76
1 Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve Sektori i Skeletkurrikulave dhe Standardeve të Trajnimit të Mësuesve të AFP MATERIAL MESIMOR Në mbështetje të mësuesve të drejtimit/profilit mësimor BUJQËSI Niveli III NR. 1-2013 Ky material mësimor i referohet: Lëndës profesionale : “Bazat e bujqësisë organike”, kl.13 (L-14-285-12).

“Bazat e bujqësisë organike”, kl.13, të drejtimit “Bujqësi”

Embed Size (px)

Citation preview

1

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe KualifikimeveSektori i Skeletkurrikulave dhe Standardeve të Trajnimit të Mësuesve të AFP

MATERIAL MESIMOR

Në mbështetje të mësuesve të drejtimit/profilit mësimor

BUJQËSINiveli III

NR. 1-2013

Ky material mësimor i referohet:

Lëndës profesionale :

“Bazat e bujqësisë organike”, kl.13 (L-14-285-12).

Përgatiti:

Albina BuciMarika Zissi

Lënda profesionale:

“Bazat e bujqësisë organike”, kl.13 (L-14-285-12).

Tema mësimore nr.1: “Kuptimi, rëndësia dhe përparësitë e bujqësisë organike”

1.Sistemet e bujqësisë. Me sistem bujqësie kuptohet tërësia e praktikave bujqësore, që realizojnë prodhimin

bujqësor dhe blegtoral. Sot praktikohen disa sisteme bujqësie: bujqësia natyrale, bujqësia e zakonshme/konvencionale, bujqësisë intensive, bujqësia e integruar dhe bujqësia organike. Kjo e fundit haset edhe me termat “bujqësi biologjike ose ekologjike”. Prirja e sotme botërore është lëvizja nga bujqësia  e zakonshme/konvencionale në bujqësinë e  integruar dhe nga kjo e fundit drejt bujqësisë organike. Secili prej sistemeve dallohen nga njëri-tjetri sipas karakteristikave të tyre të përgjithshme.

Sistemi i bujqësisë natyrore karakterizohet nga: prodhimi i ulët, vlera të larta ushqyese dhe nga mospërdorimi i kimikateve. Mbledhja e bimëve të rritura në mënyrë natyrore në sipërfaqe bujqësore apo në pyje e kullota është një metodë e prodhimit organik.

Sistemi i bujqësisë të zakonshme/konvencionale karakterizohet nga: prodhimi në rritje, përdorimi i energjisë ndihmëse përveç energjisë diellore, shkallë e lartë mekanizimi, plehërimi mineral në rritje dhe përdorim i pesticideve.

Sistemi i bujqësisë intensive karakterizohet nga: prodhimi i paqëndrueshëm, përdorimi i lartë i kimikateve dhe mbetje e lartë e kimikateve në mjedis.

Sistemi i bujqësisë së integruar karakterizohet nga: prodhimi i lartë, përdorimi i kujdesshëm i kimikateve dhe vlera të pranueshme ushqimore.

Sistemi i bujqësisë organike karakterizohet nga: prodhimi sasior i pranueshëm, vlera të larta ushqimore, përdorimi pak ose aspak i kimikateve (plehra kimike, pesticide), shtimi i larmisë biologjike të bimësisë e të kafshëve, ruajtje e strukturës së tokës e mikroorganizmat e saj, reduktimi i shpëlarjes së mineraleve të tokës, ruajtja e përqendrimit të lëndëve organike të tokës, mbështetja e ekuilibrit natyror për prodhimin duke zbatuar metodat natyrore të mbrojtjes pa përdorimin e pesticideve, si dhe përdorimi i plotë i burimeve natyrore dhe të rigjenerueshme. Bujqësia organike është burim i rëndësishëm i prodhimit të produkteve organike, të cilat kanë veti të mira ushqyese dhe vlerë biologjike.Ato mund të prodhohen edhe në kushte të sistemit të një bujqësie natyrore ose të një bujqësie të integruar, por garanci të plotë për prodhimin e produkteve bujqësore bio-organike mund të sigurohen nga ekonomitë bujqësore që përdorin metodat dhe teknikat e një bujqësie organike. Në sigurimin e cilësisë biologjike të prodhimit të produkteve ushqimore ndikojnë shumë faktorë të cilët varen si nga cilësia e mjedisit, ashtu edhe nga cilësia e brendëshme e vetë produktit. Si faktorë më kryesorë janë: (i) faktori gjenetik(trashëgimia); (ii)faktorë klimatiko-tokësore si: drita, temperatura, stina, tipi i tokës etj., (iii) shërbimet agroteknike; (iv) koha e vjeljes. Për produktet shtazore, hyjnë gjithashtu faktorë të tjerë si mbarështimi, substancat ushqyese, etj. Duke u nisur nga sistemet e ndryshme të bujqësisë, të cilat janë theksuar më lart, në vendin tonë gjejnë zbatim pothuajse të gjitha llojet e bujqësisë në varësi të zonave dhe të kulturave të ndryshme të tilla si: bujqësi natyrale që kryesisht gjen zbatim në zonat malore, si dhe në kulturën e ullirit, bujqësi intensive me përdorim kimikatesh në një shkallë relativisht të lartë, kryesisht në serat e perime, bujqësi e drejtuar me elementë të bujqësisë së integruar kryesisht në vreshta, bujqësia natyrale me elementë të bujqësisë në integrim kryesisht në grurë. Bujqësia organike mund të kuptohet si një bujqësi natyrale, por ajo është e mbështetur në një

2

sere rregulloresh e ligjesh të përcaktuara sipas standardeve të bujqësisë organike. Me rritjen e popullsisë, detyrimi i prodhuesve të produkteve bujqësore e blegtorale, të ditëve të sotme, është jo vetëm stabilizimi i prodhimit bujqësor, por ta rrisë atë më tej dhe në mënyrë të qëndrueshme. Një ekuilibër natyror nevojitet të vendoset e të ruhet me të gjitha kostot, për ekzistencën e jetës dhe tokës për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Kështu, bujqësia organike është sistemi i duhur i prodhimit e cila vendos dhe ruan këtë ekuilibër, duke ofruar edhe ushqim të shëndetshëm. Dita - ditës, njerëzit në mbarë botën, po ndërgjegjësohen për vlerat ushqyese, shëndetësore, ekonomike dhe ekologjike që kanë produktet organike. Kështu bujqësia organike dhe produktet e saj në ditët e sotme janë vendosur në nivelin më të lartë të vëmendjes e përkujdesjes së prodhuesve, përpunuesve, shpërndarësve, tregëtarëve dhe konsumatorëve.

2. Koncepti dhe rëndësia e bujqësisë organikeBujqësia është një sektor shumë i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare. Pavarësisht nga

potenciali i konsiderueshëm i rritjes, si për sa i takon prodhimit ashtu edhe tregtisë, ai siguron bazën e të ardhurave për më shumë se gjysmën e popullësisë dhe shërben si një rrjetë sigurie punësimi për një pjesë akoma më të madhe. Sistemi i bujqësisë organike në Shqipëri nuk është tashmë një koncept i ri. Ai është sistem bujqësor,i cili synon kultivimin dhe rritjen e bimëve në mënyrë të tillë që të ruajë pjellorinë e tokës dhe mikroorganizmat e gjallë të saj, duke përdorur mbetjet organike bimore, shtazore si dhe mbeturinat e tjera të fermës, për të siguruar ushqim për bimët e prodhim të qëndrueshëm në një mjedis ekologjik pa ndotje. Bujqësia organike ofron përfitime me interes për shëndetin dhe mbrojtjen e mjedisit, gjithashtu është provuar se ka ndikime pozitive mbi ekonomitë rurale nga pikëpamja e krijimit të të ardhurave dhe larmisë së veprimtarive ekonomike. Ka mjaft përkufizime mbi bujqësinë organike. Bujqësia organike konsiderohet një prej qasjeve konsekuente në sistemet e qëndrushme prodhuese. Për arsye të përdorimit të kufizuar ose të ndaluar të disa teknikave të drejtpërdrejta të kontrollit, siç janë pesticidet, herbicidet, plehra kimike me veprim të shpejtë dhe barnat veterinare, fermat organike mbështeten në praktika parandaluese dhe të orientuara në sistem. Departamenti i shteteve të bashkuara për bujqësinë (United States Department of Agriculture USDA) jep këtë përkufizim: “bujqësia organike është një sistem i cili kryesisht shmang ose përjashton keqpërdorimin e të hyrave/inputeve sintetike si: plehra kimike, pesticide, hormone, shtesa ushqimore dhe mbështetet plotësisht në qarkullimin bujqësor, përdorimin e mbetjeve bimore, jashtëqitjeve të kafshëve, mbeturinave organike të fermës, pjesës minerale e tokës dhe sistemin biologjik të mobilizimit të ushqimit dhe pmbrojtjes së bimëve”. FAO propozon që “bujqësia organike është një sistem unik i menaxhimit të prodhimit i cili përkrah dhe mundëson ekosisteme të shëndetshme, duke përfshirë biodiversitetin, ciklet biologjike e veprimtarinë biologjike të tokës nga përdorimi i metodave agronomike, biologjike e mekanike dhe përjashtimi i të gjithë inputeve sintetike nga jashtë fermës”. Në kuptimin e gjerë, bujqësia organike është një sistem prodhimi që synon në shëndetësimin e vazhdueshëm të tokës, ekosistemeve dhe njerëzve. Ajo mbështetet në proceset ekologjike, biodiversitetin, cikle prodhimi që përshtaten lehtësisht për kushtet dhe përdorimin e inputeve/të hyrave lokale në fermë. Praktika e zbatimit të saj kombinon traditën me të rejat e shkencës në dobi të mjedisit të përbashkët dhe promovon marrëdhënie të drejtë e cilësi të mirë jetësore për të gjithë. Bujqësia organike mund të përkufizohet si një sistem i drejtimit të ekonomive bujqësore, të cilat nënkuptojnë kufizimet më të forta mbi plehrat kimike dhe pesticidet. Kjo metodë prodhimi bazohet në praktika të ndryshme bujqësore, të cilat janë të interesuara të mbrojnë mjedisin dhe që kërkojnë të mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë. Bujqësia organike nënkupton të gjitha format e kultivimit të bimëve dhe të rritjes së kafshëve, të cilat synojnë të vlerësojnë dhe të ruajnë sistemet biologjike prodhuese, pa ndihmën e substancave kimike.Kjo nënkupton që bujqësia organike:

3

(a) punon me natyrën për të krijuar një ekuilibër të shëndoshë midis burimeve të disponueshme natyrore e bujqësisë duke rritur elasticitetin e sistemeve të ushqimit; (b) nuk përdor plehra kimike sintetike dhe pesticide pa kriter por vetëm sipas standardit të përcaktuar për përdorimin e tyre; (c) heq dorë nga shtesat në të ushqyerit e kafshëve dhe minimizon ilaçet sintetike të tyre; (ç) përjashton organizmat e modifikuara gjenetikisht, si: farat, bimët ose kafshët; (d) bën përdorimin më të mirë të njohurive tradicionale dhe shkencore për të dalë me praktikat më të mira bujqësore që janë të lehtësisht përshtatshme për kushtet dhe mundësitë lokale; (dh) mbështetet në praktikat e qëndrueshme ekologjike të tilla si: të ushqyerit e tokës me lëndë organike, parandalimin maksimal të mundshëm të sëmundjeve, konceptimin e sistemeve të përshtatshme bujqësore dhe shtimin e insekteve të dobishme për të kontrolluar dëmtuesit, si dhe (e) krijon një zinxhir të integruar nga fusha në tavolinë që garonton një ndarje të drejtë të produkteve organike.

Rëndësia e bujqësisë organike në ditët e sotme.Bujqësia organike është shumë e rëndësishme në ditët e sotme. Ajo është e lidhur me

ekonominë, shëndetin dhe mjedisin. Këto janë tri shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet bujqësia organike. Për të kuptuar më mirë rëndësinë dhe përfitimet e bujqësisë organike më poshtë listohen parimet kryesore mbi të cilat ajo mbështetet:Parimi i shëndetit - bujqësia organike nbështet dhe përmirëson shëndetin e tokës, bimëve, kafshëve, njerëzve dhe planetit, si “NJË” të pandashëm. Ky parim nxjerr në pah që shëndeti i individëve dhe i komuniteteve nuk mund të jetë i veçuar nga shëndeti i ekosistemeve, pra vetëm një tokë e shëndetshme prodhon bimë të shëndetshme të cialt nxitin një shëndet të mirë të njerëzve dhe të kafshëve. Shëndeti është tërësia dhe integriteti i sistemeve jetësore. Nuk është fjala thjesht për mungesë sëmundjesh, por ruajtje e mirëqenies fizike, sociale dhe ekologjike. Karakteristikat kryesore të shëndetit janë: imuniteti, rigjenerimi dhe elasticiteti. Roli i bujqësië organike, si në kultivim, përpunim, shpërndarje apo konsum, është mbështetja dhe rritja e shëndetit të ekosistemeve dhe organizmave nga më të vegjël të tokës deri te qeniet njerëzore. Në veçanti, bujqësia organike është menduar të prodhojë ushqime të një cilësie të lartë që kontribuon për mirëqenien dhe përkujdesjet parandaluese të shëndetit. Në këtë këndvështrim, sipas këtij parimi duhet eleminuar përdorimi i plehrave kimike, pesticidet, barnat dhe shtesat ushqimore të kafshëve të cilat mund të kenë ndikim negativ shëndetësor.Parimi natyror/ekologjik - bujqësia organike kontribuon në cilësinë e ekosistemeve dhe bazohet në cikle e sisteme biologjike, punon me ta, i rivalizon, i ndihmon dhe i mbështet ato. Ky parim e vendos bujqësinë organike brenda sistemeve të gjalla ekologjike. Ai tregon që prodhimi bazohet në proceset ekologjike dhe riciklimin. Ushqyerja dhe mirëqenia arrihen përmes ekologjisë së mjedisit të veçantë prodhues. P.sh., në rastin e bimëve ky mjedis është toka si organizëm i gjallë; për kafshët ky mjedis është ekosistemi i fermës; për peshkun dhe gjallesat detare është mjedisi ujor. Fermat organike, sistemet e kullotave natyrore, si dhe mbledhja/korrja e prodhimit duhen përshtatur cikleve dhe ekuilibrave ekologjike në natyrë. Këto cikle janë universale, por ndikimi i tyre është i ndryshëm në vend ndodhje specifike, ptrandaj ato duhen përshtatur me kushtet lokale, ekologjike dhe kulturale. Input-et mund të reduktohen nga ripërdorimi, riciklimi dhe menaxhimi i efekshëm i materialeve dhe energjisë, me qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë mjedisore dhe të burimeve të tjera. Bujqësia organike realizon ekuilibrin ekologjik përmes konceptimit sistemeve bujqësore, krijimit të habitateve dhe ruajtjes së larmisë gjenetike dhe bujqësore. Ata të cilët prodhojnë, përpunojnë, tregëtojnë ose konsumojnë produkte organike duhet të përfitojnë dhe mbrojnë mjedisin e përbashkët duke përfshirë peisazhet, klimën, habitatet, biodiversitetin, ajrin dhe ujin. Parimi i paanësisë/barazisë - bujqësia organike duhet ndërtuar mbi lidhje që mundësojnë paanësi/barazi përsa i përket mjedisit të përbashkët dhe mundësive për të jetuar. Paanësia, karakterizohet nga barazia, respekti, drejtësia dhe administrimi i botës së përbashkët, si

4

ndërmjet vetë njerëzve ashtu edhe në lidhjet e tyre me organizmat e tjerë të gjallë. Ky parim thekson që në bujqësinë organike marrëdhëniet njerëzore drejtohen, në mënyrë të tillë që të mundësojnë barazi/paanësi në të gjitha nivelet dhe për të gjithë palët: fermerët, punëtorët, përpunuesit, shpërndarësit/distributorët, tregëtarët, dhe konsumatorët. Bujqësia organike duhet të sigurojë cilësi të mirë të jetës për të gjithë dhe të kontribuojë në pavarësinë e të ngrënit dhe uljen e varfërisë. Ai synon të prodhojë një sasi të mjaftueshme ushqimi me cilësi të lartë, si dhe produkte të tjera, gjithashtu. Sipas këtij parimi, kafshëve duhet t’u sigurohen kushte dhe mundësi jetese, në përputhje me fiziologjinë, sjelljet natyrore dhe mirëqenien e tyre. Burimet natyrore dhe mjedisore që janë përdorur për prodhimin dhe konsumimin duhen menaxhuar në mënyrë që është shoqërisht dhe ekologjikisht e drejtë, si dhe duhen mbajtur në mirëbesim për brezat e ardhshëm. Barazia kërkon që sistemet e prodhimit, shpërndarjes dhe tregtimit të jenë të hapura, të barabartë dhe të konsiderojnë kostot reale mjedisore dhe sociale. Parimi i kujdesjes - bujqësia organike duhet menaxhuar në mënyrë të përgjegjshme dhe përkujdesje paraprake për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e brezave të tanishëm e të ardhshëm dhe mjedisit. Bujqësia organike është sistem i gjallë dhe dinamik që i përgjigjet kërkesave dhe kushteve të brendshme e të jashtme. Praktikuesit e bujqësisë organike, mund të rrisin efikasitetin dhe prodhueshmërinë, por kjo nuk duhet të përbëjë rrezik për shëndetin dhe mirëqenien. Si rrjedhim, teknologjitë e reja duhet të vlerësohen dhe metodat ekzistuese të rishikohen. Ky parin tregon që përgjegjësia dhe përkujdesjet paraprake janë çështjet kyçe në menaxhimin, zhvillimin dhe zgjedhjen e teknologjive në bujqësinë organike. Shkenca duhet të sigurojë që bujqësia organike të jetë e mirë për shëndetin në përgjithësi dhe ekologjikisht e shëndetshme. Megjithatë, vetëm njohuritë shkencore nuk janë të mjaftueshme. Përvojat praktike, dituritë e grumbulluara dhe njohuritë tradicionale e rajonale/vendase ofrojnë zgjidhje të vlefshme të testuara në kohë. Bujqësia organike duhet të parandalojë rreziqet e mëdha, duke adoptuar teknologjitë e përshtatshme dhe duke hedhur poshtë, ato të paparashikueshmet siç është inxhinieria gjenetike. Vendimet duhet të pasqyrojnë vlerat dhe nevojat e të gjithë atyre që mund të preken prej këtyre vendimeve, përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshihrëse. Si çdo sipërmarrje tjetër, edhe sipërmarrja e bujqësisë organike ka përparësitë dhe vështirësitë e saj. Deri më tani kanë dalë në pah shumë anë pozitive të bujqësisë organike, megjithatë më poshtë listohen disa nga përparësitë e saj: Përputhshmëria me ciklet natyrale dhe sistemet e gjalla nëpërmjet tokës, bimëve e

kafshëve në sistemin tërësor të prodhimit. Ndikimi i gjerë social e ekologjik i prodhimit organik dhe i sistemit të përpunimit të

produkteve organike me origjinë bimore e shtazore. Ruajtja dhe shtimi i biodiversiteti bujqësor dhe natyror në fermë dhe përreth saj. Përdorimi i sistemeve të qëndrueshme të prodhimit dhe mbrojtjes së habitateve të bimeve

dhe kafshëve të egra. Ruajtja e larmisë gjenetike duke i kushtuar vëmendje menaxhimit në fermë të burimeve

gjenetike. Përdorimi i përgjegjshëm i burimeve ujore dhe ruajtja e cilësisë së ujit. Përdorimi sa më i lartë i burimeve të ripërtëritshme në sistemet e prodhimit dhe

përpunimit duke pakësuar mbetjet dhe ndotjen. Nxitja lokale dhe rajonale e prodhimit organik dhe shpërndarja e tij. Ekuilibri harmonik midis prodhimit bimor dhe mbarështimit të kafshëve. Sasi e mjaftueshme e prodhimit organik dhe cilësi e vlera të larta ushqyese. Ruajtja e pjellorisë dhe e veprimtarive mikrobiologjike në tokë, për një kohë të gjatë. Rritje e punësimit pasi në bujqësinë biologjike kërkon një fuqi punëtore të madhe. Rritja kulturore e punonjësve pasi në bujqësinë biologjike nevojitet një përgatitje më e

madhe teknike.

5

Kursimi i energjisë, pasi në bujqësinë biologjike shumica e punëve kryhet mem krah dhe ndërhyrjet me mjete mekanike janë të pakta.

Mbështetja turistike dhe agroturistike me peizazheve të bukura dhe menu të pasur me ushqime bio.

Ruajtja e bimëve, kafshëve dhe racave të destinuara për zhdukje. Parandalimi i sëmundjeve që rrjedhin nga përdorimi i pesdicideve që dëmtojnë punonjësit

gjatë trajtimit në fushë. Ndërsa si vështirësi apo mangësi do të theksoheshin: Produktivitet i ulët i fuqisë punëtore nga 22-95% krahasuar me bujqësinë konvencionale. Sasi e pamjaftueshme e plehrave organike. Shpenzimet fikse mund të jenë më të larta se ato të ndryshueshmet. Koha e gjatë e kalimit nga sistemi i bujqësisë së zakonshme në sistemin e bujqësisë

organike. Gjatë kësaj periudhe të prodhimit (të paktën dyvjeçare), produktet nuk mund të vlerësohen si organike dhe shpenzimet mund të jenë më të larta, por çmimi i shitjes do të jetë ai i tregut.

Prodhim organik në sasi jo të majftueshme për të mbuluar nevojat e gjithë popullsisë për ushqim.

Çmimi i prodhimeve organike është relativisht i lartë, pasi kjo gjë varet nga shpenzimet fikse dhe sidomos nga fuqia punëtore.

Fermerët, të cilët duan të zbatojnë praktikat e bujqësisë organike fillimisht janë skeptikë dhe kanë shumë dilemma, gjë që kërkon kohë për të qartësuar idetë e tyre mbi këtë çështje.

Procedurat e certifikimit të prodhimit si “Bio”.

3. Ecuria e bujqësisë organike në botë dhe Shqipëri.Bujqësia organike lindi si një nevojë e mënjanimit të pasojave jo të dëshirueshme që

solli industrializmi i bujqësisë që nga shekulli i kaluar me përdorimin në shkallë të gjerë të plehrave kimike, pesticideve, të mekanizimit si dhe metodave të tjera të reja agroteknike të saj kohe. Përdorimi i këtyre metodave solli një rritje shumë të madhe të prodhimit bujqësor, por njëkohësisht u shkaktuan pasoja si në drejtim të ndotjes së mjedisit, të prishjes së ekuilibrit kimik e biologjik të tokës, rritjes së erozionit të tokës, prodhimit të paqëndrueshëm, dëmtimit të cilësisë së produkteve ushqimore me mbetjet e lëndëve kimike etj. Kështu që lindja e bujqësisë organike ose biologjike u gjet si zgjidhje e re më e mirë për zhvillimin e bujqësisë. Bujqësia organike lindi dhe u formua nga rryma dhe periudha të ndryshme si p.sh,, lëvizja për t’iu rikthyer natyrës, kriza e naftës, ambjentalizmi etj. Në shkallë botërorë në formën organike menaxhohen 35 milionë hektarë toke. Kërkesat e tregut rriten 25 % në vit. Sipas një vlerësimi në vendet e Europës Veriore në vitin 2000, 5-10% e ekonomive ishin ekonomi bujqësore organike. Në vitet e fundit është rritur interesi për bujqësinë organike edhe në vendet e Europës Lindore dhe në ato të Botës së tretë, sepse përveç të tjerave edhe për arësye se në këto vende mjetet teknike janë shumë të kushtueshme për fermerët, toka po rrezikohet nga shkatërrimi i humusit dhe erozioni si rezultat i një shfrytëzimi intensiv. Për të ndihmuan në zhvillimin dhe zgjerimin e bujqësisë organike në vitin 1972 në Paris u themelua Organizmi Ndërkombëtar i Bujqësisë Organike, IFOAM (International Federation of Organic Agriculture Movements). Ky organizëm deri tani ka si anëtarë të tij mbi 650 shoqata, institute, shkolla dhe njësi të tjera ligjore që shtrihen në mbi 100 vende të botës. Niveli apo shkalla e bujqësisë organike të një vendi matet nga sipërfaqja që zë bujqësia organike ndaj sipërfaqes së përgjithshme bujqësore, numri i fermave organike, sasia e prodhimit organik, si dhe të ardhurat financiare që vijnë nga bujqësia organik. Vende që kanë zhvilluar më shumë bujqësinë organike janë Zvicra, Austria, Danimarka, Italia, Greqia, etj., por shumica e vendeve po ecin në këtë drejtim, pasi bujqësia organike është një mundësi konkurrence në

6

tregun global. Vendet e vogla fitojnë me cilësinë e produkteve organike, ndërsa vendet e mëdha, fitojnë me sasinë e madhe të prodhimit dhe me çmimet e ulëta. Në ditët e sotme, fermeri që praktikon sistemin e bujqësisë organike ka disa alternativa tregu (loka, kombëtar dhe global), ndërsa fermeri që praktikon bujqësinë e zakonshme/konvencionale ka vetëm tregun e zakonshëm.

