16
Fatmir Besimi: Maqedonia me reforma drejt NATO-s E premte, 13 janar 2012 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 2 (8104) USHTRIA KREU I MINISTRISË SË MBROJTJES www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] Arvizu në takimin me Berishën: Shqipëria anëtar i denjë i NATO-s Mblidhet bordi drejtues i AMT për 2012. Zv/ ministri Spahiu informoi për ecurinë e demontimit për vitin e kaluar Imami: Asgjësimi i municioneve ndër programet më të suksesshme të MM faqen 4 Kryeministri pri në një takim ambasadorin e SHBA Zana Xhuka: “Buxheti i mbrojtjes çdo vit rritje në mënyrë të konsiderueshme” TAKIMI Gjunkshi priti atasheun ushtarak norvegjez kolonel Geir Myrseth faqen 5 Koncepti Strategjik i NATO-s dhe “Smart Defence”, takim në Shtabin e Përgjithshëm Shefi i Shtabit të Përgjithshëm u takua dhe me kryetaren e projektit për Mbrojtjen Mjedisore dhe Bashkëpunimin e Rojës Bregdetare, Znj. Ingerd Kroken MORI PJESË DHE SHSHPFA GJENERALMAJOR XHEMAL GJUNKSHI Sapo kemi lënë pas një vit përkushtimi dhe arritjesh të objek- tivave të paraqitura në Direktivën e Mbrojtjes të vitit 2011, e cila parashtroi drejtimet themelore politike të Mbrojtjes dhe shërbeu njëkohësisht si orientuese për përparësitë në zhvillimin operacional, njerëzor, financiar dhe menaxhues të FA të RSH. Për FA u shënuan, standardet më të mira të vendeve anëtare të NATO-s, duke pasur tashmë një perspektive të qartë reformash, drejtimin e planëzuar dhe implementimin e metodikave bashkëkohore të punës, racio- nalizimin e përdorimit të buxhetit dhe rritjen e efikasitetit me kosto më të ulët e me më pak shpenzime... faqen 2 faqen 5 faqen 3 Kryediplomati amerikan në Tiranë e njohu kryeministrin shqiptar me strategjinë e re të mbrojtjes së SHBA, të prezantuar pak ditë më parë nga presidenti Obama INTERVISTA Nga 2009-2011, janë asgjësuar 53.806 ton municione. Ja prioritetet e asgjësimit të municioneve për vitin 2012. Rreth 40.000 ton municione të tjera që do të asgjësohen brenda vitit 2013. Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi falënderuan për punën e kryer deri më tani dhe dhanë mbështetje për ecurinë e procesit deri në mbyllje faqen 7 INTERVISTA REPORTAZH/ SFIDA E SHPËRTHIMEVE Qendra Asgjësimit të Municioneve me eksploziv Ata janë duke u përgatitur që të rifillojnë sfidën e shpërthi- meve. Në më shumë se njëmbëdhjetë poligone mbi 20 ekipe të kompletuara me xhenierë profesionistë bëjnë me mijëra shpërthime të iniciuara për asgjësimin e municioneve të nxjerra jashtë përdorimit. Të 11 poligonet janë të vendo- sura në maja malesh atu ku mund të shikosh mbi 1000 vjet histori të këtij vendi. Atje ku retë ikin e vijnë disa herë në ditë këta ushtarakë sfidojnë betejën me municionet, barutet dhe mbeturinat e skrapit të uzinave ushtarake. Ata edhe kur gabojnë dinë të analizojnë me shumë përgjegjësi dhe të nxjerrin detyra. Asgjësimi i Municioneve konsiderohet si një detyrat madhore të kalendarit vjetor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe konsiderohet si përgjegjësi... faqet 8-9 Pensionet e ushtarakëve, ja 360 përfituesit e rinj LISTA faqen 10 Skënderbeu, strateg me vizion të gjerë e novator 100 VJET SHTET SHQIPTAR faqen 14 Në kërkim të hapësirës shqiptare... GJEOPOLITIKA faqen 12 Rasmussen: NATO në Kosovë, sa të jetë e nevojshme faqent 6-7

Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 janar ... · konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 janar ... · konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen

ushtriaE prEmtE, 13 janar 2012 1

Fatmir Besimi: Maqedonia me reforma drejt NATO-s

E premte, 13 janar 2012Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 2 (8104)

ushTriA

Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

Arvizu në takimin me Berishën: shqipëria anëtar

i denjë i NATO-s

Mblidhet bordi drejtues i AMT për 2012. Zv/ ministri Spahiu informoi për ecurinë e demontimit për vitin e kaluar

Imami: Asgjësimi i municioneve ndër programet më të suksesshme të MM

faqen 4

Kryeministri priti në një takim ambasadorin e ShBA

Zana Xhuka: “Buxheti i mbrojtjes çdo vit rritje në

mënyrë të konsiderueshme”

taKiMiGjunkshi priti atasheun ushtarak norvegjez kolonel Geir Myrseth

faqen 5

Koncepti Strategjik i NATO-s dhe “Smart Defence”, takim në Shtabin e Përgjithshëm

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm u takua dhe me kryetaren e projektit për Mbrojtjen Mjedisore dhe Bashkëpunimin

e Rojës Bregdetare, Znj. Ingerd Kroken

Mori pjesë dhe shshpfa gjeneralMajor XheMal gjunKshi

Sapo kemi lënë pas një vit përkushtimi dhe arritjesh të objek-tivave të paraqitura në Direktivën e Mbrojtjes të vitit 2011, e cila parashtroi drejtimet themelore politike të Mbrojtjes dhe shërbeu njëkohësisht si orientuese për përparësitë në zhvillimin operacional, njerëzor, financiar dhe menaxhues të FA të RSH. Për FA u shënuan, standardet më të mira të vendeve anëtare të NATO-s, duke pasur tashmë një perspektive të qartë reformash, drejtimin e planëzuar dhe implementimin e metodikave bashkëkohore të punës, racio-nalizimin e përdorimit të buxhetit dhe rritjen e efikasitetit me kosto më të ulët e me më pak shpenzime... faqen 2

faqen 5faqen 3

Kryediplomati amerikan në Tiranë e njohu kryeministrin shqiptar me strategjinë e re të mbrojtjes së SHBA, të prezantuar

pak ditë më parë nga presidenti Obama

intervista

Nga 2009-2011, janë asgjësuar 53.806 ton municione. Ja prioritetet e asgjësimit të municioneve për vitin 2012. Rreth 40.000 ton municione të tjera që do të asgjësohen brenda vitit 2013. Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor

Xhemal Gjunkshi falënderuan për punën e kryer deri më tani dhe dhanë mbështetje për ecurinë e procesit deri në mbyllje

faqen 7

intervista

reportazh/ Sfida E ShpërthimEVE

Qendra Asgjësimit të Municioneve me eksplozivAta janë duke u përgatitur që të rifillojnë sfidën e shpërthi-meve. Në më shumë se njëmbëdhjetë poligone mbi 20 ekipe të kompletuara me xhenierë profesionistë bëjnë me mijëra shpërthime të iniciuara për asgjësimin e municioneve të nxjerra jashtë përdorimit. Të 11 poligonet janë të vendo-sura në maja malesh atu ku mund të shikosh mbi 1000 vjet histori të këtij vendi. Atje ku retë ikin e vijnë disa herë në ditë këta ushtarakë sfidojnë betejën me municionet, barutet dhe mbeturinat e skrapit të uzinave ushtarake. Ata edhe kur gabojnë dinë të analizojnë me shumë përgjegjësi dhe të nxjerrin detyra. Asgjësimi i Municioneve konsiderohet si një detyrat madhore të kalendarit vjetor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe konsiderohet si përgjegjësi... faqet 8-9

Pensionet e ushtarakëve, ja 360 përfituesit e rinj

lista

faqen 10

skënderbeu, strateg me vizion të gjerë e novator

100 vjet shtet shqiptar

faqen 14

Në kërkim të hapësirës shqiptare...

gjeopolitiKa

faqen 12

Rasmussen: NATO në Kosovë, sa të jetë e nevojshme

faqent 6-7

Page 2: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 janar ... · konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen

ushtriaE prEmtE, 13 janar 20122 INTERVISTA

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Flet zv/ministrja e Mbrojtjes: E rëndësishme është që FA të zhvillohen me kohën, si nga pikëpamja njerëzore ashtu dhe nga ajo strukturore e teknologjike

Zana Xhuka: “Buxheti i mbrojtjes çdo vit rritje në mënyrë të konsiderueshme”

Rishikimi strategjik i mbrojtjes i Departamentit Amerikan të Shtetit, udhëzuesi më substancial i planifikimit dhe buxhetimit strategjik të mbrojtjes shqiptare

Sapo kemi lënë pas një vit përkushtimi dhe arritjesh të objektivave të paraq-itura në Direktivën e Mbrojtjes të vitit 2011, e cila parashtroi drejtimet

themelore politike të Mbrojtjes dhe shërbeu njëkohësisht si orientuese për përparësitë në zhvillimin operacional, njerëzor, financiar dhe menaxhues të FA të RSH. Për FA u shënuan, standardet më të mira të vendeve anëtare të NATO-s, duke pasur tashmë një perspektive të qartë reformash, drejtimin e planëzuar dhe implementimin e metodikave bashkëkohore të punës, racionalizimin e përdorimit të buxhetit dhe rritjen e efikasitetit me kosto më të ulët e me më pak shpenzime.

Në këtë fillim viti kontaktuam me zëvendësministren e Mbrojtjes Zana Xhuka dhe i morëm këtë intervistë për gazetën “Ush-tria”.

Znj. Xhuka, jemi në fillim të vitit 2012, mund të na thoni se si ka qenë realizimi i ob-jektivave dhe prioriteteve që ka pasur Min-istria e Mbrojtjes gjatë vitit të shkuar lidhur me realizimin e buxhetit të mbrojtjes?

Buxheti i korrektuar për vitin 2011 është absorbuar në shkallën më të lartë, në funksion dhe të përmbushjes së Direktivës së ministrit të Mbrojtjes- 2011.

Nisur nga ky këndvështrim, Ministria e Mbrojtjes ka qenë ndër ministritë me shumë programe buxhetore për realizimin e misionit të saj, të cilat kanë qenë të lidhura me ristrukturimin dhe reformën. Kush ishin programet që kanë tërhequr më shumë fonde?

Misioni kryesor strategjik i FA është kon-tributi me trupa jashtë vendit, për mbrojtjen e vlerave themelore të demokracisë, respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, instalimin e paqes dhe ndërtimin e kapaciteteve shtetërore në vendet e dala nga konfliktet.

Si vend dinjitoz i NATO-s, në mbështetje të trajnimit dhe edukimit të trupave që përgatiten dhe marrin pjesë në misione paqeruajtëse dhe paqembështetëse, është programi “ Forcat e Luftimit” të cilit i është dedikuar, për disa vite edhe për 2011 e 2012 , pjesa më e madhe e fondeve të alokuara për sektorin e mbrojtjes.

Dhe, me synim kujdesin e përhershëm e mbështetjen sociale e morale të ushtarakëve ak-tivë, atyre të larguar nga shërbimi aktiv, si dhe të familjeve të tyre, fonde të konsiderueshme, progresivisht në rritje nga viti në vit, përdoren për sistemin e pensionimit si dhe të ndihmës financiare.

Ndërsa, financimi i programeve specifike për modernizimin e forcës së armatosur synon pajisjen me armatim modern të forcave tokë-sore, që përgatiten për pjesëmarrje në misione luftarake jashtë vendit, krijimin e një njësie

helikopterësh dhe të një rojeje bregdetare të aftë për përmbushjen e misonit të tyre luftarak, si dhe të misioneve joluftarake, si kërkim shpëti-mi, antiterrorizmi dhe kundër trafikimi, etj.

Buxheti i ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2012, është 20 miliardë e 259 milion e 446 mijë lekë, ose 457 milion lekë më i madh se ai i vitit 2011. A është e mjaftueshme kjo shumë e akorduar nga Qeveria Shqiptare dhe cilat janë projektet dhe synimet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA, për vitin 2012?

Buxheti i mbrojtjes, nga viti në vit, në terma nominalë, rritet në mënyrë të konsiderueshme. Buxhetet e mbrojtjes reflektojnë dy zhvillime madhore:

Së pari: Situatën e sigurisë në shkallë globale dhe rajonale. “Ne jemi duke mbyllur/duke kthyer faqen e një dekade luftërash” – de-klaroi presidenti i SHBA, B.Obama gjatë ravi-jëzimit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes. Pra tendenca rritëse e buxheteve për mbrojtjen pas 11/11 ( shtatorit) përfundoi dhe prirja e tkurrjes së tyre që u qartësua gjatë 2011, duket se do të përcaktohet strategjikisht si një tendencë rënëse gjatë vitit 2012 e përtej.

Natyrisht që jetojmë në një botë ku siguria dhe stabiliteti i së cilës kërcënohet kryesisht nga aktorë jo-shtetërorë, prandaj ushtritë e së ardhmes do të jenë më fine/ të sofistikuar, më të zhdërvjellëta, më fleksible dhe të gatshme për të vepruar në të gjithë spektrin e kontigjencave dhe kërcënimeve. Dhe, Forcat tona të Arma-tosura do t’i përshtaten këtyre ndryshimeve në shkallë globale.

Buxheti i MM për vitin 2012 është më se i mjaftueshëm, por duhet të fokusohet jo në mosfinancimin e projekteve të veçanta si një të tërë, por në rishikimin e financimit të çdo pjese përbërëse të programeve buxhetore dhe të programeve të mbrojtjes. Natyrisht ka shumë

hapësira për shkurtime fondesh financiare pa prekur e cënuar misionin e funksionalitetin e ushtrisë sonë, përkundrazi duke rritur efektiv-itetin në përdorimin e zgjuar të tyre, me kosto të ulët.

Më e rëndësishmja, Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes i Departamentit Amerikan të Shtetit, Dokumenti “ Sustaining U.S Global Leader-ship: Priorities for 21 st Century Defence”, janar 2012, do të jetë udhëzuesi më substan-cial i planifikimit dhe buxhetimit strategjik të mbrojtjes shqiptare.

Së dyti: Fuqia dhe zhvillimi ekonomik i brendshëm dhe më gjerë. Në kushtet kur për-ballemi me një krizë globale shumë vende të fuqishme po reduktojnë buxhetet e mbrojtjes në mënyrë që të reduktojnë defiçitin kombëtar të tyre. Shqipëria nuk është prekur nga kriza, por strategjia e qeverisë për shndërrimin e Shqipërisë në një vend të zhvilluar kërkon mbështetjen financiare të sektorëve më të ndjeshëm dhe parësor.

Gjatë reformave dhe ristrukturimit të FA edhe struktura organike, ishte pjesë e këtij reformimi dhe përgjithësisht është synuar ulja e numrit të personelit. Por tashmë mbas dy vitesh anëtarësim në NATO, a mendoni se duhet të ketë një përcaktim përfundimtar të strukturës së FA?

Në kohë kam shprehur /paraqitur pozicionin tim se reforma e mbrojtjes është një proces dhe si i tillë është dinamik e jo statik, i pandalshëm dhe gjithnjë në ndryshim, si në formë- strukturë ashtu dhe në përmbajtje- edukim e trajnim.

Pra, një nga elementet e këtij procesi është dhe struktura e FA e cila nuk është e përsosur aktualisht, prandaj të mundëson rishikimin e saj. I cili nuk është dhe nuk mund të jetë shterues.

Mendoj se dy janë objektivat që lidershipi

strategjik civil dhe ushtarak nuk duhet ti humbin nga shikimi apo t’ju zbehen gjatë studimit dhe ndryshimit strukturor:

- motivimi i pandërprerë e njerëzve në uniformë apo civilëve që punojmë për FA, i cili duhet të maksimizohet;

- si dhe shtimi apo reduktimi i numrit të personelit nuk duhet të kthehet në qëllim në vetvete.

Demontimi i municioneve të tepërta, është një nga prioritetet e MM dhe FA, për sigurinë e vendit dhe rajonit, por nga ana tjetër është dhe një program i kushtueshëm për sa i përket fondeve buxhetore. A është në kuota të mjaftueshme mbështetja financiare për këtë proces?

Demontimi ishte parësor gjatë 2011, po ashtu mbetet dhe përgjatë 2012. Proces mjaft i rëndësishëm dhe i suksesshëm.

Në programin e modernizimit, investimi për sistemet e pajisjet në FA është një pro-gram i kushtueshëm nga pikëpamja finan-ciare. Ku konsiston mbështetja e Buxhetit në këtë fushë me synim rritjen e kapaciteteve, jo vetëm afatshkurtër por edhe afatgjatë?

Programet e modernizimit të mbrojtjes nuk janë shumë të kushtueshme vetëm për Shqipërinë, por edhe për vende shumë më të mëdha e të fuqishme se ajo. Zhvillimi i teknologjisë dhe ciklet më të shkurtra të rinovimit të saj po e bëjnë praktikisht të pa-mundur mbështetjen financiare dhe zhvillimin e mëvetësishëm të programeve të veçanta të modernizimit ushtarak, si ato tokësore, ajrore, detare të hapësirës dhe të kiberpapësirës.

Zgjidhja strategjike e propozuar është “grumbullo dhe shpërnda”, si brenda ushtrive të NATO-s dhe ato të BE e më gjerë.

Mbrojtja e zgjuar është fillesat e saj të zbatueshmërisë dhe duhet të mbështetet po nga një strategji e zgjuar.

Besoj se Rishikimi i Mbrojtjes shqiptare që është nën proces do të sjellë dhe modernizimin konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen.

Çfarë do të veçonit ju si më të rëndë-sishme në punën e strukturave të FA-së, që merren me menaxhimin e fondeve buxhetore?

Më e rëndësishmja është që këto struktura të jenë me natyrë reflektive, pra të zhvillohen me kohën, si nga pikëpamja njerëzore ashtu dhe ajo strukturore e teknologjike. Viti 2012 që sapo ka filluar, është viti i 100-vjetorit të krijimit të FA, prandaj në të gjitha drejtimet do të jetë një vit që do të kërkojë angazhim maksimal nga të gjithë autorët dhe aktorët e këtyre strukturave.

