30
Begzad Baliu NGA NDRE MJEDA TE MJEDOLOGJIA PARATHËNIE e veprës së Mentor Qukut, Mjeda VIII, Tiranë, 2010, f. 9-52. Në vend të hyrjes Vite më parë, në dosjen e madhe të dorëshkrimit të Profesor Jup Kastratit në fushë të bibliografisë albanistike[1], pata gjetur një bibliografi të studimeve të Ndre Mjedës, hartuar nga Mentor Qukun. Që një studiues mund të pasionohej pas një krijuesi për një kohë të gjatë, kjo duket e zakonshme dhe e provuar nga shumë studiues, por që një studiues ia kishte falur gjithë jetën kërkimit, studimit dhe botimit të veprës së një autori, kjo më kishte ndodhur ta shihja më rrallë[2]. Dhe, sikur të mos mjaftonte ky tekst prej 115 njësish bibliografike të Mentor Qukut për jetën dhe veprën e Ndre Mjedës, gjatë leximit më tërhoqi vërejtjen një nga njësitë e kësaj bibliografie, e cila lexuesit të kësaj dosjeje nuk kishte si të mos i bënte shumë përshtypje, në mos t’i krijonte idenë e parë për mjedologun që po formësohej dhe që një ditë do të shpërthente me rezultate të reja në fushë të albanologjisë[3]. Një nga këta studiues të rrallë dhe të pasionuar pas jetës dhe veprës së Ndre Mjedës është edhe autori i vëllimit të parë, nga dhjetë vëllime sa i ka planifikuar për botim, Mentor Quku. Jeta dhe vepra e Ndre Mjedës ka qenë objekt trajtimi i mjaftë studiuesve, si: Gaetano Petrotta, Filip Fishta, Eqrem Çabej, Injac Zamputi, Henrik Lacaj, Kolë Ashta, Pashko Gjeçi, Mark Gurakuqi, Jup Kastrati, Lazër Siliqi, Andreja Varfi, Dhimitër S. Shuteriqi, Rinush Idrizi, Rexhep Qosja, Petro Janura, Mahir Domi, Klara Kodra, Razi Brahimi, Jorgo Bulo, Sabri Hamiti, Isak Ahmeti, Mensur Raifi etj. Jeta dhe vepra letrare e gjuhësore është provuar të botohet sa më e plotë, por asnjëri prej studiuesve nuk e ka projektuar ashtu në përmasën e një botimi historik, filologjik dhe kritik veprën e Ndre Mjedës dhe studimet për të, në atë përmasë që ka filluar ta bëjë studiuesi Mentor Quku.

Begzad Baliu

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Begzad Baliu

Begzad Baliu

NGA NDRE MJEDA TE MJEDOLOGJIA

PARATHËNIE e veprës së Mentor Qukut, Mjeda VIII, Tiranë, 2010, f. 9-52.

Në vend të hyrjes

Vite më parë, në dosjen e madhe të dorëshkrimit të Profesor Jup Kastratit në fushë të bibliografisë albanistike[1], pata gjetur një bibliografi të studimeve të Ndre Mjedës, hartuar nga Mentor Qukun. Që një studiues mund të pasionohej pas një krijuesi për një kohë të gjatë, kjo duket e zakonshme dhe e provuar nga shumë studiues, por që një studiues ia kishte falur gjithë jetën kërkimit, studimit dhe botimit të veprës së një autori, kjo më kishte ndodhur ta shihja më rrallë[2]. Dhe, sikur të mos mjaftonte ky tekst prej 115 njësish bibliografike të Mentor Qukut për jetën dhe veprën e Ndre Mjedës, gjatë leximit më tërhoqi vërejtjen një nga njësitë e kësaj bibliografie, e cila lexuesit të kësaj dosjeje nuk kishte si të mos i bënte shumë përshtypje, në mos t’i krijonte idenë e parë për mjedologun që po formësohej dhe që një ditë do të shpërthente me rezultate të reja në fushë të albanologjisë[3]. Një nga këta studiues të rrallë dhe të pasionuar pas jetës dhe veprës së Ndre Mjedës është edhe autori i vëllimit të parë, nga dhjetë vëllime sa i ka planifikuar për botim, Mentor Quku.

Jeta dhe vepra e Ndre Mjedës ka qenë objekt trajtimi i mjaftë studiuesve, si: Gaetano Petrotta, Filip Fishta, Eqrem Çabej, Injac Zamputi, Henrik Lacaj, Kolë Ashta, Pashko Gjeçi, Mark Gurakuqi, Jup Kastrati, Lazër Siliqi, Andreja Varfi, Dhimitër S. Shuteriqi, Rinush Idrizi, Rexhep Qosja, Petro Janura, Mahir Domi, Klara Kodra, Razi Brahimi, Jorgo Bulo, Sabri Hamiti, Isak Ahmeti, Mensur Raifi etj. Jeta dhe vepra letrare e gjuhësore është provuar të botohet sa më e plotë, por asnjëri prej studiuesve nuk e ka projektuar ashtu në përmasën e një botimi historik, filologjik dhe kritik veprën e Ndre Mjedës dhe studimet për të, në atë përmasë që ka filluar ta bëjë studiuesi Mentor Quku.

Mjeda: fëmijëria dhe rinia

Prej Parathënies që i prin vëllimit të parë Mjeda 1 (një tekst krejtësisht personal)[4], mund të shihet se autori ka punuar një kohë të gjatë, me një përkushtim të jashtëzakonshëm, duke krijuar një shkollë hulumtimi, një arkiv të madh kërkimor dhe, madje, një shkencë më vete: mjedologjinë. Dhjetë vëllimet e këtij sistemi përbëjnë tërësinë e shkrimeve të Mentor Qukut prej mbi dyqind studimesh, këtu të plotësuara në shumë drejtime, për një periudhë çerekshekullore, si dhe të gjitha dorëshkrimet e gjetura dhe variantet e tyre ndër botime të ndryshme. Kjo seri do të mbyllet me një bibliografi të botimeve të Ndre Mjedës dhe për Mjedën.

Vëllimi i parë i serisë për Mjedën hapet me periudhën e fëmijërisë dhe rinisë apo, siç e shënon autori, me 20 vjetët e para (1866-1888). Fjala është për njërën prej periudhave më të panjohura të tij. E kuptueshme, janë të paktë autorët shqiptarë, fëmijëria e të cilëve mund të

Page 2: Begzad Baliu

thuhet se është bërë e njohur për lexuesit përgjithësisht, duke përfshirë edhe shkrimtarët bashkëkohorë, ndërsa të mos flasim për shkrimtarët e periudhave më të hershme. Ndre Mjeda është shkrimtar dhe shkencëtar, për fëmijërinë, për rininë dhe për jetën e të cilit nuk dihej shumë për shumë arsye. Mjeda ka kaluar një pjesë të mirë të jetës në institucione fetare, ndërsa këto institucione ku është shkolluar dhe ka kryer misionin e tij prej kleriku, gjenden jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende të Ballkanit dhe të Europës. Pra, njohja e jetës dhe veprës së tij nënkupton kërkimet në arkivat e këtyre institucioneve e kjo nuk ishte as punë e lehtë, as punë e mundshme për studiuesit si Mentor Quku, i cili jetonte në një shoqëri totalitare. Autori i këtij projekti të madh ka qenë i vetëdijshëm për këtë, prandaj ka zgjedhur metodën e rindërtimit të jetës dhe veprës së tij, duke u nisur nga të dhënat e pjesshme dhe të anshme të atyre rrethanave që kanë ndihmuar njëkohësisht edhe ndërtimin e pjesshëm të jetës dhe veprës së Ndre Mjedës, të familjes së tij nga ana e babait dhe e nënës, të krahinës së tij, etj. Për këtë arsye, më parë se një monografi sintezë në shumë vëllime për Ndre Mjedën, ky korpus do të mund të quhej tërësi e studimeve të Mentor Qukut, që bëjnë një monografi për Mjedën.

Duke u nisur nga ky parim, autori hap pjesën e pare me problemin e origjinës dhe të mjedisit, në të cilin zënë vend tema të natyrës, si: origjina, Iballja, fisi i Thaçëve, Gjokë Thaçi; Kryeziu, fisi i Kabashëve, Bardh Kryeziu; Mjeda, Kaça; lidhjet e Mjedës me vendin e origjinës së tij; Shkodra dhe shkodranët etj., që do të mund të thuhej se bëjnë rrafshin e parë horizontal, për të vazhduar me pjesën e dytë, që mund të thuhet se hap rrafshin vertikal të familjes: Jaku, Luçia, lindja e Andrea Mjedës, Zaku. Vetëm në pjesën e tretë, studimet fillojnë e kapin përmasa të caktuara të jetës vetjake të Ndre Mjedës: studimet e para në vendlindje, mësimet e para në fshat, kursi i mësuesit Simon Petroviq, jezuitët në Shqipëri në shekullin XIX, student i seminarit jezuit të Shkodrës, kodi pedagogjik i jezuitëve, vatra e shtëpisë, etj.

Pjesët në vazhdim janë përpjekje për të ndriçuar disa nga çështjet të cilat ose janë diskutuar, ose kanë vazhduar të vihen në dukje në mënyrë të pasaktë. Fjala është për rrugën e tij prej misionari në Francë, Spanjë dhe Kroaci, brenda së cilës sillen shumë të dhëna edhe për situatat plot pasiguri, nëpër të cilat ka kaluar komuniteti Jezuit në Itali dhe vende të tjera të Ballkanit e të Europës.

Në këtë rrjedhë dalin edhe njoftimet e para për përpjekjet letrare të Ndre Mjedës, të cilat paraqiten në tri vjetët e jetës së tij në Kroaci. Në këtë koloni të shqiptarëve, edhe më parë vepronte një lëvizje shoqërore, e cila nuk mund të thuhet se ishte vetëm fetare. Këtu fillon edhe angazhimi i tij i parë për artikulimin e krijimtarisë poetike dhe madje për botimin e saj. Fjala është për përshtatjen e disa krijimeve letrare, për një poezi pak të njohur të tij, për interesimin e tij për letërsinë popullore, siç është Kënga e Mahmut Pashës, për poezinë atdhetare Në dekë të shoqit tim G.S., ndërsa mbyllet me botimet e veprës së Ndre Mjedës në gjysmën e dytë të shekullit XX. Po këtu autori u bën një diskutim shembullor filologjik botimeve të ndryshme të krijimtarisë së Ndre Mjedës dhe ndërhyrjeve, kur të vetëdijshme e kur të pavetëdijshme, në leksikun, në strukturën gjuhësore e semantike të poezisë së Mjedës. Në një pjesë më vete të këtij

vëllimi, autori paraqet aspektin diakronik, historiko-letrar të poemës “Vaji i bylbylit”, si: kohën e krijimit, frymëzimin poetik, të shprehurit poetik, strukturën e vargut të Mjedës, pesë variantet e kësaj poeme, etj.

