26
Manaxhimi i Kapitalit Qarkullues dhe Financimi Afatshkurtër Kreu 16-17 Saimir Sallaku, MBA Lektor DREJTIMI FINANCIAR 1 Përshkrimi i qëllimit të manaxhimit financiar afatshkurtër dhe ciklit të konvertimit të parasë. Shpjegimi i kërkesave për financim të ciklit të konvertimit të parasë dhe strategjive për minimizimin e detyrimeve. Të kuptojmë manaxhimin e inventarit. Objektivat e Kreut

Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

Chapter

15

Manaxhimi i Kapitalit Qarkullues dhe Financimi Afatshkurtër

Kreu

16-17 Saimir Sallaku, MBALektor

DREJTIMI FINANCIAR

1

Përshkrimi i qëllimit të manaxhimit financiar afatshkurtër dhe ciklit të konvertimit të parasë.

Shpjegimi i kërkesave për financim të ciklit të konvertimit të parasë dhe strategjive për minimizimin e detyrimeve.

Të kuptojmë manaxhimin e inventarit.

Objektivat e Kreut

Page 2: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

2

Shpjegimi i aspekteve kryesore të manaxhimit të llogarive të arkëtueshme, përfshirë kreditë tregtare, termave dhe monitorimit të tyre.

Diskutimi i manaxhimit të detyrimeve korente, përfshirë detyrimet rrjedhëse, financime afatshkurtra të pagarantuara, dhe garantuara.

Objektivat e Kreut

3

Manaxhimi i Ciklit të Konvertimit të Parasë (CKP)

� Manaxhimi Financiar Afatshkurtër — manaxhimi i aktiveve korente dhe detyrimeve korente – është një nga aktivitetet më të rëndësishme dhe që merr më shumë kohë të drejtuesit financiar.

� Qëllimi i manaxhimit financiar afatshkurtër është që të manaxhojë secilin prej zërave të aktiveve dhe detyrimeve korente të firmës për të arritur një balancë midis përfitueshmërisë dhe riskut që kontribuon pozitivisht në vlerën e firmës.

� Thelbësore për manaxhimin financiar afatshkurtër është të kuptuarit e ciklit të konvertimit të parasë.

Page 3: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

4

Manaxhimi i Ciklit të Konvertimit të Parasë

� Cikli Operativ (CO) është koha midis porositjes së materialeve dhe mbledhjes së parave nga llogaritë e arkëtueshme.

� Cikli i Konvertimit të Parasë (CKP) është koha nga momenti që firma paguan furnitorët (llogaritë e pagueshme) për inventarin dhe mbledhjes së parave nga shitja e mallrave të përfunduara.

5

Manaxhimi i Ciklit të Konvertimit të Parasë

� Si CO ashtu edhe CKP mund të llogariten matematikisht si më poshtë:

Cikli Operativ (CO) = Mosha Mesatare e Inventarit (MMI) +

Periudha Mesatare e Arkëtimit (PMA)

Cikli i Konvertimit të Parasë (CKP) = Cikli Operativ (CO) –

Periudha Mesatare e Pagesës (PMP)

Cikli i Konvertimit të Parasë (CKP) = MMI + PMA - PMP

Page 4: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

6

Manaxhimi i Ciklit të Konvertimit të Parasë

� Një kompani ka shitje vjetore prej $10 milion, kosto të mallrave të shitura prej 75% të shitjeve dhe blerje që janë 65% të kostos së mallrave të shitura. Kompania ka një moshë mesatare të inventarit (MMI) prej 60 ditësh, periudhë mesatare të arkëtimit (PMA) prej 40 ditësh dhe periudhë mesatare të pagesës (PMP) prej 35 ditësh.

� Duke përdorur këto të dhëna, cikli i konvertimit të parasë për kompaninë është 65 ditë (60+40-35=65 ditë)

7Figure 15.1

Managing the Cash Conversion Cycle

Page 5: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

8

Manaxhimi i Ciklit të Konvertimit të Parasë

� Burimet që kompania ka investuar në ciklin e konvertimit të parasë, duke supozuar vitin me 360 ditë:

� Sigurisht që duke reduktuar MMI ose PMA ose duke zgjatur PMP, reduktohet cikli i konvertimit të parasë dhe si rrjedhim shuma e burimeve që firma duhet të mobilizojë për të mbështetur operacionet.

