15
1 Selman Lameborshaj BORROHITJE NË MËRGIM Moskë 2009

BORROHITJE NË MËRGIM · Si duket shkruar nga fati Te duhemi ne per vite Une, dhe shume tё tjerё Tё mёrguar, heqin zi Kush brёngёn e madhe ka njohur Mendoj qё dhёmbjen m’a

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: BORROHITJE NË MËRGIM · Si duket shkruar nga fati Te duhemi ne per vite Une, dhe shume tё tjerё Tё mёrguar, heqin zi Kush brёngёn e madhe ka njohur Mendoj qё dhёmbjen m’a

1

Selman Lameborshaj

BORROHITJE NË

MËRGIM

Moskë 2009

Page 2: BORROHITJE NË MËRGIM · Si duket shkruar nga fati Te duhemi ne per vite Une, dhe shume tё tjerё Tё mёrguar, heqin zi Kush brёngёn e madhe ka njohur Mendoj qё dhёmbjen m’a

2

NGA AUTORI Poezia për mua është kategorija më e lartë në letërsi. Poeti është njeriu me talent nga Zoti, ai

e sheh botën si nga kosmosi në të gjithë anët. Poeti për mua duhet të ngjajë me Çajupin, Naimin,

Pushkinin, Lermontovin, e të tjere, të këtij rangu. d.m.th. njërës me talent.

Unë si në shkollë dhe në gjymnaz kam qënë gjithëmon i dobët në gramanikë dhe sintaks.

Gjithëmon e kam kosideruar dhe e kosideroj veten pa as një talent poetik, pradaj i quaj vargjet e mi jo

vjersha po borrohitje që në shqipen e sotme spegohet – qaj me lot duke e shoqëruar me fjalë.

Borrohitjet e mia tregojnë vuajtet e mia shpirtërore dhe morale të jetës në mërgim. Ato

tregojnë dëshirën pë të parë Radhimën time të dashur, dëshirën për tu takuar me motrat dhe me

dhjetëra kushërij dhe kushërira, nipër dhe mbesa, për të cilët tridhet vjet me radhë nuk dija si e kishin

hallin.

Mërgimtarëve të sotëm shqipëtarë u duket si çmënduri dhe jo e vërtetë nostalgjia e ime,

sepse emigrimi i sotëm bëhet me lejen e qeverisë shqiptare, sot në kohën e internetit, skype dhe

celularit nuk je i izoluar nga Shqipëria dhe të afërmit e tu, kurse unë u arratisa nga rregjimi represiv i

Enver Hoxhës duke rrezikuar jetën.

Borrohitjet e mia janë lutje te Zoti i madh që kohë të tilla të mos kthehen më në Shqipëri, që

as një shqipëtar të mos i provoje vuajtjet e mia.

PËR RADHIMEN

Shumë vjet kanë kaluar që ne jemi ndarë

Radhima ime e dashur, malli më ka marrë

Unë rroj në Moskë, Moskovit më quajnë

Por as ditë as natë, ty s’të kam harruar

Endërrat e mia që shikoj në Moskë

Në Radhimë gjëndem me shpirt e me kockë

O Radhima ime shumë ty të dua

Vëndi më i bukur, Paris je për mua

Xinat e mercinet, përrallet e Çukës

Mua m’i ka ënda, si erën e bukës

Deti yt përballë që ndrit si pasqyrë

Ti o moj Radhimë, ke tjetër ngjyrë

Page 3: BORROHITJE NË MËRGIM · Si duket shkruar nga fati Te duhemi ne per vite Une, dhe shume tё tjerё Tё mёrguar, heqin zi Kush brёngёn e madhe ka njohur Mendoj qё dhёmbjen m’a

3

Gjelbërimi i Moskës s’ka shokë në botë

Për fsakat e tua unë po derdh lotë

Këta janë lotë, lotë mallëngjimi

Që nuk shterojnë, ska ditë pushimi

Dhe në punë ndodhem, ti smë del nga koka

Gjat’ tridhjet vjetve, mu neverit bota

Dua që të kthehem të të shikoj prapë

Të më ndezet trupi si verës në vapë

Të vdes buzë detit dhe të më varrojnë

Atje ku kam lindur, të mos më harrojnë.