Page 3: Begzad Baliu

Kalimi në Itali gjatë viteve 1886-1887, për të studiuar për filozofi, bëri që Ndre Mjeda të hapë horizontin e kërkimit dhe të nxënies së dijes në shumë fusha: filozofi, letërsi, gjuhësi dhe madje teologji. Konceptet politike dhe përgjithësisht teologjike që ishin përhapur në Europë, bashkë me një dozë të theksuar të nacionalizmit, Mjeda i përdori me qëllim të identifikimit të disa prej problemeve nacionale të shqiptarëve, si: alfabetin, gjuhën, kulturën, historinë, etnologjinë, etj. Veç dy veprave asketike, Mjeda në këtë kohë bën planet e para për alfabetin e shqipes, duke kundërshtuar ato alfabete të vjetra në të cilat përfshiheshin edhe shkronja jo latine. Po në këtë kohë shkruan poezinë politike Vorri Skanderbeut, të cilën e botoi një çerekshekulli më vonë. Për poezinë Varri i Skanderbeut, si edhe për poezinë e përkthyer të poetit irlandez T’vorruemit e Sir John More, studiuesi Mentor Quku sjell një studim të hollësishëm të traditës së botimit dhe vlerësimit artistik të tyre, si edhe faksimilet e gjetura në fletoren e autografeve të Mjedës. Për të dhëna të pasura historike është me shumë rëndësi edhe letërkëmbimi i Mjedës me Mattiusin. Pjesën e parafundit e mbyll një studim përimtues dhe diskutues për nacionalizmin dhe atdhetarizmin e Ndre Mjedës, koncepte këto të cilat u përdoren nga regjimet shtetërore në mënyra nga më të skajshmet, për propagandimin e veprave të tij letrare, shkencore dhe madje fetare. Përgjithësisht, konstaton studiuesi Mentor Quku, vepra e tij është vlerësuar drejt dhe saktë nga ata që e kanë njohur frymën e tij kombëtare, e cila është shfaqur fuqishëm kudo: në misionin e klerikut, në konceptet shkencore mbi gjuhën, në pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në kryengritjet antiosmane, në perceptimet poetike, etj. Kështu, Mjeda u bë shembulli i mirë i krijuesit, mendimtarit, predikuesit, intelektualit, kryengritësit, krijuesit, etj.

Vëllimi i parë i serisë së veprave të Mentor Qukut Mjeda mbyllet me pjesën për vitin e mbarë 1888. Këtu botohen studime të autorit mbi disa probleme të jetës dhe të veprës së Mjedës në Itali. Zë vend puna e Mjedës në Kolegjin Vida, disa probleme shpirtërore të tij, protesta e tij për të ashtuquajturin dekonspirim të krijimtarisë së tij letrare, korrespodenca me Rektorin e Kolegjit Papnor të Shkodrës, Atë Dedë Pasin, të cilat botohen të plota, madje edhe si faksimile, veprat me poezi origjinale, të përkthyera apo të përshtatura, këngë të mbledhura, etj., Shahiri Elierz, historiku i botimit të dy veprave të tij Jeta e Shenjtit Sh’Gjon Berkamns dhe Shën Luigj Gonzaga, botimi i parë i kalendarit kombëtar ndër shqiptarët, me titullin Miku bestar (Milano, 1989), me të cilin shtyhet mosha e këtyre botimeve të njohura në studimet albanologjike më parë, dhe sillet një përmbajtje e gjerë e komentuar e tryezës së kësaj vepre etj. Pjesa e fundit mbyllet me një temë mbi debatet dhe vlerësimet për Ndre Mjedën, nga shumë bashkëkohës të tij dhe studiues të kohës sonë, si: Kordinjano, Zef Valentini, Gustav Majer, Mark Hasi, Martin Camaj, Ernest Koliqi, Gjon Karma, Ndre Zadeja, Kolë Ashta, Rexhep Qosja, Mehmet Elezi, Moikom Zeqo, etj.

Albanologu dhe dijetari

Vëllimi i dytë i Mentor Qukut për jetën dhe veprën e Ndre Mjedës përfshin periudhën e formimit të Ndre Mjedës si intelektual, si studiues dhe më në fund si shkencëtar[5]. Sigurisht kjo është arsyeja pse edhe Rexhep Qosja, duke e hapur kapitullin për Ndre Mjeden dhe vendin e tij në Historinë e letërsisë shqipe, shkruan: “Ndre Mjeda është njëri prej shkrimtarëve më të arsimuar të romantizmit shqiptar dhe, njëkohësisht, njëri prej intelektualëve shqiptarë më të ngritur e më të gjithanshëm të kohës së tij”[6]. Fjala është për atë periudhë kur Ndre Mjedëa ndjek shkollat më të arrira që ia afron përkushtimi i tij prej bardi të kishës, për atë periudhë kur Mjeda zhvillon një komunikim të dendur me albanologët më të mëdhenj të kohës dhe, më në fund, për atë periudhë kur Ndre Mjeda krijon konceptet

Page 4: Begzad Baliu

metodologjikisht shkencore në përmasat që atë e vënë në provë edhe albanologët më të shquar shqiptarë dhe të huaj të kohës.

Prej nëntitullit të këtij vëllimi ndërkaq do të mund të pritej që mjeshtri ynë të merrej krejtësisht me veprën albanologjike të tij, përkatësisht me kërkimet, studimet dhe vlerësimet e Mjedës në fushë të albanologjisë, e në mënyrë të veçantë në fushë të historisë së gjuhës. Pasqyra e lëndës dhe teksti heterogjen për nga kërkimet dhe vlerësimet, dëshmon se brenda vëllimit janë përfshirë disa nga aspektet jetësore dhe shkencore, historike, e madje letrare të veprës së tij poetike, të cilat, në një mënyrë apo tjetër, përvijojnë disa nga prirjet e Mjedës për albanologjinë si një koncept i gjerë jo vetëm linguistik dhe sidomos bashkëpunimin e tij me albanologët.

Libri hapet me një vlerësim erudit të shkrimtarit Fadil Kraja. Teksti i tij sikur bart gjithë ndjenjën e albanologëve të sotëm për fatin e keq të albanologut dhe krijuesit, të cilit nuk ka kush t’ia fshijë pluhurin. Pjesa e parë e librit, Albanologu zëmadh, përbëhet prej dy esesh: Të huajt e vlerësuan, ne e lamë në harresë dhe Mjeda mes enigmave e paradokseve. Teksti është një kritikë mendimit gjysmëshekullor në fushë të albanologjisë, për mënyrën se si e kemi anashkaluar mendimin linguistik të Mjedës, për mënyrën se si e kemi injoruar atë, për mënyrën se si e kemi përceptuar mendimin gjuhësor të tij të botuar në revistat shkencore dhe letrare dhe, më në fund, për mënyrën se si e kemi ndaluar përpjekjen e studiuesve të kësaj kohe për botimin e plotë të veprës së tij gjuhësore. Nëse në tekstin e parë Z. Quku sjell gjithë pamjen e jashtme dhe vetjake të Mjedës në fushë të komunikimit dhe bashkëpunimit të Mjedës me studiues, institucione dhe madje projekte kombëtare e ndërkombëtare në fushë të albanologjisë, në tekstin e dytë sjell një kronologji të detajuar të gjithë kontributit të tij në fushë të albanologjisë. Nëse në tekstin e parë sillen vlerësime të autorit të sotëm dhe studiuesve nga më të njohurit, bashkëkohës të Mjedës, në tekstin e tij sillen të dhëna dhe vlerësime mjaft të detajuara për tekstet e Mjedës. Kështu, në të dy tekstet e pjesës së parë të librit, ndërlidhen me njëri-tjetrin nga aspekti historik dhe analitik, sintetik dhe vlerësues, kritik dhe madje ironik.

Në vazhdim janë sjellë temat Poezitë e Cremonës, ku përfshihen tekstet historiko-letrare: Fama dhe çmimi i saj; Nga vetmia tek Malli për atdhe; Shtegtari kthehet në Shkodër mbi Pegasus; si dhe Uzdaja pa dobi, kthim i munguar tek Nëna. Fjala është për diskutimet e tij dhe të studiuesve të gjertanishëm të disa prej poezive të periudhës së parë, si dhe botimin autograf të tyre, por që kanë lënë gjurmë të thella në jetën e tij prej krijuesi dhe bardi, sa fetar po aq edhe nacional. Po të kësaj natyre janë temat e diskutuara po kaq edhe të panjohura të cilat tek lexuesi sjellin njohje, informacion të ri nga trashëgimia e Mjedës, dokumente të reja të periudhës së veprimtarisë letrare, shkencore dhe jetësore të Ndre Mjedës, vlerësime që i japin një përmasë të re Mjedës në studimet historiko-letrare dhe gjuhësore, etj. Temat e diskutuara, që mjeshtri ynë i ndërlidh nën kapitullin Mjeda i papranuar, merren me përmasën e dhembjes njerëzore të poezisë Meyerling, me fatin tragjik të Çamërisë, në botën shpirtërore të Mjedës, me përmasën e mungesës së Atdheut dhe konceptet sociale e politike të Mjedës për Europën e panjohur; me vetëdijen kombëtare dhe sidomos me vetëdijen artistike të Mjedes; me versionin e poezisë Po shkon me bujtë te Zoja, si pararendësja e Andrrës së jetës; me fatin tragjik të disa prej studimeve të Ndre Mjedës, të cilat kurrë nuk u botuan apo që përfunduan në karton, si dhe me një ese brilante që shtron një pyetje, për të mos thënë jep një përgjigje që në pyetje: A është Mjeda poet modern?

