24
- 1 - PRISHTINË 2009 - 2 - Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilan Redaktor: Zahir Abdullahu, prof. Recenzent: Gani Krasniqi, prof. Lektor: Mr. Bislim Pireva Radhitja kompjuterike: Burim e Florim Pireva Tirazhi 600 copë Donatorë: -Bashkeshortja Naxhie -Bekim Krasniqi -Gani Krasniqi -Arsim Krasniqi -Besim Krasniqi -Nazmi dhe Feride(Krasniqi) Jashari -Fadil Ismajli -Asllan Ismajli -Sabit Abazi -Shoqata Humanitare ‘’Medvegja’’ -Medvegja.net/Forum

Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 1 -

PRISHTINË 2009

- 2 -

Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilan Redaktor: Zahir Abdullahu, prof. Recenzent: Gani Krasniqi, prof. Lektor: Mr. Bislim Pireva Radhitja kompjuterike: Burim e Florim Pireva Tirazhi 600 copë Donatorë: -Bashkeshortja Naxhie -Bekim Krasniqi -Gani Krasniqi -Arsim Krasniqi -Besim Krasniqi -Nazmi dhe Feride(Krasniqi) Jashari -Fadil Ismajli -Asllan Ismajli -Sabit Abazi -Shoqata Humanitare ‘’Medvegja’’ -Medvegja.net/Forum

Page 2: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 3 -

Këto poezi janë shkruar në vitet 1981/82 të cilat kanë mbetur në dorëshkrim që nga ajo kohë. Janë ruajtur me xhelozi nga bashkëshortja Naxhia të bijtë Bekimi, Arsimi e Besimi dhe e bija Feridja. Pas 26 viteve të vdekjes së tij ato e shohin dritën A MUND TË HESHTET A mun të heshtet Kur Korbat të krrokasin Mbi kokë A mund të heshtet Kur Emrin ta mohojnë Fjalën ta ndalojnë A mund të heshtet Kur Duan vetën ta mohosh ABC-en të mos e mësosh E ne jemi ata që jemi Tokë tjetër s’kemi Dimrit s’i thuhet verë

- 4 -

Kush hesht s’ka nder E unë s’mud të hesht Dua të flas shqip Të jetoj shqip Të vdes shqip.... SIKUR TË ISHIM NJË Sikur të ishim një, si një grusht S’ka ç’na bën as top as pushkë Për fatin tonë të zi, për fat të keq Nuk mbetet pa mbir ndoj sojkeq T’i rrahë krahët, të shtiren si miq Andej pas shpine gjithçka fëlliq Kur e don puna për ndoj akcion Treten si vesa, sikur toka i lëshon Sërish shfaqen si këpurdha pas shiu Bëhen si s’din gjë era mendet u fshiu Nuk më ka ndodhur jo vetëm një herë

Page 3: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 5 -

Që të kem punë me të tillë, të mjerë Populli i din të gjitha, asgjë s‘harron Të zezës të bardhë, kurr nuk i thonë Në pranverë bujku atë që e mbjell Kur të vie vjeshta kthehet e mbledh PËR HERË TË PARË Për herë parë që hyra në klasë me ditar M’u kujtua kur shkova në klasë të parë Isha i vetëm, rrija disi shumë i strukur Dita e parë e gjatë mua më është dukur Të gjithë të tjerët flisnin dhe qeshnim Mirreshin në ngryk, u përshendetnin Flisnin mesvete, s’dja ç’bisedonin Më bëhej se mua të gjithë më shikonin Ditët kalonin shikoja punën time Gjithnjë më i mirë isha në mësime Mësimet unë përmendësh i mësoja

- 6 -

Sepse gjuhën e tyre pak e kuptoja Për herë të parë punës kur ia follava Kisha gëzim të madh, vërtet u gëzova Thash vetë më vete sa me fat që janë Që në gjuhë të nënës për të mësuar kanë Mund ta kuptojë ai që e ka provuar Që në gjuhën e nënës nuk ka mësuar Kisha gëzim, sa s’mund ta kuptoja Që në gjuhën shqipe ata i mësoja Punoja më gëzim, punoja me nder Farën e dashurisë te ata ta mbjell Farën e dijës te nxënësit e mbolla Por vetës në jetë vështirësi i solla Për atë që bëra s’kam asnjë pendim Kam bërë e vuajtur për popullin tim Por mjerë për ata që janë të shitur Druaj se lugat kanë për t’u ngritur

