24
Në skenën e teatrit dhe në kinematografinë shqiptare aktori Klodian Hoxha tashmë ka ndërtuar një aktivitet artistik të vlerësuar. Me role të ndrys- hme në teatër apo dhe në filma, si aktor ai ka marrë vlerësimin e publikut. Një karrierë... Kampionati ka ende një xhiro për të mbyllur aktivitetin sezonal në Kategorinë Superiore, por verdiktet pak a shumë janë dhënë. Kjo pasi Tirana është shpallur kampione edhe matematikisht, ndër- sa Kukësi dhe Laçi kanë siguruar vendin e dytë dhe të tretë. Në“play-out”shkonVllaznia... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 64 75 153, E-mail: [email protected] E Hënë 27 Korrik 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Bashkim QELI Kontributi i Luzatit në luftën për çlirimin e Tepelenës dhe Vlorës Faqe 4 ARBEN MILORI: Imazhi i futbollit shqiptar i cenuar, më parë shteti kishte përkujdesje të veçantë për sportin Aleatët e Partisë Demokratike janë rresh- tuar dje kundër ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga pakica parlamentare dhe të mbështetura nga Partia Socialiste, që hapin listat e kandidatëve për deputetë dhe heqin koalicionet parazgjedhore. Gjatë një prononcimi... Vijojnë përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për ndryshime kushtetuese. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ranë dakord për listat e hapura 100%, por kundërsh- tojnë heqjen e koalicioneve. Të shtunën PD propozoi si mund të jetë fleta e votimit... Duka dhe Mediu: Ndryshimet Kushtetuese skenar ogurzi për të fituar zgjedhjet në tavolinë, po shkohet drejt një krize të thellë politike KLODIAN HOXHA: Pandemia na la projektet pezull, duhej një plan mbështetës për artistët e pavarur dhe jo nënvlerësim PD dhe PS përplasen për ndryshimet kushtetuese, Gjiknuri tregon arsyet se përse nuk mund të ketë zgjedhje me koalicione Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon hetimet pas mbylljes së dosjes në Tiranë dhe vizitës së presidentit në ambasadë Faqe 20 Kuvendi zyrtarizon furtunën në administratë, urdhër DAP të listojë emrat në moshë pensioni, kërkohet të rriten pagat para zgjedhjeve Sulmet ndaj SHBA-BE i kushtojnë shtrenjtë presidentit, ambasadorët e lënë në baltë në luftën për të mos lejuar shkrirjen e LSI Faqe 2-3 Faqe 9 Faqe 18 Platforma e plotë e Artan Hoxhës për Rektor, nga rishikimi i pagës për pedagogët, te mbështetja e kërkimit shkencor dhe futja e teknologjisë Shtohen sinjalet për konsensus mes palëve, ndërhyrje në 7 ligje për të plotësuar kërkesat e opozitës, PS i depoziton sot në Kuvend Dekani i Fakultetit të Drejtësisë njëherësh edhe kandidat për rektor në Universitetin e Tiranës, në nisje të fushatës për zgjedhjet universitare ka shpalosur platformën e tij, e cila nis me prioritete që nga paga... Rikthimi i qetësisë në politikën shqiptare duket më e afërt se kurrë. Pas dakordësisë së 5 qershorit dhe votimit të marrëveshjes në Parlament, mazhoranca socialiste ka dhënë sinjale për të çuar konsensusin... Faqe 10 Faqe 8 Faqe 5 Nga Enver CAKAJ Po me opozitën presidenciale kur do të dialogojnë? Nga Kastriot ALIAJ “Autochthonous” alergji politike për fqinjët tanë historikë Kuvendi ka zyrtarizuar nisjen e furtunës në administratën publike. Pak ditë më parë, gazeta “SOT” bëri të ditur se të gjithë personat që kanë mbushur moshën e pensionit në administratë do të largohen për të mundësuar punësimin e mili- tantëve. Ndërsa sot po publikojmë dokumentin zyrtar që e vërteton këtë gjë. Në seancat plenare të kësaj jave do të miratohet një rezolutë për Dre- jtorinë e Administratës Publike, ku kërkohet që një sy i veçantë të jetë për personelin në moshë pensioni. Kuvendi kërkon nga DAP që të ketë një listë të qartë me emrat që dalin në... Sot emërohet kreu i BKH, në shtator përzgjidhen 60 hetues, SPAK listë të gjatë me emrat që do të godasin të korruptuarit Faqe 6

Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

Në skenën e teatrit dhe në kinematografinë shqiptare aktori Klodian Hoxha tashmë ka ndërtuar një aktivitet artistik të vlerësuar. Me role të ndrys-hme në teatër apo dhe në filma, si aktor ai ka marrë vlerësimin e publikut. Një karrierë...

Kampionati ka ende një xhiro për të mbyllur aktivitetin sezonal në Kategorinë Superiore, por verdiktet pak a shumë janë dhënë. Kjo pasi Tirana është shpallur kampione edhe matematikisht, ndër-sa Kukësi dhe Laçi kanë siguruar vendin e dytë dhe të tretë. Në “play-out” shkon Vllaznia...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 64 75 153, E-mail: [email protected]

E Hënë 27 Korrik 2020

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Bashkim QELI

Kontributi i Luzatit në luftën për çlirimin e

Tepelenës dhe Vlorës

Faqe 4

ARBEN MILORI: Imazhi i futbollit shqiptar i cenuar,më parë shteti kishte përkujdesje

të veçantë për sportin

Aleatët e Partisë Demokratike janë rresh-tuar dje kundër ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga pakica parlamentare dhe të mbështetura nga Partia Socialiste, që hapin listat e kandidatëve për deputetë dhe heqin koalicionet parazgjedhore. Gjatë një prononcimi...

Vijojnë përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për ndryshime kushtetuese. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ranë dakord për listat e hapura 100%, por kundërsh-tojnë heqjen e koalicioneve. Të shtunën PD propozoi si mund të jetë fleta e votimit...

Duka dhe Mediu: Ndryshimet Kushtetuese skenar ogurzi për të fituar zgjedhjet në tavolinë, po shkohet drejt një krize të thellë politike

KLODIAN HOXHA: Pandemia na la projektet

pezull, duhej një plan mbështetës për artistët e

pavarur dhe jo nënvlerësim

PD dhe PS përplasen për ndryshimet kushtetuese, Gjiknuri tregon arsyet se përse nuk mund të ketë zgjedhje me koalicione

Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon hetimet pas mbylljes së dosjes në Tiranë dhe

vizitës së presidentit në ambasadë

Faqe 20

Kuvendi zyrtarizon furtunën në administratë, urdhër DAP të listojë emrat në moshë pensioni,

kërkohet të rriten pagat para zgjedhjeve

Sulmet ndaj SHBA-BE i kushtojnë shtrenjtë presidentit, ambasadorët e lënë në baltë në luftën për të mos lejuar shkrirjen e LSI

Faqe 2-3

Faqe 9

Faqe 18

Platforma e plotë e Artan Hoxhës për Rektor, nga rishikimi i pagës për pedagogët, te mbështetja e kërkimit

shkencor dhe futja e teknologjisë

Shtohen sinjalet për konsensus mes palëve, ndërhyrje në 7 ligje

për të plotësuar kërkesat e opozitës, PS i depoziton sot në Kuvend

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë njëherësh edhe kandidat për rektor në Universitetin e Tiranës, në nisje të fushatës për zgjedhjet universitare ka shpalosur platformën e tij, e cila nis me prioritete që nga paga...

Rikthimi i qetësisë në politikën shqiptare duket më e afërt se kurrë. Pas dakordësisë së 5 qershorit dhe votimit të marrëveshjes në Parlament, mazhoranca socialiste ka dhënë sinjale për të çuar konsensusin... Faqe 10Faqe 8

Faqe 5

Nga Enver CAKAJ

Po me opozitën presidenciale kur do të dialogojnë?

Nga Kastriot ALIAJ

“Autochthonous” alergji politike për

fqinjët tanë historikë

Kuvendi ka zyrtarizuar nisjen e furtunës në administratën publike. Pak ditë më parë, gazeta “SOT” bëri të ditur se të gjithë personat që kanë mbushur moshën e pensionit në administratë do

të largohen për të mundësuar punësimin e mili-tantëve. Ndërsa sot po publikojmë dokumentin zyrtar që e vërteton këtë gjë. Në seancat plenare të kësaj jave do të miratohet një rezolutë për Dre-

jtorinë e Administratës Publike, ku kërkohet që një sy i veçantë të jetë për personelin në moshë pensioni. Kuvendi kërkon nga DAP që të ketë një listë të qartë me emrat që dalin në...

Sot emërohet kreu i BKH, në shtator përzgjidhen 60 hetues, SPAK listë të gjatë me emrat që do të godasin të korruptuarit

Faqe 6

Page 2: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

GAZETA SOT2 E Hënë 27 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Sulmet ndaj SHBA-BE i kushtojnë shtrenjtë presidentit, ambasadorët e lënë në baltë në luftën për të mos lejuar shkrirjen e LSI

Ambasadorja franceze: Boll me deklarata se po shtohen kushtet, listat e hapura çështje e brendshme

PD mbyll listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, emra të spikatur të fushave të ndryshme do përfaqësojnë selinë blu

Partia Demokratike ka mbyllur listat për kandidatët e deputetëve gjatë zgjedhjeve të ard-hshme parlamentare. Në qarkun e Tiranës, e cila është edhe dega më e madhe e demokratëve, ku përveç ish deputetëve që kanë qenë në Kuvend deri në vitin 2019 kur dogjën mandatet, janë edhe emra të tjerë të spikatur në fusha të ndryshme. Mes tyre, PD ka futur në listë doktorin e njohur Halim Kosova, i cili më herët ka qenë edhe kan-didat për kryebashkiak përball Erion Veliaj. Po ashtu, në sy bie edhe propozimi i studiuesit Aurel Plasari dhe shkrimtares Flutura Açka. Ndërsa propozime ka pasur edhe për kapitenin e klubit të Tiranës, Gentian Muça. Demokratët e Laprakës

nuk e kanë mirëpritur ndryshimin e kursit nga Rudina Hajdari dhe dega në të cilën ajo u votua për të qenë në Parlament nuk e ka nominuar për të qenë pjesë e listës së ardhshme të kandidatëve. Ish-deputetët demokratë janë konfirmuar edhe në Durrës, ndërkohë që propozime ka pasur edhe për ekspertin e ekonomisë, Dorian Telitin, inxhinierin Gazment Oketa, publicistin Agim Baçi, aktivistin Aulon Kalaja dhe futbollistin, Andi Lila. Në Fier, propozime ka pasur për mjekun e angazhuar gjatë situatës së Covid-19, Gazment Koduzi, anëtaren e Këshillit Kombëtar, Eriselda Prishta. Dega e PD në Lushnje nuk e ka pranuar ndryshimin e qëndrimit politik nga

Myslim Murrizi, duke mos e propozuar atë si kandidat të mundshëm. Demokratët e Shkod-rës i ka dhënë besim ish-deputetëve për të qenë pjesë e listës së kandidatëve, por kanë kërkuar të jetë në parlament edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Një emër i nominuar ka qenë edhe biznesmeni Xhemal Bushati dhe Blendi Gjylbegu. Dega e PD në Elbasan ka shprehur pëlqimin për përfaqësimin e 2017 në Parlament, duke shtuar në listë si propozime emrat e mjekes Zheni Gjergji, analistit Fitim Zekthi, pedagogut të sporteve Edmond Biçoku, ndërsa ish-deputeti Aurel Bylykbashi shihet si kandidat i mundshëm në garën për pushtetin vendor. Me një rezultat

të kënaqshëm në zgjedhjet e vitit 2017, dega e PD Korçë në nivel qarku i ka dhënë disa prej ish-deputetëve besimin për të qenë sërish pjesë e listave të kandidatëve. Në Devoll disa propozime ka pasur edhe për ish-ministrin demokrat, Rid-van Bode që me votat e mazhorancës shkoi në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Propozime ka pasur edhe për studiuesin Erald Kapri. Pasi la detyrën e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, demokratët e Vlorës propozojnë që Bujar Leskaj të përfaqësojë sërish të djathtën në parlament. Ndërkohë që komuniteti çam në këtë qytet ka propozuar emrin e Dashamir Tahirit si kandidat të mundshëm në listat e demokratëve.

Kliti TOPALLI

Lufta e gjatë e ndërkombëtarët duket se po i kthehet në bu-merang presidentit. Ilir Meta prej gati një viti ka lëshuar

akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë droge. Madje arriti deri aty sa lidhi ambasadën amerikane me kokainën e Xibrakës. Por të gjitha këto duket se po i kthen mbrapsht, pasi ambasadorët e kanë lënë në baltë në luftën që ka nisur me qeverinë. Meta ditët fundit po sillet si kryetar partie dhe aspak si president. Madje përtypi akuzat dhe mblodhi në një takim të gjithë ambasadorët duke kërkuar ndihmën e tyre në luftën me qeverinë, si për ndryshimet kushtetuese ashtu dhe për reformën në drejtësi. Por sin-jalet janë të qarta se ambasadorët po e fundosin presidentin. Së pari askush prej tyre nuk reagoi për këtë takim. Së dyti gazeta ka mësuar se ata vetëm kanë dëgjuar argumentet e presidentit dhe nuk kanë folur aspak. Dhe ajo që i vë kapak është ambasadorja franceze. Përmes një deklarate ajo ka treguar hapur se ndërkombëtarët janë mërzitur me të tilla sjellje si ajo e presidentit. Në një deklaratë për mediat Christine Vasac, e bëri të qartë se kjo është çështje brendshme dhe ambasadorët nuk ndë-rhyjnë. “Mos prisni një përgjigje prej meje mbi themelin e organizimit, sepse kjo është çështje shqiptare. Ka një pro-jekt të rieditimit të të gjithë Kushtetutës shqiptare. Kryeministri është shpre-hur në mënyrë publike dhe në Parla-ment në lidhje me këtë. Ka edhe një qëndrim të presidentit të vendit, i cili na mblodhi ne të gjithë ambasadorëve të BE dhe të Mbretërisë së Bashkuar dje. Ju përket shqiptarëve dhe vetëm atyre që ta trajtojnë këtë çështje. Ka një kalendar i cili është vendosur dhe nëse do të respektohet ose jo kalen-dari këtë do ta tregojë koha. Por do të duhet një bashkëpunim i pozitës dhe opozitës në mënyrë që ne të marrim një rezultat", tha ajo.

Qëndrimet e ambasadorëveDeri më sot asnjë ambasador nuk i

ka dalë në mbështetje presidentit. Am-basadorja franceze ja bëri fare të qartë, ndërsa shuplaka që ka ardhur nga am-basadorja amerikane ka qenë disa herë

Amnistia fiskale, Kushi: Jemi konsultuar

me grupe interesiAmnistia fiskale dhe penale

është një nga ligjet financiare më të rëndësishme, për shkak të impaktit që pritet të ketë në jetën e shumë qytetarëve, por edhe dhe zhvillimin ekonomik në vend. Deputetja e Par-tisë Socialiste, Evis Kushi deklaroi se puna për hartimin e këtij ligji ka nisur prej muajsh dhe për këtë janë konsultuar grupet e interesit ndërsa kanë bashkëpunuar edhe shumë in-stitucione. “Janë studiuar e konsultuar eksperienca të vendeve të tjera, për të mësuar më shumë nga sukseset apo gabimet e tyre, por kemi synuar të bë-jmë një ligj sa më të përshtatshëm për vendin tonë. Në Shqipëri nuk është aplikuar asnjëherë amnisti fiskale e plotë. Është hedhur gjithmonë ideja e një amnistie të tillë, por nuk u realizua asnjëherë”, tha ajo. Sipas saj, amnis-tia fiskale synon ndarjen njëherë e përgjithmonë nga evazioni e kultura e pandëshkueshmërisë.

Ylli Manjani: Kushtetuta ka rënë

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Man-jani reagoi ditën e djeshme për ndry-shimet kushtetuese. Gjatë një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se Kushtetuta ka rënë dhe është dëmtuar disa herë nga ndryshimet që janë bërë. “Nisma Rama-Murrizi për të ndry-shuar Kushtetutën, nuk dëmton dot më këtë të fundit. Kushtetua ka rënë, ndaj s’ka se ç'të dëmtohet më... Një kafshatë më shumë nga tufa e neneve që si zbaton njeri nuk kanë vërtetë rëndësi. Dëmi është bërë me kohë. Më së shumti ky dëm është nën faturën politike të Partisë Socialiste, e cila e bëri vendin me Kushtetutë dhe po e lë vendin pa të... Çështja themelore këtu është shkatërrimi i rregullave të lojës, kur loja ka filluar. Shkatërrim i njëanshëm sipas egos së çunit të beut "topi është imi dhe penalltinë e gjuaj unë"!!! Deri më sot rregullat e zgjedh-jeve janë shkruar me dakordësinë e palëve. A do ta pranojnë garën me rregulla të prishura partitë e Opozitës apo jo”, tha Manjani.

më e fortë. Meta ka sulmuar vazhdimisht reformën në drejtësi dhe ambasadorja ka dhënë një sërë mesazhesh. Më i forti ishte ai 2 marsit, kur Meta mori në dorë flamurin amerikan. Në të njëjtën linjë me të ka qenë ambasadori i BE. Një rast të fundit kemi emërimin rekrut të KLSH të propozuar nga Meta. Nuk pati asnjë reagim ndërkombëtar për ta përshënde-tur. Ndërkohë kemi një braktisje totale të LSI dhe veçanërisht të Kryemadhit nga ndërkombëtarët. Ambasadorët negocio-jnë vetëm me Ramën dhe me Bashën.

Heqja e koalicionevePor gjithë kjo luftë e Metës me

ndërkombëtarët duket se do të sjellë

kapitullimin e partisë së tij. Meta po lufton fort që të ndalë heqjen e koali-cioneve, por tashmë sinjalet janë dhënë se PS-PD po shkojnë drejt konsensusit dhe kanë pas vetes ndërkombëtarët. Ambasadorët e kanë bërë të qartë se do të mbështesin çdo lloj pakti të dalë nga Këshilli Politik. Por nga ana tjetër duket qartë se nuk ka një reagim kritik të fortë ndaj mazhorancës. Të gjithë kanë kërkuar konsensus, deklarata shabllone që janë bërë të përditshme tani. Asnjë ambasador nuk ka dalë dhe të kundërshtojë ndryshimet kus-htetuese apo të sulmojë qeverinë. Të gjithë i mëshojnë konsensusit, por jo

se nëse kjo nuk ndodh qeveria do e ketë pisk punë. Pra duket se presidenti është i vetëm përballë Ramës, Bashës dhe ambasadorëve. Koalicionet më 30 korrik hiqen dhe të gjithë e dinë se kjo skemë i intereson si PS ashtu dhe PD. Ajo që e dëshmon është se Basha e ka bërë të qartë se do hyjë në zgjedhje me çdo lloj sistemi dhe nuk ka asnjë sinjal për aksion opozitar. Ajo që humb është padyshim LSI. Me heqjen e koa-licioneve kjo parti rrezikon të rrudhet në një numër minimal deputetësh në Parlament. Viti 2017 është shembulli kryesor. Sipas burimeve e gjithë kjo lojë e opozitës është për shkak të presioneve të saj, pasi për PD nuk përben problem skema e propozuar nga PS. Pra ndrys-himet kushtetuese rrezikojnë shkrirjen e LSI dhe bashkë me të fundin e Metës. Nëse kjo parti mbetet jashtë pushtetit, Meta në 2022 mbyll mandatin dhe del “elektron i lirë”, pasi nuk mund të jetë as deputet dhe nuk merr dot mandat të dytë. Pra do jetë pa imunitet dhe në 2022 BKH me SPAK do jenë në kulmin e tyre. Si duket presidenti po korr atë që mbolli.

Sulmi më i fundit i Metës ndaj ambasadorëve ishte ditën e premte, madje pas takimit me ta. Ai i cilësoi karagjozë. “Unë s'kam qenë ndonjëherë kundër diplomatëve, por sa herë diplomatë karagjozë tallen me Kushtetutën e Shqipërisë

dhe vënë në dyshim kompetencat e mia dhe nuk thonë të vërtetën dhe tallen me popullin shqiptar ky është problem. Ky është raporti i presidenti me ndërkombëtarët dhe pres-identi është në shërbim të integrimit të vendit”, u shpreh ai.

META: DIPLOMATËT JANË KARAGJOZË

Ambasadorja franceze Christine Vasac i dha dhe një shuplakë presiden-tit. Meta ka marrë flamurin e hapjes së negociatave duke pretenduar se po rriten kushtet, por ambasadorja ia ka prerë hovin. “Është gabim të themi pa pushim që po shtohen kushtet për

Shqipërinë. Unë ju sugjeroj që të lexoni konkluzionet e 25 marsit dhe konkluzi-onet e mëparshme. Interesi i Shqipërisë është që të mbahet sa më parë konfer-enca ndërqeveritare dhe për këtë është duke punuar ambasadori Zef Mazi i emëruar nga kryeministri", tha ajo.

Kushtet e integrimit, Franca goditje Metës

Page 3: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

.............GAZETA SOT E Hënë 27 Korrik 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Vetingu, 4.856 denoncime për gjyqtarët e prokurorët, pandemia nuk ndal dorëzimin e ankesave në KPK

Vetingu vijon punën e tij normalisht edhe pse pandemia e koronavirusit ka goditur vendin. Procesi i vetingut nuk ka ndalur pavarësisht kushteve të vështira për të mbajtur seancat. Ndërkohë qytetarët kanë nisur një valë denon-cimesh ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar. Sipas informacioneve, denoncimet e qytetarëve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve nuk kanë ndalur as përgjatë periudhës së pandemisë, kur komisionet e vetingut ndalën aktivitetin. Si-pas të dhënave zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, megjithëse është regjistruar një rënie e ndjeshme gjatë muajve të izolimit, janë

regjistruar në total 436 denoncime për 5 muajt e parë të vitit 2020. Ka qenë muaji prill ai që ka shënuar numrin më të ulët të denoncimeve, që korrespondon edhe me kulmin e izolimit. Sakaq të dhënat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimin dëshmojnë se në total ka arritur në 4.856 numri i denoncimeve të qytetarëve pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që prej vitit 2017, kur ai nisi zyrtarisht aktivi-tetin. Ndërkohë viti me numrin më të madh të ankesave, sipas të dhënave të KPK është 2018, kur në drejtim të shkallës së parë të vetingut janë dërguar 1858 denoncime nga qytetarët në

drejtim të gjyqtarëve e prokurorëve. Në faqen zyrtare online të Komisionit të Pavarur të Kual-ifikimit gjendet rubrika “denonco”. Prej kohësh komisioni fton të gjithë qytetarët të paraqesin pranë tij çdo dijeni të fakteve ose rrethanave që mund të përbëjnë prova në lidhje me kriteret e rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve. Qytetari që denoncon një prokuror po gjyqtar të korruptuar duhet të vendos të dhënat e tij, si emër, mbiemër, nr identifikimi, adresë, numër telefoni etj. Po ashtu denoncuesi duhet të japë të dhënat e sakta për subjektin e rivlerësimit që po denoncohet. Sakaq ai duhet të përcaktojë

kriteret e rivlerësimit që pretendon se prokurori apo gjyqtari i denoncuar nuk i kalon. Sakaq për çdo pretendim të ngritur denoncuesi duhet të bashkëngjisë dokumentet përkatëse që vërteto-jnë denoncimin. Sakaq vlen të theksohet se disa prej denoncimeve kanë luajtur edhe rol kyç në vendimet e trupave gjykuese. Vetë KPK pranon se ka pasur denoncime të vlefshme, të cilat u kanë ardhur në ndihmë trupave gjykuese, ndër-kohë që çdo denoncim i bashkëlidhet dosjes së subjektit të rivlerësimit, të cilit i takon denoncimi dhe është trupa gjykuese që, në zbatim të ligjit, shqyrton dhe vendos për të.

Kliti TOPALLI

Politika shqiptare ka intensifi-kuar lëvizjet për t’i shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia e re. Ambasadorja Yuri Kim

paralajmëroi të premten se Byroja e Hetimit i ka tmerruar të gjithë dhe faktet e tregojnë një gjë të tillë. Ata që kanë hesape të hapura me dre-jtësinë po mundohen t’i mbyllin, për të shmangur çdo lloj rihetimi. Një ndër dosjet më të bujshme që mund të dërgojë pas hekurave presidentë, ish-kryeministra, ish-ministra dhe funksionarë të lartë është padyshim dosja “CEZ”. Bëhet fjalë për një sërë abuzimesh që nga firmosja e kon-tratës me çekët e deri tek marrëveshja me DIA, ku u shënua dhe vjedhja më e madhe. Autoritet shqiptare kanë bërë një sërë hetimesh dhe i vetmi që e pësoi ishte Kastriot Ismaili, ish-ad-ministrator i DIA. Pak javë më parë gjykata vulosi pushimin e hetimeve për privatizimin e ish-OSSH. Kuvendi dhe juristi Romeo Kara kishin padi-tur ish-kryeministrin Berisha, disa ish-ministra dhe funksionarë të tjerë. Por prokuroria deklaroi se nuk gjeti vepër penale dhe kërkoi pushimin e hetimeve nga gjykata, gjë që mori dhe formë të prerë në Apel. Por si duket, ky ka qenë një skenar akoma dhe më i thellë. Së pari hetimet u pushuan para ngritjes së BKH, por së dyti kjo është bërë për të bllokuar dhe hetimet nga Çekia. Teksa te ne kryheshin hetime për CEZ, një hetim nëse kompania kishte abuzuar po zhvillohej dhe nga autoritet çeke.

Çekia mbyll hetimetMirëpo vendimi i javëve të fundit

për të mbyllur hetimet duket se është dërguar dhe te autoritetet çeke, të cilat kanë vendosur dhe ato që të pushojnë hetimet. “Autoritete çeke kanë mbyllur hetimin mbi dyshimet për përfshirje në afera korrupsioni nga ndërmarrja energjetike CEZ në Shqipëri, kjo pasi gjykata shqiptare ka pushuar hetimet. Rasti ka të bëjë me një transaksion në vitin 2009, ku dyshohet se CEZ ka dërguar në llogarinë e lobisti kosovar Nue Kalajt rreth 7 milionë euro. Au-toritetet shqiptare kishin dyshimin se kjo shumë mund të ishte përdorur për të korruptuar politikanët dhe zyr-tarëve vendas në kohën kur CEZ mori kontrollin e distributorit shqiptar të en-

Basha thirrje qeverisë të sigurojë vaksinën

e gripit falasKryetari i Partisë Demokratike

Lulzim Basha me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka bërë apel qeverisë që të shpërndajë vaksinën e gripit falas për popullsinë. Basha shkruan se duhet të merren të gjitha masat e duhura për të lehtësuar sa më shumë sistemin shëndetësor dhe mjekët dhe infermierët që janë përditë në vijën e parë të betejës me virusin. “Përveç zbatimit të masave të distancimit social, mbajtjes së maskës dhe hig-jienës si dhe rritjes së domosdoshme të kapaciteteve të testimit, qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta pasur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19. Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij”, tha Basha.

Caka: Mazhoranca jo serioze, nuk ngopim

orekset e RamësNë lidhje me propozimin e

opozitës shqiptare mbi hapjen 100% të listave, ish-deputetja e LSI-së, Sil-va Caka, thotë se mazhoranca nuk është serioze në kërkesën e saj për hapjen e pjesshme të listave. Caka shprehet se orekset e kryeministrit ndryshojnë nga dita në ditë në varësi të leximit që u bën sondazheve dhe opozita jashtëparlamentare nuk mund ti shkojë pas avazit. “Ideja e listave të hapura nuk ka qenë e tyre por e Edi Ramës. Sot jemi me një forcë politike që i kërkon listat e hapura por pak të kapura. Ky ndry-shim i humorit dhe i kërkesave nga dita në ditë në varësi të çfarë i lexo-jnë sondazhet Edi Ramës nuk duhet të jetë pjesë as e diskutimit politik, as në këshillin politik dhe as në tryezat tona të përditshme. Ne nuk mund të shkojmë pas orekseve të Edi Ramës, kemi bërë disa kompromise me këshillin politik, me pjesëmarrjen tonë”, ka deklaruar Caka.

Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon hetimet pas mbylljes së dosjes nga prokuroria

shqiptare dhe vizitës së presidentit në ambasadë

Pushimi i hetimeve në Shqipëri sjell dhe mbylljen e dosjes në Pragë

ergjisë”, shkruan gazeta çeke “Mlada fronta Dnes” (MfD). Më tej deklarohet se askush nuk është akuzuar në Çeki për këtë çështje, duke ju referuar qëndrimeve të avokatit të shtetit Boris Havel. Autoritetet çeke nisën hetimin tre vjet më parë në reagim ndaj një ankese penale të Skuadrës Analitike Financiare çeke, e ngritur në bazë të informacionit që mori nga autoritetet shqiptare. “Hetimi shqiptar filloi pasi kryeministri i atëhershëm Sali Berisha humbi zgjedhjet në vitin 2013. Qeveria e re vendosi të shikojë dhe hulumtojë në privatizimin e shpërndarësit të energjisë, ndërsa Berisha pretendoi se hetimi ishte i motivuar politikisht. Gjykata e Tiranës vendosi në fund të janarit që asnjë korrupsion nuk ishte provuar në këtë rast. Megjithatë het-uesit shqiptarë nuk arritën të pyetnin Kalaj pasi ai ishte zhdukur ndërkohë”, thuhet në artikull.

Strategjia Meta-BerishaMe mbylljen e hetimeve nga au-

toritete çeke, dy personat që dalin të

larë janë padyshim Berisha dhe Meta. Nëse çekët do të vërtetonin se Nue Kalaj u pagua për të ndërmjetësuar mes Berishës dhe çekëve, atëherë hetimet në vendin tonë do të rihape-shin dhe mund të shkonin dhe njerëz në burg. Nga ana tjetër kemi rastin CEZ-DIA. Bëhet fjalë për një aferë akoma dhe më të madhe. Ka shumë nga ata që flasin për përfshirje të poli-tikës. Emri më i akuzuar në këtë mes është Ilir Meta, i cili ka pasur miqësi

me Kastriot Ismailajn. Tashmë si në Çeki ashtu dhe te ne nuk ka më asnjë hetim dhe të gjithë duket se dalin të pa lagur. E çuditshmja është se të gjitha këto vijnë në prag të ngritjes së Byrosë Hetimore. Nga ana tjetër mbyllja e hetimeve vjen edhe në një kohë kur presidenti ka qetësuar ujërat me çekët, pasi më 27 qershor pati një drekë në ambasadë me rastin e kalimit të Presidencës së Grupit V-4 nga Çekia te Polonia.

Sipas deputetëve të mazhorancës, që në Komi-sion kryesoheshin nga Taulant Balla, dëmi për shtetin shqiptar shkon në 414 milionë euro nga afera e CEZ. Në raportin prej 43 faqesh thuhet se procesi i privatizimit ka qenë fiktiv, me fitues të paracaktuar dhe me favorizime që kanë vazhduar edhe pas marrjes në pronësi të OSSH

nga CEZ. Në raport thuhet se rol të rëndësishëm në he-tim ka pasur dëshmia e juristit të OSHE, Romeo Karaj, ndërkohë që Taulant Balla tha se rol kryesor në këtë afere ka pasur shtetasi i Kosovës, Nue Kalaj, i cili sipas tij ka qenë ndërmjetës mes qeverisë së asaj kohe dhe çekëve dhe që nuk ka dëshmuar në komision.

RAPORTI I KOMISIONIT HETIMOR

Me pushimin e hetimeve janë dhjetëra zyrtarë dhe persona që dalin pa u lagur nga skandali i CEZ. Ata janë: Sali Berisha; Nue (Nuel) Nik Kalaj; Genc Ruli; Rid-van Bode; anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave; anëtarët e Komisionit të Negocimit të Mar-rëveshjes me CEZ; Florion Mima; Enno Bozdo; Ledina Mandia;

Shkëlzen Sali Berisha; Bujar Ne-pravishta dhe Sokol Ramadani. Të gjithë këta persona dyshohen nga Kuvendi dhe ndihmuan në marrëveshjen me CEZ, por për prokurorinë nuk ka pasur vepër penale. Ndërkohë ajo që ka ngritur pikëpyetje është se përse Prokuroria e Përgjithshme ja ka deleguar këtë çështje Prokurorisë së Tiranës.

ZYRTARËT QË DOLËN TË PAFAJSHËM

Page 4: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

GAZETA SOT4 E Hënë 27 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Listat e hapura dhe koalicionet, PD i përgjigjet PS: Zgjedhjet i dëmtoi koalicioni i Edi Ramës me krimin dhe jo ai parazgjedhor i partiveListat e hapura dhe koalicionet parazgjed-

hore vijojnë të përplasin Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste në vend. Dje pas reagimit të Damian Gjiknurit, ka ardhur dhe reagimi i PD, në të cilin kjo e fundit thekson se, zgjedhjet i dëmton koalicioni i Ramës me krimin dhe jo ai parazgjed-hor i partive, ku nënvizohet ruajta e koalicioneve. Duket se Partia Demokratike nuk heq dorë nga ideja se koalicionet parazgjedhore duhet të jenë ashtu sikur janë aktualisht dhe jo me listë unike, siç ngulmon mazhoranca. Gazment Bardhi i është

përgjigjur Damian Gjiknurit, që u shpreh se koa-licionet si në formën aktuale dhe hapja e listave nuk mund të funksionojnë bashkë. Por sekretari i përgjithshëm i PD-së thotë se Edi Rama ka ven-dosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme me ndryshimet e njëanshme kushtetuese që po ten-ton të bëjë. “Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar. Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në

blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj. Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koa-licioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike”, ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Më tej Bardhi shprehet se asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Më tej ai përfundon reagimin e tij duke thënë se, nëse Rama hedh në erë zgjedhjet, PD do të bëjë që koston ta mbajë

vetë Rama. “I braktisur nga qytetarët, Edi Rama po tenton të prishë rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i frikësuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar! Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët”, ka deklaruar Bardhi.