Intervistoi: Mimoza Golikja

Page 3: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 janar ... · konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen

ushtriaE prEmtE, 13 janar 2012 3zyRTARE

Bordi Drejtues për As-gjësimin (demontimin) e Municioneve të Tepërta në Forcat e Armatosura

(BDAMT), analizoi ecurinë e pro-cesit të asgjësimit të municioneve të tepërta gjatë vitit 2011 si dhe përcaktoj prioritetet kryesore për vitin 2012. Në këtë analizë ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjen-eralbrigade Zyber Dushku, drejtorë në MM dhe SHP si dhe të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues për AMT. Zëvendësministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu, njëkohësisht edhe kryetar i Bordit Drejtues për AMT, informoi ministrin e Mbrojtjes dhe të pranish-mit e tjerë në këtë takim, lidhur me ecurinë e procesit të asgjësimit të municioneve gjatë vitit 2011, ku ndër arritjet më kryesore në këtë drejtim, veçoi eliminimin e 26 613 ton mu-nicioneve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Sasia totale e municioneve të asgjësuar gjatë viteve 2009-2011, është 53 806 ton, ngritjen dhe vënien në punë të 3- linjave të reja të de-montimit industrial në uzina, reduk-timin e 5-grupdepove të municionit (Dhëmblan dhe Sinanaj –Tepelenë, Bërsnik-Gramsh, Murrash-Librazhd dhe Ndroq-Tiranë), organizimin dhe zhvillimin në muajin tetor 2011, të Konferencës për Demilitarizimin e Municioneve me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, OSBE dhe UNDP si dhe ratifikimin nga Parla-menti të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Këshillit të Ministrave të RSH dhe Agjencisë së NATO-s për Mbështetje dhe Furnizim (NAMSA) për mbështetjen e procesit të demili-tarizimit të municioneve. Aktualisht, rezulton se janë gjendje tepër dhe për asgjësim edhe rreth 40 000 ton municione të tjera që do të asgjësohen brenda vitit 2013. Për planifikimin e asgjësimit të sasisë së mbetur të

Imami: Asgjësimi i municioneve të tepërta ndër programet më të suksesshme të MM

municioneve, Bordi Drejtues i AMT ka ngritur një Grup Pune që ka rishi-kuar Planin e Veprimit dhe detajuar masat si dhe hapat që do të ndërmer-ren për asgjësimin e municioneve gjatë vitit 2012. Zoti Spahiu theksoi se ndër prioritet kryesore të Bordit Drejtues të FA për asgjësimin e mu-nicioneve të tepërta gjatë vitit 2012, janë përcaktuar; asgjësimi i 26 000 ton municioneve, në poligone, uzina dhe nëpërmjet eksportit, reduktimi i 10-grupdepove të municionit në vartësi të Brigadës Logjistike të FA si dhe përfundimi i asgjësimit masiv me plasje në poligone, brenda muajit shtator 2012. Gjatë takimit, infor-muan Ministrin e Mbrojtjes dhe Bor-din Drejtues për AMT, edhe anëtarët e tjerë të BDAMT, lidhur me ecurinë e procesit gjatë vitit 2011 problema-tikën e konstatuar, masat që duhen marrë në vazhdimësi dhe prioritetet e punës gjatë vitit 2012. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, në fjalën e tij në këtë takim pasi falënderoi anëtarët e

BDAMT, Drejtorët e Uzinave Ushtar-ake dhe Brigadën Logjistike për punën e jashtëzakonshme që është bërë gjatë vitit 2011, theksoi se: - “Shtabi i Përgjithshëm i FA, Brigada Logjistike dhe të gjitha strukturat e tjera të FA, të angazhuar dhe në mbështetje të procesit të asgjësimit të municioneve të tepërta, do të vijojnë punën për zbatimin e Planit të Veprimit dhe detyrave të Bordit Drejtues për AMT sipas prioriteteve të përcaktuara, si dhe në funksion të përfundimit me sukses të asgjësimit të municioneve brenda vitit 2013. Problematika dhe ndonjë mangësi që është vërejtur dhe konstatuar gjatë vitit 2011 do të vlerësohen dhe merren në konsid-eratë për përmirësimin e punës dhe mbështetjen me të gjitha mundësitë të këtij programi sa të rëndësishëm edhe të suksesshëm për MM dhe FA”. Ministri i Mbrojtjes, Z. Arben Imami, duke marrë fjalën në këtë analizë pune dhe duke vlerësuar arritjet e shënuara, theksoi: “Janë rezultate impresive, një punë e shkëlqyer, shifra të jashtëza-

konshme përsa i përket asgjësimit të municioneve. Nga Shtatori i vitit 2009 dhe deri në fund të vitit 2011, pra brenda një periudhe kohore më pak se dy vjet e gjysmë, janë eliminuar 53,806 ton municione, një shifër kjo e jashtëzakonshme. Sigurisht që do të vazhdohet me këtë ritëm, por me të njëjtën disiplinë, zbatim me korrektësi të masave të sigurisë në uzina dhe poligone, sepse pikërisht tani ka një rrezik tjetër; në qoftë se deri dje ishte rreziku i të panjohurës, sot është rreziku i nënvlerësimit të rregullave dhe masave të sigurisë dhe për këtë arsye kërkohet, vëmendje dhe kujdes maksimal nga të gjithë”. “Duke ju rikthyer asaj për të cilën jemi mbledhur”, nënvizoi Z. Imami, “unë do të falënderoja drejtorët e uzinave për një punë shumë të mirë, Brigadën Logjistike dhe strukturat në vartësi të saj, si Batalionin e Arma-tim-Municionit, Batalionin e Trans-portit për mbështetjen e dhënë këtij procesi si dhe Qendrën e Asgjësimit të Municioneve dhe Eksplozivave

për punën e bërë në asgjësimin e municioneve me detonim në poligone. Natyrisht, që arritjet e deritanishme i dedikohen edhe partnerëve tanë që na kanë mbështetur në këtë proces, prandaj shpreh falënderimet me të sinqerta për mbështetjen e dhënë nga Departamenti i Shtetit i SHBA, Qeveria Gjermane dhe Daneze, Zyra e Prezencës së OSBE dhe UNDP në Tiranë, Zyra e CUBIC-ut në MM si dhe shumë aktorë të tjerë të rëndë-sishëm. Është një punë e përbashkët dhe që nuk mund të bëhej vetëm”. Ministri Imami përcaktoi prioritetet e asgjësimit të municioneve për vitin 2012. “Viti 2012 është dhe mbetet vendimtar për realizimin e synimit për asgjësimin e gjithë sasisë së mu-nicioneve të tepërta brenda vitit 2013. Siguria dhe zbatimi i rregullave në gjithë këtë proces ka qenë dhe mbetet prioritet absolut dhe detyrë parësore për të gjithë. Të merren të gjitha masat për të përfunduar asgjësimin masiv të municioneve me detonim në poligone, brenda muajit shtator 2012. Drejtorët e uzinave të rishikojnë kostot e demontimit industrial të municioneve dhe reduktojnë ato, por pa cënuar aspak sigurinë e procesit. Seleksionimi i municioneve në depo me qëllim veçimin dhe ruajtjen e mu-nicioneve më të reja si rezervë e FA dhe dërgimi për asgjësim të atyre që janë të vjetra, është një detyrë e rëndë-sishme për SHP të FA dhe veçanërisht për Brigadën Logjistike. Të bëhen të gjitha përpjekjet për minimizimin e ndotjes së mjedisit, jo vetëm në uzina ku kryhet procesi i demontimit industrial të municioneve, por edhe në poligone dhe kudo ku punohet me municione dhe lëndë plasëse. Grupi Punës i ngritur nga BAMT, ka bërë një punë të mirë, për rishikimin e Planit të Veprimit dhe detajimin e municioneve që do të asgjësohen gjatë vitit 2012. Vërejtjet dhe konstatimet e Bordit Drejtues të AMT të vlerësohen dhe kthehen në detyra për të gjithë, me qëllim përmirësimin e punës dhe shmangien e gabimeve si dhe ngjar-jeve të padëshiruara” theksoi dhe përcaktoi qartë në fjalën e tij ministri i Mbrojtjes. Në fund të fjalës së tij, Ministri Imami, pasi falënderoi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Gjunkshin dhe struk-turat e tjera të FA për mbështetjen e dhënë këtij procesi, Kryetarin e Bordit Drejtues të AMT zotin Spa-hiu për ndjekjen me përgjegjësi të procesit të asgjësimit të municioneve dhe rezultatet e arritura si dhe të gjithë anëtarët e bordit, shprehu bindjen se ky program do të vazhdojë në rrugën e nisur dhe do të mbetet një ndër programet më të suksesshme të Ministrisë së Mbrojtjes.

Mblidhet bordi drejtues i Asgjësimit të Municioneve të Tepërta për 2012 zëvendësministri spahiu informoi për ecurinë e demontimit për vitin e kaluar

Nga 2009-2011, janë asgjësuar 53.806 ton municione. Ja prior-itetet e asgjësimit të municioneve për vitin 2012. Rreth 40.000 ton municione të tjera që do të asgjë-sohen brenda vitit 2013. Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi falënderuan për punën e kryer deri më tani dhe dhanë mbështetje për ecurinë e procesit deri në mbyllje

Page 4: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 janar ... · konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen

ushtriaE prEmtE, 13 janar 20124 zyRTARE

Gjatë një vizite të rrallë presidenciale në Pentagon, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama,

prezantoi udhëzimet e politikës ushtar-ake amerikane për vitet e ardhshme: në selinë e Departamentit të Mbrojtjes, Obama ka paraqitur dokumentin e shkurtër (vetëm tetë faqe tekst, plus tre faqe hyrje), i cili është titul-luar: Mbështetja e udhëheqjes globale amerikane: Prioritetet e Mbrojtjes për shekullin XXI.

Plani i prezantuar nga Obama ka disa ndryshime në krahasim me të kaluarën dhe në veçanti me epokën e Bushit. Edhe prezantimi i planit që Obama bëri përkrah ministrit të Mbrojtjes, Leon Panetta, ka pasur një element të ri: Sipas një raporti të The New York Times, zyrtarë të qeverisë thonë se kjo është hera e parë që një president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (i cili gjithashtu mban rolin e komandantit të lartë të ushtrisë) mbajti një konferencë për shtyp në Pentagon.

“Siç e bëra të qartë në Australi, ne do ta forcojmë prezencën tonë në Azi e Paqësor dhe reduktimet e buxhetit nuk do të jenë në kurriz të atij rajoni kritik. Ne do të vazhdojmë të investojmë në partneritetet e aleancat tona kritike, duke përfshirë edhe NATO-n. Ne do të qëndrojmë vigjilentë, sidomos në Lindjen e Mesme.

Ndërsa shohim mbrapa tek luftërat e Irakut e Afganistanit, ne do të ga-rantojmë sigurinë tonë me më pak forca tokësore. Ne do të vazhdojmë të heqim qafe sistemet e epokës të Luftës së Ftohtë, kështu që mund të investojmë në aftësitë që na nevojiten në të ardhmen, duke përfshirë shër-bimin sekret, mbikëqyrjen, zbulimin, kundër terrorizmin, luftën kundër armëve të shkatërrimit në masë dhe aftësinë për të vepruar në mjedise në të cilat kundërshtarët përpiqen të na pengojnë që të futemi.

Kështu që ushtria jonë do të jetë më e pakët, por bota duhet ta dijë se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë supe-rioritetin ushtarak me forcat vepruese,

Ja strategjia e re e Pentagonit mbi prioritetet e mbrojtjes

për shekullin XXIfleskibël dhe gati për gamën e gjerë të të papriturave e kërcënimeve.

Ne do vazhdojmë gjithashtu të kemi besim tek ato që shërbejnë, duke u siguruar që trupat tanë të kenë pajis-jet e aftësitë për të cilat kanë nevojë që të veprojnë dhe vëmendja do të fokuso-het tek luftëtarët e plagosur, shëndeti mendor dhe mirëqenia e familjeve të ushtarakëve. Ndërsa veteranët më të rinj i bashkohen jetës civile, ne do të vazhdojmë punën për t’i dhënë vet-eranëve tanë kujdesin, përfitimet dhe mundësitë e punës që ata meritojnë e kanë fituar”. Azia dhe Paqësori

Vëmendje ushtarake amerikane do të përqendrohet në Azi dhe në zonën e Paqësorit. Kjo do të thotë rritje të investimeve në forcat detare dhe ajrore në kurriz të forcave tokësore dhe identifikim të qartë të armikut kryesor dhe konkurrentit më të madh ushtarak respektivisht në Iran dhe në Kinë. shkurtimet në mbrojtje

Gjatë dhjetë viteve të ardhshme, shpenzimet e mbrojtjes do të shkurto-hen me të paktën 450 miliardë dollarë (rreth 350 miliardë euro). 500-600 mil-iardë dollarë të tjerë do të shkurtohen në qoftë se Kongresi nuk do të gjejë një marrëveshje për një plan alternativ. Midis shkurtimeve edhe plani shumë i shtrenjtë për ndërtimin e avionëve të rinj luftarakë F-35, kostot e të cilëve janë rritur nga momenti i lançimit dhe që në Itali (e cila merr pjesë në pro-jekt e ka porositur mbi 130 avionë) ka shkaktuar një polemikë kohët e fundit pas miratimit të manovrës së fundit financiare, mund të shkaktojë edhe vonesa. Megjithë uljen e shpenzimeve, Obama tha se: “Shtetet e Bashkuara do të mbajnë epërsinë ushtarake”.

Një ushtri ndrysheUshtria e re amerikane gjatë viteve

të ardhshme, duhet të pësojë një ndryshim që do ta bëjë atë më pak të përshtatshme për pushtimet nëpërmjet tokës. Kjo duhet të përkthehet në një reduktim të personelit të Forcave të Armatosura, veçanërisht të ushtrisë dhe të trupave të marinës. Administrata nuk dha detaje mbi reduktimin e numrit të të punësuarve, por burime të afërta me qeverinë flasin për shkurtime të personelit në mes të 10 dhe 15 për qind gjatë dhjetë viteve të ardhshme, që do të kryhen gradualisht, që përkthehet në dhjetëra mijëra njësi dhe që duhet të zvogëlojë numrin e ushtarëve në 490.000 në fund të procesit. Njëmbëdh-jetë transportuesit e avionëve, aktualisht aktivë, nuk do të reduktohen. Fundi i ndërtimit të kombit

Ndryshimet e ushtrisë dhe shkurtimet në mbrojtje përbëjnë fundin e push-timeve në shkallë të gjerë nëpërmjet tokës, si ato të Irakut e Afganistanit që filluan gjatë epokës Bush, por edhe fundin e fushatave të zgjatura kundër kryengritjeve, si ato që u kryen në të dy vendet. Ana politike

Marrëdhënia ndërmjet Obamës dhe sektorit ushtarak nuk ka qenë e lehtë, që nga fillimi i presidencës së tij, por dokumenti i fundit ka përparësinë, nga pikëpamja e Obamës, që t’i bëjë shkurtimet e ardhshme të mbrojtjes vetëm një aspekt sekondar në brendësi të një vendosjeje të re ushtarake. Repub-likanët e kanë kritikuar shpesh Obamën për shkurtimet në mbrojtje dhe për me-naxhimin e kërcënimeve iraniane, por në këtë drejtim presidenti ka theksuar se: “Do të evitojë gabimet e së kaluarës, kur ushtria jonë u la e papërgatitur për të

ardhmen”, duke investuar në shërbimet sekrete, në luftën e informatikës dhe në luftën kundër terrorizmin. Misionet primare të Forcave të Armatosura së shteteve të Bashkuara

Lufta kundër terrorizmit dhe bete-jave të parregullta. Të veprosh në harmoni me të tjerët do të thotë se fuqia kombëtare, forcat ushtarake të SHBA-së duhet të vazhdojnë të mbajnë Al-Kaedën dhe anëtarët e saj nën presion të vazhdueshëm, kudo qofshin ata. Arritja e qëllimit tonë bazë të çarmatimit, ndër-prerjes dhe shkatërrimit të Al-Kaedës si dhe parandalimi që Afganistani të bëhet një strehë e sigurt përsëri, do të jetë qendrore në këto përpjekje.

Pengimi dhe mposhtja e agresionit. Forcat amerikane do të jenë në gjendje të frenojnë e të mposhtin agresionin nga ndonjë kundërshtar i mundshëm. Parandalime të besueshme rezultojnë nga të dyja aftësitë për t’i ndaluar një agresori arritjen e objektivave të tij dhe nga aftësia plotësuese për t’i imponuar kosto të papranueshme agresorit.

Fuqia e projektit pavarësisht sfidave. Në mënyrë që të pengojnë kundërshtarët e mundshëm dhe arritjen e objektivave të tyre, Shtetet e Bashkuara duhet të ruajnë aftësinë e tyre për të projektuar fuqi në zonat në të cilat eksesi e liria e tyre e veprimit sfidohet.

Armët e shkatërrimit në masë. Forcat amerikane zhvillojnë një sërë aktivitetesh që synojnë parandalimin e hapjes dhe përdorimit të armëve bërthamore, biologjike e kimike. Këto aktivitete përfshijnë zbatimin e Pro-gramit të Reduktimit së Kërcënimit të Përbashkët (Nunn-Lugar) si dhe plani-fikimi dhe operacionet për të gjetur, monitoruar, ndaluar e siguruar ASHM dhe komponentët që lidhen me to si dhe

mjetet e pajisjet për t’i bërë ato. Veprimi efektiv në fushën kiberne-

tike dhe në hapësirë. Forcat e Arma-tosura moderne nuk mund të kryejnë operacione të suksesshme pa informata të besueshme dhe komunikim në rrjet si dhe pa pasur një qasje të sigurt në fushën kibernetike dhe në hapësirë.

Mbajtja e një ambienti bërthamor të qetë, të sigurt dhe efektiv. Për aq kohë sa armët bërthamore do të ekzistojnë, Shtetet e Bashkuara do të mbajnë një arsenal të sigurt e efektiv.

Mbrojtja e atdheut dhe sigurimi i mbështetjes për autoritetet civile. Forcat amerikane do të vazhdojnë të mbrojnë territorin e SHBA-së nga sulmet e drejtpërdrejta nga aktorët shtetërorë e jo-shtetërorë. Ato gjithashtu do të vazh-dojnë të ofrojnë ndihmë për autoritetet vendore civile, në rast se mbrojtja dësh-ton ose në rast fatkeqësish natyrore.

Sigurimi i një prezence stabilizuese. Forcat amerikane do të zhvillojnë një ritëm të qëndrueshëm të pranisë së op-eracioneve jashtë vendit, duke përfshirë shpërndarjen rrotulluese dhe ushtrimet trajnuese dypalëshe e shumëpalëshe.

Vendosja e stabilitetit dhe opera-cionet kundër kryengritjeve. Si pasojë e luftërave në Irak e Afganistan, Shtetet e Bashkuara do të theksojnë bashkëpunimin jo-ushtarak e ushtarak për të adresuar paqëndrueshmëri dhe për të reduktuar kërkesën e angazhimit të forcave amerikane në operacionet e stabilitetit.

Drejtimi i operacioneve humani-tare, të lehtësimit së fatkeqësive dhe operacione të tjera. Kombi i ka thirrur shpesh Forcat e tij të Armatosura për t’ju përgjigjur një sërë situatash që kanë kërcënuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të tij si dhe atyre të vendeve të tjera. Forcat amerikane kanë aftësi të shpejta e të dislokueshme, duke përf-shirë transportin ajror, detar, mbikëqyr-jen, evakuimin dhe kujdesin mjekësor si dhe komunikimin që mund të njoftojë agjencitë, duke i ndihmuar kështu më shumë viktimat e fatkeqësive natyrore ose atyre të shkaktuara nga dora e nje-riut, si brenda dhe jashtë vendit.