9

Kërkesat për Financim të CKP

� Nevoja për Financim: Permanente vs. Sezonale

� Nëse shitjet e firmës janë konstante, atëherë investimi i saj në aktive operative duhet të jetë gjithashtu konstante, dhe firma do të ketë vetëm një nevojë permanente për financim.

� Nëse shitjet janë ciklike, atëherë investimi në aktive operative do të variojë gjatë kohës, duke sjellë nevoja sezonale për financim shtesë ndaj nevojave permanente për financimin e investimit minimal në aktive operative.

Page 6: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

10

Kërkesat për Financim të CKP

� Nevoja për Financim: Permanente vs. Sezonale

� Një kompani ka nevoja sezonale për financim. Kompania ka shitje sezonale, që arrijnë pikun me periudhën e hapjes së shkollës. Kompania mban një nivel minimal arke dhe LV prej $25,000, $100,000 në inventare, dhe $60,000 në llogari të arkëtueshme. Në periudhën pik, inventari rritet në $750,000 dhe llogaritë e arkëtueshme rriten në $400,000. Për të siguruar eficiencën në prodhim, kompania prodhon letër me një normë konstante gjatë vitit. Si rrjedhim llogaritë e pagueshme mbahen në $50,000 gjatë gjithë vitit.

11

Kërkesat për Financim të CKP

� Nevoja për Financim: Permanente vs. Sezonale

� Bazuar në këto të dhëna, kompania ka një nevojë permanente për financim për nivelin e saj minimum të aktiveve operative prej $135,000 ($25,000 + $100,000 + $60,000 - $50,000 = $135,000) dhe nevoja sezonale pik për financim shtesë mbi nevojat permanente prej $990,000 [($25,000 + $750,000 + $400,000 -$50,000) - $135,000 = $990,000].

� Nevojat totale për financim të kompanisë për aktivet operative variojnë nga një minimum prej $135,000 (permanente) tek një pik sezonal prej $1,125,000 ($135,000 + $990,000).

Page 7: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

12Figure 15.2

Funding Requirements of the CCC

13

Kërkesat për Financim të CKP

� Strategji financimi: Agresive vs. Konservative

� Kompania në fjalë ka nevoja permanente për financim prej $135,000 dhe nevoja sezonale që variojnë nga $0 në $990,000 me një mesatare prej $101,250. Nëse kompania mund të marrë hua afatshkurtër me 6.25% dhe hua afatgjatë me 8%, dhe mund të fitojë 5% mbi cdo tepricë të investuar, atëherë kosto vjetore e strategjisë agresive do të ishte:

Page 8: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

14

Kërkesat për Financim të CKP

� Strategji financimi: Agresive vs. Konservative

� Në mënyrë alternative, kompania mund të zgjedhë strategjinë konservatore në të cilën tepricat e financimit investohen. Kjo tepricë do të ishte diferenca midis nevojave pik me nevojat totale që variojnë nga $135,000 në $1,125,000 gjatë vitit.

15

� Strategji Financimi: Agresive vs. Konservative

� Duket qartë që mbështetja e konsiderueshme e strategjisë agresive të financimit mbi financimin afatshkurtër e bën atë më riskoze se sa strategjia konservatore, për shkak të ndryshimit të normave të interesit dhe vështirësive të mundshme në sigurimin shpejt të fondeve të nevojshme me lindjen e nevojës pik.

� Strategjia konservatore e financimit shmang këto risqe nëpërmjet fiksimit të normës së interesit dhe shumës afatgjatë të financimit, por është më e kostueshme. Si rrjedhim, vendimi final i përket manaxhimit.

Kërkesat për Financim të CKP

Page 9: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

16

Manaxhimi i Inventarit

� Qëndrime të Ndryshme rreth Inventarit

� Departamentet e ndryshme brenda firmës (financa, prodhimi, marketingu, etj.) shpesh kanë qëndrime të ndryshme rreth nivelit ‘të përshtatshëm’ të inventarit

� Drejtuesit Financiarë do të dëshironin që të mbanin nivele të ulëta të inventarit, për të siguruar investim efektiv të fondeve.