Historia e bujqësisë organike në Shqipëri është e lidhur me themelimin e Shoqatës së Bujqësisë Organike (SHBO) më 1997. Një vit më vonë, SHBO u bë anëtare e IFOAM (International Federatoin of Organic Agriculture Mouvement). Që në fillimet e themelimit të saj, SHBO filloi të nxisë lëvizjen dhe produktet organike nëpërmjet pjesmarrjes në panairet e konsumatorëve të organizuar në vend. Veprimtaritë kryesore ishin të lidhura me teknikat organike të prodhimin bimor dhe mbrojtjes së tij, duke u përqëndruar në perime, pemëve frutore, ullinj dhe vreshta. Prodhimi organik blegtoral është gjithashtu një tjetër drejtim i mbështetjes, veçanërisht në zonat me një prirje për rritjen e blegtorisë. Duke marrë në konsideratë shkallën e vogël të fermave shqiptare dhe procesin e gjatë të transformimit të fermave në prodhimin organik, sipërfaqja bujqësore organike është ende shumë e vogël. Aktualisht, sipërfaqja e drejtuar në mënyrë organike është 1200 hektarë. Pjesa më e madhe e kësaj sipërfaqe organike është certifikuar nga SHBO në nivel kombëtar dhe në pak raste, nga trupa çertifikimi ndërkombëtarë. Në ditët e sotme numërohen rreth 200 ferma organike, pjesa më e madhe të cilave është certifikuar sipas standardeve organike. Fermat organike janë deri diku të shpërndara në tërë territorin e vendit. Ato gjenden kryesisht në zona me një bujqësi të zhvilluar (zonat e ulta të Durrësit, Tiranës, Vlorës, Fierit, Kavajës, Lushnjës) por edhe në zonat e larta me një prirje për bimë të veçanta (Korça, Skrapari, Pogradeci, Kruja). Numri më i madh i fermave janë të lokalizuara pranë kryeqytetit (Tiranë dhe Durrës), ku është dhe tregu më i madh për produkte organike. Produktet kryesore organike janë bimët mjekësore, vaji i ullirit, frutat, rrushi, perimet kërpudha pylli, gështenja, si dhe qumësht. Gjithashtu, në sasi më të vogla prodhohen vezët, djathi, vera dhe mishi.

4. Epërsitë e bujqësisë organike ndaj asaj të zakonshme.Epërsitë e bujqësisë organike ndaj asaj të zakonshme janë të dukshme dhe janë të

lidhura me përfitimet ekonomike, shëndetësore dhe ekologjike. Në praktikat e bujqësisë organike: Ushqehet toka dhe jo thjesht bima, duke përdorur plehra organike, plehrimin e gjelbër dhe

kompostime të ndryshme . Mbrojtja e bimëve nga sëmundje e dëmtues bëhet me metoda parandaluese dhe

agroteknike, bioteknike si dhe me përdorimin e produkteve biologjike dhe antagonizmin e insekteve.

Mjedisi dhe larmia biologjike mbrohen me detyrim sipas standardit, i cili ndalon rreptësisht përdorimin e fitohormoneve që nxitin pjekjen dhe zbukurojnë pamjen e frutave në mënyrë artificial, si dhe rritjen e bimëve të modifikuara gjenetikisht.

Ujitja e tokës dhe plotësimi i nevojave të bimëve oër ujë bëhet nga burime të sigurta e të kontrolluara dhe pa mbetkje të dëmshme kimike.

Prodhimet bio/organike janë prodhime me “pasaportë”,ku çdo hap i prodhimit, përpunimit, shpërndarjes dhe tregëtimit kontrollohet nga inspektorë të posaçëm dhe certifikohen nga certefikuesit pas plotësimit të standardit të kërkuar të prodhimit organik.

Konsumatorët e prodhimeve organike blejnë me mendje dhe jo me sy.Në praktikat e bujqësisë së zakonshme: Mbizotëron përdorimi i plehrave kimike sidomos ato azotike për të ushqyer token dhe

bimët. Mbizotëron zbatimi i metodave kimike të luftimit të sëmundjeve dhe dëmtuesve, ndërsa

ato biologjike përdoren shumë rrallë dhe janë jot ë detyryeshme. Kështu arrihet një ndotje e lartë e mjedisit dhe e produkteve duke ndikuar në dëm të shëndetit.

7

Shfrytëzohen burime të ndryshme ujore, por jo doemosdoshmërisht kontrollohet cilësia e ujit të tyre, mjafton që bimët të ujiten.

Objektivi kryesor është marrja e prodhimeve të larta, pa marrë parasysh mjedisn, ruajtjen e tij dhe shëndetin e konsumatorit.

Përdoren gjerësisht fitohormonet për nxitjen e pjekjes dhe zbukurimin e jashtëm të frutave, edhe pse thuhet që janë të ndaluara të përdoren.

Produktet bujqësore as nuk inspektohen as nuk certifikohen, kështu që ato nuk gëzojnë “pasaportë”.

Konsumatorët e prodhimeve të bujqësisë së zakonshme blejnë me sy dhe jo me mendje. Në këtë rast dueht kujtuar shprehja e popullit: “Jo çdo gjë që shkëlqen është flori”.

Tema mësimore nr.2: “Burimet natyrore dhe administrimi i tyre”Metodat e bujqësisë organike e ruajnë dhe e shtojnë tokën, mirëmbajnë cilësinë e ujit

dhe e përdorin ujin në mënyrë efiçiente dhe të përgjegjshme.

1. Toka si burim kryesor i bujqësisë organike. Toka është shtrati ku do të kultivohen bimët. Në bujqësinë organike përdorimi i tokës merr një kuptim më të veçantë, pasi shtrati i saj duhet të „shqetësohet” sa më pak të jetë e mundur, të ajroset dhe të jetë e penetrueshme nga rrënjët e bimëve. Toka është një organizëm i gjallë që duhet ushqyer rregullisht. Për dikë që vrojton me kujdes këtë burim, një nga aspektet kryesore që duhet marrë në konsideratë, është cilësia e tokës. Cilësia e tokës konsiderohet si aftësi e saj për të funksionuar brenda limiteve të mundshme të ekosistemit, të mbështesë prodhimtarinë, të ruajë cilësinë e mjedisit dhe të favorizojë shëndetin e bimëve, kafshëve dhe të njeriut. Parimi bazë i përdorimit të tokës është rritja e pjellorisë së saj në mënyrë të vazhdueshme.Në bujqësinë organike nuk njihet termi „shfrytëzimi i tokës” por ”përdorimi i tokës”. Një tokë konsiderohet e përdorshme për bujqësinë organike kur në të ndodhen me shumicë organizma të gjallë si: baktere, këpurdha, krimba, si dhe nga sasia e madhe e rrënjëve që ndodhen në të. Prandaj bujqësia organike duhet të:

ruajë në tokë aktivitetin e mikroorganizmave bimore dhe shtazore; pakësojë humbjet e elementëve të tretshëm në tokë; pakësojë përdorimin e produkteve të përftuara nga sinteza kimike.

Këto realizohen nëpërmjet qarkullimeve bujqësore, përdorimit të bimëve bishtajore si burim azoti, zgjatjes së periudhës së mbulimit të tokës me vegjetacion, kryerjes së punimeve sipërfaqësore, duke mënjanuar në çdo mënyrë përmbysjen e thellë të plisit, ripërdorimit të mbeturinave të kultivimit të bimëve e të mbarështimit të kafshëve në fermë, të kompostuara në mënyrën e duhur, si dhe ripërdorimit të të gjitha mbeturinave organike që gjenden në territorin e fermës. Prandaj, të gjithë fermerët duhet të përcaktojnë masa të përshtatshme për të ruajtur dhe rritur cilësinë dhe pjellorinë e tokës.

Toka dhe menaxhimi i tokës janë baza e prodhimit organik. Sistemet organike në rritje bazohen në tokën, kujdesin për të dhe ekosistemet rreth saj. Ato sigurojnë një larmit speciesh, duke nxitur ciklimin e lëndëve ushqyese dhe paksimin e humbjeve të tokës dhe lëndëve ushqyese të saj.

2. Gjendja fizike dhe higjenike e tokave në Shqipëri.Sipërfaqja e përgjithshme e tokës bujqësore në Shqipëri është rreth 2 milionë ha. Nga

kjo, rreth 50% e saj është e pa përdorshme për prodhim bujqësor, pasi përbëhet nga një terren tepër i thyer. Rreth 25 % e sipërfaqes së tokës mund të kultivohet, por një pjesë e mirë e saj është tokë me pjellori të ulët. Pjesa më e madhe e tokës bujqësore shtrihet në pjerrësinë nga 20-50% , gjë që e bën të vështirë mekanizimin dhe intensifikimin duke i dhënë një mundësi zhvillimi bujqësisë organike. Sot shtrohet pyetja: Si është gjendja e tokave? Armiku më i

8

rrezikshëm për degradimin e tokës është fenomeni i gërryerjes. Gërryerjet vijnë si rezultat i fenomeneve natyrore si: shirat e rrëmbyeshëm, breshëri, tërmetet etj. Por më të rëndësishme në fenomenin e gërryerjes janë: përdorimi i keq i tokës nga: punimet e tepërta, ujitjet pa kriter, sidomos në tokat e pjerrëta, lënia e tokave të pjerrëta pa mbulesë bimore etj. Në vendin tonë, nga studimet ka dalë se humbjet nga gërryerjet shkojnë rreth 80 tonë për ha në vit. Ky volum toke çvendoset në lumenj, detra ose jashtë parcelave të kultivuara. Shpyllëzimi është një fenomen tjetër që shpejton gërryerjen. Masat parandaluese kundër erozionit janë:

Sistemimi i tokave me brezare, në tokat e pjerrëta. Ndërtimi i brezave mbrojtës me pyje, tokë mbajtëse, gardhe etj.. Kufizimi i punimeve të tepërta. Ujitje të kujdesshme dhe jo në drejtim të pjerrësisë dhe me rrjedhje të lirë. Mbajtja e tokës me mbulesë bimore, sidomos gjatë dimrit. Praktikimi i mbulesës mes bimëve me biomasë të kositur (mulçerimi). Evitimi i shpyllëzimeve, të cilët përshpejtojnë gërryerjen.

3. Ndotësit e tokës dhe ndikimi negative i tyre në prodhimin BIO.Kimikatet si: plehrat kimike, pesticidet, mbetjet plastike etj., janë vdekjeprurëse për

tokën. Kimikatet, vrasin mikrogjallesat e tokës dhe sidomos krimbin e shiut dhe kjo e dobëson pjellorinë e saj. Pa mikrogjallesa nuk ka tokë bujqësore. Në mungesë të tyre toka mund të quhet dhè ose rërë, por jo tokë. Uji që përdoret për ujitjen e bimëve është një burim i ndotjes së tokës, pasi shumë fermerë nuk e dinë origjinën dhe ngarkesën me kimikate, mbetje urbane, ndotjet e industrisë, metalet e rënda që vijnë edhe nga shkëmbejtë malorë etj.Burim tjetër për ndotjen e tokës janë ujrat e zeza, që derdhen në kanalet ujitëse, ujrat me ngarkesa të mëdha kripërash, gjë që çon në kripëzimin e tokës mbi normat e lejuara. Gjithashtu plehrat organike të pa kalbura mirë janë burim ndotjeje.

Ngarkesa e tokave tona me kimikate e kripëra, në përgjithësi, është shumë më e ulët se në disa vende të zhvilluara të Europës, por në disa mjedise si në serra, ku kultivohen shumë perime, ndotja është e lartë. Ngarkesa me kimikate po rritet edhe në vreshta, të cilat janë konsumatorët më të mëdhej të plehrave kimike e sidomos të pesticideve. Ndotja e tokës ndikon direkt në jetën e njerëzve, duke u bërë burim i shumë sëmundjeve. Kjo si rezultat i denatyrimit të ushqimeve me përmbajtje të lartë kimikatesh në mjediset bujqësore.

Janë pikërisht këto përfundime që kanë nxitur vite më parë ndryshimin e strategjive bujqësore, përsosjen e shkencës bujqësore në përmirësimin e inputeve, që përdoren në bujqësi e blegtori. Kjo përvojë e vendeve të zhvilluara, po shtrihet dita ditës edhe në vendin tonë. Masat që parandalojnë ndotjen e tokës me kimikate, në radhë të parë është plehërimi i drejtuar i bimëve me metoda biologjike dhe mbrojtja e integruar e organike e bimëve. Por para së gjithash, duhet të organizohet rrjeti i monitorimit të shkallës së ndotjes për të marrë në kohë masat frenuese të kalimit të normave të lejuara për bimët, kafshët dhe shëndetin e njerëzve.

4.Mirëmbajtja dhe ushqimi i tokës tokës në bujqësinë organike si dhe masat agroteknike për ruajtjen e pjellorisë së tokës.

Në një fermë organike është shumë e rëndësishme sjellja dhe ruajtja e lëndës organike në tokë. Masat kryesore agroteknike për ruajtjen e pjellorisë së tokës janë:

Punimet e cekëta të tokës - Objektivi kryesor i punimit të tokës është kthimi sipërfaqësor i kombinuar me një ajrosje mesatarisht të thellë të saj. Përdorimi i plugut në bujqësinë organike duhet të bëhet me shumë kujdes dhe si alternativë propozohen pjesërisht makina belpunuese dhe plugje me disqe në përmbysjen e lëndës organike. Në këtë rast, përmbysja duhet të jetë shumë sipërfaqësore dhe nuk duhet të kalojë 15-20 cm. Fermeri “Bio” punon tokën e tij në mënyrë që ta respektojë atë, duke u futur pak me makina, e kthen

9

atë vetëm në mënyrë sipërfaqësore dhe e ajros në thellësi kur është e nevojshme. Rrënjët, gjallesat e tokës dhe plasaritjet e tkurrjeve janë mjetet më të mira se ato mekanike për ajrosjen e tokës. Punimi i tokës sipas praktikës Bio të prodhimit ka këto përparësi:

Krijon një shtratifikim të mire të tokës. Mirëmban kapacitetin mbajtës në kalimin e makinave. Kontrollon më mirë barërat e këqija. Penetrim më të mirë të rrënjëve. Aktivizim i organizmave të tokës në sipërfaqe.

Qarkullimi bujqësor- Qarkullimi është renditja e bimëve në fushë sipas një rendi të paracaktuar. Në administrimin e një ndërmarje organike një teknikë e tillë kulturale,duke shfrytëzuar principet agroekologjike të ekozhvillimit në bujqësi, merr rëndësi të madhe në ndërtimin e një baze prodhuese të përshtatshme që i jep autonomi maksimale dhe stabilitet fermës organike. Në aspektin agronomic, qarkullimi, synon arritjen e objektivave të mëposhtme:

ruajtjen dhe rritjen e nivelit të pjellorisë së tokave, kontrollin parandalues të sëmundjeve e dëmtuesve, kufizimin e zhvillimit të barave të këqia.

Bujqësia organike, për të hartuar një cikël korrekt qarkullimi, duhet ti nënshtrohet tre parimeve bazë, të cilat konsistojnë në:

përdorimin tërësor të rrezatimit diellor dhe të burimeve të tjera natyrore të agroekosistemit (azotin atmosferik, ujin e reshjeve, lëndën organike etj.);

riciklimin e lëndës brenda nënsistemeve të fermës (fushat, kulturat, mbarështrimet e kafshëve);

ruajtjen dhe fuqizimin e biodiversitetit.Zgjedhja e drejtë e ciklit të qarkullimit ndryshon sipas përbërjes së fermës si p.sh.:

fermë e përzier (mbarështim bimor e shtazor) ose fermë bimore.Në tipin e fermës së përzier ku mbarështrohen derra dhe pula, përdoret kjo skemë qarkullimi: misër për silazh-bathë dhe tërshërë-grurë dimëror -elb dimëror-livadh artificial-livadh artificial. Në tipin e fermës bimore (pa kafshë) që prej vitesh zbaton metodën biologjike, përdoret një prej këtyre skemave: patate-grurë dimëror-tërfil/gramore-grurë dimëror-jonxhë-jonxhë –grurë dimëror/misër-thekër/elb dimëror-livadh tërfili. Për një zgjedhje më të mirë të kultivarëve, duhet mbajtur parasysh fakti që ata të jenë përbërës të një ose më shumë sistemeve kulturale që në bashkësinë e tyre janë të integruar në gjithë gjerësinë e ndërmarjes. Kulturat bazë që përdoren në sistemet e qarkullimit bujqësor janë në radhë të parë bishtajoret (për kokërr dhe foragjere një e shumë vjeçare), drithrat e vjeshtës dhe të pranverës, bimët vajore (kolza, luledielli,etj.), si dhe bimë tjera barishtore që kultivon ndërmarja.

Bashkëshoqërimi dhe plehërimi i gjelbër- Bashkëshoqërimi është praktika e kultivimit të më shumë se një bime në të njëjtën hapësirë dhe në të njëjtën kohë. Në fermat organike bashkëshoqërimi i kulturave barishtore është parashikuar në hapësirën e sistemeve të qarkullimit bujqësor që realizon ferma .Kulturat kryesore që përdoren në bashkëshoqërim janë bishtajoret me gramoret, koimbinimi i të cilave përmirësojnë dhe përtërijnë karakteristikat e tokës. Përparësitë që sjellin bashkëshoqërimet në administrimin e një ferme të prodhimit organik janë të panumurta, të cilat janë të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta. Ndër përparësitë e drejtpërdrejta theksohen: rritje e prodhimit; përdorim më i madh i burimeve; dëme më të vogla nga infeksionet; stabilitet më i madh i prodhimit; hapësirë më e madhe tolerance ndaj ndryshimeve mjedisore kosto më të ulët të prodhimit, zvogëlim i përdorimit të kimikateve etj.Ndër përparësitë e jo të drejtpërdrejta theksohen: zvogëlim i erozionit; mbulesë e

10

vazhdueshme e tokës me bimësi; ruajtje e elementëve më të rëndësishëm në profilin e tokës.Kulturat bashkëshoqëruese nuk duhet të jenë në konkurencë njëra me tjetrën d.m.th.

me kërkesa të njëjta ndaj kushteve të mjedisit. Bashkëshoqërime të efektshme në bujqësinë biologjike janë kombinimet: tërshërë + bizele, elb+ buxhak, grurë+bizele, kolzë+bizele ose buxhak, egjër+tërfil, kolzë+tërfil ose kombinime tresh tërshërë+buxhak+ kolzë etj. Në pemët frutore bashkëshoqërimi bëhet me bimë barishtore midis pemëve e kryesisht me bimë bishtajore si: tërfil, bathë, jonxhë etj. Po ashtu, bashkëshoqërimi realizohet edhe në bimët perimore p.sh.: karrotë+qepë, sallatë+qepë, si dhe fasule+misër etj. Përsa i përket plehërimit të gjelbër rëndësi marrin bimët bishtajore (bathë, bizele, lupin, etj.), vajoret (lule dielli), në veçanti kryqoret (kolzë, perko etj.). Këto bimë përmbysen për të shtuar sasinë e lëndëve azotike në tokë, kryesisht në fazën e luëzimit, kur bima ka masën më të madhe vegjetative. Plehërimi i gjelbër aplikohet kryesisht në tokat e varfëra në ato të hapura rishtaz si dhe në mes të pemtoreve. Ndër masat agroteknike që zbatohen për ruajtjen e pjellorisë së tokës në bujqësinë organike, theksohen edhe: mulçerimi i tokës, ngritja e brezave mbrojtëse, veshja e tokës me bimësi etj.

4. Ushqimi i tokës me plehëra organike Plehërat organike të stallës (të ngurta dhe të lëngëta)

Në bujqësinë organike egzistojnë mënyra të ndryshme për trajtimin e plehërave në fermë, të cilat duhet të përgatiten dhe përdoren në mënyrë të tillë që: të shpërbëhen mirë nga organizmat e tokës, të shfytëzohen mirë nga bimët dhe të përmirësojnë strukturën e tokës.

Plehu i freskët është ndër plehërat më të përdorshme në bujqësinë organike. Me këtë metodë plehu shpërndahet sa më i freskët të jetë e mundur në sasi të vogla (8-15 ton /ha) në një shtresë të hollë. Qëllimi i këtij plehërimi është që të ndërhyhet sa më shumë të jetë e mundur gjatë vitit në shtresën më sipërfaqësore të tokës. Në këtë mënyrë stimulohet një aktivitet i pandërprerë i qënieve të gjalla të tokës dhe ka një prurje të vazhdueshme të elementëve ushqyes në tokë. Plehu i freskët ka disa disa përparësi:

aktivizim të mirë të rritjes së bimëve të reja, mundësisht i integruar me lëng plehu, përmbyset lehtësisht deri në 20 cm, në toka të ajrosura dhe të lehta, shpreh një veprim pozitiv në mirëmbajtjen e humusit.

Në praktikë plehu i freskët grumbullohet disa ditë përpara përdorimit.Plehu i kompostuar aplikohet në bujqësinë biodinamike dhe në këtë rast shërben si

burim i elementëve ushqyes me efekt të ngadalshëm ,duke përmirësuar strukturën e tokës dhe favorizon shëndetin e bimëve. Me kompostim të plehut kërkohet të bëhet dekompozimi në kushte aerobike. Në grumbuj të ajrosur mikroorganizmat në pleh transformojnë lëndën organike në kushte të favorshme dhe në prani të oksigjenit. Një pleh i kompostuar dhe i maturuar d.m.th. i dekompozuar mirë është i përshtatshëm për të mbajtur të shëndetshme bimët, të luftojë parazitët dhe të stimulojë rritjen e rrënjëve. Fermerët përdorin plehun e kompostuar të maturuar për ato bimë që nuk duhet të rriten me shpejtësi e që kanë nevojë për një prurje konstante të elementëve ushqyes p.sh.: karrota, lakra, frutat e rrushi. Është i mirë edhe për tokat e varfëra në humus duke përmirësuar strukturën e tokës.

Lëngu i plehut është pleh i kompostuar, por i holluar me ujë, oksigjenohet dhe trajtohet me shtues. Edhe ky lloj plehu shpërndahet me doza të vogla dhe me sa më shumë ndërhyrje gjatë vitit. Në bujqësinë organike lëngu i plehut gjen përdorim në të gjitha kulturat.

Plehëra të tjera organike - Humusi është një nga plehërat organike më të mira për shtimin e pjellorisë së tokës, i cili përbëhet nga gjethe e degë të thata të rëna nga drurët e shkurret e pyjeve mbi sipërfaqen e tokës të transformuara në humus. Humusi ka ngjyrë të zezë, është i lehtë, i përshkueshëm, me aftësi të larta ujëmbajtëse dhe me % të lartë lënde organike rreth 50% që shpërbëhet shpejt. Humusi përdoret për kultura që shpenzojnë shumë lëndë organike në një periudhë të shkurtër bimore siç janë disa lloj perimesh, patatja etj.

11

Me mbetje organike do të kuptojmë mbetjet që vijnë pas procesit të prodhimit bujqësor (kashtë, rrënjë, etj.) dhe veprimtarisë njerëzore (mbetjet e guzhinës me origjinë bimore e shtazore, ambalazhet e letrës etj.). Plehu i mbetjeve bimore grumbullohet në sipërfaqe të vogla, ngjishet dhe nëse është e mundur i shtohet pak kashtë. Në këtë rast lihen pak pore për ajrim. Plehu i mbetjeve nuk duhet përmbysur në thellësi, e mbi të gjtha në tokat e rënda ku mungon oksigjeni. Kjo gjë favorizon proceset fermentative dhe kalbëzimit duke ngadalësuar shpërbërjen. Plehu i mbetjeve në bujqësinë organike përdoret në bimët konsumatore siç është kultura e misrit.

Hiri është pleh organik që krijohet si rezultat i djegies së drurëve. Hirin e përdorin më tepër bimët me kërkesa të larta potasi si p.sh. lulja e diellit etj.

