitet askush për shtytje se atë e mban në vete me kriterin e vetëbesimit, aftësisë dhe ndërgjegjes. Si-doqoftë frymëzimi i njeriut është vendimtar. Efikasiteti shpreh vlerën e shtytjeve fry-mëzuese. Shoqëritë të cilat herët mbështetnin ligjet e tregut të lirë (kuptohet relativisht të lirë), më lehtë i tejkaluan brengat që gjendeshin në shtegun e mirëqenies, se bënin shtytje frytdhënëse ndaj vlerave të iniciativave individuale dhe ekipore deri te ato kolektive.

Iniciativa është fundamentale ose pragmatike. Që të dyja këto mund të jenë racionale dhe irracionale. Të përbashkët e kanë guximin ose frikën. Me guxim krijo-het qëndrueshmëria. Me frikë, iniciativa zbehet dhe mbetet pa u realizuar. Sido të përcaktosh masën ekzakte e ke humbur drejtpeshimin për vlerësimin e saktë.

Rastësisht, racionalja dhe irracionalja, mandej guximi dhe frika, mund të afrohen dhe të bëhen një tërësi e bashkëngjitur. Fundja, pa frikë s'ka as vepër të guximshme. Por, kur frika bëhet e përhershme, nuk arrihet krijimtaria e njëmendtë. Këto aksioma, mund të ilustrohen me vlerën racionale të ndërtuesve të mirëfilltë dhe atyre që kjo veti u është e rudementuar. Në njërin drejtim, fundamentalja e pragmatikja ngërthejnë me vrullin mendor dhe përpjekjen për krijimtari të vlerës së lartë; në drejtimin tjetër,

27

shprehen me plogështinë mendore të përcjella me kënaqësi kaluese. Në ecuritë nor-male të shoqërive të organizuara, gjithnjë zvogëlohet numri i të plogështve se bëhen shtytje zhvillimit të raporteve demokratike dhe kërkesës për ekzistencë te secilit dhe përgjegjësi për secilin.

Lëvizshmëria e përbërjes së iniciativës, sillet në kufijtë e durimit dhe të balla-faqimit me të panjohurën ose më pak të njohurën. Në realitet, kjo i përket mënyrës së mbajtjes së timonit të jetës. Ashtu sikur që çdo njeri është i mençur ose i marrë në mënyrën e vet, edhe iniciativa bëhet e njëjtë. Vlera është që ta arrish cakun për t'u bërë e qartë se me çfarë mjete do ta arrish rrumbullakimin e iniciativës. Këtë në trajtimin pragmatik fare qartë na e shtron "Parimi i Piterit": "Çdo enë gjen kapakun", ose "I shpëtuan të tjerët, veten nuk munden". Sipas këtij parimi "në hierarki çdo i punësuar lakmon të avancohet deri të shkalla e paaftësisë së vet."14/ Përndryshe "Parimi i Piterit" përmban plot shpjegime të paaftësisë së njerëzve të aftë duke u mbështetur në shembujt e vërtetë përshkruar në mënyrë pragmatike. Jeta është e përbërë nga marrëdhëniet, duke u ruajtur që të mos hysh borxh, do të mbetesh i varfër.

Nisja e iniciativës, vetvetiu del nga vënia e mekanizmave të përbashkëta, në fun-ksion të realizimit të saj, që mbështetet në "aftësinë" ose "paaftësinë" në kuptimin jo të gjendjes reale, por si rendiment i supozuar i kohës dhe i hapësirës. Kështu në një kohë dhe në një hapësirë, një iniciativë që duket joreale, në një kohë tjetër në të njëjtën hapësirë ose në të njëjtën kohë në hapësirën tjetër, do të jep rendimentin edhe më të lartë se që është menduar më parë. Historia është e përmbushur me shembujt e tillë. Në të mësojmë si heronjtë dhe antiheronjtë i ndërrojnë vendet. Fjala është për mosku-ptimin e vizionarëve të cilët e paralajmërojnë të paarritshmen. Haraçin për mos-kujdesin ndaj tyre, më së shumti e paguajnë të varfrit. Kështu “Ludistët” iu kun-dërvuan makinave15/ të prijur nga të paaftët ose nga ata që në këtë mënyrë donin të ru-anin pozitat e veta. Shembuj të tillë gjenden edhe sot. Bota ende është e përmbushur me “ludistë”të tjetërsuar. SHBA-të arritën zhvillimin më të shpejtë duke u bërë fuqi dominuese botërore se ishin hapësirë e përshtatshme dhe fare tërheqëse për iniciativa të shumta. Njerëzit nxirrnin ide të reja ndër të cilat edhe të papranueshme për ambi-entet tjera. Sot ky është realiteti i tregut më të gjerë me konkurrencë të ngjeshur dhe gara të pandalshme.

14/ Laurence J. Peter and Raymond Hull "The Peter Principle", Villiam Morrov and Company,

Inc. New York, 1969, faqe 9,12 dhe 28. Në këtë vepër përshkruhen rastet e vërteta “të tmerrshme “ si lejojnë njerëzit e njohur dhe të panjohur të dështojnë për shkak të skemave që zbatojnë, duke mos menduar që të ngrehin individualitetin me inaciativën inventive dhe të lirohen nga shumë brenga që ia shkaktojnë vetes.

15/ “Luditët,” punëtorët anglez, ishin ata që në fund të shek. 18 dhe në fillim të 19-shit, i shka-tërruan makinat ngase mendonin se ato janë “fajtore” për papunësinë. Qeveria i dënonte me vdekje. Emërtimi sipas punëtorit Ludu i cili i pari e shkatërroj makinën publikisht që të mos ia zë vendin punonjësit.

28

IDENTIFIKIMI I INICIATIVËS

Parimisht, çdo iniciativë rezulton me krijimtari të suksesshme të nivelit më të lartë ose më të ulët. Çfarëdo që të jetë përbërja, vepra duhet të bëhet e materializuar. Në shikim të parë materializimi i iniciativës, përkatësisht i suksesit, duket si shpjegim anakronik. Por, gjërat qëndrojnë ndryshe. Për shembull, ca njerëz recitojnë poezi të këndshme, që janë të tyre. Nëse këto do t’i shkruajnë ose xhirojnë, arrijnë materiali-zimin e tyre. Në të kundërtën, do të shlyhen nga kujtesa dhe iniciativa mbetet pa kriji-mtari. Sokrati, Muhamedi dhe Jezusi nuk kanë shkruar. Kanë qenë predikues të një krijimtarie filozofike, parimore madhështore. Të tjerët i kanë regjistruar rrëfimet udhëzuese të filozofisë së tyre duke i konsideruar si veprat e tyre. Kështu janë bërë krijues të qëndrueshëm për të gjitha kohët. Por a ishin këto të gjitha, dhe të interpre-tuara me besnikëri ashtu siç janë predikuar, përkatësisht si janë rrëfyer?

Në biznes, iniciativa mund të zbatohet drejtpërdrejt ose në mënyrë transmetuese. Në epiqendër është menaxheri ose ekipi menaxherik i prijur nga lideri, a lidershipi - një ose më shumë persona, që përherë nxjerrin ide në variante dhe duke i eliminuar të pavlefshmet, sipas prioritetit kohor, sajojnë ato që janë aktuale. Por, asgjë nuk do të hidhet. Gjuetar i mirë është ai që do të pajtohet se nga disa gjuajte, nganjëherë do të qëlloi.

Lidershipi nuk posedon energji të pakufishme. Kjo do të thithet edhe nga të tje-

rët, duke u krijuar kushtet për ofrimin e ideve të reja. Nga kjo burojnë iniciativat dhe energjia për lëvizshmërinë dhe seleksionimin e përhershëm i tyre.

Identifikimi i iniciativës bëhet në shumë mënyra. Në shkoqitjen e shpjegimeve, parimi i iniciativës krijuese shtrohet në dy kahe, duke u ndarë në fundamentale dhe pragmatike. Në biznes mund të thellohesh në “zbulime” të cilat kanë karakter praktik, por që sadopak dallojnë nga pragmatikja rutinore.

INICIATIVA E KRIJIMTARISË FUNDAMENTALE Fundamentale do ta shpallim atë që fillon nga themeli që është e qëndrueshme dhe

afatgjatë. Niset me aparaturën komplekse të kërkimeve dhe rrumbullakohet me tërësinë me të kompletuar. Këtu arritja e fryteve është më e ngadalshme, por edhe më e sigurt dhe e bollshme. Njerëzit duan të jenë kreativ, të bëjnë diç që do të dallohet me nismen dhe vijimin. Kështu është edhe me qasjen fundamentale – të qëndrueshme të biznesit. Ndërkaq për dallim nga kjo, pragmatikja pak përmban nga e qëndrueshmja dhe më shumë është spontane.

Është e njohur se njerëzit janë të barabartë për nga obligimet dhe të drejtat, në kuptimin legjislativ. Kjo është vetëm aksiomë parimore e rendeve shoqërore demokra-tike. Pushtetmbajtësit në shoqëritë e rendeve arbitrare, aty ku dominojnë, edhe këtë parim në vepër e shtrembërojnë. Mirëpo, në kuptimin më të gjerë, njerëzit kurrë nuk janë të barabartë. Dallohen për nga vlera e veprave. Andaj, duke u nisur nga kjo dife-rencë, edhe raporti i të drejtave edhe obligimeve, rrjedh nga vlera mendore kreative dhe deponimi i punës.

29

Kur është fjala për iniciativën me vlerë kulminante, përkatësisht për vepër gjeni-ale, duhet bërë dallimin për nga inspirimi dhe efekti shpirtëror. Janë këto vepra të nje-rëzve të rrallë, respektivisht shumë të rrallë nga fushëveprimet e zbulimeve artistike - shkencore, me themele të paluhatshme për të gjitha kohët. Kjo është fundamentalja e vërtetë, e cila këtu nuk është lëndë trajtimi. Në politikë është sikur në lojën e bixhozit - për të fituar veprohet me letra të fshehura. Në ekonomi është e kundërta - letrat duhet të jenë të njohura para fillimit të lojës.

Me vlerësimin sipas parimit të Piterit16/ në qasjen ndaj biznesit, gjërat qëndrojnë ndryshe. Mirëpo, në të nuk kërkohet gjurmimi i thëlluar shkencor - artisitik. Pra në këtë shqyrtim nuk është qëllimi që të pasqyrohen suazat e iniciativave të veprave të jashtëzakonshme. Këtu bëhet përkufizimi në kreacionet, që janë si fundament i kriji-mit të predispozitave për disperzimin e qasjes ndaj vlerave të reja, kryesisht ekono-mike.

Vendet e zhvilluara, por edhe ato jo aq të zhvilluara, ndërtojnë rendet shoqëro-re, në të cilat sistemi ekonomik bëhet i përshtatshëm për nxitjen e iniciativave individuale dhe kolektive. Ndërmarrjet ekonomike në kërkesën për zhvillim sa më të shpejtë, këtë qasje e përkrahin me metoda fare efikase. Kështu, iniciativat bëhen aq të shumta, saqë forca për shfrytëzimin e tyre, përherë është fyt i ngushtë.

Në pikëpamje të tillë, paralelisht janë sendërtuar bazat për shpërndarjen e inicia-tivave të ndryshme. Ashtu ka ardhur edhe deri te formimi i iniciativave fundamentale, të cilat tubohen si në zgjoje e pastaj shpërndahen sipas raporteve përkatëse të zhvi-llimit. Ku ekziston papunësia, shprehen iniciativat, të cilat qëllim parësor kanë pu-nësimin. Ku mungon fuqia punëtore, shprehen iniciativat për krijimin e kushteve për lëvizshmëri më të madhe të punëtorëve nga rajonet më të pazhvilluara për në të zhvilluarat. Ndërkaq, është duke u përhapur më të madhe sistemi përkrahës për dislo-kimin e fuqisë punëtore nga mjediset e dendësisë së madhe të popullsisë, nga Parisi, Londra, Roma, Milano, Njujorku etj. duke krijuar kushte të përshtatshme në zonat me popullacion të rralluar.

Teoritë ekonomike klasike, por edhe ca bashkëkohore, për iniciativat fundamen-tale mësojnë edhe ndryshe. Do të thotë të bësh kërkime afatgjata dhe të nxjerrësh re-zultatin po-ashtu afatgjatë. Për biznes, iniciativa fundamentale e ka kuptimin e krijimit të postamentit nga i cili nuk duhet të presësh gjatë për ta vjelë frytin e punës. Veçmas insistohet në arsyetimin e deponimve me suksesin që shitet. Andaj, për dallim nga te-oritë, menjëherë bie në sy se aty (te teoritë) suksesi mund të mos e ketë vlerën e tregut të caktuar. Këtu do të ndesheni me pikëqëndrimin qenësorë praktik për mbështetje të iniciativave. Dhjetë herë i them vetes se nuk di; në të njëmbëdhjetën kuptoj, se përherë dua të mësoj.

Bëhet më e qartë se fundamentalja në raportet e zhvillimit ekonomik lidhet drejt-përdrejt me njeriun, shkathtësinë e tij për punë konkrete që sjell leverdi, përkatësisht profit. Pastaj, lidhet me qëndrueshmërinë në biznesin me konkurrencë të fortë, me am-bicie të diferencuara. Në këtë aspekt, në mjediset e përparimit të shpejtësuar, bëhet profilizimi profesional, prej shkollave të mesme deri në fakultete, në dy kahe.

16/ Sikurse shënimi në fusn. 14 "Hierarkia e evolucionit", "Hierarkia e jetës" fq. 135.

30

E para, në ballafaqimin me informacione të llojeve të ndryshme për nxjerrjen e iniciativave burimore të zhvillimit, prezentimin e ideve të ndryshme, projektimet e të ngjashme. Këtë profil e imponon kërkesa për qëndrueshmërinë sa më elastike në zhvi-llimin e shtetit, në njërin drejtim dhe kompanive të ndryshme, në tjetrin. Këto janë profile të profesionistëve me shkollime të larta e që paguhen më së tepërmi. Për shem-bull, në SHBA, por edhe në disa nga vendet e Evropës, korporatat punësojnë ekspertë që mund të quhen “bredhës”, të cilët janë fare të privilegjuar dhe kanë të vetmen de-tyrë të ofrojnë ide përkatëse të cilën vetë duhet ta projektojnë dhe ta përcjellin zbati-min deri në arritjen e suksesit konkret; ndonëse gjenden edhe rastet e përcjelljes së ideve paraprake në ekipet e specializuara për trajtime të mëtejme. Në biznes, shpresat e mëdha duhet t'i përcjellë edhe mundi i madh.

E dyta, në shembujt konkret gati se nuk mund të gjendet kufiri ndërmjet funda-mentales dhe pragmatikës. Aty ku duket se përfundon fundamentalja, shfaqet pragma-tikja dhe mbi pragmatikën mbarështohet fundamentalja. Në shumë raste nga pragmati-kja do të buroj fundamentalja. Si ilustrim televizori me ekran të rrafshët është shfaqur njëkohësisht në tregun japonez dhe gjerman si produkt me prejardhje origjinale të të dy anëve që ishte nismë e qasjes me kërkim pragmatik. Cili nga këto dy vende ishte që e zbuloj?

Të bësh shpjegimin më të thjeshtësuar, është me vlerë të përmendësh pozitën e institucioneve zhvillimore. Në këto mund të identifikohet përqendrimi në iniciativa fundamentale, të karakterit praktik, që nuk ushtrohet asfare shkence imagjinative. Pu-nët i ndërmarrin personat e shkolluar, të specializuar dhe të aftësuar për zbatime pra-ktike, përmes përcjelljes menaxherëve në përvetësimin e detyrave të veta. Këtu ra-dhitet edhe një varg institutesh të kërkimeve shkencore, të fushëveprimeve të ndry-shme të karakterit kërkimor - zbatues.

Baza e parimeve për iniciativën, është pikënisja për sukses përkatës. Ndriçimet e projektuara në ecurinë e zhvillimit material, janë të njohura nga kohët më të hershme. Shpjegimet gjenden në veprat me pretendime religjioze, laike dhe shkencore. Për qasjet moderne ekziston një thesar i çmuar i veprave, që i përkasin kohës së shekujve XIX dhe XX. Është për t'u habitur që disa autorë këto vepra në kohët e tashme i inter-pretojnë në mënyra të ndryshme, duke u munduar që pa i përmendur të mëparshmet t'i nxjerrin dhe eksponojnë si meditacion, kërkim dhe "zbulim" të vetin. Duke u orvatur për të shoshitur gjërat deri në fund, kuptojmë se fundi nuk ekziston.

Më 1911 në Nju-Jork është botuar libri "Si të ndikohet në tjerët" nga autorët dr. Volter Dil Skot dhe dr. Delton T. Hauard. Ribotimet e këtij libri kanë pasuar më 1916 dhe 1928, në kohën e mirëqenies së shoqërisë amerikane, përkatësisht të prosperitetit të dinamizuar ekonomik. Mirëpo, vitet e mëtejme treguan se kjo vepër u gjet si njëra nga ato që do t'u ndihmonte prijësve të shtetit, kompanive dhe njerëzve të rëndomtë për ta përballuar dhe tejkaluar krizën e rëndë ekonomike ndërmjet viteve 1929-1933. Kjo ishte "krizë e besimit". Libri i dr. V.D. Skotit dhe dr. D.T. Hauardit në përbërjen më të gjerë titullohet "Aftësia për ta përfituar njeriun si mjet të suksesit jetësor – psikologjia e provave dhe e sugjestionit"17/. Këtu përfshihen: 1. Analiza e marrjes së vendimit, 2.

17/ "The skill to gain a man as an instrument of succes in life - Psychology of argument and

suggestion" autor Dr.Volter Dil Skot, Kryetar i Universitetit Nortvestern në Çikago;

31

Analiza e sugjestionit, 3. Të menduarit dhe sugjestioni njëri ndaj tjetrit, 4. Llojet (tipet) e vendimit, 5. Ca lloje të sugjestionit, 6. Kur duhet përdorur arsyet me rastin e ndikimit në njerëz, 7. Kur duhet përdorur sugjestionin në ndikimin në njerëz, 8. Si do të arrijmë t'i bëjmë arsyet e suksesshme, 9. Si do të arrijmë t'i bëjmë sugjestionet e suksesshme. Në shtëpitë ku ka orë, duhet të respektohet orari.

Udhëzimet e thjeshtësuara si qenësore, mbështetnin mënyrën dhe metodën si t’u ofrohen njerëzve informacione për iniciativa, atyre me talent të shprehur, por edhe me më të kufizuar. Ani pse në shikim të parë njerëzve u duket gjithçka e njohur, vetë de-terminimi i mënyrës së të menduarit, sjell deri të identifikimi i vetes me tiparet analo-ge për vendime mbi baza të situatës së pastruar personale, duke radhitur alternativat të mbështetura në informacione për mjetet dhe vullnetin disponues. Vërehen eksponimet e gjërave të thjeshtësuara me përbërje mjaft të vlershme. Njerëzit mendojnë se janë të lindur për punë të mëdha, nga se kanë vetëm entuziazmin dhe guximin. Pa kultivimin e caktuar të mënyrës për nxjerrjen dhe përpunimin e iniciativës, suksesi mund të jetë i mangët ose gjithçka do të shkojë mbrapsht. Njerëzit duke u shkolluar mendojnë se janë rritur dhe ngritur me dituritë; ata që mësojnë shumë, prapë vazhdojnë të mësojnë duke u rritur më nga-dalë...

Janë edhe rastet e ndërrimit të vendeve mes fundamentales dhe pragmatikës.

Shpesh do të “shitet” si fundamnetale më pragmatikja me vlerë të rëndomtë. Është ky imponim sugjestiv. Dallohen rastet e fuqisë së "magnetizmit shtazarak." Sipas Dr. Mesmer-it: "ca persona kanë plot magnetizëm shtazarak dhe janë të njohur si persona-litete të ndikimit të pashmangshëm, si personalitete të fuqishme ose personalitete me vullnet urdhërues."18/ Për çudi shumica e njerëzve të paemancipuar, verbërisht i nën-shtrohet “dirigjimit” edhe jo frytdhënës dhe kështu e lidhin fatin duke i shkaktuar ve-tes fatkeqësinë e shuarjes së individualitetit për iniciativa fatlume. Mirëpo, nuk janë vetëm këta. Në mjediset e qytetërimit të kulturës së ulët, do të ndeshni përplot “vuaj-tje” të atyre që u ka marrë idhulli mendtë. Kësisoj gjenden ata të dhënë ndaj ndonjë politikani. Njësoj edhe në mjedisin e kulturës së zhvilluar në nivelin e lartë të qyte-tërimit, do të ndeshni masivitetin e adhuruesve të artistëve me nivel të ulët arti, e veç-mas të disa nga interpretuesit e pop, pank, rrok muzikës, shqerrjeve dhe ekzibicioneve që s’kanë të bëjnë me artin e mirëfilltë. Ndërkaq kjo ishte përmbajtje e njohur si art burimor i “tam-tamit”afrikan që me ndryshime karikaturale e humbi kuptimin e artit. Kjo psikologji vlen për ushtrimin e biznesit që shitet si fundamental dhe është banal. Të ngjashme janë seritë e gjata televizive të zhveshura nga çdo art, por që shi-kohën shumë dhe shitën shtrenjtë – “Dinastia”, “Kasandra” e përplot të tjera banale. Prirja që të përvetësosh të tjerët, më së shumti përkon me biznesin e sukses-shëm.

Për t'i sjell gjërat në vendin e vet, bëhet i domosdoshëm kultivimi fisnikërues i tipareve që do ta vënë "në binarë" mbarështimin e iniciativës, në të cilën suksesi afat-

shikuar dhe zgjeruar nga Dr. Delton T. Hauard, bashkëkohës i Skotit, profesor i psikolo-gjisë në të njëjtin universitet.

18/ Sikurse fus. 17, fq. e cit. 41.

32

gjatë bëhet esencial. Për këtë vlen të theksohet qasja e re sot në Botë ndaj shkollimit të ekonomistëve në kuptimin e gjerë ose të ndërmarrësve (menaxherëve) në kuptimin më të kufizuar të fjalës. Janë duke u bërë aq ndryshime të mëdha në shkollat për aftësimin e personave të orientuar për biznes, saqë duken të pakrahasueshme programet e paradokohshme të mësimit me ato që në një pjesë, janë duke u përpiluar, ndërsa në pjesët tjera edhe duke u zbatuar19/. Dituria është burimi i të gjitha të mirave dhe djallëzive që dominojnë botën.

Frymëzimi dhe vendosmëria për zhvillimin e procesit të përsosjes sa më të shpre-hur të iniciativave, mbështeten në frekuentimin e informacioneve të shumta dhe të rrumbullakuara. Kjo bëhet baza për aplikimin e silogjizmit në ndarjen e varianteve për vendime përkatëse. Kështu, mjaft u ndihmohet personave në biznes që të përcaktohen në të menduarit, mandej për përdorimin e mjeteve informatike dhe të tjera.

INICIATIVA E KRIJIMTARISË PRAGMATIKE

Ndërmarrësia është prijëse e jetës. Edhe në pragmatikën, dhuntia si talent, ide dhe guxim e ka efektin e ngjashëm me fundamentalen, pos që nuk niset nga themeli që do ta ndërtosh vetë, por nga ai i njohur dhe i nisur nga të tjerët, mbi të cilin do të rendisësh pjesët tjera të ngrehinës tënde. Mbështet edhe origjinalen, por që është më pak e qëndrueshme. Moto e tërë iniciativës është suksesi. Asgjë nuk shitet më mirë se ky. Puna e vlershme nuk do të thotë të bëhet edhe e suksesshme. Pragmatikja e ka pra-pa vetes rezultimin e suksesit me leverdinë. Pra, nuk është si në rastin e veprimeve të krijuesve të mëdhenj që ndërtojnë vepra të vlershme, por më së paku të “suksesshme” në kuptimin pragmatik - profitabil për pasurimin e vet të shpejtë. Derisa te iniciativa fundamentale, zakonisht do të shtyhet koha e vjeljes së fryteve të punës dhe mjeteve të deponuara, ngase nismat janë me të thelluara dhe më serioze, te pragmatikja kërkohet që efektivat të valorizohen shpejt. Ai që do ta shikoj të nesërmen e sotshmja i dukët e shkurtër; ai që do ta shi-koj të djeshmen e sotshmja e bezdisë.

Pragmatizmin do ta hasim në variantet e ndryshme prej një skajshmërie në tjet-rën. Bartësit e iniciativave pragmatike, sikurse te fundamentalja janë njerëz me in-vencë, por që këtë e kanë më të kufizuar se sa guximin. Për këta nuk janë të nevoj-shme njohuritë e thelluara. Disa janë të tërhequr dhe do të kënaqen me gjendjen e arri-tur sepse u mungon guximi. Aty do të ndalen. U mungon edhe shumë çka tjetër që ka të bëj me komoditetin e arritur. Disa kurrë nuk do të lëvizin pa ndonjë shtytje e edhe urdhër konkret. Por gjenden edhe fare të guximshmit që duke u nisur nga pragmatikja iniciale, gradualisht do të kombinojnë fundamentalen dhe do të zhvillojnë punët deri në nivelet më të larta.

19/ Shumë shembuj praktikë do të gjeni në mësimet e Universitetit të Sterlingut në Skoci.

33

Pragmatizmi më i ri dhe më i sofistikuar, mbështet Konceptin e qasjes ndaj "me-ndimit anësor", të ashtuquajtur lateral, të cilin e ka lansuar dr. Edward De Bono20/. Me këtë risi në trajtimin e iniciativës ka filluar demistifikimi i vlerave, të cilat pavarësisht nga rrjedhin dhe kush i shtron, çmohen sipas suksesit të arritur. Mendimi lateral i përket personave inventivë, atyre që edhe kur lëshohen me kokë teposhtë, bien në këmbë". Ja dy shembuj praktikë të gjeturisë sipas mendimit lateral nga Universiteti i Sterlingut.. Fatkeq është ai që nuk do ta provokoj veten dhe ta provoj fatin.

Shembulli i parë: menaxheri ka shitur klientit mallin në vlerë prej 1000£ , nga i cili ka marrë çekun në këtë vlerë. Por, në bankë refuzojnë t'ia realizojnë, me arsyetim se ai nuk ka mbulesë. Me disa hulumtime të mëtejme, menaxheri në fjalë zbulon se klienti i tij, i cili në ndërkohë ka dalë jashtë shtetit, ka në llogari 995£. Problemin e realizimit të çekut ky e zgjidh lehtë: i paguan në llogarinë e klientit të vet 5£ dhe kësisoj çeku mbulohet dhe ka arritur t’i tërheq parat.

Shembulli i dytë: në një qendër biznesore, të vendosur në një ndërtesë shumëka-tëshe, ndodhet vetëm një ashensor. Të punësuarit ankohen për pritje të gjatë të ashen-sorit në fillim dhe në përfundimin e orarit të punës. Propozimet për zgjidhje ishin të ndryshme: ndërtimi edhe i një ashensori, fillimi i punës me distancë kohore të orarit të grupeve të punonjësve e tjera. Por, zgjidhja ideale u bë me vendosjen e pasqyrave të mëdha në çdo kat përskaj dyerve të ashensorit. Të punësuarit ishin aq të preokupuar me dukjen e vet, saqë fare nuk i kushtonin rëndësi kohës që e kalonin duke e pritur ashensorin.

Në shumë mjedise, ende dominon mendimi se gjeturia në ndërmarrësi i përket ekonomistëve, në rend të parë atyre që kanë diploma të shkollimit përkatës. Ky është mendim i gabuar, veçanërisht për ata që si ekonomistë nuk e mësojnë menyrën e të menduarit, shprehjen racionale në vepër dhe përdorimin e mjeteve teknike të sofis-tikuara. Pra, të gjitha këto u përkasin njerëzve që kanë iniciativë, motiv e talent dhe dituri të kultivuara. Domethënë janë veçori komplekse.

Sot më lehtë kuptohet pragmatizmi i shprehur në qarqet politike. Ekziston stra-tegjia afatgjatë e ngërthyer në interesin. Sipas këtij, mendimet dhe vendimet adapto-hen duke mos respektuar vetëm “parimin e vlerave” të mbështetura në skemat e njo-hura. Ata që nuk dinë ta perceptojnë këtë koncept - gati të tërin lateral – arrin ren-diment më të kufizuar ose edhe e pësojnë. Në krizë të gjithë mund të bëhen të dijshëm, se u ndihmon edhe shkollimi gjysmak duke i bërë edhe të gjithëdijshëm.

Hapësira në biznes, në kuptim pragmatik, kushtimisht (ngase varet prej mjedisit ku veprohet) u përket të gjithëve. Të gjithë edhe duhet ta sprovojnë veten për atë që kanë prirje. Kjo nuk është e kushtëzuar aq shumë me raportet materiale, por më tepër

20/ Dr. Edward De Bono, autor i 23 librave ndër të cilat:"TACTICTS: The Art & Science of

Success", The Pilot Production, London. De Bono, është themelues i konceptit të men-dimit lateral, shkollës De Bono të mendimit në Nju-Jork; themelues dhe drejtor i Fon-dacionit për hulumtime kognitive në Kembrixh dhe drejtor i Qendrës për studimin e mendimit. Ka diplomuar nga fiziologjia dhe psikologjia, ka doktoruar mjekësinë në Kembrixh. Ka ligjëruar në universitetet e Kembrixhit, Londrës, Oksfordit, Harvardit. Ishte këshilltar i shumë qeverive dhe i kompanive me renome botërore.

34

me raportet e të menduarit dhe të vendosmërisë, të cilat duhet të jenë në proporcion me fuqinë krijuese. Në të vërtetë, dikush mund të bëhet novator e dikush imitator. Por, ndodh që prej qasjes deri të rrumbullakimi i punës, këta t'i ndërrojnë vendet - të kalojnë prej novacionit në imitacion dhe anasjelltas.

1. Novatorizmi

Shumë zbulime janë arritur mbi baza të posedimit të idesë paraprake. Shumë prej

tyre janë edhe të rastësishme. Ideja paraprake shpesh ka ndihmuar kërkimin e tjetrës, ndërsa duke hulumtuar është arritur deri të një risi e papritur. Kështu është bërë zbulimi i ca elementeve kimike, si dhe shumë gjërave të tjera. Në këtë mënyrë është bërë sendërtimi i ca teorive. Në shumicën e rasteve, teoritë u definuan pasi që zbulimi kishte përfituar konfirmimin. Të gjitha zbulimet e bëra janë pjellë e imagjinatës së njerëzve të talentuar që kanë deponuar mund dhe shumë kanë sakrifikuar.

“Zbulimet” në biznes, më tepër arrihen përmes kërkimeve pragmatike, ngjasisht

empirike, ku nuk humbet shumë kohë dhe arrihet suksesi në zbatimin e idesë sipas sy-nimeve profitabile. Mund të renditen shumë variacione të metodës së ushtrimit të pragmatizmit novatorik. Në këtë rast do të veçojmë tri, si metoda më karakteristike: pozitive, pozitivo-negative dhe negative. Dhe të gjitha me rëndësi të efekteve pozitive. Vetëm qasja, negativen e ndërven si raport të arritjes deri te efektivi konkret. Dikush do të filloi nga kërkesa e kundërt e efektit, e tjetri nga kërkesa e drejtpërdrejtë. Mirëpo, do të arrijnë deri te vlera paraprakisht e kërkuar ose e ndodhur gjatë përsiatjeve që re-zultojnë me të priturën ose të papriturën efikase. Pra, të vlershme.

Derisa veglat ishin më primitive, njerëzit depononin edhe mendimin duke shtuar performansat dhe ndryshonin shumë gjëra dhe puna ishte më kreative, më e suksessh-me, më artistike. Tashti të gjitha performansat janë të përcaktuara. Punëtori mund të angazhohet një orë në ditë në punën e tij duke mbikëqyrur makinat ose makinën e cila kontrollohet nga kompjuteri. Ai është vështrues dhe nuk ka asnjë funksion tjetër në kreativitetin e tij të punës.

Gati se edhe avioni më modern sot pak kontrollohet dhe drejtohet nga piloti. Komandat janë të programuara nga kompjuteri. Gjendet edhe piloti automatik.

Sidoqoftë secili ka dëshirë që të afirmoj kreativitetin e tij profesionist dhe do të bëjë diç që të ndihet si autoritet profesionist. Kuptohet se gjithë kjo varet nga kushtet konkrete të vendit të punës.

Ja shembujt. Duke punuar pranë një makine, personi që këtë e drejton, në sajë të invencës,

gradualisht do t’i hetoj mangësitë e saj. Duke bërë riparime, shtuarje e reduktime, pas ca kohësh do krijoj një makinë edhe më të përsosur. Nëse në këtë punë thellohet edhe më tepër, mund ta ndërtojë makinën që nuk do t'i ngjasojë të parës. Kjo është metoda pozitive e qasjes ndaj novatorizmit. Do të thotë duke shtuar vlerat do të nxjerrë makinën më efikase që pak ngjason me të mëparshmen. Qasja novacioneve me pretendimin e madh e zvogëlon vlerën e tyre.

35

Shembulli tjetër do të duket me interesant nëse e shikojmë veprimin e piktorit. Ky ka bërë skicën ose skicat, për tabllon që do ta ndërtoj. Duke vepruar bën aq ndry-shime, saqë kjo nuk ngjason me të projektuarën. Duke u thelluar edhe më tepër në "ga-bimet" me qëllim, gjatë punës arrin që me angazhim të imagjinatës më të përqendruar, të kalojë në diçka që nuk e ka bërë më parë. Kjo është faza e caktuar e veprimit të shumë piktorëve të mirëfilltë. Ashtu shumica kalojnë prej një faze në tjetrën. Në këtë mënyrë janë bërë shumë zbulime të përzierjes ose formimit të ngjyrave, teknikës së punës e të ngjashme, që kanë sjellë deri te autorësia origjinale edhe fshehtësitë, që shumë piktorë kurrë nuk ia kanë zbuluar botës. Kjo është metoda negativo - pozitive e qasjes novacionit. Do të thotë nga negativi, ka bërë nxjerrjen e pozitivit. Thjesht sikurse te zhvillimi i filmit dhe transponimi i fotografisë. Biznesi i qëndrueshëm bëhet përmes novacioneve, me të cilat krijohen befasi të këndshme.

Konstruktori është nisur që të gjejë ndërmjet disa konstrukteve, performansat për

automobilin garues. Duke bërë shtjellime të skicave dhe përzierje të rastësishme të formave, ka arritur deri te konturat e karoserisë aerodinamike të automobilit të udhëta-rëve. Por, njësoj nga kërkesa për aerodinamizmin e automobilit të udhëtarëve, është arritur te ai garues sportiv. Kjo është metoda negative e qasjes së novacionit. Këtu pra, është eliminuar ideja paraprake dhe është arritur e kundërta e kërkesës së projek-tit, por me vlerë edhe më të madhe. Shembulli tipik i tejkalimit të kërkesës paraprake, është zbulimi i paqëllimtë të ekspertëve të “SONY-it” të kamerës së versionit “han-dykam”që gjiron objektet jashtë (përtej) shikimit të njeriut. Edhe kjo ishte vlerë më e madhe se qasja paraprake, por u arritën efektet negative të përhapjes së mundësive të keqpërdorimit të kamerës me të cilën njeriun e veshur lehtë, mund ta gjironi nudo.

Novacioni është shprehje e disa njohurive paraprake për fushëveprimin e caktuar dhe i përket vullnetit të qëndrueshëm, entuziazmit dhe vetëbesimit të njeriut. Te no-vatori, eksperimentimi është shqetësim i pandërprerë. Në përgjithësi i përket katego-risë së njerëzve të "vetëverifikimit", kryesisht gjenetik, për krijimtari të reja, përka-tësisht "lindje të reja”.

Në të shumtën e tri rasteve të përmendura si shembuj, cilësia korrespondon me sasinë. Mirëpo, këto shpesh anojnë duke humbur baraspeshën. Drejtpeshimi ndërmjet këtyre dy përmasave është optimalizimi i novacioneve.

Novacionet gjithnjë kanë qenë në qendër të vëmendjes së njerëzimit. Kahu i tyre më së shumti është përqendruar në risitë tekniko-teknologjike. Përparimi i shkencës dhe teknikës, gjithnjë po e shton pjesëmarrjen e risive të hershme që nuk kanë arritur të sendërtohen. Sipas Openhajmerit21/, bota në shekullin XX nuk ka pasur asnjë zbulim të ri. I gjithë zhvillimi i këtij shekulli, është shprehje e novacioneve tekniko – tek-nologjike, në sajë të të cilave është arritur që të zbatohen njohuritë nga zbulimet e mëparshme. Në biznes nuk bën ta ngritësh zërin mbi masë, se shpreh sjelljen e vrazhdë, por as ta ulësh ndër masë se krijon dyshimin në pasigurinë.

21/ Robert Openhajmer, udhëheqës i projektit "Manhattan" dedikuar prodhimit të bombës së

parë atomike.

36

Për novacione më i përshtatshëm është interaksioni - puna në grup dhe përkrahja e ndërsjellë. Por, janë të rëndësishme edhe rrethanat si "aditiv", që do t'i përkasin am-bientit, mikroklimës dhe ato personale, që bëhen të vlershme për sjelljen e anëtarëve të ekipit. Këta janë të “papajtueshmit” fati i të cilëve varet nga secili dhe oponenca ndaj njëri-tjetrit. Siç shprehet E. De Bono ...”se është fare i rëndësishëm ‘mospajtimi’ kreativ", ose V. Blejk "miqësia nënkupton mospajtimin". Kuptimi i novacionit rrjedh si koekzistim i qëllimeve unike me metoda kompatibile dhe sjellje oponente të njerëzve të specializimeve të ndryshme.

Interaksioni në biznes është i pashmangshëm, veçmas në aranzhmanet më të gje-ra - si agregat në mekanizmin që funksionon pandërprerë. Shumë kompani të mëdha pa novacione të rreshtuara nuk do të kishin mundësi të mbahen në konkurrencën mjaft të ashpër. Kjo veçmas vërehet në industrinë automobilistike, të stabilimenteve e informacioneve - në elektronikë e të ngjashme.

2. Imitimi Sa më e shprehur të bëhet konkurrenca, në biznes kërkohen zgjidhje të reja, në

gjerësinë sa më të madhe. Novacionet origjinale ose gjysmëorigjinale, nuk mund të bëhen gjithkund dhe në çdo aktivitet. Ndër të tjera, për këto duhet kohë më e gjatë dhe financim përkatës, që shpesh mund të bëhet i shtrenjtë. Imitimi është më i arritshëm dhe për këtë më i lehtë. Kjo mënyrë po bëhet përherë e më masive. Edhe kompanitë e mëdha, në një pjesë të veprimtarisë, gjithnjë e më tepër po mbështeten në imitime. Kështu, imponohet e njohura si risi.

Iniciativa e imitimit është e lashtë; gjatë tërë historisë njerëzore është zhvilluar dhe përparuar. Për këtë, po ashtu duhet ndjeshmëri dhe kujdes. Persona të ndryshëm që orvatën ta ofrojnë ndonjë novacion, duke mos e arritur këtë qëllim, bëhen imitues të mirë. Ndër të tjera, nëse imitacioni është i suksesshëm bëhet më efikas se sa nova-cioni, përkatësisht origjinalja në kuptimin e krijimit të vlerave materiale - profitit. Një piktor i grafikës duke bërë kompilimin e fotografive, nxjerr dhjetë tablo nga të cilat bën pesëqind e dhjetë grafika - nëse i përmbahet rregullës për numrin e tablove të nxjerra (nga 50 + 1) e nëse jo edhe më shumë. Vërtet se grafika dhe gjithë ato që janë më shumë se një ekzemplarë nuk do të konsiderohen art, ndërkaq janë sukses pragmatik. Në teatër, një trupë aktorësh e interpreton Shekspirin më lehtë nëse këtë e kanë parë në interpretimin e një trupe tjetër në një vend tjetër. Pra sido që të jetë, imitacioni nuk është art, por shitet më mirë se arti dhe krijohet me më pak mund. Dikush do të gjykoj nga shikimi, dikush nga rrëfimi e tjetri nga imitimi, dhe asnjëri nuk do të jenë gjykatës të drejtë, por të pasur.

Në elektronikë, industrinë automobilistike, në biznesin e përditshëm e në ndër-marrësi më të gjerë, imitimet janë bërë tejet të përhapura. Në të shumtën e rasteve, mbyllin sytë ata që dikur këtë e ekspononin si produkt - imazh të vetin, ngase edhe vetë më parë ishin imitues. Kopjimi shumë herë ka qenë mjet frytdhënës dhe i suksesshëm i personave të "pasuksesshëm". Por, nuk ndodh përherë kështu. Nëse nisemi nga aksioma se asgjë nuk shitet më mirë se suksesi, atëherë rrjedh se edhe kjo është punë me vlerë dhe shpesh fare e suksesshme. Shikoni automobilat e Koresë Jugore! Kraha-

37

sojini me ata japonez ose gjerman! Pak dallojnë nga disenjimi e aq më pak nga bren-dia. Kësisoj është edhe me aparate për amvisëri qofshin elektrike, elektronike e të ngjashme. Ca prej prodhuesve janë gjetur edhe më mirë se janë bërë kooperantë të fir-mave të cilat i kopjojnë e tashti prezentohen me markën e tyre dhe të dy anët janë të kënaqura. Japonezët më së paku merren me kërkime fundamentale, por më së shumti lansojnë produkte të reja në treg. A s’është ky pragmatizëm kulminant?

Disa biznesmenë janë vërtet ekzibicionistë të kopjimit. Lansojnë të njohurën, shfrytëzojnë tregun, tubojnë profitin dhe kalojnë në të njohurën tjetër, të panjohur për konsumatorët. Kështu veprojnë edhe shumë korporata të njohura. Shikoni televizorët sesa pak dallojnë për nga brendia! Disenjimi i secilit duket “zbulim kozmik,” por ve-tëm në kahun vizuel. Në biznes në shumicën e rasteve më tepër parapëlqehet kopjimi se është më fitimprurës, por në etapa të shkurtra kohore.

Ekziston diçka e veçantë që shpesh nuk arrihet të kopjohet se është e gërshetuar

dhe e mbrojtur me veçoritë e njeriut, zbulimin e tij që vetëm ai do ta lansoj dhe ta ru-aj. Kjo përkon me cilësinë e punës, mënyrës e organizimit, gjeturinë ndërmarrëse, imponimin e sugjestionit, traditën në treg dhe metodën e përfitimit të të tjerëve në biz-nes e që nuk ka të bëjë me gjërat që imitohen. Si ilustrim për krahasim në përmasat botërore, sot janë Coca-Cola dhe Pepsi-Cola. Po këto gati çdo gjë e kanë identike: për-bërjen, ambalazhin, reklamën, e sidomos shijen e tjera, por e para (Coca-Cola) prinë në treg.

Për imitime duhet të jesh pak edhe i paskrupull. Veprimi shtrohet dhe realizohet në ekip, në të cilën çdo person ndërmerr punët që mund t'i kryejë me sukses të veçantë e në interaksion. Kështu imitimi bëhet i "përkryer". Ndërsa, kur imitimi bëhet i "vrazhdë", sjell kundërthënien e qëllimit. Këtu mund të bëhen shkoqitje në raportin e konstruktit dhe vizualitetit. Zakonisht imitimet në përbërje të brendshme – në konstru-ksionin, janë më të vështira. Për këtë kërkohen njohuri tekniko - teknologjike dhe informacione më të gjera. Andaj, imitimet më të shpeshta janë me karakter pragmatik dhe vlerë sipërfaqësore, kryesisht të natyrës vizuele.

Varësisht nga pesha që posedon, imitimi kushtëzohet me iniciativën që mbësh-tetet në njohuri paraprake. Imitatorët kryesisht imitojnë nga ata që “huazojnë” veprat nëpërmes të imitimit. Këta, edhe ashtu, më lehtë mund të merren vesh njëri me tjetrin, nëse ndodh që të kërkohet autorësia. Mençuria është pasuri e drejtuar nga interesi që përcillet me mirëkuptimin dhe pajtimin me të leverdishmen.

Një shembull. Një inxhinier shumë i shkathët gati që nuk ekzistonte vegël që nuk ishte në gjendje ta “regjistrojë” duke e shikuar. Pastaj, këtë e vizatonte dhe ua përci-llte teknikëve në uzinë për ta konstruktuar dhe prodhuar. Ndodhi që e kopjoj një vegël të rrallë nga dora e një tjetri. Mirëpo, ky kërkonte dëmshpërblimin për autorësi për ve-glën që e çmonte se e kishte shpikur. Kërcënimi lajmërohej me padinë në gjyq. Në ndërkohë, imituesi i dytë kishte marrë informatën se paditësi i tij e kishte kopjuar veglën nga një e njëjtë e prodhimit gjerman. Për këtë kishte siguruar prospektin. Gjatë komunikimit rreth marrëveshjes për dëmshpërblim, imituesi i dytë kishte "bindur" të parin ta tërheqë padinë. Përndryshe, do ta lajmëronte prodhuesin e njëmendtë të shpi-kjes. Vërtet një sjellje e paskrupull e me shantazhe. Sa libra e ide kështu kopjohen dhe

38

nuk citohen dhe imitatorët si autorët e tyre do të rrahin gjoks për dituritë e pameritua-ra, por të imituara!? Vërtet gjenden shumë plagjiatë.

Sidoqoftë duhet shtuar konstatimit të mëparshëm se vlen të theksohet edhe njëherë se ka diç që me gjithë orvatjet nuk mund ta imitoni. Nuk mund të imitohen shkathtësia dhe sjelljet në biznes. Kjo është veti që mësohet dhe ushtrohet. Më së pa-ku do të arrish ta kopjosh stilin e tjetrit, mënyrën e veprimit dhe artin e qasjes ndaj gjërave në veprimtari dhe në jetë. Edhe atë që do ta emitosh nuk e ka frymën perso-nale, mund të jetë edhe plagjiat që në rastet e veçuara ndëshkohet rëndë. Duke u frikësuar do të ikni nga origjinalja, por nuk duhet të frikësoheni nga kopjimi që quhet imitim.

Por, mund të "kopjohen" disa tipare nga ata që i posedojnë dhe që e ushtrojnë këtë profesion. Edhe për këtë duhet pasur shpirt analizues - kopjues, por edhe prirje, disiplinë, durim e vullnet për t'i bartur këto veçori në vete. Ky është tipi i "imitimit fisnik". Për këtë, të paktën ekzistojnë edhe shkollat, kurset ose seminaret e biznesit. Por,duhet të mos keqkuptohet se çka lejohet dhe çka nuk lejohet të kopjohet.

KONCEPTI I KODEKSIT TË INICIATIVËS

Liria e njeriut përkon me veçoritë e karakterit. Qëndrueshmëria kushtëzon përm-

bajtjen ndaj rregullave elementare. Kodeksi është mbështetja për krijimin e vlerës afatgjatë. Pa kodeks nuk mund të bëhesh personalitet profesionist. Mund të bredhësh dhe rast pas rasti të arrish ndonjë leverdi, por biznesi i mirëfilltë si i qëndrueshëm, nuk bëhet sipas rastit. E ka vijën e vet të fillimit dhe të vijimit në kahun e përcaktuar dhe të mbikëqyrur me kodeksin përkatës.

Nuk mund të ngrehësh personalitetin profesionist duke mos pasur kodeksin dhe duke mos iu përmbajtur atij.

Civilizimet që kanë pasur kodeksin, kanë ditë të gjejnë vetën në shtigjet e për-parimit, të mirëkuptimit dhe të drejtimeve në kohën e kërkuar në rrethanat e caktuara.

Religjionet monoteiste kanë përcaktuar kodekset për t’iu ofruar njerëzve mun-dësinë e ngritjes së personalitetit. Sot biznesi modern në të gjitha meridianët zbatohet me mjete dhe qasje të ngjashme.

Duhet të ekzistoj kodeksi unik dhe ai personal. Njeriu i cili nuk e ka kodeksin si

pjesë përbërëse të qenësisë së parimeve të tij, çfarëdo tjetër nuk mund t’ia ngris per-sonalitetin nga mangësia e të cilit edhe ai profesionist, do t’i mbetët i kufizuar. Ndo-njëri do të kryej shkollë, marr titullin ose thirrjen akademike deri edhe që mund të zgjedhet akademik, por mund t’i mungoj autoriteti profesionistë se u mungon përmbajtja e kodeksit të profesionit dhe personalitetit.

39

Personaliteti profesionist mbështet kulturën si pjesë shpirtërore dhe artin si stil origjinal të qasjes dhe veprimit, duke përfituar qëndrueshmërinë me ndërtimin e ko-desit personal mbi bazë të normave unike të karakterit institucional dhe moral. Të mos kesh këtë, profesioni do të të bëhet i mangët.

Për ta begatuar iniciativën, duhet ushtruar vetinë e të vrojtuarit, perceptimit dhe formimit të idesë. Pastaj, duke përcaktuar përbërjen e qasjes së realizimit, është e do-mosdoshme të sendërvihet aparatura më të cilën sigurohen shtjellimi dhe realizimi i iniciativës. Mos lejoni që t'iu dekurajojnë të tjerët, ngase ndoshta në vete keni potenci-alin latent të vlerave të biznesit të suksesshëm!

Do të shtrohet edhe çështja se të gjitha qasjet nuk do të thotë se janë të kush-tëzuara me ndonjë kodeks, ashtu sikurse që është e kundërta, se çdo sjellje e ka kodek-sin ose rregullën, nëpër të cilën lëviz dhe zhvillohet. Për iniciativën mund të nxirren konstatime të njëjta - pro et contra. Pra, sikur të ishte iniciativa qëllim i vetvetës, me siguri se nuk do të kishte rregull të caktuar të shfaqjes së saj. Nëse duhet bërë diçka serioze, rregullat duhet të respektohen. Ndër këto si norma të përgjithshme do të ishin: 1. qëllimi, 2. funksioni, 3. metoda, 4. mjetet, 5. koha, 6. hapësira, 7. bartësi ose bartësit, 8. motivi, 9. "mikroklima"dhe 10. efektet. Kur do të identifikosh këta kom-ponentë dhe t’i ndërvësh në ecurinë e shoshitjes së iniciativës, më lehtësi do të ndi-hesh i motivuar. Entuziazmi dhe kurajimi, me siguri se do të të sjellin në shtigjet e af-rimit me vlerësimin objektiv dhe vullnetin obligativ.

I tërë procedimi i idesë si iniciativë dhe thurja e vlerave sipas komponentëve të propozuar, do të kaloi nëpër shumë mëdyshje e dyshime, kënaqësi e hidhërime. Ndër-kaq të guximshmit këtë procedim do ta kalojnë me lehtë e më shpejtë. Vërtet se për këtë kushtëzohet një tufë e domosdoshme e mendimeve racionale të bazuara në ditu-ritë përkatëse.

Radhitja e komponentëve të shtruar, mund të bëhet me ndërrimin e vendeve, por qëllimi është përherë në vendin e parë. Realisht qëllimi përputhet me synimin duke i ndërlidhur me raportet tjera materiale dhe psiko-fizike të iniciatorit. Radhitja e pre-zentuar e komponentëve, sidoqoftë e ka vijueshmërinë e logjikshme. Kështu psh, nuk mund të radhitni efektin të parin, por të fundit.

Secili nga këta faktorë të rregullës për përcaktimin dhe shtjellimin e iniciativës, duhet të peshohen në relacionin e ndërvarëshmërisë mes tyre. Përndryshe do të bëhej sipas thënies: "rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira". Në mjedisin e organizuar si shprehje e shkallës së zhvillimit të ngritur, megjithatë ekziston njëfarë kodeksi.

Nëse puna është e përgatitur mirë, fillimi, mbarështimi dhe rrumbullakimi i vep-rës shkojnë në drejtim të njohur. Nga shumë njerëz shpesh nënçmohen rregullat, veç-mas ato të përgatitjes së zbatimit të iniciativës. Ndërsa gati përherë, sa më gjatë të bëhen përgatitjet sipas rregullave, aq më e shkurtër është koha e punës, që pastaj de-ponohet dhe anasjelltas. Kjo është ligjshmëri e pakontestueshme. Nuk ka rregull pa përjashtim; ndërkaq parimi duke bërë përjashtime do ta humbas kuptimin.

Në asnjë qasje të veprimit serioz, nuk mund të arrish suksesin po qe se nuk do t’i përmbahesh një kodeksi ose disa nga komponentët e tij; aq sa e do nevoja. Amerikani

40

dhe disa nga popujt tjerë në vendet e biznesit të zhvilluar, nuk do të vendosin për asgjë ku nuk gjendet përfitimi. Ndër ta edhe martesa është biznes dhe do t‘ia marrin “masën” sipas një kodeksi të vetin që nga martesa të nxjerrin përfitim. Dhe jo rastësisht. Do të shikojnë qëllimin, mjetet e jetesës, metodën e bashkëjetesës, mënyrën e jetesës, mikroklimën, efektet ... ndonëse motivi si dashuri mund të mos merret në konsideratë.

Duke iu përmbajtur rregullave të qasjes në materializimin e iniciativës, më lehtë dhe me më pak shpenzime, mund të evitohen gabimet që do të paraqiteshin gjatë usht-rimit të punës. Ndër të tjera, në këtë mënyrë kontrollojmë dhe testojmë aftësitë dispo-nuese për arritjen e qëllimit.

1. Qëllimi S'do mend se gjithçka sillet rreth leverdisë materiale, prestigjit, vlerave të domi-

nimit etj. Ndoshta do të entuziazmohesh nga ndonjë veprim fitimprurës, por, kur nuk mund ta përsërisësh, qëllimi do të bëhet i dështuar. Thjesht, do të kuptosh se suksesi ishte për një përdorim; pra afatshkurtër edhe pse ndoshta me profit të lartë të krijuar shpejt. Kësisoj ndonjëri do të sprovohet në politikë. Për fillim gjithçka do t’i lulëzoi dhe do t’i shteret imazhi e leverdia. Më në fund do të konstatohet qëllimi i gabuar, ngase pos rasteve të veçuara të politikës profesioniste, të gjitha tjerat përfundojnë me dëshpërime. Tjetri do të tregohet i suksesshëm, se ka deponuar mund e mend për efe-kte të qëndrueshme në biznesin e përgatitur mirë. Aty ku ka pak argumente, do të gjenden shumë parulla të qëllimeve të errë-suara.

Njeriu ka nevojë dhe detyrë që ta arsyetoj jetën e vet dhe ta pasuroj përmbajtjen e saj. Dikush do të niset nga qëllimi i kufizuar. Do të krijoj për ekzistencën e vet dhe të familjes. Më vonë do të nga vendi me qëllimin e zgjeruar duke u bërë më i sukses-shëm.

Në procesin e projektimit të qëllimit, paralelisht duhet të mendosh për disa rre-gulla. Çështjet qenësore janë në kuadër të ndërhyrjeve të komponentëve, të cilët duhet vlerësuar rrjedhimisht me qëllimin. Nëse qëllimi është kompleks e kapaciteti dispo-nues i kufizuar, arrihen efekte të mangëta.

Qëllimi duhet të jetë i qartë. Në këtë drejtim, në biznes kjo do të thotë përfitimin e caktuar, zgjerimin e kapaciteteve të punës në etapa, sigurimin e ardhmërisë së fami-ljes, ndihmesa humanitare mjedisit, kontributi shoqërisë. Kjo e fundit duket triviale, mirëpo në vendet e ndryshme është mjaft e shprehur, veçmas në të zhvilluarat, që ko-rrespondon pasurimin material me fisnikërimin e njeriut dhe ngritjen e kriterit huma-nist. Të zhvilluarit duan të vënë gjurmët e denja në shoqërinë, ngjasisht në shtetin e ty-re që të ngrisin krenarinë.

Nganjëherë qëllimi nuk mund të jetë krejtësisht i njohur, veçmas për çështjet shumëkahëshe. Për shembull, qëllimi për t'u marrë me tregti është relativisht i qartë. Por, kur përbërja fillon të zgjerohet, qëllimi i tashëm nuk është aq i qartë si ai para-prak. Do të thotë, qëllimi zbërthehet në renditje kohore dhe përmasa përkatëse të etapave të zbatimit: parësore, dytësore dhe kështu me radhë. Nganjëherë është e preferuar që qëllimit t'i bihet trup. Gjithçka që bëhet e ka qëllimin e vet. Kësisoj, do të

41

organizosh ndërmarrjen për prodhimin e artikullit përkatës ose për tregti të mallrave të asortimentit të caktuar ose për shërbime intelektuale, servisere e të ngjashme. Dhe duke përpunuar çështjet tjera, qëllimi vjen duke u kthjelluar.

Ani pse synimi dhe qëllimi tingëllojnë si sinonime, në biznes nuk do të thotë se përputhën. Synon diç dhe përgatitësh në mënyrën më të mirë, por s’do të thotë se ia qëllon se të mungon qasja e duhur. Synimi është pikënisje e ndarë. Qëllimi është shteg-timi për arritje në mbështetje të shumë faktorëve. Ndërkaq, ndodh që qëllimi dhe sy-nimi nganjëherë të puqen e nganjëherë të ndahen. Qëllimi duhet të parashtrohet dhe të parashikohet sipas realitetit të secilit. Nuk mund të synosh atë që si qëllim nuk e ke të qartë dhe në fokus të pretendimeve reale.

2. Funksioni Qëllimi duhet të vihet në funksion të një apo më shumë kërkesave me përmasa të

caktuara. Kryesisht këto mund të gjenden si parësore ose dytësore, gjë që në fillim duhet kujdesur për dallimin e tyre. Kështu, aktiviteti i caktuar biznesor, shtjellohet sipas gjerësisë, që mbështetet në rrjetin e lidhshmërisë së drejtpërdrejtë a të tërthortë ose që mund të funksionojë i pavarur. Në kotësinë e gjatë, lodhja do të bëhet më e madhe.

Reproduksioni i zgjeruar gjendet në lidhshmëri me aktivitetet shumëkahëshe dhe nënkupton akumulimin më të madh, që rigjenerohet përherë krahas rritjes së kapaci-teteve të punës. Për shembull, funksioni paraprak niset nga një uzinë me të cilën përvetësohen mundësitë për zgjerim në disa uzina, që matej do të përqendrohen në një kompleks - kompani. Ose do të themelosh një byro për shërbime juridiko - teknike dhe do të funksionojë më tej si ingeniering - kur përvetësohet teknologjia e punës dhe sistemi biznesor.

Reproduksioni i kufizuar ose i thjeshtë, mbështetet në iniciativën e ngushtë në një aktivitet permanent të njëjtë; shembull, hapja e një dyqani për shitjen e mallrave të caktuara, në mënyrë permanente sillet në të njëjtën suazë. Ngjashëm do të ishte kry-erja e punëve ndërmjetësuese, sikur ajo e agjentit tregtar, e kështu më tej.

Funksionimi i pavarur biznesor, në kuptimin e një veprimtarie të vogël dhe të pandryshuar, ka të bëjë me lëvizjen e ngadalësuar të veprimtarisë. Kapacitetet materi-ale dhe njerëzore janë të fokusuara në klienetelën gati të pandryshuar. Ky do të bëhet një biznes pa dinamizëm dhe pa aspirata për ndryshime të mëtejme. Mirëpo, aq e ka funksionin. Si shembull mund të trajtojmë një punishte automekanike me kapacitet, njerëz dhe vegla të pandryshuara. Kjo do të vegjetoj, por me rënien e efektivave bie edhe cilësia e veprimtarisë. Këtu funksioni e ka rrjedhën mekanike – sipas inercionit. Njerëzve u duhen risitë si pjesë përbërëse të përparimit, por që edhe koha të ecën me shpejt e këta të plakën më ngadalë.

Rasti tjetër do të shpreh lidhshmërinë biznesore në aktivitetin e funksionit të drejtpërdrejtë ose anësor, që ka të bëjë me ca veprime që përbëjnë ecurinë e punës të varur nga kapacitetet fizike dhe njerëzore, e që janë jashtë lidhshmërisë organike. Pra, kërkohet dhe arrihet më shumë. Dinamizohen raportet, lëvizjet, kërkesat dhe efektivi i

42

punës në tërësi. Për shembull, pos objektit përkatës, do të merren me qira disa lokale të punës. Mandej, kohë pas kohe do të angazhohen konsultantët, si një mënyrë biznesi i varur nga puna e ndërmarrësve që nuk janë në kuadër të ndërmarrjes, por të një tjetre. Këtu mund të paraqitën edhe lidhshmëritë ose varësitë që mbajnë kontinuitetin e vijueshmërisë së punës - furnizimi me lëndë të para, lansimi i prodhimit e të ngja-shme. Andaj lidhshmëria është e karakterit mekanik - funksional, e tërë ose e pje-sërishme, permanente ose e kohëpaskohshme.

Në këto relacione ndërvihen kërkesat e përcaktuara, për shembull si do të funksi-onojë ndërmarrja përkatëse. Nëse është fjala për dyqan tregtar, a do të punohet në bazë të një apo më shumë furnitorëve me diferencimin sipas vëllimit të shitblerjes, të përcaktuar në afate të gjata. Rëndësi të veçantë ka projektimi i funksionit të mallrave që shitën ose prodhohen - të gatshëm, gjysmëfabrikate, lëndë të para. Pos këtyre duhet përpunuar se çfarë janë relacionet e qarkullimit ndërmjet tregtisë - grosiste apo detaj-iste. Normalja dhe jonormalja vlerësohen sipas kriterit të parimit të mbështjellë me interesin.

Varshmëria organike, përbën shkallën më të lartë të lidhshmërisë si funksion.

Ky biznes është më i përbërë, më i qëndrueshëm dhe më efikas. Ndërkaq kushtëzon njohuri të dendura të profesionit të biznesit. Lidhshmëria e tillë në suazat ca më të kufizuara zbatohet në inkubatorin e biznesit (që trajtohet në kapitullin e veçantë të këtij libri). Në suazat më të gjera, qëndrojnë korporatat me nyejt kyçe të funksionimit që zhvillohen mbi baza të lidhshmërisë organike. Këtu do të ndeshim të gjitha frymët dhe frymëzimet e veprimit të pandalshëm. Asnjëri nuk guxon të ndalet se do të ndalet “qarkullimi i gjakut” aq i nevojshëm për mbajtjen e efektivave të punës së ndërsjellë. Hierarkia e raportit udhëheqës, me mbikëqyrjen dhe kontrollin, janë pjesë vitale e sis-temit të korporatës.

3. Metoda Dallohen disa kategori të metodës. Së pari janë ato të nismës dhe së dyti të viji-

mit. Por, ndër të gjitha prijnë metodat e vendimit. Njëra ka të bëjë me metodën e marrjes së vendimit. Tjetra me metodën e realizimit të vendimit. Duke bërë zbërthimet e qëllimit dhe të funksionit të iniciativës, paralelisht zgjidhet edhe metoda e ndërtimit të vendimit. Kjo është e lidhur me të gjithë faktorët e kodeksit të iniciativës.

Të menduarit për marrjen e vendimit, në shikim të parë, duket se është i lehtë. Por jo. Duhet pasur para vetes disa variante dhe duhet bërë zgjedhjen e asaj që është më e afërta për kushtet përkatëse. Çfarë do të jetë qëndrimi konkret, në rend të parë varet nga tiparet e ndërmarrësit - mbi baza të logjikës ose analogjisë. Njëra dhe tjetra, si metoda të pavarura, kanë përparësitë dhe të metat e veta. Më së miri është të kom-binohen të dyja këto: logjika personale dhe përvojat e tjerëve në kuptimin krahasues - analogjik.

43

Në literaturë përmenden metoda22/ të ndryshme të thjeshtësuara për marrjen e vendimit. Ndër këto, janë karakteristike ato të Dr.V. Dil Skot-it dhe të Dr.Delton T.Hauard-it, të cilët rendisin: 1. rezonin logjik - metoda e Benxhamin Franklinit/*; 2. arsyen - autoritetin - metoda e Bizmarkut/*; 3. arsyen - ndjenjat - metoda femërore; 4. arsyen - rastin - metoda e lojës së bixhozit; 5. sugjestionin - treguesi i erës. Sipas tyre, kur studiojmë lloje të ndryshme të procedurës së marrjes së ven-dimit, kujtojmë se ato dallohen se pari në kuptim të rëndësisë që i kushtohet të men-duarit, ndërsa së dyti në kuptim të mënyrës në të cilën mendimi sajohet ose evitohet. Njeriu parimor nuk kërkon shumë, por nuk pajtohet me shumicën që janë nga ata që u mungojnë parimet.

Në metodën e Franklin-it, të menduarit përfundohet duke bërë eliminimin e arsye-ve pro et contra, bazuar në silogjizëm. Në metodën e Bizmarkut, vendimi arrihet me forcën e vullnetit. Në metodën femërore, sjelljet janë spontane, sipas ndjenjave dhe emocioneve. Në metodën e hedhjes së monedhës (loja e bixhozit), vendimi nxirret sipas ndonjë sugjestioni të rastit. Ndërsa në metodën e treguesit të erës, të menduarit është evituar plotësisht, për shkak të veprimit të vendimit të sugjeruar, qëllimit dhe mënyrës së veprimit. Pra, në metodën e Franklin-it si më të preferuarën, mendimi është plotësisht i zhvilluar. Me secilin lloj tjetër të metodës së mendimit që pason, të men-duarit zvogëlohet, ndërsa në të fundit (metoda e treguesit të erës) plotësisht humbet23/. Me gjithë këto, tipi i të menduarit dhe marrjes së vendimit është i lidhur me veprim-tarinë dhe mënyrën e të vepruarit. Metoda, për këto shkaqe, është e shpejtë ose e nga-dalëshme dhe e varur nga tiparet e ndërmarrësit. Disa njerëz nisën nga komoditeti i shprehive, disa nga jokomoditeti. Qasja e marrjes së vendimit, është mjaft e kushtëzu-ar me këto raporte.

Varësisht nga kapaciteti i paraparë i biznesit, bëhet edhe zgjedhja e metodës për zbërthimin e iniciativës. Zakonisht, për tërësi më të gjerë biznesore praktikohet meto-da analitike - projektuese, ndërsa për biznes më të kufizuar metoda parciale.

Metoda analitike - projektuese, si qasje është e kushtëzuar gati me çdo ndërma-rrje serioze. Përbëhet nga tërësia komplekse e: analizës së tërësishme për ecuritë e mëparme të tregut, mënyrës së zhvillimit të veprimtarisë, synimeve e përcaktimeve kualitative dhe kuantitative në etapat e caktuara kohore. Përderisa sendërtohet elabo-rimi konkret, bëhet edhe tubimi i informacioneve dhe kategorizimi i tyre, sipas vlerës

22/ Për metoden e mendimt dhe vendimit në biznes, shtjellimin më të detajuar do ta gjeni në

librin e dytë – “Strategjia në binzes.” */ Benjamin Franklin (1706–1790) : shkencëtar, filozof, diplomat. Projektet: me 1731 themeloi

bibliotekën e parë në Amerikë (SHBA); me 1787, pjesëmarrës në hartimin e kushtetutës së SHBA-ve; me 1790 ndërmori iniciativën për abolimin e rrobërve – robërisë.

*/ Bizmark. Oto Edward Leopold Von (1815–1898). “Arkitekt” dhe kancelar i parë i imperisë gjermane (1871-1890). Në unifikimin e Gjermanisë, vuri gjurmët me hapat e parë të përga-titur me kujdes në mënyrë diplomatike. Njihet për metodën e përfundimit të luftërave me-njëherë pas arrittjes së qëllimit (për bashkimin e provincave gjermane). Mirëpo, i ka nënç-muar punët e brendshme të shtetit gjë që ka shkaktuar thellimin e ndasive politike dhe soci-ale të cilat kulmuan gjatë Regjimit Nacist dhe shkatërruan arritjen e tij të madhe – Gjer-maninë e unifikuar.

23/ Sikurse fusn. 17, fq. 67-77 – parafrazim.

44

për ecuritë biznesore, sikurse: oscilimet e çmimeve, tregu lokal apo më i gjerë, kërke-sat e tregut, bartësit tjerë të biznesit me përbërje të ngjashme. Në biznes fjala e mirë duhet të përcillet me vepra të mira – kështu imazhi do të bëhet i qëndrueshëm.

Metoda parciale, është e thjeshtë. Nënkupton biznesin e kufizuar sikurse: hapja e dyqanit për veprimtari përkatëse, ndërmarrjen e punëve ndërmjetësuese të vëllimit të vogël - agjent tregtar; ushtrimi i shërbimeve të kufizuara e të ngjashme. Mbi këtë me-todë duhet bërë tubimi dhe kategorizimi i informacioneve pragmatike, aq sa për të pa-sur njohuri për mënyrën praktike të punës.

4. Mjetet Me mjete të mira në duart profesioniste, puna bëhet e suksesshme. Është kjo ak-

siomë universale. Për punë përkatëse duhet zgjedhur mjetet e përshtatshme. Si kusht për punë me vlerë të caktuar, mjetet duhet të zgjidhen sipas radhitjes prioritare. Në këtë qëndron esenca e përcaktimit të kohës kur fillojnë punët dhe kur krijohen frytet e tëra. Biznesi mbështet garat e ndërgjegjshme, ndërkaq sa më shumë që do të bësh gara me të paaftët, do të fillosh ta humbësh shkathtësinë.

Mjetet vlerësohen në shumë grupe. Ndër to katër kategori janë që i përfshijnë të gjitha: 1. financiare - të burimeve dhe kushteve të shfrytëzimit, 2. pajisjeve, 3. obje-kteve dhe 4. makro dhe mikroifrastrukturës. Ndodh që këto të jenë optimale, por që mungon efikasiteti ndër rrethanat e faktorët tjerë të përbërjes së kushteve të shfrytëzimit krahas kodeksit të iniciativës ose të komponentëve që nuk janë projektuar në mënyrë të duhur.

Efikasiteti i shfrytëzimit të mjeteve në të gjitha këndet e funksionalitetit, është kusht i punës së suksesshme. Për këtë në të shumtën e rasteve, në biznes të vlerave ca më të vogla ose të mesme, nisma e aktivitetit praktikohet duke u mbështetur në depo-nime të kufizuara të mjeteve. Në të shumtën e rasteve, veprohet me pajisje ca të amor-tizuara duke u përqendruar në shumicën e punëve manuele dhe duke kaluar nepër stadet e automatizimit gradual. Për këtë janë të përshtatshme franshiza dhe lisingu me inkubatorin e biznesit (që trajtohen në kapitujt e veçantë të këtij libri), se ndihmojnë për mëkëmbjën e biznesit. Paralalelisht shtresohen edhe përvojat praktike në punët biznesore.

Biznesi ndërmjetësues dhe qarkullues, çfarë është tregtia, kushtëzon angazhim të mjeteve më të pakta, por ka të bëjë me lëvizshmëri më të dinamizuar të bartësve, përkatësisht ndërmarrësve. Këtu rreziku është më i kufizuar. Andaj, për këtë veprojnë kriteret tjera, në krahasim me qasjen për deponime në ndërtimin e uzinave, ngjasisht për prodhimtari. Ata që dëshirojnë t'ia marrën masën parimit, gjithmonë këtë do ta ushtrojnë me masë të caktuar.

Proporcioni i vlerës së mjeteve dhe resursit të mendjes, përkatësisht aftësisë, në biznesin kryesisht të vogël dhe të mesëm është 20:80% në favor të vlerës së njeriut. Sigurisht se cilësia e mjeteve dhe aftësia për koordinimin e shfrytëzimit të tyre kanë

45

rolin kyç në efektivat e biznesit. Disa menaxher në këtë drejtim janë fare efikas, por një pjesë pikërisht këtu dështojnë.

Një shembull: një ndërmarrës me kapital të huazuar ka arritur të përpunojë dhe rendis qëllimin, funksionin, metodën e marrjes së vendimit dhe mjetet financiare e stabilimentet. Kur i ka siguruar të gjitha, ka filluar të gjurmojë lokacionin për ngritjen e godinës së uzinës. Duke filluar të mendojë më tej, është përqendruar në kërkesën për kursim. Në këtë mënyrë, afati për gjetjen e lokacionit është bërë më i gjatë, ngase është përpjekur për ta përfituar me çmim të lirë. Stabilimentet të cilat kanë pasur vlerën fillestare shumë të lartë, kanë filluar të amortizohen. Është paraqitur kërkesa për konservim dhe pagesën e shtrenjtë të objektit për sigurim. Kështu ka ndodhur që përparësia në renditjen e raporteve të punës të bëhet anakrone me qëllimin dhe kër-kesën për vlerat efikase të deponimeve, për shkak të humbjes në kohë për ngritjen e objektit. Derisa ka kursyer, e ka humbur efektivin e fitimit. Pra ka gabuar në renditjen e tyre: së pari është dashur të siguroj lokacionin, mandej të bëj kontratën për pajisje, fillimin e ndërtimit të objektit e kështu me radhë.

5. Koha Në biznes koha trajtohet në shumë përmasa. Për gjithçka duhet të gjendet masa.

Koha e shtruarjes dhe e zhvillimit të biznesit duhet të bëhet përafërsisht e cak-tuar. Në mjediset e zhvilluara, këtij kriteri i kushtohet kujdes i merituar. Masa duhet të mbizotërojë. Etapat kohore duhet të prognozohen në mënyrën e gjetjes së vetes, që do të thotë t'i sprovosh aftësitë dhe t'i renditësh nëpër stadet e projektuara të zbatimit të punëve. Nisja bëhet nga e vogla, nëse jeni fillestar, ndonëse edhe shpjegimet dhe udhëzimet u dedikohen këtyre. Talenti është skemë në vete me përbërje të sofistikuar, me të cilën i talentuari përherë ndërron skemën dhe metodën e veprimit, duke ndërtuar vepra të reja që dallojnë prej njëra-tjetrës.

Duket absurde kur njerëzit përsiaten për t'i shkurtuar me çdo kusht afatet e traj-

timit të idesë dhe shtruarjes së biznesit. Kuptohet se gjithçka duhet ta ketë vlerësimin real. Nuk mund të kapërcehen, ashtu që edhe nuk duhet të zgjatën fazat e caktuara ko-hore. Shumë ndërmarrës edhe të kthjellët e ambiciozë e harrojnë këtë. Në raport me kohën e humbasin kriterin dhe dështojnë. Këtu veçmas ka rëndësi aspirata për t'u pasuruar sa më shpejt. Por, në biznes nuk ndodh kështu. Kjo mund të bëhet rastësisht vetëm në lojërat e fatit.

Në biznes saktësia e kohës luan rolin kyç. Gjendet edhe një kategori e njerëzve të invencës së lartë me iniciativa për shumë veprimtari efikase, por të mangët për nga perceptimi i raportit kohor. Këta duke u orvatur të prognozojnë tërë largësinë e kohës dhe t'i projektojnë frytet dhe vështirësitë që do ta përmbushin këtë, fillojnë të frikëso-hën dhe heqin dorë nga iniciativat e çmuara. Këta më së tepërmi i frikëson kohëz-gjatja. Prandaj, dritarja duhet të jetë e madhësisë aq sa nëpër te të mund të shikohet deri të bregu. Tani nuk duhet përnjëherë të shërbeheni me dylbi.

46

Me kohë përcaktohen mbjellja dhe mbledhja; disa “harrojnë” duke shkuar të vjelin aty ku nuk i kanë mbjell.

Zvarritja e fillimit të zbatimit të iniciativës ose mëdyshja ndërmjet po a jo, më së miri mund të ilustrohet me shembujt e strategëve ushtarakë. Këta në doktrinat e veta, kurrë nuk kanë lejuar që eprorëve të rangut më të ulët dhe ushtarëve që në fillim t'u zbulohet gjatësia e rrugës në të cilën do të marshojnë. Shembull, urdhri nga lart ka qenë që rruga prej 270 km prej një vendi në tjetrin, ku patjetër duhej arritur, të bëhet për pesë ditë. Këtë kanë mundur ta dinë komandantët, që edhe ashtu nuk do të ecnin. Për të tjerët është dhënë urdhëresa e shkoqitur nëpër etapa dhe është lëshuar pjesë pjesë. Kështu secili ka mundur t'i kalojë nga 50 km në ditë, duke menduar se arrihet në cakun e fundit. Lodhja psikike ka qenë e evituar. Të nesërmen është dhënë urdhëresa për 30 km marshim, të pasnesërmen për 20 km. Kështu, duke u ndalur është shpeshtuar numri i urdhëresave për etapa më të shkurtra marshimi. Në cak është arrit me kohë dhe gati të gjithë kanë qenë të disponuar e pak të lodhur. Sikurse mos të bëhej ndarja në etapa të caktuara kohore, shumica do të dështonin nga barra psikike. Kështu është edhe me mirëvajtjen e iniciativës në biznes. Shkohet me hapa të sigurtë, në etapa të përballueshme.

Perceptimi i kohës në biznes mund të gjendet në rendin e kritereve parësore, nga-njëherë edhe vendimtare. Disiplina kohore është edhe testim i aftësive dhe zotimeve biznesore. Përgjigjja ne oferta dhe sjellja ndaj kërkesave, kushtëzojnë vigjilencë fare të disiplinuar.

Në biznes njeriu duhet të jetë fare i disiplinuar dhe të kërkoj që edhe të tjerët të kanë sjellje të tillë. Kjo në rend të parë ka të bëjë me kohën. Reagimi me kohë, është vlera më e çmuar e biznesit modern. Të hysh në biznes, është një lloj i robotizimit të njeriut. Gjithçka duhet të përcaktohet duke iu adaptuar kohës, por edhe duke ia adap-tuar kohën vetes. Në këtë mënyrë bëhet e përhershme motoja se "koha është para". Dallojnë koha e ditës dhe koha e natës, por prapëseprapë janë kohë nëpër të cilat njeriu duhet patjetër të kalojë.

Sigurisht se në raport me vlerën e biznesit, kohët nuk duhet të dallohen, por va-rësia e madhe nga tregu dhe oscilimet e sistemit ekonomik në përgjithësi i dallojnë kohët më të mira dhe më të liga. Ndër të ligat është koha e krizave.

6. Hapësira Në hapësirat e ndryshme, iniciativa për biznes zbatohet në mënyra të ndryshme.

Mirëpo rregullat janë të njëjta ose të ngjashme. Hapësira ka rëndësinë specifike, gja-sisht të veçuar. Duhet menduar se ku gjendemi? Çfarë është tregu sot? Çfarë do të bëhet nesër? Çfarë janë kushtet e ekonomizimit? Kush i përcakton dhe sa e si i mbësh-tet ato? Sa janë këto të qëndrueshme? Sa është e mundur që në këtë hapësirë të bëhet biznes me ndjesi etike dhe të jemi ndërmarrës të suksesshëm?

Hapësira perceptohet edhe në raportet e zgjerimit të biznesit ose edhe të disloki-mit të tij prej një lokaliteti në një tjetër; dhe anasjelltas, në lidhshmërinë e punës nga një hapësirë tjetër në lokalitetin ku gjendemi.

47

Duke identifikuar kërkesat në hapësirë dhe kohë, nxjerrim edhe zgjidhjet për plotësimin e tyre.

Perceptimi i hapësirës është kriter dominant për biznes të suksesshëm. Në rend të parë arrihet me kërkimet e tregut - të plasmanit të veprës biznesore, furnizimit me gjërat e nevojshme për zbatimin e veprimit, mjeteve dhe potencialit punues me të cilët disponon hapësira. Gjithçka bëhet më e kthjellët kur për një veprimtari krijohen njo-huri, të paktën elementare, të vlerës së hapësirës për biznes të caktuar dhe të këtij biz-nesi për vlerën në hapësirë.

Gjenden hapësirat frymëzuese, përkatësisht kurajuese edhe dekurajuese të biz-nesit. Aty ku kultura biznesore dhe e komunikimit të përgjithshëm ndërnjerëzor ka lëshuar rrënjë, kurajimi është më i favorshëm. Këtu edhe normat janë më të përpikta dhe raportet etike në nivel më të lartë. Në mjediset e kulturës së ulët biznesore, ma-rrëdhëniet janë më të disfavorëshme. Nga këto rrethana varen gjerësia, qëndrueshmëria dhe efikasiteti i biznesit. Sa më larg që do të shikosh përpara, më shpesh duhet të kthehesh e të shikosh prapa.

Përndryshe hapësira projektohet në përmasat e gjerësisë dhe ambientit të bin-znesit si: lokal, regjional, ndërregjinal, të vendit dhe ndërkombëtar. Për këto, shpje-gimet e hollësishme trajtohen në librin e dytë të biznesit.

7. Bartësit Tërë vlera e suksesit është në dinamikën psiko-fizike të njeriut: aftësitë e tij

kreative, në të menduarit inventiv, shtruarjen e gjërave sipas renditjes racionale dhe vënien e tyre në funksion të lëvizshmërisë kah begatimi i personalitetit për punë për-herë më të gjera. Ky është resursi me pjellshmërinë më të madhe. Në duart e njeriut të suksesshëm mjetet bëhen më frytdhënëse. Resurset tjera mund të gjenden në përcjellje të njeriut të suksesshëm.24/

Pra, shtylla më e vlershme në ushtrimin e iniciativës është bartësi, përkatësisht bartësit. Iniciativa e të menduarit është individuale ose ekipore. Parimisht, vlera e iniciativës individuale është më e kufizuar se e asaj në ekip.

Nuk janë të gjithë njerëzit njësoj të suksesshëm. Por, për punët përkatëse të gji-thë janë të vlershëm. Ashtu, secili duhet ta gjej veten sipas vullnetit dhe aftësive. Disa herë në jetë njeriut i troket lumturia në derë, por i rrallë është ai që gji-thnjë di ta hap kur duhet.

Nisur nga organizimi dhe psikologjia e punës, shtrohet një sërë pyetjesh për vle-rësimin e objektivizuar të tipareve të njeriut me shkallë më të lartë ose më të ulët të 24/ Bashkimi Sovjetik ishte ndër vendet e para me pasuritë më të mëdha natyrore në botë. Duke

u përçmuar resursi njëri me iniciativën e lirë dhe duke u ndërruar me “të menduarit me direktivë”, për një kohë të gjatë, shtetet e kësaj bashkësie u gjenden në radhën e të varfërve. Kështu që në vend që ky të zgjerohet për nga pasuria, me nënçmimin e njeriut me iniciativë krijuese u shkapërderdh edhe për nga hapësira. Ngjashëm ishte me të gjitha shtetet e lindjes, respektivisht socializmit direktiv.

48

aftësive krijuese. Dikush e ka rendimentin e punës më të pasur dhe më cilësor dhe e bën me më pak mund; tjetri këtë e arrin në shkallë më të ulët. Për gjithçka serioze bëhen testimet: për drejtimin e shkollimit, fushëveprimin e kërkimeve shkencore, art, letërsi e të ngjashme. Në mjediset e prapambetura, më së shpeshti veprohet në mënyrë spontane, në bazë të dëshirës së rastësishme. Në mjediset e zhvilluara, sa mundi der-dhet për përvetësimin e diturive, të cilat në shikim të parë duken fare të parëndësi-shme. Kështu evitohen dështimet; përhapet kauzaliteti ndërmjet normave të renditjes së gjërave sipas rëndësisë, duke ngritur parimin e mbështetjes në aftësinë e rëndomtë dhe të parëndomtë.

Për intuitën kreative në këtë studim, në pjesën kushtuar novacionit, janë trajtuar tiparet e njeriut të suksesshëm dhe vlerat e interaksionit. Më tej, duke përsëritur tër-thorazi disa gjëra, do të bëhet më shumë fjalë në projektimin e vlerave të bartësit në kodeksin e iniciativës.

Prirjet njerëzore janë të ndryshme. Në të shumtën e rasteve janë të efektshme, por për gjërat që nuk kanë drejtim të njëjtë. Ca janë të lindur për prijës, ca të tjerë për punët që prijësi i shtron si detyrë. Dy hapa njeriut i mjaftojnë që të kërcejë; për dike mjafton edhe një nëse më parë ka ushtruar sesi të kërcej me dy.

Në veprimtari është mjaft i përhapur kompleksi i psikologjisë së të parit, të dytit e kështu më radhë. Shembull, derisa ishte në krye të kompanisë "ß" zoti "x", zoti "y" ishte në funksionin e zëvendësit, që do të thotë të dytit. I dyti -"y" - pret t'ia zënë vendin e të parit "x". Kur i pari u pensionua, "y" ia arriti qëllimit. Mirëpo, ç'ndodhi? Përderisa punët më parë shkonin mbarë, me ndërrimet në krye të kompanisë, këto morën tatëpjetën. Fenomeni nuk mund të shpjegohej. Të nxitur me raste të ngjashme u bënë shumë hulumtime për të gjetur shpjegimin adekuat. Ndër to ishte edhe vepra "Psikologjia e të dytit" si bestseller i njohur në SHBA në vitet gjashtëdhjetë. Përfun-dimi ishte se sikur i dyti, tani i pari, po ta kishte si veten të dytin, punët do të venin mbarë. Mirëpo, ishte e shprehur edhe rezerva, se i dyti, tash i pari, nuk ishte i aftë për të qenë i pari. Do të thotë, i duhej një "ombrellë" si mbrojtëse për mbarështimin e ini-ciativave të tij.

Të ashtuquajturat "tandeme"25/, në rastet më të shpeshta bëjnë punën me efika-sitetin më të lartë. Nga këtu nënkuptohet vlera e interaksionit si komponent e fisni-kërimit dhe rritjes së rendimentit të punës.

Interaksioni preferohet në ekipin e njerëzve që dallojnë njëri nga tjetri, nga profesioni, por më tepër nga tiparet. Këta duhet të kenë të kultivuar dhe të ngritur kul-turën e komunikimit me njerëz, të jenë të vullnetit të fortë, ambicioz e entuziast. Shkurt, të jenë njerëz me shqetësime krijuese, që në esencë përherë kërkojnë më shu-më dhe për këtë janë oponentë në raportet në mes vetes, që do të thotë që nuk “ami-nojnë”. Ata që kanë kapërcyer instancat e shkollimit, kanë arrit në instancën e aftësisë së paaftësisë për mangësinë e mësimit.

Gati të gjithë mekanizmat lubrifikohen që të lëvizin më lehtë, por njëkohësisht i kanë edhe frenat që funksionojnë më lehtë. Ne ekipet e shtjellimit të iniciativës biz- 25/ Tandem: agregate, makina ose qerre të lidhura në një seri për të rritur fuqinë tërheqëse apo

kapacitetin e punës.

49

nesore në njërin drejtim nevojitën ngasës të shpejtësive të mëdha dhe në tjetrin frenues të tyre. Për të pasur bartës të mirë të iniciativës dhe detyrave që rrjedhin nga kjo, kërkohet kultivimi i profesionit, por edhe i ndjenjës - censit për punët përkatëse. Ky është investimi më i lirë që çmohet shumë dhe paguhet shtrenjtë.

Talenti i bartësit të iniciativës vërehet në mënyrën e të menduarit dhe të vepra-arit, që përkon me një kompleks të vlerave, të cilat zakonisht janë të kushtëzuara me marrjen e timonit në kompani të mëdha. Ambicia vlen, por për të qenë lider e një ko-mpanie përcaktohen përplot kushtëzime. Mirëpo, nuk duhet nënçmuar rrethin ku këta vijnë te shprehja dhe vlerësimin e tërë mjedisit ku zhvillohet puna. Andaj, gati në të gjitha veprimtaritë dhe mjediset, suksesi rezulton nga tërësia e faktorëve dhe vetive të një konglomerati të përbërë, në të cilin me punë ekipore mund të arrihen efekte të çmuara, me kusht që secili anëtar të gjejë vendin e vet dhe t'i përmbahet baraspeshës ndërmjet aftësive dhe pretendimeve.

8. Motivi Për të gjitha qasjet me vlerë, patjetër duhet të ekzistoj motivacioni. Të motivo-

hesh dhe të motivosh të tjerët për punët përkatëse, qenësore është kënaqësia që buron nga vlerësimi i drejtë i kërkesës personale dhe të asaj ekipore, ngjasisht kolektive. Nuk mund të arrish efektin e duhur duke vepruar pa motiv, që do të thotë pa gëzimin që do ta gjesh në veprimtari përkatëse.26/ Paraja të motivon, zemra të demotivon, mendja këto i afron duke i zbërthyer me arsyen për nxjerrjen e motivit të qëndrueshëm.

Motivacioni shpreh lirinë personale të zgjedhjes së punës sipas aftësive, por edhe leverdinë që korrespondon me shpërblimin përkatës. Sot në botë, motivit i kushtohen përplot trajtime teorike dhe empirike. Njeriu ka përplot nevoja shpirtërore dhe trupo-re, pra psikike dhe fiziologjike. Duke mos i përmbushur këto, efekti i punës do të mbe-tet i mangët.

Veprimi pa motiv të caktuar, barazohet me dhunën nga tjetri ose detyrimi ndaj vetes. Që janë të ngjashme. Në këto rrethana, puna shkakton lodhje dhe zvogëlon kuj-desin që si pasoj ka kufizimin e reflekseve dhe mund të sjellë lëndimin. Ndërkaq, e ndjek amullia dhe krijimi i raportit indiferent ndaj veprimeve.

Ushtari në afatin e obliguar të shërbimit, do të kujdeset që të kaloi koha me sa më pak mund e vështirësi. Motiv i tij është afati që duhet të skadojë. Për aq kohë do të kujdeset që të përmbushë nevojat fiziologjike elementare të jetesës në kushtet e lirisë së kufizuar dhe nën mbikëqyrjen e detyrimeve që duhet t’i përballoi. Vullneti këtu është baras me motivin e kufizuar në suazën e detyrës.

Artisti do t’i qaset punës me qëllim që duke krijuar veprën t’ia shtoi vetes këna-qësitë që bëhen afatgjata, pra duke kaluar në gëzim. Ai nuk do të ndjej lodhje se është i

26/ Për motivacionin trajtimin më të gjerë do ta gjeni në “Arkitekturën e menaxherit –

kondicioni dhe drejtpeshimi” në këtë libër dhe në të dytin. Shiko më gjerë në teoritë e: A. Maslovit, E. Mejos, por edhe të qasjes artistike të E. A. Po-së, të përshkruara në "Zona Arnhem."

50

motivuar. Përderisa ushtari do të veproj si një mekanizëm pa dashuri, artisti do ta arrij ekstazën e përqendrimit në punën në të cilën është i dashuruar.

Motivi i njerëzve dallon. Mund të jetë i njëanshëm ose kompleks. Dikush do të adhuroj vetëm paranë, tjetri prestigjin, mandej shprehjen e të gjithave përmes punës së kujdesshme e kështu me radhë. Por shumica e njerëzve do të kërkojnë plotësimin e motivit kompleks, pra të përmbushur me të gjitha kërkesat njerëzore. Ndërkaq dallo-het edhe motivi i justifikueshëm dhe i paarsyeshëm Nuk mund të pretendosh atë që të është e paarritshme. Kështu do të frustrohesh duke e humbur efektin paraprak të motivit. Me siguri se mbi baza të punës dhe efektit konkret, do të gjesh edhe motivin e matur sipas vlerës së drejtpeshuar. Edhe kur bën ftohtë, puna do të nxejë me kusht që leverdia si motiv të tër-heq.

Motivi rritë edhe përgjegjësinë, ndonëse lidhet me të. Në shumicën e kompanive

të mëdha, që të bëhen avokat ose këshilltarë të jashtëm të tyre, përparësia është në anën atyre që kanë aksione në to. Pra të jenë edhe aksionarë. Kështu duke i shërbyer ndërmarrjes, njëkohësisht do t’i shërbejnë edhe interesave të veta.

9. Mikroklima Rritja ose kufizimi i vullnetit të mirë prej familjes, mandej në rrethin e caktuar të

miqve deri te ligjet dhe sistemi më i gjerë i organizmit të shoqërisë në mjedisin përkatës dhe të tjerëve që ndikojnë në zbatimin e idesë si iniciativë, përbën mikrokli-mën. Përkatësisht kjo është hapësira ku do të përjetosh kurajon ose dekurajimin. Njeriu do të besoj në vetën, por i nevojiten edhe shtytje të tjera që ta shtoi vullnetin dhe mbështetjen në veprimet konkrete frytdhënëse. Nuk është kusht që iniciativa të mbështetet në bazë të dashurisë. Varësia e ndërsjellë sipas interesit, konkretisht leverdisë, është qenësore. Inicimi i një ndërmarrjeje, pavarësisht se me çfarë qëllimi është nisur, duhet të bëhet realitet me një ose disa motive të shpërndara në mesin e atyre që njësoj do të motivohen. Pos tjerash, mikroklima si ambienti më i kufizuar, nxit ose kufizon impulset për veprimtari efikase. Lojën e mirë e hedhin valltarët e mirë. Mund ta prishë një i dobët.

Ekipet që veprojnë në interaksion, nëse nuk gjenden nën dominimin e eleme-nteve të ndërvarësisë dhe harmonisë, do të ofrojnë rendiment më të kufizuar. Andaj, tërë përbërja dhe vlera e mikroklimës, mund të projektohet dhe reflektohet në tiparet e sjelljes ndaj iniciativës racionale.

Nëse "mikroklima" trajtohet në kufijtë më të gjerë, atëherë kjo përkon me lirinë e subjekteve të punës, ligjet e favorizimit dhe të mbrotjës së biznesit të efektshëm e të ngjashme, të ambienteve përkatëse. Kështu, janë veprimet e kundërta në mjediset e konflikteve, krizave, mostolerancës, dominimit të mediokërve e të ngjashme. Kësisoj ndodh në disa ambiente në periudhat transitore, por që mund të zgjasin edhe aq sa për t'iu "zërë frymën" shumë iniciativave frytdhënëse. Ndërkaq, edhe në "mikroklimën" e tillë, kuraja dhe vullneti nuk duhen të mposhtën.

51

Në mjediset e zhvilluara, ku dominojnë ligjet kurajuese, kultura e tolerancës dhe zhvillimi dinamik, "mikroklima" për punë të efektshme është vërtet e këndshme. Kështu veprohet në "mikroklimën" ca më të gjerë ose më të kufizuar, gjë që shprehet në rendimentin e punës.

Në "mikroklimën" ca më të ngushtë, ndikim mjaft negativ ka avancimi pa rend në ndërmarrje, nganjëherë edhe pavarësisht nga aftësia. Njerëzit i brenë pse ky, e jo ai. Veçanërisht suaza e harmonisë familjare luan rolin më të rëndësishëm. Mandej fa-vorizimi dhe dallimi në trajtim pa meritë, bëjnë që "mikroklima" të bëhet e tendosur. Sidoqoftë, mikroklima më pak do të ndikoj në njeriun e vendosur. Mirëpo, do të pajtohemi se njeriu ka predispozita të qëndrueshmërisë dhe ndryshimeve sipas situ-atave me të cilat do të ballafaqohet. Sipas mikroklimës ndodhin edhe befasitë e kën-dshme ose të pakëndshme të metamorfozës së njeriut. Në ambientin e zymtë të punës, raportet ndërnjerëzore çrregullohen, besimi bie dhe manifestohen dobësitë që ndi-kojnë në zvogëlimin e ideve dhe efektivave të veprimtarisë në përgjithësi. Për këto më gjerë janë shtruar interpretimet e krizës së kurajimit dhe rrethanat që e sjellin në kuadër të krizës krijuese.

10. Efektet Efektin duhet trajtuar si rendiment të iniciativës së suksesshme dhe si efikasitet të

procesit të veprimtarisë. Prapa çdo iniciative duhet të gjendet efekti, i cili mund të jetë i suksesshëm, më pak i suksesshëm ose i pasuksesshëm. A mund të parashikohet efekti? Qëllimi i trajtimit si rendiment i punës, qëndron mu në këtë. Parashikimi i tij mund të nxirret me projektimin e alternativave të idesë, respektivisht iniciativës. Puna e suksesshme ofron efekte të vlershme. Efekti elementar është leverdia materiale. Pra profiti. Por, deri te ky duhet shikuar edhe komponentët e arritjes. Dikush gjithë jetën dëshiron të mbetët fëmijë, ngase e ka vështirë që duke u rritur duhet të ballafaqohet me përgjegjësinë edhe më të madhe.

Te shumë persona gjenden iniciativat e efektshme ose të paefektshme. Edhe më interesant është se disa persona për kohë të gjatë ushtrojnë një veprim dhe këtë e sjellin deri në përsosuri, duke mos nxjerr asnjë efekt. S’ka më keq se të ndihesh i rën-dësishëm me veprimin e kotë.

Për këtë, dy shembuj të kundërt. I pari, Napoleon Bonaparte e ka pasur parim që në çdo vend ku ka ngadhënjyer, t'i tubojë njerëzit me iniciativa të ndryshme dhe ata këto t'i demonstrojnë para tij. Të gjithë sipas vlerës i ka shpërblyer dhe mbështetur për ushtrim të mëtejmë. Kështu në Poloni, njëri e kishte ushtruar hedhjen e perit në gjil-përë nga largësia prej dhjetë metrave. Kur shikon këtë, Napoleoni duke ia rrahur kra-hun, e pyet se sa kohë ka ushtruar këtë veprim. Ky i përgjigjet dhjetë vjet. Napoleoni e ndëshkon me dhjetë ramje me kërbaç, duke i thënë: "Ke ushtruar një punë që s'ka efekt. Sikur talentin tënd ta kishe orientuar në një iniciativë frytdhënëse, do të kishe bërë vepër të madhe. Peri që futet në gjilpërë prej së largu ose prej së afërmi, ka të njëjtin efekt të vlerës."

I dyti, njeriu i cili i ka përngjarë Uinston Çërçillit (Winston Churchill) ka usht-ruar nga hobi imitimin e artikulimeve dhe gjestikulimeve të këtij. Me këtë iniciativë ky

52

fiton para të mëdha, pasi që e kishin angazhuar për paraqitje publike në vendet e ndryshme, kur Çërçili gjendej në zonat për përgatitjen e invadimit në Normandi. Gjermanët disa herë ishin vënë në lajthitje me tërë strategjinë e tyre ushtarake. Nuk ka të dhëna sa a ishte këtu që nga fillimi qëllimi i caktuar. Megjithatë, efekti ishte.

Efikasiteti si proces i veprimtarisë rezulton me rendimentin përfundimtar. Di-kush është më shumë efikas, dikush më pak. Edhe për këtë njerëzit nuk mund të bëhen të barabartë. Puna efikase përkon me racionalizimin, ndikimin në ekipe dhe përherë krijon raporte të fisnikëruara me një vullnet dhe çiltëri më të shprehur. Efikasiteti i ulët shpesh bëhet depresiv, dështues dhe sjell deri te ecuritë e pakënaqshme në tërë mekanizmin e realizimit të iniciativës. Risitë përherë e më shumë lehtësojnë jetën, punën, lëvizjet në punë e në jetë dhe rrisin efektet.

Shpesh, efikasitetit të mangët i jepet epiteti i ngathtësisë. Kur, shpjegimi bëhet në raportin e organizimit racional dhe joracional, projektuar nga këndvështrimi i obje-ktiv, kjo dukuri është më tepër rezultat i mospërfilljes së zotimeve për detyrat që secili duhet t’i përballoj. Të shikojmë shembullin e amviseve ndaj veprimeve në familje siç e shpjegonte dikur profesori që ndër të tjera ligjëronte edhe lëndën organizmi i punës Dr. K.Vasileviq.

Dy shembuj të kundërt. Rasti i parë. Shumë gra, punët më të gjera të shtëpisë: pastrimin e tërë, larjen e rrobave e të ngjashme, nuk i bëjnë gjatë vikendit. Aq më te-për, kujdesën për vete, veshën bukur e në mënyrë modeste, vënë grimin, këndojnë nga pak dhe në çdo punë, duke shërbyer burrin dhe fëmijët, buzëqeshin. Burrat e grave të tilla mezi presin për të kaluar vikendin në rrethin familjar. Me vullnet të madh shtohet dashuria ndaj veprës dhe begatohet motivi për sukses.

Rasti i dytë. Punët më të mëdha disa gra i grumbullojnë për t'i mbaruar gjatë vikendit. Ndoshta për të renë në sy për "mundin që bëjnë për familje". Zgjohen, vënë shaminë në kokë, përparësen në gjoks dhe ia fillojnë fshirjes së dhomës ku rrinë burri dhe fëmijët. Ofshajnë, ankohen. Pa e përfunduar punën e parë, kalojnë për ta pastruar banjën, paralelisht i kërkojnë rrobat për t'i larë. Këto as që dinë se ku janë. Fillon bërtitja, zgjerohet ankimi dhe gradualisht depresioni dhe ankthi personal bëhet famil-jar. Në mbrëmje të gjithëve iu dhemb koka nga nervozizmi "infektiv". Me siguri se burrat e këtyre grave vikendin, por edhe kohën tjetër, rrallë e kalojnë në gjirin fami-ljar. Secili mundet dhe duhet të bëhet artist për veprimet që i ushtron. Por, njerëzit dallojnë për nga qasja efikase i punëve. Të jesh efikas në kuptimin e procesit të vep-rimit, do të thotë, të dish për ta organizuar veten dhe të ndikosh pozitivisht në të tjerët. Ky është kusht i qëllimit të iniciativës dhe komponentëve të kodeksit të saj.

PREZENTIMI I INICIATIVËS

Duke u mbështetur në kodeksin e parimit të iniciativës, mund të bëhen shkoqitje të qasjeve të ndryshme në sjelljen rreth pikës së përqendruar në iniciativë, përkatësisht

53

në iniciativat si ide të ndara ose të tubuara në një tërësi. Iniciativa duhet të bëhet konvergjente për një ose më shumë veprimtari. Nëse mendohet të veprohet sipas sistemit të lojërave të fatit, i shkruajmë idetë që gjenden para nesh dhe i hedhim në kapelë. I përziejmë dhe i nxjerrim tri ose edhe më shumë, njërën pas tjetrës dhe kështu rendisim prioritetin. Kjo nuk është mënyrë e preferuar, ani pse edhe në shqyrtimet teorike mbështetet në "teorinë e lojërave". Ndikimi i zgjedhjes me të menduarit anësor ose të drejtpërdrejtë do të ishte i rastësishëm. Por, nuk bën të harrosh, se nga çastet e rastësishme, krijohen shumë vepra serioze, ndonëse në qasjen e tillë lind edhe pasigu-ria e zgjedhjes. I afti do të vështroj në shumë vija dhe më në fund do të përqendrohet në një drejtim.

Prezentimi i iniciativës parashtron një lloj parapromocioni si inaugurim të përca-ktimit rreth zbatimit të idesë konkrete. Me siguri se me të do të shikohen dhe shoshi-ten rrethanat e vlerës dhe pengesave që do paralajmërohen se mund të shfaqen në fa-zat e caktuara të zbatimit.

Mendoni se sa bëhet e çuditshme tërë aparatura analitike, në rastet e sjelljes sipas metodave të shkencave ekonomike klasike. Mirëpo, duke u orientuar në "lojë serioze për vepër me vlerë" në mënyrë fare pragmatike, po ashtu mund të shkohet në skaj-shmërinë e kundërt. Megjithatë, kjo metodë është më e vlershme se sa aparatura e koklavitur analitike, në të cilën deponohen mund e shpenzime materiale, për gjërat që janë të kapshme në mënyrë praktike.

Analitikja dhe pragmatizmi për veprimtari sa më të gjera, duhet të kombinohen, edhe pse jo për çdo veprim të ndërmarrësisë. Mirëpo, me qasje pragmatike shumë pu-në kryhen më lehtë dhe bëhen me vlerë - në veprimet më të thjeshtësuara, sikur në ras-tin kur do të hapni një dyqan me këto ose ato shpenzime, me këta ose ata artikuj, me këta ose ata furnitorë, sipas kushteve disponuese. Më shumë na gëzon pasuria të cilën e shohim sesa ajo të cilën e kemi në kokë; ndërkaq në biznes këto duhet të shkojnë në një paralele.

Sido që të jetë, duhet sqaruar vetës së iniciativa në raportet e shoshitjes duhet të prezentohet. Instancat e prezentimit janë të ndryshme. E para me personelin me të cilin kenë bërë përgatitjet ose që doni ta kyçni në veprimin e përbashkët, jashtë rrethit familjar ose vetëm nga ky rreth.. E dyta, në kuadër të shoqërisë aksionare. E treta, në nivelin e një kompanie më të madhe. E katërta dhe më e rëndësishmja para atij ose atyre që do të financojnë veprimtarin - huadhënësit si person ose bankës. E kështu me radhë.

Duke bërë prezentimin e iniciativës, do të arrish edhe te shoshitja e çështjeve qe kanë mundur të mbesin më pak të sqaruara. Në këtë mënyrë edhe më tepër ngjeshën forcat për një siguri më të madhe në relacionet e vlerës së idesë ose ideve që do të kesh para vetes. Mirëpo, për këtë gjithashtu duhet konsultuar edhe dikë. Ndoshta duket e tepërt, por disa gjëra i kanë normat, nën nivelin e të cilave nuk bën të veprohet. Secila mënyrë ka përparësitë dhe dobësitë e veta. E para ngjason me qasjen në bazë të ndjenjave dhe emocioneve. E dyta mbështetet në interesin vetëm për të fituar. E treta lidhet me instinktin dhe luftën për ekzistencë. Duhet të bëhet një sublimim i liruar nga "egoja" personale, që arrihet me mendimin e të tjerëve për bindjet tuaja.

54

Vetëm kujdesi afatgjatë të sjell efekte të duhura. Shikoje ujin e qetë si në kohën e gjatë, shemb brigje të qeta!

Në rastet tjera, zakonisht debatohet me rrethin e ngushtë ose me një profesionist, që ka dijeni dhe përvoja nga fushëveprimi i prezentuar në variante. Përfundimi nxirret duke bërë ndriçimin e vlerave dhe mangësive të varianteve. Kjo metodë është mjaft e preferuar. Fundja, pyetni edhe më shumë, e vendosni se si do të duket sipas shikimit tuaj. Variantet shkoqitën sipas konceptit të kodeksit të iniciativës.

Mundeni edhe të mos i “hapni” mendimet, por pastaj do ta keni vështirë t'i tu-boni ato rreth një ideje. Para kësaj nuk duhet harruar se në mjediset pak a shumë të qytetëruara, ku veprojnë ligjet demokratike për mirëqenien e njeriut, as bagëtia nuk mund të qitët në treg pa dokument, dikund të quajtur pasaportë, ku ofrohen informaci-onet shëndetësore, të pjellshmërisë, rendimentit (qumësht, lesh e të e të ngjashme ) - marrë nga veterinari,. Aq më tepër, edhe për bagëti edhe për njerëz kërkohen edhe do-kumente tjera, ndër të cilat prejardhja - pedigrea.

Skema 1

Zgjedhja dhe përcaktimi i idesë më të preferuar sipas

konceptit të kodeksit të iniciativës

I,II,III,IV: iniciativat; 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10: elementet e konceptit të kodeksit të iniciativës: 1.Qëllimi, 2 .Funksioni, 3. Metoda, 4. Mjetet, 5. Koha, 6. Hapësira, 7. Bartësit, 8. Motivi, 9. Mikroklima, 10. Efektet.. Sipas skemës vërehet se varianti i katërt bëhet më i preferuari.

I

II

IV

III

2

7

6

8

10

45

93 1

2

76

810

4

5

9

31

2

7

6

8

10

4

5 9

31

2

7

68

10

4

59

31

55

Dikur njerëzit duhej të punonin shumë për ekzistencë, tashti makinat njeriut ia topisin edhe invencën duke shtuar përtacinë e mendimit.

Ideja nismëtare duhet të rishqyrtohet të paktën në nivelin e minimumit të kërke-save të përshkruara në konceptin e kodeksit të iniciativës. Tjetër është nëse iniciativa paraqitet si një gjest i vullnetit për një vepër të rastit. Por, këtu nuk është fjala për ti-pin e tillë të iniciativës. Nëse diçka që i qasemi në jetë, nuk merr të paktën tiparet e "kurorëzimit", nuk ka vlerë afatgjatë. Dyert nuk mbyllën. Kështu, bëhen më të ndriçu-ara qasjet se edhe në biznes kushton “kurorëzimi”, por kushton edhe “shkurorëzimi”. Në këtë rrugë, sipas kushteve përkatëse, duhet të rritet edhe përgjegjësia edhe përku-shtimi për qëndrueshmëri.

Skema 2

Prezentimi i iniciativës sipas projeksionit të imagjinuar “shikimi nëpër një filtër ”

I,II,III ... iniciativat 1,2,3 ... elementet e konceptit të kodeksit të iniciativës

75

9

36

810

41 2

7

59

3

6

8

104

12

7

59

3

6

8

104

12

7

5

93

6

8

104

12

7

5

93

6

8

104

1

2

75

9

36

810

41 2

III

III

IV

V

VI

56

Për nivelet tjera më të larta të prezentimit të iniciativës, duhet zgjedhur metoda më të avancuara. Një ndër këto, në kuptimin e imagjinimit, mund të shfrytëzohet mënyra e "shikimit nëpër vrima të ndryshme" duke projektuar idetë veç e veç. Duke e rrethuar secilën ide me elementet e kodeksit të iniciativës, vendosni për atë që ndodhet në "vrimën" nga shikohet më larg. Pra, fjala është për sjelljen sipas sugjestionit ima-gjinar. Janë kohët më shumë edhe më pak frytëdhënse, varet nga njerëzit se çfarë mo-tivi kanë: të bëhen më shumë ose më pak të frytshëm.

Ndoshta do të vëreni se po bëhet shumë fjalë për gjërat që mendoni se janë të qarta. Mos harroni se me një të shtënë nuk do të thotë se qëllohet gjahu. Ndoshta bëhet edhe pyetja pse përherë të veprohet me kodeks ose pse përherë të "mbahen në duar" të gjitha iniciativat? Sidoqoftë, përderisa të vendosni për njërën, këto duhet trajtuar si të barabarta!

Prezentimi i iniciativës, varësisht nga raportet konkrete trajtohet edhe si pa-raprojekt që u drejtohet instancave të tjera: bankave, institucioneve profesioniste e të ngjashme. Në SHBA, për këtë ekzistojnë edhe këshillimoret përkatëse si consulting qendra dhe zyrat e Administratës së Biznesit të Vogël (SBA) Paramendoni se para këshillit të një shoqërie aksionare prezentoni paraprojektin për një biznes. Kur shtroni argumentet për variantin që propozoni duhet të bashkëngjitni të gjitha alternativat përcjellëse. Çdonjërën e shpjegoni duke kaluar nëpër elementet e konceptit të kode-ksittë iniciativës. Bindja për idenë e propozuar mund të bëhet e pranuar kur ajo del nga shumë shkoqitje të varianteve tjera. Sa mësime të kota derdhen për ardhmërinë e zbrazët.

Keni edhe raste të tjera të prezentimit. Kështu, për shembull, duhet të pasqyroni dokumentacionin për mbrojtjen ligjore të novacionit si know-how ose si licencë të sigurimit të autorësisë - patentit. Për këtë përgatitja e dokumentacionit është e ndër-lidhur me një profesionizëm të veçantë. Prandaj, të gjitha këto duhet të njihen dhe ushtrohen si teknologji e veprimit. Një shembull si ilustrim. Një personi që mendonte se kishte shpikur një novacion, i ofrohen informacionet për mënyrën se si duhet formuar dokumentacionin për mbrojtjen ligjore të autorësisë - të drejtën e autorit. Kur kuptoj se çka duhet përgatitur, u shpreh se ajo për çka mendonte se e kishte "zbuluar" ndoshta nuk e meritonte tërë atë mund e profesionizëm. Nuk kuptova se a ishte fjala për kopjim, a për dekurajim, që lindi pas shpjegimit për përgatitjen e analitikës doku-mentare, që novatorit iu duk e koklavitur. Shumë gjëra ndodhin ndryshe në krahasim me parashikimet. Në mjediset e prapambetura për këtë fajësojnë ata nga të cilët “janë të varur”e jo mosaf-tësinë e vet që të parashikojnë atë nga e cila duhet të jenë të varur.

Prezentimi më i lehtë i iniciativës duhet të bëhet përmes kompjuterit. Kështu veprohet në përgatitjet me të thjeshtësuara tekniko - skematike, duke vënë variantet si ide në qendër të afërsisë ose largësisë me elementet e konceptit të kodeksit të inici-ativës. Të gjitha këto veprime bëhen në mënyrë të thjeshtësuar, mbi baza të njohurisë së cekët për veprime me kompjuter ose edhe skematizimin e zakonshëm pa ndonjë njohuri të veçantë teknike.

57

VERIFIKIMI I INICIATIVËS Shpalosjet e ideve, duke i prezentuar si iniciativë, shpijnë deri te përcaktimet

konkrete. Në këtë mënyrë arrihet deri te përfundimi i fillimit. Kjo është faza më e vështirë, kur mbarohen bredhjet, zbërthehen dilemat dhe ndërtohet përbërja e tërësisë, duke krijuar kushtet për të kaluar pragun në rrugën e formësimit të vlerave përkatëse.

Mund të ndodhin gabime të vogla, të cilat në lëvizje më pak mund evitohen. Por do të shihet se nuk shkon çdo gjë sipas parapërgatitjeve. Gjërat fillojnë të paraqiten si të papritura dhe të panjohura. Kjo ngjason me studentin që ka kryer fakultetin dhe fi-llon të kuptojë se në punën praktike gërshetohen shumë çështje, të cilat nuk renditen ashtu si i ka mësuar. Këtu bëhen thyerjet e para më përvojën e veprimit të pavarur, në rend të parë me fillimin e aktivitetit sipas iniciativës personale ose ekipore. Shiko larg, por jo edhe aq sa për t'u frikësuar nga largësia ardhmërisë!

Vetë procesi i shtruarjes dhe i "shtrydhjes" së iniciativës u ka mësuar mjaft. Je-tësimi synimit, që do të thotë të bëhet vepër, duhet të verifikohet. Në nisje nuk bën të kalohet në drejtimet të tjera. Kjo do të ishte sikur të shkohet rrugës, që e keni përcak-tuar për të arritur në cak, e gjatë saj të përgjoni dhe të ndaleni në çdo rrugë anësore. Dhe bëhet pyetja mos do të ndaleni në njërën prej atyre që nuk përkon me cakun e zgjedhur. Qëllimi është verifikimi funksional.

Nëse është e nevojshme që verifikimi të bëhet jo vetëm për vetveten, por edhe si-pas kërkesave tjera - para partnerëve të punës, shoqërisë aksionare, bankës për kre-ditim e të ngjashme, vlera e kësaj është me peshë edhe më të madhe. Edhe në këtë ins-tancë, domosdo duhet ofruar përbërjen formale. Nëse fillimi është i qartë dhe inici-ativa e përpunuar, nuk është vështirë për të bërë projektimin global ose edhe atë të de-tajuar. Tërësinë për verifikim e përben dokumentacioni dhe mbështetja praktike në re-surset dhe vlerat e projektuara të iniciativës.

PROJEKTIMI I INICIATIVËS Për t'u bërë realitet, iniciativa e sendërtuar sistemohet. Të gjitha ato kahe, të cilat

janë menduar e parashikuar dhe më në fund verifikuar, duhet të sintetizohen në radhi-tjen sipas prioritetit. Projektimi përfshinë gjithë ato veçori, që tani kanë arritur të sedi-mentohen në të menduarit e bartësit ose të bartësve të iniciativave. Tani, janë "filt-ruar" me variante dhe tërhequr në renditjen e punës së përcaktuar. Tërë veprimi për-qendrohet në rrugën të cilës i shihen fillimi dhe fundi. I afti do të thellohet në brendinë e personazheve dhe përmbajtjen e sendeve që të shprehë gjithë strukturën që gjendet në njeriun dhe në mjetet përreth tij.

Projektimi bëhet në njërën anë në imagjinatën racionale të bartësit ose bartësve, si "observim i yllit të zgjedhur" e që gjendet në mes tjerëve në qiell, duke u përqendruar në zdritimin, shkëlqimin dhe errësimin e tij. Në anën tjetër, ky observim materi-alizohet në elaboratin përkatës.

58

Pjesa më e madhe e biznesmenëve shërbehet me metoda për këta të paidentifiku-ara, mbi baza të logjikës së shëndoshë, duke konceptuar caqet kryesore të punëve dhe detyrave të zbërthyera. Një pjesë vepron aq sa është i obliguar me ligjet shtetërore. Gjenden edhe ata që observimin imagjinar e kanë mjaft të bujshëm, por që duke mos i regjistruar idetë, shumica e qasjeve të vlershme u "ikin nga mendja". Ani pse dihet se metodat për nga numri janë të përafërta me vetë bartësit e iniciativës, preferohet që t'i përmbaheni "rrugës kryesore" dhe të gjitha "shenjave të trafikut" që gjenden në të. Nganjëherë bëhet e çuditshme se si nuk shfrytëzohen informacionet e gatshme për të cilat më parë tjerët kanë bërë mund, për të lehtësuar punën atyre që këto duhet t'i shfrytëzojnë. Kjo ka të bëjë edhe me pyetjen: si mund të këtë sukses një ndërmarrës, kur mendon se di shumë, e nuk i njeh gjërat që i referohen, por vepron sipas intuitës?

Vullneti, intuita, përkatësisht gjeturia, guximi, disiplina, entuziazmi, më së te-përmi vijnë në shprehje nëse vihen në kontekstin e projektimit të elaboruar. Zakonisht njerëzit me tipare të tilla, duke i përcjellë përkushtimi dhe frika për sukses, provojnë të gjitha mekanizmat dhe shumë shërbehen me to, duke sendërtuar elementet e sigurisë sa më të madhe për sukses. Në biznes befasitë e shpeshta, pavarësisht se çfarë janë nuk janë të mirësear-dhura. Kontinuiteti stabil është më i preferuar.

Elaborati i iniciativës së projektuar, krijon sigurinë për vepër të mirë dhe mun-

dëson informatën e pasqyruar për atë vepër. Ashtu edhe rrit vullnetin për t'ua impo-nuar të tjerëve punën, që do ta bëjë me këta ose për këta.

Duke bërë projektimin edhe njëherë shpalohen dhe ndërtohen shumë caqe e mundësi të realizimit sa më të afërt të iniciativës, edhe sprovohen forcat e imponohet përqendrimi në potencialin e mundshëm dhe vlerësimi për sa do të jetë iniciativa në nivelin e mundësive të realizimit. Konsolidimi i iniciativës bëhet në mënyra të ndry-shme: si skicë e zakonshme, konspekt ca më i gjerë, projekt ideor, andaj edhe elaborat i arkitekturës së idesë sa më të përpunuar.

Skica është herë punë më e thjeshtë, herë më e përbërë. Nga kjo varet vijuesh-mëria e veprimeve. Në të regjistrohet shumica e referencave të veçuara pozitive dhe negative duke i shkoqitur sipas vlerës tërheqëse dhe penguese.

Konspekti është një elaborat më i përbërë se skica. Shumë iniciatorë dhe krijues të mirëfilltë e praktikojnë këtë mënyrë në rastet më të shpeshta të veprimeve.

Projekti ideor është elaborati me elasticitet më të shprehur dhe përbërje më të dendur të konstruksionit të veprimtarisë së iniciuar. Nuk është fjala për elaborate ide-ore të kushtëzuara me ligj për verifikimin e qasjes së punës, por për konceptin e mena-xherit, si e projekton ky veprën dhe pozitën e vet në këtë. Nganjëherë është më lehtë të bëhesh shkencëtar me diplomë, se sa mjeshtër i njëmendtë.

Si elaborat i arkitekturës së iniciativës, projektimi është më i gjerë, më i

shoshitur në të gjitha kahet, nisur nga themeli e deri te pullazi i ngrehinës të quajtur iniciativë, në të cilën renditja fillohet nga poshtë dhe vazhdon të ngritët.

Në vijueshmërinë e punëve, shumë gjëra ndryshojnë. Projekti ndihmon si udhë-rrëfyes në rrugën e njohur, por që nuk duhet harruar. Pos kësaj, kur ideja projektohet, është më e mbrojtur nga huazimet prej tjerëve.

59

Ideja projektohet tërësisht ose pjesërisht në kufijtë më të gjerë ose më të ku-fizuar. Mund të përpilohet në separate ose si tërësi e sintetizuar. Nuk duhet frikësuar qasjes së projektimit për arsye të aftësisë së paktë profesioniste. Përbërja është një regjistër i tezave të modalitetit të konceptit të kodeksit të iniciativës. Fundja, për këtë ekzistojnë edhe profesionistët, përkatësisht institucionet profesioniste që mund ta ndërtojnë.

Vlerësimi i projektit, në kuptimin më të gjerë, mund të shprehet me skenar. Gati asnjë punë nuk fillohet pa skenar. Skenari mund të bëhet në disa versione, e puna kry-esisht në një. Çdo ndryshim i mëtejmë regjistrohet në skenar. Në biznes, skenarin ose bazën e tij duhet ta përpilojë ai që do t'u prijë punëve në zbatimin e iniciativës. Kësh-tu, “regjisori bëhet edhe aktori më i mirë”. Asnjë rritje e shpejtë nuk e ka vlerën e natyrshme.

Në ekonomi, skema e projektuar, dallon nga shumica e skenarëve të fushëvepri-meve të tjera. Ky është kusht që duhet përmbushur patjetër. Qasjet janë të përcjella me pasoja me vlera të shtuara. Andaj edhe për iniciativa të karakterit të kufizuar biznesor, projekti, të paktën skica ose konspekti ideor - material - njerëzor, duhet të përpilohet.

Një shembull i skemës praktike të projektimit të iniciativës biznesore, në caqe të shkurtëra, do të prezentohet në vijim.

Caqet e konspektit të projektit për shtjellimin e iniciativës biznesore - konturat globale27/

Përshkrimi i vetes: ecuria në punë, mosha, profesioni, vlerësimi i aftësive për

ndërmarrësi, motivi për punë në veprën e përcaktuar, qëndrueshmëria, vullneti, aftësia për komunikim me të tjerët e të ngjashme;

Lindja dhe prognoza për realizimin e iniciativës: sa kohë mban idenë, sa dhe cilat ndryshime ka bërë në të, a ka ndikuar dikush apo jo, shkaqet e nxitjes se idesë, emërtimi i idesë dhe veprimtarisë që përbën;

Posedimi material: lokacioni, pajisjet, objektet tjera si pasuri e tërë e patun-dshme, gjendja financiare, gjendja e ngjashme e partnerëve të mundshëm, nevoja për mbështetje nga të tjerët e të ngjashme;

Tregu i shitjes: cilat tregje lokale, cilat më të largëta, sasia, çfarë marketingu, me cilat tipare të veprimtarisë, mënyra e transportit e të ngjashme; Ca vlera janë fryt i imagjinatës së nënvetëdijes, të cilat më vonë bëhen inici-ativë e vetëdijes.

Tregu i blerjes: furnizimi me mall për tregti ose lëndë të para, nga cili treg - i largët ose i afërt, mënyra e transportit e të ngjashme;

Procesi i punës: përshkrimi i hollësishëm i procesit të prodhimit - tregtisë, turizmit, transportit, shërbimeve konsultative ose veprimtarisë tjetër që mendohet të ushtrohet. Teknologjia e punës sipas nivelit - manual, të automatizuar (kompjuterik) e të ngjashme;

27/ Versioni më i gjerë shqyrtohet në suazën e “ndërtimit të biznesit” në librin e dytë: Strategjia

në biznes.”

60

Organizimi i punës: çfarë janë tiparet e organizimit, kush udhëheq, çfarë veçori duhet të ketë; si mbahen punët e përgjithshme - vetë, tjetri apo i treti nga jashtë e të ngjashme;

Të punësuarit: profili, numri, në çfarë raporti gjenden - familjar apo jofamiljar, mënyra e pagesës - pjesëmarrja në aksione, vlerësimi për koordinimin e punës e të ngjashme;

Deponimet financiaro-materiale: parallogaria e deponimeve të nevojshme, prejardhja - të huazuara për ngrehinë, pajisje, deponimet tjera sikurse mjetet qarku-lluese;

Prejardhja e pajisjeve: të blera, të huazuara, nga tregu lokal, importi, të amor-tizuara pjesërisht, të papërdorura, veçoritë e tyre; Biznesi është vepër që duhet filluar ngadalë dhe vazhduar duke rritur shpej-tësinë gradualisht.

Mënyrat tjera të përfshirjes së kreacioneve: lisingut, franshisingut, faktori-

ngut, inkubatorit e sistemeve tjera know-how dhe performansat e tyre; Përmasat tjera të projektit: aftësimi i punëtorëve, motivimi për punë, prog-nozat

tjera sipas veçorive të veprimtarisë; Përfundimi: çka e ka përbërjen e rrumbullakuar në projekt e çka nuk e ka – për-

masat, parashikimet afatgjata – përgatitjet e rrumbullakuara e të parrumbullakuara dhe raportet në mes tyre.

P Ë R F U N D I M I Çdo gjallesë e ka të instaluar programin gjenetik të iniciativës. Kjo është qenësia

e ekzistencës dhe e zhvillimit. Iniciativa shprehet sipas instinktit, refleksit të kushtëzuar dhe arsyes. Njeriu posedon vlerën e veçantë të arsyes dhe të komunikimit shpirtëror në veprimin e parapërgatitur ose spontan. Asnjëra nga këto mënyra të para-qitjes së iniciativës nuk është me vlerë superiore. Veprimi sipas arsyes dhe komu-nikimit material e shpirtëror sillen në një paralelizëm. Të varfrit dinë të nderojnë edhe kur nuk do t'u japësh. Të pasurit nuk dinë të nderojnë edhe kur do të marrin.

Iniciativa duhet të zbërthehet nëpër pjesët që e përbëjnë, duke krijuar drejtimet e qasjes ndaj racionalizimit dhe duke e ofruar krijimin e vlerave që shprehen me proko-pinë, përkatësisht suksesin.

Nuk ka mjedis ku nuk gjenden iniciatorët e shkathët, të paktën për aq sa dallojnë nga shumica. Këta janë në gjendje që të bëhen prijës për detyra më të vlershme. Kup-tohet se nuk arrijnë të gjithë iniciatorët t'ia dalin në krye qëllimit të iniciuar. Për këtë shtrohet kërkesa për kultivimin e ndjenjës dhe profesionit, me të cilat disponohet. Mbi këto baza gjendet kodeksi i iniciativës.

Vullneti, aftësia, profesionizmi, shkathtësia, entuziazmi, qëndrueshmëria, guximi dhe një numër i madh i komponentëve tjerë që vihen në mbarështimin e realizimit të

61

iniciativës, duhet të gjenden në baraspeshë. Në të kundërtën, mu këto veti mund të bëhen pengesë e shtruarjes së iniciativës së suksesshme.

Përgatitja e çdo gjëje nuk duhet të drejtohet vetëm nga zgjidhjet e ndritshme, por edhe nga ato pak të errësuara, të cilat duket se gjenden nën hijen e të ndritshmeve. Të menduarit e tërthortë ose anësor, ndihmon që të hapën horizontet e reja, për të cilat njohuritë më parë dukeshin të mangëta.

Materializimin e iniciativës duhet të bësh edhe në kuptimin analitik, projektues, duke e përcjellë edhe me vlerësimin kritik si kompleks të verifikimit. Kur do të fillosh t'i shkruash gjërat të cilat mendon se i di, më mirë do të kuptosh nivelin e aftësive tuaja.

Dhe prapë, të gjitha këto nuk mjaftojnë gjithaq për të arritur suksesin. Shumë iniciativa spontane, të ardhura nga mendimi i kundërt, nganjëherë edhe si ide jo të drejtpërdrejta, por që përkojnë me realitetin, ndihmojnë në zgjidhjen për prokopi të çmuar.

Kuptohet se shumë gjëra të shkruara dhe të normativizuara, nganjëherë nuk sje-llin asfarë vlere. Ndodh, përkundrazi, që të gjitha të njohurat ta pengojnë hapjen e rru-gës në të menduarit për të panjohurën, që mund të bëhet e suksesshme. E tëra si kom-pleks gjendet në përbërjen e individualitetit dhe mënyrës autonome të paraqitjes dhe të menduarit po ashtu autonom.

Iniciativa e njëmendtë duhet të niset jashtë binarëve dhe pastaj të vihet në këto. Motivimi për këtë është udhërrëfyesi dominant, përkatësisht i vetmi.

Sistemi ekonomik, përcakton përmbajtjen dhe metodën e favorizimit ose disfa-vorizimit të iniciativës dhe lirinë e sjelljes sipas saj. Në shoqëritë e niveleve më të larta të qytetërimit, iniciativa mbështetet në përkrahjen më të gjerë dhe përherë gjendet në dinamizmin e garave dhe konkurrencës së ashpër, por objektive. Në shoqëritë e qytetërimit më të pangritur, për të shtruar dhe zbatuar iniciativën, ndërhyjnë shumë pengesa të pa objektivizuara. Në këtë "klimë", vlerat e iniciativës, në të shumtën e ras-teve, janë pragmatike, spontane dhe të kohëpaskohshme. Ndërkaq i mungon përm-batja. Sjelljet masive janë rëndom me rendiment të ulët. Sistemi ekonomik i insti-tucionalizuar në këto rrethana është i koklavitur dhe pak kurajues. Brenga që do të të bëhet bashkudhëtare derisa do t'i qasesh një iniciative me vlerë, të ndihmon për rritjen e vigjilencës që duke zbatuar, më pak do të dështosh.

A do të bëheni iniciator i mirë varet nga prokopia, që këtë e përcjellë. Por, nuk është e thënë që me një iniciativë të arrihet qëllimi i paraparë. Dështimet mund të bëhen pjesërisht ose plotësisht. Nëse më të parën nuk është arritur suksesi që arsyeton iniciativën, duhet filluar sërish me iniciativën tjetër. Për këtë përherë duhet sprovuar vetveten duke shkuar rrugës paralele ndërmjet vullnetit dhe qëllimit të përcaktuar. E tëra bëhet sipas paramendimit dhe gjallërisë krijuese, të cilën përherë duhet ngacmuar me iniciativa të reja, që duke i përpunuar hapin shtigjet e suksesit.

62

PJESA E DYTË SUKSESI

Autor të ndryshëm suksesin e shpjegojnë në mënyra të dalluara. Ata që i qasën

sipas metodës shkencore, për këtë rrëfejnë pak dhe tërësinë e mbështesin në njeriun me fuqinë e vet krijuese si shembull i deponimit të punës së qëlluar me mendjen e përqen-druar në veprën tërheqëse – njerëzore. Filozofia dhe veprat religjioze racionale, qysh herët ofruan shpjegimet e qëndrueshme për suksesin. Edhe shkrimtarët e hershëm, por edhe të vonshëm, për suksesin dinin se si duhet renditur veprimin dhe veprën. Lukreci shprehet: “Mendja prej anës s’vet shtyn para trupin dhe kështu mbarë pesha dalnga-dalë fillon të lozë e t‘vihet në lëvizje...”28/ Ara e mirë lëvrohet thellë; të cekëtit në të nuk janë të suksesshëm.

Në shekullin njëzet u lajmërua numër i madh “mistikësh” që tërësinë e suksesit e mbarështojnë mbi të njohurat e mëhershme, por të shkoqitura në mënyrën e cila veçse i tjetërson shpjegimet.29/ Pajtueshmëria e tillë, sipas ca autorëve, bën mbështetjen e ngjarjeve edhe në paragjykime dhe në religjion.

Suksesi dhe shtigjet për arritjen e tij shpjegohen me më shumë ose më pak fjalë. Duke bërë këtë, nxitën meditimet dhe konceptet që ndryshojnë njëra nga tjetri. Fati ekziston, por suksesi nuk mbështetet në fat ngase: "të gjithë njerëzit e suksesshëm, gati sikurse sipas definicionit, janë gjetur në vendin e vërtetë në kohën e duhur. Çfarëdo që kanë ndërmarrë ia kanë qëlluar".30/ Andaj, këta janë bërë fatlum me tepër në sajë të aftësive, se sa të intuitës për t'iu qasur veprës së duhur, e që pastaj këtë bashkë me çastin e qëlluar e kanë quajtur "fat". Me siguri, kësaj duhet shtuar se në të dy këndet e suksesit është gjetur njeriu i duhur, i cili ishte i suksesshëm dhe pastaj me “fat”. Pa motiv të qëndrueshëm e besim në vete, suksesin do ta kesh të kufizuar.

Te një numër i konsideruar i autorëve, çështja e suksesit sillet rreth dilemës ndër-mjet "kësmetit fatlum dhe gjykimit të mbarë". Megjithëse arsyetimi i njërës anë më tepër ka të bëjë me aftësinë dhe rezonin logjik dhe anës tjetër me pasigurinë krijuese, që përcjell çdo sjellje normale, prapëseprapë në një masë të konsideruar hasen premi-sat e përziera me fatin. Nga kjo përsiatje prokopia, si rezultat i suksesit, ndërlidhet me arsyen e paarsyetuar me fatalizëm. Kështu Xheki Stjuart shpjegon qëndrimin e vet: "Besoj se njeriu duhet pasur fat për t'u gjetur në vendin e duhur në kohën e duhur".

Shpjegimi realistik nuk mbështet fatin as si parim e as si gjykim. Me shkathtësi dhe guxim, duke shtyrë iniciativën, arrihet të provokohet fati. Kur këto veti si kompo-nentë ndahen njëri nga tjetri, me siguri se arrihet deri të paaftësia.

28/ Lukreci (i lindur ndërmjet 99 dhe 95 p.e.s) në veprën “Mbi natyrën” shpjegon drejtpeshimin

si bazën e natyrshme të njeriut. 29/ Ndër këta do të përmendja ca nga autorët me veprat: Antonio De Melo – “Zgjimi”, Paul –

Clement Jagot – “Fuqia e vullnetit”, Harry Browne – “ Si e kam zbuluar lirinë në botën e paliruar” e të tjera.

30/ Sikurse fusnota 20, fq. e cit. 73.

63

Në përcaktimin e strategjisë për suksesin përkatës, çdo gjë duhet të vihet në ven-din e vet dhe të arrijë në cakun e përcaktuar në kohën e vet. "Ndodhitë" e mira ose të këqija, mund t'i përshkruhen rastit. Këto bëhen frymëzim fatlum ose shkaktar të dësh-përimit. Nuk ka të korra të mira pa të mbjella të mira, në kohën e caktuar, në tokë të mirë, me farë të mirë.

Skema 3

Trekëndëshi i suksesit të njerëzve me "fat"

Ai që do të pajtohet me fatin, në të do të mbështes kujdes e pakujdesi.

Në këtë drejtim, në shkoqitjet e shtruara trajtohet suaza e suksesit, do të thotë si ndërvarësi e shumë faktorëve që këtë e determinojnë dhe e krijojnë.

DETERMINIMI I SUKSESIT

Prokopitë e vlershme rrjedhin jo vetëm nga shtjellimi i mirë i iniciativës së mirë,

por edhe nga puna e suksesshme që me kontinuitet bëhet e qëndrueshme. Suksesi i përket vlerave të nxjerra nga iniciativa, të cilën e ka përcjellë strategjia racionale. Si-kurse në ecuritë ushtarake, ashtu edhe në biznes e kudo tjetër, dallohen llojet e stra-tegjive. Prijëse janë: ofensivja dhe defensivja. Në këtë vijueshmëri mund të bëhet py-etja: çfarë është qëllimi i aksionit të menaxherit apo lidershipit, nëse pranohet defe-nsiva? Bëhet e kuptuar kur shpjegimi ofrohet sipas nocioneve ushtarake në shprehjen e

njeriu i duhur

vendi i duhur

koha

e d

uhur

suksesi

64

fitores. Andaj, varet se ç'është qëllim afatgjatë. Pa mëdyshje, fitimi i luftës dhe betejës. Në shumë konfrontime fitohet beteja, ndërsa lufta parimisht nuk është fituar, ngjasisht është humbur. Kështu bëhet edhe në veprimin biznesor. Do të thotë, se suksesi është fitore me vlerë afatgjatë të luftës, në fushëveprimin konkret, ku ndodh që disa beteja të mos fitohen . Puna ta zvogëlon brengën, rendimenti i saj ta shton suksesin, fryti do ta sjell gëzimin dhe dobia ta përmbush synimin e punës për evitimin e brengës.

Në shpjegimet e ofruara bëhen më të qarta përbërja dhe vlerësimi i suksesit. Në

rend të parë, se është kompleks. Në të dytin, se është afatgjatë dhe në të tretin, se i rra-llë është suksesi pa ndonjë humbje që arrihet në rrugën e shtrirjes së tij.

Suksesi nuk arrihet nga "pusia" më një ose disa të "shtëna". Kërkohet që të përje-tohen djersët e kuptimit të njëmendtë të arenës. A do të zgjidhet ofensiva apo defen-siva në luftën për arritjen e suksesit biznesor dhe jobiznesor, varet prej adaptimit të strategjisë rrethanave konkrete. Me siguri se në mjedisin ku vepron konkurrenca ob-jektive, suksesi bëhet në bazë të agresivitetit të fisnikëruar. Veçmas në biznes, stra-tegjia për arritjen e suksesit është e përbërë nga sulmi i përhershëm i caqeve ku gjen-det profiti. Kështu në të shumtën e rasteve strategjia është ofensive.

Determinantat e suksesit janë të gjitha komponentët, të cilët nisën me idenë ini-ciale dhe vazhdojnë deri të realizimi. Këtu si kriter kyç është kontinuiteti i mbështetur në vetë iniciatorin ose iniciatorët, të cilët për sukses të vlershëm i kanë të shprehura vetitë e vullnetit dhe të qëndrueshmërisë. Andaj, nëse provohet që të bëhet ka-tegorizimi i komponentëve të suksesit, përherë mbetet dominante "vulosja" e vullnetit të kreacionit karakteristik për iniciativën e njerëzve të paepur. Njeriu i pa suksesshëm do të fajësojë të tjerët dhe do të mbetët i tillë.

Përndryshe, në renditjen e determinanteve të suksesit do ta bëja shkoqitjen në faktorët eksternë dhe internë. Në eksternë mund të renditen të gjitha veçoritë e mje-disit të gjerë ose të ngushtë, sikurse: sistemi i kurajimit - stimulimit (tatimet, kushtet e kreditimit, subvencionet tatimore dhe kreditore e të ngjashme), raportet e komunikimit e veçmas të informimit global, gjerësia e tregut, "mikroklima". Si intern, renditen veçoritë e kuptimit më të kufizuar, të cilat janë të ndërlidhura me përbërjen e funksi-onimit të biznesit, sikurse baza e aftësisë së personelit dhe veçmas gjeturia në "nuhat-jen" e vlerave të vetes, ambientit dhe kohës për sukses konkret. Përndryshe determi-nanta elementare dhe dominante është prokopia - profiti.

Sipas rasteve, suksesi është i ndryshuar, si për nga gjerësia, ashtu edhe për nga kohëzgjatja. Në këtë drejtim dallojnë suksesi afatgjatë dhe afatshkurtër, kuptohet sipas rendimentit, përkatësisht prokopisë afatgjatë dhe afatshkurtër.

1. Suksesi i rendimentit afatgjatë Biznesi i thurur dhe i përgatitur mirë, sipas kërkesave të shtruara nga ideja para-

prake, ngërthen në raportet afatgjata, çfarë bëhet edhe rendimenti i suksesit. Në Pe-rëndim askush nuk do t’i qaset biznesit serioz për një etapë afatshkurtër. Secili do të mendoj edhe për trashëgiminë pas tij. Sigurisht se kjo nuk do të arrihet lehtë. Përbërja

65

ngërthen në atë që do të shqyrtohet dhe projektohet sipas të gjitha normave të eko-nomisë moderne dhe ndërhyrjeve inventive të menaxherit ose ekipit menaxherial. Du-ke u begatuar, përmbajtja ndërlidh mjete e mund të konsideruar, imponon kërkesën për jetësim të gjatë. Duke dhënë impulse të reja, rendimenti gjithnjë ka trendin rritës. Veprat madhështore i kanë ndërtuar njerëzit e rëndomtë. Pastaj këto, ata i kanë bërë madhështorë.

Skema 4

Kombinimi i veprimtarive: parësore, përcjellëse aktive dhe rezerve

Fisnikërimin dhe vlerën afatgjatë të suksesit e shtojnë idetë plotësuese, të cilat nga

pikënisja ndërvihen si mbështetje iniciativës parësore. Këto duhet të jenë të për-punuara dhe të gatshme të aktivizohen gradualisht - nëse janë voluminoze ose për njëherë – që janë më të kufizuara. Kjo është rrugë e cila lehtëson balancimin ndërmjet rrezikut nga tronditjet në treg.

Më lehtë është të vëni kontinuitetin dhe gjatë tij të bëni begatime graduale me plotësime cilësore, se sa t'iu qaseni ndërrimeve rrënjësore. Kësisoj është sot veprimi i lidershipit të kompanive të avancuara në vendet e zhvilluara, me traditë të gjatë bizne-sore.

Suksesi afatgjatë, në start, veçmas potencohet për mjediset më pak të zhvilluara e pa traditë të ekonomisë private, çfarë janë ato ku gjatë dominonte socializmi i diri-gjuar. Në këto, posaçërisht shtrohen kërkesa për vënien e themeleve të ndërmarrjeve të

VEPRIMTARIA PARËSORERENDIMENTI

VEPRIMTARIA REZERVE-PËRCJELLËSE E AKTIVIZUAR

VEPRIMTARIA REZERVE-PËRCJELLËSE E PAAKTIVIZUAR

66

veprimtarive që duhen të bëhen matka të përhapjes së filozofisë së re të konkurrencës, të sendërtuar në tregun e lirë krahas imitimeve, kompilimeve dhe integrimeve ekonomike me partnerë të ndryshëm nga bota.

Skema 5

Deponimet e shtuara për ruajtjen dhe rritjen e rendimentit te suksesit

Legjenda: 1.rendimenti vijues, 2.energjia plotësuese për rendimentin vijues, 3.energjia plotësuese për rendimentin e shtuar.

Determinimi i vijueshmërisë së rendimentit shpien në dy drejtime paralele; të

parin,sipas futjes së energjive të reja për sukses kontinuel, ngase të mëparshmet rën-dom shpenzohen me intensitet më të madh; të dytin, sipas të cilit suksesi si rendiment nuk lejohet të mbetet në të njëjtin nivel, por të shtohet. Mirëpo, nuk janë të mjaftu-eshme vetëm energjitë e reja. Për këtë duhen edhe deponime materiale, përkatësisht financiare suplementare. Në vendet e perëndimit për këtë kanë kritere të ushtruara. Kur vërehet shterja e kreacioneve inventive dhe mundësive materiale për shtuarjen e vlerave, bëhen ndërrime në instancat e ndryshme prej lidershipit të korporatave deri te qeveria. Shembull ilustrativ është ndërrimi i shpeshtë i qeverive të ca vendeve të zhvi-

1 32

4

67

lluara për çka veçmas dallohen Italia dhe Japonia, ku botërisht jepen arsyetime tjera, e që në të vërtetë kanë të bëjnë me veprimin e "ligjit të pakësimit të rendimentit", thje-sht me shpenzimin e konsiderueshëm të suksesit të gjeneratorëve të zhvillimit. Në vendet e zhvilluara, talenti shitet shtrenjtë aq sa edhe suksesi i të talen-tuarve; në të pazhvilluarat për këta nuk kanë njohuri, ngase më shumë vlejnë fjalamanët me parullat mashtruese se të talentuarit me themelet e të vërtetës për veprën e avancuar.

Rivitalizimi i suksesit kushtëzohet me përcjelljen e dukurive dhe kërkimet e risi-ve për të sendërtuar përforcimet e dinamizuara të ekonomizimit. Në të kundërtën, çdo ngecje në shpejtësinë dhe nivelin e arritur, shkakton njëkohësisht edhe rrezikun nga rënia e suksesit të mëparshëm, të cilin rëndom e sjell vetëkënaqësia. Për të mbajtur tempin, është më lehtë se sa për ta rritur shpejtësinë e lëvizjes. Mirëpo, për ta arritur këtë, nevojiten ca orvatje, të cilat nganjëherë bëhen edhe me të mundimshme se sa për të ndërvën veprimtari të re. Ndodhitë e tilla më së shpeshti i shkaktojnë rrethanat eksterne, sidomos tregu i ndryshuar, ndonëse ndodhin edhe nën ndikimin e vullnetit dhe kujdesit të zvogëluar. Nëse do të mungojnë idetë e reja, a ndoshta edhe mundësitë për diçka më serioze, bëhen kërkime në rrethin e marketingut në drejtimet e: sjelljes, distribuimit, shitjes e të ngjashme.

2. Suksesi i rendimentit afatshkurtër Kontinuiteti afatgjatë i suksesit është pretendim i çdo aktiviteti, i cili është vënë në

fundament të caktuar më shumë ose më pak të fortë. Efektivat graduale janë prete-ndim i kërkesave të logjikshme. Mirëpo, nuk ndodh përherë kështu. Pse?

Projektimi i pamjaftuar është faktor kyç i rendimentit afatshkurtër. Ndërsa, bëhet me qëllim ose pa qëllim. Por, në rastet më të shpeshta, pa përgatitje të duhura, duke pretenduar për rendiment sa më të shpejtë, më vëllimor dhe me më pak shpenzime. Pastaj mendohet se gjithçka do të bjerë në vendin e vet dhe se do të krijohen rrethanat më të përshtatshme për kontinuitet të duhur. Megjithëkëtë, rezultati bëhet i mangët, kohëzgjatja shkurtohet dhe duke u bërë çmimi më i lartë i deponimeve, bie vlera e re-ndimentit deri te shuarja e aktivitetit të filluar. Si tregu ashtu edhe suksesi: afatgjatë ose afatshkurtër, sipas qëndruesh-mërisë së tij dhe menaxherëve në të.

Mirëpo gjenden edhe rastet kur projektimi bëhet i tërësishëm, por ndodhin befa-sitë në biznes, veçmas duke u shtuar konkurrenca, të cilën vështirë se do ta përballosh ose është e pamundur të mbahesh në tregun e tillë. Në këtë mënyrë krijohen rrethana të tjera, në krahasim me të projektuarat. Kështu, në vendet e zhvilluara shumë ndër-marrje falimentojnë - në Gjermani rreth 29.000, në Francë rreth 23.000, në vit, por njëkohësisht lindin edhe më shumë të reja.

Tregu stabil dhe i mbikëqyrur nga institucionet shtetërore duke evituar konkurre-ncen jolojale dhe luftuar monopolin, lëkundjet e tilla i bën më të parashikuara dhe më elastike. Në të kundërtën e pësojnë edhe më të organizuarit dhe më vigjilentët. I tillë është tregu i vendeve në krizë i vërshuar nga kontrabanda dhe fitimet ditore.

68

Një pjesë ndërmarrësish janë të "prirur" për kërcime të shpeshta, duke ushtruar biznes të shpejtë, të papërgatitur. Veprimet e tilla kanë për qëllim fitimet e shpejta. Kjo mënyrë e sjelljes, që bëhet kryesisht qëllimisht, ka të bëjë me personat "imun" për thyerje me të cilat ballafaqohen. Është fjala për pamaturi, shkurt aventurizëm. Mirëpo, në disa raste kanë të bëjnë edhe me mosnjohjen e mënyrës së ushtrimit të biznesit ko-ntinuel e afatgjatë. Kështu humbet imazhi. Këto raste rëndom janë të përhapura në mjediset ku dominon kriza e përgjithshme e përcjellë me dukuritë e moralit të dyshi-mtë, andaj edhe atij biznesor. Sidoqoftë, në shumicën e rasteve, këto dukuri përkojnë me diletantizmin biznesor ose me talentin e pakultivuar për biznes.

Gjykuar sipas tërësisë së prokopisë, rendimenti afatshkurtër i suksesit është shprehje e mossuksesit të iniciativës për vepra të kuptimit të njëmendtë. Duke krijuar profit të konsideruar, me kalimin prej një veprimtarie në tjetrën, aktivititeti biznesor shuhët, përkatësisht njerëzit e tillë mbetën autsajder. Këto janë shprehi e atyre, që i kaplon sugjestioni momental, i përzier me veti për marrjen e vendimeve spontane. Mënyra më e mirë të ngadhënjesh kundërshtarin, është të punosh dhe ta ngritësh suksesin.

Mirëpo në rrethanat e veçanta, çfarë krijohen në gjendjet e krizës, në mjediset e

ndryshme, me rritjen e papunësisë, ekzistenca elementare kushtëzon iniciativat fare pragmatike, me sukses të arritur sipas parimit "merr sa të mundesh aty ku gjenden mundësitë", qoftë edhe vetëm për pak kohë. Bëhet pyetja: a është sjellja e tillë çfarë mund të radhitët në kodeksin e biznesit të mirëfilltë? Apo, ka për qëllim krijimin e të ardhurës për ekzistencë elementare. Me siguri se në këto relacione, dukuritë dhe ecuritë janë të përziera me ndërhyrjen e të dy anëve. Andaj, ky lloj "biznesi" i përket afarizmit primitiv. Këtu përshkruhet vetëm sa për të ofruar informacionin se gjithçka ku fitohet nuk është biznes, ose se çdo fitim nuk është biznes për çfarë bëhet fjalë në këto trajtime.

P Ë R F U N D I M I

Ta arrish suksesin e merituar, duhet të kalosh nëpër shumë faza të trajtimit të iniciativës dhe kultivimit të shumë tipareve prijëse për prokopi përkatëse. Në jetën e përditshme përmenden njerëzit e suksesshëm. “Përgojimi” bëhet me pretekst se këta kalojnë lehtë në jetë dhe janë bërë njerëz të fatit. Mirëpo, në të vërtetë nuk është kësh-tu. Për sukses fati s'vlen asgjë. Nuk është i mjaftueshëm as talenti. Por, më së shumti nevojitet deponimi i punës i përcjellë me kujdesin, guximin dhe aftësinë. Kjo është në lidhshmëri edhe me qëllimin e jetës, që kërkon përmbajtjen deri te përfundimi ndaj diçkafit që e ke filluar. Ndërkaq shkathtësia do të sjell deri diku dhe të len aty.

Nganjëherë është vështirë të bësh krahasime në vlerësimin e suksesit si rendi-

ment. Kjo më së shpeshti ndodh për shkak se nuk janë të gjitha vlerat e arritura të suksesshme ose se nuk janë frytdhënëse të gjitha deponimet materiale dhe njerëzore, ngjasisht mendore. Sikurse që fati që nuk do të thotë sukses, ashtu edhe përfitimet tje-

69

ra, qofshin edhe sipas rregullsisë, sikurse loja e bixhozit ose lotarisë nuk mbështetën në sukses. Në biznes, mbase edhe në tërë ekonominë, analiza duhet të jetë e shkurtër, e thjeshtë, e qartë dhe me përfundime pa mëdyshje.

Emëruesi i përbashkët i suksesit dhe rendimentit me prokopi, është puna dhe de-ponimet tjera të gërshetuara me përpjekje të duhura. Në rastet e caktuara, suksesi do të bëhet privilegj i të favorizuarve që gjenden në hierarkinë e pozitave të ndryshme bi-znesore e shoqërore, kur në këto relacione krijojnë prokopi më shumë të pasukses-shmit se të suksesshmit. Ndodh kështu në mjediset e krizës dhe tregun e “mbyllur”.

Në trajtimet analitike, vlejnë të theksohen kategoritë e suksesit, si: i plotë, gjysmë i plotë, i merituar, i pamerituar. Shpesh përmendet edhe suksesi i dështuar, ndonëse në të fundit nuk është fjala për suksesin, por për rendimentin që ka dështuar.

Kur suksesi bëhet i plotë, është e kuptueshme se vepra e ka përmbushur qëllimin, duke shikuar në relacionet e stadeve afatgjata. Pra, suksesi ka vlerën për aq sa rendimenti krijohet në kontinuitet. Suksesi i të tjerëve, neveritë të pasuksesshmin.

Për sukses gjysmë të plotë, mund të ofrohen shpjegime të ndryshme. Mendimi më i qëndrueshëm shprehet për mospërmbushjen e kërkesave të faktorëve dhe veçorive të karakterit intern apo ekstern. Fjala është për rendiment parcial të projektuar ose spon-tan.

Për suksesin e merituar ose të pamerituar, gjërat qëndrojnë ndryshe. Në ekono-minë e modeleve sociale të tregut, çfarë dominon në Vendet Perëndimore, kategori-zimi i tillë nuk eksponohet.

Gjithçka e ka ngritjen dhe rënien e caktuar. Dallohen rastet e veçuara kur merita nuk i përshkruhet fatit, por rrethanave. Kështu është me zbulimin e rezervave të naftës në ngastrat e tokës së pronarit të caktuar, që merita është e rastit ashtu sikur edhe prokopia. Ngjashëm është me pasurimin nga shitblerja e pasurisë së patundshme në hapësirat e lëçitura e që për se shpejti bëhen atraktive, duke iu shumëfishuar vlera. Por edhe këto iniciativa janë të mbështjella me intuitë dhe aftësi të mprehtë për "nuhatje" largpamëse. Pa merita mund të arrish plot suksese të përcjella me kënaqësi, pastaj me to do të renditen plot dëshpërime të mbushura me hidhërime.

Suksesi më i dalluar i pamerituar në fakt është prokopia që krijojnë personat në kohët e krizave, luftërave dhe konflikteve, përmes tregtisë dhe transaksioneve legale dhe kontrabandiste. Gjithçka që krijohet e vlerësohet në raportet rregullare dhe në sajë të aftësisë, e më pak të shkathtësisë, është sukses i merituar. Djersitja e tepërt për ren-diment të kufizuar, shkaktohet për arsye: të paaftësisë për racionalizim dhe produk-tivitet të duhur, të prapambeturisë së ambientit - ku tregu funksionon pjesërisht ndër-mjet kompensimeve të këmbimit natyral dhe këmbimit të mallrave me para – për-katësisht të mungesës së kritereve për vlerësimet objektive të veprave, përkatësisht produkteve dhe shërbimeve. Këto, në fakt janë dukuritë e ekonomisë depresive, ku biznesi i vërtetë është i mangët.

70

KREU 3

MENAXHMENTI DHE NDËRMARRËSIA

HYRJE

Shpjegimi i nocioneve

Të dish se çka dhe si duhet ta bësh, nuk kërkohen aftësi suplementare. Nëse ek-ziston prirja për t'iu përkushtuar realizimit të iniciativës, shtrohet nevoja e kërkimit në vete dhe përreth. Për këtë duhet të kultivosh njohuritë që t'i bësh orientimet të rea-lizuara. Ndërmarrësia dhe Menaxhmenti (Management), janë ngritur në nivel të shke-ncave të organizimit, ndonëse këto më tepër mësojnë për përvojën praktike me vlera të maturisë, depërtimit, përqasjes nga larg dhe racionalizimit të sjelljes për të arritur i kënaqur në cakun e biznesit. Biznesi me skemë nga të tjerët duket më i qartë, por edhe bëhet më i dobët.

Në kuptimin e thjeshtësuar, me menage (menixh) shprehet zotimi që të organi-zosh, rregullosh, mbikëqyrësh, planifikosh, udhëheqësh dhe kontrollosh veprimtarinë e një institucioni, ndërmarrjeje, përkatësisht të një procedimi ose veprimi si tërësi në kuadër të drejtimit të punës përkatëse. Ndërkaq, njësoj në kuptimin elementar ( të thjeshtësuar) nocioni management (menixhment) nënkupton njerëzit e angazhuar në administrimin e biznesit, institucioneve publike etj. Mirëpo, shkenca dhe arti i mena-xhmentit, kanë një përbërje, përfshirje dhe kuptim më të gjerë, përkatësisht janë një tërësi fare e sofistikuar me përmasa të drejtimeve dhe shkollave të ndryshme të menaxhmentit. Pra nuk janë aq të thjeshtësuara si në këto shpjegime të bëra me qëllim të mësimeve të karakterit të njohurive elementare që interpretohen në këtë pjesë të shqyrtimeve.31/

Tërësia e kompleksit të ndërmarrësisë – kuptohet në mjediset e gjuhës anglosak-sone - mbështet nocionin Entrepreneurship që përbën terësinë e Entrepreur -it 32/

Ndërmarrësia ka të bëjë me veprimin sipas iniciativës në raportin prijës të pu-nëve të caktuara. Për nga përbërja, në kuptimin e personifikimit i përgjigjet ndërma-rrësit – Manager –it (menaxherit), por që për dallim nga ky, ka kuptim më të gjerë. Përndryshe, shumë autorë jashtë hapësirës së gjuhës anglosaksone, bëjnë përpjekje që të gjejnë nocionet përkatëse në gjuhët tjera, por gati në të gjitha rastet mëvetësia e nocionit mbetet e mangët, pos në gjuhën në të cilën ky është krijuar. Për shembull, Fuada Stankoviq për menaxherin shprehet: "Menaxher është individi që siguron efi-

31/ Shjellimi i gjithanshëm i nocionit, teorive, koncepteve, përkatësisht shkollave dhe përm-

bajtjes së menaxhmentit përfshihet në librin e dytë “Strategjia në biznes” – kreu 4, “Sendërtimi i menaxhmentit”

32/ Entrepreneur (frengjisht): 1. personi i cili organizon dhe udhëheq ndonjë organizatë, posaqërisht biznes, rëndom me iniciativë të dukshme, 2. Punëdhënësi i punës produktive, kontraktuesi.