PD dhe PS përplasen për ndryshimet kushtetuese, Gjiknuri tregon arsyet se përse nuk mund të ketë zgjedhje me koalicione

Gjiknuri: Partitë e vogla marrin numër minimal votash

Arbjona ÇIBUKU

Vijojnë përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për ndryshime kushtetuese. Partia Demokratike dhe

Lëvizja Socialiste për Integrim ranë dakord për listat e hapura 100%, por kundërshtojnë heqjen e koali-cioneve. Të shtunën PD propozoi si mund të jetë fleta e votimit pa prekur koalicionet, por PS duket e vendosur në misionin e saj. Ditën e djeshme ka reaguar përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gji-knuri. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Gjiknuri ka treguar arsyet se pse sipas tij nuk mund të ketë zgjedhje me një kombinim mes listave të hapura dhe koalicioneve me lista të përbëra sikurse janë aktualisht. Gjiknuri ka sjellë në vëmendje disa konstatime konk-rete, kur tregon se çfarë pasojash ka kur kombinohen listat e hapura me koalicionet. Ai është shprehur se koalicionet nxisin rreshtimin e partive të vogla pas një partie të madhe. “Koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra sikurse janë aktualisht, duket se janë nxitja më e madhe për rreshtimin e sa më shumë partive të tilla si vagonë bosh pas lokomotivës së partisë së madhe. Procesi zgjedhor i vitit 2017 e konfirmon këtë konstatim. Koa-licionet parazgjedhore me lista të përbëra nuk u zbatuan në këtë pro-ces çka çoi në reduktimin drastik të partive në fletën e votimit në vetëm 18. Gjithsesi, edhe në këtë rast, 9 prej tyre morën më pak vota se numri i detyrueshëm i themeluesve”, është shprehur Gjiknuri.

Koalicionet krijojnë pabarazi për partitë e vogla

Më tej përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik për reformën zg-jedhore, ka theksuar se koalicionet parazgjedhore krijojnë pabarazi mes partive të vogla. Sipas Gjiknurit partitë e vogla humbasin shumë nga koalicionet parazgjedhore. “Vlen të theksohet edhe një element tjetër, ai i pabarazisë që krijojnë koalicionet parazgjedhore me lista të përbëra mes vet partive të vogla. Partitë e vogla që garojnë jashtë koalicioneve duhet të arrijnë së paku pragun prej 3% të votave të qarkut që të mund të përfshihen në ndarjen e mandateve.

Vasili akuza Gjiknurit:Hajdutët e votave flasin

në emër të popullitNënkryetari i LSI si dhe për-

faqësues i kësaj force në tryezën e Këshillit Politik, ka hedhur dje akuza ndaj Damian Gjiknurit, përfaqësuesit të PS në Këshillin Politik. Sipas Vasilit, Rama dhe Gjiknuri janë hajdutë dhe kanë vjedhur votat e popullit e si pasojë nuk kanë të drejtë të flasin në emër të tij. Sakaq ai ka theksuar se ndryshimi i Kushtetutës është i njëan-shëm. “Rama dhe Gjiknuri, hajdutë të certifikuar të votave të popullit me krimin e organizuar, kanë surrat dhe flasin gjoja në emër të tij. Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës nga Rama është vetëm në emër të krimit dhe kundër popullit. Opozita kërkon Listat e hapura 100% në emër të popullit. Koalicionin e shqiptarëve kundër Edi Ramës nuk e ndal dhe nuk e mund dot askush. Rama në shtërzimet e humb-jes po sillet pështirshëm si zvarranik politik. Shqiptarëve nuk u lejohet ta harrojnë”, ka shkruar Vasili në një postim në Facebook.

Patozi: Listat po i hapin ata që i kanë mbajtur me kyç

Kreu i Bindjes Demokratike ka reaguar ditën e djeshme sa i takon debatit për ndryshime kushtetuese dhe hapjes së listave, si dhe debatit për koalicionet parazgjedhore. Me anë të një postimi në Facebook, ai është shprehur se PD dhe LSI nuk mund të kërkojë hapjen e listave pasi sipas tij ata i kanë mbajtur mbyllur deri tani. Ai ka përshkruar raportin e Petrit Vasilit dhe Gazment Bardhit, teksa thekson se ku ata flasin për koalicionet nuk mund të jenë kurrsesi njësoj. “Parti, lëvizje, shoqata, personazhe publike, që janë afishuar për ndryshimin, sot janë të thirrur nga koha. Të gjitha format e bashkëpunimit mes të ngjashmëve janë të mundura, për sa kohë që kauza e madhe i bashkon në një pikë. Por ata duhet patjetër që të garojnë në këto zgjedhje. Në radhë të parë që të sfidojnë drejt-përsëdrejti pengmarrësit e mëdhenj të demokracisë në Shqipëri për dekada me radhë, por edhe për t'i dhënë qytetarëve një alternativë të re”, ka shkruar Patozi.

Partitë e vogla që bëhen pjesë e “tren-it” të partive të mëdha përjashtohen nga ky rregull duke u favorizuar”, ka sqaruar Gjiknuri. Për ta konk-retizuar këtë, Gjiknuri ka sjellë në vëmendje disa raste konkrete se si partitë e vogla kanë qenë vartëse të partive të mëdha në zgjedhje, kur janë aplikuar koalicionet parazg-jedhore me lista të përbëra. “Për ilustrim shohim rastin e zgjedhjeve të vitit 2013 në Qarkun e Tiranës. Partia Fryma e re Demokratike garoi jashtë “trenave” të dy partive të mëdha dhe mori 10062 vota ose 2.23% duke u shmangur nga llog-aritja e shpërndarjes së mandateve dhe nuk përfitoi asnjë të tillë. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet garoi në “trenin” e Partisë Demokratike dhe mori 9173 vota ose 2.03% duke fituar një mandat deputeti. Gjithashtu, Par-tia Republikane garoi në të njëjtin “tren” dhe mori 10561 vota ose 2.34% duke fituar një mandat deputeti. Pra, ndonëse PDIU dhe PR nuk kaluan pragun 3% të votave të qarkut, fituan

nga një mandat në kohën kur FRD-së ju mohua”, tha Gjiknuri.

Koalicionet me lista unikeMë tej ajo që Gjiknuri propozon

është e hapja e listave të kandidatëve dhe grupimi në koalicione parazg-jedhore me lista unike, që sipas tij inkurajon reduktimin e numrit të partive “fantazma” në fletën e votimit. Gjiknuri thekson se kjo do të le-htësonte në perspektivën e afërt edhe

zbatimin e teknologjisë në proceset e votimit dhe numërimit. “Hapja e listave të kandidatëve dhe grupimi në koalicione parazgjedhore me lista un-ike siç e praktikojnë të gjitha vendet kryesore evropiane, inkurajon reduk-timin e numrit të partive “fantazma” në fletën e votimit. Kjo do të lehtësonte në perspektivën e afërt edhe zbatimin e teknologjisë në proceset e votimit dhe numërimit”, ka thënë Gjiknuri.

“Dakordësia e arritur fillimisht midis opozitës parla-mentare dhe mazhorancës, e më tej edhe pëlqimi publik i dhënë prej Partisë Demokratike për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, na bën të reflektojmë për ma-sat që duhen marrë me synim garantimin e një procesi të suksesshëm të administrimit të zgjedhjeve. Amendamen-

tet kushtetuese të cilat tanimë kanë marrë mbështetjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën publike dhe të Drejtat e Njeriut krijojnë kushtet për të zbatuar hapjen e listave të kandidatëve së paku me 2/3, pa përjashtuar aspak as hapjen e tyre 100%”, ka deklaruar dje Damian Gjiknuri.

PS: DAKORDËSIA PËR LISTAT E HAPURA NGA ANA E PD HAP POZITIV

“Së pari, konfuzioni i rritur i zgjedhësve përpara fletës së voti-mit do të çojë automatikisht në rritje të numrit të fletëve të pav-lefshme. Së dyti, zgjatje e frikshme e kohës së numërimit të votave. Komisioneri numërues do duhet të numërojë votat sipas koalicioneve, më pas votat për subjektet bren-da grupimeve dhe në fund votat

për secilin kandidat të partive respektive. Së treti, secila parti dhe secili kandidat ka të drejtën që të kontestojë numërimin e çdo vote çka çon në rritjen e numrit të kontestimeve, pavlefshmërive dhe sposton në kohë të pacaktuar tab-ulimin dhe nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve”, është shprehur ndër të tjera Gjiknuri në reagimin e tij.

GJIKNURI: KOALICIONET KRIJOJNË KAOS NË NUMËRIM

Page 5: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

.............GAZETA SOT E Hënë 27 Korrik 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Lulzim Basha: PD ka një plan ekonomik ku përfshihet mbështetja e bizneseve, Rama ka keqmenaxhuar situatën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar ditën e djeshme ashpër Kryeministrin Edi Rama se për shkak të situatës së keqmenax-huar, sot biznesi i vogël ndodhet në vështirësi ekonomike. Përmes një postim në rrjetin social Facebook, kryedemokrati Basha deklaroi se shumë biznese të vogla kanë mbyllur aktivitetin, duke lënë pa punë mijëra familjarë. Më tej, Basha komentoi dhe për planin ekonomik të PD, ku theksoi se ka në themel të tij mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla. Sipas kreut të PD,

me ardhjen e tij në pushtet, ai do të heqë të gjitha taksat vendore për të rritur fitimet dhe në të njëjtën kohë sipas tij të nxitet edhe punësimi. Për Bashën, qytetarët shqiptarë meritojnë të kenë një qeveri më të përgjegjshme në mënyrë që ekonomia të marrë frymë. Basha tha se shumë biznese po ulin qepenat çdo ditë duke lënë shumë qytetarë të papunë. “Paaftësia e qeverisë Rama për t’i ar-dhur në ndihmë ekonomisë në këtë kohë krize të thellë, është vrastare për biznesin e vogël i cili punëson 70% të shqiptarëve. Ritmet e mbylljes

së bizneseve të vogla po rriten çdo muaj. Sot ato po ulin masivisht qepenat duke lënë pa punë mi-jëra familjarë prej taksave të larta, korrupsionit dhe tarifave të shumta të pushtetit lokal. Plani ynë ekonomik ka në themel të tij mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëve. Një taksë e vetme, sa 0.5% e xhiros, dhe do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale, për të luftuar informalitetin, për të rritur fitimin dhe për të nxitur punësimin. Karantinimi i çdo inspektoriati për 1 vit, deri në një

reformë të vërtetë të standarteve europiane, do të zhdukë terrorin e bandave të inspektoriateve dhe do të rivendosë dinjitetin dhe lirinë e sipërmarrjes. Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri që me përgjegjshmëri dhe seriozitet do ti kthejë frymëmarrjen ekonomisë sonë”, u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha në një postim në rrjetin social Facebook. Kreu demokrat prej kohësh ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parla-mentare të 2021, ku biznesi dhe heqja e taksave ka qenë kryefjala e tij në çdo takim që ka mbajtur.

Elisjeda KIKO

Kuvendi ka zyrtarizuar nisjen e fur-tunës në administratën publike. Pak ditë më parë, gazeta “SOT” bëri të ditur se të gjithë personat që kanë

mbushur moshën e pensionit në administratë do të largohen për të mundësuar punësimin e militantëve. Ndërsa sot po publikojmë do-kumentin zyrtar që e vërteton këtë gjë. Në seancat plenare të kësaj jave do të miratohet një rezolutë për Drejtorinë e Administratës Publike, ku kërkohet që një sy i veçantë të jetë për personelin në moshë pensioni. Kuvendi kërkon nga DAP që të ketë një listë të qartë me emrat që dalin në pension. “DAP duhet të luajë një rol aktiv mbikëqyrës, në kushtet kur ad-ministron Regjistrin Qendror të Personelit, për rastet e përfundimit të marrëdhënies me shër-bimin civil, për shkak të plotësimit të moshës për pension të plotë pleqërie, për të siguruar informacion të përditësuar të situatës në shërbimin civil në administratën shtetërore”, thuhet në projektrezolutë. Ndërkohë që një tjetër element që forcon idenë që do të ketë lëvizje në administratën publike është edhe reforma e pagave. Kuvendi i ka kërkuar DAP që para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 të ketë reformë të pagave, pra që kupton rritje të pagës së punonjësve. Përmes këtyre lëvizjeve, Partia Socialiste synon që të bëjë për vete elektoratin për të siguruar mandatin e tretë qeverisës, pasi shumë mbështetës kanë mbetur të pa kënaqur. Kështu, ata që janë më të rrezikuar për “tu djegur” janë pikërisht personat që janë në prag pensioni, duke u lënë vend militantëve dhe mbështetësve të tyre. “Brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2021, të përmbyllë punën për konsultimin e doku-mentit për reformën e pagave, evidentimin e efekteve financiare dhe planifikimin e hapave në vijim për implementimin e kësaj reforme. Të përshtatë pagat në varësi edhe të angazhi-meve dhe detyrave që nëpunësit përmbushin si rrjedhojë e detyrimeve të ligjeve të veçanta, siç është dhe ligji nr.60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, thuhet në projektrezolutë.

Rezoluta e KuvenditKuvendi i ka kërkuar Drejtorisë së Ad-

ministratës Publike edhe plotësimin e disa pikave gjatë këtij viti. Në rezolutë theksohet se DAP duhet të publikojë në portalin on-line informacione për procedurat që duhet të plotësojë kandidati që shfaq interes për të qenë pjesë e administratës publike. Po ashtu, Kuvendi ka kërkuar që përgjatë këtij viti të rritet cilësia e nëpunësve civil. “Të krijojë kushtet për të rritur pjesëmarrjen në proceset e rekrutimit të kandidatëve me nivel të lartë përgatitje dhe të menaxhohet

JA DETYRAT QË I KA LËNË KUVENDI DAP PËR VITIN 20201. Të krijojë kushtet për të rritur pjesëmarrjen

në proceset e rekrutimit të kandidatëve me nivel të lartë përgatitje dhe të menaxhohet procesi në drejtim të zvogëlimit të numrit të konkurrimeve, duke realizuar një ndarje sa më efektive të grupeve, në të cilat të përfshihen pozicione me specifika të njëjta, si dhe të krijohen kushtet për të siguruar transparencën e nevojshme dhe vlerësimin objektiv të kandidatëve që marrin pjesë në konkurrim.

2. Të vijojë punën për rritjen e cilësisë së trupës së nëpunësve civilë të rekrutuar, nëpërm-jet ndërveprimit me qytetarët, për të rritur num-rin e konkurrentëve, duke publikuar në portalin “online” të aplikimit, informacione që shërbejnë për të kuptuar procedurat e rekrutimit dhe për t’i ndërgjegjësuar ata për rëndësinë e rritjes së nivelit të pjesëmarrjes në këto procedura, si dhe shembuj të praktikave të mira të konstatuara në këtë drejtim.

3. Të intensifikojë punën për rishikimin e përshkrimeve të punës dhe për rishikimin e metodologjisë së klasifikimit të pozicioneve të punës.

4. Të miratojë bazën ligjore për funksionimin e portalit administrata.al dhe vënien në funksion të tij, me qëllim zbatimin e unifikuar të proce-durave të menaxhimit të burimeve njerëzore në të gjitha institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore, pjesë e fushës së veprimit të legjisla-cionit për nëpunësin civil.

5. Brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2021, të përmbyllë punën për konsultimin e dokumen-tit për reformën e pagave, evidentimin e efekteve financiare dhe planifikimin e hapave në vijim për implementimin e kësaj reforme. Të përsh-tasë pagat në varësi edhe të angazhimeve dhe detyrave që nëpunësit përmbushin si rrjedhojë e detyrimeve të ligjeve të veçanta, siç është dhe ligji nr.60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

6. Të luajë një rol aktiv mbikëqyrës, në kushtet kur administron Regjistrin Qendror të Per-sonelit, për rastet e përfundimit të marrëdhënies me shërbimin civil, për shkak të plotësimit të moshës për pension të plotë pleqërie, për të siguruar informacion të përditësuar të situatës në shërbimin civil në administratën shtetërore. Kuvendi kërkon që Shkolla Shqiptare e Admin-istratës Publike, për vitin 2019, të angazhohet në këto drejtime:

7. Të ndërmarrë hapat e nevojshëm për rritjen e trajnimeve për nëpunësit civilë të nivelit lokal.

8. Të përditësojë në mënyrë të vazhdueshme databazat me personat e trajnuar, në mënyrë që informacioni në lidhje me ta të jetë sa më koherent.

Kuvendi zyrtarizon furtunën në administratë, urdhër DAP të listojë emrat që kanë mbushur

moshën e pensionit, rritje pagash para zgjedhjeve

Kuvendi rezolutë me detyra DAP për vitin 2020, ja detajet

• Zhvillimit të mëtejshëm të një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të paan-shëm, të pavarur dhe të bazuar në meritë, duke shënuar një rritje cilësore të procesit të rekrutimit dhe arritur nga viti në vit jo vetëm rritje të numrit të aplikimeve për të gjitha pozicionet e shpallura, por edhe rritje të përqindjes së kandidatëve të kualifikuar dhe rritje të numrit mesatar të aplikantëve/pozicion pune.

• Punësimit të përkohshëm për një peri-udhë 1 vjeçare të studentëve të ekselencës, ku për vitin 2019 rezulton të jenë bërë 1900

aplikime, dhe më pas të jenë emëruar në shër-bimin civil dhe me Kod Pune 602 studentë.

• Zbatimit dhe monitorimit të Planit të Veprimit 2018-2022, të Strategjisë Ndërsekto-riale të Reformës në Administratën Publike, nëpërmjet realizimit të pjesës më të madhe të nënaktiviteteve që ka plani.

• Aftësimit të mëtejshëm të administratës, ku nëpërmjet mbështetjes të organizmave ndërkom-bëtare si Bashkimi Europian apo Këshilli i Eu-ropës, u arrit trajnimi i punonjësve të linjës së parë të shërbimit Front-Office për temën “Soft Skills” si dhe i menaxherëve për temën e “Lidershipit”.

JA VLERËSIMI I KUVENDIT PËR DAP

Drejtoresha e Departamentit të Admin-istratës Publike znj. Albana Kociu në fjalën e saj paraqiti drejtimet kryesore të veprimtarisë së institucionit gjatë vitit të mëparshëm si dhe prioritetet kryesore të tij për vitin 2020. Rela-tori, i caktuar nga Komisioni për këtë çështje z. Alket Hyseni, paraqiti një informacion me vlerësimet e tij për veprimtarinë njëvjeçare të këtij institucioni si dhe disa rekoman-dime për përmirësimin e punës gjatë vitit në

vazhdim. Raporti vjetor, pasqyron në vija të përgjithshme gjithë aktivitetin e institucionit, arritjet dhe problematikat e konstatuara, rekomandimet ligjore, analizën e punës për vitin 2019 si dhe objektivat për vitin 2020. Në përfundim të mbledhjes, Komisioni shqyrtoi draftin e Projektrezolutës së përgatitur nga Relatori, e cila pasqyron të dhënat e rapor-tuara për aktivitetin e Departamentit, si dhe çështjet e diskutuara gjatë mbledhjes.

JA DISKUTIMET NË KOMISIONIN E LIGJEVE

procesi në drejtim të zvogëlimit të numrit të konkurrimeve, duke realizuar një ndarje sa më efektive të grupeve, në të cilat të përfshi-hen pozicione me specifika të njëjta, si dhe të krijohen kushtet për të siguruar transpar-encën e nevojshme dhe vlerësimin objektiv të kandidatëve që marrin pjesë në konkurrim; Të vijojë punën për rritjen e cilësisë së trupës së nëpunësve civilë të rekrutuar, nëpërmjet

ndërveprimit me qytetarët, për të rritur numrin e konkurrentëve, duke publikuar në portalin “online” të aplikimit, informacione që shërbejnë për të kuptuar procedurat e rekrutimit dhe për t’i ndërgjegjësuar ata për rëndësinë e rritjes së nivelit të pjesëmarrjes në këto procedura, si dhe shembuj të prakti-kave të mira të konstatuara në këtë drejtim”, thuhet në projektrezolutë.

Page 6: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

GAZETA SOT6 E Hënë 27 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Sot zgjidhet kreu i Byrosë Hetimore, në shtator nis përzgjedhja e 60 hetuesve, SPAK listë të

gjatë me emrat që do të godasin të korruptuarit

Ja si do të zgjidhet zëvendëskryetari i BKH

Vijojnë seancat dëgjimore në KPK, ja gjyqtarët që do të japin sqarime para komisionit për pasurinë, figurën dhe aftësitë

Ndonëse jemi në sezon vere, Komisioni i Pa-varur i Kualifikimit po vijon punën me seancat dëgjimore për njerëzit e drejtësisë. Gjatë kësaj jave, KPK do të zhvillojë disa seanca dëgjimore dhe një seancë për shpallje vendimi. Kështu, ditën e sotme Komisioni do të shpallë vendimin për gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Ape-lit Blerona Hasa. Kjo e fundit doli pak ditë më parë në një seancë dëgjimore dhe sot do të marrë vendimin nëse do të vijojë të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë apo jo. “Subjekti: Znj. Blerona Hasa,

gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Ape-lit Tiranë; Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0; Trupa Gjykuese: Xhensila Pine, Olsi Komici, Brunilda Bekteshi”, thuhet në njoftim. Po gjatë ditës së sotme, në KPK do të zhvillohet edhe seanca dëgjimore për gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit Altina Nasufi. Trupa gjykuese do jetë e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko. “Subjekti: Znj. Altina Nasufi, gjyqtare ne Gjykatën Administrative të Apelit;

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongre-seve), Salla B, Kati 0; Trupa Gjykuese: Valbona Sanxhaktari; Lulzim Hamitaj; Pamela Qirko”, thuhet në njoftimin e KPK. Ndërsa nesër, në datën 28 korrik do të dalë në seancë dëgjimore gjyqtari i Apelit Genti Shala. Trupa gjykuese do të kryesohet nga Brunilda Bekteshi, me relatim të Olsi Komici dhe anëtarë Firdes Shuli. “Subjek-ti: Z.Genti Shala gjyqtar, prane Gjykates se Ape-lit Tiranë; Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0; Trupa Gjykuese:

Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Firdes Shuli”, thuhet në njoftim. Ndërsa në datën 29 korrik do të dalë para trupës gjykuese para KPK gjyqtari i Apelit Vlorë Hysen Saliko. Trupa gjykuese do të jetë e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja, Suela Zhegu. “Subjekti: Z.Hy-sen Saliko gjyqtar, prane Gjykates se Apelit Vlorë; Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0; Trupa Gjykuese: Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja, Suela Zhegu”, thuhet në njoftimi e KPK.

Elisjeda KIKO

Lufta kundër korrupsionit pritet të hyjë sot në një fazë të re. Pas muajsh të tërë pritjesh, struktura

kundër korrupsionit do të jetë tashmë e kompletuar me proku-rorinë, gjykatën dhe me policinë e saj gjyqësore. Ditën e sotme do të zgjidhet kreu i Byrosë Kom-bëtare të Hetimit. Ky organ do të jetë policia gjyqësore e SPAK në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në garë për këtë pozicion janë 4 kandidatë, nga të cilët 1 prej tyre do të jetë në krye të këtij organi të rëndësishëm. Në garë për kreun e BKH janë Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Kandidati që do të zgjidhet në bazë të disa kushteve që janë të parashikuara në ligj, mes të cilave është eksperienca 5 vjeçare në çështjet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Po ashtu, kandidati duhet të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve, pra master shkencor ose arsim të lartë në polici. Por, nëse kandidati ka qenë më parë apo vijon të jetë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit, atëherë duhet të ketë mbajtur grada të rëndësishme, siç janë Komisar, Kryekomisar apo dre-jtues. Por një tjetër kriter që është parashikuar në ligj është që kan-didati për kreun e BKH nuk duhet të ketë mbajtur funksione publike apo pjesë e partive politike. Por pas emërimit, kreu i BKH do të hartojë menjëherë një rregullore të plotë ku do të hartohet procesi i përzgjedhjes së hetuesve.

Zgjedhja e zv/kryetaritPor pasi sot të zyrtarizohet

kreu i Byrosë së Hetimit, do të zgjidhet zv/kryetari. Sipas ligjit “Për organizimin dhe funksion-imin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organi-zuar”, theksohet se zv/kryetari zg-jidhet nga kreu i BKH me pëlqimin e kreut të SPAK Arben Kraja në një proces tërësisht të hapur dhe transparent. Zv/kryetari i BKH do të ketë një mandat të plotë 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Ligji i jep të drejtë zëvendësdrejtorit të jetë përgjeg-jës për funksionimin e shërbimeve

Roland Jaupaj del në Dhomë Këshillimi në KPA

Kreu i Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj do të dalë në datën 28 korrik në dhomë këshillimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Përmes një njoftimi, bëhet me dije se trupa gjykuese do të jetë e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Ardian Ha-jdari, Luan Daci dhe Sokol Çomo. “Ditën e martë, më datë 28.07.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.36/2019, datë 31.07.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Roland Jaupaj, kundër vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çësht-jeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama, Relatore: Albana Shtylla, Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo”, thuhet në njoftimin e KPA. Roland Jaupaj ndodhet në KPA pas ankimimit që ai i bëri ven-dimit të KPK pas shkarkimit nga detyra dhe nxjerrjes nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet.

Genci Sinjari del para KPA në seancë dëgjimoreGjyqtari i Shkallës së Parë Dur-

rës, Genci Sinjari do të dalë në datën 29 korrik në një seancë dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Trupi Gjykues do të kryesohet nga Ina Rama, me relator Sokol Çomo dhe anëtarë Albana Shtylla, Luan Daci dhe Rezarta Schuetz. “Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se pasi mori në shqyrtim në dhomë këshil-limi çështjen (JR) nr.19/2019, datë 12.04.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Genci Sinjari kundër vendimit nr.66, datë 28.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 29.07.2020, ora 10:00. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje për-bëhet nga: Kryesuese: Ina Rama, Relator: Sokol Çomo, Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz”, thuhet në njoftimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Genci Sinjari ka ankimuar në KPA vendimin e KPK për shkarkimin e tij nga detyra.

të Policisë Gjyqësore. Ai gjithash-tu duhet të ketë një eksperiencë 3-vjeçare në hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda, si dhe duhet të ketë treguar aftësi drejtuese. Ndërkohë që e drejta për të shkarkuar zv/kryetarin nga detyra e ka vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nëse ka ankimim nga kreu i SPAK për shkelje të Kushte-

tutës, shkelje të disiplinës gjatë ushtrimit të detyrës apo dënim të formës së prerë.

Përzgjedhja e hetuesvePas zgjedhjes së kryetarit

dhe zv/kryetarit do të bëhet edhe përzgjedhja e hetuesve të BKH, të cilët do të kenë një rol kryesor në funksionimin e këtij institucioni. Ligji ka parashikuar që BKH të ketë në përbërjen e saj 60 hetues, të cilët duhet të kenë arsim të lartë policor dhe 1 vit eksperiencë pune në gjykata apo prokurori. Por sipas burimeve, ka një numër të lartë kandidatësh që kanë shfaqur interes për të qenë hetues të BKH. Numri i lartë i aplikimeve lidhet me thirrjen që hapi KLP paralelisht me anëtarët e SPAK.

Hetuesi do të jetë punonjës i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili është përgjegjës për hetimin dhe do gëzojë statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore. Po ashtu, ai do kryejë hetime vetëm nën drejtimin e prokurorëve të Proku-rorisë së Posaçme. Në ligj është parashikuar që kandidati i BKH do përzgjidhet pas një procesi rekrutimi. Hetuesi caktohet nga Drejtori i Byronë Kombëtare të Hetimit ose Drejtuesi i Prokuror-isë së Posaçme që të punojë me një prokuror të Prokurorisë së Posaçme. Hetuesi nuk mund të caktohet në një detyrë tjetër pa pëlqimin e prokurorit të posaçëm apo të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

1. Hetuesi është punonjës i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili është përgjegjës për hetimin. Ai gëzon statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore dhe kryen hetime vetëm nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

2. Kandidati për hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit përzgjidhet pas një procesi rekrutimi, që mbështetet në praktikat më të mira të rekrutimeve konkurruese, të cilat parashikohen në një rreg-ullore të hartuar dhe miratuar nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, në përputhje me nenin 38 të këtij ligji.

3. Një kandidat mund të emërohet si hetues

vetëm pasi të ketë përfunduar trajnimin përkatës dhe të ketë shfaqur aftësitë, që garantojnë kryerjen e detyrave sipas standardeve të kërkuara profesion-ale, në përputhje me nenin 38 të këtij ligji.

4. Emërimi i hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit bëhet nga drejtori, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

5. Hetuesi caktohet nga Drejtori i Byronë Kombëtare të Hetimit ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme që të punojë me një prokuror të Prokuror-isë së Posaçme. Hetuesi nuk mund të caktohet në një detyrë tjetër pa pëlqimin e prokurorit të posaçëm apo të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme

JA DETYRAT E HETUESIT TË BKH

1. Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit lirohet nga detyra nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kur: i përfundon mandati; jep dorëheqjen; mbush moshën e pensionit.

2. Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit shkarkohet nga detyra nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në rekomandimet e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, kur: dëno-het me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale; për shkelje të Kushtetutës apo për shkelje të rëndë të ligjit gjatë kryerjes së detyrës; për shkelje të rën-da dhe shumë të rënda të disiplinës gjatë ushtrimit të funksioneve; kur dalin fakte të reja që janë verifikuar dhe janë në kundërshtim me kriteret e përcaktuara për emërim.

3. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në rekomandimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, pezullon Drejtorin e Byrosë Kombëtare të He-timit nëse ai bëhet subjekt i një hetimi penal. Pezullimi vazhdon për aq kohë sa do të ekzistojnë shkaqet e tij.

JA KUR MUND TË SHKARKOHET

KREU I BKH

Page 7: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

.............GAZETA SOT E Hënë 27 Korrik 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme për të vulosur amnistinë e presidentit, socialistët udhëzohen të votojnë në bllok kundër shkarkimit

Sot priten debate të forta edhe brenda socialistëve

Kuvend i Shqipërisë 3 seanca plenare gjatë kësaj jave, më 29 korrik miratohet amnistia fiskale e penale, ja axhenda e plotë

Kuvend i Shqipërisë pritet që të mbajë tre seanca plenare gjatë kësaj jave. Vendimi u mor javën e kaluar në Konferencën e Kryetarëve, ndërkohë që gazeta ka siguruar axhendën e plotë të atyre që pritet të diskutohen dhe miratohen aty. Kështu sot, në orën 10:00 do të jetë seanca e parë nga tre të tilla që do të zhvillohen rresht, ku e gjithë vëmendja e deputetëve do të përqendrohet në diskutimin dhe votimin e raportit përfun-dimtar të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, në të cilin socialistët arritën në përfundimin që kreu i shtetit ka kryer shkelje, por jo aq të rënda sa të justifikojnë shkarkimin e

tij nga detyra, duke u tërhequr dhe amnistuar atë. Më pas seanca tjetër plenare që është planifikuar të mbahet është ajo e datës 29 korrik, ditë kur pritet të diskutohet edhe miratohet projektligji i shumë debatuar i amnistisë fiskale dhe penale. “Projektligji “Për amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive”. (Neni 81 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim, 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit); Pyetje; Shprehet nismëtari; Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Finan-cat; Dhënie mendimi komisioni për Çështjet

Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut; Diskutime; (Shprehen grupet parla-mentare); Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi”, thuhet në njoftim. Kujtojmë që synimi i amnistisë fiskale e penale është çlirimi i një kapitali që prej kohësh qëndron i fjetur e që mund të japë një ndikim mjaft pozitiv ekono-misë në këtë moment të vështirë për shkak të tërmetit të fortë që goditi vendin tonë nëntorin e kaluar, por edhe për shkak të pandemisë së Covid-19. Por ndryshe nga sa flitej që do të kishte një diskutim të gjerë dhe amnistia do të votohej në vjeshtë, ligji i shumë debatuar ka

nisur diskutimet në komisionet parlamentare, ndërsa këtë të mërkurë pritet të miratohet në seancë plenare. Ndërkohë pritet që projektligji i amnistisë fiskale të votohet në seancën e fundit parlamentare të këtij sesionin. Ndërsa në datë 30 korrik do të jetë seanca e fundit plenare dhe po në këtë ditë do të mbyllet sesioni parlamentar i punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për të nisur më pas deputetët pushimet. Interesante është fakti se në këtë seancë që është e treta, pritet që të miratohet hapja e listave dhe formula e re e koalicioneve, që kërkon ndryshime kushtetuese.

Rigels SELIMAN

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë të posaçme për të vulosur amnistinë e presidentit Ilir

Meta, duke mos e shkarkuar nga de-tyra. Prej gati një viti Presidenca dhe mazhoranca socialiste hynë në luftë me njëra-tjetrën, ç’ka detyroi këtë të fundit që të ngrinte një komisioni hetimor për shkeljet e pretenduara të presidentit Meta për anulimin e zg-jedhjeve vendore të 30 qershorit. Më pas, komisionit iu bashkëngjit edhe hetimi për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, kur në vend të Arta Vorpsit, presidenti zgjodhi Marsida Xhaferllarin. Por vonesat që ndodhën në fillim të sesionin parlamentar të vjeshtës që lamë pas, tërmeti i 26 nëntorit, shtimi i objektit të punës duke përfshirë edhe përplasjet për vakancat në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas pandemia e Covid-19, bënë që komisioni hetimor të shtyjë disa herë afatet. Ndërkohë që pas shumë zvarritjesh e kërcënimesh si-pas modelit “tërhiq dhe mos e këput”, Partia Socialiste në 20 korrik zyrtari-zoi tërheqjen për shkarkimin e pres-identi Ilir Meta nga detyra. Komisioni hetimor parlamentar për hetimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së pres-identit Ilir Meta, pas debateve miratoi raportin përfundimtar, ku në vend të kërkesës për shkarkim të kreut të shtetit, do t’i sugjerohet Kuvendit që të ndërhyjë në Kushtetutë dhe të rreg-ullojë me ligj të veçantë veprimtarinë e tij. Kështu raporti i hartuar nga rela-torja socialiste Klotilda Bushka dhe i miratuar nga socialistët me rezervën e Bashkim Finos dhe kundërshtimin e opozitarëve pritet që të votohet sot.