Page 4: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 7 -

ÇDO GJË NË RREGULL Çdo gjë në rregull shkruar në letër Krejt diçka tjetër të del në vepër Thonë se jemi një, pa asnjë dallim Gjëra të tilla lëndojnë shpirtin tim Bëhen prapaskena, lojëra të ndyra Edhe disa tonëve po ua ban fytyra Nuk e mbajnë fjalën, bëhen si lodër Me armikun bëhen si vëlla e motër Sado që disa e dikush don të bishtërojë Rrjedhen e lumit s’mund ta ndryshojë I bëhen pengesa po s’ka gjë qe e pret Lumi ka për të shkuar në rrjedhën e vet Më në fund kundërshtarët i zbrapen Klasën e pestë në Bajë shqip e hapem Ishte gëzim i madh sa s’bëhet në jetë Me klasë të pestë punoja unë vetë

- 8 -

Ndjeja shumë kënaqësi, fare nuk pritoja Ata gojëbylbyla sa më mirë që t’i mësoja Si në Gërbac kur shqip zhvilloja mësimin Klasa e pestë në Bajë ma përtriu gëzimin Shtator, 1965 NXËNËSI UDHËTAR Unë jam nxënës udhëtar Puna po më shkon mbarë Shumë orë në rrugë i kaloj Kështu shëndetin e ndihmoj Një gjë është mëse e vërtetë Zyra organizmin shumë ta tretë Po të kalosh nëpër ajër të pastër Të shkëlqen fytyra si llastër Ajri mendjen ta freskon Shumë më mirë ti mendon Fshatarësia ka gjëra të mira Mendimet në kokë i ke të dlira Syri atij më larg i shikon Shumë gjëra më mirë i qëllon Të menduarit atë nuk e lodh

Page 5: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 9 -

Duke luajtur çdo natë kumor Ajri, uji, qetësia janë të nevojshëm Në qytet njerëzia janë të lodhshëm Kushtet të menduarit ju ndihmojnë Me çdo gjest e me fjalë ju freskojnë Mesi-hapësira te njeriu shumë ndikon Natyrën ai e sulmon dhe e shkatrron Natyrën duhet ruajtur-kultivuar Po që deshe mirë për të jetuar Nxënësit e fshatrave të mos harrojnë Çdo ditë shëndetin ta përmirësojnë Nuk është dëm hecja nëpër borë Përkundrazi shëndetin e ke në dorë Mushkëritë me ajër të pastër, or fëmijë Mos i leni për pa i ngirë edhe ju të rinj Kjo porosi nga unë që u është thënë Ashtu do t’ua thoshte edhe çdo nënë Medvegjë, 16.03.1982

- 10 -

JETA Sa për jetën s’ke çka më thua Gjër me sot mirë e kam kuptua’ Jetën e kalova nëpër ampliduda Trurin tim shpesh e përkunda Jeta është si një bukuroshe Por edhe ngjan të mbështet për qoshe Sa të jetosh rezistencë i bën natyrës Ajo të sulmon, pluhur të qetë fytyrës Gjatë jetës shumë gjëra s’i kuptuva Papritmas një ditë veç se s’mbarova Kur njeriu mendon se kalon më mirë Me kalim të kohës vlerën e ka më të lirë Kur njeriu imtësirat nuk i shikon Edhe jetën më këndshëm e jeton Vullnetin për jetë kurr s’duhet larguar Vështirësitë e rrugëtimit ke për t’i kaluar

Page 6: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 11 -

Secilën punë që me vullnet e kryen Askush në jetë s’mund të të thyen Më ndodhte mua, të parëve të mi Do t’u ndodh edhe juve e bardha rini Medvegjë, 15.3.1982 MBARIMI I VITIT SHKOLLOR Fundi i vitit shkallor na është ofruar Notat në ditar e kemi përfunduar Por vitin e ardhshëm nuk duhet harruar Gjatë pushimit veror duhet lexuar Nxënësi i zellshëm punën e vazhdon I zgjedh vetë librat që dëshiron Dhe kur arsimtari dijën ta kërkon

- 12 -

Si nga gryka e topit ti ia shpjegon Të dashur librin mos e braktisni Ditarin me pesa gjithë ta stolisni Me nderoni mua dhe prindërit e tu Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën e ka në dorë Kokrrat që ndodhen nëpër tela Gjithë i numrova, kurr nuk ngela Numratorja me disa ngjyra Gjatë vitit shumë t’u mësyra Matematika leht mësohet Sa më tepër kur ushtrohet Nuk kuptohet bota as teknika Pa u mësuar mirë matematika Por matematika nuk mësohet fare Pa e mësuar mirë gjuhën amtare

Page 7: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 13 -

Kështu na ka thënë Naimi vetë Emri i tij s’do të harrohet për jetë Dhe të tjerë të Rilindjes Kombëtare Që u dolën zot tokave shqiptare 15.11.1891 SHIU Thonë se shiu është bereqet Por kur bjen prajshëm e qet Edhe fusha me gëzim e pret Kur është vapë dhe dielli pjek Por kur bie me shtërngatë Të duket fusha si e ngratë Edhe përroi kur egërsohet Secila bimë i frikësohet Rrinë të strukura zë nuk bëjnë Thua se janë në gjumë-po flejnë Ujin e turbullt e kanë trishtim Druajnë se nga ai s’kanë shpëtim