71

kasitetin e tërë të procesit vijues".33/ Mirëpo, në mjediset e biznesit të zhvilluar dhe të shumanshëm, me nocionin menaxher 34/ nënkuptohen edhe shumë profesione, ndër të cilat edhe ai që organizon trajningun. Pasi që të njiheni me nocionet, provoni të krijoni stilin e juaj të veprimeve! Ky është qëllimi i mësimeve për biznesin me të gjitha nocionet e përmbajtjet.

Iniciativat me idetë përkatëse dhe zotimet për realizimin e tyre, në sistemin mo-dern ekonomik dhe joekonomik, në vendet e zhvilluara sendërtohen si veprime dhe organizma të përfshira në menaxhment e ndërmarrësi. Me këto janë të ndërlidhura të gjitha proceset krijuese fillestare dhe veprimtaritë vijuese, në kuptimin e identifikimit të ekipeve ose individëve në ekonominë e tregut.

33 / Dr. Fuada Stankovic "Preduzetnicka ekonomija", Savremena administracija, Beograd 1989,

fq. e cit. 7. 34/ Në literaturë dhe në komunikimet e përditshme biznesore, menaxherin do ta ndeshni si

identifikim me prijësin – leader (udhëheqësin, prijetarin, eprorin, shefin, kryeplakun). Dhe udhëheqja si tërësi e sistemuar qoftë në biznes apo në politikë e institucione të tjera jobiznesore përfshihet me nocionin leadership. Përndryshe për mjediset e vendeve të zhvilluara, nocionet dhe termat nga gjuha e biznesit janë të njohura aq sa edhe dukuria e vetë biznesit.

72

PJESA E PARË

MENAXHMENTI DHE RESURSET

Në ecuritë e zhvillimit modern, pothuajse çdo veprimtari është e prirë nga mena-xhmenti. Menaxherët përbëjnë trungun e tij. Duke vënë tërësinë e biznesit në lëvizje të përhershme, menaxhmenti ecën me qëndrueshmëri, duke shtuar përherë energjinë krijuese. S'ka nevojë për ta përshkruar të kundërtën, përkatësisht kur nuk bëhet kështu, ngase parimisht mënyrë tjetër nuk pranohet. Menaxhmenti ose është meritor ose nuk është. Me të identifikohet ai ose ata që qëndrojnë në "timonin" e tij si lider ose lidership. Mjeshtëria e biznesit nuk kushtëzohet me talent të veçantë dhe me shkollim nga dituritë teorike, por me aftësi për gjeturi ndaj vlerave praktike.

Menaxhmenti përherë inicion dhe përhap idetë sipas një kodeksi të caktuar të ini-ciativës; vepron sipas rrethanave konkrete që, të gjejë zgjidhje edhe jashtë suazës së shtruar më parë. Në këtë drejtim, veprimi bëhet sipas bazave afatgjata permanente dhe veçorive specifike të kohëpaskohshme, varësisht nga rrethanat.

Ani pse rregullat nuk janë përherë të kapshme për çdo ecuri, përmbajtja dhe res-pektimi i tyre ngërthejnë me kërkesat universale. Kështu, bëhen përcaktimet karak-teristike të tipareve të natyrës së menaxhmentit. Do të thotë se asgjë nuk mund të bëhet e rastësishme, të paktën jo krejtësisht e rastësishme edhe kur dukët se diçka si "ndodhi" befason.

Në menaxhmentin modern, dominojnë rregullat gjenerale në pjesët kyçe të de-tyrimeve. Këto, po ashtu, përcillen me parregullsitë objektive, që ndërvihen në dy dre-jtime. Në njërin, bëhen për hir të nevojës për sjellje elastike. Në të dytin, për shkak se gjithçka nuk duhet të shkruhet, andaj “iniciativa e parregullsisë”, përkon me rregullat e pashkruara të sendërtimit të menaxhmentit. Nëse keni dështuar një ose dy herë, mos u dëshpëroni, provoni përsëri. Jeta është si një “rashomon.” Edhe filmi "Rashomon" shumë kohë është çmuar si i dështuar, përderisa më vonë për një kohë është renditur ndër dhjetë më të suksesshmit në botë.

Rregullat elementare janë: planifikimi i zhvillimit, resurseve dhe metodës së rea-lizimit. Kjo qasje i përgjigjet raporteve praktike të udhëheqjes. Ndërkaq, gjithnjë vle-në tërësia e menaxhmentit të nivelizuar sipas gjerësisë së ndërmarrjes ku ndërhyjnë: planifikimi, personeli, koordinimi, udhëheqja, mbikëqyrja, kontrolli dhe përplot mo-dele e sisteme të niveleve më larta ose më të ulta sikurse të strategjisë, taktikës, rre-zikut, menjanimit të konflikteve etj. Shtjellimi i trajtuar në këtë pjesë, në rend të parë i dedikohet menaxherit ose ekipit të lidershipit në përmasat më të kufizuara si qasje pa-rësore.

73

1. Planifikimi i zhvillimit Bazë afatgjatë është plani global dhe detaj i veprimtarive, përkatësisht i veprim-

tarisë, që përbën njëkohësisht tërësinë drejtuese dhe koordinuese të menaxhmentit. Ndërhyrjet specifike të kohëpaskohshme, njëkohësisht bëhen pjesë e planit, duke u përfshirë nëpër shtojca - anekse. Shpjegimet në këtë pjesë kanë qëllimin e thjesh-tësuar. Përndryshe planifikimi dhe komponentet tjerë të menxhmentit, në kuptimin e trajtimit më të thelluar shkencor, shtrohen në librin e dytë në kuadër të shtjellimit të tërësisë së menaxhmentit me teoritë dhe shkollat përkatëse. Në biznes më së vështiri është të kalohet pragu, pastaj çdo gjë bëhet më lehtë.

Në qasjen profesioniste, zhvillimi bëhet sipas koordinimit të projekteve që për-bëjnë funksionet e menaxhmentit. Më këtë nënkuptohet angazhimi i ekipeve të prira nga menaxherët e veprimtarive, përkatësisht funksioneve të biznesit: financiare, tekniko - teknologjike, investive, zhvillimore, informatike, organizative, publike, pas-taj marketingut, turizmit, tregtisë, partnerëve biznesorë dhe jo biznesorë e të ngjash-me.

Zhvillimi në raportet e planit përbën elaboratet e filleve dhe vijueshmërisë tekno-logjike e organizative, si dhe koordinimin e resurseve.

1.1. Planifikimi i resurseve Tubimi i informacioneve, renditja dhe përhapja e tyre nëpër resurset në qasjen e

planifikimit, është me veçori të prioriteteve dhe atë kryesisht sipas vlerave. Në të parat trajtohen resurset njerëzore, potenciali i tyre inventiv dhe aftësia për t'u bërë gjenerator i zhvillimit. Në të dytat, sipas rendit sistemohen resurset materiale, vlerësimi i tyre cilësor dhe vëllimor, sikurse baza financiare, objektet, pajisjet, lëndët e para e të ngjashme.

1.1.1. Resurset njerëzore, përbëjnë energjinë krijuese, me të cilën vihen në

funksion resurset materiale. Trajtimi dhe shfrytëzimi racional i të gjitha potencialeve që gjenden në qendër ose në margjinë të vlerave për biznes frytdhënës, është në lëvizje të pandërprerë. Rruga pa fund nuk është ajo e jetës, por e veprës.

Parimi i përparësisë së resurseve njerëzore në menaxhment, ka sjell deri të pro-pulziviteti i ekonomive më pak ose më shumë të zhvilluara. Gjithnjë ka qenë dhe do të mbetët i pazëvendësueshëm njeriu krijues i vlerave të reja. Ndërkaq resurset materiale – nëntokësore ose mbitokësore, mund të zëvendësohen; nëse nuk gjenden nga burimet e vendit mund të importohen.

Planifikimi i potencialit njerëzor ka vlerën e veçantë, duke u nisur nga kërkesa që secili person të gjendet në vendin e vet, sipas aftësive me të cilat disponon. Në të

74

vërtetë, këtu parimisht nuk bëhet analiza detaje. Mjafton për t’u përqendruar në mena-xherët që marrin detyrimet konkrete me zgjedhjen e ekipeve të cilave u prijnë.35/

Mënyra dhe metoda të zgjedhjes se personelit është e thjeshtësuar. Gjithçka ësh-të e përcaktuar me rregullativën e sistemit të veprimit në përmbajtjet eksterne – sistemi ekonomik, normat sindikale, kontratat kolektive dhe interne - sistemi i punës, stimulimet sipas vlerave të krijuara, dhe veçmas të hierarkisë së organizimit, përka-tësisht menaxhmentit. Efikasiteti i menaxhmentit mbështet motivimin në drejtimet: horizontale dhe vertikale.

1.1.2. Resurset materiale, po ashtu në trajtimin dhe përpilimin e planit,

renditen sipas përparësive. Në këtë pjesë, për dallim nga resurset njerëzore, përcakti-met ndahen në etapat kohore, me qëllim të udhëheqjes racionale në kufijtë e kursimit, sipas fazave të deponimeve. Të parat janë objektet, përkatësisht objekti, pastaj vijojnë pajisjet dhe më në fund lëndët e para. Në rastin konkret, resurset materiale vihen në zinxhirin sipas kohës së destinimit.

Planifikimit të tillë i prijnë elaboratet konkrete profesioniste të ndërtuara në alte-rnativa, sipas vlerave afatgjata dhe afatshkurtra. Për shembull, lëndët e para të për-caktuara sipas variantit kohor - në një kohë nga një treg e në kohën tjetër nga tregu tjetër. Njësoj vlen edhe për ndërmarrjet tregtare për mallrat me alternativë të ndërrimit të furnitorëve.

Menaxhmenti parimisht niset nga raportet e tregut sipas cilësisë në tërësi, ku përfshihen edhe vlerat e distribuimit. Se ku gjendet ky treg nuk ka rëndësi, vendimtar është çmimi. Sipas kësaj logjike, bëhet i parëndësishëm vlerësimi i pasurive natyrore të mjedisit (rsurset e vendit), të paktën për menaxhmentin. Më këtë çështje zakonisht duhet të merret shteti me lidershipin e vet. Në rend të parë se a do të ndërhyj me boni-fikime për drejtpeshimin e bilansit të pagesave me botën, apo do të lejoj lirinë e plotë të ndërmarrjeve që të importojnë sipas leverdisë përkatëse. Kësisoj mund të ndodhë që importi të bëhet më i lirë se furnizimi nga tregu i brendshëm dhe shumëfish më i le-verdishëm për shkak të përhapjes së këmbimeve me ato vende nga importohen lëndët e para. Në vetë njeriun gjenden më shumë ose më pak kundërthënie. Duke balan-cuar ndërmjet tyre, ky (njeriu) në biznes do të bëhet gjithnjë më i shkathët.

Mirëpo, menaxhmenti, përkatësisht lidershipi duhet ta përpilojë, që do të thotë ta modeloj planin e aktivitetit të vet, sipas projekteve të destinimeve të zhvillimit të veprimtarive dhe resurseve. Këto nuk janë dokumente statike, të elaboruara në gjerësi, në të cilat duhet humbur shumë kohë për t'u gjetur. Për nevoja racionalizimi, planet janë të shkurtra dhe dinamike. Këto përherë përcillen me analizën e suksesit - prokopisë së shprehur kryesisht në profit. Në këtë mënyrë krijohet drejtpeshimi i vlerës së planit të veprimtarisë dhe planit të aktivitetit të menaxhmentit, duke verifikuar përherë shkathtësinë e lidershipit për t'u mbajtur në timonin e firmës – ndërmarrjes ose institucionit. 35/ Në këtë qëndrim është eksponuar menaxhmenti, në raportet e zhvillimit të vendeve ku vep-

ron tregu me konkurrencë të dendur, për dallim nga ekonomitë e dirigjuara - pa këtë veprim - për çka edhe ka pasuar raskapitja dhe shkatërimi i ekonomive socialiste të dirigjuara.

75

2. Plani i aktivitetit - aksionit Strategjia e menaxhmentit përcaktohet në planin e aktivitetit, përkatësisht të

aksionit. Ky përmban qëndrimin e udhëheqësit, respektivisht të udhëheqjes së ndër-marrjës ose institucionit përkatës, që në kuptimin e përgjithshëm, shprehet si firmë. Gjithnjë komunikimi më i dendur bëhet mbi baza të punës dhe pasurisë.

Shkathtësia si strategji e taktikë e menaxhmentit, në të shumtën e rasteve shpre-het si politikë e liderëve ose liderit. Kjo është përbërja më komplekse e planifikimit. Çdo gjë mund të shkoj mbarë ose mbrapsht, varësisht nga strategjia, ndonëse tatëpjetat janë gati të pamundshme. Kjo është lehtë për t'u kuptuar, duke ditur se ekzistojnë fre-nimet e ndryshme qendrore dhe periferike, që veprojnë si mekanizma mbrojtëse nga dështimet e mundshme. Pikërisht për këtë, përbërja e menaxhmentit në përcaktimin e strategjisë ose politikës është tejet serioze, me përkushtim të madh dhe përgjegjësi maksimale. Nga kjo varën edhe procedurat e vendimeve.

2.1. Procedura e nxjerrjes së vendimeve Për të marrë vendimet konkrete, veprohet sipas disa metodave të procedurave.

Këto kryesisht janë të mbarështuara sipas çështjeve të veprimeve afatgjata, afatshkur-tëra dhe spontane - ad hoc.

2.1.1.Vendimet me vlera afatgjata, gati përherë nxirren sipas metodës anal-

itike në tërësinë e menaxhmentit, ku menaxheri për çështjet e caktuara prezenton pro-pozimin e vendimit. Bëhet sipas metodës së deduksionit, duke eliminuar alternativat e pavlershme dhe duke eksponuar mendimin për bindjen e drejtë, sipas argumenteve të sajuara.

Kjo metodë është korrekte. Pjesëmarrësit i përmbahen rregullës së respektit ndaj menaxherit referues. Veprimi i prezentimit është i shkurtër, konciz. Pyetjet dhe për-gjigjet janë të shkurtra. Vendimi nxirret mbi baza të sigurisë së menaxherit përgjegjës dhe bindjes së lidershipit të menaxhmentit se kjo është e vërteta që pritet. Do ta kesh lehtë që të analizosh, kur di se ç’kërkon.

Metodë analitike më e thelluar në çështjet e nxjerrjes së vendimeve, është ajo "sulmuese". Në këtë veprim, menaxheri gjendet në pozitën e të “pandehurit”. Këtë pas një prezentimi të shkurtër të idesë së përpunuar, do ta “sulmojnë” me pyetje që nuk ja-në gjithaq korrekte, por në funksion të veprimtarisë së iniciuar. Nëse mbrojtja është bërë në nivel të duhur dhe është krijuar bindja për vlerësim pozitiv, bëhet promovimi i projektit dhe verifikimi i qasjes biznesore. Kështu veprojnë edhe komisionet e parla-menteve të vendeve të zhvilluara (të kongreseve, senateve, dhomave e të ngjashme) për nxjerrjen e informatës së qëndrueshme në rastin e kërkesës për vendime të rën-dësishme.

Mënyra e "sulmimit", zakonisht praktikohet në rastet e vendimeve për projekte që përkojnë me ndërmarrje ca më serioze. Me këtë bëhet promovimi ose hedhja e

76

iniciativës për projektin - ndërmarrjen e iniciuar dhe "goditja" e iniciatorit. Është ky një lloj nënshtrimi ndaj promovimit dhe verifikimi i vlerës profesioniste i liderit si menaxher për detyrimet përkatëse, që i ka iniciuar duke hapur mundësinë për avancim.

Populli i cili punon dhe krijon me sukses, shtreson themelet për ardhmërinë e brezave.

Veprimi i përshkruar shpeshherë bëhet në nivelet më të ulëta të menaxhmentit,

kryesisht në mënyrë të prezentimit para komisionit. Ndërkaq, ekipi prijës bën veri-fikimin dhe kërkon zbërthimin e mëtejmë të ideve të tilla. Ai që do ta inicioi projektin konkret kryesisht do të zotohet për zbatimin e tij. Ja vlerësimi objektiv i projektit kon-kret dhe jo hartimi i projektit që do ta zbatojnë të tjerët, siç ende veprohet në mjediset me profesionizem dhe përgjegjësi të mangët.

2.1.2.Vendimet e vlerave afatshkurtra, kryesisht janë të karakterit partici-

pues. Kështu, angazhohen menaxherët dhe ekspertët bashkërisht dhe marrin vendimet për gjërat në kompetencat e tyre.

2.1.3.Vendimet ad hoc, janë të gjitha aksionet vijuese të niveleve të ndryshme

të menaxhmentit. Këto bëhen si veprime veç e veç ose bashkërisht, sipas rasteve kon-krete si konsulta kolegiale të shpeshta.

Karakteristike është se vendimet mund të jenë "të drejta ose të gabuara. Të parat janë ato për të cilat zotohen ata që i kanë nxjerrë. Të dytat iu përshkruhen të tje-rëve".36/ Në kuadër të procedurës së marrjes së vendimeve, duhet të sendërtohet sistemi operativ më tërë strukturën informatike dhe analitike, e cila përbëhet nga stabilimentet dhe mënyra e shpejtë e komunikimit mekanografik-informatik, përkatësisht elektronik.

Përvojat praktike, tregojnë se metoda është një, e mënyra e veprimit tjetër. Që të dyja këto shpesh dallojnë më shumë ose më pak. Kjo arsyetohet me sendërtimin e individualitetit, më shumë ose më pak elastik të menaxhmentit. Dituria dhe gjeturia në biznes, në mes vete dallojnë shumë.

Kështu, në rastet mjaft serioze, sipas imponimit, p.sh. të kryetarit të kompanisë në procedurën e nxjerrjes së vendimeve, veprohet si në ndonjë lojë brixhi ose diç të ngjashme. Bën s'bën - gishtin lart - poshtë. Më shumë është metodë e ngjashme me atë që e zbatojnë dilerët ose brokerët në bursat monetare ose të mallrave.

Mënyra që ngjason me lojën, është duke u bërë përherë e më e përhapur; një ndo-dhje e tillë është risi, që ka mbështetjen në metoda shkencore të nxjerrjes së vendi-meve. Është vërejtur se në atmosferën fare serioze, ambienti i "elektrizuar" bën kufi-zimin e të menduarit të lirë, veçmas lateral. Hezitimi i tillë, mangëson shumë përpa-rësi të hapjes së shikimit ndër horizonte të afërta e të largëta. Humori pra, pikërisht këtu është i mirëseardhur. Serioziteti i vërtetë nuk mund të mos “thuret” pa humor.

Thyerja e tradicionalizmit konservativ, menaxhmentin e bën më përmbajtjesor, ndonëse edhe të domosdoshëm. Në metodën e zgjidhjes së kërkesave përkatëse, duke 36/ Charles R. Whitlock, R. Dwane Krumme, Donald P. Crivellone: "Just Do It: Management",

Princeton Press Publication, Los Angeles, 1988, fq. e cit. 89.

77

imponuar shmangien nga hezitimi dhe “serioziteti statik – i ngurtë” liron nga lodhja e panevojshme dhe kursen energjinë për veprime të tjera; ia shton vlerën fisnikërimit të raporteve të punës. Dhe njerëzit do të ndihen fare mirë se do të lirohen nga tensio-nimet “grindavece.” Dinamizmin dhe shpurdhjen, përballë risive që i kushtëzon tregu, e arrijnë personat që kanë vërejtur se "ndrydhja" ndërmjet mureve të mbyllura do ta sjell amullinë. Nderimi me humor e ka seriozitetin më të madhin, por të paktë janë ata që mund të jenë gjithaq serioz.

Shembullin më të mirë në tejkalimin e konservativizmit e gjejmë në rok muzikë, ku në të vërtetë nuk është zbuluar asgjë, përveç që njerëzit kanë filluar të zbulohen më tepër, duke iu ofruar prejardhjes së vet.

3. Profesionizmi në hierarkinë e menaxhmentit Dituria, gjeturia dhe përvoja janë bazat e aftësisë. Menaxhmenti kryesisht kush-

tëzon këto kërkesa për përbërjen e tij. Profesioni gjithnjë e më tepër eksponohet si su-aza kryesore për ndërmarrje ndaj detyrimeve të përbëra, përkatësisht që nuk janë të karakterit rutinor.

Zhvillimi i shpejtësuar teknik - teknologjik, në tërë hierarkinë e menaxhmentit, shkakton ndërrime të themelta në projektimin e vlerave të përbërjes. Disiplina dhe përpikëria për shumë punë, duke dominuar në të gjitha raportet, bën që profesionizmi i lartë të imponohet si çështje, rreth së cilës rrotullohen të gjitha ecuritë. Kështu, gjith-një e më tepër bëhet zëvendësimi i vlerave të përvojës me ato profesioniste. Dituria është edhe mall me vlerën më të lartë, që hidhet në mbeturinat e të prapambeturve.

Universalizmi i lidershipit, po reduktohet me shpejtësi të madhe. Ndërhyjnë pro-fesionet e specializuara. Këto janë fare të profilizuara. Radhitën çështjet sipas nive-leve të marrjes së vendimit, në atë mënyrë që kompetencat gjithnjë kalojnë në anën e profesionistëve. Menaxhmenti shkallëzohet në instanca që veprojnë shpejt dhe me përgjegjësi të madhe.

Që të kuptosh ndërrimet e menaxhmentit vlen për të shtruar vetëm disa nga funk-sionet që ky i përbën: teknika, teknologjia, marketingu, financat, organizimi, infor-matika, kompleksi social. Lidershipi, duke përfshirë këto zotime, sipas bartësve: krye-tarit ose drejtorit, ndihmësve ose drejtorëve të niveleve më të ulëta, njëherësh ndërlidh hierarkinë e strukturës së trungut të vet. Kjo arrihet duke krijuar menaxhmentet e instancës së dytë, të cilëve iu prijnë anëtarët, përkatësisht liderët që gjenden në ballë të zotimeve të rangut të ndryshëm.

Tërësia teknike përbën gjeneratorin e punës, në të cilin veprojnë agregatet, e në këto edhe pjesët e mekanizmave të ndryshëm. Informacionet rrjedhin në dy drejtime: çka ndodh jashtë për të ditur se çka duhet bërë përbrenda dhe çfarë janë kërkesat e brendshme për t'i projektuar me ecuritë e jashtme. Seleksionimi i këtyre bëhet sipas vlerësimeve të stafit - personelit teknik.

78

3.1.Teknika, përherë parashtrohet me kërkesa të reja. Stabilimentet nuk mund të përcillen pa veprimin ekipor. Tregu rrjedhimisht pëson ndryshime, personeli po ashtu kushtëzon ndërrime. Veçoritë e teknikës prezentohen në përbërjet e ndryshme: zgjedhjes, mirëmbajtjes, ndryshimeve teknike, konstruksioneve, novacioneve, raci-onalizimit e të ngjashme. Biznesi i suksesshëm më së paku arrihet me fjalë e me letra. Edhe analiza e tepërt e dëmton këtë.

Ndaj detyrimeve të tilla eksponohen kërkesat, të cilave mund t'u përballojnë inxhinierët dhe teknikët me profesione të larta. Shkathtësia arrihet me mbështetjen në veprimet individuale dhe ekipore. Dhe më në fund efikasiteti arrihet me veprimin e harmonizuar të ekipit. Pra, secili për pjesën e vet shpreh porfesionizmin meritor si sukses të përbashkët ekipor.

Skema 6

Hierarkia e menaxhmentit

Trungu i funksioneve të degëzuara

Legjenda: A-kryetari, B-teknika, C-teknologjia, D-marketingu, E-informatika, F-financat, G-organizimi, H-kompleksi social

3.2. Teknologjia, duke u përsosur me shpejtësi të madhe, krijon kërkesa të reja në qasjen organizimit të punës. Informacionet për këtë, lëvizin me një frekuencë

AFG BH C D E

1 2 3 1 2 3 1 2 3 1 2 3

ndihmësit

1 2 31 2 3 4 1 2 3 4

ndihmësit

specialistët përveprime konkrete

specialistët përveprime konkrete

79

shumëkahëshe. Për t'iu kundërvura konkurrencës, mbarështohen programe të reja. Menaxhmenti gjendet gjithnjë i mobilizuar. Shpikjet më të reja i brengosin ata që sillen sipas normave të vjetra.

Aftësia e menaxhmentit teknologjik, pasqyrohet me novacione dhe imitime. Për këtë, në ekipet e punës veprimet janë të ndara, e vendimet të përbashkëta. Ndërlidhja në procedurën e marrjes së vendimeve, bëhet në të gjitha instancat e veçmas në ato të funksioneve të: marketingut, organizimit, kompleksit social. Kjo e fundit për trajtimin, sidomos aftësimin e tepricës teknologjike të personelit, ngjasisht punëtorëve për punësimet në vende të tjera të punës.

Duke observuar dhe thithur informacionet për risitë teknologjike, parashtrohen kërkesa për personelin me njohuri të larta të proceseve të punëve të përbëra Risitë zbërthehen në dy kahe. Në njërën, në resurset teknike dhe në tjetrën, në resurset nje-rëzore. Kështu stafi i menaxhmentit teknologjik bën freskimin e pandërprerë.

Ndërvarësia e funksioneve të menaxhmentit, duke u thjeshtësuar bëhet edhe më efikase - më racionale dhe më intensive. Njeriu inventiv gjithnjë është në qendër të ngjarjeve. Bën çmos për të rritur efektivat e punës, duke aplikuar sa më shumë pro-cese automatike. Makinat më të fuqishme konstruktohen me frena më të fortë dhe drejtohen nga mjeshtër të mëdhenj. Kështu është edhe në biznes.

Procedura e ndryshimeve në proceset teknologjike, është e përbërë. Mbi baza të

qëndrimit të stafit të menaxhmentit teknologjik, kërkohen mendimet e punëtorëve për vlerësimin kolektiv. Pastaj, prijësi a prijësit, duke konfrontuar dhe elaboruar këto dy vlerësime, përcaktojnë qëndrimin e vet, përkatësisht nxjerrin vendimin përfundimtar. Nganjëherë, kjo bëhet pasi që të merren mendimet e ekspertëve me status të bash-këpunëtorëve të jashtëm ose ndonjë institucioni meritor profesionist.

3.3. Marketingu, si funksion i menaxhmentit dhe i tërësisë së biznesit, korres-

pondon me shumë informacione dhe detyrime. Varësia e ekonomizimit nga "pulsi i tregut", është çështje shumë e ndjeshme. Në rend të parë, ngase ky "puls" është i ndry-shuar me teke të logjikshme, por edhe të palogjikshme, më vijueshmëri ose me ndërp-rerje. Për këtë, menaxhmenti i marketingut, gradualisht merr përmasën e funksionit me peshë të madhe specifike. Tregu dikton rënien dhe ngritjen e vlerave. Përqasja e të mëparshmes me të renë, për të hetuar dukuritë në të, kërkon "nuhatje" të veçantë, ndjenjë të shprehur për t'u zotuar në përmbushjen e kërkesës. Mirëpo, më së tepërmi kushtëzon profesionizëm të tërësishëm ose të profilizuar.

Supozimi i suksesit të mbarë, është marketingu i qëlluar. Ky ka plot kahe të veta, dy janë kryesorët: zotimi për të ditur çka kërkon tregu dhe zotimi për të përmbushur kërkesën e tregut. Supozimi i suksesit të mbarë, është marketingu i qëlluar.

Përvojat e prodhuesve me traditë, eksponojnë shumë gjëra që dukën të thjeshta, e në të vërtetë përbëjnë vlerat e qëndrueshmërisë ndaj kërkesave të konsumatorëve. Nga këto, rrjedh konstatimi se më lehtë është të prodhohet se sa të shitet. Andaj, komu-nikimi në kuadër të marketingut gjendet në nivel të profesionizmit, në të cilin duhet të bëhet përsosja e pandalshme. Pastaj, shumica e funksioneve të menaxhmentit, krijojnë

80

lidhshmëri të gjerë me marketingun, i cili kryesisht vepron në ndërvarësi me të gjitha veprimtaritë e ndërmarrjes.

Të dish se cilat janë veçoritë e tregut, ndaj të cilave marketingu duhet të bëhet përherë i gatshëm për përgjigje plotësuese, mjafton të përmendim raportet karakteris-tike të vijueshmërisë dhe anakronizmave që shfaqen në të dhe disa nga sjelljet e pje-sëmarrësve të tij. Për këtë ofrohet trajtim më i gjerë në kapitullin "Menaxhmenti dhe tregu".

3.4. Informatika, duke filluar nga mekanografia, njëherë gradualisht e pastaj në

mënyrë të rrëmbyer, me shpejtësi dhe gjerësi të madhe, ka përfshirë gati të gjitha "poret" e veprimtarive. Sistemi informatik ka shkaktuar ristrukturim rrënjësor të mën-yrës së trajtimit të informacioneve. Me zhvillimin e mjeteve të komunikimit, intensiv-teti i ndryshimeve është bërë edhe më i depërtueshëm. Nën presionin përherë e më të shprehur të informatikës, pos veprimtarive përkatëse: shoqërore, shërbyese, prodhuese e të ngjashme, kompjuterizimi ka përfshirë edhe mënyrën e drejtimit dhe udhëheqjes, mbikëqyrjes dhe kontrollit në të gjitha nivelet e punës.

Duke përvetësuar teknologjinë e re të veprimit, menaxhmenti ka filluar ta ndry-shojë pozitën e vet, jo vetëm në përbërjen e mekanizimit, përkatësisht automatizimit të procesit të punës, por edhe në kompleksin personal. Dhe më tej, ka shkuar nga kon-struktimi i një menaxhmenti të veçantë, duke konsoliduar edhe më tepër hierarkinë e koordinimit dhe të udhëheqjes përmes sistemit të informatikës.

Informatika, më tërë mjetet e elektronikës, ka ndihmuar që të dalin më lehtë në shesh dobësitë e organizimit, mënyrës së punës në përgjithësi dhe të vetë menaxh-mentit. Kjo ka kushtëzuar edhe ndërrimet graduale ose të menjëhershme të një pjese të personelit udhëheqës. Informatika me të gjitha mjetet e elektronikës, ka hapur dritare të reja në sis-temin e komunikimit dhe të përpunimit të informatave.

Automatizimi i proceseve të punës, duke shkuar nga robotizimi ose gjysmëro-botizimi, ka imponuar kërkesa të reja. Në rend të parë, për personelin me kompetenca profesioniste. Pastaj, përpunimi i informacioneve ka parashtruar kushte të tjera të sjelljes ndaj punës, duke shkaktuar ndeshje në tërë "zinxhirin" e veprimtarisë. Me-gjithëkëtë, nuk ishte aq vështirë për të mbarështuar një procedurë të re në marrjen e vendimeve për preorientime. Duke u nisur nga rrethanat në të cilat nuk kishte rru-gëdalje tjetër, mund të thuhet se një veprim i tillë si i imponuar u bë më i lehtë.

Një projektim, që më parë ka kushtëzuar punën e ekipit profesionist e që ka zgja-tur shumë, tash ka filluar të zbatohet për më pak të kohës së më parë, përkatësisht “sot për më pak se dje”. Menaxhmenti i informatikës ka kushtëzuar që i tërë ky të bëhet më mobil. Për këtë është kërkuar energji e re. Kjo gjendet në personelin e ri për nga botëkuptimet dhe mosha. Kështu edhe është vepruar.

Me rritjen e shpejtësuar të produktivitetit të punës, janë krijuar edhe mundësitë për deponime të reja materiale, për hapje të vendeve të reja të punës dhe qasje të reja ndaj punës. Në këtë, veçmas është bërë i rëndësishëm lehtësimi i punës dhe përmi-rësimi i kushteve të saj, duke kushtëzuar reflekse të ushtruara dhe disiplinë të lartë.

81

Mund të merret me mend se si është bërë dhe si vazhdon të bëhet "infektimi" me depërtimin e informatikës në jetën biznesore, por edhe më gjerë me mënyrën e re të komunikimit të përditshëm. Për tërë përparimin Bota u ka borxh të gjithë atyre që nuk duan të barazo-hen me atë që shumica pajtohet.

Sistemi i punës së menaxhmentit të informatikës ka marrë tiparet e gjeneratorit për njohuri dhe vendime të reja në raportet e efikasitetit, veçmas duke projektuar këtë në strukturën e hierarkisë së menaxhmentit. Pos kësaj, është e rëndësishme se duke vënë një lidhshmëri më funksionale, informatika ka mbështetur edhe kontrollin e sje-lljes së lidershipit, në marrjen e vendimeve dhe ndërkontrollin e punëve të përditshme.

Mund të përmendët vetëm një segment, që sot kushtëzohet për vetëkontrollë në shumë firma dhe institucione e departamente shtetërore. Në këtë drejtim, në një sërë rastesh të veprimeve më serioze, veçmas në marrjen e vendimeve, për hir të vetëkon-trollit, në një varg firmash e institucionesh, xhirohet e tërë procedura e punës së me-naxherëve të rëndësishëm në hierarkinë e menaxhmentit.

Skema 7

Vitaliteti i raporteve të zhvillmit dhe informatika

Tregu pak ka të ngjashme me politikën. Ky mund t'i pranojë lajkat, propa-gandën e reklamën për vlerat më shumë ose më pak të suksesshme, por jo edhe gënjeshtrat e trillimet të cilat në politikë janë të shpeshta .

njeriu

produktivitetishoqëriainstitucionet

punësimiinformatika

82

Informatika, si sistem mekanik dhe njerëzor, në të dy komponentët e dinamizu-ara, nuk është privilegj i sistemeve të mëdha biznesore dhe jo biznesore. Kompatibili-teti i tij është aq elastik, saqë është bërë i përshtatshëm edhe për veprimtaritë e përmasave më të kufizuara, deri të ato personale - individuale. Gjithashtu, ka krijuar mundësinë e lidhshmërisë me komplekset e mëdha informatike. Rrjeti i kompjuterëve, interneti e të tjera me programet më të avancuara deri në “Windows...” janë sjellë përplot risi të proceseve më të shpejtësuara, më racionale. Fisnikërimi i raporteve të komunikimit, ka kushtëzuar që informatika të bëhet pjesë përbërëse e jetës në mjediset e qytetëruara. Ka zvogëluar mundin dhe ka shkurtuar shtigjet për komunikim.

Në të gjitha këto lëvizje, janë krijuar kushte të reja të punësimit sipas profileve të profesioneve. PC kompjuteri, sot është bazë e përpunimit të informatave prej familjes deri te korporatat më të mëdha. Të gjitha mjetet audiovizuele kanë marrë rolin e ndihmësit më efikas për kryerjen e punëve në distanca të shkurtra kohore dhe hapësira të gjera botërore. Ndërkaq me ndikimin e tyre është krijuar psikologjia e re e sjelljes ndaj jetës dhe punës në përgjithësi.

Nga e gjithë kjo, veprimi reciprok në lëvizshmërinë e jetës me informatikën e intensifikuar, ka bërë shtytje të reja në mënyrën dhe përbërjen e shkollimit. Menaxh-menti i informatikës është bërë shtylla e tërë lëvizshmërisë së shoqërive të zhvilluara.

Vështirë është t'i bëjmë krahasimet në ecuritë e qytetërimit më të lartë dhe më të ulët në raport me informatikën. Kështu, edhe në mjediset të cilat deri para dhjetë ose diç më tepër vjet ishin të lëçitura, depërtimi i mënyrës së komunikimit elektronik, është bërë edhe i shpejtë edhe i gjithanshëm. Ka krijuar një vitalitet të ri dhe kulturë të re të "ndeshjes" së njeriut me njeriun, këtyre më shoqërinë dhe shoqërisë me përparimin e gjithanshëm, duke përsosur veprimet dhe sjellë mirëkuptimet. Në këto lëvizshmëri të informacioneve, është shtuar efikasiteti i tërësishëm i individit, institucioneve dhe kolektiviteteve, duke bërë kështu presion frymëzues në racionalizimin dhe ngritjen spektakulare të produktivitetit të punës.

Pasi që ndihmon në thjeshtësimin e lëvizjeve dhe krijon marrëdhëniet "e past-ruara" në të gjitha ecuritë, informatika është duke zënë vendin e veçantë, si pjesë për-bërëse e njeriut. Aq më tepër, duke e bërë këtë më frytdhënës, po e "nënshtron" në ra-portet të reja të "kulturës informatike" Organizimi i menaxhmentit i dedikohet notuesve për ujëra të qetë e të pastër duke lëçitur ata të ujërave të rrëmbyeshëm e të turbullt.

3.5. Organizimi, në ecuritë më të reja të evoluimit, menaxhmentin po e bën edhe

më i përsosur. Duke u thjeshtësuar, bëhet i kuptueshëm për të gjithë. Në këtë drejtim reduktohet lidershipi i organizimit, i cili shpërndahet nëpër funksionet tjera të hiera-rkisë së menaxhmentit.

Më herët organizimi "famoz", të cilit i është kushtuar rëndësia kryesore, tash ësh-të bërë çështje pragmatike e vijueshmërisë së punës, e cila energjinë e thithë nga veprimet dinamike, përkatësisht aktivitetet në përbërjen më të gjerë ose më të kufi-zuar.

Pasi që organizimi kryesisht është afatgjatë, tërësia e punës është e njohur dhe ndryshimet janë të ralla. Lidershipi dhe stafi, nuk kanë aq punë për të përcjellë këtë funksion të veprimtarisë. Lidhshmëria ose ndërvarësia dhe pavarësia, krijojnë një ko-mpleks të reciprocitetit të tërë funksioneve të menaxhmentëve ose menaxhmentit. Pra,

83

organizimi bëhet si një vlerë që funksionon pandërprerë e që mbikëqyrja është nga këndet e ndryshme të secilës pjesë për vete. Për mirëqenie më të lartë duhet punë dhe organizim paraprak dhe koordinim e tolerancë të mëtejshme.

Njeriu bën organizimin e mirë ose më pak të mirë dhe e fisnikëron ose e dobëson këtë. Në kuadër të menaxhmentit, rëndësia kryesore i kushtohet organizimit të drejt-peshuar me lidhshmëri funksionale organike, duke u zgjeruar përherë. Sado që të ndo-dhë që një segment të dalë nga suaza e përcaktuar e organizimit të punës, ky nuk mund gjithaq të ndikojë në tërë organizimin, pos në pozitën e vet.

Nga komentet e shtruara, kuptohet vlera e organizimit si funksion i njohur i ko-munikimit. Shkallë më e lartë e përsosurisë është arritur në sajë të zhvillimit të infor-matikës, përkatësisht elektronikës. Nisur nga kërkesa për organizim me të cilin vep-rimi i njerëzve në procesin e punës vihet në kontinuitet, këta me resurset e veta, pra aftësitë dhe tekniken disponuese, përherë bëjnë përpjekje që këtë t'ia adaptojnë rre-thanave konkrete për efikasitet më të madh. Me "instalimin" e automatizimit infor-matik, koordinohet përcjellja reciproke e efektivave te organizimit dhe ushtruesve të punëve në skemën e tij. Për t'i njohur prirjet e vetvetes për punë të suksesshme, duhet të sprovohesh shumë herë.

3. 6. Financat, janë vlera ndër më meritoret për punët e suksesshme. Ecuria e

sendërtimit të menaxhmentit financiar ka një traditë të gjatë. Është e kuptueshme se në këtë funksion, gjendet epiqendra e mbarështimit të punëve dhe vlerave të krijuara nga këto. Përreth financave sillen të gjitha të bëmat e mirëseardhura, por të planifikuara.

Financat si imput dhe output ndërlidhen si funksion i menaxhmentit, rreth të cilit bëhen lëvizjet e punëve vijuese dhe zhvillimore. Puna e deponuar vlerësohet në efe-ktet financiare. Me këto ndërhyhet në proceset që kanë karakter shumëkahësh. Qëllimi është që me mjetet e krijuara të arrihen efekte të reja. Pastaj, të gjenden mënyrat e shtruarjes së tyre për deponime të reja investive.

Menaxhmenti financiar, thithë dhe ofron informacione me karakter të shumëfi-shtë. Trajtimi i mjeteve financiare është punë fare e përbërë, ashtu që edhe përgje-gjësia bëhet më e madhe. Kërkesat për deponime bëjnë shtytjen për huazime, që janë me prejardhje të ndryshme. Në anën tjetër, pritet që mjetet e krijuara nga akumulimi të ofrojnë mundësi të reja për riprodhim. Ndryshe, më i lehti do të ishte deponimi në bankë. Mirëpo, nuk parapëlqehet tezaorimi i kapitalit financiar, ngase edhe pse me in-teresa rritet vlera, efektiva reale jo që nuk arrihet, por edhe zvogëlohet.

Për të gjitha këto, financat sillen në një "frekuencë" të ndryshuar sipas rretha-nave konkrete: huazimet plotësuese, deponimet në zgjerimin e veprimtarive krijuese, hapja e veprimtarive të reja e të ngjashme.

Në shoqëritë aksionare, çfarë janë shumica e veprimtarive, syçeltësia e menaxh-mentit financiar është obligimi parësor. Qëllimi për të rritur vlerën e aksioneve, e më këtë edhe dividendën, gjithnjë shtron kërkesa të reja për propulsivitet të shtuar: kër-kohen caqet, që me transaksione përkatëse të arrihet prokopi më e madhe. Të pasurit udhëhiqen nga të pasurit; të varfrit zgjedhin të varfrit që t’i udhëheqin.

84

Pra, financat gjenden në rrethin e menaxhmentit me detyra fare të ndjeshme. Për

këtë, personeli zgjidhet me një kriter të ashpër, jo vetëm në kuptimin profesional, por edhe me tiparet komplekse të vigjilencës.

3.7. Kompleksi social, në veçoritë teknike, teknologjike, profesioniste dhe

njerëzore në çdo mjedis ku zhvillohet veprimtaria përkatëse, është i ndërlidhur me ndryshimet më të shpeshta ose më të rralla. Kujdesi i merituar ndaj "tundjeve", të cilat përherë reflektohen në pozitën e njeriut, ka sjell deri të sendërtimi i kompleksit social, respektivisht menaxhmentit përkatës.

Ekonomitë e modelit social të tregut, në qendër të kujdesit vënë njeriun. Këtu raporti është mjaft i përcaktuar. Në sistemin ekonomik janë të sendërtuara obligimet e ndërmarrjeve dhe të shtetit. Ani pse në shikimin global njeriu dukët jo aq i mbrojtur - duke u mbështetur në qëllimin për profit - në brendi ai është nën kujdesin instituci-onal, material dhe moral në rend të parë të shtetit, pastaj të ndërmarrjes, asociacioneve të tjera deri te sindikati efikas. Njeriu gjithnjë është çmuar si kapitali më i madh, por vetëm aty ku parapri-jës është përparimi.

Ca autorë, më parë këtë përkujdesje janë orvatur që ta projektojnë vetëm në fun-

ksion të kapitalit dhe rrjedhjen e rendimentit nga ky. Pos kësaj, këtë e kanë shpjeguar si funksion të interesit dhe imazh të ndërmarrjes. Mirëpo, është vërejtur se çështjet kanë qenë me qëllim dhe përbërje tjetër, që reflektohen në komponentin humanist të gërshetuar me kërkesën për drejtpeshim njerëzor dhe ekonomik në përmasën e stabili-tetit politik.

Menaxhmenti social e shtjellon aktivitetin në kuadër të rregullave afatgjata. Në këtë përfshihen: transformimet, edukacioni për rikualifikim, ndihmesat materiale, kuj-desi për mirëqenien individuale dhe kolektive sipas hierarkisë së menaxhmentit dhe kritereve të stimulimit e të motivimit.

Ndër komponentët e kujdesit të mirëqenies, veçmas trajtohen nevojat fiziologji-ke. Sipas Maslow-it "Këto janë: ushqimi, siguria, dashuria, respekti, pijet dhe nxitjet tjera". Më tej Maslow përshkruan: "Kurrë nuk do ta ndjenim dëshirën të kompozojmë muzikë ose të ndërtojmë sisteme matematikore, të zbukurojmë shtëpitë tona ose të vishemi bukur, nëse stomakun do ta kishim gati përherë të zbrazët ose sikur përherë të vdisnim nga etja ose sikur pandërprerë do të gjendeshim të rrezikuar nga katastrofa e afërt ose sikur do të na urrenin të gjithë."37/ Edhe shumë shembuj tjerë Maslow i ka shtjelluar, përkatësisht përshkruar më 1954 si hierarki të nevojave në veprën "Moti-vation & personality" (Motivacioni dhe personaliteti). Me para në xhep do të ndihesh më mirë, por nuk e kanë vlerën si ato të depo-nuara në biznes.

Përparësia objektive që është e përshkruar në rregullat e veprimit të menaxh-mentit, bëhet veçanërisht për të ruajtur mirëqenien kolektive, rendimentin dhe autori-tetin e hierarkisë udhëheqëse. Nëse në menaxhment diçka fillon të ndalët ose zmbra-

37/ Abraham H. Maslow "Motivacija i licnost", Nolit Beograd, 1982, fq. 79-113.

85

pset, e që vlerësohet sipas nivelit të ulët të efektivave të prokopisë, aktivizohen me-kanizmat e përqasjes dhe ndërhyrjes në raportet e menaxhmentit.

Ndryshe projektohen ecuritë e sendërtimit të kushteve të përshtatshme të vendit të punës, mbrojtja në punë, siguria sociale, liria e anëtarësimit në sindikatë, kontratat kolektive, grevat e të ngjashme. Këto janë të drejta të institucionalizuara, përkatësisht të garantuara me ligj. Menaxhmenti i kompleksit social është i obliguar që kësaj pjese t'i kushtojë kujdesin më të madh. Arsyet janë të qarta - për interesin e ndërmarrjes, përkatësisht për mirëqenien e saj dhe ruajtjen e aplikimit të ligjeve, për çka moszba-timi i tyre sjell ndëshkime të rënda. Mos lëshoni “pe” kur keni të drejtë, dhe, mos kërkoni drejtësi duke lëshuar “pe”!

Mjediset e qytetërimit të lartë, do të kujdesen për shkak të motivit humanist, por e kanë të qartë se punonjësit e “rrezikuar”dinë ta mbrojnë vetën me vetorganizimin e protestave, ndërprerjen e punës si shtrajk. Këtë u garantojnë ligjet pozitive dhe u sigurojnë shteti e sindikatat. Pasojat e tilla gjithnjë janë më të shtrenjta se “mirëku-ptimi” me plotësimin e kërkesave më shumë ose më pak objektive.

MENAXHMENTI DHE TREGU

Në kuadër të profesionizmit të menaxhmentit, më parë në vijëzime të pakta është

trajtuar marketingu si funksion i tërësisë së hierarkisë, por me interpretime të projek-tuara si organizëm i këtij trungu. Pasi që tregu është ai që përforcon ose tronditë the-melet e biznesit, varësisht se si është "përpushur", meriton shqyrtim të veçantë. Komunikimi me tregun bëhet në relacionet e tipareve të ndryshëm, sipas psi-kologjisë dominante të mjedisit.

Sendërtimi i shkencës dhe artit për tregun - marketingun, është imponuar nga kërkesa për njohuri më të gjera të ndodhive në treg, përreth tij e më shumë për kërki-met kushtuar adaptimit të sjelljes në këtë tërësi. Gati se nuk gjendet veprimtari ku në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, nuk ndërhyjnë komponentët e tregut. Kjo nënkupton marketingun. Atëherë, bëhet më e qartë vlera e këtij funksioni në hierar-kinë e menaxhmentit, i cili në shumë raste sendërtohet si menaxhment autonom me kompetenca për shumë ndërhyrje.

Në rastet e shpeshta, prodhuesit janë njohës të dobët të mënyrës së lansimit të produkteve të cilat i prodhojnë. Në anën tjetër edhe atë që e prodhojnë, nuk dinë ta formësojnë ashtu si e kërkon tregu. Ndodh që në këto relacione të formohen bindjet se kur prodhojnë diçka, munden edhe ta përvetësojnë tregun. Për këtë është ilustrativ shembulli që e potencon E. De Bono: "Dhe për këtë shpikësit të mikromakinës së shkrimit i kam thënë: Vërtetë, kur e interpretoni, ju jeni shpikës i hatashëm, por për zotin mos u ngatërroni me këtë - në marketing nuk jeni aq të mirë si mendoni. Ju vetëm keni këtë përshtypje, ngase ju ka dehur ngazëllimi dhe e përcillni këtë ngazëllim në bindjen se kjo do të vazhdojë." 38/ 38/ Sikurse fusnota 20, fq. e cit. 180

86

Që të njohësh bindjet e partnerit për biznes, më parë duhet të identifikosh se çka disponon nga pasuria – mendore dhe materiale.

Ta projektosh marketingun, duhen njohuri të dyanshme: për prodhimin dhe mën-

yrën e lansimit në treg e për tregun, dhe formësimin e prodhimit, sipas kërkesave që i shtron tregu. Veprimi i tillë sjell deri të kërkesat e shumëfishta simetrike dhe asimet-rike. Këto, disa prodhuesve do t’u dukën më shumë ose më pak, e disave edhe aspak të rëndësishme.

Kërkesat simetrike të tregut janë pak a shumë të kuptueshme dhe sillen në kor-nizat e rezonimit normal. Për këtë vlejnë të përmendën disa shembuj. Kështu pra, diçka që ka rregullën e vet është kërkesa për automobil të qëndrueshëm, me perfomansa të larta, formë aerodinamike dhe komfor të konsideruar. Kjo kërkesë sillet në raportet e normalës.

Më pak është normale, ani pse simetrike, për shembull kërkesa për Coca-Colën, që përmban ujë, sheqer, reklamë dhe "ekstrakt të panjohur". Kjo paguhet më shtrenjtë përbri pijeve të ngjashme, deri në 60% më të lira e me përbërje identike. Simetrinë jo aq të rregullt, këtu e imponon reklama intensive me mjete të ndryshme e të shumta.

Kërkesat asimetrike janë të mbështetura në të ashtuquajturat paradokse. Gjith-çka ndodh në frymën e "mashtrimit me qëllim", që blerësit dhe shitësit e bëjnë, duke vënë njëra anë (shitësi) anën tjetër (blerësin) në lajthitje. Kjo bëhet me grackat në të cilat njerëzit bien shpejt. Reklama në biznes shpesh ndihmon që të fshehën lojërat dhe dobësitë e prapa-skenës. E rëndësishme është se çka shihet në skenë.

Janë të njohur paradokset. Duke zbuluar të metat e njerëzve si blerës, me disa

eksperimente shumë autor kanë arritur në përfundime të çuditshme.39/ Për shembull, në disa nga shtëpitë e mallrave të Nju-Jorkut kanë vënë "gracka eksperimentale". Në njërin nga ekskavatorët, kanë ngjitur mbishkrimin se shfrytëzimi paguhet 20 centi, duke vënë kutinë me tiketa. Shumica e vizitorëve të kësaj shtëpie të mallrave, kanë filluar ta shfrytëzojnë këtë anë të ekskavatorit që paguhet. Në pyetjen pse nuk e shfry-tëzojnë ekskavatorin tjetër pa pagesë? Vizitorët përgjigjen në mënyra të ndryshme: 1.si paguhet, do të thotë, se siguria është më e madhe; 2.pasi që jepet tiketa, kjo ndoshta është një lloj polise e sigurimit për kohën kur gjendemi në shtëpinë e mallrave; 3.pasi që tiketi ka numrin, me siguri është kupon lotarie, e të ngjashme.

Shembulli i dytë: në katin e parë dhe të tretin, janë ekspozuar këmishët e njëjta - të të njëjtit prodhues, me ambalazh e disenj të njëjtë - por me çmime të dalluara. Në katin e parë çmimi ishte për 30% më i ulët. Shumica e vizitorëve blinin këmishët në katin e tretë me çmimin më të lartë. Përgjigjja ishte se megjithatë, çmimi i tillë është garanci për cilësi më të lartë. Sipas tyre, këmishët me çmim të ulët kanë ndonjë gabim, që prodhuesi nuk e ka deklaruar.

Një shembull tjetër në mjedisin tonë ndoshta edhe i ngjashëm më këtë. Sipas an-ketës që bëra me vizitorët e disa dyqaneve në Prishtinë më 1987, përsëriteshin rastet e paradokseve. Kishte këtu edhe diçka tjetër. Ja çka ndodhte. Dyqani i "Varteksit", përbri shtëpisë së mallrave "Gërmia", kishte në shitje me çmime të zbritura rrobat e njëjta që shiteshin në "Gërmi". Çmimi ishte trefish më i lirë në "Varteks". Këtu rrobat shiteshin 39/ Ndër kërkimet e paradokseve të psikologjisës biznesore është i njohur Gifeni.

87

pak. Shitja më e madhe ishte në "Gërmi". Shpjegimi i blerësve ishte i njëjtë sikur për këmishët në shembullin e mëparshëm. Por, kishte edhe snob që arsyetohe-shin në disa mënyra: 1.”nuk dua të blejë rroba që shitën më lirë, kjo është nën nivelin tim”; 2. “në rrobat e lira gjendet defekti i paidentifikuar”; 3. “nuk dua të më vërejë dikush se hyj në dyqane ku reklamohen zbritjet, aq më pak ku zbritja është tejet e madhe”. Përndryshe, në "Gërmi" një vit më parë janë shitur rroba për snob, me vlerë për njëzet herë më shtrenjtë se sa që ishte në treg çmimi i rrobave të zakonshme. Ishin tetëdhjetë palë që u shiten brenda ditës. Këtu u vërejt si shembull i ekstravagancës snobiste i arsyetuar se ishin rroba “unikate”. Çudi, si mund të bëhej raritet unikat, kontingjenti prej tetëdhjetë palësh të njëjta!? Në treg gjithnjë rritet numri i “marrive” që tërheqin njerëzit të cilët përherë i ndjekin.

Paradokset me ciklet e përsëritjes së hiperproduksionit të mallrave bujqësore, qysh herët ishin të njohura. Rasti kur pritej se pas vitit të bollshëm me disa nga peri-met, se nuk do të përsëritet prodhimi i tillë, tregojnë për befasinë e prodhuesve dhe zbritjen e çmimeve në treg. Mirëpo, këto shenja të tregut, gati se e humbën kuptimin në krahasim me mallrat tjera të “rregullta” me cikle krejtësisht të çuditshme të shfaqjes, u bënë më të njohura dhe më të “paparashikuara”.

Menaxhmenti i marketingut të gjitha këto ecuri duhet t'i hetojë, të përcjellë psi-kologjinë, shijen simetrike dhe asimetrike të konsumatorëve. Ani pse në shikim të parë, këto dukuri bëhen si të kuptueshme dhe se duket që në mënyrë rutinore mund të përcillen lehtë, gjërat qëndrojnë ndryshe. Duhen njohuri ekonomike, psikologjike, sociale, teknike, artistike e të ngjashme, të cilat i ushtron ekipi i profesionistëve të ma-rketingut. Reklama e propaganda në biznes janë sikurse petlat dhe aroma e luleve, që tërheqin bletët për ta marrë nektarin e të mbarësojnë lulet.

Shembujt e përshkruar më parë, e ndër këta veçmas ai i rrobave "unikate", nuk janë vetëm "pjellë" e shijes së konsumatorëve, por më tepër provokim me prokopi i personelit të marketingut. Duke imponuar risi të kuptueshme ose edhe më pak të kuptueshme, krijohet imazhi dhe imponohet qasja e re ndaj gjërave të ndryshme. Në këtë mënyrë, hapën reparte të reja, zgjerohen kapacitetet me vlera të mëdha, që janë të lidhura me një produkt, përkatësisht me serinë e produkteve të ngjashme.

Shembull ilustrativ i suksesit të menaxhmentit të marketingut është prodhimi i kozmetikës. Reklama efikase, me ndjeshmëri në "damar" të konsumatorëve, bën që të krijohet një përbërje e vlershme e kompleksit të prodhimit. Këtu asimetria është e qe-tësuar, e zbukuruar në mënyrë elegante, me sensualizëm tërheqës - "magnetik". Pro-duktin kryesor në kozmetikë, për nga vlera, përafërsisht e përbëjnë: esencat e ndry-shme 5%, ambalazhi 5%, disenji 30%, reklama 60%. Por, vlerat janë të mëdha. Produ-ktin kryesor e përcjellin përplot veprimtari: e ambalazhit të llojeve të ndryshme, dise-njit lukrativ, reklamës depërtuese. Të gjitha me efekte vizuale me një koloraturë impo-zante.

Për ta bërë të kuptuar vlerën e marketingut të përqendruar në reklamë, mjafton të përmendën udhëzimet "bombastike": krem për "para darke", krem për "pas darke", më qumësht të breshkës, me lëng trangulli, ananasi e tjera. Të gjitha këto bëhen tejet efi-

88

kase, të pranuara pavarësisht nga mundësia për të menduar se a mjelët breshka, ose sa breshka duhet mjelë për të prodhuar me tona krem nga qumështi i saj. Të bëhesh biznesmen i suksesshëm, paralelisht me mësimet e spikatura duhet të mësosh edhe për shijen e marrë të atyre për të cilët do të prodhosh ose t’u shesësh.

Ekipe të gjera përpunojnë dhe përpilojnë disenjime me vlerë vizuale - gota, kutia, figuracione; pastaj spote imagjinative, si shembuj abstrakt, ta zëmë "ku shndërrohet plaka në nuse", muzikë me tinguj të ndjeshëm e shpesh tejet banal me ofshamë "prekëse". Por, të gjitha depërtojnë në shqisat e konsumatorëve dhe xhepat e tyre.

Aftësia e menaxhmentit të marketingut, përherë vlerësohet sipas suksesit në etapa të shkurtra. Përderisa një produkt gjendet në shitje, mënyrat e trajtimit përmes mjeteve të mediave, të reklamës e propagandës, përgatitën për ndërrime.

Invenca e menaxhmentit të marketingut, kohë pas kohe begatohet me qasje të reja, projekte në të cilat deponohet energji plotësuese e personelit të njëjtë ose të shtuar. Nuk është e rastit që "shpenzimi" i marketingut është tejet intensiv. Për këtë lidershipi me ekspertët janë të vetëdijshëm. Menaxherët bëjnë garën e përhershme, në raportet e brendshme të riprodhimit dhe në ato të tregut, duke përqasur zbrazëtirat në të gjitha drejtimet. Kryesisht projektimi përqendrohet në tiparet e njeriut të ambienteve të ndryshme, duke arritur regjenerimin e suksesit. E asgjë nuk shitet më mirë se suksesi. Duke menduar nga shumë këndvështrime, do të arrish në gjëra të vlershme dhe të parëndësishme, që në biznes sjellin idetë e duhura, si gjeneratorë të rinj.

Veprimtaria e marketingut është analitike dhe pragmatike - rutinore. Këto qasje, u përkasin kërkesave të tregut me shije të lartë dhe atyre me vlera të njënjëshme të pandryshuara. Për të gjitha, përkushtimi është i njëjtë, me përparësi të të dytit - atij në vijueshmëri, ngase është "burim që rrjedh nga pak", por nuk ndalet. Vlera e koor-dinimit të menaxhmentit është pikërisht në esencën e ruajtjes së drejtpeshimit ndër-mjet tregjeve afatshkurtra dhe afatgjata. Për të parat "agresiviteti" i reklamës është me intensitet të ndryshuar, për të dytat rutinor i pandërprerë.

Fenomenet e veçuara të biznesit – marketingut - dhe të antibiznesit

Gjenden fushëveprimet ku fenomenet janë të rralla ose as që do të lajmërohen. Në

biznes është e pamundur që të mos ndodhin. Aq më tepër do të ngritën mbi vlerën që të shitën sa më shtrenjtë. Dinjiteti pak kujt do t’i interesoj. Shembujt janë tipik dhe atipik dhe ndodhin në të gjitha pjesët e botës. Janë aq shumë saqë ndihmojnë që të harrohen për kohë të shkurtra për t’u zëvendësuar me tjetrin.

Kontradikta dhe rendi midis marketingut dhe psikologjisë së masës, gjithnjë shkojnë duke u adaptuar kërkesës për përfitime. Do t’ishte karakteristik shembulli ati-pik, por i tipizuar sipas frustracioneve të masës si opinion i gjerë në dy përmasa konform personazheve. Në fund të gushtit – me 31, të 1997-shit vdiq Princesha Diana.

89

Pas disa ditësh, pikërisht me 5 shtatorë vdiq edhe Nëna Tereze. Të dyjat njiheshin dhe nderoheshin. Të dyja të njohura për botët, veprat dhe jetët e tyre skajshmërisht të ku-ndërta. Të madhen e “shijojnë” të dobëtit; madhështorët kënaqen me ngapak.

Princesha e Uellsit që humbi jetën tragjikisht, ia kishte lakmi Nënës Tereze. Në krah të saj, mundohej të ngreh imazhin duke e përkrahur si humaniste. Mbështeste edhe shumë aktivitete të tjera, ndër të cilat edhe aksionin për ndalimin e minave shke-lëse. Jetonte në mënyrë intensive. Nuk ndalej me shijimin e të gjithave që i sillnin kënaqësi. Ishte e çiltër, e dashur dhe nën dinjitoze. Si personalitet gllamuroz, dama e Anglisë, ashtu si jetoj edhe u shfrytëzua për biznes. Vërtetë se vdekja e saj e përzier me pikëllim, u shit mirë. Elton John i njohur në botë, edhe matej e ngriti famën me këngën e adaptuar – të rishkruar: “Candle in dhe Wind” – dikur kushtuar Marilyn Mo-nroe-s që kishte vdekur në moshën 36 – vjeçare. Pasi që John, miliona njerëz i bëri të qajnë, ishte kënaqur me rritjen e famës, andaj edhe shitjen e disqeve të prodhuara e dedikoj përkrahjes humanitare.

Pikëllimi i madh u shndërrua në biznes edhe më të madh. Ishulli në Althorp ku u varros Princesha – në tokën e familjes së saj - u shndërrua në një oazë pikëllimi, si vend i shenjtë, ku vizitorët do të psherëtinin me ofshamën e thellë. Para se të mbushej njëvjetori i vdekjes së Dianës, për mijëra turistë - pikërisht me 1 korrik që ishte ditël-indja e saj - u hap porta në Althorp, në shtëpinë e fëmijërisë dhe në vendin e pushimit përfundimtar. Sezoni tetëjavësh, sa zgjattë koha e përcaktuar për vizitorë, ishte i rezer-vuar vetëm për 150.000 simpatizant. Për të tjerët nuk kishte pasur bileta të cilat më parë ishin shitur për një kohë fare të shkurtër. Për mirësi nuk mund të presësh shpërblimin dhe mund të ndodhë të mbetesh ne duar me vetëflijimin.

Në këtë përvjetor u bën bilancet e fondacioneve, disqeve muzikore, videoxhiri-

meve, maicave, nënshkrimeve, reklamave me figurën e të ndjerës, “relikteve” të ndry-shme dhe rekuizitave të tjera. Princesha u bë njëra ndër yjet më të njohur dhe më kont-raverz sikurse më parë Merilyn Monroe e Elvis Presley – si profile të ngjashëm nga fama tragjike. Ato ditë, revistat dhe gazetat e ndryshme, ishin të përmbushura me ank-thin e pikëllimit të simpatizantëve e dishepujve të Dianës. E këta vërtetë ishin shumë dhe qanin me dënesje. Ndërsa biznesi lulëzonte. Biznesmenët nuk kishin kohë që të mendonin “Një minutë për vetën”, për pushim - siç udhëzon Spencer Johnson∗/ në veprën e vet me këtë titull - se të gjitha resurset i kishin drejtuar nga Diana, për-katësisht shpirti apo kujtimin i saj fitimprurës. Masa qante e këta qeshnin; njësoj të dy anët me lotët në sy. Sa kiçi u bë art dhe sa të panjohur u bën atraktivë sikurse Earl Spencer – vëllai i Dianës e shumë të tjerë. Oborri Mbretëror me Mbretëreshën, Princi Çarls - i divorcuar më herët - edhe një herë u shfaqen me shkëlqimin e mbretërisë tra-dicionale që të mos humben nga kujtesa e shtetasve të tyre dhe të tjerëve. Përfituan edhe disa nga industritë që lansonin produktet me shenja ose imitime të Dianës. Vërtet se në tregun e lirë edhe disa vdekje mund të shndërrohen në biznes të mirëfilltë. Në përvjetorin e parë të vdekjes së Princeshës, kishte edhe lajme të tjera më pak spekta-kulare rreth mitit të Dianës, por edhe sarkastike në llogari të biznesmenëve dhe për-

∗/ Vepra e njohur “Një minutë për vetën” e trajtuar në fq. 199 të këtij vëllimi.

90

fitimeve nga një vdekje tragjike. Dinjitetin e saj të mundshëm, biznesmenët e shnd-rruan në groteskë. Edhe dashuria është luftë, por e vetmja që e ka kuptimin e ngadhënjimit të njerëzve me mirësinë.

E kundërta nga Diana - me jetën e bujshme e luksoze - Nëna Tereze, që përfundi-

misht i mbylli sytë në mënyrë të qetë, gjithë jetën e kaloj afër atyre që u duhej ndi-hmesa njerëzore. Nëna e sakrificave të pandalshme, Nobelistja dhe humanistja më e madhja e Shekullit XX, vdiq si jetoj, në modesti e mbushur me humanizëm, por ende nuk e shenjtëruan. Nuk ishte atraktive për biznes se tërë jetën ia kushtoj mirësisë. Edhe për Papen, organizohen ceremoniale binzesore, lansohet shitja e relikteve, për të cilat ai edhe mund të mos jetë në njohuri. Dhe përfitohet shumë. Për Nënën Tereze, nuk pati përfitime se edhe ajo nuk përfitoj gjë nga jeta, pos që i dha të gjitha edhe shëndetin duke i mangësuar vetës jetën.

Në përvjetorin e vdekjes së saj u organizuan disa manifestime modeste dhe as-kush nuk ishte që do të afirmohej me të. Përkujtimi i jetës dhe veprës së saj madhësh-tore, u transmetua përmes radios, shtypit, televizionit, internetit, simpoziumeve, me-shave, ekspozitave. Por nuk u bë më shumë, se pasuria e saj aq e madhe, nuk ishte tër-heqëse për biznesin e biznesmenët. Jeta e saj e dëlirë pa skandale e sensacione, e tër-hequr me mirësinë dhe bamirësinë, s’mund të sillte përfitime për biznesmenët. E pasi që nuk mund të “shitej” vdekja e saj, nuk kishte kumbime për madhështinë e merituar. Manifestimet në përkujtimin e Nënës Tereze ishin modeste, me pak fjalë e më shumë rrëfime e heshtje që shprehnin dinjitetin e saj dhe të pjesëmarrësve. Lehtë mund të konkludohet se biznesi është interes. Vepra vetëflijuese me jetën askete të Nënës Te-reze, nuk ishte biznes. Te kjo s’kishte interes dhe s’ishte interesante që emri i saj të shfrytëzohej dhe të eksponohej disi më lartë. Varri i saj nuk u bë ndonjë qendër e ka-rakterit vizitues si për Dianën, ku mësynin shumë nga ata që vinin nga vende të dry-shme të botës. Vallë, kujt i duhet pasuria e shpirtit të madh që me sakrifica përhap shpresën dhe zvogëlon brengat e jetës së të tjerëve!? Ja pra, ajo që ka shumë shpirt, nuk do të sjellë biznes të mirëfilltë. Të madhen e “shijojnë” të dobëtit; madhështorët kënaqen me ngapak.

P Ë R F U N D I M I

Vlera e menaxhmentit është iniciativa dhe suksesi. Mbi këto parime sendërtohet hierarkia e tij. Duke u mbështetur në resurset që i ka në dispozicion, këto veti duhet të bëhen të pashtershme. Lidershipi dhe resurset tjera në menaxhment mund të zëven-dësohen, vitaliteti mbetët i përhershëm dhe me kusht që gradualisht të rritet.

Resurset e menaxhmentit nuk janë edhe begatitë natyrore, çfarë i eksponojnë teo-ritë e ndryshme ekonomike. Begatia kryesore është njeriu me invencën kreative, ndër-tues i të mundshmesh në të pamundshmen ose siç shprehet Bekoni (Francis Bacon); "Njeriu i mençur do të krijojë më shumë raste se sa që i ka në dispozicion". Ose, nje-riu

91

i aftë gjen të aftin ose edhe i paafti bëhet i aftë duke u mbështetur në të mençurin. Kështu krijohet filozofia e menaxhmentit dhe ruhet qëndrueshmëria e tij. Tregtarët rrallëherë gjenden si universal. Prej tyre ka blerës të mirë në njërën anë dhe shitës të mirë në anën tjetër. Të rrallët janë shitblerësit kompleks.

Formimi i ekipeve, duke dhënë energji të reja, përhap idetë për krijimin e suazës së punës së suksesshme. Ekipet për destinime konkrete, ndërlidhen me planifikimin e gjithanshëm, pastaj me procedurën e nxjerrjes së vendimeve.

Kryesorja është që personat e duhur të gjenden në kohën e duhur në vendin e du-hur. Kjo është premisa udhërrëfyese e menaxhmentit. Ose sikurse shprehet Aleks Krol: "Mendoj se punët më shkojnë për dore në mënyrë bukur të mbarë, ngase njerëzit e vërtetë i hodhi në skema të vërteta. Nëse lejoni krahasimin e tillë, mund të vërej se si njerëzit gati në mënyrë hapësinore radhitën ndërmjet vete. Ndoshta tingëllon si çmendi, por kjo është aftësi që në kokë të imagjinoni tabllon e figurave të ndryshme gjeometrike që gjenden në drejtpeshim. Unë këtë mundem. Nuk di se a ësh-të kjo mënyra më e vështirë e vendimeve të mia, po gjithsesi kjo është më e rëndësishmja40/

Edhe kur duket se në menaxhment veprohet në mënyrë të renditjes së mozaikut nga anët e ndryshme jashtë skemës, prapëseprapë i tërë aksioni përqendrohet në rre-gullsinë e një kodeksi të shkruar edhe me pjesë të pashkruara. Në biznes vlen aksioma elementare se pa kodeks nuk bën të veprosh, por jo përherë, ndonëse lëvizshmëria duhet të mbështetet në planet përkatëse - globale dhe detaje. Prijësi në biznes, për bashkëveprim duhet t'i zgjedhë jo vetëm të motivuarit, të aftit dhe të qëndrueshmit, por edhe ata që kanë veti të kundërvënies në iniciativa të shtruara e me iniciativa të reja .

Koordinimi i shumë tipareve të njerëzve dhe punëve të ndryshme, të cilave u pri-jnë personat në funksionin e menaxherëve, është në njërën anë i ndërlikuar, ndërsa në tjetrën e thjeshtësuar. Ndërlikueshmëria në shikim të parë vërehet në skemat, planet dhe elaboratet e ndryshme. Thjeshtësia e qasjes diktohet në marrëdhëniet me të cilat njerëzit komunikojnë në mënyrë të lehtë. Kuptohet, pasi që ushtrimi i punëve u është dedikuar njerëzve profesionistë, inventivë me kulturë të ngritur dhe me obligime zyr-tare për respekt e disiplinë.

Resursi i vlershëm i menaxhmentit, pra ka të bëjë me komponentët e tipareve të njerëzve të zgjedhur: profesionistë, energjikë, "agresivë", të paluhatshëm dhe me një mbështetje në urtinë individuale. Për këtë, rëndësia e përvojës nuk është gjithnjë në vendin e parë, por profesionizmi dhe energjia me tiparet e njeriut të matur. Këtu nuk nevojitën shpjegime të hollësishme. Njeriu pa bazë profesioniste, sado që të krijojë përvojë, kjo nuk i ndihmon shumë. Ai që për nga profesioni është i ngritur, lehtë e ka që të thithë përvoja të reja.

Lidershipi i menaxhmentit mund të gjendet si personifikim ne funksionin e drej-torit, kryetarit të kompanisë - përgjithësisht liderit. Ndryshe, ky gjithnjë vepron në ekipe si një trung i degëzuar që shpërndahet në nënfunksione. Këto në skemat globale

40/ Sikurse fusnota 20, fq. e cit. 176, Alex Krol, drejtor gjeneral i firmës "Young and

Rabicam."

92

janë të ndryshuara, por në veprime "instalohen" si: teknika, teknologjia, marketingu, informatika, organizimi, financat, kompleksi social. Duke imponuar arsyetimin se keni obligime të mëdha e pak kohë, partnerit biznesor i vëni ndërdije se nuk jeni racional ose se nuk keni asnjë punë.

Edhe pse ca nga këto funksione në renditje, eksponohen me vlerat parësore: fina-ncat, marketingu, informatika, asnjëra prej tyre nuk është me inferiore. Si shembull mund të eksponohet kompleksi social. Ky zakonisht renditet në vendin e fundit, ndërsa në të veprojnë mekanizmat e sinjaleve që mbrojnë nga pasojat fatale. Fjala ësh-të për ruajtjen e drejtpeshimit socio - ekonomik, si kërkesë dhe imazh të firmës, dhe si qëllim ekzistencial.

Menaxhmenti bëhet aq më efikas, sa të përvetësojë dhe koordinojë resurset që e përcjellin. Funksionimi i tërësisë lëviz në baraspeshën e veprimit të ndërsjellë të menaxhmentit. Vitaliteti i "rrotës së menaxhmentit", njëherit do të thotë fisnikërim i punës, raporteve të punës dhe prokopisë.

93

PJESA E DYTË

NDËRMARRËSIA Në shqyrtimet e mëparshme në mënyrë të tërthortë është shtruar shpjegimi për

nocionin e ndërmarrësisë (entrepreneurship). Mirëpo tashti në këtë pjesë duhet të shtohen shkoqitjet plotësuese rreth gjithë asaj që përfshinë ndërmarrësia. Përbërja dhe kuptimi adekuat në terminologjitë e ndryshme vështirë se mund të interpretohen. Por, si emërtues të fushëveprimit, kanë përfshirjen e ngjashme. Të ndërmarrësh diç përf-shihet me nocionin enterpris, që do të thotë edhe ndërmarrje. Njësoj edhe Enter-preneurship ka kuptimin e përafërt, por më të gjerë që përkufizon tërësinë e anga-zhimit të guximshëm në veprimtarinë e caktuar, e cila ushtrohet mbi bazat e një qëlli-mi të aktivitetit që është i parapërgatitur. Andaj çdo aksion nuk e ka edhe kuptimin e ndërmarrësisë, çfarë shtrohet në këto trajtime. Në parimin e përcjellë me kompromise, dominon kompromisi si kundërthë-nie e tij.

Mbështetur në mënyrën me të cilën përcaktohet hierarkia e udhëheqjes dhe e drejtimit të punëve, rezulton konstatimi: ndërmarrësia shpreh aktivitetin e organi-zuar, kryesisht biznesor, sipas bazave të përpunuara. Ani pse për këtë rregullat e qasjes në ndërmarrësi janë të ndryshme, megjithëkëtë kanë një pikësynim të përba-shkët, përmes të cilit përcaktimet bëhen më të qarta, duke u mbështetur në konceptin e kodeksin e iniciativës. Pra, kjo është si metodë dhe udhëzim në trajtimin e veprimta-risë në raport me tiparet e ndërmarrësisë.

Ndërmarrësia më tepër eksponohet si përvojë dhe nevojë për aktivitete konkrete, e më pak si disiplinë e përcaktuar, respektivisht e profilizuar, veçmas në kuptimin teo-rik. Shpjeguar ndryshe, është tërësi e përmbajtjeve individuale ose ekipore për vepri-me inventive të thelluara ose pragmatike. Në rastet më të shpeshta, gjenden mënyrat metodat dhe përmbajtjet e kombinuara biznesore.

Ndërmarrësia si aktivitet i organizuar, është e njohur shumë herët. Është nisur prejse njerëzit kanë filluar të marrin iniciativa individuale dhe kolektive për organizim të duhur, për siguri dhe rendiment më të lartë të punës.

Njerëzit dallojnë për nga prirjet me të cilat disponojnë për të organizuar punët e caktuara. Në këtë drejtim, këta eksponojnë vlerat e tyre konvergjente - të afrimit të vetive të ndryshme; dhe jokonvergjente - të përcaktimeve për veprime individuale. Depërtimi i suksesshëm në koordinimin e veprimeve të njerëzve me kërkesat e caktu-ara, të shprehura në mënyrat e ndryshme, është prirje e veçantë e lindur dhe e ushtruar e ndërmarrësve - menaxherëve. Ajo që është e vogël mund të rritet, e madhja mund të zvogëlohet.

Iniciativa fillestare, duke u nisur nga qëllimi i përpunuar, sjell deri të mbarësh-timi

i aktivitetit. Konkretizimi fillon të trajtohet me llogaritjen e vlerave dhe përbërjes së resurseve për arritjen e qëllimit. Duke renditur të gjitha këto, fillojnë të krijohen shtytje të ndryshme, të cilat u përgjigjen kërkesave më pak të njohura e që duke u shtjelluar qartësohen. Në këto ecuri ndërmarrësia shton premisat e aktivitetit dhe të gjerësisë.

94

Njerëzit zakonisht do të ndihmojnë që të zbresësh; për t'u ngritur duhet të mbështetësh vetëm në forcën tënde.

Sendërtimi i ndërmarrësisë, zakonisht shprehet si qasje individuale e që përfshin

aktivitetet ekipore dhe kolektive, në suazat më të gjera ose më të kufizuara. Indi-vidualiteti është embrioni prijës. Në këtë mënyrë eksponohet menaxheri. Pasurimi i mëtejmë i ndërmarrësisë arrihet me "ndeshjen" ndërmjet individit dhe ekipit. Duke bërë mbarështimin e mëtejmë dhe realizimin vijues, fillet nismëtare mbeten të gërshe-tuara me përmbajtje të reja, por duke pasur "vulën" e dhënë nga i pari. Andaj, nuk është e rastit se ndërmarrësia më së shpeshti ushtrohet në mbështetje me idenë nis-mëtare të prijësit, që merr detyrimet e udhëheqësit - liderit. Ndonëse kuptimi i "lide-rit" nuk përkon me trajtimin e "idhullit", megjithatë është e drejtë dhe detyrë e caktuar e autorit të idesë që duke ditur kahet e ecurisë, të mbajë mbi supet e veta barrën e për-gjegjësisë. Këtu merita nismëtare përkon me kërkesën për syçeltësinë më të madhe për vijimin e mbarë të aktivitetit.

Invenca kreative, sjellja dinamike dhe vigjilenca e pandërprerë, përbëjnë tiparet e ndërmarrësisë. Mirëpo, këto veti nuk mund të gjenden në secilin bartës të veprimtarisë që ushtrohet. Motivimi nuk është i njëjtë, andaj edhe përgjegjësia nuk gjendet në të njëjtin nivel. Kështu, vetvetiu imponohet personifikimi i aktivitetit me udhëheqjen - personale ose ekipore. Sidoqoftë, në rastet më të shpeshta, kur vepra ekipore perso-nifikohet me individin, prijësi gjithnjë mbetet në hierarkinë e të parit ose të parit koor-dinator ndër të barabartë. Si shembull mund të ilustrohet organizimi i xhirimit të një filmi. Sa persona të njohur veprojnë në këtë aktivitet! Njerëz me rëndësi kyçe. Mirë-po, filmi personifikohet me emrin e regjisorit, më shumë ose më pak të njohur. Ndërmarrësia e suksesshme mbështetet në planifikimin, organizimin dhe ko-ordinimin racional të resurseve të drejtpeshuara.

Nuk është e thënë që ndërmarrësia të niset dhe të bëhet me vetiniciativë. Mund të lindët nga një individ ose ca nga këta, apo një firmë dhe duke bërë porosinë të mba-rështohet nga tjetri ose të tjerët. Por edhe atëherë, vitalja e tërësisë gjithnjë "gjeneron" me ndërmarrësinë kompetente ose me persona kompetentë për veprimtarinë përkatëse.

Novatorizmi dhe imitimi, krijimtaria fundamentale dhe pragmatike, mbështetën ose në ndërmarrësi të drejtpërdrejta ose si vlera ndërmarrëse të segmentuara, e që të koordinuara, vihen në funksion të ndërmarrësisë së tërë. Kjo do të kategorizohej si ndërmarrësi konvergjente, që i përket shkallës më të lartë të organizimit, në të cilin hierarkia udhëheqëse është e përbërë nga shumë menaxherë, por nuk do të thotë të lidhur me një menaxhment. Të pasurit më se paku i duhet nderimi, por këtë më së shumti e nderojnë.

Gjenden edhe veprimtari me veçori të ndërmarrësisë alternative. Për shembull, aktiviteti i arsimtarit i cili mban mësim në një shkollë nuk i përket ndërmarrësisë, res-pektivisht nuk është ndërmarrës. Mirëpo, ky merr tiparet e veprës së ndërmarrësisë, kur në laboratorin e shkollës organizon nxënësit për të prodhuar gjëra, të cilat sjellin prokopi. Do të thotë, produkte për treg të caktuar që sjellin të ardhura. Kështu ndodh në shumë shkolla të karakterit teknik, por jo vetëm në këto. Në vendet e organizuara mirë, ku me të ardhurat e fituara vijuesit paguajnë shkollimin, shembujt e ndërma-rrësisë alternative të vijueshmërisë paralele ndërmarrëse dhe jondërmarrëse, janë mjaft të përhapur. Organizimi dhe ushtrimi i veprimtarive të tilla, mbështetet në njerëzit që

95

ofrojnë dhe që kërkojnë më tepër nga vetja dhe të tjerët, duke mos gjykuar se a janë ndërmarrës, arsimtarë ose diçka tjetër, e që në këtë mënyrë kanë arritur të bëhen menaxher të suksesshëm. Të gjesh botën tënde duhet të shtegtosh në shumë botë të tjera, pastaj të ndalesh në botën të cilës i përket.

Si nocion dhe si përmbajtje, ndërmarrësia e ka kuptimin e organizmit të përbërë,

që vepron në mënyrë të ushtruar. Shkurtimisht, të thjeshtësuar. Determinohet si rea-lizim i iniciativës personale ose ekipore, e iniciuar apo e "huazuar". Qëllim ka efikasi-tetin që arrihet me depërtueshmërinë e iniciatorëve të aftë për gjallërimin e një a më shumë aktiviteteve, të paqena më parë ose ekzistuese. Këtë nuk e bëjnë aq të "shumë-dijshmit", sa personat me përvoja praktike dhe me prirje që së pari të besojnë në vete e pastaj në të tjerët.

NDËRMARRËSI - MENAXHERI

Para se të shtrohen shkoqitjet e përbërjes së profilit të ndërmarrësit, duket e ne-vojshme që të ofrohen disa shpjegime për qartësinë e nocionit. Së këndejmi, rezul-tojnë ca pyetje. Njëra është se sa përkojnë në kuptimin e plotë analogjitë mes emërti-meve entrepreneurship e manager nga gjuha e hapësirës anglosaksone dhe ndërma-rrësia e ndërmarrës në shqipe? E dyta, a është i arsyeshëm përdorimi emërtimeve nga njëra ose tjetra gjuhë në funksionin e këtyre interpretimeve? Sidoqoftë, shqipërimi është i arsyeshëm për njërin nocion - ndërmarrësia, por për tjetrin duket i arsyeshëm origjinali, pra manager, përkatësisht menaxher, e nganjëherë edhe lider, udhëheqës, apo prijës. Menaxheri është njeri dinamik me lëvizje ndërmjet iniciativës, suksesit dhe rendimentit.

Përshkrimi më i shkurtër i krijuesit, çfarë është menaxheri mund të interpretohet si njeriu i talentuar, i veprimit të pandërprerë, deri te "aftësia e paaftësisë." Është si një gurrë uji që herë bëhet e bujshme e herë ca më e shterur, por që megjithatë rrjedh - Ky zakonisht niset më një veprimtari. Nëse e bën të pash-tershme, i përmbahet edhe më tej. Kur këtë e shterë, i qaset tjetrës. Njëherit, do të ishte përshkrimi me i thjeshtësuar i shprehjes së vullnetit dhe "pathy-eshmërisë". Ndryshe, menaxheri bashkëkohor kryesisht i përmbahet vijueshmërisë se aktivitetit të parë, duke e përgatitur mirë profesionin e ngrit përvojën e vetvetes. Pastaj, është person më iniciativë të shtuar dhe me botëkuptime, të cilat i ndihmojnë për gjeturi në rrethanat e ndryshuara.

Parimisht, menaxheri është njëri i rryer. Para vetes gjithmonë shtron variantet e ndryshme për zbatimin e detyrimeve në mënyrë sa më të lehtë. Duke sajuar çështjet parësore nga tjerat përcjellëse, ven në drejtpeshim gjeturinë në hapësirë dhe kohë. Kur punon në ekipe si prijës, për punët që kërkojnë përkushtim më të madh, bën zgjedhjen e personave më të spikatur.

Ndër kushtet elementare të suksesit të menaxherit gjendet kultura e sjelljes

96

dhe e komunikimit. Hierarkia e menaxherit, ndërvihet në relacionin e liderit, në veprimtarinë që e or-

ganizon si të pavarur ose si udhëheqës në shkallën e caktuar të detyrimeve në hierar-kinë e menaxhmentit. Në kuptimin e pavarësisë, pozita është gati e njëjtë. Mirëpo, në kuadër të menaxhmentit ndërkontrolli është më i shprehur. Sillet nga lart - poshtë, ndonëse edhe mjetet e vetëkontrollit në këtë pozitë janë të sistemuara, të ndërvuara si-pas skemës së menaxhmentit. Mirëpo, të shpeshta janë rastet kur menaxheri në hie-rarkinë e menaxhmentit, gjendet në mëvetësinë e pavarësisë, përkatësisht në punët au-tonome të karakterit me përgjegjësi të shprehur, në segmentet e veprimtarive të ko-mpleksit të ndërmarrjes. Në zotimet e tilla menaxheri është prijës i pavarur. Kështu pra mund të dallojmë menaxherin në rolin dhe statusin e vetëmenaxherit, bashkëme-naxherit dhe menaxherit të specializuar. Vetëmenaxheri kryen punët duke udhëhequr biznesin e vet. Bashkëmenaxheri, vepron në ekip duke kryer punët e përbashkëta me ndarjen e përgjegjësisë. Ndërkaq, Menaxheri i specializuar bën punët sipas profilit të profesionit si: prijës sektori ose të pjesës së veçantë të menaxhmentit, diler, broker etj. Dhe mos u çuditni kur një ditë do të “lindet” Menaxheri Robot!

Potenciali i menaxherit herë është i aktivizuar e herë në gjendje latente. Pozita në raport me iniciativën dhe përgjegjësinë që rëndom ndërlidhet me detyrimet në hie-rarki, mund të diktojë sjellje inerte. Mirëpo, janë raste të rralla kur menaxheri nuk është sprovuar me potencialin e aktivizuar në pozita të ndryshme, me përgjegjësi më të gjerë. Bëhet pyetja, si qëndron pozita e menaxherit fillestar? Çdonjëri nga këta duke u përgatitur për veprimtari përkatëse e kalon pragun e fillestarit. Kultura e mirëfilltë rritet e përhapet pandalë dhe nivelizohet duke krijuar ra-porte të reja për shtresimin e vlerave të zhvillimit të shpejtësuar.

Disa shembuj. I pari, lidhur me potencialin latent dhe të aktivizuar sipas rretha-nave, të një menaxheri vërtet është simptomatik, i varur kryekëput nga motivimi. Në një ndërmarrje në mjedisin tonë, njëri nga menaxherët në hierarkinë e menaxhmentit kishte pozitë mjaft të rëndësishme. I printe sektorit nga i cili vareshin shumica e pu-nëve në ndërmarrje. Ishte mjaft inventiv. Njohës "i pulsit" të aktivitetit të tërë ndër-marrjes. Kishte para vetes plot iniciativa, ca të vetat e ca të ofruara nga ekspertët kom-petentë. Mirëpo, shumë pak nga ato i vente në renditje të programit, të cilin bukur mirë dinte ta përpilojë. Në tubimet e trupit kolegjial të menaxhmentit ishte më tepër indiferent se sa aktiv, madje edhe për gjërat në kompetencën e tij. Në mbledhje nuk arrinte me kohë. Përherë kishte një arsyetim të "vlershëm", por që në të vërtetë ishte trivial. Ndërkohë në kuadër të menaxhmentit u bënë disa ndërrime, më të cilat ky erdhi në pozitën e të parit. Si prijës në menaxhment filloi aq shumë të thellohet në punët e tërësishme, duke aktivizuar edhe ato që kishte në kompetencat e mëparshme, saqë duke shprehur ambicie të mëdha filloi të bëhet edhe agresiv. E aktivizoi potencialin e vlerave të veta, duke u bërë mjaft frytdhënës. Për shumë gjëra filloi të bëhet "i dijshëm" madje edhe për rastet që më parë shprehej duke thënë "nuk di". Puna është mirësi për vetën, bamirësi për të tjerët dhe gëzim për vërtetësinë e jetës.

97

Përfundimi. Menaxheri i trajtuar në shembullin e cekur, më parë nuk ishte i mo-tivuar. Pos kësaj, lideri i mëparshëm ishte ambicioz dhe i ndjeshëm në iniciativat nga tjerët. Ndodhi që i pari duke ruajtur pozitën me metodën e shpalljes së vetes "të pa-zëvendësueshëm", arriti të zëvendësohet nga tjetri, i cili aktivizoi veten dhe tjerët. Ndodhi kjo më 1991. Sidoqoftë, koha e ndodhjes nuk ka rëndësi. Janë këto raste të shpeshta në të gjitha kohët.

Shembulli i dytë, ndërlidhet me rastin e realizimit të një projekti eksperimental për ristrukturimin e ekonomisë dhe veçmas për nxjerrjen e projekteve private, që ush-trohej për herë të parë në trevën tonë më 1989. Qëlloi koha kur në sistemin ekonomik ende nuk ishin sendërtuar bazat e veprimit të ekonomisë së tregut dhe konkurrencës. Në përbërjen e projektit që shtjellohej, përfshihej edhe nënprojekti për aftësimin e menaxherëve. Kështu, arrita të një "zbulim i njohur", por nuk prisja se gjendja ishte aq dëshpëruese. Ja se ç’ndodhi. Njerëzve u duhet satisfaksioni. A ka gjë më të madhe se që të bëhesh zot i vet-vetës? Këtë mund ta arrish vetëm me vullnetin personal duke zbrampsur teoritë dhe religjionet që të ndalojnë për t'u bër zot i vetvetes.

Duke anketuar udhëheqësit e ndërmarrjeve, në plotësimin e informacionit për

zotime në vazhdimin e punëve dhe shtruarjen e iniciativave të reja, ndiheshin shumë zbrazëti. Ishin edhe rrethanat e vështira. Gjendje krize e konfliktesh. Dominonte dep-resion i rëndë mendor. Shumica nga menaxhmenti i anketuar, kishin pak ide për inici-ativa të reja dhe për bartësit adekuat të tyre. Pas disa meditimesh dhe konsultave, vendosa që të aplikoj metodën e kundërt prej asaj që ishte e paraparë. Këtë e quajta "metodë selektive të nisur nga fundi". Kërkova persona profesionistë për veprimtaritë përkatëse. Shkallë-shkallë arrita të "ndeshëm" me "të duhurit". Pas zgjedhjes sipas vu-llnetit të shprehur, u tubuan katërmbëdhjetë ekspertë. Kryesisht ishin persona të vro-jtimit dhe mjaft racional e nga pak të ngarkuar me pozitën e vet. Në ndërmarrjet ku ve-pronin ishin të lënë gati në periferi të ngjarjeve. Potenciali i tyre ishte latent dhe inert. Tregu i kufizuar pa konkurrencë të duhur, kishte bërë të veten. Mirëpo, këta njerëz ishin gjeneratori i potencialit latent të vënë në hierarkinë inerte të organizimit dhe zhvillimit të biznesit. Dispononin me një numër bukur të madh të iniciativave, të cilat filluan t'i mbarështojnë me renditje të nivelit të lartë profesionist. Biznesi nuk shkon me fanatizëm, por duhet të bëhesh këmbëngulës në mba-rështimin e tij.

Metoda "provokative" dhe skenari projektues, me të cilat veprova që i përvetësu-an me të shpejtë, solli deri të përpilimi i programeve të thurura në mënyrë të thjeshtë, por tejet serioze. Qarkullimi i informacioneve u intensifikua. Këta identifikuan një sërë shtegdaljesh të përshtatshme. Duke u aftësuar në kuptimin e kultivimit të diturive të menaxherëve të pavarur, një pjesë u bënë edhe "agresiv". I kaploj gjallërimi që i tejkaloj prognozat e mia.

Përfundimi. Nevojitej vetëm komunikimi për nxitje dhe shtytja për vetëbesim. Më në fund u arrit hapja e horizontit, për veprim nga nuk ekzistonin përvojat. U formuan ca menaxherë të rryer. Shumicën prej tyre i kërkuan drejtorët e disa ndërmarrjeve dhe i punësuan në vendet kyçe. Pas lëkundjeve që ndodhen dhe krijuan vështirësi të veçanta në kushte të dominimit të krizës së rëndë, shumica prej tyre edhe më tej ditën të gjallërojnë.

98

Nëse nuk keni kultivuar aftësitë dhe mënyrën e shfrytëzimit të tyre në biz-nes, do t’u pengojnë edhe hija edhe dielli.

Edukacionin e menaxherëve dhe renditjen e tyre në vendet përkatëse të punës,

duhet bërë me shumë kujdes. Veçanërisht vlen respektimi i: profesionizmit, natyrës së tipareve njerëzore dhe vlerësimi i skemave në të cilat nuk mund të frymëzohen të gjithë njësoj për çdo punë.

LIDERSHIPI DHE LIDERI

Vendin parësor në të gjitha fushëveprimet e zënë udhëheqja – drejtimi, ose udhëheqësit (leadership) dhe udhëheqësi (leader). Biznesi kryekëput varet nga pre-misa e vlerës së udhëheqjes.41/ Njësoj varet çdo aktivitet njerëzor. Efikasiteti i aktivi-tetit të tillë kryesisht i përshkruhet vlerës së udhëheqjes. Relacioni zbërthehet në rapo-rtin me njerëzit. Kompleksi i tillë i ka përplot përmasa. Dy janë elementaret: të dish të udhëheqësh veten dhe njerëzit. Gati në të gjitha vlerësimet e udhëheqjes, çmo-het se ai që di ta udhëheq veten do të mund të udhëheq të tjerët. Fatet e fatkeqësitë e njerëzve në gjerësinë më të madhe ose më të kufizuar i përshkruhen udhëheqjes së suksesshme ose të pasuksesshme. Prijësi që nuk kontrollon shpesh shëndetin mental, nuk është normal.

Në familje, në ndërmarrje, në pushtetin lokal ose nacional, raporti i udhëheqjes i vën gjurmët më të thellat. E njerëzit kanë dëshirë të udhëheqin, pa marrë parasysh se sa u është energjia dhe kreativiteti për udhëheqje që matet me efikasitetin si rendiment të punës, përkatësisht të veprimit në përgjithësi. Shumica e autorëve që janë marrë ose merren me shqyrtimet e udhëheqjes ose udhëheqësit, përqendrohen në vetitë e lindura dhe të kultivuara. Në një pjesë shqyrtimet i projektojnë në veprimin udhëheqës të njerëzve të disfavorshëm me referenca të dobëta. Por, këtij epiteti duhet shtuar se në udhëheqje në mjediset e nivelit të ulët të kulturës dhe të qytetërimit, për prijës më së shumti lajmërohen dhe zotohen të “sëmurët” që priren nga interesi personal dhe kërkesa për dominimin që nuk sjell shëndet.

Menaxheri si prijës, në rastet më të shpeshta është udhëhqës i vetes dhe i të tje-rëve. Mirëpo, në të gjitha nivelet ndërvëhet udhëheqja si tërësi e aktivitet njerëzor. Prijësi i cili frymëzon, gjithnjë është vigjilent duke u nisur nga shumë tipare të nje-rëzve si psikologji heterogjene. Pareshtur shton idetë dhe kërkon ide të reja. U mun-dëson bashkëpunëtorëve që të eksponohen me vullnetin e shtuar duke i motivuar për veprime të thjeshta ose edhe të përbëra. Shton besimin e ndërsjellë dhe nuk eksponon veten si autoritet i pazëvendësueshëm ani pse në shumë raste është i tillë. Personaliteti i tillë nuk do të thotë se i njeh të gjitha dhe të gjithë, por mjafton se kujdeset që secili të gjendet aty që di të kaploj punët përkatëse. Shtron detyrat dhe mbikëqyrë zbatimin e tyre, drejtpërdrejtë ose përmes të tjerëve. Konsultohet dhe vendosë, merr përgje-gjësinë dhe kërkon përgjegjësi nga të tjerët. Autoriteti i tij mbështet parimin e vlerësi-mit të drejtë duke miratuar vlerat dhe duke ndëshkuar sa më pak. Nuk do të thotë të priret nga drejtësia e shkruar, por nga parimi se askush nuk është i përsosur. 41/ Shqyrtimet më të hollësishme për udhëheqjen janë të trajtuara në librin e dytë të biznesit.

99

Prijësi symbyllur, dishepujt i ven në gjumë. “Prijësi meritor, me siguri se do të jetë ai që nuk priret nga dëshira që të udhëhe-

që, por që është i shtrënguar të pranoj poziten e tillë.” Janë këto thëniet e J. Oswald Sanders-it42/. Ndonëse Sanders përqendrohet në trajtimin e prijësit në përmasën universal, duke gjurmuar vlerat dhe krahasimin e tyre në mes të atij që udhëheq në kuptimin e natyrshëm dhe atij shpirtëror, përfundimet mbetën të pakontestueshme. Prijësi i natyrshëm sipas tij është: “ 1. i mbrusur me vetëbesim, 2. i njeh njerëzit, 3. Krijon vendimet e veta, 4. është ambicioz, 5. ndërton metodat e veta, 6. i përjeton ur-dhëresat, 7. motivon me meditimin personal, 8. është i pavarur.”43/ Kuptohet se këto veti që i përshkruan Sanders, kanë qëllimin e dallimit të cilësisë së përkufizuar në ra-portin mes prijësit të natyrshëm dhe atij shpirtëror. Sidoqoftë, 1. aftësia profesi-oniste, 2. vetëdisiplina, 3. vetëbesimi, 4. qëndrueshmëria, 5. përgjegjësia, 6. koshienca, 7. përkushtimi, 8. ndërgjegjja, 9. vendosmëria, 10. energjia 11. talenti, 12. guximi*, 13. humori*, 14. metodika*, 15. frymëzimi* 16. durimi*, 17. taktika e diplomacioni*, 18. kreacioni*, dhe 19. çiltëria*, janë vetitë elementare të prijësit në të gjitha fushëveprimet të cilave u qaset. Do të thosha se është njeriu i cili bën gara me veten e të tjerët dhe që do të ngadhënjej mbi veten. Parimisht ata që do të pasurohen në krizë, kur kalon kjo do të bien në të.

Të gjitha mund të trajtohen si komponentë të liderit universal: të biznesit, koma-ndantit ushtarak, trajnerit, politikanit, prijësit shpirtëror e të tjerë. Mirëpo sipas të dhënave historike dhe atyre aktuale, mund të jemi të sigurt së asnjë prijës nuk mund të posedoj të gjitha këto veti edhe të tjera që i përshkruan J. O. Sanders si: 1. urtia, 2. hidhërimi i frenuar, 3.mosinteresi personal, 4. modestia deri te përulja, 5. toleranca, 6. parashikimi deri te përfytyrimi 7. besimi pa mëdyshje, 8. lirimi nga pasioni dhe kënaqësitë tjera njerëzore, 9. vetësakrifica, 10. dashuria ndaj të gjithëve etj. Me siguri së të tillë nuk ishin as apostujt. Sanders insiston edhe në liri-min nga kënaqësitë tjera njerëzore. Njeriun e tillë do ta gjejmë në ndonjë lapidar, ose të them ndryshe: njeriu pa asnjë të metë nuk është normal. Nuk do të jetë krej-tësisht i moralshëm ai që nuk do të ndjekë tingujt e natyrës. Dhe kur do të dashu-rosh të gjithë, atëherë nuk do të doj askush. Mirëpo, vlera e librit të Sandersit është ndër më të avancuarat në trajtimin e tipareve të prijësit në kuptimin e gjithanshëm, por më shymë frymor-shpirtëror.

Prijësi gjithnjë duhet të frymëzoj, ta fsheh brengën dhe ta ruaj drejtpeshimin në sjelljet e veta. Mund të zemërohet, por duke e ruajtur modestinë, do të afroj njerëzit. Do të mbroj qëndrueshëm dhe do të ndëshkoj butësisht. Në vështirësi do të mbetët “stabil” ashtu sikurse kapiteni i anijes para fundosjes, duke mos menduar për shpëti-min e vetës. Është e njohur sjellja e prijësve ushtarakë dhe si dukuri më e përhapura në Japoni (edhe ndër biznesmen) që kur dështojnë në betejë bëjnë vetëvrasje. Vetëvrasje specifike e japonezeve është “harakiri”. Do të lulëzoj bukuria në mjediset në të cilat prijnë njerëzit e kulturuar që nuk duan të marrin gjithaq për vetën, por më shumë që të tërheqin të tjerët

42/ J. Oswald Sanders “Spiritual Leadership”, London, Lakelend 1967, fq. e cit. 21. 43/ Sikurse fusn. 42. */ Janë tiparet tjera që mëtej Sanders i shpjegon si veti të domosdoshme të prijësit.

100

të shkojnë para tyre. Shembulli unikal botëror i menaxhmentit të suksesshëm në shekullin XX, është

sistemi i udhëheqjes së Nënës Tereze. Si prijëse (shpirtërore) më e suksesshme në të gjitha meridianët, mbështeti bazën e besimit të ndërsjellë, decentralizimin, përkush-timin, jofavorizimin, guximin, përhapjen e shpresës, motivimin dhe frymëzimin e gji-thanshëm. Ajo me sukses diti të përputh parimet dhe tiparet e prijësit të natyrshëm dhe të atij shpirtëror. Karakteristike i sistemit të tillë të udhëheqjes, drejtimit dhe mbi-këqyrjes, ishte dhe mbeti koordinimi i përbashkët me përgjegjësinë individuale dhe ndërgjegjen ekipore të tërë personelit të përfshirë në sistemin botëror të rendit të Nënës Tereze.

Kush duhet të jetë udhëheqësi? Me siguri se do ta gjejmë në atë që përqendron stafin më profesionist, jo lojal të rrejshëm, por oponent të favorshëm, joagresiv, por depërtues, jo të qetë, por të shqetësuar, jomilitant, por luftarak me idetë e mbështetura në argumentin e qëndrueshëm, jokomod, por që do të ndihet i sigurt dhe që është i zbrazur nga sëmundjet paraprake. Me derdhjen e “sëmundjeve paraprake” nënkupto: lirimin nga smira, lakmia, egoizmi, dashuria pa ndjenja, ambicia e tepruar, frustrimi, kryeneçësia, kaprici e të ngjashme.

Mosha e lidership-it Përvoja e të moshuarve dhe energjia e të rinjve, është simbioza e bashkëveprimit

të gjeneratave. Tradicionalizmi në komunikim dhe veprim, shumë herë ka ngadalësuar progresin, duke iu kundërvuar risive. Kështu janë krijuar kundërthënie të mëdha në raportet e shkathtësisë dhe të lëvizjeve dinamike ndaj ngathtësisë e ecurive inerte, si reciprocitet përballë energjisë dhe plogështisë. Fundja, është e qartë se çdo gjë e pan-dryshuar fillon të venitet. Kundërvenia e trajtuar si moskuptim ndërmjet gjenaratave, kishte rrënjët në proceset e ngadalësuara të harmonizimit tekniko - teknologjik me njeriun e veprimeve intensive. Duke parashtruar nevojat imediate për energji suple-mentare, simbioza e mëparshme ndërmjet të vjetërve dhe të rinjve, filloi të dominohet me të dytit.

Kërkesa që menaxhmenti përherë të freskohet me energji plotësuese, qiti në pah se kjo mund të arrihet me ata që këtë e posedojnë. Të vjetrit, të shtyer nga nevoja për prokopi të reja, me pak dëshirë e vullnet, por me këmbëngulje, filluan t'i inkuadrojnë të rinjtë. Dhe gradualisht lëshuan postet, duke u bërë këshilltar. Vlera e punës së tyre u bë më e shprehur dhe imazhi më i qëndrueshëm, ngase prokopia rritej. Mirëpo, kun-dërvëheshin edhe të rinjt me shkollime e botëkuptime më të avancuara me kërkesa revolucionare për depërtime të reja tekniko-teknologjike.

Revitalizimi i menaxhmentit është bërë "mjekim" i pandërprerë në vrapimet për profit më të madh dhe rritje të bazës së zhvillimit të vendeve të zhvilluara, por edhe më pak të zhvilluarave, që kanë kuptuar dhe mbarështuar këto përparësi. Një rrugëtim dhe shumë punë mund të bëjnë njerëzit e rrallë, ndërsa një pjesë prej tyre edhe në një rrugë nuk do të kryejnë asnjë punë.

Të gjera janë ilustrimet për raportet e moshës dhe rendimentit në veprimtaritë e ndryshme. Secila nga veprimtaritë i ka specifikat e veta në proporcion me moshën.

101

Kështu si shembull është krahasimi ndërmjet vlerave të përvojave të profesorit dhe perceptimit të asistentit. Asistenti ka më pak mirëkuptim ndaj profesorit për gjërat që këta i shohin në prizmat e moshave të ndryshme. Profesori zakonisht është më tole-rant. Risitë vijnë një nga një. Por, nuk është çdo risi e vlershme. Funksioni i profesorit është mbështetja në seleksionim dhe frenim për vrojtime dhe kërkime më të thelluara. Asistenti do të gjurmoj më shumë i prijur nga kureshtja për t’u sprovuar në gjërat që i sjellin edhe përjetime të reja.

Ngjashëm është edhe me tërësinë e menaxhmentit. Menaxherët e rinj zakonisht janë më “agresivë”, duken më temperament. Energjia që kanë, iu imponon këtë. Këtu është vlera e tyre. Lideri kryesor i menaxhmentit, si më i vjetër, është më tolerant, më i matur dhe seleksionues, që duke frenuar sjell deri te vendimi i drejtë. Për punët kon-krete ku kërkohet aksioni, menaxheri bën depërtime të thella. Kështu vihet drejt bala-ncimit në raportet moshore.

Sipas përvojave më të reja për nga mosha, menaxhmenti përherë ndërron kons-truktin struktural të personelit. Në rastet më të shpeshta, detyrimet personifikohen me individin. Këta janë menaxherët të cilët në hierarkinë e menaxhmentit, gjenden në ins-tanca të ndryshme. Tendenca e shtuar është marrja e detyrimeve kryesore nga të rinjtë me përvoja të konsiderueshme dhe përcaktimi i të moshuarve në vendet e këshillëta-rëve, me të drejtë të marrjes së vendimeve ekipore, por në rastet e veçanta edhe pe-rsonale.

Ndërrimet që bëhen në mbështetje me raportet moshore, janë të pashmangshme. Sfondi i arsyeve është i gjerë: "agresiviteti" sipas energjisë, lëvizshmëria më e madhe, freskia mendore, shkollimi sipas programeve moderne, ndërrimet në botë dhe profesi-onizmi më kompleks për punët përkatëse. Pleqtë dhe fëmijët kohën më të madhe e kalojnë duke ndejtur te dera. Të tjerët që e bjerrin kohën në këtë mënyrë, janë ose fëmijë të parritur ose të rinj të mplakur para kohës.

Në gjysmën e dytë të shekullit XX, bota ecën më shpejt në kuptimin e ndërri-meve të mëdha në resurset e zhvillimit dhe në raportet politike. Ndër resurset e zhvi-llimit, janë bërë të shpejta prezentimet e mediave të reja të automatizuara. Këto kanë sjellë deri të shpejtësia e komunikimit. E gjithë kjo kushtëzon profesionizmin dhe per-ceptimin më të lartë. Duhet pranuar, se për këto relacione, pleqtë nuk kanë energji e aftësi të përballimit të gjitha lëvizjeve me kërkesa të dinamizuara.

Veçanërisht imponohet aftësia profesioniste. Duhet të kesh bazë të fortë për "përtypjen" e informacioneve të ndryshme, mënyrën e zgjedhjes, prezentimit dhe shfrytëzimit të tyre. Në këtë drejtim kufizohet vlera e përvojave. Kur diçka ndërrohet brenda ditës, përvoja e ditës së mëparshme humb vlerën. I tërë kompleksi i menaxh-mentit bëhet inert, nëse nuk ekziston energjia për ballafaqime të imponuara me shpej-tësi të madhe. Andaj bëhet e kuptueshme se themelet e menaxhmentit klasik, janë luhatur qysh më parë. Megjithëkëtë, është e vlershme thënia e Ben Akibës i cili për pleqtë e të rinjtë shprehet: “gjenden pleqtë e rinj dhe të rinjtë e plakur si dhe të ikurit nga të dy anët”.

TIPARET E MENAXHERIT

Secili menaxher, ose më mirë të themi gati të gjithë, janë të vetëdijshëm për "fshehtësinë e suksesit" të vet. Këto janë vetitë tipike dhe atipike që i mban çdonjëri

102

prej tyre. Tipiket janë të përgjithësuarat dhe atipiket kanë të bëjnë me mëvetësinë spe-cifike të dalluara. Përndryshe, tiparet e para mbështeten në vlerat profesioniste, ndërsa të dytat në ato të secilës natyrë veç e veç: guximi, qëndrueshmëria, vullneti, talenti, ambicia, energjia, vigjilenca, kuraja, vendosmëria, gjurmimi, perceptimi, motivi, ta-lenti, disiplina, ndërgjegjja e të tjera. Menaxheri i mirëfilltë di të veproj sipas zbrazjes graduale të vendimit dhe energjisë.

Sikurse do t'u bëheshin pyetjet një grupi të menaxherëve të rryer, se cilat janë vetitë personale prijëse për sukses dhe cilat penguese ose kufizuese për arritjen e ren-dimentit përkatës, do të merrnim përgjigje të ndryshme; gati aq sa është edhe numri i atyre që iu drejtohen pyetjet. Sidoqoftë, ekzistojnë disa vija të përbashkëta të vlerave të shprehura të suksesit të tyre. Këto janë rëndom cilësitë e gjeturisë, për të cilat shumica do të pajtoheshin. Për pengesat si veti të natyrshme njerëzore, përgjigjet janë më tepër të përgjithësuara, se sa të "lokalizuara". Kjo është e kuptueshme, ngase në qenien njerëzore, veprojnë mekanizmat e një lloj mbrojtjeje të shprehur me vetëdije dhe nënvetëdije për eksponimin më të shpeshtë të virtyteve dhe fshehjen e të metave. Për këto do të flisnin me një selektim joobjektiv dhe më me ngurrim.

Menaxherët fillestarë njohin më pak tipare të vlershme për punë të suksesshme, ndonëse janë më të çiltër dhe më të sinqertë. Ashtu edhe më tepër theksojnë dobësitë potenciale të qena ose të paqena, gjë që ka të bëjë me frikën e tyre për sukses dhe në një mënyrë ndihmesën dhe mbështetjen që kërkojnë për të rritur besimin e ndërsjellë.

Se sa gjenden veçori të mundshme për profil të menaxherit të "qëlluar", gati as-njëri nuk disponon me njohuri komplekse. Përgjigjet e rëndomta kryesisht anojnë në mes të "virtytit për vlerë dhe dobësisë si fat". Dituria e rritur e rritë njeriun; mosdituria edhe më të madhin e zvogëlon.

Për këtë provova të bëj një anketim me një numër të kufizuar të personave të moshave, cilësive dhe përvojave të ndryshme. Nga kjo pasqyrova përgjigjet, të cilat i shtrova në hyrje të këtij trajtimi. Përgjigjet e marra, shumë pak më lidheshin me projeksionin e menaxherit që kisha përpiluar për një kohë të gjatë. Duke perceptuar vetitë e njerëzve të ndryshëm, efikas dhe joefikas, nxora personin e imagjinuar të tipareve komplekse. Tërësinë e këtij konstrukti e quajta "arkitekturë të menaxhe-rit". Këto tipare do t'i shtroj në vijimin e interpretimeve të mëtejme. Pasi që pata tu-buar dhe projektuar shumë tipare, pjesën më të madhe prej tyre e rendita në kuadër të të ngjashmëve ose të përafërtave me këto e disa i pasqyrova si të veçanta. Në mjediset e qytetërimit me kulturë, do të arrish qëllimin e depërtimit të kulturuar; në mjedisin e pakulturuar, me këtë sjellje do ta përjetosh dësh-primin.

Para se të pasqyroj përbërjen e tërësishme e këtyre tipareve, vlen të theksoj konstatimin gjeneral se menaxheri i "vyeshëm" është ai i cili "shytët e nuk mbytet". Për t'u bërë i tillë, me siguri duhet ta njoh veten. Të paktën për aq sa mendon se i ndihmon. Do të thotë se nuk është gjithaq e nevojshme të bëhet tejet kompleks.

103

ARKITEKTURA E MENAXHERIT

Nëse duhet të bëhet renditja e tipareve të përparësisë së menaxherit më të sukses-shëm ndër më të suksesshmit, vlen që të "projektohet në arkitekturën e vetive" udhë-rrëfyese. Përbërja e pasqyruar e këtyre determinanteve është hipotetike. Në këtë mënyrë edhe e sugjeroj që ta provoni. Po qe se ca menaxherë nuk i kanë të gjitha këto veti, mund t'i përvetësojnë ca prej tyre. Nëse nuk e bëjnë edhe këtë, s'do të thotë që të mos mbesin ose të mos bëhen të suksesshëm. Ndryshe, edhe menaxherët janë: më të suksesshëm ose më pak të suksesshëm, më të suksesshmit ndër më të suksesshëm, më të suksesshmit ndër më pak të suksesshëm dhe më të pasuksesshmit ndër me pak të suksesshëm. Mos u bëni tepër vetëkritik, ngase do t’i ndrydhni vlerat që mund t'u bëjnë të lumtur!

Megjithë këto, strukturën e determinanteve të menaxherit të suksesshëm vlen për ta pasur në kujtesë, për të radhitur dhe pasqyruar vetitë sipas raporteve konkrete ose edhe për t'i fshehur tiparet, të cilat gjenden si joproduktive në natyrën e menaxherit. Ndonëse karakteri i njeriut është fare i përbërë, vetëkontrolli dhe frenimi janë "mjete" të fisnikërimit dhe të begatimit të personalitetit.

Mbase nënkuptohet se "arkitektura" e menaxherit nuk imponon ndryshimin e natyrës së njeriut, por të ngritë sjelljen përmbajtjesore në kohë dhe vend të caktuar, me persona të caktuar, përkatësisht në komunikimin në mjedisin biznesor sipas ca rregu-llave të shkruara dhe të pashkruara.

Në biznes raportet e punës dhe të komunikimit nuk zhvillohen në mënyrën krej-tësisht të lirë. Njeriu ndaj njeriut shikohen në prizmin tjetër në krahasim për shembull me sjelljen e artistit. Artisti e ruan ( aq sa do të mundet) lirinë e vet. Komunikon sipas kriterit të vet. Biznesmeni duhet të shikoi ndryshe. Në rend të parë nuk duhet të trajtoj vetitë e njeriut për nga të mirat e të këqijat e tij, të metat e virtytet, por nga vlera e interesit që ka në kuptimin e ndërsjellë. Ja një shembull vizual. Lëshojeni një pikë uji në tavolinë! Shikojeni! Pika e ujit do të shkëlqej vetëm në një kënd të kufizuar që është ai nga zdriçohet. Pjesët tjera janë gati të padukshme. Mirë e dimë se njeriu nuk është pikë uji. Ndërkaq interesi do t’u shpien nga ai kënd i kufizuar i shkëlqimit. Në këtë prizëm duhet të shikoni edhe vështrimet që bëhen në “Arkitekturën e menaxherit”.

1. Koha dhe vrapi Biznesi i suksesshëm duhet ta përmbajë kontinuitetin. Ky arrihet duke ecur në

vijueshmërinë e punës. Vrapimet dhe kërcimet, jo vetëm që pengojnë, por edhe e dëmtojnë ecurinë e veprimtarisë e cila ushtrohet. Në mjediset e qytetërimit më të lartë, në kryerjen e punëve, zakonisht nuk vrapohet, por që përsiatja e përhershme është arritja me kohë. Do të thotë "punën e sotit të mos e lëmë për nesër" ose edhe "puna e sotit të jetë e kryer dje". Në ushtrimin e biznesit, nuk bën të vraposh, por të kujdesesh që të arrish me kohë.

104

Vrapimi lodh, shkakton nevojën për ndalje për të pushuar. Për çdo veprimtari përkatëse, përveç sportit, kjo është ngecje. Vrapimi zvogëlon kapacitetin e perceptimit të kthjellët. Vendimet e marra në vrapim, janë të pasigurta. Nxjerrja e vendimeve në gjendjen e "mendimit të qetë", gjithnjë është më efektive.

Janë të shumta përvojat nga dështimet e shkaktuara nga ngutja. Mund të merret me mend efekti negativ që krijon menaxheri dhe përshtypja që eksponohet, kur ky vonohet në një "ndeshje biznesore". Veçmas është dëshpëruese arritja e tij e vonuar me vrap e djersitje, që vërtet bëhet neveritëse. Në këto situata çfarëdo kërkese për ndjesë edhe të "arsyeshme", bëhet e pakuptimshme. Menaxheri që vrapon përherë, nuk mund të krahasohet me garuesin në sport. Me këtë sjellje, në biznes do ta humbë garën.

Në Ballkan është veti e përhapur të vraposh dhe të mos arrish me kohë. Kjo është veçori e përhapur në mjediset e prapambetura. Në vendet e Perëndimit, vonesa pari-misht nuk pranohet. Këtu toleranca është gati e pamundshme dhe në ndeshje bizne-sore do të dështoni për të gjitha kohët.

2. Kultura dhe profesioni Përshtypja që bën menaxheri në komunikim, pasqyron bindjet e tjerëve që

krijohen për të. Njohuritë e përgjithshme për gjërat e rëndomta, frymëzojnë vlerat e mundshme para çdo bisede serioze. Kultura e sjelljes (bon-ton-i), është kërkesa ele-mentare për imazhin e menaxherit dhe biznesin e tij. Njohuritë e përgjithshme nga gjeografia, historia, letërsia, arti dhe biznesi, ndihmojnë që punët të vejnë mbarë. Të dhënat mund të përvetësohen si cilësi me krejt pak literaturë, të paktën me ndonjë doracak. Pra, kapitali material, në një masë të konsiderueshme, duhet të përcillet me me ca njohuri, së paku si përshtypje që krijohet. Në këtë mënyrë, besimi i partnerëve shtohet. Duhet ditur se në mjediset e qytetëruara, kriteret e traditës fare pak do të vle-rësohen sipas prejardhjes, por dhe më shumë mbi bazë të kulturës të cilën e posedon individi.

Komunikimi biznesor nuk do të shkoj edhe pa ndonjë ndërhyrje, për gjërat që nuk e kanë kuptimin e drejtpërdrejtë të marrëveshjeve materiale. U shtohen edhe “mëlmesa” të një lloj sharmi duke shfrytëzuar barsoleta dhe shembuj të vërtetë nga jeta e biznesi, si anekdota që afrojnë raportet e partnerëve dhe mundësojnë njohjen më të përafërt dhe ngritjen e besimit të ndërsjellë. Nuk kryhen të gjitha punët vetëm me letra të shkruara. Nganjëherë e pashkruara respektohet më tepër se ndihmon thjeshtimin e procedimeve biznesore. Amerikani më parë do të sigurohet me besimin e drej-tpërdrejtë se në kontratën që do ta nënshkruaj. Gjermani do të kërkoj diç nga jeta dhe ndonjë të njohur për ndonjë referencë personale të pashkruar, por të qëndrueshme. Bota biznesore, sot mbështet veprën e shkurtër, shkurtimisht të kumtuar në fjalë dhe në letra. “Përtesa” shprehet në marrëdhëniet e ndërlikuara që eventualisht do të zgji-dheshin përmes ndonjë kontesti gjyqësor. Të gjithë e parapëlqejnë qëndrueshmërinë e karakterit stabil. Menaxheri i suksesshëm, është me kulturë universale dhe specialist në profe-sionin që ushtron.

105

Njohuritë profesioniste për veprimet përkatëse, në komunikim, përforcojnë bazën për vlerësimin pozitiv në ushtrimin e punëve dhe vënien e marrëdhënieve më të sigurta. Komunikimi dhe sjellja e tërësishme, me eksponimin e njeriut të tipareve të urtisë, menaxherit i hap rrugë të reja, të drejtpërdrejta ose ndërmjetësuese. Kompli-mentet pak a shumë me bazë reale, dhe gatishmëria në përgjigjet për çështjet profesi-oniste, begatojnë vlerën dhe depërtimin e menaxherit.

Shumë shembuj praktik, udhëzojnë në mënyrat e sjelljeve jashtë suazës së profe-sionit, por që në mënyrë tërthorazi ndihmojnë për arritjen e biznesit të suksesshëm. Veçanërisht është i përhapur komunikimi dhe "nderimi" i veçantë me partnerët bizne-sor, duke shprehur urime për datat e rëndësishme - jubiletë familjare, festat, sukseset e të ngjashme. Gjithashtu vlejnë marrëdhëniet më të afërta me bashkëpunëtorët e partne-rëve biznesorë, të firmave, institucioneve dhe të administratës.

Mënyrat e komunikimit të menaxherit me tjerët janë të ndryshme: kontaktet, res-pektivisht ndeshjet, me telefon, telefaks, e-mail (i-meil), videoxhirimet, slajdet (diapo-zitivat), prospektet e të ngjashme. Në, dhe me të gjitha këto, menaxheri duhet të tregoj syçeltësinë sa më të madhe. Posaçërisht është e rëndësishme ta perceptojë kriterin e masës në tërësinë e komunikimit: bisedat - duke renditur më parë; porositë e shkruara - t'i shikojë dhe t’i provoj disa herë se si tingëllojnë; videoxhirimet e prospektet – me të cilat prezenton firmën dhe mallrat në dispozicion, të kenë efektet e vizuelitetit e tjera. Synimi i menaxherit mund të jetë edhe improvizimi, por ndaj partnerit duhet të imponohet në mënyrë meritore. Duke u ndier i kënaqur me suksesin e tashëm, duhet të mendosh për suksesin e mëtejmë se a do të sjell gëzime.

I tërë shpjegimi i sjelljeve të tilla duket i njohur. Por, kur do të gjendeni para te-lefonit ose konspektimit të tekstit për fax, a e-mail për hartimin e një porosie ose të dërguar në letër, për një partner, këtë duhet pasur parasysh. Atëherë do të kuptoni se në biznes u djersitin edhe gjërat e rëndomta.

Në sjelljet, pavarësisht me kë kanë të bëjnë, preferohet mënjanimi i "ekstrava-gancës imponuese". Thjeshtësia me respekt të ndërsjellë, me bindje të sigurisë në vete dhe kujdesi, duke u shprehur me sadopak sharmë, pasqyrojnë efikasitetin dhe ndihmo-jnë ngritjen e suksesit. Këto norma nuk bën që të përçmohen ose të harrohen. "Edhe pse personaliteti në rend të parë përbëhet nga shprehitë, tërësia individuale e këtyre shprehive varet nga ngjarjet unike, të cilave individi u është eksponuar. Ndërkaq, fjala është për tërësinë e përkohshme - shprehitë e sotit mund të ndryshohen si pasojë e përvojave të nesërme." 44/

Ekstensiviteti dhe përqendrimi i pamjaftueshëm në komunikim i cilitdo lloji që të jetë, ndikon në zvogëlimin e rendimentit të punës. Nganjëherë, sjell edhe pasoja të rënda. Secili kontakt biznesor, përkatësisht serioz në veprimtari, duhet të jetë i përpu-nuar sikurse që përpunohet fjalia kur shkruhet - të këtë emëruesin... kallëzuesin, foljen e të ngjashme. Pa motiv të qëndrueshëm, nuk do të krijosh sjellje të sigurt e as që do të bësh punë e suksesshme.

44/ Kelvin S. Hol, Gardner Lindzi "Teorije licnosti", Nolit Beograd, 1983, fq. e cit. 535.

106

Një shembull. Përcjellsha me kureshtje sjelljet e disa drejtorëve, kur gjendesha të këta. Atraksion i vërtetë ishte "ceremoniali e kënaqësive" nga telefonatat. Kisha për-shtypjen se ato bëheshin më së tepërmi kur kishin mysafirë, nga të cilët nganjëherë isha edhe unë. Sjelljet e secilit kishin mjaft ngjashmëri. Njëri nga këta, që udhëhiqte një firmë me rëndësi të madhe, interesohej që kur të gjendem te ai të bëj telefonata të ndryshme, madje edhe me njerëz "të mëdhenj". Duke u “kujdesur”që të më "impresi-onojë" sa më tepër, në rastet më të shpeshta humbte përmbajtjen e qëllimit - nëse e ka pasur - të telefonatave në të cilat ca prej tyre dukeshin edhe me veçori serioze. Në një rast gjatë telefonatës kërkoi inkasimin e borxhit për një mall të dërguar më parë. Mirëpo, ndodhi që këta partnerë të tregojnë barsoleta, me një relacion të "konsideratës miqësore" me sjellje ekstensive, në të cilën kisha përshtypjen se humbi qëllimi – u harrrua përcaktimi i afatit të inkasimit të parave.

3. Besimi dhe mosbesimi Për imazhin e menaxherit, besimi i ndërsjellë dhe i merituar është njëri nga tipa-

ret e rëndësishëm për sukses të qëndrueshëm. Vlerë e veçantë është besimi që kanë partnerët, përkatësisht komitentët ndaj menaxherit dhe bashkëpunëtorët e tij. Me besimin e tepruar ndaj të tjerëve do ta zvogëlosh vigjilencën.

Raportet e besimit të veprimtarëve biznesorë, korrespondojnë edhe me ecuritë në brendinë e aktivitetit. Besimi reciprok në ekipin punues, që nënkupton relacionet ndërmjet bashkëpunëtorëve më të afërt të menaxherit, pastaj me ata në procedimin e tërë të veprimtarisë, krijon harmoninë ndërnjerëzore dhe qetësinë kolektive. Këto rre-thana mbështesin sigurinë në punë dhe bazën e solidaritetit.

Besimi ndaj menaxherit, vepron në mënyrë sugjestive. Kur krijohet bindja për af-tësitë e tij profesioniste dhe cilësitë morale, ecuritë në procesin e punës zhvillohen me një ritëm më frytdhënës. Janë nganjëherë të rënda krizat e përkohshme, kur nuk krijo-hen të ardhura të mjaftueshme. Në këto situata, shkapërderdhja e kolektivit shkëput tërësinë e vlerave, veçanërisht të ndërlidhura me resurset njerëzore, të krijuara për një kohë të gjatë. Partnerët e jashtëm në këto raporte të krijuara, mund të ndihmojnë, por para se të vendosin ta bëjnë këtë, kërkojnë mbështetje në potencialin e resurseve të brendshme, do të thotë atëherë kur bashkëpunëtorët dhe i tërë personeli kanë mbësh-tetur besimin dhe solidaritetin e ndërsjellë. Për mashtrimin e parë fajtor është ai që mashtron; për të dytin, që të dy (ai që mashtron dhe ai që beson); për të tretin, vetëm ai që beson.

Për ta ruajtur besimin në vete dhe të tjerëve ndaj vetes, mekanizmi mbrojtës ësh-të qëndrimi "i rezervuar" në të besuarit ndaj të tjerëve. Duke u mbështetur në besimin e tepërt ndaj vetës dhe të tjerëve, zvogëlohet horizonti i vigjilencës. Befasitë e pakën-dshme, më së shpeshti ndodhin nga besimi i tepruar në të tjerët. Pra, maturia është më së e nevojshme! Andaj, si ilustrim i mirë vlen thënia e popullit: "Besnik bëru e besë kujt mos i zë"!

Pra, me besim nuk duhet tepruar! Por nuk bën edhe e kundërta. Ashtu, duke u "mbyllur", do të zvogëlosh shumë aktivitete. Mbetën të mangëta informacionet e du-

107

hura. Zbritën efektivat e qarkullimit të mallrave ose të shërbimeve e të ngjashme. Do të thotë, në çështjen e dyshimit nuk duhet tejkaluar kufirin e normales. Ndryshe, zvo-gëlohet rendimenti i veprimtarisë. Andaj, duke dyshuar në gjithëkë, arrihet në "krizën e dyshimit", përkatësisht krijohet vetëdyshimi. Pra, do të bëhesh i dyshimtë.

Bashkëpunëtorët, partnerët biznesorë, duhet sprovuar për shkallën e besimit. Ndryshe, nuk do të njihen vetitë e atyre që gjenden në rrethin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të bashkëveprimit. Andaj, pa rrezikuar nga pak, nuk mund të arrihet deri të suksesi përkatës. Duke dyshuar në çdo vend dhe në çdo kë, për kryerjen e punëve të sukses-shme, bëhemi edhe vetë të dyshimtë.

Mënyrë e përshtatshme e sprovës së besimit ndaj tjerëve, është lëshuarja gradu-ale

në vlerat e kufizuara të këmbimit të ndërsjellë, respektivisht të komunikimit. Do të thotë, me vlerat materiale ose të informacioneve për "vrojtimin moral". Kjo duhet të zbatohet sipas logjikës së vlerësimit të mirëkuptimit të ndërsjellë, duke u përseritur disa herë.

4. Mendimi dhe konspekti

Në çdo gjë që ushtrohet, duke u thelluar në punë, ushtrohen reflekset. Ndër këto

edhe ushtrimi i të mbajturit mend fillon të bëhet më i renditur. Mirëpo, kur kjo shprehi kalon në "pasion të mençurisë", krijon antagonizmin ndaj suksesit. Andaj, thënia se: "i mençuri shkruan dhe i marri mban në mend", është porosi e qëlluar. Veglat e rën-domta të shkrimit: notesi dhe lapsi, janë më të thjeshtat, më të lirat dhe më të vlersh-met. Bëhet e tepërt të potencohet se menaxheri këto përherë duhet t'i ketë me vete. Në afërsi të kompjuterit me siguri se shumicën e përpunimit të informacioneve dhe të përgatitjeve të ngjashme do ta bësh përmes tij. Preferohet që menaxheri të mos mbajë në mend aq shumë, por më tepër të shkruajë.

Çështja e të shkruarit ka të bëjë me diçka edhe më qenësore. Çdo komunikim me vlerë ca më serioze, duhet të regjistrohet. Po ashtu, para çdo qasjeje punës dhe të fja-lës, duhet bërë konspektin. Kështu, gjërat renditën sipas rregullave, që më vonë bëhen shprehi e mirëseardhur.

Çdo akt ose të gjitha letrat e korrespondencës, duhet të përcillen me përgjigje përkatëse. Të paktën, edhe falënderimi i shkurtër kumton pranimin ose refuzimin e ofertave, propozimeve, kërkesave e të ngjashme. Për këtë dhe rastet e ngjashme, do të bëhen shkoqitje më të gjera në pjesën "Fjala dhe përgatitja".

Komunikimi biznesor ca më i gjerë është diç i ngjashëm me diplomacionin në procedimin e të cilit gjërat duhet të shkruhen. Në mjediset e prapambetura, në biznes e politikë - pjesë e të cilës është diplomacioni – pos faturës së shkruar të tjerat duan t’i mbajnë në mend, pa asnjë: promemorie, kontratë, memorandum, propozim projekti tjetër, protokoll, shënim të thjeshtë të nënshkruar nga palët në bisedime.

108

5. Organizimi dhe ekipi Aftësia e zgjedhjes së ekipit dhe e koordinimit të aktivitetit të tij, te shumë perso-

na është veti e lindur, por edhe e kultivuar. Afrimi i njerëzve në mes vete në biznes, është i lidhur kryekëput mbi bazat e interesit. Megjithëkëtë, mirëkuptimi ekipor e ngritë efikasitetin e punës. Për të zgjedhur shtegun e biznesit të suksesshëm, nevojiten shtegtar me imagjinatë.

Prirja për të qenë organizator i mirë, është edhe veti që ushtrohet sipas përvojës, por që aktivizohet sipas nevojës. Më së vështiri është të jesh lider, të marrësh përgje-gjësinë për fatin e tjerëve, ani pse fitimet i ke më të mëdha. Mirëpo, njerëzit gjejnë in-teresin e vet, duke u bërë ose prijës ose të prijurë. Mos kërko atë që nuk të duhet! Mos gjurmo atë që nuk i duhesh!

Aftësia për komunikimin e brendshëm, në kuadër të veprimtarisë, është e gërshe-tuar me shumë tipare, ndër të cilat kryesoret janë besimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë. Afiniteti dhe ndjeshmëria për punët ekipore, më së miri vijnë në shprehje në ndërma-rrjet ku organizimi është vënë në ecuritë afatgjata. Menaxheri duke renditur detyrat e secilit, duhet ta njoh forcën krijuese të anëtarëve të ekipit.

Edhe pse duket se anëtarët e ekipit, në kuptimin global, janë të barabartë, në të vërtetë janë të pabarabartë, për nga tiparet e veta dhe për nga rrethanat e raporteve të punës. Të pabarabartë janë edhe për nga rendimenti i veprimit. Lëkundjet e organizi-mit të punës ose të disa raporteve të udhëheqjes, ndikojnë në zvogëlimin e përqendri-mit të personelit në punë. Reflekset topitën, vigjilenca reduktohet dhe bie rendimenti.

Ndarja e punëve, krahas përcaktimit të përgjegjësisë individuale, krijon atmos-ferë garuese të ekipit. Në biznes, d.m.th. në procedimin e punëve, duhet pasur kujdes për përcaktimet sipas njeriut dhe vendit! Ngjashëm me ndarjen e vendeve të skuadrit të futbollit, veprohet edhe me ekipin i cili bën punët në ndërmarrje. Përcaktimet e tilla duhet të bëhen afatgjata. Ndryshe, nëse bëhet ndërrimi i vendeve në organizimin e pu-nës, ndodhin befasitë e pakëndshme.

Veçanërisht kur janë në pyetje personat me vlera të larta profesioniste, në udhë-heqje kërkohet kujdes i merituar. Bashkëpunimi i frytshëm, kushtëzon sjellje të ndry-shme. Një person është i mësuar që të marrë urdhra të prera, tjetri si propozime, ndërsa një tjetër si sugjerime. Duhet ditur, se këta dy të fundit duan që veprimtarisë ti qasën me përkushtimin më të madh dhe të ndërhyjnë me kreacionin e tyre të rëndomtë dhe suplementar. Pos këtyre cilësive, njerëzit janë të ndjeshëm në të metat e veta. Ndoshta këto janë edhe të parëndësishme, por ndjeshmëria ndaj tyre imponon kujdesin e madh, që të mos akceptohen gjërat që kanë ngjashmëri me këto të meta.

Interaksioni ekipor, frymëzon ritmin e punës. Menaxherët me përvojë këtë e dinë mirë. Andaj edhe kujdesën për ruajtjen e tërësisë së personelit të formuar. Tradita e punës së mbarë, përkon me ruajtjen e suazës më të ngushtë të ekipit të afirmuar në ndërmarrje, nga edhe arrihet imazhi i denjë i secilit dhe të gjithëve.

Të udhëheqësh njerëzit (prijësi i aftë do të udhëheqë bashkë me njerëzit) është puna më delikate. Për këtë do t’u mjaftojnë përshkrimet e tipareve të lidershipit dhe

109

liderit. Disa autorë çmojnë se kjo nuk është punë gjithaq e vështirë. Mjafton të sigurohet kontinuiteti i tregut dhe të ardhura adekuate. Ndërsa, në të vërtetë, pos të ardhurave, shumë rrethana të tjera e bëjnë ambientin e punës më shumë ose më pak atraktiv. Janë të njohura firmat, të cilat kanë krijuar imazh të mirë duke u mbështetur në ekipin e profesionistëve, që janë bërë "shpirt" i veprimtarisë. Këta përbëjnë bërthamën e ndërmarrjes. Ndryshe qëndrojnë raportet në pjesën tjetër të kolektivit, e cila mund të zëvendësohet.

Skema 8

Menaxheri shpeshherë duhet t'iu qaset gjërave sipas logjikës së shkallëve

rënëse dhe ngritëse të projektuara sipas perspektivës së kundërt

Të durosh do ta ngritësh krenarinë, por kur e tepron do ta humbësh. Menaxheri i cili pretendon të bëjë diçka edhe më të madhe se sa është kapaciteti

vijues, pos që ruan ekipin dhe drejtpeshimin e vet në marrëdhëniet e brendshme, kohë pas kohe bën freskimin në personel, kryesisht atij të rangut të parë. Me këtë freskohen ecuritë e punëve, raportet ndërnjerëzore, garat për iniciativa të reja dhe "mprehen" aspiratat për rendimentin suplementar.

Skema e organizimit afatgjatë, obligon për disiplinë të mirëfilltë. Në këtë drejtim të gjithë janë të barabartë, pavarësisht nga hierarkia që zënë në konstruktin e udhëhe-

110

qjes. Pozita e menaxherit këtu është e ndërlidhur me përgjegjësinë që mban për drej-tpeshimin e vetorganizimit dhe të organizimit të ndërmarrjes. Mos kërko nga të tjerët të bëhen sikur ti, por edhe mos provo të bëhesh si të tjerët!

Në kuadër të menaxhmentit, menaxheri gjendet në lidhshmërinë vertikale, nga lartë dhe nga poshtë. Obligimet janë të dyfishta, në raport me menaxhmentin dhe me ekipin të cilit i prin. Në këtë drejtim, "luhatjet" janë të pamundshme. Vetë menaxheri, i gjetur në skemën e organizimit, lëvizjet i ka të "programuara".

Në firmat e vogla dhe të mesme, në të cilat menaxheri është bartës i kapitalit dhe i vetmi ose lider i parë, adaptimet e organizimit janë të shpeshta, ndonëse edhe në këto raste kujdesi duhet të jetë i shprehur, ngase ndryshimet shkaktojnë mosmarrëveshje dhe vështirësi në rirenditjen e personelit në skemën e organizimit.

6. Informacionet dhe çasti Efikasiteti i veprimit të menaxherit, shtohet ose kufizohet sipas rrjedhjes së info-

rmacioneve. Pasi që vlera e informacioneve nuk është përherë e njëjtë, ngase varet nga momenti i aktualitetit të tyre, shtrohet kërkesa e vënies së balancimit në mes të këtyre dy komponentëve - aktualitetit dhe momentit - çastit. Nëse frekuenca e lëvizjes së informacioneve është intensive, do të thotë e shpejtë dhe e gjerë, këto ndihmojnë në masë më të madhe. Informacionet e duhura, në kohë të duhur, fisnikërojnë dhe zgjerojnë efikasitetin. Në shumë raste, nga këto varet qenësia e tërë veprimtarisë. Si ilustrim figurativ për vlerën e kohës së "thithjes” së informacionit, mund të për-shkruhet krahasimi me çastet e ditës: të paradites janë "si diamant", të pasdites "si flori", të mbrëmjes "si bakër". Kur do të mundohesh të arsyetohesh për imtësirat, gabimet e mëdha veç sa ta kanë zënë rrugën.

Për informacionet duhet ditur: si, ku dhe kur të kërkohen. Ne këto relacione, ësh-të e rëndësishme të dimë teknologjinë dhe perceptimin e drejtimit të tyre. Me këto nënkuptohet edhe mënyra e renditjes. Kështu, sipas natyrës së informacionit, përcak-tohet ose adaptohet mënyra e shfrytëzimit.

Shfrytëzimi i informacioneve është aktivitet i veçantë. Kërkon renditjen dhe sele-ksionimin e përparësive të segmenteve ose të tërësive të tyre. Funksioni që e ka infor-macioni, përcaktohet në skemën e veprimtarisë dhe kohës, përkatësisht çastit. Nëse renditja nuk është e harmonizuar, funksioni humbet.

Në hierarkinë e resurseve dhe të menaxherit, aktualiteti i informacioneve është i pazëvendësueshëm ose thënë ndryshe, çmimi i informacioneve është tejet i lartë. Edhe këtë në tri anët: nga vlera e burimit, vlera e rrjedhimit dhe nga vlera e mba-rështimit. Por, ndodh që informacioni të paguhet shtrenjtë dhe të bëhet i pavlershëm. Zhvleftësimi ngjan kur informacioni është "amortizuar" para se të shfrytëzohet, që do të thotë se e ka humbur aktualitetin. Mu për këtë, "manipuluesi" i informacioneve, du-het të jetë fare vigjilent dhe kujdestar i pareshtur për perceptimin e aktualitetit dhe çastit. Në këtë drejtim, duhen të funksionojnë raportet e kohezionit ndërmjet dhënësit

111

dhe shfrytëzuesit të informacioneve përkatëse. Aftësia e trajtimit të vlerave, nuk mjaf-ton të zotohesh me njohjen e mekanizmave të komunikimit, por me tërësinë e tekno-logjisë së procedimit. Kësisoj, "nuhatja" e informacioneve të duhura, është veti jo aq e shpeshtë. Do të thotë, se me këto veti nuk posedojnë vetëm, ose as ata, që njohin për-punimin e informacioneve. Për shembull, njohësi i mirë i teknikës së shfrytëzimit të kompjuterit, nuk do të thotë se mund të bëjë seleksionimin dhe perceptimin e infor-macioneve, duke i renditur sipas vlerave meritore.

Në ndërmarrjet e mëdha, në funksionin e menaxhmentit të informacioneve, zako-nisht sendërtohen themelata të organizuara për korrespondencën më të dhënat, që janë në funksion të veprimtarive ekonomike. Në rastet më të shpeshta, këto janë bankat e të dhënave. Në këtë drejtim, lidhshmëria e sistemit të informacioneve është më e gje-rë ose më e kufizuar, por qarkullimi është fare frekuentues. Në këtë mënyrë më së shpeshti veprojnë transponimet me vlerë të shumëfishtë, çfarë janë: franshiza, bursa, lisingu, faktoringu, know-how, know-why e tjera.

Informacionet lëvizin në mënyra të ndryshme. Qarkullimi i tyre është kryesisht afatgjatë. Këto arrijnë dhe përcillen në të dy anët. Marrësi dhe dhënësi i përcaktojnë vlerat që janë të veçanta - dedikuar veprimtarisë e cila ushtrohet; dhe të përgjith-shme - dedikuar çështjeve të përbashkëta të veprimtarive të një lloji ose të llojeve të ndryshme. Kryesisht të gjithë bartësit e informacioneve, janë edhe marrës edhe dhë-nës. Së këndejmi, lehtësohet pozita e informimit dhe e sprovimit të raporteve mbi baza të të cilave komunikojnë "konsumatorët" e informacioneve. Informata me kohë në duart e biznesmenit të suksesshëm, është arma më e fortë me të cilën siguron fitore.

Për veprimtari me vlera ca më të mëdha, pa informacione përkatëse menaxheri bëhet "i gjymtë". Mirëpo, me pak prirje dhe përkushtim, kjo "e metë" tejkalohet lehtë. Mjetet e komunikimit janë mjaft të përsosura - të automatizuara, saqë frekuentimin e bëjnë të shpejtë dhe kompleks. Mjeshtëria e "kapjes" së informacioneve është tipar i veçantë, të cilin menaxheri duhet ta posedojë dhe përherë ta kultivojë, duke e për-sosur. Veglat, pajisjet dhe kanalet për këtë i ka në dispozicion sikurse edhe: e-mail-in, modemin, interne-tin, wordnetin, netvorkun, birotë e veçanta dhe vetëkërkimin.

7. Krenaria dhe modestia Sjelljet e njerëzve janë të ndryshme. Ashtu, sikur natyra e tyre, tiparet dallojnë për

nga mëvetësia individuale, deri të qëndrimi kolektiv. Kultura e sjelljes është vlerë, e cila reflektohet në dy komponentë prijës: krenarinë dhe modestinë. Krenaria është qëndresë e gërshetuar me guxim, frikë e durim. Këto janë tipare të njeriut stabil. Duke u bërë i vetëdijshëm për këto veti, ky bëhet modest. Ndërsa me këtë shprehet thje-shtësia e komunikimit dhe e respektit të merituar. Ekzistojnë edhe veçori tjera të tipareve. Ndër këto është modestia dualiste, që është ose imponim i kohëpaskohshëm i krenarisë ose krenari e rrejshme. Njësoj shprehet mungesa e krenarisë dhe e modes-tisë. Kështu që ngjashmëria ndërmjet këtyre vetive mjaft lehtë identifikohet. Mos u tremb nga krenaria se edhe ashtu kjo do të mbaj të vetmuar!

112

Sikurse në çdo veprimtari edhe në biznes, krenaria dhe modestia, të përcjella me mjeshtërinë e imponimit, çfarë është marketingu, përbëjnë vlerën e suksesit afatgjatë.

Për identifikimin e krenarisë dhe modestisë si tipare, për ilustrim vlen thënia: "Jep njeriut para dhe pushtet, do të kuptosh çfarë është". Natyra e tillë e njeriut, në biznes zbulohet shpejt. Menaxheri i rryer posedon "mekanizma" të ushtruar për sjellje modeste dhe krenare. Këto, ka aftësi t'i imponojë edhe në kuptimin frytdhënës. Kështu pra, krenaria e menaxherit nuk do të thotë të jetë me përmbajtje shpirtërore. Të paktën do të shfaqet si mekanike, por që vërehet. Ndonëse ndodh që në rastet me vlerë më të madhe të biznesit, përkatësisht të ndërmarrësisë, këto veti të dështojnë, sidomos kur do të dominoj lakmia jashtë masës. Ngjashmëria në tiparet e disa njerëzve mund të jetë shumë afër, por rrugët e jetës ndikojnë që këto tipare të shndërrohen dhe të largohen.

Sipas kohës së veprimit nëpër etapa të ndryshme, biznesi shënon ngritjet dhe rëniet. Shkaktarë janë shumë rrethana, ndër të cilat edhe gabimet. Një prej mënyrave të "shërimit" është edhe pranimi i gabimit para vetes dhe bashkëpunëtorëve. Ndërkaq, kësisoj krijohen mundësitë e flakjes, përkatësisht të mospërsëritjes së gabimeve. Në të vërtetë gabimet e pranuara sinqerisht, udhëzojnë për gjetjen e shtigjeve të reja më të sigurta, duke ngushtuar hapësirën për paraqitjen e dështimeve. Fundja, ky është gjest moral, përmes të cilit shprehet krenaria dhe modestia e vërtetë. Mirëpo, e ka kuptimin e ndërsjellë se edhe të tjerët nuk do të fshehin gabimet e veta. Duke u ballafaquar me këto, do të ngritët harmonia e punës me përgjegjësi .

Krenaria e menaxherit është cilësi e respektit meritor, e cila si e tillë nderohet mjaft nga bashkëpunëtorët e drejtpërdrejtë dhe të ndërmjetësuar. Është vlerë e besimit në vete e ndaj tjerëve, dhe të tjerëve ndaj liderit, që në mënyrë vargore ngrit efektivat në raportet biznesore.

E kundërta e krenarisë, shpirtngushtësia, menaxherit i shkakton thyerje në vete dhe me të tjerët. Sjell krizat në veprimtarinë që ushtrohet. Veçmas ashpër hakmerret në raportet ndërnjerëzore, duke ngushtuar nivelin e besimit dhe duke humbur imazhin. Krenaria dhe modestia racionale janë shprehi të elegancës së menaxherit.

Duke mos pretenduar ta idealizosh personalitetin e menaxherit, duhet theksuar se qëllimi i përfytyrimit të tij është tërheqja e vëmendjes në gjestet dhe veset, të cilat transponojnë veti të pakëndshme, në raporte afatgjata të punës. Këto tipare, që shpesh nënçmohen, bëhen të dëmshme në momente kur ndodhin të pamirat, veçanërisht kur biznesi bie në depresion. Mirëpo, krenaria dhe modestia si pjesë të virtytit të vler-shëm, nuk duhet të mbeten të pandryshuara, të paktën në ndonjë vend dhe në ndonjë çast. Do të thotë, në raportet biznesore të mos ngritën në shprehi të përhershme të menaxherit, ngase do të bëhen kundërthënie e biznesit të suksesshëm, por edhe të kre-narisë së personalitetit dhe "hierarkisë njerëzore" e ndoshta edhe të "hierarkisë së evolucionit". Pra, duke sendërtuar masën me këto tipare, gjetja e kriterit racional është më efikase. Në këtë kuptim, krenaria dhe modestia të drejtpeshuara ngërthejnë në arsyeshmërinë funksionale të qëllimit të veprimtarisë së menaxherit.

8. Kursimi dhe qëllimi Shtigjet e biznesit janë të shtruara me kërkesa për kursim. Menaxheri kursimtar i

përket tipareve të nacionalitetit dhe efikasitetit. Këto parime sjellin respektin dhe ngre-

113

hin autoritetin. Në hierarkinë e menaxhmentit, pos tipareve: profesionizmit, guximit, krenarisë, invencës, qëndresës e të ngjashme, për avancim kanë vlerën e rëndësishme edhe vetitë e kursimit në relacionet e modestisë racionale. Të tillët janë më të kërku-arit. Menaxheri efikas është edhe kursimtar, por kur dhe ku duhet.

Shqyrtimet për pasqyrimin e menaxherit kursimtar, nuk eksponojnë personin "dorështrënguar" ose "koprrac", por të vlerave të natyrshme të ngurrimit ndaj shpen-zimeve "vend e pavend", "kohë e pakohë", d.m.th. jashtë qëllimit të biznesit të suk-sesshëm. Ndryshe, mund të ndodhë që duke kursyer së tepërmi, të zvogëlohen objek-tivat e punës. Kështu, do të krijoheshin kundërthënie ndërmjet leverdisë dhe shpen-zimit.

Racionalizimi dhe kursimi shkojnë në një paralele. Duhet të dihet se si dhe çka të kursehet. Në veprimtaritë prodhuese mund të kursehet materiali riprodhues dhe të ra-cionalizohet koha. Në veprimtaritë projektuese dhe konsultative, mund të shkurtohet koha e konsultave, projektimeve e të ngjashme. Mirëpo, në marketing, veçmas në disa fushëveprime, nuk mund të kursehet së tepërmi. Si pasojë ndodh që të zvogëlohen shpenzimet, për gjërat e parëndësishme, por jo aq në sektorët, të cilët kryekëput janë të varur prej reklamës dhe propagandës ekonomike. Nuk është i njëjtë marketingu i kozmetikës dhe i bukës. Raportet reale duhet të ruhen. Çmimi i kozmetikës është rreth 60% marketing, përkatësisht reklamë e propagandë shitëse, ndërsa vetëm për disa lloje të bukës deri në 5%. Po ashtu, nuk është e njëjtë reklama e konfeksionit të serive të mëdha, që shiten me çmime të ulëta dhe atyre si "unikale", ose serive më të kufizuara. Pra, vendimtare duhet të jetë masa.

Maturia për mbështetje të kursimit në baraspeshë me prokopinë, është veti e cila mund të kalojë edhe në shprehi. Në këto raporte gjenden edhe shpenzimet për repre-zentacione, si "reklamë" latente e firmës dhe produkteve ose shërbimeve që kjo ofron. Menaxheri për këtë duhet t'i sendërtojë kriteret e përgjithshme, që kanë të bëjnë me këtë dhe bashkëveprimtarët.

9. Guximi dhe vendosmëria Përqendrimi në ushtrimin e punëve të përcaktuara dhe përmbajtja në vijuesh-

mërinë e tyre, mbështet në guximin dhe vendosmërinë. Praktikisht, mbi këto tipare identifikohet menaxheri i spikatur. Në aftësinë kreative, tiparet njerëzore dallohen për nga prirjet në gjetjen e shtigjeve të reja dhe për vendosmërinë e guximin për të hyrë në to. Besimi, siguria dhe vendosmëria, të gërshetuara me guximin e menaxherit, këtij ia shtojnë forcën e kreativitetit dhe rendimentin e punës. Kundërshtari i guximshëm të gjuan dhe të kursen; frikacaku mundohet të të gjuaj pas shpine që të mos e shohësh për t’u mbrojtur.

Pjesa dominante e veprimtarive që përvetësojnë menaxherët, përmbajnë rrezikun për arritjen e suksesit më të madh. Rreziku, më tepër është i ndërlidhur me dimensi-onin material, se sa moral. Me vrojtimet shumëkahëshe, të përqendruara në rend të pa-rë në vete e pastaj në rrethanat, përkatësisht kushtet, përcaktohet "modeli" i vepri-mtarisë dhe i mënyrës së realizimit të saj. Kjo është mbështetje paraprake për hyrjen në

114

shtruarjen e biznesit të guximshëm. Në këtë drejtim bëhet më e qartë vlera e guximit dhe e vendosmërisë. Andaj, këmbëngulësia dhe guximi janë të kushtëzuar me aftësinë e zgjedhjes së shtegut "të drejtë".

Shqetësimi si tipar krijues, ngërthen në tërësinë e qasjes dhe veprimit. Kështu, bëhet më e qartë se kompleksi i shkathtësisë përmban veçori të përgjithshme dhe tipike që i përkasin secilit krijues. Ndonëse hapat e parë janë më të vështirë, personat e guxi-mshëm, këtë pjesë e kalojnë me më pak mundim. Por, edhe veprimet e mëtejme të këta janë më të qarta dhe më të suksesshme. Pra, guximi dhe vendosmëria kalitin tiparet njerëzore, d.m.th. të menaxherit. Për nga aftësia kreative, njerëzit dallojnë jo aq mbi baza të prirjeve për gjet-jen e shtigjeve të reja, por për vendosmërinë dhe guximin për të hyrë në to.

Veprimi i pandërprerë, sjell para vendimeve të llojllojshme. Nganjëherë, këto parashtrohen me shpejtësi edhe të papritur. Nëse nuk vendoset shpejt, vlerat e rendi-mentit zvogëlohen ose humbin. Guximi për marrjen e vendimeve të shpejta, përmban rrezikun më të madh. Mirëpo, duke rrezikuar, punët bëhen me më vlerë. Ndonëse kështu arrihet edhe deri të humbja, por më rrallë. Pra, kësisoj provokohen dhe sprovo-hen aftësitë, të cilat një pjesë e menaxherëve i mbështesin në fat. Në të vërtetë, "fatin" e sjell veprimi i guximshëm.

Shpeshherë ndodh që të përzihen guximi dhe temperamenti. Mirëpo, ani pse këto veçori të tipareve të njeriut në shumicën e rasteve paraqitën njëkohësisht, nuk gje-nerojnë në të njëjtin kuptim. Temperamenti është karakteristikë e shqetësimeve kri-juese, shprehje e energjisë dhe mënyrë më gjallëruese e imponimit të së vërtetës. Gu-ximi nuk është komponent i temperamentit. Mund të përcillet me këtë, por mund të shprehet edhe në gjendjen ca më të qetë. Duke vepruar guximshëm e me vendosmëri në mënyrë temperamente, ndodh që maturia të mbetët në margjinën e qëllimit. Andaj, masa duhet të bëhet prijëse e çdo vendimi. Kështu, duhet të ruhet kujdesi, pavarësisht prej shprehjes temperamente ose të "plogësht". Përvojat udhëzojnë se veprat e guxim-shme, njerëzit e vendosur i ndërtojnë dhe i shprehin në mënyrën e qetë.