Alba Musaraj

Kryeministri priti në një takim ambasadorin e shteteve të Bashkuara të Amerikës

Arvizu në takimin me Berishën: Shqipëria anëtar i denjë i NATO-s

Kryediplomati amerikan në Tiranë e njohu kryeministrin shqiptar me strategjinë e re të mbrojtjes së SHBA, të prezantuar pak ditë më parë nga presidenti Obama

Kryeministri Berisha u takua të hënën me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ti-ranë, zotin Aleksandër Arvizu.

Në takim ambasadori Arvizu vlerësoi rolin e Shqipërisë si një anëtar i denjë dhe aktiv i Aleancës së Atlantikut të Veriut, në opera-cionet që NATO ka ndërmarrë dhe ndërmerr në Afganistan, Irak etj., në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së paqes dhe sta-bilitetit global. Në këtë kuadër, ai e njohu kryeministrin Berisha me Strategjinë e re të Mbrojtjes së SHBA, të prezantuar pak ditë më parë nga presidenti Obama. Ambasadori

Arvizu u ndal në drejtimet kryesore të strat-egjisë, në të cilat theksohet një angazhim më i madh i SHBA ne Azi, vazhdimi i angazhimit nëpërmjet partneritetit në Lindjen e Mesme dhe ritheksim i rëndësisë themelore që Ev-ropa dhe NATO ka në strategjinë globale të SHBA.

Kryeministri Berisha e falënderoi ambasa-dorin Arvizu për këtë prezantim të Strategjisë së re të Mbrojtjes së SHBA, si dhe vlerësoi drejtimet në të cilat ajo zhvillohet. Në këtë kuadër, kryeministri çmoi si më rëndësi për paqen dhe stabilitetin në botë, fokusimin më të madh të kësaj strategjie drejt Azisë. Duke

vlerësuar lart rolin e SHBA dhe NATO-s në Europë, në zgjidhjen dhe stabilizimin e konflikteve në rajonin e Europës Jug – Lin-dore, në dy dekadat e fundit, kryeministri nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të mbajtjes në të ardhmen të pranisë së SHBA dhe të NATO-s në rajon, si një kusht i rëndësishëm për garantimin e paqes, stabilitetit dhe zhvil-limit demokratik të këtij rajoni. Po ashtu ai ritheksoi angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare për të përmbushur detyrimet e saj, në kuadrin e NATO-s, si dhe përkrah aleatit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kudo që kjo të jetë e nevojshme.

Page 5: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 janar ... · konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen

ushtriaE prEmtE, 13 janar 2012 5zyRTARE

Në Shtabin e Përgjith-shëm të FA u zhvillua një takim mbi Konceptin Strategjik të NATO-s

dhe zbërthimin e Konceptit “Smart Defence”.

Në këtë takim merrnin pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, Zv/Shefat e Shtabit të Përgjithshëm përkatë-sisht Gjeneral Dushku dhe Gjeneral Lleshi, gjeneralë, kolonelë e n/kolo-nelë me detyrë Komandant Force e Reparti Autonom si dhe Drejtorë në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Takimi mbi Konceptin Strategjik të NATO-s dhe “Smart De-fence” u drejtua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm GjeneralMajor Xhemal Gjunkshi. Prezantimin e materialit “Koncepti Strategjik i NATO-s dhe “Smart Defence” e zhvilloi Kolonel në Rezervë Thimi Hudhra, Shefi i Qendrës së Analizave të Mbrojtjes në Komandën e Doktrinave dhe Stërvitjes. Në prezantimin e tij zoti Hudhra zbërtheu Konceptin Strategjik të NATO-s dhe përshtatjen e vendit tonë për arritjen sa më mirë dhe sa më shpejt të zbatimit të këtij koncepti. Gjatë trajtimit të Konceptit “Smart Defence”, zoti Hudhra u ndal në kon-ceptimin dhe rrugët që mund të ndiqen për përfshirjen e FA në projektet e përbashkëta rajonale e më gjerë. Në përfundim të prezantimit zoti Hudhra theksoi se konceptimi dhe adaptimi i këtyre koncepteve të FA të RSH-së kërkojnë angazhim dhe ide të reja. Më pas nga Kolonel Jeronim Bazo, Drej-tor i Drejtorisë së Planifikimit në SHP prezantoi Materialin “Përfshirja e FA të RSH në “Smart Defence”.

Gjatë këtij prezantim u trajtuan projektet dhe aktivitetet ku janë të përfshira aktualisht FA dhe ku syno-het të përfshihen ato në të ardhmen. Në përfundim të takimit shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi pasi falënderoi referuesit theksoi se: - “disa aspekte të veprimtarisë së FA duhen ritrajtuar nën këndvështrimin e këtyre kon-cepteve dhe të ngrihen në nivele më të larta cilësore që të rritet efiçensa e

Koncepti strategjik i NATO-s dhe “Smart defence”, takim në Shtabin e Përgjithshëm

Mori pjesë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi

Gjunkshi priti atasheun ushtarak norvegjez kolonel Geir Myrseth

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm u takua dhe me kryetaren e projektit për Mbrojtjen Mjedisore dhe Bashkëpunimin e rojës Bregdetare, znj. ingerd Kroken

Në fjalën e tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi tërhoqi vëmendjen për angazhimin e institucioneve arsimore në nivele më të larta në trajtimet studimore që kryhen ku të mos mjaftohet vetëm me zbërthimin teorik por edhe në angazhim të personelit studiues në zba-timin praktik nga FA të RSH të konceptit “Smart Defence”

veprimeve. Kush ka ide, ti përpunojë ato, ti qartësojë e ti shprehë pa asnjë hezitim”. Më tej gjeneral Gjunkshi në fjalën e tij tërhoqi vëmendjen për angazhimin e institucioneve arsimore në nivele më të larta në trajtimet studimore që kryhen. “Të mos mjaf-tohet vetëm me zbërthimin teorik por edhe angazhim të personelit studiues në zbatimin praktik nga FA të RSH të konceptit “Smart Defence”. Të kthjellojmë mendimet, të koordi-nojmë punën në kohezion me njëri-tjetrin. Ka shumë hapësira e vend për përmirësime” përfundoi fjalën e tij gjeneralmajor Gjunkshi.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi priti të mërkurën kryetaren e projektit për

Mbrojtjen Mjedisore dhe Bashkëpunimin e Rojës Bregdetare, znj. Ingerd Kroken dhe atasheun ushtarak norvegjez kolonel Geir Myrseth. Takimi u zhvillua në kuadër të viz-itës që delegacioni norvegjez po zhvillon në vendin tonë. Në takim gjeneralmajor Gjunkshi uroi znj. Kroken dhe kolonel Myrseth për bashkëpunimin midis dy vendeve, që siç u shpreh ai ka një histori të gjatë dhe momente mjaft domethënëse. “Tashmë, Shqipëria dhe Norvegjia – u shpreh gjeneralmajor Gjunkshi, ndajnë mjaft fusha të përbashkëta interesi jo vetëm si anëtarë të NATO-s, por edhe në kuadrin bilateral dhe ndaj është detyra jonë t’i përmirësojmë ato vazhdimisht”. Më pas gjen-

eralmajor Gjunkshi, falënderoi znj. Kroken dhe kolonel Myrseth për nismën që ata kanë ndërmarrë në kuadër të projektit për mbrojtjen e mjedisit dhe bashkëpunimin e Rojës Breg-detare, i cili afron pothuaj gjithë vendet e Adriatikut në një qëllim mjaft të rëndësishëm. Nga ana e tyre, miqtë norvegjezë falënderuan gjeneralmajor Gjunkshin për pritjen dhe për kushtet mjaft optimiste që ju kanë krijuar gjatë qëndrimit në vendin tonë. Ata vlerësuan në mënyrë të veçantë gatishmërinë e treguar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi për të mirëpritur zhvillimin e stërvitjes gjatë vitit 2012 në vendin tonë. Gjeneralmajor Gjunkshi, nëpërmjet atasheut ushtarak, ftoi homologun e tij norvegjez për një vizitë në vendin tonë, ftesë e cila gjeti gatishmërinë e palës norvegjeze.

Asgjësimi i lëndëve kimike, shtabi i Përgjithshëm i FA përgënjeshtron një të përditshme

Në lidhje me pretendimet e ngritura në artikullin e një gazete të përditshme të

datës 7 janar 2012, Shtabi i Përgjithshëm i FA i hedh poshtë ato si të pavërteta, duke sqaruar se: - “Forcat e Armatosura, krahas sasisë së madhe të municioneve ushtarake kanë mbartur nga e kaluara dhe kimikate, kryesisht teknike (industriale), të cilat janë përdorur në procese pune nga ish uzinat ushtarake. Në kushtet e transformimit të Forcave të Armatosura në përputhje me standardet e NATO-s, është bërë asgjësimi i Lëndëve Kimike, si dhe vazhdon puna për eliminimin e kimikateve të tjera, me projekte të mbështetura nga SHBA. Shqipëria është vendi i parë në botë që ka realizuar shkatërrimin plotësisht të gjithë municioneve kimike me dy projekte: projekti “VETOXA” në vitin 2001, me mbështetje të dhënë nga qeveria

Zvicerane dhe Bashkimi Evropian si dhe me projektin më të rëndësishëm të mbështetur nga SHBA, për shkatërrimin e një sasie rreth 16 tonë agjenteve kimik-toksik, projekt i cili përfundoi me sukses në gusht të vitit 2007. Në lidhje me mbetjet e këtij procesi nuk ka asnjë rrjedhje të tyre, gjë që është parë dhe inspektuar dhe nga ekspertë të Ministrisë së Mjedisit javë më parë. Në shtator 2009 me projektin “MELANZH”, të financuar nga OSBE dhe të zbatuar nga firma Suedeze “SAKAB”, janë asgjësuar të gjitha karburantet e Raket-ave “SAM-2”. Gjithashtu po me mbështetje të OSBE, në gusht të vitit 2010, u asgjësuan rreth 120 tonë “Dikloretan”, në impiantet e certifikuara të asgjësimit në Belgjikë. Forcat e Armatosura kanë evidencë të plotë të të gjitha agjentëve kimik-toksik që janë në depot e

njësive dhe reparteve të saj, dhe kanë hartuar projekte për trajtimin e tyre. Konkretisht në muajin mars 2012, me mbështetje të OSBE, fillon projekti për eliminimin e një sasie rreth 27 tonë agjentëve kimik-toksik, projekt i cili do të pasohet dhe me projekte të tjera. Në lidhje me sigurinë e tyre sqarojmë, se ato janë të sigurta si nga natyra kimike dhe ambalazhimi i tyre, ashtu dhe nga kushtet e magazinimit dhe te ruajtjes se tyre dhe nuk përbejnë rrezik për mbrojtjen e ambientit. Shtabi i Përgjithshëm i FA ndjek nga afër procesin e eliminimit të agjentëve kimik-toksik dhe garanton të gjithë komunitetin civil të vendit se ky proces po zh-villohet në përputhje të plotë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi duke zbatuar rregullat e sigurimit teknik përkatëse dhe nuk përbën rrezik për popullsinë dhe mjedisin.

Page 6: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 janar ... · konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen

ushtriaE prEmtE, 13 janar 20126 INTERVISTA

Rasmussen: NATO në Kosovë, sa të jetë e nevojshme

NATO-ja ka pasur një vit të vështirë dhe të ngjeshur gjatë 2011 dhe, si parashikon sekretari i saj i përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen

Bruksel, 9 janar – NATO-ja ka pasur një vit të vështirë dhe të ngjeshur gjatë 2011 dhe, si parashikon sekre-tari i saj i përgjithshëm Anders Fogh

Rasmussen, e pret një vit i ngjeshur edhe në vitin që posa kemi hyrë. Samiti në Chicago, transformimi gradual i kompetencave në Af-ganistan, lufta kundër terrorizmit dhe shumë sfida të tjera. Kosova po ashtu mbetet sfidë për NATO-n. Të përballur me nevojën për zvogëlimin e shpenzimeve shumë anëtarë të NATO-s duan të zvogëlojnë edhe kontributin në misionin në Kosovë. Por situata në terren në pjesën e dytë të vitit të shkuar, kur shkallëzoi dhuna në veri, shërbeu si vërejtje se NATO-ja duhet të pres me vendimet për zvogëlim të pranisë në Kosovë. Në një intervistë me shkrim për “Kohën Ditore”, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, siguron se NATO-ja do të marrë parasysh situatën në terren para çfarëdo vendimi për ndryshim të pranisë së saj në Kosovë dhe se do të mbetet në Kosovë aq sa do të jetë e nevojshme. Ai në këtë intervistë flet edhe për situatën në veri, për nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike dhe insiston se Aleatët dhe partnerët, me gjithë dallimet rreth statusit të Kosovës, janë të përkushtuar që të ndërtohet një Kosovë stabile dhe e qëndrueshme për të gjithë qytetarët e saj.

Viti 2011 ka qenë i vështirë për NATO-n, me disa operacione nëpër pjesë të ndryshme të botës nga Afganistani deri në Kosovë dhe ndërhyrja në Libi. Çka do t’i konsideronit si arritje më të mëdha të NATO-s?

Rasmussen: Është e saktë se NATO-ja ka arritur shumë vitin e kaluar. Jemi aktivë në gjashtë operacione në tri kontinente. Pra, unë do të thosha se arritja më e madhe ishte të jemi efikas në aq shumë pjesë dhe në mënyra aq të shumta dhe gjithë këtë në të njëjtën kohë. Në Libi ne ndërmorëm, zhvilluam dhe përmb-yllëm një operacion të suksesshëm në mbrojtje të civilëve nga sulmet e bëra nga vetë qeveria e tyre. Ne vepruam shpejt, me vendosmëri dhe në përputhje me mandatin nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, gjë që e bëri të qartë edhe sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-moon. Në këtë mënyrë ne shpëtuam një numër të madh të jetëve të njerëzve.

Në Afganistan, në vazhduam zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të forcave afgane të sigurisë dhe i bëmë ato të gatshme të nisin mar-rjen e rolit udhëheqës në mbrojtje të gjysmës së popullatës.

Dhe në Kosovë, siç e dini, KFOR-i ishte atje në kohën kur ishte e rëndësishme. KFOR-i ndihmoi në parandalimin e dhunës dhe ruajti një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit, pikërisht ashtu siç na drejton mandati ynë. Në të njëjtën kohë ne vazhduam zbatimin e reformave, të cilat e bëjnë Aleancën tonë më efikase. Ne zgjeruam bashkëpunimin tonë me partnerët anembanë botës. Përmirësuam bash-këpunimin me Rusinë në një varg çështjesh, nga Afganistani deri në luftë kundër terror-izmit dhe piratërisë. Pra, viti 2011 ishte një vit mjaft i ngjeshur gjithsesi dhe presim që ky vit

të jetë i ngjeshur po ashtu. Kjo dëshmon se sa efikase dhe e domosdoshme NATO-ja është.

Situata në Kosovë, sidomos në pjesën veriore, ishte e tensionuar gjatë pjesës së dytë të vitit të shkuar. Si e gjeten veten forcat e KFOR-it të udhëhequra nga NATO-ja në një situatë për të negociuar për lirinë e lëvizjes për veten e tyre?

Rasmussen: Liria e lëvizjes për KFOR-in, sikur edhe për të gjithë aktorët e tjerë dhe in-dividët në Kosovë nuk është e negociueshme. KFOR-i ka menaxhuar situatën në terren në pjesën veriore në një mënyrë të matur, në për-puthje me mandatin tonë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë me kujdes, vendosmëri dhe paanshmëri.

A mund të sigurojë NATO-ja lirinë e lëvizjes dhe ambient të sigurt në tërë ter-ritorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun në të ardhmen?

Rasmussen: Sigurimi i lirisë së lëvizjes në terren është pjesë e obligimeve të KFOR-it, sipas mandatit me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne do të vazhdojmë të marrim çfarëdo masash, të cilat i shohim si të nevojshme. Por e vetmja rrugë për të siguruar një paqe, stabilitet dhe liri të lëvizjes

afatgjate në tërë territorin e Kosovës do të jetë gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme politike të bazuar në moderim dhe dialog. Si Beogradi ashtu dhe Prishtina kohën e fundit kanë dëshmuar përkushtimin e tyre për dialog. Unë mirëpres marrëveshjen e tyre në parim për konceptin e menaxhimit të integruar të pikëkalimeve dhe pres që ajo të zbatohet në tërësi dhe me vullnet të mirë. U bëj apel të gjithë liderëve dhe të gjitha komuniteteve që të vazhdojnë të ndjekin rrugën e dialogut, të refuzojnë ekstremizmin dhe konfrontimin dhe të punojnë së bashku për ndërtimin e një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe të gjithë që jetojnë atje. Kosova duhet të shkojë nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara. Kjo është edhe dëshira ime e fortë dhe e sinqertë në fillim të këtij viti të ri.

Ndarja e Kosovës, nuk është opsionKomandanti i KFOR-it i ka identifikuar

disa nga ata të cilët konsiderohen përgjegjës për sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it. Por KFOR-i si mision ushtarak nuk mund ta bëjë punën e prokurorisë. A mendoni se EULEX-i do të duhej të bënte më shumë për të marrë përsipër sundimin e ligjit në veri të Kosovës?

Rasmussen: Unë pres që EULEX-i të va-

zhdojë ta bëjë punën e vet. Unë përshëndes koordinimin e kujdesshëm dhe efikas që kemi parë mes KFOR-it dhe EULEX-it. Ne të gjithë duam të shohim paqe dhe stabilitet në Kosovë, dhe sa më shumë që të arrijmë t’i koordinojmë përpjekjet tona aq më shumë do të mund të kontribuojmë në atë paqe dhe stabilitet. Por mbështetja dhe bashkëpunimi i njerëzve në Kosovë janë po ashtu të rëndësishme si për KFOR-in ashtu edhe EULEX-in që të jenë të suksesshëm në përpjekjet e tyre. KFOR-i ka detyra për të dhënë kontribut drejt ruajtjes së një ambienti të qetë dhe sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë sipas mandatit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo është ajo që trupat tona vazhdimisht kanë bërë në mënyrë të kujdesshme, të vendosur dhe të paanshme. Ata vepruan me guxim dhe përkushtim në një situatë mjaft sfiduese. Në emër të NATO-s, un u falënderohem atyre dhe komandantit të KFOR-it, gjeneralit Dreës. Ata e kanë mbështetjen tonë të plotë.