5. Burimet ujore në Shqipëri dhe ndikimi i ujit në prodhimin BIO.Shqipëria është një vend me shumë burime ujore dhe klasifikohet ndër 10 vendet më

të pasura me reserve ujore. Burimet ujore në Shqipëri janë të shpërndara në të gjithë vendin dhe ndahen në burime nëntokësore,nբ liqenj, lumenj dhe dete.Veprimtaria jonë ekonomike e shoqërore kryhet në kontakte direkte me burimet ujore, prandaj del detyrë kryesore ruajtja e higjenës së së tij.Shqipëria ka ujra më të shëndetshme se disa vede të tjera Europjane ,por këtu bëhet fjalë për ndotje kimike , përsa i përket ngarkesave bakterologjke nuk shquhemi për pastërti të mire. Ujrat e zonave malore e kodrinore janë pa mbetje kimike , por disa lumenj e liqene janë të ndotura nga derdhja në to i mbetjeve të industries së vjetër dhe ujërave të zeza si dhe mbetjeve urbane. Përgjithësisht infrastruktura e mbajtjes së ujrave të pastra në shqipëri ende mungon. Lumit Shkumbin i vijnë ndotjet nga mbetjet e Metalurgjikut, lumit të Lanës nga mbetjet urbane, lumit të Ishmit nga industriae vajit ushqimor,liqeni i Pogradecit nga ujrat e zeza,liqeni i Shkodrës nga mbetjet urbane, industriale etj. Mbrojtja e ujrave realizohet vetëm nëse kemi një edukate kombëtare mjedisore për ruajtjen e higjenës së tij. Në radhë të parë shoqëria njëria njëzore është faktori vendimtar në ruajtjen e higjenës së ujit, duke mos hedhur mbetjet urbane pa kriter në rrjedhat e lumenjve. Ujrat e zeza duhet të derdhen në kanale të përcaktuara nga drejtuesit lokalë. Mbetjet e industrisë kimimike dhe spitalore duhet të kontrollohen rreptësisht se ku duhet të hidhen. Në bujqësinë bioligjike uji që përdoret për ujitje duhet të jetë i kontrolluar dhe pa ndotje. Zakonisht për ujitje përdoret uji i puseve dhe burimeve që janë larg zonave të banuara dhe atyre industriale.

6. Vlerësimi i ajrit në bujqësinë organikeAjri është një ndër elementët më të domosdoshëm për jetën e qënieve të gjalla në

tokë. Toka mbështillet nga një trashësi ajri prej 500 km që quhet atmosferë. Atmosfera përbëhet nga 4 shtresa: Stratosfera, Troposfera, Mezosfera, Termosfera.Stratosfera shtrihet 30-50 km mbi sipërfaqen e tokës dhe në këtë zone shtrihet edhe shtresa e ozonit. Kjo shtresë mbron tokën nga depërtimi i rrezeve ultraviolet, që vijnë nga dielli. Troposfera shtrihet 8-11 km mbi sipërfaqen e tokës dhe përmban 95% të gazeve atmosferike. Pikërisht në këtë shtresë ndotësit e ndryshëm përzihen me njëri-tjetrin dhe futen në bashkëveprim me ndotësit e tjerë të atmospherës. Troposfera luan një rol të rëndësishëm dhe është ”çadra” mbrojtëse e jetës në tokë. Mezosfera shtrihet mbi stratosphere dhe përmban ajër të rrallë, që nuk luan rol në jetën mbi tokë. Termosfera, shtrihet mbi mezosferë, përmban ajër të rrallë dhe gjithashtu nuk luan rol në jetën mbi tokë.Atmosfera është përzierja e gazeve të ndryshëm me % të ndryshme. Azoti zë 79%, Oksigjeni zë 20%, gazi karbonik 0.3%. Gazrat e tjerë si Argon, helium, Ksenon, Neon dhe Kripton zënë pjesën tjetër të vogël dhe prandaj quhen gaze të rrallë. Ajri i pastër është ai që ndodhet në troposferë me % natyrale. Ky ajër është i domosdoshëm për jetën e bimëve, kafshëve dhe njerëzve në tokë. Bujqësia organike e ka më se domosdoshme ruajtjen e ajrit të pastër.

12

7. Ndotësit e ajrit dhe masat parandaluese të tij. Sot në të gjithë botën shtrohet problemi i ndotjes së ajrit dhe masave që duhen marrë

për parandalimin e tyre. Ndotësit kryesorë janë 90% gazrat dhe vetëm 0.1% janë pluhurat. Ndotësi më i madh i ajrit është gazi karbonik. Ky gaz në natyrë ndodhet me përqëndrim 0.1ppm (pjesë për milion). Sipas studimeve, burimet e gazit karbonik janë: shpërthimet e vullkaneve, reaktorët bërthamor, djegia e karburanteve, djegia e pyjeve dhe mbetjeve të tjera organike. Përqëndrimi i CO2 në shekullin XX, u rrit në kufijtë 290-360 ppm. Një rritje e tillë ka ardhur si rezultat i konsumit të madh të karburanteve të makinave, të industrisë, bujqësisë intensive, etj. Djegia e qymyreve dhe vajrave sjell dioksid squfuri dhe oksid azoti në ajër, të cilët konvertohen në acid kur kombinohen me ujin e avulluar në atmosferë. Këto acide kthehen në tokë në formë shiu, në këtë rast shiu quhet acid, të cilët janë në përgjithësi shumë të dëmshëm dhe në veçanti për bujqësinë organike. Ndotja e tepërt e ajrit ka bërë që të merren smasa nëpërmjet Konventave të ndryshme, të cilat kanë filluar që në vitin 1983 e deri më sot midis shteteve të mëdha dhe të industrializuar. Objektivi kryesor i këtyre Konventave është reduktimi i reaktorëve bërthamorë në prodhimin e energjisë, srategjia për të luftuar acidifikimin, nëpërmjet reduktimit të: përdorimit të makinave, djegjes së hidrokarbureve, përdorimit të kimikateve etj. Shtimi i zonave të pyllëzuara është një nga masat më të rëndësishme për pastrimin e ajrit . Edhe Shqipëria si të gjitha vendet e tjra është përfshirë në hartimin e ligjeve për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. Këto ligje datojnë që nga viti 2002 .

8. Ndikimet e ngrohjes globale Sot një nga shqetësimet më të mëdha është ngrohja globale, e cila ka ardhur si rezultat

i shkatërrimit të shtresës së ozonit. Stratosfera nëpërmjet shtresës së ozonit nuk lejon depërtimin e rrezeve ultraviolet, që janë vrasëse të qelizave të gjalla. Për herë të pare në vitin 1974 u vu re se shtresa e ozonit po holloej. Më vonë në Antraktit u zbulua një vrimë në shtresën e ozonit. Mbas viteve 1990 u konstatuan vrima të shtresëss së ozonit edhe në Europë. Shkaku i këtyre çrregullimeve janë lidhjet klorpërbërëse, që rezultuan prezent në 95% të rasteve në vendet e zhvilluara. Gazet e tilla si: të serrës, substancave ftohëse, substancave shkumëzuese dhe lëngjeve tretëse, prodhojnë flour dhe substanca të ngjashme me to, atomet e klorit të së cilës në stratosferë shkatërrojnë shtresën e ozonit, pasi oksigjeni i ajrit nuk i absorbon rrezet ultravioletë. Si rezultat i këtij fenomeni ndodh ngrohja globale. Sipas studimeve të kryera, shkencëtarët kanë arritur në konkluzinin se për 20 vitet e ardhshme do te rriten, por nga ana tjetër ka pasur rezultate positive të zvogëlimit të vrimës së shtresës së ozonit. Kjo falë punës së madhe dhe masave të marra nga vendet më të industrializuara të botës.

Në vitet e fundit, kërkimet shkencore dhe njohuritë mbi ndryshimet klimatike kanë përparuar dukshëm duke konfirmuar që ngrohja aktuale e klimës së planetit Tokë ka gjasa të jetë shkaktuar nga veprimtaritë njerëzore të tilla si: djegia e lëndëve djegëse (karburante të ndryshme). Ngrohja e Tokës është duke marrë përmasa të konsiderueshme dhe ndikimet në të ardhmen parashikohen të jenë më të mëdha dhe më të kushtueshme.

Bujqësia kontribuon në ndryshimet klimatike në disa mënyra, p.sh., përmes shndërrimit të pyjeve, tokës bujqësore e çlirimi i gazeve serrë, në njërën anë, dhe dëmtimi i pakthyeshëm i burimeve natyrore, si rezultat i ndryshimeve klimatike, nga ku varet bujqësia, nga ana tjetër. Efektet e ngrohjes globale janë gjithashtu të dukshme në pjesën më të madhe të botës. Në disa zona, moderimi i ngohjes mund të rrit paksa prodhimin e kulturave, por mbi të gjitha, ndikimet negative do të mbizotëronin gjithnjë e më shumë. Dukuri të tilla si përmbytjet dhe thatësira bëhen më të shpeshta dhe më të rënda, të cilat ndikojnë seriozisht në prodhimtarinë e fermave, në jetesën e komuniteteve rurale dhe rritjen e rrezikut të konflikteve përtej tokës dhe ujit. Gjithashtu, ndryshimet klimatike nxitin përhapjen e dëmtuesve dhe specieve të tjera të dëmshme për shëndetin e njerëzve. Disa prej përqasjeve të

13

menaxhimit të tokës bujqësore mund të ndihmojnë në zbutjen e ngrohjes globale. Këto përfshijnë mbjelljen e pemëve, kthimin e tokave të degraduara në tokë bujqësore, ruajtjen e habitateve natyrore dhe përmirësimin e tokës e manaxhimit të pjellorisë së saj. Ndërsa alternativat politike përfshijnë iniciativa financiare për mbjelljen e pemëve, pakësimin e sipërfaqeve të shpyllëzuara dhe zhvillimin e burimeve të riciklueshme të energjisë. Bujqësia dhe veprimtaritë e tjera duhet të integrohen në marrëveshjet politike ndërkombëtare në të ardhmen mbi ndryshimet klimatike. Megjithatë, qysh se disa ndryshime klimatike janë të pashmangshme, marrja e masave të përshtatshme është gjithmonë e domosdoshme.

Sipas një sërë skenarësh, temperatura globale parashikohet të rritet me 0,2°C/dekadë, në dy dekadat e ardhshme. Parashikimet e mëparshme kishin sugjeruar një ngrohje prej 0,15 – 0,3 °C/dekadë, nga viti 1990- 2005. Edhe pse përqendrimet e të gjithë gazeve dhe aerosolëve janë mbajtur në nivele konstante në vitin 2000, pritej një ngrohje e mëtejshme prej 0,1°C/dekadë. Lëshimi i vazhduar i gazeve serrë në apo mbi nivelin e caktuar do të shkaktojë ngrohjen e mëtejshme dhe do të nxitë shumë ndryshime në sistemin klimatik global përgjatë shekullit XXI, dhe këto ndyshime priten të jenë më të mëdha krahasuar me ato të vëzhguara në shekullin XXI. Edhe e shkuara edhe e ardhmja e çlirimit të CO2 si rezultat i veprimtarive njerëzore do të vazhdojë për shekuj dhe niveli i detit do të rritet për shkak të kohës së nevojshme për heqjen e këtij gazi nga atmosfera.

Praktikat bujqësore bashkërisht mund të japin një kontribut të rëndësishëm me kosto të ulët nga rritja e sasisë së karbonit (C) të grumbulluar në tokë larg nga atmosfera, reduktimi i çlirimit të metanit (CH4) dhe i oksidit të azotit (N2O), prodhimi i kulturave për t’i përdorur për energji, nga përmirësimi i teknikave të kultivimit të bimëve e të mbarështimit të kafshëve, nga manaxhimi i plehërave organike për reduktimin e çlirimit të gazit metan dhe nga përmirësimi i përdorimit të plehrave kimike për të reduktuar çlirimin e oksidit të azotit. Heqja dhe grumbullimi i karbonit nga atmosfera në hapësira të tilla si: pyje, dete ose tokë, realizohet nëpërmjet proceseve biologjike ose fizike, siç është fotosinteza. Njerëzit janë përpjekur të rritin izolimin e karbonit nga rritja e pyjeve të rinj.

Veprimtari të lidhura me pyllin të tilla si: pyllëzimi, ripyllëzimi, manaxhimi i pyjeve të përmirësuara, shpyllëzimet e reduktuara dhe përdorimi i produkteve pyjore në vend të lëndëve djegëse mund të pakësojnë shumë çlirimin e gazit serrë dhe ndihmojnë në kapjen e CO2 nga atmosfera. Përpjekje të tilla përmirësojnë shumë zhvillimin e qëndrueshëm dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Tema mësimore nr.3: “Larmia biologjike”

Shumëllojshmëria botës bimore tregon sesa i pasur është ai vend me bimësi. Kjo shumëllojshmëri bimore pasohet nga larmia e botës së kafshëve. Pra, larmia biologjike përbëhet nga flora (e kultivuar dhe e egër) dhe fauna (e kultivuar dhe e egër). Është e vështirë që të trajtohet në mënyrë shkencore koncepti i diversitetit dhe kjo për faktin se ai bazohet në elementë sasiorë ( numri i specieve të pranishëm) dhe cilësorë (treguesit e secilit specie). E rëndësishme është informacioni që sjellin këto specie, që mund të jetë ekologjik, morfologjik, fitogjeografik etj., që rrit mundësinë e interpretimit të popullatave në një ekosistem të caktuar.

1. Gjendja e larmisë biologjike në ShqipëriShqipëria futet ndër vendet me pasuri të madhe bimore ku gërshetohen më së miri

flora e vendeve mesdhetare me atë kontinentale. Në Shqipëri gjendet zona e ullirit, e agrumeve, e fikut, e vreshtit, gjithashtu edhe mollën, dardhën, që janë karakteristikë për zonat kontinentale. Pozicioni gjeografik i Shqipërisë lejon shumëllojshmërinë e bimësisë së zonës mesdhetare, shpërndarë kjo në të gjitha nënzonat e saj nga ajo fushore deri në atë malore.

14

Shqipëria ka 3250 specie bimësh të larta, rreth 2350 lloje bimësh të ulta (alga, likene, këpurdha), rreth 4700 lloje kafshësh invertebrorë dhe 1500 lloje kafshësh vertebrorë. Për të ruajtur vlerat e veçanta mjedisore, disa territore të vendit trajtohen si “zona të veçanta “, duke synuar ruajtjen dhe pasurimin e bimësisë dhe gjallesave të tjera. Zonat e mbrojrura shkallëzohen sipas sistemit me 6 kategori.

1. Zona për qëllime shkencore, ku ruhet dhe monitorohet flora dhe fauna e egër.2. Zona të mbrojtura të quajtura “parqe kombëtare”, ku ekosistemet janë të paprekshëm.3. Zona të emërtuara” monumente kulture” me objekte natyrore specifike si: pemë

shekullore, drurë shekullorë etj.. 4. Zona në të cilat kryehen ndërhyrje të drejtuara nga ekspertë për të shmangur prishjen e

ekuilibrave natyrore.5. Zona e peisazhet natyrorë, tokësorë e detarë që përdoren për qëllime çlodhjeje publike.6. Zona me vlera ekologjike, të cilat tërheqin turistë të huaj e vendas. Në këto zona

parashikohet një veprimtari ekonomiko-sociale që nuk cënon vlerat e përbashkëta të zonës.

Kohët e fundit, në vendin tonë është bërë përzgjedhja e zonave të mbrojtura dhe kategorizimi i tyre. Të tilla janë: parku kombëtar i Dajtit, Thethit, Lurës, Llogarasë, Butrintit, mali i Tomorrit, lugina e Valbonës, liqeni i Prespës, bredhi i Otovës etj. Monumente kulture janë shumë drurë shekullorë ullinjsh, gështenjash, bredhë etj, Në kategorinë e 5-të janë duke u futur disa pjesë të teritorit të gjirit të Lalëzit, kepit të Rodonit etj.

1. Grupimi i larmisë biologjike sipas përdorimit praktik –ekonomik dhe rëndësia ekonomike e larmisë biologjike në Shqipëri.

Me biodiversitet ose larmi biologjike kuptohet shumëllojshmëria dhe ndryshueshmëria që egziston ndërmjet organizmave të gjallë, mikroorganizmave, bimëve e kafshëve të çdo lloji e natyre që popullojnë tokën e ujrat, raportet ndërmjet të cilëve rregullohen nga ciklet biogjeokimike dhe manifestohen nëpërmjet zinxhirëve ushqimore. Njohja dhe interpretimi i diversitetit biologjik është vendimtar për të kuptuar shfaqjet dhe funksionimin e jetës në përgjithësi. Koncepti i biodiversitetit është konsideruar sot një nga bërthamat bazë të biologjisë. Këtu gërshetohen një sërë lidhjesh midis gjallesave bimore e shtazore në përshtatje me mjedisin, që përcaktojnë rolin e tyre në ekosistem. Këto gjallesa renditen jo vetëm si listë speciesh, por me të gjitha veçoritë ekskluzive të tyre të shprehura në një rrjet të pasur lidhjesh komplekse midis tyre. Koncepti i biodiversitetit shpreh në thelb ‘kompleksitetin”që karakterizon jetën e mjedisin dhe shtyn në kërkimin e lidhjeve ndërmjet përbërësve (shumëllojshmëria biologjike), fenomeneve dhe kohërave të mjedisit. Koncepti i biodiversitetit rrënjët i ka te Biologjia. Speciet e botës shtazore, bazuar në riprodhimin seksual, mund tu përcaktohen grupet e popullatave që kryqëzohen midis tyre dhe janë të veçuara nga pikpamja riprodhuese, nga grupe të tjera analoge etj. Çdo vit zbulohen specie të reja organizmash të gjalla, ku në rreth 90% të tyre njihet vetëm emri shkencor. Totali i të gjitha specieve të gjalla është rreth 10 -100 milionë. Bota bimore është burimi i jetës për të gjitha gjallesat dhe kjo falë mrekullisë së procesit të fotosintezës, që është i vetmi proces i kthimit të lëndëve minerale në lëndë organike. Në kuptimin më të gjerë koncepti i diversitetit mund të interpretohet në tri nivele: (i) diversiteti gjallesa- sipërfaqe; (ii) diversiteti në komunitet dhe (iii) diversiteti në peisazhe komplekse. Sipas këtij vlerësimi, në egzistencën e larmisë biologjike, marrin pjesë jo vetëm faktorët bio-ekologjikë, por edhe ato ekonomikë, socialë, psikologjikë etj. Këta të fundit lozin një rol mjaft të rëndësishëm në larminë biologjike. Ligjet e biodiversitetit janë shkruar në ekuacionet e specieve dhe të zhdukjes së tyre. Ndarja e bimëve për nga përdorimi praktik – ekonomik është si më poshtë: Grupi i bimëve që përdoren për prodhimin bujqësor si drithra, perime, fruta, vreshta,

ullishte, agrume etj.

15

Grupi i bimëve mjekësore. Grupi i bimëve dhe i drurëve dekorative. Grupi i bimëve të ulta, si këpurdhat, algat, likenet.

Kultivimi i bimëve që përdoren për prodhim bujqësor, në vendin tonë ka pësuar ndryshime të mëdha. Sot mbillet më pak sipërfaqe me drithëra si grurë, misër, panxhar, lule dielli, duhan, patate etj., dhe pothuajse aspak kultura si: pambuk, oriz, ndërsa vëmendja është kthyer nga perimet dhe disa pemë frutore. Ky ndryshim është shkaktuar nga ndryshimet sociale dhe ekonomike në vendin tonë, ku shumë toka bujqësore u kthyen në zona urbane, duke e zvogëluar së tepërmi tokën nën kulture. Nga ana tjetër shumë zona rurale u braktisën si rezultat i imigrimit dhe emigracionit. Pakësimi i larmisë së bimëve të kultivuara ka ulur edhe veprimtaritë e tjera, si ato në fabrikat e sheqerit, cigareve, vajit të lule diellit, fabrikat e konservimit, të salcave, të tekstilit etj.

Shqipëria renditet ndër vendet e pasura në bimë aromatike. Sot, ka një rritje të interesimit për kultivimin dhe mbledhjen e tyre, por duhet të kihet parasysh që të mos bëhet shfrytëzimi pa kriter i tyre duke ulur volumin e biomasës dhe në shumë raste bima nuk ka mundësi të rigjenerohet. Për mirëmanaxhimin e bimëve aromatike duhet ndërgjegjësimi i komuniteti për ruajtjen e këtij biodiversiteti si dhe duhet të funksionojë kontrolli teknik dhe ai i vjeljes. Shqipëria futet në vendet me sipërfaqe të madhe pyjore duke zënë 36% të territorit. Pyjet zënë 1.450.000 ha. Speciet kryesore të drurëve pyjorë janë ahu me 160000 Ha,pisha 142000Ha,dushku300000Ha, bredhi13000 Ha. Nga pikpamja ekologjike pyjet kanë vlera të shumëanshme, të cilat tashmë dihen. Sot, pyjet janë dëmtuar më tepër nga përdorimi pa kriter i tyre si: prerje, djegie kullotje etj. Për përmirësimin e situatës së pyjeve, përveç masave teknike (mbjelljes, ruajtjes ) po bëhet një punë e madhe për ndërgjegjësimin e komunitetit.

Tema mësimore nr.4 : Agroteknologjia e prodhimit organik.

Agroteknologjia e prodhimit organik synon në rritjen e prodhimit bimor me sa më pak ndërhyrje në tokë, duke shtuar e ruajtur pjellorinë e saj për një kohë sa më të gjatë në mënyrë natyrore, si dhe në pakësimin apo eleminimin në maksimum të përdorimit të kimikateve të ndryshme, të cilat nuk janë në listën e lejuar të kimikateve për përdorim në bujqësinë organike.

1. Përzgjedhja e materialit mbjellës për prodhimet BioZgjedja e materialit mbjellës (farë, fidanë, kalema etj) në bujqësinë biologjike bëhet

duke u bazuar në disa kritere si: Prodhimi i farave të bëhet në ndërmarje biologjike, të cilat në prodhimin e farës

përdorin vetëm pleh organik dhe asnjë produkt kimik për mbrojtjen e bimëve. Në to i jepet përparësi varieteteve te pastra gjenetikisht e të pa modifikuara.

Të zgjidhen varietete që të jenë sa më shumë të përshtatur me kushtet specifike lokale e rajonale dhe mundësisht pak të prekshëm nga sëmundjet e dëmtuesit

Përdorimi i farave të patrajtuara ose të trajtuara me produkte bimore. Në bujqësinë biologjike preferohet farë e patrajtuar,sepse shumë produkte për trajtimin e farave janë toksike.

Rekomandohet në prodhimin Bio për të parandaluar infeksionet këpurdhore në farë dhe për të shpejtuar mbirjen , ti trajtojnë ato me ujë të nxehtë për 10-15 min., i cili përmban ekstrakt bimor(0.5-1%). Ky trajtim në praktikë është i vështirë, prandaj kryesisht përdoret farë e patrajtuar.

2. Fazat e procesit biologjik nga mbjellja deri tek produkti Procesi biologjik nga mbjellja deri te produkti kalon nëpër disa faza kryesore të cilat

16

janë :- Përzgjedhja e materialit mbjellës.- Përgatitja e tokës për mbjellje.- Mbjellja e kulturës.- Shërbimet pas mbjelljes.- Shërbimet gjatë vegjetacionit.- Pjekja dhe vjelja e produktit bio. - Magazinimi dhe ruajtja e produktit bio.

Përgatitja e tokës për mbjellje në mënyrë të atillë që të nxitet një rritje optimale të bimëve, aktivizohet jeta e mikrogjallesave në tokë, krijuar një mjedis optimal për zhvillimin e rrënjëve në tokë, mbrojtur strukturën e tokës, zvogëluar praninë e barërave të këqija e parazitëve, si dhe shtimin e sasisë së lëndës organike në tokë. Punimet kryesore të tokës synojnë në punimin sipërfaqësor 15-20 cm të kombinuar me një ajrosje mesatarisht të thellë. Në punimin e tokës duhen përdorur sa më pak mjetet rrotulluese sidomos frezat, të cilat bëjnë coptimin e mëtejshëm të tokës. Në bujqësinë organike rekomandohet përdorimi i mjeteve belpunuese dhe plugje me disqe duke përmbysur në tokë mbetjet e vjeljeve . Numri i ndërhyrjeve në tokë duhet të jetë sa më i pakët, për këtë arsye shumë fermerë përdorin makina që me një kalim kryejnë disa procese pune. Gjatë përgatitjes së tokës bëhet dhe luftë parandaluese ndaj barërave të këqia duke coptuar plisat e mëdhenj, por duhet të kihet kujdes të mos thërmohen shumë, sepse në shumë raste bëhet shpëlarja e nitrateve. Fermeri, në kushtet e bujqësisë organike duhet të zgjedhë mjetet e t’i përdorë ato në bazë të kushteve të përcaktuara nga klima, bima dhe prania e barërave të këqia. Një përgatitje e kujdesshme e shtratit të mbjelljes është vendimtare për bimën biologjike.