Herë pas here, tejkalimi i dilemave, të cilat krijojnë "barriera", synohet të bëhet sipas logjikës së lojës së bixhozit. Nga këto, më së shpeshti rrjedhin përvoja të hidhëta. Mënyra e tillë e sjelljes, nuk i përket as guximit e as "tejguximit". Thjesht, është sjell-je e pamatur dhe sprovim për një përdorim që mund të kushtojë shtrenjtë. Janë dy masa: ajo universale dhe individuale. Universalja është udhërrëfy-ese, individualja udhëndërtuese.

Për çdo vendim të veprimeve nismëtare ose vijuese, do të përmbahesh ndaj guxi-mit dhe vendosmërisë së tepërt, d.m.th. të gjendesh në paralelen e fisnikërimit të biz-nesit dhe të rendimentit të punës së deponuar. Andaj, bëhet e qartë se shkuarja në ska-jshmëri është njëlloj e dëmshme dhe ndoshta edhe më shumë se sa mungesa e guximit dhe e vendosmërisë së duhur. Përvojat udhëzojnë se ca menaxherë, të cilët kanë krijuar fitime të larta me guxim e vendosmëri fanatike, këtë sjellje më nuk e kanë përsëritur. Ca prej tyre janë shprehur se "në bixhoz mund të fitohet vetëm njëherë, por të humbët shumëherë edhe ajo që njëherë është fituar". Në këto relacione gjenden edhe shembujt e menaxherëve që pas "sjelljes fanatike", nuk kanë pasur mundësi që ta përsërisin gabimin i cili i ka shpirë duke i sjellur në falimentim.

115

10. Kondicioni dhe drejtpeshimi Jeta stabile përbënë epiqendrën e vitalitetit me gjenerimin e energjisë, përqendr-

imin në veprimet parësore në rritjen e rendimentit të punës. Por, t’u përmbahesh vetëm obligimeve dhe shikimeve ndaj veprimeve, do ta humbësh drejtpeshimin ndër-mjet kërkesave të jetës dhe obligimeve ndaj veprës. Çdo lëvizje e veprimtari sjell lodhjen, e cila mund të bëhet edhe e padurueshme. Mirëpo, duke pushuar shpesh, humbët "hapi". Menaxherit kjo i hakmerret në mënyrë pak a shumë të ashpër. Pushimi është i pashmangshëm, por kur ekziston kondicioni i duhur, nuk ka nevojë për të qenë aq i shpeshtë. Këtu është shpjegimi në qasjen se si t’i krijosh lumturinë vetës.

Kondicioni i njëanshëm e ka vlerën e mangët. Kësisoj, njeriu mund ta këtë kondicionin fizik, por psikikisht të jetë i dërmuar. Drejtpeshimi psikofizik është kusht për arritjen e rendimentit të duhur të punës. Menaxheri ka para vetes detyrime me intensitet dhe peshë të ndryshueshme. Nganjëherë obligimet janë të mëdha dhe zako-nisht më të mëdha se të bashkëpunëtorëve më të afërt. Për t'iu bërë ballë kërkesave që shtrohen para tij, duhet të disponojë kondicion të konsiderueshëm. Mendimi dhe ushtrimi ta mban drejtpeshimin dhe kondicionin për vitalitetin e të menduarit afatgjatë.

Kondicioni psiko-fizik nuk është zbërthim i thjeshtë i "lodhje - çlodhjes". Përkon me drejtpeshimin e gjithëmbarshëm të njeriut. Thënia e lashtë latine "conditio sine qua non", në parafrazim - kusht pa të cilin nuk bën të veprohet, është paradigmë universale që ka të bëjë me drejtpeshimin dhe mirëqenien e njeriut. Ndër këto, renditen nevojat e përgjithshme dhe specifike. Qëllimi i trajtimit është i përqendruar në ato të për gjithshme, ndonëse nuk duhet të nënçmohen edhe ato të veçanta, të cilat njeriu vetë duhet t'i identifikojë dhe të orvatët që t'i përmbushë. Ndër të përgjithshmet janë nevojat fiziologjike të përshkruara nga Abraham H. Maslowi: 1. liria, 2. kërkesat fiziologjike – pijet, ushqimi, seksi, gjumi, 3. paga e të ngjashme. Së këndejmi, rraskapitja është gjendje të shkaktuar nga rrethanat më të "thella". Pra, që nuk kanë mbështetje vetëm ne nevojat fiziologjike, ndonëse mendimet në këto raporte janë të ndara.

Mirëqenia njerëzore kryesisht varet nga vetë njeriu. Do të thotë, ashtu si ai atë e sendërton. Por, vetëm parimisht, ngase ka edhe komponentë të pavarur nga vetë njeriu. Për shembull, liria e kolektivitetit nuk varet vetëm nga vullneti i njeriut. Kjo mund të pengohet në mënyrë arbitrare. Pa liri nuk ka mirëqenie. Por gjenden liria kolektive dhe individuale. Ndonjëri në lirinë më të madhe kolektive nuk do ta gjej lirinë, përkatësisht lirimin e vetës nga shumë ngarkesa që e dobësojnë karakterin dhe ansjelltas. Për nxitjen krijuese, pjesën dominante para Maslowit e ka përshkruar Edgar Alan Po në "Zona Arnhem", rreth 150 vjet më parë, ku dallon katër kushte elementare për jetë të lumtur: “4. jeta në ajër të pastër, 5. dashuria e gruas (dhe anasjelltas)*/, 6. mos-pretendimi për famë dhe 7. krijimi i bukurisë së re”. 45/ Këtyre duhet shtuar edhe 8. shëtitjen në natyrë. Duke ua bashkangjitur edhe dietën, ujin dhe nevojat tjera fiziologjike, për-fitohet tërësia e kërkesave për mirëqenie dhe rritje të kondicionit krijues. Në gjithë këto ndërhyn komponenti, i cili është me karakter qenësor - liria e kolektivitetit. Pas-taj renditen edhe kërkesat tjera për mirëqenien që janë të varura nga vetë njeriu e që * / Vërejtje e autorit të këtij libri: Z.B. 45/ Edgar Alan Po, vështrimi i Sharl Bodlerit "Odabrana dela", Nolit Beograd, 1974, fq. e cit.

407.

116

shprehen me motivimin, i cili shton kondicionin në kuptimin e rritjes së vullnetit dhe frymëzimit, që krijojnë drejtpeshimin e personalitetit. Në bredhjet e plota ngjeshën dhe në të zbrazëtat zhvishen mendimet; me të parat shtohet e me të dytat pakësohet kondicioni.

Do të ishte e tepërt ta sqarojmë domethënien e secilit komponent të mirëqenies, por ndoshta jo edhe t'i shpjegojmë disa nga këto që kanë kuptime dualiste ose që du-ket se përsëritën. Së këndejmi, në mjediset e zhvilluara uji trajtohet si mjet për pastërti e sidomos për freskim - dush, për ngritjen e kondicionit e të menduarit dhe pushimin e organizmit. Ndërsa, pijet kanë kuptimin e përmbajtjes më të gjerë. Seksi eksponohet vetëm si nevojë fiziologjike, ndërsa dashuria e gruas dhe anasjelltas, e burrit, ka kuptimin më të gjerë të mbështetjes dhe sigurisë. Për mendimin e qetë janë të pre-feruar edhe komponentët tjerë, qofshin për vitalitetin psikik ose fizik. Ndër të tjera, jeta e qetë private dhe veçanërisht ajo familjare, menaxherit i krijon siguri më të ma-dhe dhe përqendrim më efikas në veprimtarinë që e ushtron. Si ilustrim për këtë, vlen thënia: "kur pushohet pranë krevatit dhe shporetit, jeta është më e qetë dhe veprimta-ria bëhet më e begatshme."

Në procedimin e punëve të suksesshme, rraskapitja shkakton vështirësi të mëdha, duke sjellë deri të rënia e efikasitetit personal, që në mënyrë zinxhirore përfshin edhe të tjerët përreth. Krijon nervozizëm edhe "ngjitës", në mjedisin më të ngushtë ose më të gjerë. Sjell demoralizimin, d.m.th. demotivimin, duke shkaktuar kriza të brendshme dhe pasoja në rënien e efektivave të punës. Kondicioni i menaxherit përbëhet nga drejtpeshimi psiko-fizik. Motivimi këtë e pasuron.

Kur fillojnë të paraqiten sjelljet e përshkruara, reagimi i parë "shërues", është braktisja e punëve të përditshme. Do të thotë, preferohet shkëputja e përkohshme nga veprimtaria, dhe pushimi i kombinuar aktiv e pasiv. Ashtu, gjërat duhet të sillen në vendin e vet. Ushtrimi sipas komponentëve të mirëqenies së njeriut, të përshkruara më lartë, bëhet "ilaç vetësherues".

Demoralizimi depresiv është shprehje e veçantë e lodhjes, e cila shkakton rras-kapitje të rëndë. Shkaktarët më të shpeshtë janë: krizat krijuese, rënia e objektivave të veprimtarisë, tensionet në mjedisin e gjerë dhe dështimet tjera. Mirëpo, gjendja e tillë nuk është vetëm në kontekst me kondicionin, veç diçka tjetër, qe më gjerë trajtohet në kaptinën 4 (Krizat dhe konfliktet).

11. Energjia dhe mosha46/ Për punët e përbëra nevojitet aftësia dhe energjia. Zotimet dhe detyrimet e

menaxherit, janë vërtet të mëdha. Të rralla janë rastet kur bëhen punët me përbërje të thjeshtë. Edhe pse kondicioni mund të mbahet i drejtpeshuar, kërkohet energjia e rën-domtë, madje edhe ajo suplementare. Të rrallë janë njerëzit në moshë të shtyer, të cilët

46/ Në proporcion me vlerën frytdhënëse dhe aspektet psiko-fizike, raporti i moshës trajtohet

në librin e dytë të biznesit.

117

posedojnë energji të mjaftueshme për zotimet e tëra ndaj veprimeve që i dedikohen menaxherit. Më parë duke trajtuar moshën e lidershipit, janë shtruar vështrimet e përgjithësuara. Andaj në këtë pjesë trajtimi fokusohet në menaxherin. Energjia është agregati kryesor i vitalitetit dhe i zotimeve të menaxherit për punë të përbëra.

Energjia është latente ose potenciale. Njërën dhe tjetrën e posedojnë të rinjtë. Aktivizimi i këtyre dy gjendjeve të energjisë, varet nga rrethanat e caktuara. Racio-nalizimi i shfrytëzimit të energjisë është çështje qenësore. Personat profesionistë, të rinj, duke u aftësuar për ushtrimin e punëve të menaxherit, kultivojnë dhe ushtrojnë këto veti. Nëse nuk kanë arritur ta bëjnë këtë më parë, duke poseduar tiparet e vita-litetit - çfarë është mëvetësi e të rinjve - këto shpejt i mbështesin.

Urtia dhe përvoja, si veti dhe aftësi e pleqve, përherë janë të mirëseardhura gati për çdo punë. Këto veti i vejnë në funksion të drejtë dhe frytdhënës të rinjtë që janë të shkathtë dhe energjikë. Menaxheri i ri për nga mosha, mëson shpejt. Nëse posedon talent të dalluar, depërton me gjeturi. Pikësynimet e tij janë ambicioze. Është më elas-tik, më i qëndrueshëm dhe në shumicën e rasteve sugjestiv.

Të rinjtë janë reformator të mirë dhe të "mbushur" me shqetësime krijuese. Në të shumtën e rasteve, te pleqtë këto veti janë të rudimentuara. Pos kësaj, për pleqtë skemat bëhen rregull e rregullat parim i paluhatshëm, ndërsa menaxheri përherë balla-faqohet me kërkesa të tilla, të cilat kushtëzojnë sjellje elastike. Të paktën, kësisoj ësh-të edhe natyra dhe metoda e ndërmarrësisë. Sidoqoftë, në menaxhment, kombinimi i moshave fisnikëron aktivitetin, ndonëse në funksionin e menaxherit mundësitë e kom-binimeve të tilla janë të pakta, pos që në disa veprimtari, gjenden ca vende për këshi-lltarë të rryer, për çka nuk kërkohen lëvizje të mëdha. Në punët tejet dinamike, është i pamundur që të bëhet zëvendësimi i të rinjve me të moshuar. Për shembull, sa duhet të bëhet energjik e agresiv dileri (dealer) në bursat e aksioneve, mallrave të ndryshme e të ngjashme, bie fjala sikurse në Londër, Nju-Jork, Çikago, Tokio e tjera. Njësoj vlen edhe për brokerët. Këtu bëhet "amortizimi intensiv" i menaxherëve. Përballimi i kër-kesave të tilla, të natyrës së punës, përherë bëhet me njerëz gjithnjë e më të rinj. Të shkosh para kohës të duhet guxim i madh, por këtë e mbështesin të rrallët mbi të cilët shtresohen vlerat që më vonë i përcjellin të tjerët duke ndërruar kohën.

Veprimtaritë e përcjella me stabilimente të automatizuara, deri në nivelin e robo-

tizimit, kushtëzojnë udhëheqjen e punëve tejet dinamike. Ndër të tjera, kërkohet edhe ushtrimi i reflekseve për “thithjen”e informacioneve më frekuencë intensive. Ecuritë e tilla firmat e mëdha i kanë vërejtur qysh më herët. Mirëpo, duke mos pasur në dispo-zicion një numër të mjaftueshëm të profesionistëve, së pari janë orientuar në fina-ncimin e shkollimit të tyre, e pastaj janë bërë zëvendësime të gjithanshme të "pleqve" me të rinj. Suksesi i cili më parë kishte filluar të çalojë, për shkak të plakjes së me-naxhmentit, me ndërhyrjen e të rinjve së shpejti u riaktivizua. Në disa firma, sidomos në Japoni dhe përfaqësitë e tyre në botë, mosha më e shtyrë e menaxherit është limi-tuar deri në 35 vjet. Në krye të qeverive dhe shteteve, filluan të zgjedhin pragmatistët dhe të rinjtë. Kjo është veçori e vendeve të zhvilluara me skemë të qëndrueshme të shtetit dhe me tregun stabil. Më në fund edhe Rusia e bëri provën me Sergej Kirien-kon duke e zgjedhur për kryetar të qeverisë, por mandati i tij ishte jetëshkurtër se nuk

118

ekzistonte skema stabile e shtetit dhe se ky vend gjatë ishte ngërthyer në udhëheqjen autoritare. Vërtet se ka kaluar koha e udhëheqësve pleq. Menaxherët e moshës së re i kanë predispozitat e shprehura për krijimin dhe aplikimin e risive.

Sipas Ciceronit 47/, “pleqëria është pjesë e gëzueshme e jetës, por i ka edhe të metat për shkak se: së pari: na pamundëson ndonjë veprimtari më të madhe; së dyti: na dobëson trupin; së treti: na i ndalon gati të gjitha kënaqësitë; së katërti: sepse nuk është larg nga vdekja”.

Ndryshe, në disa variante të punëve edhe të moshuarit bëhen "luftarak" të vye-shëm, por më së shpeshti në bashkëveprim me të rinjtë. Së këndejmi, në përpilimin e strategjisë së veprimtarive përkatëse, me prirje të dendura nga profesioni dhe përvoja, të moshuarit janë më të vlershëmit. Sidoqoftë, kombinimet e moshave të ekipeve dhe menaxherëve, aty këtu ndihmojnë simbiozën e veprimtarisë.

12. Vendimi dhe paragjykimi Sa njerëz, aq edhe tipare. Për gjërat që i rrethojnë, ndajnë mendimin e përgjith-

shëm dhe e ruajnë gjykimin personal. Njerëzit në përcaktimet e veta kryesisht ndahen në dy grupe, në ata që gjykimet i projektojnë sipas besëtytnive deri te okultizmi48/ dhe në ata që këtë e bëjnë sipas realitetit. Mirëpo, ekzistojnë edhe ata që balancojnë në mes tyre. Të paktë janë të dhënë ndaj objektivitetit, përkatësisht ndaj realitetit të ma-terializuar. Në këto relacione, paragjykimet bëhen shprehi ose sjellje herë pas here më e shpeshtë ose më e rrallë. Nganjëherë, marrin përmasa dominante në veçoritë e per-sonalitetit dhe kështu pengojnë zbërthimin e iniciativës dhe të aktivitetit në aplikimin e saj. Njeriu bie në grackën e gjërave të pakuptimshme dhe duke kaluar në skajshmëri vihet në "prangat" e frikës ku humbet guximi. Megjithëkëtë, kjo është dukuri gati e rendomtë në të gjitha anët e Botës qoftë për frikacakë qoftë për të guximshëm. Veprat e mëdha nuk lindin prej atyre që kanë pretendime të mëdha, por nga personat të cilët në mënyrë të zakonshme çmojnë se bëjnë punë të rëndomtë.

Kusht i veprimit të menaxherit është lirimi nga paragjykimet. Nëse nuk është, këtë

mund ta arrijë me një vullnet ca më të fortë. Mjedisi, do të thotë rrethi i ngushtë, në këto përpjekje ndikon në dy drejtime. Në njërin, me lirimin nga vlerat pa dome-thënie; në tjetrin, në ngarkimin me këto "vlera". Asnjë mendim me të cilin do të niset njeriu në rini, nuk do ta ketë efektin e njëjtë duke perceptuar në kohën e pleqërisë.

Ngjan të disa persona që edhe dështimin e parëndësishëm t'i përshkruajnë mëka-tit. Ndodh që te disa njerëz tejet religjiozë, të disa drejtimeve ose sekteve, misticizmi të mbisundojë deri te sjelljet absurde. Të gjithë njerëzit nuk mund të bëhen plotësisht të 47/ Marko Tulio Ciceron 106-43 p.e.s. 48/ Ukultizëm do të thotë bestytni dhe veprime në mbështetje të forcave të mbinatyrshme duke

përfshirë edhe ato më të errëtat nga falltarë, shtriga e magjistar, spiritistë. Ndër ta edhe të realitetit të materializuarës si fhehtësi e të “zgjedhurve” – magjistarë, iluzionistë...

119

liruar nga paragjykimet, por shumica e gjejnë forcën që këto t'i sjellin në një masë sadopak racionale. Sodoqoftë, shumica e binzesmenëve, të dhënë ndaj parave që shumë i tërheqin, lehtë lirohen nga bestytnitë.

Tradita e paragjykimeve kolektive, prapëseprapë nuk bëhet gjithaq pengesë për raportet e ecurive të veprimtarive dhe arritjen e suksesit. Shembulli i thyerjes së shi-shes së shampanjës me rastin e inaugurimit të anijeve - që për herë të parë lëshohen në ujëra - është një ceremonial sa ritual aq edhe tradicional. Ngjashëm është edhe me ce-remonialet e vënies së gurthemelit të ngrehinave. Edhe sjelljet tjera të ngjashme, tradicionale, nuk shkaktojnë asfarë pengese në objektivizimin e aktivitetit të njeriut, andaj gjithashtu edhe të menaxherit. Përkundrazi, e frymëzojnë. Të besosh në atë që nuk ekziston, do të shndërrohesh në atë që nuk je.

Rastet më drastike të “misterioziteteve” shkaktojnë pengesa të kohëpaskohshme ose të përhershme. Këmbimi i njeriut ndërmjet vetëdijes dhe nënvetëdijes, të njohurës dhe të panjohurës, ndryshe të ngatërruara, sjellin deri të përfundimet "e mbrapshta". Kur mistifikimi i tillë bëhet udhërrëfyes, duke humbur masa e racionales, krijohet ha-pësirë për arsyetimin e ndodhive të papritura. Në këto ecuri raporti ndërmjet mena-xherit dhe bashkëpunëtorëve "rëndohet" me gjëra të parëndësishme. Në biznes, veç-mas preferohet: shpengimi paraprak i menaxherit nga paragjykimet, pastaj përmbajtja me sjellje të natyrshme dhe veprimet sipas shpjegimeve objektive.

Ah, këtë copë rrojtje mos e nxi Rrotull Mysterit - shpejtë, mor djal' i di: Një qime ndan Gënjeshtrën nga e Vërteta - Dhe përmi çë, të lutëm, varresh ti? Omar Khajami, rubairi 167 49/ Disa shembuj. Njeriu duke u nisur në një punë, nëse ia ndërprenë rrugën macja e

zezë, ose kthehet ose vazhdon i "thyer" moralisht. Është ky njëri prej rasteve më të shpeshta të dominimit të paragjykimit, në të cilin humbët guximi dhe kuraja. Kur ndodh dëshpërimi, në të vërtetë pasojat janë ato që kanë sjellë deri të "tronditja psiki-ke" e jo shkaku i shpjeguar në prizmin e paragjykimit. Vetëdëshpërimi dhe depresioni kalues, shkaktojnë zvogëlimin e efektit dhe të vullnetit. Marrja e vendimeve në këtë psikozë, është e rrezikshme, për shkak të rënies së vëmendjes.

Ngatërrimi i vetëdijes dhe i nënvetëdijes, që bëhet përmes ëndrrave, është lloj i veçantë i paragjykimit. Duke u munduar për ta dhënë shpjegimin, secili sipas kritere-ve dhe shenjave të veta, ia vështirësojnë vetes impulset e punës duke e zvogëluar vetëve-simin. Menaxheri nuk bën të marrë vendime nën presionin e paragjykimeve, por vetëm sipas raporteve objektive.

Gjendet edhe përmasa tjetër e shfrytëzimit të paragjykimit të të tjerëve. Disa menaxherë dinë t'i shfrytëzojnë paragjykimet e përgjithshme të mjedisit. Sidomos ata të rryerit, me përvoja të perceptimit të tipareve të njerëzve me ngarkesa konvencionale e 49/ O. Khajami; “Ruabirat,” Shqipëruar nga Rushit Bilbil Gramshi, alias Fan. S. Noli.

120

të paragjykimeve, dinë t'i hetojnë vlerat për rritjen e efekteve të punës. Një she-mbull. Njihja një njëri i cili punonte si agjent tregtar, por më së shpeshti punonte në një dyqan. Përshendetja e tij me njerëzit ishte "ta marrsha të keqën". Kur e pyeta një-herë se ç'domethënie ka përshendetja e tillë dhe se a mos është tejet përulëse, ndoshta edhe e "rrezikshme" për t'i ndodhë ndonjë e keqe, përgjigjja ishte praktike, tipike me-naxherike. Pra, kështu: "E keqja e njerëzve janë paratë. Unë përpiqëm njerëzve t'ua marrë paratë me uratën time, e ata gëzohen që do t’i liroj nga të këqijat"

Shembulli tjetër. Në raport me psikologjinë e përgjithshme të ambientit, mena-xherët e disa vendeve të skajuara, lansojnë lajmin për paraqitjen e bishave të panjo-hura - dinosaurusve, të shenjtëve e të ngjashme. Kështu, shtohet interesimi për këto mjedise dhe kalojnë në vendin e lakmueshëm për atraksionin turistik. Kështu liqeni Loch Ness në Skoci, është bërë atraksioni më i çmuar turistik në Britaninë e Madhe. Ose rasti i paraqitjes së shenjtërive në mjedisin e prapambetur sikurse që ndodhi me shfaqjen e “zonjës së bekuar” në Megjugorje në Hercegovinë në vitet shtatëdhjeta të shekullit XX.

13. Përgatitja dhe fjala Nuk do të jesh i qartë dhe me shprehje të saktë nëse më parë nuk ke përgatitur

fjalën duke iu përmbajtur qëllimit dhe mënyrës së parashtrimit të gjërave sipas rendit. Kujdesi që në fillim të mos e thuash fjalën e fundit i përket konsolidimit të aftësisë për projektimin e shprehjes dhe perceptimin e fjalëve nga të tjerët, në raportet e ko-munukimit të ndërsjellë. Është ky një objektiv me peshë të veçantë në raportet e punës së menaxherit. Renditja e çështjeve sipas përparësisë i përket cilësive të vigjilencës dhe maturisë. Në këtë kuptim, menaxheri përherë do ta kontrollojë veten, në mënyrë që më shumë t'i dëgjojë të tjerët, se sa të flasë vetë. Njëkohësisht duhet t'i kontrolloj gjestet, përkatësisht gjestikulimet, të cilat nuk guxojnë të bëhen shprehi e banalitetit. Strategjia e menaxherit nënkupton edhe vetëkontrollin e sjelljes, gjesteve dhe peshës së fjalës.

Idetë kryesisht shërohen në komunikimin verbal. Sjellja ndaj perceptimit të tyre, mbështet përkushtimin e thithjes dhe vlerësimit të çdo fjale. Në anën tjetër menaxheri është pjesëmarrës aktiv në ecurinë e bisedave. Ndryshe, duke zënë pozitën e "statis-tit", me ngurrim ndaj reagimeve të duhura, bëhet kundërproduktiv, ndonëse edhe i papërshtatshëm për zgjidhjen e çështjeve për të cilat kërkohen marrëveshje. Në të vër-tetë, menaxheri duhet të inicojë shumë gjëra qenësore dhe të frymëzojë bashkëbi-seduesit për të menduar në zgjidhjet përkatëse. Për të gjitha këto, do të bëhen përgati-tje paraprake. Mandej, të hartohet konspekti, i cili nuk do të thotë të qitet para tjerëve, por si i "mësuar" për çdo eventualitet të mbahet në xhep.

Përgatitja e menaxherit për konsultat në rrethin e bashkëpunëtorëve dhe për "ndeshjet" biznesore, është kusht për punë të mbarë. Pos këtyre, përgatitja mbështet ruajtjen e autoritetit, andaj edhe imazhit. Vendimi i shpejtë është veti e menaxherëve të përgatitur më parë. Në të kundërtën, "luhatët" strategjia e menaxherit, d.m.th. zbu-lohen dobësitë edhe të menaxherit edhe të strategjisë së tij.

121

Ndër të tjera, pjesë e veçantë e strategjisë është skenari praktik i sjelljeve, sipas rrethanave konkrete, por të parapara. Nuk është e thënë që për çdo konsultim e komu-nikim të përpilohet skema e secilës lëvizje dhe të përgatitët taktika e raporteve që do të shtrohen. Mirëpo, vlen që edhe për këtë sadopak të mendohet më parë. Shembulli për ilustrim. Një menaxher i cili për mesditë ka pasur të caktuar takimin për verifikimin e një kontrate me rëndësi, tërë paraditen e kalon me disa miq, ku edhe bisedat ishin efemere. Në euforinë e pritjes së nënshkrimit të kontratës, me mjaft vlerë të prokopisë, çohen edhe disa dolli. Personi, si menaxher, në takim arrin me kohë, por i ngarkuar me "ngatërrimin" e përqendrimit. Partnerët shtrojnë ca ndryshime në kontratën më parë të përpiluar. Menaxheri ( ynë), me kujdes të kufizuar, pas ca bisedash i pranon ndryshimet dhe e nënshkruan kontratën. Të nesërmen e kupton "defektin" dhe fajtorin që këtë e kishte shkaktuar. Të bëhesh syçelur është mundim i këndshëm që të ndihmon t’i rrisësh shiki-met të cilat për të tjerët mund të jenë të paarritshme.

Parashtrohet edhe një faktor mjaft i rëndësishëm për vlerën e kujdesit. Fjala ësh-të për konsumimin e alkoolit. Të gjithë autorët e psikologjisë së punës dhe higjienës psikologjike, e kundërshtojnë konsumimin e tepruar ose edhe me masë të alkoolit në kohën dhe vendin e papërshtatshëm , duke e shpallur të rrezikshëm për përqendrimin e vëmendjes dhe reflekset e punës.

Sipas logjikës dhe "normave të moralit biznesor", në shumë fjalë gjenden prog-nozat dhe ndonjë premtim i ndërsjellë. Gjithandej, rrjedhin edhe obligimet. Nëse për të gjitha këto nuk është menduar më parë, obligimet e cekura mbesin të mangëta. Pra, bisedat në të cilat nënkuptohen edhe premtimet, andaj edhe obligimet që më parë duhet të konceptohen. Kështu, kur shtrohen do të bëhen sa më koncize, me premtime sa më të shtjelluara. Përndryshe, menaxheri humb besimin. Për sjelljet dualiste ndërmjet premtimeve dhe mospërmbushjes së obligimeve, shumë menaxher janë ballafaquar me përvoja të hidhëta.

14. Emocionet dhe ndjenjat Veprimi i spikatur, pasqyron maturinë. Sjellja me gjakftohtësi, nuk do të thotë

edhe mënjanimin e temperamentit, por privimin nga dominimi i ndjenjave dhe emoci-oneve. Dominimi i arsyes, menaxherit ia shton forcën për vendime të qëndrueshme dhe frytdhënëse. "Karakteristikat e njeriut mund të jenë të ndara në katër sfera të për-gjithshme: 1.aftësitë mendore, 2. funksionet e koordinimit të muskujve ose funksionet motorike, 3. karakteristikat ose vetitë e personalitetit, duke përfshirë temperamentin e emocionalitetin dhe 4.aftësitë fizike dhe të ndjeshmërisë."50/ Menaxheri i qëndrueshëm, ndjenjat dhe emocionet duhet herë t'i kufizojë ose t'i frenojë e herë edhe t'i "ndrydhë".

Emocionet dhe ndjenjat më së shpeshti janë frymëzim i mbështetur në sentimen-talizëm e herë - herë në altruizëm. Mirëpo, në ekonomi këto shkaktojnë kundërthënie të 50/ Norman Majer "Industrijska psikologija", Privreda, Zagreb, 1964, fq. e cit. 272

122

rëndë që zvogëlojnë prokopinë. Me ndërhyrjen e ndjenjave dhe emocioneve, humbet qëllimi i biznesit. Në anën tjetër, personat e sprovuar duke hetuar dhe provokuar dobësinë e tjerëve për dominimin e emocioneve dhe ndjenjave, shfrytëzojnë nga rasti për arritjen e qëllimeve të veta, për prokopi të nxjerrë jashtë kornizës së vlerave të pritura. Andaj, veprimi i menaxherit përherë duhet të përcillet me mekanizmat e sprovuar të "antiemocionit", respektivisht të "bllokimit të ndjenjave", të sentimenta-lizmit, altruizmit e tjera. Amerikanët prijnë në fshehjen e emocioneve; një pjesë e bin-zesmenve janë edhe të privuar nga këto. U intereson leverdia. Për këtë përfaqësojnë shtetin që domininon botën. Të varfrit janë të mbushur me përplot emocione e filozofi për mirësinë.

Të rrallë janë njerëzit të cilët në disa çaste kritike, që nganjëherë nuk emociono-hen. Kur kjo sjellje shpeshtohet ose edhe bëhet shprehi, shkakton zvogëlimin e rendi-mentit - gradualisht ose përnjëherë. "Fatkeqësitë" e emocioneve mund të bëhen edhe fatale. Sjellin edhe shuarjen e biznesit.

Në trajtimin e metodës së marrjes së vendimit, më parë në caqe të shkurtra janë bërë shkoqitje rreth disa shpjegimeve, përkatësisht mbi bazë të vlerësimeve të Dr. D.Huardit dhe Dr. V.D.Skotit. Në këtë kontekst, sipas "metodës femërore" në të cilën "ndjenjat turrën nga brenda dhe zëvendësojnë arsyen", janë pasqyruar edhe pasojat. Këtu mund të shtohet edhe përbërja e raporteve të ngatërruara, që shkaktojnë vendi-met nën presionin e ndjenjave. Në botën e biznesit ë zhvilluar asnjë ndjenjë më nuk është e pastër, asnjë lidhje nuk ka mbetur mbi bazë të ndjenjave, asnjë zemër nuk rrah për tjetrin dhe asgjë nuk bëhet jashtë interesit.

Qëndresa ndaj kapluarjes nga emocionet, pos që është veti e lindur, ndonëse e njerëzve tejet të rrallë, duhet të ushtrohet edhe të kultivohet. Ndodh që kur kjo bëhët me vonesë, sprovimet në biznes të kushtojnë më shtrenjtë. Andaj, për këtë duhet pasur kujdes të përhershëm. Më së lehti e kanë personat të cilët këtë veti e trashëgojnë të reduktuar. Por, këta njëkohësisht kanë të reduktuar edhe prirjen për zbërthim të suk-sesshëm të idesë. Nga ky përshkrim bëhet e qartë se edhe me frenimet nuk duhet tep-ruar. Nga bashkëveprimi me persona, që kanë sadopak të shprehura ndjenjat edhe emocionet të prirë nga humanizmi dhe altruizmi, prapëseprapë mund të bëhet punë më e vlershme se sa me ata që gjenden në anën e kundërt, përkatësisht në skajshmëri joemocionale. Në këto raporte preferohet që me maturi të ruhet drejtpeshimi.

15. Fitorja dhe humbja Jeta është e për mbushur me ngritje dhe zbritje. Krijuesit këtë më së miri e shijo-

jnë. Provokimi i gjithanshëm sjell prova të reja, fitore dhe humbje. Kështu, përjetohet e bukura dhe ligështia. Menaxherët e sprovuar këtë e kanë mësuar me kohë dhe janë bërë më të sigurtë, se ngritjen dhe zbritjen s'duhet pranuar as si fat e as si fatkeqësi, por si përjetim pa ngazëllim ose dëshpërim të tepruar. Jeta është e përmbushur më kënaqësi dhe gëzime, ndërmjet të cilave gjendet

123

hidhërimi që dëshpëron. Duke e përjetuar triumfin a rënien si gëzim ose dëshpërim të madh, bie kujdesi.

Kur në këtë gjendje emocionimi e tejkalon arsyen, "shteret" vetëkontrolli. Pra, kalo-het në eufori. Nga gëzimi i pamasë lind vetëkënaqësia, duke shtuar sigurinë në vete e ndoshta edhe duke mbështetur fatin. Në humbje si dështim dëshpërues, krijohet pasi-guria, ndoshta edhe duke mbështetur mungesën e fatit.

Mençuria e menaxherit përket me kriteret e moralit kompleks, duke mos ekspo-nuar as gëzimin e as hidhërimin si pengesa të pakalueshme. Gëzimi apo hidhërimi i tepruar, në mënyrë vargore, ndikojnë në cilësinë e veprimit. Duke kalua masën, secila ndodhi dhe gjendje e krijuar, shkaktojnë pasoja të rënda. Kurajimi dhe dekurajimi i tepruar sjellin "pasigurinë e fshehtë". Nganjëherë bëjnë që të nxiten tiparet irracionale, pastaj të luhaten kriteret e vlerësimit të pozitës së vetes dhe të tjerëve në hapësirën e caktuar, gjë që mund të sjell tjetërsimin e personalitetit.

Gëzimet e tepruara për fitoren janë "tronditëse" të përcjella me eufori. Si nga-zëllime janë të mirëseardhura se kurajojnë duke të ledhatuar egon... Ndërkaq ato me masë, janë qëllime të jetës dhe begatimit të saj. Mirëpo, ndodh që për nga efektet afatgjata, pikërisht gëzimet e tepruara të bëhen më kundërthënëse se sa dëshpërimet. Sipas përvojave të disa menaxherëve, "trimërimi" i tepërt në një ndërmarrje biznesore i ka sjell në skajshmëri, duke shkaktuar plogështi në punët e mëtejme. Në këtë drejtim, të prirë nga fitorja e përjetuar, kanë vazhduar me sjellje të njëjta dhe kanë humbur edhe prokopinë e mëparshme. Suksesi i menaxherit varet edhe nga maturia e vlerësimit të humbjes dhe fitores, duke mos i përjetuar këto me hidhërim ose me ngazëllim të tepruar.

Hidhërimi gjithsesi mundon. Nëse frenohet për të mos arritur deri të plogështimi i iniciativës, ndihmon për syçeltësi të mëtejme. Sido që të jetë, që të dyja këto ndodhi: gëzimi dhe hidhërimi të skajshëm, si të “papritur” bëhen të dëmshme, në rend të parë ngase shkaktojnë shterjen e motivit të përcjellë me dominimin e “ngathtësisë” për veprimet tjera.

16. Informacioni dhe perceptimi Në këtë pjesë trajtimi i informacioneve ka të bëjë vetëm me perceptimin si

"ndjenjë e zgjuar" e menaxherit. Ndryshe, në pjesën që i kushtohet “informacioneve dhe momentit”, janë dhënë shpjegimet e trajtuar sipas përmasës kohore.

Sipas rrethanave përkatëse, lëvizin edhe informacionet. Sikurse për nga cilësia, ashtu edhe për nga vëllimi, lëvizshmëria e tyre është e ndryshueshme. Pos tjerash, in-formacionet janë intensive dhe ekstensive. Edhe menaxherët këto i "thithin" në këtë mënyrë - intensive ose ekstensive. Sintetizimi i informacioneve është veti e mjeshtërisë së veçantë e perceptimit të tyre. Veçimi i informacioneve kurente, është aq edhe më i rëndësishëm. Puna profesioniste me pajisje të duhura do të të kthjellë, pastaj ta shton dri-tën që të shohësh më mirë.

124

Informacionet qarkullojnë në tërë rrethin në të cilin sillet menaxheri. Është çësh-tje e aftësive të tij perceptuese se si do t'i kuptoj dhe shtroj në funksionin e drejtë të qëllimeve të biznesit të tij. Nxjerrja e informacioneve me interes të caktuar për me-naxherin i përket ushtrimit dhe vlerësimit, si dhe mbarështimit, sipas analogjisë se "seleksionimit dhe leximit të shpejtë". Ndryshe, do të humbiste shumë kohë dhe do të kufizohej efekti i tyre. Dikush bredh duke kërkuar informacione përkatëse e nuk vëren se ato i ka para syve të vet. Si ilustrim për këtë sjellje, do të ishte ai i mullisit "i cili vuan nga etja e gjendet me këmbë ne ujë."

Shumë njerëz do të humbin kohë në këmbimet rreth çështjeve efemere dhe u interesojnë informacionet për ndodhitë e të tjerëve, ndonëse nuk janë të informuar për çështjet jetësore të cilat i ushtrojnë në funksionin e menaxherit ose biznesit, nga i cili e sigurojnë ekzistencën.

Një shembull. Duke biseduar mes vete tre shokë, përndryshe me profesion të lartë, më 1971 në Dortmund në prezencën e nikoqirit gjerman, nxisin kureshtjen e tij për temat që i trajtonin në gjuhën e vet - të mjedisit tjetër. Nuk është e rëndësishme të theksohet se ishte sjellje jokorrekte e mysafirëve ndaj nikoqirit. Pas shpjegimeve që u bënë, u konstatua se nikoqiri, drejtor i një fabrike të njohur në Vestafali, e vetmja pro-dhuese e separatorëve të kategorive të rralla në Evropë, nuk dinte emrin e asnjë bu-rrështeti në Ballkan. Nuk dinte “shumëçka”! Pas një qeshjeje dhe habitjeje, nikoqiri me gjakftohtësi dhe pa hamendje vërejti duke thënë: "Unë nuk di shumë, por jam i obliguar të dijë aq shumë për punën që e ushtroj, saqë dijenia ime është e përqendruar vetëm në të". Pastaj, vazhdoj: "Di, sa janë kërkesat për separatorë në vendet e ndryshme në botë, për çfarë kategori të tyre, di edhe se ku gjendet në këtë çast anija e cila bartë separatorët për pastrimin e vajit të motorëve të anijeve që i kam dërguar për Australi! Sikur këtë mos ta dija, gjithçka tjetër nuk do të më ndihmonte as të më mundësonte që të mbetëm drejtor i fabrikës të cilën e udhëheqi!" Perceptimi i informacionit të duhur është veti e "nuhatjes" së vlerave të njo-hura dhe të panjohura, nga të njohurit dhe të panjohurit.

Informacionet, me më shumë ose më pak vlerë, rrjedhin nga burimet e ndryshme, nganjëherë edhe nga ato më banale. Menaxheri duhet ta këtë "të mprehtë" perceptimin për vlerësimin e tyre. Ngjan që miqtë nga biznesi dhe jo biznesi të përgjojnë ndonjë informacion me vlerë "margaritari". Nganjëherë nuk bën të nënçmohen as imtësitë.

Një shembull. Menaxheri është i interesuar për kapital plotësues me qëllim desti-nimi për zgjerimin e veprimtarisë. Kërkon partnerë të përshtatshëm, por nuk mund të informohet për të interesuarit. Në një bisedë rasti përmendët emri i personit të inte-resuar. Menaxheri nuk e percepton këtë informacion. Të nesërmen i ankohet një miku për hallin që ka. Ky përmend bisedën e ditës së mëparshme, ku ishte cekur edhe emri i interesentit. Atëherë, bëhet e kuptueshme se ishin nënçmuar rrethanat dhe bashkëbi-seduesit, e me këtë edhe informacioni nuk ishte perceptuar.

Janë shumë raste të dëgjimit dhe mosdëgjimit, përçmimit dhe përfilljes, në të cilat rrjedhin informacionet më pak ose më shumë të rendësishme. Varet nga shpejtësia, përkatësisht aftësia e menaxherit për perceptimin e vlerave të informacioneve. Prirjet për respekt ndaj të "dijshmëve" se vetëm këta janë meritorë për informim të mirëfilltë, nganjëherë sjellin në drejtimin e gabuar. Njëanshmëria në vlerësimin e personave sipas statusit social, menaxherëve më së shumti u hakmerret. Kësisoj, vetë mbesin të mangët e informacionet e "përçmuara".

125

Menaxheri gjithnjë duhet të kërkoj dhe të sprovohet duke krijuar kriterin e vlerësimit dhe perceptimit të informacioneve të duhura.

Në mjediset e zhvilluara me shfrytëzimin e mjeteve me të thjeshta ose edhe më të përbëra, prej gazetave ditore, mandej revistave të tjera deri te interneti dhe rrjetet, përkatësisht mjetet tjera elektronike e kanë shpejtësuar sistemin e komunikimit të in-formacioneve. Ndërkaq, aftësia e gjurmimit dhe perceptimit secilën ditë po i qet në pah të metat e ca menaxherëve që nuk arrin sistemimin dhe perceptimin e informacioneve që u duhen.

17. Profesioni dhe infrastruktura Mjeshtëria e suksesshme mbështetet në infrastrukturën funksionale. Njësoj është

edhe me efikasitetin e mjeshtërisë së menaxherit. Aq më tepër, mjeshtëria e këtij, që është më e gjerë, shtron kërkesën për mbështetje në objektet dhe mjetet funksionale të punës. Menaxheri profesionist, i talentuar, me aftësi të kultivuara për punët përkatëse, nuk mund ta sajoj rendimentin e mundshëm, nëse nuk i ka në dispozicion mjetet e duhura. Profesioni i tij përbën aftësitë për t'i shfrytëzuar këto mjete në mënyrë raci-onale. Vlera e punës së suksesshme e menaxherit mbështetet në drejtpeshimin e profesionit dhe të "infrastrukturës" funksionale.

Qëllimi për fitime sa më të shpejta, me çfarëdo mjete të punës, duke u përpjekur për shpenzime sa më të vogla, sjell deri të kursimet irracionale. Praktikisht, mu aty ku më së paku duhet kursyer.

Në këtë vështrim me infrastrukturën51/ e menaxherit përfshihen të gjitha objektet dhe mjetet për veprimet përkatëse në përbërjen e jashtme dhe të brendshme. Pra është fjala për pajisjet e veprimit personal të menaxherit në ndërlidhjen me veprimtarinë bazë qoftë prodhuese, këmbyese të mallrave, shërbimeve teknike a analitike.Të jash-tmet janë: objekti përkatës i punës në lidhshmëri me rrugët e përshtatshme, parkingun e të ngjashme, që krijojnë ambient të vlershëm për punë dhe lidhshmëri funksionale. Njëkohësisht me këtë shtohet prestigji dhe imazhi. Në brendinë e objektit, sado që komfori të jetë i kufizuar, funksionaliteti kushtëzohet me instalimet e komunikimit dhe stabilimentet për përpunimin e të dhënave, projektimeve dhe objektivave tjera të punëve mekanografike, përkatësisht të mjeteve mikroelektronike.

Aftësitë profesioniste të menaxherit, kanë përmbajtjen e diturive të caktuara. Me këtë nuk insistohet në tiparet e njeriut të gjithëdijshëm. Për shembull, nuk kushtëzo-hen dituritë e programimeve, projektimeve me karakter të punëve të specializuara. Këto i bëjnë specialistët. Mirëpo, menaxheri gjithsesi duhet të dijë të gjendet në de-përtimin në të dhënat e caktuara të regjistruara në kompjuter. Pastaj, ta njohë doku-mentacionin, adresarët, shtypjen e teksteve (me makinë shkrimi ose printer), përc-jelljen e telefaksit,

51/ Në këto shqyrtime, infrastruktura e menaxherit ka kuptim tjetër në krahasim me përbërjen e

nocionit të përgjithshëm, me të cilin përfshihet infrastruktura e gjerë. Pra fjala është për tërësinë e mikro dhe makrostrukuturës përreth objektit dhe në objektin e veprimtarisë së menaxherit.

126

modemit, e - mailit e të ngjashme. Janë këto veprime që zakonisht i ushtrojnë sekretarët teknikë. Mirëpo, njohuria e këtyre punëve, menaxherin e bën të pavarur. Për shembull, kur gjendet në udhëtim apo vizitë të firmës partnere, duke prezentuar propozimet biznesore, vetë duhet t'i demonstroj informacionet përkatëse përmes disketës së kompjuterit, video - xhirimeve dhe mënyrave tjera - të komuni-kimit. Me talent mund të shkosh përpara aq sa do t'i shtosh kujdes, punë, ushtrim dhe përkushtim veprimeve që i shtron.

Menaxheri nuk duhet të sillet si burokrat, në kuptimin e shefit për urdhra, duke mos pasur njohuri elementare teknike të vlerave praktike për punët që i ushtron, për-katësisht që është i thirrur t'i ushtrojë. Kështu asnjëherë nuk bën që të eksponohet imazhi i rrejshëm si për shembull: ta ftosh bashkëpunëtorin për ta aktivizuar komp-juterin që e mban para vetes në tavolinë, për pasqyrimin e disa të dhënave. Pra, nëse e ka komjuterin në zyrën ku punon, atëherë duhet të dijë ta aktivizoj. Ndonëse disa persona, duke kaluar nëpër fazat e evolucionit të karrierës, nuk mund të lirohen nga imazhi i rrejshëm.

Një shembull. Në zyrën e një shefi, ndër ne, në një bisedë për shtruarjen e idesë për biznes, në vete projektoja tiparet e këtij personi si menaxher. Së pari më ra në sy se kishte instaluar disa telefona. Nuk dija se a funksiononin të gjithë. Kur cingëronte telefoni, me rend i ngrinte receptorët e secilit. Vërtet ishte ritual për gjetjen e telefonit që cingëronte. Ishte e qartë se kishte qëllimin të më impresionojë. Pyeta se a ka komp-juter. S'kishte as digitron! As makinë daktilografimi, as telefaks. Fiks ideja e tij ishin telefonat dhe telefonatat "impresive". Në vend të përgjigjes i tregova një barsoletë, në përmbajtjen e së cilës projektova ngjashmërinë e tipareve të tij. Nuk di se a kuptoi di-çka nga kjo. E dija se gjithnjë vetëm një telefon cingërronte; të tjerët as që ishin të kyçur në rrjetë.

18. Analitika dhe pragmatika Çdo punë duhet të trajtohet në mënyrë sadopak me metoden përkatëse. Janë punët

e spikatura dhe ato të nivelit më të ulët, deri në rutinore. Do të thotë se një pjesë e punëve kushtëzon metodën analitike dhe tjetra atë pragmatike. Menaxheri praktikisht sillet ndërmjet mënyrave të ndryshme të shtjellimit të veprimtarisë. Në të vërtetë, menaxheri përherë gjurmon kahet e ecurisë së veprimtarisë në mënyrë analitike dhe sillet ndërmjet analitikes dhe pragmatikës. Rivalët dinjitoz do të mbështesin idealin për të vërtetat, me të cilat kanë dëshirë të dalin në duelin e jetës që të ngritin vlerën e vetës.

Gatishmëria në shfrytëzimin e infrastrukturës dhe profesionit, në projeksionet e raporteve dhe vlerave të punës, paralelisht me thjeshtimin e mënyrës së eksponimit të rezultateve, menaxherin e bën më efikas - praktikisht, më të suksesshëm. Balancimi ndërmjet mënyrave të ndryshme të qasjes së punëve, mbështet aftësitë për perceptime objektive, sadopak ndërdisiplinare. Së këndejmi, njohja e rregullativës ligjore, kon-tabilitetit, dokumenteve të evidencimit të imput - output-it, përpilimi i raporteve të

127

ndryshme, korrespondenca dhe ca projektime, sigurojnë baraspeshën e resursit krijues të menaxherit. Pra, janë punë që duhet t'i njoh dhe t'i bëjë menaxheri.

Skema 9

Për të zgjedhur shtegun për biznes të suksesshëm,

nevojitën shtegtar me imagjinatë

Mos pritni nga lojërat e fatit, por provokoni fatin me ide e punë, ndryshe nuk do të dini për të!

Nëse menaxheri i profilit të caktuar profesionist, nuk arrin që ta kaplojë anën analitike të vrojtimit, duke shfrytëzuar mjetet moderne të punës, këtë duhet gradu-alisht ta ushtrojë. Përndryshe, edhe ashtu bëhet ndarja e punëve si detyrime që bartën në personat me profesione të caktuara - plani i veprimtarisë, përkatësisht i aktivitetit, përcjellja e llogarive financiare dhe materiale (kontabiliteti), evidencimi i mallrave, ecuritë e tregut, bilanci dhe komunikimet tjera. Mirëpo, edhe atëherë menaxheri nuk e liron veten nga njohja e përcjelljes së të gjitha këtyre veprimeve. Do të thotë, nga "përgjimi" dhe "gjurmimi" analitik dhe vrojtimi praktik i ecurive. Veçanërisht, do të përcjell raportet ndërmjet personave dhe ndarjen e punëve të tyre, sjelljet në vendet kyçe të veprimtarisë, ecuritë e tregut e të ngjashme. Edhe pse të tjerët janë të caktuar për zotime të veprimeve përkatëse, njohja edhe e paktë i ndihmon menaxherit të ndi-het më i qetë se përgjegjësia është e tij.

128

Disa njerëz kureshtjen e kanë profesionizëm frytdhënës e disa “profesioni-zëm” për ngritjen e paaftësisë së vet për t'u arsyetuar me fajësimin e të tje-rëve.

Zakonisht, çmohet se veprimi i menaxherit është i përqendruar në përmasën praktik - pragmatik. Shikuar nga jashtë, fitohet përshtypja e dominimit të tipareve të tilla. Në fakt, përderisa ky është në gjendje të mobilizuar, në brendi "përtyp" variante të qasjeve dhe racionalizimit të rrjedhave të punës, qoftë edhe në mënyrën më të cekët analitike. Në anën tjetër, nuk pritët që menaxheri të jetë profesionalisht kompetent për të gjitha veprimet. Për këtë dhe komunikimet e duhura të kuptimit të specializuar, gje-nden personat si ndihmës të profileve përkatëse të aktivitetit, si pjesë përbërëse e hierarkisë së menaxherit.

19. E njohura dhe e panjohura

Edhe kur bëhen përgatitjet prognozat më të shkoqitura, prapëseprapë të gjitha

gjërat nuk mund të bëhen krejtësisht të njohura. Ose, sikur të ndërtohet e tërë "pira-mida" e biznesit, të parashikuar si të suksesshëm, në zbatimin e projeksioneve të për-piluara do të paraqiten risi, më parë të panjohura. Sidoqoftë, e njohura dhe e panjohu-ra, si dy gjendje në pika të ndryshme, përherë duhet të afrohen rreth epiqendrës së projektimit permanent, duke mos mbiçmuar ose përçmuar asnjërën prej tyre. Në vi-jimin e veprimtarisë, ndodh që gjërat e njohura dhe të panjohura t'i ndërrojnë vendet dhe peshën e vlerës që kanë. Ekzistojnë porositë e dhëna për të gjitha kohët; njerëzit përherë mundohen të nxjerrin porosi të reja që janë përsëritje e të njohurave.

Askush nuk është i kualifikuar ose i merituar për njohuritë e gjithanshme nga fushëveprimet e ndryshme. Ashtu, edhe nuk bën që të insistohet për t'u bërë kompe-tent për gjithçka rreth vetes. Gjithashtu, nuk bën të mos pranohet se ka të meritueshëm e më të meritueshëm për gjërat që tjerët nuk i njohin ose që kanë njohuri të cekët. Qëllimi i trajtimeve, kësodore, përqendrohet në dy çështje të rëndësishme për tiparet dhe sjelljet e përgjithshme e veçmas të menaxherit. E para, i dedikohet këshillës për "ikje" nga temat ose gjërat për të cilat nuk është në "truall" të vetin. E dyta, të mos përçmojë të panjohurit, ngase edhe nga ky burim mund të rrjedhin gjërat e leverdish-me për veprimtarinë përkatëse.

Çështjet e panjohura, për të cilat ndodh që menaxheri zotohet, mund të hak-merrën në mënyra të ndryshme. I prijur më qëllim të mirë, ngjan që të "bredhë" jashtë diturive të veta dhe të marrë obligime të panevojshme. Atëherë, humb kohë e bën mund në disfavor të veprimeve të veta. Gjithashtu, ndodh që në takimet me partnerët biznesorë dhe jobiznesorë, të lëshohet në gjërat që nuk i ka të njohura dhe kështu të ofrojë informacione të pasakta ose të paargumentuara. Së këndejmi, gradualisht "veni-tet" autoriteti personal dhe imazhi i firmës.

Dy shembuj. I pari. Menaxheri, në mënyrë vullnetare, merr përsipër detyrën e porotnikut. Kësisoj, më shumë kohë humb jashtë seancave gjyqësore, duke pranuar të pandehurit për këshilla. Për këto edhe ashtu nuk është kompetent. Gjithë kjo bie në barrën e punëve vijuese në të cilën krijohen zbrazësira.

129

I dyti. Në një marrëveshje biznesore, ku marrin pjesë disa partnerë, menaxheri aq tepër ngazëllohet në trajtimin e temave periferike, për të cilat bisedohej (mënyrë e cila gati rëndom praktikohet si paranxehje për hyrje në çështjet konkrete), saqë në qasje "jomeritore" e ndien veten kompetent për konstatime të sigurta. Gati bëhet "encik-lopedi e gjallë". Arriti që ta prezentojë "vetëtestimin". Partnerët ndërruan përshtypjen për sigurinë dhe seriozitetin për bashkëveprime të rëndësishme. Duke përshquar gjërat nga larg, mbarështohet drejtpeshimi ndërmjet të njo-hurës dhe të panjohurës.

Gjithashtu, kujdes i veçantë i kushtohet perceptimit të hapësirës biznesore, që është e panjohur ose më pak e njohur, duke identifikuar me respekt të njëjtë partnerë të mëdhenj e të vegjël, pavarësisht nga imazhi. Kështu, shumë firma që nuk janë gjithaq shumë të eksponuara, duke mos u reklamuar së tepërmi, kanë pozitë të lakmueshme në treg. Por, pos rrethit të biznesmenëve dhe klientelës të caktuar, për tjerët janë të panjohur. Menaxheri që përshquan hapësirën ekonomike, duke mos përçmuar, kombinon partnerët biznesorë sipas leverdive përkatëse. Vijueshmëria e veprimtarisë, rëndom zhvillohet duke mbajtur në gjirin e vet partnerët e përhershëm dhe duke bërë ndryshime në rrethin e një pjese, në njërin drejtim duke afruar të rinj dhe në tjetrin du-ke larguar ata për të cilët është humbur ose ngushtuar leverdia ekonomike. Mirëpo, një pjesë e madhe e menaxherëve janë të "palëvizshëm" dhe i përmbahen vijueshmërisë me të njohurit, ndonëse me pak do të krijojnë suaza më të gjera të veprimtarisë me leverdi më të madhe.

20. Barazia dhe pabarazia Në renditjen e të drejtave dhe obligimeve në ekipet punonjëse, raportet nuk gjen-

den përherë në baraspeshë. Menaxheri, parimisht, pozitën e ka gjithnjë të dalluar edhe për nga të drejtat edhe për nga obligimet. Për nga të drejtat, zakonisht është në pozitën "e të parit ndër të barabartë" ose të paktën ashtu duhet ta çmojë veten në hierarkinë e raporteve të veprimtarisë dhe këtë për hir të harmonisë së brendshme. Është e qartë se këtë rangim vetes ia dedikon në disa referenca, por jo në të gjithat, ngase në raportin material dhe privilegjit ndaj të drejtave është i dalluar. Ndonëse, edhe këtë në kushtet e punëve të cilave iu prin do të bëj diferencimin sipas vlerave të prokopisë. Me rënien e efekteve, pozita e menaxherit bëhet tejet e palakmueshme. Pra, nënkuptohet se në të mirë, respektivisht në ndarjen e vlerave të biznesit, menaxheri është në pozitën më të lakmueshme. Ndërsa, në vështirësi tjerët nuk tangohen sikur ky. Pozita e menaxherit në hierarki zakonisht është i pari ndër të barabartë, por për nga përgjegjësia është i pari ndër të pabarabartë.

Për nga përgjegjësia, menaxheri përherë gjendet në vendin e të parit ndër të pa-barabartë. Detyrimet dhe preokupimet e tilla janë barrë e rëndë për menaxherët, ndo-nëse kjo këtyre nuk do t’u duket gjithaq e vështirë, ngase janë mësuar për të qenë për-herë të "mobilizuar".

130

21. Koha dhe vlera Parimi elementar është shfrytëzimi racional i kohës. Me këtë gjithashtu nënkup-

tohet skema racionale e kohës së menaxherit. Kur punohet pandërprerë, vërehet se sa shpejt kalon koha dhe njëkohësisht çmohet vlera e saj. Në pjesën e interpretuar me ti-tull "Koha dhe vrapi" shtrohej qëllimi i arritjes me kohë. Këtu koha projektohet në një përmasën tjetër. Atje ishte fjala për rëndësinë e vendimit të marrë me kohë. Ndërsa, këtu trajtohet koha kur merret vendimi.

Njeriu metodik, pavarësisht nga njohuritë me të cilat disponon, respektimin e kohës e ka të rrënjosur në vetëdije dhe nënvetëdije. Kësisoj janë, dhe nëse nuk janë, duhet të formohen tiparet e menaxherit. "Koha është para", e duke ditur se ku dhe si fitohen këto, koha bëhet e pakompensueshme, nëse humbet. Që të harrohet koha e mëparshme, duhet të qesësh hapat me të qëndrueshëm për kohën e tashme e të krijosh gjurmë edhe më të vlershme për të ardhmen.

Organizimi i punës, nënkupton edhe racionalizimin e shfrytëzimit të kohës. Har-timi i fazave të realizimit të veprimtarisë, ndihmon në ngritjen e efikasitetit të punës. Proporcionaliteti kohor ndërmjet tyre ka rëndësi të veçantë. Parapërgatitja, përgatitja dhe vijimi i procesit të punës, nuk mund të vihen në raportet e zgjatjes së njëjtë të kohës. Mirëpo, këto ndonëse mund të shkurtohen, nuk bënë që të mënjanohen.

Ca menaxherë kësaj nuk i kushtojnë rëndësi. Pasi që të fillojnë procedimin e zbatimit të kryerjes së veprës, vërejnë se sa gjëra u mungojnë. Para se të fillojë punën kryesore, mjeshtri i mirëfilltë zgjedh dhe radhit veglat, materialin e duhur e të ngjash-me. Pothuajse është njësoj në çdo veprimtari. Mirëpo, ka edhe raste të atilla në të cilat pa nevojë humbët shumë kohë në përgatitje ose edhe parapërgatitje të zbatimit të vep-rimtarisë. Në fakt, kështu ngatërrohet masa ndërmjet raporteve të kushtëzuara me teknologjinë e punës. Intensiteti i punës shtohet pasi që të nxeheni në të. Mirëpo, disa persona kanë si ves që të shpenzojnë kohë të tepërt për të marrë hovin e punës. Në të njëjtin drejtim ngjan që të humbet drejtpeshimi ndërmjet kohës së punës dhe kohës së pushimit, pastaj mënyrës së pushimit - aktiv ose pasiv. Lëvizshmëria e tillë dhe e "pa-akorduar", shkakton zvogëlimin e efektivave të kohës dhe të rendimentit të punës. Bredhjet e zbrazëta në këto ecuri janë tejet të shprehura. Do të thotë, lëvizjet nuk janë të akorduara.

Për veprime delikate, sikurse me rastin e marrjes së vendimit për çështjet ca më të rëndësishme, duhet analizuar dhe sprovuar veten për të gjetur "fazën e kthjelltësisë". Kjo po ashtu lidhet me bioritmin e vitalitetit dhe disponimit.

Nuk bën të marrësh vendime në gjendjen e lodhjes. Aq më pak të rraskapitjes, gjendje kjo e cila më së shpeshti arrihet në kohën e pasdites. Sidoqoftë, koha më e përshtatshme për marrjen e vendimeve më serioze është e mëngjesit, përkatësisht e paradites. Kështu renditja e mendimit dhe e vendimit bëhet sipas logjikës: "Mendo në mbrëmje dhe vendos në mëngjes". Për menaxherin koha paraqitet në shumë përmasa: vendimi i marrë me kohë, koha e marrjes së vendimit, respektimi i kohës së vet dhe të tjerëve.

Në rregullat e veprimtarisë përfshihet edhe respektimi i kohës në relacionet e kontakteve biznesore. Nëse këto rrjedhin në mënyrë ekstensive, edhe koha shpenzohet duke arritur vlera të mangëta, çfarë sajohen përmes këtij veprimi. Pra, bie përqend-rimi,

131

e më këtë edhe efikasiteti i veprimit. Andaj, edhe në këto raste, bisedat duhet të vihen në proporcionin e vlerës - në hyrje (uverturë), shtruarjen e çështjeve qenësore, shqyrtimin e caqeve, përcaktimin e qëndrimit dhe komentin e përfundimit.

22. Miqësia dhe biznesi Komunikimi i ngrohtë, i afërt, me dashuri e respekt të ndërsjellë, përbën miqësi-

në. Ka edhe shpjegime më të gjera për miqësinë. Rreth trajtimit të raporteve ndërmjet biznesit dhe miqësisë, dallojnë mendimet dhe vlerësimet. Sidoqoftë, përvojat në këtë relacion më tepër janë të hidhura se sa të këndshme. Aristoteli ka thënë: "O miqtë e mi, s'ka miq!" Në të shumtën e rasteve, raportet ndërmjet miqësisë dhe biznesit duhet të mbeten të distancuara. Miqësia pengon biznesin dhe anasjelltas, biznesi dëmton miqësinë.

Në vendet e perëndimit, në një pjesë gjenden firmat mjaft të suksesshme që i mbajnë partnerët biznesorë, të cilët njëkohësisht janë edhe miq të mirë. Në rastet tjera, ku këta nuk kanë këtë lloj të afërsisë në komunikimin e tërë, do të thotë miqësor, kënaqen vetëm me respektin elementar dhe më tepër nuk dëshirojnë të thellohen në raportet private. Në SHBA lë përshtypje një veçori karakteristike, e cila mjaft i ilust-ron ecuritë e interesit të kapitalit me miqësinë. Në rastet bukur të shpeshta, kur zezaku ose grupacioni i zezakëve e përfitojnë mëvetësinë e aksioneve në ndonjë firmë, bëjnë çmos për largimin e zezakëve të punësuar aty. Praktikohet nganjëherë edhe në kuadër të menaxhmentit. Arsyet janë të kuptueshme. Bëhet distancimi nga afria, e cila kush-tëzon një lloj solidariteti dhe tërheq privilegje eventuale, të cilat sipas "vëllazërisë so-ciale dhe etnike" vetvetiu imponojnë raportet e reja të rënies së disiplinës. Kësisoj do të zvogëlohej profiti. Në këtë mënyrë, në numrin më të madh të ndërmarrjeve private, duke përfshirë edhe shoqëritë aksionare, bëhen përpjekje për distancimin e raporteve miqësore nga ato biznesore. Eksponohet konstatimi se miqësia e pengon biznesin dhe anasjelltas, biznesi e pengon miqësinë. Fjala e urtë (e njohur e popullit): "ha e pi e treg me tëndin mos bën!" ...është ilustrimi me porosi të vlerave të përhershme.

Synimet dhe këshillat e tilla janë mjaft të arsyeshme. Në biznes, korrespondimi i liruar nga raportet oficiele, ndërlidh sentimentalizmin, zvogëlon përgjegjësinë dhe kufizon disiplinën. Në mbështetje me miqësinë, imponohet toleranca e ndërsjellë. Me këtë krijohet edhe afria në marrëdhëniet familjare. Ndërmjet miqësisë dhe profitit, duke dominuar interesi, shkaktohen ndarjet. Gjykimet e mjedisit për shkëputjet e pap-ritura të marrëdhënieve, veprojnë në shtuarjen e presionit herë "të padrejtë" e herë "të drejtë". Pastaj, ndodhin edhe shumë dobësi të nxjerra në mënyrë përcjellëse "jo unë, po ai" e të ngjashme. Preferohet që menaxheri të bëjë sa më shumë miq, e më miq sa më pak të zhvilloj biznes.

Të tjera janë raportet në ndërmarrjet familjare. Këto zakonisht janë të trashëgu-ara. Komunikimi këtu ose ngritët në nivel të "oficielitetit" ose bëhen ndarjet përmes kompensimeve të aksioneve ose edhe të firmës, ngjasisht firmave. Rastet më të shpe-shta janë ato, kur për hir të interesit të ndërsjellë dhe imazhit, si autoritet i imponuar, koordinimi dhe hierarkia e menaxhmentit, mbahen në duart e anëtarit më me përvojë.

132

Sido që të jetë, ruajtja e tërësisë së firmave të mëdha shpreh rastet e rralla, veçanërisht aty ku familjet bëhen dinasti mbi baza të kapitalit. Kurse, në shumicën e rasteve të tjera, në raportet familja - biznesi, bëhen ndarje ngase këto ngarkojnë dhe shpesh nga-tërrojnë edhe vlerat e biznesit dhe marrëdhëniet familjare. Ndërkaq në shumicën e rasteve të ndërmarrjeve familjare, udhëheqja zgjidhet nga njerëzit jashtë gjirit familjar.

23. Biseda dhe dialogu Në pjesën më të madhe të veprimtarive me intensitet të dalluar, sipas rregullës

flitet pak dhe punohet shumë. Kuptohet, se varësitë janë të tipeve dhe modeleve të ndryshme të veprimtarive dhe organizimit të tyre. Mirëpo, varësitë janë të kushtëzuara më së shumti me marrëdhëniet në veprimtari dhe sjelljet e menaxherit. Në shembullin e veprimtarive të lidhura me korrespondencën dhe komunikimin më intensiv, sikurse është karakteri i konsaltingut, biseda dhe dialogu vijojnë sipas natyrës së punëve. Në tjerat, komunikimet verbale janë më të kufizuara. Mëvetësia e kriterit të autoritetit dhe racionalitetit, menaxherit i kushtëzon pranimin e bisedës me gjithkë, por dialogun jo me secilin.

Në tërë veprimtarinë, menaxheri i përmbahet kriterit të autoritetit dhe racionali-tetit. Obligim i tij është që ta pranojë ose edhe ta imponojë bisedën, kushtimisht me gjithkënd, por dialogun ta projektojë ashtu që të bëhet me njerëz të zgjedhur. Ndër-gjegjja, shkalla e shtuar e përkushtimit dhe e përgjegjësisë, duhet të mbisundojnë në evitimin e nivelizimit në trajtimin e çështjeve me ata që behët dialogu. Për këtë, menaxheri nuk është i nivelit të obliguar, për humbje të kohës, për bindje dhe dialogje "shterpe". Dialog bëjnë dy që janë të barabartë, të paktën për një ose disa çështje që këtë duhet ta arsyetojnë. Nganjëherë, dialogu mund ta ketë përmasën me peshë më të madhe. Për këtë duhet të dominojë kriteri i selektivitetit. Disa persona janë të prirur për imponimin e dialogut me udhëheqësit, shpesh duke u sjellë edhe pa përgjegjësi. Me këta duhet kufizuar dialogun! Duke qenë i vetëdijshëm se dialogu është një lloj obligimi, gjithsesi kujdes i veçantë i kushtohet zgjedhjes së atij me të cilin hyhet në dialog. Vërtet, disa njerëz nuk meritojnë as respektin më të vogël, e për pranim në dialog është e tepërt të japim koment. Ai që do të kërkoj bisedë e dialog vend e pavend, s’ka se çka të thotë.

Raporti i bisedave i përket interesit dhe funksionimit të veprimtarisë, personifi-kim i të cilës është menaxheri. Nga këto rrjedhin informacione interesante, me vlerë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Megjithëkëtë, masa e racionalitetit duhet të dominojë përherë.

24. Mendimi dhe veprimi Në tiparet e ndryshme të njerëzve, dallojnë mënyrat e të menduarit dhe të vepri-

mit. Shkaktohen nga natyra e njeriut dhe rrethanave në sendërtimin e veprimtarive. Kësisoj, janë edhe sjelljet e menaxherëve. Ekzistojnë plot metoda të shtruarjes së mendimit dhe veprimit. Ndër këto dallohen: mendimi i ngadalshëm dhe veprimi i

133

shpejtë, mendimi dhe veprimi i shpejtë, mendimi dhe veprimi i ngadalshëm, mendimi i shpejtë dhe veprimi i ngadalshëm, d.m.th. gradual.

Perceptimi i "mprehtë" ndihmon për zgjedhjen e metodës sipas dominimit të rre-thanave. Për këtë kushtëzohet përgatitja paraprake. Rrethanat e papritura shkaktojnë befasi dhe hutojnë. Ushtrimi i sjelljeve, në të cilat frenimi është vetëkontrolli efikas, mbështet stabilitetin e marrjes dhe respektimit të vendimeve.

Mënyra më e preferuar ndërmjet "leximit" dhe qëndrimit, është krijimi i ku-ptimit të shpejtë dhe vendimit të ngadalshëm.

Ani pse raportet ndërmjet mendimit dhe veprimit duken të përbëra, në ushtrimin praktik janë sjellje të thjeshta rutinore. Të shumë persona, këto janë veti të lindura ose të ushtruara të gjeturisë. Në këtë drejtim, shumë menaxherë duke vepruar në këto rre-thana, as që janë të vetëdijshëm se sipas cilës metodë veprojnë - të shkruar ose të pa-shkruar.

Sidoqoftë, metoda më e preferuar është e mendimit të ngadalshëm dhe e veprimit të shpejtë. Në këtë kontekst ndërhyn edhe mënyra e "leximit" të gjërave të shkruara e të pashkruara dhe shprehjes së kuptimit të bindjeve dhe qëndrimit për këto. Raporti ndërmjet këtyre dy përmasave shpesh është i ndryshuar. Andaj në këtë rast parapëlqehet leximi i shpejtë, do të thotë edhe i njeriut dhe qëllimeve të tij dhe reagimi, përkatësisht përcaktimi i qëndrimit në mënyrë të ngadalshme. Qasja e tillë i përket çasteve spontane. Duke qenë i përmbajtur, menaxheri zakonisht mendon ngadalë dhe vepron shpejt.

Shembuj të ndryshëm si përvoja me vlera pozitive ose negative, udhëzojnë se gjërat që prezentohen me nguti, mbesin të paqarta ose shkaktojnë nervozizëm. Në këto rrjedha, ndodhin edhe vendimet e shpejtuara. Janë të shpeshta edhe rastet kur ne-vojitet reagimi i shpejtë në të dy përmasat. Por, kur bëhet ballafaqimi me çështjet e seriozitetit më të lartë dhe vlerave afatgjata, sido që të jetë, gjërat duhet perceptuar ndryshe. Pra, duke mos marrë vendime të ngutshme. Prezentimi i ofertave, zako-nisht mbështetet mbi bazat e dokumenteve të shkruara. Pos që duhet kujdes i shtuar për këto, koha për marrjen e vendimeve duhet të zgjatet. Nganjëherë shqyrtimet e tilla bëhen në disa etapa, duke plotësuar dhe reduktuar gjërat sipas kërkesave të dy ose më shumë anëve. Po ashtu, komentimet janë të mirëseardhura kur bëhen me shkrim dhe në këtë mënyrë përcjellin dokumentin kryesor. Kjo është metoda më e sprovuar për të cilën menaxherët me përvojë kanë mjaft njohuri.

25. Njerëzit dhe identifikimi Për ta njohur njeriun është punë e vështirë. Nganjëherë është edhe e pamundur,

përderisa mos behën sprovimet e ndërsjella. I gjithë ky procedim është edhe delikat. Mirëpo, disa njerëz duke i dhënë vetes të drejtë për "njohuri të pafundme", përshk-ruajnë të tjerët dhe ashtu sipas këtyre "tekeve", orvatën të bëhen meritorë për vlerësi-

134

me prej të cilave kryesisht rrjedhin përfundimet e gabueshme. Këtu më së paku është fjala për zgjedhjen e personelit dhe trajtimin e stafit në kuadër të menaxhmentit, për çka trajtimet shtrohen në librin e dytë të biznesit. Shpjegimi përqendrohet në identi-fikimin e njerëzve për “ndeshjet” biznesore.

Për identifikimin e personave si bashkëveprimtarë dhe partnerë të kohëpaskoh-shëm, menaxheri duhet të udhëhiqet sipas "kodit" të vet, të kritereve të vlerave tipike dhe atipike, të renditura sipas përvojave të veta dhe të tjerëve, të shkruara ose të pash-kruara. Për këtë, në një pjesë të madhe shërben edhe "arkitektura e menaxherit". Si udhërrëfyese janë të gjitha ose disa nga determinantet e kësaj. Kështu, nëse me një de-terminantë arrihet një pasqyrim i pamjaftueshëm, tjerat ndihmojnë për të objektivi-zuar bindjet. "Është e natyrshme që edhe njeriu, i cili e zotëron veten, nuk mund të jetë njësoj i afërt më të gjithë personat që takon. Mirëpo, ky megjithatë, ndaj askujt parimisht nuk merr qëndrim dëbues. Personi i shëndoshë orvatët që secilit t'i afrohet aq sa është e mundur... Personi i formuar emocionalisht, pra e pranon njeriun tjetër asisoj çfarë ai është, duke mos kërkuar nga ky përsosuri, por duke mos u ndie i rrezi-kuar nga prania e tij". 52/ Menaxherit i nevojitet njohja sa më e madhe e sa më shumë njerëzve, por këtë duhet ta bëjë sipas një "kodi" të vetin e më pak nga përshkrimi prej të tje-rëve.

Projektimet e gabuara ndërmjetësuese për tiparet e njerëzve të bashkëveprimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, burojnë nga identifikuesit të ngarkuar me raporte indi-viduale dyanëshe ose thjesht për shkak të komplekseve të veta dhe "mërisë" për vlerat që të tjerët i bëjnë të ngritur. Ani pse këshillohet kërkimi i mendimit i të tjerëve për përshkrimin e vetive të personave të caktuar, në rend të parë duhet identifikuar dhe njohur tiparet e njeriut nga i cili merret ky raport. Njëkohësisht, duhet reduktuar sa më tepër mendimet e huazuara për përshkrimin e tjerëve dhe evituar angazhimin për këtë të njerëzve të ngarkuar me çështjet joobjektive. Ndryshe, nëse dikush është i mirë për të gjithë, me të diçka nuk është në rregull.

Vepra e mirë e bërë më parë dhe imazhi i përfituar për punët e kryera, është sinjali më i qëndrueshëm për vlerën dhe gjetjen e "njerëzve të vyeshëm", të cilët janë shumë të kërkuar.

Me siguri se para jush nuk shtrohen kërkesa për gjykime të mbaruara. Por, mos harroni se në jetë nuk gjykohet vetëm sipas ligjeve të shkruara. Për këtë shembull ilustrativ është mënyra e gjykimit të Solomonit - mbretit të Izraelit (shek.X, p.e.s) Tipik për këtë është rasti i përcaktimit të ndarjes së drejtësisë kur një grua ia kishte vjedhur fëmijën një nëne. Solomoni që demonstronte gjykimet publike për të eks-ponuar mençurinë e vet, para të dy grave urdhëron ushtarin që ta prej fëmijën në dysh. Njëra grua nuk reagon, tjetra i bie fëmijës përmbi duke klithur: "Premni mua!" Ishte e qartë se i kujt ishte fëmija. Gjykimi ishte kryer. Solomoni lut nënën që të marrë fëmi-jën e vet. Këtë shembull e përshkruan edhe Bertold Brehti, i cili e shtjellon me fëmi-jën e futur në një rreth të vizatuar në tokë. Të dy gratë duheshin ta tërhiqnin fëmijën nga ana e vet, duke e nxjerrë prej rrethit. Nëna e vërtetë ia lëshon dorën, për t'ia mos shkulur.

52/ Marijan Kosicek "Licnost, emocije sukobi, brak, alkoholizam i radna sposobnost", Privreda

Zagreb, 1963, fq. e cit. 152

135

Pra, nganjëherë duhet të mendoni edhe për kësi lloj gjykimesh. Jeta do t'u sjellë edhe në dilema të tilla. Thënia: "I mençuri lëshon rrugë", deridiku përputhet edhe me kërkesën se me mençuri fitohet më shumë edhe më me dinjitet.

26. Imtësirat dhe mozaiku Dallimi i çështjeve parësore nga ato përcjellëse, është veti e njerëzve që kanë

tipare krijuese. Kjo veti shpreh edhe virtytin, i cili duke u kultivuar arrin që të perfe-ksionohet. Mirëpo, edhe imtësirat duke i radhitur në mozaikun përkatës, bëhen vlera të denja për respekt. Kështu pra, veti e duhur e menaxherit, është edhe përcaktimi i drejtë ndaj gjërave qenësore (parësore) dhe periferike (përcjellëse), të mëdha ose të vogla dhe t'i tubojë "pllakëzat" për ndërtimin e "mozaikut" të veprimtarisë të cilën e ushtron.

Nga imtësirat mund të dalin shumë vlera të merituara për trajtim të veçantë. Nd-ryshe, edhe mozaiku formohet nga disa pjesë më të mëdha dhe disa më të vogla. Duke tubuar informacionet e imta e periferike (që në vrojtimin e parë duken të parëndësi-shme), pastaj duke kaluar në kursimin e gjërave që dukën të pavlershme, duke per-ceptuar imitimet e imta dhe duke futur në procesin e punës adaptimet shkallë – shka-llë, mund të arrihen efekte të vlershme që meritojnë përkushtim të veçantë. Mozaiku për menaxherin nuk është statik; duhet edhe të mësoj çka të harroj dhe çka të mbaj në mend.

Imtësira janë edhe bredhjet jofrytdhenëse, si lëvizje pa rendiment, që bëjnë pu-nonjësit në mjedisin e punës dhe në udhëtimet e panevojshme. Ngjashmëri me këtë kanë edhe kursimet në pajisjen e vendeve të punës. Kësisoj ndodh që mbajtja e evi-dencës, dokumentacionit, librave të kontabilitetit e të ngjashme bëhet në mënyrë ma-nuele, në vend se të automatizohet, duke u bërë më e lirë dhe më efikase përmes kom-pjuterit.

Pedanteria shpreh elegancën e njeriut. Menaxheri ndaj të gjitha gjërave të mëdha dhe të imëta duhet të mbajë vetitë e renditjes dhe nderimit. Mirëpo, në këtë drejtim, preferohet gjetja e një mesi të masës, më qëllim që të mos kalohet në skajshmëri, duke iu përmbajtur pedanterisë për shkak të parimit e jo funksionit. Menaxheri parimisht nuk merret me imtësira, por duke mos i përçmuar të gjithat, ndan edhe ca prej tyre që i rrëndit në "mozaikun" e veprimeve të veta.

27. Imitimi dhe origjinaliteti Mjeshtëria e imitimit të transmetuar si risi, është qasje e pashtershme e rinovimit

të punës. Imitimi nënkupton transponimin specifik. Me këtë aftësi, duke ndërlidhur disa veçori të theksuara, edhe imitacioni merr tiparet e një origjinaliteti. Për këto janë bërë trajtimet e duhura në pjesët të cilat në këtë libër u kushtohen novacioneve dhe imitimeve, përkatësisht në suazën e iniciativës pragmatike (fq.30). Atu shqyrtimi e kishte kuptimin inicial, si qasje. Këtu përshkruhet si mëvetësi e menaxherit. Do të thotë se shtrohen disa preferime që i bëhen menaxherit më qëllim të qartësimit të vlerave në relacionet e origjinalitetit dhe imitimeve. Kuptimi ngërthen në shpjegimin se më mirë

136

është të merresh me imitime të suksesshme, se sa të humbësh kohë duke deponuar mund për krijimin e origjinalitetit të suksesit të mangët ose të pasuksesshëm. Më shumë do ta shitni imitimin se origjinalin, jo vetëm se kushton më lirë, por që është sipas shijes së shumicës.

Shumë vepra origjinale, në një pjesë ose tërësisht, prejardhjen e kanë nga motot e njohura më parë. Këto më parë ashtu nuk kanë qenë të përpunuara, të paktën jo sa duhet. E rëndësishme ishte ideja paraprake. Duke i përpunuar me metodën autoriale, kanë marrë përbërjen e origjinalitetit. Në këtë drejtim, frymëzimi me pikënisje të njo-hur, sjell deri të veprat e përkryera. Ky procedim është trajtim i origjinalitetit autorial. Gati të gjitha veprat e Shekspirit mbështetën në ngjarjet historike ose legjendat. Kreacioni Shekspirian i ka ngritë në vlera të larta artistike, me një origjinalitet të pakontestueshëm. Tabloja e Eduard Monesë "Mëngjesi në bar", si koncept i “huazuar” nga Rafaeli, që ky e kishte bërë sipas idesë nga një skulpturë e vjetër, është ngritur në nivelin e veprës me vlerë të rrallë të origjinalitetit. Njësoj është me shqipërimin e "Korbit" të Edgar A. Po-s e shumë veprave të tjera të cilave në shqipe Fan S. Noli u dha tingujt e tij origjinal. Përkthimet nga letërsia franceze, por edhe angleze dhe italiane të Vedat Kokonës, janë transponim muzikal në shqipen me tingujt origjinal të tij.Të gjitha këto e të ngjashme, arritën të shpallën vepra gjeniale.

Imitimi, të cilit i qaset menaxheri, është frymëzim për krijimtari si interpretim inventiv. Të paktën në biznes nuk ka se çka të zbulohet. Veprimtaria kreative e mena-xherit bëhet origjinalja e tij. Ndryshe, imitimi i rëndomtë dhe i tepruar sjell deri të një banalitet frytrënës.

Balancimi ndërmjet imitimit të plotë, origjinalitetit të imituar dhe origjinalitetit personal, është mjeshtri me vlera të përmasave të ndryshme. Duke mos pasur as-farë invence e talenti, menaxheri zgjedh rrugën e imitimeve të rëndomta. Përcjell dikë se si vepron e më pastaj e kopjon këtë dhe do ta hap shtegun e një veprimtarie, e cila sadopak i siguron një pikënisje. Por ky nuk do ta arrij nivelin origjinal të imi-timit. Më vonë këtë mund ta zgjerojë dhe ta transformojë, duke e begatuar ose duke e mbajtur në një nivel të vegjetimit.

Nuk mund të imitosh në mënyrë të spikatur duke mos qenë profesionist. Origji-naliteti i imitimit ka të bëjë me profesionin, invencën, përkushtimin dhe guximin më të shprehur. Duke u nisur nga gjërat e njohura, menaxheri në këtë mënyrë fillon të hap shtigjet e qasjes së vet, duke u bërë sadopak origjinal në veprimtari. S'do mend se ori-gjinaliteti përbën qasjen e tërësishme inovuese. Ideja në këtë drejtim është konstru-ksion i autorit, qoftë e menaxherit që përgatitet te hap veprimtarinë, qoftë e një tjetri që për këtë ka përcjellë të drejtën e autorit. I tërë shtjellimi i mëtejmë i veprimtarisë mbështetet në konstruktin e projektuar. Menaxheri duhet të dijë të jetë imitator i mirë, por që kurdoherë ta ruajë ori-gjinalitetin personal.

Vështirë është të dallosh në biznes kreacionet tërësisht të kombinuara ndërmjet origjinales dhe imitimit, veçmas kur këto marrin karakteristika të kompilimit të suk-sesshëm. Për këto, në disa pjesë të librit, janë përshkruar shembujt e ndryshëm, sipas këndvështrimit. Mirëpo, është vlerë e veçantë e menaxherit kur ky përherë mban në rezervë një qasje sadopak origjinale, e cila më së tepërmi mund të praktikohet në mar-keting.

137

28. Dashuria dhe hidhërimi Fuqia krijuese mbështetët në besim, vullnet e dashuri. Kjo simbiozë përherë

ushqehet nga energjia, e cila më së shumti rrjedh dhe fisnikërohet nga dashuria. Poeti do të thoshte: "Me dashuri jeta bëhet më e gjatë dhe më e këndshme". Me urrejtje, arrihet e kundërta. Nga kjo rrjedhin të gjitha të këqijat, që gërshetohen me arrogancë dhe vullgaritet. Çfarëdo që të jenë rrethanat, menaxheri duhet të jetë njeri i dashurisë e as-njëherë i urrejtjes, arrogancës dhe hakmarrjes.

Dashuria ndaj ndërtimit të veprës është kushti elementar i suksesit. S'do mend se pa dashuri bie forca e vullnetit. Bie edhe efikasiteti i punës. Motivimin për veprimtari, më së tepërmi e begaton dashuria. Veprën dhe vlerën e saj i bën më të qëndrueshme. Në këtë drejtim, krijohen raporte fisnike në ecuritë e tërë veprimtarisë. S'është e rastit thënia: "fëmijët e dashurisë janë më të bukur dhe më të zgjuar". Në aktivitetin e mena-xherit, dashuria ndërlidhet me efikasitetin dhe prokopinë. Në të kundërtën, në biznes s'ka dashuri pa mbështetje materiale.

Në funksion të suksesit, paralelisht me dashurinë ndaj veprës, menaxheri sendër-ton raportin ndaj njerëzve. Sidoqoftë e kufizuar, shprehja e dashurisë, respektivisht e ngrohtësisë në komunikim, frymëzon për punë dhe ndikon në zvogëlimin e lodhjes, në mënyrë të ndërsjellë.

Duket absurd krahasimi i biznesit dhe dashurisë. Mirëpo, përvojat mësojnë se këto dy vlera edhe pse gjenden në pika të kundërta të qëllimit dhe porosive, në ecuritë bashkëkohore, fisnikërojnë raportet në të dy anët. Bashkëveprimtarët më të afërt dhe më të largët në sjelljen me ose pa dashuri, përkatësisht me dashuri ose urrejtje, respekt ose përçmim, ofrojnë ose nuk ofrojnë, madje dezavuojnë efektivat e vlerave të iniciativave të punës. Këto i bëjnë të suksesshme ose të dështuara, varësisht se në të cilën anë dominojnë sjelljet. Mund të merret me mend efektivi e dobësuar e veprim-tarisë, të cilën njeriu e ka formuar ose trashëguar, e që e vazhdon pa entuziazëm, për-katësisht pa dashuri. Ose, keqësimi i raporteve të tolerancës shkakton "dehjen", që shpie në urrejtje dhe zvogëlon efektet e veprimtarisë. Ruajuni nga njeriu pa sedër se ka plot lëkura!

Dashuria e menaxherit në raportet biznesore nuk e ka përmbajtjen e mbështetur në emocione dhe ndjenja. Kjo në të vërtetë mbështetet në entuziazmin dhe energjinë e vullnetit. Dashuria e matur ndihmon ngritjen e syçeltësisë, sjell kthjelltësinë në atmo-sferën e veprimtarisë. Përkundrazi, me dominimin e hidhërimit "mjegullohet" veme-ndja dhe vetëdija bëhet e ngatërruar. Personi me tipare të egërsisë dhe varfërisë shpir-tërore, gjendet shumë afër hakmarrjes së nxitur edhe për imtësi. Vërtet, s'mund të me-rret me mend personi i tillë si menaxher, nga i cili pritët efikasitet dhe prokopi afat-gjatë.

Botëkuptimet për relacionet e biznesit dhe dashurisë, si antipode, të një pjesë e njerëzve, janë të rrënjosura në projektimin e tipareve klasike të mizantropit si fajdexhi ose tregtar me një anë, dhe artistit me anën tjetër. Në biznesin bashkëkohor, bindjet kanë mbetur të njëjtat, por raportet janë ndryshuar. Kështu, pa një kujdes formal a një

138

ngrohtësi sado të vogël, qëllimi i biznesit, mbetët i kufizuar ose më mirë të themi i çalë. Një prej porosive të preferuara në organizimin e veprimtarisë moderne të mena-xherit, është që të ketë sjelljet e njeriut që di të dashurojë. S'do mend se është e tepërt të theksojmë se menaxheri nëse do të qëndroj në biznesin e suksesshëm, nuk guxon të bëhet njëri i urrejtjes dhe i vullgaritetit. Sidoqoftë nuk duhet ta teprosh me mirësinë, se të paktë janë mirënjohës të ndërgjegjshëm!

Vlen për të shkoqitur disa nga anët e përmasës të hidhërimit. Sikurse të gëzohesh edhe të hidhërohesh është njerëzore. Në komunikimin me bashkëpunëtorë ose partnerë biznesorë, hidhërimi me arsye edhe pa arsye, në mënyrë të paramenduar ose spontane, shkakton shpërputhjen me qëllimin e veprimit. Çfarëdo që të jenë rrethanat, të arsyeshme ose edhe të paarsyeshme, hidhërimet megjithatë duhet të eksponohen në masën e një butësie të tolerancës. Në të kundërtën, hidhërimet e shpeshta dhe tejet temperamente pa përmbajtësi të tolerancës, krijojnë kundërthënie dhe ngatërrime të reja. Fundja, edhe dashuria edhe hidhërimi i menaxherit, duhet të përshkohen me ma-turinë çfarë praktikohet në bashkëshortësi. Këtë mënyrë të "koekzistencës" e imponon interesi për biznes të suksesshëm.

Pos përmasave të përshkruara, rëndësi ka edhe një tjetër. Buzëqeshja e ka vlerën e vet të veçantë. Edhe nëse nuk është tërësisht nga zemra, kjo i afron njerëzit duke krijuar një ngrohtësi ose siguri në marrëdhëniet e ndërsjella. Nganjëherë, menaxheri e ka vërtetë vështirë. Por edhe atëherë duhet ta ruajë qetësinë, freskinë mendore dhe të ofrojë buzëqeshje në komunikimin e përditshëm. Këtij gjesti i kushtohet kujdesi i veçantë. Kur të përjetosh ëndrrën e gëzueshme, kujdesu që të mos zënë hidhërimi i di-tës së nesërme.

Filozofia e buzëqeshjes në vete fsheh bindjet dhe qëllimet. Shumica e njerëzve këtë lehtë e diktojnë. Prandaj, më mirë është të mos buzëqeshësh, se sa të bësh grima-së ironike, përbuzëse ose të llojit "mafioz". Nëse menaxheri nuk e ka sharmin e buzë-qeshjes ose nuk dëshiron të buzëqeshë, atëherë është më mirë të përmbahet nga buzë-qeshja, e cila lehtë zbulon mossinqeritetin. Kjo është më mirë, se sa të kuptohesh se me qëllim ose pa qëllim po përqesh. Disa njerëz dinë të zgërdhihen “bukur” se u mungon sinqeriteti i buzëqeshjes së ngrohtë.

29. Ndihmesa dhe solidariteti Gjërat nuk shkojnë përherë ashtu si parashikohen. Me shfaqjen e vështirësive të

kohëpaskohshme ose afatgjata, durimi dhe besimi marrin tatëpjetën. Sjelljet bëhen të parëndomta. Varësisht nga pozita në veprimtarinë që ushtrohet, dallohen edhe pa-kënaqësitë. Të gjithë të tanguarit, vështirësitë s'mund t'i përballojnë njësoj. Me reduk-timin e veprimtarisë, për ç'arsye kushtëzohen edhe transformimet dhe largimet nga vendet e punës, menaxheri duhet ta aktivizojë jo vetëm respektin e mekanizmave ligjore, por edhe të solidaritetit, si ndihmesë për rastet e vështira. Kësisoj, janë aftësi-met për punët që mund të ushtrohen në firmën e mëparshme ose në ndonjë tjetër.

139

Autoriteti i menaxherit duhet ta mbështes edhe ndihmesën edhe solidaritetin. Edhe në rrethanat e vijueshmërisë së zakonshme të punës, devijimet pa dashje, por

me mungesë të kujdesit, kohë pas kohe paraqiten te ndonjëri nga bashkëvep-rimtarët. Menaxheri i kujdesshëm dhe tolerant, shpreh një lloj solidariteti, duke ofruar mundësi për "përmirësim". Duke u nisur nga filozofia se "kush punon, gabon", këtu nuk bën që menjëherë të ndërhyjë edhe "gabimi ndëshkues" nga menaxheri. Ndryshe, kriteret e disiplinës dhe respektit reciprok në biznesin bashkëkohor, janë tejet të ash-pra. Por, aq sa janë të ashpra, janë të gërshetuara me komponentët humaniste. Në këtë mënyrë, menaxheri ruan autoritetin dhe shton rrethin e besimit, i cili edhe ashtu është imediat për biznesin e suksesshëm.

Duket anakron raporti ndërmjet kërkesave të biznesit të suksesshëm - që ka si imperativ kursimin - dhe solidaritetit, që është e kundërta e këtij imperativi. Mirëpo, në realitet, shikuar në shtegun afatgjatë, të dy këta komponentë janë prapëseprapë në funksion të biznesit frytdhënës. Pa solidarizim moral e material, nuk ka as veprimtari në të cilën ekipi funksionon në harmoni dhe siguri. Do të thotë, siguria, sipas anës materiale dhe morale, duke u mbështetur në efektivat e punës, kur ka edhe rregullën edhe bazën solidare, bëhet më e qëndrueshme. Njeriu i madh nuk e gjuan të dobëtin, njeriu i dobët përherë do t’i gjuhet mi-rësisë.

Shembujt e mbështetjes solidare janë të shumëllojshëm. Kuptohet, se në rend të parë janë interesat kolektive. Pastaj, janë të rëndësishme edhe interesat individuale, veçmas në rastet e vështirësive, të cilat u ndodhin të punësuarve ose të familjes së personave, që kanë vlera të ndryshme të suksesit dhe pozitave në hierarkinë e përgje-gjësisë ndaj punëve.

Në ecuritë tjera të veprimtarisë, menaxheri ndërron rolet. Herë gjendet si kujde-star, pastaj si prind, zot shtëpie e herë si trajner. Natyra e organizimit të punëve, e sjell në pozitën e koordinuesit të aktiviteteve, ndër të cilat ato me më shumë përgjegjësi i ushtron vetë. Kështu, atyre që nuk dinë të gjenden sa duhet në punët që i kryejnë, duke iu nevojitur ndihmesa, menaxheri iu prin si trajner. Me ushtrimin praktik të kohëpaskohshëm dhe me sugjerime e këshilla, menaxheri arrin që të aftësojë të gjithë ata të cilët në fillim nuk dinë të gjenden në kryerjen e punëve të caktuara.

Solidariteti dhe ndihmesa nënkuptojnë edhe shkollimin e organizuar të persona-ve të zgjedhur për punët që duhet t'i ushtrojnë në ndërmarrje. Po ashtu, në këtë drejtim përfshihet edhe specializimi, si aftësim plotësues për punët e veçanta. Përqendrimi i bukurisë së njeriut gjendet në mendimin e tij, por mendja që nuk do të zbrazet nga të këqijat, këtë e zvogëlon.

Në pjesën më të madhe të viseve të ngritura për nga vlerësimi i diturisë, ndërma-rrjet, personat sadopak të pasur dhe veçmas menaxherët, për të rinjtë e talentuar, of-rojnë mbështetje financiare për shkollimin sipas gradacioneve të ndryshme. Kjo është e njohur si normë e obligimit moral ndaj aftësimit të atyre që nuk kanë mundësi ma-teriale për vijimin e mësimeve edhe për ata me të cilët biznesi nuk është në lidhshmëri të interesit të drejtpërdrejtë. Ndihmesat si solidaritet, gjithashtu bëhen ndaj krijuesve të lëmenjve të ndryshëm, kryesisht veprimtarive kulturore, duke u bërë koleksionarë, mecenë ose donatorë për shtruarjen, begatimin dhe përhapjen e krijimtarisë shpirtërore të mjedisit.

140

Përkrahja financiare e fondacioneve bamirëse - humanitare, po ashtu gërsheton vlerat e ndihmesës dhe solidaritetit. Në këtë suazë, përqendrohen edhe aktivitetet tjera ndihmëtare, të cilat përbëjnë një shtresim të traditës shumë të hershme, të kultivuar nga të pasurit në mjediset e kulturës së dendur. Gati në çdo mjedis përkushtimet e tilla janë mjaft të përhapura. Në këtë mënyrë, ngritën imazhi dhe autoriteti i firmës, si dhe i menaxherit.

30. Vendimi dhe qëndrueshmëria

Në kuadër të arkitekturës së menaxherit, më parë janë trajtuar çështjet që i për-

kasin vendosmërisë. Pasqyrimet janë bërë në shumë aspekte. Në këtë pjesë, shkoqitjet i dedikohen vetëm vendimit si qëndrim dhe si aktivitet i përditshëm. Përndryshe trajti-min e vendimit në kuptimin konceptual në frymën teorike dhe transparente, më gje-rësisht do ta gjeni në librin e dytë të biznesit: “Strategjia në biznes,” përkatësisht “Menxhmenti dhe menaxhimi i biznesit.” Qëndrueshmëria e menaxherit, veçmas shprehet në marrjen e vendimeve afatgjata dhe respektimin e tyre.

Metodat sipas të cilave ushtrohet aktiviteti, dallohen mbi baza të kushteve konk-rete. Mirëpo, janë edhe vlerat të cilat në kuptimin afatgjatë kanë përmbajtjen e përgji-thëshme. E vërteta, nuk mund të insistohet në skemat unike, por që identiteti i vendi-meve duhet të ketë kahun e caktuar. Ndër metodat e identitetit afatgjatë, janë vendi-met e qëndrueshme. Vendimet e shpeshta ose ndryshimi i shpeshtë i tyre, dëmton biz-nesin dhe krijon pasigurinë e bashkëveprimtarëve dhe partnerëve biznesorë. Te një pjesë e konsiderueshme e menaxherëve, një praktikë e tillë është gati si shprehi. Sido-qoftë, u bënë këto me vetëdije apo për pakujdesi, gjërat që ndërrohen shpesh shkak-tojnë pasoja të ndryshme. Sjellin edhe ndryshimin në pjesët ose tërësitë e shumë ven-dimeve, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.

Përgatitjet për marrjen e vendimit, kanë për qëllim sajimin e qëndrimeve afat-gjata. Me këto aktiviteti bëhet i njohur. Në ekip secili njeh ecurinë e punës. Efektet përcillen në vijueshmërinë e verifikuar. Drejtimi i punëve mban tiparet e agregatit fu-nksional. Ndryshimet që duhen të bëhen, zakonisht që më parë kumtohen dhe sajohen me përgatitje të caktuar. Në të kundërtën, ndryshimet e shpejta shkaktojnë kokëqarje dhe valëvitje të punëve, përgjegjësisë dhe qëndrueshmërisë së efekteve. Sa teoricienë e teori u treguan të paqëndrueshme; pa mbështetje të zbatimit, bashkërisht jetuan dhe u harruan.

Luhatja e menaxherit në vendimet e marra dhe përsiatja për ndryshimin e tyre, në një masë korrespondon me pasigurinë e tij, por më tepër me mospërgatitjen paraprake. Në këtë mënyrë, pasiguria reflektohet në të gjitha drejtimet - te bashkëveprimtarët, partnerët ca më të largët ose të afërt. Më në fund, sjell deri të përzierja e objektivave të punës, përkatësisht obligimeve dhe të drejtave. Bën që bashkëveprimtarët dhe partnerët të mos dinë të gjejnë veten dhe të tjerët në detyrimet e ndërsjella.

Qëndrueshmëria e vendimeve ruan drejtpeshimin ndërmjet procedimit të punëve dhe imazhit të menaxherit. Sikur të mos ishte kështu, shumë kush do të kishte dëshirë

141

për ta korrigjuar shpeshherë veten dhe veprimet e të tjerëve, por atëherë s'do të kishte vijueshmëri të biznesit e as rrumbullakim të idesë. Sidoqoftë, vetë fakti se vendimet e të gjitha llojeve evidencohen, andaj edhe ato të komunikimeve verbale (të paktën kë-shtu duhet të veprohet), si dokumente dhe në pjesën më të madhe nënshkruhen, pas-qyron obligimin për përmbajtje ndaj respektimit të qëndrueshmërisë së menaxherit.

31. Respekti dhe disiplina Në të gjitha veprimet, ekziston komponenti i reciprocitetit, si objektivë e rapor-

teve ndërnjerëzore. Respekti është faktor kyç i disiplinës së vetes, vetes ndaj tjerëve dhe tjerëve ndaj vetes. Kështu, ndërlidhen normat e disiplinës, si aksiomë udhërrëfy-ese për veprim të suksesshëm. Disa njerëz janë të prirur për disiplinë, pothuajse askete apo spartane. Kur kjo bëhet kriter i sjelljeve kolektive, e humb kuptimin. Duhet të gjendet mesi. Por, pa disiplinë konsekuente dhe pa organizim të qëndrueshëm, nuk arrihen vlerat e mirëfillta të punës dhe njëkohësisht do të thotë, edhe të jetesës. Ndër të gjitha këto, në ndërmarrjen përkatëse prijës i parimit të respektit dhe disiplinës është menaxheri. Në këtë mënyrë respektohen fjala e dhënë dhe orari, duke ngritur efektet e vitalitetit personal dhe ekipor. Respekti dhe disiplina e ndërsjellë janë premisat prijëse të menaxherit. Kur këto humbin drejtpeshimin, vështirë bëhet kompensimi.

Në mjediset pa rend dhe pa organizim, në të cilat disiplina është më pak e rën-dësishme, "shkrihen" efektet që do të viheshin në funksion të prosperitetit të kolek-tivitetit. Ndërsa, mosrespektimi i shumë vlerave, bëhet shprehi. Në këto mjedise me-naxherët e kanë vërtetë vështirë. Për këto arsye edhe kapitali qarkullon më ngadalë, kurse produktiviteti i punës gjendet në nivel të ulët.

Edhe pse ndikimi i sjelljeve masive të mjedisit, ka veprim të caktuar në raportet e brendshme, vetë ecuritë në ndërmarrje, në pjesën më të madhe zhvillohen në mënyrë autonome dhe bëjnë cytje pozitive në raportet e mjedisit. Disiplina e çrregulluar nga-tërron marrëdhëniet, orarin dhe rregullat e sjelljes. Më në fund, pakësohet rendimenti me të gjitha efektivat e punës produktive. "Dëshira për mirënjohje, siguri dhe për të drejtën e përkatësisë, është më e rëndësishme për moralin e punës dhe rendimentin e punonjësve, se sa vlera e kushteve të jashtme në të cilat punohet." 53/ Njeriu do ta respektoj masën, por të cilën: të vetën apo të të tjerëve?

Përvojat e disa menaxherëve udhëzojnë për humbjet e shkaktuara nga respekti i mangët dhe disiplina e çrregulluar. Në vendet e zhvilluara, por edhe më pak të zhvi-lluara, me rregullativat e qëndrueshme shoqërore, në buletinet e shoqatave profesio-niste dhe biznesore, odave ekonomike e të ngjashme, evidencohen një sërë ngjarjesh dështuese, me emrat e personave dhe firmave, të cilët vetëm për një "gafë" sado të vogël për nga disiplina dhe respektimi i normave të moralit profesionist, janë lëçitur nga biznesi, përkatësisht nga aktiviteti përkatës. Këto janë tiparet e kritereve në mje-diset ku prosperiteti është sendërtuar si qasje e raporteve të reja sociale dhe ekono-mike

53/ J.A.C. Brown "Socijalna psihologija u poduzecu", Privreda Zagreb, 1962, fq. e cit. 61

142

në të cilat mbretëron aksioma se respekti i humbur nuk kompensohet. Pra kështu shembet imazhi dhe shkaktohen vështirësitë deri te falimentimi.

32. Metodika dhe iniciativa Të jesh metodik do të thotë t’i përmbahesh rendit sistematik të punës dhe të mbar-

shtrosh veprimet me rregullën racionale. Parimet dhe veçoritë e metodave të punës, janë pikënisje e ndërtimit të objektivave të veprimtarisë. Sipas kritereve universale, në këtë veprim, të gjithë bartësit duhet të jenë metodikë. Për menaxherin metodika është udhërrëfyese. Kështu qasja dhe përshquarja duhet të mbështetën në metoda të njohu-ra. Identifikohen mënyrat e vendimeve dhe aplikimit të tyre, ashtu që të jenë të qarta për të gjithë. Do të thotë se menaxheri përcakton veprimtarinë dhe sjelljet sipas kritereve objektive, duke sistemuar gjërat sipas përparësisë. Nga këto përshkrime rrjedh se menaxheri metodik i përmbahet mënyrës praktike të punës në relacionet e njohura, duke ndërhyrë edhe me ca veçori si vlera të tipareve funksionale për efikasitet më të madh. Ndër të tjera, raporti metodik është edhe një lloj pedanterie, çfarë duhet pasur dhe kultivuar. Tek e fundit, menaxheri i tillë sendërton bazën e racionalitetit.

Vetitë e personit metodik përmbajnë edhe veçoritë e caktuara, të dalluara nga kriteret unike. Më këto, menaxheri i bën adaptimet rrethanave konkrete, me të cilat ballafaqohet në punë. Si i tillë - metodik - menaxheri përherë zbulon shtigje të reja në sendërtimin e objektivave për efekte më të mëdha të punës. Menaxheri metodik është i parashikueshëm dhe i kuptueshëm për caqet e ini-ciativës dhe zbatimit të veprimtarisë.

Punët e filluara sadopak në mënyrë të mbarë, për shkak të liderit jometodik, hu-mbin fillin. Kështu, edhe mosgjeturia e të tjerëve bëhet e paevitueshme. Ndërsa, në perceptimin dhe veprimin metodik, sigurohen mekanizmat edhe për mbrojtjen nga be-fasitë e pakëndshme. Për këto raste, menaxheri metodik përpunon dhe simulon vep-rimin e tyre sipas rrethanave të reja të rasteve, kur duhet "amortizuar" të papriturat sadopak të parashikuara. Me këtë nuk do të thotë që të projektohet mbarështimi i ri-sive ekskluzive. Nganjëherë, është e mjaftueshme ndonjë risi në metodën e punës ose përpunimin e tregjeve të reja, që elaborohen si resurs latent. Po ashtu, praktikohet angazhimi i ekspertëve të rinj, për ngritjen e vitalitetit në biznes e të ngjashme.

33. Aftësia dhe vlerësimi Personat me aftësi të ndryshme, bëjnë përmbushjen e pjesëve të mozaikut të

veprimtarisë. Disa nga këta, më parë bëjnë procedimin gradual, duke filluar nga pro-jektimi e deri te promovimi, e disa i qasen menjëherë promovimit duke mos kaluar nëpër etapat e rregullta të ndërtimit të veprimtarisë. Ndërkaq, aftësitë për sendërtimin e veprimtarisë janë të bazuara në deponimin më të lartë dhe më të dendur ose më të ulët dhe më të cekët të edukacionit për kultivimin e profesionizmit për biznes. Dikush ka

143

deponuar shumë kohë për të përfituar dhe përforcuar aftësitë, ndërsa dikush këtë e ka kufizuar në deponimin simbolik të kohës dhe mundit. Andaj, aftësitë nuk janë të njëjta. Aftësia nuk matet në staza të shkurtra, por nuk e vlen ta përcjellim gjatë për ta vlerësuar.

Menaxheri i shkathtë, me tipare të formuara të aftësisë, duhet t'i krijojë kushtet e renditjes së njerëzve në "skemën e mozaikut", duke bërë stimulimin për punë sipas pjesëve të kësaj hapësire, në raport me diturinë e përvojën dhe rendimentin e punës. Radhitja dhe shfrytëzimi i aftësive, peshohen dhe stimulohen në mënyrën e pabara-bartë, pra, përballë kontributit përkatës.

Sistemimi i punës nënkupton edhe vetërenditjen e menaxherit në hierarkinë e detyrimeve biznesore. Lidhshmëria do të bëhet sa më e drejtpërdrejtë. Në të kundër-ten, efektet pakësohen. Ndryshe do të ishte si kur trajneri komunikon me kapitenin e ky me ekipin e lojtarëve.

Kujdes i veçantë i kushtohet lidhshmërive në hierarkinë e krijuar, e cila nuk duhet të bëhet mekanike, ngase në këtë mënyrë shkëputen lidhjet funksionale. Pra, mena-xheri krijon gjallërimin e organizimit në sistemimin e punëve krahas objektivizmit të pozitës së vet dhe të tjerëve. Së këndejmi, duke vlerësuar drejt kapitalin e diturisë, projekton aftësitë e veta dhe të tjerëve. Duke ditur të çmojë ata që janë më të aftë se sa ky, për çështjet konkrete dhe në atë mënyrë të bëjë stimulimin materialo - financiar, siguron ndarjen e drejtë të punëve dhe të përgjegjësisë.

Respekti meritor i veprave me vlera të ndryshme do të thotë ta shpërblesh punën vijuese dhe efektet plotësuese në mënyrë të dalluar. Në këtë drejtim, menaxheri balan-con ndërmjet të sotmes dhe të nesërmes që arrihet me stimulimin e garës së bren-dshme dhe të jashtme, duke mbështetur konkurrencën. Njerëzit që nuk janë të bara-bartë, duke pretenduar për barazi me punë, tejkalojnë kufijtë e mëparshëm të efika-sitetit. Kuptohet, nëse dëshirojnë dhe munden. Nëse jo, pajtohen me pozitën që kanë zënë dhe i përmbahen vijueshmërisë së saj, duke pranuar "pabarazinë".

34. Sugjestioni dhe hipnoza Njerëzit me tipare të ngjashme ose i njëjti person, në raport me ecuritë e vepri-

mtarisë, praktikojnë metoda të ndryshme të marrjes së vendimit dhe sjelljes, por që janë të verifikuara në sistemin e organizimit dhe hierarkinë profesioniste. Nxitjet e ndryshme, kushtëzojnë edhe aplikimin e metodave të vendimit dhe sjelljes sipas spon-tanitetit. Këtë më së shpeshti e ngërthen instinkti. Kur do t’u shtosh përjetimeve pak “sugjestion” dhe “hipnozë” do ta rrisësh iluzionin e “lumturisë”, që do të ndihesh nxehtë edhe kur e ke ftohtë.

Veprimi instinktiv kryesisht nxitet nga të tjerët, zakonisht nga personat labilë, "hipnotizerë" ose "sugjestivë", por që janë të rryer si eksponent të mashtrimit. Janë këta mjeshtër të vërtetë për gjeturi në çdo rrethanë, të cilët kanë lëçitur çdo normë, andaj edhe atë të moralit biznesor. Sikurse duhet ikur nga njerëzit e natyrës së tillë, menaxheri gjithashtu "frenon" për të mos krijuar gjendje të ngjashme ndaj të tjerëve. Kuptohet se këtu është fjala për keqpërdorimin e hipnozës ose sugjestionit për përfitime

144

në biznes. Ndërkaq, janë të njohura kërkimet mjekësore, ndër të parat të Dr. Bonit në Fakultetin e Nansit, të përqendruara në efektet e ndikimit të sugjestionit në zemër.54/

Nën presionin e "sugjestionit" dhe "hipnozës, vendimet e marra janë përherë mashtruese, ashtu edhe dëshpëruese. Kur pas këtyre pason kthjellja, harrohet ngjarja, por mbesin obligimet. Për sjellje të tillë disa njerëz janë të aftë, por, të rrallët do t’i qasen këtij rreziku, sepse i ka pasojat e rënda. Duke iu përmbajtur kritereve të imazhit e qëllimit afatgjatë dhe normave të përgjithshme, menaxheri përherë eviton ndërhyr-jen e sjelljeve sipas “hipnozës dhe sugjestionit”.

Një shembull. Një ekip ekspertësh, duke shqyrtuar disa ide për një ndërmarrje, e viziton një person. Ky i ngazëllen për disa oferta, më të cilat do të siguronte pjesën më të madhe të kapitalit të duhur. Pasi që bëhen konkretizimet e hollësishme, i ardhuri ofron edhe stabilimentet e veta, duke i vënë në raport të shitjes që do të paguheshin gradualisht. Zbrazën edhe ca kupa. I ardhuri ofron edhe kontratat. Prijësi i ekipit insis-ton në pranimin e tyre, ani pse kishte reagime të kundërta nga bashkëveprimtarët. Megjithëkëtë, kontrata nënshkruhet. Pas disa ditëve u zbulua se kapitali deponues i të ardhurit ishin vetëm stabilimentet e vjetruara, që do të paguheshin në kiste. Puna mbaroi në gjyq. Mirëpo, humbi koha duke pastruar pasojat e vendimeve të marra nën presionin e ngazëllimit, që s'ishte tjetër veçse "hipnotizim" nga njeriu sugjestiv. Veprimet sipas “hipnozës” dhe sugjestionit janë të rrezikshme, ndërsa në marketing bëhen sjellje frytdhënëse.

Sjellja jo sipas instinktit, por "sugjestionit të sofistikuar", duke iu përmbajtur normave të moralit biznesor, meriton trajtim të veçantë në rastet e organizimit të mar-ketingut, për adaptimin ndaj kërkesave të blerësve. Disa prej konsumatorëve vërtet nuk mund të blejnë diçka që nuk u lavdërohet, qoftë edhe pa asnjë të vërtetë. Në këtë mënyrë, krijohet prokopi e madhe me produkte që imponohen, duke mos bërë asnjë të keqe. Të tilla janë: kozmetika, pijet, ambalazhi lukrativ, video - xhirimet, disqet e gra-mofonit, kasetat me këngë, fanelat me figuracione, stripat dhe shumë produkte tjera banale ose "gjusmëbanale", të cilat blerësit nuk i paguajnë shtrenjtë, ndërsa fitimet janë të larta, ngase prodhohen në seri të mëdha. Pasi që të merret "yndyra" si prokopi kaluese, fillohet prodhimi i serive të tjera, duke ndërruar asortimentin dhe kështu me radhë. Së këndejmi, me metoda imponuese – sugjestive, lansohen produktet e parën-dësishme. Për këtë janë bërë shkoqitje më të gjera në pjesën që i kushtohet menaxh-mentit dhe tregut. Kuptohet, se fjala është për produktet e vlerave të lira, që kënaqin dhe nuk tangojnë gjithaq blerësit.

Disa shembuj të eksperimentit të suksesshëm me blerësit. Snobët dhe admiruesit e kiçit, zakonisht paguajnë shtrenjtë për vlerat e paqena. Por, këtyre u duhet edhe një stimulans sugjestiv. Njerëzve me komplekse ose paragjykime u ndihmohet që të blej-në gjëra të cilat u shtojnë "spiritizmin," “mistikën”.

Artikujt e modës, rëndom përcillen me reklama "pompoze, sugjestive dhe hipno-tizuese". Shija është specifike. Përmbushja e kërkesave të tilla duhet të përcillet me gjithçka që ndihmon plasmanin. 54/ Paul – Clement Jagot, i përkthyer - “Moç volje”, “Orion” Beograd - Zemun 1987. Janë të

njohura eksperimenet mjekësore për anestezionin mjekësor që i përmend P.C.Jago të usht-ruar nga: Lebo, Bernhajm., Lezho, Buri, Biro, Broka, Eskuriol, Folen, Estaj, Sharko, Dimo-mpalie, Berion nën veprimin e quajtur ”Metoda praktike e Mangnetizmit, Hipnotizimit, Sugjestionit”, fq. 97.

145

Pak gjëra mbesin nga ato që nuk duhet të imponohen; në biznes zgjidhet me-toda frytdhënëse.

Prodhuesit e artikujve "sugjestivë" më së shumti manipulojnë me kërkesat e fëmijëve. Kështu lansohen gjërat e pavlershme në mënyrë joshëse, të cilat përtej 50% përbëjnë vlerën e reklamës, sikurse lodrat e vogla, produktet me "sihariqe", me figu-racione të vogla e të ngjashme.

35. Lojaliteti dhe oponenca Bota është e ngërthyer me kërkesat për lojalitet. Mirëpo, vigjilencën më tepër e

pasuron oponenca. Këto dy botëkuptime e sjellje, përherë krijojnë suazat e raporteve ndërnjerëzore. Nga lojaliteti i tepruar, lideri mund ta "shterë" autoritetin e njëmendtë. Duke qenë gjithnjë i rrethuar me njerëz ndër të cilët ka edhe me sjellje të përziera edhe me servilizëm, prijësi behët i "verbuar" dhe në këtë drejtim dobësohet. Prezenca e oponencës racionale mundëson pajtueshmërinë me të papajtueshmit. Kështu, rrit vlerën e punës, duke e bërë racionale. Siguron pozitën e liderit, duke e ngritur autori-tetin e tij. Oponencën racionale e përbëjnë miqtë e papajtueshëm.

Energjia e ngushtuar gjithnjë është më eksplozive. Njerëzit me shqetësime kriju-ese, "vetoponencën" e kanë përcjellëse të jetës. Kjo në të vërtetë është "moskëna-qësia", si kriter për ndërtimin e veprave të mirëfillta. Pikërisht këta janë edhe opone-ntë ndaj të tjerëve, për çka ofrojnë ndihmesën për krijimtari më të qëndrueshme.

E kundërta është prezente në shumicën e njerëzve. Vjen në shprehje si "kom-pleks i lojalitetit reciprok", që krijon "vegjetimin" ndërmjet të vërtetave, gjysmë të vërtetave dhe të pavërtetave. Arsyeja dhe maturia, ndihmojnë gjetjen e realitetit të ve-tes dhe veten në raport me të tjerët. Kjo sillet në mes të respektit, dashurisë dhe oponencës. Në rastet më të shpeshta, të aftit nuk dëshirojnë të jetojnë të rrethuar nga "lojalët gojëmbël". Në pozicionin e kundërt gjenden diletantët oportunistë, që kanë prirje të formojnë klane.

Nga raportet e përshkruara rrjedhin shumë porosi. Prej tyre mund të bëhen të dalluara: nuk duhet bërë shokë me ata që duan klanin, respektivisht të prirurit për klane; s'bën të lejojmë privilegjimin pa meritë; duhet të jemi tolerant ndaj oponentëve, por jo edhe lojalëve joracionalë; duhet identifikuar dhe zmbrapsur servilët ashtu sikurse edhe oponentët qëllimkëqij. Në këtë mënyrë lehtësohet projektimi i realitetit dhe drejtimi ndaj të aftëve e afrimi i tyre. Këta janë personat më të cilët menaxheri pajtohet dhe të cilët duhet të "mospajtohen" me këtë, të paktën në "ndeshjet e zgje-dhura".

Historia e vjetër dhe e re eksponon shembuj të ndytë të njerëzve "të pastër" dhe shumë fiasko të njerëzve të "pagabueshëm", kështu edhe me pasoja të përmasave të gjera. Autoriteti dhe efikasiteti i menaxherit mbështet oponencën, qoftë ndonjëherë edhe të paqëndrueshme. Sikur mos t'ishte kështu, gabimet mund të bëhen edhe më të shpeshta, gjithashtu edhe më të ashpra. Papajtueshmëritë e reja, mund të shpien deri te freskimi i miqësisë.

Papajtueshmëria racionale e ndërsjellë, me njerëzit e aftë, është kënaqësi dhe res-pekt, që fisnikëron ecuritë e veprimtarisë. Kështu, edhe më gjerë krijon bazën e shën-

146

doshë për evitimin e grackave të kurdisura nga lakejët, klikat, klanet, diletantët e me-diokrët. Janë këto aksioma me vlera të përhershme, të cilat duken gjëra të njohura, nganjëherë të nënçmuara, për çka kur vijnë në shprehje, shkaktojnë pasoja të rënda. Lideri profesionist - me tiparet e përshkruara në kapitullin kushtuar liderit dhe lider-shipit - do të di si të gjendet në realitetin e oponencës dhe lojalitetit, sipas masës së njeriut dhe efektivave të veprimtarisë.

36. Menaxheri dhe mas-mediat Komunikimi më masiv me botën, vihet përmes mediave me mjete audio – vizuele,

përkatësisht, përmes radios, televizionit, video dhe audiokasetave, librave, gazetave, revistave, broshurave, doracakëve, mjeteve të telekomunikacionit, sidomos sistemeve digjitale të mikroelektronikës si përmes internetit e të tjera, krijohen dhe lansohen imazhet e personaliteteve, veprimtarive, produkteve, suksesit dhe mossuksesit. Këto janë resurset e vlerësimeve të merituara ose më pak të merituara, por edhe të pamerituara, për të mirë ose për të keq. Eksponimi përmes mediave është nevojë dhe kërkesë që duhet të prezentohet me maturi.

Menaxheri i spikatur, gjen mënyrën për të vënë në funksionin e veprimeve të veta ndonjërën nga këto mjete, duke projektuar tërësinë e aktivitetit ose pjesët që e vlejnë eksponimin e tillë. Përcaktimi i drejtpeshimit ndërmjet eksponimit të qëlluar, por edhe të rrallë, është mençuri e sprovuar. Mënyra e komunikimit me mediat dhe përmes mediave, zgjidhet sipas vlerësimeve në bazë të kapitalit, pozitës në treg, nivelit profesionist ose artistik..

Eksponimi sipas kapitalit, ngërthen në vete më shumë kahe: për afrimin e aksio-narëve të rinj, lansimin e risive teknologjike, afirmimin e korporates, marketingut kompleks, ecurive integruese e të ngjashme. Të gjitha këto janë në funksionin e nxi-tjes së garave dhe imponimit të fuqisë konkurrente. Në të vërtetë, është mënyra më e sprovuar dhe më e sigurt e reklamës, respektivisht e propagandës së tërthortë, si mar-keting "intrigues", joshës dhe shumë frytdhënës. Urtia do të mësoj sesi të afrosh njerëzit dhe si t'i udhëzosh që të barazohen me të tjerët duke krijuar pabarazinë sipas aftësisë së tyre.

Sipas pozitës në treg, eksponimi përmes mediave bëhet për ruajtjen e rrethit të

konsumatorëve ose klientëve - të produkteve ose shërbimeve, pastaj për zgjerimin e këtij rrethi, me të njëjtat përmbajtje dhe përmbajtje të reja. Paraqitja e tillë është tejet imponuese, nganjëherë edhe banale, varësisht se kush me çka eksponohet dhe kujt dhe ku i dedikohet. Ky është marketingu i sofistikuar dhe i pasqyruar në mënyrë të drejt-përdrejtë. Të gjitha qitën në “shesh” dhe të gjitha bëhen të “kuptueshme”. Kështu provokohet kërshëria për "pritjet e panjohura".

Sipas nivelit të profesionizmit, paraqitja zakonisht merr një kah tjetër të ekspo-nimit. Këto janë ligjëratat për arritjen e suksesit dhe mënyrës së ndërtimit të tij, këshi-llimet, tryezat e debateve. Pastaj, paraqitja me novacionet e novatorëve nëpër mediat e

147

zgjedhura - të specializuara (librat, broshurat, revistat, gazetat e sidomos përmes inte-rnetit e të ngjashme).

Skema 10

Piramida e suksesit nuk është përherë

projeksion i parashikuar simetrik

Diferencimi në kujdesin dhe shpërblimi i punëve vijuese e suplementare, sti-mulon garën dhe fisnikëron konkurrencën e brendshme.

Pjesa më e madhe e veprimtarive në mjediset e zhvilluara, prezentohet përmes mediave. Mënyrat janë të ndryshme. Për shembull, menaxheri i suksesshëm për të për-fituar partner të rinj, ushtron një ligjëratë, që zakonisht prezentohet me shkrim - duke lëxuar. Kjo pastaj botohet në një revistë të specializuar, transmetohet përmes televi-zionit, radios, drejtpërdrejt përmes internetit ose në shtypin revyal e të ngjashme. Me këtë reklamohet personaliteti i liderit të biznesit, imazhi dhe vlerat tjera të ndërmarrjes ose institucionit. Për ata që nuk kanë stil për prezentime përmes masmediave, më mirë është t’u shmangën këtyre.

Metoda më e përhapur e shfaqjes përmes mas-mediave është promocioni. Ajo që ndërtohet dhe lansohet për herën e parë, duket më tërheqëse, por edhe e kërkuar. Në këtë rast do të ndesheni me shumë gjëra origjinale dhe me imitime të shpallura si ori-gjinale.

Mënyrat tjera të prezentimit nëpërmjet mediave, edhe ashtu janë të shumëlloj-shme dhe gati të gjitha të njohura. Mirëpo, disa aktivitete në media paraqiten vetëm me rastin e ngjarjeve të kundërta. Pra, që s'kanë të bëjnë me lavdërim, por vërejtje për dobësitë përkatëse. Kësisoj, prezentohen të metat e profesionistëve, ndërmarrjeve që kanë bërë mashtrime, përkatësisht spekulime me çmime e veprime ndaj konsumato-

148

rëve. Këto më së tepërmi kanë të bëjnë me profesionet e grupacionit të etikës: mje-këve, avokatëve e të ngjashëm, pastaj me ndërmarrjet e pastrimit, ngrohtoreve, zjarr-fikësve, elektrodistribuimit, por edhe më gjërat tjera dështuese. Ndër të tjerat dështuese janë deklarimet joadekuate të mallrave, korrupsionet etj.

Është e njohur në SHBA – shteti i shpallur më demokratik, për katër gjëra dema-skon dhe ndëshkon më së rrepti: “prekjen” në ushtri dhe polici, “fshehjen” e pagesës së tatimit dhe qitjen në treg të ushqimit të “papastër.”

Komunikimi me mediat kërkon aftësi të shprehjes, shkrimit dhe transponimit të fushëveprimeve përkatëse. Paraqitjet e tilla preferohen që të bëhen në mënyrën e shkathësive të llojit më të ushtruar, ku shprehet siguria dhe përfitimi i besimit. Pra, se-cili është i aftë për komunikim me mediat, por jo edhe për të gjithat. Duhet testuar veten dhe vlerën për këto eksponime. Ndryshe, shumë më e vlershme është të jesh i panjohur për media, se sa përmes këtyre të prezentohesh në mënyrën e papërshtat-shme. Karakteristike është se firmat që u shkojnë punët mbarë, më së paku ekspono-hen dhe nuk rrezikojnë në komunikimin me mjetet, përkatësisht me resurset e medi-ave. Pra, është e qartë se nganjëherë me media krijohen kokëçarje më të vështira, se sa pa praninë e tyre. Njeriu i veprave përmbajtjesore, do të kujdeset ndaj shpejtësisë dhe gjerësisë së eksponimit publik.

Dhe më në fund, paraqitja përmes mediave, kushtëzon përgatitje të mirë dhe zgjedhje të njerëzve të aftë, të cilët janë transmetues të eksponimeve të caktuara. Pra-ndaj, më së miri është kur në të dy anët gjenden dy të aftë, do të thotë dy mjeshtër të profesionit - përfaqësuesi i mediave dhe prezentuesi i informacioneve. Ndërmarrjet e mëdha për këtë ndërtojnë menaxhmentin ose sektorët e specializuara.

P Ë R F U N D I M I

Në tërë përshkrimin e ndërtimit të "ngrehinës" së ndërmarrësisë dhe menaxherit si arkitekturë e saj, nuk pretendohet në konstruktin e përbërjes ideale, të njërës e as të tjetrës, ndonëse këto nuk mund të ndahen, ngase përbëjnë një tërësi. Silogjizmi i ska-litjes së rregullave nuk insiston në përcaktimin vetëm të një shtegu të preferuar. Secili njëri ka masën e vet. Sipas kësaj shtron pikësynimet dhe mënyrën e "thurjes" së vep-rimit. Me punë dhe kujdes të thelluar do të shohësh, dëgjosh dhe kuptosh më mirë dhe njëkohësisht do të gjykosh më drejtë.

Ndërmjet rregullave dhe parregullsisë, gjendet hapësira në të cilën projektohet dhe zbatohet veprimtaria përkatëse. Ndërmarrësia ca më e organizuar, mbështetet në lëkundjet ndërmjet këtyre sjelljeve. E rëndësishme është të dimë identifikimin e pen-gesave, të cilat rrjedhin nga parregullsitë. Pastaj, gjithçka do të gjendet në vendin e vet. Vlera më e përhapur njerëzore është gjykimi i parregullsive, pastaj i rregullave që sjellin parregullsitë. Së këndejmi, në këtë ndërhapësirë ndërtohen tiparet e vlerave pak a shumë origjinale. Kjo është më lehtë të arrihet kur kombinohen tre komponentë: të

149

njohurat si rregulla, aftësitë e vetes dhe të panjohurat. Shqyrtimi më i thelluar i këtyre, sjell deri të zgjidhjet e kënaqshme. Vështirë është të vendosim kur para vetes kemi vetëm të panjohurat. Kështu bëhemi të hutuar. Njësoj është mangësi të gjendemi para tërë hapësirës së njohur, në të cilën gjithçka është përcaktuar. Atëherë, do të sillemi në mënyrë mekanike - rutinore, duke mos pasur mundësi për ndërhyrje sadopak të the-lluara dhe ashtu origjinale, ku më tepër do ta njohim kapacitetin krijues të vetes.

Qëllimi i këtyre përshkrimeve është që ta nxis njeriun me aparaturën e njohur si tërësi e përgjithësuar që t’i qaset shtruarjes së idesë. Për shembull, punët shtrohen dhe vlerat arrihen në mënyrë graduale. Në çdo etapë ose segment të veprimtarisë, nuk është përherë rezultati i barazuar. Mirëpo, përfundimi i çdo tërësie duhet të përfundojë me rezultatin e pritur. Ndryshe, në gjysmën e shtegut të veprimeve, kur ndodhin edhe dështimet, do të krijoheshin moskënaqësitë. Ndërsa, kur këto janë të pritura, si rezultate të logjikshme, kuptohen dhe përballohen më lehtë. Pra duhet perceptuar objektivisht të priturat dhe të papriturat bashkë me suksesin dhe dështimet.

Sidoqoftë, tiparet e menaxherit janë të nevojshme për dy përbërje të resurseve elementare të idesë së suksesshme. Të parën e përbën njeriu me natyrën e tij, i formu-ar për sjellje të përcaktuara, më tërë ndjenjat e emocionet, vigjilencën e karakterin, me gjykimin e paragjykimin. I dyti, përbën normat apo skemat, në të cilat njeriu mund të renditet më lehtë ose më vështirë, duke përballuar tiparet e natyrës specifike. Virtyti shprehet me vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë për rrumbullakimin e veprës.

Talenti ofron nxitje të iniciativave. Puna krijon përvojën, e cila në ushtrimin e pandërprerë, kultivon cilësitë për sukses, për të cilin nuk kushtëzohet talent i veçantë. Zgjidhjet më serioze, gjenden kur njeriu "ndrydhet" në vështirësi. Në këtë kuptim, talenti ndihmon vetëm nëse është i përcjellë me "djersitje". Në të kundërtën, i pata-lentuari bëhet më i suksesshëm. Për shembull, dikush me lehtësi krijon muzikë të po-pullarizuar e me vlera origjinale, mirëpo nuk e ka sigurinë për t'iu qasur me seriozitet. Tjetri nuk ka prirje të tilla, por duke dëgjuar muzikë pas ca kohësh e zënë veten duke fishkëlluar atë, pastaj kultivon vetitë e krijimit të muzikës së vet, duke vazhduar të fishkëllejë muzikë, të cilën kurrë nuk e ka dëgjuar. Kështu, dallojnë "kureshtja e ta-lentit" dhe "kureshtja e angazhimit". Menaxheri i dalluar anon kah kjo e dyta, ndër-sa i talentuari, i cili nuk punon e ushtron, nga e para. Nëse nuk keni iniciativë serioze krijuese, përmbahuni nga të kritikuarit, se kjo edhe më tepër do t’ u largoj nga mundësia e kthimit nga iniciativa.

Skema 11

150

Arkitektura e menaxherit

Veprimi sipas guximit mund të sjell në "instancën e paaftësisë"; kultivimi i aftësive do ta shtoj guximin dhe sigurinë.

Përsosuria e idealizuar i përngjan "pedanterisë fanatike". Kësisoj, krijohet kun-

dërthënia e qëllimit, humbet përmbajtja. Në vend që pedanteria të mbetet mjet për arritjen e qëllimit, kjo bëhet si qëllim dhe asgjë më tepër nuk mund të arrihet.

Ndërkaq, përsosuria si model mbetet e paqëllimtë. Nëse që në fillim pretendohet shumë, qëllimi mbetet në prag të qasjes. Etapat e zhvillimit si ngritje graduale, janë në qenien e qëllimit. Kështu shkohet përpara. Do të ishte sikur ecuria e jetës: “njeriu lind lakuriq dhe pastaj përherë shton dhe ndërron rrobat, duke i bërë këto gjithnjë e më të vlershme dhe duke rritur vlerën vetes.”

informa-cionet dhemomenti

kursimidhe

qëllimi guximidhe vendo-

smëriakulturadhe pro-fesioni

mendimidhe

konspekti

krenariadhe

modestia

energjiadhe

mosha

organizimidhe ekipi

emocionetdhe

ndjenjatkohadhe

vrapikondicionidhe drejt-peshimi

menaxheridhe

mediat

shtigjetdhe vijue-shmëria

mendimidhe

veprimi

kohadhe

vlera

përgatitjadhefjala

besimidhe mos-

besimi

fitorjadhe

humbjavendimi

dhe para-gjykimi

bisedadhe

dialogue njohuradhe e pa-njohura

informa-cionet dhe

percep-timi miqësia

dheafarizmi

analitikadhe

pragma-tika

vendimidhe qëndru-

eshmëria

njerëzitdhe

identifi-kimi imtësirat

dhemozaiku

lojalitetidhe

oponenca

dashuriadhe

hidhërimindihmesadhe soli-dariteti

sugjesti-oni dhehipnoza

aftësiadhe vlerë-

simi

metodikadhe ini-ciativa

profesionidhe infra-struktura

baraziadhe pa-barazia

respektidhe

disiplinaimitimi

dhe origji-naliteti

151

Gjenden ca njerëz me pretendime për njohjen dhe përshkrimin e të tjerëve. Duke mos bërë identifikimin e vetes, bëhet shpenzimi i kotë i energjisë, që krijon kundër-thënie dhe thyerje të iniciativës, duke dobësuar personalitetin. Njësoj është pretendi-mi për identifikimin me të tjerët. Ngjashmëria mund të jetë në disa tipare si e rastësi-shme ose qenësore. Secili njeri ka veçoritë racionale dhe irracionale. Përqendrimi duhet të bëhet në kultivimin e vlerave racionale dhe sadopak të reduktimit të vetive irracionale të vetes. Me siguri se këtu gjendet kapitali i talentit frytdhënës. Hidhërimi do të kaloj në urrejtje dhe shuhet me kohën; dashuria pra, edhe ajo ndaj punës, nuk varet nga koha.

Njeriu nuk është qenie për eksperiment. Mirëpo, preferohet sprovimi i vetes për zotimet e iniciuara, me çka arrihet përforcimi i bindjeve dhe i sigurisë për zgjimin e aftësive latente. Duke selektuar veçoritë personale si frytdhënëse dhe jofrytdhënëse e pastaj edhe ato si pengesa, arrihet deri te pasqyrimi i vendosmërisë për ndërmarrje ca më serioze. Duke projektuar këto në kodeksin e iniciativës dhe arkitekturën e mena-xherit, vlerësimi dhe udhëzimi përfitojnë kahun e qartësisë. Kështu, fillohet “kthjelli-mi” i vetive krijuese dhe mbarështimi i shtigjeve të përcaktuara.

Shembujt, tipizimet dhe skemat si udhërrëfyese për pretendimin e gjetjes së mo-delit si variant më të mirë për qasjen ndaj veprimtarisë, për fillim mund të shërbejnë si mbështetje e identifikimit dhe zotimit për veprimtari të caktuar. Pra, mund të vihen në shërbim në një fazë të shtjellimit të punëve, por edhe atëherë mund të shfrytëzohen si shembuj krahasues e jo si përcaktim. Ndryshe, shkaktojnë kufizimin e sendërtimit të sjelljes dhe veprimit sipas veçorive të krijimtarisë personale. Menaxherët atipikë zakonisht janë ata të cilët me veçoritë e dalluara të talentit, nganjëherë, të prirë me in-stinktin, arrijnë të ngritën deri në "instancën e paaftësive" të veta. Së këndejmi, përhe-rë këshillohet kultivimi i aftësive dhe arritja e mjeshtërisë, e cila edhe kur mbështetet në imitime, përfiton në shkurtimin e rrugës edhe zvogëlimin e "dhembjeve" të fillimit të krijimtarisë. Kjo arrihet me aftësimin shumëvalent. Më efikase është të ushtrosh me përkushtim, se sa të humbësh kohë në mësime nga librat "shterpë". Megjithëkëtë, më vështirë është të kuptosh tiparet e vetes se sa të tjerëve. Në të dyja anët, egoja e per-sonalitetit është pengesë e madhe. Mirëpo, mbi baza të interesit si motivim, tejkalimi bëhet me më pak vështirësi. Por, nuk arrihet te secili suksesi i njëjtë me ushtrimin e mënyrës së njëjtë. Ndonjëri ka ambicie të përqendruar në raportin e drejtpeshuar me vlerën e punës së deponuar; tjetri ka ambicie që të mësoj pak por, të fitoj shumë e të ngjashme.

Ndërkaq të gjitha do të rrotullohen në lëvizje duke marrë peshë sipas energjisë. Bazë e saj është mendimi dhe stërvitja të kushtëzuara me moshën e re. Qëndruesh-mëria është veçmas dhunti e të rinjve, ngase kanë energji të mjaftueshme edhe për sprovime më të vështira, të cilave të moshuarit nuk mund t’u përballojnë.

152

KREU 4

KRIZAT DHE KONFLIKTET

HYRJE Kurrë më parë Bota nuk ka qenë në lëvizje aq të shpejta në të gjitha drejtimet

profesioniste, teknike dhe teknologjike. Ide pas ideje, me zbatime të sofistikuara, po zgjerohet hapësira e krijimtarisë dhe e prosperitetit. Liria po bëhet më e qëndrueshme, raportet shoqërore dhe ekonomike po fisnikërohen, duke u bërë përherë e më të varura nga njëri-tjetri. Disa mjedise në totalitarizmin absolut, ende gjenden në shtegun reg-resiv ndaj ecurive botërore. Pushtetarët e dobët, ndër ta edhe të sëmurë nga oreksi për pushtet, të cilin ndryshe s’mund ta mbajnë, po konservojnë ecuritë e zhvillimit duke shkaktuar kriza të reja deri në konflikte. Mjediset në krizë, më shumë kanë polic të punësuar se punëtorë në prodhim.

Krizat ishin të njohura edhe më herët. Pak dallonin për nga shkaqet dhe pasojat. Mirëpo, për nga përmasat, të sotshmet janë më të kufizuara, përkatësisht po vijnë duke u lokalizuar. Atëherë dhe sot, ndërvarëshmëria e mirëqenies me lirinë njësoj e mban peshën e vlerave. Aq sa liria krijon hapësirën e zbërthimit të iniciativës, edhe më tepër iniciativa përforcon themelet e lirisë. Kështu, mbështesin njëra-tjetrën. Ecuritë e tilla janë bërë dominante në vendet e perëndimit, të shkallës së lartë të zhvillimit. Njëlloj, raportet e tilla janë bërë prijëse edhe në vendet më pak të zhvilluara, por të cilat kanë një traditë të kulturës, aq më shumë të zhvillimit të biznesit. Edhe në këto, liria dhe iniciativa janë vënë në një lëvizshmëri intensive.

Në mjediset ku zhvillimi është i kufizuar për shkak të lirisë së mangët, përka-tësisht shprehjes së kufizuar të saj, dominimi i "ndërgjegjes së dirigjuar" shkakton sjellje sipas skemave të përcaktuara. Udhëheqja sipas dirigjimit përfshin të gjitha ecu-ritë, ndër të cilat potencialin ekonomik e shfrytëzon për dhënien e energjisë dominimit politik. Duke shfrytëzuar diletantët dhe zgjeruar rrethin e tyre me taktikën politike, të prirurit për krijimtari të reja, qitën në margjinën e shoqërisë. Mënyrat dhe metodat e thyerjes së mendimit janë të llojllojshme dhe kryesisht dekurajuese. Do të thotë amorale, duke u mbështetur në kërcënimin e forcës ndëshkuese dhe më së tepërmi të armës. Në krizën masive, të pandërgjegjshmit bëhen kujdestarë të ndërgjegjes së po-pullit.

Shkalla e arritur e qytetërimit, përcakton edhe normat e nxitjes së risive dhe të

mbrojtjes nga "ndrydhjet" dhe përcaktimet e "lirisë së dirigjuar". Në këto mjedise, përkufizimet kaplojnë vetëm iniciativat irracionale, duke përkrahur dhe mbrojtur ato racionale. Këtu edhe mjetet janë më të avancuara. Ndërsa, në mjediset e qytetërimit të ulët, ndodh që veprimet të marrin kahun e kundërt. Metodat dhe mjetet e ngushtimit të iniciativës racionale janë më të vrazhda, kryesisht arkaike e më së shpeshti ekspa-nsive. Për ilustrim të ecurive të përshkruara, më së miri shërbejnë ngjarjet në fund të shekullit njëzet. Me rastin e shthurjes së sistemeve simotra të socializmit diktatorial në Evropë,

153

vendet e qytetëruara këtë fazë e kaluan me më pak agresivitet, ashtu që pajtimet kombëtare për çrrënjosjen e së vjetrës, kaluan nëpër një rrugë me tipare humaniste. Ndërsa mjediset më në jug të Evropës, sidomos ato në qendër të Ballkanit, vunë në pah tërë "begatinë e mesjetës", duke mbrojtur të kaluarën me ndërrimin e njerëzve dhe ruajtjen e metodave dhe mjeteve të vjetra të burokratizmit. I shtuan edhe disa përbërje të panjohura më parë në socializmin e dirigjuar, sikurse ikonografinë, shovinizmin më urrejtës, ekspansionizmin dhe egërsinë e konservuar me shekuj.

Kryesisht si pasojë e krizave dhe konflikteve globale, të përshkruara më lartë, rrjedhimisht paraqitën edhe krizat e: sistemit ekonomik, veprimtarive të ndryshme, mendimit, krijimit të rendimentit material e shpirtëror. Në mënyrë zinxhirore përcillen konfliktet deri në të gjitha poret e shoqërisë. Çrregullimet ekonomike bëhen posa-çërisht të rënda. Në këtë mënyrë lëkundjet sociale shkaktojnë ngatërrime me pasoja afatgjata. Lufta e interesave është shprehje e veprimit të ligjit të vlerës. Jetësimi i tij është çështje e ekzistencës në biznes.

Krizat ekonomike të shkaktuara nga renditjet e gabuara strukturale të resurseve, në

brendi gjithashtu janë të nxitura nga rënia e novacioneve e ngërthyer në vetë mo-delin e zhvillimit, duke zvogëluar hapësirën për eksponimin e ideve të reja. Në këto ecuri, më së shpeshti ndikojnë huazimet nga vendet e ndryshme dhe shfrytëzimi i tyre si arnime me resurset që nuk krijojnë potenciale të reja të ngritjes së produktivitetit dhe vitalitetit ekonomik e social. Kësisoj, gjenden edhe raporte tjera që sjellin krizën ekonomike, duke ndikuar si shkak ose pasojë e ngushtimit të hapësirës për efekte pro-duktive.

Shfaqja e krizave nuk është përherë e ndërlidhur me konceptet globale shoqërore dhe strukturale ekonomike. Është kjo dukuri e rëndomtë e kohëpaskohshme, e cila e përcjell çdo zhvillim të organizimit njerëzor kolektiv ose individual. Kriza e brendsh-me e ndërmarrjes shkaktohet nga rënia e rendimentit. Kriza krijuese, gërshetohet me një mori të shkaqeve e pasojave, veçorive dhe dukurive si shprehje e përkohshme apo afatgjatë e rënies së rendimentit.

Qëllimi i trajtimeve që shtrohen në këtë pjesë, është i përqendruar në projektimin e ecurive, shkaqeve dhe pasojave të ngushtimit të iniciativës racionale për koor-dinimin e resurseve. Trajtimi në këtë pjesë shqyrtohet në suazën e komponentëve të krizave dhe konflikteve, me metodën empirike. Në raport me to dhe me ndikimet tjera, vlerësohet edhe kriza e krijimtarisë, si "shterje" e aftësive njerëzore.

154

PJESA E PARË

KRIZAT GLOBALE Rruzullin tokësor, në pjesë të ndryshme, në fazat e ndryshme, disa herë e kanë

përfshirë krizat e përmasave të gjera, të ashtuquajtura globale. Ciklet e krizave janë ligjshmëri. Këtu nuk është qëllimi që të bëhet analiza historike e krizave të ngjara, por vetëm trajtimi i raporteve të ndryshimeve, që këto i kanë shkaktuar dhe pasojave që i kanë sjellë. Mendimet për përmasat dhe karakterin e krizave, nga autorët njohës të historisë së tyre, dallojnë. Veçoritë e shkaqeve dhe pasojave kategorizohen sipas ran-gut të ndryshëm. Mirëpo, përbërja e të gjithë komponentëve mbetet e njëjtë, ndonëse dallojnë përmasat e gjerësisë dhe pasojave të tyre. Krizës i paraprinë rënia e besimit dhe shkëputja e raporteve të vlerave mo-rale, materiale dhe shpirtërore.

Kur është fjala për gjerësinë e krizave ato mund të jenë të shtrira në regjione të hapësirave më të mëdha ose më të kufizuara. Trajtimet në këtë shqyrtim përnqend-rohen në krizat që përfshijnë kontinentet, përkatësisht kontinentin ose Botën si tërësi me intensitete të ndryshme regjionale. Krizat, - fjala është vetëm për ato globale ani pse edhe të tjerat nismën e kanë në rrjedhat e ngjashme - zakonisht fillojnë dhe vazh-dojnë me lëkundjet e thella të strukturës sociale dhe ekonomike, çfarë ishin: Kriza Ekonomike Evropiane, e pastaj Kriza Ekonomike Botërore, si periudha të recesionit dhe të tjerat si kriza të dominimeve të sistemeve totalitare siç ishte deri në thyerje edhe sistemi socialist – komunist i dirigjuar ose vetëqeverisës.

Me veçori të vorbullës më të vështirë, ishin dhe mbetën krizat që ndodhën me luftëra të përmasave të gjera. Kështu ishte rasti me Luftën e Parë dhe të Dytën Bo-tërore. Pos këtyre, ishte edhe një mori luftërash të karakterit lokal ndërshtetëror, por edhe të atyre lokale, brenda një shteti. Në ndërkohë, ishin dhe janë duke u manifestuar krizat ekonomike të përcjella me konflikte të vështira dhe pasoja të rënda të manifes-tuara si kundërthënie në transicionin ndërmjet sistemeve totalitare të mendimit të di-rigjuar dhe ndërtimit të përmbajtjeve të reja të progresit ekonomik dhe njerëzor. Në mjedisin e mirëqenies dallohen të kujdesshmit dhe të pakujdesshmit; aty ku dominon kriza, vështirë se do të vëresh kujdesin.

Shpjegimet për shkaqet e ndodhjes së krizave në kuptimin e gjerë, janë të përgji-

thësuara. Sipas analizave më të hollësishme, ndriçohen edhe shumë raporte me peshë të veçantë në determinimin e përbërjes së tyre. Në kuptimin e përgjithësuar, krizat shkaktohen nga çrregullimet në sistemin ekonomiko - shoqëror. Për këtë përherë gjen-den prijësit, të cilët me aftësi kontraverze, krijojnë kundërthënie përherë e më të rën-da. Kështu pastaj rrjedhin krizat e modelit të zhvillimit, si kriza strukturale, e me këto edhe ndodhitë që mund të shpien deri në luftë e të ngjashme. Në ndriçimin më të hollësishëm, pasqyrohen vlerat elementare, që projektohen kryesisht në qasjen e ini-ciativave - të mbara ose të mbrapshta, mekanizmave të frenimit ose të mosfrenimit, përkatësisht të shfrenimit dhe faktorët e shfaqjes së mosbesimit.

155

Pretendimet dhe cytjet ekspansioniste, janë përbërje e veçantë e krizave dhe aspiratave të tyre. Këto janë krizat më të njohura dhe më të "egra", për të cilat njerëzi-mi është i mbushur me përvoja të hidhura. Në këto gjithçka i nënshtrohet qëllimit të zgjerimit të hapësirës dhe dominimit, të zbatuar me mjete lufte. Ndër të njohurat janë në Kontinentin Afrikan, Amerikën Jugore, Azinë dhe në Ballkan - kjo e imponuar nga Serbia së pari ndaj Sllovenisë, pastaj ndaj Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe më në fund ndaj Kosovës.

Aty ku dominon kriza, bien të gjitha vlerat e raporteve të komunikimit sipas virtyteve, sidomos në biznes.

Sa i përket krijimtarisë, kjo që është në qendër të trajtimit të shtruar në këto për-

shkrime, kriza ekspansioniste, për nga errësira që krijon, është më e rënda. Në të vër-tetë, kjo shkakton mbytjen në çdo kuptim. Pos njeriut, në këtë përmbytje "ndrydhen" edhe veprimtaritë më qenësore për vitalitetin njerëzor. "Inter arma silent leges" - gjatë kohës së luftës prajnë ligjet, që do të thotë: lufta nuk njeh ligjet. Pastaj "Inter arma si-lent musae" - kur ngjeshen armët prajnë Muzat, që do të thotë: gjatë luftës s'ka kriji-mtari shpirtërore, janë shprehje të hershme të përshkrimit aktual për të gjitha kohët.

Në raport me biznesin, ndikimi në shuarjen e vlerave të kuptimit të njëmendtë, është i njëjtë me veprimtaritë tjera krijuese. Krizat dhe luftërat, duke shkaktuar shka-tërrimin, pasohen me ngritjen e “afarizmit kontrabandist” që kryesisht gjendet në fun-ksionin e këtij qëllimi. Biznesi i armëve këtu zënë vendin e parë. Në një pjesë përf-shihet edhe biznesi jo krejtësisht legal i ushqimit, me veprime e ndërhyrje më shumë jasht rregullave të tregut. Afarizmi që do të ngritët me krizat, shuhet me përfundimin e tyre, por jo përnjëherë. Përndryshe, në këto ecuri, erozioni i moralit afarist - ngase biznes në kuptimin etik nuk ka - arrin në piken e katastrofës.

KRIZA E SISTEMIT SHOQËROR DHE EKONOMIK

Përcjellës i sistemit shoqëror dhe pjesa më qenësore e tij është sistemi ekonomik,

në përbërjen afatgjatë e si nënkompleks i tij dhe politika ekonomike që është afa-tshkurtër, përkatësisht si proces vijues. Në këtë drejtim, qartësohet kauzaliteti i siste-mit shoqëror me atë ekonomik. Ligjet më të mira janë ato që njerëzve ua shtojnë vullnetin, çfarë në krizë nuk gjenden.

Mungesa dhe pengesa e ndërhyrjes së konkurrencës, si në politikë ashtu edhe në ekonomi, duke ruajtur kohezionin e rrejshëm, herë pas here sjellin deri të kriza. Kjo bëhet e pashmangshme, veçanërisht kur çrregullohen vlerat e resurseve dhe renditja e tyre në ecuritë e zhvillimit. Tensionet sociale, fillojnë të bëhen të pandalshme. Pro-vohen reformat e ndryshme, të renditura njëra pas tjetrës. Pastaj, provohen programet e stabilizimit ekonomik e të ngjashme. Përderisa të gjitha këto vihen në funksion të

156

ruajtjes së pushtetit, humbin efektet në të dy anët. Në atë politike dhe tjetrën ekono-mike. Në të gjitha këto përsiatje, vendet e lindjes - socialiste autoritare - kanë dësh-tuar. Ani pse të gjithë i kanë të njohura shtigjet e zgjidhjes së krizave, pretendimi për provat edhe më të ashpra, për ruajtjen e pozitave të përfituara me metoda të ndryshme, aq më tepër të dyshimta, sjell deri të erozioni i mëtejmë i udhëheqjes ose i koordini-mit, kuptohet edhe i krizave. Kriza sjell varfërinë e kjo kundërthëniet më të mëdha, të cilat shkaktojnë kon-flikte.

Në vendet e perëndimit, mënyra e evitimit të krizave është mjaft e ushtruar. Kur amortizohen garniturat që gjenden në pushtet, ndërrohen në mënyrën e njëjtë sikurse që kanë ardhur në udhëheqje. Imponohen dorëheqjet ose votimet për besim. Nëse kjo nuk mund të arrihet, shpallën zgjedhjet e reja. Vendet më pak të zhvilluara, këtë mënyrë të veprimit shumë kohë nuk kanë dashur ta kuptojnë. Pas përmbysjeve me forcë të pushtetmbajtësve edhe këto kanë filluar të ushtrojnë metodën e vendeve pe-rëndimore, duke shtuar edhe kompromiset specifike. Kauzaliteti i procesit të ripro-dhimit me shpërndarjen e të ardhurave mbi baza të interesit kolektiv dhe individual, ka nxitur projektet e reja politike dhe ekonomike. Shumë parti në ilegalitet, duke u pa-raqitur botërisht me shprehjen e vullnetit të shumicës, janë bashkuar në programet e pajtimit dhe shpëtimit. "Mund të vërehet, se me daljen e Evropës Perëndimore nga kriza, në partitë socialdemokrate është forcuar riafirmimi i vlerave të socializmit de-mokratik".55/

Shembjen e sistemeve shoqërore dhe ekonomike e kanë shkaktuar programet dhe parullat e mbështetura në "barazinë" e të gjithëve ndaj ndarjes së të ardhurës, duke shuar kundërvinin e pabarazisë së re në tregun e lirë. Kësisoj është nënçmuar vlerësi-mi e krijimtarisë së tërë e veçmas asaj prodhuese. Duke eliminuar konkurrencën ndaj raporteve në prodhim dhe në ndarjen e të ardhurës, kanë kundërvënë "luftën" ndaj atyre që kanë synuar objektivizmin e vlerave të krijimtarisë njerëzore. Në mjediset e kulturës më të avancuar, krizat përballohen dhe tejkalohen më lehtë dhe me më pak pasoja të dëmshme.

Evropa mjaft u lëkund nga këto kokëçarje të parullave shkatërruese, të ardhura nga partitë majtiste e ultramajtiste të bashkuara nën flamurin komunist. Pasi që hum-bën energjinë nga brenda, nën presionin e provave të pakontestueshme për vlerat e punës dhe kreacionit të iniciativave frytdhënëse, të cilat njerëzit i bëjnë të paba-rabartë, u shuan vatrat e krizave që shkaktonin turbullira. Me rënien e këtyre "mosv-lerave", në vendet e lindjes filloi procedimi i ri i ndërtimit të sistemeve më stabile shoqërore dhe ekonomike. Mirëpo, pasojat e shtigjeve të gabuara që dominuan për një kohë të gjatë, ende janë pengesë e rimëkëmbjes së vitalitetit të kërkuar në drejtpe-shimin e ri ndërmjet forcës prodhuese, iniciativës dhe mirëqenies njerëzore.

Në kohën e krizave, konflikteve dhe luftërave, morali i dyfishtë i pushtetmbaj-tësve sjell sendërtimin e iniciativave rrënuese. Qëllimi i vetëm i këtyre iniciatorëve është përmbysja e gjithçkafit që do të sillte edhe dëbuarjen e bartësve të iniciativave të cilët do të ndihmonin tejkalimin e vatrave të krizave. Atëherë, është e qartë se në këto lëvizje, tërë oponenca vihet në funksion të një qëllimi, që do të thotë i kundërvihet anës 55/ Brana Markovic "Socijalizam na istorijskom raskrscu - kriza, promene, izgledi", Beograd

1990, fq. e cit. 60

157

e cila ngushton hapësirën për vitalitetin e iniciativave të krijimtarisë afatgjatë. Zakonisht fitorja arrihet me përmbysjen e bartësve të krizave. Në masën njerëzore, ekziston barazia si frymëzim i përbashkët e arritur nga të pabarabartët.