Atje ku kam lindur në fshatin Radhimë

Ku kam të varrosur Çeçon e Xhixhinë

1995

SHQIPERISE

Në një vënd të huaj erdha

Vura mёndjen që tё bluaj

Lotë tё nxehta nuk derdha

Punova që të mos vuaj

Puna ma largon mёrzinё

Dhe mё bëri si dragua.

Kur kujtojte Shqipërinë

Më kullojnë lotët mua

Dhe mё duket, se sjam unё

Kur kujtoj viset e tua

1985

Page 4: BORROHITJE NË MËRGIM · Si duket shkruar nga fati Te duhemi ne per vite Une, dhe shume tё tjerё Tё mёrguar, heqin zi Kush brёngёn e madhe ka njohur Mendoj qё dhёmbjen m’a

4

ARSHIUT

Të kujtoj e po derdh lotë

Lotët dot nuk i përmbaj

Mbetem larg në këtë botë

Hallet s’kam me kë ti ndaj

Kujtoj ty e më del halla

Hallë Duda moj Da Duda

Si Hirushja në përralla

Sa e mirë e sa e urta

Mua ashpër më qe jeta

Dallgë deti me stuhi

Gjaku ynë, unë mbeta

Shpirti butë si fëmi.

Sbëra keq për as një njeri

1989

PLAGE NE ZEMER

Tridhjetë vjet kanë kaluar

Mua më mundi mërzia Ç’do dit kujtoj Shqipërinë

Ndiej mallin si uria.

Shumë vënde vizitova

Desha të largoj mërzinë

Nga Sheshi Kuq e fillova

Vajta edhe në Ulbinjë.

Tver, Altaj e Magadan

Kaukaz, Desnjë e Dvinjë

Soçi deri në Aldan S’diskutohet për Rusinë

Leningrad e Stalingrad

Stepë ruse pa mbarim

Ika tutje në Akshabad

Por nuk ka si vëndi im

Page 5: BORROHITJE NË MËRGIM · Si duket shkruar nga fati Te duhemi ne per vite Une, dhe shume tё tjerё Tё mёrguar, heqin zi Kush brёngёn e madhe ka njohur Mendoj qё dhёmbjen m’a

5

Vajta unë nëpër shtete

Sofje, Beograd e Pragë

Shumë të bukur qytetet

Montreali edhe Hagë

Helsing edhe Barcelonë

Po më ka mbetur si plagë

Fshati im, Radhima jonë

Si ilaç që të sheron.

Tridhjet vjet ikur për fare

U ktheva në vendin tim

Unë i nipi gjyshit Lame

Dhe i Çeços burrë trim

Putha gurë e putha drurë

Putha pragun e shtëpisë

Në sokak e në çdo udhë

Për vitet e fëminisë

Me pret Xhixhia në shkallë

Me një dashuri të rrallë

Aq e zonja aq e gjallë

Më e mira në mëhallë

Erdhën gjith motrat e mia

Elibaja dhe Rabia

Xhixhua me Hatixhenë

Mjaftimja me Nailenë

Tarika me Adelinë

Për fat njoha dhe Beharenë.

Por ca njerës nuk i gjeta

I vesha rrobat e zeza

Mbi kokat vura buqeta

Tej përroit në vorreza

Page 6: BORROHITJE NË MËRGIM · Si duket shkruar nga fati Te duhemi ne per vite Une, dhe shume tё tjerё Tё mёrguar, heqin zi Kush brёngёn e madhe ka njohur Mendoj qё dhёmbjen m’a

6

Gjyshi Lame sa më donte

Në prehër e kraharuar

Baba Çeço më qëllonte

Si e si për të mësuar

Sot u zbardha dhe u plaka

Motra plot edhe të mira

Gjithë porosit i mbajta

Shumë halle dhe dëshira

Maj e Çukës, maj e Çukës

Shije si era e bukës

Që ndërlidh si boshti furkës

Zbardhon si dhalla e Nurkës

Dhe të shton mëndjen e kukës

1993

Page 7: BORROHITJE NË MËRGIM · Si duket shkruar nga fati Te duhemi ne per vite Une, dhe shume tё tjerё Tё mёrguar, heqin zi Kush brёngёn e madhe ka njohur Mendoj qё dhёmbjen m’a

7

ZENEL HAMITIT

Zёmrёn e bёra gur pёr shumё vjet

Dhe gjoksin e shtёrngoja gjithёmonё

Si e kam duruar mallin tim tё shkretё

Ka qёnё si zjarr qё gurёt pёrvёlon.