Janë një varg temash që më shumë se njohje sjellin dëshmi për njohje të reja, që më shumë se vlerësime hapin mundësi diskutimesh prej versioneve të reja dokumentuese të botuara në

Page 5: Begzad Baliu

fototipi; që më shumë se sa paraqitje bibliografike sjellin mundësi sintezash; që prej indiceve të sjella më shumë se sa shqetësime për fatin e teksteve të zverdhura ndër arkiva vetjake e shtetërore, japin mundësi botimi të atyre teksteve që tash mund të sillen të plota në jetën tonë shkencore, për të mos thënë në vëllimet e pabotuara të historisë së albanologjisë. Do të linim mënjanë shumë studime të rëndësishme në fushë të studimeve mjedologjike dhe shumë studime të mbetura në dosje arkivash vetjake dhe shtetërore, po nuk mund të lëmë mënjanë veprën e Profesor Jup Kastratit, Ndre Mjedja, Çështje gjuhësore, mbledhur dhe paraqitur nën kujdesin e Jup Kastratit. Botim i Universitetit Shtetëror të Tiranës. Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë. Tiranë. 1967. 170 faqe, e cila u kthye në karton me urdhër nga lart, sikur thuhet në bibliografinë e Diana Kastratit, e së cilës i është referuar edhe mjeshtri ynë. Duke pasur në dorë këtë vepër unikale, për lexuesit duam të kujtojmë se bashkë me Profesor Jup Kastratin dorëshkrimin e tij Kontribute për studimin e Ndre Mjedës, Tiranë, 1958; dhe veprën e kthyer në karton Çështje gjuhësore të Ndre Mjedës. Tiranë, 1966, i kemi planifikuar për të gjallë të tij në vëllimin e XIII, të veprave të plota të Profesor Jup Kastratit në tridhjetë vëllime[7].

Fate të tilla kanë edhe krijime letrare të censuruara, nga njëri tekst në tjetrin, të keqkuptuara nga njëri studim në tjetrin dhe madje fate jetësore të tij padrejtësisht të interpretuara, nga njëri autor te tjetri. Fjala është për periudhën e angazhimit të Mjedës si profesor i filozofisë, çështja De Martino; dhe përmasën historike të poezisë I tretuni; jetën në karantinë të plotë në Gorizia dhe polemikën e Qukut me historianin e letërsisë, Dhimitër S. Shuteriqin, strukturën e versionit të parë në dorëshkrim të Lissus-it me mbititullin Iliria dhe Epiri; bazës pëmbajtësore të poezisë Nji shoqit t’em qi kthete në Shqipni; dhe botimin integral të një poezie përkushtuese për Ndre Mjedën nga një nxënës i tij Perkul gjunjët e mi, puth e adhuroj duart e tua. Të kësaj rrjedhe janë edhe temat tashmë të njohura, por jo të shtruara e të arsyetuara historikisht, metodologjikisht dhe nga aspekti dokumentar për angazhimin e Mjedes në vendlindje dhe moskuptimet e tij me institucionet e bashkëkohësit e tij: ndarjen nga Shoqëria e Jezuitëve; vendosjen e tij në krye të Lidhjes së Mshehët në Shkodër, qëndrimin në Milano dhe kthimin në vendlindje.

Nëse ky vëllim vërtetë identifikon personalitetin e Ndre Mjedës prej albanologu, kjo bëhet për një kontribut të veçantë të Mjedës dhënë zhvillimeve albanologjike të kohës, me theks të veçantë letërkëmbimi të pasur me albanologun më të madh të kohës, Gustav Majer. Letërkëmbim të pasur me albanologë të mëdhenj të kohës kanë pasur edhe rilindës të tjerë, para dhe pas Ndre Mjedës, mesazhet e të cilëve mund të jenë më pak apo më shumë emocionale, por Mjeda do të dallohet, me letërkëmbimin e tij, edhe për një nivel të veçantë të komunikimit, për mesazhet shkencore që përcjell ky komunikim. Përveç respektit të madh që artikulon Mjeda për Majerin gjatë gjithë këtij komunikimi prej dy fazash jetësore, të shprehura madje edhe përmes poezisë përkushtuese Gjuha shqipe, përmes kontributeve të tij në dërgimin e materialeve albanologjike, diskutimeve të temave të Majerit dhe madje vërejtjeve e plotësimit të studimeve e veprave të tij me njësi leksikore të shqipes apo me trajta dialektore të tyre. Në tekstet e tij, Mentor Quku merret me dy faza të letërkëmbimit në mes të dy albanologëve, Mjedes dhe Majerit, me temën e madhe dyshekullore Gjuha shqipe dhe autoktonia e shqiptarëve; me kontributin e Mjedës për pëgatitjen e dhe botimin e dy vëllimeve të Majerit Albanesische Studien VI dhe fatin e vëllimit të pabotuar Albanesische Studien VII, me trashëgiminë e pasur të materialeve të mbledhura në fushë të gjuhës dhe të folklorit, me bazën e Fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe të Majerit dhe me një fjalor të kësaj natyre të Mjedës dhe me gjurmët e ekzistimit të një Gramatike historike të shqipes, të Ndre Mjedës. Letërkëmbimi i Ndre Mjedës me Gustav Majerin në këtë fushë jep shumë argumente orientuese për formimin e Ndre Mjedës prej albanologu, për kontributin e tij edhe në

Page 6: Begzad Baliu

zhvillimin e dijes së albanologjisë në përmasa evropiane. Aq më tepër kur diskutimet e dyanshme të tyre shoqërohen edhe me dokumente të botuara në fototipi.

Ndre Mjeda dhe Alfabeti i gjuhës shqipe

Janë dy tema të mëdha me të cilat identifikohet Ndre Mjeda në librin e përgjithshëm të qytetërimit shqiptar: poezinë dhe alfabetin. Të parën, për shkak të vlerave të veçanta artistike dhe gjuhësore dhe të dytën, për shkak të rëndësisë së madhe që pati në rrethet shkencore, intelektuale, arsimore dhe qytetëruese të popullit shqiptar që në fillim të shekullit XX.

Vëllimi i tretë - libri i parë[8] i kushtohet pikërisht njërit prej kontributeve të Ndre Mjedës në fushë të gjuhësisë, e ky është alfabeti. Është një nga temat të cilat dija albanologjike e ka ndriçuar mjaft gjerësisht, por sikur ndodh shpesh në studimet tona, ky kontribut i Mjedës është parë dhe vlerësuar ndaras kontributeve të tjera të tij: fonetikës, leksikografisë, onomastikës, historisë së gjuhës, etnografisë, folklorit dhe më tej të teorisë së letërsisë.

E menduar dhe e projektuar si një prej veprave tematike të përgatitura për jetën dhe veprën e Ndre Mjedës, në komplementaritet të plotë me zhvillimet e tjera historike të kësaj kohe, vëllimi, kronologjikisht përfshin periudhën 1899-1912. Fjala është për kohën më dramatike të veprimtarisë të tij jetësore. Ndoshta pikërisht pse kthimi i tij në atdhe është një periudhë e ndezur e gërshetimit të punëve të tij, mes bardit të besimit fetar, bardit të lëvizjes kombëtare rilindëse dhe postrilindase, si dhe përmbysjeve të mëdha që po ndodhnin krahas rënies së Perandorisë Osmane, ka shty autorin që temat e shumta që trajtojnë jetën dhe veprën e tij t’i ndajë në dy vëllime: misionin atdhetar të tij dhe dijen shkencore prej gjuhëtari, që e kishte po kaq për mision intelektual e kombëtar.

Si edhe në vëllimet e tjera të kësaj serie, për periudhat historike dhe jetësore e shkencore të tij, edhe në këtë ble, zhvillimet historike dhe letrare të ndërlidhura gjerësisht me jetën e Ndre Mjedës, studiuesi ynë i përcjell edhe me dijen, edhe me përmasën e kërkimeve të dijes së sotme albanologjike, duke sjellë njëkohësisht edhe disa sinteza të rëndësishme të çështjeve kryesore. Sigurisht kjo është arsyeja pse disa tema i hap me përshkrime historike të kohës, disa të tjera i sjell duke u nisur nga dija e gjertanishme për të, ndërsa disa të tjera duke i ndërlidhur me rezultatet njohëse dhe dokumentet e reja, për t’i përmbyllur jo rrallë edhe me versionet e tij për çështje apo vepra të caktuara.

Bie fjala, vëllimin e tij për kontributin e Ndre Mjedës dhënë alfabetit të shqipes, e hap me një vështrim të gjerë studimit të Profesor Jup Kastrati: Mjeda për alfabetin. Dhe me të drejtë. Studimi i tij për alfabetin e Mjedës është tekst shterues i albanologut që veprën e Mjedës e ka parë me sytë e filologut të përkushtuar jetësisht në filologjinë shqiptare, prandaj nuk është e rastit pse studimi i Jup Kastratit ishte njëkohësisht edhe tekst me reflektim të veçantë në gjuhësinë shqiptare. Në studimin e tij, Profesor Jup Kastrati solli njohjen më të plotë të kohës për ndihmesën e Ndre Mjedës në fushë të gjuhësisë, në përgjithësi, dhe të alfabetit në veçanti, prandaj është e kuptueshme pse vlerësimi që i bën studiuesi ynë Mentor Quku, është vlerësim për mësuesin e tij dhe për veprën më me ndikim të brezit të tij. Si gjithnjë edhe në këtë rast, mjeshtri ynë nuk kursen as kritikat ndaj bashkëkohësve të tij dhe nuk lë mangut dokumentet e

Page 7: Begzad Baliu

reja, duke i parë ato me syrin kritik të kohës apo edhe duke iu kthyer disa çështjeve me interes edhe njëherë në retrospektivë.