Derisa të arrihen ecuritë normale të veprimit të tregut të lirë, së këndejmi në krizë, biznesi korrekt ngushtohet në hapësirën e veprimtarisë aq tepër, saqë mbetet në përbërjen e "vegjetimit" ose edhe shuhet tërësisht. Kundrejt tij, mbahet afarizmi si biznes i krizës - segment i ngarkuar më shumë me veprime jashtë ligjore dhe me alea-nca afatshkurtra biznesore.

KRIZA EKONOMIKE

Në shkoqitjet e shkaqeve dhe pasojave të krizave në tërësi, në një pjesë janë ndriçuar vlerësimet, të cilat kanë lidhshmërinë kauzale ndërmjet sistemit shoqëror dhe ekonomik, po ashtu edhe të ndikimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në ecuritë eko-nomike. U pasqyruan këtu edhe pasojat e renditjeve të gabuara dirigjuese të resurseve, raportet e çrregulluara strukturale dhe kundërvëniet e kurajimit të iniciativave. Ne krizën ekonomike, shkaqet dhe pasojat ndërrojnë vendet. Në këtë mënyrë e bëjnë këtë më të ashpër. Luhatjet e shpeshta, ngjitjet mekanike dhe improvizimet, edhe më tepër ashpërsojnë raportet ekonomike. Krizën e bëjnë edhe më të padurueshme. Aty ku dominojnë krizat, të gjitha inflacionet janë të larta: të moralit, biz-nesit, parasë, entuziazmit e të gjitha krijimtarive të mirëfillta.

Komplekset e sistemit ekonomik dhe segmentet e tyre, duke humbur lidhjen funksionale të tërësive të veprimit, gjithnjë e më tepër krijojnë vështirësi të reja. Ndër këto, peshën më të madhe e kanë: 1. përvetësimi shtetëror i pjesëve vitale të kapitalit, 2. shkëputja e kapitalit financiar nga tregu, 3. formimi i monopoleve dhe eliminimi i konkurrencës, 4. modeli i gabuar i zhvillimit ekonomik, 5. modeli i sistemit të dirigjimit, 6. modeli i sistemit të kompromisit e të ngjashme.

1. Përvetësimi shtetëror i pjesëve vitale të kapitalit Konkurrenca lojale ose është e plotë ose nuk ekziston. Kompromiset në raport me

shfrenimin ose frenimin e konkurrencës, shkaktojnë çrregullimet më të ashpra në paritetet e sektorëve, lëmenjve dhe degëve ekonomike. Në njërën anë, mbrojtja përtej masës e një pjese të prodhuesve të privilegjuar dhe në anën tjetër, kontrolli dhe mos-mbrojtja elementare e një pjese të ofruesve të shërbimeve dhe prodhuesve përballë konsumatorëve që gjenden nën mëshirën e tregut të çrregulluar, humbasin drejtpeshi-min e pariteteve të vlerave objektive të punës. Elasticiteti i kërkesës dhe ofertës, "va-lëvitet" prej njërës anë në tjetrën - prej prodhimit nga konsumi dhe prej konsumit nga të ardhurat.

158

Në rastet e tilla shteti me administratën e vet krijon hapësirë për ndërhyrje. Në vend që të liroj konkurrencën dhe të hap shtigjet e stabilizimit të tregut, ngrit impe-rativin e vetës duke kontrolluar të gjitha ecuritë. Duke shkëputur veprimin e tregut në kapitalin financiar dhe anasjelltas, pushtetmbajtësi ruan suazën më vitale, që i siguron intervenime të caktuara sipas nevojës së qëllimit për ndërhyrje të njohura dhe të pa-njohura. Shkakton çrregullime duke ndryshuar ligjet dhe duke nxjerrë dekretet afat-shkurtra me pretendim që të përvetësoj sa më shumë për shtetin, përkatësisht pushtetin dhe pushtetmbajtësit. Këmbimet i kufizon deri në marrëveshjet kompensuese natyrale – ndërrim të mallit për mall. Në krizën ekonomike lindin kundërthëniet dhe kundërshtitë më të mëdha edhe me njerëzit e aftë që do të sillnin ndryshime rrënjësore.

Në periudhën transicionale të deetatizimit të kapitalit, duke bërë përcjelljen në

bartës të ndryshëm, veçanërisht me privatizimin ose formimin e bartësve të përzier, krijohen kushte të reja të rritjes së efikasitetit ekonomik. Do të ishte kështu nëse bëhet shkëputja e kompetencave të shtetit ndaj kapitalit më vital. Mirëpo, mu në këtë bartje, kur shteti ndal në mbikëqyrje pjesët qenësore të kapitalit, bën shkëputjen e lidhjeve më të rëndësishme të tregut. Kontrollimi dhe udhëheqja e tërë ose e pjesës më të madhe të vlerave në: sistemin bankar, energjetikë, industrinë bazike, trafikun - ajror, he-kurudhor e ujor - institucionet e sigurimit të pasurisë dhe personave e të tjera, me ka-pitalin më të madh, shkakton ndarjen e këtyre nga konkurrenca e tregut. Karakteristikë e shprehur është se shteti në krizë nuk merr kontrollin e bujqësisë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë, por këtë e bën me disa subvencione. Në realitet kontrollon ato pjesë që do të lidhen me industrinë e përpunimit të ushqimit ku varet furnizimi i popullatës ose edhe mundësia për eksport. Bëhet e qartë se nga pjesa tjetër e bujqësisë së imët s’ka përfitime interesante.

Duke siguruar mbrojtjen e pandërprerë të kapitalit dhe duke krijuar kushtet për profit sa më të madh, pavarësisht prej produktivitetit, shteti adapton çmimet sipas vlerësimeve jashtë veprimit së tregut. Në këtë mënyrë shkakton përcjelljen e "barrës" në tregun ku pak a shumë mbretëron konkurrenca, ashtu që edhe këtu krijon kushtet e moskonkurrencës. Kjo më së shpeshti manifestohet në çmimet e ushqimit dhe veshm-bathjes.

Sipas sjelljeve dhe ecurive të përshkruara, inflacioni i lartë bëhet i paevitueshëm. Standardi jetësor përherë shkon kah rënia e shpejtuar. Çrregullimet në sektorët e prodhimit dhe të shërbimeve, përfshijnë raportet e tërësisë së reproduksionit shoqëror. Duke u humbur në këtë mënyrë lidhshmëria e proceseve të zhvillimit, papunësia bëhet përherë e më e shprehur. Në këtë drejtim kriza bëhet edhe më e vështirë.

Duke arritur në nivelin më të ulët të mirëqenies të përqendruar vetëm në ruajtjen e ekzistencës, krahas shkallës së lartë të papunësisë, në krizë shteti do të përpiqet të ruaj suazën elementare të mbrojtjes sociale. Kësisoj, pretendohet për krijimin e varësisë më të madhe të popullatës nga arka dhe "lëmosha" e shtetit. Mirëpo, duke mos pasur burime të mjaftueshme të të ardhurës, i gjithë ky veprim orientohet në shtypjen e mo-nedhave pa mbulesë. Inflacioni merr përmasa katastrofe, duke sjell krizën fatale. Kështu, arrihet deri te faza e konflikteve parciale, të cilët mund të sjellin edhe deri të luftërat e rënda. E këto mu atëherë i duhen pushtetmbajtësve për ta tërhequr vëme-ndjen nga burimet e varfërisë. Në rrethanat e tilla, ruajtja e ekzistencës merr përmasat e ruajtjes së jetës në kuptimin decidiv. Zgjidhja më e mirë për pushtetin, kuptohet për

159

interesin e personifikuar jashtë vlerave elementare, është kalimi në ekspansionizëm. Me këtë kërkesë hapën frontet e reja të krizave, duke sjell vështirësi edhe më tragjike. Asnjë vend në Botë nuk ka arritur zhvillimin e drejtpeshuar pa kaluar nëpër kriza të rënda; fatkeqësia është se disa prej prijësve të tyre për të ruajtur pushtetin e klikave dhe klaneve, mundohen që të mbijetojnë nëpër kriza.

Përshkrimi i një drejtimi të shfaqjes dhe zgjerimit të krizave dhe konflikteve në

raport me përvetësimin shtetëror të kapitalit dhe shprehjes së ekspansionizmit, i përket më së tepërmi ngjarjeve më të reja në qendër të Ballkanit, pra sjelljeve ekstreme.

Në rrethanat e tilla shkalla e investimeve të reja bien nën nivelin ekzistencial për hapjen e vendeve të punës. Për investime të mëdha edhe ashtu nuk ka vend, se rreziku është i madh, ani pse i paparashikueshëm deri në fund. Mirëpo, nismat përkrahëse nëse ekzistojnë, mbështesin investimet në biznesin e vogël dhe të mesëm, ku mundësia e punësimit dhe krijimit të të ardhurës së arsyeshme është më e sigurtë. Me ma-sat e ndërmarra sipas programeve të stabilizimit ekonomik, pos raporteve financiare dhe "zgjimit" të tregut, krahas disperzimit të ekonomisë në njësi të vogla dhe përkrahja e tillë financiare, sipas përvojave janë treguar si më të preferueshmet.

Për veprimet në situatat e tilla do të përmendja ekonomistin e njohur për inter-venime stabilizuese, sidomos për shembullin e Izraelit Michael Bruno-n. Në raport me Programin e Stabilizimit Ekonomik të Izraelit, vlen të citohet një vlerësim i ecurive dhe të ngjashme. Por këtu është fjala për ndërhyrjen në kahun tjetër të mënjanimit të vatrave të krizës të shkaktuara nga pushtetmbajtësit: "Programi i gjithanshëm i stabi-lizimit të cilin Izraeli e ka miratuar në korrik të 1985, ka sjell deri të rënia dramatike e inflacionit, pa ndonjë rritje të rëndësishme të papunësisë, njëkohësisht krahas përmi-rësimit të likuiditetit ekstern të vendit". 56/ Mbi bazë të këtij projekti, ekonomia Izra-elite që binte prej një krize në tjetrën, për shkak të angazhimeve në luftërat me vendet arabe, filloj mëkëmbjen duke ofruar edhe programe pajtimi me ato që më parë ishte në gjendje lufte. Njëkohësisht ringjalli qasjen për pajtim me palestinezët. Në mjediset ku dominojnë krizat dhe luftërat, të marrët heqin vallen, të urtit mbesin të hutuar.

Edhe më të favorshme janë përvojat e vendeve më parë socialiste të dirigjuara që gradualisht filluan qasjet ndaj kapitalit të huaj, privatizimit dhe zhvillimit të biznesit të vogël dhe të mesëm.

2. Shkëputja e kapitalit financiar nga tregu Kriza financiare që përfshinë edhe atë monetare, është ndër më të rëndat me pa-

soja që vështirë mund të mënjanohen shpejt. Shkaqet janë të ndryshme. U ndodh edhe ekonomive më të zhvilluara me tregje të organizuara mirë, por që në aspektin monetar shfaqet si mangësi e rezervave shtetërore me të cilat nuk mund të përballohen pagesat e brendshme dhe të jashtme. Transaksionet e gabuara mund të përfshijnë shumë seg-

56/ Michael Bruno, Sylvia Piterman "Israel's Stabilisation", A Two - Year Review, National

Bureau of Economic Research, Inc. "Working Paper" No.2398, Cambridge, Mass, 1987.

160

mente të sistemit bankar dhe raportet tjera financiare. Ndërkaq sistemi stabil financiar, përcakton edhe ritmin e stabilitetit të procesit të riprodhimit me veprim të ndërsjellë.

Shkatërrimi i sistemit financiaro-monetar, në mënyra të ndryshme shprehet kry-sisht në ekonominë jostabile, pra në krizë. Cila është pjesa më efikase dhe më vitale e kapitalit për shfrytëzim të shpejtë? S’do mend se është ai financiar. Shteti në krizë këtë e grabit me mënyrat e ndryshme. Të njohura janë: kontrolli dhe “huazimi” i de-ponimeve të kursimtarëve nëpër bankat shtetërore, formimi i bankave të ndryshme të reja shtetërore dhe private duke ofruar interesa të larta me leverdi të shumëfishtë dhe moskthimi i mjeteve me shkaktimin e rënies artificiale të solvencionit (aftësisë fina-nciare për të paguar). Sistemet e tilla të quajtura piramidale të shkëputjes së kapitalit fananciar nga tregu, përbëjnë kalimin në fondet e ndryshme plaçkitëse nga sistemi i rregullt financiar e bankar. Është i vogël numri i shteteve që ndonjëherë nuk e kanë përjetuar shkëputjen e kapitalit financiar nga tregu dhe përvetësimin e tij nga shteti, klanet dhe individët. Më herët këtë e përjetuan Japonia në një formë të butë, pastaj Çekia, Sllovakia, Filipinet, Indonezia, Serbia. Më vonë pre e sjelljes së tillë u bë Shqipëria. Rastet ku kanë plaçkitur shteti, klanet dhe individët me influencë janë Ser-bia (me përvetësimin e huzaimeve në bankat shtetërore të ish Jugosllavisë, me the-melimin e “Dafiment” dhe “Jugoskandik” bankave në fillim të viteve ‘90) dhe Shqi-përia (me ndërtimin e “Skemave piramidale” me të njëjtin synim dhe sistem të Serbisë në vitet ’95, ’96, deri me thyerjen në fillim të ‘97-shit). Këto janë indikacionet më tipike të bankrotit të shtetit dhe korrupsionit të aparatit të tij administrativ. Krizat nuk evitohen vetëm me huazime të reja, por edhe me ndërrimet rrënjësore të tërësisë së sistemit dhe pushtetmbajtësve që këtë e kanë sjellë.

Ta privosh ekonominë dhe ecuritë e përgjithshme shoqërore nga kapitali fina-nciar, do të thotë ta përcaktosh rendin e ri të tatëpjetës nëpër të gjitha poret e resurseve njerëzore dhe materiale.

Sjelljet e tilla që bëjnë ndarjen e kapitalit financiar nuk janë përherë qëllim-këqija. Kjo bëhet edhe për ruajtjen e rezervës për rastet e pagesave të borxheve shte-tërore ose edhe për intervenime në sendërtimin e të ashtuquajturave programe të sta-bilizimit. Në rastin e krizës në përgjithësi, veçmas asaj ekonomike, tejkalimi i gjend-jes së tillë, mund të arrihet në periudhën më të gjatë kohore dhe në mënyrë graduale. Ndërkohë, veprohet në mënyra të ndryshme sikurse përmes subvencioneve dhe lirimit gradual të raporteve të konkurrencës. Subvencionimi në njërën anë dhe lirimi i vepri-mit të tregut në anën tjetër, kushtëzojnë intervenime suplementare në ruajtjen e bala-ncimit ndërmjet tregut dhe standardit të përgjithshëm shoqëror.

Mirëpo, kur me shkëputjen bëhet ndarja e kapitalit financiar nga tërësia e impu-teve të riprodhimit, përmirësimet e përcaktuara fillojnë të sjellin dështimet e njëpa-snjëshme. Dobësimi i agregateve të vitalitetit të rimëkëmbjes ekonomike, bëhet për-herë edhe më i paevitueshëm. Do të thotë, veprimet gjysmake, duke mbajtur në një pjesë kompetencat shtetërore dhe në tjetrën veprimet e tregut, krijojnë zbrazëtirën, e cila më shpejt ose më ngadalë sjell në "greminën" e mosefikasitetit ekonomik dhe social.

161

3. Monopolet dhe eliminimi i konkurrencës Dy antipodet e përhershme janë konkurrenca dhe monopoli. Pa konkurrencë e

oponencë nuk ka përparim. Pra, nuk ka zhvillim të suksesshëm. Monopoli është domi-nimi në treg, por edhe në krijimtari. Ia zë frymën çdo orvatjeje të drejtuar nga shka-tërrimi i tij. Shkakton gjendjen inerte të çdo aktiviteti. Kështu, krijon kushtet e domi-nimit në tërësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe sociale. Këtë më së miri e kanë shijuar shtetet në të cilat monopolet e kompanive dhe korporatave të ndryshme i kanë paraprijë puçeve ushtarake për rrëmbimin e pushtetit më qëllim të mbrojtjes së vet. Karteli dhe monopoli janë dorë e zgjatur e pushtetit, por që kanë fuqi dhe mundësi edhe këtë ta përmbysin.

Në sistemin e administrimit shtetëror, monopolet janë dora e zgjatur e shtetit. Mbase mbahen nën përkrahjen, por edhe mbikëqyrjen shtetërore. Kryesisht gjenden njëri pranë tjetrit, duke mbrojtur kështu qëllimet e orvatjes për dominimin e përbash-kët.

Forma më e organizuar e monopolit është karteli. Zakonisht shfaqet përmes kar-telizimit të çmimeve, tregut dhe vëllimit të mallrave (kuotave) dhe të prodhimit. Edhe pse në kartel çdo ndërmarrje formalisht duket se është e lirë, ato janë të ndërlidhura me varësinë e “dirigjimit” monopolist, përkatësisht kartelian. Nëpërmjet të këtij përcaktohen kushtet për objektivat e sjelljes sipas marrëveshjeve për ruajtjen e pozitës në treg, andaj edhe në shoqëri. Me kundërvënien ndaj konkurrencës, me një organizim tejet të gjerë e rrënjësor, krahas përkrahjes së shtetit, karteli ndërvën shuarjen e ndërmarrjeve tjera të tipareve të ngjashme të veprimtarisë ose edhe të veprimtarive që nuk kanë ngjashmëri me këtë. Me "gëlltitjen" e ndërmarrjeve të ndryshme, karteli s'ka të ndalur. Luftës së tillë më së paku mund t'i përballojnë firmat e vogla, të cilat nuk posedojnë kapital të mjaftueshëm për aksione të reja. Biznesi bëhet i selektuar, ndërsa iniciativat e reja tejet të kufizuara. Në këto rrethana dekurajimi arrin shkallën dësh-përuese. Monopoli shpreh të "vërtetën" absolute për dominimin në çdo fushëveprim.

Ndër kartelet dominuese në sistemet ekonomike të vendeve më pak të zhvilluara, janë të njohura orvatjet e kompanive multinacionale, të cilat sendërtojnë kushte më të përshtatshme për efikasitetin e tyre. Kuptohet edhe sigurinë e profitit dhe efektivave të depërtimit deri në suazat më të larta të shteteve në të cilat veprojnë. Më parë, për ta mbrojtur vetën u janë kundërvënë lëvizjeve demokratike duke i penguar që të marrin pushtetin. Janë të njohura puçet e tyre tejet të sofistikuara. Kësisoj ishin rastet me Ki-lin, Indonezinë, e disa vende tjera të Amerikës Latine, pastaj Filipinet e tjera.

Në mjediset ku dominojnë kartelet, shteti zakonisht praktikon kompromisin. Qëllimi është që të sendërtohen mekanizmat të qëndrueshëm për evitimin e grevave e konflikteve dhe ruajtjen nga dominimi total i tyre në rregullimin dhe drejtimin e punëve shtetërore. Mirëpo, përvojat kryesisht shtrojnë ngjarjet e kundërta. Ku dominon monopoli, kufizohet hapësira për marrëveshje. Ku mungojnë marrëveshjet, thellohet kriza

Me humbjen e drejtpeshimit ndërmjet raporteve të konkurrencës, me të cilat ndërlidhen iniciativat për sendërtimin e ndërmarrjeve të reja jashtë kontrollit të kar-

162

telit, rritet shkalla e papunësisë. Krizat bëhen të paevitueshme. Varfëria dhe mjerimi, duke marrë përmasa të gjera, hapin rrugën e konflikteve të nisura me greva të lokali-zuara dhe pastaj të përgjithshme.

Mirëpo në kohët e fundit, kompanitë e tilla kanë ndikuar në fisnikërimin e rapor-teve të shndërruara. Duke shfrytëzuar teknologjitë e reja, novacionet dhe fuqinë e lirë të punës, ua kanë hapur dyert ndërmarrësve të ndryshëm që të bëhen aleatë me këto kompani, sidomos duke i afruar si kooperantë në sistemet e tyre të prodhimtarisë dhe shërbimeve. Kështu kanë krijuar hapësira të reja për zhvillimin e biznesit. Aty ku gjithçka është e përcaktuar, njeriut s'i mbetet asgjë për të menduar.

Vendet e zhvilluara i kanë të njohura qëllimet dhe rreziqet që shkaktojnë kartelet dhe monopolet. Për këtë përherë kurajojnë konkurrencën, duke përkrahur formimin e ndërmarrjeve të reja dhe duke institucionalizuar sistemet për kufizimin e dominimit të kartelit përmes të ashtuquajturave institute të antikartelit. Sa bëhen të pashpirta ndërhyrjet e kartelit ose monopolit, aq janë më të qëndrueshme masat kundërvënëse që shtetet përkatëse i organizojnë kundër tyre. Mjetet me të cilat disponojnë sistemet e antikartelit janë të gjera, të qëndrueshme dhe mjaft efikase. Për ilustrim janë karak-teristikë shembujt e Gjermanisë dhe SHBA-ve. Në këto, viteve të fundit janë bërë ndarje të ndërmarrjeve shtetërore, çfarë janë objektet e infrastrukturës dhe stabilime-ntet e vlerave të mëdha , duke caktuar segmente të ca pjesëve të tyre dhe përcjellë në udhëheqjen e koordinimin e firmave private (të PTT-së, hekurudhave e të ngjashme). Është e qartë se në këtë mënyrë shkohet deri në fund për krijimin e raporteve të konkurrencës, me të cilën zgjohen iniciativat e reja dhe më efikase të veprimtarive.

4. Modeli i gabuar i zhvillimit ekonomik Zhvillimi ekonomik i mbështetur në përcaktimet globale, shtjellohet dhe zbato-het

sipas modeleve që janë më shumë ose më pak dinamike. Mirëpo, në këto trajtime modeli shfrytëzohet vetëm si modus për shprehjen e kuptimit të rrugës së vijimit. Pra, jo edhe të përcaktimit. Mund të përcaktohet një model për pikënisje si synim i bazës së zhvillimit, por nuk do të thotë se përmbajtja e mëtejme shpreh këtë drejtim.

Në ekonomi, posaçërisht, çështja e modeleve të zhvillimit, është mjaft e paiden-tifikuar, ngase për të gjitha vendet nuk nënkupton të njëjtin sistem të organizimit dhe koordinimit të resurseve. Argument më i qëndrueshëm për këtë arsyetim është modeli i disa vendeve tash ish socialiste, të cilat njeriun e projektonin në ballë të çdo aktiviteti dhe gjithçka modelonin në funksion të mirëqenies së tij. Në realizimin ose më mirë të shprehemi në aplikimin e modelit përkatës, njeriun si resurs e mbanin ose edhe e mbajnë - çfarë janë ende disa shtete - në margjinën e kreacionit të procesit të zhvi-llimit. Në anën e kundërt gjendet modeli i përgjithësuar i vendeve të ashtuquajtura kapitaliste, të cilat synim kanë kapitalin e në funksion vënë resursin njeri dhe forcën e tij krijuese, paralelisht duke siguruar mbrojtje të qëndrueshme sociale. Ndaj krizës që dominon do të ndeshim tri grupacione të njerëzve: ata që mundohen t’ia zgjasin jetën, ata që mundohen t’ia shkurtojnë dhe indeferen-tët.

163

Shpjegimi i nocionit dhe përbërjes së modelit të zhvillimit, andaj edhe zgjedhjes së tij të gabuar, në një pjesë ofron qartësi rreth vetë qëllimit të shtruarjes dhe ndriçi-mit të kësaj çështjeje. Nganjëherë nuk ka rëndësi se si do të quhet ose çfarë është modeli i sendërtuar i zhvillimit, por se cilat janë metodat dhe mjetet me të cilat ky zbatohet. Sidoqoftë, dështimet në zhvillimin ekonomik dhe social, rrjedhin nga të dy anët. Në njërën, nga modeli i përcaktuar dhe në tjetrën nga përbërja e qëllimeve dhe të gjitha mekanizmave të zbatimit.

Nuk ekzistojnë modele të mbaruara të zhvillimit si pikënisje. Në ecurinë e mëte-jme, këto munden ose të përsosen ose të dobësohen. Nëse në këtë kuptim kërkohet zgjedhja e një lloj mbaruarie, atëherë do t'ishte përcaktimi për modelin, i cili në epi-qendër ka njeriun krijues, konkurrencën dhe garën e tij, krahas sigurimit të ekzistencës së të gjithëve. Nëse pranohet tipizimi si qasje e krahasueshmërisë së mo-deleve të zhvillimit ekonomik dhe social, mund të nxirret si përcaktim ai i cili gërshe-ton "zhvillimin social të ekonomisë së tregut". Përndryshe, ky është edhe pikësynim prijës i gati të gjitha vendeve të perëndimit, pavarësisht se si e quajnë modelin e zhvillimit të vet. Për këtë do të bëhen trajtime më të gjera në përshkrimin e sistemit ekonomik në funksion të zgjerimit, kurajimit dhe avancimit të ristruktuimit. Nuk gjenden modele të mbaruara të zhvillimit ekonomik dhe social. Më të mirat janë ato që favorizojnë konkurrencën e garën dhe ngrisin mirëqenien.

Në përshkrimet e mëparshme të sistemit shoqëror dhe ekonomik të eroduar të cilët sjellin krizën, janë shtruar disa tipare të karakterit, siç janë quajtur rrënuese. Në këtë kuptim, më të përhapurit janë ai i dirigjimit dhe i kompromisit.

4.1 Modeli i sistemit të dirigjimit Këtu mbetet shumë pak për t'u përshkruar. Vetë dirigjimi shpjegon tërësinë e

eliminimit të kushteve të tregut të lirë duke e privuar nga konkurrenca objektive. Për sukses gati se edhe s'ka çka e veçantë të theksohet. Mirëpo, vlen të bëjmë edhe ca shpjegime të cilat ilustrojnë krizat, konfliktet dhe rrënimet në kuadër të mjedisit të caktuar.

Aty ku ekziston skema e gatshme, gjithçka është e përcaktuar dhe përjashtohet çdo ide konstruktive. "Të gjithëdijshmit" caktojnë "racionet" sa, si dhe çka kujt i dedi-kohet. Krijimtaria është e dirigjuar, konkurrenca e programuar, zhvillimi i përcaktuar dhe "mjerimi i masave të gjera të qytetarëve i garantuar". Një alegori e vërtetë koek-zistente me veçoritë e modelit të zhvillimit të dirigjuar, që si kategori historike me si-guri e ka gjetur rrugën e një të kaluare me pasoja të hidhura. Ngjarjet e viteve rreth 1990 këtë e kanë verifikuar kur gjithçka u bë e njohur - rënia e shumicës së sistemeve totalitare të mbështjella me parullën "human - socialiste".

Uzurpimi i të drejtës së të menduarit e të shprehjes së lirë dhe të veprimit sipas idesë individuale, çka është ndalesë në sistemin e modelit të dirigjimit, jo vetëm që sjell shuarjen e vitalitetit të kolektivitetit, por edhe jetën e bën monotone. Duke impo-nuar renditjen e njerëzve në kornizat e bazave të besimit ideologjik dhe lojalitetit ndaj pushtetmbajtësve, s' mbetët vend për krijimtari. Tek e fundit edhe ajo çka arrihet, për-shkohet me parullën, e cila vihet në shërbim të ruajtjes së dirigjimit.

164

Sa më shumë që të admirosh do të mbetesh më i hutuar; kur do të kthjellësh do të konstatosh humbjen.

Edhe pse pamja e jashtme nën ombrellën e këtij modeli duket e ndritshme, në

brendi ngërthen krizat latente. Këto koekzistojnë kështu përderisa forca mbron rendin. Më rënien e forcës, krizat aktivizohen si potencial që nganjëherë sjellin thyerje të reja dhe në fazën transitore shtojnë vuajtjet e shkaktuara nga hutia dhe varfëria.

4.2 Modeli i sistemit të kompromisit

Çfarëdo kombinimi që bëhet në sendërtimin e modelit të zhvillimit, ky do të

pranohej me kusht që të mbështetet në konsekuencën dhe kohëzgjatjen e konsideru-eshme të vijueshmërisë. Modeli i sistemit të kompromisit nuk mbështetet në vlerat objektive dhe të qëndrueshme. Vetë nocioni kompromis nënkupton përzierje të kom-petencave pa vlera të objektivizuara sipas raporteve të interesave të ndryshëm. Pra, qëllimi i modelit të kompromisit është që të koekzistojnë konkurrenca e lirë dhe ndër-hyrjet e frenimit të saj aty dhe atëherë kur atakohen interesat e pushtetit, përkatësisht pushtetmbajtësve. Tiparet e mentalitetit të mjedisit tejkalohen ngadalë, por me depërtimin e me-naxherëve të vyeshëm, ndërrimet shpejtohen.

Me veprimin e konkurrencës në disa pjesë të tregut, përkatësisht të mallrave të

disa veprimtarive, fillojnë të gjallërojnë ecuritë e çmimeve sipas ofertës dhe kërkesës. Mirëpo, pasi që gjerësia e prodhimtarisë dedikuar tregut të konkurrencës, është e kufizuar në disa segmente, kërkohen masat e mbrojtjes me çdo kusht. Kjo bëhet me kufizimin e importit, përkatësisht të importit me dogana e taksa të larta - prelevmane e superprelevmane e të ngjashme. Tregu kështu privohet nga konkurrenca. Monopoli-zimi i pozitës në treg të një pjesë e riprodhimit përballë pjesës tjetër të lirimit të vep-rimit të konkurrencës së lirë, në tërësinë e raporteve të zhvillimit të gjithëmbarshëm, sjell çrregullime të rënda . Moskonsekuenca dhe kompromisi janë paraprijëset e krizave dhe konflikteve.

Duke bërë "arnime" të kohëpaskohshme në sektorët e ndryshëm të veprimtarive në

njërën anë dhe duke siguruar mbrojtje të lartë nga konkurrenca e sektorëve tjera të veprimtarisë në anën tjetër, kompromiset, kompetencat dhe jokompetencat, aq tepër ngatërrohen, saqë ata që janë të thirrur për zgjidhje fillojnë të humbin perceptimin e drejtpeshimit objektiv. S'ka dyshim se këto janë vendet që kanë arritur në prag të shkapërderdhjes së objektivave të ecurive të rregullta ekonomike dhe sociale. Në hapësirën politike të këtyre mjediseve, turbullirat janë të paevitueshme.

Njëkohësisht, në periudhën transitore të rënies në krizë dhe më tepër të përp-jekjeve për daljen nga kriza, modeli i sistemit të kompromisit është pothuajse i pazë-vendësueshëm. Mirëpo, në ato raste, qëllimet dhe metodat përpunohen dhe sendërto-hen pikërisht si kompromise për një kohë të caktuar. Kjo zakonisht bëhet me vetëdijen dhe ndërgjegjen publike, sipas marrëveshjeve politike dhe profesioniste. Zakonisht është fjala për periudha transicionale, të cilat nganjëherë mund të zgjasin bukur shu-më. Në të vërtetë, në këto rrethana edhe pse dominon kriza, kjo përballohet me mi-

165

rëkuptim, tolerancë dhe pa turbullira. Raste të tilla të përkohshme gjenden përplot. Shembulli i fundit ishte kriza financiare e vendeve të regjionit të Azisë së Largët në pranverën e 1998-shit. Nga kjo krizë e “rastësishme” në Indonezi u shkaktuan demo-nstrata që pas shuarjes së përgjakshme të tyre u ndërrua Kryetari i shtetit: Suharto i cili veç sa ishte “pjekur” për dorëheqje. Ecuritë e përshkruara janë përjetuar gati në të gjitha vendet e "socializmit real" më parë, por veçmas në periudhën e shkatërrimit të përbërjes së tij. Krizat e krijuara të varfërisë së publikuar, përkatësisht të legalizuar - ngase krizat latente ekzistonin, por jo në kuptimin publik - në pjesën më të madhe të vendeve të lindjes, gati se u përballuan ose janë duke u përballuar sipas konventave populliste të afatizuara për një kohë të përcaktuar. Qetësia e arritur me kompromis të shton brengën dhe shqetësimin.

S'do mend se kur kompromisi bëhet mjet i përkohshëm i përcaktuar me qëllim mbi baza të vendimeve demokratike, mund të pranohet si masë intervente për kushte të jashtëzakonshme. Mirëpo, kur kompromisi fillon të ndërhyjë në mes të parimeve, atëherë bëhet shkatërrues. Në këte drejtim, ata që e kanë lansuar si metodë, bien në kundërthënie me veten dhe mjedisin. Pra, kompromisi si model i sistemit të organizi-mit dhe institucionalizimit të zhvillimit, duke u ndërthurur në rregullimin e raporteve të ndryshme, me shpejtësi ose më ngadalë fillon t'i shkatërrojë këto. Krahas këtyre e shkatërron edhe bazën ekonomike e shoqërore, andaj edhe shtetërore.

5. Mekanizmat e sistemit të ndryshimeve

Dallojnë mekanizmat e sistemeve të ndryshimeve dhe adaptimeve të kushtëzuara

për tejkalimin e krizave globale të përmasave më të gjera ose më të kufizuara. Të gjithë janë në varësi me resurset e vendeve përkatëse dhe përkrahjen nga vendet tjera. Ndërvarëshmëria bashkëkohore është bërë më e përhapura, sidomos me mbështetjen e fondeve financiare të Bankës Ndërkombëtare për Rindertim dhe Zhvillim (IBRD) Bankës Evropiane për Zhvillim (EBD), Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF) etj.

Në rastet më të shpeshta qetësimi i kaheve të keqësuara ekonomike arrihet me projektet e veçuara ndër të cilat janë ato të ristruktuimeve që trajtohen në programet e ndryshme reformatore dhe stabilizuese. Ndërkaq të gjitha ndryshimet në kahun pozi-tiv mbështetën zhvillimin e mjedisit ku do të funksionojnë iniciativat e lira. Kusht paraprak për këtë, parashtrohet veprimi i tregut relativisht të lirë në relacionet e lirisë së veprimit të konkurrencës me të gjitha vlerat që stimulojnë deponimet e kapitalit dhe diturësë.

5.1 Reformat dhe programet e stabilizimit ekonomik Ndryshimet në sistemin politik e shoqëror, përcillen edhe me plotësimet dhe

reduktimet e sistemit ekonomik. Ndryshe, nevojat për ndërrimet e tilla janë pjesë për-bërëse e sistemit të evolucionit si tërësi e përbërë ekonomiko - shoqërore. Në këtë drejtim ndërmerren hapat reformues, të cilët zakonisht sendërtohen si projekte të pro-grameve të stabilizimit.

166

Vendet me traditë të gjatë demokratike, sistemin ekonomiko - social e kanë të ndërtuar në baza afatgjata. Në rend të parë këto janë ligjet në të cilat mbështet tërë sis-temi i organizimit të shoqërisë dhe ekonomisë. Shembull i veçuar ndër këto, është sistemi i SHBA-ve i mbështetur në ligjet e nxjerra rreth viteve të 1800-ta, kur presi-dent ishte Tomas Xhefersoni (Thomas Jefferson).57/ Plotësimet e tyre bëhen me ane-kse - amendamente të përmbajtjeve të shkurtra, që edhe ashtu janë veprime shumë të rralla. Kështu për shembull, sistemi ekonomik në pjesën kryesore është plotësuar, përkatësisht adaptuar, kushteve të reja të zhvillimit ndërmjet viteve 1933-1934. Kjo ishte në funksion të tejkalimit të krizës së madhe ekonomike botërore, që aso kohe do-minonte. Pra, qartësohet edhe më tepër vlera e stabilitetit të sistemit shoqëroro – ekonomik dhe kohëzgjatja e tij, në të cilin nuk ka nevojë për ndërhyrje të shpeshtë reformuese ose të programeve të stabilizimit ekonomik. Pos kësaj, vlen të theksojmë se kur një sistem është në vijueshmëri afatgjatë, bëhet i njohur për të gjithë qytetarët. Bëhet e tepërt të theksoj se sa është e rëndësishme njohja e sistemit në të cilin njeriu jeton e vepron dhe e ka obligim ta respektoj. Sistemi shoqëror - ekonomik që frymëzon, ngritë efikasitetin individual dhe kolektiv.

Në vendet pa traditë demokratike dhe në ato të cilat më parë ishin nën domini-min e sistemit dirigjues, reformat janë mjaft të shpeshta. Këto kryesisht përfshijnë di-sa agregate të zhvillimit, duke i sjellë në mënyra të ndryshme në nivelin e drejtpeshimit të ri.

Reformat e tëra, të cilat zakonisht bëhen produktive, janë ato të cilat në mënyrë rrënjësore përfshijnë pjesët qenësore të reproduksionit shoqëror. Reformimi i tillë nënkupton të gjitha resurset: njerëzit, bazën materiale, sistemin e organizimit dhe ren-ditjen e tyre sipas përparësive të efikasitetit. Për këtë ndërmerren masa të gjera dhe aktivitete që përshkojnë çdo segment të shoqërisë, duke e eksponuar edhe filozofinë e re të sjelljes dhe përgjegjësisë. Ndryshe, përkatësisht me veprime që janë me përfshi-rjeve të "cekët", arrihet thellimi i kundërthënieve dhe shtyrja e paraqitjes së tyre në mënyrë masive si krizë.

Reformat e ndërmarra, në rend të parë duhet të krijojnë bazën e sistemit të institucionalizuar për lirinë e shprehjes së iniciativave, përkrahjes së tyre materiale dhe favorizimin e konkurrencës. Do të thotë, hapjen e shtigjeve të depërtimit të resurseve të mjedisit dhe të jashtme, të bazuara në idetë e biznesit të suksesshëm.

P Ë R F U N D I M I

Shfaqja e krizave dhe e konflikteve, është shprehje e kundërthënieve të hapësi-rave më të gjera ose më të kufizuara. Krizat për nga përfshirja, mund të bëhen të për-masave të ndryshme - botërore, regjionale dhe lokale; praktikisht që përfshijnë më 57/ Dr. Robert L. McCan, Dr. Mark Perlman "An outline of American economics", fq. e cit.

71, United States Information Agency United States Of America, 1980.

167

shumë ose më pak shtete - një shtet ose një regjion të një shteti. Shkalla më e ulët ose më e lartë e zhvillimit dhe krijimi i antipodeve, si gjendje të kundërta të mirëqenies dhe varfërisë, pastaj synimet dhe mospërmbushja e kërkesave të ndryshme, shkakto-jnë krizat e karakterit dhe përmasave të ndryshme. Ndër to, më të dalluarat për nga efekti rrënues janë krizat ekspansioniste, të përcjella me kërkesa radikale dhe të mbështetura në udhëheqje agresive të paskrupull.

Sistemet ekonomike dhe shoqërore në të cilat unifikohet barazia materiale dhe morale, pavarësisht nga vlerat krijuese dhe të kontributit në rendimentin e krijuar sho-qëror, frenojnë konkurrencën dhe konservojnë raportet e krizave latente. Përvojat e ndryshme, udhëzojnë për sistemet e tëra të cilat në këtë mënyrë janë rrënuar, ngase kundërthëniet që kanë sjellë deri të krizat e rënda i kanë brejtur nga brenda dhe jashtë. Këto ishin vendet e sistemeve të dirigjuara, të ndërtuara mbi parullën e socializmit real.

Koncepti i sistemit ekonomik, në të cilin nuk ndërtohet konkurrenca dhe nuk favorizohen garat, ngushton hapësirën për krijimin e vlerave ca më të larta, si agregate të zhvillimit të mëtejmë. Pos kësaj, shteti i cili pretendon të përvetësojë sa më tepër kontrollin mbi reproduksionin shoqëror, edhe më tepër ndan tregun dhe raportet e tregut nga ndikimi i ofertës dhe kërkesës. Duke sendërtuar monopolet dhe kartelet si dorë të zgjatur të shtetit, bëhen çrregullime të rënda. Këto mbeten latente për një kohë, por jo përherë. Zakonisht shtyhet koha e paraqitjes me përsiatje të ndryshme të shuarjes së vatrave të krizave, me ndërmarrjen e reformave ose të ashtuquajturave programe të stabilizimit ekonomik. Mirëpo, kur këto nuk përfshijnë tërë sistemin e sjelljeve dhe renditjen e resurseve sipas përparësisë, duke mos eksponuar konkurren-cën, mbesin pa efekte. Sistemi ekonomik kreativ, krijon psikologjinë kreative të krijimtarisë së kole-ktivitetit.

Çfarëdo që të jetë kriza, paraqitja e saj është shkatërruese. Ndërkaq, si rrjedhë duke u ashpërsuar antagonizmat, kurdoherë lindin mundësitë për evitimin e penge-save të mëparshme dhe ndërtimin e rendit dhe sistemit të ri të zhvillimit të mëtejmë. Me shfaqjen e krizës të përcjellë me konflikte, ecuritë e tërësishme i gërsheton kaosi dhe anarkia. Humbet besimi i ndërsjellë. Dominojnë rrethanat e moralit të dobësuar ose edhe të tjetërsuar. Duke rënë të gjithë komponentët e drejtpeshimit ekonomik dhe social, dobësohet vitaliteti i mjedisit me përmasa të gjera ose të kufizuara. Mirëpo, edhe kur shfaqja e krizës në fillim është e kufizuar në lokalitete të ngushta, përhapja e saj në gjerësi më të madhe hapësinore është e paevitueshme. Kriza me konflikte është përcjellëse, sikur sëmundja ngjitëse.

Krahas kaosit edhe anarkia e padëgjueshmëria me rezistencat e ndryshme, bëhen tërësi e një lidhshmërie në pozitat herë të shkaqeve e herë të pasojave. Ligjet bëhen të pavlershme, pavarësisht se sa çmohen si “funksionale”. Krijimtaria bie në shkallën më të ulët. Në të vërtetë e tëra ose në pjesën më të madhe, ndahet në dy drejtime. Në njërin, të mbrojtjes së atyre që e kanë shkaktuar krizën me sjelljet dhe veprat e veta. Në tjetrin, duke sulmuar tërë përmbajtjen e mëparshme si shkaktare të krizës.

Paralelisht me rënien e krijimtarisë, asaj shpirtërore dhe materiale, përkatësisht biznesore, qasjet e reja të oponencës, përveç kritikave dhe sulmeve, përmbajnë pak projeksione për rrugëdalje. Në një mënyrë, këto përsiatje janë të arsyeshme ngase metodat e luftës, qoftë verbale qoftë edhe fizike, d.m.th. konfliktet në mënyrat e ndry-shme të shfaqjes, vënë në veprim mjetet më agresive. Andaj, aty ku tërësia e raporteve

168

përshkohet me agresivitetin, mbetet pak hapësirë për projeksione të programeve të sendërtimit të ardhmërisë. Duke kaluar prej një shkalle në tjetrën, më të lartë të krizës dhe pasojave që shprehen me rritjen e mjerimit, iniciativat për sendërtimin e punëve të suksesshme përherë e më tepër zbehen.

Kuptohet, ngase edhe vullneti edhe entuziazmi, bashkë me motivimin për qasje, në rrethanat e krizave dhe paligjshmërive bien në shkallën më të ulët të vitalitetit. Pra, në rend të parë shtrohen metodat e thyerjes dhe përmbysjes së atyre që kanë sjellë krizën, duke sendërtuar metoda të ndryshme që eksponohen sipas rrethanave që edhe ashtu ndryshojnë shpejt. Reformat dhe programet e stabilizimit ekonomik, bëhen efikase, kur në mëny-rë rrënjësore përfshijnë të gjitha resurset e zhvillimit. Ndryshe mbetën inter-venime grimi.

Bëhet e tepërt që në këto rrethana të përshkruhen vlerat e moralit biznesor. Po-thuajse i tërë biznesi shtjellohet në veprimtaritë kyçe, kryesisht të patronatit shtetëror dhe tregtisë. Kjo e dyta arrihet sipas logjikës: "blej dhe paguaj" ose "paguaj dhe blej", "huazo dhe kthe", në mënyrat të cilat pak gjasojnë me biznesin korrekt, do të thotë që është si suazë e afarizmit në kuptimin veprimeve të pandërgjegjshme.

Në përshkrimet e mëparshme janë bërë ca shkoqitje të mënyrave për daljen nga krizat. Vendet e zhvilluara, të cilat qysh herët janë sprovuar me këto, kanë përcaktuar metodat e evitimit të shkaqeve, të cilat në mënyrë preventive eliminojnë zgjerimin e "energentëve krizësjellës". Institucionet e antikartelit e antimonopolit, konkurrenca e përhershme, pakësimi i kapitalit shtetëror dhe zvogëlimi i kompetencave shtetërore në ekonomi dhe institucione tjera kyçe, krahas veprimit të parlamenteve kompetente me mbikëqyrje të sjelljeve të qeverive, janë veprimet dhe agregatet kryesore të evitimit të paraqitjes së krizave.

169

PJESA E DYTË

KRIZA E EFIKASITETIT STRUKTURAL Duke u shtuar vlerat e imput-it dhe output-it dhe kështu me qarkullimin e pan-

dërprerë të kapitalit, lëvizshmëritë ekonomike dhe sociale përherë dinamizohen dhe pasurohen. Shumë mjedise disponojnë me pasuri të ndryshme, me të cilat mund të bëheshin të pasura, sikur të mbështeteshin në efikasitetin struktural. Raportet struktu-rale janë mjaft të përbëra. Baraspesha ndërmjet tyre është e lidhur me shumë akti-vitete njerëzore. Në rend të parë të planifikimit, pastaj projektimit dhe aktivizimit si-pas rrjedhës së rendimentit. Në këtë kuptim, janë të vlershme përcaktimet në rendit-jen e faktorëve dhe agregateve të zhvillimit. Dhuntia e natyrës mund të shndërrohet në fatkeqësi, pikërisht se të tërheq dhe okupon që të merresh me të, në vend që të kultivosh diç më të lirë dhe më frytdhënëse sipas rendit të kohës.

Funksionet e 1. rritjes, 2. zhvillimit dhe 3. progresit, si nocione dhe aktivitete, ka-

në përmbajtje të ndryshme, por qëllim të njëjtë. Mirëpo, nëse të tri këto nuk veprojnë sipas prioriteteve dhe efikasitetit në një tërësi, atëherë efektet do të bëhen të mangëta. Rritja shpreh vëllimin fizik. Zhvillimi ngërthen rritjen dhe rrjedha të gërshetuara me nxitjen e aktiviteteve përcjellëse, të cilat begatojnë edhe suazën e rritjes edhe të shtyt-jeve të reja për efikasitet më të madh. Pra gjeneron idetë e reja si cilësi e zhvillimit. Progresi përfshinë gjerësinë më të madhe të efektivave, me nxitje të gjithanshme. Prandaj, në rend të parë imponohen përmasat e proporcioneve funksionale ndërmjet këtyre tri komplekseve. Kur këto gjenden në shpërpjesëtim, efikasiteti struktural është i mangët. Kuptohet se në vijueshmërinë e dominimit të mosharmonizimit të bazës materiale, duke përfshirë edhe pasuritë natyrore, organizimin dhe aktivitetin krijues, në qendër të të cilave është njeriu, efikasiteti struktural bëhet i dështuar.

Fatkeqësia e shumicës së mjediseve, në pjesën më të madhe të të varfërave, shkaktohet nga fati i tyre që disponojnë me pasuri natyrore dhe të keqën, për mënyrën e trajtimit të tyre. Vendet e pazhvilluara, të cilat disponojnë me pasuri natyrore - xehe të mineraleve dhe jomineraleve dhe tokë të bonitetit të mirë, janë eksportuese të lën-dëve të para, do të thotë të papërpunuara dhe importuese të ushqimit. Në të vertetë, këto janë shembull tipik i mosefikasitetit struktural, të shkaktuar me mosaktivizimin e resurseve njerëzore. Gjithkush është krijues i fatit dhe i fatkeqësisë së vet; do të varën më shumë nga vullneti i shumicës së mjedisit se të individit.

Efikasiteti struktural kushtëzon harmonizimin e resurseve sipas përparësive që kanë: njerëzore - me aftësitë krijuese, materiale - me ndërhyrje të kreativitetit nje-rëzor, intensive - me shpejtësinë e kaplimit të hapësirës së resurseve dhe mënyrës së aktivizimit, funksionale - në përfshirjen e hapësirës dhe veprimtarive që aktivizohen.

170

Nga këto interpretime, rezulton konstatimi se mbarështimi i drejtë i strukturës ekonomike nënkupton harmonizimin ndërmjet pasurisë ekonomike - resurseve nje-rëzore e të lëvizshmërisë ekonomike duke aktivizur nivelin e lartë të pasurisë natyrore. Ndryshe, niveli i rritjes ristruktuive, nënkupton resurset e begatisë së shfrytëzuar njerëzore me renditjen e shfrytëzimit të begatisë natyrore.

SHFRYTËZIMI I RESURSEVE

Në efikasitetin e shfrytëzimit të resurseve, ndërthurën dy përmasa. Njëri është që

të disponosh me të, dhe tjetri të dish ta shfrytëzosh, përkatësisht të krijosh vlerat e duhura nga kjo pasuri. Anakronizmi më i madh dhe më i shpeshtë, i cili mbretëron në vendet e pazhvilluara, është se këto dy përmasa në qasje nuk respektohen në parale-lizmin optimal. Shfrytëzimi i pasurive natyrore bëhet në mënyrë tejet ekstensive. Në këto shqyrtime, disa herë është përshkruar se pos tjerash resurs janë begatitë natyrore dhe pasuria njerëzore. Këto nuk mund të bëhen funksionale nëse nuk fisnikërohen. Po ashtu, është përshkruar se në mjediset e prapambetura, sjellja e kundërt është kontra-dikta më e madhe, që dominon në raportet ekonomike dhe sociale. Efikasitetin struktural e mundëson harmonizimi i resurseve natyrore dhe pa-surisë kreative njerëzore.

Potenciali zhvillimor gjendet në forcën e vlerave njerëzore. Duke kultivuar dhe fisnikëruar këtë begati, arrihet deri te zhvillimi intensiv. Në këtë përfshihen të gjitha potencialet tjera, të cilat mbarështohen në vijueshmërinë e radhitjes së aktivizimit si-pas përparësive. Përderisa në vendet e zhvilluara, veprohet mu në këtë mënyrë, aq më tepër, mendohet për gjeneratat e ardhshme, duke lënë resurse natyrore si pasuri të pashfrytëzuar, përkatësisht si trashëgimi të njerëzve dhe natyrës; të pazhvilluarit për-qendrohen në eksploatim joracional, duke jetuar sot për nesër. Varfëria vepron në hu-mbjen e drejtpeshimit, në rend të parë në të menduarit e drejtë. Mirëpo, edhe shumë vende të varfra e kanë kuptuar këtë kundërthënie, që sjell pasoja të rënda për ardhmëri dhe kanë filluar të përqendrohen në potencialin njeri. Duke e aftësuar këtë dhe duke përvetësuar teknologji të reja, arrijnë që të krijojnë bazën e drejtpeshimit të duhur. Në këtë mënyrë, me të madhe kanë filluar të shkëputën nga tradita e mëparshme koloniale, që përqendrohej në eksploatimin e pasurive natyrore dhe në eksportin e tyre si lëndë të para. Tërë zhvillimin, kanë filluar ta orientojnë sipas vlerave njerëzore, duke shumësi-shuar deponimin e punës me ndërtimin e objekteve të përpunimit. Për aq sa mund ta përpunojnë, kufizojnë edhe eksploatimin. Njëkohësisht, zhvillojnë edhe sektorët tjerë përcjellës dhe harmonizojnë kërkesën dhe ofertën sipas kushteve specifike të zhvilli-mit. Ndonëse këto janë ecuritë më të reja si qasje e disa ven-deve të Afrikës, Amerikës Latine e gjetiu, megjithëkëtë nuk veprohet gjithkund me risi, por edhe sipas traditës së vjetër. Atë që mund ta humbin të paaftët, të aftët vështirë se do ta rikthejnë.

Efikasiteti në shfrytëzimin e resurseve varet nga shumë rrethana. Sistemi dhe koncepti i zhvillimit ekonomik përbëjnë përcaktimet për shfrytëzimin intensiv apo ekstensiv, që do të thotë mënyra graduale, e ngadalshme ose e shpejtë dhe me vëllim të

171

lartë ose të ulët. E para, nënkupton lidhshmërinë e aftësimit paralel profesionist, material dhe infrastruktural me eksploatimin racional. E dyta, përbën metodën koloni-aliste të shfrytëzimit të resurseve. Nuk do të thotë se vetëm kolonialistët imponojnë mënyrën joracionale të shfrytëzimit të resurseve. Përkundrazi janë të njohura përvojat që kanë të bëjnë me sjelljet e mjediseve të ndryshme ndaj resurseve të veta, në mënyrë më ekstensive e më irracionale se sa në kohën e kolonializmit. Veteksploatimi është veprimi më i pandërgjegjshëm që në postkolonializmin vazhdojnë me të vjetrën për hiret e imponimit të pushtetit nga të paaftët, të cilëve u konvenon në këtë mënyrë të dirigjojnë kahet e lirisë së shprehjes dhe shtruarjes së iniciativave biznesore. Në duart e të aftëve, vlera e kapitalit material shumëfishohet me ndërhyr-jen e kapitalit mendor.

Njeriu me aftësitë e veta dhe vlerësimi i drejtë i resurseve të aktivizuara ose të paaktivizuara, përbëjnë tërësinë e funksionimit të harmonizuar të strukturimit. Pra, nga njeriu varet vlera e resursit tjetër. Varësisht nga koha dhe hapësira, ndryshon valori-zimi i disa resurseve. Me zhvillimin e teknikës dhe teknologjisë, ndryshueshmëria e vlerave është më intensive. Në këtë drejtim, procesi i shpejtuar i progresit shkencor - teknologjik, disa pjesë të resurseve i sjell në efikasitet më të ulët. Ndonëse ndodh që të bëhen edhe barrë edhe pengesë e zhvillimit, aq më tepër edhe burim i humbjeve e kështu edhe gjeneratorë të ngushtimit të zhvillimit ekonomik. Kjo nuk është vetëm veçori e mjediseve të pazhvilluara. Njësoj i kaplon edhe ato të zhvilluarat. Shembull tipik për mjediset e zhvilluara, është kriza e efikasitetit struktural në Pensilvani (SHBA) në vitet e shtatëdhjeta. Duke u mbështetur në ekstraktimin e metaleve të zeza, përkatësisht çelikut, në këtë shtet u shkaktua kriza e rëndë strukturale. Njëanshmëria strukturale e përqendruar në industrinë bazike, filloi të sjellë rënien e të gjitha vlerave të ekonomizimit. Njësoj sot është gjendja në prodhimin e çelikut në Gjermani, Poloni e gjetiu. Nga trajtimet e shtruara, rrjedh konstatimi se efikasiteti në shfrytëzimin e resu-rseve më së shumti shprehet si vlerë e njëanshmërisë ose të shumëllojshmërisë së kaheve të zhvillimit. Në të parën, duke sjellë rënien e rendimentit dhe në të dytën rrit-jen e tij.

Shfrytëzimi racional i resurseve korrespondon me aktivitetet e ndryshme të vep-rimtarive të njëjta ose të ndryshme, dhe mënyrën e organizimit, e cila në vete mbësh-tet vëllimin e kapaciteteve - të mëdha dhe të vogla të veprimtarive. Shfrytëzimi efikas i resurseve ndërlidhet me: njeriun, konceptin dhe sistemin e vlerësimit të pasurive.

Rikthimet në renditjen e resurseve sipas efikasitetit, kushtëzohen me ndërmarr-jen e aktiviteteve afatgjata dhe të vështira. Sipas raportit dhe ecurive të resurseve, masat që ndërmerren janë të gjithanshme, ose parciale. Veprimi i gjithanshëm ose rrënjësor shkakton një varg "thyerjesh" dhe shkëputjesh të lëvizshmërive të rëndomta. Mënyra parciale është përherë më e lehtë dhe mundëson përballimin më të përshtatshëm të periudhës transicionale. Mirëpo, efektet janë të dalluara: e para ofron efekte më të shpejta dhe më të qëndrueshme, ndërsa e dyta është më e ngadalshme, me efekte më të kufizuara.

Ripërtëritja strukturale, nënkupton krijimin e përmbajtjes së re të drejtpeshimit ekonomik. Në këtë, rritjen e vitalitetit të mjedisit dhe efikasitetin për qasjen ndaj ndërmarrjeve të reja në sendërtimin e risive, në të shumtën e rasteve e përshkon racio-naliteti.

172

KOORDINIMI I RESURSEVE

Koncepti i rritjes së efikasitetit në shfrytëzimin e resurseve, përbën tërësinë e

elaborimit të shumë segmenteve të analizës, projektimit dhe veprimit. Kompleksi i koordinimit të resurseve është tejet i përbërë për nga: metoda, mjetet dhe funksioni. Nënkuptohet se këtu përfshihen çështjet fundamentale dhe aktivitetet e kombinuara kërkimore e pragmatike. Shfrytëzimi racional i resurseve, fisnikërohet edhe me mënyrën e organizimit të sa më shumë veprimtarive dhe madhësive të tyre.

Mënyra joprofesioniste e shtruarjes së bazës së koordinimit të resurseve, sjell përfundimet me aq shumë të meta, saqë ndodh që këto bëhen më të rënda se gjendja e mëparshme. Krijohen pasoja të rënda se mund të ndodh çrregullimi i harmonisë se ko-mplekseve me vlera nxitëse në njëri-tjetrin. Duke vepruar sipas kërkesave të tekno-logjisë së sendërtimit të bazës për efikasitetin më të lartë të resurseve, në rend të parë parashtrohet organizimi kërkimor, përkatësisht hulumtimi i cilësisë, gjendjes dhe ka-heve të drejtimeve dhe kritereve të reja të zhvillimit. Në mjediset e pazhvilluara në shumicën e rasteve kalohet prej një gabimi në një dështim të ri, veçanërisht për shkak të nënçmimit të punëve kërkimore dhe projektimeve tejet profesioniste.

Vendet e zhvilluara, në relacionet e suksesit të veprimeve në koordinimin e resu-rseve, kanë të ndërtuara bazën e orientimeve, drejtimeve dhe udhëheqjen e aktivitete-ve për ngritjen e efikasitetit të të gjitha veprimtarive në depresion. Në disa vende, mënyra e tillë e organizimit është bërë traditë, e cila respektohet me një kontinuitet përherë e më rritës. Ndër vendet me traditë të tillë, veçmas dallohen SHBA-të, ku qysh herët janë sendërtuar themelatat e specializuara të shkollimit të niveleve të ndryshme. "Universiteti i kërkimeve" është një prej karakteristikave të veçuara të sistemit amerikan. Si nocion dhe si themelatë prej 1870 ka filluar të përhapet nëpër shumë mjedise, përkatësisht shtete, sikurse Universiteti Xhons Hopkins (Johns Hopkins) me 1876, pastaj Universiteti Clark me 1889 dhe kështu me radhë universitete tjera dhe shkolla, përkatësisht kolegje të specializuara.58/

Mbështetja elementare e përcaktimeve për ngritjen e shkallës së duhur të koordi-nimit të resurseve, në rend të parë ndërtohet në sistemin ekonomik e pastaj si koncept mbarështohet në sistemin e planifikimit afatgjatë. Projektimi dhe udhëheqja në kupti-min e zbatimit të koordinimit, zakonisht institucionalizohen si funksion me kompete-nca të larta. Për këtë, pjesën më të madhe të veprimeve globale e ndërmarrin instituci-onet shtetërore ose institucionet e autorizuara nga shteti. Koordinimi i resurseve mbështet kërkimet fundamentale, planifikimin e pro-jektimin e gjithanshëm dhe udhëheqjen profesioniste.

Mekanizmat e organizimit të koordinimit të resurseve dallojnë sipas sistemit ekonomik, tipareve të resurseve dhe veçorive të mjedisit. Mirëpo, të gjitha këto i për-shkon vijë e përbashkët e që ka të bëjë me metodën universale të aftësimit të resurse-ve njerëzore dhe të planifikimit. Megjithëkëtë, dallimet ekzistojnë në aplikimin e mënyrës së realizimit të koordinimit.

58/ "STI - REVUE Science/Technologie/Industrie", OCDE Nr. 5, Avril 1989, fq. 192. dhe 193.

173

Në shumicën e rasteve, në sistemin ekonomik, ndërtohen mekanizma, të cilët në rend të parë eksponojnë kërkesën dhe metodën e shfrytëzimit gradual dhe racional të begative natyrore dhe udhëheqjen e tyre mbi bazat e aftësive profesioniste. Përcak-tohen edhe caqet e aktiviteteve të planifikimit, aftësimit të popullatës, trajtimit dhe multiplikimit të deponimit të punës. Synimet dhe realizimi praktik, ndërmjet mjedi-seve të ndryshme, dallojnë shumë. Vendet e prapambetura dhe ato më pak të zhvillu-ara e me sisteme autokratike të pushtetit, përmbajtjen e qëllimeve dhe metodave të ko-ordinimit të resurseve e kanë kryesisht të mangët. Nuk është aq tragjike që vendet e pazhvilluara dhe të pushteteve totalitare mbështeten në eksportin e lëndëve të para. Më e rënda është se këto i lëçitin resurset më të afta njerëzore. Kështu koordinimi i re-surseve në këto mjedise është fare joefikas. Çrregullimi i baraspeshës ndërmjet resu-rseve njerëzore dhe i pasurive natyrore, është shprehje e krizës si pasojë që zgjeron krizën si shkas. Mirëpo, nuk duhet larguar nga mendja se edhe disa regjione në vendet e zhvilluara në qasjen ndaj ndërrimeve strukturale çalojnë. Të koordinosh resurset, pak ndihmojnë teoritë dhe duhet të njohësh projek-timin prapa të cilit do të qëndrosh me zbatimin.

Organizimi i koordinimit të resurseve në mënyrë të drejtpërdrejtë është i lidhur me

progresin e gjithanshëm. Kusht për shtruarjen e këtij është liria. Nëse subjektet njerëzore nuk kanë lirinë e duhur në veprimtarinë të cilën e ushtrojnë ose duan ta ushtrojnë, resurset më të vlershme, pra ato njerëzore, nuk mund të vijnë në shprehje. Ndër këto ecuri, iniciativa është përherë udhërrëfyese e strukturimit afatgjatë. Suksesi mbështet identifikimin e bazës së strukturimit të aktiviteteve të ndërmarrjeve të ndry-shme. Ndër këto, rëndësi të veçantë kanë ndërmarrjet e veprimtarive të llojllojshme të zotuara për konkurrencë korrekte dhe hapjen e shtigjeve për garën e pandërprerë. Kështu arrihet edhe diferencimi gradual sipas kushteve dhe deponimit të punëve në raport me fitimin. Nëse për këtë, ligjet dhe përkrahjet sistemore, përkatësisht institu-cionale, nuk janë fisnikëruese dhe kurajuese, çrregullimi i koordinimit të resurseve bëhet edhe më i ashpërsuar.

P Ë R F U N D I M I

Për nga pasojat dhe kohëzgjatja në vështirësimin e raporteve ekonomike, kriza e efikasitetit struktural është më e rënda. Çrregullimet e krijuara përfshijnë të gjithë sek-torët ekonomikë, duke u përcjellë me të shpejtë edhe në ato sociale. Në këtë drejtim, duke u ngushtuar herë oferta e herë kërkesa, që të dyja këto arrijnë në shkallën e mini-mumit ekzistencial. Të gjitha ecuritë pasuese, janë të njohura. Këto i përkasin krizave në kuptimin e plotë të fjalës. Në mjedisin e krizës, shumica mediokre do të pajtohet për kompromis pasi që të aftit t’i largojnë.

Kundërthënia më e shprehur e mosefikasitetit struktural, gjendet në trajtimin dhe

raportet e resurseve. Duke u ngatërruar vlerësimet objektive të resurseve natyrore dhe ekonomike, krahas dominimit të njëanshmërisë së konceptit të zhvillimit me të cilin

174

favorizohen pasuritë natyrore, gradualisht humbet drejtpeshimi ekonomik dhe social. Kështu arrihet deri të shkëputja e shumicës ose të gjitha funksioneve të reproduksionit shoqëror. Ata që pasurohen shumë shpejt, po ashtu për shumë gjëra do të harrojnë.

S'është e tepërt edhe disa herë të përsërisim se resursi njeri është vlera parësore ekonomike. Dhe kundërthënia më e shprehur paraqitet mu në këtë kompleks me veçori të prapambeturisë. Kështu, gabimi më i rëndë konceptual bëhet kur në vend që poli-tika e populacionit të trajtohet si kompleks i politikës së drejtpeshimit të resurseve, përqendrohet vetëm në përmasën social. Këtë kundërthënie shumë herët e kanë hetuar vendet që kanë, por aq më tepër ato që nuk kanë pasuri natyrore. Për shembull, Japonia pa burime të lëndëve të para dhe pa tokë të mjaftueshme bujqësore dhe Australia me të dy këto pasuri të shprehura, duke përfillur vlerën elementare të njeriut, veçoritë racionale të tij, kanë arritur shkallë të lartë të zhvillimit ekonomik dhe të qytetërimit të fisnikëruar. Në këtë drejtim përherë krijojnë rendimente të reja, duke kultivuar vlerat e talentit dhe profesionizmit të njeriut për krijimtari të pashtershme.

Burimet e pasurive natyrore, duke u eksponuar si resurse, krijojnë parakushtet për ndërtimin e ekonomisë moderne, me kusht që njeriu si resurs të vihet në pozitën e koordinuesit efikas. Në të kundërten, prej një kundërthënie kalohet në tjetrën. Ndry-she, edhe burimet natyrore janë të shterëshme. Burimi i energjisë njerëzore është i pa-shterëshëm.

Koordinimi frytdhënës i resurseve, së pari duhet të ndërtohet në bindjen nje-rëzore për tërë trajtimin e drejtë të komplekseve: ekonomik, social, psikologjik, hu-man, profesionist. Pastaj, në drejtimin e këtyre përmasave, përcaktohen shtigjet e trajtimit të pasurive natyrore. Në të kundërtën ndodh ajo që është e njohur: të derdhet në zbrazëtirë e tërë energjia që njeriu mund ta vej në shërbim të prosperitetit të vet dhe të mjedisit.

Drejtimi i koordinimit të resurseve mbështetet në vlerësimin kërkimor, aftësimin profesionist, planifikimin afatgjatë, projektimin sipas fazave dhe aktivizimin gradual. Renditja e resurseve në këto ecuri, është e lidhur me talentin krijues dhe energjinë ndërmarrëse të njeriut. Duke mos krijuar harmonizimin e tillë ose duke humbur drej-tpeshimin e ndërtuar, ashpërsimi i antagonizmave bëhet i paevitueshëm. Me ndërma-rrje të veçanta dhe vullnet të shprehur në të gjitha komplekset e shoqërisë, mund të krijohen mbrujtje të reja të tejkalimit të vështirësive dhe evitimit të ashpërsimit të ra-porteve ekonomiko - sociale, andaj edhe të krizës. Duke u ndier se je fare i pasur, mund të biesh në përtaci dhe lehtë do të bëhesh varfanjak me pasuri të pavlerë.

Energjia dhe vlera më e madhe e resurseve njerëzore, duke u derdhur në mënyrë

joracionale, s'do mend se sjell ose e ashpërson krizën, ashtu sikurse që kriza dhe konf-liktet çrregullojnë raportet e resurseve. Këto shteren dhe dërmohen aq rëndë, saqë duhet humbur shumë kohë dhe deponuar shumë mund për t'i bërë rikthimet e nevo-jshme në drejtpeshimin e ri të resurseve, përkatësisht të kompleksit material - social.

175

PJESA E TRETË

KRIZA KRIJUESE Fuqia krijuese e njeriut lëviz ndërmjet vlerave më të larta nga ato më të kufizuara

dhe anasjelltas, prej më të kufizuarave nga më të begatshmet. Frymëzimi dhe motivimi përherë janë prijëse të krijimtarisë së çdo veprimtarie. Përderisa energjia është në rritje, frymëzimi dhe motivimi janë më të fuqishëm. Me rënien e energjisë edhe këto pak a shumë zvogëlojnë kapacitetin. Prapëseprapë, në pjesën më të madhe të vijueshmërisë, ruhet një tërësi e caktuar e kontinuitetit të krijimtarisë, të përcjellë me sadopak frymëzim e motivim. Përtacët motivohen natën dhe demotivohen ditën, duke rënë në krizën kriju-ese.

Punët rutinore zbatohen kryesisht në bazë të inercionit. Nxitje është motivi për ekzistencë personale në jetë dhe veprimtari. Mirëpo, edhe në shumicën e këtyre pu-nëve, kur bie motivi, madje edhe një pjesë disponuese e frymëzimit, shkaktohet rënia e rendimentit. Kështu, bëhet e qartë se faktorët shtytës janë gjeneratori i veprimtarisë krijuese në kuptimin inicial - kreativ ose rutinor. Përndryshe, çdo veprimtari ka për qëllim krijimtarinë e caktuar.

Njeriu nuk ka përherë disponim të njëjtë. Punët monotone këtë e zvogëlojnë, duke e sjellë deri te veprimi sipas reflekseve të kushtëzuara. Lëvizjet bëhen "mekanike". Nëse njeriu nuk gjen mbështetje të caktuar në vullnetin e vet, zvogëlon vlerat e punës. Mirëpo, rëniet dhe ngritjet kohë pas kohe ndryshojnë. Nëse njeriu gjendet në vijueshmërinë e veprimtarisë që e ushtron dhe përqendrohet do ta njoh edhe kapaci-tetin e vet disponues. Do të njoh edhe oscilimet që i përjeton nëpër fazat duke kaluar prej njërës në tjetrën. Në këtë mënyrë rrumbullakon pjesët e veprimtarisë. Duke bjerrë kohën në meditime të tepërta, nuk rritet disponimi për punë, ngjasisht për veprimtarinë përkatëse. Duhet medituar dhe vepruar. Puna dhe frytet e saj këtë më së miri e pas-qyrojnë.

Punët me përgjegjësi të lartë dhe ato të cilat kanë të bëjnë me inicime të nxitjeve mendore, shkaktojnë zbrazje intensive të energjisë. Nëse vijueshmëria e këtij lloj vep-rimi është e njënjëshme, lodhja dhe "bllokimi" shkaktohen më shpejt dhe kalojnë më ngadalë. Kur veprimtaria është sadopak laramane dhe e kushtëzuar me ca lëvizje fi-zike, freskia krijuese qëndron për kohë më të gjatë. Sidoqoftë, efektivë konkrete është rendimenti i punës. Këtë secili veprimtar e percepton në mënyrën e vet të "objekti-vizuar" dhe kështu projekton pozitën e vet më shumë ose më pak saktësi. Duke kaluar nga një punë në tjetrën, pretendohet fshehja e dobësive ose me-njanimi i krizës krijuese.

Gjatë veprimeve në afate më të gjata, e ashtuquajtura kriza krijuese, është e pa-shmangshme. Mënyrat e evitimit janë tipike dhe atipike. Të parat janë të vlershme për të gjithë, aq sa mund të tipizohen në kufijtë e njohur të veprimtarive përkatëse. Ati-piket kanë të bëjnë me veçoritë e personalitetit të individit. Këto shpeshherë janë kontraverze. Evitimi bëhet sipas projektimit të vetë njeriut në raportet e vlerësimit të

176

vetes me veprimtarinë, mjedisit me veten dhe tipareve të vetes të ndara në frytdhënëse dhe frytrënëse.

Nuk është çdo veprimtari rezultat i frymëzimit dhe motivimit të lartë. Masa e perceptimit të vlerave përherë është korrektore për ruajtjen e balancimit ndërmjet ren-dimentit dhe ngazëllimit për punët e caktuara. Duke vepruar sipas disponimit të shtu-ar, ndodh që të shkohet më larg se sa është korniza e përbërjes së veprimtarisë dhe qëllimi i saj. Në këtë drejtim humbet gjykimi objektiv për vlerën që përgatitet. Këto janë rastet e veprimit të ligjit të pakësimit të rritjes së rendimentit të punës. Mund të ndodh edhe kundërta, kur vepra përfiton në vëllim, por në disfavor të cilësisë.

Skema 12

Krizën krijuese e eviton kombinimi i veprimit simetrik

dhe asimetrik dhe më tepër atipik se tipik

Vlerësimi dhe pranimi i krijimtarisë nga mjedisi është mbështetje e fortë. Për siguri më të qëndrueshme, është vlerësimi i vetes – vetëbesimi.

Me rënien e energjisë, rendimenti i punës bëhet më i kufizuar. Në këto raste edhe

pse vepron frymëzimi i mbështetur në motiv të qëndrueshëm dhe vullnet të palu-hatshëm, vëllimi dhe cilësia e punës nuk i arsyetojnë këto. Lodhja bëhet dominante. Kjo mund të jetë e fshehur, por që eksponohet me rënien e fryteve të punës. Në këto raste vepron ligji i "rënies së rendimentit të punës". Do të thotë arrihet në nivelin e paaftësisë që nuk shihet, përkatësisht në instancën e aftësive të fshehjes së paaftësisë.

177

Shkaqet e krizës së krijimtarisë, janë të shumëllojshme. Ndikimi i tyre mund të jetë më i rëndë ose më i lehtë. Ndër këto, kur është fjala për biznesin, më të drejt-përdrejtat janë: 1. kriza e përgjithshme, 2. kriza e sistemit ekonomik, 3. Mosefi-kasiteti struktural, 4. dështimet e iniciativës, 5. konfliktet në ndërmarrje, 6. rënia e novacioneve, 7. mosmarrëveshjet me mjedisin dhe dështimet tjera. Nëpër të gjitha këto kalohet me përjetimin e fazave të impulseve herë dekurajuese e herë të kurajimit, të përqendruar në rend të parë në personalitetin e individit dhe pastaj të mjedisit më të ngushtë ose më të gjerë.

VEÇORITË E VLERAVE KRIJUESE DHE KRIZA

Prirja për krijimtari është veti regjeneruese dhe shprehur kushtimisht e pashter-

shme. Aktiviteti kreativ është tipar i ndryshueshëm i njerëzve të ngjashëm. Si veti e lindur dhe më pak ose më shumë e kultivuar, falë energjisë së rëndomtë dhe supleme-ntare, në fillim shkon duke u rritur. Krijon rendiment të lartë, por më tepër në anën vëllimore dhe më pak cilësore. E prirur me frymëzim dhe vullnet, mbështetet në moti-vin rritës. Në fazën e mesmoshës - "pjekurisë", arrin në baraspeshën e gjerësisë dhe cilësisë. Më vonë, që të dyja këto fillojnë rënien e paevitueshme. Por, gjenden edhe rastet e jashtëzakonshme të krijimtarisë së gjerë dhe cilësore të kontinuitetit gati të njëjtë.

Mësimi, ushtrimi dhe përvoja, si rezultat i pjekurisë dhe energjisë, ndihmojnë ndërtimin dhe përsosjen e kriterit për vlerësimin dhe lëshuarjen graduale të fryteve të punës së deponuar. Dalëngadalë arrihet deri të "skalitja" e ndjenjës për shpenzimin ra-cional të energjisë dhe balancimin ndërmjet lodhjes dhe freskisë krijuese. Kësisoj, aktivizohen mekanizmat e mbrojtjes ndaj rënies në krizë ose për zbutjen e pasojave dhe daljen nga kriza e përjetuar. Askush nuk mund t’i ikën përjetimit të krizës krijuese; pa këtë s’ka shtrën-gesë për veprime më më të suksesshme.

Manipulimet me vlerat e tipareve të talentuara dhe të patalentuara, përkatësisht më

pak të talentuara, më së shpeshti krijojnë përshtypjet e gabueshme për kreativitetin dhe moskreativitetin. Në të vërtetë, çështja e talentit është e lidhur më së tepërmi me masën universale të perceptimit. Nëse në një projeksion të përcaktuar të qasjes dhe thurjes së veprimit do të përqendrohesh gjatë, me siguri se do të të aktivizohet talenti i fshehur. Tjetër është se kur do ta fillosh këtë. Kur do të ushtrosh nga fëmijëria e hershme, kthjelltësia për hapjen e horizonteve krijuese t’është më e gjerë. Si shembull ilustrativ është ushtrimi i hershëm i zërit për këngëtar, për lojërat e baletit, për akro-bat, për notues, për atlet etj. Kur do të fillosh me vonesë, është ose e pamundur ose bëhet shumë vështirë të arrish nivelin e aftësive për "ekzibicione" të suksesshme.

Disa profesione, si mbështetëse në frymëzimet e veçanta, mund të ushtrohen tërë jetën e po ashtu edhe të fillohet me ushtrimin e vonshëm të tyre. Disa, prapë, kohën e kanë "antagonizëm" të ushtrimit. Çështja është e lidhur me shqisat dhe organet me të cilat është i kushtëzuar ushtrimi i profesionit përkatës. Piktori, shkrimtari, kompozi-

178

tori, arkitekti, shkencëtari, këngëtari, tregtari, po qe se nuk janë shterur nga vitaliteti mendor e fizik, mund ta ushtrojnë profesionin deri në ditët e fundit të jetës. Balerina - balerini, akrobati, futballeri, basketbollisti këtë nuk mund ta bëjnë duke kaluar në moshë të shtyrë.

Të gjithë krijuesit shumë herë përjetojnë krizën. Arsyet janë të shumëllojshme. Edhe në zenitin e krijimtarisë, ndodh kriza kaluese. Më së shpeshti shfaqet në fillim, pastaj kah mesi i veprimtarisë. Duke u tejkaluar këto, krijohet frymëzimi për përkush-tim më të madh në punë. Nëse qëndrueshmëria është e dobët, çohet dorë nga qasja dhe të vepruarit të mëtejmë shuhet. Por, këto raste janë shumë të rralla. Përkundrazi, nje-riu duke menduar se nuk do të mund t'ia dalë në krye veprës së filluar, me nënvetëdije mobilizon tërë qenien e vet kreative dhe zë fillin e punëve të nisura.

Skema 13

Përvoja i ngrit efektivat e punës edhe kur

pak a shumë vepron kriza krijuese

Të mendosh se asnjëherë nuk ke rënë në krizën krijuese, do të thotë se për-herë gjendesh në të.

Më mirë se njeriu që mund ta kurajojë veten, askush këtë s'mund ta bëj. Në të vër tetë, vështirë është ta njohësh veten. Por, edhe këtë duhet bërë me kriter të masës për vlerat dhe mosvlerat, përkatësisht pengesat që njeriu ia krijon vetes. Askush nuk mund

kriza krijuese

qëndrueshmëria

përvoja

profesionizmi

aftësia

ushtrimi

179

ta kuptojë synimin e njeriut me tërë qenien e vet se si i mendon dhe si do t’i realizoj qëllimet parësore të jetës dhe të veprës. Secili, normalisht e ka strategjinë e vet afatgjatë të kryerjes së punëve. Them secili ndonëse gjenden edhe të tillë që nuk kanë strategji të qëndrueshme të jetës. Por, kur ndodh rënia në krizë, vallë kush do ti ndihmojë më mirë se krijuesi vetës! Kriza krijuese të ndihmon që të mobilizosh fuqinë për të bërë të pamund-shmen.

Me qëllim e përdori termin “krijues”, ngase çdo veprim në të vërtetë është kriji-

mtari me më pak ose me më shumë vlerë. Biznesi i mirëfilltë, sikurse shumica e vep-rimtarive inventive "është art dhe shkencë". Prandaj, të gjitha tiparet dhe lëvizjet ndër-mjet krijimtarisë dhe krizës, njëlloj i dedikohen biznesit. Në realitet, këtu "ndodhitë" janë më të shpeshta. Komunikimet janë më intensive në kuptimin ndërnjerëzor dhe material. Përgjegjësia është përherë e "shkrepur".

Për krahasim, ja një ilustrim: mund ta shkruaj shkrimtari një faqe dhe mund ta fshijë, mund ta ndërtojë piktori një tablo dhe mund ta skajojë, ngase nuk i pëlqen. Menaxheri mund ta bëjë një kontratë dhe kur e nënshkruan, atëherë s'mund ta fshijë. Mirëpo, asnjëri nuk guxon ta shndërroj këtë në krizë krijuese. Shumë prej këtyre veprave janë treguar si më të mirat, por më vonë. Secili duhet të mendojë për atë se a është vepra që është kërkuar apo është perceptimi i tjetërsuar? Për këtë kriteri duhet të ruhet si udhërrëfyes.

Kriza përjetohet dhe përballohet. Për këtë duhet pasur shumë veçori të dalluara për të perceptuar, projektuar veten e rrethanat dhe dominuar pengesat, të cilat mund të bëhen edhe tejet serioze. Mu për këtë është e nevojshme pjekuria krijuese pavarësisht prej moshës. Ndërkaq aftësia profesioniste këtë e ndihmon shumë.

Pesha e krizës varet edhe nga profesioni i cili ushtrohet, por edhe nga mosha. Sipas disa përvojave të analizuara nga profesionet e ndryshme dhe të tubuara në dy grupe të përgjithshme, rrjedh se ekzistojnë dallime të dukshme të peshës dhe të vepri-mit të moshës në krijimtarinë shpirtërore dhe biznesore. Në grupin e parë (shpirtëro-ren), pesha më e rëndë e krizës krijuese është në rini. Kuptohet, vetëm në disa raste e jo në të gjitha. Ndërsa në grupin e dytë (biznesoren), pesha më e rëndë e krizës kriju-ese është në moshën ca më të shtyrë. I riu i mbushur me energji, ka ambicie që të për-vetësoj shumë aftësi. Është edhe i frustruar dhe nuk e njeh stilin e ruajtjes nga kriza. Nuk e njeh edhe kontinuitetin si gradacion. Por, duke rënë në krizë, mëson më shpejt dhe kalitet më mirë. Plaku, në mangësinë e energjisë, ballafaqohet me kondicionin e zvogëluar dhe nuk arrin t’ia dal si dikur. Edhe ky do të bie në krizë dhe do të bindet se më nuk është për gara të kampionëve. Pra edhe atëherë do të frustrohet. Aftësia e krijimtarisë shprehet me shpenzim racional të energjisë, motivin, vullnetin, si dhe mbrojtjen nga rënia në krizën krijuese.

Shqetësimi krijues është prijës dhe përcjellës i krijimtarisë. Duke u sjellë në ku-

fijtë e masës normale, vepron në "shtrydhjen" e të menduarit dhe të vepruarit. Më në fund, edhe të eksponimit të veprës. Me këto zgjerohet kapaciteti i perceptimit të vle-rave të ndërtuara, duke i mbështetur në raportet e komponentëve më frytdhënës (ose më pak frytdhënës) e kësisoj edhe duke ndarë ato që zvogëlojnë rendimentin e punës dhe tërësinë e veprës.

180

MANIFESTIMI I KRIZËS KRIJUESE

Duke mos pretenduar për sajimin e përmbajtjes së nocioneve mjekësore, përka-tësisht profesioniste psikologjike, në këtë pjesë bëhet përpjekja për interpretimin e disa gjendjeve të manifestimit të krizës krijuese si fazë kaluese. Pra, shkaqet dhe pasojat këtu pasqyrohen në shpjegimet statike të ndjenjës së shfaqur në mënyra të ndryshme. Kuptimi dhe trajtimi përqendrohet në pjesë të manifestimit të jashtëm të shqetësimit krijues dhe në pjesën tjetër si veçori pak a shumë atipike e plogështisë, në fazat e vijueshmërisë së veprimtarisë. Më të shpeshta si manifestim janë: 1. monotonia, 2. depresioni. 3. nervozizmi, 4. amullia, 5. tremba. 6. stresi, 7. frustracioni, 8. in-stanca e aftësisë së paaftësisë, 9. vetmia e të ngjashme. Të tjerat që kanë të bëjnë kryesisht me neuropatinë si neuroza kaluese ose afatgjata dhe që kanë karakterin e sëmundjes, nuk janë lëndë për këto shqyrtime. Kuptohet se këtu trajtohen vetëm “do-bësit kaluese të momentit” si shprehje pak a shumë normale në fazat e ndryshme të je-tës dhe veprimtarisë e dalluar sipas tipareve individuale të njerëzve. Aftësia krijuese shprehet në renditjen e vlerave dhe shtresimin e tyre sipas përparësive të rezultimit të fryteve të punës.

Për të gjitha veprimet duhet poseduar disponimin përkatës, qoftë edhe për ato me

peshë sado të vogël. Mirëpo, nuk gjendet njeri që në jetën e vet nuk do të përjetojë gjendje afekti si indisponim që zakonisht është kalues me kohëzgjatje të ndryshme. Shpjegimi i krizës krijuese me manifestimet përkatëse në pasqyrimin konkret, ka të bëj me këto dukuri. Ndër të tjera afekti ndikon në kubizmin e vetëdijes dhe përqendrimin në veprimet konkrete që rezultojnë me rënien e efektit të punës. Përshkrimet në këtë studim mbështesin në përcjelljet e vrojtuara të rasteve praktike në kuadër të sjelljeve të menaxherëve ose të trungut të menaxhmentit si dhe personave në detyra të veçuara binzesore dhe jobiznesore. Andaj nuk kanë të bëjnë me përshkrimet klinike të sëmundjeve.

1. Monotonia ∗/ Duke ushtruar punët e unifikuara sipas renditjeve të detyrimeve dhe njëtrajtësh-

mërisë së skemës, shkaktohet monotonia. Lëvizjet e njënjëshme, kur bëhen afatgjata, shkaktojnë monotoninë. Sjellja dhe gjendja e tillë, që në shumë veprimtari kushtëzo-het sipas natyrës së punës, krijon rënien e efikasitetit, në rend të parë të pjesës më qe-nësore të tij – produktivitetit. Për krahasim, duhet pasur parasysh gjendjet e tilla të zgjedhura nga vetë krijuesit. Disa, për të ngritur frymëzimin për krijimin e veprës, përcaktohen për tërheqje nga bota, respektivisht zgjedhin qetësinë e vetmisë. Mirëpo, këtu nuk është në pyetje monotonia. Krijuesi - piktori, shkrimtari, kompozitori - duke ndërtuar veprën, në mënyrë shumë intensive komunikojnë me botën e imagjinuar; për këtë u duhet vetmia. Mirëpo, nuk do t’i kaploj monotonia.

∗/ Njënjëshmëri që përsëritet me të njëjtën trajtë nga e cila bie vullneti, pëqendrimi në mendi-

min dhe veprimin.

181

Kur është fjala për biznes, raportet ndërmjet të cilave krijohet monotonia janë të llojit tjetër. Për shembull, mund të ndodhë ushtrimi i punëve në ekipin ku përpunohen parametrat dhe zhvillohet veprimtaria në një uzinë, në të cilën të gjitha punët zbatohen sipas skematizimit të njëtrajtshëm. Në të kundërtën veprimet janë të kombinuara, kur mendohet, sajohet, peshohet njëra ose ana tjetër. Punët bëhën në mënyrë mantele dhe të mekanizuar. Sidoqoftë dallimet prej një njeriu në tjetrin janë të shprehura. Dikë do ta vërshoj monotonia e dikë do ta shqetësoj duke ia ndihmuar efikasitetin e punës. Njëri student në mbrëmje do të ndihet më i qetë dhe mëson në mënyrë të dendur. Tjetri atë e ka kohë të shëtitjes dhe në atë çast, çdo veprim racional do ta trazoj duke e shpien deri në monotoni. Pra, varet nga ushtrimi dhe krijimi vetive me vese të ngjeshura ose të kufizuara. Pa shprehi të veçuara, me siguri se nuk do të gjendet njeri. Shprehitë irracionale e ngarkojnë gjendjen psikike të njeriut dhe efikasitetin e veprimeve të tij duke u manifestuar edhe si përjetim i monotonisë.

Mirëpo, kur punohet pandërprerë me kompjuter ose me trajtime të njënjëshme të veprimeve tjera, monotonia bëhet e paevitueshme. Zbulimi i kompjuterit dhe mjeteve tjera automatike, kanë hapur shtigjet e ushtrimit të punëve monotone. Ndërkaq, disa persona janë të qëndrueshëm në ushtrimin e këtyre punëve. Në këta, aspak nuk vëre-hen shenjat e lodhjes dhe veprimit të njëtrajtshëm në ushtrimin e veprimtarisë - punës. Përkundrazi, në këtë mënyrë zgjerojnë frymëzimin për punë, duke rritur efikasitetin në kuptimin vëllimor dhe cilësor. Gjithashtu, ambienti i qetë dhe “monoton” krijon at-mosferë të përshtatshme për veprim me të përqendruar. I tillë zgjidhet me qëllim, që kohë pas kohe të debatohen rezultatet e punës në mjedis të izoluar dhe të shtrohen projeksionet e reja. Prijësi i korporatës do të kërkoj që tubimet kolegiale të mbahen në ambientin e qetësisë dhe vetmisë. Dikush është i prirur të punoj në natën e qetë e dikush në ditën e zhurmshme.

Sidoqoftë, në shumicën e rasteve monotonia sjell rënien e rendimentit të punës. Me çrregullimin e drejtpeshimit psiko - fizik, shkaktohen edhe vështirësi në renditjen e detyrimeve dhe zbatimin e rrjedhave të punëve që ushtrohen.

Ndër shenjat që vërehen te monotonia janë gabimet e përsëritura të ritmit të njëjtë, rënia e frymëzimit dhe e përqendrimit në punë, zvogëlimi i cilësisë së veprim-tarisë së ushtruar, dobësimi i reflekseve deri te lëndimet e lehta ose dhe të rënda.

Kohëzgjatja e monotonisë është e ndryshueshme; varët nga natyra e punës. Mund të zgjas me ditë ose me muaj. Për dikë si përjetim i lehtë bëhet ngarkesë për tërë jetën. Më e shprehur është monotonia në mirëqenien e lartë se aty ku luftohet për ekzistencë.

Tejkalimi i monotonisë, arrihet me ndërrimin e kohëpaskohshëm të punëve, duke

kaluar prej një lloji në tjetrin. Preferohet që identifikimi dhe mënjanimi i monotonisë, si shkas i krizës kaluese, të bëhet nga vetë personat të cilët i kaplon kjo gjendje.

182

2. Depresioni ∗/ Në pasqyrimin sipas ndodhjes së afektit, vështirë se mund të gjendet emërtimi

objektiv që ka të bëj me trajtimin që i përket qëllimit të shqyrtimeve në këtë pjesë të librit. Fjala është se si ta emërtojmë depresionin që ndodh në veprimtarinë përkatëse si manifestim kalues nga depresioni si pasqyrë klinike. Ashtu mund të emërtohet edhe si apati që njësoj nuk do ta ketë kuptimin klinik. Edhe njeriut më të sigurt në vetën, do t’i ndodh që ndonjëherë të qet hapa të patur.

Kur do të krijohet përshtypja se punët kanë marrë kahun e mbarë, përqendrimi për të krijuar sa më shumë, sjell gjendjen e pashmangshme të rënies së vlerave të punës. Duke kaluar nga vrulli i madh i krijimtarisë në dëshpërim për zvogëlimin e cilësisë ose vëllimit, ndodh që të kufizohet ndjeshmëria, e shprehur si depresion. Përvojat udhëzojnë se atëherë kur mendohet se punët shkojnë më së miri, duhet të ndalësh dhe të analizosh duke përqasur tërësinë veprimtarisë dhe të rendimentit që krijohet në vijueshmërinë e punëve.

Rënia prej interesimit të madh për veprimtarinë, në gjendjen e mosinteresimit si fazë kaluese, shprehet njëkohësisht me një lloj qetësie dhe mosinteresimi. Shndërrimi i shqetësimit krijues në qetësi të plogësht, më tepër i përket dekurajimit në aspekte të ndryshme. Në rend të parë, me nënvlerësimin e bërë nga të tjerët, kundruall vlerësimit të lartë nga vetvetja për punën e kryer. Gjithashtu, ndërprerja e punës e kushtëzuar nga rrethanat e papritura, shkaktojnë një lloj plogështie, që në një pjesë kufizohet me depresionin e përgjithshëm çka në krizë është fare i përhapur.

Qasja joprofesioniste ndaj veprimtarisë, efektet e mangëta të rendimentit, çrre-gullimet në raportet e resurseve, shkaktojnë humbjen e një pjese ose të tërë vullnetit krijues. Indisponimi, i cili mund të zgjatë një kohë të caktuar, rikthehet në disponimin frymëzues, duke projektuar vlerësimet reale të vetes dhe veprimtarisë në relacion me projektimet e objektivizuara. Kthimi i ritmit të mëparshëm të punës mund të bëhet me vështirësi më të madhe ose më të vogël, varësisht nga rrethanat e kurajimit të mjedisit. Por, më tepër mund të arrish në mbështetje të sendërtimit të kritereve reale të drejtpe-shimit ndërmjet intensitetit të punës dhe rendimentit të krijuar. Duke përjetuar krizën krijuese, personat e qëndrueshëm mobilizojnë tërë qe-nien e vet për gjetjen e filleve të përfundimit të veprës.

Pasi që nuk është fjala për depresionin klinik, kohëzgjatja e tij mund të jetë në kufijtë e evitimit të shkaqeve të shfaqjes. Kryesisht mund të kaloj për disa javë, por të njerëzit që kanë personalitet të qëndrueshëm e profesionist. Ndërkaq rrethanat e krizës së përgjithshme, rëndojnë depresionin dhe kohëzgjatjen e tij, ndonëse shkaktojnë edhe depresionin masiv duke çrregulluar ritmin e veprimtarive vitale dhe përcjellëse të mjedisit përkatës.

∗/ Gjendje që këtu nuk ka të bëj me simptomet patologjike, por me uljen e guximit dhe harmo-

nisë së vetëveprimit, që shprehet me rënien ose pakësimin e rritjes së rendimentit.

183

3. Nervozizmi Kriza krijuese e manifestuar si nervozizëm, në ushtrimin e veprimtarisë është më e

vështira. Shfaqjet tjera të krizës ( sikurse monotonia, depresioni, tremba etj.) kryesisht kanë të bëjnë vetëm me individin, do të thotë në rend të parë dëmtojnë per-sonin në të cilin manifestohen. Nervozizmi si afekt, përhapet në pjesën më të gjerë të veprimtarisë. Bëhet dekurajues. Ngatërron marrëdhëniet ndërnjerëzore. Në këtë drej-tim shkakton rënien vargore të rendimentit të punës. Në mos kështu, për individin dhe raportet e tij me të tjerët, sjell situata të padëshiruara dhe neveritëse.

Nervozizmi është përcjellës i çdo veprimtarie. Shprehet si gjendje afekti spontan – afatshkurtër dhe i akumuluar - afatgjatë, që shihet dhe që fshehët. Ndjeshmëria dhe pandjeshmëria e tepruar ndaj vlerësimit të rendimentit të punës, janë dy gjendje të kundërta të efekteve të ngjashme.

Shfaqja e nervozizmit të hapët, edhe pse është më dekurajuese, si momentale

kryesisht bëhet kaluese. Ashtu, sikurse të gjitha gjërat që shihen dhe duke i analizuar që objektivizohen, në drejtim që të tejkalohen me koshiencë, ashtu ndodh edhe me nervozizmin spontan e të hapët. Tejkalimin e ndihmon dhe e lehtëson mirëkuptimi dhe toleranca në relacionet personi – personi, grupi, ekipi, kolektivi.

Nervozizmi i fshehtë rëndom është gjendje afatgjatë në të cilën akumulohen përsiatje, të cilat rëndojnë dhe në këtë mënyrë, duke "eksploduar", shkaktojnë pasoja të rënda. Ndërlikon marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe prish harmonin e ritmit të vepri-mtarisë.

Zemërimi është një nga shkaqet dhe pasojat e nervozizmit. Edhe ky manifestim i ka rrënjët në disa dukuri të cilat mund të jenë veti e njeriut shpirtngushtë, ndonëse më shumë do të shfaqet te personi profesionist i disiplinuar që e trazojnë mosdisiplina dhe mangësitë e të tjerëve të shprehura në veprimtarinë përkatëse. Shfaqja e parë e ka përmasën negativ, ndërsa e dyta është pozitive. Mirëpo, njeriu me virtyte të ngritura do të di ta kontrolloj masën e shfaqjes së zemërimit të vet dhe të ndikoj në zbutjen e zemërimit të të tjerëve.

Sipas veprimtarive të cilat ushtrohen, nervozizmi është më pak ose më shumë i dëmshëm dhe dëshpërues. Aty ku autonomia e individit përkon me veprimtarinë më të pavarur, nervozizmi sjell dëme të drejtpërdrejta personale, duke zvogëluar rendimen-tin e punës së tij. Mirëpo, në veprimet me karakter ekipor, vështirësitë e krijuara bëjnë presione afatgjata. Qasja veprimeve të panjohura ose më pak të njohura, shkakton nervozizëm dhe lodhje të rëndë.

Sikurse te guximi, ashtu, shpeshherë nervozizmi i përshkruhet tipareve të tempe-ramentit të njeriut. Në realitet, këto dy gjendje e sjellje, krejtësisht dallojnë njëra prej tjetrës. Temperamenti shfaqet si vrull krijues. I përket vetive të natyrës ca më gja-llëruese në veprimtari. Nervozizmi është shprehje e dobësisë, sidomos që ndodh me rastin e ngushtimit të krijimtarisë, që zakonisht shfaqet me fillimin e rënies së efikasi-tetit të punës. Me vetëdije ose me nënvetëdije, shumica e njerëzve në këto përjetime orvatën të gjejnë arsyetime më pak objektive në raport me shkaktarët e vërtetë të ma-nifestimit të nervozizmit. Përndryshe, nervozizmi është njëlloj paaftësie, sindromë dhe

184

mangësi e edukatës, përkatësisht e kulturës. Sa më të lartë të jenë profesioni dhe kultura, nervozizmi në punë dhe komunikim është më i kufizuar dhe do të zbrapset më lehtë. Ndërkaq nervozizmi është edhe shprehje e mostolerancës dhe ngarkesë me unin e tepruar të vetës.

Shpëtimi i mirëseardhur nga nervozizmi, është ndërprerja e aksionit në veprim-tari, analiza e shkaqeve dhe e rrethanave të shfaqjes se kësaj gjendjeje dhe kalimi i përkohshëm në një aktivitet krejt tjetër në krahasim me veprimtarinë vijuese. Pasi që nervozizmi zakonisht kalon shpejt, ashtu kthehet edhe frymëzimi për kryerjen e pu-nëve të përditshme. Ndonëse, duke vepruar pandërprerë dhe akumuluar nervozizmin që shihet ose fshehët, mund të ndodhin dy ecuri me kahe të kundërta. Njëra sjell deri të kthimi i gjetjes së filleve të punës së frytshme dhe tjetra në keqësimin shëndetësor ose kalimin e përkohshëm në amulli. Një mjedisin depresiv, shumica e njerëzve kaplohen me nervozizëm dhe mos-tolerancë.

Mosnjohja e duhur e punëve ose niveli i ulët i profesionizmit për veprimet që menaxheri përpiqet t'i ushtrojë, që gati janë gjendje të njëjta, më së tepërmi shprehen me nervozizëm. Duke krijuar rendiment të ulët të punëve, nervozizmi bëhet edhe më i tepruar. Nervozizmi shkakton edhe lodhjen e shpejtë, kufizon reflekset dhe në tërësi ngushton suazën e efikasitetit. Ndryshe, njerëzit që dinë se çka duhet të bëjnë dhe për-gatisin qasjen për punë konkrete, evitojnë shfaqjen e nervozizmit. Kur ndodh që kjo të manifestohet, kalojnë në një aktivitet tjetër, duke ushtruar atë si pushim aktiv, mandej prapë kthehen më të disponuar për vijimin e punës.

Mangësia profesioniste është shkaku më i shpeshtë i shprehjes së nervozizmit. Merr njeriu përsipër punët që nuk i njeh ose krejt pak i njeh dhe shkakton çrregullimin e renditjes së tyre e përhapjen e nervozizmit ndër të tjerë. Një shembull krahasues: piktori e njeh tekniken e pikturimit. Është në “terrenin” e vet. Po qe se do të marrë në dorë makinën që ta ndreq, do të dështoj dhe do të përjetoj nervozizmin duke e prishur makinën edhe më shumë. Mund edhe të lëndohet se ky nuk është “terren” i tij.

Biznesi modern, por edhe çfarëdo që të jetë, nervozizmin nuk e duron aspak. Si manifestim i kontrolluar ose i pakontrolluar, shkakton shkëputjet e lidhshmërisë së veprimtarisë në raportin ndërnjerëzor dhe material. Evitimi i shfaqjes së tillë të sjell-jes, bëhet me ushtrimin e aktivizimit të mekanizmave mbrojtëse, të cilat janë atipikë. Secili person duhet pasur mënyrën e vet të mbrojtjes nga nervozizmi.

Sidoqoftë, edhe pa pak nervozizëm, nuk ka krijimtari të mirëfilltë. Duke shprehur nervozizmin në vete, mobilizohet përqendrimi duke u aktivizuar mekanizmat e "lindjes" së veprës. Gjendja e kundërt shpreh plogështinë mendore dhe të veprimit.

Nervozizmi i hapët do të kaloj shpejt, prej disa çasteve deri në disa orë. Ai i fshe-hët mund të zgjas me ditë e me muaj.

185

4. Amullia ∗/ Shfaqja e mungesës, përkatësisht rënies së gjallërisë, është një prej rasteve tipike

të "ngopjes" së shqisave dhe qëndrimit indiferent ndaj të menduarit dhe vepruarit. Si manifestim i krizës së krijimtarisë, amullia është sinjali i parë i "zbrazjes" së iniciati-vave. Ndryshe shpjegohet si reagim i organizmit në veprimtarinë e pandërprerë. Por mund ta shkaktojnë edhe rastet tjera të fatkeqësive dhe përjetimeve të vështirësive të natyrës tjetër objektive. Amullia është qetësim i shqetësimit krijues. Gjendet afër depresionit, por për disa indicione sadopak dallon. Hidhërimi të shqetëson pa masë, gëzimi i pamasë të shkakton shqetësime edhe më të mëdha duke të qetësuar me amullinë.

Periudha ndërmjet përjetimit dhe daljes nga amullia, zakonisht është më afat-gjatë. Mirëpo, më së shpeshti, pas "fjetjes" së ndjenjave të "gjallërimit", procesi i të menduarit bëhet më i kthjellët, duke shtuar përqasjet si projeksion për ide të reja. Pra-pëseprapë, frymëzimi i "topitur" reflektohet në vullnetin e zvogëluar për aktivizimin e veprimtarisë përkatëse vijuese ose të reja.

Çfarëdo që të jetë, amullia është "qetësim” i dëmshëm si manifestim i arritjes në nivelin e paaftësive të personave të aftë. Rënia e rendimentit të punës në këtë gjendje është graduale. Nëse veprimtaria ushtrohet nën ndikimin e amullisë, rezulton cilësia e mangët dhe produksioni i kufizuar.

Indisponimi krijues, në biznes shkakton vështirësi në raportet e brendshme dhe të jashtme të veprimtarisë. Në rastin konkret, menaxheri i cili e humb drejtpeshimin e vijueshmërisë së veprimtarisë ndërmjet iniciativave të përditshme, ndikon në man-gësinë edhe të iniciativave të bashkëpunëtorëve. Pastaj, raportet e ngjashme përcillen edhe në komunikimin me biznesmenët tjerë.

Perceptimet e kufizuara, të shfaqura në dominimin e amullisë, shkaktojnë zvo-gëlimin e kujdesit për imtësirat të cilat menaxheri edhe ashtu përherë i renditë në mo-zaikun e veprimtarisë së vet. Humb edhe projektimin e veprimit sipas ndërtimit të për-parësive të aktivitetit të tërësishëm. Ndër të gjitha këto ecuri depresive, shkaktohen mosmarrëveshjet dhe hutia. Më në fund, humb rendi i kërkuar i deponimit të punës dhe i vlerësimit të rendimentit.

Evitimi i amullisë varet nga shkalla e shfaqjes së saj, pastaj nga përbërja e shka-qeve dhe përmasa e pasojave. Në të gjitha këto, "ringjallja" arrihet me ndarjen e pu-nëve dhe detyrimeve në ekipe dhe nxjerrjen e qasjeve ndaj ideve ekipore, të cilat shto-jnë frymëzimin për nxitje të vitalitetit të kufizuar. Disa biznesmen, derisa janë të qetë i pengon qetësia, kur do të shqetësohen e humbin arsyen.

“Ringjallja” arrihet me kujdesin e veçuar ndaj shkaqeve dhe raporteve me vetën

dhe rrethin përkatës. Vrojtimi i tyre do të mbështes drejtpeshimin objektiv. Sporti, shëtitja dhe tërheqja e përkohshme nga punët e përditshme, ndikojnë në rikthimin e disponimit dhe vullnetit për veprimet e mëtejme.

∗/ Mungesë: gjallërie, zhvillimi përparimi; mbetje në vend.

186

Sipas shkaqeve dhe rrethanave, kohëzgjatja e amullisë është e diferencuar. Si gjendje e lehtë përballohet për disa ditë. Ajo më e rëndë kushtëzon kohë më të gjatë që mund të vazhdoj edhe me muaj.

5. Tremba Tremba si shqetësim krijues, manifestohet në disa mënyra. Tri prej tyre janë më

karakteristike. 1. Duke u përqendruar në thurje dhe prezentimin e veprës, shqetësimi është për-jetim i paevitueshëm. Njëkohësisht edhe frytdhënës, ngase ndikon në mobilizimin e tërë organizmit për veprim sa më të dendur. Kësisoj, shfaqja e trembës bëhet dukuri e veprimit frytdhënës.

2. Në përmasën tjetër, tremba është shprehje e mosaftësive për zotimin ndaj punëve të ndërmarra. Kështu, manifestohet ose si mospërgatitje për veprimin konkret ose si mangësi e nivelit të duhur profesionist për të vepruar në mënyrë meritore.

3. Ndërkaq ndodh që tremba të shfaqet edhe për shkak të pasigurisë apo të si-gurisë së mangët në vete, përkatësisht në forcën krijuese që është gjendje frikësimi pe-rmanent. Aftësia dhe vetëbesimi do ta shtojnë guximin për mënjanimin e trembës.

Komunikimi me masën ca më të ngushtë apo më të gjerë, si relacion i eksponimit të veprës, domethënë vlerësimit të veprimtarisë, përkon me tiparet e njerëzve më të "lirë" dhe më të "ngurtë", me sjellje të qetë, inerte ose nervoze. Personat ca më të liruar nga komplekset, por që njëkohësisht janë të sinqertë, duke qenë të aftë dhe të përgatitur, shtojnë guximin dhe rrallëherë bien në krizën e trembës në kuptimin e plotë të fjalës. Këta, duke mos i fshehur bindjet e veta, edhe sjelljet i kanë të lira dhe kështu arrijnë pa ngurrim të veprojnë dhe eksponojnë veprimtarinë e vet me vlerat e caktuara. Por, gjithsesi duke iu përmbajtur kritereve të masës, ndër të cilët vetëkritikën e kanë mekanizëm mbrojtës që shton syçelstësinë, do të thotë, shmangen nga ekzagjerimi ose përçmimi, përkatësisht duke mbajtur qëndrimin objektiv. I paafti do të trembet vetëm atëherë kur do të mbetet në “baltë”.

Në disa profesione, të cilat janë të kushtëzuara me përqendrim të lartë në shtru-arjen e veprimtarisë, tremba bëhet përcjellëse e mirëseardhur dhe e domosdoshme. Shumë krijues të mirëfilltë, për shfaqjen e trembës janë koshientë dhe në këtë mënyrë arrijnë që gjithsesi ta fshehin, ashtu që t'u mos shkaktojë trazim në renditjen e veprës. Sipas disa njohurive të përfituara në mënyrë empirike, profesionet e vlerave të larta, përherë janë të kushtëzuara me trembë e cila shfaqet në fazat e ndryshme të veprim-tarisë. Kësisoj, dirigjenti para se të paraqitet ndërmjet orkestrës dhe auditoriumit, për-jeton trembë të rëndë të përgatitjes shpirtërore. Me shfaqjen para tyre, tremba humbet, duke lëshuar veprimin e lirë me një tension të lartë të përjetimit të dirigjimit, në të cilin - sipas njohurive empirike - të rrahurit e pulsit të shpejtësuar, arrin përtej 130 herë në minutë (i rëndomti është deri rreth 80 rrahje në minutë). Në këtë mënyrë, me siguri se impulset e qeta, por temperamente të shtruarjes së veprimtarisë, bëhen me pulsimin e shpejtë.

187

Te të aftit, tremba shfaqet në prag të shtruarjes së veprimtarisë, ndërsa te të paaftit pas fillimit të shtruarjes së veprimtarisë. Te të papërgatiturit, respektivisht te të paaftit, tremba manifestohet pikërisht me ngecjen e veprimtarisë. Ekzistojnë shumë shembuj të tillë të sjelljes dhe ngërthyerjes së diletantëve. Personat e tillë vërehen para auditoriumeve të ndryshme. Të paktën qoftë edhe në biseda ca më serioze. Deri në paraqitje janë tejet të lirë, pa asfarë hezitimi. Veprojnë më një siguri imponuese. Mirëpo, mëtej kur do të futën më thellë, para mjedisit konkret, fillojnë të belbëzojnë. Bëhet e kuptueshme se sharlatanët, përherë janë njerëz me veti imponuese, deri në shtruarjen e përmbajtjes. Kur arrijnë që ta prezentojnë këtë, jo që skuqen, por ngu-rrojnë ngase s'kanë çka të thënë ose të bëjnë. Në të vërtetë, disa nga personat me tipare të tilla, veprojnë duke u shërbyer me improvizime, pa u "skuqur". Zakonisht diletantët dhe të paturpshmit, nuk ngurrojnë që të shpikin argumente të paqëndrueshme. Por, kjo veç është çështje e karakterit. Kur do të trembësh do t’i hapësh sytë më shumë, por do të shohësh më pak.

Më në fund bëhet e kuptueshme se nga tremba nuk duhet ikur. Në shumë raste është pjesë përbërëse dhe e mirëseardhur e ushtrimit të veprimtarisë me përkushtim e profesionizëm, duke shtuar përqendrimin në të. Personat e sigurtë në punët e veta dhe të pajisur me përvoja, më së paku vuajnë nga tremba. Sidoqoftë, profesionizmi me përvojë të dendur, shton aftësinë e fshehjes së trembës.

Për nga kohëzgjatja, tremba është e çastit, pos për ata që gjithë jetën janë të fri-kësuar. Përndryshe tremba në të gjitha profesionet e mirëfillta, është shpesh e përse-ritshme.

6. Stresi ∗/

Në trajtimet profesioniste me stresin nënkuptohen disa gjendje. Mendohet se stresi dallon nga kriza, ndërsa gjithnjë do ta gjejmë si krizë, shprehje të shkaqeve dhe pasojave të saj. Raporti i drejtpeshuar i individit me mjedisin është kërkesa imanente e jetës. Në çdo çast individi do ta shtroj këtë kërkesë dhe do të mundohet t’i përmbahet gjatë gjithë jetës. Por, a është te secili kjo sjellje dhe aspiratë? Në të dy anët – me vetën dhe të tjerët - individi do të ndeshet me përplot situata që do t’ia shkaktojnë stresin me të cilën do të hutohet, ngarkohet dhe kufizohet me gjendjen psikike duke e zvogëluar vetëdijen me kapacitetin mendor dhe ritmin e funksionimit të organeve vitale. Varfëria është stres i pandalshëm që do të shërohet me punësimin adekuat.

Në mjediset e krizave, luftërave dhe katkalizmave si tërmeteve, përmbytjeve nga uji e të tjera, manifestimet e stresit mund të bëhen masive dhe rëndojnë ambientin me dukuritë në të cilat duhet intervenuar. Ato mangësojnë efektivat e mënjanimit ose të zvogëlimit të pasojave. Ndërkaq, për nga natyra, shumica e njerëzve, me panikun do ta shtojnë gjendjen e stresit personal dhe masiv. Mirëpo, për këto, këtu nuk është fjala.

∗/ Angl. (stress) - presion, shtrëngim.

188

Ndër të gjitha profesionet, stresi më së shumti i ndjekë menaxherët dhe gazetarët. Të mobilizuar gjithnjë në çastet kur duhet të veprojnë me shpejtësi, kalojnë prej një stresi në tjetrin. Përndryshe profesionistët që kanë të bëjnë me komunikimin e ngritur me njerëz që kushtëzon përgjegjësi, atakohen nga stresi dhe pasojat e tij që shpesh mund të jenë të rënda. Të paktë janë gazetarë e reporter të mediave ditore ose edhe të afateve më të shkurtra që e përjetojnë pensionimin. Ndër biznesmen kjo dukuri është më e rrallë, por sipas disa statistikave këta i ven në vendin e dytë, pas gazetarëve, përkatësisht profesionistëve gazetareskë të veprimeve intensive. Kur do të të pushtoj stresi, asnjë organ nuk do të funksionoj në kufijtë e vle-rave frytdhënëse.

Çdo punë kushtëzon dinamizmin përkatës. Ato pa lëvizje janë mjaft atakuese me

stresin. Por, edhe veprimet me dinamizëm përtej masës e intensive, stresin e kanë për-cjellës. Çrregullimi i dinamizmit psikik dhe drejtpeshimit social, për dikë është çësh-tje e rëndomtë, por për dike e papërballueshme. Ndërrimet funksionale dhe ambientale si psh në bursat e mallrave, monedhave, aksioneve, konferencat e rënda shtypi, deba-tet vendimtare investive, integrative e dezintegrative, shkaktojnë dukuri të papritura. Disa i quajnë si gjendje kolapsi, disa si marramendje e të ngjashme.

Lirimi nga stresi është ushtrim i veçuar, por edhe i rrallë. I përket individit. Secili do ta ketë metodën e vet (nëse e ka) sesi do ta zmbraps ose edhe ta evitoj shfaqjen e tij. Për këtë disa njerëz janë vërtet të aftë në secilin drejtim. Vlerën e ngërthejnë në rend të parë në profesionin, mandej në karakterin për t’u ikur situatave të shtrëngesave serioze. Thjesht, gjërat do t’i marrin si çështje të ndodhura dhe të pandodhura. Është kjo veçori e njerëzve që dinë të frenojnë emocionet, të kuptojnë realitetin ndërmjet tragjedisë së rëndë dhe komedisë së lehtë.

Stresi zgjatë pak. Në të vërtetë mund të zgjasë prej disa orëve deri në dy a tri ditë. Mirëpo sipas përshkrimeve të mëparshme, në disa profesione, bashkë me tremben është i përsëritshëm

7. Frustracioni ∗/

Pakënaqësia është vlerë për vlerësime objektive që u duhet të gjithëve e më së

shumti menaxherëve që në kuptimin më të gjerë përfshihen biznesmenët. Pengesat si zmbrapsje ose mashtrimi si përjetim, shkaktojnë frustrimin. U ndodh të gjithë njerëz-ve. Ndërsa një pjesë e tyre nuk janë të vetëdijshëm për këtë dukuri; andaj frustraci-onin shpesh ia përshkruajnë manifestimeve të tjera të krizës krijuese që në të vërtetë nuk janë shkas, por pasojë, më së shpeshti amullia, depresioni e stresi. Deri vonë, fru-stracionit si krizë në biznes, nuk i është kushtuar rëndësia meritore. Njerëzve u dukej se kjo dukuri si manifestim, ngërthen me pamaturinë, mosgjeturinë, mosaftësinë etj. duke e çmuar si mangësi individuale. Vërtet se varët nga njeriu që nuk di t’i adaptoj kërkesat e veta rrethanave objektive të matura me realitetin e potencialit krijues. Në përmasën tjetër, frustracioni do të shfaqet si pengesë nga të tjerët që personi përkatës të realizoj

∗/ Këtu frustracioni nuk ka të bëj me gjendjen neuropatike, por me indinjatën për mospërmbu-

shjën e kërkesave abjektive dhe joobjektive.

189

objektivat meritore. Psikologët në pjesën më të madhe do të përqendrohen në pengesat, ndalesat ose ndërprerjet për kënaqjen e epsheve të caktuara.

Pra frustracioni do të shfaqet si: 1. si pengesë ose ndalesë joobjektive, 2. si përjetim për kërkesat në disproporcion me vlerat objektive dhe 3. si pengesë për arritjen e plotësimit të kërkesave në përputhmëni me kapacitetin që mund të vij në shprehje. Ndër kategoritë me të ngarkuara me frustrimin janë politikanët e “papjekur” dhe karrieristët e vetëshpallur intelektual.

Në kohët e krizës, mjediset e prapambetura do të përpiqen që të aftit t’i qesin në

margjinën e shoqërisë. Kjo dukuri është shkaktare e frustrimit të arsyeshëm, përballë rrenimit që ndodh nga ata që nuk ndihen të frustruar për paaftësinë e tyre, se s’ka kush t’i pengoj. S’ka ligje pozitive e as pushtet të mirëfilltë. Kjo është dukuria më e për-hapur e krizës. Ndërkaq shumë njerëz që arrijnë të pasurohen në krizë do të ndihen si meritor për kapitalin e pamerituar dhe kështu do të frustrohen se s’mund t’i arrijnë të gjitha. Një pjesë tjetër, gjithnjë do të ankohet për pengesat që u shkaktohen për mos-përputhshmërinë e vlerës formale përballë paaftësisë funksionale për punët përkatëse. Dhe ja vorbulla e frustrimeve të shumanshme. S’do mend se ai që do të “rritët” shpejt, do të frustrohet si fëmija që s’do të duroj rritjen graduale.

Frustracioni i menaxherëve është fare i përhapur. Lajmërohet kohë pas kohe në rrethanat e caktuara, sidomos kur kanë ide, por jo edhe përkrahje për zbatimin e tyre. Arsyet zakonisht janë të mosnjohja me objektiven ose për shkak të oportunitetit të prijësve. Ndodh kështu në mjediset e zhvilluara dhe të pazhvilluara, por më shumë në të dytat. Mirëpo, nuk janë të gjithë menaxherët aq të aftë, që të mos ballafaqohen me kërkesat joobjketive dhe ndalesat reale, për të cilat do të frustrohen. Mediokret gjithnjë do të ndihen të frustruar për meritat e papranuara.

Të rinjtë, më tepër do të ndihen të frustruar për pengesat që u shtrohen para po-

tencialit të tyre të mbushur me energji. Ndaj çdo frenimi nga të tjerët, do të ndihen të frustruar. Sidoqoftë frustrimi është dukuria më e përhapur që shkakton zmbrapsje ose frenime objektive dhe joobjektive. Zgjatë aq sa edhe rrethanat e caktuara.

8. Instanca e aftësisë dhe e paaftësisë Duke kaluar nëpër shtigjet e vështira të krijimtarisë dhe në këtë drejtim me arri-

tjen e suksesit, vetëbesimi për iniciativa të reja bëhet i përforcuar. Rritet rendimenti i suksesit dhe kështu prej një etape në tjetrën, kalohet në vlera më të larta. Bindjet e kri-juara për resurset e frytshme mundësojnë hapjen e horizonteve të reja për begatimin e rendimentit. Dominimi i aftësisë kreative, shton imazhin dhe nivelin për depërtime meritore në horizontet më të gjera për verifikimin e aftësive. Në këtë mënyrë, krye-sisht menaxheri do të bëhet përherë e më i suksesshëm. Kur të gjithë do të të shpallin të aftë, instanca e paftësisë do të të afrohet.

Duke kaluar prej një instance të aftësisë në tjetrën, mund të ndodhë edhe e kun-dërta, që të arrihet deri të kriza krijuese. Do të thotë, deri në instancën e paaftësisë.

190

Mbështetja e tepërt në forcat e vetvetes me sjellje të pacenueshmërisë së aftësive të paverifikuara, dobëson kujdesin për krijimin e vlerave të mirëfillta. Mosinovimi i raporteve dhe aparaturës së krijimtarisë, duke u përmbajtur në metodat e mëparshme, sjell deri të "shterja" e burimit të kreativitetit. Instanca e paaftësisë kështu fillon të afrohët dhe bëhet përcjellëse e rëndë.

Skema 14

Labirinti i udhëkryqeve të krijimtarisë gërshetohet me instancat

e aftësisë dhe paaftësisë

Fama është ledhatim i egos dhe gjumëdhënës i krijimtarisë.

Zhvillimi i shkencës, teknologjisë dhe teknikës, përherë e më tepër ndërrojnë normat e veprimtarisë. Në ekonomi, këto kushtëzojnë freskime të kohëpaskohshme të shumicës së resurseve, në rend të parë të aftësive krijuese të njeriut. Për biznes të suksesshëm, vetëkënaqësia është e dëmshme. Në të vërtetë, vetëkënaqësia në çdo vep-rimtari - qoftë në ato ekonomike ose joekonomike - bëhet pengesë e ecjes përpara. Mirëpo, në ekonomi dëmet nganjëherë mund të bëhen fatale. Vlerat morale këtu për-herë janë të ndërlidhura me pasojat materiale. Rikthimi i këtyre është më i vështirë. Prandaj, kujdesi për ruajtjen e aftësisë nga arritja në instancën e paaftësisë, është njëri prej kritereve kryesore për evitimin e krizës së krijimtarisë.

191

Kalimi i aftësisë në paaftësi, në raport me moshën dhe disa veprime tjera, është shpjeguar në pjesët e mëparshme të librit. Andaj, në raport me shfaqjen e krizës kri-juese, këtu interpretohet vetëm ndërrimi i vendeve të aftësisë dhe paaftësisë.

PASOJAT E KRIZËS KRIJUESE

1.Veprimi i rënies së rritjes së rendimentit të punës

Pakësimi ose rënia e rritjes së rendimentit të punës është rregull elementar i

zhvillimit, rritjes dhe rënies së produksionit. Në etapat e ndryshme të procedimit të veprimtarisë, niveli i produktivitetit të punës së njeriut është i ndryshueshëm. Ecuria e tillë është në ndërvarësi me efikasitetin, i cili në një instancë të veprimtarisë gjatë jetës është i lartë, ndërsa në tjetrën i ulët. Mirëpo, pakësimi i rritjes së rendimentit, si rezultat i krizës krijuese, mund të paraqitet në fazat e ndryshme të aftësive njerëzore dhe procesit të shtruarjes së veprimtarisë. Përndryshe, veprimi i pakësimit të rritjes së rendimentit është dukuri e pashmangshme, me karakter universal. Dukuria e tillë mbështetet në shterjen e resurseve, përkatësisht të amortizimit të pajisjeve, infras-trukturës dhe kapacitetit punues të njeriut. Ka kaluar koha që me djersë të krijojmë rendiment të lartë të punës; ka arri-tur koha që me mend e pa mund të madh të ngrisim vlerën e punës.

Manifestimi i rënies ose pakësimit të rritjes së rendimentit, si rezultat i krizës krijuese, është dukuri shumë e shpeshtë, që shfaqet me peshë më të rëndë ose më të lehtë. Në të vërtetë, mënyra më e rëndë e shfaqjes së kësaj dukurie është rënia e rendimentit, ndërsa më e lehtë është pakësimi i rritjes së rendimentit. Pakësimi i rendimentit me peshë të ndryshme të manifestimit është mjaft i përhapur. Ndodh që këtë shumë kush mos ta vërej menjëherë. Për këtë, pasojat janë më të rënda. Kur vëre-het më të shpejtë, eliminohen shkaqet e shfaqjes dhe pasojat bëhen më të përballue-shme.

2.Veprimi “ligjit” të rënies së rendimentit të punës Në veprimin e pandalshëm, ecuria e rendimentit bëhet e ndryshuar. Do të jetë më

e lartë apo më e ulët ose edhe shuhet. Në instancën e ulët, siç u përshkrua më lartë, vepron pakësimi i rritjes së rendimentit. Nëse veprohet kështu, në vijueshmëri arrihet deri te rënia, ngjasisht shterja e rendimentit të punës.

Veprimi i rënies së rendimentit është i pakontestueshëm. Mirëpo, mendimet janë të ndara se a është kjo dukuri e rëndomtë, por jo imediate, apo e mbështetur në parim, përkatësisht ligj. Veprimin e pakësimit të rënies së rendimentit si ligj e ka sendërtuar Robert Tyrgo me 1767 - ekonomist francez i drejtimit fiziokrat. Në të vërtetë, Tyrgo këtë e ka përshkruar si Ligj për rënien e rendimentit të tokës. Më vonë, shumë ekono-

192

mistë, por edhe shumë psikologë, dukuritë e krizës së veprimit i kanë mbështetur në këtë ligj, duke mos u lëshuar në çështjet parimore të ekzistimit ose mosekzistimit të tij. Ekonomistët e krahut majtist dhe teoricienët e fushëveprimeve tjera, posaçërisht ata të drejtimit marksist, me këmbëngulje e kanë mohuar ekzistimin dhe veprimin e ligjit të rënies së rendimentit. Imagjinata kreative, shkëputja në kohën e lirë nga veprimtaria që ushtrohet dhe hobi, ndihmojnë evitimin e shfaqjes së rënies së rendimentit.

Duke analizuar shumë dukuri të rëndomta dhe duke i projektuar në ecuritë e zhvillimit të ekonomisë dhe shoqërisë, vërehet se veprimi i rënies së rendimentit është i pamohueshëm. Se a është fjala për ligj apo dukuri, është çështje tjetër. Vetë përbërja universale dhe manifestimi i dukurisë së tillë, në veprimin e pakësimit të rritjes së rendimentit ose në rënien e rendimentit, mbështetet në ecurinë e parimit ligjor. Andaj me plot arsye duhet të trajtohet si ligj i veprimit në dy kahe: të pakësimit të rritjes ose të rënies së rendimentit.

Veprimi i ligjit të rënies së rendimentit, prapëseprapë duhet të vlerësohet në kahet e: 1. rënies së vëllimit, 2. rënies së cilësisë dhe 3. rënies së vëllimit dhe të cilësisë. Në një ndërmarrje duke u drejtuar nga rritja e vëllimit të prodhimit do ta “sakrifikojnë” cilësinë; në tjetrën do ta zvogëlojnë vëllimin në favor të cilësisë. Ndër-kaq veprimi i ligjit të rënies së rendimentit përfshinë vëllimin dhe cilësinë.

Mangësia e risive, projektimi i mangët dhe njëtrajtshmëria e punës e cila ushtro-het pandërprerë, sidomos kufizimi i ideve që përbëjnë kompleksin e veprimit, më së shpeshti sjellin rënien e rendimentit për nga vëllimi dhe cilësia. Kjo i përket ekipit të ndërmarrjes të cilit veçmas i mungon kujdesi i vetëkontrollit. Kur është fjala për individin ndodh kur nuk ka aftësi të duhura për të bërë punët përkatëse të karakterit individual ose të koordinimit ekipor..

Identifikimi më i lehtë i rënies së rendimentit më së shpeshti mund të bëhet kur personat që janë të aftë ose sadopak të aftë, duke folur shumë, humbin përmbajtjen. Të paktën, shumë pak kanë për të thënë. Megjithatë, njerëzit me përvoja dhe aftësi krijuese, këtë dukuri e kanë të njohur, prandaj rrallëherë ndodh që të gjenden në raporte të tilla. Ngjashëm është dallimi i letrës së gjatë pa përmbajtje dhe të shkurtës përmbajtjesore. Dihet se të parën është më lehtë ta hartojmë. Pakësimi ose rënia e rendimentit, është veçori me veprim të ndërsjellë ndër-mjet krizës krijuese, veprimit joracional dhe të gabuar.

Për veprimin e ligjit të rënies së rendimentit, njëlloj vlejnë edhe përshkrimet e veprimit të pakësimit të rendimentit. Veprimi i këtij ligji manifestohet në punën eks-tensive, ku mungon sintetizimi i renditjes së raporteve të veprimit. Më së tepërmi ndodh te personat e mendimit të "plogësht". Mirëpo, si një lloj krize kaluese, shfaqet edhe te krijuesit e njëmendtë. Por, për dallim nga të tjerët, këta dinë të perceptojnë si-njalet e rënies së rendimentit. Për këtë janë edhe më të rezistueshëm. Pos tjerash, duke organizuar veten dhe veprimtarinë, gjejnë mënyrat e përshtatshme të tejkalimit të vep-rimit ose ndikimit të këtij ligji. Për këta, përballimi i kundërvlerave si mundësi të shfaqjes në veprimtari është më i lehtë, ndonëse evitohen edhe rrethanat e paraqitjes së tij. Duke poseduar përgatitje të qëndrueshme për gjërat që në vijueshmërinë e veprimtarisë mund të paraqiten, evitimi i shfaqjes së ligjit të rënies së rendimentit bëhet mu në fazat e procedimit të punës.

193

FAKTORËT E MJEDISIT NË NXITJEN E RIZËS

Qarkullimi (rrethi) në suazat e të cilit ushtrohet veprimtaria, luan një rol të ve-çantë në kurajimin ose dekurajimin për sukses të caktuar. Pra, kriza krijuese është një lloj dështimi individual, i krijuar në raport me identitetin personal dhe nën ndikimin e mjedisit. Reflektimet e vlerave individuale, çfarëdo llojesh që të jenë, me vullnetin personal dhe me një ndihmesë të bashkëveprimtarëve, mund të orientohen në drejtim të zmbrapsjes së krizës. Mirëpo, ndikimet e rrethit të jashtëm, në disa mjedise në këtë drejtim janë gati të pashmangshme. Aq më tepër, kur kriza e jashtme ashpër reflekto-het në ecuritë e brendshme të biznesit. Shfaqja me e rëndë e krizës krijuese, bëhet në ndikimin paralel të rrethanave të jashtme dhe të brendshme.

Në këtë pjesë, kriza krijuese trajtohet si reflektim i faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm në dekurajimin individual ose ekipor në veprimtarinë e cila ushtrohet. Të jashtëm, rëndom janë të gjitha përmbajtjet e krizave të trajtuara në fillim: kriza e përgjithshme, sistemi ekonomik i çrregulluar, mosefikasiteti struktural... Pastaj, ren-diten raportet e krizave me karakter të brendshëm: dështimet e iniciativës, konfliktet në ndërmarrje, rënia e kreacioneve të reja, përkatësisht të novacioneve, dështimet dhe dekurajimet tjera.

Veprimi i përbashkët i rrethanave të përshkruara, më së shumti i rëndon raportet e krijimtarisë. Në të vërtetë, dekurajimi bëhet më i "pamëshirshëm" e kriza më e pa-evitueshme. Në ecuritë ekonomike, në të cilat në rend të parë nënkuptohet zhvillimi i biznesit intensiv nëpërmjet formave të ndryshme: veprimi i tërësisë me të gjitha llojet e krizës, bëhet aq i përhapur, saqë kurajimet për iniciativa të reja i sjell në pikën kritike. Duke u përcjellë në mënyrë vargore prej një veprimtarie në tjetrën, ashtu edhe prej një sektori në tjetrin, kriza si tërësi e faktorëve të veprimit, nuk lë pa përfshirë as-një aktivitet. Kështu pasojat bëhen edhe më të rënda.

1. Rrethanat e jashtëm të dekurajimit

Në trajtimet e bëra në pjesët e mëparshme të këtij studimi, janë shpjeguar shu-

mica e ecurive të cilat në raport me krizat, paraqiten në kënde të ndryshme, herë si pasojë e herë si shkak. Në realitet, të gjitha këto bëjnë shtytje në njëra - tjetrën, duke u përcjellë në tërësinë ekonomike dhe njerëzore. Njeriu duke u rritur i ndryshon kriteret e gëzimit dhe të hidhërimit; disa njerëz gëzim e hidhërim i marrin me kriteret e fëmijës ose të plakut që gati se nuk dallohen.

1.1. Kriza e përgjithshme, përfshin të gjitha instancat më vitale të shoqërisë,

duke u përcjellë me kufizime në pjesët më të dobëta të aktiviteteve. Në këto relacione, goditen edhe aktivitetet më të fuqishme. Dekurajimi krijues, megjithëkëtë sadopak dallon. Në një pjesë krijimtaria shuhet plotësisht, ndërsa në tjetrën vegjeton. Duke rënë motivi material dhe moral i veprimtarisë, gati të gjitha raportet krijuese fillojnë rënien në nivelin më të ulët.

194

Zvogëlimi i vëllimit të agregateve të zhvillimit, mund të bëhet nën veprimin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të krizës së përgjithshme. Veprimi i drejtpërdrejtë, godit ecuritë e komunikimit me tregun dhe veprimet rreth tij. Mirëpo, mbesin edhe disa veprimtari e raporte, të cilat me veprimin e krizës së përgjithshme nuk rrezikohen drejtpërdrejt. Kështu disa veprimtari deri diku mund të gjallërojnë. Këto kryesisht ja-në aktivitete të kufizuara ekonomike si tregtia me pakicë, shërbimet private sidomos zejtare e të tjera. Në krizë kundërshtitë janë të dendura dhe kundërshtarët i ndërrojnë vendet.

Krahas veprimit të drejtpërdrejtë, ndikimi i tërthortë i krizës, përfshin të gjitha pjesët e shoqërisë dhe ekonomisë, por me peshë më të rëndë ose më të lehtë. Me shuarjen graduale ose edhe ca të shpejtë të vatrave të propulsivitetit të shoqërisë dhe ekonomisë, kriza e përgjithshme fillon të sjellë pasojat e përfshirjes më të gjerë të tërësisë. Në këtë drejtim, kriza merr përmasat me të rënda duke u reflektuar në shkak-timin e rënies së rendimentit dhe zvogëlimin e numrit të vendeve të punës, veçmas të asaj produktive.

Trajtimi i krizës së përgjithshme në këtë pjesë të studimit nuk ka për qëllim pas-qyrimin e krizës me të gjitha veçoritë e veta, por efektuimin në shkatërrimin e drejt-përdrejtë ose shtuarjen e krizës së krijimtarisë. Në këtë kuptim, veprimi dekurajues është tejet i rëndë. Edhe biznesmenët ca më të qëndrueshëm për nga morali e kapitali, nën presionin e krizës së përgjithshme, humbasin energjinë e vet krijuese. Në anën tjetër, një pjesë e biznesmenëve reduktojnë vëllimin e veprimtarisë, duke ruajtur në këtë mënyrë një pjesë të kontinuitetit të saj. Në këto rrethana në treg zakonisht do të shfaqen afaristët e panjohur të dhënë pas aventurës dhe veprimet e pandërgjegjshme.

1. 2. Kriza e sistemit ekonomik, si pasojë e krizës së përgjithshme, respekti-visht krizës së rendit shoqëror, duke përfshirë tërësinë e raporteve ekonomike dhe sociale, çrregullon suazën e mbarështimit material. Mossiguria për mbështetje, çfarë duhet ta krijoj sistemi ekonomik, shkakton dekurajimin e aktiviteteve vijuese dhe të iniciativave të reja të biznesit. Me çrregullimin e komplekseve dhe segmenteve të sistemit ekonom-mik, në rend të parë krijohen disparitetet e çmimeve. Favorizimi dhe disfavorizimi i lëmenjve, degëve dhe sektorëve të ekonomisë dhe po ashtu edhe ndërmarrjeve, sjell transformime të paobjektivizuara. Shkakton përqendrimin në disa prej tyre, duke goditur ose margjinalizuar të tjerat.

Në mjediset e krizës, të gjithë premtojnë dhe pakkush i përmbahet premtimit. Me ngatërrimin e raporteve të sistemit ekonomik, veprimtaritë joprodhuese, për-

katësisht ato të sektorit terciar, përfitojnë pozitën më të privilegjuar. Në këtë kuptim, edhe pse u bien efektivat e punës, për shkak të interesit shtetëror, siguria në disa veprimtari bëhet më e qëndrueshme e në tjerat - për të cilat shteti nuk është i lidhur sipas interesit të drejtpërdrejtë - bëhet tejet labile. Ndër më të siguruarat janë vepri-mtaritë kyçe për furnizimet me energji dhe ushqim. Janë edhe institucionet e dhe ndërmarrjet shtetërore ose në të cilat shteti ka shumicën e aksioneve. Veprimtaritë të cilat sigurojnë pjesën më të madhe të të ardhurës, gjenden në pozitë periferike. Aktivi-teti ekonomik, çfarë kësisoj e krijon sistemi ekonomik, ngushton kuraimin. Në të vër-tetë, në këto relacione buxheti shtetëror bëhet më i sigurti e krahas këtij edhe të gjitha aktivitetet e kushtëzuara me rregullativën shtetërore.

195

Inflacioni i lartë, krahas lëvizshmërive të papritura, të cilat më nuk mund të mbrohen me sistemin ekonomik, përkatësisht politikën ekonomike që edhe ashtu gati se nuk ekzistojnë, dekurajojnë vlerat e aktiviteteve vijuese dhe të iniciativave të reja. Për biznes të suksesshëm mbetet pak hapësirë dhe kjo tejet e pasigurtë. Të arriturat e shkencës dhe teknologjisë, për aplikim ose kërkime burimore, bëhen të parëndësish-me, ngase deponimet e reja janë të pasigurta, ndonëse edhe për këto nuk ka burime solvente. Fundja, me akumulim të kufizuar, s'mbetet hapësirë për zgjerimin e aktivite-teve më propulsive. Në kushtet e veprimit të krizës së përgjithshme, humbet drejtpeshimi i vle-rave. Të dyshimtat me synime shkatërrimi, dominojnë mbi të mirëfilltat e përparimit.

Veprimi i parregullsive të sistemit ekonomik, është shkaktari kryesor i ndikimit në krizën krijuese. Reflektimet janë zakonisht të dyanshme. Mirëpo, veprimi i drej-tpërdrejtë apo i tërthortë i sistemit ekonomik në iniciativat krijuese të biznesit të mirëfilltë, është dominant. Duke e zënë vendin afarizmi edhe ashtu i dyshimtë edhe ky do të bëhet inert e më së shumti i pasigurtë. Dëshpërimet përherë bëhen edhe më të mëdha. Luhatjet vënë duke u shtuar. Koncepti, strategjia, modeli të qëndrueshëm më nuk ekzistojnë.

Në ecuritë në të cilat kriza krijuese niset nga tiparet e brendisë së personave për-katës, duke mos pasur mbështetje kurajuese për depërtime me ide "të shpëtimit", fillon të thehet vitaliteti biznesor dhe baza e zhvillimit ekonomik. Më në fund, efektet shkatërruese të krizës së sistemit ekonomik vërehen në falimentimin e tepërt të ndër-marrjeve të veprimtarive të ndryshme. Më së shumti të atyre prodhuese. Në këtë drej-tim sistemi ekonomik, si pasojë e krizës së përgjithshme, vihet në funksion të shka-tërrimit të suazës së kurajimit të përparimit ekonomik dhe social. Duke u vënë në fun-ksion të mbrojtjes së shtetit, varfëron popullatën dhe vitalitetin biznesor. Në të vërtetë, sistemi i tillë i krizës reduktohet gati në suazën e tatimeve dhe buxhetit. Si i tillë ashpërson krizën.

1. 3. Mosefikasiteti struktural, herë si shkas e herë si pasojë e krizave, rrjedh

nën ndikimin e sistemit ekonomik të çrregulluar. Më parë ky mosefikasitet është shpjeguar në raport me resurset njerëzore - ekonomike dhe pasuritë natyrore. Këtu, trajtimi bëhet në kuadër të ndikimit të sistemit ekonomik në çrregullimin e pariteteve, duke sjellë edhe sektorët ekonomikë edhe resurset në pozitë inferiore. Në këto relacione, mosefikasiteti struktural bëhet edhe më i shprehur, domethënë dobëson vle-rat më qenësore të krijimit të bazës ekonomike dhe sociale. Sistemi ekonomik joefikas, ngushton sigurinë dhe aftësinë riprodhuese. Kësh-tu si pasojë e krizës bëhet gjenerator i saj.

Drejtpeshimi i efikasitetit struktural, përbën objektivat qenësore të efektivave

përherë produktive. Kur sistemi ekonomik në krizë këto i sjell në ecuritë e kundërta, pasojat bëhen afatgjata. Ndërsa tejkalimi bëhet edhe më i mundimshëm, me deponime të reja investive dhe me efekte të kufizuara.

Sistemi ekonomik joefikas, si rrethanë e jashtme e dekurajimit, duke dobësuar efikasitetin struktural, së pari godit resursin njerëzor, përkatësisht kreativitetin e tij. Kështu sjell krizën krijuese, që shprehet me pasoja fatale.

196

Krijimtaria e mangët, veçanërisht në biznesin e mirëfilltë, si shprehje e depër-timit të gjithanshëm të mosefikasitetit struktural dhe si pasojë e krizës së sistemit eko-nomik, shkakton depresionin e tërë përbërjes së iniciativave racionale. Në këtë drej-tim, përfshin edhe ato aktivitete, të cilat në një pjesë kanë qenë më të qëndrueshme. Kësisoj, dobësohet efikasiteti i punëve. Analizat, perceptimet dhe projektimet e biz-nesit, bëhen vetëm sa për të plotësuar kërkesat formale. Objektivizimi i ecurive viju-ese sendërtohet në etapa afatshkurtra, përkatësisht sot për nesër. Vijnë në shprehje mosprofesionizmi dhe mospërfillja e kushteve, çfarë duhet të përbëjnë biznesin dhe komunikimin modern biznesor.

Bëhet më e qartë se mosefikasiteti struktural në mënyrë zinxhirore shkakton çrre-gullimin e vijueshmërisë së biznesit të qytetëruar dhe akterëve të tij. Me falimentimin e shumë ndërmarrjeve, një pjesë e biznesmenëve të mëparshëm kryesisht tërhiqen nga biznesi. Në skenë paraqiten ata që më parë s'kanë pasur aftësi për të qëndruar në rapo-rtet e kushtëzuara biznesore. Duke u krijuar kriza e tregut të mallrave dhe shërbimeve, rregullat më nuk respektohen. Kush arrin ta përfitojë një kapital të konsiderueshëm bëhet afarist - blen e shet çka të gjendet. Mënyra e këmbimit dhe e ndërmarrësisë është veprimi sipas kapitalit në para në dorë.

Qarkullimi i kapitalit më të gjerë në ecuritë e përshkruara, bëhet edhe përmes letrave me vlerë, shpeshherë edhe pa mbulesë të burimeve të sigurta. Mënyra e këm-bimeve biznesore është aq laramane, saqë krijohen vështirësi të gjetjes së kanaleve më të sprovuara për biznes më të lehtësuar. Resurset njerëzore krijuese, në veprimin e mosefikasitetit struktural, për-cillen në margjinën e ecurive ekonomike dhe sociale

Rënia e vazhduar e efektivave të biznesit dhe ndërhyrja në biznes afatshkurtër të

"autsajderëve", çrregullon edhe më tepër bazën e sendërtuar të komunikimit sipas ecurive të fisnikëruara të ekonomizimit. Dhe kështu, duke vazhduar kriza strukturale dhe e sistemit ekonomik, një pjesë e biznesit fillon të bien për shkak të dekurajimit masiv.

1. 4. Kriza e moralit biznesor, është përcjellëse e çdo çrregullimi. Bëhet më e

rëndë kur të gjitha krizat ngërthejnë në tatëpjetën e rregullimit shoqëror dhe ekonomik. Duke rënë efektivat e përgjithshme e me këto edhe ato të sistemit ekonomik dhe efika-sitetit struktural, amoraliteti biznesor dominon në shumicën e komunikimeve mater-iale dhe jomateriale. Kështu, të gjitha kodekset universale dhe "arkitekturat" elemen-tare të biznesit, bëhen gati të pavlershme. Rregullat kalojnë në parregullsi, duke u ngritur në nivelin e "parimit" të imponuar sipas rrethanave. Në të vërtetë, sendërtohet kriza e re e besimit.

Sipas të gjitha përvojave të vrojtuara në mënyrë empirike, kriza e moralit biznesor është shkaktarja e krizës më të shprehur krijuese. Duke u gërshetuar këto dy kriza, shkaktohet rënia e gjerë e iniciativave të biznesit dinjitoz. Kësisoj, duke u imponuar moskrenaria, biznesmenët krenarë më së shpeshti bijnë në depresion. Dëshpërimet e tilla, me të cilat humbën normat elementare të komunikimit biznesor, krijojnë ha-pësirën për dobësimin e konkurrencës. Kështu paraqitet një mori e dukurive të njohura e të panjohura, të pritura dhe të papritura. Konkurrenca jolojale dhe shfrenimi amoral fillojnë të imponohen si norma dhe vlera të reja. Në të vërtetë, në këtë mënyrë të gjithë humbin. Kur amoraliteti biznesor kalon në fazën agresive fillon të "ushqehet" me mjete

197

jashtë konkurrencës objektive ndaj secilit. Kështu, duke përfituar nga rre-thanat, ata që janë më agresivë se tjerët, formojnë "moralin e ri", me të cilin humben të gjitha vlerat. Në krizën e mosefikasitetit gjithçka shitet dhe shumëçka blerët, edhe nderimi edhe morali edhe pushtetmbajtësi.

Çrregullimi i ofertës dhe kërkesës, paraqitja e sjelljeve monopolistike krahas im-ponimit të arrogancës, ndikojnë që shumë biznesmenë të rinj të dështojnë shpejt. Pos kësaj, konkurrenca e lirë e mallrave të konsumit të gjerë, veçanërisht në "tregjet e gjelbërta", bie nën mëshirën e shumë raporteve të paparashikuara, duke zvogëluar të ardhurën në rend të parë të prodhuesve dhe shitësve të imët. Në anën tjetër, reagimi i konsumatorëve bëhet më i plogësht, ngase nuk kanë çka të zgjedhin, andaj nuk mund të kundërvihen me asnjë mekanizëm të rregullsisë së tregut. Rrallëherë ndodh që këta përcaktojnë sjellje ca më të organizuar. Në rastet kur ndërmarrin një hap të tillë, shka-ktojnë "thyerje" të ata menaxherë që në mënyrë "atipike" mundohen të arrijnë fitime të mëdha e të shpejta.

Sjelljet dëshpëruese të tregut dhe të bartësve të ofertës dhe konkurrencës, bëjnë shtytje të ndërsjella për rënien e aktiviteteve dhe iniciativave afatgjata. Këtu nuk men-dohet për novacione ose kreacione imituese, por vetëm për fitime të ditës. Biznes-menët, përkatësisht menaxherët e mirëfilltë, në këto relacione aktivitetin e vet e ku-fizojnë në ruajtjen e ekzistencës dhe këtë nëse mund ta përballojnë. Amoraliteti në biznes, duke kaluar në "agresivitet" dobëson kulturën bizne-sore dhe të komunikimit të mjedisit.

Amoraliteti, duke u reflektuar në mosbesim për gjithçka, ndikon në krijimin e ra-

porteve të komunikimit "të padurueshëm" dhe sjell një lloj shprehje të primitivizmit, pothuajse animal. Kësisoj, krijohen "vragë" në kulturën e biznesit, që duhet të rik-thehet me kalimin e krizave dhe konflikteve. Pasi që asgjë nuk gjendet në rrugën e pa-fund, me krizat kalojnë edhe "mosvlerat" që i përcjellin. Pra, dështojnë ata të cilët në krizë janë sjellë sipas "kodeksit të krizës".

2. Rrethanat e brendshëm të dekurajimit

Pos përshkrimeve në pjesët e mëparshme, rrethanat e brendshme po ashtu

shkaktojnë dekurajimin dhe dukurinë e krizës së manifestuar në mënyrë më të lehtë ose më të rëndë. Këto mund të gjenden në bashkëveprim me rrethanat e jashtme ose të pavarura. Por, për nga efekti mund të veprojnë me peshë të njëjtë, ndonëse psikikisht është më lehtë që t'i përballojmë kur krijohen me ndikimet e jashtme, të paktën në kuptimin e satisfaksionit moral, ngase atëherë përfshirja ka karakterin më të gjerë, përkatësisht kolektiv. Trajtimet që bëhen në këtë pjesë kanë për qëllim ndriçimet nga këndvështrimi i shkoqitjes së krizës krijuese në raport me rrethanat e brendshme të pavarura.

2. 1. Dështimet e iniciativës, ndikojnë që të ngushtohen vullneti, entuziazmi dhe

motivimi. Kuptohet se nuk është shkalla e njëjtë e dekurajimit në dështimet e plota dhe të pjesërishme. Në të parën pasojat janë më të rënda.

198

Mospërfillja e renditjes së vlerave të "rëndësishme" dhe të "parëndësishme" në krijimtari, sjell dështimin e veprimtarisë.

Për biznesin, rritjen e tij dhe dështimet, janë bërë përshkrime të gjera në pjesët e mëparshme të këtij studimi. Këtu do të bëhen ca interpretime të shtruara në raport me projektimin e mosefikasitetit të qasjeve rreth shtjellimit të veprimtarisë konkrete. Kështu edhe me përgatitjet më të mira, biznesi mund të dështojë. Por, në raport me qasjen e krijuesit, në dështim zakonisht ndërhyjnë mangësitë e vlerave të tejçmuara ose të përçmuara. Renditja e gabuar e përparësive, komponentëve të mëdhenj dhe të imët, çrregullon veprimin e mirëfilltë. Nëse ecuria e tillë që në fillim nuk evitohet, më vonë përshkon tërë veprimtarinë, duke e sjell deri të dështimi i tërësishëm ose i pje-sërishëm.

Rënia e kujdesit për hetimin e ngecjeve të veprimtarisë ose të paraqitjes së rre-thanave të ndryshuara në krahasim me të projektuarit më parë, bën që të fillojë ndërri-mi i vijueshmërisë së krijimit të rendimentit. Duke pasur të qartë se gjithçka në punën që ushtrohet duhet të matët përherë dhe të bëhen përqasje me çdo segment të "pira-midës" së biznesit, syçeltësia ndihmon ruajtjen e efikasitetit. Mirëpo, te shumë mena-xherë shpeshherë ndodh që të bie vigjilenca. Arsyet janë të ndryshme. Më të shpeshtat janë të lidhura me tiparet e prijësit ose bashkëveprimtarëve në punët që ushtrohen.

Menaxherët e rryer, kohë pas kohe imagjinojnë hipoteza të rënies dhe ngritjes së efikasitetit të punës. Atëherë, duke projektuar ndërhyrjen e vet dhe të bashkëvep-rimtarëve, arrijnë që të mënjanojnë të ashtuquajturat "fyte të ngushta". Pos kësaj, këta atëherë kur u shkojnë punët mirë shestojnë gjërat në vlerësimin kritik, duke angazhuar edhe profesionistë nga jashtë. Në këtë drejtim, evitimi i dështimeve të biznesit bëhet më i sigurt. Nëse edhe ndodh ndonjë dështim i pjesërishëm, duke vepruar në mënyrë preventive, vështirësitë bëhen më të përballueshme.

2.2. Konfliktet në ndërmarrje, nganjëherë arrijnë të bëhen aq të rënda saqë

shkaktojnë dëshpërime dhe dekurajime, duke kaluar në krizë të padurueshme. Shkëpu-tjet në komunikimin e përditshëm, sjellin rënien e ritmit të punëve. Gjallëria bëhet i plogësht. Përgjegjësia dhe përkushtimi arrijnë në nivelin e papërballueshëm. Tatëpjeta bëhet gjithnjë e më e paevitueshme. Humbin fillet e mëparshme të vitalitetit dhe vle-rave të qëndrueshme. Me shpeshtimin e risive u intensifikuan edhe komunikimet ndërnjerëzore dhe u humanizuan raportet në mes tyre.

Për arsyet dhe shkaqet e ndodhjes së konflikteve të ndryshme në ndërmarrje, janë bërë shpjegime sipas këndvështrimeve të llojllojshme në pjesët e mëparshme të këtij studimi. Këtë radhë do të bëhen edhe ca shkoqitje të disa momenteve, të projektuara në shkaktimin e krizës krijuese.

Vështirësitë në komunikimin biznesor, ndërrimi i personave të deritanishëm nga vendet e punës, rënia e të ardhurave si tërësi e shkaqeve dhe pasojave, mund ta rën-dojnë krizën dhe konfliktet në ndërmarrje, deri në atë masë kur më nuk mund të bëhen intervenime të suksesshme. Ashtu sjellin edhe falimentimin. Koha konfliktoze do të rritë konfliktet e njerëzve mes vete e me vetën dhe do të zvogëloj frymëzimet për krijimtari më të çiltër.

199

Prijësi i suksesshëm, përherë do të përcjell "pulsin" e ritmit të punëve dhe vigji-lencën e bashkëveprimtarëve dhe këtyre me pjesët e kolektivit, me të cilat gjenden në komunikim më të shpeshtë. Kështu, kur ndodh që një segment ka marrë fillet e sje-lljeve inerte, intervenohet në mënyrën njerëzore. Mënjanohen caqet e dështimit. Në të kundërtën, kur prijësi për arsye të caktuara nuk është në gjendje ta organizojë për-cjelljen e tillë të ecurive, bashkëveprimtarët janë të thirrur që duke përgjuar nga lart e poshtë të hetojnë vështirësitë dhe arsyet e manifestimit të tyre. Nëse nuk veprohet kështu, por duke pritur iniciativa nga të tjerët, formohen grackat e shembjes së vep-rimtarisë. Andaj, fundosja kapërdinë mu këta, të cilët për mosvigjilencën e vet kanë pasur rolin e statistit në të gjitha ecuritë e shfaqura.

Konfliktet, çfarëdo motivi që kanë prapa vetes, rezultojnë me përmbysje të të gjithëve. Pra, fitues nuk ka. Mençuri e verifikuar është që të veprohet me forcën e argumenteve dhe duke kthjelluar bindjet e njerëzve të rikthehet besimi. Me këtë edhe do të rikthehet gjallërimi i veprimtarisë. Dekurajimi më i madh i njerëzve arrin në rastet e favorizimit dhe disfavorizimit të pamerituar. Për këtë janë bërë shpjegime në pjesët e mëparshme të librit. Përsëritja bëhet për të potencuar rëndësinë e hierarkisë së gabuar të udhëheqjes. Në anën tjetër, dekurajuese janë edhe raportet e miqësisë dhe të afërsisë familjare të bashkëveprimtarëve. Këto shpeshherë nga pjesa private e komunikimit, kalojnë në veprimin oficiel. Duke ngatërruar njëra tjetrën, sjellin konfliktet në ndërmarrje sikurse grupet joformale të tubuara sipas interesit. Konfliktet në ndërmarrje shkaktohen më së shpeshti ose nga skema e gabuar e organizimit ose nga renditja e paqëlluar e njerëzve në të.

Plot shembuj të parëndësishëm, nga përvojat e prijësve të suksesshëm ose të

pasuksesshëm, udhëzojnë për rastet e ndodhjes së konflikteve në ndërmarrje. Ndër të gjitha këto, më i shpeshti, ndonëse edhe më banali, është flerti, simpatia ose raporti më intim. Këto marrëdhënie, duke kaluar prej "ngrohtësisë" në "ftohje", prej premtimeve në mosrealizime, krijojnë "erupsionet" e shantazhit, intrigave, shpifjeve e të gjitha të qenave dhe të paqenave, të cilat bëhen vatra të erozionit të marrëdhënieve ndërnjerëzore. Në këtë mënyrë besimi dobësohet. Me rënien e vullnetit, kriza ndër-njerëzore përfshin edhe ecuritë krijuese. Destabilizohen pjesët më të rëndësishme të veprimtarive. Rendimenti fillon të bie.

Më lehtë zgjidhen problemet biznesore të krijuara nga raportet zyrtare, të shkak-tuara nga veprimet e jashtme dhe të brendshme, se sa ato të marrëdhënieve private. Me këto humbet perceptimi për gjetjen e shtigjeve të mirëfillta. Nervoza bëhet përcjellëse. Shkaktohet "shembja" e imazhit. Tejkalimi i gjendjeve të tilla bëhet i koklavitur me gërshetime personale, private e oficiele. Mënyra më e mirë e "shërimit" është kompromisi. Ndryshe, çdo "shpurdhje" qet në shesh "rrobat e palara", që s'i duhen askujt.

2.3. Rënia e novacioneve, rezulton me plogështinë e nxjerrjes së ideve të

mirëfillta. Për këtë janë bërë ca përshkrime në pjesët e mëparshme të librit. Në këto, kënaqësitë dhe dëshpërimet e tepruara ishin ndër të parat dekurajuese, në kuptimin e përsiatjes për iniciativa të reja - topitje e reflekseve për vitalitet më të gjerë të vepri-mtarisë. Ndër të tjera, rënia e novacioneve është pasojë e ndërrimit të instancave të af-tësisë dhe paaftësisë. Vijueshmëria e qetë e punëve dhe zvogëlimi i guximit për hapa edhe më të vendosur për të zgjeruar aktivitetin, shkakton ngushtimin e ecurive të pra-nishme, duke sjell rënien e rendimentit.