Po vazhdon dialogu me lehtësimin e BE-së, por ata thonë se kjo është „vetëm për çështjet teknike“. Por disa parashohin se ky dialog, apo një tjetër, do të fillojë të merret me çështjen e veriut. Shumë në Kosovë druajnë se kjo mund të qoj deri te

Pres që EULEX-i të vazhdojë ta bëjë punën e vet. Unë përshëndes koordinimin e kujdesshëm dhe efikas që kemi

parë mes KFOR-it dhe EULEX-it. Ne të gjithë duam të shohim paqe dhe stabilitet në Kosovë, dhe sa më shumë që të arrijmë t’i koordinojmë përpjekjet tona aq më shumë do

të mund të kontribuojmë në atë paqe dhe stabilitet

Page 7: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 janar ... · konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen

ushtriaE prEmtE, 13 janar 2012 77RAjoN

ndarja e Kosovës. A e shqetëson NATO-n një skenar i tillë?

Rasmussen: Kjo është një pyetje hipote-tike dhe, si një politikan, unë asnjëherë nuk u përgjigjem pyetjeve të tilla. Por një gjë mund ta them shumë qartë; për aleatët në NATO ndarja e Kosovës është jashtë çdo diskutimi („non-starter“). Sic thash më parë, ne e mbështesim plotësisht dialogun në mes Beogradit dhe Prishti-nës të sponsorizuar nga BE-ja. Ne u bëjmë thir-rje të dyja palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të gjetur një zgjidhje afatgjate për të gjitha çështjet, përfshirë sundimin e ligjit në pjesën veriore të Kosovës.

Zgjidhja politike, e vetmja rrugë për stabilitet të qëndrueshëmA ka shërbyer dhuna në veri nga fundi

i vitit si një vërejtje për NATO-n që të ri-shikojë planin e vet për zvogëlim të mëtejmë të pranisë së vet në Kosovë?

Rasmussen: Ne gjithmonë e kemi bërë të qartë se do t’ia përshtatim praninë tonë në Kosovë situatës në terren. Ky mbetet qëllimi ynë. Nuk është këtu fjala për afate kohore, por për kryerjen e punës sonë. Në këtë drejtim unë mirëpres heqjen e disa barrikadave të cilat ishin ngritur në veri të Kosovës. Këto barrikada nuk janë vetëm pengesa për lirinë e lëvizjes, ato

janë po ashtu edhe barrierë edhe e kërkimeve për një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Vendi për të vazhduar kërkimet për këtë është tryeza e negociatave e jo prapa barrikadave. Madje edhe në këto kohë sfiduese ne jemi duke shënuar progres në Kos-ovë. Situata në pjesën më të madhe të Kosovës mbetet e qetë. Gjashtë nga nëntë objekte të ndjeshme kulturore në Kosovë i janë dorëzuar për t’i ruajtur policisë së Kosovës. Ky është një progres i vërtetë dhe i rëndësishëm dhe jam i bindur se mbi këtë progres do të mund të ndërtojmë duke shfrytëzuar këtë moment edhe në vitin 2012.

NATO-ja është ende e ndarë kur është fjala për pavarësinë e Kosovës. Kjo është evidente madje edhe kur shikoni cilëndo deklaratë, komunikatë të NATO-s kur për-mendet Kosova. A është duke ndikuar kjo në punën e NATO-s në terren në Kosovë?

Rasmussen: Jo kurrsesi. Siç keni mundur të shihni në muajt e fundit, KFOR-i ishte atje kur ishte e nevojshme dhe bëri atë që u desh të bënte për të siguruar që situata të mos bëhej edhe më keq. Secili aleat pajtohet për nevojën që të mbahet ambienti i qetë dhe sigurt në Kosovë, pikërisht ashtu siç parasheh mandati me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-

së. Dhe secili vend anëtar apo partner, i cili merr pjesë në KFOR është i vendosur që të sigurojmë që ne të bëjmë punën tonë. Kjo që ju thoni në fakt është dëshmia më e mirë se NATO-ja, kur është fjala për Kosovën, është neutrale ndaj statusit.

Si do ta vlerësonit përparimin e Forcës Kosovare të Sigurisë?

Rasmussen: Forca Kosovare e Sigurisë është qartë një tregim i suksesshëm dhe duhet të va-zhdojë në këtë mënyrë. Në vitin 2012 Aleatët në NATO do ta shqyrtojnë progresin e arritur dhe rrugët për të ndihmuar edhe në të ardhmen Forcën e Sigurisë të Kosovës.

Sa gjatë mendoni se NATO-ja do të qën-drojë në Kosovë? Ju pyes këtë pasi që shumë vende anëtare presin të zvogëlojnë shpenzimet e tyre për forcat e armatosura?

Rasmussen: Do të rrimë aq gjatë sa do të jetë e nevojshme. Keni të drejtë kur thoni se shumë vende anëtare janë duke u përballur me masa të kursimeve si pasojë e krizës ekonomike. Ne do të diskutojmë këtë edhe në samitin e Chicagos në muajin maj. Por aleatët dhe partnerët tanë e dinë të gjithë se çmimi i mosveprimit në Kosovë do të ishte më i lartë se çmimi i veprimit. Pra, ne mbetemi të përkushtuar që ta shohim këtë mision të vazhdojë me sukses.

Kreu i ministrisë së Mbrojtjes Fatmir Besimi: Maqedonia me

reforma drejt NATO-sMaqedon i a mbe t e t e

përkushtuar për realiz-imin e aspiratave për t’u anëtarësuar në strukturat

veri-atlantike, pavarësisht sfidave politike që bëjnë të ngecë ky pro-ces, përderisa nuk zgjidhet çështja e emrit me Greqinë, thekson ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Fatmir Besimi. “Maqedonia, orientimin e saj për t’u anëtarësuar në NATO, e ka pa dilema, punën të cilën e bëjmë është pa dilema përkushtimi i Maqedonisë për ta tejkaluar këtë sfidë që ka të bëjë me zgjidhjen e kontestit të emrit me fqinjin jugor, Greqinë, do të jetë maksimal. Ndërsa, samiti i ardhshëm i NATO-s në Çikago mund të jetë një nga momentet që mund ta shënojë këtë sukses për vendin”, thotë Besimi. Sipas Besimit, dinamika e reformave në këtë dikaster do të jetë edhe më e theksuar këtë vit, sepse anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të reflektojë stabilitet jo vetëm për vendin, por për tërë rajonin në përgjithësi. Në këtë drejtim, ministri Besimi fokuson intensifikimin e bash-këpunimit me vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Kosovën. “Kemi ofruar të gjitha kapacitete që disponon Maqedo-nia, siç është Akademia Ushtarake, si dhe Qendra Stërvitore “Krivollak”, që tashmë realizohet dhe në praktikë, me ç’rast është dhe një përvojë konkrete e ushtarëve të Kosovës që të marrin pjesë në misionet ndërkombëtare, së bashku me ushtarët nga Maqedonia , Shqipëria dhe vendet tjera të rajonit. Ky bash-këpunim do të vazhdojë me një intensitet edhe me të theksuar, sepse është interes i Maqedonisë që edhe vendet tjera të rajonit të jenë pjesë e NATO-s, si ga-ranci e stabilitet. Gjithsesi, ky stabilitet të ofrojë edhe mundësi më të mira për zhvillimin ekonomik, në përgjithësi, për tërë rajonin”, shprehet Besimi. Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Fatmir Besi-mi, vlerëson se përfshirja e shqiptarëve në këtë dikaster, përpos përfaqësimit adekuat edhe në postet komanduese, kontribuon në lojalitetin e tyre ndaj shtetit, duke paralajmëruar që këtë vit do të emërohet me gradë gjenerali i dytë shqiptar, si dhe marrja e tri posteve komanduese po nga shqiptarët. “Armata është strukturë komanduese në vendet ku merren vendimet, jepen koman-dat; duhet të kemi një përfaqësim më adekuat . Jo vetëm pse janë shqiptarë, por ajo është në të mirë të Maqedonisë ngase dikasteri i Mbrojtjes është insti-tucioni më relevant ku mund të rritet besimi ndërmjet etniteteve të ndryshme. Nga kjo nuk do të përfitojnë vetëm shq-iptarët, por do të përfitojë Maqedonia ngase rritja e besimit në një institucion siç është armata, do të reflektojë edhe në institucionet tjera të vendit”, konstaton ministri Besimi.

Sipas Besimit, dinamika e reformave në dikasterin që ai drejton do të jetë edhe më e theksuar këtë vit, sepse anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të reflektojë stabilitet jo vetëm për vendin, por për tërë ra-

jonin në përgjithësi. Në këtë drejtim, ministri Besimi fokuson intensifi-kimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Kosovën

Page 8: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 janar ... · konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen

ushtriaE prEmtE, 13 janar 20128

bejdo Malo

Sfida e Shp ërthimeveQendra Asgjësimit të

Municioneve me eksploziv

REpoRTAzh

Ata janë duke u përgatitur që të rifillojnë sfidën e shpërthimeve. Në më shumë se njëmbëdhjetë

poligone mbi 20 ekipe të kompletu-ara me xhenierë profesionistë bëjnë me mijëra shpërthime të iniciuara për asgjësimin e municioneve të nxjerra jashtë përdorimit. Të 11 poligonet janë të vendosura në maja malesh atu ku mund të shikosh mbi 1000 vjet histori të këtij vendi. Atje ku retë ikin e vijnë disa herë në ditë këta ushtarakë sfidojnë betejën me municionet, barutet dhe mbeturinat e skrapit të uzinave ushtarake. Ata edhe kur gabojnë dinë të analizojnë me shumë përgjegjësi dhe të nxjer-rin detyra. Asgjësimi i Municioneve konsiderohet si një detyrat madhore të kalendarit vjetor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe konsiderohet si përgjegjësi e madhe. Mjeshtrit e poligoneve i njohin përgjegjësitë dhe vështirësitë. Në Qendrën e Asgjësimit të Municioneve në Pezë-Helmës të Tiranës detyrat e vitit 2012 konsiderohen si një përgjegjësi shumë e madhe. Për këtë vit do të asgjësojmë mbi 4000 ton municione. Kjo detyrë e vështirë duhet të realizohet brenda datës 30 shtator të vitit 2012. ”Kemi marrë të gjitha masat që ky proces të fil-lojë dhe të realizohet me saktësi dhe sipas rregullave të vendosura nga Ministria e Mbrojtjes”. Kështu thotë për gazetën ”Ushtria” major Luan Shaba komandanti i Qendrës së Asgjësimit të Municioneve me eksploziv. Tërë efektivi i kësaj Qen-dre deri më datën një shkurt është duke punuar për kalimin stinor të mjeteve si dhe përgatitjen e bazës materiale për të filluar asgjësimin e municioneve sipas planëzimit. Po ashtu një kujdes shumë i veçantë po i kushtohet kompletimit të dosjeve të poligoneve. Përgatitja e dosjeve të poligoneve për vitin 2012 po bëhet me shumë kompetencë në bazë të përvojës së grumbulluar në tre vjetët e fundit. Të gjitha mësimet e këtyre viteve janë evidentuar dhe përvoja e këtyre ushtarakëve do të përdoret për të kryer sa më me kujdes asgjësimin e municioneve në këtë vit thotë zoti Luan Shaba. Ai thotë se realizmi me sukses i kësaj detyre të vështirë është realizuar falë mbështetjes që na është dhënë

nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Komanda e Brigadës Logjistike. Komandanti i Brigadës Logjis-tike kolonel Bardhyl Hoxha thotë se: Në Qendrën e Asgjësimit të Municioneve për vitin 2011 është punuar me shumë përkushtim me shumë përgjegjësi në të gjitha poli-gonet. Komandanti vlerëson punën e tërë efektivit të kësaj Qendre e cila është shumë e specializuar në këtë fushë. Por komandant Luani thotë se: ”Kemi një staf shumë të kualifikuar dhe puna në grup ka qenë kryesorja në realizmin e kësaj detyre. Ai vlerëson punën e major Metli Devollit, shef i Planëzimit

të kësaj Qendre, të kapiten Artan Hazizi specialist i planëzimit të cilët me kompetencën e tyre kanë bërë të mundur që të realizojnë sa më mirë detyrën. Specialisti i Transportit kapiten Vilson Qejvani konfirmon se edhe për vitin 2012 do të merren masa më të plota për mbarëvajtjen e asgjësimit të municioneve dhe sidomos për masat e sigurimit gjatë transportit. Të gjithë shefat e kësaj Qendre kanë bërë një planëzim me nivel shumë të lartë dhe shumë cilësor për afatet e asgjësimit për mënyrën e asgjësimit dhe për të gjithë detajet e këtij procesi. ”Gjatë vitit që shkoi thotë major

Luani-puna kryesore dhe vëmendja e Qendrës AME u përqendrua për Asgjësimin e Municioneve me anë të detonimit dhe djegies në poligonet e miratuara, vazhdimin e Misionit “ALTHEA” në Bosnjë-Hercegovinë me Kontingjente EOD, si dhe zba-timin e Rregulloreve, urdhrave e udhëzimeve të ardhura nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armato-sura dhe Brigada Logjistike.Kryesore masat e sigurimit në poligone

Për vitin 2012 kryesore mbeten masat e sigurimit të asgjësimit të mu-nicioneve nëpër poligone. Komanda e Brigadës Logjistike, por dhe vetë

komanda e QAME po planëzon me shumë kujdes planin e masave të sigurimit për të mos ndodhur asnjë ngjarje e jashtëzakonshme. Përvoja e poligonit të Bigasit është shndër-ruar në një shkollë për të gjitha poligonet e tjera. Majori tregon se si po punohet për këtë planëzimin që poligonet të bëhen sa më mod-erne. Të gjithë efektivat që merren me asgjësimin e municioneve kanë grumbulluar një përvojë disa vjeçare dhe dinë se si të kryejnë me shumë kujdes këtë proces të vështirë. Në zbatim të “Planit të Veprimit për asgjësimin e municioneve të tepërta dhe jashtë nevojave sipas Tabelës së Organizimit dhe Pajisjeve të Forcave të Armatosura të RSH”, të Miratuar me urdhrin e ministrit të Mbrojtjes, si dhe urdhrave të ardhur nga komandanti i Brigadës Logjistike për asgjësimin e muni-cioneve me detonim në poligonet e miratuara për vitin 2011 nga ana e Qendrës AME është punuar në 11 poligone, dhe është konfirmuar se dhe për këtë vit do të punohet në të gjitha këto poligone.

Në vitin që shkoi në këto poligone është kryer një volum shumë i madh pune dhe janë asgjësuar rreth 11500 ton municione. Kështu në Poligonin “Livadhet e Hamzit”, Pukë janë asgjësuar me anë të detonimit rreth 1900 ton municione të ndryshme. Në poligonin “Jubë-Sukth”, Durrës janë asgjësuar me anë të detonimit rreth 130 ton municione të ndryshme. Në poligonin “Qafa e Barit”, Librazhd

Page 9: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 janar ... · konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen

ushtriaE prEmtE, 13 janar 2012 9

Sfida e Shp ërthimeveREpoRTAzh

janë asgjësuar me anë të detonimit rreth 1100 ton municion të ndryshme. Në poligonin “Zgarë”, Librazhd janë asgjësuar me anë të detonimit rreth 1200 ton municione të ndry-shme. Në poligonin “Fushë Roshaj-Voskopojë”, Korçë, janë asgjësuar: 2400 ton municione të ndryshme. Në poligonin “Bigas”, Skrapar janë asgjësuar me anë të detonimit rreth 700 ton municione të ndryshme. Në poligonin “Terpan”, Berat janë asgjësuar me anë të detonimit rreth 1300 ton municione të ndryshme. Në poligonin “Zharrë”, Tepelenë janë asgjësuar me anë të detonimit rreth 1000 ton municione të ndryshme. Në poligonin “Shën Noi Madh”, Bizë janë asgjësuar me anë të detonimit 1850 ton municione të ndryshme. Në poligonin “Trajlar”, Këlcyrë janë asgjësuar me anë të detonimit 30 ton municione të ndryshme. Në total nga ana e Qendrës AME nëpër poligone janë asgjësuar 11 263.732 ton municione. Kjo punë kaq volu-minoze dhe që mban brenda mundin sakrificën dhe djersën e tërë efektivit të kësaj qendre është një nga detyrat kryesore që ka realizuar Ministria e Mbrojtjes për vitin që kaloi. Po me kaq përgjegjësi po punohet që kjo punë të ketë mbarëvajtje dhe për vitin që sapo filloi. Majori ky xhenier në çdo molekulë të tij dhe që ka një për-vojë shumë të gjatë për më shumë se dy dekada në asgjësimin e municio-neve jo vetëm në poligonet shqiptare por dhe në Bosnjë-Hercegovinë është shumë optimist se detyrat e

këtij viti do të realizohen me shumë përgjegjësi. Po ashtu janë asgjësuar dhe mbi 15 ton lëndë plasëse të për-ftuara nga demontimit industrial i uzinave ushtarake. Një detyrë shumë e vështirë është dhe demontimi i shtimejeve të kalibrit të madh. Në total janë demontuar 13 529 copë shtimje të kalibrit 122mm dhe 152 mm. Në total me anë të demontimit janë asgjësuar 184.785 ton.

Në total në detyra AME, janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 6.487 ton municione të ndryshme, si dhe është kontrolluar dhe pastruar një sipërfaqe 58.005 ha.