Nëse në kërkimet e tij mbi alfabetin, strukturën dhe përmbajtjen e saj e shikon nga brenda, kërkimet e tij për marrëdhëniet e Mjedës me bashkëkohësit dhe sidomos me shoqërinë Bashkimi e Agimi i shikon nga një aspekt tjetër, historik. Marrëdhëniet e tij aq shumë të diskutuara me shoqërinë Bashkimi dhe rolin e tij në themelimin e shoqërisë Agimi shihen edhe në interes të aktiviteteve të rëndësishme arsimore, shoqërore dhe shkencore të kohës, sikur është përgatitja e Gramatikës krahasuese të gjuhës shqipe dhe veprës E Diela ndër kisha t’katundeve etj. Sigurisht, kjo kohë është një periudhë shumë e shkurtër për një kontribut aq të madh të Mjedës në gjuhësinë shqiptare, prandaj me të drejtë autori ka konstatuar se nuk është fjala për iniciativat e tij shkencore të kësaj periudhe, por për kurorëzimin e rezultateve të tij në fushë të gjuhësisë dhe albanologjisë përgjithësisht. Le të identifikojmë vetëm disa nga veprimtaritë e tij të vitit 1902: Përgatitja e Konferencës së Ipeshkvisë, përgatitja për Kongresin e Hamburgut, apo kontributet shkencore, sikur është Parashtrimi i alfabetit pranuar në Konferencën e Ipeshkvijeve Shqiptare në Shkodër, Fjalori botanik, Promemoria e 22 shtatorit 1902, variantet e alfabetit të gjuhës shqipe, etj. Po të kësaj periudhe, të dekadës së parë të shekullit njëzetë, janë temat e diskutuara brenda teksteve për bisedimet Mjeda- Golluhovski, për Konferencën e Dytë të Ipeshkvijeve Shqiptare, për Alfabetin përfundimtar për librat shkollorë, për Abetaren shqipe, për mbrojtjen e tij nga Gjergj Pekmezi, etj. Në këtë rrjedhë diskutimesh vend të rëndësishëm zë ndihmesa e Ndre Mjedës dhënë përgatitjes së teksteve shkollore shqipe, si dhe pikëpamjet e tij për të ardhmen e shkollës shqipe.

I gjetur mes temave të mëdha të zhvillimeve historike të kohës dhe përpjekjeve të vazhdueshme të Ndre Mjedës për të arsyetuar dhe standardizuar vlerat e përgjithshme dhe të veçanta të alfabetit të tij, mjeshtri ynë Mentor Quku, ia arrin të përplotësojë dhe të shndritë shumë anë të errëta a të diskutuara të kësaj periudhe, sidomos sa u përket zhvillimeve të Kongresit të Manastirit. Studiuesi Mentor Quku jo vetëm ka diskutuar mendimet e gjertashme, por ka sjellë edhe shumë dokumente të reja, ka vënë personalitete historike përballë njëri tjetrit. Janë mjaft interesante interpretimet e tij për fazën paraprake të organizimit të Kongresit të Manastirit, formimin e Komisisë së Alfabetit, reflektimet e tri alfabeteve dhe të tre personaliteteve historike brenda Kongresit, përgjegjësia politike e Mithat Frashërit, rrezatimi epik i Gjergj Fishtës dhe konceptet shkencore të Ndre Mjedës, si dhe përpjekjet e këtij të fundit për zbatimin e alfabetit të tij te Kalendari dhe librat shkollore, rrezatimi gjithkombëtar i alfabetit te revistat shkencore, gatishmëria për kompromis me alfabetet e të tjerëve, etj. Të gjitha këto në dijen e sotme albanologjike kanë sjellë dhe vazhdojnë të sjellin një diskutim të pasur mendor, intelektual dhe shkencor.

Ndre Mjeda dhe kryeveprat letrare të tij

Duke zgjeruar kërkimet në arkivat vetjake, institucionale dhe shtetërore shqiptare e ndërkombëtare, studiuesi Mentor Quku, kërkimeve për Ndre Mjedën në periudhën 1899-1912 u është kthyer edhe njëherë[9]. Jeta shumë aktive e kësaj kohe, kërkimet letrare dhe sidomos kontributet shkencore të kësaj kohe, nuk mund të përfshiheshin në një libër, pavarësisht vëllimit të faqeve të tij dhe pavarësisht përpjekjeve për të dhënë një sintezë të kontributeve të tij.

Page 8: Begzad Baliu

Dhe me të drejtë. Kjo është periudha kur ai dha njërën prej ndihmesave më të rëndësishme në fushë të gjuhësisë: kodifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe, një projekt gjuhësor dhe kombëtar, i cila pati një rol të madh në integrimin e shqiptarëve e të gjuhës shqipe, nga Kongresi i Manastirit e më pas. Kjo është periudha që bashkon mendimin shkencor të tij, veprimin vetjak dhe të organizuar, njohjen e dijes shkencore, madje jo vetëm në fushë të albanologjisë dhe rrezatimin e kësaj dijeje edhe në letërsi artistike. Kur një ditë të botohet një sintezë kronologjike e ndikimeve jetësore dhe materiale e shpirtërore të Ndre Mjedës në krijimtarinë letrare të tij, besoj se nuk do të jetë vështirë të kuptohet ndikimi që pati të nxënit e tij në fushë të gjuhësisë dhe përgjithësisht albanologjisë në disa nga veprat e tij letrare për antikitetin shqiptar, si dhe ndikimin e të nxënit në fushë të historisë kombëtare në disa nga veprat letrare të tij me temë nga mesjeta dhe sidomos historia e vonë në Perandorinë Turke.

Kjo është arsyeja pse hulumtuesi dhe mjeshtri ynë Mentor Quku, pasi ka përmbyllur një vëllim për këtë periudhë, i cili i kushtohet ekskluzivisht kontributit të tij në fushë të alfabetit, ka përgatitur edhe një vëllim tjetër, i cili përtej kërkimeve gjuhësore kap edhe disa anë të tjera të jetës dhe të veprës së Ndre Mjedës. Fjala është për ato veprimtari të përditshme të Ndre Mjedës dhe për ato krijime letrare e historike të Mjedës, me të cilat Mjeda identifikohet me atdhetarin e pandalur dhe me liridashësin nacional e humanistin universal të epokës së tij.

Kjo është periudha e angazhimeve të Ndre Mjedës në qytetin e Shkodrës, e meshtarit të përkushtuar, e shkrimit të disa prej poezive asketike, e problemeve të ngritjes së tij në hierarkinë ipeshkëvnore, e studimit të hershëm të Kanunit të Lekës dhe sidomos e përfshirjes së tij në çështjen e Mirditës, etj. Angazhimi jetësor dhe intelektual i Mjedës në këtë tërësi përmbyllet me ndikimin e këtyre rrethanave në poezinë e tij Lirija, me versionet e saj dhe me studimin e vlerësimin e këtij teksti nga autorë të ndryshëm për ta përmbyllur me një version shumë të zgjeruar të mjeshtrit tonë për këtë poezi të Mjedës.

Po e kësaj natyre duket të jetë ndikimi i çështjes së Iballes, në poezinë Bashkonju!, një testament politik i Ndre Mjedës, një thirrje tipike vetëdijes kombëtare të shqiptarëve për bashkim. I gjetur para përgjegjësive të mëdha fetare, historike, kulturore dhe ligjore ndaj institucioneve që drejton dhe shoqërisë e ndjenjave kombëtare, Ndre Mjeda i përvishet punës për të nisur edhe një projekt të madh shkencor, para të cilit do të përuleshin edhe personalitetet me kushte të jashtëzakonshme përkrahjeje materiale e institucionale dhe institucionet me mundësi dhe kapacitete të veçanta profesionale e materiale. Ai pretendon të vazhdojë serinë e botimeve enciklopedike të Atë Filip Riceputeit, Atë Daniel Farlatit dhe Atë Giacomo Coletit, Illyricum Sacrum. Është një nga ndërmarrjet e mëdha mendore dhe fizike, shkencore dhe kulturore, përmbajtësore dhe politike, të cilin Mjeda, me energjinë e brendshme dhe, vullnetin që kishte, kemi shumë arsye të besojmë se do ta kryente, por sakaq ai bëhet pjesë e zhvillimeve shoqërore dhe politike, ndërsa ndër të tjera, arrestohet nga regjimi turk, për t›u liruar falë ndikimit që kishte në jetën shoqërore shqiptare dhe sidomos falë presionit të strukturave fetare, kulturore dhe shtetërore ndërkombëtare.

Ndonëse lirohet dhe izolohet në Dajç, Grash dhe në Kukel, Mjeda edhe atje do të vazhdojë të bëhet pjesë e qëndrimeve të tija refuzuese ndaj sistemit të administratës turke, duke vazhduar kështu misionin e tij në Lëvizjen kombëtare për çlirimin e vendit. Në këtë vend ai bëhet shembull i njeriut që për idealin dhe synimet e tij punon çdo ditë dhe në çdo çast e në çdo mënyrë. Ai ndërton shtëpinë e famullisë, ndërton kishën e re në Kukël, mban lidhje me disa nga personalitetet e kohës dhe krijon një lidhje të veçantë me popullin e këtushëm, duke u bërë jovetëm bari shpirtëror i tyre, po edhe bari i vetëdijes kombëtare dhe i lëvizjes kombëtare që synonte lirinë e tij.

Page 9: Begzad Baliu

Brenda kësaj kohe, studiuesi Mentor Quku merret edhe me studimin e veprave letrare, që për bazë kanë njohjet e thella shkencore të tij të arritura dekada me radhë. Fjala është për librin e pabotuar të Mjedës Atdheu, për studimet e tij mbi poemthin Lissus, për grumbullimin e përrallave të moçme shqiptare (ilire) dhe përshtatjen e tyre për rrethanat e reja të lexuesve shqiptarë, për studimet e tij mbi historinë dhe etimologjinë e emrit të Scodres, si dhe për fatin tragjik të dorëshkrimit të saj me rastin e djegies në Qelën e Kuklit. Me këtë rast, studiuesi Mentor Quku ka dhënë edhe një shembull kërkimi, krahasimi e modeli për botimin e plotë dhe të saktë të variantit Scodra.

Vepra mbyllet me një retrospektivë, e cila prej teksteve të pasura që hapen me dilemën e emrit të nënës së Mjedës dhe vazhdon me tema të mëdha sikur është botimi i Shahirit Elierz apo diskutimit rreth alfabetit të shqipes, nuk duket se është një përmbyllje e thjeshtë, po një përmbyllje që hap edhe një varg temash të mëdha dhe afatgjate. Botohet këtu diskutimi i vlerësimit të botimit në italisht të poezive të Ndre Mjedës, dhe një tekst brilant (homazh për Jolanda Kodrën: Parathënia që nuk pa dritë), si dhe një ese shkencore: mendimi i lirë-mendimi kritik mendimi shkencor, me të cilin autori ynë grish studiuesit që të hyjnë në një debat shkencor, intelektual dhe qytetërues mbi disa koncepte të ndërlidhjes së etikës me dijen, brenda institucioneve të sotme shkencore, ndërlidhjes së shkencës me besimin fetar, ndërlidhjes së disa besimeve fetare në shoqërinë shqiptare e kështu me radhë, të gjitha këto nën përspektivën e mendimit largvajtës të Ndre Mjedës e të veprës së tij letrare, shkencore dhe shpirtërore.