Ёndёrroja rrugё, shtigje dhe tёrthore

Tё vija tё takoheshim, por mё kot.

Pak u vonova, ti jetёn ndёrrove

Ti kishe shkuar , nё tjetёr botё

Tani ti bredh nё parqet e Parajses

Ku fryn e ёmbёl era anё e mbanё

Dhe na pret ne nё pallatet e Zotit

Tё fillojmё tё vimё nga çdo anё.

Kёshtu vёlla unё rrojta me kujtime

Dhe shpirti kujtimet nuk i tret.

Oh, rritmёri dhe mbytmёri trishtimi

O lotё, qё mё dogjёt kaqё shumё vjet.

1993

TE VARRI I BABAIT

E ndiej qё mё ke pritur,

E mbase dhe ke thёnё me vete

Po Selmani pse sbёhet gjallё?

Ç’ka? Qё thuaj se njё jetё

Nuk po vjen nё vete. I shtrёnjti im!

Page 8: BORROHITJE NË MËRGIM · Si duket shkruar nga fati Te duhemi ne per vite Une, dhe shume tё tjerё Tё mёrguar, heqin zi Kush brёngёn e madhe ka njohur Mendoj qё dhёmbjen m’a

8

Ti flё nё kёtё vёnd tё qetё

Ku nuk fishken lulet e moshёs tёnde

Pesёdhjet vjet ti je nё mёndjen time

Dhe e ndiej veten gjithёmon tё letё.

Me vdekjen tёnde, stuhija e kohёs

Mё la pa fletё qysh filiz tё ri,

Por sot skam ardhur tё qahem

As tё ankohem pёr fatin tim tё zi.

Njё tjetёr brёngё kam, qё zdi me kё ta ndaj,

Çpo mё trishton shtёpija, - si kavak i zhveshur-

Me plot çerdhe tё braktisura tё shkreta!

Thёllim i ftohёt fryn mbi tё pa reshtur

Pse ndodh kёshtu? Pse vallё u dashka pritur

Gjersa tё zhvishet druri pёr ta parё

Sa çerdhe kish ndёr tё? Medet nga vitet.

Njё radhё “PSE?” mё ngrihen gardh pёrpara,

Qё tu jap pёrgjigje, spo harrij!

Dhe ndiej veten tё braktisur, zёmёrvrarё

Si kavak i tharё nё shkretёtirёn e tij.

Më linde shpejt por më ike shpejt

Kur u rrita do më kishe si vëlla

Të dy bashkë do fluturonim me krah

Do të mbillnim ullinj dhe vreshta

Shtëpinë do ta bënim me dy kate

Në shkollë unë do kaloja me dhjeta

Sdo të flisja kurrë Halil Aga

Sepse Tyj do të kishja më të mirin

Mësues, vëlla të madh dhe baba.

Mamon nënën e motrave si nënë

Dhe më afër, motrën e madhe Eliba.

1993

Page 9: BORROHITJE NË MËRGIM · Si duket shkruar nga fati Te duhemi ne per vite Une, dhe shume tё tjerё Tё mёrguar, heqin zi Kush brёngёn e madhe ka njohur Mendoj qё dhёmbjen m’a

9

NE RADHIME

Erdhi viti i takimit o Radhima ime,

Të gjeta ashtu si doja, me ndërtime, gjelbërime.

Fshatarët skanë ndryshuar në pamjen e parë

Se ndryshimet s’janë shkruar çdo njërit në ballë

Por ndryshimet i dallova veç në bisedime

Në të keqe ka ndryshuar dhe familja ime

Radhimjotët janë prishur, sjanë ata që ishin

Që të vjedhin disa shtylla, vreshtat e fshatit i prishën.

Për të kulloturë dhitë ashtu si më parë

Djegin xinat, portokallet, çdo bimë me radhë.

Ka vdekur krenaria, Radhima nuk mburret

E kanë mbytur hallet, tani vetëm tutet.

Bisedimet në Radhimë sjanë si më parë

Kur arsimin e bekonin, puna shkonte mbarë.

Nga Radhima u mësuan shumë inxhinierë

Doktorë, agronomë, oficerë dhe shoferë.

Tani veç ata mendojnë – djemtë t’i dërgojnë

Kush ne Greqi, kush ne Itali – robër të punojnë.