� Drejtuesit e Marketingut do të dëshironin që të mbanin nivele të larta të inventarit për të siguruar plotësimin e shpejtë të porosive.

� Drejtuesit e Prodhimit do të dëshironin që të mbanin nivele të larta të lënëve të para për të evituar vonesa në procesin e prodhimit si dhe për të realizuar ekonomitë e shkallës në prodhim.

17

Teknikat e Manaxhimit të Inventarit

� Sistemi ABC

� Sistemi ABC i manaxhimit të inventarit e ndan inventarin në tre grupe në rendin zbritës së rëndësisë bazuar në shumën e investuar në secilin grup.

� Një sistem tipik do të përbëhej nga grupi A që përmban 20% të njësive që vlejnë 80% të vlerës totale; grupi B do të konsistonte në investimin e dytë më të madh, e kështu me rradhë.

� Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi përbën një shumë të lartë të investuar.

� Modeli i EOQ do të ishte më i përshtatshmi për manaxhimin e njësive të grupeve A dhe B.

Page 10: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

18

Teknikat e Manaxhimit të Inventarit

� Modeli i Sasisë Ekonomike të Porosisë (EOQ)

� EOQ supozon që kostot e rëndësishme të inventarit mund të ndahen në kosto të porosisë dhe kosto të transportit apo mbajtjes së inventarit.

� Kostot e porosisë zvogëlohen me rritjen e madhësisë së porosisë; kostot e transportit (mbajtjes) rriten me rritjen e madhësisë së porosisë.

� Modeli i EOQ analizon balancën midis kostove të porosisë dhe kostove të transportit për të përcaktuar sasinë e porosisë që minimizon koston totale të inventarit.

19

Teknikat e Manaxhimit të Inventarit

� Modeli i Sasisë Ekonomike të Porosisë (EOQ)

ku:

S = përdorimi vjetor në njësi

O = kosto e porosisë për porosi

C = kostot e transportit (mbajtjes) për njësi në vit

Page 11: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

20

Teknikat e Manaxhimit të Inventarit

� Modeli i Sasisë Ekonomike të Porosisë (EOQ)

� Supozoni se një prodhues përdor 1600 njësi të një zëri të inventarit në vit. Kosto e saj e porosisë është $50 për porosi, dhe kosto transportit është $1 për njësi për vit. Duke zëvendësuar këto të dhëna në ekuacion kemi:

� EOQ mund të përdoret për të vlerësuar koston totale të inventarit si në vijim.

njesi

21

Teknikat e Manaxhimit të Inventarit

� Modeli i Sasisë Ekonomike të Porosisë (EOQ)

Kosto Totale = Kosto Porosise + Kosto Transportit

Kosto e porosise =KostoPorosi

# e PorosiveVit

x

Kosto e transport.=Kosto transp./Vit x Madh. Porosise

2

Page 12: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

22

Teknikat e Manaxhimit të Inventarit

� Modeli i Sasisë Ekonomike të Porosisë (EOQ)

Sasia e Porosise

Kosto Vjetore e Poros. Kosto Vjet. e Trans. Kosto Totale

23

� Pika e Riporositjes� Pasi një kompani të ketë llogaritur EOQ, duhet të

përcaktojë se kur do të bëjë porosinë.

� Më konkretisht, pika e riporositjes duhet të konsiderojë kohën e duhur për të bërë dhe marrë porosinë.

� Nëse supozojmë se inventari përdoret me një normë konstante gjatë gjithë vitit, pika e riporositjes mund të llogaritet duke përdorur ekuacionin e mëposhtëm:

Teknikat e Manaxhimit të Inventarit

Pika e riporositjes = Koha procesimit x Perdorim ditor

Perdorim Ditor = Perdorim Vjetor/360

Page 13: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

24

Teknikat e Manaxhimit të Inventarit

� Pika e Riporositjes� Duke përdorur shembullin e mësipërm, nëse kompania e di që

duhen 10 ditë për të bërë dhe marrë porosinë, dhe se përdorimi vjetor është 1600 njësi në vit, pika e riporositjes mund të përcaktohet si më poshtë:

� Kështu, kur niveli i inventarit të kompanisë arrin 45 njësi, ajo duhet të bëjë një porosi të re për 400 njësi. Megjithatë, nëse kompania dëshiron të mbajë një nivel sigurie për t’u mbrojtur nga ngjarje të jashtëzakonshme, ajo duhet ta bëjë porosinë përpara se inventari të arrijë nivelin e 45 njësive.