Mbjellja e kulturës kryhet pasi janë hequr barat e këqija të mbira gjatë përgatitjes së tokës. Duhet mbajtur parasysh koha, thellësia dhe dendësia e mbjelljes, sipas kërkesave të bimës, duke ulur shanset për sëmundje e dëmtues gjatë kultivimit të bimëve. Në bujqësinë organike, NUK lejohet përdorimi i herbicideve pas mbirjes dhe plehërimi azotik gjatë vegjetacionit. Plehërimi i bimëve në bujqësinë organike bëhet vetëm me plehra të prodhuara në ndërmarjen organike. Para se të kryhet plehërimi në një fermë organike, fermeri duhet të bëjë analizat kimike të tokës në mënyrë që të zotërojë të dhëna mbi gjendjen e elementëve kimik të tokës. Përpos kësaj ata duhet të zotërojnë të dhënat për nevojat që ka bima për këto elementë. Kështu bëhet analiza për plotësimin e nevojave të bimës me anë të plehërimit. Në bujqësinë biologjike është e ndaluar të përdoren plehëra të azotuara, pasi çrregullohet cikli biologjik dhe ekuilibri i mikroorganizmave në tokë. Bimët mbi ngarkohen me lëndë azotike dhe ekuilibri ndërmjet azotit dhe elementëve të tjerë ushqyes prishet.

Shërbimet pas mbjelljes janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e prodhimit organik të kulturave bujqësore Shërbimet pas mbjelljes kryhen sipas nevojave të bimës. Në rastet kur toka zë kore mbas mbjelljes bëhet capitje e lehtë, për ajrimin e tokës dhe nxitjen e mbirjeve. Në bujqësinë biologjike nuk lejohet përdorimi i herbicideve pas mbirjes. Shërbimet e tjera si: lesim, prashitje janë në varësi të gjëndjes së bimës.

Shërbimet gjatë vegjetacionit janë vendimtare për arritjen e sasisë dhe të cilësisë së prodhimit organik. Ndër to përmenden:

Plehërimi i bimëve në bujqësinë biologjike bëhet vetëm me plehra të prodhuara në fermën biologjike. Para plehërimit fermerët e prodhimit organik duhet të kenë të dhënat e gjëndjes së elementëve ushqyes të tokës si dhe kërkesat që ka bima për këto element. Në bujqësinë biologjike është e ndaluar të përdoren plehëra të azotuara që përmbajnë nitrate, amon etj, pasi çrregullohet cikli biologjik dhe ekuilibri i mikroorganizmave në tokë. Bimët mbingarkohen me lëndë azotike dhe ekuilibri ndërmjet azotit dhe elementëve të tjerë ushqyes prishet. Si plehërim për bimët gjatë vegjetacionit rekomandohet lëngu i plehu organik, por dhe ky të jetë i kalbur shumë mirë dhe i pasuruar.

17

Lufta kundër barërave të këqia rekomandohet të bëhet me lesa copëtuese e pajisur me dhëmbë fleksibël, që fusin në tokë barërat e këqia, të cilat mundësisht duhet të jenë të vogla. Për luftimin e barërave të këqia në bimët prashitëse përdoren prashitësit me plore, me dhëmbë yjorë rotativë, etj. Gjithashtu përdoren edhe aparate me djegie, të cilat djegin sythat e barërave të këqia para mbirjes së bimës së kultivuar. Kjo bëhet vetëm në ato raste kur nuk përdoren mjetet mekanike.

Ujitja në bujqësinë organike bëhet sipas kërkesësës së bimës, por kujdesi duhet të jetë në cilësinë e ujit. Burimet e ujit duhet të jenë të kontrolluara dhe të pa ndotura. Ujrat e burimeve të pastra si dhe të puseve janë më të mirat. Ujrat e liqeneve, kanaleve, rezervuareve, të cilat janë pranë zonave urbane apo prodhimit industrial janë të papërdorshme. Mënyrat e ujitjes gjithashtu kanë rëndësi në cilësinë e ujitjes. Ujitja me brazda dhe rrëshqitje është më e predispozuar për ndotje. Mirë është të përdoret ujitja me shihedhëse ose me pika, pasi është më e sigurt,por edhe në këtë rast duhet të jenë të pastër impiantet e ujitjes.

Pjekja dhe vjelja e prodhimit Bio bëhet kryesisht në pjekjen teknike, por ajo që e dallon nga prodhimi i zakonshëm është se në prodhimet Bio duhet të ketë të gjithë parametrat që ti përgjigjen llojit ose kultivarit të kultivuar. Gjatë vjeljes të bëhet kujdes për seleksionimin e bimëve me dëmtime mekanike apo prekjet nga dëmtuesit e sëmundjet, të cilat ulin ndjeshëm cilësinë e prodhimit Bio dhe çmimit në treg.

Maganizimi dhe ruajtja e produktit bio bëhet me kujdes që vendi ku janë magazinuar prodhimet BIO të mos jenë pranë prodhimit/ve të zakonshëm. Kushtet e magazinimit të plotësojnë standartet e përcaktuara në kodin ligjor të prodhimit Bio.

3. Mbrojtja e kulturave në bujqësinë Bio.

Kuptimi dhe rëndësia e mbrojtjes së integruar në bujqësinë organikeMbrojtja e integruar në bujqësi është sistemi i kontrollit të organizmave të dëmshëm.

Në gjuhën e përditshme të fermerëve ajo quhet edhe lufta e integruar ndaj sëmundjeve e dëmtuesve të kulturave bujqësore. Ajo shfrytëzon të gjithë faktorët dhe teknikat e disponueshme të luftës, por i jep prioritet faktorëve natyralë (luftës biologjike). Lufta e integruar përfshin kompetencën e më shumë disiplinave (kimike, biologjike, gjenetike, agronomike, fitopatologjike, ekonomike, klimatologjike etj.), me një objektiv unik mbrojtjen e bimëve nga dëmtuesit e sëmundjet, sigurimin e interesave ekonomike dhe shëndetin publik në respekt me mjedisin. Parimet kryesore të luftës së integruar konsistojnë në: Zotërimin e karakteristikave të një përzgjedhjeje të mirë të antagonistëve natyrorë pa

shkaktuar dëme mbi organizmat e dobishëm të ambjentit. Lehtësimin e denatyrimit të antagonistëve natyrorë nga veprimet biokimike të tokës dhe

fizike të atmosferës. Përdorimin racional të antagonistëve natyrorë, duke preferuar periudhat kohore të

shpërndarjes së tyre, në respekt të armiqve natyralë p.sh.: trajtimet dimërore.Metodologjia zbatuese e mbrojtjes së integruar kalon në katër faza: Faza e parë – Diagnoza. Në këtë fazë bëhet përcaktimi i stadit fenologjik të bimës si

dhe përcaktimi i parazitit. Faza e dytë – Verifikimi mjedisor. Në këtë fazë bëhet kërkimi dhe përcaktimi i kufirit të

ndërhyrjes duke patur parasysh parazitin. Faza e tretë – Ndërhyrja. Në këtë fazë përcaktohet momenti i ndërhyrjes me anë të

organizmave të dobishëm. Faza e katërt – Integrimi dhe planifikimi i ndërhyrjeve. Në këtë fazë planifikohet

mënyra e ndërhyrjeve si: agronomike (punimi i tokës, krasitjet, plehërimi, qarkullimet bujqësore etj.), fizike (eliminimi i mbeturinave të prekura etj.), biologjike (përdorimi i bioinsekteve etj.), bioteknologjike (shfrytëzimi i mikrogjallesave kafshë ose bimë).

18

Metodat kryesore të mbrojtjes së integruar Sistemi i bujqësisë organike zbaton metoda biologjike dhe kulturale për të parandaluar

humbjet e papranueshme nga dëmtuesit, sëmundjet dhe barërat e këqija. Ato përdorin: kultura bujqësore e varietete që janë përshtatur mirë me mjedisin, programe për ekuilibrimin e pjellorisë dhe ruajtjen e veprimtarisë mikrobike të tokës në një nivel sa më të lartë, qarkullime të përshtatshme për kushtet lokale, bashkëshoqërime, pleherime të gjelbra dhe praktika te tjera organike të cilat përcaktohen në standardet e bujqësisë organike. Në bujqësinë organike mundësitë e ndërhyrjes me mjete direkte të mbrojtjes janë shumë të kufizuara dhe për këtë i jepet shumë rëndësi të gjitha masave kulturale të parandalimit.

Ndër masat agroteknike më të përdorshme nga fermri janë: punimet e tokës, të cilat mund të shkatërrojnë dëmtuesit në faza të ndryshme të zhvillimit të tyre p.sh.: luftojnë vezët e karkalecit, larvat e disa buburrecave etj., si dhe barërat e këqia. Si metodë mekanike njihet edhe përdorimi i kurtheve të ndryshme kundër minjve dhe specieve të mizave. Në perimtarinë organike përdoren rrjetat me fije të holla në rastet e sulmeve të forta kundër mizës së karrotës. Gjithashtu, mund të praktikohet ngritja e kulturave „gracka”. Në këtë rast pranë kulturës kryesore mbillet një parcelë që është e dëshërueshme nga dëmtuesi. Në bujqësinë biologjike vetë bimët në disa raste, për arsye fizike dhe kimke, kanë imunitet në një farë mase kundër sulmit të dëmtuesve dhe sëmundjeve. Në këtë rast, disa substanca bimore janë direkt helmuese ndaj parazitëve. P.sh., alkaloidi tomatinë i domates, që lufton një krimb të domates. Kjo mbrojtje nuk është e përhershme, por kalimtare në bashkë evolucionin ndërmjet bimëve. Kjo çon në krijimin e disa varieteteve bimore, që janë tolerante ose rezistente ndaj sulmit të dëmtuesve. Në frutikulturë, vitikulturë dhe në kultivimin e patates, kundër sëmundjeve këpurdhore është i lejuar përdorimi i pak produkteve minerale si squfur, miell argjile i aktivizuar dhe me kufizime të forta përdoret edhe bakri. Këto produkte shprehin një veprim parandalues. Kur bimët mbulohen me një shtresë të produktit të spërkatur, embrionet e sëmundjes këpurdhore nuk mund të futen në brendësi të bimës ose vriten. Megjithëse efekti i tyre mbi organizmat e dobishëm nuk është i dukshëm, fermerët e prodhimit Bio këshillohen të përdorin këto produkte vetëm në bimë të veçanta dhe me konsultime. Qarkullimi bujqësor ka një rëndësi të madhe në rritjen e pjellorisë së tokës, por edhe në ruajtjen e pastër të saj, nga sëmundjet dhe parazitët e ndryshëm. Larmia në prodhimin bimor sigurohet nga plotësimi i kërkesës për qarkullim minimal bujqësor dhe/ose larmia e të mbjellave. Praktika e qarkullimit minimal për bimët njëvjeçare vendoset kur fermeri nuk demonstron larmi në prodhimin bimor me mënyra të tjera. Në bujqësinë organike fermereve u kërkohet të menaxhojnë larminë e insekteve, barishteve të këeqija, sëmundjeve e dëmtuesve ‘ si dhe të mbajnë apo të shtojë lëndën organike të tokës, pjellorinë dhe aktivitetin mikrobik të saj. Bashkëshoqërimi, plehërimi i gjelbër, mbjelljet midis rreshtave, bordurat me bar me bimë që lulëzojnë , etj. janë mjaft efikase. Kulturat shumëvjeçare duhet të kenë një mbulesë të plotë vegjetative gjatë gjithë vitit. Kur kjo nuk është e zbatueshme për shkak të lageshtisë së pamjaftueshme, lejohet plugimi i pjesshëm ndërmjet rreshtave ose mulçirim me biomasë për një periudhë deri në 4 muaj në vit. Mbulesa vegjetative duhet të përbëhet nga një larmi speciesh dhe të jetë e pandërprerë për të siguruar kështu një florë dhe faunë të pasur.

Ndër masat fizike më të përdorshme nga fermeri janë: largimi i mbeturinave bimore të prekura nga sëmundje të ndryshme dhe që mund të shërbejnë akoma si strehë e mirë për dëmtues të bimëve. Mbeturinat duhet të kenë një vend të caktuar dhe të groposen ose të kompstohen. Përdorimi i nxehtësisë si metodë fizike për menaxhimin sëmundjeve, dëmtuesve dhe barishteve të këqija, është e lejuar në bujqësinë organike. Gjithashtu sterilizimi termik i tokave dhe substrateve është i lejuar. Përdorimi i avullit në sera lejohet deri në thellësinë 10 cm. Përdorimi i avullit më thellë dhe jashtë serës është i ndaluar. Ndërkohë, çdo teknike tjetër me energji diellore është e pranueshme si metodë fizike.

19

Ndër masat biologjike theksohet përdorimi i bioinsekteve. Në mbrojtjen e integruar lufta biologjike ka rëndësi të dorës së pare, e cila konsiston në përdorimin dhe ruajtjen e antagonistëve natyror ekzistues, në një sistem ekologjik që përfaqëson ruajtjen e gjendjes së qëndrueshme të një organizmi gjatë ndryshimeve të mjedisit dhe në këtë kontekst mbajtjen e ekuilibrit jetësor. Përparësitë e luftës biologjike janë: Efektiviteti për frenimin e një dëmtuesi për shumë vite. Metodë më të lirë se metodat e tjera të luftimit, më e sigurt dhe në shumicën e rasteve

më efikase për kontrollin e dëmtuesve.Megjithatë, lufta biologjike ka disa vështirësi apo mangësi: Mbrojtja biologjike nuk i plotëson dot të gjitha kërkesat për të luftuar numrin e madh të

dëmtuesve dhe sëmundjeve. Efekti luftues biologjik është më i ngadalshëm, ndërsa fermerët kërkojnë zgjidhje të

menjëhershme të problemit. Kërkimi për një armik natyror zgjat disa vite dhe rezultati nuk mund të parashikohet

para kohe. Për zbatimin e këtyre masave shfrytëzohet Në luftën biologjike po eksperimentohen metoda si: manipulimi gjenetik i dëmtuesve. Kjo metodë mbështetet në sterilizimin artificial të dëmtuesve meshkuj dhe njihet si metoda e mashkullit steril, e cila ul ndjeshëm numrin e dëmtuesve. Kjo metodë ka kosto të lartë dhe përdoret vetëm në rastet e dëmtuesve shumë të rrezikshëm.

Lufta bioteknologjike është një metodë që mbështetet në përdorimin e mikrogjallesave kafshë ose bimë. Lufta biologjike me anë të mikroorganizmave ka disa karakteristika: Veprimi i mikrogjallesave zhvillohet vetëm në popullatat e dëmtuesit selektiv, duke

ulur ndjeshëm numrin e tyre; Nuk dëmton popullatat e insekteve të dobishëm, gjithashtu e padëmshme për njerëzit

dhe kafshët; Priret të mbajë popullatën nën kufirin e dëmit; Lejon përdorimin e tyre në mjedise natyrale të mëdha (pyjet), ku tradita e mbrojtjes me

preparate është e rrallë. Ka kosto më të ulët në konkurrencën e tregut me preparate kimike.

Mikrogjallesat ose agjentët patogjenë më të përdorshëm janë: viruset, bakteriet, këpurdhat, protozoarët dhe nematodat.

Viruset janë qënie mikroskopike të cilat për shumëzim detyrohen të penetrojnë në qelizat e një bujtësi dhe përdorin resurset biokimike. Në këtë rast konsiderohen parazitoid obligatorë/i detyrueshëm.

Bakteret janë qënie mikrobiologjike, ku ndër to përmenden ato që prodhojnë spore. Këto lloj bakteresh manifestojnë jo vetëm një kapacitet të mirë ruajtje për një kohë të gjatë, por edhe mundësi për tu përhapur në ambiente me drejtime të ndryshëm duke ruajtur kapacitetin e tyre patologjik.

Këpurdhat janë shkaktarë në shumë raste të luftimit të shumë insekteve. Këpurdhat kanë nevojë për mjedis të lagësht, duke u kultivuar dhe shpërndarë me lehtësi. Zbulimi i veprimit toksik të disa këpurdhave, hap një perspektivë të re në fushën e bioteknologjisë së aplikuar, ku mund të mendohet një bioinsekticid me bazë toksina këpurdhore.

Protozoarët dhe nematodat janë akoma në faza eksperimentale, pasi ato nuk luftojnë në masë dëmtuesit dhe veprimi i tyre konsiderohet më tepër kronik me vdekshmëri të ulët.

Megjithë përparësitë që ka lufta biologjike, lufta kimike mbetet një nga metodat më të shpejta të luftimit, pasi ka një efekt të menjëhershëm në kulturat njëvjeçare. Po kështu herbicidet janë ende esenciale për kontrollin e barërave të këqia me rritje të shpejtë. Kontrollet me anë të kimikateve është rruga më e mirë e të vepruarit me produktet e

20

magazinuar, kjo sepse ato mund të kthehen lehtësisht në gaz duke luftuar me efikasitet dëmtuesit e depos.

Tema mësimore nr.5: Organizmat e modifikuara gjenetikisht (OMGJ).

1. Njohuri të përgjithshme mbi OMGJ dhe mënyrat e përftimit të tyreGjatë evolucionit, gjallesat pësojnë ndryshime përsa i përket ndërtimit, funksionimit,

gjenotipit e fenotipit të tyre. Një burim i përhershëm dhe i rëndësishëm i ndryshueshmërisë janë mutacionet, të cilat përfshijnë ndryshimet e menjëhershme dhe të trashëgueshme të materialit gjenetik, si pasojë e të cilave ndryshojnë një ose disa cilësi të organizmit. Mutacionet kanë luajtur një rol të rëndësishëm në evolucionin e botës së gjallë. Nga ndryshimet e gjenotipit, nën ndikimin e faktorëve natyrorë, lindin individë të ndryshuar, prej të cilëve evolucioni zgjedh më të përshtatshmit. Mutacionet kanë rëndësi edhe në përmirësimin gjenetik të bimëve për krijimin e kultivarëve të rinj me cilësi më të çmueshme se egzistueset. Mutacionet mund të jenë të rastësishme ose artificiale. Mutacionet e rastësishme shkaktohen nga veprimi i faktorëve natyrorë, kurse mutacionet artificialë shkaktohen nga vetë njeriu, si: rrezatimi jonizues, helmet kimike etj. Mutacionet klasifikohetn në mënyra të ndryshme, por në çdo rast ato lidhen me ndryshime në strukturën trashëguese në bërthamë e jashtë saj. Në përgjithësi ato mund të ndahen në dy grupe të mëdha:

1. Mutacione që lidhen me ndryshimin e numrit dhe të strukturës së kromozomeve;2. Mutacione gjenetike, që janë ndryshime në nivelin e gjeneve (molekulës së ADN).

Këto mund të vijnë si pasojë e zëvëndësimit të bazave azotike të molekulës së ADN-së, këputjes së një pjese ose futjes së bazave të reja. Duke u nisur nga vlerat që kanë mutacionet në përmirësimin gjenetik të bimëve, janë kërkuar rrugë e mjete për t’i shkaktuar ato artificialisht. Eksperimentalisht janë përcaktuar disa faktorë mutagjenë, të cilët janë fizikë dhe kimikë.Në faktorët mutagjenë fizikë futen rrezatimet jonizuese, rrezet x, gama, neutronet etj., që e kanë burimin nga lëndët radioaktive. Këto rreze, me të cilat trajtohen bimët (kryesisht farat), depërtojnë në brendësi të qelizave dhe shkaktojnë mutacionet (ndryshime në molekulën e ADN-së). Sasia e përdorimit të rrezatimit jonizues është e ndryshueshme në kultura të ndryshme. Kjo lidhet me ndjeshmërinë e tyre ndaj rrezatimit. Përveç rrezatimeve, si faktorë mutagjenë përdoren edhe lëndët kimike me efekt të fortë, kryesisht helme si: etil dhe metan sulfati, kolkicinë etj., të cilat ndikojnë në ndryshimin e materialit trashëgues në strukturën e ADN-së. Ky lloj trajtimi, krijon bimët gjenetikisht të modifikuara ose siç njihen sot OMGJ. OMGJ janë organizmat gjenetikisht të modifikuar, të cilët nën efektin e faktorëve mutagjenë (kryesisht artificialë), ndikojnë në ndryshimin e materialit trashëgues në strukturën e AND-së.

2. Efektshmëria e prodhimit BIO ndaj atij OMGJ Bujqësia organike dhe ajo e OMGJ-ve janë dy vështrime kontradiktore botërore, dy

filozofi të ndryshme dhe dy opsione kryesore për të ardhmen. Parimi bazë i bujqësisë organike është të respektojë ekologjinë duke konsideruar si shkallë e zbatimit praktik ruajtjen e mjedisit. Bujqësia organike kërkon të mbajë në një balancë të përgjithshme rritjen e biodiversitetit. Bujqësia gjenetike, në të kundërt, izolon dhe redukton problemet komplekse në çështje të veçanta dhe atëhere përpiqet të gjejë një zgjidhje teknike me metoda gjenetike, pa u përpjekur që të ruajnë e respektojnë ekologjinë. Kështu p.sh. poleni nga bimët e prodhuara gjenetikisht mund të ndotë bimët e egra, organizmat e tokës mund të keq ndikohen nga bimët bujqësore të modifikuara gjenetikisht. Prodhimet Bio janë mjaft të shëndetshme për njerëzit dhe kafshët, sepse janë bazuar në teknologjinë e prodhimit pa kimikate, të farës

21

së pastër, ruajtjen e pjellorisë në mënyrë natyrore, mbrojtjen e bimëve me mtoda kryesisht bilologjike etj. Në bujqësinë gjenetike përparësi i jepet maksimizimit të prodhimit dhe metodat që mbështet kjo bujqësi ka si parim përdorimin e plehrave kimike, mbrojtjen e bimëve kundër sëmundjeve e dëmtuesve me metodat kimike të luftimit duke shpërfillur nevojën e ruajtjes së mjedisit përreth nga mbetjet e këtyre kimikateve. Bujqësia organike bazohet në biodiversitetin. Shumë nga praktikat e saj ruajnë dhe rrisin një diversitet të pasur në natyrë. Bujqësia gjenetike nuk ka prioritet diversitetin e organizmave që jetojnë në tokë. Bujqësia organike i kushton shumë rëndësi cilësisë së prodhimit dhe garanton cilësinë e produktit nëpërmjet certifikimeve të tyre sipas standardeve të përcaktuara. Ushqimet e modifikuara zgjidhin vetëm problemin e urisë dhe mund të kenë efekte të dëmshme, si: reaksione alergjike, problem të sistemit të imunitetit ndaj substancave të reja që përmbahen në OMGJ. Genet rezistente ndaj antibiotikëve të përdorura shpesh në bujqësinë gjenetike, mund të transferohen tek patogjenët në zorrë dhe sëmundjet e shkaktuara nga këta patogjenë nuk kurohen me këta antibiotikë. Si konkluzion, del se e ardhmja e bujqësisë është ajo organike, e cila nxit dhe shton biodiversitetin, ciklet biologjike dhe aktivitetin biologjik të tokës. Në këtë mënyrë, ferma mbetet biologjikisht e balancuar me një larmi të madhe insektesh të dobishëm dhe organizma të tjerë, për të vepruar si predatorë natyralë për dëmtuesit e bimëve dhe me një tokë plot me mikroorganizma e krimba të dheut, për të mbajtur vitalitetin e saj. Prodhimi organik blegtoral fokusohet në metodat e mbarështrimit të kafshëve që parandalojnë nevojën e trajtimeve veterinare. Ajo është një metodë prodhimi miqësore ndaj mjedisit, që kërkon standarde të larta të mbarështrimit të kafshëve me përfitime për shëndetin e njerëzve.

Organizmat gjenetikisht të modifikuara kanë edhe disa anë pozitive: Sasi më të mëdha ushqimi dhe prodhim më eficent. Shpejtësi më e madhe prodhimi dhe me kosto më të ulët. Ofrimi i ushqimit për rajone të botës, përmes krijimit të bimëve rezistente ndaj kushteve

klimatike e ambientale që rriten në toka të varfëra. Përmirësimin e kohës së ruajtjes në gjendje të shëndetshme të frutave e perimeve. Përmirësimin e përbërjes së ushqimeve për kafshët. Përmirësimin e shumë tipareve të bimëve që lidhen me sasinë dhe cilësinë e tyre. Përmirësimin e vetive të kafshëve të mbarështruara përmes rezistencës ndaj sëmundjeve

dhe produkte të përmirësuara në sasi dhe cilësi.Epërsitë dhe të mirat që sjellin përdorimet e ushqimeve të modifikuara janë të konsiderueshme, sidomos për vendet në zhvillim, me popullata që rriten me shpejtësi të shoqëruara me problemet e pamjaftueshmërisë së tokës bujqësore, mungesës së ujit dhe mangësive të tjera që lidhen me probleme të nivelit të ulët ekonomik e social që i karakterizon këto vende. Megjithatë këto avantazhe,që paraqesin ushqimet OMGJ, shoqërohen edhe me probleme mjaft të mëdha për shoqërinë njerëzore dhe mjedisin përreth.