PS në bllok kundër shkarkimit të Metës

Por sipas axhendës së siguruar nga gazeta, deputetët fillimisht do të diskutojnë në lidhje me këtë çështje, ku opozita parlamentare pritet të mbrojë gjetjet e saj, ndërsa mazhoran-ca të saj. “Raporti përfundimtar i komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet

Ja axhenda e stome e Komisionit të

Ekonomisë dhe LigjetPavarësisht se Kuvendi i

Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme, ku dhe do të votohet raporti i komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, përmes së cilit mazhoranca e amnis-ton kreun e shtetit, pas përfundimit të seancës do të këtë edhe disa mbledhje të komisioneve parlamentare. Gazeta ka siguruar axhendën, ndërsa bie në sy fakti se Komisioni i Ekonomisë do mblidhet dhe do votojë nen për nen ligjin e shumë debatuar të amnistisë fiskale, në mënyrë që t’ia përcjellë atë seancës plenare së datës 29 për ta votuar në Kuvend. “Shqyrtimi i pro-jektligjit “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”; Shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive”, thu-het në njoftimin e Kuvendit. Po ashtu, projektligj i amnistisë fiskale pritet të diskutohet sot edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Hasa: Rama synon ta mbajë pushtetin me dhunë

Ish-deputeti i Partisë Demokra-tike, Endri Hasa foli dje për ndrys-himet kushtetuese, ndërsa shpërtheu në akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Hasa u shpreh i bindur se opozita e bashkuar do t’i fitojë zgjedhjet, pavarësisht se sipas tij kryeministrin Rama po përpiqet ta mbajë pushtetin me dhunë. “Ndrys-himet kushtetuese e cenojnë mar-rëveshjen e 5 Qershorit, një mar-rëveshje e arritur pas shumë muajve negociata, qëllimi kryesor ishte që njerëzit të votojnë të lirë dhe zgjedh-jet të jenë të drejta dhe të ndershme’. I vetmi person kundër këtij diskuti-mi ishte Rama, kërkoi që të zhbëjë koalicionet duke i fshehur këto nga një hapje e një pjesë jo fituese e listës, dhe arsyeja vetme është frika nga bashkimi madh i shqiptarëve dhe opozitës shqiptare. Ai ka hedhur në “kosh” marrëveshjen e 5 qershorit dhe kërkon ta mbajë pushtetin me dhunë”, deklaroi Hasa.

e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e vepri-meve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”. (Ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”,

neni 25 Rregullore Kuvendi, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim); Leximi i raportit nga krye-tari i komisionit hetimor; Diskutime (Shprehen grupet parlamentare); Koha e votimit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Ndërkohë pas diskuti-meve dhe prezantimit të raportit të

“Ne bindëm veten d h e shqiptarët për nevojat e nisjes së procedurave për shkarkimin e presidentit, u ngrit komisioni për ta shkarkuar jo për ta analizuar sjelljen presidenciale. Përfytyroni si do ishte vendi deri sot në korrik të 2020, nëse vendi nuk do kishte zhvilluar zgjedhje lokalet. Shiko-ni Shkodrën e do kuptoni si do

ishte vendi sot. Ju kujtoj se çfarë ka thënë Presidenti, foli për grup kriminal që zhvilloi zgjedhjet, pra ne ishim grupi kriminal që bëmë zgjedhje, ndaj ne nuk mund te përgjigjemi si grup kriminal i marrë peng nga presidenti, ju ftoj sinqerisht të reflektojmë para se çështje të votohet”, deklaroi dje deputeti Bashkim Fino.

FINO: ABSURDE QË AMNISTOJMË METËN, NA QUAJTI KRIMINELË

komisionit hetimor, deputetët do t’i drejtohen kutive të votimit ku dhe do të votojnë pro raportit të përcjellë nga komisionin dhe kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Gazeta e deklaroi të premten se kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në mbledhjen e grupit kërkoi nga të gjithë deputetët social-istë që në seancën e posaçme që do të zhvillohet për presidentin Meta, ata të votojnë pro raportit të komisionit hetimor, i cili në vend të kërkesës për shkarkim të kreut të shtetit, i sugjeron Kuvendit që të ndërhyjë në Kushtetutë dhe të rregullojë me ligj të veçantë ve-primtarinë e tij. Dhe duket se kështu do të ndodhë, pasi burime nga grupi i pohuan gazetës së urdhri është poli-tik dhe sipas Ballës, socialistët janë udhëzuar të votojnë në bllok kundër shkarkimit të presidentit Meta.

Gazeta “SOT” zbuloi pak ditë më parë listën e provave që kishte administruar komisioni hetimor kundër presidentit. Janë plot 36 prova, të cilat mund të sjellin shkarkimin e presidentit, por që u “injoruan” nga mazhoranca, duke e amnistuar Metën. Së pari janë provat që kanë të bëjnë me anulimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30

qershorit. Më pas janë shkresat e presidentit dhe raportet e policisë dhe prokurorisë mbi krimet zgjed-hore që solli dekreti i presidentit. Po ashtu është shkresa sekrete ku Meta pretendon se do të digjej Kuvendi dhe raporti i Komisionit të Venecias, i cili rrëzoi presidentin. Grupi i dytë i provave ka të bëjë me arnimet në Gjykatën Kushtetuese.

DISA NGA PROVAT E PS KUNDËR METËS

Balla në mbledhjen e grupit kërkoi nga të gjithë deputetët so-cialistë që të votojnë pro raportit të komi-sionit hetimor, i cili në vend të kërkesës për shkarkim të kreut të shtetit, i sugjeron Ku-vendit që të ndërhyjë në Kushtetutë dhe të rreg-ullojë me ligj të veçantë veprimtarinë e tij...

Page 8: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

GAZETA SOT8 E Hënë 27 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Shtohen sinjalet për konsensus, ndërhyrjenë 7 ligje për të plotësuar kërkesat e opozitës, PS i depoziton në Kuvend

Ja si ndryshojnë 7 ligjet prej “5 qershorit”

Ndryshime kushtetuese, reagon Denar Biba: Propozimi i PD për fletën e votimit i efektshëm vetëm nëse pranohet ideja e PSPartia Demokratike bëri një tërheqje tak-

tike, ndërsa pranoi që listat të hapen 100%, duke ilustruar edhe me shembuj fletën e votimit se si ajo do të jetë nëse ky propozim i demokratëve merr “bekimin” e Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare. Por në lidhje me këtë debat dhe këtë çështje, ka reaguar edhe nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba. Ky i fundit përmes një statusi në rrjetet sociale, deklaroi dje se projekt-fletë votimi i propozuar nga PD është real dhe i efektshëm vetëm për hipotezën nëse sipas tij, pranohet propozimi i PS për daljen e koalicioneve me një listë të vetme

kandidatësh. “Projekt-fletë votimi i propozuar nga PD është real dhe i efektshëm vetëm në hipotezën se pranohet propozimi i PS për daljen e koalicioneve me 1 listë të vetme kandidatësh! Përndryshe, asaj projekt-flete i duhen shtuar edhe 50 rreshta të tjerë (plus/minus 5). Kurse procesit zgjedhor i duhen shtuar edhe disa muaj pas datës së zgjedhjeve. Sa për “votuesin (nën)mesatar”, ai do të përjetojë votimet më të pakup-tueshme në historinë e tij përgjatë tranzicionit demokratik”, deklaroi ai. Më tej, nënkryetari i KQZ, Denar Biba teksa analizon fletën e voti-mit të publikuar si model nga opozita për të

përfshirë listat e hapura bashkë me koalicionet parazgjedhore, thekson se modeli i paraqitur është i thjeshtë, pasi parashikon jo më shumë se 16 subjekte. Në këtë kontekst, zoti Biba shtoi se me mbetjen tek ky numër maksimal ky model mund të arrihet vetëm përmes propozimit të mazhorancës. “E vërteta është krejt ndryshe: sa herë që janë lejuar koalicionet parazgjedhore, numri i partive që janë regjistruar në KQZ për të garuar ka qenë mbi 60, ndërkohë që kur koa-licione nuk ka pasur, numri i tyre ka qenë nën 20. Përllogaritja që sillet si argument nga PS ba-zohet pikërisht mbi këtë fakt historik. 60 apo më

shumë parti, ku secila konkurron me listën e saj, do e bënte votimin të pakuptueshëm për shumë qytetarë pa informacionin/edukimin e duhur dhe, mbi të gjitha, do të vështirësonte dhe zgjaste tej mase nxjerrjen e rezultatit përfundimtar. Duke detyruar përmes ligjit daljen me 1 listë të vetme të partive anëtare të një koalicioni parazgjedhor, PS arsyeton (bazuar te eksperienca e konsoliduar) se partitë “shushunjëza”, të cilat përfaqësojnë pak apo aspak nga këndvështrimi i elektoratit, nuk do të kenë nxitje të marrin pjesë në zgjedhje. Prej këtej edhe një flete votimi me vetëm 8-16 subjekte (pak a shumë)”, nënvizoi Biba.

Rigels SELIMAN

Rikthimi i qetësisë në poli-tikën shqiptare duket më e afërt se kurrë. Pas da-kordësisë së 5 qershorit

dhe votimit të marrëveshjes në Parlament, mazhoranca socialiste ka dhënë sinjale për të çuar kon-sensusin në një stad tjetër. Kështu, gazeta ka mësuar se do të bëhen ndërhyrje në 7 ligje për të plotësuar kërkesat e opozitës, që lidhen me shmangien e shit-blerjes së votës. Sipas informacioneve, mësohet se amendamentet e këtyre pro-jektligjeve do të prekin Kodin e Procedurës Penale, Kodin Penal, ligjin për Policinë e Shtetit, ligjin për sinjalizuesit, ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, lig-jin për funksionimin e prokurorisë dhe ligjin për partitë politike. Këto ndryshimet në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale janë një kërkesë e kahershme e Partisë Demokratike, duke treguar se Partia Socialiste do t’i japë dritën jeshile duke i miratuar ato. Madje, sipas informacioneve mësohet se këto amendamente do të depozito-hen sot në Kuvend dhe më pas do t’i shkojnë seancës plenare për mira-tim, ku edhe do të duhet të votohen me shumicë të cilësuar.

Krimet zgjedhore në kompetencë të SPAK

Por kjo do të thotë se Këshilli Politik, përveç dakordësive për Kodin Zgjedhor, ka prodhuar edhe shtatë amendamentet e sipërcitu-ara, duke iu përgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike që krimet zg-jedhore të hetohen nga Prokuroria e Posaçme ose ndryshe SPAK. “Ofrimi ose dhënia e të hollave, të mirave materiale, premtimi për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë në kundërshtim me ligjin, për zgjedhësin ose per-sona të tjerë të lidhur me të, në këmbim të votës nuk do të hetohen nga prokuroritë e rretheve por nga Prokuroria e Posaçme anti-kor-rupsion”, thuhet në amendament. Ndërsa ndryshimet në ligjin për funksionimin e prokurorisë i japin mundësi Prokurorit të Përgjith-shëm t’i japë informacion KQZ-së

Koçi: Ja pse jam pro hapjes së listave dhe

heqjes së koalicioneveNdryshimet kushtetuese të nx-

itura nga opozita parlamentare dhe mbështetur nga mazhoranca kanë shkaktuar debate në vend, ndërsa opozita jo parlamentare e dirigjuar nga PD dhe LSI ka rezervat e saj. Më konkretisht opozita e bashkuar ka dhënë deri diku dakordësinë për hapjen e listave 100%, ndërkohë që kundërshton fuqishëm heqjen e koalicioneve parazgjedhore, për të cilën thotë se është një strategji e kryeministrit Edi Rama nga frika se nëse hyjnë në zgjedhje me koalicione, sipas saj, PD dhe LSI i fitojnë ato. Por në lidhje me këtë çështje dje ka reaguar edhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale thekson edhe arsyet se përse ai është pro hapjes së listave dhe heqjes së koalicioneve parazgjedhore. “Lista te hapura po, fiktivitet partish jo. Koalicione me listë të përbashkët po, lista me rreth 10.000 kandidate të 70 partive jo”, deklaroi Koçi.

Spahiu: Ndryshimet kushtetuese pa konsensus,

thellojë krizënIsh-deputeti LSI, Përparim Spa-

hiu deklaroi dje se ndryshimi i Kus-htetutës duhet të ndodh veç me referendum. Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Spahiu theksoi dje se çdo ndryshim pa konsensus i Kushtetutës, sipas tij, do të sjellë goditjen e fundit të demokracisë në vend. “Nëse Rama e ka vërtet seriozisht hapjen e listave, propozimi nga opozita i erdhi i qa-rtë dhe shumë i thjeshtë. Zgjedhësi përveç koalicionit që absolutisht du-het të jenë të shpallura parazgjedhore, zgjedh dhe kandidatin, shumë thjesht me një numër që i korrespondon çdo kandidati. Çdo ndryshim i njëanshëm, pa konsensus politik i Kushtetutës, do të ishte një dëm mjaft i madh për vendin, do ishte goditja e fundit e demokracisë në Shqipëri. Nuk mund të ndryshosh Kushtetutën sipas qejfit, Kushtetutë të votuar me referendum. U bënë dhe u pranuan ndryshimet në vitin 2008, por ishte konsensus shumë i gjerë”, deklaroi Spahiu.

për çështjet që lidhen me krimet zgjedhore. “Prokurori i Përgjith-shëm dhe Drejtuesi i Prokurorisë̈

së Posaçme, sipas juridiksionit përkatës, i japin informacion KQZ-së për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve. Informacioni jepet me të dhënat për çështjet penale, personat nën hetim, kohëzgjatjen e hetimit dhe përfundimin e tij, të dhënat për kërkesat e prokurorisë për gjykim, etj. Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme do të duhet t’u përgjigjen kërke-save të KQZ-së për informacion jo më vonë se 15 ditë nga data e kërkesës”, thuhet në amendament.

Ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sa i takon ndryshimeve në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të shtohet një nen i ri. Në vlerësimin që magjistratëve u bëhet nga disa burime do të shtohen dhe dosjet që magjistratët kanë het-

uar nga krimi zgjedhor. Ndërkohë ndryshimet prekin edhe ligjin për sinjalizuesit ose “bilbilfryrësit”, ku sinjalizuesit në institucionet me mbi 80 punonjës në sektorin publik dhe mbi 100 në atë privat, për herë të parë do të raportojnë edhe për çështjet zgjedhore. Për ta realizuar këtë, pra shmangien e përfshirjes apo presioneve të administratës publike në zgjedhje, do të krijohet një njësi përgjegjëse për marrjen e sinjalizimeve dhe trajtimin e de-noncimeve për çështjet zgjedhore, strukturë që do të ngrihet nga KQZ. “Sinjalizimi mund paraqitet dre-jtpërdrejt në KQZ ose në Njësinë e Administrimit Zgjedhor, Në rastet kur sinjalizimi paraqitet në Njësinë e Administrimit Zgjedhor ajo ia përcjell atë menjëherë njësisë përgjegjëse në KQZ”, thuhet në amendament.

Në Ligjin për partitë politike do të fshihen nenet të cilat u mundësonin partive të merrnin para nga bizneset apo individët pa kufizim. Ky ndryshim në ligj bëhet për t’u përshtatur me marrëveshjen e 5 qershorit, sipas të cilës do të dyfishohen buxheti i shtetit për partitë politike, ndërsa privatit i është vendosur një tavan për partitë, jo më shumë se 3-fishin e financimit nga shteti. Ndërsa në ligjin për Policinë e Shtetit i atribuohen përgjegjësi të tjera oficerëve të policisë që

lidhen me zbatimin e detyrave në shërbim të admin-istrimit të qetë dhe të rregullt të proceseve zgjedhore ose referendumeve, bashkëpunim me administratën zgjedhore dhe raportim për veprimtarinë e strukturave të policisë në zgjedhje ose në referendume. Mes projek-tligjeve është dhe përjashtimi nga krimet zgjedhore e autorëve të tyre, të një apo disa veprave penale vetëm në rast se bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për të denoncuar dhe zbardhur krimet zgjedhore.

JA NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR PARTITË POLITIKE

1. Kodi i Procedurës Penale2. Kodi Penal3. Ligji për Policinë e Shtetit4. Ligji për sinjalizuesit5. Ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve6. Ligji për funksionimin e proku-rorisë 7. Ligji për partitë politike

LIGJE QË NDRYSHOJNË

7

Page 9: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

.............GAZETA SOT E Hënë 27 Korrik 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Duka dhe Mediu: Ndryshimet Kushtetuese skenar ogurzi për të fituar zgjedhjet në tavolinë,

po shkohet drejt një krize të thellë politike

Kreu i PAA dhe PR: Heqja e koalicioneve parazgjedhore, marrëzi e Ramës

Idajet Beqiri: Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore e domosdoshme, Lulzim Basha do ta fitojë pushtetin në tavolinë

Reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi, janë dy prej elementeve më të rëndësishëm për të futur Shqipërinë në rrugën e normalitetit, me një shtet ligjor dinjitoz, përkrah 27 shteteve të tjera të BE. Reforma në drejtësi nga pikëpamja ligjore dhe institucionale është futur në shinat e duhura me pikëpjekje "stacionin" e Brukselit. Ndërsa reforma zgjedhore, ajo që do ta bëjë Shqipërinë me një klasë politike të ndershme, të pa korruptuar, të aftë, të përkushtuar deri në sakrifikim të vetvetes për interesat e vendit dhe të popullit, është futur në “stërkëmbëshat” e politikës regresive, i është zënë fryma prej kësaj klase politike mbi 25 vjeçare dhe, megjithëse me shpirt

nëpër dhëmbë, nuk po lëshojnë asnjë centimetër terren nga statu quo-ja e mbrapshtë e pengmar-rjes së vendit. Të dyja forcat kryesore politike e ruajnë me fanatizëm "republikën kryeminist-rore" të kryetarit të Partisë, të cilën e miratuan me përdhosjen e rëndë që i bënë Kushtetutës së Republikës atë natë të zezë të vitit 2008. Këshilli Politik është "shpikje" e maskarenjve, të cilët e duan Shqipërinë një komunitet primitiv, i cili të mos sundohet nga Kushtetuta dhe ligjet që dalin në zbatim të saj, nga institucionet e një shteti kushtetues, por nga tre katër kryetar të Tribuve, të cilët mendojnë vetëm si të bëjnë "rrotacionin" e tipit "hiqja Lenës, varja Prenës" në çdo 8 vjet...

Dhe fati ynë i zi na ka qëlluar që "Prena" vjen për të bërë tokën e djegur, për të shkatërruar, për të grabitur, për të kthyer te injoranca, paaftësia dhe ligësia e saj, gjithë gjërat progresiste që bënë "Lena"! Kështu bëri Sali Berisha, pas Fatos Nanos në vitet 2005-2013, kështu po bëhet gati për të marrë "tavën e pilafit", pa asnjë meritë, por me "rrotacion", Lulëzim Basha, i cili të vet-men alternativë që u afron shqiptarëve është "si e bëra Tiranën hale për 4 vjet kryetar bashkie, kështu dua ta bëj Shqipërinë si kryeministër rrotacioni"! Kështu që nisur nga fakti se "kur nuk e ke pulën, ha sorrën", ne e shikojmë si një nismë në drejtimin e duhur përpjekjet e shoqërisë së

vobektë civile dhe të opozitës parlamentare për të dalë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021 me lista të hapura, si dhe për të mos pasur koalicione parazgjedhore. Koalicionet të jenë rrjedhojë log-jike e vullnetit të popullit, e vlerësimit me votë të secilës Parti politike, dhe pasi të dalin rezultatet e votimit, të bëhen koalicionet pas zgjedhore. Nëse bëhen këto ndryshime kushtetuese, do të krijoheshin premisat që, pas zgjedhjeve të Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2021, të nisnim punën serioze për bërjen e një reforme të thellë zgjedhore, e cila të ishte e atillë që përfundimisht të shpëtonte Shqipërinë dhe shqiptarët nga llumi politik 30 vjeçar.

Rigels SELIMAN

Aleatët e Partisë Demokratike janë rreshtuar dje kundër ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga pakica

parlamentare dhe të mbështetura nga Partia Socialiste, që hapin listat e kandidatëve për deputetë dhe heqin koalicionet parazgjedhore. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi dje se vendimi i mazhorancës për të bërë ndryshimet kushtetuese në këtë periudhe dhe në mënyrë të njëanshme është një marrëzi, ndërsa theksoi se përmes kësaj lëvizje shumi-ca kërkon të hedhe në erë zgjedhjet e ardhshme. Madje, kreu i PR vendos-mërinë e kryeministrit Edi Rama për të hapur lista dhe hequr koalicionet parazgjedhore, e quajti një skenar ogurzi për të fituar zgjedhjet në tav-olinë. “Vendimi për ndryshim të njëan-shëm të Kushtetutës është shkatërrim i shtetit dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nga ana e Edi Ramës dhe shërbëtoreve te tij në Parlament. Kryeministri Rama kërkon të vjedhë zgjedhjet në tavolinë. Edhe Putin i bëri ndryshimet kushtetuese me referen-dum, kurse ky i bën me vendim politik dhe me një Parlament antikushtetues”, deklaroi ai. Më tej duke komentuar deklaratën e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim se liderët duhet të bëjnë kujdes me emrat që fusin për deputetë në Parlament, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu theksoi se kjo është këmbanë alarmi për mazhorancën, e cila sipas tij, ka treguar që ka futur elementë të inkriminuar në zgjedhjet parlamenta-re dhe ato lokale. “Mendoj që thirrja e ambasadores amerikane shpreh edhe njëherë shqetësimin e deformimit të zgjedhjeve nëpërmjet elementeve kriminal dhe përfshirja e tyre në nive-let e larta politike të mazhorancës”, nënvizoi kreu i PR, Fatmir Mediu për gazetën “SOT”.

Po shkohet drejt një krize të thellë politike

Por rezerva e kundërshti për hap-jen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore nga ana e mazhorancës ka shprehur edhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Ky i fun-

Gjosha: Heqjen e koalicioneve nuk mund ta bëjë ky ParlamentIsh-ministrja e Integrimit, Klajda

Gjosha deklaroi dje gjatë një pronon-cim për mediat se ndryshimi i çështjes së koalicioneve kërkon ndryshim në Kushtetutë dhe sipas saj, kërkon një Parlament legjitim që të bëhen ndërhyrje në librin themeltar të një shteti. “Hapja e listave me 100% është një mundësi e mirë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tyre, hapjen e garës brenda partive politike, shpalosjen e platformave dhe programeve dhe demokratizimin e partive politike. Ndryshimi i çështjes së koalicioneve kërkon ndryshim në Kushtetutë dhe unë mendoj se do t’i takonte një parlamenti legjitim të bëj ndërhyrje në librin themeltar të një shteti. Kjo edhe për faktin se nëse do të ketë ndryshime në Kushtetutë, atëherë ato duhet të përfshijnë një gamë të gjerë çështjesh që kanë të bëjnë me balancimin e pushteteve”, deklaroi Gjosha.

Braimllari: Rama frikë nga koalicionet, PD-LSI

do fitojë zgjedhjetSekretari i Përgjithshëm i LSI,

Endrit Braimllari deklaroi dje gjatë një prononcimi për mediat se truku i Edi Rama në Këshillin Politik është shmangia e koalicioneve, sepse sipas tij, opozita e bashkuar është tmerri i vërtetë i kryeministrit. “Kjo qeveri është arrogante dhe e papërgjeg-jshme në raport me qytetarët, ku paligjshmëria tani është kthyer në një model qeverisës, ndaj Edi Rama ka frikë nga vota e qytetarëve dhe nuk kërkon hapjen e listave por kërkon shmangien e koalicioneve”, deklaroi ai. Më tej, Braimllari dha arsyen pse sipas tij, kryeministri Rama kërkon që partitë opozitare të garojnë të ndara. “Nuk ka mekanizëm apo truk politik që ndal këtë uragan popullor që mbështet masivisht opozitën, si një alternativë qeverisëse e cila do nxjerrë vendin nga kriza dhe do të hapë vende të reja pune dhe do të fusë Shqipërinë në shinat e kushtetutshmërisë”, tha ai.

dit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deklaroi dje se ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen në mënyrë të njëanshme dhe në një kohë kaq të shkurtër, pasi një vendim i tillë, sipas tij e çon vendin drejt një krize të thellë politike dhe jo vetëm. “Është një hile e madhe publike, një mashtrim i paturpshëm, pasi në radhë të parë i gjithë debati i ngritur bazohet mbi hapjen e listave, por që në fakt është një gënjeshtër e madhe. Nuk ka lista të hapura nga mesi e sipër, as ndry-shime kushtetuese të njëanshme për të eliminuar koalicionet, sidomos në kohë pandemie, me lidhje online nga

shtëpia, më pak se një vit nga zgjedh-jet, pra në kundërshti me qëndrimin e OSBE-së, dhe kur vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Guximi për të mashtruar në këtë lloj forme është sigurisht i tepruar, dhe hap rrugën e një krize edhe më të thellë politike. Kjo që po ndodh është shumë e rrezikshme, dhe në një mënyrë apo në një tjetrën, duhet t’i themi mjaft mar-rëzisë së një personi, që po merr peng integrimin e vendit, jetën politik dhe atë ekonomike”, deklaroi ai. Ndër-kohë, duke komentuar deklaratën e ambasadore Yuri Kim se duhet të bëhet kujdes me përzgjedhjen e

kandidatëve për deputet nga krerët e partive, zoti Duka u shpreh se e mbështet plotësisht atë. “Pajtohem me mesazhin e ambasadores, në fakt ne si opozitë kemi që në 2015 që e çojmë përpara këtë betejë. Madje mund të them se ky është një mesazh i vonuar, sepse paçka se ligjin për dekrimi-nalizmin ne e kemi kaluar në vitin 2015, nga mazhoranca pati shkelje të përsëritura, duke kandiduar element me rekorde kriminale, madje e bëri këtë edhe kur nuk kishte kundër-shtarë në garë, si në zgjedhjet e 30 qershorit të shkuar”, nënvizoi kreu i PAA, Agron Duka për gazetën “SOT”.

“Për sa i përket adresimit specifik të mesazhit të Am-basadores, besoj se kishte lidhje me lajmin e pakonfirmuar që doli në media paraditen e djeshme mbi një propozim nga baza e PD. Megjithatë, pak rëndësi ka kujt i adresohet, e rëndësishme është që ambasadat t’i çojnë angazhimet

e tyre deri në fund, sidomos për sa i për ketë fushave në të cilat janë investuar. Nuk ka më kohë për deklarata, por duhet një ndihmë serioze, si për dekriminalizimin si dhe për përfundimin në kohë të reformës në Drejtësi”, deklaroi dje kreu i PAA, Agron Duka për gazetën “Sot”.

Ja kujt i adresohej mesazhi i ambasadores KimKREU I PAA:

“Nëse këto ndryshime kushtetuese kalojnë me votën e mazhorancës dhe të opozitës parlamentare do të thotë që ata i vendosin rregullat e lojës vetë, hyjnë në zgjedhje vetë. PD dhe opozita mund të kenë bërë veprime të disku-tueshme si djegia e mandateve, në këtë rast ka të gjithë të drejtën për të mos hyrë më në zgjedhje. Unë kam shumë

dëshirë që të udhëheq listat e PAA me të gjitha mënyrat dhe maskarallëqet që mund të bëjnë këta kundër partive të vogla. Opozita e bashkuar duhet të luftojë me të gjitha mënyrat demokratike. Çfarë do të zgjedhin ata, do të jem dhe unë. Nëse ata nuk hyjnë në zgjedhje atëherë as unë”, deklaroi pak ditë më parë kreu i PAA, Agron Duka.

Nuk futemi në zgjedhje, nëse hiqen koalicionetDUKA:

Page 10: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

GAZETA SOT10 E Hënë 27 Korrik 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Platforma e plotë e Artan Hoxhës për Rektor, nga rishikimi i pagës për pedagogët, te mbështetja

e kërkimit shkencor dhe futja e teknologjisë

Artan Hoxha: Më shumë mundësi punësimi dhe intershipe

Bilanci i të infektuarve vijon me shifra të larta, shënohet numër rekord i të infektuarave me koronavirus, 126 raste të reja dhe 4 vdekje

Ditën e djeshme është shënuar numër rekord i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, duke iu referuar të dhënave që prej fillimit të pande-misë së Covid-19. Ditën e djeshme janë shënuar 126 raste të reja me koronavirus. Sakaq Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se katër pacientë ndërruan jetë ditën e djeshme nga Covid-19. “Fat-keqësisht nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare dhe një 73 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Shkodra”, ka deklaruar dje gjatë

komunikimit të përditshëm Ministria e Shëndetë-sisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Shifrat e të infektuarve janë alarmante. “Në 24 orët e fundit u kryen 504 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 126 raste pozitive, rekord deri tani brenda një dite”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga raste 9 në Kavajë e Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në

Krujë, Mirditë dhe Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë dhe Vau i Dejës, 2 në Tropojë dhe nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec e Sarandë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë. Të shtunën, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale nga puna e përditshme e Urg-jencës Kombëtare, që këto kohë përballet me një numër të lartë thirrjesh për shkak të pandemisë. Sipas Ramës 127 është në dispozicion të qytet-arëve 24 orë në ditë në 7 ditë të javës, ndërkohë

që bën apel për t'i ndihmuar duke u kujdesur për vetën në mënyrë që të mos infektohen. “Punë e palodhur e Njësisë së Koordinimit dhe ekipeve të terrenit të Urgjencës Kombëtare në shërbim 24/7 për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve. T’i ndihmojmë të gjithë bashkë për të përbal-luar këtë situatë, me kujdes çdo ditë, duke respektuar rregullat e jetesës në normalitetin e ri”, ka shkruar Rama. Në videon e publikuar thuhet se rreth 540 thirrje vijnë në ditë në urg-jencën kombëtare, ndërsa 42 misione ditore për të prekurit me koronavirus kryhen prej saj.

Dekani i Fakultetit të Drejtë-sisë njëherësh edhe kandi-dat për rektor në Universi-tetin e Tiranës, në nisje të

fushatës për zgjedhjet universitare ka shpalosur platformën e tij, e cila nis me prioritete që nga paga e peda-gogëve, tek ulja e tarifave të studimit dhe mbështetja e kërkimit shkencor. Gazeta ka zbardhur platformën e plotë të kandidatit për rektor Artan Hoxha. Nën sloganin “Kolegjialitet, ndërkombëtarizim, transparencë”, dekani Artan Hoxha në platformën e tij inovative, i ka bërë të qarta synimet e tij për postin e rektorit, ku duket i qartë në atë që kërkon. Hoxha në disa reagime për mediat është shprehur se nëse ai zgjidhet në krye të Rektoratit të Universitetit të Tiranës, do t’i rikthejë këtij institucioni krenarinë e munguar. Vendosmëria e Hoxhës duket dhe në platformën e tij. Dekani Hoxha, i cili mban mbi supe një karrierë të spikatur akademike në fushën e drejtësisë, e ka vizionin e qartë se ku do ta çojë Uni-versitetin e Tiranës. Nëse fiton garën, për herë të parë në krye të universitetit do të jetë një jurist.

Mbështetja për pedagogëtNjë nga pikat e platformës së

Hoxhës është mbështetja financiare e personelit akademik. Kjo pikë përfshin disa prioritete. Ndër to është edhe rishikimi i pagës. Po ashtu në këtë pikë të platformës së Hoxhës, përfshihet edhe mbulimi financiar për pjesëmarrje në veprimtari shken-core ndërkombëtare. Sakaq Hoxha premton mbulim financiar për fee-në e botimit të artikujve shkencorë. Platforma përfshin ndër të tjera politika mbështetëse për kategorinë “Profesor”. E së fundmi kjo pikë e platformës mbyllet me premtimin për honorare për angazhimet në projekte ndërkombëtare.

Fuqizimi i qendrave të karrierësHoxha ka bërë me dije se gjatë

këtij mandati në fokus të veçantë do të jenë fuqizimi dhe zhvillimi i Qendrave të Karrierës, si në nivel institucional ashtu edhe në nivel fakulteti me burime njerëzore, finan-ciare dhe hapësira të dedikuara për t’iu përgjigjur më së miri nevojave specifike të studentëve në degë dhe programe të ndryshme studimi. Në këtë pikë të platformës së tij përfshihen disa elementë që do të ndihmojnë në fuqizimin e qendrave

Shehu: Rama t'i kërkojë ndihmë Italisë për Covid-19

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu i ka kërkuar dje qeverisë që t'i kërkojë ndihmë Italisë për të përball-uar situatën nga koronavirusi, që po kalon vendi. “Rama të “zgjohet”, kriza shëndetësore imponon mbështetje ndërkombëtare! Si pasojë e keq menaxhimit të pandemisë vendi është sot jo vetëm më keq se kurrë e me pasoja të renda, por dhe pa strategji, me sistem shëndetësor të handikapuar, me mungesa struk-turale e materiale, nën një pasiguri e perspektive të “zymtë” për muajt që vijnë. Në këto kushte kur qeveria dështoi e nuk u tregua e aftë as për të mobilizuar mundësitë tona ekzis-tuese, duhet minimalisht të kërkojë një mbështetje ndërkombëtare. Përballë një te sëmuri të vështire ne përpiqemi të kërkojmë ndihme te kualifikuar apo ta dërgojmë atë një klinikë të avancuar. Tashti që diskutohet për shëndetin e një populli është jashtë çdo logjike kjo letargji e Qeverise dhe e Kryeministrit, ndërsa dje bënte show”, ka deklaruar Shehu.