Perdorimi ditor = 1,600/360 = 4.44 njesi/dite

Pika riporositjes= 10 x 4.44 = 44.44 ose 45 njesi

25

Teknikat e Manaxhimit të Inventarit

� Planifikimi i Nevojave për Materiale (MRP)� Sistemet MRP përdoren për të përcaktuar se cfarë të porositet,

dhe se cfarë prioritetesh të caktohen për materialet e porositura.

� MRP përdor konceptet e EOQ për të përcaktuar se sa të porositet duke përdorur program të posacëm kompjuterik.

� Programi simulon për secilin produkt strukturën e faturës e materialeve (të gjitha pjesët e produktit), statusin e inventarit dhe procesin e prodhimit.

� Ashtu si edhe EOQ, objektivi i sistemeve të MRP është është që të minimizojnë investimin total të kopmanisë në inventare pa sjellë probleme për procesin e prodhimit.

Page 14: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

26

Teknikat e Manaxhimit të Inventarit

� Sistemi Just-In-Time (JIT)� Sistemi JIT i manaxhimit të inventarit minimizon investimin

në inventar duke siguruar që lënda e parë dhe materialet të arrijnë ekzaktësisht në kohën kur duhen për prodhim.

� Që të funksionojë JIT, nevojitet një kordinim mjaft i mirë brenda firmës, furnitorëve të saj, dhe kompanive të transportit për të siguruar që lënda materiale të arrijë në kohë.

� Përvec kësaj, duke pasur parasysh mungesën e rezervave të sigursisë, materialet duhet të jenë të një cilësie dhe vazhdimësie pothuajse perfekte.

27

Kredia Tregtare

� Kredia Tregtare është një marrveshje midis dy bizneseve për të blerë mallra ose shërbime me llogari, dmth, pa bërë pagesën e menjëhershme të tyre. Ofruesi zakonisht bie dakort për ta faturuar klientin më vonë, duke përcaktuar një numër ditësh apo një datë fikse kur klienti duhet të paguajë

� Nëse manaxhohet sic duhet, Kredia Tregtare mund të shihet si formë kapitalizimi e biznesit sepse mund të reduktojë investimin e kërkuar në kapital për të operuar biznesin.

Page 15: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

28

Kredia Tregtare

� Analiza e Kredisë Tregtare bëhet bazuar në 5C e kredisë. Ofruesi i Kredisë duhet të sigurohet që:� Klienti gjeneron flukse paraje (Cash Flow) të mjaftueshme për t’ë shlyer

kredinë;

� Ekziston një garanci (Colateral) e mjaftueshme për të mbuluar shumën e kredisë, si një burim i dytë për shlyerjen e saj;

� Klienti ka kapital (Capital) të mjaftueshëm si për periudhat të vështira ekonomike ashtu edhe për të siguruar angazhimin e pronarit në kompani;

� Kushtet (Conditions) në të cilat operon klienti nuk paraqesin ndonjë risk shqetësues; dhe

� Pronarët dhe manaxherët e kompanisë tregojnë forcë karakteri (Character), pra janë persona që mund t’ju besohet dhe që respektojnë angazhimet e tyre në kohë të mira dhe të këqija.

29

Vleresimi me Pikë i Kredisë

� Vlerësimi me Pikë i Kredisë është një procedurë që rezulton në një numër pikësh që masin cilësinë e aplikantit për kredi, dhe që rrjedhin si një mesatare e ponderuar e pikëve të dhëna për karakteristikat e ndryshme të kredisë.