Tema mësimore nr. 6: Mbarështrimi organik i kafshëve. Akuakultura organike

1.Mënyrat e mbarështrimit të kafshëve në ferma organikeMbarështimi organik ose blegtoria organike bazohet në një marrëdhënie harmonike

midis tokës, bimëve dhe kafshëve. Kafshët kanë ciklin e tyre jetësor e prodhues të pandashme nga njëra-tjetra. Cikli jetësor e prodhues i kafshëve shtëpiake, nëse kryhet brenda së njëjtës

22

fermë, në harmoni me prodhimin bujqësor, përbën ”ciklin e mbyllur” të fermës organike. Plehu i kafshëve kontribuon në pjellorinë e tokës dhe strukturën e saj. Pra, kafshët luajnë rol të rëndësishëm në ciklin ushqyes. Gjatë kullotjes kontribojnë në kontrollin e barrishteve të këqija. Fermerët të cilët mbarështrojnë kafshët sipas praktikave organike/ekologjike, bazohen në metodën organike të të ushqyerit të tyre duke siguruar bazën ushqimore brenda fermës ose duke e blerë atë në ferma organike të prodhimit bimor. Hormonet e rritjes dhe përdorimi profilaktik i antibiotikëve është i ndaluar në praktikën e mbarështimit organik të kafshëve. Plehu organik i kafshëve i prodhuar në fermë shfrytëzohet nga ekosistemi bujqësor brenda saj, pa krijuar probleme të ndotjes. Numri i kafshëve që dëshirohet të mbarështrohen në fermë duhet të përputhet me kapacitetin e fermës. Në fermat e mbarështimit organik të kafshëve nuk lejohet përdorimi i ushqimeve që nuk janë 100% organike. Kafshët duhet të kenë qasje në natyrë dhe në kullota organike.

Mbarështimi organik është një sistem prodhimi që përmirëson cilësinë e mjedisit e të burimeve të tij, sjell ushqime në sasi të mjaftueshme, ekonomikisht të pranueshme për konsumatorët dhe përmirëson cilësinë e jetës së mbarështuesve. Kafshët duhet të menaxhohen në mënyrë organike që nga tre muajt e fundit të shtatzanisë, pulat që nga dita e dytë e jetës. Qumështi është organik kur vjen nga kafshë të cilat janë trajtuar në mënyrë organike të paktën një vit para prodhimit. Ushqimet e blegtorisë, siç është theksuar edhe më lart, duhet të jenë plotësisht organike, pa ure dhe pa mbeturina ushqimore me origjinë shtazore. Fermerët që praktikojnë mbarështimin organik të kafshëve (blegtorinë organike) duhet të sigurohen që mjedisi, pajisjet, dendësia e bagëtisë dhe numri i tufave/kopeve t’iu përgjigjet nevojave të sjelljes së kafshëve dhe të garantojë: strehim në përputhje me kushtet higjieno-sanitare sipas llojit të kafshëve; lëvizje të lirë të mjaftueshme për të shprehur modele normale të sjelljes sipas llojit të

kafshës; qasje të mjaftueshme në ajër të pastër, në burimet e ujit, ushqimit dhe rrezeve natyrale

të diellit me qëllim përmbushjen e nevojave të kafshëve; mundësi hyrjeje në zonat e pushimit, mundësi strehimi dhe mbrojtje nga rrezet e diellit,

temperaturat, shiu, balta dhe era me qëllim pakësimin e stresit të kafshës; ruajtja e strukturave sociale nëpërmjet sigurimit që tufat e kafshëve të mos mbahen në

izolim prej kafshëve të tjera të të njëjtit lloj; materiale ndërtimi dhe pajisje prodhimi që nuk dëmtojnë në mënyrë të rëndësishme

njerëzit ose shëndetin e kafshës.Ky kusht nuk zbatohet për tufa të vogla ku prodhimi është kryesisht për vetë-konsum. Në rastet kur, në fermë ka kafshë të sëmura, ka kafshë për të lindur apo kafshë meshkuj që duhen ndarë nga tufa për një periudhë të caktuart kohore, fermeri i izolon ato. Strehimi i kafshëve në mbarështimin organik duhet të sigurojë mundësi të mjaftueshme për ujë e ushqim të freskët në përputhje me nevojat e kafshëve. Hapësirat duhet të jenë të mjaftueshme që kafshët të qëndrojnë në mënyrë natyrale, të shtrihen lehtësisht, të rrotullohen, të çiftëzohen dhe të zënë gjithë pozicionet e natyrshme të ndenjës dhe lëvizjeve të tilla si: shtriqja, rrahja e krahëve etj.. Materialet e ndërtimit duhet të jenë natyrale atje ku kafshët kërkojnë strehim dhe ndërtesa që garantojnë izolim, nxehtësi, ftohje, ventilim, qarkullimin e ajrit, të niveleve të pluhurit, temperaturës, lagështirës relative të ajrit dhe përqendrimeve të gazit brenda niveleve që nuk janë të dëmshme për bagëtinë. Rekomandohet që në mbarështimin organik, shpendët, lepujt dhe derrat nuk duhet të mbahen në kafaze.

2.Bazat ushqimore të mbarështimit organik të kafshëveTërësia e kafshëve dhe shpendëve e të gjitha specieve me interes zooteknik përbën

blegtorinë. Në blegtorinë organike ushqimet e përdorura për kafshët duhet të sigurojë cilësinë e prodhimit më shumë se sasinë e tij. Këto ushqime plotësojnë edhe kërkesat për ushqim të

23

kafshëve në stade të ndryshme të zhvillimit të tyre. Kafshët e mbarështuara në mënyrë organike, i plotësojnë nevojat e tyre për ushqim nga prodhimi foragjer dhe ushqime të tjera organike me cilësi të mirë. Natyrshëm lind pyetja se cilat lëndë quhen ushqim për blegtorinë?

Ushqime për blegtorinë quhen lëndët, të cilat të veçanta, në përzierje ushqimore ose me lëndë shtesë në gjendje të pandryshuar ose të përpunuara, janë të përshtatshme si ushqim për blegtorinë, pa rrezikuar shëndetin e saj dhe të konsumatorëve të produkteve blegtorale. Ushqimet që përdoren për kafshët në blegtorinë organike grupohem në ushqime: (1) me origjinë bimore, (2) me origjinë shtazore, (3) me origjinë minerale dhe )4) lëndë shtesë ushqimore.

Ushqime me origjinë bimore quhen produktet e veçanta, në gjendje natyrore ose të konservuar, si dhe nënproduktet e përpunimit industrial të tyre. Në këtë grup futen:Drithërat me produktet dhe nënproduktet e tyre – në kategorinë e të cilave përfshihen ushqim dhe miell mesatar: tërshëra, elbi, thekra, meli, gruri, tritikalet, melekuqe (sorgum), misri etj. Farat vajore, frutat vajore, produktet dhe nënproduktet e tyre - në kategorinë e të cilave përfshihen vetëm: soja; kolza; luledielli; pambuku; farë liri; farë susami; fara kungulli; ulliri, tuli i ullirit; vajrat vegjetalë ( nga ekstraktimi fizik).Fara bishtajore dhe produktet e nënproduktet e tyre - qiqrat; buxhak; bizelja foragjere; batha; lupini. Zhardhokët, rrënjët dhe produktet dhe nënproduktet e tyre - në kategorinë e të cilave përfshihen vetëm: patatja, tuli i panxharit të sheqerit; niseshte patateje, proteina patateje. Fara e fruta të tjera dhe produktet e nënproduktet e tyre - në kategorinë e të cilave përfshihen vetëm: tul/pulpë agrumesh; mollë, ftua, dardhë, pjeshkë, fiq, rrush dhe pulpat e tyre; gështenjë, arrë, lajthi; lënde lisi.Foragjere të mjoma dhe ushqimet të tjera të përpunuara - në kategorinë e të cilave përfshihen vetëm: jonxha, tërfile të ndryshme, esparceta, sulla, bar i thatë kryesisht jonxhë,; sanë; silazh, kashtë drithërash dhe rrënjë perimesh për foragjere.Bimë të tjera dhe produkte e nënprodukte të tyre - në kategorinë e të cilave përfshihen vetëm: melasa, miell algash (marrë nga tharja dhe bluarja e algave, si dhe larja e tyre në mënyrë që të reduktohet përmbajtja e jodit), pluhurat dhe ekstraktet e bimëve të ndryshme, ekstrakti i proteinave të bimëve (vetëm për kafshët e reja), erëza e bimë aromatike.

Ushqime me origjinë shtazore quhen produktet e veçanta shtazore në gjendje natyrore ose të konservuar, si dhe nënproduktet e përpunimit industrial të tyre. Këtu futen:Qumështi dhe produktet e qumështit - në kategorinë e të cilave përfshihen vetëm: qumësht i pastër (mundësisht organik), qumësht pluhur, qumësht i skremuar, qumësht i skremuar-pluhur, dhallë, dhallë pluhur; hirrë, hirrë pluhur, hirrë pluhur me pak sheqer, proteina e hirrës pluhur (nxjerrë nga trajtimi fizik); kazeinë pluhur; laktozë pluhur, gjizë dhe qumësht i thartuar.Peshk, kafshë të tjera detare, produktet e nënproduktet e tyre - në kategorinë e të cilave përfshihen vetëm: peshk, vaj peshku, vaj merluci i parafinuar; autolizate, hidrolizate dhe proteoolizate molusqesh ose krustacesh, të përftuara nga një veprim enzime (në formë të tretshme ose jo) përdorur vetëm te kafshët e reja; miell peshku.Vezë dhe produktet e tyre për përdorim si ushqim për shpendët, preferohen me prejardhje nga e njëjta njësi me shpendët që do të ushqehen me to.

Produkte me origjinë minerale quhen lëndë të veçanta minerare ose përzierje të këtyre lëndëve, që destinohen për ushqimin e blegtorisë. Në to futen:Lëndë minerale të pasura me natrium - kripë deti e parafinuar , kripë shkëmbore e ashpër, sulfat natriumi, karbonat natriumi, bikarbonat natriumi, klorur natriumi; Lëndë minerale të pasura me kalium dhe kalcium: klorur kaliumi - guaskat e kafshëve ujore (përfshirë kockat e sepjeve), karbonat kalciumi, laktat kalciumi, glukonat kalciumi;

24

fostat monokalciumi dhe dikalciumi i pabluar, fosfat mononatrium , fostat kalcium-magnez, fostat kalcium-natrium:Lëndë minerale të pasura me magnez - oksid magnezi, sulfat magnezi, klorur magnezi, karbonat magnezi, fostat magnezi;

Lëndë shtesë ushqimore quhen preparatet që lejohen të përdoren në të ushqyerit e blegtorisë dhe kanë për qëllim të ndryshojnë pamjen, aromën ose shijen, formën e jashtme ose aftësinë konservuese të ushqimeve, si dhe ndikojnë në prodhimtarinë blegtorale e mundësojnë parandalimin e sëmundjeve. Në praktikën e mbarështimit organik të kafshëve shtesat ushqimore përdoren në përputhje me larminë dhe sasinë e përcaktuar në standardet e mbarështimit organik. Çdo përdorim tjetër i shtesave ushqimore, jashtë kritereve dhe limeteve të përcaktuara është e ndaluar.

3.Të ushqyerit organik i kafshëveTë ushqyerit në mbarështimin organik të kafshëve është shumë i rëndësishëm. Ushqimi bazohet në parimin e përfundimit të ciklit prodhues brenda fermës, ku kafshët duhet të ushqehen me burimet e vetë fermës, me kullota dhe prodhime foragjere të fituara nëpërmjet qarkullimeve bujqësore. Kur është e nevojshme të merren ushqime nga jashtë fermës, këto duhet të jenë me prejardhje nga fermat e bujqësisë organike. Periudha e ushqimit të të vegjëlve me qumësht, në mbarështimin organik, zbatohet kryesisht në kategorinë e gjedhit dhe është e lejuar më shumë për viçat në majmëri dhe më pak për viçat e remontit. Nuk është e këshillueshme që t’u jepet zëvëdësues qumështi. Qumështi i freskët është i pa zëvëndësueshëm në përbërjen e tij. Fermeri mund të përdorët zëvendësues qumështi ose zëvendësues të tjerë, vetëm në raste emergjence dhe vetëm nëse ato NUK përmbajnë antibiotikë, shtues sintetikë ose produkte nga therjet. Në mbarështimin organik është ndaluar shkëputja e parakohëshme dhe periudha e shkëputjes duhet të jetë pas një minimumi kohor i cili merr në konsideratë sjelljen natyrale të specieve të ngjashme të kafshëve. Zakonisht, si periudhë minimale kohore për ndërprerjen e dhënies së qumështit për të vegjëlit është përcaktuar të jetë: 3 muaj për gjedhin dhe njëthundraket, 45 ditë për dhentë e dhitë dhe 40 ditë për derrat. Ushqimet me të cilat ushqehen kafshët duhet të jenë të prodhuara në mënyrë organike. 30% e racioneve ushqimore, mund të përfshihen ushqime të cilat vijnë nga fermat e prodhimit bimor që janë në statusin “në kalim”.  Kur ushqimet në statusin “në kalim” vijnë nga një njësi e vetë fermës, kjo përqindje mund të rritet deri në 60%. Këto shifra duhet të shprehen si përqindje të lëndës së thatë të ushqimeve për kafshët me origjinë bujqësore. Përdorimi i një përqindje të kufizuar të ushqimeve konvencionale për kafshët, lejohet kur fermerët argumentojnë te autoriteti i inspektimit që nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat ushqimore të kafshëve të tyre me ushqime organike. Ushqimi jo organik që mund të përmbahet në racionin total ushqimor nuk duhet të tejkalojë përqindjet e mëposhtme: për barngrënësit 10% të totalit të konsumit të lëndës së thatë, ndërsa për speciet e tjera 20% të totalit të konsumit të lëndsës së thatë të ushqimeve. Në rastet e humbjes së prodhimit të ushqimeve për kafshët, për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të motit, shpërthimit të sëmundjeve infektuese, ndotjes me substanca toksike ose për shkak të zjarreve, autoritetet përkatëse autorizojë drejtpërsëdrejti blegtorët të përdorin për kafshët e tyre ushqime jo organike në përqindje më të larta se ato të përcaktuara më sipër, për një kohë të kufizuar. Pjesa kryesore e ushqimit për kafshët, shumë se 50%, duhet të prodhohet nga vetë ferma ose të prodhohet në bashkëpunim me fermat e tjera organike në rajon. Në rastin e llogaritjeve të racionit të ushqimeve për kafshët, ushqimi i prodhuar në fermë gjatë vitit të parë të kalimit në organik, mund të klasifikohet si organik. Kjo llogaritje bëhet vetëm në rastin e kafshëve që janë prodhuar brenda fermës. Substanca të tilla si: nënproduktet e kafshëve të fermës (mbetjet e thertoreve), të gjitha llojet e fekaleve, bajgave, glasave pra të gjitha llojet e jashtëqitjeve, ushqime të ekstraktimit tretës ose shtimit të agjentëve të tjerë kimik, ure dhe përbërje të tjera

25

të azotit sintetik, nxitës ose stimulues rritjeje, nxitës sintetik për oreksin, ruajtës/konservues, përveç se kur përdoret si ndihmës në procesin e përpunimit etj., janë të ndaluara të përdoren në mbarështimin organik të kafshëve. Ushqimet konvencionale me origjinë bimore dhe shtazore duhet të përdoren vetëm në rast se ato janë të listuara në listën e ushqimeve të lejuara për përdorim në mbarështimin organik të kafshëve. Kafshëve ripërtypëse duhet t’u sigurohet mundësia për të ngrënë çdo ditë ushqime të ashpra. Të paktën 60% e racionit ditor të lëndës së thatë duhet të jetë ushqime të forta, foragjere të freskëta ose të thata ose silazh. Sistemet e mbarështimit për barngrënësit duhet të bazohen në përdorimin në maksimum të kullotave, sipas mundësive për kullotje në periudha të ndryshme të vitit. Për kafshët me drejtim prodhimin e qumështit, % e ushqimeve të ashpra ulet deri në 50% për një periudhë tre mujore në fillim të laktacionit, gjithmonë me lejen e lëshuar nga autoriteti i inspektimit. Ushqimi i kafshëve, materiale ushqimore, përzierje ushqimesh me shtues ushqimorë, materialet ndihmëse për përpunimin e ushqimit të kafshëve dhe disa produkte të tjera të veçanta të përdorura në të ushqyerit e kafshëve, nuk duhet të jenë prodhuar duke përdorur OMGJ-të ose produkte të përfituara prej këtyre të fundit.

Riprodhimi i kafshëve në mbarështimin organik synon marrjen e e krerëve me prodhimtari të lartë në bazë të limiteve të vendosura nga normativat dhe me një nivel optimal qëndrueshmërie për t’i rezistuar sëmundjeve dhe kushteve të trajtimit të çdo fermë. Objektivi kryesor është seleksionimi i krerëve që tregojnë një ekuilibër të përshtatshëm ndërmjet nivelit të prodhimit dhe aftësisë për t’i rezistuar sëmundjeve. Për sa i takon cikleve jetësore, vëmëndje i kushtohet ndjekjes së cikleve të tyre natyrore nga krerët.

4.Kujdesi zooteknik dhe veterinar i kafshëveShëndeti i kafshëve në mbarështimin organik i kushton gjithnjë e më shumë vëmendje

masave parandaluese dhe lidhet ngushtë me konceptit e mirëqënies së kafshëve. Mirëqënia e kafshëve është: fiziologjike, ekologjike, etologjike.Me mirëqenie fiziologjike të kafshëve kuptohet gjendja shëndetësore e tyre, jetëgjatësia, gjendja psikologjike, niveli i fekondimit etj. Me mirëqënie ekologjike të kafshëve kuptohet mjedisi artificial i realizuar nga njeriu në të cilin kafshët do të kalojnë jetën e tyre. Për këtë arsye, mbarështuesit duhet të njohin kërkesat e kafshëve për hapësira të brendshme e të jashtme, kubatura, temperaturë, lagështirë, ndriçim e të tjera. Me mirëqënie etologjike kuptohet mundësia e kafshëve për të zhvilluar e shprehur në mënyrë të plotë sjelljen e tyre specifike, në raport me kategoritë e tjera të kafshëve të të njëjtit lloj. Kjo do të thotë që kafshët kanë të drejtën e ”afeksionit” p.sh., mbajtja e viçave pranë nënës për një periudhë më të gjatë kohe; të drejtën e ”seksualitetit”, si mënyrë natyrore e shumimit të tyre, e dobishme edhe për ruajtjen e larmisë së tyre; të drejtën e ”moscungimit”, p.sh.: prerje sqepi te shpendët, prerje brirësh, kastrim apo keqtrajtime të ndryshme etj.

Kujdesi veterinar është shumë i rëndësishëm në mbarështimin organik të kafshëve, por duke u kujdesur fort në parandalimin e sëmundjeve. Antibiotikët përdoren vetëm në rast se ato do të parandalojnë dhimbjet e tepërta të panevojshme për kafshët. Është e ndaluar me ligj përdorimi i tyre në kafshë, të cilat mbarështohen sipas praktikave organike. Në këtë mënyrë, trajtimi me antibiotik i kafshëve, po kalon në trajtimin me barna mjekësore organike. Në proceset patologjike kujdesi ndaj kafshëve duhet të bëhet me barna alternative të lejuara dhe, vetëm në raste të veçanta u drejtohen trajtimeve konvencionale. Gjithashtu, hormone sintetike të rritjes janë të ndaluara me ligj, pasi mundësojnë një rritje të shpejtë dhe jo natyrale të kafshëve. Në praktikën e blegtorisë organike, sistemet e mbarështimit të kafshëve në mungesë të tokës është e ndaluar. Të gjitha llojet e kafshëve duhet të kenë mundësi hyrjeje/qasjeje në zonat kullosore apo në zonat në ajër të pastër apo të rrethuara, në përputhje me kushtet e lejuara psikologjike të kafshës, motit dhe gjendjes së tokës. Këto zona mund të jenë edhe pjesërisht të mbuluara. Kafshët mund të mbyllen përkohësisht për shkak të

26

kushteve të këqija të motit apo mungesës së kullotave për shkak të kushteve të përkohshme apo sezonale. Gjatë kësaj periudhe kafshët ushqehen me ushqim të freskët të mbartur nga kullotat, sepse kjo është një mënyrë më e qëndrueshme për të përdorur burimet e tokës sesa kullosja. Mirëqenia e kafshës nuk duhet të anashkalohet në asnjë çast. Blegtoria organike është një veprimtari e lidhur me tokën. Numri i kafshëve për njësi të zonës duhet të kufizohet me sigurimin e një menaxhimi të integruar të prodhimit blegtoral e bimor në njësinë e prodhimit, duke minimizuar me çdo formë të mundshme ndotjen, veçanërisht atë të tokës dhe ujërave sipërfaqësore e nëntokësore. Numri i kafshëve duhet të jetë i lidhur ngushtësisht me zonën e disponueshme me qëllim shmangien e problemeve të mbikullotjes dhe erozionit, duke lejuar shpërndarjen e plehut të bagëtive me qëllim që çdo efekt negativ në mjedis të mund të shmanget. Në blegtorinë organike të gjitha kafshët në të njëjtën njësi prodhimi duhet të rriten në përputhje me rregullat e parashtruara në standardet e blegtorisë organike.  Praktikat e mira të mbarështimit organik synojnë në nxitjen dhe mirëmbajtjen e shëndetit dhe mirëqënies së kafshëve nëpërmjet ushqyerjes organike të balancuar, kushteve për një jetesë pa stres dhe përzgjedhjes racore rezistente ndaj sëmundjeve, parazitëve dhe infeksioneve.Parandalimi i sëmundjeve në prodhimin blegtoral organik bazohet në parimet e mëposhtme:

përzgjedhja e racave të përshtatshme sipas standardit të mbarështimit organik; aplikimi i praktikave mbarështuese të përshtatshme ndaj kërkesave të secilës specie; inkurajimi i rezistencës së fortë ndaj sëmundjeve dhe parandalimit të infeksioneve; përdorimi i ushqimeve me cilësi të lartë dhe me dalje të vazhdueshme në padoqe e

nxjerrja në kullotë, për të nxitur efektin e inkurajimit të mbrotjes natyrale imunologjike të kafshëve;

sigurimi i dendësi të përshtatshme të tufave, duke mënjanuar tepricat në krerë dhe problemet shëndetësore që mund të vërehen në kafshë.

Këto parime janë shumë të rëndësishme për kufizimin e problemeve shëndetësore dhe mundësimin e kontrollit kryesisht nëpërmjet parandalimit të sëmundjeve. Fermeri duhet të zbatojë të gjitha masat për të siguruar shëndetin dhe mirëqënien e kafshëve nëpërmjet praktikave parandaluese të mbarështimit të tyre. Në rastin kur një kafshë sëmuret ose plagoset masat parandaluese jepen me shpejtësi dhe të mjaftueshme për shërimin e saj, ndërsa mjekimi i kafshës nuk duhet refuzuar kur ai nuk sjell dhembje të konsiderueshme te kafsha edhe nëse përdorimi i mjekimit shkakton humbjen e statusit organik të asaj kafshe.

Përdorimi i produkteve të mjekimit veterinar në bujqësinë organike duhet të jetë në pajtueshmëri me disa parime:

përdorimi i produkteve fitoterapeutike si: ekstraktet e bimëve, esencat etj., duke përjashtuar antibiotikët; i produkteve homeopatike si: substanca bimore, minerale ose shtazore, si dhe i elementeve gjurmë në preferencë me produktet e sintetizuara kimikisht që përdoren si mjekim veterinar, kur është vërtetuar që efekti i tyre kurues është efektiv për speciet e kafshëve dhe kushtet për të cilat trajtimi mjekësor është menduar;

përdorimi i mjekimit me produkte ose antibiotikë alopatikë të sintetizuar kimikisht gjithnjë nën përgjegjësinë e një veterineri të kualifikuar, vetëm në rast se përdorimi i produkteve të mësipërme nuk provon ose nuk duket se është efektiv në luftimin e sëmundjeve ose dëmtimeve dhe trajtimi është i domosdoshëm për të shmangur vuajtjen ose stresimin e kafshës;

përdorimi i mjekimit me produkte ose antibiotikë alopatikë të sintetizuar kimikisht për trajtime parandaluese është i ndaluar.