- 14 -

S’vonon shumë ylberi del Rreze dielli më pas u sjell Qesh natyra, gjithë bimësia Edhe lojën e vazhdojnë fëmija 23.5.1982 LULJA E THANËS Është lulja e parë që është paraqitur Capi brimadh me dhëmbë e ka grisur Don cap brimadhi ushqim të njomë Se me ushqim të thatë jeta s’i shkon Por cap brimadhit që koka s’i merr erë Nuk din se lulethana lajm të mirë sjell Shkoi kohë e dimrit, jeni në pranverë Stina e shumëpritur për të gjithë erdh

Page 8: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 15 -

Është stinë e gëzimit dhe e haresë Si për bimë dhe për çdo gjallesë Edhe për capin do ketë bar të njomë Por zullumqarin as toka s’e duron 23.5.1982 O BILBIL O bilbil, që fort po shkëlqen Ruaju atij rrembi se po bjen Ndodh që edhe era të rrëzojë Dhe s’ka kush të na këndojë Kënga yte shumë larg dëgjohet Zërit tënd gjithkush i gëzohet Kënga yte neve na qetëson Thellë në zemër depërton Këndimi yt njeriun tepër e molis Por ndjenjat shpirtërore ia stolis Zëri yt i ëmbël njeriun e përmallon Kohët kur ishte bari ai përkujton I kujtohen ditët kur ishte bari Tufa e bagëtive me dele e dhi Blegërima e qingjave atje në shpat Virrja e edhave nënën ta kenë ngat Kënga yte ndjenjat t’i zbutë I thotë njeriut kurr mos u ngut

- 16 -

Sa herë që ngutesh i thotë gabon Ruaju se shpirtin dikujt ia lëndon Kënga e ime gjithkujt i sjell gëzim Bujkut në arë, udhëtarit në shtegëtim Fëmijëve në lojë, në livadh kostarit Zëri im i butë, ka shkëlqim të arit ERDH PRANVERA Ditë të bukura janë lajmëruar Dimri i ashpër ka për t’u larguar U zgjat dita aqë sa ka nevojë Që këngën fëmija ta këndojë Bimët nga gjumi gjithë janë zgjuar Edhe gjallesat e tjera fort janë gëzuar Prindi fëmijët duke lozur i shikon Me fjalë të ëmbla ata i përgëzon Të moshuarit që kanë shumë vjet U ngjallet shpresa që të kenë jetë Stina e pranverës çdo gjë ringjallë Që mezi dimrit i kishin bërë ballë Gjallesat që dimri i kishte vënë në gjumë Shkrirja e borës ato i ka gëzuar shumë Dhe lulebora i ka gëzuar edhe më tepër

Page 9: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 17 -

Që erdhi stina e re, shkoi stina e vjetër Me stinën e pranverës askush s’bën ndërrim Dalja në natyrë nuk ndërrohet me asnjë çmim Kështu prindrit tanë gjithë na kanë këshilluar Pra, porosinë e tyre kurr nuk duhet harruar 30.6.1982 JABLLANICA Fshatra të bukura ka kjo anë Në shumë sosh njerëzit më s’janë Po trojet e të parëve i mbajnë në zemër Emrin e fshatit e mbajnë si mbiemër Gërbaci, Ramabaja, Sfirca, Siarina Janë vende malore, por edhe me lendina Tupalla, Kapiti edhe Gjylekreshti Fshatra të bukura ku bëhet edhe vreshti Edhe Vllasa ime trime kreshnike Ka ujë të bekuar dhe tokë bukanike Llapashtica që poashtu shqip frymon Asgjë nga bukuria asaj nuk i mungon Sfirca e Halil Islamit, Tupalla e Zenelit Bashkë me tjerat i bënë ballë çdo rrebeshit Edhe Dediqi i vogël me Veliun gjeneral

- 18 -

U bë emër i njohur, emër shumë i madh Fshatrat në vijim, dikur shqiptare Që u grabiten nga forcat barbare Sot e kësaj dite si kujtim i hidhur Thellë në shpirtin tim janë ngjizur Meqedonci e Retkoceri fshatra malore Me pemë të mira edhe shumë bregore Vrapca dhe Spanca me shumë bukuri Me ujë të ftohtë dhe me shumë freski Leci, Gazdari, Rukoci, Byqmeti Me kopshte të bukura, tokë bereqeti Ah sa klimë të bukur që ka Gajtani Prej aty si në shuplakë duket Slishani Më në lindje Radec, Klaiq e Rafunë janë Ara, livadhe e kullosa sa shumë që kanë Në Gagicë, Lipovicë, Dërvodel flitej shqip Dikur aty bukës i thuhej bukë, e mikut mik Pak më thellë janë Popoci e Shillova Sa s’më lëshoi shpirti kur i kujtova Mu prej aty shihej edhe Bogujevci Një ditë rrugë larg është Medevci Stubëll e Konjfuc ishin shqiptare Ku jetohej shqip, luheshin valle As në Bojnik më fare s’ka shqiptarë