� Një rrjet i fuqishëm dyqanesh përdor modelin e vlerësimit me pikë të kredisë për të marrë vendimet lidhur me kredinë. Ky rrjet përdor një sistem që mat gjashtë karakteristika të vecanta financiare dhe kredie. Vlerësimi me pikë varion nga 0 (më i ulëti) deri në 100 (më i larti). Vlerësimi minimal i pranueshëm nga dyqani për të aplikuar kredinë është 75. Rezultatet e një vlerësimi të tillë jepen më poshtë:

Page 16: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

30

Vleresimi me Pikë i Kredisë

31

Ndryshimi i Termave të Kredisë

� Variablat Kryesorë

Page 17: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

32

Shembull

� Një prodhues cantash lëkure, aktualisht po e shet produktin për $10/copë. Shitjet (të gjitha me kredi) për vitin e kaluar ishin 60,000 copë. Kosto variabël ishte $6/copë.

� Kostot fikse të firmës janë $120,000. Firma po shqyrton aktualisht një lehtësim të standarteve të kredisë, që mendohet se do të rrisë shitjet me 5%, në 63,000 copë. Gjithashtu mendohet se PMA do të rritet nga 30 në 45 ditë, dhe shpenzimet e borxhit të keq do të rriten nga 1% e shitjeve në 2% të shitjeve. Kosto oportune e ngurtësimit të fondeve në llogari të arkëtueshme është 15%.

� A duhet t’I lehtësojë kompania standartet e kredisë?

33

Shembulli

Page 18: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

34

Shembulli

� Kontributi Shtesë në Fitim nga Shitjet

35

Shemulli

� Kosto e Investimit Shtesë në Llog/Arkëtue.:

Page 19: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

36

Shembulli

� Kosto e Rritjes së Borxhit të Keq

37

Shembulli

� Fitimi Neto nga Zbatimi i Planit të Propozuar

Page 20: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

38

Ndryshimi i Termave të Kredisë

� Termat e kredisë së një firme specifikojnë termat e ripagesës së kërkuara nga të gjithë blerësit e saj me kredi.

� Termat e Kredisë përbëhen na tre pjesë:

� Përqindja e zbritjes

� Periudha e zbritjes

� Periudha e Kredisë

� Për shembull, me termat e kredisë 2/10 net 30, zbritja është 2%, periudha e zbritjes është 10 ditë, dhe periudha e kredisë është 30 ditë.

39

Ndryshimi i Termave të Kredisë

� Zbritja në Para

Page 21: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

40

Politika e Mbledhjes së LL/A

� Politika e Mbledhjes së firmës konsiston në procedurat e saj për të mbledhur llogaritë e arkëtueshme kur ju vjen afati.

� Efektiviteti i kësaj politike mund të vlerësohet pjesërisht duke vlerësuar nivelin e borxhit të keq.

� Borxhi i keq varet jo vetëm nga politika e mbledhjes por gjithashtu edhe nga politika e kreditit të firmës.

41

Manaxhimi i Detyrimeve Korente

� Llogaritë e Pagueshme dhe Rrjedhëse

� Komponenti i fundit në ciklin e konvertimit të parasë është periudha mesatare e pagesës.

� Qëllimi i firmës është të paguajë sa më ngadalë pa dëmtuar klasifikimin e saj në raport me kredinë.

� Kjo do të thotë që llogaritë e pagueshme duhet të paguhen në ditën e fundit të lejuar nga termat e kredisë së furnitorit.

Page 22: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

42

Manaxhimi i Detyrimeve Korente

� Zbritjet në Para� Kur një firme i ofrohen terma kredie që përfshijnë një

zbritje, ajo ka dy opsione:• Të paguajë shumën e plotë të faturës në fund të periudhës së

kredisë, ose të paguajë shumën e faturës minus zbritjen në fund të periudhës së zbritjes.

� Formula për llogaritjen e normës së interesit të lidhur me mosaplikimin e zbritjes por pagimin në fund të periudhës së kredisë, kur ofrohen termat e zbritjes, jepet si më poshtë:

43

Manaxhimi i Detyrimeve Korente

� Zbritja në Para

� Supozojmë një furnitor ka ndryshuar termat e tij të kredisë nga net 30 në 2/10 net 30. Ne kemi një linjë krediti me bankën me normë interesi 10%. A duhet ta pranojmë ne zbritjen apo të vazhdojmë të përdorim kredinë 30 ditore?

ku,

k = kosto vjetore e moszbatimit të zbritjes

d = përqindja e zbritjes

CP = periudha e kredisë

DP = periudha e zbritjes

Page 23: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

44

Manaxhimi i Detyrimeve Korente

� Zbritja

� Norma vjetore e aplikuar nga furnitori për mos pranimin e zbritjes është 36.7%, ndërkohë që banka na ngarkon me 10%. Ne duhet të aplikojmë zbritjen duke përdorur paratë që mund të tërheqim nga linja e kredisë.