Po ashtu një detyrë shumë speciale

ka qenë dhe vazhdimi i pjesëmarrjes në misionin “ALTHEA” në Bosnje-Hercegovinë i kontingjentit EOD i Qendrës AME. Më datë 31 mars 2011 u bë ceremonia e përcjelljes së Kontingjentit VII Special EOD për në misionin “ALTHEA” në Bosnje-Hercegovinë. Më datë 04 prill 2011 u kthye Kontingjenti VI Special EOD nga misioni “ALTHEA” në Bosnje-Hercegovinë. Kontingjenti i VI shërbeu në këtë mision për një periudhe 6 mujore, nga muaji tetor 2010 deri në muajin prill 2011. Në ceremoninë e pritjes ishin të pran-ishëm komandanti i Brigadës Logjis-tike gjeneralbrigade Xhemal Gjunk-

shi, komandanti i Qendrës AME n/kolonel Shkëlzen Mhillaj, oficerë të shtabit të BrL, efektivi i Qendrës AME si dhe familjarë të efektivit të këtij kontingjenti. Më datë 26 shtator 2011 u bë ceremonia e përcjelljes së Kontingjentit VIII Special EOD për në misionin “ALTHEA” në Bosnje-Hercegovinë. Kontingjenti i VI Special EOD shërbeu për një periudhë 6 mujore në misionin ALTHEA. Më datë 30 shtator 2011 u kthye Kontingjenti VII Special EOD nga misioni “ALTHEA” në Bosnje-Hercegovinë. Kontingjenti i VII shërbeu në këtë mision për një peri-udhe 6 mujore, nga muaji mars 2011

deri në muajin shator 2011. Gjatë këtij, viti Kontingjentet EOD në misionin “ALTHEA” kanë zgjidhur disa detyra të ndryshme EOD të një shkalle të madhe rrezikshmërie për të siguruar komandantin dhe Shtabin e EUFOR-it. Kontingjentet shqiptare EOD nëpërmjet punës së tyre kanë dhënë një kontribut të çmuar për sigurinë e trupave të EUFOR-it. Çdo kontingjent në përfundim të misionit ka pasur mirënjohjen e strukturave më larta të EUFOR-it në lidhje me përmbushjen me sukses të të gjitha detyrave të caktuara. Personeli Qendrës i cili është i angazhuar në operacionet e asgjësimit të muni-cioneve kreu një trajnim specifik mbi rregullat e sigurimit teknik dhe Procedurat Standarde Operacionale në Operacionet AME. Në përfundim të trajnimit Komandantët e Operacio-neve dhe Kryeoperatorët u morën në testim nga BrL, ndërsa Operatorët dhe Ndihmës Operatorët u morën në testim nga QAME. Vlerësimet e testimit u administruan në dosjet personale të efektivit. I një rëndësie të veçantë ka qenë dhe trajnimi nga Ndihmës Mjekët e QAME mbi dhënien e ndihmës së shpejtë në raste aksidentesh AME. Në përfundim të trajnimit ndihmës mjekët u morën në testim nga Dega e Shëndetësisë e BrL-së dhe vlerësimet e testimit u administruan në dosjet person-ale të efektivit. Majori thotë se: ”Komandantët e Operacioneve, në bazë të urdhrave dhe udhëzimeve të ardhura nga Brigada Logjistike në lidhje me respektimin e rregullave të sigurimit teknik në operacionet AME, janë të detyruar që në të ar-dhmen të respektojnë oraret zyrtare të punës, të mos tolerojnë shkelje të Procedurave Standarde Operacionale si dhe të gjitha zbatojnë me përpik-mëri masat mbrojtëse në operacionet AME. Në përfundim të operacioneve AME komandantët e Operacioneve duhet që të mos lejojnë inspektimin e gropave të plasjes nga persona të paautorizuar, si dhe duhet të kërkoj-në nga Krye Operatorët AME që para kontrollit të gropave të veshin mjetet mbrojtëse si jelek k/copërave dhe helmetë me mbrojtëse xhami. Gropat e plasjes pas asgjësimit të municioneve duhet të konsiderohen si zona të infektuara me municione të paplasura. Në këto raste duhet të respektohen procedurat e pastrimit të zonave të infektuara me municione të paplasura (Hot-Spot)”.

Për vitin 2012 kryesore mbeten masat e sigurimit të asgjësimit të mu-nicioneve nëpër poligone. Komanda e Brigadës Logjistike, por dhe vetë komanda e QAME po planëzon me shumë kujdes planin e masave të sigurimit për të mos ndodhur asnjë ngjarje e jashtëzakonshme

Page 10: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 janar ... · konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen

ushtriaE prEmtE, 13 janar 201210 lISTA

Nr Emer Atesi Mbiemer

1 Hysen Xhemal Rrapaj

2 Enver Rexhep Shimi

3 Tomorr Idajet Hila

4 Bahri Malo Barbullushi

5 Anastas Nako Dhimitri

6 Irfan Sefedin Lulo

7 Muamer Namik Alite

8 Myrteza Xhemal Karaj

9 Pasho Hito Alimerko

10 Sabri Riza Muhaj

11 Sarandi Dhimitri Ifti

12 Selim Zyber Fili

13 Mevlud Hysen Hoxha

14 Ahmet Muco Gjoliku

15 Zyhdi Fetah Mecaj

16 Xhevdet Hamit Faiku

17 Zano Nazif Muhaj

18 Vangjel Nasi Baba

19 Habib Ahmet Spaho

20 Qazim Alem Lilaj

21 Filip Ilia Marga

22 Zyhdi Ibrahim Kuqi

23 Ramadan Rushan Rrapollari

24 Petro Andrea Ceku

25 Jani Kristo Sovjani

26 Hamdi Ibrahim Garipi

27 Elez Isuf Gjonaj

28 Shyqo Teki Shahaj

29 Veniamin Tase Qirjazi

30 Xhevdet Sabri Gjergaj

31 Zenel Shyqyri Veizaj

32 Fatmir Rakip Ismolli

33 Bekim Fahredin Haxhiu

34 Skender Islam Cela

35 Nezir Mehmet Murati

36 Mihal Lluk Mishaxhiu

37 Haxhire Baki Kananaj

38 Xhemil Xhafa Celaj

39 Fiqiret Ramiz Sadiku

40 Pranvera Martin Zenelaj

41 Leonard Jorgji Dusha

42 Perparim Selim Teranaj

43 Petrit Hazbi Biba

44 Beqir Ali Zeneli

45 Sadik Abdulla Allmuca

46 Bilal Sulo Velaj

47 Haziz Ali Bulica

48 Demir Nazif Karhysa

49 Hiqmet Mustafa Sulmetaj

50 Hiqmet Sejfedin Mecaj

51 Vasil Llukan Kromidha

52 Enver Hysen Lico

53 Janaq Nikolla Nikolla

54 Bedri Ismail Dingu

55 Mikail Thanas Vaso

56 Qerim Bajram Cani

57 Niko Petro Bardhoshi

58 Lame Ymer Kapaj

59 Gani Mustafa Mustafa

60 Anastas Stefan Ristani

61 Kalem Goni Kosturi

62 Nikollaq Petro Tangu

63 Petrit Ali Haxha

64 Ramazan Shahin Asllani

65 Ridvan Halit Topulli

66 Ali Njazi Jaupi

67 Bardhyl Nuri Mance

68 Rafet Karafil Hysko

69 Safet Cerciz Malaj

70 Fadil Hysen Nanaj

71 Paskal Thimi Koto

72 Selman Mahmut Cenuka

73 Sotir Cace Nako

74 Sulejman Bajram Tershalla

75 Todi Qendro Gerveni

76 Vaid Breshan Tartaraj

77 Avdo Ali Avdaj

78 Rexhep Sadik Lika

79 Xhevat Ismail Gjanaj

80 Burhan Rifat Llukacaj

81 Valter Arqile Mele

82 Xhemal Medin Cela

83 Albert Ndoc Guga

84 Fejzi Neim Nebiaj

85 Pali Andon Ndreko

86 Sefer Islam Mbroci

87 Estref Riza Bundo

88 Naltor Merko Shehu

89 Anastas Jani Dunda

90 Hysen Ali Shehaj

91 Agim Brahim Dashi

92 Kamber Asllan Kadriaj

93 Veip Myrteza Mane

94 Pasho Jahja Sevdari

95 Refik Beqir Kucaj

96 Safet Bilbil Malaj

97 Abdy Telha Duka

98 Feim Selami Xhaxhi

99 Idris Beki Ponari

100 Fatmir Muharrem Foci

101 Lutfi Latif Alcani

102 Mhill Frrok Deda

103 Thoma Ilo Kurtiqi

104 Hekuran Zarif Balla

105 Myrteza Koci Buzali

106 Novruz Vait Bala

107 Abdi Sul Cemurati

108 Myzafer Riza Karma

109 Agim Mujo Bebeci

110 Robert Tahir Bali

111 Arqilea Gaqo Broka

112 Gjin Gjok Prenga

113 Merko Yzeir Kongjini

114 Ferid Kasem Gjinali

115 Vangjel Koci Tome

116 Vangjel Gori Konomi

117 Qenan Sadik Veizaj

118 Myftar Hasan Gjoci

119 Kadri Karafil Qelibashi

120 Agron Haxhi Sulo

121 Hamdi Ibrahim Zuriqi

122 Arqilet Skender Qerashi

123 Nazim Haki Tafa

124 Xhevdet Maliq Idrizi

125 Caf Smajl Mehmetaj

126 Nikoll Dod Lesaj

127 Hazis Xhelal Zani

128 Zenel Ragip Zekja

129 Muhamet Riza Shqarri

130 Marash Vogel Malaj

131 Jakup Eljaz Vukatana

132 Lulash Nosh Arrinaj

133 Mehmet Idriz Alivodej

134 Besim Ibrahim Mema

135 Naun Vangjel Petani

136 Ilmi Sait Bashi

137 Hamdi Shaban Pepaj

138 Angjelin Mark Ejlli

139 Shuajb Nuro Nurja

140 Shpresa Sulejman Kola

141 Floresha Hinderburg Dergjini

142 Shpetim Haki Kalo

143 Tome Llesh Dodani

144 Riza Shaban Thomaraj

145 Ramazan Sait Isufi

146 Hasan Sokol Curaj

147 Bahri Hamit Arrsi

148 Injac Tish Palaj

149 Halit Mehmet Ujka

150 Idriz Ibro Bracaj

151 Nikolle Cup Brunga

152 Rasim Xheladin Beqiraj

153 Kristaq Thodhor Popa

154 Adem Haki Kumanova

155 Pal Gjet Rajta

156 Terezina Koli Kola

157 Ali Idriz Lihari

158 Mustafa Isuf Allushi

159 Muhamet Alush Lika

160 Leke Preng Lleshaj

161 Isuf Islam Mollaj

162 Ndue Llesh Laska

163 Martini Lek Nikolli

164 Avni Brahim Zani

165 Perparim Kasem Guri

166 Benard Shuk Leniqi

167 Fehmi Nuh Selhanaj

168 Pashko Kol Cekaj

169 Ndue Llesh Simonaj

170 Ismet Dan Sinamati

171 Besnik Mustafa Karaj

172 Bashkim Qamil Veseli

173 Ramadan Qazim Ndreka

174 Kujtim Rakip Caka

175 Adem Brahim Basho

176 Shefqet Abaz Ibrahimi

177 Istref Mustafa Lloshi

178 Nezir Vesel Hoxha

179 Ibrahim Fejzo Kardhiqi

180 Mark Ndue Prenga

181 Partizan Fadil Vezi

182 Hamit Hysen Hasa

183 Selam Sabri Hodo

184 Dhimiter Vangjel Postolli

185 Hamit Sulo Ganaj

186 Ismail Omer Shorri

187 Jorgji Petro Papandile

188 Milo Cobo Novruzi

189 Nasi Llazi Petro

190 Pjeter Ded Gjergji

191 Ilo Koste Micalliu

192 Viktor Spiro Xhelili

193 Shemsi Shaqir Doci

194 Hysen Idriz Hoxha

195 Murat Qani Imeraj

196 Latif Hamit Manjani

197 Gani Adem Maloku

198 Haki Qazim Daci

199 Baftjar Feti Tozaj

200 Cano Fazlli Mehmetaj

201 Fejzo Sulejman Kulla

202 Shyqyri Nazif Vrenezi

203 Rrahman Halil Imeraj

204 Flamur Riza Shahini

205 Zyhdi Fetah Lika

206 Idriz Muharrem Shera

207 Neshat Myslim Lleshi

208 Beqir Xhemali Kodra

209 Shaqir Azbi Ruka

210 Vangjel Thimi Vangjeli

211 Shaban Lilo Kuteli

212 Kristaq Koli Ngjeliu

213 Myrteza Fuat Kadilli

214 Fillor Hamza Hysenllari

215 Elmas Maliq Lufo

216 Azbi Brahim Hoxhaj

217 Astrit Zef Biba

218 Adem Qendro Shkurtaj

219 Liu Thoma Moni

220 Mit’hat Cuf Shishkja

221 Osman Shaban Tare

222 Josif Ligor Jano

223 Hyzedin Myrteza Cako

224 Hamdi Mehmet Dervishi

225 Hivzi Halid Minxha

226 Arshi Dino Likaj

227 Gjon Nikoll Noj

228 Petraq Misto Proko

229 Petrit Fadil Vezi

230 Sezai Elmaz Sala

231 Polikron Sotir Lito

232 Bejdush Qamil Cuadari

233 Dino Ramadan Velaj

234 Muhamer Faik Hoxha

235 Sabri Ali Arra

236 Bashkim Medi Ademi

237 Novruz Etem Arapaj

238 Mehdi Myzafer Reso

239 Dylaver Zyber Koci

240 Haxhi Fejzo Kokoneci

241 Safet Fejzi Mero

242 Vangjel Xhaxhi Olldashi

243 Nevruz Hetem Demce

244 Mihal Theodhori Prifti

245 Nalzo Nekip Lagji

246 Daut Adem Bozhiqi

247 Koco Mihallaq Kita

248 Baluk Hazis Dobra

249 Rexhep Hasan Dervishi

250 Rexhep Rexhep Molla

251 Rapi Hysen Dylja

252 Roland Llukan Tako

253 Maksut Zenel Lako

254 Harun Liman Xhahysa

255 Bujar Ilmi Kavo

256 Bradhyl Hider Manjani

257 Alush Harif Krakulli

258 Mejte Haxhi Cela

259 Safet Pace Qose

260 Xhavit Qamil Hoxha

261 Mustafa Veli Vuka

262 Nazmi Hamdi Tafa

263 Veledin Bilbil Hodaj

264 Mehdi Skender Jangulli

265 Pullumb Liman Ramaliu

266 Pandeli Vangjel Sako

267 Maliq Dalip Dalipaj

268 Luto Ali Bocaj

269 Petrit Ramazan Sula

270 Demir Xhemal Brahimi

271 Ana Llukan Tola

272 Selman Arshi Malollari

273 Hysen Besim Kamberi

274 Halim Murat Shabani

275 Dhori Sotir Dushku

276 Qemal Safet Qamo

277 Ibrahim Vath Vrapi

278 Ylber Rapo Hoxha

279 Nuri Riza Bajramaj

280 Neki Mustafa Abazaj

281 Veliko Rezo Goxhaj

282 Qazim Bajram Rruga

283 Mehmet Murat Hoxha

284 Petraq Loni Gjeci

285 Namik Kadri Hasanaj

286 Syrja Hysenj Agalliu

287 Ali Shaban Zhuri

288 Vangjel Jani Ikonomi

289 Remzi Dalip Cakerri

290 Feta Asllan Vorfi

291 Xheladin Abdulla Xhaka

292 Tanas(Thanas) Torpe Duka

293 Xhemil Et’Hem Shehu

294 Jaho Muho Saliko

295 Josif Kamber Dervishaj

296 Gezim Musa Borici

297 Thoma Jorgji Jorgji

298 Jovan Naun Buli

299 Pajtim Serjan Cela

300 Ramadan Namik Veliu

301 Sefer Abdulla Vyshka

302 Liri Avdyl Cobani(Pajo)

303 Skender Demir Skenderi

304 Riza Ali Qosja

305 Vasil Kleanthi Nocka

306 Idai Dasho Kamberi

307 Diana Serafin Grazhdani

308 Ramazan Hysen Cani

309 Petref Selim Nazaj

310 Nikolla Sotir Ndreu

311 Klearko Llambro Dhimitri

312 Llazar Guri Isak

313 Mustafa Hasan Mezini

314 Myrtezan Beqir Mimani

315 Sulejman Tafil Sulaj

316 Nikoll Ndue Gjini

317 Myslym Mehmet Caslli

318 Kico Kosta Koti

319 Hajdar Sali Marku

320 Fejzi Ismail Bubeqi

321 Fatos Ramazan Matja

322 Ali Hamdi Qesku

323 Shemet Ramiz Fyraj

324 Simon Qirjo Lera

325 Nexhdet Osman Mulla

326 Vasip Islam Peqini

327 Myftar Ferki Kume

328 Isa Hamza Tare

329 Martine Gjok Ndoj

330 Fahri Qazim Allushi

331 Haredin Xhule Cela

332 Ilo Sevo Thanasi

333 Ismail Vehbi Hadushi

334 Kujtim Arshin Basho

335 Lato Memisha Shkurtaj

336 Leonidha Pandi Vani

337 Mikelin Andrea Janku

338 Myrset Servet Xama

339 Pullumb Fadil Peza

340 Petro Rafail Marku

341 Servet Myslim Xhani

342 Rexhep Ducke Metaj

343 Llukan Miti Mici

344 Bajram Hazbi Kafeja

345 Petro Grigor Prifti

346 Kadri Myslim Hyseni

347 Ajaz Riza Dalti

348 Asim Refat Korra

349 Jani Marko Kagjini

350 Josif Trifon Shani

351 Leze Marash Mulaj

352 Lutfi Muco Balilaj

353 Reshat Sadedin Gjonaj

354 Stavri Vasil Gjeka

355 Zyber Hasko Gjoligaj

356 Shaqir Shyqyri Shaqiri

357 Toli Miti Fani

358 Thoma Pando Dado

359 Refat Ibrahim Muca

360 Qendro Numan Zotaj

Lista e ushtarakëve që ju është llogaritur suplementi dhe ju është dërguar në DRSSH

Pensionet e ushtarakëve, ja 360 përfituesit e rinjGazeta Ushtria po boton listën, që i përket përgatitjes së dokumenteve për pensione suplementare të ushtarakëve. Ja 360 përfituesit e rinj

Page 11: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 janar ... · konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen

ushtriaE prEmtE, 13 janar 2012 11SIGURIA

Ky artikull është një ek-splorim teorik i lidhjes që ekziston midis sigurisë kombëtare dhe të drejtave

të njeriut. Që nga koha e Luftës së II Botërore modeli i sigurisë kombëtare ka ndryshuar duke përfshirë edhe aspekte te tjera të tilla si të drejtat e njeriut. Si rrjedhojë shqetësimet për të drejtat e njeriut mund të prekin edhe mbi siguritë kombëtare.

Tendenca e mbivlerësimit të sigurisë kolektive ndaj degradimit ose më saktë lënies pas dore së të drejtave të njeriut është shumë domethënëse sidomos pas ngjarjeve të dekadës së fundit dhe problemeve globale me terrorizmin. Të drejtat e njeriut pësuan një rënie në shkallë botërore duke u bërë kështu një çështje ndërkombëtare në të cilën nevojitet një ndërhyrje nga komuniteti botëror. Kështu mbrojtja e këtyre të drejtave bëhet njëkohësisht mbrojtja e principeve të sigurisë personale dhe kombëtare dhe duhet vlerësuar duke i dhënë një vend më të rëndësishëm në politikat ndërkombëtare.

“Siguria kombëtare” nuk është në fakt diçka që ekziston; është një koncept që jo vetëm nuk është për-caktuar, por edhe që nuk mund të përkufizohet; është thjesht një gjendje psikologjike dhe një pamundësi. Në këtë artikull do të jepet një paraqitje e raportit që ekziston midis sigurisë kombëtare sot në botë dhe të drejtave të njeriut, si edhe rastet kur të drejtat e njeriut anashkalohen për shkak të sigurisë kombëtare.