Nuk e duan njëri tjetrin, ka lindur zilija

Nuk e dinë për ç’të keqe, dënon Perëndia

Mundet për ateizmë, për të meta shumë

Për atë që bar do hamë, por sbiem në gjunjë

Për bunkerët e ndërtuar çdo vit e për herë

Për atë që Shqipëria shkonte në humnerë

Page 10: BORROHITJE NË MËRGIM · Si duket shkruar nga fati Te duhemi ne per vite Une, dhe shume tё tjerё Tё mёrguar, heqin zi Kush brёngёn e madhe ka njohur Mendoj qё dhёmbjen m’a

10

Por ajo kohë kaloi, tani ti je zot

Pse akoma ti mendohe, mbushe shtëpinë plot

Vetëm këtë dëshëroja, atje në mërgim

Tani ti je e bekuar, se gjete shpëtim

Në çdrejtime ke ndryshuar o Radhima ime?

Nuk je bërë as e pasur dhe smbete jetime.

Vetëm deti ska ndryshuar, duket si më parë

Në mëngjes ai i kthjellët, në darkë me valë

Veç ai ma ngushëlloi, shpirtin tim të djegur

Nga Radhima po largohem shumë më i pjekur

Këtu dëshirat e mia veç mund të burgosen

Prandaj unë do vdes në Moskë, atje do varrosem.

Por emri Lameborsh do të mbetet.

Një Meteorit.

Një gur nga jugu i ngrohtë në veri të ftohtë

1993

LARGIMI NGA SHQIPERIA

Nё shtator, mё erdhi dita tё largohem

Njё dridhje trupi e po trishtohem

Kam dashur dhe dua qё tё mos ndahem

Por largimi erdhi dhe shpirtin shqetёson

Nga mendimet, zёmёra po mё derdh lotё

Dhe nuk kam fuqi t’i ndaloj, t’i pёrmbaj.

Erdhi fundi tё ndahem me kёtё botё

Dhe nuk do kem, me kё dertet ti ndaj.

2005.

Page 11: BORROHITJE NË MËRGIM · Si duket shkruar nga fati Te duhemi ne per vite Une, dhe shume tё tjerё Tё mёrguar, heqin zi Kush brёngёn e madhe ka njohur Mendoj qё dhёmbjen m’a

11

TELEFONIM I PARE

Janit

S’di se si andej kalova

Nёpёr fusha anё e mbanё

Befas mu duk se dëgjova

Dy zёra si zërat tanё.

Unё tё fola pёr mallin,

Ti sikur mё psherёtite.

S’di si e pashё Janin.

Mё pyete pse mёrzite?

Nuk kujtoj se ç’tu pёrgjigja,

Si ёndёr u bё pёr mua,

Kur ti mё telefonove,

U binda se ty tё dua.

Me telefon dёgjova zёrin

Dhe shpirtin ti ma çelite

Si duket shkruar nga fati

Te duhemi ne per vite

Une, dhe shume tё tjerё

Tё mёrguar, heqin zi

Kush brёngёn e madhe ka njohur

Mendoj qё dhёmbjen m’a di!

2006.

KUJTESA

Ndërrojnë stinat, shëmben fate, ligje

Por kujtesa nuk harron asgjë,

Mbeten të njëjta baçat dhe brigjet

Kur i vogël i bridhja gjithënjë.

Page 12: BORROHITJE NË MËRGIM · Si duket shkruar nga fati Te duhemi ne per vite Une, dhe shume tё tjerё Tё mёrguar, heqin zi Kush brёngёn e madhe ka njohur Mendoj qё dhёmbjen m’a

12

Kujtesa depërton me fluturime

Dhe jo kudo ajo thur fole

Rrallë shkon në shtegëtime

Dhe nuk e braktis të dashurin atdhe

Ku varfërisht u rritën bashkë me mua

Motrat e mia që në shpirt më rrojnë

Ndoshta për këtë unë shumë i dua

Me mall foshnjërie që na vllazërojnë

Eh o foshnjëri, shkove si lulëzimi

Që para kohe dheun e zbukuron!

Po përse në zëmër gjithëmon kujtimi

Si karakoll mbi motet vigjëron.

Mars 2008

ATDHEU

Shqipёria ime e bukur

50 vjet jam i shkёputur

50 vjet mё dridhet zёmra

Tё shikoj gjithёmon nё ёndёra.