Mjeda dhe jeta e tij politike

Në kolanën shumëvëllimshe të Mjedës studiuesi Mentor Quku ka botuar shumë studime, trajtesa, dokumente, kronika, vlerësime, indicie për dorëshkrime, kujtime e të tjera dhe pa dyshim është vështirë të dallosh njërin nga tjetri për nga veçoritë e tyre, por kur merr në dorë vëllimin e katërtë, që kap periudhën e veprimtarisë së tij 1912-1925 nuk është vështirë të dallosh pasurinë materiale dhe thellësinë e shumanshmërinë shkencore të trajtimit të temave në shqyrtim.

Në këtë vëllim me titull Identitet[10] aktiviteti i Mjedës shihet në kontekst të zhvillimeve kombëtare në një periudhë tepër të vështirë të formimit të shtetit shqiptar, i cili në të njëjtën kohë i jepte edhe një identitet të ri edhe shoqërisë shqiptare. Fjala është për periudhën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ndërhyrjes së shteteve fqinje, Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Parë e të Dytë Ballkanike, si edhe krimeve serbe në Kosovë e vise të tjera shqiptare, për të cilat autori ynë sjell të dhëna të gjëra të teksteve dhe dokumenteve autentike të proviniencës serbe. Të gjitha këtë pastaj i ven në paralele të reagimeve të institucioneve të sapothemeluara shqiptare dhe në mënyrë të veçantë me qëndrimin e Ndre Mjedës brenda këtyre situatave.

Ndonëse Mjeda kishte arritur të bëhej jo vetëm një prej studiuesve më të shquar të kohës ndër shqiptarët, por edhe njëri prej studiuesve më të respektuar të hierarkisë së albanologëve kudo në botë, me angazhimet e përditshme të tij ai njëkohësisht bëhet edhe pjesë aktive e

Page 10: Begzad Baliu

zhvillimeve të kohës, duke dalë madje shpesh edhe në krye të aktiviteteve të caktuara, apo duke u bërë madje jo rrallë edhe viktimën e këtyre proceseve.

Një studim me shumë interes për problemin e kërkimit dhe për natyrën e metodologjinë e paraqitjes paraqet diskutimi i fazave të komunikimit të Mjedës me albanologë të huaj. Në të vërtetë në këtë vëllim janë sjellë vetëm disa nga letrat e tij dërguar albanologu të shquar danez Holger Pedersenit, që krahas letërkëmbimit të tij me Gustav Majerin paraqesin vlera të rëndësishme jo vetëm për Mjedën si albanolog por edhe për disa zhvillime tepër të rëndësishme gjuhësore, sikur është alfabeti i shqipes. Kjo është arsyeja pse ato botohen ne formë autografesh, në gjuhën shqipe dhe komentohen gjerësisht dhe ndonjëra prej tyre, në mungesë, për shkak të rëndësisë që ka madje edhe rindërtohet. Nëse letërkëmbimi me Majerin kishte rëndësi të veçantë për botimin e disa teksteve letrare, trashëgimisë popullore shqiptare dhe sidomos leksikografisë shqipe, letërkëmbimi me Pedersenin do të ketë rëndësi për diskutimin e alfabetit të shqipes dhe sigurisht edhe me ndikimin që pati në Kongresin e Manastirit.

Në jetën personale, shoqërore, baritore dhe kulturore tepër të rëndësishme, do të shquhet angazhimi i Mjedës gjatë periudhës, sikur e kanë quajtur shumë historianë, të golgotës shqiptare. Në rrethana tepër të vështira të kësaj kohe, Mjeda del në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, e në mënyrë të veçantë të Kosovës që pas kryengritjeve të pandërprera kundër Perandorisë Osmane në prag të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë tani, e rrënuar ekonomikisht, po martirizohej nga bajoneta e ushtrisë serbe. Po në këtë kohë Ndre Mjeda del në mbrojtje edhe të Komitetit për Mbrojtjen e Shkodrës. Kjo është arsyeja pse gjatë kësaj periudhe Mjeda arrestohet nga serbët, izolohet brenda institucioneve fetare, kërcënohet etj.

Pavarësisht prej angazhimeve të tij në jetën shoqërore po gjatë kësaj kohe, Mjeda nuk lë mënjanë edhe aktivitetin e tij arsimor, prandaj krahas Xanonit boton dhe riboton veprat ne tij me karakter shkollor, duke i vënë gjithnjë në shërbim të njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe.

Angazhimi i Ndre Mjedës në Komisinë Letrare të Shkodrës dhe roli i tij në kontributet gjuhësore të saj është një nga temat e diskutuara brenda këtij vëllimi. Pavarësisht dëshmive të gjertanishme për këtë institucion të gjuhësisë shqiptare, që është njëkohësisht edhe institucioni më i rëndësishëm i themeluar ndonjëherë në hapësirën shqiptare deri atëherë, duke përfshirë këtu në mënyrë të veçantë veprën e Profesor Tomor Osmanit dhe një konferencë shkencore organizuar nga Universitetit “Luigj Gurakuqi” për këtë temë, etj., të rejat që sillen në këtë vëllim, dokumentet dhe sidomos analizat e kritikat rreth tyre janë një shembull i mirë i kontributit të studiuesit tonë në këtë fushë. Brenda këtij kapitulli sillen dokumente të reja, diskutohet e polemizohet rreth bashkautorësisë së Mjedës në Promemorien e Rajko Nahtigalit dhe vlerësohet me të drejtë vendi i tij prej misi në këtë institucion të dijes shqiptare. Prej të dhënave të sjella në këtë vëllim, e ato janë të veçanta në shumë aspekte, nuk është vështirë të shihet se sa janë të shumta kontributet e Ndre Mjedës në Komisinë Letrare të Shkodrës: në përgatitjen e dokumenteve të saj, angazhimin prej hulumtuesi në teren, angazhimin prej diskutuesi në mbledhjet e saj, angazhimin e përkushtuar në përgatitjen e botimit të materialeve të saj, etj. Kërkimet në këtë aspekt shkojnë drejt një monografie më vete ku hidhet dritë jo vetëm në ndihmesën e Mjedës dhënë Komisisë Letrare të Shkodrës, por përpjekjen e parë të institucionalizuar për standardizimin e shqipes letrare.

Pasi ka përvijuar kontributin e Mjedës në një fushë të gjuhësisë dhe brenda institucionit të saj Komisisë Letrare të Shkodrës, mjeshtri ynë Mentor Quku i kthehet letërsisë së tij, atyre veprave me ndikim në jetën kulturore dhe letrare të kohës, për të mos thënë madje edhe në

Page 11: Begzad Baliu

jetën shoqërore të saj. Fjala është për një kërkim dhe botim të ri të veprës së tij letrare, të cilës studiuesi ynë i qaset në nivel të mikrostrukturës së saj: poezisë. Është trajtuar këtu vepra e plotë Juvenila, botuar në Vjenë më 1917, për të vazhduar edhe me kritikën e ribotimeve të saj gjatë gjithë shekullit XX. Brenda këtij cikli janë botuar edhe variantet e komentuara të poezive: Prandvera, Vera, Vjeshta, Dimri, Vjollcës dhe përkthimet e poezisë Mbreti i Tules së shkrimtarit të madh gjerman Gëte.

E parë në tërësinë e tij, ky kapitull do të nxiste vetëm karakterin historiko - gjuhësor të botimit të veprës Juvenila, dhe botimin tekstologjik të disa prej poezive, por po të duam të hedhim dritë dhe në anën sociologjike të versioneve të disa prej poezive apo përkthimit të Gëtes, do të shohim se interesimi i vlerësimit të tyre do të shkonte drejt reflektimit biografik dhe shoqëror të tyre. Sigurisht kjo është arsyeja pse veprës Andrra jetës, Mentor Quku i qaset në mënyrë të veçantë, duke përimtuar situata historike dhe letrare të saj që nga titulli e deri te leximi dhe interpretimi i tekstit.

Ndonëse e ndarë në makrotema, vepra Mjeda – Identitet, në tërësinë e saj kap tri tema të mëdha: Shqipërinë – shqiptarët e çerekut të parë të shekullit XX, rrethanat e jashtme; Mjedën krijues: gjuhëtar dhe shkrimtar; dhe Mjedën ideator, politikan dhe vlimet e brendshme shqiptare të kësaj kohe. Kjo është arsyeja pse pjesa e tretë e këtij vëllimi përfshinë disa kapituj: Mjedën deputet, Mjedën ligjgatitës, Mjedën brenda grupit Ora e Maleve dhe Mjedën pas Revolucionit të Qershorit, apo fundin e një kryengritësi, sikur e quan autori.

Duke qenë njeri me ndjenjën e qytetarit që nuk mund të qëndronte indiferent ndaj rrjedhave fetare, po edhe ndaj rrjedhave shoqërore e kulturore, si dhe duke qenë personalitet me ndikim në hapësirën shqiptare, Mjeda bëhet njëri prej zëdhënësve të opozitës politike të kohës, prandaj fatet e tij nuk do t’i shkëlqejnë. Ky angazhim dhe ky ndikim e çojnë Ndre Mjedën në Parlamentin shqiptar, në të cilin do të gjendet edhe gjatë përmbysjes së Qeverisë shqiptare, respektivisht gjatë grushtit të shtetit në dhjetor të vitit 1921. Gjatë kësaj kohe Mjeda gjithashtu do të gjendet në shumë komisione legjislative që kishin të bënin me Statutin e Zgjeruar të Lushnjes, Ligjin e Këshillit Ligjgatitës, Rregulloren e Parlamentit të Arsimit, po njëkohësisht do të gjendet edhe në krye të komisioneve, sikur ishte Komisioni i Posaçëm i Arkeologjisë. Të qenit në krye të këtij Komisioni mbase për autorin e këtij libri, Mentor Qukun nuk do të ishte esencial, sikur, nga kjo pozitë, të mos trajtonte kontaktet me arkeologun e shquar, në mos më të madhin e kësaj kohe, studiuesin Karl Patch.