200

Për iniciativa të reja duhen frymëzime të reja e për këtë energji të reja, me të cilat disponojnë njerëzit me shqetësime krijuese. Këta janë zakonisht dinamikë dhe të moshës së re. Revitalizimi i iniciativave dhe aktivitetit në biznes, kushtëzon ndërrime të vendeve në skemën e organizimit dhe të hierarkisë së menaxherit. Moskënaqësia me veten e tjerët, hap shtigjet e kërkimeve të vlerave të cilat pasurojnë veprimtarinë dhe zgjerojnë bazën materiale e tërësinë ekonomike dhe sociale.

Dekurajimi i qasjes ndaj iniciativave të reja mund të jetë afatgjatë ose afatsh-kurtër. Nëse ndodh e para, duke rënë rendimenti, efektivat zvogëlohen deri në mini-mumin ekzistencial. Kjo është "letargjia biznesore", që bëhet tejet e rrezikshme për prokopi afatgjatë. Ngjason me "gjallërimin e tregtarit të plakur". Kurse dekurajimi i kohëpaskohshëm, përkatësisht afatshkurtër, është dukuri e zakonshme. Sa për ilustrim mund të përdoret shprehja: "njeriu pas çdo kodre të cilën e kalon ndalet të pushojë, d.m.th. të marrë frymë". Vjelja dhe korrja nuk janë të njëjta, dikush do t’i barazoj duke mos u thelluar në rrënjët.

Për të krahasuar vlerësimin e novacioneve edhe jo aq të rëndësishme, si ilustrim mund të përshkruhet shembulli tipik. Përdorimi i fjalorit të rëndomtë me shprehje të zhargonit të një pjesë e njerëzve, është dukuri të cilës nuk i kushtohet rëndësi. Mena-xheri që ka të kufizuar fjalorin vetëm në disa fjalë, nëse nuk gjen asgjë për të inovuar, të paktën duhet ta ndërrojë renditjen e fjalëve, respektivisht të gjejë zëvendësime me sinonime përkatëse në shprehjen e përditshme. Nëse në dyqan çdo ditë blerësit e njëjtë do t’i “pritni” me të njëjtat fjalë, ata do të kërkojnë diç që të ndërrojnë. Po qe se kanë mundësi, do të shkojnë te shitësi tjetër.

Novacionet nuk kushtëzohen vetëm me meditimin kreativ të menaxherit. Për këto veprime janë kompetente edhe institucionet profesioniste, të cilat mund të angazhohen për ofertën e ndonjë ideje produktive. Ndërkaq për ide të reja janë të thirrur edhe bashkëpunëtorët në ndërmarrje edhe ata të jashtëm. Për këtë duhet përcaktuar kriteret e shpërblimeve për shtytje inovative. Prandaj, për novacione duhet krijuar edhe fonde materiale, që vihen në funksion të freskimit të veprimtarisë vijuese ose edhe të hapjes së pjesëve përcjellëse edhe të tërësive të reja të aktivitetit.

Iniciativat assesi nuk bën të pumbosen, ngase atëherë mbetet të veprohet sa për të kënaqur me vlerat e mëparshme. Në anën tjetër, nuk bën që të veprohet me të shpejtë, përkatësisht: "Quod cito fit, cito perit", sipas thënies latine, çka krijohet shpejt, humbet shpejt. Gjithçka duhet të iniciohet dhe zbërthehet sipas kodeksit të iniciativës.

2. 4. Dështimi dhe kurajimi - kriza e kurajimit, është veprim i ndërsjellë në

raport të menaxherit me veten dhe të tjerëve me këtë. Ndonëse prirja krijuese është autoktone, e ndërlidhur me personalitetin e individit, në rastet e dekurajimit dobëso-hen mekanizmat e mbrojtjes nga dështimi i përjetuar. Dështimi dhe dëshpërimi, zako-nisht duhet të përballohen me forcën e vullnetit. Por, nëse nuk ekziston mbështetja në rrethin më të ngushtë, përballimi është më i vështirë. Në çdo risi gjendet suaza e risisë së re; të rinjve risitë medoemos u duhen, pleqve u vlejnë edhe për një përjetim në jetën e vet.

Nën presionin e krizave të shumëllojshme, duke rënë edhe morali i përgjithshëm, krijuesit më së paku mund të gjejnë kurajim nga të tjerët e edhe nga rrethi më i ngushtë

201

i bashkëveprimtarëve. Kjo kryesisht është e shprehur në mjediset e pazhvilluara dhe të nivelit të ulët të kulturës së komunikimit. Pra, kriza e përgjithshme, me të gjitha të tjerat që e përcjellin ose edhe e shkaktojnë, fatkeqësisht është edhe krizë e kurajimit. Ndërsa, menaxherëve përveç energjisë, vullnetit, guximit etj. që posedojnë, kurajimi u është përherë i mirëseardhur.

Veçori e dalluar e etikës së krijuesve të mirëfilltë, pra jo vetëm nga biznesi, krye-sisht është edhe vullneti i patundshëm për ruajtjen e përmbajtjes së aktivitetit. Mirëpo, kur nuk ekziston tregu i vlerave të kuptimit të njëmendtë, krijimtaria shuhet. Të paktën, mbetët e mbyllur në komunikimin individual ose ca më të kufizuar. Andaj, ku-rajimi i pritur nuk është vetëm çështje e "ngushëllimit" verbal, por edhe përkrahje ma-teriale.

Sa energji krijuese, veçmas e të rinjve shpenzohet në kotësi në mjediset ku dominojnë krizat! Përkrahja e mjedisit më të ngushtë ose më të gjerë në këto rrethana, është imperativ me vlerë më të çmuar. Në realitet, duke kurajuar në çdo kuptim ener-gjinë krijuese, ruhet përmbajtja e prosperitetit të mjedisit dhe më së miri luftohet kri-za. Veprimi i krizës për krijuesit e mirëfilltë, bëhet edhe më i rëndë, kur ndër këto dominon kriza e kurajimit.

Në biznes kurajimet shpesh ndërlidhen me huazime financiare. Andaj, janë më të pranishme. Mirëpo, edhe këtu gjenden vështirësi të identifikuara tipike - të mosbesi-mit, dhe atipike - që përkojnë me vetitë e "kurajuesve". Pra, për të gjetur përkrahje ku-rajuese, duhet pasur edhe nivel të duhur të besimit, nderimit dhe respektit të ndërs-jellë. Këtu, varësia është shumë e shprehur, kurse ndjeshmëria është edhe më e ma-dhe. Për të gjitha duhet të gjenden mundësitë e organizimit dhe të respektohen kriteret e vlerësimit objektiv. Prapëseprapë, kjo duhet të mbështetet në forcën personale dhe në këtë mënyrë të reflektohet me komunikimin e ndërsjellë me mjedisin, përkatësisht rrethin më të ngushtë ose më të gjerë.

Udhëzime të shkurtra për mënjanimin e manifestimit të krizës krijuese

Ndër të gjitha manifestimet e krizës krijuese gjendet emëruesi i përbashkët; te ato

të trajtuara në këtë studim dhe për të papërmendurat. Ndër të papërmendurat por që nuk e ka karakterin e drejtpërdrejtë në lëvizshmëritë biznesore gjendet vetmia. Kjo do të shkaktoj ndjenjën më të rëndë. Është pjesë përbërëse e kohë pas koheshe në të gjitha profesionet. Edhe në veprimet më dinamike, një pjesë e njerëzve, me vetminë do të mbyllët në labirintin e jetës duke fshehur atë që do ta rëndoj më së shumti. Vërtet se vetmia është ndjenjë e pleqërisë, por shfaqet edhe te të rinjtë. Si emocion i pash-pjegueshëm, sjell pasoja të shprehura në rendimentin e punës. Do të ndeshni njerëz me humor që përballojnë shumë vështirësi, por nuk do të hetoni vetminë edhe të pasa-nikut më të madh. Këtë emocion shkrimtarët edhe artisët tjerë dinë ta “shpalosin” në mënyrën më të sinqertë. Si vetmia asgjë nuk të brenë më shumë. Vetmia si ndjenjë e rëndë edhe do ta rëndoj manifestimin e krizës krijuese.

202

Organizimi i urbanizmit në megalopolisin e qyteteve të mëdha, vetvetiu shkak-ton vetminë të përcjellë me sentimentalizëm. Disa profesione, vetminë e kanë para-prijëse të veprimtarisë, por që shton pasurinë me personazhet e shumtë të imagjinatës. Pra, këta janë artistët që vetmia u ndihmon të punojnë dhe të krijojnë vepra të mirëfillta. Sa biznesmen, ndihen shumë keq të rrethuar me pasuri e miq që nuk mund t’i lirojnë nga vetmia. Është e tepërt të theksosh se ilaç i vetmisë është dashuria. Por, sa njerëz sot në biznesin dinamik dhe intensiv, kanë ndjenjën e dashurisë me të cilën shteret një pjesë e pasurisë materiale?

Në shumë shkaqe që shkaktojnë krizën krijuese vërtet se nuk mund të ndikosh. Ishin këtu të renditura shumë arsye dhe ndikime të “paprekshme” në kuptimin kolek-tiv. Mirëpo, duhet pasur në konsideratë se në shumë ndryshime globale, sikurse të sis-temit ekonomik dhe shoqëror, ekonomia, ngjasisht biznesi kanë ndikimin më të madh. Shumë biznesmen kanë arritur që të ndikojnë qëndrueshëm në ndërrimet strukturale - shoqërore dhe ekonomike deri në ndërrimet e bartësve të pushtetit. Pa ekonomi të zhvilluar, nuk ka as liri. Pavarësia gjithnjë gjendet në pushtetin ekonomik dhe të atyre që kanë arritur pasurinë materiale mbi baza etike. Pra, biznesi i përparuar fuqimisht ndikon në raportet e përgjithshme zhvillimore. Organizimi i tillë sjell frymëzime të reja me kërkesat për ndryshime rrënjësore. Këtyre u bashkëngjiten edhe vlerat e kulturës së mjedisit. Para çdo përparimi gjenden thyerje dhe ngritje të reja ndërnjerëzore.

Për pjesën tjetër të ndikimeve në veprimin e krizës krijuese gjenden përplot udhëzime. Ndër ato që u trajtuan si manifestime të krizës personale, në një pjesë janë dhënë disa sugjerime ose udhëzime se si të mënjanohen përjetimet e vështirësive. Janë dhën edhe më parë në pjesën e ruajtjes së drejtpeshimit psiko-fizik sipas udhëzime të Abraham Maslovit, mandej të Edgar Alan Po-s e të tjera.

Në këtë pjesë duhet shtuar dhe vështruar edhe disa nga udhëzimet praktike të mënjanimit personal të krizës krijuese. Ndërrimi i aktivitetit, përkatësisht shfrytëzimi i kohës së lirë për ushtrimin e punëve të ndryshme, të cilat krejtësisht dallojnë nga veprimtaria parësore, në mënjanimin e paraqitjes së rënies së rendimentit, janë mjaft efikase. Imagjinata krijuese, nuk përqendrohet vetëm në aktivitetin profesionist. Ose, koha e lirë mund të përmbushet me një profesion tjetër. Hobi, si veprim dhe argëtim shumë i dashur, duke zbavitur edhe me aktivitetet serioze, ndihmon në shkëputjen nga punët e përditshme dhe rigjeneron imagjinatën krijuese. Kësisoj tejkalohet kriza ose evitohet paraqitja e saj. Koha shkon përpara; një pjesë e njerëzve do të shkoj me të, e tjetra do të nda-let ose edhe do të kthehet prapa.

Pavarësisht nga profesioni parësor, një pjesë e njerëzve të biznesit përherë bega-tojnë frymëzimin e vet me argëtime serioze. Merren me poezi, pikturë, muzikë, në mënyrë të pavarur, përkatësisht individuale ose ekipore, duke u kyçur në shoqatat e ndryshme amatore ose profesioniste, në të cilat aktiviteti plotësues kryesisht është i li-dhur me kohën e lirë. Për shembull, ndër të gjitha profesionet që ushtrohen, mjekët më së shumti merren me pikturim. Pastaj, janë të njohur shkrimtarët piktorë, të cilët pas "plogështisë" në ushtrimin e njërës veprimtari, "çlodhën" në tjetrën. Si shembull i ve-çantë është Gynter Grass, shkrimtar i mirënjohur gjerman, autor i "Daullja e llama-rintë". Pas përfundimit të një vepre, përkatësisht romani, një kohë e kalon duke piktu-

203

ruar, përkatësisht duke krijuar tablo të grafikeve. Njësoj ka vepruar Gete (Goethe, Jo-hann Wolfang), dhe shumë të tjerë, krijues të mëdhenj.

Në mjediset e organizimit më të lartë shoqëror, do të thotë të qytetëruara, vepri-mtaria përcjellëse ose aktiviteti i lirë, të paktën duke u angazhuar në shoqatat kultu-rore - argëtuese ose bamirëse, është tejet e përhapur. Karakteristikë e tyre është se në pjesën më të madhe, kësisoj janë kyçur menaxherët. Disa nga biznesmenët e njohur janë bërë edhe kolekcionarë të veprave artistike me vlera të shumëfishta, donator të krijimtarive me të cilat identifikohen e të ngjashme.

Biznesi në të cilin krijohen të ardhura të konsiderueshme, ofron kushte shumë të mira edhe për aktivitete përcjellëse - rekreative, pak a shumë profesioniste ose jopro-fesioniste, që janë të kushtëzuara me shpenzime të caktuara. Njerëzve të biznesit u preferohet edhe angazhimi individual ose ekipor në ndërtimin e themelatave të aktivi-teteve të lira: humanitare, kulturore, argëtuese, sportive e të ngjashme deri te fonda-cionet për sponsorimin e veprimtarive kulturore ose bamirëse. Duke u angazhuar edhe vetë në këto, menaxherët gjejnë mënyrën më të mirë të përballimit të manifestimit të "ligjit" të rënies së rendimentit. Menaxheri, me kohë duhet ta identifikoj rënien e rendimentit. Ndryshe, këtë e bën tregu, por atëherë rriten vështirësitë.

Në biznes, me kohë duhet të kuptohen simptomat e rënies së rendimentit. Për këtë

ndërmerren masat e caktuara, të adaptuara natyrës së shkaqeve dhe ecurive që i kushtëzojnë. Ndryshe, këtë e bën tregu. Por, atëherë evitimi i raporteve të krijuara, bëhet më i shtrenjtë dhe më i vështirësuar. Ndër kërkimet për identifikimin e ecurive të rënies së rendimentit, janë analizat e resurseve njerëzore dhe materiale. Veçmas ja-në të domosdoshme projektimet e resurseve të njerëzve në vendet kyçe të hierarkisë së menaxhmentit, përkatësisht të menaxherit, duke filluar së pari nga ky.

Një minutë për vete

Po qe se shpjegimet me udhëzimet e ofruara, nuk iu kanë mjaftuar për mbrojtjen e

vetës nga kaplimi i krizës krijuese, ose për mënjanimin e saj nëse u është shfaqur, le-xojeni një libër interesant! Ndoshta do t’u ndihmoj. Titullohet “Një minutë për vetën”, nga autori Spencer Johnson59/, që për herë të parë u botua me 1985, përkatësisht botimi komercial u bë me 1987. Mandej u përkthye në disa gjuhë duke u botuar me tirazhet mëdha. Duke ëndërruar lumturinë, do të kërkosh ëndrra të tjera që të kalosh sa më gjatë në gjumë.

59/ Dr. Spencer Johnson, “The One Minute for Myself” nga përkthimi sërbisht “Global book” ,

Novi Sad, 1994. Sipas shpjegimeve të përkthyesit, ky libër u botua në 24 gjuhë në 11 mi-lionë ekzemplarë. Autori – Spencer Johnson është njëri ndër të parët që i ka thelluar gjurmi-met në rolin e stresit në sëmundjet e ndryshme. Librat e tij udhëzojnë për rrugën e shën-detshme të punës. Ka kryer studimet në Universitetin Southern në Kaliforni ku ka diplomuar psikologjinë. Ka doktoruar mjekësinë në Ryal College of Surgeons në Irlandë. E ka kaluar stazhin në Fakultetin e mjekësisë në Harvard në klinikën Mayo.

204

Udhëzimet nga ky libër janë argëtim shërues që do të nënkuptoni porosinë se lu-mturinë secili duhet ta krijoj së pari për vetën, se ndryshe ai që nuk është i lumtur, s’mund ta bëj kë të lumtur.

S. Johnson, konstaton: “Simboli njëminutësh – shenja për një minutë në orët moderne – shërben që të gjithëve të na përkujtoj të ndalemi për një minutë, të shikojmë dhe të kuptojmë si të kujdesemi për vetën – me kushtim dhe shpesh – ashtu si kujdesemi për të tjerët.” Mandej vazhdon: “ Ishte njëherë një biznesmen i cili ka gjurmuar suksesin e vet më të madh… Ka da-shur të arrij lumturinë në punë dhe shtëpi.. Të tjerët kanë menduar se gjithçka i shkon mbarë… por ky nuk e ka pasur atë bindje…”60/

Vepra - që më parë mund ta konsiderojmë si doracak - trajtohet në 20 kapituj të shkurtër me përshkrime dhe porosi të qëlluara: “ Gjurmimi, Një minutë për vetën, Të tjerët për mua – brenga për mua – pse brenga për mua është efikase – etj. Brenga për ty e kështu me radhë…”. Porosia e Johnson-it është decidive: “sikurse unë… edhe të tjerët kur do të kujdesen për vetën janë të kënaqur – të lumtur - me vetën dhe me mua… Edhe më e rëndësishme se të më dashurojnë, është të dashuroj… Mund të kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme mes vete, kur unë jam në raportin e mirë me vetën dhe kur ti njëkohësisht je në pajtim me vetën.”

Filozofia e thjeshtësuar e vlerës së “minutës” për vetën, është e njohur në mësimet e hershme dhe që gati se asgjë nuk është ndryshuar, pos që kërkesat njerëzore janë rritur krahas përparimit të teknikës, teknologjisë dhe nivelit të mirëqenies njerëzore. Dhe ndërkohë, pikërisht teknika dhe teknologjia e kanë “robëruar” njeriun. Ia kanë marrë shumë kënaqësi duke e larguar nga natyra dhe duke e tjetërsuar. Në mjediset e zhvillimit intensiv të ekonomisë, në vend që kultura e “higjienës personale e mirëqenies” më shumë të kthehet nga vetja, është drejtuar nga fitimet dhe të tjerët. Kuptohet se S. Jonson nuk shprehet kështu, por në mënyrë edhe më të thjeshtë me gjuhen e përshtatshme deri duke ia afruar edhe fëmijës që në të ardhmen të kujdeset për vetën që edhe të tjerët rreth vetës, t’i bëj të lumtur. Ambicia e tepërt do ta zvogëloj harmoninë me vetën dhe vlerën e lumturisë.

Të merresh me vetën shumë dhe të harrosh për vetën krejtësisht, janë dy skajsh-

mëri në të cilat njerëzit e biznesit intensiv e humbin drejtpeshimin duke i shembur vlerat e veprimtarisë së vet. Kjo mund të merret si konkluzë që S. Johnson nuk e apos-trofon por e ven në lojën nga “shëtitja” e biznesmenit që kishte harruar për vetën. Nuk zbuloj asgjë të panjuhor dhe pikërisht kjo qasje si guxim i qëndrueshëm e bëri më të famshëm se e tërë shkenca që i ndihmoj t’i thjeshtësoj gjërat dhe t’ua vej njerëzve në “tryezën e jetës”.

P Ë R F U N D I M I

Qenësisht, krizat dhe konfliktet në kuptimin më të gjerë, janë shkak dhe pasojë e mosveprimit të tregut të lirë në të gjitha marrëdhëniet materiale dhe jomateriale - ekonomike, sociale, politike, krijuese. Duke u kufizuar veprimi i konkurrencës dhe ga-

60/ Sikurse fus. 59, fq. të cit. 8, 11.

205

rave si kriter i vlerësimit të njëmendtë, favorizimet dhe dekurajimet bëhen pjesë për-bërëse e sistemit ekonomik dhe politikës ekonomike. Dhe kështu, me ndërhyrjen e monopoleve dhe karteleve, shkaktohet "rrënimi" i pariteteve elementare: të veprimta-rive të mallrave të ndryshëm, iniciativës racionale, vlerave të prosperitetit dhe fak-torëve tjerë zhvillimor. Në krizën e ekzistencës, pos jetës e bukës, renditet edhe krijimtaria e mirëfi-lltë.

Nga të gjitha krizat, më e rënda është ajo e ekzistencës në të gjitha kuptimet, an-

daj edhe e krijimtarisë së mirëfilltë. Duke u ngushtuar hapësira për inicime të reja në drejtimin e rritjes së pasurisë materiale dhe shpirtërore, ndërrojnë vendet vlerat dhe kundërvlerat. Këto të dytat përherë e më tepër zëvendësojnë të parat. Kështu bëhet "erozioni" i tërë rregullativës, e cila përndryshe do të duhej të mbështet drejtpeshimin në zhvillimin ekonomik dhe social.

Renditja e çrregulluar e vlerave të resurseve dhe efikasitetit të tyre në raportet strukturale, përbën kompleksin kryesor të sjelljes së krizës. Zgjedhja e modelit të ga-buar të zhvillimit socialo - ekonomik, duke sjell deri te krizat, shkakton pasoja dhe godit të gjitha fushëveprimet, sektorët ekonomikë dhe institucionet sistemore. Pa-ralelisht me veprimin e krizës krijuese, e cila rezulton nga tiparet dhe veçoritë indivi-duale në relacionin e reflektimeve të krizës së përgjithshme, rrjedh edhe pakësimi i rritjes së rendimentit, deri të veprimi i "ligjit" të rënies së rendimentit. Kësisoj, kun-dërvënia e arritjes së instancës së aftësisë së paaftësisë bëhet më e ashpër.

Impulset e dobësuara të kurajimit, përkatësisht të mbështetjes morale dhe mater-iale për krijimtari, që i sjellin krizat e të gjitha llojeve, e bëjnë këtë gjendje gjithnjë më të ashpër. Në këtë kuptim, ushtrimi i biznesit kreativ - modern, arrin shkallën më të ulët. Aq më tepër, vijnë në shprehje ecuritë e sjelljeve të "reja", që, do të thotë, pa-raqitjen e metodave joetike deri edhe jolegale të komunikimit biznesor.

Mekanizmat e daljes nga kriza janë të përgjithshme, por edhe specifike sipas natyrës së tyre dhe veçorive të mjedisit, në të cilin këto mbizotërojnë. Kriteret uni-versale mbështetën në renditjen e vlerave sipas përparësive. Ndër këto, e para është kthimi i lirisë së shprehjes së vullnetit të mirë, pastaj lirisë së veprimit të tregut dhe konkurrencës së lirë, në të cilin risitë krijuese marrin kahun e përparimit të gjithmbar-shëm.

Ecuri e verifikuar dhe ligjshmëri e sprovuar e manifestimit dhe rritjes së krizës, është ngritja në zenitin e saj prej nga fillon tatëpjeta ku krijohen fillet e reja të tejka-limit të shkaqeve që këtë e kanë sjellë. Në këtë drejtim krijohen caqet e nismave të reja të ringjalljes dhe rikthimit të vlerave të përqendruara në iniciativat e krijimtarisë më efikase. Kuptohet se asgjë nuk kalohet vetvetiu. Impulset e shpartallimit të krizës janë të shumtë e të gjithanshëm. Strategjia e shkatërrimit të krizës është e ngjashme me strategjinë e zhvillimit dhe përparimit ekonomik dhe social. Për të kthyer drejtpe-shimin e humbur, gjenden përplot shtigje, por të cilat janë shumë të vështira.

Edhe pse në kriza kundërthëniet shtohen përherë e më tepër, pajtimet ndërmjet bartësve të qëllimeve të njëjta, në rend të parë për tejkalimin e krizave dhe konflik-teve, bëhen më të fisnikëruara, respektivisht homogjenizohen. Kështu, arrihen ma-rrëveshje të rëndomta dhe të parëndomta që si forcë e bashkuar i kundërvihen krizave. Në realitet, ky është fenomeni i homogjenizimit të ruajtjes së ekzistencës.

206

Duhet theksuar edhe njëherë se aktiviteti ekonomik, përkatësisht biznesor me iniciativat e reja, nxitë kundërvëniet ndaj krizave në kuptimin edhe më të gjerë të shpëtimit. Në këtë drejtim, aktualizohen iniciativat mjaft efikase të goditjes së bar-tësve të krizave. Në të vërtetë këto janë nismat e mirëfillta krijuese dhe ato të dediku-ara kundër bartësve të krizave, të cilët në duart e veta nuk kanë asnjë argument të qën-drueshëm përveç forcës. Pra këto janë qasjet e demaskimit dhe organizimit. Ani pse në të vërtetë këto nuk janë shtigje afatgjata, metodat dhe mjetet koordinohen në raport me gjendjen aktuale. Kundërthëniet sa më të ashpërsuara, që i shkaktojnë krizat dhe konfliktet, sje-llin homogjenizimet e kolektiviteteve sipas interesave dhe qëllimeve të njëjta.

S’duhen shumë fjalë për të argumentuar se çdo thënie e tërheq kundërthënien dhe çdo vënie kundërvënien. Andaj edhe kriza çfarëdo që të jetë, nuk mund të dominoj gjithaq gjatë. Imponimi i krizës, mospajtueshmëria me këtë dhe përballimi i saj, janë tri komplekset divergjente, nga të cilat lind kundërvënia, që më ngadalë ose më shpejt bëhet dominuese. Kjo është rrugë parimore, andaj edhe e pashmangshme. Dallimet e metodave dhe mjeteve të daljes nga kriza janë të ndryshme. Nganjëherë gjenden ato çfarë e kanë sjellë krizën, që nënkupton kundërvënien e drejtpërdrejtë pushtetit kri-zëvënës. Tjerat janë qasjet kundërvenëse të eksponimit të realitetit të ardhmërisë, duke përfituar kështu masën në luftimin e të keqes me të mirën, e cila nuk është përherë edhe aq fisnike dhe humane. Por sadopak janë të mbështetura në metodat demo-kratike.

Në mjediset ca më të qytetëruara, përballimi i krizave është paksa më i lehtë, ngase komunikimi ndërnjerëzor është më i fisnikëruar, por edhe organizimi i sho-qërisë është më i koordinuar. Mirëpo, gjithkund besimi dhe morali bëhen të dobësuar. Pasojat janë më të rënda ose më të lehta, më afatgjata ose më afatshkurtra, varësisht prej nivelit të zhvillimit dhe traditës së qytetërimit.

207

KREU 5

RISTRUKTURIMI

HYRJE

Ristrukturim do të thotë të nxjerrësh përbërjen e re më efikase prej asaj që nuk është gjithaq frytdhënëse ose edhe e shterur nga rendimenti i duhur. Gjithandej, nën-kupton ndërrimet në përbërjen e tërësishme sipas ndryshimeve tekniko-teknologjike dhe me efikasitetin e ri. Dy komponentë meritor për qasjen ndaj ristrukturimit janë: punësimi dhe ngritja e të ardhurës. Ristrukturimi është sot i pranishëm në të gjitha vendet e botës, por që dallojnë ndaj synimeve. Të pazhvilluarit orvaten të kalojnë në instancën më të ngritur, të zhvilluarit në më të avancuarën. Ristrukturimi i ngjason aktivizimit të çikrikut të ndryshkur që të punoj më shpejt dhe më mirë.

Në shoqëritë ku planifikimi, projektimi dhe koordinimi janë mbështetje për drej-

timin ekonomik intensiv, drejtpeshimi i vlerave të resurseve është synim i përhershëm. Atëherë, kur arrihet niveli i tillë i objektivave të forcës së riprodhimit, bëhen përsiatjet edhe më të mëdha për fisnikërimin e tërësisë strukturale, duke u dhënë përparësi atyre resurseve që bëhen më produktive. Projekti i synimit të ruajtjes dhe begatimit të harmonisë strukturale, ndërtohet si projeksion i strategjisë afatgjatë të zhvillimit, me të cilën në mënyrë institucionale obligohen edhe gjeneratat pasardhëse.

Ristrukturimi, zakonisht trajtohet në kuptimin e gjerë dhe të ngushtë. Në të gjë-rin, përfshihet tërësia e ekonomisë dhe shoqërisë, me raportet dhe koordinimin e ndër-sjellë. Kësisoj sillet prej një gjendjeje të shtresimit në tjetrën. Në shqyrtimin procesi-onist, kjo është përbërja e stratifikimit vertikal dhe e renditjes horizontale. Në kup-timin e ngushtë, përfshihen vetëm raportet ekonomike si dhe shtresimi i tyre vertikal dhe renditja horizontale.

Sido që të bëhen trajtimet, ristrukturimi në kuptimin e plotë të fjalës ngërthen gje-rësinë më të madhe të ekonomisë dhe shoqërisë, duke e sjell këtë në ecuritë e efektit më të lartë. Do të thotë, tejkalimin e gjendjes së mëparshme duke krijuar suaza të reja të gjallërimit dhe rimëkëmbjes. Në këto qasje shikimi, mendimi dhe veprimi përsh-kohën me gërshetimin e risive në resurset ekzistuese dhe në ato që do të ndërtohen në etapat e caktuara të zhvillimit. Bëhet e kuptueshme se ristrukturimi fillohet nga men-dimi i inovuar, të cilit me të gjitha metodat kreative dhe mjetet bashkëkohore i nënsh-trohen sjellja dhe veprimi. Ristrukturimi është ripërtrirje mbi risitë organizative dhe materiale të rendi-tura sipas peshës në të mëdha e të vogla.

Përfshirja e lëvizjeve qarkore, çfarë bëhet me ristrukturimin e vërtetë, përka-

tësisht të plotë, bazohet në veprimin universal sipas kritereve të vlerësimit dhe selek-sionimit objektiv. Shkëputja dhe evitimi i vlerave të "shterura", që bëhen barrë e ecu-risë, është pjesë e përbërjes së kompleksit të parë të ristrukturimit. Me këtë nuk lejohen përjashtime. Në kompleksin e dytë të ristrukturimit, manifestohet përkrahja e gjithan-

208

shme e vlerave frytdhënëse, duke përhapur tërë infrastrukturën përcjellëse të nxitjes së konkurrencës dhe duke eksponuar resurset efektive.

Ndërtimi i strategjisë së ristrukturimit kërkon kohë të gjatë dhe mund të madh. Kushtëzon trajtime ndërsektorale dhe ndërdisiplinore. Mbarështimi konceptual përf-shin të gjitha komplekset dhe segmentet materiale dhe jomateriale, duke i ndërfutur në transmision të ndërsjellë. Pikësynim janë stratifikimi dhe optimalizimi me ngritjen e kreativitetit të forcës njerëzore, me qëllim të rimëkëmbjes dhe ngritjes së efikasitetit të të gjitha resurseve. Efikasiteti në rend të parë nënkupton organizimin e harmonizuar, me të cilin arrihet shfrytëzimi racional i tërë potencialit - kapaciteteve të aftësive njerëzore dhe objektivave tjera ekonomike dhe joekonomike.

Dimensionimi i ristrukturimit mund të ndërtohet si më i gjerë ose më i kufizuar. Përcaktimi për njërin ose tjetrën përmasë varet nga shkalla e rritjes ekonomike dhe nivelit të çrregullimit të strukturës materiale dhe inventive. Përfshirja më e kufizuar, zakonisht i përgjigjet mjediseve me shkallë më të lartë të rritjes ekonomike. Kuptohet, ngase këto kanë të ndërtuar bazën propulsive të zhvillimit, kështu që ristrukturimi bëhet në shkallën më të lartë të resurseve të aktivizuara në drejtpeshimin efikas. Andaj, qasjet e ristrukturimit janë të lidhura me kërkesën për vënien e kësaj rritjeje në shtigjet racionale të zhvillimit dhe progresit. Me siguri se ristrukturimi i tillë është më i përba-llueshëm dhe më produktiv, ndërsa për nga kohëzgjatja, zbatohet në afate më të shkurtra. Ristrukturimi më i gjerë u dedikohet mjediseve më pak të zhvilluara. Në të përfshihen të gjitha kapacitetet potenciale materiale dhe njerëzore. Trajtohet hapësira, në rend të parë me potencialin njerëzor profesionist, mandej infrastruktura dhe kapa-citetet tjera materiale.

Ristrukturimi i gjithëmbarshëm, në ndërtimin dhe zbatimin konkret, shkakton ku-ndërthënie të reja. Ndër këto, thyerjet ndërmjet vlerave të trashëguara dhe atyre pra-ktike krijuese, duke bërë presion në njëra-tjetrën, bëhen vërtetë të rënda. Pozitat e trashëguara si privilegj e përcjellë, duke u lëkundur nga themeli, ballafaqohen me ri-sitë dhe ndërrimet e mëdha konceptuale. Përndryshe, këtu gjendet edhe rreziku më i madh. Nëse ristrukturimi ndalet në mes të rrugës, shkakton kundërthënie të reja, duke rezultuar me konservimin e gjendjes. Prandaj, ristrukturimi kryesisht zbatohet mbi ba-za të përkrahjes masive të mjedisit. Duke pasur parasysh efektet e larta që krijohen me ristrukturim e gjithëmbarshëm, nuk është aq vështirë ta sigurojmë bindjen e njerëzve të mjedisit përkatës. Por, njëkohësisht duhet arritur pajtimin për ndarjen e drejtpeshuar të pasojave të periudhës transicionale. Ristrukturimi i tërësishëm ngërthen sistemin shkollor dhe metodat tjera të aftësimeve profesioniste, ndërrimin e psikologjisë dhe bindjeve për ndryshime rrënjësore, ndryshimet në organizimin e pushtetit lokal dhe më gjerë, skemën e re të institucioneve, organizmin e ri të kapaciteteve materiale dhe njerëzore. Shtegdalja e vetme e mjediseve të pazhvilluara është ristrukturimi i shuman-shëm, ani pse është më i vështirë, më i shtrenjtë dhe më afatgjatë.

Në shqyrtimet e mëtejme do të shtrohen përshkrimet e kaheve të ristrukturimit të

gjithëmbarshëm, duke trajtuar këtë nëpër komplekset kryesore dhe segmentet përka-tëse, sipas përparësive të vlerave të resurseve dhe efektivave që rezultojnë.

209

PJESA E PARË

STRATEGJIA E RISTRUKTURIMIT Rimëkëmbja e drejtpeshimit struktural në pjesën më të madhe të veprimeve,

ngërthen në përcaktimet e ndërtimit të strukturës së re. Do të thotë, rezulton nga kër-kesat për ripërtirjen e potencialeve të resurseve. Vizionin dhe ndërtimin e strukturës së re e përmban strategjia e ristrukturimit. Në të vërtetë kjo është tërësia krijuese me aktivitetet tjera, pastaj me mjetet dhe institucionet e projektimit dhe zbatimit të rist-ruktuimit. Ristruktuimi i gjithëmbarshëm është proces i thyerjeve të raporteve të prani-shme dhe kthyerjeve të dobishme.

Në ristruktuim, transformimet janë rrënjësore. Kuptohet se sa më të mëdha që janë çrregullimet, transformimet për krijimin e drejtpeshimit struktural janë më të gji-thanshme. Ndërtimi dhe drejtimi i bazës së ristrukturimit mbështetet në kërkimet fun-damentale, me të cilat në rend të parë bëhen analizat e vlerave ekzistuese dhe për-caktimet për mbarështimin e tyre në suazat e efektit më të lartë. Kësisoj, strategjia e ristrukturimit kushtëzon një varg ecurish të zakonshme dhe të pazakonshme, të gër-shetuara me disiplinë të lartë. Njohuritë për këto veprime i përkasin tipareve të vle-rave të larta profesioniste, jo vetëm në kuptimin e analizave dhe projeksioneve, por edhe në sendërtimin praktik të të gjitha efektivave të projektuara.

Strategjia e suksesshme e ristrukturimit, përfshin të gjitha agregatet dhe segmen-tet e tyre, duke i vënë në një raport të veprimit të ndërsjellë. Nëse një prej këtyre gje-ndet në pozitën e çalimit, kufizon efektin e pjesëve tjera. Për këtë, në strategjinë e ristrukturimit ndërtohen mekanizmat e mbrojtjes nga ngecjet eventuale, që mund të pa-raqiten në "nyejt" e shtigjeve të projektuara të veprimit. Ndryshe, shumë projektime të ristrukturimit të dështuar, kryesisht janë të shkaktuara me mangësitë e mekanizmave të mbrojtjes dhe ushtrimit praktik të procesit të veprimit.

Konstruksioni i strategjisë së zhvillimit të tërësishëm, me përfshirjen e ristruk-tuimit, përkatësisht që është në funksion të këtij, nismën e ka në themelet e resurseve njerëzore, kuptohet profesioniste dhe kreative. Duke shtresuar përmbajtjet tjera mbi këto themele, evitohen ngjitjet mekanike. Do të thotë se tërësia e konstruksionit për-bëhet nga lidhjet organike të funksionalitetit të pandërprerë. Pra, strategjia e ristruk-tuimit është një arkitekturë e veçantë, e përqendruar më shumë në vlerat funksionale të lidhshmërive organike se sa të atyre estetike. Të ndërrosh diç, së pari duhet të nisesh nga vetja.

I tërë ristrukturimi, në përfshirjen ca më të gjerë apo më të kufizuar, i përket stra-tegjisë së këndelljes ekonomike dhe sociale të ambientit i cili vihet në synimet e proje-ksioneve. Do të thotë se strategjia e ristrukturimit përbëhet nga komplekset e përgji-thëshme dhe të veçanta, me tërë komponentët përcjellës të projektimit dhe të veprimit të renditura sipas përparësive ne hierarkinë sociale dhe ekonomike, përkatësisht me të gjitha detajimet tekniko-teknologjike. Pra, përfshin tërësinë njerëzore dhe teknoeko-nomike.

210

STRATIFIKIMI VERTIKAL

Lidhshmëria vertikale që përfshinë tërë strukturën shtetërore dhe ekonomike në përmbajtjen institucionale, pasqyron stratefikimin. Pra duke mos qenë zotimet parci-ale, ndërvëjnë marrëdhënie të koordinuara sipas ideve të përbashkëta nga lartë e po-shtë – agjencia shtetërore me organizmat përkatës qendror dhe agjencia lokale i mbështetur në pushtetin lokal. Angazhimi në konstruksionin e strategjisë së ristruktu-imit dhe zbatimit të saj, nënkupton shtresimet e detyrimeve dhe veprimeve sipas hie-rarkisë vertikale. Koncepti i tillë ndërlidh aktivitetin e gjithanshëm, duke filluar nga përcaktimet politike të zhvillimit dhe duke përfunduar në organizmat më të vegjël, si njësi të përbëra ose të thjeshta të veprimit operativ, praktik. Këto dalin si detyrime të cilat në rend të parë i përcaktojnë dhe i drejtojnë organet e pushtetit nacional, regji-onal ose lokal. Organizohen edhe institucionet profesioniste dhe joprofesioniste, për-katësisht operative, për të fuqizuar zbatimin e zotimeve sipas kompetencave dhe ob-ligimeve që kanë në hierarkinë e stratifikimit vertikal. Ristrukturimi hap shtigje të reja të ndriçimit të përparimit.

Shtresimi i resurseve, si vlera materiale dhe funksionale, ndërlidhet me raportet e ecurive të efektit parësor. S'do mend se rirenditja e këtyre komponentëve të zhvillimit nuk merr për bazë interesat parciale, por vetëm ato të karakterit të përgjithshëm. Do të thotë, se në strategjinë e stratifikimit vertikal të ristrukturimit nuk lejohen, respe-ktivisht evitohen kompromiset ekzistuese ose të imponuara. Në këto relacione përherë futen energji të reja. Paralelisht me verifikimin e projekteve dhe ecurive praktike, ru-het suaza e kondicionit të transmisionit të detyrimeve, të përcjella prej një niveli në tjetrin.

Shtruarja e kërkesave dhe drejtimeve të ristrukturimit, bazohet në analizat e cak-tuara, si mbështetje e dokumentacionit për planifikimin e mirëfilltë. Projeksionet të ci-lat rezultojnë nga këto, përmbajnë përcaktimin dhe metodën e jetësimit të vizioneve të renditura sipas shtresimit vertikal. Përmes planifikimit do të sendërtohen raportet dhe kriteret e tyre, të nxjerra sipas metodave të njohura të veprimit, përkatësisht mbi bazat identike ose të përafërta me kodeksin e iniciativës. Procedimi i planifikimit asnjëherë nuk guxon të jetë i njëanshëm. Pra, gërshetohet nga teknologjia dhe aktiviteti i ndër-sjellë ndërmjet institucioneve të planifikimit dhe të karakterit kërkimor - analitik në trajtimin e hapësirës dhe instancave të lokalizuara në drejtimin vertikal dhe horizontal. Në disa raste bëhet edhe ndërhyrja posaçërisht nga lartë. Në këtë drejtim planifikimi bëhet me ndeshjen e kërkesave dhe mundësive të shoshitura në të gjitha kahet e zhvillimit. Por, përkrahja me resurset materiale dhe profesioniste përherë është me e shprehur nga impulset që vijnë nga lartë – organet e pushtetit qendror dhe instituci-onet më të avancuara.

Shtresimi vertikal i hartimit dhe zbatimit të strategjisë së ristrukturimit, shtrihet edhe në përkrahjet ca më të gjera, që gjenden jashtë suazës së mjedisit nacional ose lokal. Me këtë mendohet në angazhimin e institucioneve të vendeve të ndryshme, të cilat posedojnë përvoja të vlerave të verifikuara të arritjeve në veprimet e ngjashme. Ndër këto me siguri gjenden organizatat profesioniste ndërkombëtare. Pos këtyre, njohuritë e ngjashme merren edhe nga prezentimet e rezultateve, përkatësisht përvo-jave të mjediseve që kanë zbatuar lidhshmërinë e tillë të sistemit të ristrukturimit. Du-ke bërë vlerësimin praktik dhe huazimin e përvojave nga ekipet e caktuara për trajtime të tilla, arrihet efektet më të frytshme.

211

Me ristrukturim përfshihen disa zotime për ndërrimin e shumë gjërave në përmasat mendore, profesioniste dhe materiale.

Ndërtimi i sistemit të ristrukturimit, në kuptimin e renditjes vertikale, duke përf-shirë tërësinë e veprimit, më së tepërmi reflektohet në detyrimet të cilat përcaktohen në relacionet: organet shtetërore të instancave të ndryshme, sistemin bankar dhe sistemet e mëdha ekonomike. Në të vërtetë, edhe pse në mënyrë kompetente veprojnë në shtjellimin e drejtpërdrejtë ose përkrahës të aktiviteteve të ristrukturimit, nuk e kanë aq të shprehur të drejtën e kontrollit, por më shumë të koordinimit dhe të ndërhyrjes materiale për zotimet e realizimit sa më të suksesshëm të projeksioneve të përcaktua-ra.

1. Institucionet shtetërore, koordinojnë veprimet në raport me ecuritë mbi baza

të kërkesave të parashtruara për destinimet e deponimeve, lejeve përkatëse të ndër-timeve të ngrehinave, procedimin e marrëdhënieve pronësore, transformimet sho-qëroro – private, respektivisht të privatizimit sipas sistemit të institucionalizuar, ndër-timin e organizmave koordinuese e të ngjashme. Aktiviteti i tillë ndërlidhet në hie-rarkinë vertikale, sipas kritereve të koordinimit të përbashkët. Paralelisht me zbatimin e programeve të ristrukturimit, edhe vetë këto në një masë ristrukturohen. Strategjia e ristrukturimit është arkitekturë e veçantë, më shumë e përqënd-ruar në vlerat e lidhshmërive funksionale, se sa të atyre estetike.

2. Institucionet bankare, në procesin e ristrukturimit zënë një vend të posaçëm.

Rëndësia që ka plasmani i kapitalit është një nga përmasat e vlerave të sistemit bankar. Përmasat tjera janë edhe më të vlershme. Shprehen në kuptimin organizativ, integrativ dhe dezintegrativ. Disa ndërmarrje e institucione do të bëhen më efikase kur do të integrohen, të tjerat kur do të dezintegrohen, dhe disa kur do të riorientohen. Bankat që kreditojnë ndërmarrjen mbajnë të drejtën e koordinimit të organizimit për shfrytëzimin sa më racional të kapitalit të deponuar. Vlerësimet dhe projektimet bëhen nëpërmjet të institucioneve bankare. Favorizimi me përkrahjen materiale të projekteve të ndryshme dhe disfavorizimi deponimeve, të cilat nuk mund të renditen në raportet e ristrukturimit, përbëjnë pjesën më të madhe të aktivitetit të sistemit bankar. Pos tjerash, në këtë kompleks ndërlidhen edhe aktivitetet e bashkëpunimit me sistemet bankare të mjediseve tjera dhe kryesisht me institucionet ndërkombëtare bankare.

3. Sistemet e mëdha ekonomike ndërmarrëse, luajnë rol të rëndësishëm në

procesin e ndërtimit të ristrukturimit. Pra, fjala është për ndërmarrjet e mëdha: kom-panitë, korporatat e të ngjashme. Këto me programet e veta bëjnë grumbullimin ose ndarjen e ndërmarrjeve të ndryshme, të mëdha ose të vogla në lokalitetet aktuale. Në këtë mënyrë stimulojnë biznesin e vlerave dhe funksioneve të ndryshme si të: punë-simit, ekzistencës, zgjerimit të ofertës e të ngjashme. Ndryshe, sistemet e mëdha eko-nomike, duke depërtuar në raportet e ndërtimit të ristrukturimit, paralelisht projektojnë edhe ristrukturimin e vet - duke ndarë ose grupizuar ndërmarrjet dhe projektet e disperzimit në hapësirën e gjerë, në të cilën shtrohet procesi i ristrukturimit. Njëko-hësisht, sistemet e mëdha ekonomike – korporatat dhe kompanitë e karakterit të pu-nëve të ndryshme, duke ndërmarrë aktivitetin e vet në pjesët më vitale të ristrukturimit, organizojnë forma të reja të biznesit krahas atyre ekzistuese. Disa nga këto, për shkak

212

të mosfikasitetit edhe i shuajnë. Paralelisht me shuarjen e biznesit jokurent, bëj-në transformime ca më të gjera ose më të kufizuara. Kërkojnë partner për kooperantë, ndajnë njësitë e tyre joefikase duke i shndërruar në biznes të vogël ose të mesëm. Stratifikimi vertikal është mbështetje e inicimit parimor të ristrukturimit. Në të "ndeshjet" e ndërsjella njerëzore e materiale, përbëjnë bazën e aktivitetit praktik.

Duke shtjelluar strategjinë e ristrukturimit sipas raporteve të stratifikimit vertikal, dalin në shesh edhe shumë dobësi të organeve apo institucioneve. Në rend të parë, të nivelit të efikasitetit të aktiviteteve dhe mjeteve. Për këtë, njëkohësisht në mënyrë praktike, shoshitën të metat e hetuara, duke ndërmarrë aktivitete të përmirësimit të gjedjes së tyre. Këtë e bëjnë me rigrupimin në hierarkinë vertikale të veprimit ose me integrimin e caktuar me organet ose institucionet tjera. Si shembull për shpjegimin konkret të veprimeve të tilla, mund të përmendët mosefekti i organeve lokale të push-tetit dhe kjo ose për mosaftësi në kuptimin profesionist ose për oportunizëm. Për këtë, mund të mos humbet kohë. Në vend të organeve përkatëse përcaktohet komisioni pro-fesional, i cili në vete merr kompetencat e organit joefikas. Në ndërkohë, kompetencat e tilla mund të përcillen në kuptimin institucional në organ të pavarur të kontrolluar nga pushteti qendror. Ekzistojnë edhe shembuj tjerë të rishtresimit të organeve dhe institucioneve të procedimit të ristrukturimit. Në SHBA, Francë, Gjer-mani, nga qendra shtetërore formojnë themelata lokale dhe regjionale për përcjelljen e ecurive të zhvillimit të ndërmarrjeve duke u ofruar ndihmesë të drejtpërdrejtë pavarësisht nga kompetencat e pushtetit lokal.

RENDITJA DHE RIRENDITJA HORIZONTALE

Koncepti dhe strategjia e ristrukturimit në përfshirjen më të gjerë, përbëhen prej

veprimeve të përqendruara në dy drejtime kryesore: në ndërtimin e aktiviteteve të ndryshme ekonomike e joekonomike dhe në shpërndarjen e këtyre sa më të harmoni-zuar në hapësirën, e cila trajtohet në procesin e ristrukturimit. Pra, renditja horizon-tale do të thotë krijimi i organizimit të moderuar me rendin e ri të resurseve në ha-pësirë. Rirenditja horizontale e ka kuptimin më të gjerë. Paraqet dislokimet e ka-pitalit dhe njerëzve prej një hapësire në tjetrën. Zakonisht kapitali stimulohet që të drejtohet nga hapësirat më të zhvilluara në drejtim të më pak të zhvilluarave dhe të papunësuarit nga mjedisi më pak i zhvilluar në drejtim të më të zhvilluarve. Renditja dhe rirenditja zakonisht janë pjesë e një procesi të pandashëm. Parapërgatitja e vepri-meve përkatëse mbështetet në planin hapësinor, në të cilin përfshihen të gjitha efek-tivat materiale dhe njerëzore të karakterit profitabil dhe konsumues. Në fakt, fjala është për tërësinë e zhvillimit të harmonizuar regjional, në të cilin veçmas ndërtohet struktura më efikase e ekonomisë dhe shoqërisë.

Dispariteti struktural, i shprehur ndërmjet regjioneve ca më të zhvilluara përballë atyre në depresion, çrregullon tërë zhvillimin e hapësirës përkatëse. Prandaj, renditja horizontale, në kuptimin ristruktuiv, ka për qëllim përfshirjen e tërësisë së hapësirës dhe resurseve në të, për t'i sjellë në një gjendje më frytdhënëse. Kuptohet se ndërli-dhja që mbarështrohet funksionon me efikasitet më të lartë, nëse të gjitha resurset si-

213

llen në një nivelizim të përafërt. Kësisoj, hapësira dhe resurset në renditjen horizon-tale nuk përkufizojnë ecuritë e as vlerat e përparimit të tërësishëm, i cili nënkupton zhvillimin më të hovshëm të të zhvilluarve dhe më të shpejtësuar të të pazhvilluarve. Do të thotë, raportet e zhvillimit intensifikohen me mekanizma të kurajimit material dhe jomaterial, dedikuar qarkullimit më të dendur të imputeve ndërmjet të zhvilluar-ve e të pazhvilluarve, përkatësisht hapësirave në depresion. Ristrukturimi regjional përbën aftësimin dhe ndërlidhjen e të zhvilluarve dhe të pazhvilluarve, për efikasitet më të lartë të hapësirave në depresion.

Ristrukturimi regjional ka për qëllim krijimin e drejtpeshimit ndërmjet hapësira-ve me vlera të ndryshme të resurseve. Raportet ndërregjionale të zhvillimit, gati gji-thkund gjenden në disharmoni më të madhe ose më të vogël. Nivelizimi më i afërt, ku-shtëzon kërkime dhe elaborime të dendura. Në rend të parë të vlerës dhe kapacitetit të resurseve. Ndryshe, përherë është e shprehur papunësia në regjionet e pazhvilluara ndaj mungesës së forcës punonjëse në regjionet e zhvilluara. Intensifikimi i këmbimit të drejtë të resurseve dhe dislokimi i tyre i ndërsjellë, d.mth. në drejtimet e kundërta, është vetëm një prej komplekseve të ristrukturimit. Ristrukturimi i renditjes horizontale në hapësirë si tërësi, bëhet më efikas kur përcillet me dislokimet e kapitalit nga mjediset e zhvilluara në të pazhvilluarat me çka zgjerohet baza e punësimit. Kësisoj ndërtohet strategjia e zhvillimit regjional e vendeve të zhvilluara.

Qëllimi i trajtimeve të ristrukturimit hapësinor, është përqendrimi në renditjen e vlerave të resurseve në mënyrën e kthimit të tyre në drejtimet e krijimit të rendimentit më të lartë. Do të thotë, rritjen e efikasitetit të hapësirës si tërësi, me të gjitha metodat dhe mjetet disponuese dhe të huazuara, qoftë të projektimeve zhvillimore-organiza-tive, qoftë të deponimeve financiare. Pra, trajtimet përkufizohen në veprimet e aftësi-mit të faktorëve të zhvillimit dhe ndërvarësinë funksionale të tyre në raport me për-parësitë e shprehura me efektin e hapësirës konkrete. Ristrukturimi i plotë shprehet në ndërrimin e mendimit dhe krijimin e filozo-fisë së re ndaj njeriut, mjeteve dhe natyrës.

Renditja horizontale në funksion të ristrukturimit përfshin veprimet e gjithëlloj-

shme, duke i mbështetur këto në lidhshmërinë me të cilën arrihet qarkullimi i lirë i mallrave, novacioneve, kapitalit dhe punës. Në tërësinë e këtyre komplekseve, rën-dësia kyçe i kushtohet ndërvarësisë funksionale ose shprehur më mirë lidhshmërisë organike, duke lëvizur në brendi sikurse sistemi i qarkullimit të gjakut.

Ristrukturimi horizontal, përkatësisht regjional në kuptimin më të gjerë, përfshin të zhvilluarit dhe të pazhvilluarit, duke krijuar ecuri reversibile (në të dy anët). Kështu, përmasat kualitative dhe kuantitative, në dinamizimin e rikrijuar, kryesisht mbështetën në tregun e lirë. Pra, tregu është epiqendra meritore për vënien e raporteve të reja. Ndonëse, edhe metodat tjera të kurajimit të mjediseve të skajuara dhe dekurajimit të qendrave të zhvilluara, në këto lëvizshmëri kanë një përbërje të drejtimit që nuk përkon vetëm me tregun, por me interesat e shuarjes së vatrave të mos-kënaqësive të popullatës. Pikëqendrimi është veçmas në dislokimin e kapaciteteve përkatëse nga të zhvilluarit në drejtim të të pazhvilluarve dhe anasjelltas të forcës punonjëse - prej të pazhvilluarve te të zhvilluarit.

Determinimi i kaheve të ristrukturimit të hapësirës në kuptimin e renditjes hori-zontale, mbështetet në shpërpushjen e të gjitha efektivave latente dhe potenciale. Kjo

214

është punë tejet e vështirë, ngase kushtëzohet me objektivizimin e të gjitha vlerave të qena dhe të projektuara si qëllim i zhvillimit të mëtejmë. Shpërqendrimi nga metoda ekzistuese e punës dhe e forcave krijuese dhe përqendrimi ndaj atyre të ndërtimit të bazës së re të zhvillimit, është ndër veprimet më të vështira. Për këtë kërkohet këm-bëngulësi e pandërprerë në të gjitha drejtimet e veçanërisht në projektimin e ecurive dhe koordinimin e tyre për zbatim konsekuent. Renditja horizontale e ristrukturimit është veprimtari për vënien e ndërvar-shmërisë hapësinore të efikasitetit të resurseve.

INSTITUCIONALIZIMI I RISTRUKTURIMIT

Efikasiteti i shoqërisë varet nga organizimi i tërësishëm, veçmas i veprimtarive të cilat përbëjnë objektivat kryesore të ecurive vijuese dhe të zhvillimit të mëtejmë. Për-caktimet për zbatimin e ristrukturimit dhe tempi e kontinuiteti i vijueshmërisë, nuk mund të mbahen në mëshirën e dëshirave dhe qëllimeve të mira. Përkundrazi, tërësia e rikonstruimit ndërtohet si projeksion me forcë ligjore, me të cilin obligohen të gjithë bartësit për realizim konsekuent. Ndryshe, efekti i ristrukturimit do të mbetej i mangët ose edhe do të dështonte. Pra, rikonstrurimi patjetër duhet të ndërtohet si një sistem i institucionalizuar, duke përfshirë tërë rregullativën obliguese të stratifikimit vertikal dhe të renditjes horizontale.

Ristrukturimi, parimisht ndahet në dy grupe, atë të jashtëm dhe të brendshëm. Nga nocionet bëhet e qartë se fjala është për dy përmasa që trajtohen ndaras.

RISTRUKTURIMI I JASHTËM I gjithë qarku i jashtëm i aktiviteteve të karakterit global me zotimet për ndër-

marrje në procesin e ristrukturimit, nënkupton aktivitetet dhe rregullativën e jashtme. Përbërja ngërthen në ndërhyrjet institucionale globale të gjithanshme obligative për tërë hapësirën që trajtohet përmes ndryshimeve konkrete. Pra është kompleksi shte-tëror për veprimtarinë cilësore të përcaktuar me mjetet dhe kohëzgjatjen në mjedisin përkatës më të gjerë ose më të kufizuar. Përfshirja mund të jetë e tërësishme ose par-ciale.

Vlera e ristrukturimit të tërësishëm ose parcial, shprehet në vijueshmërinë dhe konsekuencën e rrumbullakimit të këtij procesi. Siguria për të gjithë këtë është krijimi i obligimeve të "adresuara" në bartësit e drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Në këtë raport trajtohen të gjitha komponentët me vlerë të ndërsjellë. Këto kryesisht janë normat e suazës së përgjithshme dhe të segmenteve të veçanta të veprimit. Të përgjithshmet përbëjnë: krijimin e tregut të lirë - të qarkullimit të lirë të diturisë, mallrave, kapitalit dhe punës, bonifikimet për kurajimin e ndërtimeve të vlerave ristruktuive e të ngja-shme. Normat e segmenteve të veçanta korrespondojnë me të gjitha veprimtaritë ko-nkrete të ristrukturimit sikurse janë: projektimi i obliguar, përcaktimet e ristrukturimit në përmasa lokale dhe të kritereve të vlerësimit të efekteve e të ngjashme.

215

Ristrukturimi nuk mbështetet vetëm në vullnetin dhe qëllimin e shprehur, por në rregullativën e cila këto i shndërron në obligim.

Kompleksi më i përbërë dhe më i vështirë i institucionalizimit të ristrukturimit është transformimi pronësor dhe përcaktimi i efektit të këtij procedimi. Kapitali shte-tëror ose shoqëror, shkakton kundërthëniet dhe kokëçarjet më të mëdha në të gjitha ecuritë e zhvillimit. Në fazat e ndryshme të vijueshmërisë së rritjes ekonomike, kom-pleksi i kapitalit të tillë vjen duke u bërë pengesë e zhvillimit të mëtejmë. Arsyeja kryesore është kufizimi i iniciativës dhe konkurrencës. Ndërsa kapitali privat përbën një konglomerat të gjithanshëm të vitalitetit të shoqërisë. Duke u përsiatur në ngritjet dhe zbritjet e veta, ky përherë freskon raportet e zhvillimit mbi baza të konkurrencës dhe garave dinamike. Transformimet pronësore që bëhen për të arritur përbërjen e strukturës së re, përherë përcillen me kundërthënie të mëdha. Këtu bëhen edhe thye-rjet e rënda që zgjasin shumë kohë. Kompromiset përherë imponohen në atë mënyrë që krijojnë raporte të cilat sjellin në pyetje rrumbullakimin e këtij procesi. Për këtë ndërtohen mekanizmat ligjore me baza të obligimeve të pashmangshme. Do të thotë, ndërtohet institucionalizimi i ristrukturimit pronësor.

Institucionalizimi i ristrukturimit përfshin tërësinë e shoqërisë dhe ekonomisë në drejtime të ndryshme. Me të gjitha këto kërkohet eksponimi i krijimtarisë e cila tërheq përpara. Kësisoj, duke eksponuar raportet e reja më produktive si kritere të zhvillimit të gjithëmbarshëm, sendërtohen normat e reduktimit ose eliminimit të pengesave, për-katësisht të çerdheve të dëmshme ose të paktën jofrytdhënëse. Kur do të arrish në majën e sendërtimit të ristrukturimit, do të ballafaqohesh me majat tjera që këtij procesi i bëjnë shtytje.

Vendet e zhvilluara kanë përvoja të dendura të ristrukturimit. Kryesisht të gjithat janë përqendruar në krijimin e bindjeve të reja në shoqëri, duke i përfshirë këto si kri-tere të organizimit dhe koordinimit të ngritura në nivelin e përparësive të resurseve me efektiva rritëse. Për të mos lejuar krijimin e dualizmit ndërmjet normave obligative dhe fakultative, kanë nxjerrë një tërësi ligjesh dhe vendimesh të renditura si përbërje të institucionalizimit të ristrukturimit. Në këtë kuptim, i tërë veprimi është përqendruar në tri komplekse prijëse të: 1.sistemit shoqëror, 2. sistemit ekonomik dhe 3. tërësisë pronësore.

1. Sistemi shoqëror Shkalla e organizimit dhe fisnikërimit të raporteve të rendit shoqëror përbën

qenësinë e lirisë së krijimtarisë dhe efikasitetit të shoqërisë në mjedisin përkatës. Rist-ruktuimi i sistemit shoqëror është rrugë e pashmangshme e çdo kolektiviteti. Te disa ky proces rrjedh në mënyrë kontinuele evolutive, kurse te të tjerët kohë pas kohe në mënyra të rrëmbyeshme. Mjediset e qytetëruara çështjen e ristrukturimit të shoqërisë dhe sendërtimin e sistemit shoqëror, përherë motivues për krijimtari, e ngritin mbi pa-rtitë politike, interesat parciale, nacionale, religjioze e tjera. Gjithçka që përkon me përparimin e shoqërisë, vihet në raportet e sistemit shoqëror të institucionalizuar. Mjediset më pak të qytetëruara, ristrukturimin shoqëror e projektojnë në mënyra par-ciale, duke krijuar kështu hapësirë për dualizma. Favorizimi i krijimtarisë së mi-rëfilltë,

216

zakonisht mbetët i pasiguruar deri në fund. Kontinuiteti i këtij procesi, te të prapambeturit shpeshherë ndërpritet. Efikasiteti i shoqërisë bëhet i kufizuar, ndërsa si-stemi shoqëror mbetët jofrytdhënës ose do të bëhet edhe pengesë kryesore e kultivimit të bazës së zhvillimit të gjithëmbarshëm. Sistemi shoqëror në rend të parë duhet të sigurojë lirinë e tërësishme të kolektivitetit dhe të fisnikërojë raportet ndërnjerëzore mbi baza të vlerave kri-juese.

Sistemi shoqëror me kontinuitetin e vijueshmërisë së tij, duhet të bëhet gjene-ratori i riprodukimit të vlerave të mirëfillta të përparimit të hovshëm. Por, në disa mjedise ndodh e kundërta, gjeneron dështimet dhe pengesat e zhvillimit. Ndërkaq këtu nuk nevojitet ndonjë filozofim i veçantë. Vështirësia buron nga mangësia e traditës dhe marrëdhënieve tolerante dhe të zhvillimit të sistemit të kulturuar të komunikimit ndërmjet njerëzve duke avancuar resurset më të afta njerëzore. Sistemi efikas sho-qëror krijon kushtet për zhvillimin e konkurrencës së gjithëmbarshme, duke mishëruar këtë me bazën ekonomike, përkatësisht konkurrencën në krijimin e të mirave materi-ale. Në kuptimin e logjikës më të thjeshtësuar është eksponimi i vlerave të mbësh-tetura në lidhshmërinë e autoritetit dhe krijimtarisë. Do të thotë, nuk mund të avan-cohen përshtypjet, por vlerat e verifikuara duke mbarështruar edhe renditjen e kushteve të konkurrencës.

Sistemi shoqëror me pretendime të ngritjes në nivelin sa më të mirëpritur, në njëren anë nxit kundërthëniet, ndërsa në anën tjetër krijon mekanizmat e zbutjes së tyre, duke përhapur hapësirën e lirisë së shprehjes së argumenteve. Kësisoj krijon dhe zgjeron vitalitetin e qëndrueshëm të baraspeshës ndërmjet lojalitetit të njëmendtë dhe oponencës, duke ndërruar pozitat e tyre. Në të vërtetë, kjo është suaza e të ashtuqua-jturës barazi e të pabarabartëve, që shprehet në kompleksin e pluralitetit të respektit dhe tolerancës së përmasave: politike, ideologjike, nacionale, religjioze e të ngjashme të zbërthyera në emëruesin e përbashkët që quhet interesi ekonomik si kërkesë e ngritjes së mirëqenies. Sistemi shoqëror racional nxit dhe zbut kundërthëniet, duke krijuar raportet e shprehjes së lirë të argumenteve dhe eksponuar autoritetin e krijimtarisë.

Pajtueshmëria me të papajtueshmit përherë krijon raporte të reja ndërmjet mi-qësive mbi baza të interesit dhe "kundërshtive" mbi baza të shthurjes së interesit. Në këtë drejtim, lëvizja rrotulluese ndërmjet kundërthënieve, nxjerrë gjeneratorë të rinj të zhvillimit. Ndër të gjitha këto, qëllimi kryesor është shuarja e "oazave" të monopoleve të ndryshme dhe krijimi i konkurrencës së lirë, duke imponuar jo vlerat e ekspozuara, por ato që i pranon tregu. Do të thotë, eliminimin e këndeve të suksesit i cili arrihet jashtë tregut. Duke ballafaquar suksesin dhe tregun konkurrent, përherë bëhet sele-ksionimi i vlerave të kuptimit të njëmendtë dhe atyre të "imponuara" në bazë të ima-zhit të trashëguar.

Kompleksi i rikonstruimit - në sistemin shoqëror - kuptohet të institucionalizuar - mund të krahasohet me një piramidë të ngritur jo aq lartë, por e cila krijimtarinë e një-mendtë e ngrit në lartësitë e horizonteve të reja të përparimit, që është përherë në pro-cesin e ndërrimeve evolutive, reduktimeve dhe zgjerimeve, me qëllim të krijimit të bindjeve të reja dhe normave të sjelljes sipas tyre. Përfshirja është fare e gjerë, ndërsa përmbajtja e thjeshtësuar. Në këtë tërësi, njeriu krijues përherë gjendet si pikë e gravi-tacionit përreth së cilës qarkullojnë iniciativat e reja.

217

Nga sistemi shoqëror varet i tërë frymëzimi për ndërtimin e nënsistemeve tjera në drejtimin objektiv ose joobjektiv. Nga ky kompleks rezultojnë rrjedhat e efektit më të lartë, më të kufizuar apo edhe mosefikasitetit dhe rënies së vlerave të resurseve. Su-ksesin më të lartë e arrijnë rendet shoqërore, të cilat me sistemin e ndërtuar, përherë ruajnë kontinuitetin parësor, duke ndërhyrë me ndryshimet evolutive. Ndërkaq, rist-ruktuimi i cili bëhet në mënyrë të “rrëmbyeshme” kryesisht krijon pasoja të rënda dhe shkakton thyerje të vlerave të mëparshme njerëzore e materiale, pastaj sjell diskon-tinuitetin e shfrytëzimit të resurseve, që më parë kanë qenë frytdhënëse. Fakti se një përmbajtje e re nuk bëhet e mundshme para se të tejkalohet e mëparshmja, shtyn për ta pranuar vlerën edhe të presionit për mbështetje të njëmendtë të ristrukturimit. Të paktën, kësisoj ishte rruga e ndërtimit të sistemit të ri shoqëror në vendet të cilat brak-tisën socializmin e dirigjuar. Kështu, këto duke dalë nga një përbërje shumëvjeçare e kontrollit shtetëror, për një kohë shkaktuan huti dha kacafytje ndërmjet bindjeve të vjetra dhe kërkesave për ndërrimin e tyre. Të ristrukturosh, nënkupton shtjellimin e të kundërtave mbi bazë të marrëveshjes për harmoninë e re ekonomike dhe sociale.

Modernizimi i shoqërisë dhe ekonomisë, mbështetet në të arriturat e shkencës dhe teknikës, respektivisht të teknologjisë së re, si kompleks i progresit shkencoro – teknik. Ristrukturimi i sistemit shoqëror këto të arritura i bën përherë e më dinamike. Por njëkohësisht, mu progresi tekniko - shkencor bën shtytje për ristrukturimin e siste-mit shoqëror dhe tërësisë së komunikimit material dhe jomaterial ndërnjerëzor. Pra, risitë teknologjike çojnë deri të ristrukturimi i pashmangshëm i tërësive ose segmenteve shoqërore, praktikisht të të dy komplekseve - të tërësive dhe segmenteve. Kështu bëhet fisnikërimi i sistemit shoqëror, i cili duke ruajtur suazën e mëparshme të vitalitetit, kultivon gjeneratorët, të cilët bëjnë shtytje të reja për ngritjen e vitalitetit të shoqërisë, çka në përmasën formal shprehet me ristrukturimin, domethënë perfeksionimin e sistemit të tërësisë së organizimit të shoqërisë. Shtegtari që niset pa plaçka dhe kthehet i leckosur, është i dështuar.

Vlen të ritheksohet se procesi i ristrukturimit të tërësishëm, ngërthen sistemin

shoqëror i cili nën ndikimin e zhvillimeve ekonomike dhe progresit shkencor-tekniko-teknologjik, shpien në ndërrimet paralele dhe të ndërsjella. Përmirësimet shtyejnë njëra-tjetrën: shoqëria, sistemin e organizimit shoqëror – sistemi shoqëror, zhvillimin ekonomik – zhvillimi ekonomik, sistemin ekonomik.

2. Sistemi ekonomik

Komplekset e drejtimit të aktivitetit ekonomik dhe social, të përfshira në sis-temin

ekonomik, përbëjnë nënsistemin e sistemit shoqëror dhe janë mjet efikas i evo-lucionit të raporteve ekonomike dhe shoqërore. Prandaj, edhe pse është nënsistem në raport me sistemin shoqëror, sistemi ekonomik si tërësi e komplekseve të ndër-lidhura, trajtohet si sistem i veçantë. Mirëpo, këtu nuk është qëllimi që të shtjellohet tërësia e përmbajtjes së sistemit ekonomik, por vetëm vlerat koordinuese të aktivitetit të ristrukturimit. Përndryshe, sipas sistemit shoqëror projektohet edhe sistemi ekonomik. Andaj, sipas

218

këtij ndërtohen edhe modelet e zhvillimit ekonomik. Edhe modelet në këtë shqyrtim nuk janë në pikëvështrim, por vetëm ato pjesë që i preferohen rist-ruktuimit. Pra, fjala është për sistemin ekonomik të modelit të ekonomisë sociale të tregut.61/

2.1. Modeli i sistemit të ekonomisë sociale të tregut Në shqyrtimet e mëparshme të këtij studimi, theksimi i këtij modeli ishte qëllimi i

tërheqjes së vëmendjes në këtë vlerën e tij shumanshme si model që sot është më i përhapuri në Botë. U fillua të sendërtohet në vendet që i quanin kapitaliste sikurse në Gjermani - atëherë Perëndimore, mandej në Francë, SHBA, Japoni, Brtitani të Madhe, Itali dhe në shumë të tjera - njëra pas tjetrës. Përmbajtja është e qartë. Në të përparësia është në anën e njeriut (social, lat. shoqëror – njerëzor) dhe mandej ekonomik. Është ky modeli i zhvillimit ekonomik në funksion të mirëqenies njerëzore si gjenerues njerëzor - ekonomik. Në asnjë pikë nuk mund të krahasohet me socializmin klasik, pra të dirigjuar që pikësynim formal kishte njeriun dhe orvatej ta shkatërroj vlerën e tij krijuese . Më në fund edhe ata që jetonin nën iluzionin e teorive të “mirëvuajtjës”u pajtuan me teoritë e mirëqenies.

Kompleksi i sistemit ekonomik sipas modelit në shqyrtim - i përbërë nga nën-komplekset dhe segmentet: tregu i lirë, përkatësisht çmimet më pak të kontrolluara (sepse treg plotësisht të lirë nuk ka askund, në asnjë sistem); shtytjet e konkurrencës, favorizimi i dislokimit të resurseve nga qendrat në regjionet më të pazhvilluara, meka-nizmat e antikartelit ose antimonopolit, tatimet stimulative dhe destimulative, reduk-timi i kapitalit shtetëror, respektivisht ristrukturimi pronësor, sistemi monetar dhe i marrëdhënieve ekonomike me botën, mbrojtja sociale, zhvillimi i institucioneve të kërkimeve shkencore - teknologjike e të tjera - ka për qëllim krijimin e raporteve dinamike ndërmjet resurseve njerëzore e materiale. Në këtë kuptim, modeli i ekono-misë sociale të tregut mbështetet në resursin parësor - njeriun, krijimtarinë e tij, ener-gjinë prijëse dhe sigurinë në të gjitha kuptimet - materiale, paqësore, të sigurisë ele-mentare, komunikimit të lirë, të drejtën për pjesëmarrje në vendosjen për fatin e kolektivitetit e të tjera.

2.2.1. Si të mbarështohen performansat e modelit të ekonomisë

sociale të tregut? Duke shtjelluar kërkesat për ristrukturim, tërthorazi do të prezentohet edhe struk-

tura e modelit në fjalë. Për efektet e ristrukturimit, kryesisht në procesin evolutiv në 61/ I përket modelit të vendeve perëndimore, përkatësisht sistemit të unifikuar të projektit

"Evropa '92".

219

kuadër të sistemit ekonomik, gjithnjë sipas modelit të theksuar, rëndësinë më të ma-dhe e kanë: tregu i lirë dhe krijimi i kushteve të shtytjes së konkurrencës, dislokimi i kapitalit dhe resurseve tjera, tatimet stimulative dhe destimulative, institucionet e antikartelit, ristrukturimi pronësor, siguria sociale dhe e tërësishme e popullatës, me tërë sistemin e mbrojtjes sociale e shëndetësore, shkollimit dhe të tjera. Nuk ekziston modeli ideal i zhvillimit ekonomik e social, por përmbajtja e tij mbështillet me idealin për mirëqenien njerëzore

2.2.1.1.Tregu i lirë dhe krijimi i kushteve të shtytjes së konkurrencës, është

përbërja qenësore e kompleksit të sistemit ekonomik. Në këtë dhe nën presionin e mekanizmave të tij, ndërlidhen raportet e ecurive dinamike të zhvillimit të shoqërisë dhe ekonomisë. Bëhet renditja e vlerave sipas kërkesave të tregut, ndër të cilat suksesi i arritur në të përherë mbetet meritor. Propulsiviteti i veprimtarive produktive ndaj jopropulsivitetit të veprimtarive me efekte rënëse, është kacafytja më e shprehur në treg, në të cilin ndërhyjnë kërkesat për ristrukturim. Duke humbur vrapin me kërkesat, për t'u mbajtur në treg, imponohen nevojat për ndryshime rrënjësore. Kësisoj fillohet ristrukturimi më i thelluar ose më i cekët, aq sa është forca profesioniste dhe materiale. Tregu i lirë, nënkupton vetëm ruajtjen e harmonisë institucionale e jo shfre-nimet e akterëve në të.

Në të vërtetë, ristrukturimi në kuptimin e institucionalizimit të sistemit ekono-mik, përkatësisht në raport me shtytjet që dalin nga ky, në pjesën kryesore është ria-ftësim për të depërtuar në treg, për të kthyer vlerat e humbura ose për të krijuar vlerat të cilat më parë nuk kanë ekzistuar62/. Paralelisht ndërtohen bazat e përkrahjes së ndërmarrjeve të reja, për të ndërhyrë në treg me vlera më konkurrente se saqë janë ato që gjenden në të. Qëllimi është për ta krijuar dhe ruajtur drejtpeshimin e çmimeve dhe garave ndërmjet biznesit sa më produktiv dhe më pak produktiv. Në këtë drejtim raportet e tregut funksionojnë ashtu që bëjnë diferencimin e pjesëmarrësve në këmbi-min e mallrave, shërbimeve dhe vlerave të tjera. Diferencimi gjithnjë bëhet në atë mënyrë që një pjesë të atyre që kanë humbur efikasitetin t'i sjell deri të falimentimi, pjesën tjetër deri të formimi, duke krijuar kushte që të tretit në mes këtyre të vegjeto-jnë aq sa munden.

2.2.1.2. Dislokimi i kapitalit dhe resurseve të tjera, përbën qarkullimin e

pandërprerë në relacionet e regjioneve më të zhvilluara dhe më të pazhvilluara. Për këtë janë bërë shqyrtimet në kuadër të "renditjes horizontale". Mirëpo, me qëllim të pasqyrimit të sistemuar të funksionimit të sistemit ekonomik, këtu bëhen edhe ca shqyrtime me të cilat shprehet funksionimi i sistemit ekonomik në dislokimet që favo-

62/ Vështirë ka qenë të paramendohet krijimi i një tandemi aq të përafërt me bindjet për zhvi-

llimet në fund të shekullit XX, duke u afruar kontinentet me njerëzit të kërkohen paqja dhe mirëqenia në mënyrën e njëjtë. Sicializmi kapitalist i Miteranit dhe të tjerëve, u vesh me rroba edhe më të tipizuara mes SHBA-ve, Russisë, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Japonisë, me interesin unik të zhvillimit më të hovshëm ekonomik që dikur ishte e pamundur të mendohej se do të realizohej pikërisht kështu. Evropa ndërkaq krijoj monedhen e përbashkët. Superfuqitë po i “shfuqizojnë” prijësit duke ngritur autoritetin e popullit me prijësit e moderuar.

220

rizohen ose disfavorizohen. Sipas ligjeve ekonomike, përqendrimi i kapitalit përherë ka drejtimin kah hapësirat ose qendrat e zhvilluara. Kështu sjell çrregullimin e drej-tpeshimit hapësinor. Për këtë, ndaj lëvizjeve të tilla ndërvihen mekanizmat e favori-zimit për qarkullim sipas interesave të gjithëmbarshme. Duke bërë plotësime dhe redu-ktime në përmbajtjen e interesit të qarkullimit të kapitalit dhe resurseve, sadopak ndërrohet intensiteti i drejtimeve të lëvizshmërisë. Qëllimi dhe interesi përputhen me ndërrimin paralel të hapësirave të nivelit zhvillimor duke ndërhyrë në nivelizimet e reja të mundshme. Shtytjet e dislokimit të kapitalit dhe resurseve, krijojnë kushtet e këmbimit të vlerave të cilat fisnikërojnë ristrukturimin.

Edhe kapitali do të përqendrohet aty ku do të rritet dhe zgjerohet. Mjedisi i zhvi-lluar këtë e rigjeneron. Te të pazhvilluarit, efektet janë më të kufizuara e diku edhe të rrezikuara.

Favorizimi dhe disfavorizimi i dislokimit të kapitalit dhe resurseve, krijojnë sua-zën dinamike të ristrukturimit, duke sendërtuar stratifikimin vertikal dhe renditjen e balancuar në hapësirë. Përcjellja e vlerave sipas kërkesave për fisnikërimin e efektit të regjioneve të ndryshme, duke nxitur faktorët më vital të zhvillimit, bën që krahas ristrukturimit të suksesshëm të arrihet integrimi funksional.

Koncepti i sistemit ekonomik në kompleksin e dislokimit, nxit favorizimet duke përfshirë qarkullimin më të gjerë ose më të kufizuar. Praktikisht që të dy këto krye-sisht zbatohen në mënyrë paralele. Kuptohet se fjala është për qarkullimin e kapitalit dhe resurseve në regjionet më të kufizuara ose më të gjera në tërësinë e ekonomisë nacionale dhe me botën. Gjithçka që synohet të arrihet, bëhet në relacionet e integri-meve të llojllojshme ndërregjionale dhe ndërshtetërore. Andaj, i tërë dislokimi funk-sionon sipas logjikës së interesit më të gjerë në mënyrë të ndërsjellë. Këmbimi i tillë i vlerave, duke mos u kufizuar, mbështetet në komunikimin intensiv sipas konceptit të depërtimit në tregjet sa më të gjera, duke krijuar kështu zgjerimin e tregut të vendit. Në realitet, ky është koncepti i "marr - dhënies", të cilin e favorizojnë të gjitha vendet e zhvilluara, duke krijuar hapësira për stimulimin e prodhimtarisë dhe konsumit. Sis-temi i tillë ekonomik, nën presionin e shtytjeve që i nxit, krijon kushtet e shuman-shmërisë së komunikimit ose të paktën të dyanshmërisë, pa të cilën nuk ka as pros-peritet ekonomik e as social (pra nuk ka marr – dhënie). Nuk mund të veprohet në drejtimin e njëanshëm vetëm duke marrë, por krahas kësaj edhe duke dhënë. Atë që nuk e njeh, nuk do të dish si ta shfrytëzosh; qarkullimi sa më i dendur përhap dituritë për të panjohurën e kërkuar.

Do të marrësh kredi dhe ndihmesa të tjera, por duhet të prodhosh ose të ofrosh shërbime dhe të zhvillosh tregun duke dhënë mallra ose shërbime, paralelisht me rritjen e të ardhurës dhe punësimit. Veprimi i tillë bën që të ruhet baraspesha me re-gjionet e vendit dhe me botën e pastaj të këmbehen të arriturat më të avancuara , duke i ngritur këto në nivel përherë e më të lartë.

Favorizimi i dislokimit të vlerave të zhvillimit, rrit imput-et e output-et dhe ngrit gjallërimin e të gjitha raporteve të mbështetura në iniciativat, të cilat rrjedhin pan-dërprerë. Bëhen bartjet e përvojave dhe verifikimet në instancat e ndryshme, nga të cilat nxjerrën rezultatet e vlerësimeve objektive. Për shembull, në një mjedis shumë risi dhe vepra të krijuara sipas këtyre nuk pranohen, në rend të parë ngase nuk ka treg për

221

vlerësimin objektiv, por nuk ka edhe njohës kompetentë të tyre. Kur këto vepra përcillen në mjedisin tjetër, vlerësohen lartë. Dislokimi i tillë e ka edhe kahun e kun-dërt për përcjelljen e veprave të vlerësuara lartë që të përvetësohen në ambientin përkatës e për të cilat nuk gjenden njohuritë e vlerësimit të duhur. Do të thotë, dislo-kimi ndihmon për lirimin nga iluzionet e shkaktuara nga vlerësimi i mangët, ngjasisht joobjektiv. Me këtë nënkuptohet përhapja e vlerësimit sipas kritereve universale të tregut. Mënyra parësore e dislokimit është paraqitja dhe përqendrimi në tregun e lirë. Kësaj i bashkëngjiten edhe favorizimet materiale dhe jomateriale, të institucionali-zuara në sistemin ekonomik. Zhvillimi dhe rritja, fisnikërohen sipas "marrë - dhënies".

Bonifikimet e ndryshme materiale ndër këto janë me vlerë të rëndësishme, ashtu

siç janë edhe ngarkesat e ndryshme të disfavorizimit të përqendrimit të tepërt në ha-pësirat e zhvilluara. Tërësia e kompleksit të sistemit ekonomik zbërthehet në shumë segmente, të cilat veprojnë në mënyrë të ndarë ose të grupizuar sipas qëllimit dhe efektit. Këto janë kryesisht pjesët e sistemit monetar dhe të marrëdhënieve ekonomike me botën - bonifikimet financiare, intervenimet buxhetore, regjimet e import – ekspor-tit, prelevmanet. Kompleksin e veçantë e përbëjnë përkrahjet e qarkullimit të ndërs-jellë të patentave, licencave – know-how, investimeve të përbashkëta etj.

2.2.1.3. Tatimet stimulative dhe destimulative, përcaktohen më qëllim të

favorizimit ose disfavorizimit të veprimtarive sipas hapësirës dhe kushteve të konku-rrencës. Por, në përgjithësi në sistemin ekonomik të modelit të ekonomisë sociale të tregut, tatimet janë një nga instrumentet më të vlershme të politikës ekonomike. Në realitet e gjithë ecuria e zhvillimit, pasurimit të buxhetit, stimulimit, sigurisë sociale e të ngjashme, është e lidhur për raportet buxhetore.

Qëllimet kryesore të politikës tatimore në kuadër të sistemit ekonomik janë të shumta. Ndër këto mund të dallohen dy si më të rëndësishmet. E para mbështet efektin në kuptimin e përsosurisë teknologjike të prodhimtarisë, duke aplikuar dituri të reja, aftësimin për përparimin e punës, ndërrimin e vendit të punës si dhe raportin e drej-tpeshimit ndërmjet imput-it, të ardhurave dhe ngarkesës me tatime. E dyta kryesisht mbështet ristrukturimin në funksion të ngritjes së efikasitetit të ekonomisë dhe nivelit të mirëqenies së kolektivitetit njerëzor. Kompleksi i sistemit tatimor ndër të tjera ngërthen stimulimin e punësimit, që do të thotë lirimin ose bonifikimin tatimor për hapjen e vendeve të reja të punës. Tatimi, si masë e vjetër e sistemit ekonomik, në stimulimin e ristrukturimit, krijon edhe drejtpeshimin e ri social dhe ekonomik.

Politika dhe sistemi tatimor janë të përbërë nga shumë "llambione të ngjyrave të

kuqe, të gjelbërta e të verdha", si instrumente kyçe për nxitjen e ristrukturimit, respek-tivisht për të stimuluar punën dhe rendimentin sa më të lartë të saj. Pastaj, për të kri-juar mekanizma shtytës të konkurrencës dhe mundësive për zhvillimin e garës në treg, kontrollimin e integrimeve - fuzioneve mekanike, të cilat do të kufizonin konkurren-cën, stimulimin e prodhuesve të rinj që të hyjnë në treg. Ndërsa, kapitali si faktor fiks i prodhimit, bart barrën më të madhe të tatimit. Kështu, rendimenti suplementar, si rrjedhë e kapitalit të deponuar, ngarkohet më tepër; në anën tjetër rendimenti sa më i

222

lartë i arritur nga puna, që shprehet në cilësinë e saj, më së paku ngarkohet me tatime. Qëllimi është i qartë - të stimulohet rritja e punësimit.

Si instrument shtytës i ristrukturimit, tatimet shfrytëzohen për ndërhyrje në alo-kacionin e kapitalit, duke imponuar kërkesën që ky përherë të fisnikërohet me rendi-mentin suplementar. Për këtë vendet e zhvilluara gjithnjë e më tepër zvogëlojnë tati-met e drejtpërdrejta, duke përcjellë barrën më të madhe në raportet përcjellëse të efek-tit sipas kapitalit dhe të ardhurave. Të ardhurat e krijuara si pjesë e re e kapitalit, në suazën e tatimit e kanë edhe përbërjen e veçantë edhe pozitën e diferencuar. Me njërin trajtim, pra të ngarkesës me tatime, synohet që kapitali të vlerësohet nëpërmjet të ar-dhurave të rëndomta dhe është rritës. Tjetri është i bonifikuar, nëse kapitali vihet në funksion të prodhimit plotësues, që rezulton me rendimentin suplementar. Si e humbën kuptimin parullat, u zvogëlua numri i teorive dhe u zgjerua rrethi i transparencës së mirëqenies.

2.2.1.4. Institucionet e antikartelit, ndërtohen me qëllim të kontrollimit të

pandërprerë të paraqitjes së mundshme të monopolit ose oligopolit dhe koordinimit të stimulimit të konkurrencës. Duke u nisur nga kërkesat e "murosjes" së raporteve të lira të tregut, monopolet e ndryshme gjithnjë tentojnë që të krijojnë ecuritë inerte të konkurrencës dhe kështu orvatën të dominojnë me pjesët më vitale të ekonomisë. Për t'i ruajtur çmimet të cilat sjellin fitime të mëdha, monopolet përherë i kundërvihen ristrukturimit. Mirëpo, për neutralizimin në kontrollimin e raporteve konkurrente, për-ballë tyre ndërtohen institucionet efikase për ndaljen e hovit ose edhe shuarjen e vep-rimeve të tyre antikonkurrente.

Karteli dhe byrotë e antikartelit në këtë studim janë përshkruar më parë, sipas këndvështrimeve të trajtimit. Andaj, në këtë pjesë nuk është qëllimi i shpjegimit të funksionit dhe pengesës së tyre në ndonjë gjerësi të veçantë, por vetëm për të shkoqi-tur vlerësimet në sistemin e institucionalizuar të drejtimit dhe koordinimit të zhvillimit të tregut të lirë. Modeli i ekonomisë sociale të tregut, vend të veçantë i përcakton institucioneve të antikartelit, respektivisht antimonopolit, duke ndërtuar mekanizma mbrojtës. Ndër këto gjenden edhe preferencialet e themelimit të ndërmarrjeve të ndryshme të veprimtarive, përkatësisht prodhimtarive të njëjta, të ngjashme ose edhe të reja, duke përfshirë edhe ato pjesë që janë të kontrolluara nga kapitali shtetëror. Nuk mund të arsyetohet asnjë monopol, në: treg, ndërmarrje, pushtet, poli-tikë deri në familje.

Pengesat të cilat monopoli ia krijon ristrukturimit, shpeshherë mund të jenë me

përmasa më të gjera dhe pasoja afatgjata. Kur monopoli paraqitet në bashkëveprim me kapitalin shtetëror, shkakton çrregullime shumë të rënda. Për këtë suaza e drejt-peshimit ruhet përherë, duke u sendërtuar si projekt i partive politike, të cilat nuk gu-xojnë të lejojnë depërtimet që shkaktojnë "rrudhje" të raporteve të tregut. Përkundrazi, përherë shtrohen programe sa më të avancuara për të ruajtur balancimin e tempin e rritjes ekonomike dhe interesin e konsumatorëve.

223

3. Transformimi pronësor -privatizimi Ku gjendet kapitali, aty është edhe fuqia. Pushteti që përfaqëson shtetin, gjithnjë

pretendon edhe në fuqinë mbi bazë të kapitalit. Interesat nacionale në fazat e caktuara të funksionimit të shtetit, mundësojnë krijimin e ndërmarrjeve shtetërore. Mirëpo, efekti i ndërmarrjeve të tilla gjithnjë bie për shkak të mungesës së motivit të ruajtjes së kapitalit, interesit të poseduesit. Kapitali shtetëror është si një pjesë e ndarë nga motivimi i udhëheqësve dhe punonjësve të tjerë. Kapitali shtetëror, zgjeron dominimin e shtetit dhe kufizon ristrukturimin në të gjitha nivelet e fushëveprimit - politik, social, ekonomik.

Edhe për ristrukturimin pronësor janë bërë ca përshkrime konform me këndvësht-rimet e trajtimit. Në këtë pjesë, duke eksponuar institucionalizimin në kuadër të sis-temit ekonomik, ofrohen edhe ca shpjegime me interes të shkoqitjes së përmbajtjes së institucionalizimit në favor të ristrukturimit. Kjo pjesë eksponohet si e veçuar nga komponentët e ristrukturimit ekonomik, ngase çmohet ndër më të vlershmet në qe-nësinë e veprimeve të aftësimit të kapitalit dhe resurseve tjera në kuptim të fisni-kërimit të tërë procesit të transformimeve. Është një prej komplekseve të përcjelljes së kapitalit nga shteti, ngjasisht nga prona shoqërore, në pronësi private, përkatësisht në shoqëri aksionare. Procedimi i tillë rrjedh nga kërkesa e demonopolizimit të shtetit nga pronësia e kapitalit, e cila është arritur si trashëgim i fazave më të hershme të organizimit të shtetit mbi bazat e kapitalit të krijuar në mënyra të ndryshme, kryesisht sipas nacionalizimit, eksproprijimit ose konfiskimit - kryesisht të përcjellë nga organi-zimi i kapitalit shtetëror në kohët e krizave dhe luftërave. Ndodh që për arsyet e veça-nta te ruajtjes së ndonjë pjese të produktit dhe kapitalit me interes të veçantë nacional, për një kohë të sigurohet pronësia dhe mbikëqyrja shtetërore e ndonjë ndërmarrjeje apo korporate. Mirëpo, janë disa pjesë ose tërësi të ndërmarrjeve me interes të veçuar nacional, sidomos të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare që gjatë ose përherë mbesin në pronësinë shtetërore, përkatësisht nën kontrollin e tërthortë të ndonjërës nga ministritë kompetente. Vlerësimi i drejtë i veprimtarisë dhe kujdesi i shtuar, më së tepërmi prefero-hen kur kënaqësia e krijuar do ta tejkaloj kapacitetin e forcës krijuese.

Më të njohurat janë ndërmarrjet ushtarake si dorë e zgjatur e shtetit dhe ndikuese në frenimet e tregut, veçmas në disa nga vendet socialiste sikurse Kina, Kuba, Serbia, por edhe shumë të tjera që nuk e kanë statusin e tillë të rregullimit shtetëror. Ndërkaq kompleks i veçantë ishte dhe ende gjendet kapitali i ndërmarrjeve shoqërore si tra-shëgimi e disa formave të sistemeve socialiste me përkatësi dualiste të kontrollit dhe mbikëqyrjes ashtu disi si vetëqeverisëse.

Zhvillimi i marrëdhënieve më të thelluara demokratike dhe sistemi gjithnjë më i zhvilluar parlamentar, mënjanon mundësinë e dominimit të shtetit me kapitalin. Çdo parti që do të vij në pushtet e privon nga posedimi me kapital të karakterit shtetëror dhe kështu edhe nga fuqia që do ta ngrittë sipas kapitalit të kontrolluar.

Nuk ka efikasitet të lartë aty ku kapitali është i të gjithëve dhe i askujt.

Sidoqoftë për shkaqet e kërkesës së rritjes së efikasitetit të ndërmarrjeve shte-

tërore, përkatësisht shoqërore, gjithnjë kërkohen shtigjet e reja të transformimit pro-

224

nësor të drejtuar kryesisht nga një shkallë më e lirë e posedimit dhe udhëheqjes. I tërë procesi i transformimit është i vështirë dhe afatgjatë. Institucionalizimi i tij është kër-kesë që i përket imperativit të ristrukturimit në përmasa politike, shoqërore dhe eko-nomike.

Transformimi dhe alokacioni i kapitalit shtetëror, parashtron hapjen e mundësive të disperzimit të tij sipas pronës dhe hapësirës. Për këtë, lojalët dhe oponentët, duke pasur të njohur se përqendrimi në pronësinë e shtetit krijon përçarje dhe përmban mu-ndësinë e konflikteve dhe rënien e efektit, përherë orvatën që këtë ta kthejnë në sua-zën e kontrollit të gjithanshëm. Me programet e partive politike, përherë apostrofohen kërkesat e zhveshjes së shtetit nga pronësia e kapitalit 63/, por edhe nga ndërhyrja në drejtimin dhe koordinimin edhe të kapitalit edhe të resurseve. Kapitali, duke kaluar në mëvehtësimin e shumë pronarëve, krijon kushtet e një lloj kontrolli kolektiv, me çka fisnikërohen mundësitë e përcjelljes së efektit të tij. Mbikëqyrja kolektive, në kupti-min efektiv, hap shtigjet për ndërmarrësi të reja, të cilat përmbajnë projeksione të rist-rukturimit të gjithëmbarshëm dhe eliminimit të pengesave të monopoleve të ndryshme.

Institucionalizimi i ristrukturimit pronësor, si kompleks i sistemit ekonomik, për-bëhet nga elaboratet dhe veprimet e dendura, të cilat përkufizojnë mundësitë e ndër-hyrjeve joobjektive. Me përcaktimin e kritereve të veprimit të transformimeve, për-caktohen edhe normat edhe institucionet e përcjelljes, përkatësisht të mbikëqyrjes së çdo akti dhe veprimi përkatës. Evitimi i mundësive të keqtrajtimeve në raport me njohuritë profesioniste dhe keqpërdorimeve përballë interesave parciale, ndërtohet në pjesët kyçe të sistemit të institucionalizuar. Ndryshe, ekzistojnë rreziqe të parashi-kuara e të paparashikuara dhe të bëra me qëllim e paqëllim, të cilat tërësinë e ristruk-tuimit pronësor e sjellin në drejtime të rrezikuara nga keqpërdorimet, duke shkaktuar vështirësi e kundërthënie. Për këtë institucionalizimi përmban mekanizma mbrojtës fare të përpunuar, por jo gjithkund, përkatësisht ku nuk është i konsoliduar. Ristrukturimi pronësor shton motivin, vullnetin, vitalitetin dhe efektin.

Keqpërdorimet më të mëdha ndodhin në procesin e ristrukturimit të ndërmarrjeve

shtetërore. Thjesht, mund të shiten me “ndërmjetësime” me çmime më të ulëta se që është vlera reale. Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga keqpërdorimet është transformimi gradual me dhënien ndërmarrësve privat nën mbikëqyrjen e përbashkët që zbatohet me përkrahjen fillestare materiale dhe profesioniste, me një drejtim të shpejtuar, para-lelisht me ndërrimet e raporteve pronësore. Kjo mënyrë është më e preferueshme në kushtet e formimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe organizimit të ndër-marrësisë në kuadër të ndërmarrjeve të ndërtuara mbi baza të kapitalit shtetëror. Së këndejmi, koekzistenca materiale shtetërore dhe organizative private ose e shoqërive aksionare, më ngadalë bën përcjelljen e kapitalit, duke ruajtur vlerën fikse të deponi-meve paraprake, e cila më vonë përcillet në fondet e caktuara, ashtu siç janë të insti-tucionalizuara. Kështu ndërtohen bazat më të objektivizuara të transformimit të pro-nës dhe disperzimit ristruktuiv, i cili në këtë ka mbështetjen materiale. Ndarja e vlerave fikse dhe suplementare, është çështje që më vonë mund të zgjidhet më lehtë. Kusht i demonopolizimit të shtetit është transformimi i kapitalit shtetëror në atë privat përkatësisht aksionar.

63/ Shiko më gjërë për shpjegimet e Milton Friedmanit në interperetimin Robert J. Samuelsonit,

në kapitullin “Teoritë”.

225

Transformimi i kapitalit shtetëror - pra, të përqendruar në një bartës me institu-cionet e veta - duke u përcjellë në shumë bartës - pra, në pronën ekipore në kuptimin e përvetësimit nga shumë aksionarë, shton vigjilencën dhe përgjegjësinë në fatin, për-katësisht drejtimin e tij. Duke u krijuar raporte të reja të ndërsjella ndërmjet deponi-meve dhe drejtuesve të tyre, ndërhyn dualizmi, domethënë ndërkontrolli dyanësh ose edhe shumanësh, duke krijuar reciprocitetin në komunikimin material. Në këtë mënyrë krijohet hapësira për disperzime të gjera dhe destinime që përveç profitit tërheqin edhe punësimin në shkallën më të lartë.

RISTRUKUTIMI I BRENDSHËM

Procesi i ristrukturimit të jashtëm medoemos ngërthen edhe atë të brendshëm. Pikërisht janë të kushtëzuar mes vete. I brendshmi ka të bëjë me ndërmarrjet të cilat e kanë humbur një pjesë ose edhe shumë nga efikasiteti i tyre. Dhe do t’i qasen riorga-nizmit e transformimeve integrative e dezintegrative, duke shkëputur njësitë joefikase dhe duke i zëvendësuar me ato më të avancuara që përmirësojnë strukturën funksio-nale me objektiva të reja.

Pralelisht me nxjerrjen e rregullativës së re si sistem të institucionalizuar, për-caktohet edhe renditja ligjore e ngritjes së efikasitetit të brendshëm të ndërmarrjeve. Kushtëzimi është i paevitueshëm, ngase nuk mund të arrihen efektet komplekse duke trashëguar metodën e vjetër të mënyrës së organizmit dhe të sjelljes së ndërmarrjeve të mëparshme të cilat përbëjnë shtyllën e disperzimeve të aktiviteteve ekonomike dhe të efikasitetit të punonjësve.

Ristrukturimi i brendshëm është më i kufizuar e njëkohësisht edhe më i ndërliku-ar. Psikologjia e mëparshme e koekzistencës në ndërmarrjet, veçmas të atyre më pak efikase, patjetër implikon qasjen ndaj kërkesave të reja të rritjes së produktivitetit të punës duke mos toleruar sjelljet statike. Pra dinamizimi sipas risive tekno-ekonomike dhe organizative ndërven rregullat e reja për nismat më frytdhënëse. Secila ndërmarr-je e ka natyrën e vet të veprimtarisë dhe të sjelljes s punonjësve. Me ligjësimin e insti-tucionalizuar të transformimeve, parashtrohen skemat e reja të qëndrueshme dhe eles-ticiteti adaptuas ndaj kërkesave të tregut aktual dhe depërtimeve në strukturat që sje-llin frytet më të vlerëshme.

Njësoj sikurse ristrukturimi i jashtëm edhe i brendshmi, shkakton thyerje, nga-njëherë fare të rënda. Kërkesa për ndërrime të profileve të ndryshme profesioniste, shkakton shuarjen e disa vendeve të punës dhe shtruarjen e qasjeve të reja të rikualifi-kimeve. Me procesin e tillë ndërlidhet edhe kërkesa për privatizimin e tërësisë së ndërmarrjeve ose të segmeneteve të tyre. Përgjegjësia në lëvizjet e tilla përfiton në përmbajtje dhe në zotime për të cilat kërkohen profesionistë të guximshëm me aftësi të avancuara. Ata që janë mësuar të “vetëqeverisin” duhet të riorientohen në vetëzbatimin.

Ndër mekanizmat dhe organizmat ristruktuiv, ndërhyjnë edhe transformimet në

suazën e entrepreneurship-it me ndërtimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme,

226

ndërtimin e inkubatorve të biznesit e të tjera sipas know-how.64/ Shuarja e veprim-tarive jo frytdhënëse dhe ndërtimi i të rejave më efikase, shpien deri te ndërrimet e ko-mintetëve dhe riorientimet nga të tjerët si furnitorë dhe si konsumator qoftë kur është fjala për prodhimin qoftë për shërbimet. Suaza e ndërruar, paraqet shndërrime më të mëdha ose më të kufizuara, por që është vështirë të përballohen me metodat e mëpar-shme të veprimit dhe organizmit. Vërtet se ristrukturimi i ndërmarrjeve sjell deri te psikologjia e re e sjelljes, por edhe te kundërshtitë ndaj novacioneve prej atyre që nuk janë në gjendje të ndërrojnë psikologjinë e mëparshme.

P Ë R F U N D I M I

Gjithçka që gjendet në lëvizje, përjeton transformime të caktuara që zakonisht shton peshën produktit të mëtejmë. Mund të jenë këto arritje të ngadalshme apo më të shpejtësuara, të gjera ose të kufizuara, që përfitojnë në peshën dhe efikasitetin. Shken-ca dhe arti i ristrukturimit, në realitet ndihmojnë mbarështimin e kultivimit të transfor-mimeve, të cilat bëhen në mënyrë evolutive ose të rrëmbyer. Mjediset e qytetëruara, kanë shtresuar përvoja të dendura në ecurinë e këtij procesi. Mënyra evolutive përherë gjendet si lëvizje e begatimit të raporteve shoqërore dhe ekonomike - si procedim, që do të thotë krahas kultivimit të aftësive dhe arritjes së shkallës së caktuar të rritjes ekonomike, pandërprerë fisnikërohen marrëdhëniet ndërmjet resurseve materiale dhe njerëzore. Veprimi i rrëmbyer zakonisht shprehet në rastet e frenimeve të mëparshme, të akumuluara për shumë kohë, të proceseve të transformimeve të mbështetura në kërkesat e reja. Por, kësisoj krijohen kokëçarje dhe thyerje të rënda. Kështu shprehen pasoja, të cilat është vështirë t'i renditim në hierarkinë e objektivizimit. Pra, dallohen mënyrat më shumë dhe më pak frytdhënëse të ristruktuimit - evolutive dhe të rrëm-byeshme. Ristrukturimi si tërësi e mendimeve dhe veprimeve bën zgjimin dhe sjell rirenditjen e faktorëve të zhvillimit sipas vlerësimit të tregut.

Zgjimin e kërkesave për ndërmarrje ristruktuive e krijon hapësira e veprimit të

raporteve të lira të tregut. Këto mbështeten në lirinë e komuniteteve përkatëse për shpengimin e iniciativave shumëfaqëshe. Ristrukturimi është proces afatgjatë dhe i vështirë, sidomos kur lëvizjet në këtë drejtim për shumë kohë janë penguar me meka-nizmat e mendimit dhe veprimit të dirigjuar. Zbatimi në mënyrë të projektuar dhe të koordinuar, zbut vështirësitë dhe shkurton kohën e kalimit prej një faze në tjetrën të harmonizimit të resurseve me kërkesat e caktuara, të cilat përherë shkojnë duke u shtuar. Ndonëse ky proces është i pandalshëm dhe mund të zhvillohet në mënyrë spo-ntane, megjithëkëtë atëherë shkakton çrregullime të cilat me vështirësi mund të me-njanohen. Ristruktuimi i sistemit shoqëror është si ndërtimi i një piramide, mbi të cilën ngriten krijimtaritë për hapjen e horizonteve të reja.

64/ Për tekniken dhe anët tjera profesioniste, trajtimet më të gjera janë të shtruara në përsh-

krimin e veprimtarisë së Qendrës consulting.

227

Ristrukturimi në përgjithësi e ka fillin në njeriun krijues, përkatësisht mendimin

dhe bindjen për rimëkëmbjen e efektivave të punës. Qëllimi dhe metoda ndryshojnë sipas kushteve ekzistuese e veçanërisht të aftësive të resurseve njerëzore. Por, gjenden edhe bazat unike të projektimit dhe veprimit. Rirenditja e resurseve përfshin raportet e drejtuara në mënyrë reverzibile: nga lart, poshtë e anasjelltas dhe në drejtimin hori-zontal.Ndërtimi i strategjisë së ristruktuimit është pjesë përbërëse e planeve të zhvilli-mit, kryesisht të atyre sa më afatgjatë. Qasja e tillë zakonisht i përket mënyrës evolu-tive të ristruktuimit, si proces që zbatohet krahas ndërtimeve të etapave të caktuara të zhvillimit. Përndryshe, ristrukturimi si kërkesë e ndërrimeve të raporteve ndërmjet resurseve dhe ngritjes së efektit, trajtohet në strategjinë e veçantë të zhvillimit.

Stratifikimi vertikal në kompleksin e ristrukturimit e ka nismën nga bazat e politi-kës së gjithmbarshme të zhvillimit në tërësinë e vendit, duke përfshirë të gjitha komp-lekset institucionale dhe hapësinore regjionale e lokale. Në hierarkinë e drejtimit shte-tëror dhe të institucioneve të autorizuara profesioniste, ndërhyjnë sistemet e zhvi-llimit intensiv të biznesit.

Transformimet ristruktuive mbështeten në organizimin e projektuar me kujdes dhe koordinimin e renditur sipas skemës së përcaktuar, në të cilën dëtyrat dhe kompe-tencat respektohen me përpikëri. Në të kundërten shkaktohen çrregullime që sjellin humbjen e filleve të veprimeve dhe efekteve të tyre. Në rastet më të rënda, respek-tivisht kur nuk respektohen normat e caktuara profesioniste ose nuk ndërlidhen komp-lekset dhe segmentet e sistemit të veprimit, bëhen edhe devijime të cilat keqësojnë raportet e vlerave, duke shkaktuar rënien e efikasitetit edhe më tepër se saqë ka qenë në gjendjen e mëparshme. Për shkak se ristrukturimi ndërlidhet me punësimin, rritjen e rendimentit dhe efektivat e gjithmbarshëm të shoqërisë, imponohen kërkesa për cakti-min paraprak të kritereve të vlerësimit të tyre. Progresi shkencor teknologjik dhe ristrukturimi bëjnë shtytje të ndërsjellë.

Sistemi shoqëror i përparimit më të lartë, kultivon ristrukturimin më të gjithan-shëm. Qëndrueshmëria e ndërlidhjes dhe respektimi i normave të institucionalizuara të tij, bëhen më efektive dhe më frytdhënëse. Në mjedistet e nivelit më ultë të përpa-rimit, qëllimet e parashtruara, kryesisht janë më të kufizuara. Pra, bazën e fisnikëruar të zhvillimit e përbën sistemi shoqëror, në të cilin nënsistemi i tij që ndërtohet si sistem ekonomik, mbështet modelin e ekonomisë sociale të tregut. Në këtë, krijimtaria materiale dhe jomateriale përfitojnë energjinë akcelerative, e cila ndërton gjeneratorë të tërë të prosperitetit dhe organizimit. Duke nxitur zhvillimin e shkencës dhe teknikës, krijohen vlera të reja, të cilat përherë bëjnë shtytje për organizimin shoqëror dhe ekonomik të shkallëve më të larta dhe marrëdhëniet më efikase ndërnjerëzore dhe ndërmateriale. Dhe kështu pandërprerë inovohen përmbajtjet e kulturës së ristruk-tuimit. Monopolizimi i përket absolutizmit dhe shantazhit që i bëhet zhvillimit eko-nomik dhe konsumatorëve.

Renditja e harmonizuar e resurseve në hapësirën e caktuar, e cila bëhet mbi bazat e ristrukturimit të gjithanshëm, sjell aktivizimin e potencialit më pak të shfrytëzuar më parë. Aktivizohen vlerat latente, duke i renditur në hapësirën më të gjerë ose më të ngushtë. Kështu favorizimet dhe disfavorizimet, mundësojnë ndërrimin e drejtimeve të lëvizjeve të kapitalit dhe forcës punonjëse në kahet ku bëhen më frytdhënëse. Për të ngritur efektivat e kapitalit dhe të mirëqenies njerëzore, përsiatjet e veçanta i kushto-

228

hen ndërrimit të marrëdhënieve dhe raporteve poseduese - si ristrukturim pronësor. Por, jo në trajtimet e thjeshtësuara. Përkundrazi, këtu duhet të bëhet përfshirje e gji-thanëshme, duke zhveshur shtetin nga pronësia, respektivisht duke ndërruar drejtimin e koordinimit të kapitalit shtetëror. Pastaj, përcaktohen mënyrat e mbrojtjes nga mono-polet dhe oligopolet - si sisteme të kufizimit të konkurrencës - përmes ndërtimit të by-rove të kartelit, që do të thotë të antikartelit.

Pjesë të vështirë të ristrukturimit, paraqesin transformimi pronësor dhe i bren-dshëm organizativ i ndërmarrjeve. Riorganizimi dhe arritja deri te metoda frytdhënëse e punës, sjellin kushtëzimin me ndërvënien e risive dhe zbatimet tjera në krahasim me të mëparshmet. Pa njerëz të rinj, profesionistë e të guximshëm, ky procedim nuk mund të arrihet. Ndërkaq ristrukturimi i brendshëm kushtëzohet nga ai i jashtëm dhe përbëjnë një tërësi funksionale të efektit të ngritur të objektivave të reja.

Ruajtja e drejtpeshimit përmes pjesëmarrësve në treg, gjithnjë e më tepër fres-kohet me nxitjet e ndërmarrjeve të reja të veprimtarive të ndryshme. Duke falimentuar një pjesë e ndërmarrjeve të dobësuara, krahas ngritjes së atyre të cilat tentojnë që ta kontrollojnë sa më tepër konkurrencën, nxiten të tjerat me veprimtari të njëjta, të ngjashme ose krejtësisht të reja, për të frymëzuar dhe gjallëruar garat dhe kon-kurrencën. Baraspesha e tillë pandërprerë kultivohet me përkrahje materiale dhe orga-nizative, e mbështetur në sistemin e institucionalizuar të kompleksit social dhe eko-nomik. Proceset ristruktuive janë të njohura në shumë fushëveprime, shumë vende, objekte e subjekte; por që gjithkund vështirë gjendet masa reale dhe kryesisht dikund realizohen mbi masën e dikund nën masën.

Qëllimi i ristrukturimit qenësor është evitimi i devijimeve që imponohen nga pje-sët e shoqërisë, përkatësisht të ndërmarrjeve të mëdhatë cilat mbi bazat e prosperitetit, sipas kushteve të tregut të kufizuar, orvatën që të bëhen sa më shumë të pazë-vendësueshme. Barazia mbi kushtet e njëjta të tregut, përherë shkakton pabarazinë mbi mundësitë e ndryshme të efektivave që arrihen në treg. Duke balancuar ndërmjet këtyre përmasave antipode, gjithnjë nxiten energji të reja krijuese me të cilat ruhet vitaliteti i shoqërisë për prosperitetin përherë e më të shtuar.

229

PJESA E DYTË

OPTIMALIZIMI DHE RRITJA E EFIKASITETIT Shumë gjëra të çrregulluara gjejnë vendin e vet, që do të thotë të rregullsisë, me

kusht që të bëhen ca veprime ndihmëse. Por, më lehtë është të bëhen veprimet parap-rake për të ruajtur suazën e rregullsisë, pra që të mos krijohen çrregullimet, ngase është më vështirë dhe kushton më shtrenjtë t'i sjellim të çrregulluarat në vend të vetin se sa për t'i mbrojtur që të mos dalin jashtë kornizës së efikasitetit. Optimalizimi përbëhet nga shumë veprime, të cilat lëvizin në mes të relacioneve të përshkruara - duke kultivuar drejtpeshimin e arritur dhe rirenditur gjërat që kanë humbur radhitjen e instancës së efektit të duhur.

Optimalizimi mund të dallohet sipas niveleve të ndryshme. Optimalja në shkallën më të zhvilluar, pretendon për një nivelizim të harmonisë më të gjerë dhe më të gjithanshme. Në nivelin më të pazhvilluar, pretendimi është më i kufizuar, pra sipas ecurisë së gradualitetit. Këtu nuk është fjala për optimalen si tërësi, por për shtegun e arritjes së një niveli më të ngritur se i mëparshmi. Gjithnjë mundohemi që ta gjejmë optimalen, por shpesh edhe nuk e njohim se cila është ajo e përmbajtjes së kërkuar.

Ani pse optimalizimi çmohet si proces universal me qëllim unik, shkalla e arrit-jes dhe deponimet mendore e materiale që bëhen, prapëseprapë janë të ndryshueshme. Të paktën, për aq sa janë të ndryshme edhe perceptimet dhe projektimet e tërësisë se optimalizimit. Këtë si qasje për optimalizim e kushtëzojnë rrethanat dhe mjetet në dispozicion. Në realitet, kërkesat për optimalizim janë të përcaktuara me aftësitë dhe mundësitë përballë objektivave. Në raport me ristrukturimin, optimalizimi është tërësi e projeksioneve dhe e veprimeve të tjera praktike, me të cilat krijohet baza për ndër-marrje të mëdha ose të vogla, si aktivitet afatgjatë ose afatshkurtër në komplekse ose segmente të përmbajtjes së hapësirës, duke ngritur efektivat dhe vlerat si objektiva të reja të zhvillimit.

Nuk ekziston shkalla e optimalizimit ideal. Nëse kjo rastësisht arrihet, është afa-tshkurtër. Mirëpo, grupizimi mirëvajtës i faktorëve të riprodhimit dhe balancimi i tyre në lëvizjen efikase, si proces afatgjatë, është gjendja në të cilën bëhen orvatjet për t'u sjell resurset. Kjo do të thotë krijimin e rendimentit vijues afatgjatë në ecurinë rritëse. Pra, rritja ekonomike, duke i përballuar kërkesat e tregut sa më të gjerë - të vendit dhe të jashtëm, duke shtuar diturinë për veprime edhe më të suksesshme me sjelljen e resurseve në shkallë sa më të lartë të efektit, është qëllimi i zhvillimit dhe progresit të çdo mjedisi. Pa optimizëm nuk mund t’i qasemi optimalizimit, por jo vetëm me të njëjtit njerëz dhe të njëjtat metoda e mjete.

Mbarështimi optimal - në nivelin e rritjes së efektit - duke ndërtuar ristrukturimin e resurseve të komplekseve: sociale, ekonomike, organizative, ndërlidh veprimet e gji-thanshme. Ndër këto, në rend të parë të institucioneve kërkimore fundamentale dhe profesioniste pragmatike, d.m.th. operative. Kështu, optimalizimi i vërtetë nuk mund të

230

bëhet në mënyrë të pjesërishme, ngase atëherë mbeten të mangëta efektet, të cilat si parciale e neutralizojnë njëra-tjetrën.

Optimalizimi përfshin të gjitha poret e shoqërisë, duke bërë selektimin e vlerave sipas përparësive, reduktimin e përmbajtjeve të efektit të ulët ose joefikase dhe akti-vizimin e risive që nxitin iniciativat racionale, në më shumë ose më pak përmasa. Në këtë drejtim zbërthehen dhe transformohen sektorët e ndryshëm të kompleksit ekonomik dhe social, integrohen pjesët që kanë afinitet të veprimit të përbashkët dhe dezintegrohen ato pjesë, të cilat në bashkësi të veprimit pengojnë njëra-tjetrën. Plo-tësimet dhe reduktimet bëhen në raportet ndërsektorale, duke ngritur në nivel më të lartë aftësimin për punësime më të mëdha më kapital të deponuar me çmimin optimal të hapjes së një vendi të punës.

OPTIMALIZIMI RISTRUKTUIV I RESURSEVE

Për efikasitetin e resurseve, renditjen dhe rirenditjen e tyre, në pjesët e mëpar-

shme të librit janë bërë përshkrime të duhura. Po ashtu janë bërë edhe shpjegime të përmbajtjes, përkatësisht të përfshirjes së tyre, si tërësi dhe nëntërësi të veçanta. Në këtë pjesë, trajtimi i resurseve shtrohet nga një këndvështrim tjetër - në përmasën e aftësimit dhe optimalizimit në suazën e strategjisë dhe veprimeve praktike të ngritjes së efektit të tyre. Rritja e efektit të resurseve do të thotë nivelizimin e tyre, duke i sje-llë në suazën optimale. Ekonomia e përqendruar në sektorin primar të veprimit (pro-dhimtaria primare bujqësore, eksploatimi i xeheve, pyjeve e të ngjashme) nuk krijon mundësi të shfrytëzimit të aftësive krijuese optimale as për nga hapja e vendeve të pu-nës e as për nga akumulimi, përkatësisht profiti. Në këto ecuri gjithçka është e përcak-tuar me mjetet e punës, me të cilat janë të kufizuara mundësitë e shfrytëzimit të nova-cioneve. Kështu qartësohet disproporcioni ndërmjet aftësive dhe përvojave profesi-oniste me mjetet e punës që nuk përkon me optimalizimin e resurseve. Nevojitet sen-dërtimi i procesit ristruktuiv, duke përfshirë stratifikimin vertikal dhe disperzimin horizontal për rirenditje të re të resurseve për t'i afruar, përkatësisht nivelizuar rapor-tin ndërmjet tyre. Optimalizimi si mendim dhe veprim ristruktuiv, është krijimi i shkallës elas-tike të efikasitetit.

Të barabartit mund të krijojnë vlera dhe shtytje për krijimtari të reja. Duke u bërë më efikas, reduktojnë dhe freskojnë suazën e veprimit. Tërheqin të tjerët për integrime funksionale, duke bërë përsiatje për arritjen e niveleve më të larta të efikasitetit. Së këndejmi, bëhen hapje evolutive dhe “çarje” eruptive të tregut. Në këtë, verifikohen iniciativat e krijuara sipas nivelizimeve të reja. Nxiten edhe garat, duke sjell raporte të freskuara të konkurrences. Frymëzohen idetë për punësime me prokopi më të madhe dhe tërhiqen resurset më parë më pak efikase, që do të thotë se bëhet rivitalizimi i tyre. Ndonëse një pjesë e këtyre resurseve shkoqitet si e pavlerë, pjesa e mbetur e tyre përfiton në efikasitetin më të lartë dhe kështu ndikon në kompensimin e vlerave të humbura të deponimeve të mëparshme.

Qëllimi i optimalizimit të përparuar, është krijimi i baraspeshës ndërmjet energjisë njerëzore dhe resurseve materiale, duke shtruar kushtet e shfrytëzimit racio-nal, përkatësisht zgjedhjes së mënyrës efikase për këtë. Mund të merret me mend se sa energji krijuese në mjediset e pazhvilluara derdhet në kotësi. Sa iniciativa të vlershme

231

të njerëzve të talentuar zmbrapsen mu në mjediset me përplot pasuri natyrore, të cilat janë bërë pengesë e rimëkëmbjes së resurseve njerëzore. Shterpësia e tillë kufizon mundësitë për punësim frytdhënës. Në vend që talenti të ngritët mbi masën, masa e ngufatë talentin, duke shkaktuar edhe më tepër çrregullime në tërë strukturën sociale dhe ekonomike. Ç'është e vërteta, edhe në mjediset e zhvilluara ka derdhje të energjisë në kotësi, por kjo është e karakterit tjetër. Puna frytdhënëse kësaj përherë i kundër-vihet, duke hapur perspektiva të reja për zbrazjen efikase të energjisë. Ekzistojnë edhe raste të veçuara kur të rinjtë kërkojnë hapësirë për shprehjen e lirë të ndjenjave të tyre. Të paktën edhe pa përmbajtje. Rastet e tilla kanë të bëjnë me nevojën për zbrazjen e energjisë dhe shfryrjen e të rinjve në kohën e lirë. Optimalizimi i resurseve mbështetet në ristrukturimin nivelizues të aftësimit për efekte dhe nxitje të ndërsjella.

Një shembull. Ishte rast karakteristik si përjetim i çuditshëm kur për hir të piktu-rave, përkatësisht ikonave dhe freskave impozante të stileve të ndryshme, me 1988 gjatë një vizite në Gjermani, vizitova një kishë protestante. Ishin tubuar ca të rinj dhe bisedonin me priftin. Një shok timin, i cili njihte bukur mirë gjuhën gjermane, e luta që ta përcjellë bisedën, ngase ishte mjaft temperamente. Më në fund kuptova se të rinjtë kërkonin këshillë për shfrytëzimin e kohës së lirë. Ndër rekomandimet nga prifti, ishte edhe propozimi që të demonstrojnë! Pyetja e të rinjve kishte të bënte me sqarimin se për kë dhe me çfarë arsyeje. Përgjigjja ishte vërtetë befasi. "Demonstroni për ngjarjet në Rengalizi!" - kishte qenë udhëzimi i priftit. Që ky vend nuk ekzistonte, Përgjigjja ishte lakonike! Kjo s’kishte rëndësi që ai vend nuk ekziston. Vlente propozimi për "çjerrjen" e të rinjve. Diçka që mundëson derdhje të energjisë së tepërt e që askujt nuk i shkakton asfare kokëçarje. Fatkeqësisht mjediset e pazhvilluara nuk e kanë këtë fat që kotësinë në kohën e lirë ta kalojnë në mënyrë vërtet më të kotë dhe pa sherr. Në mjediset e raporteve të çrregulluara të resurseve në vend që talenti të ngritët mbi masën, masa këtë e ngufatë.

Qenësia e tërë procesit të optimalizimit është e përqendruar në resurset, aftësi-min e tyre të ndërsjellë për efikasitet më të lartë. Afria e tyre për të ndërtuar baraspeshën ndërmjet vete dhe në këtë drejtim për të depërtuar dhe ekzistuar në treg, mbështetet në kërkesën elementare të ngritjes së nivelit të rendimentit, në përbërjen vëllimore dhe cilësore. Qëllimi kryesor është të mendohet ndryshe në krahasim me ata të cilët kanë lejuar që të krijohen devijimet strukturale. Ndërrimet e mënyrës së të menduarit dhe deponimet në kultivimin e qasjes së re në resursin njerëzor, përkojnë me një sërë veprimesh të programuara dhe të paprogramuara. Përderisa më parë në mjedisin e efikasitetit të ulët janë mbarështuar elaborimet sipas renditjes: plani, programi, projekti, deponimet investive e më në fund njeriu, me mënyrën e re të shtruarjes së mendimit, renditja e komponentëve të elaborimit dhe përbërja e tyre kthehet në tjetrin drejtim: njeriu me talentin dhe vlerën e vet krijuese, mjetet disponuese për deponime, projekti, programi dhe plani. Pra, në kuptimin e detajuar dhe në një pjesë edhe në instancat globale, njeriu është mbështetja e ristrukturimit. Në të vërtetë, edhe ky vetë duke ngritur aftësitë e kultivuara, vetitë dhe kulturën, tërë jetën “ristrukturohet dhe optimalizohet”, që ka për qëllim ngritjen e efikasitetit të ve-primeve të vetes. Gjithë ajo që ky me forcën e vet mund ta bëjë, duhet të shtrohet si mundësi dhe kërkesë për optimalizimet qenësore. Resurset tjera njeriu duhet t'i zgje-dhë e t'i mbarështojë dhe në instancën e fundit t'i drejtojë dhe koordinojë.

232

Koncepti dhe strategjia e optimalizimit të resurseve, duke u ndërtuar si tërësi e mjeteve dhe raporteve, mbështeten në energjinë e potencialit ekzistues, duke u mba-rështuar në ndeshjen e stratifikimit vertikal dhe renditjen horizontale me optimalizi-min e efikasitetit. Përvojat si përkrahje konceptuale mund të huazohen, por përmbaj-tja duhet të përqendrohet në transformimet në kuadër të komplekseve: sociale, ekonomike dhe organizative. Dhe të gjitha veç e veç e si tërësi do të projektohen në të arriturat e shkencës dhe teknologjisë, duke i shpërndarë dhe koordinuar sipas nismave të shumta dhe paralele.

KOMPLEKSI SOCIAL

Në aspektin e optimalizimit të komponentëve të zhvillimit, nga kompleksi social

burojnë pjesët më vitale të shoqërisë. Njeriu, edukimi dhe stabiliteti i tërësisë sociale, përbëjnë agregatet përherë të ndryshueshme, por gjithashtu edhe më vitale të konst-ruksioneve të ndërtimeve të reja. Kur në kompleksin social vihen lidhshmëritë dhe ecuritë e pandalshme të koordinimit, mbështetja ekonomike bëhet më dinamike e më produktive dhe anasjelltas, rritja ekonomike bën shtytje në raportet sociale, duke i kul-tivuar dhe ngritur në nivele më të larta të pasurisë dhe kulturës. Optimalizimi social përmban ngritjen e tërësisë njerëzore dhe rritjen e efi-kasitetit të veprimeve që shpejtësojnë procesin e mirëqenies për komunikimin e kulturuar me vlerat materiale dhe jomateriale.

Mbarështimi institucional dhe joinstitucional, përkatësisht i rregullimit të shkruar dhe të pashkruar të tërësisë sociale, në fakt përfshin tërë aktivitetin njerëzor të kara-kterit oficiel dhe jooficiel, d.m.th. jetën zyrtare dhe private. Organizimi i: edukacionit - shkollimit dhe kultivimit të kulturës - ambientit të punës dhe jetesës, urbanizimit, trafikut dhe komunikimit, mbrojtjes shëndetësore, argëtimit dhe kultivimit të aktivi-teteve të lira, kujdesit dhe respektimit të gjeneratave në mënyrë të ndërsjellë, vle-rësimit objektiv të moralit dhe amoralitetit, kujdesit dhe mbrojtjes sociale dhe siguri-së në tërësi, përbëjnë veçoritë e mjediseve të civilizuara. Në këto rrethana optimalizimi i kompleksit social, zhvillohet në mënyrë evolutive. Këto janë aspiratat e begatimit të kulturës dhe qytetërimit të secilës shoqëri. Mirëpo, mundësitë janë të ndryshme. Çfarëdo qofshin, ky proces nuk mund të rrjedhë me shpejtësi të dëshiruar, ngase është i kushtëzuar me një sërë kërkesash të cilat ndërlidhen me kohën e kalimit prej një etape të zhvillimit në tjetrën.

Te shumica e komplekseve si tërësi, optimalizimi ristruktuiv mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Pra, edhe në atë të shpejtë, pavarësisht prej pasojave që mund të jenë pak a shumë të rënda. Por, për kompleksin social, ekzistojnë veçori të dalluara për të cilat ky proces nuk mund të shkojë ashtu. Janë të kushtëzuara raportet strukturale të popullsisë: niveli i mëvetësisë materiale, urbanizimi i saj, lëvizshmëria – emigracioni dhe imigracioni, aktiviteti ekonomik në kuptimin më të gjerë dhe të thjeshtësuar si punësim afatgjatë, përkatësisht shkalla e punësimit, niveli kulturor i komunikimit me teknologjinë e përparuar dhe një varg cilësisë të tjera, të cilat është vështirë që të sillen në një nivelizim optimal. Nga këto përshkrime bëhet më e qartë ndërlikushmëria e përbërjes dhe optimalizimit të kompleksit social. Në të vërtetë, i tëri identifikohet me shkallën e industrializimit të jetës dhe aktivitetit ekonomik dhe joekonomik.

233

Zëvendësimi i traditës së trashëguar e mbështetur në aktivitetin e kufizuar ekonomik, me traditën e raporteve të tregut të zhvilluar, është kërkesa parëso-re e optimalizimit ristruktuiv të kompleksit social.

Në mjedisit e pazhvilluara, dendësia e shprehur e popullsisë dhe shkalla e ulët e punësimit, krahas aktivitetit të kufizuar ekonomik me pjesëmarrjen e lartë të popull-sisë bujqësore në strukturën e tërë, kushtëzon qasje tjetër të optimalizimit social. Tjera raporte strukturale mbretërojnë në vendet me ecuri të kundërta me të përshkruarat, çfarë kanë vendet e zhvilluara: aktiviteti i dendur ekonomik, pjesëmarrja e ulët e po-pullsisë bujqësore, punësimi i shkallës së lartë e të ngjashme.

Në hapësirat e tilla, duhet nisur me përfshirjen e të gjitha komplekseve, duke ve-pruar në mënyrë të shumëtrajtshme. Përcaktohen prioritetet sipas renditjes, ku vlerat nismëtare aktivizohen si mbështetje për krijimin e resurseve, të cilat tërheqin tjerat. Iniciativat e suksesshme nxitën dhe aktivizohen më tepër në mënyrë të krijimit të pa-varësisë së veprimit, me qëllim të shndërrimit të raporteve ekzistuese të tregut, por edhe të mentalitetit. Në rend të parë hapësira e veprimit projektohet në gjerësinë më të madhe, duke përfshirë lëvizshmërinë sa më të madhe të popullsisë. Metodat e ristruk-tuimit në renditjen dhe rirenditjen e resurseve të papërshtatshme dhe të përshtatshme, për hapjen e shtigjeve të zgjedhura, ndihmojnë në nxjerrjen e agregateve tërheqëse të aktivitetit të nxituar dhe evolutiv.

Çfarëdo që të jetë optimalizimi, madje edhe i përgatitur mirë, në rend të parë si projeksion, nuk mund të funksionojë sa duhet nëse refleksionet e tëra nuk janë të drej-tuara nga tregu. Me këtë edhe mentaliteti i njerëzve duhet të rikthehet nga vlerësimet e objektivizuara, duke ndryshuar rrënjësisht bindjet ndaj vetes, ndaj të tjerëve dhe re-surseve shumë produktive, pak produktive, joproduktive dhe kundërproduktive. Aty ku ekziston njeriu i ngathtë, gjendet edhe i shkathti për të mbështetur përparimin.

Nuk janë të gjitha veçoritë e mjediseve të pazhvilluara të efekteve të mangëta. Përballë bazës së ulët materiale ndodh që të gjendet popullsia me nivel sadopak të ngritur të arsimimit dhe shkollimit dhe përvojave me disiplinë të dendur për punë. Kundërvënia e një kompleksi të resurseve të zhvilluara atyre të pazhvilluara, krijon hapësirë të raporteve të përziera të ristrukturimit. Këto duhet të renditen si projeksion i vlerësimit se kush çka mund të ofrojë. Mirëpo, në anën tjetër, në kuptimin e ndry-shimit të bindjeve të mjedisit për qasjen ndaj vlerave të përparimit, shtrohen kërkesa për ca shkëputje nga trashëgimitë e këmbimit natyral. Shkarkimi nga tradicionalizmi në komunikim e veprimtari dhe krijimi i traditës së re të ngritur mbi bazën e ligjeve ekonomike, përkatësisht të vlerës, përbën kërkesën kyçe për ndërrimin e bindjeve dhe raporteve të strukturës sociale.

Veprimi i tregut të gjerë në resurset njerëzore, ndihmon diferencimin e objek-tivizuar të talentit, deponimit të punës dhe frymëzon për shtruarjen e iniciativave shu-mëfaqëshe. Krahas këtyre zhvlerësohen sjelljet e vjetra, bashkë me këto edhe ligjet të cilat nuk e favorizojnë ndikimin e tregut, duke u zëvendësuar me sjelljet dhe ligjet e reja të ndërtuara mbi kërkesat e konkurrencës. Veprimet sipas këtyre kritereve mund të jenë të logjikshme dhe të palogjikshme, por përherë të arsyeshme për mirëqenien njerëzore. Kështu, mentaliteti i mjedisit gjithnjë e më tepër përfiton në tiparet e vle-rësimit të leverdisë sipas veprimeve me përmbajtje etike.

234

Njerëzit e vullnetit të qëndrueshëm mund ta bëjnë të pamundshmen, me kusht që të kenë prijësit e tillë.

Sendërtimi ristruktuiv social sjell një sërë ndërhyrjesh tipike dhe atipike, duke i

ndërruar vendin njëra-tjetrës dhe duke eksponuar ecuri të mbështetura në këto. Njësoj ndërrojnë vendet prijësit dhe të varurit nga këta. Veprimet shkoqiten dhe ndërthurën sipas ligjeve universale e jo mbi kërkesat dhe imponimet individuale. Aftësitë për garë dhe qëndrueshmëri në konkurrencë, përherë shkojnë duke u rritur, ndërsa zotimet in-dividuale verifikohen mbi baza të krijimtarisë së mirëfilltë.

Mund të dyshohet se të gjitha këto përshkrime janë qasje të vlerësimeve teorike. Ndërkaq përvojat e shumë vendeve të zhvilluara relativisht shpejt, mësojnë për rea-litetin tjetër të drejtimit në kahun e traditës së re të tregut të lirë të të gjitha vlerave, në rend të parë të diturive dhe qasjeve të qëndrueshme. Shembull tipik për ndërrimet ristruktuive të kompleksit socio-ekonomik dhe veçmas të atij social, sidomos në shndërrimin e mentalitetit të popullsisë për ide dhe iniciativa të aktivitetit ekonomik janë: Singapuri, Koreja e Jugut, Malezia, Indonezia, Brazili, Argjentina, Kili, Zimba-bve dhe shumë të tjera.

KOMPLEKSI EKONOMIK

Efektivat e tërë optimalizimit shprehen me ekonomizimin e frytshëm. Ristruktu-imi social në gjerësinë e vet më të madhe jep shtytjen e parë rimëkëmbjes ekonomike, nga e cila burojnë nxitjet e reja të sendërtimit të inovimit të të gjitha kaheve të zhvi-llimit, andaj edhe të veprimit shoqëror dhe ngritjes së mirëqenies njerëzore. Nxitjet e tilla reciproke mundësojnë shkallën më të ngritur të drejtpeshimit socio - ekonomik. Për dallim nga optimalizimi social, transformimet ekonomike për nga metodologjia dhe veprimi praktik, do të thotë drejtimi dhe koordinimi i tyre, janë mjaft të njohura. Procedimi është edhe më i lehtë. Më parë kishim të bënim me qenien njerëzore që është vështirë t'ia ngritim psikologjinë e sigurimit të vetegzistencës, ta aftësojmë profesionalisht, ta edukojmë duke i shtuar kulturën dhe ta sjellim në marrëdhëniet më të avancuara. Këtu është fjala për gjërat materiale me të cilat veprohet ndryshe, d.m.-th. tipizohen, tubohen dhe shpërndahen në mënyra unike. Përvojat e verifikuara udhë-zojnë se kompleksi ekonomik në trajtimin ristruktuiv zbërthehet në qasjet globale dhe detaje, me veprime të dyanshme: konceptuale dhe operative.

Optimalizimi ristruktuiv ekonomik në gjerësinë më të madhe përbëhet nga traj-timi rimëkëmbës të drejtpeshimit: të sektorëve, lëmenjve dhe degëve ekonomike, formave organizative integruese dhe dezintegruese, themelatave eksperimentale të demonstrimit të organizimit të krijimit të rendimentit të lartë, projekteve të veçuara ose të gjithanshme të rirenditjes së resurseve, institucioneve, sistemeve, organizmave të biznesit e të ngjashme. Për hir të kategorizimit më të shkoqitur të qa-sjes së ristrukturimit, është me vend që raportet dhe veprimet ekonomike të renditen në nënkomplekset e përgjithshme dhe të konkretizuara në hapësirat më të gjera ose më të kufizuara. Të parat kanë të bëjnë me të gjitha veprimet projektuese dhe normative ma-teriale të mbarështimit të sistemit të ristrukturimit ekonomik. Pra, si globale ndërme-rren në koordinimin e organeve të pushtetit, institucioneve të autorizuara profesioniste dhe korporatave. Të dytat mbështeten në ristrukturimet më të kufizuara në regjione

235

përkatëse dhe ndërmarrje në ndarje të segmenteve organizative për begatimin e vlerave të ekonomizimit. Edhe organizimi më i mbaruar pa vetorganizim dhe organizator mbetet i mangët, madje edhe i pavlerë.

Drejtpeshimi ndërmjet sektorëve ekonomikë, është baza e vitalitetit për rritjen dhe

zhvillimin e gjithëmbarshëm me efekte të drejtpërdrejtë e të tërthortë në veprim-taritë e përmbajtjet edhe joekonomike. Njëanshmëria sektoriale, siç është rasti me për-qëndrimin në bujqësinë dhe xehetarinë e shkallës së ulët të industrializimit, pra në ku-ptimin e prodhimit, përkatësisht nxjerrjes së lëndëve të para, shkakton konservimin e akumulimit dhe punësimit të ulët. Shkrydhja e veprimtarive të sektorëve ekonomikë dhe lidhshmëria e duhur në mes tyre, krijon propulsivitetin për raportet e ngritjes së efektivave në të gjitha drejtimet e posaçërisht në akumulim dhe punësim.

Ekonomia propulsive mbështetet në shumëllojshmërinë e veprimtarive, me të cilat pandërprerë rritet prodhimi e shërbimet dhe aftësia konsumuese. Raporti ndër-mjet sektorëve: primarë, sekondarë, terciarë dhe kuartarë, riaktivizohet në shumë mënyra, të cilat kryesisht përqendrohen në dy drejtime. Në rend të parë duke bërë ristrukturimin brenda sektorit përkatës për aftësimin e lidhshmërisë së veprimtarive. Në të dytin duke harmonizuar baraspeshën në mes tyre.Të zhvilluarit si regjione dhe tërësi shtetërore, përqendrimin parësor e drejtojnë në sektorët që punësojnë më shumë njerëz dhe krijojnë akumulim më të madh. Biznesi i mesëm dhe i vogël këtu gjendet më së miri sikurse në përpunimin e produkteve, shërbimet e shumëllojshme (si sektorë: terciar dhe kuartar).

I ngjashëm është veprimi në trajtimin ristruktuiv të lëmenjve ekonomikë. Në këto, degët ekonomike reduktohen ose zgjerohen sipas kërkesave për aktivizimin e po-tencialeve frytdhënëse dhe deaktivizimin e atyre që janë pengesë për gjallërim më intensiv. Të gjitha këto ecuri në përshkrim duken si çështje të thjeshta, të drejtuara si lëvizje mekanike. Në të vërtetë, i tërë procedimi i ristrukturimit ekonomik gërsheton aktivitete të vështira dhe afatgjata, më qëllim që lidhshmëritë dhe ndërvarësitë të për-fitojnë konstruktin funksional. Edhe organizimi më i mbaruar pa vetorganizim dhe organizator mbetet i mangët, madje edhe i pavlerë.

Ndërtimi i strukturës optimale, në nivelin ndërsektoral, përkatësisht ndërmjet

lëmenjëve ekonomikë, gërsheton degëzimet e madhësive të ndryshme të veprimtarive sa më të harmonizuar. Kur këto më shumë ose më pak nivelizohen, duke krijuar ren-diment më të lartë me deponime më të vogla, arrijnë që të nxjerrin vlera të reja të nxitjes së konkurrencës. Në të kundërtën, në gjendjen depresive veprohet në nivelin vegjetues pa ndërhyrje serioze konkurrente. Në ecuritë e tilla, të mbështetura në lëndë të para ose ekstraktimin e metaleve (sektoret: primar dhe sukundar), konkurrenca është e kufizuar. Çmimet i përcakton tregu, pothuajse i dirigjuar dhe disparitar, duke imponuar gjithnjë veprime të kontinuitetit të njëtrajtshëm, në të cilin s'ka iniciativa të reja serioze. Teknologjitë e reja me shpërndarjen në hapësira të gjera, kanë hapur shtigje të reja të përparimit tekno - ekonomik edhe në mjediset e pazhvilluara.

236

Të marrim si shembull energjetikën dhe industrinë bazike. Në këto, deponimet investive janë të mëdha. Një vend i punës kushton prej 100.000 deri në 1.000.000 $. Një agregat prej 150 - 200 mgw kushton edhe deri përtej 100.000.000 $. Njeriu aty s’ka për çka të mendoj as të zhvilloj. Këtu punësimi është i kufizuar dhe çmimet i përcakton shteti. Dhe ndaj këtij fati drejtohen prijësit e të pazhvilluarëve. Shembull i ngjashëm është edhe zhvillimi ekonomik i Kosovës. Pra këtu s’ka biznes.

Në prodhimin e makinave, aparateve të ndryshme elektrike, konkurrenca bëhet më e ashpërsuar (sektori sekondar). Ndërsa, në prodhimin e makinave ose stabilimen-teve elektronike, përhapjen në tregje të ndryshme dhe shitjen e tyre (sektori sekondar dhe terciar) konkurrenca bëhet edhe më agresive. Kësisoj edhe iniciativat e reja bëhen më dinamike. Veprohet në shumë drejtime për: inovimet tekniko - teknologjike, mar-keting e të ngjashme, duke krijuar shtigje të reja të konstruksioneve, performansave e tregjeve.

Optimalizimi niset nga motivimet për efikasitet, por edhe më tepër i rritë këto. Duke eksponuar kritere të reja të vlerësimit, rezultojnë edhe qëllimet e inovuara. Punësimi intensiv dhe deponimi sa më i madh i punës të niveleve sa më të larta pro-fesioniste, bëhet kërkesë dhe kundërvënie e deponimeve të mëdha të kapitalit, por edhe të materialit. Puna këtu e ka vlerën dominante, kjo deponohet në produktin përkatës më shumë se investimet për vendin e punës dhe materiali. Por, secila do ta gjej vendin, zbatuesin dhe tregun e vet, prej asaj më profesioniste për prodhimin e serive të mëdha e të vogla deri te ajo që me pak profesionizëm zhvillon biznesin e vogël.

Deponimi i shumëfishuar i punës sjell përpunimin shumëfaqësh të produkteve, që do të thotë finalizimin më të lartë. Teknologjitë e reja përfshijnë të gjitha poret e ekonomisë dhe të shoqërisë, kështu ndikojnë në kulturën e re dhe angazhimin më të efektshëm. Të gjithë njerëzit kanë detyra të barabarta dhe kërkesa për avancime të pabarabarta; më në fund prapë do të afrohen nga barazimi.

Është qëndrim i gabuar se të pazhvilluarit nuk mund ta absorbojnë automatizimin dhe robotizimin, si kompleks të industrializimit më të përparuar që është tejet akumulativ dhe efektiv për hapjen e vendeve të reja të punës. Bindjet e tilla më parë ishin të arsyeshme e tash nuk qëndrojnë aq shumë. Mbështetur në sistemin "know - how", licencat dhe shpërndarjen e kapitalit në hapësirat e gjera, veçmas në ato ku for-ca punonjëse dhe papunësia janë më të dendura, mundësia e veprimit të tillë është bërë mjaft e përshtatshme dhe tërheqëse. Ndër të tjera, intensifikimi i komunikimit, sistemet e aftësimit dhe të mikroinformatikës, krahas lëvizshmërisë së dendur të popullsisë, me krijimin e përvojave dhe diturive për teknologji të reja, janë bërë të kapshme edhe për mjediset e pazhvilluara. Në saje të infrastrukturave dhe resurseve të reja të aftësimit, i kanë sjellë në pozitë të privilegjuar gati të gjithë - të zhvilluarit dhe të pazhvilluarit. Forca rinore punonjëse, me energjinë e saj krijuese, që gjendet dendur në mjediset e pazhvilluara, sipas përvojave të reja, gjithnjë e më tepër po tregohet mjaft vigjilente ndaj risive ekonomiko-sociale, respektivisht teknikisht e aftësuar dhe e kultivuar edhe për veprime tejet të përbëra projektuese dhe teknologjike. Duke zhvilluar kështu ekonominë e sektoreve me akumulim më të madh, rritet edhe kapitali për investime të reja. Regjenerimi i tillë edhe më shumë zgjeron mundësitë për hapjen e vendeve të reja të punës. Andaj konceptet e vjetra që mbështetnin për të pazhvilluarit teknologjitë e amortizuara dhe veprimet dominante manuele, tani janë tejkaluar.

237

KOMPLEKSI I INSTITUCIONEVE, PROJEKTEVE,

ORGANIZMAVE DHE SISTEMEVE TË OPTIMALIZIMIT – BIZNESIT 65/

Shikimet e reja transparente si strumbullar të të gjitha aktiviteteve në funksion të

zhvillimeve ekonomike, drejtpërdrejt i dedikohen veprimeve biznesore. Njëkohësisht janë pjesë përbërëse e biznesit. Andaj njësoj e kanë trajtimin paralel, përkatësisht alternativ si kompleks i projekteve, organizmave dhe sistemeve të biznesit. Ndërtimet e shtresuara të optimalizimit ristruktuiv, përshkojnë ecuritë e përbërjeve të ndërlidhu-ra me njeriun, epiqendra e të cilit përherë graviton me organizimin e mirëfilltë. Ndo-nëse organizimi si kompleks i mbështetjes së çdo aktiviteti është përqendrimi për se-cilin ndërtim, vlerën e tij nuk bënë ta ekzagjerojmë. Nëse veprimtarët dinë se nga duhet drejtuar aktivitetin dhe si ta organizojnë veten, organizimin e adaptojnë lehtë. Ndryshe, organizimi edhe më i mbaruar i skematizuar pa kreativitet të punës, mbetet i mangët. Andaj, nuk duhet idealizuar ndërtimin organizativ, por njeriun e ekipin kreativ, që ka aftësi të vetorganizimit dhe koordinimit të aktivitetit të vet dhe të tjerëve me të efektshëm. Në biznes kjo është qasje parësore. Organizimi në të cilin prijësi avancon veten në pozitën e të pazëvendësu-eshmit, ngushton efektet dhe pengon kreativitetin individual të të tjerëve.

Nuk është qëllimi që këtu të trajtohen kategoritë dhe veçoritë e organizimeve: efikase dhe joefikase, inerte dhe dinamike, oligarkike dhe teknokratike, të thjesh-tësuara dhe të konglomerateve, organike - funksionale, mekanike e tjera, por të si-njalizohen vlerat e harmonisë kompatibile në mes njeriut, avancimit të aktivitetit fryt-dhënës dhe konstruktit të lidhshmërisë si tërësi e veprimeve biznesore.

Për optimalizimin frymëzues gjenden një varg formash si ndërtime për shpër-ndarjen e iniciativave prijëse të ndërrimeve të bindjeve dhe veprimeve të ngritura për-mbi suazën e efekteve të deridjeshme. Për këtë nuk parashtrohen vetëm kërkesa të njëanshme të kërkimeve shkencore për zbulime. Gjërat janë zbuluar më parë, mbi të cilat gjenden përvoja të begatshme. Është vërtetë laramani e madhe e metodave dhe veprimeve transparente, praktike, masive të verifikuara si dhe sprovimeve si eksperi-mente më pak ose më shumë të suksesshme. Ndër gjithë këto, dallohen konstruksione të frytshme të filleve organizative për "shkundjen" e iniciativave të reja racionale.

Përherë mbetet e pazëvendësueshme vlera e institucioneve inventive - kërkimore autoktone, si për ndërtimin e risive ekonomike e të veprimtarive joekonomike, ashtu edhe për dinamizimin e ndryshimeve kontinuele të zhvillimit, andaj edhe formave efe-ktive të organizimit të llojeve të ndryshme eksperimentale dhe vijuese të masivizuara. Krahas këtyre, ngjashëm me efikasitetin e përshkrimit të mëparshëm, kanë vlerë të rëndësishme institucionet profesioniste ristruktuive. Mandej, të vlershme si organizma të verifikuara, janë konstruktet organizative eksperimentale të biznesit të vogël e të mesëm dhe ndërmarrësisë: zonat jashtëdoganore, optima, inkubatori, parku tekno-

65/ Shkoqitje nga projektet praktike të autorit (Z.B), të ndërtuara në periudhën 1987-1992.

238

logjik, parku teknik. Afirmimin e të gjitha këtyre e bëjnë mediat, si organizim të eks-ponimit të optimalizimit ristruktuiv.

1. Institucionet e zhvillimit të biznesit

1. 1. Institucionet inventive – kërkimore të biznesit Mënyra e organizimit të veprimeve inventive - kërkimore dhe pasqyrimi i rezul-

tateve janë të shumëllojshme. Mbështetja nuk kufizohet vetëm në veprimet ekonomike e organizative, por edhe më gjerë, në aspektet: demografike, teknike, teknologjike. Pikësynim janë nxjerrja e varianteve më të preferuara të veprimeve përkatëse në sendërtimin e konstruksioneve me karakter tekno – ekonomik – biznesor, adekuate me resurset njerëzore dhe materiale të mjedisit. Për shembull, një variant është më atraktiv për nga punësimi e teknologjia, por jo aq i vlershëm për nga akumulimi dhe anasjelltas. Varianti tjetër ka të bëjë me transformimin pronësor dhe ristruktuiv të ndermarrjeve të cilat ofrojnë punësim të lartë, por akumulimin e kanë të ulët. Varianti tjetër kushtëzon nivel të lartë të specializimeve për punët e ndjeshme teknike. Ndërkaq për njërën mungon infrastruktura përkatëse. Mirëpo, për një tjetër ajo mjafton.

Shkenca dhe pesha e saj në vlerësimin e ristrukturimit dhe projekteve të qasjeve të caktuara, vihet në pozitën udhërrëfyese për të gjitha ose shumicën e aktiviteteve që ndërmerren. Alternativa adekuate është ajo që i përgjigjet rrjedhimisht procedimit të projekteve sipas kodeksit të iniciativës – prezentimin dhe projektimin e asaj që plotëson më shumë nga komponentët përkatës. Në biznes pranohet vetëm shkenca produktive – frytdhënëse, të tjerat mund të vallëzojnë rreth tij.

Objektivat e zhvillimit të biznesit, duke u iniciuar dhe projektuar nga institucio-net inventive - kërkimore, përfshijnë raporte të ndryshimeve të gjera. Në njërin drej-tim këto institucione bëhen shtytëse të ristrukturimit efektiv. Në tjetrin, ky proces duke parashtruar kërkesa më të gjera dhe më cilësore, nxit ristrukturimin e këtyre instituci-oneve për të nxjerr variantin optimal të zhvillimit të biznesit. Në këto veprime të ndër-sjella, ndodh që të ndërtohen institucione tjera me aftësi dhe vitalitet më tërheqës biznesor.

Konkurrenca në hapësirën kërkimore - shkencore në procesin ristruktuiv, qoftë evolutiv ose më i rrëmbyeshëm - është e pashmangshme e nëse jo, duhet të bëhet e ti-llë. Vlerat që shtresohen në këtë drejtim janë me peshë tejet të madhe. Pa treg e kon-kurrencë ( përballë mbulesave buxhetore iniciale, në veprimtarinë shkencore), të gjithë bëhen të barabartë, duke rënë kështu në nivelet e veprimeve rutinore dhe duke u qetësuar në një letargji të "kënaqësive të solidaritetit" pakkrijues. Ku s’ka konkurre-ncë, nuk ka as motiv për veprime të thelluara dhe avancime të depërtueshme. Ristrukturimi i iniciativave inventive - kërkimore, nxit konkurrencën ndër-mjet bartësve të thirrjeve akademike dhe atyre të përmbajtjeve produktive.

239

Ballafaqimi me ristrukturimin sjell diferencimin e vlerave, përkatësisht dallimin e të rëndomtave - rutinore nga të parëndomtat - fundamentale. Ky është fillimi i shkëpu-tjes nga një "realitet" dhe kalimi në tjetrin. Por, është proces i ngadalshëm dhe i vësh-tirë.

Është e arsyeshme që shumë "iniciativa shkencore", posaçërisht të mjediseve të pazhvilluara, duhet t'i përfshijë ristrukturimi. Ndryshe, mund të bëhen pengesë e tërë këtij procesi. Ky mund të arrihet në mënyrë krejtësisht të lehtë. Thjesht, drejtohet në treg, duke shuar mbajtjen nga buxheti shtetëror ose nga fondet tjera jashtështetërore. Entuziazmi dhe motivimi i krijuesve të rinj, respektivisht të personave të talentuar inventivë, duke ndërhyrë në aktivitetet shkencoro - kërkimore, ndihmojnë që të përfi-tojnë garën dhe nxisin raportet e vlerave të diferencuara.

Ingranazhi i institucioneve inventive - kërkimore me ecuritë e ristrukturimit, si tërësi për nga përmbajtja dhe përfshirja hapësinore, sjell risi jo vetëm autoktone. Aq më tepër, duke u mbështetur në njohuritë e sprovuara në mjediset tjera, bën të mundur kombinime funksionale ndërmjet imitimeve dhe origjinalitetit. Por, ndihmon edhe për pengimin e përvetësimit ose imponimit të të njohurave si rezultat i veprimit të "kër-kimit autokton". Thjesht, ndan kompilimet, deskripcionet e plagjiatët nga origjinalja, duke shkëputur ngjitjet mekanike nga lidhshmëritë funksionale.

Veprimi më frytdhënës inventiv - kërkimor mbështet bashkëveprimin ekipor të qendrave të ndryshme, duke bërë në këtë mënyrë ballafaqimin e njohurive dhe përvo-jave të kombinuara, me forcën krijuese dhe transmetuese të mjedisit përkatës. Në anën tjetër, bashkëveprimi grupon jo vetëm institucionet dhe profesionet e një drejtimi kër-kimor, por edhe të fushëveprimeve të ndryshme, meritore për ndërtime shumëfaqëshe ristruktuive. Resurset si pasuri natyrore janë të shterëshme. Të pashtershme janë resurset e energjisë njerëzore.

Më në fund të konstatojmë se cilat mund të jenë këto. Zakonisht në përbërje për-

fshihen institutet me përvoja në qasjet ndaj optimalizimit në xhirimin dhe nxjerrjen e rezultateve përkatëse për zhvillimet në: degët industriale, shërbimet, metodat e aftësimit të bartësve të realizimit të projekteve dhe konkretisht të të punësuarve të ardhshëm, nevojat e ndërtimeve dhe zgjerimit të kapacitetit të infrastrukturës. Është rregull se efektivat më të mëdha arrihen në angazhimin e projektuesve të cilët njëko-hësisht edhe do të mbikëqyrin deri edhe të koordinojnë zbatimin e tërësisë së projek-tuar. Për qasjet e specializuara, do të angazhohen specialistët: sikurse për agrobiznes, sistemet e biznesit, financat, marketingun, sistemin e edukacionit për punët përkatëse. Dhe ndër të gjitha, këtu duhet të jenë të pranishme ndërmarrjet e interesuara për deponimet e investimeve dhe të përhapjes së veprimtareve të veta me përkrahjen shte-tërore të pushtetit më të lartë ose lokal.

1. 2. Institucionet profesioniste – operative të biznesit

Përpunimi, koordinimi dhe transmetimi i veprimeve profesioniste, kryesisht i

përket specialistëve, përkatësisht ekspertëve kompetentë. Ristrukturimi, i çfarëdolloj-shëm, madje edhe i thjeshtësuar, nuk mund të bëhet zotim i secilit institucion dhe

240

person. Të paktën jo i atyre që për këtë çështje kanë njohuri të cekët. Aq më pak kur janë të shtruara kërkesat me përbërje të ndërlikuara. Për këtë gjenden institucionet profesioniste - operative. Nëse nuk ekzistojnë, çka është rast më i shpeshtë - sikur të ekzistonin dhe vepronin më parë, me siguri se nuk do të kishte çrregullime strukturale dhe të efektivitetit – elaborimi i ristrukturimit parashtron edhe kërkesën për ndërtimin e këtyre themelatave në bashkëveprim me ato nga mjediset tjera, të cilat kanë krijuar përvoja nga veprimet e ristrukturimit. Megjithëkëtë, në mjediset ca më të gjera ekzis-tojnë institucionet operative profesioniste për çështje të përgjithshme. Rëndom vepro-het asisoj që këto të ristrukturohen, përkatësisht të aftësohen për mbikëqyrjen dhe përcjelljen profesioniste të disa nga punët përkatëse. Në mbarështimin e ristrukturimit, kusht i suksesit nuk është vetëm begatia e diturive, por aq më tepër vlera e tyre praktike, transmetimi dhe zbatimi i drejtpërdrejtë i tyre.