Page 10: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 19 -

Mbi 600 fshatra me dhunë janë marrë LAPSI Lapsin, penën në dorë kush i mban Me tinzarë vetën s’e ngatrron Kush ka dije është më i lirë Ta thotë të vërtetën s’e ka vështirë Pena e lapsi të bëjnë të vyeshëm Mbi të gjitha të bëjnë të dijshëm Por atë dije përdore për të mirë Jo për inate dhe atë që e ke smirë Sa punë që bën, bëre me nder Se dimrit kurr s’i thuhet verë Prindi e mësuesi janë si një letër Ai hoqe një faqe, s’e ke faqen tjetër

- 20 -

23.5.1982 TRANZISTORI Kam një tranzistor për merak Folësi në të s’duket aspak E marr me vete, s’e lë në shtëpi Ditë e natë unë diç mësoj prej tij Por një ditë më shpëtoi nga dora Kur ra në tokë iu bën ca njolla E kam bërë shok, më të mirin mik Sapo që t’i dëgjoj lajmet atë e fik Edhe pse i vogël sa herë e dëgjoj Ndonjë të re nga ai gjithë e mësoj Dëgjoj të vërteta, por edhe gënjeshtra Them me vete vallë, kështu e paska jeta Pasi i dëgjoj bëj një analizë Më bëhet sikur bota s’lëvizë Që t’i fundosë gënjeshtrat bizare Korbat e zi mbi tokat shqiptare Shpirtin tim e mban një shpresë Se dikush turrin do t’ua ndërpres Sa shkon gjatë askush s’e din Por e keqja kurr s’ka shpëtim

Page 11: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 21 -

23.5.1981 TRE YJE DHE NJË DRITË Kam tre yje dhe një dritë Që më gëzojnë ditë për ditë Bekim të parin e pagëzova Por as Arsimin s’e harrova Pa arsim jeta është si në terr I huaji nëpër këmbë të merrë Të merrë plang dhe shtëpi Të shkon jeta si është më zi Emrin Feride e kam trashëgim Nga fjala besë-emri Besim Këta tre yje dhe kjo dritë Sikur natën ma bëjnë ditë Kur Feridja vjen prej shkolle Dhe Besimi e kap për dore Kur i shoh të dytë në përqafim Në shpirtin tim sjellin gëzim E Arsimi prej Banje kur vie E pëgdhel në shenjë dashurie Kur Bekimi i thërret, o Besim Ai hap sytë, nga i vie zëri s’e din

- 22 -

Kur në dhomë të gjithë janë I pari Besimi betejën e fillon Sa me njërin dhe sa me tjetrin Kënaqen në lojë të gjithë qeshin Ashtu Besimi çdo ditë vepron Loja e tillë e rrit, e forcon Disa fjalë përpiqet për t’i thënë Më se miri i shqipton babë e nënë 23.3.1982

Page 12: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 23 -

BUBURRECI Me një kashtë në gojë ec Vite të tëra i vogli bubrrec S’ndalet fare bubrreci punëtor Ai ka këmbë, por s’ka dorë I palodhshëm, punën s’e ndalon Vallë a flen, a thua ai pushon

- 24 -

Është i vyeshëm, ja kanë lakmi Punon pa ndal, shikon punën e tij Po si duket teknikën s’e ka përsos Dhe shpesh bujku shtëpinë ia sos Ai sos shtëpinë të ndërtuar në arë Se leje të ndërtimi fare s’ka marrë Nuk inatoset, vetën s’e ngatrron Shtëpi të re ai sërishti e ndërton Ashtu të gjorit ia dikton jeta S’trazohet, shikon punët e veta Bubrrecat gjithë kanë qenë punëtorë Por fatin e vet kurr s’e kanë në dorë Kështu ndodh edhe në çdo shoqëri Gjithmonë i forti ka ndarë drejtësi 25.5.1982 ERDHI PRANVERA Erdhi 21 marsi, pranvera filloi Me shumë mund dimrin e largoi Por edhe dimri nuk ishte i keq Shumë sëmundje si mjek i heq