Në vazhdim të parimeve të mësipërme, rregullat që duhen zbatuar janë: ndalimi i përdorimit të substancave që nxisin rritjen ose prodhimin, duke përfshirë

antibiotikët dhe ndihmës të tjerë artificialë që kanë si qëllim nxitjen e rritjes. ndalimi i përdorimit të hormoneve ose substancave të ngjashme që kontrollojnë

27

riprodhimin p.sh. induktimi ose sinkronizimi i afsheve ose që mund të përdoren edhe për qëllime të tjera. Por, hormonet mund t’i jepen kafshës vetëm si formë e trajtimit kurues veterinar;

trajtimi veterinar ndaj kafshëve ose trajtimi i ndërtimeve e pajisjeve, si dhe trajtimi veterinar i cili është i detyrueshëm nga legjislacioni kombëtar duhet të autorizohet (duke përfshirë edhe mjekimin me produkte veterinare imunologjike) kur një lloj sëmundjeje njihet si e pranishme në një zonë specifike, në të cilën ndodhet njësia prodhuese.

produktete mjekësore veterinare duhet te jenë të regjistruara qartësisht duke përfshirë të dhënat mbi substancën aktive farmaceutike të përdorur për atë produkt së bashku me detajet e diagnozës; përdorimin; metodën e administrimit; kohën e trajtimit si dhe periudhën  e ndërprerjes/ndërmjetëse të përcaktuar në ligj (periudhë ligjore të cilën kafsha duhet t’a kalojë derisa të eleminohen efektet e trajtimit në produktet që ajo jep).

identifikimi i qartë i kafshëve individualisht në rastet e kafshëve të mëdha dhe individualisht ose në tufë në rastin e shpendëve ose kafshëve të vogla p.sh. bagëti të imta.

pëdorimi i vaksinave është i lejueshëm kur sëmundja endemike është njohur ose pritet të jetë një problem në rajonin ku ndodhet ferma dhe ku kjo sëmundje nuk mund të kontrollohet nga teknika të tjera menaxhuese ose kur vaksinimi është i kërkuar ligjërisht, si dhe kur vaksina nuk është gjenetikisht e modifikuar.

5.Produktet me origjinë bimore e shtazore BioProduktet Bio/organike janë të shumëllojshme. Në bazë të prejardhjes dhe të natyrës

së tyre ato ndahen në dy grupe kryesore: produkte bio me prejardhje bimore dhe produkte bio me prejardhje shtazore. Në bazë të llojit të burimeve prej nga merren produktet bio ndahen në tre grupe kryesore:

Produkte ushqimore bio që merren nga ferma ku zbatohet sistemi i bujqësisë organike.

Produkte bio që merren nga bimë që rriten në kushte natyrore në mënyrë spontane. Produkte bio të përpunuara.

Produkte ushqimore bio që merren nga ferma organike. Në këtë grup përfshihen një numër i madh produktesh të freskëta ose të përpunuara. Sasia dhe lloji i këtyre produkteve zë përqindjen më të madhe të produkteve bio që tregtohen. Sasia dhe llojet e këtyre produkteve varen nga kushtet klimatike tokësore, nga numri dhe madhësia e llojit të fermave që zbatojnë bujqësinë organike si dhe nga interesimi dhe kërkesat që ka tregu për këto produkte.

Produkte bio me prejardhje bimore janë perimet dhe frutat. Ato në përgjithësi zënë një përqindje të madhe në ushqimin e përditshëm të njeriut. Perimet në pjesën më të madhe janë bimë njëvjeçare. Karakteristika e produkteve bio të grupit të perimeve është vetia e tyre që të futen më lehtë në prodhim në fermat organike për faktin se ato janë bimë njëvjeçare.Një vend të rëndësishëm në ushqimin e njeriut zënë edhe frutat e llojeve të ndryshme. Në përgjithësi për frutat përdoren më pak ose aspak plehra kimike apo preparate kimike kundër sëmundjeve dhe parazitëve si insekticide, pesticide etj. Zgjedhja e varieteteve të frutave rezistente ndaj sëmundjeve dhe përdorimi i metodave të tjera agroteknike të ndryshme ka bërë të mundur që të zhvillohet një frutikulturë bio. Kështu në treg kanë filluar të shiten produkte bio të grupeve të ndryshme të frutave. Kohët e fundit krahas perimeve e frutave në fermat organike ka filluar prodhimi i drithërave bio si: gruri, elbi, misri etj.

28

Produkte bio me prejardhje shtazore merren nga fermat organike. Si kusht i domodoshëm për prodhimin e këtyre produkteve është ushqimi i kafshëve me bimë foragjeredhe me livadhe që merren nga ferma që zbatojnë rregullat e bujqësisë organike. Përveç kësaj, kafshë të caktuara për marrjen e produkteve bio nuk duhet t’u jepet si ushqim lëndë kimike të dëmshme si dhe hormone, antibiotikë etj. Një aspekt tjetër i rëndësishëm për prodhimin e produkteve bio me origjinë shtazore është mënjanimi i kalimit të lëndëve kimike të dëmshme në organizimin e kafshëve e si pasojë dhe në produktet që merren prej tyre siç janë dezifektantët e ndryshëm si: DDT, hekzakloran, dioksinë etj. Ndër produktet kryesore bio më prejardhje shtazore janë qumështi dhe nënproduktet e tij, si dhe mishi, vezët, mjalti etj.

Produkte bio natyrore. Në kategorinë e produkteve bio hyjnë edhe shumë produkte që rriten në mënyrë natyrore të pa kultivuara dhe pa shërbime të posaçme agrotekniketë kryera nga njeriu. Natyrisht mjedisi në të cilin ato rriten është i pastër dhe pa ndotje kimike. Zakonisht këto bimë rriten larg qendrave industriale, trafikut të dëndur si edhe mjediseve ku toka dhe uji nuk janë të ndotura nga lëndë kimike si p.sh. në zonat e thella kodrinore dhe malore. Produktet bio natyrore përbëhen kryesisht nga produkte bimore. Llojet e këtyre produkteve në varësi nga larmia dhe sasia e florës spontane një vendi, janë të ndryshme. Një pjesë e mirë e bimëve spontane mund të japin produkte bio që përdoren për ushqim si: barishte (lëpjeta, hithra, nena, qumështorja etj), fruta (mana toke, boronica, rrushi i egër, qershia e egër, vadhëza etj), bimë aromatike (rigoni, dafina, dëllinja, çaj mali etj), bimë mjekësore (lule bliri, sherebeli, kamomili, lule shtogu etj). Bimët spontane, që kanë veti aromatike, përdoren njëkohësisht edhe si ushqim ose si bimë mjekësore. Ky përdorim i shumëanshëm i tyre i dedikohet përbërjes së tyre kimike me veti të veçanta biologjike. Në literaturë jepen të dhëna të shumta se shumë bimë të florës spontane janë të pasura edhe me vitamina dhe elementë mineralë sidomos me mikroelementë. Në produktet me veti biologjike natyrore futen edhe llojet e ndryshme të kërpudhave të ngrënëshme, të cilat rritennë livadhe dhe në pyjet e zonave malore. Po kështu në produktet biologjike që rriten në natyrë futen edhe disa produkte shtazore si p.sh. kërmijtë , etj.

Produkte bio të përpunuara. Produktet bio me prejardhje bimore dhe shtazore që përmëndëm më sipër përdoren si zakonisht si ushqime të freskëta, por mund të shërbejnë shumë mirë edhe si lëndë të para për prodhimin e produkteve të përpunuara me procese të ndryshme teknologjike, në kushte industriale ose të prodhimit të vogël agroushqimor dhe shtëpiak. Në kohën e sotme në pjesën më të madhe prodhimi i produkteve biologjike bëhet në impiante të vogla përpunimi ose në fabrika të vogla, të cilat ndodhen dhe drejtohen nga vetë ferma ose ndërmarrja prodhuese bujqësore. Në tregun e sotëm të produkteve ushqimore, produktet bio të përpunuara janë të shumta dhe të shumëllojshme, të cilat mund të përfaqësojnë pothuajse produktet e të gjitha degëve të industrisë ushqimore si: produktet e përpunimit të drithërave, të përfundimit të mishit, të përpunimit të qumështit, të përpunimit të farërave vajore, të përpunimit të rrushit, të frutave, perimeve, të bmëve aromatike etj. Megjithatë vlen të përmëndet se në kohën e sotme prodhohen produkte bio nga impiante industriale të mëdha dhe moderne. Si shembull tipik i këtij prodhimi janë produktet bio të firmës gjermane Hipp, e cila prodhon me dhjetra produkte për ushqimin e fëmijëve të moshave të ndryshme dhe për gratë shtatëzëna. Kjo firmë e themeluar qysh prej vitit 1932 ka një aktivitet shumë të gjërë prodhues (1300 punëtorë) dhe një përvojë shumë e pasur në këtë drejtim. Ndër problemet kryesore në prodhimin e produkteve biologjike është përdorimi i proceseve teknologjike të tilla që produktet të ruajnë të gjitha ose sa më shumë vetitë cilësore ose biologjike që kanë lëndët e para. Një masë tjetër e domosdoshme është ruajtja e vështirësisë së prejardhjes së burimit të lëndës së parë dhe shmangies nga përzjerja me lëndë të para jo bio.

6.Akuakultura organike

29

Arti dhe shkenca e mbarështimit të organizmave dhe bimëve ujore, që përdoren si ushqim për njeriun, në ujë quhet akuakulturë . Akuakultura në përkufizimin e saj më të thjeshtë është kultivimi i organizmave ujorë: këtu përfshihen peshqit, molusqet, krustacet dhe bimët ujore, ndërsa sipas përkufizimit më zyrtar, akuakulturë konsiderohet prodhimi i të gjithë organizmave ujorë, të cilët rriten nga një subjekt që ka pronësinë e tyre, i vetëm ose në formë ortakërie, gjatë periudhës së rritjes. Akuakultura si shkencë është praktikuar që 2500 vjet më parë. Shqipëria si vend me burime të bollshme ujore, si detare ashtu dhe të ujrave të ëmbla, ka potenciale të mëdha për zhvillimin e akuakulturës. Llojet më kryesore të specieve që kultivohen në Shqipëri janë:

Ciprinidët – Në këtë familje peshqish futen: krapi i zakonshëm (Cyprinus carpio var.hungarica); ballgjëri i bardhë (Hypophthalmichthys molitrix), ballgjeri laraman (Hypophthalmichthys nobilis) dhe amuri (Ctenopharingodon idellus) ku këto tre të fundit janë specie të intoduktuara nga Kina në vitet 70.

Salmonidët - Nga kjo familje peshqish tek ne kultivohen trofta ylber (Oncorhyncus mykiss), si dhe njëra nga troftat endemike të liqenit të Ohrit korani (Salmo letnica).

Koca dhe levreku - Këto janë dy specie detare koca (Sparus aurata) dhe levreku (Dicentrarchus labrax) që kultivohen në kosha.

Mugilidët - Speciet kryesore të kultivuara të familjes së qefujve janë gushtaku (Mugil cephalus) dhe qefulli i vjeshtës (Liza ramada).

Krustacetë - Lloji i vetëm që kultivohet në Shqipëri është karkaleci I Kuruma.s Penaeus japonicas. Kjo specie është e introduktuar në Shqipëri nga fillimi i viteve .90.

Midhjet - Lloji i vetëm që kultivohet është midhja e zakonshme (Mytilus galloprovincialis.

Ecuria e akuakulturës në Shqipëri ka patur uljet e ngritjet e veta, ku me kalimin Shqipërisë në rregullat e ekonomisë së tregut ndryshoië dhe sektori i akuakulturës. Aktualisht, këto vitet e fundit kanë marrë një përparësi më të madhe kultivimi i troftave sidomos në zonat e vendit të pasura me burime hidrike. Ndërkohë që është zhvilluar shumëdhe kultivimi me kosha në det i koces dhe levrekut, sidomos në bregdetin jonian që dallohet për ujra të thella dhe korrente të fuqishme detare, teknologji kjo e aplikuar vetëm këto vitet e fundit në Shqipëri. Më shumë vështirësi paraqet midhikultura (kultivimi i midhjes) në Shqipëri. Laguna e Butrintit është vendi më i përshtatshëm për këtë lloj kultivimi pasi dhe në të kaluarën ka treguar se nuk ka rrethana të papëlqyeshme kultivimi në masë i midhjes në këtë lagunë.Akuakultura ka anët pozitive dhe negative të saj. Si anë pozitive më të rëndësishmet renditën:

Ndikimi në rritjen e mirëqenies si të ekonomisë shqiptare, në përgjithësi, ashtu dhe të asaj të komuniteteve lokale ku ajo zbatohet.

Përdorimi i akuakulturës shpesh ul presionin e peshkimit mbi popullatat natyrore të peshqve, gjë që ndikon direkt në ruajtjen e biodiversitetit.

zbatohet për ruajtjen e drejtpërdrejtë të popullatave në rrezik (p.sh. kultivimi i koranit).

Futja e llojeve të ndryshme përmirëson kushtet e një ambienti të degraduar.Megjithatë zbatimi i akuakulturës është shumë delikat pasi ka problemet e saj. Prandaj

zbatimi I akuakulturës së përgjegjshme është modeli i duhur. Disa nga aspektet e akuakulturës së përgjegjshme janë:

akuakultura të zbatohet bazuar në aspektet ekonomike, biologjike e ekologjike së bashku dhe jo duke marrë në considerate vetëm aspaktin ekonomik.

Futja e llojeve aloktone (që nuk i përkasin ekosistemit vendas) duhet të bëhen me shumë kujdes;

Kryerja e nanalizave të nevojshme në të gjitha impiantet e akuakulturës, që të mos ndotin mjedisin apo ta degradojnë atë.

30

Mundësia e zhvillimit të akuakulturës si degë e ekonomisë në ShqipëriShqipëria importon produkte të akuakulturës detare kryesisht nga Greqia dhe konkretisht

levrek dhe koce. Mirëpo kërkesa e lartë e tregut shqiptar për këto produkte ka sjellë nevojën e rritjes së investimeve në kulturën e troftës dhe levrekut. Sot akuakultura detare është zhvilluar kryesisht në jug të vendit, pasi aty klima është optimale duke ofruar më shumë mundësi për zgjerimin e akuakulturës. Akuakultura në vend, si një aktivitet që priret kryesisht me rritjen e specieve ujore (peshqe molusk, krustace etj.) për qëllime ekonomike, është shndërruar sot në Shqipëri në një biznes të rëndësishëm. Në këtë vështrim elementët kryesorë në rritjen e prodhimit në akuakulturë kanë qenë veçanërisht disa prej specieve të ujërave të ëmbla (krap dhe troftë) dhe specieve detare (koce e levrek) molusqet bivalve dhe krustacet (karkaleci japonez). Akuakultura është një sektor që kërkon investime të mëdha dhe këto investime kryesisht janë bërë nga sektori privat. Një pjesë e këtyre ekonomive të peshkut janë akoma në fazat e para dhe nuk kanë filluar prodhimin, ndërsa është rritur kultivimi i troftës, duke përdorur burimet e ujërave të duhura për këtë aktivitet. Aktualisht, numri I ekonomive të peshkut vjen në rritje por gjithmonë vështirësia mbetet në furnizimin me rasate dhe ushqime.

Tema mësimore nr.7: Kriteret e kalimit nga bujqësi e zakonshme në bujqësi organike.

1.Hapat e aplikimit për të kaluar në një fermë Bio Bujqësia organike, duke punuar në pajtueshmëri me ciklet dhe sistemet e gjalla

natyrore, zhvillon një agro-ekosistem të qëndrueshëm. Përpara se produktet bujqësore të konsiderohen si organike, duhet të kenë një periudhe të menaxhimit organik që të përmbushin të gjitha kërkesat dhe standardeve të kërkuara për to. Koha e nevojshme për kalimin nga bujqësi e zakonshme në bujqësi organike është dy vite të plota kalendarike. Që në fillim, kalimi përmban detyrimin me shkrim të fermerit për të shkuar sa më afër standardeve të bujqësisë organike. Një periudhë kalimi mundëson vendosjen e një sistemi menaxhimi organik dhe rrit pjellorinë e tokës.

Shumë fermerë sot kërkojnë të konvertojnë fermat e tyre në bujqësi biologjike. Motivet që i shtyjnë këta fermerë të konvertojnë fermat e tyre janë të ndryshme, por shkaku kryesor është ndërgjegjësimi i njerëzimit dhe kryesisht i fermerëve, për vlerat ekonomike, ekologjike dhe shëndetësore që kanë produktet e prodhuara nga bujqësia organike në krahasim me produktet e prodhuara nga bujqësia e zakonshme dhe ajo e integruar. Fakti që numri i fermave organike po vjen duke u rritur e vërteton më së miri nevojën që ka njerëzimi sot për tu ushqyer në mënyrë të shëndetëshme. Fermerët nga ana e tyre, ndjejnë detyrë për ta plotësuar këtë kërkesë të tregut, por nga ana tjetër metoda e drejtimit biologjik i jep shumë rëndësi mirëmbajtjes për një kohë të gjatë pjellorisë së tokës.

Procedura e aplikimit të fermerit për të kaluar fermën nga e zokonshme në BIO përmban hapat e mëposhtëm:

Hapi i parë: Fermeri bën një kërkesë që dëshiron të zbatojë teknikat e prodhimit BIO. Këtë kërkesë ia drejton shoqatës ku bën pjesë ose agronomit të shërbimit këshillimor të zonës ku ndodhet ferma.

Hapi i dytë: Specialistët e shërbimit këshillimor, inspektojnë fermën, nëse ajo i plotëson kushtet . Kur grupi i përzgjedhjes, bindet se kjo fermë mund të kthehet në biologjike, fermës i kërkohen dokumentacionet e regjistrimit.

Hapi i tretë: Fermeri merr trajnimet mbi teknikat dhe rregullat e bujqësisë Bio. Ai/ajo duhet të aftësohet e të bëjë dallimin me bujqësinë e zakonshme.

Hapi i katërt: Kur fermeri i zbaton me rreptësi të gjitha procedurat dhe zbatimin për kthim në fermë BIO, merr certifikatën, në të cilën shkruhet Bio në kalim për vitin e

31

parë dhe të dytë, ndërsa në vitin e tretë certifikata është Bio e plotë. Hapi i pestë: Mbasi fermeri ka marrë certifikatën, ka të drejtë të futet në listën e

subvensioneve. Hapi i gjashtë: Nëse ferma, thyen rregullat e bujqësisë Bio, çrregjistrohet dhe nuk

merr subvensionin.

2.Kriteret bazë që një fermë të regjistrohet për të prodhuar produkte Bio. Kriteret bazë janë këto: Fermeri të jetë i motivuar për të zhvilluar këtë sistem prodhimi; Bujqësia të jetë drejtimi kryesor i punës së tij; Të mos ketë rreziqe ndotjeje nga fqinjët e afërt ose të largët (ujra, tymra, mbetje

urbane); Të prodhojë produkte për treg dhe ferma të jetë jo më e vogël se1ha; E gjithë ferma duhet të manaxhohet bio; Burimi i ujitjes të jetë me ujë të pastër; Të arrijë tregun me lehtësi; Të respektojë standartet e prodhimit dhe përpunimit; Të marrë pjesë në veprimtaritë trajnuese dhe panairet e produkteve; Të zbatojë rregullat e etiketimit dhe logove; Të informojë për çdo gjë që e shqetëson në fermë dhe të pranojë në mjediset e fermës

ekspertët, certifikuesit dhe vizitorë të tjerë që interesohen për mbarëvajtjen e fermës.

3.Hartimi i skemave të fermave Bio sipas zonave gjeografike. Fermat biologjike duhet të jenë mjaft të mëdha, të kombinuara prodhim bujqësor me

atë blegtoral, me ushqime zooteknike jo intensive, e drejtuar nga njerëz të kualifikuar me një përmbajtje kulturale komplekse e me qarkullime afatgjata. Që të gjesh ferma që të kenë të gjitha këto parametra nuk është aq e thjeshtë, por shumë ferma, sidomos në hapësirat e brenshme, kanë potenciale të dukshme në këtë sector Duhet mbajtur parasysh që shumë zona të territorit karakterizohen nga një bujqësi e përafërt me bujqësinë biologjike. Kjo nënkupton që një pjesë e territoreve rajonale mund të bëjë bujqësi biologjike pa përmbysje të mëdha. Duke vlerësuar kushtet agroteknologjike dhe në veçanti ato agroklimatike të vendit tonë, mund të ngrihen modele fermash duke i’u referuar edhe vendeve kufitare siç janë Greqia dhe Italia. Këto modele mund të jenë të përshtatshme për kushtet e vendit tone si një vend mesdhetar të përafërta me to.

Një model ferme për zonat e larta malore mund të jetë me drejtim pemtari –blegtori. Kjo fermë, me një sipërfaqe prej 2 ha mund të kultivojë një pjesë të sipërfaqes së saj me mollë dhe pjesën tjetër me livadh për blegtorinë. Në këtë sipërfaqe mund të mbarështrohen 3 lopë, 2 viça, 10-15 dele për mish etj. NJë model i tillë në këto zona siguron qëndrueshmëri dhe fitime të kënaqshme për fermerët.

Një model për zonat fushore do të ishte pemëtari dhe drithëra. Pemët frutore zënë 70-80% të sipërfaqes dhe 20-30% e zënë drithërat. Gjithashtu kjo fermë mund të mbarështrojë 1 lopë ose 10 krerë të imta. Megjithatë, këtij modeli mund t’i përshtaten edhe llojet e kulturave që mbillen në atë zonë. Në zonat fushore mund të aplikohet modeli i fermës biologjike me drejtim blegtori - drithëra, në raporte sipërfaqeje të përshtatshme.

Në zonat kodrinore mund të zbatohet modeli vresht – ullishte ose modelet e përziera si: drithëra, bimë industrial, perime, livadh- blegtori etj. Modeli i përzier mund të zbatohet edhe në zonën fushore.

Në zonat bregdetare modelohen ferma me drejtim ullishte- agrume- blegtori. Modeli përcaktohet edhe nga përshtatja e bimëve të caktuara. P.sh, në zonën e Shkodrës do të shkonte më mirë një fermë me drejtim blegtori-drithëra ose në zonën e Korçës një fermë me

32

drejtim drithëra – blegtori. Shpesh drejtimi i fermave përcaktohet edhe nga tradita e çdo zone në kultivimin e bimëve bujqësore. Tema mësimore nr.8: Kultivimi i bimëve pa tokë

1. Rëndësia dhe vlerat ekonomike të kultivimit të bimëve pa tokëArti dhe shkenca e kultivimit të bimëve në tokë quhet gjeoponi. Në gjithë botën, në gjithë historinë e njerëzimit, janë zbatuar teknologji të ndryshme, nga më primitivet e deri te më modernet, për rritjen e prodhimin e bimëve në tokë. Tashmë ka praktika bujqësore të konsoliduara për kultivimin e bimëve në tokë: në fushë të hapur dhe në mjedise të mbrojtura, siç janë serrat e tipave të ndryshëm. Në ditët e sotme ekzistojnë edhe praktika të tjera të kultivimit pa tokë të bimëve, të cilat janë edhe më miqësore me mjedisin se ato të kultivimit të bimëve në tokë. Praktikat bujqësore të ndryshme nga gjeoponia janë: hidroponia, aeroponia, kultivimi i kërpudhave. Secila nga këto praktika bujqësore trajtohet si më poshtë:

2. Kultivimi i kërpudhaveNë Egjiptin e lashtë, faraonet i vlerësonin kërpudhat si ushqim i zgjedhur. Ato ishin

vetëm për familjen mbretërore. Romakët i quanin kërpudhat ushqim i perëndive dhe i servirnin vetëm në raste të veçanta. Grekët e lashtë bënin gosti me kërpudha dhe besonin se ato u jepnin fuqi për betejë luftëtareve të tyre. Në ditët e sotme, kërpudhat nuk janë vetëm për elitat. Në çdo cep të botës, njerëzit kënaqen me shijen e tyre. Po çfarë është e ditur për kërpudhat? Ç'janë kërpudhat: kafshë, bimë apo diçka tjetër? Si rriten ato? A janë të gjitha të ushqyeshme? Kërpudhë quhet pjesa e dukshme e mykeve shumëqelizore. Janë rreth 38.000 varietete të kërpudhave në botë. Disa prej tyre janë të ngrënëshme (ushqyese) dhe disa shumë toksike të cilat shkaktojnë helmim apo edhe vdekje të organizmave të gjalla në raste konsumimi.Tregu furnizohet kryesisht nga kërpudhat e bardha të kultivuara (bisporus Agaricus), perle (pleurotus ostreatus), Portobello, crimini, kërpudha të konservuara dhe kërpudha të egra të rralla që janë zakonisht në formë të tharë. Kërpudhat kanë vlera të larta ushqyese. Ato kanë përmbajtje të lartë proteinash dhe natriumi, përmbajtje të ulët në yndyrë të ngopur dhe nuk përmbajnë kolesterol. Prania e të gjitha aminoacideve esenciale i bën kërpudhat të kenë një cilësi të lartë, duke qëndruar shumë më lart nga proteinat bimore dhe duke iu afruar cilësisht proteinave shtazore. Gjithashtu kërpudhat janë burim i pasur i fibrave dietetike dhe vitaminave C, B kompleks (acid folik dhe sidomos thiaminë, riboflavin, acid Pantothenic, B6), hekur, zink, mangan, fosfor, kalium, bakër dhe selen. Ndër vetitë e dobishme të kërpudhave theksohen:

Zvogëlimi i nivelit të kolesterolit. Enzimat dhe fibrat që përmbajnë kërpudhat ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Përmbajtja e lartë e proteinës së varfër në energji, kontribuon në “shkatërrimin” e kolesterolit të lartë, pas tretjes së kërpudhave.