Të gjithë kufijtë në çdo vend janë të brishtë. Aeroplanë që vijnë dhe shkojnë, ashtu si dhe anije, trena, kamionë, autostrada informa-cioni, marrëdhënie dhe emocione njerëzore. Sot, bota është bërë më e vogël, kurse rreziqet ndaj sig-urisë janë shtuar. Përveç kësaj, sa më i vogël bëhet një kërcënim, aq më pak të sigurt jemi kundër tij. Nuk jetojmë më në botën e Luftës së Ftohtë ku kishim kërcënime të mëdha. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, kërcënimet janë bërë më të vogla dhe më të padukshme. Sot kemi valixhe me material nuklear, shishe antraksi, bomba të futura në trup etj. Por sa më të padukshme bëhen kërcënimet aq edhe më shumë lokale ato bëhen... Liberalët dhe pro-gresistët e njohin së paku intuitivisht që “siguria kombëtare” është një fjalë kod për tribalizëm, ndërsa “të drejtat e njeriut” është një fjalë kod për sundimin e ligjit.

Të drejtat e njeriutTë drejtat e njeriut janë thellësisht

lokale – ato ekzistojnë brenda indi-vidëve. Sipas teorisë së të drejtave të

Siguria kombëtare kundrejt të drejtave të njeriut

Ma. evelina lusha

njeriut, nëse dikush është human, ai ose ajo ka të njëjtat të drejta si çdo njeri tjetër. Kodifikimi i të drejtave të njeriut dhe njohja e gjerë e tyre janë ndër gjërat që shndërrojnë botën në një të tillë moderne. Të kthesh mbrapsht të drejtat e njeriut, madje edhe për disa individë, do të thotë të kthehesh në një teori primitive dhe hierarkike të marrëdhënieve njerëzore.

Çështja e të drejtave të njeriut, trajtimi i individëve dhe grupeve të individëve ka gjenezën të hershme historike, por përmasa e saj globale i përket një epoke të mëvonshme. Ndaj këtyre individëve, shteti kishte sovranitet absolut, autoritetin më të lartë ligjor. Gradualisht, fuqi të mëdha evropiane filluan të ne-gociojnë traktate për heqjen e skl-lavërisë (1815-1890). Në shekullin IXX, individëve iu mundësua trajtimi mjekësor nga shtetet ndërluftuese gjatë luftës. Në shekullin XX, të hua-jve të ligjshëm iu njoh një minimum të drejtash civile brenda një shteti. Para vitit 1945, raportet mes shtetit dhe individëve brenda shteteve ishin çështje e vetë atij shteti.

Me përjashtim të të drejtave të njeriut të pakundërshtueshme (kon-ventat ndërkombëtare për të drejtën e jetës, të drejtën për të qenë të lirë nga skllavëria, të drejtën për jetë të lirë nga tortura dhe të drejtën për të qenë të lirë nga zbatimi prapaveprues të ligjeve penale), OKB-ja pranon se të drejtat e njeriut mund të kufizohen ose të shtyhen mënjanë edhe gjatë kohës së jashtëzakonshme kombëtare Edhe pse emergjenca duhet të jetë aktuale, të ndikojë në gjithë popul-latën dhe kërcënimi duhet të ketë të bëjë me vetë ekzistencën e kombit. Deklarimi i emergjencës duhet të

jetë një masë e fundit dhe një masë e përkohshme.

Të drejtat që nuk mund të shkelen për arsye të sigurisë kombëtare në çdo rrethanë janë të njohura si norma të prera. Këto detyrime janë të detyrueshme për të gjitha shtetet dhe nuk mund të ndryshohen me marrëveshje. Shembuj ku siguria kombëtare është përdorur për të justifikuar shkeljen e të drejtave e njeriut përfshijnë internimin japonez-amerikan gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe abuzimet e pretendu-ara të ditëve moderne ndaj të drejtave të të dyshuarve si terroristë nga disa vende perëndimore.

Sot siguria është fjala më e përdo-rur nga njeriu dhe politika. Kjo për arsye se ky është një term, i cili prek në mënyrë të drejtpërdrejtë individin, duke e ndikuar atë në marrjen e vendimeve në zgjedhjen e përfaqë-suesve politikë në të gjitha nivelet. Sipas shumë studiuesve, rritja dhe fuqizimi i të drejtave të njeriut çon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në rritjen e sigurisë kombëtare

Të drejtat e njeriut para 11 shtatorit

Por gjithmonë raporti për sig-urinë kombëtare kundrejt të drejtave të njeriut ka qenë i ndryshueshëm. Në fakt, termi “siguri kombëtare” është shfrytëzuar shpesh për të shke-lur të drejtat e njeriut. Gjatë luftës së ftohtë, të drejtat e njeriut janë shkelur në mënyrë të hapur sidomos në vendet e Lindjes. Këtu vlen për t’u përmendur liria e fjalës, e shpre-hjes, e mendimit etj. Në atë kohë, të drejtat e njeriut u polarizuan në dy kampe dhe dy modele të ndryshme. Dhe kjo gjë ka ndodhur në shumë vende njëkohësisht. Megjithatë edhe

pas përfundimit të saj përmirësimet ishin të pakta

Pas Luftës së Ftohtë u vu re një fakt që sa më shumë një vend shkelte të drejtat e njeriut aq më shumë ai vend ishte i prirë për të kryer agresione ndërkombëtare. Këtu mund të përmendim shumë shembuj si p.sh. Iraku, i cili shkelte të drejtat e njeriut dhe kreu agresion kundër Kuvajtit. Po ashtu edhe rasti i Serbisë në Ballkan që u tregua shumë agresive ndaj popujve të tjerë të Ballkanit. Një rast tjetër ishte edhe Rusia me sulmin ndaj Çeçenisë dhe reagimi i vakët dhe me dy standarde i faktorëve ndërkombëtarë ndaj kësaj çështjeje.

Por shumë probleme të tjera u shfaqën në raportin midis sigurisë kombëtare dhe të drejtave të njeriut pas 11 shtatorit dhe rastet janë të shumta.

Problemet me të drejtat e njeriut pas 11 shtatorit

Pas 11 Shtatorit, të drejtat e nje-riut patën një rënie dhe problemet që u shfaqën ishin të shumta. Problemi i parë që u shfaq ishte përkufizimi i veprimtarisë terroriste. Përkufizimi i veprimtarisë terroriste u prit mirë dhe u vlerësua fakti se ajo ishte e gjerë dhe nuk do të përjashtonte asnjë grup të mundshëm terrorist. Megjithatë, disa shprehën shqetësim se gjerësia e përkufizimit mund të çojë në grupe jo-terroriste (të tilla si ambientalistë, aktivistë të punës dhe protestuesve të anti-globalizmit), të cilët mund të përcaktoheshin pa-drejtësisht si terroriste.

Shqetësimet në lidhje me përku-fizimin e terrorizmit janë fokusuar në gjerësinë e përkufizimit, përfshirjen e motiveve dhe disa çështje që lidhen

me qëllimin kriminal. Duke pranuar që nuk ka përkufizim të terrorizmit të përkryer ose universalisht të pranuar përkufizimi i terrorizmit do të mbetet abstrakt deri në momentin që ai tes-tohet në gjykata. Këtu ka forma të ndryshme të mospajtimit. Kritikët e përkufizimit, në këtë kuptim, kanë mbetur me potencialin e tij abuziv dhe jo realitetin.

Shqetësimet janë ngritur gjithash-tu me lidhje me praktikën “inter-pretim të jashtëzakonshëm”, ku per-sonat që konsiderohen si terroristë të dyshuar janë mbajtur dhe transferuar në juridiksionet e huaja për pyetje dhe burgim. Ne duhet të jemi të shqetësuar për abuzimet e mundshme të pushtetit të lejuara nga ligjet. Por preokupimi i madh me përkufizimin e terrorizmit ka shërbyer për të fshehur disa çështje të tjera kundër terrorizmit që janë me interes. Një shembull është dhënë nga seksionet që kriminalizojnë “ata që marrin pjesë, lehtësojnë, udhëzojnë dhe strehojnë” terroristë. Sanksionet penale për të gjitha këto vepra janë të rënda dhe i kalojnë normat normale të gjykimit.

Një problem tjetër është fuqia e madhe që i jepet qeverive në rast sulmesh terroriste. Duke pranuar se terrorizmi është një çështje me interes kombëtar që ndikon në sig-urinë e vendit, qeveritë angazhohen për marrjen e masave të gjithanshme për të mbrojtur shtetet kundër vep-rimtarisë terroriste duke vazhduar të respektojnë dhe të promovojnë vlerat të drejtat dhe liritë e garantuara. Një problem i rëndësishëm për të drejtat e njeriut ka qenë vëzhgimi i qytetarëve që përfshin monitorimin e fshehtë të bisedave telefonike, të ve-primtarisë së një personi në internet dhe asaj financiare të tij, të dhënat mjekësore, arsimore dhe madje edhe biblioteka.

Sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 ndryshuan mënyrën e llogaritjes së përfitimeve dhe kostove të ndërlidhjes të inteligjencës dhe të marrëdhënieve të shkëmbimit. Është pranuar gjerësisht nga zyrtarët e inteligjencës perëndimore se fillimi i një lufte globale kundër terrorizmit ka pasur dy ndikime të mëdha. Njëra është vështirësia e mbledhjes së inteligjencës në individë apo grupe që nuk janë duke vepruar në emër të një lufte të shtetit; kjo ka detyruar shërbimet e zbulimit për të vënë theks edhe më të madh në aleancat e inteligjencës se gjatë dhe pas Luftës së Ftohtë. Një ndikim i dytë i madh ka qenë që shtetet kanë qenë të detyruar për të parë jashtë rrjetit tradicional të partneriteteve të inteligjencës për te krijuar marrëd-hënie inteligjence me shtete te reja në rajone të kërcënuara të botës që kanë përvojën e tyre të brendshme që ka të bëjë me terrorizmin.

Page 12: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 janar ... · konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen

ushtriaE prEmtE, 13 janar 201212 GjEopolITIkA

prof. dr. pajtiM ribajalbert hitoaliaj

Në kërkim të hapësirës shqiptare...

Një vështrim panoramik mbi gjeopolitikën

Në kuadër të 100 vjetorit të kri-jimit të shtetit shqiptar, në faqet e gazetës “Ushtria” do të fillojë të publikohet një rubrikë e re:

gjeopolitika. Kjo rubrikë ka si synim që të sjellë një seri shkrimesh të cilët do të rrëfejnë pjesët themelore të mendimit gjeopolitik, teor-itë kryesore të gjeopolitikës dhe mendimtarët bazë të kësaj disipline. Arsyeja qendrore e këtyre shkrimeve, nuk do të jetë thjesht apo vetëm këndvështrimi gjithëpërfshirës i kësaj shkence. Synimi është që në përfundim të serisë së shkrimeve, të jetë rrëfyer një logjikë gjeopolitike te e cila të mund të bazohet një gjeopolitikë shqiptare. Duke parë teoritë dhe mendimtarët kryesorë, do të kuptojmë më qartë strategjitë globale e rajonale në marrëdhëniet mes shteteve, të aplikuara edhe në ditët e sotme më besnikëri ndaj disa formulave gjeopolitike që japin çelësin e sundimit global.

Gjeopolitika? Pse jo! Ajo është një përgjigje e saktë për ndryshimet më të rëndësishme që kanë ndodhur në shekullin e shkuar dhe që po ndodhin edhe në shekullin aktual. Shpesh herë është konsideruar si të ishte një pseudo-shkencë, por në realitetin e fakteve, ajo tenton thjesht shpjegimin e fenomeneve shoqërore të shtrira mbi hapësirën gjeografike. Rëndësia e saj për të parë zhvillimet mbi këtë hapësirë është e krahasueshme me rëndësinë e mikroskopit, i cili qartëson zhvillimet në hapësirën e rrafshit të qelqtë ku ndodhen agjentët bashkëveprues në një eksperiment. Në vetvete, ajo, ashtu si mikroskopi nuk mbart faj apo detyrime, por thjesht ofron mënyra e sqarime.

Gjeopolitika (greqisht: Γη -tokë dhe Πολιτική- politikë) në një kuptim të përgjith-shëm, është një disiplinë e cila përshkruan lidhjen ndërmjet politikës dhe territorit, ose më saktë hapësirës. Kjo lidhje mund të jetë në nivel lokal apo edhe në nivel ndërkombëtar botëror. Rrathët që ajo përfshin brenda vetes, lëvizin që nga interpretimi i marrëdhënieve imperiale, shtetërore dhe deri te ato individuale të qytetarëve.

Ajo është mjeshtëria dhe vënia në jetë e analizës, frenimit, parandalimit, parashikimit, largpamësisë dhe ushtrimit të fuqisë politike mbi një territor të caktuar. Në mënyrën më tipike, ajo është metoda e analizimit të poli-tikës së jashtme, e cila përpiqet që të kuptojë, shpjegojë dhe parashikojë zhvillimet e politikës ndërkombëtare, kryesisht në ndryshoret e gjeografisë. Këto ndryshore gjeografike janë në përgjithësi: vendndodhja gjeografike e një vendi apo të disa vendeve që merren në analizë, madhësia e vendeve të përfshira, klima e këtyre vendeve, topografia e rajonit, demografia, bu-rimet natyrore që gjenden në territor, zhvillimi teknologjik etj.

Në një përshkrim përmbledhës, gjeopolitika rrëfen tradicionalisht lidhjet dhe marrëdhëniet shkakore ndërmjet fuqisë politike dhe hapësirës gjeografike; në terma konkrete ajo është parë shpesh herë si një masë mendimi që analizon receta strategjike të bazuara mbi rëndësinë relative të fuqisë tokësore dhe të fuqisë detare në historinë botërore. Tradita gjeopolitike ka disa çështje të qëndrueshme, si lidhja e gjeopolitikës me fuqinë në politikat botërore, identifikimi i zonave qendrore ndërkombëtare dhe marrëdhënia ndërmjet kapaciteteve detare dhe tokësore.

Në aspektin akademik, gjeopolitika përf-shin analizimin e gjeografisë, historisë dhe shkencave sociale duke iu referuar hapësirës politike dhe modeleve të shkallëve të ndryshme (të cilat renditen që nga niveli shtetëror në atë

ndërkombëtar). Në qëllimin që ka, ajo është shumë-disiplinore dhe përfshin gjithë aspektet e shkencave shoqërore me një theksim të veçantë të gjeografisë politike, marrëdhënieve ndërkom-bëtare, aspekteve territoriale të shkencës poli-tike dhe të drejtën ndërkombëtare.

Gjithashtu, studimi i gjeopolitikës përfshin hulumtimin e përbashkët të marrëdhënieve ndërmjet interesave të aktorëve ndërkombëtarë të politikës, interesa të fokusuar në nj rajon, hapësirë, element gjeografik apo rrugëkalime, marrëdhënie të cilat krijojnë një sistem gjeo-politik.

Termi kësaj disipline u përdor për herë të parë, në fillim të shek. të 20-të nga Rudolf Kjellén, një historian dhe studiues i shken-cave politike. Ky u frymëzua nga gjeografi i shquar gjerman, Friedrich Ratzel, i cili kishte publikuar librin e tij “Politische Geographie” [Gjeografia politike], në vitin 1897. Me pas popullarizohet në anglisht nga historiani britanik Emile Reich dhe më pas akoma nga diplomati amerikan Robert Strausz-Hupé, një pjesëtar i trupit pedagogjik të Universitetit të Pensilvanisë. Sidoqoftë, edhe pse Sir Halford Mackinder pati një rol udhëçelës në këtë fushë, ai vetë kurrë nuk e përdori këtë term.

Rubrika në vijim synon të sjellë pamjen e plotë të mendimit gjeopolitik. Në numrat në vijim do të kemi mundësinë të njihemi me gjeo-politikën gjermane (Geopolitik), e cila është e karakterizuar nga besimi se jeta e shteteve është e njëjtë me atë të qenieve njerëzore, imponuar si koncept kryesisht nga shkenca e derteminizmit dhe darvinizmi social. Gjeopolitika gjermane do të zhvillonte kësisoj në mënyrë themeltare konceptin e Lebensraum (hapësirës jetësore),

i supozuar si nevojë e zhvillimit të një shteti/kombi, ashtu si një ambient i favorshëm natyral do të ishte për kafshët. Në këtë drejtim do të sillen emra të njohur si Ratzel, Houshofer etj, pa lënë pa përmendur edhe mendimin e suedezi Kjellen, i cili u frymëzua nga shkolla gjermane.

Doktrina gjeopolitike britanike ose më saktë anglo-amerikane, do të zërë një vend të veçantë në trajtesën tonë dhe do të kemi mundësi të kuptojmë, analizojmë dhe hulumtojmë men-dimin e strategëve më të mëdhenj të kësaj shkolle mendimi shekullore. Nuk mund të lihet pa përmendur Alfred Thayer Mahan, nëse do të përmendej gjeopolitika anglo-saksone dhe fuqia detare. Ai ishte një komentues i rregullt i çështjeve strategjike dhe diplomatike detare, i cili besonte se madhështia kombëtare ishte e shoqëruar pashmangshmërisht me detin, më përdorimn e tij tregtar në kohë paqejë dhe më kontrollin e tij në kohë lufte. Qëllimi i tij ishte që të zbulonte ligjet e historisë që vendosnin për atë që kontrollon detet. Korniza teorike e mendimit të Mahan, erdhi prej Antoine-Henri Jomini, me një theksim mbi vendndodhjet strat-egjike, si ngushtica, kanale dertare, baza detare etj, si dhe niveli përcaktues i fuqisë luftuese detare në një flotë.

Por koncepti i gjeopolitikës tërhoqi fillim-isht vëmendjen nëpërmjet punimit të britanikut Sir Halford Mackinder dhe formulimit të teorisë së tij mbi Heartland (Zemra e Tokës), teori e cila u publikua në artikullin e tij “The Geographical Pivot of History” në vitin 1904. Doktrina gjeopolitike e Mackinder, përfshinte koncepte diametralisht të kundërta me ato të Alfred Thayer Mahan, në lidhje me rëndësinë

detare (ai shpiku edhe termin Fuqi Detare) për sa i përket konfliktit botëror. Teoria e Heart-land, ngrinte hipotezën për mundësinë e një perandorie të gjerë që mund të ekzistonte në Heartland, e cila do të kishte nevojë të përdorte transportin oqeanik apo atë të brigjeve për të mbetur e tillë (perandori/fuqi).

Strategu i famshëm amerikan me origjinë holandeze, Nicholas J. Spykman, do të krijonte teorinë e tij gjeopolitike që u bë baza e të gjithë strategjisë së madhe amerikane, i bazuar në mendimin e britanikut Mackinder. Ai është kritiku më i madh i kësaj teorie, por ama nuk e rrëzoi atë, përkundrazi, e riformuloi pa e hedhur poshtë. Në punën e tij ai u mbështet ashtu si Mackinder të bota fuqive detare e atyre tokësore, duke shtuar edhe atë të ajrit (teori e cila i përket më së shumti Alexander de Sever-sky). Spykman mbështeti teorinë e Mackinder, por e adoptoi atë duke shpikur termin Rimland (zona anësore).

Akoma edhe sot këta strategë të famshëm ndikojnë zhvillimet botërore me veprën e lënë dhe ne do të shohim se si fuqitë kryesore globale e kanë adoptuar mendimin e tyre në dokumentet më të rëndësishme strategjike.