Page 13: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 25 -

Por pranvera ka më shumë bukuri Lulëzojnë pemët, gjithkah hijeshi S’i mbyllim dritaret, moti i nxehtë Edhe nënlokja pite-përpeq na qet Dalim në ajër të pastër-në natyrë Vishemi më hollë, nuk rrimë mbyll Ditët zgjaten dhe çdo gjë gjallëron Edhe dallëndyshja folen e ndërton Pastaj lumi sjell ujë të nxehtë Voglushë e voglushe ai i thërret Para se të vini u thotë mos harroni Detyrat e shtëpisë më parë t’i bëni Ashtu si bujku që punon në arë Ashtu t’i rendisni pesat në ditar Kur i kryeni detyrat jeni më të lirë Dhe loja në lumë ju shkon më mirë

- 26 -

PUPLA Pupulë, pupulë që fluturon Krah nuk ke sa shpejt shkon Zhurmë nuk bën kur fërfëllon Benzinë fare nuk shpenzon Kudo gjendeni në fushë mal Herë më shpesh, herë më rrallë Askush hovin s’mund t’ua ndalë Ajrin e pastër nuk e keni mallë Në rrugëtimin tuaj s’keni kufi Jeni të lira ua kam shumë lakmi S’ka atje tinzarë as marimanga Që kënaqen kur të vënë në pranga 21.5.1982

Page 14: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 27 -

T’U KËNDOJMË HERONJVE Ata që kanë rënë për lirinë tonë I madh dhe i vogël le t’i kujtojnë Ata që e flijuan jetën për liri Për ne ishin shpëtim-krenari Më 7 mars ‘42 në kodër të Gazdarit U vra Zeneli nga dora e barbarit Ata që e donin, u dhimbsej vërtet Tinzarët e qanin me lotë përpjet Ashtu i vrarë tri ditë në borë qendroj Që ta marrin kufomën armiku s’ lejoj S’lejonin kriminelët për ta marrë Se vetë pas shpine atë e kishin vrarë Ditën e 10 marsit u mblodh farë e fis Që ta varrosin Zenelin, trimin e lirisë Oj nëna Zarife, oj nënë kreshnike Lumja ti e lumja Zenelin që e rrite Nga prapashpina një jetë ishte sos Në Tupallën heroike ai u varros Varri i tij ka një simbolikë-porosi Që të mos harrohej kurr gjaku i tij Po deshet rini porosinë ta jetësoni

- 28 -

Lapsa e libra nga dora mos i lëshoni Përvjetorët e tyre gjithë t’i kujtoni Pra varrezat e heronjve t’i vizitoni Kemi obligim të mos i harrojmë Që shqiptarizmin ne ta forcojmë Shumë trima dha Jabllanica heroike Në luftë ballpërballë me forcat çetnike Trimat si Zeneli për ne janë krenari Edhe Veli Dedi gjeneral në Shqipëri Mësuesit i parë dhe shumë të tjerë Që kësaj treve i kanë bërë nder NJË MAJI

Arriti maji punëtorët janë gëzuar

Page 15: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 29 -

Ditën e tyre kanë për ta festuar Mbajnë konferenca dhe fjalime Për festën e tyre sjellin kujtime Flamuri i kuq gjithkund valon Djersën e punëtorëve simbolizon Kujtojnë Çikagon dikur të përgjakur Djersën e punëtorit të nëpërkëmbur 1 Maji punëtorëve u sjell gëzim Për ne shqiptarët si duket mashtrim Si mund të jetë ndyshe mashtrimi Në gjuhën tënde s’lejohet kremtimi 1.5.1981 8 MARSI

- 30 -

Për çdo vit këtë datë E festojnë të gjitha gratë Janë të lira kanë pushim Dhe e presin me gëzim Asnjë fëmij nuk del në lojë Don me nënën të kremtojë Afër nënës kush nuk qëllon Përshëndetje asaj i dërgon Qupëza që ka nisur të belbëzojë Këpucët nënës don që t’ia lustrojë Don që nënën me diçka ta gëzojë Kremten e saj t’ia madhërojë AHISHTA Ahishtë, moj ahishtë Plot me fierishtë Mbi ty një bungishtë Mëtej një lajthishtë

Page 16: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 31 -

Gjithë secila bëni garë Se kush të dalë e parë Sa për hije e freski Ahishta ka përparësi Ahishta ujët e ka të mirë Që ta pijë secili ka dëshirë Po sikur ahu të mbetej vetë S’ka gjallëri, s’ka as jetë Ju të gjitha bimët drurore Që kaloni jetë vëllazërore Bashkë me lule e çdo bimësi Gjithë natyrës i jepni hijeshi BUTACI Një ditë dola Dredhëza për të mbledhur Por në shtëpi Shporta më kishte mbetur Jo shumë larg Kisha disa lajthi Mora ca filliza Të bëj një mrekulli Thura një shportëz