I prekur me COVID, ish-deputeti i PS: Mesa duket beteja do zgjasë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Toçi, me anë të një statusi në rrjetet sociale tregon se ende nuk e ka fituar betejën me koronavirusin. Ai thotë se pavarësisht se është në gjendje të stabilizuar vijon të jetë i infektuar. Sakaq në statusin e tij ai nuk lë pa falënderuar miqtë e tij që i janë gjendur pranë, por edhe mjekët e spitalit Shefqet Ndroqi. “Mirënjohje e falënderime. Interesimi i të afërmve, miqve, të njohurve dhe dashamirësve të shumtë për gjendjen time shën-detësore, pas prekjes nga Covid-19 ma ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate, si pjesë e rëndësishme e trajtimit shëndetësor që po përdoret, me sa duket deri tani, me sukses. Në pamundësi për t’iu përgjigjur mijëra mesazheve dhe interesimeve të vazhdueshme në forma të tjera nga e gjithë bota, informoj se gjendja duket e stabilizuar, edhe pse beteja me Covidin-19 vazhdon dhe, me sa duket, do të zgjasë akoma”, thuhet në reagimin e tij.

Platforma gjithëpërfshirëse dhe reformuese e kandidatit për rektor Artan Hoxhës, përfshin dhe i jep rëndësi ngritjes së laboratorëve kërkimorë dhe ngritjes së inkubatorëve të biznesit. Sa i takon laboratorëve kërkimorë, dekani i Fakultetit të Drejtësisë Artan Hox-ha premton rritje të fondit të financimit për laboratorët kërkimorë shkencorë. Po ashtu një rëndësi të veçantë i

jep dhe ngritjes së laboratorëve kërkimorë në shërbim të kërkimit dhe praktikave laboratorike. Ndërsa sa i takon ngritjes së inkubatorëve të biznesit, Hoxha premton gjenerim dhe zhvillim të ideve brenda universitetit duke i transformuar në biznese të reja me impakt ekonomik dhe social. Sakaq në platformën e tij Hoxha premton mbështetje me ekspertizë dhe burime financiare.

Ngritja e laboratorëve kërkimorë dhe inkubatorëve të biznesit

Dekani Artan Hoxha në plat-formën e tij për drejtimin e Rek-torit të Universitetit të Tiranës i jep rëndësi ngritjes së sistemit të shërbimeve online. Në këtë pikë të platformës së tij, dekani i Fakultetit të Drejtësisë Artan Hoxha prem-ton se do të gjenerohen online dokumentacione si lista e notave, vërtetimi i studentit, programi mësi-mor, silabuset. Po ashtu ai premton kursim kohe dhe ulje e kostove duke

ofruar shërbime në gjuhën shqipe dhe në atë angleze. Sakaq Hoxha premton ndërtim të bibliotekës qen-drore universitare, ku ndërfutet in-vestim në literaturë shkencore dhe investim në infrastrukturë. “Krijimi i mjediseve rekreative. Zgjerim i hapësirave të mësimdhënies, labo-ratorëve mësimorë dhe ambienteve rekreative. Krijim i kushteve për studentët me aftësi ndryshe”, thuhet në platformën e tij.

NGRITJA E SISTEMIT TË SHËRBIMEVE ONLINE

të karrierës. Një ndër to është studi-mi i tregut të punës dhe orientimi i karrierës. Po ashtu Hoxha premton më shumë mundësi punësimi dhe intershipe. Në këtë pikë të platformës bëhet fjalë për mbështetje në lidhje me trajnimet profesionale, worksho-pet dhe leksionet e hapura. Rëndësi do u jepet edhe aktiviteteve sociale,

kulturore dhe sportive. “Informim dhe mbështetje për mobilitete stu-dentore. Krijim i rrjetit të studentëve vullnetarë, rrjeti i Alumnit të UT-së si dhe Klubi Studentor Erasmus+”, premton Hoxha në platformën e tij.

Mbështetja e kërkimit shkencorNjë tjetër pikë e fortë e plat-

formës së Artan Hoxhës është

edhe mbështetja që ai do t’i japë kërkimit shkencor. Në platformën tij të pasur dhe mjaft përparimtare në aspektin e reformimit të univer-sitetit, mbështetja që ai premton për kërkimin shkencor zë një hapësirë të veçantë. “Kërkim shkencor me një impakt të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe shoqëri do të jetë një nga drejtimet kryesore në të cilat do të punohet fort gjatë këtij mandati”, thekson Hoxha. Sakaq në këtë pikë të platformës përfshihen, ngritja e kapaciteteve fizike me teknologji dhe pajisje të përparuara moderne. Po ashtu rëndësi do i jepet edhe rri-tjes së aplikimeve për grante kërki-more. Sakaq Hoxha premton se do të inicioj alokimin e një fondi finan-ciar për mbështetjen e projekteve kërkimore shkencore. Së fundmi kjo pikë e platformës përfshin dhe krijimin e rrjeteve kërkimore me aktorë të ndryshëm lokal, rajonal dhe ndërkombëtar.

Page 11: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

.............GAZETA SOT E Hënë 27 Korrik 2020 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Ndryshon ligji për pronat, ja procedurat e reja për t’i kaluar privatit pronat shtetërore në bregdet

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPronat me investime mbi 5 mln euro nuk pësojnë ndryshim

Esmeralda HIDA

Qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin për pronat në bregdet. Problemati-kat e pronave në bregdet

ka vazhduar të shtohen në vitet e fundit, kjo edhe për shkak të disa paqartësive në ligjin për këtë çështje. Kështu që pas ndërhyrjeve të shumta, ligji për pronat në bregdet po pëson një tjetër modifikim. Së fundmi Kuvendi ka nisur shqyrtimin e disa ndryshimeve në ligjin për Pronat e Paluajtshme të Shtetit, qëllimi i të cilave, sipas relacionit shoqërues, është plotësimi i kuadrit ligjor ek-zistues mbi pronat e paluajtshme të shtetit, duke parashikuar dispozita për përkufizimin dhe identifikimin e bregut e detit si pronë publike. Gjithashtu qartësohen procedurat e pronës publike me përdorim nga një palë e tetë që në këtë rast mund të jetë institucion privat. Sakaq ndryshimi më i rëndësishëm i projektligjit është një nen i ri, i cili rregullon raportet e institucioneve publike me palët e treta të cilëve u janë dhënë në përdorim sipërfaqe në bregdet. Në relacion sqarohet se prona e shtetit i kalon në përdorim privatit, vetëm në rast të përdorimit për interesa publike, dhe jo vetëm interesa private. Ndërsa më tej theksohet se ky institucion privat mund ta përdorë këtë pronë shtetërore deri në momentin që kon-firmon ekzistencën e tij, sigurisht pa ndryshuar destinacioni i pronës edhe në ato raste kur privati derdh mbi 5 mln investime për arsyet e tij. “Prona

Projektligji ka të bëjë me nevojën për të garantuar statusin dhe mbrojtjen ligjore të kësaj pasurie, e cila është një ndër pronat më të rëndë-sishme për shkak të vlerës që ka në shumë aspekte dhe fusha të veprimtarisë publike, shtetërore dhe në vetë jetën e vendit...

të paluajtshme të shtetit, të cilat i kanë kaluar në përgjegjësi administrimi in-stitucioneve qendrore, për t’u vendo-sur në dispozicion të subjekteve të së drejtës private që synojnë realizimin e një interesi publik, pa qëllim fitimi, të themeluara dhe që funksionojnë sipas legjislacionit në fuqi për organizatat jofitimprurëse, do të përdoren për aq kohë sa subjekti privat jofitimprurës ekziston, destinacioni i përdorimit dhe zhvillimit të pronës nuk ndryshon dhe kur në pronë është kryer investim mbi 5 milionë euro, për qëllimet e aktivitetit të tij”, thuhet në projektligj.

Kontrata me privatinNdër të tjera bëhet me dije se de-

tyrimisht në çdo rast, në kontratën

e përdorimit do të specifikohet se pronës nuk mund t’i ndryshohet destinacioni, as për interes aktivi-tetit dhe as për interes detyrimesh të privatit. Sipas ligjit ky i fundit mundet vetëm ta përdorë pronën publike, theksuar këtu pronat pri-vate por nuk mund t’i tjetërsoj ato ose të përdor kontratën për interesa që nuk përfshihen në të mira pub-like. “Në asnjë rast kjo pronë, së bashku me ndërtimet, investimet dhe përmirësimet e saj, nuk mund të jetë objekt i asnjë barre hipo-tekare apo procedure ligjore nga kreditorët e subjektit juridik privat jofitimprurës, për të realizuar vjel-jen e detyrimeve që këta kreditorë

kanë ndaj personit juridik privat jofitimprurës,” thekson neni 16/1 i projektligjit. Sakaq në relacion shpjegohet se, rregullat dhe pro-cedurat për lidhjen e kontratës së përdorimit pa afat, sipas kritereve të mësipërme, do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Madje ndryshimet e bëra në këtë ligj fusin në përkufizimin e pronës bregdetare në pronë të shtetit edhe disa pjesë që deri më tani nuk ishin të etiketuara në ligj dhe po shfrytë-zoheshin nga privat në mënyrë të paligjshme dhe jashtë standardeve që parashikon ligji për përdorimin e pronave në bregdet. Veprime këto që deri më sot janë lënë jashtë

Vendorët në performancë të dobët, humbasin 3.2 mld lekë në 6 muaj

Pandemia dëmtoi turizmin, 72% më pak turistë në qershor

Vendorët vazhdojnë të tregojnë performancë të dobët në 2020. Sipas raportit mbi buxhetin 6 mujor, treg-ohet se vendorët mblodhën 10.2 miliardë lekë, apo 3.2 miliardë lekë më pak se fakti i 6 mujorit 2019. Po të shi-kojmë ndër vite, rezulton se kjo është shifra më e ulët e regjistruar që nga viti 2017, ku të ardhurat ishin afro 10.9 miliardë lekë. Nga ana tjetër vendorët kanë futur shumë pak të ardhura në buxhetin e shtetit ndër vite në raport me zërat e tjerë. Sipas rapor-tit rënien më të madhe në 4

vite e ka mbledhja e taksave mbi ndërtesat, ku në 6 muaj arrin në rreth 2.5 miliardë, nga 3 miliardë lekë që është mbledhur mesatarisht në të njëjtat periudha të viteve të mëparshme. Ndërsa të ardhurat nga taksat mbi biz-nesin e vogël kanë pësuar rritje në krahasim me tre vitet e mëparshme, edhe pse shifrat nga këto taksa janë modeste. Në gjysmën e parë të këtij viti arrijnë në 331 milionë lekë, ndjekur nga taksat lokale, mbi të cilat ka ndikuar shtyrja e detyrimeve për shkak të pandemisë.

Pandemia po vazhdon të jap efekte e saj në sektorin e turizmit. Në muajin qershor shumë pak të huaj kanë hyrë në vendin tonë për pushime, gjë e cila ka reduktuar ndjeshëm aktivitetin e operatorëve turis-tik. Sipas të dhenve të INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Qershor 2020, janë 364.574. Krahasuar me Qer-shor 2019, ky tregues rezulton me rënie 66.3 %. Në Qershor 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 179.594. Krahasu-ar me Qershor 2019, ky numër ka rënë me 71.5 %. Nga ana

tjetër numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020 është 781.894, duke rënë me 63.4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Madje kemi pësuar dhe dëm-timet më të shumta në turizëm në krahasim me vendet e të rajonit. Konkretisht përgjatë gjashtë mujorit të parë tw 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51.0 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 95.3 %, kra-hasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Bien të ardhurat personale në 6 muaj, ndikim në të gjithë sektorët

Të ardhurat personale ranë ndjeshëm në këtë gjashtë mujor. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, tati-mi mbi të ardhurat personale llogaritet 15.9 miliardë lekë për periudhën janar-qershor të vitit 2020. Të ardhurat per-sonale që tatohen janë të ardhurat nga paga në sek-tor publik dhe sektor privat, nga interesat bankare, nga dividendët, nga shitja e pas-urive të paluajtshme dhe nga burime të tjera të ardhurash. Të ardhurat që vijnë nga ta-timi mbi pagat zënë peshën kryesore sa i takon strukturës

së vlerave të tatimit të të ard-hurave personale. Kështu me sa duket këto sektorë i kanë reduktuar ndjeshëm të ard-hurat në këtë 6 mujor. Sipas ekspertëve brenda ministrisë, kjo situatë ishte e pritshme për shkak të situatës së krijuar prej epidemisë së COVID-19, prandaj këto të ardhura rezu-ltojnë më të ulëta se sa planifi-kimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në fillim të vitit. Gjithsesi ministria, në bashkëpunim me të gjithë strukturat e tjera përgjegjëse, ka premtuar se po harton një plan rimëkëmbjeje.

kuadri ligjor, por që kanë rëndësi dhe pasoja në turizmin vendas për zonat në bregdet dhe ekonominë në tërësi. “Në këtë kuptim, përparësia në miratimin e projektligjit ka të bëjë me nevojën për të garantuar statusin dhe mbrojtjen ligjore të kësaj pasurie, e cila është një ndër pronat më të rëndësishme për shkak të vlerës që ka në shumë aspekte dhe fusha të veprimtarisë publike, shtetërore dhe në vetë jetën e vendit. Mjafton të përmendim këtu rëndësinë e saj në kuptimin gjeografik (aksesi në det), në transport, turizëm dhe, për pasojë, në ekonominë e vendit”, thuhet në relacion.

Greqia ka vendosur të shtyjë deri në fund të vitit lejet e posaçme për emigrantët shqiptar që punojnë atje. Shpërthimi i pandemisë bëri që këtë vit sezoni i punë në shtetin grek të fillojë me vonesë, kjo bëri që edhe shqiptarët që emigrojnë atje për punë sezonale të nisin me vonesë nga puna, pas shumë vështirësive për të kaluar në territorin grek. Për këtë arsye, qeveria e shtetit fqinj përmes një njoftimi publik ka lajmëruar ndryshmin në afate të lejes së qëndrimit për em-igrantët sezonal. Konkretisht, Greqia do të shtyjë lejen e posaçme për punonjësit sezonal deri në

datë 31 dhjetor të këtij viti. Sakaq të gjithë Dre-jtoritë e Emigracionit janë urdhëruar të pranojnë aplikime për punonjësit sezonal deri në datë 31 dhjetor të 2020-ës. Në qarkoret që i janë dërguar drejtorive të posaçme, sqarohet se procedura për aplikim mbetet e pandryshuar dhe kushdo punëdhënës që dëshiron të punësojë emigrant nga vendet e treta në sektorin e bujqësisë mund të kryej një aplikim pranë zyrave të decentralizuara të emigracionit në prefekturën e zonës që banon. Ndërkohë shteti Grek ka treguar dhe procedurat që duhet të ndjekin të gjithë emigrantët për të

përfituar nga kjo amnisti. Konkretisht thuhet se vijimësia e proceduarve varet më së shumti nga punëdhënësi. Të gjithë të interesuarit që kërkojnë të përfitojnë leje qëndrimi në Greqi deri në fund të vitit të plotësojnë një deklaratë përgjegjësie për punëdhënësin, me detyrimin e gjetjes se banesës. Pronari duhet ta ketë të siguruar punëmarrësin të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm. Me patjetër duhet të paguajë një taksë legalizimi 100 euro për punonjës. Punëdhënësi duhet të sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal. Sipas njoftimit, procedurat kryhet 48 orëve nga dita e dorëzimit

Greqia shtyn lejen për punonjësit sezonalë, ja deri kur janë afatet dhe si mund të përfitoni

të dokumenteve. Shtyrja e afatit të aplikimit do të bëjë të mundur hapjen e tregut të punës për mijëra shqiptarë të cilët duan të shkojnë për punësim sezonal në Greqi, si dhe rritjen e të ardhurave për ato familje shqiptare që burim të vetëm kanë remitancat, sidomos pas goditjes së koronavirusit.

Page 12: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

GAZETA SOT12 E Hënë 27 Korrik 2020

.............

r a j o n www.sot.com.al

Dialogu Kosovë- Serbi, Mustafa kërkon njohje reciproke,

Vuçiçi i kthehet kërcënimeve

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraVuçiç: Ne do të vazhdojmë fushatën tonë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës

Angazhimet dhe prob-lematikat për dialogun mes Serbisë vazhdo-jnë të jenë kryefjalë e

debateve edhe mes palëve poli-tike në Kosovë, si edhe me palët Serbe. Sakaq, lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili vazhdon të këmbënguli për njohje reciproke të Kosovës nga Serbia. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa tha se dialogu me Kosovën është politik dhe në bashkëbisedi-min me teknikun Skënder Hyseni është garantuar se e vetmja mar-rëveshje me Serbinë do jetë ajo e njohjes reciproke. “Të nderuar qytetarë. Sot kisha një bisedë telefonike me z. Skënder Hyseni, Koordinator Shtetëror për dialog. Shpreha përkrahjen time dhe të LDK-së për kursin se nuk ka asn-jë marrëveshje të veçantë, jashtë marrëveshjes gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje reciproke. Se dialogu është krejtësisht poli-tik dhe rezulton me marrëveshje politike ndërshtetërore për njohje reciproke”, shkruan ai. Sakaq Mustafa ka treguar se SHBA ka shprehur mbështetjen e saj të potë në këtë dialog për Kosovën. Ndërsa ka kërkuar beshteje nga të gjithë për realizmin e këtij qëllimi, Mustafa deklaroi se të gjithë or-ganet politike kanë përgjegjësinë e tyre në këtë çështje, por vetëm

Hoti: Kemi mungesë kapacitetesh për të përballuar shtimin e rasteve

Delegacioni në NATO: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut historik

Ditën e djeshme përmes një deklarate publike paralajmëroi se shumë shpejt Kosova nuk do ketë kapacitet për të përballuar shtimin e rasteve me koronavi-rus. Ai tha se aktualisht vetëm 130 shtretër janë të lirë, por që në këto ritme nuk do mbetet asnjë, prandaj i ka kërkuar qytetarë të respektojnë distancën dhe të kujdesen për higjienën person-ale. Duke theksuar se mjekët dhe qeveria po bëjnë të pamun-durën që t’ia dalin mbanë. “Nga gjithsej shtatëqind shtretër në Qendrën Klinike Universitare

të Kosovës dhe në spitalet ra-jonale, vetëm edhe 130 shtretër kanë mbetur në dispozicion për personat e infektuar me koronavirus. tri instrumentet e vetme që mundësojnë menax-himin e situatës është mbajtja e detyrueshme e maskës, mbajtja e distancës dhe mbajtja e hig-jienës personale. Ne po bëjmë të pamundurën brenda shërbimit spitalor për të krijuar kapacitete shtesë për të parandaluar situ-atën ku nuk kemi ku t'i shtrijmë njerëzit që kërkojnë të shtrihen ne spital", tha Hoti.

Delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar në NATO, në kuadër të National photo week në “Twitter” publikoi dje një fotografi nga mo-menti i anëtarësimit zyrtar të Maqedonisë së Veriut në NATO, duke e quajtur këtë akt moment historik. “Moment historik për NATP-në, kur në mars e pritëm aleatin tonë të 30-të, Maqedonia e Veriut në NATO. Disa fotografi brilante nga ceremonia e anëtarësimit për National Photo Week”, thuhet në postimin e deleg-

acionit britanik. Menjëherë pas këtij postimit, tepër e vlerësuar ka reaguar shkroi ministrja e Mbrojtjes, Radmil-la Sheqerinksa, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale facebook deklaroi se ky ishte një veprim në të mirë të të gjithë palëve. “Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është e rëndësisë së veçantë jo vetëm për ne, por edhe për aleatët”, u shpreh ministrja, duke treguar si vlerësim të Britanikëve këtë gjest për Maqedoninë e Veriut.

Rëndohet bilanci në Kosovë, 220 raste të reja me Covid-19

Kurba e të infektuarve me koronavirus në Kosovë vazh-don në tren rritës prej javësh. Sakaq edhe ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 220 pa-cientë pozitivë nga 472 testime të kryera në 24 orët e fundit. Sakaq bëhet me dije se bren-da këtyre orëve kanë fituar betejën me koronavirusin 121 pacientë dhe 8 humbje jete, ndërsa numri i rasteve aktivë shkon regjistrohet në mbi 3 mi-jë.“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë

Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 472 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në ter-ren prej të cilëve rezultojnë 220 raste pozitive. Gjithashtu kanë humbur jetën 8 pacientë të cilët vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 121pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.874 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.086”, raportoi ministria.

Përmbushet kontrata, Kosova blen automjete të blinduara nga SHBA

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët: Marshim për mbrojtjen e demokracisë

Krijohet platforma që krijon të drejta e

Shqiptarëve në MaqedoniPartitë shqiptare në Maqedoni

për herë të parë e kanë mundësinë të bien dakord për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike, për avancimin e statusit ju-ridiko-kushtetues të shqiptarëve në këtë shtet. Me këtë është sidomos që të realizohet pika një e kësaj platformë e cila parasheh zbatimin e përpiktë të parimit të multi-etnicitetit në Kushte-tutën e RMV, ku shqiptarët njihen si popullsi shtet-formuese. që shqiptarët të njihen si popull shtetformues.

Maqedonia përmirëson kushtet në spitalin psikiatrik Shqiptarët e Malit të Zi paralajmërojnë bashkim në zgjedhje

duke bashkëpunuar. “Po ashtu është për tu vlerësuar deklarimi i qartë nga takimi i Koordinatorit Shtetëror, z. Hyseni me z. Philip Reeker, Asistent Sekretar Kryesor për Evropë dhe Euroazi në Depar-tamentin Amerikan te Shtetit, që dëshmon përkushtimin dhe rolin aktiv të SHBA-së në procesin e di-alogut. Në këtë proces duhet dhënë përkrahje të fuqishme Kryemi-nistrit Hoti, Qeverisë, Presidentit si dhe të gjithë mekanizmave shtetëror që e qojnë përpara këtë dialog politik. Përgjegjësia për di-alogun bie mbi koalicionin qever-isës, ndërkaq pronësia e dialogut i takon shumicës kushtetuese par-lamentare dhe asnjë subjekti veç e veç”, theksoi ai.

Deklarata e VuçiçNga ana tjetër Presidenti i

Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shpër-thyer në deklarata të forta ndaj qeverisë Kosovare. Përmes një deklarate për shtyp ai i është përgjigjur deklaratës së kryemi-nistrit të Kosovës Avdullah Hoti, se lobimi për njohjen e Kosovës nuk është pezulluar, duke thënë se ai do të presë për të parë se cila do të jetë organizata e parë ndërkombëtare ku do të aplikojë Kosova për anëtarësim dhe nëse nuk i tërhiqet vëmendje Kosovës ata do vazhdojnë për mosnjohjen e saj. Më tej ai ka përmendur edhe nënshkrimin e shqiptarëve për ndry-shimet në zonat me shumicë serbe dhe ndërhyrjet për dialog, të cilat i

ka nënvlerësuar dhe i konsideruar pas asnjë ndikim. “Në atë ditë, nëse mentorët e tyre nuk iu tërheqin vëre-jtjen, ne do të vazhdojmë fushatën tonë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe u premtoj atyre që do të jemi pesë herë më të suksesshëm”, tha Vuçiç para gazetarëve gjatë një vizite në Sremska Mitrovicë. Nënsh-krimi i shqiptarëve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe (Zajednica) dhe fjala e dhënë (tek i dërguari amerikan për dialog Rich-ard) Grenellit, nuk do të thotë asgjë”, deklaroi ai. Sipas tij Hiri gabohet, pasi delegacioni serb ishte i gatshëm për bisedime mbi ekonominë dhe se delegacioni i Kosovës erdhi në ato bisedime me kërkesë për kompen-sim të luftës.“Kjo është ekonomi për ta, sepse ata nuk kanë fabrika dhe investime. Ne për këtë nuk do të flasim fare. Dialogu duhet të vazh-dojë, por nëse thirrja është ‘Ejani të firmosni pavarësinë e Kosovës. As mos na thërrisni. Ne jemi gjithmonë për dialog dhe kompromise që çojnë në zgjidhje”, tha Presidenti. Qëndrimi i tij u acarua më së shumti që pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha në Kuvend javën e shkuar se nuk do ketë pezullim të aktiviteteve, pasi është arritur në dakordësi me partnerët tanë që anëtarësimi jonë në organizatat ndërkombëtare të bëhet bashkë me ta, bashkë me ndërkombëtarët dhe vetëm kjo është e vërteta.

Amerika ka përmbushur kon-tratën e para një viti me Kosovën. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, njoftoi përmes një deklarate për Radio Evropa e Lirë se në Kosovë të shtunën ka arritur një kontingjent me automjete të blinduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për FSK-në. Sipas tij, arritja e këtij kontingjenti ka të bëjë me një kontratë që Kosova e nën-shkruar me SHBA. Më tej ai shpjegoi se blerja e automjeteve të blinduara është bërë me buxhetin e Kosovës.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët -Al-ternativa shprehën dje në një deklaratë për shtyp se rrjedhën e organizimet e tyre janë ndërmarrë për mbarëvajtjen demokratike në vend. Ata shprehen se simbolet e këtij marshi, sipas koalicion-it, do të jenë simbole kombëtare dhe të aleatëve perëndimor, ndërsa sloganet do të jenë të lidhura me mbrojtjen e demokracisë. “Marshi për demokraci më shumë se protestë është një shpreh-je publike e vullnetit të qytetarit shqiptar në Maqedoni”, thuhet në deklaratë.

Qeveria e Maqedonisë ka marrë së fundmi një iniciativë për rehabilitimin e spitalit psikiatrik. Në shumë vende këto institucione neglizhohen nga qeveritë, por Maqedonia e veriut ka vendosur të shtoj shtretër dhe kushte të tjera në gjendje të mirë për ambiente spitalore psikiatrike. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale tregoi se janë shtuar 45 shtretër në gjendje të mitë dhe krijim hapësirash për ajrosje. “Shtretërit e vjetër të ndryshkur janë zëvendësuar me 45 të reja me dyshekë të rehatshëm. Dhe në mënyrë që pacientët të kalojnë kohën jashtë në ajër të pastër, janë vendosur banka të reja në disa lokacione përreth Klinikës”, shkruan Filipçe.

Pas Luginës së Preshevës, edhe shqiptarët e Malit të Zi po mendojnë bashkimin në zgjedhjet parlamentare që vendi fqinj planifikon të mbajë në 30 gusht. Raportet në media tregojnë se Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjelosh e të tjerë dhe e drejtuar nga Amir Hollaj, kanë rënë dakord që në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të dalin me një listë të përbashkët. Sipas një deklarate publike të tyre ky veprim për ndërmerret pasi ata si bashkësi kanë kuptuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, kërkesën e qytetarëve, si dhe pritjen e ftesën e diasporës për bashkim. “Ne, si subjekte dëshirojmë të dëshmojmë qëndrimin dhe kërkesën tonë për formimin e kësaj liste të përbashkët shqiptare, për zgjedhjet par-lamentare të 30 gushtit. Mbetemi me shpresë se pritja jonë do të jap rezultat”, thuhet në deklaratë.

Page 13: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

.............GAZETA SOT E Hënë 27 Korrik 2020 13

b o t e www.sot.com.al

Trump-Biden, përplasen për qëndrimin ndaj Kinës, ish-vartësi i Obamës i butë ndaj Pekinit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraEkspertët hedhin poshtë strategjitë e Trump

Koronavirusi po degradon në debate politike mes Presidenti Donald Trump të dhe ish-nënpresidentin

Joe Biden. Në vazhdën e pandemisë së koronavirusit që e ka origjinën në Kinë, Presidenti Donald Trump ka ndjekur një politikë gjithnjë e më të ashpër ndaj Pekinit, duke e bërë politikën amerikane ndaj Kinës një çështje kryesore në fushatën zgjed-hore presidenciale. Zoti Trump, i cili këtë javë urdhëroi mbylljen e konsul-latës kineze në Hjuston, ka kritikuar rivalin e tij të partisë demokrate, ish-nënpresidentin Joe Biden, duke a quajtur atë të butë ndaj Kinës. Por, zoti Biden gjithashtu e portretizon veten si të ashpër ndaj Kinës dhe ka kritikuar politikat e Presidentit Trump, duke i quajtur ato joekzistente dhe joefektive. Sipas “VOA” Edhe më parë Presidenti Trump theksuar natyrën reciproke të marrëdhënies së tij me Presidentin Kinez Xi Jinping dhe përparimin drejt një marrëveshje të re tregtare që do të rriste eksportet bujqësore amerikane. Zëri i Amerikës tregon se Presidenti Trump ka ndjekur një qasje edhe më të ashpër ndaj Pekinit për nënvlerësimin që i bëri shpërthimit të koronavirusit kur u shfaq për herë të parë në pro-vincën e Wuhanit."Ajo që është lëshuar nga Kina në botë, është e vështirë të imagjinohet. Kur ishte nënpresident, Biden kundërshtoi tarifat. Dhe ai e mbështeste Kinën, nuk donte të bënte asgjë për të prishur marrëdhëniet me Kinën. Joe Biden po tregohet i butë ndaj Pekinit", tha Presidenti Trump. Sakaq veprimet dhe deklaratat e ash-

Ajo që është lëshuar nga Kina në botë, është e vështirë të imagjinohet. Kur ishte nënpresident, Biden kundërshtoi tarifat. Dhe ai e mbështeste Kinën, nuk donte të bënte asgjë për të prishur marrëdhëniet me Kinën. Joe Biden po tregohet i butë ndaj Pekinit...

pra ndaj Kinës vazhdojnë. Disa ditë më parë Administrata e Presidentit Trump të mërkurën urdhëroi mbylljen e konsullatës së Kinës në Hjuston, duke e akuzuar atë për spiunazh të paligjshëm dhe vjedhje të pronës in-telektuale amerikane.

Reagimi i BidenNdërkohë Shtetet e Bashkuara

kanë vendosur gjithashtu sanksione ndaj Kinës për shkeljen e të drejtave të njeriut të komunitetit mysliman të ujgurëve, dhe shkeljen e lirive civile në Hong Kong. Si nënpresident në administratën e Presidentit Barack Obama, Biden mbështeti angazhimin e kushtëzuar me Kinën për çështje të tregtisë dhe sigurisë."Ne nuk kemi frikë

nga rritja e Kinës, ne duam ta shohim Kinën të rritet. Të vazhdojë të rritet në një mënyrë të përgjegjshme", tha ish nënpresidenti Biden. Por administrata e Presidentit Obama gjithashtu u për-poq të frenonte agresionin kinez duke rritur praninë ushtarake amerikane në Paqësor dhe duke forcuar aleancat rajonale. Biden ka kritikuar Presidentin Trump se ai përdor një gjuhë të ashpër, por ndërmerr veprime të dobëta që nuk arrijnë të frenojnë Kinën. Zoti Biden ka thënë se do të vendosë sanksione më të forta ndaj Kinës, por kritikët thonë se ai nuk ka një strategji të qartë alternative.

Ekspertët kundër strategjisë së Trump

Nga ana tjetër, duke marrë par-

asysh ndodhitë e fundit, ekspertët e diplomacisë janë të shqetësuar rreth strategjisë së re të ashpër të Presi-dentit Trump. Një prej tyre, Rachel Esplin Odell nga Instituti Quincy për Përgjegjësitë Shtetërore u shpreh se veprimet e Trump do të dëmtojnë vetë interesat e SHBA. "Është më armiqësore dhe konfrontuese në mënyra që unë mendoj se do dëmto-jnë interesat e Shteteve të Bashkuara", tha Rachel Esplin Odell. Ndërsa ish- këshilltari i Presidentit Trump, ka kritikuar gjithashtu ashpërsimin e politikës ndaj Kinës, duke i thënë Zërit të Amerikës se ajo është e lidhur me fushatën zgjedhore."Unë mendoj se marrëdhënia e zotit Trump me

Koronavirusi, regjistrohet rasti i parë në Korenë e Veriut

Boris Johnson përgatit strategjinë kundër mbipeshës në Britani

Ditën e djeshme Koreja e Veriut ka regjistruar rastin e parë me koronavirus. Deri dje në këtë shtet nuk kishte asnjë rast të infektuar,edhe pse virusi u përhap me ritme të shpejta në të gjithë Globin. Por me sa duket rezistenca kaq zgjati. Dje në qytetin koreanoverior Kesong është shpallë karantinë pasi një person për të cilin dyshohet se është infektuar me koro-navirus ilegalisht e ka kaluar kufirin. Lajmin e bëri të ditur vetë lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong. Kjo është hera e parë nga fillimi i pandemisë

globale Koreja e Veriut të paraqes se ekziston virus në territorin e saj. Kim Xhong-un ka thirrur takim anti epidemi-ologjik që të “ndërmarrë masa parandaluese për bllokimin e plotë të qytetit Kesong dhe izolim nga 24 korriku në secilin rajon nga të tjerët”, thekson agjencia shtetërore KCNA. Ndërkohë ditën e djeshme autoritetet kanë ga-rantuar se do të përpiqen t’i ndjekin të gjitha kontaktet e të infektuarve me COVID-19 në pesë ditët e fundit, për të frenuar kështu përhapjen e mëtejshme të virusit.

Mediat britanike kanë njoftuar dje se, Kryeminis-tri britanik Boris Johnson po përgatitet të njoftojë të hënën një plan të madh për të luftuar kundër mbipeshës në Britaninë e Madhe, pas një studimi mbi obezitetin si një faktor rënduar i koro-navirusit të ri. Sipas tij kjo nismë do ta bëj më të lehtë jetesën e çdo dhe largimin nga shumë sëmundje. “COV-ID-19 na ka kujtuar rreziqet e menjëhershme dhe afat-gjata të mbipeshës. Ne do t’u kërkojmë qytetarëve të përfitojnë nga ky moment

për të bërë një kthesë në jetën e tyre dhe të marrin masa të thjeshta për të hum-bur peshë, të jetojnë më të shëndetshëm dhe të reduk-tojnë presionin mbi NHS (shërbimi i shëndetit publik britanik)”, deklaroi zëdhënë-si i qeverisë. Në saj të një financimi që mund të arrijë deri në 10 milionë funte si-pas Guardian, plani “për një shëndet të mirë” parashikon të ndihmojë 35 milionë per-sona, më shumë se gjysmën e popullsisë britanike, të humbin peshë dhe të jetojnë shëndetshëm.