Aktorët kryesorë të marrëdhënieve ndërkom-bëtare ndër shekuj, kanë adoptuar e krijuar teor-itë e tyre gjeopolitike, në luftën e pafund për arritjen e fuqisë, për krijimin e ekuilibrit dhe për gjetjen e zgjidhjeve të cilat janë optimale për mbizotërim, paqe e luftë. Natyrisht që nëse përmendëm gjeopolitikën gjermane e britanike nuk mund të lëmë pa përmendur edhe atë të shkollës franceze, apo të qasjes frënge ndaj gjeo-politikës. Doktrinat franceze janë të hershme dhe mund t’i trajtojmë edhe që para krijimit të disiplinës së gjeopolitikës teksa krijohej si term e si mënyrë analize. Ato janë zhvilluar kryesisht të lidhura me kundërshtinë ndaj gjeopolitikës gjermane dhe e përjashtojnë idenë e hapësirës së gjeografisë fikse, duke zhvilluar një studim më të thellë në lidhje me hapësirën. Në këtë drejtim do të kemi mundësinë të shohim emra të kalibrit të tillë si Fernand Braudel, Vidal de la Blache, Yves Lacoste etj. Natyrisht që në këtë rrugëtim gjeopolitik të historisë botërore, nuk do të lihet pa përmendur mendimi gjeopoli-tik rus, aq i rëndësishëm për të kuptuar edhe ngjarjet aktuale në Ballkan. Shkolla moderne ruse e gjeopolitikës qendërzuar në traditën e mendimit që ka të bëjë me hapësirën e Euro-Azisë, ose mendimi gjeopolitik euro-aziatik. Ku mendim ka implikime dhe lidhje të forta politike. Trauma e dizintegrimit të Bashkimit Sovjetik la pas pikëshikime të ndryshme që variojnë që nga më të moderuarat, të cilat e theksojnë pozicionin e veçantë të Rusisë, mes Azisë dhe Europës – e deri te më ekstremet, që ushqejnë mendimin e një Rusie të Madhe, imperiale, të shtrirë në kufijtë e ish-Bashkimit Sovjetik e pse jo edhe me aleanca e influenca më të gjera. Pikëshikimet e fundit mund të gjenden të pasqyruara në mendimin gjeopolitik të Alexandr Dugin, një mendimtar ekspansionit, aktual dhe ndikues.

Për shkak të hapësirës së pakët, përmendëm vetëm disa shtete kryesore dhe disa pak men-dimtarë, sa për të bërë një hapje të shkurtër, por në vijim do të shohim mendimtarë e gjeo-politikën e shteteve të ndryshme. 100 vite shtet janë shumë, por janë dhe pak në historinë e kombeve, sidomos të një kombi si Shqipëria. Për ta mbyllur më një krahasim gjeopolitik, do të ishte bukur që zhvillimet e hapësirës shqiptare të ishin të bazuara te formula emo-cionale e gjeopolitikanit francez Dominique Moisi: të kishin shpresën e fiqinë e Azisë (siç e ka treguar kombi ynë), begatinë e Evropës, por jo frikën e saj dhe të kapërcenin kulturën e pamerituar të poshtërimit të cilën e provon aktualisht bota arabe.

Page 13: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 janar ... · konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen

ushtriaE prEmtE, 19 gusht 2011 13ACADEMICUS

Jetojmë në një botë dinamike me rritje të kompleksitetit të ndryshimeve. Globalizimi, rritja e numrit të aktorëve të

pavarur, avancimet në teknologji, kanë rritur ndjeshëm ndërveprimin global, ndërvarësitë dhe komplek-sitetin, duke krijuar kështu lidhje më të mëdha drejt gjërave të pasigurta, një risk sistematik dhe një të ardhme më pak të parashikueshme. Këto ndryshime kanë sjellë reduktim të paralajmërimeve dhe kanë kom-presuar disi ciklin e inteligjencës. Gjithsesi ky ambient i ri përveç se ofron oportunitete për avancime teknologjike dhe rritje ekonomike, përbën gjithashtu dhe një sfidë unike të kërcënimit. Në këtë ambient çelësi i një avantazhi strategjik është aftë-sia për të parandaluar dhe adaptuar me këto ndryshime komplekse.

Kalimi nga aktorë tradicionalë në modele të reja kërcënimi bën që inteligjenca të jetë më e integruar për t’u përballur me këto kërcënime. Shumë aktorë dhe tendenca po kon-turojnë ambientin global, në të cilin komuniteti i inteligjencës duhet të operojë.

Globalizmi në rritje që reflektohet në rritjen e rrjedhës së informacionit, rritjes së kapitaleve, shkëmbimeve, teknologjisë, shërbimeve dhe popull-sisë në të gjithë botën konturon një megatrend, i cili do të reflektojë natyrshëm në arkitekturën e trendeve në botën e 2020.

Trafikimi i grave dhe fëmijëveNjë formë tjetër e migracionit

të paligjshëm është trafiku te gratë dhe fëmijët, për qëllime shfrytëzimi seksual dhe prostitucion dhe si krahë pune“Aktualisht kjo figurë krimi njihet sot si aktiviteti kriminal më përfitues pas trafikut të drogës.”.CIA vlerëson se vetëm në 1997 janë trafi-kuar rreth 700,000 gra e fëmijë në kufij ndërkombëtarë. Sipas disa statistikave të organizatave jo qeveri-tare numri është më i lartë .

SHBA vlerëson se çdo vit kjo lloj industrie fiton të paktën rreth $4 miliardë vetëm nga trafiku i grave dhe fëmijëve. Shërbimet e inteligjencës vlerësojnë se trafiku i grave dhe fëmijëve do vazhdojë edhe në nivele më të larta pasi ka përfitim të lartë , rreziqe të vogla dhe dënime të rralla trafikantësh. Edhe në këtë pikë agjencitë e zbatimit të ligjit nuk mund të përballen të vetme pa bash-këpunuar me ato të inteligjencës.

shëndetiDuke parë çështjet shëndetësore

në rang global, në vendet e zhvilluara do ketë progres versus një numri të madh sëmundjesh epidemike.

Vendet e zhvilluara, në kontrast me këtë, do t’u duhet të përballen me një gamë të gjerë sëmundjesh infektive dhe do kenë pak kapacitete për tu përballur me to. . Numri i të prekurve me tuberkuloz, malarie, hepatit dhe veçanërisht SIDA do vazhdojnë të rriten ndjeshëm. SIDA dhe Tuberkulozi përllogaritin pothuaj gjysmën e vdekjeve në vendet më të zhvilluara. SIDA do jetë problemi

Ma MiMoza Xharo

kryesor kryesisht në Afrikë, ku vlerësohet të gjenerojë në mbi 40 milion jetimë në 2015. Po kështu edhe në Indi, Azinë Juglindore, dhe shumë vende të tjera ish pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ndoshta edhe Kina.

Burimet natyrore dhe mjedisiushqimi

Kur hedhim vështrimin tek faktori i tretë që është burimet natyrore dhe probleme mjedisore, ushqimi dhe stoqet në 2016 do të mund të përbal-lojnë nevojat e popullsisë në rritje. Avancimet në shkencën agrikulturore do të luajnë një rol kyç në plotësimin e këtyre nevojave të përditshme. Por shpërndarja do mbetet një problem për disa vende. Numri i njerëzve të ushqyer keq psh në Afrikën Sub Sahariane do të rritet në masën 20% në 15 vitet e ardhshme .

ujiÇështja e furnizimit me ujë

është më tronditëse: Në 2015 pothu-aj gjysma e popullsisë së botës, më shumë se 3 bilion njerëz do jetojnë në vende që kanë probleme me rezervat e ujit kryesisht në Afrikë, Lindjen e Mesme, Azinë juglindore apo Kinën veriore.

Në Lindjen e Mesme dhe Afrikë rezervat e ujit janë reduktuar prsh në Izrael 33 %; Jordani 75 %; Iran 50 %; Arabi Saudite 67%; Egjipt 40 %; Etiopi/Ruanda, 60 %; dhe Afrikën Jugore 55 %.

Ndërveprimet për dhënie marrje rezervash ujore do vazhdojnë dhe këto mund të kthehen në burime konflikti. Reduktimi i rezervave ujore në kombinim me burime të tjera tensionesh si psh në Lindjen e Mesme mund të agravojnë situatën.

Mjedisi Ambientalistët vlerësojnë se

problemet mjedisore do zmadhohen në të ardhmen dhe ky do jetë një problem i madh. Do ketë degradim domethënës të tokave të bukës dhe emetimet e gazit në atmosferë do njohin rritje.

Çështje të mjedisit do jenë prob-lematike në shumë vende kryesisht në ato të zhvilluara dhe progresi në për-ballen me to do jetë i padukshëm.

Puna që po bëjnë aktualisht prsh CIA dhe BND gjermane në çështje të mjedisit reflektojnë se termi siguri kombëtare po zgjerohet ndjeshëm .

Prsh disa vite më parë në 1997 Këshilli i Sigurisë Kombëtare ameri-kane prodhoi një dokument vlerësues

të titulluar “The Environmental Outlook in Central and Eastern Europe.” Raporti vlerësonte kush-tet e mjedisit në vendet e Evropës Qëndrore dhe lindore të cilat njihnin progres nga rënia e komunizmit por që sfida ngeleshin për të ardhmen për t’u adresuar më shumë vëmendje çështjeve mjedisore.

Një çështje me interes ku do duhet të fokusohej inteligjenca është krimi mjedisor i cili është një nga krimet që sjell përfitime dhe po njeh rritje në panoramën e krimeve ndërkombëtare. Sipas disa statistikave të SHBA krimi lokal dhe ndërkombëtar fiton rreth $22-31 miliardë në vit nga derdhje plehrash apo mbetjesh kimike, trafik materialesh shpërthyese apo plasëse, trafik burimesh natyrore. Krimi i organizuar po fiton ndjeshëm nga aktivitete si riciklim materialesh të rrezikshme, skrape me importe apo eksporte të paligjshme etj. Shumë nga këto lloj eksportesh transportohen nën moton “trash-for-cash” në vende si Evropa lindore e Qëndrore, Azi dhe Afrikë. Grupe të mirëorganizuara kriminale në Afrikë, Evropën Lin-dore, Amerikën Latine, Kinë dhe Azinë Jugore dhe Juglindore janë përfshirë ndjeshëm në trafiqe dhe tregtinë e forest timbër.

EnergjiaNë fushën e energjisë pavarësisht

rritjes së kërkesave në masën 50% në shkallë botërore, burimet energ-jetike do jenë të mjaftueshme. Por probleme do ketë në gjeopolitikën e energjisë.

Azia veçanërisht, Kina, India do shtojnë kërkesat për energji duke zëvendësuar Amerikën Veriore si rajoni kryesor që konsumon më shumë energji dhe ka më shumë kërkesa. Në 2015 vetëm 1/10 e naftës së Gjirit Persik do drejtohet drejt tregjeve perëndimore, ¾ drejt Azisë. SHBA dhe vendet perëndimore do mbështeten kryesisht në burimet e naftës në basenin e Atlantikut .

Ekonomia globaleEkonomia globale do njohë zh-

villime teknologjike të fuqishme, do ketë rritje të tregjeve ndërkom-bëtare dhe investimeve, politika makroekonomike të përmirësuara. Dinamizmi do jetë më evident në vendet në zhvillim, në dy gjigantët aziatikë Kina dhe India . Revolu-cioni i informacionit do ta bëjë më këmbëngulëse dhe më të dukshme varfërinë dhe do dallojë më thellë diferencat rajonale, kryesisht në disavantazh do ndodhen vende si Afrika Subsahariane, Azia Qendrore dhe vendet e Kaukazit .

shkenca dhe teknologjiaBota do njohë zhvillime të fuq-

ishme në fushën e shkencës dhe teknologjisë. Teknologjitë e reja do venë para sfidave të rëndësishme institucionet e inteligjencës pikërisht atyre do t’u duhet para së gjithash të bashkëpunojnë e krijojnë partneritete më të ngushta me komunitetin e shkencës.

Sfidë tjetër e rëndësishme do jetë zhvillimet në teknologji, të cilat do tu duhet adaptuar e paraprirë me teknologji të reja e kapacitete të reja në përdorim nga këto institucione për të mundësuar parandalim dhe informim. Teknologjia e informa-cionit do të bëhet blloku kryesor për tregti ndërkombëtare dhe për të mundësuar futjen në lojë të shumë aktorëve të tjerë jo shtetërorë. Në 2015 e tutje teknologjia e informa-cionit do jetë zhvilluar jo vetëm në zona urbane por edhe në ato rurale nëpër botë, çka do ta vështirë-sojë monitorimin. Midis vendeve në zhvillim, India do mbetet në frontin kryesor të zhvillimeve të teknologjisë së informacionit, ndërkohë që Kina do dallojë në përdorimin e kësaj teknologjie.

Tregu i internetit në Amerikën latine do njohë rritje të dukshme. Përdorimi i internetit në Evropë është rritur ndjeshëm tashmë.

BioteknologjiaRevolucioni bioteknologjik do

jetë i plotë, me arritje në luftën ndaj sëmundjeve, reduktimin e ndotjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës. Shumë nga këto zhvillime kryesisht ato në fushën e mjekësisë do të mbeten të kushtueshme dhe do bëhen të disponueshme kryesisht në perëndim dhe jo barazisht në të gjitha vendet.

Roli i komunitetit të inteligjencës në një

botë të globalizuar

Page 14: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 janar ... · konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen

ushtriaE prEmtE, 13 janar 201214

Strateg dhe takticien me vizion

të gjerë e novator

STUDIMI

prof. asoc. dr. bernard zotaj

Në kuadër të 100 vjet shtet shqiptar

Arti ushtarak që ndërtoi dhe për-punoi Skënderbeu në procesin e zhvillimit të luftës, parashikonte: parimet, format, metodat e një

lufte të rregullt, zhvillimin e betejave në fushë të hapur, por dhe parimet, format e metodat e luftës guerile. Ky karakter i artit ushtarak i ndërtuar prej Skënderbeut ishte kusht i domosdoshëm, sepse ndryshe nuk mund të arrihej fitorja kundër Perandorisë Osmane me superioritet të lartë forcash e mjetesh, e që zotëronte artin ushtarak më të përparuar të kohës.

Arti ushtarak i Skënderbeut përcaktoi drejt raportin ndërmjet njeriut, terrenit, for-tifikimit dhe armës. Shkaku kryesor i fitores ishin luftëtarët shqiptarë, shpirti i atdhe-dashurisë, heroizmi masiv dhe vendosmëria e tyre për të përballuar çdo sakrifice. Ishin luftëtarët siç e pohojnë vetë osmanët, si diva me natyrë çeliku kishin lindur për të mos u përulur. Ishin forca dhe trimëria e luftëtarëve të Skënderbeut, të cilët si tigra kthetër - fortë dhe luftarak luftonin edhe me retë që u kalonin sipër tyre. Edhe luftëtari me i dobët i tyre ishte nga më trimat e fushës së luftës. Duke vlerësuar rolin e faktorit njeri, si faktorin parësor që përcaktoi fitoret e mëdha të shqiptarëve, në të njëjtën kohë ne evidentojmë rolin shumë të rëndësishëm që ka luajtur terreni ynë, malet dhe kështjel-lat e papushtueshme, të cilat u bënë baza të fuqishme strategjike.

Studiues të huaj, duke kërkuar shkakun e fitoreve të lavdishme që arriti populli shqiptar në luftën kundër osmanëve në shek. XV, në një kohë kur të gjitha shtetet e tjera ballkanike u detyruan të ulin kokën nën zgjedhën e tyre, mundohen ta gjejnë atë në karakterin malor e të papërshkueshëm të vendit dhe në kështjel-lat e forta. Ky argument dhe shpjegim i tyre është njëanshmëri. Ata nisen nga pozita të padrejta të raportit ndërmjet dy elementeve kryesore të luftimit: njeriut dhe terrenit.

Skënderbeu vlerësoi dhe e përshtati mjaft mirë terrenin malor të vendit të tij, si një fak-tor objektiv të rëndësishëm për zhvillimin me sukses të luftës. Karakteristikat e terrenit të thyer malor, natyra e tij e pyllëzuar, njohja e tij e mirë dhe përdorimi i këtyre në interes të luftëtarëve shqiptarë i krijoi shumë të papritura ushtrisë osmane.

Skënderbeu përdori me zgjuarsi, efika-sitet, trimëri e vendosmëri kështjellat shq-iptare të kohës. Ato, të vendosura gjatë vijës së kufirit dhe në thellësi, gjatë rrugëve të komunikimit u bënë hallka shumë të rëndë-sishme në sistemin e mbrojtjes së vendit. Kështjellat u bënë bazat e përshtatshme strat-egjike për strehim dhe për të ndërmarrë nga ato goditje të fuqishme kundër armikut.

Kështjellat dhe zonat malore u bënë bazat kryesore të furnizimit për luftëtarët e Skënderbeut. Në çdo fushatë të madhe të osmanëve në territorin shqiptar, Skënderbeu vendosi rezerva të shumta. Në këtë mënyrë masivet e larta malore u bënë për Skënder-beun jo vetëm baza të përshtatshme ushtarake nga të cilat vërsulej dhe dëmtonte armikun por edhe baza të fuqishme ekonomike.

Në kushtet e një lufte të gjatë kundër një armiku më superior në forca e mjete, Skën-derbeu zgjidhi drejt çështjen e furnizimit të ushtrisë, si një nga problemet më themelore të strategjisë. Ai dhe komandantët e tij vlerësuan dhe gërshetuan në mënyrë më të drejtë burimet e rëndësishme të furnizimit të ushtrisë që ishin: ekonomia e vendit, plaçka e luftës dhe ndihma e jashtme. Këto faktorë

i siguruan ushtrisë furnizim të pandërprerë gjatë gjithë kohës së luftës. Ende deri më sot nuk gjendet asnjë dokument, edhe nga historianë osman, që të thuhet se ushtria e Skënderbeut u gjend pa ushqime, pa pajisje dhe pa armatime. Por ka shumë të dhëna e dokumentare të historianeve të vjetër e të rinj, që vërtetojnë masat e mira që Skënderbeu kishte parashikuar dhe merrte për furnizimin e ushtrisë së tij.

Luftërat shqiptaro-osmane në shek. XV, në tërësi zgjati për shumë vite. Në çdo fush-atë ushtria osmane shpartallohej dhe thyhej për një kohe relativisht të shkurtër. Fushatat zgjasnin nga disa ditë deri në disa muaj.