Gjithnjë në këtë kontekst shihen edhe disa nga zhvillimet e përgjithshme dhe ngjarjet e veçanta të kësaj kohe. Fjalën e kemi për qëndrimin e opozitës shqiptare, në radhën e të cilës ishin vënë intelektualët më të shquar të kohës, e mes tyre edhe Ndre Mjeda, trashëgiminë e hidhur të atentateve, arsyet e dorëheqjeve nga jeta politike, atentati në Avni Rrustemin, vendin e Mjedës në Kryengritjen e Qershorit, apo sikur jemi mësuar ta quajmë Revolucioni i Qershorit, burgosjen e opozitarëve, etj.

Pa sjellë edhe fakte të tjera të bollshme që paraqet kjo vepër, do të mjaftonin edhe vetëm këto dëshmi për të konstatuar se në këtë vëllim e shohim, ashtu sikur nuk e kemi parë në studimet, biografitë e tij të shkurta apo edhe monografitë jo edhe shumë modeste. Përtej të gjitha këtyre elementeve nxjerr krye një pamje e re e historisë kombëtare, dua të them e një historie të brendshme të saj, e një historie shoqërore, politike dhe kulturore e parë nga brenda, nga lëvizja intelektuale e saj, Ndoshta pikërisht këtu qëndron jo vetëm veçantia e paraqitjes së kësaj historie, por edhe merita e autorit për ta sjellë një pjesë të historisë kombëtare ashtu sikur nuk jemi mësuar ta lexojmë.

Page 12: Begzad Baliu

Veprat si kjo dëshmojnë se historia nuk i takon vetëm individit, por një rrethi më të gjerë, ndërsa studimet dhe kërkimet brenda saj dëshmojnë se konceptet për historinë ndërtohen mbi dokumentin dhe jo mbi ideologjinë.

Ndre Mjeda dhe gjuhësia shqiptare

Megjithëse vëllimi i pestë “Mjeda” është identifikuar me nëntitullin Gjuhëtari (1925-1937)[11], përmbajtja e tij nuk nënkupton vlerësim të vetëm kësaj fushe dhe vetëm kontributit të tij në fushë të gjuhësisë. Përmbajtja e tij tregon për një vëllim brenda të cilit janë trajtuar tema jetësore, letrare, kulturore, historike dhe shkencore. Brenda tij janë botuar vlerësimet për vepra dhe poezi të tij, për përmasën e vlerësimit të tij prej ligjëruesi, për letërkëmbimin e tij me personalitete të rëndësishme të kohës, për botimet e tij te revista e autoritetshme e kohës Leka, për vdekjen e tij dhe atmosferën e varrimit të tij, për polemikat rreth veprës letrare të tij menjëherë pas vdekjes dhe më në fund për fatin e varrit e të dorëshkrimeve të tij. Në mesin e gjithë teksteve për letërsinë dhe temat kulturore, historike e jetësore për Ndre Mjedën, vetëm një kapitull mban titullin «gjuhëtari”, respektivisht paraqet ndihmesën e Mjedës në fushë të gjuhësisë.

Po t’i referoheshim vetëm kësaj të dhëne, pyetja e parë që do të duhej të shtrohej në këtë vepër mjaft të vëllimshme me 720 faqe, do të shtronte nevojën e arsyetimit të këtij nëntitulli. E vërteta, ky nëntitull në shikim të parë duket jo shumë përmbulues, por, pasi të lexohet, nuk është vështirë të shihet se i gjithë nënteksti i të gjitha temave që ka në vetvete është gjuha: gjuhëtari, në kuptimin e parë të fjalës, studiues i problemeve gjuhësore, leksikografi, onomasticienti, gramatikani, gjuhëtari i studimeve të përkushtuara për shkrimtarët e vjetër; gjuhëtari i diskutimeve të gjera gjatë letërkëmbimit të tij me studiues nga vendi dhe bota, si dhe gjuhëtari, në kuptimin e dytë të fjalës: leksiku i pasur i poezisë së tij, leksiku i pasur i polemikave të tij, leksiku i pasur i stilit të komunikimit të tij.

Vepra hapet me fatin e gjendjen shoqërore në Shqipërinë e viteve pasnoliane, vendosjen e autokracisë në Shqipërinë mbretërore të Ahmet Zogut dhe lindjen e një opozite intelektuale në këtë kohë, në krye të së cilës qëndronte i ashtuquajturi grup i neoshqiptarizmës. Kjo rrethanë nuk kishte si ta linte mënjanë Ndre Mjedën, krijuesin e zjarrtë të periudhës postrilindase dhe njohësin e shumanshëm të gjendjes sociale të shoqërisë shqiptare, në Veri e në Jug të Shqipërisë. Kjo kohë e gjen Mjeden të internuar në Kukel, por jo Mjedën e heshtur e të përmbysur. Pikërisht gjatë kësaj kohe Mjeda punon, shkruan e boton e riboton vepra kulturore, fetare, letrare e pedagogjike. Pra, gjatë kësaj kohe boton për herë të katërt Këndimet 3, boton kryeveprën letrare të tij Juvenila, boton Jetën e Shën Luigj Gonxagës, riboton Të pergamit e Zojës së Bekueme, boton poemthin Lissus, riboton për herë të katërt veprën Histori e Shejte dhe për herë të tretë veprën Visari i Kongregacionit. Por nga të gjitha këto, studiuesi ynë Ndre Mjeda ka meritën për paraqitjen brilante të tetë varianteve të poezisë së shkruar disa dekada më parë dhe të bartur ndër fletore të ndryshme: Vllavrasit. Fjala është për një lexim filologjik e për një paraqitje tekstologjike të të gjitha varianteve, një model lakmues për shumë studiues dhe një përvojë e jashtëzakonshme për paraqitjen e veprave dhe autorëve të periudhave letrare nga fillimet e deri në kohën tonë. Një paraqitje të tillë do ta lakmonin edhe studiuesit e përkushtuar të shkrimtarëve me dhunti të veçantë të përpunimit të krijimeve të tyre letrare, si Jeronim de Rada, Lasgush Poradeci, Asdreni etj, apo poetëve me

Page 13: Begzad Baliu

dhunti të veçantë për përpunimin gjuhësor të krijimtarisë së tyre letrare, si: Ernest Koliqi, Martin Camaj, Azem Shkreli, etj.

Në veprimtarinë shumëpërmbajtësore të Ndre Mjedës, pa dyshim shquhet veprimtaria e tij në Shoqërinë letrare Shën Jeronimi, ndikimi i së cilës madje mund të shihet që nga Rregullorja e punës deri te Statuti dhe dokumentet autografe të botuara në këtë vëllim. Po në këtë periudhë Mjeda punon në studimet monografike për Pjetër Budin dhe Pjetër Bogdanin dhe përgatit për botim filologjik pjesë të veprave të tyre, duke u bërë kështu autori i parë i biografive për Budin e Bogdanin. Në veprat e tij madje për herë të parë hidhet dritë për disa nga veprat e Budit, që më parë konsideroheshin të humbura. Serioziteti dhe përkushtimi i Mjedës në paraqitjen sa më të plotë dhe sa më shkencore të Budit lidhet edhe me ekspeditën e Mjedës në vendlindjen e tij, sigurisht për të studiuar variantin e të folmeve vendore dhe për të bërë pastaj krahasime me gjuhën e veprës. Mjeshtri ynë Mentor Quku, në këtë vëllim i ka bërë një paraqitje të gjerë përpjekjeve të Mjedës për të botuar të plotë veprën e Budit, debatin me bashkëkohësit dhe kujtesën e rrudhur të shkencëtarëve të kohës sonë për t’i njohur e për t’i paraqitur të plota rezultatet dhe ndihmesat e Mjedës në këtë fushë.

E gjithë kjo përpjekje dhe i gjithë ky angazhim zgjerohet dhe thellohet me kthimin e Mjedës në Shkodër dhe krijimin e kushteve të tjera për kërkime shkencore. Ndonëse ishte emëruar profesor dhe kjo thirrje e tij përshtrihej më gjerë Profesori i Shqipërisë, ishte në natyrën e tij, megjithatë, që të vazhdonte qëndrimin e tij prej intelektuali, e kjo do të thoshte prej rebeli ndaj institucioneve jodemokratike. Ai bëhet ligjëruesi shkollor dhe ligjëruesi popullor që rrezaton gjerësisht brenda dhe jashtë instituconit të mësimdhënësit, përkthen nga letërsia e huaj, zhvillon një miqësi dhe i jep ndihma të pakursyera Cordinjanos për botimin e veprave të tij në fushë të gjuhësisë dhe letërsisë, për çka Cordinjano shpreh hapur falënderimin e tij që në hyrje të veprave të tij, ndërsa për ta bërë peshën e kësaj ndihme sa më të plotë për lexuesin, autori ynë sjell gjerësisht të dhëna paralele mes veprave të Mjedës dhe Cordinjanos. Po të kësaj kohe janë angazhimet e tij në disa fusha të jetës prej eruditi e bariu kishtar, si dhe në disa fusha të dijes, sidomos për çështje gjuhësore. Letërkëmbimi i tij me Lazrin, lidhjet dhe letërkëmbimi i tij me Jak Gardinin, letërkëmbimi i tij me albanologë pothuajse nga e gjithë Europa dhe lidhjet e tij me personalitete të tjera kulturore e shkencore, e bëjnë biografinë e tij shumë komplekse. Mirëpo mënyra e gjerë se si autori ynë e bën këtë paraqitje, qoftë përmes dokumenteve autografe, qoftë përmes botimit të tyre të plotë, pa lënë mënjanë komentet dhe diskutimet gjithashtu mjaft të gjera, e bënë të mundur edhe hetimin dhe njohjen e plotë të tyre.

Përtej bashkëpunimit dhe komunikimit të tij me personalitete të kohës, Mjeda do të shquhet me ndikimin e tij prej këshilltari dhe pastaj recensuesi në revistën mjaft me ndikim në shoqërinë shqiptare Leka, për ç’arsye e çmonin edhe autoritetet e rëndësishme shkencore të kohës, Cordiniano edhe Norbert Jokli, por jo rrallë puna e tij, për shkaqe jashtëletrare dhe jashtëshkencore u relativizma nga shqiptarët. Sigurisht, kjo është arsyeja pse vdekja e tij ishte një humbje e madhe, edhe pse jeta e tij ishte plot zhgënjime; prania e qytetarëve të Shkodrës ishte e madhe gjatë gjitha funeralit të organizuar, edhe pse ra në sy mungesa e autoriteteve zyrtare te kohës. Kjo është sigurisht arsyeja pse menjëherë pas vdekjes shpërthyen polemikat në shtypin ditor për vlerat letrare të veprës së tij, ndërsa edhe shumë vite më vonë pati gjithashtu edhe shumë polemika për alfabetin e tij.