Kina shton forcat policore jashtë konsullatës amerikane në Chengdu

Ditën e djeshme Kina ka përforcuar trupat policorë jashtë konsullatës amerikane në qytetin Chengdu të Kinës. Policia qëndronte e rreshtuan të dy anët e rrugës ku ishin vendosur pengesa metalike. Sakaq në lidhje më këtë ka reaguar dje. Redaktori i tab-loidit “China’s Global Times” shkruante në tëitter se kon-sullatës amerikane në Cheng-du i ishte dhënë një afat prej 72 orësh për t’u mbyllur, ose deri në orën 10 të mëngjesit të së hënës me orën lokale (27 korrik). Nga ana tjetër detaje zëdhënësi i Ministrisë

së Punëve të Jashtme kineze, Wang Wenbin tha se veprime të tilla ishin një ndërhyrje në punët e Kinës dhe se kishin dëmtuar interesat e saj të sig-urisë. Sakaq Kina ngre akuza se disa punonjës të personelit të konsullatës amerikane në Chengdu kishin kryer ak-tivitete jo në përputhje me identitetin e tyre. Veprimet hakmarrëse kanë rritur më tej tensionet mes dy vendeve duke nisur nga çështjet që lidhen me tregtinë dhe spi-unazhin industrial, deri tek ato që lidhen me të drejtat e njeriut.

zotin Xi Jinping shkon lart e poshtë në varësi të perspektivës për ditën e zgjedhjeve. Dhe nëse zoti Trump fiton zgjedhjet, unë mendoj se Xi Jinping përsëri do të jetë një mik i tij i madh", tha ai. Ndërs anjë analiste shprehet se Trump po vepron jashtë realitetit. "Mendoj se ai nuk ka një filozofi koherente ose vizion të politikës së jashtme, por ai në njëfarë mënyre reagon", tha Giselle Donnelly, analiste e Sigurisë Kombëtare në Institutin American Enterprise. Të dy fushatat kanë akuzuar gjithashtu njëra-tjetrën se kanë lidhje biznesi familjar me kompanitë kineze, duke paraqitur konflikte të mundshme interesi.

Shtëpia e Bardhë ka gati fondin prej 1200 dollarësh për familjet në gusht. Koronavirusi la pasojat rënda ekonomike edhe në bizneset në SHBA, prandaj organet shtetërore atje po merret me plane të shumta për t’i përkrahur ata të rimëkëmben. Kështu së fundmi Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se republikanët do të bëjnë publike të hënën detajet e paketës së ard-hshme të ndihmës lidhur me pandeminë ndërsa siguroi se ajo kishte mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë. Këtë deklaratë i bëri pas një takimi me një nga ndihmësit kryesor të presidentit, përqendruar

tek disa ndryshime të propozimit republikan prej 1 trilion dollarësh. Zotit Mnuchin tha për mediat se zgjatja e afatit të një përfitimit shtesë krahas asaj që amerikanët marrin si pagesë papunësie, ishte përparësi kryesore për zotin Trump. Sipas tij ndih,a prej 600 dollarësh është qesharake, pasi edhe pagesa nga qeveria federale do të shënojë ulje në mënyrë të konsiderueshme. “Ndihma e përjavshme prej 600 dollarësh "qesharake" dhe shkurajuese që njerëzit të kthehen në punë. Ai tha gjithashtu se në muajin gusht amerikanët do të marrin një çek tjetër prej 1.200 dollarësh. Shtëpia

e Bardhë po vlerëson mundësinë për ta shkurtuar ndihmën shtesë në rast papunësie në 100 dollarë në javë, ndërsa republikanët e Senatit kërkuan 200 dollarë, duke arritur në një marrëveshje të përgjithshme që pagesa e papunësisë të mos jetë më shumë se 70 për qind e pagës së mëparshme të çdo punonjës. Jemi të gatshëm të lëvizim shpejt”, tha zoti Mnuchin. Sipas tij skadimi në fund të korrikut i përfitimit të përjavshëm prej 600 dol-larësh krahas pagesës që çdo amerikan merr si i papunë, shtyu republikanët të veprojnë. Dy muaj më parë demokratët miratuan planin e tyre prej

Pandemia, Sekretari i Financave: Amerikanët do marrin në muajin gusht 1.200 dollarë

3 trilionë dollarësh. M ë tej ai tregoi se mbështetja do jetë e fokusuar tek ata që kanë humbur vendete punës gjatë pandemisë dhe bizneset të cilët janë në gjendej të vështirë financiare.

Page 14: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

GAZETA SOT14 E Hënë 27 Korrik 2020

.............

k r o n i k e www.sot.com.al

“Mësohet se arrestimi dhe masa e sigurisë është mbajtur top se-

kret, pasi kështu ka qenë kërkesa e autoriteteve të huaja, duke qenë se operacioni vijonte në Argjentine dhe Costa Rica. Gjithashtu nga dëshmia, mësohet se Sejdini ka mohuar përf-shirjen e tij në trafik droge...

Qëlloi me armë zjarri pas konfliktit, arrestohet i riu në Shkodër, në Fier prangoset 38-vjeçari që dhunoi bashkëshorten

Policia ka arrestuar dje dy persona, një në Shkodër dhe një në Fier të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Konkretisht rasti i parë, lidhet me një 26-vjeçar nga qyteti i Shkodrës i cili është arrestuar për veprat "Armëmbajtja pa leje" dhe “Plagosja e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”. Sipas burimeve personi në fjalë ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë një konflikti me një person tjetër dhe është larguar. “Nga Sek-sioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim G. U., 26 vjeç, banues në lagjen "Vojo Kushi", Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat

penale "Armëmbajtja pa leje" dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer ne bashkëpunim”, thu-het në njoftimin për shtyp nga policia. Ai është shpallur në kërkim që në muajin shkurt të 2020 dhe u arrestua ditën e djeshme. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 12.02.2020, në vendin e quajtur “Parrucë” në lagjen "Qemal Stafa", Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz ML”, së bashku me një shtetas tjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasi G. U. ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Ndërkohë, mate-rialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor

Shkodër, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë i personit S. Rr., 47 vjeç, banues në Kurian, Roskovec. Sipas burimeve ky shtetas është arrestuar dje pasi ka hyrë në shtëpinë e ish bashkëshortes së tij pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës. Gjithashtu mësohet se bashkëshortja e tij E. S, 38 vjeçe, ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare" e mbetur në tentativë, "Dhunë në familje", "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës", "Dhuni-mi i banesës" dhe "Shkatërrimi i pronës".

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPërfaqësuesi i Ndraghetas rrëfen “prapaskenat” e operacionit

Albiona LIPO

Përfaqësuesi i Ndrage-htas në Shqipëri B. Sejdini ka dëshmuar dje një pjesë nga

prapaskenat e operacionit kriminal. Sipas burimeve, Sejdini ose siç njihet ndry-she me nofkën “Xhaxhai” është njohur me masën e sigurisë mëngjesin e 22 kor-rikut, dy ditë para se policia të njoftonte arrestimin e tij, në kuadër të një super-oper-acioni ndërkombëtar droge, i cili shtrihej në Shqipëri, Itali, Argjentinë dhe Costa Rica. Mësohet se arrestimi dhe masa e sigurisë është mbajtur top sekret, pasi kështu ka qenë kërkesa e autoriteteve të huaja, duke qenë se operacioni vijonte në Argjentine dhe Costa Rica. Gjithashtu nga dësh-mia, mësohet se Sejdini ka mohuar përfshirjen e tij në trafik droge. Sipas dëshmisë “Xhaxhai” është shprehur se ka punuar si marangoz në Laç dhe se nuk kishte lidhur me trafikun e drogës, ndërsa kërkoi lirinë me pretendi-min se ishte invalid.“Unë kam punuar si marangoz në ndërmarrjen në Laç dhe jam invalid. Gjatë jetës time kam udhëtuar 2-3 herë drejt Ital-isë vite më parë, ku një miku im operoi bashkëshorten e tij. Aty kam disa njerëz të njohur që kisha nga Laçi, por kurrsesi nuk jam përf-shirë në trafik droge”, ka qenë pretendimi i Sejdinit në gjykatë, teksa ishte në pritje të caktimit të masës së sigurisë. Thuhet se Bujar Sejdini ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg koka-inë në Spanjë.

Ja kush është “Xhaxhai” nga DibraBujar Sejdinaj ose siç

njihet ndryshe me nofkën

“Xhaxhai”, është konsid-eruar si personi i kontaktit të grupit mafioz Italian “Ndragheta” në Shqipëri. Sipas burimeve, 61-vjeçari është me origjinë nga fshati Ostren i Vogël i Peshkopisë, por banues në Tiranë. Ai u arrestua në datë 24. 07.2020 nga policia Shqiptare pasi akuzohej se është anëtar i një rrjeti të mirë organizuar që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Italisë dhe më pas në vendet e gadishul-lit Ballkanik. Ai gjithashtu njihet edhe si përfaqësues i familjes “Bellocco”, në Itali.

Bazuar tek njoftimi për shtyp nga policia, është bërë më dije se Bujar Sejdinaj, i njo-hur tashmë si “Ambasadori” i “Ndragheta” në Ballkan, së bashku me një shtetas tjetër Shqiptar nga Elbasani, i quajtur Ardian Çekini, dy-shohet se kanë marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë. Këtë operacion ata e kanë kryer dhe me persona të tjerë me shtetësi Italiane, që besohet se janë pjesë e klanit mafioz “Ndragheta” në Itali. Kështu në kuadër të dokumentimit të këtij rasti të blerjes së 20 kg kokainë në Spanjë, ditën

Arrestimi i përfaqësuesit të Ndraghetas në Shqipëri, zbardhet dëshmia e “Xhaxhait”: Jam invalid, s'kam lidhje me trafik droge

e djeshme policia arrestoi për qëllime ekstradimi në Itali, dibranin Bujar Sejdi-naj. Ndërkohë më parë në 26 maj 2020 në qytetin e Elbasanit policia ka arrestu-ar, Ardian Çekinin, i cili për këtë rast ishte shpallur në kërkim nga autoritet e dre-jtësisë Italiane. Të dy këta persona janë arrestuar me urdhër të autoriteteve ital-iane dhe pritet që në ditët në vijim të ekstradohen në Itali, për tu përballur me akuzat e ngritura për trafik droge dhe përfshirje në organizatë kriminale. Ndër të tjera ky operacion, i koordinuar me forcat e policisë argjentinase, të pol-icisë shqiptare dhe asaj të Costa Ricas, si dhe me UCI Albania, dëshmon se qasja globale ndaj Ndrangheta-s, e arritur përmes projektit I-CAN dhe bashkëpunim-it ndërkombëtar policor, është mënyra kryesore për të luftuar një kërcënim që ka ndotur në heshtje ekonominë e mbi 30 vendeve të botës dhe që duhet të luftohet përmes një veprimi të fuqishëm të rrjetit.

Ndërhyri në lokalin shembur nga tërmeti, arrestohet

Policia e Durrësit ka arrestuar dje pronarin e lokalit “Barons”, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. “Specialistët për Het-imin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ekzekutu-an urdhrin e ndalimit për shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në Durrës”,thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Mësohet se personi në fjalë ishte shpallur në kërkim pasi kishte bërë ndërhyrje në biznesin e tij lokal dhe për pasojë u shemb pallati 6-katësh nga tërmeti i datës 26.11.2019. “Për këtë shte-tas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg ", pasi dyshohet se nga ndërhyrjet që ka bërë në biznesin e tij lokal, në lagjen nr. 6 dhe nga tërmeti i datës 26.11.2019 është shembur pallati 6-katësh dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetase”, deklaron policia.

Gërryente lumin Shkumbin, arrestohet 51-vjeçari nga LushnjaPolicia ka goditur dje një tjetër rast të krimit mjedisor,

në qytetin e Lushnjes. Sipas burimeve, është vënë në pranga R. J 51-vjeç banues në Lushnjë, pasi u kap duke nxjerrë në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Shkumbin. Mësohet se mjetet më të cilat po kryente kryenin gërryerjen janë një kamion dhe një ekskavator. “Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisar-iatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin R. J., 51 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale "Shpërdori-mi i tokës"”, deklaron policia. Gjithashtu mësohet se pas ndërhyrjes nga ana e policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një ekskavator dhe një kamion, të cilët ishin në përdorim nga ky shtetas. Ndërkohë, IKMT po vijon procedurën për ndëshkimin me gjobë për shkeljen e kryer.

Transportonte punëtorët e fasonerisë, digjet autobusi në Fier

Fillimisht është mësuar se nuk ka pasur të lënduar nga ngjarja. Sipas burimeve, një autobus që transportonte punëtorët e një fasonerie ka marrë flakë dhe për pasojë është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se autobusi ishte i një firme e cila transportonte punëtorët nga fshati Peshtan, Kafaraj, Frakull dhe më gjerë, ndërsa djegia ka ndodhur në fshatin Peshtan Shtanas, të njësitë adminis-trative Levan. Gjithashtu mësohet se në momentin e djegies autobusi ka qenë i parkuar dhe fatmirësisht pa udhëtarë, ç'ka do të thotë se nuk ka pasur dëme në njerëz. Nuk dihet ende shkaqet e kësaj ngjarje, nëse ka qenë e qëllimshme apo jo, por sipas banorëve aty pranë dhe vetë shoferit dëmet kanë qenë të konsiderueshme. Pasi përveçse jashtë mjeti është djegur edhe brenda. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plot te ngjarjes dhe shkaqeve të këtij zjarri!

Page 15: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

.............GAZETA SOT E Hënë 27 Korrik 2020 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

“Plot 5 raste të reja të shkeljes së Aktit Normativ për ndalimin e

aktiviteteve me muzikë janë konstatuar dje nga policia, 2 në Vlorë, 1 në Sarandë dhe 2 të tjera në Durrës. Sipas buri-meve, dy bar-restorante janë konstatu-ar dje në Vlorë dhe një në Sarandë ku janë gjobitur për shkak se ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00...

“Audi” me sirianë përplaset me furgonin në Pogradec dhe përmbyset, 4 të plagosur

Katër emigrantë nga Siria janë plago-sur mëngjesin e djeshëm rreth orës 08:45 në Pogradec, në aksin Zvezdë-Podgorie në vendin e quajtur "Lapidari". Emigrantët po transportoheshin nga një 19-vjeçar nga Tira-na, M.Çela me “Audi”. Mësohet se i riu kishte futur në makinë 7 persona. Sipas burimeve, makina me emigrantë që po lëvizte nga Bilishti në drejtim të Tiranës fillimisht ishte pikasur nga policia, e cila kishte bërë shen-jë që të ndalonte, por shoferi refuzoi duke mos iu bindur urdhrit. Ndërkohë policia në bashkëpunim me FRONTEX janë vendosur në ndjekje të makinës por shoferi për të shpëtuar zgjodhi aksin rrugor nga Zëmbla-ku për të kaluar më pas në aksin nacional

Korçë-Pogradec. Por nuk arriti të arratisej pasi në kryqëzimin e fshatit Podgorie ishte vendosur një tjetër postbllok policie, i cili kishte bllokuar rrugën. Kështu i ndodhur në rrethana të tilla drejtuesi i makinës me sirianët gjatë manovrës për të shmangur patrullën e policisë është përplasur me një mjet tjetër, furgon tip "Benz" me drejtues S. J. rreth 35 vjeç,banues në fshatin Blacë, duke sjellë edhe përmbysjen për pasojë u plagosën 4 emigrantët. Mësohet se të pla-gosurit e morën ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu mësohet se nga aksidenti, si pasojë e përpjekjes për t’i shpëtuar autoriteteve 'Audi' ka gërvish-

tur edhe furgonin e policisë në postbllok. Ndërkohë bazuar tek rastet të cilat po identifikohen së fundmi kemi konstatuar që trafiku i emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore vijon. Tashmë e dimë që ata përdor-in Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE-së. Manovra është e tillë, pas hyrjes në kufirin e gjelbër me Greqinë futen në lojë grupet shqiptare të trafikut, që i transportojnë kundrejt pagesës drejt Malit të Zi ose vendeve të tjera me destina-cion final BE-në. Siç duket ky akt kriminal është kthyer në një fenomen shqetësues. Konkretisht, operacionet që zhvillohen në kuadër të parandalimit të kësaj veprimtarie kriminale kanë raportuar pothuajse çdo

ditë një rast të tillë. Mjafton të përmendim rastin 3 ditëve më përpara ku N. S., 37 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Berat, i cili u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip "Range Rover", në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 1000-1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraUniformat blu në aksion pas miratimit të aktit normativ

Albiona LIPO

Ky sezon veror duket se ka qenë i vështirë si për pushuesit e bareve apo adhuruesit e club-

eve të natës, po aq sa edhe për pronarët e këtyre bizneseve. Konkretisht, plot 5 raste të reja të shkeljes së Aktit Normativ për ndalimin e aktiviteteve me muzikë janë konstatuar dje nga policia, 2 në Vlorë, 1 në Sarandë dhe 2 të tjera në Durrës. Sipas burimeve, dy bar-restorante janë konstatuar dje në Vlorë dhe një në Sarandë ku janë gjobitur për shkak se ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, veprim ky i cili bie në kundërshtim me Aktin Normativ. Përmes një njoftimi për shtyp policia ka njoftuar se tre administratorët konkretisht, janë gjobitur me 1 milion lekë. “Strukturat e Drejtor-isë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qël-lim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dy bar-restorante në Vlorë dhe një lokal në Sarandë që vazhdonin të ushtronin aktivitet me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos re-spektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit. Për secilin nga këto subjekte, me adminis-tratorë shtetasit G. L., K. N. dhe F. M., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë”,deklaron policia. Administratorët e lokaleve duhe te sensibilizohen për respektimin e masave kufizuese,në të kundërt do përballen me autoritetet kope-tente ligjvënëse. “Policia e Vlorës apelon për të gjithë administra-torët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rig-orozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, mbyllet njoftimi për shtyp nga Policia.

Durrës, procedohen 2 administratorë lokalesh

Administratorët e loka-leve vazhdojnë të qëndrojnë indiferentë ndaj rregullit që është vendosur nga qeveria për ndalimin e aktiviteteve muzikore pas orës 20:00. Këto aktivitete sipas Aktit Normativ, rrezikojnë të shtojnë numrin e personave të prekur me virusin COVID-19. Konkretisht po një tjetër rast i ngjashëm është evidentuar dje nga autoritet policore edhe në qytetin e Dur-

rësit ku janë proceduar penal-isht 2 administratorë lokalesh. Sipas burimeve, personat e identifikuar me inicialet R. H., dhe F. K., janë gjobitur me 1.000.000 lekë, pasi u konstatua se kishin organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Nor-mativ. “Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtru-ara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Njësinë Ad-

ministrative Manzë, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respek-tuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin R. H., shërbi-met e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Gjithashtu mësohet se në lagjen nr. 1, Dur-rës kanë evidentuar një tjetër lokal, me menaxher shtetasin F. K., që organizonte ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ. Edhe për këtë subjekt është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. Ndërkohë në mënyrë të vazhdueshme policia parala-jmëron pronarët e lokaleve që të zbatojnë rregullat dhe masat e sigurisë, në mënyrë që të mos penalizohen. “Policia e Durrësit apelon për të gjithë administra-torët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rig-orozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qël-lim parandalimin e përhapjes së Covid-19”, mbyllet njoftimi për shtyp nga policia.

Shkrumbohen makina në Kamëz dhe lokali në qendër të Tiranës

Një lokal dhe një automjet në Tiranë janë përfshirë nga flakët. Ngjarjet në fjalë kanë ndodhur në kohë të ndryshme. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45, në rrugën “Mine Peza”, në katin e dytë të një pallati, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një lokali, i cili ka qenë i mbyllur dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të ekspertëve të PMNZSH-së, është bërë e mundur fikja e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale. Po ashtu dëme materiale ka pasur edhe ne apartamentin sipër lokalit. Nga hetimet e deritan-ishme, ka dyshime se bëhet fjalë për një ngjarje aksiden-tale. Ndërkohë, pak para mesnate, në Kamëz, në rrugën “Fan Noli”, si pasojë e një shkëndije elektrike në oborrin e banesës së shtetasit A.Z., është djegur mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A.B., ku ka vetëm deme materiale.

Njëri i dehur në timon, tjetri u përfshi në aksident, arrestohen dy persona

Autoritetet policore kanë arrestuar dje dy persona pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Sipas burimeve, Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me ini-cialet V.A., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me mjetin tip Honda, me drejtues shtetasin K.D., ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Gjatë testit të kryer nga ana e Shërbimeve të Policisë Rrugore është konstatuar që shtetasi i mësipërm ishte në gjendje të dehur. Po ashtu u arrestua dhe shtetasi me inicialet A. G., 35 vjeç, banues në Kosovë, pasi në lagjen Nr.4 është kapur duke drejtuar mjetin tip “Citroen” në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Trafiku i së dielës, policia del me deklaratë për shoferët

Policia e Shtetit ka vendosur të informojë qytetarët për akset rrugore në Shqipëri që janë përfshirë nga fluksi i autom-jeteve në këtë të diel si ditë pushimi. Sipas burimeve, fillimisht janë akset bregdetare në drejtim të Morinës dhe Tiranës që kanë një fluks të shtuar. Po ashtu nga Himara në Radhimë e deri në dalje të Vlorës ka fluks automjetesh. Nuk mbetet pas as Gjiri i Lalzit- Maminas si dhe tek rruga dytësore në “Plepa” por aty nuk ka bllokime. Sipas policisë po ashtu edhe tek mbikalimi apo nënkalimi në Maminas ka fluks në dalje por nuk ka probleme. Edhe kryeqyteti është përfshirë nga fluks i automjeteve në rritje teksa normal mbetet trafiku në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan. Ndërkohë policia thotë se ka marrë masat, ka shtuar kontrollet dhe po monito-ron ndërkohë po i bën apel shoferëve mos kryejnë manovra në rrugë apo parakalime të gabuara ose do të ndëshkohen.

Policia në sulm ndaj bizneseve, gjobiten 5 administratorë lokalesh, organizuan

dasma dhe lejuan muzikë pas orës 20.00

Page 16: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

GAZETA SOT16 E Hënë 27 Korrik 2020

.............

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Kastriot ALIAJ

Sa herë që në rr-jetet sociale apo në ndonjë kujtesë historike, shfaqet

harta me mbishkrimin "Autochtonous" fqinjët tanë veriorë, shpërthejnë me ekspasionizëm me të gjithë arsenalin e medi-ave, sikur të jetë ndonjë invadim ushtarak ndaj tyre. E megjithatë, ne nuk i peshojmë fare këto qëndrime të pa-tologjizmit të tyre politik, nga që në shekuj kemi provuar mbi kurrizin tonë invadimet, genocidet, masakrat masive, përdhunimet, diskriminimin politik, përçudnimin e fjalës paqe dhe mohim e lirisë dhe pavarësisë. Kjo stuhi sulmesh ndaj kësaj fjale, që është sim-boli i identitetit tonë kombëtar, nga media e personalitete të rëndomta në radhët e fqin-jëve tanë, nuk i trembin më shqiptarët. Por as edhe kërcënimet me hashtagun "cancel" ndaj personaliteteve me emër në botë si të këngëtares Dua Lipa, që shkohet edhe më tej duke e quajtur atë pa pikë turpi fashiste, vetëm pse ka hedhur në rrjetet sociale sim-bolin e identitetit tonë kombëtar. Ç'absurditet i pështirë që ka brenda filozofinë primitive të urrejtjes, të kultivuar në shekull tek një popull që në fjalorin e tyre, nuk njihet fjala paqe, pavarësi, fqinjësi e mirë e marrëdhënie reciprociteti. Po në këtë valle të patologjisë primitive, bëhet palë me shtypin serb edhe ndonjë gazetë prestigjoze si The Sun a ndonjë tjetër, të cilave do tu rekomandonim që para se të shkruajnë për identitetin tonë, t'u referohen personaliteteve të shumta të kulturës botërore, si shkencëtarë, studiues, historianë e politikanë, që kanë hedhur dritë mbi etnogjenezën dhe historinë tonë disa mijëra vjeçare, si themelues të qytetërimit Evropian. Sa për kujtesë këtyre dhe fle-tushkave serbe, do t'u përmendim thënien e Lepniz, i cili shkruan,"Në se doni të zbuloni historinë e parakrishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe". Që ta dinë mirë serbët edhe të tjerët që u mbajnë iso, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, është zëri i ndërgjegjes sonë kombëtare, që na bën thirrje të lëmë mënjanë sherret e partive, akuzat dhe kundër akuzat për denigrim e baltosje, për qeveri e pushtet, por krahas çështjeve të mprehta të ditës për

Nga Enver CAKAJ

Ky vendi ynë ka ç u d i r a t ë ç u -ditshme. Marrëve-shjen mes partive

për Kodin Zgjedhor e bëjnë partitë, kundërshtitë i bën Presidenti! Kanë të drejtë ata që thonë, se Presidenti është vetëshpallur kryetar i opozitës. Kjo është fatkeqësi. Presidenti thërret kryetarin e opozitës për ta përshëndetur, kurse partitë e tjera që arritën marrëveshjen nuk i begenisi! Tani gjykoni ju, është apo s’është opozitë Presidenti. Mirëpo marrëveshjen me dy opozita e bëri Kuvendi, tani i duhet të bëjë marrëveshje edhe me opozitën presidenciale pastaj të vendosë në Kuvend. Presidenti e ka kërkuar ballafaqimin nëpërmjet konferencave të shtypit, por Kuven-di, që ai e quan të paligjshëm, nuk po e kupton

ende. Presidenti quan legjitim një farë këshilli politik, për të cilin bën thirrje që të gjitha propozimet e kodit zgjedhor të diskutohen vetëm atje dhe nuk njeh Kuvendin, që nuk ka pasur asnjë krizë! Nuk e dimë në cilin ligj e kanë gjetur këtë, që e quajnë strukturë dhe ngulin këmbë që të, mënjanojnë Kuvendin e popullit. Nga na mbiu ky këshill pa asnjë të drejtë ligjore për të vendosur? Kush e pranoi e pse e pranoi në sofër një opozitë rrugësh, që të pështyn në çorbë? Ne e përshëndesim deputetin Murrizi për qëndrimin e mbajtur në Kuvend, i cili nuk e pranoi e as e votoi atë që vendosi ai farë këshilli politik. Këtë proçkë e bëri opozita presidenciale, që pretendon se nuk e njeh Kuvendin e popullit. Asaj i është mbushur mendja se Kuvendi është i jashtëlig-jshëm, se nuk ka 140 deputetë! Ky është një mendim foshnjarak, sepse ligjërisht Kuvendi e humbet legjitimitetin e tij kur nuk ka 71 vota ose ka krizë parlamentare. Një opozitë që nuk do popullin, por e braktis në mes të mandatit,

Po me opozitën presidenciale kur do të dialogojnë?

"Autochthonous" alergji politike për fqinjët tanë historikë

s’ka si të dojë Kuvendin e popullit. Në vend që të ulë kokën e të kërkojë ndjesë, na tregon të fortin për t’i vendosur ligjet tok me Kuvendin. Ata do të mblidhen në këtë farë këshilli, por e kanë humbur të drejtën të kërkojnë ndë-rhyrje në ligjet kushtetuese. Me të drejtë zoti Gjiknuri u kërkoi të gjejnë 28 deputetë dhe të sjellin kërkesat në Këshillin Politik. Ku do t’i gjejnë, kur ata i dogjëm mandatet e popullit? Si kanë sy e faqe këta beterrë, që t’i kërkojnë vota popullit, kur ata i shpërdoruan ato? Dhe Presidenti i bën thirrje popullit që të flasë vetë. Po kush e dëgjon popullin? Përse nuk e pyetën popullin lulushëria kur dogji mandatet? Ato ia kishte dhënë populli. Këtë braktisje që i bënë popullit të mos kenë shpresë për votën e tyre.

Presidenti nuk është i qetë dhe këtë qetësi e kërkon t’ia sjellë Lulushi, të cilin e thërret për ndihmë sa herë ndihet keq. Opozita e rrugës e arriti marrëveshjen tok me përfaqësuesin e Partisë Socialiste, po Lulua thirri e falënderoi vetëm opozitën e paligjshme, që braktisi popullin. Kuvendin e quan antiligjor, po vendimet e tij i aprovon! Këtë pyetje ia bëri dhe një gazetare në kon-ferencën për shtyp, po ai i dha një përgjigje të çuditshme: -Unë pranoj ligje që janë në përputhje me Kushtetutën, të tjerat i kam kthyer! “Si është e mundur që Kuvendi na qenka legjitim, vetëm kur ai firmos ligjet e tij, por ai nuk e pranon si të tillë?! Mos vallë kur ai i firmos vendimet e Kuvendit i duket me 140 deputetë?! Detyrat e larta kërkojnë seriozitet të lartë, jo deklarata e veprime inatçore. Strukturat e shtetit veprojnë me ligje, jo me smirë. As opozita presidenciale, as ajo e rrugës nuk e kanë kuptuar politikën

e Ramës e as e kanë për të kuptuar për sa kohë do të ecin me politikën e kundërshtisë. Përse ka deklaruar Rama, se nuk i pranon listat e hapura? Ai e di që opozitat janë kun-dra për çdo nismë të qeverisë dhe ai bën të kundërtën, që të pranohet kërkesa e tij! Po Lulushi çfarë ka që na paraqitet serioz si të jetë kryeministër? Nuk e dimë, me gjithë mend e ka që do të bëhet kryeministër pas zgjedhjeve? Po kryeministër nuk të bën se-rioziteti dhe gënjeshtrat. A i ka kthyer ndon-jëherë sytë prapa se çfarë vlera drejtuese pati në detyrat që i ngarkuan kur ishte me pushtet e pa pushtet? Qëkur u zgjodh kryetar opozite cilën aksion politik ndërmori dhe e fitoi? Asnjë! Kur ishte ministër vrau katër veta në mes të bulevardit pa asnjë faj. Ata akuzo-jnë ende edhe nga varri. Kur ishte kryetar bashkie nuk arriti të bënte asnjë punë që të mbahej mend. Popullit edhe tani nuk i hiqet nga mendja premtimi për të bërë tramvajin Kombinat-Kinostudio. Atëherë përse ta voto-jnë në zgjedhjet e radhës? Na flet e stërflet për një program ekonomik, që nuk e dimë përse nuk e shpall që të bindë popullin. Pushteti nuk merret me çeqe te bardhë. Tani sa na nxori një çek të ri: Do të heqë të gjitha taksat dhe tarifat lokale! Është i vetmi gënjeshtar që do të na shpjerë në komunizëm, të cilin nuk arritëm ta provonim. Në këtë pikë u barazua me Fatos Nanon, i cili u premtoi njerëzve se do t’u kthente të gjitha lekët e humbura nga firmat piramidale. Të lumtë o Lulush, po me cilën llogari e ke bërë këtë program. Por që të bëhet i besueshëm, duhet të mësojë tabelën e shumëzimit, se pastaj na ngatërron edhe llogaritë e popullit.

reforma e integrim, t'i përkushtohemi edhe çështjes sonë kombëtare, të lënë në harresë, kur koha bën apel për faktorizim. Kjo ka qenë ëndrra e të parëve tanë, që sakrifikuan aq shumë për Shqipërinë reale, që politika e faktorit shqiptar është e lidhur më shumë me interesat e saj, ato klanore e rrjetet mafioze. Shqipëria reale që i shqetëson aq shumë fqinjët tanë verorë e jugorë, nuk ka lidhje me idenë e "Shqipërisë së Madhe" të fabrikuar nga qarqet shoviniste serbe, për të legjitimuar politikën e ekspasionizmit mbi trojet shqiptare. Kjo ide e qëllimshme kamu-flon politikat shoviniste, të ndjekur më parë nga Cubrillovici, Mihajllovici, lapsi i Titizmit Rankoviçi, Millosheviçi e deri tek ushtarët e tij të sotëm, në krye të shtetit serb Vuçiçët e Daçiçët. Çështja shqiptare është një çështje se-rioze mbarë kombëtare, e të gjithë trevave ku banojnë prej shekujsh shqiptarët autoktonë. Kjo çështje nuk është një kartë ku mund të lu-ajmë me deklarime amatoreske në diplomaci, ajo është një thirrje që motivon dhe promovon angazhimin tonë, për një çështje me rëndësi historike, që na takon ta mbrojmë me çdo rrugë diplomatike. Në se duam t'i tregojmë botës apo konkretisht fqinjëve tanë, se sot nuk mund të luani më si më parë me shqiptarët, këtë e konfirmon qëndrimi ynë koherent për siguri, paqe e fqinjësi të mirë. Shqipëria sot është një aktore, që mund të luajë një rol të rëndësishëm në rajon, me maturi, modesti, me përgjegjësi, pa fodullëk, duke ju sjellë përpara historinë mijëra vjeçare. Po përse hidhen përpjetë qarqet serbe e greke, kur shohin në rrjetet sociale hartën e Shqipërisë reale?Sepse ato nuk ballafaqohen dot me të vërtetën historike, që i nxjerr lakuriq para saj, me origjinën dhe spekulimet në ndërtimin farsë të historive të tyre, të ngritur mbi mite e gënjeshtra. Historia jonë nuk është ngritur mbi mite e gënjeshtra siç duan ta paraqesin llafologët e fqinjëve tanë, ajo është vetë his-toria e Evropës, që ndokujt i duket çudi dhe mundohet ta mohojë e tjetërsojë atë. Vetë

koha është ajo që e zhvlerëson çdo komb, kur është i zhveshur nga ndjenjat e lirisë, siç është Serbia që vuan akoma nga sëmundja e pushtetit të urrejtjes dhe absurditetit vrasës. Me gjithë ndryshimet që ka pësuar politika Ballkanike dhe ajo Evropiane, në mentalitetin serb sundon akoma nihilizmi, anarkizmi dhe epërsia e sundimit mbi të tjerët. Serbia duke përfituar nga indiferenca dhe përkëdhelja që i bën BE nga frika e Rusisë, e konsideron veten si një perandori e vogël në Ballkan, si dikur para shpërbërjes, kur në të vërtetë ka qenë një mace e egër që ka luftuar vazh-dimisht të bëhej luan. Kjo mace e egër që shkatërroj qytetërimin Ilirik, kërkonte të imitonte perandorinë e Romës, e cila men-donte se do ishte sundimtare e përjetshme e hapësirave të pushtuara prej saj. Roma përveçse i tregoi botës shtetformimin, mbeti një shembull i keq i qytetërimit të vrazhdë e mizor. Ajo u tregua e aftë vetëm në planin e organizimit ushtarak, por ajo që e veçonte nga të tjerët ishte se romakët argëtoheshin me dyluftime për vdekje. Po kjo filozofi sun-doj edhe mentalitetin serb, e cila u dëfrye me krimet në Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Por pa e zgjatur shumë këtë histori tashmë të njohur nga shqiptarët, do tu rekomandonin atyre që vazhdojnë të përkrahin dhe mbështetin Serbinë, aq më keq kur disa shtete janë edhe anëtare të BE, të lexojnë holokaustin shqiptar para atyre të hebrejve, "Golgotha Shqiptare" që është pasqyra e shtetit serb. Por për një nga krimet me përmasa të mëdha historike, hedh dritë libri "Akuza që ulërijnë" shkruar nga Leo Freundih hebre që protestoj kundër zhdukjes së 5oo mijë shqiptarëve në vitet 1912-13. Ky libër është dëshmia më sinjifikative, për shfarosjen kolektive të shqiptarëve. Vetëm në veriun etnik, u shfarosën 250 mijë shqiptarë. Ky libër përmban protestën e shqiptarëve ndaj Evropës së shurdhët, që nuk reagoj gjatë zhdukjes masive e në mënyrë mizore të shqiptarëve. Shqiptarët kanë të drejtë që të

revoltohen e të mos kenë besim tek kjo Ev-ropë, që përkrah dhunuesit dhe nuk mbron viktimat e qarqeve nacionaliste në Ballkan, Dëshmi që nuk harrohen janë vendimet e Kongresit të Berlinit, Traktati i fshehtë i Londrës që konfirmonte vendimet e Ber-linit për ndarjen e Shqipërisë si tortë për orekset e ish. mbretërive fqinje. Por Serbia vazhdon të çjerrë akoma, duke mos pranuar pavarësinë dhe shtetin e lirë të Kosovës, që tashmë është një realitet dhe jo një çështje e shtruar për zgjidhje. Të përkrahësh Serbinë e pa çliruar nga mentaliteti arkaik i sundimit mbi të tjerët, do të thotë që nuk ke hyrë në BE për të qenë mbrojtës i lirisë pavarësisë dhe demokracisë, po je bërë anëtar i saj vetëm për interesat ekonomike dhe servilizëm ndaj të mëdhenjve. Prandaj për diplomac-inë shqiptare përparësi marrin qëndrimet pragmatiste, të bazuara në faktet historike dhe në sinkron me marrëdheniet e trojeve shqiptare. Diplomacia shqiptare duhet të tregohet pragmatiste dhe e sofistikuar, duke i treguar botës dhe në mënyrë të veçantë fqinjëve, se shqiptarët pasardhës të ilirëve, janë themeluesit e qytetërimit Evropian dhe jo ardhacakë nga stepat e Rusisë, Karpatet dhe Lindja e Mesme. Por para së gjithash, di-plomacia shqiptare duhet të sheshojë sherret e brendshme për mustaqet e Çelos, megalo-maninë dhe deklaratat absurde të personave pa sens shqiptarizmi, që baltosin historinë dhe figurat prestigjoze të saj. Qeveria shqiptare do ishte më mirë që të bindet se integritetin territorial të Kosovës, do ta sigurojë më shumë se kushdo klasa politike dhe populli i saj. Ajo nuk duhet të bjerë në lojën e spekulatorëve, për ndarje e ndërrim territoresh. për pazare që nuk kanë asnjë akt zyrtar, e vendim institucional ndërkombëtar. Bashkimi i Shqipërisë natyrale, është poli-tika e arsyes, është dhënia fund e krizës së gjatë 500 vjeçare që nuk mundëm t'i japim jetë ëndrrës së Rilindasve tanë, për një komb, një gjuhë një flamur.