Deti, male, fusha, pyje

Qiellin me shumë yje

Je e bukur, ska mё fjalё

Ti je shteti shumё i rrallё

Shumё vjet ti ke jetuar

Me mundime e pёrvuajtur

Nikoqirё ti nuk gjete

Si at here Skёnderbenё.

Qё shpёtoi mёmёdhenё.

Çlirimi dyzet e katёrtёs

Pruri shpresa, pruri punё.

Por pёr fat nuk zgjati shumё.

Page 13: BORROHITJE NË MËRGIM · Si duket shkruar nga fati Te duhemi ne per vite Une, dhe shume tё tjerё Tё mёrguar, heqin zi Kush brёngёn e madhe ka njohur Mendoj qё dhёmbjen m’a

13

Popullin e izoluan

Nga lindja dhe perёndimi

Nё ferr rrugёn j’a drejtuan.

Nga kёto sfinde tё rralla

Populli rroi me pёrralla

Ajo politikё e marrё

Popullin çoi nё hall

Epoka, nё njё pakicё

Lindi do farë katila

Ca spiuna, ca servila.

Populli nё gjithёsi

Rrojti veç me ndeshmëri.

Pikërisht ajo pakicё

Lemeroi njё shumicё.

Ca i varёn, ca i vranё,

Tё tjerёt nё burgje ranё.

Nё maqina i ngarkonin

Popullit ja dеmоstronin

Masakrimet si mohonin

Mbureshin se shtetin mbronin

Ky ishte socializmi

Enveri dhe Stalinizmi

Por tani tё gjeta ndryshe

Tё gjeta ashtu si doja

Me ndёrtime, gjelbёrime

Me vullnet pёr tё punuar

Shqipёrinё, pёr ta ndryshuar

Ti bёn njё shёmbёll tё mirё

Se je popull xhevair

Shqipёria si lastari

Me vlerё margaritari

Page 14: BORROHITJE NË MËRGIM · Si duket shkruar nga fati Te duhemi ne per vite Une, dhe shume tё tjerё Tё mёrguar, heqin zi Kush brёngёn e madhe ka njohur Mendoj qё dhёmbjen m’a

14

Ty tё erdhi liria

Bashkё dhe demokracia.

Fjalё e vjetёr fjalё greke

Por akoma e pa njohur

E pa ditur e pa pritur

Populli ёshtё pushteti

Jo i buti por i rrepti

Dhe me ligje e zakone

Qё ti zbatojё dhe mbreti

Kёjo ёshtё demokracia

Me tё tillё demokraci

Do lulezojё Shqipёria

2009.

ARSHIUT (Me rastin e ditë lindjes)

Pishat anë rrugës dridhen në vallëzim,

Shpirti im i mbushur me plot gëzim!

Fryj er e jenarit, gazi si s’të çmënd?

Sot lindi Arshiu, se di seç në vënd.

Gëzim kemi sonte veç për këtë rast,

I mbushin ne godat nga çasti në çast,

Edhe të urojmë, jetën më të gjatë!

Se nga babë Lamja ti more uratë.

Jetë të gëzuar dhe mos më harro

Selmanin e shkretë që shumë të do.

Moskë 20 jenar 2011

Page 15: BORROHITJE NË MËRGIM · Si duket shkruar nga fati Te duhemi ne per vite Une, dhe shume tё tjerё Tё mёrguar, heqin zi Kush brёngёn e madhe ka njohur Mendoj qё dhёmbjen m’a

15

VETË GJYKIM

Jeta ime tetëdhjet vjece,

Që kaloi kaq shpejt.

Me gabime dhe të meta,

Shkakun nuk e di as vetë.

Gabimet e miturisë,

Si rjedhim i varferisë.

Nga dobësia fizike,

Veten nënë ç’vlerësova,

Nga ky nën-vleftësim,

Në jetë asgjë s’fitova.

Veten dua ta gjykoj,

Për gabimet që kam berë

Dhe nuk dua ti mohoj.

Dënoj veten shumë herë,

Që gënjeja dhe harroja,

Veten nënë ç’vleftësoja.

Dënoj veten për lëkundje,

Për veprime pa gjykime.

Që s’kërkova harmoni,

As gëzim as dashuri.

Tani jam kavak i tharë,

Një i vetem në një arë.

Por krenohem edhe mburrem,

Që vetitë e këqija -

Tradhëtia, kornacia, djallezia

S’u bënë virtyte të mia,

Nga të gjitha këto vese

Me ka mbrojtur perëndia.

12.02.2011