Në këtë sintezë të madhe të temave dhe të mikrotezave të tij, kontributi i tij prej gjuhëtari në fushë të gramatikës, me theks të veçantë Vërejtjet mbi artikuj e premna pronës, ndoshta është i vetmi studim i vlerësuar gjerësisht në studimet gramatologjike dhe përgjithësisht

Page 14: Begzad Baliu

albanologjike shqiptare. Ky studim është bërë objekt studimi në disa nga arritjet e studimeve gjuhësore shqiptare edhe në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur mendimi shkencore i viteve ’20 e ’30 pothuajse ishte i përjashtuar. Në një rrafsh më të gjerë të fushës së gjithësisë, kontributet e Ndre Mjedës janë vlerësuar gjerësisht edhe në onomastikë, paleografi, leksikografi, etj. Ndonëse brenda disa vëllimeve, brenda disa kapitujve dhe brenda disa temave, është sheshuar shpesh dhe dendur, kontributi gjuhësor i Ndre Mjedës është i pambuluar dhe thellësisht i patrajtuar në përmasën që kjo është bërë për poezinë e tij. Konceptet gjuhësore, etnogjeografike dhe historike të Ndre Mjedës kapin një përmasë më komplekse se sa janë parë në studimet e gjertanishme. Ato fillimisht duhen botuar origjinale dhe me fakturë historike e me komente filologjike. Një studim i thellë dhe i mbështetur mirë me të dhëna historike e me krahasime filologjike, shembullin e të cilit e ka dhënë edhe mjeshtri ynë Mentor Quku, do të pasuronte shumë, për të mos thënë do ta ndryshonte shumë, pamjen e historisë së albanologjisë së shekullit XIX dhe XX[12].

Sikur ka ndodhur shpesh me fatin e krijuesve në botë dhe në mënyrë të veçantë me krijuesit shqiptarë, edhe Ndre Mjeden e përcjell një fat i tillë. Në kohën kur pritej të caktohej vendi i tij i veçantë në historinë e popullit shqiptar, të albanologjisë e të letërsisë shqiptare, në të vërtetë në historinë e qytetërimit shqiptar, me një vendim të njëanshëm, vepra e tij u kthye ne karton, dorëshkrimet u strukën në dosjet e thella të Arkivave shtetërore, botimi i filluar i krijimtarisë së tij letrare në gjuhë të botës u ndërpre, përpjekja e studiuesve për të botuar veprën e plotë të tij, sipas nodelit të botimeve bashkëkohore të kohës, u ndalua, etj. Të dhënat e shumta që sjell studiuesi Mentor Quku, prandaj janë me interes për studimin e plotë e të gjithanshëm të veprës së tij, nga Ndre Mjeda te shkenca e mjedologjisë.

Ndre Mjeda i kujtimeve dhe referimeve

Kohë më parë, studiuesi dhe gjurmuesi i lakmuar në rrethet tona shkencore, Mentor Quku[13], kishte botuar vëllimin e parë të një projekti të madh shkencor, i cili përtej një shestimi për të përmbledhur veprën e plotë letrare, gjuhësore, krijuese dhe përkushtuese ngrihej në një objekt shkencor. Meqenëse vëllimi i parë përfshinte një pjesë të jetës së fëmijërisë dhe të rinisë së të tij, ishte krejt e natyrshme që të pritej një vëllim tjetër (i dyti), i cili përmbushte vazhdimin jetësor të tij, sa me materiale jetësore, aq edhe me ato të ideve dhe mendimeve, bëmave të tij në fushë të letërsisë, gjuhësisë, mendimit kritik, estetik dhe madje iluminist e liturgjik.

Mirëpo, sikur ndodh shpesh me botime të kësaj natyre, sidomos për studiuesit që një jetë të tërë nuk u ndahen kërkimeve të një lënde a një autori, edhe kësaj radhe nuk morëm veprën e pritur, por një vëllim, i cili hap një faqe të re të kërkimeve mjedologjike.

Autori i këtij vëllimi nuk përfaqëson grup studiuesish që kanë marrë një detyrë institucionale. Ai në të vërtetë është duke kryer një mision, me të cilin është kthyer në një institucion më vete. Kjo është arsyeja pse vëllimi i shtatë me nëntitullin - bashkëkohësit, vjen si një faqe e re e pamjes dhe mendimit përgjithësues për Ndre Mjedën dhe epokën e tij.

Në pamje të parë, vëllimi duket i rrudhur në një dosje shënimesh, por në fakt ai ka një strukturë të hapur dhe përbëhet nga pesë pjesë, të cilat veç e veç merren me problemin të

Page 15: Begzad Baliu

konceptuara brenda vëllimit: intervista, portrete, kujtime dhe njoftime. Vepra mbyllet me një aparat të saktë dhe shumë të domosdoshëm të treguesit alfabetik të emrave të njerëzve dhe të treguesit të emrave gjeografike.

Vepra ka në parashtesë tekstet recensionale të hulumtuesit Willy Kamsi dhe shkrimtarit Fadil Kraja. Nëse në recensionin e parë të Kamsit janë përmbledhur mendimet dhe vlerësimet, sa për Ndre Mjedën aq edhe për autorin e përkushtuar të këtij vëllimi, në recensionin e dytë të shkrimtarit Fadil Kraja është bërë një ekskursion krijues në përmbajtjen e këtij materiali. Kështu, në të dy recensionet janë gërshetuar hulumtuesi dhe krijuesi, pasionanti i jetës së Ndre Mjedës dhe i pasionuari i krijimtarisë së tij, i apasionuari pas shënimeve për jetën e krijuesve dhe i apasionuari pas sintetizimit dhe vlerësimit të artit dhe gjenisë së tyre. Sigurisht kjo është arsyeja pse tekstet e këtyre recensioneve, më parë se si shprehje të respektit për autorin dhe vlerësim për pasurinë mjediane që sjell, mund të lexohen edhe si hyrje në njërin prej vëllimeve (nëse jo më të rëndësishme) atëherë më të veçanta, që historiani Mentor Quku ka përgatitur dhe po përgatit për jetën dhe veprën e Ndre Mjedës.

Në pjesën e parë janë botuar disa artikuj të cilët merren me “aventurat” prej më shumë se tri dekadash të studiuesit M. Quku. Fjala është për një nismë të tij të vitit 1974, për mbledhjen, sistemimin dhe studimin e botimin e veprës së Ndre Mjedës. Natyrisht projektet e mëdha duan kohë dhe përpjekje të mëdha, prandaj kjo është arsyeja që me kohë autorit të këtij projekti nuk i ishte lejuar të hapej në përmasat që nuk i lejonin të ëndërronin as institucionet shkencore e shtetërore. I menduar si një projekt prej pesë vëllimesh, për autorin fillimisht ishte një guxim i madh hulumtues dhe studiues, por kjo nuk e pengonte që të bënte përpjekje të reja në hulli sapo të çelura nga të tjerët, në rrugë madje krejt të pashkelura dhe në burime të palejuara, të cilat mbaheshin si rezerva ideologjike dhe shtetërore.

Duke u nisur nga një projekt i tillë, pas tri dekadash, studiuesi Mentor Quku, i cili kërkimet e tij nuk i ka mbështetur në projektin e paraparë që më parë, por në burimet dhe në kërkimet e mundshme shteruese, ka arritur sot në një arkiv vetjak me materiale që mund të përmblidhen në mbi dhjetë vëllime. Vëllime me materiale të jetës së Mjedës dhe vëllime me materiale të krijimtarisë letrare, publicistike e gjuhësore të tij; vëllime me materiale krijuese të tij dhe vëllime me materiale kritike e historiko-letrare për krijimtarinë letrare e shkencore të tij. Vëllime me kujtime për Ndre Mjedën dhe vëllime me dokumente që flasin për Ndre Mjedën; vëllime me dokumente që flasin për trashëgiminë e tij të rëndësishme për pasardhësit dhe vëllime me dokumente që flasin për sjelljen tonë jo historike ndaj jetës dhe veprës së tij; vëllime që na nderojnë dhe na bëjnë krenarë dhe vëllime që na bëjnë të mendojmë dhe të mbajmë mendim kritik për vlerësimet e deritashme për Mjedën dhe historinë tonë njëkohësisht.

Duke shikuar fotografitë e botuara deri më tash në botimet tona akademike dhe duke parë se në to janë retushuar bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë: Gjergj Fishta dhe të tjerë; duke lexuar kujtimet e botuara në pjesën e dytë, në të cilën janë përfshirë personalitete të kohëve, të moshave dhe të profesioneve të ndryshme; duke lexuar disa të dhëna të përgjithshme për vlerësimin e mëvonshëm të shoqërisë shqiptare, nuk mund të mos e vëmë gishtin në kokë dhe të pyesim e të përgjigjemi njëkohësisht: a është Ndre Mjeda ai të cilin e kemi njohur nga botimet e gjertashme akademike, apo një tjetër të cilin do ta njohim nga botimi inedit i Mentor Qukut. Si është e mundur që Ndre Mjedën e paskemi njohur kaq pak dhe madje vetëm një pjesë të njërës anë të personalitetit të jetës e të veprës së tij! Si është e mundur që Ndre Mjeda, vepra e të cilit kemi menduar se është botuar pa u prekur nga censura, qenka censuruar kaq shumë. Si është e mundur që Ndre Mjeda, të cilin e kemi nderuar në

Page 16: Begzad Baliu

institucionet shkollore dhe e kemi studiuar e përfaqësuar në panteonin e kulturës shqiptare, nuk paska as edhe një varr, shenjë e nderimit tonë elementar për të.