- 32 -

Që butac i thonë E mbusha dredhëza Sa s’u bë vonë Kisha një droe Dhe një shqetësim Vallë, mos u vonova Që të shkoj në mësim Shpejt u bëra gati Librat në dorë Para të gjithëve shokëve Unë arrita në shkollë 15.6.1981 PO PRESIM Zgjohen çdo mengjez Me një dëshirë të vetme Që dita e sotme Mos t’i ngjajë ditës së djeshme ...Kot Kot zgjohem Me mijëra dëshira Ndryshime s’ka Edhe më errët bëhet ...Kot Rrezet përclluese Të diellit vjeshtor Mundohen kot Të sjellin gëzim

Page 17: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 33 -

...Kot Nuk ka më Këngë gëzimi Ato janë ndryrë Nga dora e tiranëve ...Kot Ata nuk kanë asnjë fije Të ndjenjes njerëzore Janë pa emocione Kanë shpirt krimineli ...Kot Ata nuk dinë Për këngën e fëmijëve Nuk dinë As për buzëqeshjet e të rinjëve ...Kot Gjithkah Ulurimë ujqish Asgjë Nuk doli si është thënë ...Kot Harenë Gëzimin Lumturinë Këngën Vallen Buzëqeshjen Na moren ...Kot Tash ato janë

- 34 -

në dorë të huaj Por thellë të ndryra Në zemrat tona ...Kot Kot së koti ulurijnë bishat e karpateve Ato vendin e kanë Atje nga kanë ardhur ...Durim Dita e re Shpejt do të agojë E drejta vonon Por gjithmonë fiton 15.11.1981 PERKUSHTIME I DASHURI PRINDI YNË Besa pët të ishte e fundit fjalë

Page 18: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 35 -

Arsimi për të qe dritë dhe ar Fati i tij betejë e pashund Trim sa që kurr s’u lëkund I niciator për çdo vepër Krenar si askush tjetër Re të zeza i silleshin vërdallë Arriti që t’u bëjë ballë Stoik për atë që kish mësy Ndonëse disa e kishin halë në sy I pari pishtar arsimi si kreshnik Qirilicën e zëvendësoi me shqip I pari në Gërbac, Medvegjë, Siarinë Tinzakët gjithë i hodhi në shpinë Feride Krasniqi KRENOHEMI ME TY Historia gjërat kurr nuk i harron Gjeneratë pas gjenerate të kujton Brez pas brezi emrat percillen Veprat e mira s’mund të shlyhen. Vepra yte ka mbetur në histori E dinë fare mirë pleq edhe rini Ditët po ecin, koha po kalon Kush të ka njohur s’të harron Fjalë miradie çdokund ke lënë

- 36 -

Simbol i rrallë mbete në këto anë Në ndeja e biseda kudo që shkon Vepra fisnikërie për ty dëgjon Edhe pse që moti të mbulojë dheu zi Për ne je yll u pashuar, je krenari Jemi ballhapur, por me shumë mall Me emrin tënd e pagëzova tim djalë Kemi shpresë se edhe Baftiu i ri Do të lë emër ashtu siç ke lënë ti Emri për ne është ngushëllim S’do të harrojmë deri në amshim Bekim Krasniqi, 5.11.1995 BABAI IM Jam i mallëngjyer, por jam krenar Se jam gjaku yt, jam gjak shqiptar E ti babai im shumë heret shkove S’i besonim vetës se jetë ndërrove Shpirtin çaste të hidhura ma kaplonin Se s’je më i gjallë s’mund ta mendonim Më ikte mendja, më bëhej sikur je gjallë Më kapte pikëllimi, shumë kisha mallë I kujtoja çastet kur ishe i mërzitur

Page 19: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 37 -

Më bëhej zemra sikur don pëlcitur I lutesha yllit shigjetar për fatin tim Të shkoj në rrugë të gjatë në amshim Kur i kujtoj sytë e tu të molisur Edhe pse fëmij, tepër isha tronditur Ditët i kaloja me shumë dëshprim Por ky ishte fati yt edhe fati im Baba im i ndjerë për atë që je përpjekur ABC-në shqipe duan për të na e hequr Druaj se do të sëmurëm dhe s’kam jetë Edhe ca ,,cunga tonë,, s’na lënë të qetë Nuk dorëzohem kurr, gjatë do të jetoj Amanetin tënd në vend im atë do ta çoj Këto male kreshnike shqiptare kanë qenë Shqiptare janë dhe shqiptare do të jenë Edhe pse ujqit natë e ditë ulurojnë Birin tënd s’kanë forcë ta frikësojnë Ballë për ballë kam për t’u qendruar Rrugën tënde kam për ta vazhduar Prehu i qetë baba, pa trazim Mirë u pafshim në amshim E unë të them se jam krenar Jam gjaku yt, jam shqiptar Arsim Krasniqi, 30.8.1992