Veprimi mbrojtës nga kanceri i gjirit dhe kanceri i prostatës. Bashkërendimi i acidit linoleik dhe beta-glukanit në përmbajtje japin vetinë e aktivitetit antikanceror. Përmbajtja në selen ndihmon në pezullimin e qelizave kancerike. Gjithashtu, shumë studime kanë treguar se, duke vepruar së bashku me vitaminën E, ulin ndjeshëm shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.

Rregullator i sheqerit në gjak. Vlera ushqyese dhe përmbajtja në kërpudha me enzima dhe insulinë, ndihmon në uljen e glukozës që përmbajnë ushqime të caktuara. Antibiotikët natyrorë që përmbajnë kërpudhat, mbrojnë kundër infektimeve të gjymtyrëve të krijuara për shkak të diabetit.

Përmirësimi i sistemit imunitar. Ergothionina, një nga antioksidantët natyror më të fuqishëm që përmbajnë kërpudhat, mbrojnë kundër radikaleve të lira që ulin mbrojtjen

33

e trupit. Antibiotikët dhe sidomos Penicilina, po ashtu dhe vitamina A, vitamina C dhe vitamina B kompleks që gjenden në kërpudhat, forcojnë sistemin imunitar.

Plotësimi mungesës së hekurit në gjak (Sideropenia anemike). Hekuri i përfshirë në kërpudha ndihmon në rastet e anemisë.

Zvogëlimi i presionit të gjakut. Arrihet për shkak të përmbajtjes së kaliumit (përmbajtja e ulët e natriumit dhe e lartë e kaliumit ndihmon në parandalimin e presionit të lartë të gjakut).

Aktiviteti Antibakterial për shkak të përmbajtjes së bakrit. Seleni që përmbahet në sasi të madhe, kontribuon në shëndetin e eshtrave, të thonjve,

të flokëve dhe gjithashtu vepron dhe si një antioksidant. Marrje e mjaftueshme kalciumi. Kërpudhat janë të pasura në kalcium, i cili ndihmon

për funksionin e sistemit nervor, etj. Vlera kurative e përdorim mjekësor.Afro 2000 varietete kërpudhash, njhen edhe për

vetitë kuruese. Sipas një reviste mjekësore, ekstraktet e kërpudhave kanë mbi 100 përdorime në mjekësi, si në luftimin e kancerit, hepatitit, Sidas, sëmundjes së Alzajmerit dhe kolesterolit te lartë.

Kultivimi i kërpudhaveKërpudhat bëjnë pjesë në një grup organizmash ku futen edhe vrugu edhe myku.

Dikur biologët mendonin se këto ishin bimë, por sot dihet se ndryshojnë shumë nga bimët.P.sh., kërpudhat nuk e prodhojnë ushqimin me anë të fotosintezës, siç ndodh me bimët. Ato mund të rriten në errësirë. Trupi i tyre sekreton enzima të fuqishme që shndërrojnë materialin organik në lëndë ushqyese bazë, të cilën i thithin si ushqim. Ky proces tretës unik i dallon kërpudhat edhe nga kafshët. Meqë kërpudhat nuk janë as bimë e as kafshë, tani biologët i klasifikojnë në një mbreteri me vetë të quajtur “Mbretëria e kërpudhave''. Në natyrë kërpudhat e pjekura lëshojnë miliona spore të vogla që përzihen me sporet e kërpudhave të tjera dhe mbijnë. Po të bien në një vend të ftohtë, të lagësht e me shumë lëndë ushqyese, sporet, mund të rriten e të japin kërpudha të reja. Synimi i atyre që kultivojnë kërpudha për tregti është ta përsërisin këtë proces duke krijuar kushtet e duhura, që të permirësojnë kështu prodhimin dhe cilësinë. Sipas kultivuesve, lloje të ndryshme kërpudhash kërkojnë kushte të ndryshme për rritje. P.sh., kërpudhat e bardha, champignon, varieteti më i përhapur në botë, rriten më mirë në pleh të sterilizuar. Lloje të reja rriten shumë mirë në trasta me mbetje bimësh, në shishe me drithëra, në trungje të plota a të mbushura me tallash të ngjeshur. Nga mijëra lloje kërpudhash që njhen, vetëm rreth 60 prej tyre kultivohen për tu shitur.Ndërsa mbledhja e kërpudhave në natyrë mund të jetë tepër e rrezikshme, p. sh., kësula e vdekjes (Amanita phalloides) ngjan shumë me varietetet e ngrënshme, por është vdekjeprurëse. Prandaj, duhet të ndiqet një rregull, KURRË MOS HA kërpudha të mbledhura në natyrë nëse nuk të thotë një njohës i mirë kërpudhash se mund t’i hash pa problem ato. Natyrisht, varietetet që kultivohen për tu tregtuar nuk janë të rrezikshme, përkundrazi, ato janë ushqime të shijshme që dikur i hanin vetëm pjesetarët e oborrit mbreteror. Kërpudhat në natyrë ose ndryshe kërpudhat e egra rriten kryesisht ne pyje të freskëta, të lagështa e të errët, ku i shndërrojnë bimët e pemët e thara dhe jashtëqitjet e kafshëve në lëndë organike që e bëjnë tokën pjellore. Disa kërpudha jetojnë në simbiozë me pemët. Ato ushqehen me përbërjet organike që gjenden në rrënjët e pemëve, ndërsa pemët marrin substancat ushqyese që thithin kërpudhat.

Rritja e kërpudhave në kushte shtëpie mund të jetë e lehtë, e dobishme dhe jo aq e vështirë sa duket. Kërpudhat e zakonshme rriten lehtësisht në plehra të kompostuara, të mbajtura në govata, qeska, kuti apo shtretër të ngritur nga toka. Kultivimi i kërpudhave të ngrënshme kalon nëpër disa hapa kryesorë, ku secili hap identifikon çfarë është e nevojshme

34

për të formuar një sistem prodhimi. Këto hapa përbëjnë dy fazat e kultivimit të kërpudhave, si më poshtë:

a) Përgatitja e plehrave për rritjen e kërpudhave – përgatitja e substraktit.Në këtë fazë bëhet përzierja dhe lagia e plehrave të grumbulluar për t’u kompostuar.

Normalisht, në mes të pirgut të madh të plehrave vendoset një rrahëse/përzierse plehrash. Uji shpërndahet së bashku me plehun e kuajve dhe sëbashku kalojnë nëpërmjet rrahëses së plehrave. Shtohet nitrat dhe gips në krye të pirgut të plehrave dhe përzihen tërësisht nga rrahësja e plehrave. Kur plehrat janë lagur dhe janë grumbulluar e formuar siç duhet, fillon fermentimi aerobik, pra kompostimi i plehrave, si rezultat i rritjes dhe shumimit të mikroorganizmave që ndodhen natyrshëm në ato plehra. Nxehtësia, amoniaku dhe dioksidi i karbonit janë nënproduktye që çlirohen gjatë këtij procesi fermentimi. Cilësia e lëndës së parë të përdorur për prodhimin e plehrave është e ndryshme dhe kanë ndikim në pljellorinë dhe prodhimin e kërpudhave. Mbeturinat e kashtës së grurit të varieteteve pranverore dhe dimërore, përdorimi i plehrave azotike, rregullatorëve të rritjes së bimëve dhe fungicideve ndikojnë në prodhueshmërinë e kërpudhave. Kashta e grurit, duhet të ruhet nën mbulesë, për të minimizuar rritjten e padëshiruar të baktereve e kërpudhave potencialisht të dëmshme, përpara përdorimit të saj për të prodhuar pleh. Faza e kompostimit të plehrave zgjat 6-14 ditë në varësi të natyrës s ë materialit fillestar të përdorur dhe karakteristikave të çdo hapi. Në fund të fazës së kompostimit plehu duhet të: (a) të ketë një ngjyrë çokollatë kafe, (b) të jetë i butë, kashta e përpunueshme, (c) të ketë një përmbajtje të lagështisë prej 68-74 për qind, dhe d) të ketë një erë të fortë të amoniakut. Kur lagështira, temperatura, ngjyra dhe era të përshkruara janë arritur, atëherë kjo fazë është e përfunduar.

b) Pasterizimi dhe largimi i amoniakut - Në këtë fazë dy janë qëllimet kryesore: (1) pasterizimi, i cili është i nevojshëm për të vrarë insektet, nematodinsektet, nematodat, kërpudhat apo dëmtues të tjerë që mund të jenë të pranishëm në përzierjen e plehrave; (2) sjellja në formën e duhur të përzierjes së plehrave dhe heqja e amoniakut të çliruar gjatë hapit të parë (fermentimit), është e nevojshme. Përqindja e amoniakut në fund të fazës II është 0.07, dhe shpesh është frenues për rritjen e sporeve të kërpudhave, kështu që ai duhet larguar. Në përgjithësi njeriu nuhat erën e amoniakut kur ky i fundit është mbi 0.10 %. Përfundimi i kompostimit në tunele është bërë gjithnjë e më popullor në vitet e fundit. Kompostimi i plehrave në tunel ofron uniformitetin dhe përdorimin më të madh të mekanizimit. Megjithatë, transferimi i plehrave të përfunduar, nga pasterizimi në tunel në tunelet e rritjes së kërpudhave, mund të rrisë rrezikun e infektimit të padëshiruar të patogjenëve dhe dëmtuesve në krahasim me përzierjet e plehrave që mbetet në të njëjtën dhomë. Kështu, një nivel i latë higjienizimi kërkohet në tunelin e kompostimit në krahasim me një mjedis tjetër kompostimi. Një qëllim tjetër i kësaj faze është largimi i amoniakut të padëshiruar. Në fund të kësaj faze temperatura e plehrave të kompostuara duhet të ulen në rreth 24-26oC (75-80°F) para hedhjes së sporeve (mbjellja). Përmbajtja e azotit të kompostimit duhet të jetë 2,0-2,4 % dhe përmbajtja e lagështirës midis 68-72 %. Ky hap zgjat 7-18 ditë në varësi të metodës së kompostimit.

c) Mbjellja e kërpudhave- Një kerpudhë kur piqet lëshon miliona spore, të cilat funksionojnë afërsisht në të njëjtën mënyrë siç funksionojnë farat e bimëve të larta. Megjithatë, kultivuesit e kërpudhave nuk përdorin sporet për mbjelljen e përzierjes së plehrave, pasi ato mbijnë në mënyrë të pa parashikueshme dhe për këtë arsye nuk janë besueshme. Fatmirësisht, miceli i kërpudhave mund të përhapet vegjetativisht nga sporet e mbira, duke lejuar prodhuesit e farave të shumëfishojnë kulturën për prodhim fare. Përhapja e micelit të kërpudhave bëhet me pajisje të specializuara, që miceli të mbetet i pastër. Miceli përhapet mbi kokrra të ndryshme apo agare siç njihen ndryshe, dhe fermerët që merrem me tregëtimin e kërpudhave blejnë “ nga farën” në kompani të specializuara në prodhimin e saj. Në këtë mënyrë, mileci rritet përmes subtraktit dhe formimi i kolonive. Kjo varet nga

35

dimensionet dhe përbërja e substraktit dhe përfundon kur miceli përhapet në gjithë shtresën e substraktit. Mbjellja dhe rritja e kërpudhave zgjat 14-21 ditë. Në rastin e rritjes së kërpudhave në kushte shtëpie, plehrat e kompostuara vendosen në vendin apo enën/shtratin e caktuar për mbjellje, mbulohet dhe hidhet materiali fillestar për mbjelllje. Kushtet kontrollohen vazhdimisht për të patur rritje optimale të materialit fillestar mbjellës, në mënyrë që të mbushet e gjithë shtresa me micelin e kërpudhave brenda disa javëve.

d) Mbulimi - përfshin vendosjen e një shtrese në krye të plehrave të kompostuara, për të krijuar kushtet të përshtatshme mjedisore, të cilat nxitin formimin e organeve frutifikues.Vendosja e shtresës për të nxitur kolonizimin e shpejtë të micelit të kërpudhave. Për të rritur prodhimin ato mund të plehërohen me azot, por gjithmonë brenda tolerancave të lejuara. Menaxhimi i kërpudhave pas mbulimit kërkon që temperatura të mbahet në kufirin e 23oC për pesë ditë pas mbulimit dhe lagështira relative të jetë e lartë. Pas kësaj, temperatura ulet ngadalë ditë pas dite, deri sa të duken kërpudhat e vogla të formohen. Gjatë periudhës së ndjekjes së ecurisë së këpudhave gjatë mbulimit, bëhet ujitja e herë pas hershme, për të siguruar sasinë enevojshme të lagështirës përpara formimit dhe daljes së kokës së kërpudhave. Njohja mënyrës së ujitjes, sasisë dhe kohës së kryerjes është e rëndësishme dhe përbën diferencës midis një rritësi fillestar të kërpudhave me atë të një rritësi me përvojë. Ky hap zgjat 13-20 ditë.

e) Formimi i kërpudhave – Pas disa javësh, kërpudhat e para të formuara nga miceli, fillojnë të shfaqen mbi shtresën me të cilën janë mbuluar. Në këtë rast, këmba e kërpudhës është trashur dhe koka e saj është formuar. Ajo vjen duke u zgjeruar deri sa të arrijë masën e caktuar të saj. Pas 18-21 ditësh pas mbulimit, kërpudhat janë të formuara plotësisht për tu vjelë. Në qoftë se kërpudhat rriten në mjedise të brendshme (dhoma të posaçme), atëherë duhët bërë kujdes që % e CO2 të jetë në nivelin 0.08 ose më pak në varësi të llojit të kërpudhës, duke e freskuar dhomën herë pas here me ajër të pastër. Ndërsa, në mjediset e jashtme % e CO2 është 0.04. Në përgjithësi, ajrimi i dhomës bëhet sa më pak të jetë e mundur deri në kohën kur miceli shfaqet në sipërfaqen e shtresës, ndërsa ujitja ndalohet kur koka e kërpudhave shfaqet. Ruajtja e temperaturës, lagështirës dhe CO2 në nivelet e duhura ndikon më numrin dhe madhësinë e kërpudhave.

f) vjelja/mbledhja e prodhimit – vjelja e kërpudhave bëhet çdo 3-5 ditë gjatë gjitrhë ciklit të prodhimit të tyre. Ka periudhë kur nuk ka sanjë kë kpudhë për të vjelë. Vjelja e kërpudhave është një proces që përsëritet në vetvete dhe zgjat aq kohë sa zgjat edhe pjekja e kërpudhave. Kultivuesit e kërpudhave e realizojnë vjeljene tyre për 35-42 ditë, por ka nga ato që zgjet deri në 60 ditë.

3. Hidroponia - Kultivimi i bimëve në ujë.Arti dhe shkenca e rritjes së bimëve duke përdorur tretësira ushqyese minerale në ujë,

pa tokë, quhet hidroponi. Sipas kësaj metode, bimët tokësore, mund të rriten duke i pasur rrënjët e tyre vetëm në tretësira ushqyese minerale, që përgatiten sipas kërkesave fiziologjike të bimës. Bimët vendosen në mënyrë të tillë, që sistemi rrënjor i tyre të shtrihet në një material të përshkueshëm, ku qarkullon tretësira. Materiali mund të jetë zhavorr, por sot përdoren më shumë materiale sintetike. Ka raste që nuk përdoren materiale mbështetëse, por rrënjët e bimëve, duke u rritur, ndërthuren me njëra-tjetrën, duke siguruar vetëqëndrim. Shtretërit lundrues janë një mënyrë e veçantë ujitjeje, që shfrytëzohet në prodhimin në hidroponi të disa specieve perimore, në mënyrë të veçantë të sallatës jeshile. Në këtë rast, në depozita të cekta të mbushura me tretësira ushqyese notojnë kaseta polisteroli ku mbillen dhe rriten bimët. Përveç nevojës për të verifikuar në mënyrë të vazhdueshme përmbajtjen e elementëve ushqyes në këto tretësira, i rëndësishëm është gjithashtu pasurimi i pandërprerë i tyre me oksigjen.

36

Epërsitë dhe vështirësitë e hidroponisëDisa prej arsyeve pse hidroponia do të përshtatet në të gjithë botën për prodhimin e

ushqimeve janë si më poshtë: Nuk ka nevojë për tokë për rritjen e bimëve me hidroponi. Uji qëndron në sistem dhe mund të ripërdoret, kështu që kostoja e ujit është më e ulët

se në rastin e kultivimit të bimëve me gjeoponi. Mundësia për të kontrolluar nivelet e ushqyerjes, në tërësi, kështu që kostoja e të

ushqyerit është më e ulët se në rastin e kultivimit të bimëve me gjeoponi. Nuk ka ndotës ushqimor të çliruar në mjedis për arsye të sistemit të kontrollit. Prodhim dhe të ardhura të larta e të qëndrueshme. Sëmundjet dhe dëmtuesit janë më të lehtë për të luftuar se sa në tokë për arsye të

ndryshueshmërisë së kontenierit. Prodhimi është më i lehtë për tu vjelë. Nuk ka dëme nga pesticide. Aftësia potenciale e prodhimit është shumë e lartë. Mundësia e zbatimit të hidroponisë në vende ku mund të zbatohet gjeoponia.

Pa tokë çdo parregullësi në sistemin hidroponik do të çonte në tharjen e bimëvedhe vdekjen e shpejtë të tyre. Një tjetër vështirësi është sulmi patogjen që shkaktohet nga nivele të larta të lagështirës të lidhur me hidroponinë. Gjithashtu, shumë bimë të kultivuara sipas hidroponisë kërkojnë plehra dhe sisteme kontenimi të ndryshëm.

Dy teknikat kryesore të hidroponisë janë: (1) kultivimi tërësisht në tretësirë dhe (2) kultivimi medium (gjysëm tretësirë). Sipas metodës së kultivimit tërësisht në tretësirë ujore nuk përdor një mjedis solid për rrënjët, por vetëm tretësirë/solucion ushqyes. Kjo është metoda më e thjeshtë e hidroponisë, sipas të cilës sistemi rrënjor i bimëve zhytet në një solucion apo tretësirë të pasur ushqyese, ujë të oksigjenuar ose në një rezervuar/aparaturë/kontenier jo shumë të thellë. Rrënjët vazhdojnë rritjen e tyre normalisht dhe ushqejnë gjithë bimën, nëpermjet thithjes së elementeve ushqyese që ndodhen në tretësirën ku janëvendosur. Edhe në rastin e hidroponisë mbeten të njëjtë elememetet bazë për jetën e tyre që janë N (azoti), P (fosfori) dhe P (potasi), si mikroelementët e tjerë, siç edhe në rastin e gjeoponisë. Sipas metodës së kultivimit medium-gjysëm tretësirë, përdoret një shtresë solide për rrënjët, p.sh., kultivimi në ranishte, zhavorr ose mbeturina të forta bimore etj. Këtu përfshihet: kultivimi në tretësirë statike; kultivimi në tretësirë me rrjedhje të vazhdueshme dhe kultivimi me mjegullim- aeroponia. Kjo e fundit për efekt të specifikave do të trajtohet si çështje në vetë më poshtë.Kultivimi në tretësirë statike –Sipas kësaj metode, bimët rriten në kontenierë apo rezervuarë të tillë prej qelqi, qypa balte, kova plastiketuba, tanke etj., të mbushur me solucione ushqimore. Solucioni ushqyes zakonisht është butësisht i lëvizshëm –ajrosur, por mund të jetë i palëvizshëm– statik. Kultivimi në tretësirë me rrjedhje të vazhdueshëm – Sipas kësaj metode, solucioni ushqyes rrjedh në mënyrë të vazhdueshme pranë rrënjëve të bimëve. Kjo metodë është më e lehtë për tu automatizuar krahasuar me metodën e tretësirës statike, sepse vrojtimi dhe rregullimi për temperature dhe përqëndrimin e lëndës ushqyese mund të bëhet në një tank të gjerë që ka potencial për t’u shërbyer mijëra bimëve. Për të gjitha teknikat, shumica e konteniereve/rezervuarve hidroponike ndërtohen me materiale plastike, por materiale të tjera prej betoni, metali, druri etj., janë përdorur përdorur ndërtimin e tyre. Kushti i vetëm për to është që të përjashtojnë dritën për të parandaluar rritjen e algave në tretësirën ushqimore. Si forma të hidroponisë njiehen edhe: Nën-ujitje pasive – Kjo metodë njihet ndryshe si hidroponi pasive ose gjysëm hidroponi ku bimët rriten në një mjedis gjysëm solid poroz që transporton ujin dhe plehrat te rrënjët e bimëve duke zbatuar dukurinë e kapilariteti prej një rezervuari të veçuar të domosdoshëm, duke pakësuar fuqinë punëtore dhe duke

37

siguruar furnizim të vazhdueshëm të rrënjëve me ujë. Nën-ujitje me përmbytje dhe tharje ose lëshim dhe tërheqje – sipas kësaj metode, mbi rezervuarin me solucionin ushqyes vendoset një objekt i tillë si tabaka, govatë. Për më tepër, ky objekt mbushet me materiale të tilla si në rastin e rritjes së bimëve në gjysëm hidroponi dhe mbillen drejtpërsëdrejti në të ose në vazo të vogla të cilat qëndrojnë mbi të. Në kohë të caktuara lëshohet një sasi e solucionit ushqyes dhe sistemi rrënjor gjendet i zhutur në të për pak minuta, pastaj ndërpritet plotësisht lëshimi i solucionit.

4.Aeroponia – Kultivimi i bimëve në ajër me mjegullimArti dhe shkenca e rritjes së bimëve në ajër apo në mjedis të mjegulluar - të lagësht,

pa përdorimin e tokës (apo të materialeve të tjera që njihen si gjeoponi), si dhe pa praninë e ujit, quhet aeroponi (në greqishte aero – ajër dhe ponos- tokë). Kulturat e aeroponisë ndryshojnë në rritje nga ato të hidroponisë dhe të in-vitro-s (në epruvetë). Në ndryshim nga metoda e hidroponisë, e cila përdor ujë, “shtresë të mesme” dhe esenca minerale për rritjen e bimëve, aeroponia kryhet pa një “të mesme” të tillë në rritje. Për shkak se në metodën e aeroponisë uji përdoret për mbartjen e elementeve, konsiderohet si formë e hidroponisë. Mjegullimi i sistemit rrënjor të bimëve njihet si aeroponi. Në këtë rast bimët fiksohen në qafën e rrënjëve nëpërmjet kapseve të posaçme, ndërkohë që këto të fundit qëndrojnë të varura në ajër dhe mbahen vazhdimisht të lagura me tretësira ushqyese që shpërndahen në trajta të ngjashme me atë të mjegullimit. Për shkak të përmbajtjes së lartë të oksigjenit përreth sistemit rrënjor të bimëve, aktiviteti i rrënjëve është shumë intensiv. Kjo metodë është forma më e lartë e hidroponisë. Siç u përmend më lart, rrënjët e bimëve, sipas kësaj metode, varen në ajër dhe mjegullohen me solucion ushqyes. Mjegullimi zakonisht bëhet çdo pak minuta, sepse rrënjët janë të ekspozuara në ajër dhe ato do të thahen me shpejtësi nëse cikli I mjegullimit ndërpritet. Një kohëmatës kontrollon pompën e lëndës ushqyese, ashtu si në shumë format e tjera të hidroponisë, përveç sistemit aeroponik që ka nevojë për një mates kohor me cikël të shkurtër, i cili lëviz pompën për pak sekonda çdo 1-2 minuta. Tipe të tjera të të sistemit aeroponik, lëvizin vazhdimisht pa patur nevojë për një kohëmatës.