Studimet tona historiko-letrare dhe përgjithësisht albanologjike vërtet nuk e kanë pasur atë komoditet sa të na e falin botën e brendshme dhe botën shpirtërore, historike, krijuese dhe artistike të shumë personaliteteve, me të cilën ka qenë i pasur shumë edhe Mjeda, dhe për këtë kemi qenë të vetëdijshëm, por si të shpjegohet fakti që vepra politike, filozofike, gjuhësore, letrare dhe madje arsimore e jetuar në një periudhë shumë të vonë (Mjeda ishte i fundmi i rilindësve), të jetë heshtur dhe të jetë mbajtur në dosje për vite me radhë, të jetë retushuar kaq ashpër në fotografitë e bëra me bashkëkohësit, dhe të jetë shikuar mes gishtash në kohën kur besohej se megjithatë Mjeda dhe vepra e tij vlerësoheshin drejt, sinqerisht dhe gjithanshëm.

E bashkëkohësit, që vetjen e dytë të Ndre Mjedës (sikur shprehet autori, nuk e shikojnë njëanshëm, vetëm nga këndi i studiuesit, priftit, letrarit, mësuesit, por edhe nga këndi i njerëzores, humanes dhe madje intimes), në kujtimet e tyre të mbledhura nga studiuesi Mentor Quku, thonë se Mjeda kishte dhe botën e tij të brendshme, të heshtur si fundi i botës dhe të zjarrtë si zemra e vullkanit. Ai ishte i qetë si vetë bota e profesionit priftëror të tij dhe polemist si vetë mendimi kritik i tij, orator i sprovuar në ligjëratat liturgjike të përditshme dhe i pasur si vetë gjuha e mendimi sintetik i tij krijues.

Sigurisht kjo është arsyeja pse bashkëkohësit e tij, dialogues të tij ishin fshatarët e tij të fshatrave të thella malore që merrnin nga dom Ndre Mjeda jo vetëm uratën e Zotit, por edhe dijen elementare për përpunimin e tokës e mbajtjen e bagëtisë; nxënës që nga mësuesi Ndre Mjeda merrnin dijen fillestare dhe majat e mendimit bashkëkohor të shkollave europiane; krijues të kohës, të cilët nga shkrimtari Ndre Mjedës e lexonin poezinë e tij si përvojë bashkëkohore dhe si dhunti që ua kishte falur Zoti; deputetë që konceptet e tij politike mund të mos i pranonin, por ishin gati ta respektonin mënyrën se si e ndërtonte mendimin; studiues shqiptarë dhe të huaj që albanologjinë e studionin brenda shkollave më të përparuara europiane.

Përtej të gjithë atyre që Ndre Mjedën e kujtojnë në vitet e fundit të jetës nga një kujtim i rastit dhe madje ndërmjetësues, në këtë vepër flasin nxënës të dikurshëm të tij dhe madje bashkëfshatarë të tij, të cilët Ndre Mjedën e njohën nga brenda: nga përditshmëria e tij.

Kështu, në këtë vëllim për Ndre Mjedën flasin mësues, studiues, regjisorë, bujq, barinj, farmacistë, kimistë, klerikë, ekonomistë, ushtarakë, shkrimtarë, nëpunës, zejtarë, inxhinierë, matematicientë, teknikë, juristë, muzikologë, agronomë, poetë, pedagogë, shoferë etj., si Ahmet Ashikja e Ahmet Osja, Andrea Skanjeti, Fatbardha Mulleti, Gjon Kamsi, Henrik Lacaj, Injac Zamputi, Izet Bebeziqi, Justin Rrota, Kolec Çefa, Luigj Franja, Ndue Jaku, Ramadan Sokoli, Sandër Gera, Simon Pepa, Tonin Mjeda, Vehbi Bala, Zef Shtjefni, etj.

Në kapitullin e tretë janë përfshirë tre portrete, dy prej të cilëve i kanë shkruar Ernest Koliqi dhe Dom Nikollë Mazreku, menjëherë pas vdekjes së tij, dhe portretizojnë me të dhëna të shumta jetësore e me paraqitje të lartë mjeshtërore personalitetin e Ndre Mjedës si njeri, klerik, krijues dhe veçanërisht si intelektual, i cili më pastaj do t’i mungojë jo vetëm Shkodrës, por edhe gjithë Shqipërisë. Portrete emblematike si ai i Koliqit, janë të rralla për kohën, ndërsa portreti i shkruar te gazeta “Kumbona e së Dielës”, të cilën Mjeda e kishte drejtuar për një kohë, janë shembull i kujtesës shpirtërore për dijetarin e atdhetarin njëkohësisht, prandaj botimi i tyre në këtë vëllim paraqitet me interes të shumfishtë.

Page 17: Begzad Baliu

Në tipologjizimin e materialeve të këtij vëllimi, mes portreteve dhe njoftimeve, studiuesi Mentor Quku ka vënë kujtimet, pavarësisht se edhe intervistat e vendosura në kapitullin e dytë, për nga funksioni, kanë të njëjtin qëllim. Të parët flasin të intervistuar nga autori ndërsa të dytët shkruajnë të nxituar nga parime të tjera. Kujtimet e pjesës së dytë autori, i ka realizuar vetë ndër mote dhe më në fund i ka nxjerrë nga sirtari, ndërsa kujtimet e pjesës së katërt i ka vjelë nga shtypi, arkivat dhe botimet e kohëpaskohshme. Fragmente botimesh, ku Ndre Mjeda del në plan të parë, apo tekste të plota, studiuesi Mentor Quku ka sjellë nga Atë Daniel Gjeçaj, Faik Quku, Gjush Sheldija, Injac Zamputi, Kolë Jakova, Dom Mark Hasi, Dom Ndoc Nikaj, Viktor Koliqi. Kujtimin e tyre për Ndre Mjedën autorët e këtyre shkrimeve e kanë shprehur duke shkruar për Gjergj Fishtën dhe për Luftën e Dytë Botërore, duke shprehur disa ndjenja intime të tyre, duke kujtuar çastet e veçanta të takimit me të, duke folur për krahinën etnografike të Mirditës, duke përjetuar pavdekësinë e tij, duke shkruar për mësuesin si ideal dhe si shembull të fisnikërisë njerëzore, etj.

Përtej shënimeve vetjake për Ndre Mjedën, kapitulli i pestë i emërtuar Njoftime, sjell të dhëna me interes edhe për gjuhësinë, etnografinë dhe përgjithësisht albanologjinë. Të dhënat interesante për Ndre Mjedën dhe historinë kombëtare, pjesë e së cilës ka qenë kontributi dhe vepra e Ndre Mjedës, pjesa më e madhe e të cilave janë vjelë nga albanologë austro – gjermanë, italianë, etj., këtë pjesë e bëjnë të referushme në një rrafsh më të gjerë dhe nga një numër më i madh studiuesish. Fjala është për fragmentet e veçuara nga bashkëkohës të tij, si: antropogjeografi i shquar austriak, që ëndërronte të bëhej edhe mbreti i shqiptarëve, Franz Nopça, Ernesto Cozzi, Flutura Malo, albanologu dhe keltologu që shënoi disa nga majat e gjuhësisë historike shqiptare, Holger Pedersen, Carlo Villavicenzo, Kolec Çefa, Kolë Mjeda, Lec Çoba, poeti Llazar Siliqi, studiuesi më i mirë i poetikës së veprës së Ndre Mjedës, Mark Gurakuqi, Dom Ndue Doçi, Paul Zieberts, kritiku idealist Qemal Draqini, Sandër Gara, historiani i letërsisë, Vehbi Bala, e autorë të tjerë anonimë.

Kujtohet këtu angazhimi i Ndre Mjedës, përkrah Rajko Nahtigalit për të verifikuar afërsitë që kanë dialektet e shqipes në katundin Polis (qarku i Elbasanit); publikimi i pjesshëm i Kanunit të maleve, në revistën e Shoqërisë Antropologjike Gjermane nga Ndre Mjeda; dhembja që shkaktoi te intelektualët shqiptarë vdekja e Ndre Mjedës dhe mungesa e autoriteteve shtetërore të kohës në funeralin e tij; angazhimi i drejtpërdrejtë i Ndre Mjedës në përgatitjen e “Promemories”, e njohur si vepër e albanologut Rajko Nahtigal, për organizimin ekonomik-financiar të famullisë së Kuklit; përjetimi shpirtëror dhe intelektual i krijimtarisë së Ndre Mjedës në Burgun e Burrelit, përjetimi shpirtëror i ditëve të fundit të Ndre Mjedës nga djalëria shqiptare, vlerësimi që albanologu Holger Petersen i bëri Abetares së Ndre Mjedës, të paraqitur në Kongresin e Orientalistëve në Hamburg, krimet materiale, morale e vetjake që ushtarët e Esat Pashës bënë mbi kishën shqiptare, mbi gratë shqiptare të fshatit dhe mbi vetë Ndre Mjedën, duke e tërhequr zvarrë rrugëve të fshatit; qëndrimi i pakompromis ndaj gegërishtes; udhëtimi i tij ndër male që të mbledhë fonde për botimin e veprës së Pjetër Budit; pasaporta e tij e vitit 1917; kompleksiteti i tij shpirtëror, kolegial, familjar dhe këmbëngulja e tij prej puristi për të zëvendësuar fjalën e gurrës shqipe në vend të asaj latine, qoftë kjo edhe brenda terminologjisë fetare; fshati dhe kisha e Kuklit, të cilin Ndre Mjeda e projektoi dhe e ndërtoi me dorën e tij, duke e udhëhequr për tridhjetë vjet me radhë; përkushtimi i tij prej mësuesi, sidomos gjatë ligjërimit të gjuhës shqipe; përkujdesja e tij e pashoqe ndaj vizitorëve të huaj në trojet shqiptare; heshtja e shtypit shqiptar me rastin e vdekjes së Ndre Mjedës, portreti i tij ideal, përkthimet simultane të tij, të ruajtura ndër fletore nxënësish e bashkëkohësish; urrejtja e tij ndaj pashallarëve, si dhe dashuria e tij ndaj kafshëve.

Page 18: Begzad Baliu

Të gjitha këto bëjnë që leximi i vëllimit Mjeda-7, bashkëkohësit të studiuesit Mentor Quku, të bëhet me ndjesinë e shumëfishtë ndaj autorit dhe autoritetit, ndaj subjektit dhe krijuesit njëkohësisht. Të hysh në botën e këtij vëllimi, dmth. të hysh në arkivin e madh të asaj që autori i këtyre vëllimeve tash e ka krijuar: arkivi i Ndre Mjedës, me studimin e të cilit merret shkenca, që gjithashtu tashmë është qartë e identifikueshme: mjedologjia.