45

� Huatë Bankare

� Tipi kryesor i huave të dhëna nga bankat për bizneset janë huatë afatshkurtra, që synojnë të mbështesin firmat për nevojat sezonale për financim.

� Këto hua merren për shkak të ngurtësimit të fondeve në rritjen e inventareve dhe të llogarive të arkëtueshme.

� Me konvertimin në para të llogarive të arkëtueshme dhe inventareve, kryhet edhe shlyerja e këtyre huave.

Burime të Pagarantuara të Huave Afatshkurtra

Page 24: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

46

Burime të Pagarantuara të Huave Afatshkurtra

� Huatë Bankare

� Linjat e Kreditit

• Një linjë kredie është është një marrveshje midis një banke tregtare dhe një biznesi që specifikon shumën e huasë afatshkurtër të pagarantuar që banka do të vërë në dispozicion të firmës për një periudhë të caktuar kohe.

• Zakonisht kanë një afat prej 1 viti dhe shpesh vendosin mjaft kufizime mbi huamarrësin.

• LK janë të pagarantuara dhe përbëjnë shumën maksimale që një firmë mund t’I detyrohet një banke në një moment të caktuar kohe.

47

Burime të Pagarantuara të Huave Afatshkurtra

� Letra Tregtare� Letra tregtare është një dëftesë premtuese e

pagarantuar e emetuar nga një firmë me një vlerësim të lartë krediti.

� Përgjithësisht vetëm firmat e mëdha dhe me një kushte shumë të mira financiare mund të emetojnë një letër krediti.

� Letrat tregtare tregtohen në tregjet monetare dhe përgjithësisht konsiderohen si një investim financiar i tregtueshëm.

Page 25: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

48

Burime të Garantuara të Huave Afatshkurtra

� Karakteristikat � Megjithëse mund të reduktojnë humbjen në rast falimentimi, nga

këndvështrimi i huadhënësit, kolaterali nuk e redukton riskun e moskthimit të huasë.

� Kur përdoret kolateral, huadhënësit preferojnë që të përkojnë maturimin e kolateralit me jetën e huasë.

� Si rezultat, për hua afatshkurtra, huadhënësit preferojnë të përdorin llogaritë e arkëtueshme dhe inventaret si burim kolaterali.

� Në varësi të likujditetit të kolateralit, vetë huaja normalisht është midis 30% dhe 100% të vlerës kontabël të kolateralit.

49

Burime të Garantuara të Huave Afatshkurtra

� Llogaritë e Arkëtueshme si Kolateral

� Faktoringu i llogarive të arkëtueshme përfshin shitjen njëherësh të llogarive të arkëtueshme me një zbritje tek një faktor.

� Faktorët janë institucione financiare që specializohen në blerjen e llogarive të arkëtueshme dhe mund të jenë ose departamente të caktuara në banka ose kompani të specializuara në këtë aktivitet.

� Faktoringu normalisht realizohet mbi bazat e njoftimit, ku faktori merr pagesat direkt nga konsumatori.

Page 26: Chapter Kreu DREJTIMI FINANCIAR 16-17 15 - ss-edu.infoss-edu.info/df/materiale/Kreu 16-17 - Kapitali Qarkullues dhe... · Kontrolli i njësive të grupit A do të ishte intensiv pasi

50

Burime të Garantuara të Huave Afatshkurtra

� Inventari si Kolateral

� Karakteristika më e rëndësishme e inventarit si kolateral është tregtueshmëria e tij.

� Artikujt që prishen të tilla si frutat apo perimet mund të jenë të tregtueshëm, por përderisa kosto e trajtimit të tyre është e lartë, përgjithësisht nuk konsiderohen si formë e mirë kolaterali.

� Arktikuj të vecantë me një numër të kufizuar blerësish, përgjithësisht nuk janë një kolateral i dëshirueshëm.

Kreu

16-17

Faleminderit

Saimir Sallaku, MBALektor

DREJTIMI FINANCIAR