- 38 -

BABAIT Disa vargje tuaja kur i pata lexuar Se ç’të bëri sëmundja e pata kuptuar Kur dëgjoj për ty, veprat që ke bërë Pikëllohem së tepri, gjumi s’më merr Pra t’u kisha lutur, o Zot i vërtetë Si të rritet fëmija pa babain e vet Sa heret o Zot, e more babain tim Tepër të vogël mua më la jetim Fare pak të kujtoj, kështu e paska jeta

Page 20: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 39 -

Fat të keq paskam pasur, pa ty që mbeta E rëndë qenka jeta, shumkush s’më kupton Vështirë është të jetohet pa atë që e don Ty baba sëmundja në atë botë të shpuri Sa më shumë që rritem me bëhet zemra guri Zemra me digjej shumë kam derdhur lotë Fëmijëria pa ty or baba, më dukej e kot Në shpirtin tim si kujtim kan ngelur Fjalët tuaja të ëmbla duke më përgdhelur E rëndë ishte jeta me vuajtje e dëshprim Ashtu qenka shkruar, ndryshe s’ka shpëtim Çdo gjë do të ipja sa mengjez që zgjohem Që më babain tim të dashur të përqafohem Por të gjitha këto janë fjalë, janë fantazi Që moti babain tim e ka mbuluar dheu i zi Nga ajo ditë nga babai që jem ndarë Shumë gjëra në jetë ne kemi parë Kemi parë, shumëçka kem përjetuar Edhe me të këqija jetën duhej jetuar Patëm vështirësi dhe shumë mundime Po shumë më rëndë e pati nëna ime Më rriti mua me motër e vëllazëri Me shumë mundime dhe vështirësi E kishim rëndë, nëna më shumë

- 40 -

Na rriti me nder dhe me punë Në fytyrën e saj s’pamë shqetësim Edhe pse na rriste katër jetimë Grua burrërore e trime ishte nëna ime Na rriti tre vëllazërit dhe motrën time E thërras me mburrje dhe me krenari Rrnofsh Nëna ime sa mëma Shqipëri Besim Krasniqi, 5.12.1996 GJYSHIT TIM Nëpër ndeja kudo që qëlloj Fjalë të mira për ty dëgjoj Fotot tuaja shpesh i shikoj Krenar emrin ta trashëgoj Kur më thërrasin mua Bafti U shkon mendja gjithë te ti Edhe faqet m’i ledhatojnë Veprën tënde e kujtojnë Më urojnë jetë e shëndet A thua gjyshit do t’i ngjet Unë përgjigjem me krenari Se do ta ndjek rrugën e tij

Page 21: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 41 -

Gjyshi im nuk pate fat Që ti të jetoje më gjatë Të betohen në flamur S’ta njollos emrin kurr Bafti Krasniqi XHAXHAIT TIM Viti 1937, vit i lindjes sate Fëmijëri shumë të rëndë pate Pate jetë me shumë mundime Xhaxhi im, bir i Vllasës trime Që kur shqiptove fjalët e para Dukej se do të prihet e mbara Fillove të shkruash me gur në tokë Dhe gjithë ishe i dalluar ndër shokë Në Ramabajë shkronjat e para i mësove

- 42 -

Ndër shumë gjenerata gjithë u dallove Për një vit nga dy klasë i mbaroje Edhe pse në gjuhën joamtare mësoje Si nxënës shembullor dhe shumë i dlirë Te fëmijët e lagjës ndikove për të mirë Ta kishin lakmi rrugës sate të shkonin Të merrnin dije, sa më shumë të mësonin Kur mbarove filloren pate breng të madhe Familja ishte e varfër dhe me shumë halle Dëshira yte e flakët që kishe për shkollim Të bëri të pathyeshëm pa asnjë dyshim Ishe i vogël, por me zemër të madhe Ia mësyve Hogoshit, shkollën s’e ndale Bëje rrugë të gjatë nëpër borë e shi Shumëkush habitej, por ta kish lakmi Nga Vllasa në Hogosh përdit udhëtoje Që në gjuhën e nënës mësimin ta mësoje Prindërit e gjyshi më vonë kanë treguar Se shpesh në mullinj natën e ke kaluar Përveç që ndonjë shok shpirtbardh Në shtëpi si mysafir që të ka marrë Fitove simpati në atë rrethinë të re Sepse përveç mësimit kishe dhe ide Ide të gjuhës, të kombit dhe përparimit

Page 22: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 43 -

Se ato arrihen vetëm përmes mësimit Ide që ishin të pakta thuaja çdo kund Si rrezet e Diellit diku në pafund Sapo semimaturën e pate mbaruar U ktheve në vendlindje për të punuar Ndaj aso kohe ishe shumë i kërkuar Shkrojnat shqipe për të na i mësuar Ishte kënaqësi për familje e fshat Për voglush e voglushe ishte fat Të mësonin shqip-gjuhën amtare Në vend të bukvarit me abetare Në mua mbolle farën e dashurisë Që t’i rrekem mësimit e diturisë Kujdeseshe për mua sikur për bir Kur i kujtoi më duket vështirë Entuziazmi ytë, puna e paparë Bëri që të donin njerëzit mbarë Fitove respekt, në popull simpati Që të përcolli deri në vdekshmëri Edhe në politikë u bëre shumë aktiv T’i ndihmosh njerëzit në përspektivë Por për disa qe bërë si hala në sy Si langoj të qartur ta patën mësy Si atak i parë të larguan nga partia