Page 17: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

.............GAZETA SOT E Hënë 27 Korrik 2020 17

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Nga Bashkim QELI

Shqipëria, gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte kthyer në një shesh lufte. Shtetet imperialiste nuk po i tërhiqnin trupat tyre pushtuese nga

vendi ynë. Armiku më i rrezikshëm në këtë periudhë kohore, ishte Italia imperialiste e cila kishte pushtuar pjesën më të madhe të vendit. Me mbarimin e konfliktit botëror, Shqipëria nuk ekzistonte më si shtet i pavar-ur. Nga kjo luftë, vendi ynë kishte pësuar, jo vetëm dëmtime e rrënime të mëdha ekono-mike, por kishte humbur në radhë të parë, pavarësinë politike, për të cilën ishte derd-hur shume gjak. Pavarësia e shtetit shqiptar rrezikohej, më tepër nga fuqitë mëdha fituese, si Franca, Anglia dhe SHBA, të cilat e trajtonin Shqipërinë si plaçkë tregu, që kërkonin ta copëtonin dhe për më tepër, për të kënaqur pretendimet grabitqare të Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë. Këto pazarllëqe, të cilat fuqitë e mëdha imperialiste i kishin thurur qysh gjatë luftës, u bënë të njohura për popullin shqiptar, me denoncimin nga Lenini dhe Qeveria Sovjetike e Traktatit të fshehtë të Londrës në vitin 1915.

Rrezikun kryesor në këtë periudhë, pa nënvleftësuar synimet e dy shtetet fqinjë ballkanike, e përbënte Italia, me forcat ushtarake të saj, për të aneksuar krahinën Vlorë – Tepelenë – Himarë dhe për të sig-uruar mandatin mbi shtetin shqiptar, që nxiste më tepër rivalitetin edhe pretendimet territorial të fqinjëve ballkanik të Greqisë dhe Jugosllavisë. Rreziku italian shtohej, gjithashtu, edhe për shkak se në territorin shqiptar ndodheshin dy divizione, D13F dhe D36F me një efektiv prej 20.000 forcash, të komanduar nga gjeneral Piaçentini. Në këto kushte, kur rrezikohej liria, pavarësia dhe tërësia tokësore e vendit, populli shqiptar mobilizoi të gjitha energjitë dhe u vu men-jëherë në lëvizje për të mbrojtur të drejtat e tij kombëtare dhe tërësinë tokësore. Urrejtja e masave popullore të krahinës së Tepelenës , kundër pushtuesve italian dhe lëvizja e tyre po merrte përpjesëtime gjithnjë e më të gjerë, në Kurvelesh, në krahinën e Rrëzës Tepelenës dhe të Lopsit. Për lëvizjen tonë kombëtare, po bëhej gjithnjë e më e qartë, se e vetmja mundësi për të dalë nga kjo gjendje e rëndë, ishte mbështetja në forcat e veta të popullit shqiptar. Kjo lëvizje mundësoi thirrjen e Kongresit të Lushnjes në të cilin morën pjesë edhe delegatët nga Tepelena, që ishin Arshi Shehu dhe Dervish Seit Gus-mari, i cili hodhi poshtë planet e copëtimit e Shqipërisë. Në vendimet, që mori Kongresi, përcaktoi një program politik luftarak, ku shprehej vendosmëria e popullit shqiptar, për të mbrojtur pavarësinë dhe tërësinë tokësore, qoftë edhe me luftë të armatosur. Paria e Tepelenës, duke parë se nuk mund të shpresonin në mbështetjen e ndonjë fuqie të huaj, rritën përpjekjet për organizimin e qëndresës kundër pushtuesve Italian. Në Tepelenën e pushtuar nga italianët, më 1919, u krijua një komitet, që u quajt “Komitet i Fshehtë” i cili do të merrej me organizimin e qëndresës së armatosur. Ky Komitet ishte i përbërë nga Qazim Koculi. Baba Ahmet Turani ( Luzi), Haxhi Shehu, Arshi Shehu dhe nga Kurveleshi, Riza Runa, Sulo Lekdu-shi e Myslim Hajno. “Komiteti i Fshehtë” bëri një takim me 26 mars 1919, – thotë Bard-hosh Gaçe – ku ishin të pranishëm edhe nënprefekti i Tepelenës Qazim Koculi, si dhe Halim Xhelo nga Vlora dhe Veli Harshova nga Gjirokastra. “Komitetet e Fshehta”, me orientim të Kongresit të Lushnjes, të ktheheshin në “Komitete të Mbrojtjes Kom-bëtare” në të gjithë Shqipërinë. Në fillim të marsit 1920 Komiteti i fshehtë u mblodh

në Teqen e Turanit, ku u vendos që kryetar i “Komiteti të Mbrojtes Kombëtare” të ishte Baba Ahmet Turani (Luzi) nga Luzati dhe anëtar ishin Arshi Shehu, Sheh Ali Bënça, Sulejman Luzati, Riza Runa, Haxhi Shehu, Selam Musai, Ismail Malo, Feim Mezhgo-rani, Rakip Duka, Sadulla Xhaferi, Sulo Lekdushi, Medi Shehu etj. Komitetti thirri në një takim në teqen e Malit në afërsi të Luzatit, 45 krerë të fshatrave të krahinës. Në këtë takim ishte lajmëruar edhe Shaqo Llapi dhe 80 të arratisur që ishin fshehur nëpër male si kundërshtar të pushtuesve italianë. Këtyre ju bë thirrje që t’i kthenin çetat e tyre, në çeta patriotike. Ata pranuan, që të viheshin nën drejtimin e Komitetit, për të luftuar pushtuesit. Në këtë takim u caktuan detyrat e reja, përveç marrjes së masave për fillimin e kryengritjes, dhe u ndanë detyrat për tu lidhur me krahinat e tjera.

Në këto mbledhje u bë thirrje për bash-kim, ku fshatrat u lidhën me njëri tjetrin dhe lidhën besën, lanë mënjanë hasmëritë e gjaqet, ashtu si kishin bërë edhe më parë në rast luftë. U shqyrtuan edhe masat për përgatitjen e krahinës për luftë, u zbatua parimi burrë për shtëpi, u bënë listat e luftëtarëve për çdo fshat, u organizuan në çeta dhe u caktuan komandantët e çetave, që u zgjodhën nga burrat më trima dhe përvojë, për të luftuar deri në fund push-tuesin italian. Në krahinën e Rrëzës së Tepelenës, Kurveleshit dhe Lopsit, morali i lartë dhe urrejtja kundër pushtuesit italian, u shndërrua në faktor pozitiv, që ndikoi shumë në zhvillimin e kësaj lufte. Gjendja morale dëshmoi për mundësit e mëdha, që fshiheshin në shpirtin popullit të këtyre krahinave, të cilat u dukën në gatishmërinë e tyre, për t’u hedhur në luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit italian. Në pikëpam-je ushtarake gjendja morale e popullit të Krahinës së Rrëzës së Tepelenës dhe Kurve-leshit, tregoi shkallën lartë të gatishmërisë shpirtërore dhe vendosmërinë e popullit kryengritës, për të luftuar e sakrifikuar edhe jetën, për të fituar mbi armikun. Ja si thotë Arshi Shehu në kujtimet e tij : - Menjëherë pas kësaj filluan përgatitjen për kryengritje të armatosur, sipas udhëzimeve të ardhura nga Vlora, Tepelena ( garnizoni Italian BQ) do të rrethohej nga forcat vull-netare të cilat arrinin 600 – 700 veta. Çeta e Kurveleshit të Poshtëm kishte 150 veta, ato të Tepelenës ( Luzatit 30 vetë ) po ashtu 150 veta, kurse nga Këlcyra dhe krahina matanë Vjosës mbi 300 fshatarë të armatosur.

Sipas planit të përgatitur nga Komisioni Ushtarak i kryengritjes, veprimet luftarake do të zhvilloheshin në dy faza. Gjatë fazës së parë do të sulmoheshin garnizonet në periferi, Tepelenë, Matohasanaj, Llogara, Gjormë, Kotë, Vajzë e Drashovicë, me detyre ti bllokonin dhe ti asgjesonin ato dhe të krijonin kushte të favorshme për të sulmuar Kaninën dhe Vlorën. Pleqësia e Luzatit e përbër nga Xhemali Koçi Kryep-lak dhe anëtar Xhafer Qeli, Resmi Shehu, Hasan Kaziu, Sabri Kaziu, Isuf Progonati, Sako Kopaçe, Fuat Shehu dhe Halil Braho. Në mbledhje u vendos që të mbështesim vendimet e “Komitetit të Fshehtë” dhe të mobilizonin fshatarët për të marë pjesë në luftën për çlirimin e Tepelenës . Ata krijuan një çetë me 30 vetë. Komandat u caktua Der-vish Xhaferi nga Gjirokastra. Çeta përbëhej nga Xhafer Qeli, Riza Bodeci, Xhelal Çori, Qamil Guma, Mato Koçi, Resmi Shehu, Sulo Rodi, Dino Koshi, Hasan Kaziu, Shyte Garo, Adush Mehmeti, Ceno Ruçi, Sabri Kaziu, Nuro Lamani, Tahir Mane, Isuf Progonati, Fejzo Progonati, Guçe Luzi, Rifat Xhima, Dalan Qibinaj, Abedin Koçi, Rifat Qibinaj,

Ali bodeci, Abaz Fejzo, Sako Kopaçi, Halil Braho, Bino Qibinaj, Qazim Shatarfili, Haki Kaziu, Fuat Shehu, Bedo Hila.

Pleqësia e fshatit Luzat mbante lidhje të pandërprerë me Kryetarin e “Komitetit të Fshehtë“, Baba Ahmet Turanin që ishte nga Luzati, i cili iu dha udhëzime si të vepronin. Në bazë të planit të miratuar, nga Komisioni Ushtarak i “Komiteti i Mbrojtjes” Kombëtare, i cli gjatë fazës së parë parashikonte, sulmin e menjëhershëm dhe të befasishëm kundër garnizoneve të vendosura jashtë Vlorës e Kaninës, bllokimin e asgjësimin e forcave italiane me anën e metodës së rrethimit, si dhe manovrimin e forcave me shpejtësi në drejtim të Vlorës. Në bazë të këtij plani çetat e Luzatit, Dervenit, Kurveleshit të Poshtëm, e Lopësit dhe çetat e Toskërisë, Këlcyrës dhe Skraparit, morën për detyrë, që gjatë fazës së parë, të sulmojnë dhe asgjesojnë garnizonet e Tepelenës, Matohasanajt dhe postat e karabinierisë nëpër fshatra. Dhe me agjesimin e këtyre garnizoneve të manovronin forcat me shpejtësi në drejti-mi të Vlorës, për sulmin përfundimtar për çlirimin e qytetit të Vlorës në fazën e dytë. Sulmi ishte parashikuar të fillonte në ora 23.30 të datës 5 qershor. Komiteti i ”Mbro-jtjes Kombëtare” urdhëroi, që një ditë para sulmi, të priten të gjitha linjat telefonike, që lidhin garnizonet e periferisë me komandën italiane në Vlorë dhe të lëviznin forcat për të zënë pozicionet për sulm kundër garnizon-eve te Tepelenës dhe Matohasanajt. Forcat e Luzatit u mblodhën në Sasjare ( afër urës së Qarit). Në bazë të planit pranë një shtylle telefonike lidhën aparatin telefonik dhe ju bënë thirrje italianëve, që të dorëzonin kalanë, por ata nuk pranuan. Pasdite lëvizën në drejtim të fushës së Luzatit ku ngritën flamurin kombëtar, të cilin e kishin blerë 20 napolona në Gjirokastër. Këtu u takuan me forcat qeveritar dhe vullnetarët e bandës muzikore “Vatra”, që e kishin dër-guar shqiptarët e Amerikës. Komandant i forcave ishte Haxhi Shehu nga Tepelena. Në mbrëmje të datës 4 qershor çetat, gjatë natës zunë në fshehtësi pozicionet, rrethuan kalanë nga ana perëndimore dhe një pjesë doli nën kala nga ana e Vjosës, qëndronin në pritje të sinjalit të sulmit. Për marjen e garnizonit te Tepelenë morën pjesë këto forca çetat e Dervenit, Luzatit, Golemit, Picarit, Kolonjës, Lekdushit, Kurveleshit të Poshtëm, Lopsit, Këlcyrës, Skraparit dhe vullnetarë të Shoqatës “Vatra”dhe forcat qeveritare gjithsej 700 vete. Lidhur me këtë R.Memushaj thotë :- Shqiptarët kishin rrethuar Tepelenën nga të tri anët, nga ana e malit prej çetës së Golëmit, të Picarit, të Kolonjs dhe të Lekdushit, gjithsej 150 luftëtarë, nga ana e fushës së Luzatit, prej forcave të Luzatit e të qeveritare dhe vullnetarëve të bandës së Shoqërisë “Va-tra”, ndërsa në anën e përtejme të lumit e kishin zënë luftëtarët e fshatrave toske të Tepelenës. Në orën e caktuar të gjitha forcat hapën zjarr të fuqishëm mbi kala por pa rezultat sepse garnizonin mbronin muret e kalasë. Në Tepelenë, u zhvilluan luftime të ashpra dhe të përgjakshme gjatë natës së 5-6 qershorit, por garnizoni Italian i mbrojtur në kala dhe nga zjarri i dendur i armëve dhe i artilerisë, që bëhej në mënyrë rrethore nga të gjitha drejtimet mundi tu rezistoje forcave kryengritëse, që nuk mundën të depërtojnë në kala. Komanda e forcave kryengritëse, duke mbajtur të rrethuar nga të gjitha anët kalanë, përveç zjarrit të fuqishëm përdorën edhe metoda të tjera, si prerjen e ujit të pijshëm, duke shkatërruar tubacionin që vinte nga Bënça dhe më pas një grup prej disa vetë Halil Braho me Ali Bënçën, të cilët shkatërruan

tubin, që merrnin ujë nga lumi Vjosa. Dhe ja si thotë kënga popullore, :- Të xhumanë pa dirë mirë / Halil Braho me Alinë/ në Çekrez në Tepelenë/ ujtë e lumit e prenë. Në Tepe-lenë luftimet vazhduan deri me 20 qershor. Më 21 qershor, i gjithë efektivi garnizonit me në krye komandantin major Kalcinin, të izoluar nga Vlora, të rrethuar nga forcat kryengritëse, në një rrethim të zjarrtë, nën peshën e bllokimit dhe e sulmeve të vazh-dueshme, u detyruan të dorëzohen. Lidhur me këtë në gazetën “Drita” shkruhej :- Më 21 të muajit, ora 4.30 p.m. ushtria italiane e rrethuar në kalanë e Tepelenës, u dha në duart e shqiptarëve. U zunë 300 ushtarë robër, një major e shumë oficerë..2 topa, 14 mitroloza, 300 pushkë, 6 mitrolozë të dorës... 3 automobila, 25 makina telefoni, 2 makina telegrafi, 32 karro, 70 mushka, 50 biçikleta. Robërit u dorëzuan në Drash-ovicë.”1) Megjithëse garnizoni i Tepelenës nuk u mor gjatë fazës së parë të luftimeve, siç ishte parashikuar në planin e veprimeve luftarake të Komisionit Ushtarak, por kjo vonesë nuk solli ndonjë vështirësi për zba-timin e detyrave për fazën e dytë. Ajo dobë-soi raportin e forcave për dhjetëditëshin e parë të veprimeve luftarake të fazës së dytë. Kjo vonesë kishte arsye objektive, pozicion i favorshëm i mbrojtjes në kala, armatimi dhe teknika e fuqishme luftarake, që ata zotëronin dhe armatimi paktë dhe i vjetër i pa përshtatshëm për marrjen e një kalaje nga forcat kryengritëse. Megjithatë, komanda e forcave kryengritëse gjeti forma dhe mënyra të përshtatshme që i detyruan italianët të dorëzoheshin.

Me dorëzimin e garnizonit, në Tepelenë u organizua një festë e madhe, ku mori pjesë i gjithë populli së bashku me luftëtarët që morën pjesë në luftën për çlirimin e saj. Pas festimeve dhe gëzimit për marrjen e kalas, lufta nuk kishte mbaruar, italianët ishin akoma në Vlorë. Me çlirimin e Tepe-lenës forcat kryengritëse morën urdhër për tu nisur për në Vlorë. Kryetari i “Komiteti të Mbrojtjes” për Tepelenën, Baba Ahmet Tura-ni urdhëroi të mblidhen luftëtarët për tu nisur për në Vlorë. Ja si thotë në kujtimet e tij Resmi Latifi ish komandanti i çetës :- Pasi u dorëzua batalioni i Tepelenës u mblodhën në Batalle të Luzatit. Dervish Xhaferi qe komandat i Luzatit, Lopsit, Turan, Dukaj. Komisioni më ngarkoi mua detyrën e ko-mandantit të çetave të Tepelenës të përtej lumit Vjosë. U bënë 150 veta dhe shkuam në Vlorë ku së bashku me Dervish Xhaferin , komandant i çetave të tjera të Tepelenës morëm pjesë në çlirimin e Vlorës.” 2) Çeta e Luzatit nën drejtimin e Dervish Xhaferit së bashku me luftëtarët të fshtarave të tjerë u nisën për në Vlorë, ku u bashkuan me çetën e Selam Musait, morën pjesë në luftimet për çlirimin e Vlorës. Në luftimet e Vlorës morën pjesë po ato forca që luftuan për çlirimin e Tepelenës. Në luftimet për çlirimin e Vlorës ra heroikisht djali Luzatit Nuro Lamani. Me çlirimin e Vlorës të gjithë u kthyen për në Luzat ku filluan nga rindërtimi i jetës në fshat. Lufta për çlirimin e Tepelenës tregoi edhe një herë, mundësit e zbatimit të parimit të mbrojtjes së tërësisë tokësore dhe çlirimit të atdheut me forcat e veta. Ky parim tregoi aftësitë e mëdha të popullit të krahinës së Tepelenës dhe Kurveleshit, si një e krahinë e vetme, kur lufton për një çështje të drejtë, mundë të përballojë çdo fuqi të madhe dhe t’i shkaktojë humbje, kur është i bashkuar dhe i vendosur se lufton për një çështje të drejtë. Për lirin e atdheut. Luzatarët luftuan me trimëri dhe heroikisht duke pasur parasysh thënien se : - Dheut kur i hedh ujë bëhet baltë, - thotë Barmeli, por po i hodhe gjak ajo bëhet Atdhe (Vatan).

Kontributi i Luzatit në luftën për çlirimin e Tepelenës dhe Vlorës

Page 18: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

GAZETA SOT18 E Hënë 27 Korrik 2020

.............

Besoj se të gjithë artistët e kanë hequr nga kalendari vitin 2020, sepse ka qenë një vit për tu harruar dhe shumë projekte janë pezulluar dhe nuk dihet. Pastaj të flasim për anën mon-etare shumica e ar-tistëve janë të varur nga projektet, dhe pandemia ka një ndi-kim të drejtpërdrejtë tek ne. Duhej parë një plan për artistët e pavarur dhe jo të nënvlerësohemi në këtë mënyrë, sepse ne jemi ata që e pësojmë më shumë nga kjo pandemi...

k u l t u r e www.sot.com.al

Aktori flet për karrierën me vlerësime dhe rolet, projektet e reja dhe problemet në art

Pandemia na la projektet pezull, duhej një plan mbështetës për artistët e pavarur dhe jo nënvlerësim

Në skenën e teatrit dhe në kinematografinë shqiptare aktori Klo-dian Hoxha tashmë ka

ndërtuar një aktivitet artistik të vlerësuar. Me role të ndryshme në teatër apo dhe në filma, si ak-tor ai ka marrë vlerësimin e pub-likut. Një karrierë e suksesshme deri tani artistike, ku aktori i njohur Klodian Hoxha tregon se vazhdon të ketë në vëmendje projekte të reja. Në intervistën për gazetën “SOT” aktori flet për punën e tij me teatrin dhe filmin ndër vite, vlerësimet me rolet por dhe vështirësitë me të cilat është përballur. Në këtë rrëfim të tij aktori tregon dhe për filli-met e tij me aktivitetin artistik, që pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve vite më parë për të qenë sot një nga aktorët e dashur për publikun. Filmat ku ai ka marrë pjesë janë shfaqur dhe jashtë vendit tonë, ku sipas tij ishte një prezantim me shumë rëndësi. Në jetën artistike aktori Klodian Hoxha ka një bashkëpunim të mirë jo vetëm me regjisorë shqiptarë në fushën e kinematografisë, por edhe me ata të huaj. Aktori tregon se është në pritje të një tjetër premiere filmi me regjisor të huaj, ndërsa thotë se për shkak të pandemisë projekte të ndryshme janë lënë pezull. Duke folur për jetën artistike në vendin tonë aktori Klodian Hoxha flet dhe për problemet, që përballen artistët. Sipas tij sot artistët vuajnë mungesën e sallave të teatrit, ndërsa thek-son se ata që janë të sektorit të pavarur kanë më pak hapësira në teatrot tona.

-Si aktor keni ndërtuar një aktivitet artistik me teatrin dhe filmin, por në fillime çfarë keni synuar me punën tuaj?

Është e vërtetë që kam pasur një aktivitet të gjerë artistik dhe jam munduar që të ecin paralel-isht si filmi edhe teatri, por kur kthej kokën pas edhe shikoj rrugën dhe sakrificat që kam bërë për këtë profesion them se kanë qenë të vështira. Por në fund jam i kënaqur me veten, sepse të gjitha këto i kam arri-tur me forcat e mia pa ndonjë suport dhe për këtë jam i lumtur, gjithsesi mendoj se mund të arrija më shumë, duke njohur veten time.

-Pas kaq vitesh sa ka qenë për ju e vështirë puna me te-atrin dhe filmin, me çfarë jeni përballur ndër vite me aktivite-tin tuaj në jetën artistike?

Me thënë të drejtën kanë qenë pak të vështira, sepse në periudhën që ishim në Akadem-inë e Arteve mendonim se ishte e thjeshtë edhe mezi prisnim të dilnim në jetë, sepse na dukej fushë me lule. Por kur mbaru-

am Akademinë e Arteve ishte komplet ndryshe, ti e shikoje veten mes një kryqëzimi që nuk dije nga të shkoje, kishe frikën a do e vazhdoje dot rrugën që ti nise edhe që e kishe ëndër-ruar. Po për fat të mirë mua më shkuan gjërat siç i doja falë edhe këmbënguljes time. Rrugëtimi im nisi me një shfaqje private, të cilën e dhamë në Durrës dhe që aty u formuam një grup solid, të cilët e deshën këtë profesion dhe që atëherë nuk jemi ndarë më. Kanë qenë të shumtë festivalet që kemi marrë pjesë për tre vjet në teatrin e Metropolit dhe kemi sjellë 23 çmime.

-Herë pas herë artistë të ndryshëm kanë folur dhe për xhelozitë sipas tyre në jetën artistike. Ju duke qenë se jeni pjesë e komunitetit artistik çfarë mund të na thoni?

Me thënë të drejtën ka shumë xhelozi në art. Nuk e di a ndodh kjo në vende më të zhvilluara se Shqipëria, por mendoj se është një mënyrë për të treguar veten duke sharë apo ulur tjetrin. Por këto nuk janë në karakterin tim, sepse ashtu jam edukuar çka është e imja është e imja dhe nuk bëhem xheloz përse miqtë e mi ecin përpara, por jam i lumtur për ta.

-Në galerinë tuaj të roleve të ndryshme në kinematografi kë veçoni?

Do të veçoja rolin e Tomorrit në filmin (Internment), që është një dedikim për babain tim të ndjerë, i cili u na nga jeta para disa muajsh. Mendoj se është roli më i dashur për mua, duke qenë se në realizimin e rolit kam pasur edhe ndihmën e tij, sepse duke qenë ushtarak më ka dhënë shumë infor-macione, që më nevojiteshin për rolin.

KLODIAN HOXHA:

-Po në skenën teatrore cilin personazh veçoni si aktor me interpretimin tuaj?

Për në shfaqje teatri nuk mund të veçoj dot ndonjë, sepse çdo rol ta bukurën e vet. Por unë them që roli pasardhës do jetë më i bukur, sepse kështu duhet ta shohim veten të mësojmë nga gabimet edhe të mirat e roleve që kemi realizuar edhe roli pasardhës të jetë sa më i mirë.

-Në momentin që ju propo-zohet një rol në kinema, çfarë shikoni te personazhi dhe a është e vështirë për ta realizuar?

Tani kur na ofrohet roli në fillim mundohem të gjej të përbashkëtat që kam me per-sonazhin ose të zgjoj brenda vetes ato cilësi që ka personazhi, pastaj filloj me punën siç bën çdo aktor kur merr tekstin. Mundohem të jetoj me të për aq kohë sa më nevojitet edhe kaq jo më shumë pastaj se të bënë dëm, sepse ka artistë që përfshihen shumë me rolin dhe e kanë të vështirë të ndahen prej tij.

-Në Amerikë u shfaq filmi me regjisorin Kast Hasa, ku ju jeni dhe me rol? Filmi “In-ternimi” na çon në Shqipërinë e viteve ’80. Sipas jush si aktor, sa rëndësi pati kjo shfaqje e filmit?

Filmi u shfaq në një nga plat-format më të njohura digjitale, që është në Amerikë edhe në mbarë botën siç është Amazon. Kjo është një arritje e madhe për filmin edhe për ne duke qenë se një prodhim i yni shfaqet në

Amerikë e Kanada, sepse vetëm për këto shtete

ka qenë kontrata, por tani besoj mund të shtrihet edhe më gjerë në Europë. Kam pasur ko-mente pozitive nga miq shqiptarë edhe amerikanë dhe për këtë më vjen mirë, sepse të vlerësohet puna.

-Filmi aksion “Balkan blood” me regjisorin kinez

Chen Shu Hao gjithashtu

u shfaq premierë

një vit më parë në vendin tonë. Çfarë mund të na thoni për filmin me aktorë shqiptarë dhe të huaj në role dhe si e patë këtë herë personazhin tuaj atë të një mafiozi?

Filmi “Balkan blood” është një produksion kinez. Unë kisha rolin e një krye mafiozi, i cili ko-mandonte një nga bandat më të mëdha të qytetit. Për mua është një rol ndryshe nga të tjerët, por që e kam shijuar shumë, pastaj ky është fati i aktorit se duhet të jetojë shumë personazhe në jetë.

-Sa ju pengoi pandemia në aktivitetin tuaj artistik, me teat-rin dhe kinematografinë?

Me thënë të drejtën më ka penguar shumë. E nisëm vi-tin shumë mirë, me shfaqjen "Mbledhje e jashtëzakonshme në Parlament", e cila prit jashtëzakonisht mirë nga publi-ku, ku edhe nga kritikat u quajt shfaqa e vitit. Më pas më duhet të ikja për tre muaj në Kinë për realizimin e një projekti, por që u pezullua dhe nuk e di çdo bëhet me të, ndërkohe kisha edhe disa projekte të tjera në vijim këtu në Shqipëri, kështu

që po presim shtatorin dhe të shohim se si do shkojë vazhdimi. Por për sa i përket punës indi-viduale na ka ndihmuar, sepse kam hedhur disa ide skenari që do të mundohem ti realizoj në të ardhmen.

-Jo pak artistë gjatë kësaj kohe kanë folur për problemet që solli pandemia, duke kërkuar ndihmë nga institucionet. Ju si aktor çfarë kërkoni?

Besoj se të gjithë artistët e kanë hequr nga kalendari vitin 2020, sepse ka qenë një vit për tu harruar dhe shumë projekte janë pezulluar dhe nuk dihet. Pastaj të flasim për anën monetare shumica e artistëve janë të varur nga projektet, dhe pandemia ka një ndikim të drejtpërdre-jtë tek ne. Duhej parë një plan për artistët e pavarur dhe jo të nënvlerësohemi në këtë mënyrë, sepse ne jemi ata që e pësojmë më shumë nga kjo pandemi.

-Jeni shprehur dhe më parë për problemet e teatrit, çfarë mendoni se duhet të ndryshojë dhe sa mundësi kanë sot artistët e pavarur të jenë në skena?

Për artistët e pavarur është e vështirë që të bëjnë teatër, sepse mundësitë janë të vogla dhe teatrot kanë kalendarët e tyre dhe nuk gjejmë dot hapësira për ne. Unë e kam shprehur edhe më përpara që kemi nevojë për hapësira, nuk ka rëndësi vendi por duam salla për të ushtruar aktivitetin tonë.

-Si e mendon nisjen e se-zonit artistik në vjeshtë?

Se di, por i vështirë më duket. Pa u qetësuar situata e vështirë më duket, por edhe për publikun besoj se do duhet një kohë e gjatë për t’ju afruar tea-trit, sepse duke qene ambient i mbyllur mund të ketë më shumë frikëra ose edhe pasoja të lëna nga covid. Gjithsesi unë uroj që të normalizohet sa më shpejt situata, që ne ti kthehemi jetës normale.

-Çfarë mund të na zbuloni për projektet artistike, ku do të vijojë aktiviteti juaj me teatrin apo filmin?

Tani jam në pritje të pre-mierës së një filmi horror, që xhirova vjet me një produksion amerikan që quhet "Castel freak" dhe po e pres me padurim. Pastaj në pritje të situatës si do shkojnë gjërat, sepse siç e thashë edhe më sipër shumë punë janë shtyre dhe nuk e dimë se si do të proce-dohet. Por lutemi, që kjo situatë të kalojë sa më shpejt edhe pa pasoja.

- Jemi në verë, cili është ven-di juaj i pushimeve këtë sezon?

Më pëlqen shumë jugu dhe këtë vit besoj të shkoj në Livadh. Më pëlqen shumë aty, sepse është qetë.