Trajtimi dhe sendërtimi profesionist i ristrukturimit, i përqendruar në themelatat e specializuara për këto veprime, nuk mbështetet vetëm në ekspertë që punojnë në këto institucione, por edhe në të tjerët profesionistë. Angazhimi i gjithanshëm shtrihet edhe në forcat e ekspertëve për veprime të ndryshme, përkatësisht në ndërmarrjet e caktuara ku është filluar ristrukturimi i brendshëm. Paralelisht me veprimet e përshkruara, bëhet aftësimi për zbatimin e punëve përkatëse sipas interesave të ndryshme të ndërmarr-jeve, institucioneve, hapësirës dhe personave.

Organizmat më të përhapur profesionistë operativë për çështje të ndihmesës në mbarështimin e optimalizimit ristruktuiv janë: Agjencitë, Qendrat e Konsultingut dhe Byrotë për veprime projektuese dhe shërbime ekonomiko - juridike. Përmes këtyre institucioneve iniciale të pavarura, bëhet shpërndarja e degëzuar e informacioneve të gjenerimit të biznesit. Në këtë drejtim përhapen ekspoziturat të cilat veprojnë në loka-litete me të kufizuara, për shembull një qytet ose qytezë. Në mjediset e prapambetura ku respektohet akademizimi, të drejtat e "esnafit akademik" bëhen pengesë e zhvillimit të biznesit të njëmendtë me vlerat e avancuara praktike.

2.1. Agjencia për ristrukturim, përbëhet nga njësi të ndryshme të organi-

zuara për drejtime dhe koordinime të transformimeve në rend të parë atyre të drejt-përdrejta, mandej edhe ato me karakter të tërthortë ekonomike - organizative, finan-ciare-bankare, transformuese të pronës - privatizimit - transmetuese e të tjera. Agjen-cia ose agjencitë e tilla janë kryesisht institucione shtetërore, nacionale ose regjionale. Kësisoj, veprojnë në drejtimin global dhe konkret, në raport me njësitë e përqendruara në kuadër të një vendi në lidhshmëri me institucionet dhe organizmat tjerë ndërkombëtarë, bilateralë ose multilateralë.

Veprimi i agjencia ose agjencitë e ristrukturimit është afatgjatë ose transitor, për-derisa të mos ndërtohen fillet e pavarura të ristrukturimit. Afatgjata janë agjencitë për ndërtimin e biznesit të vogël e të mesëm dhe zhvillimit të ndërmarrësisë, për sanaci-onin e bankave biznesore, organizimin e emisionit të letrave me vlerë. Transitore janë për angazhimin e institucioneve ndërkombëtare, për përkrahje materiale dhe organizative të ristrukturimit - FNM (Fondi Ndërkombëtar Monetar), BNRZH (Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim), BERZH (Banka Evropiane për Rin-dërtim dhe Zhvillim), EFTA e tjera. Transmetimi i karakterit financiar dhe konceptual -

241

profesionist, kryesisht e përshkon aktivitetin të agjencisë ose agjencive të përsh-kruara, të cilat vënë në bashkëveprim aktivitete të rrumbullakuara. Mirëpo, në kuadër të agjencive të tilla rëndom ndërtohet rrjeti i agjencive për punë të përgjithshme dhe të specializuara në mjediset e caktuara. Zakonisht ndërtohen si themelata regjionale. Kësisoj janë qendrat për ndërmarrësi dhe ndërtimin e ndërmarrjeve të vogla e të me-sme, qendrat consulting etj. Optimalizimi ristruktuiv ekonomik, kushtëzon ndërrimin e përmbajtjes, dre-jtimit dhe koordinimit të bazës së rritjes dhe zhvillimit material dhe joma-terial.

2.2 Qendra (agjencia) për ndërmarrësi dhe ndërtimin e ndërmarrjeve

të vogla e të mesme, merr për zotim përhapjen e diturive të biznesit në kaudër të aftësimeve dhe rregullimeve të raporteve zhvillimore të biznesit. Kryesisht kanë kara-kterin e veprimeve sipas tërësisë të përfshirë në Entrepreneurship. Zakonisht vepri-mi i tyre përqendrohet në tërë sistemin e kërkimeve profesioniste dhe identifikimin e subjekteve dhe objekteve për aftësimet dhe ndërtimet e shpejta të ndërmarrjeve të përmasave të caktuara. Efikasiteti në përhapjen e biznesit matet me vlerat konkrete që rezultojnë në frytdhënien e biznesmenëve të rinj. Përkrahja e gjithanshme, në rend të parë nga pushteti lokal dhe bankat, koordinohet nga programi i përgjithshëm kryesisht me karakter shtetëror.

2.3. Qendra Consulting, si themelatë profesioniste, organizohet e pavarur ose si

pjesë e rrjetit të organizmave regjionalë duke marrë mbi vete një pjesë të punëve të Agjencisë për Ristrukturim, që vepron si institucion shtetëror nacional; për theme-limin, kurajimin, projektimin dhe ndërmjetësimin e kreditimit të ndërmarrjeve të vo-gla e të mesme dhe ndërmarrësisë. Veprimet në një pjesë kanë karakter konsultativ, ndërsa në tjetrën operativ dhe demonstrues të njohurive konkrete. Pos tjerash, në këtë bëhen edhe projeksione nga fushëveprimet e ndryshme. Qendra Consulting, duke ngritur cilësinë e veprimit dhe zgjeruar, degëzohet në organizma për veprime në regji-one më të kufizuara. Sipas ambientit pajtohet edhe “morali”, por virtyti mbetët i pandryshuar.

Aktiviteti i Qendrës Consulting mund të jetë më i gjerë ose më i kufizuar, va-rësisht nga kërkesat dhe mundësitë e shtrirjes së veprimit. Në gjerësinë më të madhe përmban: kërkimet operative, projektimet, koordinimet, ristrukturimet dhe strukturimet ekonomike e organizative, trajton çështjet e ekonomizimit, marketingut, edukacionit dhe organizimin e biznesit të vogël, duke ndërtuar ndërmarrje të vogla e të mesme dhe duke përparuar ndërmarrësinë.

Ristrukturimi në këto përmbajtje mbarështohet në mbështetje të kushteve për krijimin e pavarësimit të njësive ekonomike në ndërmarrjet e mëdha përmes të theme-limit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme (si proces i ristrukturimit të brendshëm). Qëllimi kyç në këto veprime është ngritja e efikasitetit dhe shtruarja e iniciativave të pavarura nga veprimtaria e ndërmarrjeve të mëdha. Tjetër qëllim dhe efektiv është kri-jimi i mundësive për hapjen e vendeve të reja të punës, për absorbimin e tepricës tek-nologjike të të punësuarve në ndërmarrjen amë dhe në rikualifikimet për punët e reja.

242

Duke bërë biznes të pandërgjegjshëm, nuk mund të pritni veprim të ndërgje-gjshëm nga të tjerët.

Për bartësit e ndërtimit të politikës ekonomike - biznesore të përmasave lokale, shërbimet drejtohen në përpunimin e konstruksioneve të mekanizmave të stimulimit dhe destimulimit me masa përkatëse për pushtetin lokal: tatimet, lehtësimet për loka-cione, regjistrimet dhe krijimin e tregut konkurrent.

Shërbimet konsultative përfshijnë edhe përplot aktivitete të tjera sikurse të: zhvi-llimit të tregut financiar, përkatësisht të formësimit të sistemit të veprimit, këmbimit me fletëobligacione - letrave me vlerë të organizatave ekonomike prodhuese e shër-byese dhe veçmas bankare. Pos këtyre trajtohen aktivitetet lidhur me: sistemin e infor-macioneve, zgjedhjen e teknologjisë, lansimin e produkteve të reja, procedimin e fali-mentimit të ndërmarrjeve, ndërtimin e formave eksperimentale të organizimit të bizne-sit të vogël e të tjera.

2.4. Byroja për veprime projektuese dhe shërbime ekonomiko - juridike -

teknike, ndërmerr aktivitete shërbyese të përbashkëta për disa ndërmarrje të biznesit të vogël dhe bartës të tjerë të aktiviteteve përkatëse. Qëllimi i veprimit të këtyre the-melatave është ofrimi i shërbimeve profesioniste për ndërtimin e projekteve ekono-mike - organizative, mbajtja e kontabilitetit, evidenca personale të të punësuarve dhe shërbimet juridike - teknike e tjera. Ka vlerë ngase ndërmarrjet e biznesit të vogël me veprimtarinë e kufizuar, nuk kanë leverdi t'i organizojnë shërbimet e tilla për punët për të cilat nuk do të shfrytëzohej kapaciteti i duhur. Andaj mbështeten në shërbimet e tyre. Përndryshe për nga veprimtaria, në disa pjesë përputhet me qendrën consulting.

Pra, byroja e tillë është qendër profesioniste teknike, që angazhon profesionistë të profileve të ndryshme, të cilët me mjete përkatëse të instaluara në këto kryejnë punë cilësore, efektive e me kohë. Veprimet e byrosë janë me karakter të përmbushjes së obligimeve ligjore ose të kërkesave për racionalizimin e veprimtarive të ndërmarrës-ve, duke thjeshtësuar veprimet dhe kufizuar shpenzimet për punë të caktuara. Byroja mund të merret edhe me aktivitete të tjera të përgjithshme: transaksionet ndërmjetësuese, mbrojtja e të drejtës së autorit, programimi në kuadër të informatikës për ndërmarrje e të ngjashme. Ka kaluar koha e rritjeve të ngadalësuara të biznesit, por ato fare të shpejta koha do t’i përpijë.

Organizimi i tillë zakonisht mbështetet në vetëfinancim sipas kërkesave të tregut

për aktivitete të caktuara, duke vepruar zakonisht në përmasa lokale, me shërbimet e ofruara rrethit të kufizuar të ndërmarrjeve të biznesit të vogël.

Në Vendet Perëndimore, gati në çdo lagje të mjediseve të zhvilluara do të gjeni biro ose qendra consultingu që ofrojnë përplot shërbime administrative e financiare me vlera të ndryshme afatgjata ose afatshkurtra.

243

3. Projektet e optimalizimit të ristrukturimit – të biznesit

Gati të gjitha kërkimet, analizat dhe projeksionet dedikuar zhvillimit ekonomik, përqendrohen në kërkesën për optimalizimin përkatës - të shkallës më të lartë ose më të kufizuar. Projeksioni i optimalizimit të ristrukturimit nuk është elaborim i zakonshëm. Përmban të gjithë komponentët me vizionet e zhvillimit ca më të hovshëm të një mjedisi më të gjerë ose më të ngushtë.

Në raport me hapësirën, projeksioni i përshkruar sublimon kriteret sipas ecurive kryesisht tipike të kërkimeve profesioniste dhe gjendjes së ambientit në të cilin ndër-tohet. Në realitet projeksioni i tillë parashtron harmonizimin e resurseve në një struk-turë të favorshme për efektiva më të mëdha në të gjitha drejtimet.

Në përvojën praktike të deritashme, projeksionin i optimalizimit regjional në kuptimin pragmatik e kemi emërtuar "OPTIMA".

3.1. Projekti "OPTIMA"66/

Ristrukturimi në drejtim të analizës dhe projeksionit të ndërtuar në përbërje të OPTIMËS, përfshin qasje të ndryshme të përmbushjes së qëllimeve të njëjta. Qëllimet mbështeten në shqyrtimin e raporteve strukturale të mjedisit përkatës dhe nevojës për themelimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme si dhe zhvillimin e ndërmarrësisë. Fu-nksioni strategjik mbështetet në komponentët globale dhe detaje, ekonomike dhe sociale. Për dallim nga institucionet e përshkruara, OPTIMA është qasje fundamentale e ndërtimit të projektit të gjerë ku shtrohen kërkimet e shumanshme të një regjioni ose qyteti me kërkesën për revitalizimin e tij. Në kuadër të tij përfytyrohen strategjia, koncepti dhe modeli i zhvillimit. Pra është përpjekje e prezentimit të ardhmërisë së ambientit përkatës i cili gjendet në nivelin më të ulët të zhvillimit.

Përpilimi i konceptit të zhvillimit në të përfshin transformimin e resurseve në një shkallë më të ngritur të efikasitetit, për të hapur shtegun e iniciativa të suksesshme. Baza e zhvillimit vijues dhe vizioni i ardhmërisë duhet të mbështeten në iniciativat ndërmarrëse me të gjitha elementet e mundësive dhe përmasave të tyre për një kohë të caktuar. Nëse ke aspirata për mësime të qëndrueshme, duhet të bëhesh njëkohësisht nxënës dhe mësues i mirë.

OPTIMA, shfaqet si elaborim i veprimeve unike dhe si një qasje metodologjike specifike. Kjo pastaj i adaptohet rrethanave përkatëse në mjedisin ku realizohet. Sht-jellimi i OPTIMËS duhet të bëhet sipas fazave të caktuara. Veprimi më i mirë është kur shtjellohet në katër faza.

66/ Shkoqitje e shkurtër e projektit praktik të autorit (Z.B.), të zbatuar me 1989. Në Ish Jugos-

llavinë të tilla janë ndërtuar në Nova Goricë (Slloveni) dhe në Gjakovë (Kosovë). Në fazën e qasjes kanë qenë të filluara në: Varazhdin, T.Veles, Vinkovci.

244

3.1.1. Faza e parë, përqendrohet në përpilimin e detyrës projektuese. Kjo kryesisht bazohet në veprimin sipas kodeksit të iniciativës (qëllimi, funksioni, bar-tësit...). Parashtrimi dhe verifikimi i detyrës projektuese, është vërtet punë e vështirë, veçanërisht në mjediset e ngarkuara me vështirësi të shumta. Për fillim të qasjes vlen mënyra klasike e analizës. Në fazën e parë përfshihen edhe të gjitha veprimet e njo-hura të projektimit sikurse janë: organizimi i ekipit operativ e ndarja e punëve, përca-ktimet e punkteve të shtjellimit të kërkimeve dhe prezentimi i këtyre përgatitjeve.

3.1.2. Faza e dytë, ka për qëllim xhirimin e gjendjes, kërkesat dhe raportet në

ekonominë ekzistuese, duke u zgjeruar edhe në ecuritë e punësimit dhe kompatibili-tetit të resurseve për iniciativa të krijimtarisë më të suksesshme. Kjo fazë zbatohet du-ke u degëzuar në nënfaza, që kryesisht janë tri.

Nënfaza e parë, përmban analizën e ecurive të deriatëhershme, projeksionet afatgjata të zhvillimit të nxjerra më parë, përbërjen e organizatave ekonomike dhe institucioneve joekonomike që kanë të bëjnë me strukturën ekonomike dhe sociale, strukturën kualifikuese, efektet e ekonomizimit, raportet socioekonomike, veçanërisht demografike - strukturën e aktivitetit ekonomik të popullsisë, punësimin dhe papu-nësinë, lëvizshmërinë e popullsisë e të ngjashme.

Nënfaza e dytë, mbështet pasqyrimin global për renditjen e determinanteve të cilat në mënyrë funksionale ofrojnë vlerësimin e resurseve. Pastaj, në këtë bëhet iden-tifikimi i iniciativave dhe bartësve të programeve të veprimeve përkatëse ekonomike.

Nënfaza e tretë, trajton forcën kreative profesioniste të drejtimit dhe koordi-nimit ristruktuiv, d.m.th. të aftësimit të resurseve për krijimin e vlerave më të sukses-shme. Ekipi profesionist në këtë duhet ta identifikoj veten me kërkesat dhe ta projek-tojë potencialin inicial për zotime në përballimin e tyre. Nyja e madhe nganjëherë zgjidhet më lehtë se e vogla, por nga e para dhëm-bin duart dhe koka, ndërsa nga e vogla vetëm gishtërinjtë.

3.1.3. Faza e tretë, është e ndërlidhur me performansat metodologjike për kriji-

min e mbarështimin e ideve dhe resurseve materiale, duke ndërtuar vizionet e bartësve të iniciativave përkatëse. Në këtë rast paralelisht bëhen "ndrydhje dhe shtrydhje" të aftësive të personave të gatshëm për zotime të përbashkëta. Praktikisht bëhet aftësimi i menaxherëve për zotimet me punët konkrete. Fillohet me punishten e biznesit e pastaj vazhdohet me trajnimin praktik të identifikimit të caqeve të projekteve deri te me-todologjia e udhëheqjes, organizimit dhe procedimit të vendimeve përkatëse në punët iniciale dhe vijuese. Është kjo faza e sprovimit të forcës krijuese, qëndrueshmërisë dhe vitalitetit ndërtues që përcillet me sigurimin e mbështetjes në forcat personale te secilit menaxher, duke përjetuar gjithnjë "transformime" psikologjike të kalimit në veprim-tarinë përkatëse të pavarur ose ekipore.

3.1.4. Faza e katërt paraqet përmbajtjen komplekse të ristrukturimit të ekono-

misë, ndërmarrjeve, institucioneve me projeksionet e zhvillimit afatgjatë - së paku për dhjetë vjet -. Me këtë bëhet konstatimi i tërësisë së veprimit me të cilin prezentohen të gjitha segmentet e projektimit. Ndër këto: vizioni i strukturës së re, resurset - në rend të parë njerëzit krijues, pilot programet veç e veç, mënyrat e komunikimit e tjera.

245

Dikur njerëzit kanë pasur kohë që ta bjerrin kohën, tani nuk kanë mjaft kohë që t'ia kushtojnë vetës.

Faza e katërt është sintezë e përbërë me shumë përmasa dhe me metodologji të zbatimit praktik. Nga kjo varët se sa është arritur në projektimin real përball kërkesave dhe mbulesave që sigurojnë mbarështimin e veprimeve përkatëse. Njëkohësisht në të përcaktohen afatet kohore me renditja sipas përparësive të veprimeve në kontinuitet. Tërësia e projektit "OPTIMA" përbën trajtimin e:

1. zhvillimit ekonomik dhe të raporteve strukturale; 2. projeksionit global të zhvillimit ekonomik dhe ndërrimeve afatgjata të strukturës së

lëmenjve, degëve dhe veprimtarive; 3. vlerës së tregut të ndërmarrjeve; 4. ristrukturimit dhe ndarjes së njësive, duke u përcjell në drejtimin – udhëheqjen nga

menaxherët; 5. themelimit të ndërmarrjeve të reja, të mesme e të vogla; 6. vëllimit të kapitalit, duke vlerësuar lokacionin optimal të faktorëve të prodhimit; 7. strukturës aktuale të njësive ekonomike sipas madhësisë dhe numrit të ndër-

marrjeve; 8. mekanizmave të ndërtimit të ndërmarrjeve të reja, të mesme e të vogla; 9. teknologjisë së ndërtimit të ndërmarrjeve të reja; 10. zhvillimit të ndërmarrësisë dhe përkrahjes së iniciativave të menaxherëve; 11. pasqyrimit të konceptit të ndërmarrësisë; 12. raporteve cilësore dhe intencën e ndërrimeve strukturale të zhvillimit ekonomik

dhe intensifikimit të procesit të ndërmarrësisë: sistemi i informacioneve, kom-pleksi socio - ekonomik i punësimit e tjera;

13. raporteve ndërmarrëse dhe ndërtimit të kushteve cilësore të ndërrimeve struk-turale;

14. aftësimit të menaxherëve përmes metodave të ndryshme dhe ushtrimit praktik të tyre;

15. të dhënave të sintetizuara për menaxherët dhe ndërmarrjet - nxjerrje nga projektet ideore të përpunuara bashkërisht nga menaxherët dhe ekipi profesionist;

16. bankave dhe efektivave financiare; 17. organizmave të vlerave të ndërsjella të përkrahjes së ristrukturimit: inkubatori i

biznesit, franshisingu, lisingu, faktoringu, masmediat.

246

Skema 15

“OPTIMA”

Ristrukturimi ekonomik dhe strategjia e zhvillimit të ndërmarrësisë, ndërmarrjeve të vogla e të mesme të regjionit ose komunës

Ekipi profesionist Analiza dhe projekt imii raporteve globale

ekonomiko - sociale

Efekt ivat e ndërmarrjevedhe raportet e ndërmarrësisë

Menaxherët potencialëdhe aftësimi

Ristruktuimi intern indërmarrjeve ekzistuese

Organizmat dhe sistemet epërkarahjes së ristruktuimit

Inkubatori

Franshizingu

Liz ingu

Faktoringu

Frymëzimi i mjedisitpër iniciat iva tëndërmarrësisë

Mas mediat

Efektivat finansiare

Bankat afariste

Kreditorë t tjerë

Aktivitetet integruese dhe dezintegruese

Zona jashtëdoganore

lokal nga institucionettjera

247

Asnjë kohë nuk duhet t'i mbulojë gjurmët e të mëparshmes, por e tashmja duhet që të shtroj edhe gjurmët e veta për ta lavdëruar të mëparshmën.

"OPTIMA" përbëhet nga një varg veprimesh inicuese të projeksioneve të natyrës

dhe përmasave të ndryshme. Por, nuk përket me mënyrën klasike të projektimeve zhvillimore. Është veprim në terrenin përkatës, në të cilin duhet të hetohet pulsi i mjedisit. Aktiviteti mund të zgjerohet përballë mundësive profesioniste dhe materiale të ambientit. Por, është e rëndësishme të theksohet se tërë puna dhe propozimet e ela-boruara, mbështeten në shpenzime të kufizuara, që mund të arsyetojnë çdo efekt të arritur. Ndikon shumë në "shkrydhjen" e mjedisit, që duke krijuar "psikologjinë" e bi-ndjeve të reja, hapë rrugët për iniciativa për biznesin e vogël, për gjeturi të mena-xherëve në mjedisin gravitues e deri ndërkombëtar, duke krijuar informacione iniciale për organizmat aktualë të shprehjes dhe depërtimit të iniciativave.

4. Organizmat e optimalizimit – të biznesit

4.1. Zona jashtëdoganore

Shtigjet e depërtimit dhe aplikimit të përmbajtjeve të mundshme të ristrukturimit,

përkatësisht të ndërtimit të binzesit, janë të shumta. Duke gjetur fillet e tyre në të cilat pastaj projektohen dhe zbatohen, qasjet bëhen më të kthjelluara. Vështirësitë fillojnë të tejkalohen. Ndër këto mundësi, sipas renditjes parësore, gjendet edhe ndërtimi i zo-nës, përkatësisht zonave jashtëdoganore; që emërtohen edhe si Zona Doganore dhe e kanë të njëjtin kuptim.

Zona e tillë (që trajtohet në këtë vështrim) përfshinë prodhimin, praktikisht industrial dhe shërbimet. Shërbimet më të shpeshta janë riparimet e stabilimenteve, makinave dhe veçmas të anijeve

Duke depërtuar në horizontet e komunikimit më të zgjeruar ndërkombëtar – bila-teral dhe multilateral, krijohen imazhe për potencialin krijues të mjedisit, tërheqëse për deponime inventive e materiale për organizimin e prodhimit në zona, të cilat kanë statusin e pavarësisë. Këto janë hapësira në të cilat përqendrohen organizma prodhues të mbështetur në teknologjitë më të përparuara. Zona jashtëdoganore duke u përqen-druar në mjedise të ndryshme, në oaza të veçuara për zhvillimin e biznesit është fare tërheqëse. Ekzistojnë dy përmbajtje të intuitës: njëra profesioniste dhe tjetra instinktive; e para mbështetet në piedestal e dyta në rërë.

Zona jashtëdoganore paraqitet si territor i kufizuar i liruar nga obligimet shte-tërore doganore dhe taksat e ngarkesat tjera. E themelojnë firmat e huaja në bashkëve-prim me ato vendase, ose vetëm të jashtmet, duke angazhuar fuqinë punonjëse ven-dase nga profesionistët e avancuar dhe më pak të avancuar. Duke e liruar nga barrierat si pengesa të prodhimit, mundëson frekuentimin e pajisjeve, materialit riprodhues dhe të produkteve të prodhuara me kushte fare të volitshme. Në këtë drejtim, prodhimtaria e organizuar në mënyrë moderne, kryesisht i dedikohet plasmanëve në mjediset jashtë shtetit, në të cilin është ndërtuar “Zona jashtëdoganore”. Kur do të shtrihet në territor

248

më të gjerë në të cilin përqendrohen më shumë ndërmarrje, emërtohet edhe si “Oaza jashtëdoganore”. Dhe të gjitha simbolizojnë lirimin doganor.

Mundësitë dhe përparësitë e organizimit të tillë janë vërtet efektive, me vlera të ndikimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në provokimin inventiv të iniciativave biz-nesore. Gati nuk gjendet mjedis pa mundësi përkatëse për ndërtime të përmbajtjes së tillë. Në këto "oaza" përqendrohet "truri" inventiv, më shumë dhe më pak profesionist i mjedisit, krahas projektit, pajisjeve, teknikës, teknologjisë dhe mjeteve të tjera nga vendi tjetër. Me sistemin e sprovuar, duke shfrytëzuar resurset regjionale ose lokale - forcën e talentuar - profesioniste dhe më të lirë punonjëse, arrihen efekte të larta financiare, edukative dhe të ndikimeve tjera. Duke ndërtuar stilin e veprimit dhe sjelljes, keni të drejtë dhe është e prefe-rueshme të kopjoni, por kur veproni mos e përsëritni gjithëherë vetën!

Nga përshkrimet e më larta bëhen të qarta efektet e drejtpërdrejta dhe të tër-thorta. Të parat hetohen lehtë në punësim dhe prokopi. Të dytat gjithashtu vërehen në demonstrimin e veprimit intensiv në "oazat" e shkëputura nga mjedisi, ku përreth bëhen aktivitetet në mënyrë ekstensive e me metoda jo aq frytdhënëse. Në zonën do-ganore, zbatohet teknologjia dhe organizmi më modern që i përket mesatares ose edhe mbimesatarës së vendit nga është bartë. Interesi dyanësh: i themeluesit që të prodhoj me kushte më të favorshme dhe i nikoqirit që të përfitoj në punësim dhe dituri për zbatimin e teknologjive të reja, zonën doganore e bën ndër ndërmarrjet më fryt-dhënëse në mjedisin përkatës. Pra, sjellin dobi të shumëfishtë edhe për mjedisin për-katës edhe për pushtetin. Krijojnë pasuri për të gjithë, por për disa në mënyrë të drej-tpërdrejtë - për të punësuarit - e për disa në mënyrë të tërthortë - për buxhetin shte-tëror – për taksat dhe tatimet në të ardhura, pra jashtë suazës materiale të karakterit të import-eksportit. Këto nxisin dhe zgjerojnë konsumin sipas rritjes së aftësive blerëse dhe mundësojnë rritjen e fondeve nga tatimet e ndryshme, si në të ardhurën e tjera. Vlera më e rëndësishme është ndarja e përbashkët e profitit sipas marrëveshjes.

Objektivizimi i ballafaqimit me dy koncepte në mjedisin e njëjtë, bën shtytje psikologjike në bindjet për vlerësimin e ecurive të tregut të lirë, lirisë së shtruarjes së iniciativave dhe presionit ndaj rregullativave konservative të pushtetit në nivel naci-onal ose lokal.

Organizimi i zonave jashtëdoganore, në përvojat e deritashme, ka dhënë mjaft efekte të çmuara në të gjitha meridianët - në Azi, Amerikën Latine, disa vende të Ev-ropës lindore e tjera. Zona më e madhe jashtëdoganore në botë, sot është Hong-Kongu në Kinë - prej 1997 (më parë si dominion anglez ). Pas këtij gjendet Shangaji, po ashtu në Kinë, Tajvani (Formoza – zonë kineze si shtet i pavarur) e më tej Singapuri. Në biznes duke u kënaqur me pak mund të mbeteni ku jeni, duke kërkuar përtej masës së vlerës së deponuar, mund ta humbni edhe atë që keni.

Zonat jashtëdoganore më të organizuara sot janë fabrikat shëtitëse të instaluara në

anijet tejoqeanike. Në këto organizohet prodhimtaria, kryesisht montimi i pjesëve të cilat këmbehen në limanet e ndryshme dhe kështu, duke shtegtuar, prodhimtaria e mban kontinuitetin. Si shembull. Anija do të niset nga Hong-Kongu me tërë materialin e personelin dhe në udhëtim montojnë - prodhojnë aparate të ndryshme elektronike e elektrike. Kur do të arrijnë në limanin e Hamburgut, zbarkojnë mallrat e gatshme dhe ngarkojnë materialin tjetër për prodhimin të cilin në rrugëtimin e gjatë deri në In-

249

donezi, do ta kenë të gatshëm. Në këtë lloj të Zonës jashtëdoganore të lundrimit nëpër ujërat eksterritoriale, regjimi i eksport-importit rregullohet sipas marrëveshjeve ndër-shtetërore të përcaktuara më parë.

Në vendet e kontrollit më të shprehur shtetëror të ekonomisë dhe marrëdhënieve tjera ndërekonomike dhe joekonomike, me botën ku mirëqenia e komunitetit është kompleks i parespektuar, zonat jashtëdoganore shpallën qendra të padëshiruara. Pasi që këto nuk mund të kontrollohen gjithaq nga organet e shtetit përkatës, ngase statusi i zonës së lirë që kanë, nuk është nën ndikimin e tërësishëm të juridiksionit shtetëror, përkatësisht kanë disa elemente eksterritoriale. Pra, pushteti i tillë nuk dëshiron që të ndërtohet diç e tillë në vendin e tij. Ndër vendet të cilat ende nuk kanë ndërtuar zona të tilla janë të njohura ato në Ballkan, sidomos Jugosllavia e tashme e kufizuar .

Për ndryshim nga zona industriale jashtëdoganore, punkti tregtar jashtëdo-ganor (free shop) përbën zonat tejet të përhapura të këmbimit, përkatësisht të shitjes pa tatime të vendit. Mirëpo, kjo mënyrë kryesisht i dedikohet vendkalimeve ndër-kufitare të udhëtarëve, që mallrat e blera i shfrytëzojnë jashtë territorit në të cilin shi-ten. Ky në të vërtetë është trajtimi i njëjtë me mallrat e bartura në transit. Pra blerësi nuk paguan tatimin në shtetin e blerjes, por ngarkohet me të dhe doganën në vendin ku arrinë. Mirëpo, këto nuk e kanë përmasën e zonës jashtëdoganore të natyrës së prodhimtarisë të karakterit industrial.

Vlerësimi pozitiv, ndërtimi dhe zgjerimi i zonës jashtëdoganore, në çdo kuptim është objektivi e peshës së veçantë në renditjet e faktorëve të shpejtëshimit dhe fisni-kërimit të ristrukturimit dhe të biznesit modern. Është e vlershme se këtu lokacionin, infrastrukturën dhe rregullimet e karakterit komunal i siguron pushteti lokal; ndërsa, deponimet tjera i bartë investuesi. Veç kësaj, sipas kontratave të ndërtimit, që do të thotë mundësisë së kompensimeve, një pjesë ose edhe tërë kompleksi industrial i zo-nës jashtëdoganore, gradualisht mund të kalojë në pronësinë e aksionarëve – shte-tasëve të vendit ku është vendosur. Ky procedim zakonisht përcaktohet sipas sistemit kontraktues “joint venture” (xhoint – vençer). Njeriu gjithnjë do të luftojë me kohën i vetëdijshëm se këtë luftë më në fund do ta humbë.

Mënyra e deponimeve në ndërtimin e ndërmarrjeve të përbashkëta sipas sistemit

joint venture, krijon mundësi, e cila kur përqendrohet në zonën jashtëdoganore, ngritë efektivat. Kombinimi sipas “joint venture”, bashkimi sipas rrezikut të përbashkët - me zonën jashtëdoganore, përbën një ngritje më të lartë të organizimit dhe sigurisë së efekteve të ndërmarrjes së përbashkët. Këtu bëhet lidhshmëria e dy komplekseve të mirëseardhura: kapitali i përbashkët i vendasve me partnerët jashtë vendit dhe lirimi nga obligimet e caktuara doganore dhe taksat e import-eksportit, në vendin ku organi-zohet procesi i veprimtarisë. Njëkohësisht, gjenden përplot përvoja tjera, përkatësisht të kombinimeve organizativo – financiare, të ndërtimeve në kuadër të zonës jash-tëdoganore. Ky koncept liron nga preokupimet e trajtimit të kapitalit të deponuar në raportet e pronësisë.

4.2. Inkubatori i biznesit

Në ecuritë e reja sociale - ekonomike, ndërtimi i rrjetit të qendrave të biznesit

gjithnjë e më tepër po përfiton nga përparësitë. Në pjesën më të madhe të vendeve në

250

botë, rrjeti i tillë ka krijuar performansat e demonstrimit eksperimental dhe të apliki-mit praktik të quajtur inkubatori i biznesit – që është vend gravitues (godinë ose disa nga këto të pajisura me infrastrukturë ku organizohen veprimtari të ndryshme ekonomike (prodhuese dhe shërbyese), të përqendruara në koordinim të përbash-kët. Derisa të rritesh, të përforcohesh dhe pavarësohesh për biznes të mëtejmë, ke mundësinë që të kyçesh në inkubatorin e biznesit.

Inkubatori i biznesit e ka karakterin inicial të kyçjes së menaxherëve fillestar në

një tërësi të përbashkët ku secili veç e veç vepron - prodhon ose do të kryej shërbime nën mbikëqyrjen e një menaxheri ose një ekipi të kufizuar. Secili të gjitha i ka të gat-shme, paguan qiranë dhe shërbimet dhe vetëm duhet të punoj atë që di, do të thotë atë për çka është përcaktuar sipas profesionit të profilit të vet. Është zotim fare i thjeshtë. Në një ose disa ndërtesa të vendosura një vend do të tubohen në pjesët e veçanta ata që nuk dinë të projektojnë, të organizojnë, të hulumtojnë tregun, nuk njohin konta-bilitetin, nuk dinë të shesin e as të furnizohen. Këto do t’i merr përsipër menaxheri ose ekipi përkatës.

Shfrytëzuesi i inkubatorit mund të punoj me ekipin e vet dhe paguan shpenzimet përkatëse të qirasë dhe të shërbimeve organizative e të tjera. Për shembull, në një in-kubator do të përqendrohen: marangozi, mekaniku, argjendari, disenjatori, rrobaqepësi, agjenti për tregtimin e pasurisë së palëvizshme, agjencia turistike etj. Kur do të arrihet aftësimi dhe pavarësimi profesional dhe material, menaxheri do të ndërtoj firmën e vet dhe kështu në vend të tij do të kyçet fillestari tjetër. Për këtë edhe inkubatori i biznesit e ka karakterin e lindjes dhe mëkëmbjes deri të përforcimi dhe pavarësimi për veprime më të gjera dhe më të avancuara. Zona jashtëdoganore, ndikon në përhapjen e kulturës së biznesit të përpa-ruar.

Ndërtimi i qendrave prodhuese dhe shërbyese si inkubator binzesi, është i njohur në shumë vende të zhvilluara dhe të pazhvilluara, por që edhe në këto të dytat është vënë në ecuritë e zhvillimit intensiv. Në proceset e kurajimit të zhvillimit të regji-oneve me dendësi më të madhe të papunësisë dhe dekurajimit të qendrave të qyteteve me përqendrim të madh të popullsisë dhe aktiviteteve ekonomike, ndërtimi i zonave të biznesit të vogël është orientim i mëhershëm. Në Britani të Madhe, përkatësisht në Uellsin Verior e Skoci, Gjermani në pjesët veriore, Itali në zonat jugore, SHBA në Pensilvani e gjetiu, është ndërtuar një numër i madh "bazash" ekonomike të quajtura dhe të organizuara me emra dhe mënyra të ndryshme. Biznesi është edhe art edhe shkencë edhe zeje edhe mund edhe kënaqësi. Por, për këtë më së paku janë të "aftë" artistët dhe shkencëtarët e mirëfilltë.

Në Angli, Itali dhe Gjermani, ndërtimi i qyteteve të reja me urbanizim modern,

domosdo kushtëzohet me objektet e përqendruara në disa tërësi të cilat i financon shteti. Kritere të shfrytëzimit janë punësimi dhe akumulimet më të larta. Bartësit që organizojnë aktivitetin ekonomik, për disa vite lirohen nga tatimet dhe ngarkesat tjera. Pra, përderisa të krijojnë të ardhura për një riprodhim intensiv. Por, paguajnë qiranë, po ashtu të subvencionuar. Në të njëjtën mënyrë ndërtohen objektet për biznes të vogël edhe në mjediset ekzistuese, zakonisht në periferi të qyteteve të vogla, aty ku gjendet infrastrukturë e përshtatshme.

251

Pasuria materiale zbut edhe shpirtrat e egërsuar. Fillet e para të ndërtimit të objekteve të quajtura inkubator të biznesit, janë për-

hapur në SHBA, në shtetin Pennsylvania (Pensilvani). Së pari në Pittsburgh (Picburg). Pikësynimi ishte drejtuar në ndërrimin e strukturës ekonomike tejet të çrregulluar. Me përqendrimin e furrnaltave të çelikut dhe krijimit të pozitës depresive në treg, bëhe-shin kërkesa për ndërtimin e baraspeshës së re ekonomike. Zgjidhja e parë ishte mbështetja në biznes të çfarëdollojshëm, të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke braktisur uzinat e çelikut. Kështu, me ndërmjetësimet iniciale shtetërore, krahas an-gazhimit të kapitalit të aksionarëve nga vendi dhe nga jashtë, filloj ndërtimi i inku-batorëve të biznesit, të cilët si novacion me të shpejtë u përhapen në disa regjione, duke kaluar edhe në shtetet përreth - Indiana, Virgjinia Perëndimore, Virgjinia, Karo-lina - të përqendruara në qytetet Allegheny, Beaver, Fayette, Butler, Armstrong etj.

Në disa mjedise inkubatori i biznesit është kuptuar si ndërtim i objekteve të për-qendruara në një lokacion, duke përfituar ndërtuesi të ardhura të mëdha e më pastaj duke mundësuar lirinë e secilit veprimtar për të zhvilluar aktivitetin në mënyrë kla-sike. Në realitet, ky nuk është as qëllim e as përmbajtje e inkubatorit, por vetëm një surrogat me ngrehina të reja dhe organizim të vjetër, nganjëherë i përmbajtjeve mode-rne me veprime ekstensive. Në realitet këto janë qendrat afariste të ndërtuara në loka-cionet qendrore dhe periferike të qyteteve dhe të emërtuara si inkubatorë të biznesit si objekte që pronari i lëshon në shfrytëzim me qira. Ngrehinat dhe objektet e infras-trukturës, për inkubatorin e biznesit, nuk do të thotë të jenë ndërtime të reja. Mund të rikonstruohen e të adaptohen edhe të mëparshmet.

Vlera e këtij organizmi është zhvillimi i ndërmarrësisë, përkatësisht projektimi, organizimi, koordinimi i punëve edhe aftësimi i bartësve të ndërmarrjeve në mënyrë sa më të mbaruar. Për këtë më parë bëhen ekspertiza nga profesionistë kompetentë - ekspertët e vlerave të larta, duke instaluar servisin e menaxhmentit për koordinimin e aktiviteteve në hapësira të gjera. Zgjedhja e klientëve dhe aftësimi i tyre është veprimi paraprak, i cili kushtëzohet me kohëzgjatje më së paku një muaj. Pastaj, bëhet ndarja sipas tipizimeve të aktivitetit. Veprimet e ngjashme grupëzohen në pjesët e caktuara. Për shembull, punët më delikate, ekspertizat projektuese e laboratorike, të kontrollit të cilësisë, standardeve dhe të inspektimit kompetent, zakonisht përbëjnë një tërësi. Tje-trën e përbëjnë veprimet e karakterit montues të agregateve, pllakave elektronike, re-lejeve të mjeteve të telekomunikacionit e të tjera. Më së paku praktikohen inkubatorët e biznesit që janë atipikë dhe më së shumti të karakterit të konglomeratit. Ai që do të mendojë se ka kohë për të gjitha, do t'arrij në kohën kur do të mbetët pa asgjë.

Objektivat parësore të menaxherëve dhe ekipeve të tyre si themelues të inku-

batorit të biznesit, parashtrohen në planet e qasjes, përkatësisht të fillimit të punës dhe aksionit të tërësishëm. Pastaj, të kërkesave për gjetjen e kompanive të interesuara për mbështetje të menaxherëve për financim, teknologji, marketing e të ngjashme. Pos këtyre angazhimeve, përcaktohen stadet e punëve provuese, vijuese dhe të rrumbulla-kuara. Andaj nuk mund të zotohet secili si pronar ose koordinues i biznesit. Këtu spekulimet eventuale hetohen lehtë.

Secili grup i inkubatorëve ose veç e veç, paraqet novacion me planifikim, organi-zim dhe koordinim të veçantë. Projektimin, ndërtimin dhe koordinimin profesionist të inkubatorëve e bëjnë firmat, përkatësisht institucionet me resurse kreative dhe teknike

252

të përparuara. Kësisoj, formohet rrjeti i inkubatorve të biznesit në hapësira të gjera, i cili me infrastrukturë funksionale të komunikimit përcillet shumë lehtë. 67/ Për biznes të mirëfilltë më shumë iu nevojitet dituria e frenimit se e lëvizjes.

Zhvillimi i ndërmarrësisë, aftësimi dhe përcjellja e veprimtarisë së menaxherëve

në inkubatorin e biznesit, përherë inovohet me ndërhyrje inventive. Duke u mbësh-tetur në të arriturat tekniko - teknologjike dhe kërkesat nganjëherë "pikante" të tregut, transformimet programore janë tejet dinamike. Këtu përkrahja financiare, teknike e projektuese që iu ofrohet menaxherëve, është shumëkahëshe - nga kompanitë e mëdha, qendrat kërkimore shkencore ose operative profesioniste e institucionet tjera - por e koordinuar nga menaxhmenti i inkubatorit të biznesit. Kësisoj, gjithçka paguhet, por shpenzimet për suksesin kurdoherë janë të arsyeshme. Inkubatori i biznesit në ofrimin dhe absorbimin e risive, nuk ka të ndalur.

Menaxhmenti i rrjetit të inkubatorit të biznesit, merr përsipër edhe shërbimet operative të përditshme. Pos planit të aksionit, projekteve, programeve, marketingut nismëtar, angazhohet edhe në gjetjen e shtigjeve të reja për ata që kanë ambicie më të mëdha dhe të njëjtat shërbime i vënë funksion të vijueshmërisë së biznesit. Pos këtyre, ndërton përcjelljen e komunikimit me të dhëna nga rregullativa e: kontabilitetit, për-sosjes së organizimit dhe koordinimit, përkrahjeve personale - profesioniste, juridike e tjera. Kur do të krijoni njohuri për rrugën e zgjedhur, duhet të shtresoni edhe aftësi për të ditur caqet si kur dhe ku do të ndaleni.

Bëhet e qartë se instalimi i inkubatorit të biznesit ka shumë përparësi. Pikësepari ekonomiko - biznesore. Krijon mbështetjen për zotime, të cilat me çfarëdo aftësie e ta-lenti, në mënyrë individuale janë të paarritshme. Objektivat e racionalizimit me kur-sime të deponimeve investive dhe shpenzimeve vijuese, këtu janë mjaft të shprehura. Lëvizjet janë më të efektshme. Ndikimi në bindjet dhe psikologjinë e mjedisit, bëhet i arsyetuar. Në veprimin eksperimental, inkubatori i biznesit përhapet si mentalitet i ri dhe kërkesë që bën depërtime të iniciativave të shumta. Për këtë me arsye trajtohet si pilot projekt.

4.3. Parku industrial

Teknologjia e mbarështimit të ndërmarrësisë, në ndërtimin e organizmave që ndihmojnë ristrukturimin dhe optimalizimin, mbështet mënyra të dalluara të ndër-hyrjes në biznes. Ndër këto, parku industrial me disa organizma të ngjashëm që e përcjellin, ka të ngjarë me inkubatorin e biznesit, por dallon për nga veçoritë tipike, çfarë nuk janë te inkubatori.

67/ "SPEED (Southwestern Pennsylvania Economic Development District) - Incubator Net-

work Newsletter", No.2 Spring 1989. SPEED-i me 1982 ka ndërtuar programin e inkubatorit të parë të biznesit në SHBA, në Pensilvaninë Perëndimore, duke filluar me hapësirën prej 2.601 m2, në largësi prej 21 km në veri të Picburgut (Pittsburgh).

253

Mënyrë më me pak kokëçarje e qasjes ndaj biznesit, është të hysh në inku-batorin e biznesit, parkun industrial dhe të ngjashëm.

Veçori e dalluar e ndërtimit të parkut industrial është organizimi i prodhimtarisë

së përparuar të automatizuar ose të gjysmë automatizuar. Në këtë kryesisht punësimi është i lartë, duke aplikuar teknologji të përbëra të prodhimeve ca më të mbaruara industriale. Viteve të fundit në organizma të tilla më së tepërmi përqendrohen fu-shëveprimet e modernizuara të mbështetura në biznesin e vogël e më pak në atë me-sëm. Kryesisht përqendrohet përpunimi ose finalizimi i stadeve më të larta të pjesëve ose veglave të metaleve, plastikës ose elektronikës, prodhimit të veshmbathjes, mje-teve sportive e të ngjashme.68/ Në këto, prodhimi në pjesën më të madhe bëhet për blerësit e njohur, zakonisht për kompanitë e mëdha të tregtisë, industrisë elektronike, elektroteknike, të aparateve shtëpiake dhe automobilistike.

Plani i aksionit, projektimi, marketingu, organizimi, financimi dhe shërbimet tje-ra, në parkun industrial, koordinohen sipas hierarkisë së menaxhmentit të rrjetit të parqeve industriale në mënyrë të ngjashme sikurse te inkubatori i biznesit. Mirëpo, ndodh edhe sipas iniciativave spontane të koordinuara nga personat që marrin përsipër disenjimin, furnizimin me material riprodhues dhe shitjen e mallrave të gatshme. Biznesi është profesion i cili nuk duhet të bëhet obsesion.

Organizma të ngjashëm me parkun industrial, por me disa veçori të dalluara, janë edhe parku teknik, parku teknologjik dhe sistemi i kombinuar parku tekniko - teknologjik. Në rrjetin e sistemit të organizimit, zakonisht ndërtohen dhe koordi-nohen si të veçanta ose të kombinuara në ingranazhin e përbashkët të ndërmarrësisë. Parku më i madh tekniko - teknologjik në organizimin e përzier shtetëroro - aksionar, sot me siguri është Lugina e Silikonit në Kaliforni. Në këtë prodhohen dhe testohen produktet e teknologjisë dhe teknikës më të përparuar, krahas kërkimeve dhe eksperi-menteve më të avancuara shkencore - profesioniste.

4.4. Qendra biznesore dhe e servisit

Për të ngritur nivelin e komunikimit dhe të konsumit, duke shfrytëzuar organi-zmat e ndryshëm, duhet pasur në projeksion objektivat më efektive të veprimit. Rën-dësia e zhvillimit të raporteve shitblerëse, biznesore, shërbyese, shprehet me ngritjen e nivelit të komunikimit sipas masës së qytetërimit, duke fisnikëruar kështu ecuritë e punës dhe jetës. Ndër këto, vend të veçuar ka qendra biznesore dhe e servisit.

68/ Fenomeni i veçuar i “parqeve industriale” e në një pjesë edhe “inkubatorëve të biznesit” aty

nga 1993, është shfaqur në Novi Pazar duke përfshirë rrethinën më të gjerë. Në këtë mënyrë aktiviteti ekonomik i popullsisë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e ka arritur shkallën më të lartën në territorin e Jugosllavisë së mbetur. Organizimi është fare efikas. Aty kanë ndonjë profesionistë, por edhe shumë iniciator dhe koordinues të denjë për biznes të shkallës së lartë. Mundësi të ngjashme për zhvillimin e biznesit të vogël dhe të mesëm ishin edhe në Kosovë, por për këtë nuk u krijuan raportet përkrahëse. Në të vërtetë, të ftuarit për këtë zotim (ata që ishin të ftuar dhe të vetëshpallur kompetent për koordinimin e tillë) krijuan të kundërtën – udhëzimin për protestën me lëshuarjën masive të vendeve të punës.

254

Superiorë e inferiorë rrokullisen me jetën e veprën e vet, mandej vazhdojnë kundërshtitë që të mos barazohen me të vërtetën e veprës dhe jetës.

Vetë emërtimi përcakton gjerësinë e këtij organizmi i cili mund të jetë përmasave të ndryshme. Në të zënë vend më shumë ose më pak veprimtari. Janë të njohura që më herët. Ashtu si vijojnë zhvillimet dhe interesimet e konsumatorëve zgjerohen edhe këto. Qëllimi i ndërtimit të qendrës biznesore dhe të servisit, parashtron afrimin klientëve – konsumatorëve në një vend të kenë sa më shumë fushëveprime ku do të kryejnë punët të këshillave, blerjes, shërbimeve specifike, të servisimit, argëtimit etj. Në atë vend do të gjeni 1. shtëpinë e mallrave, 2. çerdhen për kujdesin dhe rekreacionin e fëmijëve, 3. Restorantin, 4. bistronë, 5. ekspoziturën e bankës, 6. filialin e agjencisë turistike e të udhëtimeve, 7. filialin e agjencisë për ndërtimin e biznesit, 8. këshillimoren për edukimin e fëmijëve, 9. punishten e disenjimit, 10. galerinë e pikturave dhe të instrumenteve e mjeteve muzikore, 11. atelienë fotogra-fike, 12. sallonin i estetikës dhe të frizerit, 13. ambulancën, 14. filialin e PTT -së, 15. këshillimoren për çështje që kanë të bëjnë me kërkesa për shërbime specifike individuale e tjera, e dikund edhe 16. filialin e agjencisë për ndërmjetësime mar-tesore.69/

Përparimi i konsumit dhe mënyrës moderne të shërbimeve, pasqyron nivelin më të ngritur të efekteve të ristrukturimit. Pos këtij veprimi, që bëhet në qendrën biznesore dhe të servisit, këtu ofrohen edhe informacione të çfarëdollojshme me karakter biznesor, blerës, psikologjik, pedagogjik. Për shembull, ofrohen këshilla për hapjen e një dyqani ose gjithçka që duhet bërë për blerjen e një aparati, pastaj këshilla për sje-lljet e pazakonshme të fëmijës në shtëpi, shkollë e tjera. Dhe të gjitha shërbimet pagu-hen sipas ranglistës së çmimeve. Me kohën njeriu do të evoluoj, nëse këtë nuk e bën, nuk do të di të dallojë vetën dhe kohën në të cilën jeton.

Qendra biznesore dhe e servisit është një organizëm i gjerë, me reflektime të gër-

shetuara me shumë kërkesa të qëllimeve të mjedisit të urbanizuar dhe të liruar nga sje-lljet tradicionale. Thënë shkurt, këtu bëhet blerja, shëtitja, rekreacioni i të gjitha mo-shave, informimi për çështjet individuale, ndreqja e gjërave të prishura, porosia dhe të gjitha aksionet tjera që qetësojnë dhe frymëzojnë për revitalizime të mëtejme të mje-disit. Nga këto veçori të aktivitetit, bëhet e qartë se në qendrën e tillë ndërtohet biz-nesi më i gjerë.

Në Evropë gjenden përplot qendra të përmbajtjeve të ndryshme moderne, por asnjëra krejtësisht komplekse. Të njohura janë ato në periferi të metropoleve të mëdha në periferi të Londrës, Parisit, Amsterdamit etj.

4.5. World Trade Center Association - WTCA (Bashkësia e Qendrës Botërore Biznesore – BQBB)

Referencat më të avancuara ndërkombëtare të karakterit të veprimtarisë së ngja-shme me Qendrën biznesore dhe të servisit, i përmban World Trade Center Associ-ation - WTCA (Bashkësia e Qendrës Botërore Biznesore). Në realitet është shoqatë e 69/ Version i tillë kmpleks, deri me tashti askund nuk është zbatuar tërësisht në një qendër.

Parashtron përmbajtjen e paraprojektit të qendrës së ardhmërisë.

255

qendrave botërore të biznesit si organizatë ndërkombëtare: joshtetërore, joprofitere dhe kuptohet se është edhe jopolitike. Anëtarësimi në këtë i nënshtrohet kritereve tejet të përpikta, të cilat përkojnë me tregun e lirë, lirinë e komunitetit dhe objektivat tjera të ndërtimit dhe koordinimit demokratik. Normat e pranimit në këtë bashkësi – shoqatë, i dedikohen edhe vlerave të nivelit nacional – shtetëror – rregullave të organizimit të vendit përkatës. Suksesi në shtigje të shkurtra është mashtrim.

Statusi i anëtarësimit me të drejta fuqiplota në WTCA, në gjirin e së cilës deri në fund të 1991-shit gjendeshin 238 anëtarë, përfitohet mbi baza të qëndrueshme të stabilitetit juridik dhe ekonomik. Pos referencave demokratike të përgjithshme të rre-gullimit dhe organizimit: shoqëror, ekonomik e kulturor, e drejta e anëtarësimit përfi-tohet me ndërtimin, përkatësisht aftësimin e shumë objekteve: biznesore, të konferen-cave, ekspozitave, hoteleve, tregtisë, serviseve. Struktura edhe më detaje e ndërtimeve përbëhet nga lokalet e vogla tregtare, agjencitë e udhëtimit e turizmit, vetëshërbime-ve, butiqeve, bistrove, restoranteve, bankave, postave. Si qendër, për këtë, zakonisht do të zgjedhet qyteti më i aftësuar me infrastrukturë dhe komunikim intensiv e të zhvilluar.

Pra, WTCA, nuk anëtarëson shtetin, por qytetin e zgjedhur sipas kritereve të për-caktuara. Praktikisht anëtarëson qytetin më të organizuar që zakonisht është kryeqyteti i ndonjë shteti ose regjioni a province të zhvilluar. Kësisoj në ish Jugosllavinë, ku-shtet për anëtarësim i ka plotësuar vetëm Lubjana.

Anëtarësimi fuqiplotë në WTCA, sjell të drejtën dhe referencën e privilegjuar për ndihmesa në arenën ndërkombëtare të biznesit, pastaj në ristrukturimin ekonomik të anëtares, ofron përkrahje profesioniste ndërmarrjeve të vogla e të mesme në biznesin e tyre ndërkombëtar. Ndihmon në lidhjet e ndërmarrjeve simotra të veprimeve me renome duke ua ngritur imazhin, si p.sh. kyçjen në “zinxhirin” e hoteleve të kategorisë përkatëse – hilton, sharaton, internacional, interkontinental e të ngjashëm. Kompleksi i institucioneve, projekteve, organizmave dhe sistemeve të biz-nesit, është në funksion të tërësisë së mirëqenies dhe profitit.

WTCA si bashkësi – shoqatë, vepron mbi baza të kartelës së anëtarësisë, që për-

fitojnë ndërmarrjet e mjedisit më të gjerë të cilat gravitojnë ndaj qendrës anëtare. Kjo hap shtigjet e komunikimit biznesor me kompani, institucione, asociacione të vendeve anëtare të përhapura në tërë botën. Për shembull, nga Sllovenia, kryeqyteti Lubjana i anëtarësuar me të drejtë të plotë në WTCA me 25 prill 1990 ( e vetmja qendër deri-atëherë në Ballkan), deri në maj të 1991-shit, krah saj (Lubjanës), 65 ndërmarrje kanë vënë kontakte të drejtpërdrejta ose ndërmjetësuese me kompani të veprimeve të ndry-shme. Ndër këto, 25 ndërmarrje, institucione e shoqata drejtpërdrejt janë kyçur në sistemin elektronik të komunikimit WTCA Network 70/. Avancimi në pozitën e anëta-rit me të drejta të plota në WTCA, me të vërtetë mundëson oferta të vlerave ristruk-tuive dhe civilizuese. Në komunikimin e drejtpërdrejtë, hapën shtigjet e marrëdhëni-eve biznesore mbi baza bilaterale dhe multilaterale. Në këto relacione, vetëm veprimet sipas franshisingut, lizingut e të tjera, sidomos të informacioneve të çmueshme për to e të ngjashme, sjellin mundësi të këmbimeve me vlerë të shumëfishtë. WTCA, sido-qoftë është referencë për hapjen e dyerve për hyrje në biznesin botëror. 70/ "World Trade Center Ljubljana", maj 1991, novice st.2 - WTC Ljubljana - odprta vrata v’-

svet.

256

4.6 Klubi i menaxherëve ose Shoqata e biznesmenëve

Mënyrat e organizimit të cilat krijojnë hapësirë të këmbimit të mendimeve, bind-

jeve, përvojave dhe informacioneve tjera, janë të çfarëdollojshme. Pjesa më e madhe e komunikimit nën ndikimin e filozofisë biznesore, arrihet përmes formave të organi-zuara, të drejtpërdrejta dhe transmetuese. Ndër të drejtpërdrejtat është edhe klubi i menaxherëve, që ndryshe mund të quhet edhe klub ose shoqatë e biznesmenëve ose e biznesit. Pavarësisht nga emërtimi e ka karakterin e njëjtë të organizimit dhe veprimit. Tubon njerëzit e kategorive dhe profileve të ndryshme të biznesit. Pra është organizatë jooficiele me karakter vullnetar. Forca e durimit e begaton biznesin, por vetëm deri në një shkallë të caktuar.

Klubi i menaxherëve nuk është shoqatë klasike e esnafit, por organizëm i kultu-rës biznesore i cili bën përpjeke që të përhap risitë në veprimtari dhe në jetë, duke ndi-kuar në mënyrë të ndërsjellë në kuptimin e këmbimit material dhe kulturoro – moral. Në fakt nxitë moralin e ri të sjelljeve dhe këmbimeve të drejtuara nga zbërthimi i iniciativave dhe qëllimi për prokopi përmes biznesit.

Duke u organizuar si asociacion i njerëzve më pak dhe më shumë të pasur, klubi i menaxherëve gjithnjë hap mundësi të ndihmesës profesioniste përmes këshillave të ndërsjella dhe këmbimeve të ndryshme. Praktikisht, bëhet qendër e tubimeve të paob-liguara në një mjedis ku menaxherët në kohën e caktuar ose edhe të pacaktuar, tako-hen dhe "çlodhen" në mënyrë aktive. Për tërë këtë nuk ka asfare skemash të organi-zimit e të sjelljes. Si rëndom përcaktohet një person dhe një trup koordinues që për-cjellin edhe çështjet e vogla materiale dhe rregullin e klubit. Pra, klubi ka karakterin e një organizimi jooficiel lokal, por edhe regjional në të cilin aktivizohen edhe persona të mjediseve të tjera - si partner biznesor të kohëpaskohshëm ose edhe të rregullt. Shpresa është udhërrëfyese e mirë për të mos u ndalur në një pajtim që do t’i mbyllë sytë.

Shoqatat e biznesmenëve apo menaxherëve në vendet e biznesit sipas rregullave ligjore dhe të etikës, luajnë rol të veçuar në ruajtjen e imazhit të anëtarëve të saj. Or-ganizojnë edhe botimin e ndonjë fletushke a buletini përmes të cili ofrojnë informaci-one të ndryshme profesioniste dhe etike. Jo rrallëherë ndodh që në faqet e tilla do të ndeshni lëvdata për veprimet korrekte të ndonjë menaxheri, por edhe denoncime për pakorrektësi. Shoqata merret dhe me pajtimet ndërmjet anëtarëve të saj. Lajmëron për ndodhitë e shkaktuara të ndonjë mashtruesi prej komintetëve dhe të tjera. Organizon edhe gjykime joformale me karakter të largimit të ndonjërit nga anëtarët jokorrekt. Organizon edhe këshilla punues për ndërhyrje në rastet e kontesteve mes biznes-menëve dhe më gjerë të këtyre me ndonjë komintent.

Klubi apo shoqata mund të organizoj edhe seminare, kurse dhe tubime të tjera me karakter informimi të anëtarësisë me risitë nga biznesi ose ndonjë fushëveprim i veçuar. Pos tjerash në disa mjedise, kjo organizatë delegon përfaqësuesit e vet në këshillat, parlamentet e organet tjera këshillëdhënëse të pushtetit lokal, regjional dhe nacional. Ndikimi i klubit të menaxherëve në disa mjedise është fare prezent.

257

Klubi i menaxherëve si organizëm jooficiel, frymëzon për qasjet njerëzore dhe materiale.

Klubi organizon vizita studiuese në vend dhe jashtë shtetit. Organizon kontakte

profesioniste me karakter biznesor dhe jobiznesor. Ndër të tjera në mënyrë të orga-nizuar ndërmerr aktivitete bamirëse të sponsorimit, dhe ndërhyrjeve tjera si donator i përbashkët. Në disa mjedise Klubi i Menaxherëve është një ndër asociacionet me ndi-kim serioz në qarqet e nivelit në gjerësinë e ambientit në të cilin organizohet dhe vep-ron.

Është e tepërt të shtrosh shpjegime më të hollësishme për tërë përmbajtjen dhe mënyrën e organizimit të klubit të menaxherëve. E gjithë kjo është edhe e thjeshtë edhe e njohur, veçmas në mjediset me përvoja të sendërtimit të shoqatave profesioniste dhe joprofesioniste, çfarë në një mënyrë është edhe ky lloj organizmi.

5. Sistemet e optimalizimit – të biznesit 5.1. Franchising - Franshisingu

Përmbajtja e këmbimit të ndërsjellë e të drejtës për shfrytëzimin e njohurive dhe

markës së një prodhimi për ta riprodukuar, shprehet me nocionin ndërkombëtar fran-shising. Përndryshe, emërtimi franchise (angl.) shpreh të drejtën për të dhënë men-dimin ose për të marrë pjesë në vendosje. Mirëpo, në biznes kuptimi përqendrohet vetëm në marrjen me kundërvlerë të së drejtës për përdorimin e njohurive të tjetrit për një veprim prodhues dhe reklamues. Kështu, franshiza është kompensimi i të drejtës. Franshisa është shitblerje e mendimeve, markës, mjeshtërisë për plasmanin sipas leverdisë së ndërsjellë.

Në kuptimin më të gjerë "Franshiza është marrëdhënie legale dhe komerciale

ndërmjet poseduesit të markës tregtare, markës shërbyese, emrit tregtar ose simbolit të shpallur dhe individit ose grupit, duke kërkuar të drejtën ta përdorin atë lloj iden-tifikimi në biznes. Franshiza udhëheq metodën për vijim të biznesit ndërmjet dy palëve. Përderisa format e franshisës ishin të njohura prej Luftës Qytetare, rritja eno-rme ka ndodhur rishtas. Në fund të vitit 1985, 500.000 ndërmarrje në 50 industri do të arrijnë rritje të shitjes për rreth një gjysmë trilioni dollarë dhe do t'i punësojnë 5,6 milion punëtorë me orar të plotë dhe jo të plotë të punës... Në përgjithësi franchisee (si blerës i të drejtës - vr.e aut.) shet të mirat ose shërbimet që i plotësojnë standardet e cilësisë së franchisor-it." 71/ Kooperimi i frytshëm sipas franshizës ndihmon ose për fillim të punëve, kur s'keni ide biznesi ose për vijim, kur i keni shterur idetë.

71/ "Starting Your Own Business - Evaluating Franchise Opportunities", U.S. Small Business

Administration, Office of Business Development, Business Development Publications, Forth Worth, Texas 1986, fq. e cit. 2.

258

Franshisingu më së shpeshti gjendet në marrëdhëniet distributive të firmave të mëdha prodhuese dhe shitësve të vegjël, kryesisht privat, për të intensifikuar dhe zgje-ruar plasmanin e mallrave.

Këmbimi përmes sistemit franshising dallon sipas mallrave, ideve e fushëvepri-meve tjera dhe gjerësisë së përfshirë, që përbëjnë lëndën e kontratës. Raporti ndërmjet njërës palë - franchisee (franshizi - marrësit) dhe franchisor (franshizor - dhënësit), zakonisht përcaktohet me skemat dhe sistemet e franshizës. Për frashisë ca më serioze, zakonisht ndërtohet menaxhmenti i organizuar i veprimeve të plota ose të pjesërishme.

Koordinimi i franshizave, zakonisht mbështetet në tërësinë e një procesi, duke filluar prej aftësimit të personave për punët përkatëse, koncesionit të "fshehtësive" te-kniko – teknologjike, marketingut, informatikës, pastaj të organizimit të menaxh-mentit, kontabilitetit e të dhënave tjera. Franchisor-i (dhënësi) përherë ruan të drejtën për kontrollimin e vëllimit të prodhimit ose të shërbimeve të përcjella te tjetri.

Franshisingu mund të jetë i drejtpërdrejtë ose i ndërmjetësuar, mandej nga vendi ose i jashtëm - ndërkombëtar.

I drejtpërdrejtë, është kur dy palët franchisee dhe franchisor, pa ndërmjetësi-min e tjetrit, bëjnë kontratën për përcjelljen e të drejtës me obligime për shfrytëzim.

I ndërmjetësuar, bëhet përmes agjencisë së autorizuar për përcjelljen e të drejtave dhe obligimeve në emër të blerësit dhe shitësit e të drejtës.

I vendit, zbatohet në suazën e një shteti. Ndërkombëtar, është atëherë kur realizohet nga një shtet në tjetrin, ku llogaritën

edhe obligimet tjera të taksave të importit, tatimet. Por shumë shtete gjejnë leverdi që me ligje të lirojnë franshisee-t (franshizii-t -blerësit) nga obligimet importuese. Shumë vende me sistemin e caktuar të politikes ekonomike stimulojnë menaxherët, përkatësisht ndërmarrjet ekonomike për këmbimin e franshizave në raportet e bash-këpunimit ndërkombëtar. Kjo për mjediset e pazhvilluara, franshizën e bën edhe më të vlershme. Nëse asgjë s'mund të "zbuloni", shfletoni revistat për franchising, ndoshta do ta gjeni atë që kërkoni.

Gati të gjitha ofertat e franshizës janë stereotipe. Vihen në funksion të natyrës së marketingut dhe kontinuitetit të procesit të veprimtarisë. Për këtë ekziston interesi i ndërsjellë, ngase aktiviteti i pandërprerë ruan vijueshmërinë e të ardhurave, respekti-visht profitit, sikurse për franchisee-në – shfrytëzues - ashtu edhe për franchisor-in dhënës, profiti i të cilëve zakonisht krijohet në bazë të vëllimit të prodhimit, përka-tësisht veprimit, përhapjes së tregut të ndërtimit të një sistemi, të prodhimit ose meto-dës së depërtimit në treg. Kur është fjala për sistemin më të afërt, si shembull mund të përmendet ndërtimi i inkubatorit, qendrës biznesore e servisere, zonës jashtëdoganore, optimës, organizimit të konsultingut për financa, kontabilitet, marketing dhe eks-pertiza të ndryshme. "Kur filloni hulumtimin tuaj për franshizën që do të jetë e mirë për ju? Franshisingu është bërë biznes i madh, jo vetëm në SHBA, por edhe në botë dhe ekzistojnë aq shumë franshiza të ndryshme të cilat mund të zgjedhën. Për gati çdo koncept të biznesit ekziston franshiza e cila ju pret... Së pari, duhet ta njihni veten. Çfarë lloj biznesi do të ishit të lumtur ta udhëhiqni? Në fund, mu sikurse zgjedhja e biznesit i cili niset nga fillimi, ju nuk dëshironi të blini franshizën, e cila do t'u siguroj

259

profit të madh, por jo edhe satisfaksion personal. Çfarëdo lloj biznesi që zgjidhni, duhet të jeni të lumtur me atë lloj pune." 72/

Për franchisingun e prodhimit si pasqyrim sa më të thjeshtësuar, mund të citohen pjesë nga disa oferta si shembuj të franshisorëve të nxjerra nga "Top 10 franchises of 1988".

1."Sportastiks - franshiza e përshtatshme gjimnastikore për fëmijë. Ndihuni mirë për biz-nesin në të cilin keni hyrë dhe bëhuni të suksesshëm në tregun e vërtetë për nevoja të fëmi--jëve të moshës 1-18 vjeçare. Nuk kërkohet eksperiencë, e tëra që u nevojitet është sensi dhe energjia. Edukatori, zgjedhja e vendit, sigurimi i verifikuar i përgjegjësisë dhe mundësi të tjera…" (pasojnë numrat e telefonit). 2."Fabrika e pëlhurave - bashkohuni prijësit në fushën e shitjes së pëlhurave të rëndomta. Posedoni biznesin profesional me të cilin do të mburreni. Kombinoni personalitetin tuaj të këndshëm dhe aftësimin tonë... Ndjeni kënaqësi duke fituar para të mira." (pasojnë numrat e telefonit). 3."Pica e tavolinës së rrumbullakët - zinxhiri i West leading pizza, po zgjerohet më të madhe në Kaliforni. I posedojmë 100 dyqane në regjionin e Los Angjelesit, por na mungon depërtimi i plotë në pesë nëntregje kyçe. Të dhënat më të reja tregojnë se 52% të konsuma-torëve e çmojnë "Tavolinën e rrumbullakët" si "picë më të mirë". Mundësi e rrallë: territori eksluziv, prodhim i madh, marketing i madh. Kontaktoni me Kathleen Low, Zhvillimi i fran-shisës, Kaliforni…" (pasojnë numrat e telefonit). 4."Forca e shëndetit" - bëhuni pjesë e industrisë në rritje të mbrojtjes shëndetësore. Popullata e shtetit po plaket dhe kërkesa për shërbim të kujdesit po rritet dramatikisht. Si pjesëtar i familjes së Forcës së Shëndetit, do t'i gëzoni përparësitë e eksperiencës tonë dhe përkrahjet në zgjerimin e biznesit tuaj të suksesshëm. Kërkoni Garry J. Spirgel-in…" (paso-jnë numrat e telefonit).73/

Franshiza më e përhapur është në marrëdhëniet e firmave të stabilizuara në treg me imazh më të veçuar dhe firmave të vogla, të cilat kryesisht gjenden në njërën nga pozitat që përshkruhen si profitabile.

Në raport me ristrukturimin, franshisingu është tejet frytdhënës, veçmas për mje-diset ku për iniciativa të reja nuk gjenden resurse të përshtatshme. Si skema të përpu-nuara me pak mund e mjete, vihen në funksion të punësimit e edhe të prokopisë tër-heqëse. Në vend të novacioneve origjinale, franshiza bëhet e vlershme si "novacion imitues", duke pasur në disponim tërë procesin e ndërtimit dhe plasmanit të prodhimit ose sistemit të veprimeve shërbyese e tjera. Për të hyrë në franshising të suksesshëm, duhet poseduar invencë për trans-metimin e njohurive në të dy anët të franchisee-së dhe franchisor-it.

72/ Entrepreneurs' Institute "Going into Business", Volume II, American Entrepreneurs Asso-

ciation AEA, Irvine, California, 1989, fq. të cit. 3351-114, 3351-115. 73/ Special report "Entrepreneur 10

th Annual Franchise of 1988", International Franchise Association, New York Ave, Washington D.C. 1989, fq. të cit 200, 203, 207, 215.

260

Për ilustrim të rëndësisë që i kushtohet franshisingut sot në SHBA, pason përshk-rimi nga pjesët prej librit “Starting Up Your Own Business” - që i përket vetëm njërit nga segmentet që i kushton Administrata e Biznesit të Vogël.

“Çka është franshisingu? Franshiza është marrëdhënie ligjore dhe tregtare ndërmjet pronarit të emrit prodhues, shërbyes, shitës ose shenjës reklamuese dhe individit ose grupit të cilët kërkojnë të drejtën të shfrytëzojnë atë identifikim në biznes. Në mënyre më të thjeshtë, franshisori ka të drejtën për emër tregtar dhe e shet këtë franshisiut. Kjo është e njohur si “franshising i prodhimit/emrit (shenjës vr. Z.B.) tregtar”. Në mënyrë më komplekse, “franshisingu i biznesit”, marrëdhënie më e gjerë dhe e vazhdueshme ekziston ndër-mjet dy palëve. Franshisingu i biznesit shpeshherë ofron diapazon të gjerë të shërbimeve, për-fshirë këtu edhe zgjedhjen e lokacionit, aftësimin, furnizimin me prodhime, planet për mar-keting madje edhe financimin. Në përgjithësi, franshisiu shet të mirat ose shërbimet me të cilat e furnizon franshisori ose shet të mirat ose shërbimet të cilat i plotësojnë standardet e kualitetit të franshisorit. Çka është biznesi? Determinoni a do të jetë biznesi i suksesshëm, ndaras nga beneficionet të ofruara me franshizë. 1. A është prodhimi ose shërbimi i ofruar i ri apo i vërtetuar? A është prodhimi ai për të cilin

keni njohuri dhe eksperiencë solide? A keni motivim të fortë për të prodhuar produktin ose për të ofruar shërbimin?

2. A i plotëson ai prodhim kërkesat lokale? A ekziston tregu? 3. Çfarë janë konkurrentët? 4. Nëse prodhimit i nevojitet mirëmbajtja, kush e merr përgjegjësinë të mbuluar nga ana e

garantuesve? Franshisiu? Franshisori? Nëse as njëri, a ekziston servisi? 5. Çfarë reputacioni ka prodhimi? 6. A ka furnitor? Çfarë reputacioni kanë ata? Kush është franshisori? Vizitoni së paku një nga franshizat e firmës, vëzhgoni punën dhe bisedoni me pronarin. Ju duhet të determinoni reputacionin, stablititetin dhe fuqinë financiare te franshisorit. 1. Që sa kohë ndodhet franshisori ne punë? Sa kohe ndërmarrja ka dhëne franshiza? 2. Sa franshiza ekzistojnë? Sa ne regjionin ku jetoni ju? 3. Vlerësoni qëndrimin e franshisorit ndaj jush. A i kushton ndërmarrja rëndësi kualifikimeve

tuaja? A ngutojnë të nënshkruajnë marrëveshjen? A duket se ndërmarrja është e interesuar për bashkëpunim afatgjatë ose a perfundon ky interesim pas pagesës se parë?

4. Çfarë është gjendja momentale financiare e franshisorit? 5. Kush janë nëpunësit e parë, pronarët dhe personeli i menaxhmentit? Çfarë është përvoja e

tyre? 6. Krahasoni premtimet me dokumentacion! Jeni të sigurt që paraqitja e shitjeve është e vër-

tetë dhe që premtimet e mëdha janë të shkruara në kontratë? Jeni të gatshëm për kërkesa të stërmadhuara dhe taktika të presionit?

261

7. Vërtetoni fitimet dhe krahasoni ato me mundësi tjera të biznesit! Trajtoni paratë tuaja si cilindo investim tjetër! A ofron franshiza kthimin që e kërkoni ju? Ndoshta dëshironi të shikoni ndonjë mundësi tjetër.

8. Cila është e kaluara ligjore e franshisorit? A ka qenë ndonjëri nga udhëheqësit i ndjekur për vepër kriminale ose penale? A ekziston ende ndonjë proces gjyqësor dhe se a ka influencë ai ne shitblerje që ndikon në franshizë?

Çka është pakoja e franshizës? Bashkoni të gjitha informatat dhe mjetet që i keni kur e shqyrtoni kontratën. Mendoni më vëme-ndje për nivelin e pavarësisë që do ta keni në franshizë. Sa janë të gjera kushtet e kontrollit? Sqaroni të gjithat në lidhje me krejt shpenzimet për blerjen e franshizës. Punoni me avokatin tuaj, kontabilistin tuaj dhe këshilltarin e biznesit kur i shqyrtoni këto çështje! 1. Çka është shpenzimi i plotë i parë? Çka mbulon ai? - Taksen për licencë? - Blerjen e tokës ose marrjen e saj me qira? - Ndërtimin e objektit ose renovimin e tij? - Pajisjet? - Aftësimin? - Inventarin fillestar? - Pagesat për promovim? - Përdorimin e doracakëve? 2. Cilat shpenzime të vazhdueshme janë në lidhje me franshisorin? - Përparësitë? - Aftësimi i vazhdueshëm? - Shpenzimet e përbashkëta të reklamimit? - Sigurimi? - Kamatat në mjete financiare? 3. A kërkohet nga ju të blini mallin nga franshisori? A janë çmimet konkurrente ndaj furni-

zuesve tjerë? 4. Çka, nëse, çfarëdo restrikcione hyjnë në fuqi në gara me franshisiitë tjerë? 5. Cilat janë kushtet e të drejtave të vazhdimit? Rishitja e franshizës? Përsëri, përdorni ndihme profesioniste për t’i shqyrtuar këto pyetje. Disa nga kushtet kont-raktuese mund të jene diskutabile. Zbuloni këtë para nënshkrimit të saj! Në të kundërtën do të jetë vonë. “74/

5.2. Lisingu

Në sistemin e këmbimeve materiale për lehtësimin e veprimeve biznesore, gjen-

det edhe lisingu (leasing). Kuptimi i thjeshtësuar i lisingut (lease-holding, shpreh ma-rrjen me qira, leaseholder - qiramarrësi), dallon nga renting-u edhe pse ka përmbajtjen 74/ “Starting Up Your Own Business” Expert Advice from U.S. Small Business Admi-

nistration, Compiled by Dr. G.Howard Potet, by liberty hall press, 1991, fq. të cit. 20-21.

262

e ngjashme të qirasë, përkatësisht të marrjes qesim. Marrëdhëniet e përcaktuara për-mes lisingut, janë afatgjata dhe afatshkurtëra. Kanë të bëjnë me shfrytëzimin për kohë të caktuar të mjeteve të punës, përkatësisht pajisjeve, makinave e stabilimenteve me kompensim në nivel të amortizimit ose në vlerë më të lartë. Pra lisingu nënkupton shfrytëzimin e pajisjeve të huaja duke paguar në afate kohore atë që nga ato nomi-nalisht është shfrytëzuar.

Marrëveshjet e tilla biznesore, shtrihen në regjionet brenda një vendi ose të ven-deve të ndryshme. Andaj njësoj sikurse te franshisingu, edhe te lisingu dallojmë atë të vendit dhe ndërkombëtar. Po ashtu janë marrëdhëniet e lisingut të drejtpërdrejtë dhe të ndërmjetësuar.

Lisingu brenda vendit është tipik me veçoritë e përcaktimit të kushteve të marr-jes së pajisjeve.

Lisingu ndërkombëtar dallon për veçoritë specifike të importimit të pajisjeve, përkatësisht të marrjes në shfrytëzim të tyre ku në aspektet juridike, krijohen vështi-rësi për pagesën e doganës, taksave të importit, apo të deponimit të mjeteve deri në vendimin për trajtimin e paisjve – a do të ndalen apo do të kthehen pas shfrytëzimit. Lisingu është kreditim afatgjatë dhe fare i përshtatshëm për biznes me qira.

Gjenden variante të ndryshme të lisingut ndërkombëtar. Varianti i njohur është ai multilateral 75/ – shumanësh nga disa vende, përkatësisht me disa partnerë. Mirëpo, për shkaqe të sistemeve të ndryshme të rregullativës së shteteve, duke shkaktuar vësh-tirësi në ndërlidhshmërinë e harmonizuar, lisingu si i tillë gjendet shumë pak i për-hapur. Variantet tjera dallohen për nga gjerësia e marrëdhënieve të cilat përcaktohen me kontratë. Lisingu më i kufizuar mbështetet në raportet e pastra qiradhënëse – qira-marrëse. Veprimi i tillë është shumë i rrallë. Më të shpeshta janë variantet e lisingut të zgjeruar me më shumë ose më pak ndërhyrje me leverdi të përbashkët të partnerëve. Kështu përfshihen përcjelljet e risive teknologjike, instalimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve, marrja e zotimeve për shitjen e prodhimeve në tregun e qiradhënësit, duke krijuar baraspeshën e importit të pajisjeve dhe eksportit të mallrave të prodhuara me këto ose pajisje e edhe përtej këtyre vlerave, ndërrimin e pajisjeve me ato më të për-sosura, demonstrimin e shfrytëzimit në veprim teknik - teknologjik e tjera.

Lisingu i drejtpërdrejtë, e ka statusin e kontraktimit pa ndërmjetës, pra në mes të liferuesit të pajisjeve dhe shfrytëzuesit. Zbatohet ndërmjet prodhuesit të mjeteve - aparateve, stabilimenteve, veglave ca më masive, makinave - dhe qiramarrësit. Në këtë relacion ofrohen mjete të reja e më rrallë të amortizuara. Liferuesi i pajisjeve za-konisht merr përsipër plasmanin e mallrave në tregjet e vendit dhe të residentit të paji-sjeve.

Lisingu i ndërmjetësuar, kuptohet se bëhet përmes agjencisë ose ndërmarrjes thetër të autorizuar për ndërmjetësime. Në rastet më të shpeshta, do të thotë të rën-domta, lisingu i ndërmjetësuar është ai përmes të cilit agjencitë e caktuara, me një përqindje të kompensimit në llogari të qiradhënësit, gjejnë partnerët e interesuar për shfrytëzimin e mjeteve - qiramarrësit. Agjencitë ose ndërmarrjet e specializuara për lising, marrin mbi vete tërë organizimin e punëve, pagesave dhe distribuimit të mje-teve në mënyrë të pavarur. Kanë edhe menaxhmentin e vet. Ndërsa, prodhuesit më

75/ Dr. Mile Jovic "Medjunarodni lizing", Agencija Saveznog Izvrsnog Veca za mala i srednja

preduzeca i preduzetnistvo, Beograd 1990. Separat me karakter intern - parafrazim.

263

masiv, duke pasur leverdinë biznesore, zakonisht veprojnë sipas lisingut ndërmje-tësues. Kritikët më të mirë janë ata, që në mënyrë konstruktive dinë ta vlerësojnë dhe shtojnë vullnetin për punë të vlershme.

Ekzistojnë edhe institutet e lisingut që funksionojnë mbi bazë të marrëdhënieve të gjera: të përhapjes, kreditimit, këmbimit të pajisjeve me mallra, përcjelljes së shfry-tëzimit të pajisjeve, mirëmbajtjes, sigurimit nga rreziku etj. Në këtë kompleks lisingu e ka kuptimin shumë më të gjerë, sidomos si funksion: financiar, të shërbimeve dhe marrjes mbi vete të rrezikut.

Qoftë lisingu i drejtpërdrejtë ose ndërmjetësues, qëllimin përfundimtar e ka të njëjtë. Shfytëzohet për lehtësimin e pagesës së mjeteve nga ndërmarrësit pa kapital paraprak. Është edhe kjo mënyrë e veçantë e shitjes në këste sipas kontratës mbi lisin-gun, e cila në fund me qiranë e fundit mund të shndërrohet në kontratë të shitblerjes, e cila zakonisht përfshin vlerën ndërmjet 10-15% të mjeteve të shfrytëzuara.

Qiramarrësit duke i futur këto mjete në punë, gradualisht paguajnë vlerat e caktuara sipas dinamogramit të kontraktuar. Pagesat zakonisht përcaktohen që të zba-tohen në kuartale (tremujor) të vitit ose vetëm dy herë në vit. Shumë më rrallë pagesat bëhen në muaj ose njëherë në vit.

Kontratat e partnerëve që këmbejnë përmes sistemit të lisingut brenda vendit, janë më të thjeshtësuara. Pajisjet do të jenë të reja ose të shfrytëzuara, do të thotë ca të amortizuara. Ato vihen në shërbim të qiramarrësit për një prodhimtari të stadit të cak-tuar. Pastaj, këto kthehen ose vazhdojnë të mbesin edhe më tej në shfrytëzim, duke hapur mundësinë e blerjes me një çmim të bonifikuar sipas shkallës së amortizimit. Lisingu do të ta rris imazhin duke të ofruar edhe informacione të tjera ndërmjetësuese për imazhe të reja.

Partnerët e këmbimit, të vendosur në vende të ndryshme - lisingu ndërkombëtar - veprimet mbi bazat e përcaktuara me kontratën e lisingut i bëjnë të njëjta, ashtu sikur-se kur këta gjenden në një vend. Mirëpo, marrja e mjeteve zakonisht i nënshtrohet pagesave të taksave ndërkombëtare e në rastet e shpeshta edhe të deponimit të doga-nës, e cila në një pjesë i kthehet paguesit pas kthimit të mjeteve. Pagesa e ngarkesave të përshkruara - taksës së importit e doganës - nëse nuk përcaktohet ndryshe me kont-ratë, bie në barrë të qiramarrësit, përkatësisht sipas normave të lisingut ndërkombëtar bilateral. Shumë vende praktikojnë që transaksionet sipas lisingut t’i lirojnë nga barri-erat importuese ose t’ua zvogëlojnë taksat e importit dhe doganat sipas bonifikimeve të përcaktuara me përparësinë ligjore.

Në të vërtetë lisingu është shfrytëzim i mjeteve të huazuara me kompensim për kohë të caktuar nga qiramarrësi, pa të drejtë administrimi pronësor. Do të thotë, të cilat gjenden në raportet e shfrytëzimit, por jo edhe të drejtimit mbi baza pronësore. Sidoqoftë, është mënyrë mjaft e vjetër e këmbimit të mjeteve të punës sipas shkallës së ndryshme të pagesës së qirasë. Në ecuritë bashkëkohore ekonomike, lisingu ka marrë veçori të marrëdhënieve mbi baza të biznesit të përparuar.

Vendet e pazhvilluara në procesin e filluar të ristrukturimit, përcaktojnë dhe insti-tucionalizojnë subvencionimin e marrëdhënieve mbi bazat e lisingut ndërkombëtar. Favorizimi i tillë, lisingun e bën mjaft tërheqës, përkatësisht frytdhënës, ndonëse edhe ashtu lisingu ndërkombëtar është ndihmesë e madhe për rimëkëmbjen e ndërmarrjeve të

264

reja pa kapital të mjaftuar. Krijon plot raporte të mbarështimit dhe sigurisë së viju-eshmërisë së procesit të punës. Menaxheri i cili ka vizione do të gjej përplot mënyra të ushtrimit të biznesit me kushte sa më të përshtatshme siç është edhe sistemi i lisingut.

Veçori e kontratave të lisingut është se ato për afatin e përcaktuar nuk mund të shkëputën. Pas këtij afati ato mund të shndërrohen në dy variante: të vazhdohet me çmim më të ulët të shfrytëzimit ose të kalojnë në administrimin dhe pronësinë e shfry-tëzuesit me çmim të ulët, deri në shkallën e amortizimit nominal. Në krahasim me shfrytëzimin e kredive bankare, lisingu është më i shtrenjtë, por krah leverdive plo-tësuese të ndihmesave për plasmanin e mallrave në treg, mirëmbajtjen dhe administri-min më solid të qiradhënësit, për nga objektivat është më efikas dhe më profitabil. Është zgjidhje fatlume në mjediset me ide dhe mundësi të kufizuara të menaxherëve për veprimtari mirëvenëse ku nuk ekzistojnë kushte të volitshme të tregut të brend-shëm ( lisingu ndërkombëtar ) dhe ku sistemi bankar është i çrregulluar ( lisingu ven-das dhe ndërkombëtar ).

5.3. Kombinimi i franshisingut me Lisingun Përpos teknologjive të reja lisingu dhe franshisingu, mbulohen edhe me ato të

vjetrat, përkatësisht relativisht të vjetërsuara ose të amortizuara. Kësisoj në një pjesë ndërvihen në funksion të eksponimit të lizingut dhe franshizës, për ndërmarrje inici-ale, që në një pjesë janë të mirëseardhura për ristrukturim. Pos kësaj, franshizat ofrojnë edhe risi të vlershme, të cilat krijojnë një baraspeshë ndërmjet teknologjive të amor-tizuara dhe risive aktuale teknoekonomike. Pos tjerash, ndihmesa nga franshisingu, si sistem i komunikimit, shprehet edhe me efektet e përvojave të reja të organizimit dhe vlerësimit të objektivizuar të raporteve më të avancuara të ndërmarrësisë. Menaxheri i talentuar, do të gjej përplot variante të kombinimeve midis fran-shizës dhe lisingut, derisa të mos krijoj diç të pavarur.

Ajo që vlen për franshisingun, paralelisht e ka peshën edhe për lisingun. Në këtë drejtim mund të bëhet kombinimi ndërmjet tyre. Kombinimet janë të niveleve të ndryshme në aspektin e franshizës moderne dhe lisingut të amortizuar, përkatësisht pajisjeve të amortizuara dhe anasjelltas. Kjo më së miri do të prezentohet me shembujt konkret.

1. Franchisi-iu blen pajisjet, teknologjinë, marketingun për një prodhimtari nga e cila franchisor-i ka hequr dorë, ngase ka kaluar në prodhimtari më të avancuar. Për shembull nga prodhimi i tekstilit – pëlhurave ka kaluar në prodhimin e makinave dhe stabilimenteve elektronike. Paralelisht me teknologjinë dhe know-how (franshizën), ai do të përcjellë edhe makinat e stabilimentet tjera sipas lisin-gut. Kësisoj kanë vepruar një numër i madh i firmave gjermane, në dislokimin e in-dustrisë së tekstilit në vendet e jugut, të regjioneve të pazhvilluara deri rreth viteve të tetëdhjetë të këtij shekulli.

2. Firmat e mëdha, duke pasur shpenzime të larta për produktet segmentare (pjesët e ndryshme) pasi që të kalojnë gradualisht në montazhin e tërësive të apa-

265

rateve e stabilimenteve, pjesët e prodhimit margjinal i porosisin te kooperantët të cilëve u sigurojnë franshizën dhe lisingun. Franchis-itë (franshisitë) qiramarrësit sipas lisingut, përfitojnë pozitën e kooperuesit dhe të drejtën e liferuesit edhe për interesentë të tjerë. Kështu më së shumti prodhojnë pjesët plastike për automjetet përkatëse sipas përformansave të franshisor-ve, por edhe për prodhuesit tjerë. Man-dje pjesë të tjera të automobilave, kuti të televizorëve, aparate elektronike etj.

Pavarësisht nga shkollimi dhe pasuria që do ta arrish, nëse në biznes nuk shton edhe artin e vlerës dhe vlerësimit, do të metësh në margjinën ima-zhit.

3. Duke depërtuar në tregje të gjera me prodhimtari ose sisteme të avancuara,

franchisor-ët kërkojnë franchisee-të; liferuesët e pajisjeve kërkojnë të njëjtit për t’u dhënë makinat dhe pajisjet në shfrytëzim nëpër vende të ndryshme për të përfituar sa më shumë konsumatorë dhe për të ngritur imazhin në tregun në të cilin më së tepërmi janë të përqendruar. Në këtë mënyrë kanë funksionuar edhe disa nga firmat e sistemit “rent a car”.

5.4. Faktoringu

Përhapja e faktoringut dhe përvojat praktike të arritura përmes këtij sistemi të

ndërkëmbimit material, përkatësisht financiar, në krahasim me franshisingun dhe lisi-ngun janë më të kufizuara. Faktoringu shprehet si institucion ndërmjetësues. Nuk ka të bëjë me deponime investive. Kufizohet me transakcionet financiare të ndërtimit të kushteve më të volitshme të veprimtarisë. Në këtë kuptim, faktoringu - factoring (për-faqësuesi), ndërtohet për ndërmjetësim tregtar komercial, duke marrë përsipër pagesat e mallrave nga blerësit (tregtia) dhe absorbentë tjerë të materialit të riprodhimit - lëndëve të para e tjera, për llogari të shitësve. Praktikisht bëhet faktor ndërmjetësues në emër të shitësit të cilit përherë i siguron mjetet qarkulluese, pavarësisht se a janë bërë apo jo pagesat nga blerësit. Do të thotë është shpagim i borxheve me ndërmjetësimin e institucionit të tretë të specializuar për ndjekjen e borxhlinjve në mënyrë ligjore. Për shërbimin e tillë institucioni, a agjencia merr kompensimin përkatës, kryesisht në përqindje varësisht nga vlera dhe ndërlikueshmëria e nxjerrjes së borxhit. Faktoringu është shitblerje e borxhit me kompensim.

Qëllimi kryesor i ndërtimeve të institucioneve të faktoringut është rritja e shka-llës së likuiditetit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, të cilat nuk kanë forcë meritore profesioniste për përcjelljen e borxheve. Me një kompensim të caktuar, më së shpeshti autorizojnë bankën përkatëse biznesore që të përcjellë llogaritë e komintentëve të vet dhe bankave tjera. Kësisoj, banka e autorizuar përmes institucionit të vet të ndërtuar për këtë qëllim - faktoringut - blen borxhin e një ndërmarrjeje me një nënvlerë dhe bën transaksionet e duhura ndaj borxhliut për të bërë pagesën.

Në disa vende të zhvilluara, pak a shumë janë të njohura themelatat si instituci-one ose shoqata të faktoringut. Por, angazhimi i tyre parësor ndërlidhet me veprimet sipas faktoringut ndërkombëtar, në shumicën e rasteve, të kompanive multinacionale ose të veprimeve biangulare – dyanëshe. "Sot në botë gjenden gati 200 factoring kom-

266

pani, të cilat veprojnë në vendet e Evropës, në Kanada, Japoni, Australi, Zelandë të Re, Singapur e Hong Kong. Organizata më e fortë e faktoringut sot në botë është ‘The International Factors Group’ e themeluar me 1960 në Boston. Tash në këtë sistem ve-projnë organizatat në plot vende, duke inkuadruar në gjirin e vet gati të gjitha bankat e mëdha." 76/

Faktoringu lehtëson veprimtarinë dhe liron nga shumë mosmarrëveshje ndërmjet partnerëve që nuk i përmbahen rregullave të vullnetit të mirë në marrëdhëniet bizne-sore. Përmes faktoringut do të zgjidhin kërkesat për të cilat secili veç e veç nuk mund ta arrij efektin e duhur. S’ka nevojë për nguti, frikësim e kërcënime. Të gjitha do t’i zgjidhë faktoringu në mënyrë të qetë dhe ligjore. Me siguri se nuk është sistem që ve-pron me masa jolegale.

5.5. Know - how – të dish si

S’keni mundësi të ndërtoni novacionet që do t’u kushtojnë shtrenjtë. Atëherë ja e

keni rastin që të kyçeni në blerjen e një të atillë që i përket kërkesave tuaja. Me shty-tjet për kontinuitetin rritës të rendimentit të punës, kërkesat për novacione bëhen edhe më intensive. Mundësitë për iniciativa të reja, duke u kufizuar për shkak se bëhen të shtrenjta ose mund të jenë të paarritshme ose të ngadalshme, që janë njësoj të pae-fektshme, drejtohen në aplikimin e novacioneve të "huazuara" nga të tjerët si metoda ose modele të përpunuara të emërtuara si know - how (të dish si). Si sistem i lever-dishëm i licencës së veçantë, është mjaft i përhapur dhe përherë edhe më i kërkuar. Know-how është risi si produkt, metodë, mënyrë, program, sistem, organizëm dhe që të gjitha mund të quhen projekt know-how. Çdo novacion që sjell fitim është know - how, por disa këtë e respektojnë, du-ke ofruar kompensim e disa e "huazojnë" pa kompensim - si pirat.

Me know - how mund të arrihet shumëçka - të zgjidhen kërkesat e caktuara - por për këtë vlejnë kriteret e veprimeve të përparuara. Nëse nuk do të posedosh resurse, nuk është e vlershme ta blesh – ngase know - how kurdoherë përcillet si tërësi e për-punuar e novacionit. Kur nuk ke resurse për aplikim, efektivi i shfrytëzimit të tij do të mbetët i kufizuar. Për " të dish si" ta aplikosh një metodë tekno - ekonomike – orga-nizative, duhet pasur edhe një "të dish si" tjetër për aplikimin praktik. Pra, duhet të mësosh një know - how tëndin, për ta aplikuar atë të blerë. Veç kësaj si sistem i nën-shtrohet normave të institucionalizuara të cilave domosdo duhet t’u përmbahesh. Siç dihet këto janë standardet e cilësisë, mbrojtjes së ambientit të njeriut etj. Prandaj si trajtim i njohur nuk mund të adaptohet për gjithkënd, në çdo kohë dhe në çdo vend. Do të shpien dituria në një horizont tjetër, nga i cili do të shohësh edhe plot horizonte të tjera.

Me ndihmesën e know - how, bëhet një ndërtim i caktuar se si në kushtet përka-tëse duhet të veprosh për të arritur një rezultat. Përparësitë e sistemit të tillë për ata që këtë e mësojnë dhe disponojnë me resurse të afta për shfrytëzim maksimal, janë të pa- 76/ Dr. Mile Jovic "Medjunarodni faktoring", Agencija Saveznog Izvrsnog Veca za mala i sre-

dnja preduzeca i preduzetnistvo, Beograd 1990, fq. e cit. 10.

267

kontestueshme. Risitë përherë shfrytëzohen duke u materializuar. Efektet sekondare janë gjithashtu të çmueshme, ngase me aplikimin e një metode si risi, domosdo shka-ktohet rirenditja e resurseve dhe metodave të veprimit. Ndërrohen bindjet dhe krijo-hen raporte të diferencuara ndaj vlerave më të larta prej më të kufizuarave. Nga një know-how, mund të lindësh ide të reja dhe përhapësh bindjet për racionalizime të gji-thanshme. Risitë do të sjellin në nivelizime dhe gjurmime më të avancuara.

Të gjitha risitë e procedimit të ristrukturimit, prej OPTIMA-s deri të faktoringu, të përshkruara në pjesët e mëparshme të librit, mbështesin know - how. Asgjë që është risi nuk mund të shfrytëzohet pa kompensim të të drejtës së autorit - institucionit. Pos kësaj, asnjë risi nuk mund të shfrytëzohet si skemë ose përshkrim me veçori tipike. Edhe kur këto liferohen në këtë mënyrë, duhet të përpunohen dhe adaptohen kushteve përkatëse. Çdo risi kushtëzon qasje të re. Sidomos kur ndodh që të mos krijohen parakushtet, know - how e humb vlerën, më shpesh krejtësisht se sa pjesërisht. Pra-ndaj, kontinuiteti mbahet me deponime të pandërprera jo vetëm në aplikimin e know - how, tjetër, por edhe në kushtet, të cilat janë të projektuara me të.

Procesi i ristrukturimit është një ndër komplekset e know - how. Ndërtimi dhe mirëmbajtja e biznesit po ashtu. Duke u nisur nga parimi se asgjë nuk mund të qënd-rojë përherë në rendimentin e avancuar, profesionistët e mjeshtërisë së ristrukturimit dhe biznesit, gjithnjë bëjnë përsiatje për ndërtime ose "huazime" të know - how. Këtë e bëjnë jo vetëm për mirëvijimin e veprimtarive të zotuara, por edhe për mbarështimin e të rejave, duke i mbajtur si latente për aktivizim në çastin e duhur ose duke i akti-vizuar si përcjellëse të veprimtarisë parësore. Know - how për këto synime është i mirëseardhur. Për nga mendimi e strategjia, bota sot është më e përparuar, por që është e ngarkuar që të spastroj pluhurin nga e kaluara.

Tërë jeta është e mbushur me kërkesa të cilave asnjëri të gjithave nuk do të arrij

t’u përgjigjet në mënyrë kuptimplotë. Por, disa do t’i ndaj duke u nisur nga filozofia “të dish si”. Edhe kur do ta kesh zgjidhjen e gatshme prapë duhet “të dish si”. Ja një shembull. Një ndër know-how (“të dish si”) është edhe software (softveri) Microsoft Word. Këtë do ta blesh (po qe se nuk e “huazon”) si know-how. Për biznes janë të njohura programet tjera të Microsoft-it “Word 97, 2003, 2007...” “Outlook 2007”, “Publisher 2007”, “Microsoft Excel 2007...”, “Small Business Financial Manager 2006...” Për të zbatuar këto edhe programe të tjera si know-how, duhet ta kesh edhe njohurinë aplikative; pra edhe një know-how tjetër. Të dish këto dy përmasa, paraprakisht duhet të njohësh kërkesën “të dish pse.” Duhet sqaruar menjëherë se këtu nuk është fjala për “know – why” për të cilin do të bëhet shpjegimi nën kapitullin që do të vijoj.

Mund të bësh krahasimin për përpilimin e strategjisë së zhvillimit të një ndër-marrjeje. Atëherë duhet të nisesh nga “të dish pse”, të arrish “të dish si” dhe atë tjetrën “të dish si” (know-how). Njësoj është të dish si të marrësh mësimet, të dish pse të marrësh mësimet dhe cilat mësime. Dhe do të kthehesh në fillimin e shtjellimeve të trajtuara në “kodeksin e iniciativës” duke u nisur nga: qëllimi, funksioni, metoda... Ja i gjithë ky trajtim është fare i thjesht për atë që do të di se çka kërkon, pse kërkon dhe si do të zbatoj. Kjo ngërthen “filozofinë” e “know-how.”

268

5.6. Know - why – të dish pse

Viteve të fundit të shekullit njëzet janë duke u eksponuar ndërtime të reja men-dore me përmbajtje praktike. Ndër këto, në fund të dhjetëvjetëshit të nëntë është eks-ponuar nocioni “know - why” (të dish pse), të cilin e përshkruan ekonomisti i njohur japonez Shigeo Shingo. Në librin "Filozofia e re prodhuese e Japonisë", Shingo për-shkruan: "Si shembull, në një ndërmarrje posedojmë vetëm know - how për Toyota sistemin; nëse ndodhin ndërrimet e parakushteve në raport me ato në Toyota, sillet në pyetje funksionimi i Toyota sistemit. Atëherë asgjë nuk do të ndihmojë edhe pse në Toyota arrihen rezultate të jashtëzakonshme." 77/

Përndryshe, për sistemin know - why, njohuritë janë të kufizuara, ashtu sikurse përvojat. Disa autorë këtë e sendërtojnë në kuadër të sistemit know - how. Të tjerët çmojnë se "të dish pse" duhet të trajtohet si procedim i veçantë, posaçërisht në infor-matikë, përkatësisht në robotikë dhe përcjelljen e stoqeve të mallrave, paletizimin dhe shfrytëzimin e kompjuterëve. Kur keni aplikuar një "të dish si" dhe jeni të vetëdijshëm "të dish pse, " mund të ndërtoni edhe një "të dish si" të re.

"Të dish pse" me siguri është një sistem i përshtatshëm për përcjelljen e objekti-vave, kur niveli i parashikimeve është në disparitet me rendimentin ose kur rendimenti shënon shmangie në raport me ecuritë e parashikuara. Më së shumti vlen si sistem kontrollues ose përcjellës, por herë pas here edhe si element i projeksioneve me parashikime alternative. Pikërisht në sistemet e mëdha të ndërmarrjeve, know - why është duke u bërë përcjellës i projektimeve dhe vijueshmërisë së veprimtarive, si faktor indikativ për sinjalizimin e çrregullimeve në teknologjinë e organizimit të punës në njësitë e ndara ose edhe në organizmat tjerë deri në hierarkinë e menaxhmentit.

Raportin midis know-how dhe know- why, pra do ta gjeni të shpjeguar në kua-dër të trajtimeve të know-how.

5.7. Mas - mediat Secili veprim i ri që ka karakter masiv, duhet të vihet në pozitën e frekuentimit sa

më të gjerë të informacioneve për: qëllimet, qasjet, ecuritë, efektet, bartësit, qendrat dhe avancimet më të suksesshme. Ristrukturimi, përkatësisht optimalizimi i resurseve dhe efikasiteti i rikthyer si proces, gjithsesi duhet të mbështet në një afirmim të shumanshëm për të arritur masivizimin e efektivave. Për këtë mediat masive janë resursi më i përshtatshëm.

Për mediat janë bërë ca përshkrime të kufizuara në shqyrtimet kushtuar ekspo-nimit të suksesit të menaxherit (Menaxheri dhe mas - mediat). Aty dhe këtu mediat janë gati të njëjta, por qëllimi dhe renditja e përfshirjes së tyre këtu janë më të gjera. Gjithashtu, rëndësia e mediave në këtë pjesë është e pakrahasueshme.

77/ Shigeo Shingo "Nova japanska proizvodna filozofija", Jugoslovenski zavod za produk-

tivnost rada, Beograd i Fakultet organizacionih nauka, Beograd, 1985, fq. e cit. 37.

269

Mas mediat janë një korpus i mirë për përhapjen e të vërtetës gjysmë të vër-tetës dhe mashtrimit.

Duhet cekur se mas-mediat janë vlera më e madhe e civilizimit. Metodat, mjetet, mënyrat, hapësira, efektet, intensiteti, dinamika e të tjera të tyre, kanë pësuar zhvilli-me revolucionare. Kuptohet se këto duhet ta kenë lirinë e plotë të shprehjes – atë që edhe më së shumti e kanë arritur. Në mjediset demokratike, këto janë “pushtet i pa-varur” të mbrojtura sipas ligjeve të vendit dhe konventave ndërkombëtare. Janë gjy-katëse të denja publike që e mobilizojnë opinionin për vendime të drejta të institucio-neve, gjyqeve, veprimeve të qeverisë, korporatave deri te individet me influencë pub-like. Ja një përshkrim për raportet e mas-mediave në SHBA. “Kur është bërë ratifikimi i Ligjit për të drejtat (dhjetë amendamentet e parë të Kushtetutës), askush nuk ka mund të përfytyroj shumëllojshmërinë e mjeteve të komunikimit të cilat do të arrijnë në shekullin XX. Me 1791, kur Kushtetutës i është shtuar Amendamenti i Parë, as imagjinata më e bujshme nuk ka mund të paramendoj radion, televizionin dhe komu-nikimin përmes kompjuterit, por në këto sidoqoftë është zbatuar ideja për lirinë e shtypit.”∗/

Ta përfitosh masën e gjerë në përkrahjen për optimalizimin e resurseve është punë e vështirë. Veçmas kur dihet se në stadin transitor, duke kaluar nëpër ristruktu-im, ngjasisht në ndërtimin e biznesit modern, shkaktohen ngushtime materiale dhe thy-erje ca më të rënda të atyre që janë mësuar me metodat e vjetra. Përmes mediave bëhet presioni më i madh në drejtimin e ndërrimit të njohurive dhe bindjeve për gjerat në interes të përgjithshëm në kahun pozitiv. Këto edhe keqpërdorën në mënyrë të rëndë për përhapjen e insinuatave, gënjimeve, veçmas në mesin e avancimeve politike primitive, sidomos aty ku mbretëron kriza dhe nuk zbatohen ligjet pozitive (nëse ekzi-stojnë) të ndëshkimit për mashtrimet. Mas – mediat iniciojnë mobilizimin e popullit si gjykatësi, por jo përherë në favor të drejtësisë.

Mediat masive, si mjete të çastit e ditore të informacioneve të gjera: radio, tele-vizioni, shtypi, pastaj revistat e kohëpaskohshme, janë resurset elementare, të cilat me më pak ose më shumë intensitet, vihen në funksion të ristrukturimit dhe optimalizimit në ndërtimin e biznesit. Vlera e veçantë, i përket mediave elektronike digjitale si interneti e të tjera.

Mirëpo, për këtë proces aq të rëndësishëm, këto nuk janë gjithaq të mjaftueshme. Vlerë më të madhe kanë projektet, përkatësisht programet eksperimentale, që ndërto-hen në hapësira ca më të gjera – regjione; ose më të kufizuara - komuna. Demonstrimi i rezultateve praktike, është mbulesa më e sigurtë e materializuar e veprimit. Si shem-bull, në shumë mjedise nuk ekzistojnë njohuri për inkubatorin e biznesit. Mund të eks-ponohen informacione për këtë, por nëse ky nuk është ndërtuar dhe nuk vërehen efektet, gjithçka është e tepërt të interpretohet. Por, kur në qendrën e caktuar bëhet promocioni i inkubatorit, mjetet e informimit, duke trajtuar performansat e tij, bëjnë që të përfitohet pasqyrimi praktik dhe i pranueshëm për shumicën e të interesuarve. Do të thotë, në vlerësimet e optimalizimit ristruktuiv dhe efektivave të këtij procesi, rëndësi

∗/ “ Mediat e papenguara”- botim i Agjencisë Informative të Shteteve të Bashkuara, Qendra

për zhurnalistikën e jashtme, Drive, Reston, Virginia 22091, U.S.A. 1992, fq. të cit. 14 -15.

270

të veçantë ka renditja e veprave dhe rezultatet e tyre që pasqyrohen përmes mediave masive. Për eksponimin në mas media, duhet zgjedhur kohën, vendin dhe mënyrën e paraqitjes.

Plani global dhe sistemi i institucionalizuar i konceptit të ristrukturimit, duke u

pasqyruar në mjetet e informacioneve, ndihmon në udhëzimet e objektivave të zhvi-llimit dhe përkrahjes së përgjithshme të mjedisit për veprimet përkatëse.

Informacionet për optimalizimin janë pjesë përbërëse e strategjisë së rimëkëmb-jes së ekonomisë dhe shoqërisë. Në këtë drejtim, këto mbajnë nivelin e vlerësimeve objektive, duke u përmbajtur nga eksponimi i synimeve të interesave parciale të qar-qeve profesioniste ose të partive politike. Nuk guxojnë t'iu bishtnojnë edhe kritikave qëllimmira, pastaj pasqyrimit të dështimeve të paqëllimta. Nuk bën që informacionet të bëhen të vonuara, të tepruara ose të kufizuara. Tek e fundit, vlera e informacioneve çmohet sipas shpejtësisë së eksponimit dhe objektivitetit të prezentimit. Kësisoj bëhen mjet i frymëzimit për veprime të pandërprera dhe ndërmarrje për efekte më të mëdha kolektive dhe individuale.

P Ë R F U N D I M I

Renditja objektive e faktorëve të optimalizimit dhe efikasitetit të resurseve, në ndërtimin e biznesit, përkon me pasqyrime të përmbajtjeve më të gjera. Njëkohësisht ndërlidhet me studime gjithëfaqëshe ndërdisiplinare. Një prej kategorizimeve, gjitha-shtu objektive, do të ishte renditja e faktorëve të përgjithshëm dhe atyre konkret. Ndër të përgjithshmit janë komplekset e ristrukturimit të resurseve: sociale, ekonomike dhe organizative. Ndër konkretet janë organizmat dhe veprimet me përkatësi dhe vlera të caktuara në relacionet e sistemit të risive, që përmbushin kriteret e të ashtuquajturit know - how (të dish si). Kështu, edhe trajtimet e shtruara në këtë pjesë të librit janë bërë sipas këtij sistemi.

Sado që në shikim të parë çështjet e shkoqitura kushtuar optimalizimit dhe efek-teve të ngritura duken si të shkëputura, megjithëkëtë këto gjenden në një lidhshmëri mjaft funksionale. Pra, kanë një kompatibilitet dhe afinitet në një ndërvarësi të ndërs-jellë. Pothuajse njëra pa tjetrën ofrojnë ose efekte të mangëta ose mbesin tërësisht shterpe, ndërsa në bashkëveprim shtojnë objektivat e njëra-tjetrës. Si shembull. Zona jashtëdoganore, në të cilën do të ndërtohej edhe inkubatori i biznesit, ndihmon në rritjen e efektivave edhe në shkallë të shumëfishtë. Nëse në këto ndërhyn personeli i aftësuar dhe paralelisht krijohet bashkëveprimi me institucionet inventive - kërkimore dhe profesioniste - operative; efektet bëhen edhe më të mëdha. Në të kundërtën, shu-më vlera të mundshme të zonës jashtëdoganore mbesin të mangëta. Në asnjë pjesë të ristrukturimit, nuk ka komponentë të cilët në mënyrë të veprimit të ndarë do të krijojnë rendiment aq të ngritur. Pra, në optimalizim ndërvarësia është tejet e shprehur. Tërë-sitë dhe pjesët e ristrukturimit, gjithsesi duhet t'i përshkojë një paralelizëm ose një ren-ditje sipas veprimeve të njëpasnjëshme. Edhe tempi i ngadalësuar "rrudh" hapësirën e efektshme.

271

Sikur në sport, ashtu edhe në biznes, ndër garues, kampioni për të dhjetën e sekondës mund të dalloj prej atij që e zënë vendin e fundit.

Kompleksi social dhe ai ekonomik në pjesën më të madhe mbarështohen në rist-

ruktuimin paralel. Këto përbëhen nga resurset materiale dhe njerëzore. Veprimi bëhet i ndarë dhe i ndërsjellë, por gati përherë paralelisht. Aftësimi i menaxherëve dhe for-mësimi i projeksioneve të iniciativave të tyre, kur rrethi është me sjellje statike ose inerte, nuk ofron asfarë efekti. Përballë ekonomisë së mbyllur me banka biznesore të paafta për përcjellje të biznesi të zgjeruar, s’mund të presësh efektivat e ndërtimit të biznesit modern. Ose, nëse nuk bëhet paralelisht ristrukturimi i brendshëm i ndërma-rrjeve ekonomike, duke mos pasur hapësirë të veprimit të njësive të ndara; potenciali krijues njerëzor mbetet i pashfrytëzuar.

Të dy komplekset e përshkruara më lartë, nëse nuk përcillen me ristrukturimin e kompleksit organizativ, do të thotë, në të gjitha ose shumicën e komponentëve, orga-nizmave të tyre, nuk do të sjellin efektivat e projektuara. Ngjan që në këtë drejtim të krijohen antagonizma me kundërvlera, për çrregullimet e shkaktuara me mangësitë ose pengesat që eksponohen nga pjesët e paaktivizuara. Optimalizimi është mbarështimi i suksesshëm i vlerave të suksesshme.

Në realitet, optimalizimi në ristrukturimin efikas, projektohet si një gjenerator i cili funksionon përderisa të gjithë mekanizmat veprojnë, duke bërë lëvizjet e duhura dhe duke përmbushur vlerat instaluese. Nëse nuk ndodh kështu, më së shumti goditën pjesët e këtij dhe të transmisionit të ndërlidhur.

Organizmat e mbarështimit të ristrukturimit, anipse duken si përbërje të përgji-thësuara, të cilat i dedikohen ecurisë evolutive të ekonomisë dhe shoqërisë së mjedi-seve të zhvilluara, mund të ofrojnë edhe më shumë rendiment mjediseve të pazhvillu-ara për ristrukturimin e shpejtësuar - pra jo vetëm evolutiv. Intensifikimi i optimali-zimit, këto i sjell në vlera të pazëvendësueshme. Përmbajtja e tyre sadoqoftë e njohur, në brendi përshkohet nga një sërë veçorish të panjohura që kanë vlerat e know - how. Janë pra risi të mbrojtura me të drejtën autoriale. Për këtë është e rëndësishme ta bëjmë përqasjen objektive të vlerave tipike dhe të paskematizuara. Me kohën, e vogla do të rritet e madhja do të shumëzohet.

Qasja objektive e organizmave të optimalizimit dhe ngritjes së efektivave të

resurseve, është pjesë përbërëse e vlerësimeve profesioniste. Kështu për shembull, në shumë mjedise çmojnë se njohin konstruksionin e ndërtimit të "OPTIMËS". Në të vërtetë, aq shumë elaborime përfshihen si know - how, saqë me njohuritë nga litera-tura e rrallë edhe ashtu me shpjegime parciale, asgjë nuk mund të arrihet. Andaj, edhe profesionistët e njohur pa përgatitje të specializuar në këtë fushëveprim, kësaj s'mund t'ia dalin. Ngjashëm qëndrojnë çështjet edhe me inkubatorin. Këtu dështimet janë të shpeshta, shkaktohen raporte të eksponimit të gabuar të konceptit të këtij sistemi të organizimit. Më së shpeshti me veprimet gjysmake, ndërtohen ngrehina për shitje biznesmenëve, pa plan, programe, mbikëqyrje e koordinime profesioniste. Premtimi i qëndrueshëm ndaj vetës është dritë e shpresës që nuk shuhet; mandej shpresa ndezë drita të reja për premtimin që do të gëzojë me risitë e veta.

272

Gjenden edhe shumë organizma dhe mekanizma të optimalizimit të resurseve, por të cilat në një pjesë janë përmasa përbërëse të institucioneve dhe organizmave të pasqyruar ose segmente të komplekseve të vijueshmërisë së procesit të ekonomizimit. Ndërkaq, qëllimi i interpretimeve në këtë libër, nuk është hyrja në gjerësi dhe detajime të vlerave dhe përmasave të ndryshme të zhvillimit ekonomik. Fundja është çështje që përkon me ruajtjen e veçorive të tërësisë dhe renditjes funksionale, që shqyrtohet në raportet e ristrukturimit dhe optimalizimit me ndërtimin e biznesit bashkëkohor.

PJESA E TRETË

BIZNESI I VOGËL DHE I MESËM

Dikur njerëzit mundoheshin të vështronin madhësitë sipas perceptimit vizuel. Mandej u binden se cilësia nuk ishte gjithnjë pjesë përberëse e madhësisë. Gradualisht duke u ngritur raportet e reja, filluan të gjenin vetën sipas madhësisë adekuate me iniciativat, idetë, cilësitë dhe guximin me të cilët do t’i qaseshin ushtrimit të një pune. Zotimet dalluese ndërmjet njerëzve, diferencuan edhe efektivat e projektuara sipas masës së njeriut. Kësisoj më vonë u bën edhe determinimet për biznesin e projektuar sipas madhësisë: të vogël, të mesëm dhe të madh. Siguria dhe mossiguria në dimen-sionet e madhësisë së biznesit, gjithnjë i ndërrojnë vendet, por indikatori i rrezikut në masë për biznesin e vogël mbetët më i vogël dhe profiti si përmasë vlerësuese i lever-dishëm. Kuptohet sipas deponimeve investive, por më shumë mendore. Përgatitjet për biznes të vogël arsyetojnë vlerën e ndërtimit të tij, por mundi i deponuar në fillim është sikurse për biznes të madh madje edhe më i dendur.

Ani pse përfshinë tërësinë e biznesit, ky studim – tekst, kryesisht përqendrohet në vlerat e njeriut për të gjitha madhësitë e biznesit. Pikësynimi është që të fillohet nga veteja me qasjen ndaj atij biznesi që mund ta kaplosh për ta realizuar, në rend të parë ndaj biznesit të vogël e mandej të mesëm. Kompanitë kanë një trajtim tjetër, ato janë shoqëri aksionare ose në mënyra të tjera të themeluara, por njëkohësisht janë edhe pjesë përbërëse e shtetit dhe shtet i biznesit. Për këto ekzistojnë menaxhmentet përkatëse më pak ose më shumë të fuqishëm, por në një nivel të formacionit tjetër në krahasim me përmasat e biznesit të vogël dhe të mesëm. Pikëvështrimi i shqyrtimeve në këtë pjesë të librit, përfshinë një sintezë për të gjitha vlerat e trajtuara në funksion të biznesit të vogël ose të mesëm, duke projektuar raportet e elementeve të kategorizi-meve karakteristike si veçori të madhësive përkatëse. Njeriu do të humbë kohë të zbulojë gjithë atë që është e njohur, pastaj do të pendohet si është munduar kot.

Bisnesi i vogël nga shumë autorë trajtohet në një prizëm të mendimeve të ngja-

shme. Me siguri se të ndërtosh biznesin e vogël nuk është vështirë. Mirëpo, ku vepron

273

një njeri ose veprojnë dy partner, sado e vogël që të jetë madhësia, është më vështirë se kur ndërtohet një korporatë ku do të angazhohen shumë ekspertë dhe institucione, që është më lehtë. Në biznesin e vogël ndikojnë edhe shumë faktorë që e krijojnë atmosferën e papërshtatshme të mbajtjes në treg. Monopolet dhe konkurrenca tjetër e gjysmëmonopoleve, përkatësisht oligopoleve, shkakton thyerje të menjëhershme. Si-doqoftë të aftët që janë më vital dhe më të informuar, mbahen më mirë dhe krijojnë siguri afatgjatë. Ndërkaq këtë siguri e shtojnë edhe institucionet shtetërore me siste-min e koordinimit të legjislacionit, mbikëqyrjes dhe lehtësimeve ndihmëse për ekzis-tencën dhe ngritjen e gjallërisë së veprimtarive konkrete. Të gjitha këto janë në favor të biznesit të vogël dhe të mesëm.

Tërë procesin e ristrukturimit dhe optimalizimit të resurseve e përshkojnë objek-tivat e efekteve të mbështetur në forma dhe madhësi të ndryshme të organizmave në të cilët mbarështohet biznesi. Ristrukturimi i gjithanshëm, veçanërisht qet në pah moza-ikun e vlerave të mëdha të organizmave të vegjël, të cilët në të vërtetë përbëjnë bi-znesin e vogël. Në kuptimin ekonomik dhe organizativ, biznesin e vogël e përbëjnë aktivitetet e shumëllojshme.

Përshkrimi i disa elementeve të biznesit të vogël në mënyrë të veçantë, që bëhet në këtë pjesë të librit, ka për qëllim eksponimin e vlerës, e cila përmes këtij ndërtimi përshkon gjithë aktivitetin ekonomik dhe social. Shumica e organizmave, sistemeve, mekanizmave, projekteve të optimalizimit – francisingu, lisingu, inkubatori i biznesit, optima, institucionet tjera të ndihmesës profesioniste, i dedikohen pikërisht biznesit të vogël. Edhe ristrukturimi në pjesën më të madhe, mbështet ndërhyrjen e biznesit të vogël dhe të mesëm si fisnikërim të aktivitetit ekonomik të popullsisë.

Wiliam G. Nickels shprehet: “Çka po rritet, e çka jo, në biznesin e vogël. Vëreni rrritjen në firmat të menaxhmentit ( marrëdhenieve publike, shërbimeve inxhinierike ) arkitektonike, dhe salloneve të bukurisë.” Nickels pastaj rendit hierarkinë e vlerave të biznesi të vogël sipas përqindjes së pjesëmarrjes, sipas tabelës në vijim:

Rendi

i Rritjes

Biznesi 1984 Numri

1979-84 %

1 Themelatat ushqimore 174,876 16.5 2 Stacionet servisore të benzinës 100,213 - 0.3 3 Pijetoret 95,246 34.9 4 Pemëtoret 95,127 9.3 5 Instalimet / ngrohja / kondicionimi i ajrit 84,721 57.5 6 Serviset të ndreqjes së automjeteve 62,949 59.4 7 Shitoret e dhuratave dhe të risive 59,762 12.8 8 Punimet elektrike 55,948 66.2 9 Dyqanet sportive / të biçikletave 47,952 9.2

10 Vetëshërbimet për furnizim shtëpiak 47,645 7.6 11 Transporti lokal me rimorkio pa deponim 46,129 76.8 12 Menaxhmenti / marrëdhëniet publike 44,697 81.9 13 Dyqanet e mobilieve 44,336 - 3.5 14 Gati-të-vishet për femra 44,274 - 1.5 15 Shitoret e pijeve 41,639 22.0 16 Hotelet / motelet / kasollet turistike 37,948 65.7

274

17 Sallonet e bukurisë 37,310 153.2 18 Shitoret e makinave 34,017 - 3.4 19 Shërbimet inxhinierike / arkitekturale 33,859 110.8 20 Pajisjet për automjete ( gjithëshitja ) 33,177 - 2.2

Burimi: Dun & Bradstreet Corporation , Regjistrimi i Dunit të Biznesit Amerikan, sipas W.

G.Nickels “Understanding business”, fq. 124

Është e tepërt të përmendet përçmimi i biznesit të vogël që bëhet në disa mjedise të strukturës inerte ekonomike, gjë që përkon me sjelljen depresive. Gjithashtu është i pavend krahasimi i ekonomisë së vogël me biznesin e vogël. Këto janë dy dimensione, shpesh edhe me madhësi të kundërt. Ekonomia me efekte të kufizuara, sadoqoftë e mbështetur në madhësi të kapaciteteve të veprimtarisë, mbetet e vogël. Biznesi i vo-gël, edhe pse me kapacitete të kufizuara të veprimit për nga efektet, duke krijuar të ardhura të pandërprera, merr veçoritë e madhësive të optimalizimit ekonomik. Aty ku mendtë kanë vlerë, ruhen vlerat dhe përhapen mendimet e reja, për vlera edhe me të qenësishme.

I gjithë ristrukturimi me aktivitetet dhe organizmat e ndryshëm: strategjinë dhe

konceptin, sendërtohet në madhësi të ndryshme të ndërmarrjeve. Por, këto nuk janë kriteret parësore të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të ekonomisë. Ndërmarrësia, si aktivi-tet frytdhënës, duke ndërtuar bazën e shfaqjes së iniciativave të suksesshme, mund të bëhet prijëse e zgjedhjes së organizmave optimale për veprimet e efektshme.

Gati asnjë trajtim i vlershëm ekonomik nuk përjashton biznesin e vogël. Për-kundrazi, herë pas here e eksponon si përmbajtje fisnikëruese të përmbushjes së obje-ktivave të ristrukturimit. Ndërsa në strukturën statike ekonomike, të mbështetur në "plogështi" të efikasitetit që e shkaktojnë përqendrimet në veprimtaritë e sektorit pri-mar - i lëndëve të para a të industrisë bazike; biznesi i vogël ndërhyn si "shpëtimtar" inicial dhe vijues në aktivitetin e resurseve krijuese. Optima, inkubatori i biznesit, parku industrial, franshisa, lisingu, krahas iniciativave tjera për veprimtari të sukses-shmne dhe për ndërtimin e organizmave të efektshëm, në pjesën më të madhe i dedi-kohen biznesit të vogël. Edhe institucionet inventive - kërkimore krahas atyre profesi-oniste - operative, shpeshherë kanë performansat e biznesit të vogël me efekte të mëdha. Këto gjithashtu në pjesën më të madhe të aktivitetit, përpunojnë suazën e biz-nesit të vogël nga shumë fushëveprime. Analistët e mirë nuk do të shohin më mirë se të dobëtit, por përqendrojnë mendimin në thellësi më të madhe..

Në vendet e zhvilluara, biznesi i vogël përkrahet me përmbajtje materiale dhe li-gjore, si objektivi në funksion të zgjerimit të konkurrencës dhe shtytjes së garës - si gjenerator i vitalitetit dhe ekuilibrit ekonomik. Shtypi i përditshëm dhe mjetet tjera të informacioneve, kanë rubrikat ose redaksitë e veçanta të biznesit të vogël. Duke i reklamuar këto, krijojnë të ardhura të konsiderueshme për financimin e aktiviteteve të veta. Shumë shtëpi botuese e gazetareske, pandërprerë publikojnë libra e broshura si monografi të përvojave të njerëzve të rëndomtë për biznes të vogël. Disa prej këtyre

275

titujve janë përshkruar në bibliografi, si pjesë e literaturës së shfrytëzuar për ilustrimet me shembujt praktik të cekur në këtë libër. Vetëm nocionet me të cilat autorët janë shërbyer për titujt, ofrojnë laramani të qasjeve për gjeturi të qëndrueshme, si për shembull: dinakëria, forca, mjeshtëria, arti e shkenca për ndërtimin e biznesit të vogël (small business) në rokmuzikë, hotelieri, turizëm, shkollë të vozitjes, bankë, pu-nishtë desenji, shtypshkronjë, kooperativë, dyqan antikitetesh, distribuim, transport, ndërmjetësim në shitblerjen e pasurive të patundshme, fotografi, sallone: frizeri, ma-sazhëri, pedikeri e tjera. Këto janë libra të thjeshta që botohen dhe shiten në tirazhe të mëdha duke u ribotuar nga disa herë.

Nuk gjendet aktivitet në të cilin nuk ka ndërhyrje të biznesit të vogël. Gjithaq edhe shteti bën shtytje për nxitjen e raporteve konkurrente të kompanive të mëdha, madje edhe shtetërore. Duke stimuluar ndërtimin e firmave të vogla të post - telefon - telegrafit e hekurudhës, përcjell bartësve të biznesit të vogël nga një pjesë të kapaci-teteve, në shfrytëzim afatgjatë ose afatshkurtër, me kompensim edhe simbolik. Biznesi i vogël dhe ii mesëm ndërrojnë vendet sipas madhësisë së profitit.

Biznesi i vogël është më vital, më i pavarur nga rreziku i kapitalit dhe me veçori të

regjenerimit inventiv. Transformimet në të, në pjesën më të madhe janë të shpeshta dhe bëhen pa tronditje të rënda. Jeton ndërmjet lëkundjeve dhe kaheve të zgjerimit të aktivitetit dhe kapitalit, si aspiratë personale ose ekipore; ose si sjellje në suazën e pandryshuar. Në rastet e falimentimeve, substanca e kapitalit nuk dëmtohet gjithaq. Bëhen transformime, integrime ose fuzionime, si bashkëngjitje me qëllim të ruajtjes së kapitalit të tërë ose të një pjese të tij. Si konstatim mund të theksohet se biznesi i vogël nuk mbetet përherë i tëri i vogël dhe sado që të jetë i vogël në vijueshmëri, krijon vlera të konsideruara edhe në profit edhe në punësim edhe në frymëzim për iniciativa të reja dhe transformime në "biznes të mesëm apo edhe të madh."

1. Relacionet e vlerave

Biznesi i vogël, edhe pse me kapacitete të kufizuara të veprimit, për nga efekti duke krijuar mundësi të punësimit dhe të ardhura të pandërprera, merr veçoritë e ma-dhësive të optimalizimit ekonomik. Ngrit vitalitetin e aktivitetit ekonomik, plotëson kërkesat e caktuara dyanëshe ekonomike dhe sociale të ekzistencës dhe veprimtarive të nevojshme si ndërhyrje në kërkesat të pambuluara në treg. Për imazh të mirë duhen vepra të mira me “grim” që nuk vërehet.

Evropa, ajo pjesë më parë e quajtur Perëndimore - për shkak të dominimit të tregut relativisht të lirë, për dallim nga ajo më parë e quajtur Lindore, për arsye të tre-gut të dirigjuar - me biznesin e vogël i lëshoi hapat e mëdhenj të ekspansionit duke rritur zhvillimin e ndërmarrësisë. Të vegjlit zgjeroheshin e disa falimentonin, por rri-tej konkurrenca, stabilizohej tregu e punësimi dhe shtoheshin përmasat e fitmeve për ekzistencën e familjeve dhe mirëqenien e tërësisë shoqërore. Kështu është edhe sot.

Njësoj ishte dhe tani është në SHBA. “Shumë nga vizitorët e huaj me habi zbu-lojnë se korporatat gjigante aspak nuk dominojnë me ekonominë amerikane. Sipas raportit të Shërbimit të të ardhurave publike, Agjencisë së ministrisë së financave për vjeljen e tatimit në Shtetët e Bashkuara me 1989, kanë ekzistuar 13,5 milion ndër-

276

marrje njëpersonale ( në këtë numër nuk kanë qenë të përfshira fermat), 1,8 milion shoqëri ortake dhe 4,2 milion korporata – që gjithsej përbëjnë 19,5 milion firma. Pra në pjesën më të madhe këtë numër e përbëjnë ndërmarrjet e vogla me t’ardhurat vje-tore nën 100.000 dollarë. ... Gjatë viteve tetëdhjetë në SHBA janë hapur 7.000.000 firma të reja nga të cilat gjysma përbëjnë ndërmarrjet njëpersonale ku punon vetëm një njeri. ... Viteve të fundit është prezente tendenca e punësimit gjithnjë e më të madh të femrave në ekonominë e vogël. Sipas të dhënave të Drejtoratit për Biznesin e Vogël, numri i femrave pronare të ndërmarrjeve njëpersonale në periudhën 1977-1987 ka arritur më tepër se dyfishin, është rritur nga 1,9 në 4,4 milion.” 78/

Menaxheri në të gjitha bizneset gjurmon në mënyrë analitike dhe sillet ndër-mjet analitikes dhe pragmatikës .

Në përgjithësi "në SHBA me 1988 kanë ushtruar ekonomizimin 15.4 milion fir-ma të biznesit të vogël (pa fermat), që shpreh rritjen prej 23% në krahasim me 1978 kur ishin 12.2 milion." Është fjala për ndërmarrjet nga biznesi i vogël me kapacitet një dhe më shumë se njëpersonale.79/

Veçoritë e biznesit sipas madhësisë dallojnë prej vendit të vend, gjë që është në pajtim me shkallën e organizimit shoqëror dhe shtetëror, por dhe me specifikat përka-tëse të optimalizimit të ekonomisë. Institucionalizimi i përqendruar në kërkesat konk-rete të tregut të brendshëm dhe funksionimi i lidhshmërisë me tregjet tjera të vendit, përcaktojnë përmasat e ndërmarrjeve. Raporti regjional i çdo vendi, kushtëzon ecuritë e dalluara të aktivitetit të ndërmarrjeve dhe ndërmarrësve.

Duhet veçuar konstruksionet e biznesit në përgjithësi dhe ato të biznesit të vogël. Secili nga autorët që merret me shqyrtimet dhe kërkimet e biznesit të vogël, parash-tron idetë e përafërta. Kundërshti nuk ka. Ndër të gjitha prioritare është që me pak investime materiale e me më shumë ide të qëlluara dhe me mësime të shtresuara, njeriu të gjej vetën si menaxher ose biznesmen. Njeriu kalon nëpër disa etapa të zhvillimit të vet; do të lindet nga kun-dërshtia, krijon kundërshti, kërkon kundërshtarë dhe do të kundërshtohet.

Aftësimi për aktivitete propulsive të një vendi, gjithnjë parashtron kërkesa të reja

në relacionet ndërmjet kompanive si korporata të mëdha dhe ndërmarrjeve të vogla. Drejtpeshimi me kahe të ndryshme të aktivitetit të popullsisë, përcakton edhe ndërli-dhjen në mes të këtyre përmasave të ndërmarrjeve. Aftësia profesioniste dhe fry-mëzimi shtetëror, përkatësisht nga administrata shtetërore, për punësime dhe fitime sipas masës së menaxherëve, gjithnjë ndërven konkurrencën dhe mbrojtjen. Pra, vepri-met janë të dyanshme. Mbrohet i qëndrueshmi dhe falimenton i dobëti. Qëllimi pa-rësor, qenësisht përqendrohet në kërkesën për ekzistencën dhe rritjen ndërmarrëseve dhe ndërmarrjeve. Mënjanohen edhe të gjithë ata që mundohen të krijojnë përfitimet për një ditë dhe të kalojnë në diç tjetër, prapë të fitimit të ngjashëm. Vlera e kohës përcaktohet me kriterin e masës së njerëzve të saj.

78/ “Americka Privreda – kratak pregled,” Informativna Agencija SAD, USIA Regional

Program Office, Vienna, 1994, fq. 73-74. 79/ “Entrepreneur Magazine - Entrepreneurs' Institute – Volume II – Entrepreneur Inc.

American Entrepreneurs Assosciacion (AEA) Irvine California,” 1989 fq. e cit. 3351-1).

277

Vlerësimet e konstrukteve të ndërmarrjeve në aspektin e madhësisë, dallojnë si-pas atmosferës së krijuar në vendin përkatës dhe në regjionin e caktuar brenda një vendi. Të gjithë pajtohen se gradualiteti zhvillimor, lind ndërmarrje të mëdha dhe të vogla. Është dallimi i madh ndërmjet korporatës dhe një ndërmarrje me një ose dy persona. Po ashtu dallojnë ndërmarrjet të cilat ndërtohen e edhe udhëheqin nga dy ose më shumë partner si ortak. Dallojnë edhe fillimi nga vijueshmëria.

Ndër autorë më të njohur të artit dhe shkencës së biznesit, gati që edhe nuk ekzi-stojnë dallimet në kuptimin konceptual. Mirëpo, në shqyrtimet strategjike dallimet ja-në mjaft të mëdha. Në kuptimin konceptual, Wiliam G.Nickels (Viliam Nikels), para-prakisht i ndanë përparësitë e tipeve të biznesit duke i kategorizuar sipas formave. Në këtë drejtim, ai ofron një pasqyrë të thjeshtësuar. Shqyrtimin e ven në suazat globale, kryesisht të përgjithësuara, por të mbështetura në statistikat shtetërore të SHBA-ve. Sipas këtij, vlera e rëndësisë është ajo që secilin e motivon që të mbështes realitetin përkatës të mundësive personale dhe mbështetjen në gjithë sistemin e funksionimit të ekonomisë.

Ekonomia e tregut e afirmoi biznesin e vogël, shtoi vitalitetin duke sfiduar inici-ativat e reja dhe kërkesat e ndoerndureshme. Njerëzit u lëshuan në “aventurën” e mi-rëqenies me mendjen dhe punën e vet. Për këtë nuk kërkoheshin shumë para, por guxim e qëndrueshmëri, paralelisht me kultivimin e diturive praktike. Të parët, ameri-kanët filluan të lirohen nga teoritë jofrytdhenëse. I braktisën e dhe idetë për kërkime fundamentale aty ku këto nuk kërkoheshin. Institucionet shkencore dhe shtetërore, nxitnin me idetë e thjeshta për punët e përshtatshme për secilin sipas masës së tij. Kërkesat e njeriut janë elementare dhe suplementare; ndërsa shumica duke kërkuar ato suplementare nuk u kushton rëndësi atyre elementare prej të cilave u varet jeta.

Përkrahja dhe ngarkesa shtetërore, në këtë proces është dominantja në të gjitha

raportet zhvillimore. Industritë e mëdha të instaluara më parë që kushtëzonin investime plotësuese, në

SHBA dhe në disa pjesë të Evropës, u bën pengesë e punësimit dhe fitimeve të reja. Kur këto filluan ta “hanë vetën,” menjëherë u ndërvuan konceptet e reja. Së pari duke u përqendruar në përhapjen e biznesit të vogël, pastaj edhe atij të mesëm. Shikimet u përqendruan në idenë e njeriut që do të siguronte ekzistencën. Ndihmesa ishte e gat-shme: si ajo profesioniste ashtu edhe materiale. Shembujt janë përshkruar në pjesët e mëparshme të këtij libri si në Britaninë e Madhe, SHBA, Gjermani. Këto ide kishin nismën nga projektet shtetërore. Shteti zgjidh çështjen e punësimit, njeriu zgjidh kër-kesën e fitimeve për ekzistencë dhe me barazimin e interesave, ngritët niveli i mirëqe-nies dhe përparimit. Sot në çdo vend të qytetërimit të përparuar, konceptet e tilla janë duke u shndërruar në strategji dhe modele të zhvillimit ekonomik dhe social.

278

2. Rëndësia dhe vlerësimi Format e biznesit Përparësitë dhe mangësitë e formave të ndryshme të biznesit - përmbledhje

Puna e suksesshme e liron njeriun, e bën krenar, ia ngrit dinjitetin duke e ndih-

muar në shprehjen e rëndësisë dhe sigurisë së tij. Njëkohësisht e pavarëson duke e rritur individualitetin që shprehet me vitalitetin e mendimit dhe të sjelljes së personi-fikuar si aktivitet i pavarur për gjetjen e shtegut të mirëqenies. I tërë ky kompleks i kërkesave dhe aftësive, mbështet përplot raporte të koordinimit të gjerë shoqëror në një sistem të institucionalizuar, por edhe efektiv në qëndrueshmërinë e zbatimit praktik. Atë që nuk mund ta arrinin me punësimin në ndërmarrjet e mëdha, të pasurit e të zhvilluarit e zbatuan në biznesin e vogël, me mundësi që edhe ky të diferencohet në përmasat më të mëdha ose dikund ndërmjet ndërmarrjes së vogël dhe të mesme. Për-voja na udhëzon të kuptojmë më mirë gradualitetin e pjekurisë së biznesit i cili duke u rritur për nga profiti dhe kapaciteti, bëhet më i sigurt se ngritët mbi provat dhe mësi-met që arrihen me kohën dhe rrethanat të cilat ndryshojnë në favor të rritjes. Sa biz-nesmen e filluan punën me krejt pak dhe u bën më të njohurit.

Gjithçka që lindet, zhvillohet duke u rritur dhe i merr konturat e vlerave parap-rakisht të projektuara. Pra, biznesi i vogël është fillimi që njerëzit si menaxherë per-sonal ose ekip, arrin të ngrehin shtyllat e biznesit të mesëm me pretendime të rritjes graduale. Biznesi i vogël për këtë është frymëzim i cili për fillim ofron siguri dhe sprovim me pak mjete e shumë vizione.

Sendërtimi i çdo veprimtarie mbështet përplot komponent që secili e ka rën-dësinë e vet: guximi, profesioni, aftësia me zhdërvjelltësinë, siguria etj. Për ndërtimin e biznesit të vogël mjafton pak, por që pa të s’bën. Përmbushja e nevojës së mbështetjes materiale dhe për të punuar, nuk mund të arrihet në mënyrë stihike. Rregullat parashtrohen si rend për rirenditje në treg, qoftë për prodhimin qoftë për shërbimet. Dikund shërbimet bëhen më të rëndësishme sesa prodhimi mu aty ku tregu është i plotësuar, por që kërkohen risi më të avancuara.

Pasionari rritet duke e rritur veprën, pastaj krijon sigurinë dhe ven konti-nuitetin e veprimeve të pasionuara.

Mjediset që përcjellin risitë e tregut dhe kërkesat e reja për plotësimin e nevojave konkrete, gjithnjë shkojnë duke modifikuar metodën dhe natyrën e lajmërimit të produkteve dhe shërbimeve. Eksponimi i vlerave të diferencuara sipas shtresave të konsumatorëve, përcakton edhe strategjitë përkatëse të niveleve të ndryshme. Modali-tetet e lansimit të produkteve dhe shërbimeve, mbështesin konsumatorin konkret. Di-kush do të blej rrobat e rëndomta, dikush ato të modës më të re. Për këta ndërtohen strategjitë e diferencuara. Në këtë drejtim nënkuptojmë se strategjitë janë ato unike dhe të ndara, afatgjata dhe afatshkurtra. Të parat i përcakton shteti nga niveli nacional deri te ai lokal. Këto janë strategjitë e përkrahjes. Të dytat i përcaktojnë ndërmarrjet ose institucionet e autorizuara profesioniste që i shesin shtrenjtë. Këto ja-në strategjitë e qasjes dhe vijueshmërisë. Në biznesin e vogël, individualiteti perso-nifikohet me shtresën e caktuar të konsumatorëve dhe në këtë mënyrë strategjia është paksa më e kufizuar. Ndërkaq strategjia shtetërore është më e përpunuar.

279

TIPI I BIZNESIT

PËRPARËSITË

MANGËSITË

Pronësia vetanake

Lehtë për të filluar Krenaria e pronësisë Ju i mbani të gjitha profitet Nuk ka taksa speciale Lehtë me e formuar Ju jeni lider i vetvetes

Rreziku nga humbja Përgjegjësia e pakufizuar Koha intensive e kushtimit Pak leverdi të skajshme Menaxhmenti i vështirësuar Mungesa e mbështetjes Rritja e kufizuar Taksat më të larta se të korporacioneve

Partnerizmi i përgjithshëm

Më shumë të holla për fillim dhe qarkullim Përgjegjësia e ndarë dhe më e lehtë për të udhëhequr me aftësitë e ndryshme Shumica e leverdive përveç profiteve janë të ndërsjella

Përgjegjësia e pakufizuar Profitet e ndara Mosmarrëveshjet në mes partnerëve Ç’formimi i vështirë

Korporacioni Më shumë të holla për të filluar dhe për të operuar se në çdo formë tjeter Përgjegjësia e kufizuar Madhësia rezulton në shumëllojshmërinë e rrezikut dhe proporcionin ekonomik Përparësitë e taksave Jeta permanente e firmës Lehtësia në ndërrimin e pronësisë Ndarja e pronësisë dhe e udhëheqjes

Shpenzimi fillestar Punët me letra (administrative) Dy taksa të kthimit Sigurimi social Ç’formimi i vështirësuar Taksat e dyfishta Madhësia mund të bëhet mangësi nëse rezulton në adaptibilitet të varfër

Burimi: Wiliam G. Nickels “Understanding Business”, Times Mirror/Mosby College Publishing, St.Louis – Toronto – Santa Clara; 1987, fq. 108.

Rëndësia e biznesit të vogël gjithnjë është prezente. Organizimi i tij ishte më i hershëm se i biznesit të madh, ndonëse në nivel jo aq kompakt për shumë arsye. Es-nafet e organizuara si sistem i mbrojtjes nga monopolet, nuk kishin fuqi kapitali dhe organizma të qëndrueshëm që mund të ballafaqoheshin me ndodhitë e befasishme në treg. “Për fat të keq ka qenë vështirë për të organizuar pronarët e biznesit të vogël, ndoshta për shkak të individualizmit të tyre të fuqishëm. Përpara viteve 30, përpjekjet e ndryshme për t’i bashkuar ata, dështuan. Vetëm në vitin 1937 doli në dritë “zëri” i

280

organizuar i biznesit të vogël…”80/ Këto thënie të C. M. Baumback, kanë të bëjnë me përpjekjet organizative të biznesmenëve të vegjël në ndërvuarjen e rendit në raportet e mbrotjes së tyre në SHBA. Mirëpo, kur do të shikojmë historiatin e zhvillimeve në këtë fushë të biznesit të vogël në Evropë, sistemi i organizimit ishte shumë më i hershëm.

STRATEGJITË

Prodhimi dhe shërbimet, në tregun e zhvilluar, sot përcjellin njëri-tjetrin. Për këtë kërkohen risi dhe strategji të reja, modele dhe rregulla që përbëjnë kodeksin e tërësisë për komunikim më të përparuar në relacionin konsumatori – prodhuesi – shërbyesi. Strategjitë e vjetra, gati se më nuk janë aktuale, ngase asnjëra palë nuk është e mëparshmja – nga ana e konsumatorit dhe nga ajo e prodhuesit ose shërbyesit. Strate-gjitë e reja, janë tërësi e sistemit të funksionimit të tregut në të cilin njerëzit veprojnë si individë me kërkesa të përgjithshme dhe personale, Ku imponohet konkurrenca më e vrazhdë, por që fisnikëron raportet e shitblerjes. Nuk ka asnjë definicion të "biznesit të vogël", por Administrata e Biznesit të Vogël të SHBA –ve, për klasifikim përdor këtë udhëzim: Biznesi i vogël Vëllimi i punësimit Madhësia e pronës Vëllimi i shitjes Kontraktuesi i pavarur

0 0 Nën 100,000

Madhësia familjare 1 – 4 Nën $100,000 $100,000-500,000 I vogël 5 – 19 $100,000-500,000 $500,000-1milion

Mesatar 20 – 99 $500,000-5 milion $1-10 milion I madh 100 – 499 $5-25 milion $10-50 milion

Total biznesi i vogël 0 – 500 $0-25 milion $0-50 milion Biznesi mesatar 500 – 999 $25-100 milion $50-250 milion Biznesi i madh 1,000 + $100 milion + $250 milion +

Biznesi i madhësisë qeveritare

10,000 + $2 miliardë $2 miliardë +

Burimi: Zyra e Hulumtimeve Ekonomike, Administrata e Biznesit të Vogël e SHBA-ve Sipas: Wiliam G. Nickels “Understanding Business”, Times Mirror/Mosby College Publishing,

St. Louis – Toronto – Santa Clara; 1987, fq. 120.

Secila strategji e ka qëllimin e caktuar. Si art dhe shkencë e veprimit, niset nga

siguria që e përcakton shteti. Ndërrohen pushtetmbajtësit e këto mbesin të njëjtat dhe plotësohen me risi që të ardhurit në pushtet të ofrojnë siguri edhe më të madhe, por edhe leverdi më të preferueshme. Derisa qeveritarët nën mbikëqyrjen e parlamentit, arrinë të ofrojnë më shumë, ruajnë aktualitetin e vet. Si të shpenzohen, ndërrohen.

80/ Clifford M. Baumback, “Bazat e drejtimit të biznesit të vogël”, “Libri universitar”, Tiranë

1994, fq. e cit. 27.

281

Strategjia si rregullativë, pra ofron sigurinë e ekonomizimit dhe përkrahjen e efikasi-tetit prej pushtetit qendror deri te ai lokal. Mbështetja e zhvillimit të korporatave, shkon në paralelen e favorshme të biznesit të vogël. Nëse asgjë tjetër, për të voglin re-zervohet një pjesë e tregut, por mund të bëhet edhe kooperant i të madhit. Në të kundërtën shkaktohen thyerje të rënda me pasoja që sjellin ndërrimet në qenësinë e konceptit të zhvillimit. E ke lehtë të bëhesh i natyrshëm, nëse do t’i përmbahesh zotimeve që t’i ka përcaktuar natyra si detyrë dhe edukacionin si zotim.

Ky kompleks parashtron kërkesën për ristrukturimet e përhershme në stratefiki-min vertikal dhe renditjen e harmonizuar horizontale të resurseve materiale dhe men-dore, përkatësisht njerëzore. Vendet e zhvilluara, qysh herët e kanë kuptuar këtë de-tyrë dhe zotohen gjithnjë që të bëjnë ndryshime cilësore duke ngritur efektin e tërësi-shëm. Edhe të pazhvilluarit e mëhershëm, kanë mësuar ngadalë dhe kanë vepruar shpejt që të futën në kompleksin e drejtpeshuar të sistemit ekonomik duke përparuar ekonominë edhe me ndërvenien e biznesit të vogël. E disa duke i dhënë përparësi ve-tëm këtij.

Tërësia e strategjisë së zhvillimit të biznesit të vogël, sipas konceptit të vendeve të zhvilluara dhe të atyre që pretendojnë ta zënë hapin me këto, ndërlidhet me ristruk-turimin permanent të ekonomisë dhe kompleksit social, duke imponuar kërkesat e modeleve të reja të optimalizimit si për nga madhësia ashtu edhe për nga cilësia. Njeriu përherë ka dëshirë të rritet dhe të ngritët mbi të tjerët, por ka vështi-rësi si t’ia bëj që të ngritët mbi vetën.

Shtruarja e një qasjeje hipotetike në kuptimin e strategjisë unike kësisoj të thje-shtësuar, përfshinë vetëm ato aspekte të mbështetjes shtetërore të zhvillimit të biznesit të vogël. Përndryshe vet fakti i sendërtimit të konkurrencës dhe garave në tërësinë e sistemit ekonomik, ndërven përplot strategji të ndërmarrjeve të ndryshme në jetësimin e kërkesave të tregut dhe ekzistencës së përbashkët për përmbushjen e të gjitha segmenteve të tij. Ndërkaq strategjia është e karakterit të gjerë si ajo shtetërore, qoftë në kuptimin nacional ose lokal, mandej e fushëveprimeve të ndryshme. Mirëpo, për veprime të mirëfillta duhet të ekzistoj, përkatësisht të sendërtohet strategjia indivi-duale, pastaj ekipore, e edukacionit e ndërmarrjes e të ngjashme. Kjo e dyta përkon me zotimet e menaxherëve të biznesit të vogël ose të mesëm.

1. Strategjia individuale

Profesioni i cili nuk personifikohet me individin është i mangët. Njerëzit duan të imponohen me ndonjë vlerë sipas punës së deponuar. E kjo nuk do të thotë se është arritur edhe efekti. Asnjëherë nuk ka ekzistuar vepra para së cilës nuk ka qenë autori ose nuk kanë qenë autorët. Ky ose këta përbëjnë personalitetin profesionist. Pra secili duhet ta ketë strategjinë personale të veprimit. Është ky kusht për çdo veprimtari dhe njësoj edhe për biznesin. Marangozi do të ndërtoi diç nga druri dhe punon sipas ske-mës, por e ka edhe dorën e vet që ndërtimin e bërë e dallon për autoritetin, përka-tësisht personalitetin profesionist. Shumë njerëz veprojnë dhe nuk arrijnë kompeten-cen meritore për atë që e ndërtojnë. Në biznes kreacionet janë të domosdoshme. Janë punët

282

me karakter të përgjithshëm, por edhe ato që e kanë “vulën” e veprimit indivi-dual si stil, si kulturë edukative e veprimit, diç nga të njohurat diç nga të panjohurat. Biznesi do të të privoj nga brengat duke ta shtuar përgjegjësinë dhe guximin për sfida të reja.

Disa ndër arsyet përse nevojitet strategjia individuale. Ajo zbërthehet dhe adap-tohet sipas njohurive të strategjisë së përgjithshme duke i shtuar qasjen me stilin per-sonal të ushtrimit të punëve përkatëse. Është një disenjim individual sipas konceptit elementar të secilit, nga buron strategjia si stil. Njeriu i përmbahet një tipizimi, por e a edhe qasjen e vet atipike. Pos mendimit të veçuar të secilit, ndonjëri do të veproj me të dy duart, tjetri me njërën, kryesisht të djathtën, po ndonjëri vepron me të majtën. Natyra e njeriut është tipike, por edhe personifikim unik që përcillet në stilin e jetës dhe të veprimit.

Indivualitetin secili do ta shpreh më pak sipas normave unike, edhe më shumë në qasjen personale të një personi ose ekipi. Kjo qasje më së miri do të vërehet në har-timin e dokumentacionit për fillimin dhe vijimin e veprimtarisë. Bazë për këtë është plani. Për planin do të gjeni udhëzime të ndryshme, por metodologjia është gati se e njëjtë, pos përmasave të hapësirës, vëllimit dhe strukturës së biznesit. Një variant unik në këtë drejtim na e prezenton ABV – Administrata e Biznesit të Vogël e SHBA-ve (SBA –Small Business Adminsitration). “Plani i biznesit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme… 81/ Plani i biznesit mund t’i sigurojë pronarit - menaxherit të tashëm ose pronarit - menaxherit të ardhshëm të një ndërmarrjeje të vogël të …në rrugën drejtë fitimit. Ky udhëzim ndihmës është përgatitur për t’i ndihmuar pronarit - menaxherit në përpilimin e planit të biznesit. Në ndërtimin e rrugës drejt profitit duhet t’i merrni parasysh pyetjet vijuese: Në çfarë biznesi jam unë? Çka shes unë? Ku është tregu im? Kush do të blejë? Kush janë konkurrentët e mi? Cila është strategjia ime e shitjes? Cila shumë e mjeteve financiare me nevojitet për të punuar ndërmarrja ime? Si do t’i kryej punët? Cilat kontrolle të menaxhmentit nevojiten? Si mund të aplikohen ato? Kur duhet të ndryshoj planin? Ku mund të shkoj për të kërkuar ndihmë? Askush nuk mund t’iu përgjigjet këtyre pyetjeve pos juve. Si pronar - menaxher duhet t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve dhe të përgatitni planin tuaj të biznesit. Faqet e këtij ndihmësi janë kombinim i tekstit dhe librit të punës, kështu që mund t’i shënoni informatat të cilat i mblidhni në zhvillimin e planit të biznesit tuaj – zhvillim logjik nga pikënisja e deri te pika përfundim-tare.”

Pavarësisht prej madhësisë së biznesit, përherë duhet ta keni qartësinë në aftësitë

personale. Këto nuk janë gjithnjë të nivelit të njëjtë dhe dallojnë sipas fushëveprimeve dhe vëllimit të veprimtarisë. Ndërkaq disa menaxherë kanë mësuar më herët dhe kanë ushtruar pandërprerë, andaj janë të stërvitur për vlerësimin praktik të aftësive të veta. Ja siç e parashtron shembullin për vlerësimin personal ABV.

81/ Sikurse fusn. 74. fq. e cit. 74.

283

Pra, krahas strategjisë unike ose të përgjithshme, për të gjitha duhet të ekzistoj edhe ajo individuale ku sendërtohen edhe përplot risi të vlerave të avancuara si krea-cion profesionist. Edhe në imitimet e rëndomta, diç e veçantë duhet të ndërhyj. Mena-xheri, sipas një tipologjie amerikane është: zhongler, profesionist, shkencëtar dhe artist. Por është edhe sociolog, filozof, psikolog. I duhen këto njohuri të paktën edhe të përcipta që të mësoi “si ta përfitoi tjetrin,” - bashkëpunëtorin, furnitorin, blerësin e produktit ose të shërbimit të tij.