- 44 -

Që të pasojnë edhe shumë të këqija T’i morën armët, banesën ta morën Sepse i ligu kurr s’din ta ndalë dorën Edhe disa që shtirenshin si miq Të bënin leqe, tregoheshin të ligj Ishe i pathyeshën, tepër stoik Të ligut i lig, mikut i thoshe mik Shkove si burrat në tjetrën botë Mundi yt xhaxha s’ka shkuar kot Të kujtojmë me mall, o xhaxhi im Mirë u pafshin xhaxhi në amshim Gani Krasniqi PËRMBAJTJA A mund të heshtet................................3 Sikur te ishim nje.................................4 Per here te pare....................................5-6 Çdo gje ne rregull................................7 Nxënësi udhëtar...................................8-9 Jeta.......................................................10 Mbarimi i vitit shkollor....................... 11 Numratorja...........................................12 Shiu......................................................13 Lulja e thanës.......................................14 O bilbil.................................................15 Erdh pranvera......................................16 Jabllanica.............................................17-18 Lapsi................................................... 19 Tranzistori........................................... 20 Kam tre yje...........................................21-22 Bubrreci...............................................23 Erdhi Pranvera.....................................24 Pupla....................................................25

Page 23: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 45 -

T’u këndojmë heronjve........................26-27 Një Maji...............................................28 8 Marsi................................................ 29 Ahishta................................................ 30 Butaci.................................................. 31 Po presim..............................................32-33 PERKUSHTIME I dashuri prindi yne...............................34 Krenohemi me ty..................................35 Babai im................................................36-37 Babait....................................................38-39 Gjyshit tim............................................40 Xhaxhait tim..........................................41-42-43

SHËNIME PËR AUTORIN Bafti Karasniqi u lind në Gërbac më 1937 nga një familje shumë e varfër. Katër klasë i kreu në gjuhën serbe në Ramabajë, pastaj një klasë të gjimnazit të ulët në Prishtinë dhe tri të tjera në gjuhën shqipe në Hogosh. Edhe pse në kushte shumë të vështira semimaturën e kreu me sukses të shkëlqyeshëm më 1954. Po atë vit, pikërisht më 6 shtator, në Gërbac ia filloi punës aty ku për herë të parë mësimi organizohet në gjuhën shqipe në gjithë këtë trevë. Edhe pse mësuesi dhe nxënësit ishin shqiptar mësimi zhvillohej në serbishte. Poashtu ishte i pari që e hapi klasën e pestë në gjuhën shqipe në Bajë të Siarinës dhe poashtu me shumë mundime

- 46 -

arriti që ta hapë klasën e parë, e më pas edhe klasën e pestë në gjuhën shqipe në Medvegjë. Gjatë vitit 1956/57 punoi në Lisockë të Kamen- icës, ndërsa pas mbarimit të shërbimit ushtarak përsëri u kthye në vendlindje. Më 1963 u regjistrua në shkollën dyvjeçare në Shkollën normale të Gjilanit dhe e kreu me sukses. Më 1965, për herë të parë hapet klasa e pestë në gjuhën shqipe në Bajë të Siarinës të cilën ai e udhëhoqi. Pas një viti u kthye në Gërbac dhe punoi aty deri më 1971. Prej aty kaloi në Medvegjë përkthyes dhe referent për çështje të arsimit. Ishte edhe nënkryetar i komunës së Medvegjës. Edhe në Medvegjë me shumë mund e hapi klasën e parë në gjuhën shqipe. U angazhua që ta hapë edhe klasën e pestë, përkatësisht ciklin e lartë të fillores, për çka kolonistët serbomalazezë gjetën shkas që ta përjashtonin nga Lidhja Komuniste dhe pasojat diheshin. Vdiq në Medvegjë më 1983. Poezitë e këtij vëllimi i kishte shkruar kohë pas kohe, por kryesisht gjatë viteve 1981 dhe 1982. Ato kanë mbetur në dorëshkrim, por janë ruajtur nga familja e tij deri në ditët e sotme. Mr. Bislim Pireva

Page 24: Botues: Shoqata e Miqësisë-Gjilanzenelhajdini.e-monsite.com/medias/files/baftikrasniqi-2.pdf · Na gëzoni neve, ne kënaqemi me ju NUMRATORJA Numratoren kush e përdorë Matematikën

- 47 -