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

.............GAZETA SOT E Hënë 27 Korrik 2020 19

Nga akti i tretë i operës “La Traviata” prima balerina Enada Hoxha lexoi letrën, që Violeta merr nga babai i Alfredos. Leximi i letrës u pasua nga aria e njohur, që paraprin fundin e Violetës "Addio del passato”...

k u l t u r e www.sot.com.al

Regjisorja Driada Dervishi: Me fat, që Shqipëria ka një talent të tillë

dhe Erion Hodo. Por nismës lexo dhe ti një letër iu bashkuan edhe artistë të tjerë që nuk janë pjesë e trupës artis-tike të teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës si Aishe Stari, Anisa Markarian, Florian Vlashi, pjesëmarrëse ishte dhe shkrimtarja dhe skenaristja e njohur Natasha Lako, për të vijuar dhe me aktorët Romir Zalla, Era Çaushi, Igli Zarka. Videografia u realizua nga Uendi Çerma, teknik ndriçimi Luan Tapia dhe Muhamet Cani, teknik audio Ronaldo Harapi. Rekuizita nga Estela Rexhepi, Nexhmie Mema, ku veshjet u realizuan nga Ardi Asllani dhe Joni Peçi. Bashkëpunëtor në këtë nismë janë dhe Kliton Zguri dhe Julian Shyti. "Letra e mbrëmjes" solli në vëmendje artin antik të korrespondencës episto-

lare, një prej formave më të hershme të komunikimit, letrën. Për disa mbrëmje aktorë dhe artistë të tjerë erdhën për artdashësit me një seri letrash të njohura dhe jo, nga personazhe të epokave të ndryshme, që i bën bashkë dëshira për të komunikuar. E para letër që hapi këtë sipar ishte një nga më të njohura të dashurisë, letra e Tatjanës dërguar Onjeginit, marrë nga romani përfaqësues i letërsisë romantike ruse “Eugene Onjegin” shkruar në 1833 nga autori Aleksandër Pushkin. Kjo letër erdhi për publikun nga aktorja e njohur Adelina Muça, që e ndoqi online në faqen e teatrit në Facebook, Instagram dhe Youtube, ku mbrëmja e fundit ishte me prima balerinën Enada Hoxha, që iu bashkua nismës lexo dhe ti një letër.

TOB rikthen online operën “Flauti Magjik”, në nderim të regjisorit

Nikolin Gurakuqi

Enada Hoxha me letrën e Violetës nga “La Traviata”, në produksionin “Letra e mbrëmjes”Julia VRAPI

“Letra e mbrëmjes” erd-hi si një produksion i veçantë i teatrit “Alek-sandër Moisu”, në qytetin

e Durrësit. Për disa javë artistë të trupës së këtij teatri, por dhe të tjerë ishin pjesë e këtij produksioni me ide dhe regji nga Driada Dervishi. Nata e fundit e këtij produksioni solli prima balerinën Ena-da Hoxha, që iu bashkua nismës lexo dhe ti një letër. Nga akti i tretë i operës “La Traviata” prima balerina Enada Hoxha solli letrën, që Violeta merr nga babai i Alfredos. Leximi i letrës u pasua nga aria e njohur që paraprin fundin e Violetës "Addio del passato", që erdhi nën koreografinë dhe interpretimin e Enada Hoxhës. Teatri më herët për mbrëmjen e fundit më 24 korrik shprehej se një artiste me ndjeshmëri të lartë dhe elegancë skenike që nuk njeh kohë, një personazh televiziv, kore-ografe, Enada Hoxha vjen me një letër shkëputur nga kryevepra e Giuseppe Verdit, opera “Traviata”. Me aktivitetin e saj artistik si balerinë Enada Hoxha ka shumë vlerësime, një nga emrat dashur për publikun që gjithmonë e ka duar-trokitur në veprat e ndryshme të baletit në skenë. Me një karrierë të shkëlqyer në Shqipëri, por edhe me shfaqje të suk-sesshme jashtë saj Enada Hoxha këtë herë ishte pjesë e këtij projekti me regji nga Driada Dervishi, e cila shprehet se e vlerëson këtë bashkëpunim me prima balerinën. “Me Enada Hoxhën ishte një bashkëpunim nga më të bukurit. Unë enkas e kisha lënë Enadën në fund. Me nocionin e aktrimit, me teknikën e përsosur që vetë prima balerina ka është shumë rrallë, që të gjendet te një person. Unë them që ne jemi me fat, që Shqipëria ka një talent të tillë”, shprehet mes të tjerave regjisorja e njohur Dri-ada Dervishi, e cila në reagimin e saj më parë ka vlerësuar të gjithë artistët që ishin pjesë e këtij produksioni, që publiku e ndoqi online në faqen e teatrit në Facebook dhe Youtube.

Programi dhe artistët"Letra e mbrëmjes”, si një pro-

duksion i veçantë i teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës me ide dhe regji nga Driada Dervishi, udhëheqës i projektit është Elio Bajramaj. Aktorët e trupës së teatrit në Durrës janë Adelina Muça, Besmir Bitraku, Gjegj Doçi, Suela Bako, Ervin Doko, Mimoza Marjanaku, Marvin Tafaj, Jaho Guma

Margariti: Muzeu i Hebrenjve, me një model bashkëkohor

Dhimitër Shuteriqi, figurë e rëndësishme e letërsisë

Muzeu i Hebrenjve në Vlorë do të jetë modeli i një muzeu bashkëkohor. Kështu shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti për këtë muze, ku bën me dije se do të na përfshijë në histori njerëzore. “Një histori që duhet treguar. Është historia e një populli në arrati, të përndjekurish që gjetën stre-hë në një vend të vogël, që u hapi dyert, që i mbrojti, u dha emrat e tyre. Muzeu Kom-bëtar i Hebrenjve, në Vlorë, bash atje ku një komunitet i gjerë hebrenjsh u shkri me

bijtë e detit, do të jetë modeli i një muzeu bashkëkohor, që do të na përfshijë në histori njerëzore, dëshmi, zëra, im-azhe”, shprehet Margariti. Këshilli Kombëtar i Muzeve i hapi udhë idesë së Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Vlorës, hartuar nga Fon-dacioni Shqiptaro-Ameri-kan për Zhvillim- AADF, nën konsulencën e prof. Barbara Kirshenblatt-Gimblett, për ngritjen e këtij muzeu. Për min-istren Margariti, brezat duhet të njohin këtë histori sakrifi-cash, bashkëjetese dhe bese.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit kujtoi dje Dhimitër Shuteriqin, me rastin e 105-vjetorit të lind-jes. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shprehet se ishte një prej figurave më të vlerësuara në letërsinë shqipe, në vendin tonë. “Ai është një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe dhe kritikës letrare, si poet, shkrimtar, studiues dhe akademik. Dhimitër Shuteri-qi ka qenë gjithashtu një ndër drejtuesit e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve,

duke qëndruar në këtë post nga viti 1950 deri më 1973”, shkruan QKLL. Si shkrimtar dhe romancier Dhimitër Shuteriqi është autor i disa vëllimeve, midis të tjerash “Fyelli i Marsiasit” (1963), “Një mal me këngë” (1975), “Maratonomaku ynë” (1977), “Kur rend hëna nëpër re” (1982), “Vërshimet e vjeshtës” (1984), “Kroje kam et” (1977), “Buka dhe thika” (2002) etj. Një numër i madh i veprave letrare janë përmbledhur nën titullin Vepra, në 9 vël-lime, më 1982 dhe 1989.

Prishtinë, aktivitet shkencor mbi arbëreshët e Zarës

Në Institutin Albanolog-jik të Prishtinës janë mba-jtur shpesh aktivitete mbi arbëreshët e Zarës, historinë e largimeve të dhimbshme nga tokë amë dhe trashëgiminë e tyre kulturore. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët shprehet se të tilla aktivitete mbledhin së bashku studiues nga të gjitha trevat shqiptare, siç ishte edhe sesioni shkencor i mbajtur me rastin e 290-vjetorit të shpërnguljeve të vitit 1726. “Kumtuesit vunë në dukje përpjekjet e arbëneshëve për

të ruajtur për gati 3 shekuj gju-hën dhe traditat e veta, edhe pse në kushte të vështira dhe përballë politikave asimiluese kulturore”, pohon qendra që ka publikuar edhe një link të një artikulli mbi tematikat e referimeve, që u trajtuan në këtë aktivitet. Në këtë aktivitet profesor Gjovalin Shkurtaj prezantoi “Vlerat dialektolog-jike dhe sociolinguistike të së folmes së Arbëneshëve të Zarës”, Qemal Murati “Gjuha e ruajtur 300 vjet - Vëzhgime leksiko-semantike në Fjalorin e arbëneshëve të Zarës”, etj.

Teatri i Operës dhe Baletit me rastin e 65- vjetorit të regjisorit të njohur Nikolin Gurakuqi riktheu online operën "Flauti Magjik" nga Wolfgang Amadeus Mozart, një produksion i suksesshëm i vitit 2016. Opera u risoll për publikun mbrëmjen e së shtunës, ku TOB publikoi dhe emrat e artistëve pjesëmarrës në veprën oper-istike të vitit 2016. “Shfaqja e suksesshme e vitit 2016, shfaqur në skenën e TOB, rikthehet online sonte në mbrëmje. Me regji dhe në 65- vjetorin e lindjes së Nikolin Gurakuqit. Dirigjent Pierre Pichler. Në role kryesore: Mbretëresha e Natës- Serenade Uyar, Papageno- Armando Likaj, Pamina- Enkelejda Kamani, Tami-no- Klodjan Kaçani, Sar-astro- Enrico Marchesini, tre damat- Rezarta Qevani, Shpresa Beka, Ina Gaqi, Papagena- Dorina Selimaj, Monostatos- Erlind Zer-aliu”, thuhet në materialin e publikuar nga TOB. Ma-teriali vijon me tre fëmijët- Rajan Kukaleshi, Alisia Xhameta, Anastasia Skën-deraj, Preishler- Antonio Zefi, 2 priftërinjte- Dionis Delia, Genc Vozga dhe 2 të armatosurit- Sidrit Bejleri dhe Roel Llupa. Opera u prezantua në kanalin zyr-tar të TOB në Youtube dhe livestream në profilin e teatrit në Face-book. Regjisori Nikolin Gurakuqi e filloi aktivitetin e tij në TOB në vitin 1979, në fillim si korist e më pas si solist, ku realizoi një sërë rolesh të ndryshme. Disa nga rolet e tij janë Gjergj Arianiti nga opera “Skënderbeu”; Mateo, opera “Paja”; komandanti, opera “Borana”; Deloja, opera “Nëna e trimave”; Il Marchese, opera “La Traviata”; Don Bartolo, opera “Il barbiere di Siviglia”; Colline, opera “La Boheme”; Ferrando, opera “Il trovatore”; etj. Ka interpre-tuar role edhe jashtë vendi si në Francë e Itali. Pas specializimit në Francë në vitin 1992-1993, iu dedikua tërësisht regjisë. Është autor i shumë veprave të vëna në skenën e TOB, të Universitetit të Arteve, të disa qyteteve të tjera si Durrësi, Shkodra dhe jashtë Shqipërisë si: opera, opereta, spektakle, ndër të cilat mund të për-mendim “Tosca”; “Il signor Bruschino”; “Madama Butterfly”; “Cossi fan’ tutte”; “Il barbiere di Siviglia”; “Il Trittico”;“La serva padrona”; “Il maestro di cappella”; “Falstaf”; “Aida”; “Orfeo ed Euridice”; “Il trovatore”; “Manon Lescaut”; “Otello”; “Traviata”; “Flauti magjik”; “Carmen” në Greqi; “Rigoletto” në Itali e plot vepra të tjera. Është vlerësuar me urdhrin “Naim Frashëri i Artë” dhe “Mjeshtër i Madh”.

Page 20: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

GAZETA SOT20 E Hënë 27 Korrik 2020

.............

“Që të bëhesh trajner i mirë duhet të ushtro-

hesh, pra të zhvillohesh vetë. Për këtë duhen

studiuar materialet, të ndjekësh metodat e

kohës. Të them të dre-jtën nuk është se i kam ndjekur, plus që futbolli

ynë ka probleme në infrastrukturë, pagesa etj. Finalja tek moshat

është se duhen prod-huar elementë cilësorë.

Duhet përmirësuar teknika e fëmijëve...

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ish-lojtari i Dinamos dhe Kombëtares analizon sezonin në Superiore dhe trajtimin e sportit në Shqipëri

Imazhi i futbollit shqiptar i cenuar, më parë shteti kishte përkujdesje të veçantë për sportin

ARBEN MILORI:

Kampionati ka ende një xhiro për të mbyllur aktivitetin sezonal në Kategorinë Su-periore, por verdiktet pak

a shumë janë dhënë. Kjo pasi Tirana është shpallur kampione edhe matem-atikisht, ndërsa Kukësi dhe Laçi kanë siguruar vendin e dytë dhe të tretë. Në “play-out” shkon Vllaznia si vend i tetë, ndërsa me formulën e tanishme Flamurtari dhe Luftëtari, si dy vendet e fundit në renditje, bien nga kategoria. Kampionati i sivjetëm ishte i veçantë dhe në një aspekt tjetër, pasi një pjesë e rëndësishme e tij u luajt në kushte të pazakonta për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërkohë që mbetet ende pa u zgjidhur dilema e Kupës së Shqipërisë, ku në finale ballafaqohen Tirana dhe Teuta. Duke analizuar garën, problemet dhe arritjet e saj, fituesin, por dhe infrastrukturën, arbi-trimin dhe teknologjinë, ish-futbollisti i njohur i Dinamos dhe Kombëtares, Ar-ben Milori, theksoi në këtë intervistë për gazetën “SOT” se futbollit shqiptar i janë “qepur” disa fenomene negative që e kanë prishur imazhin e tij dhe pavarësisht investimeve në infrastruk-turë, në aspektet e tjera ka shumë propagandë dhe pak pozitivitet. Sipas tij, asgjë nuk krahasohet me futbollin e para viteve 90-të, ku shteti kishte vëmendje të veçantë ndaj të gjitha disiplinave sportive dhe këtë e shpreh edhe prania e një publiku të zjarrtë e të shumtë, gjë që mungon krejtësisht në ditët e sotme. Sidoqoftë, për atë që dhanë skuadrat në fushë, Milori beson se Tirana e meritoi trofeun.

-Kampionati po shkon drejt fundit dhe nuk ka shumë dilema për të zg-jidhur, pasi Tirana fitoi titullin, vendi i dytë dhe i tretë janë përcaktuar, mbetet vetëm një finale Kupe. Por, edhe pse në kohë pandemie, tërhoqi vëmendjen ndeshja në Ballsh midis Bylisit dhe Tiranës, e dyshuar si e trukuar. Një fenomen që po e bren përditë futbollin tonë dhe cenon rëndë imazhin e tij. Ju, personalisht, a e besoni se kjo ndeshje ishte e kurdisur?

Mendimi ynë nuk vlen nëse nuk ka hetim korrekt dhe të thellë të fenomenit. Unë nuk di ta them me siguri këtë, ndoshta nuk është e drejtë. Nuk di ta ndaj nëse ishte një ndeshje e trukuar apo jo, por me aq sa pashë, konstatova se nuk ishte një ndeshje normale. Gjykimi tjetër u takon au-toriteteve. A ndodhin këto fenomene në futbollin shqiptar? Sigurisht që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve dhe për këtë është diskutuar edhe në media e ka shumë raporte. Trukimi i ndeshjeve duhet parë si pjesë e këtij sistemi anormal nëpër të cilin ka kalu-ar tranzicionit e tij futbolli shqiptar.

-E megjithatë Tirana fiton titullin. Në këndvështrimin tuaj, a ishte një trofe i merituar?

Gjykimi vlen për atë që treguan skuadrat në fushë dhe e parë në tërësinë e një edicioni, mendoj se Tira-na ishte skuadër më e qëndrueshme, më e motivuar dhe padyshim e mer-

itonte titullin. Pikërisht falë ecurisë së saj e meritonte këtë sukses. Gjërat duhen parë edhe në një kompleks më të gjerë, sepse ky ishte një sezon ku pandemia kushtëzoi shumë gjëra. Për Tiranën u tha në formë dyshimi se ishte stërvitur gjatë kohës së pan-demisë, por unë ndjek linjën e rezu-ltateve, ku Tirana duket se ka pasur një përqendrim dhe bindshmëri më të madhe se skuadrat e tjera rivale, sidomos kur e krahason me Kukësin që pretendonte titullin. Kurse pjesa tjetër, që ka të bëjë me futbollin në tërësi, ka ato probleme që ne i dimë, e keqja është se gara nuk është e vërtetë në disa aspekte të saj dhe duke qenë e tillë vë në diskutim edhe vetë aktivi-tetin. Futbolli tek ne nuk është shumë pozitiv, ta themi këtë gjë, por unë dua të përgëzoj lojtarët e Tiranës dhe stafin për arritjen e titullit. Pra, unë mendoj se në këtë ambient, pavarësisht prob-lemeve, ata e merituan.

-Shumë vende europiane e kanë futur VAR-in si pjesë të lojës. Ka disku-time shumë, pro e kundër, por ky është një proces i pakthyeshëm...

Ai që vendos në fund është njeriu, sado teknologji të futet, sërish në fund vendimet i merr njeriu. Megjithatë, është fakt që VAR ka dhënë cilësi në argumentim. Dua të them që nëpërm-jet VAR-it i jepet mundësia kujtdo të gjykojë për rastin dhe mendoj se në tërësinë e tyre pikëpyetjet e një rasti, aksioni, 11-metërshi etj, i ka zgjidhur drejt, sepse e ka ndihmuar gjyqtarin të ndërmarrë një vendim më të drejtë. Mendoj se VAR do të jetë diçka pozi-tive dhe për futbollin tonë, sepse do të largojë subjektivizmin, plus që u jep një shans arbitrave të jenë më të dre-jtë. Për më tepër, futja e VAR është një

veprim në sinkron me vendet e tjera anëtare të UEFA-s.

-Meqë përmendëm arbitrat, në Shqipëri këta kanë një histori të mb-uluar me mistere dhe shpesh vendime të padrejta. Në këndvështrimin tuaj, a janë gabimet e tyre të ndikuara, apo pjesë e mangësisë profesionale?

Nuk mendoj se janë për shkak të mangësisë profesionale. Arbitrat, si kudo gjetkë, trajnohen, ndjekin kurse, mësojnë etj, pra nuk janë gabime të lidhura me profesionin, por ka ca gjëra, ta pranojmë këtë, që bëjnë “mu”. Specialistët e dinë që nuk janë gabime njerëzore, sepse ka vendime që janë dukshëm përtej kësaj, që ndikojnë në ndeshje, në garë. Por edhe kjo e arbitrave nuk duhet parë e shkëputur nga sistemi me plot mangësi ku operon sporti ynë.

-Është folur shumë për infrastruk-turën gjatë këtyre viteve. Për hir të së vërtetës ka impiante të reja më cilësore, rikonstruksione etj. Por mbetet prob-lemi i pakësimit të fushave sidomos tek moshat. Cili është mendimi juaj?

Unë konstatoj se është punuar në këtë drejtim dhe kemi disa impiante të mira tani, që plotësojnë standardet. Cilësia e fushave është dukshëm më e mirë, por ka aksesorë ndihmës më pak. Fusha ndihmëse janë shumë më pak dhe kjo ka impaktin e vet negativ. Në këtë aspekt të dytë shoh se ka më shumë propagandë sesa punë konk-rete.

-Duket e habitshme, por gjithnjë e më shumë klubet e traditës po vuajnë. Shumë skuadra të qyteteve të mëdha janë në inferiore. Klube dikur kaq të forta si Flamurtari, Elbasani, Besa, To-mori e ndonjë tjetër po lëngojnë. A nuk

është dhe kjo një anomali e futbollit shqiptar?

Në fakt, klubet e mëdha shkojnë në sinkron me popullsinë e qytetit ku shtrihen. E përgjithshmja është kështu, por edhe ky fakt nuk është se ka domethënie të madhe. Problemi i klubeve tona është më i gjerë se kaq. Klubet tona kanë pësuar ndryshime në strukturë, në organizim. Ju e keni vënë re se tek Elbasani dhe Flamurtari ka shumë pak lojtarë vendas, madje ven-dasit po u ngjiten ekipeve dytësore siç ndodh me Orikumin apo ndonjë tjetër, çka tregon se në ekipin kryesor gjërat nuk shkojnë mirë. Pra, është prishur emri i madh i klubeve. Flamurtari s’është më ai i dikurshmi, që ballafaqo-hej me dinjitet e sukses me Partizanin e Beogradit, Barcelonën etj. Ishte kohë tjetër, ekip tjetër, mentalitet tjetër. Këto arritje sot nuk ekzistojnë dhe është prishur balanca jo vetëm e klubeve të veçantë, por e traditës në tërësi.

-Është dhe kjo çështja e Ligjit të Sportit, apo trajtimi i sportit nga au-toritetet shtetërore...

Këtu është “thembra” e krejt prob-lemit, sepse ne kemi kaluar një tranzi-cion jo korrekt dhe sporti nuk ka bërë përjashtim nga ky “rregull”. Sporti është lënë herë në dorë të bashkive e herë ministrive dhe sot është kjo gjendje që shohim. Pse? Sepse sporti është parë si dora e fundit. Për nostalgji ndihem keq, pasi, edhe pse kam luajtur në kohë të vështirë, dora e shtetit në sport ndihej, ishte evidente. Dhe këtë e dëshmon fakti se sporti ndiqej më shumë, kishte rezultate më të mira dhe kryesorja stadiumet ishin plot. E ardhmja duhet ta kthejë sportin tek publiku, jo në duar të njerëzve të panjohur, por të rikthehet

raporti emocional sportist-fans, që impiantet të jenë plot. Vetëm atëherë merr vlerë sporti. Por që të ndodhë kjo duhet që shteti ta ketë sportin në vëmendjen e tij.

-Janë lëshuar shumë licenca tra-jnerësh të rinj, por pak dimë rreth cilësisë së tyre. A ka futbolli shqiptar sot trajnerë të rinj të aftë? Flas sidomos për moshat...

E kuptova qëllimin e pyetjes tuaj. Janë shumë gjëra që ndikojnë në këtë aspekt. Marrja e një licence është formalitet. Që të bëhesh trajner i mirë duhet të ushtrohesh, pra të zhvillohesh vetë. Për këtë duhen studiuar materi-alet, të ndjekësh metodat e kohës. Të them të drejtën nuk është se i kam nd-jekur, plus që futbolli ynë ka probleme në infrastrukturë, pagesa etj. Finalja tek moshat është se duhen prodhuar elementë cilësorë. Duhet përmirësuar teknika e fëmijëve. Nëse një kampionat nuk prodhon cilësi, atëherë duhet parë produkti që sjellin ata poshtë. Nëse s’ka cilësi, atëherë diçka çalon.

-Skuadrat tona do të marrin pjesë në kompeticionet europiane. Kë sheh më cilësoren për të avancuar?

Është herët për ta thënë, duhet mësuar më parë shorti, pra kundërsh-tarët. Tirana do të luajë në Champions do ta ketë të vështirë sigurisht, pasi në këtë kompeticion luajnë më të mirët dhe ka shumë cilësi. Ecuria varet nga shorti, por e shoh të vështirë. Sa i takon Kukësit, ka disa sezone që luan në Eu-ropë, ka krijuar një traditë të kalimit të tureve. Është një skuadër që ka cilësi dhe shoh që mund të surprizojë. Por e parë në tërësi, për më tepër që kanë vetëm nga një ndeshje në tur, e shoh paksa të zymtë të ardhmen në këto eliminatore.

-Shpesh bëjmë krahasime me brezin e shkuar, atë të rinisë tuaj, dhe jo vetëm për Dinamon, por për të gjitha skuadrat. Kishte cilësi, masivitet por edhe emocion të madh. Janë ca gjëra që futbolli ynë duket se i ka humbur apo jo?

Unë gëzoj respekt për atë kohë dhe jo vetëm nostalgji. Ishte një emocion i madh, kohë tjetër, ku nuk kishte intere-sa të tjera në futboll përveçse të fitosh ndeshjen, ta përjetosh atë. Sot mungon interesimi i asaj kohe edhe nga instan-cat shtetërore, ky është fakt. Nuk ishte vetëm futbolli, por të gjitha disiplinat, që kishin marrë hov. Ishte investuar në sport në tërësi dhe në shumë disiplina Shqipëria kishte bërë një prezantim dinjitoz. Kishim ski, alpinizëm e lloj-lloj sportesh me nivel cilësor. Vëmendje e madhe ndaj sportit sepse të shkosh në elitë kërkohet një përkujdesje e shtetit dhe kjo përkujdesje nis me infrastruk-turën, me trajnimin, me trajtimin dhe mbështetjen psikologjike. A ka pasur mangësi? Sigurisht që po, mangësi të mëdha madje, por ne i kënaqshim njerëzit në atë kohë, kishte një raport besimi dhe një raport emocional shumë të fortë. Nuk besoj se gabohem, përkundrazi, duket një kohë tjetër krejt e paarritshme.

Intervistoi: Adriatik BALLA

Page 21: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

.............GAZETA SOT E Hënë 27 Korrik 2020 21

Lojtarët e Kombëtares po bëjnë sforcon e fundit me skuadrat e tyre në këtë fundse-zoni, por ka dhe të tjerë që i kanë mbyllur angazhimet dhe po shohin alternativat në treg, me shpresën se do të gjejnë skuadër më cilësore në sezonin e ri. Kështu, një prej tyre, Keidi Bare është duke kaluar ditët e tij të fundit te Malaga. Sipas që raportojnë mediat që qëndrojnë afër klubit andaluzian, mesfushori i kombëtares shqiptare ka arri-tur akordin për t’u transferuar te Espanjol duke gjetur rrugën e përbashkët përsa i përket anës ekonomike dhe kontratës që do të firmosë me skuadrën katalanase që sezonin e ardhshëm do të luajë në Segunda

Division. Gjithsesi që Bare të transferohet te Espanjol duhet që më parë dy klubet të arri-jnë një marrëveshje. Malaga kërkon rreth 2 milionë euro për kartonin e kuqeziut. Shifër kjo të cilën nuk do ta përfitojë të gjithë klubi andaluzian pasi 20% e saj do të shkojë në arkat e Atletiko Madrid që kur e lejoi Baren të transferohej me parametër zero te Malaga ruajti një pjesë të kartonit në rast rishitjeje të lojtarit. Ndërkohë, në disa raportime të tjera mediatike nga Spanja, mësohet se mes-fushori po pret arritjen e një marrëveshjeje. Mesfushori fierak tashmë është në pritje që një marrëveshje të arrijnë edhe klubet mes njëra-tjetrës. Negociatat kanë mbetur

te fakti që Malaga kërkon të përfitojë më shumë se 1.5 milionë euro që ofron Espanjol. Kjo për shkak se Malaga duhet të kënaqë edhe interesat e Atletiko Madrid, që kanë pasur në pronësinë e tyre Baren. Në kohën kur mesfushori u transferua te Malaga në sezonin 2018-2019, madrilenët mbajtën 20% të kartonit. Në këtë formë, nëse Bare shitet për 1.5 milionë euro, nga kjo shumë 300.000 i takon klubit kryeqytetas. Ndaj, edhe bardhe-blutë po mundohen të përfitojnë më shumë dhe ta rrisin më shumë ofertën e Espanjol. Megjithatë, pavarësisht këtyre lëvizjeve të fundit nga ana e Malagës, marrëveshja pritet të mbërrijë shumë shpejt.

Keidi Bare më pranë Espanjolit, palët afër marrëveshjesSOTSOT sport www.sot.com.al

Sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi, i ka shënuar dy gola për Bazelin sot në barazimin 4:4 në shtëpi ndaj Luganos. Ndeshja i ka takuar xhiros së 34-të të Superligës së Zvicrës në futboll. Ademi realizoi golin e parë për Bazelin në minutën e 7-të dhe të tretin në minutën e 67-të. Ai asistoi edhe golin e dytë. Ademi luajti 74 minuta. Për Bazelin luajti tërë ndeshjen dhe u ndëshkua me të verdhë Taulant Xhaka. Ndër-kohë titullar ishte Elis Isufi dhe luajti 46 minuta. Po ashtu nga minuta e 82-të iu aktivizua Tician Tushi. Bazeli dy xhiro pa përfunduar stinori zë vendin e tretë me 60 pikë, dhjetë më pak se lideri Young Bojs. St. Galleni është në vend të dytë me 65 pikë.

KATEGORIA IMbrojtësi kuqezi merr vlerësime nga shtypi italian, konsiderohet “yll” i ndeshjes ndaj Sasuolos

Adriatik BALLA

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, njëherësh ka-piten i saj, Elseid Hys-aj, pati një perfomancë

fantastike mbrëmjen e së shtunës në kampionatin italian, Serie A, duke shënuar golin e parë të karrierës së tij me napolitanët në elitë, një gol që ka vlera emocionale p[ër lojtarin, por edhe vlerë statistikore. Duhet thënë se mbrojtësi shkodran ka fituar shumë terren me ardhjen e trajnerit Gatuzo dhe tani ndihet lojtar i rëndësishëm në formacion, por e ardhmja e tij tek Na-poli është sërish në diskutim, gjë që e shpreh vetë futbollisti duke thënë për mediat italiane se në fund të sezonit do të ulet e të diskutoje me presiden-tin e klubit mbi ardhmërinë, pra nëse rinovon, apo tërhiqet përfundimisht nga Napoli. Për momentin Hysaj po shijon suksesin e fundit, ku shënoi një gol historik.

Goli i parë pas 192 ndeshjesh në Serie A

U desh ndeshja e 192-të në Serinë A për Elseid Hysajn që kapiteni i kom-bëtares shqiptare të gjente golin e tij të parë në elitën e futbollit italian. Një gol që ka ardhur pak ndeshje para mbylljes të sezonit, që mund të jetë i fundit për lojtarin e Napolit. “Jam shumë i lumtur për këtë gol të parë me Napolin. Më vjen keq që nuk ishin këtu tifozët, por

ia kushtoj gjithsesi familjes time dhe gruas. Shpresoj që të shënoj të tjerë. Rinovimi? Jam I qetë dhe jetoj shumë mirë në Napoli. Do të kënaqem deri në fund, pasi këto gjëra nuk dihet si mund të shkojnë. Do të flas me klubin në fund të sezonit pasi tani kemi shumë ndeshje të rëndësishme”, tha ai pas përfundimit të sfidës. Sigurisht, objek-tivi është ajo sfidë me Barcelonën në Ligën e Kampioneve, pasi napolitanët besojnë se mund të kualifikohen. “Sot u shënuan 4 gola që erdhën nga gabimet tona. Fatmirësisht ekziston VAR pasi ishin në pozicion jashtë loje, por duhet të jemi më të vëmendshëm. Sasuolo e qarkullon topin si Barcelona, niveli i lo-jtarëve do të jetë më i lartë në atë ndesh-je e ne duhet të jemi të kujdesshëm edhe

ndaj detajeve të vogla. Jemi në formë, thjesht duhet të rregullojmë 2-3 gjëra”, deklaroi mbrojtësi shqiptar.

Vlerësimi i medieve italianeMirëpo, përveç golit, paraqitja e

Hysaj ishte në nivel të lartë edhe në aspekte të tjera të ndeshjes, ndaj në mediat italiane, shkodrani ka marrë një vlerësim të lartë e madje është shpallur edhe si njeriu i ndeshjes. “Gazzeta”, nota 7- “Goli i parë në Serinë A, pas 188 prezencash. Më pas i shkon shumë pranë edhe një tjetri. I inspiruar, por gjithashtu i lirë. I shpejtë dhe kishte një lidhje të mirë me skuadrën”. “Corriere delo Sport”, nota 7.5- “Shënon golin e parë në Serinë A pas 188 paraqitjesh dhe kjo duket se e liron atë. Ai gjithnjë ka qenë një mbrojtës me kohë të plotë,

Legjionarët po lënë gjurmë pozitive me skuadrat e tyre në kampionatet e ndryshme eu-ropiane. Me katër shqiptarë në fushë dhe Indrit Tucin në stol Lokomotiva e Zagrebit shkroi historinë. Skuadra kryeqytetase arriti të fitonte me rezultatin 1-2 në fushën e Osijek në ndeshjen e fundit të kampionatit duke u kualifikuar për në paraelimina-toret e Champions League për herë të parë në historinë e saj. Mersinaj, Çokaj, Uzuni e Kastra-ti ishin titullarë përballë Osijekut që duhet të vuante mungesën e

Eros Grezdës për shkaqe dëm-timi por kishte në fushë nga minuta e parë ish lojtarin e Ti-ranës Merveille Ndockyt. Uzuni dhe Lirim Kastrati të cilët luanin ndeshjen e fundit me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit(kanë edhe finalen e Kupës ndaj Ri-jekas) pasi të dy janë shitur respektivisht te Ferencvaros dhe Dinamo e Zagrebit patën ndikimin e tyre në golin e parë dhe atë që zhbllokoi shifrat të realizuar nga Jakic në minutën e 53-të por shumë shpejt në të 57-ën Mariçbarazoi për Osijek,

barazim që nuk i vlente asnjërës prej dy skuadrave pasi Rijeka po fitonte në krahun tjetër dhe në fund të dyja skuadrat u hodhën në kërkim të golit që do t’i çon-te në Champions me fatin që i buzëqeshi Lokomotivës pas një autogoli të Loncar në minutën e 88-të. Në këtë kualifikim his-torik të Lokomotivës një rol të madh kanë luajtur futbollistët shqiptarë, por me Uzunin dhe Kastratin që do të largohen në fund të këtij sezoni, ata që do ta shijojnë do të jenë Mersinaj, Çokaj dhe Tuci.