Forma më kryesore e luftës për thyerje e fushatave osmane nga Skënderbeu u kon-

siderua mësymja. Ajo realizohej në shkallë strategjike duke kryer beteja mësymëse masive, si në Torvioll, në Albulenë e të tjera. Por zhvillohej dhe në shkallë taktike nëpërmjet sulmeve e goditjeve të befasishme. Përdorim të gjërë ju kushtua dhe mbrojtjes. Mbrojtja ishte pozicionale, e cila u realizua me shumë sukses në mbrojtjen e kështjellave. Deri diku edhe mbrojtja e manovruar në terren malor, si dhe shumë pak gjatë lufti-meve me front të rregullt. Fushatat osmane ndërmerreshin me forca relativisht jo shumë të mëdha. Ushtria e Skënderbeut i shpartal-lonte që në afërsi të kufirit. Ai zhvillonte beteja të rregullta fushore, sulme, pritave e goditjeve të befasishme. Ai mbështetej në kështjella që ishin në brezin kufitar dhe

që mbulonin drejtimet më të rëndësishme të hyrjes së forcave osmane në territorin e Shqipërisë.

Ndërsa fushatat osmane me forca të mëdha, ushtria shqiptare u detyrua ti shpar-tallojë në thellësi të vendit. Kundër tyre ndërmerreshin prita e goditje të befasishme. Më tej bënte ndezjen e luftës guerile në pra-pavijat e territoreve të pushtuara. Skënderbeu kombinoi me mjeshtëri luftimet mbrojtëse të realizuara me forca të pakta të kështjellave me luftimet mësymëse. Veprimet luftarak të forcave kryesore jashtë kështjellave bënin që të krijoheshin kushtet për të kaluar në mësymje të përgjithshme. Mësymja përfun-donte me ndjekjen e armikut të rraskapitur e të dëmtuar dhe në shpartallimin e tij nga krahinat ku kishte depërtuar.

Në 25 vitet e luftës shqiptaro – osmane, të udhëhequr nga Skënderbeu, vetëm katër fushata të mëdha osmane me forca 50-150 mijë veta mundën të futeshin në thellësi të vendit tonë dhe të dilnin para portave të Kru-jës. Këto ishin fushatat e viteve 1450, 1457, 1466 e 1467. Të gjitha të tjerat Skënderbeu i shpartalloi në brezin kufitar, pa i lënë kohë osmanëve të futeshin në thellësi të vendit. Në këto kushtet ju kushtua rëndësi orga-nizimit dhe kryerjes me sukses të manovrës në shkallë strategjike. Skënderbeu ishte i paparashikueshëm në artin e manovrimit të ushtrisë. Manovra e guximshme dhe e shpejtë u bë faktor shumë i rëndësishëm për të përballuar dhe asgjësuar forcat e mëdha të armikut, që shumë herë mësynin edhe në disa drejtime.

Manovra u bë element parësor duke zbu-tur raportin e forcave dhe të mjeteve, e duke krijuar përshtypjen te osmanët sikur ushtria shqiptare vepronte me forca të shumta. Me anën të manovrës u arrit të krijonte balan-cimin në forca e mjete ose epërsi taktike.

Sukses i manovrës prej ushtrisë së Skën-derbeut u favorizua dhe nga kalorësia e lehtë, gjë që i dha shpejtësinë dhe lëvizshmërinë. Shpejtësia e kalorësisë që arrinte deri në 80 km në ditë, krijonte lehtësi për fshehtësi, befasi në veprimi dhe për mashtrim të ar-mikut. Kështu u bë e mundur që ushtria shqiptare të realizojë me sukses manovra të thella strategjike, ku spikat qartë në betejën e Albulenës. Kjo manovër dallohet rrënjësisht nga manovrat e kufizuara dhe të ngathëta të ushtrive të vendeve të tjera, të cilat kryesisht realizonin një manovër të shkallës taktike.

Detyrë e rëndësishme e strategjisë ishte dhe krijimin e përdorimi i rezervës. Skënder-beu këtë detyrë e lidhi ngushtë me parimin e kursimit. Në zbatimin të këtij parimi ai mbajti parasysh nevojën e ruajtjes dhe të ripërtëritjes së forcave për të përballuar luftërat e paresh-tura, me të cilat po ndeshej populli shqiptar. Duke vënë në themel të strategjisë së tij synimin, që me forca të pakta të mund një armik më të madh në numër, Skënderbeu formuloi parimin se fitorja nuk varet nga numri i ushtrisë. Zbatimi i këtij parimi në kushtet e vendit tonë ishte një domosdoshmëri objektive, që vinte si rrjedhim i pabarazisë së dukshme midis forcave shqiptare dhe atyre osmane. Merita e madhe e Skënder-beut qëndron në faktin se, jo vlerësoi drejt këtë parim, por e vuri në jetë në mënyrë të përsosur, me konsekuencë e vazhdimësi për 25 vjet rresht, duke dalë gjithmonë fitimtar. Fitoret e 25 betejave të mëdha dhe e sa e sa luftimeve të tjera deri te fushatat në Itali, e ngrenë figurën e Skënderbeun. Ai për kohën, nga mjaft studiues qëndron mbi shumë ko-mandantë e strategë të tjerë të mëdhenj në fushën e artit ushtarak. Atë e vendosin për kohën pararendës novator.

Page 15: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 janar ... · konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen

ushtriaE prEmtE, 13 janar 2012 15DoSSIER

Konteksti historik dhe dukuritë e terrorizmit në Europë

Kudret selimaj

Perdorimi i terrorit per arritjen e qellimit nuk eshte diçka e re. Aktet e dhunshme ose kercenimet me dhune jane

perdorur historikisht per te friksuar individ apo qeveri ne menyre qe ato t’iu binden kerkesave te terroristeve. Terrorizmi ne nje fare menyre mund te quhet si lufta e te varferve pasi ne pergjithesi nuk kushton shume financiarisht, ka rezikshmeri me te ulet, eshte shume efektiv dhe lejon te dobetin te sfidoj te fortin. Prandaj dhe sot ai shikohet i shtrire ne ato vende qe jane te pa fuqishem politikisht, ekonomikisht e ushtarakisht qe te im-ponohen per zgjidhjen e problemeve te tyre kombetare, ideologjike apo religjioze. Terrorizmi ka qene nje taktike e njohur per te arritur objek-tiva politike qe ne perdorimin e pare te njohur nga historia prej Jul Qesarit i cili e kishte si praktike te merrte rober per te siguruar nenshtrimin e tribune te mundura. Duke u afruar ne kohë, masakra e pergjakshme e Shen Bartolomeut e 23-24 Gushtit 1572 dhe “terrori ” i zyrtarizuar nga Jakobinet ne vitet 1791-1794, ne kerkim te republikes duke asgjesuar Aristrokracine, përbëjnë shembuj klasik te terrorizmit. Giotina Jakobine asgjesoi rreth 40.000 vete ne France gjate asaj kohe dhe efekti me i madhe i saj ishte frikësimi i njerzeve me kete terror. Per te kaluar me vone, terrorizmi shtrihet edhe ne Terrorin e “Bardhe” dhe te “Kuq” te Revo-lucionit e Kunderrevolucionit Rus ne 1917-1918. Ne aspektin historik, terrorizmi ka qene nje metode mjaft e perdorur, ku mjaft diktatura e kane zbatuar ne menyra te ndryshme ter-rorin per te aritur qellimet e tyre politike ose religjioze.

Gjate pjeses se fundit te shekullit te kaluar, dhuna terroriste u perhap ne shume vende duke u bere keshtu nje menyre serioze e shprehjes se qen-drimit politik. Ne aspektin e trajtimit linear historik, nje shembull terror-izmi eshte terrorizmi serb, nje princip qe beri te mundur vrasjen e arqidukes Franc Ferdinandit ne Sarajevë ne prag te Luftes se Pare Botërore dhe qe me kalimin e kohes eshte zhvilluar ne menyre dramatike deri ne terrorizmin e organizuar shtetëror nen diktaturen e Millosheviçit ne dhjetë vitet e fundit te shekullit te kaluar, gati ne te gjithe territorin e ish-Jugosllavise. Nga ana tjeter, ne qoftese me pare aktet ter-roriste kanë qene trajtuar si incidente, me kalimin e kohes ky ndikim eshte rritur, deri ne shkaktimin e nje numri shume te madh viktimash, duke u shendruar ne sfiden e kohes se sotme e të ardhëshme. Zhvillimi i strukturave te terrorizmit eshte bere ne te njejten kahje kohore duke modernizuar e sofistikuar strukturen dhe perberjen e celulave te tije deri ne organizata

terroriste nderkombetare si Xhihadit Isalmik, Al-Kaeda e shume organizata te tjera qe jane ne afersi te vendeve te origjines edhe ne disa shtete pse jo edhe kontinente. Ne aspektin e mod-ernizimit strukturat terroriste kanë kaluar ne nje stad te ri te shfrytzimit te teknollogjive moderne te paisjeve te komunikimit, mjeteve e armatimeve te veprimit luftarak dhe te elemin-imit te informacionit dekonspirues. Statistikat tregojne se 20 vjetet e fundit numri i akteve terroriste në Evropë ështe ne rritje dhe geografia e perhapjes së tyre eshte zgjeruar, jane shtuar demet materiale dhe viktimat si rezultat i perdorimit te mjeteve gjithnje e me te sofistikuara.

Në Ballkan e sidomos në atë Perëndimor, terrorizmi nuk është një dukuri e panjohur. Në historinë e terrorizmit në rajon evidencohen mjaft viktima të shquara, si Arqiduka Ferdinand në vitin 1914; Gjenerali Aleksander Protogeroff në vitin 1928; historiani Milan Shuflai në vitin 1931; Drejtori i Agjencisë Yugopress, Toni Shchlegel në vitin 1929; Mbreti i Jugosllavisë, Alexandër Karadjeor-djevic bashkë me Ministrin Francez, Louis Barthou në vitin 193. Përveç këtyre,lufta e lëvizjes ORIM kundër një fraksioni tjetër maqedonas shkak-toi në të njëjtët vite 884 viktima dhe në vitin 1924 në Zagreb shpërtheu një tren i tërë për të vrarë një del-egacion politik që ishte i gatshëm të nënshtrohej ndaj Mbretit Aleksander. Gjatë shekullit 20, kërcënimi në Ballkan është karakterizuar para së gjithash nga synimet nacionaliste e objektivat rajonalë. Gjithashtu, gjatë konflikteve të viteve 1990, terrorizmi nuk u eksportua jashtë siç kishin frikë disa vende evuropiano-perëndimore. Megjithatë, luftrat që shpërthyen në vitet 1990 në Ballkanin Perëndimor e shndërruan atë në një terren kultivues për mbartjen e terrorizmit të huaj e grupeve islamike xhihadiste. Këto grupe ishin duke shfrytëzuar mung-esën e sigurisë e paqendrueshmërinë politike, ekonomike e shoqërore që vinte si rrjedhojë e kësaj mungese, çka e bëri rajonin një zonë tërheqese,

për krijimin e lehtësirave stërvitore e rekrutuese.

Evropa ka një trashëgimi të sulmeve të dhunshme terroriste që shkon prapa në kohë deri te peran-doritë shumetnike të Rusisë, Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë. Në vitet 1960 dhe sidomos në vitet 1970, kontinenti, përfshi Suedinë, përjetoi një numër sulmesh terroriste. Në An-gli, Spanjë dhe Francë bombardimet terroriste ndodhin në intervale të rregullta. Në shumë drejtime sulmet e armatosura të të “tjerëve” shfaqin sfida tradicionale ndaj sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo formë e dhunshme e protestës kundër rendit ekzistues politik do të jetë me ne për një kohë të gjatë. Në vitet ‘70 Europa ishte në qendër të akteve terroriste. Basket dhe IRA morën një opinion të keq për shkak të atentateve të tyre vdekjeprurëse. Grupe terroriste kishte gjithashtu në Itali, të përfaqësuar nga Brigadat e Kuqe, në Gjermani nga grupi Baader-Mainhof, në Greqi me 17 Nëntorin etj. Opinioni publik perën-dimor dhe qeveritë përkatëse nuk i morën seriozisht këto grupe, por kur vrasjet arritën nivele të larta (në Itali u rrëmbye dhe u vra ish-kryeministri dhe lideri demokristian Aldo Moro), atëherë politika ndryshoi rrënjësisht liberalen.

Ne çfaqjet e terrorizmit te sotem shpesh eshte e veshtire te dallosh nje akt terrorist te motivuar politikisht prej dhunes se shfaqur nga kriminelë apo individë ne nje shoqeri te gjere. Krahas këtyre, te veshtire dhe te dis-kutueshme e me vlerësime te kunder-ta, paraqiten levizjet e armatosora me karakter çlirimtar nga popuj qe kane qene e vazhdojne te jene nen dhunen e shtypjen e regjimeve “demokratike” te tipit Serbo Sllav apo Sionist.

Nje variant tjeter i terrorizmit është ai që zhvillohet ne kuadrin e kryengritjeve. Keto kryengritje mund te jene separatiste ose mund te perf-shijne gjithe vendin. Ne pergjithesi, ato jane revolta te nje shkalle te gjere dhe drejtohen kunder shtetit nga forca guerrilase ose paraushtarake

qe veprojne brenda kufijve te shtetit qe sulmohet. Megjitheate, keto forca kryengritse shpesh kane edhe nje komponent terrorist qe synon te minimizoje kredibilitetin, ligjesh-merine dhe mbeshtetjen publike ndaj shtetit, duke drejtuar akte terroriste ndaj popullsise civile. Shembujt me tipik konsiderohen vrasjet ne shtresat e pambrojtura te popullsise, si ne Algjeri, Nepal, Siri Lanka etj. ku ne menyrn me mizore jane ekzekutuar familje te tera, me gra e femije dhe te moshuar, duke mos bërë asnjë dallim.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, terrorizmi po merr përmasat e një të keqeje të madhe, veçanërisht në vendet ku ekzistojnë mundësi që terroristët te përdorin armë të shkatër-rimit në masë, si dhe për shkaqe të tjera që lidhen me konflkitet nacionale, prapambetjen kulturore, anarkizmin, fondamentalizmin e ekstremizmin. Si nga forca shkatërruese e mjeteve të përdorimit të terrorizmit, ashtu edhe nga dobësia e objektivave të goditura prej tij, efektet e terrorizmit marrin përmasa të konsiderueshme, nisur edhe nga vlerësimi aktual i karak-teristikave të shoqërisë së sotme e prirjet e saj për të ardhmen. Ngjarjet tronditëse të 11 Shtatorit ushtruan një ndikim të ndjeshëm mbi strategjitë e përgjithshme të vendeve të Evropës në luftën kundër terrorizmit. në mënyrë të veçantë kjo reflektohet në dënimin e sulmeve terroriste nga këto vende si dhe e konsensusit të tyre të ri kundër terrorizmit. Gama dhe gjerësia e solidaritetit evropoian e rajonal ndaj autoriteteve të ShBA-së, pas këtij akti kriminal pësoi një rritje. si individual-ish, ashtu edhe me statusin e vendit anëtar të Bashkimit Evropian. Këto vende e të tjerë jashtë këtij bashkimi deklaruan qartazi se sulmet e 11 shta-torit ishin sulme kundër bashkësisë ndërkombëtare në tërësi dhe shprehën përkrahjen për popullin amerikan dhe ndaj politikave të ShBA-së kundër akteve të terrorizmit. Krahas hedhjes poshtë të këtyre akteve terroriste, një trajtim të veçantë patën kërkesat për marrëdhënie të ndërsjellta për të

luftuar terrorizmin në çdo vend të Evropës, të rajonit tonë e në Shqipëri. Këto risi në politikat kombëtare e më gjerë, tashmë janë një realitet i padiskutueshëm e janë të deklaruara qartë e në formë të prerë, sidomos në mbështetje të vendimeve të Kombeve të Bashkuara kundër terrorizmit e në mënyrë të veçantë të Rezolutave 1368 dhe 1373 të Këshillit të Sigurimit. Rezoluta e parë i dënon sulmet ter-roriste në mënyrë të vendosur dhe i cilëson si kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke njohur të drejtën e natyrshme individuale ose kolektive për vetëmbrojtje, në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Rezoluta e dytë, e cila lidhet me kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare të shkaktuara nga aktet terroriste, konsiderohet edhe më e rëndësishme për vendet e Ev-ropës e të rajonit tonëm për shkak që deklaron se të gjitha shtetet duhet të parandalojnë dhe të bëjnë të pamun-dur financimin e terrorizmit si dhe të marrin një sërë masash të tjera të do-mosdoshme. Kjo rezolutë u drejtohet e u bën thirrje të gjitha shteteve që, përpara se ti japin statusin e refugjatit një azilkërkuesi, të marrin masat e duhura në përputhje me dispozitët përkatëse të së drejtës kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë standardet ndërkombëtare të së drejtave të nje-riut, për tu siguruar që ai person nuk ka planifikuar, ndihmuar ose marrë pjesë në kryerjen e aktiviteteve terror-iste. Frika e sulmeve nga terroristët e huaj nuk është matur asnjëherë si duhet, por besohet se Shqipëria mund të pësojë sulme të ngjashme me ato të vendeve të tjera evropiane. Pozicioni gjeografik i vendit e bën atë tërheqës për terroristët ndërkombëtarë për ta përdorur si urë kalimi. për më tepër, për shkak se Shqipëria është pjesë e koalicionit ndërkombëtar që përpiqet të ruajë paqen në Irak, kjo mund të nxisë kundërpërgjigje të terroristëve ndaj saj. Këto kërcënime janë të lid-hura pazgjithshmërisht sidomos me varfërinë pasi Shqipëria konsiderohet një nga vendet më të varfra në Evropë. Kjo sugjeron marrjen në konsideratë të parashikimit se disa shqiptarë do të tërhiqen drejt aktivitetit kriminal për sa kohë që të mos dilet nga varfëria dhe derisa niveli i korrupsionit për të mirat publike do të mbetet i lartë. Gjithsesi, merret në konsideratë fakti që rritja e standardeve të jetesës së shqiptarëve të thjeshtë do të ketë një ndikim të ndjeshëm pozitiv mbi kërcënimet e tjera në mjedisin e sigurisë. Terrorizmi dhe ai nderkom-betar ne vecanti po rritet si rrjedhoje e principeve kontradiktore ne rendin nderkombetar. Sovraniteti here pas here shfaqet si kercenues per global-izmin nderkombetar. Lufta kunder terrorizmit eshte lufta per globalizem pohon Bugajzki. Kjo eshte nje beteje qe duhet te fitohet ne radhe te pare ne nivelin konceptual strategjik.

Page 16: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 13 janar ... · konceptual të mbrojtjes, si dhe një projekt-zbatimi për menaxhimin e fondeve financiare të dedikuara për mbrojtjen

ushtriaE prEmtE, 13 janar 201216

Trupat speciale të Koresë së Jugut kanë filluar dje stërvitjen e tyre dimërore, që do të thotë zhytje në ujë të ftohtë, gjimnastikë në borë, ekskursione në pyje, ku temperatura është 20 gradë nën zero, dhe qitje. Janë përfshirë ushtarë meshkuj dhe femra

kURIozITET