“Vlerësimi personal 82/ Në fund, ekzaminimi i aftësive tuaja, mundësive dhe përvojës është ndoshta hapi më i rëndësi-shëm. Përcaktoni saktësisht çka kërkoni nga jeta juaj dhe çka jeni të gatshëm të sakrifikoni për t’i arritur qëllimet tuaja! Jeni të sinqertë, rigoroz dhe specifik. Pyetni vetveten: A jam i kualifikuar në këtë fushë? - Fizikisht? - Me eksperiencë? - Me shkollim? - Me aftësitë për të mësuar? - Me mjete financiare? Pyetni vetveten për efektet e këtij vendimi në familjen tuaj! Si do të ndikoj në ta kjo mënyre e re e të jetuarit ? A i kuptojnë ata rreziqet dhe sakrificat, dhe a do të përkrahin ata mundin tuaj? Fillimi i franshizës është vendim i madh i cili nuk siguron sukses të lehtë. Sidoqoftë, përkush-timi i informuar kohor, energjia dhe paratë, me ju dhe familjen tuaj mund të sjellin deri të rrezi-ku tërheqës dhe profitabil.”

Janë kohët e qeta dhe kohët e bujshme, ajo e biznesit është gjithnjë e luftës për profit.

Në vazhdim vlen të shqyrtohet edhe një aspekt praktik që parashtron kërkesat e

shpeshta të shitblerjes së biznesit të vogël. Kjo është veçori e dalluar më frekuefen-tuese në krahasim me biznesin e mesëm dhe të madh. Sidoqoftë me këtë procedim ndodhin edhe mëdyshjet që nuk janë aq të lehta për të marrë vendimin përkatës.

“SJELLJA TË MARRËSH VENDIMIN PËR TË BLERË OSE SHITUR BIZNESIN 83/

Vendimi për të shitur

Pronarët e biznesit vendosin për të shitur atë për shkaqe të ndryshme: 1. Pensionimi. 82/ Sikurse fusn. 81 fq. e cit. 22. 83/ Sikurse fusn. 82. fq. e cit. 23.

284

2. Mosmarrëveshjet e partnerëve në biznes. 3. Zvogëlimi i interesimit në biznes për shkak të mërzisë ose frustrimit. 4. Sëmundja ose vdekja e njërit nga udhëheqësit e biznesit. 5. Shitja dhe fitimi kanë stagnuar, për shkak se ndërmarrjes i mungon kapitali ose menaxh-

menti për t’u zhvilluar. 6. Humbja e parave Shitja e biznesit është ndryshe nga shitja e cilësdo pasuri që dikush posedon, pasi që biznesi është më shumë se pasuri e cila sjell fitim. Biznesi është gjithashtu mënyrë e të jetuarit. Andaj, vendimi për tu larguar nga ai mund të jetë emotiv. Ambiciet personale duhet të peshohen kundër pasojave ekonomike, në mënyrë që të arrihet vendim i drejtpeshuar të shitet a mos të shitet. Është thëne se koha (tajmingu) është çdo gjë dhe me siguri se kjo aksiomë e vjetër është e saktë kur aplikohet në vendimin për të shitur biznesin. Pronarët inteligjent të biznesit e planifikojnë me shumë kujdes vendimin për të shitur atë. Ata pranojnë se biznesi duhet shitur vetëm pas përgatitjeve të duhura dhe jo për shkak të frustrimit të përnjëhershëm personal ose rënies afat-shkurtër në biznes.”

2. Strategjia ekipore Domosdo se dallon strategjia ekipore nga jo personale. Në personalen një njeri

ndërton, pasuron ose redukton atë strategji që e ka. Në ekip veprohet ndryshe. Gjithë-çka trajtohet bashkërisht dhe po ashtu bashkërisht ndryshohet dhe zbatohet. Këtu strategjia është më e qëndrueshme se është më mirë e shoshitur duke u lidhur disa fate e mendje në një trung që do të krijoi pasurinë, përkatësisht rendimentin e caktuar.

Psikologjia ekipore në biznes krijon baraspeshën e kërkesave të përbashkëta.

Strategjia ekipore është më e rrallë se ajo personale. Në kuadër të ekipores, më

tëper dominojnë strategjitë e dy partnerëve, dhe më pak të tre e më shumë prej tyre. Përderisa në ndërmarrjen e një personi, pra që e udhëheqë një menaxher - ku mund të ketë më shumë ose më pak të punësuar, në ndërmarrjen ekipore, ku janë disa partner, çështja kyçe mbështet raportet e besimit. Në të parën s’ka nevojë për kërkesën e be-simit ndër partnerë. Të tjerët janë të punësuar dhe paguhen. Besimin menaxheri do të përpiqet ta arrij me klientelën e vetë shitblerëse. Në rastin e dytë besimi i ndërsjellë duhet të parashtroi suazën e mirëvajtjes së punëve.

Verifikimi i strategjisë në ndërmarrjet me disa partnerë, parashtron suazën e revi-talizimit të aktivitetit dhe njohurive nga përcaktohen kërkesat përkatëse për shkuarjen përpara. Strategjia e tillë është më e sigurt, më e qenësishme dhe gjithnjë e mbikëqyrur, për çka ofron me tepër mbështetje të ndërsjellë të partnerëve.

Në ekip gjërat do të shoshitën më mirë, por sa janë individët të prirur që të organizojnë veprimtarinë në këtë mënyrë. Individualiteti do të “qëndroj” për një kohë, por gati se është e pamundur të mbahet në suazën ku të gjithë duan të jenë të “men-çur.” Prijësi si menaxher udhëheqës më lehtë do të mbahet në ndërmarrjen ku ekipi i vepron nën ndikimin e kapitalit njëpersonal.

285

3. Strategjia shtetërore

Vlera e strategjisë mbrohet me shtyllat kryesore që gjenden në rregullativën dhe aktivitetin shtetëror. Mund të jetë rregullativa frymëzuese, por aktiviteti të ngecë dhe anasjelltas. Më shumë vlejnë njerëzit e mirë në ligjet e këqija sesa ligjet e mira me njerëzit e këqij: përtac, joprofesionistë, të pamotivuar, të korruptuar e të ngjashëm. Përplot mekanizma të aspektit dhe kompetencave të pushtetit më të lartë dhe të atij lo-kal, ndërvihën në mundësitë e përkrahjes, motivimit dhe përparimit të biznesit të vogël. Nëse këta agregatë janë të mangët, efekti ekonomik zvogëlohet. Pushteti, përkatësisht qeveria me administratën e saj që nuk përkrah edhe nuk motivon, e humb qëllimin e veprimit të vet dhe bëhet kundërthënie e zhvillimit. Për këtë në mjediset e qytetërimit më të lartë, janë parlamentet, komisionet mbikëqyrëse dhe organizmat tjerë që pushtetin e mbajnë të mobilizuar me përgjegjësitë që i ka ose të ndërrohet. Mos u bën “pushtues” derisa ke” pushtet”! Lëne kur të mbetesh pa pushtet” të shohesh se çfarë pushtuesi je!

Zhvillimi i dinamizuar, është suaza më e vlershme e përparimit të biznesit të

vogël. Ndjeshmëria e këtij kompleksi ekonomik pasi që është fare e shprehur, kërkon gjithnjë mbështetje, mbrojte dhe novacione të shpërndarjes së mundësive për rritjen e zbatimit të ideve dhe iniciativave përkatëse.

Vendet më të zhvilluara, kujdesin ndaj biznesit të vogël e ushtrojnë përmes mekanizmave, organizmave, institucioneve dhe asociacioneve të veprimit të drejtpër-drejtë dhe të tërthortë. Ndërmjetësimet këtu gjithnjë marrin kahen e zbatimit të inte-resit të ndërsjellë. Know-how përhapet si koncept strategjik për gjërat e mëdha dhe të vogla, pra që e ndihmojnë rritjen e kapacitetit dhe të cilësisë së biznesit të vogël. Në një pjesë “zona doganore,” mandej “inkubatori i biznesit,” “franshisingu,” “lisingu,” “qendra biznesore dhe e servisit” e të tjera janë në funksion të koordinimit të aktivi-tetit të ndërsjellë shtetëror dhe të agjencive për ndërmjetësime dhe veprime konkrete të zgjerimit të bazës së biznesit të vogël.

Qendrat e konsultingut janë bërë pjesa më e përhapur e biznesit të vogël. Aty merren të gjitha informacionet relevante për ndërtimin e biznesit dhe vijueshmërinë e tij. Parku teknik, ai industrial e teknologjik, janë aq të përhapur, pikërisht që të ngri-sin mundësitë e bashkëveprimit në prodhim dhe shërbime sipas ideve menaxherëve të biznesit të vogël.

Kërkesa për ristrukturimin dhe optimalizimin e ekonomisë ndërlidh agjencitë dhe qendrat profesioniste për koordinimin e zhvillimeve në funksion të rritjes së aktivitetit ekonomik të popullsisë. Për ecuritë e tilla, përvojat janë fare të njohura, efektet këtë e shprehin më së miri. Për të gjitha kërkohet përpunimi i strategjive përkatëse. E këto patjetër janë pjesë përbërëse e koncepteve zhvillimore të përcaktuara me sistemin ekonomik dhe përgjegjësinë shtetërore.

Strategjitë e zhvillimit të biznesit të vogël, përbëjnë kompleksin e veçantë të ekonomisë, ku ndërhyjnë edhe plot norma të karakterit social. Andaj, të gjitha strate-gjitë e kanë pikësynimin e ngritjes së efektivave materiale dhe njerëzore. Aty ku ky qëllim respektohet, sendërtohen suazat e bazuara në:

1. Beneficionet - tatimore, të taksave e të ngjashme;

286

- kreditore (të afateve dhe kamatave të përballueshme); - e sistemit të aftësimit për bizneset e caktuara, ngjasisht për ndërtimin e

ndërmarrjeve përkatëse familjare, njëpersonale ose ekipore; - e shfrytëzimit e favorshëm e mekanizmave, sistemeve dhe organizmave

për biznesin e vogël etj. 2. Ndihmesat

- për infrastrukturë objektesh dhe profesioniste; - ndaj mbikëqyrjes dhe koordinimit të aktiviteteve biznesore; - në transferet e caktuara të pjesëve të kompanive në biznesin e vogël etj.

3. Mbrojtja nga konkurrenca jolojale me ngritjen e efektit të byrove të anti-kartelit.

4. Trasferimi kapitalit dhe preferencialet për hapjen e vendeve të reja të punës në mjediset më pak të zhvilluara.

5. Themelimi i agjencisë shtetërore për përparimin e biznesit të vogël mbi baza të zbatimit të iniciataviva dhe ideve të reja.

6. Ndërmjetësimet dhe koordinimet për lidhshmërinë e korporatave të mëdha me kooperantët nga biznesi i vogël etj.

Në shumë raste sprovimi është i preferueshëm, por nëse kushton shtrenjtë, zhvlerëson qëllimin.

Shtjellimi i tillë më shumë ka të bëj me sistemimin e mikrostrukturës së biznesit të vogël. Përndryshe sistemi ekonomik, në tërësinë e vet përfshinë të gjitha rregullat e normativave ligjore të përbërjes së tërësive së komplekseve të ndryshme të ekonomisë në stratefikimin vertikal dhe renditjen horizontale të resurseve materiale e njerëzore. Kjo do të thotë që të ndërvihët lidhja vertikale e institucioneve dhe e administratës shtetërore me tërë mbikëqyrjen edhe kontrollin e efektivave të veprimit, në njërin drej-tim dhe në tjetrin rirenditjen e kapitalit dhe njerëzve në hapësirë sipas përparësive të zhvillimit.

4. Strategjia e imitimeve dhe novacioneve Gati se në biznesin e vogël është harruar dallimi se çka është novacion dhe çka

imitim. Kur mendohet se një imitim është vërtetë i tillë, del se për dikë është novacion dhe anasjelltas. Për dikë novacioni është imitim. Korporatat e ndryshme në vendet e caktuara, në një mënyrë balancojnë ndërmjet këtyre dy shtresimeve. Biznesi i vogël më shumë mbështet imitimet, por secili ndërmarrës ka edhe imazhin e vet sadopak si stil origjinal të veprimit. Është fjala për lëvizjet e diferencuara të depërtimeve të perso-naliteteve profesioniste. Ndërmjet gjenden edhe ata që veprojnë jashtë zotimit për ndonjë risi se u mungojnë aftësitë profesioniste, kërkesa për ngritjen e tyre dhe këna-qen me imitime edhe të pa shije. Duhet të pajtohemi se kurrë më shumë se tashti në Botë në biznes nuk ka pasur më shumë profesionistë, por edhe kurrë më pak se tashti nuk ka pasur personalitete profesioniste. Profesionistët janë ata që kanë kryer shkolla,

287

ndër ta autoritetet profesioniste ua kanë shtuar edhe vetëshkollimin, përkatësisht vetëmësimin, duke ngritur kulturën, etiken dhe estetikën. Tingëllon si konstatim absurd, por është fare e vërtetë se tashti njerëzit nuk kanë kohë që gjatë të përpunojnë informacionet dhe konstruktet e veprimtarisë. Transparenca ka imponuar që të vepro-het shpejt e kështu edhe të improvizojnë. Shembulli më i mirë është rritja e dukshme e falimentimit të ndërmarrjeve të biznesit të vogël. Vetëm një aspiratë të përbashkët kanë pleqtë e të rinjtë; njësoj u duhen risitë.

Ndërkaq duhet të pranojmë se masiviteti i aplikimit të teknologjive të reja sido-mos aplikimet e mjeteve elektronike me aparatura për zbatimin e shumë efekteve, në një masë e kanë zvogëluar invencen e origjinalitetit të veprimeve. Për nga kreativiteti njeriun e kanë sjellë në pozitën e plogështisë.

Me siguri se nga përshkrimi i më lartë, parashtrohet edhe çështja e strategjisë ose strategjive që duhet të ndërvëhen në relacionet e imitimeve, novacioneve dhe përha-pjes së tyre, sipas masës së njeriut. Në biznesin e vogël, këto qasje e kanë karakterin e vet specifik. Se kush duhet të zotohet për të gjitha këto, pyetja dedikohet sipas aftësi-ve të menaxherëve dhe ndihmesës së shtetit, agjencive lokale dhe koordinimeve profesioniste të institucioneve të autorizuara. Në vendet e zhvilluara kjo është punë që e kryejnë universitetet dhe kolegjet ku mësimdhënësit dhe mësimarrësit ndërtojnë stra-tegjitë eksperimentale dhe kështu ushtrojnë menaxherët dhe studentët që si detyrë shkollore e zbatojnë bashkërisht. Ndërhyjnë këtu edhe disa nga agjencitë e speciali-zuara. Biznesi i vogël të ndihmon si të kuptosh qasjen ndaj atij të mesëm dhe të madh.

Ndihmesa që u jepet ndërmarrjeve të biznesit të vogël e arsyeton efektin gjithnjë

në rritje në aftësimet e shpeshta dhe të shpejta të ndërmarrësve. C. M. Baumback për këtë mbështetje shprehet: “ Mbi 20 agjenci të Qeverisë Federale (fjala është për SHBA-atë vr. Z.B.) u japin informacione të dobishëm pronarëve të vegjël me shpen-zime të vogla ose falas. Ndër më të rëndësishmet prej tyre janë Departamenti i Tre-gtisë dhe Administrata e Biznesit të Vogël… ka edhe disa agjenci të tjera që ia vlen të përmenden.”84/

Ja pra si përshkruhen udhëzimet praktike për franshizën dhe biznesin e vogël në përgjithësi në SHBA, atje ku ekzistojnë përplot qendra të aftësimit dhe të ndihmesës. Dhe kjo në mjedisin e biznesit të avancuar ku pos institucioneve shtetërore angazho-hen edhe më shumë se 500 qendra universitare dhe kolegje që përcjellin ndërtimin dhe vijueshmërinë e suksesshme të biznesit, dhe kryesisht atë të vogël dhe të mesëm.

“Burimet e jashtme të ndihmesës 85/ Programet e Zhvillimit të biznesit të Zyrës së Shteteve të Bashkuara për Administratë të Biz-nesit të vogël, janë të gjera dhe të ndryshme. Ato përfshijnë pagesën, këshillimin individual,

84/ Sikurse fusn. 80, fq. e cit. 73. 85/ Sikurse fusn. 83, fq. e cit. 48

288

kurset, konferencat, punishtet (workshop), klinikat e problemeve dhe diapazon të gjerë të publikimeve. Këshillimet bëhen përmes organizatave siç janë: SCORE dhe ACE të cilat u ndihmojnë pronarëve të biznesit të vogël t’i zgjidhin problemet e tyre në punë, përmes sistemit një-në-një. Këshillimet nuk janë të përqendruara vetëm në ndër-marrjet e vogla që kanë probleme. Kjo gjithashtu i dedikohet edhe menaxherëve të ndërmarr-jeve të suksesshme, të cilët dëshirojnë t’i ndryshojnë caqet e tyre dhe planet afatgjata për rritje dhe ndryshim. Institutet e biznesit të vogël (SBI – Small business Institutes), jane të organizuara, përmes Administratës së biznesit të vogël, ne më se 500 universitete dhe kolegje, si mënyrë tjetër për t’i ndihmuar biznesit të vogël. Në çdo SBI, absolventët dhe studentët e diplomuar në fakultetet e administratës së biznesit si dhe këshilltarët e tyre, ofrojnë këshillim menaxhmenti në-vend. Stu-dentët udhëhiqen nga këshilltarët dhe ekspertet e menaxhmentit të Administratës së biznesit, dhe fitojnë diploma për punën e tyre. Qendrat për zhvillim të biznesit të vogël (SBDC – Small Business Development Centre), krijohen nga resurset e programeve lokale, shtetërore dhe federale, sektori privat, universitetet, për të ofruar ndihme në menaxhment dhe ndihmë teknike, punime kërkimore dhe llojet tjera të ndihmes profesioniste të vlershme për biznes të vogël. Këto qendra, të cilat ndodhen ne univer-sitete, ofrojnë këshillime individuale dhe aftësim praktik për pronarët e biznesit të vogël. Aftësimet në menaxhment të biznesit janë të kosponsoruara nga Administrata e biznesit të vogël, në bashkëpunim me institucionet arsimore, Oda Ekonomike dhe asociacionet tregtare. Kurset zakonisht zhvillohen në orët e mbrëmjes dhe zgjasin nga gjashtë deri në tetë javë. Pos kësaj, konferencat të cilat përfshijnë temat si kapitali punues, parashikimi në biznes dhe marketingu, mbahen rregullisht për bizneset ekzistuese . Administrata e biznesit të vogël udhëheq Punishtet (Workshop) të para biznesit, që kanë të bëjnë me financa, ndihmë për marketing, llojet e organizatave të biznesit dhe zgjedhja e vendit për biznes, për bizneset e ardhshme...”

Të gjitha këto strategji, korrespondojnë me raportet aktuale të organizmit dhe

ecurive në treg. Me vend është që këtu të theksohet tipologjia e strategjive të ndry-shme të ndërlidhura me marketingun që na e prezenton Dr. Ali Jakupi, ndër të cilat do të citoja: “strategjia në raport me konkurrencën, strategjia në bazë të klasifikimit të produkteve, strategjia në bazë të elasticitetit të kërkesës, strategjia e ciklit jetësor të produktit në treg, strategjia e marketingut sot dhe nesër, strategjia e marketingut në bazë të madhësisë së ndërmarrjes dhe strategjia e marketingut sipas tipologjisë së tregut.” Pos këtyre Dr. A. Jakupi, njësoj do të vlerësoi edhe strategjitë sipas kushteve të gjendjes së veprimit të ekonomisë dhe sistemit ekonomik: “... në kushtet jonormale si të krizës, inflacionit, recesionit, ... mungesës së produkteve dhe shërbimeve...” 86/

86/ Dr. Ali Jakupi: “Bazat e Marketingut”, Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Ekonomik,

Prishtinë 1995; shiko më gjerë Kreu II, fq. 147-165.

289

5. Strategjia e specializimit Ka kaluar koha e profesionistëve të gjithanshëm. Teknikat që kushtëzojnë tek-

nologjitë e reja, gjithnjë janë duke parashtruar profile të specialistëve për fushëvep-rimet e veçanta. Secila punë frytdhënëse me siguri se nuk është e lidhur me nivelin e specializimit m të lartë. Por, rritja e rendimentit të punës kryekëput është e lidhur me veprimet e avancuara. Ndërmarrjet si pronë e menaxherit ose vetëm të udhëhequra nga ky, nuk kanë leverdi të merren me gjithçka. Do të specializohen në veprimtarinë përkatëse që sa më shumë të mekanizojnë punët dhe të rrisin seritë e prodhimit. Edhe në distribuim, ndërmjetësim e tregti me pakicë, në një farë mënyre secili do të kuj-deset që të gjej diç për çka veprimtarinë e tij e bën të njohur.

Në saj të mundësisë së tubimit të specialistëve në ekip, në drejtimin tjetër po krijohen kushtet që me një ndarje të punëve edhe në ndërmarrjet e vogla të sendër-tohen konglomeratet. Në një hapësirë të ndarë si tërësi e një ndërmarrjeje të udhëhequr nga një menaxher, mund të gjeni sallonin e zbukurimit dhe të ondulimit, studion fotografike, shitjen e kamerave dhe materialit tjetër për xhirim etj.

Mësimet e rëndomta shërbejnë për ushtrimin e veprimeve të rëndomta. Mirëpo, biznesi bashkëkohor, degëzohet në shumë fushëveprime të parëndomta që kushtëzojnë mësime dhe ushtrime suplementare. Kompanitë e mëdha, hartojnë programe të veça-nta afatgjata për specializime konkrete duke krijuar ekspertë për punët e shumta nëpër të cilat përhapet biznesi. Projekti i specializimeve në mjediset më pak ose edhe krejt pak të zhvilluara, disi mbahet në margjinën e aktiviteteve të korporatave dhe të orga-neve të pushtetit qendror dhe lokal, që është çështje e strukturës ekonomike dhe se ci-lët sektorë të ekonomisë dominojnë. Gjenialiteti shprehet me guximin për qasjen ndaj aventurës së krijimtarisë.

Fizionomia sadopak e rrumbullakuar e biznesit të shumëllojshëm, përfiton në rendimentin më të zgjeruar të punëve konkrete të ushtruara. Shkollat, institucionet dhe ndërmarrjet e specializimeve për biznesin përkatës, sot në vendet e zhvilluara, bëjnë përpjekje që të përmbushin zbrazëtirat e caktuara të veprimeve më të avancuara. Veprimet kompjuterike të programimit të menaxhmentit përkatës, sot janë në vendin parësor. Mandej pasojnë renditjet dhe rirenditjet me paletizimet e mallrave në qendrat e caktuara distributive që në rend të parë janë në funksion të biznesit të vogël. Pra, për furnizimin e tyre kontinuel.

Agjencitë e specializuara me pak të punësuar, funksionojnë nga shërbimet e veçanta për ndërmjetësime nga franshisingu, lisingu, faktoringu, inkubatori i biznesit dhe përplot të tjera know-how. Mirëpo edhe për shumë punë që njerëzve u dukën të rëndomta, tani me sistemimin e ri të marketingut, disenjimit nuk janë më të tilla që në mënyrë të suksesshme mund të kryhen pa ndërhyrjen e specialistëve. Të tjera të veça-nta janë specializimet për medikoinformatikë, (për ambulanca a stacionare private), farmakoiformatikë, agrobiznes e të ngjashme.

Kuptohet se specializimet mund të trajtohen në mënyra të ndryshme me pikëvë-shtrimin konkret që duhet të sendërtohet sipas kartës së strategjisë së përgjithshme dhe të veçuar. Strategjia e specializimeve është çështje që i përket ndërmarrësve si punë e tyre, por përpunohet në instancat e ndryshme. Plot shembuj të kërkesës për për-hapjen e konkurrencës dhe dekurajimin e ndërmarrjeve të mëdha, në tendencat mono-polistike, tregojnë për ndërhyrjen e shtetit me strategjitë e veçuara të ndërmarrjeve të vogla. Në

290

Gjermani me ngulm kanë kërkuar specializimin e ndërmarrjeve të vogla për t’u adaptuar udhëheqjes së hekurudhës me kushte të volitshme të favorizuara nga shteti me strategjinë përkatëse. Dukuritë e tilla janë bërë fare të njohura në shumicën e vendeve të zhvillimit të shpejtësuar dhe të gjithanshëm.

Ndërmarrjet e mëdha, në strategjitë e specializimeve të ndryshme, një segmentet u kushtojnë specializimeve dhe shkëputjes së pjesëve të veprimtarive përkatëse për t’i përcjellë në ndërmarrjet e vogla. Ndërkaq strategjitë e specializimeve të biznesit të vogël përpunohen dhe zbatohen në nivelet e ndryshme profesioniste dhe biznesore.

6. Strategjia e besimit Biznesi është psikologji dhe filozofi atraktive dhe delikate. Mirëqenia e mbësh-

tetur në kulturë dhe doktrinën e përparimit - më pak në atë të traditës ku mungon kul-tura - kërkon edhe shumë vlera me dominimin e të cilave gjithçka e zënë vendin duke përfituar të gjithë. Epiqendrën e gjithë kësaj e përbën besimi.

Së pari një vështrim për krizën. Një pjesët e mëparshme të librit janë trajtuar çështjet e krizës së besimit që shkakton katastrofë të përmasave më të gjera ose më të kufizuara, varësisht nga hapësira se ku mbretëron. Populli i cili mjerohet duke mbështetur besimin në premtimin, do ta zgjas dominimin e mjerimit.

Pra krizat shkaktojnë shthurjen e besimit dhe janë të gjeneruara nga këto. Në politikën e rrethanave të tilla, nuk ka mirëqenie se nuk ka besim. Biznesi zhvillohet sipas logjikës së përfitimeve ditore, duke fshehur gjurmët. Njësoj zhvillohet politika e cila sjelljet e tilla i frymëzon me dashje ose pa këtë dhe kështu ia zgjatë jetën pozitave të të dy anëve që më shumë nuk dinë dhe nuk duan. Asgjë nuk i hakmerret njerëzve më shumë sesa kriza e besimit të ndërsjellë. Këtu nuk mund të bëhet fjalë për strategjitë e cekura më parë. Për rivënien e besimit duhet të bëhen ndërrime rrënjësore në psikologjinë e pushtetmbajtësve e të opinionit të gjerë dhe në strategjinë për rikthimin e besimit.

Shumë gjatë u mashtruan një pjesë e madhe e qarqeve shkencore, shtetërore dhe profesioniste se shpëtimtare nga Kriza e Botërore Ekonomike e viteve tredhjet u gjet “Teoria e punësimit, interesave dhe parasë” e Xhon Meinard Keynes-it me “...parashi-kimin e vet profetik...”87/ Por, në çka? Shpëtimi u arrit për hir të nxitjes me investimet publike se njerëzve u mundësua punësimi dhe se u ndërvuan raportet e reja të besimit të ndërsjellë. Meqë u aprovuan ligjet për sindikatat, sigurimin e t’ardhurave minimale etj. Mirëpo, më herët ishte e njohur filozofia që ndërlidhej me“krizën e besimit”88/ Prej atëherë – 1933, në SHBA, kujdesi i veçantë i kushtohet kultivimit dhe mbrojtjes morale dhe institucionale të besimit të ndërsjellë. Ishte koha që pasi për kryetar të SHBA-ve ishte zgjedhur Franklin D.Ruzvelti. “Tregu bashkëkohor, sidomos ata të Nju-Jorkut dhe 87/ Sikurse fusn. 6, fq. e cit. 351. 88/ Sikurse fusn.17. Ky libër që për herë të parë ubotua me 1911 në Njujork, paralajmëronte

mundësitë e paraqitjes dhe të menjanimit të krizës si shprehje e shterimit të besimit. 89/ Sikurse fusn. 78, fq. të cit.92-93.

291

të Çikagos, duke falënderuar sistemeve elektronike, çdo ditë bëjnë miliona transaksione. Ndërkaq suksesi pjesërisht arrihet mbi bazë të traditës dhe përvojës. Tregu i letrave me vlerë në masën më të madhe funksionon ‘në fjalë,’ përkatësisht në besimin e ndërsjellë. Ky besim nganjëherë ndodh që edhe të keqpër-doret. Mirëpo, gjatë 50 vjetëve të fundit, (përkatësisht prej daljes nga kriza e viteve tridhjetë vr. Z.B), qeveria federale gjithnjë e më shumë insiston në biznesin e nder-shëm dhe të shprehurit ekzaktë.”89/ Vendet Perëndimore ndërtojnë strategji të qëndrueshme të besimit dhe kështu ruajnë suazën elementare të sigurisë së marrëdhëni-eve biznesore. Besimi tani është shpërndarë në shumë mbështetje e komponentë sikurse në kozmos, teknologji të reja, më pak në Zot e më së shumti në njerëz energjik.

Nuk mund të kryhen të gjitha punët përmes kontratave. Një pjesë nganjëherë edhe e madhe zbatohet sipas fjalës. Mund të regjistrohen në ndonjë xhirues, por a ia vlen? Aty ku nuk ka besim, biznesi është i mangët. Në vendet e zhvilluara ekzistojnë themelatat e instucionalizuara dhe ato profesioniste që veprojnë për lavdërimin e vle-rave të merituara dhe denoncimin e keqpërdorimit të marrëdhënieve etike. Më parë kam theksuar se shoqatat e ndryshme janë meritore të ndërmarrin hapat e demaskimit publik. Mandej vijnë në rend gjyqet dhe gjykimet sipas ligjeve.

Për zhvillimet, veçmas të biznesit të vogël - se është më i ndjeshëm dhe më pak i mbrojtur në krahasim me korporatat, ndërtohet strategjia e veçantë e besimit dhe mbrojtjes së sistemit të besimit të ndërsjellë.

7. Dhe çka për Kosovën? “I varfri kudo që të gjendet, do të ndihet si në vendin e huaj, ose i huaj është shteti

për të varfrin i cili është i zënë me luftë për ekzistencë.” Të ndërtosh politikën mbi aksiomën e mangësisë elementare për ekzistencën e njerëzve, të mos them pa mirëqenien elementare, vërtet se është një iluzion që renditet me absurdin për udhëhe-qjen e politikës efikase. Të mos kesh të paktën një propulsivitet edhe të kufizuar ku do të ketë punësim të mjaftueshëm dhe sigurim të gjërave elementare për jetën e nje-rëzve, mund të bëhet politika regresive dhe e mbajtur me frikësimin e një ose të shu-mëfishtë, duke ofruar ndonjë ndihmesë si mëshirë ose lëmoshë. Politika e tillë ësh-të fare e tejpashme. Ku nuk paraprinë zhvillimi edhe i kufizuar i raporteve ekonomike, politika bëhet mashtrim gati se edhe vetëvrasës për ata që e ushtrojnë në këtë mënyrë. Të pasurit e të varfrit e një mjedisi rrugëtojnë ndaras; sa më shumë që lar-gohen do të rrezikohen bashkërisht.

Shkenca ekonomike në këtë ambient gati që asnjëherë nuk arriti të vij në shpre-hje. Zakonisht u prezentuan statistikat dhe fajësitë se që u eksponuan propozimet për zhvillime dinamike.

Duke kaluar prej një okupimi në tjetrin, Kosova gjithnjë u gjet në shkallën më të ulët të zhvillimit ekonomik dhe social. Ajo që ishte ndërtuar mbi sektorin primar dhe

292

industrinë ekstraktive, dihej se ishte joelastike t’i përballoj rrebesheve të njëpasnjësh-me. Dhe me okupimin gati se u shkatërrua.

Në rrethanat e tilla, pos që u kufizuan mundësitë institucionale të zhvillimit, u krijua amullia latente e mangësisë së koordinimeve të iniciativave individuale për ndërtimin e biznesit të vogël. Aq sa u ndërtua, u bë sipas nismave dhe guximit indivi-dual, por që i mungonte mbështetja koordinuese. Dhe kështu u vazhdua duke iu shma-ngur mundësive reale të ambientit fare të ngarkuar me tensione okupuese dhe të var-fërisë së rëndë. Këtë gjendje përherë e keqësuan edhe raportet e mentalitetit feudal me tendencën që aftësia personale dhe ekipore të mos vij te shprehja. Dhe kështu duke konservuar këto marrëdhënie të liga, gjithnjë kundërvihet kërkesa për ruajtjen e po-zitave në një lloj pushteti dhe dominimit të paaftëve duke kultivuar klanet e ndryshme.

Strategjia e zhvillimit të shoqërisë, mbështet aftësinë profesioniste me të mësu-arit personal dhe impersonal, pra me shtresimin e kulturës nga njerëzit specialistë dhe superspecialistë dhe me vetëmësimin. Politika me projekte e strategji rurale, është edhe afatshkurtër edhe përmbysëse me pasoja fatale. Kosova kurrë nuk ndërtoj strategji, koncept dhe model seriozë të zhvillimit ekonomik dhe social. Politika në Kosovë aq shterp, nuk mbahet mend se dikund kaq gjatë ka ndodhur më parë, sidomos në Evropë, aq më pak në fund të shekullit XX. Në gjendje edhe më të vështirë ishte vetëm Shqipëria. Biznesi i vogël si më vital sesa ai i korporatave, pati mundësi të përhapet dhe shpërndahet në bazë të inkubatorëve të biznesit, franshisingut e lisingut, por nuk u bë. Edhe në një mënyrë u pengua që të mos bëhet. Ndoshta sipas politikës së plotikanëve “sa më keq, aq më shumë duke u ankuar do të na ndihmoi dikush më shu-më.” Besimi në humanizmin e huaj, është mashtrimi më i madhi që mund ta bëjnë ve-tëm politikanët zanatit të mangët. Luksi teknologjik i vendeve të zhvilluara, po ndikon që edhe njerëzit më nuk janë të mëparshmit që në një pjesë kanë komunikuar me ndjenja. Përherë interesi ka dominuar, ndërkaq të varfrit këtë ende nuk e kanë kuptuar.

U themelua një qendër për zhvillimet e biznesit në Kosovë në kohën e ish Jugo-sllavisë kur bëheshin përpjekjet e ristrukturimit të ekonomisë, përmes themelimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme nga biznesi i gjithanshëm. Ishte kjo koha e ndërri-meve të filluara të konceptit duke u drejtuar nga ekonomia e tregut edhe sipas konsul-tantëve të strategjisë së zhvillimit ekonomik: Xhefri Saks, Majkel Bruno, Silvia Piter-man dhe të tjerë specialistë të njohur.

Themelata për ristrukturim që koordinohej sipas projektit dhe agjencitë shtetëro-re, shikohej me neveri që rrezikon pozitat e pushtetmbajtësve lokal, krahinor e të tjerë, më lartë e më poshtë. Psikologjia e mëparshme ashtu komuniste e fjalëve të priveli-gjuarve, me vepra të mangëta dhe pa to, drejtohej nga pozicionet e interesit personal. I gjithë ai mund pionieri u derdh vetëm në aftësimin e 27 menaxherëve dhe të një projekti për ristrukturimin ekonomiko-social të një qyteti. Mendja e njeriut është luftarake e madhe; njeriu me energji të ngritur shu-micën e mendimeve të veta i zë duke luftuar me jetën.

U trashëgua sjellja spontane e udhëheqjes pa koncept, pa strategji, duke vazh-duar sipas modelit të mëparshëm. Dhe me më shumë indolencë e me më pak përgje-gjësi se më parë. Kështu dallimi nuk vërehej, pos përgjegjësisë së mangët të tashme në

293

krahasim me të mëparshmen kur ishte shteti një parti dhe një parti shtet, njësoj si sot, por pa kompetenca dhe pa përgjegjësi.

Pa demokratizimin e marrëdhënieve shoqërore dhe ndërnjerëzore dhe pa ngritjen e përgjegjësisë, pa ndonjë zhvillim të peshës specifike të vlershme, nuk ka asgjë nga premtimet që ofrohen. Duhet të fillohet me sendërtimin e institucioneve politike, por profesioniste dhe mbikëqyrëse. Këtu në rend të parë imponohet kërkesa për zhvillimet ekonomike të mundshme edhe në suazën e sotme edhe të kufizuar. Është aksiomë eko-nomike dhe njerëzore se të gjithë njerëzit duhet të kontrollohen dhe mbikëqyrën; të pa-ktën ta kenë këtë ndjenjë gjë që është e drejtë shtetërore, por parlamentare e hapët dhe objektive. Në mjediset e prapambetura, korrupsioni duket më i kufizuar, por shkakton dëme më të mëdha duke ndërtuar klane sipas gjakut të fisit e klika sipas interesit jashtë rregullave të tregut të lirë. Aty më nuk ka shtet, por mashtrim duke simuluar shtetin.

Të gjitha që duhet bërë, dihen. Duhet të sendërtohet strategjia dhe të nxirren vari-antet e qëndrueshme të zhvillimit dhe të profilizohet sistemi i shkollimit. Koordinimi dhe ndërtimi i ndërmarrjeve të vogla të biznesit sipas zgjedhjes nga sistemet dhe orga-nizmat know-how, ofron mundësitë e hapjes së një dritareje për krijimin e vendeve të reja të punës dhe të ardhurave dinjitoze sipas vlerës së punës së deponuar.

Politika, ndërtohet sipas vlerës frytdhënëse që e ofron zhvillimi ekonomik. Eko-nomia shterp, politika shtatzënë me transicionin që trajtohet vetëm për ta rikujtuar shkencën shterp, nuk mund të bëjnë hapat e qëndrueshëm për veprime me të cilat tentohet që të delet nga gjendja e vështirë. A ka varësi më të madhe se të jetosh nga mashtrimi dhe lëmosha duke mos shfrytëzuar atë energji e cila derdhet me kot në bre-dhje të zbrazëta.

Afektet që rezultojnë nga efektet e politikës sterile, bëhen fatale. I lindin recidi-vat që me kohë të gjatë nuk mund të mënjanohen. Te ne, kërkohet pajtimi kombëtar, pa asnjë çik të vlerësimit real se ekonomia pajton njerëzit sipas interesit. Kuptohet se kjo është ekonomia sipas normave etike. Të pajtuar janë të rrezikuarit njësoj si dhe kontrabandistët, por të ndarë sipas grupit përkatës. Në mangësinë e veprimit të tregut të lirë të mallrave, diturive dhe kapitalit, çdo kërkesë për pajtim kombëtar është parullë më qëllim të pakuptimshëm. Sa më shumë që do të mohosh ligjet ekonomike, ato do të qëllojnë më ashpër.

Mospajtimi veçsa është duke përfshirë edhe familjen tradicionale në të cilën eksploatimi i tepruar, më është duke u bërë shkas i shkapërderdhjeve dhe zhgënjime-ve në familje që jetojnë në krahët dhe mundin e tjetrit. Njësoj do të jetë edhe me rrjedhën e pritjen e derdhjes së mjeteve për parti a qeveri, e ndoshta për shtet se aty ku nuk ka efekte mirëbërëse nuk ka edhe vullnet për humbje të parave nga djersa mjaft e dendur për mënyrën sesi fitohen dhe ato kryesisht jashtë vendit.

Kahet dhe nismat dihen. Duhet vetëm të zbatohen me përpunimin e strategjisë dhe koordinimin e profesionistëve me njohuri nga shkenca e arti i biznesit dhe profe-sioni sipas përvojave të verifikuara. Kjo nuk mund të jetë punë diletantësh. Sistemi i tillë i organizmit mbështet institucionalizimin parlamentar. Hapja e tregut sadoqoftë e kufizuar, afirmon vlerat e denja për ardhmëri duke diferencuar garat e njëmendta dhe konkurrencën dhe duke mënjanuar mbeturinat e të së kaluarës.

294

P Ë R F U N D I MI Kombinimi i madhësive të ndërmarrjeve, gjithnjë ka qenë synim i sistemit eko-

nomik dhe të ekonomisë politike të shtetit me pretendime të zhvillimit më të shpej-tësuar. Në gjysmën e dytë të Shekullit XX, prirja e tillë filloj të ofroj rezultatet e mbështetura në suksesin më të dinamizuar. Këtë proces e ndihmoj zhvillimi më i hov-shëm i teknologjive të reja, sistemit të organizimit dhe shkallës më të lartë të aftësive profesioniste. Korporatat e prirura që të zgjerohen edhe më shumë, një pjesë të bizne-sit të mëparshëm e përcollën në kompanitë më të vogla, mandej në ndërmarrjet e biz-nesit të vogël dhe të mesëm. Shumë nga këta krijuan suazën e ndërvarshmërisë duke u përcaktuar në rolet e ndryshme, por më shumë si kooperantë. Me të shpejtë është duke kaluar koha e dominimit me vullnetin individual dhe më shpejtë po arrihet dominimi mbi bazë të kapitalit.

Jashtë prodhimit, që do të thotë tregtisë dhe shërbimeve të ndryshme, u krijua një

tërësi e re e tregut dhe të biznesit që u vu në përballimin e kërkesave gjithnjë në rritje. Nga këtu filloi qasja e re ndaj nismave të drejtuara në biznesin e vogël dhe të mesëm. Pra të modernizuar. Gati nuk gjendet dyqan që nuk ka së paku kompjuterin. SHBA-të ndër të parat i përcaktuan modelet e mbështetura në ekonomi më stabile të siguruar me strategji, e koncepte e modele të hapjes së tregut dhe vënien e rendit të ri në të. Ndër-kaq biznesi i vogël duke u përhapur, depërtoj në shumë fushëveprime që më parë nuk ishin konkurrente për treg.

Siguria më e madhe e biznesit të vogël dhe vlerësimi më objektiv i deponimit të punës individuale, ka hapur shtigjet e shumimit të numrit të ndërmarrjeve të vogla, si-domos të atyre njëpersonale. Kërkesa për të ardhura plotësuese, shumë familje i ka sjellë në qasjet me iniciativa të reja që të shfrytëzojnë kohën sipas parimit se “ajo është para.” Krijimi i kushteve më stabile të tregut, duke sjellë sigurinë më të madhe të deponimeve, gjithnjë e më shumë po ndikon në bilancin pozitiv ndërmjet shuarjes së ndërmarrjeve të vogla në favor të themelimit të të rejave.

Njeriu kreativ me shtytje të mjedisit në të cilin favorizohen iniciativat fryt-dhënëse, gjithnjë do të orvatet të gjej shtigje të përshtatshme që të deponoj më shumë mend e më pak para, duke u kyçur në biznesin e vogël. Do bëj atë që është më e leverdishme, të krijoj të ardhura elementare ose dhe plotësuese duke u rreshtuar në treg nga ngritë krenarinë e vet të arsyetuar me veprimtari që do ta sjell në rritjen e mëtejshme të biznesit të vet. Kapitali material i përcjellë me komunikimet e dendura ndërnjerëzore, i bën shtytje ndërhyrjes dhe përhapjes se kapitalit shpirtëror duke eksponuar vle-rat e moralit.

Modelet e ndryshme të ndërtimit të biznesit të vogël, krahas zgjerimit të kërke-save të rëndomta tipike dhe specifike, secilit do t’i mundësojnë që ta gjej vetën me profilin përkatës të profesionit. Shumë vende që më parë nuk kishin ndonjë traditë të njohur të biznesit dedikuar tregut, tashti kanë krijuar atmosferë të përshtatshme të zhvillimeve të përplot mënyrave të rritjes së aktivitetit ekonomik të popullsisë. Biz-nesi i vogël, i organizuar dhe i koordinuar nga shteti dhe institucionet e tij me të gjitha asociacionet përkatëse, u bë “ilaç” i mirëfilltë i tejkalimit të varfërisë dhe uljes së tensioneve sociale në të gjitha pjesët e botës. Shembulli i vendeve të perëndimit, sido-

295

mos ai Amerikan, ndikoj dukshëm në psikologjinë e re të aktivitetit të arritur përmes ndërmarrjeve që ndërtohen lehtë, por edhe mënyrave tjera të biznesit të vogël.

Strategjitë unike dhe specifike, gjithkund ku krijohet klima e përgjithshme dhe “mikroklima” për biznes përkatës, janë duke u përmbushur me referenca dhe bonifi-kime për përhapjen sa më të madhe të biznesit të vogël. Nën ombrellën e strategjisë shtetërore, strategjitë: individuale, ekipore, të specializimeve, të besimit, po përfitojnë në peshën e ngritjes së novacioneve në njërin drejtim dhe zbatimeve të shpejta, në drejtimin tjetër. Me rëndësi është se biznesi i vogël në këtë mënyrë liron nga raportet inerte dhe ngrit motive të reja për krijimtari që nuk kufizohet vetëm me kuptimin ekonomik, por edhe të ngritjes së kulturës dhe komunikimit me botën më të gjerë.

296

KREU 6

EDUKACIONI

HYRJE

Shkathtësia e mbizotërimit të hapësirës për ta vërë këtë në ecuri të veprimit të harmonizuar të resurseve, varet nga shumë faktorë. Por, më së shumti nga dituritë për të përhapur, sublimuar dhe koordinuar idetë mirëvënëse. Për këtë duhet të posedosh resurse të talentuara, por më shumë të afta, me guxim për veprime të pandërprera fryt-dhënëse. Masivizimi i tyre bën që të ndërrohen veçoritë e vlerave, duke shkuar nga ato që përherë sjellin më shumë rendiment. Është kjo një përbërje me shumë përmasa. Për t'u arritur është mjaft e vështirë dhe gjithsesi proces afatgjatë - kompleks ky që emërtohet edukacion.

Edukacioni është përbërje shumëdimensionale e kultivimit të tërësisë së vetive shpirtërore, mendore, fizike dhe shprehive të sjelljes për vënien e këtyre në funksion të interesit të vetes dhe shoqërisë. Ose më për së afërmi, edukacioni është shkenca dhe arti i aftësimit për komunikimin frytdhënës me shoqërinë. Realisht nocioni edukacion përfshinë tërësinë e njohurive të renditura në arsimimin, përkatësisht shko-llimin dhe vetaftësimin; jo duke u mbushur me dituri të reja, por për të nxjerrë dituritë dhe njohuritë personale të botës përreth, për atë që vetë do ta ndërtojnë. Ndër të gji-tha edukcioni është ngritje e vetes dhe të moralit personal. Mund të mos keni pasuri; me njerëzit e ditur do ta fitoni, me të padijshmit do ta humbni edhe edhe atë që e keni.

Në shumë mjedise, edukacionit i kushtohet vlera parësore. Kjo jorastësisht se ka të bëj me resursin me të vlershëm dhe që kushton shtrenjtë. Nuk është fjala për qasjen e kufizuar ashtu si në disa mjedise kryesisht të prapambetura që mbështesin vetëm shkollimin. Edukacioni në mjedisin e qytetëruar, së pari nënkupton kulturën mandej shkollimin. Shkollimi nënkuptohet i ndarë në dy pjesë: në atë oficiel – që është më pak i rëndësishëm dhe personal – që vlerësohet më lartë. Ndërsa në mjediset e përparimit të ulët , parësore çmohet ana formale e shkollimit, do të thotë diploma si letër e jo dituria e ngjeshur. Kësisoj mund të paramendohet krahasimi i procesit të ristrukturimit dhe zhvillimit të shoqërisë dhe biznesit.

Shkenca dhe mjeshtria e mbarështimit të edukacionit si tërësi e veçantë, mbësh-teten në shumë ligje e disiplina. Për këtë kushtëzojnë edhe prijës edhe edukator me njohuri të përgjithshme dhe të posaçme e të thelluara për çështje të mbaruara. Si resu-rsi qenësor i shoqërisë, këtë e meriton në përmasën material dhe moral. Sa analfabet të diplomuar, sot i tërheqin të prapambeturit në shtegun e kon-servimit të prapambeturisë.

Institucionalizimi i sistemit arsimor dhe vlera e përmasës kulturor, bëjnë rirre-shtime përherë e më të sofistikuara, duke ndërtuar metoda të reja, çfarë sipas kritereve që dominonin në kohën e edukacionit vetëm konvencional, kanë mundur të çmohen joefikase. Në pesëmbdhjetëvjetshin e fundit, janë bërë ndryshime revolucionare ndaj qasjes dhe trajtimit të edukacionit. Zhvillimet intensive të shkencës dhe teknikës kanë

297

mbështetur kërkesa të reja. Kështu, krahas degëzimeve të shumta po shtohen plotësi-met dhe po ndërvëhen reduktimet, duke eksponuar dy drejtime parësore të edukaci-onit. Njëri, mbarështon formësimin e diturive të thelluara të karakterit shkencor. Ndërsa në tjetrin, ndërtohet profilizimi profesionist i mjeshtërive për zotime të përbëra dhe të veçanta. Për të parën mbesin të pazëvendësueshme shqyrtimet e mbaruara të gjithanshme dhe teorike. Të dytat, po ashtu të mbarështuara në disiplina shkencore, në interpretim kanë përjetuar thjeshtësime dhe ndërrime të shtruara si "lojë serioze". Për edukacionin do të të ndihmojnë shkolla, libri, njeriu, përvoja, urtia dhe qenësia për të përcaktuar qëllimin e jetës.

Në veprimet për edukacionin kushtuar shtytjes së iniciativës, "zbulimit" të talen-tit dhe qasjes së ristrukturimit, janë bërë dhe po ndërtohen metoda të reja, të cilat kanë të përbashkët një laramani tejet të shprehur. Të gjitha këto do të emërtohen si mënyra dhe veprime lakonike dhe demistifikime të pasqyrimit të zgjedhur të njohurive funda-mentale. Gjërat nga lëmenjtë dhe disiplinat më të avancuara shkencore të mbështetura në bioinxhiniering, mikroprocesor, biomikroprocesor - bioçip, gjenetikë, përkatësisht renditjen e kromozomeve dhe përbërjen kimike të enzimit dhe molekulës së ADN (acidi dezoksiribonukleik); të cilat më parë ishin privilegj i njerëzve të zgjedhur - me njohuri të larta shkencore, tashti interpretohen si përbërje e veprime të kuptueshme për të gjithë. Këto kombinohen me konstrukte të projeksioneve të përbëra nga përplot metoda të adaptuara për nivele të ndryshme të atyre që u dedikohen. Pa formula e shtjellime të ligjeve e teorive, trajtohen herë si përralla e herë si ëndrra të projektuara, duke ua ruajtur lidhshmërinë e duktusit nëpër të cilin lëvizin.

Trajtimet kushtuar edukacionit në këtë kaptinë, eksponohen sipas shtruarjes së ecurive të përgjithshme dhe të veçanta. Të parat bëhen në mënyrë të sintetizuar për thellime në gjërat që janë në funksion të qëllimit të nxitjes së iniciativës dhe aktivi-tetit për gjallërimin e veprimeve njerëzore. Të dytat shtrohen më qëllim të pasqyrimit praktik të ristrukturimit të mënyrës së aftësimit për zotime më përmbajtjesore në zhvi-llimin edukativ dhe ndërtimin e biznesit të mirëfilltë. Sikur të mos bëheshin gabimet, nuk do të arrihej krijimi i veprave të përkry-era.

Njerëzit nuk mundën të qëndrojnë gjatë në punët që janë të ndara nga kreativiteti i

tyre ose aty ku nuk mund të ndihen se kanë një rëndësi, një vlerë mbi atë që e quajmë të rëndomtë. Për këtë nuk mund të aftësohen vetëm në shkollë. Nuk do të mjaftoj as vetëm mësimi impersonal. Mësimi personal është më i rëndësishëm. Me atë impe-rsonal dhe personal, mund të arrish krijimin e personalitetit profesionist. Lehtë është të mësosh atë që e dinë dhe e thonë të tjerët. Vështirë është të bësh tënden. “Civilizimi arsimon, kultura edukon. I pari kërkon mësim, e dyta është meditim.”90/ Të arrish kulturën e duhur për ushtrimin e një veprimtarie, nevojitën përplot njohje me të cilat do të ndërtosh stilin personal. Shkencën mund ta përvetësosh lehtë, të paktën me lëh-të se që të shtresosh edukacionin personal. Ndërkaq, edukacionin e përbëjnë mësimi impersonal - shkollor dhe ai personal në të cilin përqendrohesh duke studiuar dhe për-vetësuar atë që të intereson. Për shkencë duhet të mësosh edhe përplot gjëra të pa-nevojshme, definicione të pavlera, aksioma e premisa që nuk kanë ndonjë rëndësi pra-

90/ Alia Izetbegoviq “Islami ndërmjet lindjes e perëndimit” (nga përkthimi shqip), “Logos”

Shkup, 1993, fq. e cit. 65.

298

ktike. Të mësosh si të ndërtosh stilin e ushtrimit të profesionit, është paksa më vësh-tirë. Atje - në shkollë mëson të marrësh diplomën, këtu - vetë do të mësosh sesi të ve-prosh që të jetosh.

I tërë sistemi shkollor në Botë, është duke pësuar ndryshime rrënjësore. Dikund, si në mjediset e disa vendeve të Ballkanit, është duke u ushtruar sipas normave të vje-tra. Në Perëndim e sidomos në SHBA,91/ fenomeni i potencimit të vlerës së shkollave private edhe pse paguhen shtrenjtë, ka për qëllim ofrimin e mësimit impersonal më të afërt me atë personal. Edukacioni përmban plot nuanca që përmblidhen në një personalitet i cili do të nuancoj vlerat e veprave dhe të jetës.

Psikologjia e përgatitjes për jetë të pavarur, sot më shumë se kurrë është e eks-

ponuar, por edhe e rrezikuar. Atë janë duke e kërcënuar mjetet masive të informaci-onit dhe të telekomunikacionit. Të marrësh informacionet e përpunuara ashtu si na i prezentojnë radio, televizioni, interneti, duke mos lexuar e analizuar që të ndërtosh mënyrën dhe metodën e meditimit për vendimet qenësore, është atak i rëndë në dituri-në dhe fatin njerëzor. Dikur njerëzit sadopak lexonin, tani lexojnë fare pak. Televizioni zëvendësoi atë që njerëzit e quanin “meditim të lirë për vendime të shtrenjta.” Si shembull mund të përmendet se dikur pasionarët e leximit: francezi dhe japonezi, sot çdo i treti prej tyre nuk lexojnë, mirëpo një pjesë të mirë të kohës e kalojnë para tele-vizionit, rreth 2,5 orë në ditë. Kështu i thithin informacionet e “përtypura” duke mos u thelluar në nxjerrjen e konkluzës së vet.

Për Kosovën nuk disponohet me të dhëna të sakta të çastit të pikërishëm, as të përafërta. Këto për këtë ambient edhe nuk janë interesante. Mirëpo sipas vështrimeve dhe anketave meritore, niveli i shkollimit dhe i edukacionit në përgjithësi, është nën çdo standard që do ta arsyetonte vlerën e deponimit të punës dhe efektin për sot dhe të ardhmen. Të paaftët janë të prirur që më shumë të “edukojnë” të tjerët se vetën.

Përshtatja me frymën e “psikologjisë së re”, përkatësisht të “shtetit të ri indus-trial,” me tekniken dhe teknologjitë bashkëkohore të biznesit dhe në të gjitha fushëvep-rimet, gjithnjë ishte dhe mbeti kërkesë drejt zhvillimit të shpejtësuar. Por, lajmërohej në mjediset tjera ku sistemi i vlerave prej një etape në tjetrën shkatërrohet edhe më shumë. Jugosllavia, Kosova dhe Shqipëria, janë ndër oazat më të njohura të mashtri-mit publik me parulla për zhvillimin e biznesit ku pos atij “jolegal” me atë “legal”, ba-razohen. Sistemi i shkollimit, në këtë rast i fokusuar në kërkesën për aftësimin në punët parktike të biznesit, vërtetë është i panjohur. Dhe nuk pretendohet që diç në këtë relacion të ndërrohet. Në Kosovë veçmas, gjithçka arsyetohet me okupimin dhe mbu-lohet me këtë duke pritur ditë të reja. Por ky sistem ishte dhe më parë në kushtet ndo-shta ndër më të ndritshmet të arsimimit. Që duke u çrregulluar struktura elementare e suazës së

91/ “... Për të ngritur cilësinë e mësimit dhe zmadhuar respektin ndaj profesionit, shumë kole-

gje (private) janë duke krijuar standarde më të larta duke zgjeruar partneritet me shkollat publike. Kur krijojnë marrëdhënie pune, mësimdhënësit duhet të kenë më shumë mun-dësi për të vazhduar edukimin e vet.” Nga “TIME – magazine” No.17, Vol.150; 27.10. 1997, me titull “Çka e bën shkollën e mirë”.

299

profesionizmit për sot dhe nesër, kjo askë nuk e ngacmon as nga ndërgjegjja as nga përgjegjësia para të nesërmes.

Më mirë është që të krijohet kultura masive e edukacionit për veprimet konkrete me karakter të kyçjes në raportet e ecurive të ndryshme, ashtu sa i duhet një niveli mesatar të ushtroi punët konkrete për vlerat praktike, se që të ngritët niveli i pameri-tuar i arsimimit i shprehur me letra prapa të cilave nuk gjendet zotimi për punët për-katëse profesioniste. Amerikani, anglezi, francezi, gjermani etj. mesatar nuk do të mësoi shumë, por do të zotohet për punët praktike përkatëse. Ai edhe nuk do të lexoi shumë, por e di se për çka do të aftësohet. Virtyti do të drejtoj nga edukata e njëmendtë, por nëse me të nuk do ta ngritësh po ashtu virtytin, ke zgjedhur shtegun e gabuar.

Për çështjen e aftësimit, Viliam Nikels dallon disa grupe të njohurive elementare që duhet t’i posedoi çdo njeri. Thjeshtësimi i edukacionit për biznes, përkatësisht për atë të vogël sipas Nikels-it, parashtron kërkesën elementare për njohuritë; që nuk i posedojnë një pjesë edhe e atyre pasi që do të marrin diplomën e fakultetit. Kuptohet se ngjitur me aftësitë verbale dhe të të shkruarit, gjendet edhe njohja e veprimeve me kompjuter dhe e gjuhës në rend të parë të biznesit, pra anglishtja. Do të thotë se njësoj vlenë edhe për ata që do të merren me teknikën, që është gjermanishtja, ose me dip-lomaci, që më shumë është frëngjishtja. Aftësitë e komunikimit ndërnjerëzor dhe të njohjes së teknikës, sot janë duke e zënë vendin kryesor në edukacionin praktik për je-të, përkatësisht për biznes dhe veçmas për biznesin e vogël. Zhvillimi i aftësive (vlerësimi - evaluating- i potencialit të juaj menaxherial) Kërkesat e aftësive Vlerësimi personal

Shkëlqyeshëm Mirë Mjaftueshëm Kërkon punë

Aftësitë verbale Aftësitë në të shkruar Aftësitë komunikative Ndërnjerëzore

Aftësite kompjuterike Aftësitë tjera teknike

Burimi: Wiliam Nickels: “Understanding Business,” fq. 318.

Njerëzit me aftësimet profesioniste, vërtetë dinë të flasin mirë, por shumë pak me gjuhën e vet të zgjedhur. Dinë edhe të shkruajnë, por sipas asaj që shkruajnë të tjerët. Kompjuterin e mbajnë pranë vetës, por ndodh që nuk dinë të kyçin në informacionet e veta. U prishet siguresa e rrymës dhe ftojnë servisin që ta ndreq se nuk e njohin tek-niken elementare. Aty ku është tregu i zhvilluar, mendtë vlerësohen me çmimin më të lartë.

300

Përndryshe, të flasësh për sistemet e shkollimit sot në përmasat botërore, kërko-het një hapësirë më e gjerë dhe përmbledhje e gjërave delikate që kanë një përmbajtje fare të koklavitur. Terli Mings, shprehet për ndryshimet tejet të mëdha dhe mos-sukseset e arsimimit, përkatësisht të edukacionit që len prapa brezat për shkollimin adekuat. Ai thotë: “ Arsimimi është malli kolektiv më i rëndësishëm që sigurohet nga qeveritë e shteteve dhe nga pushtetet lokale. Ai thith më se 1/3 e të gjitha shpenzi-meve shtetërore dhe lokale. Ekziston një shqetësim i konsiderueshëm për kushtet e arsimit në vendin tonë aktualisht. Mëse 1/4 e nxënësve e lënë shkollën në mes. Rreth 13% e 17-vjeçarve janë praktikisht analfabet. Testet formuese të cilave u janë nënsh-truar nxënësit e 13 vendeve të industrializuara, tregojnë se nxënësit amerikan renditen të 11-ët në kimi, të 9-ët në fizikë ( për ata që kanë bërë 2 vjet fizikë), dhe të fundit në biologji. Maturanti mesatar japonez është më i mirë në matematikë sesa 5% ndër më të mirët ndër kolegët e tij amerikan.”92/ Por, amerikanët, përqendrohen në mësimet praktike duke mos insistuar në shkollimin e lartë për ato punë që ai (shkollim) nuk u është i nevojshëm. Edukacioni i biznesit ka për qëllim krijimin e punës dhe përhapjen e punësi-mit.

Përcaktimi gjithnjë e më i dendur në aftësimin funksional, është duke bërë depër-time të thella në psikologjinë e kushtëzuar me kërkesën për mirëqenie. Njerëzit e kanë shtuar përkatësinë fetare, por duke ngritur besimin në të vërtetën, duan që në këtë jetë që e kanë para vetës, ta shfrytëzojnë përmbajtjen sa më cilësore. Pikërisht, thyerjet me sistemet konvencionale të aftësimit janë duke hapë rrugën depërtimeve të përbërjes funksionale, praktike me kërkesa transparente. Pa dyshim se mësimet fundamentale e kanë ruajtur qëllimin e tyre, por është duke u zvogëluar interesimin masiv për to, të paktën në proporcion me numrin e popullsisë gjithnjë në shtuarje. Është e qartë se shkollimi jo praktik, njeriun do ta largoj nga zotimi parësor. Vetë pragmatizmi biz-nesor, krijon kushte të reja të aftësimit të mbështetura në shpejtësi dhe përciptësi.

EDUKACIONI DHE PUNËSIMI

Në këtë shqyrtim pikëqendrimi është i fokusuar në mësimin kooperativ. Trajtimi

është ndarë në dy përmasa: të shkollimit krahas punësimit, përkatësisht veprimit në punët praktike dhe në aftësimin sipas metodës kooperative – kreative të mësmarrësve dhe mësimdhënësve. I dyti shpjegohet si pjesë e veçuar e metodës së edukacionit. Mënyra kooperative e edukacionit frymëzon dhe skalit motivin dhe mjesht-rinë e biznesit.

Qëllimi i edukacionit është ngritja kulturore e arsimore për aftësim për të ndër-marrë punë të caktuar, që krijon rendiment të vlershëm dhe sjell prokopi. Vitaliteti i kompleksit të edukacionit, varet nga ecuritë shoqërore e ekonomike. Në shoqëritë e strukturës së "ngurtë", edukacioni zbatohet sipas qasjes më shumë të shkëputur se të lidhur me kërkesat e zhvillimit, progresit dhe avancimit të vlerave për krijimin e ren- 92/ Sikurse fusn. 87, fq. të cit. 212-213.

301

dimenteve të gjithanshme. Në ato mjedise, do të thotë se, nuk ekziston lidhshmëria me nevojat e përgjithshme dhe të veçanta që mundësojnë punësim dhe rritje të zhvillimit ekonomik. Aty ngjashëm është edhe me vlerësimin e rëndësisë së edukacionit në drej-tim të ngritjes së vlerave shpirtërore.

Edukacioni bën frymëzimin për aftësimin i cili duhet të shprehet në punësim. Por,

vështirë është të arrihen harmonizime të plota. Në të vërtetë, nga zbrazësirat e tilla nuk është i kursyer asnjë vend. Të zhvilluarit përherë orvatën që të krijojnë drejtpeshim të ngritur. Të pazhvilluarit këtej qëllim nuk e arrijnë gjithaq. Mirëpo, edhe këta ndërtojnë bazën gjithnjë më të ngritur të edukacionit, fatkeqësisht për tjerët, të cilët me imigracion të dendur, përfitojnë krijues të vlerave edhe më të avancuara, duke mos investuar në formimin e tyre. Kjo përbën “fatkeqësinë e fatit” të të varfërve. Në realitet, ecuria e tillë është “gjysmëfati” në krahasim me hapësirat ku të aftësuarit, marrin për zotim punët nën nivelin e përgatitjes profesioniste në vendin e vet ose dhe ku emigrojnë. Nivel edhe më i “pafat” është ku krijohet potencial i gjerë i resursit të aftë njerëzor, i cili nuk ka mundësi as të punësohet në mjedisin e vet e as të emigrojë për t'u punësuar në vendet tjera. Nuk rezulton dituria vetëm nga mësimet shkollore, por edhe nga sprovimet praktike të kulturës dhe veprimit të kulturuar.

Në tërë rruzullin tokësor në dy deceniet e fundit, punësimi është më i ngadalësu-ar se sa në periudhat e mëparshme. Kjo ecuri ishte e shprehur edhe në vendet e zhvi-lluara, por kishte edhe përjashtime - Japonia, Kanadaja, Belgjika e tjera. Është veçori e dalluar se punësimi i kategorive të personave të diplomuar për veprime të profileve profesioniste, është më i ngadalshëm se sa i kategorive tjera. "Veçanërisht befason fakti se shkalla e rritjes së papunësisë në kategoritë e profesionistëve të nivelit të lartë, pastaj të tipit udhëheqës dhe administrativ, por edhe të tipit profesionist - teknik e të ngjashëm me këta, në të njëjtën periudhë ishte më e lartë se sa shkalla e papunësisë së përgjithshme." 93/

Afrimi dhe adaptimi i edukacionit sferës së punësimit, në vitet e fundit po merr përmasa të gjera praktike dhe eksperimentale. Në të gjitha planet e arsimit të shumicës së vendeve, po bëhen ndryshime të gjithanshme. Në vendet e Evropës dhe Amerikës Veriore, po zvogëlohet numri i universiteteve të mësimeve teorike dhe fundamentale, po thjeshtësohet dhe ristrukturohet mënyra e mësimeve në universitetet tjera, krahas rritjes së numrit të kolegjeve për dituri praktike. Veçmas janë duke u krijuar përvojat e programeve kooperative - shkollimi paralel me punën praktike - të universiteteve dhe kolegjeve, ndër të cilat vendin parësor po e zënë programet e edukacionit për biznes. Kultura e një populli vlerësohet me masën e shtresuar të arsimimit dhe eda-katës së tij.

Programet e aftësimit kooperativ janë duke u treguar fare tërehqëse. Për funksio-nalitetin e vet, po zgjerojnë rrethin e interesentëve si vijues dhe organizatave, insti-tucioneve e departamenteve shtetërore si të interesuar për punësim të të rinjve. Metoda kooperative është aftësimi i kombinuar me pjesë të ligjëratave dhe ushtrimeve të mbajtura në qendrat e edukacionit dhe mënyrën praktike në mjediset ku ushtrohet vep- 93/ Bikas Sanyal "Arsimimi i lartë dhe punësimi në Evropë, - disa aspekte", revista "Higher

Education in Europe", UNESCO - Copes. Vol. - XIII, 1-2, sipas “Ekonomika obrazovanja” No. 1-2 1991, Nova Prosveta Beograd.

302

rimtaria përkatëse. Pos kësaj, kooperimi kushtëzohet me komunikim më intensiv të vijuesve me arsimtarët. Veçanërisht është duke u futur metoda e mësimit kooperativ që dallon nga mënyra klasike e mësimëmarrjes shkollore.∗/93/ Afria e tyre nuk mbështetet vetëm në komunikimin në përmbajtjet e programit të mësimeve, por edhe për temat praktike nga kultura e komunikimit, historia, etika, estetika, arti, letërsia, gjeturia e të tjera. Veçanërisht në këtë mënyrë të afrisë së arsimtarëve dhe vijuesve po bëhen hapat e para të përtrirjës së veprimeve edukative të kohëve të hershme të lëçitura, çfarë ishin në përmbajtjen e universiteteve ku aplikohej sistemi i tutorit. Sprovimet e mënyrës së edukacionit më me sukses ushtrohen te fëmijët; atë që këta e pëlqejnë është më e përafërta për të gjithë.

Shkollimi sipas mënyrës kooperative është mjaft kompatibil me kërkesat e shu-manshme të: institucioneve të arsimit, firmave e institucioneve të mësimit praktik dhe vijuesve. Në këto relacione ndërhyjnë edhe ndërmarrjet e interesuara për punësim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë (me orar të plotë ose të kufizuar të punës) të vijuesve, të cilët duke ushtruar praktikën, tregojnë aftësi e talent të dalluar. Gjatë vijimit të mësimeve të përgjithshme e praktike, sipas seleksionimit mbi baza të suksesit, vijuesit e dalluar përfitojnë bursën dhe shpenzimet e shkollimit e me të kryer shkollimin edhe punësimin.

Me sistemet e edukacionit në Britani të Madhe, SHBA, Gjermani e gjetiu, janë përcaktuar kriteret e kalimit të kohës në universitet ose kolegj dhe në vendet e mund-shme të aftësimit praktik dhe të punësimit në: firmat e ndryshme, d.m.th. në biznes, departamentet shtetërore, organizatat e veprimit pa profit, sponsorët e firmave tjera të interesuara për punësim, sipas sprovimit gjatë vijimit të procesit të edukacionit, përka-tësisht aftësimit. Mënyra e tillë po tregohet mjaft efikase. Gjatë aftësimit, vijuesit pro-jektojnë kapacitetin, disiplinën dhe tiparet e veta për kërkesat që shtrohen para tyre. Të paktën fillojnë të mendojnë se çfarë janë për treg, sa janë të vështira përballimet e konkurrencës dhe qëndrimet në gara. Kështu krijojnë mundësinë për të bërë ca kori-gjime në tiparet e vetes e jo të ballafaqohen me vështirësitë e natyrës së tillë pas ma-rrjes së diplomës, kur për punësim adekuat duhet t'iu nënshtrohen testimeve të ndry-shme. Edukacioni është përbërje shumëdimensionale e kultivimit të tërësisë së vetive shpirtërore, mendore, fizike dhe shprehive.

Punësimi dhe edukacioni janë dy kahe të ndryshme në funksion të qëllimit të njëjtë. Kur këto marrin performansat e nënshtruara kërkesave të ndërsjella, që nënku-pton edukacionin si program aftësimi ta ndërtojë punësimi dhe punësimin ta kush-tëzojë ky model i edukacionit, atëherë veprimi i tregut i njërës dhe tjetrës anë bëhet meritor për vlerësimin praktik. Në këtë drejtim janë të përqendruara edhe qëllimet e ristrukturimit të sistemit të edukacionit. Për arsye se në këtë gjendet vlera qenësore e zhvillimit dhe përparimit të ekonomisë dhe shoqërisë, aktivitetet që janë duke u mba-rështuar për të krijuar kushte të përparimit të resurseve njerëzore, janë duke u për-hapur me shpejtësi dhe gjerësi të shprehur.

Resurset krijuese njerëzore në vendet e tregut të lirë janë mjaft të ngritura, e kanë rëndësinë dhe vlerën e pazëvendësueshme, dhe përherë sprovohen, vihen në lëvizjet e ∗/ Më gjerë shpjegimi nën kapitullin “Metoda kreative-kooperative e edukacionit” në këtë libër.

303

gjallërimit më të përparuar. Kuptohet se këtë e kushtëzojnë ecuritë më të reja tekniko - teknologjike dhe kërkesat e ndërsjella në mes këtyre dhe forcës krijuese njerëzore.

Korrelacioni i edukacionit me punësimin, nuk kufizohet vetëm me te të papu-nësuarit, por përshkon edhe të punësuarit, të cilët për aftësime të reja kanë nevoja që të korrespondojnë me ecuritë jo vetëm të veprimeve të brendshme ku punojnë, por edhe me ato të jashtme. Kësisoj, lëvizshmëria ndërmjet edukacionit, mundësisë së pu-nësimit dhe të punësuarve, përfiton në ecuritë e hapjes së vendeve të reja të punës. Bashkëveprimi i iniciativave të krijuara, përmes aftësimit të të punësuarve të rinj dhe të mëparshmëve, pra bëhet proces i pandërprerë.

OBJEKTIVAT DHE EFEKTET E EDUKACIONIT

Synimi i kultivimit të aftësive krijuese sipas kërkesave të profilit të profesionit,

përkatësisht të biznesit të përparuar, është formësimi i vetive për veprime praktike. Disa herë në këtë libër është cekur vlera dhe ndërvarësia e ristrukturimit dhe optimali-zimit të resurseve materiale dhe njerëzore. Në këtë pjesë do të interpretohen raportet dhe qasjet e objektivave dhe efektet në ecurinë e ngritjes së edukacionit, pra të resursit njerëzor. Transformimet në këtë kompleks janë më të vështira dhe më të ndjeshme. Ndikimet e ndërsjella ndërmjet bartësve të funksionit të edukacionit dhe atyre që ky iu referohet, janë mjaft të shprehura, por me dallime në efektet e arritura. Nuk është mësues i mirë ai që nuk do të lë pas vetës mësues edhe më të mirë.

Ecuritë më të reja në projeksionin e kërkesave për organizimin e sistemit të edu-kacionit dhe qasjes praktike, përshkohen me një s’përputhje nga komunikimi kon-vencional. Tradicionalizmi gjithnjë e më tepër po zëvendësohet me eksponime asimet-rike të cilat në disa mjedise herë pas here krijojnë huti. Programet e institucionalizu-ara dhe të painstitucionalizuara, po ndërrojnë vendet në favor të atipikes arsimore të painstitucionalizuar. Qëllimet e tilla arrihen me iniciativat individuale e ekipore për komunikim sa më të afërt ndërmjet arsimtarëve dhe vijuesve. Bëhen edhe stërvitje eksperimentale të zëvendësimit të vendeve sipas logjikës: "ku, si do të veprosh". Fry-tet e mënyrave të tilla të veprimit janë të pakontestueshme. Mirëpo, pengesat që impo-nohen ndërmjet veprimeve elastike dhe statike, të murosura për një kohë të gjatë në tradicionalizmin skolastik, janë mjaft të shprehura. Këto më së tepërmi ngadalësojnë procedimin institucional të shkollimit të frymëzimeve të gjithanshme për iniciativa të suksesshme. Mësimet për biznes, të shtruara sipas koncepteve të ndryshme konvencionale dhe jokonvencionale, sado që mendoni se iu hutojnë, do t’ua hapin horizontet e gjera, që nuk janë bardh e zi.

Efekti i edukacionit dedikuar zgjimit të talentit dhe kultivimit të mendimit të pa-varur për vendime jetike, rezulton me rendimentin përkatës të diturive të thithura. Shumë mësimdhënës dhe vijues të mësimeve, kanë predispozita për trajtime e veprime të komunikimit të tillë, por këto i kanë të ndrydhura në një pozitë latente. Një pjesë mund ta aktivizojnë në mësimet e rëndomta. Pjesa tjetër këtë nuk e arrin dot, pos nën ndikimin e veprimeve të veçanta të komunikimit. Megjithëkëtë, të rrallë janë ata që

304

kanë aftësi për ta shtruar mënyrën lakonike të mësimeve, me të cilat nxisin ku-reshtjen dhe shtojnë motivimin për informacionet e vlershme në veprimtari përkatëse. Mos pranoni mësime nga të pasuksesshmit dhe nga ata që nuk e kanë pësu-ar ndonjëherë.

Për mësime lakonike, çfarë i dedikohen mënyrës praktike të shtruarjes së çësht-jeve dhe ofrimit të zgjidhjeve alternative, mund të zotohen personat me dituri të larta dhe përvoja të dendura. Kushti i parë është kultura e gjithanshme dhe njohuria e ecu-rive historike, shkencore, artistike, si perceptim i përqasjes ndërmjet vlerave të qënd-rueshme dhe kaluese. Kushti i dytë është njohja e spikatur e teorive të ndërtimeve di-namike ekonomike dhe sociale. Kushti i tretë është perceptimi dhe transmetimi i thjeshtësuar sintetik, praktik i kaheve të varianteve të shtruara të veprimit. Ndër këto, veçanërisht parapëlqehet që të mos bëhen rrumbullakime të mbaruara. Duhet lënë me qëllim zbrazëtira për përfundime të pakryera, duke i shtresuar si mendim të mësim-dhënësit në mënyrë sugjestive ndaj propozimeve të vijuesve. Mësimmarrësit kështu mësojnë që të lëshohen në mendimin më të thelluar. Nuk bën që vijeusëve t’u ofrohen shumë skema të gatshme. Ato, ata duhet të mësojnë vetë t’i ndërtojnë.

Njohuritë më të gjera, krahas thjeshtësimeve më të mëdha, shtojnë kureshtjen e vijuesve të edukacionit. Nga shembujt praktikë shtrohen kryesisht ata që janë të vër-tetë, duke renditur referencat përkatëse të personave, datave, hapësirës e kontekstit.

Përputhshmëria e edukacionit, ristrukturimit të gjithëmbarshëm dhe perspektivës së punësimit, përbëjnë objektiven elementare të aftësimit. Motivimi kryesor mbështetet në interesin personal. Ky pastaj projektohet si afinitet për krijimtari jo vetëm indivi-duale, por edhe ekipore, që bëhet adaptim i të “papajtueshmëve” sipas interesit të për-bashkët. Në vendet e prapambetura nënshkrimi mbrohet me vulën e institucionit; në të zhvilluarat nënshkrimit nuk i duhet vula, se është nga autoriteti profe-sionist.

Për çështjet e biznesit, përkatësisht mbarështimit të tij në drejtime dhe raporte të ndryshme të ecurive sipas përvojave, gjenden edhe ca persona të suksesshëm të cilët bëhen të avancuar edhe pa ndonjë edukacion të dendur dhe jo gjithaq teorik. Nga-njëherë, këta janë edhe më të suksesshëm se disa persona nga shkencat e caktuara të lëmenjve që kanë të bëjnë në mënyrë të tërthortë me biznesin. Pra, edukacioni për biz-nesin e mirëfilltë, pra si mësimdhënës – edukator, u përket njerëzve të veçuar që pos vlerave të dalluara pedagogjike e shkencore, posedojnë përvoja të bollshme jetësore. Ndër këto veti, përvoja eksponohet si vlerë paralele me njohuritë shkencore, por e cila kushtëzon cilësinë e edukacionit. Do të thotë, pa përvoja të duhura, njohuritë shkencore mbesin të paefektshme. Këtë mangësi, edukacioni për biznes nuk e duron. Bëhet e kuptuar se ata persona që kanë përfituar tituj dhe thirrje shkencore, duke kapërcyer prej bankës së studentit në katedër të profesorit, pa kaluar shtigjet praktike jetësore në dhe ndër këto horizonte, nuk kanë cilësi, respektivisht referenca për të bartur edukacionin për biznes. Ndërkaq edhe më e vlershme është përvoja profesi-oniste e suksesshme se thirrja akademike.

Njohuritë nga literatura kanë rëndësinë e veçuar për secilën veprimtari. Por, nuk janë të mjaftueshme. Nganjëherë përvojat kanë vlerën edhe më të madhe veçmas për pjesët qenësore ose përcjellëse të biznesit - shtruarjen e planit të veprimit, organizimit të ekipit, projektimit (qenësore); pjesët e marketingut - reklama, disenji, ambalazhi (si

305

përcjellëse), janë njësoj të pazëvendësueshme sikurse edhe literatura praktike e biz-nesit, e nganjëherë edhe më të rëndësishme. Ndër të gjitha, për edukcionin e biznesit kushtëzohet talenti dhe gjeturia për shfrytëzimin e tij. Mësuesi i mirë ka një parim dhe shumë dituri parimore; mësuesi i keq mund të ketë shumë dituri dhe asnjë shembull të mësimit parimor.

Suksesi i edukacionit të biznesit, varet nga njohuritë e përgjithshme dhe të veça-nta, të cilat i parashtrojnë njohësit e shkencës dhe bartësit e përvojave të përjetuara ose të evidencuara nga vendimet e suksesshme dhe të pasuksesshme. Tërësia e mësimeve të biznesit nuk është privilegj e asnjë drejtimi të caktuar nga disiplinat shkencore. Gjithashtu nuk është e mbështetur aq shumë në profilin shkencor – ekonomist. Ashtu sikur drejtimet e biznesit të suksesshëm, edhe mësimdhënësit janë të përhapur sipas vetive tipike dhe atipike të shkollimit – elektroteknike, makinerike, medicinale, arkite-ktonike,, agronomike, ekonomiste, elektronike e tjera.

Në të vërtetë për biznes, në rend të parë mund të aftësohen njerëzit e talentuar, "piktorët e jetës", por jo ata që punojnë me këste e ngjyra, por me vepra, fjalë dhe ndjenja të përmbushura me entuziazëm. Ja disa shembuj të pedagogëve të njohur të biznesit: De Bono (mjek, fiziolog, psikolog dhe biznesmen), Dil Scot e Delton Hau-ard ( psikologë ), Laurence Peter (profesor universiteti) e Raymond Hull (kronist), Charles Whitlock (biznesmen e mësimdhënës), Dwane Krumme (biznesmen e pe-dagog - ka doktoruar letërsinë angleze), Donald Crivellone (ekspert për menaxhment, kryetar i First American Bank në North Palm Beach në Floridë). Për krahasim mund të përmenden shembujt e veprimit të suksesshëm jashtë përgatitjeve paraprake për jetën. Alfred Brehm-i, shkencëtar nga fusha e zoologjisë ("Jeta e kafshëve"), ishte arkitekt dhe Charles Darwin-i (themelues i teorisë së evolucionit) ishte teolog.

METODAT E EDUKACIONIT

Punët inventive si emërues të përbashkët kanë talentin. Ta gjejmë veten në de-gëzimet e veprimtarisë sipas talentit është vështirë. Për disa persona pengesa më e madhe - ta zbulojnë veten, në rastet e shumta, bëhet e patejkalueshme. Kultivimi i af-tësive në mënyrë të pavarur po ashtu është me vlerë të kufizuar. Edukacioni i mbësh-tetur në metodën unike dhe të veçantë të kultivimit të aftësive krijuese, përbëhet nga mjeshtëritë e përgjithshme dhe të specializuara. Mirëpo, universalizmi i tepruar ka veçori të kufizuara. Ballafaqimi me talente për veprime të llojeve të ndryshme është pikënisja e metodës se edukacionit, nga përfitohen bindjet për drejtime të caktuara të aftësimit. Këto janë me përbërje të modeleve të ndryshme, të adaptuara niveleve të perceptimit, shkollimit dhe profilit përkatës. Të gjitha modelet janë dinamike, të segmentuara në periudha të zgjatjes kohore të afateve prej disa ditësh, a muaj deri në disa vjet.

Renditja e profileve, niveleve, dhe kohëzgjatjes së edukacionit, mbarështohet mbi baza të një ose më shumë modeleve të mësimeve. Këto kryesisht ndahen në drejtimin

306

për njohuri fundamentale - për punët kërkimore – shkencore, për mjeshtri të ve-çanta të lëmenjve të ndryshëm dhe për mjeshtërinë e biznesit. Ndër tiparet e menaxherëve dy janë më të përhapurat: bindja e të tjerëve dhe bindja për të tjerët, për të siguruar besimin në vete.

Sipas ecurive më të reja, në disa vende prej shkollës fillore po ushtrohet modeli liberal i shkollimit, duke kombinuar mënyrën lakonike dhe mendimin lateral si mësim të obligueshëm prej 2 - 6 orë në javë - Venezuela 2 orë në ditë, disa shtete të SHBA-ve një orë. Me siguri së shpejti do të përhapen edhe modele deri me tash të panjohura të konstruktit të edukacionit. Pritet që projekti eksperimental, i quajtur “Misteri i ndryshimeve” i udhëhequr nga Isak Adizhes, që tashti u përfundua në Santa Barbara (SHBA), do të përcaktoj zbatime krejtësisht të panjohura deri me tani si risi atraktive për mësim të thjeshtësuar, përmbajtje të kondensuar dhe shtresim të qëndruar.

Sipas Roland G. Lauterbach-ut ("Hyrje në krizën e nesërme të edukacionit elementar"), konteksti i edukacionit është shumë i gjerë. Duke e prezentuar sistemin e parimeve pedagogjike të Gjermanisë, si sintezë ca të suksesshme të vlerave tradici-onale dhe përshtatshmërive zhvillimore, Lauterbach bën renditjen e kuptimeve të për-caktuara, të transmetuara dhe të liruara.

Kuptimi i përcaktuar shprehet me qëllimin e mësimit si qasje se çka ngadhënje-het, si arrihet kjo dhe çfarë është qëllimi i saj. Trajtimi i transmetimit më të mirë, ka pikësynim zgjidhjen e konfliktit ndërmjet tradicionales dhe spontanes. Ndërsa kuptimi i liruar, ka mbështetjen në tradicionalizëm dhe spontanitet, duke nxitur fëmijët që në praktikë vetë ta zgjidhin konfliktin që gjendet në mes këtyre dy koncepteve.

Nivelet e ndryshme të shkollimit përkojnë me modelet dhe thellësitë e trajtimit të çështjeve sipas interesit dhe instancës së thithjes së njohurive. Për shkolla të ulëta e të mesme, aplikohen modelet e kombinuara të shkollimit konvencional dhe liberal. Për fakultete, aplikohet degëzimi për njohuri të ndryshme, ndër të cilat modelet e mësimit praktik kushtuar biznesit, janë më pak ose më shumë të përhapura. Pastaj, ripërtrirja dhe freskimi i diturive aplikohet për menaxhmentë e menaxherë, si shkollim përmes seminarit, kursit e tryezës së rrumbullakët.

Ann M. Martin (në "Implikimet në resurset njerëzore"), shtjellon dhe rendit një varg institucionesh, të cilat plotësojnë kërkesat për forcë punonjëse, arsimimin, aftësi-min dhe stërvitjen e përsëritur, të cilat mund t'i realizojnë nevojat e duhura: univer-sitetet, kolegjet katërvjeçare, kolegjet dyvjeçare, shkollat teknike, shkollat e mesme profesioniste, qendrat private për aftësim, organizatat profesioniste (sikurse është RISME - Robotic International of the Society of Manufacturing Engineers), kurset afatshkurtëra, vetëmësimi. Kur do të mësoni për gjithë atë që iu ka interesuar nga biznesi, filloni të harroni ngapak koncepte e skema dhe ndërtoni stilin tuaj!

Sipas modelit të edukacionit, shtjellohen konceptet e aftësimit. Njëri prej këtyre anon nga dituria, si përqendrim në çështjet globale dhe më të thelluara në relacionet teoriko - praktike. Tjetri ka për qëllim nxitjen e aftësive dhe projektimin e tyre për ndërtime pragmatike, që kryesisht mbështetet në përvojat, konceptet, skemat dhe efektet e tjerëve, të cilat këta i kanë ndërtuar dhe sprovuar.

307

Për dallim nga një pjesë e mësimeve të konceptit konvencional - diturive jop-raktike - të cilat mund të bëhen edhe në mënyrë të pavarur - autodidakte, duke u mbështetur në literaturën relevante, në edukacionin për krijimtari të mirëfilltë në biz-nes, veprimi i tillë bëhet mjaft i mangët. Për këtë edhe nuk parapëlqehet. Aq më pak parapëlqehet qasja autodidakte, të paktën për aftësim të dendur e të mbaruar.

Veçoritë e vetive të mësimmarrësve dhe metoda e edukacionit

Adaptimi i metodës së edukacionit veçorive të tipareve të mësimmarrësve, është

vlera më e qenësishme e suksesit të përparuar. Edukacioni për njohuri të përgjithshme dhe të profileve të veçanta për biznes, përherë ndërlidhet me projektime "të gjalla" në pikësynimin e të cilave gjendet njeriu me të gjitha vlerat dhe inventarin - resurset - rreth vetes. Për këtë, të gjitha konceptet e shkollimit, në rend të parë eksponojnë traj-timin e vetes para detyrimeve të caktuara, pastaj komunikimin e vetës me të tjerët dhe mënyrën e të menduarit për marrjen e vendimeve. Pra, metoda e edukacionit për biz-nes të suksesshëm i përket modeleve dhe koncepteve të "gjalla". Në këtë kuptim, dallimi ndërmjet mësimit dinamik - korrespondimit të drejtpërdrejtë - dhe statik - të tërthortë, eksponon efikasitetin më të plotë ose më të mangët.

Adaptimi i edukacionit tipareve të ndryshme të vijuesve është veçanti e metodës së mësimit. Një grupacion i njerëzve ka prirje për komunikimin e të dëgjuarit (audio), të tjerët për projeksionin e shikimit (vizuel). Të gjitha metodat bashkëkohore të traj-timit të mësimit aplikojnë mënyra të kombinuara audio - vizuele - shpjegimet dhe skemat, duke demonstruar edhe përdorimin e objekteve tjera të ushtrimeve praktike- më së shpeshti kompjuterin, videokasetat e deri te makinat dhe mjetet tjera të tele-komunikacionit. Nuk mund të bëhet mësimdhënës ai që ka qenë nxënës i dobët; por fatkeqësia më e madhe qëndron se mu këta njerëz ngarkohen me kompleksin për t'u bërë mësues.

Mirëpo, në literaturë më së paku i është kushtuar rëndësia tipareve të vijuesve të mësimeve, qoftë të ligjëratave, qoftë të pjesës praktike - stërvitjes. Diç nga ky drejtim janë përpjekur të bëjnë psikologët, por shumica janë kurthuar në testimet nga të cilët nuk mund të thuhet se janë arritur gjithkund rezultate objektive. Përkundrazi, sipas kërkimeve përmes anketave dhe testeve që kam praktikuar, fillimet kanë udhëzuar në drejtim të gabuar.

Vetitë e njerëzve janë të shumëllojshme. Të gjitha mund të renditën në dy grupe karakteristike. Njërën e përbëjnë personat me qasje sinkrone dhe tjetrën me qasje asi-nkrone. Për lindjen e ideve dhe aktivizimin e iniciativave, personat e tillë janë anti-podë. Ndarja e tillë si kategorizim është vetëm hipotetike. Të rrallë gjenden njerëzit me veçori të tipizuara. Sidoqoftë, për diferencimin mes veçorive të dalluara si dominante, nga trajtimi i tillë mund të përfitohet në avancimin dhe zbatimin më konsekuent të metodës, konceptit apo modelit të edukacionit.

308

1. Njerëzit e tipareve sinkrone Për të gjitha dallimet ndërmjet njerëzve, është masa heterogjene. Njerëzit e

tipareve sinkrone, kanë veçori të dalluara për respektimin e masës. Përherë i përmba-hen kritereve simetrike - formulave e skemave - dhe janë më pak largpamës, por të përpiktë dhe të disiplinuar. Këto veti janë me vlerë të madhe për zgjidhjen e shumë problemeve duke mos rrezikuar. Gjithçka që gjendet në skemë dhe që është normë, për këta është udhërrëfyese. Me lehtësi dhe shkathtësi të rrallë, zbërthejnë shumë formula aritmetike. Për këtë veti bëhen të dalluar si shfrytëzues, d.m.th. "ekzibicionist" të ve-primeve me kompjuter. Bëhen programerë të mirë dhe jashtëzakonisht të suksesshëm. Por, për qasje të lira dhe vështrime shumëkëndëshe, janë të ngathët. Varësia nga simetria për këtë i bën të mangët. Për të gjithë këta, rezultati përfundimtar duhet të barazohet sikurse që një e një bëjnë dy. Varianti tjetër për këta s’gjendet. U mungojnë iniciativat. Lëvizjet i kanë të parashikueshme. Pak evoluojnë edhe me kohë kryesisht do të mbetën të tillë. Njerëzit e tipareve sinkrone dhe asinkrone, kanë vështirësi me perceptimet ndërmjet të njohurës së verifikuar dhe të panjohurës së apostrofuar.

Njerëzit e veçorive sinkrone, padyshim se janë mjaft inventiv. Mangësia e tyre është se për gjithçka duhet të gjendet arsyetimi. Ajo që nuk gjendet në rregulla, ligje, për këta është e papranueshme. Në situatat e papritura, nuk dinë të gjenden lehtë. Vështirë i përballojnë kritikat. Janë racional. Për ço gjë kërkojnë shpjegime, deri në imtësira. Janë të ndjeshëm dhe reagojnë me emocione. Dukën të mbyllur si individu-alistë dhe u mungon sensi për humor. Nuk kanë aftësi kreative për udhëheqje të pava-rur. Mirëpo, kanë afinitet për t’u marrë me punë shkencore. Mjaft anojnë nga sjellja burokrate deri në teknokrate. Lehtë ndikohet në bindjet e tyre. Janë të luhatshëm. Në situatat e vështira dinë ta ruajnë gjakftohtësinë. Dallohen për dëgjueshmëri dhe u për-mbahen urdhrave dhe udhëzimeve. U mungojnë idetë dhe janë imitues të mirë. I përm-bahen rrethanave të kohës dhe lehtë u adaptohen. Janë joviolent, por nuk dinë gjithaq të frenojnë. Për nga intelekti janë fare të ngritur, por të skematizuar. Janë kryesisht introvertë ( të drejtuar në vetveten ), që mund t’i quajmë intelekti i varur.

Njerëzit e vetive të tilla kanë mundësi të mëdha të zbatimeve projektuese, por nuk do të mund të parashikojnë gjithaq në mënyrë të pavarur. Ani pse si individualistë nuk i duan veprimet në ekip, janë të përshtatshëm për bashkëpunim ekipor, sidomos për prezentimin e analizave mjaft të shkoqitura dhe se ndikojnë si katalizatorë. Por, vështirë se kështu mund të mbahen gjatë për të krijuar harmoninë e përbashkët, për shkak të individualitetit të shprehur.

2. Njerëzit e tipareve asinkrone Këta gjenden në pozitën e kundërt të të përshkruarve më lartë. Në realitet, nuk

posedojnë shumë veti tipike ose i kanë të mangëta qasjet dhe veprimet sipas skemave dhe formulave. Thjesht nuk mund të renditen në skema. Janë të mbushur me guxim dhe ide për shumë gjëra, nganjëherë edhe të pakaplueshme. Por, për të gjitha këto bëhen largpamës. Shumica prej tyre gjenden në kundërthënie me kohën. Rëndom ecin para

309

saj. Kjo u shkakton kokëçarje, çka është e kuptueshme, ngase shkaktojnë kacafytje me vetën dhe të tjerët. Ndërsa, për këta shpeshherë nuk është e rëndësishme që rezultati nuk del sipas rregullave matematikore. Një edhe një për këta mund të rezultojë herë me dy, herë me tre e çfarëdollojshëm. Të respektosh gjithçka, më në fund do ta humbësh masën e renditjes së përpa-rësisë.

Natyra e njerëzve asinkron është aventuriere. Vizionet e tyre i tejkalojnë parashi-

kimet e rëndomta. I përtojnë qasjes analitike. I pengon rregulli dhe ligji. Zakonisht janë “rebelë,” violentë dhe antiburokrat. Invencioni është në anën e tyre. Nuk duan udhëzi-me ani pse edhe do të gabojnë. Nuk duan të imitojnë. Kanë përplot iniciativa edhe të parealizueshme. Janë të paparashikueshëm të mbushur me përfytyrime.

Njerëzit e vetive të tilla janë të prirur me humor dhe të shoqërueshëm. Do të ndi-hen të pakënaqur me shumë gjëra. Dinë të bien edhe në depresion. Sidomos i pengon puna e njënjëshme aq më shumë kompjuteri dhe skemat pa ndryshime. I përtojnë për-seritjes së gjërave. Janë në gjendje të ndërtojnë skema të reja dhe për një kohë prapë të mos jenë të kënaqur me to. Kanë veti për qasje “revolucionare”. Si energjikë dhe të rrëmbyeshëm, pak ndalën të mendojnë. Shpesh i ndërrojnë sjelljet. Guximin e kanë fa-re të shprehur. Të mbushur me përplot energji, gjithnjë kërkojnë shtigje të reja edhe me rrezik të konsiderueshëm. Nuk e duan punën shkencore, por kanë afinitet për qasje veprimeve artistike. Me kohë pësojnë ndryshime duke filluar t’i adaptohen rrethanave. Si vizionarë me prirje të individualitetit krijues, me veti asinkrone të tillët janë ekst-ravertë (të çiltër që sillen nga bota e jashtme - rreth të tjerëve), që mund t’ quajmë njerëz të intelektit të pavarur.

3. Bota e sinkronëve dhe e asinkronëve Kategorizimi hipotetik i mësimmarrësve në sinkron dhe asinkron, përkon edhe me

vlerat krijuese në drejtimin e nxjerrjes së iniciativave të pandërprera, që nën-kupton se nuk janë të gjithë krijues. Pra, ndahen në krijues dhe zbatues. Në realitet dallimi ndërmjet këtyre nuk është gjithaq i ndërlidhur me talentin, por më tepër ka të bëjë me kureshtjen e zgjuar, përkushtimin ndaj veprimit dhe renditjes së gjërave sipas prioritetit; pastaj ndërvënies sipas kohës dhe ambientit. Çdo ndarje në drejtimin sink-ron dhe asinkron të personave, kërkon kujdes që të mos bihet në gabime. Këta vërtet se janë “krijues” dhe “zbatues”, por në të dy anët gjendet diç më shumë që varët nga rrethanat përkatëse, nën ndikimin e të cilave do të sillen ngapak edhe ndryshe. Mi-rëpo, thjesht disa njerëz kanë prirje për të udhëhequr, disa për të menduar dhe nxjerrë risi, disa për t'u bërë të udhëhequr e disa për të vepruar në skemën e përcaktuar.

S’do harruar se gjenden edhe kategoritë ndërmjet tyre që i përmbushin të dy anët njëra në shumicën e veçorive negative, tjetra me dominimin e dyanshëm të veçorive pozitive dhe po ashtu edhe një që gati i sublimon të gjitha veçoritë. Këta të fundit janë më të rrallët ashtu sikurse edhe ata të veçorive dominante pozitive. Kryesisht do t’i ndeshim në botën e krijuesve të veçuar të artistëve të dalluar, dijetarëve, filozofëve, shkencëtarëve nga shkencat fundamentale si zbulues, të urtëve e të ngjashëm. Këta, pra kompleksët janë me përparësi të komunikimeve jo të rëndomta – kozmike.

310

Dallimi ndërmjet atyre që kanë përvetësuar njohuritë për biznes përmes edu-kacionit - si komunikim i gjallë dhe atyre përmes literaturës, është sikurse ndriçimi me reflektor e me qiri.

Por të ndalemi në dy kategoritë që janë pikësynim i shqyrtimit: sinkronët dhe asinkronët. Pa marrë parasysh se çfarë janë veçoritë e përshkruara, mësimmarrësve duhet kushtuar rëndësinë e njëjtë, por vetëm në fillim. Pastaj, gradualisht duhet bërë një lloj seleksionimi të "pavërejtshëm", duke u kushtuar më shumë kujdes personave me veti të përkushtimit, iniciativës, sinqeritetit dhe kureshtjes.

Veçoritë dalluese të njerëzve sinkron dhe asinkron

Sinkron Asinkron Joviolent Violent Nuk parashikon Ka vizione Racional e kursimtar Irracional dhe jokursimtar Analitik Joanalitik I disiplinuar I padisiplinuar Nuk ka prirje për udhëheqje të pavarur I prirur për udhëheqës të pavarur I mungon humori Ka sens për humor Individualist Ka prirje për punë ekipore I kujdesshëm I pakujdesshëm I kulturuar I kulturuar Përton të lexoj Lexon shumë dhe zgjedhë literat. Ka prirje për shkencë Ka prirje për art I ndërgjegjshëm I ndërgjegjshëm I saktë Improvizues I mungon guximi Aventurier Burokrat-teknokrat Antiburokrat – revolucionar Merret me imtësira I interesojnë të mëdhatë Nuk i ndërron bindjet I kthyeshëm Grindavec Tolerant Vigjilent Jovigjilent Memorien e ka të kufizuar Mban në mend shumë Mbështet shkollimin oficiel Mbështet shkollimin personal

Asnjëri nga të dy grupet e përshkruara të njerëzve, nuk janë më pak ose më shu-më konjunktural ose dekonjunktural. Edhe njëri edhe tjetri, kanë vlera të pomohu-eshme. Qëllimi i edukacionit të përparuar, në rend të parë për biznes, është që t'i ide-ntifikojë që të dy këto grupe dhe ta bëjë aftësimin të dalluar.

Të parët t'i nënshtrojë mësimeve asimetrike për mendimin e veprimit të pavarur duke ua shtuar besimin për gjeturi, jashtë skemave dhe programeve të kompjuterit. Krahas këtij trajtimi, gjithsesi duhet kultivuar dhe ngritur aftësitë për veprime po ashtu simetrike, por duke përforcuar masën ndërmjet sjelljeve të programuara dhe të paprogramuara.

311

Mësimdhënësit e biznesit në disa raste janë edhe ata që "shpëtojnë" të tjerët, por që veten “nuk munden”.

Të dytëve, me edukacion duhet kultivuar vlerën e kriterit, në kuptim të raciona-lizimit frenues, por me kujdes të veçantë duhet i kurajuar për vetitë e guximit dhe af-tësisë së gjeturisë, që janë mjaft të rëndësishme e nganjëherë edhe mbi të gjitha. Këta paralelisht duhet nënshtruar mësimeve të veprimeve simetrike, duke i aftësuar për llo-garitje të sakta, andaj edhe barazimin e saktë që ka përparësi në krahasim se mund të nxirren rezultate të tjera sipas tyre. Ndër të tjera, pra këta duhet të veprojnë edhe me kompjuter.

Edhe njëherë duhet theksuar se nuk janë njerëzit të ndarë në këto dy grupe të gjithë me veçoritë ashtu siç është bërë tipizimi. Ky është vetëm shembull hipotetik i nxjerrur nga më shumë veçori dominuese në njërën dhe në anën tjetër. Një pjesë nga këta kanë veçori të kombinuara që do të thotë se gjenden ndërmjet, por të pavendosur në mënyrë të qëndrueshme. Ndërsa sikurse që çdonjëri parimisht do të evoluoj, ashtu me ndërrimin e rrethanave dhe ngritjen e aftësisë, njerëzit e tipareve deridiku unike, ngadalë pësojnë ndryshime sidomos me moshën, ndonëse nga vetitë paraprake shu-mica u mbesin të ngulitura.

Duhet konstatuar një përmasë të veçuar të vlerësimit të aftësive të edukacionit që është fare i përhapur. Për nivelin e diturive në rastet e punësimit, diploma mund edhe të mos merret në konsideratë. Janë testet dhe intervistat. Në vendet e Perëndimit së pari provojnë testimin sidomos për përqendrimin e mësimmarrësit në gjeturinë me shkrim. Mandej do të kalojnë në intervista, për gjeturinë në komunikimin e drejtpërdrejtë - verbal.

Nga rezultatet e nxjerra prej analizave të regjistrimit dhe vijueshmërisë së studi-meve, madje nga anketat e karakterit të tërthortë të bëra për një kohë trevjeçare në fakultetin X, është arritur te përfundimi se mësimarrësit sinkron, nga shkollimi para-prak që janë me nota të shkëlqyeshme, në testime janë të parët. Në intervista tregohen të paaftë për komunikimin e drejtpërdrejtë. Gjatë studimeve çalojnë. Kanë prirje të mësojnë përmendsh. E kundërta është me mësimmarrësit asinkron. Notat e shkollës së mesme i kanë më të ulëta, në testime janë të dobët. Në intervista janë më të gjallëru-eshëm dhe gjatë studimeve tregohen më të suksesshëm. Edukacioni i mirëfilltë nuk do të thotë zhytje vetëm në literaturë, por edhe zgjim i kureshtjes për thellime në gjërat që na interesojnë.

Grupi i njerëzve "sinkron" vuan nga pedanteria e tepërt, ndërsa "asinkronët" këtë veti e kanë më të reduktuar. Me metodën e edukacionit nuk mund të arrihet që deri në fund të bëhen rikthime cilësore, por vetëm sa për të hapur disa dritare të depërtimit të rrezeve sadopak të ndritshme nga njëra dhe ana tjetër. Megjithëkëtë, efekti është kura-jues. Bindja se të dyja këto veçori janë njësoj të rëndësishme për biznes të sukses-shëm, hap sytë për bashkëveprim në ekipe. E tëra që bëhet me vijuesit është mbësh-tetja në njërën anë në metodën e kurajimit dhe në anën të tjetër në metodën e dekuarjimit që do të thotë të dy anët t’i kurajosh për tiparet racionale dhe t’i deku-rajosh për ato penguese. Njeriu kërkon mësuesin e qetë dhe lavdërues, pastaj hidhërohet për shqetësi-min që ia shkakton mosdituria e tij.

312

Ligjërimet të cilat i ushtrojnë arsimtarët, për t'i bërë mësimet më atraktive, përci-llen me përshkrimet e shembujve praktikë si të suksesit ashtu edhe të dështimeve, duke shpjeguar qasjet dhe shkaqet që i kanë sjellë. Preferohet ndërlidhshmëria e mësimeve me ambientin, tiparet dhe qëllimet, duke evituar monotoninë. Veçanërisht çmohet i vlershëm mësimi në të cilin shfrytëzohen enigmat në pyetjen për zgjidhjet alternative. Me këtë provokohen dituritë për gjërat e rëndomta në rrethanat e parëndomta. Në këtë drejtim, mobilizohen në nivel më të lartë shqisat e thithjes së informacioneve dhe mekanizmat e reagimit të vetëdijes dhe nënvetëdijes, duke nxjerrë konkluza për variante të zgjidhjeve praktike. Për këto më gjer do të gjeni shpjegimet në kuadër të metodes kreative-kooperative të edukcionit, që e kam ndërtuar për një kohë të gjatë. Por, që një pjesë e rezultateve janë nxjerrë edhe nga njohuritë e disa institucioneve ndërkombëtare (kryesisht për tekniken e motivimit dhe procedimit me mësimmarrës) dhe sidomos të organizatave që veprojnë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

METODA KREATIVE - KOOPERATIVE E EDUKACIONIT

SHPJEGIMET HYRËSE

Kjo metodë - që ka karakterin e konceptit - është atipike, do të shpjegohet në

mënyrën tjetër në krahasim me trajtimet në këtë libër deri këtu, duke u përpjekur që gjërat t’i shtroj drejtpërdrejt. Kuptimi i saj është afrimi i mësimmarrësve, hapja e tyre dhe ngritja e besimit ndaj mësimdhënësit. Në përvojën shumëvjeçare në krye të mena-xhmentit dhe si mësimdhënës, duke bërë kërkime për shumë kohë, kam arritur te për-fundimi se vështirësia elementare e njeriut është që të krijoj besimin e ndërsjellë. De-përtimi i udhëheqësit ose mësimdhënësit deri te bashkëpunëtori ose mësimmarrrësi, është vështirësi më e madhe, por edhe mundësia e suksesit është më e sigurt.

Ja se si duket përbërja e metodës kreative-kooperative dhe ç’duhet bërë për ta zbatuar Caqet e metodës Që në fillim duhet sqaruar se kjo është një metodë e avancuar me përmbajtje dhe

performansa specifike që mbështet disa modele varësisht nga përbërja e mësimeve dhe qasja konkrete e mënyrës praktike të shtruarjes së tyre. E tërë metoda krijon për-shtypjën e trajtimit që duket se gjërat shpikën aty për aty. Kuptimi kreativ-kooperativ ngërthen në kërkesën për krijimin e harmonisë dhe të “barazisë” në mes të mësim-marrësve dhe mësimdhënësve në respektin e ndërsjellë. Ndërsa përgatitja për ushtri-min e saj, kushtëzon njohuri të gjera që vihen në një renditje mjaft të kondensuar.

Mësimi pa imagjinatë zbrazët; dituria me imagjinatë begatohet.

313

Metoda në fjalë i dedikohet mësimeve të shkollave të specializuara të biznesit në rangun e universitetit, por edhe të niveleve të tjera. Ndërkaq, me ca me adaptime mund të aplikohet edhe në shkollat tjera të karakterit praktik, ku njohuritë shtrohen në sistemin edukacionit kreatriv-kooperativ.

Qëllimi është që mësimmarrësit të vënë kontaktin e komunikimit sa më të afërt mes vete, ndërsa mësimdhënësi merr rolin e trajnerit apo dirigjentit. Përparësitë janë se skema të cilës i përmbahet mësimdhënësi nuk hetohet, kurse mësimdhënësi balancon ndërmjet tradicionales (konvencionales) dhe spontanes, çfarë është edhe filozofia e qasjes së biznesit. Pra, qenësorja është që imagjinata të jetë sa më e joshur. Ngashënjimi i mësimmarrësve krijon një klimë të ngritjes së vullnetit. Metoda si ori-entim i mundëson mësimdhënësit që të shtjelloj edhe shumë gjëra të cilat sipas atmo-sferës së krijuar, shtjellohen duke e ngritur efektin e mësimit. Secili në suazën e lëmisë së trajtuar do të gjej atë që i afron mësimmarrësit diturinë duke ia hapur horizontet e imagjinatës dhe mbajtjes në mend të gjërave prioritare.

Emërtimi si metodë kooperative, ngërthen kahet parësore të bashkëpunimit. Së pari, të mësimdhënësve mes vete. Së dyti, të mësimmarrësve mes vete. Së treti, të të dy anëve.

Në pjesën e parë bashkëpunimi i mësimarrësve, shpreh domosdoshmërinë e për-punimit të modeleve dhe metodës duke i avancuar qasjet që praktikisht do të dukën më frytdhënëse. Në pjesën e dytë, pra të mësimarrësve, duhet shtuar kujdesin se këta më shumë do të jenë të hapur mes vete se do t’i afroj motivi, besimi dhe nivelizimi i interesit të përbashkët. Në shumë mjedise është konstatuar se mësimmarrësit për zgjidhjen e detyrave, më lehtë do të gjenden duke bashkëpunuar dhe u përballuar njëri me tjetrin se me mësimdhënësit. Thjesht se ngurrojnë. Por, mënyra e tillë sjell edhe diç më të vlershme: ushtron për qasjen ekipore të veprimeve të mëtejme. Pjesa e tretë e bashkëpunimit të përbashkët, nënkupton mësimin sipas kërkesave të zbërthyera në të dy anët. Gjërat duhet të sprovohen dhe jo të insistohet me çdo kusht në nismën e tërësishme paraprake. Edukacioni do të lëshoj dritë dhe ndriçon deri aty sa arrin pamja e njeriut.

Kuptimi i kreativitetit ndërlidhet me krijimin e qasjeve të modifikuara mbi bazë të modelit që secili mësimdhënësi e harton, sipas natyrës së materies që e shtron si mësim të shikuar në drejtimin e modelit dhe të metodës. Duhet të ndahen edhe njësitë metodike specifike që kërkojnë trajtim të veçantë. Ndërsa natyra e tillë e veprimit, ndihmon që shumë gjëra në vijueshmëri të ngritën mbi nivelin paraprak. Për këtë kre-ativiteti nuk është i menjëhershëm, por gradual sipas raporteve të ecurive evolutive.

Me këtë metodë, qëllimi kryesor është që të krijohet drejtpeshimi ndërmjet tipa-reve të mësimëmarrësve: sinkron (apo të shikimeve simetrike sipas skemave dhe for-mulave matematikore) dhe asinkron (të atyre asimetrik të cilët nuk u përmbahen ske-mave as formulave, por që janë inventiv dhe kanë më shumë vizione).

Ajo që shtrohet si njësi metodike e mësimdhënësit, inicion shkathtësinë për per-ceptime të shpejta të informacioneve, marrëdhënieve dhe marrjes së vendimeve duke menduar në ecje.

Kjo metodë, si të tjerat mbështet të gjitha të njohurat që prezentohen sipas mje-teve: audio, vizuele dhe imagjinative.

Secili nxitet që të bisedoj në grupin përkatës për çështjet që i duken tërheqëse dhe që nga ato përpiqet të nxjerrë përfundimin e vet.

314

ROLI DHE FUNKSIONI I MËSIMDHËNËSIT

1. Metoda më shumë mbështet demonstrimin e mësimit me ushtrime të dendura se ligjëratat e thata nga të cilat po qe se zgjasin, vijuesit do të filloj të zë gjumi ose të shqetësohen. Me të mësimdhënësi futë gjallëri duke sendërvuar lirinë e shprehjes sipas hierarkisë së moderuar në marrëdhëniet e ndërsjella mësuesi - nxënësi.

2. Mësimdhënësi të jetë i përgatitur për çdo situatë e cila pas ligjërimit iniciohet me pyetje e përgjigje. Kështu gjithnjë kurajon mësimmarrësit edhe atëherë kur nuk ia qëllojnë menjëherë.

3. Bënë shtytje mësimmarrësve për nxjerrjen e porosisë dhe të përfundimit secili sipas rezonit të vet. Kësisoj kurajon në krijimin e stilit personal të qasjes së caktuar, por duke iu përmbajtur qëllimit elementar. Pra, nxirren variantet për zgjidhjen e një kërkese. Duhet kujdesur që pak gjëra të shpallën problem, dhe më shumë të çmohen kërkesë. Kur gjërat zhvillohen matej, nga kërkesat që trajtohen si qasje individuale të grupit, përcaktohen pikat rreth të cilave gravitojnë ato seriozet ndër të cilat duhet ndarë kërkesat sipas përparësisë. Këtu duhet shtuar kujdesin për ndarjen edhe të ndonjë problemi si eventual. Problemi më shumë i përket individit ose grupit; kërkesa kryesisht trajtohet me të gjithë. Këtu përgjigjet iniciale dhe përfundimtare i nxitë dhe i shtron mësimdhënësi.

4. Puna zhvillohet me pyetje e përgjigje, duke inicuar sa më shumë pyetje nga mësi-mdhënësi.

5. Zhvillohet dhe metoda e lojës. Në grup ndahen rolet: njëri pyet (udhëheqësi si mësimdhënës) dhe tjetri përgjigjet (vijuesi si mësimmarrës); mandej organizohet edhe loja e roleve.

6. U ndihmohet vijuesve të mësimeve që të lëshohen sa më thellë në qëllimin e shtruarjes së kërkesës dhe përfundimisht zgjidhjes së problemit.

7. Informacionet merren nga të vërtetat dhe të imagjinuarat. Kërkohet që vijuesit të imagjinojnë sa më shumë variante për çdo situatë.

8. Përgjigjet e mësimmarrësit duhet të jenë të sakta (nga programi i lëndës dhe të njohurat nga përvojat).

9. Gjatë shtjellimit të njësisë metodike praktikohen: barsoletat, proverbat, tregimet, anekdotat e të tjera nga jeta dhe literatura, kryesisht letërsia e gjerë. Shtjellohen edhe njohuritë për përvojat dhe ndodhitë karakteristike nga veprat dhe jeta e per-sonaliteteve të njohura. Janë tërheqëse ndodhitë e gjalla nga biografitë e shembujt e jetës së personaliteteve të suksesshëm.

10. Vijuesve të mësimeve u bëhen pyetje të tregojnë diç nga kujtimet e mira që u kanë bërë përshtypje sikurse: ndodhitë nga të afërmit për ndonjë biznes, mësimet e dalluara nga librat dhe mësimdhënësit që u kanë lënë mbresë të veçuar. Nuk duhet mënjanuar edhe mbresat e këqija për krahasim me të kërkuarat.

315

11. Mësimdhënësi duhet të jetë në gjendje të vlerësoj tiparet për prirje si menaxher dhe për modelet më tërheqëse për vijuesit. Ndërkaq, kërkohet që të ndikoj te mësi-mmarrësit dhe të identifikojë dobësitë dhe shkathtësitë e tyre dhe të ndërhyj me shembuj të modeleve të njohura dhe modaliteteve të cilat do t’i hartojnë sipas ras-teve të imagjinuara për vendin përkatës të punës që do ta ushtrojnë.

12. Gjatë mësimit nxirren edhe detyrat për vijuesit të cilët do të përpunojnë variantet e veta ku do të simulojnë pozitën e vet si biznesmen. Kështu do të përpunojnë ko-nspektin e konceptit të vet, ndërtimin e ndërmarrjes, programin nga marketingu, kontratën e karakterit biznesor, dokumentin e themelimit, përgatitjet për komun-ikime.

13. Kryesore është që vijuesit të mësojnë të: shprehen verbalisht, mandej të shkruajnë sa më shkurt dhe në mënyrë koncize, të aplikojnë aparaturat e ndryshme të infras-trukturës së biznesit (kompjuterin, mjetet tjera teknike) dhe të mësojnë për relaci-onet sa më të kultivuara ndërnjerëzore (human relations). Duket e parëndësishme, por vlen të theksohet sa për ilustrim se mësimmarrësit dhe mësimdhënësit per-sonifikohen me ju dhe me zotëri e zonjushë. Rol i theksuar i mësimdhënësit është ndërhyrja me kujdes për reduktimin e shprehive joracionale sikurse të gjesteve të panevojshme, gjuhës së zhargonit dhe kultivimin e sjelljes sipas bontonit që është kusht për relacionet ndërnjerëzore.

14. Qenësore e metodës është që vijuesit të aftësohen përmes detyrave të shpeshta që do t’i përpunojnë veç e veç, por edhe në grupe. Sidomos kërkohet që vijuesit gji-thnjë të jenë të përqendruar në mendimet për zgjidhjen e kërkesave të veta sipas mësimeve që marrin. Detyrat shtrohen në mësimin e rregullt dhe në atë si detyra shtëpie. Sa më shumë duhet të praktikoni detyrat që do t’i shtjellojnë jashtë orarit të regulltë të mësimeve – si detyra shtëpie. Kështu do të thellohen individualisht në mendimin e pavarur, por që mund të veprojnë njësoj edhe në ekip duke zgjidhur detyrat e caktuara.

Ai që nuk di e ka lehtë, por për të tjerët do të bëhet fare i rëndë.

MOTIVIMI I MËSIMMARRËSVE

1. Kujdesi parësor mbështet motivimin e vijuesve për mësimet praktike dhe ngritjen e vullnetit për nismën dhe vijimin e veprimeve të mëtejme. Në këtë drejtim vle-rësohen përvojat e mundshme sipas situatave të simuluara në punën që secili kan-didat zgjedh si më të preferuar. Ndërkohë u ndihmohet vijuesve në zgjedhjen e metodës së mësimit dhe të krijimit të stilit të vet sipas afinitetit individual dhe raporteve për punët ekipore.

2. Si udhëheqës i lëndës dhe mësimeve në kuadër të saj, mësimmarrësit duhet t’i ushtroni në shprehinë e komunikimit të lirë dhe drejtimin e vërejtjeve për moskuj-desin dhe mungesën e vullnetin për shtruarjen e çështjeve në interes të afrimit të përbashkët sipas kuptimit të plotë universitet që ka prejardhjen nga thënia latine: universitas scholarium et magistrorum - bashkësia e mësimmarrësve dhe mësim-dhënësve.

316

Edhe pasaniku më i madh do t’ia ketë lakmi dijetarit, por nuk do që ta zaven-dësoj.

3. Në motivim dhe udhëheqje, vlerë të theksuar ka besimi i ndërsjellë, guximi për të pyetur dhe për tu përgjigjur pa ngurrim.

4. Për të gjitha qasjet nga lënda përkatëse, ekzistojnë modelet e ndryshme të cilët mësimmarrësi i zgjedh sipas kriterit të vet, por me kujdesin që të mos teprohet me to.

5. Bashkërisht, vijuesit dhe mësimdhënësit, ndërtojnë modelet e imagjinuara që mandej mësimmmarrësit i përpunojnë si detyra, duke anketuar ndërmarrjet dhe personat me përvoja nga biznesi, aspektet juridike, marketingu, kontabiliteti, bila-nsi, buxheti, aplikimi i programeve të kompjuterit në to e të tjera. Pastaj, këto modele përpunohen në grupet debatuese të vijuesve që tubojnë nga tetë deri në dhjetë veta (që përcaktohen ad hoc ose janë të zgjedhur për kërkesa të tilla).

6. Për të gjitha, secili mësimdhënës më parë përpunon: - Planin dhe programin e mësimeve; - Planin e ligjëratave dhe ushtrimeve të projektuar sipas orarit të punës; - Projektin e ndërtimit të modeleve dhe mënyrës së shtruarjes së mësimeve; - Pjesët e ndara të mësimeve që çmohen më të vështira për kujdes më të për-

qëndruar dhe më të lehta, për dhënie të detyrave që përpunojnë vijuesit; - Listën e literaturës elementare dhe të asaj suplementare; - Përshkrimin e teknikave të mësimit dhe tërë aktivitetit nga lënda përkatëse.

SISTEMI I NDRYSHIMIT DHE EVOLUIMIT

1. Metoda e tillë kreative kooperative e shtruarjes së aftësimit të mësimmarrësve mbështet vlerësimin permanent të secilit nga vijuesit. Kështu që ata do ta çmojnë pozitën e suksesit të vet dhe angazhimeve më të intensifikuara në pjesët në të cilat përparojnë më ngadalë. Mësimdhënësi, nëse duhet, vijuesin edhe do ta kthej pra-pa. Dhe anasjelltas për ata që përparojnë më shpejt mund të rekomandohet që të kalojnë në pjesët më të avancuara. Pas ushtrimeve dhe detyrave të pavarura, mësimdhënësi vlerëson cilësinë e punës, çmuarjen e suksesit më të lartë dhe më të kufizuar dhe udhëzimet për përmirësimet e duhura duke i kushtëzuar deri në ndërtimin e dokumentit të ri i cili i plotëson kushtet e projektit të shkollimit.

2. Si shembull: duhet mbështetur edhe mundësinë e rekomandimit të vijimit të mësi-meve në vend të katër në dy ose tre semestra ose rekomandim për ndonjë speci-alizim diku tjetër sipas mundësive të kandidatit. Njëkohësisht mund të rekoman-dohet që ndonjëri vijues të vazhdoj mësimet për një ose edhe dy semestra plotësu-es që të arrij nivelin e duhur të aftësimit përkatës për kryerjen e pavarur të punëve.

317

3. Vlerësimi përfundimtar i aftësimit të vijuesve përbëhet nga mësimet e deriatëher-shme dhe provimi promovues për secilën lëndë, që do të thotë vlerësimi sipas af-tësimit evolutiv i cili përbëhet nga: - Punimet e tërësishme praktike si dokumentacion promovues të kandidatit; - Aktivitetit të tërë gjatë mësimeve dhe ushtrimeve, përvetësimit të modeleve dhe

përpilimit të modaliteteve dhe relacioneve të tjera të theksuara më parë: njohja e shprehjes, shkrimit, kompjuterit...;

- Testimit si pjesë me shkrim dhe intervistës si provim verbal; - Nota përfundimtare nxirret nga mësimet evolutive, suksesit vijues, testit dhe

intervistës; - Vlerësimin e bën mësimmarrësi përkatës, ndërsa sipas rrethanave konkrete

mund të angazhohen nga dy mësimdhënës.

Çdo popull e kërkon, e njeh vlerën e mësimit dhe i njeh mësuesit parimor, por disa nga të prapambeturit, i lëçisin që të mos përhapen mësimet e tilla se do të braktisën nga nxënësit parimor .

SHFRYTËZIMI I MODELEVE

• Identifikimi i kërkesave dhe adaptimi i tyre nivelit të diturive paraprake të mësi-mmarrësve, është pjesë përbërëse e metodës kreative - kooperative me të cilën nënkuptohet aplikimi i modeleve fleksibile sipas natyrës së shtruarjes dhe përve-tësimit të lëndës përkatëse. Me siguri se në raportet e tashme të shfrytëzimit të informacioneve nga mësimmarrësit për biznesin dhe mësimin e përparuar ndër vijues, do të shkaktoj ballafaqim serioz për ndeshjen me mënyrën e mëparshme të mësimit të mangët. Për këtë duhet zgjatur afatin e përvetësimit të atyre mësimeve që secili praparakisht është dashtë t’i përvetësoj.

Edukacioni i biznesit përbëhet nga mësimi i profesionit dhe kultivimi i kultu-rës.

• Me siguri se në këtë relacion duhet të përpunohen disa modele ndër të cilat:

- Leximi paraprak i disa nga pjesët karakteristike të literaturës dhe shtjellimi i tyre përmes ligjëratave dhe ushtrimeve;

- Dhënia e detyrave grupeve të vijuesve që të përpunojnë variantet hipotetike të njësive përkatëse metodike nga lëndët përkatëse;

- Të luten vijuesit të identifikojnë kërkesat e veta kohore për intensitetin e mësimit. Këtu mund të aplikohet “modeli i fillimit të ngadalshëm me rritjen e intensitetit gradual”;

- Pas disa orëve të mësimit të lutën vijuesit për nxjerrjen e rezymeve, koncep-teve, sinopsiseve përmes të cilave vlerësohet thithja e materies nga këta;

- Aplikimi i “modelit të formimit të partnerëve ose ekipit të biznesit” (ndër-marrjes);

318

- Aplikimi i “modelit të udhëzimeve dhe porosive, që nënkupton: mësimm-marrësi për çdo pjesë ose disa pjesë të mësimeve ofron udhëzimet, ndërsa vijuesit nxjerrin porositë sipas grupeve ose “partnerëve” të biznesit.

POROSITË PËRCJELLËSE

• Metoda e re kreative nënkupton edhe shumë komponentë të mënyrës së avancuar të shtruarjes së mësimeve sipas komunikimit kooperativ. Sot janë të njohura tek-nikat unike të aplikuara viteve të fundit në shkollat e ndryshme ndër të cilat veç-mas në ato të biznesit në SHBA, Evropë dhe në disa vende të tjera jashtë këtyre kontinenteve si dhe në pjesët kyçe të administratës së organizatave më të rëndësi-shme të Kombeve të Bashkuara. Por më pak janë të njohura metodologjitë dhe teknikat specifike. Në vazhdim do të shtrohet përshkrimi i teknikës së udhëheqjes së aktivitetit mësimor që përbën vetëm një doracak të shkurtër si skemë për për-kujtim të mësimmarrësit të ndërtuar me disa elemente unike dhe më shumë speci-fike dedikuar mësimeve praktike të biznesit modern.

Nuk mund të ndërtosh imagjinatë të bujshme e racionale pa dituri të qëndru-eshme.

TEKNIKAT E UDHËHEQËSIT TË AKTIVITETIT MËSIMOR

I. TEKNIKA E MOTIVIMIT DHE PROCEDIMI ME MËSIMMARRËS

Kurajimi i kontaktit

1. Kryesisht në ditën e parë të mësimit, kontaktoni me secilin vijues duke këmbyer

nga disa fjalë për ecurinë e mësimeve të tij të mëparshme, motivin dhe e trimëro-ni që të krijoj besimin ndaj jush që t’u lajmërohet sa më lirshëm. Si rezultat i kësaj vijuesit me siguri:

a) do ta tejkalojnë barrierën e ngurrimit (turpërinë); b) do të binden në qëllimin e juaj të bashkëpunimit dhe të suksesit të për-

bashkët; c) do të vazhdojnë të kontaktojnë me ju gjatë vijimit të mësimeve.

2. Me kujdes e përcillni punën e secilit me seriozitet, por edhe me nga një buzëqe-shje duke përfshirë edhe ushtrimet ku do të përgjigjeni në mënyrë të shkurtër. Kur do t’u ofroni vëmendje, vijuesit do të angazhohen me më përkushtim. Kësisoj do të vihet harmonia e ndërsjellë e besimit dhe do të kërkojnë ndihmë në rastet kur nuk janë në gjendje t’i kuptojnë gjërat krejtësisht.

3. Të jeni në dispozicion vijuesve sa më shumë. Pas mësimit të rrini në dhomë dhe të merrni qëndrimin me të cilin tregoni se u jeni në dispozicion që mund t’iu afrohen,

319

por mos u ndalni vetëm me njërin ngase do të krijojnë përshtypjen se disa i afroni më tepër.

Kujdesuni që vijuesit të gjendën gjithnjë të kyçur në punë

1. Mësimmarrësit duhet të kenë përpara lapsin dhe fletoren në të cilën shënojnë

gjërat karakteristike, sidomos titujt dhe nocionet e veçuara. Mësimdhënësi këtë u përkujton duke i udhëzuar me “ju lutëm e shkruani këtë.”

2. Bëni pyetje shpesh që të hetoni se a kuptojnë dhe që të mbani mendimin dhe pje-sëmarrjen aktive të vijuesve. Evitoni pyetjet e “ngurta”. Pyetjet që fillojnë me: çka..., pse..., si..., kërkojnë përgjigje më të gjerë që do të shtroni. Për përgjigje shfrytëzoni sa më shumë shembuj ilustrativ nga literatura ose nga njohuritë per-sonale, pastaj shfrytëzoni barsoletat dhe anekdotat.

3. Bëni pauzë pas shtruarjes së pyetjeve. U jepni pak kohë vijuesve që të mendojnë dhe të formulojnë përgjigjet. Gabimi i disa mësimdhënësve është se vet bëjnë pyetjet dhe vet përgjigjen. Nëse askush nuk përgjigjet në pyetjen, riformuloni këtë dhe kjo do të ndihmojë ndërprerjen e tensionit dhe qetësisë. Mirëpo, pasi të observoni mos e përsëritni më. Sidoqoftë edhe heshtja nganjëherë mund të bëhet produktive.

Frytet e diturisë janë të ëmbla; pasojat e saj t’i shtojnë brengat.

4. Dëftoni se keni dëgjuar përgjigjet e të gjithë vijuesve. Kësisoj këta do të ndien se i përcillni dhe do të kurajohen për pjesëmarrje aktive në mësim. Falënderoni me fjalë duke lëvizur kokën! Nëse mendoni se ndonjë pjesëmarrës nuk e ka kuptuar çështjen, luteni ta shpjegoj ky ose pyetni ndonjë tjetër a ka ndonjë propozim. Po qe se vijuesi do të ndihet i përqeshur ose i injoruar për komentin e vet, mund të ndodhë që plotësisht të tërhiqet nga diskutimi dhe më asnjëherë mos të laj-mërohet me iniciativën e vet. Ky është gabim i madh të cilin nuk guxon ta bëj mësimdhënësi.

5. Mos lejoni që pyetjet dhe komentet për mësimin e sotshëm të lihen për një rast tjetër! Gjërat do të harrohen. Vijuesit do t’i mbajnë në mend vetëm aty me tërë-sinë e shtruarjes së mësimit dhe komenteve rreth tij. Në pyetje, përgjigjuni me vullnet të lirshëm duke i kurajuar vijuesit që asnjëherë mos të ngurrojnë për të shtruar pyetjet.

6. Kujdesuni që vijuesve t’u drejtoheni me emër kur i ftoni të flasin, kur dëshironi t’i lavdëroni ose kur i falënderoni. Përmendni emrin e folësit, kur thirreni në komentin e mëparshëm që ka të bëj me të. Të gjithë njerëzit ndihen mirë kur do t’u theksoni emrin që të mos bëhet komunikimi me “hej ju” “a pra ai, ajo” “ky që tha” – këto janë mënyra fare të gabuara të komunikimit që vijuesit do t’i prekin në sedër.

7. Mbajeni kontaktin e pandërprerë me shikim, kështu që të gjithë të ndihen të ky-çur në mësim. Mos e ndalni shikimin vetëm në njërin. Këtë duhet ta vërejnë të gjithë. Ndaj të heshturve keni kujdes që t’i aktivizoni në fillim më shpesh: me pyetje, komente; kësisoj do t’i inspironi për kyçje sa më aktive. Mirëpo, ata që kanë

320

dëshirë të lajmërohen më shpesh, në mënyrë të tërthortë i veni në një bara-zim me të tjerët, por mundeni ndonjërin ta aktivizoni si “demonstrator” për gjërat që i kupton dhe di t’i interpretoj më mirë. Të tillët nuk duhet të kenë ndonjë pri-vilegj, pos punës së tyre më të intensifikuar.

Përqendrohuni në pezentimet dinamike

Gjithnjë kujdesuni që prezentimet të jenë dinamike:

1. Më mirë është të shtroni informacionet përmes bisedës sesa të flisni pandërprerë ose të lexoni.

2. Lëvizni nëpër dhomë dhe bëni lëvizje të natyrshme me duar. 3. Folni qartë dhe ndryshoni shpejtësinë dhe lartësinë e tonit të foljes. 4. Shfrytëzoni metoda të ndryshme për prezentim të informacioneve: shkrimi në ta-

belë, projektimi përmes grafoskopit, materialet e shkruara që u shpërndahen vijue-sëve, projektoni videoxhirimet!

5. Inkorporoni materialet, konstatimet, porositë e vijuesve të cilat i kanë përpunuar në punimet e pavarura dhe ato me njerëz të tjerë: biznesmenë, të afërm profesionistë, që i kanë dëgjuar dhe duan t’i komentojnë etj.

6. Kujdesuni që të merrni ide nga vijuesit, le t’i shkruaj në tabelë ndonjëri nga këta ose ju i shkruani ashtu si i shtrojnë vijuesit! Vijuesit kanë dëshirë të vihen në vëmendjen e të gjithëve dhe të gjithë duan të shikojnë të shkruar atë që njëri e ka thënë. Kjo është kënaqësi e ndërsjellë për mësimmarrësit dhe mësimdhënësin.

7. Ndihmoni vijuesin me ndërhyrje që të kondensoj idenë. Do ta parafrazosh idenë që ta afrosh dhe konfirmosh nga ai. Sigurohuni që mirë e keni kuptuar idenë e vi-juesit, por që edhe ai e ka të qartë kërkesën dhe shtruarjen e saj.

Mos kaloni shumë kohë me një çështje dhe me një vijues

1. Shpesh parafrazoni dhe nxirrni rezymenë si udhëzim e si porosi dhe kujdesuni që vijuesit të përqendrohen në idenë e qartë kështu që diskutimi të mos dal nga tema kyçe. I lutni vijuesit që të sqarojnë shpjegimet. Kur keni komunikimin me një vi-jues, kërkoni qartësi dhe njëkohësisht i lutni të tjerët që të kërkojnë nga ky shpje-gimet konkrete. Kësisoj do të kurajoni të gjithë që të lusin vijuesin të përsëris dhe sqaroj shpjegimin.

2. Pyetjen kryesore e shkruani në tabelë, por kujdesuni që të mos gjendeni gjatë me shpinë të kthyer nga vijuesit. Kur është nevoja, afrohuni te tabela dhe tregoni edhe një herë pyetjen.

3. Provoni të riformuloni pyetjen, ashtu që nga kjo të nxirrni nënpyetje të tjera. Kështu do të përhapni mendimin për gjërat që gjenden përreth pyetjes së mëpar-

321

shme. Nëse vëreni se vijuesit këtë e kundërshtojnë, bëni një pauzë të shkurtër që vijuesit ndërkohë të mendojnë për pyetjet plotësuese.

4. Mos lejoni komente ndërmjet vijuesve derisa është çështja e shtruar rreth një pyetjeje. Përcaktoni rendin e përgjigjes.

5. Falënderoni ata vijues, komentet e të cilëve janë të shkurtra dhe të drejtpërdrejta. 6. Provoni të kurajoni vijuesit e heshtur që të lajmërohen me pyetje e përgjigje. Ftoni

atë që rri pasiv, afrojuni duke ecur kah ai dhe në mënyrë të tërthortë i vëni ndërdije se e lutni të lajmërohet.

7. Zgjidhni të gjitha detyrat. Asgjë mos të mbetet për rastin tjetër. Mirëpo, nga një prej tyre mund ta lëni si detyrë shtëpie që vijuesit të mendojnë për zgjidhjen e saj.

8. Merruni pak me atë që flet (shumë). Disa nga udhëzimet për këtë janë: - Ecni nga ai që është duke folur që të kuptoj sjelljen e vet; - E shikoni në sy, e ftoni të flas rreth çështjes së shtruar në të cilën me siguri do

të ndalet, mandej e ndërpritni dhe ia jepni fjalën atij që është i kujdesshëm; - Ecni deri te vijuesi i padisiplinuar, kur arrini afër tij menjëherë ia ktheni shpi-

nen. Nëse edhe këtë gjest nuk do ta kuptoj e lutni që të kujdeset dhe për së tepërmi mos të bie në sy të të tjerëve se i bezdisë;

- Për disa kohë vijuesit fjalaman mos i bëni pyetje; - Diskutoni me ndonjërin nga ata që e keni angazhuar si “demonstrator” t’i

ofrojë ndonjë çështje që do ta inkuadroj në trajtimet e mësimit. Ose, grupi ta ngarkojë me ndonjë detyrë si sfidë për lavdërim që do t’i mundësoj paraqitjen dinjitoze në “qendër të vëmendjes”;

- Kujdesuni që me askë mos ta ashpërsoni raportin dhe të evitoni kundërshtitë; - Vijuesit janë më solidar mes vete, andaj përherë kërkohet kujdesi për ta ruaj-tur

nivelin e tolerancës;

Kur do të shtresosh dituri, do të krijosh distancë të madhe me injorantët të cilët do të ikën nga ti.

- Provoni të gaboni me qëllim dhe pastaj ilustroni aksiomën se askush nuk është

i pagabueshëm. Kështu do të arrini besimin e ndërsjellë dhe lirimin nga tre-mba për gabimet e vijuesve. Për këtë keni përplot shembuj të juaj dhe nga literatura. Shfrytëzoni sa më shumë.

Si ra përkrahni mundin e vijuesve

• Krijoni dhe përmbajuni stilit tuaj si mësimdhënës autoritativ. Mirëpo, disa sugje-rime për teknikat që të mos dukeni i ashpër, me të cilat do të përhapni besimin e ngrohtësinë në mesin e vijuesve, përbëhen nga këto:

322

- Evitoni grimasat ose komentet për të cilat vijuesi do të krijoj përshtypjen se e përqeshni;

- Mos ngutoni me përgjigjen; - Kurajoni vijuesit që t’iu lajmërohen lirshëm, kështu që të vërejnë se suksesi i

tyre është i vetmi qëllim që keni për të gjitha kërkesat e juaja; - Mos reagoni në pyetjet e shpjegimet e paqëlluara të vijuesve. Gjeni mënyrën e

tërthortë të vëni ndërdije se ka edhe qasje të tjera. Por, kur ia qëllojnë pak, thuajuni: “‘është pyetje-përgjigje e qëlluar’ është mirë që të shtjellohet edhe pak në përmasat e ndryshme ‘për përfundim më adekuat’.”

- Përkrahni vijuesit që: ∗ përpiqen; ∗ kërkojnë shpjegime për mësimet me të mundimshme ose që i hutojnë; ∗ i punojnë ushtrimet me sukses; ∗ marrin pjesë në diskutimet grupore; ∗ u ndihmojnë pjesëmarrësve të tjerë; ∗ dallohen për kujdes dhe ambicie, por nuk imponohen mbi të tjerët; ∗ tregojnë aftësi për iniciativa, sidomos udhëheqëse; ∗ dallojnë për nga prirjet e shikimeve më të gjera dhe tolerancën në punët

ekipore; ∗ kanë shprehi kooperative; ∗ kërkojnë thellësinë më të madhe të diturive; ∗ kanë veti altruiste.

II. TEKNIKA E APLIKIMIT

1. Bisedoni për aplikimin e koncepteve në kërkesat konkrete. Kjo ka të bëj me tekniken e mësimdhënësit, i cili inicion të menduarit sesi ta aplikojnë atë që e ka-në mësuar duke përdorur metodat konvencionale dhe ato anësore-spontane. Si të gjenden në situatat e analizuara - parashikuara dhe ato të papritura. Sa dhe si do t’u ndihmojë mësimi që marrin dhe çfarë janë kërkesat e tyre të reja.

Dijetari gjysmën e jetës mëson; gjysmën tjetër e kalon duke mësuar më shpe-jtë, më lehtë dhe më shumë. 2. Hetoni vështirësitë latente dhe potenciale për gjeturi në punën pas shkollimit në

administratën e ndërmarrjes dhe në atë shtetërore lokale dhe më gjerë, me biznes-menë e partnerë të biznesit, me banka etj. Simuloni këto situata.

3. Kurajoni vijuesit të cilët shtrojnë pyetje ose që kanë edhe përgjigjet e veta për shkathtësitë e reja dhe që janë në gjendje ta përshkruajnë një nga këto.

4. Mos i lëçitni metodat alternative që i sugjerojnë mësimmarrësit. Bisedoni me vëmendje të përqendruar dhe i krahasoni me modelin përkatës ose atë që do ta nxirrni si qasje të re ndërmjet atyre ekzistuese.

323

Kur do të punojnë mësimmarrësit

1. U jepni detyra të qarta gjatë mësimeve dhe për në shtëpi, kryesisht me pyetje të

përpunuara që i keni në literaturë ose enkas të përgatitura për detyrat përkatëse. 2. Veproni sa më tepër praktikisht duke u shërbyer me shembuj dhe demonstroni ata

shembuj. 3. I kurajoni që të shtrojnë pyetjet paraprake dhe gjatë mësimeve i përcillni duke qenë

në dispozicion që të ndihmoni kur nga ju kërkojnë shpjegime plotësuese. 4. Nëse gjatë bisedës me vijuesin shtrohen pyetje të rëndësishme i regjistroni këto dhe

i shpjegoni me të gjithë pjesëmarrësit. 5. Në çastet kur vijuesit tregohen të paintresuar ose janë të lodhur, kaloni në diç tjetër

të parëndësishme derisa të kyçen në mësim më të kthjelluar. 6. Nëse do të ballafaqoheni me pyetje e cila nuk është nga lënda që ushtroni, udhë-

zoni vijuesin qe me këtë do të informohet në lëndën përkatëse. Mirëpo, e shkruani dhe e sinjalizoni arsimtarin tjetër që ta shpjegoj. Kësisoj krijohet bindja për mirëkuptimin ndërmjet mësimmarrësve dhe mësimdhënësve, por edhe në mesin e tyre. Mirëpo, për këtë mund të kërkoni ndihmë nga arsimtari tjetër, i cili mund të asistojë në përgjigjet e pyetjeve të shtruara dhe anasjelltas ju të asistoni me rastin e përgjigjeve të tij.

7. Kujdesuni veçanërisht që kohë pas kohe të citoni ndonjërin nga kolegët tuaj, ashtu do të krijoni besimin ndërsjellë mes vijuesve dhe mësimdhënësve. Përndryshe mësimmarrësit janë kureshtar për raportet: cili sa si është më i aftë. Tregohuni si i barabartë dhe mos e impononi vetën.

8. Prapë shikoni pikat kyçe në këtë “Doracak për mësimdhënësit” që të jeni të gat-shëm në udhëheqjen aktive e meritore të mësimeve bashkë me ushtrimet.

9. Prapë shikoni në konceptin tuaj ato çështje kyçe që janë në kuadër të ushtrimeve që i keni dhënë si detyra mësimmarrësve.

Kur do të ofroni përgjigje dhe komente individuale

1. Para se të kaloni në punën me vijuesit veç e veç, për përgjigje në pyetjet e tyre, regjistroni dhe i renditni këto për t’u përqendruar në pikat kyçe. Mandej shikoni në programin e lëndës që t’i përmbaheni orarit dhe rendit të mësimeve. Shikoni edhe “modelin...” të gjendeni ndërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve që janë shtruar më parë.

2. Kur përgjigjja e vijuesit nuk është adekuate: e pasaktë ose edhe e pakuptueshme, shtroni këtij pyetjen: nga i vjen gabimi? Mund të gjenden shumë shkaqe për për-gjigjen e gabuar. Ndoshta vijuesi nuk i ka kuptuar shprehjet, terminët ose nocionet

324

e shfrytëzuara në literaturë ose në shpjegim para ushtrimit, si p.sh. paradoks, grosist, ingranazh, absurd, reverzibil - nga biznesi dhe veçmas nga terminologjia angleze sidomos ajo e kompjuterit - file, help etj. Ndoshta nuk di të përqendrohet ngase nuk e ka të ushtruar mënyrën e tillë të mësimit që dallon nga të mëparshmet. Ndoshta nuk di të rendis gjërat sepse nuk e njeh konceptin për të cilin dhe sipas të cilit mëson. Këtu do të zbuloni edhe shumë të panjohura më parë, gjë që kushtëzon kthimin në përsëritje me një gjuhë tjetër që vijuesi të kaloj ngadalë, por edhe me ndihmën e anëtarëve të grupit të vijuesve në konceptin sipas të cilit shtrohen mësimet.

3. Për vijuesin e tillë, ushtrimi duhet të përsëritet, por edhe ky patjetër do të përpiqet ta kryej detyrën e shtruar. Për këtë e lutni që të përqendrohet dhe ta kryej pjesën e ushtrimit ose të tërin.

4. Bëni rezymenë dhe i lutni vijuesit njësoj ta bëjnë këtë për atë që kanë punuar dhe për çka është punuar. Gjithnjë duhet të shpjegohen: qëllimi e funksioni dhe arsy-eja e asaj që punohet. Potenconi se është tejet e rëndësishme të kalohen gjërat njëra pas tjetrës, të mbahen në mend dhe të ushtrohen gjërat e kaluara më parë. Për ushtrimin e kryer i ofroni zgjidhjet konkrete.

Sa edukatorë me njohuri formale, shkaktojnë erozionin e edukimit të brezave për të cilët janë të thirrur që t’i ngritin përmbi vetën.

5. Përherë përkrahni pjesëmarrësit në punën e tyre të suksesshme, si p.sh.: - Konfirmoni njohuritë për kuptimin e konceptit; - Tregoni interesim për idetë mbi aplikimin e koncepteve në punët praktike; - Vlerësoni me kujdes që të mos preken ata që janë më pak të suksesshëm.

Si do ta udhëhiqni diskutimin në grup

1. Planifikoni diskutimin ekipor atëherë kur jeni bindur se të gjithë vijuesit i kanë kryer detyrat e mëparshme. Pritni të konstatoni se të gjithë i kanë kryer aktivitetet e përcaktuara.

2. Para diskutimit, lexoni pyetjet përkatëse që të përkujtoheni se cili është qëllimi i diskutimit dhe cilat janë caqet parësore në të cilat duhet përqendruar kujdesin.

3. Gjithnjë kur filloni diskutimin ekipor, i cili do të jetë më i shpeshti, pjesëmarrësve u shpjegoni qëllimin dhe funksionin e tij.

4. Zakonisht nuk duhet të pritët që të gjitha përgjigjet të jenë të sakta dhe unike (pos në veprimet me kompjuter dhe të tjerat specifike). Të paktën nuk duhet të pajto-heni me këtë me qëllim që secili nga mësimmarrësit të kuptoj se duhet të krijoj stilin e vet të qasjes. Mirëpo, kujdesuni që vijuesit ta kuptojnë këtë qasje dhe që përfundimet në ekip të jenë të logjikshme dhe të shpjegohet se si është arritur deri te këto.

5. Provoni të inicioni shumicën e anëtarëve të ekipit të marrin pjesë në diskutim. I shkruani idetë parësore në tabelë ose i projektoni përmes grafoskopit sipas rendit të

325

lajmëruar. Pjesëmarrjen tuaj e reduktoni deri në minimum, por shtroni pyetje që të mbani nivelin aktiv dhe qasjen e drejtë të diskutimit.

6. Gjithnjë nxirrni rezymenë dhe lutni pjesëmarrësit të veprojnë njësoj për atë që është punuar. Potenconi se është tejet me rëndësi të mësojnë dhe ta mbajnë në mend konceptin dhe procesin e demonstruar në ushtrime. I jepni pjesëmarrësit shembullin e përgjigjes më adekuate.

7. Prapë shtroni pyetje pjesëmarrësve që t’i kurajoni ne të menduarit për shfrytëzi-min e koncepteve në procesimin në vendin e punës së mëtejmë. P.sh. a do t’i nevojiten të dhënat në punën që do ta ushtroj? Mandej, në ndërmarrjen a institucionin ku punon? Nëse jo, si do t’i arrinte të njëjtat rezultate?

8. Përkrahni pjesëmarrësit në punën e mirë, sikurse p.sh.: - Keni kuptuar listën e çështjeve të renditura mirë; - Kumtoni se kuptimi i tyre për ushtrimin është plotësisht i kënaqshëm; - Komentoni sugjestionet e tyre kreative dhe të leverdishme në lidhje me

aplikimin e konceptit në punë; - Lavdëroni aftësinë e tyre kreative sidomos për punën në ekip; - Kërkoni sugjerime konkrete për kërkesat e tyre rreth çështjeve që u interesojnë

për t’i mësuar matej; - I lutni të shtrojnë ndonjë ide si problem, kërkesë ose si zgjidhje nga ajo që janë

të njohura si përvojë e tyre ose e tjetërkujt.

Kur do të inkuadroni në mësim njerëzit me përvoja nga veprimtaritë e biznesit

1. Janë shumë tërheqëse përvojat e njerëzve që merren me veprimtarinë përkatëse; veçmas për punët praktike në biznes Kësisoj do të kyçni edhe të tjerë për shtru-arjen transparente të qasjeve të cilat nuk janë përherë ashtu si i shikojnë vijuesit gjatë mësimit. Andaj kur mësimmarrësit kanë arritur një shkallë të diturive, ia vlen që t’i ballafaqoni me atë që praktikisht i pret në punë dhe në jetë të pavarur.

2. Kohë pas kohe i ftoni një nga një menaxherët e suksesshëm. Paraprakisht e për-gatitni planin dhe renditjen që ata do t’i përmbahen sikurse:

- udhëzimin se cilat pjesë nga puna dhe jeta janë më karakteristiket; - si e shikojnë ata relacionin ndërmjet mësimit dhe përjetimeve konkrete du-ke

u ballafaquar me veprimtarinë; - cilat janë “pikat e zeza” që duhet t’u ikin; - sa është vlera e mësimeve praktike dhe sa ajo teorike me shembuj; - disa nga paralelet e vështirësive dhe qëndrueshmërisë në vijimin e biznesit; - kush është meritor për shtytjet e tyre në veprimtarinë përkatëse; - si e shikojnë kriterin e suksesit dhe vlerësimin e tij etj.

326

3. E prezentoni të ftuarin shkurtimisht me respekt që të ndihet kompetent para mësi-marrësve.

4. I prezentoni mësmarrësit duke krijuar harmoninë e atmosferës së punës dhe seri-ozitetin.

5. Asistoni në një pjesë të kohës ose tërë kohën në ligjërimin e të ftuarit. 6. Ju jeni përgjegjës për disiplinën dhe pyetjet që mësimmarrësit do t’ia shtrojnë li-

gjëruesit mysafir.

Kur do të koordinoni lojën e roleve

• Para se të fillojë loja e roleve, lexoni instruksionet për udhëzimet dedikuar mësim-

dhënësit dhe përgjigjet me mënyrën se si do t’i ofroj, ashtu që të përkujtoni qëlli-min dhe funksionin e lojës së roleve, në rolet që do t’i ndani, informatat themelore që do t’i ofroni, pyetjet që do t’i mbuloni dhe pikat kyçe të cilat do t’i theksoni në diskutimin ekipor që përcjell lojën e roleve

• Kur pjesëmarrësit do të vijnë te ju për instruksionet para fillimit të ushtrimit: - U ndani rolet pjesëmarrësve. Për fillim është më mirë që të zgjidhni personat e

çiltër e jo të turpshëm; - Sipas mundësisë vullnetarë. Nëse e do nevoja mësimdhënësi si udhëheqës i

lojës mund të jap shembullin ashtu që do ta luaj një nga rolet; - T’u siguroni pjesëmarrësve mjetet ndihmëse mësimore të cilat i përgjigjen

ushtrimit (p.sh. kompjuterin, tabelën, kalkulatorin, ndërsa nënkuptohet se let-rën dhe lapsin gjithnjë duhet t’i kenë para vetës). Nëse nuk i keni në dispozi-cion të gjitha këto mjete ndihmëse, për ato që u mungojnë improvizoni rolet, duke u sjellë se i keni;

- Nxitni pjesëmarrësit që kohë pas kohe të ngritën dhe të lëvizin gjatë lojës së roleve;

- Propozoni pjesëmarrësve që të flasin çartë e më zë kështu që mund t’i dëgjo-jnë edhe anëtarët e tjerë të grupit;

- Caktoni kohën për përgatitje atyre pjesëmarrësve që do të kenë rolin në usht-rime;

- Kur të gjithë anëtarët do të jenë të gatshëm për fillimin i lojës së roleve, tre-gojuni vendet e caktuara. Nëse lozin rolet vetëm 2 ose 3 pjesëmarrës, i ven-dosni ndaras nga pjesëmarrësit e tjerë. Lëvizni tavolinën dhe karriget nëse e do nevoja. Nëse të gjithë anëtarët e ekipit janë pjesëmarrës në lojën e roleve, le të ulën të gjithë në rreth me ose pa tavolinë në mes;

- Filloni ashtu që të prezentoni “aktorët ose lojtarët” në rolet e tyre dhe shpje-goni qëllimin, funksionin dhe situatën;

- Gjatë lojës së roleve, ndërpritni pjesëmarrësit vetëm nëse kanë vështirësi të mëdha;

327

- Kur do të kryhet loja e roleve, falënderohuni pjesëmarrësve. Keni kujdes që komentet e juaja të drejtuara pjesëmarrësve të bëhen me maturi. Filloni ashtu që të ndërdiskutoni atë që është bërë mirë në lojë dhe mandej ndërdiskutoni për atë që mund të përmirësohej;

- Provoni të kyçni të gjithë anëtarët e ekipit në diskutim, pasi që të kryhet loja e roleve;

- Gjithnjë përfundoni ushtrimin ashtu që do ti lutni pjesëmarrësit të nxjerrin rezymetë nga ajo që kanë mund të mësojnë në lojën e roleve.

⇒ Shembulli i lojës së roleve: zakonisht për moto merren komu-

nikimet në biznes - të disa partnerëve si bashkëpunëtorë ose biznesmenë për ndonjë ndeshje të karakterit punues. Provohen edhe rastet e prezentimit të ideve të ndryshme para përfaqësuesve të firmës përkatëse, të bankës ose ins-titucionit tjetër. Aplikohet edhe trajtimi i ndeshjes me autorin e projektit për-katës sipas metodës së “sulmimit” deri në pajtimin e arritur me koncenzus. Mund të provohet edhe me variantet e aplikimit të programeve të ndryshme të cilat përpunohen me metodën analitike, kryesisht përmes kompjuterit. Ekzistojnë shembuj të panumërta të cilët mund të ushtrohen sipas lojës së roleve. Emërtimi shpjegon se fjala është për rolet në funksion të biznesit ku provohen aftësitë e mësimmarrësve për pozitat e ndryshme që do të gjenden në ushtrimin e biznesit: para përfaqësuesve të administratës, institucioneve, ndërmarrjeve, transaksioneve, bankave, bursave dhe ndeshjeve të ndryshme në aktivitetet e drejtpërdrejta ose tërthore në realizimin e qëllimeve dhe fun-ksioneve të biznesit.

Që të jeni të gatshëm t’u ndihmoni mësimmarrësve në aftësimin e tyre sipas këtij modeli duhet:

1. Modelin ta përgatitni vetë, ashtu sipas karakterit të lëndës, veçorive të ushtrimeve,

nxitjes së kureshtjes së vijuesve etj. 2. Të lexoni, përkatësisht përvetësoni modelin dhe të përgatitni ushtrimet parapra-

kisht. 3. Të bëni adaptime përkatëse sipas natyrës së lendes, duke u mbështetur në mo-

delin. 4. Saktësisht të planifikoni se si do të punoni në mbështetje të modelit dhe në të cilat

pjesë apo pika do të përqendroheni, përkatësisht cilave do t’u kushtoni kujdesin e veçuar.

5. Kujdesuni që koha të shfrytëzohet mirë: t’i kushtoni mjaft kohë pjesëve më të rëndësishme dhe të respektoni renditjen e mësimeve. Orët që tejkalojnë kohën e zgjatjes së tyre mund të bëhen joefikase dhe mund të demotivojnë mësimmarrësit.

6. Gjatë zbatimit të mësimeve sipas kësaj metode duke shtruar modelin përkatës, çdo ngecje krijon pasigurinë e mësimmarrësit në shtjellimin profesionist meritor.

328

7. Mendoni se cilat pjesë të modelit, vijuesit do ti çmojnë me të vështira dhe për pyetjet që do të parashtrojnë.

8. Mendoni për shkathtësitë të cilat mësohen në modelet dhe si mund të aplikohen në punën e mësimmarrësve.

9. Planifikoni se cilat pyetje do t’u drejtoni pjesëmarrësve që t’iu bëni shtytje në të menduarit sesi këto shkathtësi mund të aplikohen në punën e tyre.

TAKIMET E MËSIMDHËNËSVE

Koordinuesi, përkatësisht drejtori i shkollës sipas programit të punës orga-

nizon takimet me mësimdhënësit për të ndërdiskutuar ecuritë konkrete dhe problemet eventuale dhe të merr vendimet e duhura. Pjesëmarrja e mësimdhënës-ve është kryesisht e obliguar. Kontakte mund të organizohen dhe individualisht sipas rrjedhave të punës dhe kërkesave konkrete.

Ndaj paditurisë nuk duhet pasur mirëkuptim se të padijshmit pengojnë për-hapjen e mirëkuptimit.

