8
2016 QENDRA E HEMODIALIZËS

Broshura hemodializa preview

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

1

2016

qendra e

hemodializës

2

diaVita Shpk është formuar si bashkimi i shoqërive evita

shpk dhe Spitali amerikan, të cilët u përzgjodhën fitues në

garën e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë për ofrimin

e shërbimit të hemodializës në 5 qendra brenda spitaleve

rajonale sipas modelit të Partneritetit Publik Privat.

qëllimi i këtij projekti është dhënia e shërbimit të

hemodializës në spitalet rajonale të Vlorës, elbasanit, Lezhës,

Shkodrës dhe Korçës me anë të modelit të Partneritetit

Publik Privat. qendrat do të jenë të vendosura në brendësi të

spitaleve rajonale me qëllim që në përfundimin e periudhës

së prijektit, investimi dhe eksperienca e akumuluar t’u

trashëgohet spitaleve rajonale. Objektivi ynë është dhënia

e këtij shërbimi në mënyrën më të mirë duke përmirësuar

cilësinë e jetës së pacientëve tanë përmes infrastrukturës,

stafit dhe profesionalizmit.

rreth

diavita

qëLLiMi i PrOjeKtit

3

MiSiOni YnëMisioni ynë është të punojmë me dinjitet konform ligjeve dhe

kuadreve regullatore, në të mirë të pacientëve, qytetarëve,

institucioneve private dhe publike, në të mirë të Kombit.

ne mbajmë përgjegjësi që të gjithë pacientët tanë të marrin

shërbimin më të mirë me produkte të cilësisë më të lartë

Çfarë ëShtë heMOdiaLiza?

hemodializa është një mënyrë për të pastruar gjakun

duke hequr peshën e tepërt që ka fituar trupi. nëpërmjet

hemodializës largohen lëngjet dhe produktet e metabolizmit

si ureja, potasiumi (K) si dhe ujit nga gjaku kur veshkat janë

insufiçiente.

4

PSe Partneritet PubLiK PriVat Për Këtë PrOjeKt?

Partneriteti Publik Privat në shërbimin

e dializës është një model i krijuar në

shume shtete i cili ka rezultuar shumë

efektiv në vendet e zhvilluara.

Vonesat në dhënien shërbimit të

hemodializes deri tani kanë qënë

një problem pasi për ngritjen e

infrastrukturës shëndetësore duhet

kohë e gjatë projektim/tenderimi

dhe buxhet i cili më vonë i çon këta

pacientë në probleme të mëdha

dhe të parikuperueshme. ndërkohë

që për operatorët privatë koha për

vendimmarrje dhe ngritje infrastructure

dhe realizimin e investimit është shumë

më e shkurtër.

5

ObjeKtiVat e Partneritet PubLiK PriVat

Partneriteti Publik Privat kombinon aftësitë e ndryshme dhe burimet e

partnerëve në mënyra të reja dhe lejon ndarjen e përgjegjësive, rreziqeve dhe

përfitimeve. Ky projekt i PPP është një model për:

1. Ofrimin e shërbimit të dializës me ekspertë të sektorit privat që kanë provuar në

të shkuarën dhënien e këtij shërbimi me sukses.

2. Mobilizimin e kapitalit privat për të shpejtuar ofrimin e infrastrukturës dhe

shërbimeve për pacientët.

3. uljen e kohës së udhëtimit të pacientëve, duke ofruar shërbim dializë në nivel

rajonal, duke u gjendur më pranë pacientëve në nevojë.

4. Përdorimin efikas të shërbimit të hemodializës duke identifikuar dhe minimizuar

rreziqet afatgjata dhe shpërndarjen e tyre, duke ruajtur kosto të përballueshme

brenda fondit limit të alokuar për këtë shërbim.

5. Sigurimin e cilësisë më të lartë me anë të aparaturave të një teknologjie të

avancuar dhe çertifikuar sipas kërkesave të standarteve botërore.

6. akses në praktikat më të mira të shërbimit të hemodializës.

7. Mirëmbajtje periodike që siguron vazhdimësinë e shërbimit me cilësi të lartë.

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

6

qendrat e dializës ndodhen në spitalet rajonale. Me anë të vendndodhjes së favorshme do të ulet

ndjeshëm koha e transportit, pritja dhe lodhja e orëve të gjata të udhëtimit, reduktimi i te cilave do të

kontribuojë në rikuperim më të shpejtë të pacientëve pas trajtimit me hemodializë.

Sjellja e qendrës së hemodializës pranë qendrave të tyre të banimit liron familjarët e pacientëve nga

udhetimet jashte qytetit dhe pritjet e gjata.

do të ndihmojmë pacientët me seanca trajtimi nëse udhëtojnë në qytetet e tjera ku ndodhen qendrat

tona. në këtë mënyrë synojmë tu ofrojmë pacientëve mundësinë të kryejnë udhëtime jashtë qytetit

apo të bëjnë pushime në qytetet ku ne kemi qendra (psh. në bregdetin e Vlorës, Lezhë/Shëngjin apo

Korçë/Pogradec) duke rritur kështu motivimin dhe mbështetjen ndaj pacientëve tanë.

do të përpiqemi të kontribuojmë në zhvillimin e turizmit vendas për pushuesit vendas dhe të huaj

duke ofruar shërbimin e hemodializës për këtë kategori pushuesish të cilët deri në këto momente nuk

mernin në konsideratë bregdetin shqiptar si destinacion turistik.

do të jemi të hapur që (në bashkëpunim dhe vijim të konfirmimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe

të fSdKSh) të ofrojmë shërbim për pacientët që e kërkojnë të trajtohen edhe në orare të natës. Ky

angazhim i yni është për mundësuar lirimin e kohës së pacientëve gjatë orareve të ditës në mënyrë që

të jenë në gjendje të plotë, si nga aspekti kohor dhe fizik, të ndjekin rregullisht mësimin (në rastin e

nxënësve/studentëve) apo të kryejnë orarin zyrtar të punës në instucionet ku janë të punësuar.

Me hapjen e këtyre qendrave do të hapen vende të lira pune për stafin mjekësor në secilin spital rajonal.

ndiKiMet SOciaLe të Këtij PrOjeKti

1.

3.

2.

4.

5.

6.

7

8