Suksesi/ Lokomotiva e Zagrebit në Champions, falënderohen shqiptarët

Një tjetër shqiptar shkëlqen në Zvicër, Ademi dygolësh

në fitoren e Bazelit

Kastrioti siguroi Superioren, “krutanët”

nisin lëvizjet e sezonit të ri

Fenerbahçe do 20 mln euro për Muriqin,

Totenhemi nis lëvizjet

LEGJIONARËT

SULMUESI

por në këtë sfidë ishte një furi në sulm. Bën të gjithë krahun dhe në një mo-ment asistohet nga Insinje, ku i shkoi shumë pranë të dytit. Mbyll mbrëmjen e tij të mrekullueshme me një assist për golin e Politanos”. “Tuttosport”, nota 6.5- “Shumë i merituar goli i parë në Serinë A. Shumë pjesëmarrës në fazën ofensive”. “Ultimissime Napoli”- “Hysaj ishte më i miri në fushë në fitoren ndaj Sasuolos. Lojtari i krahut ishte autori i goli të parë”.

Duka vlerëson kapitenin kuqezi: E duam në formë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka përshënde-tur nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook Elseid Hysajn për golin e parë të shënuar më Serinë me fanellën e Napolit. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shkruan se kuqezinjtë në muajin shtator do të nisin fushatën e radhës në Nations League dhe është shumë e rëndësishme që ata të jenë në formën e duhur. “I lumtur për golin e parë me Napolin në Serinë A të Elseid Hysajt! Një realizim i shkëlqyer nga mbrojtësi shkodran, që ndihmoi skuad-rën të merrte atë fitore 2-0 ndaj Sasuo-los. Më vjen mirë që e pashë në formë të shkëlqyer dhe uroj të vazhdojë kështu, sepse në shtator Kombëtarja Shqiptare nis aventurën e saj në Nations League dhe kuqezinjtë do të kenë nevojë edhe për klasin e tij. Edhe një herë, shumë urime Elseid Hysaj!”

Gazeta turke, “Sabah”, shkruan se Fenerbahçe po kërkon të shesë sulmuesin kosovar Vedat Muriqi për shumën e 20 mln eurove. Për momentin Totenhem Hotspur është i interesuar për shërbimet e tij. performanca e mirë e Muriqit e ka vënë në lëvizje Toten-hemin e Murinjos. “Sabah” pretendon se përveç Totenhemit për Muriqin janë interesuar klubet e Serisë A Napoli dhe Lacio. Skuadra turke shpreson që ta shesë 26-vjeçarin për një ofertë sa më të lartë. Merkatoja e Fenerbahçesë për sezonin e ardhshëm do të varet nga shitja e Muriqit, pasi “Kanarinat e Verdha” janë në mbikëqyrje të rreptë nga UEFA për shkak të rregullave të “Fair Play-t Financiar”.

Drejtuesit e Kastriotit drejtuesit nuk kanë në plan që të ndërtojnë një ekip që të jetë kalimtarë në Kategorinë Superi-ore. Skuadra do të pushojë për rreth dy javë dhe më pas do të nisë zyrtarisht përgatitjet për edicionin e ardhshëm. Gjatë këtyre ditëve pauzë, do të punohet edhe me merkaton në hyrje dhe dalje. Rinovimet do të jenë i pari hap, teksa dihet që një pjese të mirë të lojtarëve u përfunduan kontratat. Mbetet të shihet se cilët do të vazhdojnë të jenë pjesë e organikës edhe në vazhdim. Çështja që shqetëson aktualisht është stadiumi, ku krutanët do të zhvillojnë ndeshjet si pritës në sezonin e ardhshëm, pasi në Krujë që prej fillimit të pandemisë punimet në stadiumin e qytetit janë pezulluar.

Hysaj merr në dorë “frenat” e Napolit: Dua të shënoj gola të tjerë, do të flas me klubin për kontratën

Page 22: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

GAZETA SOT22 E Hënë 27 Korrik 2020

.............

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

HORIZONTAL VERTIKAL

Kanye West pendohet për akuzat dhe i kërkon falje bashkëshortes

1-Plëndësi i pulës. 2-Humoristi anglez ... Hard. 3- Bllok ku shënohen ngjarje kryesore private dhe zyrtare. 4- Është shtet në Lindjen e Mesme. 5-Automjetet e transportit ndërkombëtar. 6- Mamaqi e letrave në inic. 7-"Shtëpia" e pulave. 8- Një gjembaç i mbrojtur mirë. 9- E bukura e Butrintit. 10- I thuhet kalit që tërheq karrocën me një vend. 11- Heroi i Trojës. 13- Gadishull në Detin e Kuq, apo në GJirin Persiik. 14- Magazinat. 15- Mjet alarmi. 16- Një kryeqytet në ekstremin lindor, shtet ishull. 18- Veprim taktik në shah, për të mbrojtur mbretin. 19- Njëlloj si delikatesë. 20- Këngëtari italian Pepino Di ... 22- Është lidhja harmonike e tingujve të një melodie. 23- Sundimtar apo drejtues që sillet si despot. 25- Lëkurëpunues. 26- Një kryeqytet europiano-perëndimor. 27- Prift françeskan. 28- Aktori Ymer... 29- Është figurë gjeometrike. 30- Barazim në shah. 32- Banor i një krahine në jug të vendit. 33- Agjencia e lajmeve egjiptiane, pa fund. 34- Bode i politikës në inic. 35- Komiteti Olimpik.

1- Film me metrazh të shkurtër. 7- Bimë ose pemë jo të rritura plotësisht për ti mbjellë. 12- Zalla i futbollit. 13- Janë 114 kapitujt e Kuranit. 14- Ai i Ana Frankut. 15- Një shtet në Lindjen e Mesme. 16- Përemër vetor. 17- Është kryeqyteti i Armenisë. 19- Është fshat në ekstremin jugor në mes të Delvinës dhe Sarandës. 20- HeImut ... ish-kancelar i Gjermanisë. 21- Port slloven në Adriatik. 22- Është fshat i Elbasanit. 23- Arigo ... ish-trajner i përfaqësueses itali-ane. 24- Grup këngëtarësh. 25- Fshat i Kavajës. 26- Ish-agjencia e lajmeve polake. 27- Kush e ka atë i ecën. 28- Një ujëmbledhës. 29- Është figurë gjeometrike. 31- Rilindja Demokratike. 32- Është qytet dhe ekip futbolli grek, pa fund. 33- Një parazit i vogël shumë i bezdisshëm. 34- Mikael ..., ish-futbollist gjerman, ka luajtur me Chelsean. 35-Një shtet afrikan me kryeqytet Nairobi. 36- Është fshat në Vlorë. 37-Është fshat në ekstremin verior.

Kanye West duket se është penduar për akuzat, që bëri më parë ndaj bashkëshortes së tij Kim Kardashian. Ai i ka kërkuar falje publike bashkëshortes së tij, duke thënë se ai e di se e lëndoi atë. West i kërkoi falje pas një jave rebelimi të postimeve në Twitter, në të cilat ai e akuzoi atë se po përpiqej të “bllokonte” dhe tha se po përpiqej të shku-rorëzohej nga ajo. “Do të dëshiroja të kërkoja falje nga gruaja ime Kim për daljen në publik me diçka, që ishte çështje private. Unë nuk e mbrojta ashtu si ajo më ka mbrojtur. Por Kim dua të them se e di që të lëndova. Të lutem me

fal”, shkroi Kanye West në Twitter pasditen e së shtunës, shkruan “DailyMail”. Reperi më herët e akuzoi gruan e tij se ajo me nënën e saj ishin duke diskutuar fshehurazi se si ta shtroni atë në spital, teksa gjithashtu shtoi se kishte provuar të shkurorëzohej, me akuzën se kishte dëgjuar për një aferë të gruas së tij me reperin e tij Meek Mill, pas takimit të tyre në Hotelin Waldorf. Falja e Kanyet për bash-këshorten e tij pasditen e së shtunës erdhi disa orë pasi ai riafirmoi ambiciet e tij presi-denciale, duke thënë se ai do të ketë konkur-rent demokratin Joe Biden.

Dëshira e fundit

Në dhomën me gaz të dënimit me vdekje, ndodhej një njeri i cili do të ekzekutohej së afërmi. Ekzekutori i afrohet dhe i thotë:

- M e r r e k ë t ë c i g a r e s i dëshirën e fundit.

I dënuari përgjigjet:-Jo, sepse tymi vret.

Tek mjekuNjë burrë tepër i moshuar,

shkon një ditë tek mjeku dhe i shpreh dëshirën e tij të vetme:

-Doktor, të lutem dua që të jetoj më tepër se sa 100 vjet.

Mjeku para se t’i jap një përgjigje të saktë e pyet:

-Më falni, a pini duhan?I moshuari:-Jo, doktor nuk pi.Mjeku sërish e pyet:-A hani sa keni dëshirë?Pacienti:-Jo, doktor.Mjeku vazhdon me pyetjet

e tij:-Po, a keni histori me ndonjë

femër?Pacienti sërish përgjigjet

negativisht. Derisa mjeku më në fund i thotë:

-Përse dëshironi të jetoni aq gjatë atëherë?

k u l t u r e www.sot.com.al

4 5 7

7 6 2 8

1 5

3 2 1

9 3 2 8

5 1 6

6 1

2 4 9 1

6 7 2

3 6

9 8

7 6 5 4 2

7 8 3

1 2 3 6

4 5

5 6 8 9 1

8 9

6 7

3 4 6 5

1 8 7

3 8

6 5 1 2

8 7 6 9

6 4

7 9 2

8 6 5 1

22 GAZETA SOTE Martë 10 Mars 2020

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Giorgio Armani dhuron 1.25 milionë euro, për të luftuar koronavirusinGiorgio Armani dhuroi një shumë të majme

për të ndihmuar Italinë, për të luftuar korona-virusin. Dizajneri italian Giorgio Armani ka dhuruar 1.25 milion euro për katër spitale dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për të ndihmuar në trajtimin e shpërthimit të korona-virus në Itali. Paratë do të shkojnë për tre spitale me qendër në Milano dhe spitalin “Spallanzani” në Romë, si dhe Agjencinë e Mbrojtjes Civile, tha një zëdhënës i kompanisë së Armanit. Në pak më shumë se dy javë, numri i të infektuarve në Itali është rritur në 7.375 me 366 viktima. Giorgio Arm-

ani më herët lajmëroi se anulloi sfilatën e prezan-timit të koleksionit vjeshtë-dimër 2020, nga frika e koronavirusit. Ndërkohë që stilistë të shumtë kinezë, përfshirë Ricostru, Angel Chen dhe Hui nuk kanë qenë të pranishëm në Javën e Modës në Milano, Armani është stilisti i parë italian që merr këtë vendim për shkak të gjendjes në vend. Marka njoftoi publikun se koleksioni do të prezantohej “me dyer të mbyllura”, në një pasarelë të bos-hatisur dhe të gjithë mund ta ndiqnin live stream në faqen zyrtare të Armanit ose në kanalet e med-iave sociale të brandit.

6 5 4

9 1 5

1 4

1 3 6 7

8 5 1 3

2 1 8 5

3 9

3 8 2

6 7 4

8 5 3 9

7 5 2 4

3 5

7 4

2 4 6 1

5 1

9 1

7 3 5 9

6 2 7 3

9

1 7 6

9 8 4 2 7

9 8 3

5 7

3 4 9

8 6 3 2 4

4 5 6

8

Ndahet nga jeta aktori

Max Von Sydow Aktori i njohur i Hollivudit, Max Von Sydow, i cili u shfaq në filma dhe seriale televizive duke përfshirë “The Exorcist”, “Flash Gordon” dhe “Game of Thrones”, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Familja e tij njoftoi, se aktori me origjinë suedeze ndërroi jetë të dielën. Ai u nominua për dy çmime “Oscars” gjatë karrierës së tij, përfshirë “Aktorin më të mirë” në 1998, për “Pelle The Conquer-or”. Nominimi tjetër i tij për akademinë ishte ai për “Aktorin më të mirë dytësor”, për rolin e tij në “Extreme Loud & Incre-dently Close” të vitit 2011. Max Von Sydoë njihet edhe për role te tjera në filmat, “Hannah and Her Sisters”, “The Seventh Seal” dhe “Star Wars: The Force Awakens”. Ai njihej shpesh në Hollivud për rolet negative.

1- Njeri i zgjuar por dhelparak 2- Njeri që flet me qesëndi, nënqeshje 3- Është brinjë në skuadër 4- Soto, i ngatërruar 5- Bujtinë primitive 6- Ernest Telman 7- Plazh në Lezhë 8- Regjizori Musliu 9- Repoblika Arabe Abisinise 10- Futbollist i Bajernit, Myler në inic 11- Mjet udhëtimi 13- I thonë plëndësit të pulës 14- Qytezë me njësi bashkiake pranë Tiranës 15- Luftëtar që del malit për liri 16- Një fshat i Fierit 18- Është fshat në rrethin e Pogradecit, i thonë edhe guri i mullirit 19- Ish futbollisti gjerman Rudi ... 20- Shkrimtari turk Aziz ... 22- Këngëtari Ruso 23- Një shtet në Gadishul-lin Arabik me kryeqytet Doha 25- Një shtet pothuajse në zemër të europës 26- Plak që e ka lënë mendja 27- Dëshirë e madhe për të arritur diku 28- Gjykatës turk 29- Virna ... aktore italiane 30- Janë ato të kuzhinës 32- Mjet sinjalizues për anijet 33- Legjendë, gojëdhënë 34- Aktori amerikan Eastwood në inic 35- Adelina e shkrimeve në inic...

1- I kushtohet 7- Qytet në juglindje të vendit 12- Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit 13- Akullore e ngrirë 14- Pambuk italian 15- Një shtet në Gadishullin Arabik me kryeqytet Doha 16- Koka e çengelit 17- Porosi e fundit 19- Resmet 20- Çdo ligj e ka një të tillë 21- Luftëtar që del malit për liri 22- Është ndajfolje, gjoja, domethënë, kinse 23- Specialist i Sigurimeve Shoqërore Fadil ... 24- Revani 25- Një metal shumë i fortë që del nga bashkimi i hekurit me karbon 26- Filipe ... i Formulës Uno 27- I vogli i pelës 28- Moçal 29- ata që janë pasardhësit e romakëve 31- Humoristi anglez Atkinson në inic 32- Fukara 33- Lloj jeleku me mëngë dhe me kopsa përpara 34- Një qytet bregdetar në jug të Spanjës, pothuajse në brigjet e Gjibraltarit 35- Tas i thellë për çorbë 36- Kështu quhej vendi ynë përpara 37- Janë makina metalprerëse, shumës...

Burri gënjeshtarTre mikesha po bisedonin

midis tyre për jetën familjare. Njëra prej tyre e cila ankohej po-thuajse çdo herë, flet e para dhe i thotë shoqeve të saj:

- E kam vërtetuar më në fund se bashkëshorti im është gënjesh-tar i madh.

Dy shoqet e tjera mbeten të habitura nga kjo deklaratë dhe e pyesin shoqen e tyre:

- Por si e vërtetove këtë që po thua?

Dhe gruaja tepër e qetë i tre-gon ndodhinë e një dite më parë:

- Kur u kthye dje në shtëpi, e pyeta burrin se ku kishte qenë natën e kaluar kur nuk kishte ardhur në shtëpi. Dhe ai mu përg-jigj se kishte qenë në ditëlindjen e Bob.

Dhe shoqet ndërhyjnë:- Por kjo mund të mos jetë

gënjeshtër, me të vërtetë ai mund të ketë qenë tek ditëlindja e Bobit.

Dhe gruaja tepër e qetë ndërhyn:

- Po si mund të ketë qenë tek ditëlindja e Bobit, unë me mikun e tij Bob isha mbrëmjen e kaluar kur bashkëshorti im nuk erdhi në shtëpi.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

12 13

14 15 16

17 18 19 20

21 22 23

24 25 26

27 28 29 30

31 32 33

34 35

36 37

Olivia de Havilland ndahet nga jeta në

moshën 104 vjeçareAktorja e njohur Olivia

de Havilland u nda nga jeta në moshën 104-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga publi-cistja Lisa Goldberg. Olivia de Havilland ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale në shtëpinë e saj në Paris, aty ku ajo ka jetuar për më shumë se 60 vjet. Ajo është ikona e filmit legjendar “Gone with the Wind” të vitit 1939, ndërsa ka fituar edhe dy çmime “Oscar” me rolet e saj në filma. Aktorja e njohur Olivia de Havilland ka një aktivitet të vlerësuar në filma të ndryshëm, ku në vitin 1970 ajo është partnere e ak-torit Bekim Fehmiu, në filmin amerikan “Aventurierët”.

Page 23: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

.............GAZETA SOT E Hënë 27 Korrik 2020 23

`

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Duhet të përpiqeni këtë kohë më shumë në dashuri dhe të mos e mbani gjithçka brenda. E hëna do të jetë interesante, ku ju mund të merrni përgjigjen që keni pritur për ca kohë.

23 shattor-22 tetor

Java do të fillojë shumë mirë! Dashuria do të shkojë shumë mirë, veçanërisht për ata që po ndjekin një Akrep ose Gaforre. Puna gjithashtu premton për ju kënaqësi të mira.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gusht

Luani 22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Do të kërkoni më shumë qetësi, veçanërisht në dashuri. Një ngjarje e vogël mund të prishë gjendjen shpirtërore. Për sa i përket punës, ju do të keni sot ndihmën e Hënës.

Do të jetë një fillim i javës me zhurmë, falë bashkëvep-rimit të Venusit dhe Hënës. Të dyja, ndjenjat dhe biznesi do të favorizohen nga yjet, por ju duhet dhe pak kujdes.

Duhet të ketë një ditë kur do të ndjeheni mjaft të qetë. Prandaj përpiquni të menaxhoni nervozizmin tuaj në dashuri dhe në punë. Gjërat do të përmirësohen së shpejti!

Dashi Demi

Nesër do të jetë një ditë rikuperimi edhe më të mirë se fundjava. Në punë përpiquni të merrni një qëndrim më aktiv dhe më pak shqetësues, sepse kjo ju ndihmon jo pak.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Mund të ndjeni një farë lodhjeje. Nëse është e mundur, shmangni të gjitha format e ten-sionit për orët e ardhshme. Në punë do të ketë një mundësi për të përcaktuar pozicionin tuaj.

Në punë këtë kohë duhet të përpiqeni në çdo mënyrë për të kundërshtuar dembelizmin, që po përjetoni. Në dashuri dita e hënë dhe e martë do të jenë më të qeta se e kaluara.

VERTIKAL

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 majHëna në aspektin e kundërt

mund t’ju bëjë pak të trishtuar ose të paktën të hutuar për marrëdhënien tuaj. Sa i përket punës, mund të ndodhë një vonesë por pa shqetësim.

Gundam, një robot me lartësi

18.2 metra

Të lindurit e shenjës së Shigjetarit do të duhet të fillo-jnë të heqin dorë nga disa mar-rëdhënie më parë. Sa i takon punës mundësi interesante po vijnë drejt jush këtë kohë.

HORIZONTAL

Brenda kësaj jave ju mund të merrni një përgjigje të rëndë-sishme në punë. Edhe në dashuri do të ketë një rikuper-im të rëndësishëm për ju gjatë kësaj kohe, por duhet kujdes.

Të hënën dhe në ditët në vijim duhet të përpiqeni të mos keni një qëndrim të dobët ndaj partnerit tuaj. Për sa i përket punës për ju do të ketë një lajm interesant, që do ju gëzojë.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Marok, arrestohen të rinjtë që kopjuan në provim

1- Dështim. 5- Shkak, arsye. 9- Është frut, ngjason me kajsinë, por më e vogël. 11- Në fillim të errësirës. 13- Aktorja Logoreci. 4- Humoristi italian Desika në inic. 15- Lumë në Gjermani. 17- Gojëdhënë, legjendë. 18- Një fjalë pa qëllim. 19- Shkencëtari rus Pavllov. 21- Këlysh qeni. 22- Guri i mullirit. 23- Vend i rregulluar para portës së shtëpisë për të ndenjur. 24- Disponojnë. 26- Ka edhe një të tillë fetar. 27- Automjetet e transportit ndërkombëtar. 28- Aktori amerikan Gregori ... 30- Një lloj sporti. 32- Organizatë Mono-lite. 33-Janë fis i vjetër gjerman. 35- Notë muzikore. 36- Njësi matëse e energjisë elektrike. 38- Tundet sa andej këtej në ajër. 40- Kalli misri pa kokrra, shumës. 41- Markë aparati fotografik japonez. 43- Dërgova apo..., mbrapsht. 45- Është ndihmësmjeke në maternitet. 46- Mikhail ...ish-shahist rus kampion bote. 47- Zotëroj. 49-Pjatë shumë e thellë, i thonë edhe misur. 50- Automjetet e Shqipërisë. 51- Ka për kryeqytet Senegali. 53- Sinemati i sportit në inic. 54- Brekushet. 56- Shkrimtarja vlonjate Vera ... 57- Motrat e babait apo të nënës.

1- Të lumtë, bravo të qoftë. 2- Organ Zyrtar. 3- Ndryshe për bakrin. 4- Autobus mbi shina. 5- Ish-aktori Boshnjaku. 6- Pro-fil metalik. 7- Në fillim të bisedës. 8- Janë njëlloj si marrëveshjet. 10- Lumë në veri. 12- Anulim i një vendimi të marrë më parë. 14- Dhurues. 16- Njëlloj si zili apo smirë. 18- Koshi me thupra për rrushin e mbled-hur. 20-Çdo ligj e ka një të tillë. 21- Grup këngëtarësh. 25- Qytet në Maqedoninë e Veriut, kufi me Kosovën. 27-Sëbashku. 28- Janë dy ato të globit. 29- Ish-futbollisti anglez i viteve 80 Kigan. 31- Një numër i pa përfunduar. 33- Qytet në Kosovë. 34-Taksë. 36- Shportë me thupra, pa fund. 37- Njëlloj si kapriçot. 38- Vend i varur nga një tjetër që e ka mundur në luftë. 39- Futbollisti i Bajernit Myler. 40- Shtet në Arabi me kryeqytet Doha. 42-Janë njëlloj si inicia-tivat. 44- Është kryeqyteti i Taxhikistanit. 47- Vend poshtë shtëpisë ku mbahej më parë bagëtia. 48- Shkurre që bën kokrra të kuqe që hahen. 51- Cohë për rroba pune. 52- Njëlloj si nr. 3 vertikalisht. 54- Pjetër Arbnori. 55- Tip pistolete.

k u l t u r e www.sot.com.al

Në Marok në 2016 kanë hyrë në fuqi ndëshkime të ashpra për ata që kopjojnë, në provimet shtetërore. Atje nuk kalohet kjo situatë vetëm me marrjen e telefonit, por edhe me gjobë e dënim. Dy të rinj u kapën ndërsa po përpiqeshin të kërkonin në internet përmes celularit përgjigjet e sakta të pyetjeve të testit kombëtar për pranimin në universitet. Të rinjtë po përdornin telefonin e futur në mënyrë të paligjshme në sallën e provimit për të kaluar atë që njihet si “Bac”, një lloj provimi i maturës shtetërore. Pasi u kapën, ata u ar-restuan dhe u dënuan me tre muaj burg, një gjobë prej 450 eurosh secili dhe konfiskimin e telefonave.

Ndërtimi i një roboti të madh të quajtur Gundam në Japoni filloi në ja-nar të këtij viti. Roboti Gundam ka një lartësi mbresëlënëse 18.2 metra dhe do të vendoset në Yokohama, në jug të Tokios. Megjithëse pandemia ndaloi ndërtimin e objekteve të shumta në të gjithë botën, japonezët nuk hoqën dorë nga Gundam për asnjë moment. Tani për tani, roboti gjigand mund të lëvizë këmbët shumë pak, por sipas planit Gundam përfundimisht do të jetë në gjendje të ecë shumë shpejt, me gjithë peshën e tij përafërsisht 25 ton.

Page 24: Berisha-Meta i shpëtojnë aferës së CEZ, Çekia pushon ......prej gati një viti ka lëshuar akuza nga më të rëndat për ambas-adorët. Nga mafiozë e karagjozë, në trafikantë

GAZETA SOT24 E Hënë 27 Korrik 2020

.............

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KULTURË/Julia VRAPI; SPORT/Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

“Lionel Mesi nuk do të jetë pjesë e Interit dhe gjithçka është

shkruar në Itali për këtë çësht-je është fantazim mediatik”. Kështu thotë trajneri i Interit, Antonio Konte, i cili i ka quaj-tur ëndërrime të kota thasheth-emet se kapiteni i Barcelonës Lionel Mesi do t’i bashkohet zikaltërve, edhe pse i mirëpriti ato. E ardhmja e Mesit i ka dominuar ballinat e sezonit 2019/20, midis thashethemeve se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është i gatshëm të largo-het nga Barça në fund të këtij sezoni. Edhe në të kaluarën është përfolur për kalimin e tij në Inter. Por thashethemet janë rritur tani që babai i tij e bleu një shtëpi në Milano këtë javë. Pas fitores së Interit 3:0 kundër Xhenoas të shtunën, Konte u pyet për Mesin. “Po flasim për fantazi futboll këtu, këto gjëra nuk mund të ndodhin në Inter për momentin, për shumë arsye”, tha Konte. “Nuk besoj që ka njeri të çmendur në këtë botë i cili nuk do ta dëshironte Mesin. Por Mesi në Inter është larg, larg, realitetit,

MERKATO/ Donaruma dhe Ibrahimoviç pranë rinovimit me kuqezinjtë

TRAJNERI Barcelona ka dështuar në kam-pionat dhe në kupë të sigurojë mak-simumin, për pasojë i ka mbetur të luftojë vetëm në Ligën e Kampioneve. Champions është padyshim shansi i fundit për Leo Mesin dhe grupin e yjeve të tjerë të Barçës, në të kundërt sezoni mund të jetë një kapitullim i madh. E së fundmi në skenë ka dalë trajneri, i cili mund të shkarkohet, por edhe mund të qëndrojë. Për këtë foli kreu i klubit Bartomeu. Kështu, e ardhmja e Kuik Setien, i cili e mori drejtimin e

skuadrës në janar pas shkarkimit të Ernesto Valverdes, nuk ka qenë aspak e sigurt midis thashethemeve se ai do të zëvendësohet me legjendën e klubit, Ksavi Hernandezin. Nën drejtimin e tij, Barça ia dorëzoi titullin në La Liga riv-alit Real Madridit por mbetet në garë në Ligën e Kampionëve dhe Bartomeu beson se ai meriton të jetë trajner i skuadrës edhe sezonin e ardhshëm. “Ksavi është lojtar me të cilin kam marrëdhënie të shkëlqyera. Por Kuik Setien ka kontratë me Barcelonën dhe

e ka edhe një vit të mbetur në të”, tha Bartomeu i pyetur nëse Ksavi do ta zëvendësoj Setienin këtë verë. Më pas ai komentoi qëndrimin e trajnerit aktu-al, duke e bërë fakt të kryer, megjithëse në Spanjë, mediat aludojnë për një trajner të ri, duke shtuar se Lionel Mesi ka dhënë këshillat e tij për një teknik të njohur. “Ne kemi thënë vazhdimisht se Setien është trajneri ynë dhe ai do të na udhëheqë në Ligën e Kampionëve, një garë që na jep shumë shpresë”, nënvizoi më tej Bartomeu.

MERKATO SURPRIZA MOTO GP

Zeniti ngriti kupën e Superligës ruse, por copëton trofeun

Merkato në rangun e klubeve të mëdha ka nisur de fakto, edhe pse “de jure” FIFA ka caktuar afat muajin gusht. Një prej këtyre skuad-rave është Milani, i cili po e mbyll sezonin në mënyrën më të mirë dhe për drejtuesit tashmë ka nisur projektimi i skuadrës për sezonin tjetër. Mbrojtja është reparti që do të përforcohet me çdo kusht dhe objektivi kryesor është Nikola Milenkoviç i Fiorentinës për të cilin nuk do të jetë e lehtë pasi vlerësohet 30 milionë euro dhe ndërkohë ka oferta nga jashtë Italisë. Mbrojtësi 22-vjeçar ka kontratë deri

Në Rusi nuk mungojnë çudirat në futboll. Pas një sezoni fantastik, Zeniti i Shën Petersburgut e përmirësoi bilancin e trofeve në muzeun e klubit. Por për të vendosur kupën e fundit, do të ketë nevojë për meremetime. Pasi dominoi Ligën ruse të cilën e fitoi me 15 pikë vantazh ndaj Lokomotivës së Moskës, Zen-iti fitoi edhe Kupën. Skuadra e trajnerit Semak arriti të kalojë minimalisht rivalët e Khimki pas një penalltie të shënuar nga Dzyuba, por gjatë festi-meve, gjërat nuk shkuan si duhet në stadiumin e finales. Kapiteni Ivanoviç ngriti lart

Fabio Kuartararo fi-ton garën e dytë radhazi në Botërorin e Moto GP-së, duke u shkëputur i vetëm në krye të klasifikimit të përgjithshëm. Francezi dominoi Çmimin e Madh të Andaluzisë. Ai u nis nga pole-position regjistroi edhe xhiron më të shpejtë ndërsa e kryesoi nga fillimi deri në fund garën e zhvilluar në pistën e “Jerez de la Frontera”. Në podium bashkë me pilotin e Petronas Yamaha SRT u ng-jitën edhe dy pilotët e Yamahas zyrtare, Maverick Vinales dhe Valentino Rosi. Vendi i 4-t për japonezin Taakaki Nagami që në mungesë të Marc Marquez,

në vitin 2022 dhe dëshira e tij është të luajë në një ekip të madh duke i dhënë “ok” dre-jtuesve të Milanit dhe pritet vetëm akordi mes klubeve.

mbajti lart flamurin e Hondas i ndjekur nga Joan Mir dhe An-drea Dovizioso. Vetëm vendi i 8-të për vëllain e Mark Markez, Aleks Markez.

Konte u pret shpresat zikaltërve: Mesi tek Inter është një fantazi, nuk realizohetTekniku i Interit tregohet i drejtpërdrejtë në përgjigjen e tij, duke ua bërë të qartë të gjithëve se Interi nuk ka mundësi të blejë e mbajë një lojtar si “Pleshti”

trofeun, por më pas serbit i ra nga duart duke e thyer. Gjithsesi, kj nuk e cenoi festën e skuadrës dominuese këtë sezon në futbollin rus.

Milani i vë syrin mbrojtësit të Fiorentinës, gati lëvizja e madhe

Barcelona e ka vendosur, Setien vijon në krye të blaugranave

Milani ka pasur një ecuri fantastike gjatë javëve të fundit dhe kjo solli edhe rinovimin e kontratës së trajnerit Stefano Pioli me kuqezinjtë, duke qenë të bindur se skuadra është në drejtimin e duhur. Ndër-kohë, klubi po vijon punën për rinovimin e kontratave me disa prej lojtarëve kryesorë. Kështu, sipas medieve sportive italiane, Zlatan Ibrahimoviç dhe Xhixhi Donaruma janë shumë pranë zgjatjes së kontratave me Milanin, pas një takimi me menaxherin e vet, Mino Raiola. Sulmuesi suedez dhe portieri italian u panë duke udhëtuar me helikopter nga qendra stërvitore

e Milanit drejt shtëpisë së Raio-las në Monte Karlo te shtunën. Sipas “Gazzetta dello Sport”, të dy janë të etur për të qëndruar në Milan dhe madje mund të pranojnë ulje page për këtë. E ardhmja e tyre në San Siro ishte e dyshimtë, pro vendimi i klubit për të hequr dorë nga Ralf Rang-nik dhe për ta mbajtur trajnerin e tanishëm Stefano Pioli ka bërë dallim të madh. Kontrata e Ibrës mbaron këtë fundsezon, por edhe pse i mbush 39 vjet ai e ka mundësinë për ta zgjatur atë edhe për një vit tjetër. Sa i përket Donarumas, kontrata e tij e tanishme mbaron në qershor të vitit 2021.

Kuartararo fiton edhe Çmimin e Madh të Andaluzisë

bazuar në atë që jemi duke e bërë dhe duke tentuar ta ndërtojmë”, shtoi ai. Ndërkohë, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, konfirmon interesin e Barcelonës, për sulmuesin e Interit Lautaro Martinez, kurse në lidhje me të ardhmen e Lionel Mesit hedh edhe njëherë tjetër poshtë zërat që flasin për një largim të yllit argjentinas nga blau-granat duke theksuar edhe njëherë tjetër se Mesi dëshiron ta mbyllë karrierën te Barça. “Ne kemi biseduar me Interin, por tani gjithçka është pezull.

Fokusi sportiv për momentin është te Champions League, që është shumë pranë”, shprehet Bartomeu për “Mundo Depor-tivo”, kur pyetet në lidhje me Lautaro Martinez. “Mesi e ka thënë disa herë që dëshiron ta mbyllë karrierën këtu dhe nuk kam asnjë dyshim që ai do ta rinovojë kontratën. Kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me të, sikurse bëj me të gjithë kapitenët”, shprehet presidenti i katalanasve, i cili ende nuk ka marrë vendim se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tra-jnerit Kuik Setien. Ndërkohë,

është pikërisht Mesi që ka kërkuar që në krye të Barce-lonës të vijë trajneri Marcelo Bielsa. 6-herë fituesi i “Topit të Artë” ka kërkuar ndihmën e strategut të mirënjohur arg-jentinas. Lajmi duhet ende të konfirmohet, megjithatë sipas tabloidit “The Sun”, 33-vjeçari nga Rozario iu ka kërkuar dre-jtuesve të klubit për t’ia besuar timonin e skuadrës pikërisht trajnerit veteran. 65-vjeçari, që ka lindur pikërisht në qyte-tin e Rozarios, është një ndër trajnerët më të ditur të botës së futbollit. Argjentinasi i fam-shëm ka shërbyer si burim frymëzimi për shumë e shumë trajnerë, ku më i spikaturi është Pep Guardiola, që e ka konsideruar Bielsën si trajner-in më të mirë në botë. Siç është bërë e ditur edhe në autobio-grafinë e argjentinasit në vitin 2006, Guardiola udhëtoi për plot 10.000 kilometra bashkë me shkrimtarin dhe regjisorin spanjoll David Trueba, për të takuar Bielsën në fermën e tij pranë Rozarios, një takim i mundësuar pikërisht pas ndërmjetësimit të Truebas dhe këmbënguljes së gjatë të kata-lanasit, që aspironte për t’i hyrë botës së trajningut.