• Projekti i metodës së edukacionit me modelet përcjellëse, ka kuptimin dinamik. Pra

mund të plotësohet edhe reduktohet sipas raporteve dhe ecurive të punës. Ësh-të tërësisht i karakterit pragmatik, por mbështet shumë teori, koncepte, metoda dhe modele të njohura të edukacionit. Njësoj është kompatibil me shkollimet e afateve të ndryshme kohore sikurse: fakulteti, kolegji, kursi, seminari, kuptohet me adapti-me të vogla ashtu siç janë përcaktimet programore.

Menaxher për një minutë Ndër metodat më pragmatike që i dedikohet mësimit personal, ose të themi më mi-

rë vetëpersonal, është ajo që na e prezentojnë Kenneth Blanchard dhe Spencer John-son, në librin “Menaxher për një minutë”94/. Në këtë libër për herë të parë të botuar, me 1982, përmes minutës simbolike, shtjellohet mësimi për menaxher duke vizituar dhe biseduar me secilin që ndërlidhet në marrëdhënien e mësimeve sipas hierarkisë së menaxherit prijës.

Autorët e këtij libri - të cilin na e prezentojnë si doracak fare praktik - mbi bazë të studimeve të tyre mjekësore – psikologjike dhe bihejvioristike, në një rrëfim sa një novelë, do të parashtrojnë se si të bashkëpunojnë njerëzit mes vete. Ja shkëputja e ca pjesëve të përmbajtjes së shkurtër të këtij libri. “Gjurmimi, Menaxher për një minutë, Fshehtësia e parë: qëllimet e një minute… Fshehtësia e dytë: lëvdatat për një mi-nutë,… Fshehtësia e tretë: qortimet për një minutë… Menaxheri për një minutë shpje-

94/ Kenneth Blanchard, Spencer Johnson “ The One Minute Manager”, nga përkthimi në sër-

bishte , Global Book, Novi Sad 1994. Përndryshe S. Johnson-in - koautorin e këtij libri - e njohim për “filozofinë e minutës” me veprat sikurse “Një minutë për vetën” me 1985 ( fusn. 59.) dhe “Tregëtar për një minutë” me 1984 .

329

gon, pse ndihmojnë qëllimet e një minute. Pse ndihmojnë lëvdatat e një minute, Pse ndihmojnë qortimet e një minute, menaxheri i ri i një minute” etj.

Nëse jeni bukurlexues, këtë libër mund ta përvetësoni për një ditë, duke e lexuar ngadalë. Thurja e tij është një thjeshtësim eseistik që niset nga përcaktimi i qëllimit për një minutë.

“Përcaktimi i qëllimit për një minutë është çështje e thjeshtë: 1. Merruni vesh rreth qëllimeve. 2. Mendoni se si duhet të silleni. 3. Shkruani secilin nga qëllimet e juaja në një copë të veçantë të letrës duke shfrytëzuar më

pak se 250 fjalë. 4. Lexojeni atë që është shkruar në secilin qëllim, për çka do t’u duhet rreth një minute, dhe

nëse duhet lexojeni përsëri. 5. Kohë pas kohe ndajeni një minutë nga dita e juaj e punës që të mendoni për atë që e keni

ndërtuar. 6. Konstatoni se a e keni sjelljen në harmoni me qëllimet e juaja. 7. … 95/

Në vazhdim, autorët e këtij libri rendisin identifikimin e vlerave të menaxherit për një minutë, me aksiomën se: “secili është fitues potencial. Disa njerëz janë të kamuf-luar në humbës. Mos lejoni që pamja e tyre t’u mashtroj… ‘Shikoni’, tha menaxheri, ‘si menaxher i keni tri zgjidhje. Së pari mund të punësoni fituesin. Këtë e keni vësh-tirë që ta gjeni dhe se kushton shtrenjtë. Ose, e dyta, poqë se nuk mund ta gjeni fitue-sin, mund të punësoni dikë që ka potencial të fituesit. Atëherë këtë person siste-matikisht do ta aftësoni që të bëhet fitimtar. Nëse nuk keni disponim që ta bëni as njërën e as tjetrën (çuditëm se sa menaxher nuk duan që të shpenzojnë para për ta pu-nësuar fituesin ose ta ndajnë një pjesë të kohës që ta aftësojnë dikë që do të bëhej fi-tues) atëherë do t’u mbetet zgjidhja e tretë – falja (të faleni)”96/ …

Këtë vepër e përshkon humori prekës, por edhe me porosi të qëlluara që tërheq le-xuesin. Dhe pavarësisht që i mungon qasja shkencore, duke e lexuar dhe arritur deri në fund, do t’u bëj shtytje që të mendoni për vetën. Ndoshta atëherë do t’u nevojitën më shumë minuta duke u vërtitur se si të bëheni të suksesshëm, po qe se këtë ende nuk e keni demistifikuar.

KONCEPTET E EDUKACIONIT

Në pjesët e mëparshme të këtij libri janë bërë ca shqyrtime të përgjithshme rreth mendimeve dhe veprimeve të aftësimit për shtruarjen, aktivizimin dhe zbatimin e mësimeve të suksesshme. Pos tjerash, në shpjegimet hyrëse të kreut që përfshinë shtru-arjen e edukacionit, janë cekur konstruktet përkatëse. Gati të gjitha kanë të bëjnë me çështjet elementare dhe suplementare dedikuar biznesit.

Aftësimi i personave të instancave të ndryshme të edukacionit për biznes, është përmbajtje komplekse me veçori të dalluara të programeve të trajtimit të metodave, koncepteve dhe modeleve - dedikuar shkallës më të ulët a më të lartë të edukacionit. 95/ Sikurse fusn. 94, fq. e cit. 35. 96/ Sikurse fusn 95, fq. e të cit. 76-77.

330

Konceptet që shtjellohen në këtë pjesë, transponohen si vlera të projektuara për nive-let më të larta të shkollimit për biznes, që mund të renditen për aplikim ndaj vijuesve me njohuri ca më të ngritura, duke u sjell ndërmjet shkollës së lartë e fakultetit. Mi-rëpo, ashtu sikurse është cekur se ligjërimet dhe ushtrimet nuk janë privilegj e pro-fileve të zgjedhura të mësimdhënësve, njësoj vlen edhe për auditoriumin e mësimma-rrësve. Pra, nuk janë të privilegjuar asnjë nga vijuesit e shkollave paraprake – eko-nomisë, mjekësisë, drejtësisë, zhurnalistikës, letërsisë, bujqësisë, informatikës, byro-teknikës, elektroteknikës, elektronikës, arkitekturës, ndërtimtarisë, filozofisë, linguis-tikës, historisë, gjeografisë e tjera. Do të thotë se të gjitha këto, përkatësisht njerëzit e këtyre profileve i kanë referencat e veta. Niveli i njohurive të përgjithshme dhe kul-tura e komunikimit, mundësojnë absorbimin më intensiv dhe relacionin më të kthjellët me vlerat e shtruara në projeksionin e aftësive për biznes të suksesshëm. Konceptet dhe modelet e edukacionit për biznes të suksesshëm janë të pa-zëvendësueshëm. Një pjesë e njerëzve këto i përvetëson para se të fillojë veprimin, të tjerët pasi që të zmbrapsen nga vijimi i paqëlluar.

Duke u nisur nga parimi se konceptet konvencionale të edukacionit, janë krye-sisht të njohura dhe se është e panevojshme këto t'i interpretojmë, ndonëse edhe traj-timi i edukacionit në këtë libër nuk ka për qëllim hyrjen në analizën e tillë, përqendri-mi i determinimit vihet në eksponimin e ca koncepteve më pak të njohura ose edhe krejtësisht të panjohura, por që janë duke u përhapur ose që duhet të përhapen.

Konceptet i edukacionit për biznes, përbëhen nga një sërë sfondesh, metodash e modelesh të adaptuara kohëzgjatjes dhe niveleve arsimore të mësimdhënësve. Gje-rësia e programeve të aftësimit nuk është vetëm çështje e përgatitjes së mëparshme shkollore, por edhe e prirjeve individuale të atyre që do të mësojnë matej. Sido që të jetë, programet më të avancuara të kohëve të fundit si më të mirëpritur për aftësime të përgjithshme për biznes, mbështeten në konceptin konvencional dhe atë lateral. Dhe se paralelisht duhet të përvetësohet edhe koncepti i mendimit kaudriar. Në realitet në pjesën e koncepteve, trajtohen qasjet ndaj mendimit të cilit i adaptohen ndërtimet programore të edukacionit.

1. Koncepti i mendimit lateral

Kultura e komunikimit dhe veprimi elastik, duke u ngritur sipas strategjisë së parashtruar, përkojnë me sjelljet mbi bazë të kërkesave të ndryshuara. Të menduarit i liruar nga skemat e normat konvencionale dhe "paragrafët", duke sendërtuar spontani-tetin e qëllimit si qasje në marrjen e vendimeve, është pjesë përbërëse e lateralizmit. Kuptimi i mendimit lateral∗/ shpreh diçka që nuk është në pikëqëndrim, por që gjendet anash.∗/ Nga veprimet që përshkojnë relacionet e vlerave të cilat nuk renditen sipas hierarkisë së përparësive të projektuara, është ndërtuar koncepti - shkenca dhe kultura e re e sjelljes dhe edukacionit për biznes të suksesshëm.

∗/ Angl. lateral thinking ∗/ Lateralis (lat.) – anësor, sekondar, dytësor, që është anash.

331

Për sjelljet dhe veprimet sipas mendimit dhe nxjerrjes laterale të vendimit, në shumë pjesë të librit janë bërë përshkrime, aq sa këto korrespondojnë më përbërjen e trajtimeve, titujve dhe nëntitujve. Është bërë edhe eksponimi i themeluesit të "mendi-mit lateral - suplementar", siç e quan autori Edward De Bono, i cili njëkohësisht është edhe ndërtuesi i "shkollës së mendimit" të Nju-Jorkut. Ndryshe, tërësinë më të madhe të këtij libri (Bazat e biznesit…) e përshkon shtruarja sipas konceptit lateral, në disa pjesë edhe më dendur. Pra, thurja e këtij, në pjesën më të madhe, mbështetet në apli-kimin e një koncepti të tillë, duke iu shmangur mënyrës vetëm konvencionale të inter-pretimeve. Mendimi lateral është edhe kapital latent, i cili aktivizohet kur të tjerët këtë nuk e parashikojnë.

Qëllimi i shkoqitjeve me shpjegime plotësuese në këtë pjesë i dedikohet eduka-

cionit si "ristrukturim mendor", duke potencuar edhe më tepër vlerësimin e ardhmëri-së, e cila gjithsesi duket se do të balancojë ndërmjet konvencionales dhe jokonvenci-onalës në ecuri në favor të lateralizmit.

Mendimi i pasqyruar, më tepër favorizon shembujt e mirë se të këqij si përvojë e pasurimit të njohurive të biznesit. Disa shembuj si atipikë për vendime me shpenzime të vogla e vlera të mëdha, janë përshkruar në pjesët e mëparshme të librit (çeku pa mbulesë, instalimi i pasqyrave para ashensorit). Disa të tjerë do të përshkruhen në vijim, ndonëse do të eksponohen edhe qasje të reja deri tash të panjohura të sendër-tuara nga autori i këtij libri.

Lirimi nga preokupimet me hierarkinë e planit të strategjisë për një kohë të cak-tuar, me qëllim të aktivizimit të komponentëve të cilët nuk gjenden në skemën e aktivitetit paraprak e vijues, pikësynim ka krijimin e një sërë idesh në përmbajtjen ku-antitative. Pastaj me metodën e deduksionit - selektimit, “nxirren dhe shkunden” idetë ca më të afërta me kërkesën dhe konstruktin e mbarështimit të saj, duke eksponuar ato më cilësore.

Përmbajtja e mendimit lateral, mbështetet në mospërçmimin e asnjë ideje. Gjy-kimi sipas kritereve konvencionale, mund të sjellë eliminimin e nismave, të cilat aty këtu duken të pavlershme. Preferohet që secila nga këto të evidencohet dhe të për-shkruhet ashtu siç është menduar, duke i shtuar edhe ilustrime për të krijuar një për-mbajtje të përshtypjes vizuele.

Në Universitetin e Stirlingut, përkatësisht në SEF - Scottish Enterprise Founda-tion - një pjesë të edukacionit kanë arritur me sukses ta trajtojnë sipas mendimit late-ral dhe veprimit lakonik. Pos shembujve të cekur në pjesët e mëparshme të këtij libri, në pjesën e trajtimit të iniciativës, këtu do të përshkruhen e dhe disa të tjerë. Mendimi lateral buron nga intuita, por përcillet me arsyen dhe projektohet mbi analiza tërthore.

Pra, ç’është mendimi lateral? Më shumë është imagjinatë që rrjedh dikund nga një vështrim i pafokusuar tërësisht. Shembulli. Jeni duke biseduar me njeriun dhe me-ndimi u shkon në një çështje që nuk është në fokus të bisedës. Diç anash do t’iu tër-heq. Më vonë do të thelloheni aty ku e keni përqendruar kërkesën dhe me ndihmesën e kësaj si spontane, do të arrini të zgjidhja më e suksesshme. Mund të ndodhë që kjo e dyta ta mënjanoj të parën krejtësisht. Njeriu në mendimet do të shtegtoj që të mos bëhet sikurse trungu i përforcuar që nuk mund ta lëkund as furtuna. Përkundrazi duhet të

332

sillet si kurora e drurit që edhe puhia më e vogël e ajrit e vë në lëvizje. Pra të evo-luoj duke përqendruar kureshtjen në zgjidhjen e kërkesave të veta.

Skema 16

Kërkesa vizuele e zgjidhjeve jashtë kornizës së të njohurave

Shpjegimi: 1,2,3,4 rendi i drejtimit të vijave. Shigjetat tregojnë drejtimin e

mosndërprerjes së vijueshmërisë së lëvizjes ndaj vijave. Zgjidhja është skica me vijat e plota. I. katrori pa zgjidhje. II. hapësira e qasjes laterale me arritjen e rendimentit suplementar ku pjesa e parë begatohet në saje të zgjidhjes së dytë.

Si rast shkollor, për ta vërejtur dallimin ndërmjet rezonimit sipas logjikës konve-

ncionale dhe të menduarit lateral, bëhet ilustrimi i lidhjes së nëntë pikave të renditura në mënyrë simetrike me katër vija të drejta, të cilat janë në kontinuitet (skema 16). Me siguri se menjëherë do të lidhni vijat duke ndërtuar katrorin. Por, jo? Një pikë në mes do t’u mbetet e papërfshirë me vijën. Duhet të mendoni ndryshe. Të bëni diç tjetër. Pra, jo atë që duket e qartë dhe do t’u mashtroj. Shikoni në mënyrën anësore! Mendo-ni në trekëndëshin! Duke e vijëzuar këtë do ta tërhiqni transversalen përmes tij duke e përfshirë pikën në mes dhe do të dilni jashtë tij dhe jashtë katrorit. Të zgjidhësh një detyrë të tillë, nuk është matematikë, por vrojtim nga mendimi lateral – anësor, që do thotë të dalësh nga skema sikurse që tregon pika jashtë trekëndëshit. Sipas rregullës së mendimit konvencional, do t’ishte zgjidhja dikund në kornizën e katrorit I. Por, men-dimi lateral këtë e tejkalon duke parashtruar suplementaren – hapësirën II. Dhe kështu përfshihen që të dy hapësirat duke i vënë në funksion të përbashkët.

Formësimi i tërësisë me hapësirën e re të katrorit tjetër, është rrumbullakimi i idesë mbi bazë të mendimit lateral. Kuptohet se ky është shembulli skematik për kër-kesën e zgjidhjeve jashtë skemës në të cilën nuk ka rezultat.

1

2

3

4

II

I

333

Gjendeni para një vendimi i cili duket se përmban një mori të mirash, por edhe pengesa të cilat duke i matur me përpikëri, shkaktojnë luhatje. Duke mbizotëruar frika për rrezikun e lidhjeve jashtë kornizës së njohur, e panjohura shter përparësitë e vle-rave të njohura. Mendimi lateral këtu ndërhyn jashtë rregullës së njohur duke iu sjellë në shtegun e vendimit në mbështetje të guximit për kërkimin e të panjohurës. Andaj rezulton se lateralizmi është origjinalja. E origjinalja është arti i njëmendtë. Lehtë ësh-të të veprosh sipas stilit të njohur, por efekti nuk është i tëri.

Është karakteristike të përmendet se gati sipas rregullit kanë arritur që ta zgjidhin detyrën e tillë në kohën e caktuar që zgjatë 2 minuta, vetëm 7-10% të studentëve që gjenden në mesin ose pas mesit të vitit të parë të studimeve në fakultetin X. Shumica nuk kanë njohuri se duhet të dalin jashtë skemës, ani pse më parë u shpjegohen detajet e mendimit lateral me kërkesën e kuptimit anësor – të daljes jashtë skemës. Ta harrosh atë që ke në kujtesë, do ta thuash atë që nuk e ke pasur ndër-mend, ndërkaq e gjithë kjo nuk varet vetëm nga e mëparshmja, por më shumë nga mendimin lateral.

Ndër mënyrat e veprimit lateral të SEF-it - SEF - Scottish Enterprise Founda-tion, preferohet përqendrimi për një kohë të shkurtër në gjërat e parëndësishme, për të zbuluar ndonjë risi të arsyeshme në zgjidh-jet e mundshme. Veprimi i tillë është emërtuar "shkundje e trurit" (brain stor-ming). Kështu regjistrohet problemi dhe kërkohet që brenda një kohe të shkurtër (p.sh. 5-10 minutash) të nxirren sa më shumë zgjidhje. Pastaj këto zgjerohen duke i shoshitur përparësitë dhe bëhet renditja sipas vlerësimit momental. Më vonë mund të sillet ndërmend ndonjë argument "pro et contra", në bazë të të cilit bëhet rirenditja e re.

Rasti tjetër shpjegohet me “hapjen e trurit" ( brain open), për të "nxjerrë" ndo-një ide të fshehur në mendimet e bollshme. Duke "shpurdhur" në brendi të trurit, do të mund të dalin në shesh mendime të mirëseardhura për vendime të vlershme. Mendimi nuk do të plakët shpejt, por njeriu do të plakët që të veprojë sipas atij mendimi që dikur e ka çmuar të vlershëm.

Shtruarja e mendimit lateral si kulturë e veçantë e qasjes së mendimeve dhe sjell-jes, fillohet ose edhe përcillet me njohuritë nga disiplinat konvencionale. Përndryshe, vlerat vetëm sipas mendimit lateral, nuk mund të konstruktohen për aftësi të gjera, të cilat ndihmojnë për përqasje të sfondeve të ndryshme të shtigjeve të ndriçuara. Mi-rëpo, mendimi lateral është mjeshtri e krijuar sipas stërvitjeve me vetveten dhe pro-jektimit të sjelljes së të tjerëve me përkatësi të rrethit më të ngushtë ose më të gjerë. Duke përcaktuar kriterin e vlerësimit atipik, ndërtimet e vendimeve mbi baza të men-dimit lateral, bëhen frymëzim dhe udhërrëfim për iniciativa dhe veprimtari të sukses-shme.

Elasticiteti parashtrues në aktivizimin e shumë prizmave anësore për vendime të rëndësishme i dedikohet profesionistëve të aftë e më përvojë. Atyre që njohin vlerat e tashme e të ardhshme, duke perceptuar gjërat e mëdha dhe imtësirat. ( shiko në arki-tekturën e menaxherit: imtësirat dhe mozaiku).

Shembulli: gjenden mjeshtër të spikatur për njohjen e konstruktit të kokës së gje-neratorit në një uzinë, por kur duhet vërë këtë në lëvizje, mungesa e një vidhe të vogël këtë e pengon. Mjeshtëria e mendimit lateral, si kultivim i një kulture të veçantë, mun-dëson njohjen e kokës dhe një ose më shumë vidhave të vogla të gjeneratorit për ta vën

334

këtë në lëvizje. Edukacioni në relacionet e tilla, ndihmon vendosmërinë bashkë me qëndrueshmërinë e talentit dhe aftësisë për gjeturi në jetën që përbëhet nga gjeneratori me shumë vidha.

1.1. Potenciali i mendimit lateral

Rreth referimit të mendimit lateral u bënë shkoqitje për "hapjen" dhe "shkund-jen" e trurit. Këto duken si një mister. Por, jo. Për këtë nuk duhet të mbështetësh mis-tikët dhe as të bëhesh i tillë. Në të vërtetë shtruarja e çështjeve rreth shfrytëzimit të kapacitetit mendor, pra trurit, është përsiatje e demistifikimit e të gjitha veprimeve dhe krijimtarisë më të përparuar. Shpjegimet nga psikologë dhe psikiatër, për këto, si-doqoftë janë të njohura. Por, mbizotërojnë edhe një sërë fenomenesh të pashpjeguara. Secili njeri është një tërësi biopsikologjike me vlera të veçuara. Projektimet anësore nganjëherë i tejkalojnë vlerat e parashikimeve qendrore.

Freskia mendore përbën gjallërinë psiko-fizike. Njeriu është i ri aq sa të mendu-arit e ka të kthjellët. Trupi përbën petkat e shpirtit të njeriut. Vendet e “shpirtmëdhe-njëve” dhe “shpirtvegjëlve”, nganjëherë mbesin të pandryshuara. Mirëpo, herë pas here edhe ndërrohen sipas intensitetit të procesit të plakjes. Sa krijues të moshuar, në pyetjen: “si arrite ta ruash freskinë mendore dhe perceptimin e kthjelltësisë me po-tencial të pashuar krijues”? Përgjigjeshin se këtë e arritën me të menduarit dhe të pro-jektuarit e pandërprerë të gjërave që imagjinohen dhe transponohen si të materiali-zuara. Ishin piktorë, kompozitorë, shkrimtarë, dirigjentë, aktorë, shkencëtarë, solistë e tjerë, ndërmjet moshës 75-85 vjeçar. Të ngjashëm, më së paku pata rastin të ndeshi ndër biznesmenë.

S'do mend se sipas teorisë së evolucionit, çdo organizëm duke u vënë në fun-ksion të pandërprerë, ruan potencën ose këtë e mbron nga amortizimi intensiv. Truri që ngarkohet në suazat normale, por përherë konstruktive, me dashuri e vullnet për krijimtari përkatëse, me siguri se më vështirë do të "ndryshket". Pra, krijimtaria regje-neron trurin dhe trupin e njeriut.

Hapja e trurit, është përbërja tjetër e preferuar. Pa dyshim, këtu projektohen përsiatjet ndërmjet raporteve që ngushtojnë ose zgjerojnë “pamjen” e gjërave që na rrethojnë. Qasja e tillë i dedikohet tipareve të njerëzve në njërën anë të vyeshëm dhe në tjetrën përtac, përkatësisht të shkathët e të ngathët. Mirëpo, përparësi në kuptimin e efektit, kanë personat me shqetësime krijuese. Prandaj edhe ngacmimet nuk janë me përballim të njëjtë. Të shkathëtit dinë se kur, si dhe sa do ta hapin trurin. Përtacët për-pëlitën në lëvizje të kota. Por, nuk duhet hequr nga mendja se në të njëjtin person koe-kzistojnë zelli dhe përtacia, përkatësisht i zellshmi dhe përtaci. I njëjti njeri nga-njëherë është i vyeshëm e nganjëherë përtac. Kur këta “dy” do të luftojnë në mes vete, fitorja do të anoj nga ana e atij që do të dominoj. Megjithatë vullneti do të triumfoj me pak guxim dhe sfidë ndaj vetes.

Veç këtyre raporteve, njohuritë për mënyrën nxitëse të aktivizimit të "hapjes së trurit", janë mbështetje e pakontestueshme. Informacionet sa më të dendura dhe vep-rimi mobilizues i vetes, këtë orvatje e bëjnë të mundshme dhe të suksesshme.

Për “shkundjen e trurit" autorët e SEF-it SEF - Scottish Enterprise Founda-tion, nuk ofrojnë informacione të detajuara rreth renditjes së tipareve të personave, mënyrës së veprimit, pasojave e të ngjashme. Njësoj nuk kemi njohuri për trajtimin e "hapjes së trurit” nga SEF-i. Arsyeja është se nisen nga paramendimi se njerëzit që më

335

parë duhet t’i njohin çështjet rreth mendimit dhe “zbulimit” të potencialit mendor të vetes. Në të vërtetë, këtë metodë e shfrytëzo-jnë për seleksionime të ideve dhe veprimit në sistemin "Business Workshop" (pu-nishtja e biznesit). Megjithëkëtë, eksperimentet e bëra, në pjesën më të madhe kanë qenë të suksesshme, por nganjëherë edhe të mangëta. Kur do të bëhesh fare i sigurtë në vete, më lehtë do të biesh në grackën e pa-sigurisë.

Skema 17

Hapja e ngadalshme dhe e rrëmbyeshme e trurit

- Hapja dhe shkundja e trurit nuk duhet të bëhet në mënyrë të rrëmbyeshme, por gradualisht

Më gjithë vlerën e pakontestueshme, "hapja dhe shkundja e trurit" ngadalë dhe në

mënyrë të rrëmbyeshme, sipas eksperimenteve që kam bërë, kanë qitur në pah efekte dhe pasoja të ndryshme. Duke eliminuar rastet e veçuara të atyre që nuk kanë pasur përgatitje të imagjinuara të ideve, si konstrukte nismëtare; në rastet tjera efektet janë shprehur në zgjidhjet: 1. frytdhënëse, 2. më pak frytdhënëse, 3. të gabuara dhe 4. me pasoja të ngushtimeve të manifestuara me nervozizëm. Njerëzit e vetive të ndryshme reagimet i kanë pasur të ndryshuara. Por të gjithë nuk kanë treguar afinitet të reagimit të shpejt çfarë e kushtëzon mendimi lateral. Në vendime janë treguar se e tejkalojnë kohën e caktuar prej 5-10 minutash.

Duke përsëritur eksperimentin, kam arritur te përfundimi se të rrallë janë perso-nat që mund ta përballojnë "hapjen e rrëmbyeshme të trurit". Këtë më tepër mund ta bëjnë

336

personat e përgatitur mirë profesionalisht, me begati dhe shqetësime shpirtërore, të cilëve kjo veti u është bërë e rëndomtë. Por, kjo "hapje e shkundje" të këta bëhet për çështjet suplementare të konstrukteve sadopak të "skalitura". Dikush do ta vërtitë e përtypë ushqimin, tjetri do të përpëlitë mendimin duke e përtypur; a njerëzit kërkojnë që të barazohen.

Mënyra graduale si sjellje në përqendrimin e të menduarit të thellë - "hapja e

shkundja e trurit", në eksperimentet e ushtruara ka ofruar rezultate më të vlershme. Por edhe kjo është treguar si mjeshtri jokompatibile për të gjithë. Megjithëkëtë, pasojat në "ngushtimin shpirtëror" janë dukur të pamanifestuara. Mënyra e rrëmbyeshme është e ndërlidhur me mosnjohuri të veprimit me potencialin mendor. Nga kjo mund të ndodhin vështirësi dhe çrregullime edhe me pasoja të rënda, deri te stresi.

Veprimi i rrëmbyeshëm ka të bëj me reagimin e shpejt, në çastin e pikërishëm. Shumica e njerëzve për nga natyra janë rezidualë, nuk dinë të gjenden që të reagojnë “aty për aty”. Do të mendojnë më vonë kur çështja e ka humbur aktualitetin, për në kohën që është humbur vlera. Ndërkaq disa njerëz e kanë të shprehur vetinë e kundërt kur “aty për aty” do të marrin qëndrim të gabuar, që zakonisht i përket mangësisë në metoden e të menduarit dhe të profesionizmit.

2. Koncepti i mendimit kuadriar ∗/

Përderisa mendimi lateral është ai që lindët jashtë skemës disi anash dhe pa ndonjë përqendrim të drejtpërdrejtë, mendimi kuadriar ka të bëj me gjerat që para-prakisht i keni futur në fokus. Pra trajton çështjet që janë në shënjestër të mendimit si preokupim. Vetëm se duhet përcaktuar renditjet e përparësive dhe kyçjen e pjesëve të duhura që i kanë efektet e veçuara. Këto janë pjesët e imagjinuara të trurit të ndarë në disa seksione me detyra të veçuara. Duke u zotuar përmes vetëdijes se do ta ndërtoni një vepër, nënvetëdija per-cepton përmbajtjen e saj. Kjo është mënyrë e mirë për qasje ndaj biznesit.

Duke shkoqitur më tej ushtrimin rreth "hapjes dhe shkundjes së trurit", sipas pre-

ferimeve të shtruarjes së mendimit lateral, shumë çështje projektohen disi në mënyrë statike. Çka më tej? Imagjinata duhet të vazhdojë dhe të pasurohet me qasje të meka-nizmave mendor, që janë mjaft të përbërë.

Me zgjerimin e të menduarit në imagjinimin e mekanizmave shtytës dhe pengu-es, bëra “ndarjen e sektorëve të veprimit të të menduarit, marrjen e vendimeve dhe vi-jimin e punës sipas hapjes graduale të trurit”, duke e ndarë këtë në katër pjesë të ima-gjinuara, të njëjta me funksione e kapacitete të ndryshme.

Çdo veprim do të bëhet me vetëdije. Por, sa jemi të kontrolluar nga vetëdija në çastet kur nënvetëdija në një pjesë, si kujdes i fshehtë i nxitur nga frika, përcjell dhe shpalosë vendimet e vetëdijshme? Dominimi i saj, vërtet, kurrë nuk dihet. Përndryshe, nënvetëdija do t'ishte ose pasion ose instinkt. Në këtë mënyrë kontrollimi i saj është i ∗/ Kuadriar, kupt. figurativ - tërësia e caqeve brenda të cilave ndodh ose kryhet diçka. Përndryshe koncept i autorit të këtij libri.

337

domosdoshëm. Mirëpo, kur pushojmë dhe fillojmë të lirohemi në kotësi, qoftë edhe në gjumë, vetëdija e tendosur, duke "bluar" dilemat rreth mendimeve për vendi-me, tërhiqet. Nënvetëdija, tash si më e kthjellët, shfaqet si korrektor i "parend" i raporteve të ngjarjeve të përjetuara. Hap shtigje jo të ndara në dy ngjyra bardh e zi, si i ndërvën vetëdija, por në një koloraturë simbolike, ndërmjet valerëve të së cilës mund të "lexohen" porositë. Kështu gjërat përfitojnë shpejtësi, të cilat nënvetëdija matej nuk mund t'i perceptojë e as t'i kontrollojë. Çka duhet bërë? Ndërlidhja e vetëdijes kore-spondon me lëvizjen, përkatësisht shpejtësinë dhe frenimin.

Skema 18

Imagjinimi i trurit sipas funksioneve të ndara Në katër seksione

Nuk është fjala për trajtimin anatomik të trurit, as për shpjegimet e funksioneve fiziologjike. Tërë mendimi kuadriar mbështet imagjinatën. Është e njohur se tërësia e sistemit nervor qendror i njeriut përbëhet nga palca e kurrizit dhe truri që gjendet në kafkë. Nëpër palcën e korrizit degëzohet sistemi i reflekseve të pakushtëzuara. Si qe-ndra më e lartë e sistemit nervor, truri përbëhet nga: truri i zgjatur, truri i vogël, truri i mesëm, truri i ndërmjemë dhe truri i madh. Mendimi kuadriar është perceptim dhe transmetim i rëndomtë i çështjeve të përbëra.

Shqyrtimet e konceptit të mendimit kuadriar, përqendrohen në katër seksionet e imagjinuara të trurit. Pra nuk kanë asnjë lidhje me përbërjen e trurit dhe të palcës ku-

vetëdija

frenimilëvizjashpejtësia

nënvetëdija

338

drizore. Andaj këto seksione (të imagjinuara) janë: 1. vetëdija, 2. Nënvetëdija, 3. lëvizja e shpejtësia dhe 4. frenimi, duke vepruar si një qerre në katër rrota, në të ci-lën kur njëra dëmtohet, kjo më nuk funksionon.

Është e njohur se mendimi njerëzor shprehet me vetëdije, mirëpo në një pjesë të kohës nënvetëdija patjetër aktivizohet. Ndërmjet këtyre, vihen gjërat në lëvizje, për-herë duke marrë shpejtësi krahas së cilës aktivizohen edhe mekanizmat e frenimit. Të gjitha "seksionet e trurit" kanë detyrë të njëjtë për perceptimin e informacionit dhe marrjen e vendimit.

Duhet të dimë se diçka në qenien tonë vërtitet rreth një shoshitjeje të vetëdijshme dhe të nënvetëdijshme, të lëvizjes dhe frenimit. Kur gjithçka është e harmonizuar, veprimet janë të koordinuara dhe të matura, duke u adaptuar rrethanave përkatëse. Por, kjo është instanca e harmonisë së idealizuar që praktikisht ose nuk ndodh kurrë ose nëse do të shfaqet kalon shpejt si ndjenjë. Për ta pasuruar këtë harmoni, përherë do të thithën informacione, qofshin racionale ose irracionale, varësisht se çfarë është pikësynimi. Megjithëkëtë, projeksioni i shtruar, mbështetet në mbarëvajtjen racionale. Pra, bëhen kultivimet, ndërtohen kriteret dhe formësohen vetitë.

Me njohjen e funksioneve të "seksioneve të trurit", gjërat dhe sjelljet bëhen më të qarta. Për vendime të rëndësishme dhe të ndjeshme, duhet kohë. Veprimi i vetëdij-shëm është permanent i pranishëm, por me të, nga frika për rrezikun edhe frenimi ësh-të më i dendur. Në intervale, patjetër ndërhyn nënvetëdija me përsiatje të pakontro-lluara, por me sinjale sadopak të kapshme. Lëvizjet bëhen me shpejtësi më të madhe ose më të vogël. Përbri këtyre qëndron frenimi, i cili në rrethanat normale vepron si-pas shpejtësisë së diktuar nga vetëdija, që është më e kontrolluar. Nënvetëdija është e "shfrenuar". Mirëpo, shumë sjellje të shfrenuara, gabimisht shpjegohen si veprim pa vetëdije. Në realitet këto janë qasje me vetëdije, por me frenimin e reduktuar dhe do-minimin e nënvetëdijes.

Nga ecuritë e koordinuara, rezultojnë mendimet dhe vendimet e dëshiruara. Në kontekst të kësaj logjike, në veprimet e mundshme vetëdija është e mobilizuar, gjërat shoshitën nën presionin e pasojave të mundshme. Në çdonjërin gjendet mendimi i caktuar, por nuk mundet secili ta nxjerrë në kohën e duhur.

Nënvetëdija "lëshon" sinjale qetësuese dhe shqetësuese. Lëvizja e “ndodhive” bëhet me pak renditje të logjikshme dhe me shpejtësi të paakorduar. Ndërkaq frenimi i adaptohet shpejtësisë. Në rastet e veprimit të pakontrolluar me nënvetëdije, shpejtësia e lëvizjes rritet, ashtu sikurse që zhvillohet shfaqja e ëndrrave. Këtu frenimi duhet të jetë i sinkronizuar. Si ilustrim mund të përshkruhet krahasimi me automjetin. Kur ky është i rëndë e me kapacitet për shpejtësi të mëdha në konstrukt, frenat i ka më të fortë (përballë shpejtësisë) dhe të sinkronizuara. Pra, njerëzit me peshë të vlerave më të avancuara, nuk duhet të jenë të rrëmbyeshëm. Nëse ndonjëherë i rrëmben shpejtësia ndalen në vend, ngase refleksin, përkatësisht perceptimin e "seksionit të frenimit" e kanë më të fuqishëm. Lideri i shëndoshë, sipas peshës së përgjegjësisë i adapton edhe sjelljet e veta.

Pikërisht në këtë suazë dallojnë perceptimet dhe veprimet e njerëzve më shumë ose më pak profesionistë dhe atyre që nuk kanë njohuri për mjeshtërinë e veprimeve që i ushtrojnë. Efektet këtu nuk janë në proporcion me nivelin e profesionizmit. Me profesionizëm të lartë aq sa mund të bëhesh efektiv mund të arrish në gjendjen joe-fektive. Kësisoj duke pasur njohuri të dendura shumanshme, me shoshitjen e

339

gjithanshme të rrethanave e raporeteve, më shumë do të frenosh në marrjen e vendimeve për-katëse, sidomos në rastet kur nevojiten vendimet e shpejta. Kjo shpreh aftësinë e fre-nimit disproporcional me kërkesën e lëvizjës. E kundërta është tek njerëzi më pak profesionist të cilët lehtë do të vendosin se nuk dinë shumë, por shpesh do të bien në gjendjen afektive që shpreh shfrenimin paraprak ose tensionimin më pastjashëm për shkakun e pasojave. Mosaftësia profesioniste ose vetëm mangësia e saj, çrregullon ra-portin e identifikimit të vetëdijës dhe nënvetëdijës, ose edhe mosperceptimit real.

Në kuptimin antropologjik dhe psikofizik, nuk gjendet suazë e idealizuar. Shpje-gimet e shtruara më lartë, mëgjithëkëtë i kushtohen gjendjes së idealizuar. Projektimi i secilit tipar me skalitjen ideale, sidoqoftë ndihmon harmoninë - duke shkuar drejt një pikëtakimi të përbashkët. Por, këtë duhet ta njohësh. Andaj, përqasja e imagjinuar me seksione të veprimeve të trurit, nëse duam ta hapim, ndihmon për njohjen e vetes.

Kur keni identifikuar tiparet e vetvetes dhe i keni projektuar në "seksionet e tru-rit" për të gjitha ndodhitë mund ta gjeni shkaktarin. Por jo vetëm kaq. Mund t'i kont-rolloni sjelljet e rrëmbyeshme për t'u mbajtur në katër rrotat. Nëse nuk jeni mjaft të vetëdijshëm për këtë, ndonëse e keni talent dhe aftësi të kondensuara, vrojtoni ngjarjet përreth dhe stërvitni, duke u bërë trajner i vetes.

Përderisa mendimi lateral në shënjestër ka qasjet anësore, mendimi kuadriar përqendrimin e drejton në fokusin e gjërave. Por nuk është krejtësisht i liruar nga “pë-rgjimi” anësor, gjë që nënkuptohet me aktivizimin e nënvetëdijes që më tepër është reagim tërthoras. Edhe rruga më e gjatë e ka fundin. Menaxheri s'bën të ndalet në të.

Predispozitat e aktivizimit të mendimit kuadriar dallojnë sipas njeriut, tipareve të tij e veçorive të aftësisë profesioniste, meditimit dhe përqendrimit në gjërat që janë në fokus të interesit. Me siguri se te njeriu i cili e ka kureshtjen të “përhapur” jashtë kër-kesave që kanë të bëjnë me të, vështirë mund të vij në shprehje veprimi sipas mendi-mit kaudriar, racional. Përzierja e racionales dhe irracionales, mendimin kuadriar e mjegullon. Shkakton shkapërderdhjen e imagjinatës në shumë drejtime dhe në as-njërin të kapshme. Shembull për konstatim tipik është aftësia e përgatitjes së stunden-tëve për provime. Te shumica të cilët “nuk mund të mësojnë” është përhapja e men-dimeve jashtë përbërjes së lëndës të cilën e përgatisin. Përgjigjet që kam marrë nga di-sa anketa të ushtruara, ishin vërtetë të çuditshme, ndër të cilat edhe shumë absurde... Në udhëzimin se duhet të regjistrojnë në letër kuptimin e materies së mësuar, 78% ja-në përgjigjur se kjo nuk u duhet, 34% këtë nuk e njohin si metodë mësimi... Gjenden edhe përplot raste edhe te njerëzit e spikatur kur arrin një instancë të sigurisë dhe ”përtojnë të përqendrohen në gjërat që e meritojnë kujdesin e veçuar. Në kuadër të ve-primeve biznesore materiale, kjo dukuri gati që secilin ndonjëherë ose edhe shumë herë do ta godas.

2.1.Verifikimi i mendimit kuadriar Me siguri se nuk gjendet njeri që nuk ballafaqohet me ngatërrime e shtjellime të

mendimeve dhe veprimeve, të cilat si të pashpjegueshme përjetohen në raportet ndër-mjet "seksioneve të trurit". Duke mos u lëshuar në performansat anatomike, rrezatimet funksionale të trurit, sipas "direktivave" nga "seksionet" e caktuara të tij, duhet t’i pra-

340

nojmë si të pamohueshme. Këtë veprim të koordinuar, më pak ose më shumë do ta njeh çdo njeri. Mirëpo, nuk u ka shkuar ndërmend se mund të ndihmojë një identifikim i tillë i thjeshtësuar.

Secili mund ta verifikoj mendimin kuadriar duke qenë i njohur me të ose edhe duke mos e njohur. Dallimi ndërmjet atij që e di dhe atij që nuk e di është për efektin e arritur apo të pa regjistruar. Në ndërtimet e veprave artistike, janë të njohura tërësitë e krijimtarisë po ashtu duke mos ditur lidhshmërinë sipas mendimit kuadriar. Shumica e kompozitorëve të muzikës serioze – klasike, nga ndonjë pjesë të simfonisë e kanë ndërtuar mbi bazë të mendimit kuadriar duke mos e njohur këtë as si koncept e as si dukuri të definuar. Të përqendruar në kompozicionin duke kërkuar përmbushjen e mangësisë, në çastet e kotësisë u janë lajmëruar tingujt e kërkuar të harmonizuar me tërësinë e simfonisë. Te piktorët kjo dukuri është edhe më e shpeshtë. Kundërshtia t'i çelë sytë dhe ta mbyllë gojën, mandej ta hap mendimin dhe ta shton përvojën. A nuk do t’ishte ky veprimi sipas mendimit kaudriar?

Shembujt e tillë si dukuri e rëndomtë në krijimtarinë artistike, janë fare të për-hapur dhe te krijuesit e mirëfilltë. Të paktën, komunikim shpirtëror nuk ka pa ba-lancim nëpër duktusin e vetëdijes dhe nënvetëdijes. Tolstoji, duke shkruar veprat e veta, ka komunikuar me shumë personazhe me ndodhi të rëndomta dhe të parëndomta. Shembull: në romanin "Lufta dhe paqja" ka trajtuar 529 protagonistë∗/, me botët e tyre specifike. Me ta ka komunikuar ndërmjet vetëdijes dhe nënvetëdijes. Për “ata” të zgje-dhurit që është dashur “t’i vras”, ka vajtuar. Po të mos ishte shkëputur përkohësisht nga realiteti hapësinorë dhe kohorë, nuk do të përjetonte ndodhitë e një bote tjetër në të cilën duke shkruar edhe “vetë ishte pjesëmarrës i luftës dhe paqes”.

Në komunikimin me ca menaxherë dhe veprimtarë nga fushëveprimet e ekono-mike, për peripecitë e tyre në punë, kam shfrytëzuar nga rasti shtruarjen e konceptit të mendimit kuadriar. Konstatimi për të cilin u shprehen ishte “se tashti kur u zdrituan këto thellësi të imagjinuara të mendimit dhe vendimit, do ta kemi më lehtë për t'i për-cjellur, projektuar, kontrolluar dhe përqasur pozitën ndërmjet të njohurës dhe të pa-njohurës së determinuar dhe ballafaqimin më të guximshëm me këto.

Ndryshe, pikërisht për këtë drejtim të fokusimit përmes kompleksit të “mekani-zmave” të vetëdijesimit, mendimin kaudriar mund ta quajmë edhe “çelës i të mendu-arit”! Ose “çelësi i trurit”! Skemat në biznes janë të mirëseardhura, kur keni diçka tuajën të renditni në këto.

Rast i përfitimit të guximit. Me një numër të konsiderueshëm të menaxherëve që bisedoja ndesha rastin tipik të shembullit universal në komunikimin e tyre. Më mirë duket si shtjellim në njëjës. Një menaxher kishte disa herë kokëçarje me një bash-këpunëtor, i cili ishte mjaft i aftë e që kishte shtruar kushte për të ardhura të larta, dhe

∗/ Në librin ”Parimi i iniciativës dhe suksesi ose bazat e biznesit të përparuar” –“Zëri” –

Prishtinë, 1992, në fq. 300, kam theksuar se ishin 527 protagonistë. Ndërkaq, një përputhje të shoshitjes së tillë na e prezenton Alija Izetbegoiviqi në veprën e vet fare të vlershme ”Islami ndërmjet lindjes dhe përendimit”, përkthimi botim i “Logos-it” Shkup, 1993, ku në fq. 108 konstaton se gjendeshin 529 fytyra. Këtë të dhënë e mora si më të saktë se me siguri personazhet i ka numëruar më me kujdes se unë ose është mbështetur në ndonjë burim më të sigurt.

341

ditë të lira të shpeshta. Në të kundërtën do ta lëshonte punën. Shkurt, e kishte çmuar veten të pazëvendësueshëm. Herën e fundit, këtë e kishte bërë me kërcënim se me-njëherë do ta lëshonte punën, ani pse kushtet mbi baza të të cilave punonte, ishin mjaft të leverdishme. Të ardhurat i kishte për dy herë më të larta se sa të tjerët në mjedisin ku punonte. Kishte edhe disa privilegje.

Menaxherëve të cilëve ua shtroja konceptin e mendimit kuadriar, buzëqeshnin dhe për ilustrim më tregoni gati të gjithë njësoj, se veprimi i tyre i mëtejmë ishte mbi baza të këtij çelësi të veprimit. Por, që nuk ishin të vetëdijshëm se ekziston shpjegimi meritor. Kjo bisedë i përforcoi për të përcjellë dhe projektuar veprimet e veta në të ardhmen, ngase deri atëherë kishin pasur bindjen se ishte e rastësishme se si vendos-nin me “gjysmëmendje” siç e quanin ata nënvetëdijen.

Pasi që kishin vendosur t'ia pranojnë kushtet bashkëpunëtorit, për një çast freno-nin frenuar dhe përgjigjen e shtynin për të nesërmen. Duke menduar e pushuar shu-micës u tingëllonte në vesh "ai nuk është i pazëvendësueshëm!" Njëri ndër ta shpje-gimin e kishte më ilustrativ. Duke u kotur - me nxitjen e nënvetëdijes (e cila iu qar-tësua pas bisedës me mua), sheh një panoramë me ngjyra, në kënd të së cilës gjendej portreti në bardh e zi, i mjegulluar i bashkëpunëtorit që i "kërcënohej". Disi kishte projektuar se portreti pengonte panoramën. Pra, ishte i zëvendësueshëm. Të nesërmen bashkëpunëtorit nuk ia kishte pranuar asnjë kusht. Përkundrazi, ishte sjell në mënyrë të prerë. Duke iu dridhur buza, bashkëpunëtori ishte tërhequr e duke kërkuar falje kishte lutur që të mbetet në punë. Nuk kanë qenë të gjithë biznesmenët e vyeshëm shkollarë të suksesshëm, por disa nga këta arrijnë që të bëhen mësimdhënës të mirëfilltë të biznesit.

Një rast tjetër. Novator, student i vitit të katërt të elektronikës, një vit e gjysmë ndërtonte një aparat për detektimin e valëve të zërit. Pas kësaj kohe, duke humbur renditjen e qarqeve të rrymës së tensionit të ulët dhe mikroçipave, heq dorë nga ndër-timi i mëtejmë. Duke kaluar ditët, nën presionin e mossuksesit, gjatë shëtitjes në një park i lodhur shtrihet në ulëse. Shikon i kthyer kah kurora e gjelbër e drurit, që ia zinte pamjen e qiellit. Menjëherë ngulitet në lidhjet e aparatit që s'ia kishte dalë ta ndërtojë. Të gjitha iu parashtruan në një tablo të kompletuar. U kthye në shtëpi, pa ndonjë ngazëllim dhe rifilloi punën. Pas tri ditëve aparati ishte mbaruar. Nuk dinte se ç'kishte ndodhur. Pas bisedës që pata me të, gjërat i dukeshin më të qarta, por edhe siguria në vete e guximi u bënë më të ngritura. Nuk kishte qenë i vetëdijshëm për lodhjen nga përqendrimi i tepruar me vetëdije. Pas lëçitjes së veprimit dhe një lloj pushimi, rirenditja ishte kthyer ashtu si e kishte regjistruar nënvetëdija, të cilën vetëdija e kishte ndrydhur.

Shumë studentë që më parë nuk kanë marrë dituri nga mësuesit e profesorët për metodën e mësimit, më vonë duke ushtruar sipas konceptit të mendimit kuadriar, duk-shëm e kanë rritur suksesin. Çështje elementare ka qenë përqendrimi në mësim dhe imagjinimi rreth tërësisë së njësisë metodike të mësimit duke përfytyruar konstruktet në drejtimin vizual. Kanë mësuar në kohën kur më së shumti e kanë pasur të shprehur aftësinë e fokusimit në materie të mësimit dhe kur kanë arritur të mbajnë në mend më shumë. Kanë stërvitur me meditimin duke përsëritur materien e mësuar në kohën kur janë liruar nga gjërat që nuk kanë pasur lidhje me mësimin. Kanë përcaktuar renditjen e mësimeve, regjistrimin e njësive të mësuara duke ndërtuar konspektin, “i kanë përtypur “dituritë ndërmjet vetëdijes dhe nënvetëdijes. Kanë akorduar shpejtësinë e të mësuarit

342

dhe janë liruar nga bindja se nuk mund t’i mësojnë materiet që u janë dukur të rënda. Një pjesë i kanë liruar frenat e besimit në vete dhe disa i kanë shtrënguar . Truri është i pashtershëm, por mendimet e kota e shterin mendjen.

Është karakteristike se shumica e studentëve, më parë vështirësinë më të patejka-lueshme e kanë pasur në kotjen deri te gjumi në kohët kur kanë mësuar. Këtë e kemi zgjidhur shumë lehtë me udhëzimin që të mësojnë në lëvizje, pra duke shëtitur, për-katësisht duke ecur. “John Wesley kishte pasion të lexonte shumë. Kryesisht ka lëxuar duke udhëtuar mbi kalë. Ai nganjëherë mbi kalë duke lexuar i ka kaluar përtej njëqind kilometra në ditë. Shumë ka lexuar për lëndët e ndryshme. E ka pasur shprehi të udhëtoj me librin nga historia ose mjekësia duke e mbështetur të hapur mbi pjesën e parë të shalës. Në këtë mënyrë ka lexuar me mijëra libra. Në kohën e ditëve të tij stu-dentore në Oksford, kishte ushtruar mënyrën më të përshtatshme të mësimit...” 97/ Përshkrimi për mësimet e John Wesley-t studentëve që ushtronin mënyrën më të për-shtatshme të mësimit, u bënte përshtypjen më tërheqëse. Secili është i mbrusur me aftësi, por duhet të di se cilat janë veçoritë e tij specifike∗/ për të përqendruar me-morien. Biznesi i rrëmbyeshëm shteret shpejt; koncepti i mendimit kuadriar të shpien në horizontet e akordimit të shpejtësisë me frenimin për të mënjanuar rrëmbimin – afektin.

Pra, koncepti i mendimit kuadriar mbështet përqendrimin në gjërat që do të fu-tësh në fokus të meditimit për të nxjerrë vendimin Për përfundim, u preferohet që të stërvitni. Kur keni para vetes konstrukte të papërpunuara për veprimtari, sufleroni vetes përmbajtjen, mandej variantet e zgjidhjes dhe imagjinojeni atë në horizontin e kërkesave tuaja! Më pastaj, pas ca "shtrydhjesh" me vetëdije, duke u liruar nga presi-oni i saj, nënvetëdija ndoshta do t'u sjell zgjidhjet, të cilat nuk i keni pasur të kthje-lluara. Duke bërë presion në vetëdije, nënvetëdija nxitet dhe "gufon" me të gjitha se-ksionet e mbarështimit të veprimtarisë. Tek e fundit, nuk është fjala për asfare misti-cizmi e as për ndonjë ritual metodik. Kjo është vetëm një pikë e kthjellët, duke dete-rminuar kërkesat dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre, që ndodh kur "frenat lëshojnë ve-tëdijen" dhe kur duhet "frenuar shpejtësinë e lëvizjes së nënvetëdijes".

2.2. Vështrim i shkurtër për të njohurat Konceptin e mendimit kuadriar për herë të parë e publikova në librin e biznesit

“Parimi i iniciativës dhe suksesi…” në janar të vitit 1992. Nga psikologët e njohur, nuk mund të gjeja shpjegime për trajtimet e mundshme të raporteve rreth shqyrtimeve me përkatësi të ngjashme. Frojdi ishte shprehur se nënvetëdija është mbeturinë e pavler-shme. Duke punuar në versionin e këtij libri rastësisht më ra në dorë një studim nga viti 1994. Ishte vepra e shpallur bestseller e M. Scott Peck-ut: “Rruga në të cilën rrallë shkohet”. Edhe në dy vepra të tjera të këtij autori ndër të cilat “Njerëzit e rremeve” po 97/ Sikurse fus. 42, fq. e cit. 85. ∗/ Shembuj të ngjashëm, por edhe të jashtëzakonshëm, kam regjistruar plot. Jam ballafaquar

edhe me aso çfarë nuk kishin të bëjnë me mendimin kuadriar, por me psikoanalizë, ndoshta përfytyrim apo parapsikologji të përshkruar si "zona të errësirës dhe e dritës" që kalojnë në hapësirë të okultizmit, për interpretimin e të cilave s'e ndjej veten meritor.

343

ashtu e përkthyer në serbishte me 1995, Dr. Peck, përshkruan shembujt e qasjes psikoanalitike.

Këtu e mora si shembull vetëm për aspektin e trajtuar në librin e parë të Dr. Peck-ut rreth vlerës së vetëdijes dhe nënvetëdijes. Kështu ndër të tjera konstaton:

“Frojdi dhe bashkëmendimtarët e tij nënvetëdijen e kanë trajtuar si depo e primitivës e cila është për ne antisociale dhe mynxyrë. Thuajse e kanë radhitur ashtu për faktin se vetëdija jonë nuk e dëshiron dhe se materiali i nënvetëdijes është ‘i keq’… Jungu këtë qëndrim e ka korrigjuar në disa mënyra duke kyçur shprehjen ‘urtia e nënvetëdijes’. Përvoja personale imja e konfirmon bindjen e Jungut në çdo kuptim…”98/

Trajtimet e D.Peck-ut që është njëri ndër psikoanalistët më të shquar në SHBA, tejkalojnë suazën e të njohurës sipas psikologjisë dhe psikiatrisë në përmasat e vlerave që shkenca ende nuk ka arritur t’i identifikoj dhe t’i pranoj si qasje në nxjerrjen e konkluzave për rritjen e efikasitetit mendor. Me renditjen e shumë shembujve me të cilët mundohet të ndërhyj edhe në përmasat mjaft të thella dhe deri tashti të pa-njohura, prezenton shumë sprova edhe të vetes duke shpjeguar metamorfozën e evo-luimit të tij personal. Matej ai shprehet:

“Nëse do të identifikohemi me konceptin për veten ose për vetëdijen tonë ose vetëdijen në përgjithësi, atëherë domosdo duhet të themi në lidhje me nënvetëdijen se kjo është pjesa më e mençur jona. Kemi folur për ‘urtinë’ e nënvetëdijes, pikësëpari në terminët e vetënjohjës dhe vetëkritikës”. ∗/

Pikëqëndrimi në nënvetëdijen∗∗/ si thesar i shtrenjtë në zgjidhjen e shumë eni-gmave të jetës dhe të punës që Scott i drejton në kahun e psikanalizës, vetvetiu na shpien në krijimin e harmonisë të cilën ky e ven në relacion me vetëdijen. Vërtet se nuk i definon lëvizjen dhe shpejtësinë e tyre e aq më pak frenimin, por me siguri se në kuptimin e shqyrtimeve psikoalanalitike si psikoteraspeut me renome, shprehimisht i nënkupton. Në këtë drejtim ai shkruan:

“Ta marrim fjalën ‘të njohësh’. Kur do ta lexojmë librin dhe në të ndeshim idenë ose te-orinë që na pëlqen, ajo na ‘përkujton’ se ne e ‘njohim’ si të vërtetë. Fjala ‘serish të mësosh’, do të thotë se këtë njëherë e kemi ditë, harruar dhe prapë e kemi përkujtuar sikurse mikun e vjetër. Sikurse tërë dituria dhe tërë urtia njëherë kanë qenë në intelektin tonë, dhe kur do të mësojmë ‘diç të re’ ne vetëm se do të zbulojmë në veten atë që aty ka ekzistuar. Ky koncept vërehet në fjalën formim (mendohet në arsimimin vr.Z.B.) që ka kuptimin education, dhe ka rrjedhë nga fjala latine educare me domethënien decidive ‘të zbulosh’ ose të ‘prijësh përpara’. Pra kur do të formojmë (edukojmë vr. Z.B.) njerëzit ne nuk do t’i ngarkojmë me dituritë e reja. Ne do të qesim në shikimin e ditës diç nga vetë ata, dhe këtë nga nënvetëdija e përcjellim në vetëdije… Mendja që nganjëherë çmon se nuk do të gjenden gjërat e tilla sikurse janë çudirat, vetvetiu është çudi”99/.

98/ M. Scott Peck “Put kojim se redje ide”, JRJ, Zemun, 1994, fq. e cit. 254. Si pasardhës dhe

dishepull i Frojdit, Dr. Peck konstaton: “ Ai (Frojdi, vr. Z.B.) nenvetëdijësimin e kupton si armikun, ose të paktën djallin i cili përpiqet të na mashtroj, a jo si ndonjë zanë të mirë e cila mundohet shumë që të na bëj njerëz të nderuar…”

∗/ Sikurse fusnota 98, fq e cit. 249 ∗∗/Duket se përkthyesi në sërbishte nuk e njeh dallimin në mes të pavetëdijës dhe nënvetëdijës,

kështu që gjithkund me pavetëdijën e ka zëvëndësuar termin nënvetëdije. Pavetëdija duhet të jetë gjendje agonie apo sëmundjeje psikike, ndërsa nënvetëdija e ka kuptimin e asaj që gjendet “prapa skenës” së vetëdijës. Nuk është as ndërdija me të cilën disa autor bëjnë ga-bimin duke i përzier nocionet.

99/ Sikurse fusnota 98, fq. e cit 250.

344

Të ndërtosh një vepër me karakter të thelluar shkencor duke eksponuar shembujt mbi të vërtetën dhe mashtrimin, sëmundjen dhe shëndetin mendor duke e eksponuar në mënyrë të popullarizuar, adaptuar masës së gjerë të lexuesve, me të vërtetë është mjeshtri e lartë e shkencës së interpretuar në mënyrë të thjeshtë. Kjo veti e Dr. Peckut mbështet në thënien e tij si “çudi e zbulimeve fatlume”.

MODELET E EDUKACIONIT

Veçanërisht, për biznes, metodat dhe modelet e edukacionit përbëjnë tërësinë e përbashkët. Janë të pandashme dhe të varura me përmbajtjen që plotësojnë njëra-tjetrin. Për nga zgjatja e kohës, intensiteti dhe mënyra e mësimeve, dallojnë edhe mo-delet e edukacionit për biznes. Metodat më të përhapura të zbatimit të modeleve janë ato me kohëzgjatje më të shkurtër: Business Workshop (punishtja e biznesit), Busi-ness Ideas Generation (gjenerimi i ideve për biznes), MAIRS e shumë të tjerë. Këto janë mësimet pragmatike, të shtruara si programe të kohëpaskohshme për përgatitje paraprake dhe përkrahje profesioniste në krijimin e veprimtarive të biznesit. Edhe kur do të ndalesh, mendimi nuk ndalet, por më së miri është kur do t'i barazosh lëvizjen me mendimin dhe i ndanë kohët në cilat do t’i vësh në lëvi-zjen më të shpejtësuar.

Edukacioni i mbështetur në mësime të dendura zgjatë më shumë. Shtresohet sipas niveleve të diturive në: shkollat speciale të biznesit - një vit, kolegjet e biznesit - dy deri katër vite dhe fakultetet e biznesit - katër vite. Mësimet pasuniversitare ose specializimet, zakonisht mbështesin kohëzgjatjen prej një deri në dy vjet.

Mësimet afatgjata fundamentale janë kooperative - ligjërime, ushtrime dhe punë praktike frymëzuese për punësim, por edhe për mësimdhënie. Ato afatshkurtra janë me përbërje të ndryshuar e më së shpeshti praktike - pragmatike, në të cilat formësohen idetë për biznes dhe kurajimi për zbatimin e tyre. Pos kësaj, në këtë mënyrë bëhen freskimet e diturive të reja për ushtruesit e biznesit në vijim, për zgjidhje me të për-paruara - sipas risive aktuale.

Në trajtimin e "Metodave të edukacionit të biznesit" janë dhënë edhe disa shpje-gime të modeleve të edukacionit. Shqyrtimi i modeleve dhe programeve të mënyrave të ndryshme të aftësimit për biznes i përket tërësive të veçanta të trajtimit, çka për-ndryshe nuk është as qëllim as përmbajtje e këtij libri. Do të prezentohen vetëm disa informacione tërthore për konstruktet e përparuara aktuale më të përhapura të aftësi-mit për biznes.

Modelet e drejtimeve afatshkurtra

Konceptet aktuale - pragmatike të edukacionit afatshkurtër për biznes mbështetën

në mendimin lateral dhe kaudriar, por edhe në kombinimin e tyre me veprimet pa-raprake dhe vijuese konvencionale. Është punë e vështirë të arrijmë masivizimin e ri-sive, me të cilat duhet kaluar tërë një suazë të shtresuar të veprimit, çfarë janë mendi-

345

met lateral dhe kuadriar, me përmasa të shumëfishtë të trajtimit dhe zbatimit. Por, kur do të thellohemi në raportin praktik, kuptojmë mundësinë e aplikimit si në ligjërimet për mësime serioze për biznesin ashtu dhe në ushtrimin konkret të veprimeve biznesore S'ke nevojë që të mendosh për të gjitha gjërat njësoj; për veprat e rëndomta, mendimi është i rëndomtë, për veprat më përmbajtjesore, mendimi është më i thelluar.

Sipas shkollave përkatëse gjenden edhe konceptet, metodat dhe modelet. Dallo-hen Shkolla kanadeze e biznesit, përkatësisht e Torontos e Bob Proctor-it dhe John Canar-it me modelet specifike tematike të përfshirë në konceptin të quajtur “Born Rich”.∗/ Modelet e tilla preferojnë metoden si të lirohesh nga “burgu mendor”. Mbështetja e mësimeve të tilla niset nga ” çdo mendim që e ndërron forcën e vibraci-onit në relacionin jep e merr…” Literatura e zgjedhur e këtij drejtimi pragmatik – praktik të mësimit, analizon profilet ndër të cilat njeriu duhet të formësoj tiparet që shtjellohen nëpër librat e preferuara nga Proctor të emërtuara: 1.“Besnikëria”,” 2. “Përgjegjësia”, 3. “Vendosja”, 4. “Guximi”, 5.“ Marrja”, 6. “Dhënia”, 7. ”Tërhe-qmëria”, 8. “Kënaqësia”, 9. “Besimi”, 10. “Të besuarit”, 11. “Pritja” etj.

Mandej pasojnë Shkolla e mendimit të Njujorkut, Shkolla e SEf-t- e të ngjash-me. Në këtë pjesë, ca për një prezentim global për pasqyrimin e ecurive të gjithan-shme në caqe të shkurtra, do të bëhet ndriçimi i modeleve të SEF-it - Scottish Enterprise Foundation: MAIRS - MTIBA modelit, punishtes së biznesit, cikleve të jetësimit të biznesit si reprezentant të modeleve që kryesisht mbështesin metodat e shpejta të aftësimit. Ndërkaq gati se të gjitha - koncepte, metoda e modele, mbështesin qenësinë mendimit të thelluar dhe sjelljen sipas caqeve pragmatike.

1. MAIRS – MTIBA modeli

Ky model trajtohet në dy faza. 1. Faza e parë shërben për start në biznes të mbarë, kur ideja është nxjerrë dhe

përforcuar me vetëbesim. Për këtë shtrohet kërkesa për udhëzime paraprake. Ndihmesa ka të bëjë me fillestarët e mësimeve për qasjen biznesit, por edhe për ata që në vijueshmëri ndjejnë nevojën e ripërtrirjës së diturive. Mirëpo, detajizimet do të dallo-hen. Të tjera janë për fillestarët dhe për ata që duan informacione më të hollësishme për shfrytëzimin e gjithanshëm të këtij modeli. Sipas një shembulli të zgjedhur të GEP-it (Graduate Enterprise Programme) të inicuar nga SEF-i, udhëzohet që përgjigjet të përqendrohen në tri pyetje: 1. kujt, 2. kur dhe 3. me të cilat forma t'i ndihmohet.

MAIRS – Motivation, Ability, Idea, Resources, Skills, Market, Courage, (motivimi, talenti, ideja, burimet, aftësitë, tregu, guximi ), si pikësynim të biznesit ka renditjen e resurseve materiale me veçoritë e zgjedhura për fillimin e biznesit. Duke u sjellur në një harmoni jo të idealizuar, por përafërsisht të njëtrajtshme, komponentët e MTIBA-s, në ndërvarshmërinë e gjetur, përherë bëjnë shtytje në njëra-tjetrën. Në qendër të të gjitha këtyre, si në relacionin statik ashtu edhe në ecuritë dinamike, është komponenti nxitës – guximi – courage . ∗/ “ Të lindësh i pasur.”

346

Nuk ta vlen të mbash sytë e hapur, kur mendimet i ke të ngatërruara.

Skema 19

MAIRS modeli

Sipas: BIG (Business Ideas Generation) të SEF-it – SEF - Scottish Enterprise Foundation

Autor: Pat Richardson

Edukacioni do ta përforcoj themelin që në të mund të ndërtosh ngrehina të qëndrueshme.

1. 1. Motivimi dhe talenti, në bashkëveprim, gjenerojnë hapat fillestarë dhe të

njëpasnjëshëm të vijimit të biznesit. Motivin e kam përshkruar më parë në kuadër të “Kodeksit të iniciativës”. Të mos kesh motiv, nuk mund të bësh diç serioze. Motivi është shtytje për çdo qasje. Niset nga interesi personal dhe shtrihet deri në dimensio-nin e shumë rrethanave për të qëndruar në kryerjen e punëve. Motivi ta shton zoti-min dhe përgjegjësinë. Duke qenë koshient për vlerën e punës së deponuar, do të bësh edhe të pamundshmen. Kësisoj, krahas begatimit të biznesit, me të do të pasurosh për-mbajtjen dhe efektin e veprimeve. Përndryshe motivimi parashtron kërkesën për qasjen ndaj punës me dashuri.

Idejadhe

tregu

Motivimidhe

talenti

Aftësitëdhe

përvojaBurimet

Guximi

347

Ta ngritësh motivin të mbështetur në talentin, do të thotë të barazosh vlerën dhe vlerësimin e vetës dhe të punës. Me këto dy veçori do të ndërlidhen edhe qasja raci-onale dhe vlera frytdhënëse e deponimit të punës. Talenti është herë bërthama e herë lëvozhga e motivit. Aftësimi profesionist me punën e pandërprerë, talentin do ta ngris në vlerësimin objektiv. Mund të jesh i talentuar, por duke mos mësuar e sprovuar këtë dhunti, efekti objektiv do të mbetët i mangët.

1..2. Aftësitë dhe përvoja, si kompleks i resurseve, të cilat i përbëjnë vetitë nje-

rëzore, kanë mbështetjen në kultivimin e diturive për biznes. Të dy këta komponentë, si një tërësi, paraqesin kushtin për vlerësimin paraprak qasjes së biznesit. Edhe për këto kam bërë përshkrimet e mëparshme në relacionet e ndërvarshmërisë ndërmjet aftësisë dhe përvojës. Përvoja do ta shtoj aftësinë dhe sigurinë në veprimtarinë për-katëse. Aftësia është kompleks i shumanshëm të cilën përvoja e bën më të qëndruesh-me. Sigurisht se aftësia arrihet mbi bazë të edukacionit paraprak dhe të shtuar duke u përcjellë me përvojën.

1. 3. Ideja dhe tregu, janë kompleksi i komponentëve të veçantë, të cilët në

bashkëveprim motivojnë aktivitetin biznesor, duke u projektuar njëra në tjetrën. Sa më tërheqës që është tregu, idetë shtresohen si më frymëzuese dhe më joshëse. Impulset ndërmjet ideve dhe tregut përbëjnë pjesën më dinamike dhe më të ndryshuar të biz-nesit. Të gjithë komponentët e biznesit projektohen dhe testohen në treg. Fjala është për tregun e lirë të vlerave materiale, mendore dhe kreative.

1. 4. Burimet, në kuptimin më të gjerë të fjalës, përfshijnë pjesën më të kërkuar të

resurseve të cilat janë të përmbajtjeve financiare - materiale. Këtu, së pari maten mundësitë e financimit të kapitalit inicial - investues, reprodukues dhe të rrezikut. Pa-staj, të gjitha burimet dhe konstruktet e përkrahjes materiale, si dhe mënyrës së orga-nizimit të veprimtarisë - firmë individuale, e përbashkët - me një ose disa partnerë – aksionarë e të ngjashme.

1. 5. Guximi gjendet në qendër të të gjithë komponentëve dhe ecurive të tyre.

Asgjë s'mund të arrihet pa guxim të matur dhe vendosmëri të qëndrueshme. Asnjë aktivitet nuk mund të bëhet i lëvizshëm pa mbështetje në depërtime të guximshme, të cilat mundësojnë shikime më të afërta dhe më të largëta. E vërteta është se talenti në shumë njerëz është i fshehur, por mangësia e guximit dhe vetitë përtace këtë fshehje gjithnjë e mbyllin deri te shterja.

2.Faza e dytë e modelit MTIBA - s, përqendrohet në analizat dhe projektimet

sipas përcaktimeve tashmë të njohura. Përbërja e veprimtarisë dhe tregu si dhe aftësi-të për t'i harmonizuar raportet ndërmjet tyre, shtjellohen duke i shkoqitur kërkesat dhe dukuritë e identifikuara si tërësi ndërmarrjesh dhe njerëzish, qoftë të shërbimeve, qoftë të prodhimeve. Si shërbime: cilat, për cilat ndërmarrje - njerëz. Për prodhi-me po ashtu: cilat, për cilat ndërmarrje - njerëz.

348

Skema 20

Gjenerimi i idesë për biznes

Sipas: BIG (Business Ideas Generation) të SEF-it - Scottish Enterprise

Foundation Autor: Pat Richardson

Kur do të të mungoj guximi, efikasiteti i punës të është i mangët dhe demët në punë mund të bëhen të shpeshta.

Aparatura e nxjerrjes dhe selektimit të informacioneve për tregun dhe aftësitë personale, sipas këtij modeli, në shikim të parë duket fare e thjeshtë. Ndërkaq, vësh-tirësia që do të krijohet në “zbulimin”e disa komplekseve, për shumë njerëz që do t’i qasen biznesit, bëhet e patejkalueshme. Ja kështu gjërat me përbërje të ndërlikuar thjeshtësohen ashtu sikurse që edhe menaxheri i ardhshëm do t’i ndërtoj caqet e biz-nesit të vet.

Ofrimi i shërbimeve

Krijimi i prodhimeve

për njerëz

cilët njerëz

cilat prodhime

cilat shërbime

cilat ndërmarrje

për ndëmarrje

për ndërmarrje

cilat ndërmarrje

cilat prodhime

cilat shërbime

cilët njerëz

për njerëz

AFTËSITË

349

2. Business Workshop (punishtja e biznesit) Gjendemi në periudhën e zhvillimit intensiv të ndërmarrësisë. Shumë konstrukte e

veprime të njohura më herët, në gjysmën e shekullit njëzet u shpalosën si zgjim i ho-vshëm, saqë duke shtuar objektivat e ndërmarrësisë, në dhjetëvjetëshin e fundit nxitën kërkime të reja, përballë resurseve të teknologjive të avancuara, të cilat u infiltruan në të gjitha poret e jetës. Duke bërë kërkime për ndërtime të organizmave të rinj, praktike e të thjeshtësuara, po "zbulohen" nocione dhe përmbajtje të çfarëdollojshme. Në këtë drejtim edhe po institucionalizohen në qarqet profesioniste, si koncepte jo aq konve-ncionale. Mirëpritja e tyre përherë po përhapet si e suksesshme për të gjithë, për ata të vetëdijshëm ose më pak të vetëdijshëm për talentin e vet. Ndër këto vend të veçantë dhe meritor pra, po zë business workshop - punishtja e biznesit.

Edukacioni ndihmon për ngritjen e mirëkuptimit ndaj njerëzve dhe artit të biznesit.

Nga cilësia dhe vëllimi i burimeve, varet edhe përmasa e biznesit, por gjithnjë në

varshmëri me vlerën projektuese dhe objektivizmin e aftësive me përbërjen dhe madhësinë e kapitalit material. Ndonëse skematizimet duhet shikuar si një kornizë kaluese të ndërtimit të biznesit, si procedim këto gjithnjë do të mbetën paraprijëse me përmasa të ndryshuara aq sa do ngritën efektivat e biznesit.

Nga cilësia dhe vëllimi i burimeve, varet edhe përmasa e biznesit, por gjithnjë në varshmëri me vlerën projektuese dhe objektivizimin e aftësive me përbërjen dhe madhësinë e kapitalit material. Ndonëse skematizimet duhet shikuar si një kornizë kaluese të ndërtimit të biznesit, si procedim këto gjithnjë do të mbetën si paraprijëse me përmasa të ndryshuara aq sa do ngritën efektivat e veprimtarisë. Në punishten e biznesit do të merrni mësimet si t’i çelni dhe zbatoni idetë frytdhënëse biznesore.

Keni pasur mundësinë që të njiheni me ndonjë model të edukacionit për biznes.

Nëse nuk e keni bërë këtë, tashti mund të njiheni me ndonjërin prej tyre. Ndër ta si më komplekse gjendet punishtja e biznesit. Punë e thjeshtë për të mësuar shpejt, në rend të parë duke shoshitur aftësitë personale. Punishtja e biznesit është një nga modelet afatshkurtra, por intensive për mësime të kondensuara. Zgjatë 2-3 ditë. Do të ushtro-het nga dhjetë orë gjatë ditës. U dedikohet fillestarëve dhe atyre që gjenden në vijue-shmëri të biznesit. Temat përcaktohen më parë sipas kërkesave aktuale të vijuesve për: ndërtimin e ndërmarrjes së biznesit, organizmin e punës, organizimin e infrastrukturës së brendshme dhe të jashtme të ndërmarrjes, financat, kontabilitetin, franshizën e të ngjashme. Përndryshe paguhet mjaft shtrenjtë, përveç kur do ta organizoj shteti për kërkesat e aftësimit të fillestarëve përmes agjencive përkatëse. Pikërisht në vendet e zhvilluara, veçmas në mjediset më pak të zhvilluara me tendencë të dyndjeve të popullsisë në qendrat e zhvilluara, shteti ndërmerr aktivitetet e aftësimit të njerëzve për punësim, duke bërë përkrahje me kredi dhe projekte që mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës.

350

Variantet e modelit të organizimit të punishtes së biznesit dhe mënyrat e vep-rimit, nga pak dallojnë, por kanë pikësynim unik. Të gjitha përqendrohen në ngritjen e shkallës së edukacionit sa më kompleks për gjërat elementare e të përbëra të biznesit, duke zgjeruar njohuritë paraprake dhe kulturën e shfrytëzimit të tyre. Në biznes të suksesshëm kultivohen marrëdhënie të reja të komunikimit ndërnjerëzor. Kjo është epiqendra e mësimeve të punishtes së biznesit.

Sa herë në nënvetëdije dhe vetëdije jeni zotuar duke ndier tinguj të zërit tuaj: "Unë do ta bëj këtë! Sot do të startoj me biznesin tim!" 100/ Sa herë u ka rënë e ngritur guximi dhe u janë ndërruar këto me frikën! A është më mirë të filloj me partnerë, apo të veproj vetëm? Çfarë janë deponimet financiare në dispozicion? Çfarë është rreziku dhe vlerësimi kurajues dhe dekurajues? Janë edhe pyetjet e dilemat tjera që ia keni pa-rashtruar vetes. Më në fund ka ardhur koha që këto të renditen në mënyrë konver-gjente. Për këtë më së miri do të ishte t'i drejtoheni "punishtes së biznesit". Aty do të mësoni dhe ushtroni për pyetjet dhe përgjigjet që ia keni bërë vetes, madje edhe për ato që nuk u kanë shkuar në mend, të paktën edhe shumë të tjera të panjohura.

"Punishtja e biznesit" mund të krahasohet me abetaren për hyrje në veprimtari biznesore, përkatësisht për njohuritë e ndonjë fushëveprimi aktual që mund ta mbani lidhjen për ndihmesë, madje edhe për çështjet tjera, kur veç keni filluar dhe jeni duke vijuar veprimtarinë.

Sado që punishtja e biznesit në shikim të parë duket organizëm i thjeshtë, mënyra e veprimit, frymëzimit dhe ngritja profesioniste, shprehin përbërjen e saj komplekse. Kjo kryesisht drejtohet nga qendrat shkencore - kërkimore të edukacionit me përvoja, përkatësisht të specializuara për biznes. Këto veprime rëndom i organizojnë universi-tetet ose kolegjet, si pjesë përbërëse të aktivitetit vijues, duke i renditur edhe si qendra të ndara nëpër vendet përkatëse - rrjeti i punishteve të biznesit (Business Workshop Network).

3. The Business Lifecycles (ciklet e jetësimit të biznesit) Etapat e kohëzgjatjes së gjenerimit të idesë dhe të qasjes konkrete të biznesit, da-llojnë

sipas profileve dhe gjerësisë së veprimtarisë, mandej sipas aftësive konkrete të menaxherit. Por e kanë një përmasë unike, më tepër si skemë se si do të jetësohet bi-znesi. Për ta arritur materializimin e idesë për shtruarjen, zhvillimin dhe rritjen e bi-znesit, shtigjet janë të ndryshme. Nga këto, dallon edhe kohëzgjatja. Parimisht, për-gatitjet më të dendura, kushtëzojnë më shumë kohë, por shkurtojnë stadet e zbatimit të veprimeve në zhvillimin e mëtejmë. Skematizimet për suazën e punëve të grupeve të ndryshme të përgatitjes, të ndara ne etapa kohore, mund të shërbejnë vetëm si shem-buj krahasues për renditjen e aktivitetit. Përndryshe është e pamundur të përpilojmë plane që do të vlejnë për të gjitha aktivitetet e biznesit të vogël. Një pjesë e menaxherëve të rinj nganjëherë do të humbin kohë në vlerat mar-gjinale duke u munduar që të bëjnë kompensimin në ato kyçe. Andaj ciklet e jetësimit të biznesit, ndihmojnë që dedikimet kohore e materiale të renditen sipas gjykimit ske-matik duke i bërë adaptimet sipas rrethanave konkrete.

100/ Entrepreneurs' Institute, "Gonig Into Business", Volume II, American Entrepreneurs Asso-

ciation (AEA), Irvine, California, l989, fq. e cit. 3351-1.

351

Ndër skemat më të thjeshtësuara të jetësimit të biznesit, gjendet modeli të cilin e ofron GEP-i (skema 21) - si shkallëzim gradual i programit ndërmarrës. Duke e quajtur Ciklet e jetësimit të biznesit. Zhvillimi dhe rritja, në këtë janë renditur në faza me kohëzgjatje:

Faza e "vetëdijes" - sesione të shkurtra ............................. 1/2 e ditës Faza e "parafillimit" - punishtet e biznesit............................ 2 – 3 ditë Faza e "fillimit" të aftësimit................................................... 3 muaj Faza e "ekzistencës" - këshillimit.......................................... 6 muaj Faza e zhvillimit dhe rritja e biznesit..................................... në vijueshmëri

Skema 21 Ciklet e jetësimit të biznesit

Sipas: GEP (Graduate Enterprise Programme) të SEF-it

SEF - Scottish Enterprise Foundation

Autor: Margareth Smith Me siguri se ecuritë e jetësimit të iniciativës së biznesit, në start janë me rënie e

ngritje, përderisa fillojnë të merren hapat më të qëndrueshëm dhe të mirëfilltë.

koha

mad

hësi

a e

bizn

esit

fazainiciale

ekzistenca

rritja

përhapja

vetëdijaparapërgatitore

352

Në secilën fazë të cikleve të jetësimit të biznesit, zakonisht përjetohen çaste herë të ngazëllimit e herë të neveritjes, të cilat në disa nga këto janë më të dendura, sido-mos në fazat: parapërgatitore, iniciale dhe të rritjes. Në këto, kujdesi dhe përqendrimi janë më të lartë, por edhe luhatjet gjithashtu kohë pas kohe ndërhyjnë si "shtytje iracionale" të çasteve që nganjëherë sjellin deri të lëçitja e aktivitetit dhe dëshpërimi. Ndër të gjitha veprimet e zbatuara, kujdes i shtuar duhet kushtuar barrierave psi-kologjike. Për këtë, besimi në vete dhe guximi i mbështetur me aftësi, me arsye zënë vendin në mesin e të gjitha ngjarjeve në lindjen, rritjen dhe zhvillimin e biznesit.

Modelet e drejtimeve afatgjata

Dituritë e gjera të biznesit, ndërlidhen me fushëveprimet e përgjithshme dhe të

veçanta. Që të gjitha janë afatgjata. Për këtë janë ofruar ca shpjegime sipërfaqësore, duke përshkruar edhe institucionet e aftësimit - në kuadër të metodave të edukacionit. Në fakt, tërë shqyrtimi dedikuar edukacionit përshkohet me trajtimin edhe të insti-tucioneve edhe organizmave tjerë të aftësimit. Në këtë pjesë do të cekën vetëm kon-turat e përmbajtjes së edukacionit të përgjithshëm ose kompleks, të veçantë e suple-mentar. Andaj këtu shqyrtohen modelet të cilat zbatohen në institucionet e karakterit universitar, të kolegjeve, instituteve dhe shkollave të specializuara. Në realitet edu-kacioni afatgjatë për biznes, është edhe i përgjithësuar edhe i profilizuar. Përbëhet nga një tërësi shkollash e fakultetesh, institucionesh e ndërmarrjesh të specializuara dhe projektesh e programesh masive dhe të veçuara eksperimentale. Ardhmëria e edu-kacionit të biznesit, është e gjithanshme dhe me përhapje të intensifikuar.

Sot, gati në të gjitha vendet po bëhen kërkime për inovimin e tërë sistemit të edukacionit, duke vënë në raport më të mirëpritur mësimdhënësit dhe mësimmarrësit. Në këtë mënyrë po hapen shtigjet më të përshtatshme për gjeturi në jetë, që njëko-hësisht nënkupton përgatitjen paraprake për aftësim në ndërmarrësi. Duke shndërruar traditën e paraardhësve në atë të biznesit, për të ngritur traditën e re, procesi i qytetërimit po shpejtësohet dhe po fisnikërohet duke krijuar përmbajtjet e reja humaniste.

Mësimi i përgjithshëm i biznesit, si edukacion kompleks më tepër i kushtohet

vijuesve të cilët duan ta ushtrojnë metodën për vetëdijen paraprake rreth lindjes së ideve, mbarështrimit të iniciativave dhe ndërmarrësisë. Të gjitha këto veprime kanë të bëjnë me provokime ose zgjimin e njeriut për të menduarit e lirë në gjetjen e mëny-rave të shtruarjes dhe zbatimit të iniciativave. Mësimet serioze me shembuj e ndërhyrje laterale - praktike, bëhen tërheqëse. Me mjete dhe efekte audiovizuele koekziston angazhimi mendor i cili nuk rraskapit, por përkundrazi "freskon".

Sipas programeve dedikuar shkallëzimit të shkollimit të përgjithësuar për biznes, thellësitë e trajtimit të përbërjeve të ndryshme dallojnë. Përmbajtja e programeve dhe planeve të edukacionit ndryshon prej një vendi në tjetrin dhe sipas niveleve shkollore - kolegj apo fakultet, institut apo shkollë e specializuar e biznesit. Kryesisht veprohet në mënyrë kooperative. Koncepti hipotetik i programeve më të përgjithësuar do të përfshinte: 1. Ndërmarrësinë dhe menaxhmentin - strategjinë, udhëheqjen e ndërmarr-jeve ekonomike, publike e të veçanta; marrëdhëniet me botën, financat, tregtinë, turi-

353

zmin, hotelerinë, trafikun, ndërtimtarinë; investimet e rrezikshme dhe përkrahjen financiare e të ngjashme, 2. Krizat dhe konfliktet e të gjitha llojeve - ekonomiko – biz-nesore, të krijimtarisë, organizimit e të ngjashme, 3. Metodat, konceptet dhe modelet e edukacionit, 4. Informatikën – menaxhmenti, sistemi, projektimi dhe realizimi, ndër-ldhja e prodhimtarisë, komunikimi, aftësimi për PSI bashkëkohor, bankat e të dhëna-ve dhe programet tjera, 5. Rregullativa e përgjithshme dhe për biznes - sistemi eko-nomik, procedurat, strategjia e institucionalizimi, procedimi, rregullativa interne e tje-ra, 6. Marketingu - mediat publike, promocioni, disenji, reklama, distribuimi, komu-nikimi biznesor, strategjia, analiza e tregut e të ngjashme, 7. Psikologjia e punës – biz-nesit, 8. Gjuhët e huaja. Konspekti për biznes mund të ndërtohet kurdoherë, pasi që janë formësuar njohuritë: çka duam dhe ku dëshirojmë të arrijmë.

Mësohen edhe përplot çështje tjera me shtjellimet dhe trajtimet e veçanta prog-ramore. Sikurse çdo disiplinë e fushëveprimit edhe biznesi, përbëhet nga njohuritë e pambaruara. Gjerësia është mjaft laramane. Për ilustrim mund të përmendet Edicioni Amerikan i Biznesit ("Entrepreneur Magazine"), i hartuar, përkatësisht i përfunduar më 1989 nga shumë institute, institucione shtetërore, asociacione, korporata të SHBA-ve (134), i cili është i përshkruar në 2.290 faqe, që në ndërkohë po plotësohet me ecuritë më të reja.

Mësimet e veçanta të biznesit, në përmbajtje ndryshojnë nga të përgjithshmet. Këto më tepër janë specializime për aftësime të personave për fushëveprimet e cak-tuara të profileve të: marketingut - "lansimi" i produkteve të reja dhe promocione tje-ra; informatikës - medikoinformatika, robotika, farmakoinformatika, informatika e pa-letizimit, distribuimit e të ngjashme.

Mësimet suplementare, kryesisht i dedikohen aftësimit për mësimdhënës dhe drejtimet kërkimore - shkencore në fushëveprimet e biznesit. Mirëpo, janë të njohur shembujt e angazhimeve në qasjet praktike të kompanive të mëdha të njerëzve me aftësime, përkatësisht shkollime suplementare. Pas aftësimit, këta në shumicën e ras-teve marrin përsipër punët më të përbëra dhe të specializuara - kërkimet e tregut dhe metodat e promocionit të produkteve të reja, ndonëse në një pjesë janë udhëheqës në hierarkinë e menaxhmentit ose këshilltarë të specializuar të prijësve të menaxhmentit, por edhe lider të trungut të tij. Mësimet për biznes të përparuar fillojnë nga vetvetja, vazhdojnë në shkollë dhe përsosen me përvojën.

Po ashtu, aftësimi suplementar bëhet për qëllime më të përafërta, përkatësisht për kompleksin e sistemeve dhe organizmave të biznesit - inkubator, lising, franshising, faktoring, rrjetin e informatikës, rrjetin e ndërmarrjeve të kompanive të mëdha e të ngjashme.

Kompleskin e veçantë të shkollimeve të specializuara të biznesit e përbëjnë programet për njohjen me ecuritë e të arriturave në mjediset tërheqëse për zhvillimet e biznesit ndërkombëtar. Kërkimet e tilla sot kanë tendencën e përhapjes më intensive. Mjediset më tërheqëse sot janë vendet e Lindjes së Largët, vendet e Afrikës Jugore dhe Veriore. Ndërkaq specializimet të njëri-tjetri janë duke marrë po ashtu përpjesëtime të përhapura sikurse Gjermani te amerikani dhe anasjelltas, Japonezi te Amerikani dhe anasjelltas, Francezi, Anglezi e kështu me radhë te njëri-tjetri.

354

P Ë R F U N D I M I

Ndër strategjitë e përparuara në mënyrë spektakulare në pjesën e dytë të She-kullit

Njëzet, pa dyshim janë teknika kozmike dhe mjeshtëria e biznesit. Hapësira e ve-primit në drejtimet vertikale dhe horizontale të përhapjes së biznesit në mesin e këtij shekulli, njerëzimit i ishte bërë e kufizuar. Me zbulimin e teknikës dhe teknologjisë së re, u ndërtuan stabilimente, institucione dhe organizma të cilët hapin shtigje të reja për veprime më të avancuara. Në këtë drejtim, biznesi përfshin çdo aktivitet njerëzor, duke ndërtuar raporte të reja të sjelljes. Kësisoj u përparua edhe sistemi i edukacionit për biznes. Sa më shumë që të mësosh e të zbërthesh mendimin, aq më pak do të harrosh kërkesat dhe ndarjen e tyre sipas përparësive.

Është e njohur se të gjitha vendet nuk e patën këtë qasje fatlume. Aty ku tregu vepronte "pa mëshirë" u krijua kultura e re e marrëdhënieve ndërnjerëzore si mëshirë e vetes për pavarësi individuale e kolektive. Vitet që po pasojnë, me siguri se në sferën e biznesit do të sjellin risi edhe më të suksesshme, me të cilat njerëzimit do t'i ofrojnë begatim suplementar të kulturës, vullnetit dhe humanizmit mbi baza të reja.

Biznesi është filluar sipas normave të kulturës klasike, kur qëllimi ka qenë të prodhosh sa më shumë, që do të thotë në pjesën më të madhe vëllimi ka qenë qëllimi parësor, gjë që është arsyetuar me kërkesat e shprehura. Kur prodhimtaria e ka tej-kaluar kërkesën, kanë dalë në shesh dituri të reja. Pra, kërkesa u përqendrua në syni-min: si ta bëjmë kërkesën tërheqëse. Konkurrenca intensive ka kushtëzuar qasje të reja jo vetëm në prodhim, por edhe aq më tepër në shitje. Duke u arritur përmasat e gjera të rritjes dhe zhvillimit të prodhimtarisë dhe shërbimeve, biznesi që ishte bukur shumë i ngathët, me edukacionin e inovuar, ka filluar të bëjë depërtime të përparuara, duke shuar metodat e vjetra dhe ndërtuar të rejat. Sa më shumë të kërkojmë kohë për të bërë diçka, aq më i madh do të bëhet mundi për mendimin dhe zbatimin e veprës e cila e zgjatë afatin e lodhjes.

Ndikimi i ndërsjellë i biznesit në edukacionin dhe i edukacionit në biznes, bën nxitje permanente, duke futur energji të freskëta. Shtytjet e tilla kanë sjellë ndërtimin e një kompleksi të edukacionit të sistemuar dhe të pasistemuar, duke shkuar në drejtim të një institucionalizimi dinamik. Andaj, edhe ajo që është përpiluar si përmbajtje e edukacionit të para njëzet vjetëve, tash më nuk është e vetme dhe prijëse në trajtimin e këtij. Teoritë dhe filozofitë për biznesin u drejtuan nga transparenca.

Aq më shumë, biznesi i avancuar krijoj suazën e re të zgjidhjeve të konflikteve duke i shuar një nga një. Mënjanoj edhe luftën e ftohët. Dhe triumfi u arrit me presi-onin e biznesit në qarqet politike duke e rikthyer këtë prej dominimeve të hapësirave në ngadhënjimin ekonomik. As burrat e shteteve demokratike, më nuk janë të pavarur si dikur. Suksesi i tyre vlerësohet me efektet frytdhënëse në biznes, përparimin e tij dhe të mirëqenies njerëzore. Ai, që do të hap më shumë tregje dhe vende të reja të punës,

355

është i parapëlqyeri. Andaj me plot mend, mund të konstatojmë se biznesi duke e hapur tregun, çeli shtigje të reja të thurjes së sistemeve të avancuara shoqërore demo-kratike. Bëhet e qartë se sa më i zhvilluar të bëhet biznesi, përfiton demokracia që sjell harmoninë ndërnjerëzore. Dhe anasjelltas sa më e zhvilluar demokracia, do ti jep krah zhvillimit të biznesit dhe përparimit të shoqërisë.

Normat klasike të ekonomisë dhe ekonomizimit, kanë ndihmuar që të krijohen baza të reja të këmbimit material dhe mendor. Dituritë e zgjeruara, kanë sjellë stra-tegjinë e inovuar të tregut ndaj njeriut si blerës dhe shitës, me përplot ndërhyrje të reja tërheqëse, duke eksponuar një kompleks të artit, shkencës, mjeshtërisë dhe kulturës së biznesit. Nëse në punishten e biznesit keni krijuar bindjen se mund të ndërtoni biznes të suksesshëm, keni përfituar shumë, pavarësisht sa jeni të vetëdijshëm se sa keni mësuar.

Përparimet e gjera ekonomike, kanë nxitur zhvillimin e biznesit. Sikurse që ele-ktronika, përkatësisht mikroprocesorët, kanë zvogëluar madhësinë e aparateve e stabi-limenteve, ashtu edhe biznesi, nën presionin e këtyre "zbulimeve", patjetër është gjetur në shkurtimin e rrugës dhe mënyrës së komunikimit me këto dhe për këto produkte. Mjetet e komunikimit, si resurse dhe infrastrukturë e re, kanë shkurtuar dhe thjeshtuar tërë mekanizmin e zhvillimit. Andaj, është e qartë se edhe biznesi është bërë më inve-ntiv, më praktik dhe më i thjeshtësuar. Edukacioni, patjetër është dashur të ritransfo-rmohet që të ndikoj në ristrukturimin e biznesit.

Ristrukturimi dhe optimalizimi ekonomik, duke përfshirë tërësinë e veprimeve njerëzore dhe rirenditjet materiale, në biznes ka sjell raporte fare të intensifikuara. Krahas kësaj, edukacioni në mënyrë revolucionare ka përfituar referenca të reja. Të arriturat, patjetër kanë krijuar tërësi për të cilat janë parashtruar kërkesa të përparuara; siç shprehet Ann M. Martin: "Orvatjet themelore hulumtuese (të stampit - stump), në lëmin e shkathtësisë së diturisë, aftësisë dhe qëndrimeve, që shtrihen në bazën e çfarëdollojshmërisë së mjeshtërive njerëzore, tash ishte dashur për t'i rishqyrtuar dhe zgjeruar, sidomos në vështrimin e ndërrimeve kualifikuese... 'Stampi' bën pyetje: ci-lat janë aftësitë transmetuese, cilat veçori të punëve mund të çmohen të për-gjithëshme etj." Rritja është mallkim i kërkuar për t'u liruar nga fazat e mëparshme të jetës dhe për të arritur nivelin që do të shpien nga dituria më e madhe.

Sistemi i informacioneve, duke u shtrirë në të gjitha fushëveprimet njerëzore, edukacionin e ka ngritur në nivel më të lartë, në rend të parë duke eksponuar kritere më të ashpra të vlerave praktike. Heterogjeniteti dhe tipizimi, si dy kahe të zhvillimit të shoqërisë, në biznes kanë sjellë deri te shkëputjet nga mbështetjet konvencionale, duke u drejtuar nga ato më liberale – jokonvencionale. Me këto ecuri, edukacioni për biznes ka përfituar në përbërje dhe vlerësime të reja, në të cilat lakonizmi ka filluar të ndërhyjë në komunikim e që kërkon përgatitje më të dendura. Nuk është shpallur gjit-hçka klasike edhe konservative, por që sipas kohës shumë shikime që ishin të shpa-llura klasike, por të liruara nga “dogmat” pengoheshin në përhapjen e tyre nga kon-servativët e “moralshëm”. Të jesh moralist, nuk do të thotë se je edhe i moralshëm. Duke u ndarë etika nga morali biznesor, janë krijuar qasje të reja ndaj konsumatorit, por edhe duke profilizuar moralin e ri sipas kohës.

356

Dituria e shtresuar për edukacion të metodave, koncepteve dhe modeleve të ndryshme, përbën njërën përmasë, por më i vlershëm çmohet përmasa e aftësisë së transmetimit. Në realitet, në të dy anët po bëhen përpjekje për shkallë të lartë të af-tësive të kondensimit të përbërë dhe transmetimit të thjeshtësuar të diturive për biz-nes.

Duhet të lexoni dhe të zgjidhni literaturën nga do të mësoni, por jo që të mbroheni me ato mësime!

Sipas Huffaker – it

Kurrë puna do të shkoj mbarë, sado që të kaploj lodhja nuk do të ndiesh rras-kapitje; kur puna nuk do të shkoj si duhet, edhe kur nuk ekziston lodhja, do të të kaploj rraskapitja.

Qëllimi i edukacionit të biznesit, korrespondon pikërisht me krijimin e punëve dhe përhapjen e punësimit. Efektet janë shumë më të gjera. Në rend të parë kështu intensifikohet komunikimi përmes marrëdhënieve në biznes, në të cilat gjithçka vle-rësohet përmes tregut. Dhe gjithçka e merr kahen e dinamizmit që duke mos vrapuar të zënët hapi me kohën. Konkurrenca këtë e kushtëzon.

Intensifikimin e edukacionit më të ngritur dhe më të gjithanshëm e kanë nxitur dështimet e shumta të ndërmarrjeve, pjesa më e madhe e të cilave ( të dëshiruarave) ka përfunduar me falimentim, sidomos ato të biznesit të vogël dhe të mesëm. Institu-cionet shtetërore këtë e kanë vërejtur më të shpejtë. Duke përqasur llogaritjen e çmi-mit të falimentimit dhe financimin e edukacionit për biznes, të gjitha analizat ishin të arsyeshme në favor të deponimeve paraprake për shpëtimin e prijësve të ndërmarrjeve - të menaxhmentit dhe menaxherëve, duke i aftësuar këta. Por, kjo njëkohësisht ishte cytje e firmave ca më të mëdha për një mirëkuptim e përkushtim për përkrahje mate-riale e organizative të aftësimit të bartësve të biznesit. Gjithashtu, edhe interesi i

357

drejtpërdrejtë ka nxitur ndërmarrjet që të bëjnë investime në shkollim. Investim ky që është me dobi të shumëfishtë. Aty ku nuk është i liruar tregu, biznesi është më pak i moralshëm; pa biznes të moralshëm nuk ka as demokraci të mirëfilltë.

Teknologjitë dhe produktet e reja, kanë shtruar kërkesën për rishqyrtimet e profi-leve të profesioneve ekzistuese dhe inovimin e tyre. Dituritë universale, duke humbur efektin, kanë qitur në shesh dobësitë e shumta të edukacionit. Regjenerimi i diturive, duke u degëzuar në shumë drejtime, ka hapur horizonte për profilizime të veçanta. Ekonomistët nuk kanë qenë mjaft të aftë për biznes të robotikës, makinave të specia-lizuara, ushqimit të pastër e të ngjashme. Është vërejtur se për këto veprime në mëny-rë meritore mund të zotohen inxhinierët e elektronikës, makinerisë, teknologjisë së ushqimit. Por, para këtyre janë paraqitur kërkesa dhe obligime të reja për njohuri të biznesit modern. Kësisoj janë bërë ristrukturime të thella dhe janë hapur shtigje për të depërtuar në të panjohurën.

Zgjidhjet kanë marrë drejtime dykrahëshe të ndikimit. Teknologjia e prodhim-tarisë ka shtruar kërkesa për teknologji të biznesit , në rend të parë të marketingut, dhe kështu, në drejtimin tjetër, biznesi po ashtu veçmas marketingu, ka përhapur kërkesa për ndryshime në prodhimtari. S'do mend se për këtë më së paku kanë mundur të bëhen meritorë vetëm ekonomistët. Duke mësuar shumë për biznesin, mund të humbni edhe një pjesë të kohës, në të cilën do ta ndërtonit këtë.

Të gjitha zgjidhjet e projektuara në biznesin modern, ndihmojnë për ngritjen e kulturës njerëzore, duke zëvendësuar një normë me tjetrën. Veprimi i tillë ndikon në tejkalimin e sjelljeve konservative e tradicionale. Edukacioni i biznesit modern është mendim dhe veprim inventiv, mbi baza të arsimimit shumëfaqësh dhe kulturës krea-tive. Edukacioni i përparuar i biznesit, përkatësisht i mbështetur në metodat më të reja, veçmas në ato transparente, përfiton në efikasitet kur ka të bëjë me personat koo-perativë. Ata që janë të mbyllur, jokureshtarë dhe pa veti të këmbimit të ndërsjellë, mbesin në margjinën e sistemeve të reja, ndonëse edhe edukacioni konvencional nuk mund t'u ndihmojë shumë.

358

EPILOGU

Për t'iu ngritur frymëzimin të tjerëve, është më lehtë se të frymëzojmë veten. Mi-rëpo, vepra e cila nuk është e shtyer nga frymëzimi i vetes, nuk është aq origjinale dhe e sinqertë. Këtë e kisha të qartë që moti. Edhe më herët se sa idenë që mbaja për t'iu qasur një pune të tillë. Kur fillova gjithë atë përmbajtje të grumbulluar ta shtroj në këtë vepër, vërejta shumë gjëra që ishin në ndërvarësi ndërmjet frymëzimit tim dhe atyre që u dedikohet kjo vepër. Nuk di se sa ia arrita qëllimit. Por, kam bindjen se ky është më i madh se saqë e paramendoja në fillim. Njerëzimi përherë ka pasur aspirata pushtuese, por duke u qytetëruar këto i ka fisnikëruar. Duke zhvilluar teknologjitë e reja ka filluar të përhapet verti-kalisht në kozmos dhe horizontalisht në biznes.

Çështjet e trajtuara në këtë libër janë të shumëllojshme, ndërsa mënyra e shtru-arjes graduale. Duke filluar një shtjellim, jam orvatur që atributin ta lëshoj dhe ta rris dalëngadalë, duke e pasqyruar nga këndet dhe zdritimet e ndryshme, deri në rrumbu-llakimin përfundimtar; të paktën të përfytyrimeve të mia. Me mënyrën e shtjellimit që është origjinale dhe teknikën e thurjes e të pasqyrimit, kam bërë përpjekje që ta evitoj monotoninë dhe ta zgjoj kureshtjen te lexuesit.

Vepra e përkryer ngjason me definicionin. Veprimet e mbaruara mund të deter-minohen si kategori të definuara. Krijimtaria s'ka fund. Biznesi si krijimtari është një nga të pafundmit. Andaj, edhe pse disa identifikime në këtë libër tingëllojnë si eksp-licite ose shprehen si definicione, këto janë të rastësishme, madje edhe nëse jo, i për-kasin ca segmenteve e jo aq tërësive të trajtuara. Këtu jam përpjekur që gjithçka që u përket parimeve, koncepteve, metodave, modeleve, zbatimeve të iniciativës dhe suk-sesit në biznes, por edhe më gjerë, të përmbledh dhe sistemoj në një tërësi sipas njo-hurive dhe bindjeve të mia, çfarë përndryshe nuk kam hasur në literaturë. Pos diturive dhe përvojave personale shumëvjeçare, jam munduar të gjurmoj sa më shumë literaturë dhe përvoja të reja të të tjerëve, të përhapura sot në botë, për çështjet kyçe të biznesit të përparuar.

Ani pse ky studim rezulton si një vepër pioniere, në ndërtimin e saj nuk jam ndier si pionier. Me siguri se këtu nuk do të gjeni përgjigje për zgjidhje të një varg problem-meve, por për shumicën e tyre keni udhëzime hyrëse, aq sa të drejtoni mendimet nga caku i vërtetë. Shigeo Shingo për udhëzimet e veta shkruan: "Asnjë aparat televiziv nuk guxon të jetë me gabim! Blerësi blen vetëm një nga prodhimi ynë - nga një milion të prodhuar. Nëse ai është me gabim, blerësi kurrë më nuk do të ketë besim në 'Matsushita'." Mirëpo, Shingo nuk e dha përgjigjen se edhe të kësaj firme a janë gjetur televizorë me gabim? Lumturia është gjithçka e asgjë. Çfarë është do të dimë kur të kuptojmë se çka

359

kërkojmë. Mendimet, metodat, konceptet dhe modelet e përshkruara, janë ose qasje auto-

riale ose të institucionalizuara. Këto gjithsesi ndihmojnë për një tipizim të veçorive unike ose të ngjashme të biznesit. Por, më të vlershme janë si përkrahje për ndërtimin e stilit personal të mendimit, sjelljes dhe veprimit. Kur dihen "enigmat e njohura", secili menaxher ka të drejtë për ta zgjedhur një mënyrë ose një tjetër për të qenë origjinal. Në këtë libër, të tilla shqyrtime mbarështohen në mbështetje të qenësishme dhe origjinale, aq më tepër për një kulturë si koncept e strategji jetësore në të cilën strategjia dhe koncepti do ta përcaktonin kulturën. Për këtë e të ngjashme, si udhëzime të qënd-rueshme: kodeksi i iniciativës, mendimet lateral dhe kuadriar e shumë të tjerë, në shtjellimin e librit si koncept inovues, janë mjaft të shprehur. Shumë detyra gjenden para njeriut, ndër të cilat edhe të: të mësoj, punojë, vuajë, qëndrojë, durojë, dashurojë dhe luftojë.

Me mban shpresa se në mjedisin tonë kultura e biznesit modern si sendërtim i marrëdhënieve njerëzore, do të përhapet shumë shpejt. Dhe këto si udhërrëfim për të gjithë, për ata që gjenden në biznes dhe ata që duan ta fillojnë biznesin, për mësim-marrësit dhe mësimdhënësit të të gjitha niveleve dhe profileve, prej fillores deri në universitet. Kjo është një mënyrë e tejkalimit të shtresimeve të vjetra, qofshin tradi-cionale ose konvencionale, duke i shndërruar në raporte konvergjente me prokopi.

Kërkimet dhe aplikimet e ndërkohshme për "zgjimin" e talentit të "fjetur", do të eksponojnë edhe më shumë vlerësime imediate, të cilat konkurrencën do ta bëjnë edhe më të ashpër. Dhe kështu, do ta zgjerojnë dhe shpejtësojnë prosperitetin.

Më mbetet për të thënë se një vepër e tillë atipike, ndoshta dikujt do t'ia "vret" syrin kur e lexon, apo edhe veshin kur fjalët e saj i dëgjon nga të tjerët. Këtë e kisha para vetes tërë kohën deri sa ndërtoja përmbajtjen dhe përpiloja fjalitë. Mirëpo, mëny-ra e tillë e shtruarjes së gjërave aq të rëndësishme duke i thjeshtësuar, përkatësisht "përtokësuar", në mjediset e përparuara, sot është bërë komunikimi me patos shke-ncor. Çdo punë mund të jetë për të gjithë, por parimisht puna mendore u përket atyre me dhunti të talentit dhe që kanë ushtruar mendimin e profesionin për veprime të talentuara.

Sidoqoftë, duke iu shmangur sadopak metodës konvencionale të përshkrimit, shumë të panjohura bëhen të kuptueshme. Të paktën, shkenca i përket zotimit për kërkime të thelluara dhe aftësisë së interpretimit të kapshëm për shumëkënd. Andaj, kur bëhet më afër me lexuesin, mundi i punës shkencore është më i frytshëm. Kështu, tejkalohen barrierat e kuptimit duke mos i ndërruar vendet, por mënyrën e thellimit në kërkime dhe eksponimit të rezultateve. Nëse kjo duket e paqartësuar, atëherë këtë duhet kërkuar në leximin e librit dhe vrojtimin e përshkrimeve të cilat në këtë drejtim bukur shumë janë shpjeguar. Gjithaq, për këtë duhet shikuar edhe literaturën më të përparuar botërore, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i dedikohet biz-nesit bashkëkohor, por edhe fushëveprimeve tjera nga shkencat fundamentale. Kënaqësia, gëzimi e lumturia shumë dallojnë. Do të kënaqesh me pak dhe për pak kohë. Do të gëzohesh më shumë dhe për më shumë kohë. Mirëpo, i lumtur nëse bëhesh - që të ndihmon vetëm dituria - do të mbetesh përjetë.

360

Ndoshta, tërheqja e vëmendjes në gjithë këtë është edhe e panevojshme. Por, duke u nisur nga ajo se nuk jemi mësuar të ndeshemi me trajtime të tilla jo vetëm në gjuhen tonë, por edhe në tjerat të mjediseve të cilat për një kohë të gjatë jetonin nën ndikimin e shkencës së të "zgjedhurve" dhe mendimit të skematizuar, ma thotë mendja se nuk është e tepërt t'i ofroj edhe këto shpjegime.

Janë kohët e gëzimit dhe kohët e hidhërimit, por njeriu më vonë ndodh që të ndërrojë mendimin se këto i ka perceptuar gabimisht.

Tërë trajtimi i çështjeve thelbësore në këtë libër përshkohet nga iniciativa,

pikërisht racionale dhe suksesi që ndërvihet në parimin për krijimtari. Nganjëherë renditjet e gjërave duken të idealizuara. Mirëpo, aq sa parimi si kriter universal e i pandryshueshëm dhe ideal, nuk nënkupton tejkalimin e bazës reale, ashtu edhe në shqyrtimet e bëra, nuk pretendohet për sjellje jashtë suazës së tillë. Pra, fjala është për kriteret parimore si masë mesatare as të idealizuar, të tejçmuar e as të përçmuar. Në sajë të tyre, bëhet edhe shtruarja e të vërtetës në të cilën për krijimtari të mirëfilltë çfarë është edhe biznesi, duhet mbështetur tërësinë e marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe këtë me atë materiale.

361

Bibliografia

1. Abraham H. Maslow "Motivacija i licnost", Nolit, Beograd, 1982. 2. Ali Jakupi: “Bazat e Marketingut”, Universiteti i Prishtinës - Fakulteti Ekonomik,

Prishtinë 1995. 3. “Americka Privreda – kratak pregled,” Informativna Agencija SAD, USIA Regi-

onal Program Office, Vienna, 1994. 4. Ante Fulgosi "Psihologija licnosti - teorije i istrazivanja", Skolska knjiga, Zagreb,

1981. 5. "Baden Würtemberg - Your Business Partner - Dynamic Progressive uality Min-

ded", Ministry of Economic Affairs and Technology, State of Baden Würtem-berg, Stuttgart, 1986.

6. Bikas C. Sanyal "Visoko obrazovanje i zaposlenost u Evropi - neki aspekti", Eko-nomika Obrazovanja, 1-2, Nova Prosveta, Beograd, 1991.

7. Brana Markovic - redaktor "Socijalizam na istorijskom raskrscu - kriza, promene, izgledi", Institut za medjunarodnu politiku i privredu, Beograd 1990.

8. Charles R. Whitlock, R. Dwane Krumme and Donald P. Crivellone "Just Do It: Management", Princeton Press Publication, Los Angeles, 1988.

9. Christine Harvey and Helen Steadman "Running Your Own Hairdressing Salon", Hairdressers Journal, London, 1986.

10. Clifford M. Baumback, “Bazat e drejtimit të biznesit të vogël”, “Libri universi-tar”, Tiranë 1994.

11. "DEG - German Finance Company for Investments in Developing Countries", Annual Report, Köln, 1986.

12. "Dialogue", Vol. 8, No. 3/4, U.S. Information Agency, Pennsylvania, Washing-ton, 1975.

13. Diane Hughes and Godfrey Golzen "Running Your Own Restaurant", Liverpool Echo, Liverpool, 1985.

14. "Economic Impact - Challenges to Intellectual Property Trade", A quarterly review of World Economics, No.3, United States Information Agency, Washington, 1988.

15. Edward De Bono "TACTICS: "The Art and Science of Success", The Pilot Pro-duction, London, 1987.

16. Ekonomski Center Maribor "Informatika", Maribor, 1989.

362

17. Elven Money "Running Your Own Pub", Daily Mirror and Daily Express, Lon-don, 1985.

18. "Entrepreneur 10th Annual Franchise", International Franchise Association, New York Ave, N.W., Washington D.C. 1989.

19. Entrepreneurs' Institute "Small Business Overview", Volume I, American En-trepreneurs Association (AEA), Irvine, California, 1989.

20. Entrepreneurs' Institute "Giong into Business", Volume II, American Entrepre-neurs Association (AEA), Irvine, California, 1989.

21. Entrepreneurs' Institute "Start-up Management and Business Promotions", Volume III, American Entrepreneurs Association (AEA), Irvine, California, 1989.

22. Entrepreneurs' Institute "Growth and Diversification", Volume IV, American Entrepreneurs Association (AEA), Irvine, California, 1989.

23. Entrepreneurs' Institute "Advanced Management Strategies", Volume V, American Entrepreneurs Association (AEA), Irvine, California, 1989.

24. European Management Unlimited "Dynamics of an Emerging Process", Viena, 1992.

25. "Facts and Figures - A Comperative Survey of the Federal Republic of Germany and the German Democratic Republic", Press and information Office of the Fede-ral Republic of Germany, Bonn, 1985.

26. Fuada Stankovic "Preduzetnicka ekonomija", Savremena administracija, Beog-rad, 1989.

27. Geoffrey Sales "How to Deal With Your Bank Manager", International Small Business Journal,London, 1988.

28. "GEP - Graduate Enterprise Programme - Business Workshops 1991", Edinburgh University - Edinburgh, Strathclyde University - Glasgow, Stirling University - Stirling, 1991.

29. Grupa autora "Akcionarska drustva", Mladost, Beograd, 1989. 30. Harry Browne, “Kako sam pronasao slobodu u neslobodnom svetu”, Global bo-ok,

Novi Sad, 1994. 31. Hasan Muratovic "Rukovodjenje preduzecem u krizi", Mladost, Beograd, 1989. 32. Hill Terrey "Small Business Production", MacMillan, London, 1987. 33. Howard Green, Brian Chalkley and Paul Foley "How to Choose Business

Premises", International Small Business Journal, London, 1988. 34. Ian Linton "Writing for Living", Writers Monthly, Newscheck, London, 1987. 35. J.A.C. Brown "Socijalna psihologija u poduzecu", Privreda, Zagreb, 1962. 36. John Pearce "Running Your Own Cooperative", The Gardian, London, 1984. 37. John Rose and Linda Hankin "Running Your Own Photographic Business", The

Photographer, London, 1985. 38. K. Ludman and R.D. Buchanan "Buying and Renovating Houses for Profit", The

Daily Express, London, 1988. 39. Kelvin S. Hol, Gardner Lindzi "Teorije licnosti", Nolit, Beograd, 1983.

363

40. Kenneth Blanchard, Spencer Johnson “Jedan minut za menadzment”, Global Bo-ok, Novi Sad 1994. Në përkthim dallon titulli i origjinalit që është “The One Mi-nute Manager” - “Menaxher për një minutë” (vr. Z.B.)

41. Kim Ludman "Making a living as a Rock Musician", The Daily Express, London, 1987.

42. Kim Ludman "Running Your Own Building Business", Building Management abstracts, London, 1986.

43. "La science, la technologie, l'innovation: Une politique globale - Rapport de Pintergroupe Recherche et Développement Technologique présidée par M.Yves Farge", La France, l'Europe, Xeme Plan 1989-1992, La Documentation Française, join 1989

44. "Lanes Kreditbank Baden Würtemberg - Fianzielle Wirtshaftsförderung", Stutt-gart, 1988.

45. Laurence J. Peter and Raymond Hull "The Peter Principle", Villiam Morrow and Company Inc, New York, 1969.

46. "Le Pari de la Rensponsabilite - Rapport de la Commission Efficacité de l'Etat, présidée e par M. François de Closets", La France, l'Europe, Xeme Plan 1989-1992, La Documentation Française, Septembre 1989.

47. Lukreci, “Mbi natyrën”, “Rilindja”, Prishtinë 1972. 48. Mag Morris "Importing for the Small Business", Commerce International, Lon-

don, 1988. 42/ Malcolm Brecman "Runnig Your Own Mail Order Business", British usiness,

London, 1987. 49. Marijan Kosicek "Licnost, emocije, sukobi, brak, alkoholizam i radna sposob-

nost", Privreda, Zagreb, 1963. 50. “Mediat e papenguara”- botim i Agjencisë Informative të Shteteve të Bashkuara,

Qendra për zhurnalistikën e jashtme, Reston, Virginia 22091, U.S.A. 1992. 51. Michael Bruno, Sylvia Piterman "Israels Sabilisation: A Two - Year Review, Na-

tional Bureau of Economic Research", Working Paper No.2398/98, Cambridge, Mass.

52. Michael D. Jenkins, John F. Curtis "Starting and Operating a Business in Mas-sachusetts", Published by The Oasis Press, Oregon, 1989.

53. Mile Jovic "Medjunarodni faktoring", Agencija Saveznog Izvrsnog Veca za mala i srednja preduzeca i preduzetnistvo (separat za internu upotrebu), Beograd, 1990.

54. Mile Jovic "Medjunaroni lizing", Agencija Saveznog Izvrsnog Veca za mala i srednja preduzeca i preduzetnistvo (separat za internu upotrebu), Beograd, 1990.

55. Miroslav Glas "OPTIMA - Program obrazovanja, metodologija programa OPTI-MA i program unutrasnjeg preduzetnistva", PDP Yugea, Ljubljana 1990.

56. Niccolo Machiavelli "Sundimtari", Rilindja, Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1977. 57. Nikolla Rot "Psikologjia e përgjithshme", Enti i teksteve dhe mjeteve mësimore i

KSA të Kosovës, Prishtinë, 1972. 58. Neki Juniku – “Kaptina nga psikologjia”, “Asdreni” – Shkup, 1994.

364

59. Noël Riley and Godfrey Golzen "Running Own Antiques Business", Antiques Trade Gazette, London, 1987.

60. Norman R.F. Majer "Industrijska psihologija", Privreda, Zagreb, 1964. 61. J.Oswald Sanders “Spiritual Leadership”, London, Lakelend 1967. 62. Patricia Clayton "Law for the Small Business", Trident, London, 1988. 63. "Perestrojka u SSSR - izvori, smisao, sadrzina i izgledi", Institut za medjuna-rodnu

politiku i privredu, Beograd, 1988. 64. Peter Farell "How to Buy Business", The Daily Telegraph, London, 1989. 65. PIC - GEA College, Bohinj "Program seminara", Podjetnisko Izobrazavalni Cen-

ter, Bohinjsko Jezero, 1990. 66. Paul – Clement Jagot, “Moç volje”, “Orion” Beograd - Zemun 1987. 67. "Projekt OPTIMA Kranj - Program prestruktuiranja gospodarstva obcine Kranj z

pomocjo ustanovljavanja manjih in srednjih podjetjij", PDP Yugea, Ljubljana, Izvrsni svet Skupscine obcine Kranj, 1990.

68. Raab S. Steren and Gregory Matusky "The Bluerprint for Franchising a Business", John Wiley and Sons, New York, 1987.

69. "Reforme drugi korak - Madjarska, Poljska, Bugarska", Institut za medjunarodni radnicki pokret i Institut za medjunarodnu politiku i privredu, Beograd, 1988.

70. Revija za razvoj - Podjetnistvo in strategija razvoja, RR Komunikacije d.o.o. Letnik VII, Ljubljana, 1991.

71. Robert L. McCan and Mark Pulman "An outline of American Economics", United States Information Agency, United States of America.

72. Roger Cox "Running Your Own Shop", Financial Times, London, 1989. 73. S.K. Chakraborty "Managerial Effective and Quality of Work Life", Indian Insti-

tute of Management, Calcuta, 1987. 74. Sarah Hosking "Working for Yourself in the Arts and Crafts", Newscheck, Lon-

don, 1989. 75. M. Scott Peck “Put kojim se redje ide”, JRJ, Zemun, 1994. 76. Scottish Enerprise Foundation "Annual Report 1989-1990", University of Stirling,

Stirling, 1992. 77. Sheila Jabawa "Running Your Own Boarding Kennels", Kennel Gazette, London,

1985. 78. Shigeo Shingo "Nova japanska privredna filozofija", Jugoslovenski zavod za pro-

duktivnost rada, Beograd, Fakultet organizacionih nauka, Beograd, l985. 79. "Socijalizam kineskih boja", Institut za medjunarodnu politiku i privredu, Beog-

rad, 1988. 80. "SPEED - Incubator Network Newsletter", Southwestern Pennsylvania Economic

Development District, No.2, Spring 1989. 81. Spenser Johnson, “Jedan minut za sebe”, Global Book, Novi Sad, 1994. 82. "Stabilizacija u uslovima hiperinflacije - iskustvo Izraela", Konzorcijum eko-

nomskih instituta Jugoslavije, Beograd, 1989.

365

83. "Staff Appraisal Report Turkey" - Small and Meduim Scale Industry Project", The World Bank, Washington D.C., 1988.

84. "Starting Your Own Business - Answers To Some Of Your Questions", U.S. Small Business Administration Office Business Development, Forth Worth, Texas, 1986.

85. "STI REVUE Science/Technologie/Industrie", OCDE, No.5 Avril, Paris 1989. 86. Terli mings “Studimi i ekonomisë – parimet, konceptet dhe zbatimet”, Libri

universitar, Tiranë 1991. 87. "The Enterprise Policy for the Community", Commision of the European Co-

mmunities, Brussels, 1988. 88. Tomislav Tomenkovic "Psihologija rada", Naucna knjiga, Beograd, 1965. 89. U. Teichler and B. C. Sanyal "Higher Education and the Labour Market in the

Federal Republic of Germany", UNESCO, Paris, 1982. 90. Ursula Garner and Judy Ridgeway "Running Your Own Catering Business",

London Catering News, London, 1984. 91. Volter Dil Scot and Dalton T. Howard "The skill to gain a man as an instrument af

success in life - Psychology of argument and suggestion", New York, 1911. 92. William G. Nickels “Understanding Business”, Times Mirror/Mosby College

Publishing, St.Louis – Toronto – Santa Clara; 1987. 93. "World Trade Center Ljubljana", novice, maj 1991. 94. "YU - 21", Revija za nauku i tehnologiju; tema broja - kompjuteri i upravljanje

proizvodnjom, No.1, Novi Sad, 1986. 95. "YU - 21", Revija za nauku i tehnologiju; tema broja - buducnost obrazovanja,

No.8, Novi Sad, 1988. 96. Zeki Bejtullahu “Parimi i iniciativës dhe suksesi ose bazat e biznesit të përpa-

ruara”, ZËRI, Prishtinë, 1992. 97. Zeki Bejtullahu “Strategjia në biznes ose bazat e biznesit të përparuar” – libri i

dytë, ZËRI, Prishtinë, 1994 98. Zeki Bejtullahu "Ndërrimet strukturale dhe punësimi", Edicioni i botimeve të

veçanta, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1985. 99. Zeki Bejtullahu "OPTIMA - prestruktuiranje privrede grada Djakovica pomocu

osnivanja malih i srednjih preduzeca - sintezna studija strateskog razvoja struk-tuiranja privrede Djakovice", Ingro - Yugea, Djakovica, avgust 1989.

100. Zeki Bejtullahu "Ekonomski odnosi i sistem regionalnog razvoja", Privredni Pre-gled, Beograd, 1980.

366

P Ë R M B A J T J A

P A R A T H Ë N I E................................................................. Error! Bookmark not defined. KREU 1. HYRJE NË BIZNES ................................................................................................... 9 BIZNESI DHE AFARIZMI ...................................................................................................... 10

Biznesi................................................................................................................................... 11 Afarizmi ................................................................................................................................ 12

TEORITË DHE PRAGMATIZMI............................................................................................ 14 1. Teoritë ............................................................................................................................... 14 2. Pragmatizmi ...................................................................................................................... 18 3. Parimet e teorive dhe të pragmatizmit............................................................................... 20

P Ë R F U N D I MI .................................................................................................................. 22 KREU 2. PARIMI I INICIATIVËS DHE SUKSESI................................................................ 24 PJESA E PARË. PARIMI I INICIATIVËS.............................................................................. 26

IDENTIFIKIMI I INICIATIVËS.......................................................................................... 28 INICIATIVA E KRIJIMTARISË FUNDAMENTALE ................................................... 28 INICIATIVA E KRIJIMTARISË PRAGMATIKE .......................................................... 32

1. Novatorizmi............................................................................................................... 34 2. Imitimi ....................................................................................................................... 36

KONCEPTI I......................................................................................................................... 38 KODEKSIT TË INICIATIVËS ............................................................................................ 38

1. Qëllimi........................................................................................................................... 40 2. Funksioni....................................................................................................................... 41 3. Metoda........................................................................................................................... 42 4. Mjetet ............................................................................................................................ 44 5. Koha .............................................................................................................................. 45 6. Hapësira......................................................................................................................... 46 7. Bartësit .......................................................................................................................... 47 8. Motivi ............................................................................................................................ 49 9. Mikroklima.................................................................................................................... 50 10. Efektet ......................................................................................................................... 51

PREZENTIMI I INICIATIVËS ............................................................................................ 52 VERIFIKIMI I INICIATIVËS.............................................................................................. 57 PROJEKTIMI I INICIATIVËS ............................................................................................ 57 P Ë R F U N D I M I ............................................................................................................. 60

PJESA E DYTË. SUKSESI ...................................................................................................... 62 DETERMINIMI I SUKSESIT .............................................................................................. 63

1. Suksesi i rendimentit afatgjatë....................................................................................... 64 2. Suksesi i rendimentit afatshkurtër ................................................................................. 67

P Ë R F U N D I M I ............................................................................................................. 68

367

KREU 3. MENAXHMENTI DHE NDËRMARRËSIA ........................................................... 70 Shpjegimi i nocioneve............................................................................................................... 70 PJESA E PARË. MENAXHMENTI DHE RESURSET .......................................................... 72

1. Planifikimi i zhvillimit .................................................................................................. 73 1.1. Planifikimi i resurseve............................................................................................ 73

2. Plani i aktivitetit - aksionit ............................................................................................ 75 2.1. Procedura e nxjerrjes së vendimeve ....................................................................... 75

3. Profesionizmi në hierarkinë e menaxhmentit ................................................................ 77 MENAXHMENTI DHE TREGU ......................................................................................... 85

Fenomenet e veçuara të biznesit – marketingut - dhe të antibiznesit ................................ 88 P Ë R F U N D I M I ..............................................................Error! Bookmark not defined.

PJESA E DYTË. NDËRMARRËSIA....................................................................................... 93 NDËRMARRËSI - MENAXHERI....................................................................................... 95

LIDERSHIPI DHE LIDERI.............................................................................................. 98 Mosha e lidership-it......................................................................................................... 100

TIPARET E MENAXHERIT ............................................................................................. 101 ARKITEKTURA E MENAXHERIT ................................................................................. 103

1. Koha dhe vrapi ............................................................................................................ 103 2. Kultura dhe profesioni ................................................................................................ 104 3. Besimi dhe mosbesimi ................................................................................................ 106 4. Mendimi dhe konspekti............................................................................................... 107 5. Organizimi dhe ekipi................................................................................................... 108 6. Informacionet dhe momenti ........................................................................................ 110 7. Krenaria dhe modestia................................................................................................. 111 8. Kursimi dhe qëllimi..................................................................................................... 112 9. Guximi dhe vendosmëria ............................................................................................ 113 10. Kondicioni dhe drejtpeshimi ..................................................................................... 115 11. Energjia dhe mosha ................................................................................................... 116 12. Vendimi dhe paragjykimi.......................................................................................... 118 13. Përgatitja dhe fjala..................................................................................................... 120 14. Emocionet dhe ndjenjat............................................................................................. 121 15. Fitorja dhe humbja .................................................................................................... 122 16. Informacioni dhe perceptimi ..................................................................................... 123 17. Profesioni dhe infrastruktura..................................................................................... 125 18. Analitika dhe pragmatika .......................................................................................... 126 19. E njohura dhe e panjohura ........................................................................................ 128 20. Barazia dhe pabarazia ............................................................................................... 129 21. Koha dhe vlera .......................................................................................................... 130 22. Miqësia dhe biznesi................................................................................................... 131 23. Biseda dhe dialogu .................................................................................................... 132 24. Mendimi dhe veprimi ................................................................................................ 132 25. Njerëzit dhe identifikimi ........................................................................................... 133 26. Imtësirat dhe mozaiku ............................................................................................... 135 27. Imitimi dhe origjinaliteti ........................................................................................... 135 28. Dashuria dhe hidhërimi ............................................................................................. 137 29. Ndihmesa dhe solidariteti.......................................................................................... 138 30. Vendimi dhe qëndrueshmëria.................................................................................... 140

368

31. Respekti dhe disiplina ............................................................................................... 141 32. Metodika dhe iniciativa ............................................................................................. 142 33. Aftësia dhe vlerësimi................................................................................................. 142 34. Sugjestioni dhe hipnoza ............................................................................................ 143 35. Lojaliteti dhe oponenca ............................................................................................. 145 36. Menaxheri dhe mas-mediat ....................................................................................... 146

P Ë R F U N D I M I ........................................................................................................... 148 KREU 4. KRIZAT DHE KONFLIKTET ............................................................................... 152 PJESA E PARË. KRIZAT GLOBALE................................................................................... 154

KRIZA E SISTEMIT SHOQËROR DHE........................................................................... 155 EKONOMIK ....................................................................................................................... 155

KRIZA EKONOMIKE ................................................................................................... 157 1. Përvetësimi shtetëror i pjesëve vitale të kapitalit .................................................... 157 2. Shkëputja e kapitalit financiar nga tregu ................................................................. 159 3. Monopolet dhe eliminimi i konkurrencës................................................................ 161 4. Modeli i gabuar i zhvillimit ekonomik .................................................................... 162

4.1 Modeli i sistemit të dirigjimit ............................................................................ 163 4.2 Modeli i sistemit të kompromisit....................................................................... 164

5. Mekanizmat e sistemit të ndryshimeve.................................................................... 165 5.1 Reformat dhe programet e stabilizimit ekonomik ................................................. 165

P Ë R F U N D I M I ........................................................................................................... 166 PJESA E DYTË. KRIZA E EFIKASITETIT STRUKTURAL .............................................. 169

SHFRYTËZIMI I RESURSEVE ........................................................................................ 170 KOORDINIMI I RESURSEVE .......................................................................................... 172 P Ë R F U N D I M I ........................................................................................................... 173

PJESA E TRETË. KRIZA KRIJUESE ................................................................................... 175 VEÇORITË E VLERAVE KRIJUESE DHE KRIZA ........................................................ 177 MANIFESTIMI I KRIZËS KRIJUESE.............................................................................. 180

1. Monotonia .................................................................................................................. 180 2. Depresioni .................................................................................................................. 182 3. Nervozizmi .................................................................................................................. 183 4. Amullia ....................................................................................................................... 185 5. Tremba ........................................................................................................................ 186 6. Stresi ........................................................................................................................... 187 7. Frustracioni ................................................................................................................. 188 8. Instanca e aftësisë dhe e paaftësisë.............................................................................. 189

PASOJAT E KRIZËS KRIJUESE...................................................................................... 191 1.Veprimi i rënies së rritjes së rendimentit të punës........................................................ 191 2.Veprimi “ligjit” të rënies së rendimentit të punës ....................................................... 191

FAKTORËT E MJEDISIT NË NXITJEN E RIZËS........................................................... 193 1. Rrethanat e jashtem të dekurajimit .............................................................................. 193 2. Rrethanat e brendshëm të dekurajimit ......................................................................... 197 Udhëzime të shkurtëra për menjanimin e manisfestimit të krizës krijuese ..................... 201 Një minutë për vete ......................................................................................................... 203

P Ë R F U N D I M I ........................................................................................................... 204 KREU 5. RISTRUKTURIMI.................................................................................................. 207 PJESA E PARË. STRATEGJIA E RISTRUKTURIMIT ....................................................... 209

369

STRATIFIKIMI VERTIKAL ............................................................................................. 210 RENDITJA DHE RIRENDITJA HORIZONTALE ........................................................... 212 INSTITUCIONALIZIMI I RISTRUKTURIMIT ............................................................... 214

RISTRUKTURIMI I JASHTËM .................................................................................... 214 1. Sistemi shoqëror...................................................................................................... 215 2. Sistemi ekonomik.................................................................................................... 217

2.1. Modeli i sistemit të ekonomisë sociale të tregut............................................... 218 2.2.1. Si të mbarështohen performansat e modelit të ekonomisë sociale të tregut? 218

3. Tranformimi pronësor -privatizimi ......................................................................... 223 RISTRUKUTIMI I BRENDSHËM ................................................................................ 225

P Ë R F U N D I M I ........................................................................................................... 226 PJESA E DYTË. OPTIMALIZIMI DHE RRITJA E EFIKASITETIT .................................. 229

OPTIMALIZIMI RISTRUKTUIV I RESURSEVE ........................................................... 230 KOMPLEKSI SOCIAL .................................................................................................. 232 KOMPLEKSI EKONOMIK ........................................................................................... 234 KOMPLEKSI I INSTITUCIONEVE, PROJEKTEVE, ORGANIZMAVE DHE SISTEMEVE TË OPTIMALIZIMIT – BIZNESIT ...................................................... 237

1. Institucionet e zhvillimit të biznesit ........................................................................ 238 1. 1. Institucionet inventive – kërkimore të biznesit ............................................... 238 1. 2. Institucionet profesioniste – operative të biznesit ........................................... 239

3. Projektet e optimalizimit të ristrukturimit – të biznesit ........................................... 243 3.1. Projekti "OPTIMA".......................................................................................... 243

4. Organizmat e optimalizimit – të biznesit................................................................. 247 4.1. Zona jashtëdoganore ........................................................................................ 247 4.2. Inkubatori i biznesit.......................................................................................... 249 4.3. Parku industrial ...................................................Error! Bookmark not defined. 4.4. Qendra biznesore dhe e servisit........................................................................ 253 4.5. World Trade Center Association - WTCA....................................................... 254 4.6 Klubi i menaxherëve ose Shoqata e biznesmenëve........................................... 256

5. Sistemet e optimalizimit – të biznesit...................................................................... 257 5.1. Franchising - Franshisingu.............................................................................. 257 5.2. Lisingu ............................................................................................................. 261 5.3. Kombinimi i franshisingut me Lisingun .......................................................... 264 5.4. Faktoringu ........................................................................................................ 265 5.5. Know - how – të dish si.................................................................................... 266 5.6. Know - why – të dish pse................................................................................. 268 5.7. Mas - mediat..................................................................................................... 268

P Ë R F U N D I M I ........................................................................................................... 270 PJESA E TRETË. BIZNESI I VOGËL .................................................................................. 272

1. Relacionet e vlerave .................................................................................................... 275 Format e biznesit ..................................................................................................................... 278

2. Rëndësia dhe vlerësimi................................................................................................ 278 STRATEGJITË................................................................................................................... 280

1. Strategjia individuale .................................................................................................. 281 2. Strategjia ekipore ........................................................................................................ 284 3. Strategjia shtetërore..................................................................................................... 285 4. Strategjia e imitimeve dhe novacioneve...................................................................... 286

370

6. Strategjia e besimit ...................................................................................................... 290 7. Dhe çka për Kosovën? ................................................................................................ 291

P Ë R F U N D I MI ............................................................................................................ 294 KREU 6. EDUKACIONI........................................................................................................ 296 EDUKACIONI DHE PUNËSIMI........................................................................................... 300 OBJEKTIVAT DHE EFEKTET E EDUKACIONIT ............................................................. 303 METODAT E EDUKACIONIT ............................................................................................. 305

Veçoritë e vetive të mësimmarrësve.................................................................................... 307 dhe metoda e edukacionit ................................................................................................... 307

1. Njerëzit e tipareve sinkrone......................................................................................... 308 2. Njerëzit e tipareve asinkrone....................................................................................... 308 3. Bota e sinkronëve dhe e asinkronëve .......................................................................... 309

METODA KREATIVE - KOOPERATIVE........................................................................ 312 E EDUKACIONIT.............................................................................................................. 312

SHPJEGIMET HYRËSE ................................................................................................ 312 Caqet e metodes.......................................................................................................... 312

ROLI DHE FUNKSIONI I MËSIMDHËNËSIT............................................................ 314 MOTIVIMI I MËSIMMARRËSVE................................................................................ 315 SISTEMI I NDRYSHIMIT DHE EVOLUIMIT............................................................. 316 SHFRYTËZIMI I MODELEVE ..................................................................................... 317 POROSITË PËRCJELLËSE........................................................................................... 318 TEKNIKAT E UDHËHEQËSIT TË AKTIVITETIT MËSIMOR ................................. 318

I. TEKNIKA E MOTIVIMIT DHE PROCEDIMI ME MËSIMMARRËS ................ 318 Kujdesuni që vijuesit të gjendën gjithnjë të kyçur në punë..................................... 319

II. TEKNIKA E APLIKIMIT...................................................................................... 322 Kur do të inkuadroni në mësim njerëzit me përvoja nga veprimtaritë e biznesit .... 325 Kur do të koordinoni lojën e roleve......................................................................... 326

TAKIMET E MËSIMDHËNËSVE ................................................................................ 328 Menaxher për një minutë................................................................................................. 328

KONCEPTET E EDUKACIONIT.......................................................................................... 329 1. Koncepti i mendimit lateral ............................................................................................. 330

1.1. Potenciali i mendimit lateral..................................................................................... 334 2. Koncepti i mendimit kuadriar ......................................................................................... 336

2.1.Verifikimi i mendimit kuadriar ................................................................................. 339 2.2. Vështrim i shkurtër për të njohurat........................................................................... 342

MODELET E EDUKACIONIT.............................................................................................. 344 Modelet e drejtimeve afatshkurtëra ..................................................................................... 344

1. MAIRS – MTIBA modeli ........................................................................................... 345 2. Business Workshop (punishtja e biznesit)................................................................... 349 3. The Business Lifecycles (ciklet e jetësimit të biznesit).............................................. 350

Modelet e drejtimeve afatgjata ............................................................................................ 352 P Ë R F U N D I M I ........................................................................................................... 354

EPILOGU................................................................................................................................ 358 BIBLIOGRAFIA..................................................................................................................... 361

371

372

Zeki Bejtullahu

BAZAT E BIZNESIT LIBRI I PARË

Parimet, Konceptet, Metodat, Modelet, Sistemet, Zbatimet

Grafikat kompjuterike: Armand Bejtullahu

Radhitja kompjuterike: Redaktura

Lektura Korrektura

Autori

U shtyp në shtypshkronjën e ndërmarrjës gazetare-botuese

INTERPRESS R.Company Prishtinë

Së pari u shtyp në mars 1999, kur bashkë me shtypshkronjën e dogjën tërë tirazhin dhe pastaj u shtyp në mars 2000

Tirazhi: 500 ekzemplarë

Vëllimi: 29 tabakë shtypi

373

Disa nga të dhënat e shkurtëra të biografisë së autorit Zeki BEJTULLAHU u lind në Gjakovë me 1939. Shkollimin fillor dhe gjimna-

zin i kreu në vendlindje. Studioi së pari Fakultetin e Agronomisë në Shkup ku diplomoi me 1961. Më vonë pasi që u shkëput nga veprimi në prodhim i vazhdoi studimet postdiplomike në Fakultetin Ekonomik, po ashtu në Shkup, ku magji-stroi nga menaxhmenti me 1972. Doktoroi në Fakultetin Ekonomik në Beograd nga sistemi ekonomik me 1976.

Ushtroi detyra të ndryshme porfesioniste nga fushëveprimi i agronomisë e pastaj ekonomisë prej ndërmarrjes deri në nivelet e administratës së shtetit të ish Jugosllavisë. Njëzet vjet ishte në top menxahment: drjetor teknik e KBI Erenik, drejtor i kooprativës bujqësore në Gjakovë ndimëssekrater i Sekretariatit Fede-rativ të Ekonomisë mandej të bujqësisë, drejtor i Fondit të Federatës për Zhvi-llimin Republikave dhe Krahinave Autonome më pak të zhvilluara, nënkryetar i Odës Ekonimke të Sërbisë, Drejtor i Entiti për Planifikimin Shoqëror të Kosovës; të gjitha deri në vitin 1981. Si ligjërues në Fakultetin Ekonomik gjendet prej 1976-shit. Është koautor në rreth 30 vëllime me vlerë shkencore e profesioniste, nga lëmi i ekonomisë, po ashtu autor në 8 vëllime dhe në rreth 200 punime të botu-ara në mjediset e ndryshme. Po ashtu ndërtoi rreth 400 projekte nga fushëvepri-met e strategjisë së zhvillimit, të ekonomikës dhe organizimit. Ishte: anëtar i ko-misioneve për reformat ekonomike dhe projektit të ristrukturimit të ekonomisë të ish Jugosllavisë, pjesëmarrës në shumë tubime dhe ekipe për veprime shkencore dhe profesioniste në nivel të ishJugosllavisë dhe me karakter ndërkombëtar, anëtar dhe udhëheqës i shoqatave të ndryshme profesioniste, anëtarë ose kryetar komisionesh të komiteteve mikste për bashkëpunimin ekonomik të ish Jugos-llavisë me: Bashkësinë Ekonomike Evropiane, Libinë, Poloninë, Holandën, BRSS, Iranin etj.

374

P A R A T H Ë N I E

“Kam bindjen se konfliktet, krizat, problemet dhe ndryshimet në botë kërkojnë që t'u kushtohet të men-duar me shumë kujdes. Këto do të duhej që të zgjidhen përtej intere-save regjionale, nacionale, përtej ideologjive e përtej religjioneve."

Edward De Bono

Ky libër është sintezë e përvojave shumëvjeçare të autorit në një varg

punësh të përmbajtjeve, niveleve, hapësirave dhe kohëve të ndryshme. Pos kësaj, mbështet ecuritë botërore bashkëkohore dhe ato që janë më të hershme, të thithura nga njohuritë e të tjerëve dhe nga literatura aktuale në mjediset e ndryshme të Botës.

Metoda e shtruarjes së çështjeve është mbështetur në tipare të ndryshme sipas kërkesave për të gjitha nivelet. Kështu bën të mundur trajtimin e gjitha-nshëm dhe nxitjen e ideve sipas njohurive dhe përvojave të të tjerëve. Andaj dedikimi i përgjigjet rrethit të gjerë - qoftë atyre të interesuar për njohuri të karakterit shkencor, qoftë atyre që kërkojnë udhëzime praktike.

Për trajtimin e tillë të përbërjes, duhet të theksohet se projeksionet nuk kufizohen vetëm në shkencat dhe përvojat ekonomike. Duke ruajtur suazën e qëllimit për të arritur në përgjigjet e duhura, metoda e punës ka kushtëzuar ndërlidhje edhe me disiplina të tjera, por jo aq të pakufizuar.

Përqendrimi i trajtimeve në këtë libër, kryesisht projektohet në gjërat që kanë vlerën praktike si: parimet, metodat, konceptet, modelet dhe zbatimet. Mirëpo, vlera e këtij libri është pesha që e mban në adaptimin për mësimet që udhëzojnë sesi të tejkalohen vështirësitë strukturale në të gjitha komplekset dhe segmentet e shoqërisë dhe ekonomisë me ndërtimin e biznesit modern. Veçmas jam përpjekur që mësimet e avancuara t’i vej në kompozicionin e mundësive të zbatimeve praktike në strukturën e një pjese të Ballkanit. Kjo mënyrë e inter-pretimit, kërkimet dhe udhëzimet për zbatime i bën më të vështira. Sidomos për qasjen origjinale. Nuk jam kufizuar vetëm në mësimarrësit e mjedisit shqip-folës, por më shumë u dedikohet këtyre pikërisht se ësh të shkruar në këtë gjuhë për mësimet me të cilat secili mund të eksponohet në çdo mjedis të biznesit modern. Përvojat e dendura të zbatuara mbi kërkimet teorike të botuara krye-

375

sisht jashtë viseve shqiptare, më ishin si shërbesë për të mbajtur drejtpeshimin ndërmjet punës praktike dhe asaj shkencore.

Sipas renditjes së librave të biznesit nga unë që janë të botuar më parë, në gjuhën shqipe, ky libër duhet të jetë i treti. I pari ishte “Parimi iniciativës dhe suksesi” i botuar me 1992, i dyti “Strategjia në biznes...” me 1994. Në vëllimin e tashëm, që me këtë rast ribotohet pa ndryshime, janë përfshirë edhe shumë risi të mëparshme dhe më të rejat në raportet e zhvillimeve të biznesit në përmasat botërore. Përndryshe si tekst universitar, në tërësinë komplekse të prezantuar tashti edhe formalisht ribotohet me dedikimin parësor studentëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit AAB në Prishtinës.

Prishtinë Autori Shtator 2007

376

Doktrina e biznesit në funksion të zhvillimit I përgatitur profesionalisht dhe shkencërisht në universitetet e Shkupit

dhe të Beogradit, por edhe në udhëtimet studiuese në shumë vende të Botës, Prof.dr.Zeki Bejtullahu, gjatë karrierës së tij pati rastin të ushtroj veprimtarinë mbështetur në doktrinën e biznesit. I lindur me 1939, pas ushtrimit të vepri-mtarive profesioniste në ndërmarrje, institucione, pastaj në administratën shte-tërore të ish Jugosllavisë, me 1976 u punësua në Fakultetin Ekonomik të Uni-versitetit të Prishtinës. Veprimtaria e tij dinamike i shërbej të krijoj përvoja të dendura, por edhe të siguroj informacione me vlerë mbi ekonominë e shteteve të ndryshme, veçmas të SHBA-ve. Për këto fusha çmohet pionier i shkencës ekonomike kosovare dhe më gjerë. Kësisoj ka botuar nga ekonomia përtej disa libra, 200 punime me vlerë shkencore e profesioniste dhe ka ndërtuar edhe rreth 400 projekte, shumica jashtë Kosovës. Autori Zeki Bejtullahu, profesor ordinar, pa dyshim është ekonomisti më produktiv dhe më i afirmuar.

Librin përbëjnë gjashtë kapituj, disa prej tyre të ndarë në pjesë të ve-çanta: “Hyrje në biznes”, “Parimi i iniciativës dhe suksesi”, “Menaxhmenti dhe ndërmarrësia”, “Krizat dhe konfliktet”, “Ristrukturimi”, dhe “Edukacioni”.

Rreth disa nocioneve themelore Që në fillim autori synon ta njoh lexuesin me nocionet elementare. Në

çastin aktual të zhvillimit njerëzor, nocioni “biznes” me siguri bënë pjesë në fjalën më të përhapur. I konkretizuar në kushtet e ekonomisë së informatizuar, nocioni i biznesit mund të definohet si edhe si veprim e komunikim i materializuar me afat të gjatë. Ndërkaq, afarizmi përbënë nocionin më të kufizuar dhe ai shpeshherë ka dykuptimësi që nuk dallohet sa duhet në mjedisin tonë shqipfolës. Duke trajtuar teoritë dhe pragmatizmin në lëmin e biznesit, autori veçon Adam Smithin si nismëtarë i ideve themelore të ekonomisë, ndërsa në shekullin 20 dallohet themeluesi i shkollës ekonomike të Çikagos: Profesori Milton Fridman, fitues i Çmimit Nobel për ekonomi. Teoria përbën themelin ideor të secilës veprimtari fundamentale; ndërsa pragmatizmi duhet të kuptohet si veprim që ushtrohet sipas rastit dhe çastit, pra si adaptim rrethanave përkatëse. Te pragmatizmi leverdia nuk është përherë afatgjatë.

Iniciativa ose nisma është karakteristikë imanente e secilës qenie, por jo me intensitet të njëjtë. Te njeriu syçelë e superiore dominojnë arsyeja dhe vullneti. Natyrisht çdo iniciativë aktivizohet nëpërmjet energjisë zhvillimore.

377

Pra iniciativa, energjia, vullneti dhe arsyeja, bëjnë pjesë në grupin e kara-kteristikave qenësore te njeriut. Ndërkaq ekzistimi i parimeve të iniciativës është kusht i pashmangshëm në realizimin e suksesit biznesor. Ky konstatim është provuar edhe në veprat e karakterit religjioz, laik dhe shkencor. Kjo do të thotë se e gjeturia në ndërmarrësinë biznesore nuk i atribuohet vetëm ekonom-mistëve dhe vetëm atyre me diploma universitare. Mirëpo, niveli i shkollimit të lartë është tejet i dobishëm, por jo çdo herë i domosdoshëm. Pra i mirëseardhur për ta arritur rendimentin më të lartë si efikasitet në veprimtarinë e ushtruar.

Në kuadër të kreut të dytë, në tërësinë e veçantë i kushtohet suksesit. Ai më shumë mbështet në aftësi profesionale se sa në fat. Dy përmasat kryesore të suksesit janë ato afatgjate dhe afatshkurtra. Kuptohet se biznesmeni ashtu edhe ekonomisti të mirëfilltë më shumë do t’i kushtojnë rëndësi përmasës afatgjatë. Për sa i përket raportit të ndërsjellë ndërmjet menaxhmentit dhe ndërmarrësish, autori potencon se menaxhmenti bashkëkohor dominon rregullat kryesore ndër të cilat dallohen: planifikimi, zhvillimi i resurseve dhe i metodës së realizmit. Në vazhdim autori thekson se menaxhmenti modern posedon strukturën e tij hierarkike dhe se i ashtuquajturi universalizëm i lidershipit gradualisht po shndërrohet në histori. Në skenë po shfaqen risi dhe specializime të ngushta. Menaxhmenti dhe lidershipi modern ngërthejnë në vete funksione nga më të ndryshmet: teknika, teknologjia, marketingu, financat, organizimi, informatika, sfera sociale etj.

Pjesa e dytë të kreut të dytë është më voluminoze ngase i kushtohet ndër-marrësisë. Ajo definohet si aktivitet biznesor i organizuar që ushtrohet në bazë të parimeve komplekse dhe të ndara sipas aktivitetit konkret.

Çrregullimet në strukturat globale Në kreun “Krizat dhe konfliktet” trajtohen çrregullimet globale të cilat

zakonisht e kanë zanafillën në lëkundjet dhe humbjen e drejtpeshimit në struk-turën ekonomike dhe sociale. Etimologjia e krizave që moti është e njohur, por variron dominimi i shkaqeve të ndryshme. Për krizën ekonomike, autori i veçon këto: përvetësimi shtetëror i pjesëve vitale të kapitalit, shkëputja e kapitalit financiar nga tregu, monopolet dhe mënjanimi i konkurrencës, modeli i gabuar i zhvillimit ekonomi, mekanizmat e sistemit të ndryshimeve. Në situatat kur kri-za merr përmasa shqetësuese edhe kur rrezikohet funksionimi i sistemit erzi-stues, paraqitën reformat si domosdoshmëri e rrethanave dhe çasteve. Çrregu-llimet e mëdha shfaqen në lëmin e shfrytëzimit të resurseve. Në vendet e pazhvilluara, shfrytëzimi i resurseve natyrore bëhet në mënyrë tejet ekstensive,

378

ndërsa potenciali i mirëfilltë zhvillimor kryesisht gjendet në fuqinë krijuese të vlerave njerëzore.

Kreun e veçantë të këtij libri e përbënë kapitulli kushtuar ristrukturimit. Me këtë nocion duhet të kuptojmë ndërtimin e përbërjes së re e cila do të jetë më frytdhënëse dhe më efikase se e mëparshmja. Çdo ristrukturim shkakton thy-erje dhe kundërthënie, rrënim të kategorive ekzistuese, zëvendësim të botëku-ptimeve etj. Shqyrtimet e para n këtë kapitull i kushtohet strategjisë së ristruktu-rimit. Së pari shqyrtohet stratifikimi (shtresimi vertikal) që përfshinë tërë struk-turën shtetërore dhe ekonomike në përmbajtjen institucionale. Ky aspekt verti-kal ka edhe përmasën më të gjerë që gjendet jashtë mjedisit nacional ose lokal. Gjithashtu trajtohen edhe renditjet dhe rirenditjet horizontale. Ndërkaq renditja horizontale, definohet si krijim i organizimit të moderuar me rendin e ri të resurseve në hapësirën përkatëse. Ndërsa rirenditja horizontale ka kuptimin më të gjerë dhe kryesisht ndërlidhet me dislokimin, apo zhvendosjen e kapitalit dhe njerëzve nga një hapësirë në tjetrën. Ristrukturimi gjithashtu mund të ndahet në dy kategori: i jashtëm dhe i brendshëm. I jashtmi kryesisht nënkupton ndërhyr-jen globale institucionale për të zgjeruar hapësirën e tregut që trajtohet përmes ndryshimeve përkatëse. Kërkesat për optimalizim, aq të nevojshme në ekonom-minë moderne janë të determinuara nga aftësia dhe mundësia përballë obje-ktivave të përcaktuara më parë. Në anë tjetër rritja e efektit të resurseve do të thotë nivelizim i tyre duke i sjellë në suazën optimale. Biznesi dhe përparimi i tij, patjetër duhet ti ketë institucionet e veta. Në këtë vepër shqyrtohen: insti-tucionet inventive-kërkimore, institucionet operative profesioniste, projektet e optimalizimit dhe ristrukturimit të biznesit.

Edukacioni dhe koha moderne Kreu i fundit i librit në shqyrtim mbanë titullin “Edukacioni”. Këtu kemi

të bëjmë me shtjellimin krejtësisht të ri sepse nuk bëhet fjalë vetëm për arsim”, por “edukacion” si tërësi. Është një lloj paradoksi i shekullit XX, që sa më i zhvilluar të jetë një vend, aq më tepër rëndësi i kushtohet edukacionit. Në epo-ken moderne, edukacioni kryesisht nënkupton kulturën e pastaj edhe shko-llimin. Për sa i përket raportit ndërmjet dhe punësimit, çështja kryesore ndër-lidhet me mësimin kooperativ. Këtu vijnë në shprehje disa përmasa: shkollimi krahas punësimit dhe aftësimi sipas metodës kreative-kooperative në relacionin e mësimdhënësve ndaj mësimarrësve.

Autori sënderven trajtimin e mendimit në përmasën e shqyrtimit të cilësisë që realisht e plotësojnë njëri-tjetrin. Është fjala për mendimin lateral si risi e lansuar nga Eduard de Bono dhe zbatuar në Universitetin e Biznesit të

379

Sterlingut në Skotlandë, pra në Britaninë e madhe dhe mendimin kuadriar kon-cept i autorit të këtij libri. Të dy këto nuanca mendimi që nuk përputhen me skemën e mendimit konvencional shpijnë në drejtime të ndriçimeve të reja në renditjen e alternativave më të suksesshme.

Autori njëkohësisht e njofton lexuesin se konstruksioni i kësaj vepre mbështet në këto dy cilësi përmasash së kërkimeve mbështetur edhe në men-dimet: lateral dhe kaudriar. Mmendimi lateral, pra anësor krijon shikimin drejt nga perspektiva dha anash nga të dy krahët. Ndërsa mendimi kuadriar trajtohet si tërësi e caqeve brenda të cilëve ndodh ose kryhet diçka. Andaj korrespondon me elementet që paraprakisht i kemi vendosu në qendër të vëmendjes.

Në fund Shikimet e mia ndaj kësaj vepre, rezultojnë me konstatimit e qasjes

origjinale trajtuar ndaj gjurmimeve të shumë përmasave sikurse të literaturës aq më shumë edhe të njohurive të krijuara nga përvojat shumëvjeçare në krye ose në përbërje (prej ndërmarrjes deri te nivelet më të larta të administratës shtetërore të ish Jugosllavisë) menaxhmentit dhe kërkimeve personale dhe grupore. Qartas shihet se vepra është rezultat i një pune shumëvjeçare. Pothu-ajse në secilën faqe hasim një kombinim të qëlluar të teorisë dhe të përvojës, ku karriera profesioniste dhe shkencore paraqitet si ndihmesë e madhe për auto-rin. S’do koment se suksesin e tij krijues e ndihmon kureshtja racionale e trajtimeve analitike dhe përfundimeve të selektuara dhe të qëndrueshme.

Aforizmat e shumtë aq mirë të “futur” në ilustrimin sentencial të trajti-meve konkrete, dëshmojnë për karakterin poliedrik të personaliteti të autorit. Pa njohjen e shumë disiplinave, nuk do të ishte i mundur konsolidimi përpilues i një vepre të tillë. Qëllimi kryesor i autorit përqendruar në këtë studim ishte: aftësimi i mësimmarrësit - lexuesit që të mendoj në frymën e doktrinës bizne-sore dhe menaxheriale.

Prishtinë 2007 Prof.dr.Partizan Shuperka