Tema mësimore nr 9: Legjislacioni dhe rregullat e certifikimit dhe tregtimit të prodhimit Bio

1.Rëndësia e njohjes së legjislacionit dhe rregullave të certifikimit dhe tregtimit të prodhimeve Bio. Prodhimet biologjikisht të pastra mbështeten mbi disa parime bazë të prodhimit Bio, si prodhime që kanë në qendër besueshmërinë e cilësisë në sytë e konsumatorëve. Për këtë arësye, Këshilli i Bashkimit Europian, me propozimin e Komisionit dhe të Komitetit ekonomiko- social ka përcaktuar disa nga parimet kryesore, të cilat mbështeten në: kërkesat e vazhdueshme të konsumatorëve për të pasur gjithnjë e shumë produkte

bujqësore e blegtorale të prodhuara në mënyrë biologjike; kërkesën që këto produkte po shiten në treg me një çmim më të lartë, ndërsa metoda e

prodhimit kërkon një përdorim më pak intensiv të tokës; realizimin e një ekuilibri midis kërkesës dhe ofertës të prodhimeve bujqësore Bio, si

dhe ruajtjen e mjedisit dhe të hapësirave rurale; ruajtjen e kulturës biologjike, duke u bazuar në prodhimin, certifikimin, etiketimin dhe

kontrollin për garantimin e kushteve për një konkurencë të drejtë për prodhuesit; kufizimet që ka prodhimi biologjik në përdorimin e plehërave kimike dhe pesticideve,

të cilat kanë pasoja të dëmshme për ambientin ose të lenë mbetje në produktet bujqësore;

38

zbatimin e teknikave të lejuara në komunitet në momentin e futjes së rregullores së pranishme në fuqi, e cila stabilizon edhe principet që disiplinojnë autorizimin e produkteve që mund të përdoren në këtë tip bujqësie;

kontrollin e vazhdueshëm në të gjitha fazat e prodhimit e tregtimit nga instanca ose organizma të njohur e të kontrolluar, të cilat janë të paraqitura në etiketën e produkteve që i janë nënshtruar këtij regjimi kontrolli.

Në Komunitetin Evropian, metoda e prodhimit biologjik, normohet nga rregullorja e CEE209/91 dhe përtëritjet relative. Kjo rregullon gjithë zinxhirin prodhues duke përcaktuar: Sistemin e kontrollit të prodhimit në bujqësinë biologjike. Normat e prodhimit. Normat e etiketimit.

Sistemi i kontrollit është i një rëndësie absolute në sektorin bujqësor, i cili parashikon në mënyrë të detajuar rolet, cilësitë, si dhe detyrat e masat që duhen respektuar nga ana e të gjitha subjekteve që veprojnë në sektorin e bujqësisë biologjike. Me daljen e rregullores 2092/91, CEE ka përcaktuar mënyrat e njohjes së produkteve biologjike. Në këtë rregull dhe në përtëritjet e mëvonshme janë përcaktuar teknikat e kultivimit dhe transformimit, mënyrat e tregtimit të produkteve, përfitimi i të cilave është vetëm duke përdorur antiparazitarë, plehëra plotësuese, sipas listave respective të rregullores së CEE. Të gjithë fermerët që duan të kryejnë aktivitete sipas principeve të bujqësisë biologjike, duhet të ndjekin normat specifike të prodhimit, principet bazë të të cilave përmbahen në rregulloren CEE2092/91. Normat e prodhimit biologjik duhet të aplikohen në sipërfeqe që për një periudhë të paktën dy vjeçare e quajtur periudha e konvertimit para se ferma të përcaktohet si biologjike. Normat e etiketimit përfshijnë etiketimin e produkteve ku etiketa duhet të përmbajë të gjitha informacionet e nevojshme, në mënyrë që produkti të njihet në mënyrë të pagabueshme nga konsumatori. Produkti që quhet biologjik duhet të ketë 70% të përbërësve me origjinë biologjike. Në etiketë, përveç të dhënave të prodhuesit, shënohet edhe marka, vendi i prejardhjes, etj.

Në Shqipëri është punuar për nxjerjen e ligjit „Për prodhimin, përpunimin, çertifikimin, dhe tregtimin e produkteve Bio”, icili është bazuar në rregulloren e CEE 2092/91 të hartuar nga Këshilli i Bashkimit Europian. Shqipëria ka përshtatur ligjin duke mbajtur parasysh normat, raportet dhe aspektet e karakterit tregtar që lidhen me normativën Europiane. Përgatitja e normativës ekuivalente do të krijojë mundësi dhe do të lejojë hapjen e tregut dhe forcimin e raporteve tregtare me Europën dhe në mënyrë të veçantë me vendet e rajonit tonë. Për të bërë këtë ligj në mënyrë sa më korrekte është bërë analiza e realitetit bujqësor të vendit dhe mbi këtë bazë është punuar për përfshirjen e situatës për bujqësinë biologjike në vendin tonë. Aktualisht Ligji Nr 9199 datë 26-02-2004 ”Për prodhimin, përpunimin, çertifikimin dhe tregtimin e produkteve Bio” është miratuar në Parlament dhe është botuar në fletoren zyrtare. Qëllimi i këtij ligji është: Nxitja e prodhimit organik në vend. Krijimi i kuadrit ligjor të nevojshëm. Përcaktimi i kushteve për prodhimin, përpunimin, transportin, çertifikimin dhe

kontrollin e produkteve bujqësore dhe atyre ushqimore, me prejardhje bimoren dhe shtazore, që prodhohen, përpunohen dhe tregtohen si produkte Bio.

Ligji ka miratuar Komisionin Shtetëror të Prodhimit Organik (KSHPO), i cili është autoriteti më i lartë, që miraton dhe mbikqyr veprimtarinë e organizmave certifikues.

Veprimtaria e organizmave certifikues mbështetet në disa terma kryesore si: Certifikimi, që është procedura sipas së cilës një palë e tretë jep garanci me shkrim se

një proces i identifikuar qartë është vlerësuar metodikisht duke siguruar se produktet të specifikuara janë konform me kërkesa të përcaktuara.

Etiketimi, që është një markë tregtare, e cila shoqëron produktin e specifikuar organic.

39

Inspektimi, që është procedura e kontrollit dhe verifikimit të kushteve të prodhimit organik të përcaktuara në ligj.

Notifikimi, që është proçedura e njoftimit të KSHPO për njësitë e prodhimit organic dhe njohjes të produkteve organike nga organizmat certifikues.

Njësia e prodhimit organik, që është ferma, e cila ushtron veprimtari prodhimi, përpunimi, certifikimi dhe tregtimi të produkteve Bio.

Organizëm certifikues, që është çdo organizëm shtetëror, privat, vendas apo i huaj, i cili vërteton përpuethshmërinë e produkteve organike sipas standardeve të përcaktuara në ligj.

Periudhë kalimi, që është koha e domosdoshme për të kaluar nga sisteme të tjera prodhimi në sistemin e prodhimit organik.

Përbërësit, që janë substancat e përdorura gjatë përpunimit të produktit, duke përfshirë edhe shtesat ushqimore.

Prodhimet Bio, që janë të gjitha produktet e rrjedhura nga prodhimi organik. Prodhime organike, që janë të gjitha veprimtaritë e përfshira për prodhimin e

produkteve Bio, në mbështetje të përdorimit harmonik të kushteve të mjedisit, të kryera në përputhje me rregullat e përshkruara në këtë ligj.

Trupat inspektuese, që janë inspektorët, të cilët janë miratuar nga KSHPO për kryerjen e inspektimit.

Leje e përkohëshme, që është leja e cila jepet nga KSHPO me propozimin e organizmit certifikues. I

2.Legjislacini i certifikimit dhe etiketimit të prodhimeve Bio Kërkesat e prodoktit të çertifikuar - Produktet Bio që të quhen të tilla, duhet të kenë

edhe institucionin e sigurisë. Institucioni që u jep atyre siguri para konsumatorit është certifikimi. Produkti i certifikuar, sipas metodës së prodhimit biologjik, duhet t’i përgjigjet kërkesave në vijim: Prodhimi në fermë t’i jetë nënshtruar sistemit të kontrollit të parashikuar; Prodhimi të jetë realizuar me metodën e bujqësisë biologjike; Plotësimi i standardit të përpunimit dhe paketimit të produkteve Bio . Prodhimi në fermë, sipas kërkesave strukturore, të garantojë mungesën e rreziqeve

sanitare të përzierjes së produkteve të prodhimit BIO, me ato të fituara me metoda të tjera;

Përjashtimi në mënyrë kategorike, në të gjitha fazat e procesit të prodhimit të OMGJ-ve. Plotësimi i dokumentacionit me të gjitha të dhënat e fermës dhe praktikat që ai ka

zbatuar. Dokumentacioni i plotësuar nga inspektori, i kalon specialistit të certifikimit, i cili bën

verifikimin dhe plotëson certifikatën.

Kuptimi i certifikimit Certifikimi kryhet nga specialistët e inspektimit dhe certifikimit, të cilët quhen edhe

“trupa e certifikimit”. Trupa mund të jetë private ose shtetërore. Në më të shumtën e rasteve ato janë private. Trupa e inspektim-specializimit përdor si dokument bazë standardet dhe ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare të bujqësisë biologjike. Nxjerrja e certifikimit të kryer nga një organizëm kontrolli i njohur, në terma garancie, mund të përmblidhet në pikat që vijojnë: Ferma prodhuese i nënshtrohet vullnetarisht kontrollit duke përmbledhur të gjitha

detyrimet që rrjedhin nga aplikimi vullnetar i metodës së prodhimit biologjik dhe përgjegjësive që rrjedhin nga këto detyrime. Në rast shkeljeje të detyrimeve ka edhe përgjegjësi penale.

40

Organizmat e kontrollit duhet të zotërojnë kërkesa të kopetencës, trasparencës, pavarësisë, struktures organizative, sistem sigurimi të cilësive të parashikuara nga kërkesat e CEE dhe të mbikqyrura nga organizma publike të mbikqyrjes.

Organizmi i kontrollit kryen kontrolle verifikimi të metodës së prodhimit dhe të kërkesave strukturale.

Etiketimi i produkteve organike sipas normave Europiane ndahet si më poshtë:1. Produkte nga bujqësia organike;2. Produkte bio nga 95-100%;3. Produkte bio nga 70%-95%;4. Produkte në kalim (konversion).

Produktet nga bujqësia organike janë ndarë në tre kategori: Kategori e I - është ajo në të cilën të paktën 95% e përbërësve bujqësorë janë organikë

për të paktën 2 vjet. Kategori e II - është ajo në të cilën të paktën 70% e përbërësve bujqësorë janë

kultivuar sipas metodës organike në jo më pak se dy vjet. Kategori e III - është paraqitur nga produkte në konversion.

Produkte Bio nga 95-100% - janë ato produkte në të cilat nga 95-100% e përbërësve me origjinë bujqësore është prodhim biologjik duke iu referuar prodhumeve biologjike ne shitje p.sh. vaj ekstra vergine nga bujqësia biologjike dhe në të kundërt nuk mund të konsiderohen të rregullta diçiturat e më poshtme si p.sh vaj ulliri biologjik ose domate biologjike etj. Produkte Bio nga 70-95% - janë ato produkte ku 70-95% e përbërësve me origjinë bujqësore është prodhim biologjik. Në këtë rast mund ti referohen biologjikes vetëm në listen e përbërësve si p.sh: 70 % e përbërësve me origjinë bujqësore është fituar konform normave të prodhimit biologjik. Nëse një produkt përmban më pak se 70% , nuk mund ti referohet bujqësisë biologjike në etiketë.Produkte në konversion do të quhen ato produkte në të cilën përbërësit janë kultivuar me metodën organike, por periudhë kjo që megjithëse më e madhe se 12 muaj është më e ulët se ajo e nevojshme për të qënë zyrtarisht organike. Një prodhim bëhet biologjik (organik), pas një periudhe të paktën 2-vjeçare për bimët barishtore dhe 3-vjeçare për bimët drunore. Kjo kategori duhet të përdorë shprehjen “produkt në konversion”.

Një etiketë duhet të përmbajë të dhënat mbi produktin: sasinë neto (litri, mililitri, kg, gr etj.), datën e prodhimit, datën e skadencës, gjuha e etiketës sipas vendit nga vjen prodhimi, lista e përbërësve që kanë marrë pjesë në përgatitjen e produktit. Në etiketë duhet të tregohen të dhënat mbi prodhuesin: emrin dhe vendndodhjen e prodhuesit, si dhe udhëzime mbi përdorimin dhe ruajtjen e produktit nëse është e nevojshme etj.

3.Legjislacioni i tregtimit të prodhimit BioNjë ndër veprimtaritë kryesore të bujqësisë biologjike është marketingu (tregtimi), i

cili finalizon gjithë mundin e bërë nga prodhuesit e përpunuesit, pasi lidh prodhimin me tregun. Tregu i produkteve Bio ka ligjet, rregullat, specifikat e veta, sepse bazohet në standardet përkatëse. Produktet e bujqësisë biologjike nuk janë vetëm produkte të sistemeve të veçanta, por edhe tregtohen nëpërmjet kanaleve shpërndarës specifikë. Çmimet stabilizohen në bazë të kritereve të ndryshme nga ato të përdorura në tregtisë konvenvcionale. Prodhuesit e produkteve biologjike kanë ndërtuar një sistem tregtimi për t’iu përgjigjur kërkasave të konsumatorëve. Në radhë të parë bëhet njohja e fermës dhe e produkteve të saj me markën e garancisë së prodhimit të certifikuara më parë nga një organizëm i njohur i rregullores së BE (Reg.209/91). Në këtë mënyrë garantohet metoda e prodhimit në pajtueshmëri me mjedisin. Objektivi kryesor i produktit është gjetja e kanaleve të shitjes së drejtpërdrejtë, transparente dhe mundësisht sa më të thjeshtë, ku evitohet një ngritje e lehtë e çmimeve, përcaktuar nga kalimet e ndërmjetme. Shpesh prodhuesit biologjikë bëjnë shitje

41

direkte. Ky lloj tregtimi gjen përdorim në fermat e vendosura jo larg vendeve të banuara. Në këtë rast vendoset një raport midis prodhuesit dhe konsumatorit. Në tregtimin direkt përdoren disa sisteme si: a) shitje direkte me grupe konsumatorësh, b) dorëzim në shtëpi, c) treg javor ose shitje ambulante, d) parcela të destinuara nga për vjelje nga konsumatorët, e) dyqan në teritorin e ndërmarjes etj. Në bujqësinë biologjike pjesa më e madhe e produkteve nuk shiten direkt, por nբpërmjet rrjeteve shpërndarëse të prodhimeve organike. Në këtë rast, prodhimi shpërndahet nga distributorë të specializuar me mjetet e tyre. Shitja e produktit në këtë mënyrë bëhet kryesisht në supermarkete apo dyqane të specializuara për këto lloj prodhimesh, kështu prodhuesi në këtë rast i kushtohet tërësisht vetëm prodhimit, duke shmangur tregëtimin e tyre. Firmat shpërndarëse marrin përsipër edhe reklamimin nën logon e prodhimit bio. Ky lloj tregtimi nuk krijon lidhje midis konsumatorit dhe prodhuesit, gjë e cila e bën të varur prodhuesin nga organizata tregtare.

4.Elementet kryesore të tregëtimit të prodhimeve BIO Elementet kryesore të marketingut të prodhimeve Bio janë:

Ngritja e rrjetit të pikave të shitjes. Përmirësimi i paketimit. Ruajtja e cilësisë së produkteve. Edukimi i konsumatorëve me produktet Bio. Krijimi i kanalevetë reja të shitjes. Reklamat, promovimet dhe panairet për prodhimet Bio. Përsosja e politikës së çmimeve për prodhimet Bio. Ngritja e strukturave private dhe të qëndrueshëm të marketingut. Nxitja e eksportit të produkteve Bio. Kontrolli i rreptë i produkteve të importuara Bio.

Tema mësimore nr 10: Mundësitë potenciale të zhvillimit të bujqësisë organike në Shqipëri.

Bujqësia në vendin tonë zë 52% të prodhimit të brendshëm dhe si e tillë, njohja e potencialeve që ofron ajo merr një rëndësi të veçantë. Ndryshimet ekonomike dhe politike kanë sjellë një përshpejtim të migrimit të popullsisë nga zonat rurale në zonat urbane, nga zonat malore në ato fushore. Aktualisht mendohet se popullsia rurale është në kufijtë 50-55%. Sipërfaqja e përgjithshme e vendit tonë është 28748 km2. Vetëm 24% është tokë bujqësore ,36% pyje,15% livadhe e kullota, 25% toka improduktive si urbane, etj. Problemi i vlerësimit të potencialeve prodhuese për projektimin dhe modelimin e një ferme biologjike është lidhur me vlerësimin e resurseve agroekologjile, të cilat janë:

Resurset agroklimatike Resurset njerëzore Kapitalet e punës së akumuluar Resurset e prodhimitResurset agroklimatike ose mjedisore, të cilat përfshijnë tokën, ujin, rrezatimin diellor,

rreshjet dhe temperaturën, vendi ynë i ka në vlera të konsiderueshme. Përmendim këtu se terreni,në pjesën më të madhe të tij është kodrinor e malor dhe si e tillë vështirësohet puna për kultivime intensive. Parcelizimi i tokës, vështirëzon mekanizimin si dhe proçese të tjera. Burimet ujore janë me shumicë dhe shumë prej tyre mjaft të pastra. Në vendin tonë tre elementet e klimës si rreshjet, dielli, dhe temperature janë ndër më të favorshmet në rajon, pasi Shqipëria është një vend tipik me klimë mesdhetare. Resurset njerëzore përfshijnë njerëzit, të cilët jetojnë e punojnë në fermë. Në vendin tonë fermat kanë fuqi punëtore të

42

tepërt dhe me një moshë relativisht të re. Resurset e kapitalit përfshijnë vlerat dhe shërbimet e krijuara nga fermerët në ndihmë të prodhimit bujqësor, siç janë: ndërtimet në fermë, blerja e inputeve(plehra, herbicide, farëra etj.). Këto resurse janë në rritje, si pasojë e rritjes së aktivitetit të fermave, por shumë bujq nuk kanë mundësi për të blerë plehëra, pesticide dhe makineri bujqësore,të cilat janë të domosdoshme për bujqësinë konvencionale. Resurset e prodhimit përfshijnë prodhimin bujqësor të realizuar në bimë dhe kafshë autoktonë, të cilat me shitjen e tyre shndrohen në resurse kapitale. Njohja e mirë e resurseve agroekologjike në një zonë të caktuar bën të mundur futjen dhe aplikimin e metodave të prodhimit të bujqësisë biologjike. Bujqësia Bio ka kushte të përshtatshme, sepse në Shqipëri ndotja nga mbetjet kimike, pesticidet dhe plehërat kimike është ende më e ulët se në vendet me bujqësi intensive të zhvilluar. Kjo nuk mjafton, sepse në disa bimë si perimet në serra, vreshta dhe vitet e fundit edhe në mollë,sasia e përdorimit të kimikateve është rritur dhe përzgjedhja e fermave për ti kaluar në Bio kërkon kritere të forta. Në vendin tonë potencial i madh për ti kaluar në prodhime bio është : vaji I ullirit, bimët mjekësore, këpurdhat e pyllit, erëzat e freskëta, arroret si dhe disa produkte të prodhimit shtazor. Shumë mendime ka se në Shqipëri aktualisht mbizotërojnë metoda apo elementë të bujqësisë biologjike . Ka një të vërtetë se shumë prodhime janë të bujqësisë biologjike, por ato janë rezultat i bujqësisë tradicionale, e cila në konteksin historik dhe ekonomik është sostenibël, por jo biologjike sidomos në rrafshin shkencor dhe ekonomik. Megjithatë resurset e vendit tonë për çka u tha më lart,janë të favorshme për të zbatuar shkencërisht prodhimin Bio. Por krahas këtyre ka akoma mjaft vështirësi dhe pengesa siç janë ato lidhur me mungesën e legjislacionit, të organeve të kontrollit e çertifikimit të produkteve të bujqësisë biologjike, mungesa e tregut vendas dhe mos njohja e produkteve nga ana e tregut. Aktualisht ligji ‘për prodhimin, përpunimin, çertifikimin dhe tregtimin e produkteve Bio” është miratuar në parlament dhe është botuar në fletoren zyrtare. Ligji ka miratuar Komisionin Shtetëror të Prodhimit Organik (KSHPO), i cili është autoriteti, që miraton dhe mbikqyr veprimtarinë e organizmave çertifikues. Për të nxjerrë këtë ligj në mënyrë sa më korrekte është bërë analiza e realitetit bujqësor të vendit dhe mbi këtë bazë është punuar për përfshirjen e situatës për bujqësinë biologjike në vendin tonë.

Arritjet dhe sfidat e zhvillimit të sektorit organik Rritja e bujqësisë organike do të vazhdojë, si në Shqipëri, Europë, ashtu edhe në

mbarë botën. Në vitin 2009, në BE ishin certifikuar si organikë 8.2 milionë ha, ndërsa vitet e fundit në të gjitha shtetet europiane kjo shifër arrinte 9.2 milionë. Shkalla e rritjes vjetore ishte 12 %, pavarësisht faktorëve ekonomike dhe uljes së shpenzimeve të konsumatorëve. Shpenzimet totale të konsumatorëve europianë për ushqime organike të certifikuara kanë arritur 18 miliardë euro. Brenda dhjetëvjecarit 1999- 2009, sipërfaqja e tokave europiane të trajtuara në mënyrë organike është rritur me 250 %. Të dhënat për vitin 2010 treguan se fermerët vazhdojnë të kalojnë në bujqësinë organike,veçanërisht në Francë dhe Gjermani. Arsyet pse drejtimi kah bujqësisë organike është kaq i theksuar: (i) kujdesi për një mënyrë të shëndetshme jetese, për mjedis të pastër dhe për kafshët; (ii) sigurimi jo vetëm I ushqimeve organike, por gjithashtu prurje në formën e nënprodukteve më shumë mallra e shërbime publike, p.sh.: lidhjen e karbonit në tokë, larmi gjenetike e speciesh në toka bujqësore dhe të mira për mjedisin, krahasuar kjo me format e tjera të bujqësisë moderne, si prodhimi i integruar apo bujqësia pa plugim: (iii) ndotje më pak e dheut, ujit, ekosistemeve dhe habitatëve natyrorë, ndaj kanë kosto të jashtme shumë më të vogla për mjedisin. Ndërthurja e politikave bujqësore me kërkesën e konsumatorit do t’i sjellë suksesin bujqësisë organike, e cila do të ndryshojë për mirë bujqësinë në Ballkan dhe Shqipëri. Por pavarësisht trendencave tepër pozitive, sfidat që i paraqiten bujqësisë organike janë të mëdha. Ndër këto sfida mund të theksohen:

43

zotërimi i njohuritë të plota nga fermerët organik është faktori i suksesit. Pa njohuritë, bujqësia organike nuk mund të zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme e të qëndrueshme.

rritja a e interest dhe kërkesës së konsumatorit për prodhimeve organike. organizimi i shkëmbimit të informacionit mes fermerëve, këshilltarëve dhe

shkencëtarëve, sepse bujqësia organike kërkon tepër njohuri dhe dijet lokale kanë rëndësi po aq sa teknikat e reja shkencore.

Vitet e fundit mund te konsiderohen vitet më të mira te nxitjes te sektorit organik ne Shqipëri për shkak te kerkesës ne rritje për prodhime organike, si dhe ndikimit nga zhvillimi me ritme të shpejta i bujqësisë organike në botë. Ndotja mjedisore, skandalet me ushqimin dhe shtimi i rreziqeve shëndetësore, kanë çuar në kërkesa më të forta për ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm. Zhvillimi i bujqësisë organike është ende shumë i vogël në krahasime me zhvillimin e sektorit organik në Evropë e cila ka një rritje të tokës së kultivuar organike në 1 milion hektare ose 13%. Një faktor domethënës në Shqipëri është shpejtësia e rritjes së dy përbërësve kryesore, prodhuesve organike dhe sipërfaqeve të certfikuara organike. Numri i prodhuesve dhe i sipërfaqeve të kultivuara është në rritje të ngadaltë, ndërsa sipërfaqet e certifikuara për mbledhjen spontane po arrin në disa mijëra hektarë. Prirja për rritjen e prodhimeve bio në Shqipëri nxitet nga disa arsye:

zbatimi i skemave të subvencionimit, krijimi i legjislacionit për bujqësinë organike, krijimi i kapaciteteve njerezore, hapat në zhvillimin potencial të tregut.

Megjithatë mangësitë strukturore si: madhësia dhe fragmentarizimi i tokës, bashkëpunim i dobët midis aktorëve organik, një treg vendas jo i organizuar mirë, vështirësojnë prodhimin e produkteve organike

dhe zhvillimin e këtij sektori. Detyra kryesore për nxitjen e prodhimin bio në Shqipëri mbeten edukimi dhe ndërgjegjësimi i konsumatorëve për produktet bio, përmirësimi i legjislacionit për prodhimin organik, mbështetja e fermereve për marketimin e prodhimeve të tyre [email protected]

Ky material mësimor u përgatit nga:

44

Albina BUCI

Marika ZISSI

Tiranë më 28 Mars 2013

45